You are on page 1of 3

KNGA E NIBELUNGVE

Baza mitologjike e kenges:


Nibelung sht emri q ka marr ne traditen gjermane nj fis mitologjik xhuxhash, q jetonte nen toke dhe dinte sekretin e shkrirjes se hekurit. Nga Nibelunget thuhet se ka rrjedhur dera mbreterore e Burgundeve, popullsi e cila formoi ne shekullin V t eres se re berthamen e pare t nj mbreterie romako-barbare ne bregun e majte t lumit Ren, ne Gjermanin e sotme.

Koha e lindjes se kenges epike:


Berthama mitologjike origjinale mbi te cilen duhet t jete krijuar (si letrsi gojore/e knduar) ky epos jane ngjarjet e shekullit V-VI, sidomos me ato q lidhen me luften mes Burgudve dhe Hunve. M 463 Burgundet ndermoren nj beteje t veshtire per t shpetuar pjesen tjeter t popullit t tyre, q kishte mbetur nga ana tjeter e lumit Ren dhe q kercenohej nga ushtria e Atils mizor, mbreti i Huneve,e cila kishte zbritur nga stepat e Rusise. Burgundet u munden dhe kjo permendet ne kenge. Ata q shpetuan gjeten strehe ne Savoia, pastaj ne Lion dhe ne luginen e Rodanit. Format e para t shkruara (si letersi e shkruar), q tregojne ngjarjet e Nibelungeve, shkojne m shekullin 13 dhe ndryshojne shume mes tyre. Ne kohen moderne u rizbuluan ne Gjermani doreshkrime q permbanin versione t ndryshme t materies Nibelunge dhe u rishkruan, me qellim q t ngrinin lart karakterin gjerman,i cili me vone u be teme e nacionalizmit gjerman. Nibelunget iu neshtrua q nga fillimi nj radhe rishkrimesh, duke perzier burime gjermane me burime nordike ne nje perpjekje pr t rindertuar nj origjinal hipotetik te humbur. Me prill 2003 fragmente t Kenges se Nibelungeve u gjeten ne Zvicer,ne nj manastir ne Zwettl. Keto tekste jane shkruar para versioneve q njohim deri me sot,nga shekulli XII(dhe mbi t cilat mbeshtetet shkrimi yne-AM). Subjekti: Zigfridi,djali i mbretit dhe mbretereshes s Niederlandit, Sigizmundit dhe Siglindes, shkoi tu bente vizite kater mbreterive t Veriut dhe t mesonte teknikat e armeve. Xhuxhi Regin i dha detyren q t vriste dragoin i cili ruantethesarin e famshem t Nibelungeve. Ai vrau dragoin dhe xhuxhin. Zigfridi u zhyt ne gjakun e dregoit dhe u be i pavdekshem(kujtoni Akilin),por ne ate ast nj gjethe iu ngjit mes brinjeve dhe aty ishtethembra e tij e Akilit . Keshtu ai u be mbret i Nibelungve misterioze, fitoi nj thesar t pamase dhe disa fuqi magjike: shpaten q vret ate q prek,kapuin q t ben t padukshem,unazen q t shumefishon fuqite. Por jo gjithmone magjia t ndihmon t shpetosh nga vdekja.... Krimilda do t marre hak/gjak mbi Zigfridin ne nj seri betejash t ashpra q do t shkaktojne masakren e dy popujve t tr,Burgundve dhe Hunve. (Per me shume,lexo tekstin mesimor). Legjendat antike tregojn gjra t mrekullueshme Luftra dhe beteja, heronj t fort dhe virtuoz Festa dhe dfrime,lot dhe vajtime Pr kalors trima do dgjoni kngn time. (Perkthimi im-AM)

Keto jane vargjet sugjestive me te cilat hapet poema epike gjermane Nibelungelied(Knga e Nibelungve) ku, edhe pse poeti u referohet momenteve t lumtura (festa dhe defrime), futen menjehere temat negative(lote,vaje,lote), t cilat erresojne qetesine dhe paqen e pak asteve t lumtura.

Saga e Nibelungeve duhet lexuar nga kendveshtrimi i letersise epike parakristiane teutonike(popullsia antike gjermanike e Teutonve),se bashku me karmat (kenge lirike) e Edds poetike islandeze dhe Kalevals finlandeze. Nibelunget jane shkruar nga autor anonim mes 1190 dhe 1205 e.re. Si do epos mesjetar, Nibelunget paraqitin ndodhi lufterash heroike,histori zonjash dhe intrigash t oborreve mbreterore, sipermarrje,duele dhe pamje fantastike dragonjsh dhe objektesh magjike. Ne tekst jane t pranishme gjeresisht elementet e endrres paralajmeruese, t cilat parathon ngjarjet tragjike q jane ne prag. Paraprirja e ngjarjeve sht e pranishme gjithmone ne sens negativ: endrra parathenese, magji,parashikime, ndodhi natyrore t interpretuara si shenja t se ardhmes se afert kane gjithmone nj konotacion/permbajtje negative,duke paralajmeruar tragjedine,lufterat,gjakun q do derdhet,masakrat dhe vdekjen. (Jo,Zigfridi im! Kam frike per vdekjen tende,kam pare nj enderr t keqe..., vargu 924.) Ne tekst ka referenca ne disa vende per bashkejetesen e kristianizmit dhe paganizmit, element q u ka mundesuar historianeve dhe kritikeve t hamendsojn kohen ne t cilen sht shkruar vepra. Paganizmi dhe kristianizmi duket sikur jetojne paqesisht tek kenga e Nibelungeve( Ne oborrin e tij kristianet dhe paganet jetonin ne harmoni, vargu 1335), edhe pse nenvizohen dallimet ne liturgjine e tyre fetare (Kristianet dhe pagant nuk e kendonin meshen ne t njejten menyre, vargu 1851). Sidoqofte nuk mund ta shohim vepren vetem si nj elozh per paganizmin gjermanik apo si lutje ndaj nj fuqie hyjnore. Ka studiues q e kane krahasuar Zigfridin me imazhin e Krishtit,ka sht e papranueshme ose e guximshme. Megjithate tema kryesore sht ajo q i kendon besnikerise feudale, si dhe lidhjeve t forta mes miqve dhe kusherinjve, aleateve dhe vasaleve me zoterinjte e tyre feudale. Me kete strukure t ngurte mendore , e cilat ishe perforcuar me tej nga parimet kristiane, ngrihet nj stil i rende dhe solemn , i dukshem ne pikat kulmore t aksionit ,i shoqeruar me nj tension t forte dramatik. Tipik sht edhe shpirti i thelle fetar i personazheve dhe fati q sundon mbi fatet e heronjve tokesore. Tema e fatit pershkon gjithe poemen,ashtu si ndidh ne t gjitha kenget epike. Tek Nigelunget sht e gjalle vetdija se jeta nuk sht gje tjeter vese nj radhe ndodhish t rastesishme dhe se gjithka sht nen pushtetin e dikujt shume t fuqishem,Fatit,kunder t cilit sht e veshtire t luftosh dhe ti imponohesh. Fraza si: Do vdes ai q i ka ardhur radha: ti lm t vdesin (v. 150) jane me bollek ne veper dhe theksojne pamundesine per t shmangur fatin dhe pameshirshmerine e tij . Ne veper ka nj mori aventurash, ndodhish heroike dhe dashurish,sepse ka shume personazhe dhe familje dhe fatet e tyre shpesh gershetohen mes tyre nepermjet bashkimeve martesore, ndarjeve,tradhtive,urrejtjeve,pengmarrjes dhe hakmarrjes, deri tek gjakderdhjet familjare. Sidoqofte, mund t dallojme lehtesisht dy berthama tematike: 1-Ndodhite e Zigfridit, Mbret i Niederland; dhe 2 t Krimildes,t cilat nisin me dashurine e t dyve dhe perfundojne me vrasjen e Zigfridit e me luften e madhe mes Burgundeve dhe Huneve , e cila sht transformuar ne nj gjakmarrje familjare. Nibelunget sht edhe nj poeme e holle psikologjike. Personazhet nuk jane hije q levizin si marioneta.Qe ne vargjet e para poema ka aftesine t t magjeps me pikturen e nj bote tjeter,ate gjermanike antike, ku dhuna dhe nderi jane fijet udherrefyese t ekzistences. Pikerisht nderi i njollosur i familjes se Krimildes do ta oje kete ne thurjen e gjate t gjakmarrjes deri sa t vij fundi tragjik dhe fatalist i epilogut. Ndjeshmeria sht larg prej asaj t poemave homerike, por mund t shquajme edhe ane te perbashketa t dy poemave. Veori poetike: Vepra mund t konsiderohet nj poezi popullore, pasi eshte ngjizur ne traditat kombetare gjermanike, sidomos ne pasurine e kengeve epike q festonin renien e perandorise romake dhe afirmimin e popujve te rinj q zbriten nga Evropa veriore.

Nibelunget sht quajtur si himnizim i energjive jetesore primitive t botes gjermanike dhe ka gjetur nj jehone t gjere ne letersine dhe artet gjermanike. Kenga e Nibelungeve sht edhe nj pikmbrritjeje e nj tradite t gjate orale(e vargjeve t knduara) dhe t shkrimit me themelet ne shoqerine nordike t mesjetes se hershme( viti 476 e.re deri me afersisht 1066 e.re). Ngjashmeri tek personazhet dhe situatat gjenden edhe me versione t epeve t tjera (mes t cilave Edda e Snorri Sturluson). Kenga e Nibelungeve sht kenga me e pasur dhe me e bukur e poemave gjermanike. Autori anonim ka perdorur tekniken narrative/tregimtare objektive, karakteristike e gjinise epike, i ka dhene forme dhe force nj galerie me personazhe, t vizatuara me saktesi, edhe pse nuk jane zhvilluar me hollesi, duke vene ne levizje nj ngjarje t madhe dhe t nyjtuar. Vepra zbulon nj frymezim t larget kristian dhe sht e zhytur ne ndjenjen barbare t hakmarrjes, e cila nuk pranon vlera t tjera t ndryshme nga egersia dhe gjaknxehtesia. Ajo na dokumenton nj bote q eshte edhe elementare, edhe e lavdishme, e cila, kur u shkrua kjo poeme, nuk ekzistonte m. Ndersa ne hyrje poema elet me temen e s keqes dhe t s mirs, momentet e festes dhe t gjakut e hakmarrjes, n vargjet e fundit mbizoterojne vetem keta t fundit. Pas shume tradhtish, vrasjesh,gjakmarrjesh dhe masakrash, imazhet e gjakut te derdhur tingellojne keshtu: Ishte shfarosur nj e madhe fuqi Gjithe njerezia kish dhimbje dhe trishtim. Festa e oborrit kish perfunduar n zi Sepse gjithnji gzimi kthehet ne mjerim. Une s di tju them se ngjau pasktaj Ve q u pan t qajn kalors dhe gra Shqytar fisnik,pr vdekjen e t dashurve t tyre. Ketu perfundon tregimi: ky sht fundi i Nibelungeve. (Perkthimi im-AM)