You are on page 1of 1

Lënda: Matematikë Klasa: I-3 Tema: Mbledhja dhe zbritja e numrave deri te numri 20 Mjetet e punës: domino, libri, fletë

A3 me lojën gjarpërinjët dhe shkallët Përdorimi i teknologjisë informative:Jo Lidhja me lëndët e tjera: Edukatë figurative, gjuhë shqipe, edukatë fizike Fjalët kyçe: mbledhje, zbritje, shumë, ndryshim Rezultatet e të nxënit (çka pritet të ndryshojnë njohuritë, shkathtësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nxënësve si rezultat i orës mësimore) Për shembull: Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje të:  Të formojnë detyra përmes dominos  Të gjejnë zgjidhjen e detyrave duke bashkëpunuar me grupin  Të mbledhin dhe zbresin përmes lojës Kriteret e suksesit (si do ta dini dhe nxënësit se janë arritur rezultatet e të nxënit):  Të formojnë së paku 5 detyra duke përdorur lojën e dominos  Të mbledhin dhe zbresin numrat që kanë formuar në fletore  Të zgjidhin saktë detyrat në mënyrë që të vijnë më shpejt tek fitorja  Të japin sqarime rreth zgjidhjeve të detyrave Pjesa hyrëse – përafërsisht 5 min ( Lojërat me domino) Tek secili grup vendos dominot dhe me to nxnënësit formojnë detyra me bledhje dhe zbritje. Pra ata zgjedhin rastësisht dominot dhe me numrat që ju bien fromojnë detyrat dhe i shkruajnë në fletore, pas kësaj bëjnë zgjidhjen e tyre Pjesa kryesore- përafërsisht 30 min( Reflekto, reflekto, rekfleto ) Nxnënësve së pari u sqarohet mënyra se si ata do të punojnë. Ndaj nxënësit në treshe u them se secili do të ketë punën e ndarë. Pra njëri nga nxënësit e treshes do të jetë ai që do të parashtroj tjeterit detyrën, tjetri do të thotë zgjidhjen dhe i treti do të kontrolloj a është e saktë detyra, rolet ndërrohen pas cdo detyre në libër.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit 5 min (Gjarpërninjët dhe shkallët) Nxënësit branda grupit zgjedhin liderët e tyre që do të garojnë më grupet e tjera. Gjuajnë zarin dhe tek numri që i bie një nxënës i grupit tjeter jep detyrën, dhe nëse e ka qëlluar vazhdon, nëse jo mbetet aty ku është. Pra do të gjemë kush do të arrijë më shpejtë tek numri 20 duke kaluar tek shkallët dhe gjarpërinjët