You are on page 1of 3

Pyetje dhe pergjigjje

1. Cka eshte projekti? Projekti eshte koncept i perkufizuar i sendertimit te nje qellimi apo detyre ne te cilin jane te percaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore te kryerjes se aktiviteteve te nderlidhura 2.Cilat jane fazat e projektit? -Definimi I problemit -Planifikimi I projektit -Organizimi I projektit -Kontrolli I projektit -Perfundimi I projektit 3.Cilat jane karakteristikat e projektit? -Është kompleks -Unikat – nuk ka dy projekte tërësisht të njëjta -Ka datën e fillimit dhe të përfundimit -Resurset dhe buxhetin e kufizuar -Numër i madh i njerëzve me funksione të ndryshme -Aktivitete të ndërlidhura dhe me rrjedhë të caktuar -I orientuar kah qellimi parashtruar në projekt -Si përfundim duhet të ketë produktin apo shërbimin 4.Cekni elementet themelore te Menaxhimit te Projekteve? -Seleksionimin, aprovimin dhe monitoringun e projektit -Planifikimin e projektit -Zbatimin e projektit -Përcjelljen dhe mbikqyrjen e projektit 5. Cka jane INVESTIMET? Investimet jane heqja dore nga nje e mire momentale me shpres per nje te mire me te madhe ne te ardhmen.

6. Cka eshte SISTEMI? SISTEMI eshte bashkesi e elementeve me attribute te ndryshme te nderlidhura mes veti per realizimin e qellimit. 7. Cfare eshte raporti mes riskut dhe fitimit: -Raporti në mes riskut dhe fitimit është i drejtë sa më i madh që dëshirojmë të jetë fitimi aq më i madh do të jetë rreziku . 8. Cili eshte dallimi mes investimeve, spekulimive dhe lojrave te fatit? -Investimi është angazhimi i parasë me qëllim të kthimit të saj me efekte më të mëdha në një të ardhme. -Spekulimi është marrja përsipër e një rreziku afarist me shpresë të një fitimi të jashtëzakonshëm, duke përfituar nga lëvizjet e cregulluara në treg. -Loja e fatit është angazhimi i parave në vënie kusht për të ardhura të pasigurta. 9. Si e kuptoni sistemin e investimeve? Sistemi i investimeve eshte bashkesi e aktiviteteve te nderlidhura ne rrafshe te ndryshme te sistemit ekonomik, perms te cilave mjetet financiare angazhohen dhe transferohen ne inpute (produkte apo sherbime). 10. Paraqit elementet e sistemit te investimeve. -Politika investive -Analiza parainvesticionale, dhe -Plani i investimeve 11.Cilat jane fazat e procesit investiv? - Faza e pergatitjes – 5 deri 10% shpenzime, 60% efekte - Faza e realizimit – 90 deri 95% shpenzime , 30-40% efekte -Faza e eksploatimit-{zgjat n-vite} 12.Cilat jane tipet kryesore te vendimeve investive? - Makroinvestive, - Paraprake investive - Mikroinvestive - Operative investive

13. Si ndikon shteti ne vendimet investive? Shteti ndikon permes: -Vendimeve te drejtperdrejta dhe -Vendimeve te terthorta 14. Ceshte efikasiteti? Efikasiteti =Efiqenca + efektiviteti Efiqenca = realizimi i qellimeve me shfrytezimin sa me te vogel te burimeve Efektiviteti = realizimi i autputit ne raport me inputin 15. Qka paraqet studimi investiv? - Studimi investiv paraqet dokumentin themelor për të marrë një vendim investiv, njihet me emrin programi investiv dhe elaborati investiv. 16. Paraqitni strukturen e studimit investiv. Studimi investiv perbehet prej: - Tregut, - Aspekteve tekniko-teknologjike dhe organizative, si dhe - Aspekteve ekonomiko-financiare 17. Faktoret qe ndikojne ne formimin e kerkeses, cilet jane? -Faktoret e pergjithshem, -Faktoret fizik, -Faktoret social, -Faktoret ekonomik 18.Kush e perbene Kerkesen Agregate? -Kërkesa Aregate përbëhet nga kërkesa ekzistuese (Ke), rritja e kërkesës ose kërkesa e re (Kr), kërkesa e zëvendësuar (Kz) dhe kërkesa e paplotësuar në vitin paraprak (Kp) Ka=Ke+Kr+Kz+Kp 19. Oferta Agregate me cka perbehet? Oferta Agregate përbëhet nga prodhimi në tregun përkatës (Pr), I zvogëluar për eksportin nga ai treg (e) dhe I rritur për importin në atë treg (i) Oa = pr - e + i