E QARTA (Es-sarih - ‫) الصريح‬ Edhe alegoria, edhe fjala e drejtë ndahen në: 1. Fjalë të qartë dhe 2.

Fjalë pseudonuse -Fjala e drejtë, e cila përdoret shpesh dhe nuk rrallësohet, quhet fjalë e qartë, -Fjalë e drejtë, e cila shumë rrallë përdoret dhe anon në anën e alegorisë, quhet pseudonim. -Alegoria, e cila shumë shpesh përdoret, quhet e qartë, ndërsa, -Alegoria, e cila rrallë përdoret quhet pseudonim.148

Definicioni i fjalës së qartë: -E qartë është fjala e cila kuptimin e ka të qartë, është e sqaruar saktësisht, për shkak të përdorimit të shumtë dhe të vazhdueshëm të saj, pa marrë parasysh a është ajo fjalë alegorike apo e drejtë.149 Me fjalë të tjera, është fjalë në të cilën nuk ka asgjë të fshehur, për shkak të përdorimit të shumtë dhe të vazhdueshëm të saj, pa marrë parasysh a është alegorike apo e drejtë. Kur një kontraktues thotë: Kam shitur, kam blerë dhe jam martuar. Shembull të alegorisë: Kamë ngrënë këtë pemë, pra qëllimi i qartë është ngrënia e fryteve të asaj peme. Kuptimi i fjalës së qartë është i pastër, ashtu që nuk ka nevojë që dëgjuesi të lodhet dhe të angazhohet për ta kuptuar, pa marrë parasysh a përdoret në kuptim të drejtë apo jo të drejtë, siç është rasti në alegori të shpeshtë. F.v.: Nuk pi nga ky liqen, pra ka kuptimin “ujin e liqenit”. Shembull tjetër: Nuk ha nga kjo hurmë, pra frytet e hurmës. Shihet, pra, se këto janë alegori të shpeshta, të cilat kuptohen pa ndonjë angazhim të madh. Dispozita e fjalës së qartë Dispozita e fjalës së qartë. –Vendoset ligji i sheriatit prej saj, ose realizohet qëllimi i saj që nga momenti kur të flitet, pa u ndalur në nijetin, pra pa shikuar çfarë qëllimi ka pasur ta thotë atë fjalë, me atë kuptim apo me tjetër kuptim. Ligjësohet obligueshmëria pa marrë parasysh se ajo fjalë a është alegorike apo me kuptim të drejtë. Kush i thotë gruas së vet “Ti je e shkurorëzuar” ndodh shkurorëzimi, pa marrë parasysh a e ka pasur qëllimin e shkurorëzimit apo jo, sepse kjo është prej fjalëve të drejta.150 Kush thotë: Ta shita këtë send dhe blerësi e pranon, plotësohet akti dhe kalon sendi në pronësi të blerësit nga shitësi. Shitësi ka drejtë në të hollat e blerësit. Në të folur, bazike është fjala e drejtë, sepse tematika e saj është të kuptuarit. Fjalia e qartë asgjëson njollat që prishin tregueshmërinë; për këtë kanë thënë: Përballë fjalës së qartë nuk merret parasysh çka ka pasur të tregojë folësi (përpos asaj çka ka thënë). Vendosja e dorës në diçka tregon pronësimin e saj, përderisa nuk sillet argumenti për akuzuesin se ai send është pronë e tij. Kur të vërtetohet me argumente, vendoset pronësimi

në favor të tij. Dhe, i merret sendi tjetrit e i dorëzohet akuzuesit, sepse argumenti e sqaron, ndërsa vendosja e dorës është tregueshmëri dhe kështu nuk merret për bazë tregueshmëria përballë fjalës së qartë. Llojet e fjalës së qartë dhe tregueshmëria
Nëse fjala nuk lejon që ajo të interpretohet e as të shfuqizohet, ajo e ka nivelin më të lartë të kuptimit dhe të qartësisë dhe quhet Definitive. Nëse fjala nuk lejon që të ketë kuptim tjetër, përpos qëllimit të saj, dhe nuk e lejon të interpretohet ndryshe dhe tregon tregueshmëri të prerë, pra, nuk lejon që të specifikohet e as të interpretohet, por pranon që të shfuqizohet, quhet e interpretuar. Nëse fjala ka mundësi që të ketë kuptimin e atij qëllimi që ka mundësi të specifikohet, të interpretohet dhe të shfuqizohet, mirëpo është e thurur që të ketë kuptimin që është thënë për atë qëllim, quhet Tekstuale. Nëse fjala tregon atë për të cilën është thënë, por thurja tregon se nuk është thënë për atë qëllim, ka mundësi të interpretohet dhe të shfuqizohet, por në kohën e zbritjes, quhet e qartë (e dukshme). Kjo e fundit është e nivelit më të ulët të kthjelltësisë. Ka dallim në mes të tekstuales dhe të dukshmes, sepse fjala e cila thuhet dhe thuret për atë që vetë fjala tregon, atë për çka është thënë, quhet tekstuale. Dallimi në mes të tekstuales dhe të interpretuarës është se te tekstualja sqarimi kuptohet prej thënësit (folësit), ndërsa te fjala e interpretuar kuptohet drejtpërdrejt prej vetë fjalës. Dallimi në mes të të interpretuarës dhe fjalës definitive është se e para pranon të shfuqizohet, ndërsa e dyta nuk e pranon shfuqizimin.

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: “Usuli fikhu islam”.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful