1.

KUPTIMI I NDËRMARRJES
. Me veprimtarinë të cilën e zhvillon një ndërmarrje nënkuptojmë qëllimin rreth prodhimit, afarizmit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Me ndërmarrja kuptojmë një numër të caktuar të njerëzve (pronarëve dhe punëtorëve) të cilët e kanë cilësinë e personit juridik. Ndërmarrja ka statutin e subjektit të veçantë juridik, pozitë kjo pa të cilën nuk ka mundësi që të merr pjesë në marrëdhëniet juridiko-ekonomike në treg. Ndërmarrjet, në përputhshmëri me dispozitat ligjore, kanë mundësi që të zhvillojnë një ose disa veprimtari. Qëllimi themelor për të cilin vepron ndërmarrja është krijimi i profitit. Çdo ndërmarrje e regjistruar më ligj është organizatë e pavarur dhe i ka organet e veta dhe pasurinë e që vet harton politikën dhe strategjinë e zhvillimit, me emrin e vet merr pjesë në qarkullimin afarist dhe vet vendos rreth ndryshimeve eventuale rreth pozitës së vet. Sipas formave të pronësisë, ndërmarrjet mund të jetë: shoqërore, të përziera dhe private. Shoqëritë ekonomike janë ato të cilat kanë pronarin e vet. Ndërmarrja shoqërore nuk e ka pronarin dhe gjatë afarizmit të vet shfrytëzon kapitalin shoqëror. Ndërmarrjet publike zhvillojnë veprimtari të caktuar me interes publik të cilat prodhojnë ose ofrojë shërbime të cilat janë të rëndësishme dhe jetike për qytetarët dhe ndërmarrjet tjera. Ndërmarrjet publike i themelon shteti ose organet e pushtetit komunal ose me autorizimin e vet shtetit është e mundur që këtë funksion ta kryen edhe ndërmarrjet tjera. Shoqëritë ekonomike ose tregtare sipas themelimit ndahen në: shoqëri me bashkim personal dhe shoqëri me bashkimin e kapitalit. Shoqëritë e bashkimit personal janë: shoqëritë komandite dhe shoqëritë ortakie. Shoqëritë me bashkimin e kapitalit janë: shoqëritë aksionare dhe shoqëritë më përgjegjësi të kufizuar. Lidhjet në mes të aksionarëve dhe shoqërive aksionare mund të jenë shumë të dobëta. E rëndësishme për funksionimin e shoqërisë aksionare është investimi i kapitalit në shoqëri dhe në bazë të këti investimi fitohen të drejta të caktuara. Lidhjet në mes anëtarëve të shoqërisë në përgjegjësi të kufizuar ndërlidhen varësisht nga shuma e mjeteve të cilat i

kanë investuar në shoqëri. Shuma e mjeteve të investuara në shoqëri automatikisht e përcakton edhe masën e të drejtave dhe të fitimit. Marrëdhëniet e personave në ndërmarrjet të themeluara me lidhje personale janë shumë më të forta. Themelimi i këtyre shoqërive paraprakisht është i bazuar në njohjen e partnerëve. Secili partner pjesën e vet të kapitalit të investuar mund të bartë në personin e tretë vetëm sipas kushteve më parë të parapara. Anëtarët e shoqërisë ose së paku njëri nga ata kanë përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë dhe për mjetet të cilat janë investuar në shoqëri. Me shoqëri drejtpërdrejtë qeverisin anëtarët dhe për këtë arsye themelohet sinteza e pasurisë dhe drejtimi i ndërmarrjes. Varësisht nga afati i zhvillimit të veprimtarisë së caktuar, ndërmarrjet mund të themelohen si të përkohshme ose të përhershme. Ndërmarrjet sipas madhësisë varën nga numri i të punësuarve. Në bazë të këtij kriteri ndërmarrjet ndahen në: 10 ndërmarrje të vogla (deri në 50 punëtor), 11 ndërmarrje të mesme (nga 50 deri në 250 të punësuar) dhe 12 ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtor). Sipas shtetësisë së investitorëve të kapitalit ndërmarrja ndahet në: 13 vendore (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë vendor), 14 ndërkombëtare (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë nga vendet e jashtme) dhe 15 të përzier (me investimin e kapitalit nga personat fizikë dhe juridikë të vendit dhe atyre të jashtëm). Sipas ligjit ndërmarrje mund të themelojnë personat fizikë dhe personat juridikë. Zakonisht personat fizikë mund të themelojnë: 16 shoqëri ortakrie, 17 shoqëri komandite, 18 shoqëri aksionare dhe 19 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Personat juridikë mund të themelojnë; 20 shoqëri aksionare,

21 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe 22 shoqëri komandite në pronësi të komanditorit. Shteti mund të themelojë ndërmarrje publike. Subjektet fizike dhe juridike ndërkombëtare mund të themelojnë; 23 ndërmarrje në territorin e vendit duke i respektuar dispozitat ligjore dhe rregulloret konkrete të cilat e rregullojnë këtë procedurë. Personi fizik mundet që vetëm në një shoqëri të jetë pjesëtar me përgjegjësi ta pakufizuar për detyrimet e shoqërisë. Ndërmarrja individuale themelohet në bazë të vendimit nëse për themelimin e saj është i interesuar dhe i angazhuar vetëm një person. Ndërsa themelimi i ndërmarrjes nga dy e më shumë personave realizohet në bazë të kontratës mbi themelimin e ndërmarrjes. Akti i themelimit të ndërmarrjes duhet të jetë i formal-shkruar dhe nënshkrimi i tij të behët para organeve kompetente. Sipas marrëveshjes për themelimin e ndërmarrjes ndërmarrjes i përcaktohen: Themeluesit dhe nënshkrimi i tyre, formën e pronësisë, shumën e mjeteve financiare, udhëheqjen e ndërmarrjes, afarizmin lidhur me humbjen dhe fitimin, gjykatën kompetente për zgjidhjen e kontesteve eventuale etj. Akti i themelimit ose kontrata për ndërmarrjes duhet të jetë në formë të shkruar. themelimin e

Investimet e themeluesve në ndërmarrje mund të jenë në formë të parave, sendeve dhe të drejtave, ndërsa të shoqëritë individuale puna ose shërbimet e ofruara. Investimet që nuk janë para të cilat investohen në ndërmarrje, vlerësohen sipas personit që ka detyrime zyrtare me qëllim të vlerësimit, sigurimit dhe mbrojtjes së tyre.

2.1. INDIVIDUALITETI I NDËRMARRJES Sipas rregullores së Ligjit mbi shoqëritë tregtare për bizniset në Kosovë, karakteristikat e ndërmarrjeve duhet të jenë: firma, selia dhe veprimtaria.

Firma

është emri në bazë të së cilës identifikohet

ndërmarrja dhe të cilën duhet ta posedojë çdo ndërmarrje. Firma e ndërmarrjes shënohet në aplikacion për regjistrimin e biznisit të organi kompetent dhe pas lëshimit të çertifiktaes për regjistrimin e biznisit ajo konsiderohet e ligjshme. Në hapësirat e ndërmarrjes duhet të vendoset firma (ose shkurtesa e saj). Pjesë përbërëse e firmës duhet të jenë edhe shenjat të cilat pasqyrojnë veprimtarisë e ndërmarrjes. Po ashtu është në kuadër të saj, duhet të vendoset edhe shenjat mbi formën e ndërmarrjes (shoqëri aksionare ose shoqëri ortakërie). Sipas rregullores firma duhet të përmbajë edhe shenjat e selisë së ndërmarrjes edhe pse selia është element individual i ndërmarrjes. Firma duhet të ketë edhe formën e shenjës identifikuese e cila në një mënyrë është edhe element tjetër që kontribuon të dallohet nga firmat tjera që merren me të njëjtën veprimtari. Format e shkurtesa: ndërmarrjes mund të shënjohen me këto

24 sh.a. (shoqëri aksionare); 25 sh.p.k. (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar); 26 sh.k. (shoqëri komandite); 27 sh.p.(shoqëri publike). Firma e ndërmarrjes mund të përmbajë vizatime, fotografi, vitin e themelit të ndërmarrjes, shenjën mbrojtëse etj. Në kuadër të firmës nuk mund të futën emërtimet e shteteve të tjera, organizatave ndërkombëtare, emërtimet që përmbajnë fyerje etj. Firma e ndërmarrjes gëzon mbrojtje juridike për ruajtje nga keqpërdorimet dhe rritjen e sigurisë juridike. Mbrojtjen e firmës e siguron organi kompetent i UNMIK-ut dhe gjithashtu lëshuara e saj rregullohet përmes certifikatës së themelimit. Në rast të kontesteve lidhur me keqpërdorimin e firmës kompetente është gjykata kompetente e përcaktuar në kuadër të kontratës ose aktit të themelimit. Ndërmarrja ka të drejtë që nga gjykata e vednit të regjistrimit të kërkojë që ta mbrojë firmën e vet.

Veprimtaria e ndërmarrjes gjithashtu është njëra ndër karakteristikat themelore të saja. Veprimtaria e ndërmarrjes me kapital shoqëror përcaktohet me statut. Veprimtaria e ndërmarrjes duhet të jetë e përcaktuar në përputhje me llojet e veprimtarive të cilat janë të përcaktuara sipas ligjit. Veprimtaritë me të cilat një ndërmarrje merret me to duhet të

jenë të regjistruara në regjistrin e UNMIK-ut sipas rregullores së sipërpërmendur. Sipas rregullores veprimtaria e ndërmarrjes tërësisht duhet të jetë në përputhje me veprimtarinë e regjistruar. Mirëpo, ndërmarrja ka mundësi të lidh kontrata për kryerjen e dhe të punëve të tjera por gjithmonë ato të jenë në përputhje dhe në lidhje me veprimtarinë e regjistruar dhe të lejuar. Tejkalimi i veprimtarisë së regjistruar dhe marrja me veprimtari të paregjistruara konsiderohet joligjore dhe personat përgjegjës të ndërmarrjes mund të përgjigjen penalisht para gjykatës kompetente. Secilës ndërmarrje i lejohet ndryshimi i veprimtarisë duke i respektuar dispozitat ligjore të cilat janë në fuqi.

Selia e ndërmarrjes është vendi ku ndërmarrja e zhvillon
veprimtarinë e vet. Nëse veprimtaria e ndërmarrjes zhvillohet nëpër shumë vende, selia konsiderohet vendi ku ndodhet drejtoria e ndërmarrjes. Selia e ndërmarrjes përcaktohet në aktin e themelimit dhe ka mundësi që të ndërrohet. Sipas selisë së ndërmarrjes përcaktohet edhe kompetenca e gjykatës, kompetenca e institucioneve të shërbimeve tatimore etj. 2. ORGANET E DREJTIMIT TË NDËRMARRJES Sipas dispozitave ligjore të ligjit mbi ndërmarrjet rregullores së UNMIK-ut, organet e drejtimit të ndërmarrjes janë: 28 Kuvendi, si organ i pronarëve, 29 Këshilli drejtues, si organ i drejtimit, 30 Drejtori, si organ i afarizmit dhe 31 Këshilli mbikëqyrës, si organ këshillues. 2.1. AKTI I PËRGJITHSHEM I NDËRMARRJES DHE DITARI Statuti, rregullorja ose vendimi mbi themelimin e ndërmarrjes të cilat qartësojë dhe vërtetojnë çështje të caktuara lidhur me veprimtarinë e ndërmarrjes konsiderohen aktet e përgjithshme të ndërmarrjes. Akti themelor dhe i përgjithshme i ndërmarrjes është statuti dhe të gjitha aktet tjera pas saj duhet të jenë në përputhje ne te.

Në regjister evidentohet firma, veprimtaria, selia, përfaqësuesit, roli i themelimit, kapitali fillestar etj. Ndërmarrja dhe përfaqësuesi i saj regjistrone të organi kompetent. Të gjitha ndryshimet të cilat ndodhin në realitet duhet të evidentohen në regjister dhe njëkohësisht të raportohen edhe të organi ku është regjistruar ndërmarrja. 2.2. KUSHTET PËR NDËRPRERJEN VEPRIMTARISË SË NDËRMARRJES Ndërmarrja veprimtarinë e vet e ndërprenë; 32 nëse i është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë; 33 nëse nderpriten kushtet dhe shkaqet e që e arsyetojnë ekzistimin e ndërmarrjes; 34 me kalimin e kohës së kontraktuar për zhvillimin e veprimtarisë; 35 me vendimin e kuvendit ose të anëtarëve themelues; 36 nëse numri i anëtrarëve vjen deri në një; 37 nëse me vendim të gjykatës kompetente vërtetohet inekzistenca e saj në regjistr; 38 nëse nuk zhvillon veprimtari me gjatë se afati që është përcaktuar sipas ligjit; 39 falimentim; 40 nëse kapitlai fillestar zvoglohet më shumë se minimumi i duhur; 41 me lidhjen me ndërmarrje tjera ose me ndarje; 42 dhe në raste tjera të cilat i parashikon ligji. Ndrëmarrja e humbë cilësinë e personit juridik me rastin e shlyerejs nga regjistri. Ndërmarrësi mund të ndërprejë zhvillimin e veprimtarisë: 43 lajmërimin e shkruar; 44 nëse nderpriten kushtet dhe shkaqet e që e arsyetojnë ndërprerejn e veprimtarisë së ndërmarrjes; 45 me kalimin e kohës që është kontraktuar dhe përcaktuar në regjister; 46 me humbjen e aftësisë për të vepruar; 47 me vdekje; 48 nëse nuk e zhvillon veprimtarinë më gjatë se afati i përcaktuar ligjor; 49 me ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë; 50 anulimin e vendimit dhe regjistrimin në regjister; 51 dhe raste të tjera të cilat i parashef ligji.

3. NDËRMARRJA NË TË DREJTËN BIZNESORE Sipas Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare në Republikën e Kosovës dhe sipas ligjeve të vendeve të caktuara, ndërmarrja ka statusin e personit juridik që nënkupton aftësin e ndërmarrjes për të krijuar, ndryshuar dhe shuar të drejta dhe detyrime. Ndrëmarrja ka pasurin dhe organet e veta. Aftësinë juridike ndërmarrja e fiton me rastin e regjistrimit të organi kompetent dhe këtë aftësi e humbë me rastin e çregjistrimit. Si subjekt i së drejtës, ndërmarrja ekziston edhe gjatë kohës sa zgjatë procesura e falimentimit ose e likuidimit. Pasurinë e ndërmarrjes e përbëjnë e drejta në pronësi për sendet e luajtshme dhe sendet e paluajtshme, mjeteve financiare, të letrave me vlerë dhe të pasurive të tjera. Ndrëmarrja, si subjekt i së drejtës, është pronare e pasurisë së vet dhe ajo me atë pasuri qeveisë në përputhje me vendimet e organave të saja. Duhet të potencohet se pronari i ndërmarrjes nuk don të thot që të jetë pronar i sendeve të ndërmarrjes. Pasuria e ndërmarrjes nuk don të thot se duhet të jetë e barabartë më vlefshmerinë e ndërmarrjes, sepse në vlefshmerinë e ndërmarrjes hyjnë edhe autoriteti, potenciali kadrovik, prespektiva, zhvillimi, synimet etj, që ndikojnë në rritjen ose uljen e vlefshmerisë së ndërmarrjes. Pjesën me të cilën afaron ndërmarrja e caktuar gjatë zhvillimit të aktivitetit afatrist quhet fondi afarist ose mjetet afariste. Shoqëritë e kapitalit janë të obliguara që në bazë të rregullorës ose të ligjit në fuqi të ndajnë një përqindje (zakonisht 5 %) nga fitimi në llogari të fondit rezerv të shoqërisë. Të gjitha detyrimet e ndërmarrjes në sferen e afarizimit llogariten në pasurinë e tërësishme të ndërmarrjes por shiquar në aspektin praktik kjo parasëgjithash vie në shprehjen në kuadër të kalkulimeve në mjete të pagesës që gjinden në llogari të ndërmarrjes. Andaj, dispozita cila rregullon aspektin e pasurisë së tërësishme të kapitalit të ndërmarrjes mund të vie në shprehje vetëm gjatë procesit të falimentimit të ndërmarrjes. Rregulloret të cilat i kemi shënuar më sipër për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Kosovë qartë rregullojnë edhe mënyrat dhe procedurat në bazë të të cilave përcaktohen personat fizikë të cilët kanë përgjegjësi dhe autorizime që të krijojnë, ndryshojnë ose të shuajnë marrëdhënje juridike në emer të ndërmarrjes. Zakonisht personi që ka përgjegjësi dhe është i autorizuar përcaktohet që më rastin e aplikimit për regjistrimin e ndërmarrjes dhe veprimtarisë. Në

bazë të regjistrimit në organin kompetent personi i sipërshënuar ka autorizime dhe njëkohësisht ka aftësi juridike që të ndërmarr veprime juridike në llogari të ndërmarrjes. Me statutin e ndërmarrjes përcaktohet roli i të gjitha organeve të ndërmarrjes dhe njëkohësisht edhe roli i drejtorit i cili mund të jetë i kufizuar. Përveç drejtorit ndërmarrja mund të përfaqësohet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar me autorizim sipas dispozitave stautare. Prokura paraqet një trajtë të përfaqësimit të ndërmarrjes. Kjo është autorizim për përfaqësimin e ndërmarrjes ku kutimi i saj ka përmbajtjen e përcaktuar në ligjin dhe që nuk mund të ndrrohet me aktin e ndërmarrjes. Prokura nuk mund të kufizohet në përmbajtje, kohëzgjatje dhe të kushtëzohet me kushte të ndryshme. Personi i cili e ka prokuren është i autorizuar që të lidh kontrata dhe të kryejë veprime të tjera juridike të cilat janë të lidhura me veprimtarinë e ndërmarrjes. Autorizimi i peronit të prokurës nuk vlen vetëm për lidhjen e kontratave për tjetrësim dhe ngarkes për sendet e paluajtshme. Prokura i dorzohet drejtorit të ndërmarrjes në cilësinë e përfaqësueit të organit drejtues. Ajo është e pabartshme në përsonat tjerë. Person me prokur mund të jetë edhe ndonjë person i punësuar në ndërmarrje ose person jasht ndërmarrjes. Emri i personit të cilit i dorzohet prokura duhet të evidentohet në regjistrin e regjistrimit të ndërmarrjes.

4. SHOQËRIA E ORTAKRISË Shoqëria e ortakërisë është ndërmarrja e cila themelohet në bazë të kontratës në mes të dy ose më shumë personave fizikë të cilët detyrohen që nga përgjegjësia e tyre solidare e pakufizuar, për detyrimet e shoqërisë, të ndërmarrin veprimtari të caktuara nën një firmë. Anëtarët e kësajë forme të shoqërisë i përgjigjen kreditorëve vetëm në rast se pasuria e shoqërisë nuk është e mjeftueshme për plotësimin e detyrimeve të shoqërisë. Në këtë rast ata përgjigjen në pikpamje solidare. Kjo rregullohet me rastin e themelimit të shoqërisë me norma kognente dhe nuk ka mundësi të ndrrohet. Nëse një anëtarë i shoqërisë i plotëson vet detyrimet e shoqërisë, ai ka të drejtë në kompenzimin e pjeses nga anëtarët tjerë të shoqërisë. Se paku një anëtarë i shoqërisë është i obliguar që për shoqërinë të ketë

përgjegjësi të pakufizuar. Sipas ligjit të gjithë antëtarët e shoqërisë janë përgjegjës ndaj detyrimeve të shoqërisë e që në anë tjetër shoqëria nuk është përgjegjëse për detyrimet e anëtarëve të vet. Shoqëria e ortakrisë themelohet sipas kontratës nga dy ose më shumë personave fizikë, çka nënkuptohet se një person nuk ka mundësi të themelojë shoqëri ortakrie. Në bazë të kontratës së themelimit përcaktohet lartësia e mjeteve të themelimit që investohen në shoqëri. Zakonisht ligjet mbi themelimin dhe veprimtatitë e ndërmarrjeve nuk e përcaktojnë saktësisht shumën minimale të mejeteve të nevojshme për investim. Në rast të mungesës së mjeteve për përmbushjen e detyrimeve ndaj kreditorëve ato barten nga pasuria e tërësishme e anëtarëve të shoqërisë. Investimet në shoqëri duhet të jenë në para, sende dhe të drejta por edhe me punë ose me ofrimin e shërbimeve për shoqërinë. Investimet e anëtarëve në shoqëri nuk është e thënë të jenë të barabarta. Gjatë kohës sa anëtari qëndronë në shoqëri nuk mund të rrisë osë ulë rolin e tij pa pelqimin paraprak të të gjithë antëratëve të tjetë të shoqërisë vetëm në rats se ai e ndërprenë anëtraësinë në shoqëri. Pasi që shoqëria e ortakërisë është shoqëri tipike e karakterit personal, anëtarët e shoqërisë kanë mundësi që pjesën e vet të investuar ta bartin të personat e tretë vetëm në bazë të pelqimit paraprak të anëtraëve tjerë të shoqërisë. Bartja e pjesëve në mes të anëtarëve të shoqërisë në parim është pa kurfar kufizimi. Nëse shoqëria ballafaqohet me humbjen gjatë afarizmit të vet ajo e zvoglon pjesën e investuar të anëtarëve në kuadër të pasurisë së shoqërisë. Pjesa e cila është fituar dhe e cila i përketë anëtarëve të shoqërisë regjistrohet në kuadër të pjesëve individuale të regjistruara. Shoqëria e ortakërisë pushon veprimtarinë me likudim, ndryshimie statusore, falimentim si dhe me dispozita të tjera ligjore që janë në fuqi për pushimin e veprimtarisë dhe ndërmarrjeve afariste. Për këtë formë janë karakteristike mënyrat e posaqme të pushimit që dalin nga karakeri personal i marrëdhënjve të kësaj forme të shoqërisë. Këto janë: marrveshja për ndërprerjen e ekzistimit të shoqërisë me pelqimin e të gjithë anëtarëve; perjashtimi i ndonjë anëtrari sipas vendimit gjyqësor në bazë të padisë të anëtarëve tjerë të shoqërisë; suspendimit të ndonjë anëtari nga anëtarësia e shoqërisë. Vdekja e anëtarit të shoqërisë sipas rregullit e pushonë anëtarësin.

5. SHOQËRITË KOMANDITE Kjo formë e shoqërisë themelohet me kontratë në mes të dy ose më shumë personave me qëllim të zhvillimit të veprimtarisë së caktuar me një firmë të përbashkët, nga të cilët së paku njëri nga ata konsiderohet më përgjegjësi të plotë solidare për detyrimet e shoqërisë (komplimentar), ndërsa rrezikun përcaktohet në bazë të mases së investimt të së paku njërit nga personat (komanditor). Komplimentar mund të jetë vetë vetëm personi fizik ndërsa komanditor mund të jetë personi fizik ose juridik.Shoqërinë komandite nuk mund ta themeloj vetëm një themelues respektivisht nuk mund të ekzistoj vetëm në me një anëtarë. Shuma minimale e investimit të anëtarëve nuk është e përcaktuar por nuk don të thot që ato të jenë të njejta. Roli i komandatorit në shoqëri përcaktohet në pazë të parave, sendeve dhe të drejtave por jo në bazë të punës dhe shërbimeve të ofruara në shoqëri. Roli i komplimentarit në shoqëri mund të përcaktohet edhe në bazë të punës ose në ofrimin e shërbimeve për shoqërinë. Komnadatori rolin e tij nuk mund ta zvogloj deri sa të ekzistojë shoqëria. Drejtimi dhe afarizmi i shoqërisë është në përgjegjësi komplimentarit. Komandatori nuk mund të drejtojë afarizmin në shoqëri por ka të drejtë të kërkojë raporte të llogarive në pikpamje të afarizmit, librave dhe regjistrave dhe dokumentacionit të afarizmit. Me kontraten e themelimit përcaktohen edhe kushtet e ndarjes së fitimit ku komanditori merr pjesë në bazë të kapitalit të investuar. Komanditori nuk mund ta përfaqësojë shoqërinë përveç në raste kur ai disponon me autorizim. Ka raste kur ligji i përcakton disa situata kur komanditori obligohet për detyrimet e shoqërisë njësojë sikurse komplimentari, me përgjegjësi të pakufizuar për tërë pasurinë e shoqërisë. E para, komanditori do të jetë përgjegjës nëse emri i tij është i futur në firmen e shoqërisë. E dyta, komanditori si person i autorizuar apo me prokur të shoqërisë përcaktohet që të lidh kontratë me personat e tretë. E treta, komanditori pakufizueshme përgjigjet për detyrimet e shoqërisë nëse ka pranuar që ta drejtojë shoqërinë. Në mes të anëtarëve të shoqërisë pjesët e investimit mund të bartën lirisht, gjë që bartja e pjesës për personin e tretë mund të realizohet në bazë të pajtimit paraprakt të të gjithë komplimentarëve dhe komanditorëve që kanë pjesën me të madhe të investimeve. Në rast të shitjes së pjesës investuese, komanditori dhe komplimenatari kanë përparësi në të drejtën e blerjës. Nëse nga shoqëria dalin të gjithë komanditorët shoqëria mund të vazhdojë veprimtarinë e vet si shoqëri ortakësh. Nëse nga shoqëria

dalin komplementarët, shoqëria mund të vazhdojë veprimtarinë e vet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose si shoqëri aksionarësh.

6. SHOQËRITË AKSIONARE Këto janë shoqëri që i themelojnë personat juridikë dhe personat fizikë më qëllim të zhvillimit të veprimtarisë, për të cilët kapitali themelor ndahet në aksione i përcaktuar sipas vlerës nominale. Kapitali themelor i shoqërisë aksionare e përbenë bashkësinë e vlerës nominale të të gjitha aksioneve. Shoqëria aksionare themelohet në bazë të kontratës për themelim (nëse e themelojnë dy persona) ose në bazë të vendimit mbi themelimin (nëse e themelon një person) dhe ka statutin e vet. Nëse të gjitha aksionet mblidhen me rastin e themelimit edhe pa dërgimin e thirrjeve për regjistrim dhe me pagesen e aksionit, bëhet fjalë për themeluesin simulan. Nëse dergohet një thirrje personave të tretë për regjistrim dhe pagesën e aksionit atëherë bëhet fjalë për themeluesin sukcesiv. Shuma minimale për anëtarësim në shoqëri aksionare e themeluesve simulantë është e rregulluar me ligji, ndërsa për themeluesit sukcesor shuma për anëtarësim po ashtu përcaktohet me ligj. Në vende të caktuara kjo shumë mund të paguhet edhe në kundërvler me paratë e vendit ku zhvillohet themelimi i shoqërisë aksionare. Shuma minimale e cila nevoitet për një anëtar të shoqërisë aksionare rregullohet me ligj. Investimet e aksionareve mund të jenë në para, sende dhe të drejta. Personi i caktuar fizik mund të themeloj një shoqëri personale aksionare por që të mos jetë i anëtarsuar në ndonjë shoqëri ortakrie, komplimentar në shoqërinë komplimentare, respektivisht të mos jetë sipërmarrës. Zakonisht për paraqitjen e shoqërisë aksionare në kuadër të dokumentacionit për regjistrim bëjnë pjesë këto dokumente: 52 akti i themelimit me nënshkrimin e themeluesve; 53 vendimi mbi emrimin e përfaqësuesit të autorizuar; 54 statuti i shoqërisë; 55 raporti mbi investimet, sendeve dhe të drejtave; 56 raporti mbi vlerësimin e investimeve, sendeve dhe të drejtave; 57 raporti mbi shumen e parave të deponuara; 58 leja e mjeteve të përshtatshme siguruese për rol

jofinanciar. Te themeluesi sukcesiv i shoqërisë aksionare, themeluesit i drejtojnë thirrje publike për regjistrim dhe pagesë të aksioneve (sipas prospektit), e cila përmbanë: 59 firmen, selin dhe veprimtarinë e shoqërisë; 60 lartësinë e kapitalit themelor; 61 numrin dhe vlerën nominale të aksionit; 62 vendin dhe regjistrimin e aksionit; 63 afatin për regjistrimin e aksionit; 64 vendin, kohen dhe afatin e pagesës së aksionit; 65 afatin e kthimit të shumës së paguar në rast të dështimit të themelimit; etj. Aksioni regjistrohet me nënshkrimin e deklarates personalisht ose në bazë të përfaqësuesit të autorizuar. Regjistruesit e aksioneve kanë detyrim që deri në mbajtjen e kuvendit të themeluesve të paguajë së paku 50 % të parave nga kapitali themelor, respektivisht 50 % të mjeteve të investuara të çdo aksionari. Në rast regjistrimi të më shumë aksioneve që janë paraparë sipas prospektit, themeluesi ka mundësi që të panojnë ose refuzojë kërkesat. Afati për regjistrimin e aksionit përcaktohet sipas ligjit (zakonisht 3 muaj) nga dita e përcaktuar për regjistrim. Nëse regjistrimi nuk ka sukeses, themeluesit duhet që një afat kohorë (zakonisht tetë ditë) nga dita e skadimit të afatit, duhet të kthejnë shumen e paguar së bashku me kamatë. Nëse regjistrimi i aksionit është i suksesshem, themeluesit dorëzojnë vërtetimin mbi regjistrimin e aksionit e cila përmbanë: kuptimin e dëtyrimeve; të dhënat mbi investimet në sende dhe të drejta; shumen e përgjithshme nominale të seciles klasë të aksioneve nëse ka shumë aksione etj. Themeluesit duhet ta thrrasin kuvendin themelues në afat prej 60 ditësh nga dita e sakadimit të afatit për regjistrimin e aksioneve. Në të kundërten, konsiderohet se themelimi nuk ka qenë i suksesshem. Kuvendi themelues në mënyrë të plotfuqishme mundet të vendos nëse janë prezent aksionaret të cilët kanë më shumë se gjysmën e kapitalit të regjistruar dhe që kanë të drejtë vote. Kuvendi i themeluesve: vërteton që kapitali filestar është i regjistruar dhe i paguar; pranon ose refuzon regjistrimin e aksioneve të tepërta nëse këto nuk i kanë kryer ose operuar themeluesit; sjellin statutin e shoqërisë; zgjedhin organet e shoqërisë; vendosin për të drejta të veçanta ose speciale për themeluesit; pranojnë vlerësimin vlerës për sende etj. Vendimet në kuvend miratohen në bazë të shumicës së votave të aksionarëve që

kanë më shumë aksione me të drejtë vote. Statuti i shoqërisë aksionare përmbanë dispozita mbi: 66 firmen dhe selinë e shoqërisë; 67 veprimtarinë e ndërmarrjes; 68 lartësisë së kapitalit themelor dhe mënyrat e pagesës së aksioneve; 69 vlerës nominale, llojeve dhe kategorive të letrave të aksioneve; 70 mënyrave të shkrimit të firmës së shoqërisë; 71 mënyrët e thirrjes së kuvendit të shoqërisë dhe mënyrat e nxjerrjes së vendimeve; 72 zgjedhjes, revokimit dhe rrethit të veprimit të organeve të shoqërisë; 73 përfaqësimit; 74 ndarjes së fitimit dhe humbjeve; 75 rezervave; 76 pasojave të moskryerjes të pagesave ose pagesave jo të afatshme të aksioneve; 77 mbrojtjes së ambientit jetësor; 78 mënyrave të ndrrimit të formëve të ndrmarrjeve; 79 ndërprerjes së shoqërisë; 80 procedurat rreth ndryshimeve të statutit; 81 dhe çështje të tjera që i parashef ligji respektivisht rregullorja administrative. Aksioni emertohet me emer ose në bazë të prurësit, ndërsa sipas rradhes së dhënjës mund të jenë aksione e misionit të parë (themeluese) dhe aksione të misioneve tjera. Aksionet mund të jenë të thjeshta (të rregullta) dhe prioritare (të privilegjuar). Aksionet e thjashta jepin të drejtën në qeverisjen e shoqërisë, pjesmarrje në fitim dhe në një pjesë të masës së likuiduar, ndërsa aksionet prioritare sigurojnë përparësi në pagesa të shumave të caktuara ose të përqindjes nga vlera nominale e aksioneve. Secili aksion jep të drejtën e vetos së bashku me vlerën nominale të investuar, e që në statut është e mundur që të parashifet largimi nga kjo e drejtë, nën kushtet që kjo të vlejë për të gjithë aksionerët me të drejtë të vetos. Aksionerët të cilët disponojnë me aksione të llojeve të njejta edhe në bazë të vlerës nominale të tyre janë të barabartë. Secili aksionar ka të drejtë në pjesën e fitimit në fitimin e përgjithem vjetor të cilën e ka përcaktuar kuvendi (dividentë). Nëse shoqëria ia paguan aksionarit investimin dhe dividentën në kundërshtim me dispozitat ligjore, aksionari është i detyruar që ato ti kthje. Aksionet me emer regjistrohen në librin e

aksioneve. Organet e shoqërisë aksionare të cilat themelohen pa procedura publike për regjistrim dhe pagesa të aksioneve janë kuvendi dhe drejtori, e në raste të cilat i parashe ligji edhe këshilli drejtues dhe ai mbikëqyrës. Organet e shoqërisë aksionare të cilat themelohen në bazë të procedurave publike për regjistrim dhe pagesën e aksioneve janë kuvendi, drejtori dhe këshilli drejtues, e në raste kur e parasheh ligji edhe këshilli mbikëqyrës. Kuvendi i shoqërisë aksionare përveç çështjeve të cilat i kemi cekur më sipër vendos edhe për: 82 ndryshmin e të drejtave të lidhura për disa kategori dhe lloje të aksioneve; 83 realizimin e kërkesave të shoqërisë para anëtarëve të këshillit drejtues për shkak të dëmit të shkaktuar; 84 përfaqësimin e shoqërisë në gjykatë kundër anëtarëve të këshillit drejtues. Kuvendi i rregullt thirret së paku një herë në vit nga këshilli drejtues së paku 21 ditë para datës së mbajtjes. Kuvendi mund të vendos nëse janë prezent më shumë se gjysma e aksionarëve. Vendimet sjellen me tri të katërtat e pjesmarrësve në kuvend ( për çështjet që kanë të bëjnë rritjen ose zvogëlimin e kapitalit themelor, ndrrimeve statutore, ndrrimin e formes dhe ndërprerjen e shoqërisë dhe ndarjes së fitimit),ndërsa për çshtje të tjera vendos me shumicë të votave. Sipas rregullit kuvendi voton publikisht. Këshilli drejtues i shoqërisë aksionare përbëhet së paku nga tre anëtarë. Atë mund të përbëjnë aksionaret, të punësuarit në shoqëri ose persona jasht shoqërisë. Me statut rregullohet mënyra dhe kushtet e revokimit të anëtarëve të këshillit drejtues dhe kjo është e drejtë eksluzive e kuvendit të shoqërisë aksionare. Anëtarët e këshilit drejtues kanë përgjegjësi dhe detyrime të veçanta që shoqërisë aksionare ti kompensojnë dëmin e shkaktuar nëse ai është shkaktuar duke i shkelur dispozitat e rregullores mbi ndërmarrjet. Këshilli mbikqyrës përbëhët së paku nga tre anëtarë të cilët i zgjedhë kuvendi i shoqërisë aksionare. Vendimet në këtë forum mund të merren nëse janë prezent së paku dy të tretat e anëtarëve, dhe ato janë të vlefshme nëse votohen nga shumica e anatarëve prezent. Veprimtarinë për të cilën ajo është kompetente i ndërmerr dhe i zhvillon me vet iniciativ ose në bazë të kërkesës së aksionarëve të cilë

kanë së paku të dhjetën e kapitalit themelor të investuar në shoqëronë aksionare. Rritjen e kapitalit themelor shoqëria aksionare e realizon përmes dhënjës së aksioneve të reja në bazë të rolit të ri. Vendimi mbi rritjen e kapitalit themelor regjistrohet në regjister. Aksionari ka të drejtë të apstenoj nga blerja e aksionit në misionin e ri e bazuar në vlerë nominale. Kuvendi i aksionarëve mund të vendos që ta rrisë kapitalin themelor në bazë të alokimit të mjeteve nga fondi rezerv dhe fitimeve të pandara në kapitalin themelor. Me vendimin e kuvendit të shoqërisë aksionare, kapitali themelor i shoqërisë aksionare mund të zvoglohet. Vendimi i tillë lajmërohet më qëllim të regjistrimit në regjister. Me vendim për zvoglimin e kapitalit themelor nuk mund të dëmtohet në asnjë mënyrë barazia e aksionarëve. Likuidimi i shoqërisë aksionare mund të realizohet në procedur të rregullt dhe të shkurtër. Vendimin për zbatimin e procesit të likuidimit mund të sjellin kuvendi ose gjykata kompetente. Nëse vendimin e sjellë kuvendi i shoqërisë aksionare, ajo e emron një ose disa likuiditorë të cilët për kryerjen e këtij procesi fillimisht e deponojnë nënshkrimin e vet në organin kompetent. Likuiditoret kanë kanë autorizime edhe për zhvillimin e procesit falimentimit. Po që së kërkesat e parashtruara të kreditorit nuk e përcaktojnë sakt vleren reale të pasurisë së shoqërisë aksionare, likuiditori automatikisht e ndërpren proceduren e likuidimit dhe parashtron propozim ose kërkesë për zbatimin e procedurës së falimentimit. Pas përmbushjes së detyrimeve ndaj kreditorëve, pjesa e mbetur e pasurisë e shoqërisë aksionare ndahet në mes të aksionarëve, varësisht nga vlera nominale e aksioneve. Mënjëherë pas ndarjes së pasurisë së shoqërisë aksionare, likuiditori i dorzon organit të regjistrimit kërkesëm për shlyerjen e shoqërisë nga regjistri. Me likuidimin e shoqërisë aksionare në procedurë të shkurtër nënkuptohet veprimi i sjelljes së vendimit mbi ndërprerjen e veprimtarisë së shoqërisë nën detyrimin që të gjithë aksionarët të dorëzojnë deklarate të vërtetuara për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj kreditorëve dhe të punësuarve të shoqërisë. Të gjitha aksionarët kanë përgjegjësi solidarë ndaj deryrimeve të shoqërisë deri në tri vjet nga dita e shlyerjes nga regjistri. Shoqëria aksionare e cila është likuiduar sipas procedurës së shkurtër mbi likuidimin shlyhet nga regjistri, ndërsa në regjister regjistrohen emrat personal, vendbanimet, firmat dhe selitë e aksionarëve me klauzolë për përgjegjësinë e tyre solidare nag detyrimet eventuale të shoqërisë.

7. SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar trajtohet ajo e cila për qëllim të zhvillimit të veprimtarisë së caktuar e themelojnë personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk janë përgjegjës për tërsinë e detyrimeve e shoqërisë dhe të cilët mbajnë pjesën e rrezikut vetëm për afarizmin e ndërmarrjes deri në masën e investimeve të veta që përbën kapitalin e përgjithshme të ndërmarrjes. Anëtari i shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar investon pjesën e vet në shoqëri dhe në bazë të këti investimi i përcaktohet edhe roli në shoqëri. Pjesa e investimit nuk mund të shprehet në aksione. Kjo shoqëri themelohet në bazë të kontratës mbi themelimin, e nëse e themelon vetëm nga një person në bazë të vendimit mbi themelimin. Kontrata mbi themelimin e shoqërisë duhet ti përmbajë dispozitat mbi: 85 lartësinë e kapitalit të investuar dhe lartësinë e rolit të pjestarëve individual; 86 mënyrën dhe kohën e pagesë së parave; 87 numrin e anëtarëve dhe mënyrat e vendim-marrjes; 88 emrimin e drejtorit dhe përfaqësimin e ndërmarrjes. Statuti i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar përmbanë dispozitat mbi: 89 firmen, selin dhe veprimtarinë e ndërmarrjes; 90 shumën e kapitalit të investuar, llojet dhe lartësinë e rolit të secilit anëtar; 91 pjesën e fitimit dhe mënyrën e bartjes së rrezikut dhe mbulimit të humbjes; 92 zgjedhjen, revokimin dhe rrethin e veprimit të organeve të ndërmarrjes; 93 përfaqësimin, rezervat, mënyrat e ndërrimit të formës së shoqërisë; 94 ndërprerjen e shoqërisë dhe procedurat e ndryshimit të statutit; 95 çështje të tjera të rëndësishme për punën e shoqërisë. Pjesa e parave e themeluar si pjesë e themolore e kapitalit të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar nuk mund të jetë nën shumën minimale e cila është e përcaktuar sipas dispozitave ligjore në fuqi (zakonisht llogaritet shuma minimale përcaktohet me ligjin mbi shoqëritë tregtare).

Investimet e antarëve duhet të jenë në tërësi të regjistruara sipas fletparaqitjes në regjistar dhe nuk mund të jenë investime të punës dhe shërbimeve. Në shoqëri më përgjegjësi të kufizuar mbahet libri i pjesëve të investuara të anëtrarëve të shoqërisë i cili në përgjithësi përmbanë: 96 emrin dhe adresen, respektivisht firmen dhe selin të të gjithë antarëve të shoqërisë; 97 bazën e të dhënave mbi lartësinë e investimit të secilit anëtarë dhe lartësinë të cilën e ka paguar; 98 ndryshimin e të gjitha të dhënave të cilat evidentohen në librin e investimeve. Anëtarët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar kanë dertyime që investojn në tërësi pjesën e vet dhe të përcaktojnë rolin e vet në pasurin e tërësishme të shoqërisë në mënyrë që në bazë të pjesës së investuar dhe rolit të përcaktohet edhe roli i njërit ose të gjithë përsonave të tjerë në shoqëri. Pjesa e investuar në mes të anëtarëve të shoqërisë më përgjegjsi të kufizuar mund lirisht që të bartet në përputhje me dispozitat statusore. Personit të tretë investimi mund ti bartet vetëm me pelqimin e anëtarëve të tjerë të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Nëse pas një afati të cilin e ka përcaktuar ligji (zakionisht 30 ditë) anëtarët e shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar nuk e shprehin deshirën për blerjen e pjesës së investuar ajo mund të bartet në personin e tretë në bazë të kushteve të cilat nuk duhet të jenë më të favorshme për blerësin. Anëtarët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar kanë të drejtë në pjesën e fitimit të vërtetuar në bilansin vjetor nëse nuk është përcaktuar ndryshe në kontratën e themelimit të ndërmarrjes. Fitimi në mes të anëtarëve të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar ndahet në bazë të lartësisë së investimeve nëse më kontratë nukë është përcaktuar ndryshe. Investimi ndreprehet nëse kjo është përcaktuar me kontraten e themelimit ose në bazë të pëlqimit të anëtarëve të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar në bazë të së cilave ndërprehen edhe të drejtat dhe detyrimet e anëtrait në bazë të investimit. Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë drejtori, këshilli drejtues dhe mbikqyrës, dhe kuvendi që është i përcaktuar sipas kontratës për themelimin e ndërmarrjes.

Afër fushës së veprimtarisë së ndërmrrjes, konform ligjit ose rregulloreve, kuvendi i shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar vendos edhe për: 99 procedurave të pagesave; 100kthimin e pagesave plotësuese; 101ndarjen (pjestimin) dhe ndërprerjen e investimeve; 102realizimin e kërkesave të shoqërisë përmes anëtarëve drejtues ose anëtarëve të shoqërisë në lidhje me kompenzimin e dëmit të shkaktuar gjatë drejtimit dhe afarizmit të shoqërisë; 103përfaqësimin e shoqërisë në procedurat gjyqësore kundër anëtrëve drejtues. Kuvendin e përbejnë drejtori, organet e përcaktuara me kontratën e themelimit, anëtarët dhe këshilli mbikqyrës. Nëse vie deri të zvoglimi esencial i kapitalit themelor detyrimisht thirret kuvendi. Thirrja për kuvend duhet tu dorzohet anëtarëve të kuvendit së paku shtat dita përpara në formë të shkruar. Kuvendi mund të vendos vetëm nëse marrin pjesë tre të katërtat e anëtarëve të kuvendit të cilët kanë më shumë se gjysmën e votave në kuvend. Për vendimet me të cilat rriten detyrimet ose zvoglohen të drejtat e anëtarëve të shoqërisë duhet pajtimi i të gjithë anëtarëve të shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar. Çdo anëtarë me të drejtën e drejtimit të shoqërisë ka të drejten e vetos në përputhje me pjesën e vet të investimit të vërtetuar me kontratë ose statut. Kontrata mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të ndryshohet vetëm në pajtim të të gjithë anëtrëve të shoqërisë. Kapitali themelor i shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar mund të ndryshohet vetëm pas ndryshimit të kontratës mbi themelimin. Kuvendi i anëtarëve të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar mund të perjashtojën ndonjerin nga anëtarët nga shoqëria nëse nuk i plotëson detyrimit e shoqrisë me çka ai ka të drejtë për kompenzim në bazë të vlerësimit të pjesës së investuar.

8. NDËRMARRJET SHOQËRORE Ndërmarrja shoqërore është ndërmarrje e cila në përgjithësi është e vepron dhe afaron në bazë të kapitalit shoqëror. Organet e ndërmarrjes shoqërore janë kuvedni, këshilli drejtues, drejtori dhe këshilli mbikqyrës. Në

ndërmarrjet shoqërore me më pas se 50 të punësuar nuk zgjidhen këshilli drejtues dhe mbikqyrës nëse me statut nuk është përcaktuar ndryshe. Kuvendin e ndërmarrjes shoqërore e përbejnë përfaqësuesit e të punësuarve nga të gjitha pjesët e ndërmarrjes. Nëse një ndërmarrje ka më pak se 50 punëtorë, funksionin në kuvend e realizojnë të gjithë të të punësuarit. Vendimet sjellen me shumicë të votave të punëtorëve. Përveç rrethit të veprimeve të kuvendit dhe formave të tjera në ndërmarrje, kuvendi i ndërmarrjes shoqërore vendose edhe për: 104realizimin e kërkesave të ndërmarrjes shoqërore ndaj anëtarëve; 105përfaqsimin në procedurat gjyqësore dhe kundër anëtarëve drejtues; 106çështjeve nga rrethi i veprimeve të këshillit drejtues, vetëm në bazë të kërkesës së këshillit drejtues. Këshillin drejtues të ndërmarrjes e zgjedh kuvendi dhe anëtarët e saj mund të jenë nga radha e ekspertëve edhe jasht ndërmarrjes. Rrethi i veprimeve të këshillit drejtues është sikurse edhe për format tjera të ndërmarrjeve. Drejtorin e ndërmarrjes shoqërore e zgjedh dhe e shkakron këshilli drejtues, respektivisht kuvendi. Nëse drejtori nuk është i zgjedhur, orhani kompetent e vendos ushtruesin e detyrës së drejtorit në një përiudhë kohore deri në një vjet. Drejtori realizon funksionin e vet për intres të ndërmarrjes shoqërore dhe rrethi i veprimeve është përafërsisht i njejtë sikurse i ndërmarrjve të tjera. Këshilli mbikqyrës i ndrëmarrjes shoqërore ka së paku tre anëtarë dhe mund të përbejnë ekspertët jashtë ndërmarrjes shoqërore. Statuti i ndërmarrjes shoqërore përmbanë dispozitat mbi: 107firmen, selin, veprimtarinë dhe përfaqësimin; 108mënyrën e ndarjës së fitimit dhe mbulimin e humbjeve; 109rezervave; 110organet e ndërmarrjes dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, revokimin dhe rrethin e veprimtarive të ndërmarrjes; 111akteve të përgjithshme dhe procedurat për sjelljen e tyre; 112të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e organeve të ndërmarrjes; 113autorizimin e pjesëve të ndërmarrjes në sferen e të drejtës afariste,

114mënyrën e ndryshimit të statutit të ndërmarrjes; 115sigurimin e ambientit jetësor dhe 116çështje të tjera të rëndësishme për ndërmarrjen.

9. NDËRMARRJA PUBLIKE Ndërmarrjet publike të cilat realizojnë veprimtari me interes të përgjithshem i themelon shteti ose njesitë e administraës lokale (komunat). Veprimtari me interes të përgjithshem mund të realizojnë edhe foramat tjera të ndërmarrjeve si dhe ndërmrrësit. Organet e ndërmarrjeve publike janë këshilli drejtues, këshilli mbikqyrës dhe drejtori. Nëse me aktin e themelimit nuk është përcaktuar ndryshe, drejtorin e ndërmarrjes publike e zgjedh këshilli drejtues.

10. NDËRMARRJET E PËZIERA (NDËRLIDHURA) (të përziera, holding, koncerne etj). Ndërmarrjet e përziera janë; 1. amë dhe ndërmarrje të varura (përziera, holding, koncerne); 2. ndërmarrje me pjesmarrje të ndërsjellë (reciproke) 3. holding.

11. NDËRMARRJA AMË E VARUR Në mes të dy ndërmarrjeve mund të ekzistojë marrdhënja ne mes të ndërmarrjes amë dhe asaj të varur në dy forma: ndërmarrje me ndikim të theksuar në ndërmarrje dhe ndërmarrja me me shumë pjesmarrje. Ndërmarrja amë ka pjesmarrje të theksuar në ndërmarrjen e varur nëse i posedon drejtpërdrejtë ose terthorazi së paku 25 % të kapitalit të ndërmarrjes varëse, së paku 25 % të votave në kuvendin e ndërmarrjes varëse dhe ka të drejtë që të ketë së paku 25 % të anëtarëve të këshillit drejtues të ndërmarrjes varëse. Ndërmarrja me pjesmarrje të madhe është gjithashtu ndërmarrje

e cila drejtëpërdrejtë ose tërthorazi posedon aksione ose investime në ndërmarrjen tjetër me pjesmarrje mbi 50 % të kapitalit themelor, me mbi 50 % të votave në kuvend dhe të drejtën që të emrojë deri në 50 % të anëtarëve të këshillit drejtues në ndërmarrjen varëse. Ndërmarrja me pjesmarrje të madhe mund të jetë çfaredo forme e shoqrisë tregtare, shoqërore ose publike, ndërsa ndërmarrja e varur mund të jetë e organizuar si shoqëri aksionare ose shoqëri më përgjegjësi të kufizuar, sepse vetëm në to marrdhenjët rregullohen kryesisht me investimin e kapitalit. Ndërmarrja amë e cila ka pjesmarrje më të madhe në ndërmarrjen varëse ka detyrime që na bazë të çfaredo kërkese të aksionarit të ndërmarrjes varëse të blejë aksionin që shitet nga ai. Nëse ndërmarrja amë posedon më shumë se 75 % të aksioneve të të ndërmarrjës varëse, ka detyrime ndaj kreditorëve të ndërmarrjes varëse në mënyrë solidare pakufi për detyrimet e ndërmarrjes varëse. Forma më e vështir e lidhjes ekziston të të ashtuquajturat përfshirje e ndërmarrjeve kur disa aksionar posedojnë mbi 90 % të aksioneve në ndërmarrjen varëse. Në këtë rast aksionari ka mundësi që të blejë akcinet e mbetura të ndërmarrjes varëse ku në këtë rast ai nuk e humbë cilësin e përsonit juridik. Këtu qëndron ndryshimi në mes të përfshirjes dhe lidhjes së ndërmarrjeve.

12. NDËRMARRJA ME PJESMARRJE TË NDËRSJELLË (RECIPROKE) Ndërmarrjet me pjesmarrje të ndërsjellë (reciproke) janë ato ndërmarrje tek të cilat kanë pjesmarrje të kapitalit edhe ndërmarrja tjetër. Që të kenë efekt marrëdhënjët e caktuara juridike, kjo pjesmarrje duhet të jetë më së paku deri në 10 %. Holdingu Janë ndërmarrje të cilat fillimisht zhvillojnë veprimtari drejtuese, sipas formës të bashkimit të kapitalit të një ndërmarrje me kapitalin e ndërmarrjeve tjera dhe disponimin me atë kapital. Është e mundur që këto bashkime të kenë trajten e shoqërive të ortakrisë, komanditore, aksionare, më përgjegjësi të kufizuar, shoqërore dhe publike.

13. SHOQATAT AFARISTE

Shoqatë afariste mund të themelojnë dy ose më shumë ndërmarrje, respektivisht ndërmarrës më qëllim të përparimit të afarizmit dhe rritjes së cilësisë së ekonomizimit të veprimtarisë së ndërmarrjes. Këto shoqata janë të karakterit joprofitabil, themelohen me statut dhe regjistrohen në regjister. Shenja “Shoqatë afariste” duhet të evdientohet në firmë. Me kontratë mbi themelimin përcaktohen emertimi, koha e themelimit, qëllimet e veprimtarisë, selia, drejtimi, përfaqësimi, përgjegjësia, bashkimi, ndarja në sferen e qarkullimit juridik, perjashtimi, pasuria, kontrolli, ndërprerja e veprimtarisë dhe çështje të tjera të rëndësishme për realizimin e qëllimeve për të cilat edhe është themeluar shoqata arariste.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful