P. 1
Vazhdim Tema 3 Psikosociologji Turizmi (1) (1)

Vazhdim Tema 3 Psikosociologji Turizmi (1) (1)

|Views: 95|Likes:
Published by vmaloku

More info:

Published by: vmaloku on Dec 05, 2009
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

07/08/2011

pdf

text

original

Per

te ilustruar se sa e perhapur eshte kjo barriere u morr shembulli i

meposhtem ne te cilen u eleminua barriera e kostos. Personave te pyetur ju dha kjo pyetje e paperfunduar Znj dhe Z. Brown iu ofrua nje udhetim falas ne SHBA, por ata nuk deshironin te shkonin sepse.................... Rezultatet treguan se 42% e te intervistuarve dhane pergjigje qe tregonin se cifti Brown deshironte te bente kete udhetim por nuk mundeshin per arsye te punes, shendetit jo te mire, moshes apo femijeve. Sidoqofte 26% treguan qe cifti Brown nuk donte ta bente kete udhetim pasi ata preferonin me mire te qendronin ne shtepi, nuk i pelqenin udhetimet, ose kishin frike nga eksperiencat e reja. Eshte eveidente qe pervec deshires per te udhetuar ekzistojne edhe persona te cilet preferojne me teper te qendrojne ne shtepi. Te tjere nuk kane shume deshire te udhetojne sepse nervozohen apo kane frike nga ajo qe mund te sjellin eksperiencat e reja. Kur analizojme disa nga arsyet psikologjike qe kontribojne ne mungesen e interesit per te udhetuar, te pakten disa prej tyre lidhen me konfliktin midis nevojave per te eksploruar dhe nevojes per siguri. Prandaj, per te zbutur kete konflikt ka nje menyre e cila sugjeron udhetimin ne zona te cilat individi i njeh mire, individet mund te vizitojne te njejtat vende qe kane vizituar me pare dhe me te njejtet persona qe njohin prej vitesh.  Udhetimi me avion dhe ai me makine Megjithese shqetesimi kryesor i personave qe operojne ne industrine turistike eshte te motivoje personat te cilet nuk kane deshire per te udhetuar, mjeti i trnsportit i zgjedhur per udhetim mund te kete efekte domethenese ne turizem. Nje analize regresioni u krye per te percaktuar se si disa variabla jane faktore qe motivojne nje individ te zgjedhe udhetimin me avion apo ate rrugor (behet fjale per udhetime qe nuk kane te bejne me biznesin). Jane perdorur kater variabla ne kete analize: 1. Cmimi 2. Gjatesia e udhetimit 3. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme

4. Te ardhurat Rezultatet e analizes se regresionit treguan se cmimi eshte je faktor shume i rendesishem per te vendosur nese duhet te marrim avionin apo makinen. Variablat e gjatesise se udhetimit dhe te kohezgjatjes se tij mund te interpretoheshin gjithashtu si variabla te cmimit sepse kosto e udhetimit eshte pjeserisht ne funksion te gjatesise(distances) se udhetimit dhe pjeserisht ne funksion te kohezgjatjes se udhetimit perderisa kosto e ushqimit, akomodimit, etj rritet me rritjen e diteve te qendrimit ne nje destinacion. Koeficienti i korrelacionit konfirmoi se udhetimi me avion eshte me i lire se sa ai me makine nese gjatesia apo distanca eshte me e madhe se sa 1000 milje dhe kohezgjatja eshte me shume se sa 11 dite. Variabli i te ardhurave tregoi se udhetimi me avion do kete perparesi ndaj atij me makine nese te ardhurat e familjes jane te larta. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme treguan se nese udhetaret e perceptojne avionin si zgjidhjen me te mire dhe nese ata kane eksperiencat e meparshme te udhetimit me avion atehere ky mjet udhetimi do kete perparesi. Ajo qe kjo analize nxjerr ne pah eshte se per pjesen me te madhe te udhetimeve qe nuk zhvillohen per arsye te biznesit, makina eshte zgjedhja me popullore pervec rasteve te treguar ne analizen e meparshme ku avioni eshte mjeti me preferuar i transportit.  Romanca e udhetimit Mbi te gjithe motivuesit qendron motivimi per te permbushur nevojen e nje individi per kenaqesi. Udhetimi kenaq kete nevoje ne nje shkalle shume te larte. Planifikimi apo periudha para udhetimit mund te jene po aq te kendshme sa vete udhetimi. Diskutimi i aspekteve te udhetimit me miqte, gjetja dhe kerkimi i informacionit per destinacionin e ardhshem turistik eshte nje pjese e rendesishme e kenaqesise totale te nje udhetimi. Romanca ne udhetim eshte gjithashtu nje motivues i forte, sidomos per ata individe te cilet udhetojne per muajin e mjaltit si dhe per ata te cilet pelqejne aspektet

romantike per te pare, perjetuar dhe shijuar vende te vecanta dhe atraktive. Ndarja e eksperiencave me pjesetare te familjes apo me miqte eshte nje pjese integruese e kenaqesise qe te jep nje udhetim.  Llojet e destinacioneve Diversiteti midis destinacioneve eshte bere shume i theksuar sa qe ai behet i rendesishem per te klasifikuar destinacionet dhe mund te ndermerret nje diskutim sistematik i psikologjise se turizmit dhe motivimit. Nje klasifikim i destinacioneve mund te behet mbi bazen e tipologjive te eksperiencave te udhetimit ne destinacione te ndryshme. Valene L. Smith identifikoi 5 kategori te destinacioneve dhe udhetimit. 1. Turizmi etnik, qe do te thote udhetim per qellime te vezhgimit te kulturave dhe stileve te jetes se njerezve ekzotike. Ky lloj turizmi mund te identifikohet nga udhetimet ne Panama per te studiuar indianet San Blas apo ne Indi per te vezhguar tribute e izouara te Assam. Aktivitetet tipike te destinacionit perfshijne vizita, pjesemarrje ne kercime, ceremoni, rituale fetare. 2. Turizmi kulturor, i cili eshte udhetimi per te perjetuar dhe per te marre pjese ne nje stil jete qe mbeshtetet ne memorien njerezore. Aktivitetete ne keto destinacione perfshijne festivale dhe artet e ndryshme, performanca te folkut etj. 3. Turizmi historik i cili thekson dhe viziton fitoret e te kaluares- Rome , Greqi, Egjipt. Ture me guida vizitojne kishat dhe katedralet. Ky lloj turizmi eshte komod sepse atraksionet gjenden ose brenda qenrave te medha ose jane lehtesisht te arritshme.
4. Turizmi i mjedisit, i cili eshte i ngjashem me turizmin etnik por theksi

vihet ne atraksionet natyrore dhe mjedisore sesa ne ato etnike. Ne kete kategori futen udhetime te cilat bejne nje vleresim te lidhjes mes njerezve dhe natyres. Ky lloj turizmi perfshin vendet si ishujt Galapagos , Antarktic, Victoria Falls, Niagara Falls, Grand Canyon,

Yellowstone National Park etj. Aktivitetet tipike perfshijne fotografite, ngjitjen ne mal, kampingun, hipizmin, gara me kanoe, hiking etj.
5. Turizmi rekreativ. Perqendrohet ne sportet, qendrat kurative, banjot e

plazhit, kontaktet sociale. Keto zona promovojne kater s-te e turizmit reren, detin, diellin dhe seksin (sand, sea, sun and sex) permes pamjeve te bukura te Palm Beach, fusha tenisi, kurse golfi etj. Terheq turiste qellimi i te cileve eshte relaksi.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->