LUAN TOPÇIU

TEKSTUALIZEM

DHE STIL (mbi poezinë e Lasgush Poradecit)

© Luan TOPÇIU, 2000 TEKSTUALIZEM DHE STIL (STUDIM MBI VEPREN POETIKE TE LASGUSH PORADECIT) Ballina: Gentian Zeka. Dorëshkrimi është një nga variantet e para të poemës “Naim Frashërit” nga Lasgush Poradeci Redaktor: Neli Naço Lektor: Vangjo F. Gusho

2

Luan Topçiu Tekstualizëm dhe stil (për veprën poetike të Lasgush Poradecit)

3

I. POEZIA, VLERA, INTERPRETIMI

Me L. Poradecin ka hyrë në letërsinë shqipe koncepti poet i vështirë, koncept që është përcjellë që nga lindja e veprës së këtij poeti dhe deri në ditët e sotme. Vepra poetike e Poradecit është konsideruar para së gjithash e vështirë për strukturën estetike të ngarkuar si dhe për ambiguitetin e saj. Në çdo epokë letërsia zhvillon hapësirën informacionale, shfaqja e një vepre të re shihet si një përçapje aksiologjike për horizontin informacional të breznive. Dhe raporti vepër-realitet-lexues-receptor ndryshon në kohë. Në historinë e letërsisë dhe të kritikës letrare në shek XX shumë vepra klasike u rivlerësuan, u ripanë nga kohët e sotme dhe u interpretuan nëpërmjet metodash të reja. Rivlerësimi i shkrimeve të klasicizuara mbetet një fenomen i natyrshëm në çdo epokë. Në radhë të parë procesi shënon vitalitetin e veprës, si dhe një angazhim të dialogut midis kritikut dhe lexuesit. Letërsia dhe metodat e studimit të saj pasurohen nga zhvillimi i lëmive të tjera, progresi i tyre sinkronizohet në mënyrë të natyrshme me progresin e përgjithshëm të mendimit njerëzor, në mënyrë të veçantë të atyre disiplinave shkencore me të cilat kritika letrare mund të ndihmohet pjellorisht. Në qoftë se në shekullin e kaluar mbi kritikën ushtronin një forcë tërheqëse shkencat e natyrës, psikologjia dhe filozofia shoqërore me karakter humanitar, në dhjetëvjeçarët e fundit kritika letrare është e lidhur me sistemet bashkëkohore të mendimit apo me disa disiplina shkencore me aktualitet si ekzistencializmi, antropologjia kulturale, psikanaliza, gjuhësia strukturale, semiologjia dhe gramatika gjenerative etj. Në qoftë se vetë letërsia do të ndihmohej nga prosede hulumtuese për zbulimin e realitetit të jashtëm dhe jetës psikike nga lëmi të tjera është e natyrshme që dhe kritika letrare të procedojë njësoj. P.sh. psikologjizmi u ndje në kritikën letrare pas zhvillimit të psikanalizës së Freud-it. Nga kritika psikoanalitike tradicionale e Sigmund Freud-it, Carl Gustav Jung-ut, Alfred Adler-it, Karl Abraham-it, Charl Baudouin-it, Jacques Lacan-it, pasojnë studimet e tematizmit psikoanalitik me Jean Paul Weber-in, psikokritika e Charles Mauron-it, kritika tematike me Gaston Bachelard-in, JeanPierre Richard-in, Jean Starobinski-in, George Poulet-in etj. Të gjithë këta reformatorë do të çelnin shtigje të papara dhe do të konturonin orientimet e reja të kritikës në shekullin tonë. Me autoritetin e tyre dhe me përdorimin e mjeteve specifike kritika letrare pati një diversifikim dhe u konfiguruan disa disiplina te reja relativisht autonome si poetika, neokritika, semiologjia letrare, neoretorika etj. Shndërrimi i vazhdueshëm i kritikës, si dhe tendenca e saj për diversifikim, nuk do të thotë gjithmonë se kemi të bëjmë me një akt

4

progresi. Në këtë proces dialektik, plot me kontradikta, shfaqen momente impasi, krize, kur e kur kritika ndjen të nevojshme të verifikojë instrumentet e hetimit, të sinkronizohet me progresin e përgjithshëm të shkencës, qytetërimit dhe të kulturës. Prej të gjitha këtyre mundësive lindi ajo që quhet shumësia e tekstit, që lejon lexime të reja e të pafundme të një teksti. T. Eliot-i do të bëjë interpretime të befta mbi veprën e Shekaspeare-it apo interpretimet e Roland Barthes-it mbi veprën e Racin-it, po kështu Michel Foucault bën interpretime sensacionale mbi vepra letrare të traditës europiane, filozofike, letrare si dhe nga lëmia e pikturës etj. Rivlerësimi i një vepre letrare, interpretimi i saj sipas disa mjeteve specifike, që të sugjeron vetë vepra në radhë të parë, ndriçon anë të panjohura të saj, e deambiguizon, deshifron mesazhet që fshihen në tekstin poetik. Nevoja për vlerësime dhe për rivlerësime të veprës së L. Poradecit do të ndihen gjatë gjithë kohës, sepse para së gjithash mbetet një vepër që implikon ende e sot e gjithë ditën si lexuesin e thjeshtë, por dhe lëçitësin e specializuar. Shumë mendimtarë merren me strukturën e veprës si objekt estetik, disa i mëshojnë posaçërisht anës komunikative d.m.th. raportit objekt-subjekt, duke theksuar karakterin e hapur të veprës si dhe cilësinë polisemantike të saj, kapacitetin për të interpretuar plurivok, për të dalluar domethënie të reja e të reja (Umberto Eco). Kështusoj nuk mund të pretendojmë për studime shteruese mbi një tekst letrar, sepse vetë karakteri dhe specifika e veprës, e në mënyrë të veçantë e saj liriko-poetike e bën pothuaj të pamundur. Herder, duke njohur karakterin inefabil të krijimit letrar, do të shkruajë në mënyrë të skajshme, duke mos pranuar asnjëlloj interpretimi, se veprat e artit nuk duhet të lëvizen ”vendi i tyre është paracaktuar nga urdhri hyjnor”, “ashtu siç çdo lule duhet të lihet në vendin e saj”

Poezia lasgushiane dhe interpretimi Vepra poetike e L. Poradecit është interpretuar më së shumti me mjete të jashtme, të huaja për letërsinë, të cilat në shumicën e rasteve nuk kanë mundur të depërtojnë në strukturën poetike të veprës, duke mbërritur kështu në rezultate sipërfaqësore. Çfarë e bën këtë vepër të vështirë? L. Poradeci lindi më 1899 dhe ndërroi jetë më 1987, me një krijimtari jo aq voluminoze për rreth 90vjet jetë, por të koncentruar, ku është realizuar vetëshprehja e plotë e një poeti. Poezia e L. Poradecit shënon një dukuri komplekse, në kuptimin më të thellë të kësaj fjale. Është shorti i veprave të thella të mos priten mirë nga bashkëkohësit, historia e artit dhe e kulturës është e mbushur me qindra raste të tillë. Në vitet ‘20-’30-të, pak njerëz ishin në gjendje të receptonin këtë lloj poezie, ajo u shfaq më tepër si një lloj provokimi, në të trajtoheshin probleme ontologjike,

5

filozofike si koha dhe kuptimi i saj, përjetësia, vdekja, dashuria, natyra - të vështruara në një mënyrë të papritur, me një simbolikë dhe një sistem figurativ të pa ndeshur më parë nga bashkëkohësit, por që ruan dhe në ditët tona një befasi të fshehtë, siç do të vinte në dukje Martin Camaj në një nga përshtypjet e tij për poezinë e Lasgushit. Prania e magjisë, erotikës, universalizmit, modernitetit dhe njëherazi frymës autoktone, do të bëjnë që poezia e L. Poradecit të kaplojë gjithë këtë shekull dhe të bëhet shumë e vështirë për t’u etiketuar. Në mënyrë eksplicite do të shprehej prof. Eqrem Çabej: ’’Ç’e ndryshon nga të parët është thellësia... është vjershëtori më i thellë që ka shkruar në shqipet, në qoftë se kjo nuk është vënë re deri tani, shkaku është se më të shumtit nuk e kuptojnë poezinë e tij, e cila me fjalë dhe me mënyra fare të thjeshta, e shumë herë popullore, arrin të koncentrohet aq sa mund të nxjerrë në dritë mendimet më të thella, ndjenjat më labirintike, idetë më të larta.’’1 Vështirësitë e dekodifikimit të veprës nuk shpjegohen vetëm me karakterin kompleks të veprës poetike të L. Poradecit, por dhe prej faktit se ndodhemi në një terren praktik të papërkthyeshëm deri në fund dhe të pashpjegueshëm deri në një ekuacion përfundimtar. Kuptimi i poezisë dhe i artit në përgjithësi është gjithmonë virtual dhe duhet rindërtuar. Ky proces shton ose mënjanon diçka. Ashtu siç saktëson Claude Levi-Strauss, kuptimi i jetuar ndryshon nga kuptimi ekzistent në objekt, sepse gjithmonë i shtohet koeficienti vetanak, subjektiv i atij që e vlerëson. Përpos atyre që u shtruan më lart, poezia e L. Poradecit është një poezi eminamentisht moderne, e cila u zhvillua mbi një traditë klasike, ku më së shumti sundonte poezia orale - kështu ajo tingëllon dhe më e papritur. Koncepti poet i vështirë u krijua dhe u amplifikua dhe nga rrethana jashtëletrare dhe jashtëestetike. Mendimi kritik shqiptar, veçanërisht ai zyrtar postbelik, ka mbajtur një qëndrim spekulativ ndaj veprës dhe ndaj vetë poetit, shpesh të skajshëm, agresiv, të papërgjegjshëm e vulgar. Një hipostazë që ka penguar për gjykimin e vlerave poetike dhe që ka komplikuar figurën e poetit është biografia e tij, studimet e stërzgjatura në shumë gjuhë dhe në disa universitete të Europës, në disiplina të ndryshme, njohuritë e tij të thella mbi filozofinë, fenë, pikturën, muzikën, njohja e shumë gjuhëve të huaja, të vdekura dhe të gjalla, njohja e mitologjisë greke, indase, romake, njohja e letërsisë bashkëkohore europiane (posaçërisht kontaktet me Athinën, Bukureshtin, Graz-in)-të gjitha këto nga të dhëna biografike amplifikohen për të ndërtuar një mit të vërtetë. Një tjetër aspekt, që e bën të vështirë veprën e poetit apo lekturën e saj, është vendi që zë poeti në historinë e letërsisë shqipe. Ai zë vend bash në udhëkryqin e modernizimit dhe evropianizimit të letërsisë shqipe në përgjithësi, ndaj ai nuk është vetëm një poet, por poezia e tij është dhe një fenomen i domosdoshëm për modernizimin dhe evropianizimin e letërsisë shqipe. Poezia e L. Poradecit, për nga përmbajtja filozofike, thellësia e mesazhit lirik, rezonanca e brendshme muzikore, puriteti i vargjeve, aftësia për të plasticizuar vizione koherente të botës, mund të homologohet me bashkëkohësit europianë (ku ndeshen këto elementë)
1

Eqrem Çabej, ‘’Studime gjuhësore’’, Rilindja, Prishtinë,1975, f.87.

6

që konsiderohen si forca novatore të dorës së parë. Interpretimet e kësaj vepre janë kufizuar në një nga tre pjesët e përkatësisë së saj: 1. Poet evropian 2. Poet i traditës. 3. Poet popullor. Po kështu jo rrallë herë kritikët nuk janë nisur nga kritere të brendshme të veprës, por nga kritere të jashtme, duke kërkuar prej saj në mënyrë të sforcuar një tjetër përmbajtje, një tjetër ideologji, një tjetër tematikë, duke denatyruar individualitetin poetik dhe duke rrëgjuar vlerat e poezisë, duke reduktuar karakterin universal në një poet të natyrës apo të peizazhit, duke simplifikuar polivalencën dhe integralitetin e veprës. Por, përveç qëndrimeve denigruese, me apo pa vetëdije, poeti ka fituar vëmendjen dhe vlerësimin e personaliteteve markante të letrave shqipe, që nga Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Sabri Hamiti, Rexhep Ismaili dhe gjithherë vëmendjen dhe dashurinë e lexuesit shqiptar. Leximi i veprës së Lasgushit, pavarësisht nga opinionet dhe vlerësimet e kritikës, ka qenë i gjithëkohshëm, sepse kjo poezi i referohet thelbit njerëzor, botës diskrete të njeriut, intimitetit, ëndrrës, dashurisë, koshiencës dhe subkoshiencës, misterit dhe fshehtësisë, pranisë së Zotit, natyrës - bukurisë së përjetshme të natyrës. Por çdo epokë e lexon letërsinë në mënyrën e vet. Me fenomenin e interpretimit të tekstit do të merret veçanërisht hermeneutika, posaçërisht ajo moderne, që lindi si kohë njëherazi me romantizmin gjerman, e përcaktuar qartë nga Wilhelm Dilthy. Në perspektivën hermeneutike, të lexosh është një art i cili varet nga përvoja dhe kultura individuale; formimi i metodave teorike të përgjithshme, sipas saj, është i pamundur. Në bazën e teorisë moderne të lekturës qëndron ideja se fenomeni letrar nuk është vetëm teksti, por dhe lexuesi i tij si dhe ansambli i reaksioneve të mundshme të tij ndaj tekstit. Lexuesi, i neglizhuar gjithë kohën, vjen kështu të ndodhet në paraskenë, pra qendra e rëndesës së fenomenit letrar zhvendoset nga hapësira midis krijuesit dhe veprës në atë midis lexuesit dhe veprës. Zgjidhjet për ta vënë në vlera të plota këtë raport kanë qenë të shumta. Teksti bëhet ekuivalenti i një partiture e cila merr jetë vetëm nga ekzekutimi. Leximi bëhet një ndërtim, një prodhim i tekstit, një pritje aktive dhe krijuese. Teksti poetik lasgushian mbetet i afërt dhe i pashterur me kumte, mesazhe, nxjerrja në pah e të cilave i provokon dhe i zgjon lexuesit të të gjitha kohërave ide, asosacione, kënaqësi estetike. Leximi me interes dhe sot, tentativat në rritje për zbërthimin e këtij kodi poetik, interesi i përgjithshëm për këto poezi, janë dëshmi të vlerës poetike, të modernitetit të saj, të thellësisë e kompleksitetit. Vepra ka fituar si leximin që quhet “naiv” ose për zbavitje, leximin e kultivuar, atë estetik apo produktiv, që do të thotë analizë dhe interpretim, po kështu vepra mbetet e hapur për lëçitje, interpretime të tjera. Roland Barthes do të afirmojë: ’’ Vepra është për ne pa kufij dhe mundet madje kjo gjë e përkufizon më mirë, vepra nuk është e rrethuar, e quajtur, e mbrojtur, e drejtuar nga asnjë situatë; asnjë lloj jete praktike nuk është këtu për të na thënë kuptimin që duhet t’i japim; ajo ka gjithmonë diçka që lidhet me leximin, në të ambiguiteti është i pastër.’’ 2 Poezia e L. Poradecit është konsideruar e vështirë dhe jo
2

R.Barthes, Critique et vérité, Paris, Du Seuil, 1966, f.54.

7

komode për kritikët, historianët e letërsisë shqipe, për estetët dogmatikë, veçanërisht ata stalinistë. Sipas tyre kjo poezi ishte moderniste, mistiko-fetare, idealiste, hermetike, formaliste, dekadente, ku mungonte elementi social-klasor etj. Për arsye politike dhe ideologjike, poezia mbeti e pastudiuar, e injoruar dhe e keqinterpretuar, e veshur me mister dhe me rrezik, në ribotimet e kësaj poezie u hoqën një numër i madh poezish, strofash, vargjesh, redaktorët ndërhynin deri aty sa ta kthenin gjuhën në normën letrare, sipas rregullave të drejtshkrimit, duke masakruar kështu përmbajtjen, formën, muzikalitetin, magjinë, sugjestivitetin, unitetin e veprës, karakterin sistematik të saj etj. Kështu poezia iu nënshtrua një procesi të gjatë dhunimi, shpërfilljeje, përçmimi. Poeti L. Poradeci, në historinë e letërsisë, i takonte viteve ‘30, e kur studiohej në programet shkollore, studiohej në grup dhe me vlera të dyshimta. Heshtja dhe indiferenca u zgjodhën si mjete për ta asgjësuar dhe minimalizuar vlerat dhe rëndësinë e tij si poet. Hapësira shpirtërore shqiptare që do ta vlerësonte poetin do të mbetej Kosova. Por poeti e kishte bërë veprën e tij, ajo i kishte thënë të gjitha, ajo ishte kurora e jetës, ishte qetësia e brendshme e poetit-funksioni i tij ishte kryer-funksion i ngjashëm me atë të nositit L. Poradeci mbetet poeti me një zë e vokacion tejet origjinal në gjithë poezinë shqipe, poezia e të cilit pasuroi me ide, teknika poetike, forma e prosede krijuese, me fjalë e me mendime shpirtin e kombit të vet. Ai mund të konsiderohet poeti i parë modern në historinë e letërsisë shqipe - modernitet që konsiston në shumësinë e kuptimeve tekstore, në thellësinë si element substancial i veprës, në reformimin e formave të shprehjes dhe ligjërimit poetik, në gjakimin për të futur elementë të pikturës dhe muzikës në poezi. Ai hap një etapë të re në letërsinë shqipe, atë të njeriut me botë intime, diskrete, botën e ëndrrës të misterit dhe të erosit njerëzor, botën e njeriut në procesin e njohjes së universit dhe të vetvetes, të ekzistencës dhe përjetësisë, të mallit e dashurisë, trishtimit dhe gëzimit, të njeriut në provën e identifikimit. Si në rastin e Baudelaire-it, Manet-së apo madje dhe Cézanne-it, modernët e parë kanë qenë modernë pa dijeninë dhe pa vullnetin e tyre : ata nuk besonin për veten e tyre se ishin as revolucionarë e as teoricienë. Vendi që zë poeti në letërsinë shqipe është një pozicion dhe një rol, por më tepër është një mision në emancipimin dhe modernizimin e letërsisë shqipe. Poradeci është një poet dhe një fenomen letrar, një mit dhe një short. Lindi vetëm një vit para vdekjes së Naim Frashërit, një shekull më parë, dhe do të jetonte deri më 1987, duke dominuar me artin e tij gjithë këtë shekull, duke ndarë shekullin XIX, të markuar nga letërsia romantike naimjane, nga shekulli XX, shekulli i letërsisë postromantike e moderne që mund ta quajmë lasgushjane. Kjo vepër poetike kontribuoi në mënyrë absolute në rolin e rëndësishëm që luan forma në poezi, për herë të parë do të shfaqej në letrat shqipe një poet kaq kompleks dhe kaq i stërhollë në pikëpamje të formës, në përdorimin me virtuozitet të formave të shprehjes, të përpunimit të vargjeve, të gjuhës, të përdorimit të shenjave poetike në përgjithësi. Poeti do të përdorë një larushi formash si: romancën, këngën, baladën, rapsodinë, portretin, rondelin, trioletën, pastelin, variantën etj.

8

Ai i dha një rëndësi jo të zakonshme fletës poetike, anës grafike e vizuale të saj, këto ishin ambiciet e poetit për të realizuar një vepër performante me cilësi të pavdekshme. Që nga lëçitja e virgjër e tekstit, deri tek ajo e përsëritura dhe deri tek ajo gjithëpërfshirëse, vepra poetike e L. Poradecit mbetet kështusoj për këdo dhe kurdo një befasi e përhershme. Gjuhë dhe kuptim, informacion dhe gëzim estetik, kjo vepër poetike shfaqet si një heterogjenitet që favorizon lëçitje të shumëfishta me synime vlerësimi. Çdo trajtim i veprës lasgushiane, pavarësisht nga metoda e zgjedhur, duhet të marrë parasysh faktin se vetë poeti në gjithë krijimtarinë e tij ka qenë i prirur nga ideali i unitetit, koherencës së universit artistik. Megjithë tendencat për etapizime nga historianët e letërsisë, klasifikime sipas kriteresh të ndryshme, poeti mundi të rezistojë si autor i sintezave të mëdha lirike. Në këtë univers nënshtresohen dhe panteizmi dhe tokësorja, kozmogonikja dhe hedonistikja, parnasjania dhe folklorikja, romantikja dhe simbolikja, e thjeshta dhe kompleksja, formalja dhe hermetikja, efemerja dhe e përjetshmja - të infiltruara në këtë botë me përkatësi autentike. Për të gjitha këto hulumtimi i kësaj vepre mbetet një ndërmarrje e vështirë.

II.KARAKTERI SISTEMOR E STRUKTUROR I VEPRES

Mbi të gjitha L. Poradeci krijoi një sistem poetik krejt të vetin, bazuar mbi parime estetike, filozofike, poetike origjinale. Poezitë, të grupuara në cikle sipas disa kritereve, nënvizojnë kontinuitetin e tyresi dhe gjithë kjo strukturë presupozon në mënyrë implicite karakterin tërësor të domethënies së veprës, formësuar nga një rrjet lidhjesh, në të cilat organizimi dhe hierarkizimi përbën deri në fund një sistem. Sistemi poetik është një ansambël, që përfshin lidhjet e së tërës me pjesën. Nëpërmjet këtij korrelacioni është siguruar uniteti dhe një ekuilibër i caktuar, karakteri domethënës i universit që pasqyron dhe forcat e saj asociative. Ashtu siç thekson Jean Plaget se ekziston një strukturë ku elementet janë ribashkuar në një dhe ku veçoritë e

9

elementëve varen tërësisht apo pjesërisht nga karakteri i tërësisë3 Studimi i veprës së Lasgushit do të kishte dobi duke marrë në konsideratë karakterin sistemor e strukturor të saj, sidomos për zgjidhjen dhe interpretimin e veprës në planin pragmatik të saj (në marrëdhëniet shenjë-interpretues). Në këtë vepër hierarkizohen tema, ide, fjalë simbole, figura, të cilat njëherazi lidhen harmonizohen në një ansambël që është vepra poetike. Tërësia e veprës është një strukturë artistike që ka synuar ndërtimin e një universi që ngërthen në vetvete gjithë zonat shpirtërore të poetit, por dhe të njeriut në përgjithësi. Ky univers poetik, kjo masë tërësore siç është vepra poetike, karakteri strukturor i saj, lejon të qarkullojnë shenjat poetike nga një nivel në tjetrin, nga një rrafsh kuptimor në tjetrin, nga një zonë shpirtërore në tjetrën, nga një cikël poetik në një tjetër.

Simbolika e shenjave të sistemit Në këtë sistem ndodh lëvizja harmonike e shenjave që merr formë si: valle e yjeve, si valle e luleve, si valle e dherit, si valle e përjetësisë. Karakterin sistemor të veprës mund ta pasqyrojmë dhe grafikisht. skema 1.

Në skemën I- ndahet vepra poetike sipas disa zonave. Duke filluar me zonën 4, të qiellit, kemi vallen e qiellit. Në zonën 3 kemi tokën dhe vallen e dherit, zemrën e dherit, vallen e luleve, zemrën e luleve, zemrën e jetës.(tokësore). Në zonën 2 kemi vdekjen , vallen e vdekjes, zemrën e vdekjes. Në zonën 1 kemi zemrën e poetit. Në zonën 5 kemi një zonë me kufij jo të përcaktuar, ajo ka vend në katër zonat e tjera. Me fjalë të tjera, përjetësia prek poetin, vdekjen, jetën e tokës dhe jetën e qiellit. Ajo që siguron unitetin absolut semantik dhe formal të kësaj skeme është vendosja e këtyre zonave të njohjes në dy pozita si: zemër dhe valle e qiellit e dherit zemra e përjetësisë e vdekjes e jetës e yjeve
3

e qiellit e dherit vallja e vdekjes e yjeve e jetëse

e përjetësisë

Jean Plaget. Elements d’epistemologie genetique, Tome II. Logique et equilibre.f.34.

10

Si krijuesi i një universi, poeti ka projektuar vallen e qiellit lëvizjen hapësinore, lëvizjen kozmike, vallen harmonike të një makrokozmosi zemrën e qiellit-qendrën e ekuilibrit spacial, qendrën e dashurisë universale, energjinë e dashurisë hapësinore, vallen e dherit-lëvizjen e tokës, vallen e objekteve të tokës, harmoninë e vallëzimit të ngrohtë të dherit, zemra e dherit-qendra nga difuzohet gjaku dhe dashuria e dherit, vatra ku ngrohen gjithë erërat e dherit, zemra e jetës- ajo lind nga zonat e dherit, është qendra e dashurisë, e dufit erotik, e provës së ekzistencës. Vallja e përjetësisë - vallja pa fund në hapësirë e në kohë, vallja e përjetshme e sendeve që nuk njohin vdekje, lëvizja për rigjenerimin e gjithësisë, vallja e frymës, zemra e përjetësisë- qendra që u fal objekteve eternitet, qendra e përjetësisë, vallja e vdekjes - lëvizja e kobshme e vdekjes, vallja dramatike e hijes së vdekjes, zemra e vdekjes -qendra e efemeres, jo të përjetshmes, ajo ndodhet në luftë me zemrën e jetës, nga ku njeriu përpiqet të mos shkëputet prej saj. Këto qarqe plotësojnë dhe shprehin një tërësi konceptesh e përfytyrimesh të lidhura me njëra-tjetrën, të cilat krijojnë një strukturë poetike, jo vetëm nga ndërtimi i tyre i thjeshtë, por se ansambli të cilën krijojnë së bashku- është harmonik dhe i tensionuar në të njëjtën kohë- duke krijuar një ekuilibër të përkryer. Në këto qarqe janë projektuar zonat më të mëdha të njohjes njerëzore: qielli, toka, zoti, përjetësia, vdekja, jeta, njeriu në lëvizje dhe në qetësi, në harmoninë e përgjithshme universale, në metafizikën e tyre, duke tentuar të njohë kuintesencën e tyre, thelbin ekzistencial të tyre. L. Poradeci arrin të ndërtojë arkitekturën e veprës së vet, dhe të gjitha këto plane madhore janë të lidhura organikisht me njëra-tjetrën në një korrelacion semantik, tematik, figurativ, simbolik - si pjesë ndërtimore të së tërës dhe ajo nga ana e saj bën një jetë unike. Poeti ka krijuar jo vetëm një sistem, ku elementët janë në marrëdhënie varësie dhe uniteti, por ka krijuar një strukturë shprehimore, që parakupton një funksionim perfekt të të gjitha zërave, të të gjitha regjistrave vokale, të të gjitha nuancave koloristike, të të gjitha rrafsheve kuptimore e formale, të të gjitha prosedeve gjuhësore dhe stilistike. Teknikisht, kjo vepër, karakterin sistemor të saj e siguron përmes disa figurave-kollona , që janë unitete shprehëse për gjithë veprën poetike në përgjithësi. Po të hetohet gjithë vepra në cikle apo në poezi të ndryshme, vihet re se poeti përdor vargje, figura, fjalë të caktuara të njëjta, pavarësisht nga përmbajtja e poezisë-kjo prosede kryet për të theksuar karakterin e këtyre figurave-kollona-që sigurojnë pikërisht unitetin sistemor të veprës. Në këtë botë jeton ritmi e dinamika, zhurma, qetësia, tingujt, muzika, ndërrimet e ngjyrave të ditës dhe nën temperaturat e stinëve, lëvizja harmonike në të gjitha rrafshet, në të gjitha ciklet, që krijojnë vallen e yjeve, vallen e dherit, vallen e vdekjes, vallen e luleve, vallen e përjetësisë në një korrelacion: yll-vashë-poet-shpirt, në vdekje-përkohësi-pavdekësi-përjetësi në një bashkekzistencë që është shumë më e gjerë në rrafshin sintagmatik e paradigmatik në simbolikën lasgushiane.

11

Hierarkizimi i elementeve të këtij universi nga pikëpamja fizike e vendndodhjes më të shihet në skemën e mëposhtme. Skema 2

Në këtë skemë janë vendosur fjalët që shënojnë kuptime që lidhen me disa rrafshe fizike.1. Zemra e poetit 2. Fjalët që shënojnë thellësinë. 3. Niveli i tokës. Niveli i qiellit. Zhvillimi i këtyre zonave është vertikal. Nga zona e thellësisë në zonën e poetit, në zonën e tokës drejt zonës së qiellit. Në këto plane madhore nënshtresohen elementët përbërës të botës që na sugjeron poeti me një shtrirje piktorike me: yjet, liqerin, stinët, fshatin, trimin, vashën, lëndën frymën, qëllimin, zotin, gjeniun, nositin etj. Kjo është bota që na ofron poeti, e gjerë, e thellë, me fluturime në hapësirë, me krijimin e yjeve në qiell, me nënbotë, me prezencën okulte të Zotit, të frymës, qëllimit, dhe deri tek jeta rustike, liqeri, mëngjeset, mbarimet e vjeshtës, me zogjtë dhe lulet dhe deri tek dashuria dhe mërgimi shpirtëror e malli i vjershëtorit. Duket se ambicia e poetit ka qenë për të krijuar një botë poetike me të gjithë hapësirën që të sugjeron bota reale, me të gjitha rrafshet e ndërtimit të saj, atë qiellor, nënqiellor, tokësor e nëntokësor.

Sistemi dhe përkatësia tekstuale

Nga një vështrim më nga afër dhe më konkret të tekstit poetik, shihet se në ciklin Vallja e qiellit-zemra e qiellit poeti ka vendosur poezitë Shpirtit e Gjumi i shpirtit , Yllit, Rri mbështetur në tryezë dhe Gjuha e zjarrtë . Në të gjitha këto poezi simboli i yllit-është i përdorur në mënyrë ngulmuese dhe me vlera simbolike të përafërta ose të njëjta. Ylli siguron lidhjen e poetit me qiellin, ai hyn në zemrën e poetit, del nga kraharori, i fal hyjshmëri poetit, prej tij sigurohet lidhja me vallen e qiellit me të shpirtit dhe vallen e frymëzimit. Po në këtë terren të frymëzimit vendoset poezia Gjuha e zjarrtë. Këtu ylli i jep dritë shpirtit të poetit; ylli i ndezur i jep gjuhës poetike zjarr e flakë, i çel hapësira plot mistere, tronditje shpirtërore, mosqetësi poetike për këngët e pakënduara. Te cikli që vijon, Vallja e dherit-zemra e dherit, në dallim nga cikli i parë, ku krijuesi është krijuesi hyjnor i vendosur në një kronotop

12

specifik, nga ka mundësi të komunikojë me një botë hyjnore, na vendos në një terren ku shihen konture fizike, në një hapësirë vizive, me një natyrë të pikturuar dhe të modeluar. Sugjestioni që të krijon kjo natyrë është ai i natyrës së përjetshme, i një mjedisi arketipal, i jetës tokësore me të gjithë shtrirjen e saj. Përpos poezive të natyrës, poeti në këtë pjesë të vetëdijes së tij artistike ka vendosur poezitë kushtuar Naim Frashërit, Kënga pleqërishte, Marsh i djalërisë, E fundit mërzitjeme simbolet dhe frymën patriotike zbulon hapësirën kombëtare me rrethimin fizik dhe gjeografik të saj. Në këtë zonë një vend të posaçëm zë figura poetike e liqerit; ai bëhet objekt referimi dhe është zemër e dherit, pasqyrë e psikikës së poetit dhe e botës-shenja e rivitalizuar e subkoshiencës. Liqeri kthehet në pasqyrë të reflektimeve atmosferike, koloristike, në shenjë ku stinët i lënë vendin njëra- tjetrës: Poradeci, Dremit liqeri, Zemra e liqerit, Mëngjes etj. Po kështu në këtë zonë poeti ka vendosur një grup poezish që lidhen me fëmijërinë e tij, me pjesën etno-gjenetike të ontologjisë së vet, me burimin e formimit të personalitetit të tij poetik. Në këtë grup bën pjesë dhe cikli Zemra e jetës e cila lind e gjallon në zemrën e dheut. Këtu autori ka vendosur poezitë me karakter lirik e intim, poezitë e dashurisë. Dashurinë poeti e lidh me zonën e zemrës së dherit, që vendoset , më së shumti, në kufijtë etnikë të atdheut. Erotikja lidhet me fëmijërinë ose me rininë e parë, me kujtimet, mallin, përgjithësisht me një përvojë të shkuar, jo të së tashmes, jo të drejtpërdrejtë. Dashuria në këtë grup poezish lidhet fort me mërgimin fizik e shpirtëror, ajo përjetohet nga ky segment hapësinor, që shpesh kthehet në burim vuajtjesh e përvuajtjesh shpirtërore, të shkaktuara nga kjo pozitë, nga ky kronotop. Mikes së miturisë i kushtohen poezitë Vogëlushja, Malli i largë, Ti moj shoqe, Syr’ i fshehur, Vesë dashurie, Si nuse e re, Vashë dhëmbshurie. Këtu futen edhe poezitë Lamtumirë në tri variante si dhe Më zu një mall dhe sot. Në grupin Vallja e përjetësisë - Zemra e përjetësisë vendosen poezitë me një përmbajtje tërësisht filozofike. Në këtë hapësirë synohet t’u jepen përgjigje pyetjeve fundamentale njerëzore: Ç’është njeriu dhe raportet e tij me Zotin, ndjenja dhe njeriu, lënda dhe jeta, ç’është përjetësia dhe ç’prek ajo me dimensionet e saj, etj. Poeti këtu i këndon kompleksitetit të qenies, eternitetit të saj, pavdekësisë, hyjshmërisë; ai përpiqet të realizojë njohjen e thellë ontologjike dhe të makrobotës, të harmonisë universale midis njeriut dhe botës. Si poet Poradeci prirej për t’u dhënë përgjigje teorisë së njohjes sipas një perspektive metafizike. Në këtë cikël, pas vjershave Lënda dhe jeta, Fryma dhe qëllimi, Ndjenja dhe njeriu vjen vjersha Njeriu dhe Zoti. Po të hetohet kjo radhitje duket se nuk është bërë në mënyrë rastësore. Të gjitha poezitë luajnë rolin e shkallëve të njohjes, duke i shërbyer reciprokisht njëra-tjetrës, duke e çuar receptorin tek poezitë Përjetësia - si shkallë e fundit dhe sipërore e njohjes. Në këtë kontekst autori inkuadron dhe veten si pjesë organike e këtij rruzullimi kozmik. Në grupin e poezive Vallja e vdekjes - Zemra e vdekjes trajtohet kompleksi Thanatos-it dhe përpunohet më tej tema e përjetësisë. Në dihotominë shpirt-trup i pari ngrihet përmbi ujëra e prek përjetësinë, kurse trupi fundoset nën valët e ujit. Poezitë Gjeniu i

13

anijes, Lundra dhe flamuri, Vdekja e nositit i japin vdekjes pamjen e vdekjes me gas, në poezitë Vajtim mbi trupin e shokut, Kur qajnë motrat vëllanë, Zemra e shokut;-pamjen e dhimbjes së thellë njerëzore dhe në hipostazën si pjesë tërësore e jetës, te poezitë Vrapojnë zemrat, Përqafimi. Si përkatësi tematike mund të inkuadrohen në sistem dhe poemat e shkruara nga poeti në periudhën postbelike e konkretisht Kamadeva në poezinë e dashurisë dhe Ekskursioni teologjik i Sokratit gjegjësisht në poezinë filozofike. Dhe këto poema mbeten në preokupimet e L. Poradecit mbi dashurinë dhe filozofinë. Kjo masë tërësore, që është vepra poetike, kjo masë homogjene e thurur në mënyrë harmonike, kjo strukturë e ndërtuar me kaq finesë, kjo vetëshprehje e realizuar në një vepër të koncentruar, kornizohet nga dy poezi, që shpjegojnë misionin e poetit nga Zogu i qiejve që është në vend të një parathënieje dhe nga Trashëgimi si një testament poetik.

VESHTRIM HERMENEUTIK MBI “POEZINE FILOZOFIKE” Ajo që e ndan filozofinë nga letërsia: filozofia presupozon kodin, ndërsa letërsia stilin. Heidegger

14

Poezia si filozofi - Filozofia si poezi Poezia filozofike paraqet ende për shumë dijetarë, posaçërisht për njerëzit e shkolluar, vlerën më të lartë. Qysh në kohë të hershme të kulturës europiane, që kur nuk ishin ndarë qartë lëmitë e jetës intelektuale, njerëzit shkruanin filozofinë, d.m.th. shkencën e atëhershme në vargje. Por ajo filozofi ishte në pjesën më të madhe mitologjike; stili i saj ishte thelbësor dhe natyral poetik, sepse mendimi sapo përpiqet të shpërbëhet në imazhe. Që në kohën e Aristotelit kjo gjendje duhet të ketë qenë e tejkaluar, për njerëzit e ditur të paktën. Plutarku refuzon poemën filozofike të Parmenidesit për cilësinë poetike, sepse, thotë ai, poezi pa “mite” nuk mund të ketë. “Mitet” e atëhershme i përkthejmë sot me “imazhe”. Origjina e poezisë filozofike dhe e filozofisë si poezi ka zënë një vend të rëndësishëm posaçërisht në kohën e romantizmit evropian. Romantizmi përmbysi shumë koncepte neoklasike, ndonëse poetin e shpalli profet e mag; përmes kësaj i dha një formulë të re didaktizmit të trashëguar. Teoricienët romantikë shpesh kishin idenë e njësimit të filozofisë me poezinë, që presupozonte trashëgiminë e dy formave të shpirtit, kështusoj ata nuk emërtonin një gjendje, por një proces. Ideologjia romantike ndahet në dy drejtime të kundërta: nga njëra anë Hegel-i, i cili e përkufizon identifikimin e poezisë me filozofinë, nga ana tjetër, poetët që i përmbahen identifikimit të filozofisë me poezinë, kuptimi i lëvizjes ndryshon, sepse paraqitja e hierarkisë shpirtërore është e ndryshme: te Hegel-i poezia bëhet filozofi, sepse filozofia është forma e epërme e shpirtit, për poetët, përkundrazi, filozofia përfundon në poezi - sepse poezia është kurorëzimi i vërtetë i shpirtit. Hirearkia e kundërt është transmetuar në periudhat e mëvonshme, të cilat e radikalizojnë dhe e skematizojnë, disa herë i japin pamje aberrante problemit. Identifikimi i poezisë me filozofinë të çon tek poezia filozofike, ndërkohë që identifikimi i filozofisë me poezinë të çon tek filozofia si poezi. Me konceptin romantik, njësimi është ai që vijon (duke përkuar teorikisht me zëvendësimin tërësor) filozofia kalon në poezi dhe e kundërta, për teoricienët e mëvonshëm filozofia ishte një problem stili dhe forme - poezia është filozofi e vargëzuar. Më i rëndësishëm është fakti se ky specializim sjell dhe bën prodhuese një filozofi estetizante dhe një lirizëm konceptualizant -kategori artificiale- nga buron kontradikta e brendshme - ajo e humbjes së funksioneve specifike. Vazhdimësia logjike ekzistente ndërmjet funksionit dhe mjeteve shndërrohet në një kontradiktë. Poezia kërkon të përmbushë një funksion filozofik, filozofia një formulë poetike, apo, duke mbajtur secila funksionin, i huajnë reciprokisht mjetet. Por pavarësisht nëse në vështrimin e realizimit të funksioneve specifike, përshtaten mjete joadekuate ose, përkundrazi, mjetet karakteristike janë të ndërvarura nga një funksion i huaj, rezultati është i njëjtë. Nuk ka rëndësi n.q.s. p.sh. poeti filozof heq dorë nga funksioni lirik i poezisë për të shprehur ide, apo shpreson që nëpërmjet konceptualizmit të mbërrijë tek poezia e vërtetë. Ngatërrimi i mjeteve dhe humbja e funksionit specifik zvogëlon nismën e tij. Poezia e L. Poradecit mbetet një poezi me përmbajtje të thellë

15

filozofike. Sipas parametrave teorikë të mësipërm, ajo nuk është një poezi konceptualiste si e tillë, por përdor mjetet adekuate të artit, të poezisë; ajo ruan në thelbin e saj funksionin lirik. Kjo poezi si hapësirë ndodhet pranë filozofisë, sepse koincidenca e tyre është shpirtërore. Poezia filozofike ndërtohet së pari mbi të bukurën (tipar i artit dhe i poezisë), pastaj mbi të vërtetën (tipar i filozofisë) E bukura kërkon e thërret njohjen, njohja provokon ndjesinë e së bukurës. Absoluti i emocioneve bëhet njohja e absolutit, njohja e absolutit na hedh në absolutin e emocioneve. Të bashkuara prej rrënjëve të tyre në shpirt, filozofia dhe poezia takohen prapë në shpirt si ruajtëse të absolutes. Ashtu siç do të thotë Benedetto Croce format e shpirtit janë të dallueshme, jo të ndara Përpos prirjeve individuale të natyrshme drejt filozofisë, poeti studioi në Athinë, Bukuresht, Graz, te ky qytet i fundit, klima universitare austriake në bazë të gjithçkaje vendoste filozofinë. Në periudhën kur Lasgushi hyri në kontakte me botën gjermanike, në ambientet letrare mbetej i preferuar dhe turbullues Schopenauer-i, duke lënë pas Kantin, zotëronte idealizmi postkantian-përfaqësuar nga Fichte, Scheling, Hegel- bëhet fjalë për një gjendje të përgjithshme që kishte pushtuar gjithë kulturën. Por filozofët gjermanë i njihnin një rol të posaçëm poezisë: “Nga të gjitha artet - thotë Hegeli- poezia mund të zbulojë ndërgjegjen e të gjitha forcave të jetës shpirtërore, pasionet që luftojnë në thellësi të shpirtit, afeksionet e zemrës njerëzore, përsiatjet e epërme, gjithë fushën e ideve dhe të shorteve të njerëzimit, rrjedhën e sendeve të botës dhe udhëheqjen hyjnore të universit. Kështusoj, poezia ka qenë dhe mbetet mësuesja e njerëzimit dhe ndikimi i saj është më i përgjithshmi dhe më i shtriri.” Nga ana tjetër, poeti ishte i pushtuar nga lëvizja romantike europiane, e cila ndihej shumë nën ndikimin e filozofisë si dhe poetët me të cilët ai ndjente afri ishin Naim Frashëri dhe Eminescu, krijimtaria e të cilëve është e markuar nga një përmbajtje e thellë filozofike. Interpretimin e poezisë filozofike të L. Poradecit do të përpiqemi ta bëjmë në rrafshin estetik e tekstual të saj nga një lëçitje e sotme. Funksioni poetik dhe ai filozofik janë pranë njëri-tjetrit, sepse të dy ëndërrojnë absoluten, duke mbetur kështu paralele, asnjëra nuk është e nevojshme të justifikojë tjetrën. Poezia, e vërtetë thotë esteti rumun Tudor Vianu ofron në rradhë të parë imazhe dhe sentimente, jo ide, ajo është mbajtësja e disa kuptimeve universale. Poezia filozofike e L. Poradecit si pasojë nuk është një poezi në kuptimin didaktik të saj por simbolik.

Deshifrimi i nyjave: Vallja, Zemra - e përjetësisë

16

(Dy fjalë...) Mitrush Kuteli duke iu referuar këtij cikli poezish shkruan: “ Në vargjet e poemit filozofik Vallja e Përjetesisë, të ndarë në pesë këngë që janë pesë shkallët e zhvillimit të jetës fiziko-psihike. Poeti këndon në forma metrike e sulme shpirtërore të ndryshme të harmonizuara në fondin e temës. ...Stili i poemit është i rëndë e pa ngjyrë-si një aksiom matematik në këngën e parë, energjitik, dinamik dhe quasi-allegro në të dytën, celebral, i përvojtur e i dëshpëruar, në të tretin, i thellë, i gjërë e wagnerian në të katërtën dhe olimpian e i qetë si pas njohjes të një revelate hyjnore në të pestën. Secila nga këto këngë sintetizon nga një ton të rëndë filozofie, të thjeshtëzuar prej poetit, përmjet artitmjeshtër e përmes gjyqit e methudhës karteziane gjer në prekjen e unitetit të thelbit”4 Vlen të vihet në dukje, që në fillim, fakti se Mitrush Kuteli i sheh të integruara të pesta poezitë në një poemë, ato së bashku shprehin hipostazat e një procesi të vetëm. Eshtë fjala për poezitë Lënda dhe jeta Fryma dhe qëllimi, Ndjenja dhe njeriu, Njeriu dhe zoti dhe dy poezitë Përjetësia.

“Lënda dhe jeta” - një vizion dihotomik Lënda dhe jeta-është një poezi e kondensuar, në pikëpamje të mjeteve gjuhësore. Lënda shpjegohet vetëm me një varg: Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem. Pjesa tjetër e poezisë shpjegon përmbajtjen filozofike të jetës. Lënda, materia është baza ontologjike e botës, e gjithë komponentëve të saj. Kjo bazë materiale lejon të kryhet njohja njerëzore e botës si tërësi. Vargu i parë i poezisë synon të paraqesë kategoritë e thjeshta, elementët primordialë të materies si dhe shumësinë e formave të saj. Nga një lëçitje disi më e ndryshme, po ky varg duket sikur i drejtohet lëndës duke i thënë: Ti lëndë që je ( apo dukesh) kaq e thjeshtë, je kaq e përzierë, je kaq komplekse në të njëjtën kohë. Pas këtij përshkrimi sintetik të morfologjisë së materies, poeti e drejton lexuesin drejt dy segmenteve kohore: në të shkuarën e në të ardhmen: pata qenë, do të jem. Në vargun e tretë: Rëndë-e fellë-edhe përjetë, jepen disa komponentë, tipare të jetës (në një kuptim absolut metaforik) siç janë pesha dhe thellësia, në një shtrirje kohore pankronike. Këta përbërës esencialë të jetës janë cilësi të përjetshme të saj dhe njëkohësisht dhe shkaku i vërtetë i jetëgjatësisë së saj; janë
4

Mitrush Kuteli Poeti Lasgush Poradeci (Vëzhgim kritik), Bukuresht, 1937, f.35. 17

cilësi substanciale të alkimisë së saj. Poeti vendos në mënyrë të efektshme stilistike foljen jam në tre hipostazat themelore te saj: si e shkuar, e ardhme dhe e tashme. Lëndë e thjeshtë, lënd’ ujem. Pata qënë, do të jem. Rëndë-e fellë-edhe përjetë, Jam çudi si kursesi... Efekti stilistik i strofës shtohet edhe prej faktit se në të janë pranëvendosur fjalë që shënojnë kuptime semantike të largëta e antonimike si: thjeshtë-ujem; rëndë-fellë; pata qënë-do të jem. Në strofën e dytë të bie në sy përsëritja e foljes marr. Në këtë strofë poeti nuk shton asgjë në rrafshin informacional, vetëm se na dëshmon për burimin e tipareve të jetës që vinë nga nivele të ndryshme hapësinorë. Marr të rëndët që përdhč. Marr të thellët nënë dhč. Po që Lart prej Qenies vetë Marr e jap përjetësi. Rëndesa (pesha) dhe thellësia u takojnë dy niveleve të poshtme: përdhe-rrafshi tokësor dhe nëndhe-rrafshi nëntokësor. Kurse nivelet e epërme i takojnë: Lartësisë - që është në fakt burimi i vërtetë i përjetësisë. Duket se këtu kemi dihotominë : materie-shpirt, lëndëfrymë, aspekt fizik-aspekt spiritual. Prej anës së dytë të kësaj dihotomie lind përjetësia. Nga komunikimi i këtyre pjesëve të epërme, nga dhënie-marrjet e tyre lind përjetësia. Përjetësia ndodhet në këtë zonë, ajo prek qenien e jetës.

Fryma dhe qëllimi - hallkë korrelative Duke u nisur sipas një koncepti schopenhauerian mbi vullnetin hyjnor (të frymës) - forcë që vë në lëvizje universin, me saktësimin që forca është një atribut i materies, ndërkohë që vullneti hyjnor është për Schopenhauer-in një faktor shpirtëror, mund të themi se vullneti objektivizohet nëpërmjet formave të përjetshme të sendeve (Abstufungen der Objektivation) që janë të ngjashme me idetë platonike apo me gjuhën evolucioniste, regne dhe specie (species rerum) nga ana e tyre objektivizohen në fenomene. Njeriu është pra jo vetëm individualizimi i një specie, por ai zotëron një metafizikë individuale të ngjashme me format e së përjetshmes dhe të vetë vullnetit. Njeriu paraqet koshiencën, në një kohë në të cilën shfaqet në univers bota si paraqitje, koshienca ndërhyn në vargëzimin e

18

fenomeneve, në zinxhirëzimin e tyre, në lidhjet shkak-pasojë dhe korrelacionet e tyre. Nëpërmjet pyetjeve fondamentale poezia kërkon të gjejë burimin e këtyre lidhjeve të fshehta të fenomeneve natyrore. Kërkohet të dihet ç’është lëvizja, njohja e energjisë, marrëdhëniet ndërfenomenale dhe për këtë i drejtohet erës së veriut. Ky shqetësim aksiologjik universal, ky terren i favorshëm plot mister, bëhet objekt i kësaj poezie të L. Poradecit. Frym’ e pastër e veriut I tha tinës vetvetiut: Ç’mall i madh të jep qëllim, Që buçet me kaq rrëmbim. Llojet e njohjes së botës fenomenale janë ndjesore dhe refleksive, poeti ka zgjedhur këtë të dytën, duke preferuar animizimin e një zinxhiri objektesh. Poeti ashtu si dhe filozofi, këtu është në kërkim të absolutes. Fjala që implikon më tepër lexuesin është fjala vetvetiu. Ç’është vetvetiu në fakt? Forca është tipar i vetë materies, por ajo nuk është shkaku i vërtetë i lëvizjes, shkaku i vërtetë është (vetvetiu) që është dhe e fshehta, që është dhe misteri dhe e panjohura, që është, në të njëjtën kohë, dhe fryma absolute dhe vullneti hyjnor. Me një kuptim konotativ e me një ekstension semantik del dhe fjala mall; këtu si faktor shpirtëror si dashuri, si energji, si forcë kozmike. Fenomenet lidhen me njëra-tjetrën, lidhja është e vetvetishme, organike, ajo nis prej një shtyse madhore, prej frymës që i jep qëllim. E sakaq si ulëriu, J-u përgjigj ma gas veriu: Kam qëllim prej vetë-dijes T’i fryn napëzën anijes... Në strofën e dytë zbulohet hallka tjetër e zinxhirit të fenomeneve, që është napëza e anijes. Po këtu zbulohet njëkohësisht dhe qëllimi i lëvizjes së erës, ajo ka burimin e saj, po ka dhe synimin dhe funksionin e saj. Angazhimi i pjesëve më vete dhe së tërës - bën të funksionojë gjithë ky varg fenomenesh. Përgjithësisht era (veriu) - napëza e anjes i drejtohen vetvetes dhe vetvetiut, kur realizohet një komunikim i lirë, i rrjedhshëm, që buron prej një energjie universale, prej një malli absolut, që i jep motiv e qëllim kësaj lëvizjeje, që lidh fenomenet e natyrës në një korrelacion. Struktura e poezisë, përsa i përket tonit të ligjërimit, është më eksuberante, me një vitalizëm të dialogëve e monologëve që i japin ritmit të saj më tepër dinamizëm. Formalisht ajo ka një ndërtim klasik me katër strofa katërvargëshe, me rima të përsëritura në të katër strofat A A B B, përmes një eufonie që krijojnë një muzikalitet nëpërmjet përsëritjeve të fjalëve: vetvetiut, veriut, vetëdijes, vehtes së vet, përmes diminutiveve: napëza, lundërza etj, të gjitha së bashku krijojnë së jashtmi pamjen e thjeshtë e paqësore të poezisë. Por idetë e saj janë nga më labirintiket, është vetë gjakimi për të prekur absolutin, për të njohur misterin e ndërtimit të botës, të lëvizjes, të energjisë - shkakun e tyre.

19

Po dhe napa q’ ik mi det, I tha vetëhes së vet: Ç’mall i madh të fali shkak, Që rreh detin zemërak? Simbolika dhe mjetet e zgjedhura nga poeti janë me vlera sinjifikative e me një finesë të jashtëzakonshme: era (veriu), napëza e anijes, lundërza - njeriu. Fryma e pastër e veriut - buçet me rrëmbim - i fryn napëzën anijes, napëza (velat e anijes) rrahin detin, shtyn lundërzën - lundërzën e njeriut. Forca është tipar i tyre, por ato përpiqen të vetëshpjegojnë këtë forcë, i drejtohen vetes së tyre, brendisë së tyre si të tillë. Shpjegimi që bëhet nga vetëvetja ka një koeficient më të lartë sigurie e vërtetësie - të vërtetat e mëdha provohen dhe identifikohen prej vetes. E në ças si mori valë, Qiti nŕpëza dy fjalë: Kam qëllim prej vetëvetiut T’i shtyj lundërzën njeriut... Forca që ekziston në vetë materien nuk është e mjaftueshme për të realizuar lëvizjen e universit. Vetëvetiu - fryma - vullneti hyjnor është burimi i lëvizjes universale. Pra ky burim është një faktor shpirtëror, është malli i madh që të fal shkak e motiv për t’i shërbyer njeriut. Njeriu është i lidhur me këto forca, ai është një hallkë e këtij vargu korrelativ. Ndjenja dhe njeriu - homo duplex Në poezinë e mësipërme poeti na çon deri tek njeriu i cili është vendosur në majë të piramidës, ku janë vendosur regnet dhe speciet, ai nuk paraqet vetëm individualizimin e një specie, por dhe një ide speciale. Njeriu zotëron koshiencën dhe ashtu siç e thekson Schopenhauer-i, me koshiencën shfaqet në univers bota si paraqitje. Seria e pyetjeve fondamentale nga një optikë metafizike vazhdojnë. Poezia është një monolog filozofik që bëhet midis dualitetit: qenie empirike - qenie inteligjente, në përpjekje për njohjen e vetes. Këtë problem, kaq shumë të komplikuar, poeti e shtron në mënyrë të natyrshme, përmes një fjalori të thjeshtë e një sintakse po të zakonshme, por idetë e saj kanë një vertikale që prek thellësitë, përmbajtjen e ekzistimit, atë që është gjithmonë e përgjithshme dhe e përjetshme e qenies njerëzore. Pa e pyet dhe vet’ e ti Të mosbindurin njeri, Dhe për zemërën që j-u thye I kërkoj një arsye:

20

Ç’ke që vuan, o njeri? Ç’ke që bret me dhemshuri? Ç’ke që djek posi qiri?Veç në djellë-e veç në shi! Veç në det me llaftari! Gjith të ndjell një mall i ri! Mall i ri, - haj! mall i zi!... Njeriu-në këtë poezi është njeri i përgjithshëm, me ontologjinë e vet. Autorefleksioni metafizik bëhet për të ndriçuar pikërisht thelbin e qenies së tij. Dikotomia njeri-njeri, homos duplex, që përfaqësojnë dy botë, dy dimensione të njeriut, që janë të inkorporuara në të njëjtin trup, është një çelës për të deambiguizuar terrenin hermetik, ku na vendos poeti. Ky vizion, ky operacion, kjo mënyrë vështrimi e njeriut, jo i panjohur për filozofët e psikologët, por dhe për poetët, e vendos lexuesin në një zonë të pasigurtë shenjash dhe figurash që vështirësojnë dekodifikimin e poezisë. Poezia është një tentativë për zhbirim të karakterit kompleks e kontradiktor të njeriut, është një gjakim për identifikim dhe vetëidentifikim. Lënda në këtë shkallë të zhvillimit të saj është njeri, si i tillë, ai ndjen dhe vuan, ndjen dhembshuri, digjet si qiri, reket të njohë përmes ndjenjash diellin, shiun, detin me llaftari duke u tërhequr drejt fshehtësisë dhe misterit. Po njeriu ndaj dëgjonte, Hapte gojë-e kuvendonteKuvendonte me të qarë, Me zembrim me shpirt të vrarë: Mall’ i em, qëllim’ i em Që qëkur m’u bë ujem... M’u bë fije prej qëmoti, Sapo shpirt më fali Zoti Me të parën pikë loti... Lot’i parë-ah! lot’ i shkretë Zu më shket për tatëpjetë Sapo Zoti më dha jetë: Më dha jetë-e më la vetë... Nga intuita, nga ndjenja, poeti përpiqet të njohë Zotin, duke demonstruar kështu dëshirën biblike për të njohur dimensionet përtej qenies, përtej njeriut, përtej rrethimit të botës materiale. Kjo pjesë e poezisë është pjesa tjetër e njeriut apo një alter ego, që është prapë njeriu me pjesën e trishtë e pesimiste që: kuvendonte me të qarë, me zemërim, me shpirt të vrarë. Njeriu i kapluar prej një trishtimi, që ka lindur së bashku me njeriun (Sapo Zoti më dha jetë/ Sapo shpirt më fali Zoti), ky dëshpërim rritet së bashku me dëshirën e etjen për njohjen e ontologjisë së tij dhe Zotin. Kjo tendencë e bën njeriun në një moment të dhënë të bjerë në skepticizëm, gjë që e çorienton dhe e çon atë në vetmi ekzistenciale në raport me Zotin. Ndarja nga Zoti, kjo vetmi metafizike e njeriut-i gjendur pa përkrahje është dramatike dhe turbulluese. Pozita e paqetësisë e vë njeriun në

21

lëvizje tronditëse: Dhe q’ahere vete-e vi, Nxihem keq, a shkrepëti, Rrah të bje në gji të Ti: Po si turrem me vërtik, Si rrah Zotin të m’a çik... Zot’ i em që m’ësht’ armik Gjith më çduket...gjith më ik... Tensionin dhe dramacitetin poeti e krijon përmes një organizimi gjuhësor të posaçëm, veçanërisht nga vlera e fjalëve që shënojnë veprim e gjendje të shqetësuar; rrah të bie (në gji të Ti), turrem (me vërtik) rrah ta çik (Zotin), Vete-e vi, nxihem, shkrepëti, gjithë më zhduket, gjithë më ik. Efekti shprehimor i këtyre shenjave poetike rritet prej faktit se gjithë ky dinamizëm, gjithë kjo sforco mbetet e dëshpëruar sepse Zoti-gjithë zhduket...gjthë ik...

Njeriu dhe Zoti, zemra në njohjen e absolutit Pas poezive Lënda dhe jeta, Fryma dhe qëllimi dhe Ndjenja dhe njeriu vjen poezia Njeriu dhe Zoti. Deri tek poezia e fundit poeti na sjell shkallë-shkallë, pas një gradacioni të njohjes, objektesh poetike që synojnë të njohin absolutin. Duke filluar nga karakteri morfologjik i materies tek poezia Lënda dhe jeta me vargun sintetik Lëndë e thjeshtë, lënd’ ujem dhe deri te poezia Ndjenja dhe njeriu- i hap shteg idesë së njohjes së Zotit. Poezia Njeriu dhe zoti, ashtu si dhe Ndjenja dhe njeriu kanë ndërtim monokolonë në dallim nga poezitë e tjera të këtij cikli. Si gjithë poezitë e tjera filozofike dhe kjo poezi ndërtohet nga pyetje filozofike që burojnë nga kureshtja natyrale. Poeti është përpjekur të na japë vizionin e tij filozofik deri te ky prag - ku kërkohet të njihet Zoti. Ajo që shtron pyetjet është zemra, e cila për romantikët simbolizonte vendin e të jetuarit njerëzor në nivelin kozmik, për traditën biblike-zemra është njeriu i brendshëm, në gjuhën onirike është vendi nga ku lindin ëndrrat. Zemra në poezinë e Lasgushit ka ato vlera simbolike si në traditën biblike, ajo është njeriu i brendshëm, një ide figurative që shoqëron në kontinuitet poezinë filozofike që po analizojmë. Zemra luan rol në zgjimin e vetëdijes, ajo mbart shqetësimin e akumuluar prej kohësh sepse ajo ka folur shpesh. Ndaj ty të qëndron, po, Zoti-tha zemra shpesh vetiu, Më tha me zë të fellë, dhe prapë-u qetësua; Dhe prapë që nga gjiri q’u tund e psherëtiu Me fshehtësi më foli: Ay qëndron ndaj mua... Zemra i kishte folur shpesh, që në kohë të shkuara, i kishte folur në

22

mënyrë diskrete, i kishte folur me një zë të thellë, nga koshienca e tij, i kishte folur në mënyrë të vetvetishme. Por atëherë: Ahere pata heshtur, e s’kuvëndova dot, Ahere thelb’ i zemrës m’u droth posi thërrime; Sepse në vetëveten të pata ndjerë, o Zot! Në këtë dialog poeti ka ndjerë gjithnjë prezencën e Zotit, në mënyrë intuitive e ka zbuluar atë, por fjalë nuk gjen dot, pasojat e kësaj ndjenje janë të thella thelbi i zemrës mu drodh posi thërrime; Konotacioni i fjalës zemër që na jepet me dy vlera të ndryshme semantike: 1. Zemër si alter ego në kuptimin biblik, të shpjeguar në një radhë tjetër idesh (si njeri i brendshëm) 2. Si qendër e botës ndjenjësore e poetit-që implikon më shumë receptorin. Vetëdija në këto hipostaza i hap botës një dritë të re, Uni është një shkallë e arsyes, që kërkon në koshiencën e vet shkallët e sigurisë së ndjenjës. Në substancë si në kriticizmin kantian kemi një lëvizje të pikës së gravitetit nga bota ndjesore drejt intelektit, një aktivitet që ndihmon për të penetruar në absolut. L. Poradeci është poet mendimtar- me një kuriozitet të fshehtë e magjik. Si poet dëshmon një prirje për të dhënë një zgjidhje për teorinë e njohjes në një perspektivë metafizike. Mjerush të pata ndjerë në vëtëveten t’ime! A! dyke neveritur gëzim e dhembje pŕs, Me sy të vetëtimshmë dhe dyshimtar e tinës, Kur që nga shëmb’ e vetes qëndrova ta sodas Sa keq m’j-u patnë hapur të fellat e greminësNdaj fundesh llaftarije ku syr’ i em u mvrejt, E mënt’ e turbulluar askur s’u mund t’i matin: T’a pata matur shtatin! T’a pata matur krejt! Ndaj fundesh llaftarije T’a pata matur shtatin! Ky vizion i eksplorimit të unit të kujton V. Hygo-në që shkruan:” Është e çuditshme që pikërisht në brendësinë tënde duhet të shohësh çfarë është jashtë. E thella dhe e errëta-pasqyrë bëhen në brendinë e njeriut. Atje është ajo dritë-hije e frikshme. Ajo që pasqyrohet në shpirtin njerëzor është më turbulluese se sa ajo që shihet direkt. Është më shumë se një imazh, është një vegim, por një vegim në të cilin ekziston diçka e cila ka të bëjë me një gjasmim. Duke larguar shpirtin mbi këtë pus, dallojmë këtu, në thellësi, si në një humnerë, nëpër një rreth të ngushtë, gjithë pafundësinë e botës” Ndaj fundesh llaftarie- në këtë gjendje turbulluese, në këtë fanitje, që është dhe gjendja dhe më e ftilluar, në mënyrën më paradoksale, poeti mundet ta njohë Zotin, ta shohë, ta perceptojë, t’i masi shtatin. Dhe si për të vërtetuar pikërisht këtë gjendje tensioni psikologjik, përsëritja e sintagmave: Ta patur matur shtatin, në dy vargjet e fundit, shndërrohet në obsesion, për të bindur veten dhe lexuesin poeti i drejtohet Zotit (Absolutit) lirisht dhe duke e demistifikuar, sepse ai është një dimension i pamatshëm prej askujt, atë e ka bërë poeti. T’a pata matur shtatin! T’a pata matur krejt!

23

Ndaj fundesh llaftarije T’a patur matur shtatin! Poeti bën një shkëputje të shpirtit nga trupi dhe nga ky pozicion ai mund të shohë më qartë vetveten, pas ndarjes është procesi i rikthimit të shpirtit në trup, në mish. Që këtu ai mund të shohë thellësitë e greminës, nga ku mund të jetë i tronditur dhe i turbulluar, por më i kthjellët se kurdo. Ai insiston të njohë Zotin duke krijuar një vizion tronditës e një hapësirë që mund të jetë vetëm onirike: nga shëmb’e vetes qëndrova të sodas Pas përpjekjesh ai mundi të njohë dimensionin stërmadh të Zotit, shtatin madhështor të Absolutit dhe sado i madh të jesh e të ndiheshpara Tij i vogël. O Zot! Po rroj pendesën e jetës më së nxirë: Shtërmath në vete t’ënde-më dhč kaq vogëlsi... E si m’a ngrite shpirtin nër kulme lartësireSesŕ në fund ke zbritur! sesŕ në fund të ti!.. Stilistikisht poeti ndërton këto vargje me një sërë kontrastesh që shënojnë kuptime të skajshme; Shtërmadh- vogëlsi, si ma ngrite shpirtin nër kulme lartësirash, përtej jetës banale dhe materiale. Shkëmbimi i vlerave konsiston pikërisht në funksionin e Zotit dhe poetit si krijues. Identifikimi nga intuita dhe arsyeja e bën që Zoti të ndodhet në thelb të zemrës së njeriut, në fund të saj. Dhe besimi te Zoti i jep njeriut një tjetër përmasë, një tjetër funksion, një tjetër shpjegim botës dhe atij vetë. Para së gjithash L. Poradeci nuk ndjek vetëm rrugën për të na dëshmuar ekzistencën dhe praninë e Zotit, jo me mjetet e fesë apo të shkencës, por me mjetet e njohjes si një mënyrë për gjetjen dhe vlerësimin e së vërtetës.

Përjetësia (I), ... një vizion panteist

Njohja e jetës bëhet në poezinë e pestë të ciklit Vallja e përjetësisë Zemra e përjetësisë e cila shënon shkallën e fundit të njohjes, pasi Lënda solli jetën, Fryma solli qëllimin, Ndjenja solli njeriun, Mendimi solli Zotin, Zoti sjell tani Përjetësinë. Pasi njohëm materialen (lëndën), energjinë (lëvizjen) ndjenjën e njeriun, njeriun dhe Zotin, duhet të njohim përjetësinë, si sintezë të katër shkallëve të para. Pas natyrës, lëvizjes në natyrë, ndjenjës, arsyes vjen intuita. Në aktin e njohjes, themeli i saj është intuita, e cila nuk është një funksion i thjeshtë i ndjenjave, por një bashkëpunim me intelektin. Schopenauer-i i ndante objektet “Për subjekt” në katër klasa:

24

paraqitje empirike, nënshtruar formave a priori të intuitës (hapësirë dhe kohë), konceptet (Begriffe) konsideruar si përpunime të materies intuitive (Vorstellungen aus Vorstellungen) nëpërmjet arsyes (Vernunft) kohë dhe hapësirë si intuitë e pastër, më në fund, subjekti vetë, duke paraqitur veten jo si një moment njohës, por si një moment volitiv (Subjekt des Wollens). Të gjitha këto klasa qëndrojnë nën regjimin e parimit të arsyes së mjaftueshme, e cila për sa i përket paraqitjes empirike, punon si ligj i shkakësisë (Gesetz der Motivation). Intuita, duke formuar klasën e parë të objekteve, nuk është vetëm vepra e ndjenjës në kuadrin e formave transcedentale të perceptimit. Intelekti (Verstand) nëpërmjet formës së shkakësisë ndërhyn në një proces aperceptiv, duke i intelektualizuar ato. Sipas vështrimit filozofik dhe të poetit tonë intuita sjell përjetësinë. Përmes intuitës vihen në funksion ndjesitë, konceptet, arsyeja, inteligjenca-për të realizuar sintezën e madhe. Në gjithë përpjekjet për njohjen e përjetësisë së shpirtit, në historinë e mendimit botëror, që nga budizmi, krishterimi, islamizmi, filozofia gjatë gjithë fazave të zhvillimit të saj (duke përjashtuar materializmin) kanë njohur dy forma të ekzistencës së saj: e para që trupi i njeriut shkatërrohet me vdekjen fizike të tij, shpirti vazhdon jetën diku, në një vend e hapësirë të panjohur dhe e dyta që shpirti pas vdekjes fizike të trupit rikthehet përsëri në tokë, me fjalë të tjera toka është vendi ku shtrihet përjetësia. Sipas këtij modaliteti të dytë, që njihet me emrin panteizëm, (i cili lindi në Lindje si filozofi, por në shekullin XIX, në epokën e Romantizmit, u ringjall, veçanërisht në art, në Europë dhe më pas në Amerikë,) e zgjidh dhe L. Poradeci problemin e eternitetit. Në kulm, Në thelb, Në fund të vetes sate Më mban, njeri: Me tëmbëla nër duar Kuptň tashi çfardo dyshim që pate! Të flas me zë të fjalës së kulluar: Pas tronditjes dramatike në poezinë Njeriu dhe Zoti poeti është tashmë i ftilluar, i qetë, ai përpiqet të sqarojë për një të vërtetë që është jashtë çdo lloj dyshimi. Fillimi i kësaj poezie është një rimarrje ideore e vargjeve të fundit të poezisë së mëparshme: E si ma ngjite shpirtin nër kulme lartësire-/ Sesa në fund ke zbritur!sesa në fund të tij!.. Te Troxler, një para schopenhaurian, krijesa njerëzore nuk ndahet në shpirt dhe në trup (dualizmi tradicional), por në atë që ai e quan në një simbol hermetik, Tétraktys, d.m.th. në katër esenca: Körper (shtat), Leib (trup), Seele (shpirt) dhe Geist (mendje, frymë), fryma dhe shtati formojnë dy pole të kundërta dhe absolutisht të skajshme, fryma duke qënë elementi hyjnor impersonal, i cili ndodhet tek ne, por shtati gjithë ç’ndodhet në qenien tonë është e perceptueshme nga ndjesitë. Trupi është parimi organizues i shtatit, por shpirti, është parimi i përgjithshëm i çdo qenieje. Uniteti i tyre do të ishte, sipas taksinomisë së Trokslerit, një lloj qëndre e gjithë krijesës të cilën ai e

25

quan Gemüt (Zemra):”Zemra është vetë qënja e njeriut... individualiteti i tij i vërtetë, qendra e gjallë e ekzistencës së saj, bota e të gjitha botëve të tij, njeriut në vetvete” Poeti i drejtohet pikërisht kësaj qendre të krijesës ku konvergojnë ”katër esencat” dhe unifikohen në: Në kulm,/ Në thelb,/Në fund të vetes sate/ Më mban njeri. Shenjat poetike na drejtojnë drejt kësaj zone me insistim, me anë të këtyre përsëritjeve stilistikore. Vargu që pason më pas: Me tëmbla nër duar-është më tepër një shtatore skulpturale (që të kujton skulpturën “Mendimtari” te O. Rodin-it.) Toni i ligjërimit poetik përqëndrohet mbi fjalët: Kupto tashi. Qëllimi është që lexuesi të sqarohet, të sugjestionohet, të bindet mbi këtë të vërtetë që poeti e ka zbuluar pas përpjekjesh fizike, psikike në katër shkallët e evolucionit të mendimit të tij. Ai tani është i qetë si pas një stuhie: Të flas me zë të fjalës së kulluar. Kjo gjendje vjen pas prekjes së transcedentales, pas provave të ekzistencës së saj, tani vjen faza e shtjellimit të saj - e shpjegimit Kur ti shijon... Kur t’i përket... Kur ti Një lules s’heshtur erë-i merr në fletë: Jam pemë... Flutur... lule..., o njeri Bota që ndijohet, perceptohet, identifikohet prej të prekurit, të shijuarit, provohet prej shqisave, duhet të arsyetohet se çdo realitet fenomenal ka në themel një realitet trancedental. Bota materiale është krijuar prej absolutit në: pemë, flutur, lule, në lëng, pluhur, era e lules, pyll, bregore, këmborë, fije bari, vera, tingulli prej këmbore, deti, vlaku, njeriu, kjo botë është ndërtuar sipas një përkatësie panteiste. Poezia përmes këtyre shënjave të botës që mbartin kuptime simbolike e sinjifikative na çon nëpër kalime nga procese të njohjes në gjendje të caktuara fizike, nga dëshmi faktesh natyrore poetike në deduksione të thella filozofike, nga fenomene tepër të thjeshta në dukje në probleme më të komplikuara që prodhon mendja njerëzore. Në qoftë se do të bënim një skematizim të shënjave poetike sipas përmbajtjes që shënojnë mund t’i gruponim: 1. (shënja që tregojnë kohë) kur ti shijon..., kur ti përket..., kur ti. 2. (shënja që tregojnë vend) Në kulm , Në thelb, Në fund të vetes sate. 3. (shënja që tregojnë gjendje, ekzistencë) Jam pemë...,flutur,...lule...,o njeri: Je lëng..., Je pluhur..., J’er e lule vetë..., Je fije bar, Je tingull prej këmbore: Jam vera, Jam këmbora vetvetiu, Je vlak!, Jam det! Autori i drejtohet lexuesit me folje në vetën e dytë, folje që janë me vetë të përgjithësuar (që i drejtohen njeriut në përgjithësi), po për këtë arsye përsëritet dhe përemri ti, mjete të cilat lidhen me natyrën sqaruese të ligjërimit poetik Shpesh drejtohet duke ftuar bashkëbiseduesin: A sheh, dëgjon, ndje, kupto. A sheh ku zbriti vera mbi bregore?

26

Dëgjon në pyll këmborën q’ushëtiu? Je fije bar Je tingull prej këmbore: Jam vera Jam këmbora vetvetiu. Pra, ndje tashi si ryn në det një vlak Kupto tashi si shket...fundet...humbet... Heu! tej-së-tejmi zemërak Nër vlak kullon!... Njeri: Je vlak! Jam det! Paraqitja e absolutit has në muret e forta të relativitetit. Atëhere nuk na mbetet gjë tjetër veçse të marrim me mend kufijtë e eksperiencës, substancën absolute, por vendi më i sigurtë është vetë subjekti ynë, i cili pasqyron vendin e çdo realiteti. Poeti i sugjeron lexuesit të tij: me ndërmjetësinë e trupit tënd, të qenies tënde njihe Vullnetin, Absolutin, Përjetësinë. Raportet e qenies njërëzore përcaktohen në poezi sipas kësaj përkatësie: Je fije bar - Jam vera, Je tingull prej këmbore - Jam këmbora vetvetiu, Je vlak - Jam det. Ide poetike e shprehur në poezinë Njeriu dhe Zoti: Shtërmadh në veten tënde - më dhe kaq vogëlsi...

Përjetësia (II) ...vizion në kronotop Në këtë poezi L. Poradeci parashtron një koncept të vetin mbi kohën. Koha është problemi më kryesor i metafizikës thotë Henri Bergsoni. Koha është konsideruar një ndër konceptet filozofike universale - pranë koncepteve Hapësirë dhe Qenie. Por koha ndryshe nga dy kategoritë e tjera ka mbetur problemi më i vështirë për t’u shpjeguar. Shën Agustini, një nga zelltarët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit që kërkoi të jepte një përgjigje për kohën thoshte: “Çfarë është Koha? Nëse nuk më pyesin, e di se ç’është. Nëse më pyesin, nuk e di ” Koha përbën edhe një dimension thelbësor të veprës së artit, - zë një vend të posaçëm në këtë poezi - si një përgjigje e mundshme ndaj këtij problemi kaq të komplikuar. Ideja e kohës, gjatë shekujve, ka sjellë mite, simbole, shpjegime teorike, opinione divergjente. Gjatë gjithë kohës është ndjerë vështirësia për të përcaktuar këtë nocion dhe për të depërtuar në thelb të tij. Ekzistenca, nga njëra anë e një kohë metrike apo kohë fizike, një kohë e parë si realitet objektiv, e matshme, e ndarë në momente, kjo është kohë e jetës shoqërore dhe e mendimit shkencor apo koha operatore, një kohë e përcaktuar nga efektet. Nga ana tjetër ekziston

27

një kohë subjektive, një kohë psikologjike, e parë si një përvojë e jetuar (atë që Georges Poulet e quan koha njerëzore). Por mund të bëhet dallimi dhe ndërmjet një kohe të perceptueshme, të rinjohur përmes të ndjerit dhe një kohe intelektuale apo të imagjinuar. Tek poezia Përjetësia koha në të cilën ndodh veprimi poetik është pankronike, më tepër një e tashme e përjetshme, që ka elemntë dhe nga e ardhmja dhe nga e shkuara, sepse shënjat poetike që shënojnë kohë: d.m.th. sot - e tashmja, vjet - e shkuara, mot - e ardhmja, përgjithnjë - përjetësia, janë komponentë formalë. Qenia gjendet në të njëjtin status, ku mungon koha metrike, mungon ndryshimi, qënia ndodhet e suspenduar. Jam sot, Si vjet, Si mot, Si përgjithnjë. Ky koncept nuk është i panjohur në mendimin filozofik botëror, që te Shën Augustin-i, i cili e analizon nocionin e kohës kështu “...nuk ekziston as e shkuar, as e ardhme, por e tashme, e ardhmja si e tillë nuk ekziston ende, e shkuara si e tillë nuk ekziston më”5 Në kontrasensin ontologjik, të mospërputhjes të kohës me qenien, nënvizohet një ide: përjetësia është një konstante e pandryshueshme, është një substancë imateriale e universit, mbi të cilën koha nuk mund të veprojë. William Blake thotë: ”Koha është dhuratë e përjetësisë” Koha lëviz në kahun e saj (objektivisht) vjet, sot, mot, përgjithnjë, por qënia është e përjetshme apo dimensioni i përjetshëm i saj është i pandryshueshëm. Koha e vërtetë, sipas përkatësisë tekstore është pankronike (përgjithnjë). Në fillimin e pjesës së dytë të poemës, në dy vagjet e para, poeti nënvizon homologimin e qenies me kohën. Qënia, Zoti, Poeti, Uni, lëvizin së bashku me kohën, shënjat që tregojnë kohë nuk gëzojnë kuptimet konvencionale të tyre. Jam sot si vjet, Jam sot si përgjithnjë. Me një transformim të tekstit do të kishim: Jam në të tashmen ashtu si në të shkuarën, / jam në të tashmen ashtu si do të jem në të gjitha kohët. Më e qartë del idea e kohës në pjesën e tretë të poemës. Tani, duke përjashtuar pjesëzën si, që ka nuanca modaliteti, së bashku me përdorimin e foljes Jam që nuk shënon kohë gramatikore, ai ruan të njëjtën formë si për të tashmen. ashtu edhe për të shkuarën dhe të ardhmen. Përjetësia është e gjithë e shkuara, pastaj gjithë e tashmja dhe gjithë e ardhmja. Jam Jam Jam Jam
5

sot, vjet, mot, përgjithnjë.

Les confenssions, Saint Augustin, perkth. nga L. Moreau, Paris, Flamarion, Livre XI, fq. 305-306. 28

Ky agramatikalitet gjuhësor, ky devijim, tregon në fakt, në mënyrë më eksplicite, qëndrimin e poetit ndaj kohës. Ajo as shkon, as vjen, por ne lëvizim në mënyrë konkomitente me të. Folja Jam paralizohet, ngrin në një gjithëkohë. Përjetësia e universit është eternitet pa fillim dhe pa fund në pikëpamje të kohës, që do të thotë përjetësi absolute, e krijuesit hyjnor, e Vullnetit, e Zotit. Koha - jepet si njësi e pagjenerueshme, e përjetshme, e paalternueshme. Një tjetër komponent pranë atij të kohës është ai i hapësirës poetike, në një kuptim më konkret kufijtë hapësirorë ku shtrihet përjetësia. Vendodhja e përjetësisë fillon nga trupi, nga zemra, nga shpirti i tij: Në trupin jam, Në zemër, e shpirtin tënd Kur jam në trupin tënd, Jam domosdo Dhe jashtë trupit tënd prej vetvetiu.. Ajo ndodhet jashtë trupit, në pemë, në fluturën, në lulen, mbi këto sende jepen dhe shkallët e njohjes së botës; pema - që jep shije, flutura - që e prek, lulja - që i merr erë. Dimensionet hapësirore të saj marrin një zgjerim ekstensiv. Ato kalojnë përtej trupit, zemrës, shpirtit, jashtë në mal, në pyll, në pamjen që shikon, në atë ç’ka dëgjon, në det, në hon, në qiell, në diell, në gjithë botën. Kjo vendndodhje e përjetësisë është prezenca panteike e Zotit, një vizion i ngjashëm me atë të Naim Frashërit. Poeti në këtë poezi sjell dhe kompozimin e brendshëm e secilit nga ne, formën e jashtme dhe të brendshme, marrëdhëniet e saj me universin, relatat e tyre të brendshme, shtigjet e zgjedhur nga qënia për të realizuar komunikimin me makrobotën, misterin e këtyre marrëdhënieve, vetvetishmërinë e tyre, si pjesë e një lënde unike. Nër shteg-bashkimi,që ti s’di sesi, Bashkohesh brënda me përjashtësi, Bashkohesh jashta me përbrëndësi, Bashkohesh fellë me përjetësi. Qënia, jeton në univers, tenton të përsoset shpirtërisht në harmoni të plotë me prirjen e përgjithshme të natyrës. Njeriu është pjesë integrale e universit. Ajo që ndodhet jashtë qenies së tij, ajo që ndodhet brenda qenies së tij, interferojnë te njëra-tjetra, bashkohen, unifikohen duke ruajtur përsëri pamjen e tyre dihotomike: brëndësipërjashtësi, jashtë-përbrëndësi. Këto dy anë të ekzistencës gjatë këtij procesi bashkohen thellë, treten, rriten me përjetësi. Njeriu tek poezia e L. Poradecit është trajtë e shfaqjes sipërore më të kuptimshme të Zotit. Në këto marrëdhënie komplekse është ai, njeriu, që mund t’i shpjegojë, që mund të shprehë vullnet e të dëshmojë prirjen për të realizuar bashkimin, sepse ai zotëron mendimin.

29

Që brenda shpirtit desha ta bashkoj Dhe veten time-atje përjashta ti: Dhe hapa shteg-bashkimi nëpër shpirt: Shteg të mendimit, plot me dlirësi, Ah! të mendimit plot me errësi... Kjo strofë në pamje të parë të bie në sy për strukukturën jo të rregullt, nga strofat dyvargëshe, trevargëshe deri tek ato gjashtëvargëshe. Ky coptim nuk është në natyrën e poezisë së L. Poradecit, e cila në shumicën e rasteve është rigorozisht e matur dhe e karakterizuar nga një ekuilibër vizual dhe muzikor, lidhet tërësisht me modalitetin e shpjegimit që ka zgjedhur poeti për këtë përmbajtje filozofike. Ky sulm i brendshëm i poetit determinon dhe formën, ritmin dhe organizimin ornamental të veprës. Zot krijues-poet krijues Poezia Përjetësia lejon apo prodhon më shumë izotope njëherazi, përpos interpretimit të mësipërm, duke qënë një tekst i hapur, lejon interpretime të tjera të mundshme mbi këtë tekst poetik. Ontologjia e poetit, gjithë filozofia e qenies dhe ekzistencës në këtë poezi realizohen nga pozita e poetit-krijues apo Zot-krijues. Ky identifikim nuk është pa bazë n.q.s. përqasim semat kuptimore poetkrijues, Zot-krijues. Aftësia e mbinatyrshme për të krijuar i afron për së tepërmi këto dy nocione dhe deshifrimi i tyre në tekst nuk është i lehtë. Misioni hyjnor i poetit që është shumë i afërt me atë të profetit, përdorimi i shpeshtë i shenjave që shënojnë vetën e parë ( folja jam apo folje të tjera), ambiguiteti i poezisë të çojnë në këtë dilemë interpretimi. Ku përjetësia është pëjetësia e krijimit artistik. Në këtë cikël poezish dhe fjala Zot del me më shumë kuptime, përpos kuptimit religjioz, ajo fiton kuptim polisemantik: herë si objekt referimi, si përqëndrim maksimal i qenies, herë si pushtet, si gjakim drejt absolutes, herë si synimi themelor i njohjes ontologjike. Zoti njëjtësohet shpesh me gjithësinë, me çdo gjë që shihet, perceptohet apo paramendohet. Ai është thelbi i përgjithshëm dhe i përjetshëm i gjithësisë. Zoti lasgushian është pa skaj në pikëpamje të hapësirës dhe të kohës. Ai është lënda dhe shpirti i përgjithësuar, një përgjithësim i botës së sendeve dhe ideve. Cikli i poezive Vallja e përjetësisë-Zemra e përjetësisë nuk përfshin gjithë poezinë me karakter filozofik të poetit L. Poradeci, por në këtë cikël poeti jep në mënyrë sintetike dhe në formën e një qarku të mbyllur konceptimin e vet mbi zhvillimin e jetës dhe në mënyrë të posaçme mbi njohjen njerëzore, mbi botën dhe mbi veten. Poeti na ofron një përsiatje që kërkon shprehjen plastike, një intuitë që thërret në ndihmë analogjinë librore. Lirizmi nuk është i pandashëm nga meditimi, marrëdhënja midis filozofisë dhe poezisë janë të thella, por kjo nuk do të thotë se poeti filozofon në vargje apo që ilustron ide. Ai do të arrijë përmes ideve në poezi, jo përmes poezisë në filozofi. Vetë poeti do të shpjegohej: “Kam lexuar në Enciklopdinë Larousse pjesën ku flet për letërsinë shqipe. Ju ju quan poetë filozofë. Lasgushi u

30

inatos, hyri e doli disa herë nga dhoma dhe më në fund duke përpjekur portën tha: “Filozofinë e bëjnë filozofët, unë bëj poezinë”. Poeti ka një sensibilitet metafizik, ai di të habitet, duke pasur kujdes që çiltërsia e pyetjeve që shtron të mos e tejkalojë atë të përgjigjeve. Kjo aftësi e poetit për tu habitur e dallon poetin nga poetët e tjerë. Ai përshkruan temat, zhvillon obsesionet, vendos që në fillim vendin në poezi. Që këtu buron, vetmia e tij në kontekstin e letërsisë shqipe. Ndikime apo reminishenca që mund të zbulohen tek të tjerët janë të huaja. Në “Ylli i zemrës” Poradeci hedh formulën e tij, formulë të realizuar përfundimisht qysh në poezitë e tij të para. Aleanca midis poezisë dhe filozofisë nuk është e plotë, por përcaktuese. Poeti është i prirur në mënyrë organike drejt përsjatjeve dhe spekullimeve që bën apologjinë e heshtjes, fshehtësisë dhe misterit. Midis sistemit filozofik dhe poezisë ekziston një diferencë e kuptimeve. Eshtë fjala për opozitën midis perspektivës ndarëse dhe analitike të shkencës dhe të asaj bashkuese dhe sintetike të artit. Ajo që në një plan abstrakt dhe sistematik mund të jetë një premisë irracionaliste këtu nuk është tjetër gjë veçse afirmimi i veçorisë së njohjes poetike. Qëllimi i poezisë është që të shpallë kuptime të reja, madje dhe nëse e bën përmes fjalëve që gjejnë një përdorim të gjërë në gjuhë. Përmes kësaj retorike të fshetësirës dhe përmes vetëdijes për zgjidhjet e tij krijuese, Poradeci afrohet me drejtimin mallarmean, me “puristët” dhe intelektualistët. Poeti është i angazhuar në një kërkim shpirtëror. Përmes kësaj soditje, në njohje me shpirtin, L. Poradeci bën pjesë në “vizionarët” e poezisë moderne. Programi i mallarmean apo rimbaldian, ai i Rilke-s apo i Poradecit takohen në përpjekjen për të sforcuar kufijtë e njerëzores, në konceptimin e poezisë si “shpëtim”. Ndërkohe që vizionarizmi mbërrin deri në një shprehje-limite përmes përvojës surealiste, poetë të tjerë mbërrijnë në vizione pa çrregulluar të gjitha ndjesitë. Ata kërkojnë në horizontin e përsjatjeve pozicione dhe perspektiva të frutshme në lirizëm. Jo vetëm njëherë këto pozicione janë të pushtuara me ndihmën e një konceptimi filozofik unitar, të shprehur qartë apo të nënkuptuar. Një perspektivë bujare për poezinë është ai i çiltërsisë dhe i habisë. Habia nuk rrjedh nga naiviteti. Ajo ndiqet nga meditimi dhe naiviteti vetë është një pafundësi provokuese që ndihmon në zbulimin e botës. Natyra dyfishe e aktit poetik bën që poeti nga njëra anë poeti “mrekullohet, habitet” në mënyrë të vetëdishme, ai e lë veten në krahët e magjisë, kënaqet vetë për të kënaqur të tjerët. Poradeci bën pjesë ndër ata poetë që e dominon poezinë, mendimi dhe imagjinata e tij ushtrohen në një përpjekje ndërtimi abstrakt që do të krijojë shkallë-shkallë një sistem. Një autor i tillë ka vetëdijen për poezinë e tij, domethënë të privilegjeve dhe reziqeve që mund të burojnë nga formula e tij krijuese. Sistemi filozofik vetanak lasgushian është i shprehur në mënyrë të figurshme, të kondensuar duke mbartur mbi vete vlera estetike, për poetin tonë do të shkonte një dëshmi që bën T.S.Eliot për poetin francez P. Valéry P. Valéry ishte shumë njeri inteligjent për të qënë filozof. Qëndrimi i L. Poradecit është qëndrimi i një njeriu të vetmuar, që tenton të ilustrojë prej mënyrës së vet të menduarit, funksionimin në

31

ansambël të shpirtit njerëzor, qëndrimi i poetit që kërkon të dialogojë e të bindë receptorin e vet përmes një përjetimi dhe përvoje individuale. Poezia filozofike në fjalë mbetet një vlerë kulmore në gjithë letërsinë shqipe por dhe në letërsinë botërore, lektura e tyre implikon në çdo kohë, sepse në to gjen më shumë informacion se “në një biblotekë të tërë librash filozofikë” siç shkruan Mitrush Kuteli, sepse gjithësecili gjen në to pjesë nga vetvetja, sepse paraqiten problemet themelore të ekzistencës, përpjekjet njerëzore drejt njohjes psiko-fizike të jetës, drejt njohjes së së panjohurës, të fshehtësisë, misterit

IV.

PARADIGMA E PULSIONEVE TE JETES

Dashuria - etimoni i poezisë Shenja qendrore semantike, e cila shënon ndjenjën sunduese në veprën poetike të L. Poradecit, ku konvergojnë të gjithë linjat nga të gjitha rrafshet kuptimorë dhe nëntekstorë, ku gjen shpjegim esenca kreative - etimoni i këtij krijimi- është dashuria. Dashuria është fjalë-çelëse, jo vetëm për shpjegimin e domethënies horizontale të tekstit, por dhe domethëniet vertikale dhe planet kuptimore intertekstuale. Sipas mendimit tonë dashuria në tekstin lasgushian është e shtresuar në tre plane themelore 1. Në rradhë të parë si dashuri universale për artin në përgjithësi, si dashuri për gjithçka që merr pjesë në krijimin e botës artistike, dashurinë për poezinë si një produkt hyjnor, e prodhuar pas përpjekjesh, modelimesh, rimodelimesh të tekstit, për gjithçka që në poezi merr jetë nga dashuria. 2. Si dashuri e përjetshme njerëzore - si kategori filozofike, si forcë graviteti e gjithë këtij universi , si forca lëvizëse e jetës, si domosdoshmëri e ekzistencës-dhe në mënyrë të qartë këto poezi përfshihen në qarkun e poezive kozmogonike-erotike e të pulsioneve të jetës. 3. Si dashuri e trimit dhe e vashës, dashuri arketipale, dashuri e lashtë, e projektuar dhe e stilizuar sipas një koncepti folklorik, me frymë dhe në mënyrë më të lokalizuar akoma me ngjyra, struktura gjuhësore që i ka sugjeruar lirika popullore aq e pasur e trevës së Pogradecit. Kjo trihotomi ngërthen në vetvete në mënyrë më të plotë konceptin dashuri, përfshirë edhe kuptimi erotik të fjalës. L. Poradeci, një poet eminament evropian në mënyrën e përjetimit të kësaj ndjenje e të projektimit të saj në tekstin poetik, i këndoi një dashurie të thellë, herë universale eterike, herë mungesore, por me imazhe të gjallëruara nga malli, shpesh këto poezi kapin forma

32

tejet fluide e komplekse, herë të tjera konkrete, vizuale dhe të prekshme. Dhimbja, llaftaria, fshehtësia, ëmbëlsia-bashkëjetojnë si figura konceptuale multipolare të formuluara në një koneksion. Në hipostazën e dashurisë erotike, e dashura është larg, ajo ndihet më shumë përmes meditimeve të poetit, përmes dëshirimit, gjakimit, përsiatjeve, të të ndjerit dhembje të ëmbël. Por poeti e dëshiron këtë dhembje më shumë se gjithçka. Në qoftë se flasim për poezinë e dashurisë në veprën e Lasgushit duhet marrë në konsideratë faktin se e gjithë krijimtaria poetike e L.Poradecit gjakon drejt dashurisë si drejt një elementi të epërm dhe thelbësor të jetës. Ai aspiron për dashurinë jo si drejt një “pasioni”, por drejt një plotësimi të një sugjerimi të ndjenjave dhe të tokës. I nisur nga prirja për ta spiritualizuar dashurinë, ndoshta sipas modelit romantik, në këtë poezi afrohemi në një farë mënyre tek ideali femëror la donna angelicata e poezive të Dantes. Çifti erotik shpesh mbetet në nivelin e çiftit mitik . Nga kjo perspektivë kuptojmë që një nga komponentët e çiftit erotik, në shumicën e rasteve ai mashkullor, kërkon pjesën tjetër komplementare për të dalë nga rrethi i vetmisë. Te poezia lasgushiane ekziston një pafajësi e të të dashuruarve, por kjo nuk i pengon për skenat të nismës erotike. Vasha heziton jo nga mungesa e vullnetit por më shumë për koketëri, dhe këtu qëndron dhe magjia e idilës lasgushiane. Asgjë nuk mungon në repertorin e përjetimit të dashurisë: llaftaria erotike, deklarata e dashurisë, keqardhja, kënaqësia fizike. Nuk është fjala për një epikurizëm brutal, natyralist, por për një epsh të temperuar që i jep jetëgjatësi ndjenjës, spiritualizim, eternitet përtej çastit të tashëm. L. Poradeci krijon në letërsinë shqipe, në gjurmët e traditës të Serembes e N. Frasherit, idealin e dashurisë së intelektualizuar, hipersensibile që turbullohet vetëm nga dëgjimi i hapave të të dashurës apo nga çdo lloj fëshfërime të fustanit të saj, nga lojërat e dritës, nga tingëllimi i fjalëve. Por lumturia tek L. Poradeci nuk është plotësisht e ftilluar, e kthjellët, euforike, por e rëndë nga ngarkesa semantike. Poeti i sundon pasionet dhe i transformon ato në estetik.

Malli i miturisë Mosha shpirtërore nuk shkon gjithmonë paralelisht me moshën kronologjike, ky rend prishet dhe bëhet pothuaj i pazbërthyeshëm për një poet, e veçanërisht kur është fjala për L. Poradecin, që konsiderohet si poeti pa moshë në letrat shqipe, tek i cili koha e jetës, veprës, lavdisë, heshtjes u vendoson sipas një rradhe të shprishur e të panatyrshme, të dhimbshme e paradoksale... Kur njerëzve u paraqitej në historitë e letërsisë, të hartuara në periudhën postbelike, si i vdekur-në moshë madhore ai shkruante

33

himne për dashurinë, kur ishte në kulmin e rinisë së tij ai shkroi për vdekjen e sakrifikimin, përjetësinë dhe misterin e fshehtësinë- një fshehtësi që e mbuloi si një tis luksoz e mitik veprën dhe personalitetin e tij. Nostalgjia për ditët e fëmijërisë-periudha e formimit të një konstitucioni shpirtëror të veçantë dhe vendimtar në formimin e personalitetit poetik, mbeti një temë e preferuar për të. Ja disa hipostaza: Shoqja e miturisë/ vogëlushja më e parë/ të puth me zjarr të mitur/ dëshirimi i parë, m’u zu mall i mitur, motriçka e vogëlisë, sa pikovi lot i parë/ mall i parë/ ju shoqe të kohës mitare/ zëri mitar/ lulja mitare etj. Nga këto sintagma të markuara bëhet evident fakti që një fushë tematike e interesimit të poetit mbetet fëmijëria kujtime imazhe, reminishenca të trajtuara nga një disponim i posaçëm shpirtëror, momente të trajtuara nga esenca etnopsikologjike, nga një përvojë e pangatërrueshme dhe e pashlyeshme që buron nga ngarkesa të subkoshiencës. Fenomeni, sigurisht është shumë i përgjithshëm dhe nuk ekziston artist apo poet tek i cili fëmijëria të mos ketë luajtur një rol përcaktues në formimin e tij artistik. Por ajo që është e veçantë në veprën e Lasgushit, besojmë se është toni i poezisë, origjinaliteti që theksohet prej mallit-ndjenja bazë nga ku formësohet gjithë lënda poetike. Shoqja e miturisë, mungesa e prezencës së saj, gjakimi për t’u bashkuar, arratia shpirtërore, dhembja shpirtërore, lëndimi i dashurisë, brenga, heshtja, magjia, dëshira, gazi, llaftaria, humbja, durimi-janë të intonuara nga një ngjyrim i përgjithshëm që është malli

Kronotopi i dashurisë Tema e kozmogonisë në letërsinë botërore ka zënë fill në letërsinë asiro-babilonase, në letërsinë hebraike, në letërsinë indiane në krijimin e vedave, me letërsinë greke Hesiodi me Teogonia-n (Lindja e perëndive), në letërsinë romake Lukreci e Ovidi e më pas Hugo-i e Eminescu, në letërsinë shqipe Bogdani dhe padyshim L. Poradeci. Në këtë poezi, motivet kozmogonike përdoren me vlera simbolike e metaforike-me një theks të rëndë filozofik. Poezia “Vallja e yjeve” si kryevepër poetike me ide të epërme filozofike, me reflekse të gjëra ideore, por dhe me cilësi të brendshme si harmonia dhe eufonia, poezia zhvillohet nga ana prozodike në konkordancë me tonalitetin e ndjenjave. Për të thënë ide që tentojnë drejt absolutes, drejt së përjetshmes-poeti trajton motive kozmogonike nga një kronotop i tillë. Kështu në poezinë në fjalë kuptimi gjithëpërfshirës i fjalës dashuri si një nocion i gjërë filozofik merr kuptim më tepër në hapësirat kozmike

34

- si forcë graviteti i gjithë universit. Yjet të krijuara nga mosgjëja dhe kaosi dhe që jetojnë prej mallit e dashurisë-prej forcës tërheqëse të kësaj ndjenje stërmadhe, universale-si forcë lëvizëse e jetës, si domosdoshmëri e ekzistencës. Idenë e lëvizjes në këtë poezi kryesisht e krijojnë foljet që japin ndjenjën e lëvizjes harmonike në tekst dhe nga ana tjetër kemi gjëndjen e qetësisë, e cila njëherazi çliron gjendje ngjyre, vëllimi, afektiviteti. Lëvizja, kjo valle në hapësirë, krijohet prej foljeve që shënojnë veprim dhe lëvizje nga ana semnatike, por edhe nga togje e struktura sintaksore që janë më tepër sinonimike me këto të parat - që sjellin, për pasojë, tek lexuesi ndjesinë e një lëvizjeje magjike, madhështore, harmonike, hyjnore e sugjestive. E gjitha kjo krojohet prej endjes së tekstit “Texte veut dire Tissu” siç e quan Roland Barthes dhe këto ide, këto ndjesi krijohen nga idetë gjenerative që prodhon ky tekst. P.sh. po të shihen në poezinë e mësipërme efektet e lëvizjes që burojnë nga foljet: që vërtiten palë-palë/ venë-e vinë-e venë prapë.../do të venë fluturim/ ata ikin varg-e-varg/ i vjen përqark e me vërtik/ e si ik... si gjithë ik.../ gjithë më pranë e gjithë më pranë/ lozin vallen e dëshirës/ shoq’i vet q’i sillej pas me një sulm të llaftaruar. Po kështu është interesante të bëhet inventari i mjeteve gjuhësore që tregojnë të kundërtën: yjtë e ndezur si thëngjill/ përvëlohet dhe ndizet/ ndizet cas edhe për cas/ më me zjarr ze përëvëlohet.../vetvetiu e morri flakë/ q’e kishin flakën mun në gji/që e zhuritte dashuria/ që çkëlqente me zili/sapo drita t’u përgjum/ sesa ndrin e vetëtin!.../etj. Nga grupimi i dytë del qartë alternimi i gjëndjeve të lëvizjes dhe qetësisë. Lëvizja përmes përsëritjeve të fjalëve, sintagmave, alternimeve të gjëndjes së qetësisë me lëvizjen, ndërtojnë këtë valle kozmike yjesh, këtë valle harmonike - po kaq harmonike është dhe lëvizja e shenjave në tekst. Alternimi midis kaosit dhe rregullit, midis lëvizjes së përjetshme dhe qetësisë së përjetshme, gjejnë shprehje në mjetet gjuhësore, të cilat i japin lexuesit ndjesinë e lëvizjes. Eshtë interesante të vihet re gjithashtu pulsimi i tekstit në rastin kur folja nuk tregon veprim apo gjendje sipas ndarjes tematike së mësipërme: Sŕ më pak e shëmbëllen: Aq më shumë-e djek dëshira... Pa nga malli që s’e gjen, Dridhet gjithë hapësira. Eshtë fjala për foljet dridhet e cila pulson tekstin, krijon një efekt të madh sugjestiv, dramatik, kozmik, si një gjendje fizike e ndërmjetme as lëvizje, as qetësi.

Vallja e tokës Poezia, ku dashuria bëhet shumë më konkrete dhe pa abstragime të mëdha, është dashuria që merr jetë në një mjedis shqiptar konkret. Në këtë gjeografi lëviz jeta e qenieve popullore, mitologjike, arketipale, fryma autentike shqiptare. Në këtë grup poezish kemi të bëjmë me

35

një ambjent që bëhet më i lexueshëm në tekst, një poezi më objektive, më figurative në kuptimin vizual, personazhet mbartin psikologji sociale, zhurmat të afrojnë më tepër me tokën, me frymën shqiptare. Lidhjet me folklorin në këto poezi janë të hapura: struktura, stilema, fryma autoktone, prosede që gjenden në poezinë popullore, simbolika, vjershërimi dhe veçanërisht një gjuhë e përzgjedhur në mënyrë të posaçme, të cilën Lasgushi e huajti nga krijimtaria popullore, duke i dhënë vlera të papara deri më atëherë. Afiniteti për poezinë popullore i shquan individualitetin krijues, identitetin etnik të poetit dhe në të njëjtën kohë i shton vlera të cilat ai ia fali me bujari poezisë së kultivuar shqipe. Të jetuarit intensiv, në mënyrë intelektuale, shpirti evropian, reflekset e kulturës së poetit, bashkuar me lirikën rustike, mitike kombëtare - krijojnë një alizh të veçantë, një armaturë nga e cila ngrihet një vepër solide me tipare origjinale. Në këtë cikël poezish poeti kërkon t’i japë shpjegim pozitës së tij ballë kombit, ndaj traditës, ndaj fisit, ndaj natyrës, ndaj vendlindjes, ndaj ekzistencës. Personazhet mitike, (çifti mitik) Trimi dhe Vasha, jetojnë në një mjedis gjeografik në të cilën ndodhen: liqeri, kroi i fshatit, Mali i Thatë, lëndina, pylli, mulliri, korijëza, përroi etj. Këto imazhe kanë esencë folklorike, kanë një notë të gjallë autoktonizmi pogradecar. Zogjtë, njerëzit, vajzat. liqeri, flora, krijojnë imazhet e një vendi të stërlashtë që zotëron mister e fshehtësi. Në këtë mënyrë elementë të tilla si : jeta, gjumi, misteri në këtë peisazh mitik janë të harmonizuara dhe të integruara në rregullin dhe në shenjtërinë e natyrës. Në aspektin stilistik është interesant të vihet re prirja e poetit për të homologuar krijimin me tekstin poetik të këngës popullore, duke sjellë si rezultat krijimin e projektimin e një teksti quasi-oral. Vjershat bëhen më të shkurtra, fitojnë një tingëllim e një ritëm që afrojnë me këngën, bëhen më të gjalla, pikërisht nga kadenca muzikore, nga struktura sonore, theksuar nga vlerat akustike të fjalëve. Teksti poetik duket sikur vetërregullohet prej disa operacioneve subtile- manifestime të të shkruarit oral. Ajo që ndryshon nga tipi i përbashkët i teksteve folklorike tek L. Poradeci është një dozë subjektiviteti që duket po kaq i natyrshëm sa dhe subjektiviteti i një personi që paraqet apo rrëfen ngjarjen.

Vizioni i parajsës tokësore në poemën “Kamadeva” Animus-Anima Poema Kamadeva (1958) është shkruar sipas të gjitha manierave vetjake të poetit, ndonëse prosedeja krijuese, struktura e poemës janë krejt klasike, dhe diskordante me proceset poetike botërore e kombëtare. Megjithatë ajo shënon një vlerë kulmore në trashëgiminë tonë artistike.

36

Me gjakimin për të krijuar një vepër komplete, të përmasave të mëdha, e cila të përfshijë humanitetin në përgjithësi, me një përmbajtje madhështore, L. Poradeci dëshmon një ndëgjegje artistike po aq të lartë sa dhe poetët e mëdhenj të humanietit Hesiodit, Lukrecit, Virgjilit, Dantes, Tasos, Miltonit apo Viktor Hugo-it. Vetë poeti për strukturën e poemës do të shprehej: “Konceptimi im i dashurisë tek “Kamadeva” është më i mirë se sa ai i Dantes në “Divina Comedia”. Ja si e kam: Në pjesen e parë shihemi, dashurohemi, e shijojmë këtë dashuri, por demoni i së keqes na ndan. Në pjesën e dytë unë e kërkoj të dashurën në qiell. Dashurohemi përsëri, me një dashuri të madhe shpirtërore dhe unë dua ta afroj të dashurën, ta prek, ta puth, ta përqafoj. Dhe e prek, e puth, e përqafoj, po kjo prekje, kjo puthje, ky përqafim s’më ngop, se s’është tokësor. Këtu është ndryshimi i konceptimit të dashurisë sime nga ajo e Dantes për Beatriçen. Dantja e shikon Beatriçen njëherë kur është nja nëntë vjeç dhe i pëlqen. E shikon pas nja nëntë vjet të tjera dhe i pëlqen më shumë. Pastaj e takon në qiell, e admiron me një dashuri qiellore, e admiron, e adhuron me një dashuri qiellore ose platonike dhe i këndon. Kjo është dashuria? Kjo është dashuria njerëzore? Ja! Unë të dashurës i këndoj bukurinë shpirtërore por dhe bukurinë trupore: dua ta prek, ta puth, ta përqafoj, se jam njeri, jo ëngjëll! Kjo është jeta. Kjo është natyra... Natyra s’është as amorale, as morale, as imorale. Eshtë natyrë, pra e shenjtë. Prandaj mua s’më ngop ajo dashuri qiellore, jashtëtokësore, dhe prapë duke kaluar hapësirat e pafundme me shpejtësira të llahtarshme, zbres përsëri në tokë. Dhe kjo dashuri në tokë që s’më ngop, dhe kërkon në qiell dhe s’më ngop dhe zbres ta gjej në tokë përsëri, është vetë natyra e njeriut që kërkon e kërkon e s’ngopet kurrë. Ja, ky është konceptimi i pjesës së dytë të Kamadevës.”6 Kamadeva mirëruan tiparet e poezisë lasgushiane dhe ruan lidhje në çdo pikëpamje me këtë krijimtari, vjen si pjesë organike e saj. Kontinuiteti me letërsinë shqipe sigurohet po nëpërmjet veprës së tij ndërsa me atë se ç’ndodhte në vitet ‘50-’60 në poezinë shqipe, ajo nuk kishte asnjë lidhje. L. Poradeci plotësonte universin e tij, duke i mbetur konseguent strukturës së tij shpirtërore, duke qënë besniku më i madh i vetëvetes dhe antikonformisti më i madh në letërsinë shqipe. Poema është një shteg i hapur për vetëveten. Bota e poetit ishte e mbyllur, indiferente ndaj proceseve të revolucionarizimit të poezisë shqipe, ndaj poezisë politike, të mbushur me parrulla dhe me një formë pllakateske. Përballë kësaj periudhe të trishtë e kalimtare ai zgjodhi të përjetshmen. Preferoi t’i referohej botës së tij intime, përvojës së tij erotike, dashurisë, përmasave universale të saj, që prekin çdo qenie njërëzore, pavarësisht nga sistemet politike, nga shoqëria ku prodhohen këto ndjenja, nga qëndrimi politik, fetar, etik, moral ndaj saj etj. Poema është një produkt i vetvetes, sintezë e një përvoje vetanake. Vepra merr jetë nga kujtimet e poetit mbi dashurinë, nga terreni kozmik i mallit lasgushian, nga një proces ringjalljeje dhe zgjimi, nga
6

Kolevica, Petraq “Lasgushi më ka thënë” fq.42.

37

depozitat e subkoshiencës, në një përpjekje për të zgjedhur në këtë materie, të shndërruar në kujtime, atë që është më e vyer dhe më e dallueshme. Më shumë sesa kaq, ndonëse poeti e ndërton poemën me referime personale, ajo nuk është vetëm një sintezë e një përvoje si të tillë, por e dashurisë, e pushtetit të saj mbi njeriun, e nevojës së njeriut për të, si ndjenjë e përjetshme që u jep dhe u mban jetën krijesave, si ndjenja më e lartë e harmonisë tokësore, si forcë mikluese permanente e erotikes mbi qenien njërëzore. Poeti na zbulon një mendim, i cili strukturohet në nivele dhe koncepte, nga ato më të epërmet në ato më inferioret, nga kozmikja tek socialja, dhe prapë tek njeriu individual, që nga miti në të tashmen. Të gjitha këto janë të përfshira në një sistem i cili ka logjikën dhe harmoninë e tij. Në këtë kuptim vizioni lasgushian, i cili mund të krahasohet me ato të Dantes, është unik në letërsinë shqipe. Bota e poemës është një parajsë qiellore, harmoni e dritës dhe e muzikës, e qëndrimeve që burojnë nga hierarkia e përkryer e shkallëve të hyjshmërisë. Vizioni është ai i një parajse shpirtërore dhe morale. Harmonia sigurohet nga dashuria si parim universal. Magjia e kësaj vepre mbetet gjuha. Gjuhës shqipe poeti i ka vënë kurorën në këtë poemë. Ai provon se gjuha shqipe është gjuha e mundësive të pafundme, e nuancave semantike të pafundme, e subtiliteteve të pafundme. Vepra është sugjestionuese, kapluese. Përpos të tjerash, edhe prej komponentëve muzikorë e vizualë të saj, transmetuar përmes gjuhës poetike. Intuita e L.Poradecit përshkruan ëndrrën e Adamit, projektuar në një dublim të vetevetes, të cilën e ndjen duke u rritur në qenien e tij të brendëshme. Fenomenologu i poezisë Gaston Bachelard analizon në Poétique de la ręverie këtë lojë të projekteve të kryqëzuara të cilat paraqitin dashurinë njerëzore. Për filozofin francez, psikika njerëzore është e përbërë nga një animus (mashkull) dhe nga një anima (femër), (koncept i huajtur nga C.G. Jung), të cilët bashkëjetojnë në një harmoni të plotë. Ai shprehet: “Në dashuri, dialektika e animus dhe anima shfaqet si një fenomen i projektit psikologjik. Burri, i cili dashuron një femër, projekton mbi të të gjitha vlerat të cilat ai i admiron në anima-n e tij. Por femra projekton mbi burrin të cilin dashuron gjithë vlerat prej të cilave animus do të donte ta pushtonin. Këto dy projekte të kryqëzuara, kur janë të ekuilibruara mirë, përbëjnë bashkime të fuqishme.” Në këtë kuptim për Danten “Beatriçja është një sintezë e realizimeve më të mëdha, ajo është për një ëndërimtar vlerash njërëzore anima savante. Ajo shkëlqen nga mirësia dhe inteligjenca.” Anima lasgushiane projektohet si qenie ideale, që del si e tillë pas një procesi përzgjedhës kujtimesh, që stimulohet të dalë në pah nga një shtysë e brendëshme siç është malli poetit. Fytyra e dashurisë për poetin lëviz në përfytyrimin e vajzave që ai ka dashur që venë-e vinë dhe përqëndrohet, duke iu referuar po G.Bachelard-it, tek femrat ku projektohen mbi të vlerat të cilat ai i admiron në animan e tij... Dh’ashtu posi dikur Nga largësira

38

Më del plot hir e nur Ajo më e mira. Kamadeva është poema e dashurisë, erosi vetë, Zoti i dashurisë, përgjithësimi i saj. Në të konvergon pëvoja jetësore, eksperienca kulturore, veçanërisht përvoja e fëmijërisë - të gjitha sintetizohen në një akt poetik fundamental. Në letrat shqipe, deri tek Lasgushi, nuk ekzistojnë faqe poezie me këto projekte subtile që krijojnë një pasqyrim aq te thellë të erosit njerëzor. Gjakimi i poetit është t’i ngrejë një monument dashurisë, skena madhështore plot plasticitet, tablo danteske, në një kronotop fantastik, sonoriteti hapësiror zhvillohet në një harmoni të përkryer – vizioni lasgushian mbi parajsën tokësore.

Karakteri onirik i poemës Çelësi për sqarimin e poemës, për shpjegimin e lëvizjes , hapësirës, kohës, imazheve, mesazhit, është prezenca e onirikut në ngjizjen poetike, në konceptimin e saj fillestar dhe në zhvillim e saj horizontal. Në terrenin poetik, përmasave të kohës e hapësirës është e vështirë t’u vësh kufij. Ndeshemi me një kronotop të pastër, lëvizja e botës ndodh në muzg, kur drita dhe hija ndodhen në një konfuzion të ëmbël, kur horizontet e mëdhenj hapen pa fund nga shkëlqimi i yjeve, moment i përshtatshëm për ëndërrime të paqarta, gjendje të vakëta të shpirtit dhe dëshirave të zhytyra në thellësi të koshiencës. Endërrimi kthehet në një skenar madhështor onirik. Poeti në ëndërr ekuivalon me një sondim deciziv në thellësinë e qenies së tij, duke angazhuar vetë themelet e qenies. Sipas psikologëve, ëndrra paraqet një mjet pjellor të njohjes së vetvetes. Nuk është vetëm hetimi psikologjik i zakonshëm, por nga sondimi, nëpërmjet onirikut zbulojmë njerëzoren vetë në esencën e vet. Endrra në poemën e Poradecit është dialog onirik me unin; kjo gjë bëhet më domethënëse për të vlerësuar në mënyrë lirike e në koordinata më të thella vepren. Duke e vështruar më tej hipostazën e ëndrrës në poemë, vemë re se kemi një humbje totale të koshiencës individuale, duke kaluar në rrafshet më të thella të unit, dhe pikërisht atje ku uni nuk ekziston më, aty ku është shkrirë me madhësinë e kozmosit. Ëndrra tek L.Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales-ideales, individualeskozmikes, vdekjes-jetës dhe mbi të gjitha eros-qenie njerëzore. Erotika e poetit bazohet në pafajësinë e qenjeve, të cilat bashkohen në mënyrë të pashtirur. Intimiteti nuk është analitik, ai është i vizatuar në mjegullën onirike. Të dashuruarit nuk flasin dhe nuk pyesin . Ata bien nga forca e instiktit dhe nën ndikimin e mjedisit rrethues, në një gjumësi ekstaze, të cilën Lasgushi e quan magji. Heronjtë e poemës kanë mungesë të kuriozitetit psikologjik, janë tepër të mbytur deri në harrimin e vetëvetes si faktorë natyralë. Femra del nga diku, më pas të dy bien në gjendje apatie, të tërhequr, për më tepër, nga një lëvizje

39

ritmike nga jashtë, nga rënja e vazhdueshme e rezeve të botës. Të gjitha këto ritme krijojnë pamjen e një bote kozmike, personazhet nuk kanë kohë të verifikojnë nëse kjo që ndodh është ëndërr apo realitet. Mekanika e lëvizjeve kryet sipas natyrës se ëndrrës, shfaqja e së dashurës jepet në pamje vizuale të turbullta : si nër vegime/ fshehtësiplotë në mug të vonë/ në mbrëmjeherë/ në afsh perëndimor/ si pluhur qiellor/ gjithë mugëtirë/ dhe në atë mugëllim/ po ndehet nj’ag i zi/ një cipë nate etj. Përmi kodrinë atje Mënjanuar bote, M’u shfaqe plot hare, Fshehtësiplote Gjesti, lëvizja, dinamika kanë një përkatesi onirike. Të gjitha ato pësojnë një ngadalësim, mungesë peshe fizike e konkretësie, ato shkojnë sipas mekanizmave të ëndrrës, sipas ligjësive të një bote tjeter (botës të përkthyer në onirik). Natyra e lëvizjeve që prodhohen në ëndërr shoqërojnë personazhet deri në pamundësinë e kryerjes së tyre, pavarësisht nga vullneti që ata kanë. Limeri u mbush përplot Me shkrumb e hije Ne t’ikim s’ikim dot Prej kaq magjije. Kjo natyrë lëvizjeje prek gjithë botën e ofruar nga poeti. Duke filluar nga levizjet e mëdha të dimensioneve kozmike deri tek lëvizjet më të imta e më intime të mikrobotës, të regnit bimor që ketë rradhë nuk lëviz nga shtysa fizikë të zakonshëm, por një nga një energji që shkakton dashuria. Lëvizja që kap përmasa madhështore si tek strofa: dhe pylli i ndezur n’ë ar/ Q’u tund nga vendi/ Gjëmoi tingëllimtar/ Si gjemë ergjëndi/ - Po ashtu ajo kap dhe lëvizjet më delikate të natyrës: Zëmbaku anohej lehtë/ Najazm’e shtruar përkulej si mëndafsh/ Rigoni binte therori/ Leshnje e push i ri/ dhe gjeth i hollë/ Që bi si flauri/ Dhe posi fjollë. Endrra në poemë bëhet më e dukshme po të hetojmë gjuhën e personazheve; secili nga protagonistët flet me vete. Ata mbeten prezentë në të njëjtin pyll nga i cili nuk mund të dalin, duke formuar një tjetër topografi me të njëjtat koordinata: pyll, njeri, qiell. Gjuha metaforike e ëndrrës është më sintetike, më e koncentruar nga ajo që thuhet me fjalë për orë të tëra. Gjuha e ëndrrës nuk ka asgjë të përbashkët me konceptet racionale. Gjakimi i Lasgushit afron me konceptin që kishin romantikët se ekzistojnë dy lloj mendimesh: mendim i pastër dhe mendim i shprehur përmes gjuhës. Sipas Lichtenberg-ut midis ëndrrës dhe një ngjarjeje të zakonshme ekziston një diferencë si midis një teksti origjinal dhe një përkthimi. Dashuria e vërtetë është memece dhe jo e shtirur, si vetë instikti, dhe prej elementaritetit të saj, është e pafajshme. Endërritja i fal dashurisë së projektuar në fëmijëri androgjenitet të pastër, përsosuri, pafajësi të gjesteve, megjithëse personazhet thonë fjalë kemi të bëjmë me një dialog simultan, me një duet inferior animus-anima. Fjalët nuk shqiptohen, por janë ëndërritja e pastër. Soditemi me sy/me gojë s’flasim,/ memitemi të dy,/durojmë e s’plasim/Dhe një ang me gjëmë

40

plot,/në zemër e kemi,/dhe njeri-tjetrit dot/nuku i-a themi. Pamjet onirike, duke u rrotulluar në të gjitha hipostazat e mundëshme, arrijnë deri aty sa poeti i thotë onirikut me emrin e tij të vërtetë: p.sh. Ja posi n’ë ëndërrim/ Lumturi-dehur/në qiell një murmurim/zu papandehur./Dh’aq ëndërr e vashëri/ dyke përcjellë/ jehonte pyll’i zi/ me duf të fellë. Po ja se qielli i tund/ ëndrrat e qeta/ prej heshtjes së pafund/ ku flinte jeta. Një tjetër aspekt i onirikut në poemë është përsëritja. Magjia e terrenit të dashurisë, tërheqja dhe joshja janë shumë të forta, lëvizja në të, në forma të përsëritura, nga ku qeniet nuk mund të dalin dot prej këtij “kurthi” të mbyllur nga kufij magjikë është ëndrra erotike. Eksperienca e jetuar në një tension maksimal, ka pasur si efekt nxjerrjen në dritë të kësaj magjie averbale, transportimin e saj drejt jetës reale dhe pasqyrimin në fjalën poetike.

Heshtja dhe muzika Gjatë vështrimit vertikal, poema herë të krijon përshtypjen e qetësisë, herë të murmurimës, jehonës, bujës, regëtimës, gjëmës, rënkimit dhe pothuaj gjatë gjithë kohës të krijohet ndjesia e muzikës së pafundme produkt i harmonisë së parajsës tokësore. Lektura e poemës i zgjon receptorit asociacione muzikore përmes përpunimit fin të fjalës, bashkëvendosjes së fjalëve (eufonia) për qëllime ekspresive. Nga njëra anë përdorimi i disa bashkimeve tingullore për dëgjimin (eufonia akustike), dhe nga ana tjetër një ndërtim të posaçëm të ligjërimit që ky të jetë komod për t’u shqiptuar (eufonia artikulare). Të dyja janë të lidhura ngushtë me procesin e shqiptimit: Që fjalë mjeshtërisht Në radhë i stisi, Dhe kaq çuditërisht, Për ty i stolisi. Një tjetër ndjesi të muzikës dhe të heshtjes poeti e përcjell tek receptori përmes semantikës së poezisë. Poema ngjason me një dramë muzikore, ku përfshihet ekstaza e dashurisë, buçimi i ndjenjës, dehja e ngazëllimi i poetit, purifikimi i shpirtrave të të dashuruarve. Poema përmban murmurimat melodike të preludit të dashurisë (subjekti i dashurisë), zhurmat dhe klithmat e ndarjes infernale, tingëllimet herë të zbehta, herë buçitëse e kumbuese nga kujtimet e dashurisë, e në mënyrë të veçantë nga malli (esenca e vetë dashurisë); intensifikimin ritmik si dhe krijimin e disa qendrave për pushime (heshtjeje) për të parë qetësisht pikat e vlimit të dashurisë. Alternancat midis heshtjes dhe muzikës krijojnë variacion, por dhe pasazhet që shënojnë qetësi - janë funksionale, tronditëse, si thyrje në një zhvillim horizontal melodik që i japin poezisë më tepër sonoritet. ...Dhe s’dilte as pipëlim/Nga pylli i qetë/Dhe s’dilte as

41

regëtimë/nga zemra e nxehtë, apo tek strofa tjetër: Dhe n’atë qetësi/Të vetmuar/ N’aq heshtje e harmoni/ Të pambaruar. Në skena të madhërishme onirike - në parajsën lasgushiane hyn, për ta bërë më të dukshëm karakterin muzikor të poemës - kënga. Kënga nis nga qielli, jehon që lart me gas, me kumb të shuar, murmuron një këngë e lartë u ndje me plot jehona, këngë për dashurinë, këngë qiellore. Dashuria është kështusoj e bekuar, e shenjtëruar, e mbrojtur nga qielli, këndojnë dy shpirtrat e të dashuruarve - ninfat në ajër, çetat në ajër. Melodia fillon me duet, hovi i saj intensifikohet, amplifikohet deri sa arrin në një mbështetje të gjërë në një diapazon gjithëqiellor, në polifoninë e çetave qiellore. Tablo madhështore, ku tingullshmëria hapësirore zhvillohet në mënyrë paqësore, të butë, harmonike. Kënga ndihet me plot jehona, shkrihet në të ngazëllimi, hareja, ëndja. Ekstensioni i këngës kap dimensionet kozmike, rrit kufijtë e saj deri në limitet e pafundësisë të vendosura nga mendja njerëzore (yj’ e qiej) Gjëmuan yj’ e qiej Nga gung’ e lartë Kumbuan tejpërtej Me tinguj t’artë Nga pikpamja kompozicionale L. Poradeci ka inkuadruar një këngë në një këngë më të gjatë. Prosede e përdorur gjërësisht në fushën e arteve dhe të letërsisë që implikon në çdo kohë adhuruesit dhe studiuesit. Kështu në tablotë e Vermeer-it apo të Velazquez-it hasen imazhe të pasqyruara në pasqyra apo tek Shekaspeare luhen pjesë të vogla teatri në një pjesë teatri më të madhe. Poeti zgjedh këngën, sepse ai i beson totalisht muzikës, atje ku mbaron funksioni i fjalës-fillon ai i muzikës. Walter Pater-i mendonte se të gjitha artet duan të arrijnë muzikën. Atij i intereson harmonia më tepër se kumti, më tepër ai sugjeron atmosferë, frymë, klimë, një gjendje onirike-fantastike, sesa një mesazh verbal (mesazhi është i pastër lirik). Kënga, melodia është himn i dashurisë. N.q.s.Kamadeva është himn i dashurisë, kënga e ndërfutur në të është himn i himnit të dashurisë. Himnuan si n’altar Me himn të dlirë, Plot afsh e mall e zjarr Tretur e shkrirë Piktoresku si atmosferë. I dyti komponent, pas muzikës, në poemë është piktura. Sensibiliteti i poetit është i njohur ndaj ngjyrës, figuratives, imazhit. Bota poetike ndriçohet, errësohet- sillen e sugjerohen para syve të receptorit figura që shfaqen, zhduken, rishfaqen, këto lëvizje në hapesirë kanë përkatsinë e ëndrrës dhe janë të varura nga “pakujdesia onirike” Përse pakujdesi? Sepse ëndrrat janë unike dhe të papërsëritshme dhe janë të ndjekura nga frika se do të jenë aspak të kuptueshme dhe të vështira per t’u rishfaqur. Sepse ëndrrat janë tejet

42

të brishta, dhembshurisht të pasigurta, vështirë për t’u perceptuar. Nga kjo optikë shpaloset bota vizuale në poemën Kamadeva. Kështu ky realitet i pikturuar nga Lasgushi, që pëson ndryshime gradacionale, ndryshime koloristike të befta, ngjyrime dhe çngjyrime të objekteve të ëndrrës, të horizonteve, merr jetë nga ndërhyrjet e dritës e të hijesnga efektet vizuale. Të errëtat ndahen nga drita duke formuar ditë e nate (kozmike jo tokesore) Peisazhi në poemë ngrihet si diçka misterioze, duke transmetuar për më tepër tinguj se sa dëshmi koherente. Gjendja shpirtërore që na transmeton ky peisazh është melankolia, nostalgjia, paqja, ngritja shpirtërore. Por mbi të gjitha dëshmon dashurinë e poetit për natyrën, etjen për imazhin, për koloraturën, për pasurinë e pafundme të formave të natyrës. Kjo gjë shihet nga qëndrimi që mban poeti, mënyra sesi ai sodit tokën, bimët, pyllin, qiellin dhe ambicia e tij për t’ia transmetuar ngrohtë lexuesit. Poeti është i kapluar nga ndjenja e natyrës. Përpos tablove me shtrirje kozmike Kamadeva është e mbushur me plot detaje analitike nga regni bimor, plot rafinament poeti di t’i alternojë pamjet e makrokozmosit me ato më të imtat. Thuhet se piktori frëng G. Courbet është shprehur pak a shumë kështu: Si mundet te pikturojë dikush ëngjëj, duke qënë se askush nuk ka parë qoftë dhe një të vetëm. Kjo frazë duhet të plotësohet: Cili beson në ëngjëj edhe mund t’i shohë ata. L. Poradeci besonte në parajsën e dashurisë dhe e kishte parë atë-parajsë e pasqyruar në poemën Kamadeva.

43

V.

VIZIONI POETIK I VDEKJES

Krijimi dhe vdekja Përpos problemeve të shumta që përfshihen në botën e artit, përpos tematikës gjërësisht të pafundme, pa njohur kufij të asnjë lloji, rëndom artistët e mëdhenj vendosin subjektin artistik në disa qëndrime të analizës ekzistenciale, të njohjes ontologjike, filozofike dhe njëherazi universale para një bote të hapur. Në gjithë historinë e letërsisë dhe të artit në përgjithësi veprat që gëzojnë dimensionin universal i kanë lënë një vend të posaçëm vdekjes. Qëndrimi ndaj saj ka evoluar nga njeriu primitiv më pas te grekët e vjetër, te kultura e krishterë europiane si dhe tek ajo islamike. Më i madhi padyshim ishte projektuesi i skëterrës së vdekjes - Dante Aligeri. Sipas psikoanalistëve dhe veçanërisht Z. Freud-i i jep një rëndësi të veçantë vdekjes. Në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, veprimet njerëzore janë të stimuluara nga disa pulsione dhe dëshira. Ekzistenca njerëzore gjendet kështusoj midis dy poleve bazale, të përfaqësuara nga eros-i dhe thanatos-i. Nëse erosi ruan instiktin e konservimit të qenies njerëzore, thanatos-i përbën instiktin e shkatërrimit. Marrëdhëniet harmonike apo antagoniste midis këtyre dy instikteve bazale janë të asaj natyre saqë mund të na çojnë në formimin e një imazhi mbi jetën. Vdekja duke u përkitur të gjitha kohërave, duke ekzistuar lidhje të forta me psikikën njerëzore, me brerjen e saj, me ngushëllimin, me shpagimin, shpërblimin, tmerrin, herë e receptuar si shpëtim, herë si ndëshkim, herë si fund, herë si fillimi i përjetësisë - ku më shumë e ku më pak pothuaj në të gjithë letërsinë që nga ajo anonime egjiptiane dhe deri në letërsinë moderne. Heidegger-i në një analizë ekzistenciale do të shkruante “Vdekja është mundësia e të pastrës dhe të thjeshtës pamundësi të Dasein-it/= i faktit të të qënit këtu/. Por në këtë mënyrë, vdekja shfaqet si mundësia më e mëvetësishme e pakushtëzuar dhe e pamundur për t’u tejkaluar si e tillë, ajo është një pashmangshmëri specifike që s’mund të zotërohet.” Po të kalohet nga sfera soditëse, apo vetëm e sipërfaqes së veprës së artit në prerje vertikale, për të nxjerrë në pah qëndrime subkoshiente të artistëve ndaj vdekjes, madje dhe nëse vepra e tij afirmon ndjenja pozitive dhe optimiste në një farë mënyre tregon shkallën e shmangjes apo të harrimit të saj. Ashtu siç thotë Neitzche “ Krijimi-s’është ky

44

mjekimi më i madh prej vuajtjeve, është ky lehtësimi për jetesë, për atë që krijon janë të nevojshme edhe vuajtjet dhe ndryshimet” Poeti duke e ngarkuar me fuqi emotive fjalën komunikon mënyrën e tij të të parit, të të ndjerit dhe të ekzistencës, si dhe nëntekstorisht dhe atë që nuk e komunikon dot. Midis krijimit dhe vdekjes ka një mospërputhje dhe një kontradiktë që buron nga natyra substanciale e tyre, ashtu siç thotë Gaëtan Picon-i “krijimi është mohim i vdekjes” 7 Në këtë vështrim krijimi është zgjatimi i jetës, madje dhe kur trajton vdekjen ai është pro jetës si i tillë. Por ky është një problem që i takon filozofisë së krijimit dhe për shumësinë e problemeve që ngërthen del jashtë objektit të këtij studimi.

Vdekja me gaz Në disa raporte komplekse dhe disi e veçantë del dhe vepra e Lasgushit po të hetohet nga ky aspekt. Vdekja kap një vend të rëndësishëm në tekst ashtu si dhe përjetësia dhe dashuria. Përmes qëndrimit që mban poeti ndaj këtyre kategorive universale bëhet e mundur dhe zbërthimi i disa nyjeve të kumtit të opusit lasgushian. Vdekja është e shoqëruar me gjeniun, me fatin e tij të paracaktuar, me kushtet e tij tragjike. Leopardi kur flet mbi kushtet e gjeniut thotë: ” Shkrimtarët e mëdhenj, të paaftë nga natyra apo të mësuar me shumë nga kënaqësitë njerëzore, me shumë mungesa të tjera nga vullneti i tyre, jo rrallë herë të neglizhuar në shoqërinë njerëzore... kanë si short të bëjnë një jetë të ngjashme me vdekjen, dhe të jetojnë, në qoftë se prekin lavdinë, pasi janë varrosur”8 Pra sipas Leopardit, gjeniu ndahet nga njerëzit e zakonshëm jo vetëm për faktin se zotëron njohjen në një shkallë superiore, por në mënyrë të ndjeshme përmes fatalitetit të shortit të tij, që është ai di condurre una vita simile alla morte. Gjeniu ka vetëdijen e kufijve të ekzistencës së tij dhe për këtë vuan thellësisht, vuajtja e tij është e dëshirueshme e ndërgjegjshme, ndërkohë që vuajtja e njeriut që nuk reflekton mbi fatin e tij është e padëshirueshme. Ky specifikim është veçanërisht i rëndësishëm, sepse nxjerr në pah kushtet tragjike të gjeniut. Dënimi im s’më tremb aspak! Dënimi im nis e m’i lak Fërngjitë-e shpirtit varfanjak: (Lundra dhe flamuri) Vdekja në tekstin lasgushian shfaqet si vdekje me gaz, pa kurrëfarë makabriteti, dhembje ekzistenciale, pa kurrëfarë tmerri që të sugjeron akti i vdekjes, personazhet të tundojnë, por dhimbja që ndjejnë ata shkon në progresion me kryerjen e misioneve, me realizimin e idealit. L. Poradeci e ka afirmuar këtë ide në tre poezi “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”,”Vdekja e nositit”. Vdekja është këtu si shërim, si shpërblim i asaj që ke jetuar, si meritim. Jeta ka qënë e funksionalizuar
7 8

Gaëtan Picon “Scriitorul si umbra lui”, editura Univers, 1973, f.17. Leopardi, Tutte le opere, a cura di Walter Binni, Sansoni, Firenze, 1969

45

dhe flijimi vjen sigurisht me dhimbje, ky qëndrim i poetit ndaj vdekjes bëhet i mundur përmes shenjash poetike, simbolesh dhe një sërë rrathësh dhe figurash, që mposhtin tonin makabër të vdekjes: E s’duket gjë kur humb, Veç pluhurës si shkrumb Lart mi katart si thumb: Flamur’ i pastër që m’u nxi Në sulm të lumtur për liri, Qëndron gazmor në lartësi!..

Figura dhe simboli Në një vështrim të parë, në të treja poezitë e përmendura më siper, situata poetike e përzgjedhur është e njëjtë dhe shenjat e zgjedhura të ngjashme. Personazhi vendoset në raporte fundamentale me liqenin (është objekti që do të marrë jetën ose përndryshe thënë vdekja, apo dhe në se nuk është tamam kështu-merr pjesë me densitet të lartë në poezi) Simbolet janë: liqeri (deti), Nositi, Flamuri, Lundra, Gjeniu i anijes. Nositi, Gjeniu-simbolet e krijuesit të flijuar, të lodhur, të sakrifikuar, por pa dhimbje për idealin. Flamuri, Lundra, Anijasimbole të idealit, ato që i udhëheqin në jetë, që i drejtojnë, që u mbushin jetën me brendi, që u a bëjnë jetën më të kuptimtë dhe më të qetë. Liqeri (deti)- vdekja apo shoqëruesi i saj. Ballafaqimi i simboleve të sipërpërmendura me liqenin që Lasgushi e paraqet në arenën e vdekjes, ashtu si dhe në atë të dashurisë e shndërron atë në një shenjë-qendër semantike të poezisë. Duke e shndërruar liqenin në një objekt tejet plastik, varësisht nga struktura shpirtërore të caktuara apo të motiveve që trajton në poezi, poeti e shndërron, ta themi në mënyrë eufemistike, në atë që merr jetën, për të mos thënë tërësisht vdekjen, me sa dihet nga raportet idilike dhe tejet komplekse që ka pasur poeti me liqerin, nuk mund ta identifikojë me vdekjen. Elementët e tjerë që përzgjedh autori janë po kaq sinjifikativë si: pëlhura, zjarri, gjeratoret, tallazi etj. Un’ ik liqerit zemerak Fatlum dh’i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak: ........................................ Ahere-helmohet e buçet Pas mallit tim liqeri-i shkret, E rrit tallazin posi det . (Vdekja e nositit) Mesazhi që transmeton poeti është nga më fisnikët: Jeta me brendi, me ideal, me funksion suprem është shumë me vlerë ballë vdekjes. Tek Lasgushi, kjo për së tepërmi është identifikim me veten,

46

me krijuesin, po aq sa është mesazh për lexuesin e tij, apo një apel apo grishje për ta jetuar jetën me brendi, me ideal, me sublimitet. Në raportet e gjallesës me vdekjen vlen të shihen tek këto poezi vendi që u jepet trupit, shpirtit dhe idealit. Vdekja bëhet me gaz prej shpirtit, prej idealit, ajo e mbush me brendi, ajo e bën vdekjen e lehtë. Se prapa le vazhdën e ndritur Q’e hapa me shpirtin fatos Fistonin gazmor ku pat shkitur Valimi i anijes q’u sos Në vargjet e mësipërme ndonëse kumtohet rruga shpirtërore, dy vargjet e dyta afrojnë me botën materiale, vizuale. Lasgushi bën lidhje të të dy botëve përmes një figuracioni paralel, simbolet e lëndës ndriçojnë ato të frymës e anasjelltas. Më të dukshme bëhen shenjat në vargjet: Valimi i anijes së lehtë Qetohet, ndalohet, mbaron Gjeniu i anijes përjetë Hepohet...anohet... valon... (Gjeniu i anijes) M.Kuteli me shumë të drejtë konstaton ”Vargu i parë tregon fatin e anijes, të trupit prej balte, kurse i dyti tregon rrugën e gjeniut, të shpirtit. Balta: qetohet, ndalohet, mbaron; shpirti hepohet... anohet... valon ”9

Jetë e vdekje përqafuar Në poezi të tjera vihet re një qëndrim pak më i ndryshëm ndaj vdekjes (ndonëse dhe këtu ruhet toni pa makabritet). Poezia “Vrapojnë zemrat”, “Përqafimi”- kanë në qendër të tyre vdekjen, por e parë kjo në një spektër më të gjërë, jeta shihet në vazhdimësi, atë e plotësojnë një shumësi vullnetesh, funksionesh permanente, ndërprerja e njërës jetë ndiqet nga të tjerat në mënyrë të vijueshme e të përjetshme. Vdekja e jeta shihen të integruara tek njëra -tjetra, rrjedha e tyre shënon vazhdimësi. Kështu rrjedh dyke kënduar Endrr’ e zemërës së shkretë. Rrjedh si varg i pambaruar, Varg i thurur vdekje-e-jete, Jetë-e-vdekje-përqafuar. (Përqafimi) Dhe nga ky vështrim më i përgjithshëm, më filozofik, më universal, si
9

Mitrush Kuteli. ibidem.

47

pjesë e gjithëkujt dhe e të gjithëve vdekja shihet si një proces i natyrshëm, jo fatal, pra i zhveshur nga çdo lloj ngjyre tmerri. Vdekjen e hasim në disa nga krijimet e tij me optimiste, kjo dëshmon edhe për bindjen e poetit në ngadhnjimin e idealit të pavdekshmërisë. Për më tepër vdekja duket se nuk ka prekur asgjë nga krijimtaria e poetit, sikur nuk ka mbërritur të mposhtë vdekjen fizike as të gjeniut, as të nositit. Vdekja si dhimbje Një grup më të vogël poezish, ku vdekja dhe dhimbja për të jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë, impresive, janë dy vaje: “Vajtimi mi trupin e shokut”,” Ku qajnë motrat vëllanë”, këto poezi kanë formë elegjiake, e dyta është vaje me kadencë popullore. Në grupin e parë të poezive ku vdekja pritet me gaz, vetëshprehja kryet prej personit që pret vdekjen e ëmbël, duke u intersubjektivizuar ligjirimi poetik, më tepër ai i ngjan një të foluri sugjestiv, ku shkrihet mrekullisht tensioni i lartë emocional dhe intesiteti i përjetimit. Ndersa në grupin e poezive për të cilat po flasim, ndonese ligjërimi është i subjektivizuar ato thjesht përjetojnë prej subjektit vdekjen e të afërmëve, shokut ose motrës. Vdekja në këto poezi ka semantikën e zakonshme dhe të përditshme, kurse në poezitë e mësipërme ajo është si zhdukje fizike e një materiejeje, e më pas të vazhdohet si gjallërim shpirtëror nganjëherë dhe jashtë tokës.

Jetë-punë, Vdekje-mbijetesë Akti i vdekjes i shërben si shembull, si model për të jetuar me kuptim jetën nga të tjerët. Qëndrimi i poetit ndaj jetës, ndaj vdekjes, përmbajtjes dhe funksionit të tyre, përjetësisë, ku në mënyrë implicite supozohet dhe jeta e veprës, mbijetesa e saj, ( apo vdekja) e vlerave kualitative të artit. Pra përpos raporteve fundamentale: jetë-vdekje në semantikën më të përgjithshme në poezinë e Lasgushit kanë dhe kuptime specifike: punë-vepër-realizim të qenies dhe vdekje-ajo që mbetet pas saj (veprës) fama, mbijetesa. Ky mesazh jepet në mënyrë lapidare tek poezia “Flaka” Përmbys shoh shkrumbin Ca iskra pa shuar Ca yj që s’humbin Nga jet’ e mbaruar Në gjithë poezinë lasgushiane tre rrafshet themelore, ku mbështetet lëvizja poetike mbeten përjetësia, dashuria dhe vdekja. Veçoria e kësaj poezie që vihet re në filozofinë e përgjithshme të saj është motivimi: vdekja rigjeneron jetën.

48

VI. POETI DHE PIKTURA

Leksematika piktorale Një nga çështjet që zgjon kërshërinë e lexuesit, në sferën kontemplative të veprës poetike të L. Poradecit, është sensacioni i ngjyrës-përmes njollës piktorike, përmes imazheve, pasteleve dhe përmes gëdhëndjes qartazi të natyrës. Natyra gjallon në fjalën e Lasgushit, ndrit me sovranitetin e universit, që ka një përkatesi autentike. Poeti ngjyros të gjitha rrafshet e botës së tij të para vertikalisht: si thellësitë, humbëtirën, liqerin, njeriun, Poradecin, atdheun, malin, qiellin dhe yjet. Bota kundrohet, transkiptohet dhe universalizohet nga ky rrethim gjeografik.

49

Mes kësaj bote dhe vetes, Lasgushi vendos shpirtin dhe nuk pikturon pjesën sipërfaqësore të formës, por ai ndriçon çdo gjë me rrezet e shpirtit të tij dhe thith dritën që buron nga gjërat që shihen dhe nuk shihen. Poeti ka optikën e vet që e përthyen, e përpunon në fjalën e ngjyruar stilistikisht, por dhe aftësinë për ta çuar lexuesin drejt pamjeve, drejt fokusit të tij poetiko - piktural. Poeti përpos faktit se ka studiuar për pikturë dhe se ka pikturuar, shfaq në gjithë veprën e tij poetike reflektimin e kësaj përvoje me aftësinë vëzhguese, pasqyruese, modeluese, si njohës i thellë i figurës, vizatimit dhe ngjyrës. Poeti, kur shkruan, kujdeset për lexuesin, e drejton dhe e orienton atë me shënja pikësimi, i sugjeron atij të gjenerojë kuptime fjalësh, kumte të thella filozofike dhe imazhe të mbushura me ngjyra dhe figura. Po kështu ai përkujdeset dhe për hapësirën e poezisë, për anën vizuale të saj, ornamentikën e saj, gjë që dëshmon edhe njëherë vokacionin e poetit për pikturën. Në poezinë e tij jeton dhe fjala dhe piktura, ndaj poezia fiton ambivalencë, bëhet e thellë dhe jetëgjatë. Ngjyra jeton në dy trajta në poezinë e Poradecit: së pari si ngjyrosëse e fjalës shqipe, e krahasueshme me njollën piktorike dhe së dyti si ndërtuese e pamjeve të tëra të ngjyrosura, e imazheve letrare. Në të dyja rastet ngjyra zgjon ndjesi jetëgjata. Imazhet letrare nuk kuptohen menjëherë, por ato zhvillohen shkallë-shkallë deri në realizimin e imagjinatës përmes një pasurimi të domethënieve. Imazhi letrar duhet parë si një funksion psikologjik shumë I posaçëm, ai është një realitet fizik që ka një reliev të veçantë, më saktësisht një reliev psikik. Një poezi e vërtetë të bën të mendosh pafundësisht, të bën të ëndërrosh pafundësisht. Bachelard do të shprehej kështu për imazhin letrare: “ Një imazh letrar është një kuptim në gjendje lindjeje; fjala- fjala plakë-fiton përmes saj një domethënie të re. Por kjo është e pamjaftueshme: imazhi letrar duhet të pasurohet me një onirizm të ri. Të ketë një kuptim tjetër dhe të provokojë një mënyrë tjetër ëndërrimi, ja funksioni dyfish i imazhit letrar... Nuk ekziston poezi që të paraprijë fjalën poetike. Nuk ekziston një realitet i mëparshëm i imazhit letrar. Imazhi letrar nuk vesh një imazh lakuriq, nuk bën me zë një imazh memec. Brenda nesh, imagjinata flet, ëndrrat tona flasin, mendimet tona flasin. Çdo veprimtari njerëzore dëshiron të flasë.”10 Nuk mund të konsiderohet poezia lasgushiane si e varfër në ngjyrë, siç është konstatuar së fundi nga ndonjë studiues, nga fakti se përdoren pak fjalë që shënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ngjyrë dhe sipas një vështrimi statistikor denduria e fjalëve që shënojnë ngjyrë janë të pakta. Ngjyra jeton përmes bashkëshoqërimesh koloristike, fjalëve që shënojnë dritë, hije, ton, shkëlqim apo fenomene që përjetohen para së gjithash si ngjyrë: zjarri, shkëlqimi, vetëtima, shkrepëtima, flaka, përflakur, ndiz, zhurit, fërfëllen, djeg, vetëtimtare, prush, rrufe, skuq, përndrit, rreze shkrepëtime, ndrit vezëllimtar etj. Kjo paradigmë në gjithë leksematikën e saj ka një dënduri të madhe përdorimi dhe n.q.s. do të flisnim për një “konstante koloristike” kjo do të ishte e kuqja dhe derivatet e saj, të cilën poeti e emërton me fjalorin e mësipërm.
10

Gaston Bachelard, vep. e cit.,f. 258

50

Jeta e formave është e stimuluar nga zjarri i rënies, poeti kërkon një ndriçim të efektshëm, gjurmëlënës, një sensacion “blic”, goditës: Zbret një yll prej lartësie Një të ndritur shkrepëtime, posi flakë e posi hije ajo ryn në zemrën time. (Rri mbështetur në tryezë) Shkëlqimi është momental, ndriçimi është i beftë, poeti parazgjedh këtë moment koloristik si më i spikaturi dhe më i efektshmi. Kjo lidhet, sipas mendimit tonë, me tonin përgjithësisht të ngritur të poezisë; jeta në poezinë e tij është ajo që ndodhet në zgripin e thyerjes, që më shumë anon nga tragjikja, por edhe kur i këndon gëzimit të jetës, niset nga një status i lartë emotiv. E kuqja apo fulgarantja pranëvendoset me të errëten, me të zezën, hijen - për të kryer një kontrast të fortë që mundëson të shquhet potenca ngjyrore. Në gjithë poezinë e Lasgushit ka një luftë të tillë midis dritës dhe hijes, midis të kuqes dhe të zezës, midis ditës dhe natës, kurse momenti atmosferik i preferuar për gjithë poezinë mbetet muzgu, (perëndimi apo agu), si pika takimi të tyre, ku herë fiton njëra dhe herë fiton tjera. Qëllimi i parë i poetit besojmë të jetë momenti që lidhet me shenjimin e gjendjes shpirtërore, me teknikën poetike, me simbolikën e tij, por, padyshim, poeti aq i ndjeshëm ndaj natyrës dhe ndaj ngjyrës në veçanti, nuk mund të mos e përdorë këtë efekt për qëllime piktorike. Kjo dukuri është më e spikatur tek poezia “Poradeci”, në të cilën për pjesën e hijes përdoren fjalët: skëterruar, ngrysur në të zi, u nxinë, zotëroi errësira, shkrumb i natës, mugëtirë. Ky efekt haset dhe tek poezitë e mëposhtëme: Shkëlqen si prush kur skëterrohen retë, Kur mall’i dhembshur zë buçet ndaj meje. “Je ulur fort” Pa po del nga shpirti i zi Yll që s’ka të ngjarë, Ndritet në përjetësi, Zemërëz e vrarë . “Që larg” Pastelet dhe atmosfera Përveç rasteve, ku poezia ndihmohet nga imazhi piktorik, tek Poradeci hetohen dhe poezi që i besohen totalisht mjeteve të pikturës, ku imagjinata është e magjepsur nga imazhi letrar, si tek pastelet: “Zemra e liqerit”, “Dremit liqeri”, “Mbarim vjeshte”, “Dimër”, “Korrik”, “Mëngjes”, “Kroi i fshatiti tonë” etj. Në këto poezi poeti kujdeset ekskluzivisht për figurën dhe për përjetimin e këtyre poezive kërkohet një aktivizim i shqisave të të parit. Poeti krijon një univers duke rradhitur frazat duke respektuar gjithmonë ligjet e mëdha të

51

imagjinatës. Gjuha evolon përmes imazheve të saj më shumë sesa përmes përpjekjeve të saj semantike. Imazhi letrar i ve fjalët në lëvizje, duke iu dorzuar funksioneve të tyre imagjinative. Koha, në pozinë e pastelit, është e ndarë në stinë: ”Dimër”, në verë “Korrik”, në vjeshtë “Mbarim vjeshte” etj. - si preokupim ato vendosen në dashurinë që i rezervon poeti liqenit e vendlindjes. Liqeni mbetet terreni ku poeti derdh gjithë ëndrrat e tij, gjithë dëshirat, shqetësimet, gjithë ngjyrat, mendimet e ndjenjat - në këtë pasqyrë të madhe të natyrës, ku pasqyrohet e filtrohet bota shpirtërore e poetit. Liqeni është në qendër të një dekori madhështor, poeti ndjek çdo nuance ngjyrore, çdo gjendje koloristike, çdo ndryshim në atmosferë, çdo pushim e çdo shqetësim të tij, duke na i paraqitur në një grup poezish që i kushtohen tërësisht atij. Poezia“Dremit liqeri” si moment atmosferik, është e ngjashme me poezinë “Poradeci”, gradualisht mbi liqen bie ngrysja dhe errësira që kaplon gjithë qytetin nën mal, në qiell dalin yjet. Poeti, këtë radhë, në hipostazën shumë të qartë të krijuesit, frymëzohet nga një mall i ri. Kujdesi i poetit ndaj liqenit demonstrohet dhe prej faktit se ai paraqitet i animizuar, ai dremit, ai ka zemër, ai merr pjesë dhe ndikon në gjendjen shpirtërore të poetit. Ashtu si tek poezia “Poradeci”, poeti ka zgjedhur një moment qetësie, ku liqeni dremit, pushon, ku takohen në paqe mbrëmja dhe liqeni në muzg: Mi zall të pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi. Ai ndaj fundesh u përflak, Posi me zjarr e me flori. Poeti vendos një dritë të magjishme, të konkretizuar prej fjalëve: përflak, zjarr, flori që ngjyrosin vargjet, por këto ngjyra gjenden të fshehura në velaturat dhe në superpozimin koloristik. Natyra që na sugjeron poeti ka një autoritet kozmik, tundues, shpërthyes e me përkatësi autentike. Në këto idile të natyrës, në këtë paqe të përgjithshme të saj, poeti pikturon me penelata të gjëra, vendos plane të mëdha hapësirore - ato që mund të quhen arkitektura e kuadrit piktorik. Pylli takohet me liqenin. Gjumësia e këtij të fundit duket sikur ndriçohet dhe shqetësohet prej ngjyrave të peisazhit që pasqyrohen në fundin e tij apo që provokohen prej përfundimit të diellit. Në këtë harmoni të gjërë të natyrës-uji i liqenit e implikon më tej lexuesin sepse karakterizohet me shenjat e zjarrit, takimi i ujit me zjarrin, jetës dhe vdekjes, ftohtësisë dhe ngrohtësisë, i shton pamjes misterin dhe forcën, ngohtësinë dhe potencën ngjyrore, poeti takon dy elementë materialë që përjashtojnë njëri-tjetrin në mënyrë absolute. Posi me flakë-u ndez e kroj, E vetëtiti plot magji, E yll’ i ditës perëndoj Në qetësi dhe dashuri. Pamja e paraqitur nga poeti është e ndriçuar nga një dritë e magjishme, e konkritizuar prej fjalëve; zjarr e flori. Ngjyrat që shënojnë gjendje maksimale koloristike gjenden të fshehura nga velaturat dhe

52

shtresimet e sipërfaqes së liqenit. Natyra që sugjeron poeti ka një autoritet kozmik, tundues, me një shpërthim të përmbajtur. Pastoziteti e ngarkon kuadrin maksimalisht. Atmosfera e perëndimit projektohet në rradhë të parë si ngjyrë. Pas vendosjes së planeve të mëdha, në poezi hasim një detaj, atë të ngjyrimit të kroit. Prirja e qartë drejt ujitaftësisë së tij për të ndriçuar e ngjyrosur, për të reflektuar e pasqyruar, është evidente. Transparenca dhe ftillimi që sugjeron ky element material i jep pamjes një notë parajësore, njeriut i mbetet vetëm të dorëzohet ndaj këtij imazhi magjik të natyrës. Ngjyra e liqenit përcillet në ngjyrat e kroit, dita perëndon në harmoni e qetësi. Naracioni i kësaj lënde lirike, sigurisht përbën një deformim të esencës së saj. Dukuria e natyrës, lëvizja dhe ritmi i përkryer i botës, pjesëmarrja në të i peisazhit të pyllit vjeshtarak, i liqerit pa kufir, kroit që u ndez me flakë ose yllit të ditës që perëndon, qytetit që shuhet nën mal, kësaj bote që ndizet me bukuri dhe fshehtësi - mrekullojnë poetin, krijuesin, me arkitekturën magjepsëse të natyrës, me mekanizmat e funksionimit të harmonisë universale në natyrë. Peisazhi, me dimensionet monumentale, me qetësinë e gjërë, e posaçërisht, me efektin e ngjyrave, funksionon si një stimul për zgjimin e dëshirave krijuese, për një gjakim të ri, për një mall të ri: Në këtë ças perëndimor Ndaj po më dehen sytë-e mi, Kuptoj si shpirtin vjershëtor, Ma frymëzon një mall i ri. Se sa është e pranishme piktura me mjetet e saj në këtë pastel do të mjaftonte një inventar i mjeteve gjuhësore që shënojnë apo sugjerojnë ngjyrë: u përflak, vjeshtarak, me zjarr e me flori, e flakë u ndez. vetëtiti, shuhet, ngrysur në të zi, po ngrysen yjet. Tek poezia “Korrik” nuk ndihet asnjë lëvizje. Gjithë vlera e poezisë krijohet me mjetet e pikturës - statizmi i botës sikur ruhet enkas për të mos prishur ligjet e pikturës: Një afsh i dendur avullon në erë. Po përvëlon një diell posi prushi. U poq kajsia. Bari është’i prerë. Rri nu shullër fatlum një zog ardhushi. Në qoftë se do të përqasej kjo poezi me një vepër të mirëfilltë piktorike, kjo do të ishte vepër e Van Gogh-ut. Tensioni i statizmit, intensiteti i dritës, i ngrohtësisë, pasuria e formave: dielli, avujt, kajsia, bari i prerë, zogu, shqerat, drizëria, organizimi plastik i këtyre, lirshmëria dhe ritmi që krijojnë, mund të përbënin vetëm një kuadër, ku këto elementë mund të strukturoheshin nga dora vangoghiane. Ndjesinë se ke të bësh me një rrafsh të vetëm dhe me mjetet e pikturës, ta sugjeron vargu “ka rënë heshtja porsi frymë e vdekur”. Pas heshtjes që krijojnë mjetet e pikturës, poetit më në fund i vjen në ndihmë muzika, telajoja e pikturës duket sikur dridhet nga cicërima e gjinkallës: Kur ja! se pylli dridhet papandehur. Në lisa larg po cicëron gjinkalla...

53

Me mjetet e pikturës ky poet ndërton strofa të tëra poezish. Kjo duket qartazi në vargjet e mëposhtëme: në mbrëmjen që u përflak/si prush magjie/u zbardh një si zëmbak/plot dritë e hije (Kamadeva). Fjalët përflak, prush magjie, zbardh si një zëmbak, dritë dhe hije, janë të markuara me shenjat dhe me mjetet me përkatësi nga fusha e pikturës. Po kështu vargjet: S’ma ndalni ah! dhimbjen e treruar, Të bëhet zjarr-e flakë-e dritë-e bardhë. “zjarr-e flakë-e dritë-e bardhë” mendojmë se është një sintagmë tablo, që kërkon të bëjë të dukshme shpërbërjen e një gjendjeje psikologjike, e cila figurativizohet përmes shpërbërjes koloristike, duke fituar ngjyra verbuese nga kontrasti i së kuqes potente me dritën e bardhë. Poeti pikturon, përpos peisazhit, edhe figurën e njeriut, por duke e stilizuar këtë figurë nëpërmjet vizatimit të siluetave delikate dhe metaforizimit të saj. Herojtë e poezisë janë trimi dhe vasha dhe kur poezia është me frymë popullore ata janë kthjelltësisht të skalitur: Ah! lesh-verdhëza-si-ftua Gji-mburuara-si krua, Shtat-lëkundura-pallua Ç’më ke përvëluar mua. (Vate prilli) Këto vargje, më shumë se dëgjohen, më shumë se janë të simetrizuara, ato shihen. Piktura është një shtatore ku superpozohen linja, ovale, spërdredhja elegante e trupit të vashës, blloku i ngjyrës së verdhë të flokëve janë në asosiacion të plotë me larminë koloristike të palloit, asosiacion, i cili mendojmë se përdoret për dy arsye: së pari për elegancën e linjave dhe së dyti për ngjyrën, sepse analogjia e vashës me shpendët në poezinë popullore zë një vend të rëndësishëm, ashtu ndodh edhe në vargjet quasi folklorike të poetit tonë. Piktura tek Lasgushi përmes fjalës fiton ndjeshmëri të madhe, rafinament sugjestiv: diç m’ju flisje, diç m’ju thoshje/Gushë-e llërë-e gji bardhoshe. Vargu i dytë është pikturë karnacioni, që më shumë se Rubens-in të kujton Renoir-in dhe Monet-në. Pamja është tepër senzuale. Lasgushin piktor e rrëmben drita, butësia, brishtësia, duket se brusha e tij ka një vijushmëri si pa ndërprerje, ide që ta krijojnë gjuhësisht dhe efektet grafike lidhëse të këtyre elementëve. Imazhi, muzika, lëvizja-në poezinë “Poradeci” Nuk është e rastit që poeti ndalet në një poezi tek vendlindja e tij “Poradeci”, sepse gjithë vepra e autorit i referohet kësaj vendndodhje gjeografike, këtij mjedisi, kësaj atmosfere, këtij peisazhi. Ndalja në këtë ambjent është një gjest dashurie dhe admirimi për atdheun në pamjen e parë të shfaqjes së tij. Bukuria natyrore e peisazhit të vendlindjes e ka ushqyer shpirtin e poetit me ngjyrë, imazhe, forma, trajta natyrore -elementë të papërsëritshëm të veprës lasgushiane. Vendlindja ishte vizioni i parajsës tokësore për L. Poradecin, gjeografia poetike më së shumti do

54

të lokalizohet në zonën e Pogradecit, me praninë e padyshimtë të liqenit ashtu siç do të shprehej Ismail Kadare:” E donte shumë liqenin e Pogradecit, që i kishte kushtuar disa nga perlat më të bukura. Rrallë një mase uji i është kënduar me aq thellësi, përkushtim dhe zi të përndritur së brendshmi” Poezia “Poradeci” është një poezi tipike për kushtet e njeriut të ndodhur në skaj të ekzistencës. Bota e parë nga kjo strukturë e veçantë projektohet e errët për shkak të mbrëmjes, e mbuluar në mjegull e në hije, ashtu siç është dhe e shurdhët dhe e heshturgjeneratore të trishtimit. Poezia ndërtohet duke u mbështetur në tre kollona themelore: imazhi, muzika, lëvizja. Poezia është e mbushur me shenja që tregojnë imazhe dhe ngjyra, teknika e përdorur është tipike impresioniste. Autori i kushton një vemendje të skajshme pikturimit të sipërfaqes, përmes një toni të vetëm ngjyror na jep një shumësi nuancash të variueshme e neutrale që konvergojnë në gri, të zezë dhe situata koloristike fluide. Gjithë paradigma gjuhësore që shënon këto ngjyra përbën një sinonimi stilistikore: perëndim i vagëlluar, pa kufir, pëlhurë si një hije, shkrumb i natës, po bëhet fir, zotëroj errësira. Përpos vendeve të mirënjohura gjeografike të përmendura në poezi, pjesa tjetër është lënë e paqartë enkas, liqeni është duke humbur konturet e tij, po kështu dhe mali dhe lëndina, fshati dhe krahina, të katër anët e horizontit. Mungesa e konkretësisë, humbja e efektit koloristik në të gjitha objektet dhe ngjyrosja e tyre në gri, ky mistifikim i botës jep ndjesinë e një zgjerimi dhe hapjeje në hapësirë. Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pëlhurë si një hije. Nëpër Mal e në Lëndina Shkrumb’ i natës që po bije, Duke zbritur që nga qielli përmbi fshat po bëhet fir... Kjo frymë e trishtë e ngrysjes shket lehtësisht në tekstin poetik duke na dhënë ndjesinë e një ndërkalimi që ndodh në një sipërfaqe të vetme, dukuri që bëhet më e dukshme nga përdorimi i shenjave poetike, që kemi nxjerrë në evidencë më lart. Poeti na ofron një realitet, një dinamikë speciale, një realitet psikologjik. Filozofi francez G. Bachelard në veprën e tij “Ajri dhe ëndrrat” thotë se poetët mund të klasifikohen varësisht nga përgjigjia që do ti japin pyetjes “Më thuaj cila është pafundësia për ty dhe do të marr vesh kuptimin e universit tënd, është pafundësi e detit apo e qiellit, është pafundësi e tokës së thellë...” Në perandorinë e imagjinatës pafundësia është zona në të cilën imagjinata afirmohet si imagjinatë e pastër, në të cilën ajo është e lirë dhe e vetme, fituese dhe ngadhnjimtare...” 11 Sipas G. Bacheleard-it, imagjinata materiale (dhe përkufizimi për pafundësinë) e poetit tonë është uji, për pasojë dhe universi i tij është uji. Gradualiteti koloristik i shoqëruar me lëvizje që shtohen, dhe për pasojë shtojnë dhe ritmin e poezisë, që bëhet ngjitës apo zbritës. Ku fillimisht: përhapet, bie, zbret, s’qit pipëlim, kërcet, hesht, më pas shqiponja fluturon- Fisi, jeta bie, dergjet e ze gjumi, Drini buron prej Shëndaumi. Toni impresionist i poezisë, mungesa e konkretësisë së
11

Gaston Bachelard. “Aerul si visele”, Editura “Univers”, Bucuresti, 1999

55

objekteve dhe e peisazhit (përpos topografisë të emrave të viseve ku ndodh rënja e mbrëmjes) japin imazhin dritëpakë në të cilën objektet nuk shquhen qartë. Vetmia tek poeti shfaqet në dy hipostaza: ajo projektohet së jashtmi dhe së brendshmi. Vetmia raporton në peisazh, shenjat e natyrës theksojnë gjendjen shpirtërore të heroit lirik “Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim” Perëndimi natyror shkon paralel me perëndimin shpirtëror. Peisazhi është i shurdhët. Qetësia shkon paralel me errësimin; të dyja bashkë shtojnë pikëllimin dhe trishtimin- vetminë ekzistenciale: Krahinë e gjërë më s’po qit as pipëlim. Të vetmet zhurma të ditës në poezi janë: Në katund kërcet një portë: në liqer hesht një lopatë. Melankolia, trishtimi vetmia-theksohen prej mbylljes së natyrës, prej misterit që mbështjell peisazhin, prej fshehtësisë që mbart nata. Njerëzimi nuk i njeh thesarët të krijuar përmes përrallave, veçse të fshehur, të mbyllur në thellësi të errëta. Hija dhe errësira ka fuqinë të krijojë tek ne një pritje pa emër. Ajo na grish për të zotëruar atë që është e fshehur. Pasioni për atë që është e fshehur është pasioni për mungesën, sepse ai ruan pas shpinës së tij një hapësirë magjike. Lexuesi i poezisë “Poradeci” kërkon të rimarrë në zotërim peisazhin që tretet në pikëpamjen optike. Fluturimi, arratia, duket një përpjekje për shpëtim: Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal të Thatë... Në këtë skenë madhështore, ku zhurmat i lënë vendin njeratjetrës dhe krijojnë një muzikë të trishtë (vetëm fjala kërcet duket sikur kërcënon harmoninë muzikore të tablosë), ku ngjyrat i lënë vendin njera-tjetrës shkallë-shkallë, për të krijuar një gamë ngjyrore që mbulon çdo objekt të mundshëm. Aty ku mohohen të gjitha mundësitë pamore: Tërë fisi, tërë jeta ra... u dergj...e zuri gjumi... Zotëroi më katër anë errësira... Duket se gjendjen e ngurtësuar, të vdekur, të gjumit të gjithçkaje (fisi, jeta) poeti nuk e pranon. Ekziston një lëvizje eterne, e pandërprerë, që ndodh përtej atmosferës, ligjësive optike e akustike: Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përmallshëm po mburon prej Shëndaumi... Përpos shqiponjës, që është përpjekja e parë për shpëtim, përpjekja e dytë do të jetë lumi Drin, që shënon lëvizjen eterne, të pavaruar nga atmosfera, si lëvizje e frymës së lashtë stërgjyshore arketipale. Sipas kësaj lekture, Sabri Hamiti do t’i bëjë kësaj poezie një interpretim simbolik: ”Komenti i këtyre vargjeve na thotë më shumë për angazhimin social të Lasgushit, të cilin ia kanë mohuar dhe ia mohojnë edhe tash së voni shkrimet kritike për veprën e tij. Vetëm se Lasgushi konseguent ndaj programit të vet poetik, gjithnjë mendon me figurë, nuk e ka kurrë agresivitetin e shprehjes së drejtpërdrejtë që i emëron situatat, gjendjet. Frymimi i jetës, të cilin e shenjëzon kjo vjershë është ngushtuar. Frika se do të prehet ky frymim është e madhe. Krahina nuk lëviz, është e përmbyllur në një amulli ku mungon dija dhe aksioni. E lëvizjet janë ato që sjellin vdekjen e fshehtë, të

56

mistershme, të mbështjellë me një “natë shqiptare”...Shqiponja, simboli i lashtë i shqiptarëve, arratiset. Kjo situatë e ngushtuar për njeriun jipet edhe më qartë me gradacionin e humbjes: Tërë fisi, tërë jeta ra...u dergj...e zuri gjumi... ku shenjëzohet apatia, sëmundja, përtacia shpirtërore, gjithnjë në një zotërim të errësirës (në këtë kontekst errësira duhet të kuptohet gjithnjë si metaforë, e jo si fjalë që drejtpërdrejt emëron një atmosferë, një kohë, por një nocion). Ç’ka do të thotë kjo? Do të thotë se kjo poezi e fuqishme kurrësesi nuk guxon të interpretohet si poezi përshkruese e liqenit dhe as e idilës, si çdo të jetë bërë ndonjëherë. Në këtë shkallë të vetëdijes, kur fle shpirti, poeti e sheh të vetmin shpëtim me një emërim dhe një thirrje të vjetër të emrit të Drinit plak dhe atë të Shqipërisë. Rrjedh Drini plak e i përrallshëm, që shënjon jetën, e cila duhet të vazhdohet.”12 Sipas një lekture simbolike nuk mund të anashkalohen të gjitha shenjat që rrezatojnë kuptimet semantike që tejkalojnë emërtimin e thjeshtë të objekteve të një peisazhi. Fshati (qyteza), Mali e Lëndina, Liqeri, Krahinë e gjërë, Mali i Thatë - mbeten shenja ku projektohet një peisazh me topografi të përcaktuar, kurse fjalët që gjenerojnë kuptime simbolike dhe që kërkojnë një lekturë të ndryshme të të gjithë poezisë janë fjalët Shqiponja, Fisi, Jeta, Drini, Shqipëria. Në këtë kuptim, vëzhgimi i studiuesit Sabri Hamiti është i hollë dhe inventiv, duke çelur një perspektivë të re të poezisë, përpos asaj si poezi e peisazhit. Të gjitha shenjat poetike, ato më të markuarat me kuptime simbolike si dhe ato më pak të markuara në një korrelacion semantik japin konturet e Mëmëdheut, konturet e botës shqiptare, të fokusuar në peisazhin më familjar të poetit, atë të vendlindjes. E marrë në kuptimin më të ngushtë të fjalës dhe nëse poezia ngushtohet vetëm në një dashuri për vendlindjen, në mënyrë implicite, është dhe një akt dashurie për Atdheun. Tendenca e qartë e poetit është për t’i dhënë përkatësi të spikatur qoftë lokale, qoftë kombëtare, duke dëshmuar qartë se interesi i tij nuk ka qënë thjesht përshkrimi i një pasteli idilik i një peisazhi, por krijimi i një poezie komplekse (ndonëse në pamje të parë duket aq e thjeshtë), ku mesazhet e saj janë më shumë se një, dy e më tepër. Ndonëse poezia rrok në mënyrë tejet të përcaktuar natyrën e vendlindjes me Liqerin, Malin e Thate¸ fshatin e lëndinat, atmosferë e pangatërrueshme me asnjë vend tjetër gjeografik, autori gjen mënyrën që, përpos përshkrimit të një përkatësie shqiptare të peisazhit, të bëjë dhe lidhjen e këtij peisazhi me të gjitha trojet etnike nëpërmjet lumit Drin: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi... Një tekst poetik mund të interpretohet përmes të dhënave informacionale që jep ai, por njëherazi mund te realizohet dhe përmes lekturash të jashtme. Kontakti i dy kodeve të gjuhës, njeri prej të cilëve i përket poetit dhe tjetri kritikut, bën të dalin në pah vlera konkrete estetike dhe informacionale të panjohura të tekstit. Vendosja e lekturës më adekuate, në varësi me karakterin e poezisë, shton gjasat
12

Sabri Hamiti, Vdekja e nositit, parathënie, Prishtinë, 1978, fq.12-13.

57

për një interpretim që qëndron më pranë me të vërtetat artistike. Kështu interpretimit e komentimit të poezisë Poradeci mund t’i shtonim edhe një shtjellim, atë të propozuar nga filozofi francez .G. Bachelard. Sipas tij poezia konsiderohet si një gjakim drejt imazheve të reja, fakt që karakterizon esencën e jetës psikike-njërëzore. Imazhi strukturohet në poezi në një mënyrë të natyrshme, gjë që kërkon nga kritiku të gjejë sintaksën e tyre, llojin e strukturimit të tyre të brendëshëm. Autori francez konsiderohet me të drejtë si ati i kritikës tematike moderne, ai është filozofi i artit imagjinar, hartuar me elementë konkretë materiale. Në veprën e tij “L’eau et les ręves” autori bën një precizim në këtë kuptim: “Ne besojmë se në fushën e imagjinatës është i mundur të fiksohet një ligj i katër elementëve të cilët klasifikojnë imagjinata të ndryshme materiale, ato i lidhen zjarrit, ajrit, ujit apo tokës. Dhe në është e vërtetë, ashtu siç pretendojmë se çdo poetikë duhet të ketë elementët përbërëse - sado të dobët qofshin ato- me esencën materiale bazale, është pikërisht ajo që i afron në mënyrë shumë të fuqishme shpirtrat poetikë”13 Preferenca e shkrimtarit për forma dhe ngjyra nuk konsiderohet shumë domethënëse, sepse ajo lidhet me rrafshet racionale të jetës psikike. Përkundrazi, afiniteti i qenies humane për objekte, tipesh peisazhesh, mineralë, bimë etj., i duket kritikut më shumë domethënëse për mënyrën e komunikimit të zonave më të errëta të jetës psikike dhe stimujve në kuadrin e realitetit. Në poezinë “Poradeci” marrin pjesë tre elementë kryesorë, sipas logjikës bachelardiane: uji, toka, ajri. Uji shfaqet në poezi në hipostazën më frekuente të gjithë veprës poetike, Liqeni i Pogradecit si dhe atë të lumit Drin. Ndërsa toka me Malin, Lëndinën, Malin e Thatë. Në thelbin e kësaj imagjinate materiale kemi të bëjmë me një martesë të ujit me tokën, të unifikuara dhe të lidhura me ndërmjetësinë e ajrit. Bashkëjetesa e këtyre elementëve, me strukturë morfologjike kaq të kundërt, është dhe një tjetër shtrat i peisazhit., kemi të bëjmë me mpleksjen e imazheve materiale me imazhet përshkruese. Në impulset e tekstit mbi lexuesin bie në sy, veçanërisht, prezenca e ujit, në format më të gjëra të mundshme. Mbulimi i sipërfaqes së madhe të liqenit - sugjeron ndezjen e ëndrrave më aktive, provokon e zgjon ndjesi, mendime, ndjenja të befta. Jeta e pandërprerë dhe e fshehtë e ujit, misteri që mbart bota e ujit, shndërrohet në një suport të imazhit, në një stimul për dezobjektivizim, në një element të rëndësishëm për gjithë strukturën dhe sintaksën e imazheve. Sipas G.Bachelard-it, uji konsiderohet si element femëror. Ai nuk e seksualizon universin imagjinar, ashtu siç do të bënte S.Freud-i, por duke rimarë nga Jung-u relatat midis mashkulloritetit dhe femëroritetit, Bachelard-i, marrëdhëniet midis ujit dhe tokës apo midis ujit dhe zjarrit i konsideron si dëshmi të gjinisë së martesës biseksuale të tyre. Parapëlqimi i ujit në veprën poetike në trajtën e liqenit, detit, kroit, lotit, përroit, vesës, dëborës etj, sipas mendimit tonë, lidhet në mënyrë të veçantë me rolin dominant që ka luajtur prania e liqenit në subkoshiencën e artistit. Prezenca e ujit në poezi i hap rrugë fantazisë, në kërkimin e misterit të thellësisë së liqenit dhe në kërkim të të fshehtave në udhëtimin e lumit Drin. Në veprën e Bachelard-it, që përmendëm më sipër, në kuptimin më të përgjithshëm dhe më filozofik
13

G.Bachelelard, “L’eau et rêves”, Paris, Corti, 1942,fq.4.

58

mbi vlerat konotative të ujit, ai do të shprehej kështu: “Të zhdukesh me ujin e thellë apo të zhdukesh në horizontin e largët, për të bashkëshoqëruar thellësitë e pafundësitë, ky është shorti njerëzor, i cili e gjen veten të pasqyruar në shortin e ujit.”14 Feminiteti i ujit konsiston më tepër në pjellorinë e fantazisë që provokon ai në tekst, Pranëvendosja e këtyre elementëve apo martesa e tyre i jep tekstit pamje alternative, vizione tërësisht të ndryshme përsa i përket imagjinatës materiale të përdorur. Në një tjetër mundësi interpretimi, uji në poezinë e L. Poradecit, simbolizon dhe jetën. Vdekjes dhe gjumësisë së përgjithshme të natyrës, që vjen e zbret vertikalisht nga qielli, duke kapluar të gjitha hapësirat në këtë plan, horizontalisht - i kundërvihet shenja më e fuqishme dhe më dinamike e jetës eterne, qoftë dhe kombëtare, lumi Drin (ujë) shndërrohet në simbol i jetës horizontale. Poezia është dhe peisazh dhe një dekor i gjërë, gjithashtu është, sipas teknikës impresioniste, përjetim i çastit, por edhe përjetimi i eternitetit. Tabloja e krijuar nga autori, është një tërësi lirike, por dhe një tërësi plastike. Nga një perspektivë e hapësirës autori ofron nga planet e mëdha ato më të vogla, nga imazhet e largëta në imazhe të afërta dhe anasjelltas. Poeti, përmes kësaj poezie, dhe veçanërisht prej pasteleve, fiton një karakter më të pasur strukturor, dëshmon shijen e lartë për pikturë, dhe në një kuptim më të gjërë, ai e mëson lexusin e tij të vështrojë, të ndalojë dhe të përjetojë natyrën.

Piktura dhe poezia ( ikonologjia) Huajtja e mjeteve në mënyrë reciproke midis pikturës dhe poezisë kryet në një terren të përafërt shpirtëror, kjo marrje-dhënie bëhet midis këtyre arteve “binjake” siç quhen shpesh nga estetët dhe veçanërisht nga studiuesit më seriozë të këtyre lëmive në marrëdhënie direkte me ikonologji. Termi ikonologji nuk do të thotë vetëm shkenca e cila merret me studimin e atributeve të veçanta të personazheve të ndryshme nga mitologjia greko-romake, e krishterë etj, njohja e të cilave u lejon artistëve t’i paraqesin personazhet gjegjës. Pranimi tjetër i termit vjen nga emërtimi që i dha Aby Warburg më 1912, metodë që synon të shkrijë kufijtë ndarës midis disiplinave të ndryshme, duke aspiruar në krijimin e një shkence tërësore për artin. Sigurisht, një operim i ngjashëm me atë që ndodh në hetimin e një poezie me metoda që aplikohen në territorin e arteve plastike për analizën e imazheve vizuale, të çon në rezultate të përafërta dhe të pasakta. Por poezia lasgushiane, në një pjesë të madhe të saj, mund të konsiderohet një poezi e imazheve, e ngjyrave dhe e vizualitetit dhe për analizimin e saj është e nevojshme që të shqyrtohet sipas këtij aspekti substancial.
14

G. Bachelard, ibidem. fq.16.

59

Eshtë interesante çka propozon I.A.Richards në veprën e tij “Parime të kritikës letrare”, për lëçitjen e një poezie. Ai do të dallojë gjashtë tipe ngjarjesh që ndodhin gjatë lekturës dhe do t’i grupojë kështu: 1. Ndjesia pamore e fjalëve të shtypura. 2. Imazhe të shoqëruara në mënyrë intime me këto shenja. 3. imazhe relativisht të lira. 4. referime (mendime) në objekte të ndryshme. 5. emocione. 6. qëndrime afektive-volitive.15 Pa mbetur në kufijtë teorikë të përcaktuar nga I.A.Richards, sepse propozimi i tij është i kritikueshëm dhe përbën një problem të vështirë teorik, por mund të thuhet, sigurisht, se identiteti i procesit të lekturës së poezisë së bashku me atë të kontemplacionit dhe të të kuptuarit të veprës së artit, disa ngjashmëri midis tyre mund të merren parasysh. Mund të themi se në poezi kemi të bëjmë me një imazh të një lloji të veçantë, përmes fjalëve marrim një “sensacion vizual”. Po I.A.Richards vë në diskutim një afirmim të shekspirologut A.C. Bradley, sipas të cilit “poezia nuk është as pjesë, as të paktën kopje e botës reale (në kuptimin e përgjithshëm), por një botë më vete, e pavaruar, komplete, autonome. Siç vihet re, sipas kësaj hipoteze, ekziston një ndarje midis poezisë dhe asaj që për opozitë mund ta quajmë jetë. Izolimi i strukturave poetike bëhet për Richards-in një argument për të deklaruar se “bota poetike nuk paraqet në asnjë mënyrë një tjetër realitet...një poezi e veçuar paraqet, megjithatë, një eksperiencë të kufizuar, e cila mund të ndahet më lehtë apo më vështirë nga pjesa tjetër e botës, n.q.s. kashtisen elementë të huaj. Organizimi i saj është shumë më kompleks e shumë më delikat, krahasuar me përvojat e përditshme; është e brishtë. Dhe për më tepër është e komunikueshme”16 Në historinë e mendimit teorik qëndrimet kanë qënë të skajshme në lidhje me problemin e mësipërm, qëndrime të cilat shkojnë deri në “pa imazh nuk ekziston art”, “arti është mendimi i shprehur nëpërmjet imazheve” etj. Në emër të këtyre përkufizimeve u arrit deri aty sa u bënë përpjekje të interpretohet muzika, arkitektura, poezia lirike, si forma të të menduarit përmes imazheve. Pa hyrë në detaje dhe në logjikën e trajtimit të problemeve, duam të theksojmë se, sipas Charles Sanders Peirce, një emër që përmendet gjithnjë e më tepër në diskutimet semiotike, fjalët ikon janë ato që na japin një imazh të objektit në kuptimin e riprodhimit të tij, model apo strukturë. Interpretimi i poezive me ndihmën e mjeteve operacionale të arteve plastike, është para së gjithash sugjerimi i vetë poezisë lasgushiane, e cila sugjeron një sintaksë tejet plastike të imazheve, përmes fjalëve ikonike e referenciale, kundrejt një realiteti të mirënjohur me koordinata të sakta hapësirore e gjeografike. Poezia e pastelit, siç u pa edhe nga analizat e mësipërme, nuk është një poezi e thjeshtë peisazhi - interpretimi i poezive n.q.s. do të mbetej deri në këtë cak, do të reduktonte e minimizonte vlerat e vërteta artistike.

15 16

I.A.Richards, Principii ale criticii literare, Editura Univers, I974, fq. 126 I.A.Richards, ibidem.

60

Volumi dhe gëdhëndja Veç ngjyrës në poezinë lasgushiane ndihet herë-herë dhe vizatimi, modelimi, relievi në natyrë apo gëdhëndje detajesh p.sh. në vargjet: Përpara kur shoh gjeratore Dh’ato më gremisin në fund Mi kulmin e valës malore Un’ heq të shpëtoj sa me mund (Gjeniu i anijes) Siç vihet re poeti interesohet për volumin e formave, ai i ndjek dhe i përshkruan duke u larguar nga ngjyrat, duke arritur efektin e kërkuar vetëm me anën e vizatimit. Këtu mendojmë se në përmbajtjen e poezisë, duke u akromatizuar natyra, kemi të bëjmë me një teknikë që ja shton dramacitetin. Lasgushi po kaq natyrshëm di të lidhë në aliazhe të fortë vizatimin me ngjyrën p.sh.: Posi burbuq’ e trëndafilit që çelte-e fshehur afër nesh, Të çeli buza miturishte e më një ças t’u nënëqesh; Ahere hargu i hepuar ta ndau përmes më dy thelpinj... E ta shijoj më ëmbëlsirë vështrimi im që më s’m’u nginj. (Posi burbuqe e trëndafilit) Këto detaje të fuqishme analitike, vizive, lëndore, janë të gjallëruara nga mjete të arteve plastike.

Natyra Drita, si heroi kryesor në pastelet luan një rol të rëndësishëm në pasqyrimin, transformimin, kalimin nga një gjendje koloristike në një tjetër, në zbulimin e objekteve në natyrë, në theksimin apo zbehjen e tonit të përgjithshëm të peisazhit, në veshjen me mister të botës rrethuese dhe efekteve të tjera, që gjejnë pasqyrim në tekstin poetik lasgushian. Finesa, delikatesa, ndjeshmëria e poetit ndaj natyrës, pasurisë së saj me forma, trajta e ngjyra, ndjehet në pjesën më të madhe të veprës, por në mënyrë të posaçme ato do të reflektohen në poezinë e pastelit, ku poezia i besohet tërësisht këtyre mjeteve. Poezia “Mëngjes” ndërtohet kryesisht në pasqyrimin e ndryshimeve koloristike, ku nata i lë vendin ditës. Në rrafshet e mëdha të arkitekturës së saj kemi një kontrast bardhë e zi, përkatësisht dita dhe nata: Si shpirt’ i zi në kraharuar, U mbyll liqeri nënë male Ndaj fund’ i ti e pasqyruar

61

Po shuhet nata me-ngadalë. Vëzhgimi i hollë i natyrës me të gjitha nuancat e mundshme vihen re dhe në këto vargje. Nga dy vargjet e para, ndonëse poeti shprehet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në fakt kemi të bëjmë me një situatë të peisazhit që kushtëzohet nga drita; “U mbyll liqeri nënë male” si pasojë e dritës. Ruajtësi i fundit i shenjave të ditës është liqeni, kur pjesa tjetër e botës pushtohet nga errësira, thellësia e tij mban ende dritë. Vargjet janë sugjestive dhe të fusin menjëherë në atmosferë; vargjet e para e vendosin lexuesin në një hon, në një fundosje apo zbrazësi ku mbyllen mundësitë për të soditur, ku rëndon hija e maleve dhe veçanërisht mbyllet ai që për nga dimensionet për Poradecin është i pakufi e i papushtueshëm - liqeni. Me vijimin e poezisë poeti na vendos në një lojë pasqyrimi e dritash, duke shkuar drejt krahasimit të peisazhit me elemente humane, lëvizja në natyrë kap një sensibilitet më të madh: E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt’ e saj dyke pulitur; E syt’ e saj q’u mavijuan, Jan’ yjt’ e qiellit të venitur. Nata e mposhtur ku vdes e vuan, duke dhënë shënja lodhjeje e kapitullimi, ku sytë (yjet) janë të pulitur, të mavijosur, të venitur. Poeti sugjeron një pamje pasqyrimi në ujërat e liqenit - vendi ku vdes nata, ku pasqyrohen yjet e venitur. Të gjitha ndryshimet ndodhin në liqen: shuarja e natës - lindja e agut. Vështrimi i lexuesit mbetet mbi të njëjtin objekt dhe në të njejtin imazh. Përsa i përket anës koloristike kemi një ndryshim themelor nga e zeza me tone të rënda kalohet në të bardhën si në një trumf të dritës . Tashi dh’agimi llamburitës Po svagullon në fund liqeri, Po tretet tinës yll’i dritës Posi një sumbull prej sheqeri. Dita e re fillon sërish nga thellësitë e liqenit-vend ku vdes nata dhe lind mëngjesi, ylli i dritës tretet. Fjalët që markojnë dritë; agimi llamburitës, svagullon, yll i dritës, sumbull prej sheqeri realizojnë konturime ngjyrash të errëta të natës. Gradualiteti drejt pamjeve tërësisht të ndriçuara arrihet përmes përcjelljes shkallë-shkallë nga e zeza në të bardhë. Në strofën e mësipërme jepet shpërthimi i mëngjesit, fitorja e parë e dritës, por ku ndihet ende hija e natës. Kalimi drejt dritës dhe ditës shoqërohet me një ndjenjë gëzimi për rifillimin e jetës, për ringjalljen e natyrës, për mundësinë e soditjes së natyrës e veçanërisht harenë që shkakton drita në sipërfaqet e kthjellëta të liqenit. Shën Pavli thotë: “Vdes një ditë” dhe ngjallemi ne bashkë me të ditën tjetër. Në dy strofat e dyta duket se poeti do të transmetojë tek lexuesi idenë e dëgjimit përmes fjalëve që tërhqin vëmendjen e tij si: tashi, Pra ja! pra ja! për ta bërë atë pjesëmarrës në përjetimin e këtij çasti: Pra ja! pra ja! se dita ndezi, Se fund’ i ujit vetëtiti,

62

Se posi lajmëtar-mëngjezi, Del zogu-i bardh’i një nositi... Fundi i liqenit bëhet arena ku ndodhin të gjitha ndryshimet koloristike. Aty shuhet nata ngadalë, aty zvagullon agimi llamburitës, aty dita ndez se fundi i ujit vetëtiti. Në dy paradigmat kryesore të së bardhës dhe të së zezës poeti i thekson dy herë në formë të drejtpërdrejtë, njëherë në fillim dhe njëherë në vargun e fundit - si korniza të poezisë: Si shpirt’ i zi në kraharuar/ dhe Del zogu-i bardh’ i një nositi... në gjithë hipostazat e tjera fjalët që shënojnë këto ngjyra janë derivate të tyre. Poezia e pastelit apo e natyrës tek Poradeci nuk është vetëm një poezi deskriptive, me konstatime e pasqyrime të natyrës në vargje, por në të ka gjithmonë diçka më shumë se kaq - diçka që e implikon lexuesin. Përpos imazheve të një peisazhi pothuaj etern, të cilat të krijojnë ndjesinë e përjetimit të një cikli të botës, ku i lënë vendin njera-tjetrës mëngjeset mbrëmjeve dhe mbrëmjet mëngjeseve, pranvera verës, vera vjeshtës, vjeshta dimrit, në këtë peisazh ndihet e gjallë bota me tërë gjallesat e saj përmes pjesëmarrjes në të të shpendëve e zogjve. Nositi, lejleku (shtërgu), krilla, çoçërri, shpesi, por edhe zogu i ardhushit, shqerrat, gjinkalla, nëpërka pikëlore si dhe format e shënimit të një tërësie më të gjërë njerëzore -fisi e jeta- janë personazhet e peisazhit, gjallesat që i japin frymë këtyre hapësirave, përcjellëse të idesë së mbijetesës, të migrimit fizik e shpirtëror, të gëzimit të jetës apo si elementë që shtojnë intimitetin e peisazhit. Ato i japin peisazhit jetë përmes zhurmave e muzikës së tyre, herë e zgjojnë nga përgjumja, herë nënvizojnë qetësinë apo trishtimin e botës rrethuese, herë pasurojnë rrafshet e peisazhit me ngjyrë, herë i japin vështrimit hapësirë për t’u shtrirë më tej vertikalisht dhe horizontalisht. Kështu peisazhi lasgushian pasurohet me ngjyra dhe format e botës, me zhurmat dhe muzikën e natyrës, me aromën dhe parfumet e saj, me lëvizjen dhe ritmin e jetës nën stilizimin dhe harmoninë e artit. Në një numër rastesh, një pjesë e këtyre personazheve kapin kuptime simbolike: shqiponja si simbol kombëtar, shtërgu si simbol i migrimit, nositi si lajmëtar i mëngjesit etj, por të vendosura në një peisazh kaq piktorik, ku natyra shquhet aq qartë, ato jetojnë edhe me kuptimin e mirfilltë të tyre si pjesë organike e natyrës.

VII. PARADIGMA E MALLIT (Malli-fjalë vizion mbi jetën)

63

Në poezinë e L. Poradecit fjala mall kap kuptime komplekse dhe njëherazi provokative, jo vetëm fjala por gjithë leksematika dhe gjegjësisht ndjenja e mallit sundojnë veprën lasgushiane. Fjala meriton vemendjen jo vetëm për dendurinë e përdorimit, por për kapacitetin e motivit për të dhënë një rrjet domethëniesh dhe për më tepër akoma si një mënyrë e të shprehurit të një tipi ndjeshmërie dhe si një modalitet i konceptimit të jetës. Aurel Plasari do të verë re:” Por me siguri, shembulli më i koklavitur në poezinë shqipe për përthyerjen e MALLIT në krijimtarinë poetike është L.Poradeci. Përveç tri hipostazave të përgjithshme të MALLIT, që në poezinë e Poradecit i gjejmë shpesh, hasim hera-herës hipostaza krejt të reja, nga më të çuditshmet, jorrallë të paqarta, të vështira për t’u shpjeguar jo vetëm me sinonime, por dhe me perifraza”17 Fjala mall në këtë poezi, e vendos lexuesin si para një zone të mbyllur dhe hermetike, në gjithë paradigmën e saj, si në hetimin dhe në zbërthimin e tekstit poetik në përgjithësi. Studiuesit shqiptarë janë ndalur mbi vlerën e veçantë të fjalës dhe të ndjenjës, një meritë i takon Sabri Hamitit në analizimin e saj “Malli, mërgimi shpirtëror, -Kështu arrijmë te këndimi i dashurisë si një ndjenjë të larguar, te largësia dhe ëndërrimi i përmallshëm, gjakimi, Malli, njëra nga figuratcelës të poezisë të këtij autori. Kjo fjalë në gjithë poezinë e Lasgushit e vënë në konteste të ndryshme merr vlera të ndryshme konotative, herë dëshirë e flaktë, herë gjakim, herë dëshirim, po asnjëherë epsh, sepse poeti këndon për dashurinë duke gjakuar të krijojë përherë një figurë fshehtësie. Ndoshta për epshin do të vlente sintagma e shpeshtë në poezinë dashurore të Lasgushit: malli i zjarrtë: Dhemb malli-i-djegur-durim-plot Mirpo ndanë Mallit-figurë në ketë poezi e ndeshim edhe Mallin temë të mërgimit shpirtëror. Me të drejtë është konstatuar që herët se Lasgushi më mirë se çdo poet tjetër shqiptar e ka ndjerë peshën e vargut, Me shkue do të thotë me vdekë nga pak. Largimin nga atmosfera e këndimit të vet poetik, poeti i këndon si mërgim shpirtëror, si dhembje të pafund. Edhe në kontekstin e kësaj teme Malli merr vlerën konotative të nostalgjisë, po dhe të dhimbjes, të durimit, të dëshirës për afëri me një qenieje. Prandaj çdo shkrim i këtij tipi për dashurinë është një përpjekje që nga largësia ta sprovojë identitetin e vet...”18 Duke u nisur nga të gjitha mundësitë latente që i ofron fjala mall e shqipes, duke u nisur nga veçoria vetjake psikologjike, nga gjakimi për një realitet imagjinar, poeti do të marrë në konsideratë vlerat kombëtare të krijuara, me gjithë arsenalin poetik të tij provon të krijojë një univers të mallit, fakt për të cilin mund të quhet dhe poeti shqiptar i mallit. Malli në poezinë e L. Poradecit, posaçërisht në poezinë e dashurisë, jeton në një kronotop specifik. Ky është mërgimi i poetit, që i jep mundësi poetit t’i komunikojë receptorit esencën e vet, ontologjinë e tij, të projektuar në tekst. Migrimi ka dy kahje, në hapësirë dhe në
17 18

Aurel Plasari, Don Kishoti zbret në Shqiperi, Tiranë, 1989, f.64. Sabri Hamiti, vep. e cit.20.

64

kohë. Malli që buron nga hapësira ka marrë formë nga një migrim i gjatë në periudhën e rinisë larg atdheut. Të ritë-e viteve të mi M’a fryri fati zall më zall: (Të ritë-e vitevet të mi) Pra këngët që vanë-e më s’janë, Përmbyten me mall në mërgim. I ngrysur mjerimesh pa anë Vdes yll’ i të rriturit t’im (Lamtumirë) Eshtë një mall që më shumë se gjithçka, ve në dyshim identitetin etnik, që sjell për pasojë asimilimin dhe tjetërsimin. Nga ky shkak, posaçërisht L. Poradeci preferon të kaluarën e largët, i drejtohet etnogjenezes së tij, priret drejt thelbit të tij autentik kombëtar dhe nuk është aspak e rastësishme që shkruan në një shqipe të kulluar, të cilës i fal bujarisht vlera dhe subtilitete gjuhësore të cilat gjuha i zotëronte vetëm potencialisht. Në këtë kontekst, poeti i këndon së dashurës që larg (nga pik’ e largësirës të shoh me shpirt të vrarë), që mungon, që s’vjen. Te gjitha shenjat gjuhësore që tregojnë kohë dhe hapesirë kalojnë permes filtrit të mallit. Që të ilustrojmë këtë ide, mund të themi se kjo gjë vëzhgohet dhe nga një vështrim psikoanalitik e tekstual i këtyre poezive. P.sh. në shumicën e rasteve pamjet nuk janë të qarta, uni poetik përjeton flu, pamjet mbulohen prej një mjegulle vizuale, prej një tisi ( stolisen me mall në mërgim) siç shprehet poeti. Kjo dëshmohet dhe nga hipostazat e mëposhtme: Të ndjej si nëpër mjegull/ me syt’ e tu gjumashë/ ju humbtë në mjegull për fare/ prej gjumit pat çdukur ëndërritja/ hij e gjumit të pandalë/ haj ëndërr ti/ e pamja po më ngjan me një rrëfenjë/ pamje e pamatë/ botë e ëndërruar/ Po këngët që sot më nuk janë/ stolisen me mall në mërgim/ ku janë ëndrrat, ku janë/ nëpër ëndërr...nëpër jetë/ kohë e largët e mallit tonë. Prej këtyre performancave gjuhësore vihet re statusi psikologjik i unit poetik. Ai është midis ëndrrës dhe realitetit, objektet poetike perceptohen, fokusohen dhe trajtohen nga një pozitë e tillë psikoanalitike. Kjo gjëndje sjell padyshim, një efekt stilistik markant, mjegullimi është një parapëlqim nga poeti në aspektin stilistik, qoftë dhe si pasojë subkoshiente, mbetet një status transreal, domethënës dhe ndihmon në zbërthimin e interpretimin e tekstit poetik

Malli mugesa, udha Nga të gjitha përkufizimet e sjella për fjalën MALL duke e krahsuar me

65

fjalën DOR të rumanishtes, duke përfshirë këtu dhe studiuesit e L. Poradecit, pranojnë që ndjenja e mallit është një ndjenjë paqetësie shpirtërore, me një mungesë shumë të rëndësishme, me një mungesë të dimensionit metafizik, me një mungesë të natyrës ontologjike. Karakteri i mungesës humbet konkretësinë e tij, në kushtet kur mallimanifestim dhe pasojë e kësaj mungese-transformohet nga një përjetim vetanak subjektiv në një rrethanë të pastër lirike. Konturet e objektit që mungon bëhen më pak të dukshme, siç e ilustruam disa rradhë më lart,- ndjejmë dhe përjetojmë në tekst mallin si pasojë, pa kuptuar në mënyrë të kënaqshme shkakun e kësaj gjendjeje shpirtërore , të krijuar dhe projektuar në tekst. P.sh. te vjersha ”Malli i vjershëtorit”, ndonëse semantika e përgjithshme është shumë e qartë, kuptimi i fjalës mall në fillim të vjershës shënon kuptimin e mirënjohur të saj, fundi i poezisë hermetizohet si pasojë e përdorimit të fjalës mall. Ndërtuar në formën e një dialogu të nënës me të birin, poezia kap një strukturë të përcaktuar, një formë organizimi dhe një unitet ideatik. Dy hipostazat e humanit, nëna dhe i biri, ilustrojnë jo vetëm dy shkallë të moshës, por dhe një përkatësi të ndryshme të nivelit të të kuptuarit dhe për pasojë dhe dy role, ai që është nisur dhe ajo që është duke pritur. i evokuar në mënyrë obsesive Malli është konceptuar si një mungesë, si një bosh në jetën e individit, si një pamftueshmëri e jetës, që sjell për pasojë paqetësinë dhe humbjen e ekuilibrit të brendshëm. Malli si një klimë lirike sugjeron një kërkim të vlerave që mungojnë. Kërkimi i këtyre vlerave bëhet përmes një rruge, që në këtë kontekst është ajo ideale. Fluturova zall më zall Posi zog me yll në ballë, Këngëtor me zë që çmall: Popo! ylli ç’ishte mall! Ç’ishte malli yt i gjallë! Një tjetër imazh poetik i lidhur me atë të mallit është ai i udhës, si simbol i nisjes dhe i lëvizjes dhe i kërkimit. Një udhë e mallit është evokuar në poezinë lasgushiane si opozitë me udhën në kuptimin praktik të jetës. Ngjyrosur me mall jeta është e imagjinuar si një udhëtim i njohjes, udhëtim që mund të kryet përmes rrugës së pafundme të mallit. Opozita midis udhës tokësore dhe udhës ideale të mallit, është një refleks i pasojës së opozitës midis ideales dhe reales. Bota e ndjenjave dhe e ideve është më e madhe se bota reale - idetë pa fund dhe pa fillim janë të vështira për t’u përfshirë në një gjeografi lëndore, udha konkrete e tokës e kufizuar, nuk e nxe atë të mallit dhe të ideve të pakufishme. Ky mospërkim e mospërputhje i rregullit objektiv të botës me rregullin subjektiv, i asaj që është e dëshirueshme dhe asaj që mund të realizohet, i asaj që eshtë e matshme dhe asaj që është e pamatshme-bëhet shkak i kërkimeve dhe i përpjekjeve për të rivendosur ekuilibret e pamundura. Mall! o mall që vjen e shkon!... ............................................ ...........................................

66

Vjen e shkon e prapë vjen, Mall që len nga perëndon: Len e vjen e zjen e bren. Malli mallin më s’e gjen... (Malli) Në vargjet e mësipërme rruga e ideales, e gjakimeve merr trajtat dhe hyn në rregullin e kozmikes, udha që përshkon shpirti ka një rend të përmbysur len-nga perëndon, shpejtësia e lëvizjes ideale është e ndryshme nga lëvizja fizike. Mungesa është shkaktari i vërtetë i mallit, shkaku i marrjes së udhës dhe i kërkimit, gjendja e paplotë është shkaktare e lëvizjes së rendit kozmik, si lëvizje ciklike e pandërprerë, e universale. Malli në hipostazat e mësipërme është një konstante e përjetshme, një nevojë ekzistencës humane që lidhet me një përvojë fundamentale siç është dashuria. Ne këtë kontekst mund të sjellim për ilustrim dhe disa vargje nga poezia “Që larg” Dridhet ndaj më s’po duron Brengun e pahirëKëtë mall që fryn e shkon Nëpër shkretëtirë Vargu i parë i strofës që vijon është: ”Shkretëtirë e shpirtit”. Cilësori i shpirtit demonstron karakterin e rrugës shpirtërore dhe ideale, këtë rradhë në një horizontalitet të pakufi, në një kronotop të pamatë, ku drejtimi i mallit është pa koordonata, ku lëvizja eshtë midis të shkuarit, të ecurës dhe fryrjes- kështu konfigurohet malli lasgushian, i papërcaktuar, fluid, gërryes sa e shndërron zemrën në një shkretëtirë. Ekzistenca e papërkryer, që qëndron nën regjimin e mungesës, kjo situatë në poezi paraqitet e shqetësuar, e dërrmuar, me kërkime e me përgjime të kota, në vegime insistente me tentativa për të dalë nga një gjendje ankthi, të gjitha këto nuk arrijnë t’ia rikthejnë ekuilibrin e humbur heroit lirik. Intesiteti i përjetimit të ndjenjës djeg, zhurit,shpirti vendoset në një tension aktiv. Pasojat e mungesës në poezinë “Vallja e yjeve” marrin përmasa kozmike, ekuilibri kësaj rradhe është i rendit universal dhe fjala Mall shënon një energji primordiale që i ka dhënë fill ekzistencës njerëzore. Eshtë rasti kur studiuesit kanë venë re paralelin Lasgush-Eminescu, e konkretisht është fjala për përdorimin e fjalës Dor tek Eminescu tek poezia Scriisoarea I (Letra e parë) si dhe përdorimin e fjalës Mall tek L. Poradeci, ku siç pranohet nga të gjithë studiuesit këto poezi janë shkruar nën frymën e teozofisë hinduese, filozofisë së vedave, të cilat të dy poetët i njihnin shumë mirë. Sa më pak e shembëllen Aq më shumë-e djeg dëshira... Pa nga malli që s’e gjen, Dridhet gjithë hapësira. Tekstet që japin komentuesit seriozë të Rigvedave lidhur me momentin e zanafillës dëshmojnë se fuqia që përbën primum movents në kozmogoninë emineskiane dhe lasgushiane, lëvizja e pikës zanafillore, është KAMA, afsh, dëshirë, dashuri, në shqip: një “malli paanë” si një kryeparim shpirtëror

67

Për botëkuptimin filozofik hindues, kjo është një gjë e natyrshme, përderisa krijimi nuk mund të kuptohet veçse si shpërthim (shfrim) e një tendosje shpirtërore me fuqi kozmike, i një dashurie afektive të përmbajtshme për të kopjuar ekzistimin”19 Yjtë-e ndezur si fëngjill, Që vërtiten palë-palë, prej mosgjëje zunë fill, Plot me jetë-e-mall të valë.

Mall-vuajtje, sëmundje… Në tekstin lasgushian Malli, shpesh nuk mund të identifikohet me sëmundjen. Aftësia për të shkatërruar fizikisht heroin lirik, aftësia për të prekur tërësisht jetën, ontologjinë, drejtpeshimin psikologjik, qenien në totalitetin e saj-shkaktohet nga një hipostazë e mallit-sëmundje. Poeti dhe filozofi Lucian Blaga do ta përkufizonte me sintagmën sugjestionuese sëmundje kozmikendoshta sepse dhimbja shpërndahet përtej kufijve të qenies, sepse nuk është e lokalizuar, është evazive “eterike”-është formë e shfaqjes së sëmundjes së shpirtit. Dh’ ahere ndjej se më je qasur E dhëmbshurisht më puth në ballë, E mall’ i zemrës së plasur Me psherëtin sa vjen më rrallë. (Eja motër) Më zu një mall dhe sot, Një dhembje-e fshehtë. Rri vasha largë-o Zot, Që dirgjem vetë. Si vate-e lashë dot Aq zemër-letë! Ah mëndja po më lot. Që s’plasa vetë! Për mua s’ka sot As botë-as jetë M’a sill ti vashën Zot, Që dirgjem vetë.
19

Aurel Plasari, ibidem, fq.151.

68

(Më zu një mall dhe sot) Malli është i shoqëruar dhe nga një gjendje e veçantë e përgjimit që shoqërohet me përndjekjen spontane dhe të vetvetishme të tij, ai përmes natyrës së tij përndjek fatin e krijuesit të tij- njeriut, gjë që nga ana e vet shënon një fitore shpirtërore, një pasurim të shpirtit, një kuptim të ri mbi kohën, një hyrje në kohën kozmike dhe një dalje nga koha njerëzore. Përgjimi shkon paralel me kërkimin ose është një formë insistente e manifestimi i tij. Gjendja e përgjimit shënon dëshirën për të dalë nga një situatë dhe për t’u inkuadruar në një tjetër, nga një sistem në tjetrin, nga një rrethanë në një tjetër ose në një hipostazë tjetër e bën mallin të mbetet gjithnjë i zgjuar, në kërkim e hetim të vazhdueshëm - si për të mos i krijuar asnjë moment prehjeje: Me mallin përgjimtar Bëj hap pas teje, Të shfaqesh, fill llastar, Si fill rrufeje: (Kamadeva) Siç duket, subjekti lirik e ruan këtë gjendje, e mirëmban ekzistenca e tij është e lidhur me mallin, me praninë e mallit, me mbikqyrjen e tij që është i lidhur me mungesën, me një bosh shpirtëror me papërsosjen shpirtërore. Në gjithë poezinë lasgushiane MALLI merr pamje kontradiktore dhe hera-herës paradoksale, si një malum necesarum. Malli merr hipostazat e dhimbjes së madhe, deri në sëmundje, por në kontekste të tjera del burim i jetës e i ekzistencës. Me fjalë të tjera MALLI, me prezencën apo me mungesën e tij, kthehet në shkak të paqetësisë, turbullimit psikik etj. N.q.s. ndjenja, atëhere kur është e pranishme, turbullon jetën , e bën të padurueshme, pikërisht nga dinamika e të përjetuarit, mungesa, jo më pak e melankolizon jetën, duke sjellë për pasojë prishjen e procesit të komunikimit. Mungesa e Mallit bëhet sinonim me izolimin, me vetminë, me shkëputjen nga jeta. Domethënia e fjalës Mall, si dhe gjendja e Mallit prej vetvetiu, të çojnë drejt diçkaje që në thelb është lirike. Vetmia, mungesa, braktisja, brenga, dëshira, vuajtja, nostalgjia, herë dalin të ngërthyera në fjalën Mall, si një fjalë polikromatike, si gjithëpërfshirja e një spektri të tërë nuancash semantike, dhe shpesh si bashkim i termave të kundërta, herë fjalët dalin në tekst veç e veç, në një korrelacion semantik asociativ dhe bashkëshoqërojnë fjalën-temë Mall. Mall’i zemrës sime: këngë-e-vaj-bashkuar: Këngë-e-pakënduar: vaj-i-pavajtuar: Posi shpuz’e zjarrit nënë gji mbuluar. (Syt’ e varfëruar) Ah, me-atë mall që më ke ti, Moj zemërzën m’a more: Gëzon e qan në fshehtësi, Ah, me-atë mall që më ke ti. Një fshehtësi plot llaftari-

69

Plot ëmbëlsi vrerore. Ah, me-atë mall që më ke ti, Moj zemërzën m’a more. (Ah, me-atë mall që më ke ti) Malli lasgushian është gjithmonë më shumë se njëpërmasor. Nëpërmjet “përkufizimeve poetike” ai dëshmon natyrën e ndërlikuar të mallit përmes bashkimit të vetive të kundërta, pëmes një bashkëjetese paradoksale - që mund ta pranojë vetëm malli: Këngë a vaj bashkuar, duke i dhënë konture të pamundurës, një këngë e pakënduar me një vaj të pavajtuar. MALLI hyn deri në zonat e të pamundurës, të paprekshmes, të padepërtueshmes, të paverifikueshmes, ai afron me fshehtësinë dhe është i veshur me mister. Ndër vlerat filozofike në poezinë lasgushiane do të zerë vend dhe gjakimi i vazhdueshëm drejt pafundësisë së misterit të botës. Natyra e sendeve shpesh herë është e reduktuar në këtë koncept fundamental. Duke dashur të njohë dhe të kuptojë në mënyrë të thellë realen - ajo është shfaqur plot kontradita logjike. Kjo e panjohur, jo iracionale, por aracionale, është një realitet, kufijtë e të cilit qëndrojnë në zonën ku inteligjenca nuk mund të operojë veçse në mënyrë intuitive, zonë të cilën poetikisht dhe në mënyrë metafizike poeti e quan - fshehtësi. Aspirata drejt misterit e mban shpirtin e poetit në një tension dramatik. Poeti mediton mbi eksperiencën transçedentale, mbi fenomenet e padeshifrueshme të botës, mbi horizontin e enigmave të papenetrueshme. Ideja metafizike e fshehtësisë është ajo që ka gjetur rezonancën më vibrante në fushën e tekstit poetik. Misteri dhe fshehtësia, nga Baudelaire-i e këtej, është kultivuar në gjithë poezinë moderne në forma të ndryshme.. Tek Poradeci merr pamjen e natyrës poetike dhe si synim estetik fshehtësia ka një karakter thellësisht metafizik. Në veprën poetike, ideja e misterit dhe fshehtësisë shprehin një formë të pastër lirike dhe metafizike, marrëdhëniet me universin si dhe drama e pyetjeve të pafundme e kthejnë këtë lirizëm në një lirizëm të njohjes. Lexuesit e veprës poetike lasgushiane dallojnë në tekst shpejt dendurinë dhe konotacionet e fjalës. Me atributet e veta semantike, me sugjerimet që shton në nivelin e të kuptuarit, e ndihmuar edhe nga efektet e fjalëve të tjera që janë të veshura me fshehtësi apo që shënojnë fshehtësi, përfshi këtu edhe fjalën Mall, me të gjitha nivelet e tjera tekstore e mbitekstore, poezia synon të pikturojë fshehtësinë dhe misterin. Struktura e mallit përbëhet prej elementësh të kundërt, por dhe efektet që shkakton janë po aq të kundërta dhe paradoksale: gëzon e qan në fshehtësi dhe efektet e mallit vishen me mister, me një fshehtësi tronditëse që shpërbëhet sërish në elementë të kundërt: plot ëmbëlsi vrerore. Duke iu rikthyer metaforës së sëmundjes, mund të analizojmë dhe aspekte të tjera që vijnë së bashku me këtë gjendje. Pasoja më e shpeshtë e mallit është e qara, si shenjë vuajtjeje. E qara manifestohet me hipostaza akuatike, siç është loti, pranë të cilit dendurisht qëndron zjarri, si pranëvendosja e elementëve lëndorë me natyrë të kundërt: zjarri dhe uji. Bashkëshoqërimi i parimeve të kundërta, bëhet jo vetëm një modalitet për të treguar natyrën e mallit, zjarr dhe ujë, por edhe mënyrën kontradiktore të përjetimit të efekteve që përjashtojnë njera-tjetrën në mënyrë reciproke.

70

Ju ditë e mallit prej flake! Ju netë me ëndrra plot! Sesi m’ju pushton varfanjake Ky det i një sumbulle lot!(Lamtumirë)

Malli - tjetërsimi (në vendim tim jam vetë i huaj)

MALLI në poezinë lasgushiane, i ndjerë si një mungesë drejtpeshimi i jetës, mund të jetë jo vetëm shprehja e një gjakimi, e një dëshire intensive dhe insistente, e një aspirate obsesive, por mund të jetë edhe si pasojë e një ndarjeje, e një distancimi nga objekti i dëshiruar. Malli, në poezinë lasgushiane, shpesh është i shoqëruar me një tjetër motiv lirik - tjetërsimin. Tjetërsimi është sinonim me largimin nga horizonti i njohur, me një dislokim nga ambjenti jetësor, vendlindja, fisi, mëmëdheu, peisazhet familjare dhe, në mënyrë të veçantë, e dashura. Tjetërsimi apo proçesi i të bërit i huaj me veten tënde lind prej mallit si mërgim shpirtëror. Mërgimi shpirtëror nuk koinçidon gjithmonë me vendndodhjen fizike. Vendodhja e shpirtit kushtëzohet nga rrethana të tjera që lidhen me rregullin ideal të botës. Vendndodhja shpirtërore mund të përshkruhet me shenjat e një kronotopi se sa me shenjat e një gjeografie reale. Ndjenja e tjetërsimit përjetohet me intensitet nga poeti. Heroi lirik shpesh ndjen një dyzim përpos brendisë së tij ai do të shohë të ravijëzuar tipare të tjera të huaja për të, duke rritur e zmadhuar valët e mallit. Që sot, një vend i huaj më ka thirrur pas: Venite, motër, buzën, e mos e bëj me gas. ................................................................ Do të pushtoj nër krahë me një magji të re, Ta dish sesa’sht’i valë ky mall që po më tret, Sesa m’u pate dhembshur ta dish me të vërtet. (Rri me shëndet) Ashtu siç ndodh në një numër të madh poezish, Malli, i shoqëruar me tjetërsimin, shfaqet si një efekt suprimimi i distanës fizike, poezia shndërrohet në një mjet shërimi, duke tentuar të kthehet në zëvëndësuesen e ambjentit jetësor, e kontureve që momentalisht ndodhen larg. Përmes gjendjes së mallit bëhen përpjekje për ristabilizimin e komunikimit me atmosferën e largët, përmes mesazherit, që në këtë rast këtë rol e luan vetë malli. Duke qënë se ai lind si pasojë e një mungese dhe si shprehje e saj, malli bëhet një mjet lidhës, i cili suprimon, të paktën në rendin real, distancën ndarëse. Tjetërsimi reflektohet si një shprishje e unitetit dhe për këtë arsye, i

71

ndjerë si një gjendje dramatike, është i ndrequr nga malli, si mënyrë për të siguruar afrimin, unitetin e tronditur. Tek L. Poradeci tjetërsimi buron më së shumti nga disa raporte erotike. Ai është efekti i dashurisë, i lidhjeve dashurore të papërkryera apo të paplota. Tentativa për afrim i takon partnerëve . Poeti përpiqet të suprimojë çfarëdo distance, për bashkimin e objektit me subjektin në një unitet të vetëm. Gjithë ky ndërtim lirik shndërrohet në një metaforë të përzgjatur për të shprehur nostalgjinë, gjakimin, por dhe besimin se ekziston një mundësi shpëtimi në botën e mallit. Plaga që shkakton nostalgjia sfilitëse mund të kurohet prej mallit. Në poezinë lasgushiane ideja e tjetërsimit realizohet jo vetëm nga prania e mallit, pavarësisht nga vendndodhja e poetit - që do të përbënte një kusht për lindjen e ndjenjës së mallit, të nostalgjisë dhe të tjetërsimit për pasojë. Kështu në poezinë “Më zu një mall”, poeti, i ndodhur këtë radhë në vendin e tij, nuk realizon dot takimin me të dashurën e tij - gjë që i shkakton mall e vuajtje; vuajtja më e madhe është tjetërsimi në një hipostazë të paparë - huajësimi në vendin e vet: Në vendin tim, o Zot, Jam vet-i huaj. M’a sill ti vashën Që kaq po vuaj. Po kështu mund të flitet për një ndjenjë të mallit që gjenerohet pa pasur premisat e njohura që e shkaktojnë këtë sentiment: Të pashë, motër, plot me mall, Më pe me shpirt të llaftaruar. Në rastin kur nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj distance fizike, bashkimi nuk është i rendit ideal, por i rendit fizik dhe kuptimi i fjalës së mësipërme, më së shumti, është epsh, dëshirë fizike. Mungesa këtu është fiziologjike, papërkryerja është fizike. Në vargjet e mëposhtëme të poezisë Kur shtrohet vala ndjenja e mallit rritet, amplifikohet, sepse dy të dashurit gjenden të nënshtruar nga ndjenja e mallit Po me t’u ndarë vet e vet Më s’kishim turp që s’kishte fjalë... Na rritej malli posi det, posi një det që vjen me valë. Dashuria, dëshira, epshi, vërtiten në orbitën e mallit. Malli shndërrohet dora-dorës në një vello që mistifikon ndjenjën dhe e miklon lexuesin që ta gjejë vetë misterin që fshihet nën të. MALLI është në këtë poezi epshi i pashprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një ndjenjë retiçencë, ku përfshihet dashuria e madhe robëruese, plot me mistere, plot me dëshira të zjarrta e turbulluese, që zor të gjejnë një emër të përcaktuar, dhe asnjë fjalë më mirë se fjala Mall e shqipes nuk mund të gjithëpërfshijë kompleksitetin e këtyre ndjenjave. Shpesh Malli lidhet me ekzistencën e qenies dhe me përmbajtjen e jetës- jeta vetë. Mungesa e mallit sjell pështjellim, e zhvesh jetën

72

nga kuptimi, nga qëllimi, si për të nënvizuar faktin se jeta fizike, pa përmasën e mallit, është e pamundur dhe pakuptim. Eshtë Malli që i siguron qenies jetën e vërtetë, jetën shpirtërore, është ai një gëzimdhimbje i domosdoshëm. Duke ju qasur më së shumti dimensionit shpirtëror, Malli merr kuptimin e së përjetshmes, duke marrë udhën e tij (që është ideale), ai kapërcen kufijtë e qenies dhe të vetjakes, nga burimi i energjisë (Vallja e yjeve) për krijimin e botës, në një aspiratë për ribërjen e botës. Po e ilustrojmë me disa vargje nga poema Kamadeva, ku mungesa e Mallit sjell një bosh shpirtëror, një mosjetë: Ti s’vjen, o mall, ti s’vjen, Për të-dytë-herë, Dhe zemra ime zjen Si në skëterrë. Tërë trazirë, Gajasem e bërtas, Në shkretëtirë: Bota pa mall është skëterrë dhe shkretëtirë, është një shqetësim dramatik; heroi lirik, ndodhet në një kronotop të ngjashëm me atë të ferrit: nga njera anë skëterra, nga ku nuk i mundësohet të shohë e të dallojë asgjë, nga ana tjetër shkretëtira, një terren i hapur, i ngjethshëm dhe pa rrugëdalje - të dyja të dhënat dëshmojnë vetminë, tmerrin dhe izolimin, mungesën e komunikimit ne rrafshin ideal. Të njëjtën ide poeti e përcjell edhe në poezinë “Syr’ i fshehur”: Malli jonë q’u pat shuar Mall-i bërë fije, Sot më gjet të zemëruar, Më pru lotë zije. Malli, siç e kemi vënë re më sipër, është shndërruar në fushën e tekstit lasgushian në një ndjenjë të përjetshme, e shtrirë me kufij përtej jetës njerëzore, si një ndjenjë e lindur bashkë me krijimin e botës dhe një shoqëruese e saj për t’i siguruar jetës ekzistencën ideale. Malli shkon përtej kufijve të jetës dhe vdekjes. Në këtë hipostazë del si njësi e pavarur dhe autonome. Eshtë interesante të vihen re tre aspektet e Mallit tek Kroi i fshatit tonë: Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë. Po si mall’ i vashës, që djeg më të fshehtë, Po si mall’ i trimit, që buçet përpjetë, Obobo! si malli, që nuk vdes përjetë. Malli - fillesë, thirrje Në një numër të madh shembujsh Malli merr vlerat e një gjendje nistore, që stimulohet nga ndjenja. Fjala në tekstin poetik shënon fillimin e një stadi të ri, të panjohur, të paparë e të padëgjuar më parë, një gjendje e re që tenton zgjidhjen e një problemi të rradhës shpirtërore dhe një rrugëdalje nga statusi i mëparshëm. Funksioni

73

nistor i Mallit, aftësia e ndjenjës për të zhvilluar një rregull të ri të botës, aftësia për të rimarrë fillin, për të jetuar e për të krijuar korrelata të reja me objektet që e rrethojnë (dhe me trajtat ideale të tyre). Ai stimulon, është katalizator dhe nismëtar, shkak dhe pasojë, shkatërrues dhe ndërtues, i thjeshtë dhe i komplikuar, ndezës dhe shuajtës, qetësues dhe turbullues, helmues dhe shëronjës, si gjendje e parajsës dhe e ferrit, si mjet mbrojtës i qenies si dhe mjet për të sulmuar atë, paradoksal dhe i logjikshëm në të njëjtën kohë. Fillesa e Mallit, apo gjendja e re e stimuluar nga Malli, shënon një rilindje, një përpjekje për të kapluar një horizont të ri e të panjohur. Malli çel, valon, ndizet, lind e rilind, rigjeneron jetën, nuk vdes, por është i pranishëm dhe nga rilindja e tij më i ndriçuar. Për t’i bërë më konkrete idetë tona, i referohemi tekstit poetik (O vanë fletët...) Përtej nga jetave-sinuar! Dhe larg përjetë-helmori gas! Po jo: malli q’u pat shuar Lind e rilind m’i ndritur pas. Në lirikën erotike, shfaqet edhe një aspekt që nga pikpamja semantike shënon një veçori (kjo dukuri shihet më qartë nga krahasimi me të gjitha hipostazat e analizuara më sipër), e pikërisht kur Malli i përket edhe të dashurës, edhe të dashurit. Takimi në një vend i të dy malleve është një gjë kontradiktore me kuptimin bazë të fjalës, sepse zhduket kësisoj obsesioni i mungesës, i tjetërsimit , por mbetet obsesioni i shqetësimit dhe i sëmundjes. Si veçori për këtë situatë, mund të theksojmë se Malli i përjetuar prej dy partnerëve njëkohësisht ka një efekt çlirues sepse mund të durohet më lehtë dhimbja që shkakton dashuria e cila manifestohet me pëjetimin e Mallit. Dashuria e thellë, komplekse, e pafundme, strehohet tek Malli - fjalë që integron gjithë këtë tërësi: Sa dhemb mërgim’ i largë që do na lerë pas Më pranë njerijatrit të dehemi me gas... E sa të jemi dehur ne gas e lumturi, Më hidhur të na dhembi largimi jon’ i zi... Sepse, ky malli jonë më s’pati shëmbëllim, Se na’shte vaj një këngë, dhe kënga një ëndërrim, Pa çmallje, pa të sosor, pa nojmë kurrëkund, Siç ish, siç do të jetë-një dashuri pa fund. (Rri me shëndet) E lidhur me praninë ose jo të mallit, me gjendjet poetike si para një impakti metafizik, me gjendjen e një boshi e një zbrazëtie shpesh malli thirret, kërkohet me anën e një O-je thirrore. Herë si një thirrje organike, herë si një apelacion i dëshiruar, herë si shpëtim i vetem dhe i mundshëm nga një gjendje e rëndë shpirtërore, herë si shënimi i një situate maksimale përjetimi, herë si pjesë e një radhitjeje objektesh të lidhura me njëra-tjetrën, si shkaktare të një situate shpirtërore të caktuar. Një nga nuancat kuptimore që fiton fjala nga paravendosja e O-së apelative, është ajo e të ndodhurit në një gjendje të ndriçuar

74

shpirtërore dhe kur heroi lirik kërkon të bëjë me zë ndjenjën, t’i drejtohet në mënyrë të veçantë dhe ekskluzive shkaktarit të kësaj gjendjeje. Fjala Mall, në trajtat thirrore, bëhet më afektive dhe njëherazi dhe më e përgjithshme, më universale - si një kategori universale. O mall! O dashuri! O yll! O djellë! Se si më djeg në gji, Në zemër fellë?

Malli si lëndë (zjarr dhe ujë)

Çfarë natyre ka Malli në vizionin poetik të L. Poradecit? Çfarë konturesh? Çfarë fizionomie? Me çfarë lënde afron? Për konotacionet e tij në fushën e tekstit jemi përpjekur të japim një sistem imazhesh, ku në qëndër të tyre është Malli. Përmes imazheve, që ushqen Malli në tekstin poetik, njohim dhe konceptin e poetit për qenien njërëzore, për karakterin e komplikuar dhe kontradiktor të ndjenjës, për gjithë paradigmën e Mallit, në një korrelacion semantik e figurativ, si dëshmi e transmetues i një ideje të përgjithshme për jetën. Po të hulumtohen të gjitha sintagmat, qëndra e të cilave është fjala Mall, vihet re një tendencë, ndoshta subkoshiente, për të materializuar Mallin, për t’i dhënë atij trajta fizike e konkrete: mall i madh, mall që ndrit, mall i rëndë, mall i djegur, mall prej flake, mall që s’shuhet, mall i përvëluar, mall i valë, mall që djeg, mall i nxirë, mall i lehtë, mall që u pat shuar,mall i bërë fije, mall që rritet e ndritet, mall që ndez zjarr, mall i gjallë, mall që shëmbëllen etj. Sipas ideve të Gaston Bachelard-it, ide të trajtuara në një radhë tjetër idesh, veprat grupohen në katër elementë lëndorë: ajri, uji, zjarri, toka. Në bazë të këtij sugjerimi mund të bëhet një gupim i gjithë sintagmave që shënojnë zjarr apo efekte të tij - për të kryer një përshkrim të Mallit si një ndjenjë lirike e polarizuar rreth një elementi fundamental. Një tjetër savant francez, J.P. Weber, si eksponent i kritikës tematike, sugjeron se çdo artist ka një temë personale, të cilën e shpreh në mënyrë inkoshiente, nëpërmjet një arsenali letrar, simbolik e shumë të ndryshëm. J.P.Weber, duke pasur parasysh faktorë që influencojnë në procesin e krijimit, avancon idenë, duke shtuar, përpos këkimeve të estetikës të fakturës tradicionale, mund të flitet edhe për një estetikë të thellësisë, të cilën ai do ta quajë analizë tematike. Kritika tematike, të cilën mbron autori, përfshin më shumë konsiderata të rendit metodologjik. Baza e kësaj fushe të re mbetet koncepti temë . Tek “Gjeneza e veprës poetike” (1960), kritiku francez precizon:”Ne kuptojmë përmes temës një ngjarje apo një ndodhi nga fëmijëria, (në kuptimin më të gjërë të fjalës) lëndimi që manifestohet në përgjithësi në mënyrë inkoshiente në një vepër apo në një ansambël veprash arti (poetike, letrare, pikture etj.) qoftë simbolike,

75

qoftë direkte, duke qënë e qartë se përmes simbolit kuptojmë çdo zëvëndësues analogjik të të simbolizuarit”. Të kujtojmë këtu se edhe kritiku ynë Sabri Hamiti, do ta quajë Mallintemë, si temë të mërgimit shpirtëror. Të ndihmuar nga idetë e dijetarëve francezë G.Bachelard dhe J.P.Weber - mund të përzgjedhim së pari sintagmat që lidhen me elementin primordial - zjarrin: mall prej flake, mall që djeg, mall që ndez zjarr, mall i përvëluar, mall që rritet dhe ndritet etj. Përqasja e zjarrit me Mallin bëhet për të shënuar përjetimin e ndjenjes në kufijtë e maksimales. Malli-është i nxehtë si zjarri, i paprekshëm si zjarri, i bukur si zjarri, i frikshëm si zjarri, i frikshëm si zjarri, i paparashikueshëm si zjarri, sugjestiv si zjarri, i nevojshëm si zjarri. Siç kemi vënë re gjatë analizës së poezive, shfaqja e Mallit me elementët e zjarrit pranëvendoset me elementët armiqësorë të kundërt, siç është uji. Sipas një klasifikimi që sugjeron kalimi i disa elementëve të psikoanalizës në psikokritikë nga J.P.Weber, mund të flitet për dy hipostaza të foshnjërisë, të lidhura me mallin lasgushian: 1. si mërgim shpirtëror, dhe në rastin e L. Poradecit, mund të konsiderojmë temë “gjurmët e një kujtimi nga fëmijëria mbetur në kujtesën e një shkrimtari”. Ky kujtim, apo kujtim tematik, nuk është gjithmonë inkoshient. Inkoshienca, megjithatë, mbetet marrëdhënie midis temës dhe veprës. Largimi që në vogëli nga vendlindja, nga mjedisi familjar farkëtoi një mall të pafund, të papërmbushur gjatë gjithë jetës së tij. Me fjalë të tjera, Malli luajti një rol modelues në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit. 2. Hipostaza e dytë si mall - dashuri dhe dashuria e paraqitur si ndjenjë e fëmijërisë, ku malli del si dashuri e parë: mall në mërgim, mall i parë, mall i ri, mall i mitur, mall i paqetuar, mall që s’vdes përjetë, mall i parë që hesht e vdes në qetësi. Malli, ndjenja e evokuar me insistencën më të madhe në krijimtarinë e L. Poradecit, ilustron një aspekt të jetës afektive të poetit dhe, me sa duket, aspektin më kompleks. Karakterin agresiv, djegës, përvëlues, gërryes, shkatërrues të Mallit, poeti e zotëron përmes orfikut. Orfiku bëhet shkarkimi i magjishëm, efekti shkatërrues kontrollohet dhe zotërohet përmes poezisë, krijimit. Njeriu L. Poradeci është i shpëtuar nga poeti L. Poradeci, ashtu siç do të vinte në dukje eruditi frëng i këtij fundshekulli Michel Foucault ”ku ekziston vepra, nuk ekziston çmenduria”. Poezia luan një rol zbutës për mallin. Në qoftë se poezia i takon rrafshit estetik, Malli i përket rrafshit ontologjik. Poezia bëhet terreni që përballon kthimin e ontikes në estetike, proçes që zvogëlon tensionin e shkaktuar nga Malli. Eshtë poezia vendi ku ndodh ky shkarkim magjik. Mund të evidentohen edhe marrëdhënie thelbësore, Malli është gjendje shpirtërore që ushqen poezinë, estetiken. Në tërësinë e hipostazave dhe sipas të gjithë cilësorëve që merr malli herë del me origjinë tokësore, ku poeti na i pasqyron si një objekt konkret, herë na jepet me tipare hyjnore, herë i vdekshëm, herë i pavdekshëm, herë si zotërim, herë si mall i kotë, herë i zhurmshëm që buçet, herë i valë e herë i shuar. Kur malli merr pamjen e një objekti të shenjtë, presupozon dhe një lartësim dhe purifikim shpirtëror dhe një ngritje apo ndritje, njëherazi malli ka një brendi të thellë kuptim i thellë i mallit tonë.

76

Hapësira që zë malli është i pakufijshëm në sintagmat e tij, shpesh pasqyrohet në mënyrë hiperbolike - posi det, si shkretëtirë, që len nga perëndon. Duke u nisur nga një sistem imazhesh, që strukturon përjetimin e kësaj ndjenje nga poeti, por edhe si një strukturë e përcjellë për tek receptori, malli në poezinë e L. Poradecit rezulton si ndjenja më komplekse, më fluide dhe më e pakapshmja. Dhe në mënyrë më paradoksale me gjithë tentativat për t’i dhënë tipare fizike (i madh, i rëndë, i lehtë, i nxirë, i valë, i bërë fije), ndoshta nga një dëshirë e brendëshme subkoshiente për ta bërë të prekshëm, më të zotërueshëm, si për të dëshmuar pafuqinë e fjalës (qoftë ajo dhe poetike) për ta mbërthyer këtë ndjenjë të paformë dhe të shumëllojtshme njëkohësisht. Me gjithë përpjekjen tonë për ta dhënë ndjenjën e mallit në poezinë e L. Poradecit sipas një sistemi, në të cilin të përfshijmë kuptimet më të përgjithshme, ndonëse malli si ndjenjë është e lidhur me një grup ndjenjash të tjera si trishtimi, brenga, pendesa, keqardhja, gëzimi, dashuria, vetmia etj, në cdo poezi më vete, sipas kuptimeve që gjeneron teksti poetik, vlera e vërtetë dhe nuancimet semantike të fjalës do të dilnin më qartë në një kontekst më të ngushtë. Sepse është e vështirë të gjesh të njëjtin kuptim të fjalës mall, hera-herës dhe brenda një poezie të vetme.

Malli lasgushian dhe poezia rumune

Kritikët e veprës poetike së L. Poradecit kanë folur për një ndikim të mundëshme nga poezia rumune. Për të parë më nga afër nëse Poradeci ka qënë i ndikuar nga poezia rumune dhe në ç’masë ka qënë ky ndikim, le të shohim disa veçori të ndjenjës së mallit në poezinë rumune dhe sidomos tek autorët që mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e poetit shqiptar. Ashtu siç pranon vetë L. Poradeci në hipostazën e studiuesit, në tezën e tij të doktoratës mbi Eminescu-n, “Mbi këto nuancime “emineskiane” na tërheq vemendjen në mënyrë të veçantë termi “dor”.”Dor”është ndjenja fundamentale specifike e poezisë rumune e quajtur “doina” dhe shpreh në të njëjtën kohë një kompleks ndjenjash, duke u

77

bashkuar në një sintezë unike “melankolia” dhe “nostalgjia“ e romantizmit gjerman ”Ehrfurcht” dhe termi rumun ”dor” janë pothuaj të papërkthyeshëm në një gjuhë të huaj. Në poezinë popullore rumune “dor” është shpesh identik me “dashuri” dhe “e dashur”. 20 Prof. E.Çabej në studimin e tij mbi folklorin ballkanik, do të shprehej kështu: “Këngët popullore të viseve ballkanike duhen trajtuar jo vetëm sintetikisht në lidhjen ballkanike dhe në lidhjen e njëanëshme nga një popull te tjetri, por edhe një nga një në vetvete, si një shprehje e thjeshtë e frymës së popullit përkatës. Karakteri dhe historia e një populli pasqyrohen më së miri në poezinë popullore. Zbatimi i psikologjisë së popujve në studimet e këngës popullore mund të jetë në çdo rasë i dobishëm. Në këtë kuptim shkurtësia dhe mbarimi i përnjëhershëm i këngës popullore shqiptare, gjërësia epike dhe fryma elegjiake e këngës sërbe, rreptësia e shpeshtë e këngës bullgare, retorika dhe një farë mburje e këngës greke, malli i pacaktuar i këngës rumune, (n.y.) karakteri konkret e realist i ftohtë i këngës arumune nuk do të çudisnin ballkanistin që njeh historinë e këtyre popujve. Se këto shenja janë të ngulitura në karakterin e popullit.”21 Ndjenja e mallit është ndjenjë dominante e këngës popullore rumune dhe më frekuente se sa në poezinë orale shqipe. Po kështu, një numër i madh studiuesish rumunë e jo rumunë afirmojnë të njëjtën ide. Disa studiues e kanë hetuar çështjen në plan krahasimtar. Kështu studiuesja rumune Elena Balan-Osiac, në një studim të zgjeruar të saj, e vështron këtë ndjenjë në poezinë rumune, spanjolle dhe portugeze. Një vështrim të tillë bën edhe Aurel Plasari në studimin “Malli në poezinë shqiptare, rumune etj.” Preokupimi ynë këtë radhë është ndjenja e mallit ne poezinë e L. Poradecit, duke kaluar kështu tek autori më i diskutuar për ndikime të mundshme mbi veprën e tij, poeti kombëtar rumun, Mihai Eminescu. Si paraqitet ndjenja e mallit tek Eminescu, ç’vend zë malli në universin e poetit rumun në nivelin e metatekstit, në ç’hipostaza konkrete haset ajo në endjen e tekstit poetik, nëse ka peshë të veçantë në sistemin poetik, nëse përbën një element thelbësor në semantikën e përgjithshme? etj. Ashtu si për shumë studiues e dijetarë rumunë, Malli bën pjesë në esencën psikologjike e shpirtërore të popullit rumun, në shortin e tij si një predestinim. Malli qëndron në bazë të ekzistencës dhe të tipologjisë së tij; për M. Eminescu-n atdheu i tij është i veshur me këtë rrobë të posaçme e kaq vetanake si malli, shpehur në një sintagmë pothuaj emblematike: vendi im me mall: Ce-ti doresc eu tie, dulce Romanie Tara mea de glorii, tara mea de dor. (Ç’të dëshiroj unë ty, e ëmbla Rumani Vendi im me lavdi, vendi im me mall.) Me një natyrë komplekse, me shumë ngjyra e nuanca, me shumë kundrathënie dhe bashkime semash të kundërta, me një përmbajtje
20

Lasgush Poradeci,”La steaua” lui Eminescu (fragment din teza lui de doctorat), Albanezul, Anuarul 401, fq128 21 Eqrem Çabej,Studime gjuhësore,V.Rilindja, Prishtinë,fq.122.

78

sintetike e analitike në të njëjtën kohë, do të shfaqet fjala dor (gjegjësisht mall) tek Eminescu, ashtu sic do të haset dhe te poezia e Poradecit. Më një studim të gjërë mbi veprën e Eminescut, studiuesi rumun Edgar Papu do të analizojë gjendjen e vetmisë nostalgjike në poezinë e Eminescut që përkufizohet me ndihmën e cilësorëve, madje dhe kur këta bëjnë pjesë në sfera tërësisht të ndryshme (dureros de dulce) dhembshurisht e ëmbël. Cand deodata tu rasarisi in cale-mi Suferinta tu, dureros de dulce... (Kur ndonjëherë më del në udhë Vuajtje ti, dhembshurisht e ëmbël) “Asnjë si Eminescu nuk e ka ilustruar me aq saktësi të ndjerin dhe të shprehurin e dy tipareve (e ëmbël dhe e dhimbshme), gjithmonë të kundërta dhe të shkrira në dor-et (mallet sh.ynë)...Dy gjendje kontradiktore, kënaqësia e çastit dhe shkëputja e mundëshme, shija e mirë që mbetet nga ky çast shkrihen në një përjetim të vetëm. Ndryshe thënë, ëmbëlsia shkrihet me brengën, në një zgjerim të pafundëm të ndjenjës, kur zemra rritet nga lloj i posaçëm i mallit”.22 Studiuesi Vehbi Bala, në një studim më të gjërë mbi lidhjet letrare shqiptaro-rumune, ndalet në një krahasim të një poezie të Eminescut me poezinë Vallja e yjeve të L. Poradecit, duke u shpehur kështu: “Kemi idenë e lëvizjes së përjetshme dhe të dashurisë që mban përjetësisht yjtë, të cilët ndjekin njeri-tjetrin dhe vezullojnë në hapësirat e paana. Lasgushi shkruan: Yjtë-e ndezur si thëngjill Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë e mall të valë. (Vallja e yjeve) Të përbashkët kemi mallin që mban yjet në lëvizje të përjetshme dhe u jep forcë ndricimi, kemi dhe idenë e lindjes së yllit prej mosgjëje (fjalë e përdorur nga Lasgushi të Eminesc-ut.”23 Dihotomik dhe si një emocion dyfish është i strukturuar dhe malli lasgushian prej bashkimesh të kundërtash: vuajte-ëmbëlsi, dhimbjegas, helm-gas, lumturi-mjerim, përmes drite-hijesh që të çojnë në konceptimin poetik tërësor të tekstit, i ngjashëm ky me atë emineskian. Kjo ndjenjë me pamje dyfishe do të shihet në mënyrë sintetike dhe tek Eminescu: Amorul meu cel dureros (dashuria ime e dhimbshme), Si cand inima ne creste de un dor, de o dulce jele (dhe kur zemra na rritet nga një mall, nga një brengë e ëmbël), cantecul dulci ca un fior (këngë e ëmbël si një tmerr), fermecat si dureros, farmec dureros (i magjishëm dhe e dhembshëm, magji e dhimbshme), durerea mea cea dulce (dhimbja ime e ëmbël), fioros de dulce (tmerrisht e ëmbël), dureros de dulce (dhembshurit e ëmbël),
22 23

Edgar Papu, Poezia lui Eminescu,Bucuresti,Editura Minerva,1971,fq.109. Vehbi Bala,Lidhjet shqiptare-rumune,B.SH.I.P.,Shkodër 1965,fq 18.

79

Si te Eminescu dhe te Poradeci, loja e forcave të kundërta, nga sinteza e të cilave buron vetë jeta, lojë e reflektuar në forma ekspresive përmes mjeteve të artit, përbën një fakt të përhershëm të strukturave poetike të thella, të vetë këtyre personaliteteve që sintetizojnë vetë strukturën njerëzore në formën e epërme. Të kundërtat në sintagmat poetike nuk janë vetëm si opozicion termash, por një sintezë krijuese harmonish, si një koinçidencë e të kundërtave, amplifikuar dhe e motivuar nga elementë të kulturës dhe të filozofisë. Tek Eminescu, ashtu siç e pamë dhe tek Lasgushi në një sërë rastesh, hasim vargje, ku ndjenja e mallit është e lidhur me moshën e miturisë, me imazhe idilike të dashurisë së pastër që mbetet në kujtesën e poetit nga fëmijëria, apo nga rinia e parë, heroi lirik karakterizohet nga pafajësia dhe pastërtia shpirtërore, nga ekstaza fëminore, nga një gjëndje ëndërrimi dhe meditimi. O ramai ramai la mine, Te iubesc atat de mult! Ale tale doruri toate Numai eu stiu sa le ascult... (O ramaii) (O qëndro, qëndro tek unë, Se të dua aq shumë! Gjithë mallet e tua Vetëm unë di ti dëgjoj...) Në poezinë emineskiane, ashtu si dhe tek Poradeci, e hasim DORIN/MALLIN si motiv të vetmisë dhe të të qënit larg nga atdheu. Romantiku rumun i ndodhur për studime jashtë shtetit, është i kapluar nga një mall i pakufijshëm. Të qënit në dhe të huaj, poetit i mpreh të parin dhe të dëgjuarin, ai sheh dhe dëgjon gjëra që njerzit e lindur në atë vend nuk mund t’i marrin vesh kurrë. Poezia e nostalgjisë është një poezi me përhapje shumë të gjërë, në poetë të popujve të ndryshëm, në kohë të ndryshme, në gjuhë të ndryshme. Victor Hugu-i do ta konsiderojë migrimin një lloj pagjumësie të gjatë, ku shumë poetë të botës do të dinin të përfitonin nga kjo pagjumësi e gjatë për ta konvertuar në vepra arti, por poezia e L. Poradecit dhe e Eminescu-t, mbështeten dhe ndihmohen në pasqyrimin e kësaj ndjenje posaçërisht nga gama e gjërë semantike e fjalëve MALL/ DOR. Un suflet numai plange, in doru-i se avanta L-a patriei dulci plaiuri, la campii-i razatori. (Një shpirt vetëm qan, e malli i tij sulet Në të ëmblat pllaja të atdheut, në fushat e gëzuara) si inima aceea, ce geme de durere, si sufletul acela, ce canta amortit, E inima mea trista, ce n-are mangaire, E sufletu-mi, ce arde de dor nemarginit.

80

(Dhe ajo zemër, që rënkon nga dhimbja Dhe ai shpirt, që këndon i ngrirë, Eshtë zemra ime e trishtuar, që nuk ka përkëdheli është shpirti im, që digjet nga malli pakufi) Dor-i emineskian del edhe në trajta të tjera gjuhësore duke krijuar një paradigmë të plotë të mallit, si një fjalë kyç, në nivelin horizontal dhe vertikal të tekstit, fjala Dor do të shndërrohet në një kuptim të drejtpërdrejtë metaforik të dhimbjes së poetit, në një shenjë metafizike, e më pas në një univers lirik. Poeti rumun si dhe shumë poetë romantikë evropianë do të endet midis melankolisë të së shkuarës dhe vizionit për të ardhmen. Eminescu kryesisht është i orjentuar drejt melankolisë së së shkuarës - veçanërisht objekt i poezisë bëhet dashuria e humbur, dashuria e shkuar që zbërthehet në nuanca semantike nga polariteti i fjalës dor/mall: Mai am un singur dor (Kam një mall të vetëm), De doru lui si inima/ si suflet-i se umple (Nga malli i tij dhe zemra/ Dhe shpirti i mbushen plot) A dorului tarie/ Cuvinte duioaselor mistere (Fuqia e mallit/ Fjalë u jep mistereve të ëmbla), Tot astfel cand al nostru dor/ Pieri in noapteadanca/ lumina stinsului amor/ Ne urmareste inca (Po kështu kur malli ynë/ Humbet në natën e thellë/ Drita e dashurisë së fikur/ Na ndjek ende) Sufletu-mi nemingaiat/ indulciind cu dor de moarte (Shpirti im i paledhatuar/ Që ëmbëlsohet me mallin e vdekjes), O ora sa fi fost amici/ Sa ne iubim cu dor/ S-ascult de glasul gurii mici/ o ora si sa mor (Një orë të ishim miq/Të duheshim me mall/ Ta dëgjoja zërin e gojës së vogël/ Veç një orë e le të vdes), Caci scris a fost ca viata ta/De doru-i sa nu-ncapa (Se e shkruar ish që jeta jote/ Malli të mos e nxejë, O, de luceafarul din cer/M-a prins un dor de moarte (O, nga ylli i ditës në qiell/ Më kapi një mall për vdekje), Ea, cu dorul tau demoniac va vorbi calugareste (Ajo, me mallin tënd demoniak do të flasë si murgeshë), si din noaptea amintirii mii de doruri ea ne scoate (Dhe nga nata e kujtimeve ajo na zgjon) Sunt atrase in viata` de un dor nemarginit (Janë të tërhequra në jetë nga një mall i paanë), si cand inima ne creste de dor, de-o dulce jale Dhe kur zemra na rritet nga një mall, nga një brengë e ëmbël), si-incepu incet sa suna/ Fermecat si dureros/ Inima-i creste de dorul/ Al strainului frumos (Dhe filloi ngadalë të tingëllojë/ plot magji e dhimbje/Zemra i rritej nga malli i të huajit të bukur), Dusa de pustie ganduri/ şi de un dor fara de nume (Sjellë prejshkretie mendime/Dhe prej malli të parrëfyeshëm). Vehbi Bala në studimin e tij mbi paralelet mes Eminescu-t dhe L. Poradecit do të japë dhe një situatë që lidhet me ndjenjën e mallit: “ Motivi i largimit të poetit nga e dashura ose, më mirë, të trimit nga vasha, është një motiv i shtjelluar disa herë në lirikën emineskiane. Mallin e dhimbjen e largimit e hasim p.sh. në poezinë Departe sunt de tine...ku ndër të tjera, poeti rumun shkruan: Departe sunt de tine si singur langa foc, Petrec in minte viata-mi lipsita de noroc... ............................................................. O! glasul amintirii ramaie pururi mut... (Larg jam prej teje dhe i vetëm pranë zjarrit, Përshkoj nëpër mend jetën time të pafat...)

81

................................................................. O! zëri i kujtimit mbetet përherë heshtur. Të njëjtën situatë vëmë re edhe tek Poradeci në poezinë Rri me shëndet: Që sot, një vend i huaj më ka thirrur pas: Venite, motër buzën, e mos e bëj me gas. ............................................................... O, pse kaq ëndr’ e bukur më s’lumtërovi dot! Përveç motivit të largimit, kemi të përbashkët këtu vargun shtatërrokësh të dyzuem, rimën e puthur fundore dhe atë përthirrje O...”24 Po të hetohet ndjenja e Mallit tek poezia e Eminescut si dhe strukturat gjuhësore në të cilat ajo shfaqet në tekstin poetik emineskian, qartaz vihet re një paralelizëm me hipostazat e Mallit tek poezia e L.Poradecit si dhe sintagmat e formulat poetike lasgushiane. Këto paralele, para së gjithash, koinçidojnë me të njëjtën ndjenjë, me kushtet e mërgimit, me kushtet e një vetmie nostalgjike, që i çon të dy poetët në një gjendje të paqetë e dëshpërimi, në një shqetësim dhe revoltë, për të arritur në një vetmi ekzistenciale. Të dy poetët kanë qënë të lidhur me vendet e tyre, me natyrën e vendeve të tyre, gjë që ka sugjeruar mënyra trajtimi të afërta të kësaj tematike. Por, prej krahasimit të hipostazave të Mallit tek të dy, vihet re dhe specifika e origjinaliteti i secilit. Kështu, mund të themi se L. Poradeci, si një personalitet krijues, ka bërë përpjekje në një plan universal për të bërë një përkufizim të tij mbi ndjenjën e vetmisë, nostalgjisë, tjetërsimit dhe gjendjes gjithëpërfshirëse siç është Malli. Tek të dy poetët kemi një poezi semantikisht komplekse, të mpleksur me filozofi, me mendime të thella mbi qenien, dashurinë, natyrën. Kushtet e formimit të tyre, ndonëse në rrethana të ndryshme historike dhe në hapësira të ndryshme letraro-artistike, njohja e filozofisë hinduse, e asaj klasike gjermane, studimi i tyre në vendet gjermanike, afëritë e kulturave ballkanike - do të kushtëzonin, pa dyshim, një frymë dhe mënyrë të të menduarit poetik të ngjashëm. Do të na bënte të besonim se koinçidenca më e madhe e tyre do të ishte shorti i tyre i ngjashëm. Vehbi Bala, në përpjekjen për të shpjeguar këto dy fenomene paralele na paraqet një argument thelbësor në studimin e përmendur më lart: “Për krijimin e lirikave intime dhe të natyrës Vasile Aleksandri-u, Mihai Eminescu dhe Gjorgje Koshbuku u mbështetën në lirikën e butë të popullit të vet për të krijuar poezinë intime dhe të natyrës. Mirëpo, siç e theksojmë dhe gjetiu, lirika gojore e popullit shqiptar dhe lirika e popullit rumun kanë mjaft paralele dhe konkordanca. Këtu duhet parë, në krye të kresë, burimi i ngjashmërisë së lirikës së butë të L. Poradecit me atë të Eminescu-t, Aleksandri-t dhe Co]buc-ut. Por Lasgushi u ndikua edhe drejtpërdrejtë nga këta këngëtarë magjepsës rumunë të dashurisë dhe të natyrës”25. Vetmia dhe ndjenja e tërheqjes në natyrë, poezia idilike dhe elementë të përbashkët të peisazhit, terren nga ku gatuhet ky mall i përbashkët: korije, pyll, liqer, yje, shpesh tek dy poetët do të kthehen
24 25

V.Bala,Lidhjet shqiptare-rumune,B.SH.I.P.D.,Shkodër 1965,fq 43. ibidem.

82

në mjediset ku do të preknin dhe probleme fundamentale të ontologjisë. Po në kuadrin e përgjithshëm të poezisë rumune, në mënyrë panoramike, po sjellim disa shembuj nga autorë klasikë rumunë, që mund të kenë ndikuar në formimin e fjalorit poetik të poetit shqiptar, konkretisht nga Vasile Aleksandri dhe George Cosbuc (autorët janë sugjeruar nga Mitrush Kuteli). Kështu dhe poeti Vasile Aleksandri, me rastin e shkuarjes se tij disa herë në Francë dhe duke mbetur për një kohë më të gjatë aty, krijon disa poezi lamtumire “Lamtumirë Moldovës”, “Atdheu” etj. Gjendja dyfishe e migrimit: si arrati - një shteg për të shpëtuar, zgjon nga ana tjetër në shpirtin poetik një ndjenjë të thellë identiteti etnik që reflektohet në ndjenjën e Mallit për atdheun: Din umbra deasa-a norului, Intins pe tari straine, Cu aripele dorului, Voios reviu la tine. (Nga hije e dëndur e resë, Shtrirë në vendet e huaja, Me krahët e mallit, I dëshëruar rivij tek ty) Në të tjera vargje, mbushur me trishtim e brengë, V. Aleksandri thërret në ndihmë mallin si shpëtimtarin e vetëm të mundshëm, por kur është fjala për humbjen përfundimtare të së dashurës, dhe malli vetë duket i pavlefshëm e i pa dobishëm, nuk është në gjendje të pushojë dhimbjen: O blanda, multduioasa si tainica lumina! In veci printre stelute te cauta al meu dor, Si-adeseori la tine, cand noaptea e senina.

(O e buta, shumë e mallëngjyeshme dhe e fshehta dritë, Përjetësisht midis yjesh të kërkon i imi mall, Dhe shpesh tek ty, kur nata është e kthjellët.) Mungesa e së dashurës, një mungesë pa kufij kohorë të përcaktuar, i shkakton poetit vuajtje që nuk gjejnë shërim. E vetmja që mund ta mbyllë këtë plagë është e dashura. Janë të shumta rastet që e vendosin heroin lirik në këtë posturë - në kërkim të përhershëm. Trecu-au ani de lacrimi, si mult vor trece inca... Si doru-mi nu s-alina, si jalea mea adanca, Ca trista vesnicie e fara de trecut! (Kaluar-kanë vitet e lotëve, e të tjera kanë për të kaluar... Por malli nuk qetësohet, dhe brenga ime e thellë Si përjetësi e trishtë është pa të kaluar!)

83

Malli tek Aleksandri, ashtu si në gjithë poezinë rumune, por edhe në atë lasgushiane, siç u pa nga analiza e tyre, lidhet me të qarën pas dhimbjes e trishtimit, me rrugën, me kërkimin insistent, me mungesën si një gjendje boshësie që e shkakton të qënit larg i të dashurës, apo si një gjendje që gjeneron në mënyrë të vetëdishme nostalgji e dhimbje prej dashurisë: Ah! mi-e dor, mi-e dor de tine, ingeras cu dulci lumine. Ah! mi-e dor sa plang de jale, Tot privind in a ta cale. Dorul arde ca un soare A juniei dulce floare! Dorul stinge, vestejeste Inima ce iubeste. (Bubu, kam mall, kam mall për ty! Engjëllush me drita të ëmbla. Bubu, kam mall të qaj prej brengës Gjithë duke vështruar në rrugën tënde. Malli djeg si diell Lulen e ëmbël të rinisë! Malli fik e vyshk Zemrën që dashuron.) Tek poezia e mësipërme, siç do të vërente edhe studiuesja E.B.Osiac: “Për Vasile Aleksandrin sintagma “kam mall për ty” duket se thotë më shumë se çdo dëshmi tjetër dashurie dhe në të njëjtën kohë duket se shpreh gjithë vuajtjen e një njeriu i cili pret me padurim (me mall, me dhimbje) çastin kur do të rishihet me të dashurën.”26 Në një poezi me përmbajtje patrotike të Coşbucu-t, dashuria e një ushtari të plagosur për familjen përzihet me mallin për atdheun: Ma doare in piept, dar nu sa tip, Si asa mi-e dor de acasa Si as vrea sa plec... (Më dhemb në gjoks, por nuk klith, Dhe kështu kam mall për njerëzit e shtëpisë Dhe dua të shkoj...) Duke iu kthyer përsëri paralelizmit Eminescu-Lasgush, mund të themi se vetmia dhe ndjenja e tërheqjes në natyrë, peisazhi me elemntët e përbashkët - korija, pylli, liqeri, yjet etj. - terren ku gatuhet ky mall i përbashkët, do të kthehet në mjedisin ku poetët do të preknin probleme fundamentale të ontologjisë. Megjithatë, do të ishte e papranueshme t’i konsideronim si dy universe tërësisht paralele. Pozita e tyre paralele dhe e pavarur njëkohësisht, i përket rrafshit të vlerave, ndihmesës kolosale që luajnë në kulturat e dy popujve gjegjës
26

Elena Balan Osiac, Sentimentul portugeza,Bucuresti,1983, fq.65

dorului

in

poezia

romana,

spaniola

si

84

si dhe në kulturën europiane. Por përkimet midis tyre janë përkime kontakti, sepse, sikurse dihet mirë, poeti ynë e njihte mirë rumanishten dhe poezinë e Eminescut që në moshë fare të re. Dallime mund të bëheshin dhe në përkatsinë e dy poetëve në drejtimet letrare ku i inkuadrojnë studiuesit. Në qoftë se Eminescu konsiderohet si i fundit romantik evropian, Lasgushi është, padyshim, një postromantik, për pasojë poezia lasgushiane është më moderne dhe më komplekse, më e vështirë për interpretim. Studiuesi Rexhep Qosja do të përpiqej ta përkufizonte kështu krijimtarinë e tij:” ... ndjen si romantik, mendon si klasicist, asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës së vargut si parnasist. Asht eklektik dhe origjinal në çdo pikëpamje”. Ndërsa studiuesi kanadez, Robert Elsie do ta quajë “ fëmijë eklektik i kohës së vet, Poradeci ishte dhe mbetet një nga paradokset e letërsisë europiane jug-lindore.” Në këtë kuptim, mund të themi se edhe ndjenja e mallit dhe ngjyrimet e fjalës janë më të pasura, më të errëta, hera-herës më të vështira për t’u deshifruar në poezinë e Poradecit, pasojë e një përqëndrimi maksimal, e një ligjërimi më të kondensuar, e një ndryshimi në kanonet e retorikës tradicionale. Një dihotomi që kushtëzon dhe që sjell në sipërfaqe mallin/dor-in është dhe raporti harrim-kujtim. Prej këtij mekanizmi rivjen në aktualitet e kaluara, ajo pjesë e shtrenjtë e jetës, rikthehen me një tjetër intesitet gjurmë dhe shenja të mbetura në nënvetëdijen e njeriut. Në imazhet poetike të poetëve shqiptarë dhe rumunë, në qoftë se në fillim ka qënë lumturia, ka vijuar më pas kujtimi i dhimbshëm i saj për t’u kthyer përsëri, ndaj është i nevojshëm harrimi. Sigurisht, harresa nuk i zgjidh gjërat, por vetëm i shtyn përkohësisht, mund të zvogëlojë vetëm intesitetin, duke mbetur në fakt në një lloj dehjeje të shpirtit, sepse kujtimi është i përhershëm, i pashmangshëm. Reminishenca që vijnë në formë valësh asociative, që herë vijnë nga fëmijëria e largët, herë nga kohë të pacaktuara, herë nga kohë të pajetuara ende, kaplojnë shpirtin njerëzor, herë duke e trishtuar, herë duke e ngushëlluar, herë duke e melankolizuar, herë duke i falur një gëzim të fshehtë dhe intim - duke u dhënë një pështjellim kohëve konvencionale, ku e shkuara bën pjesë në të ardhmen dhe e tashmja në të ardhmen, pas një mekanizmi të stërhollë që ka të bëjë më shumë me subkoshienteninkoshiente. Kujtesa si funksion afektiv, sipas kuptimit të rizbuluar nga Bergson-i në shekullin tonë, bën që e panjohura, e cila mbetet pas harresës, të bëhet e njohur, jo si rindërtim i asaj se ç’ka qënë, por në mënyrë krijuese, duke fituar thekse të tjera, rivlerësim dhe një zhvillim e një shtrirje tjetër. Kjo kujtesë afektive gjenerohet nga malli, provokohet prej tij, apo malli mbetet si pasojë e kujtesës afektive. Kujtesa afektive ka nevojë për shpëtim që mund ta kryejë vetëm malli, kështusoj malli nuk mbetet një sentiment i thjeshtë horizontal, por dhe një mekanizëm psikologjik i ndërlikuar dhe pjellor. E kaluara, duke i përkitur afektives, mbetet një depozitë e shtrenjtë e kujtimeve të vyera. Kjo depozitë kujtimesh emotive pret ngacmime të rizgjohet, të riaktivizohet, të çlirohet, të marrë rrugë. Eshtë kjo arsyeja që poetët thërrasin e kërkojnë të dashurat e tyre, të afërmit, objektet që u mungojnë në të tashmen. Por vetëm harrimi i pjesshëm është krijues dhe malli prodhohet pikërisht në zonën ku ndodh harrimi i pjesshëm

85

dhe si pasojë e tij krijohen vepra poetike. Sepse po të harrosh krejtësisht të shkuarën do të thotë që të mos kesh asnjë lloj të ardhme. Ashtu siç e kemi thënë disa herë se ky lloj “formulimi” i kohës është ai i mallit, si ndjenjë komplekse, që gërsheton në vetvete dëshirën nostalgjike me gëzimin e së ardhmes.

VIII. VLERA STILISTIKE E FJALES

Në të gjitha shkrimet kritike për poezinë e L. Poradecit, pothuaj të gjithë autorët e këtyre shkrimeve, pavarësisht nga qëndrimi i tyre ndaj kësaj poezie, kanë afirmuar që kjo poezi dallon për gjuhën poetike të saj. Kështu Mitrush Kuteli më 1937-ën shkruan “Përmes fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga të gjithë: poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka një fjalor të tijin.” Kuteli, përpos të tjerash vlerëson punën që bën poeti me gjuhën si një përpunues i ndërgjegjshëm i saj. ”Lasgushi zgjodhi rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet i pasurimit të fjalorit shqiptar” Studiuesi Rexhep Qosja në veprën e tij “Dialogje me shkrimtarë”, i kushton një vemendje të veçantë gjuhës së poetit në artikullin”Gjuha, simboli dhe kulti i muzikës”. Ky studiues ka mendimin se poeti i kushton kujdesin më të madh gjuhës”Lasgushi identifikon gjuhën me zjarrin dhe kërkon efektet e saj më të fuqishme”. Për Qosen ky kujdes fanatik ndaj gjuhës dhe ndaj fuqisë shprehëse të saj e shpie në braktisjen plotësisht të domethënies e të brendisë së poezisë. Ai i njeh meritën poetit që nxorri nga harresa disa fjalë e krijoi një numur të dukshëm kompozitash. “Poeti rrallë e tek fut fjalë të huaja dhe në këtë pikëpamje është purist i vërtetë.” Po kështu dhe studiuesi Sabri Hamiti në parathënjen e botimit “Vdekja e Nositit”, pos analizës që i bëhet poezive, temave dhe përmbajtjes së poezive disa faqe i kushtohen dhe gjuhës. Ai alternon problemet e poezisë me ato të gjuhës dhe vlerave stilistike të fjalëve “...poeti shpesh kur merret me problemin e shqipësisë së shqipes dhe të krijimit të një gjuhe poetike shqipe, të cilën e arrin me sukses të plotë do të identifikohet me Naimin” Pa kaluar në revistë të gjitha mendimet e studiuesëve theksojmë edhe një herë idenë se në ekskluzivitet është pranuar vlera gjuhësore e kësaj poezie.

86

Por gjuha artistike e sidomos ajo poetike është e dallueshme qartë nga gjuha e komunikimit të përditshëm. Në gjuhën artistike vihet re një kultivim i veçantë i shprehësisë, një kujdes i veçantë për zgjedhjen e fjalëve dhe rradhitjen e tyre. Kujdesi i akorduar shprehësisë është shumë më i madh se në gjuhën praktike, rritja e kujdesit drejt shprehimësisë quhet orjentimi i gjuhës drejt ekspresivitetit. Në procesin e receptimit të gjuhës artistike kalojmë nëpër një perceptim të pavullnetshëm në shprehimësi, d.m.th. bëhemi të ndjeshem në fjalët të cilat hyjnë në përbërjen e ekspresivitetit. Mënyra e zakonshme e krijimit të gjuhës artistike konsiston në përdorimin e fjalës në bashkëshoqërime të pazakonshme. Gjuha artistike le një mbresë freskie në përdorimin e fjalëve, një lloj rikrijimi të tyre. Fjala kap pothuaj një tjetër domethënie, ajo hyn në përbërjen e disa bashkëshoqerimeve të reja. Fjala veçanërisht në poezi, mund të dalë me gjithë pasurinë kuptimore të lidhjeve asociative, të përtërijë etimologjinë, fushën semantike e ngjyrimet, ajo shënon, shpreh, evokon, sugjeron. Nga përsëritja e disa konstrukteve analoge, ndjesia e freskisë mund të zhduket, mundet të mësohemi me përdorimin e ri të fjalës dhe ajo mund të hyjë në qarkullim me një domethënie të re. Prej bazës së leksikut poetik ndodh përtëritja e bashkëshoqërimeve leksikale. Fjala, nuk mund t’a luaje këtë rol e izoluar, për këtë problem B. Tomashevski shkruan: “Në çdo frazë fjala ka bashkëshoqërimet e veta semantike. N.q.s. do t’a izolonim në mëyrë artificiale dhe të përqëndronim kujdesin mbi të, në vend të një kuptimi të saktë do të depistonim një shumësi asosacionesh semantike të mundshme, potenciale. Bashkëshoqërimet semantike të kujtojnë natyrën e atomit kimik. Atomi i hidrogjenit nuk është një realitet kimik dhe nuk ekziston i izoluar ne natyrë, i bashkuar me një atom hidrogjen tjetër do të japë gazin hidrogjen, në kombinime të tjera do të japë ujë, klorur amoni etj. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalët, të cilat mund të bëjnë pjesë në disa kombinime dhe të transmetojnë një kombinim të veçantë, i cili është i paaftë të bëjë pjesë në kombinime të tjera.”27 Një tjetër veçori e fjalës që bën pjesë në gjuhën poetike, është se në çdo rrokje ajo vihet në raporte ekuivalence me të gjitha rrokjet e tjera në të njëjtën sekuencë, çdo theks fjale është i llogaritur të jetë i barabartë me çdo theks tjetër të fjalës, kufiri i fjalës është i barabartë me kufirin e fjalës tjetër. Lirika e L. Poradecit nuk është një lirikë e errët. Gjendjet e turbullta të vetëdijes, misteret dhe disonancat, janë të përfshira në vargje të kuptueshme. Teoria lasgushiane e poezisë është mjaft e qartë. Megjithëkëtë, ajo zhvillon koncepte që, ndonëse nuk janë zbatuar në poezinë e tij, përgatisin udhën për një poezi të errët apo mund të konsiderohet një ndër krijuesit më të denjë të purolirikës shqiptare. Poezia romantike ka njohur vargje të cilat janë ngritur në një autonomi tingullore më të spikatur se sa vetë përmbajtja e tyre. Veshi është i magjepsur nga figura tingullore, të formuara nga zanore e bashkëtingëllore të akorduara mirë apo përmes paralelizmash ritmike. Në poezinë romantike në përgjithësi, por dhe në atë të L. Poradecit, nuk është braktisur asnjëherë përmbajtja, përkundrazi, në të theksohet domethënia përmes dominancës tingullore. Në historinë e letërsisë
27

Boris Tomasevski, Teoria literaturii, poetica, Bucuresti, 1973, fq.36

87

botërore njihen mjaft raste ku vargjet më shumë se sa thonë diçka për nga përmbajtja, bukurtingëllojnë. Japim një shembull nga letërsia shqipe: Div dragoi i Dragobisë/Trim tribun i Vegjëlisë. (F.Noli) Në fakt, vargjet, përveç faktit se kuptohen, ato janë një sugjerim tingullor. Brënda gjuhës, ndarja midis funksionit të komunikimit dhe funksionit të ndërtimit të një organizmi të pavarur, formuar nga fusha me forcë muzikore, bëhet më e qartë. Zbulohet mundësia që një poemë të lindë përmes një prosedeje kombinuese, e cila operon me elementët tingëllorë dhe ritmkë të gjuhës si dhe me disa formula magjike. Studimi i gjuhës artistike të veprës poetike te L. Poradecit inkuadrohet në problemet e stilistikës, e cila bën pjesë ndër problemet specifike të letërsisë artistike. Studimi i leksikut poetik përfshin fjalorin e veprës, mënyrën e funksionimit të këtij fjalori, nuancat sinjifikative të futura nga autori në fjalë dhe kombinimi këtyre domethënieve. Hetimi i lëndës gjuhësore, zbulimi dhe evidentimi i mekanizmave të funksionimt të tij në fushën estetike të tekstit poetik lasgushian është i një rëndësie të dorës së parë, sepse magjia e këtij poeti gatuhet me fjalë. Gjuha poetike te ky autor dallon për origjinalitetin, për karakterin afektiv të komunikimit, ajo është e larguar nga banaliteti. Eshtë gjuha që markon këtë poet, si poet me stil origjinal - është pikërisht përdorimi i një repertori të caktuar shenjash dhe kombinimi i tyre në mënyrë të paimitueshme. E krahasuar me poezinë e Ndre Mjedës për kujdesin kushtuar fjalës, seleksionimit dhe përpunimit të saj sipas një koshience të lartë estetike, modelimit të saj jo vetëm për sa i përket semantikës së fjalës, por dhe për të mbërritur fjala në rezultate performante muzikore, poezia e poetit tonë bëhet më sqimëtare, si e tillë ajo afron me poezinë parnasiane e me simbolizmin francez. Poradeci në formën tingullore të fjalës ndjente forcën, finesën, brishtësinë, elegancën, tingullshmërinë muzikore. Ndjesinë e përzgjedhjes së fjalëve poeti e ka të zhvilluar në një shkallë të lartë dhe për këtë bën një punë titanike. Siç na njofton poeti, frymëzimi poetik, i cili vjen nga bota transcedentale vjen në rradhë të parë si inspirim i fjalës: Zbret një yll prej lartësije, Një të ndritur shkrepëtimePosi flakë e posi hije Ajo ryn në zemrën t’ime E kuptoj me shpirt të sosur Si kullon dalë-nga-dalë, E si fjalës së palosur M’i hap kindën e një pale...

Koncepti i gjuhës përmes poezisë

88

Universi lasgushian është i ngarkuar me mendime të larta filozofike, me atmosferën shqiptare, me idilet e përmallshme të një jete të pastër në një mjedis shqiptar, me këngën për vendlindjen e veçanërisht për liqerin. Ky univers bën jetën e tij nëpërmjet një gjuhe thellësisht shqipe, vetë poeti bëhet krijuesi i një universi kombëtar i përafërt me këndimet e dikurshme të Naimit. Gjuha për Poradecin është i një koncepti naimian. Ai do të bënte gjatë gjithë krijimtarisë së tij përpjekje të vullnetshme për reformimin e gjuhës shqipe, duke lartësuar më tej idealet e Rilindjes sonë kombëtare. Për L. Poradecin gjuha dhe kombi shihen në përbashkim, gjuha është vetëdija dhe gjithëdija e tij, është provë e identitetit kombëtar, tipar dallues kulturor, gjallesë artistike. Ai nuk është i vetmi ndjekës i zellshëm i Rilindjes sonë Kombëtare, përpos tij kishte shumë të tjerë, por ai për për gjuhën shqipe ndjek idetë e rilindasve me zell dramatik e pasion luftëtar: Gjuha: shpirt i shënjtë i kombit, që kalon duke kënduar. Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar! Gjuha: afshi i gjallë i jetës! shpat e ndritur e lirisë. Lasgushi dëshmon përmes veprës së tij poetike, përmes shqipërimeve që na ka lënë nga poezia botërore, se ka qënë njohës i thellë e shkencor i gjuhës shqipe. Ai ka njohur gjithë visarin e gjuhës shqipe si shkencëtar e si poet. Ndaj poezia e tij është një objekt arti dhe vlerë e çmueshme, bukurtingullimi harmonik i së cilës është i një rafinemanti të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha poeti ka bindjen se gjuha shqipe është e aftë të shprehë në mënyrë të plotë të gjithë spektrin emocional poetik. Ky parim estetik, ky besim tek mundësitë e gjuhës së popullit të vet, do të shpjegojë edhe qëndrimin e poetit ndaj fjalorit poetik, ndaj mjeteve shprehëse të shqipes. Ky fakt merr rëndësi pasi Lasgushi studioi për vite me rradhë në gjuhë të huaja jashtë vendit, njohu shumë gjuhë të rëndësishme europiane, lexoi në origjinal mjaft poetë të mëdhenj dhe sugjestionues, ndërsa poezia e tij është kthjelltësisht shqip. Siç do të vinte re Ismail Kadare “Ajo që i mahniti të gjithë më shumë se flokët e tij ishte përdorimi virtuoz i gjuhës shqipe, i teknikave poetike të saj, që ai i çoi deri në nëpërkryerje, duke qënë në shumicën e kohës jashtë shtetit e duke plotësuar studimet e tij të zgjatura në disa gjuhë, por asnjëherë në shqip”28 Qëndrimi i Lasgushit ndaj gjuhës ka rëndësi historike dhe artistike, sepse me përpunimin e gjuhës shqipe poeti pasuron botën emocionale të popullit dhe fjalorin poetik të poezisë shqipe në përgjithësi. Karol Çapek thotë: “Nuk njoh asnjë shkrimtar të mirë pa gjuhë të përsosur, kush nuk di t’i japë asaj freskinë elementare ose vlerën muzikore, kush nuk di t’i jape pastërtinë logjike ose ta bëjë përmbajtjen konkrete, ai s’është shkrimtar.”
28

Ismail Kadare, “Migjeni” 1988, parathënie, fq31

89

Në një rradhë tjetër idesh poeti do të shprehej kështu për mundësitë e tiparet poetike të gjuhës shqipe ”Ku pyet poeti! Dhe ca më pak poeti shqiptar! Se shqipja ka mundësira të pakufijshme për të krijuar dhe për të përkthyer. Ajo ka fjalë të shkurtra, të gjata, oksitone, paraoksitone, preparaoksitone, ç’të duash ka! Nga mundësitë që krijon gjuha shqipe ua kalon shumë gjuhëve të botës dhe mund të krahasohet me gjermanishten. Prandaj s’ka faj gjuha, po ku është poeti.”29 Nuk është e rastit që në poezinë kushtuar Naim Frashërit para së gjithash Lasgushi lartëson gjuhën e poetit të madh. Ai e quan ligjërata pleqërishte, frymë e gojës shqipëtare, këngë e orës shqipëtare, folja jonë pleqërishte, kuvend i zogut. Në këto sintagma, formula poetike, vihet re që poeti në mënyrë sintetike shpreh lashtësinë e gjuhës shqipe “Ligjërata pleqërishte” shpreh identitetin etnik “Frymë e gojës shqiptare”-shpreh aftësinë muzikore të gjuhës shqipe “Kuvend i zogut”. Tek Naimi ai shihte shqipen e pastër, shqipen e kulluar, të ruajtur nga e kaluara historike, prandaj cilësimet që i bën Naimit kanë lidhje me këtë aspekt të poezisë naimjane: kuvend me hir të perëndishëm, këngë të tepërlumtur, flakë e kuptim i kulluar, gojë vjershëtore. Lasgushi, me sa shihet, ka një koncept romantik për gjuhën. Për të gjuha është ligjërim (i lashtë), të folurit (popullor) dhe gjuhë (poetike). Ai e identifikon atë me zjarrin e me flakën, e idealizon me shpirtin e një romantiku, e vlerëson me mendjen e një poeti. E krahason deri me gjakun: “Posi në kraharuar ti dhemb, o gjuhë e zjarrtë/Posi kullim i gjakut që rreh në zemrën time”. Ajo jeton në brendinë e poetit, në ndërgjegjen poetike të një romantiku. Prandaj Poradeci është aq i ndjeshëm ndaj saj, dhimbja për gjuhën dhe gjuha vetë janë aq organike për të. Nga “gjuha e ëmbël e stërgjyshërve” Lasgushi semantizoi e risemantizoi kuptimet e humbura të shumë fjalëve në gjuhën shqipe, krijoi fjalë të reja nga burimi shqipes, u dha atyre vlera dhe nuanca të holla leksikore, u dha muzikalitetin e tingëllimit dhe natyrshmërinë në sistemin poetik vetanak. Ai bashkoi e sintetizoi nocione, u krijon fjalëve lidhje të papritura, kondensoi shprehjen sintagmatike, krijoi kompozita, lidhje të fjalëve përmes përftesave grafike, duke u siguruar një kuptim “mozaik” fjalëve dhe duke e ngritur këtë dukuri në një tipar karakteristik të poezisë së tij. Qëndrimi i poetit ndaj gjuhës shihet mirë në tërësinë leksikore të poezisë së tij. Në këtë fond leksikor mbisundon e shkëlqen fjala palcërisht shqipe, fjala pleqërishte, gjuha popullore e fisit të tij të lashtë. Të gjitha përpjekjet për t’i kënduar me finesë e përkushtim të posaçëm femrës shqiptare e dashurisë, gjë që nuk ishte bërë në këto përmasa në letërsinë shqipe, kërkonte, padyshim, novatorizëm në pikëpamje të gjuhës, në pikëpamje të prosedeut krijues, të formave të reja të shprehjes, pasi koloristika e pasur emocionale kërkonte fjalë të reja, por pa denatyruar gjuhën shqipe, strukturën e saj, kërkon të nxirren nga harresa fjalë të vjetra e të vihen në pozita të reja dhe të krijohen gjendje të reja semantike dhe manovrime të tjera gjuhësore, të cilat
29

Petraq Kolevica, vep. e cit.fq

90

gjuha nuk i kishte përjetuar para tij. Në këtë kuptim Lasgushi është “militant i inovacioneve” siç e quan R. Qosja. Përdorimi i mjeteve shprehëse me përkujdesje fanatike nuk del i papritur nga arsyet e shtjelluara më sipër të cilat në mënyrë më të pëmbledhur do të ishin: së pari - koncepti romantik mbi gjuhën, së dyti - nga dashuria për shqipen si atdhetar, së treti - nga kredua e tij si poet, së katërti - nga specifika ideo-semantike e poezisë së tij. Duke u kthyer sërish tek poezia Naim Frashërit, marrim vesh kontekstin historik dhe rrethanat kur është shkruar kjo poezi. Ajo ka formën e një traktati-poetik për gjuhën, në të cilën Poradeci jep në mënyrë të sintetizuar konceptin për gjuhën amtare, programin poetik për gjuhën, idealin e tij për të, ideal që mishërohet në figurën e Naim Frashërit : Po ti dridh-u, o! kombi i lashtë, me-atë zemërën e gjërë, E në gaz të drithmës sate le të tundet bot’ e tërë! Le e ndritet Shqipëria nër bregor-e nër fushore Si buçet me zë të thjeshtë frym’ e gojës stërgjyshore; Si flet shqip’ e lumturuar e bekon me gjith bekimin Vajzërinë-e virgjërinë...-zemërimin...-renegimit... Tek kjo poezi, kushtuar Naim Frashërit, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes, Lasgushi si në të paktat raste përdor fjalë të huaja për qëllime stilistike, që të ironizojë ata që shprishin gjuhën shqipe. Poeti ynë gjate gjithë jetës ruan dhe mirëmban pavaresinë e fjalorit dhe të stilit të tij. Fjalori dhe gjuha poetike e veprës lasgushiane është shumë e qëndrueshme dhe e vendosur në një pasuri lënde unike. Nuk është një shumësi zanoresh dhe bashkëtingëlloresh, por një armaturë prej metali të çmueshëm. Në këtë kapitull do të merremi kryesisht me vlerën stilistike të fjalës poetike. Fjalët e reja që krijon poeti, fjalët e vjetra që nxjerr nga harresa, fjalëve që jua zgjeron apo jua ndryshon kuptimin, fjalëve që jua saktëson apo u provokon kuptime të tjera tek një poet duhen parë nga këndvështrimi i veçorive të gjuhës e të stilit të një poeti, nga këndi krijues poetik. Pra të gjitha këto krijime gjuhësore u detyrohen kërkesave të reja poetike. Ato lidhen me botëvështrimin e vlerësimin e jetës, lidhen me kërshërinë e synimet e krijuesit. Fjala, me gjithë risitë që mbart në vetvete, jeton në poezi dhe kuptimet e vërteta të saj do të shihen në fushën gjuhësore dhe posaçërisht në atë estetike të tekstit.

POLIVALENCA KUPTIMORE Pasuri apo varfëri Një tipar i dukshëm, i cili përbën burim origjinaliteti në poezinë e Poradecit, është përdorimi i së njëjtës fjalë me vlera të ndryshme

91

kuptimore. Poeti zgjeroi rrathët e domethënies në fjalët e shqipes duke ringjallur sema latente të tyre dhe duke e vendosur të njëjtën fjalë në pozita të ndryshme, përfton kuptime të diferencuara. Këto kuptime sqarohen në varësi të poezisë ku përdoren, duke krahasuar vlerën e kësaj fjale në poezi të tjera. Në poezinë lasgushiane vihen re dy prirje që në pamje të parë duken të kundërta dhe, në raport me tërë veprën, paradoksale: 1. Përdorimi i gjërë i sinonimisë - dëshmi e pasurimit të fjalorit poetik. 2. Përdorimi polivalent i së njëjtës fjalë - që duket së jashtmi si varfëri e fjalorit. Përdorimi polivalent i fjalës tek poezia e Lasgushit u jep fjalëve sema të reja kuptimore, pasuron paradigmën semantike të tyre, u kthen fjalëve kuptimet e humbura, ju përtërin etimologjinë, njëherazi prej përdorimit më dendur të disa prej tyre - krijon qendrën e fushës së gjuhësore dhe qendrën e fushës estetike të tekstit. Duke qënë se janë fjalë me leksematikë të gjërë, fitojnë kuptime të shumta e ngjyresa të shumta. Shpjegimi i kuptimit të këtyre fjalëve dhe konotacioneve të tyre ndihmon në shpjegimin tërësor të veprës poetike. Fjala MOTER Në këtë poezi këtë fjalë nuk e hasim në kuptimin motër/ vëlla, por motër nga mater (lat) vajzë, nënë, si në shqipen e vjetër e evokuar nga Dora D’Istria. Do të ishte me interes, vetë shpjegimi që bën poeti rreth përdorimit të kësaj fjale: “Për poezinë “Eja motër” ai thotë: Lasgushi këtu bën Cuncubinaje me motrën. Po ti injorant, pse s’lexon më përpara se të flasësh, Biblën! Aty është kënga e këngëve e Solomonit, apo Hashiri Hashirim, siç thonë judejtë. Aty i thotë Solomoni: O motër, e dashura ime. Ja! dhe më dha biblën gjermanisht ku lexova “Das Hohe Lied Solomos” aty ishin të nënvizuara prej tij disa herë fjalët O motër e dashura ime” Motër -ky emërim i vjetër i vajzës në tekstin poetik ka një përdorim të disavlefshëm. Kuptimet e ndryshme të fjalës hetohen po të krahasohet përdorimi i kësaj fjale në poezinë e mëposhtme me poezitë e tjera ku e ndeshim këtë fjalë Të qajnë motrat Të qan vëllai E fshat’i tërë Të qan me vaj (Ku qajnë motrat vëllanë) Kuptimi i fjalës motër në këtë poezi është ai që ka fjalori i gjuhës së sotme shqipe, ndërkohë që në të gjitha poezitë e tjera kjo fjalë afron semnatikisht me fjalët e dashur, vashë, shoqe. Fjala motër përdoret nga poeti me qëllime desensualizuese, për të krijuar një afëri më të madhe me të dashurën në rrafsh shpirtëror e sentimental: Dashuri pa shëmbëllesë/ Motër dhembshurie. Për këtë do të dëshmonin edhe diminutivet e përdorura: motriçkë, motërz, të cilat i japin fjalës një ngjyrim të posaçëm, duke shënuar gjendje afektive, përkëdheli, afinitet, dashuri: Sonte mbeta mu në pisë

92

Nën ushtrimin e një buje Moj motriçkë e vogëlisë Nuk të shoh, po ti këtu -je. (Vesë dashurie) Përdorimi i fjalës në tekstin poetik është më i shpeshtë kur poeti ndjen nevojën t’i referohet dikujt, një objekti referencial, kështu fjala motër merr vlerën e një apelacioni, p.sh. Ti po çkëlqen o motër, në fund të zemrës sime ose: E mall i zemrës së plasur Më psherëtin sa vjen më rrallë, Po del në qiell një yll me dritë Prej shpirtit tim, o motra ime. (Eja motër) Pra e dashura është në mungesë, kujtimi për të vjen në trajtën e mallit. Fjala motër bëhet objeksion i përjetimit poetik. Ka raste që këtë fjalë Lasgushi e përdor në shtresime të ndryshme emocionale, në kalimet graduale nga një gjendje në një tjetër. Ka raste kur brenda së njëjtës poezi poeti përdor dhe vasha dhe motra apo shoqe, mikeshë, motriçkë: Po atëherë e merr një trim Motërzën për dore Pa kalon si vetëtim Vasha zemërore. (Dashuri udhëtare) Për kuptimet e afërta të fjalës motër me emërtimet e tjera (vashë, e dashur etj.), do të dëshmonmte më së miri ky varg i poetit: Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e dashurisë. Ky varg, si një zhvillim gjuhësor e konceptual në vazhdën e një tërësie oksimoronesh e bashkëjetesash të elementëve të kundërt apo të ndryshëm, do të jetë një dëshmi tjetër e modernitetit të poezisë lasgushiane. Ashtu siç është liria dhe robëri, ashtu siç është malli dhe i ri dhe i zi, ashtu siç është dhe këngë dhe vaj bashkuar apo ëmbëlsi vrerore etj., ashtu është parë konceptualisht dhe vasha si shoqe dhe motër e dashurisë, si nuse dhe grua, edhe femër e varr në zemër. Kjo lidhje tërësore që përbëhet nga shumë pamje dhe elemente, si komponentë të një metafore konceptuale e sintagmatike, do të shihet më e shtjelluar në strofën e mëposhtëme, ku bie në sy mungesa e foljeve dhe ndërtimi mbizotërues nocionor përmes përdorimit të emrave: O! zjarr-e-mall-e-yll-e-zemër-pa-emër, Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë, Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër, Varr-edhe-zjarr-e-flakë-e-perëndisë.

93

Edhe gjuhësisht ndihet vlerësimi emancipues i femrës shqiptare, emërtuar plot me nuanca leksikore, në një strofë plot me domethënie si në rrafshin paradigmatik dhe sintagmatik. Përveç qëndrimit që mban poeti në veprën e tij (kjo përbën një nga vlerat e padiskutueshme të poezisë së tij) një hipostazë e këtij pozicioni është dhe përpjekja e tij për ringjalljen e fjalës motër, përdorimi i saj mer valenca të ndryshme kuptimore krahas sinonimeve të tjera. Fjala LLAFTARI. Eshtë një nga fjalët kyç në poezinë e Poradecit. Kjo fjalë është ngarkuar me një pëmbajtje intensive të tensionit shpirtëror të poetit. Haset në gjithë tërësinë e tekstit poetik, pavarësisht nga tema e trajtuar në të. Fjala llaftari ka vlerë më së shumti si një gjëndje emocionale e ngarkuar maksimalisht, ajo mbart superlativitetin e një gjëndjeje afektive. Deshifrimi i gjithë spektrit semantik të kësaj fjale ndihmon në kuptimin e gjithë pasurisë së gamës psikologjike të poezisë lasgushiane. Fjala ngërthen në vetvete mjaft kuptime - dhe e vendosur në kontekste të ndryshme poetike del sa e beftë aq dhe e ngjeshur. Asnjëherë kjo fjalë nuk del në kuptimin si frikë e madhe, si tmerr dhe nuk të sugjeron asgjë të frikshme në tekstin poetik, megjithëse në gjuhën shqipe fjala shënon kryesisht këtë gjëndje. Këtë gjëndje shqetësimi poeti e do më shumë se qetësinë, përmes kësaj gjëndje ai mundet të prekë ëndrrën dhe idealin. Llaftari (tmerrisht) e bukur Kryesisht kjo fjalë del si tipar a cilësi e gjendjes (në trajtë mbiemërore) Kur të më çikësh hije-lehtë Me gishtërinj të llaftaruar (Eja motër) Një këngë e llaftaruar po vjen prej lartësirash (Ç’degjoj me sy të trembur) Të pashë motër plot me mall Më pe me shpirt të llaftaruar (Kur shtrohet vala) O djellë i llaftaruar që shndrin si pikë lot. (Gjuha e zjarrtë) Rastet kur kjo fjalë përdoret si cilësor janë të shumta dhe stilemat: gishtrinj të llaftaruar, shpirt i llaftaruar, gjirin tënd të llaftaruar, nuk do të duken kaq të papritura në se do të dëshifroheshin si kuptime metaforike të vargut identifikues: Llaftari( tmerrisht) e bukur. Pas kësaj do të kemi: gishtërinj të bukur, këngë e bukur, shpirt i bukur etj. Por përdorimi i fjalës llaftari në tekstin poetik shpreh një cilesi të bukur, por më komplekse, më mikluese dhe e dhënë njëherazi në shkallën më të lartë të superlativitetit. Në raste të tjera kur fjala përdoret si emërtim i gjendjes del në trajtë emërore. Më pushton me shpirt të lehtë Të pushtoj me llaftari (Si nuse e re)

94

Këtu fjala fiton vlera që sinonimisht mund të ndërkëmbehej me fjalët: me zjarr, me afsh, me dashuri. Të pushtoj me llaftari (me zjarr, me afsh, me dashuri), por fjala llaftari ka një kuptim të mbishtresuar, përpos kësaj shënon një gjendje psikologjike të spikatur, duke përfshirë dhe nënkuptuar dhe kuptimin bazë të supozuar (bukuri) Një fshehtësi plot llaftari Plot ëmbëlsi vrerore (Ah me atë mall që më ke ti) Në këto vargje poeti synon të japë bukurinë diskrete të ndjenjave të tij-që më bukur do ta shprehe kompleksitetin e tyre kontrastik që e shoqëron më pas: Plot ëmbëlsi vrerore..Vargjet e mësipërme shënojnë dhe konceptin lasgushian për dashurinë në pëgjithësi si një dimension i thellë dhe i pashpjegueshëm i qenies njerëzore si dhe ndjenjën e poetit që projektohet në këto vargje emblematike. Poeti shënon katër veti që kornizojnë dashurinë: fshehtësi, llaftari, ëmbëlsi, vrer. Askush më mirë se L. Poradeci në poezinë shqipe (i ngjashëm me Baudelaire-in, Eminescu-n) nuk do shprehte karakterin kontradiktor të dashurisë si ëmbëlsi-si vrer, si liri si robëri, si dhimbje - si gas, si helm - si gas, si lumturi - si mjerim etj. Llaftaria do të ishte ajo gjëndje e ngritur emocionale nga ku poeti do të shihte gjithë paletën emocionale të dashurisë - si gjendje që nënkupton gëzimin e madh dhe trembjen, habinë goditëse dhe bukurinë e magjishme te përjetimit dhe të gjitha këto gjendje së bashku konvergojnë ne shenjën - llaftari. Ndërsa në vargjet: Ndaj fundesh llaftarie ku syr’ i em u mvrejt E mend’ e turbulluar askur s’u mund t’i matin: Ta patur matur shtatin! Ta pata matur krejt! Ndaj fundesh llaftarie Ta pata matur shtatin! (Njeriu dhe Zoti) Fjala llaftari afron semantikisht me kuptimet e mësipërme, por në përdorim e në çdo kontekst ajo fiton vlera të posaçme e të stërholla duke e zbërthyer magjinë e trazuar emocionale subjektive. Në rastin kur fjala përdoret pa parafjalë si emër, merr përsipër të japë emërtimin nocionor dhe karakterizimin e saj. Një mal-e - hon-e det-ah! llaftari (Përjetësia) Në tentativat e poetit për të zbërthyer misterin e botës, të fshehtat e universit apo ato ontologjike - i vjen në ndihmë fjala Llaftari, përpos hipostazave të mësipërme, ajo del në fushen e tekstit dhe si folje, ku shënon një veprim, një proçes apo situatë. Një det, që mendjen ty ta llaftaron (Përjetësia) dhe si ndajfolje Përdrejt mun në zemrën e plasur M’i shtje llaftarisht që të dy (Lamtumirë)

95

Më dukshëm përdorimi polivalent i kësaj fjale do të dukej në këto vargje: Pa dhembshurisht e duke vuar prej shpirtit tënd kur e thëthi, Si llaftarinë-e puthjes sate kuptoj në shpirt një llaftari (Posi burbuqe e trëndafilit) Llaftari në kuptimin e parë shënon tiparin, bukurinë që i fal një veprim fizik. Një bukuri e trazuar kalon në shpirtin e poetit, por cilësisht e ndryshme - si dashuri- si një proces psikik. Këto dy gjendje bashkohen nga e përbashkta e fjalës që është bukuria, poeti i provokon të njëjtës fjalë kuptime të diferencuara. E gjithë vepra e L. Poradecit sillet rreth një grup ndjenjash që të gjitha konvergojnë tek një mall i pafundëm, sundues i shpirtit dhe i veprës së vet. Fjala MALL Një nga fjalët kyç të kësaj poezie është fjala MALL. Poeti njeh kuptimin bazë leksikografik të fjalës: si dhimbje e thellë shpirtërore, si trishtim për dikë apo diçka që ndodhet larg nesh apo si dëshirë për t’u kthyer në një vend që s’e harrojmë kurrë, për të jetuar dhe njëherë si dikur. Në poezi të ndryshme kjo fjalë merr vlera të ndryshme konotative: fillimin e një dashurie, dashuri, dëshirë, gjakim, dhimbje etj. Ashtu siç e përkufizon poetikisht L. Poradeci: Malli i zemrës sime këngë-e vaj-bashkuar. Poeti me fjalën mall në shumë rrethana tekstore e zvendëson me fjalën dashuri, por në se me këtë të fundit shënon një ndjenjë dhe një akt, me fjalën mall shënon vetëm një ndjenjë, Poradeci nuk i ngatërron asnjëherë këto dy vlera. Aftësia potenciale semantike që ka fjala shfaqen të diferencuara në kontekste të ndryshme varësisht nga gjëndja psikologjike, nga atmosfera poetike, varësisht nga pozita e heroit lirik. Se si shkëlqen me stoli Kur më pat zënë i pari mall. (Të rritë e viteve të mi) Unë ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri (Kur të më jesh e zemëruar) Poeti ndjen mall fill, nuk kujton me mall dashurinë, malli në poezi i takon të tashmes dhe jo të shkuarës. Kur heroi lirik përjeton dashurinë e parë të fëmijërisë, fjala ngarkohet me kuptimin e dashurisë së parë, dashurisë mitare, me nostalgjinë për fëmijërinë dhe dëshirimin për të, e dhënë kjo në kompleksin social tek “Syri i fshehur” Se për herëzën e fundit Më zu mall i mitur Syri i fshehur i katundit Që më pat zhuritur Lasgushi ka gëzim, ka sakrifica, ka hidherim, ka lot, ka durim, ka ndjeshmëri të hollë njerëzore, mbi të gjitha ka mall të parë të fëmijërisë e cila shtrenjtësohet me kalimin e viteve. Iku larg e dyke qarë

96

Me një dhimbje mu në gji Dhe qëndroj ku mall’i parë Hesht e vdes në qetësi (Si nuse e re) Kur e kur, kuptimi i fjalës është i afërt me kuptimin mall- nostalgji që lidhet me përmbajtjen kuptimore të poezisë, ku lasgushi i këndoi një mërgimi shpirtëror. Sot këngët që vanë e më s’jane Buçasin me mall në mërgim (Lamtumirë) Kur e kur mes arratisë Vjen më merr një mall i lehtë (Vogëlushja) Fjala mall me vlerën nostalgji gjërësisht merr dhe kuptime të mbishtuara: dhimbje, durim, pasion, dëshirë e zjarrtë etj. Në kontekste të caktuara fjala mall është sinonim me fjalën dëshirë. Nuk pata mall o vashë që të më rrish në zi Me shpirt të llaftaruar t’i shih të më dëgjosh (Resurrectia) Malli del dhe me një kuptim të universalizuar, si një kategori etike. Fjala tenton të identifikohet me fjalët: jetë, dashuri etj që vetvetiu janë të universalizuara. Malli, në këtë hipostazë shoqëron njeriun kudo, gjatë gjithë jetës- malli është fuqia gravitacionale e saj. Që sot, ti botë do mbash zi një mall që vdes për jetë Tërheq dy veta uji i zi Dh’i pret posi një vet (Vdekja jonë) ose në vargjet e mëposhtme shënon një kuptim të gjithëpushtetshëm: Se kish kuptim që s’kish kuptim Kuptim i fellë i mallit tonë Se malli jonë ish zotërim Që robëron përgjithmonë. (Ku shtrohet vala) Në poezinë “Malli i vjershëtorit” fjala Mall shkrihet, zgjerohet dhe fiton hipostazën e veçantë si dashuri për artin, për krijimin si pasuri potenciale, si vitalitet i krijuesit. Këngëtor me zë që ç’mall Po po! Ylli ç’ishte mall Ç’ishte malli yt i gjallë. Lasgushi provokon dykuptimësinë e të njëjtës fjalë në të njëjtën poezi. Në poezinë “Kroi i fshatit tonë”, fjala mall përdoret në dy hipostazat e mësipërme si dashuri, si dëshirë, si gjakim dhe herën e tretë me kuptimin kategorial etik, dashuria (malli) si një ndjenjë e përjetshme Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë!

97

Posi mall i vashës, që djeg me të fshehtë Posi malli i trimit, që bucet përjetë. Obobo! Si malli që nuk vdes përjetë. Kjo fjalë e konsideruar si fjalë çelëse e lirikës lasgushiane, si një fjalë e plotë dhe me një denduri shumë më të madhe në tekstin poetik, njëherazi fjala është konsideruar edhe si fjalë - temë, koncept sipas të cilit kuptohet, në teorinë e statistikës leksikore, kuptohet termi me frekuencën më të madhe që imponohet nga përmbajtja e përgjithshme e mesazhit të veprës. Për këtë shkak fjala mall do të shtjellohet në një kapitull tjetër gjerësisht, për të evidentuar të gjitha hipostazat e posaçme që mbart vepra lasgushiane. Fjala VARFANJAK Tek Lasgushi kjo fjalë nuk përdoret në kuptimin konvencional (të pranuar nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe), që shënon një njeri që i përket shtresave të varfra. Për pasurinë semantike të fjalës do të dëshmonte krahasimi i kësaj fjale në këtë poezi me kontekste të tjera. Mendjen time e merr dëshira Ndjej në gjit një këngë gjaku Mi fal syrit plot çudira Kjo odë varfanjaku (Rri mbështetur në tryezë) Këtu cilësori varfanjaku i vendoset pas një emri konkret e merr kuptimin e varfërisë materiale , e mungesës ose pakicës së mjeteve dhe orendive. E afërt me këtë kuptim është kjo fjalë dhe tek poezia “Malli” E do mbetem përnjimend Vafranjak si mbret pa fron Në një kontekst më të gjërë të poezisë fjala është për varfëri shpirtërore, por e zbërthen kuptimin tërësor të saj përmes kuptimit të veçantë të fjalës si varfëri materiale. Varfëria del në pah me cilësinë e saj semantike të spikatur, kur raporton me antonimn e saj pasurinë. Pasuria në tekstin lasgushian është kryesisht shpirtërore, si pasuri emocionale, si pasuri vlerash, si pasuri idesh etj. dhe varfëria kap këto hipostaza e posaçërisht si varfëri shpirtërore. Për këtë do të dëshmonte prania e shpeshtë e mbiemrit varfanjak pas emrit shpirt. Haj! Shpirt i varfëruar vetëm në zi dhe vaj (Një yll përjetësie) Dënimi im nis e m’i lak Fingjijtë e shpirtit varfanjak. (Lundra dhe flamuri) Kur të më jesh e zëmëruar me shpirt të vrarë e varfanjak (Kur të më jesh e zëmëruar) Në një sërë poezish të tjera fjala shënon gjendjen psikologjike të

98

heroit si ndrojtje, humbje, zbrazëti emocionale e shpirtërore, pasiviteti e mungese reagimi, si pësim nga rrethanat etj. E sakaq dëshirë e sulur Gushë-e faqe t’i përflaku Unë mbeta krye-ulur varfanjaku. (Ti moj shoqe) Në poezi të tjera, përpos shënimit të gjendjes, fjala fiton dhe nuanca të tjera semantike, duke zgjeruar rrathët e saj kuptimore. Heroi lirik ka humbur dicka me vlerë, dicka të posacme, të shtrenjtë, të pazëvëndësueshme. Kjo gjendje zbrazëtie e boshi shpirtëror mund të jetë sinonim me fjalët i mjeri, i gjori, i shkreti. Sot me lot varfanjaku Më gjen parëvera. ose: Kush tha se ngazëllimi s’më patur falur pjesë? O cili kuvendovi se mbeta varfanjak? (Një yll përjetësie) Përveç fjalëve të shtjelluara më sipër, Lasgushi përdor me kuptme të disavlerëshme edhe fjalët: Zot, kuvend, kuptim, i gjorë, dhembshuri, vetvetiu, dueim, përjetësi - por këto fjalë nuk mund të konsiderohen si fjalë-celëse në kuadrin e metatekstit dhe semantikisht nuk mund të konsiderohen aq të pasura sa fjalët e analizuara. Përdorimi polivalent i fjalëve tek poezia e L. Poradecit, përkrah përdorimit të gjërë të sinonimisë, mendojmë se është bërë për këto dy arsye: së pari përjashtimi i fjalës së huaj, së dyti konceptimi i poezisë dhe ndërtimi i saj me brumin e shqipes, duke i sjellë fjalës shqipe zgjerim të kuptimit leksikor me sema të reja që gjuha nuk i ka pasur dhe duke i kthyer këto fjalë në polisemantike. Pasuria e fjalorit lasgushian, për pasojë, nuk do të thotë vetëm sasi e madhe fjalësh, si pasuri numerike, por edhe kuptime e vlera të reja të tyre. Nga këto kërkesa dhe nga kjo vetëdije e lartë artistike, poeti nxjerr nga harresa kuptime latente të fjalëve, u jep atyre kuptime të reja, të panjohura, u jep një shkëlqin të paparë. Përdorimi polisemnatik i një grupi fjalësh e temash kthehet në burim origjinaliteti stilistik.

99

Liqeri - fjalë, imazh, simbol Liqeri mund të konsiderohet si fjalë-temë (si një bërthamë qendrore semantike) në poezinë lasgushiane. Poeti manifeston dëshirim dhe entuziazëm në këngën për liqerin, i cili shtresohet në poezi si imazh dhe si simbol, duke u ndjerë në gjithë haspësirën metatekstuale si: kumtim për të qenë i pastër e i kthjellët në thellësi. Poeti i markuar dhe i ndjekur nga ky fragment peisazhi nga fëminia (duke lindur buzë liqenit të Ohrit) do ta pasqyrojë atë në format nga më të varjueshmet. Ai projektohet si kryeshenjë në fushën poetike - si qendra e ngjeshjes me ngjyrë pastoze në poezinë dramatike, transparent dhe i proshkët në pastelet e peisazhit, drithëronjës dhe dinamik në reaksionet koloristike, varësisht nga gjendja e heroit lirik. Prania e ujit, e kësaj suprine ku do të luhet dhe loja onirike, do t’i japë ëndrrës lasgushjane ngjyrë dhe tejdukshmëri e do ta bëjë atë te praruar. Onirizmi shpesh na çon në një kronotop të pastër që ravijëzon më së shumti një liqer tjetër, paralel me atë me përkatesi gjeografike : atë të mbetur si gjurmë nga inkoshienca e fëmijëria, që poeti e kërkon në mënyrë insistente nga shtypja që ushtron malli dhe dashuria, mungesa dhe largësia. Kjo fjalë del e rotacizuar - LIQER, përkundrejt fjalës më të përhapur liqen. Trajtës vetanake poeti i qëndron konseguent në gjithë poezinë e tij. Dihej se Lasgushi thellohej në historinë e fjalëve, e ndiqte fjalën në shekuj (si formë e si evolucion semantik), thellohej aq shumë aq sa i bëhej familjar një kuptim im vjetër, i harruar. Duke iu dukur atij më shprehëse, ai nuk do që ky kuptim të vdesë dhe i vetëdishëm për fuqinë e tij si poet, përpiqet ta përjetësojë. Lasgushi provon ringjalljen e disa kuptimeve semantike të vjetra, ringjalljen e disa formave të vjetra në aspektin fonetik siç është fjala liqer. Në këtë aspekt fjala liqer mund të konsiderohet një neologjizëm. Në këtë trajtë haset fjala (liqer) dhe në shkrime më të hershme të shqipes, kështu mund të vemë në dukje se në përkthimin e Ungjillit nga K. Kristoforidhi, botimi i vitit 1908, në Manastir do të hasim fjalën lasgushiane. Po kështu është i interesante të vihet në dukje se kjo trajtë është e gjallë në të folmen e arbëreshëve të Italisë. Në të folmen popullore të rrethit të Pogradecit haset trajta liqer që shënon më tepër liqene të vegjël e të kulluar, kjo trajtë më frekuente është në zonën e Mokrës - besojmë se do të ishte një motiv i rëndësishëm për përdorimin e kësaj trajte, poetit i pëlqente të thoshte shpesh : ashtu e thotë populli. Lidhjet e poetit me liqenin e Pogradecit janë aq të forta, ashtu siç është amalgamuar emri i qytetit me emrin e poetit. Në poezinë lasgushiane kjo dukuri (aktivizimi i trajtave të vjetra fonetike) nuk është një fenomen i izoluar, megjithatë, arkaizmi stilistikor përbën një tipar të stilit të tij. Përdorimi i trajtës liqer dhe jo liqen më së tepërmi ka arsye stilistikore. Parapëlqimi i një trajte të vetme, kur dihet mirë se ky autor përdor gjerësisht variantet dhe derivacionet e fjalëve, të bën të mendosh se arsyeja themelore është stilistikore. Prosedeja konsiston në faktin se këtë trajtë të vjetër (të fjalës liqen) autori e vendos në një

100

tekst të sunduar nga një fjalor sinkronik. Ahere-helmohet e buçet Pas mallit tim liqer-i shkretë, E rrit tallazin posi det. Poeti mbetet konseguent në ruajtjen e formës së jashtme të fjalës, por jo edhe në kuptimet metaforike dhe simbolike që i jep liqenit, kuptime këto tejet të variueshme. Një tjetër aspekt është imazhi piktorik tepër i ndryshëm që ofron teksti. Liqeri lasgushian është vendi i pasqyrimit të botës reale dhe ireale, onirike dhe kozmike. Nëpërmjet këtij objekti ai ngre në nivel simbolik dy elementë thellësinë dhe qartësinë. Gjithë bota që e rrethon pasqyrohet dhe lahet, kthjellohet në ujërat e liqenit, pasqyrohet dhe reflektohet, pasqyrohet dhe idetifikohet në këtë figurë-nyje të gjithë poezisë, në këtë pasqyrë të stërmadhe të botës së poetit. Bota e pasqyruar synon të jetë më e kthjellët, më transparente, më e pastër, më e ftilluar - ky mbetet një nga gjakimet e poetit që deshifrohet nga përthyerjet e koshientit dhe inkoshientit në këtë sipërfaqe madhështore - pasqyruese e natyrës. Një tjetër kuptim që gjeneron në mënyrë simbolike kjo fjalëtemë është dhe ai i pushtimit të kthjelltësisë në thellësi. Poeti është i interesuar që ftillimi e kthjelltësia të prekin thellësinë - dimesionin fizik e shpirtëror të gjithçkaje që pasqyrohet në liqen. Liqeni është plani i dytë i pasqyrimit të botës lasgushiane - bota shfaqet e dyfishuar, e përsëritur prej pasqyrimit. Në rrafshin semiotik është shenja e shenjave të botës. Në rrafshin psiko-analitik është synimi i brendëshëm i poetit për kthjelltësi e pastërti në thellësi si dhe objekti i gjithëpushtetshëm e gjurmë e fortë e fëmijërisë. Në rrafshin piktorik është një kryeimazh, ku sillen motive, subjekte, personazhe rreth tij dhe ai vetë shnëderrohet në një dekor, në një atmosferë koloristike, në një rrafsh ku reflektohen të gjitha ngjyrat dhe format e botës tokësore. Për ruajtjen e trajtës fonetike liqer, parapëlqimin e saj për arsye eufonike, mund të marrim në konsideratë dhe një fakt tjetër. Në tekstin lasgushian hasim dhe fjalë të tjera me -r- ndërzanore, p.sh.”kur ke rarë” për “kur ke rënë” Marrim shkas prej këtij rasti të mendojmë se poeti e ka shijuar së tepërmi tingëllimin e bashkëtingullores dridhëse -r- në pozicion ndërzanor.

101

Variante fonetike dytësore - mjet shprehimësie

Qëndrimi i kujdesshëm ndaj gjuhës, qëmtimi i ndërgjegjshëm i saj, bën që Poradeci ta zgjedhë fjalën për nga ndërtimi fonetik, shfrytëzon për arsye stilistike, ekzistencën e varianteve fonetike në gjuhën e popullit dhe në dialekte. Përveç anës semantike, poeti përpiqet të japë dhe magjinë e gjuhës, sepse gjeneza e tekstit lirik e tejkalon sferën e temave dhe të motiveve, duke rezultuar përtej tyre, madje dhe në mënyrë ekskluzive, nga mundësitë e kombinimeve të tingujve të gjuhës dhe drithërimat bashkëshoqëruese të domethënieve leksikore. Brënda fjalës fshihen forca alogjike që drejtojnë shprehjet dhe ushtrojnë, përmes radhitjes të pazakonshme tingullore, një magji të pazakonshme. Rimbaud flet për “alkiminë e fjalës“, nën këtë sintagmë ai deklaron: “Kam rregulluar formën dhe lëvizjen e çdo zanoreje dhe, me ndihmën e disa ritmeve instiktive (të gjuhës) kam pasur kënaqësinë të shpik një fjalë poetikisht të pranueshme për të gjitha ndjesitë”30 Poradeci në lidhje më këtë fenomen do të shkruante: “Poeti, fjalët duhet t’i zgjedhë e t’i verë ato në atë formë që shprehin më shumë. Fjalët duhet të jenë elegante, por s’do të thotë kjo që të mos jenë të fuqishme. Po që të realizohen të gjitha këto duhet punë. Punë titanike.”31 Poeti përdor brenda një poezie dy variante fonetike të një fjale. Tek poezia Zogu i qiejve dalin dy forma: dheut dhe dherit - fakti që të dyja hasen brenda një poezie të vetme të bën të mendosh se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Dheut! Ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri! E si rron në gji të dherit dit-për-dit-a nat-për-natë, Gjir’i dherit ku rreh jeta të fal breng e përgjëratë: Se prej mallit që të thyen përmes pamjeve të tija, Mu në fund të zemrës sate rritet fshehur dashuria. Po të shihen në kontekst, fjalët mbartin në vetvete kuptime të diferencuara, megjithëse, nga ana kuptimore, emërtojnë të njëjtin objekt. Në rastin e parë fjala dheut përdoret në kuptimin - botë, gjithësi, kurse në rastin e dytë (dherit) fjala shënon në mënmyrën më të nuancuar përbërjen materiale dhe duket se shënon një madhësi më të vogël. Kështu hasim edhe dy variantet: kraharor dhe kraharuar të cilat ekzistojnë në të folmet e shqipes. Se më s’të tret prushi i vojtjes Në kraharorin e zhuritur.

30

Rimbaud.A, Oeuvres completès. Ed. Rolland de Reneville et J. Mouquet (Biblioteque de la Pleiade) Ed. II, Parsi, 1951, fq.219. 31 P. Kolevica, vep. cit, fq. 113.

102

(Naimit) Si shpirt i zi në kraharuar U mbyll liqeri nënë male. (Mëngjes) Në rastin e dytë po të shihet në përmbajtjen semantike të tekstit të jepet përshtypja se trajta Kraharuar sikur shënon një zgjerim kuptimor, në këtë gjendje duket se është në gjendje të përballojë një peshë më të madhe emocionale - gjë që të krijon tingëllimi i shtrirë i togut -ua, përmes shënimit të objektit fjala ka dhe një efekt të mbishtuar krahasuar me variantin tjetër kraharor. Kështu ndeshim dhe dy variantet lartësi dhe lartësirë Zbret një yll prej lartësie Një të ndritur shkrepëtimePosi flakë e posi hije Ajo ryn në zemrën time (Rri mbështetem në tryezë) E po këndoj si kurrëkush Drejt lartësirës së pamatë (Shpirtit) Në rastin e lartësirës apo dhe në trajtën e shumëhasur largësirë - që lidhen me dimensione hapësirore Lasgushi i përdor shpesh, dhe në pikëpamje stilistikore trajta me -r, nga ana kuptimore nuk i shton ndonjë gjë as lartësisë as largësisë, por përcjell tek receptori sugjerimin e një distance më të madhe. Në dy rastet e mësipërme lartësie, ylli zbret nga lart-poshtë dhe është më pranë poetit. Ndërsa trajta me -r tek rasti i dytë sugjeron një kahje drejtimi të kundërt nga poshtë-lart, drejt lartësirës së pamatë. Në disa trajta të ndryshme haset dhe fjala zemër, për përdorimin e kësaj fjale dhe për gjithë filozofinë e përdorimit të varianteve fonetike dhe të gjuhës poetike, poeti do të shprehej:”Kur deshin ta botojnë atë poemin për Kosovën më thanë - duhet t’i ndreqim fjalët sipas rregullave të drejtshkrimit. Rregullat e drejtshkrimit- thashë -janë për prozatorët jo për poetët dhe ca më pak për mua. Se po të më korrigjoni mua duhet të korrigjoni dhe Naimin. Naimi shkruan: Zemrën Zëmrën Zëmrënë Zëmërënë Dhe shkruan ashtu si ia do vargu dhe zhvillimi i brendshëm i poezive. Juve dashki ta ndreqni Naimin. Juve dashkeni të më ndreqni mua. Po gjuhën ne e bëjmë, ne poetët. Gjuha është në popull, po ne i japim shkëlqimin, forcën, bukurinë, ëmbëlsinë ”32 Ashtu si dhe Naim Frashëri, L. Poradeci e përdor këtë fjalë në një bërthamë leksikore të fjalorit poetik, në disa variante. Në të njëjtën poezi “Kush ma njohu dashurinë”, e përdor këtë fjalë në dy trajta zemër dhe zembër.
32

Petraq Kolevica, vep. cit. fq. 133-134.

103

Popo zemrën e zhuritur Mos u, tremb se mos ma fik Se në prush m’u pat kalitur Thelb’i zembrës, o mik Në rastin e mësipërm kemi mendimin se fjala zemër në trajtën zembër nuk merr persipër të mbajë kuptimisht ndonjë kuptim të mbishtuar. Lasgushi duke patur tejet të zhvilluar sensin muzikor në poezi e vendos variantin zembër me një -b të shtuar duke përsëritur këtë bashkëtingëllore në dy fjalët e mësiperme tremb, thelb. Poeti i njeh vetes një liri të madhe në përzgjedhjen dhe përdorimin e varianteve fonetike duke i dhënë poezisë një pamje muzikore dhe fjalët i nënshtrohen një orkestrimi të përgjithshëm. Magjia e gjuhës mund të manifestohet nga forca tingullore e vargjeve, por dhe nga një impuls të fjalëve që drejtojnë poezinë. Eshtë e famshme formula e Mallarmé:-së “Poeti ia dorëzon inisiativën fjalëve, të mobilizuara përmes përplasjes së pabarazisë së tyre” Poeti është aq subtil sa në pamje të parë në situata të përafërta, përdor variante të ndryshme - varësisht nga zhvillimi tonal i poezisë, nga ritmi i përgjithshëm i saj, nga rrethana poetike etj. O! s’ësht’ ajo! O,s’është kurrsesi! Bërtita që prej zemërës së thyer Kur pyjeve të pata shëmbëllyerMë kishte rob e tmerrëshmja zili. .................................................. Ahere kuvëndoja-i llaftaruar E m’ish mendimi-e zemra m’ish ujem. (Endërr zilitare) Kryesisht ekzistencën e varianteve në gjuhë poeti e përdor për qëllime shprehësie, për t’u dhënë fjalëve ndryshime të diferencuara dhe të bukurtingëllojnë në harmoni me fjalët që i rrethojnë, kështusoj fjalët përcjellin jo vetëm përmbajtjen por dhe vibracionet tingëllore. Poezia hyn nën forcën e gjuhës magjike. Përdorimi i fjalës i mjeri dhe varianti i mjerri Mjeri as unë i mjerri ç’pata dashuruar Dyfishimi i bashkëtingëllores -r, që në gjuhën shqipe historikisht është zhvilluar për të rritur anën shprehëse të fjalës dhe në rastin konkret poeti e kryen këtë prosede për të njëjtin motiv. Duket sikur rrja mëshon më fort mbi mjerimin, sikur e nxjerr në pah më shumë. Stilistikisht kemi të bëjmë me dy prosede: së pari përsëritjen e së njëjtës fjalë dhe së dyti dyfishimin e një tingulli - nënvizues i një gjendje shpirtërore. Duket se emërimi i thjeshtë i fjalës është i zbehtë e i pamjaftueshëm për të shënuar këtë gjendje-limit, poeti përsërit fjalën dhe ngjyros gjithë sintagmën poetike. Përpos fjalëve poeti provokon dhe paralele dhe në njësi të tjera gjuhësore. Eshtë për tu vënë në dukje dhe përdorimi i varianteve ndajfoljore (si lokucione ndajfoljore) natë- për- natë dhe netë-përnet Nga ç’shihet lokucioni i parë është formuar nga tema e njëjësit natë dhe lokucionit tjetër të formuar nga tema e shumësit me metafoni net. Nga ana kuptimore kategoria e numurit e ka të nënkuptuar idenë e

104

sasisë nga kuptimi i saj kategorial. Ndaj mendojmë se këtë opozim Lasgushi e ka përdorur me qëllime shprehësie. Kur në flake të qiririt ze mendonem net-për-net Dh’e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej skëterrës së pa matë më del bot’ e ëndërruar, Vetëm ti, im-e dashur net-për-net më rri larguar. (Kur në flakë) Më zhdukesh ditën e më dukesh Pa të pandehur nat’-për-natë: (Eja motër) Në rastin kur lokucioni ndërtohet nga tema e shumësit kuptimisht ka një shtrirje më të gjërë kohore. Kështu Lasgushi përdor dy variante të përcjellores së shqipes së pari e më rëndom atë të gjuhës së sotme letrare (të dialektit jugor): dyke mërmëruar; dyke uturuar, duke pshuar si dhe variantin e gegërishtes t’u përvëluar, t’u djegur etj. Numuri i ndryshëm i rrokjeve gjegjësisht gjatësia e fjalës kthehet në një mundësi praktike përdorimi alternativ dhe për pasoje një mundësi ekspresiviteti. Mund të themi se variantet fonetike janë përdorur për synime stilistikore, për ta shënuar kuptime semantike të diferencuara, duke qënë me përbërje fonologjike të ndryshme i japin mundësi më të mëdha metrike poetit për të vargëzuar si dhe më shumë mundësi për bukurtingëllimin harmonik të fjalës në shtrirjen e një vargu apo një teksti më të gjërë.

Zvogëlimi

Zvogëlimi është një tipar tjetër i poezisë së Lasgushit. Eshtë krejt në përputhje me përmbajtjen e poezisë dhe me tonin poetik të tekstit që poeti të përdorë gjërësisht zvogëlimin. Ky mjet është përdorur nga modeli kombëtar i gjuhës së L. Poradecit, Naim Frashëri, si dhe përdoret dendur dhe në të folmen e zonës së vendlindjes së autorit. Për një përdorim dendësor të zvogëlimeve mund të flitet dhe për një ndikim të mundshëm nga letërsia rumune, duke qënë se modelet e mundshme, që sipas gjasash mund të kenë luajtur rol në formimin e poetit si Eminescu, Aleksandri, Cosbuc - kanë përdorur shumë zvogëlimin. Kjo përftesë në poezinë e sotme moderne shqipe përdoret pak ose aspak. Zvogëlimi me prapashtesat -z,-th,-ç,-sh, na krijon nga foljet ndjesinë e vogëlsisë, të butësisë, të shtrenjtësisë e një notë përkëdhelie. Përdorimi i zvogëlimit flet për një qëndrim human e dashuri ndaj gjithçkaje. Kryesisht fjalët që marrin zvogëlime janë emra: motërmotërz, klithmë-klithmëz, thembër-thembërz, shoqe-shoqezën, hap-

105

hapëza, qipallë, qipallëza, zemër-zemërz, pasqyrë-pasqyrëzë, shkronjë-shkronjëzë, cipë-cipëzën, vashë-vashëzën, mjegull-mjegullëz, syçka-syçkëzat, fjalë-fjalëza, korije-korijëza, mesdite-mesditëza, kajsikajsizë, vapë-vapëza, vajtim-vajtimthin, pushkë-pushkëzën, zonëzonës, gropë-gropëz, gunë-gunëz, shkollë-shkollëz, bimë-bimëzat, flurtur-fluturëz, këngë-këngëzën, fole-folezën, zë-zëth mëmëdhemëmëdheth, motër-motriçkë. Por e gjejmë dhe në pjesë të tjera të ligjëratës folje: shihmë-shihmëzë, pronori mija-mijëza. Përdorimi i zvogëlimit nga Lasgushi po të klasifikohej sipas një kriteri tjetër do të kishim: 1.Fjalë neutrale që marrin ngarkesë emocionale. 2.Fjalë që mund të pranojnë me natyrshmëri zvogëlimin e përkëdhelinë. Tek grupi i parë do të futnim fjalët: klithmëz, fjalëza, mesditëza, hapëza, pushkëzën, gropëza, mjegullëz, pasqyrëz etj. këto fjalë mund të konsiderohen neutrale potencialisht, por duke u modeluar me prapashtesa zvogëlimi në kontekste më të gjëra poetike, ato përveç përforcimit të kuptimit bazë të fjalës ngjyrosen emocionalisht. Dhe nga grupi i dytë poeti ruan të gjalla dhe i përdor me sens të hollë poetik dhe fjalë që jetojnë më pranë botës poetike, si fjalë që shënojnë objekte që bëjnë pjesë në një rreth sendesh dhe fenomenesh me denduri më të madhe në fushën e teksteve poetike: fluturëz, këngëzën, zemërëz, vashëz, folezën, qepallën, syçkëzat etj Ndonëse një ndarje e tillë mund të duket e kërkuar, në diferencimin e mësipërm e kemi fjalën për fjalë poetike të krahasuara me fjalë neutrale-për ato fjalë që e pranojnë më natyrshëm zvogëlimin, përkëdhelinë, brishtësinë, njomësinë, ëmbëlsinë si dhe për faktin se këto fjalë kanë një ngarkesë speciale emocionale dhe kur s’kanë ndonjë markim special. Poeti këtë mjet e përdor dhe si stilizim në poezinë që ia kushton Naim Frashërit. Hasim fjalët e përbashkëta tek të dy poetët: mëmëdheth, këngëz, fjalëz, vashëzë, këngëzë, shkronjëz etj. Nga pëdorimi i prapashtesave zvogëluese nuk mbërrihet prej të gjitha fjalëve në të njëjtin efekt, por bëhet më evident qëndrimi i poetit ndaj objekteve që do më shumë, synimi i tij është nënvizimi i fjalës (markimi i saj) në tekst, si fjalë e posaçme, si fjalë e dallueshme, si fjalë e shtrenjtë - ndaj poeti i markon fjalët me këto prapashtesa që në gjuhën shqipe jane të specializuara. Para së gjithash diminuitivet tregojnë kënvështrimin subjektiv të poetit dhe kërkojnë prej lexuesit që t’i kushtojë vemendje dhe t’i krijojë një efekt sugjestionues për të drejtuar botën e përjetimeve emocionale drejt tyre. Sa për herëzën e fundit Më zu një mall i mitur. Syr’ i fshehur i katundit Që më pat zhuritur. (Syr’ i fshehur) Zvogëlimi do të dukej i panatyrshëm tek vargjet e mësipërme, kuptimisht fjala herë - larg çdo përfytyrimi fizik - zvogëlohet. Megjithatë Lasgushi i nënvizon në tekst duke e markuar me prapashtesën -zë. Në mënyrë asociative, duke parë tonalitetin e

106

përgjithshëm të vargjeve, bashkëlidhjen-malli i mitur me fjalën herëzën , kjo e fundit zvogëlohet sepse kemi të bëjmë me një mall të vogëlisë, të fëmijërisë. Interesant duket përdorimi i diminuitivit dhe në rastin e mëposhtëm: Popo fryn mëngjes’ i parë: Vashë-e trim më s’janë parë; Fryn mesditëza me vapë: Vashë-e trim s’kthehen prapë; (kush po shkon ashtu) Jashtë kontekstit do të dukej i panatyrshëm përdorimi i diminutivit tek fjala mesditë. Por kjo fjalë shënon një erë, fllad apo puhizë dhe e krahasuar si e kohës së mesditës. Ky qëndrim duket më i motivuar kur vargjet janë vijëzime të një peisazhi ku gëlon dashuria. Këto prapashtesa përdoren nga poeti edhe kur janë larg zvogëlimit ose kur nuk kanë të bëjnë fare më këtë karakterizim. Ju që niseni për lule, Shoqe, moj, të mijëzat, Merr-më-ni as edhe mua Nër pyje e korijëza; (Vallja e luleve) Pronori në këtë rast tregon tërësisht qëndrim afektiv. Shoqet janë shumë të dashura, të shtrenjta, por markimi gjuhësor s’ka të bëjë me zvogëlimin. Fjalët që tregojnë vetëm përkëdheli dhe qëndrim afektiv në përgjithësi janë këto: motërz, vashëz, zemërëz, mëmëdhethi, këngëz, fjalëz etj. Në këtë grup fjalësh bëjnë pjesë edhe ato që shënojnë njëherazi dy karakterizime: zvogëlimin dhe qëndrimin afektiv; p.sh. hapëza, korijëza, pasqyrëz, folezë, zëth, thembërzat, mjegullëz etj. Gjejmë raste kur zvogëlimi përdoret dy herë në të njëjtën fjalë p.sh. syçkëzat. Delikatesa e ndjenjave, bota miniaturale dhe brishtësia e dashurisë kërkojnë diminutive. Jashtë kontekstit përdorimi i diminutivit tek folja shijmëzë duket e panatyrshme për gjuhën dhe e sforcuar. Por ky manovrim stilistik tek poezia Vdekja jonë krijon gjithë tonin dhe është një “uverturë” paralajmëruese për dramacitetin e poezisë. Pa shijmë, shijmëzë detar, Mi lundër Venetiku! Zu po dremit vetëtimtar Ndajnatë - Adriatiku. Duke qënë se strofa e parë më tepër ka pamjen e një peisazhi, shënuar nga disa penelata, përdorimi i panatyrshëm i shijmëzë bën efekt dhe nënvizon një veprim më kompleks plus një qëndrim afektiv. Përkundrejt veprimit folja duket se na njofton se kjo qetësi dremitje deti është e zhurmët, e pazakontë, gjë që shtjellohet në vargjet e mëposhtëme. Parashtesa zvogëluese kërkon (përmes fjalës që markon) të vendos edhe një raport të posaçëm psikologjik - emocional me receptorin. Heroi thotë jo vetëm shih ftohtësisht, por shih për herë të fundit, më shih para vdekjes, më shih me dhembshuri, më shih në mënyrë dramatike etj. Fjalës i dobësohet funksioni referativ dhe i shtohet aftësia sugjestionuese. Poeti përdor një truk poetik - anomalia

107

gjuhësore është një shenjë e zhvillimit vertikal të poezisë.

Neologjizmat

Fjalët e modeluara nga Lasgushi me finesë e muzikalitet, dëshmojnë për njohje të thellë të gjedheve prodhimtare të shqipes, për aftësinë potenciale të saj, për zotërimin e mekanizmave të funksionimit të saj. Për nevojat që i kemi trajtuar më sipër - poeti u jep kuptime të holla dhe të preçizuara fjalëve, të cilat ndriçojnë mirë objektin e tyre dhe luajnë si duhet funksionin e tyre themelor - atë estetik. Vepra lasgushiane është krijim letrar dhe krijim gjuhësor. Një element tejet i rëndësishëm i krijimit në lëmin gjuhësor janë dhe neologjizmat. Ato nuk krijohen vetëm për nevoja strikt leksikore, por dhe për nevoja stilistikore dhe hera-herës vetëm për qëllime stilistikore. Krijimet gjuhësore lasgushiane jo vetëm që janë të befta për receptorin por në lidhje me tekstin, metatekstin dhe kontekstin ato apelojnë në vetëdijën, përvojën, intuitën e lexuesit për bashkëpunim mendor, shpirtëror, emocional. Disa fjalë poeti i ka huajtuar nga poezia popullore, disa nga e folmja popullore, disa nga shkrimet e vjetra të shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, P.K.Negovani, N.Frashëri, Asdreni etj ). Ajo që të tërheq vemendjen në tekstin poetik është konkordanca e pjesës më të madhe e fjalorit me gjuhën e popullit. Ai aktivizoi fjalët e vjetra që gjendeshin në popull, duke i rikuptimëzuar dhe duke i ringjyrosur, kështu fjala pah haset në këngën pogradecare “Plaku dhe djali”, “Më ra pahu më pahiti” fjala pikëlore gjendet në këngën “Moj nepërka pikëlore”33 Ndonëse duhet thënë se Lasgushi nuk e tepron me fjalët e vjetra. Në kontekste konkrete, në tërësinë semantike të poezive ato nuk ngjallin asnjëlloj pështjellimi. Nga fjalët e lashta vlen të përmendim fjalë që përdoren si përfytyrime poetike si: çetele, sumbull, kinde, pah, shaqiluar, skistër, vgjer etj disa fjalë të tjera levorashe,pipëlim, svagullim, mardhur, hepuar, skëterrosur, pikëlore, pakore, gjeratore, thëthimtar, fërfëllimtare, gargi, fërmim, efeb, klepit etj Poeti përdor fjalët dialektore të nëndialektit të tij. Ato shfaqen në dy forma: si variante fonetike dialektore dhe si fjalë që me kuptimet e tyre ndihmojnë për pasurimin e fjalorit poetik, p.sh.: treruar, mejtimi, valomë, mbërdhe, mbrëmave, mbudhë, engjervi, çapet., përposh, së fsheta, levorashe, vdar, pikovi, mun, shkitur, vramuz, dobare etj. Fjalët e reja mund të shtresohen sipas disa tipave semantikostrukturorë. Foljet: përshembet (me parashtesën për-), përtund, përndrit; mbiemrat që formohen me parashtesim, prapashtesim e paranyjëzim njëherazi: e përmivarshme, i përbujshëm, i përmallshëm, i pashëmbëllyer, i përbuzshëm; emrat: përbrendësi, përjashtësi, përbrëndjen. Të ndalemi më hollësisht tek ndonjë nga fjalët të krijuara nga poeti. Për nocionet exterioritč
33

Mitrush Kuteli, vep. cit. fq.147

108

dhe interioritč të frëngjishtes gjuha shqipe kishte nevojë për dy fjalë dhe ka gjegjësisht jashtësi dhe brendësi. Fjalët e sjella prej Lasgushit për këto nocione janë: përjashtësi dhe përbrëndësi. A është sinonimi perfekte kjo? Na duket se jo, sepse duke lidhur këto dy fjalë të reja me fjalën përjetësi, pranë së cilës poeti i ka përdorur në poezinë “Përjetësia”, dhe prej së cilës ka marrë një semë, për pasojë fjalët përjashtësi dhe përbrëndësi fitojnë një zgjerim, fitojnë përmasa përmbarimisht të pakufizuara, mund të themi edhe kozmike siç vërejmë tek fjala përjetësi (eternitč). Në qoftë se jashtësi dhe brendësi na tingëllojnë ftohtë, pothuaj si terma të fizikës, përjashtësi na sugjeron hapësirën eterike. Dhe kjo s’është për t’u çuditur: prefiksi për- me vlera neologjistike të shumta në gjuhën tonë gëzon edhe këtë veti. Në një numër të madh fjalësh shënon një gradë të lartë veprimi dhe intensifikimi të krahasuar me fjalën bazë. Ky intensifim është kristalizuar edhe tek emrat me prefiksin -për. Në rastet kryerje dhe përkryerje, ndarje dhe përndarje (fjala që ka kuptimin shpërndarje deri në hallakatje) përshëndetje dhe përshkoqje janë shembuj që plotësojnë argumentin tonë. Fjala përbrëndësi, e parë në këtë dritë, fiton një ekstension dhe eterizim, sigurisht që nuk flitet për një hapësirë materiale të kufizuar, por për diçka spirituale, jo lëndore, për një botë të brendshme shpirtërore të gjërë si pafundësia. Përgjithëjetë - në një hetim të kësaj neologjizme me të përafërtën pëjetë . Fjala e krijuar prej poetit, e ndihmuar prej kuptimit përfshirës të përemrit të pacaktuar gjithë, ka një kuptim më përmbledhës e më shterues se fjala përjetë. Përbujshëm. Për nga përmbajtja kuptimore e fjalës, parashtesa - për luan një rol të theksuar intensifikues dhe fiton një zgjerim. Kuptimi i përgjithshëm i fjalës ndihmohet nga kuptimi i fjalës bujë. Përshembet. Këtë fjalë Poradeci e përdor tek poezia “Vrapojnë zemrat” me kuptimin ndërpritet, ndalet, pushon së vazhduari: Dhe ik... e ik...e ik...e ik... E ja! këputet zemr’ e shkretë. E ja! përshembet vrap’ i lik E bje përmbys përgjithëjetë . Parashtesa për- tek fjala përshembet nuk luan rol intensifikues të një veprimi si tek foljet përshahemi, përhahemi etj. Shembet d.m.th. rrëzohet, kurse tek Lasgushi do të thotë ndërpritet. Megjithatë përshembet nuk largohet shumë semantikisht nga fjala bazë shembet, siç mund të duket, sepse çdo shembje është në fakt një ndërprerje e gjendjes së mëparshme. Madje, kuptimi tjetër i foljes shëmbet, humbon, ulet, shembet toka, presupozon një ndërprerje. Nëse e pranon figuracioni i poezisë “Vrapojnë zemrat” fjalën përshembje si ndërprerje (e shembje) është zor të pranohet kuptimi ndërpritet në gjuhën e zakonshme joafektive, ku përshembet do të jepte “shembet fare”, kuptim i cili nuk është dhënë, sepse folja shembet është një folje që tregon një veprim radikal, pa gradacione dhe kuptimi i fjalës është u rrëzua, u plandos, humbi. Një tip tjetër semantiko-strukturor përbëjnë dhe fjalët me prapashtesen-uar p.sh. gazmuar, fatuar, qetuar, dimëruar, dhëndëruar, vlerësuar, skëterruar, kombësuar, fërmuar, svagëlluar etj. Këtë tip me sa duket, Lasgushi e pëlqen së tepërmi dhe janë fjalë që

109

kanë denduri bukur të madhe në tekst - me sa duket për efektin muzikor që krijon togu -ua. Ky grup fjalësh është i vendosur shpesh në pozicionin si fjalë-rimë, dhe fundi i vargut fiton një shtrirje dhe një hapje si dhe një jehonë kumbuese. Ndonjë prej këtyre fjalëve është krijuar nga poeti për nevoja okazionale të rimës, për efektin muzikor që krijon fjala (pa rënë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe). Një tip tjetër është dhe ai i krijuar me prapashtesën -ak: parëverak, zemërak, vjeshtarak, lotal, varfanjak, brymarak, vraparak etj. Ky sufiks në gjuhën shqipe, me një formë të zgjeruar -acak, ka mbetur më së shumti në fjalët me kuptim pejorativ të tipit: rrjepacak, dredharak, hilacak, belbacak, burracak, frikacak, burracak, dhelparak etj. Fjala miturak është një përjashtim, ndërkohë që foshnjarak ka kuptim pejorativ (i papjekur). Me sa duket, mundësia potenciale për t’u krijuar fjalë në gjuhën shqipe me këtë prapashtesë në kohën kur shkroi Poradeci apo edhe Naim Frashëri ka ekzistuar, kurse hapshmëria (distribucioni) i tyre tregon se në gjuhën e sotme kanë mbetur fjalët me kuptim pejorativ, ndërkohë që krijimet e tjera nuk kanë mundur të jetojnë. Ndryshe ndodh në fushën poetike të tekstit. Fjalët e këtij tipi strukturoro-semantik nuk mund të klasifikohen ashtu si fjalët e tjera të gjuhës. Ndjesia që buron nga lektuara e poezisë nuk ka të bëjë aspak me ndonjë ngjyrim pejorativ. Duke qënë se fjalët e krijuara me këtë prapashtesë përdoren rëndom në poezinë e Lasgushit si fjalë fundore për të ndërtuar rimën, përdoren me efekt të kundërt nga rastet që mbarojnë me togun -ua. Me anën e bashkëtingëllores -k- fundore krijohet asociacioni i një mbylljeje muzikore të fjalës nga ku nuk mund të marrë jehonë, sepse zakonisht kjo -k- e mbyllur qëndron pranë një zanoreje -a- të hapur. Këtë fakt duket sikur e nxjerr në pah edhe mundësia që kanë këto fjalë për t’u krijuar po kaq normalisht me prapashtesën -or, p.sh. parëveror, zemëror, vjeshtor, brymëror etj. Pra krijohet një sinonimi perfekte. Dalja e tyre në rrokje të mbyllur i jep mundëi poetit për variacione instrumentimi. Alternimi i efekteve muzikore të tingujve fundorë të fjalëve, tingëllimi dhe jehona, ndihmojnë që të shquhet dhe kuptimi, domethënia, freskia, shprehja vlera tërësore e fjalës - në një terren artistik. Një tip tjetër përbëjnë fjalët me prapashtesën -ot, -tor: veror, zemëror, hijesor, këngëtor, fjalëtor, paqtor, vajzëtor etj. Një grup më vete formojnë foljet preemërore të tipit: botësoj, qiellësoj, kombësoj, shqipësoj etj. Po kështu vërejmë fjalët formuar me -(s)irë: vetësirë, ndryshmësirë, fshehtësirë etj. Në disa raste fjalëformimi përdore në mënyrë që fjala të ketë vlera konotative të dukshme, p.sh. në poezinë “Kur nuk ndihesh fare mirë”: Kur nuk ndihesh fare mirë, (Sepse shpirtin e ke plot), Zë këndon në vetësirë Pa të derdhen pika lot. Fjala vetësirë, në dallim nga fjala vetmi, përveç kuptimit e të qënit vetëm, pa shoqëri, të krijon idenë e një vetmie metafizike, psikologjike, ekzistenciale, shpirtërore - hapësirë semantike kjo që krijohet nga përqasja asociative me fjalën shkretëtirë. Në gjuhën shqipe kjo parashtesë shquhet për ngjyrimin emocional që u

110

fal fjalëve si tek shembujt: vranësirë, ndyrësirë, ngordhësirë, errësirë, ëmbëlsirë etj. të cilat janë bërë normative në gjuhën shqipe. Po kështu edhe fjala ndryshmësirë nuk shënon një fjalë që neutralisht do të ishte ndryshim, por kemi një ngjyresë emocionale dhe një qëndrim të caktuar të subjektit poetik. Fjala në këtë trajtë, duke zbërthyer dhe paraqitur kuptimin themelor, sugjeron dhe kuptime të tjera që rrjedhohen prej kontekstit përkatës.

Kompozitat (Përftesat grafike)

Po të flitet për një element tjetër tipologjik të stilit të L. Poradecit ky do të ishte përdorimi i një rruge tjetër neologjistike siç është kompozimi. Zakonisht, kur poeti do të shënojë një gjendje, një karakterizim të pacopëzuar, u krijon lidhje fjalëve përmes dy mënyrash: 1. kompozimit. 2. lidhjes së fjalëve përmes shënjash grafike. Këto fjalë tërheqin vëmendjen e lexuesit për nga ndërtimi i ri dhe i veçantë. Ato krijojnë befasi qoftë nga kuptimi sintetizues, ashtu edhe nga gjatësia që zotërojnë. Kuptimi tërësor i tyre realizohet si pasojë e pjesëmarrjes së pjesëve përbërëse, ndaj do ta quanim këtë kuptim të ri “kuptim mozaik”. Duke bërë pjesë në këto lidhje, fjalët “punojnë” për vete dhe për shoqëruesit i tyre, duke u shquar për ngarkesën kuptimore të mbishtuar. Kjo prosede ndikon edhe në ekonomizimin e shprehjes dhe frazave, duke siguruar njëkohësisht optimalizimin e thënies. Fjalët kompozita si dhe ato që rezultojnë nga përftesat grafike, japin në mënyrë të kondensuar një rradhë sendesh, tiparesh, veprimesh, karakterizimesh, gjendjesh shpirtërore etj. Ndërtimi drejtvizor dhe i ngjeshur i tyre rrit, padyshim, ngarkesën emocionale dhe krijon efekte të tjera në fushën e tekstit poetik. Ky tipar është konstatuar që herët dhe gjithëkohën në poezinë e Lasgushit. Kështu Mitrush Kuteli do të vinte në dukje: “Veç fjalëve të lashta, të veçuara, të përdorura në kuptim metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe vargje fjalësh të bashkuara ose të marra nga goja e popullit ose të thurrura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë njomësinë dhe mundësitë e shumta të shqipes si dhe artin e thellë të poetit.”34 Nuk është i panjohur fakti se Poradeci me mjetet stilistike, e në mënyrë të posaçme, me ndërtimin vizual, duke I dhënë jo rrallë dhe vlera ornamentale poezisë së tij, e orjenton dhe e udhëzon lexuesin e vet, i sugjeron dhe e sugjestionon, në një farë mënyre, e detyron që ta lexojë poezinë sipas atyre “grackave grafike” të ngritura prej tij (përdorimi i fjalëve me theks, përdorimi i gjërë i shumëpikëshit, vizat lidhëse midis fjalëve, ndarje të fjalëve me viza ndarëse dhe në një gërmë te vetme etj.). Përsa i takon forcës sugjeruese që kanë këto lloj fjalësh (të
34

Mitrush Kuteli, vep. cit. fq.

111

bashkuara apo të marra nga goja e popullit), të lidhura sipas shenjash grafike, mund të themi se ato të krijojnë ndjesinë e lëvizjes dinamike dhe ritmin e valles popullore. Përmbajtja e këtyre poezive, organizimi i papritur i teksteve dhe fjalëve ka pasur për model gjedhet popullore. Krijimi i këtyre fjalëve luajnë një rol të dorës së parë në temporitmikën e në shtrirjen e diapazonit muzikor të poezive: Kur të pashë për të vluar, Pëllumbeshë pendë-shkruar, Bubu! plumb në kraharuar, Plumb që vret dyke gjëmuar! Mbledhur shoqet më një qoshe, Diç m’ju flisje, diç m’ju thoshe, Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe. Pa me syçkëzat e tua, Sy-larme! ç’më fole mua. (Kush ta fali bukurinë) Autori përdor në mënyrë alternative dhe fjalë të tjera më të shkurtra, por ritmin e përgjithshëm të tekstit poetik e vendosin këto kompozita, të cilat imponojnë një ritëm të qetë e të shtruar. Ky temp buron së pari nga ngadalësia e vetë valleve të grave, prej të cilave ai mori këto modele folklorike, dhe nga intonacioni i numurimit të kompozitave që ndihmojnë në orkestrimin e poezive. Nga numuri i përbërësve do t’i ndajmë në: 1. kompozita të mirfillta me dy a më shumë përbëres. 2. në fraza që lidhen në kontekste të veçanta përmes përftesave grafike. Në ndarjen e parë bëjnë pjesë kompozitat: këngëtar-finosh, fat-miroshe, bilbil-finosh, sylarme, bel-këputurën, flok-banusheja, hije-lehtë, pendë-shkruara, dritëhijesh, hije-rëndë, baluke-prera, vjershë-kënduar, flogë-florire, mëshirë-madh, gjak-qershije, lajmëtar-mëngjezi, zi-dhembshuri, syperënduar, zemërë-valë, zili-përskuqur, buzë-puqur, krah-flutureshë, zemërë-thyer, gji-qumështuar, llërë-kulluar, vetull-kurorë,vetëtim-naltë etj. Këto ndërtime gjuhësore e afrojnë L.Poradecin me kompozitat e përbëra nga dy elementë të përdorura nga Naim Frashëri. Në tekstin lasgushian këto kompozita i shkruan me vizë lidhëse në mes dhe në ndërgjegjen e tij nuk ndihen si të njëfjalësuara ashtu siç shkruan ai fjalët: dëshirëplot, magjiplot, mosfjalosur, e përmivarshmja, mosgjëja, mbrëmeherë, fshehtësiplotë, hapalehtë, hijendritur, gojëplotë, flakëzhuritur,shigjethelmuar, flakëbashkuar, etj. Por ajo që e bën më të spikatur këtë krijues është përdorimi i kompozitave tre ose me më shumë fjalë psh. shtat-lëkundura-pallua,leshëra-cullufe-dredhur, vashë-leshëra-floriri, lesh-verdha-lozonjare, vështrim-bukur-pallua, mes-hollë-këputura, sy-vështrim-derdhurën-përdhe, qepallë-dendurtatëpjetë, gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe, shtat-vërvitura-selvi etj. Po të shihen këto bashkime fjalësh, për nga mundësia plastike që kanë për t’u lidhur me njëra-tjetrën, dëshmojnë për aftësitë plastike të gjuhës shqipe dhe për aftësitë modeluese të krijuesit të tyre. Në shumicën e rasteve kompozitat shprehin një cilësi fizike, si komponent të parë kanë një emër që shënon pjesë të trupit, ndërsa komponenti i dytë karakterizon, plotëson e mbush, sqaron me kuptim në një sens metaforik komponentin e parë p.sh. bel-këputurën, flog-banusheja,

112

baluke-prera, flogë-floriri, sy-larme, shtat-lëkundura-pallua, leshracullufe-dredhur, sy-vështrim-dredhurën-përdhe, mes-hollë-këputura etj. Kuptimi i përgjithshëm që kanë këto kompozita nuk mbetet në rezultatin si kuptim leksikor i vënë përmes bashkimit të komponentëve. Ndërtimi ornamental i tyre (në shumicën e rasteve lidhen me njëra-tjetrën në mënyrë të figurshme e të papritur) me disa elementë, për nga struktura nuk janë të barabarta me kompozitat që kanë ato në gjuhën e zakonshme. Prandaj këto krijime, këto stilizime për nevoja imediate të tekstit poetik do të ishte gabim të mendonim se të gjitha mund të marrin një përdorim të gjërë aktiv. Për një konkordancë mes këtyre krijimeve gjuhësore të Lasgushit dhe atyre me burim popullor, do të dëshmonin:1. mënyra e lidhjes së fjalëve. 2.leksiku që përdor si lëndë për ndërtimin e tyre. 3. mendësia (lidhja e fjalëve sipas një përfytyrimi figurativ të ngjashëm me atë të popullit) 4. përdorimi i këtyre ndërtimeve me shumë në lirikat me motive folklorike. Nga këto kompozime do të dalloheshin ato që janë krijuar më shumë për nevoja leksikore dhe kuptimi i tyre nuk është aq kompleks, këto kompozita për pasojë kanë hapshmëri më të madhe p.sh. dritë-hijesh, hije-lehtë, hije-rëndë, baluke-prera, flokë-floririn etj. Siç shihen, nga ana kuptimore, kompozitat në fjalë janë më pak të ngjyrosura sesa kompozitat e tjera dhe tingëllojnë disi ftohtë. Kompozitat e tjera janë krijuar për nevoja poetike dhe kanë një figuracion të kondensuar brenda tyre. Për nga efekti që krijojnë brenda tekstit e bëjnë atë të pulsojë, për nga imazhet që të sugjerojnë, të ofrojnë një mbresë komplekse dhe delikate: M’u shti vashëza në gjumë, E-ëmbla-mi-shoqe -shumë. Do ta marr ta kem për fare Moj lesh-verdhën-lozonjare. Ah! lesh-verdhëza-si ftua, Gji-mburuara-si- krua Shtat-lëkundura-pallua Ç’më ka përvëluar mua (Vate prilli) Po të hetohet, vetëm në strofën e fundit, mund të konstatojmë se në tre vargjet e para të saj kemi të bëjmë me plotësimin e fjalëve të para që tregojnë pjesë trupore, pjesa tjetër plotëson me kuptime këto fjalë në dy vargjet e para-krahasimet në fund të tyre (si ftua, si krua) në të tretin si metaforë (pallua). Por këto vargje zbulojnë plot ngjyrë e me një vizatim të fortë shtatoren e një vashe që na mundësohet ta sodititim nga lart-poshtë. Ky imazh piktorik jepet përmes këtyre kompozitave plot denduri kuptimore e koloristike dhe sigurisht dhe emocionale. Konceptimi integral i dukurive, i figurës, i sendeve dhe dhënia e tyre përmes këtyre lidhjeve do të shihej qartazi dhe në këto vargje të poezisë ”Kush të fali bukurinë”, shembull i sjellë edhe me lart për frymën popullore të saj: Diç m’ju flisje, diç m’ju thoshe Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe.

113

(Ndonëse vargu i fundit nuk përbën një kompozitë të mirfilltë, por fjalë të lidhura me anë të shenjave grafike). Me ç’shihet tiparet fizike të vashës shprehen me fjalët që marrin këtë lloj ndërtimi strukturor. Qëllimi i poetit është të paraqesë pjesën në tërësi, tiparin dhe lidhjet e saj asociative, krahasimin dhe metaforën, metoniminë me gjithë lidhjet e figurshme të fjalëve, në shërbim të një paraqitje vizuale të femrës. Me fjalë të tjera, çdo tipar fizik, çdo element i portretit të saj, jepet përmes kësaj përkujdesjeje - që gjen shprehjen e vet dhe gjuhësisht. Në studimet që janë bërë mbi poezinë e Poradecit kanë zënë vend edhe kompozitat si dhe fjalët që lidhen përmes shenjave grafike, duke i emërtuar sintagma-kompozita, të cilat janë, sipas mendimit tonë, përtftesa grafike. Qëllimi dhe arsyet e përdorimit të vizave lidhëse midis fjalëve janë ato për të cilat folëm më lart. Pra kemi të bëjmë me arsye stilistikore. Tek fjalët e mëposhtëme ndihet qartë se lidhja nuk është aq organike sa tek kompozitat, p.sh. flakë-edritë-e-bardhë, vaj-i-pavajtuar, një mal-e-hon-e-det-ah!, një qiell-ediell-e-botë-ah!,e-ëmbla-mi-shoqe-shumë, bashkohesh-rritesh-me përjetësi, jetë-e-vdekje-përqafuar etj. Këto lidhje janë konteksuale për faktin se në fjalët pjesëmarrëse nuk ndihet kurrëfarë ngurtësimi dhe mjetet lidhëse gramatikore nuk mungojnë. Qëllimi i poetit është që këto vargje t’i rroki në mënyrë integrale për t’i përftuar kuptimisht, emocionalisht, ashtu siç i kupton, i ndjen dhe i sugjeron ai. Një përkujdesje fanatike e Poradecit për anën grafike të poezisë dhe funksionalizimi i këtyre shenjave do të dukej edhe më qartë tek poezia “Po qan vasha në shtëpi”: Thotë vashëza përsëri Fjalëzë me ëmbëlsi, Fjalëzë me dhembshuri, Fjalëzë plot me vrer të zi.. Ja me trimin ler-më-ni, Ja me trimin mer-më-ni, Merr-më-ni, moj, ther-më-ni. Në pamjen e parë skandimi i këtyre foljeve me shenja ndarëse do të dukej i pajustifikuar. Por, po të shihet më gjërë konteksti, situata psikologjike, kushet e thënies - do të dukej përdorim funksional dhe shumë i efektshëm. Vasha ndodhet në një gjendje afektive, e ngarkuar maksimalisht nga ana emocionale. Për të karakterizuar një gjendje të tillë psikologjike, ku dëshirat, gjakimi, janë në një gjendje shumë të ngritur, nga emocioni i lartë njeriu “humbet gojën” dhe shqiptimi i fjalëve në rrokje: merr-më-ni, ler-më-ni, ther-më-ni shënon gjendje dramatike. Këtë përftesë autori e ka përdorur edhe tek poezia tjetër “Vallja e luleve”, për të mbërritur në të njejtin efekt, sepse nga përmbajtja dhe ndërtimi këto poezi kanë shumë pika të përbashkëta. Ky element grafik, siç është viza, përdoret brenda këtyre dy rasteve të analizuara për dy efekte të kundërta: bashkimi tek kompozitat dhe sintagmat e tjera dhe ndarja tek rasti i fundit. Në rastin e parë bashkohen elementë që janë të ndashëm, kurse në rastin e dytë ndahet një element apo një njësi e pandashme siç është fjala. Mund të themi se Poradeci modelon dhe përpunon fjalën për efekte stilistike, duke i funksionalizuar, gjallëruar dhe përdorur me efekte të posaçme

114

më shumë se çdo poet tjetër i shqipes shenjat e pikësimit. Poeti është një njohës i rrallë i gjuhës, i rregullave të funksionimit të saj, por edhe një krijues virtuoz me një kontribut madhor në dhënien e shembujve se si i shfrytëzon liritë poetike, se si fjala e gjuhës amtare bëhet më konotative, sesi gjuha jonë shqipe realizon karakterin afektiv të komunikimit.

Përsëritjet

Përsëritja është një dukuri e dendur dhe e larmishme në poezinë e Poradecit. Tek kjo poezi përsëriten tingujt, fjalët, vargjet, strofat, idetë dhe motivet. Përsëritja më e përimët, në gjithë llojet e tyre, është ajo e tingujve. Poeti është mjeshtër i krijimit të fjalëve, i gdhëndjes së vargjeve, i imazheve shprehëse të peisazhit, mjeshtër i krijimit të harmonisë që buron nga ngjyra e atmosfera, tipare këto që e bëjnë poezinë origjinale. Morfologjia e imazheve, ngjyrimi i tyre dhe nuancimi tek pastelet, apo në kuadrin dramatik të poezisë së sakrificës dhe idealit, në botën e ndjeshme të dashurisë, ku marrin jetë hove lirike të papara në gjithë poezinë shqipe, e bëjnë këtë poezi të pangatërrueshme. Përveç begatisë së imazhit, në këtë vepër ndihet një harmoni muzikore, dëgjohet prej ritmit dhe tingullit melodia, gurgullima, lëvizja e brendëshme e liqenit, kënga e zogjve, zhurma dhe qetësia e natyrës. Vargu lasgushian, aq i rreptë, ku strofat dhe poezia janë kaq të gdhëndura, të matura dhe të peshuara nën këtë rregull, aparent absolut, pulson hapësira dhe lëvizja, mundësia e shtrirjes në gjërësi, ashtu siç do të vërente me plot të drejtë studiuesi Emin Kabashi: “Gdhendja e vargjeve s’e ka ngushtuar hapësirën e lëvizjes, kurse në krahun tjetër ka prekur efektet psikologjike.”35 Një nga mjetet që prek efektet psikologjike, që shton muzikalitetin dhe intonon poezinë dhe që mban në vetvete një forcë sugjestionuese është përsëritja e tingujve. Kjo është një dukuri e ndërgjegjshme dhe spontane në procedimin krijues. Nga ç’është folur për probleme të tjera të gjuhës së Lasgushit është pranuar se ai zotëron një ndjeshmëri të lartë ndaj anës tingullore të fjalës. Kështu, natyra në tekstin poetik del e kundruar me gjithë fenomenet akustike. Nga bashkimi, grumbullimi i tingujve dhe nga shpëndarja e tyre në vargje, nga sinkronizimi apo nga theksimi i njërit apo tjetrit tingull mbërrihet në efekte muzikore, që sjellin gjallërimin e përshtypjeve emocionale dhe kuptimore.
35

Emin Kabashi, Fjala, Prishtinë, 1989, fq. 12

115

Nuk mund të mos bjerë në sy përsëritja e tingullit sh në vargjet e mëposhtëme: Shpirti yt në kraharuar i bën mendjes shoqërimin, E më shpejt se shkrepëtima kur godet mbi shkemb petriti. (Naim Frashërit) Apo përsëritja e tingullit ç në këto vargje: Pa zë çbëhet ç’u pat bërë - ç’u godit zë çkatërrohet. (Naim Frashërit) Në këtë varg përsëritja e bashkëtingëllores ç, e shoqëruar nga të tjerat b, t, g, k, ndihmojnë për pasurimin e përshtypjes së shkatërrimit të zhurmshëm, atij kaosi e shpërbërjes të asaj çka është ndërtuar. Pra ajo që ç’bëhet me zhurmë e dhembje. Po kështu bie në sy dukshëm përsëritja e tingujve fundorë -on të fjalëve në vargjet e mëposhtëme: Prej blatishtash tradhëtie shkumbëson një farmason E me ton që të shurdhon dënon një renegacion... Në këto vargje përsëritja e tingujve sugjeron dramatizim të pamjes, jehona e fjalëve duket se nënvizon ironinë therrëse. Të para në kontekst, ato plotësojnë këtë përshtypje në mënyrë intensive. Poeti i drejtohet receptorit të tij edhe përmes efekteve auditive, përveç atyre semantike e racionale. Po kaq intensivisht procedohet me përsëritjen e tingujve -k dhe -t në vargjet e mëposhtëme: Se mendimi yt i pastër desh të lanjë-e gjoks e kokët Me floririn e virtytit gjith ekskrokët dhe trokët. (N. Frashërit) Përsërtitja e tingujve -k dhe -t në mënyrë obsesive, i fal segmentit ligjërimor pengesa dhe ritëm të posaçëm, duke e kthyer melodinë e përgjithshme drejt zhurmës, duke ndryshuar kështu atmosferën psikologjike. Nga aranzhimet fonetike (përsëritja e tingujve) poeti më tepër i drejtohet subkoshientit të lexuesit të tij, duke i aktivizuar idetë dhe imazhet nëpërmjet elementëve stilistike të prozodisë. Po në këtë poemë s’ka sesi të mos vihet re ironia e madhe e vargjeve të mëposhtëme, që gjallërohen së tepërmi nga përsëritja e tingujve e dhe -t: Me përbrëndjen e shkrumbosur një poet, një deputet, Flet e çflet e vret e pret për një të vet virgjinitet... Përsëritja e tingujve në këto vargje ndihmon për të dhënë shkallën e ngritur e tonit të poezisë, vargjet na japin sensacionin e këmbënguljes, e insistimit që përjetojmë auditivisht, por dhe një tension për të përcaktuar zërin poetik. Ligjërimi është ekspansiv, imponues, kurse përsëritja e tingujve ndihmon për të nënvizuar forcën shprehëse. Poeti përpiqet ta bindë lexuesin e tij (dëgjuesin) edhe nëpërmjet gjuhës muzikore të poezisë. Duke shprehur shqetësimin se gjuha amtare,

116

gjuha shqipe po tjetërsohej-po futeshin në të fjalë barbarie nga disa pseudofilologë që flasin për paprishmërinë e tyre shpirtërore. Ndërsa në vargjet: Nga fluturoj bilbil-finoshi Që fryri era posi fletë (Naimi) Tingulli i përsëritur të ngjall përshtypjen e lehtësisë, të lëvizjes, të finesës dhe të hapësirës, të fluturimit - të gjitha këto ndihmohen edhe nga kuptimet leksikore të fjalëve: fletë, fluturoj, fryri, finoshi. Tek vargjet: Tash burbuq’e buzës sate i riti gjendrat sërish... Ajo zu lëng prej lylyshtrydhesh dh’u skuq me zjarr prej kullumbrish. (Posi burbuqe e trëndafilit) Eshtë e dukshme përsëritja e zanoreve -u dhe -y. Si zanore buzore që janë, gjatë leximit të detyrojnë të evidentosh këta dy tinguj me pjesëmarrjen fizike të buzëve. Buzët, që në semantikën e këtyre vargjeve përbëjnë një objekt-detaj, pikturohen figurshëm plot sensualitet, formë e ngjyrë - pra shihen e lexohen vetiu me pjesëmarrjen e buzëve. Përsëritja e tingujve si dhe efektet e saj ndihen më mirë kur përsëritja vazhdon në më shumë se dy vargje. Mbresa auditive që shkakton kjo përsëritje (krijon një fushë muzikore) luan një rol më të qënësishëm në idetë qendrore të poezisë. Kështu: Po të ndrin një yll i ri Mun në zemër’ e mun në gji! Pa ke nder e madhëri! Ke gëzim e lumturi! Ke flamur të kuq-të zi! Ke liri!liri!liri! Rrofsh e lira Shqipëri!Rroftë! tha Smail Qemali Me zemrim, si zërë mali (Bjenë telat) Përsëritja e tingullit i jep këtyre vargjeve një kumbim të veçantë, u shton tonin solemn dhe u jep një jehonë që në vetëdijen e lexuesit shtohet e zgjerohet gradualisht, hapësira përhapet deri tek “e lira Shqipëri”. Përkujdesja eufonike e kësaj poezie mund të hetohet edhe në vargje të tjera: Rroftë, fusha ushëtiu, Rroftë! pylli uturiu, Rroftë!-e deti ja buçiti! Rroftë-e pushka ja kërciti! Përsëritja e tingullit-u në vargjet e para (ushëtiu, uturiu) të ngjallin përshtypjen e jehonës e oshëtimes si një efekt akustik i përsëritur, ndërsa në dy vargjet e dyta tingujt -k, -c,-ç,-t tek fjalët buçiti, kërcitijapin idenë e zhurmës. Interesante është përsëritja e tingujve -k dhe -m në poezinë “Mërgim”

117

U nis burimi zemërak Prej shkëmbit të ronitur, Dhe shkoj i pastër si zëmbak E dyke pëshpëritur Poeti është i interesuar të përcjellë tek lexuesi i tij muzikën apo zhurmën që shkakton burimi - kjo ide lexohet në nivelin semantik të vargjeve, por shqetësimi për të realizuar këtë transmetim kuptimor plotësohet me një nivel josemantik siç është muzika (efekti tingullor). Kështu të krijohet një ndjesi e fshehtë se përsëritja e tingujve -k, dhem (gjithmonë në kontekst dhe në përbërje të njësive semantike siç është fjala) shkaktojnë efektin akustik të daljes së ujit nga burimi, ku nisja plot duf e ujit duket se ze pengohet tek tingulli -k (si një pengesë shkëmbore) deri sa shkon, i karakterizuar nga onomatopeja “duke pëshpëritur” Lasgushi ka aftësinë të zbulojë e të kundrojë në natyrë pamje dhe imazhe, detaje, tinguj, zhurma e melodi të natyrës. Ai është në gjendje t’i hetojë dhe t’i konvertojë me shije të hollë në fjalën artistike. Në vargjet: Vjen e shkon e prapë vjen, Mall qe len nga perëndon: Len e vjen e zjen e bren. Malli mallin më s’e gjen (Malli) Persëritja e tingujve -e,-n,-d do të shtojnë idenë e lëvizjes, të shpejtësisë së saj, të një lëvizjeje ciklike. Këta tre tinguj janë njëherazi dhe jehona e fjales vjen - që në mënyrë asociative të krijojnë mbresën e mësiprme. Ideja asociative buron nga kuptimi semantik i fjalës, bashkëshoqërimi fonetik thekson e përforcon si kuptimin semantik ashtu dhe komplementon përmes muzikalitetit që përsëritet. Një fuqi të madhe shprehësie fitojnë tingujt e përsëritur në poezinë e sakrificës e të idealit. Poezitë në tërësi janë të përkryera, jo vetëm për mesazhet dhe për anën semantike të tyre, por se dhe janë të materializuara në një formë adekuate. Në funksion të semantikës së poezisë shkon çdo element i saj-deri tek përbërja fonetike e fjalës, gjatësia apo shkurtësia e tyre, butësia apo ashpërsia, ëmbëlsia apo vlerat simbolike e tyre etj. Intesiteti i ideve, atmosfera dramatike (liqen a det) - ku zhurmat dhe muzika dhe të gjitha efektet akustike janë në funksion të tensionit që përcjell përmbajtja semantike e poezisë. Kështu mund të vemë re: Ay e tund, ay e shkund, Ay e hap sa me të mund, Gjer mun në gjit, gjer mun në fund (Vdekja e nositit) Tingujt e përsëritur -m,-u,-n,-d,-gj (në fjalët tund, shkund, mund, mun, dhe aliteracioni gjer, gji, gjer) e rritin së tepërmi tensionin dramatik, lëvizja e liqenit horizontalisht dhe në thellësi, në

118

përplasje masash të mëdha e në mënyrë energjike, që në kontekstin më të gjërë poetik, thonë depërtimin më të thellë në aktin e flijimit, përmasat e dhimbjes dhe jehonën e saj. Në vargjet të tjera të kësaj poezie: Pa nis ah! gjirin t’a godas: Dh’u hap ah! gjirin me një ças... Dh’i nginj ah! zoqtë-e vdes me gas!... Ndonëse nga ana e përmbajtjes këto tre vargje mbulojnë një dramë të tërë, kemi një dramë miniaturale për nga vëllimi dhe një dramë madhore për nga idetë; tragjizmi, misioni i poetit, vetëflijimi, sakrifikimi, ideali - janë në fondin e poezisë. Por zbërthimi i efektit të përsëritjes së tingujve do të ndihmonte për të kuptuar dhe një informacion të mbishtuar që do të jepte poezia. Përsëritja e fjalëve të rimës godas dhe posaçërisht fjalët njërrokshe ças, gas (vdes) krijojnë një ritëm intensiv dhe shprehin sulmin e brendshëm të poezisë. Përsëritja e tingujve -gj,-g,-a, sidomos dhe-s veçmas nuk të krijojnë ndonjë efekt të rëndë dhe kjo disi duket dhe në qëndrimin që mban poeti ndaj vdekjes si “vdekje e ëmbël”, heroi flijohet pa dhimbje për idealin. Një efekt të përkundërt krijon Poradeci në bazë të përsëritjes së tingujve -a dhe-s tek poezia “Lundra dhe flamuri” E sipër tyre shkas, Valoj me sulme-e gas, I le tallazet pas: Këtu kemi sugjerimin e idesë së lëvizjes së lehtë, të hareshme, por dhe shumë të shpejtë, gjë që ndihmohet dhe prej kuptimit të fjalëve shkas, gas, pas Një vëzhgim shumë i hollë stilistik për disa poezi është bërë nga Mitrush Kuteli që në daljen e vëllimit “Ylli i zemrës”: Duke vazhduar me vëzhgimin e veprës së Lasgushit nga pikpamja e fonologjisë, të qëndrojmë pak në vjersha “Gjeniu i anijes” që simbolizon luftën, qëllimin dhe fatin e flamurtarëve të idealit në botën tokësore. Vjersha fillon kësilloj: Vështroni si shket sipr valësh E tundet anija me nge?...Me krismë-e me prush prej stërkalash Mi të shkrepëtiu një rrufe!... Ndjejmë këtu që në fillim, intuitivërisht, ushëtimën e gjëmën e detit si efekt i tingujve -sh dhe -s që përbëjnë fjalët: vështroni, shket, valash, prush, stërkalash, shkrepetiu, si dhe sipër të harmonizuara në fondin e vjershës”36 Një efekt mjaft interesant krijojnë përsëritjet e tingujve dhe tek vargjet: Te zbrazët duke rrjedhur prej syrit tatëpjet, Të mbushet shkretëtira e varrit që më tret (Resurrectio) Përsëritjet e tingullit -t ngjall zymtësi dhe frikë. Fjalët që kanë në përbërjen e tyre këtë tingull janë: zbrazët, tatëpjetë, mbushet, shkretëtira, varrit, tret, të rradhitura vetëm në dy vargje, duke marrë
36

M.Kuteli, vep. e cit. fq. 155-156

119

në konsideratë dhe semantikën e fjalëve, vargjeve gjegjëse dhe kontekstit poetik, gjenerojnë dëshpërim dhe trishtim. Te receptori jo rrallë tingujt e përsëritur luajnë rolin e jehonës të një fjale të vetme-fjalë që shënon dhe qëndrën e kuptimit leksikor të vargut. Vate dimri, vate vera Vate vjersha përngahera Tingujt a, e, t, por sidomos v japin idenë e të shkuarit, të lëvizjes dhe janë jehonë e fjalës vate. Përsëritja e tingujve mund të përdoret nga poeti për të realizuar efekte muzikore dhe më pak semantike. Këto efekte krijojnë sensacionin e muzikës dhe për pasojë bëhen po aq semantike sa edhe muzika. Në vargjet e mëposhtëme ndihet një rakordim muzikor, bukurtingëllimi i të cilave vjen nga aliteracioni përsëritja e së njëjtës folje në veta të ndryshme - si dhe nga rregullimi fonetik i tyre: Duro vashë, të durojmë, Siç duron mali dëborën. (Baladë) Efekte interesante krijon përsëritja e tingujve tek vargjet: S’do psherëti n’ë lënç të vdesë, a në ma thënç, në mos ma thënç: Mjafton një mvrejtje-e buzës sate, që të më bësh të prishem menç. (Kur të më jesh zëmëruar) Tingulli ç i përsëritur në fjalët lëmç, thënç, dhënç, mënç, krijon thyrje të shpejta e të mprehta të vargut duke krijuar një ritëm goditës insistues, që shkakton hutesë apo krijon një gjendje të rënduar psikologjike. Përsëritjet e tingujve tek Poradeci nuk kanë të njëjtën rëndësi si tek poetët formalistë pasi mesazhi i poetit tonë është semantik. Përsëritja kthehet në një aksesor i poezisë që ndihmon për të përcjellë tek receptori bashkëshoqërime përfytyrimesh, mendime e ndjenja të caktuara, gjendje psikologjike të posaçme, nëpërmjet krijmit të figurave dëgjimore, të cilat ndihmojnë ngadalësimin apo përshpejtimin e rrëfimit lirik, tonin e poezisë etj. Efekti stilistik i përsëritjes së tingujve nuk vjen në mënyrë arsyetimore, por në mënyrë sugjestionuese, ashtu siç ndikon muzika tek njeriu. Gjithësesi, këta tinguj bëjnë pjesë në morfologjinë e fjalës dhe për t’i kuptuar ata duhen parë përmbajtja semantike e vargjeve.

120

Përsëritja e fjalëve Nga fjalët përsëriten emrat, mbiemrat, ndajfoljet, foljet, përemrat, pasthirmat dhe pjesëzat. Përsëritjet e fjalëve janë të shumëllojshme. Fjala përsëritet në të njëjtin varg, dyfishohet, përsëritet në disa vargje resht, në fillim, në dy a më shumë vargje të tjera etj. Nëpërmjet përsëritjes së fjalëve arrijmë të kuptojmë më mirë kuptimin e përgjithshëm, sepse përmes kësaj prosedeje mendimi intesifikohet, nxirret më mirë në pah, theksohet, grumbullohen fjalë që nënvizojnë me mirë qëllimin e thënjes dhe ndihmojnë për të kuptuar më drejt domethënien vertikale dhe horizontale të tekstit. Përsëritja si element shumë i përdorur tek poezia lasgushiane, shërben edhe si mekanizëm organizues për gjithë poezinë, për ritmin, për dinamikën, muzikalitetin, shumë herë ato përdoren në bazë të llojeve të poezisë, si trioleta, romanca, rondeli, rapsodia dhe motive folklorike etj Përsëritjet anaforike Në shumësinë dhe larminë e përsëritjeve, ajo që është më e rëndomta, është përsëritja anaforike. Kjo lloj përsëritjeje haset në poezitë e dashurisë, në ato të natyrës, në poezinë patriotike etj. Shpirti im i dëshiruar, Shpirti im që mu zhurit, (Si nuse e re) Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbehtë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. (Dora jote ledhatarja) Trim, më more-edhe më shtrove, Trim, më ngrove-e më pushtove, Trim, më puthe-e më mbarove! Trim, o trim, seç trimërove! (Baladë) Në këto përsëritje anaforike rimerret për të spikatur atë në gjithë fushën e tekstit për t’i dhënë mundësi poetit për të përsiatur më gjatë rreth këtij objekti referencial. Emri i përsëritur sillet në vemendjen psikologjike të lexuesit, shpesh kjo përsëritje i jep dorë poetit të rradhisë dhe imazhe dhe përfytyrime, për shtresime planesh figurative, për të sjellë të dhëna të reja rreth këtyre objekteve, për të veçuar objektin e zgjedhur dhe vizualisht etj. Ndaj po syr’ i saj i zi, Ndaj po goja lëng-qershi, Ndaj po gjiri llaftari (Dashuria udhëtare) Vargjet e mësipërme janë një shembull i aftësisë që krijon përsëritja anaforike e për rradhitjen e imazheve dhe përfytyrimeve.

121

Po kështu përsëritja anaforike ndihmon për të dhënë gradualitet, shkallëzim, rritje intensive të veprimit të plotësuar dhe nga kuptimi leksikor shkallëzues i foljeve: ndritesh, ndizesh, ndjek, djek tek poezia “Vallja e yjeve” e konizuar nga përsëritja e fjalës përsëri në fund të dy vargjeve të para, që të lejojnë të shohësh më qartë shtresimin rritës të kuptimit të foljeve. Sesi ndritesh përsëri Sesi ndizesh përsëri Sesi djek me dashuri Këtë lloj përsëritje poeti e përdor për t’i dhënë poezisë apo poemës një ton solemn, urimi, kushtrues etj. Djalëri, heu! yll i ri Djalëri, këng’ e shëndetit! Për liri, për lumturi, Rrofsh! e lumja djalëri! Rrofsh! e qofsh sa val’ e detit! (Marsh i djalërisë) Në poezinë “Sytë e lumtur” me anën e përsëritjes anaforike bëhet shkallëzimi i veprimit dhe këtu përsëritet e njëjta folje ku krahas kuptimit leksikor me të cilat pasohet jep thellim të veprimit. Nga ç’shihet përsëritja është më tepër se anaforike - shkon deri në një simetrizim të lartë e një përsëritjeje më të shtrirë dhe paralele. Më të paktë në këto tre vargje janë elementët që nuk përsëriten si: së pari, së dyti, së treti - të cilët stivosin në kohë kuptimin e foljes shikoj të përsëritur dhe nuk përsëriten foljet fundore në dy të parat antonimet largove-afrove dhe folja e vargut të fundit që e finalizon veprimin -pushtove, kjo mënyrë organizimi dhe posaçërisht roli i anaforës i japin vargjeve rritje të ndikimit emocional. Për nga vetë struktura e poezisë kur vihet në përdorim përsëritja anaforike e vargjeve vihet re dhe një veçori e anës pamore të poezisë, problem i trajtuar në një rradhë tjetër idesh, përsëritja anaforike dhe përsëritja në përgjithësi luan një rol në sistemimin e vargjeve, në kompozimin e tyre në hapësirën e fletës, në organizimin dhe zhvillimin e tyre në tekst. Tek poezia “Naimit”, përsëritja anaforike spikat tonin e ligjërimit. Përsëritja e përemrit ti - i jep shprehësi stilistike duke i mëshuar logjikisht atij, poezia fiton në një ton oratorik. Ti! Fjalëtor i mallëngjyer! Ti! këng’ e rritur ndaj selvisë! Ti rapsod i lasht’ i kombit, Ti pate pjesë-urgjin e zisë! Disa nga fjalët që përsëriten në fillim të vargjeve janë: vajto, vajto, në varr, në varr, janë, janë, ç’u mbush, ç’u mbush, kush, kush, kush, thonë, thonë, nuk, nuk, ahere, ahere, je, je, kur, në, në, yll, yll, sesa, sesa, sesi, sesi, dashuri, dashuri, ti, ti, syri, syri, dora jote ledhatarja, dora jote ledhatarja, deshirave, dëshirave, ndaj, ndaj, kujtimi im, kujtimi im, bashkohesh, bashkohesh, dënimi im, dënimi im, ne ne, kur më pe, kur më pe zi dhembshuri, zi dhembshuri, foli, foli, e sytë e saj, e sytë e saj, tashi, tashi, përmi, përmi, e nuk më ndal, e nuk

122

më ndal, rroftë, rroftë etj. Nga ç’shihet numuri relativisht i madh i fjalëve që përsëriten në fillim të dy a më shumë vargjeve, përsëritje të tilla të quajtuara anaforike dëshmojnë për një mekanizëm stilistik në poezinë e L. Poradecit, por dhe një mjet shprehimësie posaçërisht për shqiptimin e recitimin e poezisë.

Përsëritje të tjera Përpos përsëritjes anaforike në tekstin poetik lasgushian bien në sy përsëritje të tjera të larmishme. Fjalët përsëriten në pozita të ndryshme të vargut dhe luajnë role të ndryshme intensifikimi e variacioni kuptimor, emocional dhe ornamental. Fjalët që përsëriten mund të dyfishohen brenda një vargu, të përsëriten në mes të një vargu dhe në fillim të një vargu tjetër, në fillim, në mes dhe në fund të të njëjtit varg etj. Llojet e përsëritjes tek poezia e Lasgushit janë të shumta e plot variacione ato ndikojnë për arritjen e efektit tërësor të poezisë, për përftimin e kuptimit të përgjithshëm, për thjeshtësinë e të kumtuarit etj Dyfishohet fjala psh. bukurija, bukurija, parëvera, parëvera, apo trefishohet dhe katërfishohet e kullon, kullon, kullon, as dëgjoju, dëgjoju, o mall! mall, kopsht o kopsht, qielli, qielli, liri, liri, liri, e të ngjitet, ngjitet e të ngjitet, më përpjetë... e më përpjetë, gjithë më nge e gjithë më nge, ngrihet... ngrihet...ngrihet. Dyfishimi i të njëjtës fjalë në të njëjtin varg, apo dhe trefishimi i saj për mendimin tonë në të shumtat e rasteve bëhet për ngulmim emfatik, për intensifikim, kur dyfishohen e shumfishohen për të treguar se veprimi vijon në shkallën më të lartë të intesitetit. Në rastet kur dyfishohet një emër bëhet për të shtuar lirizmin, ngulmohet që fjala e përsëritur të rrëmbejë vemendjen e lexuesit, si fjalë me peshe të madhe kuptimore dhe estetike ose të krijojë idenë e një shtjellimi të mëtejshëm, që fillimisht fillon me dyfishimin e së njëjtës shenje. Për këtë do të dëshmonin dhe këto dy strofa të poezisë “Trioleta” Bukuria, bukuria Më pat puthur mu në ballë: Pik’ e lotëve të mia Vetëtin si gur i rrallë Parëvera! parëvera! Po më çel ne mes të gjiritKëto kopshte ku fryn era Muar ngjyrën e floririt Kur dyfishohet ose shumfishohen foljet tregojnë një proçes të spikatur që tregon vazhdimësi dhe ekstension.

123

E rritet...rrite...rritet mi gropëzën e shkretë (Resurrectio) Ajo, ngrihet...ngrihet...ngrihet...dhembshurisht e duke qarë (Zogu i qiejve) Dhe ik...e ik...e ik...e ik E ja! këputet zemër e shkretë E ja! përshembet vrap’i lik (Vrapojnë zemrat) Dyfishimi i të njëjtës folje bëhet nga Lasgushi për të mbërritur në efekte të tjera. Në rastin e mëposhtëm kemi përsëritje për thjeshtësi komunikimi, poeti e fton lexuesin për pjesëmarrje emocionale, për dialogim. Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish (Këngë pleqërishte) Një lloj tjetër përsëritje është dhe fjala e përdorur në fillimin e vargut dhe që rimerret në mes të tij. Se sa në fund ke zbritur! se sa në fund të tij. Apo lot i parë ah! lot’i shkret cipëzën e bardhë, cipezën e kuqe etj. Përsëritja e së njëjtës fjalë në fillim të vargut, në mes të tij dhe në fillim të vargut tjeter. Vate dimri vate vera Vate vjeshta përngahera (Balada) Sytë e tu enigm’ e kohës, syt’ e tu-pa çmim Syt’ e tu çkëlqim gazmuar i sketerrës dhembshurishte (Syt’ e tu vetëtimtarët) Përsëritja e fjalës në fillim të vargut të parë e në fund të vargut të dytë. Ti det brohuri fshehtësire kuptim i potershëm, ti det (Gjeniu i anijes) O fjalë e pikave qiriri E pika lotëvet, o fjalë (Naimit) Përsëritja e fjalës në fund të vargut të parë e në fund të vargut të dytë Pulitjen e yjeve mi maleEnigmën e yjeve mi male (Gjumi i shpirtit) E njëjta fjalë përsëritet në mes dhe në fund të të njëjtit varg Kuptimin tim o! ndjeje-ahere ndjeje (Je ulur fort) Se kish kuptim, që s’kish kuptim (Ku shtrohet vala) Po kështu kemi përsëritjen e një fjale në fillim të vargut të dytë dhe në mes të vargut të parë. Këtu mbretëroj përjetë

124

Mbretëroj plot mërzi (Marsh i djalërisë) Rastet e përsëritjeve të gjithëfarllojshme te Lasgushi janë të shumta, të gjitha ndikojnë për variacione e për organizimin e mendimit e të strukturave poetike. Një dukuri që e bën Lasgushin origjinal e të pangatërrueshëm është përsëritja duke mbishtuar diçka të re në elementin e dytë. P.sh. përsëdytet një emër por në një rasë tjetër. Len e vjen e zjen e bren Malli mallin më se gjen (Malli) E si kurrë nuku mund Ylli yllin që ta kapë (Vallja e yjeve) Përsëdytet e njëjta fjalë me një parashtesë të shtuar Lind e rilind m’i ndritur pas . (Oh, vanë fletët...) Ku i jep mëshirë i tmerrshmi det Të pamëshirshmes valë. (Vdekja jonë) dhe fjalë të afërta për nga fjalëformimi me parashtesa: Këngë e pakënduar, vaj i pavajtuar. (Syr’ i fshehur) Përsëdyten dy a më shumë fjalë që kanë të njëjtën rrënjë, vendosen pranë njera-tjetrës duke shkelur largësinë paradigmatike. Shpesh krijohen fjalë të reja, folje me rrënjë emërore, që në të shumtën e rasteve mbeten krijime okazionale. Vlen të theksohet këtu se fjalët e krijuara nga Lasgushi për këtë përftesë të shihen në tërësinë e vargut apo të strofës e të gjithë poezisë, vetëm kështu mund të kuptohet efekti stilistik, arsyeja e vërtetë e krijimit të fjaleve. Kemi përsëitje të së njëjtës folje në kohë të ndryshme: Duro, vashë, të durojmë Si duron mali me dëborën... Çeli, vashë, le të çelë, Si çel malli mu në zemër. (Baladë) Afrohen fjalët me të njëjtën rrënjë që kanë lidhje fjalëformimi (mbiemra, emra etj.) Ç’filloj një mbretëri, një mbret... Një mbretëri, një mbretëreshë... (Mbretëria jonë) Si pikë lot i ndritur po ndrij, në rreze tuaj/ Këndoj një këngë zilitari etj. Kur të më jesh e zemëruar, me shpirt të vrarë-e varfanjak, N’ë mbajç në zemërratën, prej helmit tënd s’do heq. ose

125

Nër shteg bashkimi që s’di se si bashkohesh brenda me pëjashtësi Bashkohesh jashtë me përbrëndësi Bashkohesh fellë me përjetësi. (Përjetëia) po kështu edhe tek poezia “Kur shtrohet vala” Se s’dashuronja as unë as ti Po dashuronte dashuria Një dashuri-një fshehtësi Më e fshehur se fshehtësia. Me ç’shihet në fushën e tekstit përsëdyten apo përsëtreten fjalë që kanë një çerdhe fjalëformuese. Për të motivuar anën e përmbajtjes posaçërisht konotacionet e fjalëve duhen parë në një kontekst më të gjërë dhe kurrësesi si përftesa formale. Eshtë fakt që ato tërheqin vemendjen me ndërtimin e tyre të brendshëm, ato punojnë për të çuar receptorin drejt nëntekstit, shtojnë së tepërmi muzikalitetin, provokojnë kuptime semantike që kërkojnë vemendje dhe analizime dhe rianalizime për të depërtuar në thellësinë e informacionit. Kuptimi i thellë i përmbajtjes, duke mos pasur parasysh veçorinë e tekstit, dhe duke neglizhuar faktin se jemi vendosur në një terren lirik, këto përftesa që në pamje të parë të krijojnë përshtypjen e një loje gjuhësore -kanë qënë “kurthi” që i ka çuar studiuesit në gabime dhe keqkuptime. Një përdorim i afrimit të foljeve me të njëjtën rrënjë përbëjnë dhe tipi emër+ folje preemërore. Poeti do të përpiqet të japë shpjegime rreth kësaj prosedeje: “Kamadevan” e kanë lexuar shumë veta. Njeri që s’e njihja, më tha: Mirë e keni bërë zoti Lasgush, mirë, po në një vend më duket se s’është mirë. Ja kjo: Fërmonte një fërmim Nër deg’ e fletë. Vëngonte një vëngim Një kumb i fshehtë S’themi kështu në shqipet: Vëngonte një vëngim... Po unë ç’ti thosha? Unë e di se si i ka kënduar populli Ali Pashës: O gjëmimi që gjëmon... E di edhe se si është shkruar në atë shqipen e kulluar të ungjillit. Edhe u ngazëllua me ngazëllim... Edhe të tjera mund t’ju them. Plot, sa ka shqipja”37 Trim o trim seç trimërove (Balada) Vjershëtor vjershë-kënduar Kombin për ta kombësuar Shqipen për ta shqipëzuar (Asdrenit)
37

Petraq Kolevica, vep. e cit. fq

126

Një qiell që ty mendjen ta qiellëson Në djellë, mendjen që ta djellëzon Në botë, mendjen që ta botëson. (Përjetësia) Kjo prosede është mjaft frekuente në poezinë “Kamadeva”, ashtu siç e përmendem edhe më sipër: Me sy vetullon Sy vetullushe, Në krahë me fluturon Krah-fluturushe. ............................... Rrëmovi me rrëmim Në kraharuar, Trazovi me trazim Të zvetënuar .............................. Dhe qeshte dashurisht Moj dashurore, Dh’u skuqe nusërisht Moj nusërore ................................ Dhe qeshe miturisht Moj miturore Dh’u skuqe virgjërish Moj virgjërore ............................. Lëvdonim lavdërisht... (Kamadeva) Kjo prosede nuk mbetet vetëm një dukuri, por edhe një tipar karakteristik i stilit të tij. Glosari poetik, veçanërisht neologjizmat - më se tepërmi janë kontekstuale dhe të orjentuara drejt shprehimësisë. Përpos nuancave semantike, shprehësia fiton një vlerë autonome. Fjalët bëjnë efekt, tingëllojnë të befta, por në shumicën e tyre nuk kanë gjetur përhapje. Modelimi i fjalëve, sipas kësaj mënyre, i fal veprës poetike një element tipologjik bukur të dallueshëm nga zërat e tjerë të poezisë sh Pasthirmat Pasthirma është një element plotësues i rrjedhave ligjërimore në poezinë lasgushiane. Në kurbën e zhvillimit emocional, bash në pikun e saj- përdoren pasthirmat, tregues të gjendjes së markuar poetike. Lasgushi i përdor pasthirmat kur është në gjendje të mbingarkuar emocionale dhe ato bëhen si çlirues të kësaj gjendjeje, njëherazi dhe për të nxitur receptorin, për ta bërë atë pjesëmarrës në përjetimin e poetit. Kur zhvillimet semantike nuk janë në gjendje të shprehin në mënyrë të plotë spektrin emocional, ato plotësohen nga pasthirmat. Pasthirmat ndihmojnë, gjithashtu, për të zbuluar më tej trajtat e ligjerimit e të stilit të tij.

127

Pasthirmat më të përdorura në tekstin lasgushian janë: haj, ah, ububu, oi, popo, obobo, o, ha, lele, moj, bubu, more e ndonjë tjetër. Ato kryesisht e afrojnë gjuhën e poetit me ligjërimin bisedor. Vlera stilistike e tyre konsiston në atë se ato të ftojnë të bësh vlerësim emocional të gjendjes psikologjike, të kontekstit, të bëjnë të jesh pjesëmarrës në situatën që ofron teksti etj. Duke afruar ligjërmin poetik në nivelin e ligjërimit bisedor, pasthirmat shtojnë forcën komunikative. Ato, gjithashtu, luajnë rol gjallërues, krijojnë fushëpushime mes vargjeve, ngasje të tekstit, kulminacione te tij etj. Pasthirmat, duke qënë fjalë joemërtuese për shkak të mungesës së kuptimit leksikor, shprehin ndjenjat dhe vullnetin e ligjëruesit. Por në poezinë e mëposhtme pasthirmat shprehin një nuancë emocionale vetëm në kontekst. Ndodh që e njëjta pasthirmë të marrë nuanca të ndryshme në kontekste të ndryshme. Brenda një poezie mund të përsëdytet e njëjta pasthirmë. O, ç’ka që m’u venit qepalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj, shkretërtirë-e zemrës sime! Dhe haj! e zeza jetë, haj! (Kur të më jesh e zemëruar) Pasthirmat mund të përsëriten në nivele të ndryshme të strofës: Popo! ky mall ç’u bë det! Ti more mik! ti moj mikeshë! Me dy-tri ditë-e dy-tri net Po ky malli ç’u bë det; (Mbretëria jonë) Nga ç’shihet, brenda kësaj strofe përdoren katër pasthirma: po, moj, more, popo. Këto luajnë rol në vendosjen e një ekuilibri që në strofën e mësipërme e kryejnë perfekt. Vargjet simetrike Popo! ky malli ç’u bë det kornizojnë strofën më pas, nga njëra anë kemi një mik, nga ana tjetër kemi mikeshë, Nga njëra anë kemi dy-tri netë, nga ana tjetër dytri ditë, nga njëra anë pasthirmën more, nga ana tjetër atë moj! Përdorimi i dendur i tyre i jep poezisë ton popullor. Tekstet ku ndihet më mirë lidhja e pasthirrmave me gjuhën e popullit janë ato me origjinë folklorike dhe posaçërisht ato që kanë dhe një strukturë bisedimore. E folmja popullore ndihet qartë në vargjet e mëposhtme: Bir, po malli si s’të zu? Foli nëna dyke qarë. Ç’më le kobën si kërcu! Ku më fluturove, ku? Bubu! shtatë vjet pa parë! “Malli i vjershëtorit” Pasthirrmat marrin pjesë në zhvillimet emocionale të poezive në gëzimin e poetit, në habinë, në zemërimin, pikëllimin, interesin e tij etj. Ato janë reagime gjuhësore të emocioeneve, këto të funksionalizuara nga intensiteti i tyre. Gjithësi, vlera e pasthirrmave tek Poradeci ka karakter plotësues. Duke qënë njësi josemantike, ato theksojnë tonin e përgjithshëm të poezisë.

128

Regni bimor-regni shtazor Fjalori lasgushian ndihmohet dhe pasurohet nga fjalori i regnit bimor e shtazor dhe trevës ku ai jetoi si dhe nga i gjithë universaliteti. Aftësia për të vëzhguar në natyrë dhe për të përzgjedhur me shumë sqimë dhe shumë delikatesë objekte nga bota dhe për t’i futur në universin e tij poetik, të vendosura dhe të rradhitura, të kombinuara në këtë realitet magjik të artit lasgushian. Bota bimore e shtazore që rritet në zonën gjeografike për rreth liqenit të Pogradecit, kodrave plot pasuri vegjetale, këtij amfiteatri natyror ku gjallon dhe gjithë jeta me gjithë shtrirjen e saj. Kjo botë e nënvizuar thellë në vetëdijen e krijuesit përmes shenjave të forta që le fëmijëria, përmes kujtimeve dhe përfytyrimeve që provokon malli, kur je larg, përmes përjetimeve direkte dhe forca e tyre sugjestionuese, transkiptohet me finesë e hijeshi nga poeti në veprën e tij. Regni bimor haset në tekst në dy trajta: në pasqyrimin e drejtpërdrejtë të tyre dhe i përpunuar përmes figurës, përmes përfytyrimeve metaforike. Ky fjalor lidhet ngushtësisht me tokën dhe e bën poezinë më konkrete, me një ngjyrë dhe më vizive. Nga regni bimor hasim këto fjalë në tekstin poetik: junapi, rakitë, myshku, gjembi, kajsiza, burbuqe, vgjer, poleskë, qershi, jargavan, zëmbaku, trëndelinë, karafil, borzilok, vijolla, lule kuqe, leshnje, bar, limër, lëgushe, najazmë, rigoni, dumbushere, zëmbak, manushaqe, trëndafili. Nga regni shtazor bien në sy fjalë të tilla si: nosit, shqiponja, shtërgu, bilbili, korbi, petriti, laraska, krilla, çoçërr, pëllumb, flutur, nëpërka pikëlore, kunëz, nuskë e lalës, bleta, lepur, ketër, çakall. Kjo nënëbotë shtresohet në botën e madhe të krijuar nga L. Poradeci. Këto objekte vishen me kuptime simbolike e bëhen bartëse të ideve fisnike; ato përcillen tek receptori herë për cilësitë e tyre ngjyrore, herë për aromat e tyre, herë për format natyrore, herë për të vizatuar klimën lokale. Vepra e L. Poradecit nuk është vetëm një vepër e pasur në ide e mesazhe, me filozofi e formë të përkryer , por edhe një vepër e pasur leksikore, një thesar i shtrenjtë i gjuhës shqipe.

IX. L. Poradeci dhe ligjërimi modern i poezisë shqipe Me ardhjen e L. Poradecit në letërsinë shqipe, ajo pati mundësinë të hyjë në qarqet e gjëra të letërsisë universale. Eshtë e vërtetë se kur shfaqet ky lloj ligjërimi në letrat shqipe, letërsia romantike paraqitej si një dukuri e konsoliduar, ligjërimi romantik ishte i konkuruar nga tipe të fuqishme çliruesish lirikë. Ligjërimi romantik duke filluar nga Bayron-i, Shelley apo Novalis dhe deri tek Hugo-i, Heine, Lenau, Charl Cros, Eminescu apo Naim Frashëri nuk kanë patur kurrë një karakter të njëtrajtshëm. Kur shfaqet L. Poradeci si poet në

129

Europë ishin botuar poetë si Baudelaire, Verlaine, Rimbaud, Mallarmé dhe Leconte de Lisle, Rilke, Stefan George që fiksojnë tiparet aq të ndryshme të ligjërimit poetik modern. Të gjithë këta poetë dhe shumë të tjerë të papërmendur që hodhën idenë e modernitetit në poezi mund të shkruhen në të njëjtën “matkë stilistike” me poetin shqiptar L. Poradeci. Me Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri europiane. Shpirtin modern dhe europian të këtij poeti do ta ndjenin intelektualët shqiptarë që në vitet `30. Eqrem Çabej do të shprehej kështu: “Poezia moderne në Europë: Në Gjermani është çudi se ka qënë një shkrimtar i lindur që më 1770, Hoelderlin, i cili në jetën e tij letrare fort të shkurtër ka nxjerrë harmoni që u afrohen këtyre të sotmeve. Në kohët e fundit, Rilke, Stefan George e disa të tjerë përfaqësuesit e vjershës moderne gjermane. Në Francë filloi fryma e re me disa vjersha të V. Hugoit, e lulëzoi me Baudelaire (Fleurs du mal), Verlaine, Mallarmé, Rimbaud, Valéry etj. Në Itali, D`Annunzio e Pascoli e rritën pemën e re të vjershës moderne të mbjellë prej Carduccit. Në Rusi, prozatorët e të cilës kanë influencuar të gjithë Europën, nga vjershëtorët, ai që mori më famë në kohët e fundit, është djaloshi i vdekur Sergei Jessenin. Ja pra, poetët që janë produkt i kohës moderne, bir i së cilës është dhe Lasgush Poradeci.” L. Poradeci në realizimin e veprës poetike si trajtë bazale të tij pati disiplinën shpirtërore dhe qartësinë e vetëdijes artistike. Tek ai bashkohen gjenialiteti poetik me inteligjencën kritike (shih: Lasgushi më ka thënë...mendime kritike të shkruara nga Petraq Kolevica, letërkëmbime, shkrime kritike mbi letërsinë, pikturën, muzikën). L. Poradeci dëshmoi se mbetet maja më e lartë e poezisë shqipe, kurse vetë shekulli në të cilin jetoi do të mbetet i markuar prej hijes së tij. Jeta dhe vepra e tij përbëjnë një fat për poezinë shqipe dhe për gjithë kulturën shqiptare në përgjithësi. Me emrin e tij, tashmë të shndërruar në simbol, çdo shqipfolës, në mënyrë inkoshiente, ka parasysh emancipuesin më të madh të lirikës sonë kombëtare, reformatorin që e ngriti poezinë shqipe në kuota europiane. Prania e një poeti me të tilla përmasa në një letërsi kombëtare jep mundësinë për të dalë me dinjitet në hapësira kontinentale dhe botërore. L. Poradeci është një poet dhe një fenomen letrar, një mit dhe një short. Poeti nuk shkroi shumë - është autor i dy përmbledhjeve të jashtëzakonshme me poezi, që botohen në Rumani, gjegjësisht “Vallja e yjeve”(1933) dhe “Ylli i zemrës”(1937), vepra e tij është e pakët për nga sasia, por e pamatë për nga cilësia, përqëndrimi, përmbajtja filozofike, thellësia e mesazhit lirik, rezonanca e brendshme muzikore, puriteti i vargjeve, thellësia e mesazhit lirik, rezonanca e brendshme muzikore, aftësia për të plasticizuar vizione koherente të botës elementë që i hasim në disa nga bashkëkohësit e tij evropianë që konsiderohen si forca novatore të dorës së parë. Vepra poetike e L. Poradecit është e paluejtshme dhe e paprekshme, sepse ajo është e ndërtuar mbi një sistem solid ideor, formal, stilistik - cilësi që krijojnë autonomi dhe mëvetësi. Poeti preferoi të përpunojë dhe përsosë temat që ai propozoi sesa të shkruante poema të reja. Eshtë folur gjatë kohës nga kritika letrare, madje vepra është akuzuar për shterpësi. Por në realitet është fjala për një pjellshmëri të intesitetit që zgjerohet dhe konsolidohet në

130

thellësi, bash në pikën ku ndodhi dikur evadimi. L. Poradeci do të rreket të krijojë një poezi të pastër, duke krijuar variante dhe duke përzgjedhur fjalët me një zell të pashoq. L. Poradeci duke bërë pjesë në peisazhin modern evropian, mbart dhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Ai shpreh konceptet e vetë autorit. Këtu e ka origjinën një dukuri që u bë më e njohur në pikturë. Duke filluar me Cézanne-in u mësuam me atë që piktori të rimarrë të njëjtin motiv, të varfër nga domethënja, sepse nuk është kjo gjë që i intereson, por eksperimentimi i mundësive të veta stilistike. Picasso e kopjoi shumë herë “Dreka në bar” të Manet-së duke e transformuar gjithëherë. Shpikja e motiveve zhduket, interes paraqesin kërkimet formale. Këto synojnë të krijojnë një organizëm autonom, të krijuar tërësisht nga përbërësit e tabllosë, pa elementë nga realiteti i jashtëm. Në këtë mënyrë jo vetëm që ngushtohet numëri i motiveve, por motivi vetë shfaqet si pjesë e një ushtrimi për varjacione. Përftesa mund të ndeshet dhe në poezi. Valéry ka shkruar se për atë poezia është gjithmonë “ të prodhuarit variacione mbi të njëjtin subjekt”. Në mjaft poetë evropianë hasim variacione të një poezie. P.-J. Jouve ka botuar poezitë e tij në dy variante, Guiellén, R. Queneau, etj. L. Poradeci shkroi e botoi për poezinë “Lamtumirë” pesë variante, për poezinë “Më zu një mall dhe sot” dy variante dhe dhjetra varjante poezish të pabotuara. Ky fenomen eminament modern ka mbetur i pakuptuar nga disa studiues shqiptarë. Prof. Qosja do të shkruante: ”Tue pritë frymëzimin, poeti Lasgush Poradeci mbetet pa shkrue më tepër, mbetet pranë variantave të të njajtit motiv.” Ai aktivizon vullnetin për përsosmëri artistike, sepse vetëm pjekuria e formës siguron karakterin mbivetjak të shprehjes. “Ylli i zemrës” nuk do të jetë një album i thjeshtë, por një tërësi organike, me fillimin e saj, zhvillimin e artikuluar dhe fundin. Ky vëllim poetik përbën librin me arkitekturën më të rreptë në letërsinë shqipe, i krahasueshëm në letërsinë botërore me Les Fleurs du Mal të Baudelaire-it. Gjithçka që shkroi poeti më pas i ka konceptuar që të përshtaten dhe zhvillohen me kuadrin që ai skicoi në vitet `30. Fakti që L. Poradeci e renditi në mënyrë arkitektonike vëllimin “Ylli i zemrës” dëshmon nga njëra anë dinstancimin e tij nga romantizmi, nga ana tjetër demonstroi rolin që luajnë forcat formale. Ato ishin më tepër sesa një ornament i thjeshtë, më shumë se sa një elegancë e jashtme. Për të depërtuar në shpirtin e një poeti duhet të kërkohet në veprën e tij fjalët që shfaqen më dendur. “Fjala do të përkthejë obsesionin” do të shkruajë Baudelaire. Në këtë fjali të poetit francez gjejmë një parim të shkëlqyer për interpretim. Insistenca e temave në poezinë e L. Poradecit, të pakta në numër, por intensive, na lejon të gjejmë qendrat e zjarrit në fjalët me denduri maksimale. Janë fjalëçelëse që mund të ndahen lehtësisht në dy grupe të mëdha. Por poeti ynë dallohet për disonancat leksikore, për oksimoronin, për bashkimin dhe konfruntimin e këtyre grupeve të mëdha (ëmbëlsi - vrerore, lirirobëri, dhimbje-gas, helm-gas, lumturi-mjerim) për atë gërshetim të sendeve apo tipareve që nuk përputhen me njëra-tjetrën në mënyrë normale. Mbetet i rëndësishëm fakti se poezia, megjithë tejkalimet e saj, është që nga fillimi deri në fund lasgushiane. Lasgushi bën pjesë

131

në autorët që njihet e dallohet lehtësisht. Shumë poezi në fillim të lënë përshtypjen e pasteleve të thjeshta, ku peisazhi nuk është tjetër gjë veçse zhvillimi i një krahasimi me bazë morale. Poeti së pari “përshkruan”, pastaj “interpreton”. “Filozofia” të lë përshtypjen se njëherë për njëherë është e ndarë nga “poezia”, një shkrirje e tyre e plotë ndodh vetëm më pas. Në fakt, spekullimi zhvillohet në një kuadër të caktuar i skicuar paraprakisht: peisazhi pothuaj parandjen “fshetësirën” që mbart. Tek “Ylli i zemrës” hasim si tek rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, në radhitjen e objektive, në radhitjen logjike, afektive dhe madje gramatikale. Që nga Novalis deri tek Poe dhe Baudelaire, reflekimi u përqëndrua mbi prosedenë përmes së cilës gjeneza e tekstit lirik të tejkalojë sferën e temave dhe motiveve, duke rezultuar përtej tyre, madje në mënyrë ekskluzive, nga mundësitë kombinuese të tingujve të gjuhës dhe nga vibracionet asociative të domethënieve leksikore. Poeti mbështetet në mënyrë konseguente në magjinë e gjuhës, një tipar konstant i lirikës moderne, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë tingëllore dhe asociative të fjalës duke çlidhur përmbajtje të errëta pa kuptim, por dhe fuqi misterioze, magjike, të tingullueshmërisë së pastër. Thellësia nuk shihet, ajo është vetëm një ndërtim i shpirtit. Rrjeti i tensionit të poemave lasgushiane përbëhet nga energji analoge që njeh vetëm muzika. Kjo poezi do të dallohet për figurat tingëllore, për vijimin e gradëve të intesitetit, për lëvizjet absolute, ngjitëse dhe zbritëse, në alternancë midis akumulimit dhe shkarkimit. Çdo trajtim i veprës lasgushiane, pavarësisht nga metoda e zgjedhur, duhet të marrë parasysh faktin se vetë poeti në gjithë krijimtarinë e tij ka qënë i prirur nga ideali i unitetit, koherencës së universit artistik. Megjithë tendencat për etapizime nga historianët e letërsisë, klasifikime sipas kriteresh të ndryshme, poeti mundi të rezistojë si autor i sintezave të mëdha lirike. Paradoksit, midis asaj që poeti ka shkruar pak nga njëra anë dhe ka jetuar aq gjatë nga ana tjetër, mund t’i jepet përgjigje se poeti arriti të shprehë poetikisht një sistem të tërë poetik, korrelativ dhe koherent në të gjitha hallkat përbërëse të tij. Racional dhe ndjesor, piktural dhe muzikal, onirik dhe real, mjeshtër fin i fjalës shqipe, filozof dhe folklorik, peisazhist dhe dramatik. Poradeci krijon kështu një nga veprat më komplete dhe më komplekse në letërsinë shqipe. Me L. Poradecin ndodh në fakt një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri tek Poradeci ligjërimi kishte një pathos të jashtëm, nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni të transmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika interiorizohet duke u bërë, në rradhë të parë, shprehja e një gjendjeje vetëdijeje që bëhet konkrete përmes një gjuhe me koloraturë afektive. L. Poradeci e reduktoi poezinë në esencë, duke i falur asaj autonomi dhe absolutizëm. Nëse në rastin e shumë shkrimeve nocioni “univers poetik” shpesh është i pavend e i parakohshëm, sepse nocioni si i tillë është shumë i gjërë, kur vjen fjala për një poet të madh si L. Poradeci, ai duket tepër i ngushtë. Ideja profetike e prof. Çabejt “... të këtij djaloshi, të cilin një fat i mirë duket sikur ia ka falur Shqipërisë, që të bëhet ai shkrimtar, të cilin Shqipëria do t`ia falë njëherë botës.” ende

132

nuk është realizuar, sigurisht jo për ndonjë dyshim në vlerat e poetit. Shkaku i parë është i disa përkthimeve josinkronike dhe të dobëta, dhe shkaku i dytë, sipas mendimit tonë, nuk është përkthyer në një gjuhë të qarkullimit ndërkombëtar, në një datë të afërme me botimin e poezive në shqip, për të konkuruar me poezinë europiane të momentit, me Ungaretti-n, Claudel-in, Rafael Alberti-n, Georg Träkl, Seferis etj. Mungesa e difuzimit sinkronik e ka penguar poezinë shqipe në dialogun pjellor me Europën. Me veprën e L. Poradecit, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Në horizontin e kulturës kombëtare, vepra poetike e L. Poradecit ngrihet më lart se kurrë dhe pa asnjë ekuivok, më e vlerësuar dhe më e dashur se kurrë më parë, ndihet më pranë dhe më i nevojshëm se asnjëherë tjetër. Pogradec-Bukuresht 1994-1999

BIBLIOGRAFI E PERZGJEDHUR Alonso Amadio, Materie si formă în poezie, Bucuresti, Univers,1982; Algirdas Julien Greimas, Despre sens, Eseuri semiotice, Buc., Univers 1975. Aristotel, Poetica, Buc., Ed. Academiei 1965. Arthur Rimbaud, Oeuvres completčs. Ed. Rolland de Reneville et J. Mouquet (Bibliothčque de la Pléiade) Ed. II, Parsi, 1951 Aurel Plasari, Malli në poezinë shqiptare, rumune etj. tek Donkishoti zbret në Shqipëri, Tiranë 1989. Boris Tomasevski, Teoria literaturii, poetica, Bucuresti, 1973 Cristina Haulica, Textul ca intertext ualitate, Buc, Ed. Eminescu, 1981 Elena Balan - Osiac, Sentimentul dorului in poezia romana, spaniola si portugheza, Bucuresti, 1983. Emin Kabashi, Lasgush Poradeci, Prishtinë, 1977. François Rastier, Essais de sémiotique discursive, Paris, MAME, 1973. Edgar Papu, Poezia lui Eminescu, Bucuresti, Editura Minerva 1971. Gaston Bachelard, Poétique de l’espace, Paris, P. U. F. 1978. Gaston Bachelard, L’eau et les ręves, Paris, José Corti, 1973. Gaston Bachelard, Aerul si visele, Editura Univers, Bucuresti, 1999. Gaëtan Picon, Scriitorul si umbra lui Bucuresti, Univers, 1968. Gerard Genette, Figuri, Buc. Univers, 1978. George Poulet, La conscience critique, Paris, Corti, 1971. Hans Robert Jauss, Experienta estetica si hermeneutica literara, Bucuresti, Univers, 1983. Iuri Lotman, Lectii de poetica structurala, Bucuresti, Univers,1970. Julia Kristeva, La revolution du langage poétique..., Paris, Seul 1974. Jean Starobinski, Relatia critica, Bucuresti, Univers, 1976. I.A.Richards, Principii ale criticii literare, Editura Univers, I974,

133

Ismail Kadare, Migjeni 1988, parathënie, Tiranë, 1987 Jean Plaget, Elements d’épistémologie génétique, Tome II. Logique et équilibre J - P Weber, Genčse de l’oeuvre poétique, Paris, Gallimard, 1960. Leopardi, Tutte le opere, a cura di Walter Binni, Sansoni, Firenze, 1969 Lucian Blaga, Spatiul Mioritic, Editura pentru Literatura Universala, Bucuresti, 1969 Lasgush Poradeci, La steaua lui Eminescu (fragment din teza lui de doctorat), Albanezul, Anuarul 401, Saint Augustin, Les confenssions, perkth. nga L. Moreau, Paris, Flammarion, Livre XI. Sabri Hamiti, Vdekja e nositit (parathënie), Rilindja, Prishtina, 1978. Naim Frashëri, Vepra 1, Rilindja, Prishtina 1978 Mitrush Kuteli, Poeti Lasgush Poradeci (Vëzhgim kritik), Bukuresht, 1937 Mihai Eminescu, Poezii, Ed. pentru toti, Bucuresti 1952, pag 104. Maurice Blanchot, L’espace littéraire, Paris, Gallimard, 1969. Paul Van Tieghem, La littérature comparée, VI ed., Collection Armand Colin, Paris, 1939. Paul Zumthor, Langue, texte, énigme, Paris, Seul, 1975. Petraq Kolevica, , Lasgushi më ka thënë, Tiranë 1990 Roland Barthes, Essais critiques, Paris, Seuil, 1966 Roland Barthes, Plaisir du texte, Paris, Seuil ,1973. Roman Jakobson, Questions de poétique, Paris, Seuil , 1973. Robert Elsie, Histori e letërsisë shqipe, Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997. Rexhep Ismaili, Shumësia e tekstit, Rilindja,Prishtinë, 1980. Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtarë, Rilindja, Prishtinë, 1979 Rexhep Qosja, Kontinuitete, Prishtinë, 1972. Sigmund Freud, Scrieri despre literatura si arta, Buc. Univers 1980. Tzevtan Todorov, Poétique, Paris, Seul, 1973. Umberto Eco, Tratat de semiotica generala, Buc., Ed. S.E. 1982. Vehbi Bala, Lidhjet shqiptare rumune, B.SH.I.P.D. Shkodër, 1967 PERMBAJTJA I. Poezia, vlera, interpretimi Poezia lasgushiane dhe interpretimi II. Karakteri sistemor e strukturor i veprës Simbolika e shenjave të sistemit Sistemi dhe përkatësia tekstuale III. Vështrim hermeneutik për “poezinë filozofike” Poezia filozofike dhe filozofia si poezi Deshifrimi i nyjave: Vallja, zemra e përjetësisë “Lënda dhe jeta”- një vizion dihotomik Fryma dhe qëllimi-hallkë korrelative Ndjenja dhe njeriu- homo duplex Njeriu dhe Zoti, zemra në njohjen e absolutit Përjetësia (I) një vizion panteist Përjetësia (II) …vizion në kronotop Zot krijues - poet krijues IV. Paradigma e pulsioneve të jetës

134

(Dashuria-etimoni i poezisë) Malli i miturisë Kronotopi i dashurisë Vallja e tokës Vizioni i parajsës tokësore në poemën “Kamadeva” Animus-Anima Karakteri onirik i poemes Heshtja dhe muzika Piktoresku si atmosferë V. Vizioni poetik i vdekjes Krijimi dhe vdekja Vdekja me gaz Figura dhe simboli Jetë e vdekje përqafuar Vdekja si dhimbje Jetë-punë, Vdekje-mbijetesë VI. Poeti dhe piktura Leksematika piktorale Pastelet dhe atmosfera Imazhi, muzika, lëvizja në poezinë “Poradeci” Piktura dhe poezia (ikonologjia) Volumi dhe gdhëndja Natyra VII. Paradigma e mallit (Malli-fjalë vizion mbi jetën) Malli - mungesa, udha Malli-vuajtje, sëmundje, përgjim Malli- tjetërsimi (Në vendin tim jam vetë i huaj) Malli - fillesë, thirrje Malli -si lëndë (ujë-zjarr) Malli lasgushian dhe poezia rumune VIII. Vlera stilistike e fjalës Koncepti i gjuhës përmes poezisë Polivalenca kuptimore Pasuri apo varfëri Liqeri - fjalë, imazh, simbol Variante fonetike dytësore - mjet shprehimësie Neologjizmat, kompozitat, përftesat grafike Kompozitat (Përftesat grafike) Përsëritjet Përsëritjet e tingujve Përsëritjet e fjaleve Përsëritjet e tjera Regni bimor-regni shtazor IX. L. Poradeci dhe Ligjërim modern i poezisë shqipe

135

Dr. Luan Topçiu, u lind më 22. 02. 1962 në Pogradec. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Filologjisë më 1987. Gjatë vitit universitar 1989-1990 kryen një kurs pasuniversitar për Gjuhësi e Stilistikë, Universiteti i Tiranës. Më 1995-1996 kryen një kurs pasuniversitar (master) pranë Universitetit të Bukureshtit, Katedra e Teorisë së Letërsisë dhe Letërsisë së Krahasuar. Eshte “doktor i shkencave filologjike” (magna cum laudae), titull i fituar në Universitetin e Bukureshtit në Katedrën e Letërsisë së Krahasuar me tezën “Ndjenja e mallit në letërsinë popullore dhe të lavruar shqipe dhe rumune”. Eshtë pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Bukureshtit dhe kryeredaktor i revistës dygjuhëshe “Albanezul” (Shqiptari), organ i B.K.SH.R dhe kryredaktor i revistes „Shqiperia XXI“. Ka botuar librat me studime: “Sentimentul dorului la/ ndjenja e mallit tek Asdreni, Poradeci, Kuteli”, FED, Bukuresht 1999, “Tekstualizëm dhe stil”, Getic, Bukuresht 2000, “Përmasa moderne në letërsinë shqipe” Flaka, Shkup 2001.dhe një sërë librash të përkthyer nga rumanishtja në shqip dhe anasjelltas.

136

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful