Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale

“FAMA ”
Departamenti: Lenda: Shkenca Politike –Administratë Publike Bazat Themelore të Hulumtimeve Shkencore

Punim Seminarik
Tema:

Korrupsioni

Mentori: Dr.Kadri Metaj Shala Fidaim jashari

Kandidatë-t: Nuhi

2

Prishtinë, 2006

Përmbajtja

1. Hyrja 2. Korrupsioni 2.1. Pasojat e Korrupsionit 3. Korrupsioni në Vendet e Ballkanit
3.1 3.2 Shqipëria Serbia dhe Mali i Zi 3.3 Maqedonia

9. Korrupsioni në Kosovë 9. Luftimi i Korrupsionit 9. Konkluzioni 9. Literatura

2

3

1. Hyrje
Kosova është një nga vendet më të varfëra të Evropës. Në bazë të të hollave që shfrytëzon nje i rritur në Kosovë gjatë një dite, Banka Botërore ka arritur në përfundimin se në Kosovë jetojnë 37& e popullësisë në varfëri me vetëm 1.42 euro për person të rritur në ditë, 15.2% jetojnë në varfëri absolute me vetëm 0.93 euro për person të rritur në ditë. Shkalla e papunësisë konsiderohet të jetë 42& që është poashtu më e larta në Evropë. Mirëpo më gjithë shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, korrupsioni i institucioneve publike është duke lulëzuar. Sot në botë të gjitha shtetet janë apo pretendojnë të jenë shtete demokratike1, e cila si formë e qeverisjes ka edhe anën e saj negative, pra pos të mirave dhe mundësive të reja për shoqëri sjellë edhe probleme të ndryshme në shoqëri. Njëri ndër problemet që sjellë demokracia është korrupsioni, që zakonisht si dukuri është i shprehur në të gjitha shtetet e botës. Korrupsioni si dukuri bënë që të pasurohen udhëheqësit- të pasurit ata që korruptohen kurse në mënyrë direkte dëmton shtetin dhe indirekt shtresën e mesme dhe të ulët të shoqërisë. Varësisht nga shkalla e demokracisë dhe ngritja ekonomike ndryshon edhe prania e korrupsionit. Ekzistojnë shumë shtete në botë me shkallë të lartë të demokracisë d.m.th me një ekonomi të zhvilluar, ku shkalla e korrupsionit është në nivelin më të ulët të mundshëm. Kurse shtetet që janë në tranzicion2 d.m.th që janë të pazhvilluara dhe në zhvillim, është shprehur në formën më të brishtë të tij, dhe ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë shumë probleme në implementimin e demokracisë. Duke parë pasojat që sjell korrupsioni dhe problemet që janë duke kaluare shtetet fqinje dhe shumë çështje tjera, mjaftuan që të flasë për një temë-problem siç është korrupsioni që tashmë është ndërkombëtar. Duke parë përvojat e hidhura në shtetet tjera,
1

Demokracia është sundimi i popullit për popullin dhe manifestohet në menyrë të drejtëpërdrejt dhe përmes përfaqësuesëve që sot kjo e fundit është më e aplikueshme. 22 Si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova dhe shumë shtete tjera anë e kënd botës që janë në ndërtim të një shteti.

3

4 korrupsioni për Kosovën paraqet një sfidë që nuk duket të jetë edhe e lehtë. Do të shohim se çfarë në të vërtetë është korrupsioni, dhe pasojat që shkakton në një shtet në zhvillim apo të pazhvilluar. Më shumë do të përqendrohemi rrethe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe problemet që ka sjellë korrupsioni në këto vende. Mbështetur në studimet e ndryshme, dhe në provoja personale, do të paraqesim se çfarë mendojnë qytetarët për këtë dukuri. Sa janë në gjendje që të përballojnë (luftojnë) këtë dukuri, e cila sjellë shumë probleme. Në fund do të japim disa rekomandime se si të zvogëlohet shkalla e korrupsionit në një shtet, me theks te veçanet në Kosovë, dhe hapat që duhet të merren nga Qeveria dhe qytetaret në menynë që të zvogëlohet dhe mundësisht të zhduket kjo dukuri. Luftimi i korrupsionit është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin kontributin tonë në mënyrë që të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë praktikat e shteteve që kanë luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet të luftojmë në të njëjtën mënyrë nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një shtet të suksesshëm. Këtë ne duhet ta bëjmë në mënyra të ndryshme, në mënyrë që të zvogëlojmë sa më shumë problemet dhe pakënaqësitë që shkakton kjo sëmundje, që është në interes të popullit dhe të ndërtimit të një shteti të fortë

2. Korrupsioni
Sfida më e rëndë dhe më e papërballueshme për një shtet në zhvillim siç theksuam më lartë është korrupsioni, që si dukuri e kuptojmë shpërlarje të parave apo keqpërdorim të pozitave zyrtare (shtetërore) për përfitime personale. Zakonisht e hasim si dukuri në të gjitha shtetet e botës, por në shkallë të ndryshme. Ekzistojnë shumë definicione lidhur me atë se çka në të vërtetë është korrupsioni. Vetë larmia dhe mosekzistimi i një definicioni të qartë lidhur me atë se çfarë është korrupsioni, bënë edhe më të vështirë luftën kundër tij. Do të veçojmë disa prej definicioneve. “Korrupsion është çdo shkelje e detyrës nga personat zyrtarë ose personat përgjegjës si dhe çdo aktivitet i nismëtarëve ose përfituesve që sillen në këtë mënyrë, i shkaktuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi si pasojë e shpërblimit të premtuar, të ofruar, të dhënë, të kërkuar ose të pritur për vete ose për ndonjë person tjetër” 3.
3

Shih: Instituti Riinvest në studimin “Korrupsioni dhe ndikimi i tij në Ekonomine e Kosovës”

4

5 Korrupsioni është keqpërdorimi i besimit dhe detyrës në një funksion në administratë, ekonomi ose politikë, përtë realizuar një përfitim material ose jomaterial, për të cilin nuk ekziston e drejta e bazuar në ligj.4 Korrupsioni definohet si keqpërdorim i pushtetit që i është besuar dikujt për krijimin e favoreve dhe dobisë private.5 Nocioni korrupsion rrjedh prej fjalës “corrumpere” që do të thotë marrje e mitos, ryshfet etj. Korrupsioni është qështje multi-dimensionale. Definohet si Abuzim i shërbimeve publike për qëllime private. Ryshfeti dhe shpërlarja e parave janë disa shembuj të sjelljës korruptive në sektorin publik. Me korrupsion kuptojmë shpëlarje të parave, apo keqpërdorimi i pozitave-zyrave shtetërore me qëllime të përfitimeve personale. Ky definicion më shumë i prekë çështjet politike dhe pozitat e larta nëpër institucionet shtetërore. Keqpërdorimi zakonisht bëhet nëpër zyrat që kanë lidhshmëri me shpalljen e konkursit dhe të fituesit për një tender lidhur me kryerjen e një pune të caktuar publike. Korrupsioni bëhet shumë thjeshtë në këtë rast, nëse dëshiron të fitosh tenderin për kryerjen e një pune atëherë ti duhesh të paguash mito apo një përqindje të caktuar të parave të marra nga fitimi i tenderit. Apo të Keqpërdorimi i parave, të mirave materiale të cilat janë pronë publike për përfitime personale mund të quhet si korrupsion, d.m.th të korruptuar do të jenë të gjithë ata që sa do pak kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe paratë e shtetit. Por në rastin tonë, në Kosovë ende nuk kemi një ligj i cili tregon se çfarë veprimi konsiderohet korrupsion,megjithwse janw nxjerrw kohwve tw fundit disa rregullore tw cilat pwrcaktojnw burimin dhe definimin e korrupsionit.6 Korrupsioni paraqitet në të gjitha shtetet, por me një shkallë më të gjerë preken shtetet të dala nga lufta, shtetet ish-socialiste, shtetet të dala nga diktatura të gjata, por në përgjithësi janë të prekura ato shtete të cilat kanë shkallë të ulët të demokracisë apo nuk kanë demokraci fare. Korrupsioni nga provoja e mëparshme është parë të jete fatal për shtetet në zhvillim dhe të pazhvilluara. Që në këto shtete edhe është i pranishëm korrupsioni në formën më të brishtë të tij. Korrupsionin e hasim pothuajse në të gjitha ndërmarrjet publike. Psh. në shëndetësi, gjyqësor, dogana, politikë etj.
4 5

“Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11 OJQ “Transparenca Internacionale”

6

Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative techniques by John Knopic prepared for a seminar on the law of nationbuilding chicago-kent college of law http://www.kentlaw.edu/ May, 2006

5

6 Ka të tillë që e pranojnë korrupsionin si një nga mënyrat që të mbijetoj një popullsi siç është populli shqiptar në Shqipëri, sepse sipas tij ai që korruptohet fiton para, por njëkohësisht edhe ai që e korrupton atë (zyrtarin) fiton sepse zbutë tatimin, dënimet apo ndonjë obligim tjetër ndajë shtetit. Sa qëndron kjo dhe a duhet ne të mendojmë për një të ardhme më të mirë për ne dhe të ardhmen e fëmijëve? Apo duhet që për një fitim të tanishëm të shkatërrojmë një të ardhme më të mirë dhe ta prishim imazhin e Kombit tonë siç ka ndodhur gjithmonë deri më tani? Hapi i parë i cili ndihmon luftën kundër korrupsionit është që të bëhen projekte për ngritjen ekonomike. Dhe ato projekte të vihen në zbatim e jo të mbesin në letër. 7 I gjithë populli duhet të dijë se çfarë në të vërtetë është korrupsioni dhe pasojat që sjell kjo dukuri e pahijshme. Duhet të dëshmojmë se jemi popull që nuk jemi vetëm për të luftuar,8 por dimë edhe të qeverisim me pushtetin shtetërorë dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar më të gjitha sfidat dhe problemet që sjellë demokracia, duke u munduar që ato të zgjidhen në mënyrën më të mirë.

2.1. Pasojat e Korrupsionit
Korrupsioni ka mjaft ndikime negative, zakonisht korrupsioni është tatim jozyrtarë që duhet të paguhet. Dallon nga ajo se nëse tatimet zyrtare përdoren për zhvillimin e shtetit dhe për shërbime civile tatimet jozyrtare-korrupsioni përdoren për përfitime personale. Kjo mundëson edhe konkurrencën të pabarabartë. Korrupsioni direkët pengon ngritjen ekonomike dhe thellon vakumin midis shtresës së varfër dhe asaj shumë të pasur- korruptuar. E gjithë kjo direkt ndikon në investimet e jashtme direkte dhe investimet nga afaristët vendor, sepse në vend që kursimi të investohet, me ato para duhet të paguhet tatimi jozyrtarë. Konkurrenca jolojale shkaktohet nga shumë faktorë, si mospagimi i tatimeve nga disa kompani dhe kjo qon në situatë ku ata që paguajnë tatime dalëngadalë bankrotojnë. Hyrja e shumë mallrave pa doganë dhe tatime të tjera nga vendet fqinjë siç është rasti me derivatet e naftës, gjërat ushqimore...etj gjithashtu ndikon në uljen e

7

Në menyrë që njerzit të sigurojnë egzistencen përmes punëve legale e jo që për sigurimin e egzistencesë të bijnë prehë e korrupsioni, kontrabanden e lëndeve narkotike dhe e njerzve. 8 Siç deklarojnë shpesh armiqet tanë serbet se shqiptaret janë kokfort dhe janë vetem për të luftuar dhe nuk dinë të qeverisin....

6

7 moralit tek prodhuesit vendorë ngase krijon një konkurrencë të pabarabartë në treg. Korrupsioni në mënyre direkte ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Dihet se investimet e jashtme direkte (IJD) janë ndoshta ‘infuzioni‘ më i mirë për shtetet në zhvillim, të gjithë biznesmenët e interesuar për investime direket, nuk investojnë në një vend ku është i pranishëm dukuria e korrupsionit në shkallë të madhe, sepse nuk është aspak atraktive për investitorët. Edhe nëse ka investime nga jashtë në një vend ku korrupsioni është i pranishëm në shkallë të madhe është e vështirë të paramendohet se edhe vetë investitori nuk do të veproj siç është edhe rrethi. Rasti më i mirë është kur një nga menaxheret ndërkombëtarë të KEK-ut është zbuluar se ka vjedhur rreth pesë milion euro dhe kjo për Kosovën është fatale kur dimë gjendjen ekonomike e cila mbretëron në Kosovë. Të gjitha këto veprime kanë ndikuar në ngecjen në zhvillimin ekonomik, duke i goditur në mënyrë indirekte të varfëritë. Kur dimë se korrupsioni ndikimin më të keq e ka në shtet dhe në shtresën e ulët të shoqërisë, atëherë kujtojmë se sipas studimit të Bankës Botërore rreth 50% e popullatës së Kosovës jetojnë në varfëri kurse 12% jetojnë në varfëri të skajshme,9 kjo është shumë e dhimbshme. Tek ne gjendja në familjet me të ardhura të vogla, korrupsioni shkakton shumë probleme sepse ata nuk kanë para as të sigurojnë kafshatën e gojës, por nëse atyre për kryerjen e një pune ju kërkohet ‘tatimi jozyrtar’, atëherë a mund të shpreson një person i tillë për një ardhmëri më të lumtur? Kurrsesi jo sepse ajo familje dëmtohet direkt në jetën e përditshme edhe më shumë dëmtohet ku si pasojë e korrupsionit Shteti nuk zhvillohet ekonomikisht. Dhe kjo bënë që gjendja e tyre të bëhet e pazgjidhur në një situatë të tillë, ku mbretëron korrupsioni.

3. Korrupsioni në vendet e Ballkanit
Është e natyrshme se korrupsioni ka pasoja në të gjitha shtetet, por në vendet në tranzicion pasojat e tij janë më të rënda. Shtetet e zhvilluara ia kanë dalë që me politikat e tyre demokratike dhe me ngritje të vazhdueshme ekonomike ta ulin korrupsionin në një

9

shih www.riinvestinstitute.org- "Korrupsioni dhe ndikimi i tij në ekonominë e Kosovës."

7

8 shkallë shumë të ulët dhe që nuk paraqet kërcenim për ekonominë e vendeve përkatëse. 10 Shkalla e korrupsionit varet direkt nga shkalla e zhvillimit ekonomik të një vendi. Ndërsa vendet më te prekura nga korrupsioni janë ato vende që kanë burime të naftës dhe që kanë qeverisje diktatoriale, ato janë: Nigeria, Bangladeshi, Iraku, Irani etj. Fondeve që janë dedikuar për investime përfundojnë nëpër kontot- gjepat e politikanëve apo udhëheqësve të shtetit. Ne baze te këtij studimi është përfunduare se 400 miliard USD11 humbasin në të gjithë botën çdo vit për shkak të mitos dhe llojeve tjera të korrupsionit.12 Nga kjo mund të vijmë në përfundim se në qoftë se nuk do të kishte korrupsioni në botë as një njeri nuk do të vdiste nga mungesa e bukës. Vendet e Ballkanit Perëndimor apo fqinjët tanë kanë një shkallë të lartë të korrupsionit, mund të veçojmë Slloveninë me një shkallë të ulët të korrupsionit, kurse Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia nga 10 pikët e mundshme kanë me pak se 3 pikë në raportin e fundit të paraqitur nga “ Transparence Internacional (TI) .

3.1. Shqipëria një vend i dalë nga një diktaturë dhe një mbyllje për 48 vite ka
mjaft probleme me korrupsionin. Ai në shkallë më të lartë është paraqitura në polici, drejtësi dhe në administratë publike, por është i pranishëm edhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore . “Korrupsioni është i pranishëm në Shqipëri dhe ai bëhet nga njerëzit në pushtet “ kështu deklaroi presidenti i shtetit shqiptar Alfred Moisiu në një takim me studentë, kjo na lenë të kuptojmë se në Shqipëri ka korrupsion dhe atë në shkallë të gjerë. Vlen të përmendim emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Top-Channel i cili zbardhë shumë raste të korrupsionit në Shqipëri. Rasti në shëndetësi ku për kryerjen e analizave dhe shërbimeve tjera duhet të paguhet mito (lekë), apo ti kalosh ato pengesa përmes ndonjë të afërmi. Por jo vetëm ky rast, por edhe shumë raste të tjera siç është rasti kur për kryerjen e një provimi mjaftonte të kishe para dhe provimi ishte kryer pa u paraqitur fare në provim13. Sipas shumë analistëve korrupsioni është edhe një nga shkaqet për varfërinë e cila mbretëron sot në Shqipëri, si dhe mbetet peng e investimeve të huaja dhe e integrimeve, e që këto të fundit përbëjnë elementet themelore për ndërtimin e një shteti të fuqishëm. Edhe pse kemi shenja të luftimit të korrupsionit,14 prapë korrupsioni në Shqipëri është në
10

Ndër vendet me nivel më të ulët te korrupsionit llogaritet të jenë vendet Skandinave, pason Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Britania e Madhe etj. 11 Dollari Amerikanë 12 http://www.setimes.com 13 Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11 14 Në Shqiperi janë ngriturë 370 Qështje Penale për korrupsion.

8

9 shkallë mjaftë të lartë, dhe është vështirë të luftohet. Sepse në vendin e lartë cekur janë të korruptuar politikanët, pra kemi një Korrupsion Politik. Pra vetëm ndërrimi i pushtetit dhe ndërrimi i mentalitetit për një kohë mund të zbresë shkallen e korrupsionit, sepse nuk mund që politikanët të qesin veten të korruptuar.

3.2. Serbia dhe Mali i Zi ka mjaft probleme me korrupsionin dhe me krimin e
organizuar, dhe posaçërisht vërehet korrupsioni politikë, korrupsioni në polici, në administratë publike etj. Shumë analist serb dhe të huaj fajësojë policinë e korruptuar dhe politikanë të ndryshëm të cilët janë të lidhur drejtpërdrejtë me ish-klanin e Zemunit. E që këta të fundit shkaktuan vdekjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiq, ndoshta ishte udhëheqësi i parë që ka penguar grupet kriminale për vazhdimin e aktiviteteve kriminale dhe vazhdimin e ndikimit në Partinë e Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në jetën politike. Gjithë këto ndodhën si pasoj e korrupsionit politik i cili ishte i pranishëm në vitet e fundit në Sërbi dhe Mal të Zi. Mjafton të veçojmë se ish-presidenti diktatori i madh i shekullit XX renditet në mesin e 10 udhëheqësve më të korruptuar në gjithë botën i të gjitha kohërave.15

3.3. Maqedonia është një vend që është ende vatër konfliktesh ndëretnike, së
fundi kishte në vitin 2001 dhe erdhi si pasojë e shtypjes së shqiptareve nga shumica maqedonase dhe diskriminimi i të drejtave të njeriut. Një shtet me aq shumë probleme në shoqëri dhe administratë natyrisht se edhe korrupsioni e gjen veten në një klimë të tillë politike. Në Maqedoni është mjaft i pranishëm korrupsioni sidomos në Dogana, Administratë Publike, Polici dhe në të gjitha institucionet publike ku vërehet një korrupsion i dukshëm dhe mjaft i përhapur. Në sistemin doganor të Maqedonisë është mjaftë i pranishëm korrupsioni dhe ka marrë trajtën e korrupsionit sistematik. Rastet më të rënda janë kur zyrtarët hapur kërkojnë ryshfete nëse dëshirojmë ti shmangesh pritjeve të gjata të imponuara nga doganierët maqedonas, kjo ka marrë karakterin e një tarife të zakonshme doganore. Edhe të gjitha institucionet publike kanë të njëjtin problem me korrupsionin, që tashmë është bërë sistematik dhe ka marrë formën e tij më të brishtë. Mirëpo kohëve të fundit maqedonia ka treguar një shkallë të lartë të gatishmërisë për luftimin e korrupsionit me anën e disa mekanizmave që kanë filluar të aplikohen e cila në përputhje më

15

www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm

9

10 harmonizimin e ligjeve të EU-së i ka dhëne maqedonisë statutin e kandidatit serioz për antarësim në Bashkimin Evropian.

4. Korrupsioni në Kosovë
Kosova ballafaqohet sot me zgjedhje fundamentale. Korrupsioni mbetet fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve. Në masë të madhe, kjo është pasojë edhe e trashëgimisë së shtetit socialist, i cili ka krijuar një kulturë në të cilën korrupsioni tolerohet, si dhe i kushteve ekonomike të tanishme të cilat e krijojnë një sjellje korruptuese të domosdoshme për plotësimin e pagave. Megjithatë, korrupsioni ende nuk është as aq depërtues e as i rrënjosur thellë në popullatë. Korrupsioni në Kosovë nuk është në nivel të lartë siç perceptohet nga popullata. Korrupsioni në Kosovë kryesisht është i koncentruar në organizata kryesorë ekonomike dhe shoqërore të Kosovës. Siç janë : Doganat, Posta dhe Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës. por nuk mungon as nëpër Administrata dhe Institucione të Kosovës. Doganat janë burimi kryesor i buxhetit të Kosovës dhe natyrisht ka një rëndësi fundamentale në jetën e kosovarëve. Ekziston dyshimi, por edhe realiteti se në dogana ka korrupsion edhe atë vlerësohet si organizata më e korruptuar në Kosovë, si nga popullata ashtu edhe nga statistikat e bëra nga organizata të ndryshme ndërkombëtare16 që luftojnë korrupsionin si fenomen në shtetet të zhvilluara dhe tek ato në zhvillim. PTK-ja17 tani veç është e njohur për korrupsion. Tarifat e larta të pagesave për shërbime telefonike fikse dhe ato të rrjetit satelitor e që janë ndër më të lartat në rajon tregojnë qartë për një mekanizëm të korruptuar dhe të dëmshëm për popullatën kosovare me një varfëri të skajshme dëri në 19% të popullsisë së përgjithshme. Me gjithë respektin ndaj sektorit të drejtësisë dhe sektorit të zbatimit të ligjit duhet shumë punë të bëhet nëse institucionet për zbatimin e ligjit, dhe gjyqësia dëshirojnë ta largojnë ndikimin e korrupsionit. Fakti që një Polic e ka pagën 100% më të ulët se një pastrus në PTK, e kur
16 17

Organizatat joqeveritare më të njohurat janë RIINVEST , USAID, UNDP etj . Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës

10

11 dihet fakti se çfarë pune të rënde dhe me përgjithësi kanë policët dhe të kenë një pagë kaq të ulët është për t’ardhur keq. Dhe natyrisht kur një polic nuk ka mundësi të mbajë familjen me pagën që merr atëhere ai të vetmen zgjidhje e ka që të korruptohet, në mënyrë që të siguroj ekzistencën. Por nëse shohim se kompetencat në sektorin e gjyqësorit i ka UNMIK-u, dhe Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u profesionalizuar- duke pasur parasysh historinë e saj 7 vjeçare, dhe qeveria ka parë se policia është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shtetit, atëherë mund të ketë një shpresë se rastet e korrupsionit në këto institucione kyçe do të minimizohen apo të zhduken fare në një të ardhme të afërt. Gjatë kontakteve me disa policë ndërkombëtarë ata nuk e fshihnin faktin që korrupsioni e ka kapluar Kosovën në një masë të madhe, duke përfshirë këtu edhe SHPKnë. Dhe një nga definicionet që ka dhen një një Polic gjerman për korrupsionin është: “Korrupsioni është fillimi i një fundi”. Me të vërtetë caku final i korrupsionit është fundi qe herët a vonë do te arrihet nëse neglizhohet prezenca e tij ne shoqëri nga organet qeveritare dhe mungojnë masat e vërteta për ta luftuar atë. Ndoshta problemi më i madh në Kosovë në raport me korrupsionin është tolerimi i korrupsionit nga qytetarët, e që kjo dukuri është ‘ushqimi’ më i mirë për korrupsionin. Toleromi i korrupsionit bën që korrupsioni të merr përmasa të tilla që të bëhet i pashërueshëm, sepse qytetaret e pranojnë një gjë të tillë psh: pranojnë që të jepnin mito apo ndonjë dhuratë për kryerjen e ndonjë problemi apo për institucionet publike siç janë: spitalet, policia, shkollat etj18. Prandaj që të fitohet lufta kundër korrupsionit duhet të jemi sa më të ashpër kundër atyre që kërkojnë mito për kryerjen e punëve, dhe ti paraqesim ata para organeve përgjegjëse, në mënyrë që ta ndalojmë apo të zvogëlojmë rastet e pranimit të fenomenit korrupsion.

5. Luftimi i Korrupsionit
Korrupsioni është një sëmundje që ngadalë po e shkatërron Kosovën. Prandaj qytetarët dhe liderët tanë duhet t'i bashkojnë forcat që të asgjësojmë këtë sëmundje fatale derisa nuk është vonë. Luftimi i korrupsionit është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin
18

Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi I korrupsionit në Kosovë “

11

12 kontributin tonë në mënyrë që të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë praktikat e shteteve që kanë luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet të bëjmë projekte konkrete për luftimin e korrupsionit dhe ato të vihen në përdorim. Duhet të bëhen thjeshtësime të procedurave qeveritare në mënyrë që të mundësohet funksionimi më i mirë i biznesit dhe të minimizohen fushatë dhe hapësirat ku do të mund të vihet në pah korrupsioni. Krijimi i një mjedisi të duhur ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit. Toleranca të jetë zero për korrupsionin nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një shtet të fuqishëm dhe të inkuadrohemi në BE dhe organizatat tjera . Ekzistojnë edhe shumë hapa të ndryshëm që duhet të merren për luftimin e korrupsionit.19 Duhet që te përcaktohet me ligje çështjen e korrupsionit, dhe të zhduken boshllëqet në legjislacionin ekzistues d.m.th të krijohen ligje të cilat caktojnë qartë atë që sot quhet Korrupsion. Dhe të ceket qartë pasojat që e presin një njeri i cili është i korruptuar dhe atyre që korruptohen çfarë pasoja e presin. Sepse për shkak të kaluarës tonë shumica e qytetarëve ende nuk dinë qartë, se çka në të vërtet është korrupsioni? Por luftimi i korrupsionit nuk mund të bëhet nga të korruptuarit. Pra hapi i parë i cili duhet bëhet në luftën kundër korrupsionit është që të gjinden mënyra e zvogëlimit të korrupsion brenda institucioneve publike.20 Ndoshta një formë që ende nuk është përmendur është që , ç’do personi i cili fillon në punë në IPVQ-së 21 ti verifikohet pasuri, e njëjta gjë të bëhet edhe pas përfundimit të mandatit dhe kjo mundëson që sado pak të zvogëlohet dukuria e korrupsionit në Institucionet Publike. Nuk janë vetëm institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, por ekzistojnë edhe shumë faktorë që kanë rolë kyç në luftën kundër korrupsionit. Një nga “luftetarët” që mund të themi është Katalizator i luftës kundër korrupsionit është media. Ngritja e kapacitetit të medias dhe lirisë së shtypit dhe lirin e shprehjes së gazetarëve dhe analistëve lidhur me korrupsionin dhe çështje të tjera lidhur me Kosovën. Sepse siç dihet media duhet të jetë ajo e cila bënë presion në institucionet publike për parandalimin e korrupsionit dhe zbulimin e korrupsionit. Një shembull i funksionimin e medias për zbulimin e korrupsionit është emisioni shumë i qëlluar në Top-channel “Fiks Fare“ i cili kryen një punë mjaft të madhe në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. E që në Kosovë një emision i tillë për fatin tonë të keq na mungon. Pastaj trajnimi i grupeve të shoqërisë civile në lidhje me korrupsionin në mënyrë
19
20

Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe11 Sipas studimeve të bëra kohëve të fundit kemi par që shkalla e korrupsionit në IPVQ është brengosësh. 21 Institucionet e Përkohshme për Vetëqeverisje

12

13 që të vetëdijesohet popullata dhe posaçërisht të rinjtë për problemet që sjellë korrupsioni. Dhe të kuptojnë një herë e mirë se Korrupsioni nuk sjellë ndonjë gjë të mirë. Dihet se lufta kundër korrupsionit është e pamundur nëse kemi një varfëri të lartë dhe një mesatare të pagave çfarë është sot në Kosovë. 22 Prandaj duhet që të bëhen strategji për zhvillim ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe ngritjen e pagave të punëtorëve të institucioneve publike. Kryesisht të mësuesve23 dhe mjekëve në mënyrë që të mos kenë nevojë të korruptohen dhe të sigurojnë jetën për familjet e tyre. Një hap tjetër shumë i rëndësishëm do të ishte decentralizimi i pushtetit lokal dhe të dispozitave të shërbimeve publike, duke i vendosur shumë shërbime publike nën mbikëqyrjen e përbashkët me qeveritë komunale. Ky veprim do të plotësonte dëshirat e shumicës së kosovarëve, të cilët besojnë se shërbimet do të funksiononin më mirë në nivelin lokal. Decentralizimi do të thjeshtësonte dhe kristalizonte fushatën e shërbimit, si dhe do ta sillte Qeverinë më afër qytetarit. Kjo do të mundësonte që të zvogëlohen fusha e veprimit të korrupsionit, sepse qytetari nuk do të ketë nevojë që të japë mito apo ryshfet për tu pajisur me një dokument të udhëtimit sepse ai mund të nxirret shumë shpejt edhe pa ryshfet. Gjithë kjo do të sjellë një klimë ku do të përmisohet jeta e qytetarit në Kosovë dhe do të minimizohet fenomeni i quajtur korrupsion.

6. KONKLUZIONI
Ne jemi në ndërtim të një demokracie pra jemi në fazën e tranzicionit prandaj nga praktikat e më pashme të shteteve në tranzicion kemi vërejtur se korrupsioni si dukuri është parë të jetë si një nga sfidat më të rënda në ndërtim të një shteti demokratik. Institucionet e Kosovës duhet të kenë prioritet luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të zhvillohet ekonomikisht shteti i Kosovës. Të përqendrohen kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe dënimin e të korruptuarve me gjobën e merituar në mënyrë që të kenë frikë të tjerët. Mirëpo nuk mjafton vetëm institucionet që lufta kundër korrupsionit të fitohet, por duhet të vetëdijesohemi ne që mos të pranojmë të dhurojmë mito për kryerjen e një pune
22 23

18 Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi i korrupsionit në Kosovë” Sot një mesues ka pagen 174 Euro. a i mbulon nevojat e një familje sot në Kosovë, me nivelin e çmimeve që kemi.?

13

14 apo për zgjidhjen e një problemi që na paraqitet. Ndoshta e meta më e madhe që na ka lënë e kaluara e jonë e hidhur (socializmi-diktatura e Millosheviçit), është se jemi mësuar që me dhënien e një ryshfeti ti kryejmë të gjitha punët si në komunat, spitale dhe institucione tjera. Pastaj heqjen e gjobave apo ikja nga gjobat nëse ti je i gatshëm që t’ia heqësh një shujtë ditore policit e që e gjithë kjo është duke na vështërsuar punët. Te gjithë ne duhet të mësohemi t’i respektojmë rregullat e shoqërisë dhe ti shmangemi dhënies së mitos apo ryshfeteve për kryerjen më të shpejtë të punëve. Vetëm një bashkim i forcave do të mundësonte fitimin e luftës kundër korrupsionit sepse në këtë luftë nuk mundet të na ndihmoj askush. Kjo luftë do të fitohet vetëm më bashkim dhe punën e palodhshme dhe të pamëshirshme kundër të korruptuarve. Por ne kemi ditur të luftojmë kundër atyre që na bëjnë keq, dot dimë të luftojmë edhe kundër korrupsionit dhe ti mposhtim të korruptuarit.

14

15

7. LITERATURA

.1 www.kosovo.undp.org .2 www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm .3 www.settimes.com .4 www.riinvestinstitute.org .5 Televizioni Top-channel/ Emisioni ‘Fiks Fare’ .6 USAID - Agjensioni për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-ve .7 Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore, 23 Maj 2006, faqe 11 8. OJQ “Transparenca Internacionale” 9. Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative techniques by John Knopic prepared for a seminar on the laë of nationbuilding Chicago-Kent College of Laë, http://www.kentlaë.edu/ May, 2006

15

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful