LENDA : MATEMATIKE

TEMA : KURIOZITETE RRETH MATEMATIKES
KLASA : 8-C






PUNOI : PRANOI :
#MESUESEAURELA

1…..Matematika na ka treguar 3 nga historite me te dhimbshme te
dashurise.

1. Historia e 2 vijave tangente qe jane takuar nje here ne jeten e tyre dhe nuk
jane takuar me qe atehere.

2. Historia e 2 vijave paralele qe nuk eshte e thene te takohen ndonjehere

3. Historia e 2 asimptodave qe afrohen e afrohen e afrohen me njera tjetren, po
nuk takohen.


2…..Matematika në Giza !
Vetë piramida dhe pozita e saj tregojnë, se aty është përdor një matematikë e përsosur
e shumë komplekse... Së pari, ajo nuk është ndonjë piramidë e çrregullt, ajo është e
rregullt dhe e përpiktë, dhe që i përshtatet formulës së Pitagorës për trekëndëshin
C2=a2+b2. Por, Pitagora këtë formulë e shpiku mijëra vjet pas ndërtimit të piramidave,
si është e mundur?

Piramida e vogël e Gizës (Menkaure): lartësia- 65 metra, brinja a- 103 m
Piramida e mesme e Gizës (Khafre): lartësia- 136 metra, brinja a- 215 m
Piramida e madhe e Gizës (Khufu): lartësia- 146 metra, brinja a - 230 m.

Llogaritjet kanë qenë tepër të sakta por, për arsye të kohës dhe zhvendosjes së
piramidës ka devijuar për shumë pak milimetra. Është e njohur nga bota shkencore,
se çdo ndërtesë në botë devijon për disa metra me kalimin e kohës, shkencërisht është
konstatuar se, në kohën kur ajo është ndërtuar ka qenë frikshëm e saktë në mënyrë
milimetrike.

Shtëpia e Bardhë ka devijuar nga përmasat e saj, prej kohës së ndërtimit e deri më
sot, për disa metra, kurse Piramida e Keopsit për afro 5000 vjet ka devijuar vetëm me
milimetra, edhe ky është një fakt shumë i habitshëm.

Ky është vetëm fillimi i mistereve të piramidave të Gizës...
Është gjithashtu e çuditshme se, lartësia e piramidës korrespondon saktësisht me
lartësinë e Diellit nga Toka.


Numri 23
Numri 23

Për të tjerët, kjo është thjesht magjepsje apofenike, që do të thotë tendencë e
disave të perceptojnë të vërtetën kudo, atëherë kur ajo mund të jetë thjesht si
rastësi.
Ndër ngjarjet që lidhen me numrin 23, dhe të cilat i referohen një fuqie
misterioze këtij numri, përfshihen në veçanti këto:
- Aksi i Tokës është 23 °
- Ritmi biologjikë i një njeriu është 23 ditë
- Janë 23 kromozone në cdo familje të ADN-së sonë
- Psalmet, libri më i gjatë i Biblës është libri i 23 i Dhjatës së Vjetër, dhe 23 i
Psalmes është më i famshmi nga të gjitha
- Vargjet nga Kurani janë zbuluar pas një periudhe prej 23 vitesh
- William Shakespeare ka lindur me 23 prill 1564 dhe vdiq me… 23 Prill 1616
- Jul Cezari u vra nga 23 goditje me thikë
- Fatkeqësia e Çernobilit ndodhi në orën 1:23, dhe vendin i saj gjeografik në
veri ishte 51°23’23”N





4….……
◙ 1x8+1=9
12x8+2=98
123x8+3=987
1234x8+4=9876
12345x8+5=98765
123456x8+6=987654
1234567x8+7=9876543
12345678x8+8=98765432
123456789x8+9=987654321

◙ 37.037x1x3=111.111
37.037x2x3=222.222
37.037x3x3=333.333
37.037x4x3=444.444
37.037x5x3=555.555
37.037x6x3=666.666
37.037x7x3=777.777
37.037x8x3=888.888
37.037x9x3=999.999

◙ 1x9+2=11
12x9+3=111
123x9+4=1111
1234x9+5=11111
12345x9+6=111111
123456x9+7=1111111
1234567x9+8=11111111
12345678x9+9=111111111

◙ Për t’a ditur nëse një numër është plotpjesëtueshëm me 11 duhet që shifrën e djathtë tia
zbresim me shifrën afër saj dhe pastaj tia mbledhim me shifrën e afërme dhe nëse rezultati =0
është e plotpjesëtueshme me 11:
2013=3-1+0-2=0 2013/11=183
7546=6-4+5-7=0 7546/11=686
16533=3-3+5-6+1=0 16533/11=1503

5…Ç’do të thotë E=mc2 dhe çfarë tregon
ekuacioni

Ajnshtajni e përmblodhi teorinë speciale të relativitetit në një revistë disa vite më vonë
me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion përkthehet, Energjia=masa e
shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Masa përmban sasi të mëdha energjie.
Çfarë tregon ekuacioni? Marie Curie zbuloi se një ons (28,35 gramë) radiumi nxirrte 4
mijë kalori/në orë në mënyrë të papërcaktuar. E=mc2 është baza e zbulimit se si dielli
dhe yjet kanë rrezatuar dritë dhe nxehtësi gjatë mijëvjeçarëve, dhe për tmerrin e
Ajnshtajnit, ky ekuacion sjell edhe prodhimin e bombës atomike.
6…Veshtroni me vemendje te gjitha
veprimet e meposhtme.
Te gjitha kane nje simetri qe te
ben te mendosh
Ja i pari:
3 shumezuar me 37:
3 x 37 = 111
6 x 37 = 222
9 x 37 = 333
12 x 37 = 444
15 x 37 = 555
18 x 37 = 666
21 x 37 = 777
24 x 37 = 888
27 x 37 = 999
Sa interesant:
1 x 1 = 1
11 x 11 = 121
111 x 111 = 12321
1111 x 1111 = 1234321
11111 x 11111 = 123454321
111111 x 111111 = 12345654321
1111111 x 1111111 =
1234567654321
11111111 x 11111111 =
123456787654321
111111111 x
111111111=12345678987654321
7….Nje trapez tjeter:
1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 +10= 1111111111
8…….Ja dhe nje tjeter:
0 x 9 + 8 = 8
9 x 9 + 7 = 88
98 x 9 + 6 = 888
987 x 9 + 5 = 8888
9876 x 9 + 4 = 88888
98765 x 9 + 3 = 888888
987654 x 9 + 2 = 8888888
9876543 x 9 + 1 = 88888888
98765432 x 9 + 0 = 888888888
987654321 x 9 - 1 = 8888888888
9876543210 x 9 - 2 = 88888888888
9……I fundit:
1 x 8 + 1 = 9
12 x 8 + 2 = 98
123 x 8 + 3 = 987
1234 x 8 + 4 = 9876
12345 x 8 + 5 = 98765
123456 x 8 + 6 = 987654
1234567 x 8 + 7 = 9876543
12345678 x 8 + 8 = 98765432
123456789 x 8 + 9 = 987654321
10…..….
Numri 9
* Numër i durimit dhe meditimit.
* Numri i harmonisë, përfaqëson frymëzimin dhe përsosjen e ideve.
* Është shprehje e “Fuqisë së Frymës së Shenjtë”, sipas Etchegoyen.
* Simbolizon plotësinë e talenteve.
* Simbol i krijimit dhe i jetës si një ritëm dhe zhvillim.
* Si produkt i 3 x 3, 9 është shprehje e përsosmërisë, simbol i fuqisë.
* 9 sipas Cabal është numri i arritjeve.
* Freemasonët e kanë bërë këtë numrin e përjetshëm të pavdekësisë njerëzore.
* 9 – Numri i fundit i thjeshtë, është numër i përfundimit, prandaj shënon
ndriçim të plotë deri te seria numerike.
* Ky numër është konsideruar si i shenjtë në Egjipt dhe në Greqi.
* Numri i njeriut (9 muaj shtatzëni).
* Numri i hierarkisë të përfaqësuar nga nëntë koret e Engjëjve.
* Përfaqëson tri manifestime hyjnore në tri plane: botën e shpirtit, botën e
mendimeve, botën e materies, e cila i jep një shfaqje të trefishtë Trinitetit (3 x
3).
* Simbol i turmës dhe sipas Parmenides, ka të bëjë me gjëra absolute dhe ky
është simbol i tërësisë së qenies njerëzore.
* Numër i favorshëm, lidhet me të përjetshmen.
* Nëntë dhuntitë shpirtërore të Zotit të përmendura nga Pali i shenjtë: urtësi,
dituri, besim, dhuntia e shërimit, operimi mrekulli, profeci, shpirtrat e dalluar,
ata që të flasin në lloje të ndryshme të gjuhëve dhe aftësia për t’i interpretuar
ato. (1 Co 12,4-11) Shën Pali rendit edhe nëntë frytet e Shpirtit: dashuria,
gëzimi, paqja, durimi, mirësia, nderi, besimi, butësia, dhe vetë-kontrolli. (GA
5,22).
* Nëntë koret e engjëjve:
1. Seraphes, engjëjt e dashurisë dhe të lehtësisë;
2. Cherubs, engjëjt e diturisë dhe inteligjencës;
3. Thrones, engjëjt e forcës dhe jetës;
4. Dominations, engjëjt e lirisë;
5. Principaties, engjëjt e përjetësisë e kujtesës;
6. Powers, engjëjt e shenjtërisë;
7. Vertues, engjëjt e përulësisë
8. Archangels, që kanë për atribut drejtësinë;
9. Engjëjt e zakonshëm, të cilët kanë atribut pafajësisë.
* Nëntë nivelet e ferrit të Dantes.
* Nëntë fazat që duhet të kaloj shpirtrat e Aztekve për të arritur pjesën tjetër të
përjetshme. Ato llogariten edhe nëntë botëra nëntokësore.
* Nëntë ishte numri kryesor i mësimdhënies për filozofët materialist hindu në
shkollën Vaiceshika.
* 9 është gjetur shpesh në supersticione, të tilla si për shembull, nëntë kokrra
kripë do të thotë fat i keq…
* Në katrorin magjik janë përdorur nëntë numrat e parë dhe lidhet me planetin
Saturn dhe ka për shumë 15 (5+1=6 => 2/3=9). Ndonjëherë, kjo është quajtur
“katërori e Solomonit”.
4 9 2
3 5 7
8 1 6
o 1+2+3+4+5+6+7+8+9=45 => 4+5=9
o 1x2x3x4x5x6x7x8x9=362880 => 3+6+2+8+8+0=27 => 2+7=9
* R. Allendy flet për një mënyrë kurioze aritmetike të 9, e cila i jep një karakter
shumë të veçantë për shkak të përdorimit të sistemit decimal.
Dallimi në mes një numri të papërcaktuar dhe numrit të formuar nga
përmbysja e shifrave të tij është gjithmonë një shumë e barabartë me 9
(shembull: në mes 26 dhe 62, dallimi është 36 (3+6=9));
Qdo numër që shumëzohet me 9 na jep në fund numrin 9.
Shumëzimi i 123456789 x 9 jep 9 herë numrin 1 (1111111101).
Lidhur me këtë të fundit, Elisabeth Haich përmend llogaritjet e ardhshme:
0 x 9 + 1 = 1
1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 + 10 = 1111111111

HUMOR MATEMATIK
1- Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.
-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.
2- Ne matematike nuk e meson teorine, thjesht mesohesh me te.
3- Cfare e shkaktoi Big-Bang ?
- Zoti pjestoi me zero.
4- Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret, nje mace te zeze qe
nuk eshte atje.
5- Matematika perbehet 50% nga formula, 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.
6- Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema.
7- Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Nje
fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij. Nje matematicien nuk e vret mendjen.
8- Nje matematicien nuk vdes kurre, thjesht humbet disa nga funksionet e tij.
9- Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte.
10-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare, eshte si te klasifikosh universin ne
banane dhe jo banane.
11-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte.
12-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.
13-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla.
Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva.
14-Matematika eshte gjuha qe perdori Zoti per te shkruajtur universin.
15-Kur e pyeten nese beson te Zoti nje matematicien u pergjigj:
“Po, me shume se ci besoj izomorfizmave.”
16-Zoti eshte real, derisa nuk deklarohet numur i plote.
17-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.(Platoni)
18-5 arsyet me te mira per te mos bere detyrat e shpise:
-Pa dashje pjestova me zero dhe mu dogj fleta.
-Sot eshte ditelindja e Isaac Newton.
-Mund ti afrohesha fletores, por nuk mund ta kapja ate.
-Kam nje makine llogaritese me energji diellore dhe dje binte shi.
-Po shikoja nje seri ne televizion, dhe mendova gjithe naten nese ajo ishte konvergjente.
19-Ka tre lloje njerezish ne bote, ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te numurojne.
20-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike?
Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni!
21-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem te
verteten, po jo gjithe te verteten.
22-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle.
23-”Ti do me shume matematiken se mua?”
“Sigurisht qe jo, e dashur – ty te dua shume me shume se matematiken.”
“Vertetoje kete!”
“Ne rregull… Le te jete R bashkesia e te gjithe objekteve qe dua…”
24-Momenti me i bukur ne jeten e nje matematicieni eshte sapo ai ka vertetuar nje teoreme,
po perpara se ai te gjeje gabimin.