You are on page 1of 4

NË PARKUN ZOOLOGJIK TË TORONTOS Reportazh, nga Luan Çipi

Mbreslënie e pazakontë

së bashku me gruan time

Hanëmen, me gocën e madhe që banon në Mississaga, Linditen dhe burrin e saj kanadez, Majkllin, vizituam Parkun e madh Zoologjik të Torontos

Në datën

18 maj

2009,

Parkun e madh Zoologjik të Torontos Në datën 18 maj 2009, Pa dyshim “Toronto Zoo”, eshte

Pa dyshim “Toronto Zoo”, eshte një nga Kopshtet Zoologjike me te spikatur ne botë. Ai çmohet për:

shumëllojshmërinë e mbi 500 specieve me mbi 6500 kafshë; për zgjedhjen e kujdeseshme cilesore të tyre, në menyre selektive, nga të gjitha anët e botës; për trajtimin dhe mbarështrimin e tyre; si dhe për ndërtimin dhe krijimin e mjediseve me teknollogji të ngjashme me origjinën, në përshtatje për nga relievi, temperatyra, flora, fauna dhe ushqimi, si te ishin ne vendin prej nga kanë ardhur.

Këtu janë të sajuara në miniaturë, si të ishin në kontinentet dhe mikroklimën e tyre: savanat afrikane, tundrat aziatike, poli i veriut, arktiku dhe ekuatori.

tundrat aziatike, poli i veriut, arktiku dhe ekuatori. Parku i madh përfshin Pavionin Afrikan, që mu

Parku i madh përfshin Pavionin Afrikan, që mu duk më interesanti, afër tij Pavioni Indo-Malavian, pastaj Pavioni Australiano Aziatik, dhe më tej, pavionet

Amerikane e Kanadeze, me rezervatet, abitatet dhe anekset

e konfortet përkatese, që të mahnisin.

Do të duhen disa ditë për të admiruar larminë dhe pafundesinë e shtrirjes së këtij Parku të çuditshëm e gjigand, pjellë e mendjes, kujdesit dhe e durimit të kanadezëve të mençur e punëtorë. Po unë do të mundohem të paraqes ato mbresa që grumbullova nga një vëzhgim i pjesëshëm, por, dua të them i paharushëm e i paparë.

Përshtypja e parë krijohet që në hyrje, me kapacitetin e

madh parkus të automjeteve, me mikpritjen e vizitorëve të

shumtë, me mjetet e shumta të propagandës dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve, si transporti rural,

restorantet dhe banjat publike, pikat shlodhëse dhe argetuese për femijët, të riturit, të moshuarit dhe

paraplegjikët, sinjalistika orientuese dhe reklama, sigurimi nga agresivitet i mundshëm i kafshëve, shërbimi i urgjencës mjeksore e veterinare, temperature e mjediseve të brendëshme etj. që na shoqëruan gjatë gjithë kohës e deri

daljen përfundimtare.

Një tjetër përshtypje ishte vazhdimësia e punimeve për mjedise të reja, apo për përmiresimin e atyre ekzistuese. Kudo dukeshin gjurmet e punimeve.

e atyre ekzistuese. Kudo dukeshin gjurmet e punimeve. Siç shkrova, që në fillim, Pavioni Afrikan ishte

Siç shkrova, që në fillim, Pavioni Afrikan ishte kryemrekullia: më interesanti më i madhi dhe më i plotësuari:

Krenaria e zhirafave qafëgjata, delikatesa e drerëve dhe kaprojëve, madhështia e luanit dhe e tigrit, pesha e elefantëve, hipopotamëve, derave të egër, rinocerontëve dhe arinjve, bukuria e zebrave, zhdërvjelltësia e gorillave, shimpazeve, dhive të egra, dhelprave e kunalleve, ujqëve e çakejve, cicërimi i zogjve, rëshqitja e zvaranikëve e

reptileve, dhe ndrimi i ngjyrës të kameleonit, zhytja fokave dhe bretkocave, notimi i peshqëve të specieve të pafundme, fluturimi dhe tundja e krahëve plot kënaqësi e flutrave, ecja krenare e strucit e deri te shkelqimi i palloit fantastik shumëngjyrësh, nuk mund të harrohen lehtë.

fantastik shumëngjyrësh, nuk mund të harrohen lehtë. Do më duhet të kthehem prapë e prapë, për

Do më duhet të kthehem prapë e prapë, për disa ditë rresht, për të soditur këtë mrekulli të realizimit artificial njerëzor, në konkurim me natyrën e vërtetë, për të arritur ngopjen e kureshtjes dhe të deshirës së pafundme, për të përfytyruar realisht botën e madhe të qenësishme shumedimensionale, në unisonin bashkënjerëzor.