You are on page 1of 18

PROJEKT

TEMA : Proceset kimike ne fusha te ndryshme te
veprimtarise shoqerore.

Nentema: Proceset radioaktive ne fusha te ndryshme te
veprimtarise shoqerore.

Objektivat :











Cfare eshte dukuria e Radioaktivitetit .
Llojet e rrezatimit.
Vetite e rrezeve.
Perfitimet dhe rreziqet e rrezeve.
Radioaktiviteti ne Shqiperi.
Pasojat e radioaktivitetit.
Energjia berthamore.
Proceset Radioaktive ne mjeksi.
Proceset Radioaktive ne industri.
Proceset Radioaktive ne bujqesi.
Izotopet radioaktive.

Proceset Radioaktive ne produktet e konsumit dhe
te sherbimit.

Dukuria e Radioaktivitetit
Aftësia që kanë disa elemente për të lëshuar grimca e rrezatime e që kanë veti fizike të caktuara
quhet dukuria e radioaktivitetit
Në qoftë se rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantët zbuluan me
anë të eksperimenteve laboratorike element të rinj që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast
radioaktiviteti është artificial.

Si u zbulua?
Më 1896 Marie Curie vendosi të kompletonte tezën e saj të doktoratës në një fushë tërësisht të re:
radiacionin. Shkencëtarët e dinin se radiacioni i ngarkuar elektrikisht notonte në ajrin rreth uraniumit,
por asgjë tjetër nuk dihej më shumë. Marie përdori nje aparat që i shoqi, profesor Pierre Curie, kishte
shpikur për të kapur ngarkesat elektrike rreth provëzave minerale. Ajo e quajti lëtë proçes radioaktivitet
dhe doli në përfundimin se radioaktiviteti lëshohej nga përbrenda atomeve të uraniumit.
Më 1898 asaj iu dha një uranium i çuditshëm ose siç quhej ndryshe përzierës i zi, ku testimet e saj
treguan një rrezatim radioaktiv më të madh nga sa pritej të kishte një sasi uraniumi. Ajo doli në
përfundimin se duhej të kishte një tjetër substancë brenda uraniumit e cila lëshonte rrezatimin e tepërt.
Ajo planifikoi të hiqte të gjithë elementët e njohur në mënyrë që në fund ajo që do të mbetej do të ishte
ky element i ri, i cilic kishte një rrezatim tepër të lartë. Ajo e çementoi mineralin e thërrmoi, e kaloi në
një sitë, e shkriu në një acid, e përvëloi, e distiloi, dhe në fund e elektrolizoi.
Cuditërisht, sa herë që Marie hiqte një nga elementët e njohur, ajo që kishte ngelur bëhej gjithmoonë e
më radioaktivw se më parë.
Në mars të 1901, përzjerësi i zi më në fund e lëshoi sekretet e tij. Marie kishte gjetur dy dhe jo një
element radioaktiv : poloniumin dhe radiumin (i quajtur kështu pasi ishte një ndër elementët më
radioaktiv të gjetur deri më sot). Marie prodhoi provëza të vogla kripe radiumi. Peshonte 0.035 ons por
ishte një milion herë më radioaktiv se uraniumi!
Rrezet Radioaktive janë ato rreza te cilat lirohen gjatë një zbërthimi radioaktiv,kjo formë e këtij rrezatimi
dallohet nga rrezatimet e tjera për shkak te aftësis depërtuese,prandaj ka efekt të ndryshëm në botën e
gjallë.

Radioaktiviteti natyror-Vjen nga kozmosi ose nga materialet radioaktive që gjenden në
tokë (kaliumi,rubidiumi etj.).Kështu p.sh ne Brazil ,radioaktiviteti natyror i tokës është për 800
herë më i lartë sesa radioaktiviteti mesatar në tokë. Burimi kryesor i radioaktivitetit natyror
është radoni,që është 7.5 herë më i rëndë se ajri,është i padukshëm,nuk ka shije dhe
erë.Thëngjilli,po ashtu përmban disa radionuklidë në gjurmë,me djegien e tij radionuklidet
lirohen në mjedise.Energjia gjeotermale,e posaçërisht fosfatet,janë burim i përqenderimeve të
larta të uraniumit,prandaj gjatë nxerrjes dhe përpunimit të tyre lirohet radoni.

Radioaktiviteti artificial-Falë shkencës dhe teknologjisë,sot njeriu ka krijuar me qindra
radionuklidë artificial,ndërsa radioaktivitetin e tyre e ka vene në shërbim të tij,psh.,për
prodhimin e energjisë elektrike,,për qëllime mjeksore ,por mjerisht edhe për qëllime ushtarake
(Bombat nukleare). Në rast të avarive në centralet eletrike atomike ose të shpërthimit të
bombave nukleare,degradohet mjedisi jetësor dhe biosfera në një rajon shumë të gjerë.

Gjatë dukurisë së radioaktivitetit nga bërthamat e elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave
percaktojnë tre lloje rrezatimesh.:

Rrezatimi alfa
Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi relativisht të medha por e
humbin shpejt energjinë e tyre gjatë bashkeveprimit me lendët ku kalojnë. Kështu rrezatimi alfa
nuk ka aftësi te madhe depërtuese.

Rrezatimi beta
Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh
pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive artificiale (beta). Këto grimca levizin me
shpejtësi afërsisht të barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese tek
lëndët ku kalojnë. Kanë aftesi të vogël jonizuese.

Rrezatimi gama
Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi vale shumë të shkurtra.
Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla.
Duhet të mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për shkatërrimin e indeve
kanceroze.

Rrezatimi jo-jonizues nuk ka energji të mjaftueshme për të jonizuar atomet në materialin me të cilin
ndërvepron. Shembuj të rrezatimit jo-jonizues përfshijnë:

mikrovalët

dritën e dukshme

valët e radios

Rrezatimin Ultraviolet

TV valet

Efektet Biologjike të Rrezatimit
Radioaktiviteti natyror është i përhershëm dhe i intesitetit të dobët.Në këtë dozë të
radioaktivitetit,organizmi i njeriut dhe i gjallesave të tjera është adaptuar gjatë evolucionit.
Përkundrazi,rritja e intesitetit të radioaktivitetit artificial rezulton me pasoja afatgjata në shëndetin e
njeriut dhe të biocenozës. Elementet radioaktive zakonisht rrezatojnë për një kohë të gjatë,prandaj
informatat për efektet e rrezatimit jonizues janë të fituara duke përcjell personat që përjetuan
bombardimin e Nagasakit dhe Hiroshimës,pastaj gjatë studimit të kancerit të mushkërive të xehtarët
që punojnë në xehroret e uranit ose gjatë studimit të formave të ndryshme të mutacioneve te
fëmijët,nënat e të cilëve gjatë shtatzënis janë rrezatuar. Shumë prej tyre (nëna e fëmijë) që kanë
përjetuar bombardimin më vonë kanë vdekur nga lukemia dhe sëmundjet e tjera malinje.Fëmijët që
kanë lindur më vonë janë me ç'rregullime fizike dhe mentale (si dhe ndryshime tetraogjene dhe
mutagjene).Pasojat negative janë shprehur edhe në biocenozë
.Për shumë vjet me radhë toka e kontaminuar nuk është shfrytëzuar. Efektet e rrezatimit jonizues
shfaqen për shkak te jonizimit te indeve nëpër të cilat kalon rrezatimi.Në këto qeliza dhe inde
rrezatimi shkakton efekte somatike dhe gjenetike

. Efektete somatike të rrezatimit varen nga doza e rrezatimit.Kështu p.sh.,dozat letale të rrezatimit
(që janë afro 5 Gy) shkaktojnë sëmundje akute të rrezatimit,e cila manifestohet me rënie të numrit të
eritrociteve,të trombociteve,zvogëlim të imunitetit.Rrezatimi shkurton gjatësin e jetës dhe zvogëlon
dimensionet e trupit,dëmton spermatogjenezën,ndërsa ovogjeneza është më pak e ndjeshme në
rrezatim. Më të ndjeshme në rrezatim janë qelizat që karakterizohen me ndarje të shpejtë,prandaj
femijët janë dukshëm më të ndjeshëm se sa të rriturit.Po ashtu,bimët me berthamat e mëdha dhe
me numër të madh kromozomesh janë më të ndjeshme në rrezatim se bimët më numër të vogël
kromozomesh.
Hulumtimet kanë treguar se lëndimet somatike nga rrezatimi shfaqen në pasardhës,e që në të
vërtete janë mutacione,të cilat manifestohen me ç'rregullime biokimike dhe fiziologjike.
Pasojat gjenetike të rrezatimit shprehen pas 60 deri 900 vjet e më vonë. Ndërsa mutacionet
somatike në gjakë,mëlçi dhe tru etj.,mund të shprehen pas 10-30 vjetëve dhe rëndomë shkaktojnë
kancerin.Në aspektin gjenetik nuk ka doza tolerante të rrezatimit apo përqendrimit të agjensve
mutagjenë.Prandaj,pasojat e rrezatimit radioaktiv për ardhmërin e njerëzimit janë të
paparashikueshme. Përmes zingjirit trofik,materiet radioaktive mund të grumbullohen në organizmin
e njeriut.Prej gjallesave më të ndjeshme në rrezatim janë gjitarët,kurse më pak të ndjeshme janë
bakteret.Dihet prej gjallesave vetëm bakteret dhe disa lloje mund të mbijetojnë katastrofën nukleare.
Meqë provat nukleare janë burim i madhë i radioaktivitetit,andaj me marreveshje ndërkombëtare ato
janë ndaluar në atmosferë,sepse të reshurat radioaktive,të përcjella me rrymat e ajrit,praktikisht e
kontaminojnë tërë planetin.Nga kjo formë e rrezatimit nuk është kursyer askush,pra as njeriu. Po
ashtu,ka të dhëna se edhe valët elektromagnetike që lirohen nga largpërçuesit,nëse njerëzit banojnë
në largperçues,mund të sjellin efekte negative për shëndetin e njeriut:dëmtohet sistemi
nervor,zvogëlohet aktiviteti,enzimat kolineterazë,ç'rregullohet funksioni i mëlçisë,zvogëlohet sasi Hb
dhe numri i leukociteve në gjak etj.

Bombat Nukleare
Epoka e përdorimit të energjisë nukleare për qëllime luftarake fillon me hedhjen e bombave atomike në
Nagasaki dhe në Hiroshima me 1945.Kjo është arsyeja që rrezatimi si formë e posaçme e ndotjes së
ambientit jetësor aktualizohet pas Luftës së Dytë Botërore,përkatësisht pas hedhjes së bombave atomike
(20 kilotonëshe),në këto qytete Japoneze.Sa për ilustrim po përmend faktin se pas hedhjes së bombs
atomike në Hiroshimë kanë vdekur më se 66.000 njerëz;në epiqendër të eksplodimit kanë ngelur gjurmë
të njerëzve të fosilizuar,po ashtu janë plagosur më se 69.000 njerëz.
Prej 75.000 ndërtesave,sa ka pasur atëherë Hiroshima,janë shkatërruar menjëherë më shumë se
7000,kurse 65.000 janë djegur pas eksplodimit.

Për disa minuta (nga veprimi mekanik ,termik dhe radioaktiv) do të vdisnin më se 1.1 miliardë njerëz,po
aq njerëz do të kishin nevojë për ndihmë mjeksore,e cila nuk do të mund t'iu ofrohej,ndërsa njerëzit që do
të mbesin gjallë do të jenë bartës të pasojave gjenetike për disa gjenerata.
Eksplodimi atomik degradon biosferën.Pas eksplodimit atomik në atmosferë ngritet një sasi e madhe e
tymit,blozës,pluhurit dhe gazeve të cilat do të pengojnë depërtimin e dritës dhe të energjisë diellore në
tokë.Sipas disa parashikimeve,për çdo megaton të eksplodimit atomik,në atmosferë (stratosferë) ngriten
më se 0.5-3.0 miliardë tonelata pluhur,si pasojë transparenca zvogëlohet për 99%.Ekspertët konsiderojnë
se muajt e parë pas ekslodimit të bombës 10.000 Mt temperatura në tokë do të zbresë nën 230 K
(kelvin),uji i lumenjëve do të ngrihet,vegjetacioni do të zhdukët.
Evropa do të shëndrrohej në një shkretëtirë të errët akulli.Zjarri dhe tymi do të djegin dhe ngufasin
organizmat që kanë pasur fat qe ti mbijetojnë sulmit të parë atomik.Ndërpritet fotosinteza.Toka mbete pa
energji diellore e cila është gjenerator i jetës në tokë.Me ndërprejen e fotosintezës ç'rregullohet edhe
zingjiri trofik.Ekspertët parashikojnë që 1-2 vjet pas eksplodimit atomik pluhuri nga atmosfera shtresohet
në tokë,me çka krijohen kushtet për depërtimin e sërishem të energjisë diellore në tokë.
Rritja e përqendrmit të CO2 në atmosferë si dhe rritja e rrezatimit ultraviolet do të shkaktojë ndryshimin e
klimës në përmasa globale në tokë.Prandaj,vendet ''fitimtare'' në këtë konflikt,nëse e tejkalojnë ''dimrin
nukleare'',nuk do të mund të mbijetojnë rrezatimin e shtuar ultraviolet

Rreze radioaktive ne jeten e perditshme
Rreze radioactive kanë edhe celularët që përdorim sot,janë shumë të dëmshëm nëse i mbajmë në
xhep të pantollonave se mund të ketë ndikim negativ në spermatogjenez tek meshkujt,po ashtu
edhe nëse mbahet në ndonje xhep afër zemrës, kudo qoftë afër organizmit të njeriut rrezet e
celularëve janë shumë të rrezikshme.Pastaj edhe kompjuteri ynë lëshon rreze jo edhe aq të mira për
organizmin e njeriut,e keni vërejtur që po të qëndroni një kohë të gjatë pranë kompjuterit do të keni
dhembje koke. Rreze të dëmshme lëshojn edhe të ashtuquajturat antenat të Televizioneve ose
kompanive kombëtare

Rrezet rentgen
Rrezatimi rentgen paraqet një pjesë të spektrit elektromagnetik,i cili karakterizohet me gjatësi shumë
të shkurtër valore ndaj spektrit të dukshëm.Energjitë e fotoneve të këtij rrezatimi janë të rendit
10keV-1MeV. [3] Rrezet X janë një formë e rrezatimit të padukshëm me frekuencë të lartë
elektromagnetike.Gjatësia valore është midis 10 dhe 0.01 nanometra, që korrespondojnë me një
frekuencë prej 30 PHz deri 30 EHz.

Vetitë e rrezeve rentgen
Rrezet X kanë vetitë : fizike,kimike dhe biologjike.
Vetitë fizike:

Rrezet X janë rrezatime elektromagnetike.

Në hapësirë të lirë ata udhëtojnë në një vijë të drejtë.

Shpejtësia - 1,86,000 milje / sek (e njëjtë me atë të dritës).

Ato janë të padukshme për syrin e njeriut.

Nuk mund të dëgjohen.

Nuk mund të ndjehen.

Ato nuk mund të reflektohen, thyhen ose shtrembërohen nga fusha magnetike apo elektrike.

Ato tregojnë vetinë e shpërbërjes ,interferences dhe thyerjes ngjashëm me dritën e dukshme

Ata nuk kërkojnë ndonjë medium për përhapjen e tyre.

Depërtimi: rrezet X mund të depërtojnë në lëngje,trupa të ngurtë dhe gaze. Shkalla e depërtimit
varet nga intensiteti, cilësia dhe gjatësia valore e rrezeve X.

Absorbimi: rrezet X absorbohen nga materie te ndryshme ku absorbimi varet nga struktura e
materies dhe gjatësia valore e rrezeve X.

Aftësia jonizuese: rrezet X ndërveprojnë me materialet në të cilat depërtojnë dhe shkaktojnë
jonizimin.

Ndriçimi fluoreshent: kur rrezet X bijnë mbi materiale të caktuara emetohet një dritë e dukshme
që quhet ndriçim fluoreshent.

Rrezet X kane vetinë e absorbimit, dobësimit dhe shpërndarjes.Ato gjithashtu tregojnë efektin e
ngrohjes.

Vetitë kimike:

Rrezet X shkaktojnë ndryshime të ngjyrave të substancave, ndryshime kimike sepse
prodhojnë shumë jone aktive radikale Oh në ujë si dhe shkaktojnë shkatërrimin e fuqive
fermentuese të enzimeve.

Vetitë biologjike:

Rrezet X përdoren në trajtimin e lezioneve malinje si dhe kanë një efekt mikrobëvrasës
ose bakterioacid .

Rrezet rentgen ne mjekësi.
Rrezet janë një nga metodat më të zakonshme të përdorura në fushën e mjekësisë për të bërë
diagnozën në lidhje me kockat dhe nyjet.Ajo është gjithashtu një nga metodat më pak të shtrenjta.Por
gjithmonë frika nga efektet e dëmshme të radiografisë për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit është e
pranishme.Megjithatë, përvoja ka provuar se përfitimet nga radiografitë i tejkalojnë rreziqet që lidhen
me të.
Kockat dhe dhembet:
-

Frakturat dhe infeksionet.Ne shumicen e rasteve me thyerje dhe infeksione te kockave apo dhembeve
radiografia eshte testi jo vetem me I shpejte por edhe me mire

-

Artriti. Radiografia e kyceve mund te zbuloje prova per nje artrit.Radiografite e bera vit pas viti e
ndihmojne mjekun te percaktoje se sa eshte perkeqesuar artriti juaj.

-

Prishja e dhembeve.Xray zbulon prishjen e dhembeve dhe ne zona qe sduken me sy

-

Osteoporoza.Nje lloj I vecante Xray (DEXA) bent e mundur matjen e densitetit kockor.

-

Kanceri I kockave.rrezet X shpesh jane egzaminimi I pare qe te bent e dyshosh per nje patologji malinje.
Gjoksi.

-

Infeksionet e mushkrive.Pneumonia, tuberkulozi ose kanceri mushkrive shpesh zbulohen me
nenradiografi

-

Kanceri I gjirit.Mamografia eshte nje lloji vecante ro grafie qe perdoret per te shqyrtuar indet e gjirit

-

Zmadhimi I zemres.

-

Enet e bllokuara te gjakut.Duke injektuar material kontrasti, jod mund te ndjekim pershkushemrine e tij
neper enete e gjakut per te konstauar bllokimin.
Barku

-

Problemet e traktit tretes.Me futjen e nje sasie barium me pije ose me klizme mund te zbulojme patologji
te sistemit gastrointestinal.

-

Gelltitja e trupave te huaj.Nese femija juaj ka gelltitur nje monedhe apo dicka tjeter nje Ro grafi mund te
tregoje vendndodhjen e atij objekti.

Përfitimet nga rrezet X qëndrojnë te :

* Lehtësia e diagnozës
Rrezet X janë metodë e thjeshtë dhe e lehtë për të diagnostikuar çështjet e eshtrave.Ato nuk janë
përdorur vetëm për diagnostifikimin e kockave por edhe për dhëmbët. Kjo i ndihmon personelit
mjekësor që shpejt dhe saktë te diagnostifikojë thyerje ose prishje në eshtra, apo sëmundjeve të tjera
periodontale, infeksionet në eshtra, lunga,cista, anomalitë e zhvillimit, dhe lloje të caktuara të tumoreve

* Diagnostifikim i shpejtë
Imazhi me rreze X është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë duke e bërë atë shumë të dobishëm
gjatë trajtimeve emergjente. Ajo i mundëson një mjeku të diagnostikojë një pacient me lehtë dhe më
shpejtë duke kërkuar brenda trupave të tyre në mënyrën më pak invazive.

* Ekspozimi i rrezatimit të përkohshëm
Doza efektive e rrezatimit varet nga pjesa e trupit që duhet të fotografohet. Dhe për çfarëdo
doze,rrezatimi nuk mbetet në trupin e pacientit pas veprimit të rrezeve X. Për shembull, doza e
radiografisë për kurriz është 1.5 MSV, e cila është e barabartë me sasinë e rrezatimit të sfondit që
një person do të ekspozonte për 6 muaj.

* S'ka efekte anësore
Rrezet X nuk janë të njohura për efekte anësore.Avancimet në teknologji e kanë çuar zhvillimin e
pajisjeve me rreze X që sigurojnë filtrimin vendimtar dhe teknikat e kontrollit për të reduktuar apo
humbur rrezatimin e përhapur.Kjo siguron që ato pjesë të trupit që nuk janë duke u fotografuar nuk
janë të ekspozuar ndaj rrezatimit.[11]

Rreziqet nga ekspozimi i rrezeve X
Problemi është se rrezet X janë një formë e rrezatimit jonizues. Kur drita normale godet një atom,ajo
nuk mund ta ndryshojë atomin në asnjë mënyrë të konsiderueshme.Por kur një rreze X godet një
atom,ajo mund të godas elektronet jashtë atomit për të krijuar një jon, një atom elektrikisht të
ngarkuar. Elektronet e lira pastaj përplasen me atome të tjera për të krijuar më shumë jone.Një jon i
ngarkuar elektrikisht mund të çojë në reagime të panatyrshme kimike brenda qelizave. Ndër të tjera,
mund të thyejë zinxhirët e ADN-së ose ADN-ja do të zhvillojë një mutacion.Kanceri mund të jetë
shkaktuar nga dëmtimi i ADN-së. Dëmtimi i ADN ndodh edhe pa praninë e rrezatimit dhe kjo mund
të jetë arsyeja që një nga të katër njerëzit do të zhvillojë një kancer të këtij lloji. Qelizat normale kanë
mekanizma që riparojnë këtë dëm gjenetik. Në qoftë se dëmi nuk është identifikuar ose nëse shkalla
e dëmtimit është shumë e lartë për mekanizmat e riparimit, kjo mund të rezultojë në një kancer që
është duke u formuar. Kështu, ekziston një lidhje mes rrezatimit me dozë të lartë dhe kancerit.

Teknologjia berthamore ne fusha te ndryshme te veprimtarise
shoqerore
Teknologjia bërthamore është njëra ndër shkencat aplikative më të rëndësishme. Këtu në radhë
të parë, mendohet në prodhimin e energjisë bërthamore dhe aplikimet e llojllojshme të izotopeve
radioaktive . Aplikimi i izotopeve në teknikë, në bujqësi dhe në mjekësi sot ka rëndësi të madhe. Për
energjetikën bërthamore mund të thuhet se është duke u zhvilluar me një tempo fundamentale. Në
vendet e zhvilluara ku ndihet mungesa e burimeve të energjisë konvencionale energjia bërthamore
është bërë pothuajse burim kryesor.

Ne Energjetike
Një nga përdorimet më të gjera të energjisë bërthamore është prodhimi i energjisë elektrike, por progreset në fushën
e teknologjisë bërthamore janë bërë shkak që të pritet që kjo teknologji të ndikojë më shumë në përmirësimin e jetës
së njerëzimit. Psh. përdorimi i energjisë bërthamore në fushën e mjekësisë është bërë shkak që të krijohet një degë e
re e mjekësisë e quajtur mjekësia bërthamore.

Ne mjekësi
Në mjekësi lënda radioaktive shfrytëzohet edhe në fushën e diagnostifikimit, edhe në fushën e kurimit.

Në radiologji janë instrumentet ato që përdorin rrezet radioaktive X (rreze këto të zbuluara në vitin 1895
nga Vilhelm Rëntgeni.
Në mjekësinë bërthamore për diagnozë përdoren rrezet gama, kurse për kurim rrezet beta. Ilaçet mund të
ndahen në ilaçe të përdorura për diagnozë, ato për kurim, si dhe ato që njëkohësisht përdoren edhe për
diagnozë edhe për kurim, Të gjitha ilaçet janë radioactive
Që prej shumë kohësh rrezet bërthamore përdoren për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme në trupin e njeriut.
Më parë për këtë proces përdoreshin rrezet X, por rrezet bërthamore si rrezet Gama kanë forcë më të madhe
depërtuese,saktësi më të madhe dhe shumë përparësi të tjera. Përveç kësaj, përdorimi i radiomedikamenteve që
përbëhen nga lëndë radioaktive ka bërë të mundur diagnostifikimin dhe kurimin e kancereve të ndryshme,
sëmundjeve të mëlçisë dhe të pankreasit si dhe të infeksioneve të ndryshme. Radiomedikamentet përdoren për
dallimin e bllokimeve të enëve të gjakut, anomalitë e zemrës, të veshkave dhe të organeve të tjera të trupit.

Disa radiomedikamente përdoren për zhdukjen e kisteve dhe tumoreve. Në këtë mënyrë mjekësia bërthamore ka
krijuar shpresa të reja për diagnostifikimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve të rënda, shumë prej të cilave më parë
kanë qenë të pashërueshme. Tashmë rrezet bërthamore përdoren edhe në operacione të ndryshme dhe sidomos në
operacionet në tru pa qenë nevoja e hapjes së kafkës së pacientit dhe pritet që kjo teknologji të shfrytëzohet edhe në
operacione të tjera. Specialistët e mjekësisë bërthamore po bëjnë përpjekje që duke përdorur teknologjinë
bërthamore të riparojnë të metat e foshnjës që para lindjes. Në përgjithësi mund të thuhet se energjia bërthamore po
krijon zhvillime të reja e të rëndësishme në fushën e mjekësisë.
Gjithashtu teknologjia bërthamore përdoret edhe për kurimin e kafshëve dhe shfrytëzohet gjerësisht në fushën e
veterinarisë dhe blegtorisë. Duke shfrytëzuar këtë teknologji, specialistët përpiqen të përmirësojnë racën e kafshëve
të ndryshme që të japin më shumë qumësht dhe mish dhe që janë më rezistente ndaj sëmundjeve. Edhe për
përmirësimin dhe sigurimin e ushqimit të kafshëve në blegtori përdoren rreze radioaktive. Duhet thënë se të tilla
metoda aktualisht shfrytëzohen në vendet e zhvilluara,ndërsa vendet e tjera janë në ende në hapat e para të
përpjekjeve për shfrytëzimin e kësaj teknologjie.

Ne bujqesi
Një nga problemet kryesore që mundojnë njerëzimin është mungesa e lëndëve ushqimore dhe i produkteve
bujqësore. Teknologjia bërthamore mund të ndihmojë njerëzimin edhe në këtë fushë. Rrezet bërthamore përdoren
për përmirësimit e llojit të bimëve bujqësore duke i bërë ato më rezistente përballë diellit dhe të ftohtit dhe duke
shtuar rendimentin e tyre. Nëse kjo metodë gjen përdorim të gjerë do të mund të prodhohen shumë lloje bimësh dhe
do të rritet shumë herë rendimenti në bujqësi. Rrezet bërthamore përdoren edhe për luftimin e parazitëve të
ndryshëm që dëmtojnë bimët bujqësore. Aktualisht specialistët në fushën e produkteve bujqësore po e përdorin këtë
metodë duke u përqendruar mbi produktet bazë si gruri,orizi,elbi dhe pambuku.

Ne industri
Energjia bërthamore ka gjetur përdorim të gjerë edhe në industri. Me anë të rrezeve bërthamore mund të maten me
saktësi diametrat e pjesëve të ndryshme, parametrat e saldimit si dhe të pjesëve të ndryshme industriale nga më të
imtat e deri tek më të mëdhatë. Rrezet Gama për shkak të aftësisë së madhe depërtuese përdoren për kontrollimin e
makinerive dhe të tubacioneve. Këto rreze përdoren edhe në studimin e mineraleve duke ndihmuar në përcaktimin e
vendndodhjes, sasisë dhe madhësisë së mineraleve. Lëndët radioaktive shfrytëzohen edhe në sektorin e naftës.
Duke përdorur aparatura me lëndë radioaktive, specialistët kuptojnë sasinë e naftës që ndodhet në puset
naftëmbajtëse. Rrezet radioaktive shfrytëzohen edhe gjatë procesit të rafinimit të naftës. Sot klima dhe ambienti janë
kërcënuar më shumë se më parë dhe mbrojtja e tyre ka rëndësi të madhe për njerëzimin. Për këtë arsye
shkencëtarët përpiqen të shfrytëzojnë teknologjinë bërthamore për të reduktuar ndotjen e tokës dhe ajrit. Lënda
radioaktive ndihmon në projektimin e hartave mbi ndotjen e klimës dhe ambientit dhe me ndihmën e këtyre hartave
mund të parashikohet niveli i ndotjes dhe të merren masa parandaluese. Gjithashtu me ndihmën e rrezeve
radioaktive, mund të përcaktohet edhe niveli i ndotjes së deteve nga ana e tankerëve të naftës. Sipas statistikave më
shumë se 1/6 e popullsisë së botës jeton në rajone ku mungon uji i pijshëm. Me anë të teknologjisë bërthamore mund
të zbulohen burimet nëntokësore të ujit, mund të filtrohet uji i ndotur dhe mund të zbulohen zonat e rrjedhjes së ujit
nëpër liqene dhe në këtë mënyrë të pengohet humbja e burimeve ujore. Gjithashtu me anë të teknologjisë
bërthamore uji i kripur i deteve mund të kthehet në ujë të ëmbël. Nga ana tjetër me shfrytëzimin e energjisë
bërthamore mund të dallohet cilësia e produkteve ushqimore dhe mund të kryhet procesi i pasterizimit dhe
konservimit të tyre për një kohë të gjatë. Rrezet bërthamore për shkak të depërtimit thellë në brendësinë e tokës
ndihmojnë shumë në studimet e gjeologëve duke i njohur ata me epoka të ndryshme të zhvillimit të tokës. Duke patur
parasysh, fushat e gjera të përdorimit të energjisë bërthamore, vendet e botës po nxitojnë për shfrytëzimin e kësaj

teknologjie në fushën e progresit të tyre. Për këtë arsye fuqitë perëndimore që posedojnë teknologji bërthamore
përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi këtë teknologji, por RII me përpjekjet e specialistëve të shkencëtarëve të saj
ka mundur të posedojë teknologjinë bërthamore dhe të shfrytëzojë përparësitë e kësaj teknologjie. Aktualisht në Iran
janë aktive disa qendra studimore bërthamore të cilat prodhojnë lëndën e nevojshme radioaktive që përdoret në
mjekësi, bujqësi, blegtori dhe industri. Në këtë mënyrë në Iran prodhohen lloje të ndryshme të radiomedikamenteve
dhe të aparaturave të pajisura me lëndë radioaktive dhe ky proces është në zgjerim e sipër. Me ndihmën e
teknologjisë bërthamore Irani është në gjendje të prodhojë radiomedikamentet e nevojshme dhe të diagnostifikojë
dhe kurojë lloje të ndryshme të kancereve. Me ndihmën e teknologjisë bërthamore, Irani ka arritur suksese të shumta
në lidhje me kurimin e diabetit, uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Padyshim,
sukseset e shkencëtarëve iranianë shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore dëshmojnë qartë për rolin e madh
të teknologjisë bërthamore në mirëqenien e popullit dhe të vendit.

Rrezet infra te kuqe dhe perdorimi I tyre ne fusha te ndryshme
te veprimtarise shoqerore
Mjekësi
Në mjekësin popullore efekti i këtyre rrezeve është përdorur për të shëruar infektime të ndryshme të
trupit si p.sh infeksionet e shkaktuara në det nga meduzat apo banorë tjerë të detit. Për dallim nga
mjekësia zyrtare sasia e rrezatimit ka qenë e pa kontrolluar apo më mirë të themi në bazë të
vëzhgimit të praktikuesit të terapisë. Si burim i rrezatimit është përdorur saxha me prush. Në mjekësi
rrezet infra të kuqe përdorën për rrezatimin e pjesëve të infektuara.
Njohurit e fituara nga mjekësia popullore dhe përsosmëria e aparaturës për kontrollimin e sasisë së
rrezatimit të kontrolluar, kanë zhvilluar edhe terapi tjera.
Rrezet e afërta infra të kuqe depërtojnë në dhe nën lëkurë për deri sa ato të mesmet absorbohen në
sipërfaqe të lëkurës.

Astronomi

Në astronomi me këto rreze vëzhgohen trupat e "ftoftë" (nën temperaturën 1000 K) që në brezat
tjera të spektrin nuk dallohen. Për qëllime të ndryshme janë prodhuar edhe IR-Spekterskopi.

Elektronik dhe informatikë
Në elektronik këto rreze gjen përdorim të madh në funksionimin e komanduesve nga largësia (ajër
komanduesit). Zbatimi i tyre bëhet gjatësitë valore 880 deri 950 nm pasi që foto diodat e silicit dhe
transistorët në këtë brez kanë ndjeshmëri më të madhe.
Në informatikë për bartjen e informatave Kompjuterët pajisen me pikë prerje që funksionojnë me
infra rreze të kuqe. Janë të njohura pikë prerjet IrDA të cilat e bëjnë të mundësohem lidhjen ajror të
Kompjuterit me aparatet periferike. Në zhvillimin e kësaj teknologjie ka kontribuar firma Hewlett
Packard e cila kishte për qëllim e transferimit ajrorë të informatave. Në vitin 1979 kjo firmë integrojë
për herë të parë në një llogaritës xhepi një pikë prerje me të cilin arrihej transferimi i të dhënave në
një shtypshkronjë elektronike. Në vitin 1990instalohet për herë të parë një pikë prerje e tillë në një
kompjuter. Kjo pikë prerje standardizohet dhe thirrej Lidhja serike infra e kuqe. Për shkake të
shpejtësisë së bartjes së informatave zëvendësohet me Fast IR, standard që përdoret për të gjithë
pllakat kryesore tr kompjuterët e prodhimit pas të 2002-ës. Gjatë viteve pasuese me këtë standard
fillojnë të pajisen edhe makinat tjera periferike si PDA, Notebooks. Teknologjia e pikë
prerjes IrDA më vonë fillon të zëvendësohet me teknologjinë Bluetooth.
Gjatësia valore e standardizuar për përçuesit optik të informatave gjendet gjatësinë 1550 nm d.m.th
në brezin NIR

Kimi
Rrezatimi i molekulave me rreze infra të kuqe shkakton lëkundjet dhe rrotullimin e tyre.
Spektroskopia infra e kuqe është një metodë analizuese fizike e cila përdorë vetit e ndryshme të
materieve ndaj rrezatimit IR.

Matjet e vegjetacionit
Për të matur vegjetacionin e hapësirës në tokë bëhen fotografime me aparate që përdorin rrezet
infra të kuqe. Në spektrin e infra të kuqeve, vegjetacioni ka një shkallë shumë të lartë të reflektimit 6
herë më të madhe se në dritën e dukshme. Ngjyra e klorofilit për dallim nga të tjerat nuk absorbohet
në shkallë të madhe dhe kjo e bënë të mundshme matjen e përhapjes së asaj dhe në bazë të kësaj
vije në konkludim për hapësirën e vegjetacionit. Në perëndim thuhet se me këto aparatura mund të
matet edhe gjendja shëndetësore e vegjetacionit. Në fakt ky konkludim është i thjeshtë ku është më
gjelbër është më shëndoshë.

Rezonanca magnetike
Eshte nje ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje qe ndihmon mjeket ne diagnostikimin e
semundjeve te ndryshme , kur metodat e tjera radiologjike jane te pamjaftueshme. Rezonanca
Magnetike, pra RM, perdor fushe te fuqishme magnetike, vale elektromagnetike dhe nje kompjuter per
te prodhuar pamje te detajuara te organeve, indeve te buta, kockave dhe virtualisht te gjitha
strukturave te tjera te brendshme te trupit.
RM nuk perdor rrezatim te jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara te RM i mundesojne mjekut te
vleresoje me mire pjeset e trupit dhe patologji te veçanta qe nuk mund te percaktohen ne menyre te
pershtatshme me metodat e tjera te imazherise si rreze x, ultratingujt ose tomografine e
kompjuterizuar
(e quajtur edhe CT ).
Rezonanca Magnetike e sistemit muskuloskeletal perdoret per te diagnostikuar apo vleresuar:
• demtimet e meniskut, ligamenteve, kartilagos tendoneve dhe muskujve.
• frakturat (ne paciente te veçante).
• patologjite e diskut spinal (p. sh, hernia diskale).
• demtimin e shtylles kurrizore pas traumave
• demtimet e lidhura me sportin dhe çrregullimet e lidhura me punen te shkaktuara nga sforcimi i
perseritur ose goditjet e fuqishme.
• infeksionet (p. sh. osteomieliti).
• tumoret (p. sh. tumoret fillestare dhe metastazat) qe perfshijne kockat dhe kyçet
• dhimbjen, enjtjen ose hemorragjine ne indet brenda dhe perreth kyçeve dhe kockave.
Rezonanca Magnetike gjithashtu perdoret per te diagnostikuar:
• tumoret e kraharorit, abdomenit ose pelvisit

• patologjite funksionale dhe anatomike te zemres.
• tumoret dhe anomalite e tjera te organeve ripro¬dhuese (p. sh. uterusin, ovaret, testikujt, prostaten).
• semundje te melçise ose organeve te tjera (kur diagnoza nuk arrihet me teknika te tjera).
• anomali dhe semundje vaskulare, arteriale dhe venoze(Angiografia RM).
• patologjite e temthit dhe rrugeve hepatobiliare (MRCP) si alternative e ERCP invazive.

Radioaktiviteti ne industri
 Industria e automobilave përdor izotopet për të testuar cilësinë e
çelikut në makina.
 Prodhuesit e avionëve përdorin rrezatimin per të kontrolluar të
metat e motorëve.
 Minierat dhe kompanitë e naftës përdorin izotopet për të gjetur
dhe per të përcaktuar sasinë e depozitave minerale gjeologjike
 Kompanite e gazit dhe te naftës përdorin izotopet për të
përcaktuar praninë e hidrokarbureve.
 Kompanitë e tubacionive shfrytëzojne Izotopet radioaktive për të
kërkuar për defekte në saldimet
 Ekipet e ndërtimit përdorin materiale radioaktive për të vlerësuar
lagështine e tokës dhe dendësine e asfaltit.

Radioaktiviteti ne bujqesi
 Materialet radioaktive te vogla perdoren per te mos lejuar
krimbat te futen ne perime .
 Vlera ushqyese , pjekja dhe shkrirja janë përmirësuar duke
përdorur Izotopet
 Sëmundjet e ( kikirikëve, domateve, qepëve ,orizit , sojes , elbit )
jane zbuluar duke përdorur materialet radioactive

 Materialet radioaktive tregojnë se si bimët thithin pleh ;kjo
ndihmon hulumtuesit .
 Izotopet ndihmojne fermerët dhe shkencëtarët per te kontrolluar
demtimet : p.sh. Kalifornia ka përdorur rrezatim sterilizimi që prej
nga mesi i viteve 70 për të kontrolluar infeksionet mesdhetare
apo per mizen e frutave .

Radioaktiviteti ne produktet e konsumit & sherbimit
 103 uzina bërthamore e SHBA sigurojne 20% të energjisë
elektrike.
 Detektorë tymi radioaktive të instaluar në 90 % te shtëpive të
Amerikës .
 Disqet kompjuterike mbajne të dhënat më mirë kur trajtohen me
rrezatim.
 Tiganet qe nuk ngjisin janë trajtuar me rrezatim që të mbajnë
veshjen me te cilen jane te mbeshtjellur.
 Fotokopjueset dhe prodhuesit e plastikes përdorin sasi të vogla te
rrezatimit për të eliminuar zhurma statike
 Kozmetika, produktet e flokëve dhe lentet e kontaktit janë të
sterilizuara me rrezatim për të hequr irritimet dhe mos te
shkaktojne alergji.
 Materialet radioaktive janë përdorur per te sterilizuar paketimet e
ilaceve dhe veprojne si vrases te patogjeneve.
 Për të maksimizuar prodhimet e lehta, ato mbeshtillen me
mantela qe përmbajnë nitrat radioaktiv.

Radioaktiviteti ne Ekonomi

 Ekonomia e Amerikes dhe punojesit perfitojne nga
radioaktiviteti dhe materialet radioaktive : $330.7 billion ne vit
nga shitjet industriale , 4,000,000 vende pune , dhe 60 milion te
ardhura nga taksat .
 Energjia berthamore ndikon direkt dhe indirekt ne ekonomine e
Shba-se : $90 billion ne total nga shitjet e mallrave dhe
sherbimeve , 442,000 vende pune $17.8 billion nga taksat lokale
dhe shtetrore.

Radioaktiviteti ne Mjeksi
 Hiperteroidet te cilat konsistojne tek njerzit dhe macet mund te
kurohen me terapi radioactive.
 Materialet radioaktive janë përdorur në 100 milionë testet
laboratorike të mostrave të indeve dhe lëngjeve te trupit.

Radioaktiviteti ne kerkimet shkencore
 FDA kërkon që të gjitha drogat të testohen për sigurinë dhe
efektivitetin; më shumë se 80% janë testuar me materiale
radioactive.
 Materialet radioaktive janë përdorur edhe në kerkimet
biomedicinale , studimet metabolike, inxhinieri gjenetike dhe ne
studimet per mbrojtjen e mjedisit.
 Investigatoret e krimeve përdorin rrezatimin për të shqyrtuar
provat
 Muzetë mbështeten në materialet radioaktive për të verifikuar
vërtetësinë e objekteve të artit dhe pikturave.

Punoi:
Sadrita Ullini