You are on page 1of 298

Hamdi Islami

GURËT E KALASË
Botues:
ÇABEJ – Tetovë

Redaktor:
Rami Kamberi

Recensent:
Aqif Isaku

Lektor:
Puntorie Ziba

Ballina dhe ilustrimet:


Veli Gërvalla – piktor akademik

Rradhitja kompjuterike
Sami Beqiri

Ndalohet çdo ribotim, dramatizim apo


ekranizim pa lejen e botuesit

Tirazhi: 1000 copë

Shtypi
ÇABEJ - Tetovë
Hamdi Islami

GURËT E KALASË
(Pjesë skenike, poema, përralla
dhe poezi për fëmijë)

Çabej
Botimin e librit e ndihmoi financiarisht
Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë

CIP - Katalogizimi në publikim


Biblioteka Nacionale dhe Universitare
"Sv. Kliment Ohridski" – Shkup
821.18(497.7)-1
ISLAMI, Hamdi
Gurët e kalasë / Hamdi Islami, - Tetovë: Çabej,
2006. - 295 fq. : ilustr. 20 cm
ISBN 9989-150-43-5
COBISS.MK-ID 65139978
RRËFIMI I LISIT SHTATGJATË

(Poemë)

1.
Një dhiare nëpër mal
Më çon shpesh atje të dal.
Dhe një erë aty që fryn
Më takon me fëmijërinë.

Me një dhi e me dy edha


Lumturinë andej e derdha.
Në i thënçin lumturi
Asaj jete me një dhi.

Fëmijëria ime e plasur!


Pse më je tash kaq e dashur?
Pse më vjen kështu të qaj!
Kur ti më ishe gjithë vaj?

2.
Dhe ja, sot sërish erdha
Këtu, ku atë e derdha.
Siç këput gjethet nje edh
Nëpër ferra ta mbledh, ta mbledh.

5
6
Për një bletë e për një flutur
Që fluturonin me krahët e bukur
Dhe atëherë unë pata shkruar
Pas tyre duke vrapuar.

Dhe për kusinë në blozar


Që e kishim argjend e ar
Unë shkruaja nganjëherë
Që të jetë plot përherë.

3.
Sot më erdhi fëmijëria
Ashtu ngadalë siç fryn puhia.
Për një çast e për një orë
M’i hodhi krahët në kraharor.

S’jam tani me dhi e edh


Po mendja larg tutje më bredh
Asaj dhiareje nëpër mal
Aq kujtime që më ngjall.

Dhe ndalem e s’eci dot


Pranë një lisi me degë plot.
Kokën gjer në qiell e ka
Me të tjerë krah për krah.

Kushedi sa i kanë rënë


Kaq vragë që i kanë lënë
Po ai si lapidar
Me kokën lart qëndron krenar.

7
4.
Ndalu pak, më thotë, o djalë,
Eja ta heqim këtu një mallë!
Dhe më merr në krahët e tij
Siç më merrte në fëmijëri.

- Tungjatjeta, o lis shtatgjatë,


Që më rri drejt si shpatë!
A s’më thua, o i uruar,
Ç’ke parë e ç’ke dëgjuar!

Ai ngadalë e ul dorën
E ma prek mbi kokë borën.
Buzën pakëz e vë në gaz
Dhe barkun nisë e zbraz…

...Ishte kohë e nxirrë atë mot


Kur unë erdha në këtë botë.
Babain tim ma patën prerë
Copë-copë, kushedi sa herë.

U linda unë te rrënjë e tij


Të vazhdoj ku mbet ai.
Kur më nisi për në jetë
Më la një amanet:

Merre udhën, tha, o bir!


Do ta keshë pak vështirë.
Po, ama, do qëndrosh
Që gjakun më tej ta çosh!

8
5.
Si llastar i njomë kur isha
Shpesh këndej kalonin bisha
Sa herë brinjët m’i lakuan
Dhe lëkurën ma qëruan.

Sa më dogjën e sa më shanë
Dhanë e morën anembanë:
E shfarosëm, e shfarosëm!
E palosëm, e varrosëm!

Po s’më shkulën dot ata


Se gjyshi rrënjët thellë i ka.
Kur më prenë e kur më vranë
Nxirja krye në tjetrën anë.

6.
Binte borë e binte shi…
Kudo tym e kudo zi.
Mali ishte gjithë rrënkim
Si në kohë të gjyshit tim.

Dhe një ditë, eh, ç’kam parë!


Kur më erdhën dy fshatarë.
Bukë e qepë aty shtruan
Dhe nisën e kuvenduan:
- Do t’i dalim zot vatanit!
Do t’i biem të gjithë dushmanit!
Zgjedhën ne s'e durojmë dot!
Ta heqim qafe për jetë e mot!
9
E u kapën sup më sup.
Kokë më kokë e trup më trup!
Si e dhanë aty betimin
Në mua e ngulën të dy shikimin:

- Le të jetë ky dëshmitar,
Sot këtu që na ka parë!
Sa të jetë e sa të rrojë,
Breznive le t’u tregojë!

Si u lidhëm me besa - besë


Që malit t’i japim shpresë!

E i vunë dyfekët në krahë


E fuguan nëpër rrah
Një kësulë e një kasketë.
Mbi ta qeshën, qeshën retë...

7.
Dhe u mbushën malet
Kudo me petritë
Në supe mbanin hallet,
Në sy kishin dritë.

Ja, këndej kaluan


Porsi suferinë!
Dhe shkuan tutje, shkuan,
Ta heqin robërinë!

10
Se kuçedra plakë
Ishte me shtatë kokë.
Nga goja nxirrte flakë.
Rëndonte shumë këtë tokë!

Sa skifterë që ranë
Me dyfekë në dorë
Malit iu bënë
Stoli në kraharor.

8.
Unë pastaj pashë
Ujqër e zagarë
Si na nxirrnin fashë
Si na vinin zjarr!

Si shushunjat erdhën
Me hunj e me lak
Si mbi mal u derdhën
Për të pirë gjak!
Dhe rënkonim ne,
O, sa shumë rënkonim!
Qiellin plot me re
Çdo herë e shikonim.

Si u mbush një ditë,


Pamë, me kryqa t’thyer!
Po shkuan t’u vënë pritë
Dhe armët për t’rrëmbyer,

11
Trimat si luanë
Të fortë, tramundanë.

Yje t’kuq shkëlqenin


N’kësulë e kasketë.
Lart, lart mbi qiellin
Qeshnin, qeshnin retë.

Mitraloza, topa,
Gjëmonin pa pushim.
Tundej, shkundej bota
Në luftën për çlirim.

9.

Dhe pashë, o, sa pashë,


Trima që u vranë!
Një djalë e një vashë
Ja, mu këtu ranë.

Sipër rrënjës sime


Kokën vunë të dy
Si kurorë dafine
Ndriçonin aty.

Pashë se si u ngjitën
Të tjerë nëpër male
Si n’kraharor t’heroit
Kur vihet një medalje.

12
Kuçedra fashiste
Që na vente zjarr
I merrte nga s’i priste
Plumbat mu në ballë.

Dhe e futi kokën


E bishtin ndër shalë
Se deshi të hajë botën
Si ujku në përrallë...

* * *

10.
...Dhe erdhën gjallë ata të dy.
Kësula me kasketën.
Diell e dritë kishin në sy
Se luftuan për të vërtetën.

Por, ama, nuk zgjati shumë


Kjo ecje krah për krah,
S’mund të ecnin në një gjurmë
Një fisnik dhe një maskara.

Se kasketa në rrugë dredhoi


Siç dredhon një skile plakë
Po dhe kësula shumë i besoi
Kur u nisë me të në flakë…

Ia lëshoi dhe zagarët


Ta kafshojnë, ta hanë me dhëmbë.
Por kësula, si të parët,
Qëndroi drejt si lis në këmbë.
13
Ah, i tha, kasketë dhelpër,
Përsëri me thikë nën dorë!
Jo, jo, ti nuk bëhesh tjetër!
Ke qenë dhe do mbetesh horr!

Ti, moj, bishtpërdredhur,


Dredhërinë e ke për soj!
Sa e sa herë ma ke hedhur
Prandaj kurrë më s’të besoj!

11.

Përsëri kaluan vite.


Qielli i vranët si më parë.
Kësula s’pa një rreze drite.
Mes për mes trupin çarë.

I futi këmbët thellë n’ugar


Dhe i eci parmendës pas.
Djersët i shkonin palë palë
E i vinte për të plas.

Herë herë ngrinte hostenë


E të mbrohej nga kafshimi
Se i suleshin anësh qentë
Faqe dheut fare ta zhbinin!

Po s’e zhbinë që nuk e zhbinë


U skalit si përmendore
Me të tëra thikat në shpinë
Faqebardhë doli në fitore.

14
Shtronte sofrën gjerë e gjatë
Me bukë e kripë e zemër të bardhë
Dhe kokën e mbante lart
Me djersën që i rridhte n’ballë.

Shponte tokën si turrjelë


E të gjente pak metal
Pastaj të hapte një minierë
Fshehur thellë diku në mal.

E të bënte të bënte predha


Nga e vogla te më të mëdha,
Se, ajo, bishtpërdredhura,
Ia kish marrë njërin krah.

Te degë e prerë nxirrnin kokë


Një pas një lastarë të rinj,
Çdo ditë më shumë bëheshin tok
Ta kthenin krahun në vendin e tij.

12.

Dhe një ditë u ngrit kësula


Duke vënë emblemën n’ballë
Mori përpara siç mer furtuna
Të tregojë se është gjallë.

Ngjeshi armë, karikatorë


Njëherë e mirë e lirë të jetë.
I tha, nga mali me dëborë:
Dil këtu, tani, kasketë!

15
Dil, po t' pres në istikam
Mbi supe të malit, në kala!
Për një kokë dy duar i kam!
Dil këtu, në ta mba!

Dhe i dha një rafal


Tokë e qiell u bënë një.
Shkoi jehona mal më mal
E kaluara mos kthehet më!

13.

Ecnin kuajt nëpër natë.


Mbanin armë e municion.
Tutje ndihet një kollë e thatë,
Rrokulliset një gur në hon.

Shkumë e bardhë në fund t’samarit


Sikur bora përmbi breg,
Edhe hëna te vetulla e malit
Me buzëqeshjen që i prek.

Djersën ujë në mes të dimrit


Mbi kafshë e njerëz që kullon
E merr vala e Shkumbinit
Drejt detit sikur e çon.

Nëpër fshat kalon një qen


Me hundën e veshët bigë
Te një pleh një koc e gjen
Dhe ikën tutje tërë frikë.

16
Asgjë s’dëgjohet. Qetësi..
Dridhma trupin ia përshkon.
Te një strehë, nën çati,
Është një sy që e shikon.

Ikën laroja nga luanët,


Ikën, futet në vrimë të minit.
Ushtojnë krismat nga të gjitha anët
Bashkë me valët e Shkumbinit:

- He, he, heej, dëgjoni burra!


Erdhi dhe kjo ditë e jonë!
Më në fund, u ngrit kësula,
Zgjedhën ta shkund përgjithmonë!

14.
Dha e dha kasketa plakë,
Me inat e me tërbim!
Tërë kalaja tym e flakë!
Një togë trimash në luftim!

Dha e mori kasketa dhelpër


Me autoblindat që nga larg
Nën brinj, si një lepur,
I fshihej tuta hyrë në bark!

Se nuk mund t’afrohej pranë


E të kapej grykë për grykë
Nga ata pak luanë
Kishte tmerr e kishte frikë.

17
15.
Dhe një natë lëshuan gjarprin
Që të ngjitej në kala.
Fshehtas fshehtas, mos e pikasnin.
Te një gur helmin la.

N’ istikame ra rrufeja:
- Menjëherë pikat leni!
Maje malit qau reja.
Këtë kishte bërë helmi…

16.
Në mesnatë iku gjumi.
Në lëvizje njerëz, gjë.
Një fjalë godet si plumbi:
Më ngadalë, ej, mos bën zë!

Nga grazhdet gjedhet zgjidhni!


Hauret i lini hapur!
Ç’të mundeni në bohçe lidhni
Dhe nisuni pa e zgjatur.

Andej nga vjen Shkumbini


Rrugës për në Prizeren.
Mbi Veshallë t’na zë agimi.
Gojë më gojë ky refren.

Një kokë varet në sup të nënës.


Në dorë merret një bastun.
Nga lart lotojnë dhe sytë e hënës
Lotë që mbushin tërë një lumë.
18
Mallkim! Mallkim! Prej çdo goje.
Ecje me kokën kthyer pas.
Mbeten pas fshatrat zgjoje.
Ah, kjo zemër si nuk plas!

Rrugët, lëmët, muret shkretë.


Një mace që mjaullin.
Tej më tej një plumb që vret.
Një mëz, më poshtë, hingëllin.

17.

Hoxhë dragoi në Brezare


Me armën rrinte gati.
Pas një mezhde të një are
Mbi dylbitë dorën zgjati.

Pa tutje, matanë Shkumbinit,


Si ngjiteshin hienat blu.
Një buzëgaz i erdhi trimit.
Armën vuri përmbi gju.

- Bëhi gati, tha, o trima!


Drejt vdekjes ata po ecin.
T’u biem si vetëtima!
Te ky breg duhet të vdesin!

Autoblinda kokën qiti.


I la të ecin edhe pak.
- Dorëzohuni! Në kulm bërtiti,
Sikur stralli kur merr flakë.

19
Po helmetat ashtu s' deshën.
Hapën dyer për të dalë.
Buzët e trimit me dhembje u veshën
Dhe britën në qiell: zjaaarr!

Një gjëmim e drodhi tokën


Grykës mori valë-valë,
Ta njoftojë Evropa Botën
Këtu ka luftëtarë!

Luftëtarë të lirisë,
Luftëtarë me bajrak,
Për pragun e shtëpisë
Japin jetën, derdhin gjak.

* * *
U ngrit në ajër blindë e parë
Me hienat shkrumb e hi.
Dhe e fundit u ndez zjarr.
Vazhdon lufta për liri.

Mos e vrisni, tha dragoi,


Kur pa një hienë të ikë.
Domosdo që do tregojë
Këtu si i kemi prit’.

18.
Dhe i zunë pikat në male
Gur më gur e shkrep më shkrep,
Prapa ledheve, në istikame,
Si shqiponjat përmbi kep.
20
Topat, tanket villnin zjarr
Pa ndërprerje, natë e ditë.
Dhe luanët në vijë të parë
Ua kthenin pritë më pritë.

- Këtu ejani, hordhi mizore,


Këtu, në fushë t’mejdanit!
Këtu ju presim, në llogore!
I kemi dalë zot vatanit!

Por s’afrohen, s’afrohen dot.


Mijëra gjyle u shkojnë kot.
S’mund të vrisnin tërë një mal
Që në shekuj kish mbetur gjallë.

Dhe i ranë kudo në trup.


Në kraharor, në qafë, në sup.
Që nga koka gjer te këmbët.
I skërmitnin, si ujqër, dhëmbët.

Hapnin plagë, varrë e vrragë.


Kudo malit i rridhte gjak.
Po dhe merrnin plumba në ballë
Dhe iknin me bisht ndër shalë.

19.

S’e patën të gjatë helmetat blu.


Erdhën dhe ranë në gju.
Gjak n’fytyrë s’u kish mbetur.
Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur.

21
Foli kësula qetë qetë:
Ja, kështu, moj kasketë!
Mund t’rrojmë bashkë, po barabar!
Jo ti n’shalë e unë n’samar!

Jo ti sipër, përposh unë.


Mbaroi më kjo punë!
Je kënaqur qe 100 vjet!
Është a s’është kështu kasketë?

Po nuk deshe kështu ti,


Ndahemi që tani!
Nga të dyjat zgjidh e merr,
Hesapi si të të del.

Pa pikë gjaku në fytyrë,


Herë e zverdhur, herë e nxirrë,
Kasketa fjalën mori,
Më në fund, mezi foli:

- Dakord, dakord, si të thuash!


Unë pajtohem ti si të duash!
Po, më mirë të jemi bashkë
Në këtë tokën tonë të lashtë.

Paske qenë burrë, kësulë,


Për këtë s’mendova kurrë.
Ndaj, t’më falësh për të gjitha
Tani më erdhi në sy drita.

22
Dhe kësula më nuk foli
Drejt në sy sytë ia mbolli.
Por tjetra shikimin uli
Gjer te këmbët e përkuli.

***
Ja kështu, o trimi im,
Këtu mbaron dhe ky rrëfim.
Ishte paksa dhe i gjatë
Do t’më falësh, paç uratë.

Për të tjera, tjetër herë.


Do të vish në një pranverë.
Se kam shumë për të treguar
Për ç’kam parë e ç’kam dëgjuar…

1985 -2005

23
24
GURËT E KALASË

Marrin pjesë: Gurët I, II, III, IV, V dhe VI që simbo-


lizojnë Ilirët, shqiptarët, romakët, bizantët, serbët dhe turqit
(nga tre nxënës, vajza e djem). Gurët e I dhe II janë të ven-
dosur në skenë. Të I-ët janë anash ndërsa të II-t qëndrojnë
kokëlartë në mes. Në kraharor kanë të lidhur nga një karton
ku shkruan GURI I, përkatësisht GURI II. Të tjerët gjenden
jashtë dhe, derisa lexohet a thuhet përmendësh PROLOGU
nga një nxënës që nuk merr pjesë, ata hyjnë sipas radhës, me
numrat në kraharor.
Gurët e I dhe II preferohet, sipas mundësive, të kenë
kësula të bardha por mundet edhe pa to. Në sfond mund të
jetë një vizatim i një kalaje.
(Strofat që vijojnë i thonë nga një prej secilit grup.Njëri
prej gurëve të II nisë prej fillimit, ndërsa njeri prej Gurëve të
VI prej fundit. Kur guri tjetër II e nisë strofën e dytë, i treti
nisë të parën kurse i V-ti strofën e gjashtë e kështu me radhë.
Në të vërtetë të gjithë thonë diçka, por asnjeri nuk përputhet
me tjetrin.Kështu bëhet një pështjellim i madh aq më tepër kur
bërtitjet shoqërohen edhe me gjeste)

25
PROLOGU:

Në një shesh të gjerë,


Te muret e Kalasë,
Një ditë gjithë poterë
Gurët janë përplasë.

Dhe sa keq u zunë


Njeri kundrejt tjetrit,
Me urrejtje shumë
I riu ndaj të vjetrit.

Ata qenë të rënë


Nga muret si lerë,
Që koha i kish ngrënë
Me dhëmbë, dimër verë.

Po nuk rrinin qetë


Siç duhej të rrinë
Aty ku ishin tret’
Me gjithë lashtësinë.

Një herë me ngadalë


Pastaj me zë plot
Zunë t’i ngrejnë fjalët
Që aman o zot!
(Fund i PROLOGUT)

26
Që kur lindi Dielli
Që kur lindi Hëna
Që kur u hap qielli
Këtu m’ka bërë nëna!

Prej se u bë bota
Prej se u bë mali
Prej se u bë toka
Jetën këtu ma fali!

Që kur buron lumi


Që kur është deti
Mua s’më zë gjumi
Se këtu më gjeti.

Prej se bie borë


Prej se bie shi
Mbi malin shkëmbor
Mbi shpellë, mbi çati!

Që kur digjet zjarri


Që kur qet rrufeja
Që kur bleron bari
Që kur mbulon reja

Unë këtu jam!


Denbabaden
Vend tjetër s’kam
Dhe këtu do të jem!

(Gurët e I-rë kthehen befas, duke përplasur këmbët


dhe me zë të lartë:)

27
Ndaluni, ndaluni, mjaftë!
Ç’është gjithë kjo zhurmë!
Goja ju thaftë!
Ç’bërtitni kaq shumë?!

(njeri prej tyre):


Aaa! Ju jeni ata!
Ata gurë të shkulur!
Që kushedi prej nga
Këtu jeni ngulur!

(tjetri):
Kush mos ju dëgjojë
Të flisni më kështu!
Se ju që të gjithë
Të ardhur jeni këtu!

(tjetri):
Shih si jeni bërë!
Mbi muranë, si lerë!
Më ashtu të tërë
S’keni asnjë vlerë!

(tjetri):
E, ore, pse habiteni!
Dhe sytë i keni nxjerrë!
Ne këtu jemi
Dhe kemi qenë përherë!

28
(tjetri):
Askush s’na ka vënë!
Neve s’na ka prurë!
Këtë vend kemi zënë
Nuk dihet prej kur!

(njeri prej gurëve të III-të):


Si? Si? Si the ti?
Na qenkeni të parë?
Po ne, o derëzi,
S’kemi baballarë?

(njëri nga gurët e IV-të,


njërit nga gurët e III-të):
Se mos do të thuash
Se ju na jeni të parë!
Fol ti sa të duash
Po askush s’ta var!

(si kapen këta, gurët e I-rë hiqen mënjanë dhe


qëndrojnë me kokën lart, me shpinë të kthyer nga ata)

(një nga gurët e III-të, njërit nga të IV-ve):

E themi, po si s’e themi,


Madje me zë të lartë!
Që këtu do jemi
Çdo kush ta ketë të qartë!

29
(Guri i II-të, të IV-it):
Dale, dale ti!
Aq shumë mos u tund!
Kur unë në mur kam hyrë
Ti s’ke qenë askund!

(një nga të IV-it, njërit nga të II-t):


Si ore s’kam qenë?
Ku m’ke parë ti?
Ja ku po ta them
Ti asgjë nuk di!

( i VI-ti, të IV-t):
Dëgjo ti katrosh!
I dyti ka të drejtë!
Sado të kundërshtosh,
E ke të humbur krejt!

(një nga të V-ët, të VI-it):


Ty s’të pyeti kush!
Pse përzihesh kot!
As mendjen s’na e mbush,
As s’ta varim sot!

(një nga të II-t, të V-t):


Ore, ti, shiko!
Mos e hap aq shumë!
Si njëherë, një kohë,
Kur ishim ne në gjumë!

30
(tjetri gur i II-të):
S’na e hedhësh më
Si ke bërë përherë
Tani jemi në të
Dhe ne si të tjerë.

(një nga të IV-t, të V-it):

E di kur ke ardhë
Malit, prej matanë?
Udhëve u hape varrë,
Drurët dridhur janë!

(një nga të V-ët,të II-it):

Jo,s’jam i ardhur unë!


Ty kush të ka thënë!
Jam i vjetër shumë,
Me diell jam,me hënë!

(I III-ti, të V-it):
Si the ti, si the?
Na qenke më i vjetër?
Ti ke ardhur dje,
E, mor, turinjdhelpër!

(një nga të IV-t, njërit nga të V-t):


Ç’thua, o i gjorë!
Mos e thënç kurrë!
Ti je një qorr!
Ti nuk je në mur!

31
(I VI-ti, te V-it):
Shih si të kanë rënë,
Të kanë rrokullis’,
Ke mbet’me një dhëmb,
Ke mbet’ pa kurriz!

(një nga të V-t,të VI-it):


Pse më thua mua
Që kam hapur varrë?
Për vete pse s’thua?
S’ke qenë më i larë!

(një nga të II-t, të V-it):


Tamam, tamam e ke,
S’ka qenë më i larë!
Erdhi me rrufe,
Na dogji me zjarr!

(një nga të VI-t, të II-it):


Shpëtuar ju kam unë!
Si flitni ashtu1
Po të mos isha unë,
S’do ishit ju këtu!

(një nga të V-t, të VI-it):


S’kishe ardhur ti,
T’isha unë i fortë!
S’kam ç’të bëj tashti,
Na kanë vënë nën rrotë!

32
(Një nga të III-t, të V-it):
As ti mos u mburr
Që ke shkelur shumë!
Nga të gjithë këta gurë
I pari jam unë!

(një nga të IV-t, të III-it):


Po, por unë të shpora!
Të hudha në det!
Këtë vend kur e mora
E mbajta 700 vjet!

(një ngatë V-t, të IV-it):


E mbajte, vërtet,
Por nuk bëre gjë.
Unë për tridhjetë
Shumë gjurmë kam lënë!

(I III-ti, të IV-it):
Cilët janë më shumë,
7oo, a njëmijë!
Kaq kam shkelur unë,
Këtë çdo kush e di!

(I VI-ti, të V-it):
Mos do të lavdërohesh
Që ke shkelur gjatë?
Unë këtu kur erdha,
E bëra tërë natë!

33
(Një nga të II-t, të VI-it):
Po, ama, ç’të gjeti!
Mirë ti mend e mba,
Njëzet e pesë vjet,
Këtu në kala!

(Një nga të VI-t, të gjithëve):


Pastaj, 500 vjet,
Kush ndenji këtu?!
Isha unë vetë,
Fort mirë e dini ju!

(Një nga të V-t, të VI-it):


Ishe vërtet, gjatë!
S’ka asnjë dyshim!
Por unë tërë atë natë
Mendoja për kthim.

(Një nga të II-t, të V-it):


Dhe u ktheve ti,
Ah, ti gur mizor,
Erdhe përsëri
Me thikën nën dorë…

(Një tjetër gur i dytë):


Na e ngule në shpinë,
Na e ngule në ijë,
Se besë ne të zumë,
Ah, ti fqinj i zi!

34
(Një tjetër i dytë):

Po s’hipe dot në kullë!


Ashtu si njëherë,
Dhëmbin e ke ngulë
Ja, aty, në ferrë.

(Një nga të V-t, të II-it):


(me lutje)
Na lerë të hypim pak!
Në kullë të kalasë!
Ah, ta shohim detin,
Valët si përplasë!

(Një tjetër nga të V-t):


Vetëm pak ta prekim!
Pakëz t’i lajmë sytë!
Këtë etje ta hjekim
Ju keni mrekullitë!

(Një nga të III-t, të II-it):


Mos e lerë, mos,
S’meriton ai.
Deti të bëhet kos,
S’ngopet bark i tij!

35
(Një nga të IV-t, të II-it):
Mos gabohesh prapë
Që të të mashtrojë!
Ajo dhelpër plakë
Të futë krejt në gojë.

(Një nga të V-t, të gjithëve):


Ç’ përziheni ju!
Është punë e ime!
Shporruni prej ketu!
Se ju bëj thërrime!

(Gurët e III-të):
Pa hë, pa hë nis!

(Gurët e IV-t):
Hë, n’guxofsh, s’ta mba!

(Gurët e VI-të):
More turinj pis!

(Të gjithë):
More tra la la!

(Gurët e III-të):
Ne të bëjmë pluhur!

36
(Gurët e IV-t):
Ne të bëjmë hi!

(Gurët e VI-të):
Këta duhet lidhur!

(Të gjithë):
T’i fusim n’kuvli!

(Gurët e I-rë, të gjithëve):


Mjaftni! Mjaftni më!
Na shurdhuat veshët!
Ç’është gjithë ky zë!
Shikoni qafëleshët!

(Një nga gurët e I-rë):


Ç’është këtu, pazar?
E dini ju ku jeni!,
E, more zuzarë!
Llafet shpejt t’i leni!

(Të gjithë gurët e I-rë):


Është kala e jonë
Kjo, ç’dërdëllisni!
Ne kemi qenë gjithmonë
Dhe jemi të një fisi!

37
(Kapen krah për krah me të II-t)

(Një nga gurët e I-rë):


Ju të gjithë, zotërinj,
T’ardhur jeni këtu!
Prandaj tërë faji,
Qëndron përmbi ju!

(Tjetri gur i II-të):

E, si keni ardhur,
E dini këtë vetë.
Me hekur e me zjarr!
Kudo e bëtë shkretë!

(Tjetri):
Dhe ne ju duruam
‘dhe pse ishit shumë!
Sado u munduat,
Dot s’na vutë në gjumë!

(Tjetri):
Shkelët ju dhe tjerë.
Shkelët pa mëshirë.
Po të gjithë janë terë.
Që të gjithë janë shkrirë.

(Tjetri):
Veç ne kemi mbetur
Siç ishim gjithmonë,
Dhe nuk jemi hequr

38
Nga kala e jonë.
(Tjetri):
Ju na përvëluat,
Na pretë, ju, na vratë!
Fëmijët në djep na i shpuat!
Pleqtë, vajzat, gratë!

(Tjetri):
Po s’na zhdukët dot,
Siç zhdukët të tjerë.
Këtu jemi sot
Dhe do të jemi përherë!

(Pas pak, tjetri):


Ne s’ju themi prapë
Nga erdhët, të veni!
Jemi demokratë,
Zemrën det e kemi!

(Tjetri):
Po deshët me ne
N’barazi të rroni,
Një diell të na nxeh,
Ja pra, urdhëroni!

(Tjetri):
Ju me punën tuaj,
Ne me djersën tonë.
Mos na vjen i huaji
Ashtu si gjithmonë!

39
(tjetri):
Po, ama, secili,
Zot në shtëpi të vet!
Të mos e zë trishtimi
Po i lirë te jetë!

(Një nga gurët e III-të):


Ne kështu pajtohemi!
Kështu do të jetë mirë!
Për të këqijat, pendohemi,
Pranojmë me dëshirë!

(Gurët e IV-të):
Dhe ne kërkojmë falje
Me tërë qenien tonë!
Ne nuk duam ndarje,
Fati na bashkon.

(Një nga gurët e VI-të):


Kemi bërë gabim!
Sa gabim të madh!
Prandaj, kërkojmë falje
Nga të gjithë me radhë!

Veç, nga ju, vendas,


Që ju bëmë zullum.
Jemi për të plas’,
Kërkojmë falje shumë.

40
(Tjetri):
Nëse na pranoni
Bashkë me ju të rrojmë,
Ashtu, si të thoni,
Ne nuk kundërshtojmë.

(Një nga gurët e V-të):


Po ne? Ç’presim ne?
Pse nuk kërkojmë ndjesë?

(Që të tre):
Po, po, që të tre,
Na falni o njerëz!

(Njëri nga gurët e V-të):


Ah, se ç’kemi bërë!
Kalasë kur i erdhëm
Mali të tërë
Si bishat iu derdhëm!

(Tjetri):
Kemi qenë mizorë!
Ah, kjo kokë, kjo kokë!
Jemi bërë horr
Kur shkelëm këtë tokë.

(Tjetri):
Nëse më lejoni
Tok me ju të rrojmë,
Dhe ne, si të thoni,
Nuk do t’kundërshtojmë.

41
(Gurët e I-rë dhe të II-të):
Jo, ne nuk duam!
Të rrojmë tok me ju!
Që tani do ndahemi,
Sot e këtu!

Nuk ju zëmë besë!


Se dhelpra e ujqër jeni!
Prandaj, mos kini shpresë,
Dhe në dreq të veni!

(kapen krah për krahu dhe dalin)

(Perdja)

1992

Kjo pjesë skenike mori çmimin e tretë në konkursin


e revistës „Gëzimi“ – Shkup.

42
43
OPINGAT DHE ÇIZMET

VETAT:
Ciceroni
Opinga ilire I, II, III.
Opinga arbëreshe I, II, III.
Opinga shqiptare I, II, III.
Çizmja romake
Çizmja osmane
Çizmja serbe

CICERONI:
Te Pallati i Madh
Me kënde e kthina shumë,
Shkojnë njerëz me radhë
E futen si lumë.
Do të hyjmë sot
Dhe ne në këtë muze
Tok me tërë atë botë
Të shikojmë atje.
Ka aty në kthina
Të ndryshme trofe,
Në luftë me armiqtë
Janë zënë pre.

44
Ka dhe eksponate
Nga të parët tanë
Armë e veshmbathje
Që, kur u vranë, i lanë.

Po ne që të gjitha
Nuk i shohim sot.
Duhen orë me qindra
Për t’i parë plot.

Do ndalemi te Opingat,
Te çizmet qafëgjata
Që rrijnë në vitrinat
Pranë mureve të lashta.

Pa të vëmë vesh,
T’i dëgjojmë se ç’kanë!
Ato zihen shpesh
Vetëm kur janë.

Ja, dëgjohen zërat


Gjer këtu, n’platé.
Zërat vijnë prej brenda.
Vijnë prej atje!

Tani le ta hapim
Derën me ngadalë.
Si duket, mund t’i kapim
Tek janë zënë me fjalë.

45
(Hapet perdja)

OPINGA ILIRE:
Si the ti, si the?
Na ke qenë romake?
Tani me thuaj ç’je!
Tani, moj torrollake!

ÇIZMJA ROMAKE:
Eh, si isha atëherë!
Në botë më e para!
S’kish si unë të tjerë,
Askush s’më dilte para!

OPINGA ILIRE I:
Ah, s’na shkelje ti,
Mos ishte tradhëtia!
Kur Dhimitrin e zi
E hëngri lakmia!

OPINGA ILIRE II:


Na shkele, vërtet,
Siç shkel gjarpri barin.
Kushedi sa vjet
Me thundër shtype malin.

OPINGA ILIRE III:


Por ne nuk u zhdukëm,
Siç zhduke të tjerë.
Shumë beteja humbëm
Po luftën asnjëherë.

46
OPINGA ILIRE I:
Dhe pas njëmijë vjetësh
U dukëm përmbi tokë,
Atje maje bjeshkësh
Me shallet në kokë.

OPINGA ILIRE II:


Ndaj dhe na kanë prurë,
Na kanë vënë këtu.
Qëndruam si gurë.
Fituam mbi ju.

OPINGA ILIRE III:


Shih ti si je bërë!
Me qafën lakuar!
Perandori e tërë,
Ku ke përfunduar!

OPINGA ILIRE I:
Të kanë vënë të të shohin
Njerëzit me mëri.
Por, s’do mund të të njohin
Në këtë katandi!

ÇIZMJA ROMAKE:
Vërtet, si jam bërë!
O, mo zot më keq!
N’muze më kanë vënë
Të dukem për dreq!

47
S’ dua të rri këtu!
T’më shohin përditë!
S’kam unë punë me ju!
S’dua t’ju shoh sytë!

OPINGA ILIRE I:
Jo, këtu do rrish,
Aty ku të kanë vënë!
Si dijte atëherë të vish,
Të na shkelje me këmbë!?

OPINGA ILIRE II:


E mba mend si ishe?
Tërë e krekosur!
Dhëmbë e thonj kishe
Botën për ta sosur!

OPINGA ILIRE III:


Tani rri këtu,
Ku do rrish përherë!
Se mendja për këtë
S’të shkoi asnjëherë!

CICERONI:
Po ju? Nga ju kemi?
Do të na thoni vetë?
Këtu prej kur jeni?
Keni më shumë vjet?
(Heshtje)

48
OPINGA ARBËRESHE I:
Kanë, si nuk kanë!
Këtë e dijmë ne!
Ka shumë kohë që janë
Këtu në muze.

OPINGA ARBËRESHE II:


Por, nuk flasin dot.
Sepse kanë turp.
E kishin një të zot.
Pashain e madh turk.

OPINGA ARBËRESHE III:


Dhe erdhën atëherë.
O, se si na erdhën!
Me këmbë për të na shkel’
Si bisha na u derdhën!

OPINGA ARBËRESHE I:
Deshën të na hanë!
Krejt të na gëlltitin!
Po ne asht iu bëmë,
E u mbetëm në fyt!

OPINGA ARBËRESHE II:


Kishim Skënderbeun
Ne që na printe.
Nën këmbë u dridhej dheu
Përreth kur u vinte.

49
ÇIZMJA OSMANE:
Mos na e përmendni!
Amani, rixha!
Se një javë të tërë
Syri gjumë nuk ka!

OPINGA ARBËRESHE I:
Si një mur i madh
Ju doli në Ballkan.
Ne na bëri gardh,
Për të shtrenjtin vatan.

OPINGA ARBËRESHE II:


Nëpër gryka malesh
Tek ngriheshin kalatë,
Kudo midis zjarresh
Ju patkonjtë i latë.

OPINGA ARBËRESHE III:


Të kujtohet ty
I yti pasha?
Atje, te një vijë,
Kur iku e të la?

ÇIZMJA OSMANE:
Po unë s’pata faj!
Pse më prunë këtu?
O, më vjen të qaj!
Si do rri kështu?

50
OPINGA ARBËRESHE I:
Po hë, se nuk je vetëm!
Ke dhe shoqe plot!
Këtu tërë jetën
Do të rrini tok!

Mund të bisedoni,
Mund t’i qani hallet.
Mund dhe t’i qortoni
Mbretërit, pashallarët.

ÇIZMJA OSMANE:
Jo, më mirë të vdesim!
Siç vdiqën ata.
E më të mos presim
Të tilla hata!

OPINGA ARBËRESHE I:
S’keni pse të vdisni,
Të mbusheni dëshprim.
Ju te njera tjetra
Do gjeni ngushëllim.

Ja ku janë gjermanet
Me kryqin e thyer,
Andej italianet
Gryka e qafë zbërthyer!

Këtu janë romaket,


Bizantinet dy,
Serbet, austriaket,
Ish perandoritë!

51
OPINGA ARBËRESHE II:
(publikut)
Ish perandoritë,
Me emër, me nam!
Ja ku janë tani,
Vendin ku e kanë!

Këtu në muze
Ato do të rrinë,
T’i shikojmë ne
Në kohërat që vijnë.

OPINGA ARBËRESHE III:


Në kohërat që vijnë
Do hyjnë gjeneratat,
Të mësojnë për historinë,
Për kordhat, për shpatat.
Si ranë përmbi ta
Me vrull e me zjarr,
Si ikën ata
Me bishtin ndër shalë!

OPINGAT ARBËRESHE I, II, III:


Si ngadhnjyem ne
Opinga të çjerra
Si erdhëm në muze
Nga kohë të tjera.
Kur ishim të bashkuar,
Kur ishim si një tra
Në një kohë të shkuar,
N’epokat e mëdha!

52
CICERONI:
Pa t’i shohim pak
Këto që janë këtu!
Me qafën lak,
Pse na rrinë kështu?

E, moj, do na thoni,
Pse rrini kokëvarë?
Ngrenie dhe shikoni!
Ou, jeni duke qarë!

Apo ju rëndon
Mendimi mbi kokë,
Pse përgjithmonë
S’e shkelët këtë tokë!

Dhe, vërtet, ç’ju desh


Të shkelnit tokë të huaj?
Apo s’ju mjaftonte
Gjithë ai vend i juaj?!

Kthehuni këndej!
Kthehuni t’ju shohin!
Ja, ata andej,
Duan që t’ju njohin!

Hë, nuk flisni, jo?


Nuk i ngreni sytë?
Pa shih, pa shih këto,
Janë lidhur në fyt!

53
OPINGA SHQIPTARE:
Janë nga Karpatet!
Ato i njohim ne!
Madje shumë më parë
Se që janë në muze.

OPINGA SHQIPTARE II:


Vinin me lëkura
Të parët e tyre,
Sepse egërsira
Ishin prej natyre.

OPINGA SHQIPTARE III:


Kur ne mprehnim qetë,
Kur lëronim tokën,
Ata s’dinin as vetë
Ku ta fusnin kokën.

OPINGA SHQIPTARE I:
Por dhelprat ngadalë
Na hynë në mes.
Ne ishim të përçarë
Me kokën në thes.

OPINGA SHQIPTARE II:


Sava e Danubi
Ku rrjedhën e kanë
Atje ishin tokat
E të parëve tanë.

54
OPINGA SHQIPTARE III:
Këta na i morën
Pak e nga pak.
Përherë na e hodhën
Dhe na vunë në lak.

OPINGA SHQIPTARE I:
Kur çizmja osmane
Ishte e sëmurë,
Këta prej çdo ane
Mbi ne janë vërsul’.

OPINGA SHQIPTARE II:


Për këtë tokë të pakë
Që na kishte mbetur
Sytë u nxirrnin gjak
Me kralë e me mbretër!

OPINGA SHQIPTARE III:


Dhe u ngritëm ne,
Siç ngriheshim gjithmonë
Të vdesim atje
Ku ishte nderi jonë.

OPINGA SHQIPTARE I:
Fqinje me tradhëti,
Fqinje e pa besë!
Ç’na ke bërë ti
Për faqe të zezë!

55
ÇIZMJA SERBE:
Ç’ju kam bërë unë!
Aman, pse më ngarkoni!
Pastaj, këtë punë
Është mirë ta harroni!

OPINGA SHQIPTARE I:
Nuk harrohet dot!
Jo, jo, nuk harrohet!
Që atëherë e sot
Urrejtja po shtohet.

OPINGA SHQIPTARE II:


Si mund të harrohen
Fshatra të tërë,
Kur digjen, shkrumohen,
Hi e pluhur bërë?

OPINGA SHQIPTARE III:


Si mund të harrohen
Pleqtë, plakat, gratë,
Kur s’mundeshin të mbrohen
E ju na i vratë!

OPINGA SHQIPTARE I:
Si mund të harrohen
Zërat e fëmijëve,
Kur të gjallë përshkohen
Nga flakët e shtëpive?

56
OPINGAT SHQIPTARE I, II, III:
(publikut)

Jo, jo, nuk harrohen1


Nuk harrohen dot!
Kështu po lavdrohen
Të na bëjnë dhe sot!

Nuk do të lejojmë
T’na bëjnë si më parë!
Dhe ne do t’i m’shojmë
Zjarrit me zjarr!

Zjarrit me zjarr!
Hurit me hu!
Liria sa më parë
Të vijë dhe këtu!

(perdja)
1996.

57
58
KASOLLJA E MADHE

Pamje pylli. Në sfond (ose në një dru)


të duket shkrimi:

THIRRJE

MUND TË VIJË KUSH TË DOJË


KËTË THIRRJE TA LEXOJË.
TË GJITHA SHTAZËT MBI KËTË TOKË
PREJ SOT DO JENË MIQ DHE SHOKË.
QË TA LIDHIM KËTË MIQËSI
BASHKË DO NGREJMË NJË SHTËPI.
SIKUR NJERËZIT NË QYTET
GJITHËSECILI NË DHOMË TË VET.
PAS NJË JAVE NË KËTË VEND
DO TË VIJMË TË MBAJMË KUVEND

DHELPRA (vetëm), pasi endet disa herë, publikut:


Oh, më falni, ju lutem,
Që po bredh kështu!
Desha t’ju pyes:
Kaloi dikush këtu?

59
(…)
Kam një sihariq!
Një lajm shumë të madh!
Dua t’i lajmëroj
Që të gjithë me radhë!
Ç’lajm i gëzuar,
Është, të dini ju!
I madh e i vogël
Do vinin këtu!
Por, ja, ç’ e do!
S’po kalon askush!
Pa dale, dale të shoh!
Po vjen dikush!
(shikon me dorën vënë si strehë)

LEPURUSHI (duke hyrë):


-Mirëdita, zonja dhelpër!

DHELPRA (krahapur):
-Mirëdita, lepurush!
Ku më je, o mik i vjetër!
S’po të shoh më në fushë?

Ee, dhe ti, tërë jetën


E çove në ferrë!
Po dil, më, të shkretën,
Dil i lirë njëherë!

60
LEPURUSHI:
– Si të dal, moj dhelpër!
E di dhe ti vetë!
Që të gjithë më presin
Me dhëmbët e mprehtë!

Fshehtas ndonjë lakër,


E ha, herë pas herë.
Me sytë e veshët katër
Prapë futem në ferrë.

DHELPRA:
-E pra, prej tani,
mos u frikëso fare!
Se ka dalë i ri
Një lajm në këto male!

LEPURUSHI(I habitur):
-Po hë, çka ngjarë?!
Pa m’thuaj, aman!
U tha se diç kanë parë,
Po s’e di tamam.

DHELPRA:
-Ja, lexo atje!
Në di të lexosh!
E ka shkruar dje
Qukapiku larosh!

61
LEPURUSHI (pasi e lexon):
-Obobooo, se ç’sihariq!
Kjo s’është parë as s’është dëgjuar!
Të gjitha shtazët të jenë miq,
Vërtet qenka për t’u gëzuar!
DHELPRA:
Dhe shiko, ti, lepurush!
Sa më shpejtë të vraposh!
Dhe në mal, dhe në fushë,
Këtë lajm kudo ta çosh!
Pa prit, pa prit pak!
Andej po vjen dikush!
Ja, nuk janë dhe aq larg,
Një dren e një drenushë!

DRENUSHA:
-Mirëdita, lepurush!

DHELPRA:
-Mirëdita, oj drenushë!
Nga vini e nga shkoni?
Ndaluni këtu, shikoni!
(bën me dorë kah shkrimi)
(Ndërsa lexojnë, këta të dy flasin me gjeste)
DRENI:
-Ç’është kjo, mor të uruar!
As s’është parë, as s’është dëgjuar!
Po këto?Ç’janë këtu?
E dini ju?
(tregon me dorë gjurmët në fund të shkrimit)
62
-Është firma, sigurisht!
E vënë me dorë e me gisht!
Shputa e ariut mbret!
Dhe e ujkut vetë!
(kafshojnë duart)

-Dhe shiko, ngado të shkoni,


Që të gjithë t’i lajmëroni!

PAMJA E DYTË
LEPURUSHI (pasi hyn) Publikut:
-Jo, jo, o të dashur,
Unë nuk vete dot!
Sepse kurrë s’ka pasur
Drejtësi në këtë botë!

Mirë jam unë në ferrë!


O, sa mirë që jam!
Të gjitha rrugët çelë,
Për të ikur i kam!
(fshehet)
(hyjnë duke biseduar Dreni, Drenusha,
Ketrushi, dy dhi të egra, Suta etj)

DHIA E PARË:
-S’na duhet neve dhomë!
S’na duhet as shtëpi!
Kur kemi shkrepat tonë
Lart, në malësi.

63
DRENUSHA:
Mund të bëhet mik
Ujku qimezi?
Pa le kur të hyjmë
Bashkë në një shtëpi!

Na grin, na bën copë!


Me dhëmbët si thikë!
Ai s’bëhet shok.
Është aq i lig!

DHIA E DYTË:
-Jetohet me ariun,
Me gjithë atë gojë që ka?
Po me gjarprin, me thiun?
Jo, nuk vete pra!

KETRUSHI:
-As mua s’më duhet
Të jetoj me ta!
Janë të pagdhendur!
Të egër sa s’ka!
Mirë e kam çerdhen
Atje, në një dru.
Si ta lë degën
E të vij këtu?
DRENI (Sutës):
Po ti, motër Sutë?
S’na thua një fjalë?
Me atë zë të butë
S’po bëhesh e gjallë!

64
SUTA:
-Unë them, o të dashur,
Që kjo është një çark!*
T’i bëjmë sytë katër,
E t’rrijmë sa më larg!

DRERI:
Ashtu dhe unë them,
Këtu mos vijmë fare!
Më mirë të rrijmë atje
Të lirë nëpër male.
(dalin)

PAMJA E TRETË

DHELPRA (duke kaluar):


(publikut)

-Unë do të vete!
E pse të mos vete!
Ujkun e Ariun
Do t’i bëj për vete!

Pastaj ndonjë zogëz


Do m’vijë në katua!
Aty nëpër dhomëz,
Lum e lum për mua!
(del)

65
GJARPRI:
Unë do t’shkoj patjetër
E të zë një dhomë.
Me ata miq të vjetër
Bashkë të jem gjithmonë.

Jo si këtu iriqi
Që s’më le rehat!
Me ato ferra frikën
Ma ka shti në bark!
(del)

IRIQI:
-Jam në dy mendje,
Unë, iriq ferrëgjati.
Po sikur të vete
Të shoh si shkon sahati?

Këtij gjarpërziut
Që po shkon me gaz,
Dhe në vrimë të miut
Do t’i vete pas!
(del)

UJKU (duke hyrë):


-Oh, ç’më bën zemra!
Të lumtë, o ari!
Ku të vajti mendja
Te kjo mrekulli!

66
Të vrapoj pas drerit
Më s’do kem nevojë!
Aty në shtëpi
E kam drejt në gojë!
(del)

ARIU (duke hyrë):


Auuuu, auuu, auuuu,
Unë jam ariuuuuu!
Mezi që e pres,
Atë ditë, për besë!

Të shoh si do vijnë
Dreri edhe Suta!
Drenusha me dhinë,
Me ato kofshë të buta!

E do vë kokën
Mu te qafë e tyre!
Aq i mirë jam
Unë prej natyre!

Ah, mos m’dëgjojnë!


Se muri ka veshë!
S’duhet të hapur gojë
Para se t’i keshë.

67
PAMJA E KATËRT
(Para kasolles, të ulur e të shtrirë, janë ariu,
ujku, dhelpra, iriqi, gjarpri, derri).

ARIU (I shqetësuar, dhelprës):

- Ku janë të tjerët!
Përse nuk vijnë?
O mos është herët,
O vendin s’e dinë!

DHELPRA:
-Do të vijnë, o ari,
Do të vijnë patjetër!
Si një e një që bëjnë dy!
Ata s’kanë rrugë tjetër!

UJKU (dhelprës)
-Ti i ke njoftuar,
Me thirrjen e shkruar?

DHELPRA:
-Një javë të tërë
Këtë punë kam bërë!

GJARPRI:
-Mos u shqetësoni, zotërinj,
Domosdo do vijnë!

68
ARIU:
-Ti hesht aty
Dhe mos u përzi!
Shiko, u bë dreka,
E unë pa ngrënë mbeta!

UJKU:
-Edhe unë pa gjë në bark,
qe një javë, jam bërë lak!

DHELPRA (duke shikuar me dorë vënë si strehë:


-Ja, po shoh diçka atje!
Ah, jo, jo, iku tutje! (pas pak):
Ejani, po duket prapë!
Ah, i poshtri, ja dha me vrap!

ARIU:
-Dëgjo ti, kunadhja plakë!
Do të të shti të gjallë në bark!
(e kapë për fyti)

UJKU:
-Dëgjo, ortak, kjo s’ka faj!
Do ta shohim këtë pastaj!

IRIQI:
-Ngadalë, zotërinj, më ngadalë!
Kjo punë duhet parë!
Si mendoni or tralalala,
Ata janë aq budalla?

69
T’u vijnë juve drejt në gojë?
Unë këtë s’mund ta kuptoj!
(I vërsulen po s’mund t’i afrohen
prej ferrave)

GJARPRI:
-Dëgjo ti, iriq ferrëgjati!
Mos të vjen inati?
Shkurto gjuhë e mbylli dhëmbët
Se të bëj lëmsh me këmbët!

IRIQI:
-E mor gjarpër, kokëzi,
Po ku i ke këmbët ti?

ARIU:
-Hajde heshtni, ju të dy,
Mos ju bëj të dyve hi!
Pa më thoni, do të vijnë,
Dreri, Suta me gjithë dhinë?

DHELPRA:
-Do të vijnë, si s’do vijnë!
Se n’shtëpi të re do hyjnë!
Po pritni, duroni pak,
Dhe pse jeni bërë lak!
As dhe mua nuk më erdhi
Asnjë shpezë,
Asnjë thëllëzë, asnjë këndez!

70
KETRUSHI (Nga magnetofoni):
-Pritni, pritni o të marrë!
do t’i del gomarit bar!
Ju vërtet po besoni
Se do mund t’i mashtroni.
Kot e keni, or satrapë!
Po, nga erdhët, kthehuni prapë!

UJKU: (I zemruar)
-Po ç’na bëre moj kunadhe,
me gjithë këtë rrenë të madhe!
Tani shtriu të të ha!
Se barku gjer në fund më ra!
Ah, moj, ç’na bëre ti!
Qe një javë pa ngrënë të rri!

(Ariu me forcë e prish kasollen dhe i vërsulet dhelprës.


Poashtu edhe ujku.
Pas disa kacafytjeve kjo u shpëton dhe u ikë. Ikin edhe të
tjerët duke i lënë ata në luftim e sipër.). (mbyllet perdja).

1996

71
72
GRETHI DHE BLETËT

Marrin pjesë: GRETHI dhe BLETËT


I, II, III, IV, V, etj. Një nxënës e thotë
PROLOGUN ndërsa pak më tej ndo-
dhet GRETHI. Pjesa mund të shfaqet
edhe në klasë, para prindërve.

PROLOGU:
Një mëngjez kur dielli
Ndriste mbi kodrinë
Ishte hapur qielli
Më tërë kaltërsinë.

Dhe binin rreze ari


Të bardha e të ngrohta,
Kokën ngrinte bari,
Zgjohej e tërë bota.

Bletët një nga një


Me vesë lanin faqet,
Ashtu, pa bërë zë,
Shpirti të të kënaqet.

Se do shkonin larg,
Larg në fushë e mal,

73
Tutje rreth e qark
Për të mbledh’ nektar.

Por, seç u ndodhi


Atë ditë në të dalë
Sa shumë që i lodhi
Një greth hundëmadh.

Rrugën kishte zënë


Krahë e këmbë hapur
Mendjen e kish vënë
Ndonjë për ta kapur!

-Po ky, ç'do jetë,


Që ka ardhë këtu?
Pse rri kështu vetë?
Mos e dini ju?

Ika, s’e shoh dot!


Kushedi se ç’pret!
S’ka ardhur këtu kot!
Duket si kokëshkretë!

Që është faqezi,
Shihet që nga larg,
Në brirë, në turinj,
Si një derr në çark!

Por, le ta lëmë
Të na tregojë vetë.
Ka për të na e thënë
Fare pa e pyet’.(del)

74
(hyn BLETA e I, me vrap)

GRETHI: (I del përpara):


-Oj, kush je ti!
Ndalu, pse vrapon!
Qëndro, qëndro aty!
Më thuaj ku po shkon!

BLETA I (ndalet e habitur):


-Unë?Unë jam bleta!
Me këmbë e krahë të lehta!(i luan krahët)
Po ti s’më ke parë,
Ndonjëherë më parë?

Po shkoj të punoj
Në fusha, në male!
Atje do fluturoj
Mbi lule, livadhe!
(niset)
GRETHI:
-Ndalu, pak, mos ikë!
Nja dy fjalë i kam!
S’ duhet të keshë frikë.
Unë grethi jam!

BLETA:
-Grethi?! Ç’kërkon këtu ti?
Nuk qenke në gjumë?
Hajde, o derëzi,
Shko njëherë në punë!

75
GRETHI:
-Po ndalu, moj bletë!
Ndalu, ku do shkosh!
Unë them dhe ti vetë
Më të mos punosh!

Je lodhur aq shumë
Për t’i mbush’ kosheret
Dhe mjaltin si lumë
Ta hanë të tjerët!

BLETA:
-E hanë? Le ta hanë!
Dhe u bëftë mirë!
Unë për këtë jam!
Pse, ty s’të vjen mirë?
(del)

GRETHI (publikut):
-Sa e marrë që është!
Punon për të tjerë!
Kokën e ka me kashtë.
I ka marrë erë!

(hyn bleta e dytë)

-E moj, ku po ngutesh!
Ndalu këtu pak!
Ku mendon të futesh
Me gjithë këtë vrap!

76
BLETA e II-të:
-E pe nga fluturoi
një motër imja bletë?
Ku vajti, nga shkoi?
Athua ku do jetë!

GRETHI:
-Jo, s’ka kaluar!
Këndej s’e kam parë!
Po ti ç’je hutuar?
Ndalu, më ngadalë!

BLETA:
-Ua! Ti grethi je!
Çfarë po bën këtu?
Ah thumbin që ke,
Tamam si një hu.

GRETHI:
-Po dale, moj bletë,
Dale, më, ç’më thua!
Mos u bëj e sertë.
Unë ty të dua!

BLETA:
-Ua, ç’më thua!
O greth kokëshkretë!
Por ty, pa punuar,
Askush s’të merr në jetë!
(E sheh të parën dhe i bën me dorë)
(del)
(hyn bleta e III, me vrap)

77
GRETHI:
-Mirëmëngjesi, bletë!
Ku ngutesh aq shumë?
Ndalu, se jam vetë.
Do shkojmë bashkë në punë?

BLETA:
-Si?! Ti në punë?!
Ç’të është kujtuar sot?
Po hajde, mor tutkun,
Hajde, mos rri kot!

GRETHI (duke e kapur për krahu):


-E di çka, bletë?
Do shkojmë në këtë anë!
Janë lulet si det,
Sa të bukura janë!

BLETA:
-Jo, jo, s’vij andej!
Shoqet i kam atje!
Në daç eja këndej,
Mos daç, rri ku je!

GRETHI:
-E di çka, bletë,
ato ty s’të duan!
I dëgjova vetë
Mbrëmë kur biseduan!

78
BLETA (kthehet me dyshim):
-Urrejtjen s’e besoj!
S’ka në mesin tonë!
Po më lerë të shkoj
Se kam mbetur vonë!

GRETHI:
-Le po ti s’e di!
Se ç’thonin ato!
Të kishin zili
Në punë e kudo!

BLETA (duke u prapësuar):


-Ua, kush qenke ti!
Tani unë të shoh!
E, more gojëzi,
Të njoh, unë, të njoh!
(largohet)
GRETHI (me lutje):
-Po dale, mos ikë!
Unë s’të thashë gjë!
Pse je kaq e ligë,
S’e pata për gjë!

(publikut):
-Eh, këto bletët ç’janë!
Fare s’ta vënë veshin!
Çfarë zemër që kanë,
As s’të përshëndesin!

79
(Hyn bleta e IV) Grethi i del për-
para dhe me të keq:
-E moj, ti, ku vete!
Ndal aty ku je!
Deri tash ku mbete!
Shoqet ku i ke!

Kthehu nga ke ardhë!


Prap, nga rruga e ime!
Të gjithave me radhë
Do t’u bëj thërrime!
(bleta dredhon rrugën dhe vrapon
për ku është nisur)

-Ah, n’të zënça unë!


N’të zënça, moj e mjerë!
Për të parë punë
S’ke më, asnjëherë!

(hyn BLETA e V) asaj:


-Po ti, ku je nis’!
Ndalo po të them!
Do të të thej n’kurriz!
Se më bëtë helm!

BLETA e V (frikësohet, po e merr veten):


-Oo, zoti greth!
Ju qenkeni, ju!
Po pse jeni zverdh?
Ç’bëni këtu?

80
GRETHI (me të butë):
-Ty po të pres,
ty, moj e dashur!
Se, që në mëngjez,
Zemra më ka plasur!

BLETA:
-Po pse?Ç’të duhem unë?
Mos ka ndodhur gjë?
Jam e zënë me punë
Dhe s’mund të rri më.

GRETHI:
-Mirë më, mos e thuaj
dhe ti atë fjalë!
Me atë punën tuaj
Këtu më keni dalë!
(tregon me gisht majen e kokës)

BLETA:
-Po hë, pra, ç’kemi?
Do të vish me mua?
Fushave të vemi
Dhe prapë kthejmë në zgjua.
(e kap për krahu)

GRETHI:
-Po, por jo andej!
Do shkojmë në këtë anë!
Se lulet këndej
Më shumë erë kanë!
(bën me gisht prapa)
81
Pastaj, ç’të duhet nektari
Ta mbledhësh për të tjerë!
Aty, midis bari,
Dua të rrimë njëherë!

BLETA:
-Ç’thua, o greth,
Kush mos na dëgjojë!
Shiko pak përreth
Dhe mbaje pak atë gojë!
GRETHI:
-Dëgjo, ti bleta ime,
Shoqet nuk të donin!
Ishin gjithë hidhërime
Rrugës kur kalonin.
BLETA:
-Si the, ti, si the?
Shoqet me kanë sharë?!
Po ti, ku i pe?
(publikut):
-Po, po ka të ngjarë!
Jam vonuar sot.
Jam vonuar shumë.
Është fare e kotë
Të bësh tepër gjumë.
GRETHI;
-Jo, moj, për atë!
Po për diçka tjetër.
Pse je më e aftë!
Pse punon më tepër!

82
Dhe e di se ç’thonin?
Të të lënë vetëm!
N’mëngjez mos të të zgjonin
Madje tërë jetën.

(Bleta ecën së prapthi dhe ia mbathë)


(Hyjnë bletë të tjera, mundohet t’i kapë, pori i ikin. Një të
fundit e zë dhe e tërhjekë nga fundi i skenës. Ajo bërtet:
Ndihmë! Ndihmë!Hyjnë bletët I, II, III,…të gjitha. Vënë vesh)

BLETA e I:-Dëgjuat një zë?


BLETA II:-Po, moj, si s’dëgjuam!
BLETA III:-Jo, jo, nuk ka gjë!
BLETA IV:-Po, po, shumë mirë dëgjuam!
(Të gjitha bëjnë andej nga dëgjohet
larg “Ndihmë, ndihmë!”

BLETA I:
-Ndaluni, ndaluni!
Ejani këndej, kapuni!
Do ta zëmë me dorë!
Do ta zëmë atë horr!

Vërsulen të gjitha me zuuuuuuuu,


Zuuuuuuuu, dhe e sjellin në skenë.
Ai ecën së prapthi. E futin në mes.

BLETA I:
-E more zuzar!
S’ke se ku të shkosh!
Sot ke për të parë
Ku do përfundosh!
83
BLETA II: -Ti je parazit!
BLETA III: -Ti s’bën asnjë punë!
BLETA IV: -Ne s’e kemi dijt’,
Na qenke dhe spiun!

BLETA I: -Deshe t’na përçash!


BLETA II: -Të na fusësh pykën!
BLETA III: -E, more kokëtrashë,
S’ta kemi më frikën!
BLETA IV: -O do kthesh së mbari,
Të punosh si ne,
O nën plis bari
Ti vendin e ke!

BLETA I:
-Dëgjon se ç’të thonë?
Hapi veshët mirë! (e kapë për veshi)
Në tërë lagjen tonë
Faqen na e ke nxirrë!

BLETA II:
-Punën që bën ti
E bën veç i ligu!
Me këtë, o thumbzi,
Kënaqet armiku! (ai kundërshton)

BLETA III:
-Qenke dhe kokëfortë!
Qenke një kokëderr!
Kot, e ke, kot!
Do të shkosh në terr!

84
Të gjitha BLETËT (publikut):

-Për kokat si ky
nuk ka vend tjetër!
Atje, në kuvli,
Do futen patjetër!
(Largohen tutje) Mbyllet perdja.

1996

Kjo pjesë skenike fitoi çmimin e parë


në konkursin letrar në gazetën “FLAKA” të Shkupit.,
1998.

85
PENDËZESTË
DHE
P ËL L U M B A T

Marrin pjesë: KORBI, GALA,


SORRA, STËRQOKU (Të veshur me të zeza)
dhe PËLLUMBAT I, II, III, etj.
(të veshur me të bardha).

KORBI (duke hyrë):


- Krra! Krra! Krra! Krra!
Sikur unë askund nuk ka! (rreh gjoks)
Jam i vetëm në këtë botë,
Askush para s’më del dot!

GALA: (duke hyrë):


-Ku të kam o Korb, o vëlla!
Më merr dhe mua, pra!
Dua të jem me ty tok,
Edhe në qiell, edhe në tokë!
(Kapen dhe bëjnë të dalin)
STËRQOKU (duke hyrë):
-Ndaluni, o ju të dy!
Se dhe unë dua të vij!
Dua të vij bashkë me ju,
Vetëm s’mund të rri këtu!
(u bashkangjitet dhe bëjnë të dalin)

86
SORRA (duke hyrë):
-Stërqok, më prit, më prit, të lutem!
Të rri vetëm, këtu, tutem!
Ka kohë që ju kërkoj,
Por s’ju shoh, as s’ju takoj!

KORBI: -Eja sorrë, eja pra!


GALA: -Tok të vemi krah për krah!
STËRQOKU: -Dhe në tokë, dhe në hava!
TË GJITHË: -Krra, krra, krra, krra!
(dalin)
PËLLUMBI I (duke hyrë, publikut):
-More, ç’qe një zë?!
Një si krrakëllimë?
Dëgjoni ju gjë?
Ja, andej po vijnë

Po, po, janë ata!


Pendëzestë e zinj!
Që enden va pa va,
Mbi strehë e mbi çati!
S’kanë lënë gjë pa ngrënë,
S’kanë lënë gjë pa prish’,
Në qafë na kanë rënë
Siç të bjen një bishë!

(thërret me fishkëllimë dhe hyjnë


pëllumba (fëmijë) të tjerë)

PËLLUMBI II:
-Hë, vëlla, ç’kemi?
Ç’pate që na thirre?

87
Mos deshe përpara
T’u dalim atyre?

PËLLUMBI I:
-Po, po, do t’u dalim!
Madje , sa më parë!
Dhe hovin t’ua ndalim
Se boll na kanë vrarë!

Le të bëhemi gati
Nga të gjitha anët!
Nga qyteti e fshati!
E t’i zëmë katranët!
(derdhen nëpër skenë)

PËLLUMBI I:
-Ndaluni! Mos u ndani!
Gjithë të jemi bashkë!
Ejani këndej, ngani!
T’ i shohim atje jashtë!
(dalin)

(Hyjnë të frksuar: Korbi, Stërqoku, Sorra, Gala)

KORBI: -Shiko, shiko sa janë!


GALA: -Dhe ende po mblidhen!
SORRA: -Si duket, vendosur kanë,
Në grykë të na hidhen!

GALA: -Nga të shkojmë, o korb!


SORRA: -Tani ku të futemi!
STËRQOKU: -Gjallë nuk biem rob!

88
GALA: -Më mirë është t’u lutemi!

KORBI:
-Qëndroni këtu,
E mos kini frikë!
Jam unë përmbi ju!
Mos bëni panik!

(Pëllumbat hyjnë nga të gjitha anët


dhe qëndrojnë më larg)

KORBI:
-Nga vini ju, ç’doni!
Kurrë s’ju kemi parë!
Përse na rrethoni,
Mos doni me na vrarë!

PËLLUMBI II:
-Ne ju kemi parë!
O korb, o katran!
Sa herë na keni vrarë
Pa nam e pa nishan!

(U bën me shenjë të tjerëve. I rrethojnë dhe fillon për-


eshja. Ata kundërshtojnë. Ua lidhin duart prapa).

PËLLUMBI III:
-Hë, tani, ç’do bëni!
Ku do shkoni tash!
Ndryshe mend nuk veni
Ju, të liga kafshë!

89
GALA(duke qarë):
-S’kemi bërë gjë,
Ne, pse na lidhni?!
Ëëëë,ëëë,ëëë!
Ku do të na hidhni!

PËLLUMBI II:
-Si? Si? S’keni bërë!
Dhe e thua këtë fjalë?
Një jetë të tërë
Shpirtin na e keni marrë!

PËLLUMBI I:
-As zogj e as ve
nuk na latë n’fole!
Ju, o zemërzinj,
Keni bërë kërdi!

SORRA(duke qarë):
-Po ne s’kemi faj!
Ç’na bëni kështu!?
Oo, më vjen të qaj!
Si u bë kështu?

PËLLUMBI II:
-Ja, kështu do bëhet!
Ta keni të qartë!
Ju do zbritni poshtë
E ne do hypim lart!

90
-Nisu, ec përpara!
Mbërtheu tutje!
E, moj turinjthara,
S’pranojmë asnjë lutje!

PËLLUMBI III:
-Vendin ju e keni
atje, në kuvli!
Se keni qenë e jeni
Shpirt e pendëlzi!

TË GJITHË (publikut):
-Kështu do mbarojnë
Që të gjithë me radhë,
Ata që s’pranojnë
Të rrojnë me zemër të bardhë!

1996

Kjo pjesë skenike është blerë në


Konkursin letrar, në gazetën “FLAKA”
1998.

91
NUMRAT LAVDËRAÇË

(Marrin pjesë 10 fëmijë të cilët në kraharor kanë të varur


numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0, në karton ose në
steropol. Një fëmijë e thotë prologun dhe mbylljen.

PROLOGU
Të dashur spektatorë,
Nëna, baballarë,
Mësues, edukatorë,
Prindër e arsimtarë.

Dhe ju o fëmijë
Që u rrini në mes,
Të gjithëve me radhë
Unë ju përshëndes!

Domosdo më njihni
Ju, më keni parë.
Jam në këtë shkollë
Që nga klasë e parë!

Dhe e dini pse


Kam dalë unë këtu?
T’ju tregoj një ngjarje,
Ta merrni vesh dhe ju.

92
Njëherë, në një klasë,
Numrat kur i mësuan,
Aty, në dërrasë,
Pa fshirë i harruan.
Dhe dolën një pas një
Nxënësit dorë për dore.
Ashtu, pa bërë zë,
Në fund të asaj ore.
Pastaj, o t’uruar,
Pastaj se ç’kishte ngjarë!
Numrat qenë ngatërruar
Dhe ishin zënë me fjalë!
Duke bërë me gjeste,
Me duar e me këmbë,
Prej dërrase poshtë
Të gjithë kishin rënë!
Po një sy i fshehur
Te vrima i kish parë
Si një sy kamere
Ashtu siç ka ngjarë.
Dhe ky grup fëmijësh
Në skenë e ka vënë
Që t'i shohim ne
Ja, ashtu të tërë.
Le t’i shohim pra
Këta artist të vegjël
Ç’kanë bërë që kjo ngjarje
Mos mbetej veç në letër.
(Fund i prologut)
93
1-shi:
-Unë jam i pari!
Çdo kush le ta dijë!
Më quajnë flamurtari
Dhe s’më del njeri!

2-shi:
-Ashtu është, o fqinj!
Ti tamam e ke!
Veç se, pa njeri,
Shumë i vocërr je!

1-shi:
Le të jem i vocërr,
Po, ama, i parë!
Jam si një kokërr
Dhe nuk kam të ndarë.

2-shi
-Po si merr guxim
Të dalësh para meje!
Kur unë jam më trim
Dhe më i madh prej teje!

Jam sa dy herë ti
Me çdo gjë në botë!
Prandaj rri aty,
E mos llafos kot!

94
3-shi:
-Ç’ke që i lavdërohesh,
O dysh hundëkërrutë!
Rri e të turpërohesh
Se unë në xhep ju fut!

4-ra:
Si? Si? Si the ti?
Në xhep i ke të dy?
Ti atyre u thua
Po s’matesh dot me mua!

5-a:
-Më ngadalë, moj zonja katër,
sa shumë gojën që e ke hapur!
A s’më sheh se jam këtu,
Më e madhja nga gjithë ju?

6-ta:
-Më e madhja qenke ti?
Pa rri, moj pesë, rri aty!
Rri aty, mos u krekos!
Se jam 6-ta e të sos!

7-ta:
-E sos, ti, e sos moj gjashtë,
Të mos isha unë shtatë!
E të marr të fus në bark,
Me atë qafën si një hark!

95
8-ta:
-Dhe ti shtatëshe mos u mburr!
Shih si je, e thatë, pa tul!
Unë jam tetëshe, simetrike,
Të gjithë më rrijnë në këmbë prëj frike!

9-ta:
-Mos do dhe mua t’më frikësosh?
Ti me kokë e barkun bosh!
Përmbi mua nuk ka tjetër!
Jam më e madhe dhe më e vjetër!

0-ja:
-Ohoho, moj zonja 9-të,
unë jam shumë më e rëndë!
Dhe pse ju gjë s’më zini,
Gjer këtu nuk më vini!
(prek barkun)

1-shi:
-Si? Si?Ti zero e vogël?
Pa rri se s’je as sa një gogël!
S’ke as hundë, as qafë, as dhëmbë!
Rrumbullake kokë e këmbë!

2-shi:
E ç’peshë na paske moj e mjerë,
Kur je bosh, pa asnjë vlerë!
Një si vijë rreth e qark,
Me atë formën porsi bark!

96
3-shi:
-Hesht ti zero se s’je gjë!
Mos dëgjojmë të flasësh më!
Je një hiç, e zbrazur fare,
E nuk bën as dhe një pare!

4-ra:
-Me çka mburresh kokërrote ti?
Kur s’të do asnjë fëmijë!
Veç pas nesh do të rrish,
Të na bëhesh si një bisht!

0-ja:
-Pikërisht këtu kam vlerë!
Se ju rriti kushedi sa herë!
Prandaj rrini e mos folni,
Kaq shumë të më nënçmoni!

Me të vërtet unë dukem bosh.


Për ju nuk vlej asnjë grosh!
Po kur vihem prapa jush
Gjer më gju s’më vjen askush!

Si do të ishit ju pa mua,
Ndonjëherë keni menduar?
Vetëm shifra shkruar në letër,
Dhe, asgjë tjetër!

Pa veni në kokë gishtin pak,


Do të shihni se kam hak!
Ju kur jeni një nga një
Dhe vetë e dini, s’vleni gjë!

97
1-shi:
-Uaa, po unë bëhem dhjetë!
Më i madhi nga ju krejt!
Eja motër, më rri pranë,
Pa të shohin se ku janë!

2-shi:
-Ti dhjetë po, por unë njëzetë!
More njësh, more i shkretë!
Aty ku je, aty të rrish!
Se unë prapë bëhem dyfish!

3-shi:
-Për kë bëhesh ti dyfish!
Rri ore lavdëraçi dysh!
Unë për ju jam tresh!
Kur kam zeron ju mbaj në vesh!

0-ja:
-Mjaftni, mjaftni me këto dhe ju!
S’bën të ziheni më kështu!
Se ata që ju dëgjojnë
S’munden më t’ju durojnë!
E dini ju se bashkë kur jemi,
Gjithë forcën aty e kemi?
Dhe në mes kur futem unë,
Bëhemi gjithnjë më shumë!
Le të kapemi krah për krah,
Siç kapen motër e vëlla!
Kështu e bëjmë matematikën
Dhe të gjithë t’na e kenë frikën!

98
(kapen dorë për dore)
S’ka njeri që na del para,
As në punë e as në gara!
As s’e lëmë krimbin në mes
E të grindemi brenda nesh.

Le t’ia themi këngës së zjarrtë


Këngës sonë që na bashkon
Le të ngrihet zëri lart
Sa më lart në qiellin tonë!

(të gjithë e këndojnë Himnin)

Rreth flamurit të përbashkuar


Me një dëshirë e një qëllim
Të gjith’ atje duk’ u betuar
Të japim besën për shpëtim

Prej lufte veç ai largohet


Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë e nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

(MBYLLJA)

Ja kështu, të dashur,
Mbaroi e gjithë zënka
Nga zemra e plasur
Triumfoi kënga!

99
Dhe të gjithë e pamë
Se s’ka rrugë tjetër
Të jemi më pranë
Në jetë e në vepër.

Dhe juve spektatorë,


Nëna e baballarë,
Bashkë me këta aktorë
Ju përshëndesim më zjarr.

Mirupafshim tjetër herë,


Më të mirë, më me vlerë!

(Perdja)
1998.

100
101
ZËNKA NË DOLLAP

Marrin pjesë: 8 nxënës që në kraharor kanë të shkruar


ose me steropoll emrat e librave. Njeri e thotë proologun.

(prologu)

Te një dhomë e vogël,


Aty, në dollap,
Librat e një nxënësi
Të vënë mbarë e prap,

Ishin zënë një ditë,


Sa keq ishin zënë,
Dhe ashtu, paprit’,
Poshtë kishin rënë.

Po pse, do thoni ju,


Përse të jenë kapur
Pse kjo zënkë e tyre
Si shumë ishte zgjatur.

- Ç’më keni hipur sipër!


Bërtiste Kimia,
Edhe unë jam libër
Sikur ju të tria!
Kështu kishte nisur

102
Një përleshje e gjatë
Sa nuk ishin grisur
Në tërë atë shamatë.

Ashtu siç ka ndodhur,


Ashtu siç ka qenë,
Këta artistë të vegjël
E kanë vënë në skenë.

Le t’i shikojmë pra


Si do t’na e thonë
Se mund të kishte ngja’
Dhe në dhomën tonë.

(mbarim i prologut)

103
KIMIA:

Ç’më keni hipur sipër


Mua, që të tria!
Edhe unë jam libër
Me mësimet e mia!

Hiqmuni prej qafe,


Se nuk mund ta mbaj
Gjithë atë trup gjirafe
Dhe këmbët e saj!

BIOLOGJIA:

Rri aty ku je
Moj kimi e mjerë,
Vendin poshtë e ke
Se unë jam me vlerë!

GJEOGRAFIA:

Po, mos isha unë,


Këtu, sipër jush!
Sa për këtë punë
Nuk më vjen askush!

HISTORIA:

Si s’të vjen askush!


Unë për çfarë jam!
Shiko sa jam mbush’
Trupin sa e kam!

104
MATEMATIKA:

Po, po, nuk ka fjalë,


I madh je, vërtetë,
Por vetëm llafe
Ke në ato fletë!

HISTORIA:

Po jo si ti, me numra,
X-sa , Y-na!
Po të dalin nga brenda
Do mbushej tërë dhoma!

MATEMATIKA:

Po t’mos ishin numrat


S’do ishe as ti
Me gjithë ato data
Që i ke aty.

GJEOGRAFIA:

Si moj, nuk do ishte?


Nga e di këtë?
Pa rri se e prishe!
Rri se s’di asgjë!

105
FIZIKA:

Ajo s’ditka gjë?


Ti nuk di çka flet!
Të gjithë të mblidhemi një
S’bëjmë sa ajo vetë.

HISTORIA:

Mos e rrit aq shumë,


Se s’është krejt ashtu,
Për mua është një shkumë
Që e futë këtu! (në gojë)

FIZIKA:

E fut, po s’e ha dot!


Është e rëndë ajo.
Gjithë nxënësit në botë
Njësoj e mësojnë kudo.

E kam motër unë,


Pa të s’bëj një hap!
Prandaj më këtë punë
Të lutem mos e zgjat!

HISTORIA:

Si moj, mos e zgjas!


Çfarë më thua kështu!
Unë t’mos isha pas
S’do dihej asgjë për ju!

106
GJEOGRAFIA:

Tamam e ke dhe ti,


Tamam, e ke qëlluar!
S’do dihej, vërtet, pa ty,
Asgjë e kaluar.

BIOLOGJIA:

Ç’ma lëvdon aq tepër,


Moj gjeografi?
Që është shumë e vjetër
Këtë dhe unë e di.

Po ti ç’na ke bërë
Për vete, na e thuaj!
Sa popujt i ke vënë
Nën këmbë të huaj!

GJEOGRAFIA:

Unë nën këmbë të huaj,


Popujt paskam vënë?!
Jo, moj e uruar,
Kjo mos qoftë e thënë!

Asnjëherë s’kam dashur


Dhe as që tani dua.
Zemra më ka plasur,
Po s’më pyesnin mua.

107
BIOLOGJIA:

Sa lumenj ke ndarë,
Sa fusha, sa male,
Sa njerëz kanë qarë
Në gjithë këto ndarje.

HISTORIA:

Pse e akuzon?
Nuk ka faj ajo!
Kufinjtë kur janë vënë
Ishte tjetër kohë.

Të tjerë kanë vendosur


Për sinorin tonë
Kanë nisur e kanë sosur
T’na ndajnë përgjithmonë.

Këtë unë e di
Më shumë se çdo kush tjetër
Tërë kjo histori
Është një plagë e vjetër.

Plagë që kullon gjak


Më shumë se një shekull
E hidhur si farmak
Dhe ashtu ka mbetur.

108
BIOLOGJIA:

Kanë ngapak faj


Dhe të parët tanë.
Shumë toka, prandaj,
Nën këmbë të huaj ranë.

Kur vendosej fati


Kur kishte pakëz shpresë
Qyteti e fshati
Ishin me kokë në thes.

S’ishin të bashkuar,
Siç duhej të ishin
Se fatin në duar
Patjetër do ta kishin.

LETËRSIA:

Ashtu është, moj motër,


Ashtu ka qenë, vërtet.
Kjo frymë në çdo votër
S’kishte marrë jetë.

Kishte dhe shkrimtarë


Që stolisnin vargje
Që të gjithë shqiptarët
Të kishin shumë bajraqe.

109
MUZIKA:

Kishte dhe këngëtarë


Që ditë e natë këndonin
Njerëzit e përçarë
Në luftë t’i bashkonin.

LETËRSIA:

E vërtetë, motër.
Lahuta me një tel
Ja thonte kodër më kodër
Të dilnin nga ky terr.

Por, ç’e do. Më kot.


Na ndanë që na ndanë.
Që atëherë e sot,
Ja, kështu na lanë…

FIZIKA:

Hë ju, tash, do qani?


Që k’shtu kemi mbetur?
Asgjë nuk do bëni.
Sa u bë një shekull.

Atë që të parët
Nuk e bënë dot,
Le t’mblidhen shqiptarët
Dhe ta bëjnë sot.

110
Se vetëm bashkimi
E ka bërë fuqinë
Dhe gjer te çlirimi
Pastaj mund të vijmë.

MUZIKA:

Hej, më ngadalë!
Kujdes me zërin tuaj!
Pas shpine janë ndalë
Librat e gjuhës së huaj!

FIZIKA:

Ou, po si s’i pamë!


Si nuk i vumë re?
Sa të poshtër janë
Dhe prapë i mban ky dhe.

BIOLOGJIA:

S’ka gjë, mos u tutë,


S’e dinë gjuhën tonë,
Përveç nga ata të tutë
Nëse nuk ua thonë.

FIZIKA:

Si? Si? Nga të mijtë?


Mund t’ua thotë dikush?
S’janë dhe aq çilimi
S’besoj ta bëjë kush.

111
BIOLOGJIA:

Po, po! Pse habitesh!


Dëgjo çka të them:
Ngado që të vërtitesh
Gjarpinjtë i ke me helm.

Fër, fër, fër, me gjuhë,


Me sy e me veshë,
Sa atje, këtu,
Futen në mes nesh.

LETËRSIA:

Ee, ju ku dolët
Me këtë bisedë
Dhe gjithëçka e morët
Si t’jetë e vërtetë.

Ka, nuk them që s’ka,


Po nuk janë pengesë,
Po të jemi si një tra
E të kemi pak kujdes.

FIZIKA:

Uh, sa i urrej!
Sa i kam meri!
Dot nuk i shikoj
Ata fytyrëzi…

112
MUZIKA:

Nuk bën me urrejtje,


As t’i keshë mëri,
Po t’u bëjmë vërejtje
T’mos jenë shpirtzinj.

LETËRSIA:

Ee, s’e kanë dert ata!


Nuk e kanë për gjë!
Gjersa përmbi ta
Nuk ngrihemi me zë!

MUZIKA:

Me zë të bashkuar,
Në kor, me orkestër.
Të gjithë të akorduar.
Ne s’kemi rrugë tjetër!

LETËRSIA:

Ah, sa mirë që flet


Ti muzikë e jonë!
Kështu po të jetë
Liria s’do jetë vonë.

113
MUZIKA:

Dhe do të jetë një ditë


Do të vijë patjetër!
Ja, për këta dy sytë,
Do ta bëjmë me vepër!

TË GJITHË:

Do ta bëjmë me vepër
Që të gjithë sa jemi,
Nga brezat e vjetër
Amanet e kemi.

Amanet e kemi
Vendit t’i dalim zot
Dhe botës do t’i themi
Kështu s’jetohet dot!

S’jetohet, jo, kështu!


Nën zgjedhë të huaj,
Prandaj edhe ju
Bëni detyrën tuaj!

Ju detyrën tuaj
Ta bëni sa më parë,
Sa s’ka nisur të vuajë
Çdo gjë, të merr zjarr…

Dhjetor, 1997.

114
TREGIMI PËR BUBURRECËT
DHE KARKALECËT

1.
Te rrëza e maleve,
Buzë detit të kaltër
Ka qenë një lëndinë
E bukur dhe e pastër.

Bardhari, Morava,
Rrjedhën ku e kanë,
Danubi e Sava,
Si lumenj ku janë,

Kufinjtë atje i kishte


Kjo lëndinë më parë.
Ndër të parat ishte
E veshur dhe me bar.

Dhe te kjo lëndinë


Që vinte si kurorë
Ishte shumë i madh
Numri me banorë.

115
Në fillim të jetës,
Kur ka mbirë bari
Ishin buburrecët
Që dritën panë së pari.

Vraponin e vraponin
Pas jetës, pas diellit.
Natë e ditë punonin
Nën atë kupë të qiellit.

Ishin aq punëtorë,
Ishin aq të mbarë.
Me këmbë e me dorë
Mbushnin plot hambarë.

Ndaj dhe qenë të lumtur,


Nga jugu n’veri,
Në atë lëndinë të bukur
Që quhej Iliri.

2.

Po një ditë se ç’ngjau,


Një ditë në të gdhirë:
Përmes lëndinës çau
Një si egërsirë.

Pas i vinin varg


Një hordhi e tërë
Kudo rreth e qark
Ia behën me sërë.

116
Dhanë e dhanë të mbrohen
Buburrecat mbarë
Të mos u nënshtrohen
Po t’u bënin ballë.

Por më kot. Pykat


U kishin hyrë në mes
Të futur si thikat.
Çdo gjë ishte ters.

Thoshin buburrecët
Pësh, pësh, gojë më gojë:
Ore, këta që erdhën
Janë një tjetër lloj.

Do jenë lloj i lig


As vendi i vet s’i mba
S’mund të bëhemi mik
Kurrsesi me ta.

Pa shiko si janë,
As qeni nuk i merr
Turinjtë si i kanë
Të ngjallin krrupë e mner.

Thoshin dhe të tjerë


Tek hynin në tokë:
Si do çohet jeta
Me këta mbi kokë?

117
Karkalecë me brirë,
Karkaleca djall,
Shih si na kanë hyrë!
Si do bëjmë,vallë?

Si do rrijmë me ta,
Si do rrojmë, më thuaj!
Jo, më, jetë s’ka!
Janë një gjak i huaj.

Rri më, dhe ti, rri!


Mos u bëj merak.
Janë vërtetë të zinj
Po s’u trembemi aspak!

Jemi n’vendin tonë,


Ne, ç’ke pandehur!
Dhe do t’ jemi gjithmonë
Të gjallë e të vdekur.

Duhet ne patjetër
Këtu të qëndrojmë!
Nga vendi ynë i vjetër
S’kemi ku të shkojmë.

Hajdeni në punë
Të shkojmë pa përtesë
Se ka dhe spiunë
Këtu midis nesh.

118
3.

Kështu kaluan vite,


Dekada, shekuj, muaj,
Pa një rreze drite
Nën këmbë të huaj.

Rridhte poshtë lumi


Si një lot i gjatë
E rëndë si plumbi
Erdhi dhe kjo natë.

Natë e gjatë pafund


Natë e zezë sterë
Napa shtrirë gjithkund,
Tutje, dimër verë.

Thoshin buburrecat
Pësh, pësh, pësh, ndër dhëmbë:
Sa të mëdha kthetrat
Thundrra sa e rëndë.

Si do bëhet moj
Me këta fqinj të zinj.
Të fëlliqur soj.
Askush nuk e di.

4.
Dhe mblidhen buburrecat
Nga të katër anët
T’i shporrin karkalecat
Siç bënin me të parët.

119
Por, qe shumë vështirë.
Vështirë me këtë soj.
Përplot fëlliqësirë
Në trup e në gojë.

Në sy kishin tym,
Nga goja nxirrnin flakë.
Kudo në udhëtim
Pinin djersë e gjak.

Gjak të kuq, të pastër


Gjak të ri si lumë.
Siç kafshon një gjarpër
Dhe nuk të lë gjurmë.

Po shpesh e linin kokën


Në vija, në mezhde.
Me dhëmbë hanin tokën
Siç hanin ndërgjegjen.

Thoshin milingonat
Kur fshiheshin në dhe:
Tokat janë tonat!
Do t’i mbrojmë ne!

Ata janë të egër


Siç kanë qenë gjithmonë
T’i shporrim patjetër
Nga shtëpia jonë!

120
5.
Dhe nisën buburrecat
Të sulen krahëpërkrahë
Para karkalecat
Iknin va pa va.

Prapë ndalonin këmbët


Kthetrat duke hapur.
Atje t’i ngulnin dhëmbët
Te deti i kaltër.

Dhe thoshin ata


Tek rrinin të shtrirë:
Do të gjejmë për këta
Ne një bar të mirë.

Një ilaç do gjejmë,


Ilaç opium
Që i bën të flejnë,
Që i vë në gjumë.

Në duam t’arrijmë gjallë.


Në duam të rrijmë qetë.
Siç bëri në përrallë
Ujku me tre qetë.

6.

I tha ujku të parit ka:


Mos rri me ta, or budalla!
Tërë livadhi do t’jetë i yti,
Më lejo t’i kapë për fyti!

121
Të dytit ia bëri me sy:
Gjithë livadhi të takon ty!
Ma le vetëm që ta ha,
Do të jeshë më i pasuri ka!

Tani ujku e kish shumë lehtë,


Kur i tha kaut të tretë:
S’të duhet, jo, livadhi ty!
Ne s’mund të rrojmë të dy aty!

Dhe i hëngri pa bërë zë


Të tre qetë një nga një.
Një nga një e tek e tek
Tamam si ujk i vërtetë.

7.

Qanin buburrecat
Oi, oi, oi.
Na hynë karkalecat
Shtëpi më shtëpi.

Ecnin në lëndinë
Ecnin varg e varg
Bukën përmbi shpinë
Mendjen tutje larg.

Ecnin kokulur
Mbuluar me djersë
Gjer në tokë përkulur
Dhe pa asnjë shpresë.

122
Iknin prapa diellit
Me plaçka, katandi.
Binte shi nga qielli
Oi, oi, oi.

Milingonat plaka
Këmbët hiqnin zvarrë.
Sytë u mbetnin prapa
Me lotë rrugët larë.

Hapej tragë në dhe


Hapej varrë n’kraharor
Ndihej gjer në re
Gjëma nëpër borë.

E shtynin buburrecat
Jetën me ngadalë
Tek mbanin karkalecat
Sipër si barrë.

Shtynin me ngadalë
Shekuj, vite, muaj,
Hapte e hapte varrë
Në trup këmbë e huaj.

Si shushunjë turirin
Futur thellë në gjak
Ngadalë ngadalë e pinin
Jetën si farmak.

123
Buçisnin minaretë
Dhe kambanat binin
Kokën në kënetë
Gjakun ua pinin.

Pinin me ngadalë
Pinin me pambuk
Si Qime e Gjallë
Futur thellë në trup.

8.
Por një ditë se ç’panë në qiell!
Gretha me kryqa t’thyer.
Nëpër tokë, me uturimë,
Vraponin, vroponin kudo të hyjnë.

Thonjtë e tyre tërë të nxirrë.


Më shumë se egërsirë.
Rrugëve u lenin tragë.
Tokës i hapnin plagë.

Karkalecat nga shpina zbritën


Grethave t’u zënë pritën.
E u thanë gjitonëve të vet
Si dhelpra kur prenë e pret:

Ejani, vëllezër, t’luftojmë bashkë!


Grethat t’i shporrim jashtë.
Të lirë pastaj, të gjithë do jemi,
Ejani, me ne, mos u trembni!

124
Ç’na shikoni me përtim,
Jemi miq, s’ka dyshim!
Në fushat tona, te kjo lëndinë,
Grethat mos i lëmë të hyjnë!

Gjithësecili në shtëpi të vet,


Dhe çdo njeri liri do të ketë.
Sa t’i shporrim ata ne
Do fillojmë një jetë të re.

9.
Buburrecat u shikuan
Gjatë gjatë e menduan
Kjo thirrje që u erdhi
Pikë e pesë të gjithë i derdhi.

- Të mos ngutemi, i pari foli


Një buburrec dhe fjalën mori,
Me këtë soj e sorollop
Mendjen duhet ta kemi top!

- Mirë thua, tha i dyti


Dhe sytë në ballë ia ngjiti.
Duhet pasur kujdes me këta
Sepse më të poshtër s’ka!

- Ashtu është! briti i treti


Dora e ngritur lart i mbeti.
Fjalëve të tyre nuk u besoj.
Nuk më ngrohë mua ky soj.

125
126
Por një tjetër nuk duroi.
Ngriti gishtin dhe kundërshtoi:
S’është ashtu, janë të mirë!
Pa ata e kemi vështirë!

U hodh i pesti e luajti vendit


Për t’i dhënë drejtim kuvendit:
- Këtë mendim dhe unë e kam
- Për të shkuar, me ta, jam!

Si e thoni këtë fjalë


Pa menduar e pa e parë!
Po a shkon me ta njeri
Kur janë katran, katran të zinj.

- Vini re, u çua një tjetër.


Prej të gjithëve qe më i vjetër.
Kujdes, pas këtyre fjalëve
Fshihen dhëmbët e kusarëve!

S’e dini ju, shumë kohë më parë,


Kur kanë ardhur për herë të parë,
Prej votrave na kanë përzënë
Që vetë ata, pastaj, t’i zënë.

Prapa shpine këta na ranë


Dhe fëmijët në djep na i vranë.
S’ka, prandaj, pajtim me ta
Më të ndyrë soj nuk ka!

127
Që të gjithë, mu në sy,
E shikonin me kërshëri
Këtë plak, plak me mjekër.
Sigurisht kish parë më tepër.

- Janë t’pabesë!- shtoi plaku


Dhe në kokë i hipi gjaku
Disa herë i kemi provuar
Por gjithmonë na kanë tradhëtuar.

Prandaj mirë ta vëmë n’peshojë


Ftesën e tyre, se s’është lojë!
Të shikojmë më pas, më vonë,
Ç’do të bëhet me luftën tonë.

10.
Po nuk kishte kohë
Shumë për të menduar
Grethat përmbi kokë
Rrinin hakërruar!

Dhe nisen buburrecat


Mëritë duke lënë
Bashkë me karkalecat
Grethat t’i përzënë

Nisën dhe njëherë


Se s’kishin rrugë tjetër
Duke lënë mënjanë
Hasmërinë e vjetër.

128
Nisën dhe njëherë
Të ngrihen në këmbë
Me gjak dhe me nder
Ta mbrojnë tokën mëmë.

Nisën dhe njëherë


Me të vetmen shpresë
Se një frymë e re
Do lidhej me besë.

11.
Lufta ishte e madhe
Lufta ishte e egër
Gjaku nëpër male
Derdhej si me vedër.

Binin karkalecat
Binin një pas një
Binin dhe buburrecat
Sepse ishin një.

Por, ama, s’e shihnin


Që në sy të tyre
Ishte ngulur thika
Përsëri pas shpine.

Nga ky soj me lara


Nga ky gjak i prishur
Që në ditët e para
Lufta kur kish nisur.

129
Dhe ecnin krahëpërkrahë
Në luftra, beteja,
Se vinin nga gjithkah
Me ide te reja.

Ide pa dallim
Feje, gjuhe, ngjyre,
Ide për shpëtim
Nga kjo hallkë mynxyre.

Iknin grethat tutje


Shkelnin si mbi zjarr
Në ballë të kësaj lufte
Buburrecat të parë.

Të parë dhe me nam,


Faqeëbardhë, fitues.
Mijëra të vrarë ranë
Mbi grethat pushtues.

Gjak i njomë, i pastër,


U derdh si rrëke
Nën qiellin e kaltër
Të lindin ditë pa re.

12.
Por, një gjëmë e re
Do niste përsëri
Nën qiellin plot me re
Nën qiellin e zi.

130
Nën mëngë karkalecat
Mbanin nga një thikë.
Përmbi buburrecat
Prapë të mbjellnin frikë.

Dhe thonin hakërruar


Tek rrinin në pritë:
- Me ju, të mallkuar,
Nuk rrijmë asnjë ditë!

Të veni nga të doni,


Të ikni sa më parë!
Këtë po s’e bëni
Do t’u shkojmë në zjarr!

Është vendi ynë


Ky, si më parë!
Atje ku do hyjmë
Nuk do mbijë bar!

13.
U mbodhën buburrecat
Rishtas radhë radhë
Sepse karkalecat
Prapë u ranë në qafë.

- Si do bëhet tash,
Flitni, si do bëhet!
Që atëherë u thashë
Me këta nuk luftohet!

131
Foli ai plaku
Që kish folur njëherë
Kur nisën të derdhin gjakun
Njëherë për përherë.

Të gjithë ulën kokën.


Asgjë s’pipëtinte.
Sytë shponin tokën.
Dikush psherëtinte.

- Ju thashë, mos luftoni


Me këta t’pabesë,
Keq do përfundoni
Si me kokë në thes.

Ju thashë, mos largoni


Përtej tokave tona,
Pas grethave të shkoni
Atje ku s’është e jona.

U ngrit një i ri
Buburrec me nam
Fytyra e njomë e tij
Ishte bërë katran:

- Ndryshe i patëm fjalët


Atëherë kur u nisëm
Ne ato i mbajtëm
Po ata i prishën.

132
Nuk ka më të poshtër
Nuk gjen më të ndyrë
Askund faqe botës,
Askund në hapësirë.

Ja si na e ngulën
Thikën përsëri
Na e prenë udhën
prapë me pabesi.

Gjysmën e lëndinës
Ata na e zhvatën
Me thikën pas shpinës
Prapë na prunë natën.

14.
Jeta do vazhduar
Jeta është e gjatë,
Ndaj dhe do jetuar
Qoftë dhe nëpër natë.

Dhe nisën buburrecat


Në gjysmën e robëruar
T’i mbajnë karkalecat
Përmbi shpinë rënduar.

Ecnin këmbëlidhur,
Ecnin barkthatë.
Ah, kjo botë e prishur,
Ah, kjo natë e gjatë.

133
Ah, edhe njëherë,
Ah, në na ardhtë!
Por kjo ah e tyre
Kushedi sa do zgjatë.

15.
Shihnin buburrecat
Për midis lëndinës
Se si karkalecat
Ia ngulnin shpinës,

Hunjtë majemprehtë
Hunjtë e tradhëtisë.
Lart qanin retë
Në kulmin e mërisë.

Andej mbetej nëna


Me lot e me vaj
Dhe tretej e tëra
Pas bijës së saj.

Këtej tretej bija


Me duart nga nëna.
Lart, mbi të dyja,
Qanin yjet, hëna.

Dhe toka në thellësi


Kishte një trishtim
Kishte një prapësi,
Kishte një mallkim.

134
16.
Dhe e nisën jetën prapë
Buburrecët nën kasapë.
Ulën kokën, qafën ulën
Për të pritur prapë furtunën.

Sërish u derdhën nëpër ara


Për të mbledhur kokrra, farëra.
E t’i futin në hambarë
Se do vinte prapë acar.

Aty brenda, thellë në tokë,


Bisedonin kokë më kokë.
Bisedonin, i qanin hallet
Që t'i kishin për acar.

Si të ndalet kjo mynxyrë


Me këtë soj të ndyrë.
E të marrin frymë njëherë
Dhe vera te bëhet verë.

17.
Po nuk ishte lehtë të hiqet.
Gruri korret kur të piqet.
E ky grurë kështu, papjekur,
Gjithmonë s’kishte për të mbetur.

Dhe ecnin prapë me kokrrat n’shpinë


Për t’i futur thellë në vrimë.
Kështu me ditë, me muaj, me vite,
Pritnin dimrat me ortiqe.

135
18.
Dhe kur dilnin në pranverë
Kokën ngrinin herë pas herë
Tinëz, të shikojnë matanë
Buburrecat e lirë si janë.

Ata korrnin, shinin lëmët,


Gjer këtu buçisnin këngët.
Mblidhnin drithin në hambar
Që një ditë t’u bëhej ar.

Dhe me kazma e lopata


Hiqnin ndryshkun lënë nga nata
Ag e terr syhapur rrinin
Karkalecat të mos u hynin.

Për barot nga goja e ndanin


Nën tokë të thatë e mbanin.
Përkrah kazmës dhe maliheri
Të ruhej erzi, të ruhej nderi.

19.
Buburrecat tanë
Në këtë gjysmën tjetër
Në ç’vuajtje që ranë
S’thuhet dot në letër

Po unë do përpiqem
Ta them si ka qenë:
Plotësisht përputhen
E vjetra me të renë.

136
Madje më e egër
Është kjo tani.
Karkalecët e vjetër
Pollën më të zinj.

20.
E, që thoni ju,
Lufta kish mbaruar.
Gjaku gjer në gju
Rrëke kishte shkuar.

Buburrecët tanë
Festonin plot hare
Më në fund, thanë,
Erdhi ditë e re.

Hidhnin këngë e valle


Për një botë të drejtë
Për një botë pa halle
Që do vinte shpejt.

Por, nuk qe ashtu.


Të drejtë askund nuk ka.
Se nisin mu këtu
Padrejtësitë e mëdha.

Karkalecë me maska
Karkalecët e rinj.
Shkelin përmbi kafka
Më me egërsi.

137
Ata ndoqën gjurmën
E të parëve të tyre
Që kishin humbur rrugën
Drejt kësaj mynxyre.

Kishin bërë plane,


Kishin proektuar
Bub’rrecët e kësaj ane
Nga vendi për t’i zbuar.

21.
Dhe prapë buburrecët
Në tokë hynin thellë
Mallkonin karkalecët
Të bërë helm e vrer:

Pse kemi luftuar?


Përse derdhëm gjak?
Bashkë me këta t’mallkuar!
Me këta tinëzakë!

Kur dinim ç’kanë bërë


Mbi tanët më parë!
Një shekull të tërë
Kanë djegur e vrarë.

Vajza, plaka, pleq,


Dhe nëna me barrë
Dhe fëmijët në djep
I kanë hedhur në zjarr!

138
Kur dinim që pas shpine
Do t’na futnin thikën
Me lajka e premtime
Do t’na zenin pritën.

Kur dinim që kjo botë


Do mbetej siç ka qenë
Me arinj në tokë
Në detra peshkaqenë.

Përse, o, përse,
U besuam shumë?
Ky besim pa fre
Na vuri dhe në gjumë!

22.
Ishte se ç’na ishte
Gjithë kjo histori
Tregimin desh ta mbyllte
Një bub’rrec i ri:

- Ky besim i lehtë,
Ky besim pa vend
Të na bëjë të mprehtë
Të na vë në mend.

Që ne buburrecët
Shumë kujdes të kemi
Me k’ta karkalecët
Kudo që të jemi.

139
Më nuk do t’i mbajmë
Në shpinë si më parë,
Por çdo gjë ta ndajmë
Me këta barbarë.

Jashtë nga vatrat tona


Njëherë e përjetë!
Kjo tokë ka qenë e jona
Dhe jona do të jetë.

S’deshën karkalecët
Barabar të rrojnë
Me ne buburrecët,
Prandaj, le të shkojnë

Në dreq të mallkuar
Andej nga kanë ardhë.
Barbarë të tërbuar
Pa asgjë të bardhë!

Le t’i vëmë në thumb


Sot e tutje
E t’u japim plumb
Në krye të një lufte.

Le t’u bëhet zjarr


Kjo tokë e jonë e lashtë
Atë që s’u dhamë më parë
T’ua japim tash!

140
Se mjaftë na kanë vrarë!
Mjaftë na kanë djegur
Të ngrihemi sa më parë
Të gjallë e të vdekur!

Të hidhemi mbi ta
Me tërë mllefin tonë!
Jetë t’pëbashkët s’ka!
Sot, sa s’është vonë!

Janar, 1998.

141
PËRRALLA PËR UJQIT E ZES

(Adaptim nga një tregim popullor)

1.
Në një fshat, më parë,
Mu në fund të pllajës,
Mund të kishte ngjarë
Ndodhi e përrallës.

Se përrallat ngjajnë
Në jetën mbi tokë,
Sado s’i kemi parë,
Ato s’bëhen kot.

Na ishte pra, njëherë,


Një fshat. S’dihet cili.
Merrte frymë thellë
Në fund të një pylli.

Punonin e punonin
Njerëzit pa përtuar
Mbjellnin edhe korrnin
Me thonj e me duar.

Vera ishte e shkurtër.


Pothuaj s’kishte fare.
Gjithmonë bora mbushur
Rrinte përmbi male.
142
Në dimrat e gjatë,
Në dimrat me thëllim,
Ka më shumë shtërngatë,
Ka më shumë shtërngim.

Se vijnë rreth e qark


Ujqit ulurijnë
Me dhëmbët tërë gjak
Në torrishte hyjnë.

Kështu kishte ndodhur


Një dimër, në mes,
Rreth fshatit qenë mbledhur
Shumë ujqër të zes.

Rreth e rreth në ara,


Rreth e rreth në brigje
Kishin zënë pllaja,
Kishin zënë shtigje.

Prisnin si të çartur
Prisnin pa durim,
Çdo gjë për të kapur
E me dhëmbë ta shky’jnë.

S’lenin as të dalë
As të hyjë njeri.
Asnjë gjë e gjallë,
As mace as minj.

143
2.
Fshati kishte brenda
Dele, desh, çobanë,
Kishte edhe qentë
Që dilnin në stan.

Një ditë morën vesh


Se ishin t’rrethuar
Nga ujqit e zes
T’uritur e t’tërbuar.

Dhe thanë ata të stanit:


Të ngrihemi o burra!
Të gjithë qentë e fshatit
Të mblidhen te ura!

3.
Zunë pastaj të vijnë
Nga të gjithë mëhallët.
Sa më parë t’arrijnë
E t’i qajnë hallet.

Ecnin rëndë rëndë


Bardhoshat me nam.
Aty, në një kënd,
Mbledhur të gjithë janë.

Dhe shikojnë përtej


Si afrohen të tjerë,
Ca këndej ca andej,
Të veshur e të çjerrë.

144
Një me bisht ndër shalë,
Një me veshë të prerë,
Një me këmbët zvarrë,
Një me leshin stelë…

Një me ngjyrë të bardhë,


Një me ngjyrë të zezë,
Njëri turinjlarmë
Një me shpinë të verdhë.

Një me mend n’shtëpi,


Një s’dihet se ku,
Një me plot mërzi
Pse ka ardhë këtu.

Një me lepur n’bark


Një me dridhmë në zemër,
Një i zënë në çark
Për lëvdatë e emër.

Po, ama, të gjithë,


Erdhën. Pa dallim.
Se një gjë i lidhte:
Të gjenin shpëtim.

4.
-O burra!-tha më plaku,
T’u biem patjetër!
Na kanë ardhë te pragu.
S’kemi rrugë tjetër!

145
146
Radhituni në vijë,
Fshatit rreth e qark,
T’u dalim karshi,
T’i shporrim sa më larg!

5.
Dhe nisën përpara,
Bam baraba bam bum!
Qentë lara lara,
me ham e me hum!.

Një me zë të lartë,
Një me zë të thellë,
Një me lehje të zjarrtë,
Një me zë të çjerrë.

Drejt e në shtigje
Te ujqit e zinj,
Mbi mure, mbi pirgje
Ku kishin pusitë.

Po ujqit, si ujqit.
Nuk loznin nga vendi.
Gjithë kjo e bërtitur
Fare nuk i trembi.

Porsa vinin pranë


U zbulonin dhëmbët.
Qenve më azganë
Zunë t’u dridhen këmbët.

147
Dhanë e dhanë e dhanë,
Sa patën fuqi
Dhe ikën e i lanë
Ujqit po aty.

Erdhën te lëndina
Mu në mes të fshatit
S’dinin këta “trima”
Se ç’t’i bënin “fatit”.

Kishin varur kokët


Gjer poshtë, te këmbët
Me turp shihnin tokën
Dhe shtërngonin dhëmbët.

6.
Ra heshtje e gjatë
Aty në lëndinë.
Asnjë kollë e thatë.
Asnjë hungërimë.

Mendjen gjithë e vrisnin:


Si u bë kjo punë!
Zunë pastaj t’bërtisnin
Me bam e me bum!:

-T’u biem përsëri!


T’u biem sa më parë!
Tutje një i ri
Thosh si me të qarë.

148
-Prit, mos u ngut!
Briti një qafëlesh,
Hundët pse i futë
Ku nuk marrësh vesh!

S’ka çka presim, jo!


Mirë e thotë ai!
-Pa shiko, shiko!
Kush na qenka ky!

-T’u biem! T’u biem!


Thosh andej dhe njëri.
Po, fare pak u ndie
Se i humbte zëri.

-Nuk ka çka të presim!


As dhe një minut!
Sikur të gjithë të vdesim!
Kemi shpallur luftë!

-T’u biem dhe një herë!


Po ama, të gjithë!
Thosh njeri tërë vrer
Dhe duke u dridh’.

-Mirë thua ti,


Të nisim gjithë fshati!
Po jo përsëri
Si cjapi te kasapi!

149
Dhanë e dhanë me duar,
Dhanë e dhanë me këmbë,
Fare pa menduar
Pse kështu u bënë!

-Pritni, mos shpejtoni!


Tha andej një tjetër,
Dhe mos harroni
Se ka këtu më t’vjetër!

7.
Atje në një kënd
Rrinte një.Më plaku.
Priste në kuvend
Të fashitej gjaku.

Sytë e të gjithëve
Kthehen tek ai.
Tërë ajo bërtitje
Ra përsëri.

Dhe, si bie heshtja,


U ngrit ai tha:
- Pasi thehet qerrja
Shumë rrugë ka!

Le t’i qetësojmë gjakrat


Unë bashkë me ju,
E t’i shohim shkaqet:
Pse u bë kështu!?

150
Besoj se të gjithë
Parë e kemi mirë!
Se ujqit ishin lidh’
Dhe kishin NJË NGJYRË!

Kur t’bëhemi dhe ne


Veç një ngjyrë të kemi,
Një zemër, një mendje,
Atëherë mund të themi

Se mund të luftojmë
Dhe mund t’u bëjmë ballë!
Mund dhe t’i dëbojmë,
Të mos ndihen gjallë!

Kështu, po deshët
Të fitojmë mbi ta,
Hapni sytë e veshët!
Tjetër rrugë s’ka!

8.
Varën kokën qentë
Hundë e buzë rënduar
Një diçka përbrenda
Seç i ka lënduar.

Ç’qe kjo fjalë e plakut


Që e tha n’kuvend?
Për t’i rënë tragut
Nuk do dhe shumë mend.

151
Po të gjithë sa qenë
S’mbetën pa kuptuar:
Armikut deng i vjen
Vetëm i bashkuar!

Ç’ka ndodhur pastaj


Askush s’e ka parë.
Përralla prandaj
Ka dhe pak të ngjarë.

Por ajo flet shumë


Dhe shumë don të thotë:
Mos biem në gjumë
As sot e as n’mot…
Mars ’95.

152
DELET, DESHËT, DEMAT
DHE DERRAT

(Përrallë)

1.
Te një pllajë mali,
Njëherë e një mot,
Dele, desh e dema
Dilnin në kullotë.

I ngrohtë ishte dielli,


I ëmbël edhe bari
I kthjellët ishte qielli
Në atë pllajë mali.

Demat ishin vënë


Të ruanin kufi
E për të mos lënë
Askush brenda të hyjë.

Dhe deshët ngrinin kokën


Andej herë pas herë
E sodisnin tokën
Dhe ishin syçelë.

153
Ishin aq të lumtur
Dele, desh e shqerra,
Sa kjo jetë e bukur
Ngjante si pranvera.

2.
Por një ditë, papritmas,
Mu te qafë e malit
U duk një si hije
Mes e përmes barit.

Qengjat ngritën veshët.


Dhe delet i ngritën.
Sytë i hapën deshët
Dhe sa nuk bërtitën!

Dhe kaloi hija


Tutje larg e larg
Te bregu, te vija,
U bë pak e qartë.

I tha delja dashit:


Çdo të jetë kjo?
Të jetë për të mirë?
S’më besohet,jo.

3.
Dhe ra mbrëmja. Terri
Shtriu nga çdo anë.
Zemra pak u therri
Por, të flenë ranë.
154
Nesër në mëngjez
Frikë s’u kishte mbetur.
Ishin tërë shpresë
Se hija do ish tretur.

Dhe nisën përsëri


Të kullosnin bar.
Ishte një mrekulli
Nën qiellin e larë.

Nën qiellin e larë


Ajri i dëlirë
Dielli rrezear
Shkëlqente si pasqyrë.

4.
Por, ç’e do, hija
Rishtas nxori kokë.
Atje, te vërria,
Doli , fap, mbi tokë!

Erdhi fare pranë


Mu përreth vije
Dhe të gjithë e panë
Se nuk ishte hije!

Ishin ca të zinj,
Bark e qafë bashkë.
Dy dhëmbë në turinj
Që u dilnin jashtë.

155
Dashit i tha delja:
Kush do jenë vallë?
Kësi bishtturrjela,
Ne kurrë s’kemi parë!

Shih si bëjnë me hundë


Hërr e hërr si derr!
Vithet duke tund
Dhe kanë të keqe erë!

5.
Pritën një ditë, dy,
Se do ikin,pritën.
Por, për çudi,
Ata jo që s’ikën,

Por u kapardisën
Hundë e bisht përpjetë
Dhe për pak sa s’nisën
Pllajën ta bëjnë shkretë.

I tha delja dashit:


More, ç’bëjnë këta?
Po ku jane Balashët
Me brirët sa një tra?

6.
Prit e prit se demat
Do t’u tregojnë brirët
Dhe nga të gjitha anët
Do t’u zinin shtigjet.

156
Por, më kot, ata
S’dukeshin gjëkund.
Një trishtim i ra
Pllajës majë e fund.

Si duket, anembanë,
Gurëve qenë shpërndarë,
Për t’mos qenë pranë,
Për të mos u parë.

Domosdo që derrat
Kishin bërë veprim
Një nga një mbi demat
Të vrarë e bërë tym.

Tamam si n’përrallë
Kur i ndau vetë
Dhe i hëngri të gjallë
Ujku të tre qetë.

Dhe u futën derrat


Si llava kur derdhet
U trishtuan shqerrat
U trishtuan delet.

Deshët dhanë e morën


Por kot, e kishin, kot.
Përmbi ta u hodhën
Po s’i ndalën dot.

157
7.
Ikën delet, deshët,
Ikën tutje larg,
Nga thundrrat, rrebeshet,
Nga duhmat në thark.

I tha dashit delja:


Pa shiko, shiko!
Mua s’ma merr mendja.
Kjo gjë nuk më ngroh!

Shih si na e morën
Pllajën me ngadalë,
Shumë këlyshër pollën
Tutje nëpër mal.

8.
Ecnin pastaj lirshëm
Derrat nëpër bar
Feçka e turinj ngritur
Me bishtin kular!

Dhe sikur u mësuan


Pas ca kohë me ta
Ngadalë e pranuan
Të zezën që u ra.

Por s’kishin të ngopur


Derrat barkmëdhenj
Donin për ta rrjepur
Pllajën tej për tej.

158
Dhanë e dhanë sa mundën
Me thundrra, me dhëmbë,
Por delet, qengjat, deshët,
Kishin ngulur këmbë.

Mos luanin nga vendi


Të iknin përtej detit,
Të qëndrojnë këtu
Si shqipja majë kepit.

Dhe një ditë se ç’ndodhi


Një ditë në të dalë
Tërë pllajën e drodhi
Një gjë e paparë.

Barit mes për mes


Derrat qenë radhitur
Me turinjtë e zes
Thellë në tokë ngulitur.

Nga një hu secili


E nguli aty
Gjer në mbrëmje mbiu
Një si gardh i zi.

I tha delja dashit:


More, ç’është kjo?
Ç’do të jetë vallë?
Jo, jo, kjo s’më ngrohë!

159
160
Nesër në të gdhirë
Kur dita kishte zbardh
Panë që kishte mbirë
Vërtet aty një gardh!

Në zemër seç u therri


Sytë u mbetën hapur.
Natën, sa qe terri,
Ishte shtrirë si gjarpër.

E gjatë, e thellë, e thatë,


Kjo therrje dhe në shpinë.
Eh, moj pllajë e artë,
Përjetove zinë.

10.
Vu e vu te gardhi
Qengjat, deshët, delet.
U drodh edhe bari
Nga britmat, rënqethjet.

I tha dashit delja:


Të thash që më parë,
Këta bishtturrjela
Kanë për të na ndarë

Po dashi kokëvarur
Rri e qanë me lot.
Sikur përtyp fjalët
Që s’i dalin dot.

161
I thotë qengji deles:
Ku më le moj nënë!
Në prag të pranverës,
Në natën pa hënë!

Po delja s’i përgjigjet


Qengjit tek po qanë
Se në grykë i lidhet
Nyje një ofshamë.

Turren delet, shqerrat,


Deshët, n’përqafim.
Por u sulen derrat
Me dhëmbët mbi shpinë.

Dhe gurët e drurët


Nga dhembja janë çarë
Qanin edhe udhët
Tek u hapej varrë.

Qengja, dele, desh,


Mbetën në dy anë.
Andej sy e vesh.
Këndej derrat pranë.

Dhe përralla e jonë


Ka aq shumë të ngjarë
Me këtë gjendjen tonë
Që jemi të ndarë…

1995.

162
SHPATA E MALEVE KRYELARTA

(Poemë)

I.

1.
Mu në thep,
Përmbi kep,
Në shpat mali,
Këmbëkryq,
Në lurkë e tirq,
Është ulur
Xha Xhemali.

Rreth kësulës një shami


Bojëkuqe, përmbi gur.
E një cep të saj era
Ia shpalos si flamur.

Vetullat si dy ortiqe.
Balli një shpat mali.
Me këtë pamje si shqipe
Më ngjan xha Xhemali.

Syzi e hundëshkabë.
Mustaqe e mjekërborë.
Xha Xhemal ka qenë i prapë,
Shumë armiq ka zënë me dorë…

163
Porsi shqipe kokën kthen.
Buzën pakëz vë në gaz.
Shkopin me kërrabë tutje e ngren
Dhe një duf nga zemra e zbraz.

-Eh, mor bir, ti s’di gjë…


E sheh tutje një si mur?
Matanë lumit, mbi atë shullë,
Një gërmadhë plot me gurë?

-Po, gjysh, po, është kalaja!


Çdo vjet shkojmë n’ekskursion.
Gjithë nxënësit nëpër dushkaja
Sikur bletët gumëzhojnë…

-Të pastë gjyshi, nipi im,


Po…di gjë ti për atë kala?
Di t’më thuash ndonjë tregim?
Ndonjë histori që ka?

“…?!”

-Ka shumë e shumë vjet


Gjyshi im më ka treguar,
Në kohë që s’mbahen mend,
Kjo kala rrënjë ka lëshuar…

2.
Kur bajlozat vinin
Me valët e detit
Në qafë ata u binin
Anasve të vendit.
164
Dhëmbët që ke ti
Në gojë, më kupton?
Rrënjën, ti e di,
E kanë që n’embrion.

Malet si do rrinin
Me korbat mbi shpinë?
Vallë, do t’i linin
Në votra t’u hynë?

Mbi supe të malit


Themelet u hapën
Si rrënjë e dhëmballës
Për toke u kapën.

(Mos unë ia kujtova


dhëmbët, gjyshit tim,
pse gojën kisha hapur
dhe bëri krahasim?)

Dhe kala e vjetër


Mbini si një shpatë
Për brezi e ngjeshur
E maleve kryelartë.

3.
Dhe vinin ata
E uleshin këmbëkryq.
Sa herë kalaja ra
Po sërish u ngrit.

165
Dhe brofnin ata
Nga prushi, nga zjarri,
Se në këtë kala
Iu hapej varri.

Dhe iknin ata


Me bishtin ndër shalë
Se ishte kjo kala
Si një shpatë me zjarr.

Dhe të tjerë erdhën


Bajlozë me nam
Mbi kala u derdhën
Po kokën e lanë…

Digjej mali, fusha,


Kudo shkrumb e hi,
Po rrënjët e lisave
Kjo tokë i mbante në gji…

4.
Dhe heshtë xha Xhemali
Me mjekrën mbi kërrabë,
Me ballin shpat mali
Me hundën si shkabë.

Po sytë nuk i ndan


Nga muret e kalasë
Po,ama, se ç’kanë!
Ai nuk don të flasë!

166
-Ç’ke, o xha Xhemal!
Ç’ke! Të lutem, fol!
Rrëfimin pse e ndal!
Balli pse t’është mrrol'?!

-Të pastë gjyshi, nipi im,-


Thotë ai pas pak,
Dhe më rrok me rrëmbim
Sikur eshkën në masat.

Ç’më rrëmon, o kolopuç!


E më çon në kohë të largët!
Ti po më del me mëngë kapuç,
Dhe më bën t’më hapen plagët…

Pse u ndala, thua ti?


Së treguari për kalanë?
Shumë e gjatë është kjo histori
Më të gjata ngjarjet janë…

-Ani, gjysh, le të jenë!


Mua mu këtu më bren!
Çdo ditë atë e shoh me sy,
E asgjë për të mos di!…

-Të pastë gjyshi, biri im,


Të më rritesh, t’më bëhesh trim.
Mirë, po nisi unë më parë,
Nga ato që sytë m’kanë parë…

167
5.
Gjer atje më shkojnë vitet
Përtej motit dymbëdhjetë
Kur n’beteja m’kalonin ditët
Duke kris’ me maliher.

Kuçedra i kish shtrirë


Kokat gjerë e gjatë.
Kudo ishte zi,
Kudo ishte natë.

Me gjuhët e flakës
Tha: unë këtu do jem
Me tehun e shpatës
Denbabaden!

U ul përmbi gur
U shtri mbi kalatë.
Po këmbët si në furrë
Mbi tokën e zjarrtë.

Ja tehu i shpatës
Është gjuhë e saj
Mes e për mes natës
Të thajë, të përçajë.

Kudo mbolli tmerre


Kudo volli zjarre
Po kokë e kësaj kuçedre
S’arriti dot në male.

168
Se u ngritën shpatat,
Se u puqën hutat.
Flaka mori fshatrat
Shkëndijat ndritën skutat.

Por s’arrinte shpata


Në zemër të saj
Ajo u shtri si nata
Ballkanit skaj më skaj.

6.
Nga dy sytë e ballit
Dy tri pika lotë
Këndon zanë e malit
Dhe këngë e saj thotë:

- O male vigane
Duruat rrebeshe, duruat tufane
Si shkëmbenjtë e kësaj ane…
O male sa jeni,
Me kreshtat, lisat që keni,
Nën kuçedrën si do mbeni?…

Dhe kuçedra plakë


Rëndon përmbi mal.
Dragonjtë flakë për flakë
Flaka flakë i kall.

Topi vjell në gryka


Zjarr e barot,
Dragonjtë sypetrita
169
Nuk i tremb dot.
Hidhen si stuhi
Për gryke e zënë
Dhe malit stoli
Në sup ia vënë.

Ja gjëmim i tij
Ndihet valë valë
Ushton në histori
Buçet në damarë.

Ja, gjëmim i tij


Është në zërat tuaj
Të rriteni në liri
Jo nën këmbë të huaj…

7.
S’duhej vetëm zemra.
S’vlente më shpata.
Zienin kokat brenda
Dhe duart e shkathta.

Mjeshtër Bajrami*
Gdhend karajfilen*
Në skutën e Islamit*
Tregtarët mblidhen.

Huta e Hasanit1
E njohur n’Bagdad
Mbi kokë të dushmanit
Sillej si një çark.
1 *Pushkatarë të njohur nga Tetova.

170
Hutat, karajfilet,
Hidhen krahaqafë
Për trupi u lidhen
Dragonjëve me radhë.

-O burra mbi ta!


Në kokë bini qenit!
Ndihej tra më tra:
-Kemi dorë as’kemi!

Dhe gjëmonin grykat


Dhe buçitën malet
Me pykë nxirren pykat
Lumi, jo, nuk ndalet

Dhe kuçedra plakë


Iku me bishtin prapa.
Mbi supe të malit
Qepet topi, shpata.

* * *
8.
Atje midis malesh
N’atë grykë të sertë
Si në mes dy strallesh
Historia flet:

…Erdhi një gjeneral


Me njëmijë nishane
Veten zot e shpall
Zot të kësaj ane.
171
Së pari, te gryka,
Çapin na e ndali.
Majet porsi thika.
Ç’pat’ ky gjenerali?

Hypur përmbi shalë


Dorën lart e ngre.
Ç’pate gjeneral!
Gjeneral, ç’ke?!

Kokën na e sjellë
Majave vërdallë.
-Ç’të reja na ke sjell’
q’andej, gjeneral?

E zezë një hije


Mbi vetull iu ndal.
-Eh, ç’të paskan hije
Suporet, gjeneral!

Lart atje mbi kalë


Bërrr, i bënin dhëmbët.
-Ç’pate, gjeneral,
Nuk të mbanë këmbët?

Çfarë do tani të hash


Në sofrën tonë bujare!
Si? Dashke ti t’i mbash
Në zap gjithë k’to male?

172
Të duhen grada ty?
Spalete ? Nishane?
Ja dhe një stoli
Nga sukat sharrjane…

Atje midis malesh,


Te Dera e Vendit,
Si në mes dy valësh,
Si në krahë të shpendit,

Vazhdon historia
Për lumin, për detin.
Si ka rënë boria
Në shekujt që tretin.

Derë e madhe Derë,


E maleve kështjellë
Vetë në shekuj ti
Hyre në histori…

Andej shkuan, vanë,


Bedelët nizamë.
Tej për tej në zemër
Devër, plaç o devër!

Andej mbanin sytë,


Andej mbanin veshët.
Si do vijnë zaptitë,
Si do bien rrebeshet.

173
Andej vajtën, tretën,
Burrat nga çdo anë,
Për bukën, për jetën,
Pa nam pa nishan

Ti moj Derë e Vendit


Me atë gojën shpellë
Në shekuj, brez pas brezi,
Natën na e ke sjellë

10.
Derë e Vendit derë
Do të mbyllesh më?
-Jo, edhe një herë,
me dyzet e një…

Andej u zdorgj nata,


Lubi e urryer,
Nga Malet e Thata
Me kryqat e thyer…

174
II.

1.
Hingëllimë e kalit
Ja dha në lëndinë,
Në buzë xha Xhemalit
Rrëfimi i ngrin.

Sa vrik kokën kthen


Andej nga vjen zëri.
Në mend se ç’i bjen.
Dhe shtanget i tëri.

Treti me shikimin
Asaj gryke tutje
E ta kapë kujtimin
Kur kthenin prej lufte.

Trimat atdhetarë
Hypur mbi kuaj
Me zemrat plot zjarr.
Të lidhur si duaj.

Dhe ja, në mend i pruri


Ato ditë të largëta
Kur hapej flamuri
Mbi kullat e larta.

Kur gjëmonin malet:


-O burra mbi ta!
-Liria nuk falet!
-Të bëhemi kala!
175
2.
Unë e prek ngadalë
Në sup, xha Xhemalin,
Se shoh do pika valë
Që i mbulojnë ballin.

-Shko ma sjellë, o bir,-


Më thotë dhe shkopin ngre.
-Ma plotëso një dëshirë
Të shkojmë gjer atje…

Dhe nisim nga udha


Kali, unë e xha Xhemal.
Një hije mbi rrudha
E n’ballë i është ndal.

Ç’qe ky zë i thellë
Që erdhi grykës së malit?
Si me thikë ia therr
Zemrën xha Xhemalit.

Iu kujtuan shokët
Vërsnikë që s’i ka?
I vjen keq për motet
Prapa që i la?

3.
Me duar në samar
Buza seç i qeshë.
-Ec para, o djalë,
ma hiq për kërpeshi!

176
Dhe kokën e ngre.
Shikimin hedh mbi mal.
Ndër dhëmbë ia merr
Këngës “Dalëngadalë…”.

Dhe këmbët e mia


Ecin në rritëm të saj
Si të bie buria
Në shpat e merajë.

Po k’ta zogjtë e malit


Ç’kanë që para m’dalin?
Vallë, pse xha Xhemalit
Unë ia heq kalin?

Me atë zë ç’thonë,
Mbi lisa, mbi degë?
Si të mbanin ison
Tek ecim shteg më shteg!

Kur këngën mbaron


“…n’qetësi”, xha Xhemal,
mua m’urdhëron
që kalin ta ndal.

-Të pastë gjyshi, nipi im.


Të më rritesh, t’më bëhesh trim!
Një pikë loti nëpër faqe
Rrjedh e ndalet në mustaqe.

177
4.
-Që thua ti, more bir,
Erdhi viti dyzet e një…
Ishte një natë e nxirrë,
Tërë bujë e tërë zë…

Me sëpata e çizme të gjata


Lubi e urryer,
Erdhi nga Malet e Thata
Me kryqat e thyer…

Derë e Vendit derë,


U ça dhe një herë!
E mbi shpinë të Sharrit
Shkeli këmbë e djallit.

Po mali për brezi


Shpatën mbante ngjeshur
Sa herë që e deshi
Krahun e kishte të zhveshur.

Ja, e sheh ti këtë shteg?


E sheh ti këtë mal?
Armët breg më breg,
Vjellnin, nxjerrnin zjarr.

Kuçedra fashiste,
Si gjarpër i zi
Donte t’i hypte
Malit përmbi.

178
Po mali ia nxori
Dhëmbët një nga një,
Qafën ia përdrodhi
Dhe në vend e vë.

Topa, mitraloza,
Buçisnin pa pushim.
Buçisnin dhe këngët tona
Në luftën për çlirim!

Dëgjon si këndon
Atje poshtë lumi?
Është kënga e jonë
Që na zgjon nga gjumi!

Ecë, tani, përpara!


Të ngjitemi lart vendit.
Më t’u humbet fara
Qenëve dhe bijve të qenit.

5.
Dhe erdhëm ne n’kala.
Kali, unë e xha Xhemal.
Rrëfimin ai e la
Gjithë rrugës nëpër mal..

Ajo hije përmbi rrudhë


Zgjatet zgjatet e merr udhë,
Sikur tymi dredha dredha
Që I del me afsh prej brenda…

179
180
Pastaj kokën gjithë e kthen
Sa këndej e sa andej
Duket sheshit që e bren
Diçka që i vlon në dej.

Vetëm kërraba në dorë të tij


Sikur flet me trak e truk:
Kësaj toke për liri,
I dolëm zot, nuk jemi struk!

Sa arrijmë aty nën portë


I kthen sytë njëherë teposhtë.
Duart i vë mbi kërrabë,
Mjekrën dhe hundën shkabë.

Tutje shpatit sytë i hedh


Me shikimin andej bredh.
Një shqetësim në shteg të ballit
Nuk i hiqet xha Xhemalit…

6.
-Xha Xhemal, o xha Xhemal!
Pse të thërras, të lutem më fal!
Ç’ke që s’flet, o i uruar!
Pse më rri ashtu menduar!

Sytë e kokën vrik i kthen.


Kushedi se nga vjen…
Si dy gaca mu në ballë
M’i ngulë mua sikur zjarr.

181
Pastaj, ngadalë i afrohet murit.
Kërrabën e vë sipër gurit.
Nofullën nën nofull luan
Sikur me to diçka bluan…

-Ja, këtu, mauzeri s’prante.


Koka armiqsh tutje hante.
Tha, dhe gojën prapë nemiti.
Mbi vetull një rreze i ndriti…

Po kjo rreze qe dritëshkurtër


Se një re i erdh papritur.
Të dy sytë si dy kongjinj
I ngulit aty përbri.

-Eh, mor bir, ti s’di gjë…


dhe të tjera punë janë bë’…
Me tërë afsh e thith llullën
Te këmbët vështron kullën…

-Ja, që andej sytë na panë


Një laro afrohej pranë.
Pas një koci që lëpinte
Në përgjim aty na rrinte.

Plumbi për të ishte pak.


Pastaj e ndotte këtë tokë me gjak.
Gjak i fëlliqur që kundërmon
Erë të keqe mbi atdheun tonë.

Një luftëtar i kërceu n’fyt,


Ja , mu këtu e mbyt.

182
-Pa më thuaj, o xha Xhemal,
Mos qe ti ai trim i rrallë!
-Shiko andej, biri im,-
E humb fjalën rrëfyesi im

Kërraba bën një gjysmërrotull.


Nofulla bluan me nofull…
-Dikur andej dhe serasqerët
Hëngrën truall nga maliherët.

Duart, mjekrën, hundën shkabë,


Prapë i vë mbi kërrabë.
Diku larg e tret shikimin
Kur në male kish bërë betimin…

“…Nga Tivari e nga Shkupi,


të mos mbetej këmbë halldupi…”
Një re i vjen, i zbret mbi ballë.
I rigon dy pika valë…

Me sherveten bërë stutël,


Në shqeka që e ka të futur,
Xha Xhemali fshin mustaqet,
Mjekrën borë, mollëzat, faqet.

7.
…Që thua ti, more djalë,
Më rrëmbeu pak një mallë…
Për ditët e shkuara të rinisë
Dhe motet e burrënisë…

183
Po ecë, ecë or të paça!
Të thashë se janë të gjata,
Ngjarjet , për kalanë,
Në kohërat që shkuan e vanë…

Ecë t’i biem pak më shkurt’!


Patëm faj që s' ndejtëm urtë!
Po t’i marrim imë-imë
Një javë këtu duhet të rrimë.

Dhe kërraba troket në udhë


Siç i bie damari në rrudhë.
Xha Xhemali në kala
Atje te muret sytë i ka.

Sa i bëjmë disa hapa


Para nesh, ja, dy zdapa!
Janë dy zdapa të një rrënje
Që kanë mbirë në cung gështenje.

Se nga i erdhi prapë një re,


Përmbi ballë iu nde.
Xha Xhemali i vuri dry
Gojës përplot histori.

Këmbët ngadalë i puthit


Qëndron gaditu dhe rri në pritë,
Si të kthehej nga beteja.
Përmbi vetull i rëndon reja.

184
Me dy krahët i përqafon
Të dy lisat dhe i shtërngon.
Reja që i rri në ballë
Rigon prapë dy pika valë…

Pastaj renë e hjek nga balli


Me shervete xha Xhemali.
Sikur me të i mbledh kujtimet
Që t’i derdh në rrëfimet.

8.
Xha Xhemali zemërartë
Lëviz shkopin poshtë e lart.
Më bën pyetjen që s’e prisja:
-Në ç’të ngjajnë këta dy lisa?

-V-ë e madhe, xha Xhemal,-


Ia ktheva si rafal.
-Të pastë gjyshi, nipi im,
Mbase s’e ke dhe ti gabim!

Ta tregon gjyshi ty
Si i thonim në kaçakëri!
Është shënjestër kjo, o bir,
A s’të duket kështu më mirë?

Me këtë V-ë, që thua ti,


Armiku kapet me një sy,
Për një çast frymën e ndal
T’ia këputësh mu në ballë!

185
Nëpër të i kemi parë
Ne armiqtë që s’na janë ndarë.
Mos u habit ti, o djalë i mirë,
Që V-të në sy na kanë mbirë…

9.
-Ja, këtu, në këtë vend,
në kohë që s’mbahen mend,
te gështenja kurorëgjerë
vinin trimat serë-serë.

Dhe vendosnin për kalanë,


Për erërat e për havanë *)
Si të bëhej shpata top
Si të vdisnin për këtë tokë.

Si të vinin gurë në mur


Arinj e dhelpra mos hynin kurrë.
Këtu e jepnin tok betimin
Ndanin helmin dhe gëzimin.

10.
Tani eja të shkojmë më tej.
Kam dhe ca të të rrëfej.
Të mërzita, biri im.
Po ti ç’bën? Po merr shënim?…

Reja mbi atë rrudhë në ballë


Rrufesë sikur i jep zjarr.
Larg shikimin ai e tret.
Në tamth damari troket, troket. *(rrethanat politike)

186
-Të pastë gjyshi, nipi im,
E paç jetën gjithë gëzim!
Po ti pushkën e paske në duar!
Që tani, o i uruar!

Larg humbet xha Xhemali.


Gojën mjaltë sërish e ndali.
Jep e merr ai me llullën
Si shqiponjë vështron kullën.

Pse u tretën sytë e tij?


Pse dhe balli iu nxi?
Tutje larg ç’do të ketë parë?
Me ata sy tërë zjarr?…

E ka parë mbi mal natën


Si e kish mbështjellur Shpatën?
Si në këmbëz gishtin mbante
Atë gisht që firmën thante?

Nxjerr sherveten xha Xhemal


Nëpër rrudha e sy e ndal.
Sikur me të do të fshijë
Krejt pluhurin në kokë që i rri.

Ballin ia shndërrit hareja,


Si mbi kreshta kur hiqet reja.
Po dy rigat sërish pikojnë
Teposhtë rrudhave e mjekrës shkojnë.

187
Dorën përmbi sup ma shtrin:
-Të pastë gjyshi, biri im,-
E m’shikon si ia vë
Në fletë lotët e s’bën zë.

11.
Të shkojmë pak andej, matanë.
Te një gur, ku trimat janë.
Aty ku e dhanë betimin
Për këtë tokë se do të binin.

Dhe kërraba trak, truk!


Sikur thotë: Si s’jemi zhduk’!
Sa ciklopë dashur kanë
Me shtatë gojë të na hanë!

Dhe si dalim, andej, përballë,


Dorën vë si strehë mbi ballë
Shkopin tutje bregut zgjat
Te lëndina nën shpat.

-Shikon atje ti o djalë,


Nje diçka të bardhë, të bardhë?
-Po, gjysh, po, është lapidari
Shkronjat që i ka prej ari.

-Të pastë gjyshi, biri im,


Vazhdo të marrësh ti shënim!
Dhe i jep kërrabës udhë
Si rrezja që i ndrit në rrudhë.

188
12.
Tani të dy ne kemi ardhë
Para lapidarit të bardhë.
Shtërngojmë grusht edhe dhëmbë
Me nderim qëndrojmë në këmbë.

Zgjatet gishti i xha Xhemalit


Në pllakën e lapidarit:
-Pa më thuaj, biri im,
Ç’shkruan këtu, në këtë shkrim!

TRIMAVE ÇLIRIMTARË
U NGRIHET KY LAPIDAR.

Tufë lulesh pastaj vë


Dhe zemrën sikur aty e lë.
Xha Xhemali hundëshkabë,
Xha Xhemali aq i prapë.

*
* *

Tutje kali hingëllin…


Sikur nga lufta trimat vijnë…
Sërish udhën e kemi marrë,
Kali, unë e xha Xhemal…

Nëntor 1983.

189
190
NË RRJETË TË MERIMANGËS

(Përrallë)

1.

Në një skutë bodrumi


Ku s’hynin njerëz fare
Kishin katër muret
Vetëm një dritare.

Dhe përtej dritares


Nga skaji në skaj
Endte merimanga
Rrjetën e saj.

Sa të holla fijet
S’dukeshin me sy
Vetëm ca si hije
Vërtiteshin aty.

Ishte strukur vetë


Futur më një anë
Ndonjë gjah me fletë
Priste për ta zënë.

191
Dhe ja, zunë e erdhën
Aty një nga një.
Merimanga mjekrën
Fërkonte pa zë.

Një flutur me lara


Duke fluturuar
Ra aty e para
Me këmbët ngatërruar.

Sa shumë dha e mori


Gabimin ta ndreq!
Jo që s’ia doli
Po u lidh më keq!

Ha, ha, merimanga


Qeshi nën zë,
Je lidhur në pranga
S’do lëvizësh më.

2.
Akoma pa e ndal
Përpëlitjen kjo flutur
Tutje dha ballë
Një mizë si e humbur.

Dha e dha përjashta


Me sa pat’ fuqi
Me do punë të mbrapshta
Shtëpi më shtëpi.

192
Erdhi e u fut
Këtu më në fund.
Prej ku s’doli më.
Mbeti përgjithnjë.

Sytë e merimangës
Prisnin pa durim
Nga ana e anës
Dhe të tjerë të vijnë.

Rrjetën kishte bërë


Jo për sytë e zes
Po kandrra një sërë
Të zen me kujdes.

4.
Se nga kush po ndiqej
Dhe ikte një bletë
Ndjeksi nuk i hiqej
Gjersa futen në rrjetë.

Ha, ha, merimanga


Qeshi nën hundë
Që të dy i kapa
Vetëm me një plumb!

5.

Tutje nja dy “zonja”


Ecnin me ngadalë.
Ishin dy mushkonja
Vërtiteshin vërdallë.
193
Bletën panë në rrjetë
Si s’lëvizte fare
Me thimthat shigjetë
Sulen në dritare.

Drejt e t' ia ngulin


Në bark pa mëshirë
Po fijet ua lidhin
Këmbët mirë e mirë.

6.
Pati dhe të tjerë
Që erdhën e ranë
Por, si ra terri,
Më nuk u panë.

Vetëm ca rënkime
Dëgjoheshin pastaj
Nëpër gojë të tyre
Dilte një si vaj.

Deri sa u shuan
Zërat me ngadalë
Rënkimet pushuan
S’ndihej gjë e gjallë.

Po zonja merimangë
Athua ku do jetë?
Ajo pak më larg
E thurr një tjetër rrjetë.!

194
II.

1.
Një si rreze dielli
Zbriti në dritare
Nga një copë qielli
Atje përmbi male.

Drita zbardhëlloi
Skutën e trishtuar
Robërit i zgjoi
Lidhur këmbë e duar.

Dhe porsa e panë


Ata njeri tjetrin
Ashtu pranë e pranë,
Nisën muhabetin:

-Po ty, moj bletë,


ç’të gjeti kështu?
S’je aq mendjelehtë,
Si hyre këtu?

Foli më e para
Miza kur e pa
Me buzët e thara
Bletën përkrah.

-Ishte ky ai
që më ndiqte pas!
Ky greth i zi
Dhe unë këtu rashë!
195
-Sa mirë ta ka bërë!
Më i lumtë atij
Se një jetë të tërë
Në punë e çove ti!

Ja ku do pushosh
Tani përgjithmonë
Dhe më s’do kalosh
Nëpër lagjen tonë!

-Ç’të keqe ke parë


ti nga puna ime?
Moj mize e palarë
Që më jep “mësime”!

Punova unë, vërtet,


Dhe punën e ngre lart!
Ndaj, sa isha në jetë
Hëngra vetëm mjaltë!

-Po, ama, në hoje


E fshehe atë.
Te dera një roje
S’lëshonte askë!

Ha, ha, qeshi bleta,


Për këtë je hidhëruar!
Po ku ke parë ti
Të hash pa punuar!

196
2.
Ndërsa këto dyja
Vazhduan dhe më
Sikur nga boria
Vjen një tjetër zë:

-Po he, moj fluturake


Ç’u bëre dhe ti!
Sytë ku i pate
Shiko ku ke hy’!

Si erdhe e re
Drejt e në rrjetë!
Apo nuk e pe
Në qoshe, të fshehtë!

I tha një nga “zonjat”


Fluturës me lara
Se të dy mushkonjat
Ishin mu përpara.

Krahët ku i ke,
Këmishën me tel!
Si the, si the?
Zëri nuk të del?

Të rrinte aq bukur
Mbi lule, petale!
Këtu ku je futur
E ke humbur fare!

197
Ne të gjithë xhaketën
Ta kishim zili
Me të tërë jetën
Na je mburrur ti!

-Ç’thua moj mushkonjë,


mos e thënç dy herë
nuk e kam zakon
të mburrem asnjëherë.

E ç’faj kisha unë


Që nëna natyrë
Ma kishte qëndisur
Xhaketën aq mirë?

Ti me atë shigjetë
Që e ke në hundë
S’na ke lënë të qetë
Të lozim askund!

-Ç’ke me hundën time


Përse ma përqesh!
Mos se të bëj thërrime
A more vesh!!!

-Prit, moj tinëzare,


Prit, pse bërtet!
Që ke hundë me maje
Është e vërtetë!

198
-Ti gjinkallë je?
Që bën zhërr zhërr?
Shurdhuar na ke
Një verë të tërë!

Shiko punën tënde


Se s’je më e larë!
Mos na the krënde
Pa dijtë e pa parë!

I thotë me plot zë
Grerëza barkverdhë
Se s’duroi më
Helmin pa e derdhë!

3.
Dhe sa shumë u ngritën
Zërat nëpër rrjetë
Bërtitën, bërtitën,
Si n’luftë të vërtetë.

Kushedi se sa
Do zgjaste kjo zhurmë
Të mos kishin pa’
Në mur diç të murmë.

Zbriste ngadalë
Mu përreth rrjetës
Ashtu pa u parë
I afrohet bletës.

199
Dha e dha më dhëmbë
Dha e dha me kokë
Me duar e me këmbë,
Sa s’u bë copë!

Fijet i këputi
E dridhi tërë rrjetën,
Gjersa e shkëputi
Dhe e liroi bletën.

Pastaj iu kthye
Fluturës me lara
E kapi për krye
E i dha përpara.

Fap e çliroi
Nga fijet me tel
Dy tri herë shikoi
Dhe në shpinë e merr.

Ishte milingona,
Kjo trimëreshë e rrallë
Me k’to kandrrat tona
Hyri në përrallë.

4.
E do thoni ju
Çka u bë pastaj.
Pastaj prapë këtu
Nisi një si vaj.

200
Dhe përralla zgjatet,
Do zgjatet dhe më
Se rishtas nisën llafet
Me zë e pa zë.

I thanë milingonës:
-O le, le, le, le,
Në gojë të merimangës
Si do mbarojmë ne!

Na çliro dhe neve,


Na shpëto, aman!
Nga kthetrat e merimangës
Të zeza katran!

5.
Ndalet milingona
Dhe shikon përpjetë
Personazhet tona
Si dridhen në rrjetë.

-Jo, mor greth i zi


Nuk të shpëtoj unë,
Se gjithë kohën ti
Ke qenë një spiun!

Nuk të shpëtoj unë


As ty moj gjinkallë
Se s’bëre asnjë punë
Sa ke qenë gjallë!

201
202
Ty moj mizë kali
Nuk të shpëtoj, jo!
Se gjak për së gjalli
Ke thith’ në çdo kohë.

Edhe ty mushkonjë
Për të njejtën gjë
Nuk të shpëtoj moj “zonjë”
Se shumë ke bë…

6.
Dhe nisi milingona
Tutje si një fugë,
Dy fluturat e njoma
T’i arrijë në rrugë.

Zërat mbetën pas


Zëra të trishtuar
Se ç’ndodhi më pas
Më s’kemi dëgjuar.

Por, se ç’ka bërë


Pastaj merimanga
E dinë ata vet
Që mbetën në pranga

1994

203
204
GURI QË S' FLET MË

1.
Ndanë lumit valëshumë
Që zbret malit tërë shkumë,
Është një gur me kokën n’qiell
Në tokë këmbët ngulur thellë.

Rri përballë dhe e shikoj


Në sy, në ballë, mbi sup, në gojë…
Dua diçka të më flasë
Për shekujt e mbetur pas…

Ç’e shikon, o i uruar!


Më thotë lumi valëtrazuar.
A s’e sheh që gojë e tij
Ka mbetur hapur me gjithë sy?

Oh, vërtet, si kështu vallë?!


Po ti që kur e ke parë?
A s’më thua o lum lumi
Të folurit si, si e humbi?

Ai heshti për një çast.


Valën për shkëmbi e përplas.
Si të merr prej tij mendimin
Dhe të nisë pastaj rrëfimin:

205
… Domosdo ti ke dëgjuar
Që këtë tokë e kanë sulmuar
Bajlozë, përbindësha e barbarë
Duke e shkelur me hekur e zjarr…

...Tym për tym nga një dash të pjekun


Javë për javë nga një vashë të zgjedhun...

* * *
Po s’duronin vashat tona
T’ua preknin faqet e njoma.
Nga maja e shkëmbit si atkinë
Hidheshin poshtë në greminë.

I erdhën dhe atij një ditë


Përmbi supe, ashtu paprit’.
Dorë për dorë, si sorkadhe,
Si të luanin, të hiqnin valle.

Ai i pa si u hodhën…
Trupi, shpirti iu drodhën…
Sy e gojë që atëherë
Më s’i erdhën asnjëherë.

2.
E sheh atje, përmbi ballë?
Si e ka një të çarë?
Dhe ajo, si çdo ndodhi,
E ka një histori…

206
Ishte verë, nëntëdhjetë e tetë,
Lufta kishte marrë jetë.
Tre djelmosha si bajrak
Gurin për qafe e kishin kap’.

Poshtë grykës si mbi zjarr


Vinin ujqër dhe zagarë
Mitralozi kërkëlliti
Breshër plumbash prej goje qiti.

Dhe thërritën që të tre:


Këtu zot jemi ne!
Shporruni nga keni ardhë!
E rëndoni këtë tokë të bardhë!

Po, ujqit, si ujqit më.


Kjo gjuhë, për ta, nuk ishte gjë.
Pas ferrash dhëmbët mprehën.
Vetëm zagarët lehën, lehën…

Dhe s’e bënë më të gjatë


Me ata që sillnin natë.
I goditën mu në ballë
Ndonjë iku me bisht ndër shalë.

Trupin tim të kulluar


Kërmat e tyrë ma kanë shpuar.
Ja, këtu, në buzë, në bark,
Qafën kur e zenin lak.

207
Po ujqit ishin shumë, shumë,
Dhe më shumë korba prunë,
Drejt gurit, me motorë,
E t’i binin në kraharor.

Se aty i kishte trimat.


Pallëlartit, vetëtimat.

Tërë natën, tërë ditën,


Sikur qentë u skërmitën.
Dhe i ranë ata, i ranë,
Ballin pakëz ia çanë.

Ja, e sheh atë vend atje?


Aty mbetën që të tre!
Te ajo gojë, te ata sy,
Kuq rrodhi gjaku i ri…

208
TE STANI I ÇOBANËVE

Te shkëmbinjtë kreshtësertë
Faqe malit ballëblertë
Një kasolle aq e vogël
Si e strukur nën kodër.

Ata gurë në mur të lashtë


Të mbuluar me gardh e kashtë
A s’të çojnë larg ndër vite
Kur mbi të binin ortiqe?

Dhe i qasem me ngadalë


Me dëshirë që m’djeg si valë,
Ta përkdhel, ta prek me dorë
Si një dele me këmborë.

Sa e madhe qe ajo,
Kur në male, në një kohë,
Kriste pushka, maliheri,
Dridhej beu e serasqeri.

Sa e ngrohtë qe ajo
Ngricë kur ishte këtu, kudo.
Nëpër fusha, mbi ograja,
Brigje, gryka, e çufraja.

209
2.
Ja si hapet trinë e saj
Sikur ka në buzë një vaj.
Tërë shkrumb e shend e verë
Brenda në gji pastaj të merr.

Me atë gurin nën hatull


Të prek pakëz përmbi shpatull
Edhe thotë: Mirë se ke ardh’,
Në këtë vatër time të bardhë.

Dhe vërtet, e bardhë e bardhë


Është aty çdo gjë me radhë.
Te ajo hasër, përmbi fier,
Nuk ka, jo, asgjë të lyer.

Ja gëzofi dhe rrogozi,


Dhalli, gjiza, qumështi, kosi!
Përmbi trup e sup t’stanores
Xhoka e bardhë si maja e borës

A s’është më e bardhë dhe zemra e saj


Kur të pret si lulja në maj?
Me atë ballin sikur hënë
Ku buzëgazin e ka vënë?

Ja dhe guna e çobanit


Që e prek Bardhoshi i stanit.
Hapekrahë, të dy në derë,
Të presin si shiun në verë.

210
3.
Përballë i ulur këmbëkryq,
Mustaqegjatë, n’mitan e tirq.
Vetëm gajtanët të zes, të zes
Dhe dorëz e kamës në brez

Kur ia ngul shikimin n’hark


Sytë e mendjes të shkojnë larg:
Ky çoban sa shumë i ngjan
Dikur kaçakut që vinte në stan.

Kështu edhe ai ishte


Me ata sy që i kishte.
Si shqiponja kur krahët hap
Mbi armikun të sulet vrap.

Mu këtu kokën e vuri


Po gjumi atë kurrë s’e zuri
Gjersa i dha të hajë tokë
Qen pashait diku në bokë.

4.
Në këtë kasolle të bardhë të bardhë
Dhe të tjerë miq kanë ardh’.
Në mes të natës si shkëndijë
Me tekste e libra të bardhë në gji.

E janë ulur gju më gju


Që t’i shporrin prej këtu
Ujqit, derrat, gjarpërinjtë,
Skilet, korbat, shpirtzinjtë.

211
Si kjo vorbë aty në zjarr
Janë zier e valë kanë marrë
Të pafjeturit, barkuritur,
Për liri zemrën zhuritur.

5.
Dhe në vite mbi kasolle
Ranë e ranë ortiqe bore.
Vinte rrotull Bardhosh i stanit
Çukiste zogu n’kraharor t’çobanit.

6.
Po ç’qe një krismë e një rafal
Një mëngjezi në të dalë?
Çka i vinte mu në vesh
Tutje grykës si rrebesh?

Ç’ishte ai qen i zi
I madh, i madh si një lubi?
Po në qiell ç’fluturonin
Korbat dhe e kërcnonin?

Vuri dorën sipër ballit


Të shikojë nga qafa e malit:
E ngarkuar me dëborë
Ajo merrte frymë me zor.

Ç’janë andej dy veta që ecin?


Herë ngrihen e herë ngecin!
Po në supe vallë ç’mbajnë?
Pse dëborën mezi e çajnë?

212
Sa s’lëvizi kasollja trime
E të niset drejt tyre.
Hapekrahë, me zemrën vrer,
E në gji të vet t’i merr.

Si një loke, nënë plakë,


Ia vë dorën përmbi plagë:
Qëndro, bir, kij durim,
Të gjen nëna ty shërim.

Po ç’i keni këto vallë?


Si emblema mu në ballë?
Nga qielli i keni zbritur
Që natën për të ndritur?

Dhe e ndez lokja zjarrin.


Vrik e merr në prehër djalin:
Rri këtu, ti o trim,
Sa të marrësh fluturim.

Se nuk ishte herë e parë


Djalë si ky të kishte marrë.
Lokes flokët i janë zbardhur
Tok me trimat që i kanë ardhur.

As i fundit ai s’ishte
Dasmë e madhe një ditë do niste
Poshtë malit n’mugullim
Se ç’po ndihej një gjëmim

213
Një gjëmim nga balli i lodrës
Që vjen gjer te cepi i kodrës:
Hajde djem, djemtë e ri,
Nusja e jonë si selvi…

Si selvi në kalë të bardhë


Në mes të krushqve pallëlarë.
Bini djem, o, bini trima,
Me shëndet në sup martina!

Me shëndet në sy ta mbani
Shteg më shteg tok të çani.
Nusen tonë me duvak
Të na e sillni në çdo prag.

8.
Dhe i hapi lokja krahët
Andej nga kërcitnin armët
Bashkë me trimat luftëtarë,
Parzmën shkëmb, zemrën ar.

Ja këtu, në këtë blozar,


Sa kusitë i ka var’.
Dhe në grepa, përmbi gardh,
Pushkët vënë radhë- radhë.

Sigurisht që e përvëlonin
Nga dhembjet kur rënkonin.
Po nënëlokja si një sutë
Në plagë i prekte butë butë…

214
9.
Te shkëmbinjtë kreshtësertë,
Faqe malit ballëblertë,
Kjo kasolle aq e vogël,
Si e strukur nën kodër,

Domosdo që më ka parë
Që në zemër kam një varrë…
Se e hap trinën e saj
Me një krismë si në vaj.

E me rrudhat përmbi ballë


Sikur don t’më thotë një fjalë:
Eja prapë, ti, biri im,
Në gjirin tim do gjesh shërim…

215
216
TOPI

E ngjitën topin përmbi ledh.


Nën krështë, te qafa e malit.
Ai u kap aty për breg,
Siç kapet një riqën për bisht të kalit.

Tytë e tij e gjatë, e murmë,


U vërtit me salltanet.
Dha e mori tërë zhurmë
Me muaj, me javë, me ditë, me net.

Gjylet ai i hodhi larg


Dhe buçiti me tërbim.
Ndonjë në sup, ndonjë në bark,
Malit i shkonin dhimb’.

Po mali sa shumë kishte parë


Në theqafje të tillë topa!
Sa e sa i hapën varrë
Ndaj e ka faqen plot me gropa..

Dhe këtë top, si të tjerë,


E vërviti nga qafë e tij.
Top i murmë me tytë të mjerë
Si qen i ngordhur rri tashti.

217
NJË PIKTORE NËPËR BREGORE

Për çdo vjet, nëpër bregore,


Vizaton një piktore.
Brushat, ngjyrat, ku i ka?
Nën mal mos i mba?

Duart kushedi se sa!


Edhe sytë të mëdhenj i ka.
Brushën do ta ketë vigane
Ka marrë ngjyrat prej çdo ane.

Ja, atje, mbi qafë, malit


Ia ndërroi ngjyrat e ballit.
Përmbi sup i vuri gunën
Që ta pret nën të furtunën.

Pastaj poshtë, në kraharor,


Ia ngjiti si me dorë
Frutat, varur si stoli,
Sa më parë t’i marrë në gji.

Po piktorja ka menduar
Për tabllonë e pikturuar?
Më pastaj, kur vijnë shirat,
Do t’i bien, vallë, ngjyrat?

1980

218
TE NJË LIS, MBI KUOTË

Atje te kreshta, përmbi mal,


Trimi plagë kishte marrë.
Duke e mbajtur me njerën dorë
Ai ecte, por shumë me zor.

Buza pakëz i ishte tharë.


Ballit i shkonte zjarr…
Te një lis, mbi kuotë,
U ndal se s’ecte dot.

Krahun lisi e uli ngadalë.


Dorën ia vuri përmbi ballë.
Mezi i tha, me pak zë:
S’ke gjë, bir, s’ke gjë…

Degët, ama, iu drodhën.


Lumë lotësh nga sytë i rodhën..
Gjethet ballit i bënë puhi
Buzëve lotët u dhanë freski.

Trimi sytë i hapi pak.


Por hapur s’i mbajti gjatë.
Qeshi, lisin kur e pa
Mbi kokë i rrinte si baba…

219
LAPIDARI ME BUZË NË GAZ

Ndanë rruge, mbi kodrinë,


Ku fshatarët shkojnë e vijnë,
Te një krua, atje në mal,
Rri krenar një lapidar.

Maleve tej ka hedhur shikimin


Sikur do ta kapë kujtimin
Kur luftonin si luanë
Grykave, tutje, anembanë.

Buzën pakëz në gaz e ka.


Ashtu i mbeti atë ditë që ra.
Ai dhe ballin e mbante lart
Me sytë e vegjël po të zjarrtë.

Mbi sup të tij një zog ndalon


Për çdo ditë aty këndon
Është refreni i këngës së tij:
Ti u vrave, o, për liri.

Ndanë rruge, në kodrinë,


Ku fshatarët shkojnë e vijnë
Lapidari me buzë në gaz
I përcjellë ata pas…

220
DJALOSHI QË MBETI

Përmbi gur, me duar në faqet,


Rri një çun dhe kënaqet
Tek shikon në ujëvarë
Flokët e malit legjendar.
Ka vënë veshin dhe dëgjon
Lumi poshtë si gurgullon,
Si nën diellin rrezear
Çan udhën mengadalë.
Dhe i shkoi mendja djalit
Kur i digjej kreshta malit
Një djalosh porsi ky
Kish vënë supin po aty.
S’e kish djersitur ende mustaqen
Pushkës kur ia qepi faqen
Dhe shenjonte me një sy
Këmbë armiku të mos hyjë.
Ai dëgjonte kërkëllimën
E armëve dhe ushtimën
Pas një ylli përmbi mal
Sikur i merrte zemra zjarr.
Që të rridhte lumi qetë
Ai djalosh aty mbet.
Aty mbeti, përmbi gur,
I shndërruar në flamur.

221
222
NËN SQETULL TË LISIT

Nën sqetull e ka marrë


Lisi një lapidar.
Degët mbi kraharor
Ia ka vënë kurorë.

Se lisi e ka parë
Heroin kur është vrarë.
Gjersa shtinte me maliher
Dy plumba në gjoks i merr.

Ai u kap për trup të tij.


Lisit balli iu nxi.
E shtroi si mbi dyshek
Ngadale, plagët mos ia vret.

Aty te rrënja ia ka vënë


Kokën dhe e ka lënë
Të pushojë pak heroi
Sepse kishte gjak në gojë.

Trimi lart e mba kokën


Se me jetë e mbrojti tokën.
Ndaj dhe lisi e ka marrë
Nën sqetull këtë lapidar.

223
NËNA IME

Nëna ime qe fshatare.


Lindi, u rrit dhe vdiq në male.
N’ ato male me dëborë
Me mushkë e pushkë në dorë.
Domosdo që qe bareshë.
Me qengja, dele e desh.
Ndër bregore do t’ketë ngarë.
Këto vetë unë i kam parë:
Mbi sytë e saj si të malit.
Një blerim që i rrinte ballit
Në dy faqet si lëndina
Dhe vetullat si dy kodrina.
Përmbi napën e bardhë në kokë
Në ecjen e drejtë mbi tokë.
Dhe në gishtin që e ka lojtur
Gati nderin për të mbrojtur.
Si një dele ishte e butë.
Këmbëlehtë si një sutë.
Ndonjë çast e ndonjë orë
Ishte dash me këmborë.
Ndryshe s’mund ajo të ishte
Me atë zemër që e kishte
Copë mali e shkëputur
Si një bletë, si një flutur.

224
MBI KOKË TË BABIT
KA RËNË DËBORË

Mbi kokë të babit ka rënë dëborë.


Unë e prek çdo ditë me dorë.
Po kjo borë si erdhi e ra?
Dhe si ra askush s’e pa!

Mbi qafë të malit, ke parë ti?


Si fryn murlani me stuhi?
Si me akull pllaja veshet,
Si mbi të bien rrebeshet?

Dhe rrebeshi zgjat e zgjat


Nga mengjezi në ndajnatë.
Pastaj bie bie borë
Dhe shtërngatën tutje shporr.

Mbi kokë të babit dëborë ka rënë


Mbi të vitet gjurmë kanë lënë.
Po pranvera do të vijë
Dhe këtë borë mbi kokë ta shkrijë?

Kjo pranverë sa herë ka ardhë!


Ti ia prure me dorën e bardhë.
Babit zemra i bëhet pranverë
Kur sheh se ti jeton me nder.

225
BABAI IM NË KANAPE

Babai im në kanape.
Ç’ka ky babi që nuk fle?
Ai sytë n’tavan i mba
Duket mendjen larg e ka.

Babai im s’e ha drekën


Pa lexuar njëherë gazetën.
Po gazeta ç’ka? Ç’ka?
Babin pse pa drekë e la?!

Babi, lere tash gazetën!


Eja të hamë njëherë drekën!
Hani ju, o, hani ju,
Drekën unë e kam këtu!

Babit sytë n’tavan i mbetën


Pasi flaku tej gazetën.
Kushedi se ç’do të ketë parë
Që iu veshën sytë me zjarr…

1982

226
BABI IM MË RA NË FAQE

Babi im më ra në faqe.
Babi im më ra në faqe.
Po ti ç’pate, babi, ç’pate?

Pse mbi ballë një re t’u ndal?!


Pse s’ma thua ti një fjalë?!
Si gjyrik të bën kraharori
Buzën dhëmbi ndër dhëmb ta mori.

Goja ime vesh më vesh.


Po ti, babi, pse nuk qesh?
N’zemër, babi, mos të rashë?
Më fal, babi, nuk të pashë!

Unë mbase, pse nuk qaj,


Babai im mbushet me vaj.
Pastaj vetëm në dhomë hy.
Duket e shkroi këtë poezi.

227
KUSH DHE PSE

Kush i kërcen babit mbi bark


Hapa, hop, hopa, hop?
Po pse ky babi çdo ditë e kap
Dhe e hedh lart si top?

Kush i hip babit mbi shpinë?


Dhe ecë e ecë, ecë e ecë?
Po pse ky babi që trand shtëpinë
E lazdron si një kec?

Kush i thotë babit pa-pa!


Kur shkon në punë, kur shkon në punë?
Po pse e kthen kokën prapa
Ky babi aq shumë, ky babi aq shumë?

Kush i thotë “natën e milë”


Kur bie në gjumë pasdarke përherë?
Po pse ky babi me aq dëshirë
Pas qafe i merr erë, i merr erë?!

228
TASI

E kush është që thotë


Se s’mund t’ lindet një vjershë!
Nga një tas i vogël
Ku hahet përshesh!

Ja që mua sot
M’u ngulën sytë aty
Tek hanin ashtu tok
Të dy bijtë e mi.

Në këtë enë të bardhë


E tëra që shkëlqen
Birit tim të madh
Kosi s’i pëlqen!

I ngre ai buzët
Pak si me një anë
Pse s' ia kemi dhënë
Tasin porcelan.

Kosit si kajmak
I hedh dhe sheqer
Pastaj mezi pak
Përshesh zë të merr.

229
Eh, ç’më vajti mendja
Larg, në fëmijëri…
Dhe nisa t’i përmendja
Që dhe ai ta dijë:

Ti s’ke parë, o bir,


Një çanak me groshë.
Një të futur lugët
Ena të mbetet bosh.

Ti s’ke parë, o bir,


Një çanak me dhallë,
Kur, në atë mynxyrë,
Na ka mbajtur gjallë

Ti s’ke parë, o bir,


As përshesh me valë,
Zorrët na i ka grirë
Po s’kemi bërë fjalë.

Ti s’e di, o bir,


Tasin me trahan.
Atë ditë kishim festë
N’të kur kemi ngrënë.

Dhe, ta dish, o bir,


Që k’shtu ka dhe sot
Barkun pa e ngirë
Shumë fëmijë në botë.

230
NËNA, UNË E POEZIA

Nëna ime e zë bukën


Me ujë mali e me miell.
Si i shtje tharmin, kripën,
E vë pastaj të ngrohet n’diell.

Dhe thotë nëna: Tash do vijë


Do të presësh pak, o Dren!
Pa më thuaj moj nënë ti
Prej ku dhe si vjen?!

Ajo buzën vë në gaz


E në furrë brumin futë
Piqet buka për një çast
Aq e shijshme, aq e butë.

Dhe fëmijët i xiglon


Mu në hundë kjo bukë e ngrohtë
- Jetë e saj larg fillon,
Nisë nëna e na thotë.

Baballarët i keni parë


Si lërojnë e hedhin farë?
Dhe më pas kjo farë kur mbin
Ditë e natë mbi kokë i rrijnë.

231
Që ta herrin e ta rrisin
Me mund e djersë e ujisin.
Pastaj bëhet si një det
Drithë i ëmbël plot shëndet.

Kur të piqet gruri n’arë


Korret, fshihet e hyn n’hambar
Sa më shumë që rri aty
Bukë m’e mirë bëhet prej tij.

E mulliri që ta blu’j
Duhet të ketë më shumë ujë.
Nëpër shoshë e nëpër sitë
Prapë duhet për ta qit’.

2.
E kam dhe unë “brumin” para
Si përzjeva “ujë e miell”.
Është pak si me të çara
Po s’ka gjë, e vë në “diell”.

Por graf’lloi shpejt ky brumë!


E ç’t’i bëj, moj nënë, u derdh!
Vrae, o bir, vrae shumë!
Se si herët ty të erdh’.

Nisem unë nga e para


Mirë e mirë brumë të zë.
Tërë ditën e ngjesha, e vrava,
Se ç’do bëhet s’e di më!

232
Të vijë buka tani pres.
Nëna m’shikon e rri përballë.
Ma vë dorën me kujdes
Përmbi kokë e ballin valë.

Po ti tharm i ke shtënë
Bukës që e ke zënë?

I kam shtënë, i kam shtënë,


Dhe e ngjesha shumë, moj nënë.
Tani s’di në do vijë
E në furrë më ta shtijë.

Kur të piqet si pogaçe


Dhe fëmijët t’i kënaqe
E në çantë të tyre t’hyjë,
Mund të quhet poezi?

233
VËRTET, S’KA KUPTIM

Me lotë ishte larë


Shkumësi duke qarë
Mu në fund të çantës
Të shkatëraq Latës:

- Ah, se ç’më gjeti!


Jeta këtu më treti!
Si do bëj s’e di,
Në duart e këtij!

Sa fillon pushimi,
Me mua nis vrapimi
Nëpër korridor
Tutje në oborr.
Vijat gjatë e gjatë
Nëpër mur i zgjatë.
Në dyer, në banga,
End si merimanga.
Tutje nëpër rrugë,
O, ç’më vjen turp!
Pastaj në asfalt
Sa e kam inat!
Shkruan, çka nuk shkruan!
Edhe prapë më ruan.
- Më lerë, more trim!
Vërtet, s’ka kuptim!
234
MËSUESI YNË

Ja, mësuesi në klasë hyri.


I buzëqeshur derën mbylli.
Përshëndeti me gjithë zemër.
Ulet pastaj në katedër.

Shkruan orën, orë klase.


Do na flet diçka, mbase.
E dimë ne, ka një dëshirë:
Që të jemi ne sa më të mirë.

Hap ditarin aty te emrat.


Neve akull na bëhen zemrat
Rrëshqet e ndalet gishti i tij...
Balli pakëz iu nxi…

Po buzëqeshja pse iu pre?!


Pse mbi vetull iu ngjit një re?
Athua mësuesi ç’do të ketë parë,
Aty, te emrat, në ditar?

Pse e zë buzën me dhëmbë!


Pse trak trak troket me këmbë?
Duket zemra i është helmuar
Mësuesit të pezmatuar…

235
Pastaj mësuesi mbyll ditarin
Sikur mban mbi vete malin.
Fare sytë nga ne s’i hodhi.
Hyri verë e dimër doli…

236
THUMBI

Pse mësuesi ecën anuar


Me ditarin që mba në duar?
Mos ditari është i rëndë
Pse në të ka shumë lëndë?

Mbase pse ka shumë mungesa!


Nota të dobëta, dysha, tresha!
Me këso i mbushur plot
Dhe mësuesi s’e mban dot?

Ecën mësuesi, ecën shtrembëruar,


Trupin mënjanë e ka rënduar!
Ai ecën e bën shaka,
Por diçka thumbon ama.

237
238
SHKRUAR NË QERSHOR

1.
Na erdhi dhe kjo ditë,
Lehtë, lehtë, si pa trokit’.
Dhe i bie të fundit herë
Ziles, aty, përmbi derë.

Korridoret gumëzhojnë.
Në qiell çantat fluturojnë!
Po në sytë e mbushr plot
Ç’lotë janë që rrjedhin sot?

Thellë thellë e kanë burimin


Bashkë me gazin e hidhërimin.
Në këtë çast e në këtë orë
Kur mbaron viti shkollor.

Sa e madhe ishte djersa


Për t’u mbushur këto dëftesa.
E t’shtërngohen në kraharor
Si bujku grurin kur e korr.

Se dhe ndarja është e madhe


Sikur qengjat në livadhe
Kur i ikin bariut plak
E në zemër i pikon gjak…

239
2.
Erdhi dhe kjo ditë qershori.
Mua zemrën sikur ma mori,
Bashkë me zogjtë shtegtarë
Tutje çerdheve të shpërndarë.

Hipi shkallëve, zbres prapë.


Diç në fyt seç më kapë.
Korridorit, klasë më klasë.
Bah, kjo zemër si nuk plasë!

Këto dritare pse s’bëjnë dritë?


Këto dyer pse janë nemit’?
Hapur gojët pse i kanë,
Bangat, sikur do të më hanë!

Kjo dërrasa ç’i ka, vallë?


Gjithë ato pesa në ballë?
Po karrike e tavolinë,
Kështu, vetëm, si do rrinë?

Ju bilbila prapë do vini


E gëzimin këtu ta shtini.
Nëpër klasa, në oborr,
Dhe në shpirtin tim të hollë…

240
ATË NATË

Baba dimër erdhi atë natë.


Ju, fëmijë, të gjithë e patë.
Trapa trup, me shkop në dorë,
Me atë mjekrrën bardhë si borë.

Thesin ai e kish në krah.


Duke e sjell’ kushedi prej kah!
Dhe pastaj e zbraz e zbraz
Bashkë me atë buzë në gaz.

Por s’e di, në e patë,


Para se të ikë atë natë,
Fëmijët n’grykë kur i mori
Një diçka në vesh u foli!

Një pësh pësh u tha në vesh!


Mu aty, përpara nesh!
Por ne s’dëgjuam dot!
Ishim larg dhe qe e kotë.

Erdhi e shkoi ai atë natë.


Kishte të bëjë udhë të gjatë.
Me atë mjekrrën e bardhë si borë.
Ne e pamë në televizor.

241
NË SHIKIM TË HËNËS

1.
Sonte erdha midis malesh
Rrjedhës lumit shkumëbardhë
Dhe pres, moj hënë, ti të dalësh
Me tërë nurin që ke në ballë.

Dhe kur syri yt argjend


Do të bjerë mbi pllaja tej
Mbi çdo skutë e mbi çdo vend
Patjetër që do të më gjej.

Do të më gjej se unë të pres


Siç pret toka shiun në verë
Për shumëçka dua të të pyes
Si fëmija kur këmbët merr.

Nuk të pyes si rri lart


As ku fshihesh matanë malit
Unë këtë e kam të qartë
Siç kam dritën në sytë e ballit.

Të bëj pyetje për tjetër gjë


Mbase që s’ta bënë të tjerë
Në gjithë atë udhë që ke bë’
Nëpër net, dimër verë.

242
Që kur është kjo tokë, ky lumë,
Ti ke ndenjur gjithmonë pa gjumë
Me syrin tënd t’shikosh nga lart
Siç shikon dikush mbi hartë.

Domosdo që shumë ke parë


Nga ato që kanë ngjarë,
Mbi këto pllaja, fusha, gryka,
Kur shekujve u ngulej thika:

A s’më thua, ky mali im,


Kur nisi të marrë frymë,
Si ishte për herë të parë
Me të qeshur a me të qarë!

Pse është dhe kaq shkëmbor?


Pse mbi të shumë bie borë?
Pse me përroje kaq i ndarë
Vende vende vjen i tharë?

Pse ka dhelpra, gjarpinj, derra!


Në vend që të kishte shqerra,
Dele, desh, drerë, suta,
Korbat të ishin thëllëza të buta!

Pse ka lepuj, urrithë, arinj,


Lakuriqë, laraska, minj!
Pse aq shumë dhe kameleonë
Ka këtu mbi malin tonë?

243
Po shushunjat prej kur janë?
Gjak të vetin kanë a s’kanë?
Pse krimbat e karkalecët
Nuk u bënë si buburrecët?

Si u bë që ujqit e zinj
Malit tim t’i kenë lakmi?
E në llavë pastaj të vijnë
Në torrishte të na hyjnë?

Ku qenë çobanët t’u dilnin para


E t’i pritnin me këmbët e para?
Apo kishin pyka në mes
Dhe shikonin me kokë në thes.

Ti hënë po ikë si me ters,


Po unë prapë këtu do të pres
Se kam shumë të flas me ty,
Ja, kështu, me poezi…

2.
Dhe dole prapë moj hënë ti,
Vetull malit, me ata sy.
Të shikosh nga lart në tokë
Siç shikon dikush mbi glob.

Hedhi sytë te ky gur!


Jam këtu ku rrjedh një gurrë.
Aq shumë dua ta dëgjoj
Kur më flet t’i hyjë në gojë.

244
A s’më merr sonte atje?
Si një zog përmbi re?
Te balli yt ta vë kokën
Që andej ta shikoj tokën…

Për një çast t’i mbylli sytë


Të shikoj me sytë e dytë...
…Jepi dritës pak më tepër
Ndriçoi ata gurë të vjetër.

Ja Skardiusi*) im plak!
Me kurrizet qe duken larg.
Grykat, qafat, shpatet, pllajat.
Si kësula s’të ngjajnë majat?

Ja dhe udhët, monopatet,


Ku janë derdhur, dergjur fatet.
Ku kanë ecur gjyshërit e mi
Por, prej kur, askush s’e di.

Pa më thuaj hënëz ti,


Nga jugu e në veri
Kush mbini për herë të parë,
Cili Fis, nga cila farë?

Andej poshtë qenë Thesariotët


Prej nga vijnë Epirotët
Pak më lart janë Lynkestët
Kandavët e Dasaretët.
*) Mali Sharr.

245
Po këndej, si brez i mesëm
Janë Albanët e Penestët
Aty diku janë Amantët
Rreth bregdetit Taulantët.

Labeatët e Dardanët,
Dokleatët, Ardianët.
Në veri qenë Desidiatët
Liburnët e Dalmatët.

Tërë këta, e të tjerë,


Janë quajtur kështu njëherë.
Po e kishin tok një emër
ILIRË ishin kokë e themër.

Po kush ishte i pari mbret,


Që sundoi për shumë vjet?
Qe Bardhyli enkelej
Kur e nisi gjithandej.

Ja Pelioni ballë Bilishtit


Ku qenë futur luftarët e Klitit!
Leka i Madh kur e rrethoi
Mbret Glaukun e mashtroi.

Pa të shohim pak andej


Udhën e Pirros dua ta gjej
Nga i çoi elefantët
Përtëj detit t’i mund romakët.

246
Po kalanë Princezë Teuta
Me ato mure e kulla t’gurta,
Ku e kishte anës detit?
Në Ulqin, maje shkrepit!

Ja Korkyra si grykë Varri


Ku tradhëtoi Dhimitër Fari
Dhe nisi udhën ky pe i zi
Të na nxijë në histori…

Cili ishte i parë fisi


Kryengritjen që e nisi!
Desidiatët në veri
Me burra, me gra, me pleq e të rinj.

Ku u zu Bato Breuku
Si tre qetë që ndau ujku.
Për lakmi ky qorr i ndytë
Desidiatit i nguli thikë.

Dhe mua sikur ma ngul në shpinë


Thika gjer në palcë më hyn
Nga trishtimi sytë më hapen
Si në ëndërr kur të ndjek një gjarpër.

Po ikë pas mali moj hënë ti


Mbase të vjellësh për këtë tradhëti.
Por unë prapë këtu do të vij
Të shikojmë në histori…

247
3.
Mirëmbrëma, e dashur hënë,
Ç’më je kështu vetullrënë!
Herë të nxin balli mes reshë,
Herë buzën me vaj e vesh.

Po, ama, diçka kërkon.


E shoh nga syri që të loton.
Ja ku jam unë, te ky lis.
Si një qengj që i pihet sisë…

Do të më marrësh përsëri?
Kësaj radhe më gjatë të rri…
Ta shikoj si nisi e ngrysi
Njëzet shekuj i imi fisi.

Epo, si mund të ishte ndryshe


Ndersa në qafë zgjedhën kishte.
Si nje pendë që e pret hullia
Në rrugën Via EGNATIA…

Via Egnatia.
Aty ngecë historia.
Aty malet frymë s’marrin
Se e panë Dhimitër Farin.

Ngricë. Borë. Suferinë.


Çarje. Therrje. Ankth. Rënkim.
Llavë ujqish, arinj, derra,
Kapërcejnë male,serra.

248
Midis pllajash, brigjesh, motesh,
Rrjedhin e rrjedhin rrëke lotësh.
Ngritje heshtash, çjerrje gunash,
Plasje kordhash, përzjerje kësulash.

Në kokë, në degë, në trup, n’kurriz,


Mbi tokë që ka për jetë një lis,
Patkonj kuajsh, vërtitje themrash,
Vithisje, thërmitje zemrash.

Po rrënja thellë aty nën gur


Njomësinë s’e shterri kurrë.
Priste aty, me shekuj priste
Që jetën një ditë sërish ta niste.

Ja,nga erdhën, matanë Karpateve


Gërxheve, monopateve.
Si ujq dhëmbët duke lëpirë
Midis qeve për të hyrë.

Ato udhë n’gjarpinj ngjanin.


Në dhëmbë e këmbë helmin mbanin.
Tek hyjnë bashtinave gjerë e gjatë
Çdo skute t’i sjellin natë.

Rrugës Via Egnatia


U derdhën kryqe me mija.
Mbi sup e trup kockë e lëkurë
Siç dergjet një i sëmurë.

249
Tek ecnin radhë radhë,
Lotët si një lumë i madh
Mbushën det e oqean
Helm e vrer i zi katran.

Po, aty, ku del burimi


Dhe ku rrënjët prek Shkumbini
Sythat prisnin mugullim
Gjenin, merrnin ngapak frymë…

Rrugës Via Egnatia,


Ku ecte prajshëm mizoria,
Nën rrotë rënkonte trolli
Nga Dyrrahu, Konstantinopoli.

Ky rënkim i gjatë, i gjatë,


Vaj i zvargur nëpër natë,
Rri e pret me shpresë në gji
Në rrah të del llastar i ri.

Lastar i ri që do t’i prijë


Me sy në ballë, me diell në sy.
Të qeshë njëherë siç qeshë fëmija
Udhës Via Egnatia.

4.
Ç’më shikon moj hënë ti
Buzëplasur, me lot në sy.
Faqen ma vë përmbi ballë
Dhe s’e thua dot një fjalë.

250
S’thua fjalë, por ti flet
Me shikimin që e ke tret
Diku brenda në kafkën time
Pse jam kaq me hidhërime.

Si t’mos jem, të lutem shumë,


Për fisin tim që qe në gjumë,
Kur arinjtë kaptuan malet
Në mes vete ndizte zjarret…

Ndriço pak andej matanë.


Dëgjon ecjet në revan?
Treqind kuajt si ngjiten grykës
Buzë lumit të Radikës?

Kush është ai që prin në ballë


Përmbi kalin jelebardhë?
Me ata që pas i vijnë,
Ku duan të arrijnë?

Ç’e kanë në shtizë të kuq një bez’


Me atë zog të zi në mes?
Ç’janë në duar ato që mbajnë
Sikur qiellin do ta çajnë?

Ja si ngjiten rreth kalasë


Çallmat tutje duke përplasë
Udhën marrin lart në kullë
Me atë zog të zi n’flamur.

251
Lart atje atë e vënë
Në vend të shtizës gjysmëhënë
Pëmbi kokë që rri si drapër
Me dhëmbë të mprehtë, me gojë të hapur.

Shiko si zogu krahët hap


Gjysmëhënën don ta kapë
Larg dëgjohet kur i thotë:
Unë këtu jam zot!

Jam se këtu kam qenë


Denbabaden!
Heshtat ngrihen shpojnë qiellin,
Përshëndesin në lindje diellin

Gjysmëhëna si një drapër


Bie poshtë porsi gjarpër
Dhe përpëlitet rreth e qark
Me helm në gojë, me helm në bark.

Nga ecë tutje nuk mbin bar,


Qafën lak, bishtin kular.
Fushave si kotullaç.
Plaç, more devër, plaç.

Shpendi i zi me emrin shqipe


Me ata sy si rreze drite,
Ja, tek ndalet gur më gur
Me dy kokët në flamur.

252
I hap krahët përmbi retë
Sulet në vdekje a në jetë
Dhe prapë kthehet përmbi shkëmb
Të qëndrojë drejt në këmbë.

Drejt në këmbë me kokën lart


Shikimin hedhur tutje larg
T’i vërsulet përsëri
Mu në kokë gjarprit të zi.

Ecën Drini, përshpërit,


Brigjeve me lëmsh në fyt.
Buzët anësh kullojnë gjak
Për fshatrat që digjen flakë.

Ikën gjarpri zvarrë zvarrë


Të tjerë gjarpërinj për të marrë
Po s’e kishin dhe ata të gjatë
Mbi shkrepa shqipet u rrinin shpatë.

Dhe çdo verë dimër e bënë


Me atë shtizë gjysmëhënë
Me çallmetë e shallvaretë
Plot njëzetepesë vjet.

Plot njëzetepesë vjet


Ai e hëngri kokën e vet.

Unë moj hënë s’e kam të qartë


N’flamur shqiponja tek rri lart:
Pse një trup dy kokë i mban

253
Por shikimet në tjetrën anë?
Skënderbeu, ai trim dai,
Këtë vetëm Ai e di…

5.
Hënë moj, të lutem shumë,
Ti e sheh që nuk kam gjumë.
Më zbrit pak atje në Krujë
Ta shoh Gjergjin si pi ujë.

Si pi ujë e buzët lag


Me mendimin tutje larg
Gur më gurë e shkëmb më shkëmb:
Do qëndrojnë shqipet në këmbë?

Pse je në shtrat o gjysh trimi!


Çohu, po bie kushtrimi!
Dëgjon zërat përmbi male,
Shpatieve ku digjen zjarre?

Dëgjon kuajt si hingëllijnë?


Brirët, daullet si oshëtijnë?
Dëgjon Drinin si gjëmon?
Përse ti ashtu m’shikon?

Zgjate dorën, biri im.


Ma vë pak mbi ballin tim.
M’i prek mollëzat, mjekrrën, faqet,
Qafën, sytë dhe mustaqet.
Ule pakëz poshtë ballin
Të të jap nga buzët zjarrin.
E të shohësh pse kam rënë
254
Përse fuqia më ka lënë.
Por nga vdekja s’kam merak
‘dhe pse ajo nuk m’është larg.
As nga dhembja s’më ha malli
Veç një gjë më djeg si zjarri:

Do të jenë shqipot një?


Kur unë s’do jem më?
Do të jenë kokë më kokë
E ta mbrojnë të shtrenjtën tokë?

Kjo më bren, o biri im,


Dhe më mbushë me ngashërim.
Mos ma hiq dorën nga balli
Deri sa t’më shuhet zjarri…

Gjysh, o gjysh, si shumë je zverdh’!


Po pse shikimin andej e derdh?
Dhe më larg t’u tret mendimi
Në buzë të mbeti ngashërimi…

Pse malësorët heqin kësulat?


Përse flokët i shkulin burrat?
Pse me thonj i çjerrin faqet?
Përse loti u lag mustaqet?

Do ta ngremë, gjysh, trupin tënd


Siç ngrihet mbi sup një shkëmb.
Dhe në zemër do vëmë gur
Kur t’mbulohesh me flamur…

255
NËN GËZOF TË BARDHË

Dha e dha murlani


Kreshtës me furi
Ngrinte tallagani
Në akull e në shi.

Hëna që nga lart


Shikon me pikëllim
Përmbi sytë e artë
Përplot hidhërim.

Po ç’ka, ajo, ç’ka?


Përse rri e ngrysur?
Malin e ka pa’
Me gunë të grisur.

Pastaj si bareshë
Ajo mblodhi tufën
Tërë bashka lesh
Tutje e mbushi kupën2

Ngadalë zë e mbledh,
Ngadalë, si me dorë,
Malit ia hedh
Gëzof mbi kraharor.

2 Kupa e qiellit.

256
Malin e ka lodhur
Era me furtunë.
Ka rënë pak të çlodhet,
Të bëjë një sy gjumë…

Hëna nxori ballin


Përsëri ka ardhë
Sonte shikon malin
Nën gëzof të bardhë.

257
NËNA SI HËNA

Sonte dola në dritare


Ashtu sikur dal përherë
Të shikoj atje në male
Brigjeve, në gryka thellë.

Dhe shikimi atje lart


S’është i thjeshtë as s'është i kotë
Një dëshirë e kam të zjarrtë
Të më hedhë në tjetër botë.

Mbi parvaz mjekrën vënë.


Larg mendimi udhën merr…
Pres të dalë e bukura hënë
Syrin diku atje ta nxjerrë.

Ja dhe yjet një nga një


Xixa xixa në kupën blu
Ashtu thjeshtë, pa bujë, pa zë,
Dritën hedhin gjer këtu.

Edhe hëna në vetull mali


Nxori syrin si argjend
Plot me nur i veshet balli
Duke e derdh' në çdo vend.

258
Unë e pyes mengadalë
Tek m’shikon me përmallim:
Nënën time e ke parë
Përtej malit, në shtegtim?

Befas iku ajo një ditë.


Iku e na la n’vetmi.
Atje ku shkoi, pastë dritë,
Më s’u kthye përsëri.

- E kam parë, o, e kam parë,


Në një kopësht blerime plot
Në një lule ka të ngjarë
Të jetë kthyer në atë botë.

Ishte posi ti, moj hënë,


Me ato faqe, me atë ballë.
Ja, kështu, të dashurën nënë,
E kishim sa ishte gjallë.

Sa qe gjallë na merrte në gji


Por s’u kthye përsëri
Por s’u kthye përsëri…

259
TË SJELLA NGA DETI

PEIZAZHE

1. MËNGJES

Tejpërtej sa të mba syri


Përmbi breg e horizont
Asgjëkund s’duket fillimi
As mbarimi atje në sfond

Deti i kaltërt pa një valë


Është i qetë e rri në vend
Sikur pret diellin të dalë
Në mëngjesin e argjendt.

Ja, atje, syrin e nxori


Tutje larg, në vetull mali
Një nga një yjet i shoi
Dhe çdo gjëje gjallëri i fali.

Ja dhe zërat, cicërrimat,


Hapat, ecjet nga çdo anë.
Pak nga pak dhe pëshpërimat
Nisin valët e njerëzit pranë.

260
Tejpërtej sa zë shikimi
Përmbi breg e përmbi det
Bashkë me yjet dhe mendimi
Larg diku, larg u tret…

2. MBRËMJE
Tërë ditën në kupë të qiellit
Si një saç me rrezet ar
Buzë detit ulet dielli
Horizontit me ngadalë.

Afron kokën, e vë pranë,


Buzët, gojën, faqet, sytë.
Atje larg sikur i lanë
Për çdo mbrëmje, për çdo ditë.

Pastaj fshehet me plot hir


Si një disk i kuq në det
Sikur thotë dhe lamtumirë
Sikur don t’na përshëndet.

Valët tunden qetë qetë


Anës bregut rërëshumë
I nxjerr plehërat i bukuri det
Se s’duron në vete llum.

Njerëzit ikin një nga një


Zbrazet, mbetet një imazh.
Çdo gjë tretet pa bërë zë
Bashkë me to dhe ky peizazh.

261
3. NË PLAZH
Porsa dielli syrin
Maje pishës nxjerr
E lë prapa pyllin
Dhe lart kupës merr.

Dalin një nga një


Njerëzit sërë sërë
Kush e kush ta vë
Çadrën përmbi rërë.

Po kush janë këta


Që vijnë më të parët?
Janë fëmijët pra
Tok me baballarët.

Tutje buzë bregut


Ku plasen valët prore
Ka fëmijë që bredhin
Me nënat përdore.

Po pse moj nëna dilni


Kaq herët n’bregdet?
Doni ju t’i rritni
Fëmijët me shëndet?

Xhërr e xhërr gjinkalla


Vapën e shpërndan.
Neve s’na ha palla
Detin kemi pranë.

262
4. NJË ÇUNAK ME QURRA
Ja atje, në rërë,
Një çun zë të qajë
Me qurra është bërë
Dhe kërkon t’i lajë.

S’ecën dot më tej,


I përplas pëllëmbët!
- O le, le, nuk vej,
Po më djegin këmbët!

- Kthehu prapë, lum nëna,


Kthehu pak nën hije.
Ah, dhe kjo rëra,
Pika që s’i bie.

- Jo, nuk kthehem unë,


Qurrat më kanë dalë
Turp më vjen shumë!
Nuk rri pa i larë.

Merrmë , o babi, ngrykë,


Merrmë se s’duroj,
Vetëm kam frikë
Te deti të shkoj.

Dhe flut’ron nga qejfi,


Loti i ndalet n’faqe.
Sa i mirë ky deti,
Shpirti të t’kënaqet!

263
5.KËSHTJELLAT ME RËRË
Dhe aty te bregu
Ku vala rërën lag
Pa të shohim pak
Ç’bëjnë do çunakë.

Mbledhur dy e tre
Ulur kokë më kokë
Po t’ju vëmë re
Janë në tjetër botë.

Ja një grup këtu


Ndërtojnë një kala.
Si e bëjnë kështu?
Më të bukur s’ka!

Më të bukur s’ka
Askund faqe dheut
Ndaj e quajnë ata
Kala e Skënderbeut.

Ata dy atje
E bëjnë me bedena
Ashtu i ndërtoi
Pashai nga Tepelena.

Po këta që prapa
I kanë lënë një hyrje?
Është nga më të lashtat
Është kala ilire.

264
Ja dhe një vogëlush
Sa shumë është thelluar
Cep më cep e mbush
Rërën nëpër duar.

Fare s’do të dijë


Pse shikojnë të tjerë
Se kala e tij
Dallon disa herë.

Muret gjerë e gjatë


Të lartë e të fortë
Kullat drejt si shpatë
S’i gjen kund në botë.

Asgjë s’ka harruar


Pa e vënë n’oborr,
Të gjitha i ka ndërtuar
Madje, me një dorë!

Por, ç’e do, ç’e do,


Gjithë kjo fantazi.
Ashtu si kudo
Vjen një xhelozi.

Ia shkel në mes.
Ikë tutje një çun.
Voglushi zë dënes
Hidhërohet shumë.

265
6. 15 LEKË BANANET
Do t’ishte i këputur,
I mangët ky peizazh
Po t’mbetej pa u futur
Thirrjet nëpër plazh.

Janë do fëmijë
Që dalin prej çdo ane
Ecin e thërrasin:
Ja, këtu, banane!

15 lekë këtu,
Banane të lira!
Urdhëroni edhe ju
Janë shumë të mira!

Dhe ecin ata tutje,


Ecin pa përtim.
Sikur kanë një lutje
Në ballë, në shikim.

Më tej një baba


Zë i shpjegon djalit:
E sheh këtë kalama?
Rron me djersë të ballit.

Që tani e nisë
Jetën me mundim
Në këtë botë pise
Mbushur me mjerim.

266
Do ecë për gjithë ditën
Kilometra të tërë
Neve të na i sjellë
Bananet mbi rërë.

15 lekë bananet!
Këtu i keni lirë!
Në sytë e një nëne
Dy pika xhevahir.

Dy lotë dhe në faqe


Të xhaxhit poet
I rodhën në mustaqe
Këtu, te ky det.

Te ky det i gjerë
Te ky det pafund
Këtu ku fryn një erë
Dhe dallgët i tund…

7. VOGËLUSHJA ME SY DETI
Plazhi ka vogëlushe
Ngado që kthen kokën
Po është një sylarushe
S’e gjen në gjithë botën.

Fare është e vogël


Pa mbushur tre vjet
Po, ama, kjo gogël
Sytë i ka si det.

267
Ndalen e shikojnë
Që të gjithë përreth
Dhe duan ta pushtojnë
Kur sytë ua hedh.

E ka një të qeshur
Që, aman o zot.
Dhëmbë e buzëveshur
Nuk përshkruhen dot.

Atë e quajnë Shpata


Pse si shpatë pret
Me fjalët si flatra
Kur fillon e flet.

Ky xhaxha i vjershës
Pa i vënë nuk rri
Sytë e sylarushës
N’poezinë e tij.
Durrës, Gusht 1994.

268
ANIJA E SHEQERTË

Babi preu pjeprin


E bëri fetë – fetë.
Po sa copë ishin?
Tamam për pesë vetë.

Njerën ç'rrëmbeu
Fitimi ynë me dorë,
dhe tha: – Pa shikoni
nuk ngjanë në vapor.

Ja rremtarët sipër
Si janë të radhitur!
Presin për të hipur
Gati për të nisur.

Dhe, pup, hip në ballë


Si një timonier,
varkës përmbi valë
I jep menjëherë.

Tha pastaj, me vete,


Me timon në dorë
Sot më s'ka anije
që ec pa motor.

269
Mori i rrëzoi
Farat n'tavolinë
Dhe nisi, fluturoi,
Me tërë fantazinë.

Tej e përtej plazhin


Si rrufe përshkoi
I madh e i vogël
Ndalet ta shikojë!

Çan përmbi detë


Çan përmbi valë
Ç'anije kjo do të jetë!
Si në një përrallë!

Me gojë zë ushton
Sikur aeroplan
Në dy këmbë qëndron
Timonier tamam!

Por mbaron benzina,


Fundi prek në rërë
Timonier Fitimin
Uria e ka zënë!

– Ha, – i thotë babai


– Ha, – i thotë dhe nëna
Fitim marinari
Zgjohet nga ëndrra ...

Pastaj ia ngul dhëmbët


„Anijes“ në kuvertë
Është aq e ëmbël...
Anije e sheqertë...

270
BISEDA E DYTË ME DETIN

Ja, të erdha përsëri


Det, o deti im,
Të dy krahët i kam shtri’
Të të marr në përqafim.

Tani më je një mik i vjetër


Poshtë këmbëve të kalasë
Më vjen se m' flet si plak me mjekër
Për breg valët kur përplasë.

Rrudhat tua nëpër ballë


Përmbi bebëzat kaltëroshe
Që të hapen valë – valë
Puthin vetullat bardhëlloshe.

N’kraharorin tënd të gjerë


E vë kokën e mendoj:
S’e ka pasur gjithmonë verë
Plaku im me këngë në gojë.

Shpesh është dashur me tallaz


T’u ngrihet armiqëve të kalasë,
Kur iu hodhën përmbi shpinë
Ta gëlltitin, ta përpijnë.

271
I sheh tutje ata gurë?
Asnjë rrebesh s’i mposhti kurrë!
Ndaj të dy ne, gjer n’amshim,
Jemi lidhur në përqafim.

Dhe ullinjve andej nga bregu


Kush s’u ra e kush s’i preu!
Me atë trupin plot me vrima
Nuk të ngjajnë ata në trima?

Oh, vërtet, sa shumë që ngjajnë!


Dhe mbi supe shekujt mbajnë.
Sikur pleq në moshë të thellë
Me kraharoret bërë zgafellë…

Sa panë ata, o, sa panë!


Kusarët kur në qafë u ranë.
Po u mblodhën kokë më kokë
T’i ngulin rrënjët thellë në tokë.

E t’u japin kokërr - kokërr


Plot shëndet fëmijëve të vocërr
Që aty, me diell, me hënë,
Kokën pastaj ata ta vënë…

Ma hedh dorën deti prapë


Nën sqetull pak më kapë.
Luan syrin kaltërosh
Ta marrë vesh se ç’desh të thosh.

272
Po atje, te ullinjtë,
Ç’janë ata që m’shohin sytë?
Ashtu lart kokën ata e mbanë,
Të hollë, të gjatë, si jataganë.

Si shumë mendon ti, biri im,


Eja të të japë freskim…
Që thua ti, ata lisa,
Këtu i quajmë qiparisa.

Dhe ata iu ngjitën malit


Mbi kraharor e sipër ballit.
Dhe sa herë u ranë stuhitë
Shikuan vetëm kaltërsitë.

Po borigat përmbi shkëmb


Që qëndrojnë drejt në këmbë?
E deshën kaltërsinë e qiellit
Që anojnë pak anës diellit?

Ato nëna shamibardha


Që sjellin qumësht, mollë, dardha,
Ku e morën bardhësinë?
Nga vala jote që e shtrin?...

Rri këtu ti, biri im,


Gjithmonë të të kem në përqafim.

273
ME BREDHIN E VJETËR

Ç’më thua ti, o bredhi plak,


Me atë trupin tërë plagë!
Kur qëndron ashtu mbi shkrep
Dukesh sikur pranë më th’rret!

I afrohem me ngadalë.
Dorën ai ma vë mbi ballë.
- Ulu, vocërrak, ti ke zjarrmi
Paske etje për dituri…

Si e nisë pastaj rrëfimin


Unë ia qep në trup shikimin.
Me ato rrënjë thellë në gurë
Është kapur kushedi prej kur.

Sa e vogël dora ime


Përmbi sup të degës trime.
Nëpër erëra e në shtërngatë
Për bredhin ishte shpatë.

- E sheh tutje detin e kaltër?


Sa i gjerë e sa i pastër!
Kur lundrojnë njerëzit mbi të
Thua më bukur s’ka asgjë!

274
Po s’ka qenë gjithmonë kështu
Prej se jam unë këtu.
Nuk ka qenë as kohë më parë
Sepse deti ka dhe valë.

Sa bajlozë e sa piratë
Kanë dalë prej tij të sjellin natë
Me atë thikë vënë në gojë,
Njerin sy lidhur me tojë.

E sheh atje matanë kalanë?


E veshur në gurë, në se të ngjan!
Në fund të detit i ka këmbët
Rreth e qark në qiell – dhëmbët.

Dhëmbë kanë qenë ata bedenë


Për përbindsha e peshkaqenë.
Ja, aty e thyen qafën
Sa herë që mbi të e zgjatën.

Nëpër ta princezë Teuta


Shikoi detin siç shikon huta
Mbi ciklopë e mbi barbarë
Të dy sytë i nxirrnin zjarr.

Dhe ranë e ranë tallaze mbi ne.


Herë-herë ngriheshin gjer në re.
Te ky breg, te këta gurë,
Kokën ne s’e ulëm kurrë.

275
E si ta ulnim, or carrok!
Të na e shkelnin këtë tokë?
Si ta lenim atë nën këmbë
Sa herë deshën ta hanë me dhëmbë?

Jo, këtë s’na e la i pari


Sikur dhe t’na vihej zjarri!
Po t' pyes ty, sot, që je me mua
Është kështu apo si thua!

Drejt e ke, o bredhi im,


Dua të jem si ti – trim!
Valët mbi mua le të bien,
Po zemrën jo, nuk ma thyejnë!

1984

276
ME KALANË

Pranë portës veshin vë


E dëgjoj aty një zë.
Ai vjen i thellë, i thellë,
Si kur je në ndonjë shpellë.

Ç’më shikon ashtu, o çun!


Dëshiron diçka nga unë?
Do të dish sa vjet i kam,
Apo pse prej guri jam?

Foli zëri i fortë i fortë


Si të vinte nga tjetër botë
Tërë ushtimë e sokëllimë
Krah për krah me historinë.

Gjithfarë zërash dëgjohen larg,


Herë të mbytur, herë të qartë.
Troqe kuajsh, kërcëllimë karrocash.
Kollitje pleqsh, thirrje gocash.

Vringëllimë shpatash, jataganësh.


Ulurimë tigrash e luanësh.
Tërheqje harqesh prej heshtarësh.
Rendje, britma kështjellarësh.

277
Fishkëllima gjarpinjsh për muri plot
Që lëvaren e s’ngjiten dot.
Aty, te këmbët e kalasë,
Vala pa frymë i përplasë.

Shoh rëshirë, zift, katran,


Shkallë gjigande, dhëmbë viganë,
Kokë balenash përmbi valë
Si e heqin bishtin zvarrë…

Dhe largohem me ngadalë.


Andej bregut dal përballë.
E shikoj kalanë si rri
Me gjithë këtë ushtimë në gji…
Ulqin, gusht 1986.

278
TË SJELLA NGA BJESHKA

Sa kam dëshirë të dal në bjëshkë


Dhe dielli atje të më rreshkë.
Te dëllinjat, te ato stane,
Me banorët e asaj ane.

Me ata gurë, me ata shkrepa,


Ku vështirë jetohet jeta.
Tek ai lumth që gurgullon
E këtë jetë më tej e çon.

Sa kam dëshirë t’i shikoj dhentë


Kur lëshohen rend – rend,
Përmbi brigje në rudina,
Qafa, shpate e kodrina.

Ato zile që cingërrojnë


Dhe qengjat që blegërojnë.
Kur dëgjoj këto melodi
Unë kënaqem si një fëmijë.

Tek ai bar në shullë


Dua kokën pak ta vë.
Asaj lule që s’ka ferrë
Pa e këputur t’i marr erë.

279
E të hyj pastaj në stan
Ku stanorja bulmetin mban.
Ta dëgjoj si kosin tund
Si zien qumështi gjer në fund.

Me gëzofin të mbulohem
Herët në mëngjez të zgjohem
Rreth e rreth t’i shikoj malet
Të dëgjoj si bien kavallet.

Ta prek në bisht atë qengj të butë


Kur ulë kokën nën gjinj e futë.
Dhe ogiçin me këmborë
Me brirë e lesh të bardhë dëborë.

E të shkoj brenda në Shpellë


Aty ku trimat hynë njëherë
Aty të ulem me çobanët
Ashtu si uleshin luftëtarët.

E t’më flasë pastaj ajo


Për atë luftë në atë kohë
Kur kjo bjeshkë u la me gjak
Të prekë liria në çdo prag

E të rri më gjatë aty


Të shkruaj, pastaj, një poezi.
Si mbi lule kur rri një flutur
Për këtë vendin tim të bukur.

280
PËRROI QË U HAP

(Në kujtim të nënës time,


në 35 vjetorin e vdekjes).

Ky livadh me lule
Kjo lëndinë e blertë
Ç’më bënë të përkulem
Emocionesh krejt.

Dikur nëna ime,


Më parë se të bëhej nënë,
Këtu me plot ëndërrime
Kokën e ka vënë

Luleve në bar
Në gjethe e petal
Diçka u ka marrë
Diçka u ka fal’.

Stani aty ishte


Ku fjeti ajo,
Ëndërrat që i niste
Janë këtu kudo.
Mbi fangun e butë
Me vesë të pikuar
E shoh si një sutë
Me sy të lotuar.

281
Kjo e ujit vijë
Poshtë që gurgullon
Tek rrjedh e rrjedh aty
Diç në mua zgjon.

Dhe ti, nënë e ime,


Erdhe këtu sot
Mu në zemrën time
Që nuk e qetësoj dot.

Disa net e ditë


Do t’i kalojmë bashkë
Në stanin pa dritë
Mbulur me kashtë.

Te ky gur i bardhë
Te ky shkëmb karshi
Te ahu me rrathë
Do të rrimë të dy.

Porsi ky përrua
Që s’ka qenë atëherë
U zbraz thellë në mua
Gjithë ky helm e vrer.

282
TUFA E DHENVE TË MIA.

Te këmbët Kubesë
Ku janë vendosur stanet
Tufë – tufë delet
I lëshojnë çobanët.

Hajde, ej, më thonë,


Do të vijsh me ne?
Këtij shpatit tonë
T’i ngjitemi atje.

(Janë ca kolopuçë,
Çunakë faqerreshkur.
Me ta dhe një çupë
Me shajakë e veshur).

Eh, ç’më vajti mendja


Larg në fëmijëri
Dhe më therri zemra
Thellë diku në gji…

Hajde, ej, do vijsh?


M’përmendin ata.
Vetëm s’bën të rrish
Se ujku të ha!

283
Po unë vetëm s’jam,
Ç’brengoseni ju
Një tufë dhensh e kam
Edhe unë këtu.

Vështrime në sy.
Buzët vesh më vesh…
Ore, ç’keni ju aty!
Ç’ka për të qesh’!

I dëgjoni zilet?
Cingër, cingërrimat?
Edhat, qengjat, delet,
Deshët, blegërimat?

Do përpiqem unë
T’i mëkoj, ushqej
T’i malloj më shumë
E në radhë t’i vej.

Po, do vij, do vij!


Tok me tufën tuaj!
S’bën vetëm të rri
Kam dhe ca të shkruaj.

Tutje do t’i derdh


Bjeshkës, mbi livadh.
Kur të zë t’i mbledh
Të më vijnë në radhë.

284
Pakëz qumsht të marrin
Lesh e blegërimë
Ngjyrën do t’u falin
Lulet në lëndinë.

Ndonjë dredhës të hanë


Mjedra e qershizë,
Gjak e mish të vënë
Me kos, djathë e gjizë.

Të ecin mbi shkrepa


Mos rrëzohen kurrë
Porsi dhitë e egra
Të kenë ngapak gur.

Të pinë ujin akull


Që buron nën kep
Aty te rrënjë e ahut
Se fuqi u jep.
Cingërrimë zilesh
Të marrin ngapak
Përzjerë me zë fyjesh
Të dëgjohen larg.
Larg n’ato brigje
Në qafa, në gryka
Të hipin në maje,
Në shkrepa, në ripa.
Dhe ju kur të vini,
Në shkollë kur të veni
Ndofta nga këto
Ndonjë mund të mjelni…

285
NËN DËLLINJË TË BLERTË

Nën dëllinjë të blertë


Dredhëzë e kuqe flakë.
Pse s’më lë të të prekë
Të të përkëdhel pak?

Pse je fshehur, xhan,


Si çupë e turpëruar
Dua të të vij pranë,
Të të marr në duar.

Ç’m’i ke faqet gjak


Buzët si të pjeshkës
Atë erë e lëng
Kujt ia more, bjeshkës?

Asnjë qengj a dele


Nuk të gjetën ty?
Apo të kanë lënë
Gjersa unë të vij?

Ndaj dhe po të marr


Këtu majë bjeshke
Të jeshë stoli e rrallë
Në ballin e kësaj vjershe.

286
PEIZAZH I RI DIMRI

Kur mbi breg të fshatit tim


Ta shikoj natyrën dal
Sytë më marrin fluturim
Shkrep më shkrep e mal më mal.

Borë e bardhë nga çdo anë


Në hapsirën e pafund
Është hedhur si një jorgan
I gjerë, i gjatë, shtrirë gjithkund.

Ja, andej, kjo Grykë e Sharrit,


Guri Kuq, atje në majë,
Krenarinë ia kthyen malit
E të mbushin plot uzdajë.

Rrjedh Shkumbini në ujëvarë


Në një lot të madh që ngjan
Herë me gaz, herë me të qarë
Mes për mes malin e ndan.

Përtej lumit kala e vjetër


Si ballkon përmbi qytet
Nëpër shekuj e paepur
Rri aty dhe sikur flet.

287
Tutje Pellgu dhe Bardhari
Si një çerdhe zogjsh plot
Atje tej dhe Gocëtivari.
Si ky vend nuk ka në botë.

Mali Thatë vargan vargan


Me atë Grykën e Derëvendit
N’horizontin e paanë,
Eh, se ç’hir i japin vendit.

Sytë e mendjes pastaj të ndalin


Jo më tej se disa muaj
Kur një zjarr e dogji malin
Për t’u hequr këmbë e huaj.

Kodra , pyje, mbi livadhe


U kapluan tym e flakë
Ndaj ka rënë kjo borë e madhe
Ta zbutë dhembjen nëpër plagë.

Kur mbi breg të fshatit tim


Dal natyrën ta shikoj,
Mbushem gaz e hidhërim
Më vjen të qaj e të këndoj.

288
NIPI IM ME SYTË SHKËNDI

Ç’më shikon ky nipi im


Me ata dy sytë shkëndi
Nga portreti n’komodinë
Ja, aty, në fotografi.

Buzët pak si në të qeshur


Ballin, faqet, ah, si I ka!
Mjekrën, hundën, flokët, veshët,
Kur ia shoh më bëjnë t’ia ha!

Dhe vërtet, pa ia ngrënë


Kur na vjen, nuk mund të rri
Nipi im që ndrit si hënë
Nipi im me sytë si yj.

Kur vjen ai qesh çdo gjë


Qosh më qosh shtëpinë e mbush
Ah, ç’e ka ai një zë
Atë zë s’e ka askush.

Trapa trupa me ato këmbë


Nëpër dhomë kur hyn e del!
Nuk I ka as pesë pëllëmbë
Po, ama, është krejt sheqer.

289
GJUHA E BASHKIMIT DHE
ARDHMËRIA E SHQIPËRISË

Të bësh një vështrim introduktor për opusin e një vepre,


ku poeti në kërkim të historisë mëton të gjejë lirinë që i
mungon për të sfiduar shekujt e robërisë me të vetmen arsye
se: Ky popull nuk e meriton të mbetet i lidhur mes zinxhirëve
të robërisë e të kryqëzohet mes lindjes e perëndimit me
gjuhën e bishtnimeve për t’u justifikuar se: treshi i besimit në
Zot, e mban peng pirgun e qytetërimeve të gadishullit Ilirik
dhe, së bashkë me tokën duhet t’u rrudhet edhe shtati, që
nesër të duket me shtat që kuptimin e ka: kukull kohe për
kohët.
Pra, të kuptosh poezinë e poetit Hamdi Islami, do të thotë
të gjendesh para vështirësive të ndryshme: së pari të kuptosh
vargun që ka formë, ritëm dhe rimë, me të vetmin qëllim:
emëruesin e përbashkët: gjurmëve të historisë së popullit
shqiptar dhe të pyetesh pse?!
Pse, vështrimit i duhet formë që të arrish deri te qëllimi
që lejon të kuptosh figurat e elementeve e, të kufizohesh në
ato çështje që poetin e detyruan të gjejë ngjyrat për t’u
kuptuar mes dritës që drithëron, nga gjuha e rrëfimit të lisit
Shtat Gjatë:
“ Ndalu pak më thotë, o djalë,
eja ta heqim këtu një mallë!
Dhe më merr në krahët e tij
Siç më merrte në fëmijëri.”

290
Pra lisi Shtat Gjatë, i rrëfen poetit për motet kur shqiptari
ballë hapur e krenar derdhte gjakun për t’i bërë dritë shtegut
të lirisë, që lirshëm të ecej nga koha në kohë në kërkim të
tokës dhe emrit të tij, pra, moteve kur gjeografinë shqiptare e
lanë pikë e pesë dhe, se pas gjuhës së pushkës nuk mungonte
edhe gjuha e penës, gjuhë, që e kafshonte pesha e prangave,
jehonat e kryqeve, dhe nuk mungonte edhe natyra e gjuhës së
barbarëve, që synonin të shuanin etjen, me gjak shqiptari.
Dhe, në ecje birit të tij, lisi Shtat Gjatë i rrëfen edhe për
motet e kohës kur burgjet dhe varret kishin një ngjyrë:
shqiptar jeni të dënuar të jetoni të këtillë si duam t’u shohim
ne:
“ Ishte kohë e nxirë atë mot
kur unë erdha në këtë botë.
Babain tim ma patën prerë
Copë-copë, kushedi sa herë. “
Pra, ishte dhe është koha e viteve të moteve që na ndjekin
pas, vitet e kukamës, vite që kërkohet shtegdalje për të jetuar
shqiptari i lirë dhe bashkë me lirinë edhe letra shqipe dhe,
bashkë me letrën dhe njeriun shqiptar, të lindet lira me gjuhën
e emrit: Shqipëri e bashkuar, Shqipëri e tokës, që të pagëzon:
shqiptar.
Dhe, viteve të moteve në fjalë, malet e Sharrit lindën
trima, i rrëfen lisi Shtat Gjatë, trima dhe pena, që t’i
dëshmojnë kohës për ngjyrën e gjuhës së emrit të njeriut dhe
tokës.
Me natyrën e motit në fjalë mbi tokën e shqipes u linda
edhe unë, thotë poeti e bashkë me poetin lindi edhe historia,
që më detyruan me poezi të pagëzuara Gurët e Kalasë të flas
mes nesh ku i kemi sytë, që t’i ikim robërisë e të kurorëzo-
hemi me bashkim – Liri.

291
Andaj, lirshëm mund të themi se: poezitë, poemat dhe
pjesët skenike të poetit Hamdi Islami, jehojnë dhe do të je-
hojnë mbi barkun e dheut, që ta dëgjojnë ata, se: kjo tokë ka
emër.
Në ecje, nga poezitë në poezi, nga poemat në poemë dhe
nga pjesët skenike në pjesë skenike gjallëron vargu kryeneç e,
herë-herë me ritmin zgjohuni, sikur na fton që kohës t’i
mbetemi syçelë, duke na referuar se:
Gurët e Kalasë, Opingat dhe Çizmet, Kasolla e Madhe,
Grethi dhe Bletët, Pendëzest dhe Pëllumbat, Numrat Lavdra-
çë, Zënka në Dollap, Bubrecat dhe Karkalecat, Ujqit e Zes,
Delet, Deshët, Demat dhe Derrat, Guri që nuk flet etj, të cila-
ve u prinë poema Rrëfimet e lisit Shtat Gjatë janë shtigje që
na shpijnë deri te shtjella e dritës që të shohim qartë e më
qartë se jemi të kryqëzuar e të lidhur si moteve të shekujve të
ikur.
Pra, duke e njohur botën e terrorit dhe gjeografinë e saj,
duke provuar jetën në botën e trishtimit, duke ecur rrugës në
kërkim të lirisë, duke medituar kohën dhe njeriun shqiptar nga
pozita e pjekurisë, subjekti lirik në poezinë e Hamdi Islamit
edhe më shumë lidhet për natyrën e lirisë, Shqipërisë etnike,
për gjeografinë, emrit që na mungon, për burrërinë e
shqiptarit shekujve të ikur dhe të kohës, për guximin që dridh
Ballkanin, ku qartë shihet në çdo rresht, se natyra e krenarisë
shqiptarit nuk i mungon edhe pse pesha e robërisë mbi ne
edhe sot rëndon si shekujve të ikur, dhe më shumë.
Kështu që poezi e përgjithësuar dhe emocionale e
shpirtërore e subjektit lirik prej gjeografisë Arbërore, nuk do
të kufizohet në vizionet e jetës në kuptimin jetik e as të
ngarkohet me natyrën romantike e folklorike, por, flet si poezi
meditative mbi fatin e njeriut shqiptar nëpër shekuj dhe,
njeriut shqiptar të shekullit të ri, për ngjyrën e tradhtisë që

292
kurrë s’e kuptuam se si u lind mes nesh dhe se banon mes
nesh dhe se burimin e ka atje, ku edhe sot banon, në mes të
Evropës plakë, në kullën e krimeve, atje ku edhe Zotit i vunë
kambanë.
Pra, të lexosh poezinë e Hamdi Islamit, e veçmas të
kuptosh ritmin që poezia e cikleve në fjalë të detyron të
mendosh: jam apo jo i lirë, poezi ku poeti i drejtohet brezit të
ri, të mesëm dhe të ikur nga mosha, poezi ku qartë shihet se:
moti i kohës, mbretëria e matanëve dhe e Evropës shtrigë e
cila me egërsinë barbare edhe sot ndëshkon njeriun shqiptar
dhe fjalën e bukur shqipe, fjalë, që lindet nga dhuntia e
njeriut që botës i fali qytetërime.
Si duket poeti, e shfaq hapur se si duket sot trupi i
shqiptarisë: plot plagë që rëndojnë nga qelbi dhe myshku i
burgjeve, plot e përplot pranga që na tërhiqnin zvarrë qelive
plot e përplot gjemba dhe, me trupin pikë e pesë kemi mbetur
mes kryqeve të robërisë të lidhur me zinxhirë të njerëzve që
duke u thirrur paqësor kërkojnë nga ne: që të mbetemi ROB,
duke na dëshiruar liri me një rirobrim të kohës së re dhe, duke
na frikësuar, sa për të folur se si keni jetuar e si jetoni sot.
Duke na bërë thirrje dhe duke na këshilluar: Harroni
Etnitetin. E kemi porosinë, dhe nga hapi në hap, ndiqemi me
këshilla e, poeti mes e përmes veprës me gjuhën e emrit të
tokës, me penë e me ngjyrë të gjakut dhe qiriut të tretur, u jep
mesazhe se: nuk kemi nevojë për fat në kuptimin jetik, sa për
t’u shkruar si një varg në letër të bardhë, si dëshmi për kohën
se: U çliruam o shqiptarë andaj, dashurohuni në Evropën e
lashtë – djepin e kulturës, shpresën e vetme për ju.
Pra, semantika e kohës si fushë ku lulëzojnë poezitë,
poemat, pjesët skenike të veprës në fjalë, dëshmojnë se Hamdi
Islami është poet i së djeshmes dhe i kohës sonë, poet i cili
flet me gjuhën e njeriut të gjeografisë shqiptare se: edhe pse

293
shekujve që ishin, si dhuratë na mbeti robëria, qëndresa jonë
premton se: shekujve që do të vinë, kohës do t’i flasim me
dhuratën e lirisë. Ngase, vetë ngjyra e motit sfidon sfidat e
kohës, që edhe sot hapin plagë mbi kurriz të shqiptarit.
Kështu që, shikuar si tërësi poezinë e veprës në fjalë,
koha flet me gjuhën e saj për kohën, se: krenaria natyrore dhe
qëndresa e lindur në tërësinë e gjeografisë shqiptare, sipas
dëshmive, nuk do të duket si shekujt e ikur: duke u kafshuar
nga skaj në skaj dhe, se do t’i mbetet historisë siç i mbeti
motit të kohës së ikur. Dhe, nga droja se si do të dukemi
nesër, kur sot dukemi të robëruar dhe pikë e pesë, përballë
furtunës që na kërcënohet, shihet qartë se poeti duke rreshtuar
vargje mes rreshtave edhe në kuptim të sugjerimit edhe të
fabulës së gjetur pranë lisit Shtat Gjatë, mëton që të jemi
syçelë e të flasim mes rreshtave të politikës së dështuar,
politikë, e cila flet për ngjyrën e motit, ikjen pa kthim nga
realiteti dhe, se ajo si politikë është një natyrë: ku njeriu
shqiptar do të duket sa i përbuzur aq edhe i fyer, polikë, që të
detyron të harrosh emrin dhe, se toka nesër do të na duket:
tokë, që do ta pagëzojnë ata: me një emër i cili do të lindet pas
furtunës.
Andaj, jo rastësisht poeti i rreshton rreshtat duke na
sugjeruar për përplasjet mes optimizmit dhe pesimizmit dhe,
kurajës që e lindim mes nesh, ashtu si vargjet e referimeve të
atyre që na detyrojnë të rreshtohemi për të ecur rrugëve pa
kthim.
Dhe, me shpresë për vetëdijesim, ana emocionale e poetit
që manifestohet me shpresë se: forca e shpitit për të rilindur
nuk shteron dhe se çerdhet, kullat e tokës së moçme do t’i
ruajnë trashëgimtarët e poetit, të mbetur në mëshirën e fatit.
Diku mes rreshtave të poezive, për të sotmen dhe për të
kaluarën e popullit, poeti flet edhe me gjuhën e heshtur për

294
realitetin e kohës së sotme, me gjuhën e pendimit pse dukemi
të tillë dhe, poeti kërkon që nesër ta gjejmë veten me kurorën
e lirisë: SHQIPËRINË ETNIKE, për ta thënë të vërtetën që
moteve të skëterrës nuk arritëm ta themi për shumë arsye, si
në kuptimin jetik dhe intelektual, mes fushës së vetëdijes, që
historisë t’i mbetemi: SHQIPTAR.
Në vazhdën e këtyre pikëpamjeve, si dhe rreshtat e lartë
shkruar të vështrimit, për vazhdimësi të gjallërimit të thënies,
qartë shihet se pena e autorit, me kuptim të figurës, ndryshe
nga gjuha e sakrificës fizike, kërkon që ta gjejë jehonën e
qëndresës për të sfiduar mossuksesin kohor të popullit
shqiptar si tërësi, pse nuk arriti deri te gjuha për një forcë
unike, që t’i sfidoj sfidat e kohës dhe, me shpresë se brezat e
ri, penat e kohës do ta thonë të fshehtën, që autori arriti ta
thotë me gjuhën e penës.
Pra, rirobërimin e shqiptarëve, që nuk flet vetëm si plagë
e poetit dhe popullit, por, si zjarr i zemrës – që dita e ushqen
me ethet robërisë e nata e pi me gjuhën e hijeve brenda
kufijve të atdheut – pikë e pesë, kufijve që nuk i njohin muret
e kullave, gjuhë e qëndresës kombëtare, sepse jemi bërë pjesë
e luftës e trashëgojmë nga brezi në brez dhe pa luftën për
bashkim kombëtare jemi të detyruar: Jetën ta jetojmë ndryshe.
Por, vepra Gurët e kalasë, si në poezitë, poemat po ashtu
edhe në pjesët skenike, me vargjet që gjallërojnë, jo vetëm që
veprën në tërësi e pagëzojnë me emrin: Histori e Shqipërisë,
por, edhe me njëanshmërinë kombëtare e sugjeron shqiptarin:
që t’i kuptojë ngjyrat e motit të kohës që e jeton – të mos
mbetemi – ROB dhe të ndarë pikë e pesë: pa shtetin:
SHQIPËRINË ETNIKE.
Pra, me veprën në fjalë poeti Hamdi Islami, jo vetëm që
ka krijuar vepër, por edhe i ka hapur rrugët e ngacmimit për
guxim, që të dukemi sa më të zgjuar, sa më syçelë dhe lirshëm

295
ta themi fjalën që në kuptimin jetik nuk quhet poezi, por,
unitet për veprim, bashkim për liri, që plagët e shekujve t’i
shërojmë me kurorën – BASHKIM I ATDHEUT.
Rami KAMBERI

296
PËRMBAJTJA

5 Rrëfimi i lisit shtatgjatë


25 Gurët e kalasë
26 Prologu:
44 Opingat dhe çizmet
59 Kasollja e madhe
73 Grethi dhe bletët
86 Pendëzestë dhe pëllumbat
92 Numrat lavdëraçë
102 Zënka në dollap
115 Tregimi për buburrecët dhe karkalecët
142 Përralla për ujqit e zi
153 Delet, deshët, demat, dhe derrat
163 Shpata e maleve kryelarta
191 Në rrjetë të merimangës
205 Guri që nuk flet
209 Te stani i çobanëve
217 Topi
218 Një piktore nëpër bregore
219 Te një lis, mbi kuotë
220 Lapidari me buzë në gaz
221 Djaloshi që mbeti
223 Nën sqetull të lisit
224 Nëna ime
225 Mbi kokë të babit ka rënë dëborë
226 Babai im në kanape
227 Babi im më ra në faqe
228 Kush dhe pse
229 Tasi

297
231 Nëna, unë e poezia
234 Lëre, s’ka kuptim
235 Mësuesi ynë
237 Thumbi
239 Shkruar në qershor
241 Atë natë
242 Në shikim të hënës
256 Nën gëzof të bardhë
258 Nëna si hëna
260 Të sjella nga deti
269 Anija e sheqertë
271 Biseda e dytë me detin
274 Me bredhin e vjetër
277 Me kalanë
279 Të sjella nga bjeshka
281 Përroi që u hap
283 Tufa e dhenve të mia
286 Nën dëllinjë të blertë
287 Peizazh i ri dimri
289 Nipi im me sytë shkëndi
290 Gjuha e bashkimit dhe ardhmëria e Shqipërisë

298

You might also like