UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I XEHETARISË DHE METALURGJISË DEPARTAMENTI I TEKNOLOGJISË DREJTIMI I INXHINIERISË KIMIKE

P U N IM D IP L O M E
TEMA:

Karakteristikat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijes në disa shkolla në komunën e Shtimjes

MENTORI: Dr.sc.Kadri BERISHA

KANDIDATI: Lavdim ZEQIRI

Mitrovicë, 2004

PARATHËNIE
Qëllimi i këtij punimi ishte që të hulumtohet uji i pijshëm në disa shkolla në komunën e Shtimjes. Kë tu është përcjellë ndryshimi i cilësisë së ujit të pijshëm sipas vendmostrave të marrura në teren e s idomos nga aspekti bakteriologjik. Mostrat e ujit janë kryer në një periudhë kohore 48 orëshe duke ma rrë parasysh edhe qëndrimin e mostrave 16 – 18 orë në inkubator për zhvillimin e bakterieve në kultur ën përkatëse, në bazë të të cilave është testuar edhe cilësia e ujit në aspektin fiziko-kimik dhe bak teriologjik. Në bazë të këtyre analizave është testuar mundësia e përdorimit të ujit për pije në resurset nga është marrë uji. Ky punim është i nd arë në d y pjesë: p jesa t eorike dhe ajo praktike. Në pjesën e pa rë jan ë dhënë njohuritë e përgjithshme për ujin në aspek tin teorik, kurse në pjesën e dytë janë dhënë anali zat e përgj ithshme për ujin në komu nën përkatëse. Njëkohësisht dua të ceki se ky punim diplome është punuar në teren dhe me këtë rast falenderoj mentor in Dr.sc.Kadri Berishën, prof ordinar për këshilla t sygjerimet dhe udhëzimet që mi ofroi gjatë punimi t të kësaj teme.

Lavdim Zeqiri, 2004

PËRMBAJTJA
PJESA E PARË – PJESA TEORIKE UJI…………………………………………………………………………………… 1.NJOHURITË THEMELORE PËR UJIN………………………………………… QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË - cikli i ujit…………………………………… Uji atmosferik (uji i shiut, borës, breshërit etj.)………………………………….. Uji nëntokësorë (burimor dhe mineral)…………………………………………… Uji sipërfaqësorë (i lumejve, i liqejve, detrave dhe oqeaneve)………………… Uji i detit……………………………………………………………………………... PËRBËRJA DHE VETITË E UJIT NATYRORË……………………………….. KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË CILËSISË SË UJIT…………………. Karakteristikat fizike………………………………………………………………… Turbiditeti…………………………………………………………...………………… Ngjyra…………………………………………………………………………………. Aroma dhe shija e ujit……………………………………………………………….. TEMPERATURA…………………………………………………………………….. FORTËSIA E UJIT………………………………………………………………….. LARGIMI I SHIJES DHE ERËS SË UJIT……………………………………….. SHKRIPËZIMI APO DEMINERALIZIMI I PLOTË I UJIT……………………… MASAT KUNDËR SMERQIT………………………………………………………. DEZINFEKTIMI (DEKONTAMINIMI) I UJIT……………………………………… UJËRAT QARKULLUESE…………………………………………………………. SPEKTROFOTOMATRIA…………………………………………………………… PËRDORIMI I UJIT………………………………………………………………….. 8 8 8 10 10 11 11 12 15 15 16 16 16 18 18 20 21 22 23 24 24 26

PJESA E DYTË – PJESA PRAKTIKE MATERIALI DHE METODAT……………………………………………………….. METODA E PUNËS…………………………………………………………………. Instrumentet………………………………………………………………………….. Kemikatet dhe tretësirat…………………………………………………………….. Tretësirat………………………………………………………………………………. METODAT LABORATORIKE TË KONTROLLIT TË KUALITETIT TË UJIT…… Përcaktimi i komponimeve të azotit……………………………………………….. Përcaktimi bakteriologjik……………...…………………………………………….. Shpërndarësi i metanolit…………………………………………………………….. Procesi i punës………………………………………………………………………. Analiza e klorit residual dhe pH…………………………………………………….. Analiza e turbiditetit…………...…………………………………………………….. Gypi i turbiditetit shkallëzon nga 2 - 5 TU…………………………………………. Analiza bakteriologjike e ujit………………………………………………………… PARAQITJA E REZULTATEVE…………………………………………………….. 28 28 28 29 30 31 31 32 33 33 33 34 34 35 36

DISKUTIMI I REZULTATEVE……………………………………………………….. 47 KONKLUZIONET……………………………………………………………………… 48 CONCLUSIONS Literatura……………………………………………………………………………. 50 52

PJESA E PARË – PJESA TEORIKE

HYRJE
Shtimi i madh i popullsisë në botë dhe zhvillimi i industrisë dhe lëmive të tjera kanë bërë që nevojat për ujin e pijes të jenë të mëdha, e tërë kjo vjen si pasojë e ndotjes së madhe të ambientit, që dita ditës po e vështirëson jetën e njerëzve në shumë aspekte. Kur flitet për ndotjen e ambientit këtu pa dyshim hyn edhe ndotja e ujit të pijshëm, që është problem serioz, e këtë kryesisht po e bënë pakujdesia e madhe e njerëzve qoftë në vendbanime të ndryshme me ujëra të zeza urbane apo edhe ato industriale. Pra në bazë të kësaj po shihet se furnizimi me ujë të pijshëm është problem i madh dhe kërkon një interesim të veçantë. Ndryshimi i kualitetit të ujit mund të jetë si rezultat i ndryshimeve atmosferike, stinëve të vitit, përbërjes biologjike etj. Në pëgjithësi në ditët e sotme ndikimi i njeriut në natyrë në aspektin e ndotjes së saj është shpeshtuar, e posaqërisht në Kosovë ku dihet se Kosova si pjesë e Evropës është një nga shtetet me popullsi më të dendur, ku ka një sipërfaqe prej rreth 10887 km2 me rreth 2.3 milionë banorë dhe është e njohur me resurse natyrore të shumta. Edhe pse Kosova ka një pasuri të madhe të ujit në shumë vende të saj ndihet mungesa e ujit të pijshëm, e tërë kjo nuk do të thotë se këtu ka mungesë të ujit të pijes, por kjo është si pasojë e infrastrukturës së dobët që ka ky shtet* (ujësjellësi ,kanalizimi shkarkues, etj). Në Kosovë pjesa dërmuese e banorëve jetojnë në fshatra, pra rreth 70% dhe diku rreth 64% e tyre ujin për pije e marrin nga puset (bunaret, krojet), çka do të thotë se si pasoj e mungesës së infrastrukturës kanë qenë të detyruar të sigurojnë ujin me metoda klasike. Është me rëndësi që të ceket se jo vetëm ujërat induviduale, por edhe ato kolektive në vendin tonë janë hulumtuar shumë pak. Një numër i konsiderueshëm i hulumtimeve të zhvilluara në shkallë vendi ka pasur si objekt studimi rrjedhat e lumenjve të mëdhenjë si: Drini i Bardhë, Ibri, Sitinica, Lepenci, Morava, etj si dhe sistemet akumuluese të ujit liqeni i Gazivodës, hidrosistemi i Radoniqit, liqeni i Batllavës, liqeni i Badovcit, etj. Ndërsa rrjedhat e vogla janë pothuajse të pahulumtuara fare.

Në aspektin ekologjik interes të veçantë paraqet studimi i cilësisë së ujërave të puseve, të cilat përdoren nga popullata shumicë për pije,në amvisëri, etj. Këtu në këtë punim janë bërë analizat e ujit në disa shkolla në komunën e Shtimjes, kjo do të thotë se gjenerata e re me së shumti po u ekspozohet rreziqeve të ndryshme dhe për këtë arsye ne më së shumti duhet ti vëmë kujdes këtyre gjeneratave.

PUNIM DIPLOME

8

UJI
1. NJOHURITË THEMELORE PËR UJIN
Uji është artikulli më i rëndësishëm për jetë, i cili nuk mund të ndërrohet me materie të tjera. Pa ujë nuk mund të paramendohet asnjë formë e jetës në planetin tonë. Uji është përbërës i çdo organizmi të gjallë, rëndësia e ujit mund të përcaktohet edhe në bazë të përqindjes që gjendet në organizmat e gjallë si: organizmi i njeriut përmbanë 65% ujë, ai i kafshëve 75%, peshku 85% ndërsa bimët 90% ujë. Uji si bashkëdyzim i oksigjenit dhe hidrogjenit është substanca më e përhapur në rruzullin tokësor, pra rreth 3/4 e sipërfaqes së tokës është e mbuluar me ujë. Sipas disa statistikave sasia e ujit në tokë mund të sillet prej 1.4x109 km3 prej të cilave rreth 97 % është ujë deti, kurse rreth 2.6% është uji që shfrytëzohet për pije, nga kjo sasi e ujit që shfrytëzohet për pije 4/5 janë në formë të akullnajave, ndërsa rreth 1/5 nuk mund të shfrytëzohet, sepse gjendet thellë në brendësi të tokës. Më pak se 1% e ujit që shfrytëzohet për pije (rreth 0.014%) nga masa e përgjithshme gjendet e grumbulluar në brendi të tokës: liqejtë, lumenjët, botë bimore dhe shtazore dhe në atmosferë. Duhet cekur se edhe një numër i konsiderueshëm i shkëmbinjve në vete përmbajnë ujë të absorbuar apo të lidhur.

QARKULLIMI I UJIT NË NATYRË – cikli i ujit
Uji në natyrë është kryesisht i shpërndarë në tri gjendje agregate: - avull uji - uji në gjendje të lëngët dhe - akulli i ujit me borë. I tërë uji në rruzullin tokësor kalon përmes një cikli të ndërrimeve. Nxehtësia e Diellit shkakton avullimin e detërave dhe të oqeaneve. Avulli i ujit ngritet në nivelet e larta të atmosferës, temperaturat e avullit të ngritur gradualisht zvogëlohen dhe shpesh herë në një nivel avulli përzihet me ajër mjaft të ftohët, avulli pastaj kondenzohet në formë të pikave të ujit, mjegullës apo reve. Pikat e imta bashkohen në pika të
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

9

mëdha dhe në fund uji kondenzohet duke rënë në tokë në form të shiut, borës apo breshërit. Era e shpërndan avullin, nxehtësia e liruar gjatë kohës së kondenzimit të avullit është shpërndarë apo është bart në regjionet e ngrohta ku avullimi është më i shpejtë në regjionet e ftohta – ku avulli është kondenzuar, gjë që ndihmon shtrirjen në regjione të temperaturave më afër poleve. Uji që bie si shi në sipërfaqe të globit bënë një punë fizike dhe kimike. Nga aspekti kimik uji ndihmon zbërthimin (dekompozimin) dhe thërmimin e shkëmbinjve, ndërsa nga aspekti fizik ai bart suspenzionet nga nivelet më të larta në nivelet më të ulëta. Materiet e tretura në këtë mënyrë mblidhen në detëra dhe oqeane. Në përgjithësi cikli i ujit përfshin: 1. Avullimin nga oqeanet, detërat, liqenet, etj. 2. Kondenzimin në shtresat e larta të atmosferës, si pika të imta të mjegullës, të ujit të distiluar, ku mblidhen në formë të reve. 3. Më tutje kondenzimi përcillet me rënie shiu. 4. Uji i shiut depërton në tokë dhe mblidhet në një padepërtueshme të shkëmbinjve dhe detyrohet prapë në sipërfaqe si ujë burimi nga presioni që bëjnë ndryshme të nëntokës. shtresë të të kthehet shtresat e

5. Dhe këto burime shërbejnë për akumulimin e ujit për pije (një pjesë), ndërsa pjesa tjetër në përroje dhe lumenjë, prej nga prapë bartet në oqeane dhe detra dhe prapë rifillon cikli në mënyrë kontinuale deri në pambarim. Në përgjithësi dallojmë tri lloje të ujërave natyrore: 1. Uji atmosferik që përbëhet nga uji i të reshurave atmosferike si: shiut, borës, akullnajave të ndryshme, etj. 2. Uji nëntokësor i cili gjendet në thellësi të tokës dhe 3. Uji sipërfaqësor që përfshin ujërat e liqeneve, lumenjve, detrave dhe të oqeaneve.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

10

Uji atmosferik (uji i shiut, borës, breshërit, etj)
Kur jemi te uji në natyrë nuk kemi ujë plotësisht të pastër, këtë e vërteton edhe T.Bergamn që thotë: “nuk ka uji që është gjetë ndonjëherë në sipërfaqe të tokës si i pastër”. Edhe pse mendohet se ujërat e shiut janë të pastra prapë se prapë gjatë kalimit të tyre nëpër atmosferë ato arrijnë të ndoten. P.sh, shiu nëpërmes ajrit tretë O2, CO2, N2 pastaj amoniakun, oksidet e azotit, ozonin, etj. Uji i shiut atmosferik posaqërisht, nëse ndodhet afër detrave nën ndikimin e erërave të forta vjen deri të shtimi i kripës së natriumit, apo nëse është afër zonave industriale vjen deri të ndotja e tij me okside të sulfurit me ç’rast vjen deri te prania e shirave acidike. Uji i shiut përmban në tretësirë rreth 0.013% N2 të tretur, 0.0064% O2 dhe 0.0013% CO2. Duhet ditur se shiu që bie në mbarim është shumë më i pastër se ai i fillimit për arsye se atmosfera është shpërlarë më herët.

Uji nëntokësor (burimor dhe mineral)
Uji i shiut pasi të bie në tokë atakon dhe tretë shkëmbinjë me përbërje të ndryshme duke formuar ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore. Vlerësohet se rreth 25 - 40% nga rënia e shiut dhe të reshurave të tjera në regjione me klimë të butë thithen (depërtojnë) në tokë. Në rrugë për në nëntokë ujërat nëntokësore humbin shumë materie organike e njëkohësisht tretin më pak apo më shumë substanca minerale si: natrium, kalcium, magnezium, CO2 etj. Sa më thellë që depërton uji aq më tepër sasi të materies do të tretë. Uji nën presion të madh është tretës i fortë. Më herët apo më vonë uji që depërton në tokë detyrohet të dalë në sipërfaqe si ujë burimor. Nëse burimi përmban një sasi të jashtzakonshme të disa përbërsve në tretësirë, që i japin shije të posaçme ujit atë ujë e quajm ujë mineral. Uji mineral nuk është e thënë të përmbajë sasi të madhe të mineraleve në tretësirë. Uji nga burimet minerale shpesh herë emërtohet nga disa përbërës special, që janë të tretur në ujë, apo nga lokaliteti i burimit. Ujë i ëmbël apo i freskët është një shprehje e paqartë që aplikohet për ujin natyral, i cili nuk përmban shumë papastërti të tretura.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

11

Uji sipërfaqësor (uji i lumenjve, liqeneve, detrave, oqeaneve)
Uji burimor mblidhet në përrocka, lumenj dhe liqej. Në bazë të disa vlerësimeve është konstatuar se lumenjtë e botës shpërndajnë rreth 10499 km3 të ujit në oqeane dhe detëra në vit. Lumenjtë nuk përmbajnë vetëm materie të ngurta, me të cilat furnizohen vetëm nga një burim, por gjithashtu edhe materie organike që i marrin me vete gjatë rrjedhës së tyre nga bimët e gjithashtu edhe nga drenazhat e fshatrave dhe të qyteteve përmes të cilave kalojnë lumenjtë.

Uji i detit
Sikurse uji i burimit që akumulohet në lumenj gjithashtu edhe uji i lumenjve rrjedh dhe akumulohet në dete dhe oqeane duke bartur kripëra të tretura dhe materie të suspenduara, që nuk depozitohen gjatë rrjedhës së tyre. Avulli që ngritet nga detërat dhe oqeanet gjatë avullimit të tyre është uji i pastër, por me avullim vazhdimisht largohen disa materie të tretura, sikurse mos të ndodhte kjo uji i detrave dhe oqeaneve do të bëhej gradualisht më i kriposur. Uji i detit përmban një sasi të lartë të kripërave të tretura rreth 3.5% të substancave të ngurta në tretësirë. Rreth 75 elemente janë identifikuar në ujin e detit, mirëpo vetëm 9 specie (elemente) përmbajnë rreth 99.9% të masës të substancave të ndryshme që janë të tretura në ujin e detit. Jonet e Natriumit dhe jonet e Klorit në formë të Na+ dhe Cl- përmbajnë rreth 86% të masës të substancave të tretura në ujë të detit. Kur është avullimi më i madh ne natyrisht presim që në atë vend të gjejmë përqendrim më të madh të kripërave në tretësirë (ujë deti). Kështu në mediteran kemi rreth 3.4% të substancave të ngurta në tretësirë, ndërsa në detin Baltik, ku avullimi është më i vogël kemi përqendrime të kripërave në tretësirë rreth 0.3 – 0.6%. Kripërat akumulohen zakonisht më shpejtë dhe më shumë në detra që janë të rrethuar me tokë, pra brigjeve se sa në detin e hapur. Rëndësi të madhe për industri kanë ujërat sipërfaqësore e kryesisht ujërat e ëmbla të lumenjve dhe të liqejve. Uji i detit në këtë rast për shkak se pëmaban sasi të mëdha të kripërave përdoret si i kufizuar. Mirëpo përdorimi i H2O të detit për nevoja industriale shtohet vazhdimisht sidomos në rajonet e Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

12

varfëra me ujë. Përdorimi i drejtëpërdrejtë i tij shkakton korodimin e stabilimenteve dhe shton nevojën e zbulimit të materialeve të reja të qëndrueshme ndaj korozionit. Në disa regjione përdoren ujërat nëntokësore, të cilat nxirren në sipërfaqe përmes shpuarjeve artificiale. Sasia e ujit që përdoret për qëllime industriale është shumë e madhe. Kjo përcillet me shpenzime e sidomos shpenzimet e transportit të ujit nga akumulimi deri në vendin e përdorimit të tij, gjithashtu shpenzime të mëdha bën edhe pastrimi i tij. Duhet theksuar se nuk është i mundshëm trajtimi i çdo uji industrial si ujë qarkullues. Egzistojnë ujëra qarkulluese, të cilat pa marrë parasyshë shkallën e zhvillimit të teknikës së pastrimit të tyre nuk ekziston mundësia e përpunimit të tyre me qëllim të ripërtërirjes së vetive të tyre. ujërat e tilla quhen ujëra të shkarkimit. Uji është substancë shumë e rëndësishme posaqërisht për proceset biologjike që zhvillohen në organizmat e gjallë. Veçanërisht duhet të theksojmë procesin e tretjes, të asimilimit të ushqimit, biosintezën e substancave të ndryshme në qelizat e organizmave, metabolizmin si dhe të gjithë veprimtarinë vitale të qelizave që zhvillohen vetëm në ambientin ujorë. Është e njohur se njeriu pa ushqim mund të jetoj 30 ditë, ndërsa pa ujë vetëm disa ditë. Përdorimi i ujit e tejkalon përdorimin e të gjitha substancave të tjera, prandaj pa ujë nuk mund të mendohet ekzistenca. Brenda vitit shpenzohen miliarda kub ujë për ujitjen e kulturave të ndryshme bujqësore. Sasi të mëdha të ujit shpenzohen në procese industriale për pije dhe për higjienë. Uji shërben për përfitimin e energjisë elektrike (hidrocentrale), ndërsa avujt e tij për rrotullimin e makinave me avull. Kërkesat për ujë rriten dita ditës në tërë botën. Kështu kërkesat për ujë të pijshëm në nivel botëror rriten për 4% në çdo vit. Duke pasur parsyshë nivelin vjetor të rritjes së kërkesës për ujë në përgjithësi, ndotjen përmanente të resurseve ekzistuese edhe ashtu të pakta të planetit tonë në një të ardhme të afërt bota do të ballafaqohet seriozisht me mungesën e ujit të pijshëm. Përspektiva në tejkalimin e kësaj situate qëndron në shkripëzimin e ujit të detit.

PËRBËRJA DHE VETITË E UJËRAVE NATYRORE
Përbërja dhe përmbajtja e papastërtive në llojet e ndryshme të ujërave, që përdoren për qëllime industriale varet nga origjna e ujit. Ndotësit e ujërave natyrore gjenden në formë të suspenzionit, në formë të tretësirave koloidale dhe të vërteta. Uji atmosferik është lloji më i pastër i ujit natyror. Së bashku me ajrin në ujërat natyror mund të gjenden
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

13

edhe sasi të vogla të acidit nitratik (nitrik) dhe të oksideve të azotit që rrjedhin nga shkarkimet elektrike në atmosferë. Është vërtetuar se ujërat atmosferike të rajoneve industriale përmbajnë sasi minimale të ndotësve të tjerë, siç janë: amoniaku, dioksidi i sulfurit, acidi sulfatik (sulfurik) etj, si dhe sasi të vogla të pluhurit. Reshjet e rajoneve të larta malore pothuajse nuk përmbajnë ndotës mekanik. Ujërat nëntoksore dhe sipërfaqësore përmbajnë sasi të mëdha të ndotësve të ngurtë mekanik të kripërave dhe të gazrave të tretura. Sasia e ndotësve në ujëra varet nga stina e vitit dhe reshjet atmosferike në formë të ndotësve që me ujin fomojnë tretësira koloidale praqiten: materialet deltinore, planktonet dhe prodhimet e shpërbërjes së organizmave bimorë dhe shtazorë. Sasia e materieve të suspenduara caktohet me anë të filtrimit nëpër filtra standard dhe shprehet në mg/dm3. Në figurën e mëposhtme janë praqitur disa lloje të filtrave:

Fig. 1 Filtri ishpejtë i hapur
1) Hyrja e ujit për filtrim; 2) Xhepi për shpërndarjen e ujit; 3) Ulluqet (kanalet); 4) Shtresa filtruese; 5) Shtresa e dyfishtë; 6) Gypat e Drenazhit

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

14

Fig. 2 Filtri me aftësi të zmadhuar të pranimit të fundrrinës;
1)Hyrja e ujit; 2) Dalja e ujit

Sasia maksimale e materieve të suspenduara në ujë të pijshëm mund të jetë 0.2 mg dm-3. Megjithatë është e lejuar edhe sasia prej 1.0 – 1.5 mg dm-3 e materieve të suspenduara. Sasia e materieve koloidale të suspenduara çmohet me tejdukshmëri të caktuar. Ajo përcaktohet në mënyrë vizuele ose me përdorim të fotometrave. Materiet e tretura në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, që përmbajnë ndotësit kryesor të ujërave natyrore mund të jenë në formë të gazt (ajri, CO2) ose në formë të kripërave të tretura. Pjesën kationike të kripërave të tretura e përbëjnë ktyesisht Na, K, Ca, Mg dhe Fe (më rrallë), ndërsa pjesën anionike – anionet fosfate, klorure, sulfate, karbonate, bikarbonate dhe silikate. Përmbajtja e përgjithshme e kripërave minerale të tretura në ujë shprehur në mg dm-3, fitohet duke bërë avullimin e plotë të ujit dhe tharjen e tepricës në temperaturë 105 110 0C. Ujërat nëntokësore me përmbajtje të madhe të kripërave minerale të tretura quhen ujëra minerale. Dallojmë këto lloje të ujërave minerale:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME
1. Ujëra me mineralizim të dobët (1-2% tepricë të thatë),

15

2. Ujëra me mineralizim mesatar (2-4% tepricë të thatë) dhe 3. Ujëra me mineralizim të fortë (mbi 4% tepricë të thatë). Ujërat e liqejve dhe të lumenjve, për shkak të përmbajtjes relativisht të vogël të kripërave minerale të tretura, ndryshe quhen edhe ujëra të ëmbëla.

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË CILËSISË SË UJIT Karakteristikat fizike
Karakteristikat fizike janë shumë me rëndësi, sepse ato shumë lehtë mund të përcaktohen edhe me anë të shqisave tona. Në rast se ne vrejmë diçka që nuk është në rregull, atëherë ne dyshojmë në kualitetin e dobët apo në epidemiologjinë e ujit. Në përgjithësi vendet që kanë mungesë të resurseve të ujit të pijshëm më së shpeshti vuajnë nga sëmundjet epidemiologjike. Sigurimi i ujit të pijshëm është një nga kushtet më me rëndësi, çka do të thotë se t'u sigurosh banorëve ujë higjienik kjo do të thotë se ju ke siguruar diku rreth 60% të standardit jetësor. Nga përdorimi i ujit johigjienik shkaktohen një numër i madh sëmundjesh (diku rreth 200 sosh), në mes të të cilave ne mund të përmendim edhe kolerën, tifon e zorrëve, hepatitin viral, etj, të cilat kanë marrë me miliona jetra njerëzish. Sipas disa statistikave nga përdorimi i ujit johigjenik në botë brenda vitit sëmuren rreth 500 milion njerëz, prej të cilëve rreth 10 milion vdesin. E gjithë kjo mund të parandalohet me përdorimin e ujit të pastër, një gjë e tillë mund të arrihet vetem nëse ujit i përcaktohen parametrat fiziko - kimik para dhe pas përgatitjes për përdorim. Kur përmenden vetitë fizike duhet pasur parasysh se më të rëndësishmet janë: • • • Turbiditeti, Ngjyra, Aroma dhe shija e ujit.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

16

Turbiditeti
Turbullira e ujit vjen nga materiet e suspenduara. Materiet e suspenduara kanë prejardhje nga argjila, lymi, hekuri, e nganjëherë edhe nga materiet industriale – hedhurinat. Në të shumtën e rasteve turbullira e ujit është e përcjellë me rritjen e numrit të bakterieve, gjë që ndikon në cilësin e ujit të pijshëm. Uji i turbullt konsiderohet si ujë i ndotur dhe në asnjë mënyrë nuk preferohet për pëdorim si ujë i pijshëm.

Ng j y r a
Ngjyra te ujërat sipërfaqësore është e shkaktuar nga jashtë. Ajo mund të vijë nga prania e substancave humusore, komponimeve të hekurit, mikroorganizmve të ndryshëm, barishtave, e në afërsi të objekteve industriale nga hedhurinat. Nëse rrjedha e lumenjve dhe sistemet akumuluese kalojnë përmes kënetave dhe moçaleve uji është i ngjyrosur. Në përgjithësi mund të vërehet se ke shtresat e thella të ujit, uji ka ngjyrë të kaltër.

A r o m a d h e sh i j a e u j i t
Shija dhe era te ujërat natyrore vjen nga prania e gazërave të ndryshme, kripërave minerale, materieve organike dhe mikroorganizmave të ndryshëm. Zakonisht erë dhe shije kanë ujërat e kënetave dhe moçaleve, tek të cilat vërehet prania e H2S. Në disa raste uji ka erë edhe si pasoj e bimëve, të cilat jetojnë në ujë dhe nga mbeturinat që mbesin pas kalbjes së tyre. Aromë jo të këndshme ka edhe uji, i cili posedon sasi të tepërt të klorit, i cili ka mbetur pas klorimit të tij. Me rritjen e temperaturës së ujit rritet edhe intensiteti i erës së tij. Ujërat nëntokësore kanë shije të thartë në të hidhur, e kjo vjen si pasojë e mineralizimit të lartë të tyre. Era dhe shija janë tregues të mirë të pranisë së materieve të huaja në dhe të padëshirueshme në ujë. Tabela në vijim tregon emrat e disa substancave kimike, të cilat mund të gjinden në ujin e pijshëm sipas Komarqeviqit:

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

17

Tabela 1:
Nr 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 Substancat kimike Amoniaku total, si N Amoniaku i lirë organik, si N Alumini, si Al Arseni, si As Bariumi, si Ba Bakri, si Cu Cianuret, si CN total Zinku, si Zn Fenolet Fluoruret, si F Fosfatet inorganike, si P Hekuri, si Fe Klori i lirë, rezidual si Cl Kloruret, si Cl Kadmiumi, si Cd Kalciumi, si Ca Magnezi, si Mg Mangani, si Mn Nitratet, si N Nitritet, si N Plumbi, si Pb Sulfatet, si SO4 Sulfuri i hidrogjenit, si H2S Merkuri, si Hg Sasia maksimale e lejuar mg/dm3 0.1 0.05 0.2 0.05 1 0.05 0.05 5 0.001 1 3 0.3 0.3 200 0.005 200 50 0.05 10 0.005 0.005 200 0.05 0.001

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

18

T EM P E RA T U R A
Temperatura ujit ia jep shijen, parametër ky me rëndësi për përcaktimin e kualitetit të tij. Uji i pijshëm është i këndshëm dhe freskues në temperature prej 7 – 12 0C. Në temperaturë më të ulët se 7 0C ai është shumë i ftohtë dhe shkakton anemi te laringut dhe lukthit, duke krijuar kushte të mira për paraqitje të sëmundjeve të ndryshme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe anginave. Uji në temperatura të larta e humbë shijen dhe nuk e shuan etjen. Zakonisht në këso kushtesh konsumohet sasi e madhe e ujit, e cila bën hollimin e lëngut të lukthit, dhe kështu çrregullohen proceset fiziologjike në organizmat e gjallë dhe kështu vije deri te paraqitja e dukurisë së neteurizmit. Ndryshimet vjetore të temperaturës së ujit nuk duhet të jenë më të larta se 4 0C. Përndryshe ndryshimet e këtilla në vlera më të larta japin mundësi të dyshimit se uji ka lidhje me ujërat sipërfaqësore ose që gjenden në thellësi të vogla dhe nuk mund t’i nënshtrohen kontaminimit. Merret se për çdo 100 metra lartësi mbidetare temperatura e ujit bie për 0.5 0C. Në bazë të temperaturës së ujit mund të përcaktohet edhe lokacioni i prejardhjes së tij. Rritja e temperaturës së ujit është në lidhje me thellësin e shtresave të rrjedhave të tij. Shtresat në thellësi prej 20 m kanë temperaturë të përafërt me vlerën mesatare vjetore të temperaturës së ajrit të atij vendi. Nga kjo thellësi e tutje temperature rritet. Uji me temperaturë më të lartë se 20 0C, u takon ujërave termale.

F O R T Ë S IA E U J IT
Me fortësi të ujit kuptojmë sasinë e kripërave minerale të tretura në ujë ose aftësinë e ujit për të formuar gurin dhe lymin. Guri që formohet gjatë ngrohjes së ujit përbëhet kryesishtë nga kripërat e Ca dhe Mg. Dallojmë tri lloje të fortësië së ujit: • • • Fortësi të përkohëshme, Fortësi të përhershme dhe Fortësi të përgjithshme
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

19

Në përbërjen e ujit më së shpeshti gjenden kripërat e kalciumit (karbonatet, bikarbonatet, sulfatet, nitratet, kloruret dhe silikatet). Sulfatet, kloruret dhe kripërat tjera të kalciumit dhe magnezit janë përbërës të të ashtiquajturës fortësi e përhershme e ujit, ndërsa bikarbonatet janë përbërës të fortësisë kalimtare të ujit. Emërtimi fortësi kalimtare rrjedh nga fakti se ajo mund të largohet me ngrohjen e ujit me ç’rast bëhet zbërthimi i bikarbonateve në karbonate dhe fundrrimi i tyre në formë të gurit. Zbërthimi i bikarbonateve zhvillohet sipas reaksioneve vijuese: Ca(HCO3)2 → CaCO3 + CO2 + H2O 2Mg(HCO3)2 → Mg2(OH)2CO3 + 3CO2 + H2O Fortësia e përhershme ose e qëndrueshme, me vështërsi largohet. Fortësia e përgjithshme paraqet shumën e fortësisë së përkohëshme dhe asaj të përhershme. Uji i cili në vete përmban të tretura sasi të mëdha të kripërave të metaleve alkaline, quhet ujë i fortë. Ujërat sipërfaqësore konsiderohen si ujëra të buta, sepse në vete përmbajnë të tretura sasi të vogla të substancave minerale. Përmbajtja e substancave minerale në ujë zakonisht përcakton fortësinë e tij. Fortësia e ujit mund të shprehet me: shkallë gjermane; angleze dhe franceze. Njësia për shprehjen e fortësisë në të tri sistemet quhet gradë e fortësisë. Vlera e gradës së fortësisë në sistemet e lartpërmendura është: Për sistemin gjerman: Për sistemin anglez: Për sistemin francez:

10 G = 0.01 g CaO i tretur në 1 dm3 ujë; 10 A = 0.0348 g CaCO3 i tretur në 4.546 dm3 ujë; 10 F = 1 g CaCO3 i tretur në 100 g ujë.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

20

Për shndërrimin e gradëve të një sistemi në gradë të sistemit tjetër shërbehemi me relacionin: 2.80 G = 3.50 A = 50 F Klasifikimi i fortësisë së përgjithshme të ujit është dhënë në tabelën e mëposhtme: Tabela 2:
Fortësia e ujit e shprehur në 0G 0 - 4.20 4.2 - 8.40 8.4 – 16.80 16.8 – 28.00 28 Kualiteti i ujit shumë i butë i butë mesatar i fortë shumë i fortë

Treguesit për fortësinë e ujit kanë rëndësi të madhe për përcaktimin e përdorimit të ujit për qëllime industriale dhe të pijes. Për shumë degë të industrisë dhe për ujin e pijshëm rëndësi të posaçme ka edhe përmbajtja e materieve tjera të tretura në ujë. Për ujin e pijshëm është e rëndësishme përmbajtja e të ashtuquajturave mikroelemente siç janë: Jodi, Fluori, etj. Mungesa e jodit në ujin e pijshëm shkakton sëmundjen e gushës, ndërsa mungesa e florit shkakton kariesin e dhëmbëve.

LARGIMI I SHIJËS DHE ERËS SË UJIT
Largimi i shijës dhe i erës së ujit të pijshëm dhe atij për nevojat e sintezës së lehtë inorganike dhe organike në të shumtën e rasteve është proces i domosdoshëm i përgatitjes së tij për përdorim. Për këtë qëllim kryesisht përdoren këto metoda:
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

21

• • • •

Metoda e ajrosjes, Metoda e oksidimit, Metoda e përpunimit me Karbon aktiv dhe Metoda e ozonizimit

Metoda e ajrosjes – është njëra nga metodat më të vjetra, mirëpo ajo ende është mjaft e përdorur dhe efikase për largimin e shijes dhe erës së ujit. Me metodën e ajrosjes nuk mund të largohet era dhe shija e ujit, e cila rrjedh nga klorfenoli. Metoda e përpunimit me karbon aktiv - është metoda më efikase dhe më e përhapur për largimin e shijes së ujit. Në të shumtën e rasteve trajtimi i ujit bëhet në aparatin për filtrim në mesin e të cilit vendoset një shtresë e rërës së kuarcit dhe zhavorit. Në raste të veçanta përdoren edhe filtrat special me karbon aktiv, që vendosen pas filtrit të rërës, mirëpo edhe kjo metodë përcillet me mangësi siç janë: shpërlarja e shpeshtë e filtrit, deaktivizimi i shpejtë i tij dhe korodimi i pjesëve metalike. Metoda e ozonizimit – është njëra prej metodave më të sofistikuara, e cila jep efekte të kënaqshme për evitimin e erës dhe shijës së pakëndshme të ujit.

SHKRIPËZIMI APO DEMINERALIZIMI I PLOTË I UJIT
Problemi i shkripëzimit të ujit lindi nga nevoja e përdorimit të ujit të detit dhe ujërave të tjera të njelmëta për nevoja të furnizimit të popullsisë dhe industrisë me ujë, sidomos në rajonet e varfëra me burime të ujit të ëmbël. Përveç kësaj për disa procese të sintezës së lehtë organike siç janë: prodhimi i vitaminave dhe produkteve farmaceutike, proceset biokimike, etj. nevoitet ujë me pastërti të lartë. Në këto raste bëhet demineralizimi i plotë i ujërave të ëmbla natyrore. Për demineralizimin e plotë të ujërave përdoren: • • Metoda e këmbimit jonik, Metoda elektrokimike,
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

22

• •

Metoda e ajrosjes dhe Metoda e destilimit

Metoda e këmbimit jonik – kjo metodë për demineralizimin e plotë të ujit përdor sistemin e njëjtë të aparaturës sikurse për zbutjen e thjeshtë të ujit. Aparatet kryesore të këtij sistemi janë filtrat kationik dhe anionik, degëzuesi dhe filtri i përzier. Këtu së pari largohen kripërat e kalciumit dhe magnezit, pastaj sulfatet, kloruret, gazrat dhe në fund silikatet. Metoda elektrokimike – është mjaft efikase, por e shtrenjtë, prandaj përdoret rrallë. Kjo metodë mbështet në ndarjen e anioneve dhe kationeve të tretura në ujë nëpërmes fundërrimit të tyre mbi sipërfaqet e katodave dhe anodave. Metoda e ajrosjes – përdoret rrallë vetëm atëherë kur ujërat janë të pasura me kripëra të hekurit. Metoda e destilimit – kjo metodë njëherit është mënyra më e përsosur e demineralizimit të plotë të ujit. Përdorimi me përmasa më të mëdha është i kufizuar me shpenzime të larta të energjisë termike.

MASAT KUNDËR SMERÇIT
Me masat që merren për evitimin e mundësisë së paraqitjes së smerçit në aparatet termike, në radhë të parë në proceset e zbutjes së ujit në shumë raste, sidomos pas një kohe relativisht të gjatë të punës, në aparate termike, në kazana të avullit, në këmbyesit e nxehtësisë dhe në gypat përçues paraqiten shtresa pak a shumë të trasha të smerçit dhe të lymit (baltës). Paraqitja e smerçit ka si pasojë rritjen e shpenzimit të energjisë, prishjen e regjimit të rrjedhjes së ujit, keqësimin e kushteve për kalimin e nxehtësië etj, çrregullime këto që mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Largimi i smerçit të formuar bëhet në dy mënyra: • • Në mënyrë mekanike dhe Në mënyrë kimike
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

23

Me largimin mekanik të smerçit nënkuptojmë gërryerjen e tij me mjete të ndryshme siç janë p.sh.: brushat metalike etj. Përdorimi i kësaj metode kërkon ndalimin e procesit teknologjik ose përjashtimin e aparaturës që pastrohet nga sistemi i aparateve në veprim. Largimi kimik i smerçit realizohet me përdorimin e mjeteve kimike dhe funksioni i tyre qëndron në tretjen e smerçit ose në shkatërrimin e skeletit kristalor të tij. Për këtë qëllim përdoren si reagjent: acidi klorhidrik, acidi kromik, dhe kripërat alkaline (fosfati dhe karbonati i natriumit).

DEZINFEKTIMI (DEKONTAMINIMI) I UJIT
Me dezinfektim (dekontaminim) të ujit kuptojmë përmbledhjen e veprimeve fizike, kimike dhe fiziko-kimike me anë të të cilave bëhet asgjësimi i bakterieve që shkaktojnë sëmundje ngjitëse dhe oksidimi i materieve organike. Për këtë qëllim përdoren dy metoda: • • Metoda me reagjent dhe Metoda pa reagjent

Metoda e parë përdoret më shumë në praktikë dhe është më me rëndësi, në këtë metodë rëndësi të veçantë ka klorizimi dhe ozonizimi. Veprimi i klorit shpjegohet me faktin se ai bën oksidimin e substancave organike të protoplazmës së bakterieve sidomos bacileve të tifosë së zorrëve dhe dizenterisë, të vibroneve, të kolerës etj. Klorimi i ujit zhvillohet sipas këtij reaksioni: Cl2 + H2O ⇔ HOCl + HCl HOCl ⇔ HCl + O Efekti i tij është në çngjyrosjen, largimin e erës dhe të shijes dhe në lehtësimin e proceseve të koagulimit dhe në shndërrimin e fortësië së karbonateve në atë jokarbonate sipas këtij reaksioni:
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

24

Ca(HCO3)2 + 2HCl ⇔ CaCl2 + 2H2O + 2CO2 Procesi i dezinfektimit dhe dekontaminimit me ozon, megjithëse është zbuluar në fillim të këtij shekulli, ka gjetë përdorim në vitet e fundit. Sipas të dhënave nga praktika ozoni zhduk bakteriet 13 – 15 herë më shpejtë se klori, përveç kësaj manipulimi me të është shumë më i lehtë dhe më pak i rrezikshëm dhe nuk lë asnjë pasojë në shije dhe erën e ujit. Metoda e dezinfektimit të ujit pa reagjent zhvillohet me rrezatimin e ujit me rreze UV, me përpunimin e tij me valët supersonike dhe me përpunim termik. Këto metoda janë mjaftë të efektshme, por përdorimi i tyre është i shtrenjtë, dhe për këtë arsye zbatimi praktik i tyre është i kufizuar.

UJËRAT QARKULLUESE
Ujërat qarkulluese ose të rikthimit quhen ujërat që njeherë janë përdorur në ndonjë proces teknologjik dhe të cilat nuk kanë pësuar ndërrime thelbësore kështu që me një përpunim, më pak ose më shumë të thjeshtë, përfitojnë vetit e mëparshme që mundësojnë kthimin e tyre në procesin teknologjik. Kemi të bëjmë pra me një lloj regjenerimi të ujit të përdorur. Rasti më i shpeshtë në praktikë është regjenerimi i ujërave qarkulluese me temperaturë të zmadhuar. Në këto raste bëhet ftohja e tij me anë të fontanizimit apo freskimit në kullat për ftohje. Rast relativisht i lehtë i regjenerimit të ujit qarkullues është edhe ai kur në ujë është tretur dioksidi i karbonit. Largimi i tij bëhet me aparate të njëjta si edhe ftohja. Me regjenerimin e ujit qarkullues mund të kompenzohet mungesa e ujit në rajonet industriale.

S P EK T R O F O T O M ET RI A
Spektrofotometria, fotometria dhe kolorimetria janë variante të ndryshme të analizës spektrale absorbcionometrike të bazuara në ligjin e Lambert Beerit. Ligji i Beerit përshkruan absorbcionin karakteristik të tufës së rrezeve rënëse monokromatike dhe paralele në mesin homogjen dhe izotop.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

25

Ky ligj matematikisht ipet me shprehjen: A = ε c b, ku: A - paraqet absorbancën, ε - paraqet koeficientin molar të absorbimit, c - paraqet përqëndrimin dhe b - paraqet tretshmërinë e shtresës Ligji i Beerit në mënyrë eksplicite paraqet varësinë lineare në mes të absorbancës dhe përqendrimit të molekulave absorbuese në tretësirë. Ky ligj vlen për rrezatimin monokromatik. Nëse në tretësirën analizuese përqendrimi ndryshon për shkak të protolizës, dimerizimit, solvatmit, tautomerizimit etj, atëherë kemi shmangie nga ky ligj. Spektrometria e absorbimit bazohet në matjen e absorbimit të rezatimit monokromatik nga regjioni spektral UV – VIS. Tek kjo metodë, për ndarjen e ngushtë të shiritit spektral përdoren monokromatorët. Monokromatorët janë të përbërë nga elementi disperziv (prizma, rrjeta difraktuese, filtri interferent) dhe dy çarjeve të vogla dhe të ngushta, të cilat shërbejnë për hyrjen e rrezës së pa zbërthyer dhe tjetra për daljen e rrezës së zbërthyer. Gjatësia e shirtit spektral varet nga elementi dispergues, madhsisë së çarjes hyrëse dhe asaj dalëse, karakteristikave të burimit, primar të rrezatimit dhe karakteristikave të detektorit. Sprektrometrat UV – VIS janë të paisur me llampën e volframit, të hidrogjenit ose të deuteriumit. Si detektor zakonisht përdoren gypat fotomultiplikator me senzorë përkatës për leximin e absorbancës ose përqindjes % T.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

26

PËRDORIMI I UJIT
Përdorimi i ujit është i shumëllojshëm. Sa është i nevojshëm uji për mbajtjen e çdo organizmi të gjallë, për nevoja të përditshme të njeriut dhe në industri mund të shihet në tabelën vijuese: Tabela 3:
Shpenzimi i ujit për nevoja të ndryshme Për pije, kuzhinë dhe larje Për larje të rrobave Për një dush Për larjen e një veture Për ujitjen e parkut dhe rrugëve Për makinat me avull pa kondenzim Për makinat me avull me kondenzim Për motorrët dizel ( për ftohje ) Centralet atomike për ftohje Birrtoret për një litër të prodhimit të birrës Qumështoret për një litër të prodhimit të qumështit Industria e drurit për një ton celuloz të ahut Fabrika e sheqerit në 100 kg pangjar sheqer Industria e letrës për një kg letër fisnike (të mirë) Therrtoret për një therrje të lopës në ditë Sasisa në dm3 20 - 30 dm3 njeriu/ditë 10 - 15 dm3 njeriu/ditë 150 - 200 dm3 200 - 300 dm3 1 - 2 dm3 për 1 m2 15 - 30 dm3 300 - 500 dm3 20 - 25 dm3 për 1 kw/h rreth 200 dm3 për 1 kw/h 5 - 8 dm3 3 - 6 dm3 deri në 400 dm3 1.5 - 2 m3 400 - 600 dm3 5.5 m3

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

27

PJESA E DYTË – PJESA PRAKTIKE

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

28

MATERIALI DHE METODAT M E T O D A E P U NË S
Me qëllim të përcaktimit të cilësisë së ujit të pijshëm, në disa shkolla të disa fshatrave të komunës së Shtimjes janë zhvilluar analizat fizikokimike-bakteriologjike të mostrave të këtyre burimeve (puseve). Për këtë qëllim janë zbatuar metoda të ndryshme fiziko-kimike të analizës (pH – metria, konduktometria dhe spektrofotometria) dhe metodat klasike të analizës kimike (vëllimetria). Ndërsa sa i përket analizave bakteriologjike jam shërbyer me “ aparatin fushor “. Vendi në të cilin merret mostra e ujit për analizë varet nga cilësia e burimit, kompleksiteti i sistemit, numri i burimeve, gjatësia e sistemit të shpërndarjes, rrezikshmëria nga ndotja, prej vendbanimeve dhe botës së gjallë.

Instrumentet
Gjatë punës ekseperimentale kemi përdorë instrumentet: The Oxfam delagua Water testing kit pH – metri i tipit metrohm 632 Konduktometri i tipit Hach 44600 Spektrofotometri i tipit Hach DR / 2010 Spektrofotometrin e absorbimit atomik Perkin Elmer

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

29

Kemikatet dhe tretësirat

Emërtimi Hidroksidi i Amonit Kloruri i Amonit Kompleksioni III Metil Oranzhi Acidi Klorhidrik Acidi Sulfurik Acidi Fosforik Acidi Oksalik Fenol Ftaleina Nitrati i Argjendit Kromati i kaliumit Acidi Nitrik Hidroksidi i Natriumit Permanganati i Kaliumit Arsenati i Natriumit

Formula NH4OH NH4Cl EDTA (m.o) HCl H2SO4 H3PO4 H2C2O4 (f. f) AgNO3 K2CrO4 HNO3 NaOH KMnO4 Na3AsO3

Vendi i prodhimit "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Alkaloid" , Shkup "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb "Kemika" , Zagreb

α - naftilamina
o - toluidina Brucina Amidoni

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

30

Tretësirat:
• Puferi amoniakal është përgatitur me matjen e sasisë së duhur (6.75 g) NH4Cl, në të cilën janë shtuar 50 cm3 hidroksid të amonit të përqendruar dhe kjo përzierje është holluar me ujë deri në 100 cm3. Tretësira e kompleksionit III me përqendrim 0.05 mol/dm3 gatitet me tretjen 18.613 g kompleksion në 1000 cm3 tretësirë. Tretësira e indikatorit Metil Oranzhit me përqendrim 0.05 % gatitet me tretjen e 0.05 g kripë metal oranzh në 100 cm3 ujë të ngrohtë. Tretësira e acidit klorhidrik me përqendrim 0.1 mol/dm3 është gatitur me hollimin e sasisë së duhur të acidit (8.29 cm3), me përqëndrim 37 % deri në 1000 cm3 tretësirë. Tretësira e acidit oksalik me përqendrim 0.05 mol/dm3 është gatitur me tretjen e 6.303 g acid në sasi minimale të ujit, në të cilin shtohen 50 cm3 acid sulfatik (1:3) dhe hollohet me ujë deri në 1 dm3. Tretësirat tjera me përqendrim të dëshiruar janë gatitur me hollim të tretësirës bazë. Tretësira e indikatorit f.f me përqendrim 0.5 % është gatitur me tretjen e 0.5 g të indikatorit në 50 cm3 alkool etilik dhe kjo është holluar me ujë deri në 100 cm3. Tretësira e nitratit të argjendit me përqendrim 0.02 mol/dm3 është gatitur me tretjen e 0.848 g AgNO3 në 250 cm3 ujë. Tretësira e kromatit të kaliumit me përqendrim 10 % është gatitur me tretjen e 10g e kromatit në 100 cm3 ujë. Tretësira e acidit nitrik me përqendrim 0.1 mol/dm3 është gatitur me hollimin e sasisë së duhur të acidit (8.92 cm3) me përqendrim 63 % deri në 1000 cm3 tretësirë. Tretësira e permanganatit të natriumit me përqendrim 0.02 mol/dm3 është gatitur me tretjen e 3.2 g permanganat në 1000 cm3 tretësirë.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

• • •

• • •

PUNIM DIPLOME

31

• •

Tretësira e hidroksidit të natriumit me përqendrim 0.2 mol/dm3 është gatitur me tetjen e 4 g të hidroksidit në 500 cm3 tretësirë. Tretësira e Nesler-it gatitet me tretjen e 5 g KJ, 2.8 g HgCl2 dhe 15 g KOH në 1000 cm3 tretësirë.

Të gjitha tretësirat tjera të nevojshme janë gatitur me matjen e sasisë së llogaritur të substancave të dhëna dhe janë tretur në vëllim të caktuar të ujit.

METODAT LABORATORIKE TË KONTROLLIT TË KUALITETIT TË UJIT
Me qëllim të hulumtimit të cilësisë së ujit të puseve nga disa shkolla të fshatrave të komunës së Shtimjes, kemi shfrytëzuar mostrat e marra nga tereni. Për këtë qëllim janë marrë mostrat nga disa vendburime (puse). Matja e temperaturës, sasisë së klorit dhe pH, është bërë në teren, ndërsa përcaktimi i bakterive thermotolerant (faecal) coliform është bërë një pjesë në laborator e pjesa tjetër në teren. Temperatura është mat me termometër të thjeshtë laboratorik të gravuar deri në 500C. Krahas matjes së temperaturës së ujit është mat edhe temperatura e ajrit, duke patur kujdes që termometri të mos jetë i ekspozuar drejtëpërsëdrejti nga rrezet e diellit (me qëndrim të termometrit 5 – 10 minuta në hije). Përcaktimi i përcjellshmërisë elektrike zhvillohet me ndihmën e konduktometrit. Matjet kryhen me matjen e drejtpërdrejtë të përcjellshmërisë me zhytjen e elektrodës në tretësirën analizuese. Leximi i vlerave është i digjitalizuar dhe ato janë në raport të drejtë me numrin e joneve në tretësirë.

Përcaktimi i komponimeve të azotit
Përcaktimi i azotit si amoniak zhvillohet në atë mënyrë që në epruvetat me analizë shtojmë nga 2 – 3 pika arsenat natriumi, 0.5 cm3 reagjent të Neslerit dhe nga 1 cm3 kripë të sinitolit. Përzierja lihet të qëndrojë 30 minuta. Paraqitja e ngjyrës së verdhë nga lart poshtë në formë të unazës tregon praninë e amoniakut në analizë. Mund të themi se gjatë analizës me mostrat që janë bërë nuk është paraqitur amoniaku në asnjë analizë, kështu që në tabela nuk figuron fare. Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

32

Përcaktimi i azotit si nitrit zhvillohet në atë mënyrë që në enën e Neslerit (100 cm3) maten nga 50 cm3 mostër për analizë, shtojmë nga 1.0 α amino – naftalinë dhe nga 1 cm3 acid sulfonik. Paraqitja e ngjyrës vjollce në tretësirë tregon praninë e nitriteve në analizë. Përcaktimi i sasisë së tyre bëhet me krahasim në kompararorin e Heligut (me vendosjen e rrethit përkatës) ose me spektrofotometër. Shpenzimii përgjithshëm i permanganatit të kaliumit zhvillohet në atë mënyrë që në 1 cm3 mostër për analizë shtojmë 5 cm3 acid sulfurik 1: 3 dhe masën e ngrohim në trup ngrohës deri në pikë të vlimit. Në përzierjen e ngrohtë shtojmë 15 cm3 tretësirë KMnO4 me përqendrim N/100 dhe sërish e ngrohim 10 minuta. Kësaj përzierje i shtojmë 15 cm3 acid oksalik (N/10) dhe titullojmë me tretësirë të permanganatit deri sa tretësira të merrë ngjyrë të hapët. Produkti ndërmjet vëllimit të shpenzuar të KMnO4 dhe faktori 3 : 1 paraqet sasinë e permanganatit e shprehur në mg/dm3.

Përcaktimi bakteriologjik
Të gjitha analizat bakteriologjike janë kryer në Oxfam – Delagua “Portable Water Testing Kit” Gatitja e “kulturës së Mediumit” Membranë e laurel sulfatit Ujë i destiluar Boca të propilenit Cilindër matës (menzurë) Sterilizues apo Autokllavë Me kujdes i kemi pastruar bocat e plastikës ku duhet vendosur (Kulturën e mediumit), me ujë të pastër para se të përdoren. Nëse duhet patjetër përdorim pak detergjent e pastaj i shpërlajmë shumë mirë disa herë derisa t’i humbin tragjet e detergjentit.

Shtojmë 38.1 g të lauril sulfatit – pluhur në enë dhe shtojmë 500 cm3. Përziejmë me kujdes dhe ngrohim pak nëse është e nevojshme që të tretet pluhuri në tërësi, nuk duhet të vlohet kultura e mediumit do të ketë ngjyrë të kuqe të qeltë kur të tretet. Bocat e lara më parë duhet të sterilizohen. Ne i kemi sterilizuar në autokllavë më parë të kthyera me grykë – poshtë në temperaturë 1210C, në kohëzgjatje prej 10 minutash. Pastaj kemi shtuar sasi të përshtatshme të kulturës së mediumit në bocat plastike. Ne na është nevoitë 2.5 cm3 të kulturës së mediumit për një mostër. Secila bocë duhet të ketë mjaft kulturë të mediumit për përdorim një ditorë.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

33

Kultura e mediumit, e cila është e sterilizuar më parë depozitohet në vend të ftohtë dhe të errët. Normalisht qëndron stabile për disa muaj. Nëse shfaqen shenjat e zbërthimit (prishjes) si p.sh. turbullira e ngjyrës së verdhë, atëherë përbërja e bocës duhet të hidhet. Në rast kur mediumi mbahet në ambient të ftohtë si p.sh. frigorifer, fundërrina mund të krijohet por me tundje apo me ngrohje të kujdesshme prapë tretet. Ky fundërrim nuk do të thotë se mediumi është prishë, por është shkaktuar nga precipitimi i laurel sulfatit.

Shpërndarësi i metanolit
Shpërndarësi i metanolit është një bocë plastike e mbyllur me një sipërfaqe shpërndarëse (stërpikëse). Shpërndarësi është i mbushur deri në gjysmë me metanol. Shpërndarësi nuk duhet të mbushet përplotë për shkak se mund të rrjedhë në ditët e nxehta.

P r o c e si i p u n ë s
Testet e para që bëhen për ujë të pijshëm janë përcaktimi i klorit rizidual dhe turbiditeti. Mostrat janë marrë në tas të pastërt por jo steril. Mandej duhet të shpërlahet disa herë para se të mirret mostra për t’u analizuar.

Analiza e klorit residual dhe pH
1. I kemi pastruar çelulat e komparatorit (krahasuesit) me ujë që duhet të analizohet e pastaj i kemi mbushë çelulat me mostër uji. 2. Në anën e djathtë të qelulës fusim tabletën DPD Nr – 1 për (Cl2), ndërsa në celulën e majtë të komparatorit fusim tabletën e kuqe të fenolit për (pH). 3. I mbyllim kapakët në çelulat përkatëse të komparatorit dhe rrotullojmë disa herë komparatorin deri sa të tretën tabletat në tërësir.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

34

4. Menjëherë lexojmë klorin e lirë residual dhe pH duke e mbajtur komparatorin në dritë të ditës, me këtë rastë krahasojmë ngjyrën e zhvilluar (përfituar) në çelulat e komparatorit me skalën standarde të ngjyave në pjesën qëndrore të komparatorit. Nëse ngjyra është në mes të ngjyrave standarde, atëherë është e detyrueshme që të përcaktojmë vet përqëndrimin. 5. Për të testuar klorin residual total, nuk e kemi derdhë përmbajtjen e çelulës në të cilën është testuar më parë klori, por në të njëjtën përmbajtje ëhtë shtuar tableta DPD Nr – 3. 6. Rrotullojmë disa herë komparatorin deri sa të tretet prapë tableta DPD Nr – 3. Ngjyra e përfituar pas 10 minutash paraqet klorin residual në mg/dm3. 7. Tani zbrisim rezultatet e klorit të lirë nga klori total dhe do të përfitojmë përqendrimin e klorit të kombinuar. DPD Nr – 1 DPD Nr – 1 + DPD Nr – 3 Klori total – klori i lirë Klori i lirë Klori total Klori i kombinuar.

=

Analiza e turbiditetit Gypi i turbiditetit shkallëzon nga 2 – 5 TU:
• Dy gypat e turbiditetit zhvendosen nga aparati fushor. Me kujdes vendosim gypin e epërm (i cili është i hapur në të dy anët), në gypin e poshtëm dhe shiqojmë nga skaji i hapur i gypit në rrethin e zi të printuar në fund të gypit. Sigurohemi që të ketë dritë të mjaftueshme. Drita normale e ditës është adekuate për këtë qëllim. Shtojmë gradualisht mostër uji në gyp nga tasi i mostrës deri sa të mos humb rrethi i zi, kur shikohet nga e majta e gypit. Ne i kemi ikur krijimit të fluskave, sepse mund të shkaktojnë lexim të gabuar të të dhënave, gjithashtu është me rëndësi të mos e tendosim vetëvetën shumë duke shikuar rrethin e zi, sepse kjo nonjëherë mund të shkaktojë paragjykim të rezultateve.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

35

Gypat e turbiditetit janë të shkallëzuar në shkallë logaritmike me vlerat më të larta kritike. Rezultati është vlera e vijës që është më e afërt me niveln e ujit.

Në rastin tonë të gjitha mostrat kanë qenë nën nivelin e lejuar të TU. Kështu që nuk kemi pasë ujë të turbullt.

Analiza bakteriologjike e ujit
Analiza e mostrave të ujit në bakteriet thermotolerant (faecal) coliforms, është kryer me shtimin e sasisë së matur të ujit (100 cm3), përmes filtrit steril. Nëse ka bakterie prezente në ujë do të zihen në filtër. Filtri (letra filtruese) pastaj vendosen në shtresën e butë që më parë është zhytur në kulturën e mediumit, i cili i ushqen bakteriet kaliforme, mirëpo pengon zënien e bakterieve tjera në filtër. Për të siguruar se vetëm bakteriet Thermotolerant faecal coliforms janë lejuar të shtohen filtri me gjithë shtresën, në të cilën ka qenë i vendosur është mbajtur në temperaturë 440 C në inkubator, që është pjesë përbërse e aparatit fushor. Në kondita të këtilla bakteriet e lartpërmendura shumëzohen disa herë ashtu që mund të shihen edhe me sy. Bakteriet Thermotolerant faecal coliforms njihen me afinitetin e tyre që të ndryshojnë ngjyrën nga e kuqja në të verdhë në kulturën e mediumit në 440 C. Nëse janë prezente bakteriet Thermotolerant faecal coliforms, atëherë shfrytëzuesit e ujit të tillë duhet që t’i drejtohen shtetit për standarde specifke të kualitetit të ujit apo organizatës shëndetësore botërore për ujë të pijshëm: (World Health Organisation Guidelines for Dreanking Water).

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

36

PARAQITJA E REZULTATEVE
Rezultatet eksperimentale të hulumtimit të cilësisë së ujit të pijshëm në disa shkolla të fshatrave të komunës së Shtimjes janë prezentuar në tabelat vijuese. Me qëllim të thjeshtëzimit të prezentimit të rezulëtateve dhe mospërsëritjes së tyre të shpeshtë kemi zgjedhur seritë tipike që i korespondojnë kohës së zgjedhur për eksperimente. Për krahasimin e rezultateve në tabelën e fundit, janë prezentuar rezultatet e ujit nga mostrat e marrura në Prishtinë në kohë të njejtë, të cilat janë punuar në laboratorin qendror të ujësjellësit “Batllava” në Prishtinë. Gjatë eksperimentit vlen të theksohet se të gjitha eksperimentet janë kryer në teren d.m.th në shkollat e fshatrave që janë të evidentuar në krye të secilës tabelë.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

37

Tabela 1.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Pjetërshticë
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 8.2 360 0.0015 8.07 104.12 2.8 350 250 10 0.1 0.009 <5 6.7 0 0

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

38

Tabela 2.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Reçak
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 9.3 280 0.006 6.23 79.26 7.6 470 385 8.5 0.0 0.003 <5 7.4 0 80 - 3

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

39

Tabela 3.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Zborc
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 7.8 570 0.009 10.11 108.62 8.59 395 300 9.5 0.00 0.00 <5 8.1 0 120 - 8

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

40

Tabela 4. Rezultali i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Rancë
Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Parametrat Njësia Pa Pa
0

Rezultati Pa Pa 8.5 490 0.008 7.41 92.74 4.45 200 150 8.5 0.15 0.00 <5 8.9 0 25

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

41

Tabela 5.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Dardanë
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 7.7 300 0.03 7.65 97.32 7.32 1010 900 11.0 0.15 0.00 <5 7.4 0.01 17

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

42

Tabela 6.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Mollopolc
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 8.9 600 0.009 8.24 101.60 5.41 755 500 5.5 0.9 0.00 <5 8.2 0 0

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

43

Tabela 7.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Manastirc
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 9.1 700 0.00 7.60 91.01 3.82 715 470 24.5 0.00 0.00 <5 7.1 0 7-0

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

44

Tabela 8.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Godanc
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 8.5 800 0.01 8.00 98.64 11.77 260 175 8.5 0.00 0.02 <5 8.1 0 102 - 5

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

45

Tabela 9.

Rezultati i analizave të ujit (mg/l) në shkollën fillore në Petrovë
Parametrat Aroma Ngjyra Temperatura Përçueshmëria Nitritet Oksigjeni i tretur Ngopshmëria me oksigjen Shpenzimi i KMnO4 Mbetja e thatë e pafiltruar Mbetja e thatë e filtruar Materiet e suspenduara Hekuri (Fe) Mangani (Mn) Turbiditeti Vlera e pH-së Kloruret F.C./100 ml mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 NTU Njësia Pa Pa
0

Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Rezultati Pa Pa 8.4 550 0.075 8.12 100.02 6.05 610 425 18.5 0.00 0.00 <5 7.00 0 0

Kufijët e lejuar Pa 10/20 8 - 12 deri 1500 0.05 deri 8 90 - 105

C

µS/m mg/dm3 %

10 deri 0.3 deri 0.05

6.0 - 8.2

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

46

Tabela 10. Rezultati i analizave fiziko – kimike të ujit nga laboratori qendror i ujësjellësit rajonal “Batllava” Prishtinë.
Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 Parametrat Temperatura Pamja Shija Turbiditeti Përçueshmëria specifike Vlera e pH-së Shpenzimi i përgjithshëm i KMnO4 Fortësia e përgjithshme Alkaliteti Aciditeti Kloruret Nitratet Nitritet Amoniaku Sulfatet Hekuri total Joni feror Joni ferik mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 mg/dm3 35 5 0.001 mg/dm3 0G NTU µS/m Njësia
0

Rezultati 6.7 i kthjellët pa shije 0.35 342 6.8 0.5 13.55

C

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

47

DISKUTIMI I REZULTATEVE
Në bazë të parametrave të dhënë në tabelat e lartshënuara (Tabela 1 10) rrjedh se temperature është faktor me rëndësi të veçantë për zhvillimin e proceseve biologjike. Organizmat e ndryshëm të pranishëm në ujë adaptohen në kushte të caktuara termike, brenda të cilave zhvillojnë aktivitetin e vet jetësor. Në ujërat e ndryshme nëntokësore dominojnë kushte të ndryshme të temperaturës. Varësisht nga sasia e ujit, thellësia e burimit (pusit), ndriçimi dhe temperature e jashtme në lokalitetin e dhënë janë regjistruar temperatura të ndyshme. Në secilën mostër të dhënë shihet se temperatura e ujit nuk ka ndonjë ndryshim me ndryshimin e temperaturës së ajrit. Amplituda e ndryshimit sillet prej 7.7 – 9.3 0C, vlera të cilat janë të lejuara dhe të preferuara me standarde të vendit dhe atyre ndërkombëtare, për ujë të pijshëm. Uji i cili përmban disa materie organike, të cilat janë me prejardhje bimore apo shtazore do të harxhojë një sasi më të madhe të KMnO4 për oksidimin e tyre. Përpos kësaj disa materie inorganike siç janë: nitratet, hekuri (Fe2+), H2S etj. mund të oksidohen me KMnO4, prandaj harxhimi i KMnO4 mund të konsiderohet si masë e të gjitha materieve inorganike prezente, që janë të afta për t’u oksiduar. Në bazë të sasisë së shpenzuar të KMnO4 (2.8 – 11.77 mol/dm3) dhe standardeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare ky ujë mund të shfrytëzohet si ujë i pijshëm. Sikurse mund të shihet nga tabelat e lartshënuara sasia e hekurit në mostrat e analizuara është mjaft e vogël pothuajse e papërfillëshme me përjashtim të një rasti në shkollën fillore në Mollopolc ku sasia e hekurit i kalon kufijt e lejuar (0.9 mg/dm3) Tabela 6. Ndërsa sasia e manganit është e papërfillshme. Turbiditeti i ujit të analizuar gjithnjë ka qenë nën kufijtë e lejuar kështu që mund të themi lirisht se sa i përket këti parametri uji ianalizuar mund të përdoret si ujë i pijshëm gjë që është vërejtur nga pamja e tij me sy të lirë. Sikurse shihet edhe nga tabelat përçueshmëria elektrike në asnjë rast nuk i kalon kufijt e lejuar dhe përpos dy – tri rasteve që sillen në një vlerë relativisht të lartë vlerat tjera janë më të ulëta. Sa i përket pranisë së nitriteve në ujë me përjashtim të shkollës fillore në Petrovë që kalon kufijtë e lejuar rastet tjera sillen në kufijtë e lejuar. Duke u bazuar në këta parametra mund të thuhet se uji i mostrave të analizuara është i pijshëm. Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

48

Sidoqoftë me qëllim të eleminimit të komponimeve të azotit e sidomos të eleminimit të bakterieve thermotolerant feacal coliforms është kryer procesi i dezinfektimit me klor (klorizimi). Për këtë qëllim kemi shtuar sasinë e nevojshme në secilën mostër. Nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se me klorizimin e ujit janë arritur rezultate efektive, kështu që uji, i cili më parë nuk ka mund të shërbejë për pije tani mund të përdoret, sidomos është konstatuar se numri i bakterjeve thermotolerant feacal coliforms, dukshëm zvogëlohet e në disa raste edhe mënjanohet në tërësi. Në bazë të parametrave fiziko – kimike dhe bakteriologjike mund të konstatojmë se vetëm pas procesit të klorizimit të ujërave dhe atë në mënyrë të vazhdueshme mund të plotësohen kriteret për përdorim të ujit të pijshëm në mostrat e analizuara.

K O NK L U Z I O N E T
Në këtë punim diplome është hulumtuar cilësia e ujit në disa puse të disa shkollave në fshatrat e komunës së Shtimjes. Rezultatet e fituara janë krahasuar me rezultatet e ujësjellësit regjional “Batllava” në Prishtinë. Në mbështetje të rezultateve eksperimentale mnd të konkludohet: 1. Amplituda e ndryshimit të temperaturës së ujit sillet prej 7.7 – 9.3 0 C, që në krahasim me ndryshimin e temperaturave të ajrit mund të konsiderohet si ndryshim i vogël. 2. Vlera e pH – së së ujit është në kufijtë e lejuar sipas standardeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare (6.7 – 8.2), perpos një rasti që i tejkalon kufijët e lejuar (8.9) 3. Sasia e shpenzuar e KMnO4, përqendrimi i anioneve të testuara poashtu janë në kufijtë e lejuar. 4. Sasia e hekurit në mostrat e analizuara është mjaft e vogël, përpos një rasti kur i kalonte kufijtë e lejuar (Tabela 6) ndërsa sasia e manganit është e papërfillshme. 5. Përçueshmëria elektrike specifike është relativisht e lartë por nuk i kalon kufijtë e lejuar.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

49

6. Në shumicën e rasteve sa i përket prezencës së bakterieve thermotolerant feacal coliforms mund të thuhet se janë prezente në shumicën e mostrave të hulumtuara, mirëpo siç e kemi cekur edhe më lart prezenca e tyre mund të zvogëlohet jashtëzakonisht shumë e në disa raste edhe të menjanohet në tërësi me dezinfektim me anë të klorit (klorizimi). 7. Dezinfektimi (klorizimi) i ujit që përdoret për pije është i domosdoshëm dhe siguron ujë cilësor. 8. Duhet pasur parasysh që ujërat e zeza të largohen sa më larg puseve, përndryshe vazhdimisht do të kemi prezencën e bakterieve të lartpërmendura e që janë shkakëtare të shumë sëmundjeve te njerëzit. 9. Perspektiva e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm konsiston në ndërtimin e ujësjellësve lokal regjional me ndihmën e të cilëve do të bëhëj zgjedhja definitive e furnizimit me ujë higjienik.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

50

C O NC L U S IO N S
In this scientific report has been investigated the water quality of several water pits in some of Shtimje municipality villages. The obtained results have been compared with the results of regional water distribution "Batllava" in Prishtinë. Basing in these experimental results, we can conclude: 1. The water temperature difference amplitude varies between 7.7 9.3 °C, what in fact, being compared with air temperature difference can be considering as small difference. 2. The water pH value is within the limits envisaged by our country standards and by international standards (6.7 - 8.2), except a case which exceeds these limits (8.9). 3. The consummated quantity of KMnO4 and concentration of tested anions are also in permitted limits. 4. The iron quantity in the analyzed specimens is very small, except a case when it exceeds permitted limits (Table 6), while the manganese quantity is not considerable. 5. Specific electric conduction has an average value. 6. In the majority of the cases, with regard to the presence of bacteria thermotolerant feacal coliforms, we can say that they are present in the majority of the analyzed samples, but, as we already quoted above, their presence can be enormously decreased, and in certain cases, it can be entirely eliminated, thanks to disinfection with chlorine (the chlorination). 7. The drinking water disinfection (chlorination) is a necessary process for water quality. 8. It is necessary to take account of dirty waters which must move away from the wells further possible, if not, we always will have the presence of the bacteria quoted above, and which obviously are the cause of many men diseases.
Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

PUNIM DIPLOME

51

9. The prospect for supplies of citizens with drinking water consists with the construction of a local water distribution which could definitively solve the problem of the supply with hygienic water.

Copyright© Lavdim ZEQIRI. All rights reserved

LITERATURA
1. General Chemistry, Donald A. McQuarrie and Peter A. Rock, third edition, 1991 2. Mellor’s Modern Inorganic Chemistry, Revised edition by G. D. Parkkers. 3. Matas M. Simonoviq V., Shobot S. , Zashtita okoline danas za sutra, Shkollska knjiga, Zagreb. 4. Fatmir Agolli, Teknologjia Kimike Inorganike, Mitrovicë, 1983. 5. Xhevdet Pula, Luljeta Pula, Teknologjia Kimike, “Rilindja” Prishtinë, 1984. 6. Dh. Haxhimihajli, Teknologjia Kimike Inorganike, Tiranë, 1980. 7. I. Filipiviq, S. Lipanoviq, Kimia e Përgjithshme dhe Inorganike (pjesa II), Zagreb 1995, përkthyer nga Dr.sc.Xhavit Ahmeti. 8. M. Rugova, T. Gjejqibitriqi, Kimia Inorganike, Prishtinë 1997. 9. Svetllana Komarqeviq, Savezni Propisi o Vodama, Beograd, 1985. 10. I. Hashani, T. Gjeqibitriqi, Kimia Praktikum, Prishtinë, 1996. 11. Oxfam Delagua, Portable after Testing Kit, User Manual, Revised and updated 3rd edition, 1993. 12. Dh. Haxhimihajli, H. Haxhi, H. Karagjozi, S. Durrësi, Fjalor i Kimisë,Tiranë, 1981

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful