Revistë Kulturore - Informative

Çmimi ( Kosovë ) Qërshor 2009 -- Viti II -- Numri 2. (6)

Linda kur lypsej të vdisja FT
Çmimi ( Përendim )

1 euro

Kontakt: revistalibertas@yahoo.de //www.revistalibertas net.

2 euro

FJALA JONË

KURRË MOS THUAJ KURRË
Jo të rrallë janë ata të cilet nuk e pëdorën shprehjen kurrë. Kjo në të shumten e rasteve qëndron si paralajmerim i mohimit të situatave që e mbulojnë realitetin me ndonjë deklaratë apo shprehje të tillë. Jo moraliteti në premtime, deklarata dhe publikime,jo transparenca me masat, mediumet dhe individet,mungesa e moralizmit ndaj realitetit, pritja e momentit kohë,që është pjellë e deshirës për jetëgjatësi funksioni , pozite dhe dominimi me mashtrime, me miratim inter n dhe refuzim publik , mbajnë si ombrellë për rrjedhë të situatave të pa deshiruara thënjen kurrë . Në pluralizmin tonë njomak , në të gjithë hapesirën tonë kombetare,me shumë se disa herë është degjuar nga goja e politikaneve dhe zhurmagjinjeve të tyre politik se, aleancë , bashkpunim dhe koalicion me këtë parti dhe këtë person kurrën e kurrës . Sot të gjoret djerësiten duke lavderuar bëmat dhe largpamesinë e të etiketuareve më parë. Kur një politikan i provincës botërore , prijetar i fqiut tonë verior, ju drejtua burrshtetit të përtej atlantikut , se shteti i tij kurrë nuk do ta njoh realitetin e ri në jug . Prominenti i elitës botërore të vendimmarrjes ju përgjigj;se ne mund të pajtohem, se nuk pajtohemi ;duke i lënë të kuptoj se shprehja e tij euforike është mohim i rrjedhes së realitetit. Jeta na ka dhënë raste të shumëta , duke dëgjuar deklarata të tilla pompoze , të bindemi se e verteta qënka ndryshe nga ajo e kurrës. Ne kësaj shtrese të njerzve shpirt’ngusht, euforik,temperament dhe mohues të rrjedhës së reales ,do tu pergjigjemi me atë , se ne pajtohemi me ju , se ju gënjeni. Pra ti miku im,kurrë mos thuaj kurrë, ata që me eufori e proklamojnë, sigurisht që do ta mohojnë vetveten .

Ndeshet tek të gjitha moshat, gjinitë dhe profesionet e ndryeshme. Ata që e përdorin në rastet më të shpeshta janë politikanet, të politizuarit,mashtruesit në laminë e partneritet privat të biznesit etj.

Augsburg ,Qërshor 2009

An -Verkauf Planung & Beratung
Tel +49 /821 - 3108066 Mob +49 /17648017810

immowei@yahoo.de

IMMOWEI &

Co München-Augsburg 1

TRANSFEROMANIA
Kohëve të fundit, tek ne është shfaqur në skenë një dukuri tuxharlleku,ajo e kalimit të politikaneve tanë nga një parti tek tjetra, duke filluar një modë të bajate politike, atë të rokadimeve kadrovike Shkruan:FranTanushi Këto lojëra vijnë në vlugun e krizave që nxisin vrapin për pozicionime dhe rigjetje të vetvetes, në kohën e fshisave të dorës së fortë të klaneve imponuese ,por edhe jo gjetëjes së vetvetes përshkak të mos përcaktimit të profilit të tyre politik , e cila është ,,meritë’’e mungesës se polarizimeve tona politike. Të dëshpëruar nga dështimet e njëpasnjëshme të politikës mbrenda klubeve të tyre partiake , sidomos në lidhje me idetë dhe fushëveprimet e aktiviteteve dhe bindjeve të tyre si individ jashtë klaneve dhe grupacioneve të interesit piramidal që veprojnë në mes individeve të të njëjtit grupacion politik , si dhe instancave legale në institucionet më të larta shtetërore . Në këtë mënyrë, duket qartazi se duke u dëshmuar si jo të pershtatshem në mbrenditë klanore ,këta persona pasivizohen më një heshtje kronike në menyrë që të eliminohen tërsisht nga veprimtaria publike dhe politike . Nëse bisedohet me këta individ, nuk të lëne ndonjë përshtypje të pakëndshme fajtori, përkundrazi atë të viktimes dhe të të viktimëizuarve: këta individ paraqiten serioz në sqarime dhe deklarata, por me mllef shfrenues ndaj grupimit që deri dje i sherbyen më vendosëshmëri dhe devoteshmëri.Tani mohojnë të mirat që korren andej nga e drejtojnë shigjetën,kurse për aderimin e ri shpalosin pikëpamjet dhe aspiratat e tyre, e madje edhe duke thelluar hëndekun ndaj grupacioneve të kampeve të ndryshme politike ,që paraqesin kulturën tonë të brisht të bashkpunimeve ndërpartiake. Ndërsa lidershipit politik të grupacioneve dhe kastave partiake ,në vend që të mbledhin mëndjen e të pëndohen dhe të turperohen për të gjitha ato largime kadrovike si dhe simpatizuesve të tyre ,për deshtime dhe premtime deri tani të pa realizuara , bëhen edhe më primitive, duke i fyer qytetaret e vet me zgjidhje diletanteske të bashkudhëheqseve të rinj si vazal, nën maskën e freskimit kadrovik. Fillojnë gjuetinë e shtrigave ndaj bashkpunëtoreve të tyre të deridjeshem më akuza dhe trillime, intriga nga më primitivet ku sjellin fakte jo bindese për nismat e tyre të përzënjeve dhe jo të largimeve . Sipas arsyetimeve të tyre që i gjasojnë recitaleve poetike , mësuar nga ndonjë mesues i keq, vazhdojnë me stile diletante ndaj të etiketuarve për dhe në kualifikimin e pergaditjes se tyre shkollore, mbi karakterin dhe formimin e tyre intelektual ndaj përsonave kundërthënës të larguar, (apo të ikur) ata është dashur të zbresin në fushën e përballjes reale politike, ata harruan origjinën, nga u nisen për në shtratin e butë të politikës sonë, së cilës në fund i sherbyen duke lënë gjurmë njolle që damkos vet ata dhe baashkemendimtaret e tyre veprues. Këtyre grupimeve klaniste politike, pikërisht për shkak të ideve të mbrapshta dhe tejet iracionale, mendjemadhësisë që prodhon meritokraci falco të pashoqe, tani s’u mbetet asgjë tjetër pos trillit të aksioneve spastruese mbrenda kuarteve të tyre të heremetizmit ideologjik dhe apsurd. Kjo situatë është e pa deshirëuar dhe disi tërbuese për aktualitetin e kastës së grupacioneve politike , dhe se prijetaret e këtyre grupeve dirigjuese mund të kërcejnë nga tërbimi ,por duke shikuar dhe analizuar brendësinë dhe anomalit e tyre korrupte ,si njollë e zezë dhe e tmerrshme që e ngulfat ardhmërinë dhe bazamentin e shtetit ligjor,të cilat jo pa dashje kanë mbetur pjesë e jetës së institucioneve dhe kastës së saj piramidiane. Por shkaqet qëndrojnë edhe në dëshpërimin e plotë për humbjet e ndikimit të këtyre personave grupist –partiak në sondazhet e institucioneve të vlersimit të opinioneve , ndaj tyre si grupacione korrupte dhe individ të infiltruar në fushat me ndikim vendimarres. Kasta politike e gjëndur në një situatë ç`orientuese që i ngjanë një aparature për përpunim personash me ideologji bindese drejt kupolës , shitblerje favoresh dhe postesh, shkarkim emërime përmes spekulimeve të papara të politikës së familjarizmit klanist , duke sjellur një stagnim kronik të avancimeve dhe orientimeve në shtetin tonë njomak.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

2

PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË E PAKTHYESHME
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, gjatë vizitave që i bëri vendeve të ballkanit deklaroj edhe njëherë botërisht qëndrimin e politikës Amerikane ndaj Kosoves,ku tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se ka rëndësi kritike për stabilitetin e rajon . Bajden i bëri këto deklarata në fjalimin që e mbajti në Parlamentin e Boshnjak, ku e filloi turneun treditor në Ballkan deklarata të cilat i përseriti edhe në vizita vendeve të tjera.
Kosova, së fundi, e festoi njëvjetorin e pavarësisë dhe vazhdon të bëjë përparim si demokraci shumetnike. Pavarësia, edhe pse e re, është e pakthyeshme dhe ka rëndësi kritike për stabilitetin dhe përparimin e rajonit”, tha nënpresidenti Amerikan. Ai gjithashtu tha se “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie të reja e të shëndosha me Serbinë. Nuk është sekret për askënd se unë personalisht si senator, kam qenë shumë kritik në këto vitet e fundit. Por, ne duam të ndërtojmë raporte të reja pozitive, thaBajden. Ne nuk presim që Serbia, së shpejti të njohë Kosovën shtet . Por, presim që Beogradi të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe aktorët tjerë kyçë ndërkombëtarë në Kosovë, dhe të shohë për zgjidhje pragmatike, që do të përmirësonin jetët e njerëzve atje, të shqiptarëve dhe të serbëve, dhe të mos i bëjë viktima të mospajtimeve politike”. Un kam kërkuar nga liderët e Serbisë që të përfundojnë embargon tregtare ndaj Kosovës dhe u kam thënë atyre se Kosova nuk mund të ndahet. Nuk mund të ndahet”, theksoi Bajden. “Administrata Amerikane do të mbështesë dhe riforcojë përkushtimin afatgjatë amerikan për Evropën si e tërë, e lirë dhe në paqe,. Vizita e zëvendëspresidentit Biden, i cili më parë qëndroi në Bosnje dhe Serbi, në Kosovë është pritur me përkushtim dhe konsiderohet historike, prandaj institucionet e vendit kanë bërë të gjitha përgatitjet që ta presin dinjitetshëm dhe në mënyrë madhështore. Nënpresidenti i SHBA-së, ka siguruar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, se kufijtë e shtetit të ri janë të paprekshëm dhe se pavarësia është pakthyeshme. Joseph Biden Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse ruajtja e tërësisë territoriale të saj mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë në Prishtinë, nënpresidenti amerikan, Bajden. Para se të arrihej pavarësia, ai tha se kishte disa shqetësime në qarqet diplomatike. Bajden tha se ka hasur në raste kur ndonjë diplomat ndërkombëtar i ka thënë atij se po sheh ëndrra kur flet për pavarësimin e Kosovës. Por, ja që kjo ëndërr ishte e imja dhe e juaja, tha Bajden, që sot është realitet . Nënpresidenti amerikan tha se tash të gjithë mund të binden se pavarësia ishte dhe mbetet zgjedhja e vetme.“Një Kosovë e pavarur është prioritet për administratën tonë dhe për vendin tim ,si dhe elementi kryesor në politikën tonë për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në histori, për të qenë të integruar tërësisht në Bashkimin Evropian”, ka thënë zoti Bajden. Suksesi i Kosovës së pavarur është sukses edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha ai. Me Kosovën e pavarur, nënvizoi Bajden, është krijuar mundësia që ky rajon të jetë demokratik dhe stabil. Ai tha se ia ka bërë krejtësisht të qartë Beogradit se mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës nuk do të ndryshojë. NJË Kosovë e plotë e pa-ndarë është kërkesa minimale dhe shumë esenciale. Nënpresidenti Bajden i siguroi ata për mbështetjen amerikane, por i porositi që të punojnë më shumë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, sundimin e ligjit dhe në veçanti për mbrojtjen e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë.Vizita është e rëndësisë së veçantë për tërë rajonin, sepse presidenti Amerikan ka identifikuar njeriun, që në të ardhmen, në nivel të administratës amerikane, do të merret me Evropën Juglindore.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

3

Inaugurohet korridori i kombit
Autostrada, korridor i miqësisë, bashkëpunimit e integritetit rajonal
Autostrada e re ,e konsioderuar si një veper gjigante kalon në Durrës-VorëFushëKrujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e kësaj rruge është 170km. Rruga Durrës Kukës do shndërrohet në një faktor të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe zhvillimit të vendeve të rajonit dhe më gjerë, kjo është vepra më madhe publike e të gjitha kohërave që ka ndërtuar Shqipëria" Njëzet e pesë Qershor dymijë e nëntë. Ditë historike kjo, që shndërron në realitet ëndrrën e shqiptarëve.
Ndërtimi i autostradës është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkomëtare detare, nëpërmjet portit më të madh të vendit, atij në Durrës. Pas përfundimit, kjo vepër madhore do të lidhë me një distancë jashtëzakonisht të afërt, bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Ajo do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri . Qytetarë të Kosovës ju sot merrni një shpërblim të madh për luftrat tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridoi i kombit është dëshmia e madhe e madhështisë së lirisë e ndërtuar këtu në terrenin ndofta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që prej 15 vitesh renditej ndër më të varfrit në botë tha Berisha. Ruga Durrës-Kukës Morinë do të shkurtojë me 65 kilometra distancën Shqipëri-Kosovë. Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë, me përfundimin e kësaj rruge ajo do të jetë 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli ThirrëKalimash, më i madhi në Ballkan. Përgjatë autostradës Durrës- Kukës-Morinë janë ndërtuar 29 ura, më e larta e të cilave është 80 metra , ura gjigande, të cilat shtrihen përgjatë gjithë aksit Rrëshen - Thirrë. Ato përbëjnë në total një gjatësi prej 4.3km rrugë. Mirëpo kjo autostradë, shtoi ai, është vetëm një çelës në interesin tonë madhor nacional, si dhe në atë të komunikimit të popujve të Ballkanit dhe Evropës. Kjo rrugë do t'i shërbejë edhe Kosovës për zhvillim më të madh ekonomik. Le ta gëzojmë për jetë e mot këtë rrugë të bashkimit të kombit. "Ne çamë malet dhe tani jemi bashkë".

Sot inaugurojmë korridorin e kombit, inaugurojmë autostradën RrëshenKalimash,ku përfshihet dhe tuneli ThirrëKalimash, 5.5 km i gjatë, i cilësuar si ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, punimet për të cilin përfunduan më 31 maj 2009, dy vjet pas shpërthimit të parë që shënoi fillimin e punimeve për hapjen e tij., e cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, për mbarë kombin shqiptar. Korridori i kombit është nderimi më i madh për ata qindra e mijëra burra dhe gra shqiptare që ranë për të pushuar për jetë në altarin e lirisë së kombit, flijuan jetën e tyre për liri, dinjitet dhe bashkim kombëtar”, tha kryeministri Berisha me rastin e inaugurimit të autostrades Rrëshen- Kalimash . Me mbylljen e punimeve në aksin më të vështirë, Rrëshen-Kalimash, rruga konsiderohet e përshkueshme në të gjithë gjatësinë e saj; dy prej korsive të saj janë në funksion të plotë, ndërsa viti tjetër do, t’i japë pamjen përfundimtare atij që njihet si korridori i kombit. Tuneli - tha Berisha, do të shndërrohet në faktor të madh të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Lp
4

Biden Njeriu Kryesor për Ballkanin
Mendoj se nuk do të vinte po të mendonte se rajoni është i qetë, stabil dhe pa probleme. Është e qartë se vjen pasi që sheh shenja jostabilitet dhe disa probleme.
Por, pastaj, nënpresidenti Biden vendosi që vetë të vizitojë rajonin. Mendoj se kjo ka ndodhur për faktin se duan të shohin nga afër sa serioze është situata, a ka rajoni vërtet probleme të këtilla, që kërkon nivel të lartë serioziteti. Prandaj, mendoj se kësaj çështjeje do të përpiqen t’i gjejnë një përgjigje gjatë këtij udhëtimi. Kosova nuk ka raporte stabile me Serbinë, për të mos thënë se s’ka raporte fare. Në veri ka përpjekje jashtëzakonisht të zbehta për të vendosur çfarëdo kontrolli të qeverisë qendrore në Prishtinë. Komuniteti ndërkombëtar është duke i nxitur disa përpjekje në veri, që është gjë e mirë, por Beogradi vazhdon ta mbështesë atë që e konsideron qëndrim parimor, ndonëse në vija ekstreme, për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Është një politikë globale që Beogradi ndjek në mënyrë shumë efektive më duhet të them. Nuk pajtohem fare me atë që bën, por Serbia ka një politikë efektive në rrafshin diplomatik për t’i përmbushur synimet e saj. Çështja tjetër është se brenda administratës ka shqetësime për nivelin e korrupsionit dhe dilema nëse Kosova ka marrë kahjen e një shteti të dështuar. Ka shumë gjëra, të cilat zoti Biden duhet t’i shohë dhe unë shpresoj që Qeveria e Kosovës të ketë dy ose tri çështje të rëndësishme për të ngritur në takimet me të. Së pari, të trimërojnë një angazhim edhe më të madh amerikan për të arritur deri tek një njohje më e madhe ndërkombëtare të shtetësisë kosovare. Në këtë mënyrë, numri do të lëvizte nga 58 apo 59 sa është sot, në 100, me ç’rast do t’i vinte edhe fundi i përpjekjeve të Serbisë. Një çështje tjetër që mund të ngrihet nga kosovarët është të kuptojnë se sa seriozisht do të mund të mbështetej çdo veprim në veri të Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara, për të mundësuar shtrirjen e kontrollit të Prishtinës atje. Dhe, së treti, nëse Prishtina është e interesuar të marrë hua ndërkombëtare, për shkak të krizës ekonomike, duht t’ia thonë nënpresidentit Biden se do ta bëjnë së shpejti. Pra, ata duhet të kenë një listë të shkurtër me tri çështje, mbi të cilat Qeveria e Kosovës mund të diskutojë me nënpresidentin amerika Joe Biden.REL. LP

Nënpresidenti Biden është duke dhënë shenja brenda administratës, se ai do të marrë rolin udhëheqës në politikat mbi Ballkanin, ai do të jetë njeriu kryesor në këtë drejtim”, thotë James Hooper, ish-diplomat amerikan.
Gjurmët e luftërave të para 10 - 20 vjetëve, pasojat dhe implikimet e tyre ende nuk janë shlyer tërësisht, situata nuk është plotësisht stabile dhe nuk ka ende eukuilibër në rajon. Ai po vjen ta shohë situatën vetë dhe veçanërisht njerëzit në Kosovë duhet ta kuptojnë se Biden është duke dhënë shenja brenda administratës, se ai do të marrë rolin udhëheqës në politikat mbi Ballkanin, ai do të jetë njeriu kryesor në këtë drejtim. Nënpresidenti Biden do të jetë politikë-bërësi i lartë në Ballkan dhe kjo mendoj se është shumë mirë për rajonin. Së pari, se dëshiron ta sinjalizojë Bashkimin Evropian se amerikanët do të jenë më të angazhuar në krahasim me periudhën e zotit Bush. Shtetet e Bashkuara e kanë lënë pak a shumë politikën mbi Ballkanin në duart e Bashkimit Evropian, jo tërësisht, por Shtetet e Bashkuara ishin të përqendruara diku tjetër. Mendoj se Bideni po sinjalizon së pari se “ne amerikanët do të jemi më të përfshirë, prandaj ju, Bashkimi Evropian, duhet të na llogarisni më shumë, duhet të ketë një sërë mirëkuptimesh si të trajtohen këto çështje”. Ai viziton tre shtete, këto janë tre rajonet me probleme potenciale që ai i sheh. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të gatshme, fillimisht duhet ta lëvizin përpara programin e reformave për t’u përgatitur. Tani është duke u afruar koha kur pritet që Bashkimi Evropian t’i ofrojë, mes tjerash, rajonit një formë të qarkullimit të stilit Schengen për të hyrë në Bashkimin Evropian. Fillimisht, ka qenë e planifikuar që rajonin ta vizitojë Jim Steinberg, zëvendës i Sekretares amerikane të Shtetit, dhe është dashur që ai ta marrë udhëheqjen në politikat mbi Ballkanin, në vend të emërimit të një të dërguari të posaçëm.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

5

NË KOSOVË KURRË NUK KANË JETUAR 200 MIJË SERBË
Manipulimi i diplomacisë serbe me shifra dhe fakte . Në Ballkan dimensioni statistik dhe demografik është bërë tashmë dhe çelës i zgjidhjes së raporteve politike dhe etnike, me tendenca të hapëta të keqpërdorimit të tyre nga qarqe të ndryshme, veçanërisht nga ato serbe. Shtrembërimin e fakteve dhe të dhënave pushtetet serbe gjithnjë e bënin në forumet ndërkombëtare, ku merreshin vendime të rëndësishme, nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) e deri më sot. Në prag të Konferencës së Rambouillet-së dhe gjatë mbajtjes së saj në fillim të vitit 1999, udhëheqësit më të lartë të Jugosllavisë së Tretë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe të Serbisë, S. Milosheviqi dhe M. Milutinoviqi deklaronin se shqiptarët në Kosovë nuk janë shumicë, por përbëjnë midis 40 dhe 50%, duke abstrakuar kështu vlerësimin e vet institucioneve zyrtare të Beogradit se shqiptarët në vitin 1991 përbënin rreth 82% të popullsisë së përgjithshme të Kosovës. Para dy ditëve, në të njëjtën mënyrë, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar situatës në Kosovë, veproi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq, duke spekuluar si me numrin e serbëve në Kosovë, ashtu edhe me numrin e serbëve të shpërngulur nga Kosova në Serbi. Pa fije turpi, në organin më të lartë të botës, ai deklaroi se nga Kosova janë shpërngulur më se 200.000 serbë, dhe, pas demantit shumë të argumentuar të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skënder Hyseni, nuk ngurroi ta thoshte të pavërtetën tjetër se këto të dhëna janë të organizatave ndërkombëtare. Të kujtojmë se sipas të dhënave serbo-jugosllave të regjistrimit zyrtar të popullsisë të vitit 1921, sipas gjuhës amtare, me gjithë manipulimet evidente, në strukturën etnike të Kosovës shqiptarët përbënin 65,8%, grupacioni i gjuhës serbokroate 25,9%, i gjuhës turke 6,3% dhe 2,0% të tjerët. Po ashtu, sipas regjistrimeve zyrtare, në vitin 1948, numri i serbëve në Kosovë ishte 171.914 dhe në vitin 1991 (të cilin e bojkotuan vetëm shqiptarët), 194.190 (9,9%), me tendencë të rënies së madhe të shtimit natyror. Nëse janë shpërngulur nga Kosova mbi 200.000 serbë, atëherë nuk do të duhej të ishte sot asnjë serb në Kosovë! Që nga koha e Milosheviqit, kur formoi shumë komuna serbe, në Kosovë kanë mbetur së funksionuari 5 komuna me shumicë serbe dhe 5+1 të tjera janë formuar me Planin e M. Ahtisarit (2008). Pushteti i Serbisë, për të ditur sa serbë vërtetë jetojnë në këto komuna, të vjetra dhe të reja, dhe në enklava të tjera, duhet të mos pengojë që të bëhet regjistrimi zyrtar i popullsisë nën kontrollin objektiv ndërkombëtar, ku do të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët, si peng i politikës së Beogradit, nuk po integrohen në institucionet e Kosovës. Sa u përket manipulimeve me shifra, duke iu referuar organizatave ndërkombëtare sipas dëshirës së Serbisë, të theksojmë se një organizatë kompetente (European Stability Initiative - ESI), në një analizë të veten, bënte me dije se këto vitet e fundit në Kosovë ende jetojnë rreth 130 mijë serbë, prej të cilëve rreth 75.000 në pjesën jugore të lumit Ibër, në territorin e banuar kryesisht me shqiptarë, ndërsa, sipas saj, Kosovën e kanë braktisur vetëm rreth 65 mijë serbë. Serbia zyrtare dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme mund të mos e pranojnë realitetin se Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur edhe nga shtetet më të fuqishme të botës në pikëpamje politikediplomatike, ekonomike dhe ushtarake, por të dhënat dhe faktet janë të pamëshirshme përballë spekulimeve të saj me to. Këto të dhëna mund të gjenden dhe në vetë raportet zyrtare të Serbisë, që janë edhe të publikuara, në të cilat kanë qasje jo vetëm shfrytëzuesit, por edhe opinioni i gjerë. Reagim i akademik Besim Bokshit, në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

6

EKONOMIA DHE NDIKIMI POLITIK
Politika, në masë të madhe, ndikon në çështjet ekonomike në të gjitha vendet ku legjislativi është jo në nivel, dhe kjo shkakton probleme të mëdha në krijimin e një infrastrukture më të qëndrueshme ekonomike. Shtetet të cilat kanë vizione për të ardhemen, duhet patjetër ta lënë prapa të kaluarën sa do e dhembshme qoftë ajo , dhe të fokusohen drejt së ardhmes, respektivisht integrimieve europiane . Politika për shkak Ekonomia duhet të ketë të disa hapave maradhënje të ngushta me liderist dhe aspak politikën, por politika nuk progresiv duhet të pengojë, ajo duhet shpeshherë ndikon drejtpërdrejt në të vihet në funksion të mos ritmin e zhvillimit dhe avancimeve zhvillimit si dhe ekonomike të shteteve, në vet ngadalësimin mënyrë që të rrit nivelin ekonomik. ekonomik dhe mireqenjen e Politikanët tanë , popullit që i nënshtrohet ashtu edhe ata në vendet tjerae flasin juridiksionit të sajë. botërisht se po i vënë caqet e tyre dhe prioritetet strategjike për zhvillimin ekonomik, por e gjithë kjo po varet se sa po u përmbahen atyre premtimeve. Te gjitha partit politike tek ne dhe në secilin vend të rajonit ballkanik , gjatë fushatave parazgjedhore propozojnë ecje përpara, zhvillim,mosqasje në ndikimet dhe imponimet ekonomike. Por duhet një qasje multidimensionale nga të gjitha subjektet kudo qofshin ato ,per realizimin deklarativ të tyre sepse kur të bëhet bilanci pas përfundimit të asaj që flitet , efektet janë shumë të vogla madje dhe jo permajtesore. Nëse nuk shfrytëzohen resurset ekonomike natyrore të një vendi dhe nuk kërkohet një disiplinë e realizimit të programeve të parapara, dhe politika të shtrije ndikimin e vet mbi keto programe ,atëherë do të ketë ngecje të mëdha. Por edhe vendet me probleme të pa definuara me marrëdhënie jo të mira dhe me motive nga e kaluara, ato duhet të pranojë realitetet e reja dhe të veprojnë si partner në marrëdhëniet e reja ndërkombëtare, në të kundërten do të mbesin të izoluara me pasoja tejet të rënda ekonomike që vijnë direkt apo indirekt nga problemet e reagencave politike . Raportet jo të mira në mes këtyre vendeve do të shkaktojnë probleme të mëdha dhe afatgjata në zhvillimin e ekonomisë rajonale e më gjerë . Edhe Legjislacioni në shumë vende nuk i përshtatet fare realiteti të mosvarsisë ekonomike nga politika . Është karakteristikë që ngre disa pikëpyetje në raport me moralin e drejtësisë. Drejtësia pa moral është e kotë dhe me dyshime në profesionalizëm por egoja për dominimin e politikes në shumë vende ka fjalën vendimtare për të gjitha çështjet ekonomike. Si në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit ekonomik, në krijimin e një ambienti më të favorshëm ekonomik, qoftë për bizneset ekzistuese si dhe për ngritjen e atraktivitetit për investitorët e jashtem ,të gjitha vëndet që janë duke kaluar në fazën e tranzicionit, në veçanti vëndet e reja janë të ndikuara mjaft shumë nga politika në ekonomi.

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Ndërhyrja e politikes në raste krizash më anë të paketave urgjente në bazë të parimeve kushtetuese të veprimtarisë së shtetit ndaj ruajtjes se ekonomisë vlersohet si e domosdoshme . Nuk do të ishte negative sikur politika të kishte program të definuar qartë të ekonomisë dhe që do të mund të bënte përmirësime të dukshme ne thellimin e analizës se problemeve ekonomike. Përballimi dhe zgjidhja e problemeve politike i hap rrugë dhe ndihmon perspektivën e zhvillimit dhe kulturën ekonomike. Por studiuesit e ekonomisë i vlerësojnë të dëmshëm tendencat e disa politikave dhe politikanëve për të dominuar, të cilët duan të realizohen pa konsensus të përbashkët dhe njëanshem, duke imponuar një zgjidhje të detyrueshme, e cila shkencerisht nuk pranohet ngase është ngulfatja kronike e zhillimit të ekonomisë thonë ekspertet . Nga: Fran Tanushi

.Libertas

7

NE 170 VJETORIN E LINDJES - MIC SOKOL

LEGJENDA E TË GJITHA TRIMERIVE
Porsi gurrat e burimeve të cem`ta që shkojnë poshtë grykave tuj gurgullue ,posi vet ortiqet e borës që rreshqasin nga bjeshket e larta ,duke marrur gjithqka kanë para vete ,ashtu djelmenia shqiptare e malesise se Gjakoves rrembeu secilën shterngatë që i sjellej verdallë dheut të shqipeve .Kur flasim për këte djaleri, hasim në figura që tërë veprimtarinë dhe jetën e tyre ia kanë kushtuar atdheut. Nga gjiri i tij dolen shumë emra, të cilët qëllim të vetëm e kishin çlirimin e atdheut, në këtë drejtim prej këtyre patriotëve dikush luftonte me pushkë e dikush me penë.Si do qoftë këto dyja plotësojnë njëra tjetrën . Por legjendat e legjendave të trimerisë i takojnë kreshnikut Mic Sokoli.
Mic Sokoli, i biri i Sokol Ramës, prijetar i fisit të madh kryengrites- Krasniqes. Lindi në vitin 1839 në lagjen Fang të fshatit Bujan në Malësinë e Gjakoves. Babai i tij ishte një ndër prijësit e Malësisë, i cili së bashku me Binak Alinë, udhëhoqi dhe organizoi kryengritjet e shumta kundër reformave të Tanzimatit. Mic Sokoli është sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli,që mendohet të ketë jetuar në shek e XVIII. Rrugen për tu bërë si stergjyshi , me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjerë ia dha gjyshja e tij lokemadhja . Mic Sokoli që si fëmijë filloi të frymëzohej me legjendat dhe këngëtpër kreshnikët, me bëmat e trimave të ndryshëm që do kishin ndikim të madh në krijimin e personalitetit të tij. Një ngjarje e madhe që do ndikonte në jetën e tij ishte vrasja e babait (nga çaush Faruku),ngjarje pas se cilës Mici mori një lengate të gjatë. Mici në atë kohë ishte vetëm 7 vjeç. Edukimi sipas dokeve të Malësisë ,ku urtësia dhe trimëria bashkë atdhedashurinë rrinin të pandara, Micit i dhanë natyrë të rreptë. Vet fakti se ishte i vetmi burrë në shtëpi e bëri të burrërohej para kohe. Po ashtu puna që bënte çdo ditë për të siguruar mbijetesën, zhytjet në lumin e Valbonës për të zënë shpartalluar forcat malazeze, më këtë rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit të gashit) gjest që shtoi inatin e parise së Krasniqes ,e cila i dha një denim mjaft të rëndë Micit. Në moshën 19 vjeçare tashmë i përgatitur më trimëri dhe i ushqyer me artin ushtarak popullor ai u fut në çetat e komitëve të cilat kryenin sulme ndaj postave ushtarake turke, ekspeditave të ndryshme etj , Pasi i bëri edhe disa vrasje te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua në mal. Atje mesoi për artin ushtarak dhe jetën në mal ,por edhe u shqua si trim i rral dhe udhëheqs i mirë në beteja të shumta, këto aksione Micit i dhanë mësime mbi luftën, e veshën atë më trimëri edhe më të madhe. Me pas Mici u kthye në malsi ku pritet si hero.Çdo ditë e më shumë i rritej fama dhe vlera ,por edhe i shtohej përherë e më shumë dëshira për të luftuar ngulfatesit e vendit të vet. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, përkrah shumë trimave që mblodhi rreth vetes, Mic Sokolin e gjeti në krye të 3.000 malësorëve, të cilët Micin dhe Ali Ibrën i kishin zgjedhur për udhëheqës. 8

peshq, ngjitjet në malin e Hekurave dhe në stanet e larta, bënë që Mici të fitonte një trup plot me muskuj. Ndeshjet e para me armikun Mici i pati qysh në moshë të re, kur ai tentoi të vriste çaush Farukun,vrasesin e babait te tij,pritat që u bënte Turqve, lufta përkrah malësorëve tjerë kundër agresorëve malazez në vitin 1855 , kur në moshen 16 vjecare arriti të merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luftën)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke

Mic Sokoli pati një rol shumë të rëndësishëm në këtë organizim mbarëkombëtar. Ai kishte Gradën e Kapedanit( që është e barabartë me gradën e sotme të gjeneralit) dhe ishte në krye të 3 mijë kalorësve nga malësia e madhe, që më vonë u transformua në Gardën e Lidhjes Shqiptare. Mic Sokoli ishte pjesëmarrës në ngjarjet e 2 shtatorit të vitit 1878, ku u vra Mehmet Ali Pasha, i cili kishte ardhur për të zbatuar vendimet e konferencës së Berlinit. Ndër udhëheqësit e revoltës së Gjakovës ku mbeten te vrarë qindra luftëtar nga të dy palët ishin Sylejman Vokshi, Ahmet Koronica, Mic Sokoli, Ali Ibra, Islam Batusha dhe krerë të tjerë popullorë. Këta treguan nivel të lartë të pjekurisë së tyre politike dhe tërë humanitetin e luftës së tyre të drejtë, duke flakur ndjenjën e hakmarrjes që mund ta zgjonte në të tilla raste, vrasja e një numri kaq të madh shokësh a farefisi. Mori pjesë në luftën e Nokshiqit më 4 dhjetor të vitit 1879, ku forcat shqiptare dërrmuan forcat malazeze të cilat po përpiqeshin të okuponin Plavën dhe Gucinë. U dallua në luftimet që u zhvilluan tek ura e Lumit Lim, ku forcat e Mark Milanit të zëna në kurth u shpartalluan pothuajse krejtësisht. Po ashtu ishte pjesë e shtabit që formoi Ali Pashë Gucia, shtabi i cili bëri planin operativ të operacionit të gjerë të forcave të Lidhjes për mësymje ndaj Forcave Malazeze, i cili filloi më 7 janar dhe përfundoi me shpartallim të plotë të forcave malazeze më 8 janar 1880. Po ashtu ishte pjesëmarrës edhe në luftën për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës nga ofensivat malazeze të cilat përfunduan turpshëm.

Pati një rol të rëndësishëm në aksionet ushtarake të lidhjes për çlirimin e Shkupit (4 janar 1881), Prishtinës (18 janar 1881), Mitrovicës (25 janar 1881) dhe më vonë Vuçitërnit dhe Gjilanit (Historia e Popullit Shqiptar II, fq. 175). Kur ekspedita e Dervish Pashës kishte mbërritur në Ferizaj, dhe po përgatitej të marshonte drejt Prizrenit, Qeveria e Përkohshme e Lidhjes formoi shtabin e mbrojtjes me rreth 25 anëtar nën udhëheqjen e Sulejman Vokshit. Pjesëtarët e shtabit ishin ,Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, etj . Mbi datën e rënies së Mic Sokolit ekzistojnë 2 mendime, njëri që thotë se Dervish Pasha e lansoi ekspeditën drejt Slivovës më 22 prill, dhe tjetri që thotë se kjo ekspeditë filloi më 20 prill, ndërsa Mici ra po ditën e fillimit të sulmit. Rrjedha e ngjarjeve filloi me marshimin e njësive të komanduara nga Haxhi Osman Pasha drejt Slivoves. Me t’iu afruar Slivovës forcat turke u sulmuan në befasi nga luftëtarët e Lidhjes dhe u detyruan të tërhiqen. Pasi bëjnë përpjekjen e dytë dhe u zunë ngushtë sërish, forcat turke filluan të rrihnin me artileri pozicionet shqiptare. Artileria u bënte dëme të konsiderueshme, dhe në këto momente Mic Sokoli me disa shokë të tij lanë pozicionet mbrojtëse dhe u turrën në drejtim të kodrës ku ishte vendosur artileria osmane, më qëllim shkatërrimin e saj që shkaktonte dëme në radhët e forcave të qeverisë së përkohshme. Të gjithë këta luftëtarë trima u vranë së bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin.Ndërsa Mici kreu një akt trimerie të rrallë.Pasi që pa se nuk kishte mundesi i vetem të

vriste të gjithë ushtaret që operonin topin,atëher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tërë muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar të shtynte topin drejt greminës,atëherë turqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsisë, shembull i pa krahasueshem i guximit duke lënë të vdekur gjithe turqit që ishin perreth . Sipas kallëzimeve që bëjnë malësoret edhe sot e kësaj dite, thuhet se ishte një i ri nga Bujani që mbijetoi dhe tregoi më vonë për trimëritë e Micit dhe shokëve. Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë. Emrin e Mic Sokolite mbajnë shoqeri kulturore artistike,shkolla të ndryshme rrugë etj. Ai vdiç për të mos u harruar kurrë. Shumë kënge i ngriti populli legjendës Mic Sokoli ,sepse ai ishte vetë legjenda,figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohët e lavdisë dhe krenarisë shqiptare. Mic  Sokoli  nʹdy  tagana  rruga e mar’ i ka thanë  nana   lufto  bir  për  shqypni  mos le tʹhuj ti ktu me hi n`koft nevoja vij me ty.   Apo tjetra. Mehmet  Smajli e pyet fisin ,   A mi pat Smajlin e Micin ?  Fyt për fyt me dervishin ...   Mic Sokoli është shembulli më emblematik i heroizmit, sakrifices,guximit dhe atdhe dashurisë që ushqej brezat më rradhë L p. 9

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

NË 130 vjetorin e lindjes së Aleksander Moisiu`t

BOTA SHTEPIA IME - ATEDHEU ËSHTË SHQIPERIA
Artisti i madh i niveleve botërore të dramës dhe teatrit ,Aleksander Moisiu ,lindi në Trieste nga shqiptari Konstandin Moisiu dhe arberesha Amalia De Rada, në 2 prill 1879 . Ende gjenden jetëshkrime për aktorin, që kanë mospërputhje përsa i përket vendlindjes: Trieste apo Durrës? Sado rastësore dhe jodomethënëse që të jetë, vendi ku ai u lind ishte Triesta. Nderkohë që prinderit e tij kthehen në atedhe ai rritet në qytetin bregdetar Durres, ku fillon shkollimin deri në moshen 19 vjeqare. Me pas se bashku me nënën dhe motrat e tij ,kalon në metropolen përandorake të Austrise , ku mandej fillonë një jetë e trazuar, një fillim i vështirë dhe më pas një karrierë brilante për Aleksandër Moisiun. Para se të fitonte emër, ai është quajtur i paaftë, madje kishte nga ata që janë shprehur ashpërsisht. “Nuk bën për aktor!”, pa nuhatur akoma tek ai, “magjistarin” e ardhshëm të skenës.
- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Kishte një zë të mrekullueshëm, por sipas mësuesve të tij, ishte tepër i padisiplinuar. “Një talent natyror i egërsuar, por nuk ka disiplinë. Thjesht këndon pa asnjë rregull, me sa ka në kokë”, - thoshin mësuesit.

Ky do të ishte kontakti i parë i Moisiut të ri me artin, por nuk u hodh menjëherë në rrugët e tij. Për disa kohë ai punoi në një varrezë të Vjenës dhe mendohet se pikërisht kjo e ka ndihmuar atë të realizojë në mënyrë të përsosur skenat e vdekjes. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Ndërsa vetë aktori, për realizimin e skenave të vdekjes, do të thoshte: Ajo që më shtynte, ishte një vrull i nëndheshëm për të bërë gjënë e duhur në çastin e duhur. Ishte dhjetor 1903, kur për herë të parë, në listën e programit teatror, renditej emri i Moisiut. Shumë shpejt do të fitonte zemrat e publikut me rolet e tij në dramat “Elektra” e Hugo fon Hofmanstalit, “Papagalli i gjelbër” i Artur Shniclerit, “Azili i natës” i Maksim Gorkit. Pas tre vjetësh ai do të bëhej protagonist i skenës së vogël të Teatrit dhe do të luante në disa pjesë që bënë bujë në atë kohë, për idetë iluministe, si “Zgjimi i pranverës” i Frank Vedekindsit dhe “Fantazmat” e Henrik Ibsenit. Ishte pikërisht “Fantazma”, që do hipte atë në piedestalin e aktorit të madh. Në vitin 1912, zëri i tij i mrekullueshëm, në interpretimin e monologut të “Faustit” të Gëtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” të Shekspirit, do të incizohej në pllaka gramafoni, duke e bërë të pavdekshëm. Moisiu, ka dhënë shfaqje në skena të mëdha botërore, si në Nju Jork, në skenën e famshme të Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin që e kishte bërë të famshëm, në fillim të karrierës së tij, Osvaldin te “Fantazmat” e Ibsenit. Spektatorët kërkonin me brohorima, ridaljen e tij në skenë. Në vitin 1927, i gjithë teatri i Berlinit, do të transferohej në Amerikë, ku kanë dhënë shfaqje të shkëlqyera, si “Endrra e një nate vere”, “Kufoma e gjallë”, etj. Më pas vijnë shfaqjet në Bunes Ajres etj. I sëmurë me verdhëz, ka interpretuar në teatrin “Odeon” dhe menjëherë prej andej, niset për në Kili dhe sërish në SHBA. Gjatë vitit 1929, ka
10

.Libertas

shëtitur skenat e Spanjës, Rumanisë, Bullgarisë, Austrisë dhe Berlinit. Në vitin 1930, do të shfaqej për publikun e Bratislavës, Londrës, Vjenës, Berlinit, Hamburgut, Salcburgut, Moskës, etj. E ndërsa korrte suksese njëra pas tjetrës në skena të mëdha botërore, në të njëjtën kohë, po shndrisnin dhe yje të tjerë në botën e artit, si Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite të artistëve të mëdhenj. Kur flitej për Karuzon, dyshohej në e kishte shpikur gramafoni Karuzon, apo ai gramafonin. Valentino, po korrte sukses në kinematografi, kurse rusi Nijinski, quhej “Zoti i kërcimit modern”. Por kur flitej për teatrin, padyshim që ishte Moisiu “lojtari” kryesor. Talenti, mënyra e të jetuarit, skandalet, dashuritë, xhelozitë, i bashkonin të gjithë, megjithatë, Moisiu konsiderohej më i madhi. Aleksander Moisiu, pavaresisht se po përjetonte nje sukses të jashtezakonshem, nuk e harroi kurrë origjinen edhe kombin e tij. Në një kohë kur mjaft emëra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë. Në një intervistë dhënë shtypit të huaj në vitin 1917, Moisiu deklaronte: “Babai im rrjedh nga një familje shqiptare, një pjesë e së cilës ende edhe sot vazhdon të jetojë në Shqipëri. Unë zotëroj një certifikatë qytetare të lëshuar nga qeveria e përkohshme e Pinc Vidit”. Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj autoriteteve te shtetit shqiptar arrin të marr pasaportën shqiptare së bashku me bashkeshorten e tij, ne vitin 1934. Emri i tij i fali Shqiperise një nga dimensionet më interesante e të jashtezakonshme. Rolet e tij qenë një kolanë brilante e artit pamor të drames. Është për t'u quditur se megjithëse ai luajti personazhe të interpretuara nga majat e aktrimit boteror, përseri ishte krejt i veçant dhe po kaq i madh sa edhe kolegët e tij evropian. Të marresh përsiper e të realizosh personazhe të dramaturgjisë elitare është sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra të tilla madhore i marrin përsiper, jo vetem vullnete

titanike, por edhe talente të jashtezakonshme. Në këto dimensione, në këtë arenë, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jetën i rrethuar nga respekti dhe admirimi. Aktori i madh shqiptar ndërroj jetë në mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcotesë, pranë qytetit Lugano në Zvicerr ,duke lënë pas tij kujtime të pavdekshme. Moisiu për artin dhe talentin që kishte, adhurohet dhe respektohet në tërë botën e sidomos në Shqipëri ,si një ndër aktorët më të mëdhenj, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoj Shqipërinë .

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Murana ku pushon Moisiu

Shume shkolla një univerzitet, institucione, rrugë dhe objekte të ndryshme kulturore në të gjithë hapesirat kombetare sot e mbajnë emrin e tij. Në të gjallë të tij e kanë quajtur “aktori pa atdhe” dhe “çifut”. Moisiu kishte atdhe, e kishte Shqiprinë .Por ishte një aktor botëror. “Shqiptar, italian, gjerman, europian -,ai ishte qytetar i botës”. Kanë thënë per Moisiun: Zëri dhe gjestet e Moisiut na prezantuan deri tani me diçka të paparë në skenën evropiane. – Franz Kafka "Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës." –Max Brod "Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtet qe kërkoja." –Max Reinhard

.Libertas

FJT

11

QYTETET TONA

QYTETI I NGRITUR MBI AR
Mitrovica është qytet në pjesën veriore të Kosovës . Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit të bujqësisë blegtorisë gjuetisë etj. Tanzimatit, gjatë Rilindjes Kombëtare, gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, gjatë LDB-sëe sidomos gjatë decenies së fundit të shek. XX. Në gjysmën e dytë të shek.XIX dhe në gjysmen e parë të shek. XX janë të njohura luftërat për liri të popullatës shqiptare të kësaj treve të udhëhequra nga strateget dhe bijet e shtrenjet të tokës së shqipeve,Isa Boletini, Bejtë Selaci, Ali Draga .Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Gjinaj, Pajazit Boletini Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora etj ,me kontributin e të cileve u fitua pavarsia dhe është mbrojtur gjatë decenjeve në vazhdim. Dhe në luften e fundit popullata e kësaj treve me qindra e mijëra luftëtarë i rroken armët duke u rreshtuar në Zonën Operative të Shalës për t’iu kundërvënë agresionit serb. Pas përfundimit të luftës dhe ngadhjimit mbi agresorin,ne vend që edhe Mitrovica të bëhet e lire dhe të frymon dritë për të cilen edhe u luftua dhe u flijua,pokerimet e fuqive vendim marrese e kan lënë në një gjendje të pa deshiruar, as e lirë as e robruar, e sakatosur përmes shtatit duke krijue modele të pa qendrueshme ,por me shpresë që prap të frymon e lirë dhe unike . Nga niveli i zhvillimit, që evidentohet përmes treguesve të ndryshëm ekonomikë-socialë, Mitrovica, ndonëse vendi me rezerva më të mëdha të plumbit e zinkut, argjendit etj etj, gjatë periudhës 1913-1999 ka qenë rajoni më i prapambetur. Shkak i kësaj prapambetjeje ka qenë ndikimi okupues i faktorëve politikë dhe ekonomikë. Pas përfundimit të luftës (1999) në Trepçë si gjeneratori i ekonomise se rajonit nuk është bërë eksploatimi i xehes. Deri tash janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve për ta mirëmbajtur. Nuk punojnë shumë Fabrika . Në Mitrovicë vazhdon të punojë Fabrika e Betonit, Fabrika e Bukës, si dhe ndërmarrje të vogla private ku janë punësuar një numër simbolik i punëtorëve. Mitrovica është qendër komunale dhe rajonale . Në Mitrovicë ekzistojne shumë shkolla fillore ,të mesme si dhe fakulteti metalurxhik, spitali dhe shumë ambulanca specialistike . Shtepia e Kulturës, funksionon Teatri i qytetit, Muzeu etj.Në Mitrovicë ekziston Biblioteka Komunale me filialet e saja në disa fshatra ,Klubi letrar, disa kinema ,teatro amatore shoqeri kulurore artistike radio dhe televizione regjionale , klube sportive të të gjitha gjinive . Mitrovica dhe terë rajoni edhe pas jo singjeritetit nderkombetar por jo edhe pa fajin tonë ,sado e vrazhde qe duket , vazhdon jetën dhe prosperitetin pa hequr dorë kurrë nga e drejta e vet ,për bashkim dhe integrim. Këtë e meritojnë.

Pozita gjeografike është e volitshme për shkak të relievit. Korridori veri – jug përmes luginave Ibër – Sitnicë ka rëndësi ekonomike , kulturore dhe strategjike pasi e lidh atë me shumë vende të ndryshme.. Në këtë trevë priten rrugë të rëndësishme që shpiejnë në mbrendinë e Gadishullit Ilirik, në bregdetin Adriatik, në Detin Egje dhe në Detin e Zi. Me ardhjen e romakëve shendrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjeve. Gjatë sundimit të kësaj familje për këtë trevë fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shendërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliroshqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave. Pas depertimit otoman në gadishullin ilirik qytetit të Mitrovices me rrethinë ju ndrrua edhe njëherë pushtuesi ,,fajtor është’’vet pozita e sajë gjeografikostrategjike , si qeles për depertime të më tutjeshme pasuria e sajë mbi dhe nën tokësore etj . Edhe përse pushtuesit nderroheshin duke perzënë njeri tjetrin, popullsia e kësaje treve nuk bëri sehir asnjëhër por mori pjese aktive në të gjitha ngjarjet për dhe rreth saj. Janë të njohura luftërat për çlirim gjatë gjysmës së dytë të shek. XVII, në ngjarjet e periudhës së

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

12

...Gdhendur ne Gur
Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur në anën lindore të saj. Qe rrjedh mes maleve madhështore të Lunxhërisë në lindje dhe Malit të Gjerë në perëndim. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjellë e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme. Gjurmët e para të gjetura datojnë që në shekullin I p.k. megjithatë të dhenat historike tregojnë se u bë qënder qytetare rreth shekullit XIII. Për herë të parë ajo përmendet në një dokument të vitit 1336, me emërin Argyropolihne (qyteterimi i Argjiros) i cili sipas një legjende rrjedh nga princesha Argjiro e cila u vetvra duke u hedhur nga një kullë për të mos rënë në dorë të armiqve. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit Gjinokaster. Kalaja është e ndertuar mbi shkëmb, dhe rreth tij ka pasur pemë të shumëta, të cilat ndalonin erozionin dhe rreshqitjet e tokës. Prerjet e pemëve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshqitje të medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalasë. Muret lindore të kalase kanë çarjet më të thella dhe që kerkojnë nderhyrje të menjëhershme. Pa këtë nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon të humbet.. Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije. Gjirokastrën është e njohur për vlerat arkitektuale të ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Qendrën historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellën ku perveç Muzeut të Armëve të ofron pamje shumë te bukura të qytetit nga lartë. Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqese në Shqiperi. Gjirokastra (e njohur edhe si qyteti i njemijë shkalleve) zgjon interes të vecantë prej arkitektures se tij si edhe prej zonës në të cilen është ndertuar, e cila ngjan si nje dore gjigande e shtrirë. Në këtë Luginë gjenden disa site arkeologjike ku më të rendesishmit janë "Antionea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit në afersi të fshatit Sofratike Mbresëlënese. janë edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepisë. Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike. Është një nga rrethet e para që filloj konfrontimet e hapura të armatosura me portën e lartë për lirinë e Shqiperisë. Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte e pushtuar nga bandat e gjeneral Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, më pas këto synime treten në uji. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921. Sot Gjirokastra është një qënder e rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise, është qëndra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër,. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë në një formë mjaft karakteristike. Gjirokastra përveç të qenit qënder Administrative e rajonit, ketu kanë prezencen e tyre kompani të njohura prodhuese dhe tregetare te vendit. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit. Qyteti ka shkolla fillore të mesme dhe universitet. Këtu gjenden edhe objekte te tjera te arsimit shkences ,kulturës sportit etj. Është qytet që ka dhënë shumë personalitete për Shqiperinë dhe kulturën shqipetare Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore .

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

FJT
13

REFUGJATËT
KOMPOZIM NË VAJ I PIKTORIT ABDURRAHIM BUZA
Një grusht fshatarësh shqiptarë, të shkulur nga trojet e tyre, po ikin larg atdheut.Është e mundur të ketë qënë një portetizim i hidhur i vet artistit në përcjellje të gjysherve të tij.Sepse ai pikërisht nga fushëzjarret rrjedh. Po prinderit ,vëllezërit e motrat voglushi ku i ka ? Apo ndoshta...
Janë refugjatet e Abdurrahim Buzës në një tablo në vaj, dëshmojnë ata për ngjarje të dhimbshme në historinë e luftërave e përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për ekzistencë, për fatin tragjik të gjithë atyre bijve e bijave të tij që, gjatë shekujve, pushtuesit e largët a shovinistët fqinjë, i degdisën në dhera të huaj . Ndonëse anonime, në kohë dhe hapësirë, ata nuk simbolizojnë një përkushtim në përgjithësi. Përkundrazi, ne kemi të dhëna të sakta për origjinën e tyre: ajo qeleshja e bardhë e plakut dhe ato veshje me mëngore të bardha fërgëlluese, që krijojnë, në sfondin e errët, një vijë të bardhë të përthyer, që i bashkon pleqtë për jetë, i vendosin ata gjeografikisht në Kosovë, kurse vetë tragjedia e tyre i shpie historikisht në “Serbinë e parë” apo në “Serbinë e dytë,” siç i quan populli jonë i pertej drinit , dy nga periudhat më të zeza të sundimit serb. Nga moria e personazheve të tragjedisë kosovare, të perjetuar ndoshta edhe nga vet artisti . Buza nxori këta dy pleq me nipin e tyre te vogël, ( e mundur vet autorin e kesaj tablloje) të cilët i kanë përndjekur, ju kanë grabitur tokën, ju kanë djegur kullën dhe i kanë detyruar të ikin nëpër natë nga trojet amtare. I përmbajtur si gjithnjë në figuracion, ai flet edhe në këtë tablo shumë e më shumë me ato që nuk ka paraqitur në të. Trajtimi në pikturë i një fondi të tillë jetësor është i vështirë. Vetëm një njohje e thellë e tij, një përvuajtje e përjetuar në çdo grimë të saj, do të bënte që Buza, me stilin e tij vetjak kombëtar, të krijonte një tabloemblemë të tillë të fuqishme, që ka fituar vlerën e simbolit të vuajtjeve e sakrificave të një populli të tërë.Largësia e viteve filtroi e përqendroi në ndërgjegjen krijuese të autorit thelbin e tragjedisë, që shpalos para nesh: shkuljen e njerëzve të pafajshëm nga trojet amtare dhe shndërrimin e tyre në refugjatë, që rropaten tërë jetën pas asnjë moment prehje fizike e shpirtërore.Tabloja “Refugjatët” shquhet në universin prej mijëra veprash të Buzës, që zënë fill, atje ku fillon dheu shqiptar, atje ku ngrihet buçima e jetës së popullit të tij. Ajo dallohet, së pari, për heroikën e saj. Në përputhje të plotë me këtë, në kompozimet e tij mbizotëron stili monumental, që shquhet për zgjidhjen e thjeshtë e të qartë edhe te subjekteve nga më të vështirët, për konizitetin e mjeteve shprehës, për ngjyrat e forta e të ashpra ashtu si vetë jeta e personazheve të tij, për zgjidhjet kompozicjonale befasuese në të cilat edhe

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

heronjtë e vetmuar bartin shartin e shkëmbit të pamposhtur. Në artin e tij origjinal, me fuqi sintetizuese të pazakontë, Buza, në mënyrë të guximshme e krijuese, e ka përpunuar formën me të cilën ai vesh përmbajtjen, duke krijuar midis tyre një unitet të plotë, ku spikat autenticiteti i theksuar kombëtar. E kombëtarja tek Buza nuk luan rolin e perit të qëndismës, sepse ajo për të nuk është thjeshtë një përvijim ilustrues, por gjaku që i ushqen veprat e veta nëpërmjet të cilave ai i kthen popullit gjithçka që ia ka marrë në formë të lartë artistike. Në këtë dhënie e marrje, nuk është vështirë të hulumtohet, të gjendet e të preket dashuria, respekti e frymëzim që Buza gjen në gjirin e

.Libertas

14

popullit të tij. Veçse atje ai merr atë energji krijuese të pa përsëritshme, që materializohet në asi veprash, ku artisti i rrallë i le mënjanë e i tejkalon me shpejtësi, me radhë shtresat e natyralizmit, të realizmit thjesht narrativ, etj. për të arritur nëpërmjet tisit të një humori të zgjuar e të shpenguar popullor në lartësirat magjepsëse të një bote disi fantastike, disi sureale, ku ai ndjehet si në shtëpinë e tij. Nëpërmjet tipizimit të fizionomisë së fshatarit shqiptar, duke ia theksuar tiparet dhe duke i dhenë format vëllimore nëpërmjet linjave jotë imta, por të, ashpra, ai krijon figura eshtra e të cilave është regjur, e forcuar në shekuj në luftën për ekzistencë, me një anonimitet që i bën të shkëputen nga momenti i dhe në dhe të fitojnë me shumë në kohë e në hapësirë e të kapërthejnë vlera të fuqishme përgjithësuese. Si gjithmonë, këto figura janë të veshura me kostume kombëtare, të cilat duken sikur i kanë pjesë të trupit, sikur janë ngjizur bashkë me to.*** Veçoritë në përmbajtje dhe në formë i japin kësaj tabloje një vend të veçantë në mes të veprave të autorit, që pasqyrojnë temën e qëndresës. Në këtë tablo, të zhveshur nga dekori konvencional, personazhet duket sikur lëvizin në kujtesën e kombit. Si rrjedhojë e qëndrimit aktiv, pa më të voglën shenjë estetizante apo emfatike, autori na tregon bindshëm se heronjtë e përballojnë tragjedinë me dinjitet dhe nuk ikin në panik apo duke treguar grushtin. Nëpërmjet detajeve të kursyer dhe antitezave është krijuar një atmosferë plot lëvizje, ku jepen figurat me veçanësi psikologjike dinamike. Plaku, ky ish-ushtar i lirisë, gjoksi i të cilit zien si njëvullkan para erupcionit, vërtet është këmbëzbathur dhe i “armatosur” me një bohçe plaçkash në këtë marshim të detyruar, por, e gjithë qenia e tij, flet për vendosmërinë e një shpirti të pamposhtur. Plaka e verbër, tek e cila është përqendruar dhimbja e përjetshme e nënës, e mban kokën lart, e me atë shami të shpalosur e me atë shkop në dorë rreh ta çojë deri në fund atë valle makabër. Djali. Dy herë jetim: pa prindër, pa atdhe. Ky kosovar i vogël, që shtrëngon në dorën e njomë bohçen e vet të refugjatit, po shkon të bëhet peng tek mjerimi. Me kokën e kthyer prapa, i revoltuar fëmijërisht, ai sheh shtëpinë e përfshirë nga flakët. Por, shpejt ai do të rritet dhe gjyshërit do t’ia rrënjosin thellë në shpirt dashurinë për Kosovën, të cilën ai nuk ka për ta harruar kurrë, ashtu sikundër ajo nuk ka për ta harruar peshën e ëmbël e të hidhur të këmbëve të tija të zbathura.Në këtë tablo, si dhe në disa të tjera, mjedisi ku zhvillohet ngjarja jepet në formën e një skene, të zhveshur nga gjërat e tepërta e të panevojshme, por që gjallërohet nga kontrastet e ngjyrave të forta e solide. Nën këmbët e zbathura të refugjatëve, toka digjet nga ethe të kuqërremta. Qielli i natës kosovare zien si llavë e ngjizur nga flakët e shtëpive, nga krateret e plagëve dhe varreve, nga lotët

e nënave dhe fëmijëve, nga klithmat e çiftelive e lahutave, nga krismat e pushkëve e britmat e luftëtarëve, nga gjithë dhimbja shekullore e Kosovës. Kështu autori, ka krijuar atmosferën funebër të ndarjes së dhimbshme të bijve nga atdheu i tyre, por, në këtë atmosfere, ndihet fuqishëm edhe zjarri edhe hekuri.Portretet e akcentuar të fshatarëve, të cilët Buza i plazmon gjithmonë në bronc, ndryshe nga herët e tjera nuk i ka dhenë të rrumbullakosur, por me të detajuar. Po kështu edhe linjat e siluetave janë me të punuara. Kësisoj, është arritur të paraqitet në mënyrë të plotë gjendja e brendshme e ndërlikuar e personazheve të tablosë. Nuk ka njeri që të mos revoltohet kur shikon njerëz të tillë fisnikë të detyruar nga barbarizmat e serbomëdhenjve të lenë trojet e tyre.Nga ana kompozicionale, nëpërmjet shtrëngimit të duarve të figurave, që është gjeja më prekëse dhe më njerëzore në mes të kësaj zallamahije, krijohet ideja e bllokut. Plaku, i vendosur në qendër të tablosë, është “trau,” që mban në këmbë këtë bllok të mbetur nga kulla e tij e kthyer në gërmadhë nga rrebeshi rrafshues. Me vendosjen në kompozim të dy brezave skajore, që i ndajnë nga njëri-tjetri disa dhjetëvjeçarë, autori thekson në mënyrë të qartë se kauza e tyre e drejte nuk do të shterojë. Filozofia e artit të Buzës tregon se, nën peshën e rëndë të terrorit, ndodhet bërthama e pathyeshme e qëndresës. Të gjithë detajet, që janë venë në lëvizje nga peneli i tij energjik, kanë veti rrezatuese, që përcjellin, përmes shtresës së rendë të vuajtjeve dhe sakrificave, idenë e trashëgimisë e të vazhdimësisë.E realizuar me figuracionin më lakonik e më shprehës që mund të bëhet, kjo tablo emocionuese, me tingëllim të theksuar aktual, është plot ide e lëvizje. Ajo është pasqyrë e gjallë e vuajtjeve dhe e sakrificave të vazhdueshme të një populli plot dinjitet, i etur për liri, të cilin nuk ka të keqe në botë që do të mund ta zhduk .Në këtë pasqyrë “magjike” do të thoshim, ne presim, nga çasti në çast të duken komitet e dheut e të qajnë rrethimin. Diçka na mbete borgj artist:,Nuk na tregove se prindërit e fëmijës ku janë? Po vëllezërit e motrat ku i ka, se nënat kosovare lindin dhe i falin shumë fëmijë Kosovës? Apo ndoshta janë ngjitur maleve të ndezin flakadanet e lirisë që brezave të ua ngrohë zemërat në vazhdimesi . Burimi Pelegrin . LP

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

15

NATO NË NJË PËRVJETOR
NATO në moshën 60 vjeçare nuk ënderron që të ul ritmet dhe të nisë një periudhë pushimi. Aleanca pas 60 vjetëve ende rritet. Ajo ka tani 28 anëtarë dhe i mbijetoi Luftës së Ftohtë. Me ritme të reja, organizata po shndërrohet në një aktor global në fushën e sigurisë. Por pavarësisht nga kjo, problemet për të po shtohen akoma
Qëllimi i përbashkët i organizatës, i cili kuptohej dhe s'kishte dhe aq nevojë të theksohej gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, tani duhet të përforcohet. "Nga NATO, pritet që ta vendosë Afganistanin në rrugën e duhur. Pritet që organizata të pajtojë dëshirën e vazhdueshme të disa vendevve për anëtarësim, me nevojën për të arritur një marrëveshje të qendrueshme me Rusinë. Përveç kësaj, aleanca pritet të dalë me një përgjigje ndaj kërcënimeve të reja jokonvencionale . NATO tani e ka ka pjatën të mbushur. Afganistani është sprova kyçe për aleancën. "Dështimi në Afganistan, as që shtrohet si mundësi."Afganistani nxjerr në sipërfaqe një seri problemesh nga e cila organizata vuan nga brenda. Një nga më të rëndësishmit është ai i ndarjes së detyrimeve të anëtarëve. "Vendet duhet të shohin se çfarë kapacitetesh kanë dhe cili është kontributi që japin dhe t'i krahasojnë ato. Nëse ato nuk dërgojnë trupa në terren kanë arsye financiare? Apo ka të bëjë kjo me aftësinë e tyre për të bërë më shumë në anën humanitare? Vetëm një qëndrim i tillë, i dykahshëm, do të siguronte suksesin në Afganistan." Por sipas sipas disa kritikëve, ajo që nevojitet, është një mënyrë e re krejtësist e re e bërjes së biznesit meAleancën. Duhet të vendosim nëse jemi seriozë për të siguruar fitoren në Afganistan dhe nëse na nevojitet udhëheqje luftarake dhe kjo, ndoshta do të thotë një rishikim i procedurave që kemi trashëguar nga e shkuara. Na duhen rregulla për ta ndarë në mënyrë të drejtë barrën e trupave dhe të kostos dhe në të njëtën kohë, na duhen procedura për dërgimin e trupave në fushën e betejës dhe përdorimin e tyre sipas logjikës ushtarake, jo asaj politike. Një gjë e tillë, është shumë e vështirë që të bëhet por nëse nuk bëhet, rrjedha e zhvillimeve që për momentin nuk janë të favorshme, nuk ka për të ndryshuar." Por sipas shumë zyrtarëve dhe kritikëve, në të njëjtën kohë, duhet bërë dhe një përpjekje shumë më e madhe për t'ia shpjeguar situatën elektoratit në vendet anëtare të aleancës. Nëse Al-Kaida përbën një sfidë të re në fushën e sigurisë, sfidat e vjetra nuk janë tejkaluar. Ridalja në skenë e Rusisë së fuqishme po preokupon shumë mendje në Aleancë . Të gjithë shpresojnë për përmirësim të një marrëdhënie mes administratës së Obamës dhe Moskës Askush nuk kërkon rikthim të ndasive të vjetra në Evr.opë"Dikur, pas rënies së BS, kishte nga ata që hamendeshin nëse Rusia, një ditë edhe vetë mund t'u bashkohej radhëve të NATO-s. Kjo është pothuajse e pamundur të imagjinohet sot. Nato tani duhet ta pranojë se duhet të përballet me një Rusi që herë është e vështirë, herë është e pakënaqur, për të diskutuar dhe për tlë zgjidhur çështje të ndjeshme, si janë mbrojtja raketore apo zgjerimi i mëtejshëm i saj drejt Lindjes. Dhe padyshim, NATO do që të mbijetojë dhe të zhvillohet në të ardhmen, për të mbetur një institucion relevant në një botë që ndryshon me shpejtësi marramendëse. E ardhmja e NATo-s do të varet nga tre faktorë. "I pari- zhvillimi i mjedisit global të sigurisë- e thënë ndryshe- cilat janë sfidat me të cilat duhet të përballemi gjatë viteve në vijim dhe si do të ndikojnë ato tek ne. Faktori i dytë, është qëllimi i përbashkët i aleatëve- apo i thënë ndryshe- a i perceptojmë ne njësoj krëcënimet dhe reagimet dhe nëse po, a kemi vullnet politik për të reaguar? Dhe faktori i tretë ka lidhje me NATO-n si institucion. A mundet organizata që të gjenerojë influencë të mjaftueshme politike dhe mbështetje të duhur ushtarake për të bërë atë që ne presim prej saj?" Këto janë pyetjet kyçe për të ardhmen e Aleancës. Sepse NATO është një amalgamë e çuditshme diplomacie dhe veprimi ushtarak. Por ajo është një organizatë aktive në të vepruar dhe ndoshta sot po bënë më shumë nga ç'ka bërë gjatë 60 viteve të historisë së saj. Ndërsa NATO zgjerohet, shtohen debatet për misionin dhe ndarjen e përgjegjësive në gjirin e saj- nëse ndarja është e drejtë a jo. Samiti i ri do të rikonfirmojë aleancën ekzistuese mes anëtarëve, por për t'u zhvilluar më tej, ai duhet të shërbejë si pedanë për të bërë një rishikim thelbësor të mënyrës se si funksionon organizata në këtë botë të re të shekullit të 21-të. opë, më shumë nga të gjithë ministri polak. Kështu që kur NATO u zgjerua, kur Gjermania u ribashkua në fillim të viteve 1990, ne nuk e pamë këtë si kërcënim. Pse? Sepse ne e kishim përkufizuar marrëdhënien si një aleancë të mundshme. Rusia tani, e ka përkufizuar NATO-n deri në një shkallë si "një organizatë jomiqësore", por ky ishte vendimi i saj . LP

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

16

SHKRIME TË SHKEPUTURA
Nga: Kim MEHMETI
Si hartë e shkarravitur
Në këtë botë, prej se ajo ekziston, gjithmonë ndodh e njëjta: dikush humb, edikush fiton. Pra, prej se ekziston kjo botë, dikush e vajton humbjen, e dikush e feston fitoren. Ata që kanë të drejtë ta shijojnë humbjen, e thuajse kurrë nuk marrin pjesë në kremtet fitimtare, quhen popuj. Pra, edhe pse popujt kanë qenë ata që kanë përcaktuar fituesin dhe humbësin, shpeshherë u ka ndodhur ajo që u ndodh sot shqiptarëve: Vonë ta kuptojnë, se fitorja politike, ngandonjëherë, nuk do të thotë asgjë më shumë, përpos mundësi që edhe injorantit të bartë kollare të shtrenjta. Apo të përballen me të vërtetën se humbëse politik, gjithmonë e barazon të menduarit me atë të popullit, e vëmendja e fitimtarit përqendrohet në lartësitë e vetëkënaqësive për një grup të ngushtë njerëzish Nuk ka dyshim se prej se ekziston kjo botë, gjithmonë ndodh e njëjta: dikush humb, e dikush fiton. Gjithashtu, prej se ekziston kjo botë, shpesh ka ndodhë që fitorja të mos varet nga shkathtësia dhe forca e kundërshtarit, por nga pagjindshmëria dhe injoranca e humbësit. Prej se ekziston kjo botë, shpeshherë janë dhënë dëshmi, se më lehtë është të mposhtësh një ushtri të armikut, se sa dobësitë personale. lagjes së vet gjuhësore, kulturore dhe asaj të traditës. Prandaj dhe nuk është e rastit pse çdo shoqëri që ka ambicie të mposhtë një popull me mjete "paqësore" parën që bën ndaj atij populli, ia ndalon arsimimin në gjuhën amtare, të rinjtë e atij populli i bënë jeniçerë kulturorë, duke u imponuar vlerat e huaja kulturore, që çojnë drejt harresës së trungut kombëtar. Pra, ajo shoqëria, vepron si dikur ish-Jugosllavia, e cila popujve josllavë ua impononte gjuhën dhe kulturën e sllavëve të jugut dhe bënte çmos që shqiptarët e këtushëm të largoheshin sa më shumë nga Atdheu i përbashkët gjuhësor e kulturor me ata të Shqipërisë. Është më se e vërtetë se shqiptarët nuk duhet të merren me shkrirje nacional-romantike, e aq më pak me përbuzje të vlerave kulturore të popujve të tjerë, por ata duhet të bëjnë diçka tjetër: t‘u përgjigjen ashtu si duhet atyre që përbuzën kulturën e tyre, të thonë se nuk është ministri e tyre ajo që mohon vlerat shqiptare. Pasi të thonë zëshëm këtë, ata duhet të dalin përpara pasqyrës së aftësive të tyre, ku do të shohin se për shumëçka që u ndodh në sferën e kulturës, janë fajtorë ata vetë, do shohin se nuk mjafton për këtë situatë të akuzosh vetëm partitë shqiptare në pushtet, por duhet të vlerësohet drejt edhe sjellja e artistëve të këtushëm shqiptarë, të cilët aq lehtë pranuan të jenë shërbëtorë nëpër oborret partiake, e që mbetën pa bërthamën e pavarur të mendimit kritik kulturor.

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Kur e ndërron tregun,ndërrojë dhe shitesit.
Legjendën për durimin, si armë të fortë politike, e kanë trilluar politikanët e popujve të vegjël, të cilët duke e vetëzgjedhur durimin si strategji të veprimit politik, kanë mundur ta bëjnë më të lehtë e ta arsyetojnë pozitën e vetë të të nënshtruarit. Njësoj si edhe artistët e dobët, që e kanë trilluar legjendën se, deri sa është gjallë artisti i mirë jeton në varfëri dhe i papranuar nga të tjerët. Popujt me potencë dhe të sigurt në vetvete, fëmijëve të tyre ua mësojnë legjendën për ëndërrimtarin, i cili ia arrin të veçojë ëndrrat e largëta nga ato që mund t‘i sjellë në jetë, e t‘i jetojë sot dhe këtu. Pra, i mësojnë fëmijët të kuptojnë se, jeta përbëhet nga ëndrra që duhen jetuar dhe nga ato që i ëndërrojnë të sotmit e do i jetojnë ëndërruesit e nesërm. Popujt me kulturë politike, gjithashtu, u mësojnë fëmijëve të tyre se politikan nuk mund të bëhet çdokush, se gomarin mund ta çosh edhe në Mekë, por ai prapë do kthehet gomar. Pra, i mësojnë të ruhen nga politikanët që mendojnë se pozita në piramidën shtetërore e partiake është ajo që të bën të mençur, e jo mençuria dhe vlerat individuale ato që të bëjnë të denjë për pozitë të lartë në shoqeri.

.Libertas

Si popull pa atdhe.
Gjuha, kultura dhe tradita janë atdheu më i sigurt që ka një popull. Një popull nuk mbetet pa atdhe atëherë kur ia pushtojnë territorin që ka, sepse atë herëdokurdo mund ta çlirojë, por mbetet pa atdhe atëherë kur ia pamundësojnë të flasë në gjuhën amtare, kur ia degradojnë kulturën, kur ia deformojnë traditën, kur identitetin etnik ia shartojnë me filiza të llojit tjetër. Pra, një popull është i rrezikuar, atëherë kur e humb letërnjoftimin e tij kulturor, kur mbetet pa adresën e

17

NJERIU DHE ARTISTI

Frederik Ndoci
Lindi në qytetin antik të Shkodrës, me 9 shkurt 1958. Është diplomuar në shkollën e mesme artistike "Prekë Jakova", për instrumentalist . Më pas ka ndjekur studimet e larta ne Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën dramaturgji. Që në femijëri ka marrë pjesë në të gjitha festivalet lokale dhe kombetare për femijë, si solist, ku interpretimet e tij janë vleresuar me cmime kombetare dhe lokale: Gjate viteve të studimit në shkollën e mesme , aktivizihet në orkestren e Estrades së qytetit dhe në orkestren Simfonike të Shkodrës duke marrë pjesë në të gjitha koncertet e organizuara. Në të njëjten kohë angazhohet edhe me grupe private (orkestrinat e vogla) për aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit dhe të Institutit Pedagogjik të qytetit, gjë që e ndihmojë të thelloje njohjen me folklorin dhe pafundesinë e bukurisë së këngës shkodrane dhe shqiptare. Shkodres si aktor, ku mënjeherë spikat cilesia e lartë e interpretimeve, të cilat vlerësohen edhe nga shtypi. Por, serish "hija e persekutimit" e ndjek, mbasi përjashtohet nga filmimet në TV për Koncertin e "e Vitit te Ri", Vitet 1983-84 shënojnë një kthesë në jetën e Artistit Frederik Ndoci. Ai merr pjesë në filmin " Fundi i një Gjakmarrjeje " me regjizor Rikard Ljarja. Filmi fiton çmim ,e roli i tij vleresohet nga shtypi dhe për këtë arsye hyn në historinë e kinematografisë. Por suksesi në film cenon punën e tij si aktor në Estradë. Për këtë arsye denohet me gjashtë muaj punë të rendë fizike.Ndërkohë role të reja në filmat shqiptar pasurojnë biografinë e tij artistike: Erërat demokratike për puhinë e të cilave artisti i talentuar vuajti dhe u presekutua sollen edhe fundin e heremetizmit të kufinjeve me gjëmba. Në vitet '90 artisti trasferohet në Itali dhe pas disa muajve paraqitet para publikut të qytetit ku jetonte me një koncert me grupin e studenteve, të cileve u mësonte kitaren . Aktivizohet me grupet e ndryshme si "Le rose Rosse", Piacenza, "La pagina d'album" Bergamo ku regjistron kaseten dhe CD-ne e parë "Di tutto di piu’’.Me pas vjen CD-ja e dyte "Sono Gitano". Në atë kohë kënget "Malaguegna" dhe "Caminito" ishin siglat e programit "Canta Italia" për më se gjashtë muaj. Në Itali ka debytuar me sukses në të gjitha skenat, diskotekat, festat në sheshe në provincën ku jetonte (Piacenza, Bergamo) por edhe në skenat e veriut dhe në qendër të Italisë. Po kështu në Zvicer (Lugano), në Francë (Nicë), në Montekarlo. Mbi 26 koncerte çdo muaj, të cilat e çojnë numrin total rreth 300 koncerte në vit . Edhe në atedhe nga i cili nuk shkputet dot erdhi me prezentime artistike ku është për tu veçuar; Çmimi i pare në Festivali i 45-te i Këngës në rtsh, me këngën "Balada e gurit " nën shoqerimin e zërit melodioz të Aida Cacaj. Si dhe perfaqsimi kombetar me po këtë vepër ne festivolin botërore të këngës EVROVIZION, ku shkelqeu me vokalin dhe interpretimin senzacional . Fale përzierjeve jo artistike në vlersim kaloj pa shperblim por me shperblimin më të madh duke mbetur zeri më melodioz i ketijë eurovizioni. Ndër projektet e shumëta të Frederik Ndocit është edhe botimi i një përmbledhje me poezi . Në fund të viteve '90 trasferohet në Amerikë ku realizon cd-n me titull "Frederik and Friends" Më pas vendoset në New York ku dhe jeton dhe vepëron me një lidhje te pa ndashme me atdheun.

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Gjatë periudhës së studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë punon në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe aktivizohet me grupin "Na bashkoi Kenga Popullore" si solist dhe instrumentist, duke debytuar në skenat e gjithë Shqiperisë. Ngritja e ketij talenti e pengonte dikend ,që e kishte halë në sy këtë dhe familjen e tij e cila në syrin pushtetar konceptohej si familje anti komuniste dhe me vizione pro perendimore me çka filloj një periudhë e zymtë për jetën e aktorit, këngetarit, instrumentistit që vjen pikerisht pas ketyre sukseseve të pa falura por të merituara. Akuzohet me leter anonime si "agjent i CIA-s, KGBs, UDB-s, Vatikanit etj. " dhe denohet nga ligjet në fuqi të asajë epoke. Nga TV shqiptar, ndalohet trasmetimi i interpretimeve të tij, deri në atë momet tepër të sukseshem.Pas diferencimit, nis punën në Burrel për disa muaj. Më pas transferohet në Estradën e

.Libertas

FJT 18

Fran TANUSHI

Dhëmbje e Lot
Për tim At

Tetë shkurti dymijë e tetë dimër i acart ky Nën këmbët e ngrira Pirgjeve të akullnajave rrjedh lumi shkumëzues Vallet i tret mot i brisht Në shtrat të ngusht trup i ngjeshur qëndron Djersë të akullta ballin me faqe përshkojnë Shkumëbardha njom buzët për të fundit herë Shtati vigan ngadalë ngurtësohet Dhjetra sy perlotur ujitin at’ shtat të mos vyeshket kurr Mëndjeve të brezave ngulitet tetë shkurti Gjëneratat që vijnë do të thonë u ngute bre burr .

Fran TANUSHI (Jashtëtokësori) Acryl

- Viti II. Nr. 2.(6)

Herman Hesse

NË MJEGULL
Sa çudi të endesh në mjegull Çdo gur e kaçubë në vetmi Asnjë dru s'i sheh drurët e tjerë Vetëm gjithkush rri Plot miq bota ime pat qenë Kur jeta kish dritë ende ; Tani që kaq mjegull ka rënë Asnjërin s'e shoh as më sheh I mençur nuk është,pa fjalë ! Ai që terrin s'kupton , Se si fshehtësisht ngadalë Nga gjithçka e veçon Sa çudi të endesh në mjegull Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë Vetëm gjithkush rri ... Jeta bëhet vetmi .

PARATESTAMENT

.Libertas

Nezir SEFAJ

Po nuk erdhëm Jemi me hyjnit Përderisa botën tonë Nuk na e kthejnë si Ëndërr Patjetër që kemi udhëtuar ë mallëngjyer si , Të vegjlit e kanjushave Përposh fanarëve 19

Dy tregime :

Nga Halil Xhybran

ADMIRIMI DHE BUKURIA

HIPOKRITET
Ai e di rrugën dhe qeshet në mes rerës dhe erës. Për këtë arsye nuk e pranoj. Ashtu fliste mësuesi por unë nuk e kuptoja. Tani Ai i përbuzte hipokritet dhe tallej me ta . I frushkullonte me hidherimin e vet sikur me stuhi . Zëri i tij ishte bubullimë në veshet e tyre,ata kishin frikë nga ai .Me fikën e vet nga ai ,ata ja pëgaditnin vdekjen;dhe sikur urith në tokën e zezëmundoheshin t’ia ndalshin hapat.Por ai nuk ra në kurthet e tyre.I përqeshte sepse e dinte mirë se shpirti mashtrohet dhe nuk do të kapet në grackë.Në dorë mbante pasqyrën ,dhe në të shiqonte të plogështit dhe të qalët,dhe ata që marrin në thua rrugës që qon në maje. Të gjithë i dhimbeshin .Do të deshironte ti lartësonte në nivelin e vet,dhe të merrte mbi vete barrën e tyre.,ai do të afronte fuqinë e vet si mbeshtetje. Nuk e denonte deri në fund rrenacakun as hajnin ,as vrastarin por deri në fund e denonte hipokritin,fytyra e të cilit ishte e maskuar e duart e fshehura ë dorëza. Shpeshherë kam menduar për atë zemër,e cila i mbron të gjithë ata që vijnë jasht rruge në shenjetoren e tij, e megjithatë është e mbyllur për hipokritin. Një ditë në kopshtin e shegave i thashë : Mësues ti i fal dhe i ngushllonë mëkataret dhe të gjithë të dobëtit dhe të ligeshtit por vetem hipokritet përse jo. Më të vertetë unë ua fal ligesin e trupit dhe dobësinë e shpirtit.sepse këto të meta ju kan ngarkuare të tjeret e jo ata vetes,të paret apo lakmija e fqinjevetë tyre.Por nuk e fal hipokritin ,sepse pikrisht ai i skllavizonnjerzit e pa sherr dhe naiv. Të ligeshtit qe ti i quan mëkatar,u përngjajnë zogjeve të vegjel,ënde pa pupla,që kanë rënë nga foleja.Hipokriti është grabitqar,i cili rri në shkëmb dhe pret fundin e viktimës. Të dobetit janë njerz të humbur në shkretirë.Hipokriti përkundrazi nuk është i humbur e kuptoj.Më pas hipokritet e dheut e kapen dhe e denuan dhe shushuritnin se atë e bënin me të drejtë.Sepse në këshillin e lartë e moren ligjin e vjetër si deshmi dhe provë ndaj tij dhe e denuan për vdekje e denuan ata të cilet e shkelnin ligjin nëagim të çdo dite dhe prap e shkelin në fund të secilës ditë .

Ai kundronte ne dhe botën tonë me shikimin e mrekulluar, sepse sytë e tij nukishin të penguar nga perdja e viteve dhe gjitçka shihte, ishte e qartë në dritën e rinisë së tij. Megjithëse e njihte thellësinë e bukurisë, vazhdimisht e admironte qetësinë dhe madhërinë e saj; dhe qëndronte para tokës, sikurse njeriu i parë qëndronte para ditës së parë. Ne, të cilëve shiqisat na janë topitur, ne shikojmë në mes dite me diell, e megjithatë nuk shohim. Ne i prijmë veshët, por nuk dëgjojmë; i shtrijmë duart, por nuk prekim. Edhe po të digjej krejt kemi i Arabisë, ne ecim rrugës sonë dhe nuk e ndjejmë erën e mirë. Ne nuk e shohim lavërtarin, që në mbrëmje kthehet nga ara; dhe nuk e dëgjojmë fyellin e bariut, i cili i prin grigjës së vet drejt vathës; dhe nuk i shtrijmë duart tona për ta prekur perëndimin e diellit; kurse vrimat e hundëve tona nuk priren më drejt trëndafilave të sharronit. Jo, ne nuk e nderojmë mbertin pa mbretëri; as tingullin e harpës nuk e dëgjojmë, nëse gishtat nuk i prekin telat; as në fëmijën që luan në kopshtin tonë të ullinjve nuk e shohin pemën e re të ullirit. Dhe të gjitha fjalët gjithsesi duhet të burojnë nga buzët trupore, se përndryshe e mbajmë njëri-tjetrin për memec dhe të shurdhër. Përnjëmend, ne shikojmë; por nuk shohim, dhe dëgjojmë por nuk ndjejmë; ne hamë e pimë, por nuk e ndjejmë shijen. Dhe me këtë ,Nazaretasi dallohet prej nesh. Shqisat e tija gjithnjë përtëriheshin, e bota për të ishte gjithmonë botë e re. Për ë belbëzimi i foshnjës nuk ishte me më pak rëndësi se sa klithma e krejt njerëzimit, derisa për ne ai është vetëm belbëzim. Për të rrënja e lularit ishte prirje drejt Hyjit, kurse për ne është vetëm rrënjë.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

20

Fjalë të urta mbi dashurinë
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten. Kur duam dike për virtytet e tij, nuk është diçka e vecantë, por kur fillojmë ta duam për mangesitë, atëherë kjo është dashuri! Të dashuruarit në fillim flasin për të ardhmen, e kur ajo është nga fundi flasin për të kaluaren. Dashuria është një helm që të sheron ,një ilaq që të helmon. Dashuria është ujvarë e pashtershme e jetës ,ajo është si buka, si uji, si liria… Njeriu është i humbur nëse nuk dashuron. Dashuria s’ka peshë,perveq se të duash edhe më shumë. - Viti II. Nr. 2.(6) /2009... Dashuria me rrena, është më e keqe se urrejtja. Ngrite urën e dashurisë deri në qiell, sepse vetem ajo na lidh me njerezit. Të kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si ta kërkosh diellin me qiri. Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluaren as të ardhmen. Dashurinë e paster si loti, mos ia fal çdo idioti. Dashuria e ngre përsonin prej një vetedije të ngushtë dhe e vëllazeron me gjith botën. Dashuria e zjarrtë është si fantazmat, të gjithë flasin për të, e askush se ka parë. Dashuria e kotë është denim nga denimet më të mëdha. Dashuria është flaster që vendoset në plagën e jetës. Nuk mund të ketë zhgenjim të thellë kur nuk ka një dashuri të thellë. Dashuria nuk është kurvërim ,ajo është vetem dashuri. Tragjedia më e madhe e jetës nuk është se njerezit vdesin, por se pushojnë së dashuruari. 21 Dashuria është ngacmim , kur ajo don të flas, mëndja duhet të hesht.. Xhelozia dhe dashuria shkojnë dorë për dore, dhe se bashku sjellin dhimbje. Dashuria lind të zemra e njeriut njëlloj si lind lulja, por s’i merr as erë e as ngjyrë, se s’ka. Në fund edhe ajo vyshket si lulja. Dashuria në fillim ka fjalë të medha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta. Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur . Të dua sepse më dhe dashurinë, e dua dashurinë sepse ma dhe ti. Dashuria platonike është vullkan pa erupcion. Shumicës së njerzve u duhet më shumë dashuri sesa e meritojnë. Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë. Ai u martua me të sepse e dashuroj , Ajo e dashuroi atë sepse u martua. Në qoftë se miqesia nuk përmbanë dashuri, dashuria përmbanë miqesi. Nga të gjithë pasionet dashuria është më e fuqishmeja, ajo në të njëjten kohë sulmon Zemëren Kokën dhe Vetedijen .

.Libertas

MEDIUMET BOTËRORE

PËR NE DHE RRETH NESH
RIKTHIMI I BAJDENIT NË BALLKAN
Shtypi botëror e ka cilësuar vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhozef Bajden, në Ballkan si përpjekje për të tejkaluar kundërshtimin që ndjejnë nacionalistët serbë në raport me njohjen e kufijve të rinj në rajon.

Financial Times SHQIPËRIA, DRITË NË HARTËN E ZEZË EKONOMIKE TË EUROPËS
Shqipëria shfaqet si një dritë në hartën e zezë ekonomike të Europës.Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, fqinje të Shqipërisë, po kërkojnë ndihmë urgjente financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria po e kalonë krizën më me pak dhimbje se të tjerët. Kërkesa është ende e fortë dhe defiçiti buxhetor është nën kontroll.Në një kohë që Shqipëria shihet me sy të mirë, dhe ka një normë kreditimi të pavarur, gjithsesi ajo nuk i ka shpëtuar impaktit të reçesionit ekonomik. "Po ecën më mirë se të tjerët. Tirana kohët e fundit nënshkroi projekte energjetike me vlerë mbi 3 miliard euro me kompani italiane, austriake dhe novergjeze, për t'i dhënë fund kështu shkëputjeve të gjata dhe kronike të energjisë dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportuese rajonale. Kjo është edhe një dëshmi e sigurisë dhe besueshmërisë së investitorëve të huaj në Shqipëri.

National Journal TURNEU I ZOTIT BIDEN
E përjavshmja NJ shkruan ,se nuk ka asnjë dyshim se Xho Bajden trajtohet seriozisht në Ballkan.Megjithatë, dallimet në qëndrime midis Washingtonit dhe Beogradit në raport me Kosovën nuk do të mund të zgjidhen me një vizitë dhe Kosova e Bosnja, posaçërisht Bosnja, janë kërcënime reale mbi stabilitetin e gjithë rajonit, shkruan gazeta. Turneu i zotit Bajden është një fillim megjithatë dhe mbase një sinjal që dëshmon për një përfshirje më të gjerë amerikane pas një dhjetëvjetëshi, gjatë të cilit evropianët është dashur të kenë rolin udhëheqës.

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

Reuters PRITJE E NGROHTË NË KOSOVË, E FTOHTË NË SERBI
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është ndeshur me një mirëpritje të ngrohtë pas arritjes se tij në Kosovë pak orë pasi është larguar nga Serbia, ku qindra policë mbanin rëndin për t’iu shmangur protestave dhe dhunës. Kontrasti i kësaj mirëpritje gjatë turneut të tij treditor në Ballkan është lartësuar nga ndjenjat e kosovarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës,, “Mirëserdhe dhe Faleminderit”, shkruhet në posterët rreth e rreth qytetit, të cilët tregojnë fotografi të Biden, ish-senatorit të mëparshëm të SHBA-ve, i cili njihet për mbështetje të pavarësisë së Kosovës Në hyrje të parlamentit një grup i njerëzve veshur me kostume tradicionale kombëtare vallëzonin.

Economist
SHTYRJA PËRPARA E BALLKANIT PERËNDIMOR Xho Bajden, është i mendimit se Ballkani Perëndimor, sot, ka sërish nevojë për ndihmë.Shumica në Uashington mendojnë se Bashkimi Evropian është i pashpresë dhe se vetëm një Amerikë muskuloze mund t’i zgjidhë problemet. Në këtë drejtim, një nga idetë që po shqyrtohet, është që Amerika të emërojë një emisar për Ballkanin. “Economist” shkruan se ky hap është pritur ftohtë nga evropianët, të cilët mendojnë se me të mund të zhvlerësohen përpjekjet e tyre për t’i bindur vendet e Ballkanit të zbatojnë reformat e dhimbshme.

.Libertas

Lp
22

DIABETI - SËMUNDJA E SHEQERIT
Ose ; Sëmundja aspak e ëmbel
Diabeti është një sëmundje endokrinometabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë, sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemëres apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës . Diabeti ndahet në dy tipa në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II, kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është fifty-fifty, pra një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidente që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë. Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Në këtë kuadër si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetësës, për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me gjininë dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë . Si përfundim, për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes së individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.

.Libertas

- Viti II. Nr. 2.(6) /2009...

LP
23

KURIOZITET Bubullima
Ajri gjatë një vetetime nxehet jashtëzakonisht, gati pesë herë më shumë se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bënë që ajri të zgjerohët me shpejt se shpejtësia valë tronditese; Ketë ne e quajmë bubullimë.
GAZMORE

Punësimi
Një shqiptar shkon në gjermani për të kërkuar punë. Pas ca ditesh në banhof takon një shok . Pasi përqafohen mes vedi ,shoku i thotë , kur ke ardh? A po të pelqen ketu? Ky i përgjigjet mirë more , vetem skam punë dhe kam shumë nevojë. Ta gjej un , a të kam shok more ?Ai ujku i vjetër jam .Po ku e pyet ky se un gjuhën nuk e di? Në kopsht zoologjik i përgjigjet , ske nevojë aspak për gjuhë vetem ke me levizë . Po çka me punue aty? Punë shumë të mirë dhe pa mundi , me e u vesh si majmun dhe me luajtë rrolin e tij . Të nesërmen ai në punë,duke kercyer sa në një degë sa në tjetrën, reshqet dhe bie në kafazin e luaneve, fillon të bertas, ndihmë ndihmë, i kthehet luani shukat more rrotë .... se po na largojnë nga puna .
nga:fafaroni

impressum

LIBERTAS
Revistë Kulturore - Informative Del në çdo tre muaj Boton

ITB
Botues Viktor Tanushi

Revista Kulturore-Informative Redakton Kolegjiumi
Editor & Përgjegjës Fran Tanushi
frantanushi@yahoo.de Art & Design

LIBERTAS
Është medium i pavarur kulturor-informativ,që ka si synim informimin e saktë dhe të drejt të opinionit me të rejat dhe realitetin e fushave të ndryeshme. Nuk është konkurues dhe konfliktuoz mes grupeve të ndryshme të interesit ; është një krah për shtytje të avancimeve gazetareske në mediumet tona të mosvaruna, atyre të shtypura dhe elektronike. Si shtyp periodik me një botim të rregullt, ne vazhdojmë të joshim dhe rrisim koloritin tonë medial. Libertas i nënshtrohet normave redaksionale dhe rregullave të politikës së vet redaktuese. Ju falenderojmë për përciellje dhe bashkpunim .

Frakoni

Kontakt revistalibertas@yahoo.de

www.revistalibertas.net
Tel + 49 / 176 244 13 073 +38 / 64 93 38 806 Fax + 49 / 821 2193 748

Numri i parë i doli në mars 2008

24

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful