You are on page 1of 3

Kolonizimi Serb i Kosovës/10

Nga Wikibooks
< Kolonizimi Serb i Kosovës

PLANET SERBE PËR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E KOSOVËS
GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
faqe
Faqe 9
­ 10 ­
Faqe 11
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndërpreu procesin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav. Pas
hyrjes së ushtrive gjermane e italiane, nga frika e hakmarrjes, në gjysmën e dytë të prillit të vitit 1941,
pasoi ikja e kolonëve serbë, malazez e të tjerë nga Kosova. Një numër i tyre u vendos në vendbanimet
kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe që kishin mbetur në vendbanime të tyre, përkundër të gjitha të
këqiave të bëra ishin mbrojtur nga popullata vendase shqiptare.
Nga synimi i ndërrimit të strukturës nacionale dhe kolonizimit të Kosovës Serbia nuk hoqi dorë as në
rrethanat më të vështira, siç ishin ato gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë Serbia, veç luftës
këmbëngulte rreth vijave të demarkacionit ndërmjet pushtuesve italianë e gjermanë, i kushtoi kujdes të
veçantë kolonëve të saj në Kosovë. Qeveria e Nediqit përpiqej përherë që nga një pjesë e Kosovës, që, me
marrëveshje e sipas së drejtës historike e natyrore i takoi Shqipërisë së pushtuar nga Italia fashiste, të
shpërgnulen sa më pak serbo­malazezë. Kur nuk ia arrinte dot qëllimit, kjo qeveri kolonët e shpërngulur i
vendoste përreth kufirit të Kosovës dhe pandërprerë i përgatiste për rikthimin e tyre duke i indoktrinuar në
domosdonë e kthimit, si edhe duke i përgatitur ata në fushën ushtarake, duke formuar njësitë të armatosura
çetnike prej çetave e deri te korpuset ushtarake. Çështjen e shpërnguljes së kolonëve serbo­malazez nga
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore Qeveria e Nediqit e shfrytëzoi edhe në luftë kundër synimeve
çlirimtare të forcave të ndryshme shqiptare, veçanërisht të Komitetit të Kosovës e të Qeverisë Shqiptare,
por edhe në fushën diplomatike. Qeveria e Nediqit, duke politizuar çështjen e kolonëve të shpërngulur
përpiqej ta bindte Gjermaninë naziste që ajo të përkrahte për rishtrirjen e mëparshme të Serbisë së madhe
në këto anë.[1]
Për sendërtimin e qëllimeve të parashtruara Qeveria e Nediqit që nga ditët e para, u organizua në shkallë
shtetërore. Në fillim kjo detyrë iu ngarkua Sigurimit Shtetëror e më vonë, kur çështja u masivizua edhe më
shumë, sendërtimin e këtyre qëllimeve e moren për sipër prefektët e qarqeve dhe të rretheve. Shteti
përgatiti pyetësorët, të cilët duhej t’i plotësonte çdo kryefamiljar i shpërngulur, e ku kërkohej, veç të
tjerash, të deklaroheshin se sipas urdhërit të kujt shpërnguleshin, çfarë qëndrimi kishin ndaj serbo­
malazezve organet e pushtetit, organizatat e individët dhe a shpërnguleshin për shkak të torturave apo pse
nuk donin të mbeteshin jashtë Serbisë. Kuptohet, sipas skenarit të Qeverisë së Nediqit deklaratëdhënësit
duhej të flisnin sa më keq për Qeverinë Shqiptare, veçanërisht për qëndrimin e saj ndaj kolonëve serbo­
malazezë që këto pastaj ata t’i shfrytëzonin në arenën diplomatike ndërkombëtare. Për këtë arsye nuk janë
të rralla deklaratat në të cilat në mënyrë të paskurpullt sulmohet jo vetëm Qeveria Shqiptare, por edhe
populli shqiptar në tërësi. Të kësaj fryme janë veçanërisht raportet e hieromonahut të kishës së Deçanit.

 se “Kosova ka qenë serbe dhe ajo do të mbetet patjetër serbe. kufijtë e përbashkët ndërmjet Serbisë e Malit të Zi. ku ata përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë. Pjesët e spastruara të kolonizohen me malazezë. me titull: “Krahina e Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit”. Likën. Sipas Moleviqit. por edhe nga struktura e popullsisë së vet. të cilët duhet të zgjerohen në Rrafshin e Dukagjinit.[3] Në programet e çetnikëve më 1941 planifikohej: “Të krijohet Jugosllavia e Madhe në të Serbia e Madhe. në Dukagjin dhe në Fushë të Kosovës.. si dhe Serbisë dhe Sllovenisë.[4] Ndërkaq. Mihailoviqit paralajmëronin se “çetnikët do . Të pastrohen të gjitha territoret nga elementët joserbë”. dhe pjesën veriore të Shqipërisë. ku do të jenë të parrezikshëm dhe me kohë do të asimilohen. Kjo nuk do të pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqëve.Veç kësaj. Kështu në një nga elaboratet e përgatitura në atë kohë. kolonizimin me elementin sllavë. në Shumadi dhe në trevat e tjera. Besoj se në Sanxhak. nuk do të mbetet asnjë plis për farë.. duke përfshirë edhe Dubrovnikun. e cila duhet të jetë me shumicë serbe”. në mes tjerash parasheh: “.. midis të tjerave thuhej. siç e quanin shumë prej tyre fillimin e Luftës së Dytë Botërore. parashihej që Serbia të përfshinte në lindje dhe në juglindje Kosovën dhe Maqedoninë. shumë deklaratëdhënës të manipuluar nuk mund të fshehnin faktin se me shqiptarët deri në kohën e “kreyengritjes”. të bazuar në projektin e Ilija Garashaninit. Kordunin. Ndërkohë ai kërkonte shpërnguljen në masë të kroatëve.. të titulluar “Serbia homogjene” i 30 qershorit 1941.[2] Përveç kësaj. Të krijohen kufijtë e drejtpërdrejtë. ndërsa çështjen e myslimaneve duhet rregulluar me Turqinë përmes Londrës”. i përkujtonte: “Kur të nisem në rrugën fatlume. “Pas përfundimit të luftës do të shpërthejë hakmarrja e serbëve ndaj shqiptarëve. të Bosnjes e Hercegovinës. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”. të cilit do t’i jepej status i veçantë. patën fqinjësi të mirë. e di çfarë planesh ke për jugun tonë.. të Sremit e të Banatit. të njohur edhe më parë për krimet e pashembullta mbi shqiptarët. Baninë dhe një pjesë të Sllovenisë; në jug ­ Malin e Zi dhe Hercegovinën. qarqet shoveniste serbe bënin plane për pushtimin e trojeve shqiptare. të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të trojeve të tyre etnike. Po i theksojmë disa nga ato: Sipas projektit të hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan Moleviq.. Lëvizja Çetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjallë në Kosovë frymën e hakmarrjes. Vidinin dhe Qystendilin në Bullgarinë e sotme; në perëndim ­ banovinën e Vërbasit. në gjirin e Serbisë së Madhe duhej të përfshiheshin të gjitha trevat ku ka serbë. Dalmacinë Verirore. përkatësisht të ndërrimit të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës. Për te serbë ishin edhe maqedonasit dhe malazezët. myslimanëve dhe të shqiptarëve nga rajonet.[6] Programi i Drazha Mihailoviqit për spastrime etnike dhe krijimin e Serbisë së Madhe në Jugosllavinë e Madhe më 20 dhjetor 1941. për shkaqe strategjike të transferohen në Srem.[5] Më 12 shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq në letrën që i dërgonte Kosta Peçancit. etnikisht e pastër në kufijtë e Serbisë dhe të Malit të Zi. nëpërmjet spastrimit të Sanxhakut dhe të disa pjesëve të Bosnjes nga myslimanët dhe kroatët.. Të spastrohen territoret shtetërore prej të gjitha pakicave dhe elementëve jonacionalë. Bile disa prej tyre u detyruan disa herë të pohojnë se edhe në kohën e Luftës së Dytë Botërore shumica e popullsisë shqiptare nuk ndërroi qëndrimin e saj të mëparshëm. Në përputhje me planet e sipërpermendura. me ligjin mbi kolonizimin e brendshëm duhet të parashihet që shqiptarët. apo ku Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbë.[7] Agjentët e D. jo vetëm për nga pozita shtetërore juridike.

 Muhamet Shatri... k.. Për klerikët serbë “shqiptarët ishin gjarpinj helmues që duheshin zhdukur. fq. “Fjala”. Prishtinë..[9] Gazeta “Borba”. fq. Prishtinë. 1997.. e c.. Shatri.  ↑ Arkivi i Institutit Historik të Kosovës në Prishtinë.  ↑ “Borba”. duhet zhdukur të gjithë shqiptarët. 1987.14/8. Shikoni Kushtet e Përdorimit për më shumë informacione. 5 korrik 1993... shkruante se “në Kosovë. deklaronte se “pas fitores së luftës nga aleatet. Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution­ ShareAlike License.. Shatri. Kosova në Luftën e Dytë ...[8] Për nxitjen e urrejtjes kundër popullit shqiptar. d. “Vjetari” X­XI. 1941­1945. Në mars të vitit 1942 në fshatin Suhadoll. 9... 2. 1994.  ↑ Rexhep Qosja... v.. fq.. Izber Hoti.. në orën 09:46. v. 207; Dr. fq. “Rilindja”. mbytur ose u duhej shtypur koka”. 1979.  ↑ Dr.  ↑ Dr. e c. Kosova në Luftën e Dytë Botërore. M. e c..  ↑ Dr..IX 1944.. 347­375; Dr... duke mos përjashtuar as fëmijët në djep”. 21. Politika . Planet për Serbinë homogjene dhe tragjedia ballkanike. v. Kosova në . Prishtinë. Kosova në . “mbi kolonistët e lodhur e pa ndihmë. 144. Beograd... Çështja e kolonizimit të Kosovës Gjatë Luftës së Dytë Botërore.. Četnicki pokret na Kosovu i Metohiji u vreme II svetskog rata. K.[10] Referencat 1. Hakif Bajrami.  ↑ Vojna organizacija cetnika u okupiranoj Srbiji 1941­1942.wikibooks.IX 1995; AVII B.  ↑ Gojko Medenica.. Instituti Albanologjik. 4. 47. LNÇ në Prizren dhe rrethinë (1941­1945).. Beograd.org/w/index. fas. fq. në nëntor të vitit 1944. Faqe 9 faqe ­ 10 ­ Faqe 11 Marrë nga "http://sq... 181; Dr.të çlironin Kosovën nga shqiptarët dhe të gjithë ata do t’i zhduknin. Voja Dragoviq. historia dhe politika.. 10. Prishtinë. Prishtinë.. fq. 186.14; Dr.  ↑ E njëjtë. 47. 53. një rol shumë agresiv luajti edhe Kisha ortodokse serbe. 171; Dr. M. Gjenocidi serbomadh .. fq. Sipas saj.. pa lënë njeri të gjallë”. 5. Muhamet Shatri. 46. Hakif Bajrarmi.. 6.php?title=Kolonizimi_Serb_i_Kosovës/10&oldid=9360" Kjo faqe është ndryshuar për herë te fundit më 27 Qershor 2007. që i shndërruan këto treva në arenë të tmerrshme të vrasjeve dhe të djegieve”. v. Shatri.. 13. M. v. pas 6 prillit të vitit 1941 serbët dhe malazezët kishin përjetuar nën shtypjen e shovinistëve shqiptarë. 3. fq. e c. 7.111. që luftonin në front kundër keqbërësve italianë e gjermanë u bënë krime të tmerrshme. fq. Çështja shqiptare. fq. krahas Levizjes Çetnike.. Braha. 4. VIG. 1968.. prijës çetnik.. fq. 8. Sh.. 205­214; Dr. .. e c.  ↑ E njëjtë. Arkivi i Kosovës. 1.