You are on page 1of 92

LEKSIONI XI

PATOLOGJIA E HEPARIT
DHE E RRUGËVE BILIARE

PATOLOGJIA E HEPARIT DHE E RRUGËVE BILIARE

• Sëmundjet hepatike përbëjnë një
kapitull shumë të rëndësishëm dhe
preokupant të patologjisë, që ka disa
karekteristika të përgjithshme prej të
cilave më kryesoret janë:
1. Patologjia hepatike është mjaft e
shpeshtë në vendin tonë, ashtu si
dhe në të gjithë botën. Megjithatë
struktura e sëmundshmërisë së saj
ndryshon nga njëri vënd në tjetrin aq
më shumë nga njëri rajon i globit në

PATOLOGJIA E HEPARIT DHE E
RRUGËVE BILIARE
• Kështu p. sh. në disa vende të
pazhvilluara infeksionet virale janë
shumë të shpeshta se në vendet
perëndimorë, përkundrazi . Në Rusi
sëmundja alkolike e heparit dominon
strukturën
e
sëmundshmërisë
hepatike, kurse në vendet e Afrikës
dhe të Azisë Juglindore parazitozat
me dëmtime hepatike mbizotërojnë
dukshëm këtë strukturë.

.PATOLOGJIA E HEPARIT DHE E RRUGËVE BILIARE 2. që kanë arritur në përmirësimin e dukshëm të koncepteve shkencore morfologjike. ultra mikroskopisë.sh. klinike dhe terapeutike të sëmundjeve të mëlçisë. punksion biopsia. • Këto përparime janë arritur falë kontributit të dhënë nga zgjerimi i përdorimit të metodave të ndryshme ekzaminuese si p. Patologjia hepatike në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ka pësuar përparime të rëndësishme. të histokimisë.

. • Atëhere kur sëmundjet kanë dhënë dëmtime morfologjike të rëndësishme dhe ireversibile dhe si rregull kjo ndodh në fazat kronike të sëmundjeve. Patologjia hepatike zakonisht nuk shfaq që në fazën akute të sëmundjeve shenja subjective të qarta. • Kjo është arsyeja pse në mjaft raste sëmundjet hepatike diagnostikohen pikërisht në fazat kronike të tyre.PATOLOGJIA E HEPARIT DHE E RRUGËVE BILIARE 3.

PATOLOGJIA E HEPARIT DHE E RRUGËVE BILIARE 4. gjë që nga njëra anë favorizon kryerjen e sukseshme të të funksioneve të tij. Hepari ka një pozicion qëndror me qarkullimin e gjakut. por nga ana tjetër krijon rrethana dhe mundësi që të dëmtohet struktura hepatike. .

i djathti është më i madh. • Ai fiksohet atje me anë të ligamentit falciformë dhe triangular dhe mbështillet nga kapsula e glisson-it e cila lëshon në brendësi të masës indore septe fibroze. • Organi ka dy lobe. .Të dhëna anatomike • Hepari është një organ masiv me peshë mesatare 1350gr. i vendosur në hipokondrin e djathtë. prapa harkut brinjor përkatës. i djathtë dhe i majtë.

sidomos të kryera me anë të portografisë. • Kjo ndarje segmentare është shumë e rëndësishme për të kryer me sukses ndërhyrje kirurgjikale në mëlçi. është vërtetuar se mëlçia ka strukturë segmentare. .Të dhëna anatomike • Në studimet më të imta topografike.

HEPARI .

të cilat vendosen ndërmjet trabekulave. që ka në qendër venën central dhe në periferi disa hapësira në formë trekëndëshi. që quhen hapësirat portale. i cili konsiderohet si një strukturë shumëkëndëshe. . • Masat e lobuleve hepatike përbëhen nga trabekulat e krijuara nga qeliza hepatike të vendosura njëra pas tjetrës në formë shtyllash dhe nga vazat sinusoidale.Të dhëna histologjike • Njësia histologjike e strukturës hepatike është lobuli.

. ta kenë në kontakt me enën sinusoidale. • Në vështrimin tridimesional ato paraqesin disa pllaka në formë muresh të përdredhura në mënyrë të zhdërvjellët përreth enëve të gjakut duke krijuar një marrëdhënie të tillë qe të gjitha qelizat hepatike.Të dhëna histologjike • Mirëpo pamja trabekulare duket mirë vetëm në vështrimin planometrik. së paku njërën anë të tyre.

Të dhëna histologjike • Qelizat hepatike – përbëjnë 3/5 e popullatës qelizore të mëlçisë dhe 4/5 e volumit qelizor të saj. • Çdo qelizë hepatike ka një pjesë të sipërfaqes së saj që është të kontakt me enën e gjakut dhe quhet polusi vascular. • Sipërfaqja e membranës së qelizës hepatike që i përkët polusit vascular është afërsisht tri herë më e gjerë se ajo që i përket polusit biliar. . kurse ana tjetër përbën murin e kanalikulit biliar dhe quhet polibiliar.

Të dhëna histologjike .

Ato gjenden ndërmjet dy trabekulave hepatike. • Është e qartë se vazat sinusoidale përbëjnë një segment veçanërisht të rëndësishmë të qarkullimit të gjakut në hepar.Të dhëna histologjike • Enët e gjakut që janë në raport direkt dhe të ngushtë me qelizat hepatike quhen vazat sinusoidale. • Është e rëndësishme të dihet se ato e transportojnë gjakun nga periferia e lobusit për në qendrën e tij. .

• Kanalikulat biliare formojnë një rrjetë të anastomozuar me të cilaën bila drenohet deri në periferinë e lobuve hepatike. falë faktit se ato kanë në anët e tyre nga një fundosje në formë ulluku.Të dhëna histologjike • Kanalet biliare e kanë zanafillën nga kanalikuli biliar që përbën hapësirën që krijohet ndërmjet dy qelizave hepatike fqinje. .

Të dhëna histologjike .

Të dhënat fiziologjike • Mëlçia është organ me një gamë mjaft të gjerë funksionesh. • Mëlçia konsiderohet si një organ qëndror me aftësi sekretuese ekzokrine dhe endocrine dhe për nga masiviteti që ka çmohet si gjendra më e madhe e organizmit të njeriut . • Është llogaritur se ajo kryen rreth 100 funksione të rëndësishme. është konsideruar si një loborator i madh dhe i fuqishëm i organizmit.

Të dhënat fiziologjike • Mëlçia luan rol të rëndësishmë në të gjithë komponentët e metabolizmit. por edhe shërben si një rezervuar i çmuar për mjaftë lëndë të cilat. i shpërndan në organizëm sipas nevojave që shfaqen. • Ai është sheshi i lirimit. i aktivizimit dhe i veprimit të një numri të madh të enzimave. në formë të pandryshuar ose të përpunuar. . çrregullimi i të cilave qëndron në bazë të mjaft sëmundjeve hepatike. si në sensin anabolizues ashtu edhe në atë katabolizues.

Mëlçia ka aftësi të formojë urenë nga amoniaku nëpermjet ciklit të krebs.Funksioni metabolik • Ky lidhet me metabolizmin proteinik. Mëlçia nga sinteza e aminoacideve furnizon plazmën e gjakut me mjaft proteina. . metabolizohet dhe bëhet i padëmshëm.Metabolizmi proteinik. viatminave dhe elementëve të ndryshëme minerale. . Në këtë mënyrë amoniaku. yndyror e karbohidrik të enzimave. një lëndë mjaft toksike.

Në mëlçi zbërthehen dhe sintetizohen një numër i madh i yndyrnave të ndërlikuara. hepatike shumë yndyrna nga depot e tyre. • Metabolizmi yndyror. Prandaj në rastet e dëmtimeve hepatike niveli i tyre në gjak rritet. Rreth 95% e vit A. Mëlçia nëpërmjet kriprave biliare luan rol në thithjen e yndyrnarve në intestine. shumica e ynyrnave të marra më anë të ushqimeve dhe me anën e art. K dhe B. . • Metabolizmi i vitaminave konsiston në grumbullimin e shumë vitamive. Në mëlçi transportohen. me venën porta. Kjo qëndron në aftësinë për të grumbulluar në qelizat e tij glikogjen.Funksioni metabolik • Metabolizmi i karbohidrateve.

Mëlçia eliminon mesatarisht 300 – 700 ml bilë në 2 orë. Kjo kryhet nëpërmjet proceseve të oksidimit. kripa biliare dhe kolesterol. çrregullimet e të cilit shprehen në formë të iktereve. përbërja e të cilës është bilirubinë. • Funksioni biliar – Krijimi dhe sekretimi i bilës është njëri prej funksioneve kryesore dhe specifike të mëlçisë. biliar • Funksioni detoksikues – Mjaft lëndë të dëmshme toksike i transformon në të pademshme.Funksioni detoksikues. .

• Në të kundërt krijohen çrregullime hemodinamike të ndryshme që mund të përfundojnë në hipertensionin portal. • Në kushte të tilla mund të thuhet se mëlçia e realizon mirë funksionin qarkullues të gjakut. .Funksioni i qarkullimit të gjakut • Funksioni i qarkullimit të gjakut – Me anë të vënës porta në hepar sillet i gjithë gjaku i mbledhur nga organet abdominale më përjashtim të atij që vjen nga rektumi.

•. Lezionet karakterizohen nga karakteri degjenerativ e nekrotik k që shpesh herë janë massive. sulfamidet. fosfori. kështu . a. Disa medikamente si klorpromazina. bimore. medikamentoze. •. b.Faktorët etiologjik në patologjinë hepatike • Faktorët ekzogjenë • Këtu hyjnë faktorët dëmtues që vijnë nga ambient i jashtëm. Në disa raste ka lezione heterogjene. Lëndët toksike me naturë kimike. kloroformi. insekticidet etj. porn ë raste të lehta mund të jenë fokolare. japin dëmtime si ato të hepatit viral. Lëndët kimike me veprim direkt këtu futet tetrakloruri i karbonit.

• Çrregullimet metabolike – shoqërohen me grumbullime të lëndëve të ndryshme në mëlçi dhe mbi këtë bazë zhvillohen dëmtime hepatike.sh. . ndërsa ajto të bakrit në sëmundjen Wilson • Faktorët alergjikë – këtu bëhet fjalë për gjëndjet autoimmune. Kështu p. Kështu mund të ndodhë në zhvillimin e hepatiteve virale kronike me antigjen pozitiv. në lupus eritematosus diseminatus. çrregullimet e metabolizmit të hekurit çojnë në cirrozë pigmentare.Faktorët etiologjik endogjen • Këtu bëjnë pjesë çrregullimet metabolike dhe ato alergjike.

Shfaqjet klinike të sëmundjeve të mëlçisë • Shfaqjet klinike të sëmundjeve të mëlçisë – ndahen në dy grupe • Grupi i parë – përfshin shënjat karakteristike të sëmundjeve hepatike. . të cilat mund të jenë shfaqje të çrregullimeve të funksioneve të ndryshme hepatike ose të hipertensionit portal.

Shfaqjet klinike të sëmundjeve të mëlçisë a. hemorroide. . splenomegalia. hipogonadizëm. Shenjat klinike të lidhura me hipertensionin portal janë: asciti. Shenjat më kryesore klinike të lidhura me çrregullimet funksionale hepatike janë: ikteri. b. zgjerim angiomatoz në formë merimange në lëkurë. hipoglicemia. hiperamonemia. erë e keqe dhe karakteristike nga goja. gjinekomasti. rënie në peshë. dobësi muskulore. eritema Palmaris (skuqje e lëkurës në pëllëmbat e duarve).

Malinjizimi sidomos i cirrozave shpie në lindjen e karcinomës hepatoqelizore. b. Insuficienca hepatike – është një ndërlikim i rëndë që zakonisht ndodh në patologjitë e karakterizuzra nga prania e nekrozëshepatike massive që instalohet shumë shpejt. c. Hipertensioni portal mund të ndërlikohet me variçe të ezofagut të cilat mund të rupturohen dhe të bëhen shkak për hemoragji masive gastro intestinale.Shfaqjet klinike të sëmundjeve të mëlçisë • Grupi i dytë – përfshin një sërë ndërlikimesh që kërcënojnë seriozisht jetën e të sëmurit a. .

hepar me sulkuse).Keqformimet hepatike • Mëlçia mund të paraqesë keqformime të ndryshme të cilat mund t’i përkasin • përmasave të saj (hepatomegali. • ndarjes në lobe (hepar me shumë lobe). hipoplazi) • pozicionit (ektopia) konfiguracionit (hepar me deformime. aplazi.) . • relacionet me organet fshqinje (aderim me shpretkën. me gjendrën suprarenale të djathtë.

Hepatomegali .

Mëlçia është një organ që dëmtohet shumë shpesh nga sëmundje të ndryshme infektive.Patologjitë inflamatore të heparit • Lezionet inflamatore të mëlçisë me një term të përgjithshëm quhen hepatite. modalitetet e reaksioneve morfologjike të hepatiteve janë mjaft të kufizuara. epidemiologjike. biokimike etj. Kështu që ballafaqimi i të dhënave morfologjike me ato klinike. të cilat mund të jenë me natyrë bakteriale. fungale etj. bakteriologjike. virologjike. është i nevojshëm për të përcaktuar etiologjinë e hepatiteve. virale. . parazitare. pavarësuisht nga shumëllojshmëria e madhe e faktorëve etiologjik që ekzizstojnë. • Mirëpo.

• Prekja e mëlçisë pothuajse është e pashmangshme në infeksione hematogjene.Patologjitë inflamatore të heparit • Mbizotërimi i lezioneve eksudative me praninë e shumë leukociteve flet për patologji akute bakteriale. • Një pjesë e mirë e dëmtimeve inflamatore të mëlçisë vihen re në gjendjet septike. . sidomos në ato me origjinë nga organet abdominale. ashtu si mbizotërimi i infiltrative mononukleare sidomos i limfociteve flet për inflamacione acute virale ose për inflamacione kronike. Kjo shpjegohet me: prirjen e veçantë të indit hepatic për tu dëmtuar nga faktorët toksiko-septik dhe nga pozicioni qëndror që mëlçia ka në raport me qarkullimin e gjakut i cili favorizon shumë transferimin e faktorëve toksiko infektiv në këtë organ.

ethet e verdham rubeola. viruset. .  Hepatiti viral • Me hepatiti viral kuptojmë të gjithë ato infeksione virale që janë në gjendje të dëmtojnë mëlçinë. • Të tilla janë mononukleoza infektive e shkaktuar nga virusi Epstein-Barr. në një kuptim të ngushtë termi hepatit viral përdoret për të emërtuar një infeksion të mëlçisë që shkaktohet nga një grup special virusesh. enteroviruset etj.

• Ai përbën një nga shkaqet më të shpështa të sëmundshmërisë ambulatore dhe asaj spitalore sin ë moshën fëminore dhe në të rritur. • Hepatiti viral është një shkak i shpeshtë i paaftësisë së përkohëshme në punë dhe invaliditetit për moshat aktive. .  Hepatiti viral • Hepatiti viral është nje sëmundje shumë e shpeshtë dhe problematike në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera të botës. • Njihen disa tipe të viruseve të hepatit të cilat japin forma kliniko-morfologjike mjaft të ngjashme me njëra-tjetrën.

• Virusi A – është identifikuar në vitin 1973. prandaj quhet hepatit infeksioz dhe mund të shpërthejë në epidemi. • Ai merret me rrugë gastrointestinal. • Periudha e inkubacionit për të është 2-6 javë. Kalon mirë dhe lë . • Ai ka dekurs akut me evolucion beninj dhe mjaft rrallë ka ecuri fulminante.

• Ky virus shkakton hepatit akut.• Virusi B – është identifikuar në vitin 1965. Infektimi i të sëmurit realizohet nëpërmjet rrugës parenterale ose me kontakt të afërt jetësor. . • Periudha e inkubacionit është 2-26 javë. hepatit fulminant. hepatit kronik jo progresiv me evolucion cirrogjen dhe gjendje mbartëse. Luan rol të rëndësishëm nëzhvillimin e karcinomës hepatocelulare.

Infektimi ndodh në rrugë parenterale dhe me kontaktin e ngushtë jetësor.• Virusi C – është identifikuar në vitin 1989. • Ai shumë herë shkakton hepatit kronik progresiv me mundësi për të evoluar drejt cirrozës hepatike dhe favorizon zhvillimin e karcinomës hepatocelulare. . • Periudha e inkubacionit është e gjatë 2-26 javë.

Format kliniko – morfologjike • Infeksionet nga tipet e ndryshme të viruseve të hepatitit krijon jo një por disa modalitete kliniko-morfologjike. b. gjendje mbartëse. . infeksion asimptomatik i evidentueshëm vetëm me ekzaminime serologjike. pa shenja klinike të qarta të sëmundjes ose me hepatit kronik subklinik. të cilat mund të jenë: a.

. • Kjo gjendje ndodh më shpesh tek personat që kanë dëmtime të imunitetit sidomos tek fëmijët. • Gjëndja mbartëse • Me këtë kuptojmë që personi e mbart virusin të cilin edhe mund ta transmetoj. Hepatit i rëndë me ecuri shumë të shpejtë (hepatit fulminant) që karakterizohet me nekroza masive ose submasive të mëlçisë. por ai nuk ka shenja klinike. Hepatit kronik me ose pa progression drejt cirozës hepatike. ose janë të pakta. e.Format kliniko – morfologjike d.

nauze ose të vjella.Hepatiti viral akut • Kuptojmë inflamacionin akut të mëlçisë që mund të shkaktohet nga virusi A. Periudha e inkubatorit b. . Peridha e konvaleshencës është shërimi i sëmundjes. kanë prurit. c. Faza pre ikterike me shenja klinike jo specifike. lodhje. dhimbje koke. Në këtë fazë mëlçia është pak e zmadhuar. dhimbje muskulare dhe të kyçeve. urinim me ngjyrë të errët. Faza ikterike me shenjaklinike specifike. sëmundja kalon në katër faza: a.B. Në këtë fazë shfaqet ikteri. d. anoreksi. materialet fekale çngjyrosen.C. Dobësi e përgjithshme.

Nekrozë hepatocelulare. • Ndryshimet më domethënëse vrojtohen në mikroskop. . • Ngjyra e mëlçisë bëhet e kuqe ose në të gjelbër në përpjestim me shkallën e ikterit.Ndryshimet morfologjike në hepatitin viral akut • Ndryshimi më i përgjithshëm morfologjik është zmadhimi i mëlçisë. citolizë (rupturë qelizore ose apoptosis (tkurrje). • Ato variojnë nga njëra fazë e sëmundjes në tjetrën dhe kanë intensitet të ndryshëm nga rasti në rast. qeliza të izoluara ose grupe qelizash.

• Lezionet degjenerative – kanë të bëjnë me ndryshimet që vërehen në qelizat hepatike si pasojë e çrregullimit të metabolizmit të tyre dhe shprehen me forma të ndryshme të mbingarkesave qelizore.Ndryshimet morfologjike në hepatitin viral akut • Ndryshimet morfologjike të hepatiteve në një shkallë të konsiderueshme përngjasojnë me dëmtimet medikamentoze. . • Lezionet nekrotike – nekroza mund të jetë e lokalizuar duke u përqëndruar në qeliza të veçanta apo grupe të vegjël qelizash.

jo vetëm në hapësirat portale por edhe në brendësi të lobulave hepatike.Dukuritë inflamatore • Dukuritë inflamatore – inflamacioni në rradhë të parë konsiston në grumbullimin e eksudatit me karakter seroz. sidomos ndërmjet hepatociteve. . • Por dukuria kryesore inflamatore është prania e infiltrative inflamatore me lloje të ndryshme qelizash por kryesisht limfocite e plasmocite.

.Proceset regjenerative • Proceset regjenerative – këto janë pak të shprehura në formën akute të hepatiteve. • Megjithatë mund të vihet re zmadhimi i hepatociteve. zmadhimi i bërthamave të tyre ose prania e dy ose më shumë bërthamave.

megjithëse ndonjëherë edhe ai mund të japë cirrozë hepatike. . • Ai evoluon në mënyrë të qetë dhe përfundon në mënyrë të favorshme prandaj kjo është quajtur hepatit viral beninj. pa shumë ndryshime degjenerative dhe veçanërisht pa shumë nekrozë e me dukuri inflamatore jo të theksuara. • Kështu ndodh në shumicën dërmuese të rasteve.Hepatiti fulminant • Hepatiti viral zakonisht ka dëmtime të lehta hepatike.

• Zakonisht ai progreson shumë shpejt. prandaj quhet hepatit malinj. për 2-3 javë përfundon në insuficencë të thellë hepatike. Kjo formë është quajtur hepatit fulminant. • Kuptohet që kemi të bëjmë me një formë shumë të rëndë që me një përqindje të madhe përfundon me vdekje.Hepatiti fulminant • Por në një numër të kufizuar të rasteve hepatitis karakterizohet me lezione të thella nekrotike e degjenerative dhe me dukuri inflamatore mjaft të acaraura. .

Hepatiti fulminant

• Morfologjikisht hepatiti fulminant përkufizohet si
një inflamacion akut me mbizotërim të lezioneve
nekrotike dhe të atyre degjenerative.
• Nekroza zakonisht është masive ose submasive me
urëza porto-portale, porto- centrale ose centrocentrale, kurse ndryshimet degjenerative janë të
ndryshme por mbizotërojnë ato të tipit steatotik.
• Mëlçia zvogëlohet brënda një kohe të shkurtër dhe
një pjesë e mirë e saj merr ngjyrë të verdhë. Këtë
kuadër kliniko-morfologjik në 50-60% të rasteve
mund ta shkaktojnë viruset e hepatitit.
• Mikroskopikisht vërehet nekrozë e gjerë me
vendosje kryesisht centolobulare duke e prishur fare
strukturën hepatike.

Hepatiti kronik viral

• Me hepatit kronik kuptohet një
sëmundje e mëlçisë me të dhëna
klinike, biokimike ose serologjike të
pranishme për një periudhë më
shumë se gjashtë mujore që shfaqet
në mënyrë të vazhdueshme
ose
intermitente dhe që ka dokumentim
histologjik të pranisë së inflamacionit
dhe të nekrozës hepatike.

Hepatiti kronik viral
• Shkaku më i shpeshtë, por jo i vetëm i
hepatiteve kronike janë viruset e hepatitit.
Ndër shkaqet e tjera mund të përmenden
disa barna si: metildopa, izoniazidi etj.
• Disa sëmundje metabolike si Wilson,
alkoli, çrregullime imunitare si hepatitis
lupoid, dhe disa shkaqe të panjohura.
• Prandaj mendohet që hepatitis kronik
është një gjendje e dëmtimit progresiv të
mëlçisë nga shkaktarë të ndryshëm.

sidomos virusi C. • Virusi D shkakton hepatit kronik vetëm kur superinfektohet me virusin B. i cili shkakton 50% të rasteve dhe gjysma e tyre përfundon në cirrozë. • Virusi B shkakton hepatit kronik në 90% të neonatëve të infektuar dhe vetëm në 5% tek të rriturit. .Hepatiti kronik viral • Sidoqoftë shkaktarët më të zakonshëm janë viruset e hepatitit. por 25% e këtyre të fundit evoluojnë drejt cirrozës.

.janë të pakta.• Shfaqjet klinike . dukuri inflamatore në hapësirën portale dhe fibrosis. jo të qëndrueshme dhe aspak karakteristike. Hepatitet kronike nuk janë një sëmundje e vetme. por mund të paraqiten në forma të ndryshme. • Ndryshimet e përgjithshmë morfologjike – kanë shkallë të ndryshme të dëmtimit dhe nekrozës së qelizave hepatike të shoqëruara me dukuri regjeneratore. prandaj krijojnë vështirësi për diagnozën.

Hepatiti kronik viral • Dalohen tre forma të ndryshme të hepatitit kronik: • Hepatitis kronik persistent • Hepatitis kronik aktiv ose progresiv • Hepatitis kronik lobular .

Hepatiti kronik persistent • Hepatiti kronik persistent .është një formë e hepatiteve kronike që nuk përparon por edhe nuk zhduket. duke i ruajtur të pa prekur lobulet hepatike dhe që nuk ka shumë dëmtime të qelizave hepatike. që ka një lezion inflamator minimalisht të pranishëm i cili është i përqëndruar në hapësirat portale. Ai zakonisht nuk përfundon me cirrozë .

i cili ka aftësi të përparojë. • Ai përfundon shpesh në cirrozë hepatike. .Hepatiti kronik aktiv • Hepatiti kronik aktiv – është ajo formë që ka të pranishëm një lezion inflamator në hepar. që shtrihet nga hapësirat portale edhe në pjesë të ndryshme të lobuleve hepatike dhe që shoqërohet me shumë dëmtime të qelizave hepatike.

. çka dëshmon për ecurinë e këtij hepatiti në drejtim të cirrozës hepatike. Në hepatitin kronik persistent konsistojnë në zmadhim të lehtë të heparit. konsistenca e tij është e shtuar dhe sipërfaqja e kapsulës paraqet shkallë të ndryshme të ashpërsimit të saj. herë me aspekt mikroglanular dhe herë makrogranular. por pa ndryshim të konsistencë së tij dhe të lëmueshmërisë së sipërfaqes kapsulare. Përkundrazi në hepatitin kronik aktiv hepari është i zmadhuar.Ndryshimet makroskopike • Ndryshimet makroskopike.

sepse në to grumbullohen infiltrate inflamatore mononukleare.Ndryshimet mikroskopike. fibroblaste. . të përbëra kryesisht nga limfocite dhe plazmocite. • Por të gjithë këta elementë mbeten të përqëndruar në hapësirën portale dhe nuk depërtojnë në lobulin hepatik. nga pak makrofagë. histiocite. • Në hepatitin kronik persistent vërehet zmadhim i hapësirave porto-biliare.

Reaksioni inflamator edhe në këtë formë fillon në hapësirat portale dhe përbëhet nga infiltrate limfo plazmocitar.Ndryshimet mikroskopike. • Në hepatitin kronik aktiv. histiocite. fibroblaste. . por ndryshe nga forma persistente e hepatitit. makrofagë. fibrozë etj. • Ato përveç dukurive inflamatore përfshijnë edhe dëmtime nekrotike të qelizave hepatike. përkundrazi ndryshimet mikroskopike janë të thella dhe të shumëllojshme. infiltratet inflamatore depërtojnë në brendësi të lobulit hepatik.

të cilat mund të arrijnë në mëlçi me anë të venës porta ose të art.Absceset hepatike • Këto paraqesin kavitete me numër. . hepatike. të cilat janë të mbushura me eksudant purulent. • Në varësi të rrugës me të cilën faktori etiologjik arrin në mëlçi atom und të ndahen në abscese hematogjene dhe biliare. • Absceset hematogjene – janë rezultat i embolive septike. madhësi e vendosje të ndryshme në mëlçi.

sepse shumë vende të botës sidomos në ato të botës perëndimore cirroza alkolike është forma më e shpeshtë e cirozave të mëlçisë.000 raste shkaktohen nga cirroza alkolike. sasia e konsumit ditor të alkolit. kohë zgjatja e marrjes së tij. • Dëmtimet e mëlçisë prej alkolit varen nga veçoritë individuale të organizmit të njeriut. . • Dëmtimi i mëlçisë nga përdorimi i alkolit kalon nëpër tre faza të cilat mund të gërshetohen dhe të mbivihen njëra me tjetrën dhe që të gjitha së bashku përbëjnë atë që quhet sëmundja alkolike e mëlçisë.Format e veçanta të cirozave • Cirroza alkolike – dëmet e shkaktuara prej alkolit janë jashtëzakonisht të mëdha në organizmin e njeriut dhe organi që dëmtohet më shumë është hepari. • Ndër vdekjet e lidhura me alkolin 200.

ai ka konsisitencë të butë. . Krahas steatozës fillon të shfaqet dhe gradualisht të theksohet fibroza hepatike.Morfologjia e sëmundjes alkolike • Steatoza hapatike alkolike ose heparin i dhjamosur në pamjen makroskopike paraqet zmadhim të heparit. duke paraqitur sipërfaqen e mëlçisë të ashpërsuar në mënyrë uniforme dhe duke krijuar pamjen si “gozhdat me kokë”. ngjyrë të zverdhur dhe pamje të yndyrshme. i cili mund të arrijë në 4-6 kg. • Cirroza alkolike makroskopikisht është e tipit mikronodular.

Morfologjia e sëmundjes alkolike .

• Rritja e zbërthimit të yndyrnave periferike. • Oksidimi i alkolit krijon radikale të lirë të cilët veprojnë në strukturat membranoze dhe proteinat.Patogjeneza • Patogjeneza e dëmtimeve hepatike nga alkoli është e ndërlikuar dhe në disa pika e paqartë. • Çrregullimet e sekretimit të hipoproteinave. • Steatoza krijohet nga: • Çrregullimet enzimatike të metabolizmit yndyror. . • Dëmtimet alkolike janë më të theksuara në zonën pericentrale të lobuleve sepse atje janë më të shtuara radikalet e lira dhe acetaldehydi.

kronike dhe toksike. siç ndodh në hepatitin fulminant ose në dëmtimet toksike të mëlçisë. • Cirroza postnekrotike – është pasojë e lezioneve nekrotike massive ose submasive.• Cirroza posthepatike – zhvillohet si rezultat i evolucionit progresiv të hepatiteve virale acute. Nga ana makroskopike ajo karakterizoahet me noduse të mëdha dhe ndërmjet tyre ka fundosje fibrotike. të gjera dhe të thella. .

.

Cirroza në sëmundjen Willson • Cirroza në sëmundjen Willson – Sëmundja Willson është një patologji e metabolizmit të bakrit që shprehet me grumbullimin e këtij elementi në organe të ndryshme dhe sidomos në mëlçi. • Duke shmangur mekanizmat biokimike të çrregullimit te metabolizmit të bakrit. tru dhe sy. • Lidhet me grupet sulfhidrike të proteinave qelizore. po përmendim shkurtimisht mënyrën se si ai dëmton indet. • Zhvendos metalet e tjera në metalenzimat hepatike. • Nxit krijimin e radikaleve të lira . të cilat janë lëndë dëmtuese. .

Cirroza në sëmundjen Willson .

ndryshime nekrotike. prandaj atom und të quhen cirroza kolestatike.Morfologjia Cirroza biliare • Morfologjia – karakterizohet nga ndryshime hepatike shumë të variueshme të cilat mund të jenë: ndryshime steatotike. ndryshime inflamatore akute dhe kronike. . • Cirroza biliare – quhen të gjitha ato forma të cirrozave hepatike që zhvillohen si pasojë e pengesave të eleminimit të bilës me anë të rrugëve biliare dhe krijimin e kolestazës. • Në varësi të faktit se pengesa e eleminimit biliar është në nivelin e kanaleve biliare extrahepatike apo intrahepatike.

Cirroza biliare .

.Cirroza hepatike • Cirroza hepatike tek fëmijët . metabolic ose enzimatik.cirroza hepatike në një numër të vogël të rasteve zhvillohet dhe në moshat fëminore. • Shkaku i cirrozave tek fëmijët zakonisht është një defekt gjenetik.

Cirroza hepatike .

Cirroza .

Ndërlikimet e cirrozës

• Janë dy, hipertensioni portal dhe
insuficenca hepatike.
• Hipertensioni portal – është një ndërlikim
i rëndësishmë që karakterizohet nga
ngritja
e
qendrueshme
e
trysnisë
hidrostatike në venën portale dhe në degët
e saj (normalisht presioni atje është 5-10
mm/Hg).
• Ai krijohet nga pengesat e qarkullimit
hepatic në tre nivele kryesore, në nivel
subhepatik, intrahepatik dhe suprahepatik.

Ndërlikimet e cirrozës
• Hipertensioni portal e ka bazën keyesisht
në brendi të mëlçisë, si pasojë e e
bllokimit të qarkullimit të gjakut në
degëzimet venoze.
• Hipertensioni portal mund të bëhet shkak
për një sërë ndryshimesh të tjera si psh.
splenomegali
kolaterale
vaskulare
ekstrahepatike
dhe
ascit.
Shpretka
paraqitet jo vetëm e zmadhuar por edhe e
fortë me ngjyrë cirrotike.

Hipertensioni portal

por kuadri më i plotë i saj shfaqet me komën hepatike. • Si pasojë e hipertensionit portal dhe insuficiencës hepatike ndodhin këto ndërlikime: .Insuficienca hepatike • Insuficienca hepatike – nënkupton uljen e theksuar të funksionit të heparit që manifestohet me ikter dhe diatezë hemorragjike dhe me shumë shenja të tjera.

Cirroza mund të ndërlikohet me shumë infeksione si: pneumoni septicemia. . ato ndodhin si rezulatat i uljes së rezistencës qoftë nga vetë cirroza. Kjo shkaktohet nga çarja e variçeve të ezofagut dhe nga ulçera gastrointestinal që janë të shpeshta në të sëmurët me cirrozë dhe nga çrregullimet e qarkullimit të gjakut. peritonite.Insuficienca hepatike • Hemorragjia gastrointestinal. po ashtu nga mjekimi me kortizonik dhe faktorë të tjerë. endokardite etj. • Infeksionet bakteriale. infeksione urinare.

Kjo zhvillohet në fazën ascitike të sëmundjes dhe karakterizohet nga një insuficiencë renale progresive. Karcinoma hepatike celulare në një mëlçi cirrotike takohet mjaft më shpesh se në mëlçinë normale. . • Malinjizimi i cirrozave. Mendohet se në patogjenezën e kësaj sëmundje luajnë rol çrregullimet e qarkullimit të gjakut.Insuficienca hepatike • Sindromi hepatorenal. Favorizimi i zhvillimit të karcinomës në heparin cirrotik shpjegohet me proliferimin e theksuar që vihhet re në noduset regjeneratore të mëlçisë.

Insuficienca hepatike .

Insuficienca hepatike .

Tumoret e mëlçisë • Tumoret beninje • Adenomat hepatoqelizore paraqiten si noduse të kufizuara. ndërsa kur janë në brendësi të mëlçisë ngatërrohen me karcinomat hepatike. unike ose multiple. . • Kur janë në sipërfaqe ato rrezikojnë për rupture dhe mbi këtë bazë për hemorragji.

Tumoret e mëlçisë .

Tumoret beninje .

prania e masave multiple flet për metastaza. . Prania e masave unike në mëlçi flet për karcinomë primare.Tumoret e mëlçisë • Tumoret malinje • Zakonisht tumorret më të shpeshtë të mëlçisë janë metastaza. të cilat më shpesh e marrin origjinën nga karcinomat e zorrës së trashë. në karcinomën hepatocelulare shikohen qelizat neoplazike të vendosura në fole ose kordone. • Mikroskopikisht. mushkërive dhe gjirit. që në format e diferencuara mund të përmbajnë bulësa bile brenda në qelizë ndërmjet qelizës.

Tumoret e mëlçisë • Në disa raste vihen re disa inkluzione eozinofilike të ngjashme me inkluzionet Mallory. Mbizotëron prekja e seksit mashkull. • Shpeshtësia e karcinomave primare të mëlçisë në vende të ndryshme të botës varet shumë nga shpeshtësia e infeksionit nga hepatitis viral i tipit B dhe e cirrozave hepatike. .

Tumoret e mëlçisë .

.

• Nga pikëpamja e përbërjes shumica e gurëve biliarë (rreth 80%) përbëhen nga kolesteroli dhe pjesa tjetër (rreth 20%) nga bilirubina dhe calcium që quhen gurë pigmentarë.Kolelitiaza • Kjo karakterizohet nga prania e gurëve në fshikëzën e tëmthit ose në rrugët biliare. • Faktorët etiopatogjenë që favorizojnë formimin e gurëve biliar janë: mosha. gjinia. faktorë hereditar. • Litiza e fshikëzës biliare takohet në 10% të popullësisë në vendet perëndimore. • Makroskopikisht gurët kolesterinikë paraqiten të lëmuar. faktorë mjedisorë. të verdhë e të zbehtë. .

Kolelitiaza .

Kolelitiaza .

Kolecistitet • Kolecistitet • Është inflamacion i kolecistës dhe e kemi akut dhe kronik. . Kolecistitet kalkuloze përbëjnë 95% të rasteve.

. • keqformime të lindura.Bllokimi i kanaleve biliare ekstrahepatike • Në këtë grup bëjnë pjesë disa patologji të ndryshme. • gurë. • infeksione. • tumore parazitë. që të përbashkët kanë pengesën ose bllokimin e rrjedhjes së bilës nëpër rrugët biliare dhe derdhjen e saj në duoden.

Abscese hepatike të karakterit kolangiolitikë 4.Bllokimi i kanaleve biliare ekstrahepatike • Këto sëmundje krijojnë pasoja si: 1. Ikter mekanik 2. Inflamacione të rrugëve biliare që gradualisht mund të marrin shtrirje ashendente dhe të arrijnë në kanalet e vogla intrahepatike ose edhe në kolecistë 3. Pasoja kronike në mëlçi siç është cirroza biliare sekondare 5. Bllokimi i kanaleve biliare mund të ndërlikohet me pankreatit .

299370) . • Eduart Haxhihyseni • “Anatomia Patologjike Nr.Literatura • Shyqyri Subashi.2” (f.