P. 1
Buxhetimi i Skemes Se Sigurimve Shoqerore

Buxhetimi i Skemes Se Sigurimve Shoqerore

|Views: 317|Likes:
Published by aeneidadiene

More info:

Published by: aeneidadiene on Jan 29, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PPT, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

06/05/2010

pdf

text

original

Buxhetimi i skemes se sigurimve shoqerore

1.Buxhetimi i skemes 2.Fondi i Sigurimit teDetyrueshem Shoqeror

Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore
• Buxheti i skemes se sigurimeve shoqerore eshte i ndare ne: a.te ardhura; dhe b.shpenzime te cilat administrohen ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror (Fondi ne vazhdim). • Buxheti i skemes se sigurimit shoqeror eshte nje-vjetor dhe shtrihet brenda vitit ushtrimor buxhetor.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-1
• Buxheti i skemes se sigurimeve shoqerore eshte njevjetor sepse: a.planifikimi i te ardhurave qe do te grumbullohen ne Fond nga kontributet eshte i nje-vjetor; b.ne vitin buxhetor ne vazhdim mund te kete politika perfitimesh te cilat e shtrijne fuqine juridike ne ate vit, per rrjedhoje ato ndikojne ne percaktimin e nivelit te te ardhurave qe duhet te kete Fondi ne ate vit; c.shpenzimet per perfitime ndryshojne nga viti ne vit (si rrjedhoje e struktures moshore te popullsise per ate vit), per rrjedhoje nuk mund te kete planifikim te tyre per disa vite.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-2
• Buxheti i sigurimeve shoqerore eshte i ndare ne: a.buxhet lokal dhe rajonal; b.buxhet administrativ. • Buxheti lokal dhe rajonal eshte planifikimi qe behet per nje rreth apo rajon te caktuar lidhur me kompenentet si: a.te ardhurat qe duhet te realizoje per vitin buxhetor; b.numrin e perfituesve per cdo lloj perfitimi si dhe madhesia mesatare e tij; b.shpenzimet qe do te paguhen per perfituesit ne baze nje planifikimi lidhur me numrin e perafert te tyre.

Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-3
• Buxhetimi i te ardhurave dhe shpenzimeve eshte i ndare ne tre-mujore (dhe me tej keto periudha jane te ndara ne muaj), dhe ne baze te ketyre periudhave vleresohet si jane realizuar komponentet e tij • Buxheti i zyrave rajonale te sigurimeve shoqerore miratohet nga Drejtoria e Pergjithshme e ISSH ne perputhje me nevojat dhe buxhetin e pergjithshem. • Ne buxhetin rajonal permbahet buxheti i agjencive lokale sigurimeve shoqerore, struktura e te cilit eshte e njejte me strukturen e buxhetit rajonal. • Buxheti i aprovuar per agjencite dhe drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore mund te rregullohet nga Keshilli Administrativ brenda vitit ushtrimor buxhetor, por me kusht qe rregullimet ne total te mos kalojne shumat e programuara ne Fond.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-4
• Pjese e buxhetit, perfshire ketu edhe atij lokal dhe rajonal eshte, edhe buxheti administrativ, ne te cilin planifikohen shpenzimet administrative qe kryhen per menaxhimin e skemes se sigurimeve shoqerore. • Shpenzimet administrative nuk duhet te tejkalojne 5% te shpenzimeve totale te skemes se sigurimeve shoqerore per vitin buxhetor (percaktim ligjor n.67/3). • Shpenzimet administrative gjithashtu ndahen ne tremujore (dhe me tej ne muaj) dhe shperndahen sipas: a.agjencive rajonale te sigurimeve shoqerore; b.drejtorive rajonale te sigurimeve shoqerore; c.drejtorise se pergjithshme (qendrore) te sigurimeve shoqerore.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-5
• Shpenzimet administrative ndahen ne: a.shpenzime operative; b.shpenzime per investime. • Ne shpenzimet operative perfshihen shpenzimet per: a.paga dhe sigurime shoqerore te personelit; b.materiale dhe furniture; c.shpenzime per dieta dhe sherbime; d.shpenzime per koston e transaksioneve financiare (komisione perkundrejt agjenteve, bankave dhe postes, ku paguhen kontributet e sigurimeve shoqerore, por edhe perfitimet nga kjo skeme)
Pergatiti: A.Shtylla MES

Buxhetimi i skemes se sigurimeve shoqerore-6
• Percaktimi i shpenzimeve administrative behet duke patur parasysh shpenzimet faktike te realizuara ne vitin pararendes, si dhe parashikimet per shpenzimet qe do te behen ne vitin ushtrimor buxhetor. • Shpenzimet per investime perfshijne investime per: a.rinovimin e mjeteve dhe pajisjeve me te cilat veprohet per kryerjen e sherbimeve ne skeme; b.ndertimin e dhe rikontruksionet e agjencive dhe drejtorive rajonale te sigurimeve shoqerore.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Funksionimi i buxhetit te skemes se sigurimeve shoqerore
• Buxheti i skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror i ndare ne kollonen e te ardhurave dhe te shpenzimeve te cilat funksionojne ne nje menyre specifike sipas percaktimeve ligjore dhe nenligjore lidhur me to. • Ne kollonen e te ardhurave kemi ndarjen ne keto dege kryesore: a.te ardhurat te rregullta; b.te ardhurat jo te rregullta dhe shtese.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Menyra e funksionimit e kollones se te ardhurave
• Ne degen e te ardhurave te rregullta perfshihen (neni 66 i ligjit 7703): a.kontributet nga personat e siguruar; b.kontributet e punedhenesve te te siguruarve dhe te te vetepunesuarve; c.kontributet qe paguhet nga buxheti i shtetit per personat e siguruar prej tij (perfituesit e: te ardhures nga papunesia, te ardhures nga barrelindja, pagesave kalimtare ne skemat shteterore suplementare etj. personat qe kryejne sherbimin e detyrueshem ushtarak). d.komisione dhe interesat,per veprimtari shtese jashte funksionit te percaktuar me ligj per iSSH;
Pergatiti: A.Shtylla MES

Menyra e funksionimit e kollones se te ardhurave-1
• Ne degen e te ardhurave jo te rregullta perfshihen: a.subvencioni i shtetit, nese ka nje te tille ne vitin ushtrimor buxhetor per perballimin e perfitimeve te ndryshme qe ofrohen nga skema, skema te tjera qe administrohen nga ISSH, apo rritjen e tyre; b.kamatvonesat dhe gjobat, per kontributet e paguara ne vonese apo jo ne shumen e duhur; c.kursimet qe rezultojne si rrjedhim i mosrealizimit te shpenzimeve administrative te skemes;

Pergatiti: A.Shtylla MES

Menyra e funksionimit e kollones se te ardhurave-2
d.te ardhura nga donacione dhe grante qe mund te jepen nga organizata nderkombetare apo institucione te shteteve te ndryshme me te cilat ISSH mund te kete protokolle bashkepunimi. e.te ardhurat per veprimtari shtese; f.te ardhura per investime te Fondit te Sigurimeve Shoqerore, te cilat jane te rrjedhura nga investimi qe mund te jete bere per nje pjese te te ardhurave te tejkaluara ne fond (investim ne bono thesari).

Pergatiti: A.Shtylla MES

Menyra e funksionimit e kollones se te shpenzimeve
• Shpenzimet e buxhetit te skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror ndahen ne: a. Shpenzime per perfitime; b.Shpenzime per administrimin e skemes. • Ne shpenzimet per perfitime perfshihen shpenzimet per degen e: a.sigurimit te te ardhures nga semundjet; b.sigurimit te te ardhures se barrelindjes; c.sigurimit te te ardhurave nga aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale; d.sigurimit te pensioneve (pleqerie, familjare dhe invaliditeti); e.sigurimit te te ardhures nga papunesia.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Menyra e funksionimit e kollones se te shpenzimeve-1
• Ne shpenzimet administrative perfshihen: a.shpenzimet per administrimin dhe zhvillimin e strkturave te ISSH; b.shpenzimet operative dhe c.shpenzimet qe behen per planifikimin e fondit rezerve dhe investimin e tij.

Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi i sigurimit te detyrueshem shoqeror
• Buxheti i skemes se sigurimeve shoqerore administrohet dhe menaxhohet ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror. • Fondi i Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror eshte i ndare nga buxheti i shtetit dhe administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. • Komponentet perberes te te ardhurave dhe shpenzimeve te Fondit, jane sipas te njejtave percaktime te dhena ne buxhetimin e skemes.

Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi i sigurimit te detyrueshem shoqeror-1
• Me qellim administrimin me te mire te kontributeve te derdhura ne skeme, ne ligj eshte percaktuar ndarja e tyre sipas degeve te sigurimit (shih slide nr.13). • Dhenia e perfitimeve ne nje dege te caktuar sigurimi financohet nga llogaria e deges e cila i akordon ato (shembull per pensionet nga dega e kontributeve te paguara per pensionet etj). • Shpenzimet per perfitimin e te ardhures nga papunesia, buxhetohen vecmas dhe perdoren per perballimin e ketyre pagesave nga Sherbimi Kombetar i Punesimit nepermjet zyrave perkatese te punesimit.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi i sigurimit te detyrueshem shoqeror-2
• Transferimi i fondeve midis degeve te sigurimit shoqeror nuk eshte i lejueshem, me perjashtim te rasteve kur nje gje e tille miratohet ne buxhetin vjetor te sigurimeve shoqerore. Ne keto raste transferimi do te behet ne perputhje me dispozitat e ligjit dhe rregullave te caktuara ne Statutin e ISSH. • Nese do te kete hua te dhena nga nje dege sigurimi ne nje tjeter, atehere keto do te konsiderohen si kredi me nje interes prej 3% ne vit ne favor te deges se sigurimit kredituese. • Te ardhurat per llogarine e drejtim -administrimit (shpenzimeve administrative), mbahen nga kontributet perpara se ato te transferohen ne llogarite e degeve te sigurimit.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi i sigurimit te detyrueshem shoqeror-3
• Te ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqerore pasqyrohen rregullisht dhe do te revizionohen cdo vit nga komsioni i revizionimit, i ngritur ne perputhje me statutin e ISSH. • Komisioni i revizionimit eshte i perbere nga perfaqesues te Keshillit Administrativ te ISSH per veprimtarine e Drejtorise se Pergjithshme te ISSH. • Te ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit te sigurimeve shoqerore auditohen nje here ne pese vjet nga subjekte te specializuara ne kete fushe. Zgjedhja e ketyre subjekteve behet sipas procedurave te parashikuara ne legjislacionin ne fuqi per prokurimet publike
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi i sigurimit te detyrueshem shoqeror-4
• Shteti garantin fondin e sigurimeve te detyrueshme shoqerore ne rast falimentimi, pra duke garantuar ne kete menyre pagesen e perfitimeve te personave te perfshire ne skeme. • Ne keto raste shteti nderhyn duke subvencionuar me fonde te buxhetit te shtetit llogarine e shpenzimeve per perfitime. • Per te shmangur situatat negative ne gjendjen financiare te skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror, me ligj eshte percaktuar krijimi i nje Fond Rezerve.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi Rezerve
• Fondi Rezerve i krijuar nga ISSH duhet te mbuloje te pakten 3 muaj shpenzime per pensione. • Rezerva e percaktuar si detyrim ligjor, duhej te krijohej gjate pese viteve te para te hyrjes ne fuqi te skemes se re te sigurimeve shoqerore. • Nese fondi eshte nen nivelin e percaktuar ne ligj per te garanatuar perfitimet (pra per te garantuar 3 muaj perfitime), ISSH eshte i detyruar te marre te gjitha masat e nevojshme per ta vendosur ate ne kuoten e caktuar. • Fondet e krijuara mbi nivelin percaktues si rezerve jane pjese e kapitalit rezerve, dhe perdoren ne perputhje me rregullat e pergjithshme financiare te percktuara ne rregulloren e ISSH, me nje rrezik minimal qe mund te pesohet.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi Rezerve-1
• Fondi rezerve administrohet ne nje llogari te vecante nga Fondi i Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror (Fondit). • Fondi Rezerve eshte i strukturuar sipas Fondit, pra ai ka nenllogari speciale per rezervat e seciles dege te sigurimit. • Tejkalimet ne te ardhurat ne secilen dege, transferohen ne llogarine e duhur te Fondit Rezerve dhe jane ne dispozicion te kesaj dege. • Te ardhurat qe mblidhen nga kamatvonesat, gjobat, interesat pe investim kapital dhe kredi, konsiderohen si te ardhura per Fondin Rezerve dhe mblidhen ne llogarine e pergjithshme per tu perdorur ne perfitim te ndonje dege te sigurimit ne perputhje me buxhetin dhe vendimin e Keshillit Adminitrativ.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi Rezerve-2
• Fondi Rezerve investohet ne: a.perputhje me planin financiar te ISSH; b.menyre te sigurte dhe me rrezikshmeri minimale; c.ne perputhje me dispozitat e pergjithshme financiare, sic percaktohet nga legjislacioni dhe statuti i ISSH.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Fondi Rezerve-3
• Per cdo projekt te vetem duhet investuar jo me teper se 3% te Fondit Rezerve. • Fondi Rezerve investohet ne perqindjet e interesit te tregut dhe te perqindjes se interesit te kredise afatmesem dhe afatgjate. • Fondi Rezerve mund te investohet gjithashtu se paku 30% ne kontrata qeveritare ose ne pasuri te patundshme.
Pergatiti: A.Shtylla MES

Rritja e te ardhurave dhe ulja e shpenzimeve ne skeme
• Rritja e te ardhurave te Fondit eshte nje problem teper i rendesishem i skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror. • Nese te ardhurat e gumbulluara ne Fond jane te larta atehere subjektet e skemes: a.garantojne vazhdimin pageses se perfitimeve te tyre, b.mund te marrin pagesa perfitimesh ne nje nivel te kenaqshem per perballimin e jeteses se tyre.

Pergatiti: A.Shtylla MES

Rritja e te ardhurave dhe ulja e shpenzimeve ne skeme-1
• Rritja e te ardhurave ne Fond realizohet nepermjet: a.rritjes se numrit te kontribuesve b.uljes se shpenzimeve te skemes (duke shmangur rastet abuzive te perfitimit nepermjet respektimt te kushteve te percaktuara ne ligj); c.uljen e perqindjes se kontributit.
Pergatiti: A.Shtylla MES

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->