PARIMET E PERGJITHSHME TE SIGURIMEVE SHOQERORE

1.Parimet e sistemit te mbrojtjes shoqerore. 2.Faktoret qe ndikojne ne sistemin e mbrojtjes shoqerore.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimet e pergjithshme
• Parimet e pergjithshme ne te cilat mbeshtetet sistemi i mbrojtjes shoqerore dhe sigurimet shoqerore ne vecanti jane: a)universaliteti; b)uniformiteti; c)plotesimi; d)mjaftueshmeria, e)garancia; f)pjesmarrja.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i universalitetit
• Parimi i universalitetit shprehet ne: a)shtrirjen e fushes se veprimit te nje ligji ne gjithe territorin e RSh, (fusha territoriale e zbatimit te ligjit) b)ne te gjithe personat te cilet jane ekonomikisht aktiv/ne nje gjendje te caktuar ekonomike/shoqerore (personat e mbuluar nga zbatimi i ligjit). • Nepermjet zbatimit te parimit te universalitetit sigurohen dhe garantohen perfshirja ne skeme per cdo subjekt, sipas kritereve te percaktuara me ligj. (kritere moshe, periudhe sigurimi, detyrim per pagese kontributesh, niveli te ardhurash etj)
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i universalitetit-1
• Nepermjet parimit te universalitetit: a)u krijohet mundesia te gjithe subjekteve te sistemit te njihen me permbajtjen e skemes, te zbatojne kriteret dhe rregullat e percaktuara ne te, dhe ne perfundim te perfitojne prej saj; (njohja me kriteret e perfshirjes, detyrimet dhe kriteret e perfitimit) b) realizohet ndergjegjesimi i personave te cilet jane ekonomikisht aktiv, per tu perfshire ne skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror, duke mos iu fshehur detyrimeve qe burojne prej tij (per skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror);

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i universalitetit-2
c)subjektet e perfshira ne te kane mundesine te kontrollojne organizimin dhe administrimin e Fondit te Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror. • Elementi i fundit realizohet nepermjet pjesmarrjes se perfaqesuesve te subjekteve te perfshira ne skeme, si anetare te Keshillit Administrativ te Institutit te Sigurimeve Shoqerore (perfaqesuesit e punedhenesve, punemarresve dhe shtetit). • Zbatimit i parimi te universalitetit garantohet nga shteti, nepermjet mekanizmave institucionale dhe sanksioneve te parashikuara ne dispozitat ligjore (organet e kontrollit dhe gjobat, kamatvonesat etj)

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i uniformitetit
• Parimi i uniformitetit synon zbatimin e rregullave te njejta per te gjthe subjektet qe jane/do te perfshihen ne sistem, ne perputhje me statusin qe individi ka si person ekonomikisht aktiv (punemarres, i vetepunesuar, punedhenes) apo gjendjen ekonomike te tij. • Parimi i uniformitetit vendos rregulla te njejta pavaresisht edhe perkatesise profesionale/shoqerore te individit, si ne drejtim: a)te perfshirjes ne skeme, ashtu edhe ne lidhje me b)te drejten per te perfituar

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i uniformitetit-1
• Parimi i uniformitetit gjen shprehjen e tij ne rastet kur: a)percaktohet rritja e pages kufi minimale dhe maksimale per efekt te pageses se kontributit te sigurimeve shoqerore (cdo vit me vendim te Keshillit te Ministrave); b)percaktohet kontributi i detyrueshem qe duhet te paguajne te vetepunesuarit dhe punedhenesit;
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i uniformitetit-2
c)rriten perfitimet, ne mase te njejte per perfitimet brenda te njejtit lloj (pensionet e pleqerise, familjare dhe invaliditetit); d)percaktohen rregullat e njejta lidhur me parashkrimin e te drejtave, kthimin e shumave te marra teper etj.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit (complementary)
• Sipas parimit te plotesimit, duhet qe perfitimet qe u ofrohen individeve brenda sistemit te mbrojtjes shoqerore, duhet te jene te kombinuara, pra ne plotesim te njera-tjetres. • Shembull: 1.Perfitimet qe jepen nga skema e sigurimeve shoqerore per papunesine, 2.me tej pas perfundimit te pageses se papunesise, kalimi i individit/familjes se tij ne:

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit-1
-programe aktive te punesimit, ose ne kurse te formimit profesional -ne skemen e ndihmes ekonomike, nese ploteson kriteret e percaktuara ne te; 3.Nese familja e individit eshte perfshire ne skemen e ndihmes ekonomike, atehere njesia e qeverisjes vendore mund t’i ofroje atij nje pune apo sherbim ne komunitet duke u larguar ate nga skema e ndihmes ekonomike.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit-2
Shembull II. • Personi me aftesi te kufizuara, nese ploteson kushtet e percaktuara ne ligjin per sigurimet shoqerore, mund te perfitoje pension invaliditeti (te plote apo te pjesshem). • Personi ne pension invaliditeti mund te perfitoje edhe pagesa te tjera te subvencionuara nga shteti si p.sh. pagesen e aftesise se kufizuar si nje perfitim te rrjedhur nga skema e ndihmes ekonomike dhe sherbimeve shoqerore. • Shembuj te tjere te lidhur me perfitimet dhe kompensimet per energjine elektrike etj.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit-3
• Pra nga sa me siper parimi i plotesimit ka per qellim mbulimin sa me kompleks te individeve ne shoqeri, ndaj cdo pasoje negative sociale apo edhe financiare. • Per te realizuar kete qellim, synohet qe te kete nje shperndarje te perfitimeve, ne skema te ndryshme te sistemit te mbrojtjes shoqerore, te cilat plotesojne njera-tjetren.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit-4
• Shperndarja e perfitimeve realizohet ne tre menyra: 1. Sigurimi per te ardhmen ne lidhje me ngjarje sociale te caktuara si: -semundje, -invaliditet, -vdekje, -arritja e nje moshe te caktuar. Sigurimi ne keto raste behet mbeshtetur ne kontributet qe paguan vete individi.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i plotesimit-5
2.Mbeshtetja me ndihma ekonomike nga shteti nese te ardhurat e familjes jane me te uleta se niveli minimal i jeteses. Keto ndihma ekonomike jane te financuara nga buxheti i shtetit. 3.Ndihma nga organizata te ndryshme jofitimprurese/persona juridik privat, te cilat mund te jene ne natyre ose ne te holla. Keto ndihma jepen per njerez ne nevoje dhe pa mjete mbeshtetese
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i mjaftueshmerise
• Sipas ketij parimi, synohet te kete nje shperndarje te perfitimeve, ne drejtim te individeve ne nevoje duke patur parasysh se: -sa i takon individit ne perputhje me ate qe ai ka kontribuar (sigurimi i detyrueshem shoqeror), apo gjendjen e te ardhurave qe ai ka (skema e ndihmes ekonomike);dhe -sa eshte nevoja per te patur nje nivel perfitimi sa me te mire te mundshem ne perputhje me kapacitetet qe jane (te ardhurat e grumbulluara per skemen e sigurimeve shoqerore/buxhetin e shtetit per ndihmen ekonomike).
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i mjaftueshmerise-1
• Per realizimin e shperndarjes se perfitimeve sipas ketij parimi percaktohen kritere perfitimi ne: -skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror, -skemen e ndihmes ekonomike; -sherbimet sociale, nga institucionet rezidenciale te perkujdesit shoqeror.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i garancise
• Sipas ketij parimi, kerkohet qe ne sistemin e mbrojtjes shoqerore te vendosen: a)garanci ligjore; b)garanci ekonomike. • Garancia ligjore shprehet ne percaktimet ligjore dhe nenligjore te: -te drejtave te individeve, -kritereve qe ata duhet te permbushin per te perfituar si dhe ne -sanksioneve qe do te ndermeren ndaj subjekteve qe cenojne zbatimin e ketyre te drejtave.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i garancise-1
• Garancia ligjore shprehet edhe ne percaktimin ligjor te procedurave te ankimimit te subjekteve (ankimimin administrativ, ankimimin gjyqesor) • Garancia ligjore siguron individet per vazhdimesine e gezimit te te drejtave te tyre pavaresisht reformave ekonomike/sociale qe mund te ndodhin ne te ardhmen (parimi i moscenimit te te drejtave te njohura me pare me ligj)
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i garancise-2
• Garancia ekonomike synon garancine: -per perfitime materiale te vazhdueshme; -e perfitimeve te detyrueshme nga shteti. • Shteti subvencionon pagimin e perfitimeve te caktuara, nese nuk ka mundesi qe ato te perballohen nga te ardhurat e mbledhura ne skeme (sigurimi detyrueshem shoqeror). • Niveli i garancise ekonomike eshte i ndryshem ne shtete te ndryshme dhe eshte i lidhur ngushtesisht me zhvillimin ekonomiko-shoqeror te vendit.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i pjesmarrjes
• Parimi i pjesmarrjes synon qe subjektet perfituese nga sistemi i mbrojtjes shoqerore te kene: -pjesmarrje ligjore; -pjesmarrje ekonomike. • Pjesmarrja ligjore, eshte e drejta qe kane individet/grupet e individeve/shoqatat per: a)tu bere pjese e procesit te ndermarrjes se nismes ligjore/nenligjore,

Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i pjesmarrjes-1
b)te kontrolluar administrimin dhe veprimtarine e organeve shteterore te ngarkuara per administrimin e skemave te sistemit te mbrojtjes shoqerore. • Pjesmarrja ligjore e individeve/grupeve te individeve/shoqatatve ne asnje rast nuk duhet te jete ne kundershtim me percaktimet ligjore dhe nenligjore per kete qellim, si dhe politikat ekonomiko-sociale te shtetit. (Shembuj)
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i pjesmarrjes-2
• Pjesmarrja ekonomike shprehet me: a)detyrimin konkret qe subjektet kane per skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror, pra kryerjen e pageses se kontributit; b)te drejten e individeve per te marre pagesa (keste perfitimi) nga skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror, ndihma ekonomike etj. • Individet nepermjet kryerjes se pageses se kontributit ndikojne ne rritjen e te ardhurave ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror, pra ne rritjen e perfitimeve te tyre.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Parimi i pjesmarrjes-3
• Individet duke marre pagesa nga fondet e programuara nga buxheti i shtetit per ndihmen ekonomike ndaj tyre, behen pjesmarres ne financimin e shpenzimeve qe jpe shteti per te.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret qe ndikojne ne sistemin e mbrojtjes shoqerore
• Sistemi i mbrojtjes shoqerore ne pergjithesi, por edhe skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror ne vecanti, ndikohen nga nje sere faktoresh ekonomik, social dhe politik. • Keta faktore ndikojne ne prishjen e ekuilibrave financiar dhe social dhe te vendosur ne skemen e sigurimeve shoqerore, por edhe ne hartimin e politikave te reja ne sistem.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret qe ndikojne ne sistemin e mbrojtjes shoqerore-1
• Faktoret mund te jene: -demografik, -ekonomik, -politik. • Faktoret demografike ndikojne ne gjendjen aktuale te skemes se sigurimeve shoqerore, por edhe ne perspektiven e saj.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik
• Paqendrueshmeria demografike sjell ndryshime ne: a)ne te ardhurat e skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror, b)ne shpenzimet e skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror. • Komponentet e mesiperm jane teper te rendesishem ne percaktimin e ecurise dhe perspektives se Fondit te Sigurimit te Detyrueshem Shoqeror.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-1
• Faktoret demografik qe ndikojne ne skeme jane: a)plakja e popullsise, b)levizjet imigratore brenda vendit, c)levizjet imigratore. Si ndikojne keta faktore?
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-2
• Per te vleresuar moshen e popullsise merren ne konsiderate: a)lindjet, b)vdekjet si dhe c)shkalla e emigrimit e popullates ne nje territor te caktuar. • Mbeshtetur ne keto te dhena vleresohet qe brenda nje koheshtrirje te caktuar: -sa eshte mosha mesatare e popullsise,

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-3
-sa eshte ndikimi i saj ne rritjen/uljen e te ardhurave te sigurimeve shoqerore, -sa eshte ndikimi i saj ne rritjen/uljen e shpenzimeve te sigurimeve shoqerore. • Mbeshtetur ne keto te dhena mund te perpunohen politika financiare dhe sociale per skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror, me qellim sigurimin e ekuilibrave ne te.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-4
• Levizjet imigratore brenda vendit, ndikojne ne menyre te drejtperdrejte: a)ne strukturen moshore te popullsise per ate territor, per rrjedhoje dhe b)ne gjendjen e tregut te punes ne ate rajon, pare ne kendveshtrimin e fuqise punetore. • Keto fenomene te ndikuara nga ky proces imigrimi, ndikojne ne veshtiresi te tilla si: a)mungesa e vendeve te punes per te gjithe fuqine punetore ne ate territor gjeografik;

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-5
b)ne pakesimin e te ardhurave ne skemen e sigurimit te detyrueshem shoqeror, c)rritjen e numrit te familjeve te cilat jane ne nivel te pamjaftueshem jetese, pra te cilat duhet te perfitojne nga skema e ndihmes ekonomike. • Jo gjithmone ka nje korrelacion te drejperdrejte ndermjet papunesise se zhvilluar dhe varferise se larte ne te njejtin territor gjeografik. Pse ?
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-6
• Levizjet emigratore ndikojne gjithashtu drejtperdrejt ne skemen e sigurimeve shoqerore ne drejtim te: -uljes se te ardhurave ne skeme; -uljes se shpenzimeve ne skeme. • Ulja e te ardhurave vjen si rrjedhoje e uljes se fuqise punetore ne vend, pra ul numrin e personave ekonomikisht aktiv ne skeme (kontribuesve ne skeme)

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-7
• Ulja e shpenzimeve ndikohet nga ulja e numrit te personave te cilet plotesojne kushtet per te perfituar sipas: a)skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror; b)skemes se ndihmes ekonomike. • Meqenese emigrantet nuk jane ekonomikisht aktiv ne vend ata nuk kontribuojne ne skeme, per rrjedhoje keto periudha nuk u njihen si periudha sigurimi.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret demografik-8
• Mosplotesimi i periudhes se sigurimit te kerkuar per te perfituar, nuk i vendos emigrantet ne kushte per te perfituar nga skema e sigurimit te detyrueshem shoqeror. • Qenia e nje anetari te familjes emigrant, mbeshtetur ne ligjin e ndihmes ekonomike e perjashton familjen nga e drejta per te perfituar nga skema e ndihmes ekonomike.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret ekonomik
• Ekonomia dhe ritmet e rritjes se saj, ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne skemen e sigurimeve shoqerore. • Nje ekonomi me ritme te qendrueshme rritje ndikon ne rritjen e te ardhurave te bizneseve, te cilat ne menyre te drejtperdrejte mund te perkthehen edhe ne: -hapje vende te reja pune, -rritje te ardhurash per punemarresit.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret ekonomik-1
• Te dy keto elemente ndikojne ne rritjen e: -numrit te kontribuesve ne skeme, -te ardhurave te cilat mblidhen ne skeme. • Nje Fond me te ardhura te mjaftueshme, eshte ne gjendje te perballoje edhe pagesa shpenzimesh per perfitime per: -nje numer me te madhe perfituesish, -nje nivel me te larte perfitimi.
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret politik
• Drejtimet politike majtas apo djathtas te nje vendi ndikojne orientimin qe do te kene politikat sociale ne drejtim te individeve dhe grupimeve shoqerore qe perfitojne prej tyre. • Mbeshtetur ne drejtimin politik te nje qeverie, hartohen dokumente politike te cilat kane per qellim mbeshtetjen e nje grupimi shoqeror apo nje tjeter (shembull mbeshtetje me politika per punedhenesit/punemarresit).
Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret politik-1
• Ne varesi te kendeveshtrimit qe politika ka per subjektet te cilat do te jene ne qender te vemendjes se saj, ndermerren edhe nisma ligjore dhe nenligjore me fokus kete grupim shoqeror • Keshtu nese per politiken ne qender te vemendjes eshte punemarresi, atehere nje politike qe mund te ndermerret eshte: -krijimi i vendeve te reja te punes, -ulja e ngarkeses se kontributit qe paguhet nga punemarresi,

Pergatiti:A.Shtylla MES

Faktoret politik-2
-permiresimi i kritereve per te perfituar nje pension, -rritja e mases se perfitimeve etj. • Megjithate realizimi i ketyre nismave nuk mund te realizohet pa u shoqeruar edhe me politika te cilat: -nxisin biznesin per krijimin e vendeve te reja te punes, -uljen e ngarkeses fiskale per punedhenesit, -detyrojne punedhenesit te sigurojne punemarresit duke rritur numrin e kontribuesve, por edhe nivelin e te ardhurave ne skeme etj.

Pergatiti:A.Shtylla MES

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful