You are on page 1of 7

vALAROCK.

cOM skeda: Sonic Youth

...................................................................................................................................................
tREGUES | hISTORIA rOCK | aLBUMET | kRITIKA | hAPESIRE e lIRE | iNFO
...................................................................................................................................................

Sonic Youth
Pionieret e No-Wave dhe Noise:
Nder me stimuluesit ne zhvillimet e post-punk-ut amerikan, Sonic Youth do te formohen ne Nju Jork ne vitin 1981. Koncertin e pare,
akoma me nje formacion te perkohshem, do ta mbajne ne Noise Festival, organizuar ne galerine e arteve White Columns, ku do te
vihen re nga kompozitori avangarde e vizionar Glenn Branca. Sonic Youth do te jene nder me ndikuesit ne tre dekadat e fundit ne
muziken internacionale, duke cuditur per nga aftesia dhe larmia e akordaturave te kitareve me cmim te lire... Ndoshta grupi i pare
alternative!

(Burimi: Insert nga albumi "Daydream Nation")

Kur i degjova per here te pare, u dashurova menjehere! Ishte sublime! Me kujtonin nje grup idhujsh te ngushte te legjendareve Velvet
Underground, por te pajisur me nje bagazh te ri idesh, fantazish dhe kercenimesh sonore... Me look-un e atij te riut urban style, prej
individesh te pavarur e floket e pakrehur, veshje qe dukeshin sikur vinin nga nenkultura e surfistave apo e skateborder-ave, cifti Moore
dhe Gordon me ngacmuan e me terhoqen akoma me shume me tingujt e kitareve te keqakorduara e muziken noise qe shurdhonin. Do te
mbeten formacioni qe do te provonte dhe guxonte me shume se te tjeret ne keto tridhjete vitet e fundit ne muzike. Pas veshtiresive te
fillimi, do te shnderrohen ne nje grup kulti, me plot te drejte. Sekreti ishte po ai i njejti: nuk ishin muzikante te mirefillte! Te marre
hua nga bota e artit figurativ, Sonic Youth do te dallohej per nga perzierjet dhe melodite e veshtira dhe teper guximtare qe provuan
gjate karrieres se gjate. Eksperimente sonore dhe vokale, performance trondites, intervista frymezuese dhe iluminuese, muzike
urbane te re me nivel te larte regjsitrimi dhe krijimi.

THURSTON MOORE: "WE DON'T COST MUCH MONEY AND OUR RECORDS BREAK EVEN"
Tashme nje pesedhjetevjecar, Moore i ngjan nje djaloshi i cili ka mbetur akoma i tronditur nga hera e pare (1976) qe pa live grupin
Ramones ne lokalin CBGB. Grupet dhe emrat qe degjonte dhe qe u thellkua me shume ne kerkime ishin personazhe te hardcore-it
amerikan (grupe si Civil Dismay, Red Kross, Descendants, Mood of Defiance etj). Kim dhe ai do te mbeten cifti me hippy i te gjithe
dekadave te mevonshme, jo thjesht ne fushen e muzikes bashkekohore, por edhe si forme frymezimi per artin pop bashkekohor,
fotografine, moden, filma (si psh prezenca ne show-n e Marc Jacobs) dhe bashkeautor i librit "No Wave: Post Punk. Underground New
York. 1976-1980".
Kitaristi Thurston Moore (vinte nga Coachmen) me te shoqen Kim Gordon (kitare bass) gjejne ne mesin e bashkepunuesve te shumte
te Branca-s kitaristin e dyte me emrin Lee Ranaldo. Ne fakt Gordon ishte motori energjitik i grupit fale provave me kitaret elektrike
dhe ideve vizuale neper vendosjen e instalimeve ne skena e galeri apo kopertinave te albumeve (te cilat jane kapitull me vehte ne
biografine e grupit!). Sic thote Moore: "ekzibicioni yne i pare ndodhi ne nje galeri artesh te bukura e aspak ne nje skene talentesh...".
Me hyrjen e bateristit Richard Edson (vinte nga Konk) banda regjistron albumin debut (nje mini-LP) me te njejtin Sonic Youth
(Neutral, 1982), prove e mire e nje rock-u hipnotik dhe te manget nga shume skema te meparshme. Etiketa do te jete nje e panjohur

1 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

Neutral, e te madhit Glenn Branca. Emrin e grupit e zgjedh Moore: nje perzierje e pseudos te Fred "Sonic" Smith te MC'5 dhe
legjendes reggae Big Youth.
Do te jete vetem me te dytin Confusion Is Sex (1983) do te shpalosin stilin e tyre karakterizues: nje kombinim perfekt i zhurmes dhe
dhunen impresionuese, e cila vihej re gjate koncerteve te tyre ne klubet njujorkeze. Do te shprehen si mos me mire me nje shtresezim
kitaresh, feedback (efekte Larsen), rumorizem, minimalizem perserites etj etj... duke iu afruar keshtu tradites me te eger rock
(referimet e pavdekshme do te mbeten Velvet e pare, Stooges, MC5 pervec artisteve te skenes noise japoneze). Skena no-wave (me
protagoniste edhe mikeshen e grupit Lydia Lunch) do te lihej me dashje jashte kritikes se fanzine-ve dhe faqeve te revistave me te
azhurnuara muzikore amerikane.
"Protect Me You" eshte alienizuese, rrefim i erret i Kim Gordon-it mbi djajte e nates qe largojne tutje ajrin e nates. Spirale baterie,
bass ciklik si ne ndonje film horror, zhurme kitaresh ne stilin e VU, peshperitje nen efektin fade-out te fjales "again":

Protect me demons /That come at night


I don't know what they say /Their whispering
Sends the night air away /And makes me forget
I hope they come /Again and again

"Freezer Burn / I Wanna Be Your Dog" eshte nje 'remake' e gjurmes famemadhe te Iggy Pop me Stooges. Pas nje intro zhurmuese e
oshilacioneve elektrike te kitares, Gordon shperthen ne tekstin ekzagjerues:

Now I'm ready to close my eyes / But now I'm ready to close my mind
And now I'm ready to feel your hand /And lose my heart on the burning sand

"Shaking Hell" (duke tundur ferrin) kendohet perseri nga Gordon dhe ngjason me nje tribalizem (edhe tekstual) tipik post-punk. Kim
perserit te pakten tetembedhjete here fjalen "shake" (tund) duke e shnderruar gjurmen ne nje ritual te frikshem e me tendenca
seksuale (take off your dress / i'll shake off your flesh... turn around). "Inhuman" kendohet nga Moore dhe ne fakt eshte zhurme me
zerin e Moore ne sfond. Ritem i shpejte post-punk (intro bass-i), zhytur ne zhurmen e shtremberuar te kitareve (fantastike dridhjet
finale) e baterise kembengulese. I gjithe albumi gezon ate cmendurine e lire krijuese te nje grupi pa kompromise e te 'llastuar' nga
perdorimi i mencur i zhurmes. Vokalistet shprehin emocionet e ca episodeve te frikshem, plot tekste ngacmuese, me permbajtje te
rende, direkte e kaotike.

"CHAOS IS THE FUTURE. AND BEYOND IT IS FREEDOM. CONFUSION IS NEXT AND NEXT AFTER THAT IS THE TRUTH"
Shpesh luajne muzike te degjuar edhe me pare, por gjthnje me nje rishikim me te zhdervjellet, si ne tekst ashtu edhe ne tinguj (si psh
nderrimi i papritur i ritmit ne "Confusion Is Next"). Bass-i i shoqeruar nga nje note kitareje qe perseritet mirepresin kendimin e Moore,
aq te lodhur ne pamje te pare, saqe ndjek ritmin e ndertuar nga instrumentet e pare. Ne nje pjese te tekstit sikur duan 'te tregojne
dhembet' e bandes, duke kenduar shpesh "sonic tooth", fraze e tronditur nga nje degjenerim tingujsh kulmues ne fundin e gjurmes.

Injoranca apo indiferenca kundrejt ketyre no-wave punkers do te beje qe Moore do te nise dhe mbeshtese nje rivalitet konceptesh
kunder kritikur Robert Christgau. Me projektin e rradhes Moore orientohet me shume drejt tregut evropian (sidomos ne ate britanik)
meqe ne Amerike kishte te gjithe kritiken kundra dhe mjaft indiferente.
Me afrimin etiketes se vogel berlineze te Zensor do te publikojne Kill Yr Idols (ku title-track rititullohet qellimisht nga Moore ne "I
Killed Christgau With My Big Fucking Dick"). Do te jete rradha e etiketes Iridescense ajo qe do te leshoje single-in hard-rock "Death
Valley '69" (me zerin e Lunch), i cili perfshihet ne te mevonshmin Bad Moon Rising (1985). Ky album do te nxjerre ne pah tendencat
novative te manipulimit sonor tqe grupi ka perzemer. Ne fakt Sonic Youth do te jene nje vije e zbehte e perzierjes velvetiane me
Stooges ne fillimkarrieren e tyre. Po te nis nje diskutim se perse rivaliteti me indiferentizmin e shtypit kundrejt ketij formacioni do
te pohoja qe nje muzike e ashper, zhurmuese, por gjithsesi e re per veshet e cilitdo ne ato vite (fillim '80), ku rryma new-wave po
mbushej shpejt nga te njejtet tinguj e grupe fotokopje, Sonic Youth do te meritonin shume me shume vemendje e levdata nga
bashkekohesit kritike snobiste. Bad Moon Rising do te jete shtysa kryesore qe do te ngreje lart emrin e bandes duke i bashkengjitur

2 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

tingujve se SY termin "art-rock qytetar" apo "tingulli urban".


Nese dikush e pyeste Moore se pse dikush nuk mund ta kuptonte muziken noise, pergjigja e tij do te ishte: "epo, nuk eshte ky shpirti
me te cilin mund ta shtrojme kete pyetje. Perndryshe nuk mund te kuptonim asnje lloj muzike... Eshte nje forme arti sensual...
Zhurma ben pjese e jetes, si nje kusht i pazevendesueshem i njerezimit... Kushtet humane nuk perbejne nje gjurme, nuk eshte nje
krijim i organizuar...".
(nga nje interviste dhene revistes Rolling Stone)

Pas disa nderrimeve te bateristeve (hyn Steve Shelley), punojne njekohesisht per dy albume. Do te jete etiketa luftarake SST qe do
te marre persiper regjistrimet e Evol (1986) dhe Sister (1987). Si i pari ashtu dhe i dyti do te perfaqesojne dy kryevepra! "Tom's
Violence" (nga Evol), nje ecuri e stilit te ngjashme me ato te miqve Swans, me nje lekundje te semure e te lodhur e ndalur vetem nga
nje pushim i dridhjeve te kitareve te zhurmshme, gati simulojne nje bubullime tingujsh kercenues e theres. Teksti eshte nje poezi e
erret qe rrefen nje enderr dhune, nje dhune te qete qe jeton brenda ne koke, ne memorie, ne shpirt:

...left home for xperience


carved 'suk for honesty' on my chest
my violence is the number
coming out of prayer
find it the father--find it in a girl
there's a thing in my memory
holding on for dear life
with a felling of secrets
beating up under my flesh
my tongu is tied--i'm sleeping night's awake
tom violence is a dream
coming out of a girl...

"Shadow Of A Doubt" shkruhet dhe kendohet vetem nga Gordon. Tjeter rrefim per nje flirtim te shemtuar, nje tradheti ne dileme e
nderkohe nen hijen e dyshimit konsumohet (edhe pse me pendimin me te thelle). Moore shkruan "Expressway Yr Skull" dhe denon
menyrat kaliforniane te mitizimit te idhujve. Ne fakt gjurma (ashtu si edhe "Marylin Moore") ka te beje me temen e personazheve te
famshem, celebriteteve amerikane (nje nga te permendurit eshte edhe Sean Penn dhe vajzave tipike te telefilmave amerikane!).

WE’RE GONNA FIND THE MEANING OF FEELING GOOD


AND WE’RE GONNA STAY THERE FOR AS LONG AS WE THINK WE SHOULD
Albumi Sister frymezohet nga shkrimtari fantastiko-shkencor Philip Kindred Dick dhe tekstet jane pothuajse perkthime te episodeve
dhe historise se zeze te protagonistit (filmi Blade Runner eshte vetem nje nga shume adaptime filmike qe i jane dedikuar veprave te
shkrimtarit amerikan). Gjithsesi sekuenca e gjurmeve tregojne per njefare strukture te adaptuar nga S.Y, pa hequr dore aspak nga
moskompromisi me muziken mainstream qe qarkullonte ne ate kohe.
Suksesi nuk vonon dhe Moore me shoke do te shkelqejne ne perpunimin e nje tingulli te thate kitaresk, gati shurdhues, here te
ndryshkur e here te mirestrukturuar. Formula funksionon dhe i perjeteson ne perfaqesuesit e nje hard-rock-u novator dhe me nivel,
pikerisht si koleget e denje te Husker Du, Swans dhe Butthole Surfers. Pasi mbeshtesin Mike Watt (ish Minutemen dhe tashme me
projektin fIREHOUSE) i lejojne vetes edhe nje eksperiment hip-hop-i me titullin The Whitey Album (1989).
E gjithe kjo pasi kishin goditur madje ne shenje me nje cover te Madonna-s: "Into The Groove(y)". Firmosin kontrate me Geffen
Records (nje major), gjest i cili acaron fans-at te cilet akuzojne grupin per nje lloj tradhetie ndaj tingullit underground njujorkez.
Nisin keshtu dhjetevjecarin e ri me bashkepunimet e Chuck D (te Public Enemy) dhe J. Mascis (te Dinosaur Jr.).
Albumi Goo (1990, Geffen) vlen fale gjurmeve "Dirty Boots", "Cindarella's Big Score" dhe sidomos "Kool Thing" (kjo e fundit ve ne
siklet MTV per permbjaten e "turpshme" te nje videoklipi dhe ndoshta do te perfaqesoje me teper se i gjithe repertoti muziken e S.Y
nga shumic e fans-ave). Muzika mbetet ajo apokaliptike, ne metropole te banuar nga njerez te cmendur, te semure psiqike e mjaft

3 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

zhurme shurdhuese. "Cindarella's Big Score" eshte nje kryeveper nga pikepamja vokale. Shkruhet nga Gordon. Pas nje fillimi te gjate
instrumental e zhurme kitaresh qe ferkojne telat, ndizet flake nga teksi i rende qe duket nje mllef kundrej 'vajzes' se lehte, asaj qe
jep shpejt cdo gje ("if you could give me anything / i would give you a kick"). "Dirty Boots"(cizme te pista) eshte nje sinfoni kitareske
e ekzekutuar me mjeshteri e efekte zhurmuese ne sfond. Kim Gordon do te shprehe fshehtas simpatine e saj per shume artiste rap-i
underground amerikane. Ne fakt asnje nga Geffen nuk donte te ishte personi i cili do te shkarkonte nga kontrata SY. Kjo sepse ishin
vete Sonic Youth ata te paret! Sic u tha me vone, albumin e fundit me Geffen do ta titullonin You Can't Sell This.

I MEAN, ARE YOU GONNA LIBERATE US GIRLS FROM MALE WHITE CORPORATE OPPRESSION?
Vete titulli i superhitit "Kool Thing" i referohet rapper-it LL Cool J. Gjurma degjohet lehte me mjaft ritem apo energjine tipike te
grupit. Tema eshte ajo e radikalizmit amerian ne vitet '60 (vecanerisht ndaj personazhit Patricia Campbell Hearst) dhe organizaten e
Panterave te Zeza (organizate e majte afro-amerikane per vetembrojtje te komuniteteve me ngjyre). Teksti ka referime kryengritje
ndaj shtypjes mashkullore te te bardheve ndaj "panterave" (ketu vajzave afroamerikane):
Mirepo edhe pse me afer tingullit grunge (dhe ketu i atribuojme te drejte fans-ave) albumi ngjitet ne majat e klasifikimeve
amerikane: fakt qe nuk ishte perseritur kurre mepare!

Daydream Nation (Enigma, 1988), kryevepra dyshe, komplete me titullin aq te goditur (komb qe enderron me sy hapur, i referohet
epokes se Regan-it) ka akoma me shume sukses (zyrtarisht!). Skandalet, problemet dhe kryesisht fajet e politikes amerikane te
Regan-it pasqyrohen me ironi, inat (krimet ne Ameriken Latine, ne Salvador, erresimin e qellimshem te ligjeratave te Gorbacovit nga
Regani), perbuzje e tallje ne pothuajse te gjithe lirizmat e albumit.
Ketu problemet ishin te nje lloji tjeter: shperndarja e keqmenaxhuar. Ne fakt ne Evrope ishte gati e pamundur te gjeje neper dyqane
albumin me kopertinen me nje qiri te ndezur. Sa per kopertinat Sonic Youth ishin ne me te shumtet e rasteve nje eveniment art-rock.
Kjo sepse shpesh angazhonin artiste te njohur (ose jo) ne boten e vizatimeve margjnale per te treguar ose ilustruar edhe ambjentin e
artisteve qe frekuentonin apo admironin. Keshtu ajo e Daydream Nation u pikturua nga Gerhard Richter, Dirty nga miku i ngushte i
Gordon-it Mike Kelley, ndersa Goo nga Raymond Pettibon (skice e nje foto paparazzi e Maureen Hindley dhe bashkeshortit te pare
David Smith me shkrimin origjinal te Pettibon: "I stole my sister's boyfriend. It was all whirlwind, heat, and flash. Within a week we
killed my parents and hit the road.").
Neopsikedelia e Gordon-it, gjendjet e momentet pezull, kendimi i akullt i Moore dhe alienizimi i teksteve sherbejne si celebrim i
karrieres se SY. Gjenden te gjithe elementet, tashme te thithur e perftuar akoma me mire nga grupi. Muzikalisht jane te njejtit, me
telat e kitareve te shtrenguara deri ne maksimum, me pozicionin e tyre ne kufi te zhurmes, ndryeshmerine ne secilen gjurme e
paparashikueshmerine ne ekzekutim. "Silver Rocket" rrefen per nje rakete argjende qe can qiejt e Amerikes dhe per ironi edhe ate te
xhepit te nje te riu ("Yeh ride the silver rocket / Can't stop it / Burnin hole in yr pocket"). Per gjurmen "Eric's Trip", Moore perdor nje
nga kitaret me te vjetra qe grupi sillte me vete neper turne: nje Drifter ku mungonte nje tast! Teksti eshte frymezuar nga filmi i
Andy Warhol me titullin Chelsea Girl (personazhi Eric Emerson). Emri merret hua edhe nga banda kanadeze Eric's Trip.

RRYMA TE ENDRRES QE KALOJNE NE SIPERFAQE (CURRENTS OF THE DREAM TO SURFACE)...


Mrekullia e albumit qendron ne teresine e asaj cfare mund te bejne Socin Youth dhe ne bashkimin e kesaj te fundit me fotografimin e
momentit (si me nje polaroid te njeperdorimshme!). Duket si nje concept album, nje "light listening" (sic shkruajne ne faqen zyrtare
vete grupi), nje inçizim me stil. Albumi perfaqeson paradoksin e nenrrymes 'underground': utopi dhe regresion. Dhe me te vertete,
pasi e degjon deri ne fund bindesh per universalitetin e muzikes dhe njekohesisht per unicitetin e pamohueshem. Ja perse rrymat
erotike, politike, muzikore mund te rreshqasin ne siperfaqe harmonikisht.
"Hey Joni" i dedikohet kantautores legjendare amerikane Joni Mitchell. Ngrihet lart fale tekstit delikat e perkushtues:

Hey joni put it all behind you


Hey joni now I've put it all behind me too
These times can't add up
Yr life is such a mess
Forget the past, and just say yes

4 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

Tell me joni, am I the one


To see you through?
In this broken town can you still jack in
And know what to do?
I remember our youth, our high ideals
I remember you were so uptight
That time in the trees, we broke that vice
We took some steps and now
We can't think twice

"Providence" kendohet nga miku Mike Watt (lexo Minutemen) dhe kemi te bejme me nje musique concrète te mirefillte, fale efekteve
tejmase te realizuara e te besueshme (gjithashtu edhe nje dedikim i prekshem i shokut Boon ne forme telefonate hyjnore). Si shenje
konsiderate per nje tjeter grup tonin te preferuar, ketu poshte mund te lexoni tekstin e plote te pjeses:

Watt here! I'm downstairs from your window... if you're up...


Pub 'phone booth... if you're up...(I get tense) [beep]
Thurston! watt! thurston! I think it's ten thirty, we're calling
From providence, rhode island. did you find your shit? you gotta
Watch the motin' thurston, your fuckin' memory just goes out tha window.
We couldn't find it in the van at all, we wonderin' if you looked in
That trash can. when we threw out that trash, man, was the bag in
Your hand, did you dump it? call later. bye.

"Kissability" kendohet nga K. Gordon dhe ngacmon talentin pa eksperience te fundoset ne boten e te famshmeve (you could be a star) e
qe lemohet nga te gjithe materializmat e kohes:

Look into my eyes, don't you trust me


Yr so good you could go far
I'll put you in a movie, don't you want to
You could be a star
You could go far
You've got twistability
You fly hard, don't you wanna
You've got kissability
You could be a star, it ain't hard

"Trilogy" zgjat me teper se katermbedhjete minuta e bind edhe njehere per aftesite e 'Rinise Sonore' ne perpunimin dhe ne renien e lire
ne fushen rock underground. Per tu cuditur, qe para minutes se trete te gjurmes mahnitesh per nga fantazite sonore kitareske-
zhurmuese te trishes Moore-Gordon-Ranaldo.
Sic e pranon vete Moore: do te perbenin nje ide e komunitetit qe kishte te bente me background-in e grupit. Me albumet Goo dhe Dirty
sikur iu kundervune post-grunge-it te Nirvana-ve per tu rishpikur dhe mbajtur lart flamurin e nje art-rock-u dhe noise inteligjent.
Ne 1991 do te ndermarrin nje tour si mbeshtetes te Neil Young duke u shfaqur keshtu ne skena te ndryshme nga ato qe ishin mesuar
vite mepare. Te njejten gje bejne edhe me Nirvana-t ne te njejtin vit (kesaj rradhe ne tour boteror) nga i cili ekstraktohet filmi-
dokumentar "1991: The Year Punk Broke" (1993). Sonic Youth perfaqesonin per kedo qe i degjonte per here te pare nje risi, muzike te
re per punker-at e zgjuar, ata te cilet nuk mjaftoheshin me truket e mixer-ave ne studio me ultrashpejtesi marramendese apo me
personazhe bulza te perkoheshem qe fryheshin nga mediat anglo-amerikane. Ishin si nje punk perzire me pak lirizem dilaniane,
cmenduri e terheqje te Stones-ave, por me stranovacionet e kapitenit Beefheart dhe zor se dikush nuk binte menjehere ne dashuri me
figuren femerore/fatale te Kim Gordon! Nuk eshte per tu cuditur qe shpesh krahasohen neper blog-e me piktura e vepra te Jackson
Pollock-ut, bukuri e rastit, kaos i ngulitur ne nje situate te caktuar.
Ne momentin e publikimit te Dirty (1992) polemika te reja prekin grupin. Producenti Butch Vig (i njejti pas console-it te albumit
Nevermind) ndodhet ne kundershtim me opinionet e Moore dhe te tjereve persa i perket punes ne mixing. Megjithate albumi cudit dhe
ka sukses duke u rradhitur nder me intersantit e bandes. Repertori klasik nis mudn ta nisim me "Drunken Butterfly", "Youth Against
Fascism", "Chapel Hill" (perkushtuar guvernatorit/senatorit amerikan te Karolines se Veriut: Jesse Hielms).

5 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

(Ne foton djathtas: Kim Gordon duke ecur siper kitares bass...)

Nje extended playing per tu permendur eshte dhe TV Shit (1993), nje bashkepunim me japonezin (SY ishin gjithmone te tehequr nga
noise-rock-u japonez!) ku kopertina eshte nje riprodhim i nje albumi te mjeshtrit gjerman K. Stockhausen dhe gjurmet kane si tekst
vetem fjalen 'No'. Muzika eshte vetem zhurme me frekuenca te larta (me ndonje boshllek kabare-je, country ironik apo rock-u) ku
vokalisti Yamatsuka Eye ekzekuton shperthime dhe degjenerime sonore (psikopatike) nga me te padegjuarat ndonjehere.
Pas nje tuor-i boteror te lodhshme rikthehen ne studio per te regjistruar Experimental Jet Set, Trash And No Star (1994):; albumi,
me kopertinat e kembyeshme, eshte ne shume drejtime nje rikthim sound-it origjinal te bandes, megjithese perfshin edhe nje pjese
akustike "Winner's Blues", e cila i perjashton nga suksesi i puneve te meparshme. Ne kete pike anetaret e grupit ndalen per nje
reflektim serioz mbi te ardhmen dhe idete krijuese. Ky pushim ndikon edhe ne perforcimin e lidhjes mes Moore dhe Gordon duke bere
qe te linde vogelushja Coco. Nga pamundesia per te luajtur ne skenat e huaja e te largeta, do te djegin edhe ate ftese te
mrekullueshme qe supergrupi REM i ben per te mbeshtetur albumin e tyre Monster.
Albumi i fundit Eternal (Matador, 2009), titulluar sipas gjurmes gjashteminuteshe te Joy Division, merr pak nga tradita origjinale e
post-punk-ut, edhe pse Moore nuk pranon qe ky i fundit te jete nje nga grupet ndikuese ne muziken e SY. Albumi nuk permban gjurme
te gjata, pervcecse ato treminuteshe, me tekste te frymezuara nga vajza Coco (premtim i Moore).

I REALLY FEEL THERE'S A NEW LIBERATION ABOUT WHAT WE'RE DOING


Sonic Youth jane te medhenj jo vetem nga muzika qe luajne, por sepse asnjehere nuk iu nenshtruan nje presioni te tille qe t'i sillte aq
shume perfitime materiale. Urrejne super-mainstrem-in pop dhe per to termi 'underground', edhe pse e veshtire ta percaktosh ne ditet
e sotme, fshihet kryesisht ne eksperimentimin ekstrem, i jashtem (exteme outside music). "We consider ourselves a livin band" (e
konsiderojme vetveten si nje bande ne zhvillim, qe jeton), pohon Moore: "kemi bere perhere ate qe kemi menduar ne ate apo kete
moment dhe nuk jemi ndjere kurre te detyruar apo te ushtruar ne presion aq sa te humbim rruges...".
Prejardhja kulturale e SY eshte me e gjere sesa mendohet. Moore ka botuar tashme librin me titullin Mix Tape: The Art Of Cassette
Culture qe do te nenkuptoje kryesisht nenkulturen e kasetave me shirit qe perdoreshin ne ato vite per te degjuar muziken (cili i mban
mend kur i sistemonim me laps?). Kjo gje eshte e lehte per tu besuar sepse atmosfera noise vihet re edhe ne regjistrimete e shumta te
bandes neper vite (shume te grumbulluara ne webfaqen http://sonicyouth.utkonos.org/), ku zhurma dhe urbanizimi i muzikes
no-wave/rock behet akoma me i gjalle.
Ndersa qesh thote: "... We are not a typical rock band, but we're not a typical underground experimental band either. I Think tha's
what attracts our fans and confuses evryone else"
(nga AnOtherMan magazine, issue 8, summer '09)
(ne nuk jemi nje bande tipike rock-ut, por ne nuk jemi gjithashtu as edhe nje bande tipike underground eksperimentale. Mendoj se kjo
eshte ajo cka i terheq fans-at tane dhe i ben konfuz te gjithe te tjeret).

xANDER
dISKOGRAFIA
Sonic Youth (1982)
Confusion is Sex (1983)
Kill Yr Idols (1983)
Sonic Death (1984)
Bad Moon Rising (1985)
Walls Have Ears (1986)
Evol (1986)
Sister (1987)
Daydream Nation (1988)
Goo (1990)
Dirty (1992)
TV Shit (Ep, 1993)

6 of 7
vALAROCK.cOM skeda: Sonic Youth

Experimental Jet Set, Trash And No Star (1994)


Made In USA (1995)
Screaming Fields Of Sonic Love (1995)
Washing Machine (1995)
Anagrama (1997)
Slaapkammers Mit Slagram (1997)
Invito Al Cielo (1998)
A Thousand Leaves (1998)
Goodbye 20th Century (1999)
NYC Ghosts & Flowers (2000)
Murray Street (2002)
Sonic Nurse (2004)
Rather Ripped (2006)
The Eternal (2009)

Vizito faqen zyrtare

...................................................................................................................................................
"nenkulture, stil & muzike": hapesire personale mbi muziken/nenkulturen underground info.valarock@gmail.com

7 of 7