You are on page 1of 2

-KUJTOJMË VLLAZNIT, NDEROJMË GJAKUN-

Historinë tujë e shfletue


Për tre breza që kanë kalue
N’kujtes ruhen tmerret e serbit
Gjatë pushtimit t’Hanit t’Elezit
Plagë e dhimbje të së vërtetës
T’muajit tetor të 1912-ës

Dhunë e tmerr n’trojet shqiptare


Ku është pjesa ma vitale
Me intrigat më perfide
Sakatosen trojet etnike
Masakrimet prej barbarit
Kurrë s’ju ndanë kombit t’shqiptarit

Në Dermjakë në këtë trevë


Shpirti e zemra po na therë
Gjenocidi i papar
Kurrë s’harrohet ndër shqiptarë
Pa pakë faji para oborrit
Na vranë martirët e kombit

Kurrë su ngopen armiqtë tanë


Me tradhti,na prenë na vranë
Gjurmët e varreve për ta flasin
Padrejtësitë tek ne trokasin
Te mulliri i Ilaz Currit
Janë gdhendë emrat n’shtizë t’flamurit

Kujtojmë vllaznit,nderojmë gjakun


Lartë liria e ngreh bajrakun
A’t bajrak që kurrë s’perkulet
N’shqiptari emri ju ruhet
Ruhet emri,nuk vdes vepra
Midis nesh sa t’jetë jeta
Kishte prindër edhe t’pamartuar
Simbol mbeten për t’mos u harruar
15-të,emrat e tyre
Dritë n’oborre me flladëlirie
N’thonjë t’pangishëm të serbosllavit
Mbijetoj gjaku i shqiptarit

Historia e nderon burrin


Me shokë t’vetë Xhemal Currin
Kamer Currin edhe Hajdinin
Mehmet Currin edhe Halimin
Bajram Currin edhe Hazirin
Miftar Currin edhe Halitin
Salih Currin edhe Sadikun
Rushit Currin edhe Shabanin
Sefë Currin edhe Limanin

Nder dekada,për shumë breza


Këtu buroi,u rritë qëndresa
Ndër beteja me shumë plagë
Ç’do armiku i kem ba ballë
UÇK-ja e nanë Kosovës
Dritë e jetë n’troje t’shqiponjes
Për armikun ra rrufeja
Ndriti zemrat UÇK-ja

N’kodër të faslisë
Ranë do pika gjaku
Shokëve që ranë në luftë
Trimat u morën hakun
Rreth sofres të bashkuar
Me flamur t’lirisë
N’ballë me Gafurr Lokun
N’fletë të historisë.

Autori: Isa Brecani