You are on page 1of 1

Dhimitër Anagnosti

Artist i Popullit
Operator, regjisor, skenarist

Lindi në fshatin Vuno të Himarës më 1936. Shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyer në


gjimnazin Ali Demi, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK të
Moskës ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me kolegun V. Gjika xhiruan si punë
diplome filmin Njeriu kurrë nuk vdes, ekranizim i tregimit të Ernest Hemingueit, i cili u
nderua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u
zhvillua në Hollandë më 1961. Në harkun kohor 1961-1966 realizoi si operator filmat
Debatik me kolegun V. Gjika, Toka jonë dhe dokumentarët Gjirokastra dhe Gurët
dekorativë. Në vitin 1966 si bashkautor me V. Gjikën, realizoi filmin e parë dhe si
regjisor Komisari i dritës. Filmi i tij si regjisor i pavarur ishte Duel i heshtur 1967. Filmi
që pati suksesin e padiskutueshëm kulmor, ishte Lulëkuqet mbi mure 1976. Ky film u
nderua me disa Çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe konsiderohet si një nga
kryeveprat e kinematografisë shqiptare. Një sukses mjaft të bujshëm patën edhe filmat e
tij Përrallë nga e kaluara 1987 dhe Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989, në të cilët është edhe
autor i skenarit.
Veprat e Anagnostit janë nderuar me tre Çmime të Republikës 1969, 1979, 1983, tre
Çmime Ndërkombëtare 1980, 1983, 1985, nga të cilët një Çmim të madh GRAND fitues
i tre Kupave të Festivaleve të Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit Aleksandër Moisiu 1989.
I veçantë ishte çmimi Il Lazio tra Europa e Mediterraneo 2006, për Audiovisivi-n, dhënë
në Complesso Monumentale del Vittoriano 2006, ku u nderuan 8 personalitete nga shtetet
e pellgut të Mesdheut.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe krijimtarinë e tij dinjitoze, në vitin 1979 ju dha
titulli i nderit Artist i Merituar dhe më 1987 titulli më i lartë Artist i Popullit. Në mars
1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar.
Në Maj 1992 u emërua Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë
demokratike dhe më pas ka drejtuar Fondacionin Fan S. Noli për Kulturën dhe Artin. Në
Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar 10-13 Maj, 1995 ai u nderua me Çmimin e Karrierës.