You are on page 1of 2

BDI e mban fjalën se jo mahi!

Në Emisionin “Rruga Drejtë “ të Alsat –M, deklaruat se “Ja kemi dhanë fjalën Nikolla Gruevskit
se nuk do t’i hapim këto çështje dhe ne nuk mund të bëhemi të pafytyrë me te”!
Po. Këtu e keni dëshmuar veten! Ju e mbani fjalën dhe nuk mund të jeni të pafytyrë karshi atij që
shtyp shqiptarët!
Po me çfarë fytyre do të dilni të kërkoni edhe një herë mandatin e popullit?!!

Pas mandatit të parë qeveritar në koalicion LSDM, udhëheqësit e BDI-së deklaruan se nuk i kishte realizuar
asnjë nga premtimet e veta elektorale për shkak të gjoja “sugjerimeve të ndërkombëtarëve që të mos ia ulë
rejtingun LSDM-së”.
Në këtë shkrim nuk do të analizoj implikimet e këtij arsyetimi sepse hapen hipoteza të shumta për motivet e
krijimit të kësaj partie politike. Po kufizohem vetëm në disa fakte që patën implikime të drejtpërdrejta në jetën e
popullit shqiptar në Maqedoni.
- Në vend të respektimit të ligjit për amnisti, term që nuk është adekuat për luftëtarët e lirisë, burgosje
masive të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare;
- Në vend të rregullimit të statusit të dëshmorëve të kombit dhe përkujdesjes institucionale të familjarëve
të dëshmorëve të tyre, privilegje të panumërta për “branitelët”;
- Në vend të riparimit të dëmeve materiale të luftës, zhdukët gjurmët e 500 milion euro që Konferenca e
Donatorëve në Bruksel i ndau Maqedonisë për zonat e dëmtuara nga lufta e vitit 2001;
- Në vend të ndarjes proporcionale të buxhetit, asnjë investim në vendbanimet shqiptare;
- Në vend të paqes dhe sigurisë, dhunë e paparë (mbi 500 shqiptarë u vranë dhe u plagosën në rrethana
ende të pandriçuara gjatë mandatit tuaj katërvjeçar);
- Në vend të lirisë së premtuar......Maqedonia u shndërrua në një burg të vërtetë kolektiv për shqiptarët.
Pas refuzimit që Nikola Gruevski ta merr në qeverisjen e tij të parë, BDI-ja aktivizoi kartën nacionaliste dhe nga
një parti qytetare u shndërruat në “parti radikale” për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
- Premtuan për dy vite rresht se nëse edhe një herë merrni mandatin e popullit do të zyrtarizoni gjuhën
shqipe; do të rregulloni statusin e dëshmorëve të kombit; do të përkujdeseni për gjendjen e mjerueshme
të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës; do të abrogojë vendimin për ndalimin e
përdorimit të lirë të flamurit kombëtarë; do të bashkoni Kërçovën me komunat rurale që ky qytet
shqiptar të mbetet shqiptar; do të lironi të gjithë të pafajshmit nga burgjet maqedonase (madje spotin
kryesor të fushatës elektorale e ndërtuat me pamjet tragjike të Masakrës së Brodecit); se do t’i jepni fund
varfërisë së shqiptarëve në Maqedoni; se do të punësoni mbi 100.000 persona të papunë....
- Ju premtuat se e mbani fjalën! Madje, kjo moto e përsëritur deri në bezdi, disa muaj më vonë u bë moto
e fushatës elektorale për pushtet lokal!
Sapo u ulët “në pushtetin e Gruevskit” harruat premtimet e dhëna!;

- Ju shkatërruat Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku


duhej të përcaktohej mënyra e sistemimit të vlerave historike dhe kulturore, pa gjykuar
për statusin politik të shqiptarëve, dhe krijuat « Muzeun e Lirisë » !
A ka tallje më të madhe se një populli të robëruar t’i servohet « Muzeu i Lirisë » ?!

- Në vend të bashkimit të Komunës shqiptare të Kërçovës ju miratuat vendimin e vendosjes së 600


ushtarakëve maqedonas dhe familjeve të tyre në këtë qytet për të ndryshuar përqindjen e strukturës së
popullsisë;
- Në vend të lirimit nga burgu i shqiptarëve që padrejtësisht janë dënuar, montim i
procese të reja të gjyqësore dhe apel që ish ushtarët e ish UÇK-së, ata që kanë mbetur
të pa arrestuar deri tani, të mbledhin reliket e rezistencës dhe t’i
dorëzojnë në « Muzeun e Lirisë » - Paradhomën e Burgut të Idrizovës!
BDI-ja është në pushtet ! BDI-ja ju garanton procese gjyqësore të drejta !

T +389 44 346 177; +389 44 346 178 / F +389 44 346 179 / E


info@bdsh.eu
- Rikthim i rasteve të ish ushtarëve të UÇK-së, që Gjykata e Hagës i hodhi si të pabaza;
- Ekstradim i ish ushtarit të UÇK-së, Shkodran Idrizit nga Gjermania në Shkup për t’u gjykuar;
- Dënimi i civilëve të pafajshëm për Rastin e Brodecit me 190 vjet burg;
- Dënimi me burg të përjetshëm të tre ushtarëve të ish UÇK-së, Ismail Etemin, Bashkim Bajramin dhe
njërin nga udhëheqësit e luftës,z. Harun Aliun (Komandant Kushtrimin, nëse e keni harruar!);

BDI-ja është në pushtet ! BDI-ja ju garanton procese gjyqësore të drejta se jo mahi! BDI-ja e mban
fjalën!

- Në vend të zyrtarizmit të gjuhës shqipe ju caktuat prioritet programor në Kongresin e fundit dhe votuat
vendimin që nxënësve shqiptar t’u imponohet mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë e arsimit fillor, si
hap i parë drejtë maqedonizimit të arsimit shqip në Maqedoni.
Ju e mbani fjalën se jo mahi!

Tani deklaroni se “nuk jemi në komunizëm ku shteti ndërtonte fabrika dhe punësonte nga 15000 punëtorë. Tani
jemi në treg të lirë dhe secili duhet të gjendet vet”!
Keni të drejtë. Nuk është kohë e komunizmit! Shpenzimet qindra milion euro për pyllëzimin e territoreve
shqiptare me kisha ortodokse maqedonase në kohën kur varfëria e skajshme ka kapluar shumicën e popullit është
në përputhje me kohën e mesjetës! Apo edhe më larg. Me kohën e Faraonëve!
Ku mbetën premtimet elektorale për 100000 punësime të reja!
Ju e mbani fjalën se jo mahi! Secili duhet të gjendet vet! Vizat u hoqën!Shqiptarët mund të shkojnë ku të duan!

Mund të vazhdoj pafund me ilustrimin e kuteve të dyfishta që përdorni kur jeni në opozitë dhe kur jeni argat të
pushtetit antishqiptar në Shkup. Por, konkluzionin më të mirë dhe domethënien vërtetë të motos së fushatës
elektorale “Ne e mbajmë fjalën!”e sqaruat vet.
Për herë të parë ishit të sinqertë para opinionit publik shqiptar kur si mysafir i Emisionit “Rruga Drejtë “ të Alsat
–M, deklaruat se Nikola Gruevskit i keni premtuar se nuk do të hapni çështjen e zyrtarizmit të gjuhës shqipe,
çështjen e përdorimit të flamurit kombëtare dhe asnjë çështje që kishit premtuar në fushatë elektoratit shqiptar.
Dhe me arrogancë të paparë ju drejtuat gazetarëve. “Ja kemi dhanë fjalën Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim
këto çështje dhe ne nuk mund të bëhemi të pafytyrë me te”!
Po. Këtu e keni dëshmuar veten! Ju e mbani fjalën dhe nuk mund të jeni të pafytyrë karshi atij që shtyp
shqiptarët!
Po me çfarë fytyre do të dilni të kërkoni edhe një herë mandatin e popullit?!!
Mbes me shpresë se shumë patriot dhe anëtarë të BDI-së, të cilëve u ka mbetur ndërgjegje kombëtare, do t’ju
thonë një ditë: MJAFTË se e tepruat argatllëkun në këtë politikë zullumqare ndaj popullit shqiptar!
Mjaftë se na lodhët me “Muzeun e Lirisë”!
Populli shqiptar ende mbetet i robëruar në Maqedoni dhe luftëtarëve të lirisë u është rezervuar burg i përjetshëm
në këtë shtet ferr për shqiptarët.
Mos harroni fjalën e urtë popullore shqiptare: Çdo gjë këputet prej së holli! Vetëm zullumi prej së trashi!
Edhe këtij zullumi do t’i vij fundi siç do ti vij fundi edhe censurës që keni imponuar ndaj mendimit ndryshe !

Bashkimit Demokratik Shqiptar


Bardhyl Mahmuti
Kryetar
3 mars, 2010

T +389 44 346 177; +389 44 346 178 / F +389 44 346 179 / E


info@bdsh.eu