Ndricim_2007@hotmail.

com

Aborti zgjedhje apo imoralitet ?
Ylberi i sapo shfaqur në horizont shuhet papritur.Ngjyrat zhbirilues shuhen për tu harruar.Bukuria e tërë natyrës merr të tatëpjeten… Jeta ndalet kur nuk ëndërrojmë,shpresat këputen kur nuk besojmë dhe dashuria shuhet kur nuk kujdesemi për të. Natyra e ka vënë sojin njerëzor nën qeverisjen e dy mësuesve sovran;dhimbjes dhe kënaqësisë.Nuk ka shkencë më të vështire se sesa të dish të jetosh mirë e natyrshëm këtë jetë.Njerëzimi vazhdon udhëtimin ne rrugën pa krye e aktualisht ndodhet në fillimin e fundit të tij.Ndër rrugicat e shumta të kësaj udhe është dhe aborti. Aborti,kjo temë kaq kontraverze shpesh herë ka qenë diskutim midis mjekëve,filozofëve,avokateve dhe teologëve.Vrasja e një krijese të pafajshme apo diagnostifikim i anormaliteteve të rënda? Frustini i një familje të paqëndruar,alternativa më origjinale apo zgjidhje e detyruar përshkak të rrethanave të papërshtatshme? Këta rrethana e bëjnë këtë fenomen të vërtitet rreth përgjigjesh definitive. Aborti,zgjedhje e momentit,një luftë e drejtpërdrejtë,një vrasje e drejtpërdrejtë e bërë nga vetë dora e nënës… Aborti, është shkatërrim i fetusit në mitër,shkatërrim i qelizave vezë të fekonduara.Vrasja e një të pafajshmi dhe plagosja e një tjetri.Edhe pse aborti është në kundërshtim me urdherat bazë të praktikës mjeksore “Mos dëmto”, “Respektoje jetën njerëzore”, përsëri është rrënjosur në historinë e asaj pratike.Shatzanitë jashtmartesore ,dhunimet apo incestet,shtatzanitë e padëshiruara apo dhe pritja e foshnjes së gjinisë së gabuar kane çuar në rritje numrin e këtij akti sa vrasës aq dhe mëkatar. Ajo ç’ka shqetëson më shumë studiuesit nuk është numri i përgjithshëm i aborteve por eskalimi i qëndrueshëm në numra në krahasim me vitet e kaluara.

Ndricim_2007@hotmail.com

Statistikat me gjuhën e tyre të hidhur pohojnë se vetëm ne SHBA çdo vit kryhen një milion e gjysëm;ku një e treta e tyre nga adoleshentë.Të ashtuquajtur avokatë të abortit,dy janë llojet që e justifikojnë abortin si zgjedhje.Indikacionet mjeksore ku vazhdimi i shtazanisë do të rrezikonte jetën e gruas shtazanë,shëndetin fizik apo psikik të saj.Lloji i dytë i indikacioneve i shtuquajtur indikacione sociale ndryshojnë nga nga kultura në kulturë dhe nga epoka në epokë.Ata përfshijnë shkaqet sociale ku marrëdhëniet rezultojnë jashtëligjore.Kurse faktet që kundërshtojnë janë se personi është kreaturë e aftë të vendosë për ekzistencën e vet.Asnjë person ose person potencial nuk duhet bërë përjashtim në këtë drejtim për shkak se vdekja i ka privuar ata prej asgjëje për ç’ka mund të vendosin.Por ajo ç’ka mbetet në mendimet e grave shtatzanë është se vuajtjet apo vështirësitë që mund t’i sjellë fëmija në jetë e kanë në dorë ta ndalojnë tani,në çast. Ndërsa moralisht,vendet që e pranojnë abortin,përbëhen nga njerëzit më të varfër shpirtërisht.Ata i tremben dhe ushqimit të një fëmije e për ta shmangur e mbysyn ashtu mizorisht.E ai popull,ajo familje që nuk frikësohet prej këtyre fëmijëve,prej jetës së re s’mund të frikesohen edhe prej të ardhmes.Nëse me të vërtetë e duam paqen në botë duhet ta ndalim këtë vrasje.Nëse një nënë mund ta vrasë fëmijën e vet ç’mund të themi për vrasjet e krimet e tjera mesh nesh….

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful