You are on page 1of 7

Arkitektura ne rrugen e strukturimit

Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat


territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve,
qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz.
Struktura e brendshme
Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te
tipit italian. E thene me thjeshte: me kapon (kapo eshte termi i huazuar ne
shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. Funksioni i zevendesit
te kapos duket se eksizton ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes.
Mafia, skema e pastrimit te parave
Publikohet pjesa e dyte e raportit te hartuar nga specialistet franceze te
krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete.
Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon pushtetin
ekonomik te klaneve mafioze
Struktura ndermjet klaneve
Organizimi ndermjet klaneve te mafias shqiptare ka arritur nje grade
sofistikimi ne veren e vitit 2005. Faza e pare e perqendrimit te mafias
shqiptare eshte vene ne zbatim nga viti 2000 ne vitin 2004, nga nje lufte
klanesh qe solli 22 vrasje. Nje kupole e tipit, edhe ketu italiane, duket sikur
lindi ne kete kohe. Pa percaktuar aktivitetin e bashkesise se klaneve, ky
autoritet superklanor aplikohet ne klane te ndryshme te vendosura ne jug te
rruges TiraneElbasan. Perberja e ketij bordi kriminal dhe emerimi i
drejtuesve te tij sollen perballje te dhunshme. Vajdin Lame, nje nga kreret e
klanit te Tiranes, u vra ne kete menyre. Keto berthama homogjene te
mafias shqiptare kane nje force rrezatimi jo te zakonshem, jashte

komunitetit kriminal, qe u jep klaneve mafioze nje pushtet global ne te gjithe


vendin.
Pushteti ekonomik
Pastrimi i parave
Pjesa me e madhe e perfitimeve te nxjerra nga aktivitetet kriminale eshte
riinvestuar ne te gjithe vendin, me qellim pastrimin e parave, sipas tre
modeleve komplementare (plotesuese).
Ndertimi
Modeli i riinvestimit, me i thjeshti dhe me i perdoruri mbeshtetet ne menyre
masive ne sektorin e ndertimeve. Ndermarrje te shumta u perkasin sot
krereve te klaneve. Rentabiliteti i jashtezakonshem i tregut te ndertimeve e
ben kete ceshtje mjaft terheqese. Cmimi mesatar i ndertimeve per meter
katror ne Tirane eshte 215 euro, ndersa ai i shitjes 650 euro. Nje situate e
tille vihet re ne te gjithe vendin. Kapoja i Shkodres ka vene ne kete menyre
nje pasuri prej disa miliona dollaresh, duke riinvestuar parate e perfituara
nga aktivitetet e tij, ne nje ndermarrje ndertimi te hoteleve.
Pervetesimi i sistemit bankar
Menyra e dyte e pastrimit te parave, e perdorur nga mafia shqiptare,
mbeshtetet kryesisht te pervetesimi i sistemit bankar. Ky i fundit duket sikur
kryhet nepermjet operacioneve te realizuara me ane te dy tipeve bankash.
Bankat greke jane ato me te perdorurat, por ato kane nevoje per te siguruar
bashkepunimin e drejtuesve te tyre. Dy banka shqiptare private jane hapur
keto vitet e fundit: Credins dhe Banka Popullore. Roli i klaneve ne krijimin
e tyre dhe volumi i aktiviteteve qe kane, nuk ka pike dyshimi.
Konglomeratet

Menyra me e sofistikuar e pastimit te parave mbeshtetet te konglomeratet e


verteta qe bashkojne shume aktivitete me potencialin e fuqishem te
pastrimit te parave: Ndertimi i puneve publike dhe kryesisht restaurimi.
Konglomeratet me te medha kane gjetur mundesine te eksplorojne forma te
reja te pastrimit te parave, kryesisht ne media. Konglometari me i madh
eshte ai i te ndjerit, Vajdin Lame. Ai ka ne fakt nje ndermarrje te ndertimit te
puneve publike, 2 restorante, 3 radio, sikurse dhe aksione ne dy kanale
televizive. Teresia e ketyre aktiviteteve kane per qellim te vetem pastrimin e
nje pjese te parave te trafikut te heroines, qe kryhet nga nje klan i Tiranes.
Zhvillimi i nje tjeter konglomerati eshte shume instruktiv mbi opsionet
strategjike te pastrimit te parave te mafias. Edil Alit ka gjithashtu nje shoqeri
ndertimi dhe nje kanal televiziv (Mediavizion). Ky konglomerat ka tentuar te
bleje banken Dardania qe te kete mundesine te kryeje pastrimin e parave
ne nje entitet te vetem. Tentativa konstante per ti bashkuar riinvestimeve
kriminale me grupet mediatike, sigurisht qe nuk mbeshtetet te rentabiliteti i
ketij sektori, por te mundesia qe ato ofrojne per te zoteruar informacionin
dhe per te mbrojtur aktivitetet e klaneve qe kane.
Monopolet e importit
Shqiperia importon 75 per qind te asaj qe konsumon. Mafia shqiptare ka ne
dore pjesen me te madhe te importeve qe realizohen nga vendi, duke
monopolizuar shumicen e licencave te nevojshme per keto operacione.
Eshte e vertetuar se klanet kryesore te Tiranes dhe Durresit zoterojne, vec
te tjerash, licencat e importimit te celikut, grurit, sheqerit, kafes, birres dhe
markave me te medha te automjeteve evropiane, si edhe te nje prodhuesi
elektroshtepiak italian.
Varesia kriminale e ekonomise shqiptare
Keto dy depertime kriminale te vecanta, e vendosin ekonomine shqiptare
nen varesine e krimit.

Treguesit ekonomike
Nje nga problemet kryesore te ekonomise se vendit eshte madhesia e
deficitit aktual, qe prek shifren 299 milione euro mes semestrit te pare te
vitit 2005 dhe atij 2006, ose 7.5% i Prodhimit te Brendshem Bruto. Ky deficit
eshte rritur me shume per shkak te deficitit tregtar te Shqiperise, i cili prek
shifren 785 milione euro per te njejten periudhe, ose 22% te Prodhimit te
Brendshem Bruto.
Zbulimet kriminale
Ky deficit tregtar krijohet logjikisht nga nje eksport i dobet, krahasuar me
importet qe kryhen, te cilat jane rritur me 18% ne kete periudhe. Mirepo, ne
vume re me lart dominimin e mafias shqiptare mbi importet. Varesia e
ekonomise shqiptare te pastrimi i parave duket qarte po te marrim ne
konsiderate qe 60% i ketij deficiti tregtar eshte mbuluar nga transferimet e
fondeve te diaspores, qe prekin shifren 886 milione euro ne vitin 2005, ose
13.3% te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Diaspora shqiptare, duke mos u shquar, per fat te keq, per pasurine e saj,
mund te pohojme pa rrezikuar, se nje pjese te rendesishme te transfertave
te saj i kryen ne kuadrin e operacioneve te pastrimit te parave, te
pershkruara me lart. Kesaj varesie kriminale direkte i shtohet pesha e
madhe e ekonomise informale, qe tradicionalisht dominohet nga krimi i
organizuar, qe perben 60 deri ne 70% te Prodhimit te Brendshem Bruto te
Shqiperise.
Pra, duket qarte qe ekonomia shqiptare eshte e droguar nga krimi i
organizuar, pasi penetrimi mafioz, tek i cili ajo eshte perqendruar, eshte ne
te njejten kohe shkaktari dhe ilaci i problemit te saj madhor.
Pushteti politik

Klanet mafioze kane depertuar thelle ne te gjithe strukturen e shtetit


shqiptar.
Shtenia ne dore e forcave te rendit
Shtenia ne dore e forcave te rendit dhe kryesisht e doganave eshte
absolutisht thelbesore ne strategjine e zhvillimit te mafias shqiptare.
Origjinat
Edhe pse mund te duket klasike, shtenia ne dore e forcave te rendit gjen ne
Shqiperi nje motivacion te vecante. Diktatura ka formuar ne fakt police dhe
sherbime speciale qe perdorin metodat e shtypjes (represionit) dhe
udhezimeve kryesisht te dhunshme, shume me shqetesuese se ato qe
perdoren nga mafiozet e Italise dhe ata te Amerikes. Shqiptaret mbeten te
dallueshem nga ky brutalitet, si dhe ngaqe ruajne nje nivel frike te larte
kundrejt forcave te rendit. Klanet kriminale jane te ndergjegjshem per
efikasitetin e tyre (forcave te rendit), para se ata te korruptohen.
Nje tjeter shpjegim i kesaj ndergjegjje per rrezikun qe paraqesin forcat e
rendit ka te beje padyshim me faktin se nje numer i madh i mafiozeve kane
qene ne radhet e tyre. Ky penetrim eshte verifikuar nga sherbimet sekrete.
Nje numer i madh i agjenteve te SHIKut eshte pushuar nga puna pas
zgjedhjes se Sali Berishes, President, ne vitin 1992. Disa prej atyre qe
kishin eksperience, jashte shtetit u rekrutuan nga klane te ndryshme per
shkak te cilesise se lidhjeve (burimeve) te tyre te jashtme.
Metodat
Metoda e pare e detyrimit bazohet te pervetesimi i autoritetit hierarkik. Nje
urdher i dhene nga nje funksionar i larte mafioz qe te mos kontrollohen
kamionet qe hyjne ne piken kufitare te Struges, as ngarkesat e Portit te
Durresit, kufizon dukshem demtimin e trafikut te heroines ne dogana dhe
polici.

Metoda e dyte e detyrimit bazohet kryesisht te nje aleance e korrupsionit


dhe presionit. Pike se pari, ka te beje me vendosjen nen varesine financiare
te maksimumit te zyrtareve qe mund te sjellin deme, ne zonat kyce. Si
dhurata te konsiderushme financiare, disa poste jane shume te kerkuar dhe
jane objekt turn over i (largimi, permbysje) per me pak intriguesit: ne
distriktin e Sarandes (ne kufirin me Greqine) jane nderruar 18 shefa policie,
qe nga viti 1998 e deri me sot.
Ana e dyte e kesaj metode mbeshtetet te bashkepunimi i fshehte ne krim
(te rregulli i heshtjes). Ne kete kuader eshte interesante te nenvizojme
friken qe provojne policet dhe nepunesit, ose drejtuesit e larte te sherbimit
policor per njoftimet qe kane per te dhene. Disa prej tyre pohojne me
veshtiresi se druhen te dorezojne elementet qe disponojne, nga frika e
raprezaljes ndaj tyre apo familjes. Dihet qe nje presion i tille ushtrohet edhe
ne drejtesi. Brenda 11 vjeteve, dy Prokurore te Pergjithshem te Tiranes
preferuan tia mbathin jashte shtetit, ne vend qe te ndiqnin anetaret e klanit
Hakmarrja per Drejtesi.
Grupet e permendura ne raport:
Berisha (Lulzim Berisha ne Durres)
Salillari (Ne Durres)
Gjina (Ne Shkoder)
Sulo (Fushe-Kruje)
Aldo Bare (Lushnje)
Cobenjte (Korce)
Ruka (Fier)
Ilir Kociaj (Elbasan)
Hakmarrja per Drejtesi (Tirane)
Ledi V
Era e Jugut
Hoja e Bardhe
Ujevara

Go West
Harem