You are on page 1of 16

Oketa

:
27 nëntor 2015

Vlahutin:

Shoqëritë e
përparuara,
s’tremben
dhe as nuk
gjunjëzohen
nga terrorizmi

ekonomi
fryma e re

Të hetohen
pasuritë e
gjyqtarëve,
zotërojnë
miliona me
rroga 1500 euro

f. 6

1
f. 8-9

Bilanci tragjik
i një lufte tregtare

Rënia e shitjeve dhe ashpërsimi i luftës
tregtare nxori nga tregu shqiptar i përpunimit
të qumështit, kompaninë gjermane Meggle
me produktet, Fast këtë muaj...

f. 6

adresa:
rruga “George W. Bush”,
nr. 15/1, Tiranë
e-mail:
frymaere.gazeta@gmail.com
drejtor: Alfred Cako
tel: 04 22 42 444

çmimi:

30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 2, nr. 89. E premte, 27 nëntor 2015

Reforma gjithëpërfshirëse?!

Parlamenti në krizë,
injorohet Kodi Zgjedhor

fokus

Kina dhe “profecia”
e de Golit

“K

ur Kina të zgjohet, bota do të dridhet”, ka thënë Napoleoni. Si strateg ushtarak që ishte, ai mbase e ka fjalën
për potencialin luftarak të këtij vendi të
madh aziatik. Por një personalitet tjetër,
që ka bërë jo pak për francezët, siç është
ish presidenti Sharl de Gol, nuk besoj
se ka një këndvështrim kaq të ngusht të
çështjes, kur nënvizon: “Nuk do të ketë
ndonjë burrë shteti europian që do të
bashkojë Europën...

FRD: Reforma në
Drejtësi fillon
me ‘drejtësinë’ në
procesin elektoral
Reforma në sistemin e
drejtësisë, iluzion pa pastrimin
e politikës nga mëkatarët.
Pse nuk shprehen partitë
parlamentare dhe OSBE për
domosdoshmërinë e ligjit të ri
elektoral si pjesë e Reformës
Kushtetuese?

“R

eforma në Kushtetutën e Shqipërisë e
iniciuar nga klasa politike si domosdoshmëri në kuadër të reformës në sistemin
e drejtësisë dhe dekriminalizimit, nuk po
bëhet në mënyrë integrale si një e tërë, përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor”.

nga Gjon Kroi f. 5

Thellimi i pabarazisë
ekonomike sjell
tensione sociale
nga Rovena Baxhia f. 4

Ditëlindja e poetit

xx
Reportazh

f. 2-3
Dosja

Ambasadori francez

Ish-të përndjekurit
Bernard Fitoussi:
protestë te Kuvendi, Të korruptuarit
përplasen me policinë përpara drejtësisë
f. 6

sport

f. 6

Dritan Dervishi: Te
Partizani do afrojmë
lojtarë të Veronës

f. 14

Në kishën
e Mjedës,
në Kukël

f. 10-11

fryma e re

27 nëntor 2015

politikë

2

Dekriminalizimi/Ndërhyrja në Kushtetutë do të bëhet në
vetëm 4 nene, nuk përfshihen ndryshimet në ligjin elektoral

Reforma

gjithëpërfshirëse?!

Injorohet Kodi Zgjedhor,
Kuvendi në krizë
R

eforma në Kushtetutën e
vendit është menduar nga
klasa politike të bëhet e
ndarë në varësi të çështjeve dhe
jo si një trup i tërë. Megjithëse
ka tashmë nga vendimmarrësit e
politikës një lloj konsensusi për
ndryshimet Kushtetuese, për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, ato nuk përfshijnë
miratimin e ligjit të ri zgjedhor.
Reforma zgjedhor lind si domosdoshmëri edhe prej miratimit të
ligjit të dekriminalizimit, por që
klasa politike ende nuk ka reflektuar ndryshimet kushtetuese,
pavarësisht se është një nga rekomandimet bazë të OSBE/ODIHR,
pas problemeve të evidentuara
në zgjedhjet e fundit. Ky është një
tjetër element që i heq reformës
kushtetuese atë që e kanë kërkuar
edhe ndërkombëtarët, gjithëpërfshirjen, ndërsa thellohet akoma
edhe më tepër kriza e Kuvendit.
Kushtetuta
Miratimi i ligjit të posaçëm për
dekriminalizimin nuk do ta ndryshojë Kushtetutën në 17 nene të
saj, por në vetëm katër.
Nenet të cilat ndryshojnë janë
neni 6, neni 45, neni 131 dhe neni
179 i Kushtetutës së Shqipërisë,
për t’i çelur rrugën zbatimit të
ligjit të posaçëm. Ndryshe nga
propozimi fillestar i Partisë Demokratike i cili e prekte ligjin
themeltar të shtetit në një pjesë
të konsiderueshme të tij, mazhoranca dhe opozita kanë vendosur
me konsensus dje në mbledhjen e
komisionit të posaçëm parlamentar që t’i përmbledhin propozimet
në katër nene kushtetuese të cilat
do të amendohen gjatë mbledhjes së ardhshme të komisionit, e
cila do të jetë në nivel ekspertësh.
Megjithatë, ndonëse ka “dakordësi” mes mazhorancës dhe opozitës
për dekriminalizimin dhe një lloj
pajtimi për “drejtësinë”, nga ana
tjetër, në asnjë rresht të amendamenteve kushtetuese nuk flitet për
ndryshimin e sistemit elektoral i

Çfarë parashikon ligji?

L

igji prek dhe funksionarët më të lartë duke filluar nga Presidenti,
Kryeministri, ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë etj. Sa u takon
deputetëve ligjit thotë se “Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen
deputetë, shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur
apo për të mbajtur një funksion publik sipas rregullave të përcaktuara
me ligj të posaçëm.” Dhe gjithashtu “Mandati i fituar në kundërshtim
me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni është i pavlefshëm, pavarësisht nga
koha e konstatimit”. E njëjta gjë parashikohet të zbatohet dhe në rastin
e emërimit të presidentit, kryeministrit, apo edhe nëpunësve publikë.
Përveç politikës, dekriminalizimi prek dhe drejtësinë pasi ligji parashikon se persona e inkriminuar nuk mund të emëron gjyqtarë dhe as
prokurorë apo anëtar të KLSH. “Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror
nuk mund të emërohen shtetasit që janë të përjashtuar nga e drejta
për t’u zgjedhur apo për të mbajtur një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm”, thuhet në ligjin e dekriminalizimit.
Po ashtu e njëjta procedurë do të ndiqet edhe në emërimet sa i takon
drejtuesve të Bankës së Shqipërisë duke nisur nga Guvernatori dhe
anëtarët e Këshillit. Të inkriminuarit gjithashtu nuk mund të emërohen pjesëtarë të forcave të armatosura shtetasit.

cili është edhe një nga rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë,
sidomos pas problematikës së
zgjedhjeve të fundit.
Dekriminalizimi
Amendimi i Kushtetutës do t’i
çelë rrugë zbatimit të ligjit të posaçëm për dekriminalizimin, i cili u
miratua fundjavën e kaluar, pas 1
viti debati të fortë parlamentar mes
dy krahëve të politikës. Ndonëse
opozita kishte propozuar një pak-

Nenet e
Kushtetutës
që ndryshojnë për
dekriminalizimin

etë ndryshimesh Kushtetuese me
17 nene, me konsensus dy palësh
dje është vendosur që ndërhyrja në
Kushtetutë të bëhet vetëm në katër
nene, por duke përfshirë në këto të
gjitha pikat e propozuara nga Partia
Demokratike. Kësisoj, në nenin 6 të
Kushtetutës ku thuhet se;
“Organizimi dhe funksionimi i
organeve të parashikuara në këtë
Kushtetutë rregullohen me ligjet
e tyre përkatëse, përveç rasteve

kur në Kushtetutë parashikohet
ndryshe”..., shtohet dhe një pikë
ku pritet të saktësohet se do “të
ketë ligj të posaçëm mbi integritetin e personave që do të punojnë
në funksione Kushtetuese apo dhe
në organet e krijuara me ligj”, thanë burimet. Ne nenin 45 të ligjit
themeltar të Shtetit, pas pikës 1 ku
parashikohet se, “çdo shtetas që
ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç,
qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të

Neni 6
Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet
e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë
parashikohet ndryshe.
Shtohet
Integriteti i personave që do të punojnë në funksione Kushtetuese dhe në organet e krijuara me ligj,
do të përcaktohet me ligj të posaçëm.
LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE
Neni 45
Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç,
qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
Shtohet
2.Çdo shtetas shqiptarë që ka mbushur moshën
18 vjeç ka të drejtën për tu zgjedhur dhe të zgjidhet.

drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”,
do të shtohet dhe një pikë e cila ka
të bëjë me rastet e kufizimit të drejtës për tu zgjedhur. Në nenin 131 të
Kushtetutës, ku thuhet se Gjykata
Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën,
pas pikës f ) shtohet dhe një pikë
e cila do të përcaktojë çështjet që
lidhen me konstatimin e mbarimit
apo pavlefshmërisë së mandatit,
ose shkarkimin nga detyra të

Rastet e kufizimit të kësaj të drejte do të përcaktohen
me ligj të posaçëm.
3. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit
e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë
si të paaftë mendërisht.
4. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me
heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
5. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e
fshehtë.
Neni 131
Gjykata Kushtetuese vendos për:
a) pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose
me marrëveshjet ndërkombëtare, siç parashikohet
në nenin 122;
b) pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;
c) pajtueshmërinë e akteve normative të organe-

fryma e re

27 nëntor 2015

politikë

3

“Reforma zgjedhor lind si domosdoshmëri edhe prej miratimit të ligjit të
dekriminalizimit, por që klasa politike ende nuk ka reflektuar ndryshimet kushtetuese”

FRD: Reforma në Drejtësi fillon me
‘drejtësinë’ në procesin elektoral

“R

eforma në Kushtetutën e Shqipërisë e iniciuar nga klasa
politike si domosdoshmëri në
kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë
dhe dekriminalizimit, nuk po bëhet në
mënyrë integrale si një e tërë, përfshirë
edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor”. Ky
është shqetësmi i ngritur nga Fryma e Re
Demokratike, duke insistuar se reforma
kushtetuese duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të
zbatohet si një e tërë dhe integrale përfshirë
reformën në drejtësi, dekriminalizimin dhe
amendimin e Kodit Zgjedhor, për t’i krijuar
hapësirën e domosdoshme ligjore vlerësimit të
drejtë të votave për partitë e vogla. Nisur nga
shqetësimet e herëpashershme, veçanërisht
gjatë proceseve zgjedhore për diferencimin e
votave të partive të mëdha nga ato të vogla, duke
sjellë kështu edhe deformimin e vullnetit real të
qytetarëve shqiptarë, FRD gjithashtu i kërkon
edhe prezencës së OSBE-së në vendin tonë që
të shprehet për domosdoshmërinë e ligjit të ri
elektoral, si pjesë e reformës kushtetuese. “Pse
nuk shprehen partitë parlamentare dhe OSBE
për domosdoshmërinë e ligjit të ri elektoral
si pjesë e Reformës Kushtetuese? Fryma e Re
Demokratike kërkon që reforma në drejtësi të
fillojë me drejtësinë në procesin elektoral. Në
këto kushte, si pjesë e reformës kushtetuese,
kërkojmë që zërë vend ndryshimi i Kodit Zgjedhor në amendamentet kushtetuese. Dhe në një
kohë kur pas çdo viti zgjedhor kemi raportet e
ndërkombëtarëve se zgjedhjet patën probleme
dhe kjo përsëritet gjithmonë, çka detyrimisht
çon në domosdoshmërinë e ndryshimeve në

funksionarit publik të organeve
të parashikuara nga Kushtetuta.
Përsa i përket ndryshimit të
katërt që do të propozohet të
amendohet, mësohet se do të jetë
neni 179 të cilit i shtohet një pikë.
Në këtë nen do të përcaktohen
rastet kur mandati i deputetit
shkon në Gjykatën kushtetuese.
Për këtë ka propozuar se “kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta
apo ligji për konstatimin e mbari-

mit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të
funksionarit publik, nuk veprojnë
brenda 10 ditëve nga përfundimi
i rezultateve të verifikimit, me
kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutës, e cila vendos konstatimin
e mbarimit apo pavlefshmërisë
së mandatit, ose shkarkimin nga
detyra të funksionarit publik, kur

ve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare;
ç) mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet
pushteteve, si dhe ndërmjet pushtetit qendror dhe qeverisjes vendore;
d) kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të
tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, sipas nenit 9 të
kësaj Kushtetute;
dh) shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës
dhe vërtetimin e pamundësisë së ushtrimit të funksioneve të tij;
e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit
të Republikës dhe të deputetëve, si dhe me verifikimin e
zgjedhjes së tyre;
ë) kushtetutshmërinë e referendumit dhe verifikimin e
rezultateve të tij;

Reforma në sistemin e
drejtësisë, iluzion pa pastrimin
e politikës nga mëkatarët.
Pse nuk shprehen partitë
parlamentare dhe OSBE për
domosdoshmërinë e ligjit të ri
elektoral si pjesë e Reformës
Kushtetuese?

Kodin Zgjedhor”, thuhet në deklaratën e FRD.
Gjithashtu, Fryma e Re Demokratike e cilëson
iluzion reformën në sistemin e drejtësisë, pasi
në fillim duhet pastruar politika nga mëkatarët.
“Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të
bëhet nga kjo klasë politike, pa u pastruar më
parë politika nga mëkatarët”, vlerëson Fryma e
Re Demokratike. Procesi i ndryshimeve Kushtetuese ka nisur si shtysë e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe procesit të dekriminalizimit. Ndërsa nga ana tjetër “vendimmarrësit” nuk
e kanë parë të udhës të reflektojnë në kuadrin e
ndryshimeve kushtetuese edhe ligjin e ri zgjedhor, përsa kohë ndryshimi i tij është edhe një
prej rekomandimeve kryesore të OSBE/ODIHR
pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Paketa e ndryshimeve Kushtetuese

Rekomandimet e Venecias, gjatë samitit të dhjetorit
P

plotësohen kushtet dhe rrethanat
sipas ligjit të posaçëm”. Pikë kjo
që pritet të shtohet në Kushtetutë.
Katër ndryshimet Kushtetuese do
të miratohen mbledhjen e ardhshme të komisionit, për t’iu përcjellë më pas seancës së Kuvendit.
Konsensusi
Gjatë mbledhjes së fundit
të komisionit parlamentar për
dekriminalizimin, mazhoranca dhe
opozita miratuan me konsensus në

aketa e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë do të marrë “vlerësimin” e Komisionit të
Venecias gjatë samitit të muajit Dhjetor. Pasi ekspertët mblodhën opinionet e tyre rreth qëndrimeve të klasës politike për
një nga reformat më të rëndësishme në 25 vite demokraci
dhe e cilësuar njëherazi si kryefjalë e çeljes së negociatave të
anëtarësimit me Bashkimin Europian. Gjithashtu, gjatë vizitës
së fundit në Tiranë, ekspertët e Venecias theksuan cekjen në
draftin final të reformës në drejtësi të çështjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe reformimin
thelbësor të sistemit gjyqësor, të parë edhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë dhe arritjes së standardeve më të
përparuara demokratike europiane.

parim, amendamentet kushtetuese
për zbatimin e ligjit të posçëm.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm,
Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari, Taulant Balla në përfundim të
mbledhjes dolën në një deklaratë
për mediet ku thanë se ende nuk
është mbyllur procesi i konsultimit
për ndryshimet Kushtetuese. “Ka
nevojë që të vazhdojmë diskutimin
në aspakëtin teknik. Në një moment të dytë do të mbyllim çdo

f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për
shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të
rregullt ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike
për mbrojtjen e këtyre të drejtave.
Shtohet
g) çështjet që lidhen me konstatimin e mbarimit apo
pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra
të funksionarit publik të organeve të parashikuara nga
Kushtetuta.
Neni 179
1. Mandati i organeve kushtetuese që do të ekzistojnë me
hyrjen në fuqi të kësaj Kushtetute mbaron me afatet e parashikuara në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.
2. Anëtarët e Gjykatës së Kasacionit vazhdojnë veprimtarinë e tyre si anëtarë të Gjykatës së Lartë, sipas mandatit
të mëparshëm.

nen të kësaj paket. Komisioni do të
mblidhet sërish në ditët në vijim”,
tha Bylykbashi. “Ka rregulla strikte
sesi ndryshohet Kushtetuta. Ligji ka
bërë të domosdoshëm ndërhyrjen
në Kushtetutë. Kushtetuta është një
ligj që nuk ndryshohet brenda një
nate, kërkohen konsulta publike”,
tha Balla. Edhe deputeti i LSI-së
Spartak Braho mbështeti propozimin për ndryshimin e Kushtetutës
në vetëm 4 nene.

3. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur
nga radhët e prokurorëve zëvendësohen me anëtarë të
rinj të zgjedhur nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve.
4. Organet e pushtetit vendor vazhdojnë veprimtarinë
e tyre deri ne mbarim te mandatit te tyre.
Shtohet
5) Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të
funksionarit publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga
përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5
së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutës, e cila vendos
konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas ligjit të
posaçëm”.

fryma e re

27 nëntor 2015

4

fokus

Thellimi i pabarazisë
ekonomike sjell tensione sociale
F
nga Rovena Baxhia

Sudjuesit propozojnë si
zgjidhje rritjen e barazisë
së mundësive, duke
theksuar se nuk ka një
zgjidhje të vetme për të
gjitha vendet. Diversiteti
i problemeve kerkon
strategji te larmishme
specifike per cdo rast.

illimi i mijëvjeçarit të ri ka shpalosur përpara nesh shume sfida, probleme dhe
çështje që për nga natyra dhe ndikimi që
kanë dalin jashtë kufijve të ngushtë të mjedisit
që duket se i shkakton, duke marrë përmasa
globale. Asnjë vend në një shoqëri nuk mund
të jetojë i veçuar nga të tjerët. Kështu termi
më i përgjithshëm që shpreh ndërvarësinë në
rritje të shoqërisë botërore është globalizimi.
Këtu përfshihet procesi i globazimit te shek 21.
Prandaj dhe, në këtë kuadër çështjet në
të cilat angazhohen OJQ-te janë gjithnjë e
më shumë të ndërvaruara apo globalizuese.
Në lidhje me këtë proces sekretari i përgjithshë m i OKB-së Koffi Anan ka deklaruar se:
“globalizimi është burim i sfidave të reja për
njerëzimin. Vetëm një organizatë globale
është e aftë të përballet me sfidat globale.
Kur ne veprojmë në këtë mënyrë… Ato janë
çështje që nuk zgjidhen vetëm nga shteti
por zgjidhja e tyre kërkon bashkëpunim
ndërkombëtar.” Por, a kemi menduar ndonjeherë: Cilat janë fushat që bëjnë diferencën
mes një të pasuri dhe një të varferi? Shkaqet,
përse të varferit qëndrojnë të varfër dhe
të pasurit pasurohen edhe më shume…
Nga nje studim i kohëve të fundit theksohet,
se “më të pasurit e njëpërqindëshit të botës
aktualisht kontrollojnë 48 për qind të pasurisë
botërore. Tetëdhjetë njerëzit më të pasur në
botë kontrollojnë 1.9 trilionë dollarë, që është
në fakt sasia që 3.5 miliardë njerëz kanë në
anën tjetër të spektrit. Është e pabesueshme
që 80 njerëz kanë pasuri të barabartë me 3.5
miliardë njerëz!” Çfarë do të thotë kjo?!!?
Pyetja që ngrihet është nëse jemi ne viktima
të rregullave të krijuara nga të pasurit për ekonominë globale apo po ndodh diçka tjeter? Ka
studime të shumta, natyrisht.
Prandaj, thuhet me forcë, se thellimi i

pabarazise ekonomike sjell tensione sociale
te shumellojshme. Debatet për thellimin e
pabarazisë po bëhen gjithnjë e më kritike.
Ekspertët po e analizojnë efektin negativ të
rritjes së pabarazisë në disa aspekte kryesore.
Thellimi i saj tregon për dështimin e zhvillimit ekonomik, ndersa nga pikëpamja socialekonomike, thellimi i pabarazisë rrit me tej
krizen ekonomike; shtimi i të papunëve dhe të
varfërve rrit numrin e njerëzve që nuk punojnë dhe për pasojë nuk kontribuojnë për rritjen
ekonomike. Si rrjedhim shtohet numri i te
pakënaqurve ndaj pushtetit te vet. Për të cilët
qeveritë duhet të shqetësohen tashmë, dhe jo
thjesht të interesohen për to. Aktualisht, është
emergjente të zgjidhen pyetje si:
- Me çfarë merren apo si mbijetojnë këta
të pakenaqur ose “te pamundur”…?? Ka plane
dhe programe afatgjata qeveria shqiptare për
zbutjen ose përmirësimin disi të jetës së tyre?
A është rritur ky numer dita-ditës? Pse?
Cilat janë prioritetet e qeverisë shqiptare
tashmë dy vite në pushtet? Ndërsa borxhi publik ne Shqipëri për vitin 2015 ka shkuar në mbi
72%?? Edhe për çfarë gjithë ky borxh, për lukse
zyrash, ministrish, fasadash e makinash, dhe
jo as për pensione, as paga apo për shtresat
në nevojë..; jo për të ndërtuar rrugë, shkolla
apo spitale. Natyrisht, a nuk vulgarizohet me
tej kjo shtresë qytetarësh që janë varfëruar më
shumë? Pajtetër që po! A duhen marrë masa,
fonde dhe borxh për të zbutur skamjen dhe
mizerjen, që i mbush me tej me zemerim?
Treguesit janë përkeqësuar jo vetëm nga
kriza globale, por sidomos nga keqqeverisja.
Kjo vërtetohet nga fakti që vende të ndryshme
në BE janë prekur në shkallë të ndryshme nga
kjo krizë, por të gjitha vendet me institucione
të dobëta janë prekur më thellë. Shqiperia patjeter, po.

Kontrastet e frikshme sociale rrezikojne ekuilibrin normal te shoqerise tone !!

Sudjuesit propozojnë si zgjidhje rritjen e
barazisë së mundësive, duke theksuar se nuk
ka një zgjidhje të vetme për të gjitha vendet.
Diversiteti i problemeve kerkon strategji te
larmishme specifike per cdo rast. Emergjente
është ngritja e institucioneve të qeverisjes
globale që duhet të hartojnë strategjitë, projektet dhe aplikojnë politika dhe instrumente
konkrete për t’u përballuar me sfidat globale
si sëmundjet, konfliktet deri globale, varfërinë
ekstreme, keqarsimimin, pse jo edhe zemerimin e mllefin e shtuar…
Ata theksojne se, “Globalizmi po ecën me
dy shpejtësi të ndryshme - hapja e tregjeve,
eliminimi i barrierave, reduktimi i pengesave të kompanive multinacionale në tregjet
e vendeve në zhvillim - ecën me shpejtësi të
madhe. Kjo ka rritur mundësinë e rritjes së
fitimeve të miliarderëve të rinj, pasi ata shesin
mallra dhe shërbime në tregjet deri në 7 miliardë konsumatorë.”
Natyrisht, me te zotet do te shijojne frytet
e sukseseve te tyre. Por, nuk duhet harruar shtresa tjeter, ajo ne mjerim e pamundesi. Kontrastet e forta sociale që po mbushin globin,
nuk mund te lejojne ty o “ njeri i pasur, i zoti, i
realizuar, sukseshmi, etj, të jetosh luksin në rehatinë e komoditetit tënd, indiferent ndaj asaj
“panoramës periferike gri në të zeze.. Jo, jo!
E pamundur! Vetëm dy ditë më parë Brukseli
u paralizua. Rrugët u boshatisën, u mbyllën
çerdhe, kopshte, shkolla, qendra tregtare, kinematë dhe teatrot…Kështu jeta ndaloi brenda
luksit apo varferisë së mureve të banesës së
gjithesejcilit. Ky aktualitet i dhimbshëm, na
bën të mendohemi shumë dhe t’i japim zgjidhje urgjente pabarazise sociale me qëllim që të
jetojmë të gjithë me dinjitet njerëzor jetët tona
dhe të fëmijëve tanë. Njerëzimi duhet të ketë
të ardhme të sigurtë!!

fryma e re

27 nëntor 2015

5

fokus

Kina dhe “profecia” e de Golit
nga Gjon KROI

Nuk ka diskutim, që në
kuptim e interesit ekonomik
dhe atë gjeostrategjik, rruga
e Kinës për në Europë kalon
nga Ballkani. Parë në këtë
këndvështrim, gadishulli ynë
ekonomik i intereson shtetit
të madh aziatik si pjesë e
Europës së bashkuar, sepse
në rrugën e saj për të qënë
superfuqia e parë botërore,
ajo do një treg të madh

“K

ur Kina të zgjohet, bota do të
dridhet”, ka thënë Napoleoni. Si
strateg ushtarak që ishte, ai mbase e
ka fjalën për potencialin luftarak të këtij vendi
të madh aziatik. Por një personalitet tjetër, që ka
bërë jo pak për francezët, siç është ish presidenti Sharl de Gol, nuk besoj se ka një këndvështrim kaq të ngusht të çështjes, kur nënvizon:
“Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti europian që
do të bashkojë Europën. Europa do të bashkohet nga kinezët”. Natyrisht, që Europa e Bashkuar është një projekt, i cili ka autorsinë dhe
kontributin e vetë europianëve për vite me radhë. Ky është një realitet i padiskutueshëm, por
duke patur parasysh vendet e Ballkanit, BE-ja
mbetet ende një projekt i mangët, i papërfunduar në të gjithë hapësirën e këtij kontinenti të
vjetër. Megjithatë këto vende, kush më parë e
kush më pas, të gjitha janë duke ecur në këtë
rrugë. Ka ide të ndryshme për anëtarësimin e
vendeve ballkanike në BE, deri tek përfshirja
në bllok e tyre, por mospërmbushja si duhet e
standardeve, mbetet një sfidë edhe për shumë
kohë e këtyre vendeve. Nga ana tjetër, edhe
vetë vendet anëtare të BE-së, po përballen
këto vitet e fundit me efektet zinxhir të krizës
ekonomiko-sociale, gjë e cila nuk i kontribuon
integrimit të shpejt të Ballkanit në familjen e
përbashkët europiane.
Në këtë situatë del në skenë potenciali
ekonomiko-financiar i “Perandorisë së Mesit”,
siç quhet ndryshe Kina, e vjetër sa fillimet
e historisë njerëzore, e cila ofron ndihmën
dhe mbështetjen e saj në zgjidhjen e krizës
së borxheve, që kërcënon qëndrueshmërinë
ekonomike, jo vetëm të vendeve europiane,
por edhe të SHBA-së. Kjo ishte arsyeja, që në
Samitin e Pekinit, ku ishin të pranishëm dhe
kryetari i Komisionit, Evropian Jose Manuel
Barroso dhe presidenti i Këshillit Evropian,
Herman Van Rompuy, kryeministri vendas u
ka thënë të gjithë liderëve evropianë, se “Kina
dhe Evropa janë partnerë strategjik të gjithanshëm. Përballë vështirësive dhe sfidave,
ne duhet të mirëkuptojmë njëri-tjetrin dhe të
bashkëpunojmë drejtë objektivit të përbashkët dhe kjo do të jetë në dobi të interesave bazë
të të dy palëve”, për të nxitur zhvillimin e ekonomive respektive. Por në mënyrë të veçant,
kinezët janë përqëndruar në vendet e Europës
Qëndrore dhe Lindore, sidomos në Ballkan.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte, sapo janë kthyer nga
Kina, ku morën pjesë në punimet e Samitit Ekonomik dyditor, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, i cili u zhvillua në qytetin Suzhou të Kinës
Lindore. Ky takim është i katërti që zhvillohet
mes kryetarëve të qeverive të gjashtëmbëdhjetë
vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe
kryeministrit të Kinës, Li Keqiang. Tradita e këtij
takimi nisi në Varshavë,  në vitin 2012 dhe më
pas vijoi me takimet në Bukuresht dhe Beograd,
duke zgjeruar gjithnjë e më shumë platformën ​​
për bashkëpunim. Tema e takimit më të fundit
ishte: “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”,
nëpërmjet të cilit synohet të promovohet partneriteti i deritanishëm mes vendeve, si dhe të
shqyrtohen propozime të reja lidhur me bashkëpunimin në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, investime, shkëmbime tregtare etj. Sipas
prononcimit të kryeministrit shqiptar në këtë

samit, “...lidhja e qytetit Shantou, ku nis “Rruga
e Mëndafshit” në Kinë, me qytetin e Durrësit,
qyteti ynë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën
për zhvillimin e portit të Durrësit”. Po kështu ai
nënvizoi bashkëpunimin me qeverinë e Malit të
Zi, të Bosnjë-Hercegovinës dhe asaj të Kroacisë,
për ndërtimin e autostradës Adriatike-Ioniane,
e quajtur ndryshe ndryshe si “Korridori i Kaltër”,
e cila do t’i kontribuojë jo pak zhvillimit të industrisë turistike të këtyre vendeve. Në takimet
e mëprashme, Kina ka premtuar afro 10 miliardë dollarë investime në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, nga të cilat pritet të përfitoj
edhe Shqipëria. Këtij qëllimi i shërben edhe
nënshkrimi para pak kohësh nga kryeministri
shqiptar i një memorandum bashkëpunimi me
Chinese Exim Bank, bankën që nxit tregtinë dhe
investimet jashtë Kinës, duke krijuar mundësinë që të hapet “...një kantier projektesh me
financime kineze...” në vendin tonë, ku i pari,
“...do të jetë ai për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”, që do të lidhë Tiranën me pjesën veriore të
Maqedonisë”. Shpresojmë që ky bashkëpunim
të mos ngelet thjesht shumëpalësh, por të kthehet edhe në një bashkëpunim dy palësh midis
vendeve tona. Në këtë lëvizje të madhe që po
bënë Kina drejt Evropës, ajo me siguri di t’i këtë
sytë edhe nga Shqipëria. Kur ishte në opozitë,
kryeministri Rama ironizonte paraardhësin e
tij, i cili përgatitjen e gjithëanëshme për të pritur rikthimin e investimeve kineze në vendin
tonë, e kishte shtrirë deri tek teza e mësimit të
detyrueshëm të gjuhës kineze nëpër shkolla,
por koha dhe zhvillimi i ngjarjeve këto vitet e
fundit po e detyrojnë kryeministrin aktual të
bëjë “autokritikë me shkrim”.
Ne kemi avantazhin të përfitojmë, ndoshta
më shumë se të tjerët, nga fondet kineze për
shkak të miqësisë 66-vjeçare me Kinën, pavarsisht një momenti prishjeje politike të tyre në
fund të viteve ‘70-të. Por duhet të dimë si të
përfitojmë, pasi, siç thotë një fjalë popullore
edhe në këtë rast: “Miqësia të shkojë e të vij,
por llogaria është llogari”! Dhe, siç tregojnë arritjet e deritanishme, shtetarët kinezë s’të falin
për llogari. Ndaj, ne duhet të dimë si t’i bëjmë
projektet, dhe si të përfitojmë sa më shumë financime për to. Fjala është për të inicuar projekte të karakterit rajonal dhe ndërkombëtar,
që të çojnë ujë në “mullirin” e të ardhurave dhe
mirëqënies sonë kombëtare. Natyrisht, këtu
nuk bëhet fjalë për priviligje të veçanta, po për
icentiva të përgjithëshme, në mënyrë që ato të

jenë nxitëse për investitorët e huaj, ku përfshihen dhe ata kinezë. Por përmirësimi i klimës
për tërheqjen e investimeve dhe financimeve
të huaja mbetet për ne, ende një problem i
pazgjidhur mirë. Të gjitha të tjerët e kemi në
favor, ku përveç miqësisë, mund të përmendim edhe pozitën gjografike të vendit tonë. Pra,
mbetet për t’u përmirësuar klima e biznesit dhe
konsolidimi i shtetit ligjor apo institucioneve të
tjera të shtetit demokratik në Shqipëri.
Nuk ka diskutim, që në kuptim e interesit
ekonomik dhe atë gjeostrategjik, rruga e Kinës
për në Europë kalon nga Ballkani. Parë në këtë
këndvështrim, gadishulli ynë ekonomik i intereson shtetit të madh aziatik si pjesë e Europës së
bashkuar, sepse në rrugën e saj për të qënë superfuqia e parë botërore, ajo do një treg të madh.
Po të kemi parasysh se Kina ka sot një sasi shumë
të madhe likuiditeti, prej gati 3 mijë miliardë
dollarë disponibël nga Banka Qendrore e saj, të
mundshme për t’u përdorur si investime jashtë,
nuk ka diskutim që këto para do t’i ofronte së
pari, për vendet e Bashkimit Europian. Ka përfunduar me kohë epoka e produkteve dhe investimeve që cilësoheshin rëndom si “mall kinez”.
Tashmë, kjo ekonomi e madhe, ka kaluar në një
strategji të re, ku shet nga të gjitha mallrat më
cilësorë apo mallrat e luksit dhe është në kërkim
të tregjeve perëndimore, për të pasur konsumatorë të këtij standardi, që më së shumti gjenden
në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo strategji e ka zanafillën në vitin 1981, kur
Ten Hsiao Pini u vetëpërcaktua si një qytetar i
botës dhe parashtroi qartë, se “Kina duhet të
nxitë së bashku me popujt e vendeve të ndryshme çështjen e përparimit të njerëzimit”, në
fillim të viteve dymijë. Pikërisht qysh nga ky
moment, ky vend nisi reformat e zhvillimit ekonomik për shndërrimin në superfuqi botërore.
Dhe të mos harrojmë, se në fillim të viteve ’80,
ajo ishte vendi me numrin më të madh të të
varfërve në botë. Por, sidomos në dy dekadat
e fundit, në Kinë janë rregjistruar zhvillime
spektakolare, dhe pikërisht shekulli i 21-të
është shekulli kur Kina do të japë ndihmesën
më të madhe për zhvillimin e njerëzimit, duke
dhënë një kontribut gjithnjë e më të madh në
tregti, punësim dhe investime, deri në krijimin
e një rendi më të drejtë ekonomik dhe politik
ndërkombëtar. Por, bazuar edhe tek “profecia”
e de Golit, duket se “projekti pilot” i Kinës për
t’u bërë lokomotiva e zhvillimit botëror, fillon
me Europën e Bashkuar.

fryma e re

27 nëntor 2015

6

politikë

Vlahutin: Të hetohen pasuritë e gjyqtarëve
A

mbasadorja e Bashkimit
Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, u shpreh dje
se pasuritë e gjyqtarëve shqiptarë
janë të pashpjegueshme në raport me rrogat e tyre, ku sipas saj
paga maksimale e një gjyqtari nuk
është më shumë se 1500 euro në
muaj. Gjatë tryezës mbi konsultimet për ndryshimet kushtetuese
për reformën në drejtësi ku morën
pjesë përfaqësues të EURALIUS
dhe OPDAT, ambasadori francez,
Bernard Fitoussi, ekspertë të drejtësisë si dhe anëtarë të komisionit të posaçëm parlamentar, ambasadorja e BE u ndal gjerësisht tek
pasuria e gjyqtarëve, e cila sipas
saj nuk justifikohet me të ardhurat mesatare mujore për një vend
të vogël dhe të varfër si Shqipëria.
“Ka disa gjyqtarë në vend pronat
e të cilëve kanë vlerë miliona euro
dhe që janë të pashpjegueshme.
Është pak e pashpjegueshme kur
në një vend të vogël e të varfër,
dhe ku paga më e madhe e një
gjyqtari është 1500 euro, disa
kanë akumuluar miliona euro”, u

“Ka disa gjyqtarë në vend
pronat e të cilëve kanë vlerë
miliona euro dhe që janë të
pashpjegueshme. Është pak
e pashpjegueshme kur paga
më e madhe e një gjyqtari
është 1500 euro
shpreh Vlahutin. Sipas saj, sistemi
aktual i drejtësisë në Shqipëri nuk
mbron qytetarët nga korrupsioni,
por mbron personat e korruptuar
nga përballja me ligjin. “Si është e
mundur që 150 referime kriminale për pasuri të pashpjegueshme
gjatë vitit të fundit kanë përfunduar në 4- 5 ndjekje penale?! A
është ky një sistem që mendohet
se do t’i mbrojë qytetarët nga korrupsioni apo është sistem për të
mbrojtur personat e korruptuar
nga përballja me ligjin?! Duhet
të ketë qartësi”, tha ajo. Duke insistuar te pasuria e gjyqtarëve,
Vlahutin tha se duhet ngritur një
mekanizëm kontrolli, se nga se
ka ardhur kjo pasuri, duke dhënë
edhe aludimet përkatëse si alternativa të pasurimit të gjyqtarëve.
“Ndoshta shumë prej tyre
janë martuar me partnerë shumë
të pasur apo për shkak të faktit që
vijnë nga familje të pasura. Nëse
unë do të isha një prej atyre gjyqtarëve që mendojnë se milionat
e tyre vijnë prej partnerëve me
të cilët janë martuar dhe që ato

Ambasadori francez

Fitoussi: Të korruptuarit
përpara drejtësisë
A

“Me supozimin se kemi një sistem gjyqësor të
korruptuar, 400 gjyqtarë 400 prokurorë dhe se ka
një shkallë korrupsioni shumë të madhe. Zgjidhja
e parë, përjashtimi i tyre nga sistemi
janë shumë të pasur, unë vetë
do të isha mbështetësi kryesor i
kësaj reforme. Do të doja që pa-

suria ime të kontrollohej deri
në detaj dhe të tregoja se jam i
pastër”, tha Vlahutin. Ambasa-

mbasadori francez në vendin
tonë, Bernard Fitoussi deklaroi
se qeveria shqiptare duhet të marrë
masa për luftën ndaj korrupsionit.
Ambasadori Fitoussi teksa u ndal
tek ndryshime kushtetuese theksoi
se emërimet në drejtësi duhet të jenë
transparente. “Lufta ndaj korrupsionit ka shumë rëndësi. Puna mund
të bëhet në afatshkurtër, qeveria të
marrë masa. Emërimet në drejtësi
duhet të jenë transparente. Të bëhet
dallimi cilët janë gjyqtarët e korruptuar”, tha ambasadori Fitoussi. Sipas
tij, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët
e korruptuar duhet të vihen para drejtësisë. “Ne duhet të bëjmë dallimin
shumë shpejt se ku dhe në qoftë se ka
gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar
dhe këta persona duhet që menjëherë
ti nënshtrohen procesit gjyqësor”.

dorja e BE theksoi gjithashtu se
reforma në drejtësi duhet të qartësojë se kush janë ata gjyqtarë

Ish-të përndjekurit protestë te
Kuvendi, përplasen me policinë
“S
hqipëria nuk mund të
ketë dekriminalizim të
politikës dhe reformë
në drejtësi, nëse Kuvendi është i
mbushur me “ish-bllokmenë””.
Me këto thirrje ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist
janë ngritur në një protestë masive
dje para Kuvendit, ku ligjvënësit
shqiptarë ishin në seancë plenare
duke diskutuar për projektligjin e
dekriminalizimit të politikës nga
personat me rekorde kriminale.
Protesta e lajmëruar e ish-të
përndjekurve kaloi edhe në përplasje fizike me policinë që kishte
rrethuar Kuvendin, pasi ata kërkuan
t’i afrohen godinës të Parlamentit
për të pasur një komunikim të drejtpërdrejt me deputetët që hynin
për në seancë. Nga kjo përplasje,
policia ka shoqëruar në komisariatin numër 1 të kryeqytetit një prej
ish-të përndjekurve protestues i cili
tentoi te kaloje kordornin e policise
per te hyre me dhune ne Parlament.
Ish -të përndjekurit ishin të pajisur
edhe me vezë, ku disa punonjës të

“Kuvendi i
Shqipërisë
është i
mbushur me
funksionarë
që kanë
shërbyer gjatë
diktaturës
komuniste”

policisë u goditën gjatë situatës kaotike të krijuar ndërsa protestuesit
tentonin të futeshin në Parlament.
“Policia të lirojë të ndaluarit, ne
nuk kemi punë me policinë, por me
deputetët kriminel në kuvend”, - u
shprehën protestuesit. Në një prononcim, Fatmir Hoxha, kryesues i
kësaj proteste tha se ish-të përndjekurit nuk kanë tentuar në asnjë
moment të ushtrojnë dhunë apo
të qëllojnë me vezë, por se vetëm
kanë tentuar t’i afrohen Kuvendit.
“Ne nuk përdorim mjete të dhunës,

ne jemi demokratë dhe kërkojmë të
drejtën sipas ligjeve”, - tha ai.
Fatmir Hoxha tha se Kuvendi
i Shqipërisë është i mbushur me
funksionarë që kanë shërbyer
gjatë diktaturës komuniste, e në
këtë rast nuk ngurroi të përmend
emra, si deputetët Spartak Braho,
Gramoz Ruçi apo edhe Fatmir
Xhafaj. Sipas ish-të perndjekurve
edhe reforma në drejtësi nuk
mund të shkojë para pasi ekspertët
e nivelit të lartë që kanë hartuar
draftin, sipas tyre janë kriminelë.

e prokurorë që meritojnë respektin dhe mbështetjen sepse punojnë me dinjitet dhe kush janë
ata që mendojnë se janë mbi të
gjitha ligjet morale dhe ligjore.
Vlahutin theksoi edhe njëherë se
nëse Shqipëria dëshiron të bëhet
anëtare e plotë e BE-së ndonjë
ditë, reforma në drejtësi nuk
është e negociueshme.
EURALIUS,
Rainer Deville
Korrupsioni në sistemin gjyqësor ishte një shqetësim edhe
i kreut të Misionit të EURALIUS
në Shqipëri, Rainer Deville, i cili
ka asistuar hartimin e ndryshimeve Kushtetuese për reformën
në sistemin e drejtësisë. Gjatë
tryezës së djeshme ai u shpreh
se 400 gjyqtarë dhe prokurorë
të korruptuar duhet të përjashtohen nga sistemi. “Teorikisht
kemi dy nivele të ndryshme, me
supozimin se kemi një sistem
gjyqësor të korruptuar, 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë dhe se
ka një shkallë korrupsioni shumë
të madhe. Zgjidhja e parë do të
ishte të pushojmë të gjitha këta
dhe të vendosim të rinj në të
gjithë sistemin”, u shpreh Deville.
Sipas tij, Shqipëria renditet e para
në Europë sa i takon korrupsionit
ndërsa zgjidhje për frenimin e
këtij fenomeni tha se është nxjerrja e të korruptuarve jashtë sistemit. Gjithashtu, kreu i EURALIUS
propozoi rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët me jo më
pak se 2 milionë lekë në muaj.

fryma e re

27 nëntor 2015

7

sulmet në Paris

Oketa: Shoqëritë e përparuara, s’tremben
dhe as nuk gjunjëzohen nga terrorizmi
N

ë situatën ndërkombëtare
aktuale vihet re një lloj
frike nga terrorizmi dhe
marrje masash nga shteti shqiptar, si e shihni këtë si ish ministër
i mbrotjes?
Së pari, nuk do ta quaja frikë,
por sigurisht pas asaj çfarë ndodhi në Paris, pas atij sulmi terrorist epërsinë e të cilit e mori ISIS,
do të ishte krejt normale që gjendja e alertit do të kalonte jashtë
Shqipërisë. Po ashtu edhe masat
e gjitha vendeve perëndimore e
të rajonit, i referohem Ballkanit,
është krejt normale të kalonin në
nivel tjetër sigurie, qoftë për shkak
të asaj që ndodhi, por edhe të një
informacioni që agjencitë e specializuara mund të kenë për sulme
të tjera të mundshme. Mjafton të
përmendim faktin se sulme të ngjashme kanë tentuar të bëjnë edhe
në Gjermani.
U anullua ndeshja miqësore
e futbollit, pikërisht për shkak të
informacionit që agjencitë e specializuara kishin pasi mund të
përsëritej një sulm terrorist i ngjashëm edhe në Gjermani.
Është për t’u përshendetur
fakti që pati një solidaritet maksimal me Francën. Ishte një solidaritet mbarëbotëror me banorët
e Parisit dhe reagimi i të gjitha
shoqërive, të cilat kërkojnë të
ndërtojnë një sistem krejt ndryshe nga ç’pretendon ISIS. Nga të
gjithë ishte një reagim i menjëhershëm, referohem edhe sulmeve që
u intensifikuan nga ajri, përfshirë
dhe një bashkërendim të Francës
e Rusisë, pavarësisht dëmeve që
shkaktoi jetë të pafajshme pasi
target i terrorizmit është qytetar i
thjeshtë. Për këtë mjafton të kujtojmë në Paris kur sulmuan kafenë, sallë koncerti, vranë burra,
gra, të rinj pa asnjë lloj targeti, por
thjesht për të krijuar panik. Krejt
e kundërta ndodh me targetin që
kanë perëndimorët ndaj ISIS-it.
Ata nuk kanë target njerëz të pafajshëm gra, fëmijë apo të moshuar,
por kanë terroristët të cilët është
vështirë t’i gjesh...
Nga pamjet filmike tregohet se
janë bërë edhe gabime kur kanë
sulmuar bazën e ISIS, janë vrarë
të pafajshëm...
Kjo është një pjesë tjetër që ka
të bëjë me stradegjinë e të luftuarit
kundër ISIS , pikërisht edhe një

Intervistë me
sekretarin e
Përgjithshëm të
FRD-së Gazmend
Oketën, për emisionin
këndvështrim në
televizionin “Adria”,
për për situatën
ndërkombëtare sot,
mbi terrorizmin, me
shkak sulmet në Paris

hezitim i ndërhyrjes qoftë nga ajri
apo toka. Atje ka qenë fakti se brenda territorit që ISIS kontrollon jetojnë edhe miliona qytetarë të pafajshëm. Edhe ata vuajnë këtë lloj
regjimi absurd, pa asnjë lloj sensi
të ISIS. Por e rëndësishme është që
këto sulme, pavarësisht dëmeve,
nuk kanë arritur të gjunjëzojnë
shoqëritë perëndimore, për të krijuar klimën dominante: frike e
terrori. Përkundrazi solidariteti,
kthimi në një jetë normale, vazhdimi i aktivitete social kulturore,
i jetës së përditshme, e eventeve
sportive është demostrim, mesazh që shoqëritë perëndimore
kërkojnë t’i përcjellin ISIS, se nuk
mund t’i gjunjëzojnë me të tilla
akte. Ajo situatë e krijuar atje, për
të ardhur në Shqipëri, kërkon normalisht një shtim të vëmendjes

edhe nga agjencitë shqiptare të
sigurisë, qoftë duke koordinuar
punën me njëra tjetrën, por edhe
me të gjitha agjencitë që kanë për
detyrë sigurinë e qytetarëve. Kjo
vjen edhe duke koordinuar punën
me agjencitë perëndimore, pasi
target i vogël apo i madh, edhe
Shqipria është e angazhuar në
luftën kundër terrorit apo misione
paqeruajtëse në rajon, Irak, Afganistan, nuk përjashtohet nga sulmet
terroriste të ISIS.
Me marrinë e tyre ata e kanë
futur Shqipërinë në hartën ku pretendojnë se do të shtrijnë territore
ISIS, dhe nga ana tjetër një numër,
fatkeqësisht jo i vogël shqiptarësh,
atyre të Kosovës, Shqipërisë dhe
Maqedonisë kanë shkuar atje dhe
i janë bashkuar asaj lufte. Në asnjë
rast kjo nuk mund të quhet kauz,

por është një anarshi totale e cila
nuk ka të bëjë as me besimin fetar,
as me normat më normale të një
jete që një shoqëri duhet të ndërtojë.
Duke u fokusuar në vendin
tonë, mos janë marrë masa pak
të ekzagjeruara, shohim të qarkullojnë policë me kallashnikovë
rrugëve të qyteteve?
Nga masat e sigurisë s’ka gjë të
keqe. Nuk duhet të gjykojmë nga
ajo që shohim. Por kur të bëjmë
një analizë duhet të kemi dhe të
dhëna që agjencitë e specializuara.
Sigurisht janë të dhëna sekrete dhe
nuk mund të bëhen publike për
gjithë opinionin.
Nuk ka asnjë gjë të keqe, mjafton të përmendim faktin se u bënë
gati dy ditë, që Brukseli është

pothuajse, pothuajse, i mbyllur
nuk punojnë metrotë, nuk punojnë institucionet, shkollat janë
mbyllur, sheh kudo ushtarë policë
të armatosur, masa ekstreme sigurie, sepse agjencitë atje kanë informacione se një pjesë e terroristëve
mund të jenë brenda territorit që
ata kanë rrethuar. Nga kjo anë, nuk
gjykoj se ka ndonjë gjë të keqe kur
sheh masa të shtuara sigurie. Sigurisht kjo jep një efekt psikologjik
te qytetarët, por përsëris edhe një
herë, besoj se i keni ndjekur intervistat e qytearëve qoftë rrugëve
të Parisit apo Brukselit, ku pjesa
më e madhe e tyre, theksojnë faktin se, pavarsisht këtij risku jeta
vazhdon. Ato janë shoqëri me demokraci të konsoliduara, të cilat
dijnë të reagojnë dhe në raste të
tilla ekstreme dhe nuk pranojnë të
gjunjëzohen përballë akteve të tilla. Por vështirësia këtu qëndron se,
në rast se target të ISIS janë njerëz
të pafajshëm, targeti i agjencive
të sigurisë të vendeve perëndimore, Ballkanit dhe Rusisë, është
vështirë për t’u identifikuar, pasi
janë njerëz të thjeshtë të cilët
brenda një periudhë të shkurtër
kohore, mund të kalojnë në një
ekstrem, radikalizohen dhe kryejnë vepra të tilla kriminale. Për ta
nuk është aq e lehtë për të parandaluar akte të tilla.
Sigurisht një bashkërendim
i punës institucioneve tona, me
vendet perëndimore, një shkëmbim më i shpejtë i informacionit
besoj se, do të ulte në minimum
akte të tilla, brenda territorit të
Shqipërisë.

Avioni rus në Turqi, mediat
botërore: U rrëzua nga një shqiptar
N

ë të gjitha mediat botërore u
fol dhe u shkrua se avioni luftarak rus u godit nga një avion luftarak i ushtrisë turke. Por askush
nuk foli apo nuk shkroi se kush
ishte ai pilot ? Piloti i cili goditi
aeroplanin rus është një shqiptar
nga Presheva me emrin Jusuf Kurti, familja e të cilit para 60 vitesh
nga fshati Bukurocë i Presheves
është shpërgulur ne Izmir (Turqi).
Piloti Kurti bën pjesë në ekipin
e fluturimeve të njësive speciale

“Yalnızca Turk”, i cili është ekspert
i njohur i manovrimeve luftarake
me avion F-16. Para rrëzimit të
aerolanit rus, ai kishte marrë pjesë
në një demonstrimin në qiell të
hapur të organizuar në Bazën
Ajrore Mbretërore, i cili ka bërë një
ulje fantastike vetëm disa pëllëmbë mbi tokë më afër tokës sesa ato
normalet duke shkaktuar panik,
frikë dhe emocione të jashtëzakonshme për spektatorët në afërsi
të pistës.

fryma e re

27 nëntor 2015

8

ekonomi

Bilanci tragjik i
një lufte tregtare
R

ënia e shitjeve dhe ashpërsimi i luftës
tregtare nxori nga tregu shqiptar i
përpunimit të qumështit, kompaninë
gjermane Meggle me produktet, Fast këtë
muaj. Lufra një tjetër kompani me emër e
sektorit është dëmtuar rëndë këtë ditë për
imazhin dhe cilësinë. Sektori i prodhimit
dhe përpunimit nën presionin e luftës tregtare me Kosovën. Shuhen 14 milionë euro
investime dhe eksportet bien e qumështit
bien 60%. Të gjithë sektorët e përfshirë në
konflikt tregtar dhe pasojat
Të gjendura në një situatë ku shitjet kanë
rënë për shkak të konsumit të dobët, kompanitë tregtare dhe prodhuese në vend për
të mbijetuar falimentit janë përfshirë në një
luftë tregtare me njëra –tjetrën.
Ashpërsimi i konkurrencës në përpunimin e qumështit vendas nxori këtë muaj
nga tregu kompaninë gjermane, Meggle e
cila ishte në Shqipëri me qumështin Fast.
Menaxherët kanë lajmëruar nënkontraktohet se, furnizimi ndërpritet me 31 mars

Cocca Cola me Pepsin dhe kafet, Ama,
Lori, Ili, Lavaza, Pascusi, Don Cafe
etj janë në betejen e përhershme të
dominimit të tregjeve. Distributorët
kushtëzojnë pikat e tregtimit të
përjashtojnë konkurrentët
dhe se, gjermanët e Meggle do të jetë të pranishëm në Shqipëri nëpërmjet importit.
Kompania e tjetër prodhimit të qumështit Lufra u vu në një situatë të vështirë ditët
e fundit kur, Sektori i Krimit Ekonomik në
Fier, përhapi lajmin se, në vend të qumështit natyral për prodhimin e nënprodukteve
përdorej qumësht pluhur. Lajmi i cili është
përgënjeshtroi nëpërmjet rezultateve të
analizave edhe nga Ministria e Bujqësisë ka
cenuar rëndë aktivitetin e kompanisë, shitjet e së cilës janë limituar në pikat e tregtimit
me pakicë.
Industria e Miellit për më tepër se,
gjashtë muaj është në një beteje të hapur
me bizneset e Kosovës. Kryetari i Shoqatës
së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri ka
pohuar se, konkurrenca e pandershme me
standardin e proteinave ka sjellë një rënie
40 për qind në biznesin e industrisë së përpunimit të miellit në vend. Produkte të tjera
si kastravecët, patatja janë përfshirë në konfliktet tregtare.

Industria e Miellit për
më tepër se, 6 muaj është
në një beteje të hapur
me bizneset e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së
Prodhuesve të Miellit, Adi
Haxhiymeri ka pohuar se,
konkurrenca e pandershme
me standardin e proteinave
ka sjellë një rënie 40
për qind në biznesin e
industrisë së përpunimit të
miellit në vend
Në mars të vitit 2013 kompanitë e prodhimit të qumështit në Shqipëri preken falimentin për shkak të lajmit që u përhap nga
konkurrentet në Kosovë se, prodhimet shqiptare kishin nivel të lartë të Aflatoksinës,
një përbërës kancerogjen. Kompania shqiptare Primalat që kishte 35 për qind të tregut
në Kosovë pësoi 1 milionë euro dëme dhe
sipërmarrësit e saj për të siguruar vijimësinë
e u regjistruan në QKR me një emra të rinj,
Milky dhe Eurolat.
Duke qenë se, shqiptarët e Kosovës ka
qenë të azhurnuar vite më parë me tregjet
e lira dhe konkurrencën kanë rezultuar me
të shkathët në mjetet e sofistikuara të luftës
tregtare. Bilanci anon në kurriz të Shqipërisë.
Përveç qumështit, industria e miellit ka pësuar humbje dhe disa produkte bujqësore
gjithashtu. Duke qenë se prodhimi bujqësor
është në rritje vitet e fundit duke u bërë një
konkret i fortë në tregun rajonal. Pretendimi
i Malit të Zi se, kastravecët në Shqipëri kishin
përbërje hormonale dëmtoi rëndë imazhin e
primeve vendase në kulmin e sezonit.
Cocca Cola me Pepsin dhe kafet, Ama, Lori,
Ili, Lavaza, Pascusi, Don Cafe etj janë në betejen e përhershme të dominimit të tregjeve.
Distributorët kushtëzojnë pikat e tregtimit të
përjashtojnë konkurrentët duke i stimuluar
me logjistikë dhe me favore në pagesa.
Lufta për tregjet, Meggle
mbyll prodhimin në Shqipëri
Meggle Albania është filiali i kompanisë
Gjermane të produkteve të bulmetit Meggle AG

dhe është prezent ne Shqipëri që nga viti 2010.
Meggle Albania me markën e saj Fast është një
nga kompanitë më të mëdha të fushës në vend
dhe është e instaluar në Rrogozhinë.
Menaxherët e saj kanë njoftuar të gjithë
nënkontraktohet dhe pikat e pakicës se, 31
marsi është afati i fundit i produkteve vendase në treg. Tani janë duke bërë shpërndarjet e fundit dhe linjat e prodhimit janë nxjerrë në shitje. Burimet brenda Meggle pohuan
se, gjatë 2014, kompania rezultoi me humbje sistematike. Arsyeja kryesore duket se,
ishte konkurrenca e pandershme. Meggle
blinte qumësht cilësor tek furnitorët me
50 lekë për litër, ndërsa kompanitë e tjera e
grumbullonin jo më shumë se, 30 lekë për
litër duke mosrespektuar standardin. Në
këtë mënyrë Meggle e ka pasur të pamundur të përballojë kostot duke ofruar çmime
konkurruese. Prandaj ka vendosur që të
furnizojë tregun vendas nga fabrikat e tjera
që ka në Gjermani dhe në Rajon.
Me datë 5 qershor 2013, Meggle njoftoi
në Qendrën Kombëtare të regjistrimit
(QKR) për humbjen kontabël në shumën
261 milionë lekë për vitin e mbyllur 2013.
Vlera kaloi si humbje vitet e mëvonshme.
Nisur nga kjo situatë Meggle krijoi kapitalin rezervë nëpërmjet kalimit të kredisë
së dhënë nga shoqëria Meggle Eastern
Europë me shumën prej 2 milion eurosh.
Burimet pranë kompanisë pohuan se,
humbjet kanë vijuar me vlera të larta edhe
për vitin 2014. Në përpjekje për siguruar
mbijetesën, Meggle ndryshoi kompaninë

audituese dhe Administratorin Rudolf
Reichl dhe vendosi emërimin e administratorit te ri të shoqërisë, Ilir Toshi. Sipas
pasqyrave financiare të dorëzuara në QKR
kompania në vitin 2012 realizoi të ardhura
nga shitjet 379 milionë lekë me një rënie
20 për qind në krahasim me vitin 2011.
Pavarësisht se, kompania kishte shitjet më
të mëdha në këtë periudhë në krahasim
me operatorët e tjerë të tregut nuk ka pasur rezultate pozitive, pasi këto të ardhura
nuk kanë mbuluar kostot. Në vitin 2012
kostot e prodhimit ishin 421 milionë lekë,
ndërkohë që të ardhurat ishin 379 milionë
lekë. Humbjet vjetore të kompanisë i kanë
kaluar të 2 milionë dollarët. Më vonë në
vitin 2013 humbjet e kompanisë u thelluan edhe më shumë për shkak të prishjes
së imazhit nga pretendimet e autoriteteve
kosovare se, qumështi Fast që prodhohej
nga Meggle në Shqipëri kishte Aflatoksinë. Këto ngjarje bënë të pamundur aktivitetin kompanisë në Shqipëri. Meggle
ofronte produktet qumësht UHT, djath
dhe produkte të ndryshme të fermentuara
si, krem, kos, gjalp, të cilat janë prodhuar
nga qumështi shqiptar.
Konsumi në rënie nxit
konfliktet tregtare
Industria e agropërpunimit, në veçanti
ajo qumështit është vënë në vështirësi vitet
e fundit për shkak të rënies së aktivitetit
ekonomik. Shitjet pësuan rënie të fortë vitet
e fundit. Kompania Lufra ka raportuar rënë
13 për qind te të ardhurave më 2013 sipas të
dhënave nga bilancet e dorëzuara në QKR.

fryma e re

27 nëntor 2015

9

ekonomi

nomike, Industrisë i erdhi në vitin 2013, ku
në mars të këtij viti, Agjencia e Kosovare e
Sigurisë Ushqimore njoftoi se, mbi 15 marka
qumështi duke përfshirë edhe dy shqiptare,
Primalat dhe Fast kishin nivel të lartë të përbërësit kancerogjen të Aflatoksinës. Deri sa
laboratorët, përgjatë dy javëve sqaruan se,
niveli Aflatoksinës ishte krahasueshëm me
normat e BE, imazhi i kompanive shqiptare
të përpunimit të qumështit u rrënua edhe
në tregun e brendshëm. Në 2013 eksportet e
qumështit u përgjysmuan, duke rënë në 376
tonë nga 649 tonë dhe 8 për qind të biznesit
të fushës falimentuan.
Fabrika Primalat me një investim prej 7
milionë eurosh kishte ngritur aktivitetin në
Sukth të Durrësit. Me teknologji të vitit 2010,
prodhimet e saj në fillim të vitit 2013 zinin
40 për qind të tregut shqiptar dhe 35 për
qind të tregut Kosovar.

Industria e agropërpunimit,
në veçanti ajo qumështit është
vënë në vështirësi vitet e fundit
për shkak të rënies së aktivitetit
ekonomik. Shitjet pësuan rënie
të fortë vitet e fundit.
Kompania Erzeni gjithashtu ka raportuar
rënie me 17 % në pasqyrat financiare të
dorëzuara në QKR. Vetëm kompania, Mireli
ka raportuar të ardhura më të larta.
Të paktën nga bilancet e dorëzuara në
QKR po shihet se, industria e qumështit
është në rënie të shpejtë. Këtë situatë e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit, Edmond Gjata, njëkohësisht administrator i fabrikës së qumështit,
Delta Doni.
Ai tha se, situata në përpunimin dhe
tregtimin e qumështit ka qenë e vështirë
edhe për vitin 2014. Furnizimet në fabrika
nuk kanë pasur përmirësime, pasi në vitin
2014 nuk funksionoi subvencioni në fermat
bujqësore, element ky që ka qenë nxitësi
kryesor në rritjen e prodhimit të qumështit
në vitet e mëparshme.
Konsumi nga ana tjetër nuk është përmirësuar edhe përgjatë 2014, pasi shitjet e
kompanive sipas tij nuk kanë pësuar rritje.
Gjata tha se edhe viti 2015 është i vështirë.
Të gjendura në këtë situatë, me të ardhura në rënie dhe kostot të mëdha për tu përballuar për shkak se, investimet janë bërë
me kredi bankare kompanitë po përballen
me mbijetesën. Këtë tendencë e konfirmon
edhe Ministria e Bujqësisë, e cila ka faktuar
se, sektori që ka vuajtur më shumë krizën
është ai i qumështit dhe nënprodukteve të
tij, ku rezultojnë të mbyllura 29 ndërmarrje
vetëm gjatë vitit 2013, duke e çuar numrin
total të tyre në 332, nga 361 që ishte në fund
të 2012-s.
Sektori i përpunimit të qumështit vuan

gjithashtu edhe investimet e tepërta. Investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit
kalojnë të 40 milionë eurot, sipas Ministrisë
së Bujqësisë duke instaluar një kapacitet
përpunimi 7 herë më të lartë se, sa ofron
tregu i furnizimit.
Lufra a është viktimë?!
Ma datën 21 shkurt sektori i Krimit
Ekonomik në Fier ka zbuluar se, fabrika e
qumështit “Lufra” përdorte qumësht pluhur
për qumështin që nxirrte në treg duke e
shitur atë si qumësht të vërtetë. Policia e
Fierit ndërkohë ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit
dhe nënprodukteve të tij “Lufra” A.Ndreka.
Ky aksion i policisë ishte bërë pa dijeninë e
Autoritetit, kombëtar të ushqimit i cili ishte
informuar nga mediat për këtë rast. Ministri
i Bujqësisë Edmond Panariti i alarmuar në
një dalje për median, ka hedhur poshtë akuzat për cilësinë e qumështit “Lufra”, duke
dhënë shpjegimin se, nga analizat rezultoi
mosprani e qumështit pluhur.
“Pas analizave, ju bëj me dije se nuk
ka prani të qumështit pluhur, por vetëm
qumështi i freskët. Fakti se është gjetur një
sasi e qumështit pluhur dhe unë jam në dijeni, nuk ka asgjë të gabuar. Sepse importi
i qumështit pluhur, është brenda normave.
Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për
të futur në dorë subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe
jo ky.”- ka thënë ministri Panariti.
Ndërkaq, edhe kompania “Lufra” reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku
thotë: “Tre ditë më parë, në mediat soci-

ale del një lajm i sponsorizuar pa autor,se
kompania “LUFRA” përdorte qumështin
pluhur, në produktet e saj qumësht i
freskët. Me anë të kësaj deklarate do
donim të falënderonim konsumatorët
tanë, të cilët për asnjë moment nuk u luhatën në zgjedhjen e tyre të përditshme”.
Por, ndërkohë dëmi është bërë. Sipas një
vëzhgimi të revistës Monitor, pikat e tregtimit
të pakicë në Tiranë kishin limituar furnizimin
me produktet e Lufres pak kohë më parë se, të
shpërthente skandali. Siç shpjeguan, shitësit
qumështi Lufrës humbi cilësinë dhe për këtë
arsye ndërprenë furnizimin. Edhe burimet
nga Shoqata e përpunuesve të qumështit
bënë me dije se, skandali nuk ka qenë për
arsye tregtare nga konkurrentët, duke lënë të
nënkuptohet se, problemi i kompanisë lidhet
me cilësinë. Shitësit e pakicës pohojnë se,
qumështi shqiptar prodhim vendas pësona
luhatje të ndjeshme. Sipas tyre kompanitë
kur futen fillimisht në treg ruajnë standardin, të cilin e shkelmojnë, porsa zënë të rrisin
shitjet. Kjo është arsye që dyqanet në zonat
e kamura të Tiranës nuk furnizohen fare
me qumësht vendi, por vetëm me importi.
Shoqata e përpunuesve sqaroi se, ulja e konsumit ka e ka vënë në vështirësi prodhimin
duke sjellë në disa raste edhe probleme me
cilësinë. Në vitin 2013 të ardhurat nga shitjet
e Lufrës ranë me 13 për qind. Sipas të dhënave nga Shoqata, situata ka qenë njësoj e
vështirë edhe për vitin 2014.
Primalat, kurbani
i parë e tregjeve
Po goditja më e fortë pas krizës eko-

Në Mars të vitit 2013, Autoriteti Kosovar
i Sigurisë Ushqimore u bëri thirrje konsumatorëve kosovarë që të mos konsumonin markat shqiptare, Fast dhe Primalat për
shkak se, kishin nivel aflatoskine më të lartë
se norma ligjore që lejohej në Kosovë. Në
këtë moment në Kosovë kishte një lulëzim
të investimeve në përpunimin e qumështit,
të cilat po hasnin vështirësi të konkurronin
markat shqiptare që tashmë kishin zënë
50% të tregut. Niveli i pretenduar i Aflatoksinës në qumështin pas alarmit, rezultoi dy
herë më i ulët se, i normave në SHBA dhe i
krahasueshëm me normat e BE, por kjo nuk
e parandaloi katastrofën në Primalat. Dëmi
që ju krijua kompanisë kaloi të 1.5 milionë
eurot, duke mos i bërë ballë falimentit. Ky
rast njihet si viktima më e madhe luftës tregtare, pasi kompania vetëm për 1 vit e gjysmë
aktivitet u bë aktori kryesor në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës dhe me filiale dhe në
Malin e Zi dhe Kosovë. Por aksionari kryesor
i Primalat, Sami Gjergji rezulton me aktivitet
në përpunimin ne qumështit në dy makra të
tjera, Milky dhe Eurolat.
Në korrik të vitit 2013 u vendos Sekuestros Konservative ndaj Eurolat nga Shoqëria
Përmbarimore “ E.P.S.A “shpk, e cila ju drejtua QKR, ku njoftoi për vendosjes e sekuestros mbi kuotat e debitorit, Sami Gjergji, si
dhe mbi te drejtat që rrjedhin nga zotërimi
i këtyre kuotave duke ndaluar tjetërsimin
ose disponimin e tyre si dhe ushtrimin e
të drejtave qe rrjedhin nga këto kuota. Nën
sekuestro Eurolat raportoi 23.3 milionë lekë
të ardhura në vitin 2013 nga 38 milionë lekë
në vitin 2012.
(Vijon)

fryma e re

27 nëntor 2015

10

kulturë

nga Violeta Murati

D

itë gri, me mjegull, por jo e
zymtë për Kishën e Mjedës
në Kukël. Në fundjavën e
shkuar, aty ku shtëpia e poetit është
kthyer në muze dhe në kishën ku
shërbeu në jetën e tij të dytë, prej
pesë vitesh Dom Nik Ukgjini mban
“meshë” letrare në faltoren e Zotit.
Është gjë e rrallë për jezuitët
që t’ua lirojnë “vendin e shenjtë”
poetëve e muzikës. Nga Kosova
e Mali i Zi, në kishën e Kuklit
mbahet fryma, për të përshpirtur
vargje e vizione që herë duken të
prekshme e të njohura, e herë të
largëta dhe plot mistere.
Ja, rasti për Mjedën është krejt
unik. Piktori i famshëm i Kosovës,
Rexhep Ferri sapo mbërrin shtrëngon duart me miq e të panjohur,
e menjëherë shpjegon arsyen e
fortë patriotike pse ndodhet aty:
Im atë ka udhëhequr kryengritjen
e Koplikut, e ndaj dua të vij këtu
përherë, edhe pse s’më lidh asgjë
tjetër me Shkodrën.
Në krye të shkallëve, ku është
vendosur shtatorja gjigante e
Mjedës me veladonin-këmborë
të priftit, Dom Nik Ukgjini pret
miqtë e besimtarët nga Shqipëria,
Kosova e Mali i Zi, duke kuptuar
ndjeshmërinë: dua t’i bëj bashkë,
të gjithë! Janë studiues letrarë,
poetë, nxënës shkolle, besimtarë,
gazetarë që mblidhen e ftohen për
vit në kishën e Mjedës.
“Vijnë këtu ata që e duan dhe
e kanë në zemër Mjedën”, – thotë
aktorja shkodrane, Merita Smaja,
në fjalën e saj në jubileun e pestë
të takimeve.
Vendosur rrëzë një kodrine të

Në kishën e Mjedës,
në Kukël
Për të gjetur shtëpinë dhe
Kishën e Mjedës, në rrugën
drejt Kuklit mungon orientimi,
asnjë guidë drejt qendrës unike
në Shqipëri

butë, dy godinat të lidhura bashkë,
kisha dhe shtëpia-muze e Mjedës
ngjajnë të lartësuara, të madhërishme, me hije të rëndë pas supeve
të poetit. Të gjithë ftohen së pari të
hyjnë në shtëpinë e poetit, e kthyer në qendër muzeore.
Piktori Arben Golemi ka sjellë
për këtë rast disa vizatime në një
ekspozitë dedikimi në emër të
galerisë së arteve. Drejtorin e saj,
“heroi” që ka ngritur në këmbë
shtëpinë e poetit dhe e ka shndërruar në një nga qendrat më të vizituara, Dom Nik Ukgjinin nuk e zë
aq lehtë entuziazmi i misionit të
përmbushur. Atë e shqetëson fakti
se Shkodra, krahasuar me qytete të
tjera, ka pasur mjaft figura, që për
fat të keq, pak prej tyre kanë mundur të ruajnë relikte, apo të kthejnë
shtëpitë në muze si nderim e kujtim apo udhërrëfyes për brezat.
Kështu, jo fort larg Shkodrës,
në fshatin Kukël- që i përket ko-

munës së Bushatit, ka jetuar për 30
vite më radhë ky rilindas i madh,
poeti më shquar i lirikës shqiptare Ndre Mjeda. Kompleksi i tij,
(Kisha, shtëpia) gjatë kohës së komunizmit për fat të mirë ka mbijetuar. Dhe gjatë viteve 2011- 2012,
është risistemuar ambienti, është
restauruar Kisha dhe shtëpia e
ndërtuar nga vetë dora e poetit. “E
gjithë puna e madhe ka përfunduar më 18 tetor 2014, kur dhe u bë
hapja solemne e shtëpisë-muze.
Në këtë vit (2015) është realizuar
filmi dokumentar kushtuar Ndre
Mjedës dhe Qendrës Muzeore
me titull ‘Ndërtuesi i fjalës dhe i
veprës’, si dhe një guide prej 70
faqesh në gjuhen shqipe dhe në
anglisht”, – na saktëson Dom Nik
Ukgjini, duke na thënë se këtu
ka një dyndje të vizitorëve nga
trevat shqiptare, të cilët vijnë me
dëshirën për t’u gjunjëzuar para
poetit, përkthyesit, politikanit, in-

telektualit të spikatur, Ndre Mjeda.
Por për të shkuar deri në
shtëpinë e Mjedës s’ka asnjë tabelë, asnjë sinjalistikë të ngjashme
rrugore apo guidë prezantuese për
turistët. Ky është edhe shqetësimi
i priftit, por dhe i atyre që mbërrinin njëri pas tjetrit me aventurën
e ngatërresës së gjatë të rrugës për
në kishën e Mjedës.
Para se të hyjmë në gjendjen
hyjnore e pështjellimeve lirike
të Mjedës, Dom Nik Ukgjini, që
kërkon ta kthejë vëmendjen te një
situatë më tej se kisha, thotë se më
shqetësuese për momentin është
dhe gjendja e përcjellësve elektrikë
në fshatin Kukël, ku shtyllat janë
të dëmtuara dhe ndodhen nëpër
pemë dhe buzë rruge, telat e kryqëzuar nëpër rrugë dhe të copëtuara. Dom Nik Ukgjini tregon se për
këtë arsye u pezullua dhe udhëtimi
i vajzave të “Miss Globe” që do të
njiheshin me qendrën kulturore.
“Rreth këtij problemi, Ministria e
Zhvillimit Urban dhe Turizmit, më
shkresën, prot. 5236, dt. 17.11. 2014,
iu drejtua Ministrisë së Energjisë
dhe Industrisë, dhe kjo e fundit e
pati vënë në lëvizje OSHEE-në në
Shkodër, por situata deri tani sikur
ka mbetur ‘status quo”, – shpjegon
prifti. Me vetëdijen se tanimë qendra po merr përmasa ndërkombëtare, Dom Nik Ukgjini pasi flet
për sakrificat, thotë se kanë kërkuar
lëmoshë deri në Amerikën e largët,
duke kërkuar mirëkuptimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit, me të cilat po përplaset kjo
qendër unike në Shqipëri.
Kështu janë habitur dhe të

ftuarit, poetët të cilët nuk kishin
prekur ndonjëherë fjalën në
foltoren e kishës. Studiuesi Behar
Gjoka do ndante mu aty “andrrën”
e parealizuar, se si një dorëshkrim
studimor mbi veprën e Mjedës i
ka humbur, po mundi të ndante
me miqtë se “Andrra e Jetës” është
një kryevepër e padiskutueshme,
një kryevepër klasike në letërsinë
tonë. Përvoja e mjeshtrit, filozofit
dhe atit shpirtëror- një triniti për
Gjokën si vlerë shqiptare.
Çaste muzike e kompozuar
nga At Martin Gjoka, “Përmbi
lumë Babiloni” e të tjera, luhen në
foltore. Edhe Shendi i vogël mban
gjithë kohën një vëllim me poezi
për fëmijë dhe me një zë kumbues, me plot dashuri do recitonte
vargje të Mjedës.
Ndërsa ndalet në asketizmin e
Mjedës, si model i lirikës shqiptare,

fryma e re

27 nëntor 2015

11

kulturë

Fjalët brilante të Markezit
ditën që mori çmimin Nobel!
Gabriel Garcia MarquezNjë shans i dytë mbi Tokë,
për racat e dënuara me njëqind vjet vetmi. Fjalimi
brilant i Gabriel Garsia Markezit, kur mori “Nobelin”
nga Gabriel Garcia Markez

G

e aristokrat i gegnishtes, shkrimtari Agron Tufa tregon se është një
rast unik në letrat shqipe përkthimi i vëllimit të dytë nga Fausti i
Getës. Bëhet fjalë për “Mbreti i Tules”, përkthyer së pari nga Mjeda,
dhe pas tij njihen 17 përkthyes.
Por asnjë prej tyre, tha Tufa, nuk
kanë arritur të krijojnë një ritëm,
figuracion e sidomos kadencë aq të
rrjedhshëm të shqipes. Por kjo histori vazhdoi më gjatë mes poetëve
e studiuesve Sadik Bejkos, Behar
Gjokës, Demir Gjergjit e Pandeli
Koçit, duke kujtuar përmendësh
gjithë vargjet e “Mbretit të Tulës”,
si një histori unike që kurrë deri
tani nuk ishte përmendur. Besnikëria deri në vdekje e Mbretit të
Tules, i fundit, e fundit jetë, e fundit
dashuri, e fundit mbretëri…
I larguar nga Shqipëria më
1880, Mjeda studioi në qend-

rat më elitare evropiane: Milano,
Paris, Spanjë, Poloni, Dalmaci dhe
pas shumë kohe kur u brumos
me kulturë evropiane, u kthye në
vendlindje në një kohë kur ajo
ndodhej nën pushtimin osman.
“Shqipërinë e la nën vujtje dhe
gjeti nën vujtje. Kjo e nxiti që t’i
kushtohej për të edukuar me edukatë krishtere, portë merrej dhe me
fusha të tjera ku kishte zbrazëti sa
i përket letërsisë e poezisë, përkthimeve dhe shumë fusha të tjera”.
Por veprimtarinë e tij më të madhe,
ëndrrën e tij e realizoi në Kukël, në
shtëpinë e tij, në katin e dytë, në
dhomën e djathtë, në atë tryezë
që gjejmë sot, dhe në kishën e tij
në krah, ku është lutur që Zoti të
mishërohet në këtë popull…Kjo e
ka nxit të punojmë pa ndërprerje,
ndaj jeta e tij ka qenë e begatshme”,
– na thotë Dom Nik Ukgjini…

uxoj të mendoj, se është ky realitet i jashtëzakonshëm, dhe jo shprehja e tij letrare, që ka
merituar vëmendjen e Akademisë Suedeze të
Letrave. Një realitet jo në letër, por një që jeton brenda
nesh, dhe përcakton çdo moment të vdekjeve tona
të panumërta përditë, dhe që ushqen një burim krijueshmërie të panginjshme, plot me trishtim dhe me
bukuri, ku ky kolumbian bredharak dhe nostalgjik, që
jam unë, është thjeshtë një shifër më shumë, i puthur
prej fatit. Poetë dhe lypsarë, muzikantë dhe profetë,
luftëtarë dhe zabërhanë, të gjithë krijesa të atij realiteti
të pafre, ne na është dashur vetëm pakëz imagjinatë,
për problemin tonë thelbësor, që ka qenë mungesa
e mjeteve tradicionale për t’i bërë jetët tona të besueshme. Ky, të dashur miq, është thelbi i vetmisë sonë
Antonio Pigafetta, një lundërtar fjorentinas në
udhëtimin e parë përreth botës, shkruante, në lidhje
me momentin e kalimit të tokave tona të Amerikës
jugore, një rrëfim i saktë që megjithatë i ngjan një
aventure në botën e fantazisë. Ai shkruan se kish parë
derra me kërthizat në ijë, zogj pa kthetra që i lëshonin
vezët në shpinën e zogjve meshkuj, dhe të tjerë, që
ngjanin si pelikanë pa gjuhë, me sqepin si lugë.
Ai shkruan se kish parë një krijesë bastarde, me
kokën dhe veshët e një mushke, trupin e një gamilje,
këmbët e një dreri dhe hingëllimën e një kali. Ai
përshkruan se si, të parit vendas që takuan në Patagonia, i dhanë një pasqyrë, dhe se si më pas, gjigandi
humbi ndjenjat prej tmerrit të pamjes së tij.
Ky libër i shkurtër dhe magjepsës, i cili që
atëherë përmbante farat e romaneve tanë modernë, është padyshim rrëfimi më mbresëlënës i realitetit tonë në atë epokë. Kronikat e Indive na kanë
lënë dhjetëra rrëfime të tjerë. Eldorado, toka jonë
kaq shumë e kërkuar dhe gjithmonë e pakapshme,
është shfaqur në shumë harta, për një kohë shumë
të gjatë, duke ndryshuar vendin dhe formën, për t’i
shkuar për shtat fantazive të kartografëve.
Në kërkimin e tij për burimin e rinisë së përjetshme, mitiku Alvar Núñez Cabeza de Vaca eksploroi
veriun e Meksikës për tetë vite, në një ekspeditë zhgënjyese, gjatë të cilës, pjesëtarët e saj hëngrën njëri-tjetrin
dhe vetëm pesë prej tyre u rikthyen, nga gjashtëqind
që ishin nisur. Një prej mistereve të shumtë e të pakuptueshëm të asaj epoke, është ai i 11 mijë mushkave,
secila e mbushur me qindra kilogramë flori, që u nisën
nga Cuzco një ditë, për të paguar haraçin e Atahualpas,
dhe që nuk mbërritën kurrë në destinacion.
Më pas, në kohërat koloniale, pulat u shitën në
Cartagena de Indias, të rritura në tokë të hedhur dhe
të cilat, mbanin në fyt, copëra të vogla floriri. Etja
për flori e një themeluesi na ka ndjekur deri kohët
e fundit. Deri në fundin e shekullit që kaloi, një mision gjerman i caktuar për të studiuar ndërtimin e një
hekurudhe ndëroqeanike përgjatë Istmit të Panamasë, konkludoi se projekti ishte i realizueshëm, me
vetëm një kusht: që shinat të mos bëheshin prej hek-

uri, që nuk gjendej në rajon, por prej floriri.
Pavarësia nga dominimi spanjoll nuk na shpëtoi
ne prej marrëzisë. Gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, tre herë diktator i Meksikës, organizoi një
funeral madhështor për këmbën e djathtë që kishte
humbur në të ashtuquajturën Luftë e Embëlsirave.
Gjenerali Gabriel Garcia Moreno sundoi Ekuadorin
për 16 vjet si një monark absolut; pas vdekjes, trupi
i tij u vendos në karriken presidenciale, veshur me
uniformë, si dhe një shtresë medaljesh.
Gjenerali Maximiliano Hernandez Martinez,
despoti i El Salvadorit, i cili theri tridhjetë mijë
fshatarë në një masakër barbare, shpiku një lavjerrës për të dalluar helmin në ushqimin e tij. Statuja e
Gjeneralit Francisco Moraz’n, e ngritur në sheshin
qendror të Tegucigalpas, është në të vërtetë statujë
e Marshallit Ney, dhe është blerë në një magazinë
pariziene, ku shiteshin skulptura të dorës së dytë.
Njëmbëdhjetë vjet më parë, kileni Pablo Neruda, një prej poetëve më të shquar të kohës sonë, e
iluminoi këtë audiencë me fjalët e tij. Që atëherë,
europianët dashamirës – dhe ndonjëherë edhe ata
dashakeqë – janë befasuar, gjithnjë e më shumë,
prej rrymave të mbinatyrshme të Amerikës Latine,
ajo mbretëri e pakufishme e burrave-fantazmë dhe
grave historike, kryeneçësia e të cilëve është legjendare. Ne nuk kemi patur asnjë moment pushim. Një
president prometean, i rrethuar në pallatin e tij që
digjej, vdiq duke luftuar një ushtri të tërë, i vetëm;
dhe dy aksiente ajrorë të dyshimtë, që ende nuk janë
shpjeguar, ndërprenë jetën e një tjetër presidenti
zemërmadh, si dhe atë të një ushtari demokratik, i
cili kishte rikthyer dinjitetin e popullit të tij.
Ka patur pesë luftëra dhe shtatëmbëdhjetë
grushte ushtarakë; ka dalë një diktator diabolik, i cili
në emër të Zotit, po kryen të parin etnocid të kohës
sonë në Amerikën latine. Ndërkohë, 20 milionë fëmijë amerikano-latinë vdiqën para se të mbushnin një
vjeç – më shumë se sa kanë lindur në Europë, qysh
prej vitit 1970. Ata që mungojnë për shkak të represionit janë më shumë se 120 mijë. Eshtë njësoj si të
thuash, që janë zhdukur të gjithë banorët e Uppsalas.
Shumë gra të arrestuara ndërsa ishin shtatzënë,
kanë sjellë në jetë fëmijë në burgjet e Argjentinës,
megjithatë askush nuk di gjë për vendndodhjen
apo identitetin e fëmijëve të tyre, të cilët u adoptuan apo u dërguan në jetimore, me urdhër të autoriteteve ushtarake. Për arsye se u përpoqën të ndryshojnë këtë gjendje, pothuaj 200 mijë burra dhe
gra kanë vdekur në të gjithë kontinentin, dhe më
shumë se njëqind mijë kanë humbur jetën në tre
vende të vegjël dhe fatkeqë të Amerikës Qendrore:
Nikaragua, El Salvador dhe Guatemalë. Nëse kjo
do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, shifra korresponduese do të kishte qenë një milionë e
gjashtëqind mijë vdekje në vetëm katër vjet.
Përkthimi: Bota.al

fryma e re

27 nëntor 2015

12

shëndet
12 mënyra të reja për
të reduktuar stresin…
M

e poshtë do të gjeni 12 mënyra se si të qëndroni
të qetë në këto ditë të fundit të vitit.

1 Duhet të jeni mirënjohës dhe falenderues
2 Bëni një devijim nga rutina, gatuani diçka, luani
me fëmijët tuaj, etj.
3 Telefonoji një miku, ata do t’ju bëjnë të ndiheni
më mirë
4 Terapia më e mire, buzëqeshja

5 Merre veten me të mira, pi një çaj, konsumo një
çokollatë të zezë
6 Medito
7 Ushqehuni shëndetshëm dhe bëni palestër
8 Falni
9 Dëgjoni muzikë
10 Shkruani
11 Relaksohu
12 Mbani nën kontroll emocionet tuaja

4

arsyet pse
duhet të qani…

E

Pija sekrete që shkrin
dhjamin sa hap e mbyll sytë
N

ë përbërje të kësaj pije është çaji i gjelbër, por nëse juve nuk ju
pëlqen shija e çajit të gjelbër, shtesat e shijshme si portokalli dhe
nenexhiku do të bëjnë që aroma e çajit të gjelbër të jetë sekondare, por
që prapëseprapë të dobësoheni brenda një kohe shumë të shkurtër.
Përbërësit:
– 1 litër ujë
– 5 qese të çajit të gjelbër
– 1 portokall
– një grusht gjethe të freskëta nenexhiku
Përgatitja:
Në një litër ujë të nxehtë shtoni pesë qese të çajit të gjelbër. Lërini
ashtu të qëndrojnë për rreth tre minuta, pastaj lëreni të ftohet. Priteni
një portokall në feta. Në një kavanoz ose tenxhere të madhe me kapak
derdheni çajin e gjelbër, shtoni fetat e portokallit dhe një grusht gjethe
nenexhik të freskët. Mbylleni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë gjatë
natës që përbërësit të përzihen mirë. Gjysmë litër për person është e
mjaftueshme për një person gjatë ditës së nesërme.
Dr. Oz rekomandon një filxhan të kësaj pijeje para çdo vakti të
ushqimit dhe premton një betejë të fituar me kilogramët.

qara mund të konsiderohet si një reagim emocional,
që mund t’ju ndihmojë ti
vini gjërat në perspektivë
si dhe të kuptoni se kjo
është e rëndësishme për
ju dhe se duhet të merreni me këtë.
Sjell
vëmendjen te ju
Megjithëse përpiqemi shumë, vjen një kohë kur nuk
mund të shmanget shpërthimi
dhe e qara përpara kujtdo tjetër.
Pavarësisht nëse është një bashkëpunëtor apo një person i dashur,
e qara përçon mesazhin se jeni të
lënduar.

Ju bën të ndiheni më mirë
Lotët që derdhim gjatë një
shpërthimi emocional përmbajnë një vrasës natyror të dhembjes
madje studiuesit besojnë se ata
mund të përmbajnë edhe hormone të stresit.
Shpreheni
Është e mundur që ta lidhim
të qarën me turpin, sepse kur kujtojmë aktin, provokojmë mërzinë
që kemi ndier në atë periudhë të
veçantë të jetës. Nuk është e lehtë të
largohesh prej këtyre emocioneve.

Çfarë ndodh kur teshtijmë…

T

eshtima “udhëton” shumë më larg seç mund të mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë të shpërndahen
dhe të përhapen nëpër ambientin që na rrethon.
Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga Instituti i
Teknologjisë në Massachusetts, SHBA. Shkencëtarët zbuluan se, kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë
për përhapjen e viruseve.
Me anë të një video slo–mo (të ngadalësuar),
studiuesit zbuluan se, bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej.
Ato mund të udhëtojnë 200 herë më larg kur
bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një
reje.
Sipas tyre, i gjithë ky proces bëhet edhe
më i rrezikshëm kur çlirimi i teshtimës
bashkohet me ajrin e kondicionuar.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim ngre
shqetësimin e përhapjes së sëmundjeve
nëpërmjet sistemit të ajrimit nëpër
ambientet e punës

fryma e re

27 nëntor 2015

13

letërsi
Nobelisti norvegjez në shqip me
kryeveprën, romanin “Misteret:,
përkthyer nga Afrim Koçi. Konsiderohet
një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më
me ndikim në letërsinë moderne

Misteret
nga Knut Hamsun

V

itin që kaloi, në mesin e beharit,
një qytet i vogël bregdetar i Norvegjisë u bë arenë e disa ngjarjeve tejet
të jashtëzakonshme. Në qytet çalltisi një i
huaj, një farë Nageli, një sharlatan i çuditshëm dhe i veçantë që pasi bëri një mori veprimesh të bujshme, u zhduk po aq papritur
siç edhe kishte ardhur. Ky njeri priti vizitën
e një zonje të re dhe misterioze, që vetëm
Perëndia e di se si dhe qysh u gjend aty, që
nuk guxoi të qëndrojë në qytet më shumë se
disa orë dhe që pastaj u largua nga kishte ardhur. Por ky nuk është fillimi…
Fillimi është atëherë kur aty nga ora
gjashtë e pasdites avullorja u ankorua në
skelë dhe në kuvertën e saj u dukën nja dy a
tre udhëtarë, njëri prej të cilëve i veshur me
një kostum të verdhë skandaloz dhe me një
kasketë strehëgjerë prej kadifeje. Kjo ndodhi mbrëmjen e 12 qershorit, ditë që mbahet mend sepse, me rastin e fejesën së zonjushës Hjeland, e shpallur pikërisht në 12 të
qershorit, në shumë vende të qytetit ishin
ngritur flamurë. Djali i hotelit “Central” hipi
menjëherë në bord dhe burri me kostum të
verdhë i dorëzoi bagazhin e vet, ndërkohë që i
jepte edhe biletën e tij bocmanit të avullores,
por pastaj, në vend që të zbriste në stere, filloi
të ecë tutje-tëhu nëpër kuvertë. Dukej shumë
i tronditur.Kur sirena e avullores çau ajrin për
të tretën herë ai nuk kishte arritur të paguante
as faturën e ushqimit të ngrënë.
Teksa u nis për të mbaruar këtë punë,
ai vuri re se anija po shkëputej nga kalata,
shtangu për një çast në vend, mori vrull
sakaq për të vrapuar, por pastaj ia bëri më
dorë djalit të hotelit poshtë dhe i thirri që
matanë relingut të anijes:
- Mirë, merreni bagazhin tim dhe sidoqoftë ma bëni gati një dhomë.
Ndërkaq avullorja e mori me vete drejt
daljes së fjordit.
Ky njeri ishte Johan Nilsen Nageli
Djali i hotelit i ngarkoi bagazhet në karrocën
e tij: dy valixhe të vogla dhe një qyrk - edhe pse
ishte mesi i beharit, - si edhe një çantë dore dhe
një këllëf violine. Të gjitha pa etiketë.
Të nesërmen, aty nga mesdita, Johan
Nageli u gjend para hotelit, kësaj radhe i ardhur në rrugë tokësore, me karrocë. Kishte
zgjedhur rrugën tokësore edhe pse po kaq
mirë mund të kishte ardhur përsëri me det.
Me vete kishte edhe bagazhe të tjera: një

valixhe në ndenjësen e parë, një çantë udhëtimi pranë saj, një pelerinë dhe ca tesha
të lidhura me një rrip manteli. Në rrip, të
qëndisura inicialet J. N. N.
Pa zbritur mirë nga karroca pyeti të zotin e hotelit për dhomën dhe, kur pastaj e
shoqëruan në katin e dytë, filloi të kontrollojë sa ta trashë ishin muret dhe se a dëgjohej ndonjë gjë në dhomën fqinje. Pastaj
papritur pyeti vajzën e shërbimit:
- Si ju quajnë?
– Sara.
- Sara. Bukur fort.Sara, mund të më përgatisni diçka për të ngrënë? Aha, domethënë
ju quajnë Sara. Dëgjoni, - vazhdoi ai, -– a ka
pasur ndonjëherë farmaci në këtë ndërtesë?
- Po, - u përgjigj Sara mjaft e habitur,- por
para shumë vjetësh.
- Aha, para shumë vjetësh. Më shkoi
mendja me të hyrë në korridor; jo se nuhata
ndonjë gjë, por seç e pata një parandjenjë.
Ja kështu.
Kur zbriti poshtë për të ngrënë, nuk e hapi
një herë gojën gjatë gjithë kohës.Qoftë edhe
për një fjalë të vetme.Dy bashkudhëtarët e
mbrëmshëm të avullores, të ulur në cepin
tjetër të tryezës, u zgërdhinë, madje filluan
të bëjnë hapur shaka me tersllëkun e tij të
djeshëm, por ai nuk jepte asnjë shenjë se po
dëgjonte.Pasi hëngri shpejt e shpejt, i prapësoi ëmbëlsirat me një të tundur të kokës dhe
u ngrit me të shpejtë, duke u rrotulluar në
karrige.Pastaj futi menjëherë një puro në
gojë dhe u zhduk sakaq tatëpjetë rrugës.
Dhe qëndroi jashtë deri pas mesnatës.U
kthye vetëm pak përpara se ora të binte tri
herë.Ku kishte qenë? Më vonë doli se kishte
shkuar deri në qytezën fqinje, pra tërë atë
rrugë të gjatë që paradite e kishte bërë me karrocë, tani vajtje-ardhje e kishte bërë në këmbë. Me siguri, duhej të kishte pasur ndonjë
punë shumë të rëndësishme për të mbaruar.
Kur Sara i vajti për t´i hapur derën, e gjeti të
mbytur në djersë, por sidoqoftë ai i buzëqeshi
disa herë dhe dukej shumë në qejf.
- O perëndi, ç´qafë të magjishme keni,
moj vajzë! Ka ardhur ndonjë postë në emrin tim gjatë kohës që nuk isha këtu? Pra, në
emrin Nagel, Johan Nagel? Tre telegrame,
ç´thoni! Ah, dëgjoni, mund të më bëni një
nder dhe ta hiqni atë tablonë aty nga muri?
Që të mos jem i detyruar ta kem gjithnjë
para sysh.Për më tepër që Napoleoni III nuk

ka pasur asnjëherë mjekër të gjelbër.Faleminderit, jeni shumë e mirë.
Kur Sara iku, Nageli vazhdoi të qëndroi
në këmbë në mes të dhomës. Me një vështrim të përhumbur, të ngulur një pike të caktuar në mur dhe pavarësisht se koka sa vinte
dhe i anohej në njërën anë, ai nuk lëvizte.
Dhe kështu një copë herë të mirë.
Ai kishte një shtat nën mesataren, një
fytyrë të zeshkët e një vështrim çuditërisht
të rëndë, si edhe një gojë të brishtë, thuajse femërore.Në një gisht mbante një unazë
të thjeshtë, plumbi a hekuri. Me shpatulla
shumë të gjera, atij mund t´i jepeshin njëzet
e tetë-tridhjetë, gjithsesi jo më shumë se
tridhjetë vjeç. Në tëmtha flokët kishin filluar
t´i thinjeshin.
U zgjua nga shtangimi me një të hovur të
shtatit, por kaq të fortë sa të thuash se kishte
qenë veprim i vetëdijshëm, i paramenduar
prej kohësh, edhe pse ishte vetëm në dhomë.
Pastaj nxori nga xhepi i pantallonave një tufë
çelësash, disa para të vogla dhe një si farë
medalje, me një kordon të vjetër e të mjeruar dhe të gjitha këto sende i vendosi në
komodinën pranë krevatit.Pastaj e futi portofolin nën jastëk, nxori sahatin nga xhepi i
jelekut, si edhe një shishkë me etiketën e njohur të helmit.Sahatin e mbajti për disa çaste
në dorë përpara se ta vinte mbi komodinë,
kurse shishkën e futi përsëri me të shpejtë në
xhep.Paskëtaj hoqi rrethin nga gishti dhe u
la, shtroi me gishta flokët mbrapa, gjithë pa
u vështruar asnjëherë në pasqyrë.
Kur shkoi në shtrat u kujtua befas se nuk
e kishte rrethin në gisht, e kishte harruar në
sqoll dhe, a thua se nuk mund të rrinte pa
të, u ngrit dhe e vuri rrethin sërish. Së fundi
i hapi të tre telegramet, por pa e lexuar deri
në fund të parin, një buzagaz i shkurtër dhe
i lehtë iu përvijua në fytyrë, pastaj u shtri
dhe qeshi heshtazi, si për vete; dhëmbët i
kishte shumë të bukur. Pastaj fytyra e tij u bë
përsëri serioze dhe përnjëherësh i flaku tej
telegramet, me shpërfilljen më të madhe. E
pra ato kishin të bënin me një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme; ishte fjala
për dyqind e gjashtëdhjetë mijë korona,
vlera e një prone në fshat dhe jo vetëm kaq,
por në rast blerjeje të menjëhershme gjithë
shuma duhej paguar menjëherë në dorë.
Një njoftim i thatë dhe i shkurtër biznesi
pra, që nuk kishte asgjë për të qeshur, por

puna qe se mungonte nënshkrimi përkatës.
Disa minuta më vonë Nagelin e kishte zënë
gjumi. Të dy qirinjtë që ai harroi t´i fikte,
ndriçonin fytyrën e rruar dhe kraharorin e
tij dhe hidhnin një dritë të qetë përmbi telegramet e hapura aty mbi tryezë.
Të nesërmen në mëngjes Nageli dërgoi
djalin e hotelit në zyrën e postës, nga ku i
sollën disa gazeta, edhe të jashtme, por asnjë letër.Këllëfin e violinës e vendosi në mes
të dhomës, mbi një karrige, si për të tërhequr
vëmendjen e cilitdo, por për ta hapur nuk e
hapi dhe nuk e preku veglën me dorë.
Gjatë tërë paradites nuk bëri tjetër veçse
shkroi disa letra dhe të lexojë një libër, duke
ecur tutje-tëhu nëpër dhomë. Përveç kësaj
bleu në një dyqan një palë dorashka dhe
pak më vonë, kur doli në pazar, pagoi dhjetë
korona për një këlysh qeni të kuq, një velp,
të cilin ia dhuroi menjëherë pronarit. Pastaj,
duke i bërë të tërë njerëzit të qeshin, i vuri
këlyshit emrin Jakobsen edhe pse doli që
ishte femër.
Tërë asaj dite pastaj nuk bëri gjë tjetër.
Nuk kishte asnjë punë në qytet, nuk bëri asnjë vizitë gjëkundi, nuk shkoi në asnjë zyrë
dhe nuk njihte frymë njeriu.Të gjithë në
hotel habiteshin me shpërfilljen e tij thuajse të plotë ndaj gjithçkaje, madje edhe ndaj
punëve të veta.Kështu të tre telegramet në
tryezën e dhomës e tij rrinin të hapur për
cilindo, ai nuk i kishte zënë me dorë që
mbrëmjen e kaluar.Madje nuk u përgjigjej as
pyetjeve të drejtpërdrejta që i bëheshin. Pronari ishte përpjekur dy herë që t´i afrohej,
duke e pyetur se cili ishte dhe se përse kishte
ardhur në këtë qytet, por të dy herët kishte
rrahur ujë në havan. Ndërkaq, në rrjedhë të
ditës doli në pah edhe një tipar tjetër i çuditshëm i tij: edhe pse nuk njihte njeri në qytet
dhe nuk kishte kërkuar askënd, në hyrje të
varrezave, duke u ndeshur me një vajzë të re
të qytetit, kishte ndaluar, e kishte vështruar
dhe, pa thënë asnjë fjalë, kishte bërë një
shtatpërkulje të thellë para saj, duke e bërë
vajzën të skuqej flakë në fytyrë. Pastaj, pa e
zgjatur, ky njeri i paturpshëm kishte marrë
tatëpjetë fushës, deri në shtëpinë e priftit,
por dhe më tej, gjë që, me që ra fjala, e bëri
edhe në ditët e ardhshme. Paskëtaj u bë, të
thuash, si rregull që t´i hapej dera, pasi hoteli ishte mbyllur, kaq vonë kthehej ai nga
shëtitjet e veta.
(fragment)

fryma e re

27 nëntor 2015

14

sport

Dervishi: Te Partizani do Rrahmani dhe
Grezda në
afrojmë lojtarë të Veronës formacionin
më të
mirë në Kroaci
ish-mbrojtësi

D

rejtori i Përgjithshëm i
Partizanit, Dritan Dervishi ndez sfidën e të Shtunës ndaj Kukësit. Të Kuqtë shkojnë në këtë përballje si kryesues
të kampionatit dhe për më tepër
do të sfidojnë në “Zeqir Ymeri’ një
skuadër që nuk po kalon një moment shumë të mirë forme. Gjithsesi Dervishi nënvizoi se përballë
Kukësit, Partizani nuk do ta ketë
aspak të thjeshtë sidomos tashmë
që verilindorët do të kenë një trajner të ri në stol. “Kukësi është një
kundërshtar i rrezikshëm. Ne i respektojmë ata por kjo nuk do të
thotë që i kemi frikë. Në fakt ndryshimi në stol te Kukësi nuk mendoj
se na favorizon sepse gjithmonë
kur ndodh një ndryshim në drejtim lojtarët përpiqen të japin më
të mirën e tyre për të fituar pikë
në sytë e trajnerit”. Dervishi është
njeriu përgjegjës i merkatos te Partizani, dhe Drejtori i Përgjithshëm
nuk mund t’i anashkalonte pyetjet që kanë bëjnë me këtë temë.
Së fundmi nga Partizani u largua
mesfushori Jovan Nikolic. Drejtuesi i klubit të Kuq shpjegoi arsyet e
lamtumirës së futbollistit malazez,
ndërkohë që foli edhe për mbrojtësin e kombëtares kuqezi Arlind
Ajeti. 22-vjecari gjatë kësaj jave firmosi një kontratë me Frosinonen
por nëse Ajeti do të kishte pranuar

ofertën e Veronës, klubit të Serisë
A që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Partizani në Janar mund të ishte bërë
pjesë e kryeqytetasve. “Nikolic,
kërkoi largimin nga klubi. Ne pasi
diskutuam me trajnerin Starova
i dhamë atij ok-in për t’u larguar.

Dua të nënvizoj se nuk kishm asnjë problem me këtë lojtar dhe ai
u pagua rregullisht nga klubi gjatë
gjithë periudhës që ishte pjesë e
jona. Ajeti? Përpara se të firmoste me Frosinonen, ishte shumë
pranë nënshkrimit të një kontrate
3-vjecare me Veronën, nëse kjo

ndodhte Ajeti mund të bëhej pjesë
e Partizanit, por në fund gjithcka
dështoi për shkak të ndërhyrjes
së një personi”. Përsa i përket afrimit të ndonjë futbollisti cilësor
në merkaton e Janarit, Dervishi
la gjithcka të hapur, duke theksuar se cdo vendim do të merret
në bazë të kërkesave të trajnerit
Sulejman Starova. Ai nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë element
cilësor i Veronës të bashkohet me
të Kuqtë në të ardhmen. “Unë jam
gjithmonë në kontakte me klubin
e Veronës por të bërë të mundur
afrimin e ndonjë lojtari nga Hellas
duhet të këshillohem më parë me
trajnerin Starova. Përsa i përket
merkatos po punojmë për të afruar në Janar ndonjë tjetër element
cilësor. E sigurtë është që nuk do
të ketë më largime nga skuadra”.
Sebino Plaku ka qenë një mungesë
shumë e rëndësishme për Partizanin në sfidat e fundit por sipas
Drejtorit të Përgjithshëm, sulmuesi e ka lënë pas dëmtimin dhe
shumë shpejt do të jetë në dispozicion të trajnerit Starova.

Presidenti federatës Armene:
Shqipëria na ka blerë ndeshjen

N

donëse ka kaluar më shumë se një muaj nga fitorja e Shqipërisë
0-3, në Armeni, e datës 11 tetor, e vlefshmë për kualifikueset
për në Kampionatin Europian, efektet e asaj ndeshje vijojnë të
ndihen fuqishëm në të dy kampet. Kështu, teksa shqiptarët vazhdojnë
t’i gëzohen asaj nate historike, nga ana tjetër, armenët vijojnë të hetojnë mbi atë disfatë të rëndë. Edhe më keq akoma, teksa sot, mësohet
se presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, ka
dalë në akuza konkrete dhe të rënda ndaj Kombëtares Armene. “Federata e Futbollit dhe Kombëtarja
Armene e Futbollit janë pasuri
e të gjithë kombit. Është normale që të gjithë të ankohen.
Unë, si president i federatës do
të bëj gjithshka në mundësitë e
mia për të kapërcyer këtë krizë.
Futbollistët e Kombëtares tonë,
thjeshtë nuk duan të luajnë futboll”, mësohet të jetë shprehur
numri 1 i Federatës Armene të
Futbollit. “Referuar përballjes
kundër Shqipërisë, atëherë, në
atë rast kishte tradhëti gjatë ndeshjes. Sikur edhe trajneri më i mirë të
drejtonte ekipin në ndeshjen kundër Shqipërisë, rezultati do të mbetej
i njëjtë”, deklaroi presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben
Hayrapetyan, sipas asaj që raporton “Armenpress”. Gjithashtu, sipas të
njëjtit burim “Armenpress”, pas ndeshjes Armeni-Shqipëri, të datës 11
tetor të këtij viti, e vlefshme për kualifikueset për në Euro 2016, në mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar thashetheme, sipas të cilave, disa
futbollistë të Kombëtares Armene shitën ndeshjen për 2 milionë Euro.

U

dhëtimin drejt Turqisë, Skënderbeu e shfrytëzon edhe për çështje që pak kanë të bëjnë me
fushën e lojës. Klubi korçar dhe turqit e Antalyaspor
kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të
ardhmen. Përfaqësuesit e dy shoqërive janë takuar
në Stamboll ku kanë firmosur edhe marrëveshjen
që do t’i lidhë këto dy skuadra edhe më shumë në
të ardhmen. Njoftimin e bën të ditur klubi kampion në një komunikatë zyrtare të publikuar në
faqen e Facebook. “Kjo darkë ishte e programuar
prej kohësh me ftesen e homologëve turq. Jemi të
lumtur t’iu njoftojmë se midis dy klubeve është arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të ardhmen
në të gjitha fushat“, theksohet në komunikatën që
shoqërohet nga një foto mes presidentit Ardian Takaj dhe atij të Antalyaspor, Gultekin Gencer të cilët
pozojnë me fanellën e sulmuesit Samuel Eto’o. Aktualisht. Atnalyaspor renditet në vendin e 10-të të
Superligës turke por gjatë viteve të fundit ka nisur
një cikël investimesh të rëndësishme që kulmuan
me afrimin e ish sulmuesit të Barcelonës dhe Interit.

mir Rrahmani dhe Eros
Grezda në formacionin më
të mirë të Javës së 17-të në Kroaci. Ish mbrojtësi i Partizanit
zhvilloi një ndeshje pozitive
fundjavën që lamë pas. Skuadra
e tij RNK Split barazoi 1-1 në
transfertën e NK Istra dhe lojtari
kuqezi u aktivizua gjatë gjithë
ndeshjes duke kontribuar në
rezultatin pozitiv të arritur nga
skuadra e tij. Sipas faqes “Footplr” që ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës,
në 11-ëshen e titullarëve më të
mirë figuron edhe mesfushori
shqiptar, Eros Grezda. 20-vjeçari
ishte protagonisti kryesor në
fitoren 2-0 që Lokomotiva e Zagrebit arriti ndaj NK Zagrebit.
Lojtari i lindur në Slloveni që ka
luajtur një ndeshje edhe me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë
ishte autori i dy rrjetave të Lokomotivës që siguroi një sukses
shumë të rëndësishëm në derbin
e kryeqytetit kroat.

FSHF del kundër
klubit të Flamurtarit
“N

Skënderbeu binjakëzohet
me turqit e Antalyaspor

A

jë qëndrim të pakuptimtë, absurd dhe aspak
mikpritës”. Kështu e ka cilësuar FSHF vendimin e klubit të Flamurtarit për të mos vënë në dispozicion fushën e stadiumit të Vlorës për Kupën Pavarësia, aktivitet i përvitshëm në nder të 28 Nëntorit.
Justifikimi i drejtuesve të klubit vlonjat se terreni i stadiumit rrezikon të prishet edhe si pasojë e rreshjeve
të ditëve të fundit, nuk ka mbajtur në sytë e institucionit të futbollit shqiptar
që nëpërmjet një komunikate ka reaguar me tone të
forta ndaj këtij refuzimi në
një komunikatë për shtyp.
FSHF bën të ditur se tradita disa vjecare e organizimit të Kupës Pavarësia
në Vlorë është prishur nga
klubi i Flamurtarit i cili nuk
vuri në dispozicion të turneut mbarëkombëtar stadiumin e tij duke vënë në
rrezik organizimin e aktivitetit. Federata vec të tjerash nënvizon se Kupa Pavarësia ka hyrë në kalendarin
e aktiviteteve si një event ku shqiptarë nga të gjitha
trevat mblidhen për të festuar një ditë simbolike sic
është Dita e Flamurit dhe për këtë arsye është zgjedhur Vlora për organizimin e tij por për fat të keq kjo
traditë është prishur nga vendimi i klubit Flamurtari
ndërsa u morrën masat që aktiviteti të zhvillohet në
Durrës falë gadishmërisë së klubit Teuta për të vënë
në dispozicion stadiumin Niko Dovana.

fryma e re

27 nëntor 2015

15

sport
Ministri i brendshëm “M
francez jep siguri
për zhvillimin
e Europianit 2016

asat e sigurisë për
Euro 2016 do të
jenë në shkallën më
të lartë dhe nuk ka asnjë rrezik që
eventi i verës së ardhshme të mos
zhvillohet normalisht sipas parashkimeve“. Kështu u shpreh Ministri i
Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, i cili la të nënkuptohet se
tifozët nuk kanë përse t’u tremben
sulmeve të tjera terroriste. Në orët
e fundit ka patur një mbledhje të
Ministrit të Brendshëm të Francës
me Ministrin e Sporteve dhe organizatorët e kompeticionit ku është

diskutuar pikërisht për masat e larta të sigurisë që do të merren gjatë
zhvillimit të kampionatit europian.
Sulmet terroriste që prekën Parisin
disa ditë më parë kanë vendosur
në gadishmëri shtetin francez por
edhe disa nga vendet kryesore të
Europës, për të evituar të tjera akte
të tilla. “Ajo që mund të them pas
kësaj mbledhjeje në lidhje me Euro
2016, është se ky event madhështor
do të zhvillohet normalisht sipas
të gjitha parashikimeve. Për të realizuar dicka të tillë ne kemi rritur
masat e sigurisë dhe kemi vendo-

sur të gjithë pjesëtarët e ministrisë
tonë në shërbim të këtij eventi. Po
bashkëpunojmë me ministrinë e
sporteve por edhe më tjerë sektorë
të qeverisë për të bërë të mundur
zhvillimin normal të Euro 2016″.
Ndërkohë Ministri i Sporteve, Patrick Kanner qetësoi të gjithë tifozët
që në verë do të udhëtojnë drejt
Francës për të ndjekur nga afër
ndeshjet e kampionatit Europian
se cdo gjë është nën kontroll dhe
askush nuk ka arsye pse të ndjejë
frikë, për ndonjë sulm të mundshëm të terroristëve.

Rey Manaj shënon
dy gola me Interin
T

rofeu “San Nicola” i solli fat
Rey Manaj-t, pasi sulmuesi
i talentuar shqiptar arriti
të shënonte golin e tij të parë me
fanellën e Interit. Në turneun ku
merrnin pjesë zikaltërit, Bari dhe
Milani, Manaj gjeti rrugën e rrjetës pikërisht në ndeshjen e parë
ndaj skuadrës puljeze, të cilën Interi e fitoi me rezultatin 2-0. Trajneri Mancini në dy takimet 45
minutëshe ndaj Milanit dhe Barit u
dha mundësi lojtarëve që janë aktivizuar më pak në këtë sezon dhe
një ndër të përzgjedhurit e numrit 1
të stolit të Interit ishte edhe 18-vjecari nga Lushnja. Manaj u aktivizua
në të dyja ndeshjet duke qëndruar
në fushë për plot 90 minuta. Sulmuesi shqiptar la shenjën e tij në
sfidën përballë Barit. Në minutën
e 30-të të ndeshjes ndaj skuadrës
së Serisë B, 18-vjeçari përfitoi nga
një asist i Palacios duke shfaqur të
gjitha aftësitë e tij si sulmues për
të realizuar golin e parë me fanellën e Interit. Pas golit Manaj festoi
si një shqiptar i vërtetë duke bërë
simbolin e shqiponjës. Manaj pati
një mundësi të mirë për të kaluar
zikaltërit në avantazh edhe në
derbin ndaj Milanit, por nuk arriti
të devijonte drej portës së Abbiatit
një krosim të ulët të të riut Gyamfi.
Interi u mund 1-0 në këtë sfidë falë
një goli të realizuar nga Poli, me
Manajn që nuk arriti të fitonte dot
një tjetër trofe me fanellën zikaltër
pas triumfit në trofeun “Luigi Berlusconi”. Në përfundim të turneut
“San Nicola”, talenti shqiptar foli
për mediat e pranishme në stadium duke komentuar edhe golin
e tij të parë me Interin. “Kjo ishte
një eksperiencë shumë e bukur për
mua. Në këto dy sfida kishte më
pak presion se në ndeshjet e kampionatit dhe u luajtën dy takime
shumë të bukura. A mund të shërbejë goli im si një mesazh për tra-

kontrata

Guardiola vendos
për Krishtëlindje të
ardhmen te Bayerni

F

jnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi?
Jo nuk mendoj kështu, një gol është
thjeshtë një gol jo një mesazh.
Shpresoj të shënoj dhe shumë të
tjerë”. Manaj dha një mendim edhe
për trajnerin Roberto Mancini dhe
për mundësitë që ka Interi për t’u
shpallur kampion në këtë sezon të
Serisë A. Mancini nuk është vetëm
një trajner i madh por edhe një
person i shkëlqyer. Ai gjithmonë
më qëndron pranë dhe mundohet
të ndihmojë të rritem si futbollist
me këshillat e tij. Titulli kampion?
E rëndësishme për ne është t’i marrim ndeshje një e nga një. Ndaj Napolit do të provojmë të bëjmë më të
mirën. Nuk duhet të harrojmë që
në garë për titullin janë edhe Roma,
Fiorentina, Juventusi dhe Napoli”.

Çmenduria, PSG bën
gati 500 mijë euro në
javë për Ronaldon
P

avarësisht deklaratave të menaxherit të tij, Jorge Mendes se Kristiano Ronaldo do të mbyllë karrierën
te Reali i Madridit, gjasat më të mëdha janë që ylli portugez të largohet
nga “Santiago Bernabeu”, verën e
ardhshme. Manceshter United dhe
Paris Saint Germain janë dy klubet
që e dëshirojnë më tepër 3 herë fituesin e “Topit të Artë”, madje presidenti
i kampionëve të Francës, Naser AlKhelaifi është gati të bëjë një cmenduri financiare për të transferuar në
“Parc Des Princes”, 30-vjecarin. Sipas
gazetës spanjolle “AS”, e cila i refero-

het një burimi të të përditshmes angleze “Mirror”, Paris Saint Germain
dëshiron me cdo kusht të marrë
në gjirin e vet, Cristiano Ronaldon
dhe është gati t’i ofrojë luzitanit
një pagë faraonike prej më shumë
se 500 mijë Eurosh në javë, shifër
kjo e padëgjuar më parë në futboll.
Ekzaktësisht parizienët i ofrojnë
sulmuesit të Realit të Madridit plot
567 mijë Euro në javë. Nëse lajmi
që ka publikuar “Mirror” rezulton i
vërtetë atëherë shanset e Manchester United për të firmosur me Ronaldon mund pakësohen së tepërmi.

Trajneri i “Djajëve e Kuq”, Van Gaal e
bëri të qartë se në merkaton e verës
së ardhshme te United do të bëjnë
cdo tentativë për të mundësuar rikthimin e CR7-s në “Old Trafford”.
Lufta mes Manchesterit dhe Parisit
ka nisur tashmë por duke parë edhe
afrimitetin e tëpërt që pati Ronaldo
me trajnerin e kryeqytetasve, Laurent Blanc dhe presidentin Naser
Al-Khelaifi në përfundim të sfidës
së Championsit mes Realit dhe Parisit mundësitë më të mëdha për të
marrë shërbimet e 30-vjecarit i kanë
kampionët e Francës.

undi i këtij sezoni përkon edhe
me përfundimin e kontratës së
spanjollit Pep Guardiola me klubin
gjerman të Bayern Mynih, por një
fakt i tillë duket se nuk e shqetëson shefin ekzekutiv Karl-Heinz
Rummenigge dhe pse spekulimet
mediatike që e lidhin të ardhmen
e Guardiolës me një transferim
tek Manchester City kanë qënë të
shumta. Tekniku 44-vjeçar është
treguar mjaft i rezervuar lidhur me
të ardhmen e tij në përfundim të
sezonit 2015-16, ndërkohë që gjermani Rumenige deklaron se bisedimet mes palëve do të nisin në muajin e fundit të 2015. “Jam koshient
që jemi vonë për të nisur bisedimet,
tashmë që Krishtlindjet e rrjedhimisht edhe pushimet janë kaq
afër, por gjithnjë e kam shprehur se
brenda vitit 2015 do të merret një
vendim. Bisedimet do të zhvillohen pas ndeshjes me Hanoverin në
datë 19 dhjetor dhe atëherë do të
bëjmë edhe deklaratën zyrtare mbi
vendimin e marrë. Edhe pse spekulimet janë të shumta ç’ka mund të
them është se në një pikë të caktuar
gjithsecili prej nesh do të duhet të
zëvendësohet. Ky është një proces
normal. Ashtu si lojtarët vijnë e më
pas largohen ashtu ndodh edhe
me teknikët, prandaj jam i qetë
cfarëdo vendimi që të merret, edhe
nëse Guardiola do të largohet jam
i bindur se ne sërish do të kemi një
trajner ekselent. Gjithsesi, duhet
të presim e të shohim cfarë do të
ndodhë.” Siç duket klima tek Bayern është mjaft e qetë edhe pse
të gjithë presin përgjigjen përfundimtare. Spanjolli Guardiola
mbërriti tek Bayner Mynih në vitin
2013që në karrierën e tij numëron
një sërë titujsh të rëndishëm me
ekipin gjerman fitoi dy herë titullin Kampion në Bundesligë dhe në
njëherë titullin Kampion në Kupën
e Gjermanisë.

fryma e re

27 nëntor 2015

16

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?
TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:
1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?
2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...
Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është
VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me
natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.
2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim
natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !
Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Ekstr
TI at
A
H

skëta
fre

NGA

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:
Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.
Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.
Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etj
Selen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.
Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.
Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit
Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.
Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

ë

VEZË F
S

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

RRITJA E LIRË

REKOMANDIMI YNË :
• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar
sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga
institucionet e kontrollit ushqimor.
• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen
INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

Adresa

VEZA JONË

COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania
Email: cocoal.shpk@gmail.com

Librat më të rinj në shqip
të Shtëpisë Botuese

Helga’SSecrets
SHTËPIA BOTUESE
HELGAS’SECRETS

N

e jetojmë në botën fizike të cilën e pandehim të ngurtë, por në fakt
nuk ekziston diçka e tillë. Nuk ekziston një 'atje jashtë' në termat e
realitetit fizik të rrugëve, panoramave, aeroplanëve, makinave,
yjeve dhe njerëzve të tjerë. Është tamam si një film 3-D që po luhet në
kokat tona. Pesë shqisat e transformojnë informacionin vibrues në
informacion elektrik dhe kjo më pas i dërgohet trurit për të ndërtuar
iluzionin e realitetit fizik. Ne e përjetojmë këtë realitet sikur jemi atje tej,
kur në fakt s'është ashtu.
Kur ti fillon të shohësh natyrën e vërtetë të realitetit fizik, arrin të kuptosh
sesi është mashtruar tërësisht njeriu dhe vazhdon të jetë ende
kështu. Ti kupton, gjithashtu, se si një pakicë e vogël mund të
kontrollojë pjesën dërrmuese në mënyrë kaq gjithëpërfshirëse, kur
kjo pakicë e njeh realitetin dhe shumica jo. Ne jemi duke përjetuar
atë që mund të ngjasojë me një lojë kozmike të realitetit-virtual dhe
trupi njerëzor është një sistem kompjuterik që na lidh ne me këtë
lojë, ashtu sikundër kompjuteri e lexon informacionin nga një disk
softuerik dhe projekton imazhet në monitor. Ky trup/mendjekompjuter është ndërfaqja midis ndërgjegjes dhe lojës. Unë e quaj realitetin tonë Interneti Kozmik, për shkak se
analogjia me internetin është mëse e përshtatshme.

T

rupat njerëzorë janë sisteme kompjuterike jashtë mase të avancuar (sidoqoftë nga perspektiva jonë) dhe
pesë shqisat shërbejnë si antena për të akorduar fushën energjitike dhe brezin e frekuencave në atë që
quhet drita e dukshme. Truri, dhe në fakt e tërë struktura gjenetike e trupit, është një kompjuter dhe sistem
marrës-transmetues që lexon informacionin e koduar tek drita dhe e deshifron atë në imazhe tek një ekran
simbolik brenda trurit. Kjo botë e shndritshme dhe shumëngjyrëshe vetëm sa ekziston në trurin, i cili në vetvete,
është një gjëndje errësire e plotë. Sytë tanë e shndërrojnë informacionin vibracional në sinjale elektrike përmes
qelizave konike të retinës të cilat zgjedhin informacionin e koduar brenda dritës që më pas truri i deshifron si
ngjyra. Këto qeliza janë të ndjeshme ndaj ngjyrës së kuqe, të gjelbër dhe blu e prej tyre mund të dekodohen të
gjitha nuancat e ngjyrave. Kur ky sistem prishet atëherë njerëzit bëhen të verbër ndaj ngjyrave, sikundër një
kompjuter që nuk mund të dekodojë dot ngjyrat nga një disk softuerik. ...

..

T

ruri mund të ndërtojë një botë holografike që ngjan aq reale. Ai mbledh informacionin e syve, që krijon
hologramet shifrore të cilat përbëjnë atë që ne e quajmë bota fizike. Kjo, gjithashtu, shton iluzionin e
thellësisë dhe distancës, duke lexuar informacionin e deshifruar nga sinjalet që ai percepton. Ajo që
duket sikur është tepër larg në fakt ndodhet në kokën tënde, ashtu si thellësia dhe perspektiva në lojërat
kompjuterike që gjenden në atë diskun fare të vogël.
Konstrukti themelor i universit të realitetit-virtual konsiston në energji vibruese, ose forma valore. Ky është vendi
ku informacioni kodohet për t'u lexuar nga ana elektrike, dixhitale dhe holografike. Nëse ti kërkon të ndryshosh
fiziken-holografike, atëherë duhet të ndryshosh formën valore të nivelit të realitetit, ose atë që unë e quaj si
Universi Metafizik. Ky Univers është një konstrukt i projektuar enkas me kujdes, si një lojë kompjuterike
interaktive me një shkallë fantastike avancimi.
Themeli mbi të cilin ngrihet shfarosja e masave është shkatërrimi i sistemit imunitar njerëzor. Dekadë pas
dekade, Big Pharma ka rritur dominimin dhe kontrollin mbi mjekësinë, duke subvencionuar e blerë politikanë të
korruptuar dhe mjekë ekspertë e, kësisoj, ka imponuar linja politike. Tashmë, synimi i saj është që t'i bëjë të
detyrueshme vaksinat, në mënyrë që çdo foshnje (në fakt, të gjithë) t'i injektohet ai helmi i tmerrshëm.
Gjëja e fundit që dëshiron çdo diktaturë është një popullsi vërtet e informuar dhe e vetëdijshme. Sa më pak të
dinë njerëzit aq më pak probleme ata do të shkaktojnë. Në këto pak fjalë ju keni arsyen (a) pse u krijua sistemi i
“arsimit” në formën e tij aktuale, dhe (b) pse e shkatërron dijen, ose të paktën e shtyp atë.
ISBN 978-9928-09-019-5

9 789928 090195

ion

ict
on f

n

ISBN 978992809025-6

9 789928 090256 >

Çmimi 1500 lekë
11 euro

2

k

boo