2009

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Përmbajtja
1.- Hyrje 2.- Konceptimi i nocionit Identitet
2.1. - Përkufizimi i identitetit 2.2. - Identiteti individual 2.3. - Identiteti kolektiv

3.- Kategorizimi i Identitetit
3.1.- Qasja teorike e A. Smith-it 3.2.- Qasjet tjera teorike

4.- Identiteti kombëtar
4.1.- Konceptet dhe definicionet e ndryshme

5.- Studimet e nacionalizmit 6.- Identiteti etnik dhe kombëtar 7.- Qytetaria dhe identiteti kombëtar 8.- Formimi i identitetit kombëtar 9.- Konluzioni 10.- Bibliografia

2

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

1.- Hyrje
Çështja e Identitetit në shikim të parë i ngjason ligjërimeve filozofike që shtjellojnë fenomene abstrakte, si bie fjala; etikën, moralin, lirinë apo dashurinë. Mirëpo, termi identitet s´është vetëm temë e studimeve apo pjesë e një diskursi shkencor, por si term përdoret në masë të madhe si në politikë, media, ekonomi ashtu edhe në gjuhën e përditshme. Madje, përdoret aq shpesh dhe merr aq shumë kuptime sa që me të drejtë disa autore pohojnë se ky nocion, sidomos kohëve të fundit, pati një devalvim enorm të kuptimit të vërtete që ka. Kështu p.sh në ekonomi dhe biznes gjithmonë e më shumë përdoret termi “Corporate Identity” për të përcaktuar imazhin, prestigjin apo veçantin e ndonjë firme apo ndërmarrjeje. Prandaj identiteti do të thotë shumë- në kuptimin e gjerë, do të thotë pak- në kuptimin e ngushtë apo edhe nuk do të thotë asgjë për shkak të domethënies komplekse që ka dhe për shkak të interpretimit ambivalent të tij. Fillimisht duhet shtruar pyetjen; Pse të studiohet dhe pse duhet hulumtuar çështjen e identitetit? Çfarë rëndësie mund të ketë kjo për shkencat shoqërore? Në esencë, kjo teme është relevante për shkencat shoqërore dhe e një rëndësie të pamohueshme ne jetën tonë të përditshme. Madje, edhe aq sa që keqkuptimi apo edhe interpretimi i gabuar i koncepteve të identitet mund te ketë pasoja afatgjate si në shoqëri ashtu edhe në jetën e çdo individi. Me fjalë të tjera, konceptet e identitetit të politizuara skajshmërisht apo te instrumentalizuara për qëllime të ndryshme, janë ose mund te jene burim i krizave apo edhe konflikteve ndërmjet “identiteteve” të ndryshme. Shkenca ne këtë rast, ka për detyre te beje hulumtime objektive dhe reflektime kritike, si dhe te ofroj mundësisht sqarime sa më racionale për të na mundësuar kuptimin e drejte të këtyre fenomeneve shoqërore, në mënyrë që të i shmangemi sadopak keqkuptimeve dhe keqpërdorimeve të mundshme.

2.- KONCEPTIMI I NOCIONIT IDENTITET
2.1.-Përkufizimi i identitetit
Çka nënkuptojmë me identitet? Në kuptimin etimologjik fjala identitet e ka prejardhjen nga termi latin “Idem” që do të thotë = i njëjte ose “identik” me diçka ose dikë, dhe në këtë formë shfaqet në shumicën e gjuhëve moderne të botës perëndimore. Siç u tha edhe me herët, për arsye te domethënies së shumte, 3

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

ky term është atraktiv si për shkencat shoqërore ashtu edhe për gjuhen e përditshme. Definicionet për identitetin në leksikone dhe enciklopedia të ndryshme janë në të shumtën rasteve tejet të gjeneralizuar dhe kanë domethënie vetëm ne kontekst të caktuar. Në përgjithësi, në diskursin shkencor perceptohet si një çështje që duhet sqaruar dhe si një kategori sociale qe ofron sqarime për çështje të ndryshme. Duke iu referuar disa autoreve si p.sh Heiko Walkenhorst-it, nocioni i identitetit në aspektin historik është huazuar ne shekullin e 19. dhe kah fillimi i shek. 20-te nga psikologjia sociale, gjë e cila qoj te një ndryshim semantik dhe transformim në diskurs të tij. Kështu që, nga përshkrimi i thjeshtë i një raporti me objekte (“IDENTIK”) u kalua në raportin me subjekte (“IDENTIFIKIM ME”) dhe ky konceptim është përfshirë në terminologjinë si sociologjike ashtu edhe ne atë juridike (Walkenhorts, 1999:19). Nocioni i identitetit ka hyrë në përdorimin e gjerë në shkencat shoqërore dhe është popullarizuar dukshëm me veprat e psiko-analistit amerikan Erik H. Erikson kah mesi i viteve 50-ta të shekullit të kaluar dhe kishte arritur bujë më pas në kontekstin e ndryshimeve radikale në shoqërinë e ShBA-se dhe ato të Evropës si p.sh lëvizjet qytetare të zezakëve, revoltimi i rinise, emancipimi i gruas etj. (Brubaker/Cooper, 2000: 2-4) Mirëpo të i kthehemi edhe një herë pyetjes thelbësore; Çka është identiteti? Identiteti ndahet në përgjithësi, në identitetin individual dhe në atë kolektiv. E para formë i përgjigjet më shumë pyetjes; Kush jam unë? – dhe me këtë merret në rend të parë psikologjia apo në një mase edhe sociologjia. Ndërsa, forma e dyta përfshin disa kategori si identitetin lokal, regjional por edhe etnik, rasor, religjioz, kulturor, politik etj. Dhe për këtë formë do të vlente pyetja; Kush jemi ne? – që paraqet një fushë studimi për një mori disiplinash shkencore, prej antropologjisë e deri te shkencat politike.

2.2.- Identiteti individual
Identiteti personal apo individual merr kuptim vetëm atëherë kur është në përputhje me një identitet të caktuar social. Sepse individi s´mund të formoj një identitet të vetin që do të ishte i pavarur plotësisht prej rrethit dhe rrethanave shoqërore. Individi në fakt mund të ndikoj dukshëm në formimin e identitetit të vet, mirëpo jo edhe aq sa të jetë kjo produkt final i zgjedhjeve vetjake. Sociologu britanik Stuart Hall, ne lidhje me këtë pohon se “identitetet janë emra që ne u japim çështjeve të ndryshme për të cilat marrim një qëndrim dhe qëndrimi ynë vjen si pasojë e narracionit të së kaluarës” (Hall, 1990: 225). Kjo bën të nënkuptojmë se identiteti ynë personal është në mase të konsiderueshme i determinuar nga rrethi shoqëror e kulturor në të cilën ne jetojmë si dhe nga e kaluara e saj. Karakteri dialektik i identitetit 4

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

qëndron në faktin se sikurse individi ashtu edhe një grup i caktuar shoqërorë apo kolektiv, formohet vetëm atëherë kur përballet dhe është i dalluar nga individi apo kolektivi tjetër. Apo me fjalët e Richard Jenkins-it identiteti i referohet mënyrës në të cilën individët sikurse dhe kolektivet janë të diferencuara në marrëdhëniet shoqërore me individët dhe kolektivet tjera (Jenkins, 1996 :4).

2.3. - Identiteti kolektiv
Në përgjithësi, identiteti kolektiv karakterizohet si një lidhshmëri dhe homogjenitet i një grupi social që ka ndjenja të përbashkësisë (ose siç e quan Max Weberi “Zusammengehörigkeitsgefühl”). Dallimet që ekzistojnë ndërmjet formave te ndryshme të identitetit kolektiv ( si p.sh kombëtar, etnik, rasor, gjinor, religjioz etj) manifestohen dhe kanë efekte politike e shoqërore të shumanshme dhe varen përveç tjerash edhe prej faktorit kohë (rrethanave historik) dhe hapësire (shtrirjes gjeografike). Le të marrim këtu një shembull paksa ekstrem, deri para disa dekadash janë shkruar një morri librash dhe shkrimesh mbi rasat njerëzore dhe veçoheshin diku tetë rasa te ndryshme ne botë (du Bois, cituar ne Alcoff/Mendetia, 2003:43-49). Në këto raste dallimet nuk bëheshin vetëm në baze te ngjyrës së lëkurës por edhe përmes vetive tjera biologjike e gjenetike si gjaku, kafka, gjenet etj. Këto pikëpamje të pabaza dhe tërësisht pseudoshkencore u instrumentalizuan nga disa ideologji politike si nazizmi dhe fashizmi për shpëlarje të trurit, për mobilizim politik dhe për krime ndaj njerëzimit (gjenocid) kundër atyre qe kishin gjoja “gjak te papastër”. Por edhe Aparteidi në Afrikën e Jugut dhe Segregimi (ndarja rasore) në ShBA ndiqnin këso lloje konceptesh raciste. Mirëpo edhe për popullin tonë janë bërë në shekullin e kaluar disa “studime” raciste, ku na përvisheshin veti nder më të ndryshmet dhe më çnjerëzore. Fatmirësisht njohuritë për rasat kane përparuar mjaft dhe koncepte mbi rasat kane ndryshuar rrënjësisht. Identiteti është reflektim dhe derivat i faktorëve të shumtë të lidhura dhe komplementare ndërmjet veti, si kushtet ekonomike, rrethanat socio-politike, kulturore, historike etj. Dikush mund të i jap njërës element prioritet më të madhe sesa tjetrës, për dikë mund përnjëmend ndonjëra prej tyre të jetë një rëndësie më të veçantë. Por ç´është e vërteta ato vetëm si tërësi dhe të ndërvarura i japin një kuptim identitetit, çfarëdo qoftë ai. Aspekti ekonomik, bie fjala, bëhet përcaktues pasi çdo shoqëri përmban disa shtresa shoqërore dhe përkatësia në një status ose klasë të caktuar shoqërore bëhet e mundshme dhe e realizueshme vetëm në bazë të predispozitave materiale- ekonomike. Në anën tjetër kultura si një simbioze e të mirave shpirtërore me ato materiale, i trason marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe shoqërisë, kështu që në këtë kontekst mund të supozohet se identiteti është shprehje kulturore. Identiteti 5

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

kulturor mirëpo s´do te thotë se është domosdo identik me atë kombëtar. Përkundër ndikimit të tyre në identitetin kombëtar, aspektet kulturore dhe gjuhësore munden të janë nganjëherë të kufizuara brenda suazave lokale ose regjionale dhe me këtë përbejnë vetëm një pjesë të identitetit të tërësishëm kombëtar. Prandaj me të drejte njeri ndër studiuesit më të njohur të nacionalizmit Ernest Gellner-i përdor nocionin “kultura e njësuar” (high culture) për të e definuar sintetizimin e kulturave në një kulturë më të lartë dhe homogjene, ne atë nacionale. Kultura, gjuha sikurse edhe kombi të cilës i përkasim mund të jene fenomene relativisht te reja, siç pohojnë pjesa dërmuese e shkencëtareve me qasje moderniste, por në botëkuptimin e shumicës së njerëzve ato duken të burojnë nga një lashtësi shumë e hershme. Prandaj gjuha të cilën sot e flasim, kulturës së cilës i takojmë, si dhe identiteti kombëtar të cilës i përkasim i shohim si një trashëgimi dhe vazhdimësi e drejtpërdrejt e fenomeneve shumë më të lashta. Kjo imagjinatë e jona, ndikohet ose edhe krijohet nga mitet dhe simbolet kombëtare si dhe nga kujtesa kolektive, të cilat gjera janë thellë të rrënjosura në (nën-)vetëdijen kombëtare. Mirëpo vlen të thuhet se elementet sentimentale dhe emocionale si për individin ashtu edhe për një bashkësi njerëzish janë faktorë që lejojnë dhe mundësojnë personit apo kolektivit të caktuar të formohet dhe të mbijetoj në kohë dhe hapësirë të ndryshme.

3.- KATEGORIZIMI I IDENTITETIT
3.1. Qasja e Smith-it
Anthony D. Smith është një studiues tjetër i rëndësishëm i nacionalizmit dhe autor i librit “Identiteti kombëtar”- që për ne do të jetë i një rëndësie të veçantë, ngase shqyrton çështjen e identitetit në një rrafsh më të gjerë dhe na ofron një kategorizim mjaft ndihmues të tij. Ai thekson se identitetet, qoftë individuale ose kolektive janë gjithmonë rezultate të ndryshueshmërisë dhe dallueshmërisë karshi tjerëve. Për Smith-in janë në esence tri kategori, që identitetin e një personi apo grupi e formojnë apo atë edhe e determinojnë. 1. Së pari e veçon kategorinë GJINORE- kriteri biologjik. 2. Pastaj, sipas tij vjen kategoria TERRITORIALE respektivisht hapësinore si p.sh. identiteti regjional, lokal etj.- kriteri gjeografik. 3. Kategoria KLASORE apo e shtresës shoqërore- kriteri social.( Smith, 1991:4) Për të parën kategori mund të thuhet se identifikimi apo edhe diferencimi janë në shumicën e rasteve të dhëna, si për nga natyra biologjike ashtu edhe për nga rrethanat shoqërore. 6

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Në rastin e dyte konstaton ai se, identiteti lokal, regjional ose në përgjithësi territorial është mjaft i përhapur, kufijtë e të cilëve identitete nuk janë qartë të përcaktuara porse janë fluide dhe me kalimin e kohës te ndryshueshme, gjera te cilat ndikojnë dukshëm edhe ne karakterin e vet identitetit. Së treti Smithi e klasifikon identitetin në shtresa shoqëror dhe sqaron se me këtë ai nuk nënkupton “klasën” në kuptimin klasik të Marxit apo të Weberit. Ai thekson se përveç aspektit ekonomik që në fakt është mjaft i rëndësishëm, ne këtë kategorie hyjnë edhe elementet tjera si p.sh vendi, tradita etj. Për të klasa apo shtresa shoqërore shënon marrëdhëniet brenda shoqërore, andaj brenda një shoqërie mund të ekzistojnë disa shtresa, që zakonisht janë në konkurrencë ndërmjet veti. Ai nuk harron të sqaroj edhe faktin se në të kaluarën edhe identiteti religjioz edhe ai etnik ishin të përfshira në identitete të ndryshme klasore. Për ilustrim, Smith shtjellon rastin e kishës mesjetare në Evropë, pjesëtaret e së cilës i përkisnin një shtrese të caktuar dhe predikonin për një klasë të veçantë (në gjuhen latine si gjuhë zyrtare e kishës) për klasën e lartë apo atë të mesme. Deri në kohën e lindjes së nacionalizmit (shek. XVIII-të dhe ai XIX-të) identiteti religjioz dhe ai etnik (shpesh edhe ne lidhje kauzale) patën një rendësi të veçantë dhe ishin faktor kyç në përcaktimin dhe formimin e identitetit kolektiv (Smith, 1991: 5-8). Mirëpo identiteti më i përhapur kolektiv dhe në kohën moderne ndoshta edhe më i rëndësishmi është identiteti kombëtar.

3.2. Qasjet tjera teorike
Edhe politologu amerikan James D. Fearon bëri një hulumtim mjaft interesant mbi domethënien dhe kuptimin e çështjes së identitetit, në disertacionet dhe punimet e ndryshme shkencore që fokusohen pikërisht në këtë tematik. Duke bërë një analize të qasjeve dhe autoreve të ndryshëm, Fearon konstaton se identiteti në përgjithësi ka domethënie të dyanshme, në njërën anë do të thotë kategori sociale dhe në anën tjetër identiteti behet burim i “vetë-përshkrimit” dhe vetë-respektimit individual. (Fearon, 1999: 2) Në një vepër tjetër studiuesit Rogers Brubaker dhe Frederick Cooper shtjellojnë çështjen identitetit në diskursin dhe punimet e shumta te shkencave shoqërorë. Sipas tyre për shpjegimin e identitetit përdoren kryesisht dy qasje teorike; teoria esencialiste dhe ajo konstruktiviste. Derisa e para thekson se identiteti ose identitetet janë te dhëna, e dyta qasje argumenton se identitet(-etet) është (janë) të konstruktuara, pra të shpikura. Në shumicën e diskutimeve akademike kritikohet qasja esencialiste dhe mbizotëron ajo konstruktiviste. (Braubaker/Cooper, 2000:1-6) Përdorimi i nocionit identitet behet sipas tyre në disa forma qe japin edhe kuptime dhe koncepte të ndryshme: 7

Dr.Bekim Baliqi 1.

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Identiteti nënkupton bazën dhe themelin e veprimeve shoqërore dhe politike, ku theks i veçantë vihet diferencimit ndërmjet partikularizmit (të përbashkët) dhe universalizmit (të gjithëmbarshëm).

2.

Identiteti nënkupton një fenomen specifik shoqëror, qe shënon bazamentin e përbashkësisë-unitetit (sameness) ndërmjet anëtarëve të një grupi ose kategorie shoqërore te caktuar. Ky lloj identiteti përdoret zakonisht ne letërsi, pastaj për studime gjinore, rasore, etnike apo nacionale.

3.

Identiteti nënkupton bërthamën (individuale ose kolektive) të “mëvetësisë” (“selfhood”) ose bëhet kusht fondamental i qenieve shoqërore, që zgjon tek pjesëtaret e tij edhe diçka të thelle, bazike dhe themeluese. Kjo formë përdoret zakonisht në literaturën psikologjike.

4.

Identiteti si prodhim i veprimeve shoqërore dhe politike, përmban dhe shquan zhvillimet procesuale dhe interaktive të një lloj vet-perceptimit kolektiv, solidaritetit grupor që bëjnë të mundshëm veprimet kolektive. Aplikimi i këtij lloj konceptimi vlen zakonisht në hulumtimin e “lëvizjeve të reja sociale”.

5.

Identiteti nënkuptohet si rezultat i diskurseve të shumëfishta dhe konkurruese. Sidomos tek passtrukuralizmi i Michel Foucault dhe postmodernizmi gjen kjo formë një përdorim të gjerë. (Braubaker/Cooper, 2000:6-8).

Sikurse edhe shumë studiues të tjerë edhe këta autore konstatojnë se identiteti ka një karakter të dyanshëm. Kështu ata pohojnë se ndarja kryesore qëndron midis modelit relacional dhe asaj kategorial. Derisa në disa raste identiteti shquhet prej raportit ose raporteve të një personi apo grupi me te tjerët dhe varet nga marrëdhëniet ndërmjet tyre (p.sh: lidhjet farefisnore, martesore, shoqërore, etj.) Në anën tjetër, dikush mund të identifikoj veten (ose te identifikoj dikë tjetër) përmes pjesëmarrjes në një grup të caktuar që ndajnë disa atribute kategoriale të përbashkëta si p.sh gjinia, gjuha, rasa, nënshtetësia, etniciteti, nacionaliteti. Por identiteti nuk përmban kurrë vetëm një atribut, përkundrazi identiteti është gërshetim i një morri komponentësh dhe s´është diçka rigide por një fenomen permanent dinamik me karakter ndryshues. Siç u cek edhe më herët, në kohën e sotme kur flitet për identitetin zakonisht mendohet në atë kombëtar, si një ndër format më të dalluara dhe më të rëndësishme të identiteteve kolektive. Gjë së cilës edhe ne këtu do të i kushtojmë hapësirë dhe një vëmendje të veçantë.

8

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

4.- IDENTITETI KOMBËTAR
Që të i qasemi sa më mirë temës sonë të studimit, është e nevojshme fillimisht shpjegimi i nocioneve, në këtë rast përkufizimi i nocionit themelore, pra atij komb. Në këtë kapitull do te paraqesim vetëm shkurtimisht zhvillimin dhe përkufizimin e këtij nocioni, pasi më vone do të shqyrtojmë pak më gjerësisht teoritë dhe konceptet e shumëfishta të një fenomeni social kaq delikat, siç është kombi.

4.1. Konceptet dhe definicionet e ndryshme
Fjala shqipe komb burimisht në gjuhën arabe “khaum” ka domethënien e fisit apo bashkësisë se ”gjakut”, kjo fjale sipas gjitha gjasave është huazuar dhe vënë në përdorim nga Rilindësit kombëtar shqiptar dhe është sinonim i fjalës “nacion” që përdoret në trajta të ndryshme në shumicën e gjuhëve euro-perëndimore. Termi nacion e ka prejardhjen nga fjala latine natio (që rrjedh nga fjalët “nasci” dhe “natalis”) që donte tw thoshte fis dhe gjini, ndërsa në kohen e mesjetës kjo fjalë përdorej si sinonim për “prejardhje” (Bruckmüller, 1994: 24-32) si dhe përdorej në vend të “certifikatës të lindjes dhe të prejardhjes” (Hobsbawm, 1992: 27). Natio ishte pra term i shumëkuptimshëm, kështu thekson politologu gjerman Herfried Münkler, se: „`Natio´ could be used to refer to a city and its surroundings in one case, and in another to refer to a region and finally could even serve to label an extremely wide area encompassing many peoples. The term was polysemic: it meant many things.” (Münkler, 1999: 290 ) Edhe kolegu i tij neozelandes vë në pah faktin se me “Nation” nënkuptohej përveç fisit, rasës dhe popullatës edhe nënndarja e studenteve në Universitetet evropiane të mesjetës. Kjo nënndarje rezultonte në baze të vendit respektivisht regjionit të prejardhjes. Kështu p.sh Universiteti i Aberdeen-it përbehej prej këtyre “nacioneve”; Mar, Buchan, Murray dhe Angus, ndërsa Universiteti i Parisit kishte këto; Francia, Picardia, Normandia dhe Germania. (Minogue, 1970: 11). Në këtë kontekst Universiteti i Prishtines bie fjala do të mund të përbehej nga “nacionet” e Tetovareve, Gjakovareve, Ulqinakeve apo Preshevarëve. Në kuptimin e gjerë të fjalës, termi nacion përfshinë disa segmente të perceptimit dhe mund të jetë; a) një bashkësi me (ose besim në) prejardhje të përbashkët b) bashkësi e gjuhës dhe kulturës së përbashkët c) bashkësi politike dhe shtetërore d) vendi i prejardhjes (veçanërisht për botëkuptimin mesjetar) 9

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Kombi mirëpo është edhe një kategori morale e etike, sepse na shtyhen që të ndjejmë për bashkëkombësit tonë një lloj obligimi apo edhe solidariteti të veçantë. Identiteti kombëtar na sugjeron që të qenurit pjesëtarë të këtij identiteti ngërthen automatikisht në vete marrëdhënie më të ngushta me pjesëtaret e tjerë brendapërbrenda asaj bashkësie. Për shembull lidhjet martesore ose shoqërore preferohen ekskluzivisht ndërmjet personave të atij komuniteti nacional. Prandaj krenaria kombëtare në sport (p.sh. Luan Krasniqi) ose tragjedia kombëtare (p.sh fatkeqësi natyrore, ose rasti i fundit i shqiptareve të vrare në Afganistan) ndjehen si diçka personale. Por për shkake të kompleksitetit të këtij termi shume studiues të nacionalizmit i shmangen qëllimisht një definomi të prerë të kombit. Historiani britanez Eric Hobsbawm autor i një mori veprash për kombin dhe për nacionalizmin, në hyrjen e librit “Nations and Nationalism since 1780” shkruan kështu: „(T)his book assumes no a priori definition of what constitutes a nation. As an initial working assumption any sufficiently large body of people whose members regard themselves as members of a `nation´, will be treated as such.” ( Hobsbawm, 1992: 6). Në mënyre të ngjashme edhe disa autore të tjerë si p.sh. Kenneth R. Minogue, Hugh Seton-Watson e trajtojnë problematiken e përkufizimit të kombit, duke e futur këtë nocion në një kategori të përbashkët me nacionalizmin. Mirëpo në parim ekzistojnë dy modele të shpjegimit të asaj se çka është kombi. Sipas këtij klasifikim dikotomia kombi ndahet në përgjithësi në bazë të kritereve kulturore - objektive dhe në ato politike respektivisht subjektive.

5.- STUDIMET E NACIONALIZMIT
Në studimin e nacionalizmit një kohë të gjatë ekzistonin dy modele diferencuese në konceptimin e kombit dhe të nacionalizmit. I pari, që e bëri këtë dallim ishte historiani gjerman Friedrich Meinecke, i cili qysh ne vitin 1907 keto dy modele ose forma të kombit i ndau në “Kombshteteror” (Staatsnation) dhe në “Kombkulturor” (Kulturnation). Duke filluar që nga shkencëtari amerikan Hans Kohn që më 1944 këtë diferencim e shqyrtoj më gjerësisht, duke pohuar se ky model përkon me dallimet ndërmjet formimit të kombit në perëndim dhe në lindje, e deri tek autori i njohur kanadez Micheal Ignatieff (Gjaku dhe Përkatësia) që këtë nënndarje e karakterizon në modele etnike dhe qytetare të kombformimimit, dualizmi dhe dikotomia për kombin mbizotëron thuaja në të gjitha teoritë, analizat dhe veprat që objekt studimi kanë nacionin dhe nacionalizmin. 10

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Pjesa më e madhe e librave, punimeve shkencore apo artikujve serioz për nacionin dhe komponentët tjera të saj (si; nacionalizmi, identiteti nacional, vetëdija nacionale, mitet nacionale etj) fillojnë me pyetjen; Çka është Kombi?. Kësaj pyetje parimore është munduar mendimtari francez Ernest Renan ndër të parët të iu përgjigjet. Në ligjëratën e tij të njohur po me titullin “Çka është kombi?” nga viti 1882 të mbajtur në Universitetin e Sorbonës, ai u përgjigje thjesht por mjaft kuptueshëm se nacioni është plebishit i përditshëm (plebiscite de tous le jours). Ai po aty e shpjegoj se ne për çdo ditë e akceptojm në mënyra të ndryshme identitetin tonë nacional, respektivisht ne këtë e manifestojmë në mënyra dhe me veprime të ndryshme. Po ashtu pohonte Renani se vetëdija kolektive pason nga kujtesa kolektive e cila është e ndërlidhur me harresën kolektive, këtë e argumentonte ai me atë se shumë francez duhej të harronin a janë Alzaz apo Breton në mënyre që të vendosin për të qene francez të ri. Duke u mbështetur në Eugen Weber që ka bërë një punim për Francën e pasrevolucionit i cili pohon se vetëm një e treta e popullsisë në atë kohë mund të flisnin gjuhën frënge apo duke u mbështetur në studiuesin e mirënjohur të nacionalizmit Eric Hobsbawm që konstaton se tek italianet deri në fund të shekullit 19-të edhe më pak e flisnin italishten zyrtare. Del se hipoteza e Renanit mund të merret si i besueshëm dhe i qëndrueshëm. Karakteristik për çdo komb, sidomos në fazën e saj etabluese, është organizimi politik që vjen si rrjedhojë e një bashkësie kulturore si dhe dëshira ose qëllimi për të pasur një shtet të vetëm. Kështu Gellneri në librin e tij të fundit “Nationalizmi. Kultura dhe Pushteti.” thekson se nacionalizmi është një formë e mendimit politik që bazohet në faktin, se bashkësia shoqërore duhet të jenë kongruence me njësinë kulturore. (Gellner 1995:17) Mirëpo disa studiues të tjerë nuk kënaqen me kaq. Për shembull Wallker Connor mendon se nuk mjafton vetëm të pyesësh “Çka është Nacioni?” pa pyetur edhe “Kur mund të flitet për një Nacion?”. Është shkolla e njohur si primordialiste e cila pohon se kombi nuk është thjeshtë prodhim i Modernës dhe rezultat i Industralizimt, por se rrënjët e saja janë me të hershme dhe se në forma të tjera ekziston kaherë- p.sh etniciteti merret si paraprijës i saj, dhe se qysh në shoqëritë e para arkaike, kishte një lloj kombi. Në këtë kontekst me 1994 u mbajt në Universtitetin britanez Warwick një debat (i njohur si Debati i Warwick-ut) ndërmjet Ernest Gellnerit si përfaqësues i shkollës moderniste dhe nxënësit të tij Anthony Smith- që përfaqëson rrymën Etnosimboliste, me temën ; Kur ka lind kombi dhe nacionalizmi?. Gellneri në këtë rast e shtroj qëndrimin e tij me pyetjen: A ka kombi kërthize? Ky diskutim i shtyri shumë studiues që të e tejkalojnë këtë dileme dhe enigme dhe të përqendrohen më shumë në potencialin dhe pasojat e nacionalizmit, sidomos atij te ri paskomunist. Ndër këta studiues ishte edhe Rogers Brubaker që bëri studime të thukëta në nacionalizmit e ri të lindjes respektivisht të vendeve postkomuniste. 11

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

Në përgjithësi studimi i nacionalizmit ballafaqohet në aspektin teorik me shumë rryma mendore dhe me një mori të pakufishëm përkufizimesh dhe shpjegimesh. Prandaj kombi dallon si në kontekstin hapësinor (ose gjeografik) edhe në kontekstin kohor (apo historik), kështu që përkufizimi i tij është i varur prej asaj se cilët faktor quan në formim dhe cilat kritere merren për bazë të saj, si dhe varet se në cilin kontekst e shqyrtojmë në këtë fenomen shoqërorë dhe politik. Për të mbetur në fushën e interesimit dhe në temën e studimit tonë, do të bëjmë fjalë më poshtë për përkatësinë etnike dhe atë qytetare si parakushte apo veti themelore të identitetit kombëtar.

6.- IDENTITETI ETNIK DHE KOMBËTAR
Përkatësia në një grup të caktuar etnik apo edhe religjioz, shpesh por jo domosdo edhe përherë, nënkupton përkatësinë në atë grup dhe identifikimin me pjesëtarët e tjerë të atij komuniteti. Kështu pra, këto elemente janë të rëndësishme dhe pjesë përbërëse të identitetit kombëtar. Identitetet nuk janë të paracaktuara ose të dhëna e as të natyrshme, por janë të konstruktuara, fluide dhe në ambientin social të ndryshueshme. Fenomen i cili në shkencat shoqërore njihet si „shifting identetities“ (identitetet e ndryshueshme). Tim Edensor kështu konstaton se: „ Identiteti është gjithnjë në proces, është gjithmonë i ri-konstruktuar në një proces të varur nga konteksti lokal, social, material, kohor dhe hapësinor. Mirëpo ndryshueshmëria e identitetit s´do të thotë se aty s´ka koherence, kjo do të thotë se kjo duhet vazhdimisht të riafirmohet për të qenë i qëndrueshëm.“ (Edensor,2002 :29) Megjithëse ekziston një kontestim i njohur, rreth asaj se çka është grupi etnik, në politike njëjtë si edhe në diskursin publik vazhdon të përdoret shpesh ky term edhe atë në forma mjaft diskutabile. Përkufizimi i Max Weberit për grupin etnik, do të na ndihmonte që të dallojmë pak a shume ndërmjet identitetit etnik dhe asaj kombëtar. „Bashkësia ´etnike` ndryshon nga komuniteti ´klanor`, pikërisht sepse ajo është thjesht një besim në ´të përbashkëtën` (Gemeinsamkeit), jo një `komunitet´ (Gemeinschaft) si i dyti që përben veprimin e vërtete shoqëror.“ (Weber, 2004: 129) Me fjalë të tjera do të thotë se një bashkësi etnike ka ose beson që gjera të përbashkëta ndërmjet veti por ende nuk është në atë shkallë organizimi që këto gjëra të krijojnë nga ky grup një bashkësi të qëndrueshme. Në përgjithësi grupet etnike , sikurse edhe kombet thirren në një të kaluar të përbashkët dhe në 12

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

një „mit“ të njëjtë, në atë të prejardhjes së përbashkët. Gjë e cila është pjesë e pandashme në formimin e vetëdijes kolektive. Karakteristikë për të dyjat është edhe theksimi i një kulture të përbashkët për të gjithë pjesëtaret e vet. Madje identiteti etnik interpretohet si një „vetëdije e një veçantie dhe pavarësie kulturore“ (Scherrer, 1997: 13). Mirëpo Scherrer në anën tjetër shpjegon se kjo vetëdije kolektive nuk është „natyrale“ e as çështje e „vendimit vullnetar“ të pjesëtarëve të një grupi etnik. Antropologu dhe autori i librit „Etniciteti dhe Nacionalizmi“ Thomas H. Eriksen bën dallimin mes këtyre dy nocioneve edhe me te kapshme, duke theksuar se tipari dallues ndërmjet etnisë dhe kombit konsiston në raportin e tyre me shtetin. Derisa nacionalizmi synon që kufijtë politike të jenë të përputhshme me ato kulturore, grupet etnike në shumicën e rasteve s ´pretendojnë të kenë kontroll mbi shtetin ose te dominojnë në të (Eriksen, 1993: 6). Edhe studiues të tjerë konstatojnë se në krahasim me kombin, bashkësitë etnike janë politikisht më pak të emancipuara dhe të institucionalizuara. Anthony Smith është i mendimit se etnitë janë pjesë përbërëse të kombit dhe se që të dyja janë në një ndërvarësi. Tiparet dalluese të kombit prej etnisë, sipas tij, janë kultura e përbashkët publike e masës, ekonomia e përbashkët dhe sidomos të drejta dhe obligimet ligjore për të gjithë pjesëtarët. Në shumicën e rasteve kombet brenda kufijve shtetëror përmbajnë grupe të shumta etnike. Kështu W. Connor konstaton se vetëm 12 shtete prej 132 shteteve sa ishin në Kombet e bashkuara më 1972 mund të klasifikoheshin si >etnikisht homogjene< (Connor, 1972 : 29). Gjysma e këtyre shteteve ishin në Evrope, ku prej 33 shteteve, pra vetëm gjashtë sosh ishin relativisht të pastra etnikisht, përveç tjerash Shqipëria, Portugalia etj. (Scherrer 1997 :45)

7.- QYTETARIA DHE IDENTITETI KOMBETAR
“ Pa shtet nuk ka qytetari; pa qytetari s´ ka demokraci.”1 Në marrëdhënie dhe të drejtën ndërkombëtare kur flitet për «Popujt» ose «Kombet» mendohet, në fakt, në shtete. Fjala nacionalitet në gjuhen angleze përdoret si sinonim për qytetari (nënshtetësi). Po ashtu në dokumentet zyrtare të KB-se ose BE-se përdoret termi kombësi për të përshkruar qytetarinë. Qytetaria për pjesëtarët e saj implikon të drejta, obligime, lojalitet dhe status të caktuar që jetësohen zakonisht në raport me shtetin dhe normat
1

Juan J. Linz/Alfred Stepan (Ed.): Problems of Democratic Transition and Consolidation. Southern Europe, South America and Post- Communist Europe, Baltimore, 1996 fq. 28 cituar sipas; Wofgang Merkel: Systemtransformation. Eine Einführung in die Theorie und Empirie der Transformationsforschung, Opladen, Leske+Budrich, 1999 fq.383

13

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

e tij politike e juridike. Kombi vepron më shume në rrafshin social e kulturor. Sociologët britanez David Mccrone dhe Richard Kiely në një studim të tyre rreth këtyre dy dukurive shoqërore e bëjnë krahasimin mes tyre edhe më të dukshme, duke pohuar se “Kombi në esence është një koncept kulturor e cila i bashkon popullin në bazë të një identiteti të përbashkët- në frazën e Benedict Andersonit si një «bashkësi e imagjinuar»- ndërsa qytetaria është një koncept politik e cila rrjedh prej marrëdhënieve të popullit me shtetin.“ ( Mccrone/Kiely, 2000 : 25). Përkundër këtij sqarimi bukur të qartë, në realitet këto koncepte s´janë edhe aq lehtë për të i diferencuar, sepse gjenden në një lidhje kausale. Nëse i referohemi autorëve të tjerë si për shembull në këtë rast Isin dhe Wood, vërejmë se afiniteti ndërmjet qytetarisë dhe identitetit kombëtar është se që të dyja janë veçuese- shënjuese (markers) të grupeve shoqërore (Isin/Woos, 1999 : 20f.). Ekzistojnë disa qasje teorike, që janë mjaft të përhapura, të cilat e shtjellojnë konceptin e qytetarisë si pjesë integrale e kombësisë. Kështu p. sh. Anthony Smith e fut qytetarinë në konceptin e identitetit kombëtar, duke postuluar shpërndarjen e të drejtave dhe obligimeve si edhe interesave të përbashkëta ekonomike mes anëtareve, si premisë të konstituimit të identitetit kombëtar. Veti ose tipare të cilat në fakt janë të shumë më të përputhshme ose karakteristike për konceptin e identitetit qytetar/shtetëror. Prandaj mund të supozohet se në çështjen e identitetit kombëtar një rol të rëndësishëm ka edhe qytetaria, respektivisht shteti i cili iu mundëson ose ndërmjetëson pjesëtarëve të vet në një masë edhe identitetin politik e atë kombëtar. Ose thënë në mënyrë metaforike, nëse në shekullin e kaluar certifikata e lindjes ishte dokument kyç i dëshmimit të përkatësisë, në kohën e globalizmit duket të jetë pasaporta ajo që e përcakton në formë zyrtare identitetin e dikujt. Megjithëse mendoj se në disa vende apo regjione të rruzullit tokësor, si bie fjala në Ballkan, këtë hipotezë duhet parë në mënyre pak më të diferencuar. Sepse për shkak të rrethanave historike e gjeopolitike, shtetet nuk arritën që të krijojnë ose ndërmjetësojnë një lloj identifikimi mes institucioneve dhe qytetarëve, veçanërisht për disa grupe shoqërore që perceptoheshin si pakica kombëtare. Shteti shquhej më shumë si një aparat shtypës dhe pushtet sundues sesa si një mekanizëm identitet-formues.

14

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

8.- FORMIMI I IDENTITETIT KOMBËTAR
"`identiteti´ është ajo çka nacionalistet e frustruar kërkojnë dhe komb-shtetet posedojnë.“2 Siç u cek edhe disa herë më pare, identiteti kombëtar (si edhe llojet tjera të identiteteve) s´janë diçka të ngurta, sterile e aq më pak diçka « natyrale » por konstrukte shoqërore që në mënyre permanente pësojnë ndryshime si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Karakteristik për çdo forme te organizimit shoqëror është formimi dhe forcimi i ndjenjës së përbashkësisë (Zusammengehörigkeitsgefühl) dhe krijimit te identitetit kolektiv. Në parim, ky identifikim bëhet duke bërë një diferencim social e politik ndërmjet « neve » dhe « atyre », që në disa raste qon edhe deri tek armiqësia mes këtyre dy grupeve. Dallimet ose pabarazia brenda vet grupit margjinalizohet ose edhe krejtësisht injorohet. Sipas Smith-it uniteti përmes diversitetit (similarity- cum- dissimilarity) është njëra formë e të kuptuarit të identitetit nacional. (Smith, 1991 : 75). Për te mobilizuar masën e gjerë popullore në mënyrë më të shpejte dhe më të lehte ose edhe për të e përforcuar identitetin kombëtar elitat nacionaliste dhe/ose pushtetarët oportuniste tërheqin vëmendjen masës ose apelojnë se gjoja rrezikun që i kanoset vlerave ose vetëdijes kombëtare. Nacionalizmi në këtë mënyre pra lind e forcohet si reaksion i frikës së humbjes të identitetit kombëtar. Për Ernest Gellner-in nacionalizmi është mënyra ideologjike e formimit dhe forcimit të identitetit kombëtar. Ky identitet është rezultat i një procesi të gjatë që u sajua prej standardizimit gjuhësor dhe homogjenitetit kulturor në shtetet e sapo formuara (Gellner 1983 : 45-50). Integrimi i popullatës në institucionet shtetërore, pra « institucionalizim i qytetarisë » brenda kufijve shtetëror, është një premisë jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e identitetit kombëtar. Në këtë kontekst Ross Pole duke iu referuar John Breuilly-it konstaton ; “Vetëm atëherë kur identiteti kombëtar bëhet objekt i politikës shtetërore, bëhet kjo e arritshëm edhe për masën.” (Pool,1999 :30). Për Smithin në anën tjetër identiteti kombëtar paraqet një fenomen shoqëror shumëdimensional dhe ai i numëron disa tipar te cilat identiteti kombëtar duhet te i posedoj për te ekzistuar si i tille : 1. Një territor historik, ose atdheun 2. Mite të përbashkëta dhe kujtesën historike 3. Kulturë të përbashkët të masës së gjerë të popullatës
2

Tom Nairn: The Break-Up of Britain. Crisis and Neo-nationalism. London New Left Books, 1977 S.172

15

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

4. Të drejta dhe obligime të përbashkëta ligjore për të gjithë anëtaret e vet 5. Një ekonomi të përbashkët me mundësi të lëvizjes së lirë të anëtareve të vet brenda territorit (Smith, 1991 : 14) Në bazë të këtyre kritereve ai edhe kombin e definon në këtë mënyre ; “(...) a named human population sharing an historic territory, common myths and historical memories, a mas, public culture, a common economy and common legal rights and duties for all members.” (Smith, 1991 : 14) Ai mendon se identiteti është në thelb është mjaft i ndërlikuar, shumëdimensionale dhe se nuk mundet asnjëherë të reduktohet vetëm ne një element e as nuk mund të ekzistoj pa ndonjë komponent te mësipërm. Mirëpo për disa studiues te tjerë kjo pikëpamje është vene ne dyshim sepse është një model pak a shume sipërfaqësor dhe njëkohësisht në raport me shtetin edhe kundërthënës. Monserrat Guibernau një studiuese e shquar, nuk e klasifikon identitetin kombëtar në bazë të kritereve por në pesë fusha të ndryshme (Guibernau, 2004 : 125-141) : 1. Në dimensionin psikologjik, identiteti është produkt i vetëdijes së një grupi të formuar që bazohet në rrafshin emocional e kognitiv. 2. Procesi i identifikimit me një kulturë të caktuar nënkupton edhe një lidhje emocionale ndërmjet pjesëtareve të grupit dhe rezulton me një ndjenjë solidariteti mes tyre. 3. Identiteti i një individi përcaktohet edhe në baze të rolit që ka ai/ajo në një territor të caktuar respektivisht të kufizuar. 4. Historia është faktor që ndikon jashtëzakonisht në konstruimin e një botëkuptimi për kombin dhe njëkohësisht instrument me të cilën vetëdija kombëtare formohet e forcohet dukshëm. 5. Dhe së fundi, dimensioni politik i identitetit kombëtar është i lidhur ngushtë me kombshtetin modern, ose siç e formulon ajo : “This is, the state selected and imposed the culture and language of the dominant group within its territoty and sought to create a single nation out of the diverse nation or parts of nations forming it." (Guibernau 2004 : 139) Përveç dallimeve me grupet e jashtme që janë shtytëse të krijimit të ndjenjës se përbashkët dhe të identitetit kolektiv, në një masë mjaft të konsiderueshme janë edhe ngjashmëritë e brendshme faktorë të cilat e plotësojnë këtë dyanshmëri. Identitetet ekzistojnë pra për shkak të gjërave të përbashkëta, që anëtaret e një kolektivi të caktuar shoqëror kanë ndërmjet veti, sepse pa veti dhe tipare të përbashkëta nuk mund të formohet asnjë bashkësi. Shikuar historikisht, për shembull për « Britanezet » pikë referuese apo më mirë të themi afruese, që nga shekulli i 18-të ka qenë protestantizmi, prandaj katolikët 16

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

deri sot e kësaj dite ishin të shkyçur apo vështire të integruar në këtë identitet.(Poole,1999: 36f.) Por është vështire në mënyre të përgjithësuar të thuhet se cilat elemente të përbashkësisë janë konstituive në formimin e një identiteti nacional. Sepse varësisht prej epokave historike, vendeve, rrethanave dhe rasteve të ndryshme, ndryshojnë edhe këto elemente të përbashkëta. Për Ballkanin sipas etnologut austriak Karl Kaser, dominojnë ; gjuha, religjioni, shkrimi dhe historia si kritere që kanë një rëndësi të veçantë në formimin e identitetit nacional (Kaser 2001: 233) Për mendimin tim kjo është një perspektive etnologjike e ngujuar paksa në vështrimin e Ballkanit si një regjion arkaik dhe tradicional, prandaj më duhet të them se këto elemente edhe pse ndoshta kanë pasur dikur ose kane ende një ndikim ne identitetet kombëtare në këtë pjesë të Evropës, këto kurrsesi nuk janë komponentë vendimtare për identitetin kombëtar. Përveç tjerash, edhe për arsye se këto kategori vështirë që mund të jenë aq të ndara ndërmjet veti dhe në anën tjetër ai nuk i merr parasysh aspak strukturat politike e as institucionet shtetërore që në botën bashkëkohore, në të cilën jetojmë janë kruciale në konstruimin dhe ekzistimin e mëtutjeshëm të identiteteve kombëtare.

17

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

9.- Konluzioni
Me shpresë se ky punim sadopak ka kontribuar në sqarimin dhe ne pasqyrimin e kësaj sfere komplekse të shkencave shoqërore, u synua ballafaqimi me konceptin më pak të njohur dhe të studiuar të identitetit, koncept i cili- siç patëm rastin të e vërejmë më sipër- në elasticitetin e vet ngërthen një morri fushash shkencore, qasjesh teorike, elementesh socio-politike e kulturore, dhe behët një lloj konglomerati komponentësh të shumta dhe të ndërvarura. Në vend të konkludimit përgjithësues, duhet thënë se studimi i identitetit, e sidomos atij kombëtar kërkon që temat hulumtuese ose rastet e veçanta kërkimore (« case studies ») të mos jenë të përgjithësuara por në kohë dhe hapësirë të konkretizuara, në mënyrë që të mos bëhen gjeneralizime apo përfundime sipërfaqësore por të arrihen rezultate hulumtuese të vërtetuara shkencërisht.

18

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

10.- BIBLIOGRAFIA
1. Alcoff, Linda.M/Mendetia, Eduardo (ed.) (2003): Identities. Race, Class, Gender and Nationality. Blackwell 2. Brubaker, Rogers/ Cooper, Frederick (2000): „Beyond Identity.“ Theory and Society. Vol.29/1 3. Bruckmüller, Ernst (ed.) (1994): Nationalismus. Wege der Staatenbildung in der außereuropäischen Welt. Wien, Verlag für Gesellschaftskritik 4. Connor, Walker (1994): Ethnonationalism. The Quest of Understanding, Princeton, Princeton University Press 5. Fearon, James D. (1999): What is Identity (As we now use the word)? Stanford University 6. Edensor, Tim (2002): National Identity, Popular Culture and Everyday Life. Oxford and London, Berg 7. Eriksen, Thomas Hylland (1993): Ethnicity and Nationalism. Anthropological Perspectives, London, Pluto Press 8. Gellner, Ernest (1983): Nations and Nationalism. Oxford,Blackwell Publishers 9. Gellner, Ernest (1995): Nationalismus. Kultur und Macht. Berlin, Siedler 10. Guibernau, Montserrat (2004): Anthony D. Smith on nations and national identity; A critical assessment. in: Nations and Nationalism 10 (1/2), S.125-141 11. Poole, Ross (1999): Nation and Identity. London (u.a), Routledge 12. Smith, Anthony D. (1991): National Identity. London, Penguin 13. Scherrer, Christian P. (1997): Ethno-Nationalismus im Zeitalter der Globalisierung. Ein Handbuch zu Ethnizität und Staat. Münster, Agenda 14. Isin, Engin F. / Wood, Patricia K (1999): Citizenship &Identity. London, Sage 15. Jenkins, Richard. (1996): Social Identity. London, Routledge 16. Kaser, Karl (2001): Freundschaft und Feindschaft auf dem Balkan. Klagenfurt (u. a), Wieser Verlag 17. Hall, Stuart (1990): Cultural identity and Diaspora. Në; “Identity”. J. Rutherford (ed.), New Times, Lawrence and Wishart, 18. Hobsbawm, Eric (1992): Nations and Nationalism Since 1780. Cambridge, Cambridge University Press

19

Dr.Bekim Baliqi

Teoritë mbi Identitetin kombëtar dhe shtetëror

19. Ignatieff, Michael (2000): Gjaku dhe Perkatesia-Udhetime ne Nacinonalizmin e Ri. Tirane, Dituria, (orig. Blood and Belonging, London. Vintage, 1996) 20. McCrone, David / Kiely, Richard (2000): Nationalism and Citizenship. in: “Sociology” Vol. 34, No. 1, S. 19–34. 21. Minogue, Kenneth R. (1970): Nationalismus. München, Nymphenburger Verlag 22. Münkler, Herfried (1999): Nation as Model of Political Order and the Growth of National Identity in Europe. in: International Sociology vol. 14 (3) September 1999, S.283-297. 23. Walkenhorts, Heiko (1999): Europäischer Integrationsprozeß und europäische Identität: Zur politikwissenschaftlichen Bedeutung eines sozialwissenschaftlichen Konzepts. Baden-Baden, Nomos Verlag 24. Weber, Max (2004): Studime sociologjike. Tiranë, Plejad

20

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful