You are on page 1of 3

KABINETI

Tiranë më 04.01.2016
Njoftim për median
Prokuroria, bilanci i 6-mujorit të dytë 2015 për luftën kundër krimit financiar

1. Skemat mashtruese financiare

ws

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në
luftën kundër krimit financiar, të lidhur kryesisht me krimin e organizuar, por edhe me
mashtrime e fallsifikime, nga e cila rezulton se janë përfunduar hetimet për disa skema
mashtruese, me vlerë përfitimi të paligjshëm dhe dëm ndaj shtetit rreth 60 milionë euro, si edhe
janë vendosur nën sekuestro pasuri të paluajtshme e të luajtshme që arrijnë në një vlerë të
përafërt rreth 45 milionë euro.

Ne

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka
evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese financiare në tregun e karburanteve,
farmaceutik,
konçensione,
ndërtim,
etj.
Në muajin Tetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë mashtruese me
rimbursimin e fondit të ilaçeve, në vlerë rreth 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme
dyshohet se është drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”. Kjo skemë ishte
në vijim të një hetimi të nisur më parë gjatë vitit 2015, gjatë të cilës është evidentuar edhe
një rast tjetër skeme mashtruese, për të cilën tashmë janë dërguar për gjykim disa zyrtarë

Fondit

Kujdesit
Shëndetësor
dhe
administratorë
farmacish.

-

Po në Tetor 2015, Prokuroria e Korçës zbuloi një skemë mashtruese financiare në vlerë
rreth 1.5 milionë euro në tregun e materialeve inerte. Personat përgjegjës për këtë skemë
u dërguan për gjykim në fund të muajit dhjetor 2015.
Në muajin Nëntor 2015, Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtruese financiare në
tregun e shitjes së aksioneve të kompanisë së naftës “FULLPET”, në vlerë shmangie
detyrimi
ndaj
shteti
rreth
500
milionë
lekë

reja.

-

Or
a

-

-

Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për
gjykim dy skema shumë të mëdha financiare, të shtrira në disa vite. Fillimisht, është
dërguar për gjykim skema “DIA-ADC”, dy kompani me administror Kastriot Ismailaj,
me vlerë rreth 10 milionë euro. Në vijim, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për një
tjetër skemë mashtruese, “KGE”, me vlerë rreth 40 milionë euro, për të cilën akuzohen
shtetasit
Francesko
Beketi
dhe
disa
bashkëpunëtorë

tij.

-

Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit zbulon një skemë mashtruese financiare në
tregun e karburanteve, me vlerë shmangieje detyrimesh ndaj shtetit rreth 2.5 milionë

-

euro. Për këtë skemë konsiderohet përgjegjës administratori i kompanisë “Tea Oil”,
Adrian Xhillari. Për këtë skemë, aktualisht janë të arrestuar edhe disa ish-zyrtarë të lartë
të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përfshirë ish-zv.drejtoreshën e Përgjithshme,
të dyshuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë toleruar realizimin e kësaj
skeme.
Po në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një tjetër skemë financiare, kësaj
radhë në tregun e lojëravë të fatit, me një dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milionë euro.
Për këtë skemë, konsiderohen përgjegjës shtetasit Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë
të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”.

2. Sekuestro dhe konfiskime

Or
a

Ne

ws

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka sekuestruar ose konfiskuar pasuri të
paluajtshme dhe të luajtshme, në një total prej dhjetra miliona euro, kryesisht në zbatim të ligjit
“Antimafia” ose për shkak të veprave penale të fallsifikimit të dokumentave dhe përfshirjes në
skema mashtruese financiare. Në total, në 6-mujorin e dytë 2015 janë sekuestruar: Llogari
bankare në vlerë totale 3.2 milionë euro; Rreth 570 mijë m2 sipërfaqe tokë bujqësore dhe truall,
një hotel dhe dy godina 8+12 kate, në vlerë totale rreth 23.6 milionë euro; Aksione në 8
kompani private. Po ashtu, me një vlerë ende të papërcaktuar, por në një shumë të përafërt rreth
15 milionë euro, janë sekuestruar edhe 8 apartamente, 2 vila 3-katëshe, dy komplekse tregtare
me sipërfaqe 11 mijë m2 dhe 10 mijë m2, një pikë karburanti, një ndërtesë 1700 m2, 2.1 milionë
m2 tokë bujqësore dhe 700 m2 truall. Në mënyrë të detajuar, paraqiten si më poshtë:
- Në Qershor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 18.5
milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe
bono thesari, si edhe dy automjete, të regjistruara në emër të shtetasit Kastriot Ismailaj,
administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”. Këto pasuri ishin
fillimisht nën sekuestro preventive, me një vendim të Gjykatës së Tiranës.
- Po në Qershor 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, vendoset sekuestron
preventive për disa kompani të administruara nga i pandehuri Francesko Beketi dhe
bashkëpunëtorët e tij, në kuadër të hetimit për skemën mashtruese “KGE”.
- Në Korrik 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon sekuestrimin e 6300 m2 tokë arë,
me vlerë 11 milionë lekë të reja, në pronësi të Aleko Perlesi, në kuadër të ligjit
“Antimafia. Në Dhjetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin dhe
kalimin në favor të shtetit të kësaj pasurie.
- Prokuroria e Durrësit, me leje të gjykatës, ka vendosur në Korrik 2015 sekuestro
preventive për 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, në pronësi të
familjes Tepshi, të akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik lëndësh narkotike”. Vlera e
kësaj pasurie ende nuk është përcaktuar plotësisht.
- Në fund të Korrikut 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarive
bankare në shumën mbi 850 mijë euro, në emër të shtetasve Rovena Kalemi dhe Bledar
Coraj, pasi nuk justifikonin burimin e tyre.
- Në Gusht 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, pas lejes së marrë nga gjykata, ka
vendosur sekuestron preventive për një hotel dhe dy godina banimi 8 +12 kate, me vlerë
totale rreth 10 milionë euro, në pronësi të Astrit Limani, i dënuar në Itali për “trafik
lëndësh narkotike”.
- Në Shtator 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka

-

ws

-

Ne

-

Or
a

-

vendosur sekuestro për mbi 11 mijë m2 truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe për
rreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir
Gjoka, i akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik të lëndëve narkotike”. Vlera e këtyre
pasurive është ende e papërcaktuar plotësisht.
Po në Shtator 2015, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 130 mijë m2 tokë pyjore në
Palasë, me vlerë rreth 280 mijë euro, e përfituar me dokumenta të fallsifikuara, në emër
të shtetasit Timolea Dhimoleo. Për këtë pasuri, në Dhjetor 2015 u vendos konfiskimi dhe
kalimi në favor të shtetit.
Në Tetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron 2.1 milionë metra katrorë tokë
pyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorë
ndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private, të gjitha në emër të shtetasit Fatmir Kajolli, i
dënuar në Itali për “trafik lëndësh narkotike”.
Po në Tetor, Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve
italiane, sekuestron kompleksin tregtar “Golden”, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa
pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve
Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike.
Prokuroria e Vlorës, në Tetor 2015, sekuestron rreth 44 hektarë tokë bregdetare,
përfshirë edhe plazhin e Llamani, me vlerë mbi 9 milionë euro, e dyshuar si e përfituar
në bazë të dokumentave të fallsifikuar në emër të shtetasit Jani Qirici.
Në Nëntor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron llogarinë bankare 2 milionë
euro të kompanisë “ALENFRA”, me administratore shtetasen italiane Simoneta
Coniglio, e dyshuar për burim të paligjshëm krijimi.
Në Dhjetor 2015, Prokuroria e Vlorës, në dy raste të ndryshme, ka vendosur sekuestro
për një sipërfaqe toke prej 44 mijë m2, me vlerë 4.4 milionë euro, në zonën e plazhit të
Jonufrës, e dyshuar si e përfituar me dokumenta të fallsifikuara nga pasardhësit e shtetasit
Gjon Gjonboçari. Në rastin tjetër, janë sekuestruar 85 mijë m2 tokë në zonën e Palasës,
me vlerë 200 mijë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar
nga disa shtetas.
Albi SERANI
KËSHILLTAR PËR MEDIAN