You are on page 1of 2

Një djalosh i varfër dhe apasionant bie në dashuri me një vajzë të re e të pasur dhe i fal asaj

ndjenjën e lirisë.Përkundër dallimeve të tyre ata cmendeshin për njëri tjetrin.Në pleqëri Ellen
humbi kujtesën dhe nuk i kujtohej Noen.Të vendosur në një qendër kujdesi Noen i lexonte cdo
ditë asaj pjesë nga historia e tyre e dashurisë,deri sa një ditë asaj i’u kujtua.Ata vdiqën se
bashku,në përqafimin e njëri tjetrit.Këtu kemi të bëjmë me një histori Dashurie.
DASHURIA është proces që rezulton nga intimiteti,pasioni dhe përkushtimi.Paradoksi i
dashurisë është që njëkohësisht është e lirë, por na lidh më shumë se gjithçka në jetë.
Dashuria nuk është thjesht një pëlqyeshmëri më e madhe nga ana sasiore por një gjendje
psikologjike cilësisht e ndryshme, që ndryshon nga tërheqja e thjeshtë në shumë drejtime. Më
tepër se një miqësi tipike në fazat e hershme, dashuria përfshinë një ngritje psikologjike,thithje
psikologjike të fuqishme nga partneri, interes të gjerë për personalitetin e tjetrit, fantazim për të,
lëkundje të shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas
Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente të magjepsjes, dëshirës seksuale,
ekskluzivitetit dhe kujdesit të madh për tjetrin.
Dashuria e llojit të mësipërm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, për ta dalluar nga
tërheqja sipërfaqësore.
Sipas Robert Sternberg dashuria romantike përfshinë pasionin dhe intimitetin.Ajo na gjallëron
dhe na motivon njëkohësisht.