You are on page 1of 23

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë GDP ka pësuar një rritje prej

5 % edhe pse kemi prezent krizën globale financiare. Kështu


është shprehur guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës
Hashim Rexhepi në paraqitjen e raportit të vitit 2008. Shifrat
e rritjes ekonomike në Kosovë janë kundërshtuar nga
opozita në vend e cila akuzon qeverinë se po përdor Bankën
Qëndrore për këtë qëllim.

"Kontribuuesi kryesor në rritjen e GDP-së në vitin 2008


prapë ka qenë sektori privat i ekonomisë së Kosovës.
kontribuues i rëndësishëm ka qenë sektori financiar
respektivisht sektori bankar sepse ka pasur një rritje të
kreditimit të ekonomisë në masën 34 për qind. Normal që në
rritjen e GDP-së ka ndikuar edhe shpenzimi më efektiv i
buxhetit të Kosovës", tha Hashim Rexhepi.Guvernator i
BQK-së.

"Për mua është mjaftë e dyshimtë ai numër i GDP-së që e


kanë dhënë edhe për periudhën e kaluar edhe për këtë vit,
duke marr parasysh rënien e investimeve në tregjet globale
e lëre më në Kosovë dhe të çmimeve të produkteve që deri
më tani ishin eksporti i vetëm i yni çoftë të Feronikelit çoftë të
Llamkosit i cili është në falimentim. Deri sa Banka Qendrore
është shumë i ndikuar nga politika e ditës dhe nga qeveria
aktuale, unë dyshoj edhe në këtë aspekt në rritjen e
performancës së ekonomisë së Kosovë në mënyrë
artificiale", tha Berim Ramosaj.Anëtar i Kom.Parlamentar të
Ekonomisë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës,faktorë kryesorë në


rritjen e Produktit Kombëtar Bruto gjatë vitit 2008 ka qenë
sektori bankar dhe financiar,po ashtu sipas saj gjatë këtij viti
pritet që të ketë rritje të GDP-së deri në 3.8 për qind.
Mirepo, 7t: dyfishimi i buxhetit te Kosoves sipas
mendimit tim do te ndodhe shume shpejt. Ke
parasysh qe me shume se 90% te kompanive
gjigante dhe fabrikat e shumta qe para lufte kane
qene ndermarrje shoqerore - tash nuk jane ne
funkcion fare...Te marre nje shembull: tash ka filluar
te funkcionoje Ferronikeli (i blere nga nje kompani
britaneze), dhe vetem kjo do ta rrite GDP'ne e
Kosoves me mbi 500 million euro ne vit.. Kjo eshte
vetem një shembull, ka shume kompani te
ngjajshme qe priten te veprojne normal ne vitet e
ardhshme... edhe shume investime cka jane bere me
heret, tash prej viteve 2008 - 2009 do te verehen ne
GDP..

E mos te flas por faktore tjere te shumte qe ndikojne


ne GDP (vlera totale e prodhimeve dhe sherbimeve
ne nje vend); per shembull qe gjithcka ne Kosove
veprojne ne treg te zi, dhe shume pak prej vlerave
totale te sherbimeve dhe prodhimeve regjistrohen.
Kjo natyrisht ndikon edhe ne mbledhjen e taksave
etj etj…

Mendova se do te ishte e pershtatshme qe ketu te


diskutonim edhe per ekonomine e Kosoves.
Per kete une gjeta si pike mbeshtetje nje studim per
llogari te FMN-se te publikuar ne dhjetor te 2001.

Studiuesit vleresonin qe institucionet ekonomiko-


financiare te ngritura ne Kosove per nga zhvillimi qe
kane marre jane krejtesisht te pavarura nga
Republika Federale Jugosllave. (Tashme ky term nuk
ekziston me, artikulli u publikua me 16 dhjetor
2001). E kjo megjithese sipas rakordimeve te
Rambujese sistemi monetar Republika Federale
Jugosllave pritej te mbetej pergjegjese per politiken
monetare, per politikene e doganave, per taksat
federale ne territorin e Kosoves

UNMIK-ut si organ drejtues i Kosoves, me mabrimin


e luftes iu dha mundesia per te qene fleksibel,
fleksibilitet qe sic shfaqet sot eshte shfrytezuar
pozitivisht ne drejtim te ngritjes dhe konsolidimit te
institucioneve ekonomiko-financiare qe paraqiten si
me poshte:

1- Central Fiscal Authority ( Autoriteti qendror


fiskal)

Ky institucion merret me Formulimin e buxhetit,


implementimin e tij, politiken e taksave,
administrimin. Ne Dhjetor te vitit 1999 u pergatit
prej ketij institucioni Buxheti i pare i Konsoliduar i
Kosoves (Kosovo Consolidated Budget), qe mbulonte
shpenzimet e qevrise qendrore, komunave dhe
ndermarrjeve publike. Nuk ka me trasferta midis
ketij buxheti dhe atij te Jugosllavise.

2- Department of Reconstruction

Qe ka per qellim rindertimin dhe pergatitjene


programit te investimeve publike.

3- a new tax system and tax administration

qe ka per qellim sigurimin e burimeve per buxhetin e


konsoliduar te Kosoves dhe zevendesimin e
strukturave paralele te taksave qe u zhvilluan gjate
viteve ’90.

4- a new Customs Department (Departamenti i


Doganave)

bazohet ne nje sistem te thjeshte, pa kufizime


sasiore dhe me nje tarife te unike prej 10%.

5- the Banking and Payments Authority of


Kosovo (BPK) – Institucioni Bankar dhe i
Pagimeve

qe ka per qellim vendosjen e sistemit per pagesat


brenda vendit, per te licensuar dhe per te mbajtur
nen kontroll bankat vendase, per te siguruar
likuiditet, aftesi per te paguar dhe funksionim te
rregullt te sistemit financiar ne Kosove.
Me shtimin e numrit te bankave ne Kosove, te cilat
tashme jane pjesamrrese ne sistemin e pagesave
institucioni ne fjale nisi organizimin e nje sistemi
interbankar per qartesimin dhe shlyerjen e borxheve.

Tendencat dhe politikat e sotshme ekonomike

Pas heqjes se autonomise ne vitin 1989, Kosova u


ndesh me disinvetim masiv ne ekonomi.

Per kete ne artikull paraqitet nje tabele e flukdit te


invstimeve ne sektoret e ndryshem te ekonomise.
(Si njesi baze merret gjendja ne vitin 1971 ku sasia
e investimeve ne cdo sektor barazohet me 100)

Industri dhe miniera

1980: 294
1988: 89
1990: 28

Bujqesi

1980: 409
1988: 248
1990: 116

Sherbimet publike dhe ndertimtaria

1980: 291
1988: 196
1990: 188
Investimet totale:

1980: 274
1988: 115
1990: 68

Konflikti i 1999 shkaktoi shkaterrimin e


infrastruktures ekonomike dhe humbje te medha ne
kapitalin human. Dy te tretat e shtepive ishin
demtuar rende ose ishin shkaterruar; 40 % e
burimeve ujore ishin te ndotura; rruget, urat dhe
infrastruktura kishin mbetur te demtuara dhe nje
pjese e mire e territorit ishte e minuar. Por me me
rendesi ishte largimi i kapitalit human nga Kosova.
Deri para luftes postet manaxheriale dhe
profesionale ne ndermarrjet kryesore te Kosoves i
mbanin punonjesit serbe te cilet me mbarimine luftes
u larguan nga Kosova. Si pasoje e largimit te tyre,
ne Kosove u paraqit nje mungese e theksuar ne
numrin e punonjesve me aftesi te larte profesionale.

Problem mbetet regjistrimi i statistikave ekonomike.


Nuk ka statistika zyrtare per agregatet
makroekonomike, perfshire llogarite kombetare,
inflacionin, tregtine dhe flukse te tjera financiare me
pjesen tjeter te botes. Zyra Statistikore e Kosoves po
pergatit veprimtarine e saj me asistencen teknike te
donatoreve, por statistikat vitale per popullsine,
regjistrimi i biznesit per firmat e medha dhe
monitorimi i cmimeve ende mungon.
Deri ne kohen e pergatitjes se artikullit ishte bere e
mundur nje analize e standarteve te jeteses ( ne
bashkepunim me Banken Boterore) dhe nje analize e
pare e biznesit. Perjashtim nga keto mangesi ne te
dhena paraqesin financat publike, ku ne dispozicion
te qeverise jane vene te dhena te sakta statistikore.

Sic u tha me siper te dhenat statistikore ne lidhje me


llogarite kombetare jane jo te sakta dhe bazohen me
shume ne vleresime te cemtral Fiscal Authority,
Banking and Payments of Kosovo, UNMIK
Deprtments dhe IMF staff.

Ato ofrojne si nje shifer te mundshme 2,75 – 3,25


miliarde DM ( US $ 700-750 per fryme popullsie)

Ne tabelen studiuesit paraqesin per ilustrim jane


dhene vleresimet fillestare, me pas ato te rishikuara
dhe ne fund parashikimet per vitin 2001.

Me poshte po paraqes te dhenat e rishikuara per


vitin 2000 dhe ato te parashikuara per vitin 2001.
Shifrat jane ne Milione DM, me perjashtim te atyre
pikave ku ka indikim tjeter.

Prodhimi i brendshem bruto (GDP)

2000: 2956
2001: 3708

GDP per fryme popullsie (ne US $)


2000: 735
2001: 880

Rritja ne perqindje e GDP nominale

2000: ...
2001: 25

Rritja ne perqindje e GDP reale

2000: ...
2001: 16

Te ardhurat kombetare bruto (GNI)

2000: 3106
2001: 4008

Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto


(GNDI)

2000: 5350
2001: 6480

Konsumi

Privat:

2000: 3450
2001: 3912
Publik:

2000: 319
2001: 598

Investimet

Private

2000: 529
2001: 686

Publike/Te financuara nga jashte

2000: 1046
2001: 1415

Eksporte

Tregti

2000: 21
2001: 43

Sherbime

2000: 383
2001: 424

Importe
Tregti

2000: - 2414
2001: - 2869

Sherbime

2000: - 379
2001: - 502

Transfertat neto nga jashte

2000: 2244
2001: 2472

Ne saje te ketyre te dhenave mund te flitet per nje


rritje dyshifrore te GDP-se. Rikonstruktimi i
ndertesave dhe infrastruktures eshte i dukshem;
prodhimi bujqesor eshte rritur me 20-30% ne
krahasim me vitin 2000; ofrimi i sherbimeve publike
eshte duke u permisuar; sektori i sherbimeve private
eshte zhvilluar ne menyre te dukshme. Prodhimi
industrial mbetet akoma problematik, megjithate
ringritja e tij vihet re ne sektore si: perpunimi i
produkteve bujqesore, prodhimi i pjeseve per
makina, i pijeve jo alkoolike.
Duke qene se vleresohet nje inflacion i shkaktuar
nga rritja ne nivelin e cmimeve te produkteve jo-
ushqimore, institucionet vleresuese parashikojne nje
GDP ne vitin 2001 prej DM 3,5 – 4 miliarde. (ose US
$ 850 – 950 per fryme popullsie)

Niveli i te ardhurave te disponueshme qendron mbi


ate te GDP, pasoje kjo e asistences nga jashte.Te
ardhurat e disponueshme kombetare bruto gjenden
ne nivelin 175 % te GDP, importet tregtare ne
nivelin 80 % te GDP dhe konsumi ne nivelin 120 %
te GDP te 2001. Kjo u be e mundur nga numri
shume i madh i transfertave nga jashte, nga burime
zyrtare sikurse dhe nga Kosovaret e emigruar.

UNMIK dhe IMF staff japin keto vleresime per


transfertat zyrtare nga jashte (te dhenat ne
milione DM)

Asistence humanitare

2000: 200
2001: 100

Dhurime buxhetore

2000: 285
2001: 202

Rindertimi

2000: 1009
2001: 1320

TOTAL

2000: 1494
2001: 1622

(si perqindje e GDP)

2000: 51
2001: 44

Transfertat private per te cilat nuk ka te dhena


zyrtare vleresohet te arrijne ne vleren e 750-850
milione markave cdo vit dhe kane per qellim
financimin e konsumit private dhe riparimin e
shtepive private.
Keto transferta kane bere te mundur mbulimin
e deficitit te madh ne tregti. Ringritja e numrit te
popullsise, duke perfshire ketu dhe ish-te debuarit,
coi ne ringritjen e kerkeses per mallra vendas dhe ne
rritjen e konsumit privat. Megjithese jo bazuar ne te
dhena te sakta, mund te flitet per 10.000 punonjes
ne stafin e UNMIK-ut, 5.000-10.000 ish-te debuar te
punesuar ne agjenci dhe organizata te ndryshme
joqeveritare dhe rreth 40.000 pjesmarres ne trupen
e KFOR-it.

Varferia ne Kosove eshte mjaft e perhapur, por


relativisht e ceket.

Sipas nje vleresimi te Bankes Boterore rreth 50% e


popullsise ne Kosove ka nje konsum nen nivelin e
varferise. Megjithate madhesia e ketij ndryshimi qe e
vogel: mesatarisht, nivelet e konsumit per te varferit
do te duhej te rriteshin me me pak se
16 % ne menyre qe te sigurohej eliminimi i varferise.

Ne Kosove vihet re nje shperndarje e rrafshte e te


ardhurave (me nje vleresim te koeficientit Gini prej
29%).
Varferia ekstreme eshte sipas vleresimeve e
kufizuar: perqindja e popullsise qe i perkiste kesaj
kategorie perbente me pak se
12 %.

Financat publike

Problem shfaqet ne manaxhimin e financave te


sektorit qeveritar i cili paraqet fragmentim dhe
standarte raportimi dhe kontabiliteti jo te
konkorduara.

Struktura e Buxhetit

Buxheti i Pergjithshem: Kostot periodike te


qeverise; administruar nga CFA; financuar nga te
ardhurat lokale dhe nga dhurimet e huaja.

Buxheti i konsoliduar i Kosoves (KCB): Buxheti i


Pergjithshem + bashkite + ndermarrjet publike; i
monitoruar nga CFA; financuar nga te ardhurat
lokale dhe nga dhurimet e huaja.
Sektoret qe ndodhen jashte ndikimit te buxhetit jane
si me poshte:

Rindertimi: shpenzimi i kapitalit; administruar nga


Departamenti i Rindertimit; financuar nga dhurime te
huaja.

UNMIK: pagat e stafit te UNMIK-ut; administruar


nga UN; financuar nga UN dhe nga donatore.

KFOR: administruar dhe financuar nga vendet


donatore

Buxheti bazohet ne te ardhura shume te ulta,


gjithashtu aftesia e UNMIK-ut per te marre borxh
eshte e kufizuar. Si rrjedhim politika fiskale ka
shume pak vend per manovrim dhe varet nga
ndihmat e huaja.
Te ardhurat e pergjithshme fiskale perbenin 15-20 %
te GDP te 2000-01, dhe rreth 80% e tyre te
siguruara ne kufi, sepse megjithe permiresimet ne
kohet e fundit, miratimi qe gjejne keto masa brenda
vendit eshte akoma i ulet.
Burimet kryesore te te ardhurave per Buxhetin e
konsoliduar te Kosoves jane:

- nje takse akcize mbi prodhimet e naftes


- nje takse ne nivelin e 10 % per prodhimet e
importit
- nje Takse e Vleres se Shtuar qe zevendesoi takse
mbi fitimin e biznesit ne korrik te 2001.

Nuk ka taksa direkte, megjithese ne plan eshte futja


e taksave mbi rrogat dhe fitimet ne vitin 2002.

Shpenzimet, duke perfshire dhe rindertimin,


mberriten ne nivelin e 55% te GDP-se se vleresuar
ne 2000 dhe 2001. Diferenca mes te ardhurave dhe
shpenzimeve ne buxhet u mbulua nga ndihmat e
donatoreve.

Mbeshtetja nga donatoret u pakesua gjate vitit 2001.

Per te kompensuar kete mungese u shfrytezuan te


ardhurat e sigururara nga burime te brendshme,
duke perfshire ketu nje rritje te shpejte ne aktivitet
dhe permiresime ne administrimin e taksave dhe
doganave.
Te ardhurat ne Buxhetin e pergjithshem te vitit 2001
u vleresuan me DM 538 milione, nderkohe qe plani
kish qene per DM 338 milione.

Per vitin 2002 parashikohet vendosja e taksave mbi


pagat dhe fitimet. Kjo do te shoqerohet me nje renie
te asistences financiare nga donatoret ne lidhje me
shpenzimet periodike sikurse dhe ato per
rindertimin.

Ndermarrjet publike
Veprimtaria dhe manaxhimi i ndermarrjeve publike
ve ne dyshim punen e forcave drejtuese.

Ndermarrjet kryesore publike ne Kosove jane:

- The electricity generation and distribution company


(KEK)

- Posts & telecommunications (PTK)

- Pristina Airport

- Kosovo Railways

- Nje numer ndermarrjesh lokale te ujesjellesit,


grumbullimit te mbeturinave dhe te ngrohjes.

KEK eshte ndermarrja me problematike. Makinerite


perballen me amortizimin dhe nga energjia elektrike
e prodhuar rreth 1 / 3 humbet si pasoje e humbjeve
teknike ose vjedhjeve, nderkohe qe me pak se
gjysma e energjise se vene ne dipozicion ne rrjet
arrin te paguhet realisht nga konsumatoret. Numri i
punonjesve eshte ne nivelin e 10.000 veteve. Si
pasoje KEK eshte shpenzues i madh ne kuadrin e
buxhetit vjetor. KEK nuk eshte ne gjendje te mbuloje
nevojat e brendshme me energji elektrike e per kete
arsye nderprerjet e energjise elektrike jane te
shpeshta.

PTK eshte nje ndermarrje mjaft fitimprurese dhe kjo


si pasoje e pozites se saj monopoliste dhe nje
koncesioni qe ajo i ka dhene nje firme te huaj per
venien ne pune e rrjetit te telefonise celulare. Eshte
ndermarrja me nivelin me te larte te te ardhurave
vjetore ne sektorin e ndermarrjeve shteterore.
Problemet me te cilat ndeshet kjo ndermarrje jane:
ato te kontabilitetit te brendshem, veprimet
financiare nuk jane transparente, mikeqyrja nga
UNMIK eshte e dobet dhe raportimi tek autoritetet
fiskale eshte i dobet.

Kompleksi minerar i Trepces perben gjithashtu


nje ze te rendesishem ne buxhetin e shtetit. Ka nje
strukture te integruar vertikale qe perfshin industrine
nxjerrese, ate te shkrirjes, ate perpunuese, etj.
Trepca ka sot rreth 4.000 punonjes nga 10.000 qe
ka patur fillimisht dhe operon ne minimumin e
kapacitetit te vet. UNMIK ka vleresuar se per
revitalizimin do te nevojiteshin kosto ne nivelin e DM
100 milioneve. Ajo qe mbetet e paqarte eshte se
cilat pjese te ndermarrjes do te jene te afta te
mbijetojne ne nje kendveshtrim afatgjate.
Duke qene se pjesa me e madhe e aktiviteteve te
ndermarrjes zhvillohen ne enklavat serbe, Trepca
perben dhe nje ceshtje delikate politike.

UNMIK parashikon per vitin 2002 vendosjen e nje


sistemi te sigurimeve sociale, sistem qe deri me
sot ka munguar ne Kosove. Do te jete nje sistem
prej tre shkallesh.
Shkalla e pare: sistemi i ri eshte i parashikuar qe te
siguroje nje minimum ne siguri sociale per te
moshuarit permes nje pensioni te pergjithshem Basic
Citizens
Shkalla e dyte: te krijohet nje sistem i detyruar
teresisht i financuar per kontribuesit e rinj
Shkalla e trete: te krijohet mundesia e ngritjes se
fondeve private per pensionet.
Shkalla e pare do te mbulohet nga te ardhurat e
buxhetit.

Sektori Financiar

Sistemi bankar gjendet ne fillimet e tij, por nderkohe


kakrakterizohet nga nje mbikeqyrje e rrepte.

Me mbarimin e luftes ndermjetesimi financiar ne


Kosove mungonte teresisht dhe transaksionet
financiare kryheshin vetem mbi baze Cash-i.

Sot ne Kosove operojne:


- 7 banka te licensuara
- 15 institucione mikro-financiare

Dy nga bankat dhe pjesa me e madhe e


institucioneve mikro-financiare jane te krijuara dhe
financuara nga donatoret, dhe me perjashtim te
njeres, kane permasa te vogla: Bilanci i
pergjithshem i bankave tregtare ne fund te
gushit 2001 mberrinte ne pak me shume se DM
400 milione. Perjashtim ben MEB (Micro-
Enterprise Bank), nje banke ne pronesi te huaj ne
kapitalin baze te ciles perfshihen dhe institucione si
EBRD (European Bank for Reconstruction and
Development) dhe IFC(International Financial
Corporation). Ne shumen e bilancit te
pergjithshem te gjithe sistemit bankar vetem
kjo banke eshte e perfshire me me shume se 50
%.
Depozitat bankare mberrijne ne nivelin e DM 364
milione (me pak se 10 % e GDP se vleresuar),
nderkohe qe kreditet bankare te sektorit privat
mberrijne ne nivelin e 27 milioneve (me DM 29
milione shtese te leshuara nga institucionet mikro-
financiare). Pjesa me e madhe e ketyre krediteve
kane per qellim financimin e tregtise dhe
sherbimeve.
Me asistencen e FMN-se UNMIK-u ne nentor te vitit
1999 pergatiti nje program per licensimin,
rregullimin dhe mbikeqyrjen e bankave. Qe prej
atehere BPK (The Banking and Payments Authority
of Kosovo)eshte insitucioni i cili ka per detyre
mbikeqyrjen e institucioneve financiare ne Kosove.

Problemet me te cilat perballet ky institucion jane


varesia nga buxheti per te siguruar mbeshtetje
financiare dhe problemet e kontabilitetit te
brendshem.

Nje sektor tjeter do te shqyrtohet me poshte, ai i


sigurimeve, qe ne vitet 1999-2001 njohu nje ngritje
dhe nje krize.

Nentor 1999
UNMIK vendos qe per mjetet motorrike te dores se
trete te behet i detyruar sigurimi prane institucionit
perkates. Per kete arsye hapet edhe rruga per
ndertimin e ketyre institucioneve. U leshua fillimisht
nje urdherese administrative qe vendoste kerkesat
per licensimin e kompanive te sigurimit: DM 5
milione ne sasi kapitali baze (mund te ishte dhe nje
deklarate komerciale krediti); marreveshje risigurimi
(nga ana e institucioneve); dhe stafi i pershtatshem.
Ne kete urdherese qe u leshua nuk specifikohen
standarte mbrojtese dhe nuk krijohet asnje organ
mbikeqyres. Si rrjedhoje brenda nje kohe shume te
shkurter “mbijne”
5 shoqeri sigurimesh.

Prill 2000
Si pasoje e ankesave te paraqitura ne lidhje me
praktikat e konkurrences, UNMIK leshon nje
urdherese te dyte duke specifikuar pagesat
minimale, komisionet dhe diskontet maksimale te
lejueshme per kontratat e sigurimit. Ne pergjigje te
ketij caktimi ne menyre administrative te cmimit,
numri i veprimtarive te paligjshme u rrit ndjeshem
duke perfshire deri edhe dhune e kriminalitet.

Korrik 2000
Bashkepronari i nje prej shoqerive te sigurimit ben
kerkese per nje license banke dhe BPK zbulon se ai
nuk eshte i pershtatshem per te ndertuar nje
institucion financiar. UNMIK me ne fund arrin te
kuptoje gjeresine e problemeve ne sektorin e
sigurimeve.

Tetor/Nentor 2000
UNMIK kerkon informacion financiar nga shoqeria e
sigurimit, informacion te cilin shoqeria refuzon ta
veje ne dispozicion. Keshilltari legal i UNMIK-ut
konfirmon se brenda kornizes legale ekzistuese,
shoqeria nuk eshte aspak e detyruar qe te veje ne
dispozicion informacion financiar. UNMIK dhe BPK
vendosin te krijojne nje rregull te ri mbi sigurimet
dhe te kerkojne asistence. Nderkohe shoqerite
ekzistuese vazhdonin te zhvillonin veprimtarine e
tyre ne kornizen ekzistuese.

Maj 2001
Sipas rregullit te ri, akoma ne fazen e projektimit,
UNMIK mund te rinovoje licensat e shoqerive
ekzistuese te sigurimit brenda tre muajsh, me
kushtin qe ato t’i nenshtrohen auditimit te
veprimtarise se tyre financiare. Brenda korrikut te
vitit 2001 ishin vene ne qarkullim rreth 189.000
deshmi sigurimi me nje te ardhure totale (nga
pagesat per keto deshmi) prej DM 67 milione.
(rreth 1, 5 % e GDP se vleresuar)
Shtator 2001
Me projektin e rregulit te ri ende per t’u rishikuar,
UNMIK zgjat licensta e shoqerive te sigurimit, nen
kushtin qe ato te depozitojne 40 % te pagesave te
tyre te pamerituara me BPK. Ne te njejten kohe BPK
fillon procesin e vleresimit te auditimeve ne menyre
qe te vleresoje gjendjen e shoqerive ekzistuese te
sigurimit dhe te gjithe masave te nevojshme me
karakter ndreqes.

Tetor 2001
U vu ne zbatim rregulli i ri dhe mbikeqyrja e
shoqerive te sigurimit i kaloi BPK-se.
v