You are on page 1of 2

Daltonizmi o verbëria kundrejt ngjyrave është një problem, në pjesën me te madhe te

rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe për dëme në nerva o tru, madje edhe nga
përdorimi o prezenca i disa substancave kimike.

I pari qe përshkruajti ne 1794 këtë patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne
artikullin e tij shkencor : "Extraordinary facts relating to the vision of colors" pasi vuri re
paaftësinë e tij në dallimin e ngjyrave.

Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valësh. Theksojmë
qe verbëria kundrejt ngjyrave mund te jete minimume o e plote. Ngjyrat, qe bëhen
shkaktare te diagnozes o te problemeve te përditshme te individit daltonik janë e kuqja
dhe jeshilja (ne te gjitha

Daltonizmi

Daltonizmi, zakonisht i quajtur defiçenca e së parit të ngjyrave, ka të bëjë me shume


probleme në lidhje me dallimin e ngjyrave she toneve të ndryshme të ngjyrave. Në
mënyrë që të ketë vizion normal ngjyrash, disa receprotë të specializuar të quajtur kone
jane te rëndësishëm. Tre tipet e koneve u përgjigjen ngjyrave të kuqe, blu dhe jeshile, të
cilat na lejojnë të shohim spektrin e ngjyrave. Një abnormalitet ose defiçencë në njerin
lloj koni rezulton në daltonizëm, i cili është i shkaktuar në 9% të të gjithë
njerëzve.daltonizmi nuk është aspak një formë qorrimi, por një defiçencë në mënyrën se
si një person sheh ngjyrat. Me këtë problem, personi ka vështirësi kur do të dallojë të
kuqen nga jeshilja ose të verdhën nga bluja. Defiçenca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile
është më e përhapur. Daltonizmi blu është papaftësia e të dalluarit të dy ngjyrat :të
verdhën dhe blunë, të cilat janë parë si e bardhe ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia)
është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë.

Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është
rreth 4 muajsh. Një në 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra
femra është daltonike. Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje difekt gjenetik. Por
jo çdo problem me ngjyrat është i trashëguar. Plakja, disa mjekime, dhe probleme të
nervës retinore mund të shkaktojne mungesën e së parit të ngjyrave.

Nuk ka kurë për defiçencë të së parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa
raste që kane filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh,
ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme
me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të takojë një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të
preventoje probleme gjatë viteve shkollore.