You are on page 1of 16

Skandali

Prokuroria
shqiptare nis
hetimet për
transfertat
off-shore

Aksidenti

f. 2

Helikopteri
i Ushtrisë,
nxirren nga
liqeni pjesët
e mbetura

ekonomi

f. 8-9

Diplomacia,
Shqipëria
e vështirë për
investimet

f. 7

adresa:
rruga “Abdi Toptani”,
Tiranë
e-mail:
frymaere.gazeta@gmail.com
drejtor: Alfred Cako
tel: 04 22 42 444

çmimi:

30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 126 . E martë, 12 prill 2016

Bamir Topi: Solidariteti
njerëzor, forca më madhore
e kombeve të qytetëruara “Parajsat
fiskale” dhe
fokus

Kryetari i FRD-së merr pjesë në Forumin euroaziatik të Stambollit

korrupsioni ynë
nga Gjon Kroi f. 5

N

dërkohë që politika dhe
institucionet e ndryshme të
shtetit shqiptar ndodhen përpara
disa sfidave të rëndësishme
kombëtare

kuadrin
e
përmbushjes së objektivave më
të fundit integruese të vendit
tonë në Bashkimin Europian, si;
arritja e standardeve politikoqeverisëse të vendit, funksionimi
demokratik i institucioneve të
shtetit, plotësimi i ...

Radikalizmi
tjetërson
parimet
e besimit dhe
të fesë islame

raporti

Banka Botërore:
Pesë rreziqet që
mund të cënojnë
rritjen më 2016-2017

Ç’na hapi punë
kjo Panamaja!

P

o bëhen 3 ditë që kur plasi
skandali i “Panama Pappers”
dhe e gjithë bota u përfshi në
të. 11 milionë dokumenteve për
214.000 firma off-shore shumica
prej të cilave përbëhen vetëm
nga një kuti poste gjenden në të
ashtuquajturat parajsa fiskale,
siç është Lihtenshtejni e Andora
në Europë, Karaibet, por edhe
Panamaja. Dhe nuk ...
f. 4

f. 8

speciale

Italianët dhe
turqit kryesojnë
listën e të
punësuarve
në Shqipëri

f. 6

Sport

f. 14

Partizani i pafat,
humbet dy
pikë në Vlorë,
Flamurtari e
barazon në fund

muzeu i ri

Orët e fundit
të Marubëve
në skutat
e Shkodrës
f. 10 - 11

fryma e re

12 prill 2016

2

politikë

Forumi Euroaziatik
Topi: Lufta ndaj terrorizmit, domosdoshmëri
bashkimi i kombeve në një front

“Sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, cënuan sigurinë e mbarë botës”

K

ryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka
deklaruar se lufta ndaj
terrorizmit fitohet përmes një
aleance të gjerë globale, me përfshirjën e të gjitha kombeve. Ish
kreu i shtetit shqiptar, ka mbajtur një fjalim në edicionin e 19të të forumit ekonomik euroaziatik që u zhvillua me 5-7 prill
2016 në Stamboll, organizuar
nga Marmara Group Foundation. Topi ka referuar në panelin
me titull: Longing for Cold War?
– Dëshirë e madhe për Luftë të
Ftohtë? Gjatë këtij fjalimi, kryetari i FRD ka vënë theksin te sfidat
aktuale globale, duke i kushtuar
një vëmendje të veçantë terrorizmit dhe radikalizmit fetar.
Sipas tij, terrorizmi është rreziku më i madh që i kanoset sot

qytetërimit botëror, një rrezik
permanent për jetën e të gjithë
qytetarëve. Për këtë shkak, Topi
u shpreh para panelit, se duhet
një aleancë globale kundër terrorizmit. “Lufta ndaj terrorrizmit nuk është detyrë vetëm
e një kombi apo një aleance.
Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj saj. Sot, bota ndodhet
përballë kërcënimeve terroriste
dhe asnjë vend nuk është imun.
Kjo luftë është një përgjegjësi
dhe sfidë globale e sigurisë drejt
të ardhmes së përbashkët dhe
bashkimi i kombeve në një front
dhe unifikimi i veprimeve të
përbashkëta, për ta luftuar terrorrizimin në themel dhe në të
gjitha llojet e tij, përbën sot arsyen, bindjen dhe motivin kryesor, që lufta ndaj terrorrizimit do

“Shqipëria si vendi
ku evropianizmi është
traditë dhe vijon të
kultivohet, i është
bashkuar luftës kundër
terrorizimit, që herët”
“Përgjatë këtyre 15
viteve, terrorizmi dhe
xhihadizmi nuk janë
ndalur dhe kanë arritur
të sulmojnë në zemër
Madridin, Londrën,
Parisin, Ankaranë
dhe së fundmi edhe
Brukselin”

të fitohet nga kombet përparimtarë”, u shpreh Topi. Kryetari i
Frymës së Re Demokratike solli
në vëmendje sulmet terroriste
të 11 shtatorit 2001 në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Sipas
tij, atentatet e para 15 viteve,
cenuan sigurinë jo vetëm në
SHBA por në mbarë botën. “Akti
terrorist i 11 shtatorit 2001, mbi
kullat binjake në Nju Jork, SHBA,
ndryshoi tërësisht mënyrën e të
menduarit dhe të koncepturit të
jetës në SHBA, Evropë dhe më
gjerë. Ky akt, shënoi goditjen e
parë që terrorristët ndërmorën
ndaj vendit me demokracinë
më të zhvilluar në glob dhe
njëkohësisht ndaj zhvillimit,
përparimit dhe prosperitetit në
botë. Ai cënoi sigurinë jo vetëm
të SHBA-së, por të botës mbarë”,

tha Topi. Ish presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se përgjatë këtyre 15 viteve, terrorizmi
dhe xhihadizmi nuk janë ndalur
dhe kanë arritur të sulmojnë
në zemër Madridin, Londrën,
Parisin, Ankaranë dhe së fundmi
edhe Brukselin. “Goditjet e tyre
dëshpëruese, synojnë që përmes
dëmtimit të jetëve njerëzore të
pafajshme, të shkaktojnë pasiguri, pakënaqësi, mungesë besimi
dhe frikë në popullatë; përmes
zbatimit të dhunës së egër e
të pamëshirshme, kërkojnë të
mbjellin panik, terror, nënshtrim,
kaos dhe të përhapin luftënxitje
mes qytetarëvë të botës. Bota sot
është bërë gjithnjë e më shumë
globale dhe dinamike. Kufijtë po
humbasin rëndësinë dhe vlerën
që kanë pasur më parë. Demokra-

fryma e re

12 prill 2016

politikë

3

Lufta ndaj terrorrizmit nuk është detyrë vetëm e një kombi apo
një aleance. Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj saj.

Fjalimi i plotë i kryetarit të FRD, Bamir Topi

“Xhihadizimi, kërcënimi
më i madh i harmonisë dhe
bashkëjetesës njerëzore”
A

“Bashkimi i kombeve në
një front, për ta luftuar
terrorrizimin në themel
dhe në të gjitha llojet e tij,
përbën sot motivin kryesor,
që lufta ndaj terrorrizimit
do të fitohet”
cia dhe ekonomia e tregut po
shihen si faktorë dobiprurës dhe
zhvillues për vendet në progres”,
ka theksuar Topi. Duke iu referuar rolit të Shqipërisë në luftën
kundër terrorizmit, Topi tha se
vendi ynë, si anëtar i NATO-s,
është qartësisht i pozicionuar
në mbështetje të operacioneve
për të ndaluar përhapjen e xhihadizmit. “Shqipëria si vendi ku
evropianizmi është traditë dhe
vijon të kultivohet, i është bashkuar luftës kundër terrorizimit,
që herët. Si anëtare e NATO-s,
ajo ka qenë pjesë e operacioneve
ushtarake të Aleancës në zona të
ndryshme të globit, për të ndaluar përhapjen e xhihadizmit
dhe për të zvogëluar ndikimin
dhe pasojat e veprimtarisë së
tij”, vijoi ai.

është kjo bota ku ne duam të jetojmë dhe t’ia lëmë trashëgim fëmijëve tanë? Kjo është një pyetje, që
tashmë është bërë pjesë e diskureve politike, ekonomike dhe sociale. Rrëzimi në
fillimin e viteve ’90-të i mureve të ngritura
përgjatë Luftës së Ftohtë, krijoi një marrëdhënie të re mes popujve, të cilët besuan edhe më shumë te vlerat e demokracisë
dhe antivlerat që i ndanë deri në atë kohë,
dolën jashtë skenarëve të bashkëpunimit
dhe integrimit. Shoqëritë evropiane u
bënë më të hapura dhe më të prirura për
unitet dhe bashkëpunim. Ndryshimet e
thella në Evropën Qendrore dhe Lindore
u përkrahën dhe u mbështetën gjerësisht
nga SHBA, si djepi i demokracisë dhe nga
Evropa Perëndimore si bashkërendëse e
zbatimit të lirisë, të të drejtave dhe barazisë. Pas më shumë se katër dekadash lufte
të ftohtë, Evropa do të gjendej në paqe
dhe harmoni.
Por, akti terrorist i 11 shtatorit 2001,
mbi kullat binjake në Nju Jork, SHBA,
ndryshoi tërësisht mënyrën e të menduarit dhe të koncepturit të jetës në SHBA,
Evropë dhe më gjerë. Ky akt, shënoi goditjen e parë që terrorristët ndërmorën
ndaj vendit me demokracinë më të zhvilluar në glob dhe njëkohësisht ndaj zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit në
botë. Ai cënoi sigurinë jo vetëm të SHBAsë, por të botës mbarë. Përgjatë këtyre
15 viteve, terrorizmi dhe xhihadizmi nuk
janë ndalur dhe kanë arritur të sulmojnë
në zemër Madridin, Londrën, Parisin,
Ankaranë dhe së fundmi edhe Brukselin.
Goditjet e tyre dëshpëruese, synojnë
që përmes dëmtimit të jetëve njerëzore
të pafajshme, të shkaktojnë pasiguri,
pakënaqësi, mungesë besimi dhe frikë
në popullatë; përmes zbatimit të dhunës
së egër e të pamëshirshme, kërkojnë
të mbjellin panik, terror, nënshtrim,
kaos dhe të përhapin luftënxitje mes
qytetarëvë të botës.
Bota sot është bërë gjithnjë e më
shumë globale dhe dinamike. Kufijtë
po humbasin rëndësinë dhe vlerën që
kanë pasur më parë. Demokracia dhe
ekonomia e tregut po shihen si faktorë
dobiprurës dhe zhvillues për vendet
në progres. Përparimet e teknikës dhe
teknologjisë po luajnë një rol themelor
në këtë dinamizëm global. Komunikimi
nuk po njeh më barriera dhe distanca.
Qeveritë kanë kuptuar vlerën e bash-

kërendimit të veprimeve dhe unifikimit
të forcave kundrejt rreziqeve terrorriste. E
mira është bashkuar dhe po lufton fort të
keqen, përmes ndërgjegjësimit, se vetëm
bashkimi i kombeve në luftën e përbashkët kundër terrorrit, mund t’i çojë ata
drejt fitores. Në vitet e fundit, sulmet terrorriste kanë rritur shtrirjen e tyre duke
cënuar jetën dhe duke sjellë shkatërrime dhe dëmtime materiale të konsiderueshme. Por, ato nuk kanë mundur të
ulin mbështetjen, përkrahjen dhe solidaritetin njerëzor, të cilët përbëjnë forcën më
madhore që kemi ne, si qenie njerëzore.
Radikalizmi po lufton të tjetërsojë parimet e besimit dhe të fesë islame. Ndërsa
xhihadizimi po përpiqet me të gjitha format dhe mjetet të zgjerojë zonat e influencës dhe sferën e kontrollit në një territor edhe më të gjerë, duke u bërë kështu
rreziqet dhe kërcënimet më të mëdha të
harmonisë dhe bashkëjetesës njerëzore.
Lufta e tyre po shtrihet në shumë fronte,
si në atë ekonomike, kibernetike, përmes
komunikimit apo diplomacisë, etj. Përsa
kohë ato do të jetojnë, paqja në botë do
të jetë e cënuar. Në këtë kohë, kur bota po
ballafaqohet me rritjen e ekstremizmit të
dhunshëm, ndërveprimi i përbashkët operacional përbën domosdoshmëri jetike
për mbrojtjen e paqes në botë.
Radikalizimi dhe xhihadizmi nuk kanë
asnjë lidhje me fenë islame dhe besimin
në tërësinë e tij. Përkundrazi, ata po e
përdorin besimin për të realizuar qëllimet dhe synimet e tyre ekspansioniste.
Fetë, pavarësisht nga emri dhe dogma,
në qendër të tyre kanë promovimin dhe
proklamimin e paqes, të harmonisë dhe
mirëqenies njerëzore. Lufta shihet si re-

Shqipëria si vendi ku evropianizmi është
traditë dhe vijon të kultivohet, i është
bashkuar luftës kundër terrorizimit,
që herët. Si anëtare e NATO-s, ajo ka
qenë pjesë e operacioneve ushtarake të
Aleancës në zona të ndryshme të globit,
për të ndaluar përhapjen e xhihadizmit
dhe për të zvogëluar ndikimin dhe pasojat
e veprimtarisë së tij.

gres dhe bashkëjetesa mes tyre shihet si
një lidhje e natyrshme dhe e përputhshme
drejt progresit dhe bashkëekzistencës.
Rritja e numrit të vatrave të luftës në
botë, ka sjellë rritjen e numrit të refugjatëve prej këtyre vendeve, të cilët tashmë
janë bërë në miliona. Kjo po sjell rritje të
përmasave të krizës së refugjatëve duke
përfshirë të gjithë Evropën, e cila u gjend
e papërgatitur për një fluks kaq të madh
njerëzisht që mbërritën në territorin e saj.
Shqipëria si vendi ku evropianizmi
është traditë dhe vijon të kultivohet, i
është bashkuar luftës kundër terrorizimit,
që herët. Si anëtare e NATO-s, ajo ka qenë
pjesë e operacioneve ushtarake të Aleancës në zona të ndryshme të globit, për
të ndaluar përhapjen e xhihadizmit dhe
për të zvogëluar ndikimin dhe pasojat e
veprimtarisë së tij.
Një tjetër specifikë e Shqipërisë, është
lidhja dhe marrëdhënia që ajo ka vendosur
të ketë me religjonin. Zyrtarisht, shteti shqiptar ka njohur pesë fe, si fe zyrtare dhe e
veçanta që na bën krenar si shqiptar, është
pikërisht harmonia mes tyre. Në asnjë rast
në Shqipëri një fe nuk ka sulmuar një tjetër,
pasi ekzistenca është parë si një mundësi
për të bashkëjetuar së bashku, nën frymën
e paqes dhe të jetuarit të njëkohshëm. Besimi është kthyer në urë, që lidh dhe bashkon njerëzit, duke bërë që edhe diferencat
mes tyre, të jenë gjithnjë e më të largëta
dhe të pandjeshme.
Lufta ndaj terrorrizmit nuk është
detyrë vetëm e një kombi apo një aleance.
Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj
saj. Sot, bota ndodhet përballë kërcënimeve terroriste dhe asnjë vend nuk është
imun. Kjo luftë është një përgjegjësi dhe
sfidë globale e sigurisë drejt të ardhmes
së përbashkët dhe bashkimi i kombeve
në një front dhe unifikimi i veprimeve të
përbashkëta, për ta luftuar terrorrizimin
në themel dhe në të gjitha llojet e tij, përbën sot arsyen, bindjen dhe motivin kryesor, që lufta ndaj terrorrizimit do të fitohet
nga kombet përparimtarë.
*Fjala e kryetarit të Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi në edicionin e
19-të të forumit ekonomik euroaziatik
që u zhvillua me 5-7 prill 2016 në Stamboll, organizuar nga Marmara Group
Foundation. Ish Presidenti i Republikës
referoi në panelin me titull: Longing for
Cold War? – Dëshirë e madhe për Luftë të
Ftohtë?

fryma e re

12 prill 2016

4

fokus

Ç’na hapi punë kjo Panamaja!
P
Parajsat fiskale
janë një fenomen
i cili katapulton
ekonomitë e
vendeve në të cilat
ndodhen sepse
tërheqin vemendjen
e bizneseve të
mëdha të cilat
normalisht do t’iu
duhej të paguanin
me miliarda dollarë
taksa

o bëhen 3 ditë që kur plasi
skandali i “Panama Pappers”
dhe e gjithë bota u përfshi
në të. 11 milionë dokumenteve për
214.000 firma off-shore shumica prej
të cilave përbëhen vetëm nga një kuti
poste gjenden në të ashtuquajturat
parajsa fiskale, siç është Lihtenshtejni e Andora në Europë, Karaibet, por
edhe Panamaja. Dhe nuk vonuan të
dilnin emrat politikanësh të niveleve
të larta si mbretër, president, kryeministra, ministra dhe të afërm të tyre.
Ky skandal i hapi shumë punë atyre
që ia kishin dalë gjatë gjithë këtyre
viteve të fshihnin të ardhurat, të mos
paguanin taksa dhe në fund të fundit
të bëheshin edhe më të pasur. E kam
fjalën për kryeministrin e Islandës
i cilli u detyrua të jepte dorëheqjen
përkundër dëshirës së vet. E njëjta
gjë vlen edhe për kreun e qeverisë britanike i cili ka pranuar se ka patur një
kuotë në një kompani offshore të krijuar nga i ati (i ndarë nga jeta në 2010),
duke theksuar se e ka shitur atë për
30.000 stërlina, pak para se të bëhej
kryeministër. Cameron ka theksuar se
në atë kohë ka paguar normalisht taksat mbi të ardhurat e kuotës. Presidenti rus u detyrua ta mohonte lidhjen me
këtë skandal.
Në Francë ministri i financave
deklaroi se skandali i “Panama Papers” e detyroi qeverinë ta fusë
Panamanë në “listën e saj të zezë”
te juridiksioneve  tatimore jobashkëpunuese. Po ashtu qeveritë evropiane kanë nisur t’u kërkojnë bankave vendase llogari për veprimet e
tyre, në vendet e quajtura si “parajsa
fiskale”.
Jo pak punë iu hapi ky skandal
edhe bankave. Nga hetimi i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve
Investigativë, rezutoi se 365 grupe
bankare kishin krijuar më shumë se
15 mijë shoqëri offshore, me ndihmën e zyrës panameze. Vlen të përmendet njëra prej bankave më të
mëdha franceze, “Société Générale”
e cila rezultonte si një nga 5 bankat
kryesore, kliente të zyrës ligjore
“Mossack Fonseca”.
Në panik, Autoriteti i Kontrollit të
bankave në Francë u kërkoi këtyre të
fundit, një raport të hollësishëm dhe
deklarimin e aktivitetit bankar, pas
çështjes së “Panama Papers”.Në të
njëjtën mënyrë reagoi edhe autoriteti supervizor i bankave në Britani, i
cili u lëshoi një ultimatum institucioneve financiare, ku u kërkonte
të deklaronin brenda datës 15 prill,
nëse kishin lidhje me “Mossack Fonseca”.Jo pak punë iu hap edhe personave që kanë të ardhura nga burime
të dyshimta që kanë lidhje me botën
e krimit dhe nga korrupsioni. Tani
do të bëhet më e vështirë për këta të
fundit t’i fshehin ato.

Në Shqipëri dolën dy emrat e
parë njëri prej të cilëve kishte pasur
edhe mbështetje politike nga një ish
ministër. Dje filluan edhe aluzionet
e shtypit opozitar për pushtetarët e
sotëm. Nëse nuk del ndonjë emër nga
ato dokumenta që nuk janë të pakta
në numër atëherë ato ngelin vetëm
në kuadrin e hamendësimeve. Por
gjitthsesi le ta lemë kohën të flasë.
E vetmja gjë e mirë e këtij skandali qe se të gjitha mediat më me
famë u morën me të. Dhe nuk kish
si të ndodhte ndryshe. Tek e fundit
ky është dhe misioni i shtypit, informimi i publikut dhe gjurmimi i
skandaleve të ndryshme.
Parajsat fiskale janë një fenomen i
cili katapulton ekonomitë e vendeve
në të cilat ndodhen sepse tërheqin
vemendjen e bizneseve të mëdha
të cilat normalisht do t’iu duhej të
paguanin me miliarda dollarë taksa.
Thuhet se gati ¹/₃ e të gjithë pasurisë
botërore ndodhet e fshehur nëpër
kompanitë off – shore. Taksat që
suppozohej të siguronin më shumë
shërbime dhe të mira për të varfërit
ose ata që nuk munden t’i sigurojnë
vetë ato. Ç’mund të bëhej me gjithë
këtë pasuri vallë?
Sipas Bill Gates ka më pak vende
të varfra në botë sot se ka pasur
ndonjëherë. Më konkretisht ai shkruan në një postim në Twitter se,
që nga viti 2000, numri i vendeve
me të ardhura të ulëta ka rënë nga
63 në 34, një rënie kjo prej rreth 50

për qind! Kina është shembulli më i
njohur, por ka dhjetra të tjerë, duke
përfshirë Brazilin dhe Meksikën. Korea e Jugut, e cila ka marrë ndihma
në shuma të mëdha pas Luftës së
Koresë, tani është kthyer në një donator neto.
Pritet që deri në vitin 2030, nuk
do të ketë mbetur asnjë prej vendeve
të varfra. Po sa kohë duhet të kalojë deri atherë? Edhe pse do të ketë
gjithnjë e më pak vende të varfra, do
të ketë ende njerëz shumë të varfër.
Dhe ata do të jenë në ato pak vende,
shumë prej të cilave janë duke lëvizur jashtë nivelit me të ardhura të
ulëta dhe kanë përfituar statusin e të
ardhurave mesatare. Sot 70 për qind
e njerëzve më të varfër të botës jetojnë në vendet me të ardhura mesatare, dhe kjo përqindje ka të ngjarë të
shtohet në vitet e ardhshme.
Shkaku i kësaj gjendje është fakti
se shumica e agjencive të zhvillimit,
të tilla si Banka Botërore, përdorin
të ardhurat mesatare të një vendi si
faktori kryesor për të vendosur nëse
një vend i caktuar kualifikohet për
ndihmë apo jo. Në vitet e ardhshme
India, Gana, Nigeria, Pakistani, dhe
Vietnami do të humbin më shumë
se 40 për qind e ndihmës të akorduar prej tyre për zhvillim të përgjithshëm, të klasifikuar në kategori të
ndryshme si grante, kredi me interes
të ulët, asistencë teknike, dhe lloje
të tjera të përkrahjes . Në një farë
mënyre kjo ka sens sepse vende të

cilat rrisin nivelin e të ardhurave për
frymë duhet të jenë në gjendje të kujdeset për veten e tyre.
Por në disa vende, treguesi i të
ardhurave mesatare nuk ndihmon
në mbushjen e xhepave të mëdha
të varfërisë së skajshme. India është
një shembull i fuqishëm. Në vitin
2011 të ardhurat mesatare të saj
ishin më shumë se $ 1,400 në vit, të
mjaftueshme për t’u kualifikuar si të
ardhura mesatare. Por në shtetin indian të Uttar Pradesh, për 200 milion
njerëz, mesatarja ishte më pak se një
e treta e saj ose e shprehur në shifra
vetëm 436 $ në vit. Në shtetin fqinj të
Biharit, të populluar nga 100 milion
njerëz, ajo ishte vetëm $ 249 në vit.
Kjo është rreth 68 cent në ditë.
Nëse Bihari do të ishte një vend
i pavarur, ai do të kualifikohej për
një sërë ndihmash. Por për shkak se
ai është pjesë e Indisë, ai nuk do të
mund të përfitojë asnjë lloj ndihme.
Edhe në qoftë se India do të mbledhë më shumë taksa në nivel federal
dhe të transferojë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë, shteteve me
të ardhura të ulëta si Bihari, kjo gjë
nuk do të kompensojë dot financimin e humbur.
Ka një tjetër problem me përdorimin e të ardhurave mesatare si
kriter kryesor për ndihmë. Rritja e
tyre nuk është një masë e mirë sidomos për përmirësime konkrete në
jetën e njerëzve. Ajo nuk ju tregon
nëse ata do të jetojnë më gjatë, ose
nëse ata kanë më shumë gjasa për
të marrë një arsim të mirë, të gjejnë
një punë, dhe nëse kanë një mundësi më shumë për të rritur fëmijë të
shëndetshëm.
Për shembull, Nigeria ka nivel të
të ardhura mesatare më të lartë se
Vietnami, Pakistani, apo Gana. Por,
krahasuar me njerëzit në ato vende,
Nigerianët vdesin më të rinj, kanë më
pak gjasa të jenë të shkolluar, dhe ka
më shumë të ngjarë që ata të vdesin
para moshës 5 apo edhe në lindje.
Por ka edhe një mënyrë tjetër
për të luftuar varfërinë. Kujt valllë
do t’i shkonte në mendje se barazia
gjinore në vendin e punës mund të
shtojë të ardhurat me $ 4.3 trillion
për ekonominë amerikane deri në
vitin 2025. Ky ishte rezultati i një
studimi i publikuar nga BBC. Por
kjo vlen jo vetëm për Amerikën por
për botën mbarë. Sipas një raporti
hulumtues nga MGI, të ardhurat në
shkallë globale do të rriten me $ 12
trillion nëse barazia gjinore arrihet
në të gjithë botën. Vërtetsia këtyre të
dhënave mund të vëërtetohet fare
lehtë pasi vetëm në SHBA gratë përbëjnë 46% të fuqisë punëtore amerikane, por aktualisht kontribuojnë
vetëm një të pestën e prodhimit të
brendshëm bruto (PBB).

fryma e re

12 prill 2016

5

fokus

“Parajsat fiskale” dhe korrupsioni ynë
nga Gjon KROI

N

Vendosja e
drejtësisë ndaj
zyrtarëve të
korruptuar përbën
një nga sfidat më të
mëdha, me të cilën
duhet të përballet
shoqëria shqiptare
në ditët e muajtë
e ardhshëm, pas
miratimit të ligjit
të dekriminalizimit
dhe reformës që
pritet të ndërmerret
në drejtësi

dërkohë që politika dhe
institucionet e ndryshme
të shtetit shqiptar ndodhen përpara disa sfidave të rëndësishme kombëtare në kuadrin e
përmbushjes së objektivave më
të fundit integruese të vendit
tonë në Bashkimin Europian, si;
arritja e standardeve politikoqeverisëse të vendit, funksionimi
demokratik i institucioneve të
shtetit, plotësimi i treguesve të
duhur ekonomiko-social, reforma në drejtësi, zbatimi i ligjit të
dekriminalizimit, reforma zgjedhore e kështu me radhë, befas
tërheq vëmendjen një “problem
ndërkombëtar”, pas publikimit të
“Panama papers”, lidhur me disa
investigime mediatike në një prej
oazeve të “parajsave fiskale” në
botë. Përveç përmendjes së emrit të ndonjë kompanie shqiptare
në këto “letra”, ajo që e bën politikën dhe institucionet shqiptare
të harrojnë punët dhe hallet më
prioritare që kanë për të zgjidhur,
është zakoni i tyre i vjetër për t’u
marrë me çfarë t’u dalë përpara,
mjafton që të tërheqin vëmendjen
e njerëzve nga problemet e tyre
reale. Natyrisht, duke u shprehur
në këtë mënyrë nuk duam të themi që “Panama papers”, s’është
edhe një “problem shqiptar”, por
këtë problem e kemi patur gjithnjë përpara syve dhe para se t’na
e tregonin gazetarët e huaj, atë
na e kanë treguar gazetarët tanë,
teksa kanë denoncuar “firmat piramidale”, Becchetin e HEC-it të
Kalivaçit, tragjedinë e Gërdecit,
ÇEZ-DIA, Bankers Petroleum
dhe dhjetëra koncesione e investime të tjera të dyshimta përgjatë
gjithë tranzicionit shqiptar. Nga
ana tjetër, më afër se Panamanë,
ne kemi Zvicrën, Luksemburgun,
Qipron apo shumë hapësira të
tjera brenda kontinetit tonë,
për të mos përmendur Singaporin dhe Hong Kongun e Azisë, të
cilat ofrojnë gjithashtu avantazhe
fiskale e financiare, kryesisht
përmes mundësimit të anonimatit dhe sekretit të lartë bankar.
Po kështu, nuk besoj se s’është
dëgjuar kurrë më parë për denoncime të shumta mediatike lidhur
me transferime të mundshme
parash të politikanëve shqiptarë
në Qipro. Por këto denoncime
nuk kanë marrë kurrë vemendjen
e duhur të publikut dhe për më
tepër të institucioneve ligjzbatuese për t’u hetuar me seriozitet
e përgjegjësi profesionale. T’i turresh Ismail Mulletit që është një
biznesmen, deri tani i regjistruar
si qindëra e mijëra biznesmenë të
tjerë, në të ashtuquajturat “parajsa fiskale” të Panamasë, dhe të

nxjerrësh pretekste pas pretekstesh
për të mos u marrë me reformën në
drejtësi, me qëllim që të shmangësh
hetimin e politikanëve dhe zyrtarëve
të lartë shqiptarë, të cilët për gati
njëçerek shekulli me radhë e kanë
kthyer Shqipërinë në parajsë për veten
e tyre, do të thotë: “Rroftë sebepi!” për
ta shtyrë dhe ca kohë duke u hedhur hi
syve njerëzve tanë që po luftojnë për 5
dollarë në ditë, dhëmbë për dhëmbë
me varfërinë ekstreme, e cila s’ka
të ndalur, dhe që për më tepër vjen
kryesisht për shkak të pasurimit dhe
administrimit të paligjshëm të parasë
publike në Shqipëri. Pyetja që organet
tona të hetimit duhet të kishin shtruar
dhe që duhet t’i ishin përgjigjur me
kohë është: Si “shpërblehen” nëpunësit e korruptuar, kryesisht vendimarrës të nivelit të lartë për shitjen e
interesave publike kundrejt përfitimeve korruptive? Ofrimi në Shqipëri
i investitorëve të paverifikueshëm
apo të regjistruar në kompanitë “Ofshore”; zgjidhja me “mirëkuptim” e
konflikteve të biznesit me kompanitë
e huaja, “zgjidhje” që përgjithësisht
rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptar
dhe janë në favor të palës së huaj; legalizimi i marrëveshjeve koncesionare të tipit partneritet publik-privat
të pashoqëruara me dokumentin e
plotë të marrëveshjes, me tekste të
paunifikuara, në mjaft raste edhe të
papërkthyera në shqip apo në disa
raste të tjera edhe të papublikuara
me emër të sekrtetit tregtar; mos
ndëshkimi i asnjë prej nëpunësve,
zyrtarëve apo politikanëve të lartë
lobist për gropat fiskale të hapura
nga koncesionarët dhe investitorët
e kompanive mashtruese fantazëm
më origjinë “parajsat fiskale”, etj.,
tregojnë se klientët kryesor të vendit
tonë në “parajsat fiskal janë politikanët dhe jo biznesmenët shqiptarë.
Ndaj, vendosja e drejtësisë ndaj
zyrtarëve të korruptuar përbën një
nga sfidat më të mëdha, me të cilën
duhet të përballet shoqëria shqiptare
në ditët e muajtë e ardhshëm, pas
miratimit të ligjit të dekriminalizimit
dhe reformës që pritet të ndërmerret
në drejtësi. Mesa duket po vjen koha
që ata, të cilat janë pasuruar përmes
pushtetit politik dhe na kanë privuar
ne nga një shoqëri vlerash demokratike, mirëqenieje ekonomike dhe
sigurie juridike për të gjithë, duhet të
japin llogari para drejtësisë së reformuar. Kësisoj, shpresojmë që 2016-a
të konsiderohet edhe si viti i fundit,
ku baronët e politikës, drogës dhe
biznesit kriminal, një nga një ose në
grupe të ndryshme, do të fillojnë të
mbyllin epokën e sundimit të tyre antiligjor përgjatë 25 viteve tranzicion.
Këto ngjarje shpresëdhënëse pritet
të ndodhin, jo vetëm se shqiptarët e
ndershëm po kërkojnë drejtësi, por
kryesisht nga që po u soset durimi

edhe institucioneve të ndryshme
ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara
të Amerikës “nuk do të gjejnë qetësi”
derisa procesi të përfundojë, ka thënë
para disa ditësh ambasadori amerikan Donald Lu, duke folur për reformën në drejtësi. Dhe nuk ka diskutim, që këmbëngulja e ambasadorit
Lu vjen nga një porosi e marrë direkt prej eprorëve të tij në Shtëpinë
e Bardhë. “Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar
në reformën në drejtësi për shkak të
udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë
në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë
qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të
mbështesë reformat e nevojshme për
pranimin e Shqipërisë në BE”, theksoi
ai midis të tjerash. Mbase kur përmend “…reformat e nevojshme për
pranimin e Shqipërisë në BE”, përveç
këshillave të eprorëve të tij, ambasadori Lu ka parasysh edhe konstatimin e bërë në raport-progresin e vitit
2015, ku thuhet: “Vendi ka arritur disi
nivel përgatitjeje në luftën kundër
korrupsionit. Pak progres është bërë
vitin e kaluar, veçanërisht përmes miratimit të një strategjie dhe një plani
masash. Gjithsesi, korrupsioni është
i gjithëpërhapur dhe masa me efektive nevojiten për të themeluar një
rekord solid të hetimeve, përndjekjes
dhe dënimit në të gjitha nivelet, në
veçanti për rastet kur përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit”. Siç dihet korrupsioni dhe krimi i organizuar janë
shkaku kryesor që vendi dhe ekonomia jonë humbasin çdo ditë oportunitete të rëndësishme nga bota e
qytetëruar, duke u zhytur gjithnjë e
më shumë në mjerim, anarshi dhe
pasiguri. Ashtu siç ka theksuar edhe
Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon
Kerry, janë pikërisht këto fenomene,
që mund të rrezikojnë seriozisht të
gjitha zhvillimet dhe arritjet tona demokratike, përgjatë këtyre 25 viteve.
Bëhet fjalë për një korrupsion kapilar,
i përhapur gjerësisht si nje kancer me
metastazat e tij, në të gjithë nivelet
e qeverisjes, i cili kërkon të gëlltisë
gjithëçka dhe të kontrollojë çdo gjë.
Si rezultat i korrupsionit të zhvilluar ekzistojnë sot pushtete shumë
të fuqishme të krimit, në atë masë
sa që arrijnë t’i diktojnë qeverisjes
së vendit, se ç’duhet të bëjë ende në
interes të tyre dhe jo të qytetarëve,
duke frenuar ecurinë e reformave integruese për t’u bërë pjesë e familjes
së madhe europiane. Në këto kushte,
qytetarët e ndershëm janë të gjithë të
detyruar të paguajnë “taksën e korrupsionit” për të zgjidhur edhe një
problem sado të vogël në jetë. Kësisoj,
korrupsioni bëhet kështu, jo vetëm
një faktor varfërues, por edhe një
fenomen traumatizues për ta. Problemi ka agravuar së tepërmi nga që re-

agimi qytetar s’ka qënë në nivelin dhe
kohën e duhur, kur shihej që një individ, i cili fillonte punë me përgjegjësi
në administratën shtetrore, sidomos
në doganë, tatime, zyrat e prokurimit
publik, në polici, gjykatë, etj., jetesa
e tij dhe e familjes ndryshonte dukshëm; kur këta individë, sapo kishin
filluar të hipin e zbresin nga makina
luksoze, të visheshin me “firmato”, të
frekuentonin lokale bosash, të blenin
shtëpi e ndërtonin vila të shtrenjta,
t’i shkollonin fëmijët jashtë shtetit, të
paguanin shërbëtorë e bodiguardë,
të blenin diploma e çertifikata trajnimi për të garnatuar “de jure” vendin e
punës, etj. Ata vazhdojnë t’i gëzojnë
edhe sot privilegjet e korrupsionit,
për arsye se antikorrupsioni i deri
tanishëm ka qënë thjeshtë “shumë
zhurmë për asgjë”. Fakt është se antikorrupsioni nuk mund të jetë një
lëvizje dobiprurëse nëse nuk arrin të
prangos personat përgjegjës dhe të
rikthejë në buxhetin e shtetit pjesën
e të ardhurave publike që është grabitur në mënyrë të paligjshme. Kështu që, ndonëse në shtator të vitit të
kaluar, pas një konference mbi luftën
kundër korrupsionit që u zhvillua në
Rumani, Prokurori i Përgjithshëm i
Shqipërisë, Adriatik Llalla, deklaroi se
institucioni i tij kishte “nën hetim një
numër të konsiderueshëm zyrtarësh,
kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat
penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, nuk kaluan veçse
pak javë kur ai nisi ta ristrukturonte
njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, “për faktin se
ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e
lartë, pasi nuk ka pasur referime për
korrupsionin në radhët e zyrtarëve
të nivelit të lartë gjatë muajve të
fundit nga institucionet e ngarkuara
me ligj”. Kësaj i thonë “Parti”, dhe jo
Prokurori!?... Ndaj, Shqipëria mund
të jetë vendi i fundit në rajon, ku
qytetarët e tij nuk po dëgjojnë ende
që “iks” president, kryeparalamentar, kryeministër, ministër apo çfardo
lloj zyrtari tjetër i lartë u prangos për
shkelje të ligjit, për keqqeverisje, për
favorizime dhe abuzime me fondet
publike, etj., siç ka ndodhur dhe po
ndodh aktualisht në Rumani, Kroaci,
Serbi, Mal i Zi, e kështu me radhë.
Aq më pak po dëgjojnë për vendime
gjykatash të formës së prerë, ku
këta eksponentë të lartë të politikës,
shtetit apo biznesit, të paprekshëm
për vite me radhë, të dënohen me
shumë vite burg, duke ju sekuestruar njëkohësisht edhe pasuritë
e paligjshme të korrupsionit dhe
trafikut të influencës. Vetëm në këtë
mënyrë, rruga e vetme drejt pushtetit
e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë
në vendin tonë, mund të përshkohet
prej tyre me ndershmëri dhe duke e
mbajtur ballin lart.

fryma e re

12 prill 2016

speciale
F

qinjët
italianë
dhe
“vëllezërit” turq. Janë pikërisht shtetasit e këtyre dy
vendeve që kryesojnë listën e të
huajve, të cilët kanë zgjedhur që të
punojnë në vendin tonë.
Kjo tendencë u theksua më
shumë gjatë vitit të kaluar, pasi më
herët ajo udhëhiqej nga shtetasit
kinezë, të cilët i gjen më shumë në
ndërtim dhe tregti.
Për vitin 2015, shifrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit raportojnë mbi 3,000 të huaj që kanë
zgjedhur si mundësi punësimi
vendin tonë. Gjatë pesë viteve të
fundit, tendenca kryesisht është
në rritje, me disa luhatje të pakta.
Kuadri ligjor që rregullon marrëdhënien e tyre të punës brenda
kufijve shqiptarë ka ndryshuar
disa herë, së fundmi në vitin 2013.
(Ligji 108/2013 datë 28/03/2013
”Për të Huajt” dhe Vendimet e
Këshillit të Ministrave me Nr. 6670 dhe 74-85, datë 12.02.2014 si
dhe Urdhrit të Ministrit nr.147,
datë 09.07.2014 ”Për deklarimin
për punësim të shtetasve të Bashkimit Europian, zonës Shengen,
shtetasve të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, shtetasve të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të
Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare).
Ky kuadër përcakton se cilët
shtetas të huaj duhet të pajisen me
leje pune dhe cilët me vërtetime.
Përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit me atë të BE-së (kusht për
përgatitjen e hapjes së tregut kur
të aderojmë në BE) dhe lehtësimi
i kushteve për marrjen e lejeve të
punës krijuan terren më të favorshëm për punësimin e të huajve.
Statistikat e ofruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportojnë se për periudhën janar-dhjetor
2015 u punësuan 3,139 shtetas të
huaj nga të cilët 1,711 me leje pune
(që jepen për shtetas jo anëtarë të
Bashkimit Europian, zonës Shengen, shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Republikës së
Kosovës dhe atyre të Republikës së
Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare) dhe 1,428 që ishin të pajisur me
vërtetim deklarimi për punësim.
Ekspertët e Shërbimit Kombëtar të
Punësimit thonë se duke analizuar
numrin e shtetasve të huaj, të cilët
janë në marrëdhënie pune pranë
kompanive të huaja, filialeve të tyre
në Shqipëri që janë vetë investues,
mund të thuhet se tendenca e punësimit është pozitive dhe kjo detyrimisht çon në rritjen e numrit të
këtyre shtetasve.
Fakti që të huajt po gjejnë në
Shqipëri një vend të sigurt pune
është bërë shpesh pjesë e raportimeve të mëdha të huaja, veçanërisht nga ato të shteteve fqinje.

6

Shqipëria vlerësohet si vend i preferuar për të punuar, veçanërisht
nga shtetasit e vendeve fqinje dhe kjo për disa arsye.

Italianët dhe turqit kryesojnë
listën e të punësuarve në Shqipëri
Dominojnë punëmarrësit, që
punojnë në sipërmarrjet private me
pronësi të huaj. Sektorë të veçantë
të ekonomisë preferojnë të marrin
punonjës të huaj për kategori pune
të ndryshme. Një pjesë i preferon
për nivelin e aftësive të munguara
të punonjësve shqiptarë, kryesisht
në fushën e industrisë nxjerrëse dhe
energjetikës, ndërsa pjesa tjetër për
krahun më të lirë të punës.

Turqit dhe italianët,
“emigrantët” e Shqipërisë

Kostoja e ulët e jetesës, taksat mbi të ardhurat, por edhe nevoja që ka vendi për disa profile profesionesh që te ne ose mungojnë ose gjenden me pakicë. Të paktën në pesë vitet e fundit, numri i
tyre ka ardhur në rritje, kjo edhe se legjislacioni i ndryshuar herë pas here e favorizon. Në vitin
2015, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, numri i shtetasve të huaj që
punojnë në vendin tonë ishte mbi 3,000
Ka disa arsye se përse tregu shqiptar i punës i josh këta njerëz, siç
është kërkesa ende e lartë për profesionistë, për njerëz të kualifikuar
në profesione të vjetra apo në ata
sektorë që janë nën zhvillimin e
vrullshëm të teknologjisë, por edhe
kostoja e ulët e jetës (krahasuar me
vendet e tyre të origjinës), por edhe
një taksim më i favorshëm.

Tirana, aty ku
strehohen më shumë
Kryeqyteti shqiptar, Tirana,
është “streha” e preferuar e të huajve që zgjedhin të krijojnë një jetë

të re në vendin tonë. Statistikat e
2015-s të Shërbimit Kombëtar të
Punësimit (SHKP-së) tregojnë se
tre janë rajonet që kanë numrin
më të madh të shtetasve të huaj –
Tirana, Durrësi dhe Lezha. Mund
të thuhet se ka një ndryshim të
vendosjes gjeografike të shtetasve
të huaj. Në vitin 2014, në krye të
preferencave qëndronin Fieri, Elbasani e Shkodra.
Nëse i referohemi në mënyrë
më të detajuar të dhënave të vitit të
kaluar, sipas të njëjtit burim, Tirana
me 1,447 shtetas të huaj aplikues

zinte vendin e parë sa i përket shtrirjes gjeografike. Kjo shifër zë 46%
të totalit, nga të cilët 651 leje pune
dhe 796 vërtetim – deklarimi për
punësim. E ndjekur nga Durrësi, me
291 shtetas të huaj, ose 9.2% e totalit
(nga të cilët 101 leje pune dhe 190
vërtetim deklarimi për punësim).
Në vendin e tretë, sipas të dhënave
të SHKP-së, renditet Lezha me 172
shtetas të huaj ose 5.5% e totalit
(nga të cilët 134 leje pune dhe 38
vërtetim – deklarimi për punësim).
Pjesa tjetër e të dhënave u takojnë
rajoneve të tjera të vendit.

veprat hidrike

HEC-et “joshin” të huajt

P

ak vite më parë ishin kinezët ata që dominonin
në sektorin e ndërtimit. Sot, kur tregu është i
tejngopur dhe nuk po ndërtohet më, ca edhe nga
“moratoriumet”, të huajt kanë parë si një sektor
joshës atë të veprave hidrike. Kjo ka bërë që sipas të
dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, sektori i ndërtimit të renditet si më i preferuari për punësimin e të huajve. Rritja e shifrave në këtë fushë
i dedikohet mungesës së forcës së punës së kualifikuar që nevojiten për ndërtimin dhe vënien në punë
të veprave hidrike. Në Shqipëri, sot numërohen
rreth 229 HEC-e të vogla që janë në prodhim.
Kështu, sipas të dhënave për vitin 2015, ndërtimi ishte sektori që dominoi tregun e punës me 721
shtetas të huaj. E shprehur në përqindje është 23% e

totalit, nga të cilët 553 janë pajisur me leje pune dhe
168 me vërtetim deklarimi për punësim.
Në vendin e dytë janë aktivitete të tjera shërbimi me 572 shtetas të huaj, e shprehur në përqindje
18% e totalit, nga të cilët 269 janë pajisur me një leje
pune dhe 303 me vërtetim deklarimi për punësim.
Në krahasim me vitin 2014, që kishte parësore
fushën e shërbimeve të ndryshme si p.sh., hotele,
bare, restorante, qendra trajtimesh estetike apo aktivitete të shoqatave të ndryshme, viti 2015 ka renditur në vendin e parë sektorin e ndërtimit. Këtë
vit, ky sektor ka një karakteristikë të re, nuk bëhet
fjalë për ndërtim rrugësh apo pallatesh, por veprash
ujore siç janë hidrocentralet, le të themi ai në Banjë,
Moglicë, etj..

Ky është një fenomen që
ekspertët shpesh përpiqen t’i “emigracion” të ndërsjellë, për disa janë
efekte të globalizmit e për të tjerë
janë efekte krize. Pjesa më e madhe
e të huajve, të cilët preferojnë të
vijnë në Shqipëri janë nga shtetet
fqinje, që janë më të goditura nga
kriza financiare e me të cilët historia na ka lidhur gjithmonë.
Regjistri elektronik i të huajve (moduli E-leje pune) ka rritur
mundësinë e monitorimit dhe
menaxhimit të shtetasve të huaj
në Shqipëri dhe kjo ka lehtësuar
kryerjen e studimeve për ndikimin
që kanë në ekonomi.
Megjithatë, të huajt që punojnë
në Shqipëri përbëjnë një forcë pune
pothuajse të pandjeshme ndaj totalit, edhe pse numri i tyre është në
rritje. Në vitin 2008 ishin 1,200 të
huaj që punonin me leje të rregullta
pune, ndërsa në vitin 2011, kjo shifër
u rrit në 2,300, për të arritur në vitin
pasardhës në 2,500.
Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë
vitit 2015, numrin më të madh të
shtetasve të huaj të pajisur me leje
pune e zinin turqit, që përbënin
52% të totalit (me 888 leje).
Ata ndiqen nga shtetasit kinezë
me 188 leje pune ose 6% e totalit,
kanadezët me 95 leje pune ose
5.5% e totalit dhe maqedonasit me
80 leje pune ose 2.6% e totalit.
Këto shifra i referohen numrit
total të lejeve të punës të dhëna
(1,711) dhe jo atij të të huajve në
Shqipëri.
Ndërsa fqinjët tanë përtej Adriatikut renditen në vend të parë
sa u përket vërtetimeve/deklarimeve të punës. Me 719 vërtetime
të dhëna gjatë vitit 2015 ata zinin
50% të totalit (prej 1,428 deklarim
punësimesh), të ndjekur nga shqiptarët e Kosovës me 219 vërtetime
ose 15.3% e totalit. Vendin e tretë
e zënë shtetasit grekë me 168 ose
12% e totalit, ndërsa ata amerikanë 72 vërtetime ose 5% e totalit.

fryma e re

12 prill 2016

aktualitet

P

as përfshirjes së dy kompanive shqiptare dhe biznesmenit Ismail Mulleti në
skandalin e “Panama Papers” ku
janë fshehur e pastruar miliona
euro pasuri, Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet. Burime nga
akuza bënë me dije se hetimet për
përfshirjen e Mulletit në fshehjen e
parave në Panama dhe shqiptarëve
të tjerë të dyshuar në këtë skemë
do të kryhen në bashkëpunim
me krimin ekonomik, pastrimin e
parave dhe partnerët e huaj. Por si
do të kryhen këtë hetime?
Fillimisht drejt bankave janë
nisur letër-porosi për të gjitha
transfertat në shumë të mëdha
të bëra në 10 vitet e fundit brenda apo jashtë vendit nga shtetas
shqiptar apo të huaj drejt zonave
të njohura si ishujt off-shore apo
parajsat fiskale.
Analizimi i këtyre transfertave si
dhe dokumenteve të publikuar në
“Panama Papers” do të shërbejnë
për të parë nëse ka apo jo pastrim
parash apo fshehje pasurie nga
shtetas shqiptar qofshin biznesmen, politikan apo personazhe
publik. I pari në listën e hetimeve
si person i dyshuar është përfshirë
Ismail Mulleti i cili pritet që brenda
10 ditëve të thirret para hetuesve
në prokurori për të dëshmuar në
lidhje me paratë e transferuara në
Panama dhe bizneset që ai zotëron
me shtetas të huaj.

Drejt bankave janë nisur letër-porosi për të gjitha transfertat
në shumë të mëdha të bëra në 10 vitet e fundit

Skandali financiar
Prokuroria shqiptare nis
hetimet për transfertat off-shore

Gazetarët e skandalit “Panama Papers” paralajmërojnë publikimin e shqiptarëve të përfshirë

Të tjerë shqiptarë të përfshirë
Dreë Sullivan është drejtor i
OCCRP (Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe
Korrupsionit), e cila operon në
Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi

dhe shumë shpejt do të sjellë emrat te rinj e përfshirë në “Panama
Papers”.
Pyetjeve se kur dhe sa shpejt
do të ndodhë kjo, Dreë Sullivan i
përgjigjet. “Jemi ende në proces.

Ende nuk janë hapur në mënyrë
të thelluar dokumentet nga Shqipëria. E nisëm me Rusinë, që
kishte shumë materiale, pastaj
Serbinë, Rumaninë, Çekinë. Më
beso, njerëzit janë duke punu-

Ekspertët e “Eurocopter”
dhe ata amerikanë po
hetojnë rreth shkaqeve të
aksidentit tragjik

P

jesët e mbetura të helikopterit të ushtrisë EC 145, që u rrëzua të mërkurën
e kësaj jave në liqenin e Shkodrës, janë
nxjerrë dy ditë më parë nga Polumbarët
e RENEA-s dhe Forcave të Armatosura.
Për nxjerrjen e trupit të helikopterit
është përdorur edhe një
vinç i tonazhit të rëndë.
Fillimisht, pjesët e mjetit
fluturues të ushtrisë janë
transportuar drejt qytetit
verior të Shkodrës, ndërsa
më pas trupi i helikopterit,
bashkë me pjesët e tij, do të
transportohen drejt Tiranës.
Operacioni për nxjerrjen e
helikopterit vijoi që në orët
e para të mëngjesit të kësaj
të diele, ku fillimisht u nxorën pjesë të tij, si radarit
dhe sende të tjera. Një ditë më parë u nxor
nga liqeni edhe kamera regjistruese e helikopterit të ushtrisë EC 145. Kjo pajisje, si
dhe kutia e zezë do t’i nënshtrohen të hënën ekspertizës, në Prokurorinë e Shkodrës, në prani të specialistëve të “Euro-

ar dhe ne do t’i japim emrat, sa
më shpejt të jetë e mundur. Për
ta bërë këtë, do të vijnë në Bosnjë, ku ne kemi qendrën, disa
gazetarë shqiptarë, me të cilët
OCCRP po bashkëpunon. Ne nuk
e dimë kush është kush, kush
nga Shqipëria, Maqedonia apo
Kosova. Ata e dinë këtë“, është
shprehur Sullivan për dritare.
net. I pyetur se në median shqiptare është thënë që në “Panama
Papers” ka emra të rëndësishëm
nga Shqipëria dhe kjo duhet të
ketë dalë prej gazetarëve që punojnë me OCCRP, Dreë Sullivan,
përgjigjet prerë.
“Kush e thotë këtë? Gazetarët
të cilët po punojnë me ne, kanë
rregulla strikte bashkëpunimi dhe
ju është bërë e qartë të mos komunikojnë me askënd. Mesa di unë,
ata e kanë mbajtur fjalën. Nuk besoj të ketë folur asnjë prej tyre. A ka
emra shqiptarësh të rëndësishëm?
Unë i di emrat, por urrej të flas
para kohe. Kjo është një maratonë,
jo një sprint”, u shpreh ai.

Feja në shkolla

Aksidenti në Shkodër

Helikopteri
i Ushtrisë,
nxirren nga
liqeni pjesët
e mbetura

7

copter”, nga ku pritet të hidhet dritë rreth
shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë. Helikopteri u rrëzua 6 ditë
më parë në Grizhë të Malësisë së Madhe,
kur humbën jetën edhe dy pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, si u plagos

Gerald Baramuça. Ndërkohë, përmes një
deklarate për shtyp, Shtabi i Përgjithshëm
i Forcave të Armatosura, theksoi se vijon bashkëpunimi me Prokurorinë për
zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit të Ushtrisë EC 145.

MA: S’do të predikohet,
do jetë thjesht lëndë
M

inistria e Arsimit, ka reaguar pas deklaratës së
kryeministrit Edi Rama se në shkolla do të futen
edhe lëndë fetare. Përmes një deklarate për shtyp,
Ministria e Arsimit thekson se një lëndë që jep njohuri
mbi besimet fetare do të implementohet si projekt pilot në 10 shkolla në vend, që prej vitit të ardhshëm.
MAS sqaron se bëhet fjalë vetëm për një lëndë
mësimore dhe theksoi se në shkolla nuk do të predikohet. “Lënda që do të quhet “Historia dhe kulturat
fetare” do të futet në kurrikulat e pesë shkollave të
mesme dhe 5 shkollave 9-vjeçare, në klasat e 6-ta
dhe vitet e para. Lënda do jepet nga mësues dhe jo
klerikë. Nuk do predikohet. I kam parë shqetësimet e
akademikëve, projekti do diskutohet me akademikët,
nuk do miratohet asgjë pa miratimin e akdamikëve”,
deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila
ishte e pranishme në Komisionin parlamentar për
“Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik”. Përfshirja
e një lënde mbi kulturën fetare u njoftuar nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, gjatë një aktiviteti të
Komunitetit Mysliman.

fryma e re

12 prill 2016

8

ekonomi
vlerësimi

Diplomacia, Shqipëria
e vështirë për investimet
M

BB: Pesë rreziqet
që mund të cënojnë
rritjen më 2016-2017

D

uke bërë një vlerësim për
rritjen e pritshme ekonomike për periudhën 20162017, Banka e Botërore në
raportin rajonal “Ribalancim
për rritje më të fortë” të prezantuar sot ka evidentuar pesë
rreziqe që kanosin procesin e
rimëkëmbjes.
Nga faktorët e jashtëm
renditen tre si më kryesore:
luhatshmëria e tregjeve financiare, rritja më e ulët
në tregjet eksportuese dhe
lëvizjet e çmimeve të lëndëve
të para në Bursa.
Ndërsa si arsye të brendshme shihen zgjedhjet e
përgjithshme parlamentare të
2017 dhe shpejtësia e reformave strukturore dhe fiskale.
Në vlerësimin e përgjithshëm banka evidenton një
rikthim të rritjes ekonomike
në 2015-ën, e udhëhequr nga
investimet dhe eksportet.
Banka ve ne dukje se ribalancimi i burimeve të rritjes
ka filluar dhe për të siguruar
qëndrueshmërinë e tij është
e nevojshme adresimi i deficiteve fiskale dhe të jashtme
dhe forcimi i trendit pozitiv të
produktivitetit.
Institucioni
Financiar
Ndërkombëtar rekomandon
se reformat duhet të përqendrohen në përmirësimin e
klimës së biznesit dhe qeverisjes, përmirësimin e drejtësisë, cilësisë dhe eficensës
së shërbimeve publike dhe
mbrojtjes sociale.
Rritja e produktivitetit vjen
nga garantimi i përdorimit
të qëndrueshëm të energjisë
dhe burimeve natyrore dhe
ruajtje e mjedisit. Eliminimi i
faktorëve dekurajues dhe barrierave në punësimin formal,
paraqet mjaft rëndësi, sipas
analizës së BB.

ark Craëford: “Kur ambasada dhe diplomatët
nuk janë më diplomatë,
duke parë vështirësinë e situatës,
është shumë e vështirë për ne t’u
themi investitorëve hajdeni, sepse
do jetë ambasada që do t’u thotë
mos hajdeni, sepse situata nuk
është e përshtatshme”
Diplomacia ekonomike është
vënë në alarm për klimën e rënduar te investimeve, që është krijuar në vendin tonë, aq sa disa prej
dhomave të huaja të tregtisë, më të
rëndësishmet në vend, janë duke i
orientuar investitorët të mos futen
në Shqipëri. Pasiguria juridike me
kontratat aktuale, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe korrupsioni
duket se janë arsyet themelore.
Shqetësimi është përcjellë në
rrugë jo zyrtare në Monitor javët e
fundit, porse klima e rënduar, që përflitet në korridoret e diplomacisë, ka
nisur të artikulohet zyrtarisht.
Duke folur në takimin e organizuar nga Fondacioni për Liri
Ekonomike, pak ditë më parë,
Presidenti i Dhomës Amerikane të
Tregtisë , Mark Craëford tha: “Duke
dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës,
po mendoja për Albpetrolin, se si
mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më
diplomatë, duke parë vështirësinë e
situatës, është shumë e vështirë për
ne t’u themi investitorëve hajdeni,
sepse do jetë ambasada që do t’u
thotë mos hajdeni, sepse situata
nuk është e përshtatshme”.
Në një bisede telefonike me
Monitor, Craëford pohoi se investitorët po ikin nga Shqipëria dhe
ky është fakt, nuk është më një
thashethem, ata po e thonë publikisht që po ikin. Ai tha se kompania Helvet Pacard ka ikur tashmë, ndërsa Bankers Petroleum
po përpiqet të largohet (kompania në fakt ka njoftuar shitjen).
Gjithashtu koncensionari i naftës
Transatlantik Petroleumin erdhi
dhe iku brenda një viti. Craëford
thotë që pas kësaj kompanie ishte
një miliarder amerikan, që “nuk
e di pse nuk e morën seriozisht
në Shqipëri”. Ai përmend dhe një
rast kur një kompani, pasi erdhi,
vendosi të mbyllë aktivitetin, por
tani ka ngecur në një pikë ku as
ikën dot dhe as e mbyll dot dhe
duhet të sorrollatet për tre vjet,
për shkak të burokracive në mbylljen e një biznesi.

Këto shqetësime i janë përcjellë pak ditë më parë nga Dhoma
Amerikane edhe Këshillit të Investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me
mbështetjen e BERZH-it për të
rritur dialogun midis qeverisë dhe
sektorit.
Shefi i Dhomës Amerikane
pohoi për Monitor se investitorët
thonë që nuk është vetëm konjuktura e papërshtatshme e tregut
arsyeja që po ikin, por edhe ambienti. Ai shton se edhe gjermanët
mendojnë kështu.
Ambasada Amerikane në Shqipëri, e kontaktuar nga Monitor
lidhur me këshillat që ata u japin
investitorëve që duan të vijnë në
Shqipëri, tha përmes zëdhënësit
të saj, Ryan Roberts: “Forcimi i
lidhjeve ekonomike midis SHBA
dhe Shqipërisë është një element
i rëndësishëm i marrëdhënies
se shumeanshme që kemi me
Shqipërinë. Ndërkohë që as nuk
inkurajojmë dhe as shkurajojmë
investime, ambasada ka përgjegjësi, kur i kërkohet, që të ofrojë një
vlerësim të ndershëm të mundësive dhe sfidave që ka të bërit biznes në Shqipëri.”
Presidenti i Shoqatës Gjermane
të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Rolf Castro-Vasquez,
tha se ai nuk shprehet deri të martën, kur DIHA do të publikojë Anketimin për Klimën e Biznesit dhe
Investimeve në Shqipëri. Ky anketim paraqet një vlerësim të vitit
të shkuar si dhe një parashikim
për vitin në vazhdim. Gjithashtu
tregohen dhe perspektivat e Shqipërisë si vend për investime.
Në një intervistë të mëparshme
për Monitor, z.Vasquez ka pohuar
se “ju duhet të tregoni se jeni të
aftë të përmirësoni mjedisin e të
bërit biznes. Problemi qëndron në
faktin se procedurat, dokumentacionet duhet të hartohen në kohë
dhe këtu ka shumë vend për përmirësime. Kur çështja vjen te niveli
bazë, atëherë ka shumë probleme.
Ai përmendi dhe se Maqedonia
po tregohet aktive. “Ka një regjim
fiskal të favorshëm dhe kjo për ne
është një pikë e rëndësishme”.

Edhe Exim Bank e Kinës
fut Shqipërinë në listën
e zezë për 4 vjet
Geri Selenica nga
Qendra
Shqiptare për Studime Strategjike
njëkohësisht konsulent për investimet kineze në Shqipëri tha se

Shqipëria nuk ka arritur të
shfrytëzojë avantazhin e saj
gjeografik, i cili lejon akses
si nga toka dhe nga deti
Investimet e huaja në
tremujorin e fundit ranë
me 25% në krahasim me
të njëjtën periudhë të vitit
të kaluar, duke zbritur në
shifrën e 169 milionë euro

Exim Bank, banka që përfaqëson
Qeverinë Kineze e ka vendosur
Shqipërinë në listën e zezë dhe
për një periudhë katër vjeçare
nuk do të vlerësojnë asnjë projekt
financimi për Shqipërinë. Ky vendim, tha Selenica, “erdhi sepse pas
vlerësimeve të analistëve të Exim
Bank rezultoi që projekti i “Rrugës
së Arbrit” qe një projekt i keq,
madje tejet korruptiv, ku kryeministri Rama i kishte sugjeruar disa
herë kinezëve të bashkëpunonin
me një mikun e tij. Pikërisht nga
dështimi i këtij projekti por edhe
nga mosvlerësimi e sorollatja e
propozimeve serioze kineze, kjo
bankë nuk do të financojë asnjë
projekt për Shqipërinë katër vitet
e fundit”.
Selenica tha se, ky vendim i
është komunikuar para dy javësh
disa kompanive kineze që kishin
aplikuar për kredi për financimin e projekteve të ndryshme
në Shqipëri.
Burimet jo zyrtare pohuan se
në të njëjtën situatë ndodhet edhe
diplomacia ekonomike e disa
shteteve të tjera të rëndësishme, të
cilat kanë vendosur të mos rekomandojnë investitorët e vendeve të
tyre në Shqipëri.
Tashmë kur të gjithë shtetet e
Rajonit po rikuperohen nga kriza
ekonomike kryesisht nëpërmjet
thithjes së investimeve të huaja,
Shqipëria në tre vitet e fundit jo
vetëm që nuk ka arritur të përfshijë në tregjet e saj asnjë investi-

tor të huaj serioz, por madje edhe
ato pak kompani të huaja të mëdha (rasti i Bankers Petroleum dhe
TIA) po largohen nëpërmjet shitjes
së aktivitetit ose mbylljes së aktivitetit si rasti i Kurum dhe Beralb.

Shefja e BB: Shqipëria
nuk po shfrytëzon as
avantazhin gjeografik
Shqipëria nuk ka arritur të
shfrytëzojë avantazhin e saj gjeografik, i cili lejon akses si nga
toka dhe nga deti. Kështu është
shprehur shefja e Zyrës së Bankës
Botërore në Tiranë Tahseen Sayed
e pyetur nga “Monitor” gjatë
prezantimit të raportit të radhës
për vendet e rajonit të Europës
Juglindore në lidhje me rritjen e
konkurrueshmërisë me vendet e
rajonit për klimën e sipërmarrjes
private dhe Investimet e Huaja
Direkte.
Sipas saj qeveria shqiptare
duhet të nisë përpjekjet për përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Referuar Maqedonisë, shefja e
zyrës së Bankës Botërore e cilësoi
si një model pozitiv dhe se Shqipëria duhet të ndjekë ritmin e
rritjes së vendeve të tjera në lidhje
me Investimet e Huaja Direkte.
Zonja Sayed vlerësoi reformat
që po ndërmerr qeveria shqiptare
dhe sipas saj do të duhet të pritet
të paktën dy vjet për të kuptuar
efektin real në ekonomi.
“Stabilizimi i legjislacionit fiskal, i cili ka ndryshuar shpesh do

fryma e re

12 prill 2016

9

studimi

Harta e eksporteve
botërore, Shqipëria
“mburret” me
tekstile dhe këpucë

N

të lejojë pjekjen e kushteve për investime serioze”, tha shefja e zyrës
së Bankës Botërore në Tiranë.

Investimet e huaja bien
për dy tremujorë radhazi
Pas një rritjeje në dy tremujorët e parë të vitit 2015, investimet e huaja kanë shënuar rënie në
gjysmën e dytë të vitit, duke reflek-

tuar reduktimin e investimeve nga
kompanitë e mëdha të naftës.
Sipas të dhënave nga Bilanci i
Pagesave të Bankës së Shqipërisë,
investimet e huaja në tremujorin
e fundit ranë me 25% në krahasim
me të njëjtën periudhë të vitit të
kaluar, duke zbritur në shifrën e
169 milionë euro, niveli më i ulët
që nga tremujori i dytë i vitit 2014.

Edhe në tremujorin e tretë investimet kishin rënë me 3.3%.
Për gjithë vitin 2015, investimet e huaja arritën në 871 milionë
euro duke u rritur me vetëm 7.1%
në raport me 2014-n dhe duke
qenë 5.7% më të ulëta në raport
me 2013-n.
Ecuria e investimeve në vitin
2015 reflekton paqëndruesh-

Ministria

Gati aktet nënligjore të ligjit për
turizmin, i dorëzohen së shpejti qeverisë
M

inistria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit,
Tregtisë dhe Sipërmarrkes ka gati tashmë aktet nëligjore të ligjit të ri për turizmin, ndërsa pritet
t’i dërgojë për shqyrtim në qeveri. Burime nga kjo
ministri bëjnë të ditur se me
miratimin e tyre do të mund
të fillojë puna për zbatimin
e këtij ligji i cili pritet të sjellë
edhe efekte të ndjeshme në disiplinimin e sektorit, kryesisht
për klasifikimin dhe standardizimin e njësive akomoduese,
duke qenë se rreth 70% e tij
operon në informalitet.
Nga ministria mësohet se
ligji do të fillojë të japë efektet e para që në këtë sezon,
por të plota do të mund të ndihen pas dy vitesh.
Pas daljeve të akteve nënligjore do të nisë puna për
trajnimin dhe certifikimin e guidave turistike, që
është një pjesë e rëndësishme e këtij dokumenti.

Gjithashtu do të nisë edhe puna për klasifikimin e
njësive akomoduese.
Këtyre subjekteve do t’iu lihet një afat tranzitor
që do të shërbejë si njohës për procedurat e reja
që do të nevojiten. Klasifikimi
do të bëhet nga një komision
i ngritur pranë ministrisë. Në
fund të muajit mars do të nisë
edhe përgatitja e vlerësuesve,
të cilët do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit, pasi do të
prodhojnë raporte bazuar
edhe në vizitat që do të realizojnë në terren. Ndërsa monitorimi do të bëhet përmes Inspektoratit, do të kontrollohet
puna e bërë.
Gjatë periudhës mars-prill do të realizohet një
fushatë ndërgjegjësimi në të gjithë vendin për nisjen
e aplikimeve në të gjithë vendin. Prioritet do t’i jepet
pjesës së bregdetit, për shkak të fillimit të sezonit

mërinë e tyre dhe varësinë e
lartë nga industria e naftës. Në
gjashtëmujorin e parë, ato u
rritën ndjeshëm me 30%, si rrjedhojë e investimeve në hapjen e
puseve të naftës, por edhe rritjen
e kapitalit të bankave. Në tremujorin e tretë stafeta i kaloi energjisë, me projektet e hidrocentraleve.
Tremujori i katërt ishte më
negativi, teksa Bankers Petroleum,
investitori më i madh në vend,
pothuajse pezulloi prodhimin për
shkak të konfikteve me qeverinë
shqiptare dhe rënies së ndjeshme
të çmimeve të naftës.
Sipas Bankës së Shqipërisë,
“Prurjet në formën e investimeve
direkte gjatë kësaj periudhe kanë
ardhur kryesisht nga sektori i hidrokarbureve me rreth 44%, ai
i energjetikës me rreth 10%, të
ndjekur nga sektori i bankar dhe
ai i telekomunikacionit, që kanë
tërhequr përkatësisht 10% dhe 7%
të flukseve hyrëse të investimeve
të huaja direkte”.
Sipas burimeve nga Bankers,
në 2015-n investimet e kompanisë
ishin rreth 130 milionë euro, ndërsa këtë vit ato pritet të përgjysmohen, teksa nuk parashikohen
hapje pusesh të reja.
Me hyrjet e kompanive të reja
që po mungojnë dhe pritshmëritë
negative të kompanive të naftës,
shpresa e vetme për investimet
e huaja për këtë vit mbetet te energjia.

jë studim i fundit që
paraqet trendet botërore
për eksportet, tregon hartën
se çfarë eksporton secili shtet.
Harta, e krijuar nga Banka
amerikane e Merrill Lynch, me
të dhënat e CIA Ëorld Factbook
tregon sipas ngjyrave tregtinë e
jashtme kudo në botë.
Me blu janë të përfaqësuar
shtetet në të cilat nafta është në
krye të listës së eksporteve dhe
nga ngjarjet e dy viteve të fundit
me luhatjet e çmimeve të naftës
bruto duket se sa delikate është
ekonomia e secilit dhe varësia
nga eksportet.(jo vetëm shtetet
në Azi dhe Afrikë).
Raporti tregon se edhe
shtetet që eksportojnë metalet
dhe mineralet e çmuara luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë globale. Këto shtete, të
ngjyrosura me të kuqe, tregojnë
sidomos rëndësinë e eksportit të
floririt. Dominon në listë India.
Ndërsa vendet europiane
fokusin e tyre e kanë të drejtuar
drejt makinerisë dhe transportit. Elektronika dominon në
Kinë dhe SHBA, ndërsa ushqimi, pijet dhe tekstili dominon më tepër në pjesën tjetër të
shteteve.
Shqipërinë, harta e tregon
me ngjyrë të verdhë, eksporti
kryesor i së cilës është grupi i
tekstileve dhe këpucëve. Greqia
mbahet për ushqim dhe pije,
vendet e tjera të rajonit kryesisht për metale dhe minerale.
Raporti citon se ka një
ngadalësim të ndjeshëm të
tregtisë së jashtme që nga kriza ekonomike e vitit 2008. Por
edhe në sfidat botërore të bëra
publike në Forumin Ekonomik
Botëror tregohet se një tregtia
globale efektive dhe një sistem
investimesh është çelësi për
nxitjen e rritjes ekonomike dhe
përballjes me sfidat globale.

fryma e re

12 prill 2016

10

kulturë

Një ditë në muzeun e vjetër të Marubëve, ku gjithçka po paketohet
për t’u transferuar në një botë tjetër të imazhit. Restaurimi i aparatit
fotografik unik, ku duken të gjalla gjurmët e përdorimit; muzeu
modern i fotografisë, me teknologji unike në Ballkan, pritet së shpejti
të hapet; vendosur në zemër të pedonales së qytetit, gjithçka ofrohet
janë restorante dhe birrari, dhe libraria e françeskanëve, me godinën
drejt rrënimit mbi krye, që pritet të bëhet muze

nga Violeta Murati

P

ret që te muzeu të gëlojnë
njerëzit, të ishte i mbushur
me specialistë apo turistë. Kjo
është veçse imagjinatë. Pas rrugës së
gjerë, nëse dikush nuk të shoqëron
enkas, është krejt e pamundur të orientohesh për te Galeria Kombëtare
e Arteve në Shkodër, ku një kuti elektrike me shuk telash elektrikë, dhe
një portë hekuri, e ndan nga Muzeu
i Fotografisë Marubi. Të vetmen që
beson në seriozitetin e këtyre dy institucioneve zhytur si në një kazan
plehrash, në rrugicë, janë pllakat e
vendosura nga Ministria e Kulturës.
Te Galeria po përgatitej ekspozita
arkeologjike, me prezantimin e punës së pesë misioneve arkeologjike
në veri. Ndërsa në Muzeun e Marubit, pasi bën disa kthesa e ngjitesh
nëpër shkallë të ngushta ku kundërmon aroma e një furre buke ngjitur,
ka rënë heshtje e plotë.
Gjejmë një mesoburrë në krye të
shkallëve, që është njoftuar për lejimin tonë për të parë orët e fundit te
muzeu i vjetër, në një nga skutat e
qytetit. Ky na shoqëron për të parë
disa korniza modeste të vendosura
përgjatë korridorit të ngushtë, dhe të
zymtë. Nuk na lejon të fotografojmë
duke na treguar shenjën e ndalimit.
“Çdo gjë është paketuar tashmë, dhe
presim ditë për ditë të largohemi,
po bëhemi gati për te godina e re”,
thotë ciceroni. Hyjmë te një zyrë,
ku si duket përbëjnë gjithë stafin
e Muzeut, dy gra të ulura si duket
dhe ato në një pozicion të ngrirë, të
heshtura, që vetëm na vështrojnë…
Tek ato ndihej një lloj lehtësimi që
do të transferohet Muzeu, ndoshta
është kjo, por ato nuk flasin, s’e
hapin gojën për asnjë gjë. Frederiku

Orët e fundit të Marubëve
në skutat e Shkodrës
Stamati, specialist i restaurimit na
tregon direkt tavolinën e tij të punës,
rezervuar këto ditë për restaurimin
e disa objekteve që kanë përdorur
Marubët gjatë punës dhe aktivitetit
të tyre fotografik. Prej disa ditësh,
dhe ndoshta me javë, Stamati thotë
se do të restaurojë të gjitha objektet
e Marubëve.
Ndër duar i gjejmë një kuti druri,
ndonëse e vjetër, duket e mbajtur mirë. Është një nga aparatët
fotografikë pothuaj unikë të
Marubëve. Pajisja duket si një kuti
fillimisht, por restauratori e hap
ngadalë për të treguar procesin që
ndiqte fotografimin.
Ky është aparati i tretë që restaurohet nga objektet e Marubit, për
t’u bërë gati për ekspozim për në
Muzeun e Ri. Stamati thotë se ka
qenë pak i dëmtuar dhe në detaje
dallohen ende gjurmë gishtash,
duke krijuar një zbehtësi të lehtë në
anësore, dhe ndriçim më të fortë,
aty ku Marubët kanë fiksuar foton.
Janë të dukshme gjurmët e përdorimit, rrathët që gërryejnë pak drurin
e aparatit, pjesa metalike diku më e
shndritshme, dhe diku pak e lënë nga
errësira…Vendi ku montohej aparati
ka shenja po ashtu përdorimi.
Stamati jo pa qëllim na i tregon të
gjitha këto detaje, duke e mbyllur se
pikërisht këto gjurmë janë ruajtur në
procesin e restaurimit. Janë gjurmë

të punës së Marubëve të lëna gjatë
aktivitetit të tyre…Të gjitha këto aspekte të përdorimit të aparatëve që
po restaurohen, këto gjurmë nga duart e fotografëve të parë në Ballkan,
që mbërritën në Shqipëri dy shekuj
më parë, nuk do të “shkëlqejnë”.
Stamati thotë se do të ekspozohen
ashtu, pa luks e shkëlqim që shkakton restaurimi. Do të rregullohen
nga dëmtimet, por gjurmët e duarve
të Marubëve do të jenë të dukshme.
“Janë aparatë të mirë, nuk do t’i
bëjmë xixë, pasi në të kundërtën do
ja humbin faktin e përdorimit, do të
rrijë e oksiduar e pastër, nuk do t’ju
ikë historia e përdorimit”, thotë me
bindje restauratori, nga më vjetrit
dhe unik në vendin tonë.
Në këtë proces janë tre aparatë
fotografikë që fillojnë nga shekulli
XIX, derisa kanë lënë punët e fundit Marubët, pra punën në studion
e tyre. Kalon një ironi e lehtë nëpër
mendjen e Stamatit, kur thotë se
Marubët kanë përdorur aparatët
më të mirë të kohës, ata gjermanë,
përderisa kanë realizuar ato foto aq
cilësore.
Në këtë godinë ndodhet gjithë
pasuria fotografike e Marubëve dhe
objekteve që ata kanë përdorur. Para
pak kohësh, për herë të parë, rreth
100 mijë negativë kanë përfunduar
procesin e digjitalizmit, duke krijuar
një valë publikimi në rrjetet sociale

nga njohja e familjarëve nga fotot e
Marubëve. Të gjithë këto priten të
kalojnë në Muzeun e Ri, pa një datë
të caktuar hapjeje, por është në procesin e fundit të ndërtimit.
Por jo të gjitha pritet të
ekspozohen në muzeun e ri.
Stamati thotë se tani po merren
me restaurimin e objekteve që do
të ekspozohen, pasi kjo punë do
të vazhdojë në të ardhmen, me
pjesën tjetër të objekteve që ruhen.
Largohemi nga godina e vjetër, me
një guidë të shpejtë të ciceronit, që
për të na tërhequr në kuriozitetin e
Marubëve, ndal dhe tregon se fotoja
e vitit 1914, e në krye të korridorit
të ngushtë, që mban dixhiturën
“Dorëzimi
i
armëve”,
është
përzgjedhur nga UNESCO mes 500
fotove më të mira në botë.
Ikja nga muzeu i vjetër i ngjan
internimit të gjatë të Marubëve, pasurisë unike në Ballkan. Godina e
Muzeut të ri, diku nga mesi i pedonales, të tërheq nga rrethimi dhe
rrjeta që fsheh pamjen. Në të hyrë
të kësaj rruge nga më të bukurat në
Shkodër është më e preferuar edhe
për vetë vendalinjtë. Në fundjavë,
paradite, nuk ka shumë lëvizje por
endja e të rinjve ndihej. Pa turistë,
lokale pak të errta, të zymta, që
kundërmojnë me era qofte, dhe tabela pritëse si “shpi birre” e lëshon
atmosferën e pedonales drejt orien-

tit. Janë dy-tre studio piktorësh, punë
të tyre; e vetmja ku mund të mbetesh
me orë është libraria françeskane,
poshtë një godinë të vjetër, që thotë
se do ta kthejnë në Muze.
Ja në këtë rrugë të del përpara
dhe muzeu modern i Marubit, që
mësojmë se do të quhet Muzeu
Kombëtar i Fotografisë Marubi, i cili
do të pasurohet dhe nga arkiva të
tjerë të fotografisë. Punimet pothuaj
janë drejt fundit. Gjithçka është e
bardhë, dhe vitrinat e ekspozimit
mbajnë forma moderne kubike, me
drita të fshehta, tashmë të instaluar.
Në katin zero, që zbresin shkallët, na
tregojnë se do të shërbejë për vendosjen e makinerive, teknologji e
fjalës së fundit, e përshtatshme për të
ruajtur objektet. Ky arkiv pritet të pasurohet edhe me koleksione të tjera,
nga fotografë shkodranë, por edhe
fotografë të tjerë që kanë pasur aktivitet në periudha të ndryshme.
Mjediset alternohen me ndriçimin natyral, me hapësirën e qelqtë
të ndërfutur në mesin e godinës. Sipas Stamatit të paktën do duhen dhe
tre-katër muaj punë, që gjithçka të
mbarojë. Ndërsa ka qenë parashikuar fundi i muajit maj për përfundimin e punimeve.
Megjithatë, në këtë fazë muzeu
është lyer, janë përcaktuar se ku do
të vendosen fotografitë. Drejtori
i Muzeut, Luçiano Boçi, më herët

fryma e re

12 prill 2016

11

Rasti më i bujshëm i këtyre kohëve të fundit lidhet me një prej filozofëve gjermanë dhe
debatet e shumta lidhur me Fletoret e zeza të botuara vitin e kaluar në Europë.

T

është shprehur se janë materiale që
vijnë për herë të parë në Shqipëri, se
jemi avangardë dhe se bëhet fjalë për
teknologji krejtësisht innovative sa i
takon arkivës dhe laboratorit. Parashikohet që për restaurimin e fotografisë të jemi të vetmit, mbase në
rajon. Me transferimin e Marubëve
në muzeun e ri, nis dhe procesi për
t’i përfshirë në UNESCO. Kjo është
deklaruar para pak kohësh, për herë
të parë nga Boçi, për të pasur dhe
fotografinë si pjesë të programit të
memories së botës. Një proces që
do zgjasë, por për drejtuesit e rëndësishme është nisja, që do t’i gjejë në
muzeun e ri. Në këtë histori kujtojmë se italiani Pietro Marubbi u largua nga vendi i tij për arsye politike.
Ai erdhi së bashku me pajisjet e tij
fotografike dhe u vendos në veri të
Shqipërisë, duke ndërtuar kështu një
perandori fotografike, e cila është një
thesar unik për Shqipërinë. 500000
imazhe të Shqipërisë së vjetër janë
shkrepur në disa dekada. Pa këto
dokumente historike, vështirë se do
të dinim sot sesi dukej Shqipëria në
periudhën gjatë viteve 1858-1940.
Fotografi Pietro Marubi ka bashkëpunuar me dy shqiptarë të rinj e
të talentuar, që e vazhduan punën
edhe pas vdekjes së tij: Kel dhe Gegë
Marubi, të cilët arkivuan në studio,
mbi tre breza të Shqipërisë, në shekullin e 19-të dhe të 20-të. Këto ishin
fotot e para në qytetin verior shqiptar
të Shkodrës. Dhe t’u tregosh në këtë
anë të veriut, turistëve që mund të
rastisin, a marrin vesh mbi Marubët,
pasurinë prej gjysmë millionë fotosh,
shënohet si rast unik për kulturën
shqiptare. Vendosur në zemër të pedonales, muzeu modern i fotografisë
nuk do lexohet më si ironi e rrugicave
të zymta të Shkodrës, por së paku kurioziteti të grishet drejt një pasurie

ë kopjosh një fjali dhe më
pas ta futësh mes shkrimeve
të tua pa vendosur referencën, nuk ndodh vetëm në ditët
tona dhe me njerëz që në nivelin
e tyre u përkasin vetëm kufijve të
një vendi, apo si p.sh të një faktori
shqiptar të shpërndarë, siç është
rasti ynë në Ballkan. Kjo ndodh
dhe ka ndodhur edhe me mendje
të ndritura të filozofisë botërore,
pavarësisht mendimeve dhe qëndrimeve të tyre lidhur me kontekstet historiko-shoqërore dhe regjimet ku jetuan dhe punuan. Rasti
më i bujshëm i këtyre kohëve të
fundit lidhet me një prej filozofëve
gjermanë dhe debatet e shumta
lidhur me Fletoret e zeza të botuara vitin e kaluar në Europë. Sigurisht filozofia si shkencë ecën para
me mendime pro dhe kundër, me
debate, me diskutime, por edhe
me atë “përplasje” të nevojshme
të paraardhësve me pasardhësit.
Nëse një teori, apo mendim kishte
kuptim në një kohë të shkuar, ato
nuk mund të mbeten aksioma
të pandryshuara, për më tepër
kur bëhet fjalë për këtë shkencë.
Mund të ketë ndodhur që Haidegeri ta ketë marrë frazën dhe në
shënimet e tij të pafundme ta ketë
harruar referencën dhe kjo do të
ishte thjesht një harresë që nuk
do të krijonte mendimin se nuk
ishte filozof i zoti, apo mendimtar. Por mund të ketë ndodhur
dhe e kundërta që ta ketë marrë
atë dhe meqëështë tepër e goditur, ka dashur ta bëjë të tijën.
Edhe në këtë rast, askush nuk ia
heq meritën e tij si filozof i madh,
pasi një fjali në gjithë mendimin e
tij nuk do të kishte një peshë sa ta
vinte në dyshim ekzistencën e vetë
Haidegerit. Vjen një ditë dhe të
vërtetat dalin në shesh dhe është
mirë që secilit t’ia japësh hakun,
qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për
një frazë si kjo e Evolës. Artikulli
që vijon është shkëputur nga një
gazetë italiane dhe nxjerr në pah
pikërisht faktin e mësipërm, haku
tek i zoti. Më pas natyra e diskutimeve merr edhe nuanca të tjera që
lidhen me përkatësinë kombëtare
dhe që mund të çojë në ekzagjerime të pafundme, por shkenca
mbetet shkencë dhe saktësinë e
ka në themel të punës së vet. Pa
këto të vërteta saktësisht të vërtetueshme, apo të pranueshme si
të tilla ( me doza vërtetësie të qarta), do të kishim vizione të shtrembra të shkencave në përgjithësi e të
filozofisë në veçanti. Së shpejti do
të sjell edhe mendimin e filozofit
italian Evola, pasi është pak i njohur në rrethet tona të shkencave
dhe mendimit.
Në shënimet e pabotuara të
Haidegerit tek fjala Racë lexojmë:
Kur një racë e humbi kontaktin

A mund të quhet
Haidegeri kopjac?
me atë që ka dhe mund t’i japë
qëndrueshmëri me botëne qënies,
atëherë organizmat kolektivë të
formuara prej saj, cilado qoftë
madhështia dhe fuqiae saj, bien
nëmënyrë fatale në botën e rastësisë. Bëhet fjalë për një citim nga
libri i Julius Evolës “Revolta kundër
botës moderne”, i botuar në Itali
në vitin 1934 dhe në gjermanisht
një vit më vonë, e marrë krejtësisht
prej filozofit gjerman, me përjashtim të përshtatjes me ortografinë
e vet filozofike me termin Qënie.
Tomas Vasek, kryeredaktor i revistës filozofike Hohe Luft, në një
artikull të zgjeruar me titull: Një
program përmbysjesh shpirtërore,
tek gazeta gjermane Frankfrut A.Z,
më 30 dhjetor 2015, dha lajmin e
këtij zbulimi të diskutueshëm dhe
të pabotuar, që mund ta drejtojë
debatin e pafund rreth Haidegerit
në një drjetim të ri. Kjo për dy arsye: e para me natyrë të këndshme
filologjike, sepse në asnjë nga veprat e Haidegerit, as në veprat pas
vdekjes nuk duket emri i Julius
Evolës dhe, as në ndonjë tjetër,
nuk gjendet referimi për Evolën.
Por ka një hipotezë, edhe pse të
largët, të një lidhje, midis filozofit
italian dhe atij gjerman. Arsyeja
e dytë, që e bën këtë zbulim të
pabotuar të rëndësishëm filozofikisht, qëndron tek fakti se, sipas
Vasekut se reçenca e mendimit të

Evolës nga vetë Haidegeri, mund
të shfaqet si çelësi i leximit të kritikës së tij të“botës moderne” dhe
të bindjeve te tij antisemite. Andrea Evola lindi në Romë në vitin
1898 dhe vdiq po aty në vitin 1974.
Teoricien shumë i prirur ndaj hezoterizmit, me fillesa të filozofisë
së kulturës, e dominuar nga vlera
aristokratike dhe tradicionale, si
dhe nga një racizëm antisemit.
Evola ishte mbështetës i bindur
ndaj fashizmit, por vetëm në një
moment të caktuar ai u përplas
me regjimin, të ciklin e akuzoi se
i kishte tradhtuar vlerat e origjinës. Është autor në vitin 1937 i
parathënies në edicionin e pestë
të Protokollet e të mençurve të
Sionit: gënjeshtra e trupshme historike e përdorur nga racizmi europian, që ta justifikonte persekutimin e hebrenjve. Në Gjermaninë
e viteve ’30, gjatë fazës së fundit
të republikës sëËeimarit, vepra e
Evolës shkaktoi shumë interes në
mjediset e të ashtuquajturit revolucioni konservator. Veçanërisht
disa ese, të përkthyera menjëherë
në gjermanisht, patën një jehonë
të rëndësishme, siç e konfirmon
ende një reçencë e Gotfrid Benit,
e botuar në vitin 1935, në revistën
Die leteratur, ku poeti gjerman
shprehet me terma entuziaste për
aderimin ndaj tezave të shprehura
nga Evola tek Revolta ndaj botës

moderne, pasi ata që e lexuan këtë
libër, ky është gjykimi i tij, do ta
shihtendryshe Europën.
Idetë e Evolës u diskutuan dhe
kritikuan nga Shmidi, siç e konfirmon epistolari, mes dy autorëve,
që sot rruhet në arkivat e Dyseldorfit. Po Haidegeri? Sipas Vasekut është e mundur të gjesh në
kritikën e tij të modernizmit,në
dallim nga Harresa e Qënies, një
jehonë të filozofisë së kulturës
së Evolës. Për bindjen e tij, që në
botën e traditës në të cilën aristokracia shpirtërore e kishte ende
një lidhje me transhendencën,
i kundërvihet me bujtjen, midis
shekullit të VII dhe të VI para erës
sonë,për Humnaizmindhe Racionalizmin, rënia e modernizmit:
një mekanizëm autoreferencial
që nuk mund ta ndalësh më. Një
diagnozë kjo që të kujton nga afër
atë haidegeriane, sipas së cilës,
metafizika platonike dhe mendimi abstrakt dhe objektiv janë në
origjinën e një procesi që të çon në
dominimin e makinacioneve dhe
afirmimin e një racionaliteti llogaritës gjithëpërhapës, e kthyer ndaj
një dominimi me mjete. Sipas Haidegerit është dominimi i sasisë, i
numërit që gjithçka e nivelon dhe
kështu ia mbyll rrugën Qënies që
shkatërron çdo rang dhe çdo element të spiritualitetit në tokë. Për
Evolën bota moderne e vjedhur
nga çdo spiritualitet transhendent
e humb lehtësisht çdo ligj hierarkie dhe kohezgjatje. Në këtë aspekt djallëzor të modernizmit do
të shfaqej, sipas Evolës, shpirti hebre me prirjen e vet për llogaritjen
dhe abstragimin, të cilit është e
mundur t’ia vësh fajin e këtij procesi të rënies. Njëlloj edhe për
Haidegerin, që në historinë e tij
të Qënies, ua atribuon hebrenjve
një talent përllogaritës, frocimin e
përkohshëm të hebraizmit, tëlidhur me ngritjen e racionalitetit
modern,që mund të identifikohet
me parimin e shkatërrimit. Nëse
gjërat janë të tilla, atëherëështë
e ligjshme të hipotizosh, se ai që
u quajt antisemitizëm metafizik
i Haidegerit, a mund të çojë në
filozofinë e kulturës së Evolës?
Prandaj a mund të shohësh tek
Haidegeri i mëvonshëm njëhezoterik radikalisht fashist, që ka
ambicje për dominimin shpirtëror
të elitave, që të lejojnë rikthimin
e perëndive? Deri më sot nuk
kishim dokumente që ta konfirmonim një lidhje shpirtërore mes
Evolës dhe Haidegerit. Por zbulimi i këtyre shënimeve provon
leximin nga ana e vet në esenë
më të rëndëishme të Evolësdhe që
ushqen dyshimin se të pabotuarat
e filozofit gjerman fshehin ende
shumë sekrete.
Arjan Th. Kallço

fryma e re

12 prill 2016

12

shëndet
dhimbjet e muskujve

Ja ilaçi më i mirë
natyral që trajton
reumatizmën

P

atatet jeshile janë helmuese
sepse përmbajnë alkaloidë,
si solaninë dhe arsenik, të
cilët në mbidozë mund të jenë fatale. Pjesa jeshile në lëkurën e patates është klorofil dhe tregon se
patatja është ekspozuar në dritën
ku toksina natyrore e patates,
solanina, është koncentruar në
mënyrë të dëmshme
Patatja, e cilësuar edhe si
“mbretëresha” e bimëve barishtore
është një aleate e fuqishme për shëndetin tonë. Përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë
për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën.

D

himbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që
do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas
në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të
tjera. Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në
lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.
Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët
djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini
specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një

kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër.
Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të
errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni
vajin me anë të një nape.
Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj.
Këtë proçedurë mund ta përdorni 2 herë në ditë,
derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht. Është e
rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni
aplikuar masazhin me vajin djegës.

Patatet: Vlerat ushqyese
dhe përfitimet shëndetësore
nuk rekomandohet për njerëzit e
dhjamosur dhe diabetikë.

Gurët në veshka
Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i
acidit urik në gjak. Në raste të tilla,
proteinat duhet të shmangen,
veçanërisht proteinat shtazore, të
tilla si mishi, gjel deti, karkaleca
deti, peshqit e detit, vezët,
qumështi si dhe spinaqi, fasulet,
të cilat në mënyrë drastike rritin
nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto
dhe normalisht nuk përshtatet
nga kjo pikëpamje. Por kjo është
shumë e pasur me magnez, i cili
refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në
veshka dhe indet e tjera, duke e
bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

Përfitimet
Patatet rezultojnë të pasura me
vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga
radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në
luftën kundër hipertensionit. Fetat
e patateve janë të shkëlqyera edhe
në rast të djegieve të vogla, ndërsa
mielli i patates mund të jetë i vlefshëm për të hidratuar lëkurat e
thata. Ndihmojnë jashtëzakonisht
aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të
ulcerave të stomakut dhe kolitit.
Patatet janë shumë të pasura me
karbohidrate komplekse, tejet të
këshillueshme për kë vuan nga
diabeti. Karbohidratet komplekse
në fakt duhet të shpërbëhen në
sheqerna të thjeshtë përpara se
të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për
të kontribuar kështu në mbajtjen
më të gjatë të glicemisë. Patatet të
japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të
urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë
në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse
patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Tretja
Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe
lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën
patatet një ushqim të mirë për
pacientët, foshnjat dhe për ata që

Diarreja

nuk tresin dot ushqimet e forta,
por që kanë nevojë për energji. Por
të kujtojmë se nëse hahen shumë
patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet
gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lëkurës
Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë të vlefshme
për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë
shërben për një fytyrë të shkëlqyer,
për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse
aplikohet në vendet e djegura jep
një lehtësim të shpejtë.

Reumatizma
Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për
një lehtësim në reumatizëm. Uji
i marrë nga patatet e ziera jep
gjithashtu një lehtësim. Por për

shkak të përmbajtjes së lartë të
niseshtesë ose karbohidrateve, ajo
tenton të rrisë peshën e trupit, gjë
e cila mund të jetë me efekte negative te pacientët reumatikë.

Ftohja
Patatet janë shumë efektive në
inflamacionin e brendshëm apo
të jashtëm. Ato heqin inflamacionin te zorrët dhe sistemin e tretjes
dhe janë një ushqim i mirë për
ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen
për të lehtësuar inflamacionet e
jashtme, djegiet etj.

Truri
Funksionimi i duhur i trurit
varet shumë nga niveli i glukozës,
i furnizimit me oksigjen, nga disa
përbërës të kompleksit B, nga
disa hormone, aminoacide dhe
acidet yndyrore, siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse
të gjitha nevojat e përmendura

më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të
duhura glukozën në gjak, e cila
nuk lë për lodhje trurin dhe e bën
atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet
në tru me anë të hemoglobinës
në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë
hekur dhe kështu ndihmojnë për
këtë funksion gjithashtu. Fosfori
dhe zinku të gjetur në patate,
janë të vlefshme për trurin.

Sëmundjet e zemrës
Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave,
patatet përmbajnë substanca të
quajtur karotenoid (lutein, zeaxanthin etj.), të cilat janë të dobishme
për zemrën dhe organet e tjera të
brendshme. Por përsëri, patatja
ngre nivelin e glukozës në gjak dhe
konsumimi i tepërt mund të çojë
në trashje, gjë e cila mund të vërë
në presion të madh zemrën dhe

Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë
nga diarreja, pasi patatet treten
lehtë si dhe janë të buta. Por një
konsumim i madh mund të shkaktojë diarre për shkak të gëlltitjes së
tepërt të niseshtesë.

Antitumoral
Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët,
ndrydhjet, problemet me lëkurën,
ulcerat, efektet e narkotikëve,
kancerit të mitrës kundër formimit
të cisteve ose tumoreve.

Kujdes!
Nga ana tjetër, duhet kujdes
kur hani patate. Patatet jeshile
janë helmuese sepse përmbajnë
alkaloidë, si solanine, chaconine
dhe arsenik, të cilët në mbidozë
mund të jetë fatale. Pjesa jeshile
në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën
ku toksina natyrore e patates,
solanina është koncentruar në
mënyrë të dëmshme.

fryma e re

12 prill 2016

letërsi

Jeta e fjalës, zhvillimet e saj kanë qënë zhvendosur në binarë të rinj, binarët e
jetës praktike, të nënshtruara ndaj ligjësive të reja

Martin Camaj

M

bas lutjes së parë u kapën
dora-dorë dhe silleshin
me hapa të matun përreth ashtu sikur vëhen në varg për
të hedhë valle vendëse. Silleshin
varg tue u ba rreth ende i papërkryem dhe përsëritnin pajanda në
ritëm një thanje, si emën apo fjali. Kryetari qëndronte në mjedis
dhe drejtonte fjalë e lëvizje, tue u
dhanë këtyne krah në një drejtim
të caktuem, i tretun në ekstazë me
sy të mbyllun.
“Tash mund ta çojmë zanin e
të flasim pa pëshpëritë. - Mbeti
e tha Baci. - Tash janë të përqendruem në vete e s’i ndëgjojnë ma
tingujt e jashtëm. I vetmi që mund
t’i mbajë veshët të hapun kah
zanet e jashtme asht zëvendësi,
Këshilltari. - Ndeji e u mejtue e vijoi: - Sa kryetarë shkuen e erdhën
e ai, Këshilltari, mbeti aty ku asht,
në të dytin vend, i ngulun si cung
lisi. - Zëvendësi i truhej Hyjnisë si
me një gjysmë goje, por megjithatë
zani i tij mbizotnonte fjalët e lutjeve të përbashkëta. Fjala e tij
hidhej si prej një bahje prej gojës
së shthurun dhambësh një gurë
i vetmuem në pusin e shterrun. Shikoje mirë e mos harro tiparin
kryeneç, menda e zgjuet që nuk
ndërron, prore me një shprehje në
fytyrë, i qetë, energjik e sygordhë! “
Zëvendësi i Drenashit, i ashtuquejtun Këshilltari, së fundi u vu
edhe ai në valle si pa andie. Shtrini
krahun e djathtë mbi shpatullat e
valltarit për anë si flatër gjerze dhe
dora e madhe e tij prej fshatarit
mbulonte një pjesë të supit të shokut, të një fshatari vocrrak të thatë
e fytyrëtjerrun. Kambët e thamta e
të lakueme të tij lëviznin plogshtë
në vallen vendëse: një hap para,
një hap mbrapa e mandej shpejt e
shpejt, dy para e një tjetër fare të
shkurtë përsëri mbrapa.
Kështu në varg, dale e dalë dhe
mbarë e mbarë zhdërvillohej rritshëm e me hov lëvizja vallëzore, jo
pa sqimtari të natyrshme krenarie
të përmbajtun hera-herë, dhe ngjit
mbas plaste prapë papritmas egërsia e burrave fshatarë si bujena
ndër arat e tyne.
Zëvendësi lutej fare vetëm me
fjalë të veta në të folmen e Ripës së
Poshtme: “Zot, po të lus, shqymbi
anmiqtë tonë. Të lus, pra, shqymbi!
Mos i le gja mangut, po qiti tashti
fare me gjindje e mall e gja e fiki si
fiket një qiri në ujë, e shnjerëzoji
ma tepër se i ke shnjerëzue ata panukuj panukujsh! Dyndi këtij vendi e dlirë sish dhenë, e mbyti pa e
lan një sish për farë, mbyti të gjithë
në ujin e atij lumi për nën, po ashtu si mbyte vjetin e keq ushtrinë
e karkalecave kur ata vërshuen
dhenat tona, a more vesh? E mos
u le vend nën këtë diell, ashtu deh!
Mos u le vend!”
Së voni zu secili me u lutë
në vete, ulë në gjunj të mëd-

13

henj, disi pa rregull e me tinguj
të pakuptueshëm pendestarësh
të turpnuem për fajet e veta.
Luteshin si për provë, sa për të
përgatitë gjuhët për adhurime
ma të vërshueshme. Shpërndahej
nëpër qiellzanë të trenëve vajtimi i
ngashrueshëm i njerëzve në mundime që s’donë me durue ma gjatë.
Në këtë mënyrë lutej edhe Këshilltari me të dhanun të devoçëm si
mos me i ditë kurrkund shteg vetit. Drenashi e ndërpreu ngutshëm
këtë nynyrim ankues të paskaj, si
me u pasë kujtue se një ankim i
tillë nuk ishte për burra, dhe urdhnoi:
“Leni të rrjedhin prej gjuhëve
tona fjalë të përflakëta, fjalë që me
përshkue detin tej për tej e me ça
gurin si me kepa çeliku! Çonje, bre,
zanin deri në kupë të qiejve e të na
e marrë vesh Ai që vran e kthjell në
çdo skutë qiellore!”
Dhe si prej një goje ushtoi britma: “Hyjni, Hyjni!” Parreshtun:
“Hyjni, Hyjni! Merr vesh! “Dhe u
kapën prapë dora-dorë në valle,
tashti ma të shpejtë, gjithnjë tue u
çue e tue e ulë zanin si valë deti në
tërbim.
Në mjedis Drenashi, si valltar i shtitëruem, sillej lehtas majë
gishtavet të kambëvet dhe petku
i bardhë lini përftonte një kumbonë. Prej kumbonës si lijtë që
sillej vorbull rreth vetes iu duk të
dy vëshguesvet në fundin e faltores se doli një plakëz, një grusht
eshtna në veshjen femnore e të
larmishme, vendëse. Plakëza me
një tepsi bakri në dorë, e vetmja
femën në atë rreth, kishte ndejë
deri atëherë mb’anësh dhe po delte tash papritmas e ulej para kambëve të Fetarit në këcim, vetëm.
Ajo u ul përpara kambëvet të
Drenashit dhe i ra bakrit me unazë
argjendi që mbante në gishtin e
mesëm të dorës. Ai tingull ua preu
zanin në gojë. Mandej ajo vuni
tepsinë pingul në truell dhe nisi ta
sjellë në vend, rrotull, tue e drejtue
me kumtin e vet zanet e lutjeve që
kishin fillue përsëri fashitshëm.
Kumti i thellë i bakrit të lëvizun
prej dorës e llanës së krahut të
plakës mori t’i mbledhë të gjitha
zanet një nga një si gjasende të
shpërndame nëpër truell. U prini
të gjitha zaneve të zbutuna dhe u
përnjësue me to dhe u ba një tingull i zbutun, si me qenë tue dalë
ai za prej gjiut të dheut. Delte prej
gjiut të dheut, kapej me mund
harqeve të faltores deri aty ku këputeshin vizat dhe zhdukej kushdi
se kah. Folkloristi tha me vete se
vetëm kjo lutje depërtoi mure e
troje, njena mbi tjetrën dhe arriti
në veshët e qiejve të naltë. Secili,
i qetuem, ngjante se lumnonte në
gjamimin e unjishëm të zanit të
vet të kapun dora-dorë në valle me
zanet e tjerëve dhe të lëkundjeve
ringlluese të metalit që ndërpre-

Rrathë

hej në ritme prej copës argjandi në
gishtin e plakëzës.
Fytyrat e besimtarëve galdonin
të shndërruese nën fuqinë e transit dhe pesha e korpit shkëputej
prej trollit dhe landa njerëzore e
bartun prej ritmeve merrte turr
për t’u librue në fluturim me vallen e shpejtueme.
Pak a shumë secili gjindej
mbrenda një sfere të rrumbullakët,
secili vetë gogël që vinte rreth dy
rrotullave të ndezuna, rreth Fetarit
në këcim e hanës së plotë, metalit zjarmor në dorën e plakëzës.
Ndjenja me qenë yll në vartësi të
diellit e të hanës në rrotullim të
paskaj, thonë rregullat e besimit,
asht për secilin shpërblim i të besuemit.
Ashtu si përherë edhe në këtë
rast flijimi, lutësit panë befas se
rrethi i ndezun në mjedis nisi të
lëshojë rreze gjaku. Tërbimi i transit mori flakë në çdonjenin sish.
Drenashi kishte hjedhë petkun
e bardhë një copë përdhe e qëndronte xhveshë në brez e përpjetë.
Prej shokësh së ngjeshun krahëqafë, mbushë me gjilpana, thikëza
gjithnduersh, hoqi Këshilltari një
gjilpnyer e ia dha Fetarit. Mandej i
dha njenën mbas tjetrës, gjilpana,
thikëza e heshta dhe këto të gjitha
Drenashi njenën mbas tjetrës,
fluturimthi, pa u kujtue vëzhguesit
i ngulte në parzëm e ndër krahë,
kudo mbërrinte në mishin e vet.
Gjaku maparë i rinoi nëpër
parzëm e krahë vizla-vizla e mandej rrëke dhe megiithatë ai nuk
ndiente kurrfarë dhimbje. Plakëza,
e ashtuquejtun Emtja, pa e ndalë
sjelljen e rrotullës së bakrit hodhi me shkathtësi faculetën që
e mbante në brez ndër duert e
shtrime të Drenashit kah dera e
mbyllun. Faculeta mbeti e varun
ndër duert e flijuesit si të ishte një
gjasend që i truhej Hyjnisë. Edhe
vëzhguesit e rrokun prej euforisë
së përgjithshme panë në flakrimin
e faculetës së kuqe diçka të gjallë,
një shpend që po i pritej fli shejtnorëve.
“Edhe një risim - vërejti Folkloristi - edhe një risim!” Dhe përpiqej me gjetë çfarë shmënjie
paskej premja e gjelit dhe vetëm
kur pëlhura ra përdhe u kujtue se
s’ishte gja e gjallë. Pra, asnjeni s’u
kujtue se Emtja ia kish hjedhë Drenashit pa farë rezhie ceremoniale
faculetën që ai të fshijë gjakun,
as atëherë kur plakëza e çoi dhe
e vuni në brez pa ndërpre sjelljen
e rrotullës së bakrit të shkëlqyeshëm.
Flijimi kishte mbërritë kulmin:
çdo gja rrotullohej ndër sytë e të
dy vazhguesve. Edhe Drenashi
ishte vu në varg me tjerë. Shpatëza
e heshta, gjilpana gjithnduersh,
tundeshin në kurmin e tij në rrotullim me tjerë si me qenë degë e rremba të thatë në lisin e rrahun prej

erës. Besimtarët përkitnin si të verbët në sonambul majet e gishtave i
me dashë të marrin ndjesë e bekim
prej tyne. Mandej herë në rresht,
herë palë e palë vallja - balladër e
lëshueme prej së nalti - mori vrap
edhe ma të tërbuem e bashkë me
të gjimimi fjalësh mes tingëllimit
të shigjetave në mishin e njeriut
dhe ehut të bakrit në rrotullim.
Fytyra e Drenashit dridhej prej
dhimbjes e gjujtë i lakoheshin nën
peshën e korpit të therun, kurse
besimtarët - vorbull murrlani - fluturonin në vargun e valles tue përpjekë njeni mbas tjetrit dora-dorë
vetëm rrëshqitazi gishtat e kambëvet të zdathuna nëpër truell.
Atje vonë gjymtyrët e Drenashit
u lakuen e u përkulën fare kështu
që gjysma e kurmit ra zvarë për
tokë. Këtë e vërente edhe Këshilltari në kambë mb’anësh si të mos i
përkiste rigatës së valltarëve, si tue
e matë rrugën e flijimit.
Njeriu i flijuem prej njerëzvet
të vet qindronte, por kur heshta e
shigjeta në parzëm, krahësh e brijësh ndeshën për rrasat e shtrojes
dhe i lënurën thellë mishin, Drenashi lëshoi një britmë dhimbje e
i ra të letit.
Vigma e dhimbjes i zgjoi befas
burrat në vrap vallëzor: një herë i
shtangoi në vend, mandej i zgjoi
prej kllapisë së randë. Kur erdhën
në vete të gjithë, prishën vargun e
valles e shkuen e zunë vend në gjuj
të mëdhaj anash.
Kishin kalue vetëm dy orë prej
fillimit të sjelljes fetare, por secili
këqyrte me shtangim shokun si
të mos ishin pa tash shumë mote.
Këqyrnin njeni-tjetrin hulumtueshëm për t’i diktue në fytyrë sa
rrudha qenkan mbresë në të mbas
të gjithë asaj kohe. Mandej sytë u
shkuen në mjedis të faltores. Mbi
rrasat e gurit vërenin në heshtje një
rreth gjaku të përkryem, rrethin e
valles së vet. Kujtoheshin se ata
vetë e kishin ngrehë rrëshqanë
Drenashin e shigjetuem, shokun e
vëllanë e vet. Dy besimtarë kapërcyen rrethin tue u ruejtë që të mos
shkelnin hullinë e gjakut dhe u
përkulën përmbi flinë: prej parzmit e krahëve të Drenashit nxirrnin hekurinat, hej të ngrimë në
gjak në ngjyrë ndryshku. Duert e
tyne lëviznin shkathshëm mbi korpin e flisë deri sa i hoqën të gjitha:
Fetari pa thercat e ndëshkimit doli
si i xhveshun, lakuriq në shesh.
Në sytë e të shumëve shiheshin
lot jo aq të dhimbësunisë ndaj kryetarit të vet të flijuem kushdi për
të satën herë, por ma tepër nga
vetëdija se hapja e derës e dalja në
dritë ngjaste tepër, kushedi, edhe
shekuj të tjerë, varg njeni mbas tjetrit, si ata në vallen e gjakut.
Atyne që e libruen Fetarin heshetash e gjilpanash u dha shej
Këshilltari që ta praponin andej
dhe këta ashtu banë. Nësa e çonin

lehtas para duersh, Drenashi hapi
mundshëm sytë e pau se si e ulnin
ngadalë në skajin e hapësinës së
nëndheshme mbi shtrojen e pregatitun mapare me gjeth të njomë
lari të stërpikun me uthull. Në përpjekje me atë lagshtinë djegëse i ra
Drenashi përsëri të letit. Plakëza
e vogël mori t’i lajë e t’i mjekojë
varrët e çeluna të korpit pa shqisa,
të shtrimë shakull, si me qenë tue
e pregatitë për vorrim.
Besimtarët u ndanë në heshtje.
U zhdukën ashtu si kishin ardhë
në të gjitha drejtimet tue i hapë
vetes shteg nëpër shkallë guri e
kthina të thella për nën tokë, kush
me dritë kandili tue e mbajtë si
tinëz nën palën e petkut në dorë,
kush pa të si, për shembull ma të
vjetrit që gjatë moteve i kishin mësue shtigjet e përmbrendshme.
Këta matnin me hapa të sigurtë,
pa dritë pa pishë, në pikën e territ gjatësinë e kthinave tue prekë
symbyllas gunga e kthesa, po
ashtu si sivëllaznit e parë të cilët
kishin ndërtue me dorë të vet skaje e gjije. Nga kjo rrethanë kishte
mbetë në fjalë thanja me vështrim
të zgjatuem e cila përdorej posaçe
në kohnat e krizave dhe të përndjekjeve prej anëtarëve të besimit:
pleqtë e dinë rrugën symbylltas në
terr e në dritë.
Për t’i shpëtue syve të besimtarëve gjithnjë në përvlim të
ekstazës, të dy vëzhguesit u ndanë
në drejtime të ndryshme, mjerisht
pa i pasë lanë njeni-tjetrit një pikë
takimi. Humbën edhe ata në terrin
e nëndheshëm e dolën jashtë në
drejtim të kundërt, kështu që nuk
do të ndeshin kurrë ma.
Edhe sot e kësaj dite, mbas
shumë motesh, i shtihet në andërr Novelistit labirinti i mbushun me murgj dhe në atë tollovi
kërkon përethshëm. Folkloristin:
e gjen e s’e gjen, si në andërr ma!
I flet e s’i përgjigjet dhe me shpejtësi vetime i del gjumi e gjithçka
zhduket si vesa përpara diellit.
Për t’u shlirue prej ankthit që i
kthen kohë mbas kohe në gjumë,
Agoni ka kërkue disa herë hymjet
në çerdhen e besimit të fshehtë,
për t›i thanë vetes: ja, tek asht
labirinti i përmbrendshëm! Hyn,
shihe e mos andërro ma! Por deri
në sot Novelisti s›i ka ra askund për
fije të zbulojë derën prej gurit të
latuem. Mbas këso përpjekjesh pa
rrugëdalje, kundron edhe një herë
ledhet e vjetra të Ripës së Poshtme
dhe i duket sikur gjithçka, njerëz,
tempull e flijim, paskan qenë
vërtet andërr. Mund të jetë, rëmon
në vete ai, se mbas zhdukjes së
kryetarit të tyne kanë rrënue
shtëpitë përsipër e faltoren e kanë
sigurue nga jashtë tue i murue
dyert, në pritje që t›iu vijë dita.
Fragmenti është shkëputur nga
pjesa e tretë e romanit

fryma e re

12 prill 2016

14

sport

Partizani i pafat, Flamurtari
e barazon në fund

sfida

P

artizani humbet dy pikë në
Vlorë dhe mundësinë për ta
rihapur cështjen e titullin pas
humbjes së Skënderbeut në Kukës.
Formacioni i Agostinelit dështoi
ta mbronte avantazhin e pjesës së
parë, duke pësuar gol në fundit e
sfidës, atëherë kur nuk kishte më
kohë për të reaguar. 1-1 përfundoi
përballja e stadiumit “Flamurtari”,
ku u luajt një nga takimet më të nxehta të javës së 29-të të Superiores.
Para se të niste sfida në stadiumin
Flamurtari u mbajt një minutë
heshtje në nderim të tifozit vlonjat
Mikel Selmani që humbi tragjikisht
jetën në përfundim të takimit me
Kukësin në Kupën e Shqipërisë. Në
minutën e 13-të vjen Shkëndija e
parë në portën e Partizanit. Krasniqi nuk arrin të spastrojë zonën,
por Hoxha tregohet i vëmendshëm, ndërhyn para se topi të përfundonte në këmbët e Currit. Super Alban Hoxha në minutën e 24.
Portieri i të kuqve kryen një pritje
sptektalorave pas goditjes së Nikolinit. Cinik Partizani në këtë pëballje. Në mundësinë e parë që i jepet
në zonën e Flamurtarin, shënon
me Xhevahir Sukajn, që shfrytëzon
pasigurinë e mbrojtjes vendase
pas krosimit të Fejzullahut, për të
zhbllokuar takimin. Pjesa e dytë e
gjen Flamurtarin në gjysmëfushën
e Partizanit, por të kuqtë janë më
të rrezikshëm në kundërzbritjet e

Skënderbeu tregon shenja lodhjeje,
Kukësi e mposht në shtëpi
K
tyre, si në rastin e minutës së 50-,
kur Vila nuk koordinohet si duhet
në goditje. Provon Sukaj në të 60ën me një diagolane të fuqishme,
por Lika devijon në fundore. Pas
këtij momenti Agostinelli shton
forcat në mbrojtje, me Torrasan ë
i lë vendin Kalarit ndërsa lëvizja e
radhës në kampin e kuq ishte në
mesfushë me Filin që u aktivizua në
vend të Trashit. Ndërsa Ramadani
shtoi forcat sulmuese me Dushkun
dhe Krasniqin, që punuan mirë në
krahun e djathtë. Në minutën e 80
goditja e Danilo Alvesit me kokë
nuk kishte forcën dhe saktësinë e
duhur, ndërsa një minutë më pas
Fili gjeti vigjilent Ilion Likën, me
një diagonale të rrezikshme. Tentativa e Dushkut rrafsh me tokën

në të 82-ën përfundoi në fundore,
për të ardhur më pas te goli i barazimit i shënuar nga Danilo Alves në
të 87-ën, falë ngulmimit të Besnik
Krasniqit. E ligjshme festa e vlonjatëve, që me këtë gol shmangën
një humbje që do t’i mbante në të
njëjtën kuotë pikësh me Bylisin e
vendit të parafundit. Kukësi rimerr
vendin e 3-të në renditje dhe I jep
një mundësi për titullin Partizanit
falë këtij goli të Ylli Shametit, që
ndricoi në “Zeqir Ymeri” për verilindorët një gol që vlen shumë për
Kukësin, që megjithatë mund ta
kishte fituar me shumë më tepër
lehtësi këtë sfidë nëse mes dy
shtyllave të korcarëve nuk do të
kishte qenë Shehi, që ishte padyshim lojtari më I mirë te të tijtë.

frymëzuesi

ecuria

Bakaj është kthyer
në hajmalinë e Tiranës
P

ërvojë ndërkombëtare në
Rumani, Ukrainë dhe Izrael, më shumë se 20 ndeshje
me skuadrën përfaqësuesen, një
ndër më të paguarit në skuadër.
Nuk është rastësi që Tirana ti varë
shpresat te golat e Elis Bakajt dhe
nuk duhet të jetë rastësi që duhet
ta ketë ai përgjegjësinë më të
madhe që bardheblutë herët a
vonë të rikthehen bindshëm në
garën për europë. Ai që shënoi
15 gola edicionin e shkuar, ka realizuar 11 herë në këtë sezon por
ajo që bie në sy është fakti që në
shumicën e rasteve sa herë Bakaj
shënon Tirana. Kështu ndodhi
dhe këtë të dielë ndaj lacit, por
dhe një javë më parë trigolëshi i
tij ndaj Tërbunit i dha suksesin e
munguar prej javësh skuadrës së

Tiranës. Bakaj ishte frymëzuesi
i fitores dhe në Tirana Tërbuni
3-0 në fazën e dytë ndërkohë që
kundër Lacit kish shënuar dhe
në një fitore 3-0 në transfertë në
fazën e shkuar. Elisi ka dhuruar
tiranës 6 pikë të rëndësishme në
transfertë me dy gola kundër Flamurtarit në vlorë dhe një eurogol kundër bylisit në Ballsh. E vetmja herë që Bakaj ka shënuar dhe
Tirana nuk ka fituar ka qënë ajo
humbje 1-2 kundër skëndërbeut
në kryeqyet. Meqënëse pretendimet janë gjithnjë të mëdha, stafi
teknik i Tiranës kërkon që sulmuesi të bëjë një mbyllje perfekte
të këtij sezoni. Në këto 7 ndeshjet
e ardhshme e ndoshta ndoshta
fati europë për 24 herë kampionët kalon nga këmbët e tij.

ukësi-Skënderbeu këtë vit nuk ishte një duel I drejtëpërdrejtë për
titullin, pasi për të garon vetëm Skënderbeu por Kukësi nga ana
tjetër synon një vend në Europë dhe kjo e bënte më spektakolare sfidën,
ashtu si dhe batutat e shkërmbyera mes palëve në mesjavë. E shndërruar
në një klasike të futbollit shqiptar në vitet e fundit, kjo sfidë nuk zhgënjeu me Skënderbeun që krijoi rrezikun e parë në minutën e 10-të, teksa
Radas goditi drejt portës por Kolici largoi në këndore. Që nga ky moment
kontrollin e lojës në këtë fraksion e mori Kukësi, që në të 20-tën gjeti dhe
golin. Mici harkoi drejt zonës, Shehi priti goditjen e Malotës por Shameti
nga pranë realizoi për epërsinë e verilindorëve. 3 minuta më pas Kukësi
humbi Hasanin për dëmtim që u zëvendësua nga Lladrovci. Gjithsesi
goli I epërsisë kishte hapur oreksin e Kukësit, që në të 24-trën rrezikoi
dhe me një goditje nga distanca të Karuiokës. Në të 26-tën, Malota preku
një top me dorë në zonë por për gjyqtarin gjithcka ishte e rregullt ndërsa
në të 32-tën Karioka hyri mirë në zonë por Shehi e kishte gati përgjigjen.
Pjesa e parë u mbyll me pritjet e Shehit që fillimisht ndali Floresin e më
pas dhe Eminin. Shehi ishte protagonist
I madh dhe në pjesën e dytë,
kontestimi
me Kukësin që vazhdoi të koleksiononte raste. Në të 56-tën, Shameti u
ndal sërish nga portieri korcarëve, nërsa të njëjtin gjë portieri bëri dhe
3 minuta më pas. Në të 60-tën ishte Jashanica që I dha pak frymëmarrje Shehit duka larguar vetë një aksion të rrezikshëm të Floresit. Shehi
megjithatë u bë protagonist në të 82-tën kur ndali sërish golin e dytë
të Kukësit. Gjithsesi pritjet e Shehit thjesht sa nuk lejuan Kukësin të
thellonte më tej rezultatin pasi 3 pikët në fund gjithsesi I mori ekipi I
Duros, pavarësisht se në minutën e 94-tërt, Skënderbeu pretendoi për
një 11-metërsh. 3 pikë të merituara për verilindorët, ndërsa një tjetër
ndeshje e dobët për Skënderbeun, pas humbjes në Kupë ndaj Lacit.

Shtatë fitore një barazim,
Klodian Duro, trajneri i momentit

T

Përvojë ndërkombëtare në
Rumani, Ukrainë dhe Izrael, më
shumë se 20 ndeshje me skuadrën përfaqësuesen, një ndër
më të paguarit në skuadër

etë ndeshje, 7 fitore, një barazim, rikthim në vendin e tretë në
kampionat dhe 99% në finale e kupës së Shqipërisë. Kukësi 2016
mund të konsiderohet skuadra e momentit dhe logjikisht duartrokitjet shkojnë të gjitha për trajnerin Klodian Duro. Ambicioz, përvojë
ndërkombëtare si lojtar, filozofi sulmuese dhe skuadër që vrapon
gjatë gjithë ndeshjes, harmoni në dhomat e zhveshjes dhe dalje të
kuruara në publik por dhe në rrjetet sociale. Dalë nga dalë Duro
është duke fituar bastin e tij si trajner. Kundër ka mugnesën e përvojës në stol dhe një lloj paragjykimi se ndoshta nëse je lojtar I madh
nuk mund ta përsërisësh suksesin në pankinë. Në 7 javët e mbetura
sfidat janë dy. Ruajtja e vendit të tretë që do të thotë praktikisht arritje objektivi ëpr të shkuar në europa ligë dhe fitimi I kupës së shqipërisë që do të ishte trofeu I parë I Kukësit në 4 edicione të futbollit
të madh. Në një rast të tillë do ishte e pakontestueshme dhe e logjikshme që presidenca ti ofrojë një vazhdueshmëri aventure, në kupat
e europës dhe pse jo për edicionin e ardhshëm. Nëse rinovimi do
ishte një akt moral Duro që tani mund të konsiderohet trajner dhe
për vitin e ardhshëm. Por meqënëse Gjici është gjithnjë aty për të
krijuar presionin se rezultati është mbret I cdo tratative duhet pritur
deri në fund të këtij edicioni. Të gjithë rreth Duros, kjo skuadër ka
rifilluar të funksionojë.

fryma e re

12 prill 2016

15

sport

Milionat e Neymar, ja sa
paguhet braziliani i Barcelonës
F

ootball Leaks zbuloi së
fundmi kontratën e Neymar, trasferimi i të cilit nga
Santosi te Barcelona, shkaktoi
polemika të shumta por edhe
procese gjyqësore për fshehjen e
vlerës reale të marrëveshjes. Dokumenti që hyri në fuqi në korrik
të vitit 2013, është firmosur nga
Josep Maria Bartomeu, Sandro
Rosssell, Neymar dhe babai i tij
në rolin e përfaqësuesit të futbollistit. Zbulohet se nuk ka patur
asnjë parakontratë apo klauzolë
konfidencialiteti, ndonëse pika
që parashikojnë asgjesimin e cdo
dokumenti të firmosur më parë
brenda 10 ditëve. Neymar firmosi
për 5 vjet, pra deri në vitin 2018
me klauzolë largimi 190 milionë
euro, shifër të cilën e aplikojnë
pak klube. Vetëm për të hedhur
firmën në kontratë sulmuesi brazilian përfitoi 8.5 milionë euro.
Në cdo sezon, Neymar arkëton 5
milionë euro bruto, por në kontratë janë përfshirë klauzola të
ndryshme që e rrisin ndjeshëm
këtë shifër. Në 5 sezone, në xhepat
e 24-vjecarit duhet të shkojnë të
paktën 45.9 milionë euro. Neymar duhet të aktivizohet në 60%
të ndeshjeve, ku në secilën prej
tyre duhet të luajë 45 minuta për
të përfituar një shtesë 1 milionë
e 62 mijë euro në sezon. Për cdo
grumbullim pavarësisht nëse
zbret ose jo në fushë, i shtohen

100 mijë euro. Nëse fiton topin e
Artë të ardhurave të tij u shtohen
425 mijë euro dhe për cdo trofe
të fituar do të ketë një bonus. Për
titullin e La Ligas, 637 mijë euro,
për Championsin 850 mijë euro.
Kombinimi i La Ligas me Kupën
e Mbretit i jep një bonus 850 mijë
euro, ndërsa Championsi dhe
Kupa 1 milion e 62 mijë euro. Suksesi në La Liga dhe Champions

do të thotë 1 milion e 487 mijë e
500 euro, ndërsa tripleta, të cilën
e fitoi sezonin e kaluar i siguroi
plot 1 milion e 700 mijë euro. Të
gjithë këto bonuse i përfiton nëse
luan mbi 60% ndeshjeve dhe të
paktën për një pjesë loje. Neymar gjithashtu përfiton 637 mijë
euro në rast se Barca kualifikohet
në Champions, shumë të cilës i
shtohen e 425 mijë euro nëse arrin

fazën e 1/8-ave. Në marrëveshje
përfshihen edhe disa pika në bazë
të të cilave lojtari duhet të respektojë disa norma si përshembull të
shmange bastet, sportet ekstreme
si dhe duhet të mësojë gjuhën
katalane. Pavarësisht se ka edhe dy
vite në kontratë, klubi i ka offruar
një marrëveshje të re me rritje të
ndjeshme të pagës, të cilën Neymar pritet ta firmosë në verë.

bardhezinjtë

Juventus zbardh
dy objektivat e merkatos

N

dërkohë që Juventusi po
bëhet gati për të fituar titullit e pestë radhazi në Serinë A,
shoqëria bardhezi po lëviz për t’i
bërë 2 dhurata të cmuara Massimiliano Allegrit. Sikurse njoftojnë mediat italiane, kampionët e
Italisë janë gati të bëjnë një sforco ekonomike për të transferuar
në Torino Edinson Cavanin dhe
Henrik Mkhitaryan. Sulmuesi
uruguajan, i cili do të largohet nga
Paris Saint Germmain në fund
të sezonit, nuk është më prioritet i Chelseat, që ka vendosur të
mbajë Diego Costan, ndërsa për
fantazistin armen që ka si menaxher Mino Raiolan, është gati një
sulm blitz për të mposhtur rezis-

tencën e Borussias së Dortmundit. Në kampin e Juventusin prej
kohësh janë vënë në lëvizje për
disa nga talentet premtuese të
futbollit italian por paralelisht
po mendohet edhe për goditjet
të mëdha për të ngushtuan sadopak hendekun që ekziston me
klubet më të mëdha në Europë.
E ardhmja e Cavanit duket larg
Francës, por problem për Juventusit mbetet paga e lartë e sulmuesit, i cili aktualisht përfiton 9.5
milionë euro në sezon te parizienët. Për sa i përket Mkhitaryan,
gjithcka mbetet në dorë të Borussias të dortmundit që por bën të
gjitha përpjekjet për t’i rinovuar
kontratën, me aktualën që i për-

Shkurt

Terroristët e Brukselit,
plan të sulmonin
gjatë Europianit

T

erroristët donin të godisnin
sërish Francën, sërish Parisin, dhe do ta bënin dicka të tillë
gjatë Europianit të futbollit që nis
në 10 qershor në Stade de France,
pikërisht aty ku filluan sulmet e
13 nëntorit që shkaktuan vdekjen
e 130 njerëzve, edhe mes rrugëve
të kryeqytetit francez. Terroristët
e arrestuar ditët e fundit në Bruksel, më pas ndryshuan planet pasi
përforcimit të masave të sigurisë
nga forcat e rendit dhe vendosën
të godasin një objektiv që e kishin
më të mundshëm, qytetin e tyre,
kryeqytetin belg Brukselin. Sipas
të përditëshmes “Liberation” është
ajo cka ka dalë në dritë nga marrja
në pyetje e xhihadistit Mohamed
Abrini i njohur si njeriu me kapele
në atentatin në aeroportin e Brukselit. Gjatë marrjes në pyetje Abrini
ka shpjeguar se synimi fillestar i
grupit të tij, në kontakte të ngushta
me një kordinator të Isis, ishte që
të hidheshin sërish në aksion gjatë
Euro 2016. Rrëfim që hetuesit po
përpiqen ta verifikojnëm, edhe pse
një burim anonim i policisë franceze
nuk duket kaq i surprizuar pasi bëri
të ditur për “Liberacion”: ” Për ne nuk
bëhet fjalë për ndonjë scoop. Forcat
e rendit vazhdimisht përballen me
skenare sulmesh dhe përpiqen të
gjejnë meetodat për tu përballur me
to”. Në Francë në 15 muajt e fundit
janë evituar të paktën 12 atentate.
Organizatorët e Uefa-s nuk kanë
përjashtuar në rast të një shkalle
shumë të lartë rreziku që ti luajnë
ndeshjet me dyer të mbyllura.

Arsenal përgatit
ofertën për
Granit Xhakën

P

fundon pas një viti. Vetëm nëse
klienti i Raiolas refuzin zgjatjen e
bahskëpunimit me verdhezinjtë,
atëherë drejtuesit e Juventusit do
të tentojnë të hyjnë në bisedimet
me homologët e tyre të Dortmun-

dit për kartonin e 27-vjecarit. Në
Vinovo e vlerësojnë mesfushorin
nga 25 deri 30 milionë euro, duke
përfituar edhe nga rasti që pas një
viti Borussia mund ta humbasë
me parametër zero.

ërparojnë bisedimet mes Arsenalit dhe Borussias së Moenchengladahut për shërbimet e
mesfushorit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka. Arsen
Ëenger ofron fillimisht 24 milionë
paund për lojtarin, të cilin dëshiron ta ketë në dispozicion në përfundim të sezonit. Për momentin klubi gjerman nuk ka kthyer
përgjigje pozotive pasi synon të
përfitojë 32 milionë paund nga
kartoni i Xhakës, gjithsesi “topcinjtë” besojnë se do të gjendet gjuha
e përbashkët për mbylljen e marrëveshjes. Granit Xhaka pritet të
jetë blerjea e tretë më e shtrenjtë
në histori për Arsenalit, pas Mesut
Ozil, që në vitin 2013 kushtoi plot
42 milionë paund dhe Alexis Sanchez që u kushtoi londinezëve 32
milionë paund. Blerja e një mesfushori qendre është kthyer në domosdoshmëri për Arsenalin, pasi
në përfundin të sezonit pritet të
largohen disa emra të rëndësishëm
si Mathieu Flamini, Mikel Arteta
dhe Tomas Rosicky.

fryma e re

12 prill 2016

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

16

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:
1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?
2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...
Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !
1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është
VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me
natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.
2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim
natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !
Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Ekstr
TI at
A
H

skëta
fre

NGA

ë

VEZË F
S

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

RRITJA E LIRË

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:
Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.
Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.
Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etj
Selen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.
Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.
Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit
Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.
Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :
• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar
sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga
institucionet e kontrollit ushqimor.
• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen
INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

VEZA JONË

Adresa

COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania
Email: cocoal.shpk@gmail.com

Enti botues: Helga'SSecrets
Perktheu: Capajev Zeres
Autor: Madam Helena Blavatsky
Nr. faqeve: 380
Çmimi: 1 000 leke
Libri i dyte por shume bazik i autores se famshme Madam
Helena Blavatsky, mbi Teozofine, ‘fene e dijes’, historine
e saj, perfaqesuesit me te shquar te saj ne histori, rrenjet
e saj dhe ngjashmerite e ndryshimet mes saj dhe fese,
filozofise e shkences; ide mbi debatin mes kreacionisteve
dhe darvinisteve mbi origjinen e specieve; cilat jane ligjet
baze te Universit dhe ndertimi i tij holografik; dhe mbi te
gjitha nje analize e vecante e qenies, njeriut, elementet e tij
perberes, ne ndryshim nga feja dhe shkenca dhe ngjashmeria
me budizmin ne disa drejtime. Autorja ka qene e preferuara
e shume rrymave ideologjike dhe nga frimasoneria ne
shekullin e fundit dhe sidomos ka patur ithtare te saj nazistet
me te shquar, me ne krye Hitlerin, tek Shoqeria teozofiste
Thule ku spikasnin ideologe te ndryshem dhe teozofiste si
Karl Haushofer, Rudolf von Sebottendorf, Rudolf Hes, Alfred
Shelenberg, Ditrih Ekhart, Adolf Hitler, etj; Por nazistet i
shtremberuan parimet e saj themelore te barazise se racave.

Një nga librat më të rëndësishëm
mbi ontologjinë i të gjitha kohërave