You are on page 1of 20

Mjetet Kontraste

Dr A.Kutllovci

Mjetet kontraste ndahen ne:

• Mjete kontraste negative dhe
• Mjete kontraste pozitive

Numrat rendor dhe dendesia e gazrave,
strukturave te organizmit dhe mjeteve kontraste
 

Nr.rendor

Dendesia g/cm³

CO2

6

0.0019

O2

8

0.0014

AJRI

7.64

0.0013

INDET BUTA

7.42

0.92-1.06

8.7-11.6

1.13-1.19

I2

53

4.94

BARIUMI

56

4.5

ESHTRAT

Mjetet kontraste pozitive mund
te jene:
• Te patretshme
• Te tretshme ne yndyre
• Te tretshme ne uje

Mjetet kontraste te tretshme ne
uje sipas vetive fizikokimike
mund te jene:
• Urotrope dhe
• hepatotrope

Karakteristikat e mjeteve
kontraste
• Mjeti kontrast varet nga :
– Konstanta e absorbimit të mjetit kontrast
– sasia e absorbimit të rrezeve x
– trashësia e shtresës së absorbuar.

Kushtet e përdorimit dhe
ndarja e mjeteve kontraste

• Që një mjet kontrasti të mund të
përdoret për qëllime diagnostike duhet
që ti plotësojë disa kushte:

• Mjeti Kontrast në formë suspenzioni për përdorim oral
duhet të ketë shije te mire, nuk duhet të tajohet
shpejt,duhet të ngjitet mire për mukozën e traktit
digjestiv nuk duhet të absorbohet dhe duhet të jetë
indiferent.
• MK në formë tretësire për aplikim I .V.duhet të jetë steril
dhe apirogjen duhet të ketë viskozitet të ultë, duhet të
jetë izotonik dhe nuk guxon të ketë ekscitime lokale në
vendin e aplikimit si dhe nuk guxon ta ndryshoj
gjendjen fiziologjike të pacientit apo ti dëmtoj organet
parenhimatoze.
• Të gjitha MK duhet të bëhen nga substancat aktive të
pastërta dhe të ruhen në kushte caktuara.
• MK në diagnostikë duhet të jenë farmakologjikisht
indiferente , respektivisht nuk guxojnë të reagojnë në
receptorët qelizor , dhe nuk guxojnë të shkaktojnë
ndryshime biologjike, duhet të jenë stabile, jotoksike
dhe selektive, kurse pas përfundimit të ekzaminimit
duhet shpejt dhe në tërësi të eliminohen nga organizmi.

Sipas indikacioneve MK ndahen në 4 grupe të
mëdha :
 MK uroangiografike. Preparate të jodit për
ekzaminim e veshkëve, rrugëve urinare ,
zemrës, enëve të gjakut, organeve gjenitale
dhe artikulacioneve, kurse jo jonike për
angiografi dhe miellografi.
 MK holografike
 MKbronkografike
 MK digjestive (per ekzaminimin e traktit
digjestiv)

KONTRASTET 
UROANGIOGRAFIKE






Kimia
Kimia fizike
Presioni  osmotik
Viskoziteti
Toksiciteti
Farmakodinamika

KIMIA

Bashkëdyzimet monomere jonik
• ditriozatet dhe metriozatet jane derivate të
acidit diaminobenzoik .
• iotalamati , ioksitalamati dhe ioglikati janë
derivate të acidit aminoizoftalik
Bashkëdyzimet monomere jojonike
• derivatet e acidit diaminobenzoik
• derivatet e acidit aminoizoftalik

KIMIA FIZIKE

• Derivacionet kimike dhe kombinimi i disa
strukturave fizike shkaktojnë ndryshime në vetitë
kimike të bashkëdyzimeve
• Këto ndryshime mund të zbulohen me metoda
fizikokimike
• Një metodë relativisht e thjeshtë dhe mjaftë
informative është përcaktimi i koeficientit të ndarjes
d.m.th. distribuimi kuantitativ i molekulës në ujë dhe
tretës organik të përzier me ujë në PH të caktuar.

PRESIONI  OSMOTIK

Rritjes së presionit osmotik ose shkallës së hipertonitetit të
tretësirave të injektuara I .V.të koncentruara, mund të ju
përshkruhen efekte farmakologjike dhe toksike, si respiratore,
tensive apo EKG transitive
Për këtë arsye qëllimi kryesor në fushën e studimit të
substancave kontraste është që të sintetizohen ata agjentë,
tretsira ujore e pregaditur e të cilave do të jetë hiperosmotike
dhe izotonike me gjakun

Ky qëllim praktikisht edhe është arritur me sintezën kimike
te komponimve jo jonike dimere

Kontrasti jonik në tretsira ujore
disocijohet në katjon (natrium,
meglumin) dhe anion i cili i
përmban 3 atome të jodit.
Kështu fitohen për qdo tri
atome të jodit të MK jonik në
tretësirën ujore dy pjesë në
tretësirë (një anion dhe një
kation).

Kur në ujë disociohet MK
jojonik, formohet tretësirë
molekulare jojonike kështu që
qdo molekul e disociuar
përmban 3 atome të jodit
Kështu që në tretësirën ujore të
mjetit kontrast jojonik per qdo 3
atome të jodit vetëm një pjesë
mbetet në tretësirë
Në këtë mënyrë shpjegohet
presioni osmotik më i ulët i MK
jojonik në raport me MK jonik
duke i pasur parasysh faktet se
në osmolaritet ndikojnë edhe
faktorë te tjerë si (shkalla e
asocijimit, disocijimit,
koeficienti i aktivitetit etj).

VISKOZITETI

Studimet eksperimentale invitro dhe invivo kanë treguar 2 veti
themelore të viskozitetit të MK:
– E para , viskoziteti i solucionit varet nga temperatura e vet
që do të thotë se me barazimin e temperaturës së MK me
temperaturën trupore (37°C ) fitohet ulje optimale e
shkallës së së viskozitetit. Ulja e temperaturës së MK në
15°C e dyfishon shkallën e viskozitetit.
– E dyta , viskoziteti zvogëlohet me zvogëlimin e shpejtësisë
së aplikimit të MK , që mund të shpjegohet me uljen e
forcave të jashtme gjatë injektimit respektivisht uljen e
shtypjes së injektimit.

TOKSICITETI

• Eksperimente të shumta kanë treguar se ekziston
lidhje direkte në mes të vetive hidrofile dhe lipofile
të MK dhe hemotoksicitetit respektivisht
marramendjes, vjelljes dhe manifestimeve alergjike
• Përbërja kimike e MK është faktor determinues për
paraqitjen e manifestimeve të përgjithshme toksike
të cilat mund të ndahen si toksicitet i MK akut dhe
subakut

Toksiciteti akut

Eksperimentalisht është vërtetuar që kripërat e natriumit kanë
më pak efekte toksike nga kripat e metilglukominës të minjtë,
por te lepujt ishte e kundërta.

Te njerëzit nuk është vërejtur kurfarë dallimi manifestues i
toksicitetit

Toksiciteti subakut





Sistemin kardiovaskular
Enët e Gjakut
Sistemin nervor qëndror
Veshkët
Eritrocitet dhe Hemotokritin

Por, përcaktimi i dozës optimale të MK për qdo pacient
është imperativ i radiologut ku duhet pasur parasysh
kriteriumet relative për aplikimin e sasive të caktuara të
mjetit kontrast:

• metodën e përdorur
• mënyrën e aplikimit
• koncentrimin e jodit
• shpejtësinë e injektimit

FARMAKODINAMIKA



Lidhja në mes të farmokinetikës dhe tolerancës së substancës së
aplikuar dignostike dhe terapeutike, bëhet evidente në rastin e MK-e
radiologjike
MK uroangiogrfike pas injekimit në enë të gjakut lidhen me proteinet
e plazmes –albuminet dhe pjesërisht alfaglobulinet
Kjo lidhje jo vetëm që është e pa dëshirushme nga aspekti i efektit të
kontrastit, por është edhe bazë për paraqitjen e shumë efekteve toksike
të cilat potencohen për shkak të reduktimit të filtrimit glomerular
Të gjitha këto efekte u zvogëluan në minimum me ndërrimin e
struktures kimike respektivisht me zbulimin e vetisë hidrofile e cila në
masë të madhe e zvogëloi përqindjen e lidhjes së MK me albumine
(vetëm5-10%).