You are on page 1of 10

Projekt

Lënda : Edukim Karriere
Tema : Sipërmarrja e suksesshme
Objektivat :
1. Çfare është sipermarrja ?
2. Cilësite dhe aftësitë e një sipërmarrësi
3. Hapja dhe zhvvillimi i një sipërmarrje
4. Mundësite vetjake për realizimin e një veprimtarie
sipërmarrëse

Çfarë është sipërmarrja ?

Sipas një përkufizimi, sipërmarrja është proçesi i krijimit të vlerës duke kombinuar
burimet për të zbuluar dhe shfrytëzuar mundësitë. Zbulimi i mundësive është çelësi
kryesor i sipërmarrjes. Përkufizimet e sipërmarrjes kanë në themel të tyre elementin
e krijimit. Kur dëgjojmë fjalën sipërmarrje gjithmonë na vjen në mendje se diçka e re
është ndërtuar. Sipërmarrja mund të jetë një biznes ose një organizatë që i shërben
një qëllimi të caktuar. Zakonisht organizatat janë jofitimprurëse dhe konsiderohen si
biznese sociale, ndërsa bizneset marrin formën e një kompanie. Përfitimi financiar
karakterizon një biznes, ndërsa organizatat jo fitimprurëse kanë qëllime përtej
fitimive. Arsyeja pse ne kemi çdo ditë rritje të numrit të sipërmarrjeve është se
prapa tyre, qëndrojnë disa motivime. Çfarë i shtyn njerëzit të bëhen sipërmarrës?
Paraja
Një nga motivimet për t’u bërë sipërmarrës është paraja. Ne e dimë që njerëzit më
të pasur zakonisht janë sipërmarrësit. Gjithsesi nuk duhet harruar fakti që ekziston
risku, që të ardhurat nga një sipërmarrje mund të jenë më të vogla se sa ndonjë një
karrierë tjetër.
Liria
Nëpërmjet sipërmarrjes, njerëzit duan të bëjnë diçka tjetër nga ajo që ofron tregu.
Sipërmarrja ofron një rrugë të mirë, për të realizuar diçka që ju intereson vërtet. Me
liri nuk nënkuptohet që ju të flini sa të doni dhe se sipërmarrja është një rrugë e
lehtë për t’u ndjekur. Liria ju jep mundësi të zgjidhni vetë çfarë doni të bëni.
Pavarësia
N.q.s keni sipërmarrjen tuaj, kjo s’do të thotë që nuk do të keni shef tek koka. Shefi
juaj nuk do të jetë më ai tradicional, por do të jenë partnerët dhe klientët tuaj.
Pavarësia dhe liria janë motivë të rëndësishëm që njerezit zgjedhin rrugën e
sipërmarrjes.
Krijmtaria
Të ndërtosh diçka nga e para, kërkon që ju të jeni krijues. Elementi i kreativitetit
është i lidhur ngushtë me të qenit sipërmarrës. Sipërmarrja është ndër fushat që
lejon më shumë krijmtari në proçesin e punës suaj.
Ndihma
Nëpërmjet sipërmarrjes mund të ndihmosh të zhvillosh komunitetit ku jeton.
Zgjidhja që keni dhënë për një problem nëpërmjet produktit që ofroni në treg
ndihmon drejtpërdrejt klientët tuaj. Një mundësi që ofron sipërmarrja është biznesi
social. Nëpërmjet biznesit tuaj ju mund të luftoni papunësinë, varfërinë, injorancën
dhe sëmundjet.Këto janë disa nga cilësitë kryesore që i motivojnë njerëzit që të
bëhen sipërmarrës. Kush prej nesh nuk do të donte të ishte i pasur, i lirë, i pavarur,
krijues dhe ndihmës i komunitetit. Pyetja qëndron: Pse numri i sipërmarrësve është

kaq i vogël në shoqërinë tonë. Sipas statistikave, në shtetin më të fuqishëm në
botë, Amerikën, vetëm 4% e popullsisë janë sipërmarrës. Ky numër është i vogël,
sepse të qenit sipërmarrës ka risqe të mëdha. Ekziston risku i dështimit, humbjes
së kohës, parave dhe pozitës suaj shoqërore. Gjithashtu kostoja oportune është
gjithmonë në lojë. Ju mund të gjeni një punë me të ardhura të mira.

Karakteristikat e një sipërmarrësi :

Pasioni i kombinuar me një strategji te goditur është ne gjendje te prodhoje
një force te madhe sipërmarrjeje. Sipërmarrësit vizionare janë me shume se
sa thjesht ëndërrimtarë. Ata na radhe te pare janë njerëz praktike, te afte te
zgjidhin probleme, te njohin vështirësitë dhe te mësojnë nga humbja.
Vizion i qarte. Sipërmarrësit pa këtë karakteristike nuk e kane te gjate ne
rrugën e tyre te biznesit. Nëse ju nuk e dini ende se ku dëshironi te arrini,
atëherë si do ta dini se si mund te shkohet atje. Është e rëndësishme qe me
pare te kemi përcaktuar jo vetëm objektivat, por edhe parametrat e
matshëm, madje edhe mënyrën për tua shpjeguar këtë atyre qe do te
punojnë për ju.
Vendosmëria për te bere atë qe është e nevojshme. Sekreti i një biznesmeni
është se ai është ne gjendje te beje atë qe nuk e bëjnë dot te tjerët, pasi nuk
janë te përgatitur për këtë. Nëse do te dëshironi qe te jeni te suksesshëm ne
një biznes ju duhet te keni vullnetin te punoni shume fort, shume me fort se
sa njerëzit e tjerë.
Mësimi nga gabimet.Një sipërmarrës i suksesshëm është ai i cili ka aftësinë te
mësojë nga gabimet.Aftësia për tu përshtatur përballë dështimit është një
tjetër karakteristike e biznesmenit vizionar.
Prapa çdo sipërmarrësi gjithnjë ndodhet dhe punon një ekip. “Unë jam vetëm
fytyra publike e një skuadre te talentuarish” thotë një prej me te mëdhenjve
te biznesit, Richard Branson. “Ata janë një ndihme e madhe ne ndërtimin e
suksesit tone”. Nëse ju do te mendoni dhe përpiqeni qe te punoni pa një
skuadër, arritjet me shume gjasa do te jene shume te vogla dhe suksesi i
diskutueshëm.
Po aq sa është i fokusuar ne qëllimin e sipërmarrjes se tij, një sipërmarrës
vizionar duhet te jete njëkohësisht edhe shume fleksibel ne lidhje me rrugën
qe duhet te ndjeke për te shkuar tek qëllimi dhe suksesi. Madje dhe kur rruga
qe keni zgjedhur duket se është ajo e duhura, përsëri nuk duhet tu mungoje
vullneti për te riparuar çdo gjë te nevojshme për ta çuar atë me pranë
perfeksionit.
Aftësia për te ndjekur intuitën. Ne shume raste këshilltaret tuaj mund t’ju
sugjerojnë zgjidhje qe për ju nuk duken bindëse. Por edhe nëse ju ende nuk
jeni ne gjendje te argumentoni se perse ideja juaj është me e mira, përsëri
injorimi i intuitës tuaj përben një gjë te rrezikshme. Por kujdes, është akoma
me e rrezikshme te ngatërroni egon tuaj me intuitën.

Aftësia për te gjetur shtegun e duhur.Po aq sa është i fokusuar ne qëllimin e
sipërmarrjes se tij, një sipërmarrës vizionar duhet te jete njëkohësisht edhe
shume fleksibel ne lidhje me rrugën qe duhet te ndjeke për te shkuar tek
qëllimi dhe suksesi. Madje dhe kur rruga qe keni zgjedhur duket se është ajo
e duhura, përsëri nuk duhet tu mungoje vullneti për te riparuar çdo gjë te
nevojshme për ta çuar atë me pranë perfeksionit.

10 rregulla për nisjen e një sipërmarrje
Gijthëkush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të
suksesshëm, ka në kokë rregullat e tij të arta që e kanë ndihmuar gjatë rrugës.
Është gjithmonë frytëdhënëse dhe shpesh frymëzuese për të tjerët që të dëgjojnë
këshillat e më të sukseshmëve. Mark Cuban, një sipërmarrës i shumëfishtë e i
suksesshëm, ka ndarë me ne ato që për të janë rregullat e arta për t’u patur
parasysh në nisjen e një sipërmarrjeje.
Mos e krijoni një sipërmarrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nëse nuk është
diçka që e dashuroni, apo nëse nuk ka lidhje me ju.Në qoftë se keni menduar për një
strategji shpëtimi në rast dështimi, atëherë nuk e keni pasion atë gjë.
Punësoni njerëz që mendoni se do të punojnë me kënaqësi të madhe në kompaninë
tuaj.
Të ardhurat shërojnë gjithçka. Duhet të dini se në ç’mënyrë konkretisht kompania do
të fitojë para dhe si do t’i realizojë ajo të ardhurat.Kuptoni kompetencat tuaja
thelbësore dhe përqëndrohuni tek to. Paguajini mirë njerëzit që do të kryejnë
detyrat kryesore, pasi duhet të bëni më të mirën aty. Ndërsa nëse buxheti nuk ju
mjafton mund të sakrifikoni cilësinë në sektorët e tjerë të kompanisë, duke marrë
punonjës që paguhen më pak.
Pa zyra të mbyllura. Ambjentet e hapura të zyrave bëjnë që të gjithë punonjësit të
jenë të sinkronizuar me gjithçka që ndodh në kompani. Nwse ndonjë punonjës
ankohet se ka nevojë për privaci, tregojini derën e tualetit. Nuk duhet të ketë asgjë
për të fshehur në startin e një biznesi.
Për teknologjinë, përdorni ato që njihni. Nëse dini të përdorni Apple, atëherë
përdoreni. Nëse ju pëlqen Windows, përdorni atë. Në fillimet e një kompanie nuk ka
shumë punonjës, kështu që secili mund të përdorë atë që di, në mënyrë që të mos
shtohen shpenzimet me trajnime të mëtejshme për këtë çështje.
Mbajeni organizatën të sheshtë. Kjo do të thotë që komunikimi vertikal sipas
hierarkisë të jetë minimal. Nëse keni menaxherë që i raportojnë një menaxheri
tjetër që në hapat e parë të kompanisë, ka shumë mundësi që të dështoni.Mos
nënkontraktoni firmë marrëdhëniesh publike (PR). Në hapat e para, kompania ka
nevojë që të krijojë marrëdhënie personale me partnerët e saj. Pra, komunikoni vetë
me personat që ju mendoni se janë të interesuar të dinë rreth jush. Gjejini emailin

dhe prezantoni kompaninë.Kthejini detyrat e
punonjësve në argëtim. Kini kujdes me
stresin e tyre dhe shpërblejini ata për
performancën. Në kompaninë time të parë,
MicroSolutions, sa herë që kishim shitje
rekord, unë u jepja kartmonedha 100
dollarëshe njerëzve të shitjes dhe të gjithë
ishin të kënaqur nga kjo.

Funksioni i Sipermarresit:




Mbartes rrisku
Funksioni organizative
Funksioni inovative
Funksioni manaxherial
Funksioni vendimarres

Avantazhet e Sipermarresit:



Pavarësia
Mundesi per te arritur potencial të plotë
Fleksibiliteti
Mundësi për të kontribuar per shoqërinë dhe per t’u
bërë i njohur
 Mundësi për të arritur dhe përdorur plotësisht fitimet

Disavantazhet e Sipermarresit:





Pasiguri për të ardhmen
Rrisku i humbjes së gjithë kapitalit të investuar
Humbja është ekonomike dhe psikologjike
Orë të gjata në punë
Përgjegjësi e plotë

Ide
ja e themelimit të një sipërmarrje private
Shkurtimisht fazat e themelimit të nje
sipërmarrjeje private:

1. Një ide e mirë për biznes
2. Planifikimi paraprak i veprimtarisë së sipërmarrjes
3. Organizimi i financimit
4. Zgjedhja e formës dhe emrit të sipërmarrjes
5. Spjegimin për sigurimin e lejes për veprimitarinë e sipërmarrjes
6. Njoftimi në regjistrin e tregut dhe në zyrën e tatimeve
7. Sigurimet e rregulluara me ligj
8. Organizimi i kontabilitetit
Kur dëshiron të hapësh një shoqëri tregtare, mendo mirë në se ideja e biznesit është
e mirë apo jo. Mendo gjithashtu, në se ke dituri dhe përvojë të mjaftueshme
profesionale, si dhe mënyrën e organizimit financiar. Qendra për biznese të reja
ofron ndihmë dhe këshilla me anë të këshilltarëve profesionistë, duke filluar qysh
nga fillimi i përpunimit të idesë për biznes.
Pas kësaj bëhet përgatitja themelore e planit për veprimtarinë e biznesit, që ka për
qëllim të bëjë sqarimin e fitimit dhe suksesit të mundshëm të veprimtarisë së filluar
sipërmarrëse. Kjo është në dobi si të vetë sipërmarrësit ashtu edhe të ekspertit i cili
ndihmon në vlerësimin e veprimtarisë. Kur kërkoni për ndihmë financiare duhet të
keni planifikim të mirë të veprimtarisë së biznesit.
Çështje të tjera që duhet t`i keni parasysh kur të krijoni sipërmarrje janë, për
shembull: forma e sipërmarrjes, emri dhe fusha e sipërmarrjes, regjistrimet dhe
pagesat zyrtare, organizimi i kontabilitetit si dhe në shoqëri tregtare me përgjegjësi
të kufizuar pagesa e aksioneve të kapitalit.

Në zgjedhjen e formës së sipërmarrjes ndër të tjera ndikojnë numri i ortakëve,
nevoja e kapitalit, ndarja e përgjegjsisë dhe e marrjes së vendimeve, financimi dhe
tatimi. Format e ndryshme të sipërmarrjes në Finlandë janë: titull biznesi, shoqëri
tregtare e hapur, shoqëri tregtare komandite, shoqëri tregtare me përgjegjësi të
kufizuar dhe shoqëri tregtare kolektive. Në se dëshironi të themeloni një sipërmarrje
më të madhe se emri i shoqërisë tregtare atëhere ja vlen të kontaktoni këshilltarin
për biznes.

Biznese te vogla, zyra këshillimi, avokatie, apo licenca për asistenca neper spitale,
shtëpi. Këto janë disa nga aktivitetet qe shqiptaret kane vendosur ne fqinjin e tyre
Italinë. Emigracioni shqiptar nuk është me ai i punëve neper kantiere, megjithëse
një pjese e mire e tyre vazhdojnë ta bëjnë akoma. Kjo me dëshirën e mire, për te
investuar neper bizneset e tyre ne Shqipëri. Këto shtatembedhjete vite emigracion,
sollën ndryshime, jo vetëm për ekonominë italine e cila përfiton nga ky krah pune,
por dhe për bizneset e vogla ne Shqipëri te cilat kane lindur dhe po zhvillohen fale
punës se emigranteve jashtë.Por nuk është e thënë qe suksesi te jete vetëm jashtë
kufijve. Numri i profesionisteve te lire, po rritet gjithnjë e me shume neper qytetet
me kryesore si Milano, Rome, dhe ne Brescia. Garancia e këtij suksesi është e
thjeshte. Këta sipërmarrës, kane studiuar mire rregullat e tregut, nevojat e tij, dhe
cfare është me e rëndësishme, kane kuptuar si funksionon italia, dheç fare kërkon
qytetari italian: disponibilitet, profesionalizëm, dhe çmimet me te ulëta ne treg.
“Punëtoret e huaj janë rreth 8.076, pra një e treta e forcës ne total- thotë Alberto
Silvioli: rreth 313 aktivitete te regjistruara kane një titullar i cili nuk është italian, Ne
Milano, është tejkaluar, por dhe ne Brescia jemi ne te njëjtën rruge”.Aktivitete te
huaja janë ne gjendje te konkurrojnë ato italiane: “Nuk janë te paket aktivitete te
mireorganizuara, dhe konkuruese. Nuk mungon profesionaliteti sidomos ndërmjet
rumeneve dhe shqiptareve, te cilet shfaqin nje profesionalitet te mire,
imprenditorial”.
Sipas statistikave ne Brescia, nder punëtoret me kombësi te huaj numri me i madh
është ai i shqiptareve, (2.185 punetore); qe ndiqet me pas nga marokenet, (1.479),
rumenet (1.087) dhe ish jugosllavet (910). Persë i përket maredhenieve dhe
dokumentave entet publike kane vendosur qe disa dokumente te jene ne gjuhen e
nënës, dhe kjo behet pikërisht për te favorizuar integrimin e tyre”.Zakonisht
emigracioni ne Itali, kalon neper disa etapa, qe cilat nëse i kalon me sukses, arrin te
mireintegrohesh, dhe te jesh i suksesshëm. Nëse jo përfundon padashur viktime e
kriminalitetit. Ka shqiptare neper burgjet italiane janë njerëz ‘te ndershëm’ ne
Shqipëri. Nuk kane precedentë penal ne Shqipëri. Janë njerëz thjesht ne një moment
te caktuar janë gjendur pa përkrahje. Njerëzit e forte emigrojnë, por vetëm ato me
te fortët ia dalin mbanë ne një vend te huaj, ku çdo gjë te bëjnë te duket e
nevojshme për tu patur, dhe e nevojshme për tu blere.
Sociologu dhe studiuesi Sandro Citadini, thotë se “Me shqiptaret është ndryshe, ata
emigrojnë dhe tentojnë te integrohen menjëherë, si te thuash duan ti kalojnë
menjëherë ca etapa.” Kërkojnë te jene menjëherë te paret. Kjo është shume e
vështirë.”Ka disa etapa për tu kapërcyer. Kërkon kohe, dhe pune, pune dhe tepër
durim. Kërkon te dish, te jesh i forte. Integrimi është një rruge e gjate, gjate kësaj
rruge eshte tepër e rëndësishme te kuptosh se asimilimi nuk ka te beje me
integrimin. “Shqiptaret përpiqen te asimilojnë kulturën italiane, dhe duan ne një fare
mënyrë te jene italian.” Te qenurit evropian, ia lehtëson disi këtë dëshirë, por është
fakt qe, komuniteti i shqiptareve ka disa karakteristika qe pak komunitete i kane.
Ata janë te lidhur shume me familjet, i ndihmojnë, dhe kjo është diçka shume

pozitive. Por shqiptaret qe janë prej kohesh ne Itali, dhe i kane rritur fëmijët e tyre
atje, përplasen me realitetin dhe kulturën e tyre tradicionale, si rrjedhoje fëmijët e
tyre, ata qe quhen ‘brezi i dyte’, nuk janë as shqiptare dhe as italiane. Janë thjesht
ne rrugëkryq.