You are on page 1of 1

Fëmija i Detit!

Valët e detit në krah të morrën
Në brigjet e Turqisë ato të nxorrën
Në rërën e lagur i shtrirë rri ti
Askujt s’ju bë vonë dhe pse je fëmi!

Për kafshët e ngordhura gjithë bota bërtet
Flasin, bërtasin të gjithë nga çdo shtet
Ama kur ti vdiqe mes valëve mizore
Bota heshti, nuk mendoi dhimbjen amënore.

O njerëz ! Mendjeve tuaja ju thirrini!
Mëshirën prej zemrave ju nxirrni!
Nga fjala e Profetit duhet të mësohet,
Se kush nuk mëshiron , nuk mëshirohet!

Petrit Zharova
Bursa, Turqi
03.09.2015