P. 1
Alkimisti

Alkimisti

|Views: 4|Likes:
Published by Shkelzen Muja

More info:

Published by: Shkelzen Muja on Jun 24, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

10/25/2012

pdf

text

original

Ekranizimi i romanit “Alkimisti”

Autori më i lexuar brazilian, Paulo Coelho, pas kërkimit të tij dhjetëvjeçar, më në fund ia doli ta gjejë formulën përkatëse për ekranizimin e romanit të tij më të popullarizuar “Alkimisti” (“The Alchemist”). Coelho është njëri ndër autorët më të lexuar dhe më të shitur tani në botë. Romanet e tij (“Alkimisti”, “Veronika vendos të vdes”, “Mali i pestë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Manual për luftëtarin e dritës”, të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, plus romani “Buzë lumit Pjedra rrija dhe qaja” dhe “Pelegrini”) janë të përkthyer gjithsej në 56 gjuhë të ndryshme të botës dhe të shitura në më shumë se 40 milionë kopje. Mirëpo, Coelhos iu deshën jo më pak se dhjetë vjet kërkime për ta gjetur skenarin më të përshtatshëm, të adaptuar për film, në temën e Alkimistit. Për befasi të të gjithëve, regjisor i filmit do të jetë aktori Laurence Fishburne. Fishburne, i cili luan njërin ndër rolet krysore në filmin trilogjik “The Matrix (Matriksi), në filmin e ardhshëm “Alkimisti” do të ketë një përgjegjësi të trefishtë, atë të regjisorit, skenaristit dhe të rolit kryesor. Libri “Alkimisti”, bën fjalë për djaloshin, i cili gjatë kohës së inkuzicionit katolik niset nga Andaluzia drejt vendit të piramidave egjiptiane në kërkim të thesarit të madh. Është një rrëfim për kërkimin dhe gjetjen e vetvetes si dhe të fatit, që nganjëherë është më afër se sa mendohet. Ky rrëfim mistik ia doli ta robërojë imagjinatën e miliona lexuesve anembanë botës. Fishburne - aktor, skenarist dhe regjisor i “Alkimistit” Nga botimi i parë i këtij libri, më 1998 ishin shitur vetëm 900 kopje, ndërkohë që botuesi vendosi t’i jap fund botimit me kaq. Por, dy vjet më vonë, një botues tjetër më i madh i bleu të drejtat autoriale të librit dhe, më pas gjithçka është histori. Libri u shit, u stërshit dhe Coelho shkroi dhe rishkroi deri në kulmin e famës dhe të popullaritetit. Shtëpia “Warner Bros Pictures” i bleu të drejtat e librit për ekranizimin e këtij romani qysh në vitet e hershme të nëntëdhjetave, por Coelho, të cilit iu ishin dhënë të gjitha mundësitë për zgjedhje kurrsesi nuk ia kishte dalur të bie në ujdi me filmaxhinj, deri më tani. Mirëpo, pasi e kishte gjetur të vërtetin, në këtë rast Fishburnein, Coelho bëri të ditur se ky film do të paraqesë ekranizimin e parë dhe të fundit të njërit prej cilido librave të tij. Filmi “Alkimisti” do të fillojë të xhirohet në fund të këtij viti, në Jordani, ndërsa në kinema është planifikuar të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm. Studioja “Warner Brothers” ka miratuar buxhetin për këtë film që është i barabartë me 80 milionë dollarë. Gjithashtu dihet se në film, përveç Fishbournit, do të luajnë edhe dy yje të ekranit, aktori Jeremy Irons dhe popmbretëresha Madonna. Vitin e shkuar kritikët e kishin quajtur Coelhon një pseudofilozof për shkak të sipërfaqshmërisë së tij në shkrime. Përballë kritikave të këtilla Coelho zakonisht i kishte rrudhur shpatullat dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se kritikat e tilla janë vetëm nxitje për projekte të tij të mëtutjeshme.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->