P. 1
SHOQËRIT TREGËTARE NGA LIBRI

SHOQËRIT TREGËTARE NGA LIBRI

|Views: 1,097|Likes:
Published by Veton Sopjani
Vetoni
Vetoni

More info:

Published by: Veton Sopjani on Jul 06, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOCX, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

01/23/2013

pdf

text

original

LITERATUR

SHOQËRITË TREGËTARE
NGA LIBRI
veton.sopjani [Pick the date]

1. Numëroni problemet me praktikat e kaluara të ushtrimit të afarizmit në Kosovë? - Shumica e veprimtarive afariste
ushtroheshin përmes shoqërive të paregjistruara tregtare. Pjesa e mbetur e veprimtarisë afariste ushtrohej në forma të thjeshta, siç janë bizneset individuale ose shoqëritë kolektive (ortakëritë e përgjithshme), duke mos përfituar kështu nga përparësitë të cilat ofrohen nga format më të sofistikuara të organizimit. Komuniteti afarist nuk i kuptonte qartë format ekzistuese të organizimit. Shumica e veprimtarisë afariste nuk ushtrohej si pjesë e ekonomisë legjitime. Palët të cilët shprehnin dëshirën për të ushtruar afarizëm në Kosovë ballafaqoheshin me një ambient të panjohur ligjor dhe afarist.Afaristët hezitonin t¶i pranonin ndryshimet në kornizën ligjore, dhe vazhdonin me praktikat e vjetra. 2. Shqyrtoni zhvillimin e shoqërive tregtare në Evropë? - Që nga koha e Romës së Lashtë dhe deri me mbarimin e Shekullit XIX, format dominuese të organizimit afarist ishin pronësia individuale dhe shoqëria kolektive (ortakëria e përgjithshme). Pronari individual dhe ortakët, individualisht ose bashkërisht, kishin në pronësi dhe e kontrollonin tërë atë që e konsideronin si biznes të tyre. Secili prej tyre bartte me vete përgjegjësi të pakufizuara për detyrimet e kontraktuara të firmës. Në Shekullin XV në Evropë u paraqit shoqëria komandite (ortakëria e kufizuar) që kishte për qëllim plotësimin e kritereve që investitorëve aksionarë t¶u jepej përgjegjësi e kufizuar në shoqëritë tregtare të cilat konsideroheshin meritore për kredi. Nga mesi i Shekullit XIX në Evropë lindi korporata afariste si formë alternative e organizimit e cila përfshinte njëkohësisht përgjegjësinë e kufizuar dhe kontrollin mbi firmën. Sot, zhvillimi i shoqërive tregtare ështëngritur në një nivel tërësisht të ri. Për shembull, në vitin 2001 BE-ja miratoj Rregulloren e Këshillit për Statutin e një Shoqërie Evropiane. Ky statut përmban rregulla për Shoqëritë. Publike Evropiane të njohura si Societas Europaea (SE) (nga Latinishtja ³Shoqëri Evropiane´). Ky lloj i shoqërisë tregtare mund të regjistrohet në çdo shtet anëtarë të BE-së dhe regjistrimi mundet lehtë të bartet tek një shtet tjetër anëtarë. 3.Demonstroni nevojën për të pasur struktura të llojllojshme në Kosovë?- Arsyet kryesore kanë të bëjnë me tranzicionin e lehtë në një ekonomi të tregut dhe me inkurajimin e investimeve të huaja. Arsyet tjera përfshijnë:Lehtësimin e hyrjes në komunitetin afarist për palët e interesuara të madhësive dhe mundësive të ndryshme, Prezenca e formave të organizimit me të cilat investitorët e huaj janë të njohur, Ofrimi i fleksibilitetit në organizim, varësisht nga nevojat e biznesit, Sigurimi i një evidentimi të rregullt të të gjitha aktiviteteve afariste në Kosovë,Rritja e të hyrave tatimore për qeverinë përmes raportimit të rregullt të veprimtarive afariste, Rregullimi i marrëdhënieve private në mes të ushtruesve të afarizmin në Kosovë, Harmonizimi me ligjet e BE-së 4.Cili është qëllimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare? ---t¶i përcaktojë llojet e shoqërive tregtare përmes së cilave mund të zhvillohen veprimtaritë Afariste, t¶i caktojë kushtet e regjistrimit, t¶i përcaktojë dispozitat ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike të shoqërive tregtare si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treat, t¶i përcaktojë dispozitat ligjore të cilat nxisin dhe lehtësojnë themelimin, funksionimin dhe shpërbërjen e rregullt të shoqërive tregtare, ta inkurajojë ndërmarrësinë përmes kufizimit të detyrimeve të investitorëve, ta tërheqë kapitalin e huaj dhe atë vendorë 5. Nëse një person ushtron një veprimtari afariste në Kosovë pa e regjistruar shoqërinë e tij, Ministri është i autorizuar dhe ka përgjegjësinë të ndërmarrë çka? -Ministri është përgjegjës për hartimin dhe shpalljen e akteve nën-ligjore që përcaktojnë gjobat administrative monetare për shkeljet e lartcekura. Ministri, gjithashtu është i autorizuar dhe është përgjegjës që të caktojë një ose më shumë autoritete përkatëse publike për zbatimin e akteve nën-ligjore dhe gjobave. 6. Nëse një person është duke ushtruar një veprimtari afariste në Kosovë pa u regjistruar, atëherë ai konsiderohet se ushtron cilin lloj të shoqërisë tregtare? Një person i cili ushtronnjë veprimtari afariste pa u regjistruar konsiderohet se është pronar i një Nd.Individuale 7. Nëse dy shoqëri tregtare të regjistruara lidhin marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, a kanë nevojë ato ta regjistrojnë një shoqëri të re tregtare? -- një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë shoqërive tregtare të cilat veçse janë të regjistruara nuk krijon detyrime përregjistrim të ri. 9. Vlerësoni procesin legjislativ që shpiu deri te versioni final i ligjit të Kosovës? . Ligji i tanishëm parasheh udhëzime tëhollësishme dhe të qarta për një shoqëri që dëshiron të ushtrojë afarizëm në Kosovë. Si itillë, Ligji promovon një kornizë të fuqishme ligjore sikurse për investitorët e huaj të cilëtsynojnë të hyjnë në tregun e Kosovës, ashtu edhe për afaristët vendorë të cilët aspirojnërritjen dhe zgjerimin e biznesit të tyre. Ligji i ri është shkruar duke u bazuar në modelin Austro-Gjerman dhe është në përputhshmëri me shumicën e ligjeve për shoqëritë tregtare në Evropë. Ligji, çka është me rëndësi për njëekonomi të tregut në transformim sikur në Kosovë, ofron një fillim të mbarë sepse ofron disa forma themelore të organizimit të biznesit me të cilat investitorët e huaj janë të familjarizuar 10.Formuloni qëllimet kryesore të ligjit dhe fushëveprimin e tij? --t¶i përcaktojë llojet e shoqërive tregtare përmes së cilave mund të zhvillohen veprimtaritë afariste, t¶i caktojë kushtet e regjistrimit. t¶i përcaktojë dispozitat ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike të shoqërive tregtare si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treat,t¶i përcaktojë dispozitat ligjore të cilat nxisin dhe lehtësojnë themelimin, funksionimin dhe shpërbërjen e rregullt të shoqërive tregtare,ta inkurajojë ndërmarrësinë përmes kufizimit të detyrimeve të investitorëve,ta tërheqë kapitalin e huaj dhe atë vendorë Është me rëndësi të theksohet se Ligji për Shoqëritë Tregtare ka një fushëveprim të kufizuar. Ligji nuk i:themelon rregullat dhe nuk i rregullon çështjet që janë në fushëveprimin e ligjeve tjera përfshinë rregullat të cilat trajtojnë licencimin dhe rregullimin e veprimtarive të një shoqërie, rregullon praktikat e kontabilitetit, të raportimit financiar, të punës dhe të punësimit në kuadër organizatës 11.Numëroni llojet e sh. tregtare të lejuara me ligjin e Kosovës? Ndërmarrje Individuale ± ³NI´, Shoqëri Kolektive ± ³SHKL´, Shoqëri Komandite ± ³SHKM´, Shoqëri me Përgj. të Kufizuar ± ³SHPK´, Sh.Aksionare ± ³SH.A.´ 12.Kategorizoni veprimtaritë të cilat mund të ushtrohen përmes shoqërive tregtare të regjistruara si dhe qëllimet tjera të lejuara për

themelimin e tyre?--- Në Kosovë, çdo person, organizatë, ose grup mund të themelojë dhe të regjistrojë një shoqëri tregtare për çfarëdo qëllimi të ligjshëm si dhe të angazhohen në çfarëdo veprimtarie të ligjshme. Megjithatë, shoqëritë të cilat organizohen në bazë të këtij ligji duhet: t¶i përmbahen të gjitha kushteve të imponuara me një akt tjetër primar ligjor; dhet¶i sigurojnë të gjitha lejet e domosdoshme (pasi që regjistrimi nuk i përjashton detyrimet për marrjen e lejeve të nevojshme për veprimtari të caktuara) Sa i përket lejes, ajo mund të lëshohet vetëm nëse shoqëria: i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore për t¶u pajisur me lejen, është regjistruar në Regjistër 13. Përshkruani funksionet e Zyrës së Regjistrimit?--- Zyra e Regjistrimit të Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtar të Kosovës (Zyra e Regjistrimit) është agjenci, e cila ekziston brenda fushë veprimit të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë. Qëllimi kryesor i saj është regjistrimi I shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare në Kosovë. Zyra e Regjistrimit ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të përgatitur dhe miratuar formularët dhe procedurat për qëllim tëlehtësimit të punës së saj, në përputhje me këtë Ligj. Identifikoni çështjet e veçanta të emrit të shoqërisë tregtare -- emër i shoqërisë tregtare:Duhet të dallojë në masë të arsyeshme nga të gjithë emrat paraprakisht të regjistruar,përveç nëse: shoqëria tregtare e cila e ka regjistruar paraprakisht këtë emër (i) jep pëlqim me shkrim për regjistrimin dhe shfrytëzimin e emrit të njëjtë nga një shoqëri tjetër tregtare dhe (ii) dorëzon në Zyrën e Regjistrimit një formular për ³ndryshim të emrit´ që ligjërisht e ndryshon emrin në një emër tjetër. shoqëria tregtare e cila dëshiron ta regjistrojë emrin do t¶ia dorëzojë Zyrës së Regjistrimit një kopje të vërtetuar të vendimit të plotfuqishëm të gjykatës i cili themelon të drejtën për shfrytëzimin e emrit;shoqëria tregtare e cila dëshiron ta regjistrojë emrin, i dorëzon Zyrës së Regjistrimit një kopje të vërtetuar të marrëveshjes me shoqërinë tregtare që deri në atë kohë ishte pronare e emrit të regjistruar, nëse kjo marrëveshje shprehimisht autorizon shfrytëzimin e këtij emri.Duhet të përmbajë këto shkurtesa në fund (në gjuhën Shqipe, Serbe ose Angleze): NI´³SHKL´SHKM´³SHPK´³SH.A 16.Vlerësoni rëndësinë e zyrës së regjistruar dhe agjentit?--- Agjenti i regjistruar i shoqërisë tregtare është shoqëri ose individ, që pranon padinë kundër shoqërisë tregtare si dhe njoftimet ose kërkesat tjera kur shoqëria tregtare në fjalë është pale në një proces gjyqësor. Kur njoftimi për ngritjen e padisë i dorëzohet agjentit, atëherë ai konsiderohet se i është dorëzuar shoqërisë tregtare. Zyra e Regjistruar e shoqërisë tregtare është adresa e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit si adresa zyrtare e shoqërisë tregtare.. 17.Kuptoni se cili informacion i detyrueshëm duhet t¶i ofrohet palëve të treat? -- Llojin e shoqërisë tregtare (p.sh. SHKM, SH.P.K., SH.A.)Emrin e plotë të shoqërisë tregtare, Nëse shoqëria tregtare është në proces të likuidimit, shpërbërjes ose pushimit tëaktivitetit, deklaratën e qartë që tregon këtë fakt, Numrin e regjistrimit të shoqërisë tregtare. 18.Kur bëhet regjistrimi i Ndërmarrjes Individuale (³NI´), pronari duhet të dorëzojë nëZyrën e Regjistrimit?: E. Formularin i cili mban emrin e NI, adresën e vendit kryesor të afarizmit, emrin dhe adresën e pronarit, qëllimin e afarizmit, datën e shpërbërjes dhe një konfirmimi se personi, i cili e dorëzon formularin është pronar i NI. 19. Për ndryshimin e të dhënave të dorëzuara në Zyrën e Regjistrimit në lidhje me regjistrimin e Shoqërisë Kolektive (³SHKL´), ortakët e përgjithshëm duhet të: Miratojnë vendimin i cili e autorizon ndryshimin dhe plotësimin e memorandumit dhe udhëzon personin e autorizuar të nënshkruajë dhe dorëzojë menjëherë njoftimin për ndryshim dhe plotësim në Zyrën e Regjistrimit. .20. Memorandum për shoqëri komandite, i cili e themelon Shoqërinë Komandite(SH.K.M), duhet të përmbajë: B. Ndër të tjera, emrin zyrtar të SH.K.M, adresën e vendit kryesor të afarizmit, dhe emrin e secilit ortak të përgjithshëm D. Emrin, mbiemrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm. 1. Një shoqëri _tregtare e cila juridikisht nuk ekziston ndaras nga pronari i saj_ në bazë të aplikimit të ligjit konsiderohet të jetë NI. 2. NI është / nuk është person juridik. ± sakte 3. Pronari i NI-së ka përgjegjësi të pakufizuar për ___borxhet dhe Detyrimet tjera të cilat i ka ndërmarrë NI-a. 4. Përgjegjësia e pakufizuar mund / nuk mund të kufizohet nga Gjykata. 5. Përgjegjësia e pakufizuar mund të kufizohet nëse: (i) pasuritë personale veçanërisht Dhe prona janë përjashtuar me marrëveshje, (ii) paditësi pajtohet që prona është / nuk është objekt i padisë; dhe (iii) Nëse një akt themelor ligjor mbi përmbarimin e vendimeve gjyqësore dhe mbi falimentimin personal shprehimisht lejon kufizimet.

6. Përgjegjësia e pakufizuar i përfshinë edhe pasuritë që janë në pronësi jo të drejtpërdrejt te pronarit të ndërmarrjes individuale. 7.Cilat jane detyrimet e pronarit të NI-së? -Personi i cili ushtron një veprimtari afariste, de jure ose de facto, përmes një Ndërmarrje Individuale ka përgjegjësi të pakufizuara personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet. tjera që të NI-së, ose të cilat i imponohen me Ligj ose me kontratë. 8. shpjegoni natyrën e pronës pasurore në NI? ---përgjegjësia e pronarit është e pakufizuar dhe përfshinë të gjitha pronat dhe pasuritë të çfarëdo lloji të cilat drejtpërdrejtë ose tërthorazi janë në pronësi tëpronarit të ndërmarrjes, pa marrë parasysh se a shfrytëzohet prona ose pasuritë në fjalë për qëllime afariste, personale, apo familjare.. 9.përkufizoni personalitetin juridik të një NI-e? --Ndërmarrja Individuale nuk është person juridik! Pavarësisht nga kjo, Ligji për Shoqëritë Tregtare parasheh që ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ngre padi dhe të paditet, në emrin e saj apo të pronarit (ose të dyve). Meqenëse NI juridikisht nuk mund të ekzistojë ndaras nga pronari i saj, pala e vërtetë në këto procedura dhe gjykime mbetet pronari.

10.Raportet vjetore- Ky raport duhet të përmbajë: ¨Emrin e shoqërisë tregtare dhe të gjithë emrat tregtar me të cilat zhvillon veprimtarinë tregtare në Kosovë, Numrin e regjistrimit të shoqërisë tregtare, Adresën e zyrës së regjistruar, Adresën e vendit ku shoqëria tregtare ushtron veprimtarinë e saj kryesore ¨Për NIs, emrin dhe adresën e pronarit, Për SHKL, emrin dhe adresën e të gjithë ortakëve të përgjithshëm, Për SHKM, emrin dhe adresën e të gjithë ortakëve të përgjithshëm dhe të kufizuar ¨ Për SH.P.K. emrat dhe adresat e (i) bordit të drejtorëve, dhe (ii) të gjithë aksionarëve; dhe(iii) personave të autorizuar, Për SHA, emrat dhe adresat e (i) të gjithë anëtarëve të bordit të drejtorëve, (ii) të gjithë aksionarëve, dhe (iii) personave të autorizuar 11.Regjistrimi i Emrave Tregtar
Emrin e saj zyrtar dhe numrin e saj të regjistrimit:Emri tregtar që duhet të përdoret, Përfshijë një deklaratë që vërteton se plotësimi dhe ndryshimi është miratuar në mënyrë të duhur nga të gjithë ortakët e përgjithshëm në atë mënyrë që është në pajtim me (i) këtë Ligj dhe (ii) çdo dokument të qeverisjes së brendshme,Një deklaratë e cila vërteton se person i cili ka nënshkruar dhe dorëzuar memorandumin, Është ortak i përgjithshëm ose person,Se personi është i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e kërkesës në Zyrën e Regjistrimit 12.Si Regjistroni Ndërmarrje Individuale?- Për të regjistruar NI, pronari duhet të nënshkruaj dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, formularin i cili përmban informacionin e poshtëshënuar ¨ Emrin zyrtar të NI, i cili duhet të: Jetë ose përshijë mbiemrin e ligjshëm të pronarit, Përmbajë shkurtesën ³NI´ në fund, Adresën në Kosovë në të cilën NI do të ushtroje veprimtarinë kryesore afariste, Emrin dhe mbiemrin dhe adresën e banimit në Kosovë të pronaritQëllimin e afarizmit të NI, i cili mund të përshkruhet si ³çdo qëllim i Ligjshëm për afarizëm´ ¨ Datën kur do të shpërbëhet NI (mund të mos ketë asnjë datë) ¨ Deklaratën e cila vërteton se person i cili e dorëzon dhe nënshkruan atë formular është pronari i ndërmarrjes individuale.

13.Regjistrimi I SH.P.K
¨ Adresën në Kosovë në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste në Kosovë. ¨ Adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë Adresë.Qëllimin afarist të shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si ³qëllim i ligjshëm afarist´.Emrin dhe adresën e secilit themelues të shoqërisë:.¨ Numri i personave që do të shërbejnë si drejtorë të kompanisë si dhe emri dhe adresa e të gjithë personave që do të shërbejnë si drejtorë fillestarë të kompanisë. Data e shpërbërjes, nëse ekziston.Shuma e kapitalit themeltar të shoqërisë, e cili duhet të jetë më së paku ¼1.000,00; ¨ Emrat dhe adresat e pronarëve dhe interesat e tyre përkatëse pronësore; dhe Një kopje të marrëveshjes së shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, të nënshkruar nga të gjithë pronarët e përcaktuar në statutin burimor. Etj. 14.Regjistrimi i një Shoqërie Aksionare- jEmrin zyrtar të SH.A., në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa ³SHA´ Adresën në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore afariste, Adresa e zyrës së regjistruar të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruarQëllimi afarist i shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si ³qëllim i ligjshëm afarist´Emri dhe adresa e secilit themelues të shoqërisë, Numrin e personave që do të shërbejnë në Bordin e drejtorëve të shoqërisë, dhe emrin dhe adresën e secilit person që shërben si drejtor fillestar i shoqërisë, Informatat për aksionet e thjeshta të shoqërisë; Nëse janë autorizuar një ose më shumë kategori të aksioneve të privilegjuara, atëherë një përshkrim për secilën kategori, i cili paraqet:Vlerën nominale sipas aksionit të secilës kategori Dividentet, likuidimin, të drejtën e votimit dhe të drejtat e tjera që ndërlidhen me atë kategori. Shumën e kapitalit themeltar të shoqërisë i cili është paguar në kohën e regjistrimit tëshoqërisë, Shumën e kapitalit themeltar të i cili duhet të jetë më së paku 25,000 Eur . Një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e nënshkruan dhe dorëzon këtë statut Është person i autorizuar; dhe Personi është i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e statutit në Zyrën eRegjistrimit. Etj.

Shoqëritë Kolektive
Është me rëndësi të theksohet se në Kosovë, SHKL nuk është person juridik.Ortakëria definohet thjeshtë si kontratë, përmes së cilës dy apo më shumë persona pajtohen të kombinojnë asetet apo fuqinë punëtore me qëllim të realizimit të përfitimit të përbashkët. Në përgjithësi, përbëhet nga dy ose më shumë bashkëpronarë, të cilët angazhohen në afarizëm me qëllim të përfitimit dhe i ndajnë së bashku përfitimet dhe detyrimet eshoqërisë. Pergjegjesite- secili ortak i SHKL është përgjegjës bashkarisht dhe personalisht për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera të SHKL. Përgjegjësia është e pakufizuar, njëlloj si për NI. Përgjegjësia shtrihen në tërë pronën dhe asetet të cilat janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të ortakëve të përgjithshëm, pavarësisht nga shfrytëzimi i pronës ose aseteve të përmendura. Emri i SHKL: secila shoqëri duhet të regjistrojë emrin e saj tregtar në Zyrën e Regjistrimit.

Kontributi i ortakut të përgjithshëm për SHKL mund të jetë: Në formë të të hollave, pronë të prekshme ose të paprekshme, fuqi punëtore ose shërbime, Në formë të detyrimit ligjor për ofrimin e këtyre të hollave, pronës, punës ose shërbimeve të SHKL në të ardhmen. Marrëveshja për SHKL rregullon marrëdhëniet e brendshme ndërmjet ortakëve dhe SHKLsë.Sidoqoftë, ajo në asnjë mënyrë nuk i rregullon të drejtat e palëve të treta! Me anë të Marrëveshjes, ortakët e përgjithshëm mund të përcaktojnë (i) çka ndodh në rast se një ortak largohet nga SHKL ose vdes; (ii) pjesëmarrjen në fitim dhe humbje; (iii) anëtarësinë e SHKL-së (psh. një person mund të bëhet ortak nëse për të votojnë 70% të ortakëve të përgjithshëm);; (iv) kontributet në SHKL; dhe (v) çështjet e tjera te organizimit të brendshëm. Në përgjithësi, fitimet, humbjet, alokimet dhe shpërndarjet e një SHKL ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet ortakëve të përgjithshëm. Natyrisht se kjo mund të ndryshohet perms marrëveshjes për SHKL.Te ne shumica e SHKL funksionojnë pa marrëveshje për SHKL, kjo kërkesë për ndarje të barabartë është në fuqi, pa marrë parasysh kontributet që ofrohen nga secili ortak i përgjithshëm për SHKL. Të gjitha veprimet e ortakëve të përgjithshëm, të cilat duket se bëhen me qëllim të zhvillimit të vepritmtarisë normale dhe të zakonshëme afariste të SHKL janë të detyrueshme për SHKL dhe ortakët tjerë të përgjithshëm. Kjo nënkupton se veprimi i një ortaku konsideorhet veprim të të gjithë ortakëve të tjerë! Megjithatë, nëse ortaku i përgjithshëm bënë një veprim i cili me sa duket nuk bëhet me qëllim të zhvillimit të veprimtarisë normale dhe të zakonshme tregtare të shoqërisë kolektive, atëherë ky veprim nuk është i detyrueshëm për shoqërinë kolektive dhe ortakët e tjerë të përgjithshëm, përveç nëse veprimi në fjalë është autorizuar shprehimisht nga ortakët tjerë të përgjithshëm. Të drejtat dhe detyrimet - Të shkëmbejë të dhënat financiare dhe të gjitha të dhënat e tjera lidhur me veprimtarinë e SHKL, Te ruaje mirëbesimin dhe informatat konfidenciale per veprimtarine afariste te SHKL, Të veprojë gjithmonë në mirëbesim, për interesin më të mirë të SHKL në çështjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë afariste, T¶i shërbejë vetëm interesit të SHKL gjatë përfshirjes në një veprimtari ose transaksion në të cilin ortaku i përgjithshëm ka një interes personal. Për të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me SHKL-në, vendimi merret me shumicë të thjeshtë të votave. Natyrisht se kjo mund të ndryshohet përmes marrëveshjes për SHKL. Sido që të jetë, ka çështje të caktuara të cilat kërkojnë votim pozitiv nga të gjithë ortakët: ¨ Miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Marrëveshjes për SHKL, Bërjen e një shpërndarje, Pranimin e një ortaku të ri, Vendimin për shpërbërjen ose likuidimin e shoqërisë, për shitjen e të gjitha aseteve ose një pjese të konsiderueshme të tyre, , ose për ndryshimin e natyrës sëveprimtarisë Prona e SHKL -Edhe pse nuk është person juridik, SHKL mund të posedojë pronën e saj. Pronë e SHKLkonsiderohet të jenë të gjitha paratë e gatshme ose prona tjetër e cila (i) është dhënë si kontribut nga një ortak i përgjithshëm në SHKL; (ii) fituar me asetet e SHKL-së ose si rrjedhojë e veprimtarisë afariste; dhe (iii) fituar në emër të SHKL ose në emrin e njërit nga ortakët e përgjithshëm në të mirë të SHKL. Në kuptim të përgjithshëm, tërheqja e një ortaku është çështje e madhe. Zakonisht, kjo do të thotë se shoqëria duhet të shpërbëhet. Megjithatë, sikurse u cek më lartë, shpërbërja e shoqërisë për shkak të tërheqjes së një ortaku në shumicën e rasteve mund të shmanget. Ortaku i përgjithshëm mund të tërhiqet në çdo kohë duke dorëzuar një njoftim me shkrim për të gjithë ortakët e përgjithshëm. Në rastet kur tërheqja shkelë marrëveshjen e SHKL, SHKL mund të kërkojë kompensim nga ortaku i përgjithshëm për shkelje të marrëveshjes. Sa i përket SHKL, nëse marrëveshja për SHKL nuk e rregullon ndryshe, SHKL shpërbëhet për shkak të:Vdekjes së një ortaku, Shpërbërjes së njërit prej ortakëve të përgjithshëm që është shoqëri tregtare ose shoqëritjetër ¨ Tërheqja ose përjashtimi i njërit prej ortakëve,Skadimi i afatit të SHKL, nëse ka, Kur veprimtaria kryesore tregtare, për të cilën është formuar SHKL, bëhet e paligjshme

SHOQËRITË KOMANDITE Shoqëria Komandite (³SHKM´) është formë e ortakërisë e ngjashme me Shoqërinë Kolektive (SHKL), mirëpo, përveç një ose më shumë ortakëve të përgjithshëm, SHKM ka edhe një ose më shumë ortak të kufizuar. Ortakët e kufizuar e sigurojnë kapitalin dhe ndihmojnë të gjejnë financim, por duke mos pasur rol aktiv në menaxhimin e biznesit. Sidoqoftë, ata marrin një pjesë të fitimit për angazhimin e tyre. Ortaku/ortakët e përgjithshëm drejtojnë veprimtarinë e SHKM-së. Shoqëra Komandite themelohet pas regjistrimit të Memorandumit, i cili duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e përcaktuara në atë Modul. Me fjalë tjera, Memorandumi i Shoqërisë Komandite është dokumenti themeltar i cili e konstituon Shoqërinë Komandite. Çdo Shoqëri Komandite është e detyruar ta ketë një Marrëveshje të Shoqërisë Komandite. Kjo marrëveshje është dokument ligjor i cili rregullon çështjet e brendshme ndërmjet ortakëve të kufizuar dhe atyre të përgjithshëm.

Të Dhënat që një SHKM duhet t¶i Ruajë dhe t¶i Bëjë të Disponueshme - jNjë kopje të memorandumit të shoqërisë komandite (duke përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet),
Një kopje të marrëveshjes së shoqërisë komandite (duke përfshirë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet) ¨ Një listë në të cilën parashtrohen: (i) emrat dhe adresat e secilit ortak, duke theksuar në secilin rast se a është ortak i përgjithshëm apo i kufizuar, (ii) datën kur është bërë ortak, dhe (iii) një përshkrim të vlerës që ortaku në fjalë i ka kontribuar shoqërisë komandite ¨ Një listë të të gjitha bartjeve, pengjeve dhe fletëngarkesave të ngarkuara në interesat pronësore të shoqërisë komandite të kryera ose të lejuara nga një ortak, Kopje të dokumenteve financiare, si vijon: (i) pasyrat e gjendjes financiare të përkohshme dhe vjetore, (ii) deklaratat për të hyrat, (iii) deklaratat tjera financiare, dhe (iv) fletëparaqitjet tatimore të shoqërisë komandite Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj ose të dorëzojë në tërësi kontributin e tij në kohën e regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite në Regjistër, me ç¶rast edhe konstituohet Shoqëria. Në rast se një ortak i kufizuar nuk e paguan ose dorëzon kontributin e tij, ortakët e përgjithshëm janë të autorizuar të paraqesin padi në emër të shoqërisë komandite dhe ortakëve të saj, për ta detyruar ortakun në fjalë të paguajë ose dorëzojë kontributin e tij. KUFIZIMET - Edhe pse SHKM nuk është person juridik, ajo mund të hyjë në marrëveshje dhe të detyrohet nga to. Megjithatë, vetëm ortaku i përgjithshëm (person ose shoqëri) ka autorizim të veprojë në emër të ShKM, ose t¶i krijojë asaj detyrime. Thënë ndryshe, ortaku i kufizuar nuk ka kurrfarë autorizimi të veprojë në emër të ShKM, ose t¶i krijojë detyrime asaj. Asnjë kreditor nuk mund të varet nga veprimet ose përfaqësimet e një ortaku të kufizuar për të krijuar ndonjë detyrim për ShKM.

Bartja e interesit në SHKM nga ortaku i kufizuar, në përgjithësi, është çështje e cila rregullohet me Marrëveshjen e SHKM. Në rast se nuk është përcaktuar me Marrëveshje, atëherë ortaku i kufizuar mund ta bëjë bartjen (transferin) e interesit të tij në shoqërinë komandite vetëm pas dhënies së pëlqimit nga të gjithë ortakët e përgjithshëm. Bartja e interesit në shoqërinë komandite përfshin edhe bartjen e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të ortakut të kufizuar. Pranimi i ortakëve të përgjithshëm plotësues në Shoqërinë Komandite është çështje e cila shpesh rregullohet me marrëveshjen e shoqërisë komandite. Në fakt, rekomandohet që kjo çështje gjithmonë të rregullohet me Marrëveshjen e SHKM. Nëse rregullohet me këtë marrëveshje, atëherë procedura e paraparë në të duhet të ndiqet për pranimin e ortakëve të përgjithshëm plotësues. Ndarja e fitimeve dhe humbjeve shpesh herë mund të jetë çështje problematike në mes të ortakëve. Për t¶iu shmangur kontesteve eventuale lidhur me këtë çështje, ndarja e fitimeve dhe humbjeve duhet të rregullohet me marrëveshje. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, fitimet do të shpërndahet dhe humbjet do të ndahen njëlloj ndërmjet ortakëve të përgjithshëm dhe të kufizuar, në bazë të vlerës së kontributeve të tyre përkatëse. Në përgjithësi, tërheqja e një ortaku të kufizuar nuk përbën ndonjë problem nëse ajo është e rregulluar mirë me Marrëveshjen e SHKM. Nëse nuk është përcaktuar me marrëveshjen e shoqërisë komandite, atëherë ortaku i kufizuar mund të tërhiqet nga shoqëria komandite pas dorëzimit të një njoftimi me shkrim të gjithë ortakëve të përgjithshëm brenda një afati prej jo më pak se nëntëdhjetë (90) ditësh para kohës së tërheqjes. Me këtë rast, ortaku i cili tërhiqet ka të drejtë në ndarje e cila është e barazvlefshme me interesin e tij në SHKM. Me fjalë tjera, e drejta e ortakut të kufizuar në shpërndarje pas tërheqjes, është e ngjashme me të drejtën e një ortaku të përgjithshëm të shoqërisë kolektive. Shoqëria komandite e ndërprenë veprimtarinë afariste dhe duhet të shpërbëhet, për këto shkaqe:jskadimi i afatit ose kohëzgjatjes së shoqërisë komandite, nëse afati ose kohëzgjatja ekzistojnë jnë rast të ndonjë ngjarje tjetër të specifikuar në memorandumin ose marrëveshjen e shoqërisë komandite, si ngjarje që kërkon shpërbërjen e shoqërisë komandite jpas një vendimi të ortakëve për shpërbërjen e shoqërisë, në përputhje me marrëveshjen e shoqërisë komandite jpas nxjerrjes dhe dorëzimit nga Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit, të njoftimit për çregjistrimin e shoqërisë komandite jnxjerrja e një vendimi gjyqësor për shpërbërjen shoqërisëkomandite jpas një vendimi të gjykatës për falimentim, në bazë të ligjit mbi falimentimin me të

SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR SH.P.K. është person juridik dhe ka personalitet juridik të ndarë nga pronarët e saj.
Kjo do të thotë se SH.P.K. ka kompetenca (i) për të ushtruar padi ose për të qenë e paditur; (ii) të lidh kontrata, të huazojë të holla dhe t¶u nënshtrohet borxheve dhe detyrimeve tjera; (iii) të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; (iv) të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesin tjetër në një shoqëri

tjetër tregtare, përveç ndërmarrjes individuale; dhe (v) të zgjedhë ose emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimin e tyre. Kapitali themeltar i SH.P.K.: SH.P.K. duhet të ketë kapital themeltar. Kapitali themeltar për SH.P.K. është së paku 1000 euro, dhe duhet t¶i paguhet plotësisht shoqërisë brenda 14 ditëve pas ditës së regjistrimit.

Përgjegjësia: SH.P.K. është përgjegjëse për të gjitha borxhet e saj dhe detyrimet tjera me tërë asetet duke përfshirë edhe kapitalin themeltar. Megjithatë, përgjegjësia nuk shtrihet në asetet personale të pronarëve të saj, Statuti i SH.P.K.: Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i SH.P.K.. SH.P.K., krijohet pas regjistrimit të statutit të saj në Zyrën e Regjistrimit Çdo SH.P.K. duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar nga pronarët, e cila rregullon qeverisjen, menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë. Marrëveshje mund të jetë dokumenti më i rëndësishëm për tërë shoqërinë, sepse krijon kornizën në bazë të të cilës formohet SH.P.K. Dokumentet e SH.P.K. - Kopjen e Statutit të SH.P.K. (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);Kopjen e Marrëveshjes për SHKM (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);Listën e emrave dhe adresave të secilit pronar dhe datën në të cilën këta të fundit janë bërë pronarë;Listën e emrave dhe adresave të të gjithë menaxherëve kryesorë të shoqërisë;Listën e të gjitha bartjeve (transfereve) dhe pengjeve apo barrëve të tjera në mkë interes pronësor, të vendosura ose të lejuara nga një pronar; dhe jKopjet e të gjitha këtyre dokumenteve financiare Kontributi i një pronari në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar në këmbim të interesit pronësor, mund të bëhet në (i) të holla, (ii) pronë tjetër të vlefshme, materiale ose jo-materiale ose (iii) me punë ose shërbime tashmë të kryera për shoqërinë. SH.P.K. mund të bëjë një shprëndarje për pronarët e saj në çdo kohë me miratimin unanim të pronarëve ose me metodë tjetër votimi që kërkon numër më të vogël të votave, nëse lejohet nga Marrëveshja për SH.P.K. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen për SH.P.K., çdo shpërndarje për pronarët, duhet të jetë e barabartë për të gjithë. SH.P.K. mund të mos bëjë shpërndarje, nëse kjo shpërndarje bënë që asetet e kompanisë të jenë më të vogla se detyrimet e saj, ose nëse SH.P.K. nuk është në gjendje të mbulojë borxhet dhe detyrimet gjersa ato maturohen. Bashkë-pronësia: Interesi pronësor në SH.P.K. mund të jetë në pronësi të më shumë se një pronari. Pronarët e përbashkët i ushtrojnë të drejta te tyre të votimit ëprmes një përfaqësuesi të vetëm, por të gjithë pronarët e përbashkët janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga interesi shoqëror. Bartja e Pronësisë: Pronësia në SH.P.K. mund të bartet ne mënyrë të lirë, përveç nëse është e kufizuar me Marrëveshjen për SH.P.K.. Marrëveshja e SH.P.K.-së mund të përmbajë dispozita për ndalimin e bartjes së interesit, Pronësia mbi një pjesë ose mbi tërë SH.P.K. përfundon:Pas vdekjes së personit ose shpërbërjes së shoqërisë;Pas tërheqjes vullnetare të personit ose shoqërisë;Pas përjashtimit të personit ose shoqërisë;Personi ose shoqëria bëhen debitor në falimentim; Personi ose shoqëria pushojnë të kenë një interes pronësor në shoqëri, oseRaste të tjera të cilat janë përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë të cilat kërkojnë përfundimin e pronësisë së një pronari ose shoqërie. Në përgjithësi, të drejtat e votimit të pronarëve rregullohen nga Marrëveshja për SH.P.K. Megjithatë, nëse nuk bëhet marrëveshje e tillë, atëherë të drejtat e votimit të pronarëve janë të barabarta. Votimi unanimi nga të gjithë pronarët kërkohet për: Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të SH.P.K.Autorizimin ose ratifikimin e një transaksioni me konflikt interesi sipas paragrafit 3 të nenit 113 të këtij ligjiZvogëlimin ose lirimin nga detyrimi të një pronari për pagimin e plotë të kontributeveDhënien e kontributit jZvogëlimin ose lirimin nga detyrimi i një pronari për kthimin e shpërndarjeve të bëra në mënyrë jo të duhur, Pranimin e pronarit të ri, Shpërbërjen e SH.P.K.Vendimin për bashkimin e SH.P.K.-së me një shoqëri tjetër ose jShitjen, qiradhënien, pengun, etj. Shpërbërja është proces përmes së cilit një shoqëri, në këtë rast SH.P.K. e përfundon veprimtarinë dhe asetet dhe pasuria e saj (nëse ka) rishpërndahet. Shpërbërjet mund të jenë vullnetare ose të detyrueshme. përmbyllet pas:Skadimit të kohëzgjatjes të SH.P.K.(nëse ka të tillë) ose ndonjë rrethanë tjetër të përcaktuar në statut ose në marrëveshjen e SH.P.K, e cili kërkon shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës së saj; Vendimit të pronarëve për shpërbërjen ose mbylljen e shoqërisë;Nxjerrjes dhe dorëzimit të Njoftimit për Çregjistrim nga Drejtori i Zyrës së Regjistrimit;Urdhrit nga gjykata, i cili kërkon shpërbërjen. Ekzistojnë disa lloje të bashkimeve: jBashkimet horizontale² bëhen kur dy shoqëritë që bashkohen prodhojnë produkt të ngjashëm në industrinë e njëjtë;Bashkimet vertikale²bëhen kur ekzistojnë dy shoqëri të cilat punojnë në faza të

ndryshme të prodhimit të të njëjtit produkt. Bashkimet kongjenerike²bëhet kur dy shoqëri që bashkohen janë në të njëjtën industri të përgjithshme, por ato nuk kanë blerës/klient të përbashkët, si p.sh. bashkimi ndërmjet një banke dhe shoqërie për qiradhënie. jBashkimet konglomerate² bëhen kur dy apo më shumë shoqëri veprojnë në industri të ndryshme.

Shoqëritë Aksionare
SH.A. është person juridik dhe ka personalitet juridik të ndarë prej pronarëve të saj. Pronarët e SH.A. janë aksionarët. Secili prej tyre ka një apo më shumë aksione në shoqëri;megjithatë, ata nuk janë bashkëpronarë të pasurisë së shoqërisë. Aksionet të cilat i kanë në pronësi mund t¶i bartin me lehtësi, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Statut. Kapitali fillestar themeltar për një SH.A. është ¼25,000. Statuti i SH.A.: Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i SH.A., i cili duhet të miratohet nga aksionarët para se të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. Rregulloret e SH.A.: Rregulloret janë dokumente, të cilat miratohen, ndryshohen ose revokohen nga aksionarët ose bordi i drejtorëve. SH.A. duhet të emetojë së paku një aksion të thjeshtë si dhe mund të emetojë aksione të privilegjuara, dhe të gjitha aksionet duhet të kenë vlerën nominale prej së paku një (1) euro cent

Aksioni i autorizuar është i tërë grupi i aksioneve të cilat shoqëria mund t¶i shesë dhe këto aksione duhet të përcaktohen në Statutin e Aksionet e emetuara janë aksionet e shoqërisë, të cilat u janë ofruar për shitje pronarëve.H.A.. Bordi i Drejtorëve të SH.A, nëse autorizohet me Statut ose me vendim, mund të deklarojë dhe paguajë dividendë për të gjitha aksionet e emetuara dhe të papaguara të çdo lloji ose kategorie të aksioneve të saj. Aksionet paguhen proporcionalisht dhe mund të paguhen në tëholla dhe përmes letrave me vlerë. SH.A. duhet të ketë bordin e drejtorëve, i cili e menaxhon veprimtarinë afariste të SH.A. Drejtorët duhet të jenë persona fizik dhe mund të kompenzohen për punën e tyre. Bordi i drejtorëve merr vendime për menaxhimin strategjik, Aksionarët kanë disa kompetenca ekskluzive për këto mbledhje: a) Ndryshimin dhe plotësimin e statutit ose rregulloreve të shoqërisë,b) Zgjedhjen ose shkarkimin e drejtorëve,c) Autorizimin për bashkim ose transaksion të madh në bazë të Nenit 211 të këtij Ligjid) Shpërbërjen e shoqërisë në bazë të Nenit 229 të këtij Ligji; e) Emërimin e auditorëve të pavarur të shoqërisë;f) Miratimin e pasqyrave vjetore financiare të shoqërisë; dheg) Çështjet tjera të rezervuara për aksionarët Bashkimi është një transaksion në të cilin një kompani (³kompania në bashkim´)i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një kompanie tjetër (³kompania përfituese´). Kompania përfituese mund te jetë një kompani ekzistuese ose një kompani e re e cila është themeluar me qëllim të marrjes së këtyre aseteve dhe përgjegjësive. Në transaksione të këtilla (i) kompania në bashkim shpërbëhet, (ii) vetëm kompania përfituese i mbijeton këtij transaksioni, dhe (iii) aksionaret e kompanisë në bashkim i dorëzojnë aksionete tyre dhe në këmbim marrin aksione ose interesa te tjera pronësore në kompaninë përfituese dhe/ose pagesa në para të gatshme 

 ³Ndarja´ nënkupton kur kompania bartë (përveç në likuidim) te dy ose më shumëshoqëri tregtare, të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e veta në këmbim të shpërndarjes te aksionarët e saj në(i) të aksioneve ose të interesave të tjera pronësore në shoqërinë tregtare që i pranon këto asete ose përgjegjësi (³shoqëria tregtare pranuese´) dhe (ii) një pagesë optimale e cila në asnjë rast nuk mund të tejkalojë 10% të vlerës nominale të aksioneve ose të interesave të tjera pronësore të dhëna sipas pikës (i). Shpërbërja është proces, përmes të cilit një shoqëri, në këtë rast SH.A. përfundon veprimtarinë e saj dhe asetet dhe pasuria e shoqërisë, nëse ka, rishpërndahet. Shpërbërjet

mund të jenë vullnetare ose të detyruara. Ndonjëherë një SH.A. duhet të shpërbëhet në mënyrë të detyruar në rast të mos dorëzimit të raportit vjetor ose ndryshimin e agjentit të regjistruar, urdhrit të gjykatës për shpërbërje të shoqërisë për shkak se nuk mund të vazhdojë veprimtarinë tregtare si pasojë e paligjshmërisë, bllokimit në vendim-marrje ose arsyeve të tjera; paaftësi pagese apo falimentimit të shoqërisë dhe shpërbërjes sipas ligjeve në fuqi, vlera e aseteve neto, siç është caktuar me standardet në fuqi të kontabilitetit, është më e vogël se minimumi i kapitalit themeltar Shpërbërja Vullnetare: që përfundimi i veprimtarisë he likuidimit të dorëzohen për miratim në mbledhjen e aksionarëve. Ata duhet të ofrojnë planin për përmbyllje dhe likuidim; Njoftimi me shkrim për propozimin dhe planin i dorëzohet të gjithë aksionarëve të kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhje, dhe në mbledhje, propozimi miratohet dhe nxirret me votën pohuese të

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->