GJERAK KARAISKAJ

PESË MIJË VJET FORTIFIKIME NË SHQIPËRI

SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI»

Redaktor: JANI TOÇKA

«.... që nga kohërat e Ninevisë dhe të Babilonisë deri në fund të mesjetës muret prej guri ndër kombet e qytetëruara ishin i vetmi mjet fortifikimi»
F. ENGELS

H Y R J E

Në fushën e fortifikimeve, studimet që kanë bërë të mundur një trajtim përgjithësues të kësaj teme janë kryer thuajse tërësisht mbas Çlirimit nga studiuesit shqiptarë. Kushtet shumë të favorshme të krijuara gjatë pushtetit popullor, me kujdesin e vazhdueshëm të Partisë dhe shokut Enver Hoxha, për studimin dhe vlerësimin. e trashëgimisë arkitektonike të së kaluarës, bënë të mundur që brenda një kohe relativisht të shkurtër, të gjurmohet një numër i madh ndërtimesh mbrojtëse, të grumbullohet një material i gjere dokumentar dhe të publikohen një sërë artikujsh që trajtojnë këto probleme. Deri para Çlirimit dihej fare pak mbi fortifikimet prehistorike dhe antike të vendit tonë. Arkeologë të huaj, që janë marrë përciptas me këtë problem, ua atribuonin ndërtimet e fortifikimeve antike ilire mjeshtrave grekë, gjë që vinte jo vetëm nga mungesa e materialit dhe e gërmimeve arkeologjike sistematike, por kryesisht nga metodologjia e gabuar shkencore, që mbështetej në teorinë e «importimit të fenomeneve kulturore» dhe të ndarjes në «popuj krijues» dhe «përvetësues». Për sa u përket fortifikimeve mesjetare, studimet për to në të kaluarën janë jo vetëm të pakta, por vuajnë dhe nga mungesa e kompetencës. Për këtë arsye, në ato studime të pakta që kemi trashëguar për këtë fushë nuk bëhet fjalë pothuajse aspak për arkitekturën e këtyre ndërtimeve, por vetëm sa radhiten të dhënat historike për to. Një gjini krejt e palëvruar ka qenë ajo e fortifikimeve të shek. XVIII-XIX, që lidhen me periudhën e krijimit dhe fuqizimit të pashallëqeve të mëdha shqiptare. Këto ndërtime janë parë me përbuzje nga studiuesit e huaj dhe janë konsideruar anakronike dhe të padenja për t'u studiuar. Studimet shqiptare dhe materiali i mbledhur, sidomos në dy dekadat e fundit, tregojnë se në artin e fortifikimit vendi ynë jo vetëm nuk qëndron mbrapa vendeve të tjera, po ai paraqitet me tiparet e veta të veçanta, që krahas përpunimit krijues të ndikimeve të jashtme, dha dhe kontributin e vet në thesarin e përbashkët të arkitekturës së popujve të Ballkanit. Në këtë punim, duke u mbështetur në metodologjinë marksiste-leniniste, fortifikimet nuk janë parë të izoluara, vetëm si vepra ndërtimi dhe mbrojtëse, por në radhë të parë këto fenomene arkitektonike janë parë si refleks i kushteve ekonomiko-shoqërore, të formacioneve të ndryshme të shoqërisë në vendin tonë.
5

Fortifikimet më të hershme në vendin tonë i përkasin neolitit të vonë, rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Në këtë permdhë hasen fortifikime me ledhe guri e druri, si në Kamnik të Kolonjës dhe Maliq. Por përhapjen më të madhe ato e patën gjatë periudhës së vonë të bronzit dhe të hekurit të hershëm (1500-500 p.e.r.). Ky fenomen është i lidhur me diferencimin shoqëror dhe lindjen e shoqërisë me klasa. Në këtë periudhë konsolidohen fedaratat fisnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm. Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik për ilirët. Tipari më dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe nga alo paraardhëse, janë muret e fuqishme të ndërtuara me gurë të mëdhenj të palatuar, që rrethonin krejt vendbanimin ose pjesët me mbrojtje natyrore më të dobët. Teknika e re u jepte një qëndrue-shmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Trashësia e tyre ishte 2-4 m, ndërsa lartësia mbi 4 m. Fortifikimet vendoseshin gjithmonë në pika strategjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave që përshkojnë territorin e vendit tonë apo të krahinave të tjera të banuara dikur nga ilirët. Për sa i përket formulimit planimetrik, fortifikimet prehistorike varen shumë nga terreni ku janë ngritur, që ka kushtëzuar dhe format e ndryshme të tyre. Por vendbanimet e mbrojtura, me shumë mure rrethuese, janë në këtë kohë një tipar karakteristik për fortifikimet e hershme ilire. Ato i gjejmë kudo në territorin e Ilirisë me nga dy deri në pesë rrethime, në një kohë kur në Greqi, vetëm pas shek. VII ose VI p.e.r., fillojnë të rrethohen me mure shtrirjet e vendbanimeve jashtë mbrojtjeve fillestare të tyre. Në një shkallë më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike lindin sisteme fortifikimi për krahina të tëra, duke krijuar në këtë mënyrë një rezistencë të organizuar kundrejt një armiku të jashtëm. Gjatë shek. V-IV p.e.r., në një pjesë të vendbanimeve të fortifikuara, që vazhdojnë të jetojnë nga periudha e parë e hekurit, zhvillohet jeta qytetare. Lindin edhe qytete të reja, fizionomia e të cilave përcaktohet nga marrëdhëniet skllavopronare që zotërojnë në jetën e Ilirisë në këtë kohë. Jeta qytetare me kërkesat e saj të veçanta përcaktoi dhe pamjet e ndryshme të qyteteve dhe fortifikimeve antike, në krahasim me qendrat e fortifikuara të rendit fisnor. Muret mbrojtëse të qyteteve me gurë të latuar me kujdes në formë poligonale, trapezoidale apo katërkëndëshe ishin një shfaqje e fuqisë ekonomike dhe e nivelit kulturor të qytetit. Për herë të parë lindin në fortifikime kullat, perfeksionohet mbrojtja e hyrjeve, muret bëhen më të larta dhe pajisen me parapete dhe bedena, ndërsa kullat me frëngji. Pushtimi romak ndërpreu për një kohë zhvillimin normal të jetës ekonomike, politike dhe kulturore të Ilirisë. Rrënohet një numër i madh qytetesh të fortifikuara dhe kështjellash, sidomos në Epir. Fortifikimet kufizohen vetëm në disa nga qytetet kryesore të bregdetit, si Butrinti, Apolonia, Durrësi, Lezha etj. iNë teknikën e ndërtimit të mureve mbrojtëse futen elemente të reja, si llaçi për lidhjen e gurëve dhe tulla e pjekur. Shthurja e sistemit skllavopronar dhe dyndjet e popujve në shek. IV-VI, sjellin si pasojë një shtim të aktivitetit ndërtimor në drejtim të fortifikimeve. Fortifikohen në fillim qendrat e banuara pranë rrugëve
6

Në periudhën e parë. IX-XI kishte kështjella të fuqishme. Por edhe pas shfaqjes së artilerisë dhe kalimit të qendrës së gravitetit nga Lindja në Perëndim. të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtarake. Kanina. në Evropën Perëndimore vazhdonin të përdoreshin fortesat prej druri. Ecurinë e saj mund ta ndajmë në dy etapa kryesore. Duke shfrytëzuar kalatë e vjetra dhe duke ndërtuar edhe të reja. Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha sidomos në pashallëqet e Shkodrës.kryesore dhe qytetet më të rëndësishme. të quajtura pashallëqe. VII-XIII dhe e dyta shek. me mure guri dhe qytete të mëdha të fortifikuara. që u gjykuan të papërshtatshme. XVII. që ishte një qendër e vazhdueshme kryengritjesh. Lezha. XV u ndërpre nga pushtimi turk. i hasim në fortifikimet tona në një periudhë më të hershme. të cilat zëvendësuan ndarjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. Zhvillimi i mëtejshëm i fortifikimeve shqiptare pas shek. për vendo'sjen e garnizoneve të pushtuesit u përdor një pjesë e mirë e kalave të vjetra ekzistuese. Shthurja e regjimit feudal-ushtarak. në të cilat morën pjesë dhe masat e gjera të popullit. ato ndoqën hap pas hapi përparimet e artit të fortifikimit. që u përhapën nga kryqtarët në Evropë gjatë shek. me punë të detyruar e teknikë. ndërsa kalatë e tjera. XIV-XV. që aspironin çlirimin kombëtar. dhe punëtorë vendas. një sistem të tërë fortifikimesh. Berati. Ndërtohen gjithashtu kështjella të vogla. të vilajeteve si dhe disa kështjella që kishin rëndësi të veçantë strategjike. Kjo periudhë karakterizohet nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme midis feudalëve shqiptarë dhe sulltanit. u shfrytëzuan kalatë e qyteteve. fortifikimet shqiptare kishin arritur një shkallë të lartë zhvillimi. e para që përfshin shek. Një zhvillim të dukshëm pati arkitektura ushtarake edhe gjatë mesjetës së hershme dhe asaj të zhvilluar. Në periudhën e parë të pushtimit turk.. Beratit dhe Janinës. Në ndonjë rast ato janë projektuar edhe nga arkitektë me origjinë shqiptare. si Durrësi. e cila është një nga arritjet më të shquara të arkitekturës ushtarake osmane. Mjaft elemente të fortifikimeve. të cilat shërbyen edhe si bërthamë për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Në ndërtimin e kalave morën pjesë. u prishën. Himara etj. për të mos u kthyer në qendra rezistence të popullsisë kryengritëse. siç është kalaja e Vlorës e projektuar nga arkitekt Sinani. Në radhë të parë. Kjo u dha rast feudalëve të fuqishëm shqiptarë që të fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht dhe dalngadalë të kthehen në sundimtarë autonomë të territoreve të mëdha apo të vogla. që kishte filluar në Shqipëri që nga fillimi i shek. Mjafton të përmendim se ndërsa në vendin tonë. në shek. qc kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe mënyrave të sulmit. midis vetë feudalëve si dhe midis feudalëve nga njëra anë dhe shtresave të varfëra dhe të shtypura të qytetarëve dhe fshatarëve në anën tjetër. Justinianit I. Ky aktivitet ndërtimor mori një përpjesëtim më të madh sidomos në shek VI. që bënin pjesë në sistemin fortifikues të qyteteve të mëdha dhe të rrugëve kryesore të komunikacionit. solli si pasojë dobësimin e pushtetit turk dhe shthurjen e administratës shtetërore. XII-XIII. në kohën e sundimit të perandorit me origjinë ilire. ku vendin kryesor e zinin kalatë ekzistuese. Në funk7 . turqit krijuan në Shqipëri.

Për të dalë më qartë përhapja dhe rëndësia e ndërtimeve mbrojtëse. Dh. Rizës e P.. por më tepër kishte karakter estetik. për mungesë të dhënash e studimesh. Gjirokastër. Gjithashtu. Shën-Triadhë. Ilustrimet. Aliu ngriti shumë fortifikime edhe brenda territorit të sotëm të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme. duke vlerësuar njëkohësisht edhe anën sasiore të këtij problemi. S. Korkutit për fortifikimet prehistorike. etj. Beratit. Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerë. Disa vështirësi. N. Shën-Vasi. 8 . Zhekut për antikitetin. Qëllimi i këtij punimi është që të ndiqet zhvillimi i artit të fortifikimit në Shqipëri. edhe kur kjo e fundit nuk lidhej me qëndrueshmërinë e mureve. Anamalit e D. Budinës e K. Autori ka vrojtuar në vend shumicën e fortifikimeve. Prendit e M. Ndërtimet mbrojtëse janë parë kryesisht në pikëpamje ushtarake si fortesa. të A. XVII-XVIII etj. Thomos për banesat e fortifikuara dhe kullat e shek. Artë. kanë bërë që jo të gjithë kapitujt të kenë një shtrirje të barabartë në prekjen e problemeve dhe në nxjerrjen e përfundimeve përkatëse. Veç kalave. që lidhen me materialin që kemi pasur në dispozicion. si në Janinë. pa u lënë mënjanë teknika e ndërtimit. Gjithashtu janë lënë jashtë këtij punimi. që lidhet me shpërndarjen e fortifikimeve në kohë. Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve. të cilat në përpjekjet me pushtuesit osmanë u rezistuan rrethimeve të gjata dhe sulmeve të egra të armiqve. Baçes. Zarshati. i cili shpesh ka kushtëzuar në një masë të madhe zgjidhjen dhe tiparet e këtyre ndërtimeve. por ai është mbështetur edhe në një sërë artikujsh të studiuesve shqiptarë si të F. u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena. S. për të mos cënuar rrjedhshmërinë e leximit. si dhe me nivelin e ndryshëm të studimeve për fusha të veçanta. Ato i takojmë në kalanë e Shkodrës. ndërsa një pjesë e tyre janë studiuar prej tij. ndërsa vizatimet janë punuar nga F. vërehen gjurmët më të rëndësishme të ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe. Çamërisë si dhe fortifikime të tjera të ndërtuara nga Ali pashë Tepelena. Këtë evolucion e kemi ilustruar me shembuj tipikë. Këtë e treguan ato fortifikime. mjaft që ato të kenë pasur karakter mbrojtës. të E. janë dhënë në shënimet. Zakonisht. kapitulli i fundit mbi armët dhe rrethimet do të bëjë më të lehtë të kuptuarit e kësaj teme. në qytetin kryesor të pashallëkut. skicat dhe fotografitë janë marrë kryesisht nga artikujt e cituar në këtë punim. Në anën tjetër. Porto-Palermo dhe Berat. Sul etj. Mahalla. Aliu diti t'u kundërvihet përparimit të mjeteve dhe mënyrave të sulmit të armiqve të tij të mundshëm. Me ndërtimet ushtarake të tij. Islamit. Butrint. Prevezë. që nga kohët më të lashta deri afër kohës sonë. si në Tepelenë. Peqinit etj. që përfshinte Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut dhe zinte një pjesë të tokave të Maqedonisë e të Greqisë. Cekës. i cili nga fundi i sundimit të tij mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur me kryeqendër Janinën. Komatës për fortifikimet mesjetare. Libohovë. ndërtime mbrojtëse shqiptare nga krahinat e Kosovës. të prof. që ai ndërtoi jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë. jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë.sion të kësaj gjendjeje ishin ngritur dhe fortifikimet. janë shqyrtuar edhe kategori të tjera. si banesat dhe manastiret e fortifikuara. jemi përpjekur që gjithë këto aspekte t'i inkuadrojmë në kontekstin historik. ku ishte dhe rezidenca e sundimtarit.

të vendosur grumbull mbi njëri-tjetrin.70 m. Të parin e ndeshlm mbi kodra me formacion shkëmbor. blegtori dhe gjueti.e. Iliria I. Ai ishte ndërtuar me gurë të thyer. 1971. Gjerësia maksimale e këtij ledhi ishte 1. të cilën vendasit e quajnë «Shkëmbi i Kamnikut». Prej tyre njohim dy tipa me ledhe gurësh dhe druri. rrisnin gjedhin e bagëtitë e imëta. këto fortifikime janë dëshmi e vendbanimeve të qëndrueshme të banorëve neolitikë të vendit tonë. edhe tek ne. fortifikimet më të vjetra arrijnë deri në neolit. Fortifikimi më i hershëm 1 me ledhe guri është zbuluar në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës ). ndërsa të dytin. Që në kohët e hershme të shoqërisë njerëzore.40 m. Tipi tjetër i fortifikimit na u bë i njohur nga gërmimet arkeologjike në 1) F. f 13. Ledhi lidhet kronologjikisht me shtresën kulturore më të hershme të vendbanimit duke i përkitur kështu fazës së fundit të neolitit të vonë. ndërsa lartësia e ruajtur 0.R. 9 .r. në anë të kodrës. Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës (Germime të vitit 1970).E. i kishin detyruar banorët e lashtë të vendit tonë të kujdeseshin për mbrojtjen e vendbanimit të tyre. Në të dy rastet. Nga gërmimet arkeologjike në vitet 1969-1970 u zbulua një ledh mbrojtës. Prendi. ku mungonte guri për ndërtim. mbi një kodër shkëmbore. pa kurrfarë lidhjeje midis tyre dhe pa krijuar faqe anësore.Kapitulli I FORTIFIKIME NGA VITET 2800 DERI RRETH 500 P. merreshin kryesisht me bujqësi. siç rezulton nga gërmimet arkeologjike. mbillnin grurin dhe ishin mjeshtra të vërtetë në prodhimin e qeramikës. pra rreth viteve 2800-2700 p. Ai rrethonte një vendbanim të vogël. sulmet e vazhdueshme të fiseve për grabitje apo për zgjerimin e një territori. në terrene fushore të pasura me pyje. në të hyrë të fshatit. Si kudo në Evropën Qendrore e Jugore. të cilët.

Maliq të Korçës2). Faqja e jashtme e murit bie me pjerrësi mbi terrenin.e. 8 0 . Në këtë mënyrë ledhi arrinte një gjerësi prej 0. Nga ledhet prej gurësh dhe trungjesh. mund të ketë ndodhur në vendin tonë që nga fundi i bronzit të mesëm dhe u kristalizua në periudhën e vonë të bronzit dhe sidomos gjatë periudhës së hershme të hekurit. pasi në këto periudha muret e gurit i gjejmë të formuara plotësisht. që rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës dhe dy tarracat poshtë saj.e.70-0. në kërkim të murit rrethues. Ndarjet e veçanta të fortifikimit. Prendi.r. që ishin më të qëndrueshme dhe që arrinin lartësi të mëdha e për pasojë. Tiranë 1978. Nga sondazhet e kryera gjatë vitit 1978 në këtë vendbanim prej N. f. Po kësaj periudhe i përkasin në vendin tonë edhe dy fortifikime me ledhe guri. Banesat në këtë vendbanim kanë qenë ndërtuar mbi një platformë druri. të cilat rrethojnë tarraca që zbresin gjatë shpatit të butë të kodrës. Të njëjtën teknikë e takojmë edhe në kalanë e Marshejt (rrethi i 2) F. siç është gjykuar nga zbulimi i dy skajeve të rrumbullakosura të tij. 1.).80 m dhe rrethonte një sipërfaqe në formë eliptike. ologjike të gjetur në të. Fortifikimi i Dedejanit rrethon pjesën e pambrojtur të një kodre të ulët. Krejt vendbanimi ishte rrethuar nga një ledh i ndërtuar me dy radhë trarësh të çarë në mes e të ngulur në tokë që vendoseshin ngjitur. Bodinaku.50 m. të ndërtuar për të krijuar një pengesë të çfarëdoshme. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Gradishtën e Symizës (rrethi i Korçës). në periudhën e eneolitit rreth viteve 2600 p. e bënin mësymjen shumë më të vështirë.r. 3) N. lidhen midis tyre me hyrje të ngushta 0. Muret mbrojtëse kanë një gjerësi prej 1 . Iliria 7. pa hequr dorë nga ledhet. Ky evolucion. që mbështetej mbi shtylla të futura pjesërisht në tokë. gjatë konturit natyror të kodrës. 256.0 m. ku midis të tjerave u zbulua një vendbanim palafit. Muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 1 ha dhe formojnë disa ndarje. që datohet në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p. ku janë dalluar gjurmë banesash me mure guri. Bodinakmt.r. 1966. Korçë.) 10 .80-1.5 m dhe lidhej me shtresën më të hershme të vendbanimit. gjatësia e të cilëve nuk i kalon 0. Studia Albanica. Fortifikim është datuar prej lëndës arkeme ledh prej druri. e cila nga njëra anë bie me faqe të thiktë shkëmbore.e. 1). bri njëri-tjetrit. kalohet në ndërtimin e mureve të vërteta mbrojtëse prej guri. Ky vendbanim i fortifikuar Fig. Ledhi nuk e kalonte gjerësinë 1.3 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar të përmasave të vogla dhe mesatare. ndërsa hapësira e krijuar midis këtyre radhëve ishte mbushur me dhe të ngjeshur (fig. muri rrethues u datua në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p. 1 — Maliq. doli kudo një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhur pa rregull dhe që nuk krijonin ndonjë faqe anësore. Sesion shkencor mbi rezultatet e gërmimeve arkeologjike për vitm 1978. La civilisation prehistorique de Maliq.40-0. Këtë e vërtetojnë rezultatet e përfituara nga 3 gjurmimet në vendbanimin e fortifikuar të Dedejanit (rrethi i Përmetit ). Kontribut për hartën arkeologjike të rrethit të Përmetit.

Pamje e kodrës së Marsheit b. a. c. Pjesë nga muri i periudhës së dytë të ndërtimit. Shkodër. 2 — Marshej. d.a Fig. Trakt muri me ledh guri. b . Muri i periudhës së dytë të ndërtimit.

c d .

Vende-vende midis shkëmbinjve janë hedhur gurë për të plotësuar boshllëqet. të papunuar. Ledhi ndjek një linjë të valëzuar. Muri është ruajtur në anën më pak të mbrojtur nga natyra e platformës së kodrës me një gjatësi prej 90 m. dhe përveç murit që mbyllte qafën. është formuar plotësisht. ku ruhet thuajse i plotë një fortifikim i tipit të parë. kodra lidhet nëpërmjet një qafe të lartë me vargun e kodrave fqinje. 1965. Schober. Lartësia maksimale e ruajtur ëshFig. por disa metra më poshtë. Megjithëse nuk janë kryer akoma gërmime arkeologjike në këtë vendbanim. 89). ndërsa trashësia 3. ndërsa hyrja formohet nga faqja e një shkëmbi dhe skaji i ledhit. Praschniker.Shkodrës 4 ) (Fig. Konferenca I e Studimeve Albanologjike. Kjo e fundit ndodhet mbi një kodër shkëmbore me faqe mjaft të pjerrëta pranë fshatit Marshej. Nga veriu. të cilët krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre. Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë. të cilën e përmendëm më sipër. 3 — Gajtan. pa ndonjë mjet lidhës dhe prej brendësisë që mbushet me gurë më të vegjël.50 m. Faqet janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë. Tiranë. Wien 1919. Kështjella e Marshejt është i vetmi fortifikim.40 m. Planimetë 2. Prashniker. teknika dhe ekzistenoa e dy periudhave të ndërtimit të çon në përfundimin se fortifikimi me ledhe duhet t'i përkasë periudhës së bronzit. 'kalaja e Gajtanit 5 ) (Fig 3) ku muri prej guri. A. si element mbrojtës.70 m. Ky nuk e ka dalluar fortifikimin me ledhe. tria e kalasë. Ai ka një gjerësi prej 2. 4) Kalanë e Marshejt e ka përshkruar dhe arkeologu austriak K. Ky mur i përket një periudhe të dytë ndërtimi. ku nuk mungojnë grumbuj shkëmbinjsh të veçuar që ngrihen deri në lartësinë e shtatit të njeriut. i cili kalonte mbi dy majat e kodrave që e krijojnë atë derisa bashkohej me murin e pënmendur. 2b). mbyllet në anën e kalueshme më lehtë nga një mur i drejtë me gjatësi 90 m. 13 . ku na shfaqen të dalluara qartë dy teknika prehistorike: ajo me ledhe dhe ajo me mure guri. vazhdon gjatë gjithë gjatësisë dhe është ndërtuar me gurë të vegjël dhe mesatarë të hedhur pa rregull njëri mbi tjetrin (Fig. Archaologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Ai formohet nga dy faqet dhe nga mbushja midis tyre. Islami — H. ai supozon edhe një mur që bllokonte anën e kundërt të kësaj qafe. që lidh këtë kodër me kodrat fqinje. Mbi majën e saj ndodhet një shesh i vogël me përmasa 50 x 60 m. 2c). Shkodër. Qafa. i ndërtuar me një teknikë më të përparuar (Fig. Ceka. Ai nuk është ndërtuar mbi konturet e platformës së kodrës. 2). Kjo sipërfaqe rrethohet nga një ledh sipas një planimetrie eliptike. Materiale të bronzit të vonë dhe të fillimit të hekurit ka dhënë dhe një vendbainim tjetër i fortifikuar po në rrethin e Shkodrës. 5) S. përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar. në shpatet e pjerrëta të saj. (C.

Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik i ilirëve. Konsolidohen federatat fisnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm. që i përgjigjen nga pikëpamja e zhvillimit shoqëror konsolidimit të federatave fisnore. është fortifikimi mbi shpellën e Trenit në rrethin e Korçës. Në periudhën e hershme të hekurit diferencimi shoqëror kishte bërë hapa përpara në krahasim me periudhën e bronzit. të cilat së bashku bëjnë të mundur të vendoset një kronologji e përafërt dhe të ndiqet deri diku evolucioni i tyre. të formuara nga ndërprerja e murit rrethues. Ekzemplarë të tillë ndodhen me shumicë. të lidhur në të thatë 14 . kur muri mbrojtës rrethon vetëm pjesën më pak të mbrojtur të kodrës. në disa raste këtë rol e luajnë valëzimet e çrregullta të linjës së mureve.80 m dhe një korridor sa gjerësia e murit. Hyrjet janë të thjeshta. Ndërsa në periudhën e bronzit vendosja e armëve në varre ishte një shfaqje sporadike. Një mur 90 m i lartë dhe 3. në periudhën e hershme të hekurit. Në këtë fortifikim ruhet dhe një hyrje e thjeshtë që krijohet nga ndërprerja e murit. Nuk është e rastit që pikërisht në këtë periudhë kemi një intensrfikim të fortifikimeve dhe një përparlm të teknikës së ndërtimit të tyre. 1200-500 p. Muri është ndërtuar me gurë të papunuar.r. Këto janë karakteristikat më të përgjithshme të fortifikimeve të periudhës së parë të hekurit (v. Tipar dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe janë muret e fuqishme prej gurësh të mëdhenj. Por shpesh ato dallohen midis tyre nga forma planimetrike në përshtatje me terrenin. gjë që solli si pasojë shtimin e konflikteve dhe lakminë gjithnjë e më të madhe të një grupi njerëzish për t'u pasuruar në kurriz të të tjerëve. që bien me pjerrësi apo thik mbi terrenin. që bie mbi kanalin e Ventrokut.). të ndërtuar në të shumtën e rasteve në mënyrën e përshkruar për kalanë e Gajtanit. i vetmi kujdes për ruajtjen e tyre është vendosja në vende me mbrojtje natyrore ose në shumë raste. siç janë për shembull pjesët shkëmbore. Një nga tipat më përfaqësues. ndërsa pjesa tjetër e kodrës. rruga për në hyrje kalon nga një largësi e konsiderueshme bri murit rrethues.Përmasat maksimale të një blloku arrijnë deri në 1. Mungojnë kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. u bë një fenomen i zakonshëm. nga teknika e ndërtimit dhe nga disa elemente të fortifikimit. në të cilin janë kryer dhe gërmime arkeologjike. Format më të thjeshta të fortifikimeve me mure guri janë ato.e. Ajo ka një gjerësi prej 1.50 m i gjerë rrethon anën më pak të mbrojtur të kësaj kodre.5 m gjatësi dhe 1 m lartësi. Fortifikimi i Gajtanit me muret e tij të fuqishme tregon për një hap të rëndësishëm përpara në raport me ndërtimet pararendëse dhe shënon si epokë fillimet e periudhës së hershme të hekurit. Deri diku. më e larta. që ngrihet vetëm 6-8 m mbi nivelin e fushës'. duke lënë të pafortifikuar pjesë të tjera të saj me mbrojtje natyrore të mjaftueshme. Kjo dukuri gjen mbështetje të plotë nga të dhënat arkeologjike. Ky është ndërtuar mbi m'ë kndër. përfundon me një faqe të pjerrët shkëmbore. madje dhe të krijimit të sistemeve të fortifikimit për krahina të veçanta. duke qenë kështu nën kontrollin e mbrojtësve që qëndronin mbi të.

bot. Në këtë të fundit. kalaja e qytetit. i cili krijonte njëfarë akropoli. 209-210. Aliu.)10). Në kalanë e Bellovodës. muri mbrojtës rrethon një sipërfaqe me trajtë eliptike. që kufizon një sipërfaqe të vogël. Buletini arkeologjik.5 m janë konstatuar në anën jugore. Tiranë 1974 f. ku muri rrethon konturin natyror të kodrave me shpate të baraspjerrëta ose platformat natyrore. Monumentet. 15-20 Shtator 1972). ndodhet mbi vargun e kodrave që shënojnë skajin më verior të fushës së Korçës. Materiale të sesionit arkeologjik (Tiranë 2-3/X/1979). Tiranë 1969. që shërbente si vend strehim i fundit dhe njëkohësisht si vendbanim i aristokracisë fisnore. Lera. Forma të ngjashme planimetrike paraqesin dhe kalaja e Kakaçit dhe Gjonomadhit (rrethi i Korçës) (Fig. 9) N. Maja e Shënmërisë8) dhe kalaja e Bodinit9) në rrethin e Elbasanit etj. Rreth vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit në territorin e Shqipërisë. 4a). ku përfshihet pjesa e sipërme e një kodre me dy maja të ndara nga një qafë e lartë. siç janë kalaja e Ganjollës7) në rrethin e Shkodrës.6) Sisteme të ngjashme fortifikimi me atë të Trenit. 30-39. kalaja e Hollmit (rrethi i Ersekës)11) etj. Gjurmët e një hyrjeje me gjerësi 1. Baçe. Një formë të veçantë planimetrike përfaqëson Marshej.dhe është datuar nga lënda arkeologjike e zbuluar gjatë gërmimit. që ndodhen mbi to. Muri mbrojtës rrethon në pjesën më të lartë të saj një sipërfaqe eliptike. 10) Gj. Hist. pjesa më e lartë e së cilës ndahet nga një mur tërthor. Korkuti. «Akropoli». Në disa raste.r. 276. Konferenca II e Studimeve Albanologjike. St. Qeramika e mbledhur në sipërfaqe nuk shkon më vonë nga periudha e hershme e hekurit (1200-800 p. Ajo ndodhet mbi një kodër në verilindje të qytetit me të njëjtin emër. pjesa më e mbrojtur e platformës së kodrës së rrethuar nga muret ndahej nga një mur tërthor. luginën e Devollit e të Shkumbinit. 11) S. Karaiskaj. P. Një nga format mbizotëruese të fortifikimeve është ajo rrethore e më tepër ovale. Ceka — A.20-3. Teknika e ndërtimit të murit është e njëllojtë me atë të fortifikimeve të përmendura më sipër: ai ka një gjerësi prej 3. Vrojtime arkeologjike në rrethin e Pogradecit.c) dhe e Podgories (Fig 5 d). ku një mur i drejtë mbyllte në trajtën e një dige pjesën më pak të mbrojtur të qafës midis dy kodrave. Dy fortifikime të tilla që kanë edhe njëfarë dallimi nga formulimi planimetrik janë: kalaja e Bellovodës (Fig.40 m dhe ruhet në lartësi prej 1 m. Rezultatet e gërmimeve në Kodrën e Hollmit — Kolonjë. Pjesa e ndarë. Kuvendi i I i studimeve Ilire (Tiranë. 3.e. Gjurmime arkeologjie në krahinën e Elbasanit. 15 . 4d). vëll. e thirrur nga vendasit «Qyteti në Podgorie». konturet e së cilës i rrethonte një mur me gurë të papunuar me gjerësi 2 m. Fortifikimet e periudhës së parë të hekurit në rrethin e Korçës. muri mbrojtës rrethon konturin natyror të platformës së një kodre shkëmbore. 3. 1968. 110. me gjatësi 120 m dhe gjerësi 60 m (fig. 5a. Shembulli më tipik është kalaja e Bilishtit. Vendbanimi prehistorik i Trenit.b. por të ngritura mbi lartësi mjaft më të mëd'ha janë hetuar dhe në krahina të tjera të vendit tonë. në fillimin e epokes së hekurit. 1972. Maja e kodrës përfundon me një platformë të përzgjatur. 8) N. 7) M Korkuti. II. Ceka. Kalaja e Podgories. Tiranë 1968. ndodhet 6) M. 108.1973. 266. e cila ka formën e një kupole me pjerrësi pothuaj të barabartë nga të gjitha anët.

Korçë. e — Trakt muri i kalasë së Gjonomadhit. 4 e a. f . f — Planimetria e kalasë së Gjonomadhit. Korçë. b. Pamje e kodrës së kalasë. Planiimetria e kalasë së Bilishtit.a b c d Fig. Bilisht. c. d. Trakt muri i kalasë së Bilishtit. Gjonomadh. Pamje e kodrës së Kalasë.

d — Podgorie. c — Planimetria e kalasë së Bellovodës. b — Pjesë muri në kalanë e Bellovodës. 5 d a — Bellovodë. Planimetria e kalasë. Pamje e kodrës së kalasë. Korçë. 2-61 c . Korçë.a b Fig.

(Fig. Të tria hyrjet janë vendosur nga ana jugore e kodrës. me përjashtim të anës jugperëndimore. ndërsa tjetri më i madh shpatet e saj. Buletini arkeologjik 3. ku një pjesë shkëmbore e aksidentuar nuk ka pasur nevojë për mure mbrojtëse. por fonmon një rrethim të pavarur. 7). 181-183. në të shumtën e rasteve. që zë njëkohësisht një sipërfaqe mjaft të madhe. Një sipërfaqe e sheshtë ndodhet edhe në pjesën më të lartë të kodrës. ndërsa muri tjetër ndiqte linjën e kontureve të shpatit. Këto lloj fortifikimesh i takojmë gjithmonë me dy ose më shumë rrethime. 1971. Ndryshe nga Bellovoda. 6 a ) duke zënë një sipërfaqe pak më të madhe nga ajo e kështjellës mesjetare. e cila krijon një mbrojtje natyrore mjaft të sigurt. Me pjerrësi të madhe bien dhe dy shpatet e tjera. Harku më i madh ka një gjatësi prej 370 m. 18 . e cila është rrethuar me mure të lidhura me 12) Zh. Shembuj të këtij tipi kemi: kalanë e Hadërajt (rrethi i Vlorës) kalanë e Lumalasit (rrethi i Korçës12) dhe deri diku kalanë e Bllacës (rrethi i Pogradecit 13 ). mbi një majë shkëmbore me lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Fortifikimi përbëhet nga tri harqe muresh. Një zgjidhje tjetër planimetrike e fortifikimeve me akropol është ajo. 6b) Qyteza e Karos ndodhet në veri të fshatit Qeparo. Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thik mbi liqenin e Prespës së Vogël. Të tria pjesët e fortifikimit komunikojnë me hyrje të thjeshta njëra me tjetrën. 2 m dhe 2-3 m. Ana perëndimore e kodrës përfundon me një humnerë. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera.në skajin më të mbrojtur nga natyra të platformës. 13) N. që zënë shpatin lindor me ekstreme në bazën e greminës. kur muret rrethuese formojnë rrathë koncentrikë. Duke u nisur nga forma më e thjeshtë te më e ndërlikuara mund të përmendim sipas radhës kalanë e Drishtit (rrethi i Shkodrës). duke u përputhur me murin mesjetar. Qyteza e Karos (Qeparo). këtu Akropoli nuk krijohet nga një ndarje me mur e një pjese të fortifikimit. Kemi edhe fortifikime të ndërtuara në shpatin e një kodre. Muret krijojnë gjysmërrathë. paraqet tipin më të ndërlikuar me shumë rrethime. Ajo ngrihet mbi një kodër 400 m të lartë në afërsi të fortifikimit mbi shpellën e Trenit. Ceka . Në kalanë e Drishtit vetëm pak gjurmë janë ruajtur nga ndërtimet prehistorike. që përfshihen në një rrethim të madh të përbashkët. kur njëra faqe e kodrës bie me pjerrësi të butë dhe krijohen shpesh tarraca të përshtatshme për banim. 131. nga rrethimi më i madh tek më i vogli janë respektivisht 3 m. që pasojnë njëri-tjetrin mbi një bazë të përbashkët ose krijohen ndarje të ndryshme në përshtatje me terrenin dhe nevojat e herëpashershme të mbrojtësve. ndërsa ana e kundërt e thepisur. cit. i besohet mbrojtjes natyrore. 205. me gjerësi mbi 2 m. Rrethimi i parë zë majën e kodrës. Buletin arkeologjik. rrethonte majën e kodrës. Kalaja e Trajanit (Fig. 1968. e cila ngrihet mbi një kodër me dy maja të mbrojtura nga fortifikime të pavarura. Rezultatet e kërkimeve informative në rrethin e Korçës.A. Koçi. Andrea. ku ka mjaft tarraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim. Baçe. ndërsa më i vogli 30 m dhe diametër 10 m. Trashësitë e mureve. Një mur me gurë të papunuar. 14) J. qytezën e Karos (rrethi i Vlorës14) dhe kalanë e Trajanit (rrethi i Korçës). Kjo ndodh atëherë. (Fig. Vep.

b — Gjurmë prehistorike në muret mesjetare. 6 a — Drisht.Fig. a b . Trakt muri prehistorik. Shkodër.

i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës. Periudhës së tretë i përket muri i madh rrethues (muri 1). 2 0 m. është lënë e pafortifikuar. gjatësia e të cilëve në faqet anësore shkon nga 6 0 . është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike. që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Ky mur. është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. një sipërfaqe prej 22 ha.4). Ai zë një sipërfaqe të përafërt me atë të Trajanit (23 ha) dhe formohet nga 15) F. Tre rrathë të tjerë muresh. mund të jetë ndërtuar në një periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjë sulmi të befasishëm për banorët.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar. që veçon një sipërfaqe mjaft të vogël. përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Fortifikimi i platformës së sipërme. 16) «Colloque International». pjesa më e lartë e platformës nga veriperëndimi është ndarë nga një mur tërthor. 20 . prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar. duke përfshirë në të një pjesë të popullsisë që banonte në shpatin e kodrës. e cila shërben si rrugë kalimi për t'u ngjitur në kala nga ana juglindore. gjithmonë në rritje. synonte të krijonte një ndarje të re të brendshme. që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues. Midis tyre të tërheq vëmendjen vendbanimi i fortifikuar i Stiçnas në Slloveni16). Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës (muri 3) për aq sa kërkonin nevojat për mbrojtje të asaj periudhe.1 . brenda të cilit përfshihej një pjesë e konsiderueshme e faqes së kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. në territoret e Ilirisë janë të shumtë dhe i gjejmë kudo si në Ilirinë e Jugut. Muret kanë një trashësi prej 3. për t'u mbrojtur i detyronte njerëzit të grumbulloheshin me shumicë në disa pika. për të siguruar një mbrojtje më të efektshme. Sarajevo 1975. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër. VI p. E. Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një tipar karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme.e. që lidhet me të parën me një qafë. 106. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m. 7 e ) Vendbanime të fortifikuara të një madhësie të tillë kanë lindur në një stad më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike. ndërsa muri tjetër (muri 2) i periudhës së fundit. VII ose fillimit të shek. kur nevoja. krejt shkëmbore dhe e pangjitshme. më të mëdha në territorin e Ilirisë. të dallueshëm qartë. Në Greqi ato kufizoheshin zakonisht në majën e kodrës.20-3. krahinat qendrore dhe ato veriore. që është kryer në fazën e parë. Mostar.r.»15) Shembujt e vendbanimeve të mbrojtura nga disa radhë muresh. siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij. Kalaja e Trajanit. i njohur me emrin «Muri i Mokut». paraqet një tip të ngjashëm me kalanë e Podgories (muri 5. që jetonin jashtë mureve të kalasë (Fig.llaç që ndjekin trasenë e mureve të vjetra. Greek fortifications. e saj. Winter. muret rrallë qenë shtrirë për të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Toronto 1971. 59-71. Ai përfshin brenda mureve. Ashtu si në kalanë e Bellovodës dhe Podgories. duke luajtur rolin e një akropoli. Fortifikimi i Trajanit. i papërfunduar. duke e përshkuar atë mespërmes. Madje «edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapur përtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare.

7a 7b .

d c Fig. c — Pjesa e sipërme e kalasë të Trajanit. b — Pamje nga ana lindore e kalasë. Korçë. e f . d — Pjesë muri. e — Muri i Mokut. 7 a — Trajan. Pamje e kodrës së kalasë nga ana perëndimore. f — Planimetria e kalasë të Trajanit.

brenda njërës prej tyre ndodhet dhe një ndarje tjetër që zë vendin më të lartë. që në shek.e. prej të cilëve një mur tërthor e ndan fortifikimin në dy pjesë. VI-V p. që me sa duket i përkasin një tume. do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve. Kalaja e Ventrokut ndodhet rreth 300 m në perëndim të fortifikimit mbi 23 .Fig. është ai me «tumula kufizuese» në Ventrok (Fig.r. tri radhë muresh. datohen në shek. Po ajo që ka më tepër rëndësi është se nga gërmimet arkeologjike ka dalë qartë se fortifikimi në Stiçnas është konceptuar dhe projektuar që në fillim në gjithë madhësinë e tij dhe datohet rreth fundit të shek. Kalaja prehistorike. objekte të gjetura në afërsi. Gërmimet arkeologjike që do të kryhen në të ardhmen në këtë kala. VIII-VII p. Në kalanë e Trajanit nuk janë kryer gërmime arkeologjike.e.r. që radhitet në ndërtimet mbrojtëse me mure guri.r. VIII p. Korçë. 8 Ventrok. Një tip tjetër fortifikimi. të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë.e. 8).

Monumentet 2. në rajonin qendror të Japodëve (Kroaci) karakteri i tyre mbrojtës është krejtësisht i dokumentuar19). «Colloque International».Bizic. K. që bën linja e këtij muri. duke e ndarë atë në dy pjesë. i përkasin pikërisht një kthese kënddrejtë. që tregojnë për një zhvillim të 20 mëtejshëm të sistemeve mbrojtëse prehistorike. Ata i kanë quajtur me emra të ndryshëm. Njëri prej tyre ndodhet në ekstremin verior të kodrës. sipas rolit që i atribuonin si p. Këto objekte arkitektonike kanë tërhequr për një kohë të gjatë vëmendjen e studiuesve. c. Në këtë fortifikim të tërheqin më tepër vëmendjen dy pirgje të krijuara artificialisht. ndërsa në Akropolin e Butrintit. Tek gurët që formojnë faqen e jashtme vërebet një përpunim i lehtë për të arritur një përputhje më të mirë të tyre nga ajo e gurëve natyrorë. Zheku. gjë që nuk e takojmë në fortifikimet e për17) «Nase Starine». (Duke pasur parasysh për kalanë e Ventrokut funksionin e tyre mbrojtës dhe njëkohësisht ndarës kemi parapëlqyer për këtë objekt arkitektonik termin «tumula kufizuese»). që komunikojnë me vështirësi me njëra-tjetrën. që kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje anësore. Prendi. duke pasur parasysh funksionin e tyre ndarës të kodrës së fortifikuar nga mali apo kodra mëmë. Disa elemente. 8. Sarajevo 1975. Ato vendoseshin në hyrjet e gradinave. Sarajevo 1975. Në qoftë se në Bosnje-Hercegovinë karakteri i këtyre ndërtimeve18nuk është përcaktuar përfundimisht ose u atribuohen disa funksione ).shpellën e Trenit. Colloque Intr. i takojmë në Akrolis (Fig. 2. 24 . shpesh në çifte dhe lidheshin me skajet e mureve mbrojtëse. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. 19) R Drechsel . të ndërtuara me gurë të vegjël e dhe. e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me formë të përzgjatur. Këtu ndeshemi për herë të parë në kthesa pak a shumë me kënde të drejta të linjës së mureve. ose në pjesët më pak të mbrojtura nga terreni. Në një prerje që i është bërë një «tumule» është konstatuar që ajo ishte ndërtuar nga një shtresë dheu me lartësi 2 m. që takohet për herë të parë në vendin tonë. «Agglomerations fortifiees Illyriènès». konstatojmë edhe një përparim në teknikën e ndërtimit. 71-79. Ekziston edhe mendimi që këto «Tumula» të kenë pasur një karakter të theksuar kulti17). b. Këtu.5 m e trashë. Pirgu tjetër ndodhet në mesin e kalasë. 1954. zëvendsonin një mur apo një digë mbrojtëse. është mjaft i përhapur dhe i njohur në fortifikimet e krahinave veriore dhe qendrore të Ilirisë. 87-98. 1971. lidhet me kodrën fqinje. ose «tumula kufizuese». Në Akrolis. Benac.sh. 9a. ato pak gjurmë që janë ruajtur nga muri prehistorik. të cilët në bazën e tyre rrethohen nga një mur i thatë në lartësinë e dy deri në tri radhë gurësh. d) dhe në fortifikimin më të hershëm të Butrintit. 18) A. mbi të cilën qe hedhur një shtresë Gurësh 0. «Tumula mbrojtëse». që shkëputet nga vargu i kodrave më të larta në veri të saj. atje ku ajo. nëpërmjet një qafe. 20) F. duke parashikuar në radhë të parë rolin e tyre strategjik fortifikues. përveç ngjashmërisë që vërejmë nga kjo pikëpamje me Akrolisin. i cili ngrihet mbi majën e një kodre të lartë shkëmbore në lindje të qytetit të Lezhës. Ky element mbrojtës. ndeshemi me dy kthesa të tilla muresh. 81-91.

Planimetria. Pamje e kodrave të Lisit dhe Akrolisit. Pjesë muri nga Akrolisi. Planimetria. d. b. 9 a. Akrolisi. c. Akrolisi dhe Lisi.b a Fig. c d .

VI-V p. 1973. VIII-VII p. Cambridge 1941. ndërsa me periudhën e dytë. me gurë natyrorë dhe pak të përpunuar e ka bërë K Zheku Iliria 7 (në shtyp). e shkruara deri tani21). L. ajo paraqet një fazë tranzitore midis periudhës së parë dhe të dytë të hekurit. 121-123. Me fortifikimet e periudhës së parë të hekurit atë e lidh teknika e ndërtimit me gurë të papunuar dhe mungesa e kullave. 9f — Planimetria e kalasë së Mbolanit. 149-158. 9e — Mbolan. dhe së fundi një përpunim i trashë i faqeve të jashtme të gurëve.e. f) Nga formulimi planimetrik dhe disa elemente të fortifikimit. i përkasin dhe objektet arkeologjike më të hershme të zbuluara deri tani në Butrint. konturet e së cilës rrethohen nga një mur me gjatësi 660 m. ndodhet Akropoli. ndjekja e linjave të drejta të mureve. Trakt muri i kalasë prehistorike.e. Greek Walls. Scranton. deri tek muri rrethues kryesor dhe krijohet kështu një ndarje 21) Klasifikimin e fortifikimeve të periudhës së parë të hekurit. Berat. zbresin dy mure të drejta. Fig. V22). Ceka Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit Monumentet 5-6. Në Greqi ky element u shfaq për herë të parë në shek. Duke u nisur nga dy qoshe të këtij katërkëndëshi. që ka një formë katërkëndëshe me një qoshe të prerë për të krijuar mundësinë e flankimit të hyrjes. Kalaja e Mbolanit ngrihet mbi një kodër midis fshatrave Sinjë dhe Arpaxhias të rrethit të Beratit. Një evolucion të mëtejshëm të fortifikimeve të kësaj periudhe e shohim te kalaja e Mbolanit (rrethi i Beratit 23 ) (Fig 9 e. Në qendër të kalasë. në pjesën më të ngritur të saj. dhe u përdor gjerësisht në fortifikime vetëm gjatë shek. Fortifikimet me trase të dhëmbëzuar i përkasin një periudhe më të vonshme.r. 26 .f Fig.r. Shek. kthesat me kënde të drejta për të mbrojtur hyrjet ose për të ndryshuar drejtimin e murit. Pjesa e sipërme e kodrës përfundon me një sipërfaqe të sheshtë mjaft të përshtatshme për banim. sipas teknikës së ndërtimit. 23) N. që përfshin një sipërfaqe prej rreth 3 ha. 22) R.

Në këtë fortifikim janë zbuluar dy hyrje. Nga veriu dhe perëndiKalivosë. Një kufiri të tillë kohor i për9h ket edhe kalaja e Kalivosë (rrethi 24 i Sarandës ) (Fig. Kjo Fig. Gjerësia e murit rrethues të platformës është 1. Blloqet e gurëve kanë një gjatësi që lëviz nga 0. ku gjatësia e një guri arrin nganjëherë deri në 1 m dhe lartësia nuk e kalon 0.60-1.00 m. Iliria I. Muri mbrojtës. 1971.40-1. cila laget në tri anë nga liqeni i Fig. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe pellgut të Delvinës. që rrethon pjeset e tjera të kodrës. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të shtresëzuar.30 m. e muri nga kalaja prehistorike. njëra prej të cilave ka një gjerësi prej 24) Dh. Muret ruhen në një lartësi maksimale prej 4 m dhe po kaq është trashësia e tyre.80 m dhe lartësi 0. Tiranë. ndërsa e mureve të brendshme ndarës 2. por që nuk puthiten mirë me njëri-tjetrin. 9h — Planimetria e kalasë së Butrintit. 324-325.20 m.00 m me pjesën tjetër të kalasë. prandaj nuk është parë e nevojshme të ndërtohen mure mbrojtëse në këto anë. ashtu si dhe muret më të nershme të Butrintit. Pjesë ndodhet në një kodër të lartë. 9 g. Sarandë. Budina.e tretë. 9g — Kalivo. h). e cila komunikon nëpërmjet një porte me gjerësi 4. është ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh pak të përpunuar. 27 .40 m. mi ajo bie thik mbi liqen.

Korçë. Muri prehistorik. . 9k — Zvezdë.Fig.

kemi të bëjmë me një fazë të dytë ndërtimi që ka pasur qëllim të shtojë trashësinë e murit. i takojmë edhe në Greqinë kontinentale. muri Demë në Epano Liossia.20-3m.e. Rrafshnalta e Glasinacit (Bosnje). Ai mbyll qafën e Zvezdës. që zënë pikat dominuese. por nga të dhënat që disponohen. Një tip fortifikimi të një destinacioni të veçantë përfaqëson muri pengues në Zvezdë. që e përshkon atë në drejtim gjatësor. Fundi i kësaj periudhe mund të konsiderohet mesi i shek. Thuajse në mesin e murit dallohet një linjë gurësh më të mëdhenj.2. e cila ka një mbrojtje të fuqishme natyrore. Ai vetë është dëshmi e pranisë së këtij sistemi.r. Ata datohen zakonisht nga shek. del qartë se ajo paraqet një shkallë më të lartë zhvillimi nga fortifikimet e tjera prehistorike. Sistemet e fortifikimit për rajone të veçanta janë të njohura edhe në krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë. Tani qëllimi kryesor nuk ishte mbrojtja e një vendbanimi nga fqinji më i afërt. Në mos qoftë kjo një veçori e teknikës së ndërtimit. e. Kjo tregon se ky mur ka qenë i nevojshëm për një periudhë të gjatë kohe dhe i është nënshtruar riparimeve të herëpashershme. veprim që është kryer në anën e brendshme të tij. jo vetëm nga teknika e ndërtimit me gurë gjysmë të punuar. i cili kishte një karakter thjesht strategjik.. mbyllin vendkalimet dhe grykat e 29 .r. që shtrihen pranë liqenit të Prespës së Madhe si dhe me Maqedoninë. të ndërtuar me gurë të papunuar. Kjo vërtetohet edhe nga prania e vendbanimeve të pafortifkuara brenda këtij rrethi fortifikimesh.e. Nuk ka dyshim se xnuri i Zvezdës përfaqëson shembullin më të hershëm të këtij lloji ndërtimi në vendin tonë dhe ndoshta edhe në territoret e tjera të Ilirisë. pasi vendbanimi i fortifikuar. duke bllokuar dhe këtë të fundit. VII p. të vendosur në të thatë. Të tillë janë: muri i Lokrianëve në Termopile. por i një grupi vendbanimesh. Kalaja e Kalivosë akoma nuk është eksploruar plotësisht. me destinacion të ngjashëm me atë të Zvezdës. Në periudhën helenistike vazhdojnë të ndërtohen mure të tilla. i ndërtuar me gurë të papunuar të përmasave të vogla dhe mesatare. Mure pengues. pararendëse. në të cilin të çojnë një palë shkallë. (Fig 9k). Me ndërtimin e murit të Zvezdës u plotësua sistemi i fortifikimit për gjithë krahinën. siç është në vendin tonë muri i Demës në gadishullin e Ksamilit. që kanë krijuar një rezistencë të organizuar kundrejt një armiku të jashtëm. Muri zbret nga të dy shpatet e kodrave përbri rrugës. i Istmit të Korintit etj.80 m. kur midis «dy liqeneve» kalonte kufiri me Maqedoninë dhe kjo e fundit me Filipin e II ishte kthyer në një fuqi ekspansioniste. të oilat u krijuan së pari nga fiset e enkelejve dhe taulantëve që në shek. Barçi dhe Kuçi i Zi. rretbohet dhe nga një zinxhir sistematik fortifikimesh dhe vendbanimesh të I'ortifikuara. Hyrja tjetër është pajisur gjithashtu me shkallë dhe ka një gjerësi prej 1. siç janë në. por këto të fundit janë më të pakëta. r. por edhe nga mënyra e mbrojtjes së hyrjeve dhe ekzistenca e shkallëve. ishte bërë vendbanimi më karakteristik në këtë periudhë. fushën e Korçës. VIII-VI p.50 m dhe mbrohet nga një korridor i brendshëm i krijuar nga dy mure paralele. IV p. e cila krijon një rrugë komunikimi midis fushës së Korçës dhe territoreve. Ai ka një gjatësi prej 550 m dhe gjerësi 2. Kjo etapë i përgjigjet më tepër periudhës së krijimit të federatave fisnore. në pellgun e Korçës.

Ai njihet nga banorët pranë tij me emrin «Gradishta e Shuecit» (Fig. Gradishta e Shuecit ka shembuj të shumtë në temtoret qen25) W.r. 1956. Mostar 1975 27) «Sudostforschungen». Hyrja 2. janë vendosur zakonisht në anët e jashtme të pllajës. Për të shkuar deri tek ajo ke në dispozicion një rrip toke të ngushtë. që të vërtetojë praninë e jetës së vazhdueshme. ndërsa fortifikimet prej ledhesh. në njërin prej të cilëve është gjetur një byzylyk bronzi. Brenda rrethimit nuk është gjetur qeramikë. 9 1). duke treguar me pozicionin e tyre drejtimin e mbrojtjes për çdo fortifikim. 26) Collogue International. Gradishta e Shuecit është ndërtuar mbi një kodër të vogël shkëmbore. Deri sot në këtë krahinë janë gjurmuar 47 fortifikime ose vendbanime të fortifikuara prehistorike26). e cila zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së gjithë kodrës. 15. 1893. Në Slloveni dhe Kroaci janë hetuar disa sisteme fortifikimesh. është rrethuar nga një ledh me gjatësi 600 m. Gradishta e Shuecit ashtu si dhe fortifikimi i Vëntrokut shënojnë kufirin më jugor të tipave që përfaqësojnë. si ato të Gradishtës së Shuecit. që shkëputet në formën e një gjuhe prej terrenit kodrinor pranë saj. vetëm në raste rreziku për banorët e vendosur në fushë. dhe laget pjesërisht nga liqeni i Prespës së Vogël. Si nga teknika e ndërtimit të ledhit ashtu edhe nga pajisja me palisada. Një pjesë e lokaliteteve të fortifikuara këtu shërbenin si vendvrojtime dhe shtriheshin në zonën periferike të fortifikimeve. Fortifikimet janë vendosur në pika dominuese ose me rëndësi strategjike. H. në rrëzë të saj. për të garantuar mbrojtjen. ku midis tyre takohen edhe mure penguese. Fortifikimet me ledhe dheu. i ndodhur pranë fshatit Shuec të rrethit të Korçës. por ajo është vendosur në një pozicion të mbrojtur nga natyra. 41-48. 65.27) Interesant është dhe sistemi i fortifikimit rreth pllajës së Duvnos (Bosnjë) në territorin e banuar nga fisi ilir i dalmatëve ku janë vendosur 37 fortifikime. të sipërmen 3 m dhe lartësi 2 m. Lartësia e vogël e këtij të fundit presupozon ekzistencën e një sistemi palisadash mbi të. kanë një përhapje të gjerë edhe përtej territoreve veriore të Ilirisë. 30 . Wien.e. shembuj të ngjashëm nuk gjejmë në Greqi.luginave25). deri në Angli. që grupohen rreth pllajash të mëdha. ku gjenden me shumicë fragmente qeramike të periudhës së hershme të hekurit si dhe dy kodërvarre. si elemente përbërëse të një pjese të mirë të fortifikimeve. Për këtë arsye mendohet që Gradishta të ketë shërbyer si vend strehimi. Në prerje ai ka formën e një trapezi me bazën e poshtme 10-llm. Ledhi është ndërtuar me gurë të thyer të dimensioneve të vogla të përzier me çakëll dhe me dhe. ndërsa «tumulat kufizuese».5 m e gjerë është e thjeshtë dhe formohet nga ndërprerja e ledhit. në vendin tonë deri sot. që datohet në vitet 800-700 p. Vetëm faqja që sheh nga liqeni. Këto sisteme kanë luajtur një rol me rëndësi për mbrojtjen e këtyre krahinave edhe gjatë luftërave kundër ushtrive pushtuese romake. M. që kufizohet nga njëra anë prej rënies shkëmbore mbi liqen dhe nga ana tjetër prej vetë ledhit të Gradishtës. përfaqësohen nga një shembull i vetëm. B.

9l .Fig. .Korçë. Gradishta e Shuecit pranë liqenit të Prespës së Vogël.

80 m) ndryshimet e gjerësive të hyrjeve vareshin kryesisht nga nevojat dhe mjetet e komumkimit. 32 . çdo fortifikim ka vetëm një hyrje ose nga një hyrje për çdo ndarje. Por në njëfarë mënyre kjo mund të arrihet me anë të retrospektivës dhe të krahasimit me portat e fortifikimeve prehistorike të botës mesdhetare. Për sa i përket shtrirjes planimetrike të fortifikimeve prehistorike. por po ta gjykojmë nga traktet më të larta të ruajtura deri sot në Kalivo (4 m) dhe Dors (mbi 3 m) (Fig 9 m). Të tilla janë disa fortifikime me forma të rregullta gjeometrike si katërkëndëshe. Shumica e hyrjeve jarië të ngushta 1. ku dy maja të së njëjtës kodër fortifikohen më vete. Por nuk përjashtohet mundësia 28) «Colloque Inter.80 m. do të shohim dy zgjidhje kryesore në konstruksionin e hyrjeve: me arkitra. prej blloqesh guri monolit të papunuar ose pak të punuar në vendet e mbështetjes dhe me hark të rremë. ovale dhe gjysmërrethore. 19). Gjithashtu. Po t'u referohemi ndërtimeve megalitike. që përbën ndoshta dhe kjo kufirin jugor të këtij tipi fortifikimesh. deri në pushtimin romak. për të marrë qytetin Metul. Takohet gjithashtu dhe një konstruksion i përzier. ku mungojnë formacionet gëlqerore. Të pakëta janë rastet kur gjerësia e hyrjeve arrin në 2.20-1. që në kohët më të lashta. po kështu paraqitnin edhe vështirësi teknike. gjë që mund të kuptohet lehtë nga një pasazh i Appianit. trapezoidale. të cilat në të shumtën e rasteve kushtëzohen nga konturet e vetë terrenit në krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë. Një nga elementet përbërëse kryesore të fortifikimeve prehistorike janë hyrjet. ndërsa për grupin e dytë edhe nga mundësitë teknike për zgjidhjen e mbulesës së tyre. Numri i paktë i hyrjeve tregon se ato ishin pika delikate dhe paraqitnin probleme për mbrojtësit. veçanërisht për mbulimin e tyre. kryeqytet i japodëve. Për fortifikimet prehistorike me mure guri nuk ekziston asnjë e dhënë për të na treguar se në çfarë mënyre kanë qenë mbuluar hyrjet e tyre. Më të shpeshta janë format e rregullta rrethore. Këto fortifikime zakonisht kanë përmasa të vogla dhe rrallëherë arrijnë përmasat e fortifikimeve të krahinave veriperëndimore të Ilirisë. kur ai përbëhet nga dy ose më shumë rrethime. në territorin e japodëve janë të përhapura fortifikimet të quajtura «binjake».» Sarajevo 1975. Nuk dihet me saktësi se sa ka qenë lartësia e mureve prehistorike. e cila është ndërtuar me një teknikë tjetër.50). mund të mendohet se hyrjet kanë qenë të mbuluara dhe të pajisura me porta të forta druri. ku mbi arkitraun ndodhet një hark shkarkues me majë28). përveç shumicës së formave të përmendura më sipër për fortifikimet e vendit tonë. Në këto të fundit kjo traditë u ruajt për një kohë të gjatë. Në shumicën e rasteve. fortifikimet e të cilëve i përkasin një periudhe më të vonë.50 m e më tepër si në Kalivo e Mbolan. Brenda diapazonit të parë (1.2 deri 1. ku thuhet midis të tjerave se «Romakët zunë murin e braktisur dhe e dogjën» (Illyr. i cili përshkruan betejën e Augustit. rombike etj. 299-300. ashtu siç ndodh edhe në kalanë e Bllacës (rrethi i Pogradecit). Një përjashtim bën Gradishta e Shuecit (2.drore dhe veriore të Ilirisë. do të ndeshim dhe forma të tjera të konceptuara nga vetë ndërtuesit. Format e rregullta gjeometrike janë karakteristike sidomos për fortifikimet rreth pllajës së Glasinacit dhe përgjithësisht në terrene të ulëta kodrinore.

e cila mbrohet nga një dalje kënddrejtë e murit që bie në krahun e djathtë të zbuluar (të pambrojtur me mburojë) të sulmuesve. të cilët mund të krijojnë kënde të drejta me murin rrethues (Kalivo) ose të kenë formë të harkuar (Akropoli i Zgërdheshit29). 1971. ku konstatohen hyrje mjaft të gjera. që të ketë pasur dhe hyrje pa konstruksion mbules sidomos kur muret qenë të ulëta. Ka edhe raste. Trakt muri prehistorik. që kufizohet nga dy mure paralele në të dy anët e portës. Një shqetësim tjetër për ndërtuesit prehistorikë ishte dhe mënyra e mbrojtjes së tyre. 3-61 33 . Islami. ku sulmuesit detyroheshin të bënin një pjesë të rrugës. Qyteti ilir në Zgërdhesh. 23-39. Në dy raste hyrjet janë të mbrojtura nga një korridor i brendshëm. ku për mbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndonjë kujdes i veçantë ose janë shfrytëzuar të dy mundësitë e para. 9m — Dors. Kjo mund të thuhet më me siguri për fortifikimet me ledhe. sipas 29) S. Shumica e hyrjeve i përket grupit të parë. Ato ndërtoheshin në pjesët më të rrëpirëta të terrenit. mund të përmendim hyrjen e Akropolit të kalasë së Mbolanit. Shuec dhe në qytezën e Karos. Tiranë. Për këtë shfrytëzohej terreni ose arrihej nëpërmjet vetë mënyrës së ndërtimit të hyrjeve. 1.Fig. Monumentet. Dhe së fundi. bri murit rrethues si në Gajtan.

Tipi i fundit i portave gjen një përhapje të gjerë dhe përsoset në fortifikimet e kohëve më të vona. vihet 30). ato mund t'i gruponim si vijon: 1) Hyrje të thjeshta. të pjerrësisë së shpatit të kodrës.rregullave të strategjisë antike. ledhet nuk arrijnë një gjerësi më të madhe se 1. 3) Hyrje tangenciale ose anësore. H. Këto krijohen nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit apo ledhit. Në ndërtimet më të hershme me ledhe ose me mure guri të vendit tonë (neolit-bronz). këto ndërtime mbrojtëse me ledhe të tërheqin vëmendjen për konceptin e përparuar për kohën. Megjithëse me një teknikë më primitive nga fortifikimet me mure guri. të cilat megjithëse janë ndërtuar në të njëjtën lartësi. që kufizojnë hyrjet. tumulat kufizuese luajnë deri diku rolin e kullave dhe të kujtojnë hyrjet e mbrojtura nga dy kulla anësore të përdorura gjerësisht në antikitet dhe mesjetë. 5) Një tip tjetër përbëjnë hyrjet e mbrojtura nga tumula kufizuese ose nga një zgjerim (trashje) i dy skajeve të ledhit. por dhe një korridor shumë i gjatë e i përkulur. Për këtë ndërtoheshin ledhe ndihmëse përpara ledhit kryesor. që arrijnë deri në 5 m. për mbrojtjen e hyrjes shërben jo vetëm zgjatimi anësor i njërit nga ledhet. thuajse paralel me të parin. Është e kuptueshme që në raste të tilla ato nuk kishin ndonjë konstruksion mbulese ose ajo ka qenë prej druri. e cila mbrohet nga dy zgjatime anësore të jashtme dhe dy të brendshme të ledhit. që krijohen nga ndërprerja vertikale e ledhit apo e murit rrethues. Në këtë rast. ku mbizotërojnë fortifikimet me ledhe. Dhe së fundi po përmendim hyrjen e fortifikimit të Bjelosaliqit në Glasinac. që pasojnë njëra-tjetrën në të njëjtin drejtim. Një larmi formash dhe mënyrash mbrojtjeje të hyrjeve i hasim në fortifikimet prehistorike të krahinave qendrore dhe veriore të Ilirisë. duke filluar nga një deri në tri radhë hyrjesh. B. që krijohet midis dy mureve rrethuese të tarracave. Wien 1892 W. 40. kur këtë e lejonte terreni. Një tip interesant përfaqëson hyrja e kalasë së Dedejanit.70 m. ndërsa muret me gurë e kalojnë këtë masë. midis të cilave krijohet një korridor. (Tab. lidhur me mbrojtjen e një pike kaq delikate. Për sa i përket mënyrave kryesore të mbrojtjes. Ajo që të bie në sy më tepër në këto ndërtime mbrojtëse janë përmasat e mëdha të hyrjeve. 1). duhet të pënshkosh më parë një korridor të ngushtë e të gjatë. Një variant të zhvilluar të këtij tipi e takojmë në fortifikimin e Debelobrdos në Glasinac. 4) Hyrje të mbrojtura nga një krah nga zgjatimi anësor i ledhit 30 në njërin drejtim. i cili zë fill nga njëra anë e hyrjes. Ky mur i dytë shërbente edhe për ta mbrojtur më mirë krejt vendbanimin nga kjo anë me mbrojtje natyrore më të dobët. duke krijuar midis tyre një oborr të fortifikuar. Për t'u futur brenda këtij vendbanimi të fortifikuar. Në vazhdim të periudhës së parë të hekurit. gurët janë të dimensioneve të vogla. II. ku ledhi ndërpritet pjerrtas për të krijuar një korridor të mbrojtur sa më të gjatë. rrethohen secila me nga një mur të veçantë. 34 . M. 2) Hyrje oblike. Këto mund t'i takojmë në disa variante. siç janë hyrjet në fortifikimet e të gjifha kohëve. ku kemi një kombinim të hyrjeve me mbrojtje në një krah me hyrjen tangjentore. i cili krijohet nga muri rrethues dhe një mur i brendshëm. Këtu.

5 m. Kjo teknikë e re i jepte një qëndrueshmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Kalivosë dhe Mbolanit.re në përgjithësi një rritje e trashësisë së mureve dhe e vetë gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të tyre. teknika me gurë të papunuar të përdoret dhe në kohë më të vona. të cilët krijojnë një puthitje më të mirë. por në raste të veçanta gjatësia e tyre i kalon 2 m. lartësia e gurëve disa herë është mjaft e vogël (0. por nganjëherë. jemi të prirur të datojmë disa fortifikime si Butrinti. në mungesë të dhënash arkeologjike të sigurta.20 m). Megjithatë teknika me gurë të papunuar zë një diapazon kohor mjaft më të gjerë nga kjo e fundit. në këto zona takohen më shpesh fortifikimet me ledhe. Zakonisht muret janë me faqe vertikale. Dallimin kryesor. ku ato me gjerësi rreth 5 m të ndërtuara me gurë të papunuar. zhavorr me dhe gurë të vegjël të ngjeshur mirë (Glasinac). Kjo vjen si pasojë e kushteve ekonomike të veçanta të vendbanimeve të ndryshme. Ky fakt nuk ka ndonjë rëndësi kronologjike. paraqet një sërë veçorishë nga ajo e Ilirisë së Jugut. siç janë muret e hershme të Butrintit. kur ato e kanë faqen e jashtme të pjerrët. Evolucionin e fortifikimeve prehistorike të vendit tonë mund ta shohim në tri drejtime kryesore: në teknikën e ndërtimit. Kalivoja dhe Mbolani. Teknika e ndërtimit të fortifikimeve të Ilirisë Qendrore dhe Jugore. përforcoheshin me trarë druri të vendosur vertikalisht në faqet e murit. Përmasat mesatare të gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të mureve gjatë periudhës së parë të hekurit janë rreth 1 m gjatësi dhe 50-60 cm lartësi. formulimin planimetrik dhe konstruksionin e hyrjeve. të cilët lidheshin me sa duket me breza horizontalë. Nganjëherë ledhet kishin një bazë mjaft të gjerë dhe mbi to mendohet të ketë pasur palisada. e shohim ndërmjet mureve me gurë krejt të papunuar dhe atyre pak të punuar. Shumica e fortifikimeve ka një gjerësi muresh prej 3-3. të cilat dhe nga elemente të tjera të ndërtimit datohen në një periudhë më të vonë. kalaja e Kalivosë dhe e Mbolanit.40 m dhe 4 m. Një teknikë interesante paraqesin muret e disa fortifikimeve në Slloveni. të cilat bëjnë që këto dy teknika jo vetëm të bashkëjetojnë. 35 . pasi këtë veçori e takojmë si në fortifikimet më të hershme të kësaj periudhe ashtu edhe tek më të vonat. Më e rëndësishmja është që këtë teknikë e takojmë në fortifikime. në shekujt e fundit të periudhës së parë të hekurit (rreth viteve 700-500 p.r. mjaft prej tyre 2-3 m dhe në dy raste takojmë mure me gjerësi 1. për sa i përket teknikës së ndërtimit. Teknika e fundit tregon për një koncept të ri në ndërtimin e mureve si dhe për përsosjet e veglave të punës. Gurët e faqeve krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre dhe shpesh janë përdorur gurë më të vegjël për plotësimin e këtyre boshllëqeve. Në vartësi nga formacionet shkëmbore të shtresëzuara. Ledhet ndërtoheshin me dhe. Në fortifikimin e Stiçnas trarët vendoseshin në largësi të rregullta çdo 3. por ka dhe raste si në Kalanë e Dedejanit. ose me gurë të vegjël e të mëdhenj të hedhur mbi njëri-tjetrin pa ndonjë rregull dhe nganjëherë me gurë të përzier me pak dhe.e.40 m.). Krahas ndërtimeve me mure guri. nga e para. Sidomos kur kemi të bëjmë me kombinimin e disave nga këto elemente që i përkasin një shkalle më të lartë zhvillimi. Vëntrokut.

Shtipčevic. 36 . B. 102-108. 53-55. Mostar 1975. 1884. H. në vendstrehime. Po të përfshijmë në këtë klasifikim edhe fortifikimet e krahinave të tjera të Ilirisë. Gli Iliri Milano. Coll. të cilat përdoren vetëm në raste rreziku dhe në ndërtime thjesht strategjike. 320. do të ndeshim fortifikime që shërbenin për vrojtim. fortifikimet mund t'i ndajmë në vendbanime të fortifikuara. M. si muri i Zvezdës. ku përfshihen shumica e fortifikimeve në trojet shqiptare. Intern. 1966. 31) W. madje ka mendime që një pjesë e tyre përdoreshin për mbylljen e bagëtisë në raste rreziku. si edhe për qëllime kulti31).Për sa i përket destinacionit.

Vetëm shfrytëzimi i punës së skllavit bëri të mundur të realizoheshin ndërtime gjigante për nivelin e atëhershëm të forcave prodhuese. Periudha e lindjes dhe e zhvillimit të qyteteve ilire. V deri në shek. bedenat. Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve ilire dhe epirote. R . dhe nga ana tjetër kërkesat estetike të shoqërisë skllavopronare. Fortifikimi duhet të ishte i siguruar në 37 . që i afrohej qytetit. II p. Ashtu si dhe në fortifikimet prehistorike.e. janë të lidhura me përfeksionimin e mënyrave të mbrojtjes. si kullat. proces që u arrit në sajë të zhvillimit të brendshëm ekonomik të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit. është quajtur «Periudha qytetare ilire». ato i ngjallnin kundërshtarit frikë. Me madhështinë e tyre. bënë që të ndryshojë teknika e ndërtimit të mureve për t'i bërë ato më të qëndrueshme dhe njëkohësisht më të bukura. siç ishte për shembull përdorimi i «deshëve» për shkatërrimin e portave dhe të mureve nga njëra anë. Periudha që përfshin shek. siç janë muret rrethuese të qyteteve dhe në përgjithsi fortifikimet e asaj periudhe.Kapitulli II FORTIFIKIME NGA VITET 500 DERI 168 P . Zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve dhe metodave të sulmit. muret rrethuese dhe portat e qytetit.r. që lindën për herë të parë në këtë periudhë. E . Udhëtarit. i binin në sy më parë se tempujt dhe ndërtimet e tjera shoqërore. zgjedhja e terrenit kishte një rëndësi të dorës së parë. Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik në territorin e Shqipërisë është i lidhur padyshim me lulëzimin e rendit skllavopronar. portat rreshqitëse etj. Disa elemente të reja arkitektonike. përveç lakmisë.

por me kohë. ndërsa qyteti shtrihet në shpatet e saj. Iliria II. janë dalluar tre tipa qytetesh1). duke krijuar kështu një «dyqytet». 1972. u shpërngulën në një kodër përbri. me zhvillimin e ekonomisë skllavopronare dhe rritjen e nivelit të forcave prodhuese të vetë qyteteve. Margëlliçi. që u ngritën mbi kodra. që kapnin 20-40 ha. që formonin faqet e këtyre mureve. Një tip tjetër përbënin qytetet. ndërsa sistemi mbrojtës i hyrjeve u perfeksionua së tepërmi. Madje shumë fortifikime të periudhës qytetare janë vazhdim i atyre të periudhës së parë të hekurit (shek. si në Lis e Zgerdhesh. që ishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtëse. Qytetet e para mund të kenë përdorur për mbrojtje mure të ndërtuara me gurë të papunuar si ato të periudhës së parë të hekurit. Dorës. duhet të ishte pranë një rruge kryesore apo të dorës së dytë dhe së fundi të ishte pranë bazës së tij ekonomike. të cilat kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshin me një mur të vetëm pa pasur akropol. nga rrethanat politike dhe nga fuqizimi gjatë kësaj kohe i shtetit ilir. gdhendeshin me kujdes. vetëm 15' larg së parës. kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështeten mbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre. Fortifikimet e kësaj periudhe mund të ndahen në mure rrethuese qytetesh. 15. XII-V p. që shërbenin për të kontrolluar dhe mbrojtur muret midis tyre (kurtinat) nëpërmjet goditjeve nga anët. Mjaft të përmendim rastet. Islami.. Niveli teknik dhe estetik i këtyre ndërtimeve dëshmon për ekzistencën e arkitektëve dhe teknikëve të aftë për zgjidhjen e detyrave të ndërlikuara që u nxirrnin përpara ndërtimet mbrojtëse. Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare në Iliri. duke u dhënë forma poligonale. Por shumë fortifikime të periudhës qytetare janë ngulime të reja ose që kanë në bazë të tyre një vendbanim të pafortifikuar të periudhës së parë të hekurit. teknika e ndërtimit të mureve mbrojtëse u përmirësua. kështjella. kulla të veçuara dhe mure penguese. sipas shtrirjes planimetrike të linjave mbrojtëse të tyre. trapezoidale ose drejtkëndëshe. ndërsa gjatësia e mureve mbrojtëse arrinte nga 2 deri 4 km. Symizë. 38 . në Bylis ku krijuan një lagje apo më mirë një qytet të ri të fortifikuar. Në raste të tjera. etj. Kjo veprimtari u favorizua nga mundësitë organizative e materiale të një shoqërie skllavopronare në zhvillim. Zgërdhesh. 1) S. Në këtë kohë lindën kullat. si Dimali. Irmaj etj. me qëllim që të puthiteshin mirë me njëri-tjetrin për t'i rezistuar goditjes së makinave gurhedhëse dhe deshëve. Lis.e. Qytetet e fortifikuara zinin nganjëherë sipërfaqe të konsiderueshme.sa më shumë anë nga mbrojtja natyrore.). qyteti shtrihej në njërin shpat të kodrës dhe përbëhej nga akropoli në majë dhe qyteti i poshtëm.r. Tipin e parë e përbëjnë ato qytete që kanë një akropol në majë të një kodre. Një rrugë të veçantë zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarët e të cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti. si në Butrint. Gurët. Duke bërë një klasifikim të qyteteve të fortifikuara ilire.

që ndodhet në anën tjetër të lumit. të cilat deri sot janë hetuar në territorin e Koinonit (lidhje fisnore) të prasaibëve. Një funksion të ngjashëm kryenin edhe kullat e veçuara. VIII. ose rrethonin këto të fundit. Ato dominonin një fushë pjellore. që zotëronin. me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua dhe u fortifikua kodra e Goricës. 13. apo të pasur me miniera. Shkodra. 27-39. Si duket. ka qenë kryeqytet i shtetit të ardianëve në kohën e sundimit të Gentit. Përveç qyteteve të fortifikuara kishte dhe shumë kështjella që rrethonin sipërfaqe më të vogla. Një tip tjetër fortifikimesh ishin muret penguese. zhvillimi i të cilit çoi në lindjen e qytetit të Lisit. në pikëpamje ushtarake. janë krijuar në një periudhë kur ishte e rezikshme të qëndroje i pambrojtur jashtë mureve të kalasë. Disa qendra të fortifikuara në rrethin e Beratit. që shtriheshin në territore gjeografike me kufij pak a shumë të qartë natyrorë. kulla apo mure penguese ishin shpeshherë në funksion të uniteteve të lashta etnografike apo fiseve. që zinin një pozitë qendrore në krahinën. Aty ekzistonte që më parë një vendbanim i fortifikuar prehistorik. Një nga këto rrugë ishte ajo që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit. si Damastioni. Ceka. po të kishin mbyllur portat dhe po të kishin qëndruar për të ruajtur muret dhe 1) Sh. një nga qytetet e fortifikuara të kësaj periudhe (fig. 5. 21-52. Ceka. një vendosje e tillë e fortifikimeve e vështirësonte rrethimin nga kundërshtari dhe të dy fortifikimet mund të ndihmonin në një rast të tillë njëri-tjetrin me kundërsulme. 1975. i ndërtuar mbi një kodër të lartë e me shpate të pjerrëta. rreth Butrintit. i vështirë për t'u afruar dhe se mbrojtësit e qytetit do t'i kishin prapsur romakët dhe do të kishin bërë që ata të dështonin. Monumentet 12. 10). si Bylisi dhe Gorica. Osumit etj. kryesisht me karakter ushtarak. ku ndodhej qyteti apo territori i një fisi. Nga ana tjetër. kur u ndodh me ushtrinë e tij në rrëzë të malit të Shelbuemit dhe ngriti sytë përpjetë për të parë kështjellën. Ndërsa kështjellat zinin shpesh pika kyçe në rrugët që të çonin për në qendrat kryesore. Megjithëse Akrolisi e kishte kryer detyrën e tij të zanafillës. Rastin më kuptimplotë e kemi në simbiozën Lis-Akrolis. si Koinoni i amanteve2). Mane. 3) N. 2) N. 1976. një zonë blegtorale. Fortifikimi antik i Butrintit dhe i territorit të prasaibëve.Këtij shembulli duhet t'i shtojmë Beratin (Antipatrea) me Goricën1). e quajtur më vonë Egnatia si dhe degëzimet e saj. Buletini arkeologjik. Aq i rëndësishëm ishte ky akropol për qytetin e Lisit saqë Filipi V i Maqedonisë. është zanafilla e qytetit antik të Lisit. praktikisht e papushtueshme. rrugët që përshkonin luginën e Devollit. Qendrat e fortifikuara të amantëve. ai u rifortifikua në kohën antike për të shërbyer si një akropol i veçuar dhe më tepër si një post ushtarak. I tillë është muri i Demës në gaditshullin e Ksamilit në Butrint. Qytetet në të shumtat e rasteve ndërtoheshin mbi kodra. Fortesa të tilla të vogla. 39 . humbi çdo shpresë për ta pushtuar atë (Polyb. Livi thotë se Shkodra ishte vendi më i fortë i labeatëve. që mbyllnin nga ana e tokës pjesën më të ngushtë të një gadishulli.3). Akrolisi. Monumentet 10. Këto ngulime të reja të fortifikuara. prasaibeve3) etj.

10 — Pamje e kalasë së Shkodrës. . 11 — Trakt i murit ilir. Fig.Fig.

që zbrisnin nga shpati. 41 . 215-244. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin. në vend që të qëndronte në mbrojtje e zhvilloi luftën në fushë të hapur. Iliria II. duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut lë majtë të lumit Drin. Zheku. XLIV. Në afërsi të Shkodrës ndodhej qyteti i fortifikuar i Lisit. 20-3. Muret rrethuese të Lisit2) (fig. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor. Por nga kalaja e dikurshme ilire ruhen vetëm pak gjurmë në bazat e mureve mesjetare pranë hyrjes (fig. 1972. 12 kullat1). 11). Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar. K. 50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0. duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës. të sipërmin dhe të poshtmin. Prendi. 60 m. origjina dhe sistemi i fortifikimit tëtij. 2) F. trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm (fig. Garnizoni ilir që mbronte kalanë.60m — 1. Stilet e ndryshme të ndërtimit. Muret anësore.30 — 0. duke e ndarë qytetin në dy pjesë. 13) 1) Livi. mbronte pjesën fushore.Fig. 12) përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha. Qyteti ilir i Lisit. e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Muret kanë një trashësi 3.60 m dhe lartësi 0.

që lëvizte horizontalisht (katarah).Fig. me përjashtim të njërës që ka formë të rru42 . Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta. që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Lis. e siguruar nga brenda me një tra. duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3-4 m. të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve. Porta instalohej në thellësi të një korridori. Mur trapezoidalo-poligonal. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje. Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla. Ajo ishte dykanatëshe. 13. duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjës së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Kullat kanë forma drejtkëndëshe. gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri.

ndërsa një varg kështjellash ishin ndërtuar gjatë rrugës nëpër luginën e Shkumbinit. XLIV. i cili. 84). që të mbështesë këtë supozim. për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar. 5m dhe projektohen nga muret 5. Kavajë. Islami. duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek.r. Prendi . Durrësi ishte «vendi më i përshtatshëm për tregtinë midis popujve të Ilirisë dhe Maqedonisë» (VI. 8). Në Shqipërinë e Mesme bregdetare qyteti më i madh i fortifikuar ishte Durrësi. 1974.. që ishte arteri kryesor. 43 . I p. Sipas fjalëve të Strabonit. IV — fillimi i shek.K. (Shih S.e.5x8 m. 242.mbullakët. Në pastokën e Durrësit shtriheshin qytete më të vogla dhe kështjella. IV nga Dionisi plak i Sirakuzës1). por në këtë vend dhe në afërsi të saj nuk ka asnjë gjurmë arkeologjike. Me gjithë përpjekjet për lokalizimin e këtij qyteti të fortifikuar nuk janë arritur rezultate pozitive2).. që lidhte këtë qendër të rëndësishme tregtare me Maqedoninë dhe krahinat e tjera të brendshme. në periudhën e Fig. por nga muret e periudhës antike sot nuk ruhet asnjë gjurmë. Ato kanë një gjerësi ballore 6-10. E vetmja qendër e fortifikuar e kësaj periudhe në afërsi të Lisit ndodhet në Laç. i fortifikuar apo kështjellë. ishte fajt.. Përveç kullave. 14. 30. gjeograf grek i shek. të vendosura zakonisht 40-50 m larg njëra tjetrës. por distanca është më e madhe nga ajo e dhënë nga Livi. Pesë milje në jug të Lisit ndodhej një qytet i vogël. Durrës. muret rrethuese të Lisit. janë datuar në fund të shek. në aleancë me romakët dhe për këtë arsye u rrethua nga ushtria e Gentit (LIVI. 40). Iliria III. Kalaja e Zig-Xhaluftës III iliro-romake.. Nga gërmimet akeologjike. III p.r. Zheku. Basanda.. kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik. është fortifikimi në 1) F. 90). 2) K. Prashniker e vendos këtë qytet mbi kodrën e Pllanës në breg të lumit Mat (Archäologiche Ferschungen. liria II. Kështjella më e afërt me Durrësin që duhet të ketë qenë dhe në funksion të mbrojtjes së këtij qyteti nga ana jugore. Shteti ilir në luftërat kundër Romës.e.

Tiranë. pamje e bastionit.Fig. Kalaja e Persqopit. . 15 a. b.

të cilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. ndërsa nga lindja ajo lidhet nëpërmjet një qafe të lartë me një kodër fqinje. Miraj. 2) F. Nga dy anë. Boshllëqet që krijohen midas këtij sistemi muresh të kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhe. 14). me përmasa që arrijnë deri në 1. Në këtë mënyrë. Hezej (Operations mititaires de Jules Caésar Paris 1866). Ashtu si Lisi. 17). 153-154. Muret rrethuese krijojnë një planimetri në formën e një trekëndëshi që i përgjigjet konturit natyror të faqes perëndimore të kodrës (fig. Monumentet 2. 1972. duke e berë këtë anë të ketë një mbrojtje më të dobët natyrore. Në këtë mur. Muri ishte i pajisur me kulla katërkëndëshe (fig.45 — 0. Pranë njërës prej tyre ndodhej një hyrje e ngushtë. kodra kufizohet prej përrenjsh. Nga kalaja e Persqopit. 1971. Iliria II. Në shpinë të Durrësit ndodheshin gjithashtu kalaja e Dorësit. r. (Mbi disa qendra arkeologjike ndërmjet Kavajës dhe Durrësit. që projektohen 0. Qyteti ilir në Zgërdhesh. Qyteti i poshtëm kufizohet nga perëndimi nga një mur. Portat kryesore ndodheshin në të dy krahët anësorë të shpatit të kodrës. që kanë krijuar buzë të thepisura shkëmbore. e ndërtuar mbi malin e Vilës. Muret tërthorë dalin në anën e jashtme në formë pllastrash. që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues. e. 1) Fortifikimi në Zig-Xhafaj është zbuluar për herë të parë nga L. prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës2). III p. Kalaja ka pasur formën e një trapezi të çrregullt me gjatësi mesatare 400 m dhe gjerësi 100 m. Islami. Bastioni (fig.80 — 1 m. i ndërtuar me gurë të punuar në forma drejtkëndëshe. i cili përshkohej nga një hyrje për në akropol. 195-208. në të cilën ngjiteshe me shkallë dhe shërbente për këmbësorë. që gjendet disa kilometra në jugperëndim të Krujës (fig. Pikërisht këtu. që ndiqte rrëzën e shpatit të kodrës. 15) projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka një gjerësi ballore prej 58 m. Në to të çonin rrugë të ndërtuara bri murit rrethues. Rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit (Albanopolis3) shtrihen në shpatin e një kodre. 19) të vendosura çdo 29 m largësi. Monumentet 7-8. ndërsa gjatësia e tyre më e madhe arrin deri në 2. për të kompensuar këtë dobësi. e Persqopit dhe e Zgërdheshit (Albanopolis?). Myrto.50 m në çdo 5-6 m largësi. Ato formohen nga një mur i jashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi 1 m.35 m. të cilat në krahun tjetër kufizoheshin nga pjerrësi të thepisura shkëmbore.40 m gjatësi dhe 0. por studimi më i plotë i tij është bërë kohët e fundit nga H. Objektet arkeologjike të zbuluara në këtë vendbanim datohen në shek. 4-5 km në verilindje të Kavajës1). gjerësia e murit të qytetit arrin rreth 6 m. Muret antike të Persqopit. 16). 3) S. 247-258). ruhen vetëm pak gjurmë në anën lindore. qyteti ndahet në dy pjesë prej një muri tërthor. Nga muri rrethues. lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe përbëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0. në veri dhe në jug.fshatin Zig-Xhafaj (fig.40 m lartësi. janë ndërtuar dy kulla fare pran njëra-tjetrës. ruhen dy kulla drejtkëndëshe dhe një gjysmërrethore. Muret e këtij fortifikimi janë ndërtuar në një mënyrë të veçantë. 45 .

16 18 .

Pamje e kodrës së qytetit ilir. 17 .19 Fig. Trakt muri me rustika. Krujë. Fig. 18. 16. Planimetria e kalasë. Zgërdhesh. Fig. Kullë e periudhës të parë të ndërtimit. 19. 17. Fig.

Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antike Monumentet 1. VI. Të tilla ishin «Shkëmbi i Shenlliut». ku pjesa qendrore e faqes së jashtme të blokut është lënë siç ka dalë nga gurorja ose është punuar ashpër me çekiç. në shek. shih kap. kur qyteti shkonte drejt rënies së plotë si rezultat i luftërave iliro-romake. 43-59. Ndryshe nga autori i këtij studimi. 18) Duke u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike si dhe në ngjarjet historike. Ky fakt. Ceka. që qëndronin mbi mur.r. tregojnë se kemi të bëjmë me kohën e lulëzimit më të madh të qytetit (fig. Në periudhën e tretë janë përdorur blloqe gurësh të punuara me rustika. Rrugë të brendshme lidhnin pjesë të ndryshme të qytetit me hyrjet. i ndërtuar me gurë të thyer ose pak të përpunuar. Ceka Vështrim 11. a. që rrethohet me një mur prej gurësh të punuar (fig 20. ndërsa shkallë të gdhendura në shkëmb lehtësonin ngjitjen.p.e.e.e. ishte një nga faktorët. këto periudha janë datuar respektivisht. Ceka. 48 . 204-206. Vështrim arkeologjik mbi rrethin e Elbasanit. ndërsa anash saj ndodhet një shirit i punuar rrafsh me gjerësi 5-7 cm (fig. Kjo luginë ka qenë një nga rrugët më të përshtatshme natyrore për komunikimin ndërmjet pjesës bregdetare të Ilirisë se Jugut dhe brendësisë së Ballkanit. I të këtij libri. Në kështjellat e ndërtuara gjatë luginës së Shkumbinit «duket se kemi edhe një veprimtari të organizuar. i cili në shek. L. 2) N. qyteti pati zgjerimin më të madh. 1971. Periudhës I i përkiste muri i vjetër i Akropolit. mendoj që akropoli në periudhën e hershme të tij nuk ka pasur kulla dhe se kullat e shtuara më vonë i përkasin një periudhe të katërt ndërtimi. Për sa i përket datimit të mureve të periudhës I të akropolit dhe hyrjes së tij.1) Për t'u përmendur janë dhe fortifikimet antike që shtriheshin gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit2). c. Në zonën bregdetare në jug të Durrësit ndodhet qyteti i madh i 1) S. janë konstatuar gjurmë të shumta muresh tarracimi. Islami. i cili ndodhej nën breshërinë e shigjetave dhe të armëve të tjera të mbrojtësve. 19). që i përgjigjen etapave kryesore të historisë së qytetit. IV-III p. duke përfshirë brenda mureve edhe qytetin e poshtëm.r bëri që një pjesë e vendbanimeve të fortifikuara buzë rrugës të kthehen në qendra qytetare si dhe të krijohen qendra të reja me karakter zejtaro-tregtar. III p. N.r. kalaja në kodrën e malit përballë Saragut. kalaja e Saragut ne afërsi të Peqinit.e. që ka qenë më tepër një post vrojtimi. të punuara me kujdes. III p. b. që ka të bëjë me marrjen e masave nga ana e 3 shtetit ilir kundër invazionit të shtetit maqedon të kohës së diadokëve» ). Cit. Ndërsa në qendër të krahinës së Shpatit gjendet kalaja e Valshit. që përfshinin një territor prej 10 ha.duke vështirësuar kështu arritjen e kundërshtarit.r. Brenda mureve rrethuese të qytetit. Vep. që shërbenin për të krijuar parcela të sheshta për sistemimin e banesave dhe ndërtimeve shoqërore. që kalonte nëpër faqen perëndimore të qafës së Kërrabës. Në fortifikimet e Zgërdheshit ruhen tri periudha ndërtimi. Në periudhën e dytë. Në degëzimin e rrugës së Shkumbinit. Teknika e ndërtimit të këtyre mureve të ndërtuara me blloqe katërkëndëshe. që lidhet me zhvillirain e tregtisë. Papajani. ndodhet kulla e Graoenit. në anën tjetër të Shkumbinit etj. Monumentet 3 1972 3) N. d). dhe në fundin e shek. në shek.

c d . Fortifikimi në Shkëmbin e Shënlliut. a. Pjesë muri. d. Planimetria e fortifikimit. b. Elbasan. c.a b Fig. 20.

(skelë) e Kaninës. Qyteti ndahej në disa pjesë nga linja muresh të brendshme. Fier. b) dhe Klosi (fig. e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit. Praschniker. Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Opympa). SH. i këtij fisi. 21. Muri i shek. 23 a. Vep. 3. 1963. Qendra e këtij fisi ishte Amantia. seria Shk. Apoloni.e. shtrihej territori i fisit të amantëve. Nga ndërtimet e vjetra mbrojtëse të Apolonisë janë ruajtur vetëm pak gjurmë. Schober. me qendrat e tij të fortifikuara16). shoq. pasi duke u ndodhur në një zonë ku mungonte guri për ndërtim.r. 50 . ku shtrihej territori. A. b). Amantia dhe 15) C. qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. V p.Fig. Në shpinë të Apolonisë ndodheshin dy fortifikime të rëndësishme ilire Bylisi (fig. T. Ceka. Lugina. ishin kalaja e Treportit. 16) N. 117-156. Apolonisë. Muri rrethues i Apolonisë. H. që ishin si dy lagje të veçuara të të njëjtit qytet. 21). Në bregdet ose në një pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut. po në këtë mënyrë ndahej dhe akropoli. Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Orikumit. 21. Wien 1919. ka qenë ndërtuar me blloqe guri drejtkëndëshe të punuara jo me aq kujdes. B. Cit. Planimetria e qytetit antik. ndodheshin një sërë kështjellash dhe qytetesh të fortifikuara. i cili me muret e tij mbrojtëse me gjatësi 4500 m rrethonte një sipërfaqe prej 130 ha (fig. 69-71. Ceka. një qytet tjetër koloni. 22 a. Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro.15) koloni helene. ato iu nënshtruan një grabitjeje disa shekullore. Që nga Vjosa deri në malet Akrokeraune.

24). Në muret mbrojtëse janë hetuar dy periudha ndërtimi: në periudhën e dytë përveç rindërtimit të mureve u realizua dhe një shtesë e tyre në anën lindore me muraturë blloqesh drejtkëndëshe. Periudha e parë e ndërtimit është realizuar me blloqe guri të prera 51 Fig. b. Fier. të cilat nuk ishin të një shkalle nga rëndësia. duke përfshirë një sipërfaqe prej 13 ha (fig. duke kaluar për në qafën e Sevasterit (fig. . Planimetria e qytetit. 25). që shkëputet nga mali i Tartarit dhe kontrollonte rrugën që lidhte bregdetin me zonat e brendshme dhe Epirin. Amantia ndodhet mbi një kodër shkëmbore. Në qytet të futnin gjashtë hyrje. Bylis (Hekal). ndërsa në anën tjetër tempulli dhe varret monumentale. Muri mbrojtës qarkon krejt rrafshin e përzgjatur të pllajës së kodrës dhe është i pajisur me kulla të cekëta drejtkëndëshe. Qyteti zinte pllajën shkëmbore të kodrës. Kjo e f u n d i t zotëronte një zonë blegtorale dhe kontrollonte rrugën. të vendosura në rreshta paralele me lartësi të barabarta (izodomike).Qyteza e Ceries. a. Pamje e mureve të qytetit. Jashtë mureve ndodhej në njërën anë stadiumi dhe një lagje e vogël. që lidhte territorin Amant me Kaoninë. 22.

(fig. janë ndërthurur me njëra-tjetrën.70 m. ku muret janë ndërtuar nga dy parete anësore me gurë të punuar dhe 52 . ndërsa ato të periudhës së dytë janë ndërtuar krejtësisht nga gurë të punuar. Muret e periudhës së parë formohen nga dy këmisha anësore dhe mbushja me gurë të vegjël të papunuar. si në Lezhë. Nikae (Klos). Po kësaj periudhe i takon dhe një teknikë tjetër. 26) duke qenë në këtë mënyrë të njëkohshme. për të rritur qëndrueshmërinë e murit janë përdorur pilastra të vendosura çdo 1. Fier.90 m largësi. duke theksuar në këtë mënyrë fugat. a. në forma poligonale dhe trapezoidale. b. (fig. këtu faqet e jashtme të gurëve janëpunuar rrafsh (fig. 28) Për të krijuar efekte estetike. Në vendet ku terreni është i pjerrët. anët e gurëve janë prerë pjerrtas. 23. Ndryshe nga fortifikimet e Lisit. Planlmetria e qytetit. të cilat.Fig. Trakt i murit rrethues. 27). Gjerësia e mureve është 2. që vendosen në mënyrë të alternuar në rreshta tërthor dhe gjatë murit.

24 27 .

Fig.25 26 Fig. 24. Amantia. Planimetria e kalasë. Fig. 28 . 27. 25. Fig. 28. (Amantia). Mur trapezoidal — poligonal (Amantia). (Plloçë-Vlorë). Fig. Mur drejtkëndësh me pilastra (Amantia). Pamje e kodrës së qytetit. 26. Mur poligonal.

Me qemer cilindrik është mbuluar dhe një nga hyrjet e tjera të fortifikimit.55 m. u gjet një vulë qeramike.60 m e ndërtuar me blloqe trapezoidale 0. në rrethin e Beratit. ndërsa muri i qytetit qëndronte më poshtë dhe rrethonte krejt kodrën. që formonte «Akropolin». Gradishta e Peshtanit etj.mbushja me gurë të papunuar. Teknika e ndërtimit të dy mureve të përmendura të Mavrovës ndryshon nga njëra tek tjetra. 1973. Gjatë kësaj lugine ndodhen një sërë vendbanimesh të fortifikuara ilire. 30). Muri i rrethimit të poshtëm ka pasur një gjerësi prej 3. Cit. Nga akropoli ruhet një kullë me gjerësi 6. I dyti nga madhësia ndër qytetet e amantëve është «kalaja e Mavrovës» e identifikuar me Olympen17). rrethi i Kalasë ose Gradishta në veriperëndim të fshatit Prishtë të rrethit të Skraparit.60 m (fig. (fig. Një nga arteriet e rëndësishme rrugore në antikitet ishte dhe lugina e Osumit. 29. Nga kjo periudhë. Vep.50 m. 19) Për fortifikimet në Luginën e Osumit shih: N. 18) N.70 m dhe gjerësi ballore 8. ku ashtu si në Bylis. Dautaj. që mbante emrin e qytetit. Monumentet 5-6. Kalaja është ndërtuar mbi një kodër me dy maja mbi bregun e djathtë të lumit të Shushicës. Në pjesën e fundit të korridorit vendosej një portë e dytë.80 — 1. të drejtuara nga B. me lartësi 0. si kalaja e Mbolanit. Raportet e gërmimit janë akoma të pabotuara. Muret e kullës janë ndërtuar mbi një xokol. e cila ruhet më e plotë. që formohet nga dalja më jashtë e blloqeve të bazës. kjo pjesë mbeti në funksion të akropolit ). Gjerësia e murit në këto pjesë është 2. hyrja kontrolloh-ej nga një kullë katërkëndëshe me dalje 3.53-0.70 m dhe gjatësi 5. 121-137. Ceka. Hyrja kishte një korridor me gjerësi 2. 55 . Kjo ndahej në dy ambiente. Maja më e lartë e kodrës kishte një rrethim në vete. që përbën një nga shembujt e paktë të ruajtur të këtij lloj ndërtimi Fig.30 m. por të dy paretet lidhen me blloqe tërthore të vendosura çdo 2. prandaj është menduar se fillimisht kalaja zinte vetëm majën më të lartë.80 m të lartë.30 m dhe është ndërtuar me blloqe drejtkëndëshe dhe trapezoidale të vendosura në rreshta të rregullt. Portë në Amantia. Ceka.90 m të gjatë dhe 0.60 m. 29). Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit. paraqet interes njëra nga hyrjet.19) Por qyteti më i rëndësishëm i fortifikuar ka qenë Antipatrea (Be17) Në fushatën e gërmimeve të vitit 1979. ndërsa pjesa e portës mbulohej me një hark gjysmërrethor. 40. ndërsa më 18 vonë. me zgjerimin e qytetit.

r a t i 2 0 ) (fig. 31). që ndjekin muret mesjetare te ruajtura deri sot.A. 43-62. 2. Fig. 30. që 20) C. Kalaja e Beratit. në kufi të zonës malore dhe fushës së Myzeqesë. Praschbiker . 1971. Qyteti i fortifikuar i Beratit. Schober. Vlorë. duke rrethuar një sipërfaqe prej 11 ha. Ato të lënë të Kuptosh që muret ilire ndiqnin të njëjtën linjë. 31. Trakt i murit rrethues. Wien 1919. Arkaologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Kalaja e Mavrovës. A. i cili zë dhe pikën më të rëndësishme strategjike në skajm perëndimor të kësaj lugine. Mon.Fig. Baçe. duke sunduar këtu një grykë të ngushtë. 56 . Periudhës ilire i përkasin disa fragmente kullash dhe muresh. pamje e kodrës.

u pushtuan në vitin 200 p. Legati romak. Antipatrea (Berati) kishte përreth dhe një sërë kështjellash. mbi të cilën është ndërtuar ky fortifikim. me blloqe drejkëndëshe të puFig.e. pasi i vrau të gjithe banoret nga 16 vjeç e lart. tregon megjithatë per qendresën heroike të banorëve të qytetit. pasi gërmimet arkeologjike kanë treguar se jeta ka vazhdua pa ndërprerje në këtë periudhë në Berat. të përfaqësuara nga dy stile të ndryshme. në Malësinë e Shpiragut ndodhet qyteti antik i Dimalit. para se ky të arrlnte pranë mureve të Antipatreas. Paria e qytetit nuk pranoi të dorëzonte fortesën pa Fig. Hyrja kryesore (Berat). në kufi me Maqedoninë. siç dëshmon Livi. një kullë katërkëndëshe me gjatësi 9. E para është realizuar me blloqe drejfkëndëshe. Korridori i parë shërbente për zvogëlimin e numrit të sulmuesve.r. tri prej tyre: Koragu. 32. Gerunti dhe Orgesi. nga legati romak Luc Apusti. që e çuan Luc Apustin të marrë masa të jashtëzakonshme.80 m dhe ndahet në dy pjesë (fig. Trakt muri ilir në hyrjen kryesore nuara rrafsh. me faqe të punuara ashpër me çekiç dhe deri diku të gufmuara. ndërsa në jugperëndim të tij. 33. të paidentifikuara deri sot. 27. XXXI. Kjo e dhënë. Në perëndim të Beratit. megjithëse e ekzagjeruar. lëshoi ushtrinë në plaçke. prishi muret dhe i vun zjarrin qytetit (Livi. luftë. për të mos inkurajuar dhe në kështjella e qytete të tjera një qëndresë të tillë. 27.4). ndërsa korridori i dytë ishte pajisur me dy porta.zë krejt platformën e sipërme të kodrës shkëmbore. ndërsa e dyta. 3) Pas pushtimit të qytetit. 33). sepse. ata «kishin besim tek madhësia e qytetit. Traktet më të plota ruhen pranë hyrjes kryesore të kalasë (fig. 57 . ku dallohen qartë dy periudha ndërtimi. Hyrja përshkon (Berat). qyteti i Margëlliçit dhe qytezat e Mbolanit dhe të Cfirit. 32). tek muret dhe tek pozita e tij (XXXI.

ndërsa një mur i katërt. Dautaj. 9. Në vitin 205 p.10 m. Këto periudha të ndryshme ndërtimi pasqyrohen në stilet e murëzimit dhe në teknikën e përdorur për ndërtimin e tyre. që lidhin dy faqet e jashtme të murit. Nga këto të fundit.e. 103 e vazhdim.80 m) të vendosura çdo 3 m largësi. Kështu kemi mure të stilit trapezoidal (fig. që ju parashtruan Filipit V nga prokonsulli romak Semproni. 1972.3. 36).. 23) Polyb. i cili konsiderohej «si një qytet që s'e merrte dot dora e armikut (Polyb. dalje drejtkëndëshe të mureve. II. Wien 1919. por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Dimali kalonte në duar të romakëve.60 x 0. Vep. Ushtritë romake të komanduara nga Luc Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi. 12). por prej tyre sot ruhen vetëm gjurmë fare të pakta. 35) dhe drejtkëndësh. I gjithë ky sistem fortifikimi nuk u realizua në një kohë. duke përdorur me shumicë mjete sulmi. Praschniker. të cekta. Identifikimi i qytetit Dimal me kalanë e Krotinës është bërë nga B. më i gjati.r. më i fortifikuar dhe më i fuqishëm në gjithë Epirin23). ndërsa në disa të tjera janë përdorur blloqe tërthore. Pas tij vazhdon dhe për 500 m zgjerimi i akropolit. që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta. 58 . prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol. ku 21) C. Akropoli zë një gjatësi prej 650 m. duke filluar nga skaji lindor. Finiqi shtrihet mbi platforrnën e një kodre të përzgjatur. Muzakhia und Malakastra. duke përfshirë kështu pjesën kryesore të qytetit të fortifikuar. që i përgjigjen dhe konfiguracionit të terrenit në rrafshin e sipërm të kodrës. 8.e. Disa mure janë përforcuar nga pilastra (0. B. Në krejt fortifikimin për mbrojtjen anësore të kurtinave si dhe në Butrint janë përdorur bastionet. që u mbështet për këtë identifikim në zbulimin e katër fragmenteve tjegullash me mbishkrimin Dimaλλitan (dimalitan). Gjerësia e mureve është 3. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij. midis të cilëve Foinike (Finiqi) ishte qyteti më i pasur. Dautaj. por me ballë të gjerë. Zbulimi i qytetit ilir Dimal. 135. Dautaj. por edhe pas përfundimit të tij pati riparime të pjesshme të mureve. Në vitin 219 p. Një mur i gjatë mbronte anën jugore të kodrës. XXIX. Fortifikimet ndahen në tri grupe kryesore. faza më e vonë është realizuar me blloqe me përmasa më të vogla. 135-142. 22) B. të punuara në forma të rregullta drejtkëndëshe. Në kushtet e paqës.4). 34). 18. Demeter Fari kishte vendosur një garnizon në Dimal. Iliria II. rreth 2 km dhe me gjerësi rreth 420 m (fig. Në muret me blloqe drejtkëndëshe janë përdorur dy teknika ndërtimi. Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake (Liv.Dimali21) ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftërat iliroromake. I mbushur me fortifikime ka qenë edhe territori i Epirit të Veriut. Në fortifikimet e Finiqit të bien në sy disa trakte muresh të ndërtuara me blloqe drejtkëndëshe gjigante (fig. rrethonte krejt konturin natyror të plaformës së kodrës me një gjatësi prej 5 km. 6. të cilat nuk e kalojnë lartësinë e kurtinave dhe janë të mbushura në pjesën e brendshme. ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri.r. Cit.. III.

34 35 Fig. Fig. Planimetria e fotifikimeve të qytetit antik. Sarandë). 35. 36 . Mur trapezoidal (Foinike). Mur drejtkëndësh me blloqe të mëdha (Foinike). 34. Fig. 36. Foinike (Finiq.

37 38 39 . Sarandë.Fig. 38. 37. Mur poligonal i hershëm në akropol (Butrint). Planimetria e qytetit antik. Fig. Fig. 39. Butrint. Mur trapezoidal i rreshtur (Butrint).

25) N. Roma 1942. Korridori është mbuluar me 24) L.20 m. përcakton një kronologji të re për muret e Finiqit. 26-44).20 m dhe trashësi 1. IV do të ishte koha më e mundshme e ndërtimit të këtij muri26). Me interes të veçantë. Ugolini e daion këtë periudhë ndërtimi para fundit të shek.e. i vendosur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. cit. M.e. për zgjidhjen komstruktivo-planimetrike dhe për shkallën e ruajtjes së tyre janë hyrjet.4 ha. lartësinë 2. «Porta e liqenit» (fig. 450 p. Në vend të kullave janë përdorur dalje drejtkëndëshe në formë bastioni. që i kalojnë 2 m në gjatësi dhe 1 m në lartësi. të dytën menjëherë pas kësaj. Butrinti u rrethua me një rreth të ri muresh. (Epirus. Ceka. Ugolini.e. IV.e. Fortifikimet prehistorike në Shqipëri. Oxford 1967. 39). prej të cilave dy janë ruajtur në gjendje mjaft të mirë: «Porta e liqenit» (Skea) nga lindja dhe «Porta e luanit» nga veriu. 61 .r. IV ose shek. Katoajtoj etj. përpunimi i përciptë i gurëve dhe së fundi duke u mbështetur në vetë materialin arkeologjik më të hershëm të zbuluar në Butrint. pa dhënë ndonjë argument bindës. si kthesat kënddrejta të linjës së mureve. Fundi i shek. Muri prehistorik me gurë të papunuar. i cili siguronte njëkohësisht edhe lidhjen me detin. ose më vonë. datohet në shek. i cili për disa arsye teknike. 40) formohet nga një korridor i ngushtë 1.përmasat e një guri arrijnë gjatësinë 3. 1976. fortifikimi i Butrintit përfshinte vetëm pjesën më të lartë të kodrës që kishte një sipërfaqe rreth 0. Muret e ndërtuara rishtas kishin një gjatësi prej 870 m dhe përfshinin një sipërfaqe prej rreth 4 ha. duke u lagur në dy anë nga liqeni i Butrintit dhe në njërën prej kanalit të Vivarit. Ceka para gjysmës së parë të shek. ndërsa lartësia e portës është 5 m. V p. IV p..r. Rreth Butrintit shtriheshin dhe një sërë forifikimesh të tjera si Çuka e Ajtoit. 26) L.r.. me blloqe me përmasa të mëdha. prandaj nuk do të ishte i pranueshëm mendimi për një rindërtim masiv të mureve të akropolit.r. III p. V ose gjysma e parë e shek. M.60 m24). duke u mbështetur në rrethanat historike. dhe e daton fazën e I rreth v.L. duke e kthyer qytetin në një skelë.G. 38). 29). (fig.25 m. (fig. të prera në forma poligonale dhe më tepër trapezoidale (fig. Monumentet 12. e. 713-716). r. duke e zgjeruar mjaft territorin e mbrojtur nga të gjitha anët e fortifikimit të vjetër. 37). (L'acropoli di Butrinto. menjëherë pas ndërtimit fillestar të tij (shih për periudhën e parë të mureve të akropolit. që veçohej nga pjesa tjetër e Kaonisë nga mali i Milesë. të tretën rreth mesit të shek. ndërsa N. u rindërtua me një teknikë më të përparuar. Në jugperëndim të Finiqit shtrihej temtori i koinonit të prasaibëve. me siguri muri respektiv i Amanties (Vep.25) Qyteti antik i Butrintit. Nga fundi i shek.r. Në fillim. rolin e tyre e luanin dhe kthesat në formë dhëmbësharre. Por në fakt muri poligonal i akropolit të Butrintit vjen pas një faze të murit prehistorik. i ndan muret e Finiqit në 4 faza. VI-V p. Monumentet 14. kishte një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore. Fortifikimi antik i Butrinitit dhe i territorit të prasaibëve. Ai konsideron si fazë të parë muret me blloqe masive dhe i daton midis viteve 325-300 p. Ndërsa N. Hammond. Qyteti përshkohej prej 6 hyrjesh. kur datohet sipas tij.e. duke i lënë këtij të fundit funksionin e akropolit. Qendra kryesore e këtij territori ishte Butrinti (Buthrot). që formonin boshllëqe të konsiderueshme në vendosjen midis tyre.50 m me gjatësi 5. që ndiqte linja e murit. si dhe kapitullin I të këtij botimi).. Malathrea. Vagalati.

40. . Sarandë.Fig. Porta e Liqenit (Skea). Butrint.

Restaurimi i Portës së luanit . IV takojmë ancakë të profiluar ashpër në Selinunt dhe në Heraklea mbi Latmos. sioni i mbulesës. «Porta e liqenit» ruan disa elemente.15 m) dhe më i shkurtër (2. Një zgjidhje të ngjashme konstruktive ka dhe «Porta e luanit» (fig. do të zhgënjeheshin. Monumentet 1. Porta e Liqenit. pasi të kryenin një punë të tillë. Me një fjalë. të cilët me deshë goditnin arkitraun e portës për të shembur pjesën e murit mbi të. për sa i përket anës konstruktive. Hapësira midis dy radhëve të arkitrarëve kishte seksionm e nië trapezi. që dalin konsol në të dy anët e korridorit të portës (fig. Porta mbrohej nga një dalje 2 m e murit. mureve anësore të Portës27).Butrint. Më përfaqësuese për periudhën kryesore të ndërtimeve mbrojtëse të Butrintit mbetet «Porta e liqenit» dhe muret bri saj. Arkitrau i jashtëm i portes. për lehtësimin e peshës. «Porta e luanit» është rindërtuar pothuajse krejtësisht në një periudhë të dytë. 1971. 41. kur u ndërtua dhe një portë tjetër në anën jugore të qytetit e njohur me emërtimin «Porta me kulla» (fig. 42). 41). për të krijuar qemerin e rremë. Brenda trashësisë së murit. që formon në vazhdim një bastion me ballë rreth 20 m. 81. Ajo formohet nga spostimi i dy krahëve paralelë të mureve rrethuese.90 m). Në gjysmën e dytë të shek. ku është gdhendur në reliev një luan që shqyen kokën e një kau. Mbulesa është realizuar edhe këtu me arkitrarë guri moFig. Konstruknolitë të mbështetur mbi ancakë. për lehtësimin e peshës së tyre në boshllëk.arkitrarë. eshte më i ulët nga arkitrarët e korridorit. kështu që sulmuesit. ai është një arkitra fals. ishte krijuar një sistem i dyfishtë arkitrarësh. që krijonin boshllëk midis tyre mbasi arkitrarët e dytë mbështeteshin mbi trarë tërthorë. duke ja kaluar kështu një pjesë të ngarkesës së berthames së murit. që kanë rëndësi për të përcaktuar kohën e ndërtimit të saj dhe për pasojë të krejt mureve të kësaj periudhe ndërtimi. duke krijuar kështu nië hyrje të tipit tangencial. duke u ndeshur me arkitraun e vërtetë. Ancakët e profiluar lindin vonë në fortifikimet antike. Korridori është i një shkalle më të zhvilluar se i «Portës së liqenit». Zheku. por përafëritë më të plota dhe 27) K. skajet e arkitrave mbështeten mbi mensola (ancakë) të profiluara. 43). të vendosur mbi të parët. në të majtë të saj. 63 . megjithëse në origjinë ato janë zhvillim i blloqeve që dalin në mënyrë progresive mbi njëri-tjetrin. duke qenë më i gjerë (2.

Fig. Porta e Luanit. Sarandë. . Butrint. 42.

a. Rikonstruksioni.61 . 43.a Fig. Sarandë. Butrint. c. b. Planimetria. b c 5 . Porta me kulla.

III p. 29) Teknika e ndërtimit të kësaj periudhe është e njëllojtë me atë të fortifikimeve të Lisit.e. deri nga e treta e parë e shek. Stilet e mureve të Lisit dhe problemi i datimit të tyre. njëra prej tyre ka në plammetri formën e Fig. duke theksuar kështu fortësinë e mureve dhe të kullave dhe duke i dhënë krejt fortifikimit një pamje monumentale. II p. Shih për këtë: artikullin tonë. rreth mesit të shek II p. blloqet e gurëve janë vendosur në rreshta paralelë.80 m të gjerë. Këto ndërtime. i përkasin fundit të shek. 29). Faqet e jashtme të murit lidhen në brendësi me mure tërthore. të cilat dalin në pjesën e brendshme (fig.r. brenda mureve mbrojtëse u përfshi teatri. tani muri i ri përfshin edhe një copë tokë nga terreni i sheshtë në jug të akropolit.r. Baçe (Fortifikimet antike në Shqipëri.e. Dh.r. L. (vep.shembujt më të sigurtë i ndeshim që nga mesi i shekullit III p e r deri ne shfaqjet më të shpeshta. Muret e kësaj faze ndërtimi të fortifikimeve të Butrintit 3.r.28) Fundi i shek. mund të cilësohen si të tipit «trapezoidal i rreshtuar». Budina (kumtesë në sesionin shkencor Sarandë.r. cit. M. 1973. që është e kësaj periudhe. ndërsa në disa pjesë të murit janë përdorur pilastrat. sipas mendimit të disa studiuesve. kur siç dihet Epiri pësoi shkatërrime të mëdha ato mund të jenë edhe më të vona. Mur drejtkëndësh shkronjës U. ndërsa N. Athene 1968. III p. ndërsa tjetra ëshme pilastra. mbrohet nga dy kulla anësore. 1979 në shtyp) e datojnë këtë fazë pa dhënë argumente në shek. Studime historike 4. Ugolini (vep. Po ta lidhim këtë fazë me rrezikun e invazionit romak (periudha e luftës II iliro-romake). V p.r. 44). III p. Sarandë. Teknika e ndërtimit të murit të ri ndryshon. i cili është gjithashtu një ndërtim i kësaj kohe. ndërsa blloqet e gurëve janë përpunuar nga jashtë ashpër me çekiç. La fortezza ellenica di Gyphtokastro. 44.r. Butrint. Fortifikimi i Butrintit pati dhe një fazë tjetër zgjerimi. IV — shek. nuk bie në kundërshtim as edhe me datimin e teknikës së ndërtimit. ku radhët e blloqeve nuk formoinë rreshta paralelë për shkak të shkallëzimeve që janë zbatuar për të futur në një rresht blloqe guri me lartësi të ndryshme29). të datuara në fundin e shek.e. cit. IV fillimi i shek. Porta me kulla. 66 . Ceka e konsideron të mesit të shek. të katërkëndëshe. Atti di VIII Congr.e.e.. 28) L.e. 138. Monumentet 17.). IV p.e. 105-114. Beschi. Tetor 1978) dhe A.

Fillon nga bregu i liqenit të Butrintit dhe pasi arrin majën e kodrës. përmasat e së cilës (raporti gjatësi-gjerësi) i përgjigjeshin funksionit që kishte. zbret në drejtim të detit Jon. Nga të katër anët muri ka qenë rrethuar me parapet me frëngji. duke i lënë kështu vend shkallëve. që të ngjitnin në pjesën e sipërme të tij. me faqe të përpunuara rrafsh. Ndryshe nga ç'është menduar deri tani. Zgjidhja konstruktive e këtij fortifikimi në mënyrën e përshkruar me vendosjen e dy mureve paralele pranë njëri-tjetrit dhe mbushjen me gurë të hapësirës midis tyre. Në sheshin me gjerësi 9. që mbyllte ngushticën e Ksamllit. por një kala në kuptimin e plotë të fjalës. Lartësia e rreshtave është zakonisht rreth 0.80 m secili dhe prej mbushjes midis tyre me gjerësi 5 m. Vende-vende fortifikimi ka një gjerësi prej 7 m. duke pasur një gjatësi që i kalon 2. Në çdo 3-4 m. Muri i Demës. Ksamil. por nganjeherë blloqet e gurëve arrijnë përmasa të mëdha. përdorimi i mureve lidhës tërthorë dhe blloqet e gurëve me përmasa të mëdha krijo67 . duke mundur kështu t'i rezistonte edhe një sulmi nga shpina ose rrethimi. të dy muret anësore lidhen me mure tërthore.Fig. për karakterin e tij të veçantë është muri i Demës (fig. 45. ky fortifikim nuk është një mur i zakonshëm. Një fortifikim tjetër me interes.80 m.20-9.60 m mbi mur kishte vend të bollshëm për levizjen dhe manovrimin e trupave si dhe për vendosjen e makinave gurhedhëse. Sarandë. Muri është ndërtuar me blloqe guri drejtkëndëshe.60 m dhe përbëhej në fakt nga dy mure paralele me gjerësi prej 2. 45) i cili ndërpriste gadishullin e Ksamilit në vendin më të ngushtë e që bllokonte rrugën që vinte nga veriu gjatë bregdetit për në Butrint. Ai ka pasur një gjerësi prej 9.50 m dhe lartësi 1.50 m.

48. 49. Fig. 68 . Mur trapezoidal i rreshtuar. Planimetria. Çuka e Ajtoit. Sarandë. hyrjet. Çuka e Ajtoit. Fig. Çuka e Ajtoit. 46. 47. Mur poligonal i vonë. Porte në Çukën e Ajtoit.b c d Fig Fig.

.

.

që takohen që nga prehistoria. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të Delvinës Iliria I. veç që gurët drejtkëndësh nuk janë përpunuar me kujdes.5 m. Islami. ndërthuren me njëra-tjetrën dhe janë të njëkohshme (fig. janë zgjeruar dhe muret e fortifikimit nga ana perëndimore. V — fillimi i shek. e kufizuar nga të dyja anët prej kodrash të larta dhe malesh.. ku vihet re eklektizmi.e. Tri fortifikime të tjera më të vogla në territorin e prasaibëve kishin thjesht karakter ushtarak.r. III p. janë punuar me teknikën poligonale dhe trapezoidale. Vështrimi mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare në luginën e Drinos. (Fortifikimi antik i Butrintit. me gjatësi 1400 m. Të tria këto ndërtime i përkasin periudhës së fundit të ndërtimeve mbrojtëse të këtij koinoni para pushtimit romak.r.50 m. duke krahasuar teknikën e ndërtimit me atë të Butrintit. Budina. 30) Dh. Hammond. Kthimi në forma 31të vjetra. por njëkohësisht një mënyrë e re manjeriste e trajtimit të tyre ). Planimetria karakterizohet nga kthesat zigzage të linjës së mureve dhe nga mungesa e plotë e kullave Fortifikimi përshkohet nga katër hyrje me zgjidhje të ndryshme planimetrike. Fortifikimi i Butrintit. Në një periudhë më të vonë. Muret mbrojtëse. cit. 71 . që përfshinte një sipërfaqe prej rreth i ha. Baçe.nin avantazhin që fortifikimi të ishte i padëmtueshëm nga deshët dhe makinat gurhedhëse. 46) Kalaja është ndërtuar mbi një kodër që ngrihet në formën e një koni. Islami (vep. në skaj të fushës së Vrinës. Ato kontrollonin hyrjet dhe rrugët që të çonin në brendësi të këtij territori. kështjella e Malathresë si dhe kulla në fshatin Çukë në veri të Butrintit. 1972. 31) N. si rezultat i zgjerimit të qytetit.r. 48). rrethojnë një sipërfaqe prej rreth 5 ha. 32) N. 35) e daton fortifikimin e Çukës së Ajtoit rreth mesit të shek. Nga argumentet kryesore janë teknika poligonale dhe tipi i hyrjeve. S. Ceka. 50). L. A. IV — shek. Ceka. element që shfaqet relativisht vonë në fortifikimet tona. N.r.. Një trakt tjetër në këto mure është punuar me blloqe drejtkëndëshe (fig. 213. Materialet e zbuluara i përkasin fundit të shek. A. cit.e. 49) Çuka e Ajtoit është një fortifikim i fundit të shek. IV. Një sistem fortifikimi të veçantë kishte dhe lugina e Drinos me gjatësi 55 km dhe gjerësi rreth 7 km. IV p. si në fortifikimet e Lisit. pas Butrintit. të pajisur me kulla dhe me ndarje tërthore çdo 3. III p.) mendon se fortifikimi i Çukës së Ajtoit është ndërtuar në fundin e shek. Muret me gjerësi 3.. Baçe (vep.) e daton Çukën e Ajtoit në fund të shek. y p. Hyrja veriore e luginës kontrollohej nga fortifikimi i vogël i Leklit32).e. Epirus. Në këtë ndërtesë ruhet e plotë një portë e mbuluar me qemer të rremë (fig. që karakterizon këtë gjini për sa i përket stilit të ndërtimit në periudhën helenistike. 1971. G.e. Nëntor 1977. është Çuka e Ajtoit30) (fig. VI . për të cilën nuk jep ndonjë argument bindës për datim. ku është përdorur e njëjta teknikë si në muret rrethuese. Fortifikimi i Çukës Ajtoit (Kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor me rastin e 30-vjetorit të Qendrës Arkeologjike) Tiranë. Monumentet 4. përdorimin e kthesave në formë dhëmbësharre si dhe tipin e hyrjeve. cit. të cilat. S.. Fortifikimi i Pepelit është pajisur edhe me një kullë katërkëndëshe. Fortifikimi i dytë për nga madhësia në territorin e prasaibëve. me të cilin Çuka e Ajtoit ka të përbashkët mungesën e kullave.shek. IV — shek. Argumenti kryesor është një nga hyrjet me korridor të përthyer të ngjashëm me atë të kalasë së Pepelit. vep. Gërmime arkeologjike janë kryer në një ndërtesë të madhe. Këto janë kulla e Vagalatit (fig. 47). 103-131.

b. 50. a. Kulla e Vagalatit. Sarandë. b . Pamje ansore.a Fig.

Planimetria e kalasë së Pepeiit. Qyteti shtrihej mbi pllajën e gjerë të një kodre me sipërfaqe rreth 50 ha. Materiale të seksionit arkeologjik. Në muret e Antigonesë mbizotëron sti- Fig. Tiranë. Muret kanë një gjerësi prej 3. vihet re bashkekzistenca e stileve të ndryshme të ndërtimit. 1968. e cila rrethohej nga një mur 4 km i gjatë33). Në Antigone. Gjirokastër. Fortifikime të tjera. Pepel.20 m. 52) dhe Selo. IV-shek. 53). 51. III). si dhe në shumë fortifikime të tjera të kësaj periudhe (fundi shek. Pepel (fig. përballë Gjirokastrës. 51) në Melan. dy paretet anësore të tyre bashkohen nga lidhje tërthore. Por qendra kryesore në këtë luginë ishte qyteti i Antigonesë i identifikuar me rrënojat pranë fshatit Jermë. Budina. që zinin pika sunduese në këtë luginë. 52. Trakte të shkëputura muresh poligonale janë zbuluar edhe në Kardhiq. 73 . ishin fortifikimet në Labovën e Kryqit (fig. (fig. Kullë në kalanë e Pepelit. Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në qytetin ilir të Jermës. 33) Dh.Fig.

kemi fortifikime ku të dyja elementet (kthesat dhe kullat) bashkekzistojnë në të njëjtki fortifikim (Lisi) dhe së fundi fortifikime të pajisura vetëm me 34) Epirus. Gjirokastër. inike35) dhe të kërcënimit të Epirit nga shteti ilir. Antigonea. por vende-vende vërehet dhe përdorimi i stilit poligonal. 109. Megjithatë këto të fundit. krahas fortifikimeve të pajisura vetëm me kulla (Zgërdheshi).së një garnizoni ilir në Korkyrë (Korfuz). Deri tani e vetmja qendër ku janë kryer gërmime arkeologjike në këtë zonë. Një pjesë e fortifikimeve të luginës së Drinosit mund të lidhen me veprimtarinë ndërtimore të Pirros34). ka dhënë materiale të shek. Kështu. siç ishte rasti i rrethimit të Foinikës më 230 p.li me blloqe këndrejtë të vendosura në rreshta me lartësi të barabarta (izodomik). si pasojë e koniunkturave politike të krijuara në gjysmën e dytë të shek. e parë. për herë të parë shfaqen kullat si një element i rëndësishëm për të kontrolluar dhe mbrojtur pjesët e mureve që shtriheshin midis tyre ose për të mbrojtur hyrjet. të transferimit të qendrës së Lidhjes epirote në Fo- Fig. ndërsa të tjerat mund të jenë dhe më të vona. 717. siç e kemi vënë në dukje në kapitullin. sidomos gjatë fundit të shekullit IV dhe shekullit III p. 53. III p. jo vetëm që vazhduan të përdoren në antikitet. Planimetria e qytetit antik të Antigonesë.e.r.e. dhe i vendosjes . Jerfnë.e. këtë funksion e kryenin kthesat kënddrejta të mureve. ndërsa në fazën tranzitore midis prehistorisë dhe antikitetit. në këtë periudhë. III. Baçe. Kullat dhe hyrjet Në fortifikimet antike të periudhës në shqyrtim. cit. 74 . Vep. 35) A.r.r. por morën një përhapje të gjerë.

me dy kullime me fronton ose janë përdorur të dyja format. pasi asnjë nga kullat nuk është ruajtur në lartësinë e plotë. hyrjet paraqesin variante të shumta. të tilla janë zakonisht hyrjet e dorës së dytë për këmbësorë që shërbenin si dalje sekrete apo për të organizuar kundërsulme të pjesshme gjatë rrethimeve. Muret e kullave ishin zakonisht më të holla nga kurtinat. Kullat kanë qenë zakonisht 2-katëshe. (fig. Këto shërbenin për mbrojtjen në njërin krah të hyrjeve (Persqop. pa përdorimin e kullave (Çuka e Ajtoit). Ato mund të kenë qenë me katër kullime.kthesa. Borsh). Hyrja mund të mbrohej nga një kullë apo bastion anësor. Për sa i përket zgjidhjes planimetrike. Si një zhvillim i mëtejshëm i kthesave u shfaqën bastionet. Butrint). Parimi i kontrollit të anës së djathtë. sdpas madhësisë. në Lis. datimi i të cilit në këtë periudhë edhe për këtë arsye është i dyshimtë. Hyrjet nuk ishin të një rëndësie. Kishte hyrje të vogla për këmbësorë nga 0. Hyrjet më të thjeshta janë ato që formohen nga ndërprerja e murit rrethues. nganjëherë korridori që përshkonin ato brenda trashësisë së murit kishte formë të përthyer në trajtën e germës Z. Trashësia e tyre formohej nga dy blloqe gurësh të punuar. Frëngjitë kishin një lartësi rreth 1 m po aq të gjera në anën e brendshme dhe 0. në rastin e fundit. Zakonisht.20 m. zakonisht blloqet nuk punoheshin në pjesën e brendshme. Në këtë rast. Një nga pikat më delikate të fortifikimit dhe që i kushtohej vëmendje e veçantë. Format e çative nuk mund të përcaktohen. në rastin e dytë. muri formohej nga dy radhë blloqesh të vendosura anash. Kullat mbuloheshin me çati me konstruksion druri të veshur me tjegulla. Në këtë rast. gjerësia e mureve arrinte 1. të dy katet ishin pajisura me frëngji shigjete. për të krijuar një lidhje më të mirë të muraturës.sh.40 m e më tepër. Për të qenë më të mbrojtura nga goditjet direkte. si në kalanë e Pepelit dhe të Çukës së Ajtoit.60 m. vetëm qyteti i sipërm kishte 10 hyrje. Kishte dhe kulla gjysmë cilindrike. Shumica e kullave kanë qenë drejtkëndëshe. apo nga një kthesë kënddrejtë e murit (Zgërdhesh. kurse mbushja me dhe dhe gurë të papunuar. rëndësisë dhe terrenit mund të kishte nga një deri në disa hyrje. në brendësi.80 m dhe hyrje të gjera. ishin hyrjet.1. si e mureve rrethuese. Korçë) në një fortifikim me gurë të papunuar. p. gjerësia e murit arrinte rreth 1.80 m .50 — 3. të vendosur për së gjati. përdorimi i kombinuar i kullave dhe i kthesave në formë dhëmbësharre ndikohej nga kushtet e terrenit.10 m nga jashtë. kati i parë mund të ishte i mbushur me dhe ose i zbrazët. sepse ato ishin më të 1ehta për t'u ndërtuar. të cilët alternoheshin me një bllok të vendosur për së gjeri. Këto të fundit i ndeshim shpesh në faza të mëvonshme ndërtimi në fortifikimet tona. 54) Një kala. këto projektoheshin 3-5 m nga muret dhe kishin një gjerësi prej 5-7 m. Një tip i përhapur i hyrjeve janë hyrjet anësore ose tangjentore. të pambrojtur me mburojë të sulmuesve nuk është ndjekur kudo. ku mund të kalonin edhe qerret zakonisht nga 2. që i rezistonin më tepër goditjeve të deshëve dhe makinave gurhedhëse. Më të rralla janë kullat trapezoidale dhe ato në formë U-je. që formohen nga zhvendosja e dy skajeve të mureve anë75 . por përdorej dhe mënyra e ndërtimit. ndërsa kullat cilindrike i takojmë vetëm në një rast (kalaja e Lubonjës. Kati II i kullave ngrihej mbi nivelin e shtegut të rojeve. Butrint. Porta e Vogël në Lis. Shpeshherë.

Fier. 55. Apoloni.Fig. . Fig. Hyrje e fortifikimit. Tipa hyrjesh në fortifikimet antike. 54.

. ku principi është ai i vendosjes së gurëve të mbulesës konsol njëri mbi tjetrin. që nga koha e bronzit. muratura është e stilit kënddrejtë izodomik me faqe të përpunuara rrafsh. ndërsa në Amantia disa hyrje të këtij tipi i përkasin periudhës së dytë të ndërtimeve. siç do të shohim në paragrafin e mëposhtëm.sore të fortifikimit. 55) (Apoloni. Ky tip mbulese ka një origjinë të lashtë. Hyrjet me korridor të gjatë janë të një tipi të lashtë dhe vazhdojnë gjatë gjithë kohës antike. si në kalanë e Cerjes. që pasqyro'hen në fasadë ose dalin në trajtën e kontrafortave.). që projektohen jashtë mureve (Porta me kulla. III-II p. teknikë që. Kur hyrjet ishin të ngushta. me gurë lidhës tërthore. Harku rrethor. mjaftonin dy gurë të vendosur në pjesën e sipërme për të mbyllur harkun. ndërsa në kullën e Çukës. të cilët. Lis). të cilët për lehtësimin e peshës janë gdhendur në pjesën e poshtme në mënyrë të pjerrët. që është e fundit për këtë qendër. teknikë e cila shfaqet vonë. ndërsa korridoret kanë qenë të pambuluara. III p. Korridori mund të formohet edhe nga përthyerja me kënd të drejtë në anën e brendshme të mureve të rrethimit anash hyrjes (Berat). Një pjesë e madhe e portave kanë qenë të mbuluara me arkitra guri. apo qemer të rremë.e. Përveç mbulimit me arkitra guri takohen edhe disa mënyra të tjera të mbulimit të portave si me hark me majë. duke hyrë në thellësi të njëri-tjetrit krijojnë një korridor të ngushtë e të gjatë midis tyre (Çuka e Ajtoit. ndërsa në muret e fortifikimit janë përdorur blloqe me rustika. Në Butrint gjen përdorim mbulesa me arkitrarë të mbështetur mbi ancakë. duke formuar kështu një hark me majë. një hyrje e tillë i përket fazës së fundit të ndërtimeve mbrojtëse (rreth fundit të shek. Irmaj dhe Oshanici në Ilirinë e Veriut). ku porta vendoset në mesin e korridorit të mbrojtur prej tyre (Porta e Madhe. Butrint. materialet arkeologjike më të hershme të zbuluara si dhe monedhat.e. me sa duket. Një variant më i zhvilluar i këtij tipi është kur në njërën anë të hyrjes muri del jashtë më përpara në formën e një kulle. 77 . por përdorjmi i tyre nuk duhet të bëhet shkak. i përkasin shek.r. në veri të Butrintit. Kemi gjithashtu hyrje të mbrojtura nga dy bastione të brendshme. siç ka ndodhur në ndonjë rast për datimin e fortifikimeve në një kohë të hershme. radhitet nga fundi në kronologjinë relative të teknikave dhe stileve të mureve antike. Mjafton të përmendim se në vendbanimin e Irmajt jeta fillon vetëm nga gjysma e dytë e shek. Lis) dhe së fundi hyrje të mbrojtura nga dy kulla anësore. IV p. Është për t'u shënuar që në të dy rastet.r. deri në mbylljen e plotë të harkut (fig. Në Butrint. ndërsa hyrjet e mbuluara me hark cilindrik i takojmë në Amantia dhe Butrint. Takohen dhe korridore të mbuluara si në «Portën e liqenit» (Skea) dhe atë të Luanit në Butrint.r. Një aspekt tjetër na paraqesin mënyrat e mbulimit të këtyre hyrjeve dhe korridoreve të tyre. është futur vonë në arkitekturën ushtarake. në Malathre dhe në kullën e fshatit Çukë.e. Butrint). Porta me mbulesë të tillë janë konstatuar në Çukën e Ajtoit.

Kjo është më e lehtë për disa stile dhe teknika të caktuara dhe më e vështirë për disa të tjera. duke përmbledhur edhe këtë të fundit. në bazë të teknikës së mureve dhe të elementeve të tjera arkitektonike mund të përcaktohet përafërsisht edhe koha e ndërtimit të një kalaje. Nga pikëpamja konstruktive. Në disa raste është shfrytëzuar terreni i pjerrët i kodrës dhe muri përbëhet nga një faqe e jashtme. Kësaj periudhe i përkasin një pjesë e mirë e fortifikimeve tona. Në disa mure gurëlidhësit tërthorë janë të punuar dhe dalin në fasadën në çdo 2. që mbushen me gurë më të vegjël dhe me dhe. por ndodhin edhe kthime tek e kaluara dhe madje përdorime të stileve të ndryshme njëkohësisht në të njëjtin fortifikim. arkeologjik. siç është për shembull mënyra e përpunimit të gurit. që fillon pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. në distanca të caktuara vendosen gurë të gjatë të papunuar tërthor murit (Zgerdhesh). ndërsa pjesa e brendshme e blloqeve është lënë në formën natyrore. ndërsa si faqe e brendshme shërbente vetë shkëmbi (Symizë. Gjerësia e murit mund të formohet dhe nga gjerësia e dy blloqeve të punuara 78 . Korçë). që edhe format që u huazuan nga periudhat më të lashta. mund të dallojmë disa tipa muresh në fortifikimet antike të vendit tonë. Faktori psikologjik. Por siç kemi venë në dukje që në fillim të këtij kapitulli.5 — 3 m. Analiza e stilit apo e teknikës së ndërtimit në muret antike merr një vlerë të veçantë. Në kohë të ndryshme u parapëlqyen stile dhe teknika të ndryshme. që të dy këto kritere janë pasur parasysh nga ndërtuesit. Por duhet pasur parasysh. fshihen dy mënyra të ndryshme të konceptimit të mureve antike. si stil ndërtimi. Por. Kjo dukuri pra bëhet më e shpeshtë sidomos në të ashtuquajturën «Periudha helenistike». Në përfshirjen e këtyre elementeve të fundit. luante një rol jo të vogël. gjë që e vështirëson mjaft zgjidhjen e problemlt. e para që vlerëson vetëm karakterin e tyre utilitar dhe e dyta atë estetik. brendësia mbushet me gurë të vegjël e dhe. që kanë thjesht karakter estetik në konceptin teknikë ndërtimi ose e kundërta në kuptimin e teknikës.Stili dhe teknika e ndërtimit Shpeshherë me stil ose teknikë ndërtimi është kuptuar e njëjta gjë. u përpunuan në një mënyrë të re që iu përshtat më mirë frymës së kohës. e ndërtuar me gurë të punuar. që është i lidhur gjithashtu me «stilin». të vendosur njëri mbi tjetrin dhe nga mbushja me dhe e gurë natyrorë. ndërsa në brendësi krijohen hapësira katërkëndëshe. për t'i shtuar rezistencën e tij kundrejt goditjeve. Shumica e mureve formohen nga dy faqe gurësh të punuara vetëm në faqen e jashtme dhe në fugat e bashkimit midis tyre. pra gjithçka që ka të bëjë me konstruksionin e mureve. duke përfshirë edhe format e prerjes së blloqeve si dhe mënyrën e vendosjes së tyre. Në disa raste. sepse në mungesë të dhënash të tjera më të sigurta të karakterit. ne teknikës së ndërtimit do t'i japim një kuptim më të gjerë nga stili. Ndërsa me stil do të kuptojmë pasqyrimin e teknikës në faqet e jashtme të mureve dhe gjithçka tjetër që është aplikuar për qëllime thjesht dekorative.

cit. muret ose gurëlidhësit tërthor projektohen në fasadë. cit. Në disa raste. muret antike mund t'i ndajmë në tri grupe kryesore: 1) Të çrregullt 2) Të rreshtuar dhe 3) Me radhë paralele. në të cilin blloqet të vendosura në rreshta i afrohen katërkëndëshit36). 1941. 21-52). Kur terreni ishte shkëmbor. që dilnin në formë xokoli në anën e jashtme dhe kishin të punuar vetëm faqen e sipërme. Cambrigde. veçse në raste të veçana dhe tipike ). Ndarje të veçanta stilistike mund të bëhen për secilin grup. Tipare më të qarta për grupin e vet ka trapezoidali i rreshtuar. Në muraturën e çrregullt fugaturat e bashkimit të gurëve nuk formojnë radhë. Në muret me radhë paralele dallojmë dy stile: izodomik. L. 105-113.. Në këto raste ato alternojnë me gurë të vendosur tërthor me gjatësi sa shuma e gjerësisë së dy gurëve të parë. 1975. Stili më përfaqësues dhe më i përhapur në këtë grup është ai poligonal. 37 duke u bazuar në stilin poligonal. ndërsa në të shumtën e rasteve ai mund të ngatërrohet me poligonalin e vërtetë. nga sa mund të vërehet në fortifikimet.r. Beschi. ku në vendosjen e gurëve shihet më tepër një tendencë stilistike. III p. Scranton këtë stil e fut në trapezoidalin e çrregullt me gjithë hezitimin që ka për ndonjë shembull si Lisi dhe Teba Ethiotike (Greqi). Më së fundi. ndërsa trapezoidali i çrregullt është vështirë të dallohet nga poligonali. 4. ndërsa në rastet e tjera vendoseshin gurë më të mëdhenj nga ato të mureve. 72. fortësisë dhe monumentalitetit mund të liheshin në gjend36) R. Por shembujt e pastër të këtij murëzimi janë të paktë. R. që lidhen me mure tërthore. Murëzimi izodomik dhe pseudoizodomik mund të jenë me blloqe kënddrejte ose trapezoidale. me lartësi të ndryshme tentojnë të krijojnë rreshta të rregullt38). por një rrjet linjash të ndërlikuara. Greek Walls. 37) Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që disa autorë janë përpjekur te hedhin poshtë krejt klasifikimin stilistik të Skrantonit. si themel për muret shërbente shkëmbi i gdherfdur. Nga forma e gdhendjes së blloqeve dhe mënyra e vendosjes së tyre. ku blloqet me forma trapezoidale. Monumentet 10. Faqet e blloqeve. duke krijuar një sistem pilastrash apo kontraforcash. Kjo teknikë është quajtur «gjatësore» e «tërthore». Kështu që do të ishte më i drejtë termi «poligonal i vonë». 52. L. Ceka trapezoidalin e rreshtuar e emërton «Trapezoidal me rre§hta të thyera». kemi mure të formuara prej dy muresh gjatësore paralele.e. (Qendrat e fortifikuara të Amantëve. dallimi midis poligonalit të hershëm dhe atij të vonë është në mjaft raste i vështirë ose i pamundur. Scranton. Studime historike 1973. se sa konstruktive. kur radhët kanë lartësi të barabarta dhe pseudoizodomik.. ku janë përdorur në kohë të ndryshme teknika dhe stile të ndryshme. Muret e tipit «gjatësor e tërthor» dhe ato me pilastra. drejtkëndëshi i çrregullt është më i rrallë. i përkasin një periudhe më të vonë dhe nuk duhet të jenë më të hershme se mesi i shek. kur radhët ndryshojnë në mënyrë të dukshme lartësinë.të puthitura njëra me tjetrën. për të krijuar përshtypjen e ashpërsisë. 38) Për trapezoidalin e rreshtuar shih artikullin tonë. Më vonë. me gjithë anët pozitive të tij (shih L. 129). Stilet e mureve të Lisit dhe problemi i datimit të tyre. 79 . Në muraturën e rreshtuar është përfshirë «poligonali i rreshtuar». Për këtë është vështirë të datohet një mur. Dallime të shumta mund të bëhen dhe sipas mënyrës së punimit të faqes së gurit. Vep. Vep. N. Megjithatë.

Krujë. Punim i dhëmbëzuar. Fier. 61 Fig. 61. 58. Korçë. Lis. Lezhë. Katërkëndësh i çrregullt me faqe guroreje. Punim i rrafshët i përpunuar. Lezhë. Apoloni. 57. Punim Fig. Fig. Lis. Symizë.56 58 57 60 59 Fig. Punim me gropëzime. 60. 59. Fig. Fig. me rustika. Zgërdhesh. 56. . Punim me shirit të gdhendur të pjerrët.

të futur në formë pyke. punim me daltë të dhëmbëzuar (fig. nga ana tjetër. duke theksuar në këtë mënyrë ashpërsinë dhe drejtpeshimin e mureve. ndërsa në kalanë e Ripesit dhe atë të Xibrit (fig. 58). shpeshherë në këndet e bashkimit të mureve dhe të kullave. poligonali është realizuar me gurë të vegjël e kompaktë.r. ku vërehen kombinime të shumë stileve. V deri në gjysmën e parë të shek. (fig. Madje në Çukën e Ajtoit.e. Shpesh në brinjët perimetrale të gurëve. ku blloqet e punuara ashpër rrethohen nga një shirit i rrafshtë i përpunuar me gjerësi 5-7 cm (fig. IV — shek. një shirit i ngushtë punohej rrafsh. Për poligonal të hershëm mund të flitet më me siguri tani për tani vetëm për traktin poligonal në Akropolin e Butrintit. që dëshmon.r. Punimi i rrafshtë i gurëve dallohet edhe nga veglat që përdoren për punimin e tyre.e.. të cilat qëndrojnë në kohë midis mureve të periudhës së parë të hekurit dhe të atyre të stilit trapezoidal të rreshtuar e poligonal. si në Lis dhe në Çukën e Ajtoit ose me drejtkëndëshin. jo më herët nga fundi i shek. Një frymë e tillë eklektizmi duket qartë në Çukën e Ajtoit dhe në Hundëcovë. 56).r. me faqe të rnafshtë të gropëzuar (Symizë) (fig.. si në Antigone. Pra shumica e të dhënave të çojnë për një datim të tij në shek. të Çukës së Ajtoit etj. Muret me stile të përziera i përkasin një periudhe relativisht të vonë. nivelin e lartë ekonomik të këtij qyteti të fortifikuar. në disa trakte të mureve të Lisit. IV p.r. IV p. IV p. Kështu kemi mure me faqe të rrafshtë të përpunuar (fig. IV p. që shërbente për të mos dëmtuar qoshet e gurëve gjatë vendosjes dhe për të krijuar efekte të dritëhijes. nga mungesa e stërhollimeve stilistike që bien në sy veçanërisht në disa mure të vona në Butrint.e. 61) Në Dors ky stil qëndron midis dy fazave: asaj me gurë të papunuar dhe kënddrejtit izodomik me faqe të përpunuar. 60) Si stile më të vjetra ndërtimesh në fortifikimet antike të vendit tonë mund të konsiderohen poligonali i hershëm dhe katërkëndëshi i çrregullt. me faqe të punuara me çekiç. Stil tjetër i vjetër është ai që tenton drejt katërkëndëshit.e.jen e dalë nga gurorja ose të punoheshin ashpër me çekiç. Poligonalin e vonë ne e gjejmë shpeshherë të kombinuar dhe të një kohshëm me trapezoidalin e rreshtuar. Si një pikë mbështetje për vendosjen e një kronologjie relative të këtyre mureve na shërbejnë ndërtimet e periudhës së dytë të fortifikimeve të Lisit.e. punim i lugëzuar (Mavrovë). 59) etj. kur u përdor çdo lloj stili.r. ndërsa boshllëqet relativisht të mëdha të krijuara midis tyre plotësohen me gurë më të vegjël. Butrint. Në mbushjen e boshllëqeve me gurë të vegjël. Amantie etj. 6-61 81 . të cilin e kemi datuar nga fundi i shek. Ai dallon nga disa trakte muresh poligonale të vona. punim me rustika. ku të bie në sy menjëherë një stil i kërkuar për efekte estetike. mund të shohim vazhdimin e një tradite më të vjetër që zë fill që nga periudha e hershme e hekurit. materialet arkeologjike nuk shkojnë më herët se shek.e. që kanë në të shumtën e rasteve formën e trekëndëshit. III p. në faqen e jashtme është gdhendur një shirit i pjerrët me gjerësi 2-3 cm. dhe sidomos gjatë shek. 62).r. 57). (fig. III p. që datohen në fund të shek. por blloqet nuk kanë forma të rregullta dhe nuk puthiten mirë.

62a .Fig.

Xibri. por R. IV p. Në Persqop ai është i njëkohshëm me stilin kënddrejtë izodomik me faqe të përpunuara. Kënddrejtin me rustika e ndeshim jo rrallë në fortifikimet tona. Një diçka që të bie në sy është se blloqet me rustika i gjejmë të kombinuara me këndrejtin izodomik me faqe të përpunuar. IV-III.r. që janë përhapur gjerësisht në vendin tonë. Stllet pseudoizodomike. ndërsa asnjë nga shembujt që njohim nuk datohet në shek. Skrantoni heziton. 315-319. pas stilit kënddrejtë pseudoizodomik me faqe të përpurnuar. Të dyja traktet ka mundësi të jenë të njëkohshme. III. i gjejmë në murin juglindor. IV p. këtë stil. Ky stil nuk është përdorur shpesh në muret e kështjellave të Greqisë. takohen së bashku me stilin kënddrejtë pseudoizodomik me faqe të përpunuar. në kuptimin e plotë të fjalës. një mur i stilit «trapezoidal i rreshtuar» i përket periudhës së tretë të ndërtimit.e.e. Nga kjo mund të mendojmë se këta të fundit i përkasin një periudhe më të hershme se kënddrejti me faqe të përpunuar. ku dallohen kryesisht drejtkëndëshi dhe poligonali. Për të kundërshtuar këtë mendim. kur merr në shqyrtim stilet e mureve greke. Stili i këtij muri është kënddrejtë pseuodoizodomik.r. për datimin e të cilit duke u nisur nga stili i ndërtimit i klasifikuar jo drejtë. por është i përhapur gjerësisht në Itali. Në Zgerdhesh ai i takon periudhës së tretë të ndërtimit. Për këtë arsye ai i daton fortifikimet e Lisit si dhe shembujt e tjerë nga Greqia në fillim të shek. sepse në mënyrën e vendosjes së gurëve dhe në dimensionet e tyre ka shumë pika të përbashkëta. ku ndryshimi i trashësisë së rreshtave bie menjëherë në sy dhe për më tepër. Për stllin kënddrejtë izodomik. ku përfshin edhe Lisin. përveç një shembulli në Greqi. fillimi i shek. me faqe guroreje ose të përpunuar. Blloqet me rustika në kalanë e Irmajt. Muret e Lisit janë datuar tani nga gërmimet arkeologjike në fundin e shek. megjithëse pranon ndryshime të dukshme për sa i përket mënyrës së vendosjes së gurëve. të njëkohshëm ose të mëvonshëm se ai dhe në asnjë rast me kënddrejtin izodomik me faqe guroreje apo të punuar me çekiç. për kohën e përdorimit të mureve të stilit «trapezoidal i rreshtuar» nuk mund të flitet me aq siguri si për atë të stileve të kombinuara. s'mund të themi tjetër gjë. 83 . i cili datohet nga rrethanat historike në fund të shek. Skranton. ndërsa në Foinikë.e. Islamit se është një produkt i epokës helenistike39). Në kalanë e Sopotit në afërsi të Himarës. në faqen e jashtme të tij. veçse të bashkohemi me mendimin e S. e klasifikon në grupin e trapezoidalit të çrregullt. L.e. III dhe se ka vazhduar edhe gjatë periudhës së hershme të pushtimit romak.r. kur datohen muret e të njëjtit stil në Butrint nga analiza e elementeve arkitektonike. Islami. dhe datohet në fundin e shek. IV p.Trapezoidali i rreshtuar është përdorur gjerësisht në vendin tonë si dhe në Greqi. Kemi dhe disa shembuj kuptimplotë nga vendi ynë. Megjithatë. kur një rresht i ngushtë alternon me një rresht të gjerë. blloqe të punuara me rustika. që datohet në Greqi në periudhën helenistike. III p.r. Nga shembujt e mësipërm mund të përfundojmë se stili me rustika nuk duhet të jetë futur në fortifikimet ilire para fundit të shek. që është i rindërtuar. nuk janë aq 39) S.

Një tip tjetër murëzimi është ai me blloqe të ngushta. 63. a. Xibër. Planimetria e kalasë së Xibrit. 62. 84 . Tendencë pseudoizodomike kanë muret e kalasë së Irmajt dhe Zgërdheshit. 63) ku kemi një kombinim të disa rreshtave blloqesh të ngushta me blloqe të gjera. b. Në këtë grup mund të futim edhe disa tipa të tjerë muresh. Mur me tendencë pseudoizodomiku.të përhapur në Shqipëri. Gjirokastër. si në kalanë e Paleomanastrës (fig. nuk mund të mos shihet edhe këtu ndikimi i Fig. Paleomanastër. Brezat me blloqe të ngushta nganjëherë nuk përshkojnë gjithë gjatësinë e murit. b Fig. Mat. Pjesë muri e kalasë ilire. Megjithëse stili është izodomik.

III p. përveç atij me gurë të papunuar. por ai mund të hyjë fare mirë në grupin e pseudoizodomikëve dhe nuk duhet të shkojë më herët se mesi i shek.e. IV.r. Një mendim të saktë për datimin e këtij stili nuk mund të japim. III p. 2) Poligonalin mund ta dallojmë në dy forma. 85 . Duke u bazuar edhe në krahasimin me fortifikimet greke. kur ky stil vërtetohet se gjendet në një periudhë më të hershme në raport me stilet pasardhëse dhe nuk i përket një faze të varfër rindërtimi. ndërsa i dyti mund të jetë më i hershëm. 5) Disa stile të periudhës helenistike përputhen kronologjikisht me stilet e mureve greke. 3) Stilet më të përhapura në fortifikimet e vendit tonë janë kënddrejti izodomik me faqe guroreje ose të punuar me çekiç dhe me faqe të rrafshët (të përpunuar). Këtë stil mund ta shohim në kullën e Vagalatit në Malathre. është kënddrejti i çrregullt me faqe guroreje. 6) Stilet pseudoizodomike dhe me blloqe të ngushta nuk shkojnë më herët se mesi i shek. I pari është një produkt i fundit të shek.pseudozodomikut. në rindërtimet e vona të Butrintit etj.e. të kombinuar me stile të tjera dh'e si fazë të parë. Ai mund të datohet në vendin tonë që nga fillimi i shek. III p. në fazën e tretë të ndërtimit në kalanë e Matohasanajt.e. IV-III p. apo të vetme ndërtimi.r. III dhe një kohe më të vonë. Këto stile i takojmë në përgjithësi gjatë shek.r.r. 7) Disa imitime të periudhave të vona mund të sjellin konfuzion në kronologjinë e mureve. ato ka më tepër mundësi t'i përkasin fundit të shek.r.e. mund të arrijmë paraprakisht në këto përfundime: 1) Stili më i vjetër. dhe në mjaft raste mund të datohen në një kohë me poligonalin e vonë. III p. 4) Punimi me rustika me shirit të gdhendur ka shumë mundësi të jetë më i vonë se kënddrejti izodomik me faqe të gufmuar dhe në shumicën e rasteve dhe nga ai me faqe të sheshtë dhe nuk duhet të shkojë më herët se mesi i shek. Mund të ketë arsye që kënddrejti izodomik me faqe guroreje ose të punuar me çekiç të datohet në një periudhë më të hershme se ai me faqe të rrafshët. por vetëm atëherë..e.

Iliria II. 86 . Budina. Iliria ishte mbushur me kështjelia dhe qytete të fortifikuara në bregdet dhe në brendësi të vendit.. VII. I e. muret mbrojtëse të tij nuk 1 kryejnë më funksionin e parë. kur qyteti kishte hyrë në vartësinë politike të Romës.. II p. që përfundoi me rënien e mbretërisë ardiane dhe pushtimin e Epirit. Straboni.s. I p. Vetëm në Epir. Rënia në 1) F. Paralizimi dhe rrënimi i vendit si dhe shpërngulja e popullsisë nga vendet malore në ato fushore dhe kodrmore. II p.e.sh.gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura.) Në prag të pushtimit nga Roma. në Irmaj. 1972. në gjysmën e dytë të shek. rezultojnë të pambrojtura nga mure rrethuese. me lejen e senatit shkatërroi deri në themel 70 qytete dhe ktheu në skllevër 150 mijë njerëz.Dh. të cilat pas pushtimit romak vazhduan të mbijetojnë në trojet e vjetra. kurse tani një pjesë e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura» (Strab. që ishte një nga parimet e politikës romake. Ai shkruan ndër të tjera se «. konsulli romak Pal Emili. Por pas luftës së tretë iliro-romake. është dëshmuar edhe nga rezultatet e gërmimeve arkeologjike si dhe nga të dhënat e përfituara nga ekspeditat informative nëpër qendrat e banuara antike.s. Shkatërrimi dhe grabitja vazhduan edhe në shekujt që pasuan për shkak të kryengritjeve dhe revoltave të shumta të pandërprera të fiseve ilire..Kapitulli III FORTIFIKIMET GJATË PERIUDHËS SË HERSHME TË SUNDIMIT ROMAK (shek. Kështu p.s. Kalaja e Irmajt.. 10). Prendi . Me ngjyra të gjalla na e përshkruan këtë gjendje gjeografi grek i shek. Edhe disa qendra të fortifikuara.e. por kthehen në mure të një godine ). duke u përfshirë në provincën maqedonase. — shek. 29.r.. romakët shkatërruan shumë prej tyre.e.

s. Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). duke gjykuar nga traktet dhe gjurmët e ruajtura. II. në bregdetin shqiptar kishte katër qytete koloni. Në tërësinë e sistemit mbrojtës të Butrintit. dhe kryengritje të mëdha tronditën rëndë pushtetin dhe e detyruan atë të marrë masa vendimtare për të ruajtur sundimin në këto treva. Nga ana tjetër. Raport mbi gërmimet e viteve 1976-1977 në Butrint në Arkivin e Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike në Tiranë. Gjatë shekullit I e. muret e periudhës së hershme të pushtimit romak. Cezarit dhe Pompeut.s. murin që zbriste prej tij nga verilindja deri tek «Porta e liqenit» (Skea) si dhe linjën e murit antik verior nga «Porta e liqenit» në drejtim të «Portës së luanit». të krijuar e të plotësuar në periudha të ndryshme historike. të cilat më vonë u kolonizuan dhe u shndërruan në qendra administrativo-ushtarake të krahinave të caktuara. I e. Budinës3). I p. Dyrrachu (Durrësi). që herët vendosën garnizone në to dhe me kalimin e kohës ndërmorën dhe punime plotësuese fortifikimi ose riparuan muret e vjetra. 3) Dh. Në Butrint janë hetuar gjurmë të konsiderueshme ndërtimesh mbrojtëse të këtyre periudhave. Ndër këto masa sigurisht ka qenë dhe kujdesi për mbrojtjen e garnizoneve dhe qyteteve koloni. Ato ndiqnin linjën jugore të këtij rrethimi të ndërtuar mbi një terren shkëmbor të aksidentuar. (Hekali). sonë. Pikërisht në disa nga këto qytete takojmë gjurmë ndërtimesh mbrojtëse.r. (1974) 157. që mund ta quajmë dhe qytet i sipërm. Nga qyteti i poshtëm i periudhës antike. Në rrethin e interesave strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pashaliman) si dhe Apolonia.e. Kryesisht rreth gjysmës së dytë të shek. Në muret mbrojtëse të kësaj periudhe dallohen disa teknika ndërtimi. Budina. në disa qytete kryesore të bregdetit.masë e qyteteve antike të fortifikuara dhe degradimi i sistemeve mbrojtëse të tyre arrihet në mënyrë graduale deri në kapërcyell të erës sonë. në kohën romake ka qenë përdorur në gjendjen e parë dhe vende-vende është riparuar me teknikën ekzistuese. është vërtetuar se muri rrethues 2) Kuvendi I i studimeve ilire. kur territori i Shqipërisë u kthye në shesh lufte midis pretendentëve rom'akë për pushtet.e. 1972. që zinte një rrip të ngushtë nga ana jugore. Tiranë. romakët i ruajtën sistemet e tyre mbrojtëse. 87 . dhe gjysmës së parë të shek. qytetet ilire ruajtën njëfarë autonomie «që i përgjigjet faktit se romakët nuk ishin akoma në gjendje në atë kohë për të kaluar drejtpërdrejt në një qeverisje të trevës ilire bashkë me gjithë qytetet dhe kështjellat e saj»2). që datohen në shekujt e parë të periudhës së pushtimit romak. i cili shtrihet në anën jugore të qytetit dhe përshkohet nga «Porta me kulla». Kjo ishte një periudhë. Muri rrethues i qytetit të poshtëm. Bylis. si Buthroti (Butrinti). zinin pjesën e lartë të qytetit. rrëzë qytetit të sipërm u veçua pjesa verilindore e tij nga një mur që zbriste prej këtij të fundit dhe bashkohej me murin ekzistues në perëndim të portës me kulla. Nga gërmimet e kryera gjatë dy viteve të fundit (1976-1977) prej Dh. pasi edhe mbas disfatës së Gentit dhe maqedonasve më 168 p.

Mbishkrimet përfaqësojnë dekrete lirimi skllevërish dhe datohen në shek. duke ruajtur të njëjtën teknikë të mureve të periudhave më të hershme. 88 . Kulla me përmasa 7x5 m është ndërtuar me blloqe guri të ripërdorur të marra nga ndonjë ndërtim tjetër. deri nga mesi i shek. e cila në pamjen e jashtme të krijon përshtypjen e një muri antik me blloqe guri të latuar. të vendosura në rreshta paralelë të lidhur me shtresa të gjera llaçi (Opus vitatum). me gjatësi 40-50 cm dhe lartësi 10-14 cm. datohen nga shek.A.e. Faqet e jashtme të mureve. janë veshur me gurë të mëdhenj të prerë në forma drejtkëndëshe. duke pasur ndryshime kronologjike nga më të hershmet tek më të vonat sipas radhës së përshkrimit të mësipërm. të thyer. Budina. kuptohet se në periudhën e hershme të pushtimit romak ishte treguar një kujdes i veçantë për mbrojtjen e këtij qyteti.. La tecnica edilizia romana. Të kësaj kohe janë edhe dy bastione drejtkëndëshe me faqe ballore të gjerë pranë «Portës së Luanit». Teknika me e përhapur është ajo e realizuar në faqet e jashtme të mureve me pllaka guri. Muret e ndërtuar me teknikën e mësipërme arrijnë në një lartësi prej 10 m. gurët në të cilët ato janë ekzekutuar duken qartë se nuk i përkisnin fillimisht kullës. 24-26 Nëntor 1978.s. 5) G. në këtë rast. Në anë tjetër. Një teknikë tjetër e njohur me emrin «Opus quadratum» është përdorur në murin jugor të qytetit të sipërm. Por ajo që e daton këtë kullë në periudhën e pushtimit romak janë disa mbishkrime të gdhendura në gurët që formojnë paretet e saj.s. muret mbrojtëse të periudhës së pushtimit romak në Butrint. por janë marrë nga një ndërtim tjetër. duke u mbyllur me një kullë katërkëndëshe në dy të tretat e gjatësisë së tij.r.e. se ai ishte një qendër e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike për krahinat 4) F.) duhet të jenë ndërmarrë punime në muret rrethuese të qytetit të poshtëm dhe më vonë riparime dhe rindërtime që kanë vazhduar gjatë periudhës së sundimit të Augustit.e. Roma 1957. të para në tërësi. II-I p.s.e. Sesion shkencor i Q. I e. deri në periudhën e parë të sundimit të Augustit5). Vështrim mbi disa mbishkrime të reja të zbuluara në Butrint. 64). 315. kur për herë të parë vendosen në Butrint kolonë ushtarakë (viti 45-44 p. I p. Shpeshherë këtë teknikë e takojmë të kombinuar me mure të veshura në faqet e jashtme me gurë të vegjël kubikë të vendosur sipas një aksi diagonal (opus reticulatum) (fig. të vendosur në rreshta horlzontalë. Përveç teknikës «Opus quadratum» (punim kuadratik). në këtë periudhë janë përdorur edhe teknika të tjera që zënë në muret një vëllim të konsiderueshëm.i qytetit të poshtëm nuk rrethonte po atë sipërfaqe të periudhës helenistike. Nga gjithë sa u thanë mbi ndërtimet mbrojtëse të Butrintit për periudhën në shqyrtim. ndërsa brendësia e murit është ndërtuar me gurë të vegjël. i cili është prishur për të përdorur materialin për ndërtimin e kësaj kulle 4 ). pa përdorur ndonjë mjet lidhës. por ndërpritej në skajin jugperëndimor. të përzier me llaç të bollshëm.K.r. II p. Bloqet janë vendosur mbi njëri-tjetrin. Drini — Dh. Gjatë periudhës së fundit të sundimit të Cezarit. në Butrint. të vendosur në të thatë. Duke gjykuar nga leknika e ndërtimit dhe rrethanat historike. Kjo teknikë është përdorur dhe në Romë e në krahinat rreth saj që nga fundi i shek. Lugli.

s. Mur i shek. pasi këto ndodheshin në Buthrot» ).. I të e. gjetën përdorim edhe kështjella në brendësi të vendit. janë zbuluar kohët e fundit hambare të kohës romake. Orikumi. të cilat kishin rëndësi strategjike. Një zbulim i ri në fshatin Qesarat të Sarandës (dorëshkrim). Durrësi etj. Gjatë luftës midis Cezarit dhe Pompeut. disa qytete të largëta dhe për të rregulluar furnizimin e ushtrisë. në veprën e tij «Luftërat civile». Sarandë. Hambaret paraqiteshin në trajtën e pitosave (qypa) të mëdha. civ. duke shkuar për në Asparag. Butrint. 16. Bell. në një fshat pranë Butrintit.se të periudhës romake ruheshin deri në dekadat e para të shekullit tonë edhe në Orik. I fundit 6) Caes. 7) K.Fig. Kjo mund të dëshmohet me fakte të sigurta. Vetë Cezari. 6 sepse ishte ngushtë me ushqime. Dhe në të vërtetë. i cili me emrin e tij Qesarat. si p. Zheku. kishte dërguar gjithashtu dy nga komandantët e tij në Epir për të marrë drithëra.sh. që shërbenin për depozitimin e drithit. si Apolonia. bregdetare jugore të Shqipërisë. shkruan se «kishte shkuar për të shtënë në dorë me një legjion. së paku për periudhën e zhvillimit të luftërave civile të Romës në territorin e Shqipërisë. Cezari. të kujton Cezarin. III. duke parashikuar se lufta me Pompeun do të zgjatej dhe duke mos shpresuar në furnizimet nga Italia. «Opidum Parthinorum». përveç qyteteve të fortifikuara të bregdetit. 64. ku Pompeu kishte vendosur një garnizon dhe Cezari e pushtoi në rrugë e sipër. 89 . Gjurmë ndërtimesh fortifikue. 7të gdhendura në shkëmbim natyror nën nivelin e sipërfaqes së tokës ).

. Siç del nga përshkrimi i Hezejt.r. nuk i cojnë ato më herët nga shek.që i pa ato ishte arkeologu L. Zheku... që kishte në dorë Lisin. ishte përkujdesur ta fortifikonte». Ugolini. që ndante pjesën e sipërme të qytetit. janë të pamjaftueshme për të dhënë një mendim të saktë rreth kohës së ndërtimit të tyre. M. I p. Kjo kuptohet qartë nga shprehja e tij. Vol. Mission archeologique de Macedoine.. i cili ndodhej9 në majë të kodrës dhe ndahej në dy pjesë nga një mur i brendshëm ). 404. Monumentet 2. gjë që do t'u binte menjëherë në sy. Ndarjen e Akropolit në dy pjesë e hasim edhe në Apoloni. ky i fundit shkruante se «këshilli i qytetarëve romakë. Ugolini. ai e pushtoi atë me lehtësi. kur Filipi V i Maqedonisë sulmoi Orikumin. Sipas dëshmisë së Tit Livit. «mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure. Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije. se komandanti i qytetit Luc Torkuati që kishte aty garnizonin e parthinëve «mbylli portat dhe u mat të mbronte qytetin». 90 . Por kur Cezari zbarkoi në Iliri. dhe se traseja e rrethimit kishte një formë ovale. I p. Orikumi ishte plotësisht i fortifikuar. Por gati një gjysmë shekulli më parë. ku muri helenik më i vjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla e llaç. Këto ndërtime i përkisnin një muri tërthor. Kjo10 e dhënë historike u vërtetua plotësisht nga gërmimet arkeologjike ) dhe më vonë nga punimet restauruese që u kryen në muret rrethuese të këtij qyteti11). Oriku ka qenë mbrojtur nga një mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokol gurësh të punuar ashtu si në Apoloni dhe në Lis. K. ku me sa duket njëra nga ndarjet kishte karakter ushtarak. Në njëfarë mase do të na ndihmonin në këtë rast burimet historike. Prendi. Një rrethim të veçantë krijonte gjithashtu akropoli. as roje dhe as armë të forta». 10) F. Sidoqoftë. qytet të cilin ua kishte besuar më parë Cezari. Megjithatë.r. arkeologu francez L. Restaurimi i portës së brendshme të qytetit ilir të Lisit. Krijimi i një territori të mbrojtur për sigurimin e garnizonit brenda qyteteve të pushtuara ka qenë një praktikë e njohur për 8) M. 7-21. Heyzey — H. disa veçori të teknikës së ndërtimit.. Hezej pati hetuar gjurmë mjaft më të rëndësishme fortifikimi në këtë qytet. Lisi ishte një nga qytetet antike të vendit tonë. asnjëri prej tyre nuk përmend shtresa të trasha llaçi. 105. Albania Antica. Kështu del vetiu koha e ndërtimit të mureve të Orikumit. Zheku.. si përdorimi masiv i tullave dhe i llaçit si lidhës. Por nëse muret me tulla të përmendura nga Hezej dhe Ugolini janë të kësaj periudhe apo i përkasin një kohe më të vonë. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Daumet. 1974. tani të zhdukura. këtë nuk mund ta themi me siguri. 7-18. Monumentet 7-8.e. I. 9) L. Roma . II deri në mesin e shek. në verë të vitit 214. Po të dhënat që kemi nga Hezej për teknikën e ndërtimit të mureve. 11) K. gjë që nuk na e japin autorët e mësipërm. Në veprën e tij mbi «Luftërat civile». 1971. Ndërsa për t'i datuar ato në periudhën e vonë antike do të na duheshin të dhëna teknike plotësuese.Milano 1927. që u fortifikua me porosi të Cezarit. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet antik ai thotë se pa «aty-këtu trakte të shkëputura muresh me tulla të një epoke romake të papërcaktuar mirë»8)..e. gjatë shek.

duke qenë se brinjët e tyre vertikale janë më të gjata se ato horizontale. të prerë në forma trapezoidale. Porta e brendshme. Muri ndarës i Lisit. Planimetria. Lis. Por i gjithë ky konstruksion. kështu që ato dallohen qartë në faqet e dukshme të tij. që arrinte siFig. 65. a. që përbëhej prej 25 njësish (Illyrike. Blloqet tërthore kanë një gjatësi të barabartë me gjerësinë e murit. Gurët janë vendosur në të thatë pa përdorimin e ndonjë mjeti lidhës. kishte një gjerësi prej 1. Kështu Apiani na njofton se dhe në qytetin Segesta (Iliria Veriore). b. të vendosura në drejtim tërthor me gjatësinë e murit. siç e kanë quajtur autorët e gërmimit. 24). apo muri i brendshëm. Cezari ndan një vend të veçantë për garnizonin. Faqet e murit lidhen me bërthamën nëpërmjet blloqeve të gjata prej guri.a romakët. duke formuar rreshta deri-diku horizontalë.80 m dhe ishte ndërtuar me blloqe gurësh të latuar. Pamje b .

nuk ndryshon nga portat e tjera të qytetit të ndërtuara disa shekuj më parë. vlen të përmendim se për gjatë murit ndarës.40x0. Tullat kishin përmasat rreth 0. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë të fuqishme dhe një nivel të lartë ndërtimor të mjeshtrave ilirë. e quajtur «Porta e Gaviarit» nga një mbishkrim që bën fjalë për të. ose sa gjysma e këtij formati dhe lidheshin me shtresa të holla llaçi balte.e. Krejt muri në anën e jashtme arrinte një lartësi prej 8. që kishin karakter ushtarak (fig. një gur i vendosur vertikalisht shërbente për fiksimin e dyerve.08 m.5 m. Muri i brendshëm i Lisit përshkohej edhe prej një porte. nga ana e brendshme e tij.80 x 92 . Përveç «Portës së Gaviarit». të cilat siguroheshin nga brenda me katarah. 65). i cili formohej në njërën anë prej faqes anësore të një kulle drejtkëndëshe dhe në anën tjetër nga spostimi në brendësi i murit rrethues.Fig. e cila lidhte qytetin e sipërm me qytetin e poshtëm (fig. Muri me tulla kishte një gjerësi prej 1. janë mbështetur një sërë ambientesh. Porta ka pasur një hapësirë drite prej 3 m dhe ishte vendosur në mesin e një korridori. shërbente vetëm si një bazament për të mbajtur mbi vete një mur tullash. pas terrenit një lartësi prej 1-3. duke shërbyer si depo dhe fjetore për garnizonin. duke u futur për arsye estetike pak më brenda bazamentit prej guri.48 x 0. Ambientet kanë përmasa rreth 4. 66. I p. që projektuan dhe ndërtuan muret mbrojtëse të këtij qyteti. Në mesin e pragut. Lis. Kthina me karakter ushtarak në anën e brendshme të murit rrethues.5-9 m.75 m.r. Në të dy anët e portës. 66). shek. në gurët e pragut ruhen gjurmët për mbështetjen e kasës dhe të boshteve rrotulluese vertikale të kanatave. Porta e brendshme e Lisit.

muri rrethues i qytetit i është nënshtruar një grabitjeje sistematike për një kohë të gjatë. Shoq. 16. me vendim të këshillit të qytetit dhe me përkujdesjen e mjeshtrave ekzekutivë të tij. Mbishkrimi i Gaviarit Përveç ndërtimit të rnurit të brendshëm. 13 F. ndërsa në periudhën më të vonë me llaç gëlqereje14). 67). Apolonia vazhdoi të jetë qytet i madh e me rëndësi edhe gjatë periudhës së pushtimit romak. kështu që vetëm pak trakte janë zbuluar prej tij. me hapësirë drite prej 1. (fig.x 7. Fig.e. 7-21. II-I p. arkeologu. Gjithashtu u gjetën në mbushjen e brendshme të murit fragmente qeramlke të shek. seria Shk. XI. ku studionin aristokratët e rinj romaks. ndërsa në kohën perandorake Apolonia ishte qendër. Monumentet 7-8. 117-156.r. 93 . në të njëjtën kohë u riparuan edhe muret e tjera mbrojtëse të Lisit. Lis. 26) (Qytet i madh e hijerëndë). 67. të cilat ngjasojnë së tepërmi me ato të Lisit janë zbuluar edhe në Apoloni. 1974. Phil. Një pjesë e murit të zbuluar ndodhet në afërsi të Akropolit dhe është ndërtuar me tulla mbi xokolaturë guri (fig 68). 1963. Në fazën më të hershme tuilat lidheshin midis tyre me llaç balte. cit. 14) H. H. Ceka ka dalluar tri periudha ndërtimi. Vep. Prendi.10 m12). Dëshmia e Cezarit për fortifikimin e Lisit dhe identifikimi i këtyre fortifikimeve me murin e përmendur u provua plotësisht nga të dhënat arkeologjike. Zheku. K. Ciceroni e quan atë «magna urbs et gravis» (Cic. Në dy mbishkrime të zbuluara në vitin 1968 bëhet fjalë për përtëritjen e mureve të një kulle dhe të një porte. Duke u shtrirë në një zonë ku mungonte guri për ndërtim. Krejt muri është ndërtuar mbi një xokol me 12) Të dhënat mbi arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit të murit të brendshëm dhe «Portës së Gaviarit» janë marrë nga artikulli i K. Zhekut «Restaurimi i portës së brendshme në qytetin ilir të Lisit». 3. të cilët ishin dëmtuar rëndë nga koha. Ceka Muri rrethues i Apolonisë. Gaviarit dhe Meges.13).20 m dhe secili prej tyre është pajisur me një hyrje të vogël të veçantë. BUSHT. Mure mbrojtëse të ndërtuara me tulla mbi një bazament guri. Këtu.

gurë të punuar në forma drejtëkëndëshe që arrin një lartësi prej 4-5 radhësh. Xokoli është ndërtuar me shkallëzime, që shkojnë sipas linjës së pjerrët të terrenit. Gurët e xokolit kanë një lartësi mesatare prej 0.40 m. Tullat e murit të fazës së parë, të lidhura me një shtresë të hollë balte kanë këto përmasa 0.38 x 0.38 x 0.08 m. Në vazhdim të këtij muri dhe mbi të njëjtin xokol vazhdon një fazë tjetër ndërtimi në një gjatësi prej 54 m. Formati i tullave ndryshon dhe është 0.46 x x 0.46 x 0.08 m, duke u lidhur me një llaç të dobët (baltë e verdhë e stërpikur me llaç gëlqereje, ku në disa pjesë të murit është përdorur gjerësisht edhe llaçi i gëlqeres). Ky mur është ndërtuar pjesërisht nga dy parete (pareti i jashtëm 1.15 m dhe i brendshëm 0.46 m), të cilat lidhen në brendësi Fig. 68. Apoloni. Mur me tulla mbi xokol guri. nga breza tërthorë tullash çdo 4.5 m, që lënë midis tyre hapsira katërkëndëshe të mbushura me dhe. Në këtë pjesë të murit të tërheqë vëmendjen një kanal, që mblidhte dhe shkarkonte ujërat e shiut jashtë rrethimit. Kanali përbëhet nga gryka, lugu dhe një hauz ujëmbledhës i ndërtuar me gurë të latuar. Gryka e kanalit ka një panaqitje monumentale; e ndërtuar me të njëjtin material e teknikë si të xokolit, ajo harmonizohet hijshëm si me këtë të fundit ashtu edhe me sfondin prej tullash të murit. Hapësira e grykës së kanalit ka formën e një harku me majë me lartësi 1.60 m dhe gjerësi 0.40 m. Mendohet se kanali i përket një periudhe më të vonë, për ndërtimin e të cilit është prishur një pjesë e murit dhe është rindërtuar me të njëjtin material, por duke 15 përdorur si lidhës këtë radhë shtresa llaçi gëlqereje deri diku të trasha ). Me mure tulle të lidhura me llaç është ndërtuar dhe një kullë drejtkëndëshe me përmasa 6.10x3.50 m, e cila ruhet në një lartësi 4.30. Muret me tulla të Apolonisë kanë pasur një lartësi prej rreth 10 m. Për të tria fazat e ndërtimit, që përmendëm më lart, janë dhënë mendime për një datim respektiv në shek. IV p.e.r. (periudha I), fundi
15) Po aty, 131, 140.

94

i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. për periudhën e dytë dhe aty nga shek. I p.e.r. për periudhën e tretë (kanali16). Duke pasur parasysh ngjashmërinë aq të madhe të mureve të Apolonisë me ato të Lisit si dhe shembuj të tjerë të përdorimit të tullave në botën antike dhe brenda vetë Apolonisë, do të mendonim për një kohë mjaft më të vonë ndërtimi të mureve të këtij qyteti17). Nga burimet historike nuk mund të nxirret diçka me rëndësl që do të na ndihmonte për datimin e këtyre mureve, por mund të përmendim dy fakte që sidoqoftë lidhen drejtpërdrejt me ndërtimet mbrojtëse. Në vitin 214 Filipi V u përpoq të pushtonte Apoloninë, por pasi u fut përpjetë lumit me 120 anije dhe e pa se puna ishte më e vështirë se sa shpresonte, ju drejtua Orikut, të cilin e mori me sulmin e parë.18) Megjithëse Apolonia ishte një qytet i mbrojtur me mure, pasi mbahej i rrethuar nga Filipi, apoloniatët kërkuan ndihmë «mbasi nuk do të mund t'i qëndronin dot fuqisë maqedone». Por kur Filipi ndërmori një sulm tjetër kundër Apolonisë rreth vitit 205, p.e.r. pasi shkatërroi tokat përreth e pa veten të pafuqishëm përpara mbrojtjeve të qytetit dhe u detyrua të tërhiqet. Në qofë se janë ndërmarrë punime mbrojtëse midis këtyre dy datave, ato mund të kenë qenë ndoshta ndërtimet me tulla të periudhës së parë. Kjo do ishte data më e hershme e ndërtimit të tyre. Nga mesi i shek. I p.e.r., menjëherë pas zbarkimit të Cezarit në brigjet e Himarës (Palasë), Apolonia u vu edhe një herë para provës
16) Po aty, 151-153. 17) Dy nga argumentet kryesore teknike që sjell H. Ceka për datimin e murit me tulla të periudhës së parë të ndërtimit në Apoloni, në shek. IV p.e.r. janë formati 0.38 x 0.38 x 0.80 m i tullave, dhe përdorimi i llaçit të baltës për lidhjen e tyre dhe jo ai i gëlqeres. Për sa i përket llaçit të baltës ai është përdorur rëndom në banesa të periudhës romake dhe rasti më kuptimplotë është ai i fortifikimit të Lisit që datohet në mesin e shek. I p.e.s. Bdhe në Greqi, llaçi i gëlqeres si material lidhës u përdor nga fundi i shek. II p.e.r. fillimi i shek. I p.e.r., në shtëpitë e Delosit dhe të Theras, ndërsa para kësaj kohe, me përjashtim të ndërtimeve në kontakt me ujin, përdoret argjila pa gëlqere për të lidhur gurët e zakonshëm (shih për këtë A. Orlandos, Les materiaux de construction et la technique architeoturale des anciens Greec. Vëll. I, Paris, 1966, 135). Tulla të formatit të murit të Apolonisë janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike dhe në konstruksionin e varreve të kësaj qendre. Ato i përkasin periudhës helenistike, kur vazhdonte të përdorej edhe qerpiçi (A. Mano, Nekropoli i Apolonisë — Tuma 1, Gërmime të viteve 1958-59, Iliria I, Tiranë 1971). Kjo tregon se tulla e pjekur nuk ishte bërë akoma një material i rëndomtë ndërtimi. Në anë tjetër, në Apoloni është zbuluar një mur i ndërtuar me tulla të formatit 0.38 x 0.38 x 0.07, i cili është datuar në shek. II-I p.e.r. (shih S. Islami, Gërmimet në Apoloni dhe Orik gjatë vitit 1958, BUSHT, seria Shk. Shoq. 1/1960, 63). Ky fakt konfirmon mundësinë e përdorimit të këtij tipi tullash edhe në këtë periudhë relativisht të vonë. Edhe në botën antike tulla e pjekur bëhet masive në kohë të vonë. Në Greqi përdorimi i tullës së pjekur u fut nga Mesapotomia, ku shembulli më i hershëm i përket fillimit të shek. III, ndërsa në vetë Greqinë nuk gjejmë ndërtime me tulla përpara fundit të epokës helenistike (A. Orlandos, Vep. Cit. 67). Gjithashtu, në Itali, deri në shek. II p.e.r., qenë përdorur vetëm tulla të papjekura, ndërsa tulla e pjekur, megjithëse u përdor në Romë në periudhën e Sulës (138-78 p.e.r.), nuk u bë e zakonshme deri në kohën e Jul Cezarit (shih N. Davey — A. History of builldings materials, London 1965). Sidoqoftë, në Apoloni, po t'i referohemi konstruksionit të varreve, kemi një nga shembujt më të hershëm të përdorimit të tullave, por ato nuk mund të jenë më të hershme se fundi i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. 18) T. Livi, XXIV, 40, 1.

95

së rrethimit. Sundimtari romak i qytetlt, Luc Staberi, porsa mori vesh se Cezari po afrohej, urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikonin atë dhe njëkohësisht kërkoi pengje nga apoloniatët, por këtë radhë apoloniatët nuk pranuan të jipnin pengjet dhe dërguan delegatë tek Cezari për dorëzimin e qytetit. Ky fakt historik është marrë si një dëshmi e sigurtë se Apolonia në këtë kohë ishte një qytet i pambrojtur dhe se vetëm akropoli mund të kryente një funksion të tillë19). Nuk përjashtohet mundësia që disa pjesë të mureve rrethuese të qytetit të mos ishin në gjendje të mirë, por shkaku kryesor i vendimit të komandantit romak për t'u mbrojtur në akropol, ishte mosbesimi i tij tek apoloniatët se do të rrezikonin për hir të rivalitetit të konsujve romakë. Ky mosbesim u duk qartë në kërkimin e pengjeve tek ata. Gjithashtu, ndërtimi i murit të ri ndarës në Lis, pas riparimit të mureve rrethuese të qytetit, kishte këtë qëllim. Pas pushtimit të Apolonisë, Cezari e bëri atë një nga bazat më kryesore ushtarake kundër Pompeut. Gjatë disa veprimeve luftarake kundër këtij të fundit nga repartet që la Cezari për mbrojtjen e qyteteve bregdetare të cilat ai i kishte shtënë në dorë, ishin 4 kohorta në Apoloni, 1 në Lis dhe 3 në Orik. Me këtë rast mund të jenë bërë disa riparime në muret rrethuese të Apolonisë, siç mund të jenë ato të periudhës së dytë të mureve mbrojtëse me tulla. Për periudhën në shqyrtim njohim nga të dhënat historike si dhe nga gjurmët në terren edhe një tip tjetër fortifikimi, që u aplikua në territorin e vendit tonë, «fortifikimin fushor» apo të «përkohshëm». Këto ishin kampe të fortifikuara të legjioneve romake të ndërtuara nga të dy palët ndërluftuese gjatë luftërave midis ushtrive të Cezarit dhe Pompeut. Kampet e fortifikuara të romakëve kishin për qëllim të siguronin dislokimet e legjioneve të tyre nga ndonjë sulm i befasishëm, kur ato ndodheshin në afërsi të armikut, sidomos gjatë natës. Ato kishin trajtën e një katërkëndëshi dhe formoheshin nga një hendek dhe një gardh druri. Ndërtime të tilla mbrojtëse me karakter të përkohshëm njihen që nga kohë mjaft të lashta. Ato u përdorën veçanërisht me sukses nga Pirroja i Epirit, gjatë luftërave në Itali. Për këtë arsye, historiani romak Tit Livi thotë duke i vënë këto fjalë në gojën e Hanibalit se «ai (Pirroja) ishte i pari që i mësoi të tjerët si të vendosin lëmin». (XXXV, 1, 4, 9). Pas zbarkimit në brigjet e Himarës (Palasë). Cezari kaloi Qafën e Llogorasë dhe ju drejtua Orikumit. Pasi e mori atë me lehtësi dhe menjëherë pas tij Apoloninë, marshoi në drejtim të Durrësit që ishte baza kryesore e Pompeut. Ndërkohë Pompeu, i cili ishte duke ardhur nga Maqedonia, kur mori vesh se Cezari kishte pushtuar Apoloninë, shpejtoi me gjithë ushtrinë e tij me një marshim të sforcuar për t'i prerë rrugën për në Durrës kundërshtarit. Ishte arritja e shpejtë e ushtrive të Pompeut që e detyroi Cezarin të ndërpresë marshimin për në Durrës dhe të vendosë kampin në anën e majtë të lumit Aps (Semani), sipas Appianit (II, 56), 12 stade larg bregut, (rreth 2 km). G. Fajti e vendos kampin e Cezarit pranë fshatit Kuç të rrethit
19) H. Ceka. Muri rrethues. 117-156.
96

të Lushnjës (fig. 69), ku pati dalluar dhe gjurmë të ledheve mbrojtëse20). Në bregun tjetër të lumit ngriti kampin Pompeu dhe të dy ushtritë qëndruan përballë njëra-tjetrës për disa muaj. Kushtet e terrenit nuk lejonin vendosjen e kampit në një formë të rregullt kuadratike, por të dy komandantët ja përshtatën vetë terrenit format e kampeve të tyre. Sipërfaqja prej 35 ha e platformës së kodrës, ku ishte vendosur Cezari, mendon Fajti, mjaftonte për vendosjen e një kampi prej 12.000 njerëzish, që kishte mbledhur ai pas lënies së detashmenteve në Orik, Apoloni, etj. Ndërsa Pompeut që ishte përballë i duhej për ushtrinë e tij prej 40.000 vetësh të shfrytëzonte dy kodra pranë njëra-tjetrës, shpatet e tyre, si dhe terrenin e sheshtë deri tek lumi. Në të dy anët e lumit, Fajti pati gjetur edhe gjurmë të ledheve. Më të qarta ato ishin në kampin e Pompeut, në mënyrë të veçantë në anën juglindore, mbi platformën e kodrës së Çukës. Shpatet e kësaj kodre vijnë duke zbritur gjithnjë e më me pjerrësi kundrejt bazës dhe pikërisht në mesin e kësaj rënieje konvekse dallohej një ledh që s'kishte të bënte aspak me kufijtë e arave, pasi e përshkonte mes për mes në linjë të drejtë gjithë zonën e kultivuar. Kjo kodër, e ngritur direkt mbi lumë dhe më afër armikut, ishte më e ekspozuara dhe prandaj duhej të ishte dhe më e fortifikuara. Përveç kampit kryesor, Fajti konstaton edhe disa fortifikime më të vogla rreth tij, si p.sh. mbi kodrën me lartësl 93 m në jug të vendit, të quajtur «Kosova e vogël», ku shihej një ledh i qartë e plotësisht i mbyllur, që i korrespondonte në çdo pikëpamje planit të një kampi. Gjithashtu, në një kodër që bie mbi shtratin e vjetër të Semanit, pranë fshatit me të njëjtin emër, dalloheshin qartë gjurmët e një shkalle artificiale, që tregonte drejtimin e hyrjes për në këtë vend të mbrojtur, që nuk ka pasur nevojë për punime të tjera plotësuese. Kjo kodër mbi Seman kontrollonte rrugën e rëndësishme, që nëpërmjet Belshit të çonte në Elbasan. I vendosur në zonën e Kuçitj dhe duke pasur në dorë Apoloninë, Cezari kishte nën kontroll Mallakastrën dhe çfarë shtrihej në jug të saj. Kishte gjithashtu në zotërim daljet e luginës së Devollit dhe Osumit si dhe rrugën malore që të çonte nga Kuçi në Ballsh dhe Bylis. Pozicioni i dytë që zë Pompeu në prag të bashkimit të trupave të Cezarit me ato të Mark Antonit, që vinin nga Lisi, ishte Asparagu, në breg të lumit Genusus (Shkumbin). Edhe këtu, të dy kundërshtarët do të vendosnin kampet përballë njëri-tjetrit në të dyja brigjet e lumit, prej të cilëve Pompeu në Asparag «ad Asparagium» dhe Cezari përballë tij «contra Asparagium» (Ces. 76, I). Fajti e vendosi Asparagiumin në afërsi të Rrogozhinës së sotme, pranë pikës ku Shkumbini del në fushë, ndërsa Hezej dhe Shtoffel respektivisht, në territorin e Bashtovës dhe midis Sulzotit dhe Çermës21). Për mendimin tonë, nga të tre autorët, Hezej ka të drejtë. Por nuk është kalaja e Bashtovës me prejardhje bizantine të hershme, siç mendon ai, ajo që përcakton vendndodhjen e Asparagiumit, por fakti që këtej kalonte dega jugore e rrugës Egnatia, e cila lidhte Durrësin
20) G. Veith. Der Feldzug von Dyrrachium zwischen Caesar und Pompejus. Wien 1920, 98 e vazhd. 21) L. Heyzey. Les operations militaire de Jules Cesar. Paris 1886, 4 41. Stoffel. Histoire de Jules Cezar Guerre civile. 1887, Vol. I 348.

7-61

97

me Apoloninë, tanimë plotësisht e argumentuar. Për më tepër, kjo rrugë «që përshkonte fushën e Myzeqesë nga veriu në jug nuk ka qenë vetëm një vijë komunikacioni ndërkrahinor, por trafiku midis dy qyteteve të mëdha të Adriatikut: Dyrrahut dhe Apolonisë dhe pjesë e rëndësishme e një arteri rrugor me rëndësi, që lidhte bregdetin e Ilirisë me Thesalinë e krahinat kufitare të Greqisë Veriore»22). H. Ceka mendon se dega jugore e rrugës Egnatia ka qenë më e vjetër dhe për këtë arsye ajo ndahej për të shkuar në Klodiana (Peqin) dhe Skampin (Elbasan), jo pak kilometra përtej Kavajës, siç mund të pritej, por në Asparag në breg të Shkumbinit, të cilin ai e identifikon me fshatin Ballaj. Ky mendim është mjaft bindës, pasi, siç e pranon logjika e ngjarjeve, do të kemi vetëm një rrugë që do ta çonte Cezarin nga bregu jugor i Shkumbinit, ku ai kishte vendosur kampin, deri në afërsi të Durrësit. Është pikërisht kjo rrugë që bllokon Pompeu, duke vendosur kampin e tij në Asparag. Në këtë mënyrë, Asparagu do të pritej të ishte në bregim verior të lumit, në afërsi apo direkt mbi rrugën që e kalonte atë. Njoftimi i Apianit se Pompeu prishi urën dhe rrugën që çonte në Durrës tregon se mund të ketë pasur ndonjë urë edhe në këtë vend. Këmbët e një ure romake janë zbuluar rreth 1 km në juglindje të kështjellës së Bashtovës, në afërsi të fshatit Vilë. Kjo zonë përshkohet nga një varg kodrash të buta që shkojnë paralel rne shtratin € lumit, jo më larg se 1.5 — 2 km prej tij, duke qenë kështu mjaft të përshtatshme për vendosjen e një kampi romak. Për më tepër, këto kodra janë banuar intensivisht në permdhën helenistiko-romake23) dhe nga ana tjetër vetë fshati Vilë të kujton me emrin e tij praninë e një «vila rustica» në këtë vend. Dy fakte të tjera vijnë në të mirë të identifikimit të Asparagut, në afërsi të fshatit Vilë. Gjatë tërheqjes, Cezari lë aty një pjesë të trupave (mbraparojen) për të mbrojtur kolonën gjatë kalimit të lumit dhe ajo që është më e rëndësiishme, në kampin e tij, përballë Asparagut, Cezari nuk e ndjente veten të sigurt dhe po atë ditë vazhdoi marshimin dhe për 8 milje (12 km) të tjera, ku gjeti mbi një kodër të sheshtë dhe të izoluar një vend më të përshtatshëm, për të vendosur kampin. Sipas Fajtit, kjo kodër ndodhet në afërsi të Golemit të sotëm. Të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se kampi i Pompeut në Asparag ishte në vend më të mbrojtur, me shumë mundësi mbi një kodër, ndërsa ai i Cezarit në fushë, e kundërta e asaj që mendoi Fajti. Ky vend i përgjigjet më tepër fshatit Vilë, ku vargu i kodrave i afrohet lumit në një largësi të përshtatshme, ndërsa në vazhdim të rrjedhjes së sipërme ato i largohen këtij të fundit. Cezari i vendosur përballë Asparagut, kur pa se nuk mundi të tërheqë në luftë Pompeun dhe as ishte në gjendje të çante me forcë rrugën për në Durrës. vendosi të ndjekë një taktikë tjetër. Ai bëri sikur u tërhoq derisa u zhduk nga sytë e kundërshtarit dhe kthehet menjëherë nga veriu nëpër një rrugë malore të ngushtë e të vështirë. duke marshuar ditë e natë për të arritur në Durrës para Pompeut. Në këtë rast kanë qenë edhe pozitat më të mira mbrojtëse të
22) H. Ceka. Dega jugore e rrugës Egnatia, Monumentet 2, 1971, 25. 23) Materialet arkeologjike ndodhen në muzeun e fshatit Bashtovë.

98

Pompeut, që e detyruan Cezarin të bëjë këtë manovrim. Pompeu e zbuloi tepër vonë mendimin e Cezarit dhe vetëm kur ky i fundit vendosi kampin pranë Durrësit u diktua prej tij. Rruga që ndoqi Cezari për të arritur në Durrës, siç pranojnë të gjithë studiuesit, ishte nga Peqini në Pezën e Vogël, Vrap, Dorëz, dhe pastaj duke ndjekur bregun Jugor të Erzenit arriti përballë detit në veriperëndim të kodrave të Arapajt. Beteja e madhe rreth Durrësit, midis Cezarit dhe Pompeut, u zhvillua në zonën kodrinore, që shtrihet në juglindje të qytetit, midis luginës së Erzenit dhe fushës së Kavajës (fig. 70). Po ajo që na intereson në këtë rast janë fortifikimet fushore të dy palëve ndërluftuese. Deri sot nuk janë zbuluar gjurmë të të gjitha ngulimeve apo kampeve gjatë gjithë etapave të luftimeve. Megjithatë, gjurmë të sigurta të një kampi të Cezarit janë zbuluar mbi një kodër në veri të rrjedhës së sipërme të përroit të Shumilit. Ajo, në gjuhën e popullit, quhet Materici (Meteres), që do të thotë në turqisht llogore. Fortifdkimi formonte një planimetri ovale të çrregullt, me gjatësi rreth 200 m. dhe gjerësi 100 m. Nga ana e veriut, nga pritej sulmi, ledhi ishte më i lartë24). Dy fortifikime të tjera ndodheshin në anën jugore të linjës së mbrojtjes së Cezarit, pranë përroit të Gesniqes, njërl në lartësinë 44 dhe tjetri pak më në lindje, mbi një kodër me tri maja. Ky i fundit ka pasur një formë katërkëndëshe. të shtypur pak në mes dhe ndiqte konturin e terrenit. Ledhi dallohej me qartësi të madhe në të gjitha anët dhe veçanërisht nga perëndimi. Ky fortifikim, mendon Fajti, shërbente për vendosjen e pjesës kryesore të rezervës. Këtë përfundim ta sugjeronte jo vetëm pozicioni i tij në vendin e kalimit nga zona kodrinore në fushë, por dhe pamja e gjerë që të ofronte. Midis dy fortifikimeve të para, atij të vendosur pranë kodrës së Arapajt nga veriu dhe përroit të Gesniqes nga jugu, kalonte vija e mbrojtjeve të Cezarit, që kapte një gjatësi prej rreth 20 km. Prapa kësaj linje mbrojtjeje Cezari kishte ndërtuar një rrugë qarkullimi për furnizimin dhe manovrimin e forcave. Kufiri jugor i frontit të Cezarit formohej nga një linjë dyfishe. Distanca midis dy ledheve paralele ishte 178 m. Profili i ledhit të brendshëm ishte veçanërisht i fuqishëm. Gjerësia e kanalit ishte 4.5 m, ndërsa gjerësia dhe lartësia e ledhit 3 m. Përmasat e ledhit të jashtëm ishin më të vogla. Nga ana e detit, ekstremiteti i kësaj linje dyfishe ledhesh, kishte filluar të mbyllej me një ledh tërthor, i cili gjatë kohës së betejës së dytë me Pompeun kishte mbetur pa përfunduar. Në vargun e kodrave, që shtriheshin rreth 1 km në perëndim të frontit të Cezarit, shtrihej fronti i Pompeut, që kishte një gjatësi prej 15 km. Në majat e kodrave ai kishte vendosur 24 pika mbrojtjeje në intervale prej çdo 900 m. të cilat quheshin «castellum», ndërsa Cezari për gjatësinë e frontit të tij duhet të kishte 30 pika të tilla. Nga kampi i Pompeut, i lokalizuar nga Fajti tek Shkëmbi i Kavajës, nuk janë gjetur gjurmë fortifikimi. Kjo ishte gjendja e vendosjes së trupave në kohën kur Cezari bëri përpjekje për pushtimin e Durrësit, duke e sulmuar atë në dy drejtime nga veriu dhe juglindja, duke kaluar respektivisht nëpër ngushticën e
24) G. Veith. Vep. cit 148.

99

Nga shqyrtimi i ndërtimeve mbrojtëse të periudhës së hershme të pushtimit romak në Shqipëri. nuk e ndryshoi gjendjen.Porto-Romanos dhe Dajlanit. që i lidhte këto dy linja nga ana e detit dhe si përfundim e detyron këtë të fundit të tërhiqet për në Apoloni. Kjo e fundit duket qartë sidomos në xokolaturën e murit ndarës të Lisit e sidomos në formulimin e hyrjes. Gjatë sulmit të dytë që kreu Pompeu në sektorin jugor të frontit të Cezarit. Ky sulm i Cezarit nuk pati sukses. ai ndërtoi një kamp të ri midis përroit të Gesniqes dhe të Darçit. e cila nuk ndryshon nga hyrjet e tjera të qytetit. por edhe kundërsulmi i ndërmarrë nga Pompeu për të shtënë në dorë pozicionet e kundërshtarit në lartësitë e kodrave të Manëzit. 100 . se ato konsistojnë në rindërtimin dhe plotësimin e fortifikimeve ekzistuese dhe se tradita vendase shfaqet e fuqishme. që e ka burimin në vonesën që ju shkaktua që në Asparag. i cili ishte 600 m larg frontit të vjetër të tij. saqë ato në këtë pikëpamje nuk qëndrojnë pas ndërtimeve bashkëkohore të botës antike greko-romake. që mbyllte zonën fushore deri në bregdet. Kësaj radhe Pompeu u fut midis mbrojtjes së dyfishtë të Cezarit. Gjatë marshimit të mëtejshëm të Cezarit deri në Apoloni dhe ndjekjes së pafrytshme të Pompeut. mund të nxirret përfundimi se ato ishin të pakta në krahasim me fortifikimet pararendëse. Ndër to kryesorja ishte përdorimi i llaçit për lidhjen e mureve si dhe përdorimi masiv i tullave për ndërtimet mbrojtëse në një shkallë të tillë. ku gjatë rrugës u vendos përkohësisht në kampin e vjetër përballë Asparagut. nuk kemi më njoftime të sakta për kampe të reja nga të dy palët dhe as nuk janë zbuluar deri tani gjurmë në terren. nëpërmjet ledhit të papërfunduar. Por në këtë periudhë u dukën edhe përparime në drejtim të teknikës së ndërtimit.

kësaj periudhe duhet t'i përkasin edhe muret rrethuese të qytetit në Grazh1) Panegyrici latini. 9. me shumë gjasë në kohën e Kostandinit të Madh. Rrethanat historike që ndikuan ishin rreziku që i kanosej Ferandorisë Romako-Bizantine nga dyndja e popujve që vinin nga territoret përtej Danubit si dhe. Por dhe para kësaj kohe kemi të dhëna për ndërtime kështjellash të reja dhe fortifikime qytetesh në trojet shqiptare. Në fillim të shek. Një veprimtari të gjerë ndërtimi pati dhe nga fundi i shek. Ilirikut dhe Peloponezit ). 2) A. Fortifikimet e vona antike pranë rrugës Egnatia. 1978. IV.Kapitulli IV FORTIFIKIME NGA VITET 300 DERI NË 600 TË E. IV-VI të erës sonë ishte nga më intensivet për sa i përket ndërtimeve fortifikuese. Monumentet 7-8. SONË Periudha që përfshin shek. Perandorët romakë dhe bizantinë bëmë përpjekje të mëdha për të rimëkëmbur sistemet e vjetra të fortifikimit dhe për të ndërtuar të reja. thellimi i krizës së sistemit skllavopronar. Në këtë periudhë varfërohen gjithnjë e më tepër masat e gjera të popullsisë dhe nga ana tjetër dobësohet autoriteti i pushtetit qendror. 46. XI. Nga një mbishkrim i gjetur në Paleokastër. Ceka. në të cilat janë gjetur me shumicë monedha të këtij perandori3). 101 . 1974 71-89. IV.2 ndërtimi i kështjellës në vitet 311-313 i atribuohet perandorit Licin ). 3) N. duke krijuar kështu kushte më të favorshme për depërtimin e federatave të fiseve «barbare». janë ndërtuar kalaja e Elbasanit dhe kështjella e Vigut (Mirditë). Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Nga një kronikë e kohës mësojmë se gjatë sundimit të perandorit Julian u rindërtuan1 muret mbrojtëse të qyteteve të Maqedonisë. Monumentet II. sidomos gjatë periudhës së sundimit të perandorit Valentinian. Baçe. Përveç një numri të konsiderueshëm kështjellash malore gjatë rrugës Egnatia.

Sipas një ligji të kohës së Teodosit I (379-395). Në Pellgun e Korçës6. Fortifikime të vona antike pranë rrugës Egnatia. duke u vendosur në grykat e lumenjve ose në qafat. 102 . ku përfshihej dhe territori i vendit tonë. si ajo e Devollit etj.s. në veprën «Mbi ndërtimet» shkruan se perandori Justinian e fortifikoi krejt pjesën e brendshme të Ilirisë (Provinca e Ilirikut). Gjonomadhit.sh. Karaiskaj. apo pranë luginave të tjera të lumenjve. që shkon nga Elbasani në Peqin — Rrogozhinë — Durrës. Monumentet 7-8. Por ndërsa vërehen grumbullime fortifikimesh pranë ndonjë qyteti. ose emrat e vjetër të kështjellave tona janë harruar me kohë. janë të shumta dhe ndodhen zakonisht gjatë luginave të lumenjve. që janë ndërtuar ose rindërtuar gjatë periudhës së vonë antike (shek. nga mënyra e vendosjes së fortifikimeve. Ceka. Antipagrai (Antipatrea. Këto fortifikime nuk janë vendosur në largësi të barabartë gjatë gjithë rrugës. por i bëri më të forta dhe shumë prej tyre krejt të reja (IV. ose kanë ardhur të transformuara. Bellovodës. Kështjellat dhe qytetet e ngritura anës lumit nga perandorët e mëparshëm romakë. Fortifikimet e vona antike në rrethin e Korçës. që lidhin Pellgun e Korçës dhe Devollit me krahinat përreth. siç është ajo e Shpatit. pranë së cilës nuk ndodhet asnjë fortifikim. ndërsa anën e Danubit e fortifikoi me kështjella e garnizone ushtarësh. siç ishte p. thotë Prokopi. Berati). Emrat e këtyre kështjellave të regjistruara nga Prokopi. Bie në sy sidomos pjesa e rrugës Egnatia. ku kalonin rrugë të rëndësishme tregtare dhe ushtarake. në pjesë të tëra të rrugës Egnatia nuk takon asnjë fortifikim ose ato janë të rralla. Trajanit dhe Bllacës. Fortifikimet e shek. Justiniani ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime. shërbenin më shumë për të treguar që buza e Istrit (Danubit) nuk ishte krejt e pabanuar. Por ndërtimet më të mëdha fortifikuese u kryen në kohën e Justinianit I (527-565). për ndërtimin e mureve të qyteteve në Iliri. ishte e ngarkuar e gjithë popullsia4). Kionin (Kanina) dhe Aulon (Vlora). Në grupin e parë përfshihen fortifikimet e Zvezdës. se sa për ta mbrojtur. 6) Gj. Skampini (Elbasani).dan (Peshkopi) etj. 17. që përshkojnë territorin e vendit tonë. Rruga 4) Codex Theodosianus. kështu që vetëm pak prej tyre mund të identifikohen me ato të listës së Prokopit. Në provincat e Epirit të ri dhe të vjetër. 5) N. 5). 91-110. Nga këto mund të përmendim Foinikën (Finiqi). Prokopi nga Cezarea. 71-89. XI. Historiani i tij. kuptohet që barra më e rëndë për këto ndërtime binte mbi shtresat e varfëra. 1974. të cilat mbyllnin vendkalimet e mundshme. kuptohet që ato kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje për gjithë këtë zonë dhe nga ana tjetër të kontrollonin kalimin gjatë luginës së Devollit. perandor me origjinë ilire. Një nga këto ishte Egnatia që kalonte gjatë luginës së Shkumbinit si dhe degëzimet e saj. i cili synonte të riformonte perandorinë e dikurshme romake. 4. megjithëse më të rralla edhe në zona të thella malore. Lera. P. Por perandori Justinian i rindërtoi këto jo më ashtu siç ishin. apo të ndonjë zone të rëndësishme bujqësore si lugina e sipërme e Shkumbinit dhe Fusha e Domosdovës. Monumentet 7-8. IV-VI e. Fortifikime të kësaj periudhe gjenden. IV-VI 5 ). 1974. Gjatë kësaj rruge janë hetuar një pjesë e mirë e fortifikimeve.

natyrore, që kalonte gjatë luginës së Devollit, kontrollohej nga kalaja e Menkulasit, në skajin juglindor të saj, nga Zvezda në grykën e Cangonjit, që lidh dy pellgjet e lartpërmendura, nga kulla e Dishnicës në afërsi të Korçës dhe më në fund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit. E para, bashkë me kalanë në «Hijen e Korbit» kontrollon grykën që formohet në daljen e Devollit nga fusha e Korçës për të përshkuar një zonë të thellë malore. Në qendër të këtij rrethi fortifikimesh ndodhet një qytet i fortifikuar, i cili njihet me emrin «Kalaja e Zaradishtës» (fig. 71). Ai ndodhet 8 km në perëndim të qytetit të Korçës dhe ka pasur një rreth muresh me gjatësi 1 km. Ndryshe 71. Kalaja e Zaradishtës (Korçë). Planimetria. nga fortifikimet e përmendura, kalaja e Zaradishtës shtrihej në një terren thuajse të sheshtë, duke zënë shpatin e një kodre fare të ulët, por muret e saj ishin më të gjera e më të fuqishme nga fortifikimet përreth. Në Zaradishtë dhe në afërsi të saj janë zbuluar gjurmë mozaikësh, mbishkrime si dhe një kolonë dritareje e një kishe paleokristiane. Fortifikime të tjera të periudhës së vonë antike grupohen rreth qytetit të Durrësit, që ishte qyteti kryesor i Perandorisë Bizantine në brigjet e Adriatikut7. Po t'i bedhim një sy vendosjes së fortifikimeve rreth Durrësit do të vërejmë se ato ndodhen kryesitsht në pika strategjike, që zotëronin rrugët kryesore që të çonin në këtë qytet (fig. 72). Prej tyre një kujdes i veçantë iu kushtua mbrojtjes së degëzimit të rrugës Egnatia, që kalonte nëpër qafën e Kërrabës dhe luginën e Erzenit. Në këtë zonë janë grumbulluar edhe pjesa më e madhe e fortifikimeve. Në Malësinë e Kërrabës ndodhen dy fortifikime që lidhen më tepër me sistemin mbrojtës të Durrësit se sa atë të Skampinit (Elbasan). Këto janë kalaja e Bodinit dhe kulla e Gracenit. E para ndodhet mbi një kodër që zotëron në Malësinë e Kërrabës, në perëndim të kullës së Gracenit, ndërsa kjo e fundit ndodhet mbi majën më të lartë të vargmalit dhe kontrollon së afërmi rrugën që kalon në shpatin perëndimor të tij. Po gjatë kësaj rruge, më afër Durrësit, ndodhet kalaja e Vilës (Persqopi) dhe pranë saj kulla e Petrelës (fig. 73). Kjo e fundit, ndryshe nga fortifikimet e tjera, është një kullë e veçuar, e ngritur mbi një majë shkëmbore në dalje të Malësisë së Kërrabës, nga ana e fushës së Tiranës. Ajo kontrollonte një pikë nevralgjike komunikacioni në kryqëzimin e rrugës që vinte nga Kruja, nëpër fushën e Tiranës, me atë që vinte nga Durrësi gjatë rrjedhës së Erzenit dhe të asaj që vinte 8 nga Elbasani për në Durrës, nëpërmjet Qafës së Kërrabës. Kulla në formë cilindrike është ndërtuar me tulla dhe ka pasur dikur tri kate, duke arritur një lartësi të përgjithshme prej rreth 20 m.
7) Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. Monumentet 9, 1975, 5-33. 8) A. Baçe, Gj. Karaiskaj. Kështjella e Petrelës. Monumentet 5-6 1973, 43-57.

103

Fig. 72

Kati I shërbente si sterë, ndërsa dy katet e sipërme si ambiente luftimi dhe banimi për rojet. Stera furnizohej me ujin e shiut që grurnbullohej në tarracë dhe përcillej në të me tuba qeramike të inkastruar në murin perimetral. Në katin II, i cili ruhet akoma, ndodhen 3 frengji që nga forma të kujtojnë frengjitë e kullave të kalasë së Durrësit. Ngjitja në kullë realizohej me shkallë të jashtme të heqshme, duke e rritur kështu aftësinë mbrojtëse të saj në raste rrethimi. Gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Erzenit dhe të çonte në Durrës ndodheshin dy fortifikime: kalaja e Ndroqit dhe e Lalmit. Ndërtimet e tjera mbrojtëse rreth Durrësit janë ngritur pjesërisht gjatë vargmalit Dajt-Krujë. Prej tyre Shëngjini (fig. 74) dhe kalaja e Dajtit (fig. 75) kontrollonin hyrjen për në Qafën e Priskës, ndërsa ka104

laja e Tujanit bllokonte rrugën, që kalonte nëpër Shkallën e Tujanit që ndodhet në veri të malit të Dajtit. Në jug të Durrësit ndodhej kalaja e Turrës, emri i së cilës me prejardhje nga Torres, tregon për ekzistencën e një kulle apo kështjelle të vogël. Kalaja e Turrës ngrihet mbi një kodër bregdetare midis Durrësit dhe derdhjes të Shkumbinit. Megjithëse prej saj kanë mbetur fare pak gjurmë, mjaft fragmente

Fig. 73.

qeramike, të gjetura në të tregojnë se ka qenë e banuar në shek. IV-VI e.s. Në verilindje të Durrësit gjenden dy fortifikime të tjera: kalaja e Laçit (fig. 76) dhe Daulës (fig. 77). Kjo e fundit shënohet në listën e
105

Fig. 76. Kalaja e Dajtit Planimetria.

(Tiranë).

74. Kalaja e Shëngjinit Planimetria.

(Tiranë).

Fig. 75. Kalaja e Laçit Planimetria.

(Krujë).

Fig. 77. Kalaja e Daulës (Mat.) Planimetria.

Prokopit në trajtën Aliula si një nga kalatë e reja të ndërtuara prej Justinianit në Epirin e Ri. Siç shihet, në grumbullimin e fortifikimeve rreth Durrësit, qendra e gravitetit bie në juglindje, ndërsa veriu qe drejtimi më pak i rrezlkshëm. Siç vërtetojnë edhe burimet historike, rruga Egnatia dhe degëzimi i saj nëpër Qafën e Kërrabës kanë qenë ndër të tjera edhe një burim rreziqesh për Durrësin. Këtej kaluan në vitin 479 ushtritë gote me në krye Teodorikun, për pushtimin e Durrësit, ndërsa në shek. XI, perandori i Bizantit, Aleks Komneni ndoqi po këtë rrugë për t'i shpëtuar ndjekjes së normandëve. Nga këto kuptojmë se degëzsimi i Egnatias nëpër Qafën e Kërrabës ishte më i përdorur dhe se këtej priteshin lëvizjet e fiseve barbare. Lënia pa fortifikime e rrugës që ndiqte itinerarin
106

Elbasan-Peqin-Rrogozhinë-Durrës tregon jo aq për rëndësinë më të vogël të saj se sa për faktin që ishte e kushtueshme dhe e vështirë të ndërtoje në atë kohë fortifikime krejt te reja dhe t'i populloje apo të vendosje garnizone në to, ndërsa qendrat e fortifikuara gjatë rrugës së Kërrabës ishin të banuara prej kohësh dhe u rifortifikuan ose u fortifikuan në këtë periudhë. Përveç kështjellave të shumta që kontrollonin rrugët dhe mbronin qytetet kryesore edhe vetë qytetet u rrethuan me mure mbrojtëse ose u rifortifikuan, kur ato kishin qenë më parë të fortifikuara. Shumica e qyteteve i përkasin grupit të dytë dhe vetëm një pjesë e vogël rrethohen për herë të parë me mure mbrojtëse. Prej këtyre të fundit mund të përmendim Skampinin dhe kalanë e Grazhdanit (rrethi i Dibrës). Këto janë qytete që e kanë zanafillën në periudhën e pushtimit romak e ndodhen zakonisht në terrene fushore dhe pranë rrugëve të rëndësishme tregtaro-ushtarake. Në qytetet e trashëguara, që nga periudha qytetare ilire, muret mbrojtëse ndoqën linjën e mureve të vjetra, ose i reduktuan sipërfaqet e mbrojtura dikur. Kjo e dhënë faktike konfirmohet edhe nga burknet e shkruara të asaj kohe dhe pikërisht nga një pasazh i Prokopit, historian i Justinianit, në të cilin ai thotë se Justiniani «disave prej tyre (kështjellave në Ilirik) ua zgjeroi rrethin, disave ua ngushtoi, ashtu si e pa të ansyeshme, për ta bërë më të vështirë hyrjen e armiqve në to» (De aed. IV, 25). Prej tyre, vlen të përmendim Apoloninë dhe Bylisin. Ky i fundit, nga një qytet prej 30 ha reduktohet në 11 ha. E njëjta gjë ndodhi edhe me mjaft kështjella, sidomos kur ato u ngritën në vendbanime të fortifikuara prehistorike, siç ndodhi p.sh. në Pellgun e Korçës e të Devollit. Ndryshe ndodhi në qytetin e Durrësit, i cili në shek. VI pati fortifikimet më të fuqishme e më të mëdha, që njohu në të gjitha kohët. Një ndarje tjetër mund të bëhet ndërmjet kështjellave me forma të rregullta drejtkëndëshe, që u ngjasin kampeve dhe kështjellave malore apo fshatrave të fortifikuara, muret e të cilave ndiqnin formën e çrregullt të majave të kodrave, kishin pak kulla ose shpeshherë ato mungonin fare. Këto kështjella, që përbëjnë numrin më të madh, kishin karakter fshataro-ushtarak ose ishin qendra të tipit fshataro-qytetar. një pjesë e mirë e të cilave janë ndërtuar me inaciativën e popullsisë vendase. Kështu mund të shpjegohet numri i madh i tyre, po të kemi parasysh se një pjesë nuk janë zbuluar akoma dhe të tjera janë zhdukur pa lënë gjurmë. Është për t'u vënë në dukje se kështjellat fushore me forma planimetrike katërkëndëshe apo qytetet e rrethuara në këtë mënyrë, i perkasin një kohe më të hershme, zakonisht fillimit të shekullit IV. Prej tyre vlejnë të përmenden Skampini (Elbasani), kështjella e Paleokastrës (rrethi i Gjirokastrës) dhe kështjella e Vigut (rrethi Mirditës). E vetmja mbrojtje natyrore e këtyre ndërtimeve fushore ishin shtretërit e lumenjve. të cilët shfrytëzoheshin dhe për mbushjen me ujë të hendeqeve, që hapeshin anës së mureve rrethuese. Kështjella e Paleokastrës9 (fig. 78) është ndërtuar në terren fushor,
9) A. Baçe. Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Monumentet 11, 1976, 45-74.

107

Fig. 78. Kalaja e Paleokastrës (Gjirokastër). Pamje, planimetria.

Fig. 79. Kështjella e Vigut. Planimetria.

në këndin e bashkimit të lumit Drino me atë të Kardhiqit. Kështjella ka formë katërkëndëshe me gjatësi brinjësh rreth 100 m. Njëri nga muret nuk ndodhet më larg se 3-4 m nga shtrati i lumit Drino. Për këtë arsye nuk është parë e nevojshme që ai të pajisej me kulla, ndërsa në këndet e katërkëndëshit dhe në muret e tjera ndodhen 14 kulla katërkëndëshe. Kështjella kishte 3 hyrje, nga të cilat hyrja kryesore, që ndodhej nga perëndimi, mbrohej nga dy kulla katërkëndëshe. Muret, të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç ndërpriten nga breza tullash prej 4-5 rreshtash. Kështjella e Vigut10 (fig. 79) është ndërtuar mbi
10) A. Baçe. Kështjella e Vigut, arkitektura, rikonstruksioni dhe restaurimi i saj. Monumentet 14, 1977.

108

Me tulla janë ndërtuar dhe harqet sektoriale të hyrjeve të kullave. Hahn. G. Wien 1918. Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje. ai e datoi periudhën e parë në vitet 300 deri 530 të erës sonë12. ndërsa muret e kullave 1. Albanesische Studien. 12) C. Kalaja e Skampinit. në portën jugore të kalasë. 80-113. që lind për herë të parë në vendin tonë në kohën e vonë antike (fig. Muret ndërpriten dhe nga Fig. breza tullash prej tri radhësh. Prashnikeri dalloi në mbeturinat e kalasë dy periudha ndërtimi. Duke e krahasuar me kështjella të tjera të këtij tipi. 109 . Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla.80 m. Po ky autor hartoi dhe një planimetri jo aq të plotë të këtij monumenti.40 m. Këto të fundit dalin nga kurtinat rreth 8 m. Kështjella e Vigut. i cili e vizitoi atë në mesin e shekullit të kaluar. 81). Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. 11) J. Pamje e përgjithshme.70-1. Në përgjithësi muret janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç të bollshëm. I. Vol. Gurët janë vendosur në rreshta horizontalë dhe rrethohen nga fuga të gjera llaçi (fig. të ngjashme me ato të Elbasanit. një mbishkrim dhe një drapër. Për të arritur në përfundimin e mësipërm. përfaqëson njëkohësisht një tip të ri qyteti të fortifikuar. Hahni u mbështet në të dhënat e tabelave rrugore të përpiluara në shek. Kurtinat kanë një gjerësi prej 2. të vendosura nga dy në murin verior dhe atë jugor kanë forma planimetrike katërkëndëshe. 80. 80). I pari që e identifikoi Elbasanin me stacionin rrugor antik Skampis ishte dijetari austriak Hahni11. 50 e vazhdim. Wien 1853. Kështjella ka pasur dy hyrje të vendosura përballë njëra-tjetrës në aksin lindje-perëndim. III-IV të erës sonë. Katër kullat e tjera. Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Schober. hyrjet këtu mbrohen nga dy kulla anësore në formë U-je të pajisura dhe me oborr të brendshëm. Praschniker. Në vitin 1922.rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lis-Naisus dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin. më e rëndësishmja në grupin e fortifikimeve që kemi në shqyrtim. Si në kalanë e Elbasanit. Nga gjetjet në kështjellë vlejnë të përmenden një monedhë e Kostantinit e viteve 312-320. A. ndërsa gjurmë antike në muret e kalasë nuk mundi të konstatojë.

vol.të shembur nga tërmeti. të ndërtuara me gurë lumi lidhur me llaç dhe të forcuara me breza prej katër rreshtash. Kullat ndërmjetëse. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjesë të atij perëndimor. që kalon pranë dhe kishte për qëllim të rriste afjtësinë mbrojtëse të kalasë. Ndërsa nga të tri hyrjet. i cili thotë se ishte dy bojë njeriu i thellë dhe më vonë e konfirmojnë Ami Bue l 3 ) dhe Hahni. formën e gërmës «U» dhe janë vendosur 40-45 m larg njëra-tjetrës. kanali në periudhën e pushtimit turk ka pasur një gjerësi 3 m dhe ka qenë i veshur në të dyja anët me mure guri. që përshkojnë gjithë trashësinë e murit. e orientuar me anët më të ngushta në drejtimin VL-JP. Nga ekzaminimi i teknikës kemi dalluar tri periudha të ndryshme ndërtimi. të vendosura në jugperëndim dhe lindje. II. Ai ishte një gur varri i një ushtaraku me emrin Mark Sabidi. 377. III. Çelebiu. XIX. duke zhdukur kështu dyshimin e fundit mbi lokalizimin e tij në Elbasanin e sotëm. që kanë formën planimetrike të një freskoreje. Vol. Periudha e parë e ndërtimit takohet në të gjithë planimetrinë e kalasë. Planimetria. gjurmët e të cilit nuk diktohen më. Paris 1840. gjurmë shkallësh që të ngjitnin mbi 13) A. 164. Nga gjurmë të zbuluara kohët e fundit. muret e tjera janë rrënuar pothuajse krejtësisht. Ky kanal mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. XVII. përveç riparimeve të tjera më paik të rëndësishme. u zbulua një monument epigrafik i mesit të shek. teknikë që rijihet me emrin «opus mixtum» (fig 82). Kalaja e Elbasanit. Kalaja ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m. II të erës sonë. të cilët ruhen më mirë. Shih dhe Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Të katër qoshet forcohen nga kulla të fuqishme. 81. Bouë. Nga 26 kulla që ka pasur kalaja. por ekzistencën e tij na e informon udhëtari turk i shek. Tiranë 1962. La Turquie d'Europe. me përjashtim të dy prej tyre që kanë pasur trajtë katërkëndëshe. Gjurmë të një thellimi në anën veriore diktoheshin deri në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit tonë. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë. kanë Fig. që e vizituan Elbasanin në shek. ruhet në gjendje gjysmë të rrënuar vetëm hyrja jugore. Nga ndërtimet e vjetra ruhen gjithashtu. Në të takohet për herë të parë emri i Skampinit. 110 . Muret janë 3 m të trasha. sot ruhen vetëm 8.

në fotografi nuk dallohet asnjë gjurmë porte në faqen ballore të kësaj kulle. IV e. si dhe dritare. VI deri në shek. kontraforta. prej së cilës mund të rikonstruktohet edhe porta perëndimore që ka qenë identike me të. I përkasin një kohe prej 14) A. 1976.s. Portë kulle. portat lindore dhe perëndimore mbroheshin nga dy kulla në formë U-je. 111 . Gjithashtu u konstatua se kalaja i është nënshtruar riparimeve dhe ndërtimeve edhe para pushtimit turk. kalorute rruga Egnatia. Ndërmjet dy portave të para që ishin dhe kryesoret. Të dhënat arkeologjike vërtetuan gjithashtu se kalaja nuk u përdor për qëllime mbrojtëse pas shek. gjë që konfirmohet në një shkallë të madhe edhe nga mospërmendja e qytetit në burimet historike pas vitit 519. Nëse do të mbështetemi në simetrinë e rreptë të këtij fortifikimi. u zbulua hyrja lindore. ndërsa e sipërmja u rindërtua nga turqirt në vitin 1466. Në studimin e Prashnikerit për kalanë e Elbasanit është botuar një fotografi e kullës katërkëndëshe veriore. XV. Monumentet 11. Megjithatë. Muret e vjetra sot janë të mbuluara në pjesën më të madhë nga depozitimet e formuara me kalimin e kohës. Gërmimet e bëra në njërën nga kullat e kalasë dhanë një material të rnjaftueshëm për të datuar periudhën e parë të ndërtimit në gjysmën e parë të shek. u përcakftua me saktësi pozicioni i disa kullave dhe Fig. Elbasan.mure. e cila sot është zhdukur. Ato janë trakte muresh të përforcuara me breza tullash prej tre rreshtash. ndërsa porta jugore përshkonte një kullë katërkëndëshe14. shënimi 23). Gjurmët e këtyre rindërtimeve i takojmë në murin perëndimor dhe atë lindor. 82. të cilat arrijnë një trashësi prej 4 m. pjesa e poshtme e harkut i përket periudhës së parë të ndërtimit. shek. IV. por në atë kohë ruhej në një lartësi rreth 7 m. Në radhë të parë. u kompletua dhe u preçizua planimetria e fortifikimit. që ndryshojnë teknikisht prej ndërtimeve të periudhës së parë. Tek porta jugore. Përvec argumenteve që kemi dhënë në dy artikujt për kalanë e Elbasanit në Monumentet 1. që shërbenin për ndriçimin e katit të poshtëm të kullave. Baçe mendon se kalaja ka pasur 4 hyrje. duke ju përgjigjur plotësisht skemës së një kampi (Fortifikimet e vona antike në vendin tonë. 3 po përmendim edhe një të dhënë të rëndësishme. Kërkimet e bëra gjatë viteve 1968-71 dhanë disa rezultate të rëndësishme në drejtim të njohjes dhe studimit të këtij monumenti.

shek. Disa prej tyre kanë të stampuar një delfin. VI e.s. dhe disa monograme. 83. të tjera kryqe. V-VI. Elbasan. Fig 84 mesit të shek. V deri në shek. 83). Të kësaj kohe janë disa tulla të stampuara të gjetura gjatë gërmimit (fig. të cilat nga 112 .. me një mundësi më të madhe në kohën e sundimit të Justinianit. Tulla me stampë.Fig.

Fortifikimet. ishte qyteti i fortifikuar në Grazhdan (rrethi i Dibrës15). IV. Planimetria. i cili na e përshkruan këtë pushtim. ndërsa kalaja nuk përmendet fare në burimet historike para vitit 1466. Kjo datë shënon njëkohësisht përmendjen e fundit të tij në kohën antike..Fig. si hyrja lindore dhe 15) A. Emri i vjetër i qytetit ra në harresë. IV deri nga fundi i shek. Kalaja kishte 3 hyrje të mbrojtura nga dy kulla anësore. qendër ushtarake dhe peshkopate. ai del si një nga stacionet e rrugës Egnatia. Baçe. Kalaja e Durrësit. Shkumbinit.. Ndërsa në vitin 519 Skampini përmendet si qytet. Një qytet tjetër i lindur në periudhën e pushtimit romak dhe i rrethuar me mure mbrojtëse për herë të parë në shek.s. tek monumenti epigrafik i Sabidit. 49 8 . duke i mbetur trashëgim lumit që kalonte pranë. Përmendja e parë e Skampinit si një VICUS (lokalitet) i përket mesit të shek. 84). 85. Për Skampinin e lashtë dimë shumë pak gjëra. II e.. më vonë. e vendos Skampinin si qendrën kryesore të rrugës Egnatia ndërmjet Ohrit dhe Durrësit. i cili në kohët antike quhej Genusos. Në vitin 479 qyteti u pushtua nga gotët e Teodorikut. Historiani bizantin Malku. VI. në tabela të ndryshme rrugore.61 113 . i dyti në madhësi pas Dyrahut. stili i kompozimit datohen prej fundit të shek. Muret rrethuese përfshinin një sipërfaqe prej 34 ha dhe mbroheshin nga 40 kulla në formë patkoi si ato të Elbasanit (fig.

pasi askush nuk do të duronte që ai të mbante qytete kaq të mëdha. Por fortifikimet më të rëndësishme në këtë periudhë i ka pasur qyteti i Durrësit. me origjinë nga Durrësi. mbretit të gotëve kur ky kishte pushtuar Durrësin. Pra kalaja u ndërtua me porosi të vetë perandorit dhe materiali kryesor i ndërtimit. Për shkak të terrenit jo krejt fushor. 86. Zheku. drejtuar Teodorikut. Nga burimet historike dimë se perandori i Bizantit Anastas I (491-518). Zbulime epigrafike në muret rrethuese të kalasë së Durrësit. 16) K. 114 . më i madhi në bregun e Adriatikut dhe kryeqendër e provincës së Epirit të ri. që ishin tullat.Fig. VI. prej të cilëve kishte dëbuar edhe banorët». Fortifikime të shek. rrethoi qytetin me tri radhë muresh. Kalaja e Durrësit. Nëse ishin të kësaj periudhe muret dhe kullat që ruhen akoma sot në këtë qytet. planimetria e kalasë ka formë të çrregullt. 416). 1972. të stampuara16 në tullat e këtyre mureve si dhe i mbishkrimit «Anastasi punëdhënës». perëndimore në Elbasan. «se Teodoriku me ushtrinë e tij duhet të shkonin në Dardani. 85). (fig. vinte nga pnnishte perandorake. (Malch 18. Monumentet 3. Me këtë qytet duhet lidhur thënia e komandantit bizantin Adamantit. kjo u vërtetua nga gjetja e një sërë monogramesh të këtij perandori. 35-47.

që vazhdon në drejtimin e detit. duke u drejtuar përmes kullotave të kënetës. Gjurmët e kësaj ane të rrethimit ruheshin në nivelin e themeleve dhe ishte e vështirë të ndiqeshin. Ky mur. Cilat qenë arsyet për një ndërmarrje kaq të madhe? Nuk ishte thjesht dëshira e perandorit për të përkujtuar vendlindjen e tij. Faqja e tretë juglindore. Paris 1876. Hezej bën fjalë për tri rrethixne të Durrësit. Daumet Mission archeologique de Macedoine. Heuzey. ndiqte lakoren e lehtë të bregut dhe nuk linte jashtë veçse një rrip të ngushtë rëre. (fig. Dome. Dhe me të vërtetë. drejt bregut të detit. Kjo linjë përbënte faqen veriore me gjatësi 700 m. muret e para të tij duhet të kenë qenë të dobëta dhe për këtë mund të ketë ndikuar dhe tërmeti katastrofal i vitit 345. Faqja veriperëndimore niste nga lartësia 98 dhe përfundonte tek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani». që siç shprehet Hezej. Në atë kohë themelet e saj mezi shquheshin mbi nivelin e tokës. 1 pajisur me katër kulla pesëkëndëshe me majë të mprehtë. «ishte pa tjetër pjesa më e dobët dhe më e arritshme e fortifikimeve». ndërsa të gjitha pjesët e tjera të fortifikimit janë zhdukur pa lënë gjurmë. që patën rastin të vrojtojnë gjurmët e fortifikimeve të Durrësit më se një shekull më parë. 115 . Por ne mund të përfytyrojmë fare qartë shtrirjen e dikurshme të kalasë në sajë të skicave dhe përshkrimeve të arkeologëve L. Hezej dhe H. që mbronte njërën nga portat kryesore. deri te «bastioni i madh» i ndërtuar në buzë të detit. fortifikimet e Durrësit. ndërsa muri i fundit jugperëndimor kishte një gjatësi të përgjithshme prej jo më pak se 1100 m. 86). apo akropolin e vjetër që shtrihej rreth lartësisë «98» dhe që rrethonte një sipërfaqe trekëndëshe të mbrojtur 17) L. arrinte një gjatësi prej 800 m. Sot. që dëshmojnë për nivelin e lartë profesional si dhe për njohjen e kërkesave të artit ushtarak të projektuesve dhe ndërtuesve të tyre. qëndrojnë bri veprave ushtarake më të rëndësishme dhe me të përkryera të kohës. Përveç rëndësisë që paraqiste ky qytet si një port i madh në skajin veriperëndimor të Perandorisë si nyje ndërlidhëse mindis Lindjes dhe Perëndimit. por gjurmët e ruajtura e lejuan studiuesin të dallonte vendosjen e disa kullave katërkëndëshe dhe të një qosheje të dalur. Por në të nuk del e qartë ç'kuptonte ai me rrethim të parë: territorin e përfshirë nga kalaja e sotme. duke kapur një gjatësi të përgjithshme prej 700 m. të kësaj periudhe. 349-392. si dhe pushtimi nga gotët më 479.17) Kalaja e Durrësit formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi të çrregullt. nga ndërtimet e kohës së Anastasit ruhet një mur rreth 500 m i gjatë në anën jugperëndimore. H. hyrja e të cilit qe mbyllur nga mure të tërthorta. Prej këtej muri shkonte përqark pjerrësisë së kodrës «Stani» dhe zbriste në fushë. Hezej shkruan se «ajo ishte një nga pjesët më të forta të rrethimit» dhe ruan ende mbeturina të rëndësishme muresh dhe kullash prej tulle.Nga kjo vetëkuptohet se kemi të bëjmë me një fortifikim të një rëndësie të veçantë për Perandorinë Bizantine. Në përshkrimin e tij.

Kullë e shek. 89. VI në kalanë e Durrësit. Pamje nga brenda. Frëngji. Kullë e shek. a. 89.87 88 Fig. 89a 89 b . 87. b. Fig. Rikonstruksion. VI. Fig. Fig. Frëngji. Pamje nga jashtë. 88.

117 .50 m të gjerë. ndërsa lidhja e brendshme midis kateve dhe platformës realizohej me shkallë druri. prej të cilave disa kanë qenë kryesore dhe disa të dorës së dytë. 1975. Kalaja ka pasur një numër të madh hyrjesh. Për sa i përket teknikës së ndërtimit dhe arkitekturës së këtyre ndërtimeve. 87) janë vendosur 60-65 m larg njëra-tjetrës. Disa gjunmë të ruajtura në pjesën e sipërme të mureve tregojnë se muri i bedenave kishte trashësinë e një tulle (0.15 m dhe gjerësi 1. shërbente si depo. gjurmët e të cilit humbisnin në drejtim të kodrave perëndimore. Nga dy hyrje që ruhen në murin jugperëndimor. Ky i fundit mbulohej nga një qemer cilindrik dhe trung konik në pjesën e përparme. janë ndërtuar me gurë. Vetëm themelet. i përbërë nga një kthinë e vetëme e pajisur me frëngji. Veç këtyre. Gjerësia e tyre është 3.55 m mbulohen me qemer cilindrik tullash të përbërë nga një radhë tullash me përmasa 0. mbi të cilët krijohej platforma e kullës e rrethuar nga bedenat.65 m. por nga gjurmët e ruajtura të elementeve të tyre arkitektonike mund të arrihet rikonstruksioni i një kulle. bashkë me ato trekëndëshe. Karaiskaj.35 m) dhe përforcohej nga brenda me një sërë pilastrash me seksion 35 x 30 cm.9 m larg njëra-tjetrës. Monumentet 9. në të njëjtën mënyrë ndahej edhe kati III. të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit nga një hendek shumë i gjerë.055 m. Ky ishte rrethimi i tretë i Durrësit. ndërsa në pjerrësitë largësia midis tyre zmadhohet së tepërmi. Ai ishte i verbër kundrejt mjedisit të jashtëm dhe komunikonte me territorin brenda kalasë nëpërmjet një porte të hapur në murin fundor. (fig.40 x 0. por për to mund të gjykojmë në sajë të mureve dhe kullave që ruhen akoma edhe sot. Në terren të sheshtë kullat (fig. për t'i rezistuar lagështirës. Kati II komunikonte drejtpërdrejt me murin nëpërmjet një porte nga ana e prapme. 89 a. Ky tip kullash. Me rrethim të dytë Hezej kuptonte muret që u përshkruan më sipër. vlen të përmendet ajo që ndodhet midis ku18) Gj. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. (fig.60 m mbi tabanin e frëngjisë dhe vazhdon deri në nivelin e poshtëm të harkut. Kati II. që fillon në lartësi 0. A. në veri të këtij rrethimi ai pati dalluar një mur tjetër pa shenjë kullash. Baçe. duke lënë në mes një hapësirë drite 0. Asnjë nga kullat nuk ruhet e plotë. (që është gjithashtu madhësia e një tulle). Dy katet e sipërme ishin me majë të prerë për të lejuar hapjen e frëngjive në ballë. 5-15. 88) Ato kanë pasur një lartësi prej rreth 18 m. Kati I. ndërsa lartësia me gjithë parapetin arrinte në rreth 11 m. kategorizohen në grupin e kullave «me majë të mprehtë» të antikitetit të vonë. për të shërbyer edhe për furnizimin e kateve të sipërme të tyre. b) Në ballë ato janë mbyllur me një mur 0. ndahej nga i pari me dysheme druri. Frëngjitë me lartësi 2.18 Muret janë të ndërtuara krejtësisht prej tullash të lidhura me shtrega të trasha llaçi 6-8 cm. Ato kanë të gjitha forma planimetrike pesëkëndëshe me majë të theksuar në pjesën e përparme. dhe ndaheshin në tri kate. të vendosur çdo 1.30 x x 0.5 m. Hezej nuk jep pothuajse asgjë. Shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve ndodheshin zakonisht pranë kullave.mirë nga natyra. me lartësi më se dy herë më të madhe nga të tjerët.

prej së cilës ka marrë emrin krejt fortifikimi. Kjo e dhënë është e pranueshme. kështu që s'mund të themi se sa ka qenë lartësia e portës.llave D dhe E Kjo hyrje ka një gjerësi prej 3. Rreth 7 km në veri të qytetit. 118 . 90) në disa tulla është gjetur shenja e stampuar në reliev.95 x 6. Vep. Në këtë vend terreni është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit. ku sipas përshkrimeve të Ana Komnenës ndodhej statuja e një kalorësi prej bronzi. që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës. ruhen ende sot mbetjet e një muri. me nga një hyrje në çdo kat të hapur në murin e mbrapëm të saj.. Sipas këtij. duke i dhënë njëkohësisht përparësi mbrojtjes së portës. Shober. Kjo masë është marrë për t'i ekspozuar goditjeve ballore një gjerësi sa më të vogël. Sipas Shoberit «këto gërmadha i përkisnin sistemit të fortifikimit të perandorit Anastas I dhe qenë pikërisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri radhë muresh». Hyrja kryesore e kalasë ka qenë në anën veriore. Fortifikimet e Durrësit nuk përfundojnë me tri rrethimet e përmendura. ndërsa në gjendjen e sotme ajo është vetëm 3 m. që tregon për trajtimin monumental të kësaj porte. pasi në atë periudhë vazhdonte trajtimi i portave të kalave në mënyrë monumentale. duke vënë në dukje se muret mbyllnin ngushticën. Nga brenda saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës në dy anët e hyrjes. që lidhej organikisht me këtë mur. Këtë statujë e përmend dhe Barleti. ndërmjet detit dhe kënetës. (fig. Kështu duhet të 19) C. Hezei i përshkruan shkurt këto ndërtime. ndërsa muri aë i ngjitet kodrës deri në lartësinë «80» është zhdukur thuajse krejtësisht. 91). Praschniker.70 cm (fig. Në katin e dytë të çon një shkallë dy rampëshe e mbështetur në murin e prapmë të kullës. Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës ka një gjerësi prej 1.60-0. që kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethojës së madhe të Durrësit. që të çonin në shtegun e rojeve. Muri i portës u ndërtua për të mbrojtur qytetin e Durrësit prej një sulmi të mundshërn nga veriu.80 m. muri verior që mbyllte ngushticën ishte pajisur me kulla drejtkëndëshe të vendosura në largësi të barabarta. afërsinë e detit me kënetën e Durrësit. Përveç murit që ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit. duke shfrytëzuar në këtë rast dhuntitë e terrenit. ka pasur një gjerësi prej 3. në vendin e quajtur Porto-romano. në lartësinë «80» mund të hetohen gjurmët e një fortifikimi të vogël trekëndësh. 32-46. Kulla 5. për të cilën thotë se paraqiste perandorin Hadrian. Porta. cit. Një përshkrim pak më të plotë të këtyre mureve e kemi nga Sho19 beri. të cilat kanë shërbyer si bazamente të shkallëve. Harku i portës që përshkon murin është rrëzuar.15 m ka qenë dykatëshe. ndërsa prej këndit perëndimor të tij. A.70 m dhe e ndërpret kurtinën me një kënd rreth 60°. një mur tjetër ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit deri në lartësinë «80».75 m dhe përshkohet nga breza tullash prej 4 rreshtash me intervale prej çdo 0. Nga këto fortifikime sot ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe.

Trakt muri në Porto-Romano. duke kaluar pikërisht nëpër ngushticën. Durrës. ndryshe nga ç'kanë menduar Hezej dhe Shoberi. armiku mund të ndodhej papritur përballë mureve më të arritshme të qytetit. duke kaluar këtej rrethimin e tretë të qytetit. Po kësaj periudhe duhet t'i përkasin edhe rindërtimi i murit të Demës në gadishullin e Ksamilit. në një kodër në veri të Durrësit vendosën kampin e tyre normandët. kur muri i portës nuk funksiononte më. ku këto 119 .Fig. Për t'u bindur për këtë le të kujtojmë sulmin që i bëri Cezari Durrësit. Në rast se nuk do të ndërtohej muri i portës. Durrës. për të mbrojtur këtë anë më të dobët të kalasë së Durrësit. Dhjetë shekuj më vonë. ketë qenë fortifikuar nga ana jugore edhe zona e urës së Dajlanit. pasi sipërfaqja e vogël apo e madhe e këtyre territoreve varet krejtësisht nga kushtet e terrenit dhe në ato vende. e pati marrë Anastasi I. sipas Prokopit. i cili. Fig. Por ndërtime të këtij karakteri nuk duhet të lidhen me kufijtë administrativë të qyteteve. Planimetria e kullës. për të pushtuar qytetki. Një masë paraprake. 91. është një vepër e mëvonshme që rnund t'i atribuohet fare mirë Justinianit I. Muri i portës. që shtriheshin në zonën fushore. ndërtoi në Durrës një kala të re. i cili ishte i pajisur me disa kulla të vogla katërkëndëshe. në veri të lagjes «Pazari i jashtëm». ku vetëm një rrip i ngushtë toke ndante detin nga këneta. ku u ndërtua më vonë muri i portës si dhe nga ngushtica e Dajlanit. Porto-Romano. në veri të Butrintit. 90.

Ndërsa Prokopi. Bonner J. Heft 118. Schultze. Grazhdan). gjithë vëmendja ishte drejtuar në atë që këto hyrje të ishin sa më të mbrojtura. por më tepër në formë patkoi apo të shkronjës U (Elbasan. Anonimi Bizantin rekomandon të ndërtohen mure rrethuese të jashtme në mënyrë që të marrin pjesë në mbrojtje edhe banorët e qytetit. gjatësia e përgjithshme e kullave arrinte në 16. duke bërë të mundur vendosjen e dy portave njëra pas tjetrës. siç ndodhte në periudhën qytetare ilire dhe në shekujt e parë të sundimit romak. Bonn. shkon më tej duke bërë fjalë për mbrojtje të tilla. vazhdojnë dhe brenda saj duke u lidhur me një mur fundor që krijon oborrin e brendshëm. Kjo kuptohet ngaqë muri i brendshëm 20) R. përshkonin një kullë katërkëndëshe (Elbasan) ose mbroheshin nga dy kulla anësore. Varianti më i mbrojtur i këtij tipi hyrjesh ishte ai me oborr të brendshëm. Die römische Stadttore. Ato vendoseshin pranë një kulle. 1909. Kështu.sh. Durrës) ose ndërtoheshin posaçërisht për mbrojtjen e hyrjes. Kullat anësore mund të ishin drejtkëndëshe (Paleokastër).kushte nuk ishin të përshtatshme për ndërtimin e mureve penguese gjendeshin forma të tjera mbrojtjeje. Oborri i brendshëm e dyfishonte hyrjen. si i kalasë së Elbasanit dhe të Vigut. Buch. 280-325. në fund të të cilit ndodhej porta.20 Në përshtatje me epokën historike. nuk trajtoheshin në mënyrë monumentale. Në fortifikimet e shekullit VI shihet një tendencë për të zgjeruar rrethin e pjesëmarrësve në mbrojtje. pra dhe nuk shërbenin si një zbukurim për qytetin. kullat anësore ruanin largësitë që kishin edhe kullat e tjera përgjatë mureve (hyrja perëndimore. Në këtë tip hyrjesh bie më tepër në sy karakteri i theksuar mbrojtës i tyre. nëpër të cilat kalonte dhe rruga Egnatia ishin mbrojtur me nga dy kulla anësore në formë U-je dhe me oborr të brendshëm. Vig.5 m. lindore dhe perëndimore. 120 . Dy kullat anësore të kësaj hyrjeje që ruajnë të njëjtën dalje nga kurtinat si dhe kullat e tjera të kalasë. e cila u zbulua dhe u konsolidua në vitin 1971. në të njëjtën kohë. Kështu p. Hyrjet me oborr të brendshëm janë nga më të hershmet për antikitetin e vonë dhe nuk takohen më pas mesit të shek. me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë. Në rastin e fundit. Në këtë rast kullat vendoseshin fare pranë njëra-tjetrës. duke lënë midis tyre vetëm një korridor të hapur e të nguehtë. IV. midis tij dhe murit rrethues të kalasë. ku do të sigurohej jo vetëm qyteti por edhe fshatrat përreth. Trau i portës së parë komandohej nga kulla e krahut të majtë. Hyrjet. kullat dhe teknika e ndërtimit Hyrjet e kështjellave dhe sidomos të qyteteve të fortifikuara në antikitetin e vonë. Dy hyrjet kryesore të kalasë së Elbasanit. Portat kanë qenë dykanatëshe dhe siguroheshin nga brenda me një tra të fortë. Ky fenomen vërehet edhe në provincat e tjera gjatë kësaj kohe. Të dhënat më të plota i kemi për hyrjen lindore të qytetit.

III.21 Kullat me majë të mprehtë u përdorën vetëm gjatë fundit të shek. në Çukën e Ajtoit dhe në kalan? e Pogradecit. që kap shekullin IV. Kullat katërkëndëshe dhe rrethore përdoren gjatë gjithë kohës. me majë të mprehtë dhe në formë patkoi. IV. Midis katër tipave kryesorë të kullave të përmendura më lart mund të vendoset dhe njëfarë renditje kronologjike. XXIV. kurse ato rrethore pothuajse vetëm nëpër këndet. takojmë edhe në kalanë e Qafës (rrethi i Elbasanit). Kullat kanë gjithmonë mure vertikale dhe në më të shumtën e rasteve më të holla se kurtinat. Diehl. Paris 1896. kulla me majë të mprehtë. Ch.28 m.r. Kështu shpjegohet që ato patën një përhapje të madhe. Forma planimetrike e kullave ka pasur rëndësinë e vet dhe në kohë të ndryshme janë parapëlqyer trajta të ndryshme kullas'h. në Split. Në këtë të fundit. Në fortifikimet malore. nga madhësia dhe rëndësia e fortifikimit ose nga rëndësia e pjesëve të veçanta të tij. si për të treguar triumfin përfundimtar të kësaj të fundit në prag të mesjetës. Portat kishin një hapësirë drite rreth 4 m. Sofia 1961. Për këtë të bind fakti se ndryshe nga kullat katërkëndëshe 21) Shih. VI. Ndryshe ndodh në fortifikimet fushore. kur ndërtimet ushtarake ishin më intensive dhe për pasojë shpenzimet më të mëdha. Në një diapazon më të kufizuar kohe. mbi kullën trekëndëshe është ndërtuar në një periudhë të dytë një kullë katërkëndëshe. megjithëse ato janë përdorur në fillim të shek. Të parat. Në vendin tonë. 22) Izvestija na Arkeologiceskija Institut. që kanë një karakter fshataro-ushtarak.) deri tek Anonimi bizantin (shek. përveçse në Durrës. p. kanë qenë përdorur kullat në formë patkoi dhe ato në trajtë freskoreje në qoshet. VI).22 Ato ishin me rezistente kundrejt goditjeve por nuk mundën të zëvendësojnë kullat katërkëndëshe. u rezistuan kritikave të teoricienëve bashkëkohës të arkitekturës ushtarake. Shumica e fortifikimeve të Justinianit në provincat afrikane kanë planimetri të rregullt katërkëndëshe dhe kulla po të kësaj trajte në qoshe dhe gjatë mureve. ato përdoren rrallë ose nuk përdoren fare. që të jep me përmasat e tij edhe trashësinë e vetë traut.i saj përshkohet nga një kanal me prerje katërkëndëshe 0. Thuajse identike me këtë hyrje janë dhe hyrjet e kështjellës së Vigut. Kullat katërkëndëshe janë përdorur kudo. pasi ndërtoheshin më lehtë dhe ishin më pak të kushtueshme. V dhe gjatë shek. Ato ndaheshin në kate me dysheme druri ose qemer cilindrik dhe përfundonin në pjesën e sipërme zakonisht me tarracë. Kullat poligonale të rregullta nuk takohen në fortifikimet e vona antike të vendit tonë.e. duke filluar që nga Filoni (shek. Një element tjetër me rëndësi në fortifikimet e shek. Nga trajta planimetrike. tipat më të përhapur kanë qenë kullat katërkëndëshe. në ato që kanë më tepër karakter ushtarak apo në fortifikimet e qyteteve kryesore. në pallatin e Dioklecianit. 121 . IV-VI janë kullat. megjithëse më pak rezistente kundrejt makinave rrethuese gurhedhëse. L'Afrique byzantine.32 x 0. Largësia e vendosjes së kullave nga njëra-tjetra zakonisht ishte jo më e madhe nga rrezja e veprimit të shigjetës dhe varej nga kushtet e terrenit. rrethore.

që arrijnë nganjëherë në dimensione deri në 3-4 cm diametri. Për të siguruar soliditetin e këtyre brezave me shtresa të trasha llaçi. Ato i gjejmë në kalanë e Bellovodës. janë përdorur si përzierje copa tullash. në kalanë e Durrësit. haset dhe në mure të ndërtuara vetëm me gurë. ndërtuesit kanë synuar të krijojnë breza tullash sa më të trashë. Karnapp. përgjithësimi i sa më shumë shembujve nga ndërtimet e kësaj periudhe do të sillte me siguri rezultate pozitive. Sofia 1952 dhe artikullin në I. Nga ana tjetër. etj. Portës. kemi dhe në mjaft kështjella të kohës së vonë antike në vendin tonë.ato nuk bashkëjetojnë asnjëherë me kullat me majë të mprehtë si në fortifikimet e vendit tonë ashtu dhe në ato të provincave të tjera të Perandorisë Romako-Bizantine. Kaninën dhe periudhën e dytë të ndërtimit. Elbasanit.I. XXIV. 122 . siç përpiqet të argumentojë ndonjë studiues23. Gjonomadhit. në të cilat trashësia e brezit luante një rol jo të paktë. duke përdorur sa më pak tulla. Një problem tjetër që kërkon. 13. për kufij të ngushtë. VI. V. Në përdorimin e tullës në përbërje të llaçit duhet të dallojmë atë të pluhurit të tullës që fillon të përdoret në ndërtimin e mureve qysh nga mesi i shek. ku mund të sjellim si shembull muret e Anastasit I në Durrës. Schneider — W. ai i mureve krejtësisht me gurë. Berlin 1936. siç ishte fortifikimi i Durrësit. Me sa duket. si në kalanë e Durrësit. Këtu nuk duhet të na ngatërrojë përdorimi me shumicë i tullave në ndërtime ushtarake të një rëndësie të veçantë. III. murin e Portës. si i çakullit ashtu edhe i copave të tullave. në kalanë e Elbasanit. pri Ban. Smesenata zidaria u rimskite i ranovizantijskite stroezhi. IV. studime të mëtejshme është ai i teknikës së ndërtimit. E njëjta përbërje llaçi me përzierje çakulli. 24) A. në periudhën III të 23) S. por trashësia e fugës së ilaçit dhe përbërja e tij. Kostandinit ose në vazhdim të shek. Bemerkungen zur byzantinischen Mauertechnik.A. Për sa i përket përbërjes së llaçit. siç është rasti i kalasë së Zaradishtës në rrethin e Korçës. zhavorr apo çakull i imët. Raste të përdorimit të llaçit me përbërje copa tullash apo çakulli. për të cilën jemi të mendimit se është ndërtuar në shek. Për këtë na e forcon më tepër bindjen përdorimi në përbërjen e llaçit. Byzanz. me kalimin e kohës. Më i lehtë është datimi i mureve me breza tullash dhe pothuajse i pamundur. Bobçev. në antikitetin e vonë. Lidhur me trashësinë e fugës së llaçit. të cilat nuk i hasim në ndërtime të tjera më të hershme. duke u mbështetur në shembuj të shumtë nga ndërtimet në Kostandinopojë është arritur në përfundimin se trashësia24 e fugës së llaçit fillon ta kalojë atë të tullës pas mesit të shek. Sofia 1961. Në dy rastet e fundit brezat janë vendosur mbi shtresa të trasha llaçi. Në rastin e parë nuk ka të bëjë sasia e rreshtave të tullave në brez. duhet të kemi parasysh se kursimi i tullave nuk duhej të cënonte soliditetin e mureve. Një fenomen i tillë është vërtetuar nga teknika e ndërtimit në fortifikrmet tona. Gjithashtu kullat në formë patkoi përveç fortifikimeve të Vigut dhe Skampinit i takojmë kudo në fortifikime të tjera jashtë territorit të vendit tonë në kohën e sundimit të Dioklecianit. Zvezdës. një material ky i kushtueshëm.

Fortifikimet e vona antike. në zgjedhjen dhe shfrytëzimin e terrenit për mbrojtje. Në këto dy të fundit kjo teknikë hetohet respektivisht si fazë e dytë dhe e tretë ndërtimi. Nga ana tjetër. u ndërtuan mbi një truall të pasur jo vetëm në fortifikime. Ato nuk u shkëputën nga traditat e lashta. në fazën e dytë të ndërtimit në kalanë e Elbasanit si dhe në disa kala pranë rrugës Egnatia si kalaja e Qafës.kalasë së Trajanit. kalaja në Shkëmbin Mbret dhe kalaja e Brajës. fortifikimet e vona antike krijuan një bazë të shëndoshë dhe paraprinë ndërtimet mbrojtëse të mëvonshme të mesjetës. Vazhdimësia e kësaj tradite pasqyrohet në format planimetrike. që trajtuam në këtë kapitull. 123 . Po për të arritur në përfundime më të sigurta nuk mjaftojnë vetëm shembujt e sjellur më lart. Është detyrë e studimeve të ardhshme për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem. por edhe me përvojë për ndërtimin e tyre. si në planin strategjik ashtu edhe taktik.

A. botuar nga I. IX. Berati. si pjesë e saj. me krijimin e sistemit të ri administrativ bizantin të temave. I. në «Deltion tis istorikis kai Ethnologjikis eteirias tis Ellados». Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. ishte pa dysihim Durrësi (fig. Në letrat e Leo Magistrit drejtuar Leonit VI. mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella mundën t'i qëndrojnë valës së dyndjeve. ndërtimet fortifikuese të kësaj periudhe mund të lokalizohen në «Akropol» apo në «kështjellën e sipërme» dhe në murin rrethues verior në afërsi të saj. Durrësi kishte rreth tij dhe një sërë kështjellash. 92). e cila 1. me origjinë nga Durrësi 2 . Sakelinnos. prej të cilëve fiset sllave zunë vend në gadishullin Ballkanik. Për ndërtimet e kësaj periudhe shih Gj. Vol. Nga të dhënat' historike. i cili nga fundi i shek. ndërsa nga zbulimet e kohëve të fundit në terren edhe në kështjellën mbi lartësinë «59». Karaiskaj. që përballoi sulmet barbare. VIII. Kruja etj. që përfshinte tokat e bregut lindor të Adriatikut nga Tivari deri në Vjosë. 1883. nuk kanë munguar ndërtimet mbrojtëse edhe gjatë mesjetës së hershme e të mesme. ndërsa disa të tjera u përtërinë në fillimet e mesjetës së mesme dhe u kthyen më vonë në qendra të principatave të para feudale shqiptare. prej të cilave sot ruhen vetëm pak gjurmë. 377-410.Kapitulli V FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI NË 1400 Megjithëse Iliria dhe territori i Shqipërisë. përmenden në burimet historike të fundit të shek. Monument 9. në prag të mesjetës u ndodhën nën presionin e dyndjes së popujve.1 Megjithëse gjatë gjithë mesjetës bazën e fortifikimeve të këtij qyteti e përbënin muret me tulla të ndërtuara në kohën e perandorit Anastas I (491-518). 1975. 124 . letra XVIII. 2. pa emërtime të veçanta. që vinin nga verilindja. u bë qendra e një krahinë të madhe në pjesën perëndirnore të Perandorisë. Baçe. Një nga qytetet më të rëndësishme të mesjetës së hershme. 30 nga të cilat. Të tilla ishin Shkodra.

Fig. 92. Më pas. Karli I urdhëroi kryerjen e punimeve fortifikuese në Akropol. E. Fig. Lidhur me këto punime në relacionet e kësaj kohe 125 . Kalaja e Durrësit ra në dorë të anzhuinëve më 1272. Lir). a. 92 Kalaja e Durrësit. që nga viti 1243 njihet nga burimet historike me emrin «kështjella e poshtme». në vitin 1280. Kështjella e poshtme (viz. Burrës. Gravurë.

dhe më vonë. të cilat datohen në shek. Moustopoulos. si dhe pjesa veriore e kalasë komandohej nga një kryekullë (Donzhon). 93. X-XI dhe «kanë pasur gjithmonë një sterë në katin përdhes. ndërsa në katin e sipërm mbi tarracë një kapelë».përmendet dhe çka ruhej nga ndërtimet e vjetra mbrojtëse në këtë pjesë të kalasë. Planimetria. Kalaja e reduktuar në periudhën e pushtimit turk dhe kështjella e poshtme. Në kështjellën e sipërme kishte selinë e tij duka i Durrësit. 3) N. Akropoli apo «kështjella e sipërme». XIX. Njëra që e lidhte me qytetin ishte me kanata druri të fortë me trashësi rreth 15 cm. kur Durrësi ra nën sundimin e feudalëve shqiptarë (1368-1392). do të mendonim së paku për një datim në shek. Kjo u ndërtua gjatë murit rrethues verior nga despoti i Epirit Teodor Komneni dhe ishte e pajisur me një banesë dhe me një mur rrethues të brendshëm. ndërsa tjetra që të nxi- Fig. që të kujtojnë kullat në malin Athos. po të gjykojmë nga të gjitha këto si dhe nga fakti se tërmeti katastrofik i vitit 1273 nuk e dëmtoi akropolin. që përmbanin një sterë në katin e poshtëm dhe kapelë në të sipërmin. Durrës. XI ose më të hershëm. të ndërtimeve të mësipërme të «Akropolit». Kryekulla ruhej në një lartësi prej 10 m deri nga mesi i shek.3 Këto ndërtime të vjetra nuk i përgjigjeshin kërkesave të kohës dhe Karli I i lartësoi bashkë me muret pranë tyre. 126 . ndërsa kullën e ndërtuar 50 vjet më parë (1225) nga despoti i Epirit Teodor Komneni. L'influens de la morphologie des tours sur l'habitation forte de l'espace helladique du XVIe-XVIIIe siëcle. nuk e preku. siç përmendet më dendur në mesjetë. aty qëndruan Karl dhe Gjergj Topia. Akropoli klshte dy porta. Aty ishin disa kulla.

më pranë bregut të detit dhe i mbështetet nga ana e brendshme murit jugperëndimor të kalasë. që ndodhej në vendin e akropolit të dikurshëm të kalasë antike. ka pasur siç duket një karakter thjesht ushtarak. XV. Me interes ësthtë dhe fakti i përmendjes në shek. 93. XI i një elementi arkitektonik me rëndësi në kalanë e Durrësit. Kullë poligonale në kështjellën e poshtme. që ndryshon nga e sipërmja. Ai përdo127 . me 1081 ndërtoi bedenat e kalasë në një mënyrë të re. Durrës. 93 a) Ajo ka thuajse formën e një katrori me gjatësi brinjësh rreth 50 m. Gjergj Paleologu. i emëruar dukë në Durrës me porosi të perandorit Aleks Komneni. Kjo kështjellë. a. që datohet rreth shek XI-XIII. Kështjella e poshtme në lartësinë «59» ka kaluar nepër dy periudha kryesore ndërtimi (fig. dhe katërkëndëshe në mesin e kurtinave. Në vend të kullave të rrumbullakëta u ngritën kulla tëtëkëndëshe. Pasi qe rrënuar pothuajse krejtësisht. Ajo ndodhet mbi majën e një kodre me lartësi më të ulët se e para. kur Durrësi ishte nën sundimin venecian. Përveç kështjellës së sipërme. u rindërtua në gjysmën e parë të shek.rrte në livadhet jashtë qytetit dhe që i ekspozohej më tepër sulmit ishte pajisur me kanata të veshura me pllaka hekuri. kishte kulla të rrumbullakëta në qoshet. ndërsa kullat katërkëndëshe u rindërtuan në formën e parë. ku qëndronte pjesa kryesore e garnizonit të përhershëm të qytetit në kohë paqe. Fig. Durrësi kishte edhe një kështjellë tjetër. 93. e cila përmendet në dokumente me emrin «kështjella e poshtme». Në periudhën e parë.

. 94.Fig. Kështjella e Lezhës. a) Pamje e përgjithshme. b) Hyrja veriore.

1973. të rrëzoheshin për tokë bashkë me to. Butrinti etj. 146 9-61 129 . Kështjella e Petrelës. Muret rrethojnë një shesh të vogël në formë trekëndëshi. III. që kur normandët të ngjiteshin me anën e shkallëve. se ato duhet të kenë ekzistuar që më parë në formë të qëndrueshme për t'u shërbyer qëllimeve të tjera. Kjo periudhë përkon dhe me fillimin e fuqizimit të feudalëve të parë arbëreshë. ruan dy kulla të rumbullakëta në anën më pak të mbrojtur të kodrës dhe një portë të vogël midis tyre. Gj. Në pjesën e brendshme ndodhen dy stera. Karaiskaj. X e më vonë. por ka edhe nga to që lindin rishtas në pika të rëndësishme strategjike. dhe selitë e tyre të fortifikuara. Në gjendjen e sotme. është ajo e (fig. për të arritur qëllimin e përmendur. Është ndërtuar në majën shkëmbore të një kodre. 94). aq sa pushtimi i saj nga normandët më 1182 shkaktoi panik në krahinat përreth e deri në Selanik. konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. në juglindje të qytetit të Tiranës. Përveç kështjellës së ndërtuar në pjesën më të lartë të kodrës. I. në të cilat kishin. Lufta shqiptare turke në shek.ri disa konstruksione druri të palidhura mirë. 10 5) S. në bregun e majtë të lumit Erzen. shkruan ndër të tjera se «Durrësi ishte një nga qytetet më të mëdha i të pafeve dhe kalaja e tij shihej në viset e Rumelisë si një Kostandinopojë e dytë». lib. Petrela. Në fazën fillestare kështjella përbëhej nga një mur që mbyllte anën më pak të mbrojtur të platformës së vogël trekëndëshe mbi ma178. si dhe të një kulle drejtkëndëshe në pjesën qendrore. Vol. 6) A. Një shkak i fuqishëm për riparimin e kështjellave të vjetra dhe ndërtimin e të rejave ka qenë pa dyshim dhe krijimi i shteteve të para sllave në shek të IX. gjurmët e dy kthinave banimi. kur turqit u ndodhën para portave të kalasë që ishte në atë kohë gjysonë e rrënuar. Një nga tipat e thjeshtë të kështjellave mesjetare të kësaj periudhe. perimetri i të cilit nuk i kalon të 100 metrat. Monumentet 5-6. 4) Alexias. Tiranë 1968. Më vonë.5 Në fillim të shek. të cilët më vonë arrijnë të krijojnë principata të pavarura. Ky i fundit është pajisur me një portë që ndodhet në stkajin e tij. në mesjetë.4 Është e kuptueshme që konstruksione të tilla prej druri. duhet të dilnin në formë konsoli mbi muret. XI dhe gjatë shekullit XII. kështjella përveç murit rrethues. që ka qenë një pararojë e Durrësit nga drejtimi i Qafës së Kërrabës e që paraqet faza të hershme mesjetare. Të kësaj periudhe janë kështjella e Lezhës (Elission) (fig. Devolli. 9. 400 m të lartë. 95) Petrelës6. një mur i harkuar rrethon pjesën më pak të mbrojtur të shpatit verilindor të saj. Kalaja e Durrësit. kronisti turk Idriz Bitlisi. XV (Burime osmane). Baçe. Pulaha. përveç Durrësit përmenden dhe mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella të tjera në territorin e vendit tonë. sidomos në kronikat që përshkruajnë fitoret e perandorit bizantin Vasili II kundër bullgarëve dhe më vonë nga gjeografi arab Al-Idrizi. që kërcënonin seriozisht pushtetin bizantin. Një pjesë e këtyre janë ngritur mbi konstruksione të vjetra ilire. dhe se në këtë rast aplikoheshin për të përmbushur një dredhi lufte.

b . Kështjella e Petrelës. a) Pamje b) Planimetria.a Fig. 95 Tiranë.

96). që siguroheshin nga brenda me katarah. Një interes të veçantë për arkitekfurën e saj paraqet kulla gjysmërrethore e skajit verilindor të kështjellës (fig. Korridori i hyrjes formonte dy kthesa kënddrejtë dhe mbulohej me qemere. duke lënë të parrethuara pjesët e thikta shkëmbore. Premje. e cila me rrugë të përkthyer përshkonte trashësinë e murit të kështjellës dhe dilte mbi harkun e portës. Po të kemi parasysh se në shek. Në këtë kohë u ndërtua një kullë gjysmërrethore (fig. Kulla është e tipit me shpinë të hapur. në kohën e sundimit të familjes feudale të topiasve dhe më vonë. në pjesën qendrore të sheshit? Kjo nuk mund të thuhet me siguri. planimetria. Hapësira e pjesës së prapme mblohej me një hark të thje- . Kështjella e Petrelës. Hyrja sigurohej nga dy porta dyflegërshe të vendosura në fillim dhe në fund të korridorit. XI Petrela rifortifikohet si dhe rolin që luajti ajo në luftën midis normandëve dhe bizantinëve. Për të hyrë në kështjellë duhej 96. ishin aq pak të familjarizuar me kullat e lidhura me kurfina saqë edhe një kullë të veçuar. pranë portës së parë. 96) në këndin veri lindor të fortifikimit të mëparshëm dhe u përfshi në sistemin mbrojtës kulla e qoshes veriperëndimore. e kanë lënë të palidhur me murin e ri dhe bile krejt jashtë fortifikimit. kështu që ajo përdorej vetëm për luftime. Kulla 1. por sidoqoftë ajo lidhet në idenë e projektimit më tepër me këtë fazë ndërtimi. kjo fazë ndërtimi duhet t'i përkasë periudhës para shek. A është ndërtuar në të njëjtën kohë dhe kulla drejtkëndëshe e vrojtimit. Për ndriçimin e korridorit shërbente një dritare e vogël katërkëndëshe e hapur në pjesën e sipërme të qemerit.jën e shkëmbit. e cila ekzistonte atje që më parë. Hyrja ekzistuese me të rënë u lidhën në një sistem të vetëm. Kësaj periudhe duket se i përket edhe muri rrethues i jashtëm. XI.ënë re se ndërtuesit e parë të Petrelës. të ngjitje një palë shkallë guri që i mbështeteshin nga jashtë murit të saj dhe mbaronin në një shesh pushimi para portës. që ishte lënë deri në atë kohë jashtë fortifikimit. Pas çdo kthese vinin nga një palë shkallë me 4-5 këmbë që të ngjitnin në oborrin e kështjellës. Kështjella e Petrelës mori formën e një kështjelle të vërtetë feudali. Është për t'u v.

a) Pamje nga JL. Kështjella e Petrelës. b) Frengji në kullën 1. 96 a.Fig. b. premje. Pamje. .

që arrin 2. në luftën e madhe shqiptaro-turke. hapja e frëngjive për topa dhe deri diku trashësia e mureve. që dilte konsol mbi muret perimetrale të kullës. Kthina e katit II ka qenë ambienti kryesor i luftimit. Në këtë mënyrë ai kontrollonte pjesën e poshtme të mureve të saj. Për një kohë kështjella e Petrelës ka qenë vendqëndrimi i së motrës së Skënderbeut. VIII deri në shek X. Teknika e përmendur e mureve të Butrintit takohet dhe në disa kisha të krahinave fqinje me të. ndërsa çatia gjithashtu prej druri e veshur me plumb apo me tjegulla. 1975.shtë tullash. Akarnani dhe Etoli. 133 . XV. përfshiheshin 7) P. Mbi tarracë ka pasur edhe një kat të tretë.70 m mbulohet me një kësulë sferike të ndërtuar me tulla. Të kësaj periudhe ianë në Butrint edhe disa kulla trekëndëshe. në më tepër se gjysmën e lartësisë së saj me një mur. duke pasur bazën rreth 2. Gjurmë të bershme fortifikimesh mesjetare takojmë edhe në qytetin e fortifikuar të Butrintit. (fig. është lënë në pjesën e sipërme një e çarë vertikale për vrojtim.7 Për më tepër. Në gjendje aktuale ka një lartësi prej 12. i cili gjatë mesjetës pati rrethimin më të madh me mure mbrojtëse nga të gjitha periudhat e mëparshme. kulla është veshur. ndërsa kati II me lartësi 3. por edhe gjatë shek. ka pasur logjikisht formë gjysmëkonike. si këto krahina ashtu dhe Butrinti. Por nga ana tjetër. të cilat datohen nga gjysma e dytë e shek. Ekklesiastiki architektoniki eis tin dhitikin sterean Elladha kai tin Ipeiron-apo ton tellours ton 7 mehri ton 10 aionos.50 m. që lidh të dy kullat. Në kurtinat dalin në intervale të caktuara kontraforta drejtkëndëshe dhe trekëndëshe në plan. Thesaloniki. me përjashtim të kishave të Artës të ndërtuara në shek. XIII. Në ballin e frëngjisë. Të parat projektohen 0. Në pjesën e brendshme frëngjitë kanë formën e një kamareje 1. Në një periudhë të mëvonshme ndërtimi. 97). të mbyllur me një mur të hollë. është bosh në pjesën e brendshme.50 m.80 m. Këto mure mbështeten direkt mbi muret antike. që vjen duke u zgjeruar në bazë dhe bie mbi terren në formë «skarpati». ndërsa kati i poshtëm që i ekspozon goditjeve një sipërfaqe mjaft të madhe. Në sajë të pozitës të rëndësishme strategjike dhe mbrojtjes natyrore. I. Ndërtimet më të hershme përfaqësohen nga mure të ndërtuara me gurë të ripërdorur antikë. 96b) Ky tip frëngjie topi është nga më të hershmit dhe i vetmi ekzemplar i ruajtur në vendin tonë.80 m nga kurtinat ndërsa të dytat 1.75 të lartë të mbuluar me qemer sektorialë tullash. (fig. kështjella e Petrelës pati një jetë të gjatë dhe luajti rol të rëndësishëm jo vetëm gjatë shekujve të fundit të mesjetës së hershme. Kulla verilindore nuk është formuar akoma si një kullë e vërtetë për artileri. Vokotopullo. me familjen dhe kohortën e saj. Ë njëjta gjë është bërë clhe me murin. ku midis fugave vertikale janë vendosur horizontalisht copa tullash dhe tjegullash. Kati përdhes krejtësisht i mbyllur. në Greqinë veriperëndimore si në Epir. dhe në pjesën e poshtme një vrimë e rrumbullakët me diametër 17 cm për vendosjen e grykës së topit. ndahej nga kati I me dysheme druri. i cili ka qenë me konstruksion druri. Mamicës.10 m. Prej tij shohin në drejtime të ndryshme dy frëngji për topa të vegjël. Atë e dallon nga kullat e tjera mesjetare të kohës së përdorimit të armëve të bardha. këto bien vertikalisht mbi terren dhe janë shumë të larta (duke llogaritur dhe katin e tretë).

97. i daton në këtë periudhe fortifikimet e tij. Kullë mesjetare.8 Muret mbrojtëse të Lezhes. janë mbështetur mure të lidhura me llaç gëlqereje ku fugat vertikale mbushen si në Butrint me tulla. 15-16 Autori i studimit duke e hdhur me faktm se në shek. duke zbritur në fushë. Butrint. 134 .Fig. Një fenomen i tillë vërehet në kështjellën mesjetare te Shkupit. Sarandë. Por ato mund të jenë edhe më hershme. ne mesjetën e hershme rrethonin jo vetëm majën e kodrës (Akropolin antik) por edhe shpatin e saj. ku kjo teknikë takohet në pjesën më të madhe të mureve dhe kullave të ruajtura deri në ditët tona. në shekujt e mesjetës së hershme dhe më vonë në të niëitën temë bizantine. por më tepër me copa te thyera guri. Srednovekovni grad Skoplje. Deroko. në këshjellën mesjetare të Lezhës. XI-XII Shkupi ishte bërë qendra e një teme bitë zantine. Beograd 1971. në atë të Nikopojës. direkt mbi substruksionet antike. 98). 8) A. (fig. Gjithashtu.

i zbuluar këto kohët e fundit nga punime të rastit. por vetëm në kohën e lulëziinit më të madh të qytetit antik të Lisit (fundi shek. duke përfshirë në të krejt fazat e evolucionit të saj. i cili ndahet nga një mur tërthor me qytetin e sipërm dhe të poshtëm dhe më në fund kështjella e poshtme që shtrihet në zonën fushore 135 . Një shtrirje të tillë fortifikimet e Lezhës nuk e kanë pasur asnjëherë më vonë gjatë mesjetës. si në Butrint. në trajtën Elission.). nuk mbështetet mbi substruksione antike dhe është ndërtuar me kontraforta me plan drejtkëndësh. përbëhet nga disa pjesë: kështjella. së paku në shekujt IX-X. që nga viti 1018. Nuk mund të mos merret parasysh. III p.e. përmendja e kështjellës së Lezhës. në këtë rast. Kështjella e sipërme e Lezhës. Trakt muri i mesjetës së hershme. gjë që na lejon ta datojmë këtë periudhë ndërtimi. IV — shek. Kalaja mesjetare e Lezhës. 98. që shkon në fushë para rrëzës së kodrës.Fig. Muri i poshtëm i qytetit.r. qyteti i fortifikuar.

por kjo mund t'i përkiste një periudhe më të vonë ndërtimi. me oopa guri të vendosura horizontalisht në fugat vertikale midis tyre. një xhami. Ajo ndjek linjën e Akropolit të dikurshëm të Lisit. Porta këtu mbulohet me një hark të plotë gjysmërrethor të punuar me gurë të vegjël. Hyrja lindore është rikonstruktuar plotësisht gjatë periudhës së pushtimit turk. ndërsa nga ana tjetër aq sa për të fiksuar trarin. e rindërtuar më vonë si një kullë katërkëndëshe me përmasa më të vogla. Edhe këtu pragu dhe paturat kanë qenë ndërtuar me blloqe monolite guri. Nga njëra anë kanali është i thellë. Hyrja veriore. Porta sigurohej nga brenda nga një tra që lëvizte në një kanal katërkëndësh 30x25 cm. Ajo mbrohet nga krahu i djathtë nga një dalje drejtkëndëshe e murit ndërsa nga e majta prej një kulle të vogël katërkëndëshe. Nga një foto e Th. Një periudhe të mëvonshme ndërtimi i përket dhe një mur i harkuar. Brenda në kështjellë ndodhen një sërë kthinash që i mbështeten murit jugor dhe pjesërisht atij lindor. Kështu që hyrja jugore përputhet me një nga hyrjet e kohës antike. në të djathtë të hyrjes. Por edhe kjo hyrje si ajo jugore ndjek planimetrinë e një hyrjeje antike të tipit tangjentor. po e kësaj kohe dhe e ndërtuar me të njëjtën teknikë.të me atë verioren. Rruga ndjek një trase të vjetër. Dy blloqe në çdo anë formojnë paturat e portës. e cila ishte e tipit tangjentor. i cili është pajisur me një parapet me frëngji. Gjurmë të ndërtimeve mesjetare të hershme takojmë edhe gjatë murit perëndimor të kështjellës. ruhet një trakt përfaqësues i mesjetës së hershme (shek. duke kaluar nëpër qafën që lidh këto dy kodra. duket. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë katërkëndëshe në krahun e djathtë dhe nga një kthesë e murit në anën e majtë. i ndërtuar në blloqe gurësh antikë të ripërdorur. Në parapetet e mureve 136 . Në kohën e pushtimit turk hyjja u bë e dyfishtë duke mbyllur me mur hapësirën nga skaji i kullës deri tek kthesa drejtkëndëshe në krahun tjetër dhe duke lënë të hapur në këtë mur një poirtë të mbuluar me hark rrethor. Ky mur e fshihte portën nga vrojtimi direkt. IX-X). Ipenit kuptohet se mbi portë ka pasur një mashikul guri. Kështjella e sipërme zë pjesën më të lartë të kodrës dhe ka formën e një shumëkëndëshi të çrregullt. Kthesa del më tepër sesa kulla duke i qëndruar përballë rrugës që të çonte tek kjo hyrje. njëra nga veriu dhe dy të tjerat nga jugu dhe lindja. ashtu si dhe në murin verior. Gjithashtu. dy stera të mbuluara me qemer cilindrik si dhe rrënoja ndërtesash të tjera. Kjo kullë në faqen ballore ka qenë pajisur me një mashikul druri. Në kështjellë të fusin tri hyrje. që lidhte dikur Lisin me Akrolisin.lë kësaj porte të dytë u ndërtua një mur masiv. duke ndjekur në këtë mënyrë detyrimisht planimetrinë e hyrjes antike.midis lumit dhe kodrës. përbal. i ndërtuar para hyrjes. por prej tyre ruhen vetëm blloqet e bazës. që u mbështet në skajin e daljes drejtkëndëshe të anës së majtë. Më nga lindja. Porta është ndërtuar me blloqe të mëdha guri monolit të marrë si duket nga ndërtimet antike. ishte hyrja kryesore për në kështjellë. ndënsa harku i shtrirë i mbulesës krijohet nga gurë të mëdhenj të punuar. Hyrja ka qenë e njëj. gjurmët e së cilës ruhen akoma. Për të mbështetur gurët e thembrave të harkut. Në bazamentet e kullës. ka qenë një kullë gjysmërrethore. blloqet e sipërme të paturave janë gdhendur në thellësi në pjesën e brendshme të tyre.

XI dhe ardhja e perandorit të bizantit Vasili II 137 . të cilën për ta dalluar e kemi quajtur «kështjella e poshtme». Në pjesët fushore të Lezhës. për armë zjarri si dhe frëngji topash. më tej gjurmët humbasin.. XV dhe fazën pas pushtimit turk. Edhe në kështjellën e poshtme dallohen dy periudha ndërtimi. Muri perëndimor i kështjellës është ngritur mbi linjën e murit antik që rrethonte dikur qytetin e poshtëm. gjurmët mesjetare i takojmë jo vetëm në murin me kontraforta që përmendëm më lart. ndënsa muri jugor i kështjellës bashkonte këto dy linja më të vjetra fortifikimesh. Si tek kullat ashtu edhe në mure janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri. dallojmë dhe dy faza të tjera të rëndësishme mesjetare: atë para pushtimit turk që duhet t'i përkasë shek. Ndarja është bërë me mure të holla 0. kështu që kujdesi për mbajtjen e fortifikimeve të këtij qyteti gjatë mesjetës së hershme dhe pjesërisht asaj të mesme ka qenë i vazhdueshëm. pjesa më e ngritur e kodrës brenda kësthtjellës është përfshirë në një fortifikim më vete. Periudhës së parë i përket një trakt i murit jugor me gjatësi rreth 30 m dhe trashësi 4 m. midis lumit dhe rrëzës së kodrës. ku ruhet një trakt rreth 30 m i gjatë në lartësinë e një blloku guri. ndërsa gjithë pjesa tjetër e kështjellës. të cilët pjesërisht i mbështeten mureve të xhamisë për t'ia përshtatur qëllimit një pjesë të tyre. Nga faza e ndërtimeve të shek. që i përkisnin një kështjelle. XIII deri nga filimi i shek. me qëllim që të ndahej vendbanimi i komandantit të kështjellës nga pjesa tjetër e saj. por edhe në murin rrethues verior në afërisi të mureve antike të shek. Kështu nuk është e rastit përmendja e qytetit në fillim të shek. u zbuluan trakte muresh mbrojtëse. Pushtimi i përkohshëm i qytetit nga fiset sllave në vitin 592 shënohet si një ngjarje me rëndësi në burimet historike. Muret e këtij fortifikimi përforcoheshin në intervale të caktuara nga kulla katërkëndëshe. përveç gjurmëve të mesjetës së hershme. Kështjella e poshtme ka pasur një planimetri drejtkëndëshe të përzgjatur në drejtimin veri-jug. disa nga kullat kanë pasur edhe mashikula që mbështeteshin mbi konsola guri. XIII-XIV më përfaqësuese janë hyrjet veriore dhe jugore si dhe kulla katërkëndëshe bri kësaj të fundit. Në drejtim të veriut kështjella e poshtme mund të ndiqet deri në një largësi prej 150 m.takohen frëngji të tipave të ndryshëm: shigjete. muret e së cilës kanë një gjerësi prej 2. i përket një periudhe më të vonë. në shekujt XVII-XVIII. Midis blloqeve antike të ripërdorura të lidhura me llaç janë futur copa guri në fugat vertikale. Në përgjithësi. Gjithashtu takohen edhe bedena të përshkuara nga frëngji. I p.55 m. por më i pranueshëm është varianti i parë. Në një kohë të vonë. kështu që nuk dimë nëse ajo bashkohej me murin verior të qytetit antik apo përfundonte diku para se të arrinte tek ai. Kalaja e Lezhës ka qenë një nga fortesat kryesore të temës së Durrësit dhe mbronte kufirin verior të saj.50 m. Gjatë murit janë krijuar kulla të vogla katërkëndëshe të hapura krejtësisht nga ana e brendshme. kohët e fundit. i spostuar nga ai rreth 65 m më në thellësi të vendbanimit. i cili shkon paralel me të parin. ndërsa si mur verior është shfrytëzuar muri mesjetar i hershëm me kontraforte. Në murin rrethues të qytetit. gjatë prishjes së banesave të dëmtuara nga tërmeti i 15 Prillit 1979.e. në kështjellë. tri prej të cilave dëshmohen nga gjurmët e ruajtura.r.

.

Monogrami me tulla i Mihal Komnenit. Kullë e periudhës së M. 100 . Fig. 101. Berat. Fig. Kalaja e Beratit. Berat.101 Fig. 100. 99. Kullë pranë hyrjes kryesore. Komnenit.

XIV. Fig. 102. Kalaja e Beratit. shek. XIX (viz. E.Fig. 103. Kalaja e Beratit Gravurë e shek. Hyrje nga ana jugperëndimore. Lir) .

Baçe e daton këtë periudhë në mesjetën e hershme e deri nga fillimet e mesjetës së mesme. Me e dallueshme është kjo teknikë sidomos pranë portës kryesore si dhe në oborrin e fortifikuar (barbakani) dhe në kullën që kontrollonte hyrjen për në të. një qendër e fortifikuar. Teknika e pjesëve të sipërme të mureve të barbakanit dhe të kullës pranë tij ndryshon krejtësisht nga ajo e pjesëve të poshtme. Në krahun e djathtë të harkut të kësaj hyrjeje ndodhet monogrami me tulla i despotit Mihal Engjëll Komneni (fig. ku përfshihej edhe Lezha. Duke filluar që nga shek. Me mbrojtjen e skelës duhet të lidhet kështjella e poshtme e këtij qyteti. 100). Qyteti i fortifikuar i Kaninës. Teknikën me gurë antikë të ripërdorur dhe copa tullash të vendosura horizontalisht midis fugave vertikale e hasim dhe në fazën e parë të ndërtimit të kalasë së Beratit. Monumentet 7-8. Siç shihet. në kohën e despotit Mihal kemi një rindërtim të barbakanit. Që nga kjo kohë Lezha përmendet në dokumente si një skelë e rëndësishme për tregtimin e lëndës së drurit. Në fund të shekullit XIV kalaja e Lezhës ju dorëzua venecianëve nga Dukagjinasit kundrejt përfitimit të një të tretës të të ardhurave të këtij vendi. të cilat janë ndërtuar me gurë antikë të ripërdorur dhe me copa tullash midis fugave. Kështu gjatë shekullit XIV Lezha ra nën vartësinë e familjes feudale të Dukagjinasve. Vetëm në këtë periudhë Shkodra. 99). duke pasur parasysh qenien e Kaninës qytet që në shek. filluan të iorcoheshin feudalët vendas. 1974. 1205). 104. në krahinat e principatës së Arbërisë mesjetare. e cila duhet të jetë rindërtuar gjatë shekullit XV. ku është përfshirë dhe harku i portës. ndërsa afrohet me atë të mureve të përshkuara nga breza prej 4-5 rreshtash tullash të 9 . kripës etj. Por në fakt. XIII (V.A. fitoi përparësi si fortifikim kundrejt Lezhës. i cili është bërë shkak për datimin e krejt oborrit si dhe kullës pranë tij në fillim të shek. Baçe. 141 . Lezha pati një vazhdimësi të pandërprerë që nga prehistoria deri në mesjetën e vonë dhe jo vetëm si vendbanim por edhe si Fig. 19 X dhe rolin që ajo luan në luftimet normando-bizantine në shek. XI. XII. që ishte nën sundimin e Balshajve më të fuqishëm. Në mesjetën e hershme datohen edhe disa kontraforte trekëndëshe në Kaninë. (fig. A.në Lezhë. 41.

duke kontrolluar një nga rrugët kryesore që lidhnin ultësirën bregdetare me zomën e brendshme malore. nëpërmjet një qafe. 105c) është pika më e dobët e qytetit. me perimetër 1400 m. ajo ka dy hyrje. 142 . Përveç ndërtimeve mbrojtëse të përmendura. ndërsa rrethimi i dytë. nga gjurmët e ruajtura në terren kuptohet se në shpatin jugor të kodrës zbrisnin dy mure nga qyteti i sipërm deri në lumë. që zinte shpatin e kodrës. ndryshe nga ai i Petrelës. Monumentet 5-6. (fig. prej të cilave njëra komunikon me territorin brenda kalasë. që ishte aq i nevojshëm për furnizimin me ujë në raste rrethimi. 101). Vendi ku ndodhet hyrja kryesore (fig. Berati. Muret rrethojnë platformën e kodrës duke ndjekur konturin e terrenit. Baçe. 43-82.ndërtuara në kohën e Mihal Komnenit (fig. Rrethimi me mure i shpatit jugor të kodrës nuk kishte për qëllim të përfshinte një lagje të jashtme të qytetit se sa të krijonte një zonë të mbrojtur deri tek lumi. Një grup fortifikimesh relativisht të hershme të mesjetës. këto qytete mbrohen nga dy radhë muresh. por edhe mjaft dallime nga fortifikimet e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore. Në këtë rast. kur përmenden si ledhe dheu gjatë betejës që u zhvillua midis ushtrive anzhuine dhe bizantine. që kanë mjaft tipare të përbashkëta midis tyre. 102). Një teknikë më e vonë e përdorur në kalanë e Beratit është «kluazonazhi». Meksi. 102). Ekstremet e poshtme të këtyre mureve bashkoheshin nga një mur tërthor.. Kalaja ka një hyrje kryesore nga veriu (fig. XI. kemi të bëjmë me qytete të fortifikuara. Arkitektura dhe restaurimi i kishës së Perondisë. Në përgjithësi. Pjesa më e lartë ose më e mbrojtur e kodrës me rrethimin e saj formon njëfarë akropoli. duke përf'shirë brenda tyre një sipërfaqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të qytetit. Këto janë Shurdhahu (Sarda). lidhet me një kodër tjetër me lartësi të barabartë. Drishti dhe Danja. Ato përforcohen nga 24 kulla me formë planimetrike dhe përmasa të ndryshme. e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore.. 104). Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar me pesë kulla. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël. që bie me pjerrësi të theksuar mbi luginën e Osumit. por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të feudalit nga gamizoni. 11) A. ndodhen në zonën rreth Shkodrës. që ka formën e një trekëndëshi të çrregullt (fig. në vendin ku lumi krijon një grykë të ngushtë midis dy kodrave. Ashtu si kështjella e sipërme në kalanë e Durrësit. e cila mbrohet nga një barbakan (oborr i fortifikuar si dhe tri hyrje të tjera më pak të rëndësishme (fig. Këto mure u ndërtuan pas vitit 1280. 105a). përveç rolit të një qendre administrative zinte dhe një pozitë të rëndësishme strategjike. 1973. periudha e parë e së cilës të raendohet t'i përkasë shek. Kalaja e Beratit11 (fig. Kjo ndarje shërbente si një vend i rezistencës së fundit. pasi këtu kodra e kalasë. Të tri periudhat e përmendura na pasqyrohen në të njëjtin raport kronologjik në një kishë 20 km në afërsi 10 këtij qyteti. 103). dy kulla të së cilës shikojnë nga oborri i kështjellës. ndërsa tjetra të nxjerrë jashtë mureve rrethuese të qytetit. Kjo është edhe arsyeja që u tregua kujdes i veçantë për mbrojtjen e saj. në të cilin janë ruajtur gjurmët e tri kullave. 19-42. skemat kompozicionale të sistemit mbrojtës të të cilave kanë shumë anë të përbashkëta midis tyre. apo krejt 10) A.

.

Komata. Berat. D. në bregun e djathtë të lumit Drin. Muret mbrojtëse e ndajnë qytetin në dy pjesë: në qytetin e sipërm. trekëndëshe dhe katërkëndëshe. Krejt kalaja rrethon një sipërfaqe prej 4. Kalaja e Shurdhahut12 (fig. platformën që krijohet mbi të. 106) ngrihet mbi një kodër shkëmbore. Kalaja e Beratit. 144 . që kanë formën e shkronjës U. por nuk janë vendosur në distanca të caktuara. 1 0 5 c . Dikur kjo kodër lidhej nëpërmjet një qafe të ulët me vargun e kodrave që shtriheshin në bregun jugor të këtij lumi. si në Danjë. 257-313. i cili përmendet shpesh në dokumentet mesjetare të kohës. Si muri rrethues i sipërm ashtu dhe i poshtmi janë pajisur me kulla. Fig. dhe në të poshtmin që zë shpatin e saj nga veriu. Berat. përfshinte pjesën kryesore të qytetit apo krejt këtë të fundit. të vendosura fare 12) H. kodra e Shurdhahut u kthye në ishull. Oborri i fortifikuar Pamje nga brenda. Në gërmadhat e kësaj kalaje ndodhej dikur qyteti i Sardës.7 ha. Që të dyja mbrohen nga dy kulla anësore në formën e shkronjës U. 1974. qytet i fortifikuar mesjetar shqiptar. rreth 8 km në jug të qytetit të Shkodrës. që zë majën e kodrës. Fig. 1 0 5 a . dhe tjetra në të sipërmin. Pamje nga brenda. Spahiu. Gjithsej ruhen dy hyrje: njëra që të fut në qytetin e poshtëm. Hyrja kryesore dhe oborri i fortifikuar. lindja dhe jugu. por me krijimin e liqenit artificial të hidrocentralit të Vaut të Dejës. Iliria 3. veç diku kemi grumbullime kullash të vendosura pranë njëra-tjetrës dhe diku linja të gjata muresh pa asnjë kullë. 105b. Shurdhahu — Sarda.Fig. Kullë pranë hyrjes kryesore.

b) Planimetria e kalasë. a) Pamje e hyrjes së qytetit të sipërm.61 145 . Kalaja e Shurdhahut (Sarda). 10 .106.

duke u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike. Muri rrethues i qytetit në Drisht zë një sipërfaqe mjaft më të madhe nga ai Shurdhahut. në të dyja anët e portës ndodhen vrimat për lëvizjen e katarahut. pa përdorimin e tullave apo të copave të tjegullave për qëllime dekorative. njëra nga lindja dhe tjetra nga perëndimi.10 m larg njëra-tjetrës dhe dalin nga kurtina 2. por ndonjë prej tyre është hapur dhe në nivelin e poshtëm të kurtinave. E ngritur mbi një kodër të lartë shkëmbore. 107) ndodhet në verilindje të Shkodrës. sidomos e atyre në formë U-je. gjë që të krijon përshtypjen e një ndërtimi të rëndomtë dhe primitiv. e cila përveç faqeve me pjerrësi të madhe. XI.70 m. Kullat e Shurdhahut në përgjithësi janë të vogla dhe me mure të holla 0.90 m. të mbështetura mbi trarë ishte ndërtuar dhe shtegu i kalimit të rojeve. ndërsa kështjella nga një hyrje e vetme që përshkon faqen anësore të një kulle drejtkëndëshe. Muret. Si kurtlnat dhe muret e kullave nuk ndjekin linja të drejta e të rregullta. ndërsa përkundrazi. derisa pas shek. në pilastrat mbështetëse të të cilit.30 m mbi të parin.60-0.pranë njëra-tjetrës. Në këtë periudhë qyteti pësoi një rënie të vazhdueshme. Një veçori e kullave të Shurdhahut. gjithashtu muri rrethues nuk e kalon gjerësinë 0. Kullat anësore të saj janë vendosur 2. është se ato lidhen me murin rrethues vetëm me pjesën e sipërme. Mungesa e gjurmëve të shkallëve në faqen e brendshme të mureve. Këto frëngji përfundonin në anën e jashtme me një të çarë vertikale me lartësi 45-60 cm e gjerësi 20 cm dhe zgjeroheshin në pjesën e brendshme deri në 35-40 cm. ku ruhen akoma zgavrat e vendosjes së trarëve. me platforma dërrasash. Kalaja e Drishtit (fig. që rrethohet nga një bërryl i tillë lumenjsh. por lulëzimin më të madh si qytet e pati në shek. XIII. XVII. që ruhet më mirë. XII ose nga fillimi i shek. por vetëm një kështjellë si në kalanë e Danjës. Ashtu si në Shurdhah edhe në Drisht shohim po atë tip kullash të vogla gjysmërrethore. Rreth vitit 1184 Shurdhahu (Sarda) u pushtua nga serbët. një qemer me bazë më të gjerë ngrihet 2. por njëra nga kullat. po atë teknikë ndërtimi me mure të holla pa breza dhe me shtegun e rojeve që krijohet nga plat146 . rrethimi i sipërm është mjaft më i vogël dhe nuk krijon një ndarje të sipërme të qytetit. më vonë ka qenë nën juridiksionin e familjes feudale shqiptare të Dukagjinëve dhe më 1491 u pushtua nga turqit. Lartësia e plotë e mureve dhe e kullave nuk njihet. mbi një kodër shkëmbore me një mbrojtje të fuqishme natyrore. arrin lartësinë 5 m. është datuar në fundin e shek. Më mirë ruhet hyrja e qytetit të sipërm. Kullat kanë qenë pajisur me frëngji për armë të bardha. rrjodh një përrua malor. kalaja e Drishtit plotëson një nga kërkesat kryesore të një fortifikimi mesjetar. Kalaja e Shurdhahut. ndërsa nga jugu. ka si mbrojtje edhe lumin e Kirit që e rrethon nga veriu dhe perëndimi.80 m Vetë hyrja me gjerësi prej 1.50 m mbulohet me një hark guri. Për forcimin e mureve nuk janë përdorur breza druri. rrëzë kodrës. emri i tij nuk përmendet më. të çon në përfundimin se këto kanë qenë prej druri.5 m dhe lartësi 2. harqet dhe elementet e tjera të fortifikimit janë ndërtuar me gurë. i cili derdhet në Kir. Nga ana e brendshme. Muri rrethues i Drishtit përshkohet nga dy hyrje. Kjo vihet re në kalanë e Drishtit. Nga sipër ato mbuloheshin me rrasa horizontale guri.

Fig. 107. Në fillim. që ka qenë e rrënuar. qendra e së cilës mendohet të ketë qenë Kruja. Gjithashtu. Të katër kullat e saj shohin nga ana e brendshme e kalasë. pasi muret periferike janë ngritur mbi një humnerë të pangjitshme. kështjella ka pasur 3 kulia katërkëndëshe. Në të njëjtën kohë.1 Pas pushtimit të Drishtit nga turqit. 147 . ndërsa popullsia u largua në masë prej andej. dhe i copëtimit të Perandorisë në zotërime më të 1) Në vitin 1436 Drishti ka pasur në përdorim një top të vogël. XIII krijohet principata e Arbërisë. bie rëndësia e tij si qytet dhe si fortesë. Pamje e kështjellës. është rindërtuar në formën ekzistuese. Kalaja e Drishtit. po kësaj radhë me gurë të latuar me kujdes. në fillim të shek. një nga kullat katërkëndëshe është veshur me një këmishë rrethore dhe në përgjithësi kullat në pjesën e poshtme janë veshur me mure që bien pjerrëtas mbi terrenin. dallohen disa faza ndërtimi. Njëra nga kullat katërkëndëshe. Nga teknika e ndërtimit duket se i përket periudhës së pushtimit venecian 1396-1478. Kështu. që ka formën e një katërkëndëshi. më 1478. si rezultat i shembjes së pushtetit bizantin nga invazioni i kryqtarëve të kryqëzatës IV (1204). forma druri të mbështetura mbi trarë të dalë konsol. Kjo kullë si dhe ajo e hyrjes janë pajisur me frëngji të vogla për topa. ndërsa në një periudhë të dytë është shtuar një kullë gjysmërrethore. Shkodër. Shek. Në kështjellë. XIII-XIV lidhet me periudhën e fuqizimit të feudalëve arbëreshë.

XIII-XIV. ndërsa më vonë. Geschichte des Osmanisches Reiches 148 . duke u kthyer në sundimtarë të pavarur. Tani. 2 Por edhe në fortifikimet që ndërtuan pushtuesit në këtë periudhë. më 1280. Nikolla Topia. Hopf. në qytetet e pushtuara prej tyre duket dora e mjeshtrave shqiptarë. Durrësi dhe disa zona përreth ranë në sundimin venecian dhe krijuan dukatin e Durrësit. nën sundimin e tyre pati shtrirjen dhe lulëzimin më të madh. Teodori. pas një pushtimi të shkurtër të Shqipërisë nga shteti serb i Rashës. por edhe si fortesë. Një nga këto kështjella. Muzakët ndërtuan një kullë në derdhje të Semanit. që e pati zanafillën mesjetare në këtë periudhë. Zenevisët kryen punime në kalanë e Gjirokastrës dhe ndërtuan Kardhiqin. Aranitët. si Durrësi. është ngritur mbi ndërtime ilire. që do të siguronte dhe një mbrojtje më të mirë të Durrësit. përveç Topiasve dhe Muzakëve dolën në skenë familje të tjera feudalësh. 108) ashtu si Berati. Në këtë periudhë feudalët shqiptarë mundën të fusnin nën sundimin e tyre qytete të mëdha të fortifikuara. kalaja ka shërbyer si një akropol për qytetin që shtrihej rrëzë shpatit jugor të kodrës. Gjatë periudhës së pushtimit romak. ku më 1456 u zhvilluan luftime të ashpra me turqit. Rreth mesit të shek. me qendër në Krujë e Petrelë. Ndërsa në orvatjen e venecianëve për të hapur kanalin e Porto-Romanos. ndërioi më 1225 një «kryekullë» në Durrës. Simon Zenevisi ndërton një kështjellë në kepin Vagenetia përballë Korfuzit. dhe patën një veprimtari të vrullshme në fushën e ndërtimit të fortesave. Në këtë fazë fillestare të periudhës në shqyrtim u aktivizuan në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen e fortifikimeve despotët e Epirit. XIV. Karl Topia rindërton kalanë e Krujës. Berati etj. porositi të merreshin specialistë të atyre anëve për punimet fortifikuese që do të kryheshin në Durrës.1 Me sa duket. ndërsa një nga pasardhësit e tij. rindërtoi muret e kalasë së Beratit. ndërsa Berati. Mbreti i Sicilisë. rreth vitit 1205. Kështu Topiasve. jo vetëm si qytet. Gjatë mesjetës Shkodra ishte me ndërprerje herë nën sun1) A. Në vitin 1389. ndërsa Balshajve kalaja e Shkodrës. e cila njihet në literaturën historike me emrin «Kështjella apo kulla e Pirgut». marrin pjesë shumë punëtorë dhe teknikë shqiptarë.vogla. si Balshajt. u bë ndarja e selisë brenda kështjellës dhe u ngritën muret e bashkimit të qytetit të sipërm me lumin. Zenevisët. u atribuohet nga Barleti ndërtimi i kështjellës së Petrelës. U riparuan pothuajse të gjitha muret dhe u ndërtuan një sërë kullash të reja. kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës. Baçe. Karli I Anzhu. 2) K. feudalët shqiptarë arritën kulmin e fuqisë së tyre. që ishte në kufi me principatën e Arbërisë. 43-62. është Shkodra. ndërsa një pinjoll i fundit i kësaj familje. XIV fillon ndërtimin e një kalaje bregdetare në Kepin e Melieve. në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. Kështu despoti i Epirit Mihal Engjëll Komneni. Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. më 1443. u krijua despotati i Epirit ku përfshihet dhe Shqipëria e Jugut. Matarangët. Kalaja e Shkodrës (fig. në afërsi të Durrësit. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV.

thotë se gjer në atë kohë Shkodra ka qenë e pafortifikuar. Kalaja e Shkodrës. deri më 1355 kur u zotërua nga Balshajt Humanisti shkodran i shek. ndodhej në fushë pranë Bunës. kalaja. Kalaja e Shkodrës. E. dimin bizantin dhe herë nën atë sllav. Barleti. XV. XX (viz. Në kalanë e Shkodrës nuk janë konstatuar deri më sot gjurmë të një vjetërsie më të madhe nga shek. 108. a. Lir). Gravurë e shek. Në fillim të mesjetës. 103. XIV. Gravurë.Fig. Përveç Bal140 . ku shtrihej dikur qyteti i periudhës romake. Fig.

109. Kalaja e Shkodrës. Kalaja e Shkodrës. . Planimetria. Pamje nga lindja.Fig. Fig. 108b.

Fig. Kalaja e Shkodrës. . Kalaja e Shkodrës.Fig. Pamje e oborrit të tretë. 111. Grykë stere në oborrin e tretë. 110.

e cila njihet me emrin «kapiteneria» (fig. Fortifikimi i hyrjes kryesore të kështjellës së Shkodrës. Formën themelore kalaja e ka marrë pra që në gjysmën e dytë të shek. që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët. Oborri i tretë. 113) para së cilës. (fig. 112) Përveç sterave aty ruhen akoma disa ndërtime të vjetra. 113) është trajtuar në anën e jashtme. (fig 111) depo si dhe një godinë trikatëshe e trajtuar në mënyrë monumentale.shajve. zë një sipërfaqe një të madhe. XVIII-XIX) feudalët shqiptarë Bushatllinj. Të ngritura mbi majën e një kodre shkëmbore muret e kalasë ndjekin formën e terrenit. 1972. në periudhën veneciane midis viteve 1407-1417. Në murin që e ndan atë nga pjesa tjetër e kalasë janë krijuar të daia drejtkëndëshe. 110). në pjesën qendrore të kalasë. është përdorur si banesë e guvernatorit të vilajetit. kur qendra administrative e Shkodrës u shpërngul nga kalaja. si dhe vepra të tjera mbrojtëse. Brenda kështjellës ka qenë dhe pallati i familjes feudale të Bushatllinjve. (fig. gjer më 1865. 1 Pasi kalon korridorin e kullës së barbakanit (fig. me përjashtim të zonës së hyrjes kryesore. (fig. në të cilin është hapur dhe një portë. në më1) V. për strehimin e garnizonit. XVIII-XIX është zëvendësuar me një mur të ri. turqit dhe më vonë (shek. Monumentet 3. 109) Sipërfaqja e brendshme ndahet me anë muresh të trasha në tri oborre. që shërbenin si depo. saj një portë e vogël që të çon në sheshin e mureve të para. (fig. një burg si dhe një kishë e stilit romanik e kthyer më vonë në xhami. të futur pak më brenda nga i pari. 112). që komunikojnë me porta midis tyre. Brenda territorit të kështjeUës ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin. të cilat lidhen me një kullë rrethore. 112 b) nuk ruan gjurmë ndërtimesh në brendësi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë (fig. që zëvendësojnë kullat. Oborri i dytë (fig. 115 a) Porta kryesore (fig. ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle. të kufizuar me mur në krahun e djathtë. Përballë oborrit ndodhet porta kryesore e kështjellës dhe anash. Aty ndodhet një sterë. prej të cilave uji merej me anë grykash pusi të rrumbullakëta. që mbulonin rrugën nga kthesa e fundit e saj. 110). Ai ndahet nga oborri i parë nga një mur tërthor pa kulla. 152 . ndërsa në murin e jashtëm ato janë vendosur më dendur nga gjithë pjesët e tjera të kalasë. duke krijuar në planimetri një formë të çrregullt. (fig. XIV dhe ka arritur në trajtën e sotme me një varg plotësimesh të vazhdueshme. u ndërtua një barbakan (fig. 112 a) Oborri i parë (fig. 163-170. i cili më vonë. deri tek porta e barbakanit. Muri është pajisur me një parapet dhe me një palë shkallë që të ngjitin në shtegun e rojes. Brenda oborrit të dytë ndodhen katër stera të mëdha katërkëndëshe të mbuluara me qemer. 114) një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zinin pjesën lindore të kalasë. kur ja dorëzuan Venedikut. në kala kanë ndërmarrë punime plotësuese fortifikimi edhe venecianët. 15) gjendesh në një oborr të vogël katërkëndësh. që e mbajtën Shkodrën nën sundimin e tyre deri në vitin 1396. Muri i vjetër i periudhës paraveneciane është lënë gjysmë i rrënuar dhe në shek. Kamsi. të cilat janë më të ulëta nga muret dhe kullat e anës lindore.

.

Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë. 115 b) fundi i të cilit mbyllet nga një portë e dytë. Kalaja e Shkodrës. 112b. Fig. (fig 114) por këtu kemi të bëjmë me restaurimin e ndërtimeve më të vjetra. 112. Vrima komandohej nga një kthinë e vogël. lëngje të nxehta. (fig. 154 . i cili lidhet nëpërmjet një porte me hark dhe kornizë tullash me një kthinë katërkëndëshe më të madhe. apo objekte të rënda mbi kundërshtarin. prapa parapetit të dhëmbëzuar të të cilit qëndronin mbrojtësit e oborrit të dytë. I gjithë sistemi i mbrojtjes së hyrjes komandohej nga një donzhon i lartë poligonal. Për të hyrë brenda në kala duhet të kalosh një korridor në formë L-je. XIV në oborrin e dytë e kthyer në xhami në shek. Fig. bën fjalë edhe Barleti. nyrë të ngjashme me portën e barbakanes. për ndërtimin e të cilit nga venecianët.Fig. Kishë e shek. të mbuluar me qemer cilindrik. që shërbente për qëndrimin e një pjese të rojeve të portës dhe për mbajtjen e pëngatitjen e mjeteve dhe lëndëve që do të hidheshin mbi armikun. XVI. që kishte arritur të shpërthejë portën e parë. Një pjesë e qemerit këtu është ndërtuar krejtësisht me tulla dhe në kyçin e tij është hapur një vrimë drejtkëndëshe 40 x 55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse. Pamje e oborrit të dytë dhe e sterës. Në kthesën e korridorit dallohen qartë gjurmët paraveneciane të kompleksit të hyrjes. më 1468. e mbuluar me qemer cilindrik që ndodhet në katin e dytë. Por edhe pasi të kalojë portën do të ndodheshe përballë një muri të gjerë. 1 1 2 a .

114. Hyrja e barbakanit. 113. Fig. Pamje e hyrjes kryesore. Kalaja e Shkodrës. .Fig. Kalaja e Shkodrës.

Fig. Korridori i hyrjes kryesore. Korridori barbakanit. . Fig. 115. Ralaja e Shkodrës. l15b.

të cilat shërbenin për manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete. i cili përshkon 157 . Njëra prej tyre ruhet akoma në rrëzë të paramurit lindof të kalasë. kjo portë. 115a. Është fjala për një kanal të veshur me gurë gjatë kontraskarpit. Kalaja e Shkodrës. kalaja ka dhe disa hyrje të vogla të dorës së dytë. (fig. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore. sipas Barletit.Fig. shërbente për të mbajtur armë e municione. 116). për të mbrojtur «gropat». E hapur në shkëmb të gjallë dhe me disa degëzime në brendësi. Përveç hyrjes kryesore.

Vetëm paqja e nënshkruar nga venecianët i detyroi banorët dhe garnizonin ta braktisnin atë. kompleksit të hyrjes dhe paramureve në anën lindore të kalasë. 116. Monumentet 1 1971. del vetëm nga mesi i shek. Teodori II Laskari u njeh disa privilegje banorëve të kalasë së Krujës. (fig. gjatë shek. Shembulli i një kalaje mesjetare. por më tepër katërkëndëshe. reve t'u jipet pjerrësi në formë skarpati. Në burimet historike. Kullat kanë forma rrethore. Aty ku veshja e mureve është dëmtuar spikat teknika e vjetër me përdorimin e copave të tullave midis gurëve. Madje. punimet e tjera veneciane konsistojnë në veshjen me gurë të punuar katënkëndësh të disa kullave të tjera dhe pjesërisht të kurtinave. për nga mbrojtja natyrore dhe furnizimi me ujë. mundi t'u bëjë ballë dy rrethimeve të gjata dhe bombardimit të vazhdueshëm me artileri nga turqit në vitet 1474 dhe 1478-79. dhe ruhen në një lartësi 12-16 m. ashtu siç ishte kompletuar që nga fillimi i shek. Përveç barbakanit. ndërsa harqet e dritareve dhe frëngjitë janë punuar krejtësisht me tulla të vendosura në formë radiale dhe janë rrethuar me bordurë. që ishin dy faktorët më të rëndësishëm në mesjetë për të siguruar një mbrojtje të fuqishme dhe të gjatë. kryekullës. XV tri rrethimeve të egra të forcave kryesore të Perandorisë Osmane. Gjurmime rreth themelimit dhe rindërtimeve kryesore të kalasë së Krujës. IX si qendër peshkopate. XIII. Kruja ka qenë qen17) S. që arrin shpesh deri në gjysmën e lartësisë së tyre. XII. ndërsa si vendbanim i fortifikuar. është kalaja e Krujës 17 . Më 1253 ajo kaloi nga Mihaili II i Epirit në zotërim të perandorit bizantin Ivan Vatace dhe dy vjet më vonë. Gjatë këtyre riparimeve është pasur parasysh që anës së jashtme të muFig. Kalaja e Shkodrës. 87-101. Kështu që në shumë kulla nën veshjen veneciane fshihen ndërtime më të vjetra që i përkasin periudhës së sundimtarëve Balshaj. Që para kësaj periudhe. Dalje sekrete nga ana lindore. ndërsa kurtinat kanë një lartësi rreth 12 m. XV. nga ana perëndimore e kalasë. me kusht që të liheshin të lirë të largoheshin në drejtimin e dëshiruar. Adhami. Kruja përmendet për herë të parë në aktet kishtare të shek.rrëzën e murit lindor të kalasë dhe ruhet edhe sot në një thellësi rreth 4 m. Kalaja e Shkodrës. sipërfaqe të mëdha të pjerrëta shkëmbore të kodrës janë veshur me gurë të skuadruar. 158 . 117) Ajo mundi t'u bëjë ballë në shek.

Pamje. . Kalaja e Krujës.Fig. 117. planimetria.

.

Nga fundi i shek. seli e feudalit. kreu punime të rëndësishme. XV (fig. që e bëri atë qendër të zotërimeve të tij. i cili del në rrëzë të murit llndor të saj. XIII. Monumentet 12. ajo e këndit. Ky krua. Si dhe një fazë më e vonë me kluazonash. ndërsa gjatë krejt murit verilindor dhe juglindor të ndërtuar mbi shkëmbin e thepisur ndodhet vetëm një kullë. Së fundi. por sipas kushteve të terrenit dhe rëndësisë së sektorit që mbrojnë. Muret e kalasë së Krujës. 19) S. Kullat kanë formë të rrumbullakët ose katërkëndëshe. ato shërbenin njëkohë18) Gj. Ato kanë një gjerësi prej rreth 1. Duke qenë mbi një terren sundues. Cit. Kjo tregon se kështjella u ndërtua rreth fundit të shëk. gjë që e ka bërë të mos vuajë asnjëherë nga mungesa e ujit. gjë që tregon se lartësia e kullave katërkëndëshe të kësaj ndarjeje ka qenë mjaft e madhe.50 m dhe përforcohen nga 9 kulla. siç mund fë nxirret nga dëshmia e Barletit. por përmend vetëm kullën e sahatit të ndërtuar mbi bazamente më të vjetra. 1976. i cili. rreth mesit të shek. shkëmbinjtë bien thik dhe janë të pangjitshëm. praktikisht të pangjitshtëm ose vetë kodra bie me pjerrësi të theksuar. XII fillimi i shek. Kullat nuk kanë një largësi të barabartë prej njëra-tjetrës. shohim një grupim të tyre në hyrjen kryesore. kalasë ju bënë disa riparime nga Karli I Anzhu dhe më vonë. që i korrespondon rrethimit të kalasë. Faza e parë ngjason me ndërtimet e Mihal Komnenit në Berat. XIII. Nga ana e jashtme e kësaj ndarjeje. Ndërtimet e fundit gjatë mesjetës së mesme në këtë kala i përkasin periudhës së Skënderbeut. në shkëmb rrjedh një burim nëntokësor. Por uji i këtij burimi shfrytëzohej edhe brenda fortesës nëpërmjet puseve. 88). rrethojnë një sipërfaqe eliptike me perimetër rreth 800 m. 119). ku ndodhet dhe hyrja kryesore për në kala. ruan disa duar ndërtimi. 118) Kalaja e Krujës është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore të shkëputur nga mali Sarisalltëk dhe nga formacionet kodrinore përreth. 11-61 161 . njëri prej të cilëve ruhet 18 akoma në gjendje të mirë nga ana e brendshme e murit perëndimor. ka qenë rrethuar me një sistem muresh e kullash (fig. duke rezervuar një datë më të hershme për muret fillestare të kalasë. Në gjendjen e sotme kulla ka një lartësi prej 16 m. Frashëri Problemi i restaurimit të oborrit të fortifikuar të kalasë së Krujës. Adhami nuk dallon ekzistencën e kështjellës brenda kalasë së Krujës. Përveç mureve perimetrale që përmendëm. në pjesën më të lartë të kodrës është sajuar një ndarje e vogël katërkëndëshe që shërbente si një reduit i fortifikuar. Në kullën e sahatit dallohet faza më e hershme e ndërtimit me muraturë guri me breza tullash. duke ndjekur konturet e terrenit mbi të cilin ngrihen.dër garnizonesh dhe guvernatorësh bizantinë gjë që presupozon një vend të fortifikuar. 65-74. (Vep. pranë burimit dhe në skajin jugperëndimor. u përshtat në kullë sahati19. Brenda territorit të kalasë. Njëra prej tyre. duke sunduar të parat. që përdoret edhe sot në një çezmë. Ajo lidhet me këto të fundit vetëm nga ana verilindore. Anët e tjera janë shkëmbinj të thepisur. Një nga veçoritë e kalasë së Krujës është mënyra e furnizimit të saj me ujë. nga feudali shqiptar Karl Topia. ndërsa në murin e ndarjes së brendshme konstatohen dy kulla katërkëndëshe. kur kjo pjesë e fortifikimit e kishte humbur funksionin e saj.

prej të cilave e para ishte një portë rrëshqitëse (portkulis). e dorës së dytë. XII-XIII. u ndërtuan në të djathtë të korridorit dhe një sërë ambientesh të lidhura me një kullë rrethore. Kalaja ka dy hyrje. Të dyja këto porta kanë qenë dyflegërshe dhe siguroheshin nga brenda me katarah. Nëpërmjet një porte të vogël. Porta e parë u vendos në vendin e portës së dytë të fazës së parë. Në një periudhë të dytë. 121). (fig. të pajisur me sterë.Fig. Kalaja e Krujës. mbulohen me qemere cilindrike të ndërtuara me gurë. Interieri i kishës ndriçohet nga dy dritare të ngushta. njëra nga verilindja që është kryesorja dhe tjetra më e vogël. u ndërtua një kompleks i tërë për mbrojtjen e hyrjes kryesore (fig. i mbuluar me qemer cilindrik guri. Në pjesën e brendshme u shtua një korridor i ri me gjatësi 22 m. në skajin jugperëndimor. ndërsa një portë tjetër mbyllte fundin e korridorit. 119. hyhet në një kthinë në formë kryqi që s'është gjë tjetër veçse një kishë e tipit «Kryq i lirë». më të ulët nga ambienti qendror. Tipi në formë «Kryq i lirë» i faltoreve të kultit të krishter ka pasur një përhapje më të madhe në vendin tonë gjatë shek. Në kompleksin e hyrjes. kohë 162 . që të çonte në oborrin e fortifikuar të krojeve. i cili mbështetet mbi katër pedentiva. 120) dhe sigurohej në periudhën e parë të ndërtimit nga dy porta. Oborri i fortifikuar i krojeve. Ambienti qendror i kishës në formë katrori mbulohet me një kupolë sferike mbi tambur. sisht edhe për vrojtim. prej të cilave njëra pënshkon murin fundor të një nikeje të korridorit. në këtë periudhë. ndërsa krahët e kryqit. 119) Hyrja kryesore përshkonte një korridor me kthesë (fig. të hapur në murin e brendshëm të këtij kompleksi.

po të kemi parasysh një dokument të viteve 1431-32. 120. Në qoftë se nuk është fjala për kishën në shqyrtim. ku përmendet një kishë «brenda në kullë të Akçahisarit» (Kalaja e Krujës). Këto shkallë i shërbenin jo vetëm kthinave që ngriheshin mbi kishë dhe mbi dy niket e krahut të d j a thtë të korridorit të hyrjes. të instaluara brenda kullave.Fig. atëherë në kalanë e Krujës do të ketë pasur ndërtime të tjera të këtij lloji. XI-XII për periudhën e parë të këtij ndërtimi. Korridori i hyrjes në kalanë e Krujës. së cilës i përket për pasojë edhe ndërtimi i fazës së dytë të krejt kompleksit të hyrjes. duke lënë një datë më të hershme ndoshta shek. por dhe platformës së një kulle të rrumbu163 . Në katin e dytë të kompleksit të hyrjes të çojnë një palë shkallë të mbështetura në murin e tij lindor.

Kalaja e Krujës. 122. Ambientet pranë kompleksit të hyrjes. Fig. Kalaja e Krujës. Porta në dalje të tunelit. 121. .Fig.

mund të arrihet në përfundimin që kjo kullë të jetë ndërtuar gjatë viteve 1450-52. në të cilin ruhen edhe gjurmët e tri kullave. b). 165 . që lidhet në mënyrë organike me këto ndërtime. që do të zinte krejt rrezen e veprimit të kullës së rrumbullakët. Brenda territorit të krojeve. kur hyrja e parë qe dëmtuar rëndë. Më vonë. midis murit perimetral të kullës dhe të sterës është lënë një korridor i ngushtë i mbuluar me qemer cilindrik. ndryshe nga ato të mëparshmet. Porta në dalje të tunelit është trajtuar me hark tullash. 25-54. i cili thotë për këtë anë të kalasë se muret ishin shumë të vjetra dhe të ngrëna nga koha. Periudha e dytë e ndërtimit të kompleksit të hyrjes është realizuar në një kohë. Korridori është i një madhësie të tillë sa mund të qarkullojë me vështirësi një njeri dhe nuk zë gjithë perimetrin e sterës. Kulla e re. që vishte nga jashtë sterën dhe shërbente kryesisht për mbrojtjen e hyrjes. ajo nuk ishte më e lartë se muret rrethuese. Në skaj të korridorit ndodhet një e hapur katërkëndëshe prej nga mund të merrej ujë nga stera.20 (fig. Edhe në kullat. ndërsa pjesës së poshtme të mureve të saj ju d'ha nga jashtë një pjerrësi n'i formë skarpati. Kullën e rrumbullakët. Vendi i rrjedhjes së burimeve nëntokësore. i mbuluar me qemer cilindrik. me diametër 3 m. Duke pasur parasysh edhe njoftimin e Barletit për ndërtimet që kreu Skënderbeu pas rrethimit të parë të Krujës në anën veriore dhe perëndimore të kalasë. (fig. sipas dëshmisë së Bar1etit. Kanina ishte 20) A. e cila mbulohej me një kupolë sferike të ndërtuar me muraturë guri. 122) Prej këtej zbritet nëpërmjet të një palë shkallëve në sheshin e burimit. 122a. Interes paraqet në kalanë e Krujës dhe sistemi i fortlfikimit të krojeve. i cili ishte i mbrojtur në anën e jashtme nga sistemi i mureve dhe kullave që përmendëm. është ndërtuar më vonë një kullë e rrumbullakët. Ajo ndodhet në gjirin e Vlorës mbi një kodër me lartësi 380 m. njëra prej të cilave. gjë që tregon se fortifikimi i krojeve ës'htë krijuar në një periudhë të hershme dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë. XI. Për marrjen e ujit. (fig. Me kulla është pajisur edhe muri rrethues i kalasë që përfshihet brenda kësaj sipërfaqeje. Në fillim të shek. në të cilin zbritet me disa këmbë shkallë nga tarraca e kthinave ngjitur me të. Kanina. në shek. Baçe. është mbrojtur me një mur të dytë në formë të harkuar. VI. e cila ngjason nga teknika me rindërtimet e kullës së rrumbullakët të hyrjes. pasi pranë kësaj të fundit ruhen gjurmët e një kulle të rrënuar katërkëndëshe. (fig. Kjo konfirmohet dhe nga dëshmia e Barletit. Si shumë qytete të tjera mesjetare të Shqipërisë. Skënderbeu e rindërtoi rreth viteve 1451-52. që bien jashtë mureve rrethuese. e cila përshkohet nga një tunel i ngushtë me gjatësi 15 m. kalaja rindërtohet nga Justiniani dhe përmendet në listën e Prokopit me emrin Kionin. 119) që ndodhet në skajin juglindor të kalasë. në të majtë të shkallëve. Në Shqipërinë Jugperëndimore një nga fortifikimet e rëndësishme mesjetare është edhe Kanina. 118) Pas rëndërtimit.llakët. që mbrojnë sheshin e burimit vërehen periudha të ndryshme ndërtimi. kalaja e Kaninës e fillon jetën e saj që nga koha antike. Më interes është në këtë pjesë të fortifikimit një kullë gjysmërrethore. është e ulët dhe me perimetër të gjerë. Në katin e poshtëm të kullës së rrumbullakët është ndërtuar një stere me trajtë cilindrike. në të cilat dallohen për më tepër disa faza ndërtimi. gjysmë e rrënuar arrin lartësinë 8 in.

Fig. . Fig. Kaninës. Kaninës. 1 2 2 a . 1 2 2 b . Kalaja e Planimetria. Kalaja e Pamje.

(C. ka një lartësi prej 3. ku janë ripërdorur mjaft gurë antikë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri. mësojmë se kalaja në atë kohë kishte 14 kulla. përfaqësojnë periudha të ndryshme ndërtimi. të cilat duke qenë me përmasa të vogla luajnë edhe rolin e kontrafortave. ndërsa ndërtimet e fundit të shek. Vep. Por shumë prej tyre.»22 Muret e kullave si dhe kurtinat 21) Sipas planimetrisë së K. Njëra prej këtyre hyrjeve.. Nga një skicë planimetrike. Kullat poligonale i përkasin një periudhe më të vonë. të ngjashme me ato të akropolit të Butrintit. Përveç pranisë së frëngjive për artileri në njërën nga këto kulla (kulla 10). që ndan pjesën më të lartë të kodrës. hapësirë drite 2. ashtu siç i takojmë në kalanë e Beratit dhe Butrintit. kishte shtëpi banimi. si ajo e Shkodrës. Ajo mbrohet prej një kulle të fuqishme gjashtëkëndëshe. Coro-nelli Citta fortezze ed altri luoghi principali.85 m dhe mbulobet prej një harku sektorial. Pas një periudhe qetësie relative. Në portat e kalasë së Kaninës nuk konstatojmë sisteme të brendshme fortifikimi. në shekujt XII-XIII. dy prej tyre kanë formë trekëndëshe. Baçe. kalaja ndahet nga mure tërthore në tri pjesë. prej të cilave njëra lidhte ndarjen e fundit në pjesën më të lartë (kështjellën) me pjesën tjetër të fortifikimit. si galeri të mbuluara me qemer etj. Hyrjet janë të thjeshta dhe mbrohen nga kulla anësore. Por sasia e kullave në përgjithësi ka qenë më e madhe. ndërtesa për garnizonin. cit. Kalaja përshkohej prej katër portash. e ruajtur më mirë.qytet dhe qendër peshkopate dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftërat normano-bizantine. sipas dëshmisë të udhëtarit turk Çelebiut.21 Të një periudhe të hershme janë edhe disa kulla gjysmërrethore. duke shërbyer si plasdarm për depërtimin e anzhuinëve në thellësitë e tokave shqiptarre. kthehet në një qendër ushtarake të dorës së parë. i cili mbrohej nga tri kulla Brenda rrethimit. XVII-XIX i përkasin përpjekjeve të feudalëve shqiptare të Vlorës për të rimëkëmbur këtë fortifikim. Ashtu si në Shkodër. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndërtimit këto kulla ngjasin me ato të «kështjellës së poshtme të kalasë së Durrësit të ndërtuar në shek. barbakana. depo municioni si dhe stera për furnizimin me ujë. XV. dell'Albania.40 m. shih. të cilat vendosen horizontalisht apo në mënyrë të çrregullt midis fugave të gurëve dhe sidomos në kullat trekëndëshe. Baçe i konsideron në formë U-je dhe i daton në periudhën e sundimit anzhuin (shek. Koronelit. Më të hershmet janë kullat trekëndëshe. Portat e tjera të nxirrnin në drejtime të ndryshme jashtë rrethimit kryesor. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. e botuar në 1688. A. Krujës dhe Beratit. apo të jashtme. 22) Këto kulla A. Muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe 35 ha dhe kanë një gjatësi të përgjithshme prej 1 km. siç i hasim në kala të tjera mesjetare. në kullën 7 takojmë një kornizë dekorative prej gurësh 167 . Epiro e Livandia. Nga shtatë kulla. përveç teknikës së ndërtimit dhe me format e tyre planimetrike. poligonale. Si në kullat gjysmërrethore edhe në ato trekëndëshe gjejnë përdorim të gjerë copat e tullave dhe të tjegullave. XIII). trekëndëshe dhe katërkësndëshe. në to gjejmë edhe frëngji për topa. Kullat që përforcojnë muret kanë forma rrethore. Venetia 1688). që ruhen sot në kalanë e Kaninës. ndodhet në anën jugore. Kanina. pas këtyre ngjarjeve. Në vitin 1530 kalaja rindërtohet nga sulltan Sulejmani.

. fig. Kalaja e Borshit. 123. 123a. Pamja e kodrës. Pamje e një kulle.fig. Kalaja e Borshit.

para pushtimit të saj nga Ali Pasha. humbet rëndësinë e parë edhe kalaja. siç është kulia 6. derisa degradon në një fshat. 123) dhe Himara (fig. 124. e takojmë edhe në kullën 3 (katërkëndëshe). Ndërsa kullat e vogla gjysmërrethore. kullat 7 dhe 10 ngjasojnë me kullat e kështjellës së poshtme të Durrësit. Një frëngji topi. Këta tipa fortifikimesh. Për pasojë. lartësia e tyre nuk ruhet në asnjë rast e plotë. E. ruhen vetëm pak gjurmë. XII — fillimi i shek. përveç kësaj. XVI. identike me kornizat e dy kullave veneciane në Durrës. Danja dhe Shurdhahu. kështu që të gjitha të dhënat të çojnë për një datim nga fundi i shek. Me këto të fundit ato kanë të përbashkët edhe moslidhjen e plotë me kurtinat. Në to vërehen edhe gjurmë të rindërtimeve dhe riparimeve të periudhës së pushtimit turk. Ato ngjajnë me kullat e fortifikimeve të rrethit të Shkodrës. Lir). kjo e fundit ashtu si Kanina. sidomos pas ndërtimit. Tipare të ngjashme me Kaninën kanë pasur edhe qytete të tjera mesjetare të fortifikuara në bregdetin Jon. Si teknikë ndërtimi ngjajnë me disa kulla të periudhës së despotatit të Epirit në Butrint. Një fortifikim që zë një vend ndërmjetës midis qytetit të fortifikuar dhe kështjellës. si Drishti. Nga kalaja mesjetare e Gjirokastrës. Kalaja e Himarës. Për më tepër. 124). XIX (viz. ndërsa kullat pjesërisht janë rrënuar të punuar. është kalaja e Gjirokastrës. që datohen në gjysmën e dytë të shek XV. Baçe i daton në gjysmën e dytë të shek. përmendet si një qendër e fortifikuar qysh në shek. të kalasë së Vlorës. si Borshi (Sopoti) (fig. A. me zgjerimin e vazhdueshëm të qytetit të dalë jashtë mureve dhe spostimit të qendrës së pazarit. fillojnë të luajnë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. XV. XI.Fig. kështjellë nga përmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumë banesave brenda saj. janë përforcuar me breza druri. XIII. Por që nga kjo kohë qyteti i nënshtrohet një rënieje të vazhdueshme. XIII. e cila. 169 . në shek. në trajtën Himera. Gravurë e shek. Ndërsa nga forma planimetrike dhe ekzistenca e ballkoneve prej druri. që janë gjithashtu ndërtime të periudhës së pushtimit venecian në gjysmën e parë të shek. ngjason me të parën dhe nga teknika e ndërtimit. iddentike me atë të kullës 10.

Çelebiut. me shpate mjaft të pjerrëta në juglindje të qytetit të Korçës. 125) dhe e Podgories në rrethin e Korçës. «kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Ajo ka një perimetër prej 150 m. si në kohën e rindëtimit nga Ali Pasha. gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës.Fig. Ndërsa të tria anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë». apo kështjella e Ndroqit. në shekujt XI-XIV. krejt prej guri të gdhendur. dhe më vonë. Korçë. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. 125. Prej tyre vlejnë të përrnenden kështjella e Mborjes (fig. kështjella e Delvinës që bllokonte një nga rrugët kryesore që lidhte gjirin e Sarandës me pastokën. Prania e hendekut tregon se kalaja nuk e zinte krejt platformën natyrore të kodrës. megjithatë mund të krijohet një ide sadopak e qartë për të nga përshkrimi i E. periudhë pas së cilës ajo u bë qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Kalaja e Mborjes. Përveç fortifikimeve të përshkruara dhe të përmendura më lart. që kontrollonte rrugën nga Durrësi për në Qafë-Kërrabë. Kështjella e Mborjes është ndërtuar mbi një kodër të lartë. në Shqipëri ishin ndërtuar shumë kështjella të tjera të vogla përmbi maja kodrash me shpate të thepisura apo që mbikqyrnin rrugë e vendkalime të rëndësishme. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim. dhe ripërshtatur. Më 1417 kalaja e Gjirokastrës u pushtua prej turqve. rrethon një sipërfaqe poligonale të çrregullt dhe 170 . u përfshi në despotatin e Epirit. Gjirokastra përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë vetëm në vitin 1336. pas një rrethimi të gjatë. në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Sipas tij. Por. Pamje.

të vështirë për t'u ngjitur. Gjithashtu edhe kisha e Mborjes e shek. faltorja dhe tregu në rrëzë të kodrës. planimetria. Toponimi-qytet-ruhet akoma për Mborjen. Butrint. të cilat ndërtoheshin zakonisht nga princër apo simdimtarë të vendit. përforcohet nga 4 kulla të rrumbullakëta. Muret kanë një trashësi prej 2. që e kanë zanafillën nga kështjella.Fig. Ndërtsa vetë emri Mborje (emporion-treg) tregon se aty ka pasur një treg. me përmasa mjaft të vogla. Pamje. XIV. e ndërtuar në rrëzë të kodrës në stilin bizantin.50 m dhe përforcohen me breza druri. 126. Përmasat e vogla të kësaj kështjelle tregojnë se ajo ka qenë seli e fortifikuar e një feudali vendas. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. ku tregu dhe lagjet e qytetit shtrihen fillimisht sa më pranë mureve të 171 . Pra këtu i kemi të gjitha elementet e evolucionit të një kështjelle tipike feudali: kështjella në majë të një kodre të lartë. ndërsa qyteti. ka karakterin e një faltoreje familjare. Ndryshe nga disa qytete të tjera të Shqipërisë.

me sa duket. një sërë kthinash njëkatëshe. Ndërsa nga ana e jashtme e kështjellës. në Butrint (fig. në periudhën turke si depo baruti. pa dritare dhe vetëm me një portë të vogël. që vazhdon deri në mesjetën e mesme. në raste rreziku. të cilat mbuloheshin me çati druri me një kullim dhe mbështeteshin në muret e kështjellës. Kështjella mbi majën e kësaj kodre ndjek një formë planimetrike të çrregullt me perimetër 60 m. me gjatësi brinjësh rreth 50 m. ku ato të brezit të poshtëm përshkoj. në Mborje terreni i aksidentuar i kodrës nuk e favorizonte një fenomen të tillë. prej të cilave njëra ruhet në lartësinë e plotë. që komandoheshin pjesërisht brenda këtyre ambienteve (fig. 126). kështjella përbëhej nga një mur me trashësi 2. më të gjera nga ato të sotmet. në murin verior. Një tablo të njëjtë na paraqet dhe kështjella e Podgories. 130) 172 . muret e të cilit mbështeteshin në të dyja kullat e kësaj ane. Podgorija ishte braktisur dhe nuk përmendet më në këtë kohë. Gjithashtu. Një ballkon druri dilte edhe mbi mesin e murit verior dhe dy të tjerë mbi murin perëndimor. në fillim të shekullit XV. por duke lënë të lira frëngjitë e brezit të poshtëm.5 m i përshkuar nga frëngji të shumta. Por në këtë mori periudhash.kështjellës. ndërsa ato të sipërmit murin e parapetit. teknikash dhe stilesh ndërtimi.në gjithë trashësinë e murit. katër kulla të vogla rrethore janë vendosur gjatë murit perimetral. Në pjesën e brendshme të kështjellës. Kodra shkëmbore në lindje të fshatit me të njëjtin emër. 128). Kështjella ka dy hyrje. e dorës së dytë. që datohet rreth fundit të shek. të mbuluara me qemerë cilindrikë i janë mbështetur krejt murit perëndimor si dhe një pjese të murit jugor. mund të dallohet qartë faza fillestare e kështjellës si dhe evolucioni i saj në kohë. Thuajse në mes të oborrit të saj ndodhet dhe një ndërtim me planimetri rrethore i mbuluar me kupolë sferike. ku ai kishte dhe faltoren e tij. dhe tjetra në kështjellë. Hyrja kryesore hapet në mesin e murit jugor (fig. pranë hyrjes kryesore. Ky hdërtim ka shërbyer. Në të tria këndet ka kulla të rrumbullakëta. në fushë shtrihet edhe këtu një vendbanim. njëra në qytet në kohë të qetë. me interes është te ndiqet faza fillestare dhe evolucioni i një kështjelle garnizoni në bregun e majtë të kanalit të Vivarit. gjatë pushtimit turk vazhdoi të përdorej si fortesë garnizoni. Kështjella kishte një portë në mesin e murit jugor. Brenda kështjellës kishte edhe disa ambiente të brendshme.30 m. që i mbivihen njëra-tjetrës. Muret në pjesën më të madhe. kështjella ka formë planimetrike trekëndëshe. të cilët dilnin në formë konsoli mbi portë. (fig. ruhen në lartësinë e plotë dhe kurorëzohen nga një parapet me lartësi 1. që mbështetej mbi blloqe gurësh të latuar me kujdes. XIV. Në fazën e saj fillestare. e cila mbrohej nga një mashikul me konstruksion druri. Kalaja e Mborjes. pranë murit perëndimor të saj ka qenë ndërtuar në një kohë të vonë. Në gjendjen që ka arritur në ditët tona. prandaj mund të supozohet ed'he prania e dy selive të feudalit. Në rrëzë të kodrës. XIII-shek. pranë një kulle. Ashtu si në Mborje. thirret nga banorët «qytet». ndërsa një tjetër. një rrethim tjetër katërkëndësh. me qoshe të rrumbullakosura. i cili rrethonte një territor në formë trekëndëshi të rregullt. Në shtegun e rojeve të çon një shkallë e mbështetur në faqen e brendshme të murit jugor. Ai përshkohej nga dy breza frëngjish. 127).

127 128 .

Butrint. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. 127. 128. Fig. Pamje e brendshme e murit VL. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. Fig. Hyrja kryesore. Butrint. (Rikonstruksion i periudhës I të ndërtimit.Fig. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. 129. Kullë e periudhës II të ndërtimit. Fig. 130.) 174 . Kalaja pranë kanalit të Vivarit.

Në të njëjtën kohë u hap porta e dytë pranë njërës nga kullat e periudhës së tretë të ndërtimit. që ndodheshin në katin e parë të kullës. oxhak dhe frëngji të vogla shigjetë. 131). si duket dhe nga teknika e ndërtimit dhe nga elemente të tjera. Ashtu si kështjella e Vivarit dhe ajo e Kardhiqit është një fortesë tipike garnizoni. Në kulmet e pesëkëndëshit. një kështjellë tjetër. kishin oxhakë dhe frëngji të vogla që shërbenin dhe për ndriçim. Për herë të parë u vunë në përdorim frëngji topash. ndodhet mbi një kodër jo fort të lartë. 131. por me shpate mjaft të pjerrëta në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër. ndërtimet u realizuan gjatë shek. XV) u ndërtua një kullë e stilit venecian (fig. Butrint. ndërsa dy të tjera nga ana perëndimore janë poligonale. e ngjashme me kullën veneciane pranë bregut të detit në Durrës. me formë të rregullt gjeometrike pesëkëndëshe. ndërsa kati II banohej dhe ishte i pajisur me dritare. 129) në qoshen jugperëndimore të kështjellës. Kalaja pranë kanalit të Vivarit. kundrejt oborrit të kështjellës. Tri nga kullat kanë formë katërkëndëshe. në muret e të cilave janë hapur frëngji për armë zjarri. Katet e para ishin pajisur me nga katër frëngji topash. Periudhës së tretë të ndërtimit i përkasin dy kullat e tjera të kështjellës. ndërsa të dytat banoheshin nga garnizoni. Fig. i cili ngrihej mbi një bazament në formë trungkoni.Në një periudhë të dytë (shek. që formojnë muret me perimetër 80 m ndodhet nga një kullë. Ndërsa kështjella pranë kanalit të Vivarit në Butrint ishte ndërtuar në terren fushor. u shtuan ambientet e brendshme. janë ri175 . Më vonë. Muret e jashtme të këtyre kthinave bllokuan brezin e poshtëm të frëngjive të murit perimetral të kështjellës. (fig. ishin me dysheme druri dhe mbuloheshin me çati konike. 132). u rikonstruktuan frëngjitë e parapetit dhe u hapën në të disa frëngji për topa: më në fund u shtua muri me frëngji nga ana perëndimore (fig. XVIII. Ato ndaheshin në dy kate. Këto. që ndahen nga mure tërthore në kthina të veçanta.

Kalaja e Kardhiqit. Pamje e përgjithshme.Fig. 132. Gjirokastër. Planimetria .

A. Kulla është pajisur gjithashtu me frëngji të mëdha topash me hapje nga jashtë. Muret e saj bien me pjerrësi. 1977. Njëra nga kullat poligonale. Në kështjellën e Kardhiqit dallohen qartë dy periudha ndërtimi. është identike me kullat e kalasë së Tepelenës dhe të Gjirokastrës. 133).Fig. Nga porta e jashtme e mbuluar me hark hyhej në një korridor në formën e shkronjës L. të ndërtuar nga Ali pashë Tepelena. në anën perëndimore edhe muri që i lidh ato është më i gjerë se muret e tjera. Këshjella e Kardhiqit dhe Delvinës. Baçe në studimin e tij e konsideron krejt kështjellën të njëkohshme dhe e daton në gjysmën e dytë të shek.70 m në faqet ballore dhe 1. XVIII-XIX. nga ana e brendshme ato lidheshin me kthina tërthore të mbu23) A Baçe. ashtu si në kështjellën e kalasë së Drishtlt. XII deri në gjysmën e parë të shek. XIV. por nga sa kuptohet prej gjurmëve të ruajtura. Kalaja e Kardhiqit. ndodhej një portë e dytë. në të cilin të çonin një palë shkallë të ndërtuara në të djathtë të hyrjes. nga ana e kështjellës. Pamje e një kulle të shek. e cila ruhet pothuajse e plotë. 12 . Monumentet 13. Edhe dy kullat e tjera katërkëndëshe ndaheshin në dy kate nga qemere cilindrike dhe kishin një trashësi muresh prej 1.61 177 . 133. Përveç formës poligonale të dy prej kullave. të mbuluar me qemer cilindrik. Katet e poshtme ndriçoheshin nga dritare të vogla në formë frëngjie të vendosura në lartësi. XVIII-XIX. Hyrja për në kështjellë hapet në murin anësor të një kulle katërkëndëshe. nuk mungojnë kornizat e gurit që kufizojnë pjesën e sipërme të kullës. që janë karakteristike për ndërtimet e Ali Pashës. Mbi qemeret e korridorit mbështetej dyshemeja e katit II të kullës. Muret nuk ruhen në lartësi.20 m në ato anësore. që janë karakteristike për shek. Në fundin e korridorit. ndërtuar në një periudhë më të vonë (gjatë shekullit XVIII-XIX)23 (fig.

dhe kërcënohej nga pushtimi turk. Këto frëngji kanë një lartësi prej 50 cm. Përveç gjurmëve të ndërtimeve për garnizonin. por dhe një qëndrueshmëri të madhe të tyre kundrejt goditjeve. XV. por nga këto elemente nuk ruhet më asgjë. Zakonisht ato kanë gjatësi 3. Kthinat tërthore. e cila mbulohej me një qemer cilindrik dhe ndahej nga një mur tërthor në dy pjesë. ndryshojnë në përmasa nga një kurtinë në tjetrën. janë 25 cm të gjera nga brenda dhe 5 cm nga jashtë.5-4 m dhe gjerësi 3-4 in. të lidhura organikisht me muret. XIV ose fillimi i shek. prej të cilave komandoheshin frëngjitë për hark. 178 . që përshkonin murin rrethues. Kështjella e Kardhiqit përmendet për herë të parë në regjistrin turk të vitit 1431-32. Trajtimi i kurtinave me kthina tërthore në anën e brendshme krijonte jo vetëm dy nivele luftimi në muret e kështjellës. ndërsa koha më e mundshme e ndërtimit të saj është gjysma e dytë e shek. kur kjo krahinë ishte nën sundimin e feudalëve Zenevisë.luara me qemer. brenda në kështjellë ruhet dhe një sterë katërkëndëshe 20 x 4 m e futur pjesërisht në tokë. që komunikojnë midis tyre. Përmbi këto kthina kalonte rruga e rojeve e mbrojtur nga parapeti me bedena.

XV. Himara dhe Pirgu. dikur vasalë të sunduesve të principatave shqiptare. Dukagjinët. ra në dorë të Venedikut Durrësi. Me pushtimet veneciane dhe presionin e turqve morën fund principatat e pavarura shqiptare. si rezultat i pakësimit të presionit turk. për shkak të disfatës së sulltan Bajazitit nga mongolët dhe luftës për fron që shpërtheu midis djemve të tij. qoftë veneciane apo turke dhe vazhduan përpjekjet për të rritur zotërimet e tyre. para se këto të binin në duart e turqve. dhe më vonë Shkodra me territorin përreth. duke përfituar nga përçarja feudale. Kanina. Ballkani. Beratit. kur përparimi i shpejtë i turqve ishte bërë një rrezik serioz jo vetëm për Ballkanin. Kërkohen me radhë Vlora. nuk hezitonin të thërrisnin për ndihmë edhe turqit.Kapitulli VI FORTIFIKIME NGA VITI 1400 DERI MË 1478 Një valë tjetër ndërtimesh mbrojtëse pati gjatë shek. Që nga kjo kohë e deri në kryengritjen e përgjithshme të shqip179 . në këtë kohë. pasi mori fund lufta për pushtet me hypjen në fron të Muham-etit I. më 1392. Kaninës. Kastriotët. rivendosën autoritetin e tyre në Shqipëri. Krujës. e cila duke përdorur forcën e parasë dhe diplomacinë. Kjo gjendje vazhdoi deri më 1415. Por në dekadat e para të shek. u shkëputën nga vartësia e huaj. kur. Në këtë periudhë vërehen edhe përpjekje për ndërtimin e ndonjë kështjelle apo për pajisjen e tyre me armë zjarri. Të tillë ishin Arianitët. turqit. më 1393 Lezha. Në një situatë të tillë aktivizohet Republika tregtare e Venedikut. Danjës dhe e Shasit. feudalët e vegjël. ku përfshiheshin kalaja e Drishtit. Kështu. XV. Sundimtarët e principatave dhe të zotërimeve të shumta që ishin krijuar ishin në grindje me njëri-tjetrin dhe kur rrezikoheshin të humbisnin pushtetin. Jonimët. por edhe për një pjesë të mirë të shteteve evropiane. Zahariajt. u përpoq të vinte dorë mbi qytetet bregdetare. duke marrë në vitet 1415-1419 kalatë e Vlorës. ishte zhytur në një përçarje të thellë feudale. Gjirokastrës dhe brenda viteve 1423-26 krahinën e Dibrës dhe kështjellën e Danjës. etj.

Guri i Bardhë (Petralba).Fig. Kritobuli nga Imbri. që mbronin shtigjet dhe vendkalimet më të rëndësishme. Stelushi e Sfetigradi. kala. ishin në radhë të parë: Kruja. Të shumta janë toponimet që ruhen në trajtën qytet. siç ishin p. në vende të thepisura. Skëndërbeu u kujdes për riparimin dhe pajisjen e kështjellave që kishte në zotërim. gjatë konfliktit me venecianët. Një kronist i kohës. Petrela. Edhe më vonë. shkruan se Skëndërbeu «kishte kështjella të forta përbrenda vendit. Planimetria. Kalaja në Kepin e Rodonit. Skëriderbeu riparoi kalanë e Ballecit (Balessio) (rrethi i Shkodrës). Në vitin 1448. në periudha të shkurtra qetësie ai u mor me riparimin e kështjellave apo me ndërtime të reja. për ta pasur si bazë të 180 . që mezi kaloheshin. përveç fortesave të vogla. Fortifikimet. në bregdet. 134. kalaja e Modricës dhe ajo e Kepit të Rodonit.sh. shumë të fortifikuara dhe të siguruara nga të gjitha anët». më tepër natyrore. më 1443. nuk kemi më njoftime për ndërtime apo riparime kështjellash nga feudalët shqiptarë. në të cilat vuri dorë Skënderbeu. Por menjëherë pas Kuvendit të Lezhës më 1444. apo kulla e Skëndërbeut si dhe legjendat që lidhen me luftërat e tij kundër turqve. tarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit — Skëndërbeut.

. Planimetria. pamje. b.Fig. Kalaja në Kepin e Rodonit. 135. a. Bastioni i hyrjes.

1) P. ndërsa pas rrethimit të parë të Krujës. Në murin e harkuar përpara bastionit janë hapur frëngji topash. Muri i harkuar. 103-108. Ndërsa ndertimet mbrojtëse veneciane të shek. Muri mbrojtës shkon nga njëra anë e bregut në bregun tjetër të detit. me fare pak ndërtime është krijuar një vend i mbrojtur me gjatësi 400 m dhe gjerësi rreth 100 m. janë hapur frëngji për topa. XV. që patën shpërthyer sidomos në rrethet e Shkodrës në fillim të s'hek. Shembuj të kësaj natyre janë kështjella e Stelushit dhe e Kepit të Rodonit. Kalaja në Kepin t. ndërtuar nga turqit rreth fundit të shek. 182 . 135) me trashësi muresh 3-6 m. XV. kanë formën e një nike të mbuluar me qemer cilindrik. Frëngji druan kryesisht në bregdet.tij. që futet thellë në det. që përsërit konturin e bastionit. qëllimi i tyre ishte të ruatopi. Hyrja formohet nga një mur i harkuar dhe nga një bastion i brendshëm rrethor 10 m i lartë (fig. Në këtë mënyrë. Rodonit. 1967. është ndërprerë nga pjesa tjetër e tokës nga një fortifikim. midis të cilëve krijohet një korridor 4. Edhe në këtë mur. Skënderbeu i kushtoi një rëndësi të veçantë sidomos mbrojtjes natyrore të kështjellave. që e bashkon me detin në skajin e të cilit ndodhet një kullë e rrumbullakët. ku me sa më pak punime dhe me garnizone të vogla të krijohej një mbrojtje e fuqishme. në anën e jashtme. futet në thellësi të kepit deri në mbarim të korridorit dhe pas tij përfundon me një mur tërthor. Thomo Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. 136. 134) Kjo ndodhet në kepin me të njëjtin emër midis Durrësit dhe Lezhës. ndërsa në paretin e hollë që i mbyll ato nga jashtë është hapur një vrimë e rrumbullakët për vendosjen e grykës së topit (fig. të mbrobeshin nga synimet e feudalëve vendas dhe sidomos nga kryengritjet kundër sundimit venecian. 136). Një rrip i ngushtë toke. nin monopolin e tregtisë. Frëngji të ngjashme takohen edhe në një kullë të kalasë së Petrelës si dhe në kullat e kalasë së Prezës.80 m i gjerë që mbyllej në krye dhe në mbarim prej dy portash. për të mbajtur nën presion Shkodrën dhe Danjën e rrethuar. Për t'u futur në këtë territor të mbrojtur është lënë një hyrje në skajin verilindor të murit mbrojtës. si dhe në kullën që lidhet me të. XV u përqënFig. Studia Albanica 2. Një nga fortifikimet e 1 ndërtuara gjatë epokës heroike të Skënderbeut është dhe kalaja e Rodonit (fig. i siguruar prej mësymjeve nga toka dhe me pamje të lirë nga deti në të tria anët e tjera. Frëngjitë. rreth viteve 1451-52 kreu punimet e përmendura në këtë kala.

siç është p. është se në bastionin e hyrjes. që ndodhej në kufirin lindor të Shqipërisë. kjo ndërmarrje nuk pati sukses. duke na dhënë kështu një konfiguracion të ngjashëm me kullën e rrumbullakët të hyrjes në kalanë e Krujës dhe me ndërtime të tjera bë shekullit XV. kështjella u rrënua nga turqit. nga ku duket kalaja e Krujës. Thomo. që ushtrohej nëpërmjet mjeshtrave të ndërtimit edhe në arkitekturën ushtarake verieciane. Vep. Skënderbeu lidhi disa kontrata me mjeshtra muratorë raguzanë. Kjo kullë përcakton të vetmen pikë të territorit të mbrojtur nga kalaja. duke arritur trashësinë e vetë tullës. muret fillojnë të pjerrësohen lehtë në anën e jashtme dhe kalojnë përsëri në vertikale afër bazës. pranë hyrjes kryesore. Në pjesën e poshtme të mureve janë përdorur edhe tullat. në më pak se gjysma e lartësisë. 103-105. ndërsa në verë të vitit 1500. pasi një vit më vonë ra në duart e turqve kalaja e fundit e rëndësishme në bregdetin shqiptar. Kjo tregon se teknika «kluazonash» nuk vazhdohet me konsekuencë. Prandaj mund të mendohet që ajo 2 është ndërtuar për të komunikuar me anë sinjalesh me këtë të fundit. Cit. Punimet në kështjellë vazhduan edhe më vonë. të cilat janë vendosur në fugat. ato janë të njëkohshme me pjesët e poshtme. 183 . Skënderbeu e ndërtoi këtë kala për të pasur një dalje të 2) P. Nga disa raporte mesjetare mësojmë gjithashtu se para mureve ka qenë një kanal i thellë. Por me sa duket. që të tërheq vëmendjen. ndërsa në bastionin që mbronte hyrjen kanë qenë hapur frëngji për topa. Kjo teknikë është e ngjashme me teknikën bizantine «kluazonash». Në vitin 1467. ndërsa Rodoni nuk përmendet më. duke i rrethuar gurët në formë kornize. me ndryshimin që në këtë të fundit fugat e llaçit janë mjaft më të trasha. Në këtë rast mund të shikohet ndikimi vendas. Kjo tregon se lartësia e tij ka qenë jo më pak se 12 m. por sipas një përshkrimi të vitit 1500.sh. pra rreth viteve 1451-52. krahas me ndërtimin e kalasë së Modricës. që vazhdon në drejtim të jugperëndimit deri në bregun tjetër të detit. Ndërtimin e kësaj kështjelle Skëndërbeu e filloi menjëherë pas rrethimit të parë të Krujës. ai jo vetëm që përshkonte tërthor krejt kepin. por që akoma është e paidentifikuar. Të njëjtin fenomen e konstatojmë edhe në një kullë të periudhës veneciane gjysmërrethore në Durrës. pasi më 1463. që është në funksion të kështjellës së poshtme. Një diçka tjetër. veshja nga jashtë e mureve të kalasë së Shkodrës. vihet re se megjithëse pjesët e sipërme të mureve janë ndërtuar pa përdorimin e tullave. në bregun verior të tij hetohen gjurmët e një kulle të veçuar më përpara 6 x 6 m. Kalaja e Kepit të Rodonit është ndërtuar me gurë shtufi të punuar në forma katërkëndëshe të vendosura në rreshta të rregullt e të lidhura me shtresa të holla llaçi. Interesant është fakti që rreth 200 m larg fortifikimeve të përshkruara në brendësi të kepit. Ky mur tani nuk ruhet i plotë. Durrësi. Por para se ky të marrë këtë drejtim bën një kthesë kënddrejtë për të krijuar një oborr të vogël para hyrjes që e mbron këtë nga goditjet direkte.Me bastionin e rrumbullakët të hyrjes lidhet dhe muri i gjatë. por përfundonte edhe në bregun tjetër me një kullë të rrumbullakët 26 këmbë të lartë. Nga ana tjetër. për rindërtimin e kësaj fortese u interesuan venecianët.

137. Kalaja e Bashtovës Pamje Rikonstruksion .Fig.

185 .1. edhe si vendi i qëndresës së fundit kundër turqve në tokën shqiptare. Muret e kullave të rrumbullakëta 3) Kështjella e Bashtovës. Nga ana e brendshme. pilastrat lidhen me harqe tullash. Në ndonjë rast nuk mungojnë edhe fragmente arkitektonike të periudhës bizantine. Kështjella është ndërtuar mbi një terren fushor. Pas pushtimit të plotë të Shqipërisë. 138a).40 m të forcuara me tiranta druri dhe krijojnë mbi harqet shtegun e rojeve 1. si pjesë kolonash. Qëllimi për të cilin u ndërtua ky fortifikim përcakton edhe mënyrën e ndërtimit të tij me mbrojtje artificiale vetëm nga ana e tokës. 138. Frëngjitë e nivelit të poshtëm të kamareve janë më të mëdha nga frëngjitë e tjera dhe kanë shërbyer për topa të vegjël. Në këtë mënyrë.95 m.25 . pasi kalaja kërkonte shumë vepra plotësuese dhe pajisje për mbrojtje nga ana e detit. turqit. me përjashtim të murit perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi.40 m. Rodoni nuk u shërbeu më turqve. që paraqet interes për elementet që ruan. 3-4 km larg derdhjes së tij në det. më 1574. Dy nivelet e luftimit në kamare ndaheshin me platforma druri. është ajo e Bashtovës (fig.35 m. ndryshe nga shumë fortifikime të tjera. ndërsa nga jashtë 0.vetën në det. 3XV.80 m dhe lartësi 1. Në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri ka nga një kullë. gjatë gjithë mureve ndodhen tri nivele luftimi.35 m dhe të jashtme 0. nga ku mund të furnizohej e të kishte në rast nevoje kontakte me jashtë pa ndërmjetësinë e Venedikut. Parapeti me bedenat ka një gjerësi prej 0. Ato kanë një trashësi muresh prej 1. që krijohen midis pilastrave. Kalaja do të shërbente gjithashtu në rast nevoje. Midis gurëve ranorë dhe konglomerat në forma të çrregullta janë futur aty-këtu copa tullash dhe tjegullash. gjerësia nga brenda 0. Një kështjellë tjetër e shek. Monumentet 5-6. Në pjesën e sipërme. me përmasa 60 x 90 m. Të gjithë bedenat përshkohen nga frëngji shigjete me lartësi 0. Ajo ka një planimetri drejtkëndëshe. Dy nga kullat e qosheve janë të rrumbullakëta. ndërsa lartësia e tyre arrinte në 12 m. rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin. 1973. prej të cilave ruhen gjurmët e mbështetjes së trarëve në faqet anësore të pilastrave.50 m. bazamente dhe kapitele të përdorura në vend të gurëve të zakonshëm. Muret kanë një gjerësi prej 1 m. Lartësia e tyre është 1 m. Kullat kanë forma rrethore ose katërkëndëshe (fig. ndërsa nga e katërta nuk ruhen gjurmë. Ndërsa për të mbajtur nën sundim krahinën përreth dhe për të kontrolluar tregtinë e drithit dhe furnizimin me annë të popullsisë nëpërmjet luginës së Ishmit. Lartësia e plotë e mureve me gjithë bedenat arrinte 9 m. njera katërkëndëshe. me lartësi 0. Me dy radhë frëngjish janë pajisur edhe kamaret. Kullat ndërmjetëse janë të gjitha katërkëndëshe. muret gjymtyrohen nga një sistem pilastrash me seksion rreth 1 x 1. që kishte në dorë pothuaj gjithë limanet e bregdetlt të Shqipërisë. ku nuk e rrihte topi i anijeve luftarake.20 m të gjerë (fig. ndërtuan kalanë e Ishmit në një vend të tillë larg bregdetit. gjerësi të brendshme 0. 139). Kjo vinte për shkak të konflikteve të shpeshta dhe shpeshherë të hapura që pati Skënderbeu me Venedikun.15 m. 137).90 m.5 m në çdo 3 m largësi.

nga anët më pak të mbrojtura (kullat katërkëndëshe në faqet ballore. Pamje e brendshme e kalasë së Bashtovës. Kullat janë të hapura nga ana e brendshme e kështjellës (fig. Pamje e brendshme e kalasë së ve fqinjë. ndërsa ato të rrumbullakëta në drejtim të diagonales së katërkëndëshit të kështjellës) kanë pasur erkere (mashikula) me konstruksion druri për të kontrolluar pjesën e poshtme të tyre. që komunikonin me shkallë të brendshme. 186 .Fig. kur kjo nuk mund të shihej prej kullaFig. Mashikulat koBasihtovës. 138. ndërsa ato të kullave katërkëndëshe bien me faqe vertikale. disa ambiente kullash janë përshtatur për banim. duke u pajisur me oxhakë.70. Ato ndaheshin me dysheme druri në pesë kate. Secili kat krijonte një ambient mjaft të ulët rreth 1. por shërbenin vetëm në raste lufte. Këto ambiente nuk banoheshin. bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. Në një periudhë më të vonë. 140) dhe janë pajisur me frëngji të shumta. Të gjitha kullat. 138a.

Kalaja e Bashtovës. 139. 142 . Fig. 140. Fig. 141.139 141 140 Fig. 142 Pamje të brendshme kullash. pamje e përgjithshme. Rikonstruksion i një kulle.

që ishin mjaft larg për mbrojtjen e Durrësit.. Ndërsa tek kullat e mesit. Një diçka tjetër. Shkallët janë ndërtuar prej muresh guri dhe mbështeten në faqen e brendshme të mureve. Hyrja kryesore ndodhej në mesin e murit verior dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe. në vendosjen e shkallëve pranë mureve. Kjo mënyrë ndërtimi të bën të mendosh se çatitë ishin të çmontueshme në rast nevoje (fig.mandoheshin nga katet e sipërme. që nëpërmjet tyre të furnizohet në radhë të parë shtegu i rojeve dhe jo katet e sipërme të kullave. Frëngjitë për topa janë vendosur zakonisht në dy katet e poshtme ndërsa katet e sipërme përfundonin në një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat të cilat. Porta ka qenë mbuluar me arkitra dhe ka pasur një hapësirë drite prej 2. ishte mundësia e shfrytëzimit nga turqit e derdhjes së Shkumbinit dhe shfrytëzimi i lëndës së pasur të drurit që ndodhej aty për ndërtimin e anijeve dhe për të dalë në det. pa humbur kohë. Kështjella është pajisur edhe me disa shkallë. nëpërmjet të cilave realizohej ngjitja në shtegun e rojeve. deri në lartësinë e dyshemeve të kateve të sipërme. Kështjella ka pasur me sa duket tri hyrje. jashtë trashësisë së tyre.70 m. ku është hyrja për në kullë. Shpësh. Vijueshmëria e shtegut të rojeve nuk ndërpritet. XIV. Për të mos ndërprerë kalimin nëpër shtegun e rojes në të dyja anët e qemereve janë ndërtuar shkallë që i shërbenin njëkohësisht edhe kullave. janë ndërtuar nga një palë shkallë. çati konike apo prizmatike me konstruksion druri. XVI. pushimi i shkallëve. me anën e të cilave mund të kalohej nga shtegi i njerës anë të murit në tjetrin. Pas vdekjes së Skënderbeut më 188 . sidomos pas rindërtimit nga turqit të kalasë së Elbasanit. koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle janë dhjetëvjeçarët e fundit të shek. qemeret e hapjes së kullave në pjesën e brendshme ngrihen mbi lartësinë e shtegut të rojes. 141). e cila e ulte thuajse krejt vlerën strategjike të kështjellave të tjera bregdetare. Ndërsa hyrja e tretë ndodhej në pjesën veriore të murit lindor dhe përshkonte njerën nga niket midis dy pilastrash. XV. Në përgjithësi. si dhe ato mbi mure. Ajo nuk përmendet gjithashtu as gjatë krejt shek. veçse në kullën e hyrjes. Megjithatë. kur venecianët kërkonjë të zenë pothuaj gjithë kështjellat bregdetare të Shqipërisë. 142) Kështjella e Bashtovës nuk përmendet në burimet historike të fundit të shek. në të thelluarat nën harqet e shkallëve janë hapur frëngji shigjete. është ndjekur parimi. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë e rrumbullakët e qoshes. Mbi bedenat mbështetej çatia. Për këtë qëllim shkallët drejtohen në të kundërt të kullave. që i shqetësonte venecianët në këtë kohë. Një hyrje ndodhet në mesin e murit perëndimor të rindërtuar. të mbuluara me tjegulla ose të veshura me plumb. Në disa raste. që shërben për të realizuar komunikimin me shtegun e rojeve. ndërsa në një periudhë të mëvonshme kjo portë është mbyllur me mur. nga ana tjetër lëvizja e mbrojtësve nëpër shtigje duhej të kryhej në një drejtim. në të dyja anët e kullës. XV. përshkohen nga frëngji. Këtu. Mbulesat e tyre kanë qenë sipas rastit. por vetëm në fillim të shek. ndërsa katet e katërta në kullat e qosheve dhe në ato ndërmjetëse lidheshin me nga një portë drejtpërdrejt me shtegun e rojeve. por nuk dihet me siguri nëse ka pasur edhe më parë një hyrje nga kjo anë. 141. mbështetet mbi një qemer tullash. (fig. më 1466. nga sa mund të gjykohet prej gjurmëve të ruajtura.

duke krijuar tri nivele luftimi në muret dhe pesë tek kullat. duke pasur parasysh një kursim sa me të madh të materialit. Arkitektura dhe teknika e ndërtimit tregojnë për një kështjellë të ndërtuar me ngut. Durrës. XVII. si kthimi i disa kateve të kullave në kthina banimi për rojet dhe ndërtimi i një xhamie mbi kullën e hyrjes kryesore. Këtë e dëshmojnë muret e holla. është pasur parasysh qe një kështjellë e vogël të ketë një fuqi sa më të madhe zjarri. punime qe u kryen para vitit 1521. Akoma në shek. Kështjella e Bashtoves është një nga fortifikimet e fundit. Pas kësaj periudhe u rindërtua muri perendimor qe ishte rrëzuar si pasojë e vërshimit të lumit. kullat me kurnz të hapur. madje ne disa krahma edhe me 189 . Fig. si dhe katet e uleta te kullave të caktuara vetëm për luftim. Qysh nga kjo kohë. Menjëherë pas pushtimit. Kështjella e Poshtme. Bashtova vazhdonte te ishte nje kështj-ellë garnizoni. Bashtova ishte gjithashtu një skelë e rëndësishme për tregtimin e drithit. 143. por te kombmuara nga ana e brendshme me pilastra dhe harqe. turqit e parapëlqyen pozitën e kesaj keshtielle vendosën atje në garnizon dhe kryen disa punime plotesuese. që u ndërtuan për t'i rezistor pushtimit turk. XV. Kullë e shek. që janë më pak rezistente. Nga ana tjetër.1468 mundësia për të mbrojtur këto zona ishte e paktë.

mbi pikat e vdekura të kullave për të kontrolluar bazën e tyre. (fig 143) Kështjella kishte një hyrje në murin verior. Shek. elementet artektonike ashtu edhe nga teknika e ndërtimit. Si kurtinat dhe kullat kanë mure me trashësi të barabartë prej 2. e cila ndryshon nga të parat si nga forma. Kullë për artileri. kur Durrësi ishte nën sundimin venecian. XV. Elementet arkitektonike si dhe të dhëna historike indirekte të çojnë në përfundimin se kjo kështjellë u rindërtua në gjysmën e parë të shek. Frëngjitë kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e vogël të drejtuar jashtë dhe mbulohen me Fig. muret e kullave janë mbështetur mbi një bazament poligonal që del jashtë tyre në formë xokoli dhe brinjët e të cilit korrespondojnë me meset e faqeve të kullës. Kullat mbuloheshin me çati prizmatike me konstruksion druri. 1976. Katet e poshtme të pandriçuara nga frëngji shërbenin me sa duket si depo. të veshura me plumb ose me tjegulla. Monumentet 13. Nga ndërtimet mbrojtëse të shek.5 m më të larta se muret ndaheshin në tri kate me dysheme druri. ishin ambientet kryesore dhe ishin pajisur secila me nga tri frëngji për topa. Në këtë periudhë ajo kishte tri kulla poligonale në qoshe dhe dy ndërmjetëse katërkëndëshe midis tyre. Katet e treta që shërbenin dhe për qëndrimin e rojeve. e përmendur në kapitullin e mëparshëm. Nga ndërtimet mbrojtëse të Durrësit 4) Kalaja e Durrësit në mesjetë.60 m. si «Kështjella e poshtme» e Durrësit. Në një periudhë të mëvonshme njëri nga këndet që kishte mbetur pa kullë u plotësua me një kullë gjysmërrethore. Për t'i bërë më rezistente kundrejt hapjes së tuneleve dhe minimit. 190 . Kurtinat kanë pasur një lartësi prej 10 m. qemere trungkonike prej tullash. dhe përfundonin në pjesën e sipërme me një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat. 144. Durrës. XV. XV. Kullat 1.herët. paraqet interes edhe periudha e dytë e kështjellës në lartësinë «59» në Durrës. ishin pajisur me frëngji shigjete dhe me nga një mashikul druri që dilte në formë konsoli. ndërsa katet e dyta që komunikonin me porta me shtegun e rojeve. fillojnë të riparohen kështjella ekzistuese apo të ndërtohen të reja për garnizonet turke.

.Fig. Durrës. b Kullë për artileri. a. 145. Shek. XV.

Kështu që të gjitha kushtet nuk bashkoheshin gjithmonë në një fortifikim të vetëm. Prej tyre. do të përpiqemi të përmblodhim karakteristikat më të përgjithshme të tyre. Përveç kushteve të terrenit..se një ishull e lidhte me tokën. kur kemi shqyrtuar kalanë e Shkodrës. si pika vrojtimi e kontrolli të rrugëve apo për vendosjen e garnizoneve. në qytetet që ndodheshin në këtë kohë nën sundimin venecian. Ndërsa Butrinti. ndërsa nga sipër është shtruar me pllaka guri. Bazamenti është i mbushur me dhë në pjesën e brendshme. duke krijuar kështu dyshemenë e të vetmit kat të kullës. Muret kanë një trashësi prej 3. i cili përfundon në pjesën e sipërme me një platformë të rrethuar nga një parapet i dhëmbëzuar. 145) Kulla ka planimetri rrethore me diametër të jashtëm 9 m dhe lartësi 9. 144. Nga ana e brendshme e fortifikimit. Ajo ngrihet mbi një bazament. që të çojnë në tarracë si dhe të një sërë kthinash të vogla. kur artileria kishte filluar të përdorej në shkallë të gjerë. në skajin jugperëndimor të kalasë pranë bregut të detit (fig. trashësia e murit është shfrytëzuar për ndërtimin e një palë shkallëve të mbuluara me qemer cilindrik. Tiparet karakteristike të fortifikimeve mesjetare deri në shekullin XV Pasi kemi përmendur apo përshkruar disa nga qytetet e fortifikuara dhe kështjellat mesjetare më tipike në territorin e Shqipërisë. Shpeshherë ajo ishte dhe qendër administrative e krahinës dhe duhej të zinte për këtë arsye një vend qendror në të. etj. XV në kalanë e Shkodrës. Kjo kullë është ndërtuar nga fundi i shek. Ndër qytetet e trashëguara nga antikiteti. por në një masë të madhe edhe nga pozicioni i kësaj kalaje dhe konfiguracioni i terrenit. Një dallim tjetër kërkesash ekziston midis qyteteve dhe kështjellave të ngritura si seli e feudalit apo për qëllime thjesht ushtarake. XV.paraqet interes edhe një kullë e ndërtuar për artileri. ndërsa Durrësi dhe Butrinti mbroheshin nga sipërfaqe ujore. që shërbenin si depo municioni. deri në shek. armët dhe mjetet e tjera të sulmit apo të mbrojtjes. Mbrojtja e një kalaje nuk varej vetëm nga fortësia e mureve dhe e kullave të saj.70 m dhe përforcohen me breza druri. vlejnë të përmendim ato të fillimit të shek. vetëm një rrip 200 m i gjerë nga ana veriore dhe kalim i ngushtë midis detit dhe kënetës nga lindja. një fortesë duhet të kishte dhe ujë të bollshëm për t'i rezistuar rrethimeve të gjata. Durrësin. pothuaj. paramuret në anën veriore. ndërsa të tjerat u shfrytëzuan edhe në mesjetë. Berati dhe Shkodra janë ndërtuar mbi kodra të larta shkëmbore të vështira për t'u ngjitur. siç janë barbakani para hyrjes kryesore. Edhe ndër qytetet dallojmë dy kategori: ato të trashëguara nga antikiteti dhe të lindura rishtas në mesjetë. XV. të cilat i kemi përmendur. në trajtën e një trungu koni.60 m. ato që nuk plotësonin kushtet e mbrojtjes natyrore nuk patën jetë të gjatë. i cili kufizohet në pjesën e sipërme prej një kornize gurësh të punuar me prerje gjysmërrethore. më dy anë 192 . të cilët sipas rastit ofronin apo eliminonin shumë nga mënyrat. Nga ndërtimet e tjera fortifikuese. Salla e vetme e kullës ndriçohet nga pesë frëngji të mëdha topash dhe mbulohet me një kupolë sferike të ndërtuar me tulla.

Mborja e deri diku Kruja. pasi vetë terreni i thepisur nuk lejonte ndërtimin e një kulle jashtë mureve. Këtë e dëshmojnë kronistë të kohëve të ndryshme si dhe gjurmët materiale të ruajtura në vend. Në Gjirokastër dhe Shkodër hapet një hendek tërthor në pjesën më pak të mbrojtur të kodrës. Nga ana tjetër. 6) Bul. sa më pak mundësi mbrojtëse ofronte terreni aq më të fuqishme duhet të ishin muret dhe pengesat e tjera arificiale. ndodhte shpesh që vetëm një anë më pak e mbrojtur e një maje të thepisur shkëmbore. ato duhet të ishin sa më të larta për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë dhe me mure sa më të trasha. 150-155. që mbyll njerën anë të mbrojtjes shkëmbore.të tij mbrohej nga ujërat e liqenit të Butrintit. Këtë detyrë nuk mund ta kryente as Perandoria e vonë Bizantine me përjashtim të ndonjë rasti të -vecantë. p. Edhe feudalët e tjerë shqiptarë. Në këto raste. para se të bëheshin aq të fuqis'hëm sa të zotëronin qytete të mëdha të fortifikuara dhe një numër të konsiderueshëm kështjellash. Të tilla janë Petrela. ndërsa në pjesën tjetër. në Petrelë ndërtohet një paramur. Prandaj në sistemin feudal u hoq dorë nga fortifikimet e mëdha fushore. Ka qenë karakteristikë e shqiptarëve në mesjetë që të shfrytëzonin me mjeshtëri cilësitë mbrojtëse të terrenit. 13 . Studia Albanica. përshkohet nga hyrrja.sh. për t'u rezistuar goditjeve të makinave gurëhedhëse dhe deshëve. Kjo mjeshtri u vazhdua dhe u përsos më tej nga Skënderbeu gjatë luftës 25-vjeçare shqiptaro-turke. 1967. duke kursyer në këtë mënyrë materialin dhe fuqinë punëtore. i njohur si qyteti i Skënderbeut në Mat. siç ndodhte në kohën e Perandorisë Rpmake apo Bizantine të hershme.61 193 . të mbyllej me një mur të thjeshtë. u kombinua mbrojtja natyrore e kodrës në këtë anë me mbrojtjen ujore. mundi të ndërtohej në terren të sheshtë. duke i lidhur këto të dyja me një mur tërthor. Stelushi qytet i Skënderbeut në Mat. 2. nga ndodhej zakonisht edhe hyrja për në kështjellë. Duke kombinuar terrenin tepër të aksidentuar me ndërtimin e mureve mbrojtëse. Vetëm ndonjë kështjellë e vogël garnizoni. kalaja mesjetare e Bellecit6 (Balesio) e përmendur në të kaluarën edhe si Balëz të kujton emrin e Balshajve të fuqishëm. pasi fuqia ekonomike e një feudali s'mund të krahasohej kurrsesi me atë të një shteti të centralizuar. ndësa kalasë së Krujës i mjaftoi mbrojtja natyrore. Qytetet që lindën në mesjetë e kanë shpeshherë origjinën tek kështjella e feudalit. në kalanë që njihet me emrin «Qyteza e Dakajve» në Breglum (rrethi i Shkodrës) apo me Stelushin. Kështu. muri. Kështu ndodh. kështjellat rrethoheshin në të gjit'ha anët me një hendek të mbushur me ujë. por duke i bërë njëkohësisht kështjellat e tyre të pathyeshme. si ajo e Vivarit (Butrint) dhe e Bashtovës. nga jugu prej kanalit të Vivarit. Këtu. që lidhet me tokën. Arkeologjik 1974. Gjirokastra. e cila mbrohet nga një kullë rrethore e brendshme5. Faktori tjetër mbrojtës ishin muret dhe kullat. 5) S Anamali. i kanë pasur selitë e tyre të fortifikuara në vende të thella malore e të papërshkueshme. prandaj ato kanë një sipërfaqe më të vogël të rrethuar me mure dhe mbrojtje natyrore më të fuqishme. Deri në shfaqjen e artilerisë.

Një skemë më të ndërlikuar na paraqesin Berati dhe Butrinti. kjo e fundit shërbente për qëndrimin e parisë së qytetit apo feudalit. takojmë kështjellën e ndërtuar në majën e një kodre dhe qytetin e pafortifikuar në shpatin e saj apo në rrëzë të kodrës. ndërsa në Butrint qyteti i poshtëm. Në disa qytete. si Shkodra dhe Kanina. Shurdhau (Sarda) na paraqitet me një skemë tjetër. konstatojmë edhe forma më të ndërlikuara. Qyteti i poshtëm. selia e fortifikuar brenda saj dhe qyteti i poshtëm i fortifikuar.. ndërsa në periudhën turke me një galeri mbitokësore të mbuluar me qemer. XIV. cit.Krahas këtyre formave të thjeshta të fortifikimeve mesjetare. në rast se do të merreshin nga armiku dy pjesët e tjera. shërbente si vendqëndrimi i rojeve apo garnizonit të përhershëm të qytetit. akropoli apo kështjella që zë pjesën më të lartë dhe të mbrojtur të qytetit përmban brenda saj një kështjellë më të vogël që shërbente si seli e fortifikuar. Një pjesë e kështjellave. Pjesën tjetër të fortifikimit në Berat e zë qyteti i sipërm. E para.. dallojmë tri pjesë të fortifikuara. për qëndrimin e garnizonit dhe si vend i rezistencës së fundit. në Butrint ndodhet edhe një kështjellë tjetër. që lidhen me porta midis tyre. ndërsa tjetra. 194 . ky rrethim ishte realizuar me ledhe dheu. Ndryshe nga këto dy qendra. Vep. Deri në vitin 1280. ndërsa rrethimi i jashtëm i Beratit i shërbente më tepër furnizimit me ujin e lumit të qytetit të sipërm. por kryesisht shërbente si vend i rezistencës së fundit në qoftë se kalohej nga armiku muri i parë rrethues. Butrinti përbëhet nga kështjella. jashtë mureve dhe mbrojtjeve natyrore të qytetit. kur e kërkonte nevoja. në çdo kohë. Kështjella me përmasa mjaft të vogla shërben si seli e fortifikuar e feudalit apo e parisë së qytetit. Berati. si në Mborje e Podgorije. më poshtë. si në Krujë. Pra. Në të dy rastet.. në shekulin XIV u zëvendësua me mure guri. Ai ndahet nga muret mbrojtëse në dy pjesë: në qytetin e poshtëm dhe të sipërm. Baçe. Ndërsa në Butrint kushtet e terrenit kanë bërë që kështjella dhe selia e fortifikuar të zënë pjesën qendrore të qytetit. sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. i mesëm dhe kështjella. e cila përfundonte në skaj me një kullë 7 . në Berat ato zënë skajin më të mbrojtur të tij. Në raste të tjera. që u përdorën. brenda mureve rrethuese të qytetit. në pjesën më të lartë të kodrës shërbente si seli e dukës së Durrësit dhe më vonë e feudalëve shqiptarë Topias. Drisht. pasi shpati i kodrës në këtë anë është shumë i aksidentuar. Kështu Shkodra kishte një Varosh të fortifikuar.. Danjë dhe Lezhë (Lisus). e cila veçohej prej garnizonit. Durrësi. Në disa qytete kemi kështjellën dhe qytetin e fortifikuar. fillojnë të fortifikohen edhe Varoshet (lagjet e jashtme). sidomos ato të caktuara për qëndrimin e garnizo7) A. Kështjella ndodhej në vendin më të lartë dhe më të mbrojtur të kodrës. jashtë të cilit ndodhen lagje të pafortifikuara. sidomos në qytetet mesjetare kryesore. Madje. përmban dy kështjella të veçanta nga njëra-tjetra. e mbështetur tek muri jugperëndimor. Rrethimi i shpatit të kodrës së Beratit evoluon nëpër tri faza. ky i fundit kryente dhe funksionin e kështjellës. Në një periudhë të vonë.

50 . i cili përshkohet nga një brez i pandërprerë frëngjish. krahas mureve të ndërtuara vetëm me gurë edhe teknika bizantine «kluasonazh». Të drunjtat zëvendësohen më vonë me mashikula guri. me përjashtim të mureve me trashësi rreth 1 m përforcohen me breza druri të futura në trashësinë e murit dhe të vendosura në intervale të barabarta lartësie. kështjella e poshtme e Durrësit). XIV.neve. ndoshta të shek. Format e rregullta planimetrike shfaqen relativisht vonë. por kjo mënyrë ndërtimi. katërkëndëshe (Bashtova. Rastin e parë e kemi hasur në kalanë e Durrësit qysh në shekullin XI. trekëndëshe (Vivari). apo ujë të valuar mbi armikun. Zakonisht muret kishin një lartësi nga 6 . Që një mur të ishte më i qëndrueshëm kundrejt goditjeve. si në permdhën e vonë antike. në pjesën e sipërme të tyre ndodhej shtegu i kalimit të rojeve dhe parapeti me bedena. ndërsa të tjerat i hasim pas periudhës në shqyrtim. të mbuluara me qemere cilindrike si në Kardhiq (rrethi i Gjirokastrës). ndërsa të dytin e njohim nga kështjella e Vivarit në Butrint si dhe nga një dokument i vitit 1280. Pothuajse në të gjitha rastet. Në këto raste. Është përdorur gjithashtu. si në Shurdhash. Shembullin më të mirë e kemi në kalanë e Shkodrës. por më vonë edhe vetë bedenat u përshkuan nga frëngji shigjete. me një fjalë që muri t'i vishej sa më tepër të ishte e mundur shpateve të kodrës. por nga 195 .50 m. XIV.50 m (kështjella e Vivarit). e bënin murin më elastik kundrejt goditjeve dhe kufizonin deri diku prishjet. Por një parim i tillë nuk është zbatuar kudo. Hapësirat midis bedenave shërbenin si vende luftimi. duke shërbyer si një element dekorativ. kufizonte çarjet midis dy pilastrave që përshkoheshin nga frëngji. që dilnin në formë konsoli. Rastet e njohura nuk shkojnë më heret nga shek. Muret në fortifikimet mesjetare kanë një gjerësi prej 1 . shumëkëndëshe (Kardhiqi). Parapeti i dhëmbëzuar me bedena pëson dhe një ndryshim tjetër. Rastin më të hershëm. muret ishin më të holla. kanë zakonisht forma të rregullta gjeometrike. sidomos rreth fillimit të shekullit XIII. e kemi në kalanë e Vivarit. ndërsa i bënte ato më të qëndrueshme kundrejt goditjeve. por futeshin vetëm në faqen e jashtme të tij. Shpesh muret kombinoheshin në pjesën e brendshme me pilastra drejtkëndëshe me harqe si në Bashtovë dhe në një trakt muri në Butrint ose me kthina tërthore. Por më shpesh ato ndërtoheshin përmbi fortat. ndërsa në një rast frëngjitë i gjejmë edhe në një mur me trashësi rreth 2. sipër kreshtës së mureve ndërtoheshin erkere prej druri. por shumica prej tyre variojnë në diapazonin 1. Për të kontrolluar rrëzën e murit dhe për të lëshuar objekte të rënda. Brezat e drurit që luanin rolin e një brezi antisizmik. Ato mund të ishin të vazhduar (gardhe) apo në formën e ballkoneve të shkëputura (mashikula). Hapësirat midis bedenave mbyllen me mur.10 m. XV. preferohej që terreni brenda tij të kishte një lartësi sa më të madhe. i cili përmban një urdhër të Karlit I Anzhu për pajisjen e murit të Akropolit të Durrësit me 24 mashikula të tilla. duke krijuar një parapet të vazhduar. Por këto breza nuk përs'hkonin gjithë trashësinë e murit. ato nuk i hasim para shekullit XIV.2.4 m. sidomos në ndërtimet e shek. Me frëngji shigjete përshkoheshin nganjëherë edhe mure të një trashësie të vogël. Në mure janë përdorur edhe breza tullash.

kur muret ishin të holla (Drisht. Bazamente të pjerrëta tek muret dhe kullat hasen shpesh në fortifikime dhe kështjella të hershme. pasi ishin më të lehta për t'u ndërtuar. Shurdhash) kanë mure të holla dhe një linjë të crregullt të tyre e në shumë pikëpamje nuk arrijnë akoma nivelin e kullave pararendëse të shek. në fortifikimet tona mesjetare. deri në shek. por këto. këtë e dëshmojnë kullat e larta katërkëndëshe të ndërtuara në Berat nga Mihal Komneni si dhe lartësimi i kullave në kështjellën e sipërme të Durrësit. ndërsa të tjerët me dysheme druri. Me daljen e artilerisë. në këtë rast dhe shkallët që të ngjitnin në të ishin prej druri. Në fortifikimet më të hershme në shek. Që lartësia e tyre filloi të shtohet. lartësia e kullave filloi përsëri të pakësohej. Këto të fundit nuk i gjejmë në ndërtime më të hershme se të shek. ju dha formë e rrumbullakët. XII e sidomos gjatë shek. si një fazë e dytë ndërtimi (Petrelë. Por ka dhe mure e kulla kështjellash të projektuara që në fillim si të tilla. ose i mbështeten këtyre të fundit. si në Drisht. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri apo me qemere. IX-XII gjejnë përdorim të gjorë kullat trekëndëshe dhe më pak ato në formë U-je. Në shek. trekëndëshe. të rrumbullakëta dhe poligonale. Shkodër). XV apo të fundit të shek. Por nga fundi i shek. Shurdhash). Kullat katërkëndëshe janë përdorur gjatë gjithë kohës. Për të rritur qëndrueshmërinë e mureve ato fillojnë të ndërtohen në pjesën e poshtme në formë skarpati ose të kenë një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. i hasim në forma të ndryshme planimetrike: katërkëndëshe. Kullat trekëndëshe vazhdojnë të përdoren edhe më vonë. mbi një sistem harqesh mbi pilastra apo me platforma druri të dala konsol. XIII preferohen më tepër kullat katërkëndëshe dhe rrethore. Me shfaqjen e artilerisë fillojnë të gjejnë gjithnjë e më tepër P'ërdorim kullat rrethore. Por ka edhe raste kur njëri nga katet mbulohej me qemer. mbi të cilin ndodhej tarraca. fillojnë të përdoren vetëm gjatë shek. VI.këto të fundit nuk janë ruajtur në fortifikimet tona mesjetare deri në shek. XIV. më 1280 nga Karli I Anzhu. Pjesa 196 . duke filluar që nga pjesa e sipërme. të cilat nuk i ekspozonin predhave të topave një faqe të gjerë e të sheshtë. katet lidheshin me shkallë të brendshme. siç duket. ndërsa disa kullave katërkëndëshe. por ato më të henshmet (Butrint. zakonisht ky i binte të ishte kati i sipërm. Shtegu i kalimit të rojeve ose rruga mbi mur krijohej nga vetë trashësia e murit. trashësia e mureve fillon të rritet. XV. Për më tepër. Kjo tregon se gjatë shekujve të parë të mesjetës nuk pati ndonjë zhvillim të dukshëm të artit të fortifikimit. XV. por tani muret bëheshin më të trasha dhe të pjerrëta ose me skarpat në bazat e tyre. Këto dy tipa kullash përsërisin forma të njohura dhe të përhapura gjerësisht në kohën e vonë antike. ndërsa lartësia e tyre të pakësohet. Më të rralla ishin kullat me forma të rregullta poligonale. Ato ndërtohen brenda trashësisë së mureve. në urdhrin e Karlit theksohet diferenca më e madhe që duhej të kishin në lartësi kullat nga kurtinat në krahasim me ndërtimet ekzistuese. në formë të shkronjës U. Kullat. XIII-XIV. gjysmërrethore. Por në përgjithësi shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve janë prej murature guri. XV. duke i veshur me mur në anën e jashtme.

nga ishte dhe drejtimi kryesor i mbrojtjes. u ndërtuan dhe kulla të posaçme për artileri. e cila mbulohej me qemer apo me kupolë ose kjo pjesë e kullës. Përmasat e mëdha të këtij fortifikimi për të qenë një kullë e zakonshme të lejojnë të mendosh se ajo duhet të ketë pasur kthina që i mbështeteshin tërthor mureve nga ana e brend8) N. Një tip donzhoni të veçuar përfaqëson kulla e Pirgut në Myzeqe. muret e të cilit arrinin një gjerësi prej 6 m. Durrës). Të parat. Kullat pajiseshin me frëngji për armë të bardha dhe më vonë për topa. në funksion të një kalaje. mbi të cilin mbështetej çatia. Gjatë shekullit XV. Ajo ka pasur formë pesëkëndëshe me dy brinjët më të gjata nga 17 m. Mbi këtë vrimë mund të kishte dhe një të çarë të ngushtë vertikale për vrojtim. duke krijuar një kënd më të mprehtë. 68-71. ndërtoheshin nganjëherë bazamente të veçanta me mure guri që rrisnin mjaft trashësinë e mureve të themelit (kështjella e poshtëme. Një nga këto është kulla rrethore pranë bregut të detit në Durrës. Shembull të një kryekulle. Monumente historike në vendin tonë.e sipërme përfundonte me një parapet të dhëmbëzuar me bedena që rrethonte një tarracë ose mbulohesh me çati druri. kemi kullën e Teodor Komnenit në Durrës. Në një kullë të Durrësit frengjitë për topa kanë edhe një zgjerim të lehtë në anën e jashtme. Petrelë). 8drejtoheshin nga lumi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bastionin që mbronte hyrjen në kalanë e Kepit të Rodonit. Për të siguruar bazat e kullave kundër hapjes së tuneleve dhe minimit. Ndodhte që kulla në kreun e saj të përfundonte me një mur të plotë. në faqet e pakontrollueshme prej kullave fqinje dilnin në formë konsoli mashikula prej druri që kontrollonin rrëzën e murit të kullave (Bashtovë. Tipat më të hershëm të frëngjive. frëngjitë për topa hapeshin në katet e poshtme apo të mesme të tyre. ndërsa të tjerat prej 14 m. të caktuar për topa të kalibrave të vegjël janë ato që kanë formën e kamareve në anën e brendshme dhe një vrimë të rrumbullakët për nxjerrjen e grykës së topit. Ka pasur edhe kulla të hapura nga ana e brendshme (Bashtovë. Tiranë 1978. Në disa kulla. e pandriçuar me frëngji apo dritare. Në stadin fillestar të zhvillimit të artilerisë. 197 . në katin e poshtëm ndërtohej një sterë. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t'i rezistonte një rrethimi. shërbente si depo. Ato mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe zinin një vend qendror në kështjellë. Në disa raste. ose krejt kati i sipërm me konstruksion druri dilte në formë konsoli gjatë gjithë murit perimetral të kullës (Petrelë). të lidhura me muret rrethuese apo krejt të veçuara. Frëngjitë më të zhvilluara për topa deri në shekullin XV kishin në planimetri formën e një trapezi me bazën e vogël të drejtuar nga jashtë dhe mbuloheshin me qemere konike prej tullash apo guri. Ceka Pirgu i Myzeqesë. Në dokumentet mesjetare kulla e Pirgut përmendet herë si kullë dhe herë si fortesë e vogël. Në pjesën e poshtme ajo ka formën e një trungu konik të mbushur me dhe dhe mure të trasha me lartësi të vogël. në kala apo kështjella ndërtoheshin edhe kryekulla (donzhone). Durrës) Përveç kullave të zakonshme.

Për një mbrojtje më të mirë të portave kryesore në disa qytete të fortifikuara u ndërtuan «barbakana» që ishin një ndërtim plotësues para portës kryesore për ta bërë atë të dyfishtë. Mbrojtjet më të thjeshta. Kanatat rrotulloheshin mbi boshte xnetalike vertikale. hyrjet përshkojnë faqen anësore të një kulle katërkëndëshe (Drisht. të hapura në shpatullat e portës. që sulmonte hyrjen dhe për ta asgjësuar atë në grupe të vogla. Në rastin e fundit. Portat ishin prej kanatash druri të trashë nganjëherë të veshura dhe me pllaka hekuri. Me interes është dhe mënyra e mbrojtjes së hyrjeve mesjetare. Këto përdoreshin ose për të dubluar portën dykanatëshe ose për të krijuar një kurth për armikun. duke përbërë kështu një nga tipat e njohura të kullave që në literaturë emërtohen «kullë guaskë». Kardhiq) apo faqen ballore të saj (Bashtovë). sipas dëshmisë së Barletit. me prag të pjerrët nga jashtë. të mbuluar me qemer. Hyrja për në kalanë e Petrelës përmban një korridor të mbuluar me qemer me dy kthesa kënddrejtë.shme dhe një oborr të vogël qëndror. që fiksohej në dy vrima të thella. tregohej kujdes më i madh. që janë përshkruar më sipër. qytetet e fortifikuara apo kështjellat kis'hin një portë kryesore dhe një ose disa porta të dorës së dytë. E para ka një portë rrëshqitëse në ballë dhe dy porta të thjeshta gjafë korridorit. shërbente për të kontrolluar dhe mbrojtur hendekun. Ky element embrional që na shfaqet në kalanë e 198 . Një mashikul druri mbështetej në dy konsola guri të punuara mbi portën kryesore të kalasë së Vivarit. Vrima katërkëndëshe. Për mbrojtjen e hyrjes kryesore. ose mbrohet prej dy kullash anësore që projektohen plotësisht jashtë mureve (Sarda). që përsërisin skema të vjetra. që ishte dhe në vend më të ekspozuar. kulla mund të jetë projektuar edhe brenda fortifikimit. Ky tunel. Ky është pikërisht tuneli i hapur në shkëmbin natyror. hapeshin dhe mbi portën kryesore (Shkodër). Përveç portave dykanatëshe janë përdorur dhe porta rrëshqitëse (Krujë). është pajisur edhe hyrja kryesore e Krujës dhe e Shkodrës. Mashikula të tilla mbi porta kanë pasur me siguri dhe kështjella e Bashtovës si dhe kështjella e poshtme e Durrësit. Porta të mbrojtura me nga një mashikul të ndërtuar mbi to i hasim në kështjella të vogla garnizonesh. Në fortifikimet malore. Hyrjet më të mbrojtura mesjetare ishin ato që përshkonin një korridor të gjatë. dhe në pjesën e sipërme. Në disa raste. të fiksuara në gurët e pragut të portës. Zakonisht. Me një kthesë dhe me një korridor të mbuluar. Nga mesjeta është ruajtur barbakani në hyrje të kalasë së Beratit dhe të Shkodrës. Një korridor të harkuar por të pambuluar me qemer përshkon dhe hyrja në Kepin e Rodonit. anash të cilit ka vende të thelluara për vendosjen e rojeve. si në Berat. me një ose disa kthesa kënddrejtë. Interes të veçantë paraqet një element mbrojtës që e kemi hasur deri sot vetëm në kalanë e Shkodrës. kujdesi i parë ishte që sulmuesit të përshkonin një copë rrugë të gjatë bri murit rrethues nën breshërinë e shigjetave të mbrojtësve që qëndronin mbi të. janë ato kur hyrja mbrohet nga një kullë e jashtme (Kaninë) apo e brendshme (Stelush). i cili përfundonte me një portë kundrejt hendekut. Ato siguroheshin nga brenda me një tra të fortë (katarah). Mbi qemeret e korridoreve para portave hapeshin vrima për hedhje lëngjesh të nxehta mbi armikun (Shkodër). që lëshoheshin nga lart.

Dhe po nga kjo kohë na ruhet bastioni i harkuar në Kepin e Rodonit me mure 6 m të gjera. duhet menduar që edhe fortifikimet tona dhe veçanërisht Durrësi kanë ndikuar jo vetëm në arkitekturën ushtarake të popujve kufitarë sllavë. Gero. XII-XIII. Gjatë kontaktit që ata patën me Bizantin filluan të ndërtojnë fortesat e para me mure guri. fortifikimet në pjesën më të madhe ishin prej druri. apo erkerët e vazhduar në muret e kullat. që u kthyen prej andej. IX. Së fundi. Këtu ndërtimi i fortifikimeve me mure guri mbështetej mbi një traditë të vazhdueshme e të fuqishme.Shkodrës së paku që në shek. Francesko Sforca filloi të vishte kullat kuadratike të qosheve të ndërtuara me tulla me një këmishë të rrumbullakët10 me trashësi 7 m dhe sistemoi gjithashtu kullat në nivelin e bedenave. Disa elemente të fortifikimeve u përhapën nga kryqtarët në Evropë gjatë shek. 1971. X dhe deri në shek. siç janë mashikulat. që u zhvilluan sidomos gjatë shek. por edhe në Evropën Perëndimore. Bull. hyrjet me kthesa. Kështjellat prej druri u rindërtuan me gurë në Francë gjatë viteve 1170-12209 Ndikimin më të madh në zhvillimin e fortifikimeve evropiane e ka pasur Lindja. duhet të hedhim një sy mbi zhvillimin e artit mesjetar të fortifikimit në vendet fqinje dhe ato të Evropës Perëndimore. Fortifikimet italiane janë të parat që mbajnë markë evropiane. 12. X sistem kombëtar i hungarezëve dhe deri në shek. që u vendosën në Gadishullin Ballkanik. Por. që kërcënohej imediatisht prej turqve. duke filluar që nga shfaqja e artilerisë e sidomos gjatë shek. në të cilën përfshihej prej kohësh dhe territori i vendit tonë. ku lindën shumë herët bastionet rrethore për artileri. XV. qendra e gravitetit kalon në Itali si dhe në bregdetin Dalmat. Architecture militaire en Italie. XV. I. gjatë shekullit XVI perfeksionohet dhe bëhet parim themelor për fortifikimet e bastionuara të Evropës Perëndimore. Fiset sllave. kur në shumë vende vazhdohej të ndërtohej me metodat e vjetra. 10) A. cit. Kassi Ramelli. ku njihen me emrin «palanka». Këto elemente i hasim në fortifikimet tona në një periudhë më të hershme. XVIII i turqve. Autori i parë i teorisë moderne të fortifikimit është Mariano di Jakobo (1381-1438). N. Ndryshe qëndron puna me Perandorinë Bizantine. Kryqtarët e parë. sollën me vete dhe fortifikimet e tyre në formë rrethi me ledhe e drurë. Fortifikimet me ledhe. të përbëra nga dy radhë hunjsh të ngulur në tokë e të mbushur me dhë kanë qenë deri në shek. Vep. XV. mund të përmendet dhe ndonjë kullë katërkëndëshe 9) L. muret dhe kullat i ndërtoi në të njëjtën. XIII e më vonë. Pra. sollën në Evropë një përvojë të çmueshme dhe modele të vlefshme të fortesave. 29. Por për të parë më mirë se ç'vend zinin fortifikimet mesjetare të Shqipërisë deri nga mesi i shek. Në tërë Evropën feudale të shek. XV. etj.B I. i cili në planin e tij për forcimin e mbrojtjes së Romës. 199 . XI. Por ne kemi për të njëjtën kohë dëshminë shumë të çmueshme të Barletit mbi parimet e njëjta që e udhëhoqën Skënderbeun në ndërtimin e kullës së hyrjes në kalanë e Krujës. lartësi dhe pak më vonë në mesin e shek. siç është rasti i erkerëve prej druri mbi muret e Durrësit.

Por zhvillimi i mëtejshëm i tyre u ndërpre nga pushtimi turk. XV. Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës e projektuar nga arkitekt Sinani. mund të themi se fortifikimet tona gjatë mesjetës kanë ndjekur hap pas hapi. Si përfundim. që kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe metodave të sulmit. e veshur me këmishë rrethore.në kështjellën e Drishtit. që s'mund të jetë më e vonë nga shek. në parimet e tyre themelore. përparimet e artit të fortifikimit. fortifikimet e para të të cilëve qëndronin mbrapa atyre ekzistueseve. në shek. pasi më 1478 kalaja u pushtua nga turqit dhe u braktis nga popullsia. XVI. 200 .

etj. Këto timare jepeshin kundrejt detyrimit të shërbimit në ushtri apo në administratë. u përfshi në pushtimet turke edhe krahina e Dibrës. turqit kishin vendosur në disa krahina sistemin e tyre feudal-ushtarak. Kështjellat që ndodheshin në zotërimet e Kastriotëve u rrafshuan përtokë. që ishte e nevojshme për vjeljen e rregullt të taksave. u përdorën për vendosjen e garnizoneve të pushtuesit një pjesë e mirë e 201 . etj. të përbëra nga reparte të jeniçerëve. Kishin mbetur akoma të panënshtruara krahinat veriore të Shqipërisë si dhe qytetet e pushtuara nga Venediku (Durrësi. Qe në këtë periudhë. Danja.). duke bërë për këtë qëllim regjistrimin e tokave dhe të popullsisë. Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhak beu. Ky sanxhak përfshinte krahinat e nënshtruara prej Çamërisë në jug deri afër lumit Mat në veri. të cilat quheshin (timare). arritën të pushtojnë të gjitha viset e Shqipërisë së Ulët Bregdetare si dhe krahinën e Dibrës në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe arritën kështu në afërsitë e Shkodrës. më 1430. Pas shtypjes së kësaj kryengritjeje filloi më 1431 regjistrimi i përgjithshëm i tokave dhe popullsisë. që ishte komandant ushtara'k dhe prej tij vareshin subashët. Pas shtypjes së kryengritjes së Gjon Kastriotit. turqit në çerekun ë parë të shek. Në këtë periudhë të parë të pushtimit turk. komandantët ushtarakë të vilajeteve. Drishti. Sanxhaku i Shqipërisë u nda në 10 vilajete dhe u dhanë 355 feude. dhe nuk ishin të trashëgueshme. Jashtë kontrollit të tyre kishin mbetur vetëm viset malore të Shqipërisë. u vendosën garnizone ushtarake. XV. turqit kishin në kështjellat e qyteteve ushtri të rregullta të përhershme. në Krujë dhe Sfetigrad. Kastriotëve. që u quajt sanxhaku i Shqipërisë (Sanxhaki Arvanid). më 1431. Nëpër qytete dhe kalatë kryesore u vendosën garnizone. Aranitëve. Tokat e nënshtruara të Shqipërisë u përmblodhën. me kryeqendër Gjirokastrën. ndërsa në dy prej tyre. ku ndodheshin zotërimet e Dukagjinëve. Përveç ushtrisë së spahinjve. në një njësi feudalo-ushtarako-administrative më vete.Kapitulli VII FORTIFIKIME TË SHEKUJVE XV-XVII Duke përfituar nga copëtimi feudal në Shqipëri.

Vendosjes së regjimit feudal-ushtarak turk. Gjatë kësaj kryengritje u prish edhe ndonjë kala e ndërtuar nga turqit. Himarës. mundi të rindërtojë kalanë e Elbasanit. ndërtuan edhe kështjella të reja. p. Si rezultat i kësaj kryengritjeje dhe fitoreve të njëpasnjëshme të shqiptarëve kundër turqve gjatë viteve 1450-1453. ku akoma në fillim të këtij shekulli nuk ishte përha202 . ndërsa kalatë e tjera. E tillë është. Njëkohësisht u shfrytëzua dhe kalaja e Mborjes. Qëllimi i këtyre ndërtimeve ka qenë i ndryshëm. për të mos u kthyer në qendra rezistence të popullsisë kryengritëse. përveç riforcimit të kështjellave që kishin në zotërim. XVII. nuk pati veprimtari të gjerë në drejtim të fortifikimeve. rrënojat e të cilave ruhen akoma. Nuk kaloi shumë kohë dhe më 1443 shpërtheu kryengritja e përgjithshme e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Me shpresë se do të rifitonin autonominë. Gjirokastrës. e ndërtuar mbi një kodër të lartë në afërsi të qytetit. Gjatë shek. në tokat e të cilëve u vendosën me shumicë spahinjtë. si qendra administrativo-ushtarake e vilajetit të Korçës. e cila përmendet në regjistrin e hollësishëm të sanxhakut të Shqipërisë të vitit 1431-32. Kryengritjet e izoluara. Sopotit.kalave të vjetra ekzistuese. Gjatë fundit të shekullit XV. u shfrytëzuan kalatë e qyteteve. Mborjes. Beratit. u vunë në krye të kryengritjeve të armatosura. përmenden kalaja e Krujës. Këlcyrës. Në kështjellat që përfshiheshin brenda këtij territori. ishin vendosur garnizone shqiptare. 5 km në veri të Elbasanit. kur ishte stabilizuar pushtimi turk. Sfetigradit. pas rënies së kalave të fundit në Shqipëri dhe sidomos gjatë shek. që kishin rëndësi të veçantë strategjike. turqit. Kaninës. siç është jenixhekalaja. Në disa raste. ndërsa kështjellat e tjera mesjetare të pellgut të Korçës. duke qëndruar me gjithë ushtrinë në mbrojtje të saj dhe vetë në krye të punimeve. në dokumente. e Përmetit. u ndërtua dhe ndonjë kështjellë e re. prej së cilës sot nuk ruhet asnjë gjurmë. siç është rasti i «jenixhekalasë» (kështjella e re) pranë Bradasheshit. e cila nuk përmendet në dokumentet e mëvonshme apo qyteza e re e Dukagjinit. të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtarake të vilajeteve si dhe disa kështjella. etj. Mehmeti II.sh. Vendosja e këtij regjimi shkaktoi edhe pakënaqëskië e feudalëve shqiptarë. por kryesisht për të mbajtur të nënshtruar popullsinë e krahinave. nga kalatë ekzistuese ku kanë qenë vendosur garnizone ushtarake të pushtuesit. Vetëm në vitin 1466. të cilat shpërthyen menjëherë pas përfundimit të regjistrimit të tokave dhe vendosjes së spahinjve. u shtypën përfundimisht në vitin 1438. pasi dështoi në rrethimin e dytë të Krujës. të udhëhequra nga feudalët. fshatarësia shqiptare i bëri një rezistencë aktive. kur kalaja ekzistuese nuk i përshtatej qendrës së re administrative të vilajetit ose për qëllime të tjera ushtarake. u formua shteti i pavarur shqiptar në një territor që përfshinte pak a shumë Shqipërinë e Mesme. duke përfituar nga gatishmëria e masave fshatare. Kështu. dy vjet para vdekjes së Skënderbeut. me përjashtim të Beratit. kalaja e Korçës e ndërtuar në terren të sheshtë. XVI. feudalët shqiptarë. që u gjykuan të papërshtatshme u prishën. Në radhë të parë. Skraparit. Bënte përjashtim ndonjë krahinë. nuk përmenden në këtë kohë. ku ato qenë ndërtuar dhe për përhapjen dhe konsolidimin e sistemit feudal-ushtarak të tlmareve. Në këtë periudhë e më vonë këto fortifikime të posandërtuara shënohen në dokumente me emrin «kështjella e re» apo «qyteza e re».

pur sistemi i timareve, siç ishte sanxhaku i Dukagjinit dhe i Himarës. Në këtë periudhë u rindërtua kështjella e Dukagjinit. Udhëtari turk i shek. XVII Evlia Çelebiu, që vizitoi qytetet dhe kështjellat kryesore të Shqipërisë, na jep një të dhënë kuptimplote në këtë drejtim, kur thotë se në kalanë e Bashtovës qe rrëzuar një mur prej vërshimit të lumit dhe kishte mbetur i parindërtuar. Ndërsa gjatë shek. XVIII hapet një etapë e re në ndërtimet mbrojtëse të Shqipërisë, e cila lidhet me krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare.

Ndërtimi i kalave të reja apo meremetimi i atyre ekzistuese nuk ishte kudo i njëllojtë në tokat e pushtuara prej turqve. Në krahina më të qeta, ku nuk kishte shumë kryengritje, turqit zakonisht i linin mbas dore kalatë e vjetra dhe pak ndërtonin të reja, edhe këto me materiale të dobëta. Por në Shqipëri, që ishte një vatër e përhershme kryengritjesh dhe një nga territoret kufitare të Perandorisë, turqit krijuan një sistem të tërë kalash, ku vendin kryesor e zinin ato ekzistueset. Fortifikimet e ndërtuara me mure guri të lidhur me llaç dhe të përforcuara mirë i quanin «kala». Të tilla ishin shumica e ndërtimeve në Shqipëri. Fortifikimet e ndërtuara me gurë e dhë të ngjeshur i quanin «hisare». Këto ndërtoheshin zakonisht në shtigjet e kalimit, në grykat dhe në kryqëzimin e rrugëve 1 . Një nga këto fortifikime ka qenë Kruja, e cila thirrej Akçe-Hisar. Kruja ishte një kala, të cilën turqit e gjetën të gatshme. Emërtimi Hisar tregon se ata nuk kishin kryer punime në të, ose kishin kryer punime plotësuese me teknikën e mureve me gurë e dhë të ngjeshura. Kjo del e qartë nga një dokument rreth viteve 1434-35, ku thuhet për Krujën se «ata që ruajnë kështjellën e gurtë (tash Hisar) përjashtohen nga tatimet...etj». Fortifikimet e bëra me dy radhë hunjsh të thurur në formë gardhi dhe të mbushur përbrenda me dhë të ngjeshur quheshin «Palanka». Ky ishte një sistem kombëtar fortifikimi i turqve dhe u përdor prej tyre deri në shek. XVIII 2 . Përveç këtyre, ekzistonin dhe «karaule», të cilat ndërtoheshin me hunj të lartë të ngulur në tokë, që përsipër kishin një vend në trajtë çardaku prej nga vrojtonte roja 3 . Një rëndësi e madhe ju vu edhe ndërtimeve fortifikuese në bregdet, ku rrallë u ndërtuan kala të reja. Kalatë bregdetare kishin synime të ndryshme, si kontrollin e tregtisë, ndalimin e nxjerrjes fshehurazi të drithit dhe furnizimin me armë të kryengritësve shqiptarë, për t'i pasur si bazë kundrejt synimeve të tyre për pushtimin e Italisë, për t'u mbrojtur nga fuqitë detare perëndimore dhe më së fundi edhe për të shfrytëzuar pyjet e pasura bregdetare për ndërtimin e anijeve. I gjithë ky sistem fortifikimi duhej të shërbente si kundër armikut të brendshëm ashtu edhe kundër armikut të jashtëm. Sipas rëndësisë së territorit të pushtuar, parapëlqeheshin dhe tipat e ndryshëm të fortifi1) A. Matkovski. Kryengritje të panjohura në sanxhakun e Ohrit në vitet 1566-1574. St. Hislorike 3, 1973, 58. 2) F. Engels Vepra të zgjedhura ushtarake, I, Tiranë 1975, 351. 3 A. Matkovski, Vep. Cit. 58.

203

a

Fig. 146. Kalaja e Elbasanit. a) Kullë në skajin JL. b) Frëngji topi.

b

Fig. 146. c) Kalaja e Elbasanit. Hyrja e Pazarit

kimeve. Në vendin tonë pak dëshmi kemi për fortifikime druri të tipit «Palanka». Një të tillë e gjejmë të shënuar në një hartë të shek. XVII, në Kabash të Pukës. Kështjellat kryesore pajiseshin me artileri. Qysh në gjysmën e parë të shek. XV, përmenden në dokumente artilierë, që sh'ërbenin në kala të ndryshme. Nga fundi i shek. XVI, Shkodra ishte qendra kryesore e prodhimit të topave, prej nga furnizohej një pjesë e mirë e kalave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Perëndimore. Kalatë ruheshin nga garnizone të përhershme si dhe nga persona që u ishin dhënë timare dhe bënin roje në to. Në qoftë se një timar u ishte dhënë dy ose më shumë personave, ata bënin roje me radhë, duke plotësuar detyrën e një personi të vetëm. Personat, që u ishte ngarkuar mbrojtja e një kalaje, mund të banonin brenda saj (kishin shtëpitë e tyre) (kalaja e Krujës), por mund të banonin edhe në fshatrat përreth apo në qytete që ishin relativisht larg prej s a j 4 . Në disa dokumente përmenden «rezervistë» të kalasë Jenixhe (Bradashesh) ose se si zejtarët e qytetit të Elbasanit ishin ngarkuar të mbronin kalanë e Durrësit dhe Bashovës nga «flota e kaurëve», (veneciane), kundrejt heqjes së detyrimeve (v. 1604) 5 . Por kishte dhe trupa të posaçëm të caktuar për mbrojtjen e kalave, të cilët thirreshin «myselimë». Për ndërtimin e kalave të reja turqit merrnin angari popullsinë e zonave përreth, e cila për këtë arsye dhe për të mos lejuar stabilizimin e administratës turke, hidhej shpesh në kryengritje për të kundërshtuar
4) H. Inalcik, Suret-i defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara 1954. 5) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë 1963, 149.

205

ndërtimin e kalave në krahinat e tyre. Kalatë e reja kishin në të shumtën e rasteve forma të rregullta gjeometrike, që u përshtateshin më tepër qëllimeve të tyre ushtarake për vendosjen e garnizoneve si dhe terrenit të sheshtë, ku ndërtoheshin shumica prej tyre. Një nga kalatë më të mëdha të rindërtuara nga turqit 6 shek. XV, në është ajo e Elbasanit. (fig. 146). Në vitin 1466, sulltan Mehmeti II, pasi dështoi në fushën e madhe për pushtimin e Krujës (rrethimi i dytë), la aty një ushtri rrethimi nën komandën e Ballaban Pashës dhe rindërtoi për një periudhë prej 25 ditësh, mbi gërmadhat e një qyteti të vjetër, kalanë që e quajti el-basan, që do të thotë «sundues i vendit». 7 ) Rindërtimi i kalasë së Elbasanit, kishte një rëndësi të madhe strategjike për turqit, pasi ndodhej në Fig. 147. Dekoracion me tulla, Elbasan. zemër të Shqipërisë, mbi rrugën. ushtarake-tregtare që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit dhe pranë Krujës e Durrësit, që ishin pikësynimet e tyre më të afërta. Gjatë rindërtimit u ndoq me përpikëri planimetria ekzistuese e një kalaje të rrënuar të ndërtuar qysh në shek. IV të e.s. dhe u shfrytëzuan traktet e mureve, që ruheshin akoma në këmbë. Kështu, kalaja pas përfundimit kishte formë drejtkëndëshe me përmasa 308x348 m dhe përforcohej nga 26 kulla. Forma planimetrike e kullave ishte e njëjtë me ato të periudhës së vonë antike. Muret përshkoheshin nga tri hyrje, të cilat më vonë u quajtën: «porta e pazarit», (fig. 146c) hyrja nga ana jugore, e cila përshkonte një kullë drejtkëndëshe; «porta e jeniçerëve» (hyrja nga ana perëndimore) dhe «porta e Ahmedajt», ajo nga lindja. Këto dy të fundit mbroheshin nga një çift kullash në formë patkoi. Rreth mureve qe hapur një kanal rreth 3 m i thellë, i cili mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. Gjurmët e ekzistencës së këtij kanali ruheshin akoma deri në fillim të shek. XX. Muret e vitit 1466 dallohen qartë nga muret e shek. të IV të e. s. si dhe nga riparimet e mëvonshme. Ato janë të mbushura në faqet e jashtme me copa tullash dhe nganjëherë edhe me fragmente arkitektonike të gjetura në vend nga rrënimet e qytetit të Skampinit. Copat e tullave janë futur midis fugave të gurëve pa ndonjë rregull të caktuar. Rrallëherë janë përdorur në formë fragmentare dekoracione me tulla, që të kujtojnë ato bizantine (fig. 147) si harqe të kufizuara me kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësharre etj. Kjo duket qartë sidomos në dy dritaret deko6) Monumentet 1, 1971, 61-77. 7) F. Babinger, Die Griindung von Elbasan, Berlin 1931, 1,

206

rative në kullën e qoshes juglindore. Gjithashtu, për të rritur stabilitetin e mureve, u përdorën brezat e drurit. Në pjesën e sipërme të murit u ndërtuan bedenat. Muri i bedenave kishte një trashësi prej 0,60 m, duke lënë për kalimin e rojeve një shteg me gjerësi 2,40 m. Gjurmë të vetë bedenave janë konstatuar në të dyja anët e kullës juglindore dhe në murin verior të kullës jugperëndimore. Kullat e qosheve kanë qenë dykatëshe dhe mbuloheshin me çati konike me tjegulla. Trarët e dyshemesë së katit të dytë vendoseshin në formë radiale, duke u mbështetur në njërin skaj mbi një bazament të madh katërkëndësh 2,10 x x 2,10 m, të ndërtuar me mur guri dhe në skajin tjetër mbi një dhëmbëzim të krijuar në anën e brendshme të murit të kullës. Të dyja katet komunikonin me shkallë të brendshme druri. Por kthina e katit II komunikonte direkt edhe me shtegun e kalimit të rojeve nëpërmjet një porte të formuar me qemer tullash të hapur në murin e brendshëm të kullave. Për t'i mbrojtur më mirë këto porta, në të dyja anët e tyre, muri i bedenave në vendet e bashkimit me kullat ka qenë më i lartë, gjë që realizohej nëpërmjet shkallëzimeve. Kthina e shkallëve në kullat e qosheve ndriçohej nga tri dritare. Në anën e jashtme, dritaret përfundonin me një të çarë të ngushtë 0,20 m dhe me lartësi 1,20 m, ndërsa nga brenda gjerësia e tyre arrinte 0,90 - 1 m. Pragu i këtyre dritareve bie me pjerrësi nga brenda, për të realizuar një shpërndarje më të mirë të dritës. Kullat ndërmjetëse e në formë patkoi kanë qenë të pambuluara, me sa duket, nga gjurmët e ruajtura deri sot. Përjashtim bën kulla-portë në mesin e murit jugor, mbi të cilën ka qenë ndërtuar një faltore islame pa minare në madhësinë e sipërfaqes që zë vetë kulla. Muret e kësaj faltoreje, sot e rrënuar, bashkë me murin e jashtëm të kullës kanë qenë ndërtuar me teknikën bizantine «kluazonazhë». Kullat u pajisën edhe me frëngji për topa. Çdo kullë kishte nga tri frëngji, që kontrollonin drejtimet kryesore. Më mirë, janë ruajtur frëngji në kullën jugperëndimore. Në plan frëngjitë kanë formën e një trekëndëshi me bazë nga ana e brendshme e kullës. Në anën e jashtme, ato përfundojnë me një hapje drejtkëndëshe me gjersi 0,60-0,70 m, ndërsa nga brenda gjerësia e tyre arrin 0,80-1,00 m. Frëngjitë e kullës jugperëndimore në anën e brendshme formohen me harqe tullash, ndërsa në thellësi krijohet një trompë nëpërmjet gurëve që dalin konsol mbi njëri-tjetrin dhe të kujtojnë elementet stalaktite në trompat mbështetëse të kupolave të xhamive (fig. 146). Pas përfundimit të kalasë së Elbasanit, Mehmeti II la aty një garnizon të përbërë nga 400 jeniçerë dhe me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye për në Adrinapojë (Edrene). Kalaja e Elbasanit u kthye më vonë në një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në Shqipërinë e Mesme. Këtë e tregon dhe fakti që prej këtej u nis, më 1501, sanxhakbeu i Elbasanit me ushtrinë e tij për pushtimin e kalasë së Durrësit. Një kështjellë tjetër e ndërtuar po në Shqipërinë e Mesme. pranë Krujës, është kalaja e Prezës8. Ajo kishte për qëllim të mbante nën kontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rreth Krujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën me Durrësin dhe Krujën.
8) L. Papajani. Kalaja e Prezës. Monumentet 7-8, 1974, 167-181.

207

Fig. 148. Pamje e kalasë së Prezës. Planimetria.

b) Kulla VP. c 14 . Pamje. Kalaja e Prezës. 149.61 .a Fig. a) Kulla JP. Planimetria. c) Muri perëndimor i kështjellës.

70 m.40 m. Gjurmët e një ballkoni të tillë janë ruajtur edhe në murin perëndimor (fig. në pjesën e brendshme kanë formën e një dritareje të mbuluar me hark tullash.60 m mbi lartësinë e tyre. frëngjitë janë dekoruar me disa rrathë koncentrikë tullash. ajo është ndërtuar pjesërisht brenda trashësisë së murit. të rrethuara me bordurë. Kështu. Në oborrin e saj ndodhet një sterë e madhe. Kjo kuptohet lehtë dhe nga prania e një palë shkallëve pranë kullës 1. Një shkallë e tillë ruhet në murin jugor. Trashësia e mureve është 1. në një fazë të dytë. në të cilin është hapur një vrimë e rrumbullakët me diametër 0. ndërsa një dalje e vogël katërkëndëshe. Në pjesët e mureve. Kthina e hyrjes është mbuluar me një qemer cilindrik. që luante rolin e një kulle. Frëngjitë. Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbullakëta në katër nga qos'het e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranë mesit të njërit prej mureve (fig. Në pjesët e tjera të kalasë. Fusha e harkut këtu është dekoruar me tulla të vendosura zigzag. Porta e vetme (fig. që nuk është pajisur me kullë. trarët e të cilave mbështeteshin në një dhëmbëzim të brendshëm të murit. Për të çuar në shtegun e rojeve janë ndërtuar shkallë të gurta. Edhe në faqet e jashtme të mureve të kullave janë përdorur tulla për dekorin. nga jashtë frëngjitë kanë pamjen e një rozete. Portat e kullave janë trajtuar në përgjithësi me harqe rrethore tullash.50-0. në rreshta vertikalë dhe horizontalë. është ndërtuar një xhami. janë përdorur copa tullash të futura midis gurëve. Katet ndaheshin me dysheme dërrase.Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor.40 m. ku vërehet edhe ndonjë rresht me tulla të vendosura në formë dhëmbësharre. Nga disa gjurmë të ruajtura del se lartësia e tyre ishte 1. ku vendosej gryka e topit. 148). e cila është dhe më e ekspozuar kundrejt syrit të vizitorit. Në anën e jashtme. Pjesa e jashtme e kësaj dritareje është mbyllur me një mur të hollë (0. që janë trajtuar në formën e rozetave. Brenda këtyre rrathëve janë vendosur tulla radiale. të cilat kufizojnë vrimën rrethore.30 m. 150). 151) e kështjellës përshkon një kullë drejtkëndëshe të brendshme. Kjo kullë ka shërbyer edhe si porta e vetme e kështjellës. nuk ka përdodm të tullave për qëllime dekorative. Kullat kanë qenë dykatëshe dhe me sa duket të mbuluara me çati konike me tjegulla. ndërsa mbi portë. ndërsa muri mbi të cilin mbështeteshin 1 m.30-1. Secila kullë kishte dy ose tri frëngji topash (fig. Për të kontrolluar të vetmen qoshe të pesëkëndëshit. 210 . Lartësia maksimale e ruajtur e mureve arrin në 6. të cilat të çonin nga sheshi i pushimit para portës në shtegun e rojeve. Furnizimi i shtegut të rojeve me ushtarë realizohej edhe nëpërmjet portave të kateve të dyta të dy prej kullave. ndërsa kullat në trajtë cilindrike me faqe vertikale ngrihen vetëm 0. në përgjithësi. janë përdorur breza dekorativë prej tullash të vendosur në formë zigzage e të kufizuara me dy rreshta paralelë apo breza të punuar me teknikën «kluazonazh». Më e pasur në këtë drejtim është kulla 1. përveç frëngjive. ka qenë ndërtuar një ballkon i vogël që mbështetej mbi një sistem konsolash të lidhur me harqe tullash. Përveç frëngjive. midis brezave. 149) Kalaja ka një gjatësi prej 80 m dhe gjerësi 50 m. Në pjesën e sipërme ato kanë qenë kurorëzuar me bedena. ndërsa në kullën I është përdorur harku i tipit majë lundre (islamike). që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore. ndodhet në murin perëndimor.22 m).

a) Pamje nga brenda. 150.Fig. b) Pamje nga jashtë. . Frëngji topi në kështjellën e Prezës.

një zgavër Fig. Hyrja e kështjellës. që mbështetet mbi dy pilastra të cilat dalin pak nga muri dhe akoma më lart ndodhet një hark «majë lundre». megjithëse fshatrat pranë tij përmenden. Burime të zgjedhura vëll. 1967. Barleti. kalaja në funksion përmendet në një relacion anonim të vitit 1570. Në anën e jashtme. Mënyra e ndërtimit dhe e dekoracionit tregojnë se kjo kala nuk është ngritur me aq ngut sa kalaja e Elbasanit. Nga ana tjetër. përballë saj. porta është trajtuar me kujdes nga ana dekorative. Porta ka qenë dyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me një tra me prerje drejtkëndëshe. madje nuk figuron në regjistër as fshati Prezë. 1962. Humanisti shqiptar Barleti thotë se gjatë rrethimit të parë të Krujës ajo ishte e rrënuar dhe e braktisur. Vetë hyrja është mbuluar me një hark të shtrirë. 10) Relacion anonim mbi Shqipërinë. 249-250. vetëm harku i mesit prej tullash luan një rol konstruktiv. Mbi të ndodhet një hark rrethor me tulla. pasi s'është tjetër veçse konturi i qemerit cilindrik që mbulon kthinën e hyrjes. 164 212 . koha nuk ka qenë aq e afërt sa të mbahej mend me saktësi. në regjistrin turk të vitit 1431-32. Por si duket.ndërsa në dy muret anësore ndodhet nga një kamare edhe këto të formuara me qemere cilindrike. muret e saj të holla nuk janë llogaritur për t'i rezistuar një rrethimi të gjatë dhe përdorimit të artilerisë. ndërsa në krahun tjetër. Për herë të parë. e cekët shërbente për fiksimin e traut. 151. Elemente të tjera të arkitekturës na ndihmojnë për ta ngushtuar këtë datim. Edhe më parë se kjo kohë. të cilat janë 9) M. që lëvizte horizontalisht brenda një zgavre në shpatullën e majtë të hyrjes. Kryesore janë frëngjitë për topa. Autori i këtij relacioni thotë se këtë kështjellë «nuk ka shumë kohë që e ndërtuan turqit»10. kur mbyllej porta. Prej tyre. të cilat theksohen në formë dhëmbëzimi nga të parat. Prezë. që mbështetet gjithashtu mbi dy pilastra. përveç asaj të Krujës. 9 Nuk njihet data e saktë e ndërtimit të saj. III. Botimi i II. Të gjitha këto elementë përfshihen brenda një fushe drejtkëndëshe. Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut. nuk përmendet në këtë zonë ndonjë kala tjefer.

Fig. 152. XV a) Pamje b) Planimetria. Kështjella e shek. . Kalaja e Tepelenës.

kalaja në fjalë ka dy hyrje. turqit ndërtuan një kështjellë garnizoni pranë së parës. XVI 13 . Starinar II. Ajo ruhet akoma brenda kalasë të ndërtuar disa shekuj më vonë nga Ali pashë Tepelena. Në të mirë të këtij mendimi është edhe fakti që periudha e parë dhe kryesore e ndërtimit ruhet në gjendje mjaft të mirë. xhamia është ndërtuar me teknikën «klauzonazh». XVI. Menjëherë pas pushtimit të Durrësit. Kjo u quajt më 11) A. Për këtë qëllim u ngritën rreth 700-800 furra të vogla gëlqereje në Ndroq dhe fshatra të tjera të rrethit të Durrësit. ndodhej një kala. Edhe trajtimi i jashtëm me breza dekorativë tullash i kullave të Smederevos është shumë i ngjashëm me atë të kalasë së Prezës. Kullat ruhen në një lartësi prej 5 m dhe kanë një diametër të jashtëm prej 10 m. prej së cilës ruhet bazamenti i minares në krahun e majtë të saj. pranë Smederevos. Kjo përputhet dhe me të dhënën e Barletit. Bejko. XV datohen frëngjitë e këtij tipi dhe në kalanë Ram. Deroko. mospërmendja në burimet historike. në mënyrë që ta kishin më lehtë për ta mbajtur me më pak forca. nga të gjitha arsyet e përmendura më sipër. kur sulltan Bajaziti II sulmoi Himarën. Grad Gollubac.12 Pra. në përmasa 56 x 40 m. deri në breg te detit. 58-98. që veçonte një të pestën e kalasë së vjetër. koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Krujës (1478) deri nga fillimi i shek. Smederevski grad. turqit kanë ndërtuar në kalanë e Smederevos (Serbi). Kështjella ka formë katërkëndëshe. 12) A. u hapën themelet në mes të qytetit për ndërtimin e një muri tërthor. 1951. Kalaja e Tepelenës. ashtu si dhe në kalanë e Elbasanit. turqit morën masa për ngushtimin e kalasë së madhe dhe gjysmë të rrënuar të këtij qyteti. 14) S.14 Në vitin 1492. me dy kulla të rrumbullakëta në anën perëndimore (fig. Deroko. si dhe në Gollubac. si në Petrelë dhe Ndroq. 1951. 153) kishte një gjatësi prej rreth 250 m dhe përforcohej nga tri kulla katërkëndëshe.të një tipi relativisht të hershëm dhe zor se mund të jenë përdorur në vazhdim të shek. duke filluar nga kështjella katërkëndëshe në lartësinë «59». me tulla në formë rozete. Muri i ri (fig. 214 . Mbi hyrjen veriore ka qenë ndërtuar një xhami. Një formë të rregullt gjeometrike ka dhe kalaja e Tepelenës. XV duke ja atribuar Topiasve (Vep. njëra ndodhet në mesin e murit perëndlmor dhe tjetra në atë lindor. në vitin 148011. aq sa nuk mund të quhej gërmadhë. Muret në gjendje të rrënuar kanë një trashësi prej 1. sipas dëshmisë së E. Kështu. Ashtu si në Elbasan. flasin për një ndërtim të periudhës turke. Cit. Starinar II. Me materialin e saj. Në të njëjtën mënyrë është trajtuar edhe një pjesë e murit të kalasë pranë xhamisë. 152). Çelebiut. 13) L. Në këtë periudhë turqit ndërmorën punime fortifikuese edhe në disa kala të tjera të kësaj zone. Nga fundi i shek. në tetor të vitit 1502. në 1501. Kulla e mesit përshkohej nga hyrja kryesore e qytetit. që u prish gjatë rrethimit.5 m dhe kanë qenë ndërtuar me gurë të lidhur me llaç të bollshëm. 103-112. Nuk përjashtohet mundësia që kalaja turke të jetë ndërtuar mbi mure të vjetra që duhet të kenë qenë 'të rrafshuara me tokën. 175) Por si arkitektura e saj. Frëngji të tilla. ku ishin strehuar kryengritës shqiptarë dhe venedikas. u thirrën mjeshtra ndërtimi nga shumë krahina dhe punuan rreth 8000 puntorë. në Tepelenë. Monumentet 2. veçse si gërmadhë nga Barleti. të trajtuara në anën e jashtme. 1971. Siç e përshkruan edhe Çelebiu. Papajani e daton kalanë e Prezës në fillim të shek.

XVI.Fig. 154. «Porta e Madhe». Durrës. Durrës. 153. . Fig. Fortifikimi i fillimit të shek.

65 m. Kati i parë ishte i verbër kundrejt ambientit të jashtëm.50 m. katet e tjera kishin një lartësi prej rreth 2. si veshja e kullave në anën e jashtme. Megjithatë shohim se fare pak janë pasqyruar arritjet e arkitekturës ushtarake të kohës lidhur me përparimin e metodave dhe mjeteve të sulmit dhe në mënyrë të veçantë zhvillimit të artilerisë. ndërsa katet e dyta qenë pajisur me frëngji për topa. pranë 216 . Në njërin nga bedenat pranë «Portës së madhe» është hapur një frëngji shigjete. e cila. Nuk kanë munguar edhe fragmente arkitektonike e mbishkrime të murosura në faqet e jashtme. Kalaja më e rëndësishme bregdetare. Hyrja kryesore e kalasë. dilte krejtësisht nga muri. Vetë bedenat kanë pasur një lartësi prej 1. Frëngjitë janë mbuluar me qemere trungkonike me muraturë guri dhe vijnë duke u ngushtuar në pjesën e jashtme. midis të cilëve takohen shpesh copa tjegullash. duke pasur pothuaj të njëjtat përmasa. që kërcënohej vazhdimisht nga flotat e fuqive perëndimore të pajisura me artileri. Në pjesën e sipërme ato mbuloheshin me tulla të vendosura në formë çatie.vonë «Porta e madhe» (fig. Por prej tyre sot nuk ka mbetur gjurmë. që qe më i lartë. si ato. komunikonte nëpërmjet shtegut të rojes. Kullat rreth 5 x 5 m kanë pasur një trashësi muresh prej 3 m dhe ndaheshin në tri kate. Në përgjithësi. përshkonte një kullë katërkëndëshe me përmasat e kullave të tjera të murit. ndërsa hyrja në murin juglindor njihej me emrin «Porta e detit». ndërsa kati III. përpjekje janë bërë vetëm për të ulur lartësinë e këtyre të fundit.35 m dhe hapësira mfdis tyre ishte 0. duke i dhënë pak a shumë formën e bastioneve si dhe ndërtimi mbi to i bedenave të përshkuara nga frëngji apo parapeteve të këtij tipi. Kjo ndodhej në bregdet. Kjo zgjidhje lehtësonte furnizimin e shpejtë me trupa dhe municion të kthinës së artilerisë në raste rreziku. Nga brenda ato komunikonin nëpërmjet një shkalle guri të futur brenda trashësisë së murit të prapmë të kullës. kullat ngrihen pak mbi nivelin e bedenave. XVI u bënë përshtatje edhe në murin ekzistues jugperëndimor të kalasë. Shkalla kishte shesh pushimi në nivelin e portës së katit II. mund të arrihet në përfundimin se muri ka pasur një trashësi prej 3-3. Dy katet e sipërme kishin një komunikim të dyfishtë nga brenda dhe nga jashtë. ndërsa nga jashtë nëpërmjet një shkalle që i mbështetet murit rrethues në pjesën e brendshme të fortifikimit. Me përjashtim të katit I. me gurë të marrë nga ndërtimet më të vjetra. Duke qenë një kala bregdetare.80 m. Kurtinat dhe kullat janë të tipit të vjetër. Në vazhdim jtë shek.15 m. 154). Nga muri i ndërtuar në periudhën turke ruhet pjesa në veriperëndim të «Portës së madhe». «Porta e Madhe». Muri përforcohej me breza druri dhe ishte ndërtuar me një muratorë të çrregullt. Nga sa mund të gjykohet prej çfarë ka mbetur nga këto ndërtime. Kjo hyrje ka pasur dy porta të formuara me qemer cilindrik dhe një kat që ngrihej mbi kthinën e hyrjes. si frëngjitë për topa të kalasë së Elbasanit. Portat e kullave janë mbuluar me arkitrarë druri. i cili kishte dhe një portë nga ana e brendshme. katet ndaheshln nga njëri-tjetri me dysheme druri. kemi një trashësi më të madhe të murit të ndërtuar rishtas. Pjesa e sipërme e tyre mbulohej me çati me katër kullime. me një kullë katërkëndëshe si dhe gjurmët e një kulle tjetër katërkëndëshe në lindje të saj. është ajo e Vlorës. që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë. mbi të cilin ngrihej muri i bedenave me gjerësi 0.

Monumentet 5-6. 43-51.skelës së sotme të qytetit. Gravurë. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe in- Fig. 1973. me lartësi të barabartë me muret. ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena. pasi më 1905. Nga një sondazh që u bë kohët e fundit.15 mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. ishin vendosur pranë kullave të këndeve. Ky hendek. gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi. që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi. Baçe. një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit. 155). Por nga përshkrimet e E. kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0. Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe. lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve. të drejtuara në të kundërt të tyre për t'i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekta drejtkëndëshe. Shkallët. Çelebiut. me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës. që rrethonte kalanë nga ana e tokës. me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3. 217 . (fig. Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike.60 m. Kalaja e Vlorës. Rikonstruksion. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë. 155. 156. sipas E. ishte ndërtuar me gurë gëlqerorë të vendosur në rreshta të Fig.5 ha. rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5. terpretues i të dhënave të grumbulluara. 156) Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë.30 x 0. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. të mbuluar me çati me 15) A. Lartësia e mureve. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt. gurët e saj u përdorën për të shtruar rugën Vlorë-Skelë. i bërë kohët e fundlt. Pamje e kalasë së Vlorës. rreth 150 m nga buza e detit (fig. që shërbenin për t'u ngjitur në shtegun e rojeve. Kalaja e Vlorës. rregullt.20 m. të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave.

që lidhnin dy brigjet e kanalit. që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. që kishte vetë kulla. që përshkonte trashësinë e murit. pranë murit që shikonte nga deti. Në pjesën e brendshme të kalasë.Fig. nga përmasat. Gravurë. Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë. sipas dëshmisë së Çelebiut. etj. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë. kullën e Rumeli-Hisarit. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë. Kalaja e Vlorës. magazinat. funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik. Ndërsa urat e palëvizshme. Kjo ishte një kullë cilindrike masive. Kryekulla e kalasë së Vlorës. i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre. kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon. etj. Muret e kësaj kulle kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Portat e dy hyrjeve kryesore. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. katër kullime. por edhe rrezik në rast rrethimesh. ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. ndodhej nga ana e detit. megjithëse ndodhen pranë hyrjes. Përveç frëngjive të shumta për topa. 1 5 6 a . Një hyrje e vogël. janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. ndodhej kryekulla ose donzhoni. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit. ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin thjesht ush218 .

lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi. Në fazën fillestare ajo kishte 16) L. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar.. derisa ai nuk e shënoi emrin e autorit. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj.. ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». saqë Çelebiu shkruan se «ata që s'kanë parë fortesat e Sekedinit. autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës. që erdhi në Vlorë me 1531. 219 . mbi një nga portat e kësaj kalaje. Monumentet 9. 62). XV. kur sanxhakbeu i Elbasanit sulmoi Durrësin. G. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh. Kalaja e Peqinit. Benderit dhe Vlorës. XVII. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit. Pamje. kalaja kishte kohë që ishte ndërtuar. Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Ajo u themelua për të siguruar rrugën Elbasan-Kavajë-Durrës-Bashtovë nga kryengritësit shqiptarë. pas vitit 1431-32 (f. Shekullit të XVI i përket dhe ndërtimi i kalasë së Peqinit16 në afërsi të Elbasanit. që. Koha më e mundshme e ndërtimit të saj është shek. Kalaja e Peqinit është një fortifikim i vogël i ndërtuar në terren fushor në formë katërkëndëshi kënddrejtë me përmasa 57 x 51 m. Kur e vizitoi Çelebiu në shek. 55-76. Nuk përmendet në burimet e mëvonshme veneciane apo turke. Çelebiu. E. Autori i këtij punimi e daton kalanë e Peqinit të një kohe me Prezën në shek. 1975. siç dihet. 157. nuk kanë dijeni mbi mjeshtrinë e osmanëve». XVII.Fig. Deri në shek. Por dihet që kjo kala nuk ekzistonte më 1466. XVI. sipas dëshmisë së Çelebiut. Dijetari J. ka qenë me origjinë shqiptare. e cila duhej të mbante të nënshtruar zanën kryengritëse përreth. thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani. deri në vitin 1501. ku në shek. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk». tarak të këtij fortifikimi.» Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke. që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë. Papajani. për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Kalaja e Peqinit.

158. me lartësi 1. kjo e fundit komunikonte me shtegun e rojes. Planimetria. mbi të cilin ngjiteshe me shkallë druri. kati i poshtëm mjaft i ulët (1. ndërsa qemeri me tulla.50 m ishte pajisur me frëngji të ngushta shigjete që shërbenin njëkohësisht edhe për ndriçimin e ambientit. në secilin mur ka pasur nga dy palë shkallë të vendosura në formën e shkronjës V.50 m dhe gjerësi prej 1. Shkallët që të çonin në shtegun e rojes janë ndërtuar brenda trashësisë së murit. Kullat e rrumbullakëta 220 . Frëngjitë Fig.50 m dhe janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç të bollshëm e të përfocuar me breza druri me seksion rrethor. për topa të Peqinit ndryshojnë krejtësisht nga ato të Prezës. Në pjesën e sipërme ato kanë qenë pajisur me bedena. Ato ndaheshin në tri kate.katër kulla cilindrike në qoshet dhe një portë.40 — 1. që të çonin në drejtim të kullave të qosheve. në katin II dhe në katin III.30. që përshkonte njërin nga muret (fig.10 m. Muret anësore të tij janë ndërtuar vetëm me gurë. shërbente si depo. si në Kalanë e Prezës.50 m). Në mesin e njërit nga muret ndodhet një e dalë e cekët drejtkëndëshe (1 x 9. Portat e katit të poshtëm të kullave formoheshin nga një hark sektorial. kati i dytë. Kalaja e Peqinit.5 m). të cilët kishin një lartësi prej 1. të ndërtuara mbi themele të cekëta. Sipas gjurmëve të ruajtura. 157). Frëngjitë ngushtoheshin nga ana e jashtme dhe përfundonin në formën e një dritareje të mbuluar me hark tullash. Të tria katet ndaheshin me dysheme dërrase dhe komunikonin me kalanë nëpërmjet dy portave. Korniza me tulla është në një plan me vetë murin. Mbi parapetin 1 m të lartë hapësira midis bedenave ishte rreth 0. Shkallët nisnin nga një shesh pushimi i përbashkët. Porta e vetme e kalasë ka qenë e mbuluar me një hark tullash të rrethuar me kornizë. Kullat kanë qenë rreth 1 m më të larta se kurtinat. Muret kanë qenë të larta rreth 5 m.40-1. Vetëm pranë njërës nga kullat. Katet e treta kanë qenë pajisur me nga tri frëngji topash. mbi të cilin ndodhej një hark rrethor tullash që s'ishte gjë tjetër veçse fillimi i qemerit me tulla të korridorit të hyrjes.10 m. shkallët janë vendosur në një krah. Ai ka një gjatësi prej 1.80 m. me një lartësi 2. ndërsa harku futet 4-5 cm brenda tij. Pjesën e jashtme e kanë më të gjerë nga frëngjitë e kalasë së Elbasanit. Muret kanë një trashësi prej 1.

Kështu planimeria ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë pak a shumë të rregullt me përmasa 100 x 40 m. 159). duke qenë më e madhe tek muri jugperëndimor dhe juglindor. Kepi i Rodonit dhe një pjesë e mirë e bregut të detit Adriatik. kanë forma drejtkëndëshe. ka qenë ndërtuar një «xhami» pa minare (Mesxhide). të lidhur me llaç. 1978. Kështu që mbetet si periudhë më e mundshme e ndërtimit të saj gjysma e parë e shek. XVI. që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës gjatë brinjëve më të ngushta. Këto të fundit janë pajisur me frëngji të mëdha topash si dhe frëngji pushkësh. fakt që do të përjashtonte së paku shek.50 m dhe trashësi muresh të barabartë me kurtinat 1. nga perëndimi grykëderdhja e lumit. që kanë një mbrojtje natyrore më të dobët. të cilat.50-1.të qosheve kanë pasur një diametër të brendshëm prej rreth 5. Nga veriu dhe lindja vrojtohet fusha pjellore e Ishmit dhe shikimi ndalet në vargmalin Krujë-Dajt. por 17) Monumentet 15-16. Të gjitha këto rindërtime janë kryer pas vizitës së Çelebiut. por duke tentuar gjithnjë për të krijuar linja të drejta. Trashësia e tyre varion nga 1. Lartësia e mureve në pjesët më të ruajtura nuk i kalon 5 m. ndërsa frëngjitë për topa ngjasojnë më tepër me ato të Durrësit. Dy nga kullat janë ruajtur në lartësinë e mureve. me brinjët më të ngushta të drejtuara veriperëndim-juglindje. XVI u ndërtua dhe kalaja e Ishmit17. domethënë gjatë shek. Janë shtuar kulla poligonale dhe është hapur një portë në murin verilindor. 158) siç është krijimi i disa kthinave të brendshme. Duke qenë një kala e dorës së dytë dhe e dobët për kohën që u ndërtua. Kalaja ka dy porta. Për të shtuar qëndrueshmërinë e mureve. Peqini nuk përmendet në dokumentet e shek. Muret forcohen nga pesë kulla. XVII. Ajo ndodhet mbi një kodër në lindje të fshatit Ishëm (fig. Porta kryesore ndodhet nga lindja. XVI. XVII. të tjerat janë krejtësisht të rrënuara. nga perëndimi. Muret ndjekin formën e terrenit. e dorës së dytë. ndërsa tjetra. 243-247. Forma planimetrike dhe sidomos dalja katërkëndëshe midis murit verilindor e afron atë me kalanë e Prezës. janë përdorur në brendësi brezat e drurit.40-1. 221 . XVIII-XIX. ashtu si në Elbasan.2 m. Të dyja portat lidheshin midis tyre nga një rrugicë e shtruar me kalldrëm. e cila përmendet nga Çelebiu në shek. është shtuar një kullë poligonale dhe një kullë katërkëndëshe në murin veriperëndimor dhe vetë kullat e qosheve janë kthyer në poligonale. Kështu që koha e ndërtimit të saj mund të përcaktohet kryesisht nga krahasimi me kalatë e tjera të kësaj periudhe.50 m. Nga fundi i shek. Prej saj. Në kohën e Çelebiut nuk mbahej mend koha e ndërtimit të kësaj kalaje. Vetëm njëra ndodhet në mesin e murit jugperëndimor nga është pjesa me mbrojtje më të dobët natyrore e kodrës. Ato janë vendosur në këndet e bashkimit të mureve. shikimit i hapet një horizont i gjerë. me përjashtim të një kulle këndi me planimetri rrethore dhe një tjetër pesëkëndëshe. Muret e kështjellës janë ndërtuar me gurë ranorë të nxjerrë nga formacione shkëmbore në afërsi. Mbi portën e kalasë. Në periudhat e mëvonshme kalaja ka pësuar disa rindërtime (fig. Me këto të fundit e afron edhe mungesa e përdorimit të dukshëm të copave të tullave në mure ose e një teknike më të rregullt me tulla.

Kalaja e Ishmit. b) Hyrja kryesore. c) Planimetria. 159. .a b c Fig. a) Pamje e murit perëndimor.

i propozi Portës së Lartë që të ndërtohej në Ishëm një kala. në lartësinë 59. e ndërtuar gjatë shek. Ajo që e bën me interes studimin e kalasë së Ishmit është fakti se nga burimet historike njihet me saktësi qëllimi dhe koha e ndërtimit të saj. Kanale të tilla janë aplikuar edhe në kështjellën e Durrësit. ashtu siç e gjejme edhe në një kështjellë tjetër të kësaj periudhe në kalanë e Prezës. që del në formë lugu si dhe dy gurë anësorë mbi të. Në planimetri. Portat siguroheshin nga brenda me trarë.55 m. Porta e pranoi propozimin e Mehmetit. Në këtë mënyrë. Një nga gjurmët e këtyre kanaleve ruhet në të vetmen shpatull të hyrjes tjetër. XVI. i cili ishte edhe vetë nga kjo anë. Gjatë shek. me kusht që të ndërtonte një kala solide dhe të fortë. Ndërsa vetë hapësira e hyrjes mbulohet me tri harqe sektoriale. Kështu që po të shtojmë lartësinë e bedenave apo të parapetit do të kemi një lartësi të përgjithshme prej rreth 7 m. grykat e kanaleve mbulohen me pllaka të sheshta guri. Hyrjes kryesore.65 m të kështjellës.16 m dhe lartësi 2. 223 .60 m. që lëviznin në kanalet.25-0.50 m. Ajo ndodhej në jugperëndim të portës së kësaj ane dhe përshkonte gjithë trashësinë e murit prej 1. që ndodhet në mesin e murit juglindor. të cilat shërbenin njëkohësisht edhe për mbrojtjen e këtyre hyrjeve. deri në shtegun e rojeve. me gjerësi 1. ato kanë më pranë kullat anësore të qosheve. të ndërtuara me gurë të punuar shtufi. që ka pasur një rol të dorës së dytë. nuk duhet të ketë qenë më e madhe. të cilët përshkojnë muret në drejtim gjatësor.50 cm. që ishte një krahinë e mbushur me revolta fshatare dhe trazira për Perandorinë Osmane.25 m.25 m dhe lartësi 0. Por duhet menduar që një pjesë e konsiderueshme e mbushjeve është krijuar që nga koha e ndërtimit të kështjellës deri në ditët tona dhe sidomos kur ajo e pati humbur rëndësinë e saj të dikurshme. ndërtuasit janë përpjekur t'i iapin një pamje pak a shumë monumentale. gjatë murit jugperëndimor janë hapur gjashtë kanale shkarkuese të ujërave. e cila do ta ruante vilajetin nga «kryengritësit qafirë». ndërsa në pjesën e poshtme kanë nga një pllakë gurl.5 m të gjera që dalin nga muri i kështjellës 0. Për këtë arsye. Vendi i daljes së grykës së topit ngushtohet nga të dyja anët nga një paturë me dalje 0. Të dyja hyrjet e kështjellës janë hapur afërsisht në mes të brinjëve të ngushta të katërkëndëshit të formuar nga muret rrethuese. XV. Terreni brenda kështjellës është shumë më i ngritur se ai jashtë saj. Pas disa hezitimesh.duke gjykuar nga gjurmët e ruajtura. me kusht që atij t'i jepej sanxhaku në sipërmarrje për mbledhjen e detyrimeve fiskale të shtetit.85 m. Mbi murin veriperëndimor u gjet dhe e vetmja gjurmë frëngjie për top. lartësia e terrenit të brendshëm të kështjellës arrin deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Në të dyja anët kufizohej prej dy kontrafortave 1. frëngjia ka formën e një dritareje drejtkëndëshe. Ato shërbenin për të mos lejuar kullimin e ujërave gjatë faqeve të mureve. mund të mendohet se lartësia e tyre. Nga sipër. Për shkak të nivelit të pabarabartë të terrenit nga ana e brendshme dhe jashtë mureve. me një hapësirë drite 1. Vrimat shkarkuese në anën e dukshme kanë trajtë katërkëndëshe me gjerësi rreth 0. Ishmi përfshihej në sanxhakun e Ohrit. një feudal i pasur i quajtur Mehmet. Në gjendjen aktuale. kështu që muret u vishen pjesërisht shpateve të kodrës.20 m dhe gjatësi sa trashësia e murit. me trashësi 0. Ajo ka një hapësirë drite prej 2.

u kthye shpejt në një qendër administrative dhe tregtie e krahinës. Në pjesën e sipërme janë mbuluar me gurë më të mëdhenj plloçakë. Kalaja ka planimetri gati katrore me përmasa 42 x 44 m. Kështjella e Ishmit u ndërtua kryesisht për të luftuar kundër fshatarëve kryengritës. siç ishte Bashtova. ajo ruan tiparet e përbashkëta të ndërtimeve fortifikuese të kësaj periudhe. për t'i pasur ato si një armë të rëndësishme në konsolidimin e administratës otomane në krahina të ndryshme të vendit tonë. 59. Muret janë përforcuar me breza druri.70 m. të ndërtuara rishtazi në këtë periudhë me urdhër të administratës osmane. Ajo nuk i pënshtatet kohës në të cilën u ndërtua. Cit. duke qenë e lidhur dhe me një rrugë me Ohrin.04-0. turqit kishin bërë punime plotësuese në kështjellën që ndodhej aty dhe kishin vendosur një garnizon ushtarësh. e cila përshkonte krejt sanxhakun. Vep.90 m. me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në qoshen veriperëndimore dhe juglindore dhe një kullë drejtkëndëshe në murin perëndimor (fig. Kalaja e Lëkurësit është një fortifikim tjetër i ndërtuar nga turqit.70 m. 224 .20 m larg njëra-tjetrës. Për rastin në shqyrtim është kuptimplote shprehja se kështjella u ndërtua nga bregu i detit në një largësi të tilë «që nuk e godet topi». Porta e urdhëroi Mehmetin që ta ndërtonte sa më parë kalanë dhe të ndëshkonte kryengritësit.90 m. Kështu që kalaja e Ishmit. me të cilën thirret qendra e fshatit të sotëm. i përshkuar nga frëngji zjarri të vendosura rreth 1. që kishin si qëllim dislokimin e garnizoneve turke. Si shumica e kështjellave të garnizoneve.50 m. Por për shkak të disa kryengritjeve. Këtë të fundit mund ta kuptojmë dhe nga toponimi «Pazar». por jane ndërtuar me një teknikë të 18 A.35 dhe 0. që ndodhën në këtë zonë. Kështu. megjithëse e ndërtuar mbi një terren kodrinor. Kështjella e Ishmit. mbi to ngrihej një parapet me lartësi 1. Garnizonet osmane nuk ndaheshin nga administrata civile e tyre. duke u përgjigjur se «një gjë e tillë është e vështirë për t'u realizuar». Mehmeti u tërhoq. ku nxirrej kontrabandë drithi dhe bliheshin armë prej venedikasve. të braktisur para një shekulli. Matkovski. kështjella u pajis me një garnizon prej 410 ushtarësh dhe përkohësisht me dy topa të sjellë nga kalaja e Shkodrës përderisa të derdheshin topat e porositur në fonderitë e Perandorisë Osmane18. dhe ajo e Ishmit është një fortifikim i dobët. edhe në një nga skelat e njohura të tregtimit të drithit në mesjetë. ku kushtet kanë ndikuar deri diku në formulimin planimetrik të saj.ta pajiste mirë dhe ajo që është më e rëndësishme ta përfundonte shpejt. Këto tipare janë kryesisht përmasat e vogla të kështjellës si dhe forma e saj e rregullt gjeometrike.06 m nga jashtë. Tregtimi i drithit kontrabandë nga skelat e Shqipërisë e kishte shqetësuar prej kohësh admimstratën turke.70-1. që mbështeten në të dy skajet mbi paturat e frëngjive. Menjëherë pas përfundimit të punimeve. 160) Muret kanë një trashësi prej 1. kur siç dihet artileria po zhvillohej gjithnjë e më tepër dhe përdorimi i saj vinte duke u zgjeruar. Për këtë arsye. dhe trashësi 0. Ajo shërbente njëkohësisht edhe për të vendosur kontrollin e skelës së Ishmit. gjerësi nga brenda 0. Frëngjitë kanë një lartësi prej 0. kalaja e Ishmit filloi të ngrihej në verë të vitit 1572 dhe përfundoi në fillim të vitit 1574. dhe kanë pasur një lartësi prej 6. Ndodhet mbi një kodër të lartë në juglindje të Sarandës pranë rrënojave të fshatit Lëkurës. për të përhapur sistemin e timareve.

1974. A. Kalaja e Lëkursit. Por nga ana tjetër. Kalaja e Lëkurësit. ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. si në kalanë e Lëkurësit. Kulla përbëhet nga një kthinë e vetme. në murin perëndimor del 3 m. kullave masive për topa. Buletin arkeologjik 4. ndërsa D. për sa i përket zgjidhjes planimetrike. Baçe Kalaja e Gjon Boçarit. Ark. Kulla ruhet në një lartësi prej 7 m deri në nivelin e platformës. Kupolat përfundonin nga sipër me një platformë. 78-79. koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kalaje është periudha që përfshin gjysmën e dytë të shek. ka qenë në murin lindor. Sarandë. Bul. përveç kullave të rrumbullakëta në qoshe. e hasim në kështjellën e Gjon Boçarit e ngritur mbi një kodër të ulët në fshatin Tragjas i Ri të rrethit të Vlorës (fig. ngjason me kala të tjera të periudhës së pushtimit turk. Një vendosje identike të 19 kullave. XV. Kjo kështjellë formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8m). me sa duket. 19) Kalaja e Gjon Boçarit është përshkruar për herë të parë nga K. Komata (Disa qendra të fortifikuara në vendin tonë. si dhe pjerrësisë së mureve të kullave dhe kurtinave. 5. Paç (C. 15 . e mbuluar me një kupolë sferike. me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore.dobët. Nga kullat ruhet në një gjendje relativisht të mirë vetëm kulla e qoshes juglindore. Kamata i afrohet më tepër kohës së ndërtimit të saj. 191-192) dhe A. sur në rrathë koncentrikë. ku.Fig. ajo paraqet një fazë më të zhvilluar për sa i përket parapetit me frëngji. 160. Ajo ka një diametër të brendshëm prej 8 m dhe trashësi muresh 2 m. Baçe e daton kalanë në shek. Planianetria. Das Sandschak Berat in Albanien. XVI deri në fund të shek. Wien 1904. Secila prej tyre. XIV. ndërsa hyrja e vetme. XVII. nga kurtina dhe ka një gjerësi ballore prej 7 m. Në brendësi gurët janë vendosur në të thatë dhe vetëm në faqet e jashtme është përdorur llaçi. 161). ndërsa më vonë nga D. E vetmja kullë drejtkëndëshe. duke e datuar në periudhën pas shek. Hyrja e kështjellës. ku tentohet dhe për një vendosje horizontale të rreshtave të gurëve.61 225 . si kalaja e Peqinit dhe e Prezës. Faqet e mureve të kullave dhe kurtinave bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. Në të hyhet nëpërmjet një porte të formuar me qemer cilindrik. Herë pas here rrathët ndërpriten nga gurë tërthorë për një lidhje më të mirë të strukturës. me sa duket. Duke gjykuar nga këto të dhëna. ka dhe një kullë drejtëkëndëshe me ballë të gjerë në njërin nga muret. e ndërtuar me gurë katërkëndësh të vendo. Patsch. 2 m e gjerë. 1975. vendoseshin edhe topat.

Fig. 161. Tragjas i Ri. planimetri. . Pamje. Kalaja e Gjon Boçarit. Vlorë.

Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. i hasim shpesh në manastiret e fortifikuara të vendit tonë. ose kalonin nëpërmjet një kulle drejtkëndëshe.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave.. ku muret ishin aq të trasha saqë mund t'i bënin ballë qitjeve të artilerisë së anijeve.Kurtinat kanë një trashësi prej 1. që e datojnë atë nga shek. kishte një gjerësi prej 0. të mbuluara me rrasa horizontale guri. Ato ishin të thjeshta duke përshkuar murin rrethues. që i bënin më elastike muret ndaj goditjeve. Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave. Qeparo etj. si në kështjellën e Gjon Boçarit. ndërsa parapeti. të njëjtës periudhë duhet t'i përkasë edhe kështjella e Gjon Boçarit. Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës. XVIII-XIX. Fakt kuptimplotë është ndërtimi i kalasë së Ishmit në një distancë të tillë nga deti. janë shprehur mendime të ndryshme. në manastirin e Shën Gjergjit në Demë (Butrint) takojmë dhe kulla të hapura krejtësisht nga brenda. veçse u bë një përpjekje për uljen e lartësisë së kullave. Në rastet e tjera. të cilat. që datohen në gjysmën e dytë të shek. të pajisura me frëngji pushke. Këtë e vërteton dhe fakti që shumica e këtyre fortifikimeve janë pajisur me frëngji për topa. Nga ana tjetër. ku nuk arrinin predhat e artilerisë. Për kohën e ndërtimit të kësaj kështjelle. Muret e tyre. vetë muret dhe kullat ndërtoheshin me pjerrësi në anën e jashtme. ka shërbyer për strehimin e një garnizoni të vogël. Por rrethime të tilla mbrojtëse. Për më tepër. portat mbrohen nga frëngji anësore. Ndërtimet fortifikuese turke filluan në Shqipëri në një periudhë që kishte filluar të përdorej artileria. janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kakome. Rrallëherë janë përdorur platforma në pjesën e sipërme të kullave. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit. Edhe për mbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndonjë kujdes i veçantë. që. si në Krorëz. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. arrin 4 m. si kalaja e Lëkurësit. deri në shtegun e rojes. XIV deri në shek. Lartësia e mureve. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore. Në muret rrethuese të këtyre manastireve. duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. me sa duket. ajo qe përhapur gjerësisht. XVII. kullat ndaheshin në 2-3 kate me dysheme druri dhe mbuloheshin me çati. në pjesën e poshtme. e cila nuk përmendet në burimet historike. Demë. i ruajtur vetëm si gjurmë. përshkohen nga frëngji për armë zjarri. Muret e kullave dhe kurtinat janë vertikale dhe në përgjithësi trashësia e tyre nuk është llogaritur për të përballuar goditjet e artilerisë. Këto parime nuk u ndoqën nga turqit. muret e të cilave përshkohen nga frëngji për armë zjarri. Pra. veçse në ndonjë ndërtim të vonë. XVI. Përdorimi i artilerisë kërkonte kështjella të ulëta me mure të gjera ose të mbushura në pjesën e brendshme me dhë (terrapieno). sidomos gjatë shek. Kështjellat turke 227 .54 m. si në kalanë e Peqinit.

Elbasan). Në përgjithësi. me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë. në të cilat teknika «kluasonazh» vazhdon të përdoret me sukses gjatë gjithë shek. mund të thuhet se në këto lloj ndërtimesh. gjersa zhduket fare në shekullin XVII. Kjo teknikë fillon të mbahet gjatë shekullit XVI. Në ndonjë rast. 228 . përkundrazi ato qëndrojnë mbrapa arritjeve më të mira të arkitekturës ushtarake në shek. XVI dhe fillimit të shek. bëri që sidomos gjatë shek. XV në vendin tonë.kishin zakonisht forma të rregullta gjeometrike. Në ndërtimin e kalave morën pjesë teknikë dhe punëtorë vendas. me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe me zgjerimin e tregut të brendshëm e të jashtëm. Fakti i pjesëmarrjes së teknikëve dhe punëtorëve vendas në ndërtimin e këtyre kalave dhe ajo që kishin përvetësuar vetë turqit nga kështjellat bizantine. siç del qartë në rastin e ngushtimit të kalasë së Durrësit. kur ndryshimet që ndodhën në strukturën ekonomiko-shoqërore. ato janë projektuar edhe nga arkitektë me origjinë shqiptare. siç është kalaja e Vlorës. Tepelenë. nuk vërehet ndonjë përparim i dukshëm. midis të cilave mbizotëronte katërkëndëshi. siç janë faltoret islame. dhe janë ndërtuar në të shumtën e rasteve në terrene të sheshta. XV të përdoret gjerësisht teknika «kluasonazh» apo e futjes së çrregullt të copave të tullave në faqet e jashtme të mureve me gurë dhe së fundi i brezave dekorativë me tulla (Prezë. Periudha në shqyrtim mbyllet në prag të fillimit të një etape të re zhvillimi. duke bërë pjesë kështu në qendrën administrative të qyteteve. XVII. sidomos kur këto u zhvilluan gjatë periudhës së pushtimit turk. Ndryshe ndodh me ndërtime më të vogla. lindën dhe premisat për një zhvillim të mëtejshëm të arkitekturës ushtarake. si kalaja e Vlorës.

në Shqipëri ishin krijuar pashallëqet e Shkodrës. etj. ata tani mbanin pranë vetes një aparat nëpunësish dhe një ushtri personale mercenarësh. shpenzimi në mënyrë joproduktive i të ardhurave të fituara nga luftërat dhe taksat.Kapitulli VIII FORTIFIKIMET NË SHEKUJT XVIII-XIX Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare. që u quajtën pashallëqe dhe që zëvendësuan ndarjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. në shekullin XVII kishte bërë hapa përpara. Ata krijuan kështu aristokracinë 229 . krijimi i shteteve të centralizuara në Evropën Perëndimore dhe shpërngulja e qendrës ekonomike botërore nga Mesdheu në bregdetin evropian të Atlantikut. mbi të cilat mbështetej tërë sistemi i Perandorisë Osmane. i lakmonte për vete pasuritë që ata kishin grumbulluar. ishin nga faktorët kryesorë që shkaktuan rënien e Perandorisë Osmane. Shthurja e regjimit feudalo-ushtarak osman që sapo kishte filluar në Perandorinë Osmane gjatë shekullit XVI. Shpeshherë sulltanët dërgonin ekspedita ndëshkimore kundër tyre. Me kalimin e kohës këta feudalë u kthyen në sundimtarë gjysmautonomë dhe autonomë që qëndronin në krye të territoreve të mëdha apo të vogla. Me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe dobësimin e pushtetit qendror turk u dobësua edhe administrata shtetërore e Perandorisë. Vlorës. duke qenë në vështirësi të madhe financiare. Kjo u dha rast feudalëve të fuqishëm shqiptarë të fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht. Synimi që ata lEishin për t'u shkëputur nga sundimi osman bëri që të lindnin kontradikta të ashpra midis feudalëve të mëdhenj shqiptarë dhe pushtetit qendror. Vetë shteti turk. Delvinës. Sundimtarët e pashallëqeve kthyen në vasalë feudalët e tjerë brenda pashallëkut të tyre. Ky proces u shfaq edhe në Shqipëri në pjesën e parë të këtij shekulli. Që në mesin e shekullit XVIII. Pakësimi i fushatave ushtarake fitimtare. Me forcimin e pozitave të tyre. Elbasanit.

si dhe midis feudalëve nga njëra anë dhe masave të shfrytëzuara të qytetarëve e fshatarëve nga ana tjetër. Kalaja e Elbasanit. familjet e së cilës thirreshin oxhaqe. 162. Tendenca për të zgjeruar pashallëqet në kurriz të pashallëqeve fqinje.Fig. Kullë e rindërtuar në shek. të cilët vazhduan. XVIII. shkaktoi: shpërthimin e konflikteve të armatosura midis sundimtarëve të këtyre pashallëqeve. në disa raste. dhe me dhjetëvjeçarë. sidomos në pa230 . Kjo periudhë karakterizohet nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme midis feudalëve. e lartë shqiptare. Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha.

XVIII në kalanë e Peqinit Fig. Kullë e shek. 164. .Fig. 163. Planimetria e kullës.

duke iu shtuar në pjesën e brendshme një mur me trashësi 0. në këtë periudhë. vërehen gjurmë më të dukshme të ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe. Në ndryshim nga kullat e tjera. XVI). tri poligonale dhe një katërkëndëshe. Kullat mbuloheshin. Në periudhën e pashallëqeve. 162). Kati i sipërm i kësaj kulle kurorëzohet nga një parapet i pajisur me frëngji të shumta pushke. etj.1 Pjesa e sipërme e parapetit dhe e kullave u konturua me një kornizë gurësh të vendosur në formë dhëmbësharre. Këto kulla. si në Elbasan. Ka pasur edhe raste në ndonjë pashallëk të vogël. Vep. Asaj ju shtuan katër kulla. të mbuluara me qemere cilindrike. më e rëndësishme është një kullë e madhe poligonale në mesin e murit verilindor. Veshja nga jashtë dhe kthimi në poligonale (tetëkëndëshe) i kullave të rrumbullakëta të qosheve është bërë në mënyrë të tillë që faqet të bien me pjerrësi mbi terrenin. në qytetin kryesor të pashallëkut. që ndante katin e parë me të dytin. 163). Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje. që ishin të rrumbullakëta u kthyen në poligonale (fig. që shërbenin si depo. Papajani. si dhe në periudhën e parë. në të cilin u hapën frëngji topash dhe pushke. mbi të cilin mbështetej kupola prej guri. të cilat shërbyen dhe si bërthama për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Krujë. ku ishte edhe rezidenca e sundimtarit. me çati. ku janë mjaftuar me ndërtimet ekzistuese pa bërë ndonjë rindërtim të rëndësishëm. Në funksion të kësaj gjendjeje qenë ngritur dhe fortifikimet. Beratit dhe Janinës. 1975.75 m. Berati. Kështu. kati i parë i saj ndahet në tri kthina të vogla.60-0. (fig. ku secila prej tyre mbulohet me nga një qemer trungkonik. 55-76. ku thuhet se Abdulla Pasha. Muret e kullave të periudhës së parë u rikonstruktuan. Këto rezidenca qenë ngritur në kalatë që ekzistonin edhe më parë. si Shkodra. duke u lënë një lartësi prej 1. ndërsa kati i dytë ishte pajisur vetëm me frëngji pushke. të cilat u plotësuan me ndërtime mbrojtëse të reja. ku secili kat kishte nga një kthinë të pajisur me frëngji. Monumentet 9. veçse në një kullë që shihte nga pazari. Frëngjitë e topave të shek. të cilat ndahen në vetvete në dy kate me dysheme druri. kullat u pajisën me frëngji pushkësh dhe topash (fig. Gjithashtu. me nga tri të çara për gjuajtje. 164). duke krijuar një parapet të pandërprerë. punime që zgjatën 2 vjet. Dy nga kullat e qosheve. Janina. kanë në planimetri formën e dy trapezave të bashkuar kundrejt brinjëve më të ngushta. në këtë kohë janë bërë ndërtime të kufizuara edhe në qendrat e fortifikuara të sanxhaqeve dhe vilajeteve të dikurshme. kalaja e Elbasanit ruajti karakterin e saj mesjetar. ndryshe nga ato të periudhës së parë të ndërtimit (shek. që u përgjigjeshin më mirë zhvillimit që kishte marrë artileria. Të njëjtën pamje kanë edhe kullat e ndërtuara rishtazi. etj. Për Elbasanin kjo del qartë edhe nga një dokument i vitit 1802. përbëheshin nga dy kate.40 m bodrumeve.shallëqet e Shkodrës. u mbyllën me mur hapësirat midis bedenave. si ai i Delvinës. ato lejojnë 1) L. XVIII. vuri fshatarë nga rrethi i Elbasanit për të pastruar hendekun e kalasë që ishte i mbushur dhe mbylli dy portat e jeniçerëve. Katet e para kishin nga tri frëngji topash dhe dy pushkësh. Zakonisht. Kalaja e Peqinit nga një kala garnizoni u kthye në rezidencë për feudalët vendas. mbi të cilën sot ndodhet kulla e sahatit. 232 . cit. Prej tyre. u hapën tri frëngji të mëdha për topa.

Frëngjitë për pushkë na paraqiten në anën e brendshme në formën e një kamareje drejtkëndëshe me tri të çara vertikale. si dhe të një kulle poligonale për artileri. 233 . atij të Shkodrës dhe Beratit. Frëngjitë. në ndërtimin e disa kullave dhe në hapjen e ndonjë frëngjie për topa gjatë murit rrethues. Ndërtimet e periudhës së pashallëqeve në kalanë e Beratit konsistojnë. përveçse në riparimin e mureve dhe në ndërtimin e parapeteve me frëngji. Siç kuptohet dhe nga gjurmët e ruajtura. Naçi. të shkëputur nga muret rrethuese. për të pasur qëndrueshmëri kundrejt goditjeve të artilerisë. deri në nivelin e katit të dytë. Këto ndërtime janë kryer në periudhën e sundimit të Ahmet Kurt pashës dhe më vonë. për të mbajtur në zotërim atë dhe për pasojë edhe krahinën përreth. kulla mbu2) S. 165). kalaja e Peqinit. ndërtoi nga themelet një kështjellë të vogël mbi një kodër në verilindje të saj.5 m dhe janë të ulëta. nga kjo periudhë ruhet një kullë e rrumbullakët. Kulla e veçuar pranë bregut të lumit është me tri frëngji të mëdha për topa të kalibrit të rëndë. 1971. në anën e brendshme kanë një gjerësi prej 1 m. duke qenë në kufi të dy pashallëqeve më të mëdha. në pjesën e brendshme. kur Berati ra nën sundimin e tij. si dhe një rrethim tjetër prej 6 muajsh në vitin 1785. të cilat kontrollojnë rrugën që kalon gjatë luginës së Osumit. Krujës dhe Shkodrës. ajo u bë e aftë për t'i rezistuar për njëfarë kohe fuqisë sulmuese të një feudali fqinj. BUSHT. bri kodrës së kalasë. në anën lindore të kalasë.3 Më vonë. Në Krujë. Kullat e kësaj periudhe kanë forma poligonale. Me ripërshtatjet që ju bënë kalasë së Peqinit. përveç rindërtimeve që bëri brenda në kala.2 Kalaja e Peqinit. pranë hyrjes kryesore. ndërsa nga jashtë hapen me 2. ndërsa kati II i lirë është pajisur me frëngji për topa. në oborrin e fortifikuar. Mbeturina të rëndësishme të periudhës së pashallëqeve konstatojmë edhe në kalanë e Beratit. Për t'u përmendur janë dy kulla në anën jugore. Shënime kronikale në dorëshkrimin e Kostandin Beratit. Muret e tyre kanë një trashësi prej 2. 3. Po kësaj periudhe i përkasin dhe një pjesë e mureve të parapeteve të përshkuara nga frëngji për armë zjarri. pasi Berati ishte qendra e njërit nga tri pashallëqet e mëdha shqiptare. përballë hyrjes kryesore. më 1775. XVIII-XIX zënë vend më të rëndësishëm. me hapje në anën e jashtme dhe ngrihet fare pak mbi sheshin e kalasë. ndërtimet mbrojtëse të shek. e cila kontrollon më nga afër këtë zonë (fig.80 m dhe mbulohen me qemere trungkonike. prej Ali pashë Tepelenës. 164. 1964. Në Berat. sot nuk ruhet më asnjë gjurmë. Punimet zgjatën 5 muaj dhe punuan 450 ustallarë. zakonisht gjashtëkëndëshe me faqe që bien me pjerrësi mbi terrenin.vendosjen e topave të kalibrave më të mëdhenj dhe një manovrim më të mirë të tyre. të cilat kontrollojnë drejtime të ndryshme. janë të mbushura me dhë. 3) Monumentet 2. Nga kjo kështjellë. 43-62. e njohur me emrin «kalaja e Biftës». është lakmuar prej të dy palëve dhe është bërë shkak luftërash dhe grindjesh të vazhdueshme. mundi t'u bëjë ballë për 8 muaj topave të ulqinakëve që sollën bushatllinjtë nga Durrësi. Ahmet Kurt pasha e rindërtoi kalanë me 1768. Kulla është pajisur me katër frëngji të mëdha topash. Ali pasha. Kështu.

.Fig. Kullë e shek. XIX në kalanë e Beratit. 165.

Kalasë së Shkodrës. Platforma e kullës e kurorëzuar nga frëngji të mëdha topash. që lidhin rreshtat e gurëve. Në kufijtë tanë shtetërorë ndodhet vetëm një pjesë e kalave të ndër235 . qe ngritur në skajin perëndimor të kështjellës dhe kontrollonte rrugën që vjen nga Lezha për në Shkodër si dhe kalimin e Bunës tek ura e Bahçallëkut. i cili në pjesën e sipërme është pajisur me frëngji për armë zjarri. Kështu. në brendësi të kalasë. mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur. Të gjitha ndërtimet e kësaj periudhe dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes. në forma të rregullta katërkëndëshe. për të hyrë në katin e sipërm të kullës. të ndërtuara në një skaj të murit perimetral të saj. Nga kjo pikëpamje ajo të kujton ndërtimet fortifikuese të Ali pashë Tepelenës dhe ngjason më tepër me kullat e kalasë së Gjirokastrës e Tepelenës. nëpërmjet të cilit zbritet me shkallë në katin e sipërm të kullës. (fig. u ndërtua një mur i ri me lartësi 5 m. me kryeqendër Janinën. Nganjëherë janë përdorur ganxha prej hekuri tërthor fugave paralele. Ajo ka një dalje sekrete jashtë mureve të kalasë. në atë kohë i rrënuar.20 m. me planimetri të çrregullt. njëra në skajin lindor ndërsa tjetra në mes. Faqet e jashtme të kësaj kulle janë ndërtuar me gurë të vegjël. i cili nga fundi i sundimit të tij. me trashësinë e tij prej 2. Portat janë mbuluar me qemere cilindrike. ato kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e madhe të drejtuar në anën e jashtme. i cili. që dalin në formë dhëmbi. Periudhës së pashallëqeve i përket dhe rindërtimi i një pjese të mirë të murit ndarës të kështjellës. Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve. që së bashku veçojnë pjesën qendrore të kalasë. Gjithashtu. Një kullë masive. ashtu siç i takojmë dhe në urat e shek. në disa nga gurët e veshjes. i spostuar në brendësi të kalasë. 165 b) Rreth 20 m larg këtij muri.50 m shërbente edhe për ta mbrojtur këtë dalje nga goditjet me armë zjarri apo artileri. të vendosur në rreshta paralelë. simbol i njohur dhe në ndërtime të tjera të shek XVIII-XIX. ju bënë disa ripërshtatje. në vende të dukshme janë gdhendur shpata me teh të harkuar. paralel me murin ndarës të oborrit të dytë. në kohën e sundimit të pashallarëve bushatllinj. njëra prej të cilave ruhet akoma në gjendje të mirë. 165 a) Kulla ka një lartësi prej 12 metra dhe trashësi muresh 2. e ndërtuar për artileri. u dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena. Brenda tyre kanë qenë ndërtuar midis të tjerave edhe depo të nëndheshme. të vendosura në rreshta paralelë. kufizohet prej ambientit të frëngjive në anën e jashtme nga një kornizë gurësh të punuar. që në pamjen ballore përfundojnë me një hark trefish gurësh të punuar me kujdes.lohej me çati. ndodhet në një rrafsh me terrenin e brendshëm të kalasë. Muret perimetrale u pajisën me frëngji të mëdha për topa. Gjatë këtij muri ruhen dy porta. Por ndërtimet më të rëndësishme u kryen në pjesën qendrore të kalasë. Kati i poshtëm i mbushur me dhe. (fig. e cila është maskuar prej shikimit nga poshtë me anën e një muri të vogël tërthor. Ajo ndahet në tri kate nga qemere cilindrike me muraturë guri. ndërsa katet e tjera lidheshin midis tyre me shkallë të gurta. XVIII-XIX. i cili ndërpriste mespërmes territorin e brendshëm të kalasë. është ndërtuar dhe një mur tjetër paralel me të parin. Si dhe në kalatë e tjera të kësaj periudhe. është ndërtuar një tunel i mbuluar me qemer. të latuar në forma drejtkëndëshe.

Fig. Shkodër. XVIII. Kalaja e Shkodrës. . shek. 1 6 5 a . XVIII. 165b. Portë në murin ndarës të oborrit të dytë shek. Kullë e periudhës së Bushallinjve. Fig.

Veç kalave që ndërtoi Ali Pasha. ShënTriadhë. 5) Mareshal i Francës.. frëngjitë e mëdha për topa me hapje nga jashtë si dhe nga disa elemente dekorative. Sul. Petro Korçari.50 m. Gjirokastra. Kjo ishte një kështjellë e dobët. qëndronte Petro Korçari 4 . Tepelenën. etj. pasi parashikonte një konflikt të armatosur me Turqinë. rreth vitit 1797. por në krye të punimeve. Përmetit. Shën-Triadha. Kështu. nga ku zotërohej një pjesë e luginës së lumit Pavlla. Shën-Vasi. që konturojnë zakonisht pjesën e sipërme të kurtinave dhe kullave. një mjeshtër shqiptar. si në Tepelenë. nga format e rregullta gjeometrike. të cilin konsulli i përgjithshëm i Francës në Shqipëri. Porto-Palermo. ku të përfshihej edhe Shqipëria Veriore. si në Janinë. Prevezë. Porto-Palermo. Janinës dhe Dibrës. Pjesa më e madhe e këtyre fortifikimeve ruhet në gjendje të mirë apo të mjaftueshme për t'u studiuar. Artë. Ndërtimet ushtarake të Ali Pashës dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes. komisar i përgjithshëm për fortifikimet. pranë rrugëve nga mund të kalonte ushtria turke si dhe në qytetet dhe portet kryesore. me lartësi të barabartë. muret e saj kishin një gjerësi prej vetëm 0. në të cilat mbizotëronte drejtkëndëshi. qëndrueshmëria dhe madhështia. Por para se të ndërtonte kalanë në këtë qytet. Aliu donte ta bënte një rezidencë të dytë të tij pas Janinës që të mos binte më poshtë nga ajo nga sh'këlqimi dhe madhështia. Vetë Aliu ndërhynte shumë në punimet dhe nuk kishte besim në arkitektët e huaj. në të cilat ato u ndërtuan. jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë. mbi një kodër të ulët. kombinohet utiliteti. Mahallaja. Gjirokastrës. Prandaj kështjellat e tij janë ngritur në pika të rëndësishme strategjike. Ali pashë Tepelena filloi të krijonte një rajon tepër të fortifikuar në krahinën malore të Sulit.tuara apo të rindërtuara prej tij. Tiranë 1977. Jo të gjitha kalatë e Ali Pashës janë të një rëndësie dhe u është kushtuar i njëjti kujdes. kryearkitekt i Ali pashë Tepelenës. Ai përdori për ndërtimin e kështjellave mjeshtra nga krahina e Korçës. Sipas qëllimit dhe rrethanave. Qëllimi i Ali Pashës në ndërtimin e një rrjeti të tërë fortifikimesh në territorin e sunduar prej tij ishte jo vetëm zhdukja e anarkisë feudale dhe sundimi i plotë i vendit. Mahalla.75 m dhe lartësi 3. për të pasur mundësi të grumbullonte dhe riorganizonte forcat kundër ushtrisë turke superiore në numër. e quan «Voban»5 të tij. Me planimetri në trajtën e një 4) Dh. Gjirokastër. etj. të cilën do ta kishte në rast nevoje si vend të rezistencës së fundit. Butrint. Vendlindjen e tij. ku si vendin më të përshtatshëm gjeti Butrintin. Në ndërtinet e tij ushtarake Aliu përdori një numër të madh arkitektësh dhe inxhinierësh të huaj francezë dhe italianë. si kornizat prej guri. nga kullat dhe muret e ulëta e me faqe të pjerrëta në anën jashtme. ai ndërtoi shumë fortifikime edhe brenda këtij territori. nga viti 1800 deri rreth 1812. ai ndërtoi një kështiellë të vogël në fshatin Mahalla të Delvinës. Aliu synoi të nënshtronte një herë krahinën e Gjirokastrës. Berat. por edhe krijimi i një shteti të pavarur shqiptar. Midis ndërtimeve të tjera Aliu u vuri rëndësi të veçantë fortifikimeve dhe nxitoi të ndërtonte një sistem të tërë kështjellash dhe kullash të veçuara. Fransua Pukëvili. si Tepelena. dhe kur lejonte terreni. Për më tepër. 237 . Shuteriqi. Libohovë. Delvinës dhe Himarës e sidomos të kishte një dalje në det në këtë zonë.

trapezi. ajo ka katër kulla drejtkëndëshe në qoshet dhe dy hyrje. më e vogël. që shërbenin për banim. ndërsa tjetra. Katet e para janë pajisur me frëngji pushke dhe ndonjë dritare të vogël. Sarandë. ndriçoheshin nga dritare relativisht të gjera. Brenda kështjellës qe ndërtuar një 238 . nga të cilat hyrja kryesore përshkon murin verior. Planimetria. të mbuluara me harqe guri ashtu siç i takojmë edhe në banesat e kësaj kohe. Të gjitha kullat mbuloheshin me çati me konstruksion druri me katër kullime. Kullat me lartësi 7 m janë ndarë me dysheme druri në dy ose në tri kate. 166. ndërsa katet e sipërme. 166). Kalaja e Mahallasë. Ato bien me faqe vertikale dhe i ngjajnë më tepër një banese të zakonshme të fortifikuar se sa kullave të një kështjelle.Fig. Pamje e brendshme. murin jugor (fig.

Pamje. ajo u ngrit në një kohë mjaft të shkurtër. banesë. por nga vetë qëllimi dhe rrethanat. gjë që ta sugjeron edhe sasia e paktë e materialit të përdorur. Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për të qenë më afër ngiarjeve. Pra. ajo qe e caktuar ti qëndronte sulmit të një fuqie të vogël dhe armëve të lehta. konturet e jashtme të së cilës shquheshin akoma midis rrënimeve. Kjo ndodh jo sepse ishte një nga fortifikimet e para të ndërtuara prej tij. në të cilat u ndërtua. Kështjella e Mahallasë (fig. që po zhvilloheshin në Butrint pas likuidimit të Republikës së Venedikut dhe pushtimit nga francezët të Ishujve Jonianë dhe për të pasur një vetëqëndrim më të sigurtë kundrejt ndonjë sulmi të papritur prej sanxhakbeut të Delvinës. rikonstruksioni. 166c. Pa dyshim.Fig. që ishte në armiqësi me të. Kalaja e Mahallasë. 239 . 1 6 6 c ) ndryshon shumë nga cilësia nga shumë fortifikime të tjera të ndërtuara prej Ali Pashës.

Kë shtjella ka formë katërkëndëshe me katër kulla poligonale në qoshet. Një qëllim të ngjashëm ka pasur edhe kështjella e Shën-Triadhës (fig. Pjesa më e ruajtur e një muri dhe e një kulle arrin lartësinë 7 m. Teknika e ndërtimit është po ajo. kjo kështjellë nuk ruan as parapete. me qëLlim që të kontrollonte rrugët e furnizimeve dhe për të kryer herë pas here inkursione kundër këtij qyteti. në një vend të thellë e të izoluar.Fig. fshihte synimet e Ali Pashës për pushtimin e Butrintit para se Turqia të kishte hyrë në luftë me Francën. të cilin Aliu prej kohësh ëndërronte ta fuste nën zotërimin e tij. Prej tyre ruhet vetëm një kthinë e mbuluar me qemer cilindrik. Gjirokastër. të rrethuar në të katër anët me kodrina e male. Megjithëse një nga kështjellat e dobëta të Ali Pashës. me gurë të vegjël drejtkëndësh. Këtë e tregojnë ngjarjet e mëvonshme për pushtimin e kalasë së Gjirokastrës si dhe vetë fakti që gjirokastritët 240 . 167). Pamje e kalasë së Shën-Triadhës. përballë qytetit të Gjirokastrës. që shtrihen në lindje të luginës së Drinosit. Kështjella e Shën-Triadhës u ndërtua rreth viteve 1809-1810 mbi një nga lartësitë e vargut të kodrave. ndërsa hyrja e vetme hapej nga veriu kundrejt njerës nga brinjët më të ngushta midis dy kullave të kësaj ane. ruajtjen e ushqimit dhe municionit. Vetë pozicioni i kësaj kalaje. Ajo u ndërtua për të mbajtur nën presion qytetin e Gjirokastrës. 167. e njohur në ndërtimet e tjera të Aliut. Në gjendjen që ka arritur në ditët tona. të punuar me kujdes e të vendosur në rreshta të rregullt. Ndërtimet e brendshme kanë qenë të shumta në këtë kështjellë. e cila ka si mur të jashtëm vetë murin jugor të kështjellës. Ato shërbenin për qëndrimin e garnizonit. ajo ishte e denjë për të përmbushur qëllimin që i qe caktuar. që duhet ta ndjente më nga afër praninë e fuqisë së Ali Pashës. frëngji apo elemente të tjera të fortifikimit.

b. 16 .61 . Kalaja në derdhje të kanalit të Vivarit. 168. Butrint.Fig 168a b Fig.

që e favorizonte garnizonin e Shën-Triadhës. prej 5 m.nuk kishin një forcë të tillë sulmuese që të pengonin ndërtimin e saj. që dalin pak nga sipërfaqja e murit. Përveç dy kullave. për të asgjësuar armikun para se t'i afrohej portës. 169) me një planimetri thuajse drejtkëndëshe 70x50 m. me katër kulla të vendosura në qoshet. kujdesi i treguar për mbrojtjen e portës që komunikon me kanalin. si dhe teknika e ndërtimit më pak e kujdesshme në anët që nuk i ekspozohen drejtpërdrejt sulmit. Një diçka tjetër. Dy tëparat drejtohen nga deti. Kështjella në derdhje të Vivarit i takon një periudhe të vetme ndërtimi.70 cm. pasi armiku ta kishte arritur atë. Muret dhe kullat kanë lartësi të barabarta. Ajo u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807-1808. Ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë 242 . duke kursyer materialin dhe çdo element tjerër që nuk do t'i shërbente drejtpërsëdrejti mbrojtjes. Kjo e fundit kishte si funksion mbrojtjen e portës. trashësia e mureve të të cilave arrin në bazë 2. është e hapur. Ato shërbenin për të asgjësuar armikun. mbi të cilin qe ndërtuar kështjella. Tri frëngji të tjera përshkojnë murin lindor të kthinës.20 m.80 m. ndërsa dy të tjerat. Ajo përshkon qoshen veriore të murit lindor të kthinës dhe pas tij. dy të tjerat janë të mbyllura me mur dhe komunikojnë me oborrin e kështjellës me anën e portave. e cila komunikon me portën. pasi ky të kishte shpërthyer portën. pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit (fig. Midis këtyre të fundit ndodhët edhe porta kryesore e kështjellës. Kur hyn në kështjellë nga kjo portë. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. kanë një trashësi muresh 1-1. për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franoeze të Korfuzit. Një kështjellë tjetër katërkëndëshe Ali Pasha e ndërtoi në Butrint. ndërsa dy kullat e tjera me planimetri katërkëndëshe. tri frëngji pushke të pjerrëta shpojnë murin verior të kështjellës. Prej saj. të cilës në të dy krahët i mbështeten dy kthina të tjera të barabarta nga gjatësia. duke përfunduar fare pranë paturës së portës. Ndërsa kthina qëndrore. që ka një gjerësi prej 0. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior. do të kalosh më parë në një kthinë të ngushtë dhe të gjatë. ndërsa ajo perëndimore është një kthinë me frëngji për mbrojtjen e portës. të mbuluar me qemer cilindrik. për të përmbushur një qëllim të caktuar. që nuk i ekspozohen goditjes me artileri nga anijet. Ajo është ngritur brenda një kohe të shkurtër. Në këtë drejtim janë ndërtuar dhe kullat më të fuqishme të pajisura me frëngji të mëdha topash. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore. ishte dhe vetë terreni i lartë kodrinor. janë katërkëndëshe. vetë murin e kështjellës. Pjesa e sipërme e mureve përfundon me një parapet. Kthina lindore nuk ka asnjë dritare dhe shërbente si depo. që përshkohet nga frëngji pushke dhe kufizohet në anën e jashtme me një kornizë gurësh të punuar. Kështjella ka përmasa 20 x 30 m. Frëngjia tjetër drejtohet në të kundërt të të parave. Kështu mund të shpjegohet ndërtimi i kullave më të fuqishme vetëm në drejtimet e mundshme të sulmit. në anë të kundërt. që e mbronin nga ana e jashtme. ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi. 168). në drejtim të bregut të kanalit. Gjithçka në ndërtimin e kësaj kështjelle tregon që synimi kryesor ishte mbrojtja nga ana e detit. Me një pamje krejt të ndryshme na paraqitet kështjella e Libohovës (fig.

Pamje. Fig. 169. .Fig. 170. Kështjella e Libohovës Planimetria. Kështjella e Libohovës.

Kështjella e Porto-Palermos. 171. Pamje e një bastioni.Fig. 171b . Pamje e përgjithshme. Porto-Palermo.

Në brendësi ka salla. Rindërtimi i kalasë. që qëndron kërcënueshëm mbi fshatin e Libohovës. e cila ruhet në gjendje të mirë edhe sot. magazina të shumta nëntokësore. ajo kontrollohet prej murit me frëngji pushke të një kthine anësore. Pas nënshtrimit të bregdetit Jon. del në formë konsoli një ballkon guri për hedhje rrëshire. ishin kalaja e Gjirokastrës dhe e Tepelenës. punimi i përsosur me gurë të latuar. 245 . nga Butrinti deri në Vlorë.40 dhe 0. të ngjisin. midis dy bastionesh. i një saraji dhe i disa godinave anekse u bë me një ngutësi aq të madhe. që futet thellë në det. London 1830. në pjesën më të dukshme të kalasë. ose mjeshtri Petro nga Përmeti. fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të kësaj kështjelle. që ishin llogaritur mire për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. ajo ka një formë katërkëndëshe me katër bastione të mprehta në qoshet. Këtë kala. Një palë shkallë guri. për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1500 fshatarë 6 . Shanishanë. Ali Pasha u kujdes të ndërtonte edhe në këtë zonë disa kështjella. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit të Ali Pashës ka mbisunduar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb. mbi qemerin e portës. Nga brenda. 172) u pushtua nga Aliu në vitin 1812 dhe menjëherë ai filloi rindërtimin e saj. ajo e Porto-Palermos është krejtësisht e mbuluar dhe mbi parapetin që rrethon tarracën janë hapur shumë frëngji për topa. depo dhe kthina të shumta. Kalaja përmbante. siç e quan Remerandi. përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5000 ushtarësh. Por ndërtimet më të rëndësishme të Ali Pashës në Shqipërinë e Jugut. 170). Të gjitha kthinat mbulohen me qemere guri. Një kujdes i veçantë është treguar për mbrojtjen e hyrjes. Ndërsa në anën e jashtme. Por ndryshe nga kështjellat e përshkruara deri tani. së bashku me sarajin që ajo rrethonte. Ajo është ndërtuar mbi një platformë shkëmbore. Por Aliu ndërtoi një kështjellë solide në Porto-Palermo (fig. por ajo ishte me materiale të dobëta. që komandohej nga një bastion pranë këndit juglindor. E ngritur mbi një rrip toke. më tepër me plithar e dru dhe sot nuk ruan asnjë gjurmë. Sipas dëshmisë së konsullit francez Pukëvil. Hughes. që në bazë nuk kanë një trashësi më të madhe se 1. Kalaja e Gjirokastrës (fig. Ajo ka një planimetri në 6) R. që ka formë kurriz-peshku dhe sundon me lartësinë e tij gjithë qytetin. 171). përballë hyrjes. që ndodhet në mesin e njërit ballë.të çrregullt gjeometrike në qoshen tjetër (fig. të ndërtuara në pjesën qendrore. kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave. Travels in Greece and Albania. Kalesa nëntokësore të çonin në të gjitha drejtimet e kësaj kalaje. që i kishte kaluar koha dhe që shërbente në këtë rast më tepër për qëllim dekorativ. saqë të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Një pjesë e madhe e këtyre kthinave si dhe e ndërtimeve të tjera mbitokësore ruhen edhe sot në gjendje mjaft të mirë. Projektues i disa pjesëve të kalasë dhe një nga zbatuesit kryesorë të punimeve ishte Petro Korçari. një kështjellë u ndërtua në fshatin Shën-Vasi. Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit. një rudiment mesjetar. gjithashtu një mur me frëngji është ndërtuar në anën e brendshme. Ali Pasha e ndërtoi për të motrën e tij. në tarracë nëpërmjet një të hapure katërkëndëshe.70 m në pjesën e sipërme. të lënë aty për këtë qëllim.

Lir). E. Pamje nga jugu. . Gravurë e shek. Kalaja e Gjirokastrës. XIX (viz. Fig. 172. 1 7 2 a Kalaja e Gjirokastrës.Fig.

. Kalaja e Gjirokatrës.Fig. 173. pamje e përgjithshme.

Hyrja veriore (fig. kulla ka një pamje madhështore. Nga sipër. me pragje të pjerrëta për shpërndarjen e dritës.30 x 0.30 m të kësaj khine janë hapur tri frëngji të mëdha topash që shikojnë në drejtime të ndryshme. Platforma e kullës është rrethuar nga një mur me lartësi 2. që do ta mbronte këtë portë prej goditjeve anësore nga distanca që poshtë kodrës. Topat vendosen edhe mbi kurtina. kthen pranë saj. 175) mbrohet nga krahu i djathtë prej kullës së përshkruar si dhe murit në vazhdim të saj. në parapetin e të cilave alternojnë frëngjitë për topa me ato për pushkë. Mbi këtë nivel ndodhet dyshemeja e katit I. ndënsa pjesa e sipërme përmban 1-2 kate. Muri që vazhdon në thellësi të hyrjes. prej gurësh të punuar. 174) Ajo ka në planimetri formën e një shtatëkëndëshi. mbrohet nga 7 kulla (fig.25 m.70 m në formë xokolature nga faqet e kullës. prej të cilave 3 janë kryesore dhe njëra e dorës së dytë. që komandohen nga brenda dhe në vazhdim të tij një mur i thjeshtë. që është pajisur në këtë drejtim me frëngji të shumta për armë zjarri. Porta është trajtuar në mënyrë monumentale. Kulla ka një lartësi prej 30 m.formë të çrregullt dhe të përzgjatur.60 m. në të cilin janë hapur 4 frëngji topash dhe 18 frëngji pushke. të cilat në anën e jashtme ngushtohen dhe duken si frëngji pushke. Lartësia e këtij kati është 7 m dhe përbëhet nga një sallë e vetme. Është për t'u përmendur kulla që përfshihet në kompleksin e hyrjes veriore (fig. që ngrihet mbi një bazament të rrumbullakët dhe del 0. Kjo kthesë është pajisur me tri frëngji pushkësh. të cilët mbështeten në muret anësore të kullës dhe mbi tri harqe të vendosura me hapësirë drite tërthor kurbaturës së qemereve. duke u bashkuar me një kënd të gjerë me murin ballor të hyrjes. e konturuar me një kornizë guri. të thjeshta apo të trajtuara në formë dhëmibësharre. që arrijnë deri në 30 m. Nga ana e jashtme. Në të njëjtën mënyrë. kullat mbulohen me qemere guri. deri në lartësinë 18 m është e mbushur nga brenda me dhë. që kufizojnë pjesët e ndryshme arkitektonike si dhe nga frëngjitë e topave të rrethuara nga harqe të profiluara. Pjesa e poshtme e tyre. por kryesisht ato që ndodhen në pjesët më të dukshme. mbi shpatullat mbështetet një hark i dyfishtë. E punuar me gurë të skuadruar të dimensioneve të vogla. ajo e thyen ashpërsinë e saj arkitektonike. që krijojnë platforma. ndërsa në një lartësi 4 m mbi dyshemenë ndodhen 7 dritare të vogla 0. me faqe që bien me pjerrësi të dukshme mbi terrenin. i cili futet pak në thellësi të faqes së murit.60 m. me gjerësi rreth 0. ndërsa i gjithë konstruksioni i portës përfshihet në një fushë katër— këndëshe të thelluar. Mbi këtë katërkëndësh dallohet një hark shkarkues që është në fakt vazhdim i qemerit 248 . vetëm nga kornizat e gurta. Të carat vertikale të frëngjive për pushkë e lehtësojnë pjesën e sipërme të kullës mbi platformë. Me interes janë dhe hyrjet që përshkojnë këtë kala. 173) që kanë forma poligonale dhe trapezoidale dhe përshkohet nga 4 hyrje. Kullat dhe kurtinat kanë lartësi të barabarta. Kullat bien me faqe të pjerrëta dhe kanë lartësi të mëdha. është e mbushur me dhë. që formojnë salla të mëdha të pajisura me frëngji të mëdha topash. është vendosur në krahun tjetër të hyrjes një kthinë me frëngji. deri në një lartësi të konsiderueshme. të vendosur në rreshta paralelë. që mbulohet prej katër qemeresh cilindrike të vendosura paralel me njëra-tjetrën. të cilat shfrytëzohen gjithashtu për vendosjen e artilerisë. Një pamje apo organizim të ngjashëm kanë edhe kullat e tjera. Në muret me trashësi 3.

c) Pamje e brendshme e kullës. b . b) Kulla poligonale në kompleksin e hyrjes. Kalaja e Gjirokastrës.a Fig 174. a) Kompleksi i hyrjes veriore.

.

a) Hyrja veriore. 175. b) Korridori i hyrjes veriore. b . Kalaja e Gjirokastrës.Fig.

176). në të cilin janë hapur 3 frëngji. megjithëse dhe ajo është trajtuar në mënyrë monumentale. kalon bri murit rrethues të kalasë. Në fasadë është pothuajse e njëjta pamje. i cili nga krahu i majtë lidhet. e quajtur «Porta e vezirit». Ato shërbenin për ndriçimin e korridorit si dhe për mbrojtjen e portës. që shikojnë nga porta (fig. Duke filluar nga porta perëndimore dhe «Porta e vezirit» në drejtim të jugut. Trashësia e mureve të kalasë në këtë pjesë është 3. kalon një sistem trefish galerish. Galeria. këtu ato ndodhen në katin e dytë të kullës-portë. (fig. nëpërmjet së cilës shkohet tek porta e kullës. që përfundojnë nga sipër me pjesë të profiluara. që kontrollojnë gjithë gjatësinë e galerisë. në të cilën ruhen gjurmët e katër oxhakëve si dhe të pesë dritareve. Paturat përbëhen nga pilastra guri monolit të punuara më me kujdes. që ndjekin njëri-tjetrin. korridori bën edhe një kthesë tjetër 90°. Hapësira midis dy niveleve në skajet e takimit të dy qemereve është mbyllur me një mur. në kalanë e Gjirokastrës. Nga porta hyhet në një korridor të mbuluar me qemer cilindrik. që ka në planimetri formën e një katërkëndëshi të çrregullt. në anën tjetër të kalasë. Pjesa që i takon katit të dytë të kullës ndahet me dysheme druri. i cili me frëngjitë e tij është i vetmi mjet mbrojtjeje për këtë portë. Ndryshe nga hyrjet që kemi përshkruar. që vijnë paralel njëra pas tjetrës. Kthina e brendshme e portës përbëhet nga një korridor i gjerë i mbuluar me qemere dhe ka formën e shkronjës L. Këto qemere mbështeten në një anë në murin e 252 . me një varg kthinash të mbuluara me qemere cilindrike. për të dalë në oborrin e kalasë.të korridorit të hyrjes. të cilat zëvendësojnë kapitelet. Korridori i mbuluar ka një gjatësi prej 18 m dhe ndriçohet nga një baxhë. madje e punuar më me kujdes. i cili të çon në drejtim të galerisë qendrore të kalasë. Kështu që rruga që të çon tek ajo. të mbuluara me qemere. Mbulesa e korridorit është realizuar nëpërmjet dy qemerëve cilindrike. 176a. që del në forme dhëmbi 5 cm nga muri i kalasë. të cilat ndriçohen nga dritare të hapura në murin e jashtëm të kalasë. përpendikular me murin rrethues. Midis ndërtimeve të shumta të brendshme. Nga ana arkitektonike ajo është trajtuar si dy hyrjet e tjera. b) ndodhet përballë portës jugore. që zënë pjesën qendrore të këtij fortifikimi. të bie në sy në mënyrë të veçantë një sistem galerish të mbuluara me qemere. Porta jugore është më pak e mbrojtur nga porta veriore. ku i dyti është më e ulët. ajo përshkpn murin anësor të një kulle katërkëndëshe. Në mbarim të tij. me përjashtim të hyrjes.30 m. e cila të çon më parë në një kthinë të vogël. të mbuluar me qemer. Mbi këto të fundit mbështetet harku me gurë të punuar. dy prej të cilave janë hapur nga ana e portës. ku kthinat e rojeve ndodheshin në anë të korridorit. Porta mbrohet në krahun e djathtë nga një kullë me majë të mprehtë. Ashtu si dhe në portën veriore. formohet nga një sistem qemerësh cilindrike. Ky kat përmban një kthinë të vetme. nëpërmjet një hapësire të mbuluar me hark. 176 c) që i mbështetet murit jugperëndimor. Muri fundor është pajisur me frëngji pushkësh. Ndryshe nga hyrjet e tjera. Në anët e korridorit ndodhen kthina me frëngji të drejtuara kundrejt portës. Nga porta hyhet në një korridor të ngushtë me gjatësi 10 m. i gjithë konstruksioni përfshihet në një fushë drejtkëndëshe. Porta e tretë kryesore. ndërsa në të djathtë ndodhet një portë tjetër. (fig. i cili menjëherë merr një kthesë gati 90° nga e djathta.

Fig. 176. Kalaja e Gjirokastrës. Korridori i hyrjes jugore .

.Fig 176a Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit.

Fig. 176b Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit. Pamje e brendshme.

Fig. 1 7 6 c Kalaja e Gjirokastrës. Galeri.

Fig. 176d Kalaja e Gjirokastrës Galeria Veriore.

17 - 61

Fig. 176e Pamje e kalasë së Tepelenës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).

kalasë dhe në anën tjetër mbi pilona masivë 4 m të gjerë të lidhur me harqe. Pas galerisë së përmendur vjen një sistem dyfish galerish me mbulesë qemeresh, që shkojnë paralel me murin rrethues dhe si të parat, mbështeten mbi harqe dhe pilona masivë. Një galeri e tillë, por rrëzë murit jugor shkon në drejtim të veriut për tek bastioni i këndit (fig. 176 d). Galeritë e brendshme e shtonin solitetin e kalasë në përgjithësi, dhe ajo që është më e rënFig. 176. Pamje e pjesshme e kalasë së Tepelenës. dësishme, e mbronin prej goditjeve nga sipër. Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të preferuara të tij. Prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën nga clora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të madh që kishte përfunduar në vitet e para të shek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte në konflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën greke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me 18197.
7) S. Bejko. Kalaja e Tepelenës. Monumentet 2, 1971, 103-112.

258

Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit (fig. 176 e). Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rregullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur në kthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit, janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinave që shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve, të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse. Terreni mbi të cilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore, nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhet edhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, në këtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa i përket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më poshtë nga ajo e Gjirokastrës.

Fig 177. Kalaja e Tepelenës. Porta e Vezirit.

Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anën e jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtme dhe 2-4 m në të sipërmen. Në brendësi, ato përforcohen me breza druri dhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, për shkak të mosnivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Kullat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë të pjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdes dhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, muret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet. ku janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe për
259

pushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula për hedhje lëngjesh të nxehta. Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin e vendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilindrike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues, Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin «Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike, paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur është hyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat poligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasi ajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshe të murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila, duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogël drejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Porta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një bosht rrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda nëpërmjet një çikriku me zhinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogla dhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shërbente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit të jashtëm dhe të brendshëm, mosnivelim që në gjendjen aktuale, arrin në 2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur në pjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi harkun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katërkëndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frëngjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por, për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, ku ishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me katarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemer cilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si 8 dhe ajo e kthinave fqinje qarkohej niga një parapet me frëngji pushke . Kalaja e Tepelenës është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të Ali Pashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut. kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme të kalasë, mbeten të papërfunduara.

Disa tipare karakteristike, të para së bashku. i dallojnë fortifikimet e shek. XVIII-XIX nga ndërtimet mbrojtëse paraardhëse. Këto ndryshime u kushtëzuan në radhë të parë, nga përparimi i mjeteve dhe i metodave të sulmit, ndërsa për disa karakteristika më pak të qenësishme, siç është trajtimi i jashtëm, ndikuan në masë të madhe edhe faktorët subjektivë, si synimi për krijimin e përshtypjes së madhështisë, fuqisë ekonomike dhe pushtetit, në të cilat konkuronin feudalët e veçantë, sundues të pashallëqeve që ishin krijuar në krejt Perandorinë Osmane. Nga tiparet më karakteristike të fortifikimeve të shek. XVIII-XIX ishin format e rregullta gjeometrike të planimetrive, lartësia e barabartë e kullave dhe kurtinave dhe rënia e tyre me pjerrësi në anën e jashtme,
8) Rikonstruksioni i portës është bërë nga S. Bejko. Vep. cit. 103-112.

260

178. Kalaja e Tepelenës. b) Rikonstruksion. Hyrja jugore.a Fig. a) Pamje. .

Fig. . 1 7 8 c . Pamje të brendshme të hyrjes jugore. d.

Fortifikimi. Në të dyja rastet e fundit. ku secila pjesë mbulohej me një qemer trungkonik. si ato të hapura mbi kurtinat dhe ato të kullave. Në kohën e Aliut. 263 . në trajtën e bashkimit të një katërkëndës'hi me një trapez të rregullt.0 m. frëngjitë kontrollojnë drejtime të ndryshme. që zgjerohej e lartësohej kundrejt faqes së murit (Butrint).10 m. përdorej sis9) F. ose frëngji topash të drejtuara me hapje nga jashtë. në Francë dhe në vende të tjera që pasuan shkollën franceze. në planimetri. ku katërkëndëshi ndodhet në pjesën e brendshme të fortifikimit dhe mbulohet me hark rrethor. ndërsa në pjesën e brendshme 0. që theksojnë pjesë të ndryshme arkitektonike apo kufizojnë pjesën e sipërme të kurtinave dhe të kullave. Frëngjitë për pushkë i takojmë të veçuara ose të grupuara nga dy dhe nga tre. ku njëra nga brinjët binte përpendikular me murin. nga sipër. Gjithashtu edhe frëngjitë për pushkë janë të tipave të ndryshëm. bazat e së cilës i vuri Vobani dhe më vonë i përmirësoi Kormontenji9. kalatë e kësaj periudhe shquajnë për veshjen e tyre me gurë të latuar. me hapje në anën e jashtme. Si përfundim. Frëngjitë më të thjeshta kanë në planimetri formën e një trekëndëshi dybrinjënjëshëm me majë të prerë të drejtuar në anën e jashtme. I Tiranë 1975. u rrit trashësia e mureve të kurtinave dhe kullave. mbuloheshin me qemere trungkonike. që ishte edhe iniciatori më i fuqishëm në këtë fushë. Gjerësia në anën e jashtme të murit ishte zakonisht nga 2. heqja dorë përfundimisht nga përdorimi i bedenave dhe krijimi i parapetit me frëngji. në Evropë mbizotëronin parimet themelore të shkollës franceze të fortifikimit. ndërsa trapezi mbulohet me një qemer trungkonik. dhe zgjerohen në 25-30 cm. duke pasur bazën e madhe në anën e jashtme. mbulohen në të shumtën e rasteve me një pllakë guri të vendosur horizontalisht.70-3. Për të përballuar goditjet e artilerisë së kundërshtarit. ka pasur edhe frëngji për topa të kalibrave më të vegjël që formoheshin. vlejnë për t'u shqyrtuar vetëm ndërtimet fortifikuese të Ali Pashës. ushqimi. të cilat bashkoheshin në bazën e vogël. në shumë raste qenë të mbushura me dhë deri në njëfarë lartësie. për trajtimin monumental të hyrjeve si dhe për kornizat horizontale prej guri të thjeshtë apo në formë dhëmbësharre. Për të qëlluar nga lart poshtë.80 . Për të arritur një kryqëzim më të mirë të zjarrit përdoreshin frëngji të pjerrëta. Në këtë anë ato përfundojnë me një të çarë me gjerësi 4-6 cm. 371. mbisundimi i formave poligonale të kullave. Vepra të zgjedhura ushtarake. krijimi i shumë kthinave të mbuluara si depo municioni. nga dy trapeza. etj.duke filluar që nga pjesa e sipërme e tyre. Frëngjitë me hapje nga jashtë i takojmë edhe në një formë tjetër planimetrike. kryesisht pushkëve. Për sa i përket trajtimit të jashtëm. madje këto të fundit. ku në masë ndërtohen frëngji për topa të kalibrave të mëdhenj. ato ndryshojnë edhe nga përmasat. f. Një tipar tjetër karakteristik është edhe mënyra e stërholluar e mbrojtjes së hyrjeve me një përdorim sa më efikas të armëve të lehta të zjarrit. Frëngjitë për topa. Engels. shpesh pragu i tyre binte me pjerrësi drejt faqes së jashtme të murit etj.1. Në anën e brendshme. Për sa i përket tipologjisë dhe vendit që zënë fortifikimet e vendit tonë në ato bashkëkohëse të vendeve të tjera.

për shkaqe që nuk kishin lidhje me fuqinë mbrojtëse reale të tyre. në luftë me Portën e Lartë Aliu nuk pati mundësi të vinte në funksionim si duhet veçse një numër të vogël të këtyre kalave. Gjithashtu. Kështu mund të shpjegohet pajisja me 400 topa e kalasë së Janinës dhe me rreth 80 topa e kalasë së Gjirokastrës. zëvendësoheshin me terrenin e aksidentuar me ndërtimin e ndonjë kulle të përparuar si në Berat. Në përputhje me parimin e tij. për të penguar afrimin e armikut pranë mureve të kështjellës. ndërtiml i kështjellave të vogla në vendet më të rëndësishme kishte diçka nga mënyrat e reja të fortifikimit që po lindnin. Aliu u kujdes shumë për cilësinë e artilerisë. Ndënsa punimet e jashtme. Për këtë bleu topa të prodhimit anglez. ku topat vendoseshin mbi platformën e këtyre bastioneve. Ai u mbështet në fuqinë e zjarrit të artilerisë. 264 . që nuk do të lejonte vendosjen në afërsi të baterive të armikut. madje të gjata. Por siç dihet. apo nga një sipërfaqe e gjerë ujore si në Janinë.temi i fortifikimit me bastione dheu të veshur me gurë. si kalaja e Janinës. Po t'i hedhim një sy fortifikimeve të Ali Pashës do të shohim se ato qëndrojnë larg nga sistemi francez me bastione. Ato pak kala. treguan qartë se këto fortifikime ishin në lartësinë e duhur për t'i përballuar metodave dhe mjeteve të sulmit të armiqve të mundshëm të asaj kohe për pashallëkun e Janinës. që ishin më të mirët e kohës. në të cilën ai duhet të ishte superior mbi armiqtë. nga ana tjetër ai filloi të derdhë vetë topa në një punishte që ngritl në afërsi të Janinës. të cilat në këtë përpjekje u bënë arenë luftimesh.

që karakterizohet nga copëtimi ekonomik e politik. që i përkasin periudhës antike. u zbulua kohët e fundit në fshatin Kraps të Fierit. për rrethana 265 . i feudalëve dhe i klerikëve. sidomos në kohën e sundimit të perandorit Justinian I.sh. siç është p. rivaliteti dhe pasiguria. p. pavarësisht nga destinacioni i saj.Kapitulli IX KULLA DHE BANESA TË FORTIFIKUARA Në këtë kapitull do të bëhet f jalë për kullat e veçuara. gjetën një përhapje më të gjerë këto lloj ndërtimesh. kulla e Vagalatit dhe e Çukës në rrethin e Sarandës. si banesa të fortifikuara. Në kohën e pushtimit romak kishte gjithashtu kulla të veçuara dhe mjaft vila latifondistësh kishin kanakter mbrojtës. të cilat kanë të përbashkët me kullat karakterin mbrojtës. Por me kohë. sidomos kulla e përdorur si banesë dhe vetë banesa e fortifikuar. të palidhura me sistemin mbrojtës të ndonjë kalaje si dhe për banesat e fortifikuara. e rrethuar me një mur mbrojtës 30 x 70 m. kulla në Petrelë. aq sa përmendjet më të hershme të kullave humbasin në lashtësinë e legjendës. Të tilla janë. Me termin «kullë» apo «kullë e veçuar» janë nënkuptuar ndërtesa të larta të fortifikuara. etj. Një prej tyre. Kjo është dokumentuar plotësisht për vendet e qytetërimeve të lashta të Lindjes së Mesme. Por gjatë sistemit feudal. për shkëmbime sinjalesh. Kulla e veçuar. Në kohën e vonë antike u ndërtua një sistem i tërë kështjellash dhe kullash të veçuara për mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Bizantine. Këto dy lloje ndërtimesh ishin privilegj i më të fuqishmëve. ka lindur pothuajse në një kohë me kullat e lidhura me sistemin mbrojtës të kalave. Kullat e veçuara kanë shërbyer si pika vrojtimi për kontrollin e rrugëve apo të kufijve. Edhe në vendin tonë i takojmë kullat e veçuara krahas atyre që lidhen me sistemet mbrojtëse të kalave. për mbrojtjen e manastireve dhe së fundi si banesa të përkohshme çifligarësh për verim apo për vëzhgim gjatë grumbullimit të produkteve bujqësore. si kryekulla nëpër qytete të fortifikuara dhe kështjella. që kryenin funksione të ndryshme mbrojtëse. pra i klasës sunduese.sh.

Në fillim. Kullat. Muzakajt në Durrës. Banesa të fortifikuara. XIV. Monumentet 7-8. ishin të njohura qoftë si donzhonë apo në format e përmendura më lart. banonin në kështjellë. Banesa e fortifikuar ofronte një jetë më komode. kishin ndër qytete edhe prineat shqiptarë të hinterlandit që nga fundi i shek. Sarandë.Fig. një kullë me banesë e mur rrethues që është shembulli më i hershëm i dokumentuar i këtij lloji në vendin tonë. si kategori më vete. ndërsa Topiajt që e kishin Durrësin nën zotërimin e tyre për një kohë. na krijohet në kalanë e Durrësit. prandaj mjaftonte një bashkim mekanik i banesave me njërën nga këto lloj kullash për të krijuar një tip banese të fortifikuar.sh. ajo ishte një banesë e zakonshme. Një ekzemplar tjetër të hershëm e njohim nga fshati rrënojë i Kamenicës pranë Delvinës (rrethi i Sarandës l . e lidhur organikisht me një apo më tepër kulla. Kamenicë. Riza. E. Fshati numëronte 267 banesa në vitet 1431-32 dhe rreth 1) A. prandaj ajo është parapëlqyer nga klasat sunduese. kulla gjen një përdorim më të gjerë derisa në zona të veçanta ajo zëvendësoi pothuajse krejtësisht banesën e mëparshme të pambrojtur. 266 . me sa duket. Kulla e Rahës. 1974. si p. Ndërtimet në fshatin rrënojë të Kamenicës. Kështu. 178e. të caktuara historike. Meksi. me sa duket të tipit me kullë. 139-153. më 1225.

Udhëtari turk Evlia Çelebi. Ato ishin të përhapura në Shqipërinë e Jugut dhe përmenden nga albanologu I. që ka formën e një trekëndëshi. (fig.200 banesa në vitin 1583. për të cilin do të bëjmë fjalë përbëhet nga një kullë trikatëshe. Kompleksi apo kulla e Rahës. Kompleksi i ndërtimeve rrënojë. Banesat me kullë vazhduan të përdoren për një kohë të gjatë. figurë e njohur historike. zë pikën më të lartë të kodrës. 178e) Kulla përbëhet nga tri Fig. Ansambli përbëhet nga një kompleks banesash dhe nga dy kulla e mure rrethuese. por ka vetëm disa vrima ajrimi dhe është pajsur me një sterë. Kishte gjithashtu banesa me dy kulla. që kaloi në këto anë në vitin 1670. ndërsa kthinat midis tyre lidheshin me shkallë të brendshme druri. me plan që i afrohet katrorit. dhes është e pandriçuar. duke krijuar kështu një kompleks ndërtimor të mbyllur. që formonte banesën. XVII. Anash kthinës kishte një podium. i cili ishte një nga udhëheqësit e 267 . 1 7 8 f . Një banesë me kullë në fshatin Moglicë të Oparit i përkiste një fshatari të pasur. por për këto lloje ndërtimesh mbrojtëse na bën fjalë udhëtari turk i shek. e cila është e njëkohshme me kullën. ndërsa kati i dytë ndriçohet nga dy dritare të vogla në formë frëngjie dhe është pajisur me një sqoll për larje. Mirditë. XIX (fig. Një e tillë. Banesë me kullë në fshatin kthina. nuk e përmend Kamenicën. ajo e katit përPerlat i Epërm. veçse vrimat e ajrimit janë më të shpeshta. sidomos pas restaurimit. Në mesin e shekullit XIX ruheshin akoma shumë shembuj banesash me kullë. G. në gjendje të mirë. Han. deri nga mesi i shek. Ky kompleks i shërbente si banesë e fortifikuar Dervish Aliut. e cila lidhet organikisht dhe funksionalisht me një ndërtim tjetër një kat më të ulët. 178 f) Ekzemplarët e ruajtur deri në ditët tona janë të paktë. Hyrja për në kullë ndodhej në katin e dytë. siç thirret nga barinjte. ndodhet në fshatin Dukat të Vlorës. që shërbente për të lehtësuar vrojtimin nga dritaret. Çelebiu. duke pasur kështu një pozicion sundues mbi giithë fshatin. E pandriçuar është edhe kthina e katit të parë. që formonin një kompleks unik.

sepse siguronte një komoditet më të madh për pronarin e familjen e tij. të veçuara dhe të lidhura me banesën. 4) L. Kjo lloj mbrojtjeje. shërbente si kthinë strehimi. 3) E. i cili në qytete nuk mund të zgjaste shumë. Banesa e vjetër e zonës së Konispolit. Kullat që i bashkangjiteshin banesës mund të ishin ië caktuara për mbrojtje aktive. u zbuluan gjurmët e një muri me gjerësi 1. XVII. jashtë kalasë. Kati i parë i kameriesë. 268 . ndërsa banesat e tjera të fshatit nuk ishin të këtij tipi. Monumente historike në vendin tonë. përveç komoditetit në trajtimin e banesës. Kohët e fundit. Për këto të fundit Çelebiu shkruan se çdo banesë kishte kullën e saj si vend strehimi. 1971. të mbuluar me qemer guri dhe përfundon në pjesën e sipërme me tarracë.Kryengritjes së madhe fshatare. Ami Bue (vizitor i shek. Ajo i përkiste një familjeje të pasur. ose ato ndodheshin ngjitur me banesën dhe komunikonin me të nëpërmjet të çardakut apo të një dhome. Çelebiu. siguronte edhe pjesëmarrjen e një muri më të madh njerëzish të armatosur në mbrojtje në rast të ndonjë rreziku. Kështu që feudalët e mëdhenj në vend të kullës përdornin një mur rrethues kalaje të pajisur me parapet e frëngji. që ndodhej brenda rrethimit. Banesat e fortifikuara na paraqiten dhe në variante të tjera. Hani shkruante se të gjitha shtëpitë e mëdha 3 ndër qytete kishin nga përpara kulla të veçanta mu në mes të oborrit . të rrethuar me mur dhe me hendek. Kështu është rrethuar me një mur të trashë banesa e feudalëve toptanas të Tiranës. Thamë se banesa me kullë ishte parapëlqyer nga shtresat e pasura kundrejt kullës së përdorur si banesë.2 Banesa me kullë. kur thotë për Delvinën se çdo banesë kishte kullën e saj të strehimit. Në këto kulla mbyllej familja në rastin e ndonjë rreziku jete. Monumentet 17. Kamerjeja nuk ka karakteristikat dhe pamjen e një kulle të vërtetë. që kemi përmendur. 1979 (në shtyp). së paku një gjatësi prej 60 m dhe përforcohëj me 2) E. si dhomë për miqtë. Ndërsa dy shekuj më vonë. gjatë shek. ku kulla është më e lartë se banesa. kur nuk kishin frëngji. Banesa e fortifikuar gjirokastrite. Këto lloj ndërtimesh ka pasur parasysh E. kishte dhe në qytetin e Gjirokastrës e të Delvinës. Një ndërtim tipik për mbrojtje pasive është kamerjeja. kamerjeja është më e ulët se kjo e fundit. ajo është një ndërtesë dykatëshe me nga një kthinë në çdo kat.60. Tiranë 1978. Ndryshe nga banesat me kullë. Një banesë me kullë. Monumentet 1. që i bashkëngjitet asaj në pjesën e mbrapme ruhet edhe në Konispol4. XIX) përmend një banesë të tillë në qytetin e Elbasanit. Nga ndjekja e gjurmëve të zbuluara u hetua se kemi të bëjmë me një fortifikim që ka pasur nga njëra anë. ndërsa kati i dytë. Riza. të vitit 1847 kundër pushtuesve turq. gjatë punimeve për hapjen e themeleve të Pallatit të sportit në Elbasan. kur ishin të pajisura me frëngji dhe për mbrojtje pasive. Por ky tip banese nuk mund të arrinte shkallën më të lartë të komoditetit dhe njëkohësisht të sigurisë. Riza. Arkitektura dhe restaurimi i kullës të Dervish Aliut në fshatin Dukat (Vlorë). i ajrosur nga një dritare e vogël. skarpatet e të cilit ishin veshur me lëndë druri. Suli. Në Gjirokastër kamerjetë i takojmë në dy lloje. në të cilin të çonin një palë shkallë të jashtme guri.

Banesë e fortifikuar në krahinën e Matit.Fig 179. . Fig. 180. Sarajet e fortifikuara të Këlcyrës.

Por përkryerjen më të madhe e arrin banesa e fortifikuar gjirokastrite5 (fig. Ai duhet të jetë ndërtuar gjajtë shek. 182). që vizitoi rreth vitit 1670 Elbasanin. Takojmë rrallë. 5) E. Vlen të përmendim edhe sarajet e fortifikuara të Këlcyrës. në përdorimin e gjerë të frëngjive si dhe në përdorimin e mureve rrethuese të një karakteri të veçantë. Monumentet 1. 1971. 180). ndërsa në katin e tretë ndodhet dhoma e miqve. Banesa gjirokastrite është zakonisht trekatëshe. ku përfshiheshin sarajet e familjes feudale të Alltunsve. Nga muret rrethuese formohen zakonisht dy dhe nganjëherë tri oborre të lidhura me dyer njëra me tjetrën. Banesë me kullë. mbi çatinë e së cilës ngrihet një kat me përmasa më të vogla. Koçaj. Vep. që hapeshin në muret rrethuese anash tyre. është quajtur dhe «kullë qytetare». Gjithashtu bejlerët e Plasës (rrethi i Korçës) i kishin banesat e tyre të fortifikuara me mure rrethuese dhe hendeqe. 181. në katin e dytë zhvillohet jeta e përditshme e familjes. Peshkopi. bashkon elemente të banesës së zakonshme drejtkëndëshe dhe të kullës (fig. Të njëjtin karakter ka pasur dhe e ashtuquajtura «kala e Kavajës». Kati i parë shërben për sterën e ujit dhe për depot. Cit. Nga kjo e fundit huazohen frëngjitë dhe çikFig.kulla këndi katërkëndëshe. edhe një tip tjetër banese të fortifikuar. që vendosen në muret ballore apo në këndet e banesës. pasi ndodhej pranë pazarit. matë (mashikula). të cilat e forcojnë karakterin mbrojtës të banesës. Riza. që përbëhet në fakt nga një kthinë e vetme. Çelebiu. me një ndarje të qartë funksionale sipas kateve. në kompozimin e theksuar vertikal. 181). në disa zona. Banesa e fortifikuar në fshat. E. për shkak të karakterit të saj të veçantë qytetar. ndryshe nga kulla e mirëfilltë. nuk e përmend këtë fortifikim. Karakteri mbrojtës i kësaj banese shfaqet në karakterin e mbyllur. 270 . rrënojat e të cilave akoma ruajnë një pamje impozante (fig. 179). XVIII. e cila luante rolin e një kulle vrojtimi dhe mbrojtjeje (fig. e cila. i cili do t'i binte patjetër në sy. Portat mbroheshin nga frëngji.

Gjirokastër .Fig. Banesë e fortifikuar. 182.

që do të shqyrtojmë në këtë kapitull. në të dytin hapen dritare të vogla. XVI. Në anën e mbrapme. ndërsa komoditeti lihet në plan të dytë. ndërsa në katin e parë kemi vetëm frëngji. 7) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. kur pas pushtimit turk ndryshon edhe koncepti që ekzistonte deri atëhere lidhur me banesën. Në dëfterin e regjistrimit të tokave të zonës së Përmetit dhe Korçës. Këto lloj ndërtimesh duhet të kenë gjetur një përhapje më të gjerë që nga shek. të shekujve XV-XVI. strehët ishin të gurta. kishte rreth vitit 1570 një lidhje të fuqishme ushtarake midis fshatrave për t'i rezistuar turqve dhe për shkak të kryengritjeve të tyre të herëpashershme dhe mosbindjeve. Me kulla të përdorura si banesë do të kuptojmë ato ndërtesa të larta. Tiranë 1962. Duke filluar që nga kati i parë deri tek i treti. Bot.vitet 70 të shek. Një kategori tjetër ndërtimesh. Kështu. pasi nuk kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe kishin qëndruar të mbyllur në kullat e tyre. vëll. këta njerëz rrojnë gjithnjë në luftë». Pukëvili shkruan se në Gjirokastër «shtëpitë janë si kala dhe kanë rreth e rrotull frëngji. Studime historike 3. për të evituar vënien e zjarrit. masat mbrojtëse shkojnë duke u dobësuar. Banesa siguronte ujin nëpërmjet sterës dhe kishte vend për rezerva të mëdha ushqimore. Të gjitha këto masa ishin të nevojshme në një mjedis pasigurie dhe anarkie. Tiranë. 272 . Banesa të fortifikuara qytetare kishte dhe në Prizren. ndodhet çardaku dhe dritaret janë më të mëdha. përmenden dy persona. ku çdo gjë i shërben mbrojtjes. së paku nga shek. Për këtë arsye. 196. III. që i ngjajnë shumë kullave të një kalaje. 91-92. XV. të cilëve në vitin 1453-54 u hiqet timari në fshatin Vërloçisht. përsa i përket Shqipërisë së Veriut. me plan katërkëndësh. siç dihet. ka pasur edhe krahina e Mirditës. për shkak të pasigurisë dhe akteve arbitrare të pushtuesve. që ushqehej nga rivaliteti i feudalëve gjirokastritë. Aspekte të mënyrës së jetesës në fshatin shqiptar (fundi i shek XVIII . thirreshin nga këta të fundit «haina» dhe rabelë8. ku terreni ishte më i ngritur. që dikur kishte qenë zoti i Pultit. kulla ndodhej mbi një vend mbizotërues. 1977. nga relacioni i Frang Bardhit i vitit 16387 mësojmë se uratorja e misionit të Gashit ishte ndërtuar në kullën e rrënuar të birit të Pjetër Spanit. 6) L. e cila. që mund të shërbenin gjatë një konflikti që do të vazhdonte për një kohë relativisht të gjatë. ndërsa në të tretin. Kushte për përhapjen e banesës së tipit kullë. XIX). Banesa të fortifikuara të tipit kullë.Muret rrethuese pajiseshin edhe me bedena dhe kullëza. nuk ruhen si dëshmi fizike. 1926. Gjithashtu. ku çdo kat formohet nga një mjedis i vetëm. është dhe kulla e përdorur si banesë e fortifikuar. 125. 8) Serbët dhe shqiptarët. e njohur si «mëhalla e bejlerëve»6. f. ndërsa në Gjilan ishte ndërtuar një lagje më vete me banesa të tilla. Një nga arsyet e tjera ishte dhe ekzistenca e institucionit të gjakmarrjes. por ato përmenden në burimet e kohës. Mile. f.

G. Hyrja e vetme e kullës ndodhej në katin e parë dhe sigurohej me katarah. trikatëshe dhe me plan katërkëndësh. Dy katet e para kanë lartësi të barbarta 2 m. Kati i dytë është pajisur me oxhak dhe me një sqoll (për larje). Një kullë e tillë. Ekzemplarë të ruajtur të këtij tipi kullash janë të paktë. Kulla (fig. të vendosura 1. Ato i gjejmë të përhapura sidomos rreth zonës së Gjirokastrës dhe Delvinës. por mund të ketë pasur dhe një qoshk.30 m. Shkallët janë ndërtuar me disa kthesa. paraqet interes për t'u përshkruar për shkak të elementeve që ruan. të ruajtura. që ngrihen mbi një bazament të pjerrët me lartësi 4. të këtij tipi i takojmë në Shqipërinë e Jugut. mbi të cilën mbështetej një urë e lëvizshme. ruhet në Butrint.Por kullat më të hershme. por si një post ushtarak për kontrollin e kanalit të Vivarit. ndërsa në murin që bie nga ana e portës janë hapur 18 . me urë të lëvizshme. hyrja mbrohej edhe nga dy kanata që hapeshin nga brenda dhe siguroheshin me katarah. i cili përfundon në pjesën e sipërme me një kornizë guri e tullash. të punuar e të dalë në formë konsoli nën nivelin e pragut të portës. Kjo është bërë për të zgjatur kohën e afrimit deri tek porta dhe për t'ju ekspozuar mbrojtësve në pozicione të ndryshme të trupit. Në këtë të fundit hyhet nëpërmjet një palë shkallëve prej guri. Kulla është krejt e veçuar.61 273 . Ura mbështetej në një anë mbi sheshpushimin e shkallëve dhe në tjetrën mbi dy gurë gëlqerorë monolitë.5-2 m larg hyrjes. me lartësi 4. Ato dallohen për trajtimin arkitektonik. Kullat e Dhërmiut e të Vunoit i përkasin parisë së fshatit. Kullat më të hershme në Shqipërinë Jugore e kanë pasur hyrjen në katin e dytë. të mbuluara me hark rrethor. si dhe në fshatrat e bregut të detit. Megjithëse ajo ka një karakter tjetër.60 m përbëhet nga një kthinë e vetme katërkëndëshe që mbulohet nga një qemer i kryqëzuar i ndërtuar me tulla. me qëllim që të goditej më lehtë nga të gjitha frëngjitë. Për to bën fjalë albanologu J. Përveç urës së lëvizshme. përveç dritareve dhe dyerve. Kati i parë i kullës. Në mesin e murit lindor hapet porta e kullës. Dhërmi e Vuno. krejt të mbyllur dhe mungesën e elementeve në fasadë. që lëshohej nga ajo në këtë të fundit. që bie nga ana e kanalit te Vivarit dhe dy frëngji për armë zjarri. në mjaft krahina të Shqipërisë së Jugut. Kati i dytë ka gjithashtu një dritare nga ana e kanalit dhe dy frëngji anash saj. ndërsa kati i tretë është 1 m më i lartë. kur përmend kullat mbrojtëse pranë banesave.60 m larg hyrjes dhe të një ure të lëvizshme. me trashësi 1 m ngrihen duke ruajtur një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme. pasi nuk është përdorur si banesë e fortifikuar. Dy nga muret e këtij kati janë pajisur me nga katër frëngji secili. Një banesë-kullë e tipit klasik ndodhet në fshatin rrënojë të Kamenicës. mbi të cilin mbështetej boshti rrotullues i urës. si në Dukat. Muret e kullës. megjithëse janë më të pakta në numër. Në pjesën e sipërme të këtyre gurëve është gdhendur një kanal tërthor me seksion gjysmërrethi dhe diametër 15 cm. Han. Në to hyhej nëpërmjet një shkalle të ngushtë të vendosur 1. Kthina e katit të parë është pajisur me një dritare. Kati i parë lidhej me të dytin nëpërmjet shkallësh të brendshme prej druri. 183) përbëhet nga dy kate me planimetri katrore 6 x 6 m.

. 183. Kulla pranë Kanalit të Vivarit. Butrint.Fig.

pasi për secilën prej tyre bujku ishte i detyruar të paguante taksë. Ajo ka një lartësi prej 15 m dhe planimetri katërkëndëshe që i afrohet shumë katrorit (4. Në to. 91-113. Malavec dhe Dishnicë. Kulla ka një hyrje të vetme të vendosur në anë të fasadës perëndimore. me nga një kthinë në çdo kat dhe me theksimin në lartësi.pesë frëngji. Kulla mbulohej me çati druri me katër kullime e mbuluar me tjegulla ose me plumb. Kulla ndahet në katër kate. kulla të tilla janë ruajtur apo dokumentuar nga të dhëna historike. Kullat në fjalë i takojmë në zonat fushore. Çamëri. Frëngjia e mesit. e cila ishte një formë e re e zotërimit të tokës. ndërsa mbulesa është realizuar me një kupolë sferike të mbështetur mbi katër trompa dhe mbi të është vendosur një çati me katër kullime e mbuluar 9) S. 1960. flasin vetëm për mbro'jtje. Kulla e Turanit (fig. me atë të përhapjes së sistemit të çifligut në Shqipëri në shek. Volumi i tyre i mbyllur. që mbulohen me qemer cilindrik guri. Shkaku i ndërtimit të këtyre kullave ishte frika nga revolta popullore. banesat e bujqve çifçinj.46 m nga ana e brendshme). etj. në Sulin e Poshtëm. në fushën e Tiranës (Laprakë). Nga ana arkitektonike. çifligari qëndronte përkohësisht për të kontrolluar vjeljen e produkteve bujqësore nga bujqit çifçinj. ku secili kat formohet nga një kthinë e vetme. ato përfaqësojnë tipin klasik të kullave: me planimetri katrore. ato nuk kishin as oxhak dhe as dritare. sidomos në zonat fushore. ndërtoheshin me materiale të dobëta dhe ishin njëkatëshe. e cila ndodhet në një nivel më të ulët. 275 . në Zadrimë. e cila mbulohet me dy harqe guri dhe komunikon me katin e parë. shoq. Çeshtje të çifligut feudal në Shqipëri në shek. Në kontrast me kullën dhe banesat e fortifikuara të çifligarëve. atë të clifligarëve në fshatrat çifligje. Kosovë. Katet e tjera ndaheshin nga njëri-tjetri me dysheme druri. Naçe. Për të arritur pragun duheshin ngjitur disa këmbë shkallë të drunjta. në fushën e Domosdovës. strehët e gurta e të pazhvilluara. XVII-XVIII. me përjashtim të katit të parë. të cilat nuk ruhen më. drejtpërdrejt punën e fshatarit të shpronësuar nga toka si dhe të ngrinte rentën feudale nëpërmjet një rruge më të sigurtë9. Në fushën e Korçës ruhen në gjendje të mirë tri kulla në fshatrat Turan. Në të shumtën e rasteve. 184) është ndërtuar në një terren të sheshtë në skajin lindor të fshatit. Prej saj mund të lëshohej dhe ujë i valuar mbi kundërshtarin. Nganjëherë kullat shërbenin edhe si hambarë të grumbullimit të këtyre produkteve. Këto kulla lidhen me një funksion të përcaktuar qartë. që i jepte mundësi feudalit të shfrytëzonte. atje ku u përhap edhe më shpejt sistemi i çifligjeve. XVII-XVIII. i cili ndahet në dy kthina. Në Shqipërinë e Jugut takojmë edhe një tip tjetër kulle. Bul. 3. mungesa e dritareve dhe lakonizmi në elementet arkitektonike. që kishte arritur deri tek porta. i shk. Delvinë. Këto lloj kullash shërbenin edhe për verim si dhe si banesa për qehallarët. ka qenë hapur posaçërisht për mbrojtjen e portës. Deri tani.60 x 4. Ndërtimi i tyre lidhet dhe me një periudhë të caktuar historike. në fushën e Korçës në luginën e Dropullit.

i errët. pasi ai përdorej për të gatuar gjatë stinës së verës. ndërsa katet e tjera komunikonin me shkallë druri. por të gjitha katet janë me dysheme druri. Kati i katërt i mbuluar me kupolë është pak më i lartë se katet e tjera. Ajo ndahet. si dhe mbulimi me qemere i katit të parë. Korçë nga një kthinë që ndriçohet nga tri frëngji. që formohet nga disa radhë gurësh. me përjashtim të katit të katërt. Frëngjitë ndodhen vetëm në murin jugor të kullës nga është edhe porta. Kulla e Malavecit është më e thjeshtë dhe më e varfër në elemente arkitektonike. Megjithëse kati i tretë ishte vendi kryesor i banimit. Ngjitja për në katin e dytë realizohej me anë shkallësh të gurta. ato ngushtohen 10-15 cm për çdo kat. ashtu si dhe kulla e Turanit në katër kate. të mbuluara me hark me majë. Konsoli fillon në katin e dytë të kullës dhe përfundon në nivelin e dyshemesë së katit të tretë. që dalin me shkallëzime nga faqja e brendshme e murit të kullës. Kulla e Turanit. Kati i dytë iahte vendi kryesor i luftimit. ndërsa në katet e tjera. të cilat nuk kishin kanata. Muret e katit të parë kanë një trashësi prej 1. pak më i ulët se katet e tjera dhe pa asnjëfarë komoditeti. Në të hapeshin dy dritare të mëdha. është bërë për ta siguruar këtë nga rreziku i zjarrit. megjithatë kjo kthinë është pajisur me oxhak. Në një qoshe të kthinës ndodhet një ambient sanitar.me rrasa guri. dyshemeja e të cilit mbështetet mbi një konsol. Frëngjitë janë shpërnda276 . Ky dallim. ai është pajisur më së miri me frëngji për armë zjarri. Në katin e tretë ndodhet ambienti kryesor i banimit. ndërsa muret e tjera nuk kanë as dritare dhe as frëngji. në të nuk dallohet asnjë gjurmë oxhaku apo e ndonjë vendi tjetër për ndezjen e zjarrit. Kulla e Malavecit ndodhet e veçuar në lindje të fshatit me të njëjtin emër. për të mbështetur trarëjt e dyshemesë. 184.15 m. Ai përbëhet Fig. pasi aty grumbulloheshin përkokohësisht prodhimet bujqësore.

Kulla mbulohet me një kupolë sferike. Siç duket. ndërsa i katërti ka dy frëngji të vendosura në pjesën e sipërme.fig. thirrej «kulla Goranxi». Kamberi Kullat në fshatin Goranxi. Kulla e Dishnicës ruhet deri në katin e dytë dhe është përshtatur në banesë. Kati i dytë i këtyre kullave. se sa për të qëndruar atje. me planimetri drejtkëndëshe të përzgjatur. ndërsa në katin e sipërm qëndronte çifligari. Ky ndryshim me kullën e Turanit është i lidhur edhe me largësinë e kullave nga banesa e fortifikuar e çifligarit. në të kaluarën. problemi del më i qartë. e cila përfundon në anët e ngushta me kallkan. Ndryshe nga kullat e fushës së Korçës. prandaj ato shërbenin vetëm për një mbrojtje pa10) E. Ndërtime të këtij lloji takohen edhe në fushën e Dropullit e sidomos në fshatin Goranxi. por mbi disa trekëndësha të formuar nga trarë të vendosur horizontalisht në të katër qoshet e mureve. janë ndërtuar me gurë të thatë të palidhur me llaç dhe mbulohen me një çati dy kullimesh me rrasa guri. i ndriçuar dobët. i dyti dhe i treti kanë nga një. rë në këtë mënyrë: kati i parë nuk ka frëngji. Kullë në fshatin Goranxi. Ngritja në lartësi dhe mungesa e dritareve në të dyja katet e para flasin qartë për tiparet mbrojtëse të tyre. Nga gjurmët që ruan. Gjirokastër. 185. Me gjithë planimetrinë katërkëndëshe të përzgjatur. Th. Riza. shërbente për depozitimin e produkteve bujqësore. Kullat e Goranxisë (fig. Vetë fshati. ajo duket se ka ngjashmëri më të madhe me kullën e Malavecit se sa me të Turanit. 179-183. kulla e Malavecit shërbente më tepër si një hambar i grumbullimit të produkteve bujqësore dhe për ruajtjen e tyre. 185) trikatëshe. Monumentet 3. e cila nuk mbështetet mbi trompa si në Turan. Po t'i besojmë traditës se këto kulla u përkisnin bejlerëve të Plasës. tek kullat e Goranxisë spikat qartë kompozimi vertikal. ku janë gjurmuar 25 objekte të tilla10. të cilat shërbenin vetëm për ndriçim. 1972. Në kthinën e banimit dilte dhe një lloj qoshku prej druri. 277 . qoftë dhe për një periudhë të shkurtër kohe. Ky kat shpesh ndahej në dy kthina: ajo e banimit dhe ajo e gatimit. ato të Goranxisë nuk kanë frëngji.

Por ka edhe raste të tilla. Arkitektura popullore e Shqipërisë së Mesme (banesa me telize). Monumentet 12. ndërtimi i kullave kishte marrë përpjesëtime të tilla sa të 60 shtëpitë që përbënin këtë fshat ishin të fortifikuara. XIX. B. vërehet një shfaqje masive e tyre. si në Kardhiq. Kjo shfaqje është më e dukshme sidomos në kullat e krahinës së Matit (fig. 124. XVIII-XIX dhe dallohen për larminë e tyre me elemente arkitektonike. XVIII. Monumentet 1. Të njëjtin karakter ka pasur edhe fshati i Kardhiqit (Gjirokastër). kullat në fshatrat çifligje i përkasin të njëjtës periudhë. që përfshin edhe shtresa të gjera të fshatarësisë.sive. për kullat në rrethin e Pukës. 159-171. Kjo është një shenjë e sigurtë. Përhapja masive e kullave në disa zona. është e lidhur me mbizotërimin e fshatarësisë së lirë. ku sistemi i çifligut nuk ishte përhapur. etn. nga çifligarët që banonin në Gjirokastër. të cilët kishin çifligje në të gjitha fshatrat e fushës. në Shqipërinë e Veriut. Gjurmime albanologjike. në fshatin e Baba Lloçit. që ishin kthyernë pronarë të vegjël tëpavarur. shih P. Në mesin e shek. megjithëse programi është pothuajse i njëjtë. kullat të përdorura si banesë e fortifikuar kanë një përhapje më të gjerë. 186a. sidomos fillimit të shek. A. 149-165. që ndodhet gjatë rrugës Gjakovë-Pejë. Strazimiri. Arkitektura e banesave fshatare në Shqipërinë e Veriut gjatë shek XIX. 13) M. Muka. 1972. vetë ndërtimi i kullave tregon jo vetëm rezistencën e bujqve çifçinj. ku thuajse të gjithë banesat fshatare janë të fortifikuara. Vep. B. folk. Banesat-kullë ndërtoheshin zakonisht në vende të dukshme. Këto kulla janë ndërtuar gjatë shek. Krasniqi. si dhe në ndonjë fshat në Shqipërinë e Jugut. Monumentet 12. ndryshe nga Jugu. Kulla e Matit. kur Shqipëria ndodhej në një atmosferë kryengritjesh të drejtuara kundër pagimit të taksave. Në Shqipërinë e Veriut dhe deri diku nuk në të Mesmen . 278 . Kulla e Matit arriti përsosmërinë e llojit të vet nga ana arkitektonike dhe funksionale. b) ku tipi kullë i banesës. Monumente të Kulturës në Shqipëri. Thomo. sidomos gjatë shek. 86-90. kryesisht malore. ku kishin një shesh pamje të lirë e për këtë arsye nuk pajiseshin me mure 11) Për kullat në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. XIX. të pajisura me frëngji 12të shumta dhe ishin në gjendje të përballonin një rrethim pa artileri. Janë përdorur dhe materiale të pabotuara të L. kur kulla është ndërtuar edhe nga çifçinj të pasuruar. II. por dhe që vetë jeta e çifligarit 11 ishte e sigurtë. Strazimiri. nga ku lindi dhe shprehja «kullë begu e kullë çifçija nuk dihet kush asht zotnija»13 Kjo shprehje tregon gjithashtu për një pëhapje të gjerë të banesës së fortifikuar të tipit kullë në Shqipërinë e Veriut. të ciiat përfshinë territoret që shtriheshin që nga Kurveleshi deri në Malësitë e Mbishkodrës. Në përgjithësi. 2. etj. 1975. XVIII ose më herët. Sulit. 1976. 1971. ku banorët janë kujdesur të ndërtojnë dhe një mur rrethues nga ana më pak e mbrojtur e fshatit. zëvendësoi tipat e tjerë të pafortifikuar. sidomos gjatë shek. Banesat e Malësisë së Krujës. që tregon për një mbrojtje të organizuar të të gjithë banorëve të fshatit kundër lakmisë dhe shpërdorimeve të feudalëve. Për sa i përket kullave të vona që ruhen deri në ditët tona. 1976. 39. cit. Thomo. Mile. si në Kosovë. Një përhapje të gjerë të kullave kemi dhe në krahinën e Kosovës. Edhe duke mos pasur të dhëna burimore për shtrirjen e këtyre revoltave në disa krahina të Shqipërisë. P. 199-209. 12) L.

që formohet nga një e thelluar drejtkëndëshe apo rrethone në mur. Me frëngji janë pajisur jo vetëm muret e çikmatë. që del në formë konsoli jashtë ndërtesës. e mbështetur mbi ancakë guri. Në të shumtën e rasteve. Pukë. Kati i parë përdorej për strehimin e bagëtisë. të ndërtuara kryesisht prej guri. Dibër. si edhe vendi i larjes së duarve. ishte një kat më e lartë ose më e ulët. të cilën e kontrollon dhe e mbron 30 vetëm së largu. Lurë. prej së cilës mund të hidhet ujë i valuar mbi kundërshtarin. por përveç mbrojtjes ato shërbenin edhe si kënde për ndejtje. ndërtohej ngjitur me kullën ekzistuese një kullë tjetër. Banesa ka një hyrje të vetme në katin e parë. sipas rastit. Cikmatë janë vendosur në pika të tilla nga mund të kontrollohen të gjitha anët e ndërtesës. por edhe nëpërmjet të vrimës së hapur në dyshemenë e çikmasë. e cila. i cili lidhet me katet e tjera me shkallë të brendshme druri. Kulla të përdorura si banesa të tipit të Matit takohen edhe në krahina të tjera të Shqipërisë Veriore. por edhe kthina sanitare. Muret e tyre ishin të forta. rrethuese. 186a. e Fig. Kur nevojat e familjes kërkonin zgjerimin e sipërfaqes së banimit. Kullë në krahinën Matit. si në Mirditë. 186b. Karakteristike për ambientin e katit të tretë janë çikmatë (mashikula). Kullë në krahinën e Matit.Fig. Këto ndërtesa kanë zakonisht 3 kate me nga një kthinë në çdo kat. në katin e dytë zhvillohej jeta familjare ndërsa në të tretin priteshin miqtë. të cilat janë disa dalje të vogla në formën e ballkoneve të mbyllura prej guri dhe të pajisura me frëngji anash dhe poshtë. njëra nga çikmatë vendoset përmbi hyrjen. 279 .

ka një të dalur në formë konsoli. Ato kanë të njëjtën vendosje kthinash si kullat e Matit dhe të Pukës. por edhe për luftim. edhe në to. hyrja ndodhet në katin e dytë. Kthina sanitare. Tropojë. Kërkesat për komoditet në këto kulla janë në përgjithësi më të mëdha se sa në kullat e Matit. ndërsa. Dyshekllëku në banesat e Malësisë së Gjakovës na paraqitet me shtrirje në disa variante: ai mund të zërë një kënd të banesës. Hyrja në këto kulla ndodhet në katin e dytë. më vonë. 187. Banesat kulla të Malësisë së Gjakovës janë gjithashtu zakonisht trikatëshe dhe të varfëra me kthina ndihmëse. të cilën e quajnë dyshekllëk. në vend të çikmave. hyrja në katin e dytë ka disavantazhe se është më e ekspozuar nga larg. në të cilin të çojnë shkallë të jashtme druri. porta vendoset në anë të fasadës dhe mhrohet nga një çikma. Kulla e Mic Sokolit. që del në formë konsoli. me dyshekllëk Fig. Por nga ana tjetër. dyshekllëku ka qenë ndërtuar me dru lisi 8-9 cm të trashë që nuk mund të shpohej nga plumbi. Kjo e bën më të mbrojtur banesën dhe për më tepër më komode. muret e tij u ndërtuan prej guri. që i ngjajnë frëngjive. Një kullë e këtij tipi. është pajisur me frëngji anësore. krejt murin ballor dhe gjysmën e njërit nga muret anësore ose murin ballor dhe dy gjysmat e mureve anësore. Por kthina e katit të tretë në këto kulla. kati i tretë është pajisur me çikma. pasi e veçon nga vendi i kafshëve. Në banesat e vjetra.elj. Bujan. 280 . ku të çojnë shkallë druri. Në disa kulla të zonës së Pukës. Dyshekllëku shërben për ndejtje. ku gjithçka është parë me syrin e mbrojtjes. ndërsa në ballë ka një dritare të vogël. Ai është pajisur me dritare të vogla.

. Çermenikë. 188.Fig. Banesë me «teliz» e tipit kullë. Librazhd.

XV. por edhe këto të fundit ndryshuan vetëm materialin. ku ato nuk janë më të hershme se fundi i shek. Po të vërejmë edhe tipat e tjerë të banesave të fortifikuara. Kështu shpjegohet që ndryshe nga shumë krahina të Greqisë Jugore në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut nuk takojmë kullëza rrethore nëpër qoshet e banesave. 188). Ajo sigurisht ka lëvizur në kohë. si në Petrelë. duke i shtuar ose pakësuar cilësitë e saj mbrojtëse. Cikmatë nuk janë gjë tjetër veçse mashikulat që ndërtoheshin në kullat dhe mbi muret e kështjellave. sidomos mbi portat e tyre. Në përgjithësi mashikulat ndërtoheshin prej druri dhe vetëm vonë u ndërtuan prej guri. Karakteristike për to janë: ekzistenca e një kthine për çdo kat. por jo formulimin arkitektonik. Restaurimi i Kullës së Mic Sokolit. duke dalë në formë konsoli (fig. e cila është restauruar kohët e fundit. XVI. Megjithëse banesa me telize nuk është aq e fortifikuar sa kulla e Matit. pothuaj para syve të brezave tanë. 187). Martaneshit dhe Shëmilit. Për banesën me teliz. XV ose shek. etj. Kjo lloj banese dallohet për praninë e një galerie të mbyllur prej druri (telize). këto kanë qenë mjaft të përhapura gjatë shek. që rrethon nga jashtë katin e sipërm të banesës.prej druri është edhe ajo e heroit të Lidhjes së Prizrenit Mic Sokoli14 (fig. ndoshta e kemi mbi portën e kështjellës së Lezhës dhe në kalanë e Prezës. të cilat kontrollojnë të katër drejtimet e kullës. do të shohim se ndikimi i arkitekturës ushtarake aty është i padiskutueshëm. Suli. telizin. Bashtovë. Monumentet 15-16. derisa. Është pikërisht Shqipëria e Mesme. Durrës. ne gjejmë një shembull të hershëm identik në nië nga kullat e Petrelës. Një tip kulle me mjaft interes na shfaqet në Shqipërinë e Mesme. 1978. Krujës dhe Librazhdit. Kulla është trikatëshe dhe është pajisur me 40 frëngji të shpërndara në të trija katet. Ajo njihet me emrin «shtëpia me telize» dhe ka qenë mbizotëruese në krahinat e Çermenikës. Një nga arsyet e përhapjes së banesave-kulla. që e kemi përmendur më sipër. Shembullin më të hershëm të një mashikule guri. mungesa në përgjithësi e dritareve në katin e parë. ku takojmë një përdorim të gjerë të mashikulave prej druri në kështjellat tona. ishte rezistenca kundër pushtuesve turq dhe shpërdorimeve të administratës osmane. ajo përfaqëson një nga tipat e vjetër të banesës së fortifikuar. që janë një ndikim i sigurt perëndimor. ekzistenca e çikmave dhe frëngjive si dhe varfëria në kthinat ndihmëse. XV. pjesërisht apo tërësisht. Banesa e tipit kullë është përhapur edhe në Malësinë e Krujës. por edhe duke ruajtur gjithnjë elementin kryesor të kësaj arkitekture. por takohet edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Mesme malore si në Malësinë e Tiranës. Karakteri mbrojtës në këtë tip banese theksohet në banesat trikatëshe që thirren edhe «kullë». megjithëse në një kohë të vonë dhe me ndikime nga kullat e krahinave fqinje të Matit dhe të Mirditës. Siç kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm. Këtë mund ta ndjekim që nga fillimet e pushtimit në shek. Këtë traditë e vazhduan për një kohë të gjatë banesat e fortifikuara të këtyre zonave dhe të tjera në afërsi me to. çikmatë e drunjta u zëvendësuan me ato prej guri. kur timarlinjtë në krahinën e Korçës refuzuan të kryejnë shërbimin ushtarak dhe 14) L. të Peshkopisë. e ndikuar drejtpërdrejt nga arkitektura ushtarake. .

Jeta në kulla ishte e vështirë. banonte në një shtëpi të fortifikuar dhe së fundi kemi ndërhyrjen e administratës otomane. XIX. i cili nxitej edhe më tepër nga klasat sunduese. 283 . Kjo dha mundësi që me zgjerimin e pjestarëve të familjes. shtëpia e bukës të shpërngulet në një kthinë përdhese në oborr. besa dhe mikpritja mbeti një zakon i përhershëm për shqiptarin. në vitet 1911-12 për të zmadhuar dritaret e çikmave. kur Dervish Aliu. e ashpër dhe luftarake. Vetëm gratë përjashtoheshin nga gjakmarrja. në mënyrë që të ulnin aftësinë mbrojtëse të kullave në Shqipërinë e Veriut.u mbyllën në kullat e tyre. pastaj rreth mesit të shek. Në kullat e varfra të fshatarëve kthina më e mirë u rezervohej miqve. Krahas ashpërsisë kundrejt armikut dhe gjaksit. Arsyeja e dytë ishte ekzistenca e zakonit të gjakmarrjes. një nga udhëheqësit e kryengritjes.

Kapitulli X KISHA. pasi ato ishin. Nga një njoftim i Ana Komnenës mësojmë se në afërsi të Durrësit ndodhej «tempulli i kryestrategut Mihail». ajo u rrethua atje nga normandët dhe u dogj bashkë me tempullin. pronarë të mëdhenj tokash e çifligjesh. por edhe me ato mund të krijohet një ide për këtë gjini fortifikimesh. I pari që tërhoqi vëmendjen për një kodër me emrin Shimill pranë Arapajt (Durrës) ishte arkeologu Hezei1. Manastiret më të pasura rrethoheshin me mure e kulla të fuqishme.. 368 284 . Pasuritë e mëdha të grumbulluara nga komunitetet fetare nëpër manastire duheshin mbrojtur si nga armiqtë e jashtëm ashtu edhe nga revoltat dhe kryengritjet e brendshme të fshatarëve që shfrytëzoheshin nga këto manastire. Gërmimet arkeologjike të kryera nga muzeu i Durrësit nxorën në dritë gjurmët e një kishe paleo1) Mission. Shumica e manastireve kanë qenë të fortifikuara. ashtu si feudalët. ku u strehua garda e perandorit Aleks Komneni pasi u thye nga normandët. që nuk binin më poshtë nga ato të kështjellave të princave dhe feudalëve të mëdhenj. të cilat jipeshin me qira tek fshatarët kundrejt detyrimeve të rënda.. Në kohë të turbullta janë ndërtuar edhe kisha të fortifikuara. që mund të shërbenin për t'i shpëtuar valës së një sulmi. mure rrethuese me frëngji dhe shpeshherë edhe kulla. Ato kanë pasur zakonisht një ose disa banesa të tipit kullë.. Nga ndërtimet mbrojtëse të manastireve të hershme janë ruajtur pak gjurmë. Kodra e Shimilit është e mbushur me qeramikë që takohet në sipërfaqe. MANASTIRE DHE URA TË FORTIFIKUARA Që nga fillimet e mesjetës shtresa e klerikëve ishte fuqizuar shumë. aq sa gradualisht filloi të konkuronte me feudalët.

189. Manastiri i Mesopotamit.Fig. . Sarandë.

që. Vetëm nga njëra prej tyre. Pak a shumë e kësaj periudhe ose më e hershme është një kishë në qytetin e Durrësit. arkeolog në muzeun e Durrësit. Rrënojat e kishës që ruhen akoma nga ky manastir. 189). Këto të çara s'mund të kenë qenë gjurmë të brezave të drurit. Manastiri (fig. në vitin 568. në këtë rast kemi të bëjmë me një të dhënë historike që një kishë apo manastir i fortifikuar në shek. Por sidoqoftë. Bazilika paleokristiane e Arapajt. nuk mund të thuhet asgjë me siguri. të ndërtuar me të njëjtën teknikë me atë të mureve të kalasë së Durrësit. Meksi. Pas prishjes së Finiqit nga Totila. ishin po kaq të gjera në anën e brendshme dhe ngushtoheshin nga jashtë në 5-6 cm. i detyrohen H. Ato kishin një lartësi prej 0. Muret rrethuese kapin një territor me gjatësi 100 m e gjerësi 80 m dhe kontrolloheshin nga 7 kulla drejtkëndëshe. Në muret me tulla të kishës na tërhoqën vëmendjen disa të çara në të djathtë të absidës.20 m. ato s'mund të jenë tjetër veçse frëngji. Nëse mbi bazën e kësaj kishe ka qenë ndërtuar kisha e Shën Mëhillit. 4) A. VI. që sipas gojëdhënës i atribuohet periudhës së sundimit të Kostandin Monomakut (1042-1045). duhet t'i përkasë gjysmës së dytë të shek. 3) Kjo informatë dhe të dhënat e tjera rreth kishës. XI ka shërbyer për strehimin e një garde perandorake dhe me faktin që nga mbetjet a Arapajt mund të rikonstruktohet një kishë paleokristiane e pajisur me një mur mbrojtës. Hyrja për në manastir ka qenë nga lindja dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe me ballë të gjerë. Manastiri ka pasur rëndësi edhe për hir të punëve që kanë qenë 2) H. Një nga manastiret më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut ka qenë ai i Shën Serxhit dhe Bakut në breg të lumit Buna (Shkodër). i cili mund të kapet vetëm nga gjurmë të shkëputura. paraqesin një nga ndërtimet më të bukura të arkitekturës romanike në vendin tonë. Kisha ka pasur edhe një mur rrethues rreth 50 x 50 m. duke përshkuar pjerrëtas trashësinë e murit. Hidri. Myrtos. e përmendur nga Ana Komnena. e cila në fillim të shek. që ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore në kohën antike dhe qendër peshkopate në prag të mesjetës. 1972. pasi ato ngushtohen në anën e jashtme. e përshkojnë murin pjerrëtas dhe duke u ndodhur gjithashtu në lartësi të përshtatshme. që ndodhet në anën perëndimore. Por deri tani të dhëna më të plota për karakterin e tij mbrojtës 4na ofron manastiri i Shën Kollit në Mesopotam (rrethi i Sarandës). Durrës. Sesion shkencor. 47-95. nga teknika e ndërtimit. të cilat janë mjaft të rrënuara. V.kristiane2. 21 nëntor 1979. e cila kishte një mur rrethues të fuqishëm. është ndërtuar mbi një kodër të ulët. Monumentet 3. Mesopotami ndodhet fare pranë Finiqit. nga i cili ka marrë emrin dhe fshati i sotëm Shirgj. Monumentet 13. u zbuluan kohët e fundit në afërsi të Ishmit3. ruhet një faqe me lartësi 10 m. Meksi Arkitektura e kishës së Mesopotamit. Muret mbrojtëse janë më të hershme se kisha ekzistuese dhe duhet të lidhen me krijimin e manastirit. XVI u kthye në xhami 5 . Rrënojat e një kishe tjetër të shek. selia e peshkopatës transferohet në Mesopotam dhe u quajt Peshkopata e Finiqit dhe e Mesopotamit. Dy bazilika mesjetare të panjohura. 5) A. 286 . që ngrihet midis dy shtretërve të lumit të Bistricës.

190. Manastiri i fortifikuar i Kakomesë. Sarandë .Fig.

ndërsa ndërtime mbrojtëse më të hershme akoma nuk janë vërtetuar. etj. që ishte më tepër një seli fetare se sa qendër e banuar. peshkopi Vladani. midis të cilave të tërheqin vëmendjen veçanërisht manastiret e Krorëzit. urdhëroi ndërtimin e një kulle (shtëpi e fortifikuar) në famullinë e Shën Nikollës. Për këtë arsye ai. Meksi. të lidhura me skelën. Në gjendje relativisht të mirë na janë ruajtur disa manastire të fortifikuara në Shqipërinë Jugore. tregun dhe doganën. zyra doganore dhe shtëpitë për tregti. ko6) A. Në manastirin e Kakomesë (fig. më 1676. Rreth manastirit is'hin ndërtuar magazina. Gjithashtu qyteti i Svaçit (Shasi). 192. Pati dhe manastire të tjera. Kakomesë6. Gati tre shekuj më vonë. Sarandë. 193-198. u fortifikua nga venecianët me një kështjellë druri. Retësi. 190). Manastiri i fortifikuar i Kamenosë. rreth viteve 1400-1419. u fortifikua rreth vitit 1406 me kërkesë të peshkopit të qytetit. 288 .Fig. 192) etj. Por nga këto manastire nuk ruhen gjurmë ndërtimesh. Kamenosë (fig. Monumentet. Arkitektura e kullës si banesë. që u fortifikuan në prag të pushtimit turk si abacia në Malin e Shenjtë të Mirditës. që përbëhet nga kisha. që ju drejtua venecianëve. pasi hyri në konflikt me turqit.

Sarandë. 19 .191.61 . Manastiri i fortifikuar i Krorzit.

Dy katet e para janë pajisur me frëngji në të katër muret.nakët e manastirit dhe një rhur rrethues ruhet një banesë e fortifikuar e tipit «kullë». Të dy manastiret janë ndërtuar rreth mesit të shek. Në një skaj të urës ndodhej pusi i kontrollit dhe pranë pusit një kullë e lartë me muraturë guri e me plan katror. ku secili kat përbëhet nga një kthinë e vetme. për shkak të mosnivelimit të terrenit hyhet pa shkallë drejt në katin e dytë. mbrohet nga një mur rrethues i pajisur me kulla.5 m larg portës dhe të një ure të lëvizshme. krejtësisht të hapura. 191) ndodhet pranë të parit mbi një kodër në breg të detit. XV. manastiri i Demës (rrethi i Sarandës) i së njëjtës kohë. por këto nuk na janë ruajtur deri në ditët tona edhe për faktin se kanë qenë të rralla dhe në ndonjë rast me materiale jo rezistente. Katet ndaheshin nga dysheme druri dhe çatia ishte mbuluar me rrasa guri. Ura u ndërtua në vitin 1478 nga turqit. Ura tjetër i përket një periudhe mjaft më të vonë dhe ndryshe nga e para ajo është prej guri. Kullat u pajisën me mjete të shumta luftimi dhe municione dhe pas kësaj. Kulla ruante urën dhe kryesisht pusin e kontrollit. nuk ka pasur strehë. ndërsa tjetra atij të Anadollit. Në të dyja anët e urës u ndërtua nga një kullë. përveç frëngjive. prej së cilës soditet një pamje mjaft e bukur. Në veprën e Barletit «Mbi rrethimin e Shkidrës». Me të dhënat që kemi deri tani. nuk bëhet fjalë për llojin e materialit. 290 . Në shek. një urë e. të cilat në anën e brendshme janë. Manastiri i Krorëzit (fig. siç është druri. fortifikuar lidhte dy brigjet e Bunës. Kati i parë shërbente si bodrum dhe komunikonte me një portë të mbuluar me hark rrethor. më 1813. por përfundonte me një kornizë guri. përveç frëngjive. Kulla është trikatëshe. ndërsa kati i tretë. duke lënë pjesën tjetër për të vazhduar bllokimin e qytetit. ndodhet dhe një mashikul guri që del konsol dhe shërbente për mbrojtjen e hyrjes. Përveç kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura të fortifikuara. Për t'u ruajtur nga djegia. Si në Kakome edhe këtu ruhet një kullë trikatëshe e fortifikuar. Ndryshe nga manastiret e Krorëzit dhe të Kakomesë. Në katin e dytë hyhej nëpërmjet një shkalle guri të vendosur 1. XVII. pjesa kryesore e ushtrisë u largua. ka edhe disa dritare të vogla për ndriçim. gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës dhe kishte për qëllim të pengonte afrimin e anijeve për të ndihmuar Shkodrën e rrethuar. i ndërtuar nga Ali pashë Tepelena pas pushtimit të Gjirokastrës. Në katin e tretë. por slgurisht ajo ka qenë prej druri. këtë gjini ndërtimesh mund ta ilustrojmë vetëm me dy shembuj. Njëra nga kullat iu ngarkua për ta ndërtuar bejlerbeut të Rumelisë. Ura ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe i shërbente ujësjellësit që çonte ujin në kala. me të cilën u ndërtua ura. por në të cilën.

Këtë e dëshmojnë shumëllojshmëria si dhe format funksionale dhe artistike të tyre. pasi u vihej zjarri krijonin shembje apo të çara në muret. hanxharëve. të cilat nuk kishin ndryshime cilësore nga pajimet greke të këtyre llojeve. janë zbuluar në varrezat tumulare të Pazhokut. etj. harku dhe shigjeta. i cili ishte një tra i fuqishëm me majë hekuri i mbrojtur nga një ndërtesë druri e veshur me lëkurë të paregjura. mëzdraku. XII-VII p. etj. Armët që u përdorën në atë kohë ishin kryesisht shpata. si topuzi. Ndërsa për rrethimin e kështjellave përdoreshin shkallët. arsenali luftarak u pasurua së tepërmi. Dashi qëndronte i varur brenda këtij konstruksioni dhe godiste muret pasi tërhiqej dhe lëshohej nga një grup luftëtarësh. Edhe gjatë gjithë mes291 . që i përkasin periudhës së bronzit të mesëm. që e siguronte nga djegia. Për shpimin e mureve dhe shpërthimin e portave u përdor dashi. kullat e rrethimit si dhe balistat e katapultat. ura të ndezura.. Në epokën e bronzit. Ky proces merr përpjesëtime të gjera gjatë epokës së hershme të hëkurit (shek.r. VI p. Si një mjet i efektshëm sulmi qe përdorur minimi i mureve që realizohej nëpënnjet hapjes së tuneleve nën themelet dhe përforcimi i tyre me armatura trarësh.e. Së paku që nga shek. mashtrimi si dhe përhapja e panikut në radhët e kundërshtarëve. sëpata luftarake. filloi të përdoret përkrenarja dhe parzmorja. të cilët. heshta. qoftë ato të sulmit apo të mbrojtjes. Fillojnë të gjejnë përdorim përveç shpatave.e.Kapitulli XI ARMË DHE OPERACIONE RRETHIMI Krahas fortifikimeve u zhvilluan edhe armët. gjyle plumbi.). Shpata dhe kama të përmasave dhe formave të ndryshme. Metoda të tjera sulmi ishln befasia. për prodhimin e armëve ishte krijuar një zeje e veçantë.r. me të cilat hidheshin mbi armikun gurë. Në kohët antike. kur diferencimi shoqëror ishte thelluar më tepër dhe luftërat qenë bërë një fenomen i zakonshëm. armëve shpuese edhe armë për goditje.

. zgjodhën betejën jashtë mureve të qytetit.e. Kjo taktikë. jo vetëm që u siguroi fitoren. «Kjo fushatë e ilirëve. Armë dhe operacione rrethimi nga koha antike Në vitin 230 p. 6). gjithçka që ishte përdorur nga paraardhësit e tyre si gjatë sulmeve ashtu edhe në mbrojtje. Pra çdo luftim për marrjen apo mbrojtjen e një kështjelle e pasuronte vazhdimisht traditën dhe përvojën e fituar. por kësaj radhe pasi kishin humbur betejën pranë qytetit të Foinikes. i habiti dhe u kalli tmerr gjithë helenëve që banonin gjatë bregdetit. Por ilirët. por dhe nuk u dha kohë epirotëve të grumbullonin forca të reja. duke vlerësuar forcën e tyre sulmuese dhe duke shfrytëzuar befasinë. pasi morën vesh këtë.r. që u vinte në ndihmë të rrethuarëve. ashtu siç ndodhi në fakt. Pasi morën këtë masë. Epirotët. s'kishin më frikë vetëm për të ardhurat e tyre. Atëherë ilirët u hodhën 292 . një ushtri ilire rrethoi qytetin e Korkyrës. dhe për t'u siguruar nga ndonjë sulm i papritur shkulën drurët e urës. Ilirët i lidhën anijet e tyre nga katër dhe u vërsulën kundër armikut. Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. nëpërmjet shkrimeve të vjetra. Këta. ku qëndruan deri sa u gdhi. do të mjaftonte të sillnim disa nga rastet më tipike të operaeioneve të rrethimit dhe luftimeve mbrojtëse nga antikiteti dhe mesjeta. Prandaj komandantët ushtarakë iahin të interesuar të studionin me kujdes. u drejtuan me të gjitha fuqitë e tyre në ndihmë të Foinikes. që kalon rrëzë qytetit. si gjer tani. zhvilloi një belejë detare me flotën akease.jetës u përdorën po ato mënyra dhe mjete sulmi e mbrojtjeje. para se kundërshtari të përpiqej ta merrte atë. II. që ngrihej mbi këtë lumë. Për të pasur një ide pak a shumë të qartë mbi çka parashtruam më lart dhe për të kuptuar më mirë rolin e fortifikimeve.e. Një pjesë e tyre mbetën të vrarë dhe u zunë robër. epirotët qëndruan të shkujdesur dhe e lanë pas dore rojën e lumit. Foiniken. në të cilën epirotët u mundën.r. Në luftën për mbajtjen e qytetit të Foinikes. në pranverë të vitit 229 p. që mund t'u vinin në ndihmë nga aleatët. ilirët e fisit të ardianëve sulmuan qytetin më të fortifikuar dhe më të pasur të Epirit. Pasi u gdhi.. pjesa tjetër e ngarkuar mbi anije. mbasi ishin futur midis sqepave të anijeve ilire të lidhura bashkë. t'i përvetësonin këto metoda dhe të shpiknin të reja. pasi morën vesh këtë ngjarje. sipas Polibit. u nisën natën dhe pasi vendosën trarët mbi urë. ilirët. kaluan pa u vënë re dhe zunë një vend të fortë. megjithëse erdhën gjithnjë duke u përkryer. në kohën e sundimit të mbretëreshës Teuta. shkruan Polibi (II. Një vit më vonë. filloi beteja. por edhe për veten dhe për qytetet e tyre». kur panë se qyteti më i fortifikuar dhe më i fuqishëm i Epirit u shkatërrua dhe u shkretua në një mënyrë të pabesueshme. Ndërsa një pjesë e ushtrisë mbante të rrethuar qytetin. e morën me sulmin e parë (Polyb. të cilin. Ata e vendosën kampin e tyre buzë lumit të Bistricës. Anijet e akeasve u ndeshën aq fort sa mezi mund të lëviznin. 5). ndërsa të tjerët mundën të iknin dhe shkuan tek atintanët.

kishin lënë vetëm një roje të vogël. (Polyb. ku vendosi në fshehtësi trupat e tij 1 . Në vitin 214 p. pasi ishte i pambrojtur. Filipi mbajti në fushë ushtarët e armatosur rëndë. Filipi mori me vete trupat e armatosura rëndë dhe pjesën tjetër të ushtrisë me armatim të lehtë e duke ecur gjatë bregut të detit. Kështu zunë katër anije me nga katër radhë lopatash. II. Ilirët morën guxim nga kjo fitore. balista dhe l) C. ndërsa në Akrolis. ai humbi çdo shpresë se mund ta pushtonte. Ndërsa për Akrolisin. korkyrasit e dorëzuan qytetin dhe pranuan një garnizon ilir në të. për t'u përleshur me ilirët. VIII. duke kaluar qafën që formohet midis malit të Shelbuemit dhe të Mercinjës. Pasi pa mirë vendin. Ilirët ishin informuar për fushatën e Filipit. Në këtë luftë. Përvec forcave të shumta. Për një kohë fati i luftës mbeti i dyshimtë. ndërsa qyteti ra vetëm të nesërmen. që kishte një lartësi të madhe dhe ishte i fortifikuar mirë. Akrolisi u zu me lehtësi. me gjithë trimërinë dhe guximin që treguan. u nis për në anën tjetër të qytetit. 26. ashtu edhe në pozitën e vendit. ku ndodhej Akrolisi. prandaj në Lis ishin grumbulluar forca të mëdha nga krahinat fqinje. Filipi u dha sinjalin forcave të fshehura në Varosh të sulmonin qytetin dhe të zinin Akrolisin. nëpër të cilën Filipi çoi këtë pjesë të ushtrisë së tij. por e zhvilluan pjesën më të madhe të betejës në fushë e para kohe. Kur Filipi V i Maqedonisë me ushtrinë e tij u ndodh pranë tij. kalonte nëpër luginën Zalli i Grykës. ishte i përshtatshëm për taktikën që do të ndiqte (Polyb. vuri re se qyteti ishte përforcuar mirë nga të gjitha anët. Prashniker. vendasit filluan të dalin jashtë mureve të qytetit. që shikonin nga muret gjithë ngjarjen që u zhvillua. pasi nuk shfrytëzuan si duhet fortifiktmet e fuqishme të Lisit dhe Akrolisit. 10). që ndodhet në anën lindore të Akrolisit (mali i Shelbuemit) dhe. i ndoqën ushtarët e Filipit. pas luftimesh të mëdha kundër sulmeve të maqedonasve. ai i erdhi rrotull Akrolisit deri tek lagjja e sotme Varosh. ngaqë kishin besim në fortifikimet e tij. me qëllim që të ndiqnin armikun dhe të merrnin plaçkën e luftës. nuk mundën të fitojnë. Pikërisht në këtë çast. zbritën në fushë dhe u përleshën me forcat e armatosura rëndë. mori pjesën më të madhe e më të zgjedhur të ushtarëve të tij me armatim të lehtë dhe e fshehu në disa lugina të pyllëzuara. Kur u err. pas një udhëtimi prej dy ditësh. ilirët.mbi anijet e kundërshtarit dhe i pushtuan ato. A Schober. Rruga. Rojet e Akrolisit. ndërsa një tjetër me pesë radhë e mbytën bashkë me marinarët e saj. Lisi ishte një nga qytetet më të fortifikuara të ilirëve. Sa për qytetin mendonte akoma se mund të bënte diçka. pasi lanë vetëm pak vetë në kala u derdhën gjatë shpatit të malit për në fushë. vuri re se terreni që shtrihej midis Lisit dhe rrëzës së malit të Shëlbuemit. Kur po afroheshin maqedonasit. 293 . duke pasur besim si në numrin e madh të forcave të tyre. Gjithashtu. ata treguan mungesë vigjilence për të zbuluar forcat e fshehura të Filipit. ndërsa të tjerët i nisi drejt kodrave. kujtuan se Filipi po tërhiqej dhe. 13). Filipi V rrethoi Apoloninë.r.e. ai kishte grumbulluar në lëmin e tij katapulta. Pas kësaj beteje. por pastaj maqedonasit u detyruan të tërhiqen. Të nesërmen.

morën katapultat. filluan të ngriheshin edhe kulla rrethimi. Perseu e sulmoi qytetin nga të gjitha anët. gjithashtu qytet i penestëve. që formonte një kolonë të gjatë e të çrregullt nga marshimi. lanë aty një roje prej 1000 vetësh dhe me pjesën tjetër të ushtrisë. por maqedonasit nuk arritën t'i përdorin këto armë. nuk mund të merrej pa një rrethim të rregullt. që shërbenin si mbrojtje nga urat e zjarrit dhe objektet e tjera që hidheshin nga muret. që kishte mbetur pas këtij dështimi me në krye legatin Ap Klaudi. Uskana u sulmua nga ushtria maqedonase me në krye mbretin e tyre Perseun. një ushtri romake prej 8000 vetësh. Oene. Prej këtej. u kthye në Lyhnid (Liv. për të sulmuar qytetin. mbrojtësit e qytetit mundën t'i qëndrojnë kësaj furie. kaluan ledhet pa u diktuar dhe pasi zunë robër dhe asgjësuan një pjesë të mirë të ushtrisë maqedonase. Megjithëse sulmuesit këmbenin njëri-tjetrin papushim. Të frikësuar nga kjo rrëmujë e madhe dhe e përgjithshme. Qyteti ra vetëm atëhere kur filluan të viheshin në veprim tenda. kur mbi mur nuk pa asnjë roje të armatosur.. XVIII. 40). Në vitin 169 p. ndërsa të tjerët t'u vinin zjarrin portave. që qëndronin mibi mure dhe bënin një zhurmë të madhe me enët prej bakri. ditë e natë. por se edhe muret e tij ishin shumë të forta dhe kishte një pozitë të favorshme natyrore. 10). Kishte dhjetë mijë banorë dhe një garnizon të vogël kretas. pasi trupat që mbronin qytetin bënë një sulm të befasishëm natën në kampin e Filipit. Qytetarët e ndoqën ushtrinë e shpartalluar të romakëve.r. duke u bazuar në disa informata që kishte marrë se garnizoni kretas do të dorëzonte qytetin. Kishte marrë me vete drith për shumë ditë dhe nga pas i vinin mjetet për të sulmuar qytetet. jo vetëm se garnizoni i tij ishte diçka më i fuqishëm se i qyteteve të tjera. Mjete dhe mënyra të shumta sulmi u përdorën edhe gjatë rrethimit të qytetit Oene. duke u mbrojtur nga njëra anë prej lumit dhe nga ana tjetër prej një mali të lartë. prej së cilës vetëm dy mijë vetë arritën në lëmë. balistat dhe armët e tjera të këtij lloji që ishin grumbulluar këtu. XLIII. 2 mijë ushtarë të armatosur lehtë dhe 500 kalorës. nën komandën e Ap Klaudit. Perseu u nis me 10 mijë këmbësorë. Ap Klaudi mendonte se do ta pushtonte Uskanën me lehtësi. e i shpunë në Apoloni. u nis të pushtojë qytetin.e. ushtria. Ai ndodhej në afërsi të Lyhnidit (Ohrit). Rreth vitit 170 p. ju afruan qytetit. Por kur romakët u avitën në largësinë e hedhjes së shtizave.. Bindja e tij u forcua. 18). 294 . nga të dy portat e qytetit dolën njerëz të armatosur që sulmuan ushtrinë romake. Romakët vendosën lëmin rreth 12 milje larg qytetit. po t'u qëllonte përsëri një fat i tillë (Livi XXIV.armë të tjera rrethimi. që mezi kalohej. Një pjesë përpiqeshin të ngjiteshin me shkallë mbi mure.e. i cili u pushtua nga Perseu pas Uskanës. Raporti i forcave gjithashtu nuk ishte i barabartë dhe qyteti vuante nga mungesa e rezervave ushqimore (Liv.r. për te mbrojtur muret. Uskana ishte një nga qytetet e rëndësishme të fisit të penestëve. romakët nuk mundën t'i qëndrojnë as sulmit të parë. Britma e tyre u shoqërua nga ajo e grave.

Romakët patën 600 të vrarë. 11.Në Oene kishte gjithashtu një garnizon romak. (App. duke u munduar ditë e natë si dhe nga plagët që kishin marrë. konsulli Friguli i sulmoi në befasi. një njësi e fortë agrianësh dhe ilirësh dolën nga muret e qytetit dhe sulmuan në befasi romakët. Kur filloi stina e dimrit dhe dalmatët u kthyen nëpër vendbanimet e tyre. që kishin më pak forca. ndërsa Frigulin e nxorën nga lëmi dhe e ndoqën deri në lumin Narona.r. për shkak se muret e qytetit ishin shumë të larta. Por në këto përpjekje humbi një numër i madh prej tyre. me qëllim që të mbronin muret dhe të pengonin punimet e armikut. duke shpresuar se do t'i gjente të papërgatitur. ndërsa ata që ndodheshin midis hendekut dhe murit u mbuluan me plagë (Liv. Gjatë rrethimit të qytetit të Kasandrës. që kishin bërë romakët. topuze dy kut të gjata. XLIII. Perseu e rrethoi qytetin me hendek e ledhe dhe urdhëroi të ngrihej një çukë dheu. XLIV. që po grumbulloheshin për të hyrë në qytet. Oktavian Augusti u nis me ushtri. pasi shumica e tyre ishte grumbulluar në Delmin. Dalmatët ishin një nga fiset më luftarake të ilirëve. ata e dëmtonin ushtrinë romake duke zënë prita nëpër shtigje. squfur e kashtë liri. që kishin thyer disa herë ushtritë romake për 20 vjet rresht. garnizoni i Kasandrës u habit dhe nuk e kuptoi domethënien e këtyre britmave. Në fillim. u përpoq t'i kthente në favor të tyre punimet. Kur ky po përgatiste lëmin e luftës. me një lartësi më të madhe se ajo e mureve. popull luftarak. Kur u ngrit çuka afër murit. Duke përfituar nga rrëmuja. dalmatët u ranë rojeve të tij dhe i mundën. Atëhere u detyrua të kthejë rrugë dhe t'i bjerë qytetit Delmin. të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga qyteti. në vitin 156 p. 19). të mbështjella me serë. Që gjatë rrugës. u bë objekt i sulmit të një ushtrie romake të komanduar nga konsulli Mark Friguli.. që mbrohej nga një garnizon prej tetëqind agrianësh dhe dy mijë ilirësh nga fisi i penestëve. 4. Ai ju kthye përsëri këtij qyteti dhe urdhëroi të hidheshin në qytet. Kështu u dogjën shumë pjesë të qytetit dhe romakët mundën të pushtojnë Delminin.r. pas këtij çasti hezitimi. por u gjend përsëri përpara forcash të ardhura nga qytetet për t'i dalë përpara sulmit të tij. me anë hobesh. gjendej mbi një mal shumë të 295 . Kryeqyteti i japodëve. hoqi dorë dhe u drejtua kundër qyteteve të tjera. Kështu që menjëherë. Ilyrike. ku kishin rrëzuar drurët e pyllit për të vështirësuar më tepër kalimin. për të nënshtruar ilirët e Veriut e sidomos japodët. Rreth 100 vjet më vonë. 11. por menjëherë. Mirëpo. kohorta mbretërore u hodh më atë anë dhe qyteti u sulmua me shkallë nga të gjitha drejtimet (Liv. i hodhën brenda dhe i mbuluan me gurë e dhë. 2). Përfundimi i punimeve për hapjen e këtyre zgavrave u shoqërua nga brohoritje dhe thirrje të forta gëzimi nga ushtarët romakë.e. Gjatë këtij punimi. meqenëse nuk mundi ta pushtonte qytetin e fortifikuar me anë të sulmit dhe makinat e rrethimit nuk mund t'i përdorte. ndërsa pjesa tjetër ishte dobësuar. të cilat nga shpejtësia ndizeshin. Metuli.. Kryeqyteti i tyre Delmin. shih dhe Frontini. në vitin 35 p. III. romakët vendosën të futen në qytet nga zgavrat e krijuara në mure. 12). i ndoqën ata gjer në buzë të hendekut.e.

Segestasit ndërmorën shumë kundërsulme. Pasi arriti në kullë. në rënien heroike të metulasve dhe në djegien dhe shkatërrimin e plotë të qytetit nga vetë vendasit (App. Atëhere ai u detyrua të kalonte vetë urën. Agripën dhe Ieronin. ndërtoheshin mure të tjera rrethuese nga sulmuesit. kur këta lumenj shërbenin si një mbrojtje e sigurtë për qytetin. Të rrethuarit. Illyr. ata mundën të fufen në Metul. Augusti. ndërsa një grup ushtarësh ishte dërguar në pjesën e mbrapme të qytetit. që i kishin vendosur mbi muret e qytetit. për të bërë sa më të efektshëm rrethimin. Në ndonjë rast. romakët i kapi një tmerr aq i mad'h saqë asnjë s'guxonte të hipte në urën e katërt. ai urdhëroi të ndërtoheshin ura të tjera. mbi dy kodra. Nga ana e tyre. 19-21). për ta bërë sa më të plotë rrethimin dhe për të mbrojtur ushtrinë nga kundërsulmet. Një pjesë e metulasve përballanin ata që drejtoheshin kundër murit. Illy. romakët përdorën makinat për shkatërrimin e mureve të Metulit.000 luftëtarë të armatosur mirë. Kur ra ura e tretë. Augusiti u detyrua të ndërtojë një radhë fortifikimesh të vogla përreth dy fortifikimeve të mëdha. që zbrapnin me lehtësi sulmet e romakëve. vendosi të ndërtonte një mur (Ruf.pyllëzuar. për të penguar të rrethuarit të dilnin. Metulasit arritën të rrëzojnë tri nga urat. të përbërë nga një ledh dheu dhe hendeku e kemi përmendur. Por një shembull më të hershëm e kemi nga fushata e Aleksandrit të Madh për pushtimin e qytetit të dasaretëve. Ka pasur dhe raste që. ndërsa pjesa tjetër qëllonte me heshta të gjata. ndërsa të tjerë u plagosën. për të çorientuar metulasit. filluan të hidhnin që sipër «flakëse» dhe «zjarre». mjaft nga makinat gurhedhëse e braktisën dhe u hodhën brenda murit të ri. Ndërkaq. u mundua më kot t'i jepte kurajo ushtrisë. që ndodheshin mbi të. është ndryshuar rrjedha e lumenjve nëpërmjet hapjes së kanaleve. Një pjesë e romakëve. metulasit po ndërtonin një mur tjetër brenda të parit dhe kur ai u dëmtua. nga ana tjetër. Vetëm pas përpjekjesh të mëdha dhe me kusht që romakëve t'u lëshohej vetëm njëra nga kodrat për vendosjen e garnizonit. 17). Aty ishin grumbulluar rreth 3. duke bërë sulme të vazhdueshme ditë e natë dhe duke e goditur armikun me makina gurëhedhëse. perimetri i mureve do të ishte dyzet stade (rreth 7 km). Kundër murit të ri romakët grumbulluan forca dhe në dy pika. kur parashikohej që rrethimi të vazhdonte gjatë. që vrojtonte nga një kullë e lartë druri. 25). kur kemi përshkruar rrethimin e qytetit Oene nga Perseu. si dhe ura mbi lumë. Ndërsa Augusti. Ngjarjet që pasuan çuan në nje betejë të re. por edhe ura e katërt u rrëzua. që mund të kenë qenë si ato që përdorën romakët kundër Delminit. për ta kaluar murin nëpërmjet tyre. Augusti vetë u plagos në këmbën e djathtë dhe në të dy krahët. por pasi nuk patën rezultat. Një ndërtim të tillë. (App. në fushatën për nënshtrimin e ilirëve të Veriut. Për pushtimin e qytetit Segesta. I. të cilat i ndante një luginë e ngushtë. urdhëroi të mbyllen me mure si qyteti ashtu edhe dy kodra. Këta të fundit kishin hapur llogore për t'u futur në qytet. që ndodheshin në duart e ilirëve. vdiqën. Suppl. Pelionin kur Aleksandri. por metulasit i prishnin. bashkë me disa nga komandantët. zgjatën katër ura. për të mbajtur të rrethuar qytetin e liburnëve. Promona. përveç armëve të përmendura deri 296 .

për të lëvizur më lehtë. përkrenare. Hunët që e rrethuan qytetin. rripash dhe litarësh të përdredhur. 278-280). platformat ishin mbuluar me çati prej thuprash dhe lëkurësh. Kur makinat luftarake u vendosën pranë fortifikimit. ku prodhoheshin mburoja. së paku që nga shek. farkëtarë dhe zejtarë të tjerë. për t'u vendosur në të çarat e mureve të krijuara nga kryedeshët. 11). të cilat. që i kishin grumbulluar që përpsra për këtë qëllim dhe disa nga këto makina bashkë me njerëzit që i përdornin i shtypën. karpentierë. të lëshuara nga platformat e lëvizshme. për t'u mbrojtur. Por ata nuk mundën t'i bëjnë ballë sasisë së madhe të këtyre makinave (Prisc. ndërsa shkallët qëndronin në gatishmëri. IV-VI). ndërtuan në fillim mbi lumë një urë që ushtria të kalonte lehtësishi dhe pastaj sollën pranë mureve makina luftarake dhe disa platforma trarësh të vendosura mbi rrota.61 297 . II. Nish). por në fillim topat nuk kishin një fuqi të madhe goditëse për shkatërrimin e mureve. kulla lëvizëse druri dhe mjete të tjera për mbrojtje qytetesh dhe sulm. sipas zakonit të besëve (fis në Trakë). i kishin perfeksionuar në. apo në pjesët e tjera të padëmtuara të mureve. 16.tani. Në përbërje të legjioneve kishte zdrukthëtarë. të cilët ndërtonin shtëpi. duke u përplasur mbi shkëmbinjtë. etj. si katapultat që përdoreshin për hedhjen e gurëve me anë sustash. Në repartet speciale përfshiheshin dhe kunikularët (xhenierë). Mjete të fuqishme rrethimi u përdorën kundër qytetit ilir të Naisit (Naissus. hidhnin mbi armikun gurë me hobe ose i rrokullisnin ato nëpër shpatet e thepisura të kodrave. parzmore. Këto filluan të ndryshojnë gradualisht me daljen e artilerisë. Legjionet kishin gjithashtu punishte armësh. Mbi to qëndronin ushtarë. të cilët. lëshonin arka të rrumbullakëta dhe karroca të mbushura me gurë. V. u përdorën pothuajse po ato mënyra sulmi e mbrojtje dhe të njëjtat armë rrethimi. Në kohën e vonë antike (shek. heshta. kundër atyre që mbroheshin nëpër bedenat e mureve. mbi të cilat ngriheshin kalatë. për të pushtuar qytetin (Veget. mbrojtësit hodhën nga muret gurë të mëdhenj. muratorë. pasi mbrojtësit të tërhiqeshin nga muret të detyruar nga breshëritë e shigjetave. që qëllonin me shigjeta nga frëngji të maskuara. të cilat i mbronin si nga shigjetat e zakonshme ashtu edhe nga ato me zjarr. kur Perandoria Romako-Bizantine kërcënohej nga sulmet e fiseve «barbare». kampe dimërore. Për shkatërrimin e mureve u përdorën «kryedeshë». edhe ushtria ilire ishte e organizuar në legjione. shkallë të madhe armët dhe mjetet e rrethimit. Armë dhe operacione rrethimi në mesjetë Në mesjetë. makina luftarake. 20 . harqe dhe shigjeta. prandaj do të shohim të përdoren krahas tyre dhe armë të tipave të vjetër. si dhe në kohën antike. duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me ushtritë romake e bizantine nëpërmjet luftërave. hynin papritur. Por edhe «barbarët». çdo legjion ishte njësi ushtarake komplekse. gërmonin llagëme nën tokë dhe pasi shponin themelet. Që të luftonin pa u rrezikuar. shpërndaheshin në copa dhe përçanin radhët e armiqve që sulmonin. që lëshonin mbrojtësit kundër tyre.

e cila nëpërmjet një trari të lëvizshëm nuk lejonte të hapej portaurë e kullës normande. u përdorën shpesh lëndë të ndryshme djegëse. Atëherë. që dilnin konsol nga kulla e tyre. u prish një pjesë e murit. V. por për të mbajtur larg mureve krejt kullën armike. të ndërtuara me trarë të fuqishëm dhe të mbuluara me lëkura. gjatë betejës në fushë të hapur. ndryshonin në detaj nga njëri rast në tjetrin. kur kalorësia do të sulmonte me gjithë shpejtësinë.sh. Përdorimi i një mjeti sulmi sillte ndryshime në mjetet mbrojtëse dhe e kundërta. Megjithëse mjetet e sulmit dhe të mbrojtjes ishin po ato. 4). por qytetarët kishin ngritur në vendin e murit të rrëzuar një grumbull dheu në formën e një kodre dhe e kishin rrethuar vendin me një gardh degësh e xunkthash. Në rrethimin e dytë. nëpërmjet një sistemi trarësh të fiksuar. gjatë betejës. nga të dy palët ndërluftuese. për hapjen ose mbushjen e hendeqeve ose për të mbrojtur xhenierët gjatë punës së tyre për hapje tunelesh dhe minimin e mureve të kështjellës. lib. jo për të bllokuar daljen. nuk përdorën më porta-urë për të kaluar mbi muret e qytetit. por tek portat e hapura montuan platforma të mbajtura mbi mbështetëse. Në një rast tjetër. Kësaj radhë.Kullat e rrethimit. kundër një kulle rrethimi të tipit të zakonshëm. Gjatë goditjes së mureve me artileri apo me makina gurëhedhëse. Shpikje të tilla qenë bërë edhe për t'u mbrojtur apo për t'i shkaktuar sa më shumë dëme armikut. që ishin mjete luftarake prej hekuri me tri maja dhe i shtroi në tokë në mes të fushës.. në drejtimin e mësymjes së kalorësisë armike (Alex. Përmasat. Në raste të tilla. të cilët. shërbenin për të mbrojtur dhe mbajtur kryedashin. për t'i përballuar sulmit të shpejtë të kalorësisë normande. ndodhte shpesh që një pjesë e tyre rrafshoheshin me tokën ose krijoheshin të çara të konsiderueshme për të lejuar sulmuesit të futeshin brenda në qytet. Detaje të tilla në përdorimin e mjeteve të mësymjes dhe të mbrojtjes ka pasur mjaft gjatë mesjetës. perandori Aleks përgatiti «tribolë». kryedashi. Kështu p. Për t'u mbrojtur dhe për t'i shkatërruar këto mjete. Përreth kishin gati një grumbull gurësh e hunjsh me majë. t'i shtynin përpara këto karroca dhe të përçanin radhët e saj. gjatë rrethimit të parë të Durrësit. mbrojtësve iu desh të shpiknin një mënyrë të re mbrojtjeje. I. durrsakët përdorën një kullë druri të ngjashme brenda kështjellës. që kur lëviznin drejt kështjellës kishin pamjen e një breshke. por vetëm ndonjëra prej tyre na është transmetuar prej burimeve historike. qytetarët i rindërtonin dhe i forconin gjatë natës muret e dëmtuara me dhë. Gjatë rrethimit të Sfetigradit nga Murati II. Tendat e lëvizshme. të përdorur nga normandët. makinat gurëhedhëse të tipave të ndryshëm dhe shkallët mbetën mjetet kryesore të sulmit. trungje e gurë. format dhe detajet e këtyre armëve sajoheshin në të shumtën e rasteve aty për aty. pas bombardimit me artileri. të cilët. normandët. Në afërsi të Janinës. për shkak 298 . tendat e lëvizshme. përgatiti karroca të lehta. të quajtura shpesh «breshka». në kullën e tyre të rrethimit. V. ku në secilën prej tyre mbërtheu katër dyrekë dhe vendosi këmbësorë të armatosur. perandori Aleks Komneni.

si prerja dhe ndotja e ujit (Sfetigrad). Comm. Përballë portës kryesore të kalasë. Kalaja e Durrësit mbrohej nga një garnizon shqiptarësh. të cilëve u vinin flakën. trarë dhe me shkallët që kishin grumbulluar. për të rrënuar muret. si dhe shkarpa të ndezura. Për t'u mbrojtur nga shigjetat dhe predhat e ushtarëve turq mbrojtësit e Sfetigradit. Kundër armikut që sulmonte. Brenda kalasë u hodhën zjarre. mund të lëshoheshin me lehtësi mbi armikun që sulmonte. Kulla u shkatërrua me gurë. ushtritë normande të kryesuara nga Robert Guiskardi. rrethuan nga deti dhe toka qytetin e Durrësit. kishin ve2) A. pushkë dhe katapulta të llojeve të ndryshme që dëmtonin armikun në largësi. 299 . pa marrë parasysh rrezikun. Ushtria shqiptare. Për të ilustruar më mirë këtë temë. Gjatë rrethimit të Sfetigradit nga Skënderbeu. U përdorën gjithashtu vare dhe qysqi hekuri për të rrënuar muret e porsandërtuar. me qëllim që të ruanin më mirë vendet e caktuara dhe të kryenin më lirisht detyrat e tyre. por kishte edhe reparte speciale të pajisura me agrepë (arbalet) dhe me pushkë. Nga ana tjetër. po i afroheshin mureve. që dëmtonin më tepër mbrojtësit se sa muret. nën të cilën punohej për thyerjen e llozeve me çekiçë e qysqi hekuri. ndërsa mbi armikun u hodh vaj i nxehtë dhe ujë i vluar. Poshtë kullës punohej me qysqi hekuri. objektin e ri e zgjeronin dhe e forconin vazhdimisht. makina gurhedhëse. sidomos gjatë rrethimeve të Krujës. Për këtë u përdorën disa makina të vogla. pasi terreni ishte shumë i pjerrët. Për marrjen e një kalaje janë përdorur dhe mjete të tjera. filluan të hidhnin kundër tyre hunj e gurë. ndërsa për shkatërrimin e portës u afrua një tendë. Por kur panë se turqit. Roberti kishte marrë me vete në anijet gjithçka që i duhej për rrethimin e qyteteve: kulla druri të veshura me lëkurë. Alex. përdorte më tepër gjatë sulmit shigjetat. etj. Këto të fundit u përdorën më gjerësisht në mbrojtje. u përdorën balista dore. që i kishin përpara si mburojë. përveç shigjetave. ndërsa kështjella u ishte besuar kolonëve venedikas. Rrethimi i Durrësit në 10812 Në verë të vitit 1081. Me këto mjete digjeshin dhe shkallët e mbështetura në mure. kishin ndërtuar mbi mure disa strehë dhe kthina. përveç masave të tjera. turqit ndërtuan një kullë me dërrasa. do të japim disa nga shembujt më tipikë të rrethimeve të kalave tona mesjetare. të tjerët largonin gurët e nxjerrë nga muret nën mbrojtjen e disa trinave dhe mburojave. Kampi i rrethuesve fortifikohej me ledhe dheu e palisada dhe vendosej aq larg sa të mos goditej nga armët e të rrethuarve. Një pjesë punonin. kosha të lyer me zift e vaj. duke e pajisur dhe me makina të vogla gurhedhëse. therja e robërve përpara mureve (Shkodër) etj. mbrojtësit.të pjerërsisë së madhe të vendit. nën udhëheqjen e Skënderbeut. u pa më e volitshme të merrej qyteti me anë të shkallëve.

Duke menduar se do ta merrnin qytetin me sulm nga ana e tokës. Beteja e parë e madhe u zhvillua në det. Por normandët me gjithë këtë disfatë. Pasi u arrit ky qëllim dhe kulla e Robertit u bë e papërdorshme. deri në kampin e Robertit. Kullës iu vu zjarri. Ndërkaq. Guiskardi përsëri nuk hoqi dorë nga rrethimi dhe filloi të ndërtonte një kullë tjetër të ngjashme me të parën. ndërsa ca të tjerë me sëpata shkatërruan kullën. ata ndërtuan një kullë gjigante rrethimi të lëvizshme. ndërsa ata që ndodheshin në pjesën e poshtme. i lidhën me litar njëra me tjetrën anijet më të mëdha. Gjergj Paleologu.ndosur makina gjatë gjithë gjatësisë së mureve dhe kishin shtuar rojet. Flotës bizantine i kishte ardhur në ndihmë flota veneciane nën komandën e dozhit Domeniko Silvio. Njëkohësisht. nuk hoqën dorë nga rrethimi i Durrësit. pasi i zuri nata dhe nuk mundën t'i afrohen bregut e ngaqë deti ishte i qetë. anash dhe në majë të kullës ishin vendosur makina gurhedhëse. komandanti i qytetit. Venecianët. Venecianët i ndoqën edhe në tokë mbeturinat e ushtrisë së shpartalluar. Kështu. të rrethuarve 300 . një grup ushtarësh të armatosur dolën nga kështjella për të asgjësuar plotësisht armikun. ushtarët nga pjesa e sipërme rrëzoheshin. si dhe të goditeshin prei saj pa pushim normandët që ndodheshin mbi kullë. ndërsa pjesa e sipërme u dogj. duke formuar kështu të ashtuquajturën «pellagolimena» (port në mes të detit i formuar nga anije). pjesa e poshtme u copëtua me sëpata dhe vegla të tjera të mprehta. mbi të cilat vendosën barka të vogla. ku u futën 500 ushtarë këmbësorë e kalorës. Kur filloi sulmi. të cilën e vendosën përballë kullës që po afrohej nga jashtë. që sulmoi kampin e Robert Guiskardit dhe bashkë me venecianët e shpartalloi atë. ditë e natë muret e fortifikimit. Flota normande u komandua nga i biri i Robertit. Brenda këtyre barkave u futën burra të armatosur me drurë të trashë të mbushur me gozhdë të mprehta. që i kishte me vete çdo anije. vendosën mjete të shumta gurhedhëse dhe ndërtuan brenda qytetit një kullë të drunjtë. Pastaj ndërtuan mbi anije kulla druri. Ata spërkatën muret me naftë e me serë dhe i veshën me ashkla drurësh të thatë. normandët e afruan kullën deri tek muri i qytetit. dha urdhër të digjet kulla. Ndërkaq. hapën derën dhe ua mbathën këmbëve. Pasi filloi sulmi i flotës normande. dhe kishte për qëllim të mos lejonte hapjen e portës-urë të kullës së Robertit. Boemundi. Kjo kullë kishte një tra shumë të madh që lëvizej nga një grup burrash të fortë. Në katin e sipërm kulla kishte një portë-urë. ata hodhën mbi anijen ku ndodhej Boemundi nga këto armë d'he e çanë atë. nga kalaja doli një pjesë e garnizonit. ndërsa flota normande u shpartallua krejtësisht. Kulla ishte më e lartë se muret e Durrësit dhe ishte e rrethuar nga të gjitha anët në formë gardhi me lëkurë. Njëkohësisht ata afruan makinat gurhedhëse që godisnin pa pushim. të cilat inspektoheshin ditë e natë. Mbrojtësit mendonin si të digjnin apo të shkatërronin kullën e normandëve. Boemundi mezi mundi të shpëtojë jetën. e cila kur të hapej do të mbështetej mbi murin e kalasë dhe do të shërbente për kalimin e usihtrisë normande brenda në qytet.

u vjen në ndihmë me një ushtri të madhe perandori Aleks Komneni. Të rrethuarit hapën nië kundërkanal dhe përgjonin se në cilën 3) A. duke dashur të arrijë me këtë veprim një synim srategjik. që komandohej tani nga një shqiptar mundi të përballojë rrethimin deri më 14 shkurt 1082. Alex. ndërsa Paleologu nuk mundi të kthehej përsëri në qytet. që i hapën portat e qytetit. që doli nga kështjella për ta ndihmuar. Ndërkohë që Boemundi mbante të rrethuar Durrësin dhe projektonte makina luftarake. Megjithatë. Kësaj radhe u drejtuan në anën veriore të qytetit. Nga të gjitha anët dhe nga lart. Hapën një kanal të gjerë dhe mjaft të gjatë. filluan të gërmojnë tunele për të arritur në themelet e murit rrethues. që kishte formën e një çatie. Boemundi e ngriti kampin përballë portës lindore të qytetit. mezi mundi të shpëtojë. Gjatë gjithë dimrit ai e mbajti qytetin të rrethuar dhe vriste mendjen se nga cili vend mund të pushtohej më lehtë. Kur erdhi pranvera dhe pasi zbarkoi të gjitha forcat që i duheshin për të sulmuar qytetin. Comn. kështu që u thye bashkë me ushtrinë e Gjergj Paleologut. Makina u afrua në murin lindor të qytetit duke pasur brenda me mijëra burra. normandët hoqën dorë nga ky mjet rrethimi dhe e braktisën makinën. Aleks Komneni i ndjekur nga normandët. që e shtynin atë me anën e shkopinjve. por pa rezultat. për të rrënuar muret e Durrësit. muri i qytetit ngrihej mbi një kodër dheu. zbarkoi në bregdetin shqiptar dhe rrethoi edhe një herë Durrësin. pushtoi edhe zonat rreth qytetit nga ku rrëmbeu ushqime për të mbajtur ushtrinë. Normandët ndërtuan një makinë gjigante me kryedash. Xhenierët e Boemundit. të cilën Ana Komnena e quan breshkë. ishte e mbuluar me rripa të qepur lëkure kau. kësaj radhe e inkuadruar në kryqëzatën e parë. Pasi e goditën murin për një kohë të gjatë me kryedash. ku ndodhej selia e dukës së Durrësit. ndërsa dheun e nxirrnin jashtë me karroca. që e vendosi kampin mbi një kodër rreth 700 m në veri në Durrësit. ku ndodhej një statujë kalorësi prej bronzi. të mbrojtur nga një tendë e madhe. kur Robert Guiskardi mundi ta pushtojë atë vetëm me tradhtinë e kolonëve venedikas dhe amalfë. që quhej pretoria. Aleks Komneni zhvilloi me normandët betejë në fushë të hapur dhe pa pritur ndihmat e arbëreshëve. Pasi makina u vendos në largësinë e duhur ata e siguruan atë nga të gjitha anët me hunj të futur në tokë rreth e rrotull saj. Duke mos pasur parasysh këshillat e komandantëve më me eksperiencë. 301 . Rrethimi i Durrësit në vitet 1107-1108 5 Në vitin 1107 ushtria normande me në krye Boemundin. Atëhere ata përdorën një mjet tjetër rrethimi. Brenda makinës ishte vendosur kryedashi. nga njëra anë që ushtria e tij të mos shikonte nga deti dhe nga ana tjetër sepse ishte i detyruar ta bënte këtë veprim nga flota bizantine. Breshka kishte formën e një paralelogrami dhe zhvendosej mbi rrota. u vuri zjarrin anijeve të tij. Në këtë anë. garnizoni i Durrësit.

Kësaj radhë. 302 . Barleti. Bashkë me «zjarrin e ujshëm» nga lart. Si kundërmasë. Tiranë 1967. Po të gjykojmë nga lartësia që na jep rikonstruksioni i një kulle të kalasë. merrte flakë. në pranverë të vitit 1450. të cilët kishin për qëllim të mbanin larg kullën e armikut. Pjesa e sipërme e kullës së mbrojtësve ishte e hapur anash dhe prej andej ata menduan të hidhnin lëndë djegëse mbi kullën e armikut. Në pjesën më të lartë ishin vendosur një grup luftëtarësh të zgjedhur të armatosur me shpata. por edhe të atyre që ishin jashtë. Kalaja e Krujës 4) Për rrethimet e Krujës është shfrytëzuar M. Historia e Shqipërisë. 346-348. por që mund të uleshin dhe më poshtë. Pas dështimit të këtij sulmi. Mbrojtësit. mbrojtësit i dogjën fytyrat xhenierëve të armikut. Noli. Të dyja kanalet u takuan me saktësi në themelet e kështjellës. pasi mblodhi një ushtri të madhe prej rreth 100. Ajo ishte e pajisur me rrota dhe lëvizej nga ushtarët që ishin brenda. nga Azia dhe Evropa u nis për të pushtuar Krujën që ishte kryeqendra e rezistencës shqiptare. për largimin e kundërshtarit. Halkokondili dhe Kritobuli (Burime tregimtare bizantine f. 1967. kundrejt dyerve të ballit ishin ndërtuar disa platforma. Si dhe kronistët L. Kishte shumë kate dhe dyer të shumëllojshme në të katër anët. kulla e drunjtë duhet të ketë qenë mbi 20 m e lartë. Kjo gjë solli hutim dhe panik jo vetëm midis ushtarëve që ndodheshin brenda saj. që qëndronin në gatishmëri. përdorën disa kallama të mbushur me një lëng që përbëhej nga një përzierje me rrëshirë pishe dhe squfuri. normandët ndërtuan një kullë të madhe druri dhe e afruan te muret e qytetit. Tiranë 1967. 330. që ndizet lehtë. i cili.000 vetësh. Pas kësaj disfate. mbrojtësit ndërtuan një kullë tjetër. të cilët u larguan të tmerruar dhe në rrëmujë andej nga kishin hyrë. Për të sulmuar kalanë. i cili shpresonte se me këtë ekspeditë do t'i jepte fund rezistencës shqiptare. dhe me vaj të bollshëm largësinë midis kullës së armikut dhe asaj të qytetit dhe i vunë zjarrin me pishtarë në pjesën e poshtme. mbushën me lëndë të çfarëdoshme. F. Rrethimi i parë i Krujës (1450)4 I egërsuar nga disfatat e njëpasnjëshme që kishin pësuar turqit në Shqipëri. ashtu siç bënë edhe në rrethimin e parë të Durrësit. Boemundi hoqi dorë nga pushtimi i Durrësit. nga të cilat ushtarët që ishin brenda qëllonin me shigjeta. Sulltani. në pjesën e përparme të kullës montuan katër trarë të gjatë të lidhur njëri me tjetrin. që qëndronin në ajër mbi mbështetëse. Duke përdorur këtë armë. Kulla ishte me bazë katrore dhe aq e lartë sa ua kalonte kullave të qytetit. sulltan Murati II. e dogjën krejt kullën e drunjtë të armikut. ishte përgatitur më së miri duke marrë me vete metal për të derdhur topa të mëhhenj.pjesë të murit do të arrinte kanali i kundërshtarit. Pasi kjo masë ishte e pamjaftueshme. kur fryhej me forcë. që nuk mund të transportoheshin me kafshë si dhe mjete të shumta rrethimi. Historia e Skënderbeut (1405-1468) botim shqip. Historia e Skënderbeut.

ndërsa uji nuk i mungonte për shkak të burimeve natyrore. Turqit e vendosën kampin në Fushën e Tiranës dhe pastaj e rrethuan qytetin nga të gjitha anët.mbrohej nga një garnizon prej 1500 vetësh. ngaqë ishin shumë të vjetra. prej të cilëve me i madhi hidhte gjyle prej 400 librash. Dy nga topat e mëdhenj dhe katër të tjerë u vendosën përballë mureve që shikojnë Tiranën. Në fillim. ndërsa katër topat e tjerë u vendosën përballë hyrjes së kalasë. ndërsa Skënderbeu me pjesën tjetër të ushtrisë prej 8000 vetësh. që binin në drejtim të Tiranës. gratë dhe fëmijët ishin larguar që më parë. qëndroi jashte mureve të qytetit. prej të cilëve katër hidhnin gjyle guri prej 400 ose 600 librash (200-300 kg) 5 . Kjo pjesë e kalasë. ajo mbrohej më tepër nga natyra se sa nga muret. Murati u perpoq ta merrte qytetin pa luftë. Mbi kulla dhe mure u vendosën makina gurhedhëse. Por sulmi dështoi 5) Sipas Barletit këto topa hidhnin gjyle guri me një peshë prej më se 300 litarash. në murin jugperëndimor të kalasë u gjetën gjyle guri të futura në mur. U afruan shkallë. kishte njëfarë shprese për t'u shtënë qyteti në dorë me rrënimin e mureve. Pas rrënimit të mureve u dha urdhri për një sulm të përgjithshëm. ndërsa shumica e rojeve u pajisën me dyfekë (arkebuzë) dhe me agrepë (arbaletë). nëpërmjet sulmeve të shpejta ditën dhe natën. Një pjesë të madhe të ushtrisë e vendosën rreth 10 km larg qytetit. të cilat fonmonin një kurorë të ulët «të vendosura më tepër për ta zbukuruar se sa për ta forcuar vendin». duke mbushur me çadra gjithë vendin dhe fushat që shtriheshin rrëzë mureve. Beteja filloi me rrahjen e mureve. «Sepse vetëm nga këto anë. shkruan Barleti. Gjatë pastrimeve të kohëve të fundit. Gjithashtu u morën masa për shtimin e disa fortifikimeve dhe për riparimin e mureve. si kuptohet nga gjurmët e ruajtura dhe nga përshkrimi i Barletit vetëm në disa pjesë kishte mure të larta: tek porta e vetme nga veriu si dhe në pjesën që shi'konte nga Tirana. meqenëse këto ishin më të afrueshme dhe ndërtimet e bëra nga dora e njeriut dukeshin sheshit». të cilat ishin ngrënë. trarë dhe mjete të tjera rrethimi. duke u strehuar nëpër vende të thella malore dhe në qytetet e bregdetit. ndërsa të tjerët prej 200 librash. ta tërhiqte atë në ngushtica dhe pusi dhe t'i krijonte vështirësi nëpërmjet prerjes së furnizimeve. Kalaja e Krujës. Popullsia e paaftë për luftë. Më parë u derdhën 10 topa shumë të mëdhenj. shumica kalorës të armatosur lehtë. Por pasi të gjitha këto u refuzuan me përbuzje. nën komandën e Kont Uranit. ndërsa sipas një dokumenti raguzan u derdhën dy topa. Muret u goditën me artileri për katër ditë rresht. duke i premtuar Kont Uranit një shumë të madhe ari e dhurata të tjera. Ndërsa në anët e tjera. Qëllimi i tij ishte të asgjësonte pjesë-pjesë ushtrinë armike. turqit filluan sulmin kundër qytetit. 303 . Kalaja e Krujës ishte furnizuar me ushqime për t'i rezistuar një rrethimi të gjatë. që përfshinte pjesërisht anën veriore dhe krejt atë lindoren qëndronte jashtë çdo rreziku për t'u sulmuar nga armiqtë. derisa ato u shembën pothuajse deri në gjysmën e lartësisë dhe u krijua një shteg për t'u futur në qytet.

e turqve ishin të vazhdueshme. sulmet. 304 . Ata gjetën rastin. Duke mos ditur se në ç'drejtim do të dilte tuneli dhe duke menduar se ai mund të kishte disa degëzime. Por edhe vetë garnizoni i Krujës. Por krutanët nuk u mjaftuan me këtë masë. Gërmimi i tunelit vazhdonte ditë e natë. Puna vështirësohej sidomos prej shkëmbinjve. shpërthente shpesh në kundërsulme me grupe të vogla ushtarësh për ta dëmtuar sa më rëndë armikun që tërhiqej. Për hapje tunelesh sulltani kishte përgatitur që në nisje qysqi dhe vegla të tjera për gërmim dhe largimin e dherave. Pastaj nga ana e Tiranës u hodhën mbi qytet zjarre në shumë vende. ku terreni është më i përshtatshëm dhe dallohen edhe sot disa gjurmë gërmimesh. Megjithatë. pa pushim. Murati e perqëndroi gjithë vëmendjen në hapjen e një tuneli për t'u futur me fshehtësi brenda mureve të kalasë. mbasi ata treguan një rezistencë që nuk shpresohej». të rrethuarit mundën ta zbulojnë pusinë që po u ngrihej. megjithatë shumë prej tyre gjetën vdekjen nën dhe. gjatë katër muaj rrethimi. duke lënë me mijëra të vrarë nën muret e Krujës. duke i ndërruar gërmuesit për çdo orë për shpejtimin e punës. sulltan Murati ngriti çadrat dhe me gjithë ushtrinë e tij të madhe u nis për në Adrianopojë. u hodh në betejë me gjithë forcëri e ushtrisë. Por nuk mundën ta thyenin mbrojtjen e atyre që ishin brenda në qytet. Historiani bizantin Halkokondili. në një rast. të cilët kërkonin një mund të madh për t'u thyer. që e kemi përshkruar më sipër. mbasi e shkatërroi mjaft kështjellën. nga një portë e vogël. ata arritën deri tek porta kryesore e kalasë dhe përpiqeshin ta thyenin duke e goditur me çekiçë e shula prej hakuri. Për të maskuar dredhinë e tij. Ky tunel duhet të ketë filluar të hapet në anën jugperëndimore. Pasi dështoi edhe kjo armë. Kështu. Gjithashtu.për shkak të heroizmit të garnizonit të Krujës. që u dilnin papritur gjatë rrugës. por nga gjithë ajo turmë pothuajse nuk shpëtoi asnjë. Barleti vë këto fjalë që i drejtoheshin ushtarëve në gojë të komandantit të garnizonit. me qëllim që tingëllimi i lëshuar prej tyre nga tronditjet nën tokë të tregonte vendin ku gërmohej. ata vendosën brenda mureve në shumë vende legenë dhe enë prej bakri. duke ja lehtësuar në këtë mënyrë barrën mbrojtësve. sulltani organizonte shpesh sulme të vogla që shoqëroheshin gjithmonë me vrasjen e ndonjërit nga ushtarët e tij. që është porta në anën jugperëndimore. Kont Uranit: «Kastrioti na e la neve qytetin në dorë që ta mbrojmë dhe jo të na mbrojë». Jeniçerët mundoheshin ta pushtonin atë nga ana ku muri ishte përtokë. doli një grup prej 60 luftëtarësh të armatosur me pushkë dhe u lëshua papritur kundër armikut dhe pasi bëri një kërdi të madhe kundër tij u kthye menjëherë në qytet. shkruan për këtë rast se «sulltani. Pasi përdori pa sukses të gjitha mjetet dhe mënyrat për të pushtuar qytetin. Skënderbeu bëri shumë sulme kundër kampit armik me ushtrinë e tij që ndodhej jashtë qytetit. bashkëkohës i ngjarjeve. dolën një natë në fshehtësi të plotë nga kalaja dhe prishën pjesën më te madhe të punimeve.

Një pjesë e ushtrisë turke rrethoi Krujën. për dy muaj rresht. duke i shfarosur vazhdimisht rrethuesit me sulmet e tij të shpejta.Rrethimi i dytë dhe i tretë i Krujës (1466-1467) Pasi kishte dërguar kundër shqiptarve një sërë ekspeditash përgatitore. ndërsa pjesës tjetër iu vu detyra të ndiqte deri në zonat e thella malore çetat shqiptare. e cila do të shërbente si bazë operacionesh. që sulmonin prapa krahëve ushtrinë turke. sulltan Mehmeti II u nis vetë në krye të një ushtrie prej 150. erdhi me ushtri të madhe edhe një herë në Shqipëri dhe rrethoi qytetin e Krujës. Sulltani. Skënderbeu sulmoi së pari rojën e fortë që kishte lënë Ballabani mbi malin e Krujës dhe u bë zotërues i kësaj pike të rëndësishme strategjike. gjithashtu ai shpartalloi një ushtri që i vinte në ndihmë Ballabanit nën komandën e të vëllait. nën komandën e Ballaban Pashës dhe me pjesën tjetër të ushtrisë. Për mbrojtjen e kalasë së Krujës. të cilët në masë i kishin brakisur zonat e ulëta e fushore. nga ku mundi të çajë një shteg dhe të largohej nga kufiri i Dibrës me humbje të mëdha. në gusht të vitit 1466. të shkatërronin ekonomitë bujqësore dhe të ndiqnin e të masakronin banorët.000 vetësh për të shkatërruar përfundimisht qëndresën shqiptare. Në një përleshje që u zhvillua nën muret e kalasë. në verën e vitit 1466. I egërsuar nga disfata e Ballaban Pashës. ai dha urdhër menjëherë që të derdheshin topat me metalin që kishte sjellë me vete dhe të rrafshohej krejt qyteti dhe muret mbrojtëse të tij. Pasi u përpoq më kot 305 . Ballaban Pasha gjeti vdekjen. duke u tërhequr në male të thepisura. gjatë muajit korrik të vitit 1467. ashtu si dhe gjatë rrethimit të parë qëndroi jashtë.400 vetësh nën komandën e Tanush Topisë. Ushtria turke. Mehmeti II u mundua në fillim. duke e mbyllur atë në një rreth të egër. ndërsa mbi malin e Sarisalltëkut vendosi një detashment roje.000 vetësh. e hoqi rrethimin e Krujës dhe u tërhoq në fushën e Tiranës. i drejtoi vetë operacionet e rrethimit dhe pasi u bind se Kruja nuk mund të merrej la aty një ushtri rrethimi prej 80. e shtrënguar nga sulmet e Skënderbeut dhe kundërsulmet e garnizonit të kalasë. Skënderbeu kishte lënë një garnizon prej 4. Ballabani e ngriti kampin mbi kodrat që ndodhen në anën jugperëndimore të kalasë së Krujës nga drejtimi i Tiranës. u largua pasi kishte rindërtuar kalanë e Elbasanit. ndërsa vetë me një ushtri prej 8. të cilat kishin përfunduar pa sukses. por pasi krutanët iu përgjigjën me goditjen e predhave të artilerisë dhe të armëve të tjera. sulltan Mehmeti II. Shpejt ushtria e Ballabanit u kthye nga një ushtri rrethuese në një ushtri të rrethuar. sipas zakonit. Barleti thotë se ai u godit në grykë me pushkë nga një krutan dhe dha shpirt posa arriti para tendës së vet. ku kishin marrë edhe masa mbrojtëse. ta merrte qytetin me marrëveshje. e mbetur pa komandant.000 vetësh. Pjesën tjetër të ushtrisë e vendosi rreth e rrotull qytetit.

000 banorë në numrin e të cilëve përfshihej dhe garnizoni prej 2. krijuan një pengesë të fuqishme kundër sulmit të armikut. duke prerë pemë nga të dy brigjet.ta merrte me sulm kalanë. Pas kësaj. Një historian venecian bashkëkohës e quan atë «kryefortesë e gjithë vendit». për të ndihmuar të rrethuarit me anë të flotës. Për të mos u dhënë mundësi mbrojtësve që t'i manovronin forcat. Tiranë 1967. u hodhën në një sulm të përgjithshëm. gjatë rrjedhës së poshtme të tij.000 vetësh dhe me 1. Përpjekjet e venecianëve. Turqit. Barleti. 306 . Sulme spontane kundër qytetit të Shkodrës ishin bërë shpesh nga turqit. Rrethimi i parë i Shkodrës (1474)6 Shkodra ishte një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipërisë nga ato që kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit. Popullsia e fushës ishte strehuar në vende të mbrojtura. pasi kishte lëshuar për 15 ditë rresht ushtrinë e tij për të rrënuar e shkretuar vendin. duke i grumbulluar ato në disa pika. Në qytet ishte grumbulluar një sasi e madhe drithi dhe me kafshë barre u soll ujë. u përdorën armë dhe mjete të ndryshme. të cilët i mbërthyen kryq e tërthor dhe pasi i ngjeshën në pjesën e brendshme me dhë e me baltë. me një ushtri prej 80. Nga ana e tyre. nuk patën rezultat. mbrojtësit kishin marrë masa për të përballuar një rrethim të gjatë. turqit do t'i kishin duart të lira për t'u hedhur në bregun tjetër të Adriatikut për të pushtuar Italinë. (botim II). përveç shkallëve. Por kalaja u mbrojt heroikisht nga banorët e garnizonit dhe asnjë nga armiqtë nuk mundi të futet në të. 10 shtator 1474 dhe fjalimit panegjirik të Marin Beçikemit. derisa rrafshuan për tokë një pjesë të tyre. Për pushtimin e Shkodrës u dërgua bejlerbeu i Rumelisë. Sulejman Pasha.000 gamile të ngarkuara me bronz. Për të penguar flotën e tyre. që u kryen gjatë rrethimit. që ja lëshonin 6) Sipas relacionit «Lufta e Shkodrës» të Gjergj Marulës të dt. morën një grumbull trarësh. Por mbrojtësit. Botuar tek M. u kthye i mundur në Kostandinopojë. që kishin grumbulluar si më parë lëndë druri për një rast të tillë. përdorën disa shtaga me gremça hekuri. por njëkohësisht një nga më të mbrojturat si nga natyra. ndërsa në qytet ndodheshin 6. Rrethimi i Shkodrës. por rrethimi i parë iu vu në maj të vitit 1474. ashtu edhe nga dora e njeriut. Në këtë sulm dhe me të tjerët. Pas zotërimit të kësaj kështjelle dhe të krejt Shqipërisë. sulmi qe frontal dhe me një intensitet të njëjtë nga të gjitha anët. ndërsa në pjesët më të ngushta të lumit. turqit ndërtuan një urë përmbi Bunë.000 luftëtarësh. Përpara fillimit të sulmit turqit përgatitën disa topa të një kalibri shumë të madh dhe me to filluan të godasin muret e kalasë. hodhën trarë. turqit qëlluan me bombarda muret rrethuese e shtëpitë e qytetit dhe. pasi krijuan shumë të çara. që zgjati pa ndërprerje gjatë gjithë natës. për të derdhur në vend topat.

që përbëheshin kryesisht nga qytetarët. Kur më në fund u pastruan dhe llumrat e fundit të sterave. qytetarët u derdhën drejt lumit të Bunës.600 burra. Një numër shumë i madh devesh sillnin furnizimet. Uji filloi të racionohej. Ky plan nuk u realizua. Rrethimi zgjati tre muaj dhe turqit me gjithë armët dhe mjetet që përdorën nuk mundën të futen në qytet. Pas disa javësh arriti me forcat e veta bejlerbeu i Anadollit dhe me 1 korrik vetë sulltani. sepse. të rrethuarve filloi t'u mungojë uji. shkruante: «Qëndresë trimash. për t'i tërhequr poshtë. dhe M. si dhe gardhe të lyera me zift. që banonin brenda në kala.rojeve mbi mure. Shumë prej tyre pasi kishin qëndruar një kohë të gjatë pa pirë. Barleti dhe disa bashkëkohës japin një shifër prej 350. më 17 gusht 1474. enë balte të mbushura me gurë. Tiranë 1967. Këto të fundit shërbenin jo vetëm për të djegur armikun. që grumbulloheshin nëpër stera. sulltan Mehmeti II vendosi të vinte vetë në krye të së gjitha forcave të Rumelisë dhe Anadollit. që nuk e gjetën ushtritë grabitqare osmane në Kroati. Karnie. duke i dhënë secilit dy gota ujë në ditë. lidhur me qëndresën heroike të Shkodrës.000 qytetarë shkodranë. 7) Sipas M. përpara mureve të Shkodrës». një repart i vogël venedikas dhe një grup të rinjsh fshatarë. Ata i kishin vënë vetes si qëllim ose të hapnin rrugë ose të vdisnin me armë në dorë. ranë për tokë pa ndjenja. Në kalanë e Shkodrës ndodheshin 1. Beçikemit në të njëjtin botim. e gjetën në Shqipëri. para Shkodrës u duk një pjesë e forcave turke me në krye bejlerbeun e Rumelisë. Kodrat dhe fushat rreth kalasë u mbushën me çadra deri në një largësi prej disa miljesh. për të pirë ujin që e kishin dëshiruar për aq ditë me radhë. 307 .000 vetë. u largua me gjithë ushtrinë.000 ushtarësh turq. Rrethimi i Shkodrës. pasi t'i kishin vënë zjarrin qytetit. II. Stiri dhe Slavoni. të cilave u vinin zjarrin. por edhe për të ndriçuar vendin natën gjatë sulmeve. Ndërkaq. duke humbur shpresën për të marrë kalanë e Shkodrës dhe për shkak të etheve të malarjes që ishin përhapur në radhët e ushtrisë. Daut Pashën. pasi gjatë gjithë atyre ditëve nuk ra asnjë pikë shi. mbrojtësit vendosën të hidhen në një sulm të përgjithshëm mbi armikun. Historiani Hammer. Më 14 maj 1478. Qyteti furnizohej me ujërat e shiut. bot. Rrethimi i dytë i Shkodrës 1478-14797 Për të pushtuar Shkodrën dhe disa qytete të tjera shqiptare. pajisjet e ushtrisë si dhe metalin për të derdhur topat. Giergj Marula shkruan se nga mungesa e ujit dhe e ushqimeve vdiqën rreth 3. Kishte edhe gra e të reja të familjeve. Mbrojtësit hidhnin rnbi armikun gurë të mëdhenj. bejlerbeu i Rumelisë e hoqi rrethimin e pasi dogji kështjellën e braktisur të Danjës. që llogariten me rreth 20. Korinti. Turqit u larguan me humbje të mëdha. Barletit. Pa u larguar mirë armiku. Më vonë u jepej vetëm atyre që ishin të aftë për luftë.

Më 22 korrik u krye sulmi i parë dhe më 27 korrik sulmi i dytë. menjëherë këto merrnin flakë. gjashtë nga të cilët u vendosën në kodrën e Pashës. çati me patavra druri dhe caktuan një grup burrash të fortë e të shkathët që të kujdeseshin për shuarjen e zjarreve. derisa ata hoqën dorë nga mendimi se mund ta merrnin Shkodrën me një sulm të drejtpërdrejtë. sepse është e gjerë dhe e shkurtër. një nga topat më të mëdhenj hidhte gjyle prej 1200 librash dhe e quanin «artileri e sulltanit». prej të cilëve 10 predha me zjarr. sulmi do të bëhej më i lehtë. nga ana e tyre. Për t'i shpëtuar djegies së qytetit. sapo binin mbi çati. por më tepër për të shkatërruar puset e sterat. duke parë se artileria turke shtohej dita-ditës. thotë Barleti. sidomos nga ana e portës kryesore ku ishte dhe terreni më pak i pjerrët dhe për pasojë më i lehtë për të sulmuar. Përpara fillimit të sulmit të parë. vaji dhe prej elementesh të tjera të këtij lloji. edhe linin mbrapa një si bisht të zjarrtë e të furishëm. saqë të jepnin përshtypjen sikur disa zëra së bashku bërtisnin deri në kupë të qieIlit. Mortajat ishin një armë tjetër e fuqishme. me zgavër të thellë. Barleti llogarit deri në këtë kohë rreth 2500 të shtëna artilerie dhe 120 të shtëna mortajash. Mbrojtësit. shkruan Barleti. Mortaja hidhte lart një gur të rrumbullakët me peshë 1. vunë roje të vazhdueshme ne çdo anë të 308 . i cili binte me një vrull e me një fuqi shumë të madhe. sot Tepe. turqit i rrahën disa ditë rresht me topa muret e kalasë. derisa ato u rrënuan në shumë vende. me qëllim që të rrethuarit të mbeteshin pa ujë. Me mortaja hodhën mbi qytet edhe shtëllunga zjarri. «e kishin ndërtuar në emër të tij me zell e me mjeshtëri të madhe». Këto shtëllunga e përshkonin ajrin me një fuqi e shpejtësi aq të madhe dhe me një fishkëllimë të tillë. që dukej si yll me bisht». «Ato shtëllunga. Kjo armë e fuqishme përdorej jo vetëm për të rrafshuar banesat e për të bërë dëm në njerëz. duke parashikuar se muret do të rrafshoheshin nga artileria e rëndë e turqve. punonin pa pushim për të fortifikuar qytetin me ledhe trarësh e dheu. «Këtë lloj topi. Gjithashtu. dylli. përballë hyrjes kryesore. me grykë të drejtuar lart dhe me bisht të ngulur në dhë. Por të dy sulmet përfunduan me humbje të madhe dhe me disfatën e turqve. i cili zgjati pa ndërprerje deri të nesërmen. që përdorën turqit në këtë rrethim. mund ta quajmë më tepër njëfarë mortaje. që mezi shuheshin. mbrojtësit. thotë Barleti. të cilat e ushqenin dhe e hapnin më tepër zjarrin dhe me të vërtetë. Mbi kodrën e Pashës u ngrit një kullë e lartë druri për të drejtuar qitjen e artilerisë dhe për të parë luftimet.200 librash. përbëheshin prej rrëshire. për t'i vënë flakën qytetit dhe kur mbrojtësit do të merreshin me shuarjen e zjarreve. mbrojtësit zbuluan ato shtëpi që kishin. Përveç sulmeve të vogla të përhershme turqit ndërmorën kundër qytetit dy sulme të përgjithshme.Kuartieri i përgjithshëm i Mehmetit II u vendos mbi kodrën e Pashës. goditjet ishin të vazhdueshme dhe vihej në rrezik jeta e atyre që qarkullonin në kështjellë. peshkvje. sepse. squfuri. ndërsa ushtria i vendosi çadrat në rrëzë të kodrës dhe në fushë. Për rrënimin e mureve u derdhën 11 topa të mëdhenj. edhe lëshon një shugullim ose një ushtimë tamam si gjamë deti me stuhi».

trarë me majë të mprehtë. djegien e ledheve prej druri. ku u zhvilluan luftime trup me trup. Turqit shumë superiorë në numër. u ngritën të sëmurët e të plagosurit. Para sulmit u afruan një sasi e madhe balistash e katapultash. për të lehtësuar kalimin e sulmuesve. por kryesisht para portës kryesore. Pas shumë goditjesh. artileria e armikut vazhdonte të qëllonte. të cilat kishin për qëllim të mbronin hendekun. Shtambat lyheshin me vaj. kundër armikut u përdorën armë të ndryshme: përveç shigjetave. me qëllim që të rrethuarit të goditeshin nga një sasi e madhe gurësh. turqit. Nga dalje të fshehta të hapura në shkëmb të gjallë. të cilët e qëllonin dhe e asgjësonin armikun. në dëmtimin dhe asgjësimin e pjesshëm të mbrojtësve si dhe në lodhjen e kundërshtarit. në shkatërrimin e banesavs dhe sterave. Gjatë gjithë sulmit. për të vrojtuar dhe për të lajmëruar me anën e këmbanave popullsinë dhe garnizonin që të futej në strehim. duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut. Vecanërisht zjarri i dëmtonte dhe i tmerronte armiqtë. që synonte në rrënimin e fortifikimeve. Mbrojtësit. Për të treguar se sa e 309 . zift e rrëshirë e u vihei flaka. në mënyrë që ushtarët turq të mbrojtur prej tyre të mund t'i afroheshin sa më tepër mureve të kështjellës. Beteja u zhvillua në të gjitha anët e qytetit. në ato drejtime ku turqit kishin vendosur topat. në anët ku turqit vinin zakonisht për t'i vënë zjarrin ledheve. të cilët. megiithëse gjysmë e rrënuar nga bombardimet me artileri. Punët përgatitore kryheshin nga gratë. para se ky të hidhte pishtarët. skorpionëve dhe bombardave u hodhën gurë të mëdhenj. Gjatë këtij sulmi. pa marrë parasysh se dëmtonte dhe trupat e saj. kishin mundur t'i kapërcenin të gjitha vështirësitë dh€ të arrinin deri tek ajo portë. për të ndalur sulmin. pushkëve. ndërsa hendeqet mbrojtëse u mbushën me gurë dhe lëndë të çfarëdoshme. i hidhnin këto pishtarë përmbi ndërtimet prej druri. filluan sulmln e parë të përgjithshëm. Aty u dërguan vazhdimisht reparte të freskëta të rezervës. Pas një përgatitjeje të gjatë. u vendosën grupe të zgjedhura pushkatarësh dhe shigjetarësh. më 22 korrik. bile në çastet vendimtare ato luftuan përkrah burrave duke treguar shembuj të lartë heroizmi. pasi afroheshin në largësi të përshtatshme. Për të larguar këtë rrezik. për të shkuar në ndihmë aty ku e lypte nevoja dhe pasi nuk mjaftuan ata.qytetit. me gjithë humbjet në njerëz mundën t'i zbrapnin sulmet e njëpasnjëshme të turqve kundër kësaj porte që. kur nuk mbeti pothuajse asnjë vend i sigurtë për mbrojtje. u hapën për këtë qëllim disa galeri nën dhë. të rrethuarit qëllonin vazhdimisht. Zjarri u vihej ledheve prej druri edhe me anë të pishtarëve që mbaheshin në duar nga grupe të vogla sulmuesish. mirëpo zjarri u shua menjëherë nga mbrojtësit dhe pa pasur humbje. ishte çelësi i krejt kalasë. Nga mortajat morën flakë pahitë në drejtim të Bunës. u rrokullisën shtamba me gurë e barut si dhe vorba të mbushura me gëlqere. Pasi ishin rrafshuar në shumë vende muret e qytetit turqit u përpoqën të digjnin ledhet prej druri. me një trimëri të paparë ndonjëherë. që qëndronin në gatishmëri në sheshin qendror të qytetit. Veç tyre u përgatitën me shumicë penda e trina. Gjithashtu u hodhën gardhe të lyera me zift të ndezur.

» . të cilat. dështimin e plotë të tyre. Gjatë muajve të fundit të bllokimit. me gjithë pasuritë e tyre.fuqishme ishte ajo. pasi kishte pushtuar më parë kalanë e Drishtit dhe të Zhabiakut. Rrethimi vazhdoi dhe për një kohë të gjatë. — shkruan një kronist i kohës. sulltani me një pjesë të ushtrisë u largua. më 27 korrik pati të njëjtin fat. Beçikemi. që kishte humbur gjatë kësaj lufte. më 25 prill të vitit 1479 u ratifikua në Venedik paqja e nënshkruar në Kostandinopojë midis Perandorisë Otomane dhe Venedikut. u la një forcë e mjaftueshme. Asnjëri prej tyre nuk pranoi t'i nënshtrohej armikut. Sipas kushteve të kësaj paqeje. «Kur armiqtë. përmes radhëve barbare tërhiqnin si shokë mërgimi fëmijët e vet që vajtonin. Nga të 1600 burrat që morën pjesë në mbrojtjen e qytetit. po të donin. . Për të vazhduar bllokimin dhe për ta detyruar qytetin të dorëzohej me anë të urisë. por edhe kjo torturë nuk i mposhtte të rrethuarit. Shkodrës dhe qyteteve të tjera.139.. derisa. Përpara largimit të sulltanit u përdor dhe një mjet tjetër për të mposhtur të rrethuarit: 300 robër të zënë në Drisht u therën para mureve të kështjellës. Ai vërtetoi gjithashtu se Shkodra nuk mund të merrej me forcën e armëve. U përdor për ushqim çdo gjë e gjallë që ndodhej në kështjellë. deri dhe lëkurët ziheshin dhe haheshin. Pasi po afrohej vjeshta dhe stina nuk lejonte që një ushtri kaq e madhe të kalonte dimrin në fushë të hapur. Sulmi i dytë i përgjithshëm i turqve. panë grumbullin e qytetarëve që në heshtje të zymtë po merrnin rrugën e mërgimit ashtu edhe gjendjen e mjerueshme të grave shkodrane. të rrethuarve filloi t'u mungonte ushqimi.. Nga fjalimi panegjirik. ndërsa banorët e Shkodrës do të liheshin të lirë të largoheshin. — armiq të vërtetë e të pashpirtë. 8) M. s'patën se si të mos8 mahniteshin dhe të mos çuditeshin për atë besnikëri e qendresë. mjafton të përmendim faktin se nga një gjyle guri gjetën vdekjen 18 vetë. por më parë preferuan rrugën e hidhur të mërgimit. Venediku detyrohej t'i njihte sulltanit zotërimin e Krujës. kishin shpëtuar të gjallë vetëm 450 dhe përveç tyre 150 gra. por edhe kjo masakër nuk e mposhti guximin dhe trimërinë e shkodranëve.

Kisha.e.r. Fortifikime nga vitet 300 deri në 600 (e.PËRMBAJTJA Faqe Hyrje Kapitulli I. Fortifikime nga vitet 2800 deri rreth viteve 500 p. Fortifikime nga viti 600 deri në 1400 Kapitulli VI. Kapitulli V.r. Fortifikime nga viti 1400 deri në 1478 Kapitulli VII. Fortifikimet gjatë periudhës së hershme të sundimit romak (shek.s. Kulla dhe banesa të fortifikuara Kapitulli X.). Periudha e lindjes dhe e zhvillimit të qyteteve ilire Kapitulli III. — shek. manastire dhe ura të fortifikuara Kapitulli XI. Armë dhe operacione rrethimi 5 9 37 86 101 124 179 201 229 265 284 291 .e. Fortifikimet në shekujt XVIII-XIX (Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare) Kapitulli IX.r Kapitulli II. Fortifikime të shekujve XV-XVII Kapitulli VIII. II p.s.e. I e. Fortifikime nga vitet 500 deri në 168 p.) Kapitulli IV.

312 f. m. v. «8 Nëntori».Shtypshkronja e Re Tiranë 1981 .5) + 725.5) +719. 1980. (B.5) (09) «-28/18» (B. Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri.) : 930.Karaiskaj.5) (09) «-28 K 31 Tirazhi 4000 kopje Format 70x100/16 Stash: 2204-79 KOMBINATI POLIGRAFIK .5) +725.03 (496.): 930..67 (496. J.182.03 (496. Gj. T.26 (496.26 (496. Toçka. Red.5) +719 (496.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful