P. 1
Kur Logjika Fiton Mbi Ekstremizmin

Kur Logjika Fiton Mbi Ekstremizmin

|Views: 16|Likes:
Published by kengetar
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip" 12 / 09 / 2010
Artikull i botuar ne gazeten "Shqip" 12 / 09 / 2010

More info:

Published by: kengetar on Sep 15, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as DOC, PDF or read online from Scribd
See more
See less

09/15/2010

pdf

KUR LOGJIKA FITON MBI EKSTREMIZMIN Enriko Ceko Ngjarjet e kohëve të fundit dhe sidomos debati në lidhje me statusin

e Kosovës në OKB, ku Serbia u detyrua të ndryshojë rezolutën e saj është një ngjarje me të vërtetë e shënuar në historinë e Ballkanit më së shumti për faktin se për herë të parë në historinë moderne të sllavëve të jugut, logjika mundi ekstremizmin e tyre tipik. Ardhja në këtë pikë, ku sllavët e jugut arrijnë që të ndryshojnë një dokument shumë të rëndësishëm të së drejtës ndërkombëtare, duke u distancuar nga ekstremizmi dhe duke vënë në aspektin primar reflektimin dhe logjikën është padyshim një fitore e faktorit ndërkombëtar dhe e popullit të Kosovës, që në të drejtën e vet, kërkon të jetë i barabartë midis të barabartëve, por padyshim kjo është një fitore shumë e madhe e forcave liberale serbe dhe një fitore e atyre që në Serbi e shikojnë situatën me gjakftohtësi dhe largpamësi dhe jo me zemërim dhe tendenca hakmarrëse. Ekstremizmi nuk është gjë tjetër veçse veprime të individëve dhe grupeve të bazuara mbi ideologji që në një kohë të caktuar mund të bëhen edhe qendra politike e një shoqërie, ekzaktësisht siç ka ndodhur edhe me shoqërinë serbe, ku për mjaft kohë, pothuajse në tërë shekullin e fundit, qendra politike e shoqërisë serbe u bë ideologjia e lidershipit autoritar për çdo gjë në Ballkan, gjë që nuk mund të përbënte një realitet praktik në rajon. Ky tip ekstremizmi, që në pothuajse 30 vitet e fundit arriti në kufijtë e radikalizmit, mori edhe tipare fashiste dhe terroriste, sidomos gjatë vitit 1998, kur makina ushtarake serbe u sul mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të Kosovës për spastrim etnik. Parë në këtë këndvështrim, pikëpamja e tërheqjes, është shumë e rëndësishme që të njihet si një meritë e pranimit të zbythjes nga ana e serbëve përballë qëndresës së paepur të përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Por, pa harruar atë ç’ka ngjarë përgjatë rrugës së gjatë e të mundimshme të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi, tashmë është vërtet koha për të hedhur shikimin përpara, që në Ballkan të mbizotërojë logjika mbi ekstremizmin në të tëra aspektet. Në rajonin e trazuar të Ballkanit pothuajse të tëra kombet kanë probleme të mëdha ekonomike. Vendet ballkanike futen të tëra në grupin e vendeve në zhvillim. Edhe Greqia, me krizën e tanishme, nuk është më lart se vendet e tjera përreth për kushtet ekonomike, biznesin dhe tregtinë. Duke qenë në këtë situatë, pika kryesore e takimit dhe e bashkëpunimit të mundshëm është ekonomia. Kosova, duke qenë urë lidhëse midis Serbisë dhe vendeve të tjera si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia, fare mirë mund të shërbejë si pikë tranzit për qarkullimin e njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve midis këtyre vendeve. Gjithashtu, portet detare të Shqipërisë patjetër që do shërbejnë si pika spedicioni dhe stokazhi për mallrat e biznesmenëve të tërë rajonit, duke përfshirë këtu edhe biznesin serb, por pikë kalimi transit padyshim që është Kosova, sepse është linja e kalimit të mallrave me kosto më të ulët në rajon midis vendeve. Gjithashtu, është mjaft i njohur fakti se disa nga superstradat dhe linjat hekurudhore europiane për në Lindje kalojnë nga Serbia. Duke e fokusuar çështjen në këtë pikëtakim, është mjaft e lehtë për t’u ulur në tavolinë dhe për të filluar bisedimet me serbët dhe tashmë është pikërisht momenti më i përshtatshëm që ne shqiptarët të tregojmë se jemi një komb modern dhe i aftë për negociata dhe marrëveshje, sidomos kur bëhet fjalë për çështje ekonomie dhe biznesi. Është proverbiale lakmia e serbëve për pakëz dalje në Adriatik dhe historikisht këtë ata e kanë kërkuar me megalomani dhe forcë. Por bregdeti i Adriatikut u takon shqiptarëve dhe kroatëve. Janë këto dy kombe që tashmë kanë shansin që të menaxhojnë me seriozitet dhe zgjuarsi këtë dhuratë të krijuesit dhe natyrës, pa harruar se kjo mund dhe duhet të shfrytëzohet për zhvillimin e biznesit në përgjithësi dhe të turizmit në veçanti, ku produkti turistik është më se e natyrshme që të bëhet si ofertë edhe për klientët serbë. Kështu edhe dëshira e serbëve për ujë me kripë plotësohet pa shpalosje të forcës dhe megalomanisë, por me logjikë dhe largpamësi. Edhe menaxhimi i përbashkët i burimeve natyrore, sidomos në kuadrin e projekteve IPA, nxitja e tregtisë ndërkufitare dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit janë pika takimi shumë të rëndësishme që krijojnë më shumë shanse për afrimin e kombeve në rajon dhe këtu ka shumë për të bërë nga të tërë ballkanasit. Një pikëtakim tjetër me sllavët e jugut është e kaluara e përbashkët, veçoritë kulturore dhe përkatësia fetare. Të dy kombet, si shqiptarët ashtu edhe serbët kanë se çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri kur bëhet fjala për kulturë, etnografi, arkitekturë, muzikë, balada, besim fetar, trashëgimi kulturore etj. Në këtë lëmi vitet e fundit vërehet një bashkëpunim mjaft interesant kryesisht midis artistëve serbë dhe atyre shqiptarë të Shqipërisë, por zgjerimi i bashkëpunimit me artistë kosovarë, maqedonas, kroatë, grekë etj., do e shtonte edhe më shumë dozën e logjikës përkundrejt ekstremizmit. Arti dhe kultura janë armë mjaft e fuqishme për afrimin e popujve kur përdoren me zgjuarsi për këtë qëllim, por janë po aq shkatërrimtare sa edhe lufta kur synojnë ekstremizmin. Të tërë ballkanasit kanë se çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri kur bëhet

fjalë për përvojën në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe arsimit. Secili vend ka arritjet e veta dhe përvojën e vet që mund dhe duhet ta ndajë me të tjerët. Pra, ekonomia në përgjithësi, menaxhimi i burimeve natyrore, tregtia ndërkufitare, infrastruktura, deti dhe turizmi, shëndetësia, edukimi dhe arsimi, si dhe trashëgimia kulturore e përkatësia fetare, përbëjnë elementet kryesore të bashkëpunimit, bashkëpunim që duhet të vërë në qendër të punës logjikën, motivimin pozitiv dhe argumentin përkundrejt ekstremizmit, megalomanisë dhe forcës, që nuk kanë më vend në rajonin e Ballkanit.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->