P. 1
DOSJA E VRASJEVE NË TROPOJË SI U VRANË 14 PJESËTARË TË FAMILJES HAKLAJ, PRAPAVIJA E VRASJES SË AZEM HAJDARIT, ILIR KONUSHEFCIT, HAZIR MALAJT...

DOSJA E VRASJEVE NË TROPOJË SI U VRANË 14 PJESËTARË TË FAMILJES HAKLAJ, PRAPAVIJA E VRASJES SË AZEM HAJDARIT, ILIR KONUSHEFCIT, HAZIR MALAJT...

|Views: 17,025|Likes:
DOSJA E VRASJEVE NË TROPOJË SI U VRANË 14 PJESËTARË TË FAMILJES HAKLAJ, PRAPAVIJA E VRASJES SË AZEM HAJDARIT, ILIR KONUSHEFCIT, HAZIR MALAJT...
DOSJA E VRASJEVE NË TROPOJË SI U VRANË 14 PJESËTARË TË FAMILJES HAKLAJ, PRAPAVIJA E VRASJES SË AZEM HAJDARIT, ILIR KONUSHEFCIT, HAZIR MALAJT...

More info:

Published by: Shefqet Cakiqi-Llapashtica on Sep 18, 2010
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

01/08/2013

pdf

text

original

Gjatë kohës që Fatmir Haklaj qëndroi në spitalin e burgut situata në Tropojë ndryshoi
në disfavor të tij. Disa ditë pas minave të 4 gushtit, në krye të Komisariatit së Tropojës
u vendos koloneli i hekurt, Gani Malushi, Dëshmor i Atdheut, i vetmi funksionar i
policisë që pranoi të shkonte në Bajram Curri. Në krye të një batalioni forcash
speciale, Malushi mori përsipër të riorganizonte komisariatin e Bajram Currit dhe të
rivendoste rendin në Tropojë. Ai nisi operacionin e koduar “Ndëshkimi”, që synonte
goditjen e të gjithë personave të implikuar në vrasjet e Tropojës. Deklarata e
guximshme e Malushit, pak ditë pasi mori detyrën, se në Tropojë kishte vetëm një
bandë dhe kjo ishte komisariati i policisë, dha një mesazh të qartë se shteti kishte
vendosur të mos toleronte më askënd. Gjatë kohës që Malushi dhe stafi i tij qëndroi
në Tropojë skeduan dhe plotësuan me prova pjesën dërmuese të ngjarjeve të rënda
që kishin ndodhur gjatë dy viteve 1998-1999. Ai u përplas disa herë me drejtuesit e
lartë të policisë dhe të SHIK-ut për shkak se zbuloi që në vrasjet e njëpasnjëshme në

Tropojë ishin përfshirë dhe pjestarë të strukturave shtetërore. Gani Malushi kërkoi
disa herë ndalimin dhe hetimin e personave të implikuar në vendosjen e minave ndaj
Fatmir Haklajt dhe në vrasjen e tij. Koloneli nga Kolonja këmbëngulte se në këto
ngjarje ishin përfshirë dhe pjestarë të forcave speciale, por askush në ministri nuk e
vuri ujin në zjarr për provat që aid he stafi i tij zbulonte. Dosja më e plotë që është
përpiluar dhe dorëzuar strukturave më të larta të shtetit për ngjarjet në Tropojë është
ajo e Gani Malushit. Por nuk dihet ç’ndodhi me këtë dosje pas largimit të tij nga
detyra. Ka dyshime se një nga motivet që mund të ketë çuar në ekzekutimin mafioz të
Kolonel Gani Malushit, është pikërisht fakti që ai ishte futur thellë në skenarin që
përgjaku Tropojën. Me eleminimin fizik të tij u zhduk një nga personat më të informuar
për atentatet e njëpasnjëshme që kishin ndodhur në veri të vendit.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->