Rrjetet nuk jane nje koncept i ri.

Megjithate per dekada te tera ato vazhdojne te konsiderohen si ME I MADHI ZBULIM I FUNDIT. Sot rrjetet jane kudo duke bere qe cdo anetar i shoqerise moderne ta ndjeje te nevojshme te marre disa njohuri rreth tyre…

Rrjetet Kompjuterike

Korrik

2008
Elian IBAJ Nje trajtim teorik

Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit pretendohet nje kuptim i plote i koncepteve: c’eshte rrjeti, modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe interfacet, modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi eshte pikerisht ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI por ne te shpjegohen dhe koncepte te tjera sic jane data encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te thjeshta te rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te pergjithshme mbi adressing, error handling, encryption etj.

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Target group: Ky tekst, edhe pse trajton rrjetet kompjuterike ne nje nivel fillestar, eshte i pershtatshem per ata te cilet kane degjuar “lart e poshte” disa terma te perdorur shpesh per rrjetet si ethernet, LAN, IP dhe fatkeqesisht kujtojne se thjesht memorizimi i emrave mjafton per t’i kuptuar keto koncepte, ose jane te ndergjegjshem se kane nevoje per nje sqarim teorik te tyre. Pra, nuk duhet te jete materiali i pare absolut qe lexon mbi rrjetet, por nje lloj kthjellimi konceptesh pasi ke lexuar apo degjuar disa gjera mbi rrjetet. Pershkrim i shkurter: Ky eshte nje tekst qe trajton nga ana teorike koncepte fillestare te rrjeteve kompjuterike me ane te te cilit pretendohet nje kuptim i plote i koncepteve: c’eshte rrjeti, modelet e rrjeteve dhe shtresat, protokollet dhe interfacet, modeli OSI dhe shtresat. Pjesa me e madhe e ketij shkrimi eshte pikerisht ajo e pershkrimit te funksioneve te OSI gjate te ciles, kur eshte e nevojshme shpjegohen dhe koncepte te tjera, ne formen e materialeve plotesuese te shenuara me tekst me ngjyre gri, sic jane data encapsulation dhe fragmentation, pajisjet me te thjeshta te rrjeteve si hub, switch, router, dhe koncepte te pergjithshme mbi adressing, error handling, encryption etj. “Metoda e mesimdhenies” bazohet mbi konceptin e mesimit permes bisedes. Ne fakt i gjithe materiali eshte konceptuar si nje bisede e gjate me lexuesin. Kur permendet fjala bisede shumica e njerezve mendojne per nje shkembim idesh e informacioni per jo me shume se gjysem ore, ose akoma me keq i shtojne ne subkoshence fjales bisede, fjalen telefonike qe e ben akoma me te shkurter. Biseda e ketij materiali eshte nje nga ato bisedat e gjata, qe te perfshijne dhe te mbajne me interes per ore te tera, qe zakonisht ndodhin kur fillon te diskutosh me nje person te afert, me te cilin zakonisht njihesh prej vitesh, per nje teme dhe perfundon duke biseduar per gjithcka duke gdhire nje ose dy net, ose kur bisedon me nje person me te cilin njihesh prej pak kohesh dhe do ta njohesh sa me shume te jete e mundur duke shpenzuar nje mbasdite te tere ne ambjentin e nje lokali ndoshta jo shume shik, por nje detaj ky qe nuk ka rendesi per ty, per sa kohe qe biseda eshte interesante. Duke qene se supozohet se lexuesi nuk njihet mire me rrjetet, thjesht i ka pare nja dy here ne rruge, por s’di ndonje gje te madhe per to, kjo do te jete nje

2

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

bisede e tipit te dyte. Pasi te lexoni detajet teknike mund te filloni te imagjinoni sikur jeni ne ambjentet e lokalit tuaj te preferuar ( ose nese jeni moskokecares dhe snobe mjaftueshem mund te shkoni me te vertete ne lokal, te porosisni per nje person dhe te uleni ne tavoline me nje material prej 26 faqesh mbi rrjetet) dhe po bisedoni me kete material prezantues mbi rrjetet. Detaje teknike: Me duhet t’ju paralajmeroj. Duke qene pak fjalaman e kam te nevojshme te perdor shpesh kllapat per te shtuar dicka qe sipas meje duhet patjeter ta them, por kjo mund te nderprese rrjedhen llogjike te fjalise si ne rastin e mesiperm tek fjalia e fundit e pershkrimit. Kur informacioni midis kllapave eshte material shtues ose thjesht e nderpret rrjedhen llogjike te fjalise e kam shenuar me ngjyre gri qe do te thote mund te vazhdosh te lexosh fjaline sikur kllapat te mos ekzistonin dhe sapo perfundon leximin e fjalise i kthehesh kllapave. Sado qe trajtimi i temes eshte ne formen e nje bisede kur ka qene e nevojshme kam dhene perkufizime te termave te reja dhe shenimi ne kete rast eshte ky: Termi shpjegimi Pak a shume keto ishin keshillat perpara leximit. Qe tani mund te “rehatoheni” ne lokal. Bisede te mbare!

3

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Rrjetet nuk jane nje koncept i ri. Megjithate per dekada te tera ato vazhdojne te konsiderohen si ME I MADHI ZBULIM I FUNDIT. Sot rrjetet jane kudo duke bere qe cdo anetar i shoqerise moderne ta ndjeje te nevojshme te marre disa njohuri rreth tyre, sidomos ato qe jane ne fushen e kompjuterave pasi zbatimi me i suksesshem eshte ai i rrjeteve kompjuterike me vete internetin si rrjeti i rrjeteve. Network quhet cdo bashkesi kompjuterash ose pajisjesh te tjera te lidhura me njera-tjetren ne menyre fizike ose llogjike, permes hardware-ve ose softwareve te ndryshme, per te shkembyer informacion dhe per te bashkepunuar. Vete kompjuterat jane ne vetvete pajisje teper komplekse duke qene se duhet t'i ofrojne perdoruesve te tyre sherbime nga me te ndryshmet. Rrjedhimisht lidhja e tyre ne nje rrjet me qellim per te shtuar numrin e sherbimeve qe ata ofrojne ose ne pergjithesi per te rritur eficencen, eshte nje problem shume kompleks. Mjafton te perfytyrosh nje njeri te vetem qe merr persiper kete detyre te veshtire ( pra te ngreje nje rrjet kompjuterik) per te kuptuar se do te ishte e pamundur te realizohej si nje e vetme, pra duke u marre njekohesisht me te gjitha detajet qe nga komunikimi ne nivel impulsesh elektrike te dy makinerive te ndryshme sic jane kompjuterat, dergimi ne adresen e sakte i informacionit ne nje rrjete me shume kompjutera, e deri tek dergimi i komandave abstrakte midis pajisjeve si psh nje kompjuter qe i thote nje printeri qe ndodhet ne nje dhome tjeter te printoje nje material. Per ta bere sa me te thjeshte ndertimin e rrjeteve kjo detyre ndahet ne detyra te vecanta me te thjeshta. Thuhet se teknologjite e shumta qe ofron rrjeti ndahen ne shtresa secila prej te cilave eshte pergjegjese per disa detyra. Shtrese quhet cdo kategori funksionesh te ngjashme apo te aferta ne ndonje lloj menyre, ne teresine e funksioneve qe kryen nje rrjet kompjuterik. Si pasoje e kesaj ndarjeje filozofike te rrjeteve ne shtresa cdo pajisje (hardware) apo aplikim (software) mund te hartohet ne menyre specifike per te realizuar nje funksion te nje shtrese te vetme. Pra shtresat ne vetvete nuk jane ato qe i realizojne funksionet ato jane thjesht kategorizim filozofik i detyrave te rrjetit ( ne te vertete rrjeti nuk ia ka idene se ekzistojne keto shtresa) te cilat realizohen nga pajisje apo

4

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

programe konkrete. Per te shpjeguar modelet e rrjeteve duhet te ngrihemi dhe nje here ne nje nivel filozofik te trajtimit te temes: Shtresat perbehen nga detyrat e ndryshme qe duhet te kryeje nje network. Pra ne i krijuam shtresat per ta pasur sa me te qarte se kush jane detyrat e rrjetit dhe per t'i kategorizuar ato ne menyre qe ta kemi sa me te thjeshte per te realizuar secilen prej tyre vec e vec. Shtresat jane si nenfushat e nje shkence: dikush eshte Fizikant, i Fizikes Teorike ne nendegen e saj te quajtur Fizika Moderne dhe merret me specifikisht me Fiziken Berthamore ku studion ne menyre te vecante si funksionojne Kuantet. Po keshtu nese shtresat i shikojme si dege te shkences atehere dikush mund te thote se eshte Informaticien, merret me Rrjetet Kompjuterike dhe studion nje shtrese si psh Shtresen Fizike. Puna e tij do konsistoje ne ... Nje tjeter eshte i specifikuar ne Shtresen Data Link. Ai merret me ... Menjehere eshte e qarte se na duhet nje tjeter vegel filozofike per te organizuar te gjitha keto shtresa se bashku. Kjo do te na duhet per t’iu pergjigjur nje sere pyetjeve. Se pari sa shtresa do te kemi gjithsej? Si do komunikojne keto shtresa se bashku? Pajisja me e zakonshme per ta bere kete quhet model. Networking Model quhet menyra se si perkufizohen dhe perdoren shtresat ne nje rrjet kompjuterik. Si per t'i ngaterruar punet edhe me shume tani duhet shpjeguar edhe koncepti i arkitektures se rrjetit. Ne menyre te ngjashme me modelin, arkitektura pershkruan nje sere rregullash se si duhet te sillen pajisjet dhe programet qe bejne pjese tek shtresat. Arkitektura duhet konceptuar si dicka me konkrete ( grup qorr rregullash jo koncept) sesa modeli. Pasi zgjedh nje model psh modelin OSI duhet te pershtatesh edhe nje arkitekture per te pershkruar se si do te sillen pajisjet. Pra pasi e ke te qarte idene (modeli) se si do ta ndertosh nje biznes duhet te harxhosh ca para me avokate e ekonomiste per te hartuar nje plan biznesi (arkitektura) i cili tregon me detaje rregullat se si do funksionoje biznesi yt. Meqe e permenda modelin OSI duhet thene:

5

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Modeli i References Open System Interconnection, i krijuar nga Organizata e Standarteve Nderkombetare ISO, eshte modeli me i perdorur ne hartimin e rrjeteve sot dhe pikerisht te qenit standart universal perben dhe arsyen kryesore se pse perdoret dhe konsiderohet kaq i rendesishem. Si i pergjigjet ky model pyetjeve qe shtruam me siper kur dolem ne konceptin e modelit? Sipas modelit OSI procesi i networking do te ndahet ne shtate shtresa. Per sa i perket komunikimit te shtresave ne OSI, 7 shtresat konceptohen si te vendosura vertikalisht njera mbi tjetren si ne nje stive me dru. Shtresat e vendosura me poshte perfshijne detyrat bazike te kompjuterit si detyra e pare me te cilen perballej tek shembulli programuesi qe do te krijonte vete rrjetin nga fillimi ne fund, kurse shtresat e siperme detyrat me abstrakte sic ishte komanda per printim. Per nga vete vendosja kuptohet se komunikimi do te behet midis cdo dy shtresave fqinje. Konkretisht cdo shtrese pasi kryen detyren e vet i jep te gatshme rezultatet shtreses siper saj te formatuar ne nje menyre qe ajo ta kuptoje. Rezultat e detyrave qe kryen nga programet ( ne kuptimin me te gjere te cdo teresie instruksionesh) e shtreses se siperme i kalojne programeve kompjuterike te makinerive qe do komunikojne. Psh browser-i yne merr te gatshem sherbimin WWW nga ndonje zbatim ne shtresat e rrjetit ( me siguri ne shtresen me te larte). OSI quhet nje model reference i pranuar gjeresisht i cili perfshin 7 shtresa te organizuara ne nje renditje vertikale njera mbi tjetren. Tashme te gjithe menyren se si i konceptojme rrjetet e kemi ndertuar mbi shtresat prandaj do t'i kemi prape si kryefjale te bisedes. Thame qe shtresat nuk i kryejne vete detyrat sepse ato as qe ekzistojne fizikisht por ia ngarkojne ato pajisjeve fizike apo programeve qe jane ne gjendje ta bejne kete. Ne thelb detyra kryesore e cdo rrjeti eshte komunikimi. Pra kjo do te jete detyre kryesore e cdo shtrese pavaresisht detyrave te tjera te brendshme qe ajo kryen. Nese ky do te ishte leksion sociologjie ku shpjegohet Relativizmi Kulturor patjeter do te shpjegonim gjithashtu menyren e komunikimit midis anetareve te ndryshem te shoqerise boterore. Ne sociolgji rregullat qe duhet te ndjekim kur komunikojme me dike qe i perket nje kulture te

6

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

ndryshme nga e jona quhen protokoll. Po keshtu edhe ne marredheniet zyrtare midis politikaneve. Arsyeja qe ketu u be sallate leksionesh ku vetem per informatike dhe rrjete kompjuterike nuk po flitet nuk eshte ndonje preference e imja personale per sociolgjine por ideja se kushdo i rritur qe lexon mbi rrjetet zakonisht i njeh keto koncepte qe permenden ne sociolgji. Ne informatike jo vetem koncepti por edhe terminologjia eshte e njejte ( pervec se relativizmi kulturor ketu eshte analog me internetworking pra nderkomunikimin e rrjeteve ku parafjala nder e ben komunikimin -> komunikim aktiv nga te dyja anet). Pra edhe tek rrjetet kemi protokolle qe “gjejne gjuhen e perbashket” midis makinerive te ndryshme, me sisteme ndoshta te ndryshme. Per nga rrjedha llogjike se si u prezantuan protokollet si "te punesuarit" e shtresave per te realizuar komunikimin duhet te jete shume e qarte qe protokollet realizojne komunikimin midis dy shtresave te njejta te makinerive te ndryshme. Madje terminologjia e zakonshme kur flitet per protokollet eshte X protokoll ndodhet ne Y shtrese. Protokoll quhet "pershkrimi formal i mesazheve dhe rregullat qe duhet te ndjekin dy ose me shume makineri per t'i kembyer keto mesazhe" Protkolli eshte nje teresi rregullash qe tregon se si duhet te komunikojne dy makineri. Ne kontekstin e OSI-t protokollet perfshijne rregullat e komunikimit midis dy shtresave te njejta te dy makinerive te ndryshme. Per t’ju “detyruar” te lexonit “me nje fryme” deri ketu, perdora nje “hile” pak me pare kur ju thashe se po e shpjegoj me gjate modelin OSI thjesht meqe e permenda nje here. Ne fakt ne cdo material prezantues te rrjeteve do te ishte e pashmangshme nje paraqitje sa me e qarte e ketij modeli. Tashme nuk do te perdor asnje hile. Me duhet t’jua them: Kam ndermend t’ju flas gjate per secilen nga shtate shtresat e OSIt. Ndalohet ne menyre kategorike t’i hidhni nje sy te pergjithshem pa e lexuar me vemendje kete pjese e cila eshte ne te vertete e vetmja pjese me te cilen ky material merret ne menyre direkte. Ne fakt po ta vini re deri tani gjithcka qe kam shpjeguar e kam bere sepse “ka rene fjala”. Po keshtu duke shpjeguar shtresat e OSI-t do te

7

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

“bjere fjala” per disa koncepte te tjera te rrjeteve te cilat kam ndermend t’i shpjegoj shkurtimisht. Ok, mjaft fola per menyren e mesimdhenies, le t’i kthehemi bisedes teknike. Me poshte jepet nje ilustrim i plote i komunikimit midis dy pajisjeve te lidhura ne rrjet tek te cilat jane implementuar shtate shtresat e OSI-t. Per momentin mos u merrni me detajet qe shpjegojne funksionet e shtresave ( madje per momentin as mos u perpiqni te memorizoni emrat e shtresave sepse me siguri do t’i ktheheni ketij ilustrimi serish pasi ta keni lexuar te gjithe materialin dhe atehere do te jete koha per t’i mesuar permendesh emrat dhe funksionet e shtresave) por shfrytezojeni kete ilustrim per ate qe sherbejne ilustrimet: per te qartesuar idete tuaja ne lidhje me nje koncept sic eshte modeli OSI. Meqe zbatimi i shtresave eshte njesoj tek te dyja pajisjet qe marrin pjese ne komunikim, tek pajisja majtas jane shkruar emrat e shtresave, ndersa tek ajo djathtas funksionet e tyre. Tek ky ilustrim perdoret nje term i papershkruar deri tani: Interface. Ne boten e kompjuterave kjo fjale sherben per te treguar piken e lidhjes midis dy gjerave te ndryshme. Psh. tastiera dhe pajisjet e tjera te futjes se informacionit (inputi) jane nje lloj interface-i midis perdoruesit dhe kompjuterit. Driveri-i eshte nje interface midis nje pajisjeje si printeri apo kamera dhe kompjuterit. Ne kontekstin e rrjeteve, dhe me konkretisht interface-i i ilustruar ne figure, tregon lidhjen midis dy shtresave te te njejtes pajisje. U permend se “komunikimi behet midis cdo dy shtresave fqinje” dhe se “shtresat e siperme dergojne informacion ne shtresat e meposhtme dhe ato te poshtmet i ofrojne sherbime atyre qe ndodhen me lart”. Interface quhet mekanizmi i perdorur per te realizuar komunikimin vertikal midis shtresave te nje modeli.

8

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Per te mos thyer menyren e komunikimit te ketij materiali me lexuesin ( me perjashtimin e vetem te skemes se mesiperme qe ka per qellim qartesiminmemorizimin-OrganiziminNeTru te modelit OSI bashke me shtresat e tij) edhe pershkrimi i shtresave do te behet ne formen e nje bisede dhe jo te ndare me pika si

9

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

ndonje program elektoral. Kjo behet akoma me e volitshme nga fakti se eshte krejt e llogjikshme qe detyrat e shtresave te shpjegohen duke u nisur nga shtresat e poshtme tek te sipermet duke ngritur vazhdimisht abstraksionin e detyrave qe do te kryhen. Duhet ta rraskapisim akoma dhe nje here shembullin e pare te personit qe ndertonte rrjetin i vetem. Tashme do t’i themi ne terma dhe menyre me teknike detyrat e verteta me te cilat duhet te perballej ai duke mbajtur parasysh gjithmone se keto jane detyrat qe duhen realizuar prej shtresave. Se pari meqe kemi te bejme me pajisje fizike gjeja e pare per tu bere do te ishte perkufizimi i specifikave te pajisjeve percuese. Me kete duhet kuptuar konfigurimi mekanik ( si psh sa kunja do te kete cdo konektor dhe funksioni i seciles prej tyre) dhe elektrik i tyre ( kthimi i biteve te cdo kompjuteri individual ne sinjale qe mund te pershkojne kabllot, valet radio apo cdo mjet tjeter komunikimi qe lidh nje rrjet). Po ne kete hap do te realizohet gjithashtu transmetimi i vertete i informacionit neper keto percues. Kjo ka te beje me dergimin dhe marrjen e informacionit neper pajisjet e lidhura ne rrjet. Se treti kuptohet se te gjitha keto specifikime do te ndikonin ne menyre te drejtperdrejt ne percaktimin e topologjise se rrjetit. Duke qene se topoligjia eshte nje koncept qe haset shpesh kur kemi te bejme me rrjetet kompjuterike dhe konsiderohet si koncept baze duhet bere nje nderprerje qe nuk ka lidhje me shtresen qe po shpjegojme per te shpjeguar se c’eshte topologjia e rrjetit. Sic vete termi sugjeron topoligji rrjeti do te thote menyra se si “zene vendet e tyre” pajisjet ne nje rrjet qe ne terma teknike quhet topologji fizike dhe menyra se si “e trajtojne” njera-tjetren keto pajisje qe quhet topologji teorike. Topologjia fizike dhe ajo teorike jane te lidhura ngushte me njera-tjetren duke ndikuar e madje shpesh here kushtezuar njera-tjetren. Lloje te ndryshme te topologjive fizike perfshijne ato te quajtura bus ( te gjithe kompjuterat lidhen ne menyre lineare permes nje mediumi te vetem qe lidh porte-me-porte cdo dy kompjutera permes kartave te tyre te rrjetit), star ( ekziston nje pajisje qendrore me te cilen lidhen te gjithe kompjuterat dhe cdo sinjal dergohet tek kjo pajisje e cila e shperndan tek pajisjet e tjera); ndersa topologjite me te rendesishme teorike jane modelet peer-topeer ( te gjithe kompjuterat sillen si te barabarte me njeri-tjetrin pra japin dhe

10

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

marrin informacion dhe resurse kompjuterike ne menyre te njejte nga secili kompjuter i rrjetit) dhe client-server ( nje kompjuter i cili eshte zakonisht me i fuqishem se te tjeret quhet server dhe i servir informacion te gjithe kompjuterave kliente te rrjetit). Ne kete pike duhet ta keni kuptuar se termat e theksuar dhe te shkruar pjerret ishin detyrat qe duhet te kryeje shtresa e pare qe ne modelin OSI quhet Physical Layer ( shtresa fizike). Pra detyrat e kesaj shtrese si shtresa me e ulet jane detyrat me bazike sic ishin: specifikimi i rregullave per hardware-t qe perbejne rrjetin dhe transmetimi real i informacionit. E permenda dy here se behet fjale per transmetim te vertete te informacionit pasi pothuaj ne cdo shtrese te siperme do te flasim per transmetime por ne fakt cdo mesazh i kembyer midis dy shtresave homologe pra te te njejtit nivel midis dy pajisjeve ne te vertete dergohet tek shtresa fizike per t’u transportuar. Kjo ne fakt perben nje koncept baze te modelit OSI qe duhet theksuar. Sic u tha shtresat ne OSI konceptohen si nje stive me dru te vendosur siper njeri tjetrit. Ne kete stive informacioni kalon nga shtresat e siperme ne ato te poshtme kur behet fjale per dergim informacioni dhe anasjelltas kur behet fjale per te marre informacion; sepse kuptohet qe kur nje pajisje merr informacion ai do te vije permes shtreses fizike qe eshte me e uleta ( sa mire qe u beme “eksperte” per shtresen fizike sepse mund te shesim pak mend kur shpjegojme koncepte te tjera si ky qe sapo permendem, duke treguar sa mire e njohim kete shtrese  ) dhe me pas do te dergohet tek shtresat e siperme derisa t’i serviret perdoruesit. Ja ku u realizua detyra e pare e ndertimit te rrjetit. Tashme personi i shembullit tone mund te pije nje filxhan kafe/caj dhe pas pushimit te filloje te merret me funksione nje grimce me komplekse se ato te shtreses fizike sic jane detyrat e: Data Link Layer shtresa e lidhjes se data-ve ( fjala “te dhena” eshte thjesht e pamjaftueshme per te perkthyer ne shqip fjalen angleze data ne kontekstin e rrjeteve dhe mund te ishte shkak per keqkuptime). Me te vertete ne shtresen fizike u percaktuan disa ( pse jo

11

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

shume) detaje te bartjes se informacionit neper rrjet por te mjaftoheshim me kaq do te ishte e paimagjinueshme per rrjetet moderne. Keshtu duhet si miminum te ofrohet nje menyre per te gjetur dhe perballuar gabimet. Te tilla mund te jene humbjet e plota ose te pjeseshme te informacionit gjate transportimit, ose edhe menyra e gabuar se si nje pajisje e lidhur ne rrjet e shfryetezon mediumin ( medium ~= mjet) e perbashket te pedorur per lidhjen. Gjithashtu tjeter detyre qe ende ka te beje direkt me transportin eshte krijimi i lidhjeve (links) llogjike ( nga ku merr emrin dhe vete shtresa) midis pajisjeve te nje rrjeti lokal. Funksionet e kesaj shtrese qe kemi prezantuar deri tani kishin te benin akoma me transportimin duke u lidhur ngushte me shtresen fizike sepse ne fund te fundit keto qe sapo thame kushtezojne ne njefare menyre edhe vete pajisjet fizike te lidhjes se rrjetit. Te tjera detyra te shtreses DLL jane: adresimi i informacionit nga nje pajisje e rrjetit lokal tek nje tjeter. Duhet theksuar se behet fjale per rrjete lokale dhe adresa te tilla. Pra adresimi i kesaj shtrese merret me ato qe quhen adresa MAC ose ne menyre me te pergjithsme adresa fizike dhe jane specifike per cdo pajisje te lidhur ne nje rrjet lokal. Keshtu karta qe lidh kompjuterin ne rrjet ka nje adrese specifike qe prej fabrikimit te saj qe eshte adresa MAC ( Media Access Control – qe do te thote kontrolli mbi mediumin e perdorur per lidhjen e rrjetit qe u permend si detyre e DLL) Ndoshta kjo pjese te ka nxitur disi kuriozitetin mbi menyren se si e realizon shtresa e dyte kete detyre. Nese jo nuk humbet ndonje gje te madhe po ta kapercesh kete paragraf me ngjyre te zbehte pervec konceptit te encapsulation dhe shpjegimit te pajisjeve hub dhe switch. Ne fakt shpjegimi me detaje i menyres se si realizohet kjo detyre do te ishte “jo teorike” pra e papershtatshme per kete tekst. Gjithsesi dua ta shfrytezoj kete rast per t’iu prezantuar disa pajisje te zakonshme te rrjeteve lokale. Kur informacioni ...( per momentin lejohet ta konsideroni informacionin si nje i plote. Pra supozoni, per hir te qartesise se konceptit qe po perpiqem te shpjegoj, se nje dokument, program apo video dergohet si nje e tere nga njeri kompjuter tek tjetri edhe pse ne te vertete nuk ndodh keshtu)... mberrin ne kete shtrese nga shtresat e mesiperme atij i shtohet nje pjese ku shkruhet adresa lokale nga ku vjen dhe ku do te dergohet tamam si procesi i fundit i dergimit te nje letre me poste. Pasi ke shkruar

12

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

letren e mbyll ate ne zarf dhe shkruan siper adresen. Tamam keshtu shtresa e dyte e pajisjes derguese “mbyll ne zarf” informacionin qe merr nga shtresat e mesiperme dhe i vendos adresen, ndersa pajisja marrese e lexon kete adrese, “e gris zarfin” dhe pa e lexuar informacionin ...( sepse nuk do ta kuptonte pervecse kur informacioni do te vinte nga vete shtresa e dyte e pajisjes derguese dhe jo nga shtresat e mesiperme rast ne te cilin nuk do te kishim informacion “te mbyllur ne zarf”)... ia kalon ate shtresave te mesiperme. I gjithe ky proces ishte nje pershkrim shume i thjeshtesuar i asaj qe ne networking dhe ne boten e kompjuterave ne pergjithesi njihet si data encapsulation. Deri tani kemi thene thjesht se informacioni del nga nje pajisje dhe arrin fale adreses tek nje pajisje tjeter por nuk kemi thene se cfare ndodh midis dy pajisjeve. Pra ne analogjine e letres tani do te shpjegojme rolin e postierit ( shembulli tipik per te shpjeguar keto pajisje eshte ai i policit te trafikut por sidoqofte sipas kendveshtrimit tim shembujt sherbejne vetem per te kuptuar sa me qarte dhe ne kohe sa me te shkurter nje koncept te ri ne kohen qe shpjegohet ndersa me vone mund te mbash mend vetem konceptin dhe jo shembullin). Permendem me pare se ne topologjite star kemi nje pajisje qendrore qe merr dhe jep informacion njekohesisht nga dhe drejt te gjithe kompjuterave. Pajisja me e thjeshte per ta bere kete quhet hub ( shqiptohet: hab). Te gjithe kompjuterat jane te lidhur me hub-in dhe jo me njeri-tjetrin. Kur nje kompjuter duhet t’i dergoje informacion nje tjetri, pervec gjerave te tjera qe ndodhin me informacionin, ajo qe na intereson neve dhe jemi duke e shpjeguar tani eshte pajisja ne shtresen e dyte me nje adrese lokale. Pas kesaj informacioni niset per tek hub-i. Hub-i zakonisht eshte thjesht pajisje fizike pa ndonje software dhe si e tille nuk ka aftesine per te lexuar informacionin dixhital, por thjesht eshte i afte ta dergoje ate ne forme sinjalesh tek te gjithe kompjuterat e tjere. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ai ben. Me pas secili nga kompjuterat duke pare adresen gjykon nese ky informacion eshte per te dhe e merr, apo eshte per nje kompjuter tjeter dhe thjesht e shperfill. Nje pajisje tjeter qendrore disi me

“inteligjente” se hub-i eshte ai qe quhet switch ( shqiptohet: suiç). Switchi sapo lidhet ne rrjet krijon nje tabele me adresat lokale te kompjuterave te rrjetit dhe sa here qe merr nje informacion e dergon ate vetem tek pajisja per tek e cila eshte drejtuar duke gjykuar sipas adreses. Meqe kjo ishte nje shkeputje relativisht e gjate

13

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

nga funksionet e shtreses se dyte per t’ju kursyer rileximin e pjeses ku u be nderprerja po ju rikujtoj se po flisnim per detyrat e shtreses DLL qe nuk kishin te benin me transportin sic ishte adresimi dhe: paketimi ne frame i te dhenave per tu derguar ne shtresen fizike. Nese ke tendencen e verber t’i interpretosh termat kompjuterike duke u nisur nga anglishtja tashme e ke “kuptuar” se c’dua te them me frame( thashe tendence e verber, jo vetem tendence, sepse ne shume raste kjo praktike eshte e sakte, por jo gjithmone). Nese jo, ja ku jemi serish duke shpjeguar gjera per te cilat na “bie fjala”: Ne paragrafin e mesiperm me material plotesues u supozua se informacioni transmetohej i plote, “ashtu sic eshte”, nga nje pajisje ne tjetren, por u shpjegua se ne te vertete nuk ndodh keshtu. Ai duhet copezuar ne menyre qe te transmetohet nga shtresat e uleta ne forme sinjalesh. Nese si kriter per kategorizimin e rrjeteve merret menyra e transmetimit te informacionit, ato ndahen ne rrjete qe perdorin circuit-switching dhe packet-switching. Ne circuit-switching, per te derguar nje informacion nga nje pajisje ne nje tjeter, ne fillim vendoset nje lidhje midis dy pajisjeve, pra percaktohet qarte shtegu neper te cilin do te kaloje informacioni dhe pastaj i gjithe informacioni kalon nga e njejta rruge deri sa te mbyllet kjo lidhje. Kjo krahasohet shpesh me sherbimin telefonik ku pasi ti formon numrin vendoset nje lidhje ne rrjetin telefonik, midis teje dhe personit me te cilin do te komunikosh, e cila nuk mund te perdoret ne ate moment nga te tjeret dhe qendron “e ndezur” derisa ti te mbyllesh telefonin. Metoda tjeter ( me te cilen me ne fund ka lidhje koncepti i frame) quhet packet-switching dhe eshte analoge me sherbimin postar. Postieri merret me pako ose letra, keshtu qe sa here ka per te derguar nje pako e zgjedh vete rrugen qe do te ndjeke per tek adresa jote dhe kur te dergoje nje pako tjeter mund te zgjedhe nje rruge tjeter. Fillimisht mund te duket sikur kjo nuk ka shume lidhje me rrjetin sepse ne nuk merremi me pako, por informacion te shumellojshem perfshire edhe biseda telefonike ( mund te keni degjuar per VOIP). Ne fakt per ta realizuar kete metode komunikimi informacioni ndahet ne “pako”. Termi me i pergjithshem per t’iu referuar ketyre copezave informacioni eshte mesazh ose pakete. Duke qene

14

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

se shtresa te ndryshme merren me tipe te ndryshme mesazhesh duhet te bejme nje prezantim te shkurter te terminologjise se perdorur ne lidhje me mesazhet. Paketat ( packets) i referohen zakonisht mesazheve te shkembyera midis shtresave te treta te modelit OSI. Nje tjeter term pothuasje sinonim me pakete eshte datagram. Ndryshimi i vetem eshte se datagram perdoret akoma me shpesh kur i referohemi komunikimit ne shtresat e larta. Frame ( emri vjen sepse keto mesazhe formohen duke i vene korniza ( ang.: framing) mesazheve te shtresave me te larta si paketat dhe datagramet). Ky term perdoret per t’iu referuar mesazheve te shtresave te uleta kryesisht DLL ( po te mos kishte qene kjo nuk do te ishte i nevojshem ky paragraf plotesues) dhe me rrale Physical Layer. Cell (qeliza) quhen ato mesazhe qe ndryshe nga paketat apo frame-t, madhesia e te cilave varet nga permbajtja, kane madhesi fikse. Edhe termi cell perdoret kryesisht per mesazhet e shtresave te uleta. Per ta permbledhur ( por ne asnje menyre zevendesuar) ne nje fjali paragrafin e mesiperm mbi funksionet e Data Link Layer: DLL merret ashtu si dhe shtresa fizike me probleme direkte te transportimit si: krijimi i lidhjeve llogjike midis pajisjeve, kontrolli i aksesit te pajisjeve mbi mediumin e perbashket te lidhjes se rrjetit, dedektimi dhe korigjimi i gabimeve dhe probleme te tjera si : adresimi brenda rrjetit permes adresave fizike dhe paketimi i informacionit per shtresen e meposhtme ( si informacionit te DLL ashtu edhe te informacioneve te marra nga shtresa me te larta dhe qe duhet paketuar e derguar tek shtresa e pare). Po te ishte ne doren time tashme do ta kisha derguar me pushime personin qe po nderton rrjetin por ai eshte aq kokeforte e i vendosur sa qe do te na tregoje se si

15

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

implementohen detyrat e shtreses se trete qe ne fakt eshte mjaft intriguese qe nga vete emri: Network Layer ( shtresa e rrjetit). Ok, kaq ishte: shtresat e tjera duhet te jene te panevojshme, kjo shtrese duhet te kryeje gjithcka qe ka te beje me rrjetin perderisa e ka emrin shtresa e rrjetit! Ne fakt nuk eshte tamam keshtu. Megjithate emri tregon shume mbi funksionin e kesaj shtrese. Ne menyre “jozyrtare” mund te themi se qellimi kryesor i kesaj shtrese eshte lidhja jo me e pajisjeve individuale por e rrjeteve me njeri-tjetrin. Kjo detyre quhet ne terma teknike internetworking. Keshtu metodat reale qe zbatojne detyrat e shtreses se trete jane baza e funksionimit te internetit si rrjeti i rrjeteve. Megjithate t’i largohemi ketij tundimi “jozyrtar” per ta quajtur shtresen e trete shtresen e internetit dhe t’i kthehemi trajtimit “konvencional” te saj. Nje nga detyrat kryesore te Network Layer eshte adresimi llogjik. Pervec adresave fizike qe sherbenin per te lidhur pajisjet ne nje rrjet lokal, ekzistojne dhe adresat llogjike, te cilat mund te lidhin ne menyre unike cdo pajisje ne nje rrjete rrjetesh sic eshte interneti ( por kujdes nese vendosni ta perktheni kete material ne anglisht mos e perktheni fjalen rrjete ne WEB duke thene se Interneti eshte nje lloj Webi !) Edhe ne nje trajtim teorik sic eshte ky nuk mund t’i shmangemi nje konkretizimi ne kete pike persa i perket nje protokolli: Shembulli me autoritativ i nje adrese llogjike i perdorur edhe ne internet permes suites se protokolleve TCP/IP eshte IP ( Internet Protocol). Permes ketij protokolli cdo kompjuteri te lidhur me internetin i caktohet nje Adrese IP unike qe mund te krahasohet me targat e makinave ose akoma me mire me adresat e shtepive. Tjeter detyre e rendesishme e shtreses se trete dhe e lidhur me adresimin llogjik eshte routing (rrugetimi). Prej kesaj detyre kaq percaktuese per shtresen e rrjeteve i lejova vetes ne fillim ta quaja ne menyre “jozyrtare” kete shtrese shtresen e internetit. Pikerisht termi routing ka te beje me qarkullimin e informacionit permes rrugeve te shkurtra e te shumta nga nje rrjet ne tjetrin zakonisht permes pajisjeve te quajtura routers. Nje router eshte nje pajisje inteligjente, madje eshte me shume se thjesht pajisje fizike sepse brenda saj eshte normale te jene te implementuara software, e cila merr informacionin nga nje pajisje derguese dhe e dergon tek nje

16

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

router i nje rrjeti tjeter i cili nga ana e tij e dergon tek pajisja ne rrjetin e tij e cila duhet te marre informacionin ( dhe kete e kupton software-i i routerit duke kontrolluar adresen llogjike ku duhet derguar informacioni) ose nese duhet derguar tek nje pajisje jashte rrjetit te tij ai e pason informacionin tek nje router i trete ne nje rrjet tjeter duke e bere kete nje proces te perseritur me aq hapa sa te jete e nevojshme per dergimin e informacionit psh nga Shqiperia ne Honolulu. Kuptohet se routeri eshte pajisja qe ben lidhjen e rrjetit me internetin dhe termi me i pergjigthem per pajisjen qe ka kete funksion eshte Gateway ( shqiptohet: gejtuej; perkthehet dobet: porte) Eshte e mundur qe nje rrjet te kete edhe hub apo switch per “t’u marre me punet e shtepise” te rrjetit edhe router per “te bere pazaret” jashte rrjetit por per nga aftesite qe ofron routeri eshte me e llogjikshme qe ai te zevendesoje hub-in dhe switch-in duke sherbyer edhe si pajisje qendrore e topologjise star. Keto mund te konsiderohen si dy detyrat kryesore te shtreses se trete pasi keto jane detyrat qe aktualisht realizojne nje funksion komunikimi por detyra te tjera te rendesishme te kesaj shtrese jane: paketimi (encapsulation) ne datagrame i mesazheve qe vijne nga shtresat e siperme duke i pajisur me “koken ( header) e shtreses se rrjetit”; duke qene se shume zbatime praktike te shtreses se dyte Data Link Layer kane limite ne madhesine e informacionit qe mund te transportojne, shtresa e rrjetit eshte e detyruar te beje fragmentimin e informacionit kur ky niset nga pajisja derguese duke zbritur poshte neper shtresa dhe rimbledhjen e tij kur arrin ne pajisjen tjeter permes Data Link Layer ne Network layer; protokolle te vecanta te shtreses se trete jane pergjegjese per raportimin e statusit te pajisjesve te lidhura ne rrjet qofshin keto pajisje funksionale ( psh. kompjuterat apo pajisje te tjera qe realizojne detyra qe i duhen perdoruesve te rrjetit) apo rrugetuese ( psh. routerat) duke realizuar keshtu detyren e fundit, por jo per nga rendesia, te shtreses se rrejteve diagnostikimin dhe perballimin e gabimeve. Shpresoj se ky shpjegim i zgjatur i funksioneve te Network layer ju ka ndihmuar per te kuptuar sa me mire secilin prej tyre. Por nje gje eshte te kuptosh dhe nje tjeter te

17

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

mbash mend ( dhe e tmerrshme eshte se pjesa me e madhe e njerezve thjesht mbajne mend pa kuptuar!). Pra per t’i mbajtur mend keto detyra po i paraqis ne forme te permbledhur me poshte. adresimi llogjik routing, rrugetimi i informacionit neper nyje ( nodes) qe lidhin rrjetet encapsulation, paketimi ne datagrame fragmentimi dhe rimbledhja diagnostifikimi dhe perballimi i gabimeve Ndoshta tani jeni lodhur nga kokefortesia e ndertuesit te rrjetit per ta trajtuar cdo problem me detaje por me ne fund edhe ai vendosi te pushoje te pakten nje fundjave dhe me te drejte sepse ka perfunduar ato qe njihen si grupi i poshtem i shtresave te modelit OSI. Kjo do te thote se nese deri ne kete moment keni lexuar pa nderprerje keshillohet ta nderprisni ketu leximin dhe kur ta rifilloni te beni nje lexim te shpejte deri ketu per t’i rifreskuar keto njohuri qe me te vertete kur merren per here te pare mund te jene te veshtira per t’u mbajtur mend.

Nese gjate pushimeve dizenjuesi do te kishte pyetur miqte e tij se kush eshte hapi tjeter qe duhet te marre, ndoshta do te pyeste 5 miq dhe do te merrte 6 pergjigje te ndryshme. Sidoqofte te gjithe do te binin dakort per dicka: Eshte koha te kalojme nga funksionet konkrete te shtresave te uleta tek ato me abstrakte. Me duket me vend te them se shtresa e katert e quajtur Transport Layer ndodhet ndermjet grupit te poshtem dhe atij te siperm te shresave dhe prandaj thashe me pare se me tre shtresa u plotesua ajo qe njihet si grupi i poshtem i shtresave. Ne fakt ne nje pjese te madhe te literatures edhe transport layer futet tek grupi i poshtem. Kjo behet ndoshta sepse ai merret akoma me transportimin e te dhenave, por funksionet e tij jane te nje niveli disi te larte prandaj mund te thuhet se ka dicka te perbashket me shtresat 5, 6, 7. Perfundimisht nese ju pyesin ne nje “ambjent shkollor” ( me ambjent shkollor dua te them aty ku ka njerez me pamje konservatore – syze dhe/ose mjeker dhe/ose kostum -qe e pranojne se nuk merren me zbatimin praktik te njohurive por

18

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

per fat te keq shpeh here jane edhe shume dobet per t’i kuptuar ato teorikisht) se kujt grupi i perket Transport Layer pergjigjuni shkurt: grupit te poshtem, por mbani vete parasysh kete pershkrim te transport layer si ndermjetes midis grupeve. Ne kete kontekst puna e pergjithshme e kesaj shtrese eshte te realizoje komunikimin midis proceseve te software-ve te ndryshem ne kompjutera te ndryshem. Ashtu sic beme dhe me shtresat e tjera le t’i shikojme nje nga nje detyrat e kesaj shtrese. Ate qe e permendem si puna e pergjithshme e kesaj shtrese le ta konsiderojme si nje detyre nen emrin adresimi ne nivel-procesesh. Shtresa e dyte merrej me adresimin fizik brenda rrjetit, shtresa e trete me ate llogjik qe mundet dhe zakonisht i kapercen rrjetet lokale, ndersa shtresa e katert realizon adresimin midis programeve te ndryshme qe mund te jene hapur ne te njejten kohe ne nje kompjuter modern multitasking dhe kerkojne ne te njejten kohe akses ne internet. Psh. nese njekohesisht ke filluar nje video-konference dhe personi me te cilin po komunikon do te dergoje nje skedar me ane te nje programi tjeter nga ai i komunikimit duhet gjetur nje menyre per te adresuar komandat e vecanta te ketyre programeve tek programet perkatese te kompjuterit me te cilin je lidhur ( konkretisht messengeri yt te lidhet me messengerin e tij/saj kurse kerkesa per te marre skedarin te shkoje tek programi i transferimit qe ai ka hapur.) Ose nje shembull i dyte: Gjate nje loje me shume lojtare ne nje rrjet lokal deshiron te çatosh me njerin nga lojtaret, por jo me opsionin per çat qe mund te ofroje vete loja por me nje program tjeter. Transport layer do te kujdeset qe informacioni i dyfishte i derguar nga kompiuteri yt ( pra si komandat e lojes qe mund te jete kodi i programit per te vrare lojtarin tjeter , ashtu edhe teksti ne çat ku ti i thua: “More fund!!!!”) te kaloje permes te njejtit mjet qe lidh rrjetin dhe te mberrije ne programet e ndryshme te kompjuterit marres. Per ta “mbeshtjelle” informacionin e shumefishte te kompjuterit tend pa humbur adresat e programeve nga ku vjen dhe ku do te shkoje informacioni, transport layer kryen ate qe quhet multiplexing dhe demultiplexing. Le t’ia leme gjuhetareve fanatike perkthimin e ketyre dy termave ne shqip. Megjithate per te sqaruar vetem kuptimin, multiplex do te thote perberes i shumefishte (sepse sic thame kemi te bejme me informacione nga procese te ndryshme). Folja multiplexing eshte veprimi sipas ketij kuptimi qe sic thashe nuk mund ta perkthejme kaq thjesht me fjalen time

19

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

modeste “mbeshtjell” pa pyetur gjuhetaret. Ne kompjuterin dergues realizohet multiplexing per t’i kaluar te gjitha informacionet ne shtresat e poshtme ndersa ne ate marres ndodh demultiplexing per t’i shperndare informacionet ne proceset perkatese. Ashtu si dhe ne shtresa te tjera, konkretisht si tek Network Layer, edhe tek Transport Layer ndodh segmentimi, paketimi dhe rimbledhja e te dhenave per t’iu kaluar shtreses se me poshtme. Kur informacioni eshte teper i madh per t’u perballuar nga shtresa e trete ai segmentohet prej shtreses se katert aq sa te jete e nevojshme dhe me pas ribashkohet ne pajisjen marrese. Sic u pa keto funksione sherbenin per te mbeshtetur realizimin e “punes se pergjithshme” te kesaj shtrese: adresimin ne nivel-procesesh; por edhe per transportimin e te dhenave. Tri funksionet e tjera te kesaj shtrese merren, e thene ne terma te pergjithshem, me lidhjet dhe kontrollime te ndryshme. Krijimi, menaxhimi dhe mbyllja e lidhjeve. Shume sherbime ne internet kane nevoje per protokolle te orientuar ndaj lidhjeve. Te tilla protokolle jane pergjegjes per serine e komunikimeve te nevojshme per te krijuar nje lidhje, per ta mbajtur lidhjen gjalle, gjate kohes qe ndodh komunikmi, dhe per mbylljen e saj kur nuk duhet me. Pranimi dhe ritransmetimi quhet detyra tjeter e shtreses se katert e cila garanton shkembim te sigurte ( jo ne kuptimin e mbrojtjes nga viruset/piratet por te shmangies se problemeve teknike) te informacionit. Kjo mund te realizohet ne menyra te ndryshme, por teorikisht konsiston ne nje kronometer qe kurdiset per nje sasi kohe sapo dergohet nje informacion. Ne qofte se deri sa koha te skadoje nuk vjen nje mesazh “falenderimi” ( emri ne anglisht i detyres eshte Acknowledgement and Retransmissions keshtu qe mund ta kuptoni se pse mund te perkthehet edhe pranim edhe falenderim) informacioni ridergohet. Shpesh here ne kete shtrese implementohen teknologji qe bejne te mundur kontrollin shpejtesise se rrjedhes. Kjo ka te beje me shpejtesine me te cilen transmetohet informacioni. Nese pajisja dhenese eshte shume me e shpejte se ajo marrese, marresja i dergon nje mesazh ku i thote ta ule shpejtesine me te cilen po dergon informacionin. Shpesh here ky eshte proces dinamik sepse shpejtesia me te cilen nje pajisje mund te marre informacion ndryshon shpesh ne varesi te shume faktoreve dhe keshtu i duhet derguar serish nje

20

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

mesazh pajisjes derguese per ta pershtatur shpejtesine. Meqe tashme u be tradite po i shkruaj dhe nje here permbledhtazi funksionet e kesaj shtrese: adresimi ne nivel procesesh multiplexing, demultiplexing segmentimi, paketimi, rimbledhja dhe krijimi, menaxhimi, mbyllja e lidhjeve pranimi dhe ritransmetimi kontrolli i shpejtesise se rrjedhes Tani edhe nje kafe/caj tjeter dhe jemi gati per te hyre ne shtresat e siperme te cilat do t’i trajtojme te treja te lidhura se bashku sepse vete funksionet e tyre jane te aferta me njera-tjetren. Qe te treja keto shtresa merren me ceshtje qe lidhen me software-t pa u interesuar shume per zbatimin e rrjetit apo internetit. Shtresat e ketij grupi jane: Shtresa 5 - Session layer Shtresa 6 - Presentation layer Shtresa 7 - Application layer Me ne fund ne keto shtresa nuk do te merremi me transportim, adresim apo te tjera funksione bazike si keto ( shtresat me te uleta i kryejne keto funksione per t’ia dhene te gatshme shtresave me te larta). Si shtresa e pare e grupit te larte, as Session layer ( sesion tingellon pothuajse shqip pra nuk besoj se ka nevoje per perkthim te metejshem te emrit) nuk merret me keto funksione. Ashtu sic sugjeron emri ajo merret me krijimin dhe menaxhimin e sesioneve. Keto sesione qe shpesh here quhen lidhje ose dialogje dhe krahasohen me telefonatat, jane lidhje llogjike midis dy proceseve softuerike qe i lejon te shkembejne te dhena per nje periudhe te zgjatur kohore. Nese je ndier pak konfuz tek pjesa e transport layer ku shpjegoheshin lidhjet tani ndoshta po ndihesh akoma me shume kur shikon se session layer merret me

21

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

lidhjet llogjike kur keto ishin detyre e transport layer. Pjesa per nje “periudhe te gjate kohore” eshte shkruar me shkrim te pjerret pikerisht per te bere dallimin midis nje lidhjeje te vendosur nga shtresa e katert dhe nje sesioni. Si per ta ngaterruar kete akoma me shume ka disa lidhje te vendosura nga shtresa e katert te cilat mund te zgjasin ne kohe duke e bere te pakuptimte dallimin midis lidhjeve dhe sesioneve. Me shume se sa me ane te protokolleve shtresa e 5-te zbatohet me ane te software-ve ose me sakte mjeteve softuerike qe i ofrojne ne formen e atyre qe quhen API ( Application Program Interface) mundesine e komunikimit te permendur me pare, software-ve perfundimtare te perdoruesit. Teorikisht po kete ben dhe shtresa 7 - application layer: i ofron software-ve perfundimtare me te cilet komunikon perdoruesi, mundesine per te pasur akses ne sherbime te ndryshme te rrjetit pa pasur dijeni se si eshte zbatuar rrjeti ne shresat e meposhtme. Kjo pervec se i lehteson ne menyre te jashtezakonshme punen programuesve, lejon qe pjese te ndryshme te rrjetit te ndryshohen pa shkaktuar efektin domino tek pjeset e tjera. Pra mund te ndryshohet teknologjia e perdorur per te transportuar informacionin ne nivelin me bazik per aq kohe sa ja ofron kete sherbim shtresave me te larta ne te njejten menyre. Po keshtu mund te ndryshohet software-i i perdorur mjafton qe te dije t’i shfrytezoje mundesite qe i japin shtresat e meposhtme njesoj si software-i i vjeter. Por te thuash vetem kaq per shtresen e shtate eshte shume e pamjaftueshme. Ne fund te fundit t’i ofroje sherbime shtreses me siper ( ose software-ve ne rastin e application layer) eshte detyre e cdo shtrese. Ajo ku ndryshon kjo shtrese nga session layer dhe nga te gjitha shtresat e tjera eshte tek lloji i sherbimeve qe ofron ( dhe sigurisht tek fakti qe nuk i ofron sherbime ndonje shtrese me siper por vetem programeve te perdoruesve). Fillimisht thashe se kjo shtrese eshte e ngjashme me session layer sepse qe te dyja i ofrojne sherbime software-ve perfundimtare, por ndryshimi eshte se session layer ofron sherbime qe ndodhen me poshte ne nje organizim hierarkik ( qe do te thote se keto sherbime mund te perdoren edhe nga vete application layer) sic ishte menaxhimi i sesioneve, ndersa application layer ofron sherbime me te larta qe jane sherbime ndaj software-ve te cilat i kerkohen

22

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

atyre prej perdoruesve. Pra, ndonese session layer i ofron programit sherbimin e krijimit dhe mbajtjes se sesioneve kjo nuk eshte dicka qe ju kerkua programit nga pedoruesi ( sepse perdoruesi as qe do t’ia dije se per te komunikuar permes internetit me ze duhet krijuar nje sesion) por qe programit i duhet per te realizuar dicka qe i eshte kerkuar nga perdoruesi. Ne kete kuptim application layer i ofron programit sherbime qe atij i kerkohen direkt nga perdoruesi. Psh. kur nje perdorues i “thote” browser-it te tij te udhetoje drejt nje faqeje, ky i fundit perdor sherbimin e ofruar nga protokolli HTTP, i cili eshte aplikacion i shtreses application layer i dizenjuar per te bere pikerisht kete. Presentation layer, i konsideruar shpesh si nje shtrese opsionale madje dhe nga dizenjuesit e teknologjive te ndryshme te rrjetit duke mos perfshire ndonje protokoll te vecante qe te funksionoje ne kete shtrese te modelit OSI, eshte nje shtrese shume e rendesishme per ato qe merren me sigurine ne rrjete. Nje teme qe menjehere ngjall interes. Qekur jane krijuar rrjetet, problem permanent, qe zhvillohej me te njejtat hapa si dhe zhvillimi i teknologjive te zakonshme per te kryer detyra te zakonshme te rrjetit, ka qene mbrojtja e rrjeteve prej faktorit qe i shpiku ato: njeriut. Neper mediumet qe ne permendim ketu si lidhesa te rrjeteve kalojne informacione sensitive si: ceshtje te sigurise kombetare te shteteve, transaksione bankare e numra kartash krediti, informacione personale mbi jeten e njerezve qe perdorin internetin, e deri tek detajet si fjalekalimet e sherbimeve si e-maili apo aksesi ne nje web site me te drejta administrative. Keto informacione nuk mund te kalojne ne formen origjinale ne kete medium te perbashket ku mund te kete me mijera individe kurioze, kompani konkuruese e shume faktore te tjere te gatshem te bejne gjithcka per te pasur akses tek keto te dhena. Keshtu si parim te gjitha informacionet konfidenciale transmetohen ne menyre te shifruar(encrypted). Pikerisht nje nga detyrat e presentation layer eshte te beje nje lloj shifrimi dhe deshifrimi te te dhenave. Ketu zakonisht behet pikerisht enkriptimi i informacionit qe permban ne thelb te dhena si ato me lart, ndersa enkriptimi i informacioneve te tjera si psh adresat private te cilat nuk duhet te gjenden nga kushdo per te mos pasur me pas akses tek te dhenat behet ne shtresa me te uleta. Por encryption nuk eshte qellimi

23

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

kryesor i shtreses se prezantimit. Kjo eshte nje nga detyra por qe u prezantua e para per te mbajtur zgjuar interesin tuaj, ne rast se po ju vinte ne gjume pjesa e application layer. Detyra kryesore e presentation layer eshte, ashtu sic emri sugjeron, prezantimi i informacionit ne nje format tjeter ( ne fakt shifrimi eshte thjesht “nje format tjeter”). Ne rrjete ku mund te jene te lidhur kompjutera te ndryshem, me sisteme te ndryshem, shpesh here eshte e nevojshme qe te perkthehet informacioni. Po keshtu ne kete shtrese mund te behet edhe kompresimi i te dhenave. Meqe sic e permenda dhe nje here me pare tashme u be tradite t’i japim ne menyre te permbledhur detyrat e cdo shtrese ja tek jane dhe nje here funksionet e tri shtresave te siperme. Session Layer krijimi i sesioneve Presentaion Layer perkthimi shifrimi (encryption) Application Layer t’i ofroje sherbime direkte softwareve perfundimtare

Tani, qe i njihni te gjitha funksionet e shtresave te OSI, mund t’i ktheheni dhe nje here ilustrimit te modelit OSI. Ne ilustrim detyrat jane shkruar shume shkurt duke supozuar se ju e keni informacionin e duhur per te bere lidhjen me detyren perkatese duke lexuar nje fjale te vetme per te.

24

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Per te vazhduar ate idene fillestare te bisedes tani erdhi koha per te therritur kamarierin sepse nuk kemi c’te themi me. Ky ishte materiali i parashikuar per t’u prezantuar ne kete tekst. Me kaq njohuri nuk do te filloni pune qe neser per te mirembajtur rrjetin e kompjuterave te IBM sepse ju mungojne njohurite praktike per ta bere kete ( ne fakt mendoj se do te duhej shume me teper se sa thjesht njohurite praktike qe nuk t’i dha ky tekst per te arritur IBM-ne) dhe as do te shpikesh menjehere nje model te ri rrjetesh apo te ndryshosh krejtesisht menyren se si njerezimi perdor rrjetet kompjuterike sot, sic mund te te sugjeroje ndonje mendim i fshehte superambicioz meqe mesove nje material teorik. Ne fakt nese nuk vazhdon te studiosh mbi rrjetet mund te perballesh qe neser me nje 13-vjecar qe nuk njeh asnje nga konceptet e prezantuara ketu ( dhe po nuk i mesoi nuk ka per te arritur ndonjehere ndonje nivel me te larte njohurishe e per pasoje aftesishe mbi rrjetet) por te ben te ndihesh ne siklet perpara personave te tjere kur permend emra teknologjish qe jane aktualisht ne perdorim te cilat ti nuk i di. Pavaresisht kesaj mendoj se sapo ke bere nje investim me vlere per te ardhmen. Pa kuptuar keto koncepte qe u shpjeguan ketu, cdo perpjekje per te avancuar ne ndonje nga fushat e rrjeteve kompjuterike qe nga subjektet e inxhinerise elektronike e deri te ato te zhvillimit te software-ve per rrjetet, do te ishte kohe-konsumuese me teper se c’duhet dhe dyshoj shume se sa rezultative do te ishte. Me ane te nje materiali qe ju kushtoi kohen e nje bisede dy-tri oreshe sapo ke marre aftesite e nevojshme qe te lejojne te lexosh shpejt ( ndoshta ne gjysmen e kohes qe do te duhej po te mos kishe keto njohuri) dhe te kuptosh thellesisht cdo liber tjeter me nivel fillestar ose mesatar mbi rrjetet qe trajton ceshtje praktike. Dhe eshte pikerisht kjo qe ju sugjeroj te beni tani. Ajo qe do te lexoni varet nga fushat tuaja te interesit. Keshtu nese thjesht doni te lidhni ne rrjet dy kompjuterat e shtepise suaj ndoshta keni humbur kohen me nje material qe ju pajis me mundesine per te avancuar drejt aftesive pertej kesaj kerkese sidoqofte keni pasuruar kulturen tuaj . Nese planifikoni te merreni me ndertimin e rrjeteve lokale duhet patjeter te mesoni nje nga teknologjite qe zbaton detyrat e shtresave 1 dhe 2. Sugjerimi im eshte ethernet.

25

Rrjetet Kompjuterike Elian IBAJ
Nje trajtim teorik 2008

Nese do te merreni me krijimin e aplikacioneve kompjuterike per rrjetet menyra me e mire eshte te mesoni ato pjese te leksioneve specifike per gjuhen e programimit qe njihni, ku flitet per zhvillimin e aplikacioneve per rrjetet. Detyra paresore do te jete me siguri mesimi i nje pjese te mire te API-t te asaj gjuhe mbi rrjetet. Cfare do fushe qe te zgjidhni pa tjeter do t’ju vleje te mesoni mbi suiten e protokolleve TCP/IP e cila ofron protokolle per shtresat qendrore te modelit OSI. Kur them cfare do fushe kam parasysh edhe nese doni thjesht te kuptoni si funksionon interneti ( sepse ne fakt po planifikoni te beheni hacker-i me i madh i epokes ) apo doni te mesoni nga pak ne te gjitha fushat qe kane te bejne me kompjuterin ( sepse vuani nga kseromania ). Sic ndodh zakonisht, duke gjetur si justifikim faktin qe nuk po kalon ketej afer kamarieri, e zgjata mbylljen pothuajse sa gjysma e bisedes. Suksese ne secilen nga rruget qe do te zgjidhni me tej, mjaton qe te mos ndaleni kurre se mesuari! ARS LONGA, VITA BREVIS

26

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful