Lekë Sokoli

1

LEKË SOKOLI

Analiza sociologjike

Instituti i Sociologjisë

Përgatiti për botim: Instituti i Sociologjisë, Tiranë Redaktor: Sejdin Cekani Arti grafik: Orest Muça ISBN 99927-819-9-8
© Autori, 2006 Botues: IS & Rinia

Instituti i Sociologjisë Rr. “Abdyl Frashëri”, p. 3/3, Tiranë Tel & Fax.: ++355 4 268 819 E-mail: lsokoli@instituti-sociologjise.org www: instituti-sociologjise.org

................................................................ Ligjet e para për legalizimin e tij ....... Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime ........................................................................ Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit . 18 Disa përfundime ....... Prostitucioni................ 81 Rreth metodologjisë dhe “kampioni” i studimit ......................................................................................... një studim “klandestin” për një biznes klandestin Prostitucioni......................................... një mikrobotë pa të drejta? ............................... Prostitucioni.............. Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë .............. Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri Shtrimi i problemit ........................................................................................................................................................................................................ Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut ....................... A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? ... 10 Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? ........................ 14 Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor .............. 6 Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj ...... Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij Një dukuri më e përfolur se e studiuar .................. Fillimet e prostitucionit në Shqipëri................. 9 Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes . Prostitucioni profesionist në Shqipëri................... profesioni më i vjetër? ..... Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) ...................................... A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? ............................................................................................................. 83 Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve .................. 85 51 52 53 63 66 70 73 75 25 29 28 31 33 34 38 44 ......................................................................................4 Analiza sociologjike PËRMBAJTJA Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike ...... rasti i Shqipërisë ........................................................ para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore .................................. 22 Prostitucioni................... Përfundime e rekomandime .. 8 Përbërja e “kampionit” të studimit ......................................................................... Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit .............. Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine ..............................................................................................................................

.................................. 165 139 141 143 148 148 123 125 128 135 105 108 110 115 116 119 121 .................................................................... teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit Frojdi ose filozofi “imoral” ........................ 95 Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë ............. 100 Përfundime e rekomandime .............................................. vepër e shquar e mendimit shqiptar .............................................. Mafia dhe “Mafia shqiptare” ........................................................... Pro dhe kundër Frojdit .......... Zigmund Frojdi.................................... Integrim apo riciklim në trafik? ........................................................................................................................... Kush është Zigmund Frojdi? ......................... Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? ............................................................................................ “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj “Privatizim” i dhunës? ......................................................... familja dhe komuniteti...............................libri i jetës i një profesori të vërtetë ...................... Ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? ........................... E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias ............ Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare Pse shkruaj për Fishtën? .......... Psikanaliza si teori mbi personalitetin .. Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve ........................................ 91 Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim ................. 89 Kush trafikohet? ......... Fishta.................................... dijetar dhe erudit i gjithanshëm ............................................ Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? ................................................... “Mafia shqiptare”................................................. 159 “Filozofia e Kavaliotit”.................... 154 Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” ...................................... proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës ................... 98 Pastrafikimi. Kush është Gjergj Fishta? .......................................................................................................................... urrejtja dhe racizmi antishqiptar Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit ........... Psikanaliza si terapi: e para është fjala ....................................................................................................................................................................Lekë Sokoli 5 Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” ................................................................... 100 “Mafia shqiptare”. 99 “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit .......................... 155 “Gjurmë jete” ..... 97 Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim ...............

të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të vështirë shqiptar.. të krijohet përshtypja se duhet të flasësh apo të shkruash për gjithçka. Nëse rëndisim. por jo drejt shpërbërjes. Vëll. Shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. ka ndryshuar thuajse gjithçka. të dy prindër. e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi). alternativat jo-tradicionale. . 2004. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje. 15-27. tiparet e familjes tradicionale shqiptare. Kjo familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi. Tiparet e familjes tradicionale i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë”. më mënyrë të shpejtë. Sot familja e ka humbur “qetësinë olimpike”. del se ajo është “…një jetesë e përbashkët. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. spontane e mjaft kontradiktore. fq. të martesës e familjes. pozitive e negative. e qëndrueshme. në mos e pamundur. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. arrijmë në përfundimin se është e vështirë.6 Analiza sociologjike Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj1 Përmbledhje Pas vitit 1990. 7. Të merresh me dukuritë e reja në zhvillimin e shoqërisë e familjes shqiptare pas vitit 1990. ligjore. 2 (14). Nga analiza mbi shndërrimet. në njëfarë përkufizimi. Sidomos në vitet e tranzicionit. Nr. në fushën e marrëdhënieve familjare. Në 1 Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. mbi ¾ e të cilëve janë të mendimit se familja tradicionale është kapërcyer. bazuar në një anketim të rreth dy mijë individëve. ngaqë ndryshimi është i njëmendtë. ajo është në ndryshim.. familja tradicionale filloi të njohë “rivalët” e vet.

ka pësuar shndërrime të thella. kishim një status quo. edhe në sociologjinë e familjes mund të bëhen dy lloj analizash: njëra e nivelit makro. kjo harmoni negative u prish. si institucion i lidhur ngushtësisht me jetën shoqërore. Kjo sepse. Te grupet sociale raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre kontraktuale të bazuara në interesat. sillej sipas normave të pranuara. sikurse në ekonomi. ishin shndërruar në politikë zyrtare. Shkurt. vetë shoqëria shqiptare. 1997: 223-4). kryesisht rural. heterogjen. ky ekuilibër social apo. nga njëra anë. një realitet social të thjeshtë. më shumë spontane dhe mjaft kontradiktore. realitet që u ndesh që në fillim me probleme të mëdha sociale. duke përfshirë edhe ato mbi martesën e familjen. më i ndërlikuar. Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike Midis dy shoqërive që ndanë vitet ’90-’91 ekzistojnë dallime thelbësore në të gjitha aspektet e jetës ekonomiko-sociale. sipas së cilës rezulton se në Shqipëri familja. lumturinë. të qëllimit të jetës. të lexueshëm. i bindej pa kushte autoritetit. çdo individ zinte një pozicion të dhënë. Mirëpo ky proces shndërrimi nuk është përfunduar. rural. për të nxjerrë në pah disa tipare kryesore të familjes dhe shkaqet nga të cilat është kushtëzuar ndryshimi i saj. ekziston një prapambetje relative . pak a shumë homogjen (Sokoli. stimujt moralë kishin përparësi kundrejt atyre materialë. që ka të bëjë më shumë me treguesit cilësorë të jetës familjare.Lekë Sokoli 7 mënyrë të shpejtë. në gjuhën e Kadaresë (2000: 60). ka ndryshuar thuajse gjithçka. e zuri një realitet i ri. Në të parën. Nga ana tjetër. në kriteret e vlerësimit të njeriut. Mendoj se. Në këtë artikull do t’i referohemi më shumë analizës sipas nivelit makro. Gjatë kësaj periudhe krijimi i koncepteve unike për mënyrën e jetesës. mirëqenien etj. sikurse janë shënuar ndryshime në botëkuptim. në këtë fazë të tranzicionit paskomunist. tjetra e nivelit mikro. aftësisë për të realizuar funksionet e saj ekonomiko-edukative etj. kryente një punë të caktuar. Vendin e një realiteti social të thjeshtë. ende nuk ka tipare të qarta. të bazuar mbi një marrëveshje sociale. kuadri në të cilin punuan dhe jetuan njerëzit ishte relativisht i qëndrueshëm: zonat fshatare zotëronin kundrejt atyre qytetare. gjithnjë e më shumë urban. Pas vitit 1990 kjo status quo. në kuptimin mbi martesën. homogjen.

nga njëra anë. sikurse pesha specifike e familjeve qytetare. ose lëvizja migratore (tanimë një e drejtë kushtetuese). Familja përbën qelizën bazë shoqërisë. por ajo gëzon një farë autonomie. më shumë se kushdo. në raport me familjet fshatare. ceremonive mortore apo. ndikuar edhe nga emigracioni. për shembull. Zhvillimet e këtyre viteve. Pas vitit 1990 lindën elementë pluralistë edhe në jetën familjare. i mënyrës së jetesës së të ardhurve në rrethinat e qyteteve. ai i familjeve të përziera të krijuara nga rimartesat pas divorcit etj. nga fetë. Në veçanti është rritur numri i familjeve me një prind. Është rritur gjithashtu hapësira e realizimit të atyre që quhen funksione të familjes. e ka tronditur familjen tradicionale shqiptare ndoshta më shumë se evolucioni shekullor. Qyteti “xhaketëngushtë” shqiptar nuk ishte gati për të pritur një masë kaq të madh të ardhurish. sikurse me ndikimin e traditave. më shumë se shndërrimet e imponuara nga shteti e ligji. vështirësive të përshtatjes me ndryshimin etj. është rritur disi numri i familjeve të formara nga bashkëshortë me përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme. Kjo vërtetohet. mori përmasa marramendëse dhe u shoqërua me njëfarë kaosi demografik. duke cënuar rëndë gjithë elementët e ekosistemit urban (Vejsiu. mund të konstatohet se ky proces urbanizimi i familjeve fshatare është thuajse po aq edhe një proces “ruralizimi i qyteteve”. Ky proces mund të cilësohet si pozitiv. Ajo ridimensionoi edhe raportet midis dy tipeve kryesore të familjes shqiptare. Pra është shtuar shumë numri i familjeve qytetare prej atyre që kanë ardhur në qytete apo rrethinat e tyre. një mundësi më shumë për plotësimin e nevojave ekonomike. politikat shtetërore (nga pushtuesit. 2003: 18). Familja është çliruar nga shumë tabu të së djeshmes. Lëvizja e lirë e familjeve. nga vrojtimi i riteve. Kjo lidhet me karakterin tepër të ndërlikuar të marrëdhënieve familjare.8 Analiza sociologjike e marrëdhënieve martesore e familjare. por edhe një rritje të numrit të . duke vrojtuar këtë dukuri. Por. përgjithësisht. 2000: 66-7). derisa brenda familjes qytetare ekzistojnë normalisht marrëdhëniet më të përparuara se ato të familjes fshatare. sidomos lëvizja e pakontrolluar migratore. zakoneve. në raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror (Uçi. Në periudhën për të cilën po flasim. te komunizmi). Kjo nënkupton. nëse gjykojmë në perspektivën e gjërave. Familja është mjaft e ndikuar sidomos nga emigracioni.

familje me njerk/njerkë etj. . relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. ligjore. konfliktet. nga martesat e mëparshme etj. Burri si burimi i parë i të ardhurave (11) Prirja për barazi e ndihmesa të përbashkëta (të paktën si një prirje apo realitet i pjesshëm) Burri si autoriteti kryesor (12) Prirja për martesë dhe familje “të hapur”. dhuna. është vështirë të bëhen përkufizime të sakta. nuk përkufizohen aq lehtë. Martesë ligjore (2) Bashkëjetesë (qoftë edhe ligjore). Familja e martesa.Lekë Sokoli Tabela 1: Familja tradicionale dhe alternativat Forma “tradicionale” Alternativat “jotradicionale” Jetesë e përbashkët (1) Partnerë që jetojnë larg njeri-tjetrit. kriminaliteti… Kriteri moral dhe forca e opinionit (14) Prirja për largimin e jetës personale nga kriteri moral… 9 familjeve me partnerë që jetojnë gjatë larg njëri-tjetrit. por pa lidhje martese ose individë të pamartuar. Lidhje relativisht e qëndrueshme (3) Paqendrueshmëria. të dy prindër. (8) kriteri afektiv… Vazhdimësia/trashëgimia (9) Nuk kanë atë rol që kanë pasur Lindje dhe rritje fëmijësh (10) Parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. me të drejta. divorci. martesa lidhur në martesë (5) seksualisht të hapur etj. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje. gjithsesi. Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj Ne jemi përpjekur të grupojmë karakteristikat e familjes tradicionale shqiptare dhe ta krahasojmë atë me alternativat “jotradicionale” Në shkencat sociale. Në vetvete kjo është një premisë shpërbërjeje. e rrezikuar edhe nga faktorë “jo nga faktorë “natyrorë”(4) tradicionalë” Ekskluziviteti seksual i individëve të Seksi jashtëmartesor (më tej-SJM). lezbizmi) Prania e dy prindërve në familje (7) Familje me një prind. e qëndrueshme. Aftësia për vetërregullimin. fëmijë nga dy bërthama. Mungesa e forcës reaguese të familjes ndaj vetëdënimin në rast “lajthitjesh” etj (13) sfidave të saj. Familje e lidhur kryesisht për mbijetesë Sot kërkohet më shumë se më parë nga martesa. detyrime e përgjegjësi të barabarta. Marrëdhëniet seksuale brenda të njëjtit seks marrëdhënie heteroseksuale (6) (homoseksualiteti. Por. për të birësuar e marrë në kujdestari. e cila është: “…një jetesë e përbashkët. po rendisim në njëfarë përkufizimi tiparet e martesës (familjes) tradicionale. vetëgjykimin. rimartesa… Familje relativisht e qetë ose e rrezikuar Jo e qetë. me prindër të divorcuar apo të ve. ndryshe nga shkencat ekzakte. gjithashtu. Lidhje e një burri me një grua.

4 29.7 16.4 16. Të dhënat e këtij ‘kampioni’ studimi janë si më poshtë (tabela 2). arsimit që kanë kryer ose vazhdojnë. sidomos nga qytetet kryesore.6 9.7 54.7 23. pa lidhje martesore I (e) divorcuar ose ndarë.6 52.4 2.3 4.1 26. Diferencimet Sipas gjinisë/seksit Sipas nivelit arsimor Sipas vendbanimit Sipas përkatësisë fetare Sipas grupmoshës Kategoritë. i përbërë nga 1998 individë të anketuar sipas gjinisë apo seksit. etj. i (e) ve.4 20. Analizën do ta bazojmë në një studim të ISPS-së. gjendjes Tabela 1: Të anketuarit sipas gjinisë. nivelit arsimor. Më poshtë do të analizojmë disa nga këto prirje apo edhe realitete të reja në fushën e familjes e të martesës. informacioni bazë i të cilit është marrë përmes një anketimi të rreth dy mijë individëve nga rrethe të ndryshme të vendit. Përbërja e “kampionit” të studimit “Kampioni” i studimit tonë.2 77.9 33. Kjo martesë/familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi.4 49.1 24.6 62.4 19.4 22.8 Sipas statusit civil .9 26. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. grupimet Femra Meshkuj Me arsim tetëvjeçar Me arsim të mesëm Me arsim të lartë Në zona me mbi 10 mijë banorë Në zona me më pak se 10 mijë banorë Mysliman Katolik Ortodoks Deri 20 vjeç Nga 21 deri në 30 vjeç 31 deri në 40 vjeç 41 deri në 60 vjeç Mbi 60 vjeç I(e) martuar I(e) fejuar Bashkëjeton në çift. I pamartuar ndonjëherë ose beqar Frekuenca në përqindje 47.10 Analiza sociologjike e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi) përmes fëmijëve. Le t’i vendosim këto tipare të familjes tradicionale në një tabelë dhe t’i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë” (tabela 1).

4 Mbi ¾ e të anketuarve pohojnë se ata janë plotësisht apo pjesërisht dakord me mendimin se martesa dhe familja tradicionale është kapërcyer. sipas përcaktimit të mësipërm. Ajo është. përkatësisë fetare të tyre e grupmoshës. se në ato rurale. Në ç’masë është kapërcyer familja tradicionale? Ose. Analiza sipas vendbanimeve tregon se prirjet liberalizuese janë 2-3 herë më të theksuara në vendbanimet urbane (me mbi 10 mijë banorë).Lekë Sokoli 11 së tyre civile në çastin e dhënë. Edhe në zonat rurale vetëm një në çdo tre individë mbetet partizan i martesës dhe familjes tradicionale. Sot ky tipar është cënuar aq sa të qëndruarit larg mund të vlerësohet si një alternativë “jotradicionale” e familjes dhe martesës. më e theksuar tek individët me nivel më të lartë arsimor.1 77. në ç’masë janë dakord shqiptarët me opinionin se martesa apo familja tradicionale. edhe me punësimet jashtë qendrave të banimit brenda vendit. gjithashtu. Vrojtimi sipas moshës nxjerr në pah faktin se të rinjtë janë në skalonin e parë të kërkesës për ndryshim.5 Aspak 22.6 Pjesërisht 27. sipas vendbanimit. ka të dhënat e tabelës 2. në njëfarë mase. Pjesa tjetër prej 22 për qind nuk pajtohen me këtë mendim. Kjo lidhet. Një tjetër formë e shfaqjes . është kapërcyer? Vlerësimet janë dhënë në tabelën 3. me emigracionin por.4 22. së pari. Por provohet se edhe fshati shqiptar është prekur mjaft nga valët e përgjithshme të liberalizimit të jetës shoqërore e familjare. Tabela 3: A është kapërcyer martesa tradicionale? (në përqindje) Plotësisht 50. Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes Tipari themelor i familjes tradicionale është jetesa e përbashkët (1). Bashkëshortët po jetojnë për një kohë relativisht të gjatë larg njëri-tjetrit.

Një tjetër tipar i familjes tradicionale. 68-92). po japim vetëm shqetësimin e një kolegut tonë nga Tirana. është martesa ligjore (2).. të cilat kanë prirje të rriten. alkoolizmi. kanë kryer një seri kualifikimesh pasuniversitare brenda e jashtë vendit. Këtë përfundim kanë arritur autorët e “Divorci (Vrojtime e refleksione)”. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë. kanë punë të vlerësuara në institucione qendrore dhe karrierë të mbarë profesionale. si vdekja. 1 Familja tradicionale ishte relativisht e qetë ose e rrezikuar më shumë nga faktorë “natyrorë” (4). Por tek ato nuk ndihet kurrëfarë shqetësimi për martesë. Pa hyrë në shifra. të cilët e kanë filluar këtë libër me konstatimin se: “Në kohën tonë familja e ka humbur disi “qetësinë olimpike”. por edhe ata “jotradicionalë”. i cili tha: “Kam dy vajza. varfëria etj. Por duhet theksuar se forma ligjore e martesës po konkurrohet edhe nga “të pamartuarit e përjetshëm”. Të dhënat tregojnë se numri i familjeve me këtë “status” është 3-4 herë më i madh se numri i martesave të zgjidhura (Beqja & Sokoli. apo martesa e vdekur brenda lidhjes martesore. 2000: 51). fq. si sjelljet devijante. Shkallën e konkurrimit të saj nga bashkëjetesa do ta trajtojmë veçmas (shih më poshtë). konfliktet gjithfarëshe. paaftësia fizike. respektivisht 26 dhe 32 vjeçe.” Një tjetër tipar i familjes tradicionale është lidhja relativisht e qëndrueshme (3) e saj. sëmundjet. Janë të shkolluara e të talentuara. siç e kuptojmë dhe siç e kemi jetuar vetë. Të shqetësuar jemi vetëm ne. 2000b. Martesa e sotme e ka humbur qendrueshmërinë karakteristike kryesisht për shkak të divorceve. Ka arritur puna deri atje sa të mos guxojmë më t’u flasim për martesën dhe të ardhmen e tyre. unë dhe ime shoqe. katastrofat e ndryshme. 1 . dhuna.12 Analiza sociologjike së “të qenit larg” është divorci emocional. madje kudo në botë. autorët kanë renditur 11 faktorë me të cilët ata argumentojnë rritjen e divorceve në Shqipëri në të ardhmen (Shih: Beqja & Sokoli. përdorimi abuziv Në “Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000”.

heteroseksuale? Në Shqipëri ende jo. 1990: 210). me prindër të divorcuar Beqja. Sot familjet me një prind. pabesia bashkëshortore. sëmundjet seksualisht të transmetueshme. ndonëse mjaft më të pakta kundrejt atyre me orientim heteroseksual.. Dhe modeli i familjeve me orientim homoseksual. përfaqësonte një ndër tiparet e saj. 2 . Prania e dy prindërve në familjen tradicionale (7).Lekë Sokoli i drogës. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh fakti se pavarësisht “rrënjëve gjenetike” të homoseksualizmit. në SHBA e kudo në botë. janë të shumëllojshme. japin përgjigjen se: “… modelet e familjes. Ky tipar është cënuar dukshëm nga seksi jashtëmartesor (SJM). sot janë të parapëlqyera nga shumë të rritur” (Dickinson & Leming. për shqiptarët është një nga fenomenet më të papëlqyera.vrojtime e refleksione”. Lekë. homoseksualizmi (mashkullor e femëror). bashkëjetesave). Nga sa kemi konstatuar. (5). edhe shumë kohë pas rënies së tij3. në Shqipëri nuk kanë histori. për të cilat do të flasim veçmas (shih më poshtë). martesat seksualisht të hapur etj.”2 13 Familja tradicionale është karakterizuar më tej edhe nga ekskluziviteti seksual i individëve të lidhur në martesë. Hamit. më 19 prill 2004. prostitucioni. të paktën tani për tani ose në një të ardhme relativisht të largët. sjellja homoseksuale është më shumë një sjellje e mësuar. fq. 200. Tiranë: Dudaj & Rinia. ndërsa studiuesit amerikanë. lëvizjet për rivlerësimin e saj etj. Ndaj nuk shohim ndonjë rrezik të konkurrimit prej tij të marrëdhënieve heteroseksuale. 3 Debati i parë publik televiziv në Shqipëri mbi homoseksualizmin është zhvilluar në Top Chanal (emisioni Top-show). braktisja. & Sokoli. del se seksi midis individve të së njëjtës gjini ose homoseksualiteti. Parathënie e “Divorci . Familja (martesa) tradicionale shqiptare përfaqësonte një marrëdhënie vetëm heteroseksuale (6). para dhe gjatë regjimit komunist madje dhe. 5-6. si për inerci. Por a mund të përbëjë lidhja homoseksuale një alternativë të martesave (lidhjeve. Marrëdhëniet seksuale brenda të njejtit seks (homoseksualizmi e lesbizmi). Madje tema e homoseksualitetit ka qenë tabu.

Të paktën tani për tani. marrje në kujdestari etj. burri vazhdon të jetë ende si burimi i parë i të ardhurave (11). konfliktet. janë dukuri shqetësuese. apo rastet e divorceve ndër familjet tanimë të pasura. krimi në familje etj. Ede në kushtet e sotme shoqëria shqiptare. Studiuesit argumentojnë se kriteri afektiv është më i vështiri për t’u realizuar. në ditët tona vërejmë motive të reja në krijimin e familjes. janë bërë aq të zakonshme. detyrime e përgjegjësi të barabarta është një prirje edhe në terrenin e ashpër shqiptar. të paktën sot për sot. Këtë e tregojnë. 9). ndërsa në bizneset familjare burrat vazhdojnë të kanë peshën më të madhe. Nga ana tjetër.14 Analiza sociologjike apo të ve. Aftësia për vetërregullimin. Rrjedhimisht prirja për barazi e ndihmesë të përbashkët në buxhetin familjar. mbetet vetëm një prirje. ka karakterizuar familjen tradicionale. Papunësia ka prekur më shumë gratë. Kjo duket se do të përfaqësojë një sfidë të familjes shqiptare në të ardhmen. vetëdënimin në rast “lajthitjesh” (13). sikurse familje me njerk/njerkë etj. edhe rastet e divorceve ndër individët që nuk shprehin ndonjë pakënaqësi të theksuar nga martesa. lidhja e martesës dhe krijimi i familjes priret të motivohet gjithnjë e më shumë nga kriteri afektiv. Krahas mbijetesës dhe vazhdimësisë (8. ndër të tjera. Familja “jotradicionale” . vazhdon të jetë mjaft mashkullore. Më e zakonshme është familja me fëmijë nga dy bërthama. Sikurse në familjen tradicionale. mungesa e forcës reaguese të familjes. Dukuritë e mësipërme nuk kanë arritur ta cënojnë dukshëm tiparin e familjes tradicionale për lindje dhe rritje fëmijësh (10). nga martesat e mëparshme etj. Vihet re prirja për ta parë martesën si një lidhje që të jep maksimalisht kënaqësi e lumturi. 2000: 50)... Gratë përbëjnë vetëm 10-15 për qind të sipërmarrseve (gati kaq edhe të politikanëve). Më shumë se parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. vihet re kërkesa për birësime. por kërkojnë më shumë prej saj (Beqja & Sokoli. Sidoqoftë prirja për martesë dhe familje “të hapur” me të drejta. qoftë edhe nga pikëpamja e autoritetit. dhuna. Në familjen tradicionale burri ka qenë edhe autoriteti kryesor (12). saqë këtë dukuri mund ta rendisim midis alternativave “jotradicionale”. etj. ndërsa emigracioni është gjithashtu një dukuri më shumë mashkullore. bizneset tona vazhdojnë të jenë të painstitucionalizuara. vetëgjykimin.

trajnimi apo formimi. me prostitucionin. shpesh të çoroditur. kriteri moral dhe forca e opinionit shoqëror (14). . 2000: 75-78). Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që prindër. nuk duhet “fajësuar” vetëm varfëria. por duhet të besojmë më shumë në shkaqe të karakterit moral. kanë karakterizuar familjen tradicionale. Ndoshta duhet shkuar më tej: nëse shqiptarët janë sot kaq të gatshëm për t’u marrë me drogën.. 2 Nga intervista me një pedagoge të Fakultetit të Shkencave Sociale. ndërkohë që më të moshuarit. Së fund. të rivlerësimit të vetvetes. një model pozitiv. Mungon një frymëzim pozitiv.bashkëjetesën pa lidhje martese. por me kusht që edhe ajo të mos jetë një kopje e keqe e martesës”2 Duket se edhe në realitetin shqiptar martesa tradicionale ka tani edhe një konkurrent “jotradicional” . nuk e kanë për gjë të pranojnë përfshirjen në ingranazhet e drogës. Jam për bashkëjetesën. Ndaj. tek e cila të gjithë mund të besonin. Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? “Unë jam kategorikisht kundër martesës. deri përcjelljen “vullnetare” për në botën e prostitucionit etj. Universiteti i Tiranës. një “hero pozitiv”. kemi nevojë për një program të rilindjes morale. kërcëllijnë dhëmbët ndaj një gjendje thuajse të pashpresë. më shumë se çdo program zhvillimi.Lekë Sokoli 15 shqiptare çuditërisht sot përfaqëson institucionin më të dhunshëm të shoqërisë (shih: Beqja & Sokoli. Eliminimi i saj përfaqëson kështu sfidën më të madhe të saj e të të gjithë shoqërisë. Duket sikur të rinjtë e sotëm nuk besojnë thuajse në asgjë. Në familjen “jotradicionale” vërehet prirja për largimin e jetës personale vetjake nga kriteri moral. një nxitje për të çliruar energji rinore pozitive. vlerësimit të të qenit shqiptar. pasi kanë arritur në këtë shkallë. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. sidomos kur është fjala për një martesë shqiptare. bij e bija shqiptarë e shohin shpesh paranë si të vetmin qëllim të jetës dhe. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). për të kërkuar zgjidhje të dhunshme etj. me mungesën e një qëllimi kolektiv. Ato lidhen me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë).

midis të droguarve etj. edhe e përkohëshme apo rastësore. pikërisht ajo që përfaqëson më realisht një alternativë “jotradicionale” të martesës. të cilin po e citojmë: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift. midis atyre që kanë mbetur të ve. midis të divorcuarve. sado korrekt. 2003: 56). është ligjëruar vetëm një tip bashkëjetese. neni 163. Kuptimin e saj e ka përcaktuar Kodi i Familjes. Kjo përqindje nuk është e madhe. “partner/e” etj. përmes strukturave të tyre. Ajo ka prirje të rritet. që të mundësohet bashkëjetesa midis djemve e vajzave. me miratimin e Kodit të ri të Familjes (maj 2003). Ato janë lidhje midis individëve të pamartuar ndonjëherë. e karakterizuar nga një jetë e përbashkët.3 për qind e rreth dy mijë përgjigjedhënësve pohojnë se “statusi” i sotëm i tyre është ai i bashkëjetesës (tabela 2). Bashkëjetesa është më e përhapur ndër studentët.. Por cila është pranueshmëria e bashkëjetesës? . për të shprehur bashkëjetesat. Por ky përkufizim. që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” (KF. atyre që janë zhgënjyer nga martesa. Por ato mund të jenë edhe bashkëjetesa homoseksuale. e deklaruar dhe relativisht afatgjatë. Zakonisht. nuk mban parasysh llojshmërinë e bashkëjetesave që vërtetohen në jetë. Meriton të theksohet fakti se ata. në analizën e mëposhtëme është një marrëdhënie intensive heteroseksuale. Bashkëjetesa mund të jetë. siç nuk është as e papërfillshme. Cilat janë përmasat e kësaj dukurie në realitetin shqiptar? Për këtë do t’i drejtohemi anketimit. “familje fakti”. deri te bashkëjetesa si një alternativë përfundimtare e martesës etj. kriminale (me prostituta. Pra.16 Analiza sociologjike Bashkëjetesa është njëfarë “martese pa martesë”. të rrëmbyera. përdoren termat “bashkim fakti”. nuk shpreh “kuptimin sociologjik” të saj. pra. u kanë kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Qytetit Studenti (Tiranë). midis studentëve).). Bashkëjetesa. Siç duket përqindja e studentëve që bashkëjetojnë në çift duhet të jetë më e madhe. kalimtare (për shembull. Vetëm 2.

8 për qind).29 Siç shihet. Ky ndryshim shkon në 2.4 11.).1 51.7 22. në raport me vlerësimin që kanë nënat për vajzat e tyre. përqindja e vajzave beqare që e quajnë bashkëjetesën si më të përshtatshme kundrejt martesës. Gratë/vajzat janë më të prirura të quajnë bashkëjetesën si të domosdoshme. Ndërsa nënat e shohin dukurinë e bashkëjetesës së vajzave të tyre me syze më të errëta se ato vetë (Dervishi. veç Tiranës. Në përgjithësi.08 9.0 17 Pra shkalla e pranueshmërisë së bashkëjetesës (1+2).87 Nënat për vajzat e tyre 77. dhe realizimit të saj në fakt.4 herë.5 për qind).64 13. është e lartë (31. nga opinioni shqiptar është relativisht e madhe (65.8 100.Lekë Sokoli Tabela 4: Vlerësme mbi bashkëjetesën Përgjigjjet e dhëna Në numër E domosdoshme E pranueshme Jo normale Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 282 1032 447 237 1998 Të anketuar Në përqindje 14. i opinionit tradicionalist. nga njera anë.5 7. Tabela 5: Çfarë parapëlqejnë më shumë vajzat beqare dhe nënat për vajzat e tyre? Parapëlqimet Martesën Bashkëjetesën Pa përgjigje Vajzat beqare 60. madje në masën 20 për qind më shumë se djemtë/meshkujt. nga ana tjetër. 2000: 174).33 31. shkalla e praktikimit të bashkëjetesës është shumë e vogël. i frikës nga mospëlqimi prej bashkëshortit të ardhshëm etj. Në qytete të tjera. Kjo lidhet me ekzistencën e barrierave. si dhe barriera ekomomike që lidhet me pamundësinë e plotësimi të kushteve për bashkëjetesë. vërehet një kontradiktë midis shkallës së lartë të pranueshmërisë së bashkëjetesës dhe dëshirës për ta praktikuar atë. Në studime të mëparshme janë dhënë opinionet mbi bashkëjetesën nga vajzat beqare. të cilat burojnë nga mentaliteti (mospëlqimi i prindërve. .

mund të duhen vite. nuk është gjithnjë më e suksesshmja (Dervishi. edhe në vendet më të qytetëruara ajo vlerësohej si sjellje devijante. bashkëjetesa ka më shumë një status “ilegal” apo “gjysmilegal”. 1987: 377). sjelljen e tij etj. është diskutuar shumë. si një “fazë e paramartesës”. Rreth ½ e atyre që bashkëjetojnë. si “kohë e domosdoshme” për të kaluar në lidhjen martesore.18 Analiza sociologjike Edhe në botë çështja e raporteve ndërmjet bashkëjetesave dhe martesave. Bashkëjetesa është një dukuri e re për shumicën e shoqërive të kohës sonë. Në SHBA. ua fshehin bashkëshortëve të ardhshëm. 2000: 171). Të paktën për të vërtetuar që kjo “provë” është më e (pa)suksesshme se martesa. po të llogariten fëmijët. Në vitet ‘80-të. pasuria etj. si një “stazh” përgatitjeje për martesë. Studiuesit prej kohësh kanë vërejtur prirjen e SHBA-ve e të vendeve të tjera perëndimore për të arritur përvojën suedeze (Macklin. gjendjen shëndetësore. pavarësisht nga ligjet. numri i çifteve që bashkëjetonin u rrit katër herë (nga ½ në mbi dy milionë). 1980: 907). për shembull. partnerët. Por mjaft studiues mendojnë se martesa e paraprirë nga bashkëjetesa. numri dhe pesha specifike e çifteve që bashkëjetojnë. dhe përfaqësonin mbi 4 për qind të të gjithë çifteve (Macionis. shpresojnë të martohen pikërisht me partnerin me të cilin bashkëjetojnë. sidomos pas viteve ’70-të. midis viteve 1970-84. Edhe në vendet ku është më e përhapur. “Hija” e historive të bashkëjetesës i ndjek edhe pas martesës. prova e plotë bëhet kur edhe “ngarkesa” është e plotë. Pra. Nga ana tjetër. veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit. Motivet që i orientojnë partnerët drejt bashkëjetesës janë të shumta. Me daljen në skenë të shoqërisë liberale (Lakër. Në Suedi bashkëjetesa është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e martesave kanë njohur më parë përvojën e bashkëjetesës. bashkëjetesën e pakurorëzuar me martesë. ashtu edhe ndër studiuesit socialë. si një “periudhë prove” lidhur me aftësitë e partnerit. si në opinionin shoqëror e në media. sidomos vajzat. 1996). numri i personave të lidhur në çifte bashkëjetese u dyfishua. në mjaft vende të industrializuara është rritur ndjeshëm. madje herë pas here ua turbullon marrëdhëniet bashkëshortore Në vendin tonë bashkëjetesa vazhdon të jetë e ndrydhur për shkak të . e përparësive dhe kufizimeve të tyre. Përgjithësisht. Disa dhjetëvjeçarë më parë. përgjithësisht ajo vlerësohet si periudhë njohjeje.

edhe përpjekjet e burrave për të diktuar në këtë dilemë mjaft problematike: të baballarëve për t’iu imponuar vajzave modelet tradicionale të marrëdhënieve bashkëshortore. jep këtë përgjigje: “Në këtë kohë tranzicioni. Më së shumti. në kushtet e sotme? Sociologu Z. apo më saktë. disi problematike dhe jo aq e besueshme. lindja e fëmijëve në kushtet e bashkëjetesës është mjaft e paragjykuar. Dervishi (2000: 180). ende e paragjykuar. nuk i zihet besë fejesës e martesës që bëhet me dy palë burra. sidomos për motive ekonomike. Në këtë vështrim bashkëjetesa është disi më e parapëlqyer nga femrat që kanë njëfarë sigurie ekonomike. ka 4 Më pas: SJM . gjithsesi. por edhe se partnerët arrijnë t’i fshehin njeri-tjetrit dobësitë e karakterit të vet. bashkëjetesa mbetet një alternativë “jotradicionale” e martesës tradicionale. ende jo shumë e përhapur. Të rinjtë në moshë fejese e martese. nga njera anë. jo më bashkëjetesës. bashkëjetesa u imponohet vajzave. Të paktën martesa duket më e sigurtë: ngjan me anijen që. mund t’i përballojë më mirë dallgët e jetës” Gjithsesi. Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor4 Derisa ekskluziviteti seksual është një ndër karakteristikat kryesore të martesës tradicionale monogame. Por ç’përmasa ka kjo dukuri? Në librin Divorci – vrojtime e refleksione. Në opinionin e shoqërisë shqiptare justifikohet më tepër dështimi i një martse se ai i një bashkëjetese. “Divorci” nën statusin e bashkëjetesës i krijon femrës jo vetëm vështirësi financiare. Po ashtu. e cila i ngjan një gomoneje të pasigurtë në mes të Otrantos së egërsuar. ndër të tjera. Por a i besojnë ata bashkëjetesës. por as e papërfillshme. të shumicës së vëllezërve për motrat e tyre ose deri edhe të kushërinjëve për kushërirat. që nuk shkon as drejt Italisë dhe as kthehet më në Shqipëri. sikurse qendrimet e dyzuara. Kjo shpreh. hipokrite. atëherë kemi të drejtë të themi se shkelja e këtij rregulli përfaqëson një alternativë të saj. e quajnë bashkëjetesën si një të drejtë të padiskutueshme të tyren.Lekë Sokoli 19 opinionit. por shpesh edhe probleme të mprehta sociale.

1 53.9 14.2 për qind).5 5. Si e vlerëson këtë dukuri opinioni shqiptar dhe ai joshqiptar (tabela 7)? Tabela 7: Vlerësimi mbi seksin jashtëmartesor në SHBA.0 3. u dha pas bixhozit ose prostitucionit etj.7 11.2 1.0 47. 2000: 6062).7 . i droguar.9 100 Pra ¼ e martesave është zgjidhur nga e ashtuquajtura “tradhti” bashkëshortore e gruas (14. janë (tabela 6): Tabela 6: Seksi jashtëmartesor si shkak i divorceve Shkaqet e divorceve për 405 çifte (810 individë) Për shkak të ndryshimeve në karakter e në temperament Gruaja “tradhtoi” burrin ose braktisi familjen Burri “tradhtoi” gruan ose braktisi familjen Nga konfliktet e shkaktuara nga prindërit e burrit apo gruas Për shkaqe të ndikuara nga vështirësitë ekonomike Njëri nga partnerët ishte i alkoolizuar. të divorcuar në dhjetë vjet. Pra ky ndikim duhet të jetë më i madh.2 38. Njëri nga partnerët nuk lindte fëmijë Ndryshime nga diferenca e madhe e moshës midis burrit e gruas Nga diferenca të mëdha në jetën intime e seksuale Shkaqe të tjera Divorce të vrojtuara gjithsej Frekuenca në përqindje 29.20 Analiza sociologjike një kapitull mbi shkaqet e divorceve (shih: Beqja & Sokoli. Edhe në shkakun “ndryshime në karakter” (tabela) nënkuptohet shpesh edhe SJM.2 48.2 0.7 7.7 12.2 13.8 = = = = = 8.7 për qind) ose e burrit (11. shkaqet e divorceve për 810 individë të vrojtuar.: Vlerësimi për pabesinë bashkëshortore Është gjithmonë e gabuar Është nganjëherë e gabuar Nuk është gjithmonë e gabuar Është mëkat 100 % i pafalshëm Nuk është mëkat 100 % i pafalshëm Mund të falet Nuk mund të falet Varet nga rrethanat dhe bashkëshorti Në ShBA 74 14 12 = = = = = Në Angli Burrat Gratë = = = 80 20 = = = = = = 85 15 = = = Në Shqipëri Për gratë Për burrat = = = = = 4. Angli e Shqipëri. Sipas autorëve.

niveli i lartë i nevojës për intimitet dhe niveli i ulët i varësisë në çift etj. 356.. Studiuesit socialë kanë analizuar veçmas dukurinë e pjesmarrjes së grave në SJM.). Ata pohojnë gjithashtu se kjo dukuri nuk është nxitur domosdoshmërisht nga marrëdhënie të varfra e të pakënaqëshme bashkëshortore. megjithse pakënaqësia në martesë rrit prirjen për SJM. meshkuj dhe të pamartuar. Nga se ndikohet SJM-ja? Studiuesit pohojnë se ai ndikohet mjaft nga formimi e sjellja e individit. dëshira për të njohur përvoja të reja dhe faktorë të tjerë. Macklin. Studiuesit e kanë analizuar SJM në varësi deri të 25 faktorëve. por ato pohojnë se përtej këtij motivimi. Sidoqoftë lidhja midis SJM-së dhe nivelit të kënaqësisë martesore ndyshon në varësi të stadeve të martesës. Gazeta Intervista. nga mosha e rritur. 2000. më në veçanti. Gati ½ e tyre pranojnë se pakënaqësia ndaj martesave është pjesë e motivimit të tyre për SJM. duket sikur shqiptarët janë më liberalë (tabela). “Tradhtia”. 16-22 tetor . Pier Zhak. kanë vënë në dukje faktin se ¾ e të anketuarve në SHBA. Pse tradhtojnë gratë?. gjithashtu. Pranohet se ata që kanë provuar SJM janë përgjithësisht më të prirur për ta cilësuar martesën e tyre më pak të lumtur. cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore. nr. Shoqëria e sotme ende vazhdon ta shohë “tradhtinë” me një sy të keq. “Por a ka ndryshuar natyra e SJM-së (“tradhtisë”) te gratë e sotme?”. kanë arritur në përfundimin se nxitësi kryesor drejt SJM është shkalla e liberalizmit të përgjithshëm dhe. 1980 etj. 1976.Lekë Sokoli 21 Studiues të ndryshëm (Singh et al. edhe pse besnikëria seksuale nuk ka më të njëjtin kuptim shoqëror si më parë. Nëse u referohemi shifrave. 5 Martin.1980: 911). sidomos sjellja seksuale. veçoritë e personalitetit. pohojnë se SJM është “gjithmonë i gabuar” dhe vetëm 14 për qind pohojnë se SJM mund të jetë gabim “nganjëherë” ose “nuk është gabim”. Megjithatë autori nuk “harron” të sqarojë se pjesa prej 14 për qind përbëhej kryesisht nga të rinj. qëndrimi më lejues ndaj sjelljes seksuale paramartesore. zezakë. 80 për qind e burrave dhe 85 për qind e grave e quajnë SJM “një mëkat të pafalshëm”. 1976). ka ndikuar kurioziteti. pyet studiuesi francez Zhak Pier Martin5. Në Angli. Studiuesit (Singh et al. Por një pjesë e “SJM-istëve” pohojnë njëherësh se martesa e tyre është e lumtur dhe se me bashkëshortin e tyre kanë marrëdhënie seksuale të kënaqëshme (Macklin.

SJM-ja është shndërruar në një alternativë të martesës monogame. na çojnë në përfundimin se: ato edhe në Shqipëri ekzistojnë jo thjesht si raste. vijojnë të shndërrohen në thika të helmuara. Këto tabu bëjnë që ne. disa fakte të publikuara. aq më e vështirë bëhet jeta e një çifti. Duket se gratë e kohës sonë janë më të guximshme dhe më të bindura për atë që ndiejnë brenda vetes. për ta jetuar jetën si në një roman etj. Rastet e publikuara nga OJF-të apo organet e rendit publik . të paktën po të gjykojmë për nga konfliktualiteti dhe niveli i krimeve në familjen e sotme shqiptare. sikurse një analizë logjike e problemit. Kjo është më e theksuar në Shqipëri. Kjo duket se është e lidhur me tabutë që veprojnë njëherësh. Dhe. kudo në botë. vijon ai. ndonëse në masë të ndryshme. sot interpretohet edhe si një dëshirë për të afirmuar veten.22 Analiza sociologjike e përjetuar prej shumë kohësh midis vuajtjesh e dramash. Ato janë dy dukuri të vështira për t’u vrojtuar sociologjikisht. ndikon edhe në marrëdhënien martesore. për të qenë besnik edhe ndaj dikujt tjetër? Përgjithësisht mund të thuhet se “shkaqet” për të cilat fillohet një lidhje jashtëmartesore janë nga më të ndryshmet: pakënaqësia midis çiftit. Pra. sociologët apo psikologët. dëshira për të zhbiruar personalitete të tjerë. xhelozia dhe. tërbimi që e shoqërojnë. siç thotë Martin. Po ashtu. sa më shumë që një partner mendon për vete. Sot. Ai. si te studiuesit. shpesh. martesat monogame po bëhen gjithnjë e më të vështira. siç duket. i parë si një dukuri sociale. të cilët japin përgjigje të rezervuara apo të pasinqerta. mungesa e dashurisë apo e tërheqjes seksuale. të jemi shumë të rezervuar në pyetjet që drejtojmë. i cili. mendojmë se duhet veçuar individualizmi. është po aq ekstrem sa kolektivizmi që karakterizonte shoqërinë paraardhëse. por kanë përmasat e një problemi social. ashtu edhe tek individët që janë objekt i vrojtimit sociologjik. Raste ekstreme të SJM-së janë abuzimi seksual dhe incesti. Por ndjenja dhe “kopmleksi i fajit”. nuk mund të flitet me siguri për përmasat që ka te ne incesti apo abuzimi seksual. Problemi shtrohet: si të jesh besnik ndaj vetes. Në të vërtetë. Por. tabutë ndikojnë edhe tek të intervestuarit. Ajo sot ka fituar në krijimtari dhe ka humbur në legjitimitet. Ndër tiparet e shndërrimeve të ndodhura në Shqipëri në vitet ‘90të e në vijim.

1998. i përcjellë ndër vite me shqetësim. Nr. American Sociological Review. po zhduket nga faqja e dheut.”6 Ky deklarim. Partia Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të politikës. në kuptimin e vjetër të saj. Po kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira. fushatat e fundit elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të 6 Citimi është marrë nga Lantz. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet e burrave me gratë. Anthony. ky sensibilizim ka nisur vonë.Lekë Sokoli 23 përfaqësojnë. Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie. . Tiranë. Kjo lëvizje te ne thuajse nuk ekziston. por po rrezikohet vetë ekzistenca e shoqërisë sonë.”7 Në SHBA. Nga ana tjetër. fq. vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive tepër shqetësuese. Në Britani. Disa përfundime Gati gjysmëshekulli më parë. Po ashtu. Çabej. 398. 1977. Edhe në shoqëritë e hapura. ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët. Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para. gjatë viteve ‘80-të. vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë. The changing American family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. Thetcher. 42. M. do të deklaronte: “Politika jonë nis nga familja. një studiues shkruante në një revistë të Bostonit: “Familja. për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale) mashkullore nga brenda. nuk janë të prirur për të qenë abuzues me fëmijët. 7 Citimi është marrë nga Giddens. liria dhe mirëqenia e saj. më 1986. Shultz & O’Hara. në gjykimin tonë. Shoqëria shqiptare duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë. Sociologjia. incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. pati jehonë të gjerë në vendet e industrializuara. te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime meshkujsh.

nuk janë zbehur Ato “po përshtaten” në kushtet e zhvillimeve të reja. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. madje me siguri. Që kjo vonesë të jetë sa më e shkurtër. por jo drejt rënies apo shpërbërjes së saj. Por mund të pohojmë. edhe në shoqërinë e sotme. përsëri funksionet kryesore shoqërore. modelin e “familjes së hapur” (përpunuar nga çifti O’Neil 8 . në shtresat e mesme e të larta. ekonomike etj. respektimi i identiteteve. kulturore. vendimet me bashkëpëlqim. sipas tij. duhet që familja te ne të vihet në qendër të vëmendjes së institucioneve të shoqërisë: Çifti O’Neil. ndonëse me vonesë faze. mbeten skeptikë ndaj gjykimeve absolute (Giddens. model i karakterizuar nga roli fleksibël i partnerëve në çift. Një stil i ri jetese për çiftet (1972). Por është e vështirë.24 Analiza sociologjike saj. besimi dhe respekti i ndërsjellë. studiuesit. në bestsellerin e tyre: Martesa e hapur. Zgjidhja. nuk mund të mohohen. 1972) dhe të “martesës së hapur” (përpunuar nga McGinnis & Finnegan. shprehja e emocioneve. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të gjatë e të vështirë shqiptar. Ata pohojnë se. se shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. mbi bazën e një vëzhgimi të kryer në një numër të madh individësh në zona urbane/rurale. komunikimi i hapur dhe i sinqertë. megjithse anët e errëta të jetës familjare po shtohen. komunikimi i hapur. 1996: 398). Ajo është në ndryshim. roli i familjes në shoqëri do të rritet. siç analizuam edhe më lart. të familjes. Madje sociologët argumentojnë se në të ardhmen. në mos e pamundur. Po në Shqipëri? Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në natyrën e familjes shqiptare e të martesës me prirje pozitive e negative. Ato do të ndjekin. barazia e të drejtave dhe përgjegjësive. më 1976). Shndërrimet në fushën e familjes e martesës shqiptare janë të prirura drejt modelit perëndimor. dhe jo vetëm ata. Megjithëse kritikët e familjes pohojnë e ripohojnë se institucioni i familjes po shkon drejt zhdukjes. arriti në përfundimin se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet martesa moderne është paaftësia e shumicës për të gjetur në martesat e tyre njëherësh intimitetin dhe mundësinë për zhvillimin e personalitetit. është “martesa e hapur”… 8 .

Lekë Sokoli

25

shtetit, partive politike, shoqërisë civile, mediave apo lëvizjeve sociale, që mund të jenë mikse, femërore apo mashkullore. Ajo meriton të vihet në qendër të debatit publik.

REFERENCAT
Alia, Zana. 1988. Familja socialiste dhe struktura e saj, Tiranë: 8 Nëntori. Beqja, Hamit & Sokoli,.Lekë. 2000a. Divorci (Vrojtime e refleksione). Tiranë: Dudaj & Rinia. Beqja, Hamit & Sokoli, Lekë. 2000b. Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 2 (7), fq. 68-92. Dervishi, Zyhdi. 2000. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva. Tiranë: Dora d’Istria. Dickinson, E. George and Michael, L. Leming. 1990. Understamding FamiliesDiversity, Continuity and Change. Boston: Allyn and Bacon, pp. 328-329. Giddens, Anthony. 1996 Sociologjia. Tiranë: Çabej Kadare, Ismail. 2000. Kohë barbare. Tiranë: Onufri Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (KF). 2003. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Lakër, Uolltër. 1996. Europa në kohën tonë. Tiranë: Dituria Macionis, John. 1987. Sociology. New Jersey: Prentice-Hall Inc., Engewood Cliffs. Macklin, D. Eleanor. 1980. Nontraditional Family Forms: A Decade of Research. Journal of Marridge and the Family. 42: 905-922 Martin, Pier Zhak. Pse tradhtojnë gratë?. Intervista, Nr. 356, 16-22 tetor 2000. Singh, B. K., B. L. Walton and J. S. Williams. 1976. Extramerital sexual permissiveness: Conditions and contingencies. Journal of Marridge and the Family. 38: 701-712. Sokoli, Lekë. 1997. Sociologjia. Tiranë: Elio. Uçi, Alfred. 2003. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në Sqipëri. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 6, Nr. 1 (11), fq. 17-30 Vejsiu, Ylli. 2000. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kaosi demografik. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 1 (1), fq. 63-70

26

Analiza sociologjike

Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin1
Në vend të hyrjes: Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta? Një nënë me tre fëmijë, me emrin Marta, e kanë masakruar pranë lumit Fan, në rrethin e Pukës, sepse kishte denoncuar tutorët e prostitucionit. Ky është vetëm një rast. Por çdonjëri nga ne mund të rendisë një apo shumë histori jetësh njerëzore që humbën në humnerën e prostitucionit. Kam lexuar diku se rreth 20 për qind e vajzave të një shkolle të mesme të Beratit kanë ikur me dëshirë, me mashtrime apo me dhunë, për të bërë prostitutën jashtë vendit (shih: Sokoli, 2003). Është pohuar se në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Është pohuar gjithashtu se përmes trekëndëshit Mal i Zi - Kosovë - Serbi, në këta dhjetë vjet kanë kaluar rreth 700 mijë femra të paracaktuara për në tregun europian të prostitucionit (Kallaba, 2002). Në shifrat që jepen nga mediat, burimet zyrtare apo edhe në artikuj studimorë mbi prostitucionin, ka shumë diferenca e pasaktësi. Marrim, për shembull, numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucionin në vendet e Perëndimit. Sipas burimeve
Botuar fillimisht në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195. Botuar, gjithashtu, në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 1(13), 2004, fq. 21-37 dhe në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195.
1

Lekë Sokoli

27

zyrtare numri i tyre është rreth 5 mijë 2. Të tjerë, përkundrazi, pohojnë për 6-7-fishin e shifrës zyrtare (Raufer & Quere, 2003; Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Këto pasaktësi në statistika për prostitucionin, por edhe për dukuri të tjera sociale, lidhen me mungesën e një institucioni zyrtar informimi. Megjithatë nuk vihet në dyshim fakti se në Shqipërinë paskomuniste, sikurse në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, prostitucioni është shndërruar në një problem social, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër temat më të nxehta dhe, njëherësh, ndër më të trajtuarat, të paktën nëse bazohemi në vëllimin e informacionit për të. Për prostitucionin flitet e shkruhet shumë. Shtypi e mediat punojnë me kapacitet të plotë, studiuesit, madje edhe shkrimtarët, bëjnë të tyren. Dy studiuese italiane për shembull, Morali dhe Sibona (2000), në librin e tyre Skllavet e Perëndimit na kanë dhënë plot histori të jetuara, dëshmi rrëqethëse të viktimave të prostitucionit, dëshmi të një bote barbare, pa dinjiteti njerëzor e pa të drejta qytetare, dëshmi të një jete nga e cila, nganjëherë, siç thotë botuesi i librit në fjalë, vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi, 2000)3. Prostitucioni është, pra, një ndër dukuritë më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit po ashtu të dhimbshëm shqiptar, madje jo vetëm shqiptar. Por ai është më i përfolur se i studiuar. Studimet empirike për prostitucionin mungojnë. Për më tepër, në Shqipëri prostitucioni është parë njëanshmërisht. Ai është identifikuar me dhunën dhe, nga ky këndvështrim, duket sikur shkaku i parë dhe i fundit i prostitucionit janë rrëmbyesit, trafikantët, dhunuesit, deri vrasësit e femrave, të cilat gjithnjë janë vënë në rolin e viktimës. Dhuna, ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit, ka errësuar anën tjetër të tij, prostitucionin si profesion.
Shefi i zyrës së Antitrafikut në Ministrinë e Rendit Publik, A. Jaupllari, ka pohuar se në Europën Perëndimore ushtrojnë prostitucionin 5192 femra shqiptare (Shekulli, 25 mars 2003). 3 Për fat të keq, ky pohim është i vërtetë. Juliana G., 23 vjeçe, u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej për të mos u shfrytëzuar seksualisht. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës, për të mos u bërë prostitutë në Itali (Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës, Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000: 18).
2

. të qytetëruar dhe shumë të ndjeshme ndaj të drejtave qytetare. para së gjithash. Në kohën tonë ushtrimi i prostitucioni. Pra prostitucioni është një dukuri globale dhe jo rajonale. Malajzia. Tailanda. Ajo mbështetet në vlerësimet e OKB-së. sipas të cilave vetëm në SHBA hyjnë çdo vit mbi 50 mijë gra të shitura. reflektohet edhe në trajtimin e tij. Nëse prostitucioni do të identifikohej me dhunën. Meksika dhe Nigeria. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit. me vendosjen e të cilit prostitucioni duhej të zhdukej. Indonezia. lejohet nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara e të qytetëruara? Nëse marrim si pikënisje prostitucionin dhe shohim tej fasadës. Në botën e sotme të madhe.28 Analiza sociologjike Kjo njëanshmëri që vihet re në konceptimin e problemit. Shqipëria4. Kolumbia. me të drejtat e njeriut. Në Globalized Female Slavery. madje pa shumë vështirësi. sociologia Onnie Wilson thekson se më shumë se katër milionë gra janë shitur si skllave të seksit. shiten në Australi e gjetkë. atëherë ai do të trajtohej thjesht si një problem i rendit publik (jo si një problem social). siç është për shembull rasti i SHBA-ve. Vietnami etj. prostitucioni si profesion i zgjedhur lulëzon edhe atje ku ka rend publik. e quajtur si një tipar unik i pjesës ende të pazhvilluar të botës (Shqipëria është pikërisht pjesë e kësaj bote). Përkundrazi. Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet. të metat apo papërsosmërinë e të ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit. në kuptimin më të plotë të fjalës. . Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit Ky artikull mbi prostitucionin ka “historinë” e vet. Korea e Jugut. Kam vendosur të shkruaj për këtë dukuri që rreth dhjetë vjet më parë. Hollandës dhe Perëndimit të sotëm. tregu i seksit dhe i vetë grave “makina të seksit”. për shfrytëzim seksual e pornografi. do të zbulojmë. Onnie Wilson. Por si është e mundur që kjo “tregti mishi”. i nxitur më shumë nga rrethanat se sa nga interesat shkencore. që vijnë kryesisht nga Ukraina. Gra nga Kina. Në atë kohë banoja 4 Kjo renditje e Shqipërisë ndër vendet me nivel më të lartë prostitucioni është bërë nga vetë studiuesja kanadeze. është shndërruar në një biznes mbarëbotëror. Filipinet. ekziston një mikrobotë pa të drejta.

te Anxhela 70 vjeçe (!) Ato. Robertën. aktorë (deri diku edhe autorë) të “dramës” së tyre: Stefaninë. Pikërisht dhimbja për ta më bëri të shkruaj. Zamirën. Ato ishin të racave të ndryshme: të bardha. vrojtova dukurinë e prostitucionit “në terren”. sikurse edhe nga vende të tjera të Perëndimit apo të Lindjes. ishin meshkuj të konvertuar në “femra”: nga Xhuzepe në Valentina. pra thuajse nga e gjithë bota. Argjentinë. përkundrazi. Valentinën (Xhuzepen). edhe ky artikull do të ndihmojë paksa për njohjen e kësaj dukurie dhe dramën që ajo mbart në vetvete. Paolën. Stelën. Simonën (Stefanon). Ishte i vendosur në një godinë shumëkatëshe në Via Giobertti 30. kuptohet: për arsye ekonomike dhe jo shkencore. me shpresën se. Algjeria. ofertën e kërkesën. Ato ishin nga Italia.Lekë Sokoli 29 në Romë dhe. Për më tepër ato “ishin” edhe të sekseve të ndryshme: shumica kishin lindur femra e të tilla kishin mbetur. zyrtarët. Suelën. mulate. nga Stefano në Simona etj. gjithsesi. Feti Dumin. në të cilën unë udhëtova për rreth një vit. Eleonorën. tutorët. E kam të vështirë që të . politikanët. Ollgën e shumë e shumë të tjera. diferencoheshin intelektualisht: Paola kishte qenë mësuese. personazhe realë. Demin. Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine Si u njoha me botën e prostitucionit? Në vitin 1992 shkova për të punuar në Romë. nga Afrika (sidomos nga Maroku. nga Azia (Filipine etj. gjithë opinionin. të verdha. të paktën. deri SHBA apo Kanada). Stefin. Të tjerat. Tunizia). policët. Naçerën. Silva ekonomiste etj. prokurorët. Kam përpara syve një numër të madh personash të vërtetë. zezake. Ato ishin të moshave të ndryshme: nga Stela 13 vjeçe. njoha po ashtu personalisht dhjetëra e dhjetëra prostituta e homoprostituta.). klientë që formonin me to çiftet e rastit. Por edhe të rrisë ndjeshmërinë e të rinjve e në veçanti vajzave. Fillova punë në një hotel me emrin “Stadler”. pa harruar edhe familjarët. në disa kushte të çuditshme e ndoshta të papërsëritshme më. Brazil. Anxhelën. Ishte. një “botë” e mistershme por e vërtetë. gjykatësit. sikurse edhe shumë meshkuj. Nxitja për të shkruar më lindi pikërisht nga kjo përvojë. gjithashtu. Të gjithë njerëz që kishin hedhur në “tregun e lirë” një mall specifik: trupin dhe shpirtin e tyre. njoha nga afër mekanizmin e funksionimit të tij. nga Amerika e Jugut dhe e Veriut (Peru.

Dukej sikur atje ishte epiqendra e prostitucionit. Në “Stadler” punova rreth një vit. Ndonjë institut sociologjie ç’nuk do të jepte që një sociolog i tij të vendosej pranë një hoteli të tillë për qëllime studimi. për “shfrytëzimin barbar që po i bënin një shqiptari” dhe bërtisnin nëpër korridoret e hotelit: “Questa è schiavitù5”. policët që i ndiqnin. historitë e problemet e pambarimta të tyre. pjesë e qendrës historike të Romës. shpesh deri të afërmit. sikurse edhe të droguarit. dhe njëherë ata protestuan në grup përpara çiftit të pronarëve (Enzo dhe Rita). Unë bëra të pamundurën për t’i ndihmuar ata. inkriminimin) etj. Në trotuaret e rrugës kishte aq shumë prostituta. homoseksualizmin. me të gjitha ingranazhet e tij. Pra. 1999 & 2001). Madje kam edhe një kujtim disi të veçantë. Ndërkaq njoha personalisht shumë prostituta. shih: Sokoli. pra non stop. sjelljet devijante (vjedhjet. Në këtë klimë komunikimi arrita të vëzhgoj problemet e tyre. por ama edhe një klimë ideale për të studiuar disa nga problemet e sotme: prostitucionin. drogën (për të cilën kam shkruar. t’i anketoj e t’i intervistoj. por edhe që i shfrytëzonin. ishin njerëz si të gjithë ne. të dashurit apo prindërit e tyre. saqë ishte më e vështirë t’u shmengeshe se sa t’i gjeje. bashkëshortët. Në këtë kuptim studimi im është një studim “klandestin” për 5 “Kjo është skllavëri” (it). Me ta arrita të komunikoja krejt normalisht. fëmijët. Dua të pohoj që në fillim se prostitutat. Ishte një stërmundim i vërtetë. intervistimi.30 Analiza sociologjike përshkruaj përmasat e llahtarshme të përhapjes së prostitucionit në atë pellg. nën një regjim pune të pandërprerë. Studimi im është. Ato kurrë nuk arritën të kuptonin se kishin hyrë në fokus të interesave shkencore të ndokujt. sjelljen seksuale të njerëzve (sidomos shformimet që ekzistojnë në këtë fushë). Veçse në asnjë rast nuk u deklarova si studiues. Njoha tutorët e tyre. në mënyrë të vetvetishme. Pra. anketimi. një dëshmi e gjallë për prostitucionin. njoha jetën që bënin. Por si arrita ta shndërroj hotelin “Stadler” në një “laborator sociologjie”? Duke zbatuar metodikat bazë të çdo studimi empirik: vëzhgimi. bëra objekt vrojtimi ata njerëz që. Më shihnin që punoja në regjim të pandërprerë. vinin për të ushtruar prostitucionin në atë hotel. ishin njerëz si gjithë të tjerët. pra. .

Pra ato i përgjigjeshin interesimit të një të njohuri. por në kohë të ndryshme. gjatë ditës e mbrëmjeve. Më tej hartova një anketë të mbyllur. Këto skedina. siç quhen në sociologji anketat kur për çdo pyetje numri i alternativave është i paracaktuar. pa e ditur se janë duke iu përgjigjur një ankete sociologjike (po ta dinin mund edhe të merrnin vrapin). siç ishte ushtrimi i prostitucionit në Itali. por edhe në gjendje stresi e ankthi. Në këtë rast pyetësorët nuk janë plotësuar nga individët përgjigjedhënës. kur kishin nevojë për të mbaruar ndonjë punë apo për t’iu bërë ndonjë favor etj. Këto të dhëna duhej të hidheshin edhe në regjistrin zyrtar të hotelit. një për vete (për studimin). disa herë nën veprimin e drogave. janë plotësuar jo njëherësh. dokumenti i identifikimit (pasaporta ose patenta) etj. të cilat i plotësoja në dy kopje. kombësia e shtetësia. profesioni. Studiuesi. vendlindja e vendbanimi (adresa). ishin të braktisura e të shfrytëzuara dhe kishin nevojë për njerëz. Përgjigjedhënëset i kanë bërë pohimet e tyre në kushte normale. Madje anketat. Ato. Prostitutat. . i janë përgjigjur një njeriu që ato e njihnin. Ajo që ka rendësi të theksohet është fakti se përgjigjet e “anketës” në fjalë janë dhënë në një klimë mirëbesimi. duke i këshilluar. përgjithësisht. herë në nxitim e sipër. mbi bazën e përgjigjeve të marra drejtpërdrejt prej tyre. datëlindja. Pra në rrethana rastësore nga më të ndryshmet. niveli arsimor. përgjithësisht. që një herë në njëzet e katër orë dorëzoheshin në rajonin përkatës të policisë. gjendja civile. plotësohej një skedinë në të cilën shënoheshin emri (kupto: gjinia). i ka “vjedhur” përgjigjet herë në biseda të lira. të ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo përgjigje të merrej vetëm me një shifër. pavarësisht nga koha e qëndrimit të tij. Në të vërtetë unë u bëra një njeri i afërt i tyre. por gradualisht e duke i ndihmuar në rast nevoje. më kanë shërbyer si të dhëna bazë të anketimit. por nga vetë studiuesi.Lekë Sokoli 31 një veprimtari klandestine. pra. Ky besim nuk ishte fituar në një ditë. Ç’bëra konkretisht? Për çdo individ që vinte si klient në hotel. por edhe nën krizën e mungesës së tyre. të paktën të një personi që nuk abuzoi kurrë me to. edhe në disa skedina. tek i cili kishin besim. derisa në çdo anketë sociologjike janë disa pyetje prej të cilave studiuesi merr disa të dhëna të përgjithshme. por edhe në të gdhirë. tjetrën për pronarët e hotelit (policinë). qortuar etj.

Çdonjera u bë përgjigjedhënëse e një ankete me 27 pyetje. e kanë cilësuar prostitucionin si “profesioni më i vjetër në botë” (Bryan. me një deri në dhjetë alternativa përgjigjesh. 1968). Prostitucioni. 7 Krijuesi i kësaj metode studimi është njëri ndër themeluesit e sociologjisë. Por këtë problem e ka çdo studim konkret sociologjik. e studioi dukurinë e prostitucionit në Los Anxhelos vetëm mbi bazën e anketimit të 33 prostitutave (call girls). Megjithatë studiuesit kanë argumentuar. nga “klima” që krijohet midis studiuesit dhe atyre që përbëjnë objektin e studimit. sidomos. të përbërë prej 204 prostitutash (37 prej tyre ishin meshkuj homoseksualë). emocionale (Shih: Sokoli. dashje pa dashje. James. 1968: 257). për shembull. aq sa metodologët e sociologjisë kanë qenë e janë të shqetësuar pikërisht ngaqë shumë individë janë rezervuar të tregohen të çiltër. në vitin 2002. që do të thotë: të kuptosh në mënyrë shprehëse. se shkalla e çiltërsisë varet nga mënyra e komunikimit. Pra mbetet një koeficent i panjohur (X) që lidhet pikërisht me (mos)sinqeritetin e përgjigjeve. prostitucionin e kam studiuar e vëzhguar në mënyrë të pandërprerë. Madje. Pohimet e tyre përfaqësojnë një informacion të mjaftueshëm sasior për një studim konkret sociologjik6. i cili përdori për të fjalën “verstahen”. për të nxjerrë në pah dallimet midis gjendjes së prostitutave shqiptare (atëherë të pakta) dhe atyre të vendeve të tjera. që lidhet me të kuptuarit në mënyrë emocionale. Max Weber. anketimi bazë i vitit 1994 është “përsëritur” pjesërisht po atje. 6 . Metoda ime e studimit të prostitucionit u bë. Unë bëra të pamundurën për të krijuar këtë “klimë”. Studimi në fjalë ka një shkallë të caktuar vërtetësie. profesioni më i vjetër? Studiuesit. 1997: 146). që lidhet me sinqeritetin e përgjigjeve të marra. më shumë të një realiteti social se sa të një institucioni. falë bashkëpunimit me kolegët tanë në Itali. thuajse në mënyrë të njëzëshme. Ky informacion sasior duket i mjaftueshëm krahasuar edhe me studimet e kryera për prostitucionin në vende të tjera. J.32 Analiza sociologjike Gjithsesi arrita të siguroja një “kampion” studimi. nga pozitat e drejtuesit të një instituti studimesh. Martinelli me 100 gra të rrugës (street women). ndërsa Greenwald vetëm me 25 prostituta (Shih: Bryan. Më tej. një metodë veberiane7. gjithashtu. Kjo është bërë për studime krahasuese dhe. Studiuesi amerikan Bryan.

Flamming. prostitucioni ka lulëzuar thuajse në të gjitha kulturat e në të gjitha kohërat. 1999. Prostitucioni ka zënë vend në shkencat sociale. Edwards. Anne Summers (1975). Bibla e dënon prostitucionin si të pamoralshëm. deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve. në Romën e lashtë apo përgjithësisht në botën latine (Bagnall. 1997. është e mjaftë. Reforma e protestantëve sërish do ta dënonte “pa kushte” prostitucionin. Të tjerë autorë janë marrë me qëndrimin e butë ndaj prostirucionit përgjatë historisë (Boswell.Lekë Sokoli 33 Rrjedhimisht edhe literatura për këtë dukuri “të vjetër sa vetë njerëzimi” (Horton.). Të dhëna për prostitucionin gjen në një numër të madh librash. në Mesapotaminë e vjetër etj. të emisioneve e spektakleve etj. 1980). Leslie & Larson. etj. madje edhe filozofinë politike të tij. me gjithë mosmiratimin e fesë myslimane apo të krishterë. pra thuajse të gjithë krijuesit. por edhe larmia e studimeve rreth tij. deri debatesh e kritikash të mëdha.. helenike. filozofinë. Fantham. ka argumenuar se prostitucioni . për shembull. 1997. Është folur e shkruhet për seksologjinë e prostitucionit. sikurse për sociologjinë e psikologjinë e tij. Leslie & Larson 1991). etikën e moralin. 1991: 132). 1996 etj. Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta apo.). 1993). homoseksualizmin etj. reflektimet e tij në komeditë greke (Brown. Houser. në disa raste. apo veçmas. raportet e prostitucionit me martesën e familje. Por studiuesit socialë kanë argumentuar se. Për të kanë shkruar shkencëtarët socialë. Friedl. Tregues i interesit shkencor për dukurinë e prostitucionit është jo vetëm vëllim i madh informacinit. në Perandorinë Bizantine. Madje vetë Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton. për të mos shkuar më tej. 1990 e 1993). gazetarët. skenaristët e filmave. madje edhe parahelenike (Beard & Henderson. 1962. shkrimtarët e letrarët. duke përfshirë rregullimin ligjor të prostitucionit në qytetërimin antik mesdhetar (Ford. 1975. madje në disa prej tyre. deri për teologjinë e prostitucionit. por Kisha do të pranonte paevitueshmërinë e mëkatit dhe prostitucioni do të “pranohej” pikërisht si mëkat. 1998 etj. Një numër i madh autorësh kanë studiuar përhapjen që kishte prostitucioni në Athinë e në mbarë Greqinë antike. duke filluar me Biblën e fjalorët e mitologjisë. Përgjatë historisë prostitucioni ka qenë objekt qëndrimesh të ndryshme.

cilësi (moshë.1867. arrita në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një akt të zakonshëm shitblerjeje. shumë pak studime janë bërë për të shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë” pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan. Pra nuk është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim studimi. Kjo lidhet deri diku me faktin se vetë prostitutat. Kjo e fundit ofertën seksuale ua bën shumë blerësve.34 Analiza sociologjike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë. për sasi (“kohë pune”. madje përdoret i njëjti fjalor si në një treg të zakonshëm mallrash. si rregull. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh . Fjala prostitutë fitoi përdorim të zakonshëm në fundin e shekullit XIX. konkubina (dashnore që mbaheshin rregullisht). ishin prostituta britanike. sikurse janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. Studiuesit kanë cilësuar dallimin midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. Në prostitucion “ngjarjet” nuk zhvillohen si në teatër. ose skllave (Giddens. Kjo sepse shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga kolonët. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. Në botën antike. që dalin në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks. 1986: 257). . Flitet për çmim e skonto (ulje çmimi). Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si “profesioni më i vjetër në botë”. nuk pranojnë të anketohen e të japin intervista.homoprostitutat). herë). shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane. madje edhe më pas. ndaj më shumë zotëron prapaskena. ndërmjet viteve 1788 . Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve seksuale për para ose kundrejt parave. sikurse në të këtër anët e globit. Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla. Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes. për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli. Pra prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. frekuencë. 1970: 1360). sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar. 1997: 201).

pranojnë para për seks. për konkurrencë (të butë e të egër) etj. Prostitucioni.Lekë Sokoli 35 paraqitje. prej apo përmes çdo vendi e rajoni të botës. qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim. rasti i Shqipërisë Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra. Studiuesit pohojnë se trafikimi i grave për t’i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një treg “hije” prej miliarda dollarësh. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra miliardë dollarë në vit. në shtëpi publike.) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre. Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. politik dhe ekonomik . nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup). Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve. përmes telefonit. pra si trafik i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm. profesionalizëm). Parabërësit përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve që. Një vajzë me telefon (call girl. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe statusin e grave. abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme më të mirë. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm përkohësisht. etj. duke plotësuar të ardhurat nga burime të tjera. por edhe mirëqenien e stabilitetin social. Një prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo përgjithnjë. Në kushtet e legalizimit prostitucioni ushtrohet në qendra legale. Një prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat.. si rregull bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni). në mënyrë të parregullt. Pra prostitucioni ushtrohet. “Prostitutat e rastit” janë ato që. Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje në prostitucion. për klientë të rastit e të abonuar. i cili i bindet një “kontrate” shkëmbimi para-seks. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat. Paul Golbstein (1979). Edhe këtu “rregullatori” është ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. përgjithësisht. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë forma të skllavërisë. i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës. Gratë trafikohen për në. si rregull.

rreth gjysmë milioni femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore. deri në vitet ‘90-të prostitucioni. se mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (po aty. këta autorë të paskrupullt i thonë botës se prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrët e mafias shqiptare). mafioze. Ky “përjashtim” lidhet. vëll. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e 8 Megjatë rreth kësaj kësaj çështjeje vazhdojnë të bëhen edhe spekulime. si fjala e dhënë. homoseksualizmi etj. duhet të jenë kriteret bazë për të vendosur për integrimin e Shqipërisë apo statusin e Kosovës (!) Këtij libri i kam kushtuar artikullin polemizues “Mafia shqiptare” . 2003. jepen si pararendëse të mafias. familja biologjike (për ta. Pra. të fshehta të rrezikshme. të veçantë . 93). 2(12). . 22). pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. 73). Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore shqiptare. në Politika & Shoqëria. burime të ndryshme autoriteti. sipas tyre. nr. por ushtarakët e KFOR-it u thonë (pikërisht në shtrat). Vijmë te rasti i Shqipërisë. sikurse droga. Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë.një rrezik për Europën”. nuk njihej si fenomen. Sipas tyre “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. fq. 72-89).një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës). Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera. pasi ajo është e gjithëfuqishme pikërisht për shkak të kapitalit që rrjedh nga krimi (po aty. pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. se eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (po aty. të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. 6. shpesh konfliktualë (po aty. drejtpërdrejt apo tërthorazi.“sektori i seksit”. 108).36 Analiza sociologjike të vendeve ku ata veprojnë. madje që nga koha parahomerike (po aty. të cilat kanë një sektor (zë). vetëm e fuqizon mafian. Në Europë. në librin “Mafia shqiptare . 2000: 10). së dyti. në Shqipëri. me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokesore8 dhe. të paracaktuar për tregjet e prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. me zanafillë njëmijëvjeçare. fq. Sipas një vlerësimi të kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM). janë përfshirë në tregjet e seksit të Europës Perëndimore (Arlacchi. nderi. Madje sipas Raufer & Quere misioni i tyre në Kosovë është i paracaktuar të dështojë jo vetëm se në të ka përzierje kombësish. më shumë se në çdo kontinent tjetër. në radhë të parë nga prostitucioni etj. Kjo përfaqëson një veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. fq. pikërisht për shkak të cilësive morale. 116). besa. theksohet se shqiptarët e kanë në gen mafian. së pari. fq. Për shembull. prostitucioni ka marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar. të studiuesve francezë Raufer & Quere (2003). fq. fq.. prostitutave (pra mafiozeve).

“plagë e kapitalizmit” – vlerësohej si pjesë e luftës së klasave të zbatuar. Peter Lukas. lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. me peshën e saj në rritje.Lekë Sokoli 37 tij. ku bën pjesë bota e krimit. në kohën para fillimit të proceseve demokratike. Alia (1986: 153). Në strukturat patriarkale dhe. ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. gjatë regjimit komunist. kryente një punë të caktuar. sillej sipas normave të pranuara. R. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. Eshtë kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. . Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuar në interesat. është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. Ky sistem. i bindej pa kushte autoritetit. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit „të hedhurit tej të shoqërisë”. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. në First impressions of Life in Albania. Madje propaganda zyrtare e quante prostitucionin si si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. Këtë e kanë pohuar edhe studiues apo raporterë të huaj. edhe lufta kundër prostitucionit . përgjithësisht rural. Pra. e prostitucionit etj. më pas. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. madje me shumë rreptësi. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm. pak a shumë homogjen. në strukturat e reja pas Luftës së Dytë Botërore. nga studiues të tij. 2003). Ky trajtim vijoj edhe në periudhën pasenveriane. e të gjymtuarve. nga një “status quo”. Por mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre). siç shihet. Nga Bostoni. e të droguarve.

Ky përfundim mund të jetë një pikënisje për t’iu përgjigjur pyetjes: pse kaq shumë femra shqiptare kanë hyrë në rrugën e prostitucionit? Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë paskomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. Këta faktorë jo vetëm e favorizuan. . ai pohon sërish: “Po. Midis më kryesorëve do të përmendim ndikimin e “efektit të paparashikuar” (ndr yshimi ishte i papritur. tregon se ai përcaktohet nga faktori social. si dukursi sociale. dalja e individit nga izolimi i hekurt dhe kontakti me plagët e qytetërimit të sotëm. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. rënia e nivelit të shkollës etj. por lindi pikërisht në valën e shndërrimeve të këtyre viteve. 1998). rrjedhimisht i pastudiuar. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por.). prostitucioni në Shqipëri “erdhi” bashkë me ndryshimet demokratike dhe “ngjiti” shumë shpejt. as me faktorë historikë e të traditës. përkundrazi. i pakomanduar dhe i paudhëhequr në mënyrë shkencore). se nuk kishte homoseksualë. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. në raport me zgjedhjet individuale. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. nuk ka ekzistuar në Shqipëri para viteve ‘90-të.38 Analiza sociologjike Dymbëdhjetë vjet më vonë. Fakti që prostitucioni. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. ndryshe nga shumë parashikime. Por është e vërtetë se. përbërja moshore (numri i individëve potencialisht të rrezikuar nga prostitucioni është më i madh se në vendet e tjera). pozita gjeografike e Shqipërisë. shndërrimet urbane dhe emigracioni. kryesisht të karakterit socialpolitik dhe ekonomik. ishte e vërtetë. por edhe vazhdojnë ta favorizojnë përhapjen e një epidemie të tillë. se nuk kishte prostituta. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. as me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre. Ky vërshim nuk lidhet me ndonjë prirje të posaçme që kanë shqiptarët ndaj tij.

mungesës së mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë shqiptare për plotësimin e tyre. Pamundësia e familjes për të kryer funksionet e saj ekonomiko-edukativ dhe konfliktet që rrjedhin prej saj. sidomos institucionin e familjes. Lulëzimi i prostitucionit në Shqipëri duhet parë në kontekstin e dinamizmit të ri të jetës shoqërore të pas vitit 1990. që kodi moral i mëparshëm u përmbys. Përhapja e prostitucionit është e lidhur. që familja tradicionale shqiptare u godit dhe divorcet u shtuan. botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. sikurse është pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të argumentuar. pra. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ai është i lidhur me jetën përgjithësisht konfliktuale dhe stresante që ka karakterizuar shoqërinë shqiptare të këtyre viteve. Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta. kanë çuar në “zgjidhje” të tjera.Lekë Sokoli 39 Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. me nivelin e “të drejtave” që rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1): Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. me faktin që çdo lloj autoriteti u vu në pikëpyetje. nga njëra anë. siç është prirja ndaj prostitucionit. por në kërkim të asaj që “u ishte mohuar”. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut9. nga gjendja e vështirë ekonomike. me kontradiktën midis interesave shoqërore dhe kulturore të saj. nga ana tjetër. datë 10 dhjetor 1948. Tiranë 1998. që marrëdhëniet seksuale paramartesore u pranuan gjerësisht dhe që njerëzit u vunë jo në kërkim të më të mirës. 9 . përgjithësisht. me daljen në skenë të “shoqërisë liberale”. me rezolutën e saj nr. dhe. por me gjithë situatat shoqërore që përjetojnë të rinjtë. jo vetëm me mungesën e rendit publik. 217A/III. që tabutë e së djeshmes u shembën.

40

Analiza sociologjike

Tabela 1: Disa nga të drejta universale të njeriut dhe “të drejtat” gjatë ushtrimit të prostitucionit
Të drejta universale të njeriut: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë së personit të vet (neni 3). 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë (neni 3), askush nuk mund të mbahet në skllavëri (neni 4). 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (neni 5). 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast (neni 6). 5. Të gjithë janë të barabartë para ligjit… (neni 8). 6. Askush nuk mund të arrestohet, të burgoset, të dënohet në mënyrë arbitrare (neni 9). 7. Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh në jetën e tij private… (neni 12). 8. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, të qarkullojë lirisht… (neni 13). 9. … burri/gruaja kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje… (neni16). 10. Çdo person ka të drejtën e pronës (neni 17), të punës … (neni 23), të sigurimit shoqëror (neni 22), të pushimit (neni 24), të organizimit (nenet 19, 20, 21, 23/4, 27…) etj. Gjatë ushtrimit të prostitucionit: Në prostitcion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura (1). Jo më kot prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë” (2). Gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. (3). Në prostitucion gratë, si rregull, shpersonalizohen (4). Në prostitucion nuk ka as barazi ligjore (5). Në prostitucion gratë janë të ekspozuara ndaj arbitraritetit (6). Thuhet se prostitutat nuk kanë jetë private (7). Shumica e prostitutave nuk mund të dalin nga gjendja e të shkëputen (8). Këto të drejta për prostitutat përfaqësojnë luks (9). Prostitutat shndërrohen në “pronë” të meshkujve që i blejnë, i shesin, i japin me qira etj., duke i transferuar të drejtat e tyre te vetja … (10).

Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë, së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme, sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura

Lekë Sokoli

41

e të rrezikuara. Vetë prostitutat, duke mos patur mbrojtje ligjore, përpiqen t’i dalin zot sigurisë së tyre por, në pamundësi për të arritur këtë, detyrohen të “thërrasin” kujdestarët tutorë. 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë, askush nuk mund të mbahet në skllavëri etj., por prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë”. Në prostitcion gratë janë të keqtrajtuara, për shkak të përdhunimit, rrëmbimit të vazhdueshëm, shitblerjes për seks etj. Derisa ato nuk mund të ikin, atëherë ato janë skllave të seksit. Të jesh skllav (i seksit etj.), do të thotë të jesh i privuar nga liria. Prostitutat kanë humbur, përgjithësisht, të drejtën dhe aftësinë për t’i thënë “ndal” gjendjes së tyre. Në më të shumtën e rasteve privimi nga liria vihet re që në fazën e rekrutimit të tyre. Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe 2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼ e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2): Tabela 2: Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera? Në përqindje
Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Ishte një vetërekrutim Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull Ishte rekrutim në rrethana të tjera Gjithsej Shqiptare 14.2 22.6 57.8 6.2 100.0 Perëndimore 22.6 48.1 24.0 5.4 100.0

Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush? Në përqindje
Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Ishte zgjedhja ime e lirë U detyrova nga rrethanat Dikush më detyroi të bëhem prostitutë Gjithsej Shqiptare 21.5 54.2 24.3 100.0 Perëndimore 39.2 49.5 11.3 100.0

42

Analiza sociologjike

Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3. Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat. 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi, degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme. Nga studimi ynë, sikurse edhe nga studime të mëparshme, provohet se gratë në prostitucion janë subjekte të një dominimi e dhunimi total. 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik, në çdo vend e në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). Kjo lidhet me dinjitetin dhe cilësinë e jetës. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje e sondazhit tonë, ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe shqiptare), Afrika, Amerika dhe Azia, përgjigjet e mëposhtme: Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave (Në përqindje)
Pyetjet e bëra për 204 prostituta A e doni jetën? A ndiheni fajtore? A e quani normale punën që bëni? A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? A duhet të lejohet prostitucioni? A keni frikë nga vdekja? A keni një të dashur? A ndiheni e kërcënuar? A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je infektuar me virusin HIV? A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste? A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura minimale, vetëm sa për të jetuar? Po 97,5 13.2 64.2 59.3 90.1 68.6 42.6 88.2 76.0 23.5 30.4 88.7 77.9 93.6 31.4 Jo 2.5 86.8 35.8 40.7 9.9 31.4 57.4 11.8 24.0 76.5 69.6 11.3 22.1 6.4 68.6

prostitutat kanë ndërruar tutor. nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër. se në shumicën e rasteve (77.Lekë Sokoli 43 Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e prostitutave (64. se në vend të viktimizimit ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre. se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!). Për shkak të ushtrimit të prostitucionit. ushtrimin e prostitucionit e quajnë si një punë normale. Madje edhe liria humbet vetëm për gratë.. seksual). gjithsesi. sikur ajo të jepte të ardhura minimale. se në vlerësimin e prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). Por në prostitucion kjo barazi nuk mund të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e ushtrojnë atë. 5. ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra. me punën që bëjnë derisa (68. ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë). madje pa shumë vështirësi. domethënë janë shitur. Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia. Ky përfaqëson një diskriminim ligjor (gjinor. tutorët dhe klientët (sidomo klientët e dhunshëm). Rreth 90 për qind e tyre pohojnë. se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin veten. jo për burrat. për t’i identifikuar dhe arrestuar ato. etj. 6. 7. Mund të vërehet. Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit. se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më e theksuar për emigrantet). gjithashtu. Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 8). E drejta e fshehtësisë së jetës private është përfshirë gjithashtu në . Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e policisë. 8 për qind e tyre).2 për qind). Në të vërtetë edhe kjo nuk e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë. nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. vetëm sa për të jetuar etj. por jo klientët e tyre. se janë përshtatur. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te prostitutat. Ligjet që ndalojnë prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato janë të viktimizuara. derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme.9 për qind).

2 100. . Thuhet.thotë një studiues. Kanada. Por në prostitucion bëhet publike pikërisht ana më e qenësishme e jetës private: jeta intime. por me shumë vështirësi Mund të braktiset pa shumë vështirësi Jo. Ato nuk arrijnë të krijojnë e të kenë një familje normale.kurrë nuk kam dëgjuar që një burrë të ketë humbur fëmijën e vet. sipas ligjeve të shumë vendeve. E drejta e pronësisë gjithashtu është vlerësuar si e drejtë qytetare 10 Privimi nga kjo e drejtë civile nuk është vetëm për prostitutat shqiptare.9 16.prostitutionresearch. Midis familjes dhe rrugës. por nuk mundnin. Shih.4 30. Madje. kundrejt atyre shqiptare10 (tabela 4).0 Në të dhënat e këtij sondazhi tërheq vëmendjen diferencimi midis prostitutave me shtetësi nga vendet e Perëndimit. Edhe në këtë rast prostitutat janë objekt diskriminimi. madje jo pa të drejtë. e drejta e pasjes fëmijë etj. lidhet me mundësinë e braktisjes së prostitucionit. www. sepse ka qenë klient prostitutash ose tutor i tyre”. për të cilën kemi këto të dhëna: Tabela 5: Sipas jush. Sipas një studimi të Kathleen Barry mbi skllavërinë e seksit ndër prostitutat e rrugës në Toronto. E drejta për të qarkulluar lirisht (OKB 1948/1998: neni 13). Prostitution in Canada. 10.0 Perëndimore 29. për shembull. 9. të gjitha janë të drejta të kufizuara. “Unë. derisa nuk bëjnë jetë normale. del se mbi 90 për qind e prostitutave dëshironin të shkëputeshin.7 100. nëse ato bëhen prostituta.44 Analiza sociologjike listën e të drejtave të njeriut (OKB 1948/1998: neni 12). të paktën pa u amortizuar fizikisht e moralisht Gjithsej Shqiptare 11. përgjithësisht prostitutat kanë “zgjedhur” këtë të fundit. .4 40. një prostititutë profesioniste a mund ta braktisë këtë profesion? (Në përqindje) Përgjigjet mbi mundësinë e braktisjes së prostitucionit: Mund të braktiset.4 71. Martesa. gratë janë të rrezikuara për humbjen e fëmijës së tyre. se prostitutat nuk kanë jetë private 8..com . Në vendet demokratike ndërhyrja në jetën private të tjetrit ndëshkohet penalisht.

Derisa prostitucioni lulëzon edhe në vendet me standardin më të lartë të jetesës (Suedi. një “jopersonalitet legal”. Gjithashtu ai është i lidhur me shkallën e liberalizimit të shoqërisë së sotme shqiptare. si institucion. por quhen si pronë e meshkujve që i blejnë. të burrave/tutorëve që u marrin të ardhurat etj. me multipartneritetin seksual më të përhapur etj. Studimi ynë tregon se prostitutat vijnë kryesisht nga shtresat sociale më të varfra të Shqipërisë. në të cilat u vendosën edhe marrëdhënie sociale anonime. me emigracionin e jashtëm dhe sidomos me komercializimin e marrëdhënieve sociale. E drejta e lirisë së opinionit e të shprehjes është gjithashtu një e drejtë qytetare (madje e shenjtë) e njeriut (OKB 1948/1998: neni 19). Të jesh prostitutë do të thotë. me fillimin më të hershëm të marrëdhënieve seksuale. Ai është i lidhur drejtpërdrejt e para së gjithash me prishjen e komuniteteve tradicionale.). Përfundime e rekomandime Në Shqipëri prostitucioni. Ato përgjithësisht jo vetëm janë të zhveshura nga prona. Politikat e reduktimit të varfërisë përfaqësojnë njëherësh edhe krijimin e kushteve social-ekonomike për pakësimin e pasojave sociale të prostitucionit (nëse jo të eliminimit të tij). Kanada. është një dukuri relativisht e re (rreth dhjetëvjeçare). do të thotë se faktori ekonomik nuk duhet absolutizuar. në të cilat edhe jeta seksuale ishte pak a shumë e kontrolluar. USA. në prostitucion është e cënuar dhe e kufizuar. Australi etj. duke e trensferuar këtë të drejtë civile te vetja. Pra edhe e drejta qytetare e të qenit një person fizik real. nga pikëpamja e të drejtave. por ato mbeten të tilla për shkak të jetës që bëjnë. por mjaft i përhapur. me marrëdhëniet seksuale paramartesore dhe zhvlerësimin relativisht masiv të virgjërisë. Gratë jo vetëm hyjnë të varfra në prostitucion. si profesion dhe si trafik. i njohur para ligjit. me migrimin drejt zonave të mëdha urbane. me jetën më të hapur seksuale. të jesh një “joperson fizik” real.Lekë Sokoli 45 (OKB 1948/1998: neni 17). . i shesin apo i japin me qira. Prostitucioni. i detyron gratë të heshtin qoftë edhe para torturave më çnjerëzore.

gratë “e mësojnë” teorinë (më saktë ideologjinë). janë moralisht më superiore se joprostitutat (Thio. Jackson and Otto 1984). ndaj të cilit opinioni. 1983. Prostitucioni është gjithashtu një problem i opinionit publik dhe i shoqërisë civile shqiptare. nuk marrin parasysh faktin se gra “të mira” janë quajtur gratë joseksi. mungesa e besimit te shteti .. është një kërkesë e domosdoshme edhe për “grate e mira”. pra para se të fillojnë ta ushtrojnë këtë profesion. Horton et al. nuk është i lidhur vetëm me faktorë jashtë vetes dhe. pa përmendur lezbiket.. OJQ-të etj. familjet. me faktorë të rastësishëm. Kjo ideologji përmban dy bindje të rëndësishme që lidhen me vlerësimin nga vetë prostitutat të vetvetes dhe të punës që bëjnë: (1) se prostitutat (pra ato vetë) janë të domosdoshme. për shembull. reagojnë dobët. ca më pak. nga njëra anë. ky stereotip duhet zhdukur. Nëse shprehem me gjuhën e studiuesit amerikan Thio. si shkaktare të prostitucionit. të cilat quhen (sidomos nga disa përfaqësues të lëvizjes feministe). prostitucioni është një problem i rendit publik. 1991: 134). Hyrja në rrugën e prostitucionit. me trupin e tyre. po aq sa vetë prostitutat (Aitkin 1978. se ato kryejnë një detyrë të rëndësishme për shoqërinë dhe (2) se prostitutat (ato vetë).46 Analiza sociologjike Mekanizmi që mban gjellë prostitucionin është “uria seksuale” e burrave dhe “paftësia” e grave për ta shuar këtë uri me seks jashtëprostitucional. sipas tyre. Në këndvështrimin e të drejtave të njeriut. e prostitucionit para se ato të fillojnë ta zbatojnë atë në praktikë. Studiuesit socialë sugjerojnë se të qenit seksi (në kuptimin me njerëzor të fjalës). prostitutat etj). Por fakti që vetëm në më pak se një për qind të rasteve të rekrutimit të prostitutave shqiptare janë bërë denoncime në organet shtetërore shqiptare tregon. Përzgjedhjen e profesionit ato e bëjnë më parë në trurin e tyre e. disa stereotipe që kanë shërbyer për “disiplinimin” e sjelljes seksuale të grave. për t’i difenencuar nga “të këqijat” (edhe gratë e dhëna pas seksit legjitim. Ndaj shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të investojnë më shumë për eliminimin përfundimisht të trafikut të dhunshëm të grave. ose “gratë e mira”. Ndaj. më pas. Studimi ynë nxjerr në pah disa koncepte interesante në vlerësimin e prostitucionit nga vetë prostitutat. Sipas përfaqësueseve të feminizmit. i cili përfaqëson një njollë të zezë në historinë e tranzicionit paskomunist shqiptar.

vazhdojnë ata. midis viktimave e trafikantëve. djemtë shqiptarë. ata argumentojnë se prostitucioni degradon femrën që e ushtron atë. në shumë raste.Lekë Sokoli 47 dhe institucionet e tij dhe. me institucione të pakonsoliduara. duket se është i domosdoshëm një proces i shpejtë dhe shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve (Krasniqi. fakti se prostitucioni përfaqëson tani një realitet vështirësisht11 të pranuar se “profesioni më i vjetër në botë” është bërë një ndër “profesionet më të rinj” në Shqipëri. Në këtë këndvështrim duket se ka ardhur koha e fillimit të një debati për legalizimin12 në kushte të përcaktuara me ligj të prostitucionit edhe në Shqipëri. prostitucioni do të dominohet nga krimi i organizuar. Ose. Së treti. Korrupsioni do të bëjë që. Shumica e prostitutave nuk do të regjistrohen dhe nuk do të bëhen ekzaminime të rregullta 11 . edhe në kushtet e legalizimit. argumentojnë se shteti dhe shoqëria janë të detyruar të mbrojnë familjen dhe fëmijët. në ekzekutorë të kriminelëve. është i lidhur me dhunën dhe krimin. “të revoltuar kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t’i çuar si prostituta në Europë. 6 gusht 2002). midis profesionit “të zgjedhur” dhe atij “të imponuar”. Së fundi. bërtasin ata. afër Tiranës. ç’u mbetet të bëjnë? Para së gjithash një kuadër ligjor më rigoroz që do të shkurajonte kriminelët. kërcënon sidomos gratë e varfra. një djalë 16-vjeçar ka vrarë nënën prostitutë (Koha Jonë. për shembull. Partizanët e ndalimit “pa kushte” të prostitucionit (Grupi I). një bashkërendim institucional i këtyre vendeve dhe i vendeve të tjera të rajonit në luftën kundër prostitucionit. Së dyti. legalizimi i prostitucionit nuk funksionon. gjykim e ndëshkim). nga ana tjetër. Prostitucioni përfaqëson një problem të cilin as shtetet perëndimore. duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje. që s’janë të afta apo nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të zënë vend në tregun e punës etj. mbështetur në normat ndërkombëtare. Po shoqërive shqiptare dhe ballkanike. edhe për prostitucionin polemikat midis dy kampeve të kundërta janë të mëdha. Mund të thuhet “një realitet vështirësisht i pranuar”. megjithëse kanë krijuar institucione të qendrueshme. me të cilët ai ka bashkekzistuar në mënyrë të vazhdueshme. 2003). të kërcënuar prej tij. Për më tepër. nuk kanë munduar ta mposhtin. Në këtë vështrim studimi vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit (në trajtim. kthehen vetë. me kriza të rënda ekonomike. Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik.” (Kadare. nisur nga reagimet shpesh ekstreme ndaj prostitucionit. midis të miturve e të rriturve etj. për fat të keq. siç vëren Ismail Kadareja. vetëgjyqësitë etj. Prostitucioni. 2000) 12 Sikurse në rastin e legalizimit ose jo të të drogës. siç janë krimet në familje. Në FushëPrezë.

nuk mund të përjashtohet nga jeta e njeriut. Gjurmimi i prostitutave vetëm sa e rraskapit policinë. Pra. punëdhënësit. Nga ana tjetër. Prostitucioni nuk mund të trajtohet i shkëputur nga dhuna ndaj grave. por nuk ndalon prostitucionin si të tillë. për shembull. Legjislacioni ndaj prostitucionit është zbutur edhe në shtetet e tjera të SHBA-ve (në San Francisko. sot në botën e qytetëruar qendrimi ndaj prostitucionit ka ardhur përgjithësisht duke u zbutur. Gjermani. derisa gruaja dhunohet e mjekësore për SIDA-n dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Singapor. argumentojnë se ndalimi i tij kurrë nuk ka funksionuar. shoqërinë civile etj. e Perëndimit (duke përfshirë edhe Italinë). që me sa duket buron nga vetë statusi i të qenit grua.48 Analiza sociologjike Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara. Për të tjerat duhet debatuar. fenomen shumë i përhapur në Shqipëri.. ndalimi i prostitucionit. e rëndësishme është që të evitohet prostitucioni me të miturit. Në disa shtete të SHBA-ve (Nevada etj. Sidoqoftë. cilësimi i prostitucionit si krim duket i pastudiuar dhe pa vend. derisa ai përfaqëson një krim “pa viktima” dhe shteti nuk mund e nuk duhet të përpiqet të rregullojë sjelljen seksuale të individëve të rritur. Të ndalosh prostitucionin është moralisht e padrejtë.). ndoshta në favor të rregullimit ligjor të tyre. madje e miratuar në vitin 1951. nuk ka më përndjekje të prostitutave (Horton et al. si në planin moral edhe në atë praktik. por edhe lëvizje sociale (madje edhe politike). 13 Megjithëse asnjë shtet nuk “krenohet” për standardin e lirisë për të ushtruar prostitucionin. thonë ata. për realizimin në praktikë të barazisë gjinore. është praktikisht i pamundur. Këtë rezolutë e kanë pranuar zyrtarisht vetëm 53 shtete. prostitucioni i rrugës dhe prostitucioni i detyruar. i dënon ata që organizojnë prostitucion ose përfitojnë nga puna e prostitutave. Kosta Rika etj. për hartimin e një “akti të mundësive e shanseve të barabarta”. thonë liberalët. ku termi “burg për prostitutat” thuajse nuk dëgjohet më në shumë shtete. në Holandë. Mëkati. kanë çuditërisht një legjislacion shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. sipas tyre. Madje edhe ato shtete që e kanë nënshkruar këtë rezolutë për prostitucionin. Ata që propozojnë dhe mbrojnë legalizimin e prostitucionit (Grupi II). Nga ana tjetër. prostitucioni është legalizuar plotësisht. ngacmimi seksual apo njëfarë “ankthi femëror” i përgjithshëm.). bazuar edhe në përvojën botërore13. me detyrime ligjore për të gjitha subjektet e shoqërisë shqiptare (strukturat shtetërore. korruptimi i së cilës është gjithnjë i pranishëm. . Ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të nxiten jo vetëm debate. 1991: 132).

diskriminimi e pabarazie gjinore (duke përfshirë prostitucionin). 2000. 240-248. mund dhe duhet të ndërmerren iniciativa ligjore për trajtimin e krimeve ndaj grave (dhunim. Christianity. kryesisht me statusin e OJQ-ve. Alia. Por asnjë formë dhune. 1986. Tiranë: Korbi Bagnall. pp. of Leeds Int’l Semminar 6. pa u shtuar dhuna shoqërore ndaj burrave. nuk mund të eliminohet pa ndryshuar sjelljen mashkullore. Tiranë: 8 Nëntori Arlecchi. rrahje. si “cënim të integritetit të grave” apo si “cënim të barazisë gjinore” etj. 184-205 . cënim të dinjitetit etj. Prostitution Reassessed. siç ndodh në vendet e qytetëruara. S. XXVI: pp. Deri sot në Shqipëri janë krijuar e funksionojnë organizata të grave. Pap. R. J. H. ndaj krimit kundër personit. 1951. 241-266 _____. 1997.. Social Tolerance. The Prostitute as Worker in Women and Labour Conference Papers. si krime “për shkak të një statusi të vaçantë”. Bull. Mary and Henderson. Love and Marriage in Greek New Comedy. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. 1993. Gay People in Western Europe from the beginning of the Christian Era to the the Fourteenth Century. pp. të nxitet edhe krijimi i organizatave e lëvizjeve sociale të meshkujve. fyerje. Sacret Prostitution in Antiquity. Am. 93. in International Journal of Sexology. 5-12 Beard. 1991. pp. Madje mund të thuhet se nuk mund të zvogëlohet dhuna mashkullore ndaj grave. 1978. 480-503 Benjamin.). Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. John. pp. pp. P.Lekë Sokoli 49 rrihet për shkak të “statusit të vaçantë” (të të qenit grua). të diferencuar (me prirje rëndimi). John. Ka ardhur koha që për të ndihmuar ndryshimin e sjelljes mashkullore “nga brenda”. Soc. Pino. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Gender and History. The Prostitution Tax in Roman Egypt. REFERENCAT Aitkin. Ramiz. Papyr 28. 154-160 Boswell. USA: Chicago Press Brown. CQ 43. rrëmbim. 1980. përdhunim. 1990. and Homosexuality.

Press. trafikantë prostitutash. Ismail. Paul J. Inc. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. Gazeta Albania: 18 prill Dhima. Tiranë: 8 Nëntori Edwards. Gazeta Panorama: 16 dhjetor Konstan. U. Massyngberd. The Call Girl. 2000. Në Politika & Shoqëria. Nr. 44-74 Flemming. 1998. ‘An Unusual Optimism in Albania’. Kadare. Der Konkubiant im kaiserzeitlichen Rom: von Augustus bis Septimus Severus. 66-95 Fantham. Paul. p. 1. Larson. 1988. 257-268 Çupi. J. Vol. Moda antishqiptare dhe ndërgjegjja europiane. pp. I. Shoqëria dhe prostitucioni. R. Heath Housel. Sociology and everyday life. Status. edited by Hallett et.: D. Prostitution in the Ancient Mediterranean World. Historia Einzelschriften 98. 1968. 5-8 Kallaba. Milazim. Peter. 1979. Anthony. Gazeta Shekulli. 2001. 122 Krasniqi. Prostitution and Drugs. Fjalor i mitologjisë. 128-184 Friedl. pp. 1997. Todi. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. Alex. in Roman Sexuality. Vëll. 1999. 2 February. Larson F. Between Courtesan and Wife: Menander’s Perikeiromene. Zyrtarë të lartë malazezë. J. C.. 38-61 Ford. Quae corpore quaestum facit: the Sexual Economy of Fimale prostitution in the Roman Empire. James. Prostitucioni. 2 (dhjetor). . 1959. 1998. 1975. al. Unspeakable Professions: Public Performance and Prostitution in Ancienr Rome. Horton B. Rebeca. 1998. No. Hodgson. Canada: University of Toronto Golbstain. 1995. Classical Antiquity 29. The Sociology of Social Problems. Mass. J. 1996. 2000. 2. New York: Ballantine Giddens. 6 prill Lukas. Catharine. USA: Copytron Academic Publishers. Samuel. Sociological Analysis. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. Kexington. epidemia pa fund.50 Analiza sociologjike Bryan. Phoenix 41. pp. Alma. Sociologjia. USA. Apprenticeships in Prostitution. E. Gerald. Princeton: P. Sex. New Jersey: Printice-Hall. Harold. Tiranë: Çabej. 1993. 1. Biblical Theology Bulletin 23. Journal of Roman Studies 89. fq. pp. North Carolina. pp. Albania: No Instant Demokracy. 1987. New Jersey: Prentice Hall INC. _____. 1991. Stuttgart: Franz Steiner Vel. Leslie R. David. 2003. Greenwald. Phoenix 29. The Boston Globe.

ribotim i përshtatur për nivelin shkollor. Damned Whores and God’s Police: The Colonization of Women in Australia. Greqia. Raufer. 2002. 2002. Mafia shqiptare – një rrezik për Europën. 1996. 2(12). Gazeta Ballkan: 15 dhjetor . 1983. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Droga–historia. 1948/1998. London: Allen Lane Sokoli. Nicola. Vocabolario della lingua italiana. Droga. përkufizime. terapia. në Politika & Shoqëria. Demokracia dhe problemet sociale. 2000. efektet. Tiranë: Onufri-Soros. Gazeta Bashkimi. Tiranë: Kumti Summers. Thio. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 26 gusht _____. tregu ilegal i prostitutave shqiptare.një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar”. Bologna: Zanichedi SPA Zholi. përhapja. 2003. 6. 2003. Vëll. Tiranë: Elio _____. _____. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Tiranë: ISPS & Rinia _____. Emanuela & Sibona. Zingarelli. Stefane. Lekë. Skllavet e Perëndimit. 1970. Nr. Tiranë: Korbi OKB. Albert. Boston: Houghton-Mifflin. Anne. Prostitucioni ose tregu i mistershëm. Deviant Behavior. Sociologjia. Tiranë: Botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Roberta. “Mafia shqiptare” . Xavier & Quere. 2001. 1999.Lekë Sokoli 51 Morali. 1975. Aleks. klasifikimi.

sidomos nga fillimi i shekullit XX. (shih. si punë me të cilën prostitutat merren në mënyrë të përditshme për të siguruar jetesën. Vëll. për shembull: Sokoli. bazuar kryesisht në metodat e të testuarit të problemit. 51-69. kohë Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria. 2003a dhe Sokoli. Në këtë artikull janë bërë përpjekje për të analizuar prostitucionin profesionist2 në zhvillimin e tij historik edhe në terrenin shqiptar apo ndër shqiptarët përgjithësisht. fq. 8. 1(15). themeluesi i sociologjisë.52 Analiza sociologjike Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij1 Një dukuri më e përfolur se e studiuar Tanimë jo vetëm nga studiuesit socialë. Durkheimi e sociologë të tjerë). janë më të nënvleftësuarat në studimet e sotme. Në këtë punim është përdorur kryesisht metoda historike dhe metoda krahasuese e studimit sociologjik. atë të vrojtimit. 2004). në njëfarë mënyre. E. por edhe nga opinionin publik shqiptar është pranuar fakti se prostitucioni është një ndër dukuritë sociale më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. Kam shkruar e botuar disa artikuj shkencorë mbi prostitucionin. sikurse vetë njeriu apo njerëzimi. çka do të thotë se njohja e së tashmes së tyre nuk mund të jetë e plotë pa njohur edhe zhvillimin e tyre historik. intervistave etj. “Profesionist”/”Si profesion”. Por fenomenet sociale janë. 2005. Nr. 2 1 . Në gjykimin tim këto metoda (ndonëse të përdorura edhe nga Konti. domethënë si veprimtari kryesore e ushtruesve të tij (në këtë fushë “shërbimesh”). anketimit. Megjithatë ai është më i përfolur se i studiuar duke u mbështetur në metodikat e studimeve sociologjike.

Lekë Sokoli

53

në të cilën vërtetohet fillimi i prostitucionit profesionist, madje edhe trajtimi zyrtar i tij. Kjo, sipas mendimit tim, ka jo vetëm vlera njohëse, por edhe vlera të rendit praktik, ndaj meriton të njihet e të mbahet parasysh sidomos nga studiuesit e sotëm socialë, ligjëvënësit, shoqëria civile etj. Njëherësh në këtë punim janë bërë krahasime e paralelizma edhe me vende të tjera, sikurse është polemizuar për një këndvështrim që lidhet me keqkuptime apo keqinterpretime, trajtime të pasakta apo të nxitura nga dashakeqësia, deri nga antishqiptarizmi. Sipas këtij këndvështrimi, fenomenet dhe problemet sociale të shoqërisë së sotme shqiptare (ndër to edhe prostitucioni), janë të lidhura me jetën tradicionale, me veset e shqiptarëve, madje deri me virtytet e tyre (!) A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Autorja shqiptare e parathënies së librit Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore të Don Benzit, klerikut të famshëm e ndoshta njeriut më të përkushtuar për zhdukjen e prostitucionit e shpëtimin e prostitutave (për mua ndër librat më njerëzorë dhe më i vlefshmi prej librave me këtë tematikë), shkruan kështu (Bregu, 2003):
... Asnjëherë nuk do ta harroj frikën dhe habinë time, kur për herë të parë më 1998, u përballa me një realitet tipik shqiptar, të zhvendosur gjeografikisht jashtë Shqipërisë. Vajza shqiptare në trotuaret e Europës, të keqtrajtuara fizikisht e psikologjikisht nga bashkatdhetarët e tyre, të shitura e blera si dikur në një pazar të ndyrë shifrash që varionin në sajë të bukurisë e moshës... (nënvizimi im, LS).

Në këtë citim gjejmë, madje në mënyrë të troçtë, pohimin se prostitucioni është një realitet tipik shqiptar, se gratë dhe vajzat e sotme shqiptare shiten e blihen në një pazar të ndyrë shifrash si dikur, pra siç është vepruar tradicionalisht në shoqërinë shqiptare etj. Mendoj se pohime të tilla duhen marrë si pohime më shumë emocionale të një gruaje të ndjeshme, që i është përkushtuar shpirtërisht dhe intelektualisht luftës kundër prostitucionit, por kurrsesi si pohime shkencore. Kjo sepse prostitucioni nuk rezulton të jetë një fenomen tipik shqiptar. Nëse kjo dukuri ka marrë përmasa

54

Analiza sociologjike

pas viteve ’90-të, kjo lidhet më shumë me të sotmen se me historinë. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për qëllime prostitucioni, por vetëm për martesën. Por martesa tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë), nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë tradicional, por nga e kundërta e tij. Me realitetin shqiptar, të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, merren studiuesit francezë të librit Mafia shqiptare, një rrezik për Europën (Raufer & Quere, 2003). Ata përpiqen të argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike (fq. 93), se hapësira shqipfolëse e Ballkanit është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias, se eksodi shqiptar i këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999), është një kolonizim mafioz (fq. 73), se Kanuni i Lekë Dukagjinit është, sipas tyre, “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare, shih: fq. 34, 117), se suksesi i mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale, si fjala e dhënë, besa, familja biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut. Pra, sipas autorëve të këtij libri, “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare, ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron, në radhë të parë, te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22), nga prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe nga droga. Pra autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet e shqiptarëve, por në virtytet e tyre: nderi, familja, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj. (shih: Sokoli, 2003b). Por, a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe krahas kësaj, në traditën e të tjerëve, sidomos të fqinjëve tanë. Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë Studimet mbi prostitucionin provojnë se në kushtet e sotme ai është shndërruar në një biznes global. Por, duke u mbështetur në përvojën historike, autorë të ndryshëm (për shëmbull, O’Neil, 1996), kanë pohuar se prostitucioni, tej të qenit një biznes global, përfaqëson

Lekë Sokoli

55

një praktikë kulturore universale. Le të shikojmë shkurtimisht disa aspekte të saj. Po fillojmë me kulturën biblike. Në Bibël prostitucioni ka vërtet “përmasa biblike”. Për të ka histori të jashtëzakonshme, siç është ajo e Rahab, një prostitutë që shpëtoi Izraelin nga shkatërrimi; e Ozeas3, profetit të “urdhëruar” për t’u martuar me një prostitutë; të një prostitute që “ulet në tryezë” me Jezusin4, deri te pohimi se prostitutat mund të zenë vend në Mbretërinë e Zotit edhe përpara udhëheqësve fetarë hipokritë (Mat. 21:31). Ja një ndër historitë e Biblës, me domethënien përkatëse: Ozea u martua me Gomerën, një lavire (prostitutë), dhe lindi një djalë me të. Djali u quajt Jezrahel, domethënë frut i martesës dhe jo i kurorëshkeljes. Por Gomera e braktisi Ozean, u bë përsëri prostitutë e, më pas, edhe skllave. Nga lavirësia (tanimë jo nga martesa), lindi edhe dy fëmijë të tjerë. Ozea mori vesh se ish-gruaja e tij, Gomera, ishte në shitje në një ankand skllevërish Ai shkoi në tregun e skllevërve dhe e bleu gruan e tij për 15 shekels5 dhe e çoi në shtëpi, jo për ta patur si skllave, por si gruan e tij, si të zonjën e shtëpisë. Kaq e madhe, e pabesueshme, ishte dashuria për të!… Madje ai ndryshoi edhe emrat e fëmijëve të gruas, pjellë e lavirësisë së saj, nga “Lo-ruhamah” (Jo i dashur) në “Ruahmah” (I dashur) dhe nga “Lo Ammi” (Jo i imi), në “Ammi” (Imi). Pas kësaj historie, Ozea iu drejtua njerëzve (simbolika): “Sa herë që ju (sikurse edhe unë), rendni në mënyrë të shfrenuar pas parasë (lakmia e pasurisë), pushtetit apo edhe kënaqësive, ne prostituojmë kundër Zotit… ose, thënë ndryshe, mëkatojmë e biem në krahët e djallit. Por Zoti na “blen” sërish, jo me 15 shekels, por me Dashurinë
Libri i Ozesë ose, siç quhet, Profecia e Ozesë, është i pari ndër librat e 12 Profetëve. Madje, në Testamentin e Vjetër, ai është vlerësuar si më i bukuri. 4 Shih, për shembull, Mëkatarja e falur, Bibla: 1471, Luka 7: 36–50). Por, sipas autorit të Kodi i Da Vinçit (2005), Maria Magdalena nuk ishte një putanë dosido, por e dashura e Jezu Krishtit dhe që mbeti shtatzënë me me të. Ajo ishte edhe apostullja e parë e Krishtit. Pavarësisht pohimeve të këtij lloji, studiuesit kanë pohuar se edhe Jezu Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton, Leslie & Larson, 1991). 5 Në variantin shqip të Biblës (fq. 1234, pj. 3-2), thuhet: “Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi”.
3

me shkëlqimin dhe rënien e Republikës e të Perandorisë Romake (për shembull. Të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror në Romë. Bibla (fq. por edhe si një veprimtari e rregulluar ligjërisht. ka në Bibël (Gen. Jezu Krishtit. por edhe në Jeruzalem e gjetkë6. Madje është vërtetuar se ai është zhvilluar jo vetëm në mënyrë spontane.38:24). Kështu Tamara. që lidhet me prostitucionin. thuhet se priftërinjtë e Izraelit financonin shtëpitë e prostitucionit. sikurse kthimi i Gomerës tek Ozea. na jep Mikea e quan këtë si kulm të prishjes së njeriut mbi tokë.56 Analiza sociologjike e Tij. një “mësim” personal. 1994: 1268-1276). dhe na kthen në rrugën e mbarë për të jetuar jo si skllevër. Monteskjè. e reja e tij. prostitucioni ka qenë mjaft i zhvilluar në antikitet. Robinson. Vetë Juda u bë ndjekës i Mesisë. Madje ajo mbeti shtetzënë me të (Gen. sidomos në Greqinë antike dhe në Romën e lashtë.38:24) dhe. të cilën e dinte prostitutë. ajo i tragoi vjehrrit të saj se prostituta kishte qenë pikërisht ajo. sikurse të dukurisë së hershme të prostitucionit. të gjithë njerëzit e mirë ishin edhe mëkatarë. Në Librin e Mikesë (Bibla. Kur vendimi po zbatohej. e cila ishte maskuar si prostitutë. madje mjaft të çuditshëm. me “prishjen fetare e politike të tij” (Bibla: 1242). urdhëroi djegien e saj së gjalli (Gen. 6 . një ndër dymbëdhjetë “bijtë e Izraelit”. nga vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij. Edhe në trajtimin e prostitucionit (prishjes së gjithëmbarëshme). kur Juda e mori vesh këtë. por si bijtë e tij të denjë. Sipas studiuesve. 1994: 475). 1241) jep mësimin apo rrugëzgjidhjen: “Dashuria do të ngadhënjejë”. Por në të vërtetë ai kishte fjetur me të renë (nusen e djalit). Por Mikea beson se prej Betlehemit do të dalë “Ai që do të sundojë Izraelin” (Mik. Kaq i rëndë ishte mëkati i Judës! Në Testamentin e Vjetër (para Krishtit). 1963. i lindi dy fëmijë: Faresin dhe Zarën (Bibla. njësoj si lavirësimi i Gomerës dhe “Kthimin e tij te Hyji” (Bibla: 1244). 38). Edhe Juda. Por Zoti fal. sidomos në Samari (qytet i Izraelit). Ata që janë marrë me historinë e Romës. 2004 etj. Ai shkoi në shtrat me një femër. Tamarën.).” Simbolika e kësaj historie lidhet me Izraelin. kanë theksuar edhe aspekte të trajtimit e të skllavërimit të grave. 5:1). Megjithatë mesazhi i tij i fortë nuk u dëgjua nga udhëheqësit e fesë.

Licht (1949/2001). Familja (ende jo e shenjtë). Gruaja humbi pozitën e vet të respektuar. Studimi. Porter (1999). në skllave të epsheve të burrit. 1973: 640). Monogamia u shfaq si skllavërim i një seksi nga një seks tjetër.Lekë Sokoli 57 studiuesi Thomas McGinn (2002). familjen. është ushtrimi dhe shfrytëzimi i prostitucionit në antikitetin grek. Houser (1998). por vetëm me skllevërit.ekonomik dhe hedh dritë mbi një varg çështjesh të rëndësishme lidhur me shtresëzimin social. skllavërinë. për shembull. në të drejtën atërore (patriarkati). me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. 1974: 226). Brown (1990 e 1993). Sipas tyre kjo lidhet. Famulus do të thotë skllav shtëpiak dhe familje quhej tërësia e skllevërve që i përkisnin një njeriu (Zingarelli. madje edhe më i studiuar. të cilët kanë nxjerrë përfundime të rëndësishme për shkaqet e lindjes së prostitucionit. pikërisht me kalimin nga e drejta amëtare (matriarkati). Edhe më i zhvilluar. kryetari i të cilit ishte zot i gruas. sjelljen seksuale. lindi edhe prostitucioni si institucion. veçanërisht statusin e gruas etj. Ai ka qenë objekt hulumtimi për një numër relativisht të madh autorësh7. bashkë me të. Beard & Henderson (1997). sidomos të 7 Të tillë janë. edhe në fushën e historisë së shkruar mbi prostitucionin. pra si shprehje e kontradiktës midis sekseve. Në kapërcyell të këtij shndërrimi të madh. martesën. parë në një kontekst social. ne hyjmë në fushën e historisë së shkruar mbi familjen dhe. të panjohura në historinë e mëparshme. . ishte një kombinim i sentimentalizmit dhe grindjeve shtëpiake8. ndoshta unikal. Fantham (1975). së pari. në një libër mbi prostitucionin. Ajo “u shpik” pikërisht për të karakterizuar një organizim të ri shoqëror. gjithsesi thellësisht patriarkale. statusin qytetar. grupet sociale. 8 Te romakët famija në fillim nuk kishte të bënte as me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. Engels (1980). u kthye në shërbëtore. që shënoi edhe disfatën e madhe historike të seksit femëror (Engels. Në të pasqyrohet formimi dhe përmbajtja e saktë e normave ligjore mbi prostitucionin. Martin (1996). Benzi (2001) etj. seksin dhe ligjin. Me familjen monogame. Ky parashtrim historik i problemit tregon se prostitcioni është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. i McGinn-it eksploron ‘përkimin’ ndërmjet sistemit ligjor dhe realitetit social . fëmijëve dhe skllevërve.

rreth shekullit të tretë para erës sonë. Studiuesit kanë vërtetuar faktin se në periudhën e lulëzimit të Athinës. Sipas kësaj “shkence” ‘detyra e një kurtizaneje është të njihet me burra të përshtatshëm. sikurse 9 Nga hetere.58 Analiza sociologjike skllavërië së gruas. prostitucioni ishte shumë i përhapur. . Në Japoni seksi dhe marrëdhëniet seksuale nuk janë trajtuar si çështje të moralit. Duke folur për prostitucionin e periudhës së lulëzimit të Athinës dhe figurën e prostitutës. “mike”. 2003: 139). prostutucioni lidhet me një traditë të lashtë. sikurse dashurinë. Por sidoqoftë ai ishte i mbrojtur nga shteti. grua me sjellje të lira. u përpoqën ta ngrinin prostitucionin. që shoqërohej me burra në Greqinë e Vjetër. Gjithë “Iliada” është thurur mbi një grindje midis Akilit dhe Agamemnonit për një skllave të tillë. Bashkë me çdo hero pak a shumë të shënuar të Homerit përmendet edhe robinja e luftës me të cilën ai rron në tendën e vet dhe që. Engelsi (1980: 232-33). Me qartësi të veçantë kjo është shfaqur edhe në veprat e Homerit. 1999: 116). të cilat me mendjet dhe me shijet e tyre artistike u ngritën aq lart mbi nivelin e përgjithshëm të grave të kohës së vjetër. që në shekullin VI para erës së re. LS). titullohet Kurtizanet. Madje në Athinë. Madje indianët. në shkencë. shkruan: Pikërisht në bazë të këtij prostitucioni u zhvilluan në Greqi të vetmet figura të gruas greke. të përfitojë pasuri nga burri me të cilin është lidhur dhe të largohet prej tij pasi ia ka marrë të gjitha (nënvizimi im. Edhe në Azi. shkruar nga Vatsyayana (shih: Vatsyayana. sipas të cilave gratë e reja që kapeshin në luftë bëheshin viktima të epsheve të fitimtarëve. Soloni kishte ngritur shtëpi publike (Benzi. mund ta çonte në shtëpinë bashkëshortore. Studiuesit e prostitucionit japonez kanë pohuar se kjo dukuri lidhet kryesisht me faktorë historikë e të traditës. pas luftës. Pjesa e gjashtë e Kamasutra-s (Shkenca e dashurisë). siç bëri Agamemnoni me Kasandrën (tek Eskili). për të cilët të vjetrit të flasin me respekt. sikurse në Europë. për shembull. sa edhe spartanet me karakterin e tyre… Gratë spartane dhe një pjesë e zgjedhur e hetereve9 të Athinës kanë qenë të vetmet gra në Greqi.

“sikurse të ngrënët. Ransom (2000). Megjithatë prostitucioni edhe në këto vende ka qenë dhe është mjaft i zhvilluar. saqë janë në krye të listës së prostitutave afrikane në Europë. format e tjera të dëfrimit” etj. për shembull. të paktën nëse vajzat janë myslimane. prostitucioni. Në krishterimin e mëvonshëm ajo quhej një vajzë e pamoralshme. për tutorët apo dhunuesit e prostitutave parashikohet burg deri në 30 vjet. por edhe perëndeshë. në Izrael. Tradicionalisht japonezët e kanë parë seksin si një fenomen natyror. Në shoqërinë antike greke. prostituta ka një status e autoritet të caktuar. sidomos shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe vajzave të reja është mjaft i zhvilluar. (Morrison. madje edhe si një domosdoshmëri sociale. Në Egjipt. në vendet arabo-afrikane parashikohen dënime të rrepta për rastet e ushtrimit të tutor-biznesit të prostitucionit10 . Këta e të tjerë shembuj tregojnë se historia e prostitucionit është ndër më kontradiktoret.Lekë Sokoli 59 në shumë vende të tjera të Lindjes. 10 . sidomos nëse vajzat e shfrytëzuara janë myslimane. Tunizi etj. Megjithatë nigerianet janë kaq “të gatshmet” për t’u bërë prostituta. parashikohen dënime të rënda me burg ose edhe dënim me vdekje. siç pohon R.5 herë më të përkeqësuara se në SHBA. Ajo është lavire sikurse edhe priftëreshë. Tel Avivi. Nigeria është cilësuar si vend ku ka mbizotëruar njëfarë morali puritan. për shembull. 1998). i përhapur në Afrikën e zezë. theksohet se përmasat e prostitucionit në Izrael janë 2. Me lindjen e protestantizmit u bë Në Jordani. Në Etiopi. Kjo pranueshmëri është reflektuar edhe nga ligjet shumë tolerante ndaj tij. Përgjithësisht. Në një libër të botuar nga instituti izraelit “Toda’ah”11. prostitucioni nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar. Prostitucioni është pranuar gjerësisht si një komponent ‘i natyrshëm’ i shoqërisë. quhet edhe “kryeqyteti i qejfit”. e përfshirë në World Coalition Against Trafficking in Women. Ndërsa në Liban. për shembull. madje lavire. E tillë shfaqet edhe vetë prostituta si figurë. 11 Një organizatë izraelite. në mungesë të një ligji antitutor. të Perëndimit apo në SHBA. Prostitucioni është gjithashtu. ata mund të vriten nga aktivistët islamikë. në Egjipt parashikohen dënime me burg.

është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të Anglisë viktoriane.. që të mos mund të lëviznin gjatë aktit seksual. dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave. sikurse në të katër anët e globit. gjendjen e kësaj shtëpie publike: “Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme. edhe nevojat seksuale mashkullore. Shtëpia publike e Mary Jeffries. dyfytyrësisë. është edhe shenjte edhe profane. Henriques. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në Korint. “prostituta e Qezarit”. për shembull). sidomos në Londër. në tempujt e Babilonisë. që dënohet me djegie së gjalli (Bibla). edhe kjo epokë nuk i shpëtoi hipokrizisë. apo edhe që ngrihet në piedestal. 1960. Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. Në tavane kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat. për shembull: Roberts. Dhomat e znj. Por të paktën asnjë shoqëri nuk është krenuar me të. Walkowitz. nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. Madje. 1982. vende të ngushta ku i fusnin viktimat. në Mesapotami etj. litarë për t’i lidhur ato në çdo qoshe.1901).54). snobizmit. perverse dhe e dashur. Prostitucioni. nga njëra anë. e cila sundoi plot 63 vjet (1837. nga ana tjetër. kamxhikët.. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. 12 . por edhe më të palavdishme. Kishtainy.). p. Por. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave.13 Prostituta. Gjatë kësaj periudhe ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. Epoka viktoriane12 u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror puritan. pra. 1962. 1992. nëse i referohemi prostitucionit. Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria. Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. 1982.60 Analiza sociologjike ndarja e grave të këqija e mëkatareve. robinë/skllave. me përmasat e llahtarshme të tij. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë thuprat. shthurjes etj. nga gratë e mira dhe nënat. Ja si e ka përshkruar një reporter (cituar nga Tenot. engjëll e djall (meleqe apo dreqe). por edhe sundimtare (Kleopatra. Zola. 1972.. rrypat. epoka viktoriane është quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese. deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…” 13 Shih. Megjithatë prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë.

megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë që. 2002). Pa marrë në mbrojtje këtë Kanun (ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time). ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit. Në ndonjë libër. si institucion. në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta. romakët (sikurse venedikasit. Por le të shkojmë më tej në kohë. posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit.). Agatarhidi etj. gjegjësisht për skllavëri. në kohën e lulëzimit të republikës së tyre). e kanë njohur institucionin e robërisë. Por. krahas kësaj fjale (robëri). për të karakterizuar ata njerëz që.. dua të theksoj se të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar. duhet të rikujtojmë. e dinin ç’ishte skllavëria dhe prostitucioni. kur preket kjo temë. për liri seksuale paramartesore apo elementë ekzogamikë. është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Disa autorë antikë (Varoni. Autorët antikë (Theopompi. siç shprehet Athenaus (cit. por thjesht robëri. Disa madje flasin për mbeturina të matriarkatit të vonshëm. i sanksionuar në kanunet tona. Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri. për shembull). është vendosur në kllapa fjala greke dhuli. pra jo larg nesh. se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. ose disa prej tyre. Prostitucioni lidhet gjithashtu me pozitën e gruas në shoqëri.Lekë Sokoli 61 Po ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë. se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave. nga Stipçeviq. siç analizon Stipçeviq (2002: 192). Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. Por prostitucioni. se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët. se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit shoqëror). apo tek izraelitët etj. duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire. kanë folur për pozitën e posaçme të gruas në disa fise ilire. nga sa u tha më sipër. si në Greqi e në Romë. nga përvoja e tyre. mendja e shqiptarit të sotëm shkon te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore. është një dukuri e . kanë theksuar se edhe ilirët. Zakonisht. Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve. në kohë paqje punonin tokën.

anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij. Në këtë vështrim. si ato që vërejmë te shqiptarët. normat e bashkëjetesës. veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur. ndër më të rrallat në Lindje. moralin tradicional etj. trimërinë. 2002: 192). duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike. LS) e për mbajtjen e fjalës së dhënë.. Për më tepër. 1963. i cili për mrekulli ka rajtur gjuhën dhe doket e tij.62 Analiza sociologjike pasmatriarkatit. Shqiptarët i përkasin një race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale. Në burimin origjinal thuhet: “… under the energetic leadership of their ambitious queen Teuta…” (Robinson... Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin. zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq. zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e një populli. etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës. të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë greke. politikoushtarake.. A history of Rome. 2004: 136-138): Për historianin. në shtëpinë e të cilëve banova.. Teuta. 14 ... mospërfilljen për paranë. duket si një zotëri madh. me të cilët unë jetova e hëngra bukë. sociale e familjare. Në librin Shqipëria dhe shqiptarët. Si tregues të kësaj pozite autorë të ndryshëm përmendin faktin se në shtetin ilir. malësori apo ushtari shqiptar. E.. një grua. Madje në literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”14 etj. krahasuar me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar. duken diferencime të mëdha. Zhak Burkari. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. shkruan kështu (shih: Papa. qysh në shekullin e dytë para erës së re. Sidoqoftë. Cyril. Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë popull të shquar. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore. janë të denja për bukurinë e tyre fizike. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan. London: Methuen & Co LTD). autorë grekë e romakë kanë theksuar se tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve. respektin për nderin (nënvizimi im. Fshatari. me të drejtën zakonore. etj..

në libra kronikanësh. siç është për shembull Greqia apo Italia fqinje. jo larg nesh. albanologësh. austro-hungarezë. Rruga “Egnatia”. në të cilat prostitucioni ka lulëzuar në çdo fazë të qytëtërimit të tyre. Megjithatë edhe Shqipëria historikisht nuk ka qenë një vend i izoluar. të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre (Spektër. përgjithësisht. që prostitucioni të ketë patur te ne ndonjë përhapje të krahasueshme me shumë vende të tjera. nuk ka prodhuar prostitucion “së brendshmi”.Lekë Sokoli 63 Pra. Nëse për përhapjen apo edhe rregullimin ligjor të prostitucionit në këto vende ka një literaturë të bollshme. në folklorin tonë etj. Ky “përjashtim” lidhet me puritanizmin tonë karakteristik dhe. në të cilën gjithçka. Përkundrazi ajo ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike apo në udhëkryq të interesave të fuqive ushtarake të kohëve të ndryshme dhe është “populluar” nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romakë. zakonet. me jetën tradicionale të shqiptarëve. ‘në mbrojtje’ (edhe në kuptimin ushtarak të fjalës). nuk ka lënë gjurmë të qenësishme ndër shqiptarët. në të drejtën tonë zakonore. Nuk rezulton. sllavobullgarë apo sllavo-serbomalazezë. . Pohohet se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime. sikurse vende të tjera mesdhetare. Falë imunitetit kulturor të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre. gjermanë etj. Pohimi se prostitucioni te ne “nuk ka histori” duhet kuptuar si një fakt: Shqipëria. 2003: 21-22). për shembull. kodin e tyre etiko-moral etj. përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj. përgjithësish. grekë. Megjithatë shqiptarët kanë ruajtur identitetin e tyre: gjuhën. Historikisht prostitucioni ka bashkëshoqëruar luftërat dhe pushtimet. të paktën unë nuk kam gjetur ndonjë gjë të shkruar për prostitucionin në librat mbi historinë e Shqipërisë. patriarkale. mbart një histori mbi 23 shekullore. të paktën ai nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar. nga familja e mbylluar. për të mos shkuar më tej. pra. italianë. të dominuar nga jeta e mbyllur. turko-islamë. gjeografësh. ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. mund të pohojmë se prostitucioni në Shqipëri “nuk ka histori”. pushtimi romak. Përgjatë saj ka patur motele e hane në të cilat edhe seksi është ofruar si shërbim. Shqipëria ka qenë në më të shumtën e kohës arenë luftërash të të tjerëve apo një vend i pushtuar.

Mitrush. 1987. ndonëse sëmundja e tij ishte veneriane dhe e dinte se mund ta përhapte atë. objekt i së cilës do të ishte jo vetëm klasa e bejlerëve. shfrytëzon dhe nxit dhunshëm prostitucionin. sikurse gruaja e tij. Ligjet e para për legalizimin e tij Të moshuarit që kam pyetur. sepse shkonte në shtrat me gra e dylberë (meraku i tij ishin vajzat e njoma. i vitit 1937: Vjeshta e Xheladin Beut. Tiranë: SHB Kuteli. në Kuteli. Por kjo periudhë. . për beun. është interpretuar si një krijim realist me frymë kundërfeudale. nuk kanë shumë dijeni për praninë e prostitucionit në Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore apo edhe gjatë saj. Prozë dhe vargje të zgjedhura. harbonte në lidhje të panumërta jashtë kurore. nuk ka kaluar pa lënë gjurmë.64 Analiza sociologjike Madje të njëjtën gjë mund të themi edhe për pushtimin pesëshekullor osman. sikurse nuk kursen vajzat e djemtë e rinj të “haremt të vet” për të fjetur me ta. Sidoqoftë tregime të tilla janë si një prelud i luftës së klasave që do të niste pak më vonë. Vëll.15 Subjekti i tregimit ka në qendër një bej shqiptar të degjeneruar. Xhixhi hanëmi. Kutelit. në funksion të kënaqjes së dëshirave dhe epsheve të tij. fshatarët vdisnin sepse e “kishin zakon”. 1995: 45. i cili gjithë botën përreth vetes e sheh si mall të tijin. 1989). 1. se në 15 Shih: “Vjeshta e Xheladin Beut”. edhe përsa i përket prostitucionit. 2001. Një “dëshmi” të ndikimit të haremeve osmane në jetën shqiptare na e jep një tregim i M. që fshikullon fuqishëm artistikisht pushtetin dhe normat morale të klasës së bejlerëve shqiptarë (Jorgaqi. 2000: 129). Por. Ky është beu shqiptar që nuk kursen vajzat e reja shqiptare për t’i bërë dhuratë për haremet e Stambollit. i lidhur në martesë vetëm për formë. midis tyre edhe studiues socialë. gjithsesi. të cilat i rrëmbente nga familjet e fshatarëve dhe i zhvirgjëronte). pa patur në vetvete asnjë frenim moral e njerëzor. Hamiti. Pohojnë. Ky trillim letrar (gjithsesi i dhënë në funksion të nxjerrjes në pah të një realiteti të caktuar). Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. Ai jepet si një njeri mizor dhe gjenetikisht i degjeneruar. apo si alegori e fundit të pashmangshëm dhe të merituar të një tirani (Plasari. ndër të tjera. por edhe prostitucioni si fenomen (shih më poshtë). i cili.

në organet vendore të Korçës. Sokoli. Edhe reagimi i parë zyrtar rreth këtij fenomeni përkon thuajse me fillimin e vetë shtetit shqiptar. sidomos pas vitit 1920. Dokumentet e Arkivit të Shtetit dëshmojnë se në Shqipëri. 17 Fletorja zyrtare. si burim informimi mbeten dokumentet zyrtare. sidomos në gjysmën e parë të shekullit XX. nuk është bërë objekt trajtimi nga studiuesit dhe. si pasojë. Ndaj. të bazuara mbi raporte komisionesh të posaçme mbi prostitucionin. në të gjitha qytetet e mëdha të vendit (shih: Musaj. Ai fillimisht huazoi rregulloren e prostitucionit të Sarajevës. nga njëra anë. 134-35. ndërsa propaganda zyrtare e quante atë si shprehje të kalbëzimit të kapitalizmit. fq. 30. nr. për shembull. mund të merret edhe si ofertë prostituimi. është ende një ndërtesë në të cilën dikur është ushtruar prostitucion publik. datë 10 shkurt 1922. Pas miratimit në Parlament.17 Mund të shihen. Në mungesë të studimeve të mirëfillta. paksa i veçantë. me vendim nr. nuk është pa interes analiza e prostitucionit profesionist shqiptar. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi “depërtimin” e tij. prostitucioni i mirëfilltë. 2004. 4. në historinë e Shqipërisë. Sokoli. Ai u shfaq duke filluar nga viti 1910. Elbasanit etj. 2003: 21). 196. Me të duket se lidhet edhe emërtimi popullor.. në qytetin e Shkodrës dhe. para dhe pas formimit të shtetit kombëtar. ekziston një periudhë në të cilën prostitucioni ka qenë i institucionalizuar. fondi i studimeve për këtë temë është thuajse i zbrazët. 27 etj. kjo rregullore u shndërrua në ligj. 1999. Durrësit. Më pas vijuan një varg analizash. nuk njihej si dukuri16 dhe se kjo lidhet. Këto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit. Prej tyre u arrit në vendimet për të parat shtëpi publike në Shqipëri. 2003.Lekë Sokoli 65 Tiranë për shëmbull. Të tjerë pohojnë se edhe e famshmja “A doni qymyr zotëri?” e Migjenit. por ilegal. homoseksualizmi etj. gjithsesi. Në studime të mëparshme kam pohuar se në Shqipëri prostitucioni. fq. shteti vendosi pa ndonjë hezitim të madh legalizimin. Për disiplinimin e prostitucionit. gusht 1922. Fenomeni i prostitucionit në shoqërinë shqiptare. 160. 16 . fq. Por. Sokoli. te “Zogu i Zi”. sikurse droga. “Zogu i Zi” (Spektër. miratuar nga Këshilli i Ministrave. u shfaq në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. 2002: 260-61). fq.

Kjo masë antikorrupsion merrej me qëllim që mjeku të mos komprometohej e t’u jepte leje për ushtrimin e prostitucionit grave të sëmura apo të pashëruara plotësisht. prostitucioni i fshehtë. përmes krijimit të një “fondi ndihme”. në thelb. i cili detyrohej t’u plotësonte grave publike kushtet e paracaktuara me ligj dhe të respektonte të drejtat e tyre. duke përfshirë edhe gratë joshqiptare. ky ligj i parë mbi prostitucionin? Përfaqësonte bazën juridike të legalizimit të tij. Neni 21 e detyronte drejtuesin e shtëpisë publike t’i jepte prostitutës ¼ e fitimit nga ushtrimi i profesionit të saj. Pra. përgjithësisht. Por krahas ndihmës së parashikuar me ligj. të cilave do t’u paguheshin shpenzimet e udhëtimit etj. shtëpitë e përgjithshme. ari e deri në dy vjet burg. do të hapeshin atje ku kishte gra që ushtronin prostitucionin. për t’u ardhur në ndihmë grave prostitua. u bënë disa ndryshime në rregulloren e prostitucionit. Prostitutat duhej të regjistroheshin në këto institucione dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë mjekësor. Sipas tij. Për t’u përmendur është gjithashtu ndihma që parashikohej për prostitutat. regjistrimi dhe organizimi i vizitave mjekësore ndiqej nga komisariatet e policisë së prefekturave. iu ndalua që prostituta t’i jepte mjekut para në dorë për vizitën mjekësore. . Edhe gjobat që do të vileshin nga prostitutat që shkelnin rregulloren. Me rregulloren në fjalë ndalohej prostitucioni i rrugës dhe. Evidentimi i prostitutave. siç shihet. Atij i ndalohej keqtrajtimi i tyre për të rritur të ardhurat personale. ndjekja. Një pjesë e këtij fondi do t’u jepej grave që hiqnin vullnetarisht dorë nga prostitucioni. në mënyrë që t’i pritej rruga përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. për prostitutat parashikoheshin masa mjaft të rrepta në rastet e shkeljes së tij. neni 25 parashikonte dënim me gjobë nga 10-100 fr. Për shembull. Në rregullore përcaktoheshin detyrat e drejtuesit të shtëpisë publike. Më pas. siç thuhej atëherë. Por pagesa bëhej në komisariatet e policisë dhe ½ u takonte mjekëve. shtëpitë publike ose.66 Analiza sociologjike Ç’përfaqësonte. Për këto raste. shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin. i kalonin pikërisht këtij fondi. Në të tilla raste parashikohej detyrimi ligjor për t’i dërguar prostitutat “e lira” në shtëpitë publike të licencuara.

organizatorët. nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht çështjen e prostitucionit si problem. në këtë shembull kemi një ndër rastet më domethënëse kur shteti shqiptar (atëherë thuajse i sapolindur). Sidoqoftë.Lekë Sokoli 67 Përkundrazi. Prostitucioni profesionist në Shqipëri. një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në gazeta e revista18. mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende shqiptar). 19 Ky emërtim i rrugës në fjalë është bërë në vitin 1939. para e gjatë Luftës së Dytë Botërore Përmes dokumenteve të marra në Arkivin e Shtetit. Në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942). ka botuar dokumente që provojnë ekzistencën e një rrjeti shtëpish publike në periudhën 1920-45. siç ishte prostitucioni i atëhershëm. Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. të punësuarat (prostitutat). zyrtarisht. Në 18 Në mënyrë të veçantë gazeta Republika. Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në një hotel në Shkodër. në rrugën “Viktorio Emanuel”19. trajton e synon të zgjidhë në rrugë institucionale një problem konkret social. megjithëse shteti është bërë një instrument gjithnjë e më i sofistikuar. ndërsa viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri. 40. Pra. duke filluar nga data 10 qershor 2004. Elbasan. Vlorë. 2002: 260-274). thuhet se shtëpia publike e vendosur në Vlorë. madje të rrezikshëm për shëndetin. nr. Madje mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve ‘20-të). Ai vazhdon të jetë i tillë. qëllimin dhe mënyrën e funksionimit të tyre. qysh në vitin 1910 (Musaj. Korçë. klientët e tyre etj. siç do të shohim edhe më poshtë. madje ka marrë çuditërisht përmasa. Është tjetër çështje nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. në disa numra të saj. Më pas shtëpitë publike u hapën në Tiranë. . “rezulton e hapur ç’prej vitit 1919". por edhe për moralin tradicional shqiptar. Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. Durrës. ndjek. është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar. Berat. është hedhur dritë mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. ai e quante atë të dëmshëm.

kurvëri. 11 20 . profesioni i kurvërisë. Shkurt. Tepelenë. si dhe për kombësinë e tyre. ishin hapur disa shtëpi publike. Ndërkohë Jergucati (Gjirokastër). dhjetë shtëpi publike. Ndër të parat bashki që analizuan prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit. fq. 1919). 1921).68 Analiza sociologjike Tiranë. por ende të palegalizuar (Vlorë. 249. qysh në vitin 1922. Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. dosja VI-125. gra publike apo gra të përgjithshme. Madje u hartua edhe një rregullore lokale legalizimi. Korça figuron të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. Reagimi i shtetit është në vetvete një provë e këtyre përmasave. gra të përdala. për shembull. rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. qendra të kurvërisë etj. 1910). Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike. qysh në maj të vitit 1921. Castiello. Pra kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel (Shkodër. tri italiane (Liberativ. Por çfarë vihet re nga analiza e këtij zhvillimi? Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. pas kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë. Fondi. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. të parën rregullore vendore për legalizimin e prostitucionit (Korçë. Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). siç kishte edhe në Delvinë. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme. Arkivi i Shtetit. Ruzhdi Bobrati. madje para se rregullorja e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: përdaltore. Përmet. viti 1923. Raportohet gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre. imorale. prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë Shqipërinë. se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike. kurva. Ja disa fakte. madje dhe në Jergucat (viti 1942). Kuestura mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943. të marra nga i njëjti burim: Sipas raportit të hartuar në fund të vitit 1922 nga dr. por në vitin 1942 ishin të regjistruara (të licencuara). të parën shtëpi publike të njohur.20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar.

Madje respektohej edhe hierarkia ushtarake. sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet. Gjirokastër. sikurse me hapjen e Shqipërisë ndaj investimeve të huaja. 29 burra nga fshati Kashovicë. Në janar 1942. sepse “vajzat që mësonin në atë shkollë duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë publike. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj. duke rrezikuar. Politika zyrtare e quante institucionalizimin e prostitucionit si të keqen më të vogël. Interesante është edhe përgjigjja e letrës: “Në përgjigje të shkresës tuaj. ai vlerësohej si i dëmshëm nga pikëpamja morale. “nderin dhe namuzin e familjeve tona në Shqipëri”. i shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë. 3. jashtë qytetit. Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë shtëpi publike”. Ministria e Brendshme njofton se gruaja e ve nga Kashovica. Në të vërtetë një pjesë e shtëpive publike të hapura në Shqipëri ishin si filiale të shtëpive publike të huaja. do të heqë dorë nga imoraliteti.Lekë Sokoli 69 1. kryesisht atyre italiane. duke u gjendur në situata të pahijshme”. “për nënoficerë” e “për oficerë”. drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”. Kishte shtëpi publike të veçanta “për trupa (ushtarë)”. 2. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për ta patur atë “sa më larg vetes”. me lutjen që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite. Prostitucioni profesionist i viteve 1920-45 lidhet mjaft me praninë e ushtrive e huaja dhe luftën. në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një shtëpi publike. pikërisht për minimizimin e pasojave social-ekonomike të tij. siç shkruhej shprehimisht. turizmit etj. Në dhjetor 1928. që prostituonte në shtëpinë e saj. shëndetësore dhe ekonomike. nga ana tjetër. Në mjaft raste shtëpitë publike ishin të veçanta për ushtarakët. Në shkurt 1922. Por. . u bë legalizimi. pranë kazermave. ishgruaja e një bashkëfshatarit të tyre. Nga njëra anë. Por prostitucioni profesionist i periudhës para vendosjes së komunizmit nuk lidhet vetëm me ndikimin e huaj e të të huajve.

Sa për profesionin e prostitucionit të grave (kurvëria). thuhet: . Mbi të gjitha. Korçë. Nga dokumentacioni i arkivuar që i referohet prostitucionit. arrin në 5060 gra publike. në atë kohë nuk kemi hasur konceptin tutor. mund të themi se kahu i lëvzjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” dhe jo e kundërta. afërsisht. Gratë prostituta kishin mbrojtjen e shtetit. në një urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme. Në një korespondencë qortuese të Policisë së Shtetit ndaj Prefekturës së Shkodrës. LS). kjo është në një sasi të kufizuar dhe. qoftë për gra ose për djem. të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi. një zgjedhje e lirë. siç ndodh sot. nga ana tjetër.70 Analiza sociologjike Ngritja e shtëpive publike nxitej e ndihmohej nga institucionet shtetërore. mund të konstatohet gjithashtu se në Shqipërinë e viteve 1920-45 prostitucioni ka bashkëjetuar pa konflikte me realitetin konservator shqiptar. më 20 korrik 1936. Ai. si Tiranë. në krahasim me fenomenet me të cilat ballafaqohet Shqipëria e sotme lidhur me prostitucionin. Ja një shembull: në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme. Më tej. mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej. të paktën më shumë se sot. ndër të tjera thuhet se gratë e përgjithshme (prostitutat) janë të nevojshme për një qytet të tillë dhe se përmes tyre ruhet shëndeti publik dhe morali i popullsisë së qytetit (nënvizimi im. sipas regjistrimeve të bëra për këtë qëllim…” Për më tepër. Thuajse nuk njihej dhuna e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni. kujdestar apo diçka të ngjashme me to. Për shembull. të datës 11 shtator 1935. Shkodër. siç ka ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit. Mbi këto gra administratat tona adaptojnë masat e vizitave të regullta mjekësore. ndaj s’kishin nevojë për tutorë e mbrojtës të tjerë. Elbasan e Vlorë. ndryshe nga ç’ndodh sot në Shqipëri e thuajse në mbarë botën. Pra. Shqipëria ka aderuar edhe në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve. nuk nuk kishte dramacitetin e sotëm. për shembull. thuhet: “Kam nderin t’ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të bardhëve. që daton më 18 shkurt 1922. në tetor 1937.

Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar. Gratë që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin të hiqnin dorë nga ky profesion ose. Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe martesat fiktive. 71 Kjo nga institucionet e shtetit shqiptar.përfaqësi diplomatike etj. Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll prostitucionin. të cilësueme si turiste. edhe në ditët tona. Prostitucion i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë shtëpive publike).Lekë Sokoli “Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta. mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të prostitucionit. Ndër vendimet e para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit. Pra. më shumë greke e hungareze. edhe nëse e krahasojmë atë me përvojën e vendeve të tjera. në të kundërt. .Ministri e Brendshme Ministri e Jashtme . me viza të përfaqësive tona diplomatike. në realitet nuk janë turiste. sikurse parapëlqimet për t’u bërë mantenuta të të pasurve. për të kufizuar këtë fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri. Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të përcaktuara me ligj.. por prostituta dhe vinë në Shqipëri për të ushtruar profesionin e kurvërisë”. Sidoqoftë përvoja e prostitucionit profesionist shqiptar të viteve 1920-45 është mjaft interesante. përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera. dhe që “bën përshtypje të keqe”. vlerësohej si e dëmshme nga ana shëndëtësore dhe ekonomike. Këto gra. mbylleshin në shtëpitë publike të ligjshme. ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr vëmendje). Gratë publike (prostitutat). Ka një sërë korrespondencash prefektura .

Banketet luksoze. si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t’i jepen një burri për arsye të tjera. Sipas Engelsit (1980: 251). përputhet me ideologjinë komuniste. përveçse nga dashuria e vërtetë.” Sikuse Engelsi. me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “. Sharlatanët e bamirësisë dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit. sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj. ceremonitë e pritjet mondane s’kishin të sosur. ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. shtypja dhe shfrytëzimi. Propaganda . Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan kundër prostitucionit? Sipas tyre. Në vitin 1913 ai shkruante për Raboçnaja Pravda... megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët…. reklamuan veten në këtë kongres.” Në zbatim të kësaj ideologjie.. një moral i ri (morali komunist). Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste. dy mënyrat kryesore. Dukesha e kontesha. zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre. lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. ‘solemne e instruktive’ u rrëfyen atje.. më të sigurta e më të shpejta.do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror.72 Analiza sociologjike Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945-90. Sipas saj. komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale. edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin. histori të shumta. priftërinj e peshkopë. duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. siç nuk kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin ‘e dëmshëm e të turpshëm’.

2000: 60). ku bën pjesë bota e krimit. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. e prostitucionit etj. i bindej pa kushte autoritetit. në Shqipërinë komuniste nuk ka ekzistuar. Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. Pa hyrë në hollësi. për të tjerë. siç shihet. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. nga një “status quo”. Alia (1986: 153). e të droguarve. Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. e të gjymtuarve. madje edhe në periudhën pasenveriane. . pak kohë para fillimit të proceseve demokratike. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. pak a shumë homogjen.Lekë Sokoli 73 zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. Pra. për të tjerë një harmoni negative (Kadare. të paktën mund të pohojmë se prostitucioni. sepse u krijuan edhe vlera. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive.“plagë e kapitalizmit” . 2003). Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale). R. me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. të pas Luftës së Dytë Botërore. përgjithësisht rural. të paktën nuk përfaqësonte një problem social. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit ‘të hedhurit tej të shoqërisë’. të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. sillej sipas normave të pranuara. për shkak të dhunës e mungesës së lirive. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social ië lexueshëm.vlerësohej si pjesë e luftës së klasave. edhe lufta kundër prostitucionit . në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. sikurse droga e të tjera dukuri shqetësuese të kohës sonë. Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. kryente një punë të caktuar.

ato që ndërronin partnerë seksualë. se nuk kishte homoseksualë. Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime Në vitin 1994. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. ai ripohon: “Po. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. një ndër bashkëpunëtorët e mi të parë në fushën e biznesit dhe njëherësh ndër miqtë e mi më të mirë. Por kjo nuk përbënte një dukuri masive. ishte e vërtetë. të paqendrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt. nënkuptonte një karrierë profesionale. Aq më shumë që termi “për karrierë”. Nga Bostoni. 1998). fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. pak pas vendosjes së demokracisë. gjatë regjimit komunist. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. në First impressions of Life in Albania. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. Peter Lukas. ato që dalin në “treg”. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha. pra një tjetër punë e profesion. nuk përfaqësonte një problem. Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. por në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para. kapitulli (i deriathershëm) prostitucion ishte një kapitull i mbyllur. erdhi në Tirënë dhe u vendos në hotel “Dajti”.74 Analiza sociologjike Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo raporterë të huaj. bukëdhënëse. se nuk kishte prostituta. Pra. Kur po ngjiste . jo në një marrëdhënie qejfi apo kënaqësie. Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin për karrierë (në mos për para). Dymbëdhjetë vjet më vonë. kjo është tjetër çështje). në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka cilësuar Çurçilli). por gjithësesi jo prostitutat. ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin. një maqedonas me emrin Tomislav Dungov (Tomçja). partiake apo administrative.

si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. 20-22 vjeçe.se ndërrova mendje. iu përgjigj. 2003: 19). Ja ç’thuhet në një studim të vitit 2004. Fakte si këto provojnë ekzistencën edhe në Shqipëri të ushtrimit të prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo të tjera që e ushtrojnë atë “part time”. Prostitucioni i brendshëm. me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre. për të kaluar natën”. përkundrazi. Tomçja. kryesisht të karakterit social-politik dhe ekonomik. . Karaj e Thodri.ia ktheu ai. si karakteristikë e familjes së sotme shqiptare. sikurse trefikimi dhe ushtrimi i tij jashtë vendit. Sidomos trafiku i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka patur përmasa aq të mëdha. Familja nukleare nuk është e përgatitur të përballojë problemet e mëdha. krahas atyre që kanë hyrë në tregun e mistershëm të prostitucionit të vendeve të tjera.“Më fal. 2004: 31-32): “Nga studimi i intervistave të realizara konfirmohet tronditja e lidhjeve familjare. . njëra më e bukur se tjetra dhe i tha: “Zgjidh njërën prej tyre”.Lekë Sokoli 75 shkallët e hotelit.“Më prit vetëm dy minuta”. Por ky vërshim nuk lidhet aq me faktorë historikë e të traditës. e ndaloi një person rreth të tridhjetave. . është favorizuar sidomos nga shndërrimet e ndodhura në fushën e marrëdhënieve familjare. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj.). Dragoti. ku janë?” . Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë postkomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. Shumë shpejt ai u kthye me katër-pesë vajza. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. Procesi i kalimit nga një familje e gjerë në familje nukleare ndikon që lidhjet midis anëtarëve të saj të jenë të brishta dhe të humbasin pikat e takimit. por ti e bëre ‘punën’ tënde dhe unë do të të paguaj”. i mungojnë nuancat e familjes patriarkale me rregulla të forta dhe norma të . vetëm sa për të provuar: “Po. mbi trafikun e grave e vajzave (shih: Leskaj. sa në ndonjë rast prostitucioni është quajtur “hulokausti shqiptar” (Spektër. dobësimi i tyre. . Prostitucioni në Shqipëri erdhi bashkë me lirinë e munguar dhe “ngjiti” shumë shpejt. . krejt i çuditur.i tha maqedonasi. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti.pyeti ai. “Doni një femër.

ka këtë mendim: “Pëvoja botërore tregon se legalizimi ka ndihmuar shoqërinë dhe vetë femrat e përfshira në prostitucion. Ndërsa një drejtuese e një grupi për të drejtat e njeriut.S. ku të gjithë janë të bashkuar për një qëllim: të mbrojnë dhe mbështesin familjen. më shumë se me varfërinë lidhet me njëfarë lack of pride (humbje e krenarisë). i rivlerësimit të vetvetes. në radhë të parë. është tërësish jashtë kohe. Në pjesën më të madhe të intervistave që janë bërë me gratë e trafkuara. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? Ja disa opinione: një shkrimtare. do të minimizonte mundësinë e trafikimit dhe do të ishte e mundshme që të gjitha gratë e vajzat t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë . nga gjendja e vështirë ekonomike. Por përdorimi (prodhimi.).7 për qind dakord me mendimin se varfëria është një ndër shkaqet e trafikimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit. ata nuk do të reshtin së shfrytëzuari drogën apo së ushtruari apo shfrytëzuari prostitucionin dhe trafikimin e grave e vajzave të tyre. përgjithësisht. nuk do të kenë vlera më të mëdha për të mbrojtur apo afirmuar.. tek e cila mund të besonin shqiptarët.76 Analiza sociologjike caktuara.. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. sikurse prostitucioni i brendshëm apo ndërkombëtar i shqiptareve(ëve). Për më tepër ai është burim i një pjese të madhe të problemeve me të cilat përballen sot viktimat e prostitucionit”. i vlerësimit të të qenit shqiptar.. nuk do të kenë më krenari për të konservuar etj. L. del se pjesë e trafikimit të tyre kanë qenë vetë prindërit ose të afërm të tjerë të familjes. thotë: “Ky ligj (i ndalimit. nëse nuk do të kenë ku të besojnë tjetër veç saj. me mungesën e një qëllimi kolektiv. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar është në masën 67.. njëherësh drejtuese e një OJF-je për të drejtat e grave. pra me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të jenë “të droguar pas parasë”. Ndaj asnjë program nuk mund ta minimizojë prostitucionin më shumë se një program i rilindjes morale.” Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. Legalizimi. Ajo është e thyeshme dhe e ndjeshme ndaj fenomeneve e problemeve të mëdha sociale. trafikimi) i drogës..

njëherësh edhe drejtues i një organi të tij. jo vetëm tregtia e seksit. Kjo sepse. Një juriste e intervistuar shprehet: “Unë jam kundër legalizimit të ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri.htm”. prostitucioni nuk u zhduk. lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor. thotë: “Islami është kundër prostitucionit dhe sistemit të vlerave që e ligjëron. Nga të anojmë? A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës? Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit. Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa kompromis (I).Lekë Sokoli 77 mjekësor”.org/fa-kab. mendon pak a shumë njësoj: “Unë nuk e di konkretisht se ç’qëndrim do të mbajë hierarkia e Kishës nëse shteti do të legalizonte prostitucionin. për arsye sigurie. ashtu siç nuk është në gjendje të të kontrollojë edhe mjaft veprimtari të tjera. së pari. ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj. Kundër legalizimit të prostitucionit rreshtohen edhe komunitetet fetare. Bibla flet qartë: kurvëria është mëkati më i madh”. ai u shtua në përmasa të habitshme.rawa. kur Talebanët ishin ende në pushtet.22 Pra Referencat janë marrë nga një raport i vitit 1999. por edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje. shteti shqiptar dhe administrata nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin këtë treg të ri. Përkundrazi. Në adresën: “http:// www. August 1999. legalizimi. Së dyti. Kjo çështje (legalizimi) as që duhet çuar nëpër mend”. Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe egërsisë së “shtetit puritan islamik”. të legalizosh prostitucionin do të thotë të komercializosh dhe të shfrytëzosh qenie të gjalla. Së fundi. të paktën tani për tani. Edhe një klerik në Katedralen ortodokse të Ungjillëzimit në Tiranë. Për më tepër shoqëria shqiptare nuk ka emancipimin e duhur kulturor për të kuptuar se një shtëpi publike është një përjashtim e jo një rregull”. Sipas një raporti. pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). shoqëria shqiptare nuk e pranon dot një fenomen të tillë”. Një përfaqësues i këtij komuniteti. vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat. një politikan dhe jurist i njohur thotë: “Legalizim i prostitucionit në Shqipëri? Jo. Shih: RAWA report. por jam i bindur se ajo nuk do ta përkrahte një vendim të tillë. 22 .

Sipas një raporti të Mitra Sistani. Kjo nënkupton një legjitimim nga pikëpamja fetare. ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit.thotë zëvendësministri i Çështjeve Sociale të Iranit. Madje vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni. Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend. midis atyre që kërkonin respektivisht ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit. u zhvillua “pa pengesa” zyrtare. Duhen edhe politika të caktuara sociale. Roterdami ka qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. Ndryshe nga ç’ka ndodhur në shtete të tjera. me gjithë njëfarë religious upheaval23 të fillimit të shekullit XX. i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të specializuara. Të paktën pa një analizë historike.78 Analiza sociologjike vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i prostitucionit për kategori të caktuara sociale.htm. të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”. “Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu. të cilat u konkretizuan me dy akte (Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act) të vitit 1911. në Iran. në adresën: http:// www. A duhet të legalizohet prostitucioni? Një shembull e jep Holanda. mund t’i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë”24 (Chastity Hoses). të pasuar nga debate të mëdha. në hapësirën holandeze. ligjore dhe sociale të kontakteve seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen Mosaprovim nga ana e fesë. Në librin Historia e legalizimit të prostitucionit në Hollandë. duke filluar nga debatet e fillimit të shekullit XX.iran-press-service. për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë. por ai është tanimë pjesë e realitetit social”. është vlerësuar si një alternativë tjetër. Në kërkim të “rrugës së tretë”.com/articles_2002/Aug_2002/efaf_house_4802. marrë nga interneti. kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit. 24 23 . .

Ramiz. prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. Ai mund të zhbëhet (shuhet). aborti etj. 1997. 1994. Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. u bëhen analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive.). Por të ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit. Shkrimi i Shenjtë (Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re). me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. të ve ose të martuar me gra të paafta fizikish e mendërisht. për nga statusi i tij. Të paktën në kërkim të së keqes më të vogël. Sipas kësaj skeme. Sacret Prostitution in Antiquity. por vetëm për ata që janë të pamartuar. Don Oreste. John. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. pa u përndjekur nga policia. në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta. për shkak të rënies së kërkesës. në të cilat ndalohen vetëm disa forma të ushtrimit të prostirtucionit (me të mitur. Përkthyer dhe shtjelluar nga Dom Simon Filipaj: Arqipeshkvia e Tivarit dhe Drita (Ferizaj). kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. Tiranë: Marin Barleti BIBLA. Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Gender . Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. është legal dhe të bëhesh apo jo prostitutë. Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e grave. Mary and Henderson. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. REFERENCAT Alia. Sipas të dhënave zyrtare. e cila mund të konsumohet në hotele apo motele të posaçme. Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në shumë vende europiane). Beard.Lekë Sokoli 79 ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. 2003. Pas kësaj ata pajisen me një lejë “martese të lirë”. aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra). Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull. Atje prostitucioni. Por autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25 vjeç). 1986. Tiranë: 8 nëntori Benzi. prostitucioni i rrugës etj. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë.

1998. Housel. Inc. 1996. Majlinda. Sexuality. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Shoqëria dhe prostitucioni. Në MarksEngels. Samuel. Milazim. Tiranë: Botimet “Dudaj” Brown. Tiranë: Fan Noli Morrison. v. Gerald. Jorgaqi. Albania: No Instant Demokracy. Tiranë: Alb-Ass.80 Analiza sociologjike and History. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. Vepra të zgjedhura. Prostitution. Fantham. e pronës private dhe e shtetit. Gruaja në Shqipëri (1912-1939). and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt University Monteskjè. Tiranë: Marin Barleti Brown. Thomas. Status. Tiranë: Naim Frashëri. Tiranë: 8 Nëntori. pp. Classical Antiquity 29. në Poetika e dokumentit. Friedrih. P 1990. 93. Iliada dhe Odisea. Madhështia dhe rënia e romakëve. N. 1. Sociological Analysis. 1998. Tiranë: Naim Frashëri. The Sociology of Social Problems. 44-74 Hamiti. Dan. No. Jorgaqi. 6 prill Lukas. XX). N. Gazeta Shekulli. (1989). pp. në Kuteli. Vepra letrare. M. Tiranë: Onufri Krasniqi. Larson F. Semminar 6. 2003. Andrew D. Vëllimi II. Prostitution. Kadare. Peter. S. Paul. 2002. Sharl. Teen Prostitution in Japan: Regulation of Telephone Clubs. Pap. Tiranë: Akademia e Shkencave O’Neill. Phoenix 29. ‘Rrëfimet e Mitrush Kutelit’. Larson. 2003. Musaj. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. 1995. Kodi i Da Vinçit.. 1980. 2002. 480-503 Bregu. (2000). 1998. Tiranë: Albas Horton B. ‘An Unusual Optimism in Albania’. 2000. pp. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. Vanderbilt Journal of Transnational Law. 2004. (1987). Canada: University of Toronto. Sex. 2003. _____. E. Feminism and Critical Praxis:profession prosti- . North Carolina. ‘Parathënie’. Ismail. 2005. Fatmira. 241-266 Engels. Origjina e familjes. 1991. Leslie R. Homeri. J. of Leeds Int’l . 2000. Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. 2. Kohë barbare. Hodgson. 2 February. 1975. New Jersey: Printice-Hall. Maggie. Parathënie e “Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore” të Don Oreste Benzi. McGinn. Vol. Alex. The Boston Globe. vëll 1. USA: Copytron Academic Publishers. 31 n. 2 March: 457-497. A.J.

Lekë Sokoli 81 tute?. Cyril. në Politika & Shoqëria. (1995). fq. Prostitution and the Human Rights. Porter. 2003a. Aleksandër. Nicola. (Spektër. 2(12). March 30. Papa. winter 1996. 7. Robert. Vëll. Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve. Nr. Vëll. 2003. 6. pp. Nr. 1999. E. 19 prill. Prostitucioni. A. Panafrican News Agency. Prostitucioni. jeta.Historia. Xavier & Quere. fq. Michigan: University of Michigan Press. 1970. 171. A history of Rome. Lekë.një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. 174-195 ____. Shqipëria dhe shqiptarët. 7. Tiranë: Apolonia. Tiranë: Toena Zingarelli. Raufer. 19-21 Robinson. Vëll. “Mafia shqiptare” . Vocabolario della lingua italiana. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. 2004. holokausti shqiptar. In Ballkan Yearbook of Human Rights. 1 (13). Stipçeviq. ____. 2(14). Nr. Stefane.një rrezik për Europën. simbolet e kultet. 2002. Ilirët . 21-37 Plasari. J. Constructions of the Classical Body. Revista Politika & Shoqëria. in The Austrian Journal of Sociology. Asti. 1963. Tiranë: Kumti Revista Spektër. 136-138 Ransom. Politika & Shoqëria. James. orum Discusses Child Prostitution In Ethiopia. kultura. Bologna: Zanichedi SPA . Nr. fq. London: Methuen & Co LTD Sokoli. 2000. 2003). Zhak Burkari. 2004. Mafia shqiptare . 2000. 2003b.

2003). Sipias të dhënave zyrtare. 1999).82 Analiza sociologjike Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri1 Hyrje . Objekt i këtij studimi është pikërisht ajo pjesë e grave dhe 1 Ky studim është pjesë e një sondazhi të realizuar në vitin 2005. Të dhënat për trafikimin e grave shqiptare. 2 Nga intervista me kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të Korçës. 4 Hoxha. Disa janë bërë nëna dhe ende vazhdojnë të (ri)trafikohen2. 15 prej tyre janë trafikuar. Ndër 245 vajza të trafikuara.parashtrimi i problemit Nga 23 vajza të Jetimores së Korçës.5 për qind). 2003. 3 Sipas një studimi të Qendrës së Rehabilitimit të Femrave të Riatdhesuara në Shqipëri. 2005. mbi 600 femra shqiptare ende quhen të zhdukura4. Zholi. të lidhur me trafikimin. por të riatdhesuara. qershor 2005. Sokoli. kanë përsëritur ciklin e trafikimit disa herë (CRCA. dr. 2002. Edmond. përgjithësisht. . duke përfshirë vetë Shqipërinë. “Vatra”-Vlorë. që u referohen denoncimeve të familjarëve. janë tronditëse. janë adoleshente të grupmoshës 13-18 vjeç. pa folur për vendet e tjera. Vatra. Në perceptimin e shqiptarëve të anketuar. rreth ½ e tyre e quajnë prostitucionin si “një veprimtari të detyruar” (Katro & Shimani. Ilir Gëdeshin. Gazeta Metropol. pas trafikimit në vendet fqinje. 21 korrik. Është pohuar se vetëm në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (shih: Çupi. sado kontradiktore. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. 2001. 2002)3. 87 prej tyre (pra 35. Edhe pjesa tjetër është trafikuar për herë të parë kur ka qenë brenda kësaj grupmoshe dhe. në kuadrin e Qendrës së Studimeve Politike e Sociale dhe është bashkautorësi me drejtuesin e saj.

politikë. Skllavet e Perëndimit. Juliana G. domethënë që detyrohen nga trafikantët me forcë. Nga njëra anë. ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit. nga studiuesit socialë dhe opinioni i gjerë është pranuar se trafikimi i grave dhe adoleshentëve është një ndër dukuritë më të dhimbshme dhe më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej. Shih për shembull: Moroli. (Raufer & Quere. me premtime për martesë apo forma të tjera mashtrimi për të hyrë në rrjetin e shfrytëzimit për qëllime fitimi. 2003: Parathënie). 7 Ky pohim është. për të mos bërë prostitutën në Itali (shih: “Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës”. 2000)7. gjithsesi. 2003). por ka ndër ata që mendojnë se trafikimi i femrave zhvillon ekonominë dhe mirëqenien. Të ndara janë edhe opinionet e studiuesve. 6 5 . nëpërmjet shitblerjes së tyre apo të aftësisë së tyre për shërbime fitimprurëse. 2003. Roberta. fjalën e dhënë. Tiranë: Marin Barleti. 2000. juridikë. ka eklipsuar ndikimin e faktorëve ekonomikë. Nga ky studim del se në perceptimin e shqiptarëve trafikimi vazhdon të jetë shqetësim. kryesisht seksuale. familjen biologjike etj. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Megjithatë vlerësimet e tyre për trafikimin janë të ndryshme dhe. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës. shpesh të njëanshme. Emanuela & Sibona. socialë. ose Benzi. Gazeta Korrieri. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. për të mos u shfrytëzuar seksualisht. në dëshmi të viktimave të trafikimit 6. Të tjerë madje e lidhin edhe me virtytet e cilësitë e tyre morale: besën. Intervistë me një të ri nga Vlora (qershor 2005). Disa mendojnë se trafikimi është një fenomen tipik shqiptar (Benzi. dëshmi të një bote barbare nga e cila nganjëherë vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi. trafikimi është identifikuar me dhunën. Një libër me dëshmi të tilla është ai i disa studiuesve italianë. Studimet empirike për këtë dukuri janë të pakta. 24 dhjetor 2000: 18). Sidoqoftë. Disa e lidhin me veset e shqiptarëve. i vërtetë. Por analizat dhe komentet janë mbështetur më shumë në histori të izoluara individësh të trafikuar. Për të flitet e shkruhet çdo ditë. shpesh variojnë midis ekstremeve: shumica e shqiptarëve të sotëm e percepton trafikimin si një “hulokaust shqiptar” (Spektër. e bën jetën më të mirë. më të bukur. për fat të keq. 2003). Por trafikimi mbetet. më i përfolur se i studiuar. më luksoze”5. Dhuna..Lekë Sokoli 83 adoleshentëve shqiptarë që trafikohen. Tiranë: Korbi. 23 vjeçe. etiko-moralë etj. Don Oreste..

Në “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”. fjalës trafikim i është dhënë ky shpjegim i vetëm: lëvizje e njerëzve dhe mjeteve në rrugë tokësore. Në këtë studim janë evidentuar edhe dy faktorë me ndikim jo të vogël në trafikimin e grave dhe adoleshentëve shqiptarë: rënia morale dhe rënia e krenarisë tradicionale. Neve nuk na rezulton kështu. për shembull. komunist (deri më 1990) dhe. Në njëqind vjetët e fundit. niveli i punësimit dhe gjendja familjare e të trafikuarve. kjo fjalë ka 12 (Zingarelli. shkolla. Por edhe në vitet më të varfra trafikimi nuk është njohur si fenomen. Madje fjalët trafikant. masmediat dhe institucionet e shtetit) lidhur me trafikimin? Këto përfaqësojnë. nga e marrin ata këtë informacion. Shqipëria ka kaluar në tri forma regjimi politik: monarkik (deri më 1939). i trafikuar etj. studime. më pas. niveli arsimor. artikuj shkencorë apo edhe të Ky nuk është një pohim i figurshëm. ajrore. deri në 20 kuptime (Webster’s. nga ç’zona (rajone) vijnë të trafikuarit. si perceptohet ai për nga përmasat dhe shkaqet. 1989: 1502). një bibliografi relativisht e gjerë me libra.. cilët janë faktorët që ndikojnë më negativisht në procesin e trafikimit dhe si vlerësohet në perceptimet qytetare puna e institucioneve të shoqërisë (familja. cilat janë format më të zakonshme të trafikimit. botim i Akademisësë Shkencave (1985: 2011). aq sa vetë fjala trafikim nuk ka figuruar në fjalorin e shqipes8. demokratik. Nga ana tjetër. Nga vëzhgimet tona del gjithashtu se shumica e të trafikuarve nuk vinë nga rajonet më të varfra të Shqipërisë. nuk figurojnë në të. si pikënisje. Ka pra edhe faktorë të tjerë. por praktikisht i vërtetë. Në të tjerë fjalorë. në thelb. feja. varfëria thuajse është cilësuar si shkaku i parë dhe i fundit i trafikimit. Është shfrytëzuar. cila është mosha.84 Analiza sociologjike që ndikojnë mbi të. rrjet i qarkullimit. 8 . 1970:1849). objektin e këtij hulumtimi mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. sa të informuar janë të rinjtë. detare. Metodologjia dhe “kampioni” i studimit Për realizimin e këtij studimi janë zbatuar metodikat bazë të studimeve empirike. për rreziqet e tij. Por cila është panorama e trafikimit të grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. sidomos vajzat.

Lekë Sokoli

85

shtypit të përditshëm të autorëve shqiptarë apo edhe të huaj, që kanë shkruar më parë për trafikimin. Por metoda bazë e përdorur për grumbullimin e të dhënave është anketimi. Anketa e këtij sondazhi përmbante 53 pyetje (ose nënpyetje), çdonjëra prej tyre kishte nga 2-10 alternativa përgjigjesh, gjithsej me rreth 330 alternativa të mundshme. Intervista dhe bashkëbisedimi në grup ishte një tjetër metodë paralele ndihmëse, e zbatuar në kërkim të fakteve dhe opinioneve mbi trafikimin. Ato janë zhvilluar në grupe me nga 8-10 persona, të krijuara në çdonjërën nga të gjashtë prefekturat që u përfshinë në studim (Shkodër, Kukës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë). Grupet ishin të veçanta për gratë (pavarësisht moshës), adoleshentët (të rinj e të reja të grupmoshës 16-19 vjeç), sikurse ato me djem e vajza të grupmoshës deri në 16 vjeç, që nuk është përfshirë në anketimin e studimit Një informacion interesant është siguruar përmes intervistave individuale me ekspertë dhe studiues, përfaqësues të OJQ-ve që merren drejtpërdrejt me trafikimin, sikurse me drejtues të organizatave të grave në Tiranë dhe në rrethet respektive. Përmes intervistave të drejtpërdrejta janë marrë mbi 400 prononcime, opinione apo sugjerime individësh. Veç metodave të testimit të problemit, në këtë punim janë përdorur, sado pak, edhe metoda historike si dhe metoda krahasuese, gjithnjë si metoda të hulumtimit sociologjik, duke mbetur gjithnjë brenda përvojës shqiptare. Kjo ka bërë që, nga njëra anë, problemi i trafikimit të shihet në dinamikën e tij dhe jo vetëm me përmasat dhe problematikën e tij në një çast të dhënë (qershor-korrik 2005). Nga ana tjetër është bërë e mundur që perceptimi i trafikimit të vlerësohet jo vetëm në bllok, por në vartësi të një numri relativisht të madh variablesh apo faktorësh që u korrespondojnë karakteristikave të ndryshme demografike apo sociale të atyre që janë përfshirë në këtë studim, pra të vetë perceptuesve të problemit. Me këto metoda është mundësuar (aq sa lejon një studim afatshkurtër), vlerësimi i kompleksit të faktorëve politikë, ekonomikë, juridikë, socialë, moralo-psikologjikë, historikë e të traditës etj., që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në shkallën e trafikimit të grave dhe adoleshentëve shqiptarë. Kampioni i këtij studimi përbëhet nga 1030 përgjigjedhënës të anketës, afërsisht 170 të anketuar për çdonjërën nga të gjashtë

86

Analiza sociologjike

prefekturat ku u shtri ky studim. Rreth ½ e të anketuarve ishte nga qytete me mbi njëzet mijë banorë (qytete të mëdha), 22.7 për qind nga qytezat dhe 27.5 për qind nga fshatrat. Mosha mesatare e të anketuarve ishte afërsisht 21 vjeç, duke patur parasysh që objekt trafikimi janë pikërisht moshat e reja. Me të njëjtën logjikë synuam më shumë të hulumtonim perceptimin e grave dhe vajzave për trafikimin, ndaj 67.8 për qind e të anketuarve ishin femra. Sipas arsimimit, përbërja e përgjigjedhënësve është: pa kurrfarë arsimi – 1.2 për qind; deri fillor 1.7 për qind; deri në tetëvjeçar - 14.0; të mesëm (qoftë edhe të pambaruar) - 37.7; ndërsa 45.4 për qind e tyre ishin studentë apo me arsim të lartë. Të anketuarit diferencoheshin sipas gjendjes civile (beqarë, të martuar, të divorcuar, të ve), llojit të familjes (një apo shumë kurorë), përkatësisë etnike dhe asaj fetare etj. Veç këtyre, për të anketuarit janë shtruar edhe disa pyetje të tjera që kanë të bëjnë me shndërrimet e ndodhura në Shqipëri pas vitit 1990 dhe synimit për të hulumtuar ndikimin e tyre mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. Të tilla janë ato që lidhen me migrimin e brendshëm (në kushtet e lirisë së lëvizjes), me nivelin e besimit fetar (shoqëria shqiptare para viteve ‘90-të ishte zyrtarisht ateiste) dhe me integrimin si kohë fizike të individit në familje (të qëndruarit larg familjes është një ndër dukuritë e sotme) etj. Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve “Në ç’masë trafikimi i grave dhe adoleshentëve është shqetësim për komunitetin tuaj?”. Si një pyetje e anketës sonë, ajo mori këto përgjigje: Tabela 1: Përmasat e trafikimit, sipas perceptimit të të anketuarve (Në numër e përqindje)
Shumë shqetësim Pak shqetësim Aspak shqetësim Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 47.6 34.8 8.3 9.2 100.0

Por trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk rezulton të jetë i njëjtë në të gjithë vendin. Nëse rreshtojmë prefekturat e përfshira në këtë

Lekë Sokoli

87

studim, sipas pohimeve se trafikimi i grave dhe adoleshentëve përbën shumë shqetësim, do të kishim këtë renditje: Tabela 2: Prefekturat sipas shkallës së trafikimit (Në përqindje)
Prefekturat, sipas përmasave të trafikimit Elbasani Vlora Shkodra Mesatarja kombëtare Korça Kukësi Gjirokastra
Vlerësimi “shumë trafikimit shqetësues” i

68.1 59.8 53.0 47.6 43.5 38.2 23.4

Për të analizuar më në detaje përmasat e trafikimit, vendosëm në një vartësi funksionale shkallën e trafikimit sipas perceptimit të individëve të anketuar, me disa ndryshore që përfaqësojnë vendbanimin, moshën, gjininë, përkatësisë etnike dhe fetare etj., etj. Tabela 3: Perceptimi i përmasave të trafikimit në vartësi të vendbanimit, moshës, përkatësisë gjinore, nivelit të arsimimit dhe statusit civil (Në përqindje)
Të dhënat social- demografike Qytete të mëdha Qyteza Fshatra 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Femra Meshkuj Kurrfarë arsimi, fillor, tetëvjeçar I mesëm ose i lartë Beqar I (e) martuar I (e) divorcuar Shumë 40.2 45.5 57.1 38.3 53.0 49.5 50.4 41.7 45.4 48.1 47.4 46.2 66.7 Përmasat e trafikimit Pak Aspak Pa vlerësim 36.6 36.4 31.4 39.7 31.0 35.5 33.1 38.3 27.6 36.2 35.3 34.4 26.7 13.9 10.8 0.2 9.6 8.0 7.6 7.3 10.4 13.8 7.2 7.3 12.7 3.3 9.3 7.3 11.3 12.4 8.0 7.6 9.2 9.5 13.2 8.4 10.0 6.6 3.3 Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Siç shihet, trafikimi perceptohet me “shumë shqetësim” më shumë në fshatra (57.1 për qind), se në qytetet e vogla (45.5 për qind) dhe

nivelit të besimit fetar. Më pas vërtetohet njëfarë uljeje e përqindjes së individëve që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues”. kundrejt atyre me vendbanim të qëndrueshëm.2 për qind). ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. 2003). Përqindja e atyre që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues” është më e madhe tek individët që kanë migruar pas vitit 1990. Tani për tani mund të pohojmë se. qoftë se ato janë drejtpërdrejt më tepër objekt trafikimi se meshkujt. por edhe për shkallën më të lartë të humanizmit që i karakterizon ato. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. shkallës së integrimit në familje. Grupmosha që e percepton më me shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). Për këtë duhet të kemi edhe referenca të tjera. vërehet një rezultat i pritshëm: femrat e perceptojnë trafikimin si më shqetësues se meshkujt. social dhe atë të sigurisë (shih: Beqja & Sokoli. fshati shqiptar është më i ndjeshëm se qyteti. Por grupmoshat e vogla.4).2 dhe 47.88 Analiza sociologjike qytetet e mëdha (40. lidhur me trafikimin. Të kësaj grupmoshe janë 64 për qind e të trafikuarve (shih më poshtë). Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: 1. kundrejt individëve të martuar dhe beqarë. prandaj ai e percepton trafikimin si më problematik. madje me një diferencë që shkon deri në 20 për qind (66. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo deri në 18 vjeç. Kjo . ndërsa pasmartesa (divorci) vlerësohet si një “tranzicion” i vështirë në planin ekonomik. për shkak të sigurisë më të madhe që fitojnë ata me kalimin e moshës së adoleshencës. Kjo ende nuk do të thotë se trafikimi ka përmasa më të mëdha në fshatra se në qytete.7 me 46. sipas tipit të familjes. faktit nëse përgjigjedhënësit kanë apo jo ndër familjarët apo të njohurit ndonjë të trafikuar. Martesa konsiderohet një “mburojë” edhe ndaj trafikimit. Konstatohet se kategoria që e percepton me më shqetësim trafikimin janë të divorcuarit. Objekt hulumtimi ishte edhe perceptimi i përmasave të trafikimit sipas migrimit të brendshëm. Në vlerësimin e masës së perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përkatësisë gjinore. Të dhëna për t’u vlerësuar janë ato që morëm nga hulumtimi i perceptimit të përmasave të trafikimit në vartësi të statusit social. të nivelit e mënyrës së informimit për rreziqet e trafikimit etj.

del sërish lidhja trafikim-integrim në familje. Konfirmohet fakti se më të cenuara nga trafikimi janë familjet bërthamë (nukleare) dhe. në dilemat e vajzave kundrejt djemve. Ato që pohojnë se trafikimi përbën “shumë shqetësim” besojnë në një marrëdhënie të sinqertë me djemtë në një masë shumë më të vogël se ato që mendojnë se trafikimi nuk përbën shqetësim. Ata që njohin dhe. perceptimi i rrezikut të trafikimit bie nga 57 në 48. 7.5 për qind).5 për qind) se trafikimi përbën “shumë shqetësim”. del se kur kalon nga familjet me një prind në atë me një kurorë dhe në familjet me shumë kurorë. ku në 8/ 10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna.Lekë Sokoli 89 mund të vlerësohet si një tregues i vartësisë së perceptimit (rrezikut) të trafikimit me shkallën e integrimit në komunitet. kjo lidhet me ndjeshmërinë morale më të madhe të besimtarëve ndaj trafikimit se me ndonjë lidhje në të qenit më i (pa)rrezikuar në vartësi të shkallës së besimit fetar.8 me 42. respektivisht në masën 25. brenda tyre. sipas mënyrës së të jetuari (pranë apo larg familjes). 3.1 për qind. kundrejt atyre që nuk njohin ndonjë të trafikuar (37. Perceptimi i trafikimit ndikon në një masë jo të vogël edhe në marrëdhëniet djem-vajza. 2.6 për qind. shumë më pak se individët që banojnë larg familjes dhe janë më pak të integruar në të. Ndërkaq nuk ka ndonjë diferencim të madh në perceptimin e trafikimit sipas nivelit të besimit fetar. 1 për qind) 6. Siç duket. aq më i mundur është evitimi i rrezikut të trafikimit dhe anasjelltas. kundrejt atyre që janë indiferentë në çështjen e besimit (35. Nga perceptimi i përmasave të trafikimit. 5. Sa më i plotë të jetë integrimi. kanë njëfarë përjetimi emocional më të madh ndaj trafikimit. Nga analiza e perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përbërjes familjare (numrit të kurorave). për këtë arsye. 4. megjithëse ata që besojnë shumë e perceptojnë trafikimin si shumë shqetësues (50 përqind). Të dhënat tregojnë se perceptimi i përmasave të trafikimit ndikohet jo pak nga njohja personalisht e të paktën një të trafikuari. Më të integruarit në familje e quajnë trafikimin “shumë shqetësues”.8 dhe 39. Të dhënat tregojnë se informimi ka një ndikim jo të vogël në . familjet me një prind. pohojnë në masë më të madhe (55.

Ndryshe ndodh me zonat e tjera. si Bushtricë. del se të parat në renditje për nga trafikimi i vajzave janë Tirana. Sipas të dhënave zyrtare mbi femrat e zhdukura gjatë këtyre viteve (bazuar në denoncimet e familjarëve të tyre). drejtësinë. i rrezikuar për të qenë i trafikuar. . deri me të mësuarit (dijet.6 herë më i vogël kundrejt perceptimit të atyre që janë të informuar mbi rreziqet dhe mënyrat e trafikimit. Shëmri e Zapod (Kukës). për shembull.90 Analiza sociologjike perceptimin e trafikimit. Vlora etj. Ndër të painformuarit. demografike. Edhe të dhënat mbi trafikimin e fëmijëve dëshmojnë se gjatë një periudhe mbi dhjetëvjeçare disa zona janë kthyer në qendra të trafikimit të tyre (CRCA. Fieri. etj. praktikisht qytetet me nivelin më të lartë të mirëqenies. Durrësi. por të riatdhesuara (Vatra. Të dhënat që u referohen vajzave të trafikuara.. 2002). Shijaku. me rendin publik. me ligjet (cilësinë dhe shkallën e zbatimit të tyre). qoftë edhe një herë të vetme. familjen etj. 360 nga 600 (pra 3/5 e tyre) janë nga Tirana. me shkaqet e trafikimit dhe nxitet nga ballafaqimi i të dhënave të studimit tonë me përfundime studimesh apo me pohime të mëparshme të studiuesve socialë. Le t’u referohemi të dhënave sasiore e cilësore të sondazhit tonë. por edhe me shndërrimet sociale. Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” Ky “debat” lidhet me vetë burimin e së keqes. Nga informacioni për individët që kanë përjetuar ngjarje personale të lidhura me trafikimin. Vlora dhe Durrësi. 2005). analistëve etj. perceptimi i trafikimit është 2. del se në disa qyte si Kukësi apo Kruma. sikurse në mjaft fshatra të largët që janë përfshirë në studimin tonë. Nga administrimi dhe interpretimi i të dhënave tona rezulton se trafikimi lidhet jo vetëm me shndërrimet ekonomike e politike. me mbeturinat e të drejtës zakonore (dora e zgjatur e kanunit). me grupet sociale. psikologjike e të mentalitetit. informimi). me jetën tradicionale dhe format e shfaqjes së saj. sikurse me shndërrimet morale... Përmenden Berati. 2003: 13). njohja. sipas të cilëve trafikimi lidhet para së gjithash me varfërinë dhe papunësinë. Voskop e Drenovë (Korçë). për shembull. Picar (Gjirokastër) etj. nuk ka asnjë përgjigjedhënës që të ketë pohuar se është ndjerë. Gjithsesi jo zonat më të varfra të Shqipërisë.. Elbasani dhe Shkodra (Hoxha.

u vunë në kërkim të asaj që u ishte mohuar (pasuria). fq. Kjo gjendje nuk përkon me traditën tonë.4 3. vlerësimit për mikun etj. është konsideruar si vlerë morale e të shqiptarëve (shih për shembull: Burkari. po theksojmë vetëm grupin e faktorëve që kanë të bëjnë me rënien morale të shqiptarëve dhe rënien e krenarisë (lack of the pride) tradicionale të tyre.0 9 Burimi: ORT. në raport me vlera të tjera të shoqërisë (tabela 4): Tabela 4: Cila është dëshira apo ëndrra juaj më e madhe?9 Nr. Kjo. mirëqenia Emigrimi Të udhëtoj jashtë Shqipërisë Të kem një jetë normale Miqësia Gjithsej Në numër 277 162 124 111 53 11 1509 Në përqindje 18. që jetojmë vetëm për para”. ndaj së cilës thuajse nuk mund të reagohej. Shqiptarët. mars. Tiranë. Udha e Shqipërisë drejt demokracisë. thotë një e intervistuar nga Elbasani. 1999. 61. tani për tani. u përmbys. Një vend magjepsës në tranzicion”.7 8. Pra mund të pohojmë se shumica e të trafikuarave nuk vijnë nga zonat më të varfra të Shqipërisë.5 0. të karakterizuar nga njëfarë mospërfillje për paranë. Këtej rezulton pesha e faktorëve të tjerë. Të dhënat sasiore dhe dëshmitë e individëve të intervistuar gjatë këtij sondazhi tregojnë se në 10-15 vjetët e fundit ka ndryshuar sidomos qëndrimi i shqiptarëve ndaj parasë.. “Jemi bërë një shoqëri materialiste. në mënyrë spontane dhe kaotike. Të dhënat e një anketimi kombëtar shprehin ëndrrën shqiptare për t’u pasuruar shpejt. Më pas shumëçka (thuajse gjithçka).4 10. krahas respektit për nderin.2 7.Lekë Sokoli 91 Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se trafikimi e tremb rininë e qytezave dhe të qyteteve të mëdha 6-7 herë më shumë se atë të fshatrave. 2004)).7 100. nga të cilët. . 1 2 3 4 13 24 1-24 Përgjigjet e dhëna E ardhmja e fëmijëve Luksi. Nën regjimin komunist u vendos një “shpërndarje e barabartë e varfërisë”. Trafikimi i grave dhe adoleshentëve (gjë e ndyrë) u vlerësua si një ndër rrugët e pasurimit të shpejtë. thuajse duke flakur shumë nga vlerat morale. Gjithsesi mospërfillja ndaj parasë “mbeti në fuqi” deri në vitet ‘90-të. por varfëria përfaqësonte një realitet “të pranuar”.

8 50. në shtëpinë e të cilëve banova. emigrimi dhe ëndrra për të parë botën (të gjitha të lidhura me trafikimin). Tabela 5: Grupmoshat e personave të trafikuar. për të cilën akademiku francez Zhak Burkari (2004). por shumë shkallë më lart.5 57.2 11. .7 për qind e të anketuarve.5 13. sipas së cilës është “më mirë një mik se një çiflik”.2 14. tek e cila të gjithë mund të besonin.5 32. Kush trafikohet? Lidhur me grupmoshat dhe nivelin e arsimimit të të trafikuarve morëm të dhënat si në tabelat 5 e 6. kjo lidhet me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë).8 Për kampionin kombëtar 13.” Pse shqiptarët/et janë sot kaq “të gatshëm” për t’u përfshirë në trafikim.7 46. Ndërsa miqësia (një vlerë tradicionale e shqiptarëve10) zë vendin e fundit. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten.. malësori apo ushtari shqiptar. në kushtet kur Shqipëria nuk është bërë më e varfër se ç’ka qenë? Duket se ka edhe shkaqe të karakterit moral dhe ndoshta më shumë se me varfërinë.1 9.9 10 Shqiptarët kanë pasur një shprehje popullore tradicionale lidhur me raportin miqësi-para. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Grupmosha e të trafikuarve 12-15 vjeç 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 14. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). e vlerësuar si e rëndësishme vetëm nga 0.. duket si një zotëri i madh.1 8. me mungesën e një qëllimi kolektiv. me të cilët unë jetova e hëngra bukë. krahasuar me “jetën normale” (e 13-ta në renditje).6 30. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë.2 48. janë në vendet 2-4 në renditjen me 24 shkallë. pas synimit për të siguruar të ardhmen e fëmijëve (familja vazhdon të konsiderohet vlera kryesore).92 Analiza sociologjike Luksi (mirëqenia).5 8. E lidhur me këtë dukuri është edhe rënia e krenarisë tradicionale. është shprehur kështu: “Fshatari.2 14.2 26.

1 2.7 32.7 për qind). Në kërkuam të informohemi edhe mbi nivelin e punësimit dhe gjendjen familjare të të trafikuarve (tabelat 7 e 8).3 4.8 47. ose të mesëm (40.3 1. në çastin e trafikimit vazhdonin ose kishin kryer arsimin deri në 8-vjeçar (47.1 9.7 7.3 46. Tabela 6: Niveli arsimor i të trafikuarve.8 2.9 37.0 2. Megjithatë në ndonjë rast janë trafikuar edhe individë me arsim të lartë ose studentë (2.Lekë Sokoli 93 Siç shihet 12-18-vjeçarët janë individët që përbëjnë shumicën e të trafikuarve.3 44.3 24.6 Për kampionin kombëtar 4.5 55.3 2.8 1.7 6.5 63. sipas vendbanimit Niveli i punësimit të të trafikuarve I (e) punësuar I papunësuar ndonjëherë Nxënës ose student Minoren (nën 16 vjeç) që kishte braktisur shkollën Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 6. por edhe me faktin se të rinjtë që trafikohen nuk mund të kenë nivel më të lartë arsimor.3 4.7 62.7 43.9 2.7 24. derisa shumica e tyre është e grupmoshës 12-18 vjeç (tabela 5).6 Për kampionin kombëtar 5. Tabela 7: Niveli i punësimit të të trafikuarve.9 55.9 40. 64 për qind të totalit prej 587 individësh të trafikuar të marrë në shqyrtim.4 34.8 6. Dominimi i nivelit të ulët arsimor lidhet jo vetëm me problemet e arsimimit të popullsisë shqiptare në këto 10-15 vjet të tranzicionit.8 51. Sidomos për këtë kategori sociale përgjegjësia e institucioneve të shoqërisë është më e madhe.3 .7 Shumica e individëve të trafikuar. gjithnjë në vartësi të vendbanimit (Në përqindje) Arsimimi i të trafikuarve I(e) pashkolluar Fillor (deri katër vjet) Tetëvjeçar I mesëm I lartë Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 5.6 6.5 5.3 për qind).9 për qind).5 6.7 38.

7 29. në çastin e trafikimit ka qenë nxënës apo studentë.7 me 24.7 Për kampionin kombëtar 64.9 1.4 Me të dy prindërit Vetëm me nënën Vetëm me babain Bashkëjetonte me një partner Me bashkëshortin Më vete.5 1. Siç duket.7 5. mund të arrihet në përfundimin se trafikimi shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e integrimit në kolektivat e punës. sipas vendbanimit Para trafikimit jetonte: Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të Qytete të Fshatra mëdha vogla 61. Në fshatra trafikimi midis atyre që në çastin e realizimit vijonin shkollën.7 1.2 19.7 0.1 1. me të afërm.5 për qind e të trafikuarve kanë qenë të punësuar në çastin e trafikimit.5 8. . Fakti që vetëm 5. se një në çdo tre të trafikuar (32. jetimore etj Nga të dhënat del se të trafikuarit janë. nxënës apo studentë. Meriton të theksohet.94 Analiza sociologjike Tabela 8: Gjendja familjare e të trafikuarve.8 2. Ky është një rezultat i pritshëm derisa shumica e të trafikuarve (respektivisht 64 për qind) janë të moshës deri në 18 vjeç.7 2. Ndër to. rezulton të jetë dukshëm më i theksuar se në qytete (51.9 73. romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe. nga ana tjetër. Të qarta janë diferencimet qytet-fshat. në shumicën dërmuese. sikurse nga logjika e trajtimit të problemit.7 56. Disa diferencime lidhur me këtë kategori vërtetohen midis kontingjenteve të mundshme për t’u trafikuar sipas përkatësisë etnike. Një pjesë e të trafikuarve.9 22. në konvikte.9 7.5 1. në çastin e trafikimit kanë qenë minorenë që e kishin braktisur shkollën ose që nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. Nga shifrat e tabelave.0 8.0 8.0 7.4 5.5 1. Ky diferencim lidhet në një masë të madhe me faktin se fshati e ka gjithnjë gati një front për (vetë)punësimin e të rinjve të vet: ekonominë fshatare. shkolla si institucion ende nuk mund të konsiderohet një barrierë me peshë në trafikimin e të rinjve. se në fshatra.7 5. e bën gati të pamundur hulumtimin e ndikimit të grupeve (kolektivave) të punës e të vetë punës mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. midis adoleshentëve që nuk janë punësuar ndonjëherë.5).5 për qind). Trafikimi midis të papunësuarve ndonjëherë është gati dyfish më i theksuar në qytete (të mëdha apo të vogla).

0 7.3 11. sipas prefekturave Kukës Elbasan Vlorë Gjirokastër 43. në rrugë të ndryshme. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi (shih: De Soto.8 3.4 9.1 24.4 1. ndërsa në prefektura të ndryshme varion nga 43. Për kampionin e studimit tonë.5 2.2 13.5 37.5 4.2 10.mënyra më e zakonshme e trafikimit Si bëhet trafikimi? Për 587 raste të shqyrtuara individësh të trafikuar.7 10.7 2.2 0. 5.7 11. përmes premtimeve për martesë. Gëdeshi. 3.5 12.5 7. 2004: 87-97).2 3. 8. Mashtrimet përmes premtimeve për martesë . U trafikua për t’u bërë lypës. 6. Ai është identifikuar me rrëmbimin. Rrëmbyer me forcë nga dikush.8 56.8 8. Por përqindja më e madhe e trafikimeve është realizuar me mashtrime. kjo kategori të trafikuarish përbën më shumë se ½ e rasteve.Lekë Sokoli 95 njëherësh. U josh nga premtimet për të pare botën.6 9.5 për qind . U mashtrua me premtime për vazhdimin e shkollës jashtë shtetit.2 8.7 8.0 1.0 5. Tabala 9: Mënyrat e realizimit të trafikimit për rastet e shqyrtuara në total dhe sipas prefekturave (Në përqindje) Mënyrat e trafikimit * 1 2 3 4 5 6 7 8 Shkodër 61. Beddies.8 6.7 7.2 4.6 6.5 2.7 5.5 3. 2.3 3.1 4.. U mashtrua me premtime për punësim jashtë shtetit. Në mungesë të studimeve empirike.0 8. trafikimi është parë njëanshmërisht. 7. të përhapur gjerësisht në Shqipëri.3 7.5 11.0 1. U trafikua me joshje.3 46.2 16.9 4. Të dhënat e mësipërme përmbysin një perceptim të gabuar të trafikimit.4 Korçë 49.2 3.0 0.8 7.9 45.2 1. 4. U mashtrua me premtime për të fituar shpejt para.0 * Mënyrat e hulumtuara të trafikimit: 1.1 0. në mungesë të informacionit të saktë apo të rëndimit të problemit. del se trafikimi është realizuar si në tabelën 9. Me mashtrime.2 3. kryesisht për sensacion nga mediat etj. mashtrime apo në rrugë të tjera.8 0.9 Kampioni kombëtar 50.5 6.3 15.0 Përgjigjet e marra. përmes premtimeve për martesë.7 0.

96 Analiza sociologjike (Kukësi). mësuesit Media (gazeta.6 Rezulton se në mënyrë të grupuar.5 0. qytezat dhe fshatrat.5 3.5 2.6 Gjithsej 100.5 73. informimi mbi rreziqet e trafikimit merret.9 1.4 10. Në përgjigje të pyetjes lidhur ma shkallën e informimit (anketa. duke filluar nga familja. Ndërsa në tabelën 12 jepen përgjigjet e marra nga të anketuarit në qytetet e mëdha. së pari. Tabela 12: Niveli dhe mënyrat e informimit për trafikimin. edukimit apo të të mësuarit. radio) Shokët/shoqet Nga një i trafikuar Shoqatat.0 4.6 4.9 5.1 1.0 Siç shihet.7 5.9 Kampioni kombëtar 11. Tabela 11: Të (pa)informuar për trafikimin Të informuar në forma të ndryshme 90.4 3. trajnimit.0 3.2 5. sipas vendbanimeve Informuesit Nëna Babai Të afërm Shkolla.2 11.6 45.2 5. Fakti që trafikimi dominohet nga mashtrimi (në rreth 85 për qind të rasteve) sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë.2 për qind (Shkodër).6 38. shoqëria civile Të tjera burime Nga askush Përgjigjet e marra sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 10.5 8. pyetja 14).7 9.6 2. nga familjarët dhe të afërmit: nëna. TV. babai apo të tjerë .8 7.7 9.4 Të painformuar nga askush 9.0 1.3 3.7 10.8 3.6 14.5 0. Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit të trafikimit të grave dhe adoleshentëve varet shumë nga shkalla e njohjes dhe informimit të të rinjve për këtë fenomen dhe format konkrete të realizimit të tij.6 4. në 61.0 3.9 8.7 0.5 51.4 3.1 1. morëm këtë përgjigje (tabela 22). raporti i të painformuarve me të informuarit është 1:9.4 3.8 3.

5 për qind). nëse kjo gjykohet në raport me mundësitë.4 në 12. Babai. Në analizën sipas grupmoshave duket rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit. nëna është informuesja më kryesore. duket qartë diferencimi i shkallës së informimit midis individëve me nivel të ulët dhe të lartë. përmes përfshirjes në projekte. ndoshta. Të painformuarit nga grupi i parë janë mbi katër herë më shumë se të painformuarit nga grupi i dytë (26. nga institucione të shoqërisë: media.9 për qind) se në qytetet e mëdha (45. Për nga shkalla e arsimimit. por sidomos në fshat.6 herë më tepër se ata që pohojnë se ai “është shqetësim”.7 për qind. pakkush ka pohuar që të ketë folur ndonjëherë me babanë e vet për trafikimin. ishte rezultati sipas të cilit media është një instrument më informues në fshat (73.6 me 6 për qind). rreth 50 për qind e te anketuarve. së dyti. Nga shkala e informimit është ndikuar edhe perceptimi i përmasave të trafikimit. janë të painformuar 2. Të painformuarit e paarsimuar apo me nivel të ulët arsimimi rezulton të jenë edhe kontingjentet potencialë të trafikimit. Krejt i pamjaftueshëm rezulton të jetë roli i shkollës në informimin e të rinjve mbi trafikimin. dhe rritje thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. se media është instrumenti kryesor i informimit mbi trafikimin.2 për qind). sidomos për vajzat. I papritur.5 për qind). Ata që pohojnë se trafikimi “nuk është shqetësim”. del se komunikon pak apo aspak me fëmijën e vet për çështjet e trafikimit.4) dhe më shumë se në qytetet e vogla (38. Por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. me vetëm 3. shoqatat (5+6+8) dha nga shoqëria: shokët/ shoqet ose të njohurit duke përfshirë edhe individë të trafikuar (5+6+9). me kalimin në rritje nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19.Lekë Sokoli 97 pjesëtarë të fisit (1+2+3). Të rinjtë pohojnë. Duket paradoksale. Të dhënat tregojnë se institucione e shoqërisë zënë vendin kryesor në informimin e opinionit publik mbi trafikimin. Ndër familjarët dhe të afërmit. .5 për qind (në fshat vetëm 1. përkundrazi. Informacioni merret. Në analizën sipas përkatësisë gjinore duket ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. shkolla. Jo i papërfillshëm është vlerësimi i masës së informimit nga shoqatat.

0 5.6 2.98 Analiza sociologjike Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë Për të anketuarit ishte e vështirë të “zgjidhnin” problemin më të rëndësishëm.2 5.5 4.3 2..2 0.9 Kampioni kombëtar 25.3 9.2 16. Kriminaliteti Mënyra e të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Fshatra Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave.1 2. midis problemeve të mëdha të Shqipërisë së sotme.0 1..8 6.9 15.8 23.0 0.1 2.1 13.2 6.7 3.4 25.9 6.8 5.. niveli i kriminalitetit dhe konfliktualiteti në familje.9 25. sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 24. Tabela 13: Problemi më shqetësues. niveli i shkollës dhe shoqërisë civile. Kriminaliteti Përdorimi i drogës Niveli i ulët i shkollës Varfëria/papunësia Mënyra e të bërit politikë Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Përgjigjet e marra. varfëria dhe papunësia.2 12.8 4.3 3. Vështirësia shtohet nga fakti se fenomenet për të cilat kërkuam të informohemi nuk janë të izoluara. qyteza e fshatra Qytete të mëdha I II III IV V VI VII VIII IX X Varfëria/papunësia Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave.8 7.0 Tabela 14: Renditja e problemeve sipas shkallës së shqetësimit në qytete të mëdha. ndikohen dhe ndikojnë mbi njëra-tjetrën. deri përdorimi i drogës etj.2 5. Niveli i ulët i shkollës Mënyra e të bërit politikë Përdorimi i drogës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Qytete të vogla Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Përdorimi i drogës Trafikimi i femrave.0 4.3 2. sipas vendbanimeve Problemi kryesor Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Trafikimi i femrave.0 26.1 4.7 28. Korrupsioni.6 7..1 6.8 5.. Mënyra të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Konfliktet në familje Shoqëria civile e dobët Përdorimi i drogës ...5 3. të anketuarit i janë përgjigjur si në tabelat 13 dhe 14.0 25. Megjithatë kërkesës sonë për të hulumtuar rreth kësaj çështjeje...9 19.

trafikimi i grave dhe i adoleshentëve perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare.0 46.5 40. duke filluar me ndikimin negativ më të madh të mundshëm .3 49.7 .7 55. në tabelë janë pasqyruar vetëm vlerësimet me “notat” 1-3. i zbatimit të ligjeve dhe perceptohet si më problematik në raport me nivelin e shkollës. përmes së cilës ne kërkuam të informohemi lidhur me faktorët që në perceptimin e të anketuarve kanë ndikimin negativ më të madh në procesin e trafikimit të grave dhe të adoleshentëve. Për çdonjërin nga faktorët. niveli i varfërisë.8 25. të anketuarit kanë vendosur “notë” nga 1-10. si korrupsioni.4 71.deri në ndikimin negativ më të vogël të mundshëm (ndikim të papërfillshëm) . Për efekt analize.“nota” 10. nivelin e shoqërisë civile.5 22.2 34. janë dhënë vlerësimet 1-3 (ndikimet negative më të mëdha) dhe 8-10 (ndikimet më të vogla). mënyrën e të bërit politikë.2 38.5 57. përdorimin e drogës apo konfliktet familjare. Ai vjen fill pas problemeve të tilla madhore. Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim Në tabelën 15 janë renditur përgjigjet e pyetjes së anketës.1 62.Lekë Sokoli 99 Siç shihet.4 42. Renditja në tabelë e faktorëve që ndikojnë në trafikimin e grave dhe të adoleshentëve është bërë sipas peshës specifike që ata kanë në trafikim. gjithnjë sipas perceptimit të përgjigjedhënësve (IXIII). Ndërsa në grafiku vijues. Tabela 15: Faktorët që ndikojnë më negativisht mbi trafikimin Renditja I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII XIII Faktori ndikues Papunësia Varfëria Mungesa e stabilitetit politik Degradimi moral i meshkujve trafikantë Dëshira e papërmbajtur për para te djemtë Mungesa e shpresës Dobësimi i familjes Degradimi moral i femrave që trafikohen Statusi i ulët i femrës në shoqërinë shqiptare Dhuna mashkullore ndaj grave Dëshira e papërmbajtur për para te vajzat Synimi për t’u martuar me çdo kusht Ndikimi i shtetasve të huaj Përqindja në vlerësimet më negative (1-3) 71.“nota” 1 .

4 5.7 për qind) e sidomos në krahasim me qytetet e vogla (33. Integrim apo riciklim në trafik? Por ç’ndodh me të trafikuarit e rikthyer? Nga ky studim del se kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme. E mirëpritën së bashku 4.6 18. në të kundërt. ka një ngarkesë të madhe.6 33. por jo komuniteti” është më e madhe në fshatra (54.7 54. sidomos moralo-psikologjike.7 7.8 për qind (Korça).9 Kampioni kombëtar 42. Rastet e vlerësimeve e qëndrimeve të ndryshme familje-komunitet (1+2) përfaqësojnë shumicën e rasteve që po u referohemi.6 10. Përqindja e rasteve në të cilat “familja e mirëpriti.5 për qind (Kukësi). Nuk di ta vlerësoj Përgjigjet e marra.9 20. sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 37. por jo komuniteti” luhatet. Por më shumë se diferencimet “gjeografike” (midis zonave apo vendbanimeve). Diferencime në shkallën e (pa)pranueshmërisë së të trafikuarve nga familja e komuniteti konstatohen edhe sipas vendbanimeve: qytetfshat (tabela 16).100 Analiza sociologjike Pastrafikimi.7 6.4 25. Nga të dhënat e siguruara rezulton se marrëdhëniet familje . Nuk e mirëpriti as familja.2 për qind).2 . sipas vendbanimeve (Në përqindje) Qëndrimi i mbajtur 1. lidhet me shkëputjen e individëve të trafikuar dhe integrimin në shoqëri e familje ose.8 23. familja dhe komuniteti.komunitet janë relativisht problematike. Përqindja e rasteve “familja e mirëpriti.2 6. në 50.7 19. Tabela 16: Qëndrimi ndaj të trafikuarve të rikthyer.9 13. Kjo pasqyrohet në shkallën e ndryshme të pranueshmërisë së të kthyerve nga trafikimi në rajone e zona të ndryshme të Shqipërisë.7 për qind). Komuniteti e mirëpriti. por jo komuniteti 2. Familja e mirëpriti.2 3.4 22. por jo familja 3.8 13.1 17. as komuniteti 5. se në qytetet e mëdha (37.i rikthyer nga trafikimi .2 16. riciklimin e tyre në trafikim. për shembull. për t’u vlerësuar janë diferencimet që konstatohen midis familjeve dhe komuniteteve (opinionit shoqëror). nga 27.

për efekt analize. Përfundime e rekomandime Trafikimi i grave dhe i adoleshentëve është një dukuri e re e periudhës së tranzicionit paskomunist shqiptar. ata që nuk kanë dhënë vlerësim për këtë çështje (pyetja 24/5) dhe formojmë një tabelë (24/p4) me përgjigjen 4 të kësaj pyetje. pasqyrohet në tabelat 35 dhe 36. Më pas vjen shoqëria civile. Tabela 17: Renditja e institucioneve për nga shkalla e vlerësimit pozitiv përkundrejt trafikimit Institucionet Mediat Shoqatat. e cila ka vetëm nga 5.1 7.6 37. pas tyre. në këndvështrimin e ndikimit mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve? Në perceptimin e përgjigjedhënësve të anketës sonë. në rendin e fundit institucionet e shtetit: policia. Po lemë mënjanë.4 17. E fundit në vlerësimin e bërë është qeveria shqiptare. komunitetet qytetare dhe.1 7. gjykatat dhe prokuroria.6 37.7 për qind e të anketuarve është vlerësuar me notat e larta 8-10. Shifrat duken tronditëse.8 (Korça).0 5. Ai nuk lidhet me . në 10 . në 42.Lekë Sokoli 101 Jo pak shqetësim përbën niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti. OJQ-të Komunitetet fetare Komunitetet qytetare dhe opinioni publik Policia Gjykatat dhe prokuroria Qeveria shqiptare Vlerësimet me “notat” 8-10 43. institucioni më i vlerësuar kundrejt trafikimit është media. “nota” e vlerësimit për punën e institucioneve kundrejt trafikimit (nga 1 -vlerësim shumë i keq.5 (Kukësi).7 Në perceptimet qytetare. komunitetet fetare. Përqindja e të braktisurve nga familja dhe komuniteti shkon nga 18.vlerësim i shkëlqyer). “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit Cili është vlerësimi i institucioneve të shoqërisë shqiptare.

Por grupmosha më e rrezikuar është ajo 1218 vjeç. moralopsikologjike etj. si varfëria dhe qëndrimi ndaj saj. brenda tyre. trajnimit. por me shndërrimet e gjithanshme politike. më e zakonshmja ndër të cilat është mashtrimi me premtimin për martesë. edukimit apo të të mësuarit. Ai ndikohet nga një varg faktorësh. Sidomos nga të dhënat cilësore të këtij studimi del se të miturit. afërsisht në raportin dy me një. shoqëria civile. Trafikimi perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. I konsiderueshëm është vlerësimi i masës së . nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Konstatohet se familjet më të rrezikuara nga trafikimi janë ato bërthamë (nukleare) dhe. sociale. Grupmosha që e percepton me më shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind).2 për qind). Femrat e konsiderojnë trafikimin më problematik se meshkujt. të ndodhura në 15 vjetët e fundit. për shkak të mungesës së informimit. Parandalimi i trafikimit varet nga shkalla e informimit të të rinjve rreth tij. Ai perceptohet si më shqetësues në fshatra (57. demografike. E qartë është gjithashtu vartësia e perceptimit të trafikimit nga shkalla e integrimit në familje. Individët që pohojnë se shumicën e kohës e kalojnë larg familjes.. sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. Kjo lidhet më shumë me ndjeshmërinë ende më të madhe të fshatit shqiptar ndaj qytetit kundrejt trafikimit. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë dhe mënyra e pasurimit të shqiptarëve. Por në rreth ½ e rasteve nuk merret informim tjetër veç atij që merret nga media.102 Analiza sociologjike faktorë historikë e të traditës.5 për qind) apo qytetet e mëdha (40.1 për qind) se në qytetet e vogla (45. familjare. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë: nga familja. Përqindja më e madhe e trafikimeve (rreth 85 për qind). ekonomike. ku në 8/10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna. e perceptojnë trafikimin si një problem rreth dy herë më shqetësues. shkolla. familjet me një prind. kundrejt atyre që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në familje. prishja e komuniteteve tradicionale dhe komercializimi i marrëdhënieve shoqërore. Fakti që trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi. është realizuar me mashtrime. sikurse nga rënia morale dhe e krenarisë. institucionet e shtetit.

duket se është një tjetër problem me të cilin ballafaqohet shoqëria shqiptare. Rikthimi i analfabetizmit. Kjo përfaqëson. Ne na rezultoi se 1. Romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe. e cila është në skalionin e parë të përfshirjes në trafikim. sikurse ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. pas zhdukjes së tij për disa dhjetëvjeçarë. edhe përqindjet e rasteve të riciklimit në trafik. me një grup prej 13 fëmijësh romë të moshës deri në 12 vjeç në fshatin Novoselë të Vlorës. . që kishin braktisur shkollën ose nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. në 42.Lekë Sokoli 103 informimit nga shoqatat. përmes përfshirjes në projekte. dhe sidomos lidhja me shkollën duhet të përbëjë njëfarë përparësie më vete.2 për qind e të anketuarve të ishin “pa kurrfarë arsimi”. afërsisht. për shembull. njëherësh. thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. që mbetet alternativa më e mundshme. që shkon nga 18. Ne biseduam. Për më tepër ata nuk figuronin në regjistrat e shtetit shqiptar dhe as që mund të bëhej fjalë për vijimin e ndonjë shkolle. “Disiplinimi” i këtij komuniteti me mjete ligjore (të paktën për arsimin e detyruar) dhe jo ligjore (shoqëria civile etj. Marrëdhëniet “familje-i rikthyer nga trafikimi-komunitet” rezulton të jenë relativisht problematike. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi. Ata nuk kishin asnjë dijeni për rreziqet e trafikimit të mundshëm të tyre.5 (Kukësi). Një pjesë e të trafikuarve kanë qenë minoren në çastin e trafikimit.7 për qind.2 për qind) dhe rritja.4 në 12. me kalimin nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19. Ndaj marrja e informacionit për trafikimin e qenieve njerëzore përmes përfshirjes në programet shkollore apo formave të tjera që aplikon shkolla. krime etj. por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0.). duket se është forma më e mirë për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë shkollore. Të paarsimuarit janë kontingjentet më të predispozuara për t’u përdorur nga trafikantët për prostitucion. Shqetësim përfaqëson sidomos niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti. Por braktisja e shkollës apo mosvijimi i saj rezulton të jetë një dukuri që po përhapet me shpejtësi. Vihet re rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit.8 për qind (Korça). Shkolla vlerësohet si një institucionet që ndikon pak ose aspak në minimizimin e trafikimit.

Beddies. Legjislacioni antitrafik duket i plotë. përfaqëson një problem themelor. Don Oreste. Gëdeshi. Jeta. politikanë etj. Tiranë. Gazeta Metropol. REFERENCAT Arlecchi. From Social Exclusion to Social Inclusion. Harmine. holokausti shqiptar. Prostitucioni. 171. Prostitucioni dhe trafiku i gruas në Shqipëri. lidhur me trafikimin. 19-21 . 2005. Ilir. (Spektër. Edmond. fq. 2003). 2004. 2000. Çupi. Liri. qershor Moroli. 1999. në minimizimin dhe zhdukjen e trafikimit të grave dhe adoleshentëve. Siç duket trafikantët e seksit janë mirorganizuar. Prostitucioni. 2001. Tiranë: Marin Barleti. Roberta. Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. 2000. Pino. De Sotto. 2005. Alma. gjyqtarë. Lidhja që këto rrjete kanë krijuar me segmente të pushtetit. kanë krijuar rrjete të mirëfillta të tipit mafioz. por nuk zbatohet. Washington DC. Shqiptarët besojnë. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. 2003). Tiranë: Lilo Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (KPP). 2003. Tiranë: Korbi Revista Spektër. Shimani. policë. janë të aftë për të korruptuar prokurorë. 1985: Tirënë: Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. rezulton të jenë gjykatat dhe prokuroritë. Nr. Tiranë: Korbi Benzi. qershor 2003. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. epidemi pa fund. Emanuela & Sibona. 24 dhjetor 2000 Hoxha. Gazeta Albania: 18 prill Children’s Human Rights Center of Albania (CRCA. Warld Bank. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Leskaj ed al.104 Analiza sociologjike Ndër më problematiket midis institucioneve të shtetit. 19 prill. Sabine. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. 21 korrik Katro. Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe vajzave. Roma and Egyptians in Albania. gjithsesi. Skllavet e Perëndimit. Tiranë. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. Për ta shpresa vdes e fundit. Gazeta Korrieri.

Albert. Gazeta Ballkan: 15 dhjetor Zingarelli. Nr. 2004a. Greqia. 2003. Lekë. Revista Të drejtat e njeriut. Zholi. Mafia shqiptare . 2000. 2003. 7. Vatra. 174-195 _____. Revista Politika & Shoqëria. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. Vocabolario della lingua italiana. 2005b. Sokoli. 21-37. 1989 . Tiranë: Kumti. Nr. 1970. Prostitution and the Human Rights.Lekë Sokoli 105 Raufer. _____.një rrezik për Europën. 2(42). Vëll. dhjetor. Xavier & Quere. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (keq)vlerësimit “prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar!”. Nicola. Vlorë UNICEF. Stefane. 2002. Prostitucioni. In Ballkan Yearbook of Human Rights. Bologna: Zanichedi SPA Webster’s Encyclopedic Unabridged Dictionary of English Language (New Revised Edition). 2002. Gratë dhe fëmijët në mileniumin e ri-Shqipëria. Vajzat dhe trafikimi. Qendra Psiko-Sociale. 55-72. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. 1 (13): pp. Tiranë. pp. pp.

106 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional). Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”. kudo ku jetojnë shqiptarët. një barrierë reale për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. 2003. Madje sikur është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj. një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera. 2 Megjithatë të çudit fakti që disa fondacione që veprojnë në Shqipëri sponsorizojnë tani vetëm ose kryesisht libra me problematikë shqiptare. e cila. Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve. një pengesë për përcaktimin e statusit final të Kosovës etj. 1 . Bujar Ramaj. 2 (12). Botuar fillimisht në revistën shkencore Politika & Shoqëria. Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. etj. dr. Ç’është ky libër? Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore. historike apo të jetës së përditshme.një rrezik për Europën”. Nr. edhe kur ata shkruajnë. për “të huajt” e veprat e tyre2. si një libër kundër mafias. fq. por të shkruar vetëm nga autorë të huaj. se Skenderbeu lindi në Vithkuq. Vëll. me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”. sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. konsiderohet si një mallkim. 129-144. 6. në vitin 1680 (!). urrejtja dhe racizmi antishqiptar1 Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare . për shembull. siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori.

Po marrim vetëm një element. 165). ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!). referencat. saqë e bëjnë atë të lodhshëm. me logjikën analitike të një studiuesi me nivel. Një libër i vërtetë kundër mafias do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të drogës. para së gjithash. sikurse kundër korrupsionit. me një shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”. dhunimit të të drejtave civile etj. rigoroziteti shkencor. Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit. autor i dhjetë librave etj. një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore bashkëkohore. thuajse të palexueshëm. “nga konfirmimi i policëve të besueshëm”. të grave. informacioni duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët.. citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit. “kemi të dhëna se…”. Në çdo libër. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit. pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi. kondrabandës. amatoreske e spekulative. Ai është shkruar nga dy studiues profesionistë. prognoza. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”. karakteristike për spekulantët. “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”. “sipas AFPsë”. “sipas zëdhënësit të…”etj. Atij i mungon.Lekë Sokoli 107 Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. të çfardo fushe të shkencave shoqërore. në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna. inkriminimit. Pritej. fq. të përpunuara nga këndvështrimi i një kriminologu investigues. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. e bazuar në të dhëna e fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare. pra. sidomos ai që bën politikën e . … me konkluzione. të makinave etj. recensentët apo të interesuar të tjerë. Libri paraqitet si “Një tablo kriminale. “Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike. të klandestinëve. “Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit). rekomandime shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia.

72-89). mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike Duke filluar me titullin (madje tre titujt). 105). 93). ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq. Kosova. derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata vetë. është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq.. sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së Jugut. Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. është vetëm një ëndërr e keqe (fq. Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë. Ky realitet i mafias shqiptare është jo vetëm i padurueshëm. 109). Këtej burojnë diletantizmi. “Si lindi kjo superfuqi e krimit në Ballkan?”. Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës. “Kronologji . etj. 98-99). që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin: “Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit). madje që nga koha parahomerike (fq. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare (fq. por edhe i pandreqshëm (fq. më ekzaktësisht. po shndërrohet (në mos është shndërruar).fakte të rëndësishme”. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian. Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”jepen edhe hartat). që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq. 97). 108). 117). 98). në Kolumbi të Europës (fq. “Mafia shqiptare”. tani për tani. “Mafia shqiptare në Europë”. 3 . mos guxoni të nxitoni… Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. për të vazhduar me ata të kapitujve apo paragrafëve të tij: “Kosovë-Shqipëri: [’po ndodh…”. ndërsa OKB-ja po gabon (fq. Vetë SHBA-të u nxituan (fq. Ai nuk është një libër kundër mafias.108 Analiza sociologjike madhe (në Europë e më tej). Ai provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht ndërroi udhë. e librit: “Një rrezik për Europën”. por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. për të krijuar mafian italiane (fq. Të paktën mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose. 108). bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias). “Një Sicili e Ballkanit”. të mjaftohet vetëm me titujt “mbresëlënës” 3. 109). Pra mos u gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve. 97). “Kanuni (kod) i Lekë Dukagjinit” etj. por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. në fillim të 1999-ës (fq. 104).

Por nga përmbajtja mund të konstatohet.. nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit. Edhe botuesi. të lidhura nga gjaku ose martesa…. kulturën. 104. gjithashtu. 29). kontesha Olga . me thënie e stërthënie pa adresë. me “argumentin” se qeliza e parë e mafias është familja. kanë nxituar “t’i dalin të keqes përpara”. pra. Terasini. do të justifikojë aksionet kriminale kundër botës “mafioze” shqipfolëse. 17). Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të tilla. ndaj si hileqarë të vërtetë. lojë diletantësh të shkencës. 5). sikurse vetë autorët. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal). “Mafia shqiptare” është. madje pa shumë vështirësi. pra as më shumë e as më pak. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”. apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të ri kriminal kundër saj. që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá). duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi. se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. Por. një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit. për të shmangur akuzën për përkthim të rremë” (fq. Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter rekrutimi. Madje autorët e ndiejnë se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave. që rekruton njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. atëherë Tano Karidi. të drejtën e tyre zakonore etj. e dua Shqipërinë…” (fq. Raufer. Le të argumentojmë. Mafia dhe “Mafia shqiptare” Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias. Në të vërtetë autorët kanë abuzuar. Spinoza. duke theksuar: “Ja në version origjinal. si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq.Lekë Sokoli 109 të tij. në parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar. Autorët. jo pa qëllim. me shpresën se ai. të paktën. sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve. për përkthime të rreme etj. rend të bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua. 107). por një lojë amatoreske.

jepen si pararendëse të mafias. duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi). 117). Lidhjet e gjakut. (nga filmi “Oktapodi”. apo lidhjet e gjakut është. lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve.. si besa (fjala e dhënë) etj. Kanuni etj. Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë. që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit. veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. “një zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili. të gjithë duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!). për të qenë mafie. mungesa e rigorozitetit shkencor etj. fisi. Vocabolario della lingua italiana (Decima edizione).. na qenka “Bibla e mafias”. 1970. në fakt. permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive4 (mjeti). 989. këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. fqinjësia etj. besa. ndryshe nga ç’pretendojnë autorët e librit (fq. Pra.110 Analiza sociologjike etj. mafioze. fq. 34. Do t’u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur). 116). 138-140). fq. 117). Nicola... Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare. çuditërisht. madje në botime Shih për shembull: Zingarelli. sipas logjikës së tyre.. familjen biologjike (për ta. Amatorizmi. 4 . me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz. që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia shqiptare (!). të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi). si besa. në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. për të mos shkuar më tej). 28). mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare. shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. etj. për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. Përkundrazi. se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit.

M. sipas të cilave e drejta dokesore e një populli. por mbi të gjitha e drejta dokesore. pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”. me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar 5 Shih. si te çdo popull i qytetëruar i botës. për shembull: Plasari.G. Bernatzik. Fox etj. M. pra kjo vepër unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Europiane. R. H. shumë shkencëtarë europianë (J. Becker. Cozzi. Vëll. e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”. fq. Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias. Aurel. Kahn.A. siç është. Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikës. E. . këngët epike. nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm. Godart. sikurse mitet. E. 39-53. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin). Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i përbashkët historik. pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve. Durham. E. M. Ata e kanë quajtur këtë të drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me standarde etike të vetat. Bourcart. Siebertz. duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. G. përrallat. Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli. dhjetor 2000. L. siç thoshte Fishta. H. Hasluck. C. janë marrë me kanunet shqiptare. Jackh. as tradita e saj fetare. siç bëjnë në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere.Lekë Sokoli 111 shumë serioze dygjuhëshe. sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë). Lamouche. kulturë e krimit). J. L. Lane. J. Kanuni. nr 2. F. madje edhe kultura materiale në përgjithësi. Në Politika & shoqëria. Nopça. E. rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore. varianti anglishtshqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut. Hecquard.) 5. për shembull. 2. von Hahn. shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”.

siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit. dinakërinë apo harbutërinë bizantine. Ai u vendos në Pulja. i mundur. Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin shqiptar. pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin. nga e cila mund të shmangesh . Le të citojmë (fq. të tjerë në Kalabri. në kapërcyell të shekujve XIX-XX.). por vetëm si krijimtari gojore.shihet ndikimi bizantin . duke sjellë me vete Kanunin e tyre. jo e shkruar. Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472. Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”.112 Analiza sociologjike Schwerin). sjelljen. 2. nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”. hartuesit dhe zbatuesit e tij. hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën që nga parahistoria. duke qenë i pashkruar. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo organizatë mafioze. siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Këtu. Ai u trashëgua si praktikë gjykimi. veproi në shekuj si “Common low” anglez. qëndrimet. për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet. Durham etj. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481). dukë lani). në Iliri dhe në Epir). pastaj. kapërceu me anije kanalin e Otrantos.fisniku gegë nga Dagmo dhe Zadrima. i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. është abuziv. Lekë Dukagjini (Aleksandri. siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale. 3. pak para pushtimit turk. deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi. veprimet. Pra deklarimi “duke sjellë me vete Kanunin e tyre”. si sentenca juridike. ose Zhani (Jan) . Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona. dredhitë. apo Zhani (Jan). shtrembërimet mund të dallohen pa shumë mundim: 1. me klane të tjera shqiptare. nuk është njohur me emrat Aleksandër. dhe i dha emrin e tij. 117-118): “Në shekullin XV. Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues. për shembull. sikurse në të gjithë librin. derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë.

Autorët e librit rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani. Do të ishte njëlloj sikur një shtet (Franca. në epokën e lirisë. shkëputej nga pasionet. pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim. pra. pra e njerëzve. (shih. 51. 5. fq. 158). nuk njeh kurrëfarë barazie. të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal. njeh lirinë brenda organizimit fisnor. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera: masakrën dhe çnderimin. . jo vetëm se mafia. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të ashtuquajturin omeritá. Vrasësi ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe autorësinë e vrasjes. për shembull). qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e gjakut”. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve. 8. sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të detyruara t’i shërbenin atij. por. Kjo është. ishte ndaluar të botohej. para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. Si e tillë ajo artificializohej. 7. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë teatri. siç vëren Kadareja6 edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”. të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj. e cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. në përpjekjen për të “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias. Kanuni. vrasje etj. 90-93. 29). Mafia. për shembull.Lekë Sokoli 113 “vetëm me rrezik jete” (fq. të cilin autorët e përmendin dhe e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit. si gjithë të tjerëve. mënyrën e jetesës e të 6 Kadare. përkundrazi. ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze. 6. si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. 1996. 4. Tiranë: Onufri. Në të vërtetë vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. Bisedë me Alain Bosquet. 29. fq. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e Kanunit). Nuk është e rastit që Kanuni. Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie. gjatë regjimit komunist. nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre të mafias. përkundrazi. 77. zbrazej nga verbëria. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit të viktimës. Ismail. 53. krejt e kundërta e ligjit mafioz të heshtjes.

7 Për më tepër shih. që ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e brutal. kur forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal. Madje edhe rrethanat historike të lindjes së saj. Sicilia Qendrore ishte objekt ndarjesh në latifonde. madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit. nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas. qenë të detyruar të pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur. Tiranë. shumica kriminelë të vjetër. 1989. autori i tij. Administrimi i çifligjeve. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve. “kompani të armatosura”. që organizoheshin në grupe. për shembull: Pantaleone..” Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social.”7 Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në Shqipëri. për të shfrytëzuar popullsinë skllave. autorët kanë synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane.114 Analiza sociologjike organizimit shoqëror. por në epokën feudale (madje edhe parafeudale). italiane (pikërisht siciliane). përgjithësisht nuk banonin. 12-19. me të drejtën e tyre dokesore. që më 1848. të bëra nga vetë studiuesit italianë. nuk ka ekzistuar në Shqipëri. sikurse përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. domethënë në toka të mëdha. me të cilin lidhet realisht origjina e mafias. fq. romak e arab.. pohon për të njëjtën dukuri: “Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. provojnë të kundërtën. Mikele. zakonisht u besohej njerëzve të shthurur. Por studimet mbi mafian italiane. në të cilat pronarët me pushtet absolut. shpjegon historinë dhe organizimin e mafias. kështjellën dhe çifligun. Edhe një tjetër autor italian. Mikele Pantaleone. Mafia dhe politika. . Citojmë: “Në kohën e pushtimit fenikas. Xhemeli. kur baroni dhe pronari. në librin “Historia e revolucionit sicilian”. Në librin “Mafia dhe politika”. për të mbrojtur pasuritë e tyre. siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. drejtimi i skllevërve që banonin në to. grek.

edhe me cenet. një shoqëri klanore dhe një arenë shumë aktive krimi. të cilët. mikpritja etj. por në virtytet e tyre (nderi. për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë.). virtyte të cilat po gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës. për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij joshqipfolës. . të groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada. me shembjen e këtyre komuniteteve. në mënyrë darviniane. të vetëm në Ballkan. Por si i bëhet që shoqëri klanore. ka patur edhe në Francë. Pyetja se ç’përfaqëson ky “model” (fq. duke e parë atë jo në përdorimet korrekte. përkundrazi. por me të tashmen. dhe që mjafton një rrebesh për t’i lulëzuar natën” (fq. shoqëritë klanore pjellin mafie. i kanë madje me tepri. ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese kriminale. 69-70). 39-40). Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij. 10. 23 etj. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara. duke përfshirë edhe atdheun e autorëve të librit. Sipas autorëve të librit. në Korsikë. madje gjakmarrje etj. Kuptoje në je i zoti! 11.Lekë Sokoli 115 9.). lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo Kosovë. 13. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. por vetëm në shtrembërimet e tij. fjala e dhënë. jo me marrëdhëniet shoqërore të virtytshme. Edhe kur ai lidhet me virtytet. shkaktojnë një ndryshim të vrazhdë në fillim.). merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme: “Rrethanat shoqërore dhe historike. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime. por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. 12. jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. na qenkan mafiozë. përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve. por jo mafia” (fq. si dukuri të lidhura jo me traditën. së shumti edhe me të shkuarën e afërt.. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti. sikurse te ballkanasit e tjerë. besa. prodhuan – në mungesë të një modeli të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis kriminal. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që. 34).

Darvinin. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar” inkriminimin e gjithë shoqërisë. vjedh. Ata. Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. Ligji i heshtjes (omeritá). Karl Marksin. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. amerikane. autorët një dukuri të dhënë sociale. autorët e “Mafia shqiptare” kanë vënë këtë pohim: “I gjithë vendi kontrollohet nga mafia. plaçkit. e përgjithësojnë. të shohim vetëm majën e ajsbergut. e keqja ka përmasa shumë më të mëdha nga sa mund të konstatohet. gjithashtu nuk kanë kursyer askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu. ne evropianët duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë. “një organizatë kriminale që sekuestron. nëse ajo e “bën zap”(!). Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre. Jungun. Sipas tyre. 56). siç është mafia. u bën presion dëshmitarëve …. thonë ata. autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare. Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias. Më vjen turp që jam shqiptar” (fq. nga shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni. është një botim “në kohën e duhur”. për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme. nga UÇK-ja te CIA.116 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. A nuk krenohen ata me UÇK-në. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. Gëten etj. Frojdin. Enverin.8 Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. bën që ne (europianët). 53). inxhinierinë sociale. përvojën europiane. Libri. 82). deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez. 91). politikanë e ushtarakë. rrëmben. ndërsa lidhur me Kosovën. 8 . kosovare apo të huaja). proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese. Ajo ka depërtuar në Britani e Gjermani (fq. pra. Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia. deri Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes (!). “të intervistuar”. me fjalë të tjera vepron si mafie” (fq. Si në tekstet bazë të racizmit. ushtron shantazh. ndërsa Kosova është në kërkim të statusit përfundimtar të saj. në Austri e në Vendet Nordike Në gojën e një emigranti shqiptar.

por një operacion i planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare. më pas. 64). Po ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? Kjo mafie. sipas autorëve. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. pa folur për Greqinë. në mënyrë klandestine në Evropë (fq. është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq. për sheembull. dhe përdoren për të blerë ndërmarrje. si “një kolonizim mafioz” (fq. 74). Dhe. 22). kjo në zbatim të një plani strategjik të mafias. e Karl Marksit). 72-79). në bashkëpunim me elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. Celula bazë e shoqërisë. por edhe për të financuar operacione më të vështira e më të sofistikuara (fq. Autorët theksojnë se. Italinë e Zvicrën (fq. apo dy fortifikatat e mafias shqiptare. “shumica e refugjatëve që u nisën drejt një vendi pritës. gjatë luftës së 78 ditëve. 22). është njëherësh 9 Duke iu referuar disa të dhënave të muajit maj 1999. pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq. sipas autorëve. për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia.Lekë Sokoli 117 (fq. 72. 2. . 60). Ata e cilësojnë eksodin shqiptar. në Poloni.qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi. skafe etj. . “Në vitet 90-92.thonë ata. 83). Hungari (fq. në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj. shumica e tyre avulluan në ajër. Po ku qëndron forca e mafias shqiptare? 1. në Danimarkë. Sllovaki. sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere. autorët pohojnë: “Më shumë se dhjetë mijë kosovarë derdhen me furi çdo muaj. 83-86). 88). 88-89). Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. emigracioni. 73) dhe pohojnë. pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër. Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është. 86-88). Belgjikë e Spanjë (fq. . 58). Këto para riciklohen për t’u shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit. pra nuk u kthye më në Kosovë. pas luftës. Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte). madje edhe atë kosovar të vitit 19999. Çeki. u përzgjodhën me kujdes nga mafia shqiptare » (fq. mushkëri e jashtme e saj (fq.

5. 6. thonë autorët). madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. Hungari. “Bari. 103). janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. 13). 10 . por familja mafioze vazhdon (fq. Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty). Familja mafioze nuk shuhet kurrë. ku mafia është ngritur në sistem. sipas autorëve. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. në lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare. jo vetëm në Shqipëri e Kosovë.pikat e kontaktit midis mafias pulieze (Sacra Corona Unita) dhe mafias shqiptare » (fq. etj. edhe disa harta me shënime të tilla: “Zonat e kontaktit midis mafias shqiptare e mafias kalabreze » (fq. Brindizi. 14). Autorët shkruajnë. më tej. 4. Forca e mafias shqiptare qëndron. Por. në lidhjet e saj me politikën. Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze. “përkrahësi më i tërbuar i UÇKsë në Kongresin amerikan” (fq. sikurse grupet kriminale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. në lidhjen me ekstremistët islamikë. por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga boshnjakët. sipas autorëve. Forca e mafias shqiptare qëndron. (fq. Poloni.. në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq. pra nga vetë SHBA-të. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo. kalabreze). 29). 95). 114). mafian italiane (siciliane. Millosheviçit” (fq. 16) etj. për shembull. përveç të dhënave. 102). 103). Forca e saj qëndron. 123). “i vetmi që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës. 3. Autorët japin. mafiozët vdesin. UÇK-ja (organizatë mafioze). mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike të vetë shqiptarëve. puljeze. gjithashtu. turke10 etj. 22). pohimeve e citimeve.”Magazinat e grosistëve: Bullgari. Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. Otranto . Republika Çeke”. 102). “është shprehje e detyrimeve.118 Analiza sociologjike edhe celula bazë e mafias. sherifin James Traficant. për të armatosur UÇK-në” (fq.

fq. lufta”. për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli. “për të vendosur nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës12” (fq. qëndron në qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar. LS).. Kosova. Kosova.si kudo në libër). 101). duke filluar me organizmin kryesor të tij. . 97-100). “Kolumbinë e Europës”. deri fakte të tilla si “urdhëroi vrasjen e .. për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet). që ai të 11 Për më tepër shih në libër. 97).Dejtoni) etj.. të cilën ata shpesh e veçojnë nga Shqipëria.. fq. por gjatë Luftës së Dytë Botërore i besoi Cosa Nostrës mbikëqyrjen e magazinave të portit të Nju-Jorkut…” (fq. u bë në të përditshmen kryesore shqiptare të Prishtinës “Koha ditore”. “në makthet e tyre më të këqia. lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias . sipas autorëve. 14 Citojmë: “Që prej viteve ’’40.. në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj saj14. fq. por të ndershme” (siç janë familjet “mafioze” shqiptare. sidomos lidhur me Kosovën. 103-104. shih : “Një qeveri e dyshimtë dhe e koklavitur”.11 Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të koklavitur (fq. 103). 97). drejtuesit e KFOR-it dhe të UNMIK-ut. 13 Për më tepër. autorët nuk hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën italiane.” (fq. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në Kosovë si një sipërmarrje pa precedent. pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje . për t’i paraqitur si “pohime me gojën e tyre”. OKB-në. 12 Sikurse në pjesë të tjera të librit. 97).shënimi im.” etj. etj. autorët nuk “harrojnë” të sqarojnë: “Të kujtojmë që ky krahasim ndërmjet Kolumbisë dhe Kosovës. i ashtuquajturi shtet përpiqet me zemër të hapur të shkatërrojë mafian. shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj. prejardhjen prej “një familje të varfër. “Perëndimorët. . Ballkani”. Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të çuditshme. “SHBA-të. që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi. Forca e mafias shqiptare. përgjigjen autorët 13. fq. fq..Lekë Sokoli 119 besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq.. etj. në veçanti : “UÇK-ja dhe “kumbari amerikan”. 97). 104-105. 7. 100-103.

Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian. është e kotë. ndaj. i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj. se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë. 29-30). 97). Koza Nostra nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. Në Kosovë ka. 3. nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. 2. pra të mafias.fq. Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë mafian shqipare si të tillë. megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë. një mandat i paqartë dhe kontradiktor. me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit. të fshehta të rezikshme. u bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm. sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë.120 Analiza sociologjike mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq. ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. për shembull. sikurse familjet e tyre në fshat (fq. drejtësia e vendosur nga gjykatat “e pavarura”. thonë autorët. a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare. Pra. për shembull. ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias. 108). 98). përkundrazi. 63).. Po KFOR-i. Më tej. Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge etj. në pamundësi për ta mposhtur atë. Pallavra! Le të pranojmë. UNMIK-u etj. përzierje kombësish. . Këtu autorët e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës. fuqizon mafian. sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë. Mafian mund ta mposhtë. Më tej akoma (3). Le të analizojmë më tej: 1. për shembull. (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. Triadat kineze. Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së. ose janë të kërcënuar.. përkundrazi. thonë autorët. por më kot (fq. ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave. burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë . Ku? Pikërisht në shtrat. thonë ata. gjithashtu. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë. pra mafiozëve. Le ta krahasojmë.

jo më ta dënojnë. 15 . Jo. Ndaj ata nuk justifikojnë e legjitimojnë asnjë lloj reagimi. autorët shpallin triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në një konferencë. Po me programe të zhvillimi të shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. gjenetike. fq. sikurse ëndrrat (Frojdi). këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë individuale. para apo gjatë Luftës së Kosovës. ato nuk janë pasuri individuale. Këtë e provon antimodeli Bosnje.. detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?” Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të Ballkanit. A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler. Rezultati? Asgjë ose shumë pak. 100): “Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze). Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu). Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi. e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar. kriminale). organizimi apo eksodi të shqiptarëve. ajo nuk mund të maturohet. nuk mund të trajnohet me të mësuarit. biologjike. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale. terrori. thonë autorët. 111). të mësuar. Këto instinkte. të lidhur me vetëdijen njerëzore. 59)15. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme.” (fq. Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo është e pamundur. “Kosova është vetëm Autorët nuk e pranojnë. nuk mund të ndryshojë. instinktive.Lekë Sokoli 121 4. njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj. nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante. 98). 100).. duke lexuar një libër?” (fq. përfaqësojnë realitete të pandërgjegjshme. nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje. gjenocidin serb në Kosovë. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit.

123). përgatitet nga propaganda antishqiptare.polemikë me mendimin politik islamik”. Pra. por me tendenciozitet të theksuar antishqiptar. Edhe këta janë libra me problematikë shqiptare. gjithashtu. Ai gjithashtu është përkthyer.122 Analiza sociologjike një ëndërr e keqe” (fq. dhe tetor 1998. gjithashtu. të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani? Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje raciste antishqiptare. 16 . Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”. fakti se ky botim u shpërnda bashkë me gazetën “Tema”. madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën përshtypje. merr falas edhe gazetën (!). 109). sulmi i dytë i madh. shkruar nga Kastriot Myftaraj (botim klandestin). por SHBA ngarkuan NATOn për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”. Botimi i një libri është. sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin. nuk ka ISBN. Pra krimi. 2003: Vatra) dhe “Kalvari i gjysëhanës . pikërisht prej intelektualëve kriminelë. Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij. Por libri. ekskluzivitet i një shtëpie botuese. që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm. nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare. të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të Ndër ta po përmend “Shqipëria: mision i pamundur” shkruar nga Gerard De Villiers (Tiranë. Veç kësaj. sulmi i parë i madh. një libër autorësh pa skrupuj. i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998. Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit në Shqipëri16. Në këtë çast të vështirë. si një botim klandestin. a kemi të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po. sikurse nuk ka çmim etj. përpara se të kryhet. kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren. Derisa e keqja është biologjike. përkthehet në shqip dhe botohet në Shqipëri. nuk janë vetëm librat. në vend që të denoncoet. Raufer dhe Quere! I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi. gjoja redaktuar e faqosur shumë keq. ajo duhet çrrënjosur biologjikisht. fq. që në shqip do të thotë “lajm”.

në fakt. institucionet shtetërore e civile. por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi që vjen qoftë edhe prej saj. siç janë ato të autorëve francezë të “Mafia shqiptare” i cili është. duke filluar nga intelektualët. të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes. deri te çdonjëri nga ne. në kuptimin më të mirë të fjalës.. një një libër në favor të mafias dhe kundër shqiptarëve. Avokati i Popullit etj.Lekë Sokoli 123 veprojmë edhe shqiptarisht. . Është koha që ta fitojmë vendin në Europë.

në qytetin e Shkodrës. sikurse edhe para studiuesve socialë të ditëve tona. Në rrugicën që lidhte këto mjedise Ky artikull është botuar i plotë në revistën shkencore Politika & Shoqëria. Por Gjergj Fishta ishte aq i ditur sa. përpara meje. që fëmijë. Shkolla ime. se e kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush është Gjergj Fishta?”.124 Analiza sociologjike Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare1 Pse shkruaj për Fishtën? Janë një varg arsyesh që më kanë motivuar për të shkruar për Gjergj Fishtën. Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. ai është botuar me shkurtime në gazetën Dita. si vetë folklori. nuk mund të mos dëgjoja. ai duket një përbindësh i vërtetë. përkundrazi. rastisi të kishte qenë pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. date 4 dhe 5 prill 2003. Disa prej tyre janë të lidhura me prejardhjen dhe fëmijërinë time. date 6 prill 2003 si dhe me titullin Grergj Fishta sociolog?. fq. Nuk harroj. Por kush e ka. si me shaka: “Gjergj Fishta është një i ditur që heq e vë bishta. I lindur në Dukagjin. shumë herë më të njohur se unë. në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit). kush s’e ka. i rritur pjesërisht atje e pjesërisht në një mjedis shkodran. gjithashtu. ia ngjet”. për Gjergj Fishtën. date 1 qershor 2003. 93-102 dhe në dy numra të gazetës “55”. kanë të bëjnë me interesa shkencore. ia heq. Me titullin Gjergj Fishta-shkencëtar social. Ai m’u përgjigj. më vuri poshtë kokës një libër dhe më uruoi: “U bëfsh i ditur si Gjergj Fishta”. 1 . në gazetën shekulli. Nr. 1 (11). të tjerë. Vëll. Krijimtaria e tij qarkullonte gojë më gojë. Kur nëna ime më lidhi për herë të parë në djep. 6. në atë kohë shkolla “11 Janari”. pa qenë mirëfilltazi studiues i veprës së tij.

ndoshta. Me përjashtim të ndonjë gazete të veçantë. Më ka motivuar për të shkruar këtë artikull edhe fakti që përvjetori i 62-të i vdekjes së Fishtës shënoi edhe rehabilitimin zyrtar të tij prej shtetit shqiptar: Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin më të lartë: “Nderi i Kombit”. Të gjitha këto janë institucione shtetërore e mund të viheshin në lëvizje nga Presidenca. na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën. sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. një akt që nderon. edhe fakti që të dy palët ishim pa familje. më shumë se për një klerik. Mbanin në duar libra të trashë. Në gjykimin tim. nga ana tjetër. Biblioteka Kombëtare apo Muzeu Historik Kombëtar. ky rivlerësim më duket i njëanshëm. që ka . për kulturën botërore e personalitetet e saj. Kam ndjekur. për të mos shkuar më tej. Universiteti i Tiranës. Për t’u afruar me ta ndikonte. të paktën nga Ministria e Kulturës. jehonën e rivlerësimit të Fishtës në mediat shqiptare. Na flisnin për librat. Me këtë rast. ai theksoi: “…shpreh indinjatën time të thellë ndaj të gjithë atyre që tentuan. për një Atë të madh të kulturës shqiptare. ai përfaqëson një akt dinjitoz të institucionit më të lartë të shtetit. ishin më të diturit e botës. e cila mund të “fliste” e fundit. edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari). urdhëruan e realizuan përkohësisht censurimin dhe denigrimin zyrtar të Fishtës. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të Fishtës. për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që. thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave. sidomos me ne. vetë shtetin e shoqërinë shqiptare. Ata ishin shumë të dashur.Lekë Sokoli 125 me Kafen e Madhe. në latinisht apo në gjuhë të tjera. me këtë rast. Por. të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet që bënin lulishteve. nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe babai im vdiqën njëri pas tjetrit. ku ishin vendosur disa ish-priftërinj. më shumë se Fishtën. Konicës dhe emrave të tjerë që kanë hyrë përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit”. Ai duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij prej disa institucioneve. nga ajo e Arsimit dhe Shkencës. nga Akademia e Shkencave. ndodhej Azili i Pleqve të qytetit. kur nuk isha as dhjetë vjeç). ishin “të huaja”. për kohën.

i cili nga Shkodra e çoi në Troshan. e dërgoi në Kolegjin Françeskan të Troshanit (Paloka. pjesa tjetër e medias ose nuk e ka pasqyruar këtë ngjarje. sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët. në kufi me viset e Shkodrës (jo në Gomsiqe të Pukës. i cili gjithashtu thekson se “At Palmonova zbuloi gjeniun Fishtë dhe e ndihmoi. Duket se vajtja e Fishtës në Gomsiqe nuk ishte rastësi dhe as një emërim rutinë i hierarkisë kishtare. 2002: 101-102). me ndonjë njoftim rutinë. Që këtu filloi mbikëqyrja e Fishtës nga ky misionar. Për këtë çështje. Ai ishte nxënës i poetit italo-arbëresh Leonardo de Martiono. nga Palmonova e Udines. i cili. Kjo harresë. Nikollë Lleshi. Më 1899 ai u dërgua si meshtar në Gomsiqe. Këtë version e përforcon etnologu Mark Tirta (2001/b). duket se shpreh njëfarë kompleksi nga i cili studiuesit e sotëm socialë. për t’u bërë ai që u bë”. siç është përmendur nga disa autorë). i ndodhur në Troshan. Kush është Gjergj Fishta? Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës. të djathtët apo katolikët. më 23 tetor 1871. pasi këtu më 1880. ku kreu studimet e larta.. pra përfaqësuesit e kulturës. me shkollim. gjysmëharresë apo anashkalim. Mbasi kreu shkollën e mesme më 1886. ose e ka kaluar atë krejt përciptas. Fishta shkoi në Bosnje. në veriperëndim të saj. emri i të cilit ishte Zef. të kenë njëfarë mendësie. në mos (larg qoftë!). Ai ua kërkoi prindërve për ta shkolluar dhe. kur ai ishte vetëm gjashtëvjeçar. Në Gomsiqe Fishta kishte qenë shpesh herë edhe më parë. nën drejtimin e At Marianit (shih: Lleshi. e dërgoi në Shkodër. një tjetër autor. estetët apo kritikët etj. kryesisht për të takuar . sikurse publicistët. botuar në Gazeta 55). duket se nuk janë çliruar plotësisht.126 Analiza sociologjike botuar shkrime e studime për veprën e Fishtës (ndër to do të përmendja një artikull shkencor të studiuesit të mirënjohur Aurel Plasari. ai që dalloi mbi fëmijët e tjerë Gergj Fishtën. me lejen e tyre. në fillim për filozofi e më pas edhe për teologji. 2002). Itali. jep një version tjetër. Më 1894 ai u shugurua meshtar dhe dha mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit. duke parë zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij. Ai shkruan se ishte At Mariano Palmonova. fshati më i largët i Mirditës. u hap Kolegji Françeskan shqiptar.

në një fshat me histori njerëzore interesante. Madje atje. të vendosur në kishën e Gomsiqes qysh më 1883. Fishta do të bëhej lideri i vërtetë i saj. nga një kishë e zakonshme fshati të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të vlerave kombëtare. sidomos për krijimin e një alabeti funksional e me kritere shkencore. normash juridike. me kryetar Prend Doçin. autori i “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Ai. sikurse Xhuvani.. disa herë të . Në Gomsiqe Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore. Ai shkoi për të depërtuar në shpirtin fisnik të popullit të kësaj zone. të cilin Kongresi i Manastirit. në një zonë shumë karakteristike. gojëdhënash. ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i Elbasanit. Logjikisht mund të pranojmë se Fishta shkoi në Gomsiqe i nxitur edhe nga interesa krijuese. Cipo etj. në Shkodër u themelua shoqëria letrare Bashkimi. më 1899. për të njohur me rrënjë ata njerëz që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të pashkruar” . Fishta dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar. që u përhap në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare kudo në botë.në kohën e sundimit puritan . qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit.Lekë Sokoli 127 At Polmonovën. Çabej. dokesh. mendësish e natyrash arbërore e për t’i gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij.për të njohur mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës dhe për të nxjerrë prej saj ato visare të çmueshme frazologjike. i cili do të vendosej në Gomsiqe më 1907. regjistroi visarin folklorik të kësaj krahine. më 1908. në një pjesë të Shqipërisë që ende ruante reflekse homerike. për të njohur pra “shpirtin e racës”. kishte shkruar vjershën lirike “Baraba”. zakonesh. Në kohën kur ishte në Gomsiqe. Ai e dinte se po shkonte në një vendbanim të lashtë. Gjergj Fishtës i njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi. bënë që Kisha e Gomsiqes. po aq sa anglezët e shekullit XVII ligjeve të Zotit . të cilin do ta shfrytëzonte sidomos për veprën Lahuta e Malcisë. madje përfaqësuese.kanunit. hulumtuese. shkencore. më 1898. e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. nga pikëpamja historike dhe etnokulturore. Lidhur me këtë zgjedhje dhe me debatet.

. po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”. ngriti një bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri). bazuar në argumente shkencore. gati një shekull pas Kongresit të Manastirit dhe më se 30 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Si deputet i Shkodrës. sikurse organizoi shfaqje teatrore. Pragë. Ismail Kadareja thotë: “Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve. udhëhoqi botimet në një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri. në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër. që vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe. Fishta mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe. Fishta. ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. në italisht nga dr. ekspozita të arteve figurative etj. Lahuta e Malcis. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu. Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë. Si personalitet brilant edhe në fushën e politikës së jashtme (Nikolin Paloka). por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit më 1908. mori pjesë aktive në luftën për shpalljen e Pavarësisë dhe. organizoi përgatitjen shkencore të nxënësve. del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… dhe po ju kujtoj.128 Analiza sociologjike çuditshme. u aktivizua në jetën politike të vendit. pas saj. Lambertz. Vatikan etj. Vepra kryesore e Fishtës. futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës. qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (Ernest Koliqi). gjithashtu. duke qenë përfaqësues i opozitës. se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare. u zgjodh nënkryetar i tij. dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme. Fishta themeloi revistën prestigjoze Hylli i Dritës dhe gazetën Posta e Shqypnis. Nju-Jork. duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara të shkencës e të diplomacisë botërore. me këtë rast. duke qenë drejtor i saj. është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar M.

sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerëzor. madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës. madje jo vetëm filozof.Lekë Sokoli 129 P. themelues i një shkolle filozofike shqiptare (Plasari.. por se krijimtaria e tij. filozof. Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës. dramaturg. prozator etj. Kjo jo vetëm se ai ka studiuar për filozofi. satirike etj. gjithashtu.. Parino dhe E. edhe kritika është filozofi. Ai u denigrua gjatë regjimit komunist. dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. niveli i përparuar. Fishta është cilësuar si një intelektual universal.). edhe psikolog i saj. deri si “letrari më i madh që ka dhënë deri sot raca shqiptare (Karl Gurakuqi). Ai është. Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940. dramatike. lirike. siç duket ende e panjohur nga vetë filozofët shqiptarë. preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do të ushtrohej deri në vitin 1990. si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim. madje. por edhe si kritik. kthjelltësia. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të tilla ngjallin adversion. jo vetëm si shkrimtar (poet. të pasqyruar në mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi. siç e kanë cilësuar të huajt. dijetar dhe erudit i gjithanshëm Veprimtaria dyzetvjeçare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme. sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij. edhe historian. Një kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë. Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy . një personalitet profetik i kulturës shqiptare. por edhe filolog i saj. Fishta. Për të edhe krijimi. pavarësisht formës së saj. Koliqi. vjen e ngarkohet me peshë filozofike. historian i letërsisë dhe si estet. në prozë e poezi (epike. Ky akt. përfaqëson një atentat ndaj shkencës e kulturës kombëtare. sikurse edhe në anglisht. duke u përfshirë në fondin e artë të literaturës e kulturës evropiane e botërore. nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. Ai botoi mbi njëzet vepra origjinale. “Guximi. Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për Lahuta e Malcis) apo Gëtja i Shqipërisë (për Mrizi i zanave e Vallja e Parrisit). I. Dhjetëra të tjera i mbetën në dorëshkrim. u çvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin. por.). 2003).

të gjykimeve apo konceptimeve mbi shoqërinë njerëzore janë vërtetuar edhe në Antikitet. politikat e mbrapshta etj. 2003). Elemente të reflektimeve. Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është. Ai ishte mendimtar. Por studiues të tjerë kanë vënë në dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të lashtë.130 Analiza sociologjike intelektualë mbi të 40 at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës” (Plasari. madje për pak kohë edhe politikan. Si studiues i sociologjisë. mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. Nga kjo formë latente zhvillimi. në stilin e Makiavelit të disa shekujve para tij. gjithashtu. Lukreci e Sant Agostini e në rrjedhën e shekujve te Thoma D’Akuino e Makiaveli. Dihet se. siç ka arritur të realizojë zhvillime origjinale edhe të teorisë së Hegelit. ka shtjelluar tezat e filozofisë kristiane. siç dinte ai. nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare. estetik etj. edhe sociologjia nuk lindi në një “boshllëk historik”. jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare. por në mënyrë origjinale. por ishte . e pranuar jo vetëm për sociologjinë. deri te Hegeli e kompani. 2003). te Platoni e Aristoteli. bashkëkohore. Fishta filozof është quajtur më së shumti si një përfaqësues i filozofisë kristiane dhe që i është përmbajtur këtij mesazhi filozofik: ngadhënjimi i lirisë. mediokritetin e qeverive të kohës. për shembull. Mbi të gjitha ai. 1997: 5). (Sokoli. madje të orientuara. Ata argumentojnë se Fishta. gjithsesi. si çdo shkencë shoqërore. në fokus të sociologjisë moderne. pra në rrafshin e traditës shekullore të mendimit filozofik. siç është filozofia. për shembull. sikurse nga idealizmi gjerman i Hegelit etj. por edhe për shkenca të tjera. Fishta ishte njëkohësisht edhe njeri me vullnet politik. Cassirer ja si teori neokantiane e “formave të mëdha simbolike” (Plasari. vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shekullit XX dhe fshikulloi. Fishta shfaqet. vëllazërimit dhe unifikimi sipas vështrimit të kthjelltë të doktrinës kristiane. e cila do të realizohej në vitet ‘20 ’30 nga E. Për disa studiues. historik. politik. tek autorë grekë e romakë. juridik. në mos si sociolog. papërgjegjshmërinë e politikanëve. si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithshme të kulturës njerëzore (antropologji kulturore).

ai mund të quhet si një ndër etnologët e parë. për të argumentuar nëse kemi arsye të pohojmë se ai ka vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare. më ka dhënë këtë përcaktim: “Për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është edhe një studiues social. në një mënyrë apo një tjetër. sikurse ka edhe sot të tilla që nuk e kanë ligjëruar atë. e bazuar ndërmjet të tjerash në parimin e pazgjidhshmërisë së martesës (moslejimit të shkurorëzimit) dhe në parimin që kreu i shtëpisë të jetë burri”’ Këtu nuk gjykojmë nëse qëndrimi i tij ishte i përparuar apo i prapambetur. ndaj është e kuptueshme që ai të lëvronte më shumë tematika që përfshihen në sociologjinë religjoze. në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë. studiues i Fishtës. divorci etj. 2002) ku evidentohet njohja prej tyre e psikologjisë së shqiptarëve. saqë studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie. sikurse ndihmesa e këtyre dy kolosëve të . në këtë vështrim. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. 2001). Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”.Lekë Sokoli 131 edhe klerik. Megjithatë thjesht po flasim për një sociologji të Fishtës. le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës” të Gjergj Fishtës. por edhe një eksplorator i madh. Në atë kohë divorci nuk ishte pranuar në shumicën e vendeve më të qytetëruara. një kolegu im. që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe. martesa. etj.’’ Me “Lahuta e Malcis”. ishte jo vetëm një shkrimtar i madh. Citojmë (faqe 23-24): “… Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe At Gjergj Fishta. të artit e të komunikimit. familja. i cili shkruante: ‘…sistemi më i përsosur dhe më ideal i martesës është martesa kristiane. Vështrim psikologjik (Balla. Lidhur me këtë çështje. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog. Në to ka një sociologji aq të bollshme e aq cilësore. Në Divorcivrojtime e refleksione (Beqja & Sokoli. Kam në dorë një studim me titull Fishta dhe Konica për shqiptarët. deri të sociologjisë politike etj. të moralit e të edukimit. Por Homeri. Por. ai ka trajtuar edhe probleme që i takojnë sociologjisë së kulturës.). autorët i janë referuar edhe Fishtës. siç pohon etnologu Modyit.. të sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare.

mendësitë e traditat e tij. siç është pranuar nga të gjithë. Në “Lahuta…” vështirë të gjesh ndonjë rresht pa ndonjë frazë popullore. sikurse të moralit të një kombi. antropolog. në Francë quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë.132 Analiza sociologjike kulturës shqiptare në lëvrimin e kësaj dege të shkencave sociale. të afërta me sociologjinë. do të përmendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij Mbi frymën e ligjeve. ato që e diferencojnë me të tjerët apo edhe që e afrojnë me ta. sociolog. edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë.theksonte Fishta. para se të dilnin punime kushtuar drejtpërdrejt fondit të saj konceptual e metodologjik e që do të shënonin diferencimin e saj si shkencë më vete. siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. sociologjinë. që tregoheshin. virtyte etj. doke. Mbi të gjitha ai u interesua për ato që ishin (në popull). shqiptari si amerikani. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. si në citimin e mëposhtëm: “Duhet njoft kombi moralisht. mund të përmendim faktin se edhe Aleni. . psikolog. Pohimet e mësipërme. Kur gjykojmë për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof. madje nuk ka lënë asgjë të shkruar. virtytet dhe veset e tij. që diheshin por nuk njiheshin botërisht. besimtari si jobesimtari e të mos zbatohen ligje e kode të huaja që s’i përshtaten shpirtit të kombit” Fishta zbuloi tiparet e popullit të tij.. etnopsikolog. Por ai nuk është marrë me filozofi të mirëfilltë. Fishta ka theksuar rëndësinë e njohjes së psikologjisë. që të mos bëhen gabime tui mendue se francezi mund të drejtohet si gjermani. Monteskje. . por nuk ishin shkruar. Edhe Sokrati. megjithse hibridi latino-grek. estet etj. është filozof. madje i shquar midis filozofëve.. vese. i vlerësuar si . për shembull. Të tjerë mendimtarë kanë hyrë në gjeneratën e sociologëve apo themeluesve të kësaj shkence sociale. sikurse historian. sociologji. politilog. antropologjinë. që e cilësojnë Fishtën filozof. megjithëse kanë jetuar kohë para se të shkruhet dhe të flitet nën emrin sociologji. një filozof francez i shekullit XX. por që më parë nuk ishin renditur aq mjeshtërisht. etnolog. politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale.ndër prirje.

si G. Vepra e tij. sidomos të sociologjisë politike. tipizimin. Makiaveli (Machiaveli). si dhe e shumë mendimtarëve të tjerë. Shkollat klasike. enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë. tek ata të Kohës së Re.. Edhe metoda e tij e studimit është një metodë sociologjike që përfshin vëzhgimin dhe hulumtimin e dukurisë sociale. vëren A. Fornari. Müller. ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të vendosura në një sistem. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Benjamin. Mayer. si Wirkov. albanologë. N. të cilat sot i quajmë “klerikale”. nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. pa harruar antropologë. nuk mund të veçohet nga fondi i trashëgimisë sociologjike në përgjithësi. “Po qe se në “universin” e një mendimtari si Fishta. njësoj si seminaristi. të nxënët. Rueb.Lekë Sokoli 133 një nga filozofët më të lexueshëm. . nuk është një studiues “i pastër” i shkencave sociale. Plasari. Bossuet. rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve. Cantu. Schirò. Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura. Schmaus.. në rastin e tij të sjelljes së politikanëve. si Averroes. G. shkrimtar dhe politikan. duke filluar nga ata të Antikitetit. Shën Augustin dhe Albert i Madh. vazhdon Plasari (2003). Ciceron. Platon dhe Aristotel. të formuar kësi mënyre. si Demosten. si Skot. Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën. Jokl. të dinte përmendësh Eneidën e Virgjilit. teoricien. në të vërtetë është vetëm autor esesh. lavronin traditën e moçme që fëmijë. A. në moshën trembëdhjetëvjeçare. Për sistemin formues të atyre shkollave. Pittard etj. Nuk kishte gjë për t’u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta). dhe përgjithësimin sociologjik. Taine. madje i cilësuar si “babai” i politikës dhe i diplomacisë. Fakti që ai është cilësuar si një “univers” dijesh për kohën e tij. Herder. nxënës i Fishtës. gjithashtu. Por “sociologjia” e Makiavelit lidhet me faktin se ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çeshtjesh që janë në fokusin e sociologjisë bashkëkohore. tek ata të Kohës së Mesme. Ai është një burrë shteti. shndërrohej në mënyrë të ekzistuari. Rousseau. të studiuarit bëhej natyrë e dytë. Lowth etj. të dinte përmendësh Lahutën e tij. Megjithatë “filozofia e Alenit” është quajtur tërësia e ideve të tij.

Debati shkencor i kohës së Fishtës është për t’u patur zili. në të cilin.. nga Shah Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrenjve. të mungojnë studimet fishtjane. Kolegët nuk diskutojnë me njëri-tjetrin. Debati akademik është inekzistent (nënvizimi im: L. Edhe pse kualifikimi pasuniversitar e pasdoktoral duket se është vënë në vijë. më së paku. bashkohem me mendimin e autorit në fjalë e të disa studiuesve të tjerë që e quajnë si të papranueshëm faktin që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë).. nuk ka synuar t’u imponojë lexuesve. S. motivet e organizimit të tij nuk janë plotësisht akademike. Dodaj..) dhe vendin e tij e zënë. një model të ngulët për t’u ndjekur me bindje e rreptësi. botimi i këtij mendimi do ta përbëjë. paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh. . me komente e gjykime. ku për çdo botim a ribotim librushke flitet si për “ngjarje të rëndësishme”. nxënësve apo pasuesve të tij një “kanun”. Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë. personalisht. vërejtje e vlerësime.. thuajse në asnjë rast. se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. se në mjedisin kulturor shqiptar. 2003): “Pakkush e çan kokën se ç’u thuhet studentëve.. një ngjarje. pas disa vitesh bllokazhi. se një kurs i studimeve fishtjane do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist. nga poezia e asiro babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana. prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P. siç pohojnë edhe profesorët e njohur të tij (Tamo. madje as librat e njëri-tjetrit mund të mos i lexojnë. posaçërisht nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës. Madje edhe mund të merret si model e të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë debtit shkencor-akademik. sidomos nga shkollat tona të larta.134 Analiza sociologjike Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një “univers” të tillë.. Studiuesit e Fishtës kanë pohuar se ai. madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht.” Unë. Askush nuk diskuton programe apo teknika mësimdhënieje.

. apo që i ka lidhur puna me to. por si studiues e. të kolegëve me të cilët jam konsultuar e të opinionit më të gjerë. nëse ajo me autoritetin e potencialet e saj. mendimi e veprimi shkencor. Ajo. po aq. në raport me fakultetet e Universitetit tonë (publik apo shtetëror). Mua më duket se. që debati shkencor për problemet politike ekonomike e sociale të shndërrohet në faktor me ndikim real te politikëbërësit. që Shqipëria. si qytetar e si taksapagues. nuk mund të mos pyes. nuk meriton ndonjë vlerësim më të lartë as Akademia e Shkencave me morinë e instituteve (mbi njëzet). administron apo ka detyrë të zgjidhë. “shkenca” e klaneve. të ngrihet të paktën disa shkallë më lart në hierarkinë e sotme sociale. që e dobishmja sociale të zotërojnë mbi të dëmshmen sociale.. servoshkenca. nga arbitrariteti. që logjika të zotërojë mbi jologjiken. ose kur përdoret ai kthehet në një mjet të luftës kundër njeri-tjetrit... që veprimit politiko-administrativ t’i paraprijë njohja shkencore e problemeve që trajton. Të më falin kolegët e miqtë e mi që punojnë në këto institucione. S.. si në të gjitha vendet e qytetëruara. nuk po e thotë si duhet fjalën në procesin e vështirë e kompleks të transformimeve të sotme.Lekë Sokoli 135 sigurisht. Oponenca shkencore vetëm oponencë nuk është.). “shkenca” e politizuar apo “shkenca” e korruptuar). apo ndikon shumë pak që. që elita shkencore-intelektuale. . t’u paraprijnë realiteteve e zhvillimeve shoqërore. që të ndëshkohemi më pak nga veprimet jologjike. edhe te ne. Mua më pëlqen liria akademike por jo anarkia akademike”. që shoqëria shqiptare të shkojë drejt një shoqërie më të shkencëzuar. në vlerësimin tim. të gjejë rrugën e të ecë me programe e strategji shkencërisht të bazuara zhvillimi. Asistentët janë pa udhëheqje dhe pa perspektivë. që shkenca (shkenca e vërtetë apo shkenca e së vërtetës dhe jo pseudoshkenca. me këtë rast: cili është roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave dhe dobia shoqërore e saj. përfoljet. cinizmi e xhelozia. ligjvënësit etj. nuk ndikon realisht. të vihet në vendin që meriton. më në fund. Ka një mungesë të theksuar të komunitetit akademik (nënvizimi im: L. që ka në strukturën e saj. Mekanizmi i vlerësimit të brendshëm e të jashtëm të proceseve në universitete nuk përdoret ose se ka rrezik të nxjerrë të palarat në shesh. shkenca.

etj. Them “ende në fuqi”. shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel. sikurse shpreha opinionin tim se përse duhet të flisnin më parë të tjera institucione të shtetit e shoqërisë shqiptare. etj. Ai është. shoqata e qytete të Shqipërisë. Që në fund të shek. Hajredin Çelikun etj. Në vitin 1939 Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. Gjithashtu ai. me një varg çmimesh. sepse deri më sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri. nga Papa Piu IX etj. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik. meskiniteti. nuk është i pa amenduar (pjesërisht). miopia. madje ende në fuqi për Fishtën. të paktën me sa di unë. nga institucioni që e hartoi atë. ndër më të lartat e kohës së tij. Luigj Gurakuqin apo Frashërllinjtë e famshëm. për Gjergj Fishtën është shkruar. Në vitin 1913 e deri më 1938. edhe vëllimi i informacionit që jepej për një person varej nga hierarkia e vlerave të veprës së tij. të vitit 1985. si vëllim. Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? Gjergj Fishta u nderua.136 Analiza sociologjike paragjykimet. Kam thënë më lart se ç’ndodhi më pas. Ismet Sali Bruçajn. sikurse nga shteti i Austro-Hungarisë. mediokriteti. abuzimi. ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga fillimi i proceseve demokratike. përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike. amoraliteti. sa 1/20 e asaj që është shkruar për Enver Hoxhën. Në këtë botim të Akademisë së Shkencave. Lenka Çukon. nga klube. dhe po kaq krahasuar jo vetëm me Dritëro Agollin. gjithashtu. titujsh e urdhrash. Greqisë. duke filluar nga Akademia e Shkencave. për të ardhur tek titulli “Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). sa ishte gjallë. faqe 270-71): “FISHTA Gjergj (1871-19400). Por le të kthehemi te Fishta.. të formuluar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Megjithatë ajo që ka më tepër rëndësi është cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (sipas të njëjtës vepër. Sipas kritereve të vendosura në kohën e hartimit të “Enciklopedisë Shqiptare”. e cila ka dhënë “vlerësimin zyrtar”. 2-5 herë më pak se për Bajram Currin. me ndonjë ndërprerje . pra proceseve rivlerësuese. Shkrimtar dhe publicist reaksionar. nga efekti i paparashikuar. por edhe Muho Asllanin.

të pasqyruara nga pozitat e klerit katolik. poema. ndër të cilët shumica dërrmuese përfaqësojnë ato fusha që ka lëvruar edhe Gjergj Fishta. siç ndodh në një regjim totalitar. sigurisht më të shquarit. drejtoi revistën “Hylli i Dritës”. sipas logjikës së atij sistemi. patriarkalizmin. padijen. e drejtuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave. sigurisht. sikurse njëzet redaksi.Lekë Sokoli 137 të shkurtër. një panoramë poetike e ngjajeve kryesore historike të viteve 1878-1912. për të justifikuar qendrimet e vendimet e veta politike. si për nga vëllimi (mbi 1250 faqe) dhe për nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në hartimin e tij. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937). e përbërë nga 34 akademikë e shkencëtarë. Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. në përgjithësi. në përbërjen e çdonjërës prej të cilave kishte nga 4-19 studiues (gjithsej 151 shkencëtarë të fushave të ndyshme të shkencës) dhe mbi 800 studiues. Më 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit. pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e banuara sipas rretheve. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme: shkroi vjersha. për Shqipërinë e Kosovën. Sektori i Encilopedisë Shqiptare. që drejtohej kundër laicizmit të shkollës dhe. Ajo është vepra më kolektive e botuar ndonjëherë në Shqipëri. kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. lartësoi mercenarizmin etj. Iu referova këtij fjalori. Kur analizon këto shifra. Ai. shpreh shkallën e vartësisë së shkencës dhe institucioneve të saj nga politika. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli i jashtëzakonshëm i një regjimi politik totalitar (siç ishte ai para viteve ’90-të). drama etj. i drejtuar nga shtatë persona. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare” Ky mund të merret si vlerësimi zyrtar politik. Por ai përfaqëson edhe një vlerësim kulturor-shkencor të personalitetit e veprës së Gjergj Fishtës. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme. por jo vetëm politik. të emërtuara redaksitë e fushave të shkencave. për të . autorë të zërave të Enciklopedisë. sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e më voluminozë të hartuar te ne. në të Gjergj Fishta himnizoi prapambetjen e jetës së Malësisë. një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal. Për “Fjalorin Enciklopedik” ka funksionuar një sektor i vaçantë.

pas një shkrimi denoncues në “Hylli i Dritës”. polemist. publicist. 90-99): “Një personalitet i shquar kulturor e shkencor. që shprehin kulmin e zemërimit të tij ndaj bashkatdhetarëve. 2001). . Por a nuk ka thënë edhe Noli: “Skllevër. edhe kundër vullnetit të vet. saqë. “Edhe engjëlli. janë vargje të Fishtës. një libër-studim me vlera të shumëfishta teorike e praktike (Nushi. bij skllevërish/s’e meritoni. Për fat të keq. tanimë të mirënjohur për dyzimin e personalitetit njerëzor. moj kurv’ e motit…”). Deputet e politikan dhe i ngarkuar. si një shkencëtar “i rreshtit”.138 Analiza sociologjike lustruar apo për t’u dhënë një veshje shkencore vendimeve e vlerësimeve të paravendosura politikisht. Një vlerësim më realist për Gjergj Fishtë. tashmë në një regjim të lirisë. por që e detyruan të largohej për në strehën e tij. Madje aq rëndë e ka fshikulluar Evropën për vendimet e saj për copëtimin e Shqipërisë më 1913. ai u dënua me 20 muaj internim në Maltë nga komandanti anglez (Filips) i ushtrisë ndërkombëtare. Hamit Beqja. vijon prof. na ka dhënë edhe prof. Këto. për të na dhënë monografinë për Fishtën. Vehbi Bala (autori që “pati fatin” të hartonte zërin “Gjergj Fishta” në “Fjalorin Enciklopedik”). edhe djalli janë brenda tek i gjalli”. gjurmë të një vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe pas viteve ’90-të. në Gomsiqe. si për inerci apo jo vetëm për inerci. gjithnjë të sigurtë. Për të Fishta është (fq. shpesh. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhej edhe nga akademikët e profesorët ish-anëtarë të Redaksisë së Përgjithshme të “Fjalorit Enciklopedik”. Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët (si në citimin e mësipërm). Beqja. Ndërsa natën i bindej zërit të ndërgjegjes. edhe me misione diplomatike…” Mirëpo Fishta ka shkruar edhe këto vargje: “Dhe ta dijë bota mbar / se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”. e të botuar tetë vjet më vonë. shkruante si studiues-individ e si qytetar. erudit i gjithanshëm. në një libër. por as Evropën (“Moj Evropë. të shkruar para vitit 1990 (në këtë vit ai vdiq). duke kapërcyer logjikën “bardhë e zi”. A nuk i qorton keqas shqiptarët edhe Pashko Vasa etj? Kur ishte fjala për Shqipërinë. dramaturg e përkthyes. një sovran i shquar i letrave shqipe. i cili ditën kryente një detyrë shtetërore dhe. dijetar. se liri s’doni”. shkruante ato që cituam. sikurse bëri i ndjeri prof.

2002. 2002.Lekë Sokoli 139 Por. Nikolin. 1983. Gazeta 55. Parathënie. 2001. ishte prift). 1997. Parathënie e Lleshi. Fishta (edhe pse ai. Dudaj & Rinia Balla. Tiranë: shtëpia botuese Alb-Ass Elezi. Lahuta e Malcis. Nikollë. Lekë. Tiranë: Albinform. 2002. 24 dhjetor Nushi. 2001. Tiranë. Alfred. Integriteti e identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij. Gjergj. Tiranë: shtëpia botuese “Çabej” _____. Gazeta 55. Edhe engjëlli. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Tirënë: Hylli I Dritës & Shtëpia e Librit Lleshi. Rreth lirisë akademike dhe autonomisë. 2001. akorduar At Gjergj Fishtës. _____ & Sokoli. Ismet. për atdheun. Pajazit. “O Perendi a ndjeve / tradhtarët na lanë pa atdhe / e ti rrin e gjun me rrfe / lisat nëpër male kot”. 2001. Fishta e Konica për shqiptarët (Vështrim psikologjik). . Sociologjia. Tiranë: Geer. Mark. nuk ka kursyer as vetë Perëndinë. Estetikë dhe kritikë. 2003. Gazeta Korrieri. 2001. ff. Nikollë. 2001a. 2001. Aurel. Universiteti i Prishtinës. Lekë. në fund të fundit. Themeluesit e sociologjisë. Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta. edhe djalli. poeti patriot i shquar: “Nderi i Kombit”. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Divorci-Vrojtime e refleksione. Hekuran. Tiranë: Geer. Etnologjia e përgjithshme. Atë Gjergj Fishta. 1999. Tiranë: Mokra Çobani. Një radiografi e sistemit universitar në të gjitha hallkat e tij. në Lahuta e Malcis. Tonin. janë brend tek i gjalli. 26 janar Tirta. Moisiu. 2003. REFERENCAT Beqja. Adem. simbol i shqiptarit të vërtetë (Fjala e mbajtur në Lezhë me rastin e dorëzimit të titullit “Nderi i Kombit”. Tiranë: Geer _____. Buletini i Fakultetit Filozofik. 2000. E drejta zakonore penale e shqiptarëve. 189-206 Paloka. Hamit. 2001b. 1995. Gazeta 55. 12 janar Sokoli. 24 dhjetor Plasari. Tiranë: ISPS & Rinia _____. Tiranë: 8 Nëntori Fishta. Fishta meditans. Tiranë: Elio Tamo. Gjergj Fishta.

të cilin. . 2006. në një kurs pasuniversitar të filozofisë. 1 Në 150 vjetorin e lindjes së Frojdit. Kleanthi. nga muzeu “Frojd” në Londër dhe institucione të tjera akademike. rreth 20 vjet më parë. më erdhi në mendje një ndër profesorët e mi të filozofisë. . . fq. 1974. Tiranë: “8 Nëntori”. “Frojdi.140 Analiza sociologjike Zigmund Frojdi. Profesori ynë ishte njëherësh bashkautor i të vetmit libër mbi frojdizmin e neofrojdizmin të botuar deri atëherë2 në Shqipëri.ishte një pseudoshkencëtar liberal. logjika. e pyetëm për Frojdin. pak a shumë. 1(16). pak vite para se perandoria e tabuve të binte edhe në Shqipëri. Kështu edhe në vende të tjera të Europës e më gjerë. Ai është filozofi i tyre”. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. Kjo ishte. janë zhvilluar veprimtari të shumta për nder të tij. 2 Riska. Viktor & Zoto. në këtë përvjetor të lindjes së tij. Nr. 100-109. sipas të cilit njeriu udhëhiqet në jetë nga instinktet dhe jo nga arsyeja. Në Austri viti 2006 është shpallur viti i Frojdit dhe i Moxartit. Kur vendosa të shkruaja për Frojdin.tha ai në thelb. përgjigjja që dha profesori ynë i mirë i një filozofie të keqe (të paktën të njëanshme). Vëll. Botuar në Revistën shkencore Politika & Shoqëria. Prandaj të gjithë imoralët e kanë atë idhull. themeluesi i psikanalizës. Në Angli. teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit1 (Në 150-vjetorin e lindjes) Në vend të hyrjes: Frojdi ose filozofi “imoral” Kaluan 150 vjet nga koha kur lindi Zigmund Frojdi (Freud Sigmund). 9.

thelbi i së cilës qëndron në shkëputjen e psikikës së njerëzve nga shkaqet dhe kushtet e jetës materiale…”3 Ky ishte Frojdi që na ishte prezantuar para 1990-ës: një teoricien “reaksionar”. 1980. . Ato u ndaluan. siç u ndalua botimi i thuajse të gjitha veprave të etërve të mëdhenj të filozofisë e sociologjisë: Platonit. madje edhe “luftënxitës”. si dhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore. që e shkëput psikikën nga kushtet e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme. që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e njeriut. e cila. për shëmbull: Neofrojdizmi…. fq. derisa për të thuhej se: “edhe luftën e shikonte si një fenomen të natyrshëm e të domosdoshëm për njerëzimin.. sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme. Paretos. Veprat e Frojdit nuk u përkthyen në shqip. shpjegohej: “Teori idealiste në psikologjinë borgjeze. fq. Millit. Frojdit nuk iu dha kurrë vizë hyrëse për në Shqipëri. etj. 147. Botim i Akademisë të Shkencave. një nga rrymat e filozofisë së sotme borgjeze. 2002: 10). duke dhënë një shembull gati unikal në botë (Sokoli. Hegelit. si strukturalizmi. etj. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Simelit. Sartrit. 43). Poperit. K. Psikanaliza frojdiane u ndalua sikurse edhe shkollat e tjera të mendimit. Maks Veberit. Aristotelit..” Gjatë regjimit komunist.Lekë Sokoli 141 Ai. sigurisht. Durkheimit. që njihet me emrin psikanalizë. 1564. Fojerbahut. nuk mund të dilte jashtë vlerësimit “shkencor” zyrtar. Emri dhe vepra e Frojdit lidhet me psikanalizën. botimi vitit 19804. 3 4 Fjalori i flozofisë. fq. sipas të cilit Frojdi “hoqi dorë krejtësisht nga metoda shkencore në studimin e dukurive psikike dhe krijoi një teori artificiale e krejt subjektiviste. 1982.” (shih. Parsonsit etj. siç mund të kuptohet nga citimet e mësipërme. fenomenologjia etj. sepse instinkti agresiv ose shkatërrues vepron në çdo qenie të gjallë…. Tiranë: SHB “8 Nëntori”.

sociologjisë dhe mjekësisë. një shkollë e vërtetë e mendimit. Kjo gjetje origjinale u dha shkencave sociale një dimension të ri. në “luftë” e në “paqe” me to. ku logjika apo arsyeja mund të kishin vetëm një koordinatë referimi. çastet më të rëndësishme të jetës së tij. Kuptohet se sa të “mirëpritura” mund të ishin ato në një vend ku ideologjia ishte e gjithëpushtetshme. Kush është Zigmund Frojdi? Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. Nuk mund të cilësohej ndryshe autori i teorive të çuditshme mbi jetën seksuale të njeriut (2004e: 68-94). ajo ishte shkollë. siç është psikiatria. ne shqiptarët i hodhën tej veprat e Frojdit ende pa i patur. në “lojë”. në një vend ku fjala “seks” thuajse nuk kishte përdorim publik. se psikika dhe vetëdija nuk janë e njëjta gjë. në marrëdhënie me “simotrat” e saj. Madje as në marksizmin si i tërë. 2006b). Frojdi nuk mund të ishte veçse një filozof “imoral”. por në pjesë të veçanta të tij. themeluesin e saj. gjithashtu. Frojdi është një ndër figurat më prestigjoze të disa shkencave njëherësh: filozofisë. Asnjëra nga këto shkenca nuk mund të mendohet më e të kuptohet pa Frojdin. etj. sidomos një dege të saj. Nuk mund të cilësohej ndryshe. një koordinatë të re në rrugën e njohjes dhe interpretimi shkencor të realitetit . Por le të shohim tani se kush është Zigmund Frojdi i vërtetë. se e pandërgjegjshmja luan rol të rëndësishëm në personalitetin e njeriut dhe. psikologjisë. Dhe për çdo profesor që shpjegonte filozofi në katedrat e asaj kohe. veprat dhe teoritë kryesore të tij. vijën apo direktivën e bazuar në një sistem. ai që solli në botën shkencore pohimin tjetër tronditës. përgjithësisht. Ky etiketim ishte brenda “logjikës së kohës”. shpesh të shkëputura nga e tëra. Frojdi vendosi në qendër të teorive të tij “të pandërgjegjshmen” dhe e analizoi atë në dinamikën e saj. në shkëlqimin dhe perversitetet e saj. pra në një “marksizëm shqiptar-enverist” (Sokoli.142 Analiza sociologjike Pra. nga konteksti i përdorur nga formuluesit e tij. në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror etj.. marksizmin.

Po atë vit filloi punë si mjek në Vjenë. Ajo është cilësuar si një vepër vendimtare dhe që (ndoshta) përfaqëson shprehjen më të lartë të teorive të tij (Bompiani. Pas një stazhi katërvjeçar pune në spital. të shkaktuar nga një ngjarje e jetës seksuale. ndërsa në vitin 1905 u botua Tri ese mbi teorinë e seksualitetit. gjithnjë i pari i klasës.Lekë Sokoli 143 social. Zigmundin. Pas katër vjetësh. Në vitin 1901 u publikua Psikopatologjia e jetës së përditshme. Frojdi pasuroi vetë fjalorin e shkencave sociale. Në vitin 1900 botohet Interpretimi i ëndrrave. më 1860. tregtar leshi. studioi për mjekësi. Familja herreje Frojd ishte një familje e mesme borgjeze. Në vitin 1908. Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. E ëma. në të cilën Frojdi shpalosi teorinë e seksualitetit gjatë fëmijërisë. familja Frojd u vendos në Vjenë. një ndër shkollat e mendimit mbi shoqërinë. Ajo ishte 21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë. ajo ishte një shkollë e vërtetë. tashmë i pranuar si pikë referimi e një shkolle të vërtetë. Në vitet 1895-1897. një fëmijë i jashtëzakonshëm. Zigmund Frojdi lindi në Freiburg (sot Pribor) të Moravisë (ishPerandoria e Austro-Hungarisë). Po në atë vit. Frojdi u ndikua mjaft nga Sharko. 1990: 128). ishte një burrë i zgjuar dhe i shquar për sens humori. ndërsa në vitin 1910 themeloi Shoqatën Ndërkombëtare të Psikanalizës. Kjo përfaqëson njëherësh një përvojë pune hulumtuese jashtë kufijve laboratorikë. Vitet 1911-1913 shënojnë kohën kur Frojdi u “nda” nga Adleri (1870- . i specializuar për sëmundjet nervore. 20 vjet më e re se ai. ishte gruaja e dytë e babait.M. arriti shërimin e një histerie nëpërmjet zbulimit të së kaluarës së pacientit me anë të gjumit hipnotik dhe ndërgjegjësimit të tij për shkakun e lindjes së shokut emocional. Frojdi. Charcot (Sharko). Po në atë vit u botua Pesë leksione mbi psikanalizën. duka punuar në Vjenë me Brauerin (Joseph Breuer). Frojdi organizoi Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Psikanalizës. i cili mendonte se neurozat dhe veçanërisht histeria janë sëmundje psikike pa dëmtime organike. kohë në të cilën ai kishte hyrë në kontakt me realitetin e vuajtjeve psikike. një grua e këndshme. Babai. degë në të cilën u diplomua në vitin 1881. vepra e parë e Frojdit. Frojdi. më 6 maj të vitit 1856. themeluesin e saj. Frojdi u bë Privadtdozent. shkoi në Paris për leksione në klinikën e famshme të J.

Qysh në vitin 1933 nazistët dogjën veprat e tij. që zëvendësoi nocionin e impulseve me nocionin fetar të mitit. Në vitin 1920 Frojdi kundërshtoi Vilhelm Rajhun (1897-1957). për të vijuar me botime e ribotime të tjera të pafundme të veprave të tij. Më 1924 Frojdi u “nda” nga Oto Rank (1884-1939). në moshën 83-vjeçare. që përcaktoi origjinat e neurozave në lindje. në dykuptimësinë e saj: si teori ose si sistem intelektual. ëndrrat. Në këto rrethana Frojdi zgjeroi sferën e veprimtarisë kërkimore dhe filloi të merrej me dukuri disi larg psikologjisë individuale të lëvruar deri atëherë. Më 1929 Frojdi u “nda” edhe nga Sandor Ferenczi (1873-1933). artit. madje edhe para lindjes. Ndërsa më 1938. psikologjisë së masave. Koncepti i tij mbi dinamikat e personalitetit. ai u vendos në Londër. . Pas disa javësh. të besimit fetar. psikologjisë së jetës së përditshme (2004a) apo në përgjithësi të qytetërimit. Ai shkruan vepra të antropologjisë. si Totem e tabu. Kjo periudhë përkoi me afrimin e Luftës së Parë Botërore. Në vitet 1940-52 u botua në Londër Gesammelte Werke. Psikanaliza si teori mbi personalitetin Frojdi është themeluesi i psikanalizës. vit në të cilin Frojdi mori çmimin “Gëte”. botuar në vitin 1923. Frojdi nuk i shpëtoi persekutimit për shkak të origjinës së tij hebreje. i cili i vishte agresivitetit kolektiv një origjinë seksuale. nënvizohet në veprën “Uni” dhe “Id-i”. Në vitin 1930. në të cilën thekson të ashtuquajturën “teori të mendjes”. i cili zëvendësoi komplekset strukturore të fëmijërisë me konstitucionin organik. u botua vepra e tij Qytetërimi dhe pakënaqësia ndaj tij. në 18 vëllime. Në vitin 1927 botohet E ardhmja e një iluzioni. Në vitin 1922 botohet vepra e Frojdit Përtej parimit të kënaqësisë. të letërsisë. për të njëjtat motive si me Oto Rankun. Frojdi u arrestua dhe u mbajt në burg derisa të gjithë librat e tij të pabotuar u dogjën.144 Analiza sociologjike 1937). si dhe nga Jungu (1875-1961). kur trupat naziste pushtuan Vjenën. por dhe si metodë psikoterapie. që përfshin ndikimet e pandërgjegjshme. Zigmund Frojdi vdiq në Londër në vitin 1939. Psikanaliza është e para teori sistematike dhe e përgjithësuar mbi personalitetin.

Holandë etj. shpjegonte. 1994: 351). pas vitit 1900. në vitet akademike 1915-16 dhe 1916-17. shpesh. 1996: 392). Ai u larguar nga mjedisi tradicional akademik dhe studioi çrregullimet mendore me anë të vëzhgimit klinik të drejtpërdrejtë.. të botuara në vendin e tij. Ndryshe nga paraardhësit. në jetën e përditshme. shpjegimi prej tyre i ëndrrave etj. 2004e. për t’u bërë pjesë e fjalorit jo vetëm shkencor. dëshmitë e tyre mbi ngjarje të ndryshme të përjetuara. shqetësimet nervore me origjinë psikologjike (Zhylia. Ai kuronte. përfaqëson mendjen e ndërgjegjshme. Ajo pjesë e personalitetit për të cilën ne. nga ana e saj. Ato janë përmbledhur në tri vëllime të Hyrje në psikanalizë (2004d. të cilit vetëm maja i del mbi ujë. Frojdi nuk e zhvilloi kërkimin shkencor në laboratorë të psikologjisë. Frojdi konstatoi se mendimet e pacientëve. komplekset dhe. në përgjithësi. Në mënyrë të qartë kjo teori është prezantuar nga autori i saj në një cikël prej 35 leksionesh të mbajtura në klinikën psikiatrike të Vjenës. jemi të vetëdijshëm (pjesa “mbi ujë” ose maja e ajsbergut). si metodë e analizës së personalitetit. Dalëngadalë ai arriti në përfundimin se përvojat e fëmijërisë së hershme.. synon të trajtojë neurozat. sidomos ato që lidhen me formimin seksual të individit. Psikanaliza. Ai nuk e ndau punën si mjek psikiatër (madje edhe kirurg). psikanaliza e Frojdit ka kaluar nëpër filtra akademikë. shkencorë e profesionalë. përbëjnë bazën e gjendjes emocionale në moshë të rritur. nga kërkimi shkencor. Frojdi punoi sidomos për të zbuluar ndikimin e mendjes së pandërgjegjshme në mendjen njerëzore. sidomos në vitet 1913-15. sikurse në Francë. Kjo. 2005a) në të cilat Frojdi shpjegon e zhvillon më tej idetë themelore të psikanalizës.Lekë Sokoli 145 seksualitetin. nxitjet instinktive etj. Sipas Frojdit personaliteti është si një ajsberg. përgjithësonte. dukej sikur formonin disa struktura të rregullta të lidhura me gjendjen e tyre emocionale. ndikojnë mbi personalitetin dhe. . të formuluar në traktate shkencore të mëparshme. Por “nën ujë” është shumica (sipas Frojdit deri 6/7 e masës së tij). Ndryshe nga shumica e teorive të tjera mbi sjelljen njerëzore. përfaqësohet nga mendja e parandërgjegjshme dhe ajo e pandërgjegjshme. por edhe të njeriut të zakonshëm (Pettijohn.

Në të “flenë” ose “shtypen” frika dhe kujtimet e hershme. parimet e së cilës mund t’i parashtrojmë kështu: 1. tërësinë e të cilave Frojdi e ka pagëzuar me emrin Mbiuni. kryesisht të pakëndshme të lidhura me trauma etj. kujtimet. sipas Frojdit. nevojat organike “përkthehen” në motivime të veprimtarisë së individit. Kjo është e pandërgjegjshmja. Frojdi e cilësoi me emrin proces sekondar. Përmes sistemit nervor.146 Analiza sociologjike Ai argumentoi se psikikja dhe vetëdija nuk janë identike. mendimet. përmban një material apo informacion latent (të fshehur). për të mposhtur dhimbjet. personaliteti psikik5 është mendja e ndërgjegjshme (vetëdija). e cila sidoqoftë është vazhdimisht në evolucion. Vëll.. “dëgjon palët” (njëra thotë “dua”. më të largët ose më në thellësi. perceptimet etj. e ndërgjegjshmja. Me fjalë të tjera ajo përmban ndjenjat. Sipas tij. 2005a. sipas Frojdit Uni. ka edhe një përbërës të tretë. përbën gjithçka për të cilën ne jemi të vetëdijshëm në një çast të dhënë. Ky material nuk mund të tërhiqet. si dhe për seks. ndërsa tjetra “duhet”). e parandërgjegjshmja. 68-95). plus mendja e parandërgjegjshme plus mendja e pandërgjegjshme. etjen. Realiteti psikologjik frojdian nis pikërisht me këtë element. dhe vendos “këtej ose andej”. që ne kemi. kanë barriera (tabu). Elementi i dytë. Por ky proces nuk zhvillohet në mënyrë lineare. pra vendos për plotësim ose frenim. të cilën Frojdi e quan ndryshe “kujtesë e mundshme” (available memory). Frojdi ka përpunuar kështu një teori. Këtë marrëdhënie. Id-i (një përemër 5 Ndarja e personalitetit psikik është titulli i leksionit të 31-të të Frojdit mbi psiknalizën (shih: Hyrje në psikanalizë. fq. Organizmi për mbijetesë dhe riprodhim kërkon plotësimin e disa nevojave biologjike: për të shuar urinë. Kalimin nga nevoja në dëshira Frojdi e ka cilësuar si proces primar. “Gjykatësi” realist. që është një marrëdhënie problem-zgjidhje. Veç tyre. pra “të dalë mbi ujë” me lehtësi. Aparati psikik përbëhet nga tre instanca apo elementë që përbëjnë tre koncepte të teorisë së tij: Id-i. Por në rrethana të caktuara ai mund të aktivizohet. E para. 3. por gjithsesi një material që mund të tërhiqet e “të dalë në sipërfaqe” relativisht lehtë. Id-i (dëshirat. . Siç vëren Boeree (2006) e pandërgjegjshmja përbën te Frojdi burimin e motivacionit të njeriut. pa pengesa. shih më poshtë). Uni dhe Mbiuni. kryesisht përmes përqendrimit.

për shembull. si pjesë e veprimtarisë gjyqësore të ndërgjegjes (Frojdi. Por ai është në një masë të madhe e pandërgjegjshmja dhe frenon dëshirat e id-it. Uni ka detyrë të zgjidhë konfliktin midis “palëve”. Ndërsa uni mund të mos përshtatë në . Pra ai ka funksion vetëvrojtimi. Me një fjalë të vetme idi mund të shprehej me “dua”. kërkon kënaqësi të menjëhershme. tabuve) morale. Sipas Frojdit. që vepron në bazë të parimeve të realitetit. midis id-it dhe mbiunit . Ai mund të shprehet me fjalën “mund”. nga vlerat shoqërore e familjare që i janë ushqyer personit. Mbiuni kërkon të frenojë dhe mund të frenojë. Sipas Frojdit. Ndërveprimi i tyre mund të çojë edhe në konflikt. Mbiuni mund të shprehet me “duhet”.Lekë Sokoli 147 asnjanës i latinishtes). Ndërsa Mbiuni përbëhet nga tërësia e parimeve (ndalesave. përmban nxitje kafshërore instinktive dhe të pandërgjegjshme. id-i vepron sipas parimit të kënaqësisë dhe është i pranishëm që në lindjen e njeriut. 2005a: 72). Idi. personaliteti i njeriut është rezultat i ndërveprimit të këtyre tri forcave. Raportin midis unit dhe mbiunit Frojdi e ka përdorur jo vetëm në studimin e sjelljes individuale. por edhe në studimin e psikologjisë së turmave (2004b). 2. Përbërësi i tretë i trekëndëshit frojdian është Uni. Pra ai përfaqëson aspektet morale të tij dhe është më shumë idealist se realist. midis impulseve dhe realiteteve.

148 Analiza sociologjike mënyrë të kënaqshme subjektin (id-in) me mjedisin (mbiunin). sipas Frojdit. Atëherë mund të shkaktohen çrregullime të sjelljes: regrese. thotë Frojdi. . ndërsa një e treta ende nuk ka lindur”. domethënë kur ishim në barkun e nënës. Çdo sjellje. të cilat janë mënyra të reagimit (sigurisht të pandërgjegjshëm). neuroza. impulse agresive. por edhe të parandalojmë. Ky është parimi frojdian i dy anëve të së njëjtës medalje. psikanalizës: si teori dhe si terapi. Duket sikur ne të rriturve na kanë mbetur në këtë botë vetëm dy të tretat. Por bota e jashtme imponon kushte që duhen pasur parasysh (parimi i realitetit). Frojdi analizoi jo vetëm aspekte të ndryshme të jetës së përditshme (shih: Psikopatologjia e jetës së përditshme. Përvojat gjurmëlënëse kanë prirje të riprodhohen. 2004a). Për zhvillimin e teorive të tij. komplekse. e kanë marrë këtë emër nga lidhja me realitetin. Idetë e tij përbëjnë edhe sot themelin e psikanalizës. Edhe termi “ëndrra me sy hapur” (fantazitë). Jo vetëm të shpjegojmë. i drejtpërdrejtë apo qoftë edhe i tërthortë. Fazat e rritjes Frojdi i konsideron me rëndësi të jashtëzakonshme për personalitetin e njeriut. Gjumi lidhet me ëndrrat. 2005b). 1998: 184). Ndikimi i tij. sidomos në marrëdhëniet me seksin e kundërt. individi do të ketë vështirësi në moshë të rritur. madje edhe të kurojmë. Ndonjëherë këto konflikte midis këtyre “forcave ndërluftuese” janë të mëdha. në të gjitha variacionet e veta (Tarifa & Sokoli. 3. synon të shtypë atë që vjen nga parimi i kënaqësisë. Në këtë proces fëmijët duhet të zgjidhin kompleksin e Edipit (djemtë) dhe të Elektrës (vajzat). të shpirtit ndaj ngacmimeve që veprojnë në gjumë. Psikologjia fëmijërore. të ripërsëriten. por edhe gjumin e sidomos ëndrrat etj. Frojdi e studioi këtë ndërveprim në fazat e ndryshme të procesit të rritjes (shih. krime etj. ankthe. etj.. ndaj duhen përdorur mekanizma mbrojtëse ose terapi. Nëse këto komplekse nuk zgjidhen. në psikologjinë dhe sociologjinë moderne ka qenë mjaft i madh. Ai thotë (2004d: 80-81): “Gjumi është gjendja në të cilën unë nuk dua të di asgjë për botën e jashtme e ku interesi im për të shuhet… Në gjumë ne kthehemi në një gjendje në të cilën ndodheshim para se të vinim në jetë.

e ka ruajtur forcën e vet çudibërëse. në Shqipëri psikanaliza si terapi është ende e pazhvilluar. Në fillim ato skandalizuan botën konservatore akademike vjeneze e më gjerë. përkundrazi. Bashkë me psikanalizën si shkencë u hodh tej ose nuk u pranua as psikanaliza si terapi. Por. Për fat të keq. nuk do të lënë asnjëherë rast pa hedhur thumbin se si mund të mjekohet një i sëmurë vetëm me biseda. me fjalë oratori tërheq dëgjuesit dhe ndikon në formimin e tyre. sidomos për atë që ata mbajnë mend nga përvojat shumë të hershme të jetës së tyre. Pro dhe kundër Frojdit Frojdi është një ndër autorët më të vlerësuar. ndërkohë që njerëzit hyjnë vetë në kontakt me objektet. ende te ne një shoqatë e tillë nuk ekziston. me fjalë mësuesi u përcjell njohuritë e veta nxënësve. Por ai vazhdoi kërkimin . njëherësh. Ndaj në Shqipëri ka gjithë-gjithë vetëm një apo dy psikanalistë të mirëfilltë. Në mjekësi gjërat shihen me sy.Lekë Sokoli Psikanaliza si terapi: e para është fjala 149 Frojdi nuk ishte vetëm një studiues akademik i sjelljes njerëzore. Por Frojdi argumentonte (2004d: 9-10): “Dikur fjalët ishin si magji. Ai është marrë edhe vetë me kurimin e pacientëve neurotikë. theksonte ai. Gati një shekull pas themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Psikanalistëve. në psikanalizë gjithçka është krejt ndryshe nga mjekësia. Madje teoritë e tij kanë ndeshur shpesh në përgjigje shumë armiqësore. në shumicën e rasteve. Pacienti flet. Psikanaliza frojdiane është edhe terapi. ai është edhe ndër më të kritikuarit. Fjalët ngjallin efekte dhe janë një mjet universal i ndikimit të njerëzve mbi njëri-tjetrin”. Sipas tij. Si e tillë ajo nënkupton nxitjen e pacientëve për të folur lirshëm për jetën e tyre. nuk bëhet asgjë veç këmbimit të fjalëve midis pacientit dhe mjekut. Me fjalë një njeri mund ta bëjë të lumtur tjetrin ose ta trishtojë atë. Edhe tani fjala. shpreh dëshirat dhe ndjenjat e veta. ankohet. tregon përjetimet e vjetra dhe mbresat e reja. Të afërmit e të sëmurëve. Pedagogu i mjekësisë është si një guidë që shpjegon në një muze. Në psikanalizë. Frojdi ka shpjeguar me shumë durim dhe thjeshtësi ndryshimin midis psikanalizës si teknikë shërimi të sëmundjesh dhe mjekësisë klasike.

e gjithë mënyra juaj e zakonshme e të menduarit do t’ju bëjë kundërshtarë të psikanalizës. Për të psikikja përfaqëson proceset e ndjesisë. Dhe do t’ju duhet shumë për ta mposhtur këtë qëndresë instinktive”. Ai fitoi fillimisht përkrahjen e një grupi të vogël studiuesish. në njëfarë mënyre. lidheshin me përmbajtjen e dy tezave të psikanalizës. Ndaj psikologjia quhej shkencë e vetëdijes. Nga vetë natyra e saj. psikanaliza ishte e destinuar të “prodhonte” kundërshtarë. . thotë Frojdi. 2006c). artistike e shoqërore. Por kritikat ndaj psikanalizës nuk e befasuan autorin e saj. Frojdi i kishte parashikuar dhe. sado me vështirësi. Frojdi i drejtohej auditorit kështu (2004d: 10-11): “I gjithë drejtimi i formimit tuaj të mëparshëm. sipas Frojdit. Kritikat. Por. psikanaliza nuk mund të mos kundërshtojë. Por pohimin e parë të guximshëm të psikanalizës ai e konsideronte të lidhur ngushtë me pohimin e dytë edhe më tronditës të saj: dëshirat që mund të quhen seksuale. Të quhej paragjykim pohimi se “psikikja është e vetëdijshme”. të dy të destinuar për të kontribuar në fushën e psikanalizës. i dyti i psikologjisë individuale). Dhe.150 Analiza sociologjike shkencor me një pasion dhe vullnet të hekurt. Pohimi i parë tronditës lidhet me faktin se deri atëherë psikikja identifikohej me vetëdijen. siç vërente ai vetë. ose me dy pohimet tronditëse të saj. shoqëria nuk njeh kërcënim më të tmerrshëm për kulturën e saj se çlirimi i dëshirave seksuale dhe kthimin e tyre në qëllimet fillestare”. të mendimit e të dëshirës dhe ky përcaktim pranon ekzistencën e mendimit të pavetëdijshëm e të dëshirës së pavetëdijshme. luajnë një rol jashtëzakonisht të madh dhe deri më sot të panjohur në lindjen e sëmundjeve nervore e psikike. “pikërisht këto dëshira seksuale marrin pjesë në krijimin e vlerave të larta kulturore. të cilat ndryshojnë nga ajo e Frojdit në shumë drejtime themelore (Sokoli. kjo nuk mund të mos konsiderohej një absurditet flagrant nga të gjithë ushtarët e mendimit të deriatëhershëm. Por edhe ata u ndanë nga Frojdi dhe pas vitit 1911 do të formulonin teoritë e tyre psikologjike (jo psikanalitike) mbi personalitetin (i pari është autor i psikologjisë analitike. i justifikonte ato. në kuptimin e ngushtë e të gjerë të fjalës. Ky pohim. si të thuash në mënyrë instinktive. si Jung dhe Adler. çon në një orientim krejt të ri në botë e në shkencë. të shpirtit njerëzor… Por në procesin e shoqërizimit dëshirat seksuale shtypen. Veç kësaj (2004d: 14-15). Gjatë prezantimit të psikanalizës së tij.

Më përfaqësuesi prej tyre duket të jetë Sadik Kuniqi. sikurse tezën se ajo që ndodh në foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme krijon mënyra të pandërgjegjshme të përballimit të ankthit.Lekë Sokoli 151 Ndaj shoqëria nuk dëshiron të përmendet kjo frikë e dobët në krijimin e saj. Me siguri në sjelljen e njeriut ka aspekte të pavetëdijshme që bazohen në mënyrat e përballimit të ankthit që në fëmijëri (Giddens. njëherësh magazinier. Psikologu Jashar Demiraj. ai do të vijonte të ishte një nënoficer i ndershëm ushtrie. Ai është. siç vëren Giddens (1997: 79) e kanë mohuar idenë që fëmijët kanë dëshira erotike. Ai nuk ndjeu kurrë ndonjë fajësi apo pendim. Gjatë vitit 2006. madje të rrezikshëm. nga pikëpamja morale. për shembull. të tilla që mund të zgjasin për gjithë jetën. Të tjerë e kanë kritikuar Frojdin nisur nga pozita e tyre “sektoriale”. gjatë vuajtjes së dënimit. Mjaft autorë. siç është për shembull interpretimi psikologjik i krimit6. i ka intervistuar të gjithë këta individë mo(n)stra. nëse nuk do ndodhnin ndryshimet e këtyre viteve. kam patur rastin të merrem me interpretimin e disa vrasjeve seriale të kryera nga vrasës “gjakftohtë”. Edhe ata që nuk i pranojnë në tërësi. për shembull. 2006a): “Besoj se. Në të vërtetë shumë autorë pohojnë se përshkrimi i Frojdit për zhvillimin e femrës është më pak i përpunuar dhe i paqartë. nuk është e interesuar të pranojë forcën e impulseve seksuale dhe për arsye edukative përpiqet ta shmangë vëmendjen nga kjo sferë. pohojnë se disa prej tyre janë të vlefshme. lidhur me këtë njeri jam shprehur kështu (Sokoli. vërente ai. e kanë parë teorinë e Frojdit si të drejtuar si tepër nga përvojat mashkullore. 1997: 79). Por me gjithë kritikat. kundërshtitë apo edhe armiqësitë. siç është bërë zakon të quhen mo(n)stra të shtuar shumë edhe në Shqipëri gjatë 7-8 vjetëve të fundit. për të tjerë jam konsultuar me kolegët e mi. Disa kohë më parë. të gjithë njerëz të afërt dhe që e kishin ndihmuar më shumë. Idetë e Frojdit kanë ndihmuar thuajse në të gjitha interpretimet psikologjike. Ai është autori i një vrasjeje të katërfishtë. idetë e Frojdit kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në shkencë. njëherësh. Prandaj ajo ishte aq intolerante ndaj këtij rezultati të psikanalizës dhe synon ta paraqesë si të neveritshëm nga ana estetike dhe të pahijshëm. monstër i shpallur fajtor nga gjykata (nuk u çua në ndonjë spital psikiatrik) dhe më i intervistuari. Kritikë nga radhët e lëvizjes feministe. Frojdi i ka kushtuar pak vëmendje psikologjisë femërore. Disa i kam hulumtuar më nga afër. Sipas tyre. gjithnjë me komunikim normal me efektivin 6 .

sikurse kolegët e mi. 1977: 129). një agresivitet të fshehur. Edhe Louis Althusser mbështetet në studimin e bërë nga Frojdi mbi të pandërgjegjshmen. filozofi. Pra. të shpjeguara thjesht dhe të kapshme nga të gjithë. por ai ishte një ndër figurat e mëdha intelektuale të shekullit XX. një gjen “defektoz” etj. Ai nuk arriti të orientohej në rrethanat e reja. duke bashkuar marksizmin me psikanalizën. jo veprues). familjarët etj. krejt ndryshe nga perceptimi ynë i derisotëm. Mundet që ai. Rreth 150 vjet pas lindjes. Veprat e Frojdit. për ta shndërruar në monstër”.. Teoritë e tij përbëjnë bazën teorike të neofrojdizmit. siç shihet edhe nga referencat e këtij punimi. apo të pandërgjegjshme (Frojdi). të kishte marrë ndonjë dekoratë e të gëzonte një pension normal. nuk u integrua në shoqërinë e re. të fshehur. por ato mund të mbeteshit të tilla (latentë. Logjikisht duhet të pohojmë se ai ka pasur një mendje të parandërgjegjshme. . ose u integrua në mënyrë krejt defektoze. duket se shoqëria shqiptare e repartit. letërsi. huazoi shumë nga Frojdi (Jacoby. Zigmund Frojdi jo vetëm ndikoi në formimin e psikologjisë moderne. por njëkohësisht edhe në studimin e Marksit mbi ligjet e mënyrës së riprodhimit. janë shumë konkrete. 2006: 272). Dhe se konfliktet e brendshme të tyre mund të nxisin veprime agresive e të rrezikshme (Giddens. siç është për shembul. teoria kritike me përfaqësues kryesor Markuzen (1898-1979). po të mos krijoheshin rrethana të tilla shoqërore. në të cilat këto “defekte” të dominonin sjelljen e tij. janë përkthyer dhe botuar në Shqipëri nga shtëpitë botuese “Fan Noli” dhe “Dituria”.152 Analiza sociologjike megjithëse Frojdi shkroi pak ose aspak në fushën e kriminalistikës. më pas. krahas ndryshimit të kushteve materiale unë. Madje Markuzja. themeluesin e teorisë kritike. si dhe në shkencat sociale humanitare (Giddens. në shpjegimin e këtij rasti e të tjerëve si ky. i cili e qortonte Erih Fromin pikërisht pse kishte rishikuar bazat teorike të psikanalizës së Frojdit dhe Horkhaimerin (1895-1973). Një pjesë e tyre. kam thirrur në ndihmë pikërisht Frojdin. Por Frojdi ndikoi gjithashtu mbi një numër të madh filozofësh apo shkollash filozofike. Duket se shndërrimi tronditës i Kuniqit nga një njeri “normal” në monstër filloi me pushimin e tij nga puna më 1992. Ndikimi i ideve të tij është ndjerë në art. 1997: 78). Por autorë të mëvonshëm kanë shfrytëzuar teoritë e tij për të sugjeruar se në individë të ndryshëm zhvillohet një personalitet “amoral” dhe psikopatik. sikurse me shokët. si ish-ushtarakët e djeshëm.

Kleanthi. përsëri më mirë vonë se kurrë. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: Lilo & Fondacioni Soros. Hyrje në psikoanalizë. Tiranë: Çabej. Milani 1990 Boeree. George.edu/ ~egboeree/freud. 4. Filozofët më të mëdhenj të kohërave. 2006b. Psikopatologjia e jetës së përditshme. Hyrje në psikoanalizë. 1994.Lekë Sokoli 153 e ka pranuar Frojdin.ship. Frika. 105-114 _____. Tirana Observer: 15 shkurt _____. Vol. North Caroline/USA. Vëllimi II. Tirana Observer: 24 maj _____. Tiranë: Fan Noli _____. Who is Who in Sociology. 181-193 Zhylia. 2001. REFERENCAT Biompiani. Number 2. Psikanaliza fëminore. Vëllimi I. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: Fan Noli Giddens. Lekë. Anthony. 2004b. Sociologjia. 1997. 2005b. 2004c. Didie. Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike .Psikologjia. Tiranë: Fan Noli _____. 1998. E rëndësishme është që të dimë të përfitojmë nga shembulli. Psikanaliza e Frojdit si teori dhe terapi.html Fjalori i flozofisë. nr. 1996. Megjithëse të fundit. Sociological Analysis. Fjalor i filozofisë. 2006a. Totem dhe Tabu. 1(8). Terri. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. vëll. Zoto. 2004e. 1974. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: “8 nëntori” _____. Sociologjia si shkencë dhe mendimi sociologjik shqiptar. 2003. teoritë dhe metodat e tij të studimit e kurimit. Personality Theoryes. Zigmund. 2006. fq. Tirana Observer: 25 maj Tarifa. Riska. Dizionario dei filosofi contemporanei. http://www. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: “8 nëntori” Frojd. Politika & Shoqëria. F. Viktor. një hyrje koncize. 2006. Tiranë: Dituria _____. Tiranë: Botmet “Max” Pettijohn. Fatos & Sokoli. 2005a. Hyrje në psikoanalizë. Vëllimi III. Sigmund Freud. Monstrat dhe fryma (keq) qeverisëse. 2004a. 1982. Psikologjia e turmave. 1. pp. Jacoby. 2004d. Zigmund Frojdi dhe ndikimi i tij në shkencë. Edmond. 2006c.

për fat të keq. filozofët. Klima e sotme tregon se në botën e pas 11 shtatorit nuk ka ndryshuar diçka. siç është e natyrshme. janë përfshirë në një debat të madh lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakur dhe. tanimë të njohur. sociologët. pa kushte e thuajse në këmbim të asgjëje. sikurse për problematika të tjera. pra i mbyllur pa u hapur ende.154 Analiza sociologjike “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj1 Sot studiuesit socialë. si individë apo si shtet. sikurse analistët apo njerëzit e mediave. nisur nga logjika: Ne jemi tradicionalisht proamerikanë. të diplomacisë etj. Nga ana tjetër. strategjike. në mënyrë të organizuar. të publicistikës të cilët. As më shumë as më pak ! Por a kemi arsye. gjeopolitike. ka mbetur i painstitucionalizuar. Universitetet. pra apriori pro çdo ndërhyrje të saj. politologët. kudo qoftë. edhe një artikull i Kryeministrit Nano në Boston Globe dhe prononcimet e kryeparlamentarit Pëllumbi. më tepër se kaq. aq më shumë do të bindemi se ky ndryshim është i vërtetë. Por. kanë sjellë argumente pro luftës kundër Irakut. debati për këtë çështje. me SHBA-të dhe luftën e 1 “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj”. por ka ndryshuar thuajse gjithçka. të solidarizohemi. duket sikur ky debat është i paragjykuar. me ndonjë përjashtim. në këtë debat. pas kthimit nga Amerika. Objekt i këtyre debateve janë bërë. ende nuk janë përfshirë. Tek ne ky debat është kufizuar në vlerësimet e izoluara të një numri ekspertësh. 1 mars 2003. sikur ky të ishte një problem individësh apo dhomash private. lidhur me njëfarë (ri)diagnostikimi të shoqërinë së sotme. se sa më shumë kohë kalon prej tij. . apo subjekte të tjera të shoqërisë civile. Akademia e Shkencave. me nëntitullin “Përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut”. është botuar në gazetën Albania.. sikurse edhe institutet studimore të pavarura që merren me studime ndërkombëtare.

nga një njeri i vetëm. madje as para 50 vjetësh. të mund t’i shkaktojnë njerëzimit kaq dëm? Kjo. siç duam të integrohemi njëherë e mirë në strukturat e saj? Apo të heshtim apo të bëjmë rolin e një shteti neutral? Pra çfarë? Unë them se për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet arsyetuar. përkundrazi. në mbarë botën madje. Me këtë gatishmëri njerëzish të verbër për t’u vetsakrifikuar në akte “altruistike”. polici. nuk mund të ndodhte as para 500 vjetësh. Ai tregoi se sa i rrezikshëm është përdorimi privat (pa mandat politik) i dhunës. Kamikazet janë në modë. në metronë e një qyteti të Koresë së largët. kemi arsye të reshtohemi përkrah njëqind milion njerëzve që protestuan kundër saj.. ushtri. Por nuk është 11 shtatori shembulli i vetëm. madje ende e papërgatitur për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. për të patur “legjitimitetin” e ushtrimit të dhunës duhet të kishe pushtet: aparat shtetëror. Ç’do të thotë? Tradicionalisht monopolin e ushtrimit të dhunës e ka patur një aparat i posaçëm. Pavarësisht se në emër e për interes të kujt është ushtruar dhuna. falë internetit. një sistem institucionesh me emrin e përbashkët shtet. prokurori etj. “Privatizim” i dhunës? Disa ngjarje. Pra a vazhdon shteti ta ketë ekskluzivitetin e përdorimit të dhunës? Të paktën 11 shtatori na zbuloi prirjen e re të privatizimit të saj. i përbashkët ishte fakti se. Atëherë më duket se rezulton një dukuri e re shoqërore: dhuna po privatizohet. duket se bota moderne është përpara sfidave të një rendi krejt tjetër nga ai tradicional. më bëjnë që të shtroj një pyetje: “Si është e mundur që disa individë. organe gjyqësore. madje përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut. nga 11 shtatori 2001 e deri në aksidentin e shkaktuar këto ditë. sigurisht. në emër të ligjeve apo të vullnetit të një mbreti apo despoti etj. si me komendë e në një ditë të vetme? Apo duhet t’i referohemi Evropës e të “integrojmë” qëndrimin tonë me të. A shkon termi “privatizim i dhunës” për rastin e Irakut? Oponentët e mi (në këtë rast do të ishin pacifistët) mund ta mprehin shpejt kalemin e të shkruajnë: Arsyetimi nuk qëndron se Iraku është shtet . një makinë.Lekë Sokoli 155 shpallur prej tyre? Apo. madje edhe një i vetëm.

Pra kjo vlen edhe për atë që ka një mandat politik. thuhet. autoritetin). Kush tjetër mund ta udhëheqë këtë process. legjitimitetin e ushtrimit të tij. në momentin e dhënë. apo privatisht të organizuar për akte të dhunshme (nga Bin Ladeni. madje nga analistë seriozë.156 Analiza sociologjike dhe Sadam Hyseini ka një mandat politik. pra për njerëzit pa mandat politik. siç është nafta dhe Iraku është prodhuesi i dyti i madh i saj. për shembull. Dhe në gjykimin tim sidomos kjo “Amerika e Bushit”. kanë privatizuar – njësoj uzurpuar – pushtetin. Këtë e besoj. Kjo është e vërtetë. Ato. gjithashtu. po qe se ajo nuk do të ndodhej. më demokratike. njësoj si për individët e vacantë. të paktën është e nxituar. Por besoj. deri te ushtari i fundit i tij). A disponon Sadami armë të shfarosjes në masë dhe a përbën rrezik për paqën në botë? Edhe sikur të mos i katë sot. se marrëdhëniet midis shteteve. gjithashtu. në mos qoftë e gabuar. Po gabon Amerika thuhet. veç SHBA-ve. rrjedhimisht. ku ekziston minimui i mundësive për të abuzuar me fuqinë (pushtetin. por që nuk ka më (nuk e ka patur apo e ka humbur). për shembull. Prandaj lufta e mundëshme është pjesë e luftës për një rend të ri botëror. në udhëkryqin e interesave amerikane. siç besoj se nuk do të kishte aq angazhim amerikan për Kosovën. ku “pushteti edhe frenon pushtetin”. para se të “privatizojnë” dhunën vetë. ashtu edhe për ata që. Nuk mbeta unë ta vlerësoj këtë por. Ndoshta është një shpërdorim i epërsisë: Në supërfuqinë e vetme ka rrezik të haset edhe mendësia e . në vendin e tij. përbëjnë edhe modelin e një shteti të lirive qytetare. qoftë edhe për faktin e thjeshtë se asnjë luftë nuk është bërë në Polin e Veriut. edhe unë jam i lirë të gjykoj. të paktën. Ato kanë fuqinë. me siguri Sadami (Sadamët) do t’i ketë nesër. shprehen në radhë të parë në interesa. Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” SHBA-të kanë interesa të tjera. më shumë se marrëdhëniet midis individëve të vaçantë. madje të gjitha pushtetet. siç është në mënyrë tipike rasti i Sadam Hyseinit. Por unë them se në parim është i njejti kuptim: “privatizimi i dhunës” qëndron. Përvoja ka treguar se parandalimi i së keqes është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se mënjanimi i pasojave. për një botë më të sigurtë.

por me “sociologjinë”. gjithashtu. pa përmendur ndikimin e SHBA-ve në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë për rreth një shekull. më duket i pashpjegueshëm “rrethi vicioz” i çështjes palestineze dhe lejimi (në mos i hapur. të renditemi kundër saj. duke egzagjeruar pak. i nënkuptuar) i Sharonit për të veshur edhe ai këmishën e forcës. madje duke iu referuar Evropës së vjetër. Wilson (1913-1921) dhe Klinton (1993-2001). Por. më kujton Reganin. si qytetar i këtij shteti. më keq akoma. psikologjikisht për atë që kërkon. Amerika e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi. i siguroi asaj kufirin e 1913-ës (i pari) dhe ushëhoqi çlirimin e Kosovës (i dyti). se të abstenojmë apo. të paktën në mendim. Do të dëshiroja shumë që solidariteti ynë të lidhej jo thjesht me “historinë”.ku qeveria e pasluftës kontrollon vetëm një të njëzetën e territorit dhe objektivat e shpallura paraprakisht ende nuk janë përbmushur. Personalisht. mirëqenia e të cilëve është qëllimi i tij më i lartë. Unë nuk mund të bëj as llogaritë e Amerikës. kur ato janë të pamotivuara pikërisht nga mirëqenia (në kuptimin konkret të fjalës). Vetë SHBA-të kanë dhënë shëmbullin e një shteti në shërbim të shtetasve të vet. nisur . thënë më shqip. Kore e gjetkë) vjen në përpjestim të drejtë me shkallën e kundërvënies ndaj SHBA-ve. edhe në një luftë të mundshme kundër Irakut (jo vetëm kundër terrorizmit në përgjithësi). me interesat e shqiptarit të sotëm. them se edhe fëmija nuk e ndjek nënën e vet thjesht për faktin se ajo e ka lindur. Bushi (Junior). qoftë edhe me të drejtë. Më duket gjithashtu i pashpjegueshëm fakti apo prirja që vihet re sipas së cilës popullariteti i një lideri (në Afrikë. Në këtë kuptim. administrate e Bushit. se kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonin dy presidentë të lavdishëm. gjithashtu. e shtetasve shqiptarë. më duken jonormale të gjitha qëndrimet pro apo edhe kundër. Unë. Vimë në Shqipëri.Lekë Sokoli 157 “sherifit” të vetëm. pa pretenduar se marr shumë vesh nga politika. por një front i ri lufte (Iraku). Dihet. më duket nxitim. pa mbyllur një të vjetër (Afganistani . Duket se bota nuk është e përgatitur. më tepër se Klintonin apo edhe Bushin (babain). edhe kundër Gjermanisë e Francës. nuk mund të jem i kënaqur kur kryeministri ynë pozicionohet (si në Boston Globe). Duket se kemi më shumë arsye që të jemi përkrah Amerikës. Mua.

jo aq se jemi vend i vogël. Amerika nuk na e ka shumë nevojën. sidomos. sepse jemi një vend i dobët. që mund të shfrytëzohen edhe nga ekstremistët e terroristët. që flasin për partneritet me Amerikën sikur të ishim të barabartë me të. them se është sigurimi i marrëdhënieve krejt normale me të gjithë fqnjët. që mund të kemi. Mua më duket e papranueshme politika servile e tipit “Miku ynë i vetëm janë SHBA-të” etj. sikurse me të gjitha vendet e tjera. kur Shqipëria. pa u lodhur shumë me referime të tipit “strategjikisht aleatë” apo “miq të përjetshëm” dhe. .158 Analiza sociologjike jo nga kriteri “mirëqenie e shqiptarëve” por. si gjithnjë. qoftë edhe i sforcuar. nga një “politikë të jashtme shqiptare”. Kuptohet sa i kënaqur mund të jam unë kur shikoj politikanët e shtetit tim te rendin për të “ndërtuar”. për të siguruar lëvizje të lehtësuar të qytetarëve e kushte për zhvillimin e bizneseve. Më e mira “politikë e jashtme”. për të qenë protagonist. thuajse e shndërruar në shtet të emigrantëve. secili për hesap të vet. siç tregon edhe qëndrimi i tyre i paunifikuar. por mbi të gjitha. ka si alternativë integrimin në strukturat evropiane. me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve. Ndaj solidariteti më i mirë me Amerikën është t’i tregojë asaj se kemi vullnetin për të përballuar dhe zgjidhur problemet tona të brendëshme. pa krijuar armiqësi me ndokënd (as me vendet islamike dhe ca më pak me Gjermaninë e Francën). për çështjen në fjalë (deri te qendrimi i ndryshëm president-kryeministër).. siç nuk më vjen mirë kur konstatoj mungesën e modestisë së politikanëve tanë.

Lekë Sokoli 159 .

pas këtaj. ndryshe nga ç’ndodh në më të shumtën e rasteve me “autobiografitë”. Uroj të ketë shëndet dhe jetë të gjatë! Së dyti. prof. për të mbetur si dokument. si një ndër lexuesit e parë të këtij libri. 133-138. pa dyshim. si bashkëpunëtor (madje në ndonjë libër apo artikull shkencor edhe bashkautor me të). Vëll. si e zeza mbi të bardhë. ky libër është “shkruar” në rrjedhën e viteve. si i tillë. Por nëse çdonjëri nga më se dyzet librat e tjerë të tij është shkruar në një periudhë të dhënë kohe. edhe pse profesori. i drejtohet një publiku të 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. Tani libri vetëm është hedhur si lëndë. siç po ndpdh sot me libra gjithfarësh. Libri ka vlera shoqërore dhe. do të dëshiroja të jepja një opinion rreth tij. Thenë ndryshe. Së pari.libri i jetës i një profesori të vërtetë1 Në vijim të krijimtarisë së tij të pandërprerë shkencore e publicistike.160 Analiza sociologjike “Gjurmë jete” . sidomos gjatë këtij dhjetëvjeçari. Si një ndër lexuesit e zellshëm të gjithçkaje që ka shkruar e botuar akademiku Hamit Beqja. si një ndër studiuesit e afërt me krijimtarinë e tij. nuk është thjesht një libër më shumë në bibliotekat vetjake të familjarëve. . si libri i jetës së tij. Hamit Beqja ka botuar së fundi librin e tij “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). 2(14). si recensent i disa prej libave të tij dhe. të të afërmve të autorit apo të një rrethi të kufizuar bashkëpunëtorësh të tij. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). nuk ka ndërmend të heshtë. të themi një apo trevjeçare. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike) është një libër më shumë i njërit prej autorëve më prodhimtarë të kohës sonë. 2004. Nr. fq. ai është shkruar në çdo kohë. 7. pra jo në një kohë.

Ai vlerëson e rivlerëson me sinqeritet të spikatur pikërisht këtë protagonizëm të tij. gjithë ky rrëfim e vetëpastrim? A është ai i nevojshëm? Unë kam menduar se po. Hamit Beqja nuk është shkruar nga një kronikan apo nga një vëzhgues pasiv ngjarjesh. libri i prof.Lekë Sokoli 161 gjerë. Këtë analizë ai e zhvillon në linjën e shtjellimeve të librit të tij mbi dyzimin e personalitetit njerëzor të titulluar: Edhe engjelli. për ndershmëri. përkatësia fetare. nga njëra anë. Pra lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo. Së katërti. për objektivitet. Autori flet për ngjarje në të cilat ai vetë ka qenë edhe protagonist e ndaj të cilave ka reaguar e ka mbajtur një qëndrim të dhënë. Kam thënë se nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë. E një luftëtari për dije. mund të kem patur e kam patur faje më shumë se mjaft të tjerë. përmes të cilit çdonjëri nga ne mund të mendojë një katarsis shoqëror. Këtij raporti autori i ka kushtuar një pjesë të vacantë të librit (kreu IV). Keni të drejtë të thoni: përsëri edhe bardhë edhe zi. jeta ime mendoj se është ajo e një luftëtari modest dhe e një mëkatari. Së treti. edhe atë çka mund të mendohej se nuk ishte mirë ta bënte. as me mosdëshirën dhe kokëfortësinë e pashpjegueshme për të mos bërë kurrëfarë katarsisi apo autokritike nga një pjesë (shumica) e protagonistëve të djeshëm. edhe djalli janë brenda tek i gjalli. politike etj. Këtë dyzim ai e shpreh në shënimet përmbyllëse të librit: “Siç mund ta keni kuptuar. përsëri kundërshti. pavarësisht nga mosha. si njeri në shërbim të regjimit. arrin në njëfarë katarsisi vetjak. Dhe më tej vazhdon: “Ç’është gjithë ky katarsis. Aq më keq. për liri e demokraci. për qëndrime realiste. përsëri dyzim. Po! Nuk u iket dot”. për progres. Por edhe e një mëkatari që shpesh mund të ketë bërë edhe çka s’duhej të bënte. libri ka një pikënisje interesante që lidhet me analizën e raportit: një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor demokrat me prirje liberale. Madje e kam thënë edhe . Unë e di se. katarsis që nuk ka asgjë të përbashkët as me mohimin tërësor të vlerave të krijuara (qoftë edhe në kohën e komunizmit). niveli kulturor. në gjykimin tim një ndër kryelibrat e shkruar nga një autor shqiptar në dhjetëvjeçarët e fundit.

. etj. me progres e regres. Sepse (1) shoqëria e sotme tranzitive (ndoshta sa pasdiktatoriale aq edhe parademokratike). ndoshta nuk do të kishim një profesor. Ai gjykohet e vlerësohet në raport me kohën dhe hapësirën që ka patur në dispozicion për të vepruar. Nëse do të guxonte më shumë ose. me ecje e ngecje. njerëzit që i udhëhoqën këto ngjarje. moralo-qytetare. protagonistët e asaj . Megjithatë. me luftë (luftë çlirimtare apo luftë klasash). ekonomike. si në një film.gjurmë të sistemit paraardhës. një periudhë gjysmëshekullore të mbushur me ngjarje. të metodës e stilit të punës.“personazhi kryesor” i librit). vendoset në raport të dhënë me këto ngjarje. njohje tanimë rreth 20-vjeçare. nëse nuk do të paguante koston e regjimit. shoqërore. Sepse (2) ende mungojnë analizat serioze të kësaj periudhe. libri ka vlera njohëse. Unë nuk besoj se Hamit Beqja mund të kishte bërë më shumë. me evolucion e (kundër)revolucion. thënë ndryshe. tej shikimeve bardhë e zi. i analizon ato dhe protagonistët e tyre. Besoj se njeriu nuk mund të vlerësohet apo gjykohet për atë që nuk ka bërë në raport me atë që është bërë “më vonë”. mund të them se libri ka doza të një zelli të tepruar autokritik. por një njeri të persekutuar intelektualisht (për të mos shkuar më tej). për të kuptuar e vlërësuar objektivisht atë që është bërë mirë ose keq. Unë nuk e them këtë”.162 Analiza sociologjike si studiues. nisur nga njohja që kam unë. kulturore. nga brezat pas tij apo në kohët e ardhshme. personalisht për autorin e librit. pseudodemokratike apo antidemokratike etj. Nuk jam dakord me ata njerëz të regjimit që thonë se për jetën e tyre në të kaluarën e kanë ndërgjegjen të pastër. Në mënyrë të veçantë do të theksoja njohjen e periudhës së para viteve ’90-të. Hamit Beqja. një shkencëtar të psikologjisë e sociologjisë etj.. sikurse për të vlerësuar. të drejtimit e administrimit etj. Lexuesi mund të kalojë. Së pesti.. sikurse nga vlerësimet e kolegëve të mi apo të njerëzve që më kanë folur në kohë të ndryshme për prof. Rëndësinë e njohjes së kësaj periudhe unë e quaj me rëndësi për shumë arsye. me faqe të lavdishme e të palavdishme. me zhvillime demokratike. Autori (nëse shprehem letrarisht . ruan nga çdo pikëpamje .politike.

qoftë edhe hapur të këqija. të një opinioni. Por edhe qëndrimi më dashamirës nuk do pajtuar me të keqen. etj. e përgënjeshtron Liljana Hoxha etj. . Për t’u theksuar është fakti se edhe për ata që janë prekur nga kritika që i kanë rezultuar autorit. për shembull. Sepse (4) shoqëria e sotme shqiptare vazhdon të jetë e interesuar për t’u informuar për periudhën e diktaturës komuniste. spekulative. bijash apo bijësh. Hamit Beqja është një përgjigje e argumentuar dhe objektive e këtij interesimi të publikut. Së gjashti. në mungesë të analizave serioze të asaj periudhe. Në të kundërtën. abuzive. Fatmirësisht më duket se unë nuk i njoh ato. aspak objektive. Ai është një libër i plotë. nga urrejtja hakmarrëse. Ç’thotë njëri djalë i Enverit. Sepse (3). ndonjë komunikim. si njerëz me të cilët e ka lidhur ndonjë ngjarje. Për mua ka qenë dhe mbetet e huaj ajo që quhet fryma e mëshirës kristiane”.. pra midis atyre që janë formuar si lexues para viteve ’90-të. Megjithatë autori (pa harruar në asnjë rast se është studiues). inatçore. do luftuar. në përgjigje të këtij interesimi gazetat e revistat e sotme mbushin pa pushim faqet e tyre me deklarime vejushash. sidomos për personalitete me të cilat ai ka komunikuar drejtpërdrejt.. Ky interesim mund të ndikohet nga fakti se shumica e atyre që lexojnë sot janë të grupmoshës 40-60 vjeç. ai nxiton të kërkojë falje duke shtuar: “.. Edhe për bartësit e qëndrimeve negative. nuk thotë tjetri. Sidoqoftë. nuk thotë tjetri. vazhdojnë të mbizotërojnë analizat joserioze. tërësor. Ajo do denoncuar. të një qëndrimi. Në këtë libër bëhet përjashtim. u është referuar “personazheve” të librit të tij më shumë si bartës të një dukurie. nga mllefet. atë që thotë Nexhmije Hoxha. Por më duket se ky interesim për t’u informuar për kohën e komunizmit nuk buron aq nga nostalgjia për atë regjim derisa numri i nostalgjikëve është shumë më i vogël se numri i të interesuarve për informim. Libri i prof. në librat e tjerë të tij autori nuk ka përdorur emra individësh konkretë. sipas meje më mirinformuesi midis të gjithë librave të së njëjtës natyrë të botuar deri më sot në Shqipëri.Lekë Sokoli 163 periudhe. asgjë nuk ka qenë nga inati. Por ç’thotë njeri. të rejash apo dhëndurësh të këtij apo atij udhëheqësi komunist. mendoj se gjithçka ka qenë nga dashamirësia...

një njeri me vullnet të hekurt. komunikues. të kategorive të ndryshme. Sot rinia nuk ka shumë modele për të qenë. një mësues e hartues tekstesh shkollore që kur ishte “adoleshent” (ende 17-18 vjeçar). komunikimit. Edhe “Gjurmë jete” është i tillë. madje deri te pijetarët (asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua!). një bashkëshort e prind. Librat e prof. libri ka një “personazh kryesor” interesant. përgjithëson. kulturës. Megjithatë mendoj se të paktën ky libër mund të cilësohet si një libër shkencor popullarizues. medias. Por në këto paranteza bëhen edhe përgjithësime interesante e me vlera të mirëfillta shkenore. pra një model për t’u marrë si shembull. por të vërtetë. tipizon.164 Analiza sociologjike Së shtati. një profesor të madh që merr “leksione” edhe nga një fëmijë shtatëvjeçar. shkencës. “Shënime autobiografike” nuk është mbështetur në dokumente autentike. nga të gjithëpushtetshmit deri te nxënësit e studentët. më i ngrohtë.sikurse Stefan Cvajgu (libri “Bota e djeshme”) apo edhe Eqrem Bej Vlora (libri “Kujtime”) . Së teti. Hamit Beqja. Kam arritur në përfundimin se . një “engjëll dhe djall” (i referohem librit të tij “Edhe engjëlli. librin e prof. një mik të mirë (sidomos të grave). transparent. një të ditur që shpalos qëndrimin ndaj së kaluarës. në ndonjë ditar etj. edukatës (edhe seksuale). më dëpërtues për te lexuesi. mbi të cilin ai analizon. janë me mjaft paranteza.. një debatues e polemist. Por kjo “aventurë”. siç pohon autori (kujtesa edhe mund të të tradhëtojë). dhe nuk ka referenca. Hamit Beqja. edhe djalli janë brenda tek i gjalli”). një njeri që gjithë jetën kërkoi dhe gjeti (sa mundi) hapësira lirie. të vendosur në raporte e komunikime me njerëz (shqiptarë e të huaj). libri do të ketë më shumë lexues se një libër rigorozisht shkencor. Një fakt i jetës së tij shndërrohet natyrshëm në një fakt shkencor.bëhet më i këndëshëm. libri ka vlera shkencore. Besoj se edhe për këtë arsye. gjithsesi një njeri të hapur. tranzicionit demokratik. fesë. Edhe për këtë arsye libri meriton të lexohet. në përgjithësi. luftës së klasave. sociologjik apo psikologjik. Së nënti. siç kanë shumica e librave shkencorë. më i shkrifët. e kam lexuar fund e krye (në shumë raste i jam rikthyer atij). ka bërë që pikërisht një libër i bazuar në kujtesën dhe refleksionet vetjake të autorit .

por edhe do të nxitet të kërkojë përgjigjen e saj. shumë më tepër se për veten e tij. . Ai të nxit për reflektim e vetëkorrigjim. Autori ka shkruar një libër për ne (për çdonjërin nga ne). Madje jo vetëm do ta shtrojë këtë pyetje. tej përgjigjes së pyetjes “Kush është Hamit Beqja”.Lekë Sokoli 165 çdonjëri nga lexuesit e librit në fjalë. do të nxitet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë?”.

pas njëzet librave të botuar mbi estetikën e mitologjinë. emri dhe vepra e “fenomenit” Kavalioti lidhen me shkëlqimin e “fenomenit” Voskopojë. 1(15). sidomos atij të profilizuar. mbetet një figurë e shquar e kulturës iluministe shqiptare. matematika. fizika. Duket vërtet e habitshme që vetëm 20 kilometra larg Korçës e në 1200 m lartësi. kulturës e të mendimit shqiptar e më gjërë. fq. e cila përbëhet nga këta nëntituj: Rivlerësimi i “fenomenit Voskopojë”. Zhvillimi ekonomik e shoqëror. Voskopoja-Akademia e Re. . sipas Uçit. 15-94). Kavaliotit. Shekspirin. Qyteti kishte të parën shtypshkronjë të Ballkanit. Jeta dhe Vepra e Teodor Kavaliotit. sidomos të problemeve filozofike. Danten. edhe në këtë libër2. pas asaj të Kostadinopojës (viti 1720). folklorin. logjika.166 Analiza sociologjike Filozofia e Teodor A. 2005. Alfred Uçi del para lexuesit. antikitetin e modernizmin. 8. 8). mbi De Radën e të tjerë të mëdhenj të letërsisë. Një rivlerësim i këtij qyteti-çudi bëhet. tregon se çfarë kishte arritur Voskopoja e shekullit XVIII. 2 Kësaj i kushtohet sidomos pjesa e pare e librit. Dostojevskin. Voskopoja. madje në mënyrë mjaft të plotë. Pra. Por mënyra e shikimit dhe interpretimit prej tij. Voskopoja të ngrihej aq lart (dhe binte si me rënie të lirë). Vepra e tij përfaqëson në vetvete një trashëgimi të vyer të mendimit filozofik (fq. Nr. kishte Akademinë e saj të shquar (1744). Zhvillimi kulturor dhe Akademia e Re. 142-147. Pse pikërisht për Teodor Kavaliotin dhe filozofinë e tij? Sepse Kavalioti. groteskun kadarean. Vël. Epoka historike (fq. prof. një akademi që e vuri theksin te filozofia. kulturën e letërsinë. sikurse te përgatitja e specialistëve 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. vepër e shquar e mendimit shqiptar1 Në vijim të punës së tij kërkimore-shkencore. me një tjetër vepër shkencore: Filozofia e Teodor Kavaliotit.

. rrënimi i së cilës shënoi fundin e një shembulli unikal. Gjermania etj. Franca. arsimit. Pra. Libri i prof. që ndryshonte në shumë drejtime me realitetin e pjesëve të tjera të Shqiperisë së asaj kohe. qyteti kishte një akademi që. sikurse kishat e vlera të tjera unikale të saj. vetëm nxënës që mësonin/mësoheshin. Alfred Uçit nuk është një libër gjysmëshkencor apo ndër ata që jemi mësuar t’i klasifikojmë si libra “shkencorë popullarizues”. është një nga personalitetet më të kulturuar të Shqipërisë së të gjitha kohërave. por edhe linguistë e letrare nga vendeve të ndryshme. Italia. me shkëlqimin e jashtëzakonshëm që njohu. në të cilin “shiheshin vetëm njerëz të edukuar. për nga organizimi politik. sado në kontrast me pjesën tjetër të Shqipërisë së 2-3 shekujve më parë.Lekë Sokoli 167 ekonomistë etj. Daoulatli. në vlerësimin e autorit. këtij filozofi iluminist shqiptar dhe që. Alfred Uçit. Ajo përfaqëson një “ngastër” të së tërës. Në një libër për historinë. që kishte një bibliotekë publike me vepra klasike e një koleksion të gjerë të veprave shkencore edhe nga Europa Perëndimore. Austria. kategori e këndvështrime filozofike. qyteti më i pasur i botës për disa shekuj. pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. në fund të fundit. shoqëror dhe ekonomik. në kuptimin e pastër të fjalës. thotë se Kartagjena ishte jo vetëm në krye të World Patrimony. Akademia. Sipas prof. Përmasat e shkatërrimit të Kartagjenës ishin në përpjestim të drejtë me shkallët e lavdisë. shtypshkronja. Voskopoja. një pjesë të pandarë të historisë e të kulturës së popullit tonë. 3 Si për koincidencë. kam patur rastin të shikoj atë ç’ka mbetur nga Kartagjena. Rumania. koncepte. eruditët e tregtarët e Voskopojës. për ligje. Por. kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve historianë. për problematika filozofike. si Greqia. që të diplomuarit e atyshëm hynin në Universitetet e kryeqyteteve evropiane më lehtësisht se sot. Në të shkruhet për filozofi. por edhe një qytet i dijes. . pak pas promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. nuk është e nuk mund të jetë një fenomen i izoluar. Filozofia e Teodor Kavaliotit është një libër i mirëfilltë shkencor. Ata kanë dashur ta studiojnë këtë fenomen. kulturën dhe artin kartagjenas studiuesi A. shprehimisht për veprat filozofike të Kavaliotit. të mësuar në të gjitha shkencat. kulturës. të rinj që stoliseshin e argëtoheshin dhe të rritur që mësonin brezin e fëmijëve të tyre” Ndaj Kartagjena ishte edhe qyteti më i lakmuar. që nxiti një xhelozi të pashëmbullt. Kartagjena3 jonë.

Pra. prof. autori i këtij libri ka ditur të zgjedhë bashkëpunëtorët dhe ka ditur si të punojë me ta: Koço Bozhorin. të ruajtura në dy kopje në dorëshkrim. greqishtes antike apo arkaike. faktin që ai për këtë vepër ka punuar (krahas dhe paralel me te tjera vepra të tij). dashamirëse ose jo. për herë të parë ka bërë zbërthimin shkencor të filozofisë së Kavaliotit. filologun athinas Spiros Pargjinos. Pse? Kjo lidhet. me tematikën e librit. për një kohë të gjatë. njohësin e shkëlqyer të greqishtes (të re apo të vjetër. ka operuar në një fushë së cilës ai i ka kushtuar jetën krijuese. Aristotel Panon etj. por edhe deformime e shmangie nga vërtetësia shkencore. Mund të merret me mend se sa i vështirë ka qenë krijimi i kësaj vepre. Në gjykimin tim. sikurse të studiuesve të shumtë që morën pjesë dhe diskutuan në promovimin e librit. prof. Kjo ia lehtëson dhe e ndihmon të mbyllë punime. shtypshkronjën e saj. bizantine apo neobizantine kishtare). Së dyti. me fakte e opinione të sakta e të pasakta. ndonëse edhe ky do të njihet (më në fund). Për Voskopojën. “Metafizikës” dhe “Logjikës”. të cilave u ka kushtuar gati gjithë jetën. Por. jetë me një vitalitet gati unikal. siç është argumentuar në këtë botim. Ato kanë sjellë për Voskopojën informacion shkencor. Së treti. sidomos të mendimit filozofik. Akademinë e Re. madje edhe për Kavaliotin janë shkruar e shkruhen shumë libra brenda e jashtë vendit. Siç pohon vetë ai: Vjen një kohë kur autori ka në dispozicion një përvojë të gjatë profesionale. Alfred Uçi. shkrimtarin dhe përkthyesin Spiro Xhai. Por libri nuk është fort i lehtë edhe për lexuesin e specializuar. Filozofia e Teodor Kavaliotit përfaqëson një vepër të shquar të mendimit shqiptar. fakti që profesori ynë i filozofisë dhe estetikës ka punuar “si në shtëpinë e tij”.168 Analiza sociologjike Si i tillë ai është i vështirë për t’u “përtypur” nga lexuesi masiv shqiptar. së pari. të “Fizikës”. me fenomenin Voskopojë dhe njerëzit e sa të shquar. . shpesh kontradiktore. Qysh në vitin 1965 kam nisur të merrem me studimin e temës “Voskopoja dhe Kavalioti”…. asnjë prej autorëve të tyre nuk e ka njohur dhe nuk e ka trajtuar përmbajtjen filozofike të tri veprave kryesore të akademikut voskopojar. Pra ç’faktorë kanë ndikuar për të bërë të mundur këtë vepër? Së pari.

Nga ana tjetër. pas studimeve. 121. Para së gjithash ai. autori thekson se në qëndrimin ndaj filozofisë moderne të Dekartit duket edhe origjinaliteteti i pikëpamjeve filozofike të Kavaliotit. 6 Cituar në Filozofia e Kavaliotit. fizikanin dhe fiziologun. sipas Kavaliotit “më i madhi filozof midis gjithë filozofëve të rinj” (fq. Me Dekartin filloi epoka e re e filozofisë. Kavalioti shkroi dhe tekste te tjera shkollore. në Filozofia e Kavaliotit. siç ndodhi në fakt. Merab. Mesjetes. duket sikur në “përzgjedhjen” e tij Kavalioti nisej edhe nga qëllimi (i një rendi më praktik). fq. se Kavalioti kishte zbërthyer në ingranazhet e filozofisë së tij Rëne Dekartin. Madje ai i shikonte këto shkenca të ndërthurura. Fizika dhe Metafizika. cit. për të zhilluar në “Akademinë e Re” shkencat ekzakte. mbi të gjitha. 120). në lidhje e bashkëveprim të ndërsjellë. Por ai zbulon. më mirë se te kushdo tjetër është shkrirë shkencëtari social (filozofi) me matematikanin. por analizat bëhen në raport me kohën. Bizantit dhe të kohëve të reja. sidomos fizikën dhe matematikën. Dhe te Dekarti. Ai u lind në Voskopoje dhe mësimet e para i mori po aty. në vitin 1743. Kjo kishte vlerën e një abetareje në të cilën përfshihej dhe një fjalor tre gjuhësh (një prej të cilave ishte shqipja). 120. që japin e marrin nga njëra-tjetra. ndoshta pjesa më e bukur e këtij libri. ishte një pedagog i shquar dhe drejtor i “Akadema e Re” të Voskopojës. Në “Rëne Dekarti dhe filozofia e Kavaliotit”. si Logjika. Përsiatje karteziane. la mënjanë sidomos gjithë traditën e mëparshme që kishte si pikënisje autoritetin e kishës 6. Akademiku ynë i sotëm zbulon tek akademiku voskopojar njohësin e mirë të filozofise së Antikitetit. Madje. 1770). njeriu që hodhi bazën e funksioneve në matematikë etj. madhësia variabël e Dekartit Teodor Kavaljoti (1718-1797). Në promovimin e librit në fjalë pati ndonjë ngacmim të natyrës “Dekarti është filozof i kapërcyer”.Lekë Sokoli 169 Nga ky zbërthim dalin në pah përmasat e vërteta të Kavaliotit4 dhe filozofisë së tij. filozofin më misterioz të historisë së filozofisë 5. siç thotë Hegeli. plane mësimore. Filozofi Dekart është njëherësh themeluesi i gjeometrisë analitike si shkencë. 4 . sikurse hartoi tekste si “Mesimet e para” (Protopiria-Venedik. fq. Kavalioti e shndërroi shkollën e qytetit në “Akademia e Re” (viti 1744) dhe futi në të lëndë shkencore. 5 Mamardeshvili. U rikthye në Voskopojë.

ose përtej përmbajtjes së tij. në dije shkencore. Dialektika e natyrës. Frashëri. Sinani. Uçit është shkruar. Në vlerësimin e Filozofia e Kavaliotit studiuesit japin edhe argumente të tjera. Por këto kanë qenë të veçuara dhe. Gazeta Drita. Pra ky libër. është shkruar në mënyrë pak a shumë romantike ose në stilin e folklorizmit. Ata theksojnë. Krejt përkundrazi. 1981. në një mënyrë apo një tjetër. Vepra e prof. Sepse në të autori prek. Pra midis tyre nuk ka patur debat shkencor. 9 Sinani. Tiranë: N. duke gjykuar gjithanshmërisht. . por Filozofia e Teodor Kavaliotit. 28 nëntor. Dhe me madhësinë variabël të Dekartit. sipas kritereve të shkencave shoqërore bashkëkohore. edhe me tematikën specifike të tij. për të ka patur një interes shkencor ndërkombëtar. në një plan më të gjerë. rumune. për të njëjtën tematikë. ai mban qëndrim kritik. për nga mënyra e hulumtimit. 21 Nëntor. gjermane e të tjera. nuk kanë dashur ta dëgjojnë njëra-tjetrën. Vlerat shtohen po të kemi parasysh faktin se veprat e Kavaliotit janë “veprat e para laike. si të thuash. por nuk ledhaton asnjë. të dëgjuarit e tij. Friedrich. 2004. Studiuesit pohojnë se para saj. fq. trajton dhe interpreton një sërë problemesh thelbësore të historisë së Shqipërisë 7 8 Engels. pra dialektika… E rëndësishme është që Kavalioti përqafoi filozofinë më përparimtare të kohës së tij. 2004. se ka patur disa shkolla studimore që janë marrë me Voskopojën: shkolla greke. përpunuesi i këtij mendimi në Ballkan ishte Kavalioti8.. kur duhet. Kjo lidhet. është edhe një libër që del jashtë tematikës bazë.170 Analiza sociologjike ka qenë një pikë kthese në matematikë. Gjergj. 306-307. përfaqëson një vepër të rëndësishme të mendimit filozofik shqiptar. referencat e krahasimet. Gazeta Drita. Me librin Filozofia e Kavaliotit. siç thamë. në matematikë u fut lëvizja. Shaban. qytetërimi voskopojar dhe filozofia e Kavaliotit shndërrohen (siç duket për herë të parë). struktura e lëndës që përmban etj. austriake. sepse gjithë kodikët e tjerë kanë përmbajtje teologjiko-fetare”9. Pra. autori i këtij libri i dëgjon të gjithë. pikënisje e të cilit është njohja e tjetrit. Dhe në qoftë se Dekarti ishte në Europë përpunuesi i një mendimi filozofik modern. siç vëren Engelsi7. për shembull. analizat e sintezat.

Uçit. është ngritur një mur midis studimeve e botimeve të reja dhe shkollës. thuajse përherë shtrohet pyetja: veç vlerave njohëse. Duke gjykuar në përgjithësi. Mua më duket se libri. Duke marrë shkas nga libri i prof. shkollave e institucioneve 10 Misha. a ka ai edhe vlera aktuale? Kjo pyetje u shtrua edhe në takimin e studiuesve të mbledhur për promovimin e librit në fjalë. kombit/kombëtares etj. Po sot? Për fat të keq. Kur del në dritë një libër i ri. 28 nëntor 2004. Piro. nuk e bënë shkencëtarët por. 2004. të marrëdhënieve ndëretnike. Ndaj pak filozofi (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës). të besimeve fetare (sidomos të Kishës dhe të rolit të saj). mund të them se Filozofia e Kavaliotit është një libër që të fton për debat. kishte një çerdhe kulturore ku studiohej filozofi. Autori. Edhe bibliotekat tona janë mjaft të varfra për nga librat e filozofisë. duke mbetur një dokument i historisë së filozofisë. ka vlera edhe në kuptimin praktik të fjalës. Ato mbështetën ndërtimin e objekteve të kultit dhe atyre social-kulturore. 12): Duke pranuar rëndësinë e mendimit filozofik kavaliotas. jemi ndeshur edhe me mjaft aspekte të mendimit të tij me rëndësi për filozofinë e shkencat bashkëkohore.Lekë Sokoli 171 në kompleksitetin e tyre. Libri jep gjithashtu një shembull. . të kulturës e trashëgimisë kulturore. e cila nuk reflekton10. të letërsisë e historisë. Misha.. korporatistët (tregtarët e industrialistët). shoqëria e sotme shqiptare zhvillohet pa ide të tilla filozofike. thotë publicisti P. mund të theksojmë gjithashtu se Voskopojën (të marrë në zenitin e saj). pikë së pari. pra parellinjtë. na bën mirë. qoftë edhe me tematikë historike. ose thënë në gjuhën e problematikës që po shqyrtojmë. Por sa do të shfrytëzohet ky libër nga shkollat? Sot për sot. institucionalizimi i të cilit në shoqërinë e sotme shqiptare është me rëndësi jetike. thotë (fq. një model: në muzg të Mesjetës. pa patur një sistem kordinatash (karteziane) të filozofisë bashkëkohore. si për t’i paraprirë shqetësimit mbi aktualitetin e veprës së vet. Gazeta Drita. Studiuesit kanë përmendur sidomos veprën sociale e kulturore të korporatave voskopojare. problemin e gjuhës shqipe e të raportit të saj me gjuhët e tjera (Voskopoja ishte një shembull i kësaj ndërthurjeje). etj.

Ata që po çimentojnë sot kultin e parasë e të pasurisë. Filozofia e Kavaliotit është libër me një strukturë 11 Shih: Plasari. Sinani). është përmbledhur në Gazeta Drita. sikurse arkën e të varfërve. lavdia e tregtarëve dhe pasanikëve do të kishte vdekur bashkë me pasurinë e tyre të patundshme. siguronin funksionimin e spitalit. 2000. një mirënjohje të madhe për profesorin e mikun tim. datë 21 dhe 28 nëntor 2004. siç është rasti i Kavaliotit dhe filozofisë së tij. Ky është njëfarë “kapitalizmi social” i tre shekujve më parë (në një shoqëri ende jokapitaliste). Korporatat themeluan jetimore. njëfarë krenarie të legjshme për vlerat që kemi trashëguar edhe në fushën e mendimit filozofik. Ja disa nga vlerësimet e studiuesve. organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit. për studiuesin tonë të madh të shkencave sociale. duke synuar ta shndërrojnë gjithçka në mall apo duke privatizuar gjithçka (deri funksionet e mjetet administrative e publike. një “vepër me të cilën autori na fton për t’u kthyer te mendimi” (Gj. 12 Debati i studiuesve me rastin e promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. Së treti. i ditëve e anëve tona. Malltezi). të asistencës sociale në qytet etj11. mblodhën fonde për ndërtimin e shtypshkronjës dhe të vetë Akademisë. partitë e politikën. për ato vlera që kemi (vetë)mohuar. Filozofia e Kavaliotit është një thirrje për t’u shkëputur nga mediokriteti dhe përditshmëria. postin shtetëror. dhënë në ditën e promovimit të tij12: “Një vepër e një niveli europian” (Z. . dërgonin me shpenzimet e tyre bursistë edhe në universitetet e Europës (vetë Kavalioti i kreu studime me një bursë të tillë). Së dyti. fq. Çfarë kam ndier gjatë leximit të librit të prof. një keqardhje (po aq të ligjshme). për të cilën ishte e pamundur të fletej më parë (L. se pa Kavaliotin. Fenomeni Voskopojë. Në këtë libër ai na ka dhënë gjithçka ka mundur të japë. gjithsesi diçka që (ndoshta) nuk do të na e kishte dhënë askush tjetër. Akademinë dhe kulturën voskopojare. duhet të dinë (nëse duan). i cili futi në qarkullim intelektual Kavaliotin dhe filozofinë e tij. Uçit? Së pari. gjithsesi shumë më i moralshëm se “kapitalizmi plaçkitës” (përgjithësisht). 42-43. që hap një problematikë të pasur.172 Analiza sociologjike publike. për të mos thënë edhe njeriun). Tiranë: Phoenix & Shtëpia e Librit. Aurel. Xholi).

A. jo thjesh i një vargu analizash të filozofisë së Kavaliotit. Kështu ka ndodhur edhe me Danten. sepse “është një fakt i hidhur se të gjitha figurat historike shqiptare të përmasave europiane kanë qenë objekt goditjesh. i cili në hierarkinë e vlerave (vlerave të vërteta. Nuk di nëse do të kem kohë për t’i përfunduar ato. Por kështu ndodh ngaherë. Më mbetet ta uroj profesorin tonë të mirë: jetë të gjatë e krijimtari të mbarë! . që i kushtohen kësaj figure (P. Filozofia e Kavaliotit është një libër shkencor. Është një vepër që korrigjon e vë në vend. të çliruara nga dogmatizmi (Xh. jo me pseudoshkencë apo servoshkencë. Pak kohë pas daljes në dritë të Fiozofia e Kaveliotit. Fuga). modern. Me këtë libër A. të shoqërisë shqiptare të gjysmëshekullit të fundit ka arritur majat. prof. mendon për të nxjerrë nga duart e mendja e tij vlera shoqërore. Edhe kur mendon për vitet e jetës së tij. Pra. Alfred Uçi mbetet për mua njëri nga ata studiues që ka bërë gjëra për të cilat ia kanë vlejtur. Madje ai iu lut Zotit që t’i jepte edhe tre vjet jetë sa të përfundonte Komedinë Hyjnore. jo të pseudovlerave). për shembull. studime si Filozofia e Kavaliotit. rreshti i katërt i librit). Prof. Ai është marrë me shkencë të vërtetë. Dhe Zoti i dha plot 13 vjet. Pra ai të ndihmon kur ke për të bërë diçka që ia vlen”. Uçi jep shembullin e koncepteve krejtësisht moderne. një libër i rëndësishëm i një njeriu të rëndësishëm. Vlera kryesore e librit është origjinaliteti i tij. sikurse veprat e mëparshme të prof. përfaqëson njëherësh një kontribut linguistik të jashtëzakonshëm (A. Lako). Ai. Alfredi më tha: “U shkëputa nga disa punë të tjera që kisha në dorë për t’u marrë me Kavaliotin. interesant dhe tërheqës (sikurse leksionet e tij të filozofisë). por edhe i disa ideve nga literatura e gjerë e shkruar në rumanisht apo greqisht.Lekë Sokoli 173 tepër koherente. e natyrshme kjo për të gjithë vdekatarët (fjalë e përdorur prej tij. Uçit dhe studiuesve socialë të brezit të tij. besnik ndaj një klasicizmi të shëndoshë në filozofi. aq më shumë janë shtrembëruar e goditur nga ithtarë të një mode provinciale” (N. Spahiu). Misha). madje sa më shumë i kanë shërbyer atdheut dhe kulturës europiane. një studim i shkëlqyer.

174 Analiza sociologjike .

. i Sociologjisë) ISBN 99927-819-9-8 316. 176 f.5) . red. Sejdin Cekani.(Inst. Tiranë : Rinia. 14. 2006.Lekë Sokoli 175 CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Sokoli.356.2(496. Lekë Analiza sociologjike / Lekë Sokoli .5 cm.5) 316.346.2 -055.5 x 20. .2(496.

176 Analiza sociologjike .

Lekë Sokoli 177 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful