1.

Droga dhe llojet e saj

Çfarë janë drogat? Teknikisht, drogat janëlëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit.Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet.Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të ashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren sëbashku. Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyre. Kjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose me HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.

Kokaina
Çfarë është? Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës. Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia. Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla. Si merret? Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani. Çfarë ndikimi ka te përdoruesi? Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes. Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës? Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme.Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie,hemorragji cerebrale ose mosfunksionim tëzemrës.Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive.

termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Për më tepër. Në doza të mëdha. të përzier. Shpesh. vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. të vjella. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete. Rreziqe të tjera Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur. mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi. Si merret? Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet. Çfarë ndikimi ka te përdoruesi? Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë.Ndonjëherë.Rreziqe të tjera. ankthi dhe halucinacionesh të rënda. Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës? Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit.Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit. një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit. EKSTAZA Çfarë është? Ekstaza është një stimulues psikoaktiv. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. farëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë”pavarësisht përbërjes ës vet kimike.pavarësisht mënyrës si merret droga. HEROINA Çfarë është? Heroina është një drogë që shkakton varësi dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës. paaftësi . Rreziqe të tjera Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre. ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike. i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra. duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës. ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.k equshqyerjen. apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake. përgjumje. përdoruesi mund të provojë gjendje euforie. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi. rënien në peshë. ankthin dhe depresionin. çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Si merret? Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset. humbjen e orientimit. Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës? Në periudhën afatshkurtër. Çfarë ndikimi ka te përdoruesi? Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin.

Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves. Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së? Në periudhën afatshkurtër. pagjumësia. Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. METAMFETAMINA Çfarë është? Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Si merret? Zakonisht gëlltitet. ajo shkakton ndryshime të forta në mendime.Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit. panik. shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut. dridhje. kequshqyerje dhe kapsllëk. Llojet kryesore të halucinogjenëve janëdietilamidi i acidit dilisergjik (LSD). me një shije paksa të hidhur. mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë. LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dheemocionale. tingujt dhe prekja. meskalina dhe psilocibina.amfetaminat. Haluçinogjenët Çfarë janë? Haluçinogjenët. Mes të tjerash. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë. Në të përf shihet zmadhimi i bebes së syrit. i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të . ose drogat psikopatike. Çfarë ndikimi ka te përdoruesi? Nëse merret LSD. përgjumje dhe apati kronike. janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh. efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.për t’u përqendruar dhe apati. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin. Rreziqe të tjera Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes. të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç. humor dhe shqisa. frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. thatësirë në gojë dhe të dridhura. fenociklinida (PCP). Megjithatë.diarre.Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. por shitet edhe në formën e tabletave. Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat. kapsulave si edhe në formë të lëngshme. e cila zakonisht quhet edhe “acidi”. humbja e oreksit. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge. ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat. është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga. çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë.të ngjethura dhe djersitje. LSD Dietilamidi i acidit dilisergjik Çfarë është? LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik. krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit. sekrecione të hundës. LSD-ja.

të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë. Rreziqe të tjera Ndonjëherë. Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje. Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës? Në periudhën afatshkurtër. Çfarë ndikimi ka te përdoruesi? Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore.Metamfetamina është në formën e pluhurit. si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes. hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës. tëtymoset ose të injektohet.paligjshëm. metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Si merret? Mund të gëlltitet. të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit. e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale.Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes. Në doza të mëdha. . përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. të thithet me hundë.përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion. përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt.

Opioidet klasifikohen në opioide natyrore dhe derivate sintetike. intravenoze (heroinë. barbiturikët. Cilat janë rrugët e marrjes së drogave? Drogat merren me rrugë të ndryshme. Ç’janë në të vërtet drogat? Me droga kuptojmë kryesisht ato lëndë që me sasi të disa miligramëve çrregullojnë dhe destabilizojnë funksionet mendore. kokaina) * duke i pirë (alkooli etj) * të përziera : 1. morfinë. .2.Drogat Ç’janë në të vërtet drogat? Cilat janë rrugët e marrjes së drogave? Cilat janë komplikimet? Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Parandalimi. dëshire me karaker shpërthyes ose me orgazëm që zgjat disa sekonda. Nga ana e libidos është e pranishme një kënaqësi autoerotike jashtëzakonisht primitive. eteri) * me tymosje (duhani. ekstazi etj) * me rrugë rektale (supozitorët e ndryshëm opioid) * me injeksione: 1. Rreth vitit 1000 të epokës sonë opiumi përdorej gjithashtu në Kinë dhe Orient. OPIOIDET Me opioide kuptojmë opiumin dhe derivatet e tij. Sumerët popullatë e vjetër që atë kohë jetonin në Mesopotami rreth gjirit Persik përdornin opiumin për të arritur efektin “hul” që do të thotë kënaqësi. duke vazhduar pastaj me përshtypjen se toksikomani ndodhet në një botë pa brenga. si: * me inhalim (thithje me anë të frymëmarrjes) (lëndë avulluese. Produkti në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun jep një gjendje kënaqësie. me letër thithse (acide) 2. nënlëkurore (kokainë) 2. ndërsa në Greqinë antike përdorej lëngu i opiumit. çojnë në rritjen progresive të dozave dhe japin varësi pas një përdorimi disa ditësh ose javësh. barbiturikë) Cila prej rrugëve të marrjes së drogave është më e kërkuara nga toksikomanët? Rruga intravenoze është më e kërkuara sepse jep efektin shtesë “flashin”. Përdorimi më i vjetër i drogës mendohet të jetë rreth 5000 vjet para epokës sonë. në formë kulaqi (hashash) 3. 1.hashashi. amfetamina. Drogat që japin varësi quhen droga toxikomanogjene. opiumi) * me nuhatje (heroina. zvogëlojnë vigjilencën. në formë tabletare (amfetaminat. kokainë.

Morfina Morfina është alkaloidi më i rëndësishëm i opiumit. HEROINA Heroina është një derivat gjysmësintetik i morfinës. Oksimorfonë. mjaft të shprehura (opioide). 2. dhe 3. Derivatet sintetike: * a. Klinikisht paraqitet me shenjat: ankth. Helmimi akut . Çrregullim të vetëdijës. bikarbonate. Morfinë. aspirinë. * c. cianozë. Derivatet e tjera: Nalokson. eufori dhe dëmtime trupore e mendore. Fentanyl. Është më helmuese se morfina (5 fish) duke dhënë varësi të shpejtë. duke shkaktuar zvjerdhjen (sindromën e zvjerdhjes). Simptomat varën nga lloji i drogës që është përdorur. Deprimon funksionin e frymëmarrjes duke dhënë nauze dhe të vjella. një varietet i ardhur nga Azia. Janë të njohura dehja euforike dhe efekti stimulues që jep opiumi. manitol etj. Buprenorfinë. Helmimi kronik refelektohet me alterimet profonde të trurit si pasojë e ekspozimit të përsëritur nga droga. Helmimi akut dhe ai kronik. të lehta dhe pak të shprehura klinikisht (kokainë. puls të çrregullt dhe të dobët. Në terapeutikë kodeina përdoret për të qetësuar kollën dhe dhembjen e dhëmbëve. * d. Brown sugar. Eshtë më pak helmuse se morfina. Ç'është zvjerdhja ( sindroma e zvjerdhjes ose mangësisë)? Kjo sindromë karakterizohet me simptoma të detresit psikologjik dhe me shenja trupore që shkaktohen nga braktisja e dozës së zakonshme të një droge. frikë. frymëmarrje të thellë të ngadalësuar dhe të vështirërsuar. Meperidina me derivatet e të njëjtës familje: Petidinë.. kanabis). që përmban 30% heroinë të shoqëruar me kafeinë. 1.vjen pas marrjes së drogës dhe manifestohet me simptoma të euforisë dhe deficit neuropsikologjik. Më karakteristike është forma e tymosjes në llulla speciale. Nëse doza është më e lartë paraqiten konvulsionet dhe gjendja komatoze. * b. 2. deprimim. Efekti i saj antalgjik është për 6-10 fish më i dobët se i morfinës. Naltrekson. Ka efekte analgjezike dhe është përdorur shumë në mjekësi. nganjëherë të rrezikshme edhe për jetën (barbiturikë. Këto simptoma mund të jenë: 1. Opiumi konsumohet në shumë mënyra. LAAM (L – acetilmetadol). ose 2. Heroinë. Heroina e bardhë (kali). Dekstropropoksifeni.Opoidet natyrore: Opium. por e përzier me laktozë. si qetësues i anksiozave akute dhe agjitacioneve anksioze. Metadona dhe derivatet e të njëjtës familje: Metadonë. Efekti i saj zgjat përafërsisht 6 orë. Hidromorfonë. Kodeina Kodeina është eter metilik i morfinës. Një injeksion me heroinë jep efekt për tre orë dhe si pasojë shumë shpejt hyhet në ciklin kënaqësi / mungesë me një varësi të ndjeshme fizike dhe psikike. miozë. Morfina me derivatet e të njëjtës familje: Morfinë. Teintyra e opiumit. Loperamidi. Heroina gjendet në dy forma: 1. alkool) Opiumi Opiumi është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsolës së një bime ende të papjekur të quajtur papaver somniferum. . që asnjëhere nuk shitet e pastër. Kodeinë. Njihet si qetësues i dhembjeve dhe mbi të gjitha. Pentazocinë.

ose gjatë periudhës së abstinencës. etj). Në fillim helmimi përshkruhet si “muaji i mjaltit” ku dominon dëshira intelektule dhe fizike. injeksioni nuk bëhet më për t’u përjetuar por nga se nuk mund të ndërpritet kjo gjendje. ndërsa çrregullimet e gjumit janë konstante. * * Ndjenjë të të ftohtit në mbrendësi të ashtit dhe dhembje të artikulacioneve. zgjerim i bebëzës së syrit. hypotension. flebitët. nganjëhere që me injeksionet e para. Ç’është koma opioide? Koma nga opioidet është ajo gjendje që shkaktohet nga mbidozimi. kruarje. Më këtë rast jepet naloksoni (Narcan). Për të gjetur dozën e vetë. fizike. Është shumë e shtrenjtë. dridhje. rënie në masë (peshë) etj. Injektimi intravenoz i heroinës jep efektin flash: një reaksion shpërthyes me instalim të shpejtë të ndjenjes së kënaqësisë. ose për të arritur flashin që nuk ndjehet më me dozatë e zakonshme. konstipacion. septicemitë. asteni. nxehtësisë dhe euforisë. ethe. Efektet e heroinës. pastaj fillon të instalohet faza e mirëqenies me ngadalësim psiko–motor. dozat rriten. Ç'është gjendja e abstinencës (mangësisë) nga heroina? Mangësia. Individët në komë duhet transferuar në qendra të rianimacionit për të luftuar depresionin respirator dhe për të parandaluar kolapsin kardio–vaskular. që shoqërohet me ndryshime fiziologjike: ngrohje të lëkurës. komë -> vdekje * * Zvjerdhja: ankth. Heroina dhe opioidet e tjera shkaktojnë varësi psikike dhe fizike. ankth me rinorrhe. Ç'është mbidozimi (overdoza)? Mbidozimi është është ajo gjendje e cila vie si pasojë e neglizhencës së përqendrimit të tepruar të heroinës nga toksikomani. hyperglicemi. Simptomat janë më të theksuara 3-4 ditët e para dhe lehtësohen nga dita e 8-të ose e 10-të. vjen përafërsisht pas 6 deri 8 orësh pas ndaljes së intoksikimt. Kjo dëshirë ndiqet nga një shpërthim i imagjinatës dhe fantazisë. miozë. trafik…). bradikardi. * * Helmimi kronik: pneumopati bakteriale. prostitucion. ngushtim të bebzave të syrit. Varësia nga heroina bëhet shumë shpejt. hepatite (B. Për të mos e ndier mungesën e drogës injektimet shpeshtohen. depresion respirator. klinikisht shprehet me: * * Gjendje shqetësimi.Heroina është droga më e përdorur nga toksikomanët. dridhje. dhe karakterizohet me. gogësime. SIDA. që përdoret kundër depresionit respirator. krampe. dhe duke e thithur me anë të frymëmarrjes me hundë (snif). Cilat janë rrugët e marrjes së heroinës? Heroina merret më së shumti me rrugë intravenoze (shoot) që është më e përdorura. somnolencë. endokardite. midriazë. karies dentar (shumica e toksikomanëve nuk kanë dhëmbë në moshën 30 vjeçe). të shoqëruar nganjëherë me diarre dhe të vjella. Paraqet rrezik edema pulmonare akute dhe kolapsi kardio– vaskular. emocionale e sociale. C. toksikomanët shumë shpejt futen në aktet delikuente (vjedhje. * * Dhembje të barkut dhe të anësive. embolitë. . Fillojnë çrregullimet psikike. nauze dhe të vjella. tetanos. nganjëhere pas disa javësh. Mund të këtë gjendje konfuze. gogësimë dhe djersitje të mëdha. një antagonist i opiatëve. Mirëpo pas një kohe këto efekte pushojnë. Varësia nga heroina. djersitje. që nga toksikomanët quhet “planet”. tabloja me e lartë e varësise psikike dhe fizike. Cilat janë komplikimet trupore të helmimit me heroinë (opioide)? * * Helmimi akut: mbidozim. nga ky çast fillon largimi nga realiteti.

Naltreksoni – nalorex Naltreksoni është një derivat i N-metil–ciklopropilit. sidomos. LAAM – ORLAAM LAAM (levo. Është pak euforizant. Edhe kjo ushtron varësi farmakologjike. Për shkak se qëndron gjatë në organizëm (gjysmëjeta 24 orë) përdoret edhe për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët. të parakrahut. Diagnostikimi klinik bazohet: * • në deklarimin e vet pacientit për varësinë.alfa-acetil-metadol) është një derivat i metadonës. Ndërsa tek pacientët që marrin drogën duke e thithur me anë të frymëmarrjes duhet t’u kushtohet një kujdes organeve të sipërme të frymëmarrjes. Përdoret si trajtim zëvendësues në varësitë e mëdha nga opioidet tek adultët.Vjen zakonisht nga Amerika Jugore (Kolumbi. * • në një anamnezë të kujdesshme e cila shpie drejt zbulimit të toksikomanive. Është antidot i opioideve dhe efikas në depresionin respirator të shkaktuar nga opioidet. Edhe ky si metadona.Si bëhet diagnostikimi tek konsumuesit e drogës? Diagnostikimi i konsumuesve të drogës bëhet me anë të diagnostikimit klinik dhe biologjik. Përdoret si bimë mjekuese dhe nga ana e vendësve përdoren fletët e saj për t’u përtypur. Diagnostikimi biologjik: Diagnostikimi biologjik bëhet çdo herë kur është e mundshme të konfirmohet diagnoza.Subutex Buprenorfina është një derivat gjysmësintetik i tebainës. PSIKOSTIMULUESIT E MËDHENJ Në grupin psikostimuluesve të mëdhenj bëjnë pjesë: 1. Në këto vende kjo kulturë është legale. Peru). bënë pjesë në familjen e naloksonit. si: shenjat e gjilpërave dhe trombozat e venave. * • në disa shenja klinike. Naloksoni – Narcan Është një antagonist specifik i opioideve që bllokon të gjithë receptorët opioidë. Mostrat e urinës duhen ekzaminuar në intervalin midis dozës së barit të marrë së fundi dhe mbledhjes së mostrës së urinës. Është në formë të pluhurit të bardhë. . fshehja e parakrahëve duke përdorur mëngë të gjata edhe në një periudhë vere të nxehtë. Kokaina dhe 2. përdoret për trajtimin zëvendësues tek heroinomanët. shpesh e përzier me laktozë ose glukozë. shenjat e absceseve. Metadona Si të gjitha opioidet e tjera dhe metadona ka efekte analgjezike dhe antitusive (kundër kollit). me përjashtim të kanabisit dhe LSD. Amfetaminat KOKAINA Kokaina është alkalodi kryesor i bimës Eritroksilon koka. Është agonist–antagonist i receptorëve opioidë me një kohëzgjatje veprimi në organizëm prej 24 orësh. Shumica e barnave që abuzohen mund të zbulohen në urinë. Ai është një antagonist i opioideve me një veprim të zgjatur dhe përdoret në trajtimin përfundimtar tek toksikomanët e motivuar. Bolivi. Ata janë pothujse gjithmonë me flamë dhe kanë frymëmarrje të vështirësuar. Buprenorfina .

logore. antikonvulsivantët. Në rrafshin somatik: ka hipertension. pagjumësi. pagjumësi.Si merret kokaina? Kokaina më shumë inhalohet dhe shumë shpejt përthithet (absorbohet). rrahje të shpejta të zemrës. eufori. Ajo shkakton. Duke kërkuar flashin toksikomani injektohet disa herë brenda ditës. Në regjimet për dobësim amfetaminat janë dhënë (dhe jipen) për ndërprerjen e oreksit (si anoreksigjene). Alfa dhe beta bllokatorët janë të kundërindikuar. * * Zvjerdhja . * * nga ana trupore: shtangime. Rezultatet kanë qenë të paqarta. gjithashtu. Në mjekësi ato janë përdorurur për efektet e tyre stimuluese. kur shoqërohet me heroinën në mënyrë intravenoze nga toksikomanët kjo quhet “speed ball”. Në raste të konvulsioneve. kequshqyeshmëri drejt kaheksisë. takikardi. . pastaj vendoset tabloja e ekscitimit maniak: me senzacione fizike dhe psikologjike të rritura. diltiazem). apati. Injeksionet intravenoze provokojnë flashin që shfaqet me një dhunë të skajshme. çrregullime të të parit. vdekje të papritur.trajtimi ambulator i kokainomanëve. AMFETAMINAT Janë stimulues madhorë të sistemit nervor qendror. lëkundje të gjendjes shpirtërore. bronkodilatacion. bart një përqindje të lartë rreziku të rikthimit të tyre në ferrin e drogës. që veçanërisht tek adoleshentët e pamotivuar. hiperaktivitet motor e seksual. Cilat janë komplikimet? Duke e thithur me hundë kokaina ngacmon mukozën e hundës dhe krijon ulceracione. Sugjerohet përdorimi i antagonistëve të kalciumit që kanë efekt enëzgjerues në enët e gjakut të trurit. Në përgjithësi përdorimi i kokainës shkakton një rënie (degradim) shëndetësore: * * nga ana psikike: çrregullime të kujtesës. Cilat janë efektet e kokainës? Kokaina provokon një gjendje euforike: individi që përdor kokainën ka ndjenjën se është i stimuluar intelektualisht dhe seksualisht. Si bëhet trajtimi i kokainomanëve? Trajtimi i kokainomanëve bëhet sipas rastit. nervozizëm. si tek: * * Helmimi akut . psikozë. * * Helmimi kronik . diazepami është një antikonvulsivant i zgjedhur. anoreksi.epizodet e takikardisë dhe hipertensionit duhen trajtuar me antagonistë kalcikë përzgjedhës (nifedipinë. “Speed” (marrja intravenoze) jep efektin kryesor. nimopidinë. nuk ndien lodhje. hipertension. A jep varësi kokaina? Kokaina jep varësi psikike të hershme dhe pas disa përdorimeve provokon rritjen e dozave. midriazë. zgjerim të bebëzave të syrit. zemërim dhe çrregullime kardiake të vazhdueshme. ankth. mungesë oreksi.janë administruar shumë kompozante psikoaktive për të çhelmuar kokainomanët si: antidepresorët. anoreksigjene dhe si dekongjestatorë hundorë. çrregullime kardiake. dridhje. trankilizantët etj. Çka ndodh pas një përdorimi të gjatë të kokainës? Përdorimi kronik i kokainës shkakton pagjumësi. anoreksigjenë dhe largojnë gjumin. Cilat janë rrugët e marrjes së amfetaminave? Amfetaminat merrën me anë të gojës dhe me rrugë intravenoze. Cilat janë efektet e amfetaminave? Amfetaminat të vrasin (speed kills) ose të bëjnë të çmendësh. Nganjëherë përdoret në mënyrë nënlëkurore dhe.

Janë të njohura tri nënprodukte të kanabisit: 1) Marihuana (Marie – Juana) që është përzierje e fletëve dhe lulës së kanabisit. pastaj fenomene vazomotore. Një cigare mund të përmbajë prej 1 mg deri më 40 mg të lëndës aktive (THC). Amfetaminat përdoren në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të vëmendjes dhe hiperkinezi (me doza 5 deri 10 mg të dekstroamfetaminës tre herë në ditë). * Me eksperimente tek shtazët është vërejtur se shoqërimi i atropinës. dhe 3) Vaji i kanabisit. asteni. vetëm në raste konsumimi të tepruar. duke filluar nga një eufori e lehtë deri në gjumë të rëndë. bulimi. Derivatet e tij duhet klasifikuar në kategori speciale sepse njëkohësisht japin efekte psikostimuluese dhe efekte psikodepresive. të vjella. nikardipinë. Efektet e kanabisit mund të jenë fizike dhe psikologjike: * * Efektet fizike: në fillim mirëqënie. hipersomni. Përdorimi i amfetaminave për 8 deri 10 javë si anoreksigjen mbetet legal por shumë konrtavers. Trajtimi i helmimit kronik: Përdoret teknika e modifikimit të sjelljeve.me diazepam. me një farë forme të lodhjes (dërmimit) mendore. paraqitje paranoike të rrezikshme etj. humbet me ndërprerjen e helmimit.Periudha e zbritjes është shumë e vështirë. Trajtimi i helmimit akut: Eliminimi i drogës shpejtohet me acidifikimin e urinës duke dhënë NH4Cl. paqëndrueshmëri emocionale. me ankth. A është kanabisi i helmueshëm për organizmin? Kanabisi është i helmueshëm. * Psikoza nga amfetaminat trajtohet me haloperidol. Si bëhet trajtimi i helmimit me amfetamina? * a. mialgji. * * Efektet psikologjike: varën nga sasia e marrë e produktit. * b. Efekti i kanabisit zgjat disa orë. Halucinacionet janë të ralla. hipertermia me të ftohtë. Kjo periudhë është e rrezikshme për vetë individin dhe rrethin . Ndërprerja e marrjes së amfetaminave ka për pasojë: paqëndrueshmëri emocionale. Përdorimi terapeutik i amfetaminave.që prodhohet nga ekstrati i rrëshirës së kanabisit. Podukti nuk është realisht afrodiziak. Kanabisi zakonisht merret në grup. Çfarë varësie japin amfetaminat? Varësia nga amfetaminat është psikike. ulje kapaciteti të kujtesës me një konstituim të ideve fikse. frikë. Në disa vende përgatitet në formë kulaqi. Hipertensioni mund të trajtohet me antagonist të kalciumit (nimodipinë. diltiazem). Kanabisi (kanabis sativa) është njëra nga bimët më të vjetra të kultivuara nga njeriu. diltiazemit dhe antagonistëve të kalciumit luan një rol antidot në dozat vdekjeprurëse të amfetaminave. Kjo teknikë është më efikase kur pacienti është i shtruar në spital se sa gjatë mjekimit ambulator. Toleranca është e hershme. 2) Hashashi . konvulsionet . por ushtron njëfare lirie dhe ekzagjerim të senzacioneve. KANABISI Kanabisi klasifikohet në drogat e buta. Ekzistojnë dy forma të helmimit me . ndërsa në doza të larta mund të provokojnë halucinacione. Si rrjedhojë të delirit paranoid. dhe janë zakonisht një eufori e lehtë me qeshje pa motivacion. Çfarë efektesh jep kanabisi? Efektet e shkaktuara nga kanabisi janë të ndryshme. shumë senzacione varën nga vetë mjedisi i krijuar. si dhe një midriazë e tërthortë. Si merret kanabisi? Kanabisi merret duke e tymosur si cigare. nauze. ekziston rreziku i autoagresionit dhe heteroagresionit në raport me ndjenjat përsekutuese që janë të pranishme tek i helmuari gjatë kësaj faze. Ai shpesh përzihet me duhan.

por ka pasur humbje të vetëdijes dhe komë te fëmijet nga 1 deri 4 vjeç. asnjëhere s’ka pasur vdekje nga mbidozimi. Gjithashtu janë vërejtur manifestime paranoike akute transitore. mund të jetë si shkaktar i shpërthimit të krizave psikotike. Helmimi akut nga kanabisi mjegullon përpunumin e informatave nga truri. Fizostigmina (eserina) është e kundërindikuar. * * halucinancione ose vizione me: 1. Shkakton dhe shumë çrregullime psikike. . paraqiten imazhe të ndryshme etj.sh. ndryshime ndijimore ( pamore dhe dëgjimore). Fenilciklidina (PCP). ndryshime të të menduarit. disfori. Haloperidoli është një bar i zgjedhur për trajtimin e epizodeve psikotike rezistuese. më të shpeshtat janë: çrregullime të gjumit. djersitje. Përdoruesit e kanabisit refuzojnë të njohin efektet negative të produktit. Psilocibina. Nuk ka trajtim farmakologjik të varësisë me kanabis sikurse të drogat e tjera. Epizodet psikike akute nga përdorimi i kanabisit trajtohen simptomatikisht me anë të benzodiazepinave. Simptomat e zvjerdhjes paraqiten pas ndaljes së konsumimit të kanabisit në doza të larta ditore. ndryshime të imazhit trupor ( i duket se është trashur ose dobësuar etj. * * Grupi me azot: Në këtë grup hyjnë lëndët e mirëfillta halucinogjene. kanabisi. p. paqëndrueshmëri psikomotore. 3. 6. halucinacione dhe psikoza. gjë që vështirëson trajtimin e tyre. Zvjerdhja nga kanabisi.). Pas një kohe fillojnë: * * Buzëqeshje të pamotivuara. * * Grupi pa azot: Në këtë grup hyjnë lëndët që me doza të mëdha mund të japin halucinacine. si: Dietilamidi i acidit lisergjik (LSD). ndryshime në hapësirë (lëvizin muret. Gjithashtu zvogëlon aktivitetin bakterial të makrofagëve pulmonarë. Gjatë kësaj kohe individi ndien: * Modifikime fizike: ftohje. ndryshim të kohës që jeton (personi nuk mund të orientohet në kohë). Cilat janë efektet e halucinogjenëve? Pas marrjes së produktit efektet shfaqen brenda orës dhe zgjasin 10 deri 12 orë. Trajtimi. megjithatë këto përdoren me doza të vogla për efektet e tyre euforizante dhe të kënaqësisë. Si klasifikohen halucinogjenët? Halucinogjenët klasifikohen në dy grupe sipas asaj se kanë apo nuk kanë atom të azotit në kompozantën psikoaktive. agjitacion . * * Modifikime psikike: ndjenjë e frikës dhe ankth gjatë tërë udhëtimit imagjinar. midriazë. * * Helmimi kronik: Kanabisi është ngacmues për mushkëritë dhe jep simptoma të obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes.kanabis: * * Helmimi akut .). 4. ndryshime emocionale ( në kontekstin erotik). Kapacitetet e pilotit gjatë pilotimit janë të dëmtuara edhe pas 24 orësh të marrjes së produktit. Meskalina. meqenëse ky nuk jep efekte fizike dytësore akute si opioidet. nauze.është tepër i dobët. si dhe epizode akute të iluzioneve dhe halucinacione. 5. 2. HALUCINOGJENËT Halucinogjenët janë lëndë që japin çrregullime të përcepcionit.

Në studimet e bëra del se 35% të meshkujve kanë vështirësi në ejakulim. Por ky fenomen nuk është gjithmonë konstant. Si bëhet trajtimi i helmimit me halucinogjenë? Reaksionet nga LSD rrallë vënë jetën në rrezik. shkurton spermatogjenezën (procesin e krijimit të spermatozoideve) dhe rritë format jonormale të qelizave spermatike. Halucinogjenët janë helmues të masës trunore dhe shkaktojnë: 1. Gjithashtu janë takuar edhe raste të gjinekomastisë.A japin varësi halucinogjenët? Halucinogjenët japin varësi psikike. takikardi. mirëpo nga të rinjtë përdorues të kanabisit gjithmonë citohet aksioni stimulues i kënaqësisë seksuale. Marrja kronike e kokainës tek meshkujt mund të shkaktojë vështirësi në ereksion dhe çrregullime të ejakulimit. Gjithashtu janë përshkruar ndryshime kromozomike në limfocite tek përdoruesit e LSD. amenorrhe dhe vështirësi në orgazëm. por nëse LSD është përdorur e përzier me droga të tjera. Tek femrat marrja kronike e produktit mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual me galaktorre. Nga ana tjetër kokaina jep efekte qendrore të fuqishme (ndjenjen e fuqisë. Vështirësitë në ejakulim shpjegohen me faktin se kontraktimet e sfinkterit zvogëlohen progresivisht. deluzione. ndërsa 80% e femrave kanë një zvogëlim të dëshirës seksuale. por kësaj metode i mungonte baza psikofarmakologjike gjë që provokonte çrregullime përsistuese të funksionit trunor. SIDA etj. 2. zgjerim të bebëzës së syrit. kjo shpjegohet me faktin se kokaina vepron drejtpërdrejt në neuronet e sistemit të rikompenzimit duke rritur dëshirën seksuale. PARANDALIMI Përballë këtij problemi ekonomik dhe politik botëror. Kokaina Me marrjen e kokainës janë përshkruar senzacione të forta të orgazmës. Është menduar për ta futur LSD në psikoterapi si metodë subjektive për të përshpejtuar kthimin e pacientëve në të kaluarën. hiperaktivitet. Kanabisi dëmton aftësitë riprodhuese. atëherë pacienti duhet shtruar në reanimacion ose në kujdesin intensiv. 3. përdoruesit kanë mundur t’i përshkruajnë këto efekte: ejakulim të vonuar me orgazëm cilësisht të zvogëluar. pra produkti ushtron njëfarë lirie dhe ekzagjerimi të senzacioneve. Nën efektin e drogës. Helmimi me halucinogjenë. Përdorimi terapeutik i halucinogjenëve. inkoherencë. aktiviteti seksual është i rritur. hipervigjilencë) dhe seksualiteti i kokainomanit mund të shkojë në hiperseksualitet duke rritjur numrin e partnerëve dhe rrezikun e kontaminimit me sëmundjet veneriane. temperaturë deri në komë. ulje të libidos. si dhe anomali kongjenitale tek fëmijët e nënave përdoruese të LSD. Ndërprerja e marrjes së këtyre produkteve nuk jep sindromë të zvjerdhjes (mangësisë). parandalimi parësor duhet bërë nëpërmjet sistemit juridik. Reaksionet psikotike në fazën akute duhen trajtuar me diazepam ose haloperidol. duke . Kanabisi Produkti nuk ka përparësi afrodiziake të drejtpërdrejtë. TOKSIKOMANITË – SEKSUALITETI Opioidet Gjatë periudhës së konsumimit të opioideve (heroinës). çrregullime të ereksionit. skuqje. çrregullime të të parit.

Krijimi i bazës juridike: nxjerrja e ligjeve dhe e dispozitave të tjera normative për parandalimin dhe luftimin e drogës etj.nxjerrë dispozita ligjore dhe nënligjore për të ngushtuar sa më shumë trafikun ilegal të drogës dhe për të pakësuar sa më tepër shpërndarjen e drogave legale. Organizimi i aparatit gjygjës . Pikësëpari duhet të hidhen bazat kryesore të sistemit për parandalimin dhe luftimin e drogës. 2. siç janë: 1.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful