FAKULTETI

I BIZNESIT DHE EKONOMISË PROGRAMI STUDIMOR I STUDIMEVE DERI NË DIPLOMIM (Bachelor of Arts)

EMËRTIMI I PROGRAMIT:

ADMINISTRIMI I BIZNESIT

Ky program mësimor është i ndërtuar t`i orientojë dhe aftësojë studentët në lëmi të caktuar dhe në të njëjtën kohë t`i përgatisë ato për studime postdiplomike. këshilltarë. Dhe më në fund fokusohet në lëndët e avancuara profesionale. ku atyre u jepet mundësia të njoftohen me botën reale të biznesit. Vet fakti. në bazë të autoritetit që ka UEJL dhe me ekzistimin e qendrave të biznesit dhe qendrës së karierës lidhje të vazhdueshme afatgjate me shumë organizata serioze dhe të suksesshme në vend. marketing. në sferë të funksioneve të biznesit. dhe paisjet për mësim dhe mësimdhënie i përgjigjen standardeve të universiteteve të njohura në botë. si manaxhmenti financiar. përkrah profesorëve të njohur në rajon. Të diplomuarit që do të marrin titullin „bachelor of arts‟ në administratën e biznesit dhe do të kenë mundësi të punësohen në organizata të sektorit publik dhe privat. Pastaj njoftohen me lëndët themelore të ekonomisë dhe të manaxhimit të biznesit. administrator. Eksperienca e kombinuar profesionale dhe akademike e stafit të fakultetit tonë u përgjigjet sfidave të rrethanave të biznesit dhe „ekonomisë së re‟. i pozicionon të diplomuarit një hap para në tregun e punës. Më në fund. udhëheqës në burime njerzore. studimeve europiane. udhëheqës në marrëdhënie publike. programi gjithashtu lejon akumulim të kredive nga universitete tjera / lejon hyrje në program të vitit të dytë dhe në vitin e fundit të studimeve. Programi pikënisje ka aftësimin e studentëve me njohuri të përgjithshme të gjuhëve lokale dhe angleze. integrative dhe interaktive. Studentët tanë kanë bibliotekë mirë të furnizuar dhe laborator me qindra kompjuterë me linjë interneti nëpërmjet satelitit. analist financiar. si në organizatat profitabile ashtu edhe në ato jo profitabile. metodologjisë kërkimore dhe aftësive të studimit. Veçori dalluese e fakultetit të administrimit të biznesit është se stafi i fakultetit përfshinë rreth të gjërë të profesorëve ndërkombëtarëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës. duke ju mundësuar lehtësim në punësim dhe aplikim të njohurive të fituara në lëmitë përkatëse. Departamenti i Administrimit të biznesit gëzon bashkëpunimin me shumë organizata serioze të suksesshme në vend. Diploma gjithashtu ofron bazë për ndjekjen e studimeve posdiplomike në shumë universitete të akredituara dhe shkolla të biznesit nëpër botë. Struktura e programit trevjeçar përmban studime. Këto studime pritet të gjenerojnë rezultate profesionale të përshtatura kërkesave të tregut të punës dhe në të njëjtën kohë të shërbejnë si bazë e shëndoshë për studimet e mëtutjeshme në nivel postdiplomik. pasiqë programi është i bazuar në akumulim të kredive nga modujt e përfshirë në program. Përfitim plotësues është se studentët në semestrin e fundit janë të nxitur të marrin pjesë në punë praktike. kontabilist. si udhëheqës. që nga natyra janë dinamike. Prveç kësaj. udhëheqës marketingu. . aftësive të teknologjive informative (TI). qasja bashkëkohore në mësimdhënie. dhe lëndët zgjedhore të avansuara. Eksperienca gjatë punës praktike i lejon atyre të jenë në rrjedh me kolegët e ardhshëm dhe për të bërë vet vlerësim të kompetencave dhe aftësive personale. studiues tregu dhe shumë pozita tjera sfiduese.HYRJE Programi trevjeçar (Bachelor of Arts Program) i Administrimit të Biznesit në formë unike i përgatit studentët për pozita udhëheqëse në gjithë botën. e Biznesi.

Gjuhë angleze akademike) Gjuhë shqipe1/Gjuhë maqedonase 1 Shkathtësitë e avansuara TI Hyrje në biznes Principet e marketingut Principet e menaxhmentit Lëndë zgjedhore Gjithsej Kreditë 3 3 3 6 6 6 3 30 D/V D D D D D D D Gjithsej orët stud. Etika e biznesit dhe përgjegjësia shoqërore 4.PROGRAMI STUDIMOR I ADMINISTRIMIT TË BIZNESIT Semestri 1 Gjuhë angleze (niveli 1-4. Matematika elementare Semestri 2 Gjuhë angleze (niveli akademik 1-4 /gjuhë angleze e avansuar) Principet e kontabilitetit Mikroekonomi Marketing-menaxhment Matematika për biznes Gjithsej Kreditë 3 6 6 6 6 30 D/V V V V V V Gjithsej orët stud. Bazat e të dhënave 3. Shkrim akademik ne gjuhën shqipe/ maqedone 3. Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë . Gjuhë shqipe2/Gjuhë maqedonase 2 2. 90 90 90 180 180 180 90 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 20-30 Lëndë zgjedhore: 1. 90 180 180 180 180 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 Lëndë zgjedhore: 1. Studime evropiane 2.

Teorija e organizatës 4. 180 180 180 180 180 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 Kreditë 6 6 6 6 6 30 D/V D D D D D Gjithsej orët stud. Sjellja në organizatë 6. Menaxhimi i projekteve Semestri 5 Biznesi nërkombtar Menaxhmenti i burimeve njerëzore Kontabiliteti udhëheqës Lëndë zgjedhore e avansuar Lëndë zgjedhore e avansuar Gjithsej Lëndët e avansuara zgjedhore 1 dhe 2: 1. Menaxhimi i sistemeve të informacionit 2. Planifikimi afarist Semestri 4 Gjuhë angleze (niveli 2-4) Gjuhë angleze për qëlllime specifike 2 Statistikë Kontabiliteti financiar (GAAP) Lëndë zgjedhore e avansuar 1 Lëndë zgjedhore e avansuar 2 Gjithsej Lëndë zgjedhore të avansuara 1 dhe 2: 1. Ekonomia në tranzicion 2. 180 180 180 90 180 90 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 20-30 Kreditë 6 6 6 6 6 30 D/V V V V V V Gjithsej orët stud. Udhëheqja korporative 3. Menaxhimi me rreziqet e kapitalit Kreditë 6 6 6 3 6 3 30 D/V V V V V V V Gjithsej orët stud. 180 180 180 180 180 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 . Sjellja e konsumatorëve 5.Semestri 3 Gjuhë angleze (niveli 2-4) Gjuhë angleze për qëllime specifike 1 Makroekonomi Biznes – kalkulus E drejta afariste Menaxhmenti financiar Lëndë zgjedhore Gjithsej Lëndë zgjedhore: 1.

Menaxhimi i investimeve 7. Menaxhimi i dijes dhe ndryshimit PËSRHKRIMI I LËNDËVE SEMESTRI 1 Shkathësitë avansuara ТI Kjo lëndë është dizajnuar që ti përgatisë studentët që vijnë nga mjedise të ndryshme me nevojat themelore komputerike për menaxhment efektiv dhe komunikim. Një pjesë e madhe e teknologjive kanë arritur sukses të madh në fusha më ndryshe nga ato të menduara në fillim. Financat ndërkombëtare 4. Zhvillimi ekonomikf lokal dhe regjional 6. Analiza e raporteve financiare 2. Është destinuar që t‟u ndihmojë studentëve që të zhvillojnë aftësi për inovacione teknologjike. Hyrje në biznes Kjo lëndë është dizajnuar me qëllim që studentët të njihen me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Hulumtimi i tregut 4. Menaxhimi i operacioneve 5. Analiza e vendimmarrjes 3. Dizajnimi dhe zhvillimi i produktit 5. Tregjet dhe institucionet financiare Semestri 6 Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia Financat publike Menaxhmenti strategjik Internship ose lëndë e avansuar zgjedhore 1 Lëndë e avavsuar zgjedhore 2 Gjithsej Kreditë 6 6 6 6 6 30 D/V V V V V V Gjithsej orët stud.2. të . 180 180 180 180 180 900 Madhësia e grupeve 20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 200/20-30 Lëndë të avansuara zgjedhore 1 dhe 2: 1. Komunikimi afarist 3. Marketingu dhe shërbimet 5. Megjithatë. si mjetete për arritjen e përparësisë konkurruese. E-biznesi 6. vëmendje do t‟i kushtohet funksionit financiar.

konkurrencën monopolizuese dhe oligopolin. Lënda i njofton studentët me fushën e kontabilitetit financiar dhe përfshin këto sfera: të përgjithshmen e kontabilitetit. Kjo lëndë përfshin: shkollat dhe teoritë kryesore të menaxhmentit. raporti i të hyrave.marketingut dhe organizues të ndërmarrjes. Principet e marketingut Kjo lëndë do ta studiojë rolin e aktiviteteve të marketingut në menaxhimin e organizatave. distribuim dhe promovim. Përskaj kësaj. konsumatorëvë dhe vendimit të çmimeve të organizatave në kuadër të strukturave të ndryshme të tregut. ashtu edhe nga aspekti i aplikimit të tyre në organizata dhe degët industriale. raportet financiare – gjendjen e bilancit dhe suksesi. raporti për rrjedhën e të hollave dhe raporti për kapitalin pronësor. insistohet që të shikohen anët e forta dhe të dobëta të sistemit tregtar dhe mënyrat e intevenimit të qeverisë në një ekonomi kapitaliste të tregut. motivimi. Qëllimi është që të shikohet se si tregu e bën alokacionin e resurseve midis konkurrentëve të ndryshëm. Vëmendje e posaçme i kushtohet edhe shfrytëzimit të analizës së marketingut dhe sjelljes së konsumatorëve në zhvillimin e strategjive për prodhim. duke përfhsirë konkurrencën e përkryer. Gjithashtu. menaxhmenti i resurseve njerëzore dhe kontrolli. mjetet dhe obligimet etj. Menaxhmenti i marketingut . Fokusi bie në aplikimin e principeve të marketingut për zhvillimin e programeve efektive për marketimin e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët e shfrytëzuesve industrial. organizimi. SEMESTRI 2 Kontabiliteti financiar Kjo lëndë ka të bëjë me bazat e teorisë së kontabilitetit financiar. Studentët do ti aplikojnë dijet e fituara në studimet e ndryshme në raste që kanë të bëjnë me aspekte përkatëse. monopolin. kuptmin e menaxhmentit. Kjo lëndë ka për qëllim edhe njohjen e produkteve. menaxhmentin si proces dhe funksionet kryesore të menaxhmentit si: planfikmi. liderizmi. Mikroekonomia Kjo lëndë ka të bëjë me hyrjen në principet e mikroekonomisë. çmim. Principet e menaxhmentit Kjo lëndë është dizajnuar që ti njohë sudentët me “gjuhën e menaxhmentit” (termat dhe teoritë) dhe rolin e menaxerëve në organizatë. shikuar si nga spekti teorik. do të shqyrtohet edhe ndikimi i ndërmarrjes ndaj komunitetit ku vepron.

politika fiskale. të cilat menaxherët i bëjnë në lidhje me strategjitë. Matematika e biznesit Qëllimi i programit të kësaj lënde është që të studentët ta kuptojnë rëndësinë. E drejta afariste Kjo lëndë e studion aplikimin e të drejtës fiskale. si në nivel të tërësishëm të ndërmarrjes. shkalla e inflacionit. Duke u nisur nga fakti se në qendër të vëmendjes së cdo ndërmarrjeje duhet të jetë konsumatori. duhet të kihen njjohuri nga sfera e menaxhmentit të marketingut. në tërësi t‟u përgjigjet kërkesave të konsumatorëve. Ne. Për këtë qëllim. Do me thënë do të fokusohemi në aspekte. „marketing-planifikimin‟. baraspesha makroekonomike. si nivel lokal. Shkak kryesor studimi i makroekoomisë dhe njohjen e studentit me këto tema. në fakt teoritë. siç janë: papunësia. paunësia. suficiti dhe deficiti tregtar. me qëllim të motivimit të studentëve në shfrytëzimin aplikativ dhe gjithëpërfshirës të materies së prezantuar. lëvizja ciklike e ekonomisë nacionale etj. të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e ekonomisë në tërësi. thelbin dhe nevojën e aplimit të metodave dhe modeleve të caktuara matematikore gjatë zgjidhjes së probeleve të shumta nga teoria dhe praktika ekonomike. që i aplikojnë dhe pasojat nga ato strategji. intenca është që të vendosen dhe të thellohen dijet dhe përvoja e ekonomistëve të ardhshëm. në drejtim të përmbushjes së nevojave personale dhe zhvillimit të karrierës. SEMESTRI 3 Маkroekonomia Kjo lëndë paraqet hyrje në principet e makroekonomisë dhe është pjesë e grupit të lëndëve bazike nga sfera e biznesit. Në këtë drejtim. Ai i mbulon bazat e teorisë makroekonomike. është e nevojshme që të sillen „marketing-vendime‟ të drejta. Nuk do të diskutohen aspektet teorike. poashtu edhe në nivele më të ulëta të organizatës. nevojat dhe dëshirat e tij. para së gjithash ajo është e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve praktike. kurse qasja bazohet në zhvillimin dhe përvetësimin gradual të metodave dhe modeleve matematikore. „marketing-vendimeve‟. lëvizjet ciklike të ekonomisë nacionale. Kompleksiteti i materies është në nivelt të kuptueshëm për studentët. si dhe ndikimin simulues ndaj punës së ndërmarrjeve. Disa nga temat që duhet të përfshihen janë: . në varshmëri aplikative dhe korelacionale me sukseshmërinë e punës së tyre.Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri nga sfera e udhëheqjes me aktivitetet e marketingut. politika monetare. „marketing-taktikat‟ dhe „marketing-kontrollin‟. përmes aftësisë për një analizë dhe rezonim gjithëpërfshirës kuantitativ. sic janë: BPV. që të mund nërmarrja. ashtu edhe në atë regjional dhe global. mjedisin e marketingut dhe dinamizimin e tij. do të fokusohemi në shkaqet dhe pasojat e çështjeve të ndryshme makroekonomike. por ato që do të ndërlidhen me realitetin në Republkën e Maqedonisë. tregtia e jashtme etj.

sic janë: vlera momentale e parave. etike.Historia e së drejtës. SEMESTRI 4 Statistikë Përmes kësaj lënde studentët do ti kuptojnë dhe do ti alikojnë elementet e statistikës descriptive. përllogaritjen e parmetrave distributiv. marrëveshjet. Aspektet ndërkombëtare. kërkesat dhe falimentimet. Studentët do të pajisen me dije dhe do t‟i zbatojnë të njëjtat në aktivitete të ndryshme në klasë. në drejtim të zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik. Gjithashtu. soaciale. marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëtorit. juridike dhe organizative të MSI do të studiohen në kudër të kësaj lënde. do të përfshihet edhe një analizsë themelore të komponentës teknologjike të kësaj sfere të shpejtëzhvillueshme dhe të popullarizuara modele afarsite të internetit. Menaxhimi i sistemeve informative Lënda përfshin lëvizjet më të reja në zhvillimin e sistemeve informative dhe teknologjisë komjuterike. Në kuadër të kësaj lënde. Lënda hulumton aplikimin e MSI si mjet për arritjen e përparësisë konkurruese. Kalkulusi i biznesit Kjo lëndë kryesisht është orientuar në praktikë. Në kuadër të këtij kursi. shpërndarjes së kampionëve (provave). analiza detaje e koncepteve të caktuara. Kjo lëndë ofron njohje të bazës së sistemit të sotëm juridik dhe ndikimi të tij tek individët. gjithashtu. Studentët do të . marrëveshjet. Qëllimi është që të njihen studntët me aktivitetet financiare të një kompanie. regresionin e thjeshtë linear dhe korelacionin. shqyrtohen shumë aspekte. si dhe aplikimit të kësaj teknologjie në sferat funksionale. analizën e varijansës. etikën. duke filluar nga shqyrtimi i thjeshtë. dhe analizën e serive kohore. sistemin gjyqësor. Menaxhmenti financiar Kjo lëndë ka të bëjë me gjithë administratën dhe jo vetëm me studentët e drejtimeve financiare. rreziku dhe shkalla e kthimit të investimeve. borxhet. I kushtohet vëmendje koncepteve bazike financiare. analizën lineare. Përllogaritjen dhe kontrollin e hipotezave statistikore. vlerëismi i mjeteve. të cilat shfrytëzohen gjatë sjelljes së vendimeve. instrumentet e negocimit dhe instrumente të tjera juridike. instrumenteve dhe teknikave financiare. teorisë së propabilitetit (gjasave). të domosdoshme në procesin e sjelljes së vendimeve. mbrojtja e konsumatorëve. Temat përfshijnë: drejtësinë. Studentët duhet të njihen nga dijet e fituara paraprake nga sfera e algjebrës. studentët do të njihen edhe me konceptet teorike dhe terminologjinë shkencore.

Me analizimin e qasjeve themelore të sferave kyçe politike (tregu unik. Lënda mbulon temat: plani kontabël në RM. prodhimi në rrjedhë.Kultura. LËNDË ZGJEDHORE Studimet europiane Lënda Studimet europiane paraqet lëndën themelore.njihen me këto aspekte për hulumtimeve në detaje. të hyrat dhe të dalat. i bazuar në integrimin europian të vendeveve të tanishme dhe shteteve potenciale anëtare. është eksperimenti më përparimtar i bashkëpunimit multilateral dhe i integrimit deri më tani dhe mu për këtë llogaritet si rasti i vetëm botëror për ruatjen e paqes. kostoja (çmimi)shpenzimet. JFS). studimeve të rastit dhe prezantimve. Programi i kësaj lënde mbulon njohuri bazike nga: . shfrytëzimit të inernetit. fondet strukurale. caktimi i rezultatit financiar. konceptet e kontabilitetit të dyfishtë dhe raporteve financiare. përllogaritja e tatimit në fitim. Procesi i integrimit europian Zgjerimi i Unionit Europian. amortizimi i mjeteve themelore. . literaturës.Identiteti europian . studentët do të mësojnë për interaksionin e institucioneve të Unionit Europian.Europa . Që të sqarohet ky sukses i madh. rrogat.Historia e Europës . lënda ka të bëjë me kontabilitetin. civilizimi dhe vlerat europiane . duhet dhënë përgjigje në pyetjet: Si funksionon UE dhe cilët janë faktorët që e përcaktojnë politikën dhe nxjerrjen e vendimeve? Kjo lëndë do t‟i njohë studentët me bazën juridike. shpenzimet materiale. Standardet lokale të kontabilitetit Kjo lëndë i njofton studentët me standardet e kontabilitetit në sferën lokale. Marrë në përgjithësi. e cila mësohet në të gjiha fakultetet e UEJL. institucionet. krjimin e llogarisë përfundimtare etj. obligimet dhe kapitali. njësia monetare europiane.Institucionet e Europës etj. Bëhët fjalë për një lëndë njësemestrale që mësohet në semestrin e parë. CFCP. mjetet. për vendet anëtare dhe grupet e interesit dhe përfundimisht do të jenë të aftë që t‟i vlerësojnë sfidat e përditshmërisë së procesit të integrimit europian. politikat dhe mekanizmat e nxjerrjes së vendimeve në Unionin Europian. Do të shqyrtohen problemet kryesore të integrimit ekonomik europian dhe procesit të zgjerimit.

Hyrje në programim dhe baza të të dhënave Kjo lëndë mbulon të gjitha fazat që përfshijnë zhvillimin e programeve të bazave të të dhënave dhe udhëheqjen. Sjellja organizative Qëllimi i lëndës është t‟u ndihmojë studentëve që ta kuptojnë sjelljen e njerëzve në organizatat e sotme komplekse. percepcioni dhe mësimi. multikulturore. preferencialet në blerje dhe difuzionimin e inovacioneve. grupet dhe sjellja egrupeve. psikologjike dhe ekonomike të fokusuara në krijimin e mikseve unike të marketingut për tregje të specializuara target. fuqia. por edhe siguron veglat për administrimin e bazave të të dhënave dhe deonimin e të dhënave. segmentimin. SEMESTRI 5 Biznesi ndërkombëtar . si dhe çështjet kryesore të zhvillmit të ekonomive. autoriteti. duke shfruytëzuar sisteme të avansuara dhe univerzale të udhëheqjes me bazat e të dhënave. Këtu përfshihen teknika për analizën e bazës së të dhënave. Edhe më shumë. Parakushti i këtij kursi është që studentët ta kenë kryer provimin për lëndët Makroekonomi dhe Mikroekonomi. forimimi i qëndrimit dhe ndryshimit. janë elementet themelorev të kësaj lënde. teoritë e lidershipit. të cilat ndikojnë në kërkesat e të mirave dhe shërbimeve. sic kemi të bëjmë me marrëdhënien ndaj sukbjektit dhe modelimin e tij të orientuar nga objekti. Gjithashtu. Në fund të këtij kursi. studentët do të aftësohen që t‟i shfrytëzojnë dhe kuptojnë teoritë kryesore të zhvillimit ekonomik. analiza e situatave dhe atributet prodhuese. para se ta dëgjojnë zhvillimin ekonomik. ajo që u përmend më lartë rishikohet në kontekts të faktorëve që e rrethojnë si: aktorët ekonomikë dhe teoritë e komunikacionit si: etike. Do të studiohen teoritë e zhvillimit dhe do të shfrytëzohen gjatë analizës së cështjeve relevante ekonomike të ekonomive të sotme në zhvillim. besnikërinë ndaj brendit. nxjerrja e vendimeve. Sjellja e konsumatorëve Kjo lëndë i mbulon determinantet e sjelljet. Cështjet kryesore që përfshihen në programin mësimor janë: njeriu si individ. Do të supozojmë se studentët i njohin proncipet themelore te mendimit ekonomik me të cilat janë njohur në lëndën Prioncipet e makroekonomisë dhe Mikroekonomisë. lënda ngërthen në vete edhe shqyrtimin e koncepteve të marketingut për pozicionimin e produktit. politika. kulturore. sociologjike.Zhvillimi ekonomik Kjo lëndë ju ofron mundësi studentëve që t‟i hulumtojnë dhe kuptojnë problemet e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik. kongnitimi. Karakteristikat e konsumatorërve. motivmi. sqaron mjediser distribuese të bazave të të dhënave klient/server dhe cështjet SLLL. kultura dhe ndryshimet në organizatë.

. Megjithatë. stilet e komunikimit. Këtu përfshihen teoritë e tregtisë ndërkombëtare dhe zhvillimit ekonomik. komunikimi joverbal dhe komunikimi i shkruar. LËNDË TË AVANSUARA ZGJEDHORE Komunikimi afarist Qëllimi lëndës është që t‟i njohë studentët me shumëdimensionalitetin e komunikimit afarist. klimën kmunikuese dhe barrierat e komunikimit. llojet e shpenzimeve. qëllimin dhe aktivitetet e menaxhmentit opercaional. buxheti master. shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet variabile. në kontaktet me botën afariste etj. qendrat e shpenzimeve. Vëmendje e posacme i është kuashtuar studimit të analizës transanksionale të komunikimit dhe rregullave të sjelljes në procesin e komunikimit si në të folur.Kjo lëndë ka të bëjë me punën afariste ndërkombëtare. qendrat fitimprurëse dhe investuese. vlerësimi informatave afarise në bazë të informative të disponueshme (shpenzimet relevante dhe të ardhurat relevante). komunikimin kthyes. shpenzimet. politike. por edhe rëndësia e të dëgjuarit në komunkim. buxhetimi kapital. analiza e Cost Volume Profit – pika kritike e rentabilitetit. përfshirë këtu edhe diskutimet për aspektet kulturore. me theks të vecantë blloqet tregtare dhe paraqitja e zhvillimit të Unionit Europian. udhëheqja e mbledhjeve afariste. Duke e pasur faktin se kjo në të vërtetë paraqet tërësinë e veprimtarive të organizatave. Menaxhmenti operacional Menaxhmenti operacional ka të bëjë me krijimin e produkteve dhe shërbimeve dhe dërgimin e tyre deri te konsumatoët. Për këtë shkak secili student duhet të ketë njohuri për rolin. Kontabilteti udhëheqës Kjo lëndë i përfshin temat në vijim: përllogaritjen e shpenzimeve të pdohimeve dhe shërbimeve. studentët do të mësojnë dhe do ta kuptojnë rëndësinë dhe karakteristikat e komunikimit afarist. përllogaritja dhe kontabiliteti i shpenzimeve të drejtëpërdrejta dhe indirekte. menaxhmenti operacional është ai që bart përgjegjësi për kënaqësinë ose dëshpërimin e onsumatorëve nga të cilët në të vërtetë edhe varet e gjithë organizata. mund të konkludohet se menaxhmenti operacional ka rëndësi të madhe në punë e organizatës. përgatitja dhe mbajtja e fjalimeve. sociale dhe ekonomike të udheheqjes së biznesit ndërkombëtar. tregtinë dhe investimet e huaja. Në kuadër të të mësuarit të teorisë dhe praktikës së komunikimit afarist. gjegjësisht me rolin e menaxherëve të adhshëm se si të komunikojnë në një mënyrë efektive në organizatë dhe jashtë saj. buxheti fleksibil. kontrolli i shpenzimeve. Marketingu mund ti gjejë të gjithë konsumatorët dhe ti informjë të njëjtit me prodhimin. llojet e entiteteve afariste. komunikimi përmes telefonit dhe negocimi afarist.

përshkrues dhe shkaktues). bërja e pyetësorëve. lënda ngërthen edhe njohuri nga lloje të ndryshme të marketingut hulumues (cilësor dhe sasior). Dizajnimi dhe zhvillimi i produktit Dizajnimi dhe zhvillimi i produktit është kurs i bazuar në projekt. Sesionet e orëve mbahen në formë të seminarëve dhe ngërthejnë raste të ushtrimeve praktike që të mbështeten idetë kyce. inxhiniering dhe dizajn industrial koncipojnë. arkitekturën e produktit. analizat statistikore (psh. provave. mund të thotë shuma të të hollave për organizatën nga aspekti i krijimit të besimit ndaj brendit dhe përvetësimit të një pjese të tregut. dizajnin industrial dhe dizajnin e manifakturës. Hulumtimi i tregut Kjo lëndë mbulon fundamenetet e hulumtimit të marketingut (aspekti hulumtues. Temat ngërthejnë në vete indentifikimin e nevojave të konsumatorëve. grumbullimi i të dhënave. konceptin e gjenratës. Në qarqet e sotme të biznesit të jesh i pari në treg (ndonëse edhe vetëm për disa javë). . i cili mbulon veglat dhe modelet moderne për dizajnimn dhe zhvillimin e produktit. Projet-menaxhmenti (Menaxhmenti i projektit) Përpjekjet e organizatës për udhëheqje efektive me projekte mund t‟i sigurojnë asaj fitore ndaj konkurrencës në tregun e inovacioneve. Pararekuizitë e kësaj lënde është që studentët ta kenë dhënë provimin e lëndës së Statistikës. si dhe probleme komplekse nga sejcila fazë e procesit të arketingut hulumtues. janë ndër individutë më të vyeshëm në organizatat e tyre. metodologji. kurse ai i shkruar përmes shkrimit të letrave dhe raporteve të ndryshme. Gjithashtu. menaxherët e projekteve në organizatat e konsaltingut. Ky kurs i adreson shkathtësitë e nevojshme të bërjes menaxher i sukseshëm i projektit.Komunikimi joverbal mësohet në detaje bashkë me dallimet interkuluturore. Për më tepër. analiza e të dhënave/përmbajtja). dizajnojnë dhe bëjnë prototipe të produktit fizik. përfshirë edhe definimin e problemeve kryesore të mbështetura nga qëllimet hulumtuese me informacione. të cilat janë të aftë të planifikojnë. implementojnë dhe t‟i kryejnë projektet e klientëve në kohë dhe në kuadër të buxhetit. Baza e projektit qëndron në atë që ekipet e studentëve për menaxhim.

rreziqet dhe kontrollin. seleksionimin e teknologjisë përkatëse. kjo paraqet kursin hulumtues që është dizajnuar që t‟i sigurojë studentit dije të detajuara për konceptet e terminologjisë së aplikacioneve të е-biznesit. Qëllimet e kursit janë që t‟u sigurojë studentëve njohuri të zgjeruara të infrastrukturës teknologjike të domosdoshme për ekzistimin e e-tregtisë. . si dhe analizën e rreziqeve të lidhura me investmet. përparimin e ri në TI dhe cështje të lidhura me sigurinë. zhvillimet e paradokohshme të teorisë dhe praktikës në këtë sferë. si dhe integrimin e tyre në të gjitha funksionet e menaxhmentit. përpiqemi të analizojmë disa ndodhi botërore. veçanërisht në elaboratin ekonomik. Paraja dhe bankat Kjo lëndë synon të infromojë studentët me tregjet dhe institucionet financiare dhe ndikimin e parasë në ekonomi.Analizat themelore të teknologjive të Web-it Ky kurs paraqet rolin strategjik të teknologjive të informimit dhe komnikimit në ndërtimin dhe shfrytëzimin e sistemeve të informimit. perspektivat për proceset “çka” dhe “si” në dallimet industriale dhe çështjet juridike të sigurisë dhe privatësië. metodologjive dhe shërbimeve. shqyrton vlerësimin e nevojave. Shqyrtohet mënyra e trgjeve dhe institucioneve financiare dhe Banka Qendrore. si krizat financiare në ekonomitë në tranzicion. vlerësimin dhe zgjedhjen e projekteve të investimit. të nevojshme për të filluar me biznesi të vogël. planifikimin dhe implementimin e sistemeve informative të biznesit. Pasuria e patundshme dhe investimet Lëndë e programit është arritja e njohurive teorike dhe aplikative nga sfera e investimeve dhe procesi i investimeve. tregtinë elektronike etj. zhvlimet e saj në vazhdimësi. SEMESTRI 6 Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia Kjo lëndë është dizajnuar me qëllim të hulumtimit të personalitetit të ndërrmarrësit dhe mënyrës së krijimit të ideve afariste inovative. Studentët do t‟i shqyrtojnë planet. Si rezulat. Teoretikisht edhe pse ky është një kurs teorik. kriza në lidhje me skemën piramidale në Maqedoni dhe Shqipëri dhe roli i FMN. Janë prezantuar zgjidhje biznesi për furnizmet elektronike. Ky kurs. udhëheqjen e furnizuesit dhe sjelljen me konsumatorët. përgatitja e studimeve investuese. vetëvlerësimin dhe strategjtë operative.

Studentët do ta mësojnë procesin e menaxhmentit strategjik. do të mësohen principet dhe fuqia e shpenzimeve publike. Kjo lëndë nuk ka të bëjë vetëm planifikimin strategjik. vlerësimin e mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm. Të ballafaquar me probleme të këtilla. vendimet e cmimeve optimale dhe të prodhimit. do të zhvillohen strategji dhe mjete për tejkalimin e tyre. analizën e prodhimtarisë dhe shpenzimet. analizën e pozitës konkurruese të ndërmjarrjes. duke shfrytëzuar teknologjitë kompjuterike. koncepte dhe strategji për të filluar me biznes të ri në fazën e hershme të ndërmarrësisë. zhvillimin e konceptit afarist. plani i marketingut dhe plani financiar. analizën sensitive dhe buxhetimin kapital. Ekonomia menaxheriale Kjo lëndë ka të bëjë me atë se si principet makroekonomike dhe taknikat kuantitative mund t‟u ndihmojnë menaxherëve gjatë sjelljes së vendimeve. Qëllimi është zhvillimi i aftësive deri në shkallën exel që të paraqitet si mjet në procesin e kërkimit të punës. është lëndë zgjedhore në programin e biznesit. zhvillimin e planit dhe aplikin e strategjisë (përkthimin e planit në aksion). analizën e bërjes dhe planin e biznesit. LËNDË ZGJEDHORE TË AVANSUARA . gjithashtu ngërthen edhe blerjen e biznesit ekzistues dhe blerjen e franshizës. Lënda. Temat përfshijnë parashikimet e kërkesave të konsumatorëve. Do t‟i mësojmë bazat intelektuale që e arsyetojnë ekzistimin e sektorit publik dhe teorinë e ekonomisë. Mjeti ynë themelor kompjuterik do të jetë ANGEL. Menaxhmenti strategjik Menaxhmenti strategjik është dizajnuar për t‟i njohur studentët me strategjitë dalluese si shkak për aë se pse organizatat i tejkalojnë kokurrentët e tyre dhe arrijnë përparësi përkatëse konkurruese. duke filluar me formulimin e filozofisë dhe misionit. Në këtë kurs. si dhe pasojat e qëllimshme dhe të paqëllimshme të këtyre politikave. Financat publike Kjo lëndë përfshin rolin e sektorit publik në ekonomi dhe në ekonominë e tregut. metodatat e analizës së industrisë dhe konkurrentëve në kuadër të saj. Plani i biznesit përbëhet nga: menaxhmenti dhe plani organizativ. Qëllimi i kësaj lënde është që studentëve t‟u prezantohet një spektër i gjërë i problemeve me të cilat ballafaqohen menaxherët. aftësi.Procesi i planifikimit afarist përfshin njohjen e mundësive. Kjo. Studentët do të pajisen me dije. Përfundimisht. e cila përshkruan se cili duhet të jetë roli i sektorit publik. do të shohim se cka ndodh me sektorin publik në Maqedoni dhe se si ai reflektohet në sjelljen individuale dhe korporative të vendimeve dhe pasurisë. huaja publike dhe tatimimi. plani i prdodhimit/shërnbimi. por edhe me analizën strategjike.

Temat ngërthejnë analizën e aktiviteteve fiannciare dhe investuese. Duke u nisur nga domosdoshmëria e aplikimit të marketingut në ndërmarrjet shërbyese. shkencave të menaxhmentit. Analiza e vendosjes Analiza e vednimeve si qëllim përfundimtar ka t‟u ndihmojë atyre që sjellin vendime në lidhje me zgjedhjet reale botëroe. nuk mund të anashkalohet qasja e marketingut në punën e . që janë si bazë e teorisë së vendimeve. Ky kurs i njeh studentët me teorinë dhe praktikën e analizës së vendimeve. medoemos duhet të kihen parasysh dallimet midis shërbimeve dhe prodhimeve. kur veprimtaritë shërbyese shënojnë zhvillim të vazhdueshëm. faktorët të cilët qëndrojnë pas rrjedhave ndërkombëtare të kapitalit. Financat ndërkombëtare Financat ndërkombëtare paraqesin disiplinë shkencore. të cilat i shfrytëzojnë analistët e vendimeve. bilancin e gjendjes dhe raportin e rrjedhës fianciare. determinantet e kurseve devizore. vlerësimin e operacioneve dhe huamarrjen. Materiali bazohet në librat themelorë. filozifinë afariste të kompanive multinacionale dhe instuticionet ndërkombëtare financiare etj. Marketingu i shërbimeve Qëllimi i mësimit të lëndës është që studentët të njihen me kuptimin e marketingut në punën e ndërmarrjeve shërbyese dhe se si kjo funksionon në praktikë. me theks të venatë të kuptuarit e asaj se nga vijnë veglat dhe metodat. të cilët presin të gjejnë vende pune të ndërlidhura me investimet ndërkombëtare. kurse nga këtu edhe spefikat e marketingut të shërbimeve. bilancin e suksesit. ekonomizimit dhe psikologjisë së sjelljes së vendimeve. Temat që i përpunon kjo lëndë – problematika e lëvizjeve pagesore të bilanceve. fokusohet në analiza të raporteve për ndryshimet në kapitalin pronësor. Asnjë student që mëson ekonominë dhe financat nuk mund që t‟i kuptojë plotësisht lëvizjet bashkëkohore të ekonomisë nacionale dhe ekonomisë botërore pa pasur njohuri përkatëse nga financat ndërkombëtare. Njohuritë nga kjo lëndë paraqesin bazë për ata studentë. shtyllat dhe përkushtimet origjinale nga sferat. hulumtimeve operative. – ka kohë që nuk janë lëndë e interesimit vetëm e grupeve të vogla të ekonomistëve akademikë ose e profesionistëve të specializuar. Në kushtet e sotme. Tregjet e sotme financiare në kuptimin e plotë të fjalës janë globale. përfitimet.Analiza e raporteve financiare Si kurs i avansuar i kontabilitetit financiar (përllogaritjes financiare). e cila është në ekpansion të vazhdueshëm. bankierinë ndërkombëtare dhe aktivitete afariste multinacionale. Studenti do t‟i mësojë veglat dhe metodat. rritën. vlerën ekonomike.

ndërmarrjeve shërbyese dhe përmbushja e kërkesave të konsumatorëve përmes një programi të mirë të marketingut. të identifikohet rëndësia e inkorporimit të teknnologjisë së informacionit në proceset kyçe të biznesit. Menaxhimi me resurset njerëzore Të studiuarit e materies mësimore të kësaj lënde ju mundëson studentëve që të niihen me problematikën e ndërlikuar të menaxhimit me resurset njerzore. zhvillimin profesional të resurseve njerëzore. zbulimin e potencialeve dhe aftësive menaxheriale dhe menaxhmentin e resurseve njerëzore dhe vendeve të punës. që do të prezantohet . analizës së punës. si dhe përmes punës individuale dhe ekipore të studentëve. qëllimeve dhe detyrave të menaxhemtit të resurseve njerëzore. nëpër të cilën studentët do të njihen me specifikat e menaxhmentit të projektit TI si disiplinë. vëmendje e posacme i kushtohet këtyre aspekteve të menaxhimit të resusreve njerëzore: konceptet e ndryshme të menxhimit të resurseve njerëzore. të shfrytëzohen në mënyrë më efikase dhe efektive. Përskaj kësaj. duke e pëmirësuar efikasitetin e tyre në rrjedhë efikase operacionale që të transformohen në përfitime konkurruese. të njohur si proces i kryerjes së një sërë aktiviteteve dhe funksioneve me qëllim që. studentëve t‟u përcjellë njohuri dhe shkathtësi të domosdoshme për kryerjen e detyrave të ndryshme nga domeni i udhëheqjes me projekte në nivele të ndryshme të kierarkisë së projekteve. selektimin e resurseve njerëzore. të përbërë nga aspekti teorik dhe praktik dhe komponentet praktike. pozitës së menaxhmentit të resurseve njerëzore të organizatës. planifikimin dhe optimalizimin e kohës dhe shpenzimeve për realizmin e tij. Menaxhmenti i projektit TI Lënda Menaxhmenti i projektit TI është menduar në atë mënyrë që. me ndihmën e të cilit lehtësohet puna e projekt menaxherit. planifikimit të resurseve njerëzore. rolin e menaxherit projektues etj. duke i fituar njohuritë e duhura për strukturimin e projektit. Е-biznesi Qëllimi i këdsaj lënde është të kuptohen dhe aplikohen konceptet e biznesit elektronik (e-biznesi). ashtu edhe tek ndërmarrjet shërbyese udhëheqja e mirë e marketingut të shërbimeve është bazë për punë të suskseshme në treg. njerëzit si resursi më i rëndësishëm në organizatë. Shtylla kryesore e kursit do të jetë mësimi teorik. Të zbulohen nevojat e biznesit për adaptimin drejt ndryshimeve konstatnte dhe të vazhdueshme të mjedisit. studentët do të stërviten ta shfrytëzojnë softuerin përkatës. administrative dhe operacionale për biznese të reja ose të përmirësohet ekzistuesja me mjetet e teknologjisë në rritje. përbërjen dhe koordinimin e ekipit projektues. Njësoj si tek ndërmarrjet prodhuese. aplikimin në punë. përmbajtjes. sigurimit të njerëzve për vende të reja të punës. Në këtë kuadër. Të zhvillohen planifikime strategjike. Qëllimi i mësipërm do të arrihet përmes ralizimit të programit të lëndës. nxitjen e suksesit në punë.

por edhe duke marrë pjesë në ekipin projektues të përbërë nga vetë studentët. .edhe përmes realizimit të detyrave praktike. gjatë mësimit studentët do të kalojnë edhe nëpër fazat e përgatitjes së projektit të hipotekave. Përfundimisht. ku do të mud edhe praktikisht t‟i aplikojnë njohuritë e tyre që i kanë arritur gjatë kohës së mësimit. me ndihmën e punës së pavarur.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful