You are on page 1of 6

Mënyra e përcaktimit të parametrave fizikë dhe rëndësia e tyre për kualitetin e

ujit).
1
-TEMPERATURA-
-Matjet e temperturave janë të nevojshem në studimin e autopurifikimit (vetëpastrimit) të
ujërave dhe gjatë kontrollit të stabilimentëve për pastrimin e ujërave të ndotura.Po ashtu
temperatura e ujit është me rëndësi edhe për jetën e gjallesave në ujë.
Temperatura matet në thëllesi të nderyshme të ujit.Duhet të matet atëherë kur uji shërben
në industri në procesin e ftofjes ,gjatë llogaritjes së përqendrimit të oksigjenit të tretur në ujë
dhe përcaktimit të drejtëpeshimit acido bazik (drëjtepeshimi karbonat-dioksidi i
karbonit).Kualiteti i ujit të puseve të thella shpesh caktohet vetëm me anë të matëjes së
temperaturës sepse temperatura e ujit të pijshem ndikon në shijen dhe kualitetin e ujit.
Për matjen e temperatures termometri i shkallzeuar në 0,10 ˚C.Por nëse nuk është e
nevojshëm preciziteti i lartë mund të përdoren edhe termometri që ka ndarje në 0,5 ˚C.Për
matjen e temperaturës në thëllesi të ndryshme të ujit përdoret termistori.
Mënyra e përcaktimit,Matja e temperaturës në ujëra bëhet me zhytjen e termometrit në ujë
dhe pasi të arrihet vlera e pandryshuar e temperaturës bëhet leximi i vlerës.Në të njetën
kohë bëhte matja e temperaturës së ajrit në afërsi të vendit të matjes së temperaturës së
ujit,por duhet pasur kujdes që të mos jetë nën ndikimin e çfarëdo burimi të nxehtësisë ose
të rrezeve të diellit.Matja e temperaturës së ajrit bëhet në lartësi mbi sipërfaqën e ujit,duke
e shfrytezuar të njëjtin termometër me të cilin kryhet matja e temperaturës së ujit.Së pari
duhet të bëhet matja e temperaturës së ajrit,pasi termometri është i terur e pastaj matet
temperatura e ujit.
Nëse matja e temperaturës së ujit nuk mund të bëhet në mënyrë të drëjtepërdrejtë,atëherë
matja bëhet në enën të cilën është marr mostra.Vëllimi i enës në të cilën është marra
mostëra duhet të jetë 1 litër,ndërsa temperatura e enës duhet të jetë e njejtë me
temperaturën e mostres.Ena me mostër nuk duhet të jetë e nënshtruar ndaj çfarëdo burimi
të nxehtësisë apo rrezeve të djellit.
Temperatura e ujit të ujësjellësit matet në enë për mostër në të cilën rrjedh uji dhe matja
lexohet pasi të arrihet vlera e pandryshuar e temperaturës.
Matja e temperaturës në thëllesi të ndryshme të shtresave të ujit bëhet me termistor,që
është me i përshtatshem dhe me preciz.
Rezultati shprehet në temperaturën e lexuar me precizitet 0,1 ˚C.Nëse nuk kërkohet
saktësia e lartë mund të paraqitet matja e temperaturës me saktësi 0,5 ˚C.

-AROMA-
Aroma (era) dhe shija janë treguës për praninë e disa mineraleve në ujë,të materieve
organike,ndotjës industriale,veprimin e klorit në disa materje organike të cilat janë të
pranishme në ujë (fenolet).Uji që nuk është i ndotur (uji i pastër ) praktikisht duhet të jetë pa
aromë.
Aroma në ujë përcktohet në mënyrë organoleptike në temperturë të dhomës dhe në
40 ˚C.Intenziteti i aromës rritet me rritjen e temperaturës,prandaj në temperatura të larta
konstatohet me lehtë.
-Mënyra e përcaktimit -
Aroma përcaktohet mënjeherë pas marrjës së mostrave( me se largu 2 orë pas marrjës së
tyre).Ky parameter përcaktohet para përcaktimit të shijës.Aroma përcaktohet në teren dhe
në laborator para se të filloj analiza kimike,por duhet pasur kujdes që mostar të mos
përmbaj ndonjë helm i cili avullohet lehtë.Për përcaktimin e aromës në të ftoftë ( Në
temperaturë dhome),ena me kapak mbushte përgjysme me ujë,mbyllet ,përzihet mirë,hapet
kapaku dhe i mirret erë.

2
Nëse uji përmbanë klor para se ti caktohet aroma shtohet tiosulfat natriumi dhe pastaj i
përcaktohet aroma në mënyrë të ngjajshem.
Për përcaktimin e aromës në të nxehtë (në temperaturë rreth 40 ˚C),mostra e ujit që
përmbanë rreth 100 cm³ vendoset në erlejmajer me vëllim 300 cm³,mbulohet me qelq orë
dhe vendoset në banjo uji.Kur arrihet temperatura e deshiruar
(40 ˚C) erlejmajeri largohet nga banjo e ujit,largohet qelqi i orës dhe menjëherë inhalohet
aroma.

-SHPERHJA E REZULTATEVE-
-Kualiteti i aromës shprehet në ketë menyrë përshkruese:
Aromatike (aroma e luleve,pemve ,trungujve....)
Aroma e moqalit (aroma e myshqeve,lymit ,torvës...)
Aroma e barit ,lakrës,bimve...
Aroma e mykut,
Aroma e dheut,
Aroma e peshkut,
Aroma e kalbjes,
Aroma e klorit dhe
Aroma e papërcaktuar ( e padefinuar).
Intenziteti i aromës shprehet në shkallë-poena sipas tabelës.Në rezultatet e analizës duhet
të cekët mënyra se si është caktuar aroma në të ftoftë apo në të nxehtë.

-SHIJA-
Shija e ujit caktohet vetëm në raste të jashëtzakonshme si në teren ashtu edhe në
laborator.Ky përcaktim bëhet vetëm atëherë kur nuk dyshohet në parametrat
mikorobiologjik dhe toksikologjik të ujit,d.m.th. nëse perjashtohet mundesia e
helmimit.Kontrollimi i shijes te ujit bëhet pa dyshuar,vetëm nëse janë të siguruara kushtet
që i përmendem më lartë dhe nëse uji është i dezinfektuar qoftë me klor ose me ozon.
-Mënyra e përcaktimit.
Për të përcaktuar shijen e ujit,zgavra e gojës duhet të jetë e "përgatitur".Para përcaktimit të
shijës nuk guxon të merrët ushqim,sidomos ushqimet që kanë shije të idhët,të
thartë,djegës ose çfarëdo lloji të ushqimit që ka shije të theksuar.Shija e ujit vështirë mund
të përcaktohet pas pirjes së duhanit apo pijeve alkoolike (verë,raki).Nënkuptohet,personi i
cili do të bejë përcaktimin e shijës së ujit organet respiratore duhet ti ketë të shëndosha.Një
gellenke uji për hulumtime merrët në gojë qëndron pak në gjuhë dhe shpërlahet fyti dhe
zgavra e gojës.
Për përcaktimin e shijës së ujit të nxehtë,vlon rreth pesë minuta dhe pastaj ftohet shpejtë në
278,16 K (25 ˚C).Gjatë përcaktimit të këti parametri aplikohet shkalla e poentimit të
intenzitetit të aromës duke shënuar karakterin dhe llojin e shijës (i njelmët,i idhët,i thartë...)
Gjatë hulumtimit,përcaktimit të këtijë parametri përpos karakteristikave të theksuar të shijës
duhet të theksohet edhe intenziteti i aromës.Është e deshiruar karakterin dhe intenzitetin e
aromës dhe shijës ta përcaktojne së paku tre deri katër persona.

-TURBIDITETI-
3
-Përcaktimi i turbuiditetit (turbullirës) është parametri kryesor që përcakton gjendjen dhe
produktivitetin e sistemit.Turbiditetin e ujit e shkaktojnë prania e materieve të
suspenduara,siç janë argjila,lymi,meteriet e dispresuara organike dhe
ineorganike,komponimet e trëtshme organike të ngjyrosura,plaktonet dhe organizmat e
tjerë mikroskopik.
Turbiditeti është i rëndësishem edhe gjatë zgjidhjës së procesit teknologjik për përpunimit të
ujërave të papërpunuara.Turbiditeti i rritur mund të shërbejë si mbrojtës për
mikroorganizmat e ndryshëm dhe të stimulojne rritjen dhe zhvillimin e tyre.Prandaj në këto
raste duhet të rritet sasia e klorit për dezinfektimin e ujit.Supozohet se materiet organike
dhe mikrooraganizmat i mbrojnë organizmat patogjen nga efekti i ndikimit baktericid të
mjetëve dezinfektuese të përdoruara për dezinfektimin e ujit ndërsa materjet ineorganike
nuk e kanë këtë veti.Mostra mund të përmbajnë poashtu thërmija me veprim
toksik.Përcaktimi i turbiditetit zakonisht bëhet me metoda nefelometrike me standard të
polimerit të formazinës.
-Metodat e përcaktimit-
Metoda bazohet në efektin e shpërndarjës së dritës që bëhet gjatë depërtimit të dritës
nëpër mostër që përmbanë grimca koloidale,emulzione ose suspenzione.Intenziteti i dritës
së shpërndarë është proporcionale me trubullirën e tretësirës.Matja bëhet me turbidimetër
duke berë krahasimin e intenzitetit të dritës së shpërnadrë e cila kalon nëpër mostër me
intenzitetin e dritës të shpërndarë nëpër suspenzione standared.
Turbiditeti shprehet në njësin neflometrike të turbiditetit (NTU).Si suspenzion standard për
turbiditet shërben polimeri i formazinës i cili përgatitet lehtë dhe i plotëson kushtet e
shpërndarjës së dritës me mirë se standardet që janë shfrytëzuara dikur
p.sh.kaolina.Turbiditeti i formaxinës me përqendrim të caktuar është i definuar si 40 njësi
nefelometrike (NTU).
-Aparatura dhe reagjentët-
Turbiditeti sipas konstruksionit është nefelometër që tregon intenzitetin e drites qe
shperndahet ne kend prej 0 shkalle ndaj drejtimit te drites hyrese.Aparati duhet të bejë
matjen e turbiditetit prej 0-40 ose më shumë njësi nefelometrike (NTU).
Kivetat për mostra duhet ti përgjigjet tipit të aparatit dhe janë të ndërtuara nga qelqi i
tejdukshëm dhe i pa ngjyrë.Ato duhen të mbahen të pastërta brenda dhe jashtë dhe nuk
duhet të përdorën nëse qelqi dëmtohet.Nuk duhet të mbahen me dorë në ato pjesë të cilat
nënshtrohen dritës në aparat.
-Suspenzioni bazë-
Tretësira I: Tretën 1.0 g sulfat të hidrazinës (NH 2)2H2SO4 në ujë të destiluar dhe hollohet
deri në 100 cm3.
Tretësira II: Tretën 10.0 g heksametilen tetra aminë, (CH 2)6N4 në ujë të destiluar dhe
hollohet deri në 100 cm³.
Në një enë normale të 100 cm³ përzihen 5 cm³ nga tertësira1 me 5 cm³ nga tretësira
2.Lehën të qendrojnë 24 orë në 25 ˚C,hollohen deri në 100 cm³ dhe përzihen.Turbiditeti i
këti suspenzioni është 400 njësi nefelometrike (NTU).
-Suspenzioni standard Hollohen 10 cm³ të suspenzionit bazë deri 100 cm³ me ujë të
destiluar.Turbiditeti i kësaj suspenzioni është 40 njësi nefelometrike (NTU).Ky suspenzion
përgatitet i frsket për çdo javë.
-Suspenizionet e holluara Përgatiten sipas nevojës duke matur vëllimin të caktuar të
suspenzionit standard.Për përgatitjen e tretësirave të suspenzioneve duhet përdorin ujin e
distiluar i kualitetit të mirë d.m.th.të jetë krejtësisht i pastër.
Si bëhet përcaktimi-
-Së pari bëhet përgatitja (kalibrimi) i aparatit,që bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit të
4
aparatit.Nëse aparati nuk e ka shkallën për kalibrim,përgatitën drejtëzat kalbruese për çdo
regjion të matjës.
Matja e turbiditetit bëhet ashtu që mostra më parë përzihen mirë,lehtë të qëndroje deri sa të
lirohen fluskat e ajrit dhe vihen ne kivetën e turbidimetrit.Turbiditetit në njësi nefelometrike
të turbiditetit (NTU) lexohet drejtëpërsedrejti nga shkalla e aparatit ose nga drejtëzat
kalibruese që kemi përgatitur.

-NGJYRA-
-Ngjyra në ujë mund të vjen nga prania natyrore e joneve të metaleve ( hekurit dhe
manganit),matrialeve humësore dhe ujërave të ndotur.Ngjyra duhet të largohet në mënyrë
që uji të mund të përdorët në industri ose për qëllime të ndryshme.
Në ujin e pijshëm,prania e ngjyrës shkakton efektin psikologjik dhe frige për pordorim,por ka
raste kur ndryshimi i pa pritur i ngjyrës është si indikatorë që njerzit të mos të pijnë ujin e
kontaminuar.
Termi "ngjyrë" do të shenon ngjyrën e vertetë,gjegjësishtë ngjyrën e ujit pas largimit të
trubullirës.Termin "ngjyrë kalimtare" përfshin jo vetëm ngjyrën që rrjedh nga substancat e
pranishme në tretësirë por edhe ngjyrën që vjenë nga materiet e suspenduara.Ngjyra
kalimtare përcaktohet nga mostra pa filtrim ose centrifugim.
Metoda me komparator- Metoda vizuele e krahasimit mund të përdorët gati për të gjithë
mostrat e ujërave të pijshëm.Ndotja e shkaktuar me anë të disa ujërave industrial mund të
shkaktoj ngjyrë të papërcaktuar,që është vështirë të caktohet.Në këto raste shfrytëzohet
ndonjë nga metodat instrumentale.
Ngjyra krahasohet me krahasim vizuel të mostarve ku si standard shërbejn tretësirat e
ngjyërosura me përqendrim të njohur.Krahasimi gjithashtu mund të bëhet edhe me anë të
disa disqeve që janë të ngjyrosura dhe të kalibruara për ketë qëllim.Si metodë standarde
për përcaktimin e ngjyrës është dhënë metoda platino-kobaltit dhe njësia e matjës është
ngjyra të cilën e jep 1 mg/dm³ platinë në formë të jonit kloro-platinat.Raporti i kobaltit dhe
platinës mund të ndryshojnë në mënyrë që të fitohet nyanse e caktuar e ngjyrës që i
korespondon mostrës të cilin e masim.Raportete dhëna sipas kësaj metode japin rezultate
të knaqëshme gjatë përcaktimit të ngjyrës në ujërat natyrorë.
-Mënyra e përcaktimit dhe aparatura-
Zakonisht përdorët komparatori,Hellige ose i ngjajshëm,i paisur me disqe me ngjyrë që
përfshinë standarde nga 5-40 mg pt/dm³.Për ujërat që janë me intenzitet të lartë të ngjyrës
është e nevojshme disku që përfshinë regjionin prej 40-150 mg pt/dm³.Përndryshe
standardi më i ulët për krahasim sipas kësaj metode është 5 njësi të ngjyrës,gjegjësisht 5
mg pt/dm3.Këtu përdoret epruveta e Nesslerit me gjatësi 250 mm.
Uji të cilin duhet ti përcaktohet ngjyra vehët në epruvetën e Nesslerit dhe vendoset në
pjesën e djathtë të mbajtësit të epruvetave të Nesslerit.Eprovetën tjetër të Neslerit e
mbushim me ujë të destiluar që shërben për krahasim të ngjyrës dhe vendoset në anën e
majtë të mbajtësit.Bëhet krahasimi i ngjyrave dhe rezultati shprehen në mënyrë të
drejtëpërdrejt në njësi të ngjyrës,gjegjësishtë në mg pt/dm3.

-PËRCJELLËSHMËRIA ELEKTRIKE-

-Përcjellshmëria elektrike varet nga prania e jonëve në ujë,përqëndrimit të përgjithshëm të


këtyre joneve dhe temperaturës në të cilën bëhet matja.Bartës të përcjëllshmerisë elektrike
të ujërave janë jonet në varshmëri nga sasia e materiës së ngurtë të tretur në ujë.Tretësira

5
e shumicës së acideve ineorganike,bazave dhe kriprave janë përçuës relativisht të
mirë.Përkundër këtyre,molekulat e komponimeve organike të cilat nuk shpërbashkohen në
tretësira ujore,janë përqus të dobët të rrymës ose nuk e perçojnë fare.
Përcjellshmëria eleketrike paraqet vlerën reciproke të rezistencës të shprehur në "ohm" që
matet në mes të dy skajeve të kundërta të një ene me vëllim një centimetër kub të tretësirës
ujore në temperaturë të caktuar.Njësia standarde e përcjellshmërisë elektrike është simens
për metër (S x m-1=ohm-1m-1).Për t'iu shmangë shprehjes së rezultateve në njësi të vogla
decimale,për qëllime praktike shfrytëzohen njësi më të vogla milisimensi në metër (mS x m-
1).
Uji i distiluar i freskët ka përcjellshmëri rreth 0.2-0.1mS x m-1ose edhe më të vogël,por
përcjellshmëria e ujit rritet deri në dy herë në krahasim me vlerat e përmendura për shkak
të absorbimit të dioksidit të karbonit nga atmosfera.
Përcjellshmëria elektrike teshumica e ujërave natyrorë të pasterta ka vlerën prej 5 deri 50
mS x m-1.Vlera e përcjellshmëris elektrike për ujërat me mineralizim të lartë
mund të jetë mbi 1000 mS x m-1.
Temperatura ndikon në përcjellshmërin elektrike edhe atë ndrron 2% për çdo rritje të
temperaturës për 1 ˚C.Temperatura standarde e matjës merret temperatura në 20
˚C.Mostra e ujit që ka vlerën e pH të ulët gjithashtu tregojnë përcjellshmëri të lartë elektrike
që vjen si pasojë e përcjellshmërisë së lartë ekuivalente që kanë jonet e hidrogjenit.
-Metoda konduktomerike- Matja e përcjellshmërisë elektrike bëhet në aparatura,ku secili
prodhuës krahas aparatures i dergon specifikat e duhur dhe tretësirat për kalibrimin e
aparaturës.
Për llogaritjën e rezultateve gjithashtu duhet konsultuar udhezimet e prodhuesve dhe tipin e
instrumentit që i kemi në dispozicion.Rezultatet zakonisht lexohen në mënyrë të
drejtëpërdrejtë në aparaturë dhe shprehet në njësit e dhëna.Të ujërat që kanë
përcjellshëmri të lartë elektrike rezultate zakonisht shprehën në mikro simiens në
centimetër. ose shëndrrimi në mili S/cm,ku 1 mili S/cm=1000 mikro S/cm

You might also like