You are on page 1of 16

Druri i mollës

http://www.islamgja kova.net/

(Prindërit dhe fëmijët)

Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle.
Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit.
Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

Pema i tha djaloshit: "Eja të luash me mua."

Djaloshi u përgjigj: "Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t'i
blerë."

Pema i tha: "Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t'i marrësh mollat e mia t'i shesësh dhe të
fitosh të holla sa të duash."

Djaloshi u gëzua pa masë, hipi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk
erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: "Eja
të luajmë së bashku!" Djali, tani i rritur tha: "Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam
përgjegjës për familjen time."

Dhe vazhdoi: "Më nevojitet shtëpia për t'u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?"

Pema tha: "Mund t'i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë." Kështu njeriu ia preu degët të gjitha
dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema
e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: "Eja të luash me mua."

Njeriu tha: "Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të
më japësh një varkë?"

Pema u përgjigj: "Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron." Dhe
kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: "Më vjen keq, djali im, por nuk kam
më çfarë të jap. Nuk kam fruta."

Njeriu tha: "Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t'i kafshuar."

Pema tha: "Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh."

Njeriu tha: "Për këtë jam shumë i moshuar."

Pema duke lotuar tha: "Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia."

Njeriu tha: "Tani nuk më duhet asgjë, por më nevojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë
këtyre viteve."

Pema e vjetër tha: "Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe
pusho."

Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxori lot gëzimi.

A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

Njeriu je ti, ndërsa pema prindërit e tu.

Përktheu dhe përshtati:


Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

Ishim në një udhëtim për Dave (të thërasim në islam) në Jordani. Një ditë prej ditëve, falëm namazin e
xhumasë në një nga xhamiat e qytetit Zarka. Në këtë udhëtim ishin me ne edhe disa nxënës dhe një
dijetar nga Kuvajti. Derisa ishim ulur në xhami dhe njerëzit ishin shpërnda, papritmas disa njerëz po hyjnë
në xhami në formë jonormale dhe të trishtuar dhe duke thirrur: Ku është hoxha... ku është hoxha ?

  Erdhën tek hoxha, i cili ishte prej Kuvajti dhe i thanë: Hoxhë i nderuar, kemi një xhenaze, është djal i ri,
vdiq sot në mëngjes në një aksident rrugor, e ne kur e hapem varrin e tij dhe e vendosem djalin në varr,
papritmas na doli një gjarpër i madh aty, dhe ne ende nuk e kemi varrosur atë djalë, nuk dimë si t’ia
bëjmë!

  Rrefyesi i kësaj ngjarje thotë:     


 U ngritëm sëbashku me hoxhën dhe shkuam deri tek varri, shikuam në varr dhe pamë gjarprin e madhe, i
cili u rrotullonte në varrë, kokën e kishte brenda kurse bishtin jasht, sytë i kishte spikatur dhe i shikonte
njerëzit.
  Hoxha tha: leni ketë varr, hapeni një varr tjetër! Thotë treguesi i ndodhisë: Shkuam dhe hapem një varr
tjetër, që largësia e varrit që e hapëm nga ai i të parit i kishte diku 100 metra. Filluam ta hapnim varrin
tjetër, kur u afruam së përfunduari nga hapja e varrit prapë u shfaq po i njëjti gjarpër. Hoxha tha: shikoni
varrin e parë! Shkuam tek varri i parë, kur përsëri gjarpri doli nga toka në varrin e parë.
  Në fund hoxha tha: Edhe nëse do të hapim varr të tretë dhe te katërt përsëri do të del ky gjarpër. Nuk na
mbetet tjetër përveç të përpjekemi që ta nxjerrim jashtë nga varri.
I sollën disa vegla që ta nxjerrnin dhe me ndihmën e Allahut arritëm që ta nxjerrim jashtë varrit. Pasiqë e
nxorrën gjarprin, ai filloj të qëndrojë në buzë të varrit. Të gjithë njerëzit e shikonin atë, i kaploj frika kurse
disave ju binte të fikët, që disa u desh të ndërhyje ndihma e parë për t'i shoqëruar deri në spital.
  Erdhi policia dhe rrethoi vendin dhe ndaloi që dikush t'i afrohet varrit përveç dijetarëve dhe të afërmëve
të vdekurit.
  Atëherë kur u soll xhenazja (kufoma) dhe e futën në varr, papritmas gjarpri që qëndronte buzë varrit
lëvizi me një lëvizje aq të shpejte saqë çoi pluhur të madh, dhe u fut në varrin e djaloshit, ndërsa ata të
cilët ishin ne varr duke e varrosur dolën nga frika e madhe.
  Gjarpëri filloi ta rrotullojë dhe ta shtrëngojë trupin e të vdekurit. Filloj nga këmbët e tija derisa arriti tek
koka. E shtrëngonte aq shumë sa edhe eshtrat ia thyente. Thotë rrefyesi i kësaj ngjarje: Nuk mbeti asnjë
njeri që nuk e dëgjoi zërin e eshtrave duke u thyer.
  Kur u qetësua situata dhe pluhuri filloi te bie, u afruam tek varri që të vështrojmë, pamë se djaloshin e
kishte rrethuar gjarpëri, e ne nuk kishim mundesi të ndërmarrim diçka.
  Hoxha tha: Mbulojeni varrin! Pastaj shkuam tek prindi i tij dhe e pyetem për jetën e djalit të tij.
  Babai i tij tha: Djali im ishte djalë i mirë, i edukuar me moral të lartë, i dëgjueshëm por e kishte një të
metë: “Nuk ishte prej atyre qe falin Namazin”.

  Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga përfundimi keq.


  Vëlla i dashur dhe motër e nderuar : Kjo ngjarje duhet të jetë mësim për ata të cilët nuk e falin namazin
dhe një stimulues që të pendohen e ti drejtohen Allahut xh.sh nga kjo vepër e keqe para se të kaplojë
dora e ashpër e melekut të vdekjes, e para se të thuash: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin
ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin", Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte
udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!," Apo, kur ta
shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!" [ez-
Zumer:56-58]
Ndërsa përgjigja për ty do të jetë: “Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove
ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.” [ez-Zumer: 59]

    O lënës i namazit

Deri kur nuk do ti përgjigjesh thirjes së Allahut xh.sh për të falur namazin? Sa e sa të mira ti dhuron Allahu
xh.sh çdo moment, kurse ti i kthen ato të mira me mëkate.

 Po e përfundoj këtë tem me një hadith që e tranmseton Bera ibn Azib r.a,i cili ka thënë: Një dit duke
qëndruar me Pejgamberin s.a.v.s, Pejgamberi s.a.v.s e pa një grumbull njerëz dhe pyeti:"Përse jan tubuar
ata njerëz?" të pranishmit i thanë: Jan duke e hapur një varr, Pejgamberi s.a.v.s u trishtua dhe shpejtoi
drejt varrit, Bera ibn Azib thot: Shkova afër Pejgamberit s.a.v.s të shikoj se çfar po bën, kur e pash ai ishte
duke qajtuar sa qe dheu ku ishte ai ishte lagur nga lotët e tij. Pastaj u kthye drejt nesh dhe tha: "O
vëllezërit e mi, për këtë dit përgadituni" (Hadithi është Hasen)

  Pra o robër të Allahut për ditën kur do të dalim para Allahut xh.sh të përgaditemi.
 
Vella Musliman mundesoja qe edhe te tjeret ta lexojne kete material, munsishte dergoja vllezerve dhe
motrave muslimane kete material dhe In'shallah All-llahu i lartesuar na shperblen me Xhennetin Firdevs
per Ibadetin qe e bejme tek ai In'shallah dhe per kontributin tone ne Fejen ISLAME, Esselamu alejkum we
rahmetullahi we berekatuhu...

Toleranca dhe falja!


 
Ka nje histori te bukur me Ibrahimi a.s. i cili nuk fillonte te haje mengjes derisa nuk shihte ndonje te varfer
rruges dhe ta pranonte ate per te henger sebashku. Cdohere deshte qe ushqimin ta ndaje sebashku me te
tjeret. Nje here ndodhi qe Ibrahimi a.s. te ftoj nje plak per mengjes. Duke u ulur te dy, filluan te bejne
lutjen. Ndersa Ibrahimi i luteshte Zotit te vetem, plaku u luteshte zotrave te ndryshem. Kjo gje e
zemeroj babain e Profeteve a.s. dhe e keshilloj qe ai te beje lutjen duke ju drejtuar vetem nje Zoti. Pas
refuzimit te kerkeses, Ibrahimi u ngrit ne kembe dhe i tha: Nese ju besoni ne madherine e shume zotrave,
atehere une nuk dua t'ju kem prane shtepise time.
Pas largimit te plakut nga tryeza, erdhi dhe e pyeti Zoti: C'fare te drejte kishe ti o Ibrahim, qe largove
personin?
Ibrahimi u pergjigj: ai nuk besonte tek Ti.
Ndersa Zoti ju pergjigj:"Degjo. Une e di qe ai tek Mua nuk besonte, megjithate une 80 vjet pabesimtarin
ne fjale e kam ushqyer dhe furnizuar. Nuk mundeshe qe ti nje here, vetem prane nje mengjesi ate ta
mbaje?
 

 Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

                                         Disa këshilla nga Hasan el Basriu...

1. Mos prit kohë dhe ditë të qëlluar për mësim! Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qëlluar për mësim.
2. Mos kërko vend të përshtatshëm për mësim! Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshëm i mësimit.
3. Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështirësitë dhe punët e veta.
4. Në një kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi
derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia!
5. Pa e kryer një mësim që ke fillur, mos kalo në tjetrin!
6. Lëshimi pe gjatë një problemi është përtaci e maskuar. Dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes
përballimit të problemeve.
7. Ngadhnjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa.
8. Mëso vazhdimisht dhe me kujdes dhe çdo ditë në të njëjtën kohë!
9. Nëse lodhesh me nje punë, atëherë ndëroje atë ose ngadalësoje ritmin, por mos pusho!
10. Mendo mirë, pasiqë puna nuk do të thotë vetëm të lëvizish, të lexosh ose të shkruash. Njeriu që
mendon, punon më tepër se xehetari në minierë.
11. Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e mësimit me orë, por shihe rrezultatin e asaj që ke mësuar.
12. Në punët mendore – mësim, 2-3 orë pandërprerë mjaftojnë.
13. Çdo ditë lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë- ashtuqë të të zhvillohet aftësia e të folurit!
14. Mësoi përmendësh pjesët e bukura që i lexon, që të të pasurohet fjalori dhe shprehjet tuaja dhe
përforcohet mbamendja!
15. Pasi përfudnimit të mësimit, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime!
16. Pjesët që i ke mësuar diskutoi me shokët
17. Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe
shkrimit

A e dëshiron lumturinë?
A e dëshiron qetësinë?
A e dëshiron sigurinë dhe vendosmërinë?
A i dëshiron të gjitha këto në këtë dynja apo në ahiret?
E gjithë lumturia, motra ime muslimane, gjendet në bindjen ndaj Allahut dhe pasimin e menhexhit të Tij dhe
pasimin e rrugës së të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i  Zotit qofshin mbi të.
I Lartësuari thotë: “. . . Kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.”
(Ahzab: 71)
Ndërsa, hidhërimi dhe fatkeqësia është në kundërshtimin e Allahut dhe mospasimin e menhexhit të Tij dhe
rrugës së të Dërguarit të Tij.
I Lartësuari ka thënë: “… E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së
vërtetës.” (Ahzab: 36)

Motra ime muslimane:


Me një zë tërheqës dhe me fjalë këshilluese të bëj thirrje që t'i frikësohesh Allahut të Lartësuar, gjthashtu të bëj
thirrje edhe një herë tjetër që ta falënderosh Allahun i Cili të ka begatuar me të gjitha këto dhunti, si: Imanin dhe
Kur'anin. Të ka nderuar, të ka pastruar dhe ta ka ngritur lart pozitën tënde. Nuk ngrihet pozita e gruas në
çfarëdo hije përveçse nën hijen e Islamit. Dhe jo vetëm kaq, Ai të ka veçuar me rregulla të shumta  në librin e Tij
Famëlartë. Femra para Islamit ka qenë e pavlerë, e nënçmuar para shoqërisë, para familjes, e madje edhe para
prindërve të saj. Nganjëherë ajo është konsideruar si kafshë dhe bile është preferuar kafsha ndaj asaj.

Ti motra ime muslimane nuk e gjen lumturinë tënde vetëm se në fenë Islame. Prandaj, përmbaju asaj dhe
dëgjoje fjalën e Allahut i Cili na e tregon të kaluarën. Kujtoje atë gjithmonë në mënyrë që ta falënderosh Allahun
për dhuntinë në të cilën gjendesh. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë,
fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef.”“Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua
(e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i  përulur, apo do ta
mbulojë atë (të gjallë) në dhe…” (En Nahl: 59, 60)

Në kohën e xhahilijetit (para Islamit) i mbysnin vajzat dhe nganjëherë i varrosnin të gjalla në dhe deri sa erdhi
Islami si mëshirë për mbarë botën dhe porositi që të edukohen vajzat dhe të mbikëqyren dhe kush e bën këtë do
të ketë shpërblim të madh.

Falënderoje Allahun, oj motër e Islamit, i Cili të ka udhëzuar në këtë fe, të ka nderuar dhe ta ka ngritur lart
vlerën tënde me këtë fe, ndërkohë që shumë prej femrave të botës janë të devijuara. Kapu për litarin e fortë të
Allahut sepse është një prej shtyllave të fesë dhe dije se të pret dënimi i Allahut nëse nuk i nënshtrohesh Atij, nuk
ndalohesh në kufijtë e Tij dhe nuk përmbahesh prej ndalesave të Tij.

Motra ime muslimane: Armiqtë e tu janë të shumtë dhe dëshirojnë që të shfrytëzojnë ty për ta shkatërruar
turpin dhe fenë. Ata mund të jenë edhe prej atyre që i përkasin fesë tënde.

Disa thonë: Nuk përparon gjendja e lindjes përderisa femra nuk e heq mbulesën e saj dhe me të ta mbulojë
Kur'anin Famëlartë! Ata me këtë dëshirojnë që të të hedhin në hidhërim dhe plogështi, të bëjnë thirrje për në
Xhehenem. Nëse iu përgjigjesh, të hedhin në të. Ata dëshirojnë që të jesh e pamoralshme, lavire, e pambuluar.
Allahu të ruajtë! Të presin me padurim që ti ta heqësh mbulesën, t'i largohesh imanit, turpit dhe pastërtisë dhe
më pas t'i lësh obligimet e tjera. Vetëm atëherë do të stabilizohen ata. Ata luajnë me ty si fëmijët   me top dhe
ashtu siç luajnë me qenin e ngordhur. Allahu të ruajtë prej tyre!

Motra ime muslimane: Cili është qëndrimi yt ndaj tyre? Qëndrimi yt ndaj tyre duhet të jetë kapja për fenë e
Allahut, ndalimi te kufijtë e Allahut dhe mospërgjigjja atyre.

Injoroji ata duke mos u kthyer nga ata dhe duke mos ua vënë veshin fjalëve të tyre. Lëri të vlojnë nga inati dhe ti
përmbaju fesë, turpit dhe mbulesës.

Motra ime muslimane: Disa nga gratë mendojnë se zbulim konsiderohet vetëm zbulimi i trupit. Jo, zbulim nuk
konsiderohet vetëm kjo. Zbulim konsiderohet edhe veshja e rrobave të ngushta, të shkurtra, të tejdukshme,
veshja e pantallonave, parfumosja kur del përjashta, në vendet ku ka burra.

A nuk e ke dëgjuar thënien e të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ku ka thënë:
“Dy lloje prej banorëve të zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka përmendur: " . . . dhe ato gra të veshura por në
realitet të zhveshura, që vishen shkurt dhe ngusht që t'u duken pjesët e trupit dhe ato gra që përdridhen dhe i
kanë kokat e tyre si të deveve, nuk do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do ta ndiejnë erën e Xhenetit edhe pse aroma
e tij ndihet nga një largësi e madhe.” {Muslimi}
Kanë thënë dijetarët: Fjalia - “të veshura por në realitet të zhveshura”, nënkupton ato femra të cilat veshin rrobe
por rrobat e tyre janë të ngushta, të shkurtra, të tejdukshme ose që nuk e mbulojnë gjithë trupin.

Motra ime muslimane: A pranon që të jesh prej banorëve të zjarrit? A pranon që të veshësh veshje e cila ta
zbulon turpin?
A dëshiron që të jesh si ajo varësja e rrobave ku në ty varen vetëm të poshtërit dhe të pamoralshmit?
Jo, oj vajzë e Islamit, nuk mendoj se e pranon këtë edhe pse kjo kërkohet prej teje.

Motra ime muslimane: Feja islame është kala mbrojtëse e pastër, ta mbron karakterin dhe nderin tënd, të
urdhëron që të mbulohesh dhe ta ruash turpin. Kur t'i lësh këta urdhëra je afër dënimit të Allahut në ahiret
ndërsa në këtë dynja je synim i ujqve njerëzorë të cilët dëshirojnë që ta marrin nderin tënd me të cilin krenohesh.
Largohu prej kësaj, para se të vijë dita dhe t'i biesh pishmanit! Disa prej motrave, Allahu i udhëzoftë, i janë
përgjigjur thirrjes së tyre.

Motra ime muslimane:

Oj ti, e cila ke besuar në Allahun,


Oj ti, e cila i je përulur Allahut,
Oj ti, e cila je mbuluar me perden e Allahut,
Kujdes, kujdes nga rrëshqitja se rrëshqitja do të jetë në zjarr.
Kujdes, kujdes nga përngjasimi me jobesimtaret se kush i përngjan një populli është prej tyre . . .

Ti motër muslimane, je e vlefshme, e ndershme, e dëlirë. E vlefshme me Kur'anin, e ndershme me imanin dhe e
pastër me zbatimin e fesë Islame. Si e krahason të qenurit me vlerë dhe e pavlerë? Si e krahason të ndershmen
me prositutën? Si e krahason pastërtinë me ndytësinë?

Motra ime muslimane: Ne, pasha Allahun, habitemi prej femrave të cilat e dëgjojnë thënien e të Dërguarit të
Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të: “Dy lloje të banoreve të zjarrit nuk do t'i shoh . . ." (Hadith)
dhe vazhdojnë me veshjen e rrobave të ngushta e të tejdukshme duke zbuluar pjesët e trupit.

Oj motër muslimane, falëse dhe përulëse, oj ti e cila e ke përulur kokën për të Përhershmin dhe të Përjetshmin, a
nuk të mjafton përmbajtja e hadithit të lartpërmendur   të të Dërguarit të Allahut: “Dy lloje të banoreve të zjarrit
nuk do t'i shoh. . ." Pasha Allahun, ai është një kërcënim i madh dhe ka përmbajtje të dhembshme dhe sikur të
hedhet mbi kodrat do t'i shkrinte. A ka gjë më të madhe se privimi nga Xheneti e begatshëm dhe qëndrimi në
shkallën më të ulët në zjarr.

Motra ime muslimane: Frikësoju Allahut, ngrihu dhe veproje atë çfarë ta ka obliguar Ai dhe nëse e ke zemrën e
fortë e të ashpër kujtoje vdekjen të cilës nuk mund t'i shmangesh. Allahu i Lartësuar thotë: “Secili njeri do ta
shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet në
Xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran: 185)

Kujtoje oj robëreshë e Allahut ditën kur do të vendosesh në varr, në atë gropë të ngushtë, të errësuar dhe të
shëmtuar.
Kujtoje, kur të fryhet në sur dhe kur të mblidhesh me krijesat, këmbëzbathur dhe e zhveshur, e hutuar, dielli
është afër teje një milje, kur të thirret emri para krijesave për t'u llogaritur, si do të jetë gjendja jote oj robëreshë
e Allahut? Ku është gatishmëria jote oj ti e hutuar? Sa mëkate dhe të meta të janë shënuar në librin tënd? A do
të bëjnë dobi në atë moment bukuria dhe modelet? A do të bëjnë dobi muzika, telenovelat, filmat dhe revistat?
A do të bëjnë dobi xhevahirët dhe stolitë? Jo, pasha Allahun, nuk do të bëjnë dobi asnjë prej tyre. Ajo që do të
bëjë dobi në këtë situatë janë sevapet dhe punët e mira pas mëshirës së Zotit të tokës dhe qiejve.

Frikësoju Allahut oj vajzë e Islamit.


Frikësoju Allahut oj ti e cila del tregjeve e zbuluar!
Frikësoju Allahut oj ti e cila e vesh hixhabin për bukuri dhe jo për t'u mbuluar me të!
Frikësoju Allahut oj ti e cila përzihesh me burrat!
Frikësoju Allahut oj ti e cila del e parfumosur në tregje dhe rrugëve!
Frikësoju Allahut oj ti e cila vetmohesh me burra të huaj! “Nuk vetmohet burri me gruan vetëm se i treti është
shejtani.”
Frikësoju Allahut oj ti e cila i edukon fëmijët e tu me edukatë jo të mirë, nuk ua kujton bindjen ndaj Allahut dhe
madhërimin ndaj Tij dhe nuk i nxit në atë që ju bën dobi në dynja dhe në ahiret!
Frikësoju Allahut dhe ruaje veten tënde që të mos jesh kukull në dorën e atyre që e kanë besimin e dobët!
Frikësoju Allahut dhe ktheju udhëzimit para se të vijë dita në të cilën do të përmbysen zemrat dhe shikimet! Dije
se dënimi i Allahut është sh

Sikur kodrat të hidheshin në këtë zjarr do të shkriheshin nga nxehtësia e madhe. Oj ti, e dobët, ku je në krahasim
me këto kodra? Ti e duron urinë dhe etjen, i duron fatkeqësitë, por pasha Allahun, pos të cilit nuk ka Zot tjetër,
nuk mund ta durosh zjarrin. Hë pra, shpëtoje veten tënde nga zjarri para se të bëhet vonë dhe bëje të ditur se
dynjaja është kalimtare ndërsa ahireti është i përjetshëm,  veprimi i turpshëm është i madh për të parët dhe për
të fundit.
Frikësoju Allahut, e edhe një herë frikësoju Allahut, oj robëreshë e Allahut!
Allahu të ndihmoftë në atë që e don Ai dhe kënaqet me të dhe inshallah të bën dobi kjo që e lexon dhe dëgjon
dhe bëhet argument për ty dhe jo kundër teje!

U ulë në fund të sexhades saj pasi mbaroi namazin dhe ngriti duart për të mbuluar fytyrën e saj që t’i
ndalojë lotët që i rrjedhin sikur uji nga ujëvarat.
E ka qortuar e ëma e saj disa herë për shkak se po e refuzon një djalë të ri që u paraqit për ta fejuar edhe
pse ishte i mirë dhe i devotshëm nga pamja – nuk e lëvdojmë te All-llahu askënd.

Refuzoi lidhshmërinë me të ngase ëndërronte që të jetë grua e një Muxhahidi në rrugë të Allahut. E ka
mësuar jeta se ëndërrimi është (Mubah) i lejuar ...

Por, të lidhurit për një gjë të pa arritur dhe mbështetja në paramendime dhe ëndërrime, të cilat ndoshta
nuk realizohen, me të vërtet se kjo është prishje e rendit të jetës.

Nuk do të qortoj oj motër e dashur, ty që edhe nga largu të kuptohen dhimbjet, dhe të shihen lotët.

Për atë ...

Po ta drejtoj këtë shkrim oj motra e dashur nga zemra e dashur dhe e vërtet dhe ti shkruaj këto fjalë,
ndoshta  do të arrijnë në zemër të dashur.

Motër e dashur!

Më janë paraqitur edhe mua në mendimet e mia kësi ëndërrime të mëdha, kanë bartur në brendësin e saj
fotografi të burrave më të mëdhenj.
Emrat e tyre janë shkruar në zemrën time para se të arrijnë në paramendime, fli e zgjohem me një ëndërr
të pa arritur, dhe ëndërr e cila nuk pranon komentim.

Sa herë kam paramenduar Hamzëm, Aliun, Ibn Zubejrin, El-Ka’ëkaë, Salahudinin dhe... dhe...dhe...

Si ishin ata? Dhe si ishin grat e tyre?

Sa pata dëshirë që të shoh Abdullah ibn Mes’udin dhe ta dëgjoj zërin e tij duke lexuar Kuranin dhe
ëndërrova që ta kem për fat një sikur ai, që e gjallëron natën (falet natën), që të më bëjë të më rrjedhin
lotët dhe të më zbutë vrazhdësinë dhe të më heq etjen.

Eh sa herë i kam mbyllur sytë kur isha duke lexuar ndonjë libër që flet për historinë e të mëdhenjve të
umetit tonë musliman nga kalimi i kohës bulëzuese. Flija dhe kaloja natën duke ëndërruar sikur t’i jetoja
ato kohëra dhe të isha grua e ndonjërit prej tyre.

Ëndërrime dhe mendime... nuk ka shpresë për realizimin e tyre...

Besoj se jam e sigurt se ëndërrimi i çdo femrës prej nesh është që të jetë  grua e një Muxhahidit në rrugë
të All-llahut. Madje, edhe që të jetë gjithashtu nënë e një muxhahidit në rrugë të All-llahut ...

Ëndërrimi ynë i parë s’është në dorën tonë që të e realizojmë, ngase martesa është caktim nga All-llahu
subhanehu ue teala.

Por, ëndërrimi ynë i dytë, me ndihmën e Allahun dhe fuqinë dhe  dëshirën e tij do të mundohemi të e
realizojmë këtë ëndërrim sa të kemi mundësi për të arritur deri tek kjo.

Ndoshta mendojnë femrat e tona se kalorësi i ëndrrave patjetër duhet t’i ketë të gjitha cilësitë që i
paramendon ajo në atë burrë. Kjo është gjë e pa mundur që të ndodh. Ngase thjesht edhe ai gjithashtu
nuk arrin në të gjitha cilësitë që i paramendon në femrën e ëndrrave tija.

E për këtë patjetër që të vendosim më pak kushte që janë të obligueshëm për ta pranuar atë dhe për të
mos zbritur nga ai. Më kryesorja e tyre është që të jetë njeri i mirë, që ka frik All-llahun në çështjet e jetës
së tij dhe të jetë i përkujdesshëm ndaj obligimeve që i ka për detyrë.

E ajo është më pak që ka pranuar i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nga Beduini, i cili i tha atij: “Pasha
Allahun, nuk do të shtoj nga kjo dhe as nuk do të lë mëngët” Tha i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
“Ka shpëtuar nëse e vërteton”.  Siç ceket në hadith që e transmeton Muslimi në musnedin e tij nr. 11.

Le të shikoj çdo femër atë që i paraqitet për ta fejuar në mënyrë realiteti, jo me sy të ëndrrave dhe
paramendimeve.

Le të jenë dëshirat e saj për t’i realizuar ëndërrimet e saja në pasardhësit e saj në të ardhmen, ngase
ndoshta ajo merr për qëllim që të edukoj një burrë të kompletuar në personalitetin e tij që të bëhet prej
personaliteteve islame që të bëhet burrë që s’mundi të e arrij ajo, e ishte Kaderi që popullsia e saj nuk e
edukoi atë për të.
Le ti edukoj bijat e saj që të jenë gra të ndershme, të devotshme e respektuese ndaj burrave te tyre,
ruajtëse të fshehtësisë dhe të besueshme ndaj shtëpive të tyre dhe gra që nxjerrin shembuj ndriçues që
zdritin umetin pas shumë kohë gafleti...

Le të bëhesh oj motër e dashur sikur Hatixhja-Allahu qoftë i kënaqur me atë- në përmbajtën e burrit te
saj- sal-lallahu alejhi ve sel-lem - dhe le të bëhesh sikur ajo në mirësinë e burrit te saj, dhe në zbrastirën e
saj për çështjet e shtëpisë saj dhe edukimin e Fatimes- Allahu qoftë i kënaqur me atë- e cila e ka ndriçuar
ajo me rendin e saj mirësin e burrit saj Aliu “Ebi Turab” –Allahu qoftë i kënaqur me të- dhe e cila pranoi
atë edhe pse ishte i varfër dhe jetoi jetë të ngushtë me atë, duke qenë ajo gruaja më e përsosur dhe më e
bukura ndaj vajzave dhe bija e më të mirës krijesë dhe zotëris tyre dhe Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve
sel-lem.

Le të bëhesh si Aisheja- Allahu qoftë i kënaqur me atë- në thellosjen e diturisë  dhe kuptimin e tij nga
burri i saj – sal-lallahu alejhi ve sel-lem - dhe e vazhdoi thirrjen e dërgimit tij pas tij- sal-lallahu alejhi ve
sel-lem.

E nëse të vjen ndonjë mendim që të lëvdon pranimin e atij që është me më pak kushte për të e pranuar
për burrë, përkujto gruan e feraonit, Asijen, e cila ishte nën njeriun për të humbur dhe më të poshtë e më
kafir prej të gjithë krijesave, i cili pretendoi edhe se është Zot. Megjithatë ajo arriti gradën më të lart në
xhenet dhe e zbukuroi Allahu subhanehu ue teala me durim dhe u mundua në thirrjen e burrit saj për
adhurimin e All-llahut duke bërë durim për këtë dhe nuk u ndalua ajo për adhurimin e All-llahut dhe për
të u lutur tek ai, dhe tha: “O Zot më ndërto mua tek ty një shtëpi në xhenet”.

E për të lindur nënat e kësaj kohe burra që shembulli i tyre është Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem,
Hamza, Aliu, Ibn Mes’udi, Salahudini, na duhet që të pajtohemi me gjendjen tonë dhe të pranojmë atë që
na ka caktuar Allahu prej burrave të dëshmuar për sinqeritetin e tyre dhe sjelljen e mirë të tyre.

Gjithashtu edhe burrave u duhet të pajtohen me femrat e kësaj kohe, prej të cilave shpresojnë të jenë
sikur Hatixheja, Aisheja apo Fatimeja... edhe pse nuk i posedon gjithë cilësitë e tyre.

E le të i vazhdojmë ëndërrimet tona dhe të shpresojmë realizimin e tyre në bijtë e tanë për në të
nesërmen ndriçuese me emër të All-llahut.

Natyrshmëria e dashurisë
Ëmbëlsia
 

Cila është mënyra për  ta bërë më të ëmbël jetën e njerëzimit?


Ëmbëlsia buron prej dashurisë. Sa me shumë dashuri të japësh në jetë  aq më e ëmbël do të jetë ajo. 
Nëse nuk jep dshuri, jeta jote do të shëndërrohet në diçka të rëndë dhe të ashpër. Ai që kurrë nuk ndjen
dashuri është njëlloj si trungu i thatë.

Kur dashuria  mbërrin në natyrë, ajo kthehet dhe mer ngjyrën e gjelbër, përshkon lulet, dhe kalon tek
frytet e tyre. Kur dshuria mbërrin tek to në pranverë, ato nisin e buzëqeshin, kështu që tek sa marin
dashuri e kthejne atë po me dashuri. A keni vënë re se si njerezimi rend kah vegjetacjoni natyral, se si
këndellet duke e parë dhe duke ja shijuar aromat? Natyra i jep dashuri njerëzimit dhe njerëzimi i a kthen
atë natyrës. Te tillë marin këtë dashuri nga Krijuesi i tyre, Ai i jep natyrës prej dashurisë se Tij, dhe ajo na e
dhuron ne.

Ju jeni krijesa më e rëndësishme, duhet të  rrespektoni dashurinë hynore më shumë se çdo kush tjetër prej
krijesave të Tij. Duhet të përhapni dasuhrinë përreth jush! Gjithçka që ju rrethon, kërkon dashurinë tuaj.
Njerëzimi është përfaqësuesi më i rëndësishëm i  dashurisë Qiellore. Ju duhet të jeni burim dashurie,
ujëvara, përrenj  lumenj dashurie, dete  apo oqeane dashurie: A mundet një njeri të jetë  një oqean
dashurie? Përse jo? Isai (a.s)  solli me vete  dashurinë hynore. Shume njerëz  posedojne një pjesë te saj,
por nuk e lejojnë të rritet. Ato njerëz të veçantë të dërguar prej Allahut, janë harruar nga njerëzimi, në
këmbim, njerëzit rendin pas nja dashurie pa kuptim, të përkohëshme zoologjike, një nivel kafshëror të të
dashuruarit.

Niveli kafsheror i dashurisë, sjell me vete   errësirë, trishtim zili xhelozi ndjenja të mbrapshta  dhe ferrin për
te gjithe njerëzinë.  Ne duhet të përmirësohemi, të  braktisim nivelin kafsheror të dashurisë  duke arritur
kështu një dashuri  fisnike, të lartë dhe Hynore, të tillë që t’i përkas  të Dashurit;

 A mund t’ja arrini?

Atëherë, dashuria juaj do të jetë më e ëmbël se mjalti. Ju mund të konsumoni nje sasi të madhe mjalti, 
dhe në fund do të thoni se nuk mundeni më! Do të vazhdonit të konsumonit akoma edhe një sasi tjeter të
ngjashme… po nëse unë ju them  të konsumoni  edhe nje sasi tjetër te tillë ai për ju nuk do të ketë më
shijen e mjaltit, ai nuk do te ketë më asnjë lloj shije.

Shija e dashurisë që ne po kërkojmë, nuk venitet në herën e dytë të tretë apo të katërt që e shijojmë. Po
kërkojmë një dashuri, që  kur begatoheni me të, kërkoni akoma e akoma më shumë prej tij. Kjo e bën
jetën tuaj të ëmbël!

Të dashuruarit kanë jetë të përjetshme. Atë e arrijne Atë që dashurojnë. Ai përgatit një botë të veçantë për
to, një jetë private. Aty ju do të qëndroni si një hije ndër njerëz, ndërsa qënja juaj reale  do të jetë në një
botë të veçantë, krejt më vete. Asnjë i huaj nuk do të mund të hyj në të, kjo botë nuk do të ketë të
ngjashëm. Gjithçka në të jep dashuri të vërtetë dhe mer dashuri të vërtetë nëpërmjet jush, dhe ju, në atë
botë , do  të jeni si një ujëvarë dashurie.

Të gjithë Profetët kanë sjell rryma dashurie, por pjesa më e madhe e njerëzve janë larguar prej tyre. E
njëjta gjë ndodh sot me hoxhallarët, njerëzit largohen nga këto burime dashurie, ato rendin pas një jete të
mjerë. Cdo gjë përreth jush mund t'ju jap dashuri, por ajo është e përkohëshme, dhe si e tillë do të mbaroi
shume shpejt, duke ju lënë kështu si një trung i tharë.
Nëse një person ushqehet me ndonjë ushqim të kripur, do të ketë nevojë për ujë, do ta deshiroj ujin, do ta
dashurojë atë... Nëse dikush jeton në një shkretëtirë do të kërkoi me ngulm ujë për të pirë, nëse shkon për
të fjetur, do të ëndërroi ujin, e kur të zgjohet do të rend nga një burim në tjetrin për të pirë në to. Nëse ju
ndieni dashuri Hynore në vetet tuaja, do të mund të arrini në burimin e kësaj dashurie, ai do t'ju bëj të
shuani etjen nga prania e Tij hynore, jeta jotë do të jetë më e ëmbla. Asnjë prej mizorive të njerëzve  nuk
do t'ju prekë e nuk do ta largoi gjëndjen e gëzimit dhe kënaqësisë në të cilën ndodheni, asgjë nuk do t'ju
largoi nga kjo botë vetëm juaja. Bota në të cilën ne të gjithë ndodhemi  është e hidhur; vetëm dashuria
Hynore, do t'ju transportoi në një botë private, të ëmbël, të cilen nuk do t'u duhet ta ndani me askënd, një
botë plot gëzim, një botë e mrekullueshme në të cilën asgjë nuk do të mund t'ju bej keq.

Si mund të arrijmë në këtë botë?

Ju provoni t’ia kërkoni këtë sekret luleve, pemëve bimëve, ku vallë e marin dashurinë që i gjelbëron? Do
t'ju flasin dhe do t’ju thonë se:" Na frymëzohet në muajt e shenjtë, në netët e shenjta,  në perjudhat e
shenjta të ditës dhe të natës. Është një frymë Hynore e cila na bën të arrimë këtë ëmbëlsi, është një
dashuri Hynore."
Cdo lule çdo pemë qëndron zgjuar të gjithë natën, sidomos në pjesën e fundit të saj, pjesën më të
shtrenjtë te natës: agimi. Në ato momente mbërrin një erë sekrete e fryrë prej ëngjëjve, kjo dashuri
përshkon të gjithë botën, dashuria Hynore mbërrin me atx erë. O njerëz, ju kendelleni me trupin tuaj gjer
në agim, e më pas flini. Trupi juaj i lodhur është si i vdekur tek sa flini, ju nuk jeni duke ja hapur zemrën
asaj fryme të shenjtë që zbret çdo natë. Jeni të dehur, jeni të lodhur, jeni të mbaruar! Kështu që dasuhria
Hynore nuk ka asnje efekt mbi ju, nuk ju arrin kurre!

Cili është ilaçi?

Kujdesuni për atë dashuri Hynore,  në mënyrë që të mos zhduket. Kujdesuni ashtu siç do të kujdeseshit
për një lule të çmuar e te vyer. Kështu kjo dashuri do t'ju udhëzoi në një botë me plot ëmbëlsi, hare freski,
paqe dhe dashuri...

Kur për herë të fundit ju kanë lagur sytë tuaj??

Sa herë ju kanë lotuar sytë tuaj, sa herë i keni larë me lot!!

Lot hidhërimi e keqardhje, lotët e frikës dhe besnikërisë, e lotët e dashurisë dhe urrejtjes!!

A ke qarë për mëkatet tuaja!!

A ke qarë për përgojimin!!


Për bartjen e fjalëve!!

Për tradhtinë e syve tuaj!!

Për lënien e namazit!!

Për zbulimin e trupit tuaj!!

Për shikimin e filmave çoroditës!!

Për dëgjimin e këngëve dhe muzikës!!

Për gjumin i cili të ka larguar nga falja, namazi!!

Për të burgosurit dhe të burgosurat e muslimanëve!!

Për të vdekurit muslimanë!!

A i ke lagur sytë para ditës së keqardhjes dhe pendimit!!

A i ke lagur sytë para se të flasin sytë!!

A i ke lagur sytë përpara se të del shpirti!!

Sa kohë ka kaluar që s'kanë lotuar sytë tuaj!!

Kur për herë të fundit i ke lagur sytë nga faji dhe mëkati!!

Zëri i jetimëve dhe të vejave a nuk ju bën të qani!!

Kush u përgjigjet apelit të grave të përdhunuara muslimane!!

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:


{ ‫ل‬َ ‫ل َفطَا‬ُ ‫ق وَ اَل يَ ُكونُوا َكالَّذِينَ أُوتُوا ا ْل ِكتَابَ مِنْ َق ْب‬ ِّ َ‫ل مِنَ ا ْلح‬ َ ْ‫ن ِللَّذِينَ آ َمنُوا َأنْ تَخ‬
َ َ‫شعَ ُقلُوبُ ُه ْم ِل ِذ ْك ِر اللَّ ِه وَ مَا نَز‬ ْ َ
ِ ‫ألَ ْم يَأ‬
َ ‫}عَ لَي ِْه ُم اأْل َ َم ُد َف َق‬
َ‫ستْ ُقلُوبُ ُه ْم وَ َكثِيرٌ ِم ْن ُه ْم َفاسِ قُون‬

"A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të
vërtetën që zbriti (me Kur'an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati
koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës". (El-Hadid: 16).

I Dërguari i All-llahut, bekimi dhe paqja qoftë mbi te, ka thënë:


(( ‫ ُم َعلَّق‬h‫ل َق ْلبُ ُه‬ ُ َ‫ وَ ر‬، ‫ وشابٌّ نَش ََأ في عِ بَا َد ِة اللَّه تَعالى‬، ‫ل‬
ٌ ‫ج‬ ٌ ‫ ِإما ٌم عا ِد‬: ‫ل إال ظلُّ ُه‬
َّ ِ‫س ْب َع ٌة يُظِ لُّ ُه ُم اللَّ ُه في ظِ لِّ ِه يَوْ َم ال ظ‬
َ
‫ ِإنّي‬: ‫ل‬ َ ‫ َفقَا‬، ‫ل‬ ٍ ِ‫ل دَعَ ْت ُه امْ رَ َأ ٌة َذاتُ َم ْنص‬
ٍ ‫ب وَ جَ ما‬ ٌ َ‫ وَ رَ ج‬، ‫ اج َتمَعا عَ َلي ِه و َت َفرَّ َقا عَ َلي ِه‬، ‫الن تَحَ ابَّا في اللَّه‬
ِ ‫ج‬ ُ َ‫ وَ ر‬، ‫ج ِد‬
ِ ‫بال َمسَا‬
َ ً َّ
‫ خالِيا ف َفاضَ تْ عَ ْينَا ُه‬h‫ل َذ َكرَ الله‬ ُ َ‫ ور‬، ‫ق يَمِين ُه‬
ٌ ‫ج‬ َ َ َ َ
ُ ‫ل تَصَ َّدقَ ِبصَ َدق َة فأخْ فاها حتَّى ال تَعْ ل َم شِ مال ُه ما تُ ْن ِف‬ ٌ ‫ج‬ُ َ‫ ور‬، ‫َأخافُ الله‬
َّ
)).

"Shtatë lloj njerëzish do të hynë nën hijen e Allahut, atë ditë në të cilën është vetëm hija e Tij:
1- Imami, prijësi i drejtë;

2- djali i ri, i cili është rritur në adhurimin e Zotit;

3- një njeri i cili është i lidhur ngushtë me xhaminë;

4- dy njerëz që duhen për Allahun, për hir të Tij ata u takuan dhe u shpërndanë;

5- një burrë të cilin e ftoi një grua e bukura dhe me pushtet , e ai tha: "Unë kam frikë Perëndinë;

6- njeriu i cili jep lëmoshë dhe e fsheh atë saqë dora e majtë nuk e di se çka ka dhënë dora e
djathtë;

7- dhe një njeri i cili kur e përmend Perëndinë i vetmuar i rrjedhin sytë lot". [Buhariu dhe Muslimi].

I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


((‫ وعين باتت تحرس في سبيل هللا‬، ‫ عين بكت من خشية هللا‬، ‫))عينان ال تمسهما النار‬.
"Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit:
- Syri që qau nga frika e Perëndisë dhe
- Syri që tërë natën mbetet zgjuar duke ruajtura në rrugën e Zotit". (Sahih, Tirmidhiu).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


(( ‫ وأما‬، ‫ وقطرة دم تهراق في سبيل هللا‬، ‫ قطرة من دموع خشية هللا‬: ‫ليس شيء أحب إلى هللا من قطرتين وأثرين‬
‫ وأثر في فريضة من فرائض هللا‬، ‫ فأثر في سبيل هللا‬: ‫))األثران‬

"Dy pika dhe dy gjurmë më së shumti i do Allahu, subhanehu ve teala. Një pikë loti nga frika e
Perëndisë, dhe një pikë gjaku në rrugën e Perëndisë, kurse dy gjurmët janë: një gjurmë që le njeriu
në rrugën e Zotit dhe gjurma që le njeriu duke kryer një detyrë prej detyrave ndaj Zotit".
(Tirmidhiu, hasen).

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, thotë


" ‫" ! ألن أدمع من خشية هللا أحب إلي من أن أتصدق بألف دينار‬

"Më shumë më pëlqen të qaj për shkak të frikës nga Allahu se sa të jap lëmoshë një mijë dinarë!"
Të këtillë kanë qenë ata burra, po kush jemi ne!!
Ah, ah, ah, prej zemrave të egra!
Dëgjoni, ju që keni mëkatet tuaja!
Ukbe ibën Amir, tha: I Dërguari i Allahut, ku është shpëtimi? Iu përgjigj duke i thënë:
‫أمسك عليك لسانك وليسعك بيتك وابكي على خطيئتك‬

"Mbylle gojën, rri në shtëpinë tënde dhe qaje mëkatin tënd". (sahih, Tirmidhiu).

Qaj, para se të dëshmojnë kundër teje gjymtyrët dhe organet.


Qaj para se të ndalesh në qëndrimin e madh e pastaj Mbreti i Madh dhe i Gjithëdijshëm të pyes:
A e kujton këtë mëkat, a e kujton atë mëkat, e ti s'ke mundësi të ikësh nga dhënia e përgjigjeve.
Qaj para se të pyes Allahu yt: a nuk e dije se Unë të shihja kur t'i bëje mëkat ndaj Meje?!
A nuk të erdhi turp prej Meje, kur fshiheshe nga sytë e njerëzve dhe më haroshe Mua?!
Qaj, se ashtu sikur kur robi qan para pronarit të vet të mëshirshëm, ashtu sikur kur qanë fëmija e
mëshiron nëna, aq më tepër na mëshiron Allahu, i cili është më i mëshirshëm ndaj nesh se sa nëna
jonë!
Qaj duke qenë në sexhde, qaj duke u falur, qaj kur je i vetmuar, qaj sepse lotët më të ëmbla janë
lotët e pendimit.
 
Qaj pas namazit të sabahut kur njerëzit tjerë flenë, atëherë kur je i vetmuar në xhami, llogarit
vetveten, kujtoi mëkatet, sepse së fundi të gjithë ne jemi mëkatar, kurse mëkatari më i mirë është
ai që pendohet.
‫ اللهم ارحمنا فأنت خير الراحمين‬، ‫اللهم إنا نعوذ بك من قلب اليخشع ومن عين التدمع وأذن التسمع ونفس التشبع‬

Allahu ynë! Na mbroj nga zemra që s'të ka frikë, syri që s'loton, veshi që s'dëgjon dhe shpirti që
nuk ngopet. Allahu ynë! Na mëshiro sepse Ti je më i Mëshirshmi!
Për fund themi:
Nëse ju nuk qani për mëkatet tuaja, kush do të qaj për ju?!
E lus Allahun e Madh që të më dhurojë mua edhe juve përjetësinë në Kopshti i Xhenetit Aden!

Disa pika interesante ne lidhje me shpirtin (nefsin):

- Shpirti e do rehatinë dhe pushimin, ndërsa urren punët e mundimshme edhe nëse janë për hir te Zotit
dhe ne rrugën e Tij.
- Ai posedon mjeshtri te rralle ne paraqitjen e arsyetimeve te ndryshme qe kane për qellim largimin e
pergjegjesise ne pune dhe kontribut.
- Gjithashtu, ai ka kureshtje te tepruar dhe shfaq interesim te madh përkitazi me punët qe nuk i
takojnë dhe qe nuk janë përgjegjësi e tij.
- Ata gjeten se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dëshira për t'i shërbyer atij e asnjëherë qe ai t'i shërbej
ndokujt.
- Vërejtën (dijetaret) se qofte edhe një fjale me e rëndomtë ka mundësi te shpërthej hidhërimin ne te, e
me pas vazhdimisht te këmbëngul ne hakmarrje ndaj atij qe e ka lënduar.
- Unit aspak nuk i pëlqejnë fjalët "nuk e di" dhe nëse ndodh qe ta pyet ndokush qe e konsideron atë te
dijshëm, atëherë mundohet qe me çdo mjet ta arsyetoj këtë bindje qofte dhe me padituri.
- Ne polemika mundohet me çdo kusht te fitoj dhe gëzohet shume nëse e arrin këtë, ndërsa nëse ndodh
qe kundërshtari t'ia qëlloj te vërtetës, atëherë kjo gjë e dëshpëron pamase.
- Nëse ndodh qe te këtë ngatërresa ose mospajtim me ndoke atëherë i gëzohet çdo fatkeqësie qe i
ndodhe atij, qofte edhe devijimi nga feja.
- Kur gabon, insiston me te gjitha mjetet e mundshme ta arsyetoje gabimin duke pretenduar se
çdokujt i ngjan një gjë e tille. E nëse ndodh qe tjetri prej arsyetimeve për vete nuk i shpreh pe rate.
- Kur prezanton ne ndonjë tubim, ai do qe te dëgjohet zëri i tij dhe te respektohet mendimi i tij,
pavarësisht se a është i drejte a jo, kurse ajo qe me se tepërmi preferon ne këto tubime është biseda për
aftesiste dhe sukseset e tij.
- Shume begati te cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kane lakmi te tjerët, mundohet qe t'i arsyetoj se janë nga
vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shume rralle e përmend se koj është thjeshte dhurate e Zotit
për te, e mbase shume lehte dikush tjetër ka mundur te jete ne vendin e tij.
- Nëse i bene mire ndokujt, atëherë kërkon qe ky t'i mbetet atij borxhli i përjetshëm, përndryshe pason
ankimi publik dhe përbuzja e vazhdueshme.
- I behet qejfi shume kur gabon ndokush ne shoqëri, e ky te nxitoje ta përmirësoj atë.
- Ai frikësohet shume nga varfëria dhe jeta e rende, e kjo mund ta shpie edhe ne pune dhe aktivitete te
ndaluara ne mënyrë qe ta siguroje ekzistencën, pavarësisht dëmeve qe i sjell ky fitim për fenë e tij.
- Nëse kërkohet prej tij te jap lëmoshë apo te kontribuoj për ndonjë projekt te dobishëm, atëherë
arsyetohet se i duhen atij dhe familjes se tij.
- I pëlqen bartja e fjalëve dhe shume lehte i beson thashethemeve, ne veçanti atyre qe i shkojnë përshtati.
- Emocionet shpeshherë ndodh te jene aleat i fuqishëm kundër logjikes se shëndoshë, e qe ne baze te
kësaj aleance te dështuar, ai ndërton qëndrime dhe merr vendime.
- Nuk e prish rehatinë dhe komoditetin edhe nese nje gje e tille e kërkon kryerja e ndonje obligimi apo
largimi nga ndonjë e keqe.
- Mllefoset për gjerat e thjeshta te kësaj bote dhe nuk e përmban mllefin qe po shpërtheu merr me vete
shume viktima.
- Prej te ligave te shpirtit është se begatitë e dhuruara atij nga Allahu nuk i çmon, por gjithnjë lakmon te
huajat.
- E nëse ndodh t'i çmoj ato, atëherë nuk e falënderon Allahun ose se paku e bën këtë vetëm ne gjuhe
duke mos çare kokën për format tjera te falënderimit.
- Nëse e godet ndonjë gjë e pakëndshme ose nuk i realizohet ajo qe synon, atëherë hidhërohet ne
caktimin e Zotit. Nëse e përmban veten nga fjalët, ai nuk përmbahet dot nga mendimi se po te ndodhte
ndryshe, do te ishte me mire për te dhe me e dobishme.
- Nuk i pëlqen aspak vetëkritika, ashtu qe për çdo akuze, qëndrim negativ ose kur te hase ne tretman te
papërshtatshëm nga te tjerët, ne vend se ta korrigjoje sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon te tjerët se ia
bëjnë këtë ngase është mysliman/e dhe se ata e urrejnë Islamin.
- Dëgjon ligjërata dhe prezanton ne shume tubime te dobishme, mirëpo te gjitha ato qe i përfiton
përfundojnë me fjalët " do ta beje e do t'ia filloj"
- Me herët ka pasur një te kaluar te bujshme dhe ka qene vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur është
bere pjesëtar i shoqërisë islame nuk i intereson fakti se ne atë shoqëri ka shume te atille si ai, por kërkon
nga te tjerët qe kjo shoqëri e gjere ta trajtoj ashtu si e kishe trajtuar dikur shoqëria e tij e ngushte, dhe
nëse ndodh e kundërta atëherë i akuzon te tjerët se nuk e kane kuptuar si duhet vellazerine islame.
- Pasi qe tani vet është udhëzuar dhe i ka hapur sytë ne rrugën e Zotit, te tjerët i shikon larte dhe
me përbuzje, si te mjere e te devijuar, e nuk i shikon me syrin e mëshirës dhe te kaluarës se tij se
edhe ai dikur kishte qene si ata dhe se Zoti e përfshiu ne mëshirën e Tij.

You might also like