You are on page 1of 49

Gender & HIV/AIDS

Tekste të Rëndësishme, Studime rastesh


Mjete, Udhëzues dhe Organizata
Emma Bell (autore) Emma është Drejtuese e Kërkimit dhe Komunikimeve me
BRIDGE. Ajo kordinon punën e shërbimeve të klientëve të BRIDGE dhe është autore
dhe botuese e një numri raportesh. Në të kaluarën ajo ka shkruar mbi përkatësinë gjinore
dhe globalizimin, përkatësinë gjinore dhe pjesëmarrjen, për Kartën e Strategjisë së
Reduktimit të Varfërisë dhe dhunën ndaj grave. Puna e saj e mëparshme përfshin të
mësuarit e përkatësisë gjinore dhe ndryshimit agrar në Departamentin Afrikan dhe
Aziatik të Univeresitetit të Sussex ashtu si dhe punën për integrimin e barazisë gjinore në
Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar, Britani e Madhe.

Alice Welbourn (këshilltare) – Alice është një shkrimtare e pavarur, pjesëmarrëse në


rrjet, trajnere dhe këshilluese, e specializuar në përqasjet e ndjeshme ndaj përkatësisë
gjinore që kanë në qëndër individin si dhe trajtojnë faktorin moshë, përqasje këto që kanë
për fokus të drejtat seksuale dhe riprodhuese si dhe mirëqënie (SRRW). Ajo këshillon një
numër të konsiderueshëm organizatash mbi këtë temë. Pjesa më e madhe e punës së saj
është ndërkombëtare dhe ajo ka shkruar “Shkallaret”, tashmë e adaptuar në më shumë se
30 vende në Afrikë dhe Azi. Aktualisht ajo është duke zhvilluar një rrjet ndërkombëtar
për trajnerë në përqasjet me qëndër individin. Ajo është bërë një nga drejtueset e
Komunitetit Ndërkombëtar të Grave që Jetojnë me HIV/AIDS (ICW) dhe është e martuar
dhe me dy fëmijë të vegjël.

Vicci Tallis (këshilltare) – Vicci Tallis është një aktiviste e përkatësisë gjinore dhe
HIV/AIDS dhe punon në një OJQ, Projekti i Fuqizimit, me bazë në Afrikën e Jugut. Ajo
ka punuar mbi HIV/AIDS që prej 1986 në pozicione të ndryshme – advokaci, shpërndarje
shërbimesh dhe ndërtim kapacitetesh. Vicci është këshilluesja më e vjetër në Direktoratin
Kombëtar të HIV/AIDS. Aktualisht ajo po punon mbi një PhD që fokusohet në
reduktimin e vulnerabilitetit gjinor ndaj HIV/AIDS përmes programeve më efektive.

Falenderime për anëtarët e skuadrës së BRIDGE Hazel Reeves, Charlote Sever, Susie
Jolly dhe Ra’ida Al-zu’bi, për kontributin e tyre mbështetës në këtë raport. Autorja
gjithashtu kërkon të falenderojë Kate Butcher (këshilltare) e cila shkroi përmbledhjen për
JSI (UK), Përqasjen për Integrimin dhe ID21 (shërbimi i raportimit të kërkimeve të
zhvillimit – www.id21.org) që shkruajti përmbledhjen për tekstin e parë.

BRIDGE është e kënaqur për mbështetjen financiare të agjensive të mëposhtme: Agjensia


Ndërkombëtare Kanadeze e Zhvillimit (CIDA), Sekretariatin e Komonuelthit, Ministria e
Punëve të Jashtme Daneze, Departamenti Ndërkombëtar i Zhvillimit, UK (DFID),
Ministria e Punëve të Jashtme e Zelandës së Re, Agjensia Norvegjeze e Bashkëpunimit
për Zhvillim (NORAD), Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Agjensia
Ndërkombëtare Daneze e Bashkëpunimit për Zhvillim (Sida), Agjensia Zviceriane për
Zhvillim dhe Bashkëpunim.

BRIDGE u formua më 1992 si shërbim i specializuar në kërkimet dhe informacionin për


përkatësinë gjinore dhe zhvillimin, brenda Institutit të Studimeve për Zhvillim, UK.
BRIDGE mbështet përpjekjet për integrim gjinor të politikë-bërësve dhe praktikuesve të
ndryshëm të kësaj pune, duke bërë lidhje mes hapësirave dhe boshllëqeve midis teorisë,
politikës dhe praktikës me anë të një informacioni të përshtatshëm dhe të ndryshëm
gjinor.

Publikime të të tjera të kësaj serie botimesh:


 Përkatësia Gjinore dhe Ndryshimi Kulturor
 Përkatësia Gjinore dhe Pjesëmarrja
Në komunikimin on-line www.ids.ac.uk/bridge/reports_gend_CEP.html ose shkruani tek
BRIDGE. Detajet e kontaktit janë në faqen e mbrapme të pakos.

Copyright: Instituti i Studimeve për Zhvillim Shtator 2002


ISBN 1 85864 460 7
1. HYRJE.........................................................................................................................................................5

2. TEKSTET KRYESORE............................................................................................................................7
2.1 “AIDS, SEKSUALITETI DHE PËRKATËSIA GJINORE NË AFRIKË: STRATEGJI DHE BETEJA KOLEKTIVE NË TANZANI DHE
ZAMBIA”, CAROLYN BAYLIES, JANET BUJRA DHE GRUPI PËRKATËSIA GJINORE DHE AIDS.......................................7
2.2 “PËRKATËSIA GJINORE DHE HIV/AIDS: HAPAT E PARË TË KËRKIMEVE DHE PROGRAMEVE” ..............................8
3. STUDIME RASTI – PRAKTIKA TË MIRA .......................................................................................13
3.1 SHËNDETI I GRAVE DHE HIV: EKSPERIENCA NGA NJË PROJEKT I PUNËTOREVE TË SEKSIT NË KALKUTA...................13
3.2 PROMOVIMI I PJESËMARRJES SË BURRAVE NË PARANDALIMIN DHE KUJDESIN NDAJ HIV/AIDS TË BAZUAR NË
KOMUNITET NË KAMBOXHIA.............................................................................................................................15
3.3 PUNTOS DE ENCUENTRO: TRANSFORMIMI I MARRËDHËNIEVE TË PUSHTETIT NË NIKARAGUA..................................17
3.4 PËRKATËSIA GJINORE DHE HIV; PËRQASJA E JSI (BM) PËR INTEGRIMIN GJINOR..............................................18
3.5 EKSPERIENCA GAMBIANE ME SHKALLARET...................................................................................................21
4. MJETET DHE UDHËZUESIT...............................................................................................................23
4.1 NË PËRGJITHËSI.......................................................................................................................................23
4.2 INTEGRIMI I PËRKATËSISË GJINORE..............................................................................................................25
4.3 TË DREJTAT E NJERIUT...............................................................................................................................27
4.4 MEDIA ...................................................................................................................................................30
4.5 KUJDESI SHËNDETËSOR..............................................................................................................................30
4.6 TË RINJTË BRENDA DHE JASHTË SHKOLLËS....................................................................................................31
4.7 NJËRËZIT QË JETOJNË ME HIV...................................................................................................................35
4.8 METODAT E KONTROLLIT FEMËROR..............................................................................................................36
4.9 MESHKUJ QË BËJNË SEKS ME MESHKUJ.........................................................................................................37
7. RRJETET DHE DETAJET E KONTAKTEVE...................................................................................41
7.1 NDËRKOMBËTARE.....................................................................................................................................41
7.2 AFRIKA...................................................................................................................................................43
7.3 AZIA DHE PACIFIKU..................................................................................................................................45
7.4 EUROPE..................................................................................................................................................46
7.5 AMERIKA LATINE DHE KARAIBET...............................................................................................................47
7.6 LINDJA E MESME.....................................................................................................................................48
7.7 AMERIKA E VERIUT..................................................................................................................................48
1. Hyrje

Cfarë ka në këtë Koleksion të Burimeve Mbështetëse për përkat ësinë gjinore dhe
HIV/AIDS?

 Përmbledhje të burimeve kryesore që nënvizojnë pse përkatësia gjinore është e


rëndësishme në të kuptuarit e ndikimit dhe përhapjes së virusit të HIV dhe sidromës
së AIDS. Katër tekstet që do të paraqiten, diskutojnë strategji të dryshme që janë
përdorur për të luftuar epideminë dhe për të ndihmuar njerëzit që janë ndikuar nga
këto epidemi. Të gjitha tekstet ofrojnë rekomandime për njerëzit që merren me
hartimin e politikave dhe zbatuesit e tyre
 Shembuj praktikë të përqasjeve nga e gjithë bota, me qëllim forcimin e ndërtimit të
kapaciteteve, advokacisë, shpërndarjes së shërbimeve dhe kërkimeve përmes trajtimit
në mënyrë eksplicite të pabarazisë gjinore.
 Përmbledhje të shkurtra për metodat dhe udhëzuesit e hartuar nga agjensitë
bashkëpunuese të zhvillimit.
 Informacion për kurset, websitet e dobishme dhe detaje për organizata nga e gjithë
bota që janë specializuar në përkatësi gjinore dhe HIV/AIDS, si dhe një listë e shumë
teksteve mbi këtë subjekt.

Për kë shërben ky koleksion dhe si mund t’ju ndihmojë ai juve?

Duke drejtuar praktikuesit drejt burimeve të dobishme të informacionit dhe shembujve të


përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS, Koleksioni i Burimeve Mbështetëse synon të
kontribuojë për të kuptuar më mirë sesi përfshirja e ndërgjegjësimit gjinor në përqasjet që
trajtojnë epidemitë e HIV/AIDS, përmirëson në një masë të konsiderueshme mundësitë
për të patur sukses. Përmbledhjet e teksteve, studimet e rasteve dhe udhëzuesit,
demonstrojnë sesi arrihet kjo. Koleksioni gjithashtu synon të mbështesë punën e
specialistëve, sidomos të atyre në pozicione drejtuese. Nëse ju jeni shumë i zënë në
menaxhimin e kohës për të lexuar një libër atëherë ky kolesion mund t’ju ofrojë
informacion të përmbledhur dhe të përshtatshëm në sajë të një sërë burimesh. Ne
shpresojmë se këto burime mbështetëse do të nxisin bashkëpunimin, të punuarit në rrjet
dhe do të ndihmojnënë gjetjen e burimeve të reja.

Si lidhet ky koleksion me pjesën tjetër të materialeve që përmban pakoja?

Koleksioni i Burimeve Mbështetëse është pjesë e rëndësishme e pakos së materialeve mbi


përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS, e cila përfshin një raport të përgjithshëm për çështjet
kryesore dhe një kopje të buletinit të BRIDGE mbi të njëjtën temë. Në këtë koleksion,
përmbledhjet e teksteve kryesore nënvizojnë punën mbi përkatësinë gjinore dhe
HIV/AIDS. Studimet e rasteve japin më tepër informacion sesa është dhënë në raport
përsa u përket metodave dhe mësimeve të dhëna. Informacioni mbi mjetet, udhëzuesit
dhe kurset, aftëson zbatuesit e tyre për të vënë në jetë rekomandimet kryesore që janë
dhënë në raport. Nëse kërkoni më tepër informacion sesa jepet në të gjithë pakon ose
kërkoni organizata të tjera të ngjashme që punojnë mbi përkatësinë gjinore dhe
HIV/AIDS, atëherë hidhuni një shikim rrjeteve, detajeve të kontakteve dhe burimeve web
që ndodhen në këtë koleksion.

Ku mund të gjeni burime të reja?

Burime të reja për përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS po prodhohen në mënyrë të


vazhdueshme. Website Siyanda jep burimet në këtë koleksion si informacion për burime
të reja – www.siyanda.org.
2. Tekstet kryesore

Tekstet kryesore u përzgjodhën dhe u vendosën sipas kësaj rradhe sepse ato si të thuash
lëvizën nga puna e bazuar në kërkime dhe diskutimi i çështjeve kryesore, në strategji
efektive për veprim. Teksti i parë, nga Baylies e Bujra dhe nga Grupi Përkatësia Gjinore
dhe AIDS, ofron një kërkim në thellësi të situatës në Afrikë, informacion për strategjitë e
hartuara për të trajtuar problemet e pabarazisë gjinore dhe përhapjes së HIV/AIDS, si dhe
sfidat për një zbatim të suksesshëm të tyre. Teksti i Daniel whelan jep disa ide
konceptuale rreth çështjes dhe tregon sesi kanë evoluar strategjitë me kalimin e viteve
nga fokusimi tek HIV/AIDS si një çështje të shëndetit, në trajtimin në përgjithësi të
pabarazisë. Butcher dhe Welbourn përshkruajnë reagime që synojnë thyrjen e traditave në
shumë aspekte të epidemisë, ku secili prej tyre fillon nga realitetet e jetës së
njerëzve.Gaeto Rao Gupta ka shkruar një artikull informativ duke dhënë një mënyrë sesi
përgjigjet, reagimet ndaj HIV/AIDS trajtojnë dhe përkatësinë gjinore. Kjo strukturë është
diskutuar gjerësisht në raport. Një përmbledhje të tij mund t’a gjeni në www.siyanda.org.

2.1 “AIDS, seksualiteti dhe përkatësia gjinore në Afrikë: strategji dhe beteja
kolektive në Tanzani dhe Zambia”, Carolyn Baylies, Janet Bujra dhe Grupi
Përkatësia Gjinore dhe AIDS

Si mund të luftojnë gratë ndaj AIDS pa bashkëpunimin e burrave? Një pamje e kohëve të
fundit mbi faktin se sa burrat si të thuash e ndihmojnë epideminë e AIDS, ngre dy sfida të
rëndësishme; aplikim i fushatave që i trajtojnë meshkujt si individë dhe së dyti të
kujtojmë se ajo që ka nevojë për t’u ndryshuar nuk janë meshkujt dhe femrat si individë
por marrëdhëniet midis tyre. Gratë në Tanzani dhe Zambia po i trajtojnë në mënyrë
aktive epideminë e HIV. Gratë janë përkujdesëset kryesore kur njerëzit sëmuren, për
shembull, ato mbështesin jetimët dhe shpenzojnë shumë në përpjekjet e tyre vullnetare
për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar sjelljen. Kriter për të patur sukses në
iniciativat që bazohen në komunitet është dhe përfshirja e individëve me aftësi të mëdha
dhe këto iniciativa kanë qenë shumë mbështetëse, kur kanë patur brenda tyre anëtarë me
mbështetje të përbashkët. Gjithsesi, gati kudo gratë ndeshen me një mbështetje minimale
nga meshkujt dhe burime të pamjaftueshme. Në disa raste meshkujt edhe kanë sabotuar
përpjekjet e tyre.

Ende shihen tregues të një ndryshimi minimal në sjelljen mashkullore që lind si pasojë e
një dëshire për të drejtuar dhe që në asnjë mënyrë nuk është përfituese për gratë. Gratë
gjithmonë e më tepër po përgatiten, ashtu si dhe meshkujt po ndërgjegjësohen, për të
sfiduar dominancën mashkullore. Gjetje të tjera tregojnë se meshkujt:

 ende marrin vendimet në familje, përfitojnë nga produktet e punës së grave, kërkojnë
që të martohen me gra më të reja se ata dhe kanë marrëdhënie jashtëmartesore.
 janë më të rrezikuar për të marrë HIV si pasojë e marrëdhënieve me shumë partnerë.
Disa ndryshime janë të dukshme në Tanzani dhe Zambia, ku meshkujt:

 në dëshirën për të kontrolluar gratë janë përballur me pavarësinë e tyre ekonomike


dhe sociale në rritje.
 kanë filluar të flasin sesi të mbrojnë veten e tyre nga AIDS, megjithëse prapë ruajnë
mendimet e tyre të vjetra
 shpesh këshillojnë meshkujt më të rinj të kontrollojnë nevojat e tyre seksuale ose të
përdorin kondom.
 deklarojnë se kryejnë seks me më pak partnere – shitja e kondomëve është rritur me
përmasa të larta.
 rimendojnë për rolet gjinore kur janë të detyruar që të kujdesen për të sëmurë ose
fëmijë jetimë.

Fushatat e AIDS tashmë synojnë burrat por ato shpesh kufizohen në promovimin e
kondomëve dhe ndërgjegjësimin personal për rrezikun. Fushatat fokusojnë grupe të
veçanta si shoferët e kamionave të distancave të largëta ose personelin e ushtrisë, më
tepër sesa përgjithësimin e e qëllimit të tyre. Ato bëjnë apel më tepër për interesin vetjak
të meshkujve sesa në sfidimin e pushtetit të tyre mbi gratë ose një promovim
bashkëpunues midis të dy sekseve.

Si mund të nxiten meshkujt që të rimendojnë për pabarazitë gjinore? Sfidat për këtë
përfshijnë;

 Puna me meshkujt në fushatat e AIDS ndërkohë që ende mbahen parasysh nevojat e


femrave për mbështetje dhe burime të ndryshme.
 Gjetja e mënyrave të të folurit me meshkujt rreth seksualitetit dhe sigurisë që lidh
interesin e tyre vetjak me përgjegjësinë ndaj grave partnereve dhe fëmijëve (Përfshi
dhe ata që ende nuk kanë lindur).
 Ndërgjegjësimi se të gjithë meshkujt seksualisht aktivë mund të jenë të rrezikuar, më
tepër sesa ajo pjesë e vogël që duket më vulnerable.
 Nxitja e politikanëve dhe njerëzve të tjerë publikë për të njohur çështjen në fjalë dhe
për të promovuar përgjegjësinë e meshkujve.

Përmbledhje e adaptuar nga përmbledhja e ID21, 8 Janar 2001 (www.id21.org)


Burimet: Bujra, Janet and Baylies, Caroline, 2000, AIDS, Sexuality and Gender in
Afrika: Collective Strategies and Struggles in Tanzania and Zambia, London.
Routledge and Bujra, Janet, 2000, “Targeting men for a change: AIDs discourse and
activism in Afrika”
Agenda Issue 44

2.2 “Përkatësia Gjinore dhe HIV/AIDS: hapat e parë të kërkimeve dhe


programeve”

Daniel Whelan
Programet e ndërgjegjësimit gjinor janë fokusuar në përmirësimin e aksesit për
informacion në lidhje me HIV/AIDS, seksualitetin dhe riprodhimin ashtu si dhe
përmirësime në shërbimet dhe teknologjitë e nevojshme dhe aksesin e grave mbi to.
Diskutimet rreth seksualitetit dhe shëndetit seksual, gjithashtu kanë patur për qëllim të
përmirësojnë dinamikën e pabarabartë gjinore në marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, për
shkak se vulnerabiliteti ndaj AIDS është i influencuar nga faktorët socio-kulturorë,
ekonomikë dhe politikë që ndikojnë në kontekstin e sjelljes individuale, një numër i
kufizuar por në rritje programesh kanë filluar të trajtojnë faktorët socialë, ekonomikë dhe
politikë që rrisin vulnerabilitetin. Studimet tregojnë se ndërhyrjet për të përmirësuar
statusin ekonomik dhe social të gruas kanë një efekt të rëndësishëm në eleminimin e disa
pengesave kyç që lidhen me përkatësinë gjinore me të cilat ato përballen kur përpiqen të
ruajnë veten e tyre nga infektimi me HIV. Për shembull, nëse gratë janë të pavarura
ekonomikisht nga meshkujt, ato janë më në gjendje të largohen nga marrëdhëniet që
paraqesin rrezikshmëri.

Reagimet e ndërgjegjësimit gjinor përfshijnë:

 Përmirësim i aksesit për informacion, edukim dhe aftësi për parandalim që merr në
konsideratë dhe barrierat që lidhen me përkatësinë gjinore kundrejt informacionit, si
dhe njohuri dhe përdorim të këtyre njohurive për të arritur marrëdhënie të
shëndetshme. Edukimi i barabartë është një metodë që është përdorur për të sfiduar
besimet e dhe sjelljet përgjithësuese përmes dialogut dhe ndërveprimit personal.
 Trajtimi i komunikimit me partnerin/en gjithashtu ka dalë si rezultat i përqasjeve të
ndjeshme nga ana gjinore për parandalimin e HIV. Diskutimet në grup kanë ofruar
një ambjent të rëndësishëm për reflektimin mbi rolet dhe marrëdhëniet gjinore si dhe
për ndërtimin e aftësive për një komunikim më të mirë.
 Zhvillim të shërbimeve dhe teknologjive të përshtatshme për gratë dhe burrat dhe
trajtim të pengesave që ata kanë në aksesin kundrejt tyre. Kondomi femëror në një
farë mënyre ka ulur incidencën e seksit të pambrojtur. Një mikrobicid vaginal është
zbuluar gjithashtu. Gjithsesi pengesat më të mëdha për zhvillimin e një agjenti efektiv
mikrobicidal janë të natyrës financiare dhe politike, më tepër sesa të natyrës
shkencore.
 Një numër organizatash njohin peshën e madhe që ka gruaja në shpinë si rezultat i
ndikimit ekonomik dhe social të epidemisë. Disa përqasje për shembull, kanë
kombinuar zhvillimin ekonomik me aktivitetet mbi HIV/AIDS për të ndihmuar gratë
të kenë të ardhura për familjet e tyre, ndërkohë që të tjerë kanë ofruar këshillim ligjor
për gratë HIV pozitive të cilat janë përballur me diskriminim.

Janë mësuar një numër gjërash:

 Një grup i vogël shërbimesh dhe teknologjish nk mund të ndryshjnë balancën e


pushtetit midis grave dhe burrave në marrëdhëniet seksuale, pa përpjekje të tjera
plotësuese për të reduktuar faktorët socio-kulturorë, ekonomik dhe politikë që rrisin
vulnerabilitetin e burrave dhe grave ndaj HIV dhe ndikimin e AIDS.
 Informimi, edukimi dhe afësitë për parandalim nuk shërbejnë vetëm për të
përmirësuar nivelin e njohurive por duhet qëgjithashtu të trajtojnë rolet dhe
marrëdhëniet gjinore duke përfshirë dhe përmirësimin e komunikimit.
 Ndryshimi në sjellje nuk mund të arrihet pa përpjekje të mëdha për të ndryshuar
mendimet e burrave dhe grave rreth roleve gjinore, duke qenë se ato lidhen me
seksualitetin dhe rreziqet seksuale ndaj HIV.
 Nevojiten më tepër të dhëna për të na ndihmuar që të kuptojmë më mirë se si
përkatësia gjinore influencon në njohuritë, mendimet dhe sjelljet e burrave.
 Ndërhyrjet e mëdha kërkojnë një përcaktim të qëllimeve që përfshijnë parandalimin,
kujdesin dhe mbështetjen si për individë ashtu dhe për familjet e ndikuara nga
HIV/AIDS.
 Ka një nevojë për të kuptuar më gjerë përkatësinë gjinore brenda institucioneve.
Eksperienca e programeve tregon se institucionalizimi i përkatësisë gjinore mund të
kryhet me sukses me kalimin e kohës, duke përfshirë këtu si agjensitë donatore ashtu
dhe në qeerisjen kombëtare.
 Eksperienca e programeve mbështet nevojën për një vazhdimësi të punonjësve të
vijës së parë, të pajisur me mjetet e përshtatshme për ndërmarrë analiza gjinore,
përmes burimeve të ndryshme, programeve trajnuese, seminareve ose mbështetjes
teknike.

Burim: Whelan, Daniel, 1999, Gender and HIV/AIDS: Taking Stock of Research and
Programmes, Geneva: Joint United Nations Programme on HIV/AIDS (UNAIDS)
www.unaids.org/publications/documents/human/gender/una99e16.pdf

1.1 “Rreziku dhe mundësia: duke reaguar me vizion ndaj HIV”, Kate
Butcher dhe Alice Welbourn

Njerëzimi ka qenë i paaftë të përballojë sfidat që ka paraqitur HIV/AIDS këto 20 vitet e


fundit. Shumica e njerëzve që punojnë me HIV kanë zhvilluar një përqasje “ne” dhe
“ata”, duke u fokusuar më tepër në punën parandaluese me grupet që janë parë si “grupe
vulnerable” dhe nga të cilët këta njerëz mendojnë se në mënyrë të qartë mund të dallojnë.
Gjithsesi, shumë individë dhe grupe që janë infektuar me HIV ose që janë ndikuar prej tij
në mënyra të ndryshme, e kanë ngritur këtë problem. Disa programe dhe projekte kanë
bërë një përqasje akoma më të gjerë, duke vendosur çështjet mjekësore të HIV brenda
kontekstit të tyre social. Një numër projektesh përfshirë këru dhe Projektin e Punës me
Gratë në Bradford, Britani e Madhe, kanë parë rëndësinë e e trajtimit të problemeve që
janë indentifikuar nga ata njerëz që janë parë si vulnerabël. Vetëm duke trajtuar dhe
njohur çështjet fondamentale të jetës së grave, punonjësit e projektit të Bradford ishin në
gjendje të punonin me ta në çështjet e parandalimit të HIV dhe të përmirësimit të
shëndetit seksual. Për shkak se HIV globalisht është një kërcënim për shëndetin dhe
jetën, fondet për të janë të mundshme tashmë dhe për më tepër nevoja e trajtimit të
çështjeve të ndjeshme, siç është seksualiteti, është gjithmonë e më nevojshme.

Ashtu si dhe në rastin e Projektit të Punës me Gratë në Bradford, burrat dhe gratë disa
herë i janë përgjigjur pozitivisht sfidave të HIV. Disa strategji të prishjes së traditave
përfshjnë:

 Përfshirje e njerëzve që jetojnë me HIV ose AIDS – OJF-ja Komuniteti


Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me HIV hartoi projektin e saj kërkimor për të
studiuar nevojat dhe perspektivat e grave të tjera HIV pozitive.
 Vënia në një reflektim e burrave në lidhje me rolin e tyre tradicional si ruajtës së
derës së shtëpisë ashtu dhe për nevojat e tyre të shëndetit seksual dhe riprodhues –
Instituti PROMUNDO në Brazil punon me të rinjtë që kërkojnë pranueshmërinë e
dhunës ndaj grave.
 Përdorim i një përqasjeje pjesëmarrëse – Shkallaret në mënyrë të suksesshme ka
adaptuar një zgjidhje të kënaqshme të problemeve lokale të mbrojtjes së fertilitetit,
duke zvogëluar frikën që egzistonte përmes programeve të kontrollit të popullsisë.
 Fokusim si në kujdes ashtu dhe në parandalim – Gratë shpesh kryejnë të gjithë barrën
e punës së kujdesit kur një familje preket nga sëmundja. Në Kamboxhia, Khana,
Aleanca Khmer e OJQ-ve për HIV/AIDS, punon me burrat për të promovuar rolin e
tyre në kujdesin për të sëmurët.
 Punë e afërt me mjekët popullorë – në Ugandë një grup novator mjekësh popullorë
dhe doktorësh formuan THETA (Shëndeti Tradicional dhe Modern së bashku Kundër
AIDS). Iniciativa të tjera të ngjashme janë formuar duke përfshirë këtu dhe projektin
THEWA (Mjekët Popullorë, Gratë dhe Parandalimi i AIDS) të cilët zhvilluan një
strategji tëndjeshme nga ana gjinore dhe të përshtatshme kulturalisht për edukimin
dhe këshillimin e njerëzve mbi AIDS.
 Punë me autoritetet – megjithëse jo eskluzivisht për çështjen e HIV/AIDS, Musasa,
një organizatë e të drejtave të grave në Zimbabve, ka hartuar strategji për të ndryshuar
mendimet e autoriteteve dhe për të sfiduar rregullat dhe sistemet diskriminuese që
janë në fuqi, në juridiksion. Musasa punoi me organet e policisë dhe ato juridike, për
të gjetur mënyra më të ndjeshme të reagimit në lidhje me të mbijetuarit e dhunës në
familje.
 Integrim i ndërgjegjësimit ndaj HIV në të gjithë aspektet e punës për zhvillim –
Departamenti për Zhvillim Ndërkomvbëtar (DFID), BM, ka organizuar kudo
seminare për të gjithë punonjësit me qëllim të kuptuarit e HIV dhe AIDS, për t’i
ndihmuar ata të punojnë përmes çështjeve problematike që dalin në punën e tyre
përfshirë vulnerabilitetin e tyre ndaj HIV dhe çështje të kujdesit dhe të mbështetjes
për pesonelin me HIV.

Këto novacione dhe shumë të tjera të ngjaashme me to, kanë dhënë një vlerësim më të
madh në kontekstin sesi mund të trajtohet efektivisht HIV/AIDS. Efektiviteti në të njëjtën
kohë mund të rritet nëse përfshijmë dhe të mëposhtmet:
 Përdorim i një reagimi të ndërgjegjësimit gjinor që trajton nevojat strategjike dhe
përfitime si për meshkujt dhe për femrat ,për një akses e kontroll më të barabartë të të
mirave materiale dhe shërbimeve.
 Përfshirja e njerëzve lokalë për prodhimin e materialeve të komunikimit të tyre me
HIV, me qëllim që të sigurohen mendimet e atyre njerëzve për ndryshimet që ata vetë
duan të shohin.
 Zhvillim i reagimeve ndaj HIV/AIDS jo vetëm në ato vende ku prevalenca dihet që
është e lartë por edhe në vende ku ajo është e ulët, me qëllim që të mbahet sa më larg.
Kjo është në kuadër të njohjes së lidhjeve midis shëndetit të dobët seksual dhe dhunës
në familje, pabarazisë gjinore dhe varfërisë, të cilat janë të pranishme në shumë
vende.
 Zhvillimi i një reagimi multi ligjor ndaj HIV/AIDS nga komuniteti në zhvillim, nga
agjensi bilaterale dhe organizatat e shoqërisë civile si në planin ndërkombëtar ashtu
dhe në atë kombëtar. Për shembull, një reagim shumë-sektorësh që trajton në mënyrë
të plotë shumëllojshmërinë e shkaqeve dhe pasojave të infeksionit nga HIV.

Burimi: Butcher, Kate and Welbourn, Alice, 2001, “Danger and opportunity: responding
to HIV with vision”, Gender and Developent, Vol ç No 2
Ky artikull mund të merret dhe në adresën www.isd.ac.uk/bld/ejournals/ej-list.html
3. Studime rasti – praktika të mira

Ka shembuj gjithmonë e në rritje të praktikave të mira nga OJQ shumëlaterale dhe


bilaterale dhe individë në lidhje me AIDS dhe edukimin e shëndetit seksual, ndërtimin e
kapaciteteve, advokacisë, shpërndarjes së shërbimeve dhe kërkimit. Disa punojnë me të
rinjtë ose fokusohen vetëm tek burrat ose përfshijnë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS.
Shumica përdorin përqasje pjesëmarrëse por të gjithë tentojnë që t’a vendosin epideminë
e HIV/AIDS në një kontekst më të gjerë të pabarazisë. Pjesa më e madhe e punës për
HIV/AIDS është e bazuar në kontekstin e të drejtave seksuale e ato të riprodhimit dhe
shëndetit, ashtu si në punën e Puento de Encuentro. Ne vetëm sa kemi bërë një
seleksionim këtu. Në raport ju mund të gjeni rastëe studimi të punës novatore mbi
Përkatësinë Gjinore dhe HIV/AIDS dhe rrjetet, detajet e kontaktit dhe organizatat që kanë
mbështetur ose që kanë kryer një punë interesante.

3.1 Shëndeti i grave dhe HIV: eksperienca nga një projekt i punëtoreve
të seksit në Kalkuta

Niveli aktual i infektimit nga HIV/AIDS në Indi është shumë i lartë. Për shumicën e
grave indiane, është gati e pamundur që të kenë pavarësi në një marrëdhënie seksuale me
një burrë dhe të negociojnë për një seks të sigurtë. Gjithsesi ka një lëvizje të punëtoreve
të seksit në Sonagachi që kanë patur sukses në negocimin e akteve seksuale të sigurta me
klientët, ashtu si dhe një trajtim më të mirë nga shoqëria në përgjithësi (pëfshirë dhe
policinë). Në 1992 Projekti i Ndërhyrjes mbi STD/HIV (SHIP) hapi një klinikë për
Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme për punëtoret e seksit, për të promovuar
kontrollin e sëmundjeve dhe shpërndarjen e kondomëve. Gjithsesi shpejt fokusi i tyre u
zgjerua dhe në trajtimin e çështjeve strukturale të përkatësisë gjinore, klasës dhe
seksualitetit. Vetë punëtoret e seksit vendosën strategjitë e programit. 25% e pozicioneve
drejtuese u caktuan për to dhe ato patën shumë pozicione drejtuese kyçe. Që në fillim
punëtoret e seksit u ftuan që të punonin si edukatore, asistente klinike dhe punonjëse të
klinikës në këtë projekt. SHIP synonte që të ndërtonte kapacitete tek punëtoret e seksit,
për të thyer stereotipet kulturore të shoqërisë së tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për
pushtetin.

U krye një vëzhgim me punëtoret e seksit duke përdorur një metodologji pjesëmarrëse.
Ky vëzhgim konfirmoi se varfëria ekonomike ekstreme dhe deprivimi social, ishin arsyet
kryesore që i bënin gratë të përfshiheshin në biznesin e seksit. Në momentin që punëtoret
e seksit panë rezultatet e vëzhgimit dhe statistikat e tij, ato arritën të shihnin dhe të
masnin vulnerabilitetin e tyre në problemet strukturale dhe ato që më parë e shikonin
veten e tyre negativisht, filluan të ndryshonin perspektivën e tyre.
Projekti u ndërtua rreth ideve dhe strategjive të mëposhtme:

 Edukatoret kishin një uniformë në ngjyrë të gjelbër dhe ishin të pajisura me karta
personeli identiteti duke u dhënë atyre një njohje nga ana sociale. Një numër
aktivitetesh trajnuese u organizuan me synim promovimin e një harmonie dhe
besueshmërie në rradhët e punëtoreve të seksit dhe respekt për to në komunitet dhe jo
duke synuar vetëm ndryshimin e mendimit të tyre se ato ishin gra “të dështuara”.
 65 edukatore shkuan shtëpi më shtëpi në zonat e dritave të kuqe, të pajisura me
informacion për: parandalimin e SST-ve, HIV dhe AIDS, si të përfitonin kujdes
mjekësor dhe mënyrat për të ndryshuar strukturat e pushtetit që promovonin dhunën.
 Një vëzhgim u krye nga edukatoret me babushët (klientë të rregullt). Vetëm 51,5 për
qind e tyre kishin dëgjuar për HIV/AIDS dhe 72,7 për qind e tyre nuk kishin përdorur
asnjëherë kondom. Si rezultat i kësaj u formuan aleanca mes punëtoreve të seksit dhe
klientëve të tyre, për të promovuar praktika më të sigurta të seksit përfshi dhe
eleminimin e dhunës seksuale.
 Një sesion trajnimi për personelin e policisë u organizua midis projektit dhe
Departamentit të Policisë së Kalkutës, nga ana e Institutit të Shëndetit dhe Higjenës së
të Gjithë Indisë. Deri në fund të Prillit 1996, rreth 180 oficerë policie kishin marrë
pjesë në këto programe trajnimi.
 Në 1995 Komiteti Durbar Mahila Samanvaya (DMSC), një bashkim i punëtoreve të
seksit, që nga themelimi i saj filloi të promovonte dhe përforconte të drejtat e tyre.
Qeveria shtetërore në mënyrë formale njohu bordin rregullator që anëtarët e DMSC
ngritën me një pjesë të departamenteve të shtetit, për të siguruar që kodi i qëndrimit i
miratuar bashkarisht prej tyre, të zbatohej nga të gjithë personat përgjegjës në zonën e
dritave të kuqe të Bengalit Perëndimor. Për shembull, kthimi i fëmijëve të trafikuar në
shtëpitë e tyre.

Mësimet nga kjo ishin të shumtë dhe përfshinin:

 Shembuj nga historia sesi punëtoret e seksit kishin luftuar për të drejtat e tyre, e
shtyu projektin SHIP që të përdorte emocionet e njerëzve dhe t’i drejtonte ato drejt
një objektiv të përbashkët.
 Përshtatja me nevojat e punëtoreve të seksit sa herë që ato ndryshonin, për
shembull SHIP ofroi edukim jo-formal kur kërkesat e tyre për literaturë u rritën,
ashtu si dhe u kalua nga programet e trajnimeve të ndryshme, në sigurimin e tyre në
një moshë të madhe. Një skemë kredie dhe kursimesh, u vendos për të ndihmuar
punëtoret e seksit që të krijonin skema të vet-punësimit.
 Punëtoret e seksit krijuan grupin e teatrit Komal Gandhar. Përmes këtij grupi, ato
ishin në gjendje të komunikonin publikisht metodat e negocimit për një seks të
sigurtë me klientët, tutorët, policinë dhe pronarët e bordeleve në një ambjent jo-
kërcënues.
 SHIP negocioi me grupe (kryesisht) meshkujsh, duke përfshirë këtu tutorë,
pronarë bordelesh, klientë dhe policë, për t’i bindur ata për rëndësinë e fushatës së
tyre dhe asnjëherë nuk lanë mbas dore mbështetjen e tyre për përmirësimin e të
drejtave të puëntoreve të seksit. Kjo përfaqësonte një sfidë direkte ndaj strukturave
shtypëse patriarkale.
 Një zbatim i suksesshëm i projektit nuk ishte vetëm ndryshimi i sjelljeve por edhe
ai i mendimit. Për shembull, mënyra sesi shoqëria e shikon seksualitetin, mungesa e
pranueshmërisë sociale të punës së seksit dhe mungesat ligjore që lidhen me të.
 Punëtoret e seksit u takuan me një sërë partnerësh dhe zhvilluan idenë se beteja e
tyre si punëtorë seksi nuk është shumë e ndryshme nga beteja e grave të varfëra në
sektorin informal. Betejat drejtohen kundër patriarkalitetit dhe dominancës.

Burim: Bala Nath, Mandhu, Mars 2000, “Women’s health and HIV: experiences from a
sex worker’s project in Calcutta”, Gender and Development, Vol 8 No 1
Ky artikull mund të gjendet dhe në adresën www.isd.ac.uk/blds/ejournals/ej-list.html

3.2 Promovimi i pjesëmarrjes së burrave në parandalimin dhe kujdesin


ndaj HIV/AIDS të bazuar në komunitet në Kamboxhia

Në disa vende si Kamboxhia, forma kryesore e transmetimit të HIV është seksi


heteroseksual. Meshkujt kanë më tepër partnere seksuale sesa femrat dhe shpesh
përfshihen në seks me para. Egziston nevoja për një punë më të madhe me meshkujt, në
drejtim të një ndërgjegjësimi më të madh për parandalimin dhe kujdesin ndaj HIV,
veçanërisht sepse shumica e projekteve dhe programeve të shëndetit seksual janë drejtuar
drejt grave. Nëntë OJQ Kamboxhiane rurale dhe peri-urbane tentuan të trajtonin çështjet
e mashkulloritetit dhe të HIV/AIDS, në një vend ku modelet dominante të
mashkulloritetit ishin formuar pas dekada të tëra konflikti.

Me ndihmën e Khana, u krye një vlerësim fillestar nevojash nga secila OJQ. Përveç të
tjerave u vu re se meshkujt flasin rreth seksualitetit vetëm brenda grupeve të tyre
shoqërore dhe kësisoj ishte më e lehtë që të hartohej një projekt pjesëmarrjeje mbi
njohuritë dhe ndarjen e eksperiencave. U bë atëherë një ndarje e grupeve sipas grupeve
shoqërore të meshkujve, përgjithësisht ndarja e bë në bazë të moshës, punësimit ose
statusit martesor dhe diskutimet e kryera përfshinin përkatësinë gjinore, dhunën,
përgjegjësitë, seksualitetin dhe si të mund të ndaheshin njohuritë e marra me familjet dhe
komunitetin. Grupet kishin për lehtësues personelin e OJQ-ve dhe vullnetarë të trajnuar,
nga komuniteti. Këto grupe arritën që të vendosnin një frymë solidariteti mes anëtarëve të
tyre, e cila i ndihmoi në përballjen e talljes apo të presionit nga meshkuj të tjerë jashtë
grupit.

Shumë nga mjetet e përdorura për pjesëmarrjen përfshinin:

 Harta e trupit – dhënie e informacionit në hartën e trupit për të lejuar lehtësuesin të


njihte nivelin e njohurive, mendimet dhe praktikat brenda grupit.
 Rrota HIV – e cila identifikoi se çfarë kishte nevojë për të ndryshuar duke hartuar
strategji për ndryshim në formën e një rrethi dhe punën që duhej kryer për të arritur
objektivat e përcaktuar.
 Tullat në mur – ku tulla prej letre u përdorën për paraqitur barrierat, pengesat e
ndryshme dhe që hiqeshin nga muri sa herë që gjendeshin dhe zbatoheshin zgjidhje
për to.
 Role-play – për strategjitë, me qëllim rezistencën ndaj presionit të shoqërisë.
 Shkalla e ndikimit – vendosja e zgjidhjeve në një rrjet, në varësi të nivelit të ndikimit
që kishte patur secila prej tyre dhe sa e lehtë kishte qenë për t’u arritur.

Gjithashtu u pa si shumë e rëndësishme për të vepruar në një komunitet më të gjerë për


rritur mbulimin e punës së kryer si dhe përfshrja e edukatorëve nga fusha të ndryshme.
Në pjesën më të madhe të projektit, filloi të bëhej një punë e ngjashme dhe me grupe
grash dhe të rinjsh.

Rezultatet një periudhe prej dy vjetësh punë përfshinin:

 rritje e përdorimit të kondomëve


 ulje e dhunës familjare në disa projekte
 filluan të zhdukeshin disa mite të transmetimit të HIV
 burrat ishin më në gjendje që t’i rezistonin presionit të shoqërisë për të pirë alkool ose
për të kryer seks me para
 gratë e martuara ishin më në gjendje që të negocionin për seksin ose përdorimin e
kondomit me ata meshkuj që kishin marrë pjesë në grupet e mësipërme
 lehtësuesit e komunitetit shpesh filluan të merrnin përsipër detyra shtesë, si për
shembull punë me liderat e fshatrave

U nxorën disa mësime:

 Rëndësia e të qënit të sigurtë se koha që shpenzohej në grup, nuk ishte në konflikt me


aktivitet që sillnin të ardhura
 Komunikimi i rrjeteve të komunitetit mes tyre ishte i rëndësishëm për proçesin e
përcaktimit të grupeve vulnerabël
 Rëndësia e trajnimit dhe mbështetjes së përbashkët së grupeve lehtësuese

Burim: Tilly Sellers, Pok Panhavichetr, Ly Chansophal dhe Alexandra Maclean:


“Promoting the Participation in Community-based HIV/AIDS Prevention and Care in
Cambodia”në botimin Realizing Rights të Cornwall dhe A.Welbourn, Londër: Zed Press
3.3 Puntos de Encuentro: transformimi i marrëdhënieve të pushtetit në
Nikaragua

E lindur në një vend post-revolucionar nën një qeverisje të krahut të djathtë, OJQ-ja
feministe Puntos de Encuentro kishte si mandat të saj të nxiste marrëdhënie të barabarta
dhe pozitive pa dhunën e jetës së përditshme, si në sferën private ashtu dhe në atë
publike, kjo midis burrave dhe grave dhe midis të rinjve dhe të rriturve. Strategjia
origjinale konsistonte në tre pika të ndërlidhura mes tyre, të cilat ende dhe sot janë shumë
të rëndësishme: influenca e opinionit publik për të krijuar një ambjent të favorshëm për
ndryshime kulturale; forcimi i lëvizjeve sociale (lëvizja e grave dhe ajo e të rinjve) dhe
forcimi i punës për advokaci në drejtim të barazisë midis njerëzve. Puntos de Encuentro
përdori një strategji me media të shumta, duke përfshirë këtu dhe emisionet e spektaklet e
radios dhe televizionit, për të arritur synimet e saj. Puna specifike për HIV/AIDS kishte të
bënte me dhënien e një shtytjeje të madhe në të gjitha mediat dhe në punën e komunitetit
për disa nga vitet në vazhdim. Qëllimi i tyre kryesor, ishte të krijonin një ambjent për
parandalimin e HIV/AIDS dhe të fokusoheshin në normat e përkatësisë gjinore dhe
seksualitetit, stigmën dhe sistemet sociale të mbështetjes.

Puntos de Encuentro njohu rëndësinë e fillimit të punës nga interesat specifike të të


rinjve, u përqëndrua në përfshirjen e sa më shumë njerëzve në lëvizjen feministe dhe
kërkonte të ndërtonte aleanca për të përballur dominancën dhe të krijonte marrëdhënie të
barabarta mes njerëzve. Kjo bëri që organizata të afronte në institucionin e saj të rinjtë
dhe burrat dhe të përfshihej në një punë me të dy këto grupe.

Puntos de Encuentro arriti rezultatet e mëposhtme:

 U hartua një manual trajnimi me dhjetë module me qëllim që të bënte të rinjte të


ç’mësoheshin me shtypjen, të mësonin si të vlerësonin diversitetin dhe të ndërtonin
aleanca si midis tyre ashtu dhe mes të rinjve dhe të rriturve.
 La Boletina, ishte një revistë e grave feministe që synonte të nxiste komunikimin mes
grupeve të ndryshme të grave dhe që publikohej pesë herë në vit. Artikujt e saj
përdoreshin nga grupet për rrethet e tyre të studimit, diskutimet në grup dhe seminaret
që organizoheshin. Tirazhi aktual është 23 000 kopje.
 “Sexto Sentido” (Ndjenja e Gjashtë) është një parodi televizive e përjavshme për të
rinjtë. Seritë e saj paraqesin historitë e gjashtë të rinjve nga pjesë të ndryshme të
vendit duke treguar se çdo të thotë të jesh një i ri ose e re që rritesh në Nikaragua si
dhe se çfarë kërkojnë ata nga jeta. Në bazë të të dhënave të fundit të treguesve
komercialë, kjo shfaqje është një nga programet që kryesojnë në televizionet e
Nikaraguas.
 “Un programa Joven Sin Nombre”, një program i përditshëm radiofonik që
organizohet nga të rinjtë. Emisioni tenton të ofrojë një hapësirë më të madhe për të
rinjtë për të shprehur opinionet dhe problemet e tyre dhe të bisedojnë rreth tyre me të
rinj të tjerë pa patur ndërmjetësimin e të rriturve “ekspertë”. Rreth 70 për qind e të
rinjve në Nikaragua e kanë dëgjuar këtë emision.
 Vitin e kaluar, Puntos de Encuentro zhvilloi një fushatë kombëtare kundër dhunës në
familje i cili drejtohej drejt burrave, duke u bazuar në një studim cilësor mbi dhunën
në familje në Nikaragua.
 Brenda fushës së edukimit dhe trajnmit, Puntos de Encuentro organizon kurse dhe
seminare për gratë dhe të rinjtë për të zhvilluar aftësitë e tyre analitike dhe praktike
dhe për të nxitur ndryshimin personal, organizativ dhe atë politik.

Puntos de Encuentro kohët e fundit ka marrë pjesë në vizita të ndërsjellta mes zbatuesve
të projektit Shkallaret nga Afrika dhe Bashkimit të Meshkujve kundër Dhunës në
Nikaragua. Qëllimi i këtyre shkëmbimeve të eksperiencave ishte të mësonin nga njëri-
tjetri sesi punohet për mbrojtjen e grave, burrave dhe fëmijëve në çështje të shëndetit
seksual e riprodhues dhe dhunës në familje, duke futur në këtë proçes në mënyrë të plotë
një perspektivë të përkatësisë gjinore.

Mësimet e nxjerra nga puna e tyre që nga themelimi në vitin 1990:

 Personeli i Puntos de Encuentro beson se përqasja dhe sjellja e tyre duhet të jetë e
qëndrushshme, si e brendshme ashtu dhe e jashtme dhe duhet të monitorohet
vazhdimisht.
 Të fillohet nga një perspektivë “feministe e përkatësisë gjinore”. Brenda kësaj
perspektive, marrëdhëniet e pushtetit dhe dominancës midis njerëzve, janë principet
bazë të analizës dhe të të vepruarit.
 Të përfshihen sa më shumë meshkuj brenda organizatës për sa kohë që krahu i
pushtetit anon nga ata dhe të mbahet një vizion feminist brenda organizatës.
 Ndryshimet individuale dhe institucionale nuk mund të arrihen në një vakum.
Strategjia e Puntos de Encuentro përfshin një transformim të shoqërisë në tërësinë e
saj, përmes një proçesi të advokacisë dhe duke nxitur një kulturë politike përfshirëse
që vlerëson dallimet dhe ngjashmëritë.

Burime: Terezita Hernandez dhe Veronika Campanile, i papublikuar, “Feminism at work:


a case study of transforming power relations in everyday life: Puntos de Encuentro”,
Managua; Puntos de Encuentro www.puntos.org.ni
Për informacion rreth shkëmbimit të vizitave nga Alice Welbourn shih në
www.healthcomms.org

3.4 Përkatësia Gjinore dhe HIV; përqasja e JSI (BM) për integrimin
gjinor

John Snow International (JSI) BM (Britani e Madhe) e përkufizon integrimin gjinor si një
proçes përmes të cilit çdo organizatë mund të fillojë të trajtojë HIV në brendësi, si
profesionalisht ashtu dhe personalisht brenda një organizate në mënyrë operacionale,
përmes programeve që ajo mbështet. E gjitha kjo është trajtuar në një trajnim të
integrimit gjinor të HIV që JSI BM ka zhvilluar në përgjigje të kërkesave nga
Departamenti për Zhvillimi Ndërkombëtar (DFID) BM, zyrat vendore, shtabet dhe
Ministria e Jashtme. Trajnerët e JSI ofrojnë një set materialesh trajnimi me tre faza, i cili
përfshin ndarjen dhe diskutimin e fakteve dhe frikërave rreth HIV, eksplorim të
mendimeve rreth virusit dhe njerëzve që janë bartës të tij dhe në fund organizimin e
ushtrimeve për të promovuar një të menduar kritik rreth mënyrës së integrimit të plotë të
HIV. Për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, trajnerët e JSI BM i ndërthurin çështjet
e përkatësisë gjinore në proçes. Kur diskutohen tema seksuale, grupeve iu jepet mundësia
të ndahen në nën-grupe të tjera sipas gjinisë së tyre. Në mënyrë mjaft interesante, kjo
mundësi shfrytëzohet shumë rrallë dhe pjesëmarrësit e kanë parë si diçka të re dhe më
tepër informuese, punën në grupe me gjini të përzierë.

Aspekti më i rëndësishëm i trajnimit, gjithmonë arrin kur trajnerët fillojnë të trajtojnë


mendimet e pjesëmarrësve. Një shembull interesant i kësaj doli në një seminar në Azinë
Jugore, ku trajnerët e JSI BM përdorën një ushtrim të quajtur “Kush e merr kurën”. Ky
ushtrim u krye në grupe të përziera me nga 15 persona. Grupit iu kërkua të imagjinonte se
përfaqësonte një grup vendimarrësish në komunitet. Atyre iu tha se ishte zbuluar një
“kurë “ e re për infektimin nga HIV por ajo mjaftonte vetëm për një person. Ata që ishin
më të përshtatshmit për t’a marrë këtë, madje edhe njerëzit e sëmurë, mund të kishin
përfitime afat-shkurtra.

Tabela e mëposhtme është rezultati i ushtrimit.

Emri Seksi Mosha Puna Rruga e Gjendja e Përgjegjësitë


transmetim familjes familjare
it
Mohan M 6 muaj - Nga nëna I varfër -
tek fëmija
Meena F 22 Punëtore Seksi Mesatare 2 fëmijë, nënë
seksi beqare
Shiv M 41 Mësues Seks me Mirë 1 fëmijë dhe
meshkuj gruan
Gita F 35 Pronare e Seks E varfër Burrin dhe 3
një dyqani fëmijë
të vogël
Savitri F 18 Infermiere Injektim Mjaft mirë Beqare
droge

Ushtrimi është hartuar për të nxitur të menduarin rreth gamës së çështjeve që HIV na
detyron të përballojmë. Jo pa rëndësi është fakti që rruga e transmetimit shpesh
transformon reagimin tonë ndaj personit të infektuar: një fëmijë i infektuar nga nëna e tij
shpesh konsiderohet si i pafajshëm ndërkohë që një punëtore seksi apo një gei nuk është i
tillë. Pjesëmarrësit ishin një përzierje e profesionistëve të zhvillimit dhe stafit mbështetës
si kombëtar ashtu dhe pjesë e JSI, burra dhe gra. Trajnerët e eksperimentuan me
ushtrimin me dy grupe të ndryshme por të profilit të njëjtë, në Nepal.
 Në ditën e parë trajnerët i ftuan pjesëmarrësit të mbushnin vetë një copëz
informacioni që mungonte sipas mendimit të tyre. E vetmja kolonë e cila ishte
plotësisht e paplotësuar (përveç atyre të emrit dhe seksit) ishte informacioni mbi
mënyrën, rrugën e transmetimit.
 Në ditën e dytë lehtësuesit i ftuan grupet të diskutonin së pari, se cila pjesë e
informacionit të plotësohej.

Disa rezultate nga ushtrimet në grup përfshinin:

 Mungesa e informacionit rreth rrugës së transmetimit, ditën e parë shkaktoi


ndërlikime rreth vendimit final se kush duhet ta përfitonte kurën por ajo që është më
e rëndësishmja, çoi në diskutime rreth ndjenjave të vetë pjesëmarrësve.
 Punonjësit e zhvillimit dhe ata që ishin pjesë e JSI, në ditën e dytë ishin më
dominantë se punonjësit që s’ishin pjesë e punës zhvillimore dhe punonjësve vendas.
Të parët insistonin se informacioni rreth rrugës së transmetimit do të ndikonte në
vendimin e tyre dhe në këtë mënyrë ai nuk duhet të mungonte. Nga diskutimet kjo
formë e ushtrimit u konsiderua si pak a shumë impersonale. Përgjigja “e drejtë”
gjithsesi, u arrit në fund të ushtrimit kur pjesëmarrësit u pyetën në mënyrë kolektive
nëse ata do të donin të dinin për rrugët e transmetimit dhe të gjithë unanimisht u
përgjigjën po!
 Njerëzit ndiheshin më mirë kur diskutonin për marrëdhëniet gjinore midis burrave
dhe grave, sesa kur diskutonin mbi seksualitetin.
 Në të dy grupet, gratë me HIV favorizoheshin në një masë të madhe për shkak të
roleve të tyre familjare. Ata thoshin: “Edhe pse Meena është një punëtore seksi, ishin
përgjegjësitë e saj për familjen që na shtynë ne në favor të saj.” Pak njerëz ishin të
interesuar për Shiv, përshkak se “ai duhet të kishte ditur më mirë ca gjëra”, e njëjta
gjë edhe për Savitri. Duhet kujtuar që Savitri nuk kishte persona në përkujdesje.

Nga këto eksperienca u mësua:

 Seksualitetit duhet t’i vihet më shumë rëndësi.


 Gratë ende perceptohen si “socialisht të plota”, në terma të roleve të tyre riprodhuese.
 Punonjësit pjesë e JSI ishin më pak të prirur sesa bashkëkombasit e tyre, të diskutonin
ndjenjat personale rreth HIV/AIDS dhe më të prirur që t’a mbanin HIV në një plan
impersonal. Ata mendonin se reagimi i tyre ishte i bazuar mjaft mirë në korrektësinë
politike dhe në terminologjinë e zhvillimit që në një farë mënyre e errëson një
përgjigje reale dhe shmang trajtimin e HIV/AIDS si një çështje personale.
 Diskutimi i çështjeve të ndjeshme seksuale në grupet e përziera nuk ishte një tabu për
pjesëmarrësit.

Burime: Kate Butcher. Për më tepër informacion email: kbutcher@jsiuk.com


Për më tepër informacion rreth John Snow International UK shih në www.jsiuk.com
3.5 Eksperienca Gambiane me Shkallaret

Gambia është një vend Islamik me një shkallë të ulët të prevalencës së HIV. Shumë pak
njerëz e kanë deklaruar veten e tyre publikisht si HIV pozitivë, kështu që njerëzit janë të
pasigurtë për egzistencën etyre. Meshkujt në përgjithësi janë shumë dyshues për
planifikimin familjar (përfshi dhe përdorimin e kondomit) dhe kjo mbështetet nga
klerikët Muslimanë që besojnë se kjo gjë është kundër Kuranit. Përdorimi i kondomit
është i papranueshëm në martesë për shkak të efekteve të tij kontraceptive dhe se mbart
mesazhin se një partner dyshon në besnikërinë e tjetrit. Shkalla e fertilitetit është e lartë
sidomos për meshkujt dhe poligjinia praktikohet në mënyrë të madhe. Projekti Shkallaret
Gambia është një bashkëpunim mes pesë organizatave duke përfshirë departamentet e
qeverisjes, institucionet akademike, OJF ndërkombëtare dhe OJF lokale dhe filloi sepse u
mendua se programi do të mund të ndihmonte fshatarët të zhvillonin zgjidhjet e tyre në
lidhje me problemin e parandalimit të HIV. Shkallaret është një program me sesione
takimesh të strukturuara që synojnë të nxisin diskutimet rreth përkatësisë gjinore, HIV, të
zhvillojë aftësitë për komunikimin dhe ndërtim marrëdhëniesh. Takimet rezultuan me
disa ndryshime të konsiderueshme në marrëdhëniet gjinore, duke përfshirë dhe
reduktimin e dhunës në familje.

Pjesëmarrësit takoheshin në grupe me mosha dhe gjini të njëjtë. Ky është i vetmi forum
në të cilin çështjet seksuale mund të diskutohen relativisht më lirshëm. Këto grupe u
përfshinë në seminare, takime me 10 sesione një-ditorëshe. Kjo arrinte kulmin me një
seminar final të komunitetit, ku secili grup u bënte një kërkesë “speciale” fshatarëve të
grumbulluar, pjesëmarrësve dhe atyre që nuk ishin pjesëmarrës.

U bënë disa adaptime për të përshtatur projektin në Gambia:

 Duke qenë se meshkujt ishin dyshues rreth faktit se programi kishte të bënte me
kontrollin e lindjeve ai u adaptua me një fokus në parandalimin e infertilitetit. Duke
qenë se Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme janë shkaku kryesor i infertilitetit,
kjo mund të shfrytëzohej dhe të diskutohej si një problem
 Ishte e rëndësishme për pjesëmarrësit të kryenin të njëjtin ushtrim në secilin grup në
mënyrë që meshkujt të mos dyshonin se po kryenin një ushtrim të kontrollit të
popullsisë duke i patur gratë të ndara dhe veçmas grupit të tyre.
 Harta trupore e “ndezjes” dhe “fikjes” seksuale u përdorën gjithashtu. Kjo për të
shmangur diskutimin e subjektit të vështirë të synetllëkut dhe orgazmës femërore.
Ushtrimi i çdo tw vihet në jetë në të ardhmen, u modifikua në dhënien e “dhuratave
në jetë” me qëllim përpjekjen për të ndikuar në pabarazinë gjinore, pa prekur dhe
shkelur ligjin Sharia.

Një vlerësim pjesëmarrës pilot duke përdorur intervista informuese kyç nxori të
mëposhtmet:

 Pjesëmarrësit shfaqën një ndërgjegjësim në rritje ndaj rrezikut, përmirësuan dialogun


me partnerët dhe miqtë e tyre, rritën përdorimin e kondomit dhe reduktuan në një
shkallë të madhe dhunën ndaj bashkëshorteve të tyre. “Shumë meshkuj ndiheshin në
turp kur rrihnin gratë e tyre, duke pranuar në të njëjtën kohë në takimin përfundimtar
të komunitetit, se rrahja e gruas ishte diçka shumë e gabuar” (f 76).
 Gratë e reja ishin përfitueset kryesore sepse ato në fillim ishin krejt të paditura dhe
mësuan ndërsa ato më të vjetrat ishin më pak të prirura të mësonin njohuri të reja ose
të diskutonin çështje të tilla në komunitet.

Problemet e identifikuara:

 Ishte e vështirë të gjeje personel gra që të shërbenin si lehtësuese.


 Parregullsitë në shpërndarjen e punës dhe të ardhurave gjithashtu shkaktuan probleme
familjare për lehtësuesit sepse u mendua nga të tjerët se ata i kishin marrë për vete
paratë e programit.
 Lidhjet e dobëta të transportit midis komuniteteve dhe fshatrave, bënin që skuadrat e
punës shpesh të mos shkonin dot në destibnacion.
 ActionAid nuk arriti të përfshinte menaxherët e mesëm të ActionAid – Gambia dhe
aktivitetet buxhetoheshin në nivel kombëtar dhe jo zonal, duke bërë kështu që
menaxherët të mos kishin prioritet programin në planin e tyre të veprimit.

Strategjitë e së ardhmes:

 Përfshirja e Shkallareve në Programin e Qeverisë për Zhvillimin e Përqëndruar Rural.


Në këtë mënyrë, do të mund të identifikohen programet e shëndetit riprodhues nga ky
program i përgjithshëm dhe më pas do të ofrohet programi Shkallaret.
 Programi Shkallaret në Gambia është duke eksploruar mundësinë e një “libri bisede”
në mënyrë që lehtësuesit të mos duhet të dinë domosdoshmërisht të lexojnë. Një
mundësi tjetër është krijimi i një lidhjeje më të afërt me programin e literaturës për të
rritur të ActionAid REFLECT.
 Pagesat e lehtësuesve janë riparë për t’u siguruar se ata/ato ende marrin një shumë
edhe gjatë kohës që ato nuk e bëjnë më këtë punë për Shkallaret. Shpresohet se kjo do
të tërheqë më shumë gra të afta të cilat do t’a kenë shumë të vështirë që të shpjegojnë
në familje të ardhurat e tyre jo të rregullta.

Burime: Shwë, Matthew and Jawo, Michelle, 2000, “Gambian Experiences with Stepping
Stones: 1996-99”, PLA Notes37, pp73-78, London: International Institute for
Environment and Development www.talcuk.org/stratshope/ssgambia.html
K. Paine, G. Hart, M. Jawo, S. Ceesay, M. Jallow, L. Morison, G. Walraven, K.
McAdam, and M. Shaw, 2002, “Before we were sleeping, now we are awake”:
Preliminary evaluation of a community-based sexual health programme in The Gambia”,
African Journal of AIDS Research, Vol1:41-52
4. Mjetet dhe udhëzuesit

Shumica e këtyre mjeteve përshkruajnë sesi përqasjet pjesëmarrëse mund t’i bëjnë
aktivitetet më të përshtatshme kulturalisht dhe specifike për kontekste të caktuara – duke
lejuar pjesëmarrësit të identifikojnë problemet e tyre dhe mënyrat për t’i trajtuar ato. Disa
në mënyrë specifike përdoren për një veprim lokal të OJF dhe grupeve, duke punuar në
marrëdhëniet gjinore, HIV/AIDS dhe shëndetin seksual dhe riprodhues. Disa të tjera
japin udhëzime për programe me një qëllim më të gjerë duke përfshirë sektorë të
ndryshëm.

4.1 Në përgjithësi

ActionAid, Agjencia për Bashkëpunim dhe Kërkime në Zhvillim (ACORD) dhe Save the
Children, 2002, Përkatësia Gjinore dhe HIV/AIDS: Udhëzime për Integrimin e Fokusit
Gjinor në Punën e OJF-ve për HIV/AIDS, Londër: ActionAid, ACORD dhe Save the
Children
Hapi i parë për agjensitë që ndërrmarrin një punë mbi HIV/AIDS në komunitet, duhet të
jetë trajnimi i stafit për t’i bërë ata të aftë të punojnë në mënyrë më të ndjeshme dhe më
efektive në nivel komuniteti. Ky udhëzues ofron një strukturë për analiza, duke ndihmuar
në gjetjen e lidhjeve dhe lehtësimin e diskutimeve, në marrëdhëniet gjinore dhe proçeset
sociale, ekonomike dhe politike që rrisin vulnerabilitetin e anëtarëve të ndryshëm të
komunitetit ndaj HIV/AIDS. Analiza Gjinore Matriks, Struktura e Marrëdhënieve Sociale
dhe Hierarkia e Nevojave janë disa nga mjetet për analiza gjinore të paraqitura në këtë
udhëzues. Përqasjet kryesore metodologjike mund të përdoren në punën me Përkatësinë
gjinore dhe HIV/AIDS në komunitet duke përfshirë këtu dhe Shkallaret. Ky është një
burim i shkurtër dhe praktik për të ndihmuar stafet e OJF-ve ndërkombëtare dhe lokale,
në hartimin dhe planifikimin e ndërhyrjeve ndaj HIV/AIDS në mënyrë sa më efektive.
Kopje të tyre mund të merren nga: Publication Sales, Save the Children, 17 Grove Lane,
London, SE5 8RD, UK, tel: +44 (0) 20 7703 5400, fax: +44 (0) 20 7708 2508, email:
publications@scfuk.org.uk

Fondi i Zhvillimit për Gratë i Kombeve të Bashkuara (UNIFEM) Zyra Rajonale e Azisë
Lindore dhe Jug-Lindore, 2001, Gratë, Përkatësia Gjinore dhe HIV/AIDS në Azinë
Lindore dhe Jug-Lindore, Bankok: UNIFEM Zyra Rajonale e Azisë Lindore dhe Jug-
Lindore
www.unifem-eseasia.org/Resources/GenderAids/genderaidstop.html
HIV/AIDS është një çështje gjinore për shkak se gratë dhe burrat janë vulnerabël në
mënyrë të ndryshme dhe vulnerabiliteti ndikohet nga ndërveprimi i një sërë faktorësh
personale dhe socialë, duke përfshirë njohuritë dhe mundësitë për të patur shërbime
mbështetëse. Një faktor i rëndësishëm në përhapjen e HIV përmes Azisë Lindore dhe
Jug-Lindore është lëvizshmëria e njerëzve. Konfliktet gjithashtu i vendosin gratë në një
rrezik në rritje të dhunës seksuale dhe infektimit nga HIV. Një çështjet e rëndësishme që
theksohet këtu është e drejta e gruas shtatzënë për zgjedhur në mënyrë të lirë të testohet
për HIV dhe e drejta e grave që e dinë se janë të infektuara të bëjnë zgjedhje të pavarura
rreth shtatzanisë tyre dhe duke marrë informacionin e duhur rreth rritjes së fëmijës dhe të
ushqyerit me gji. Strategjitë e parandalimit të HIV do të jenë efektive në mbrojtjen e
grave nga efektet e HIV, nëse ato përfshijnë një njohje dhe një promovim aktiv të të
drejtave njerëzore të grave. Meshkujt kanë nevojë të nxiten për të adoptuar sjellje
pozitive dhe të luajnë një rol më të madh në kujdesin për partneret dhe fëmijët e tyre.
Përveç dhënies së informacionit mbi mënyrën sesi përkatësia gjinore ndërvepron me
epideminë e HIV/AIDS, ky material jep fakte bazë rreth epidemisë në shumë vende të
këtij rajoni përfshi Kamboxhian, Kinën, Mjanmar/Burma, Tailandën, Vietnamin dhe
Guinean e Re Papua.

Welbourn, A., 1995, Paketa e Trajnimeve Stepping Stones mbi HIV/AIDS, Shprehitë e
Komunikimit dhe të Marrëdhënieve, Londër: ActionAid
Informacion i mundshëm në www.steppingstonesfeedback.org
Manual në Anglisht dhe Frëngjisht
Video shoqëruese në Frëngjisht, Anglisht, Luganda dhe Swahili
Një paketë trajnimi mbi përkatësinë gjinore, HIV, shprehitë për komunikim dhe
marrëdhënie, për përdorim me të gjithë komunitetet për të sfiduar pabarazitë gjinore dhe
ato midis brezave, midis meshkujvedhe femrave dhe midis të rinjve dhe të rriturve.
Programi i trajnimit konsiston në 18 sekuenca sesionesh të kujdesshme për tre ose katër
muaj. Trajnimi alternohet me punën në grupe (të ndara sipa moshës dhe gjinisë) dhe
sesione më të gjata kur grupet duhet të ndajnë mendimet dhe pikëpamjet e tyre. Sesionet
e para konsistojnë në bashkëpunimin në grup dhe në ndihmën që u jepet pjesëmarrësve
për të njohur perspektvën e tyre vetjake për jetën. Pas dy sesioneve mbi AIDS dhe seksin
e sigurtë, trajnimi i ndihmon pjesëmarrësit të analizojnë se pse njerëzit sillen në një
mënyrë apo në një tjetër, duke u përqëndruar në faktorë të tillë si alkooli, traditat vendore,
nevoja për para, pritshmëritë sociale dhe personalitetet e njerëzve. Sesioni final i
ndihmon pjesëmarrësit të jenë më të pranueshëm dhe të marrin më tepër përgjegjësi për
veprimet e tyre. Për më tepër www.talcuk.org/stratshope/order.html
4.2 Integrimi i përkatësisë gjinore

Commonwealth Secretariat,2002, Gender Mainstreaming in HIV/AIDS: Taking a


Multisectoral Approach, London: The Commonwealth Secretariat and Halifax: Mritime
Centre of Excellence for Women’s Health
Për të trajtuar në mënyrë të suksesshme epidemitë, një perspektivë gjinore duhet të
përfshihet në reagim të gjerë dhe shumë-sektorësh. Ky manual ndihmon në shpjegimin
pse puna në të ardhmen duhet të përfshijë dhe një fokus mbi përkatësinë gjinore, një
udhëzim sesi mund të arrihet kjo dhe informacion rreth asaj që është bërë deri tani. Në
Indi për shembull, Juristët Kolektivë ofrojnë ndihmë legale për burrat dhe gratë me HIV.
Sttudimet e rastit ilustrojnë sesi programet që promovojnë parandalimin e HIV, duke
trajtuar si faktorët gjinorë ashtu dhe ata politikë e socialë që rrisin rrezikun e infektimit
tek njerëzit, mund të kenë më shumë sukses në ndryshimin e sjelljes. Gjithashtu përmban
dhe një listë të burimeve online. Kontaktoni Rupert Jones-Parry, Publications Unit,
Commonwealth, Marlborough House, Pall Mall, London SW1Y %HX, United Kingdom,
tel: +44 (0) 20 7747 6342,
fax: +44 (0) 20 7839 9081, email r.jones-parry@commonwealth.int

De Bruyun, Maria, 1996, Facing the Challenges of HIV, AIDS, STD-s: a Gender-based
Response, Amsterdam: KIT dhe Harare: SAfAIDS
www.kit.nl/information_services/html/hiv_aids_publications.asp
Masa e grave me HIV/AIDS ka pësuar një rritje në mënyrë dramatike. Faktorët që lidhen
me përkatësinë gjinore, të tillë si pritshmëria sociale që burrat duhet t’i kontrollojnë gratë
në të gjitha aspektet e marrëdhënieve, ndikon në rrezikun e infektimit me HIV dhe në
mundësinë për parandalim dhe kujdes. Një përqasje e bazuar në gjini trumbeton ndarjen e
përgjegjësisë për parandalim dhe kujdes midis grave dhe burrave. Ky burim synon të
pajisë politikë bërësit, planifikuesit dhe zbatuesit e programeve me informacion dhe ide
se si të fusin në programet dhe politikat e tyre një reagim të bazuar në përkatësinë gjinore
ndaj HIV/AIDS dhe SST-ve. Dëshmi personale dhe përshkrime të shkurtra të programeve
dhe ndërhyrjeve të kryera, tregojnë ndikimin e pabarazisë gjinore mbi HIV/AIDS dhe
japin shembuj të reagimeve efektive. Për shembull, një program në Haiti shet kondomë
në vende ku gratë ndihen mirë kur i blejnë ato. Është hartuar një listë me programet
egzistuese dhe të planifikuara, si dhe ndërhyrjeve që fokusohen mbi përkatësinë gjinore.

International Planned Parenthood Federation (IPPF) Western Hemisphere Region, 2002,


The HIV/Gender Continuum, New York: IPPF
www.ippfwhr.org/resources/gender/continuum.html
I mundshëm në Anglisht, Frëngjisht, Portugalisht dhe Spanjisht
Cilët komponentë të programeve dhe shërbimeve tuaja nuk janë të ndjeshëm nga ana
gjinore? Paksa të ndjeshëm? Idealë? IPPF ka zhvilluar këtë mjet të ri për të ndihmuar në
hetimin sesa të përgjegjshëm janë programet dhe shërbimet e organizatës ndaj çështjeve
gjinore që lidhen me parandalimin e HIV, brenda një përqasjeje të bazuar mbi të gjitha të
drejtat e shëndetit seksual dhe atij riprodhues. Programet që arrijnë një rezultat të ulët,
rreshtohen në anën e djathtë të Continuum dhe kanë nevojë për ridimensionim thelbësor
që mund të kërkojë një ndihmë, lehtësim të jashtëm. Programet që vendosen në mes janë
duke lëvizur drejt një drejtimi të ndjeshëm gjinor dhe duhet të përfitojnë një angazhim të
brendshëm për të vazhduar ngritjen në këtë drejtim. Programet që rreshtohen në të djathtë
janë programet modele dhe mund të jenë në gjendje të prodhojnë dokumentet, materialet
më të mirë praktike ose të ndajnë eksperiencat e tyre në këtë fushë.

Ryan, Gladys dhe Tallis, Vicci, 2001, AIDS: Genderin the Response, Durban: Gender
AIDS Forum
“Sa i ndjeshëm jam nga përkatësia gjinore? Merrni çdo person të grupit të shohë një listë
me rolet dhe përgjegjësitë dhe të dallojnë se cilët prej tyre e kryejnë SHPESH,
NDONJËHERË, RRALLË”. Përmes aktiviteteve të këtij lloji, udhëzuesi i nxit
pjesëmarrësit të diskutojnë rreth ideve që lidhen me seksin dhe përkatësinë gjinore –
shembujt përfshijnë rolet dhe përgjegjësitë, patriarkalitetin dhe socializimin. Një seri
aktivitetesh gjithashtu, i bën pjesëmarrësit të aftë të eksplorojnë ndërlidhjen mes
përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS dhe mënyrën sesi e para ndihmon epideminë. Historitë
personale tregojnë sesi realitetet e jetës së njerëzve janë të ndikuara nga pabarazia
gjinore, stigma dhe tabutë. Udhëzuesi atëherë sugjeron mënyra për të gjetur sesi puna për
HIV/AIDS mund të bëhet më e ndjeshme nga ana gjinore, si për momentin, përfshirja e
meshkujve pa përforcuar pushtetin mashkullor. Aty ka dhe udhëzues specifikë për
lehtësuesin për krijimin e dinamikave pozitive me grupin ashtu si dhe përshkrime të
metodologjive që lehtësuesit mund të përdorin në trajnimet e tyre. Kjo ndihmë për
trajnimin, e cila përfshin një video me të njëjtin emër, ka për qëllim të ndihmojë
edukatorët dhe trajnerët të lehtësojnë diskutimet me praktikantët në lidhje me çështjen e
përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS në punën e tyre.
Kopje mund të porositen nga Gender AIDS Forum, c/o Audio Visual Alternatives, Office
no. 2, 78 Ramsay Road, Mayville, Durban, South Africa, tel: +34 (0) 31 2078116.

United Nations Population Fund (UNFPA), 2002, “Addresing gender perspectives in HIV
prevention”, HIV Prevention Now: Programme Briefs No. 4
www.unfpa.org/aids/docs/progbrief04.pdf
Mungesa e respektit për të drejtat e grave, dhuna e bazuar në gjini dhe pamundësia për
edukim dhe shërbime të ndjeshme gjinore të shëndetit seksual i bëjnë gratë dhe vajzat në
mënyrë jo të barabartë vulnerable ndaj HIV. Kjo është arsyeja pse pabarazia gjinore
duhet të trajtohet në programet e parandalimit të HIV. Një përqasje e përshtatshme
shumë sektorëshe do të ishte shumë e nevojshme, në mënyrë që të promovohet fuqizimi
dhe pjesëmarrja e të gjithë përfituesve të saj. UNFPA ndërton programe në përgjigje të
përkatësisë gjinore për parandalimin e HIV, duke përfshirë dhe trajnime për edukatorët,
punonjësit e shëndetit dhe punëtorë të tjerë. Këto programe nxisin aftësitë ndërpersonale
kundrejt ndërgjegjësimit gjinor si dhe kryejnë këshillime me të rinjtë për diskutimin e
hapur të çështjeve të marrëdhënieve, shëndetit seksual dhe seksualitetit. Ky përshkrim i
shkurtër i programit paraqet disa nga ndërlikimet specifike të HIV/AIDS ashtu si dhe ato
veprime të reagimeve në rang vendor ndaj epidemive me mbështetjen e madhe të
UNFPA. Fokusi i UNFPA në lidhje me parandalimin e HIV është në këto tre çështje
thelbësore: parandalimi në rradhët e të rinjve, parandalimi tek gratë shtatzëna dhe
programimi i përshtatshëm i përdorimit të kondomëve.

4.3 Të drejtat e njeriut

Klugman, B., Fonn, S. dhe Tint, K. S., 2001. Reproductive Health for All: Taking
Account of Power Dynamics Between Men and Women, Rome: Associacione Italiana
Donne Per Lo Sviluppo (AIDOS)
Programet e shëndetit seksual dhe riprodhues duhet të promovojnë barazinë dhe të drejtat
gjinore të njeriut. Ky manual është hartuar për trajnerë me eksperiencë në këtë fushë
kështu që ata mund të ndërmarrin trajnime të planifikuesve kryesorë dhe të drejtuesve në
qeveri, agjensive jo-qeveritare dhe atyre të fondeve, të cilët punojnë në fushën e shëndetit
riprodhues dhe seksual. Metodat dhe proçeset i lejojnë pjesëmarrësit të vizatojnë
eksperiencat e tyre përmes përdorimit të teknikave pjesëmarrëse. Moduli 1 ndërton një
kuptim sesi janë ndërtuar dhe ruajtur marrëdhëniet gjinore dhe cili është ndikimi i tyre në
shëndet brenda kontekstit lokal socialo-ekonomik. Modulet 2 dhe 3 i aftësojnë
pjesëmarrësit të kuptojnë dokumentat bazë që lidhen me të drejtat riprodhuese siç janë
ato që kanë dalë nga Konferenca Ndërkombëtare e Popullimit dhe Zhvillimit (ICDP) dhe
Konferenca e Katërt Botërore për Gratë (FWCW). Kjo ndiqet nga ushtrime që
eksplorojnë ndikimin e marrëdhënieve gjinore në sjelljet që kanë të bëjnë me shëndetin
dhe shërbimet shëndetësore. Ky modul gjithashtu eksploron sesi mund të futen përqasjet
e barazisë dhe të drejtave gjinore në programimin e shëndetit seksual dhe riprodhues. Për
të porositur materiale kontaktoni Daniela Colombo email: aidositaly@compuserve.com

Nath, Madhu Bala, 2000, Gender, HIV and Human Rights: A Training Manual, Geneva:
UNAIDS, New York: UNIFEM
www.unifem.undp.org/public/hivtraining/
I mundshëm në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht.
Faktorët makro-ekonomikë dhe politikë që përshkallëzojnë pabarazitë gjinore, janë pjesë
e thelbit të epidemisë dhe influencojnë direkt përhapjen e shpejtë të epidemisë. HIV
kohët e fundit po i infekton gratë më shpejt sesa burrat në rajone të ndryshme, siç është
Afrika Sub-Sahariane. Gratë kanë nevojë të kenë kontroll mbi çështjet që lidhen me
problemet e shëndetit të tyre seksual dhe riprodhues dhe të kenë mundësi më të mëdha
për të kontrolluar burimet e ndryshme dhe ato ekonomike. Meshkujt kanë nevojë të
marrin më tepër përgjegjësi në parandalimin e transmetimit të HIV. Ky manual trajnimi
përfshin modele trajnimi që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për dimensionet gjinore të
HIV/AIDS. Kalendari dhe metodologjia për sesionet, ndihma për trajnerin dhe shënimet
për lehtësim, tashmë janë të gatshme. Marrja e reagimit dhe informacionit nga
pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në sesionet e trajnimit në vende të ndryshme, kanë
treguar se përgjithësisht ata nuk e shihin më HIV/AIDS me një neutralitet gjinor. Ata
gjithashtu kishin kuptuar se ishte një çështje e rëndësishme sociale dhe që nuk kishte të
bënte vetëm me shëndetin.
UNIFEM, 2002, “Turning the tide: CEDAW and the gender dimensions of the
HIV/AIDS pandemic”, New York: UNIFEM
www.undp.org/unifem/public/turningtide/
Në Deklaratën e adoptuar në Sesionin Special të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve
të Bashkuara (UNGASS) në Qershor të 2001, shtetet u angazhuan të ndërmerrnin një sërë
veprimesh për të luftuar epidemitë e HIV/AIDS, shumë prej të cilave trajtonin dhe
dimensionet e tyre gjinore. Ky libër kontribuon në një kuptim në rritje të idesë së
vendosjes së të drejtave të grave në punë, për të trajtuar epideminë e HIV/AIDS dhe nga
një perspektivë gjinore. Konventa e Eleminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit
kundër Grave (CEDAW) u referohet aspekteve të ndryshme të panepidemisë, të tilla si
dhuna e bazuar në gjini dhe shfrytëzimi seksual, mundësia për shërbime mjekësore,
pabarazia gjinore dhe seksi i sigurtë, çështje të kujdesit dhe të dhënies së kujdesit,
edukimi, praktikat kulturore diskriminuese dhe sterotipet. Shtete të ndryshme duhet të
sigurohen që, për shembull, programet parandaluese të edukimit janë të hartuara në
mënyrë specifike për të qenë të arritshme nga gratë dhe se këto programe, marrin në
konsideratë barrierat drejt informacionit që janë krijuar nga rolet e sterotipuara gjinore si
të burrave ashtu dhe të grave.
Gratë dhe HIV/AIDS – Karta e të Drejtave e Barcelonës – Drafti i Përpunuar
Duke hyrë në dekadën e tretë të HIV/AIDS, gratë, sidomos ato të reja dhe të varfra, janë më të prekurat prej
saj. Duke qenë pabarazia gjinore po furnizon panepideminë e HIV/AIDS, është normale që gratë dhe vajzat
të flasin, të vendosin prioritete për të vepruar dhe të drejtojnë përgjigjen globale ndaj krizës. Pra, gra dhe
vajza nga e gjithë bota, bashkohuni dhe nxisni të gjitha qeverisjet, organizatat, agjensitë, donatorët,
komunitetet dhe individët që të bëjmë realitet të drejtat tona.

Gratë dhe vajzat kanë të drejtë:


 Të jetojnë me dinjitet dhe në barazi
 Të kenë integritet trupor.
 Të jenë të shëndetshme dhe të përfitojnë kujdes shëndetësor, përfshi dhe trajtimin.
 Të jenë të sigurta dhe të lira nga frika e dhunës fizike dhe seksuale në jetën e tyre.
 Te jenë të lira nga stigma, diskriminimi, ofendimi dhe mohimi.
 Të përfitojnë të drejtat e tyre njerëzore pavarësisht nga orientimi seksual.
 Të kenë autonomi dhe kënaqësi seksuale.
 Të jenë të barabarta në familjet e tyre.
 Të kenë mundësi të edukohen dhe të informohen.
 Të kenë pavarësi ekonomike

Këto të drejta fondamentale do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen tek të drejtat për:
 Mbështetje dhe kujdes që plotësojnë nevojat e tyre të veçanta.
 Të përfitojnë kujdes shëndetësor të pranueshëm, të përshtatshëm dhe cilësor duke përfshirë dhe terapitë
antiretrovirale.
 Të përfitojnë shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë dhe mundësinë për një
abort të sigurtë pa koercion.
 Të kenë një gamë më të gjerë teknologjish parandaluese dhe terapeutike që u përgjigjen nevojave të të
gjitha grave dhe vajzave, pavarësisht nga mosha, statusi i tyre HIV dhe orientimi seksual.
 Të kenë mundësi të përdorin teknologjitë e përshtatshme parandaluese, të tilla si kondomi femëror dhe
mikrobicidet, me trajnime të ndërtimit të aftësive për përdorimin dhe negocimin e nevojshëm.
 Të testohen nëse e shohin të nevojshme dhe t’u mbrohet konfidencialiteti i statusit të tyre.
 Të zgjedhin të bëjnë publik statusin e tyre në rrethana sigurie pa patur frikën e dhunës, diskriminimit
ose stigmës.
 Të jetojnë seksualitetin e tyre në siguri dhe me kënaqësi në përshtatje me moshën, Statusin HIV dhe
orientimin seksual.
 Të zgjedhin të jenë nëna dhe të kenë fëmijë pavarësisht nga statusi i tyre HIV ose orientimi seksual.
 Mëmësi të sigurtë dhe të shëndetshme, përfshi këtu dhe sigurinë e shëndetin e fëmijëve të tyre.
 Barazi gjinore në të gjitha nivelet e edukimit për të gjithë.
 Të zgjedhin për martesë pavarësisht nga mosha, statusi HIV ose orientimi seksual.
 Të përfitojnë edukim seksual formal dhe informal gjatë jetës së tyre
 Të marrin informacion, sidomos rreth HIV/AIDS, duke u dhënë rëndësi grave dhe vajzave që janë në
veçanti vulnerable për shkak të dallimeve biologjike, roleve dhe pabarazisë gjinore.
 Të kenë sigurinë e të ushqyerit, ujit të sigurtë dhe të strehimit.
 Të punësohen, të paguhen në mënyrë të barabartë, të njihen të gjitha llojet e punëve përfshi dhe punën
e seksit dhe të kompesohen për kujdesin dhe mbështetjen që japin.
 Të jenë të pavarura ekonomikist si dhe të kenë dhe të administrojnë prona dhe të kenë akses në burimet
financiare.
 Të jenë të lira të lëvizin dhe të udhëtojnë pavarësisht nga statusi i tyre HIV.
 Të shprehin identitetin e tyre fetar, kultoror dhe social.
 Të bashkëpunojnë lirshëm dhe të jenë lidere brenda institucioneve fetare, sociale dhe kulturore.
 Të drejtojnë dhe të marrin pjesë në të gjitha aspektet e politikës, qeverisjes, vendimarrjes, zhvillimit të
politikave dhe zbatimit të programeve.
Konferenca XIV Ndërkombëtare e AIDS, Barcelonë, Spanjë, 11Korrik 2000
Një përpjekje globale e nxitur nga Gratë në Barcelonë dhe Mujeres Adelante me përfshirjen e rëndësishme
të Këshillit Ndërkombëtar të AIDS tek Gratë i Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS dhe Komuniteti
Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me AIDS. Për të marrë pjesë në hartimin e draftit të punës kontaktoni
në :Tyler Crone, Yale Law School, email: elizabeth.crone@yale.edu.
tel: +1203 589-8876.

4.4 Media

Gysae, Marianne and Øverland, Lene, March 2002, Monitoring HIV/AIDS Reporting
Through a Gender Lens, Women’s Media Watch, Cape Town: Creda Communications
www.womensmediawatch.org.za/projects/mp/hivaids.html
Nënvizimet sensacionale shpesh arrijnë që të tërheqin vëmendjen. Informacioni
keqkuptues, jo i saktë dhe konfuz ka sjellë një rritje negative të mendimeve kundrejt
njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS. Raportimi efektiv që i bën thirrje interesit publik,
mund të bëjë të mundur eksplorimin e HIV/AIDS nga këndvështrime të ndryshme dhe
ofron analiza më të thella të ndikimit të faktorëve socio-ekonomikë duke ngritur dhe
zërin e njerëzve të prekur nga HIV/AIDS. Libërthi ofron një monitorim praktik të medias
dhe mjete të ndërgjegjësimit të medias, që synojnë të ndihmojnë punonjësit e medias të
analizojnë e të ndryshojnë në mënyrë kritike përmbajtjen dhe stilin e raportimit të
gjendjes dhe ngjarjeve të ndryshme. Një nga aktivitetet përfshin artikullin “Jo seks të
lutem – Swazi gruaja që ka hequr dorë nga intimiteti prej pesë vjetësh për të luftuar
HIV”. Udhëzuesi u hartua përmes një Forumi Mediash ndërveprues dhe diskutimeve me
gazetarë, studentë të gazetarisë dhe organizata të advokacisë.

4.5 Kujdesi shëndetësor

Family Health International (FHI), 2002, Rethinking Differences and Rights in Sexual
and Reproductive Health, Research Triangle Park: Family Health International, La Paz:
Center for Information and Development of Women (CIDEM)
Versioni Anglsht: www.fhi.org/en/fp/fpother/grnderguid/genderpart1.html
Për versionin Spanjisht email: publications@FHI.org
Qeveria Boliviane ka zhvilluar politika progresive të shëndetit seksual dhe riprodhues
dhë ka zbatuar programe të kësaj natyre gjatë viteve 90-ë. Me gjithë këto përpjekje,
shumë burra dhe gra ende nuk kanë akses të mjaftueshëm në marrjen e informacionit mbi
shëndetin seksual dhe atë riprodhues ose për shërbime bazë shëndetësore ose të
mbështetjes sociale. Manuali është hartuar për t’i pajisur profesionistët e shëndetit me një
strukturë për të egzaminuar cilësinë e kujdesit që ofrohet nga shërbimet shëndetësore,
përfshi këtu dhe ndërveprimet me dhe brenda personelit dhe përdoruesve të shërbimeve.
Hapat e trajnimit që paraqiten në manual, synojnë të krijojnë mundësi për reflektimin dhe
identifikimin e veprimeve për të siguruar kujdes cilësor dhe të ndjeshëm nga ana gjinore.
Secili prej aktiviteteve që kryhen i nxit pjesëmarrësit të vozisin përmes eksperiencave të
tyre, të mira apo të këqija qofshin ato dhe t’i diskutojnë ato eksperienca në grupe. Mjetet
bazë që përdoren ndihmojnë punonjësve të shëndetit të njohin, analizojnë dhe të reagojnë
ndaj realiteteve të përfituesve të shërbimeve dhe ndaj praktikave institucionale.
World Health Organisation(WHO), 2002, Transforming Health Systems: Gender and
Rights in Reproductive Health, Geneva: WHO
E mundshme në Anglisht, Spanjisht dhe Mandarine
Një broshurë rreth udhëzimeve dhe Moduleve të shkurtra (vetëm në Anglisht) mund të
gjendet në: www.who.int/reproductive-health/pages_resources/listing_gender.en.html
Sistemi i Transformimit të Shëndetit është një burim trajnimesh për trajnerët e shëndetit
që përdoren me menaxherët e shëndetit, planifikuesit, politikëbërësit dhe të tjerë që kanë
përgjegjësi në shëndetin riprodhues. Ai ofron një kurrikulum të hartuar për të pajisur
pjesëmarrësit me mjete dhe njohuri analitike, me qëllim promovimin e barazisë gjinore
dhe të drejtave riprodhuese në politikat, planifikimin dhe programet e tyre të shëndetit
riprodhues. Kurikulumi që ka një kohëzgjatje dy ose tre javore përmban gjashtë module
mësimi: tre module bazë mbi përkatësinë gjinore, përcaktuesit socialë të shëndetit dhe të
drejtat, si dhe tre module aplikuese mbi të dhënat, politikat dhe sistemet e mundshme
shëndetësore. Studimet e rastit dhe materialet praktike, janë të lidhura me çështjet e
shëndetit riprodhues, duke mbulluar një spektër të gjerë që nga eksperiencat e para
seksuale të të rinjve dhe vdekshmëria maternale deri tek HIV/AIDS dhe dhuna seksuale.
Është gjithashtu i mundshëm dhe në versionin CD-ROM. Për të porositur kontaktoni
Manuela Colombini në:
Colombinim@who.int

4.6 Të rinjtë brenda dhe jashtë shkollës

De Bruyn, Maria and Nadine France, 2001, Gender or Sex: Who Cares? Skills-building
Resource Pack on Gender and Reproductive Health for Adolescents and Youth Workers,
Malahide and Chiang Mai: Health and Development Networks and Chapel Hill: Ipas
Versioni Anglisht: www.ipas.org/pdf/GenderBook.pdf
Versioni Spanjisht: www.ipas.org/arch/pdf/GenderBookSpan.pdf
Sa ndikon përkatësia gjinore në shëndetin tonë? Ky kurikulum seminaresh ofron një seri
aktivitetesh që nxisin pjesëmarrësit të mendojnë rreth dallimeve midis seksit dhe
përkatësisë gjinore, ashtu si dhe midis vlerave sociale që kanë të bëjnë më meshkjt dhe
femrat, me mashkulloritetin dhe feminitetin. Ka për shembull një ushtrim, i cili
identifikon mënyrat sesi meshkujt dhe femrat e keqtrajtojnë njëri-tjetrin dhe si ndikon kjo
në shëndetin seksual dhe riprodhues (ShSR). Pjesëmarrësit kuptojnë sesi lidhen këto
çështje me jetën e tyre, si dhe shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e problemeve të tilla si
dhuna, HIV/SST-ë, shtatzania e padëshiruar dhe aborti i pasigurtë. Përpara se të
prezantohen gjetjet e tyre, pjesëmarrësit analizojnë sesi shërbimet e ShSR mund të bëhen
më të përshtatshme dhe më të mundshme dhe për të rinjtë. Secili ushtrim ofron adaptime
të ndryshme për t’a bërë atë një burim sa më fleksibël. Kjo paketë është për profesionistët
dhe vullnetarët që punojnë me të rinjtë, me qëllim të kuptuarit e përkatësisë gjinore dhe të
shëndetit seksual dhe riprodhues tek ata. Për materialet e kurrikulumit dhe handout-e
kontaktoni në email: wardk@ipas.org.

Gordon, Gill, 1999, Choices, Basingstoke: Macmillan


www.macmillan-africa.com/books/health1.htm
(shko në fund të faqes për përmbledhjen dhe kapitullin e parë)
Të rriturit shpesh pranojnë se të rinjtë janë shumë të vegjël për të biseduar dhe për t’u
preokupuar rreth seksit. Gjithsesi këto pranime shpesh bazohen në sikletin tonë rreth
subjektit në fjalë duke u ndaluar të rinjve aksesin mbi inforacionin që ata kanë nevojë për
marrëdhënie të shëndetshme. “Zgjedhjet” është një udhëzues për të rinjtë e sotëm që po
rriten në Afrikë. Ai ofron informacion të kujdesshëm mbi shëndetin seksual dhe atë
riprodhues dhe sugjeron aktivitete që synojnë eksplorimin e vlerave dhe mendimeve në
lidhje me kulturën dhe me botën në ndryshim. “Zgjedhjet” sugjerojnë gjithashtu aktivitete
që i aftësojnë të rinjtë të praktikojnë shprehi të komunikimit, kurajos, shmangies së
rreziqeve, zgjidhjes së problemeve, vendimarrjes dhe advokacisë. Është i shkruar me një
stil të lehtë leximi me ilustrime dhe foto. “Zgjedhjet” është për të rinjtë dhe mund të
lexohet vetë prej tyre, për edukatorët, liderat e të rinjve, mësuesit dhe prindërit. Shumë
shpejt do të ketë dhe një variant të “Zgjedhjet” për mosha më të vogla.

Kaim, Barbara, Auntie Stella: Teenagers Talk About Sex, Life and Relationships
(website), Harare: Trainining and Research Support Centre
www.auntiestella.org
A thotë kultura ime që unë duhet të fle me burrin e motrës? Unë po dal me dikë që ka
AIDS, mund të infektohem? Shkollat janë një rrjet vulnerabiliteti për infektimin nga HIV.
Vajzat në veçanti janë mjaft të rrezikuar nga abuzimi i mësuesve dhe i nxënësve më të
vjetër. “Teze Stella” u hartua në mënyrë origjinale si një grup aktivitetesh për përdorim
në shkolla me të rinjtë e Zimbabves, të moshës 13 deri 17 vjeç dhe më vonë u zhvillua si
një website. Është përdorur në shkolla për të stimuluar diskutimin me të rinjtë mbi
çështjet kryesore të moshës së tyre dhe jep gjithashtu informacion që ata e kanë të
vështirë t’a gjejnë diku tjetër. Diskutimet zhvillohen në grupe të vogla, zakonisht me seks
të njëjtë. Si versioni i shtypur ashtu dhe ai website përdorin formatin e pyetje-përgjigjeve,
në faqet e letrave për probleme të ndryshme që u shkruhen ekspertëve në revista, një
burim popullor informacioni për të rinjtë. Metoda bazë është që një letër për një problem
të lexohet dhe problemi të diskutohet, zakonisht në grupe të vogla me seks të njëjtë ose
nga individitët në mënyrë që ata të reflektojnë për veten e tyre. Ata i kthehen më pas
përgjigjes së Teze Stelës për informacion prej eksperti dhe me sugjerime sesi të aplikohet
një njohuri e re në jetën reale, duke vazhduar me diskutime mbi mënyrat e ndryshimit të
sjelljes së tyre. Aty ka rreth 30 pyetje që mbulojnë ndryshimet fizike dhe emocionale në
adoleshencë, marrëdhëniet me prindërit, shoqërinë dhe seksin e kundërt, rolet gjinore,
seksin e detyruar, HIV/AIDS dhe SST-ve.

Instituto PROMUNDO, 2002, Working with Young Men, Rio de Janeiro: Instituto
PROMUNDO
I mundshëm në Portugalisht, Spanjisht dhe Anglisht
Djemtë e rinj kanë nevojë të reflektojnë rreth faktit sesi sjelljet mashkullore tradicionale
dhe negative, ndikojnë në jetën e tyre dhe sesi mund të ndërtojnë mënyra alternative të
ndërveprimit në marrëdhëniet e tyre intime. Në bashkëpunim me partnerë, Instituto
PROMUNDO zhvilloi këtë set manualesh trajnimi mbi “shëndetin seksual dhe
riprodhues”, “shëndetin mendor”, “parandalimin e dhunës”, “të qënit baba dhe kujdesi që
jepet” dhe “HIV/AIDS”. Këto manuale përmbajnë aktivitete në grup për ndërhyrje
komunitare, për shembull, diskutime për “nderin” e mashkullit, role-play të ndryshme në
të cilat të rinjtë meshkuj aktrojnë marrëdhënie të forcës ose jo dhe diskutime mbi
negocimin për përdorimin e kondomit. Një video shoqëruese “Na ishte një herë një
Djalë” përmbush manualet dhe tregon historinë e një djali që përballet me të gjitha
çështjet që trajtohen në manuale dhe që përpiqet që dalë jashtë sjelljes sterotipike
mashkullore. Për të bërë porosi promundo@promundo.orgbr ose vizitoni faqen
www.promundo.org.br/principalpublic.html.

Melody Roos, Ruben Reyes me Karla Bojorge dhe Fernando Carcache, 2000, Somos
Diferentes, Somos Iguales: una Propuesta Metodologica para Construir Alianzas Entre
Jovenes (We are Different, we are Equal: a Methodology for Building Alliances between
Young People), Managua: Puntos de Encuentro
I mundshëm në Spanjisht
Marrëdhëniet sociale dhe ekonomike të dominimit duhet të prishen dhe të transformohen
në marrëdhënie të solidaritetit dhe të bashkëpunimit. Ky manual trajnimi me 10 module i
krijuar nga Puntos de Encuentro, një OJF Nikaraguane e nivelit kombëtar, është hartuar
që të aftësojë të rinjtë të ç’mësojnë shtypjen, të mësojnë të vlerësojnë diversitetin dhe të
ndërtojnë aleanca si midis tyre ashtu dhe midis të rinjve dhe të rriturve. Modulet kanë të
bëjnë me adultizmin (diskriminimi ndaj të rinjve), seksizmin, racizmin, klasizmin,
seksualitetin, homoseksaulitetin dhe paaftësitë (kryesisht fizike). Manuali përdor një
metodologji pjesëmarrëse dhe të ndjeshme nga ana gjinore dhe është produkt i një pune
pesë vjeçare me të rinjtë dhe të rriturit përmes trajnimeve të ndryshme dhe punës së kryer
në një kamp pushimi për të rinjtë. Për të porositur email:
puntos@puntos.org.ni ose vizitoni faqen www.puntos.org.ni

Meera Kaul Shah me Rose Zambezi dhe Mary Simasiku, 1999, Listening to Young
Voices: Facilitating Participatory Appraisals on Reproductive Health with Adolescents,
Lusaka: Care International, Zambia
www.pathfind.org/pf/pubs/focus/RPPS-Papers/pla1.pdf
www.pathfind.org/pf/pubs/focus/RPPS-Papers.pla2.pdf
Programe e shëndetit seksual dhe riprodhues, duhet të mendojnë si të përdorin energjinë e
të rinjve dhe të ndërtojnë diçka mbi talentin e tyre. Ne duhet të kuptojmë sesi marrin
vendime të rinjtë dhe çfarë influencon mbi sjelljet e tyre në lidhje me shëndetin. Duke
përdorur një proçes të grupit të hapur dhe teknika të thjeshta të kërkimit cilësor, të
mësuarit dhe të vepruarit pjesëmarrës është përdorur për të mësuar dhe për t’i mësuar të
rinjtë. Ky udhëzues nuk është vetëm një mjet diagnostikues por ai mund të ndihmojë për
të futur përfshirjen e të rinjve në proçesin e ndryshimit të normave të grupit dhe të
subkulturave. Kjo përfshin dhe nxitjen e të rriturve për të reaguar më mirë ndaj nevojave
të të rinjve. Një nga ushtrimet përfshin djemtë dhe vajzat duke vizatuar histori me figura,
për të treguar sesi zhvillohen marrëdhëniet seksuale midis djemve dhe vajzave.
Straight Talk Foundation, Straight Talk and Young Talk (gazetë mujore), Kampala:
Straight Talk Foundation
www.straight-talc.org.ug/stdf/straight.html
www.straight-talc.org.ug/styg/young.html
“Djemtë dhe vajzat e zgjuara flasin për kondomët përpara se të bëjnë seks, jo pasi bëjnë
seks”. Ky është një nga mesazhet e dhëna nga Të Flasim Drejt një gazete mujore me
katër faqe që del në shkolla për studentët e e moshës 15 deri 19 vjeç dhe në institucionet e
larta të edukimit për të rinjtë e moshës 20 deri 24 vjeç. Të Flasim Drejt ofron
informacione të reja dhe të dokumentuara mbi seksin e sigurtë, përfshi këtu abstinencën,
seksin jo-penetrues (vendosja e limiteve seksuale) dhe përdorimin e kondomit. Gazeta ka
një faqe këshilluese me një grup këshilluesish të dedikuar dhe të këndshëm me
adoleshentët të cilët këshillojnë lexuesit. Të Flasim si të Rinj ka për objektiv nxënës të
niveleve më të ulëta të shkollës, adoleshentë të rinj të moshës 10 deri 14 vjeç. Pikat
kryesore që mbulon ajo, përfshijnë ndryshimet në pubertet, të drejtat dhe përgjegjësitë e
fëmijëve, shprehi për jetën, shëndeti i përgjithshëm trupor, higjenën dhe informacionin e
përshtashëm për moshën mbi shëndetin seksual. Të dyja gazetat janë përdorur në sesione
të takimeve dhe këshillimeve në shkolla për të stimuluar diskutimet mes nxënësve dhe
mësuesve. Shumë prej nxënësve kanë shkruar në një gazetë apo në tjetrën për të kërkuar
këshilla ose për të shprehur opinionet e tyre.

John Riber, Yellow Card (një film)


Për më shumë informacion shih www.yellow-card.com
Një film Afrikan që trajton djemtë e rinj, është përdorur në të gjithë Afrikën për të
edukuar të rinjtë rreth çështjeve të shëndetit seksual dhe HIV/AIDS. I filmuar në
Zimbabve, Kartoni i Verdhë fokusohet në shtatzaninë e të rinjve, i cili shpesh është
konsideruar një problem i vajzave, duke eksploruar se çfarë ndodh kur një djalë nuk
mban përgjegjësi për veprimin e tij. Përmes historisë së Tiyane, një lojtar i ri futbolli, i
cili bëhet baba fare i ri, filmi prek çështjet e shtatzanisë së paplanifikuar, abortit të
pasigurtë dhe HIV/AIDS. Shkak për skenarin e filmit u bënë të gjitha intervistat dhe
diskutimet në grup që u bënë me të rinjtë në të gjithë Zimbabven. Të rinjtë e intervistuar
kishin njohuri mbi HIV/AIDS por shpreheshin se fushatat informuese dhe edukuese ishin
“të mërzitshme dhe pa vlerë”. Si rezultat i këtyre diskutimeve dhe në mënyrë të veçantë
për t’a bërë mesazhin sa më interesant, filmi kishte për qëllim të nxiste përgjegjësinë
seksuale, sidomos tek djemtë e rinj. Në lidhje me autorët e filmit, ai ishte shumë i
dobishëm kur diskutohej në audienca të pashkolluara ose gjysëm të shkolluara por u bë
edhe më i dobishëm kur çështjet që ai trajtonte filluan të diskutoheshin në një masë të
konsiderueshme kudo.
4.7 Njërëzit që jetojnë me HIV

International Community of Women Living with HIV/AIDS (ICW), The Positive


Women’s Survival Kit, London: ICW
www.icw.org/Skindex.htm
I mundshëm në Spanjisht.
I mundshëm në mënyrë të shkurtuar në Anglisht dhe Frëngjisht.
Vegla e Mbijetesës ofron edukim, mbështetje dhe burime nga dhe për gratë HIV-pozitive,
duke patur për objektiv gratë e vendeve në zhvillim që kanë akses të ulët (ose s’kanë fare)
mbi materialet e printuara. Vegla e Mbijetesës mbulon çështje të tilla si marrëdhëniet e
familjen dhe fëmijët, vuajtjen dhe humbjet, të ushqyerit, të qënit i/e shëndetshme, seksin
e sigurtë, shtatzaninë dhe ushqimin me gji.

Dymbëdhjetë deklarata nga Komuniteti Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me


HIV/AIDS – www.icw.org

Për të përmirësuar situatën e grave që jetojnë me HIV/aids në të gjithë botën, ne kemi


nevojë:

 Të nxisim dhe të mbështesim zhvillimin e grupeve dhe rrjeteve mbështetëse.


 Media të na portretizojë në mënyrë realiste dhe jo të na stigmatizojë.
 Kujdes shëndetësor të mundshëm dhe të pranueshëm (konvencional dhe shtesë) dhe
kërkime në mënyrën sesi virusi ndikon tek gratë.
 Fonde për financimin e shërbimeve për të zvogëluar izolimin tonë dhe për të
plotësuar nevojat tona. Të gjitha fondet që na drejtohen, të kontrollohen që do të
arrijnë tek ne.
 E drejta për t’u respektuar dhe mbështetur në zgjedhjet tona rreth riprodhimit, përfshi
dhe të drejtën për të patur ose jo fëmjë.
 Njohje e të drejtës së fëmijëve dhe jetimëve tanë për të patur kujdesje dhe njohje e
rëndësisë së rolit tonë si prindër.
 Edukim dhe trajnim të punonjësve të shëndetit mjekësor dhe komunitetit rreth
rreziqeve të grave dhe nevojave tona. Informacion aktual dhe të përshtatshëm rreth
çështjeve të grave që jetojnë me HIV/AIDS, i cili të mund të merret lehtësisht dhe në
mënyrë të lirë.
 Njohja e të drejtave bazë të njerëzore të grave që jetojnë me HIV/AIDS, në mënyrë të
veçantë të grave në burgje, përdorueseve të drogës dhe punëtoreve të seksit. Këto të
drejta bazë duhet të përfshijnë punësimin, udhëtimin pa pengesa dhe strehimin.
 Kërkime mbi shkallën e infektimit femëror, duke përfshirë transmetimin nga një grua
tek tjetra dhe njohja e mbështetja e lesbikeve që jetojnë me HIV/AIDS.
 Fuqizim dhe këshillim për vendimarrjen në të gjitha nivelet e politikave dhe
programeve që ndikojnë tek ne.
 Mbështetje ekonomike për gratë që jetojnë me HIV/AIDS në vendet e zhvilluara duke
i ndihmuar ato të jenë të realizuara dhe të pavarura.
 Secili prej përkufizimeve të AIDS të përfshijë siptomat dhe manifestimet sociale që
janë specifike për gratë.
Maasdorp, Aubrey, Long, Sian and Behrman, Nina, 1998, Positive Development,
Amsterdam: Global Network of People Living with HIV and AIDS
I mundshëm në Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Portugalisht dhe Rusisht
www.gnplus.net/positivedevelopment/positivedeveal.html
Me qëllim që njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS të përfitojnë një përfshirje më të madhe
në çdo aspekt të jetës së tyre dhe në platforma të ndryshme në rang lokal, rajonal dhe
ndërkombëtar, ata duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe të përforcojnë aftësitë e tyre
për të marrë pjesë në debate dhe në proçese të vendimarrjes publike. Ky manual është
shkruar për të mbështetur dhe ndihmuar njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS, grupe që
përfshijnë dhe familjet, miqtë, ata që ofrojnë kujdes dhe grupet që kryejnë edukim,
organizojnë fushata ose lobime për të drejtat e njerëzve që jetojnë me HIV. Ky manual ka
për qëllim të zhvillojë besimin, aftësitë dhe argumentat e nevojshëm që të jemi të sigurtë
që njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS, arrijnë të dëgjohen dhe janë të përfshirë në mënyrë
të barabartë si dhe për të thyer barrierat që egzistojnë mes njerëzve mbartës të HIV/AIDS
dhe njerëzve të tjerë. Aktivitetet e grupit dhe ushtrime te tjera që janë paraqitur në
manual, e aftësojnë grupin që të eksplorojë dinamikat e tij ashtu si dhe të planifikojë
veprime, të ketë akses mbi financimet dhe të zhvillojë aftësi komunikuese për
advokacinë, organizimin e fushatave dhe për vetë marrëdhëniet personale dhe ato
profesionale.

4.8 Metodat e kontrollit femëror

World Health Organisation (WHO) and the Joint United Nations Programme on
HIV/AIDS (UNAIDS), 2000, The Female Condom: A Guide for Planning and
Programming, Geneva: WHO, Geneva: UNAIDS
Kondomi femëror është një metodë e re e parandalimit si të shtatzanisë ashtu dhe
Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST) dhe infeksionit nga HIV. Nëse
mbështetet nga aktivitetet edukative dhe informuese rreth përdorimit të saj, kondomi
femëror mund të kontribuojë në kontrollin e grave mbi të drejtat dhe shëndetin e tyre
seksual dhe riprodhues. Ky burim ofron udhëzime për mënyrën sesi mund të të
planifikohet për integrimin e kondomit femëror gati në të gjitha aktivitetet egzistuese
ashtu si dhe për të promovuar dhe trajnuar në mënyrë efektive përdoruesit e mundshëm
për momentin, rreth mënyrës së përdorimit të tij. Për shembull, duke arritur rekrutime të
individëve që janë modeleve pozitive të roleve në shoqëri ose liderat e komunitetit për të
prezantuar produktin dhe programin që lidhet me këtë produkt. Synohet që të ndihmohen
drejtuesit e programeve në sektorin e sistemeve shëndetësore publike dhe private,
organizatat jo-qeveritare dhe organizatat e bazuara në kounitet, të cilat janë të interesuara
në zhvillimin ose përhapjen e programeve që përfshijnë kondomin femëror dhe të
trajtojnë aspekte operacionale dhe promovuese. Për të porositur email në:
info@femalecondom.org. Një pako informuese rreth kondomit femëror është i
disponueshëm dhe nga WHO dhe UNAIDS.

Për informacion rreth mikrobicideve – www.global-campaign.org


4.9 Meshkuj që bëjnë seks me meshkuj

The Naz Foundation (India) Trust, 2001 An introduction to Promoting Sexual Health for
Men Who Have Seks with Men and Gay Men: A Training Manual, New Delhi: The Naz
Foundation India Trust
www.aidsalliance.org/_docs/_languages/_eng/_content/_3_pblications/download/Reports
/MSM%20Manual.pdf
Aktualisht egzistojnë shumë pak shërbime që trajtojnë nevojat e meshkujve që kryejnë
seks me meshkuj (MSM) dhe meshkujve gei dhe shpesh ata pësojnë diskriminim kur
kërkojnë shërbime të shëndetit mjekësor.
Ky manual ofron module trajnimesh që mund të përdoren për të trajnuar pjesëmarrës që
nuk kanë njohuritë bazë mbi çështjet që ndikojnë tek meshkujt që kryejnë seks me
meshkuj, sidomos në lidhje me shëndetin e tyre seksual. Aktivitetet i aftësojnë
pjesëmarrësit të diskutojnë këndvështrimet dhe stereotipet e tyre rreth seksualitetit, për
shembull, pjesëmarrësve u kërkohet të përgjigjen rreth përkufizimit të mëposhtëm
“Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj nuk duan ose nuk kanë nevojë për gra në jetën e
tyre”. Ka disa aktivitete të ndryshme që aftësojnë pjesëmrrësit të diskutojnë transmetimin
dhe parandalimin e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme dhe HIV. Mund të
përdoret gjithashtu për të trajnuar stafin, personelin e organizatave jo-qeveritare dhe
organizatat komunitare rreth mënyrës sesi mund të integrohen çështjet në fjalë në
programet e tyre ose të zhvillojnë programe të reja, si dhe duke i bërë ata të mendojnë
rreth mangësive të programeve dhe shërbimeve egzistuese. Manuali është hartuar për t’u
përdorur nga OJQ-të e Azisë Jugore por mund të përshtatet për përdorim dhe në vende të
tjera.
5. Kurset

Një kurs i shkurtër për politikbërësit mbi përkatësinë gjinore, shëndetin dhe sëmundjet
ngjitëse në Shkollën e Higjenës dhe të Mjekësisë Tropikale Liverpul, Mbretëria e
Bashkuar
www.liv.ac.uk/1stm/ghgroup.html

Kurs i shkurtër mbi Përkatësinë Gjinore, Shëndetin dhe Zhvillimin Queen Margaret
University College, Edinburgh, Mbretëria e Bashkuar
www.qmuc.ac.uk/cihs/cihs_srt.htm#GHD
Ky kurs synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi përqasjet kryesore të përkatësië
gjinore mbi shëndetin, zhvillimin si dhe të japë njohuri mbi planifikimin e programeve që
janë të ndjeshme nga ana gjinore në hartimin e tyre.

Kurse lidershipi mbi përkatësinë gjinore dhe shëndetin riprodhues në University of


Witwatersrand, Afrika e Jugut
www.health.wits.ac.za/publichealth/courses.htm#leader

Kursi “Të Jetosh për të Nesërmen: Kontestime Kulturale, Politikat Gjinore dhe Epidemia
AIDS” New Hampshire University, USA.
http://athena.hampshire.edu/ia161/index.php
Ky kurs shikon sesi mashkulloriteti dhe feminiteti janë formuar kulturalisht. Një
vëmendje e veçantë i kushtohet mashkulloritetit dhe sigurisë seksuale, si dhe mënyrave
sesi kërkimet gjinore ndikojnë tek institucionet dhe sjelljet heteroseksuale.
6. Burimet web

Kontrollo gjithashtu dhe seksionin shtatë duke qenë se shumë nga organizatat e listuara
kanë dhe burime në faqet e tyre elektronike, sidomos agjensitë e Kombeve të Bashkuara.

• E-mail i rrjetit Përkatësia Gjinore dhe AIDS dhe rrjete të tjera që kanë lidhje me HIV
www.hivnet.ch:8000/topics/gender-aids ose www.hdnet.org/home2.htm
• ID21-Health është një shërbim që raporton kërkime dhe është i specializuar në
paraqitjen e kërkimeve më të fundit dhe më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, në një
format të përshtatshëm, kryesisht në çështje të shëndetit duke përfshirë HIV/AIDS,
martesën, punëtorët e seksit dhe mikrobicidet - www.id21.org/health/index.html
Përmbledhja e diskutimeve mbi “Trajtimin e HIV” është në linjë direkte online
www.id21.org/hiv/report.html
• Drejtoria e Shërbimeve për Azinë Jug-Lindore ofron detaje kontaktesh për shumë
organizata në të gjithë rajonin, që punojnë mbi HIV/AIDS përfshi dhe ato që punojnë
me gratë ose që fokusohen në përkatësinë gjinore.
www.hivaids.webcentral.com.au/text/dir5.html
• Një informacion për epideminë përfshi dhe atë të seksit të pasigurtë për viti 2000 –
www.unicef.org/pon00/contents.html
• Qëndra Ndërkombëtare e Kërkimeve për Gratë (ICRW) kryen kërkime mbi
përkatësinë gjinore dhe HIV dhe faqja e tyre online jep mundësinë e aksesit mbi
artikujt dhe informacion rreth kërkimeve përfshi dhe një projekt të ri mbi stigmën dhe
praktikat diskriminuese si një pengesë kryesore për parandalimin e suksesshëm të
HIV, kujdeesin dhe aktivitetet mbështetëse për të. www.icrw.org
• Q web është një rrjet mbarëbotëror për shkëmbimin e njohurive dhe ideve për
shëndetin e grave dhe çështjet e përkatësisë gjinore, përfshi këtu dhe seksualitetin dhe
riprodhimin, dhunën dhe abuziin, trafikimin dhe HIV/AIDS –
www.qweb.kvinnforum.se/main.html
• Për informacion rreth projektit Shkallaret shih www.steppingstonesfeedback.org
• Faqja e Siyanda-s ka një sërë burimesh për të gjitha çështjet që lidhen me përkatësinë
gjinore dhe zhvillimin përfshi këtu dhe HIV/AIDS. Faqja ofron përmbledhje të
shkurtra të të gjitha burimeve të përfshira në këtë përmbledhje të burimeve
mbështetëse dhe lidhje për të gjetur adresa të reja me informacion ose formate më të
mëdha të këtyre përmbledhjeve. www.siyanda.org
• Organizata Botërore e Shëndetësisë ofron në faqen e saj informacion mbi efektivitetin
e kondomëve në parandalimin e transmetimit të infeksioneve në rrugë seksuale
përfshi këtu dhe HIV si dhe informacion mbi transmetimin nga nëna tek fëmija të
HIV – www.who.int/reproductive-health/rtis/index.html
• Gratë në Barcelonë: Forumi i Konferencës XIV Ndërkombëtare të AIDS, Barcelonë,
Korrok 2002 – www.womenatbarcelona.net
• Rrjeti Jug-Afrikan për Gratë ka një faqe për HIV/AIDS e cila ofron lidhje mes
organizatave, burime dhe fushata – www.womensnet.org.za/hivaids/aids.html
• Të dhënat e rrjetit OneWorld përmban shumë të reja mbi gratë, përkatësinë gjinore
dhe HIV/AIDS – www.aidschannel.org/themes/topic
• Fushata Globale ka informacion rreth mundësive të parandalimit të HIV përfshi dhe
mikrobicidet – www.global-campaign.org
7. Rrjetet dhe detajet e kontakteve

Shumica e organizatave që përmenden këtu janë prekur dhe në pjesët e mëparshme të


materialit.

7.1 Ndërkombëtare

Catholic Agency for Overseas Development (CAFOD)


CAFOD, Romero Close, Stockwell Road, London SW9 9TY
Tel: +44 (0) 20 7733 7ç00, fax: +44 (0) 20 7274 ç630, email: hqcafod@cafod.org.uk ose
www.cafod.org.uk/hivaids
Cafod mbështet partnerë që integrojnë parandalimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS, që
bazohen në pjesëmarrjen komunitare dhe përfshijnë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS si
pjesëmarrës aktivë dhe jo thjesht si përfitues të shërbimeve dhe kujdesit.

Commonwealth Secretariat
Marlborough House, Pall Mall, London SW1Y 5HX, UK
Tel: +44 (0) 20 7 7476385, email: info@commonwealth.int
www.thecommonwealth.org/gender/htm/whatwedo/activities/humanrights/hivaids.htm
Sekretariati i Komonuelthit synon të kontribuojë në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit
rreth përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS. Ai punon me vendet anëtare dhe agjensitë e
zhvillimit siç është Fondi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM) me
strategji për t’i bërë Komisionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të AIDS më të ndjeshme
nga ana gjinore kështu që çështja e përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS mund të kuptohet
më mirë dhe të futet në programet e mëvonshme.

Engender Health
440 Ninth Avenue, New York, NY 10001, USA
Tel: +1 212-561-8000, fax: +1 212-561-8067, email: info@engenderhealth.org
www.engenderhealth.org/index.html
Engender Health ofron asistencë teknike, trajnime dhe informacion, duke u fokusuar në
zgjidhjet praktike që përmirësojnë shërbimet kur burimet janë të dobëta.

International HIV/AIDS Alliance


Queensberry Huose, 104 – 106 Queens Road, Brighton, BN1 3XF, United Kingdom
Tel: +44 (0) 1273 718 ç00, fax: +44 (0) 1273 718 ç01, email: mail@aidsalliance.org
www.aidsalliance.org
Aleanca e HIV/AIDS mbështet shumë projekte në të gjithë botën që synojnë të trajtojnë
epideminë e HIV/AIDS. Ajo gjithashtu mbështet projekte që kanë një ndërgjegjësim të
fortë për marrëdhëniet gjinore edhe pse puna e tyre nuk ka shfaqje të drejtpërdrejtë të
përkatësisë gjinore.
International Planned Parenthood Federation (IPPF)
Regent’s College, Inner Circle, Regent’s Park, London NW1 4NS, United Kingdom
Tel: +44 (0) 20 7487 7900, fax: +44 (0) 20 7387 7950
www.ippf.org
IPPF ofron burime mbi të drejtat seksuale dhe riprodhuese, të rinjtë duke përfshirë dhe
një udhëzues advokacie për HIV/AIDS në www.ippf.org/hivaids/advokacyguide. IPPF
ofron gjithashtu mbështetje për një numër organizatash që punojnë për shëndetin seksual
dhe riprodhues. Ajo ka një kartë për të drejtat e të rinjve, në mënyrë që ata të kenë
mundësi të përfitojnë informacion dhe shërbime jo paragjykuese.

International Community of Women Living with HIV/AIDS (ICW)


2c Leroy House, 436 Essex Road, London, N1 3QP, United Kingdom
Tel: +44 (0) 20 7704 0606, fax; +44 (0) 20 7704 8070, email: info@icw.org
www.icw.org
ICW është një rrjet ndërkombëtar për dhe nga gratë HIV pozitive. Qëllimi kryesor i saj
është të reduktojë izolimin e grave që jetojnë me HIV/AIDS, duke shkëmbyer
informacion mbi çështjet e shëndetit, të drejtat e njeriut dhe vendosjen e rrjeteve
mbështetëse lokale.

Royal Tropical Institute (KIT)


Mauritskade 63, (main entrance), P.O. Box 895001, 1090 HA Amsterdam, The
Netherlands
Tel: +31 (0) 20 568 8711, fax: +31 (0) 20 668 4579
www.kit.nl/specials/htm/ga/genderandaids.asp
Departamenti i përkatësisë gjinore i KIT, synon të kontribuojë në përpjekjet
ndërkombëtare të futjes së përspektivës gjinore në politikat e zhvillimit dhe në procesin e
ardhshëm të programimit. KIT ka zhvilluar një ndërhyrje të ndjeshme gjinore ndaj
HIV/AIDS ashtu si dhe projekte mbështetësese dhe ka një ndërtesë që shërben si qendër
burimesh për shëndetin seksual e riprodhues dhe HIV/AIDS.

Strategies for Hope


TALC, PO Box 4ç, St. Albans, Herts AL1 5TX, UK
Tel: +44 (0) 1727 853 869, fax: +44 (0) 1727 846 852
www.talcuk.org/stratshope/index.html
Ata kanë krijuar një sërë librash dhe videosh të cilat përshkruajnë praktika shumë të mira
në drejtim të parandalimit, kujdesit dhe mbështetjes, nga vende të ndryshme, kryesisht në
Afrikë. Shkallaret janë pjesë e kësaj serie materialesh.
Joint United Nations Programme on HIV/AIDS (UNAIDS)
20, avenue Appia, CH-1211 Geneva 27, Switzerland
Tel: +4122 791 3666, fax: +4122 7ç1 4187, email: unaids@unaids.org
www.unaids.org
Në vitin 1996, Kombet e Bashkuara bashkuan gjashtë organizata në një program
bashkëpunues dhe të bashkëfinancuar – UNAIDS. Duke punuar së bashku në gjirin e
UNAIDS, të gjashtë organizatat shpërndanë punën e tyre përmes aleancave strategjike me
agjensi të tjera të KB, qeverisjeve kombëtare, organizatave të ndryshme, medias,
organizatave fetare, grupeve të bazuara në komunitet, rrjeteve rajonale dhe vendore të
njerëzve që jetonin me HIV/AIDS dhe organizatave të tjera jo-qeveritare.

United Nations Development Fund for Women (UNIFEM)


304 East Street, 15th floor, New York, NY 10017
Tel: +1 212 906-6400 fax: +1 212 906-6705, email: unifem@undp.org
www.unifem.undp.org/hiv_aids
UIFEM kohët e fundit ka filluar një program tre-vjeçar për të ndërtuar kapacitete
kombëtare për rishiokimin e ligjeve egzistuese dhe politikave që lidhen me parandalimin,
kujdesin dhe trajtimin e HIV/AIDS, me qëllim identifikimin e masave që duhen
ndërmarrë për të siguruar një barazi gjinore. UNIFEM do të punojë me Këshillat
Kombëtare të AIDS dhe politikëbërësit për të rritur të kuptuarit e ndikimit të HIV/AIDS
tek gratë. Mbështetja për punën në nivelin e komunitetit do të jetë e vazhdueshme, duke
patur në fokus barazinë midis grave dhe burrave. Të dhjetë vendet që mbulohen nga
programi janë Kenia, Nigeria, Senegali, Zimbabve, Ruanda, India, Kamboxhia, Tailanda,
Barbados dhe Brazili.

Voluntary Service Overseas (VSO)


317 Putney Bridge Road, London, SW 15 2PN, United Kingdom
Tel: +44 (0) 20 8780 7200, fax: +44 (0) 20 8780 7300
www.vso.org.uk/campaign/hiv.htm
Vullnetarët e VSO marrin trajnime fillestare intensive, të cilat përfshijnë dhe HIV/AIDS.
Këta vullnetarë shkojnë në Afrikë e Jugut dhe vende të tjera ku ka programe që punojnë
me HIV/AIDS dhe trajnohen përsëri në vendet ku vendosen, një proçes ky që në
shumicën e rasteve kryhet nga një person mbartës i HIV/AIDS, në mënyrë që çështja të
personalizohet. Në vazhdim, i gjithë personeli që punon me VSO merr njohuri dhe
mbështetje sesi mund të integrojnë HIV/AIDS në punën e tyre. VSO gjithashtu synon të
përfshijë dhe seanca gjinore në të gjitha trajnimet por në këtë pjesë ka nevojë për më
tepër punë në disa vende ku zbatohet programi.

7.2 Afrika

Association for Co-peration and Research in Development (ACORD)


Dean Bradley House, 52 Horseferry Road, London SW1 2AF, England
Tel: +44 (0) 20-7227-8600, fax: +44 (0) 20-7799 1868
www.acord.org.uk
ACORD kohët e fundit është duke ristruktuar të 45 ndërhyrjet e ndara në Afrikë, duke i
kthyer ato në 10-12 zona më të gjera programesh. Një nga këto ka të bëjë me trajtimin e
përkatësisë gjinore dhe të gjitha formave të diskriminimit dhe një tjetër po trajton shkaqet
dhe pasojat e HIV/AIDS.

Gender AIDS Forum (GAF)


C/o Audio Visual Alternatives, Office no. 4, 78 Ramsay Road, Mayville, 4058, Durban,
South Africa
Tel: +34 (0) 31 2078116, fax: +34 (0) 31 2078097
GFA promovon dhe lehtëson një përqasje gjinore të punës me HIV/AIDS ashtu si dhe
punon për të siguruar që puna puna gjinore bën të mundur një integrim të një përqasjeje
të HIV/AIDS. GAF ofron trajnime, organizon forume të debatit, është i përfshirë në
advokacinë e lobimin dhe publikon një gazetë mujore – Phambili.

Girl Power Initiative (GPI)


www.electroniccommunity.org/GirlsPower/gpihomepage.htm
44 Ekpo Abasi Street, P.O. Box 3663, UNICAL Post Office, Calabar, Nigeria
Tel: +234 87-230929, fax: +234 87-2362908, email: gpi@forwa.linkserve.org
GPI ofron një bashkësi për vajzat adoleshente për t’u takuar dhe për të ndarë
informacion, për të folur dhe për të identifikuar nevojat e tyre, aspiratat, perceptimet
ashtu si dhe të mësojnë opsione prej të cilave ato mund të adoptojnë zgjidhje për
problemet e tyre.

Joint HIV/AIDS program (JOHAP)


Contact Oxfam Community Aid Abroad, 156 George St, Fitzroy Victoria 3065, Australia
Tel: +61 (0) 3 9289 9444, fax: +61 (0) 3 9419 5895, email: enquire@caa.org.au
www.caa.org.au/
JOHAP është një bashkëpunim midis disa agjensive të ndryshme të Oxfam-it dhe ofron
mbështetje për futjen e HIV/AIDS në filozofinë e punës së organizatave egzistuese
partnere të Oxfam , të cilat punojnë në Afrikë.
Megjithëse JOHAP e konsideron masën e madhe të grupeve vulnerable si target-grup të
sajin, çështja e përkatësisë gjinore është themelore në strategjinë e saj të programit.

Project Empower
PO Box 39203, Queensburgh 4070, Kwazulu Natal, Republic of South Africa
Tel: +27 31 464 0153, fax: +27 31 463 3349, email: info@projectempower.co.za
Projekti i Fuqizimit ka për qëllim të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve për të reaguar
ndaj epidemive të HIV/AIDS. Ai përdor një metodë që bazohet në eksperiencat e
agjensive dhe komuniteteve, duke promovuar një angazhim për të vepruar mbi bazën e
atyre gjërave që janë të njohura në këtë zonë.
SAfAIDS
17 Beveridge road, P.O.Box A509, Avondale Harare, Zimbabwe
Tel: +263 4 336193/4307898, fax: +263 4 336195, email: info@safaidds.org.zw
www.safaids.org.zw/safaidsweb
SAfAIDS është organizatë rajonale për HIV/AIDS e themeluar në vitin 1994 dhe me seli
në Zimbabve. Qëllimi i saj është të përzgjedhë informacion për HIV/AIDS për të
promovuar, informouar dhe mbështetur reagimet e përshtatshme ndaj epidemisë në
fushën e parandalimit, kujdesit, planifikimit në kohë të gjatë dhe zbutjes së dikimit të
HIV.

Training and Reseach Support Centre (TARSC)


47 Van Praagh Avenue, Milton Park, Harare, Zimbabwe
Tel: +263 4 705108/708835, fax: +263 4 737220, email: tarsc@mweb.co.zw
www.tarsc.org/
TARSC ofron trajnime, informacion, kërkime dhe mbështetje kapacitetsh në fushat e
shëndetit publik, politikave sociale, ushqimit të sigurtë, mbrojtjes sociale, të drejtave
sociale dhe ekonomike, riprodhimit, përkatësisë gjinore, të drejtave të fëmijëve dhe
marrëdhieve shtet-individ. TARSC punon kryesisht në Afrikën jugore dhe ka krijuar
lidhje me organizata jo-qeveritare, qeveritare dhe akademike.

7.3 Azia dhe Pacifiku

Khmer HIV/AIDS NGO Alliance (KHANA)


#25, Street 71, Boeung Keng Kang 1, Phnom Penh, Kingdom of Cambodia
Tel: +855 23 21 15 05, fax: +855 23 21 40 49, email: khana@bigpond.com.kh
Kontribuon në reduktimin e vulnerabilitetit të SST/HIV dhe ndikimit të AIDS duke
fuqizuar kapacitetet sektorit të OJQ-ve për të zhvilluar reagime të përshtatshme, efektive
ndaj HIV/AIDS/SST-ve. Shih rastet e studimit për më tepër informacion rreth punës së
tyre.

The Naz Foundation


Palingswick House, 241 King Street, London W6 çLP, UK
Tel: +44 (0) 20 8563 0191, fax: +44 (0) 8741 9841, email: nazfunduk@compuserve.com
Regional Liaison Office; 9 Guizar Colony, New Berry, Lucknow 266 001, India
www.nazfundint.com/home.html
Fondacioni Nazz punon në rajonin e Azisë Jugore, për të siguruar që çështjet e
seksualitetit dhe të gjitha llojet e praktikave seksuale, me problemet e HIV/AIDS dhe të
të drejtave të njeriut që rrjedhin prej tyre, trajtohen në mënyrën e duhur në parandalimin e
HIV/AIDS dhe në shëndetin seksaul. Ofron mbështetje teknike, financiare dhe
institucionale.
Positive Women Network of South India
23 Brindavan Street, West Mambalam, Chennai – 600 033
Tel: +91 (0) 44 – 371 1176, email: poswonet@hotmail.com
Është një grup grash mbartëse të HIV/AIDS që ndihmojnë njëra-tjetrën. Grupi ofron
këshillime dhe mbështetje të takimeve mujore të grupeve të grave që jetojnë me
HIV/AIDS.

Sonagachi STD/HIV Intervention Programme (SHIP)


12/5 Nilmoni Mitra Street. Kolkata – 700 006, India
Tel: +91 33 543 7451/543 7560, fax: +91 33 543 7777, email: sonagachi@sify.com
Për informacion rreht punës së tyre ju lutem shikoni rastet e studimit të Sonagachi.

7.4 Europe

Living for Tomorrow projekt i zbatuar nga:


AIDS Prevention Centre/ AIDS Ennetuskeskus, Narva Mnt. 48, EE-0010 Tallinn, Estonia
Tel: +372 6410808/6273500, email: aids@anet.ee
www.aids.ee
Të Jetosh për të Nesërmen, është një projekt zhvillimi dhe kërkimi për parandalimin e
HIV me qendër në Estoni që punon me të rinjtë dhe trajton vështirësitë që ndeshin
edukatorët në përfshirjen e të rinjve në sjellje seksuale të sigurta. Qëllimi është të krijohet
një ndërgjegjësim për shëndetin seksual në rradhët e të rinjve ndërkohë që shihet sesi
ndikojnë format shoqërore të sjelljeve mashkullore dhe femërore në krijimin e një
disekuilibri të fuqisë, komunikimi të pamjaftueshëm dhe sjellje seksuale të
papërgjegjshme.

Positively Women
347-34ç City Road, London, EC1V 1RL, UK
www.positivelywomen.org.uk/Contact.html
Gratë Pozitivisht ofron mbështetje për gratë që jetojnë me HIV nga vetë gratë që jetojnë
me HIV.
7.5 Amerika Latine dhe Karaibet

Asociacion de Hombres Contra la Violencia (AHCV)


De la Farmacias Salazar, 2 Cuadras al Sur, Casa #51, Residencia El Dorado
Managua, Nicaragua
Tel: +505 249 4697, email: ahcv@ibw.com.ni
www.ahcv.org.ni
AHCV ka hartuar seminare dhe kurse trajnimi për të rinjtë, adoleshentët dhe të rriturit
meshkuj, për të eksploruar dhe riformuluar idenë e mashkullit të fortë dhe të dhunës
mashkullore. Organizata ka marrë pjesë gjithashtu në programe televizive dhe
radiofonike që trajtojnë çështje të mashkulloritetit dhe të dhunës, ashtu si dhe ka
publikuar artikuj për botime të ndryshme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të
njëjtat çështje.

Instituto PROMUNDO
Rua Francisco Serrador, 2/702 – Brasil, CEP 20031-060
Rio de Janeiro, RJ Brasil
Tel: +55 21 2544 3114, 2544 – 3115, fax: +55 21 2220 3511
Email: promundo@promundo.org.br
www.promundo.org.br/index.html
Instiruto PROMUNDO kryen kërkime dhe mbështet iniciativa që promovojnë ndryshime
sociale pozitive. Ata e bëjnë këtë përmes publikimeve, seminareve e kurseve dhe duke
ofruar asistencë teknike për organizatat.

Puntos de Encuentro (për të transformuar jetën e përditshme)


Rotonda del Güegüense 4c abajo 1c al lago –Apdo. RP-39, Managua, Nicaragua
Tel: +505 (0) 268-6305, email: puntos@puntos.org.ni
www.puntos.org.ni
Puntos de Encuentro është një organizatë feministe jo-fitimprurëse që punon në fushat e
komunikimit, kërkimit dhe edukimit (shih studimet e rastit për më tepër informacion).
7.6 Lindja e Mesme

Institute of Community and Public Health, Birzeit University


Birzeit University, box 14, City: Birzeit, West Bank, Palestine
Tel: +972 2298-2972, fax: +972 22982980, email: rita@chd.birzeit.edu/icph
http://home.birzeit.edu/icph
Ky institut kryen kërkime dhe ofron mësimdhënie në çështje të tilla si fertiliteti, politikat
e popullimit dhe shëndetit të grave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Këshilli i Popullimit
6A Giza ST., Giza, Egypt
Tel: +202 571 9252, +202 573 8277, fax: +202 570 1804, email: Kkhalil@pccairo.org
www.popcouncil.org/me/middle-east.html
Përpjekjet më të mëdha të programeve të Këshillit, përfshijnë fuqizimin e kapaciteteve
institucionale dhe kërkimeve profesionale, trajtimi i nevojave për politika dhe programe
të përshtatshme për të rinjtë dhe përmirësimi i shërbimeve të shëndetit riprodhues.
Projektet aktive mbulojnë tetë vende të rajonit: Algjeria, Egjypt, Iran, Jordani, Liban,
Sudan, Turqi dhe West Bank e Gaza.

7.7 Amerika e Veriut

Margo Caulfield, email: margo@luld.tds.net


Një nga problemet më të mëdha për gratë, sidomos ato me HIV, është përqindja e lartë e
dhunës seksuale që ato kanë pësuar, shpesh në moshë të vogël. Margo Caulfield gjeti se
pavarësisht nga bagazhi kulturor, ndihma që mund t’u jepet grave për të marrë në dorë
dhe kontrolluar seksualitetin e tyre fillon të sjellë ndryshime. Ajo përdori një kombinim
teknikash për të t’i ndihmuar ato të kujtonin dhe të përjetonin dhunën e fëmijërisë dhe të
jetës së tyre të mëvonshme, duke e shoqëruar këtë më mënyra të reja për t’u shfaqur
seksuale, mënyra të cilat ishin sa të kënaqshme aq dhe të sigurta. Caulfield gjithashtu
zhvilloi dhe seminare mbi seksualitetitin e meshkujve dhe femrave dhe arriti në
përfundimin se edhe shumë prej meshkujve dhunoheshin apo sulmoheshin dhe kjo nuk
shte vetëm për femrat. (Margo është Bashkë-Drejtor i Rrjetit të Informacionit për Kushtet
Kronike – www.cc-info.net)

Project Wise
Project Inform, 205 13th Street, #2001, San Francisco, Ca 94103
Tel: +1 415 558 8669 ext. 205, email: WISE@projectinform.org
www.projectinform.org
Projekti i Zgjuar ka të bëjë me edukimin dhe informacionin për trajtimin e HIV/AIDS
dhe advokacinë për gratë që jetojnë me HIV/AIDS. Ata kanë një gazetë tre-mujore dhe
një linjë direkte telefoni për këshillim dhe kryejnë vazhdimisht takime, mbledhje dhe
prezantime të ndryshme.