MOTIVI BIBLIKO-KUR'ANOR I FATIT TË JOZEFIT (JUSUFIT) NË NOVELËN E M.

KYÇYKUT “ISUFI E ZULEIHAJA” DHE NË BALADËN E ÇAJUPIT “ZOLEJKA” (VËSHTRIM KRAHASIMTAR)
Klara KODRA PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti X 2005 Nr. 4 (39) fq. 73-90 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë

Motivi bibliko-Kur'anor i fatit të Jozefit ose Josifit (Jusufit) dhe i gruas së Putifarit është një nga ato “motive shtegtuese” që kanë pasur një rreze të gjatë shtrirjeje në letërsitë e Lindjes dhe të Perëndimit. Ky motiv ka qenë gjerësisht i përhapur në letërsitë persiane, arabe dhe turke në Lindje, ndërsa në Perëndim shkrimtari i shquar Tomas Man, në shekullin e njëzetë, e ka zgjedhur si element të subjektit të një tetralogjie “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, që përbëhet nga një cikël katër romanesh “Rrëfimet e Jakobit” (1933), “Jozefi djalosh” (1934), “Jozefi në Egjypt” (1936), “Jozef ushqyesi” (1944). Në letërsinë persiane meritën historike të trajtimit për herë të parë të këtij motivi e ka poeti i shquar Firdusi me poemën e tij “Isufi dhe Zelihaja” (“Jusuf u Zelikha”). Ndërsa poeti persian që e trajtoi pas tij, Abdurrahman-el Xhami, sipas mendimit të studiuesve, e tejkalon Firdusin në nivel estetik me një frymëzim më krijues dhe me një nëntekst më të thellë. Ky motiv për mendësitë e shumëllojshme që fshihte në vetvete, është zhvilluar në mënyra shumë të ndryshme nga shkrimtarë të ndryshëm. Shihet dukshëm në intrigat dashurore, frymën fetare, te konflikti midis konceptit hedonist të jetës dhe synimit për integritet të lartë moral, te ndryshimi midis karaktereve të personazheve bibliko-Kur'anore që e përjetojnë këtë konflikt, te mundësia për interpretim social. Prandaj ky motiv është zhvilluar, herë në frymën e një patosi dramatiko-tragjik, herë me një patos ironiko-komik (siç ndodh, bie fjala, te një shkrimtar modern si Tomas Mani që synon te çmitizimi i temës dhe i personazheve). Në letërsinë shqiptare këtë motiv e sjell i pari një përfaqësues i “shkollës së bejtexhinjve”, Muhamet Kyçyku, që e vë në bazë të novelës së tij, të gjatë në vargje, “Jusufi dhe Zulejhaja”. E pasojnë në këtë rrugë disa shkrimtarë të tjerë si Dalip Frashëri, Sami Frashëri, Hafiz Ali Korça dhe A.Z. Çajupi.

1

Ne do të ndalemi pikërisht te dy nga veprat që kanë për bazë këtë motiv dhe që janë shumë të ndryshme për nga rryma a drejtimi letrar, nga individualiteti krijues i autorëve që e trajtuan, për nga atmosfera historiko-kulturore ku lindën dhe madje për nga vendi që zënë në krijimtarinë e autorëve që i nxorën në dritë, te novela që përmendëm edhe më lart, “Isufi dhe Zulejhaja” e Muhamet Kyçykut dhe “Zolejka” e Çajupit. S’e dimë në se autori i dytë pati mundësi të njohë të parin dhe si pasojë a pati kontakt të drejtpërdrejtë midis këtyre autorëve. Po duhet thënë se, ndonëse motivi i trajtuar është i njëjtë, burimet ku u frymëzuan dy shkrimtarët janë të ndryshme; Kur'ani për myslimanin Kyçyku dhe Bibla për Çajupin me origjinë të krishterë (ndonëse agnostik në caqet e ateizmit). Sidoqoftë pikat themelore të subjektit dhe personazhet janë të njëjtë në Bibël dhe në Kur'an : djaloshi i bukur Jozef (Josif) (në Kur'an: Jusuf) i shitur nga vëllezërit në Egjypt dhe skllav i një oborrtari të lartë të faraonit tundohet nga gruaja e këtij të fundit, që e dashuruar pas tij, kërkon ta joshë, por ai refuzon dashurinë e saj për arsye morale. Gruaja për hakmarrje e akuzon tek i shoqi për orvajtje përdhunimi dhe djaloshi i pafajshëm përfundon në burg. Të dy shkrimtarët u përmbahen këtyre pikave dhe thelbit të karaktereve të përshkruar në Bibël a në Kur'an, po mundohen të burimeve që janë afër skematizmit. Ndonëse Bibla është quajtur nga studiues të caktuar një lloj eposi i hebrenjve dhe Kur'ani një kryevepër e letërsisë arabe (çka do të thotë se këto vepra zotërojnë edhe vlera artistike) në fakt në veprat burimore qëllimi kryesor është fetar, kështu që veprimi i Jozefit (Jusufit) shpreh nënshtrimin ndaj urdhëresave të Perëndisë, pra, moralit fetar, kurse gruaja që e tundon Jozefin quhet si mëkatare (përveç faktit që i përket një feje tjetër, jo monoteiste, por politeiste). Fryma fetare është e pranishme edhe te Kyçyku, ndërsa Çajupi e trajton këtë motiv në frymën e laicizimit, madje çmitizimit të Biblës. Të shohim se çfarë elementesh të subjektit shtohen ose hiqen nga shkrimtarët në fjalë në krahasim me paratekstet. Te Kur'ani motivi shtjellohet më gjatë; dredhia e gruas demaskohet, megjithatë Jusufi futet në burg që të mënjanohet skandali (pra, duke e ditur që ai ishte i pafajshëm); ndërhyn një grup grash thashethemexhie që përgojojnë gruan e
2

ta

plotësojnë tablonë

dhe të

gërmojnë më thellë në shpirtin e personazheve, duke kapërcyer koncizitetin e tepruar

zotërisë së tij dhe e shoqja e oborrtarit të lartë, që t’ua mbyllë gojën, i fton të vinë e ta shohin vetë Jusufin. Aq shumë verbohen gratë nga bukuria e tij sa presin duart me thikat me të cilat duhet të qëronin portokallet. Këtë qëndrim të tyre gruaja e ministrit e përdor për të përligjur veten, kësaj radhe nuk përdor më dredhi, shpall me paturpësi ndjenjat e saj dhe i kërcënohet Jusufit për hakmarrje po qe se ai nuk i bindet. (“Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”). M.Kyçyku i qëndron besnik tërë kësaj linje subjekti. Mandej ky autor vazhdon të përshkruajë takimet e Zulejhasë me Jusufin në burg ku ajo shfaq pasionin e vet të përzier me triumfin për hakmarrje. Së fundi Zulejhaja në novelën e Kyçykut kthehet në fenë e vërtetë; i drejtohet Perëndisë për ndihmë dhe Perëndia, pas vdekjes së të shoqit, i plotëson lutjen duke urdhëruar Jusufin ta marrë për grua. Tani djali i përgjigjet po me atë dashuri që pati ajo për të dhe ata jetojnë të lumtur. Çajupi ndjek rrëfimin e Biblës përsa i përket subjektit, por orvajtjen për joshje që në Bibël jepet si një proces gradual, e jep përkundrazi përmes një pohimi të papritur të gruas në një çast kur ata gjenden vetëm. Ashtu si në Bibël i shoqi e beson gënjeshtrën e saj dhe si rrjedhim është i bindur që veproi me drejtësi kur e mbylli djalin në burg. Balada mbyllet me këtë dënim të padrejtë që shënon katastrofën e pritur, pra, me një fund dramatik. Perëndia nuk përmendet asnjëherë. Kyçyku i vë gruas emrin “Zulejha”, emër që mungon në Kur'an, duke iu përmbajtur mesa duket traditës letrare. Pamë që Firdusin e emërton gruan “Zeliha”, një variant ky i emrit që përdor Kyçyku. Çajupi do ta quajë “Zolejkë” emër që Bibla s’e ka. Konflikti në bazë të të dyja veprave është i fuqishëm dhe ka dy trajta: është i jashtëm midis vullneteve të ndryshme të të dy personazheve, po edhe i brendshëm se Jusufit i duhet t’i bëjë ballë edhe joshjes së natyrshme para një gruaje të bukur, madje tepër të bukur, edhe tundimit për pasuri e pushtet që ajo i ofron edhe frikën para hakmarrjes së saj të mundshme si njeri e pushtetshme që është. Qëndresa e Jusufit nga Kyçyku motivohet me detyrën morale për të respektuar urdhëresat e Perëndisë dhe për të mos rënë në mëkat, pra, me moralin fetar, ndërsa Çajupi, në frymë plotësisht laike, e motivon me mirënjohjen ndaj të shoqit të gruas, madje, si shqiptar, me dëshirën për të mos thyer besën.

3

Te Çajupi personazhi që këtu quhet Josif përmend borxhin e mirënjohjes që ka ndaj burrit të Zolejkës që e ka blerë atë – jetim dhe të varfër – i ka bërë të mira, i ka treguar besim, gjë që ai s’mund t’ia shpërblejë me pabesi, duke ia rrëmbyer gruan . Në baladën e Çajupit konflikti shtjellohet me tërë dramatizmin e vet, ndërsa te Kyçyku – kemi luhatje, kalim nga pika më e lartë e dramatizmit në ulje-ngritje që përfundon me zbritje. Në fillim padrejtësia e ndërgjegjshme që i bëhet Jusufit duket se e shton dramatizmin. Shkrimtari e mban në ankth lexuesin me ndërhyrjen e një këshilltari që kërkon ta zgjidhë çështjen duke u mbështetur në të dhëna materiale, në imtësinë e grisjes së këmishës para ose prapa, gjë që dëshmon për pafajësinë e djaloshit, po gruaja nuk heq dorë nga deklarata e saj, përmend sjelljen e saj të mëparshme të paqortueshme si dëshmi për pafajësinë e saj; mandej jepet ndërhyrja e grave që në fillim përgojojnë Zulejhanë, më vonë i luten Jusufit t’i përgjigjet dashurisë së saj; jepet ndërhyrja e shërbëtores që i këshillon Zulejhasë një dredhi të re që mbetet edhe ajo e pafrytshme, mbylljen e të dyve në një dhomë me pasqyra që pasqyron gjithkund fytyrën e bukur të gruas; më vonë ajo sërish i bëri trysni burrit dhe ai e mbyll në burg Jusufin vetëm për t’ia bërë qejfin asaj si dhe për të mënjanuar skandalin. Shkrimtari përdor këtu një prosede letrare që do të përdoret më vonë gjerësisht nga romantikët – vonesën që mban në ankth lexuesin. Sa herë një zbulim ose një katastrofë duken të pashmangshme largohen, në këtë rast burgimi i Jusufit. Prova e pafajsisë së tij duket sikur e mënjanon, pastaj rreziku shfaqet përsëri, së fundi shpata e Damokleut mbi kryet e protagonistit bie. Po më vonë fundi i lumtur afrohet me lirimin e Jusufit, pastaj ndodh diçka e papritur, pajtimi midis dy personazheve kur bien barrierat morale që i ndanin me vdekjen e burrit të Zulejhasë dhe me urdhërin që i jep Perëndia Jusufit që ta marrë për grua. Zulejhaja, me gjithë hakmarrjen e egër ndaj djalit, ka vazhduar ta dashurojë. Kur i vdes i shoqi ajo refuzon të gjitha rastet e tjera për rimartesë. Po mund të duket i çuditshëm shndërrimi i Jusufit që nga ftohtësia (dhe mëria e mundshme që mund t’i kishte lindur pas hakmarrjes së gruas) kalon në dashuri. A mund të flitet këtu për një “thyerje karakteri” nga ana e autorit? Apo kjo dashuri lind nga mëshira për një pasion aq ngulmues? Apo është fjala për një ndjenjë të ndrydhur nga skrupujt moralë që protagonisti s’ia rrëfen as vetes dhe shpërthen sapo zhduken barierat e jashtme?
4

Autori nuk u jep përgjigje të prerë këtyre pyetjeve që lindin në mendjen e lexuesit, vetëm jep dy hollësira, pyetjen që Jusufi i bën Zulejhasë, i çuditur, po ndoshta edhe i prekur (“Dhe tani nukë të shkoi/ akoma e ke sevdanë?”)1 dhe “hakmarrjen e ëmbël” të djalit natën e martesës kur ia gris këmishën gruas si ia kish grisur ajo atij. Këto hollësira të bëjnë të mendosh më shumë për variantin e fundit, pra, për një pasion të heshtur të djalit ndaj gruas, të mbuluar si zjarri nga hiri, nga parimet e tij të forta morale dhe që rindizet me të rënë pengesat – frika nga Perëndia dhe respekti ndaj kurorës. Çajupi, përkundrazi, as nuk mendon për pajtim midis këtyre dy karaktereve të kundërta. Mendojmë se dy zgjidhjet e kundërta të konflikteve burojnë nga “vizioni i jetës” i ndryshëm që kanë këta dy shkrimtarë dhe qëndrimi i tyre ideoemocional ndaj personazheve. Kyçyku, një poet që beson sinqerisht te feja, e sheh botën si të drejtuar nga Perëndia dhe lirinë e njeriut si të kushtëzuar nga bindja ndaj Krijuesit. Jusufi i qëndron besnik në një situatë të skajshme Perëndisë dhe Perëndia, pasi e vë në provë, së fundi e shpërblen. Po edhe Zulejhaja që shihet si mëkatare, kur largohet nga feja e vet politeiste, kulti i diellit dhe hënës dhe i drejtohet me lutje Perëndisë, mëshirohet prej tij. (Tani të besoj Allahnë/ që ka besuarë Jusufi/... Ti vetë më jaradise ... bëmë def këtë sekëlldinë!/ Zoti duanë ja dëgjoi/ axhedisi Zulejhanë). Çajupi agnostik nuk beson te Perëndia ose së paku në ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në fatin e njerëzve; e njeh dobësinë njerëzore dhe nuk është larg nga një prirje epikureiane drejt gëzimeve të jetës, megjithatë beson në disa vlera morale; gjithashtu ndonëse nuk është poet “i angazhuar” social në kuptimin e ngushtë të fjalës, është i vetëdijshëm se vlerat morale qëndrojnë më shumë te njerëzit e thjeshtë se sa te njerëzit e pasur dhe me pushtet, të mësuar të nënshtrojnë gjithçka dhe të plotësojnë tërë dëshirat e veta. Kështu që është në anën e Josifit skllav të pasur me vlera morale dhe dënon Zolejkën të rrethuar nga lluksi dhe të pangopur në dëshira, e gatshme të hakmerret për çdo kundërshtim. Megjithatë në qëndrimin ndaj personazhit të Zolejkës shohim një ambivalencë që e mënjanon skematizmin dhe e bën këtë personazh, ndryshe nga ç’jepet në Bibël, interesant dhe të ndërlikuar.

1

Të gjitha citimet i kemi bërë nga Jusufi e Zylejhaja, Sh.B. “Hasan Tahsini”, Tiranë, 1992.

5

T’i

rikthehemi këtu

paraardhësit të tij: edhe Kyçyku dhe Çajupi

duke

pasqyruar marrëdhëniet e protagonistes me të shoqin e plotësojnë tablonë e dhënë nga Kur'ani dhe nga Bibla: te Kyçyku i shoqi i Zulejhasë është invalid dhe s’mund të ketë marrëdhënie me të, te Çajupi ai thjesht nuk i zgjon dashuri bashkëshortes, ndonëse e rrethon me kujdes dhe i plotëson çdo dëshirë. Në një farë mënyre autorët u krijojnë kështu rrethana lehtësuese heroinave të tyre. Më i avancuari është Çajupi që e sheh çështjen kryesisht në planin e ndjenjës duke mbrojtur të drejtën e dashurisë si romantikët dhe në frymë progresiste duke dënuar martesat me interes (“Dashuri, moj dashuri/ S’peshon ërgjënt e flori!/ Sa para bën madhëria? / Nukë bliet dashuria”) Një farë ambivalence në qëndrimin ndaj personazhit të Zulejhasë e shohim edhe te Kyçyku: ky autor e zhvillon motivin në frymën e parimeve të rrepta morale, të mbrojtjes së martesës dhe të urdhëresave të Perëndisë, megjithatë frymëzimi krijues e çon më larg se synimi fillestar dhe bëhet shkak që qëndrimi i tij ideoemocional ndaj gruas fajtore të jetë më tepër mëshirues dhe mirëkuptues sesa dënues; Çajupin, të prirur ndaj problematikës shoqërore dhe në plan dytësor ndaj problematikës etike, me prirje të theksuara çmitizuese ndaj materialit biblik, e intereson ballafaqimi i dy karaktereve: aristokrates së degjeneruar që ia nënshtron gjithçka dëshirave dhe tekave të veta, Zolejkës, dhe Josifit, njeriut të thjeshtë me parime të larta morale e njëkohësisht si poet me prirje hedonistike, dashuria-pasion në konflikt me parimet morale. Në rrafsh socialo-etik Çajupi e dënon heroinën e vet, zbulon egoizmin e saj të përbindshëm me të cilin ajo e sheh Josifin kryesisht si objekt të dëshirave të veta, pa përfillur as ndjenjat, as parimet morale të tij, është gati jo vetëm ta tradhtojë, po edhe ta vrasë burrin prej të cilit s’ka pasur veç kujdes dhe dashuri (në një kohë kur gratë ishin praktikisht skllave në familje); megjithatë si poet admiron bukurinë fizike të heroinës së vet dhe ndjen simpati e mëshirë për gjendjen e saj si grua që nuk e dashuron të shoqin. Në paratekstet (Bibël – Kur'an) tema ose motivi zhvillohen në kontraste bardhë e zi midis karaktereve: Josifi është i zgjedhur i Perëndisë dhe gruaja e të zotit, një mëkatare e rrëmbyer nga epshi dhe ndjenja e hakmarrjes. Kyçyku e portretizon heroinën e vetë si grua të ndjeshme që që në fillim ndien mëshirë për skllavin e ri, të mërguar nga atdheu dhe në ndjenjën e saj ka edhe një farë instikti mëmësor. Më vonë, siç e përshkruan herë pas here shkrimtari, kjo ndjenjë shndërrohet në pasion dhe gruas i duhet të luftojë me ndrojtjen për t’ia shfaqur atij
6

ndjenjën dhe këshillohet me shërbëtoren, po në çastin që vendos t’ia shfaqë ky pasion shpërthen me forcë dhe rritet si ortek i pandalshëm, e çon gruan në fillim në dëshirën për të vrarë të shoqin, më vonë në një hakmarrje të egër ndaj burrit që e ka refuzuar, megjithatë nuk shndërrohet në urrejtje, ruan veçoritë e pasionit dashuror; ajo shpreson ende ta realizojë, më vonë vazhdon të interesohet për djalin që e ka çuar vetë në fatkeqësi me një ndjenjë triumfi, po edhe me një farë mëshire; kjo ndjenjë është bërë për të një farë obsesioni, po më vonë e çon në një katarsis, në kthimin e saj nga Perëndia. Gjithashtu në pasionin e saj nuk ka vetëm egoizëm, po edhe një farë besnikërie; ajo refuzon tërë mtuesit e tjerë pas vdekjes së të shoqit, ndonëse ata mund të ishin më të pasur dhe më të bukur se Jusufi; së fundi dashuria – pasion pas martesës me Jusufin shndërrohet në dashuri bashkëshortore që jepet si burim lumturie. Kyçykut nuk i mungon mjeshtëria psikologjike në analizën e dashurisëpasion, ndonëse është i pari që e bën këtë në një lloj rrëfimtar në letërsinë shqiptare; në novelën e tij të mëparshme “Erveheja” ai ngrinte lart pastërtinë morale dhe Jusufi është në një farë kuptimi binjaku shpirtëror i Ervehesë si konceptim, por në atë novelë nuk bëhet objekt analize dashuria, as dashuria bashkëshortore e Ervehesë ndaj të shoqit, ndonëse ajo i mbetet besnike në situatat më të skajshme dhe së fundi ribashkohet me të, por megjithatë besnikëria e saj nuk motivohet me dashurinë, po me parimet morale. Kyçyku, pra, pasionin e heroinës së tij, Zulejhasë, e sheh kompleksitetin e vet, si ndjenjë që motivohet nga bukuria, po dhemshuri e përpjekje për lidhje shpirtërore, ndjenjë ku përzihen në tërë edhe nga një egoizmi dhe

vuajtja, racionalja dhe iracionalja, pasion që zgjon tek ajo në fillim instinktet më të egra, po më vonë e fisnikëron, e lartëson, e çon në lumturi. Këtu Kyçyku qëndron më lart se Çajupi. Zulejhaja e tij është më komplekse dhe njerëzore sesa Zolejka e Çajupit: tepër e bukur dhe e etur për jetë e gëzim, fajtore dhe egoiste në dashurinë e saj, aq sa nuk shkel vetëm besnikërinë ndaj burrit, po shpif edhe ndaj atij që dashuron, por edhe e aftë për dhemshuri dhe vuajtje të sinqertë. Te kjo figurë mund të gjejmë diçka nga “gruaja fatale” e romantizmit, e bukur dhe kobndjellëse. Po njëkohësisht gjejmë edhe diçka nga arketipi sentimentalo-romantik i “gruas viktimë”, përderisa autori e paraqet si viktimë të ndjenjave të veta, të një pasioni tepër të fuqishëm që të mund të mposhtet. Mendojmë se poeti nuk i ka pasur parasysh në mënyrë të vetëdijshme këto arketipe; por gjithsesi u është afruar spontanisht.
7

Kështu te “Jusufi dhe Zulejhaja” pranë triumfit të virtytit të mishëruar nga Jusufi shohim edhe një rehabilitim të gruas mëkatare, Zulejhasë, një mundësi lumturie edhe për të. “Hepi-endi” te novela e Kyçykut mund të motivohet nga skema që duhet të kënaqë lexuesin (një “hepi-end” të tillë e shohim edhe tek “Erveheja”), megjithatë mund të motivohet edhe me besimin e autorit në triumfin e së mirës, në të drejtën e njeriut për të qenë i lumtur, edhe me mëshirën ndaj gabimit tragjik të heroinës edhe me bindjen e Kyçykut se Perëndia dëshiron lumturinë e krijesave të veta, madje edhe mëkatare (ndoshta një afrim ky identifikohet me dashurinë.) Te Çajupi Zolejka është disi e ndërlikuar edhe ajo dhe autori mban qëndrim të dyanshëm ndaj saj, po mbizotërojnë ngjyrat negative: ajo mishëron arketipin e “gruas fatale” të romantizmit tek e cila bukuria e jashtëzakonshme fizike bie në kontrast me shëmtimin moral. Njëkohësisht ajo është konceptuar sipas parimeve të realizmit si një tip i caktuar social: aristokratja me vese, narçiziste dhe e dehur nga pushteti; nga ana tjetër ajo motivohet psikologjikisht si personalitet i ndërlikuar: grua e bukur, e pasionuar, e etur për gëzimet e jetës, po që njëkohësisht është gati të flijojë të tjerët për lumturinë e saj personale: të shoqin që s’e dashuron është gati ta tradhtojë dhe t’ia marrë jetën, pa treguar asnjë mirënjohje për kujdesin me të cilin ai e ka rrethuar, burrin që dashuron dëshiron vetëm ta bëjë të vetin, pa pyetur nëse i përgjigjet apo nëse ia lejon ndërgjegja të ketë marrëdhënie me të dhe kur nuk ia plotëson dëshirën është gati ta flakë në burg duke qenë i pafajshëm. Ndryshe nga Zulejhaja e Kyçykut, Zolejka, s’ka asnjë ndrojtje për t’i zbuluar djalit ndjenjat e saj, nuk ngurron aspak për t’i sugjeruar një vrasje, është dinake dhe aktore e përsosur kur e akuzon pa të drejtë Josifin tek i shoqi duke luajtur me zotësi rolin e një gruaje besnike dhe të pafajshme të fyer. Pasioni i Zolejkës te Çajupi jepet kryesisht si fizik dhe poeti përshkruan se si gruaja do të shijojë me burrin që dashuron çaste volupteti që i vizaton me ngjyrat më të bukura: (“Sonte do të rrish me mua/ Do të hamë e do të pimë/ Të dy vetëm do të rrimë!/ Se është jona kjo natë/ Zoti e bëftë të gjatë!/ Zoq e bilbilë këndoni/ Kur të gdhiet të na zgjoni...2). me konceptin kristian të Perëndisë që

2

Citojmë sipas. “Baba Tomorri dhe vjersha të tjera”, Sh.B. “Dituria”, Tiranë, 1997.

8

Këtu poeti që dashuron me zjarr jetën dhe gëzimet e kësaj jete nuk mund të mos e simpatizojë personazhin, ndonëse edhe e dënon: si poet dhe si romantik Çajupi s’është shkëputur nga kulti i ndjenjës, madje i dashurisë pasion; instinktivisht ndodhet në anën e një qenieje të bukur dhe të re si Zolejka që ka të drejtë – në bazë të natyrës – të dashurojë një djalë të bukur dhe të ri si Josifin dhe të dashurohet prej tij, pavarësisht se gjendja e saj si grua e martuar dhe normat morale ia ndalojnë këtë mundësi lumturie. Është disi paradoksale që skeptiku Çajup të tregohet më i rreptë ndaj një gruaje skllave të pasionit sesa fetari Kyçyku: po kjo mund të shpjegohet me prirjen sociale më të fortë të Çajupit që te Zolejka dënon egoizmin e shtresës së saj, mospërfilljen e ndjenjave të njerëzve të thjeshtë si edhe në besimin e Kyçykut në një botë të rregulluar më së miri nga Perëndia që përkrah të drejtët, po edhe mëshiron mëkatarët e penduar. Që të dy poetët u kushtojnë vëmendje edhe portreteve fizike të personazheve të tyre duke shtjelluar një të dhënë që vetëm përmendej në paratekstet, në Bibël dhe në Kur'an. Çajupi e përshkruan Zolejkën me ngjyrat e poezisë popullore përmes pyetjesh retorike, esklamacioneve dhe shprehjeve metaforike: Moj Zolejkë, nga ke dalë Që ke diellin në ballë? Zolejkë, kush të ka bërë Që manitenë të tërë? Të ka bërë Zoti vetë Nukë ke shoqe në jetë! Kush pa bukurinë tënde Dhe nukë lojti nga mendtë? Kemi një portret jo të vizatuar përmes hollësirash, po kryesisht përmes një metafore-paralelizëm sintetike dhe përmes perceptimit të personazheve të tjera, tepër shprehëse. Portretin fizik të Josifit Nuk qe njëzet vjeç djalë, Mustaqja s’i kish dhe dalë;
9

Çajupi e vizaton dy herë, në fillim në mënyrë

objektive, përmes tregimit të rrëfimtarit:

Ish i bukurë si çupë Dhe për të pirë në kupë (“Zolejka”) Më vonë ky portret jepet përmes perceptimit të Zolejkës me një figuracion popullor ku spikasin nota sensualiteti: Faqja jote posi molla, Goja jote si qershia S’të çmonetë bukuria! Është për t’u vënë re që në portretin e vizatuar nga rrëfimtari spikasin

ëmbëlsia dhe pafajsia, ndërsa në portretin e dhënë nga Zolejka freskia, shëndeti, vitaliteti. Këto dy portrete plotësojnë njeri-tjetrin dhe vizatojnë një djalosh me një bukuri të këndshme, po edhe plot gjallëri. Muhamet Çami vizaton edhe ai me kujdes portretet fizike të personazheve të vet. Portretin e Jusufit e jep në dy momente, kur vëllezërit bëhen gati për ta vrarë dhe kur Zulejhaja e tundon me bukurinë e vet dhe shprehjen e dashurisë: Jusufi një copë diell, Tek qëndroj, feksi mejdanë Posi iletë ndë qiell, Të bukur e kish surranë. Vetullat akrep sahati, Të di sitë të zi pisë Si dielli i feks surrati Vet Zoti e kish stolisë. (Jusufi e Zulejhaja, Sh.B. Hasan Tahsini, T. 1992, f.22) Jusufi ga bukurija, Nukë pati shok të ditë, Dritën posi farfurija, I feks ujëtë ndë grikë. Kur dil në diell e qëndron Gahado të kthen surratnë, Posi pasqirë të verbon,
10

Shahtis të gjithë dunjanë. Shohim se edhe Çami (Kyçyku) përdor figuracion popullor për të dhënë portretin fizik të heroit të vet, në fillim zgjedh disa elemente që janë të pranishme në këngën popullore: vetullat, sytë; më tutje na vizaton një portret në lëvizje dhe rrezatimin e kësaj bukurie tek të tjerët. Autori zgjedh me zotësi momentin për ta dhënë portretin fizik të personazhit: në fillim për të argumentuar zilinë e vëllezërve dhe për të zgjuar mëshirën e lexuesit përmes kontrastit bukuri-mjerim; më vonë për të shpjeguar pasionin e çmendur që i është ndezur Zulejhasë. Së fundi, autori e plotëson portretin e Jusufit me një gjetje të marrë nga Kur'ani, hollësinë e grave që, duke vështruar Jusufin presin duart e veta me thikat me të cilat duhet të qëronin portokallet: Poqë i zunë me dorë Thikatë me portokalë, Jusufit vanë i folë, Dolli si hëna ndë malë… Kur e panë, u shahtisnë Më nuk ditnë se ç’punojnë, Duart e tire i prisnë, Edhe hiç s’e kuptojnë. (Po aty, f.50) Kjo gjetje shumë shprehëse mund të krahasohej me gjetjen e Homerit për të dhënë bukurinë e Helenës pa e përshkruar konkretisht atë: pasqyrimin e saj përmes fjalëve të pleqve që ndonëse u është ftohur gjaku, mahniten me atë bukuri. Kjo gjetje u lavdërua me të drejtë nga Lesingu te “Laokooni”: studiuesi pohon se po ta jepte bukurinë e heroinës me imtësi konkrete poeti s’do të konkuronte dot me mundësitë e një piktori, prandaj përdor me zotësi gjetjen e lartpërmendur. M.Çami s’ka meritën e zbulimit të kësaj gjetjeje, meqenëse e merr nga Kur'ani, megjithatë ai di të vizatojë në mënyrën e vet skenën: shfaqjen e papritur të Jusufit që jepet me një krahasim tepër të bukur popullor, që shpreh edhe befasinë e ardhjes, edhe bukurinë fizike të djaloshit (doli si hëna ndë malë). Pason menjëherë
11

gabimi i grave që të shastisura nga kjo bukuri presin duart dhe as nuk e ndiejnë dhimbjen, i dhënë vetëm me një strofë. Ndryshe nga Çajupi që në fillim përshkruan bukurinë e Zulejhasë, më vonë atë të Jusufit, Muhamet Çami ndjek procesin e kundërt, në fillim ia paraqet lexuesit Jusufin si një djalosh të pashëm, më vonë përshkruan Zulejhanë që mund të ishte një partnere e denjë për të nga bukuria e megjithatë ai e refuzon, prandaj merita e tij është më e madhe. Zulejhaja portretizohet përmes vetëmburrjeve të veta që megjithatë duket sikur bazohen te realiteti: Të kërkoç gjithë Misirë, Fshatërat e kasabanë Nukë gjen dot më të mirë Tjatërë si Zulejhanë!” (Po aty, f.39) Le të shohim tani vlerën estetike të këtyre dy krijimeve me një motiv të përbashkët. M.Çami zotëron pa dyshim aftësi prej psikologu, di të vizatojë portretin fizik dhe shpirtëror të personazheve, ka dialogë të gjallë dhe të goditur, megjithatë e meta kryesore e novelës së tij është proliksiteti, dëshira për t’i thënë të gjitha, ndikim ky nga letërsitë lindore. Është e njëjta e metë në të cilën bie Naimi te “Histori e Skënderbeut”. Veç kësaj motivi i tundimit të Jusufit nga gruaja e të zotit nuk është e vetmja linjë e novelës, po ndërthuret me linja të tjera si linja e pabesisë së vëllezërve të Jusufit, marrëdhëniet e tij me të atin, zotësia e tij si interpretues i ëndërrave që e bën të fitojë favorin e faraonit, kështu që vëmendja e lexuesit spostohet në vend që të fokusohet mbi këtë motiv tepër interesant nga ana psikologjike dhe që hedh dritë të qartë mbi dy karakteret kryesore. “Balada” e Çajupit (që në të vërtetë i plotëson tiparet e një novele shumë më tepër se vepra e Kyçykut të cilën është bërë traditë ta quash novelë, po mund të quhej më saktë “roman i shkurtër në vargje”) qëndron shumë më lart se krijim i i parë i frymëzuar nga motivi i fatit të Jusufit. Në veprën e Çajupit fillesa epike shkrihet me dramatizmin. Autori ka krijuar aty një mikrodramë me intensitet veprimi: shkrimtari vë në qendër të vëmendjes një situatë të skajshme ku zbulohet thelbi i karaktereve kryesore; veprimi rrjedh i shpejtë dhe protagonistët zbulohen përmes dialogësh të goditur, që i përshtaten plotësisht individualitetit të tyre. Fundi dramatik motivohet plotësisht nga ana psikologjike.
12

Në hyrje të këtij krijimi (që është në fakt novelë) poeti e përgatit me kujdes shpërthimin e konfliktit në fillim me një imtësi konkrete me peshë psikologjike: Zolejka rri e mentuar Dhe vë kokënë në duar… Qëndrimi i saj shpreh palumturi, ndonëse siç e thekson rini, pasuri, pushtet, kujdes nga ana e të shoqit: Ç’ka Zolejka që s’gëzon? Zonjë si ajo kush rron? Kush ka të tilla të mira? Kush ka gjëra të pavdira? Kush ka burrë më të mirë? Burr’ i saj urdhëron Misirë! M.Çami e përshkruante lindjen e dashurisë të Zulejhasë për Jusufin në fillim përmes një dialogu të goditur që mund të krijonte një lidhje shpirtërore midis tyre dhe shpreh shqetësimin e saj për trishtimin e vazhdueshëm të djalit që i hap zemrën duke i folur për mallin që e përvëlon për atdheun dhe familjen: “Zulejhaja e pieti I thosh: Pa dëftomë mua, Kaqë qeder pse të mbeti Ç’të dhëm, të marrem jatrua?” “U të ligë nukë kam, jatroi s’më bën dot ballë, më vjen shumë zjarr për vatan që u ndaçë ndë të gjallë!… » “Sit e tu që po kullojnë lotë si margaritarë, ndë zemërë më pikojnë më djegnë posi zjarrë…! autori me një

ndërhyrje të drejtpërdrejtë lirike heroina ka gjithçka për të qenë e lumtur: bukuri,

13

Ti të mirë e ke rehatnë, Me të ngrënë e me të pirë, Po eja bën def meraknë Se më vjen dhe mua mirë!” Një moment i goditur psikologjik ky: zgjimi i dhëmshurisë në zemër të Zulejhasë, dhemshuri që më vonë do të shndërrohet në dashuri. Po autori nuk qëndron dot në këtë lartësi estetike dhe e zbulon ndjenjën e heroinës hapur përmes përshkrimit dhe madje me disa përsëritje: (Zulejhaja q’atë ditë/ që i pa proto xhemalë/ sevdaja e kish goditë/ burri e duaj për djalë/ Jusufnë e vështron ndë surrat/ po Jusufi s’i kthen sitë/ kjo ga sevdaja që pat/ e mba brenda natë, ditë/ … erdhi ndë qemal/ mbi gjithë pëlset nga sevdaja,/ ga dashurija që pati/ u bë posi dru e thatë/ ju pre fitirë e takati/ s’e zi gjumi ditë, natë/ Kaqë kohë çish duroi/ që e kish Jusufnë pranë,/ posi qiriu kulloi/ që digjetë ndë shandanë”. Çajupi përkundrazi e mban të fshehtë arsyen e shqetësimit të heroinës gjersa e bën të flasë vetë me një shpërthim të papritur me Josifin për ndjenjat e saj. Në këtë mënyrë e mban në ankth lexuesin dhe zgjedh një formë më të përshtatshme për të pasqyruar ndjenjat e heroinës, një rrëfim të guximshëm e të papritur duke shkelur turpin femëror dhe duke folur vetë e para: Josif die që të dua! Në tërë fjalët e saj spikat si rrëfen fraza “të dua”, në fillim e shprehur hapur, në fund në formë pavetore: Josif, Zolejka të do!* Po le të shohim edhe përgjigjen që i jep Josifi. Te Çami Jusufi i përgjigjet Zulejhasë me fjalë tepër moralizuese, si prej predikuesi: “U ga burri it frikë s’kam gaha tjatrë njeri s’tremem/ po kjo punë isht harram/ asi Allahut si bëhem/ Jo që kem grenë e kam pirë,/ kam bërë shumë rehate/ gaha një evlat më mirë/ afërë ndë masllahate/ Po, të jesh edhe i largë/ si trëmem ga Perëndija/ nukë keshe për të vatë/ se s’ma jep besë e Turqija./ Si, çish t’i qepem gjunahut,/ të mos sillois azapnë,/ u, gon’i Halil-ullahut/ turpëroj gjishn’ e babanë!? »

*

Te romani i lartpërmendur i Tomas Manit ka një refren të ndryshëm: Bjerë me mua që lidhet me pasionin fizik.

14

Ai në fakt, numëron me një logjikë racionale arsyet pse s’duhet ta bëjë një veprim të tillë, shkeljen e kurorës: mëkatin para Perëndisë, trajtimin si prej biri që i ka bërë i zoti, respektimi i nderit të të atit dhe të të parëve”. Në një moment të mëvonshëm i flet Zulejhasë me një frymë asketike që të kujton murgjit e mesjetës për përkohësinë e bukurisë, rinisë, madje dhe të jetës dhe në këtë mënyrë përpiqet t’ia shuajë pasionin: « Këto leshërat e mija/ ç’më kërkon nefsi, t’i jap,/ m’i prish vetë Perëndija/ Boja ime kaq e fortë/ edhe këjo bukurija/ kur të vdes, të hi ndë botë,/ t’i shoç të merr nagulija./ Kurmi im me kaq duzen/ i helqurë si llastari/ ta shoç, për të vjellë të vjen,/ kur të zerë krimba varri/ Eja e kujto mahsherrë/ që do grehetë divanë,/ të gjitha, turpe e ndere/ atje marrënë mejdanë”. Pra, Jusufi jepet si tepër gjakftohtë, racional dhe proliks për një njeri që ndodhet në një situatë të tillë, midis joshjes dhe frikës. Ai është më tepër zëdhënës i autorit që e sheh atë si mishërim ideal të moralit dhe pastërtisë shpirtërore. Përkundrazi fjalët e Josifit te Çajupi janë shumë më të motivuara psikologjikisht: ato shprehin tronditjen dhe tmerrin e tij, po njëkohësisht çiltërsinë e tij, ndjenjën e mirënjohjes ndaj të zotit që ai është i vendosur të mos e shkelë, po dhe respektin ndaj zonjës së të zotit, që nuk do ta fyejë: Zonjë, zonjë, të jam falë! ……………………….. këto fjalë mos m’i thuaj! Jetim i shkretë, fatziu Më ka blerë Petefriu Si baba më është sjellë Më ka rriturë si pjellë Më ka mbajturë me shpresë, S’guxoj t’i dal i pabesë! Çajupi këtu, me mprehtësi psikologjike zbulon mungesën e komunikimit midis dy bashkëbiseduesve, keqkuptimin nga ana e Zolejkës të fjalës së fundit të Josifit: “S’guxoj” që ajo e kupton më të madh, vrasjen: Nga burri im mos ki frikë, Mbaj me vete këtë thikë
15

si frikë, jo si skrupull moral, prandaj

paradoksalisht, një njeriu që ndruhej nga pabesia i sugjeron një gabim, madje krim

Prapa derësë të fshiesh Dhe kur të vijë t’i biesh Vrae Petefrinë vetë! Pastaj të më kesh për jetë… Çajupi tregohet konciz, nuk e zgjat dialogun tej mase, po vetëm aq sa të zbulojë qëndrimet e kundërta të bashkëbiseduesve, pastaj vazhdon duke përshkruar veprimet konkrete, përpjekjen e Josifit për t’u larguar, kundërveprimin e Zolejkës që jepet përmes një krahasimi të goditur: Zolejka iu ngjit si ngjalë që shpreh ngulmimin e saj, po edhe pasqyron me konkretësi qëndrimin e saj, lëvizjen e saj dredharake dhe të shkathët. Në të vërtetë s’është thjesht fjala për një shprehje dashurie dhe një refuzim: është fjala për një dyluftim të vërtetë në fillim me fjalë, mandej me vepra. Së fundi ai pasqyron me thellësi psikologjike një imtësi shprehëse, lotët e Zolejkës që shprehin edhe zemërimin dhe zhgënjimin e saj, po janë edhe një dredhi e efektshme për të bindur dhe për të prekur të shoqin që në fakt reagon me dhemshuri e kujdes: “Ç’ke që qan, o shpirt? I thotë/ Dhe vate t’i fshijë lotë”! Kurse tronditjen e burrit të Zolejkës kur dëgjon akuzën e saj kundër Josifit Çajupi e shpreh nëpërmjet një foljeje kuptimplotë: ngriu dhe më vonë nëpërmjet një hollësie kuptimplote fizike “i erdhi rrotull shtëpia”. Fundi dramatik jepet në mënyrë koncize vetëm me katër vargje. Novela e Kyçykut, ndonëse autori i përket një shkolle që qëndron jashtë drejtimeve letrare, ka elemente të sentimentalizmit dhe të romantizmit, nga një anë kulti i ndjenjës, i përbashkët për të dyja drejtimet, mandej lartësimi i virtytit dhe një farë melodramatizmi që ishin karakteristike për sentimentalizmin. Kyçyku, pra, këtu shfaqet si paraprijës i këtyre dy drejtimeve që erdhën relativisht vonë në letërsinë shqiptare. Çajupi te “Zolejka” qëndron midis dy drejtimeve, romantizmit dhe realizmit. Pasqyrimi i hollësishëm i dashurisë – pasion dhe kulti i natyrës dhe i bukurisë, të pranishëm në këtë krijim të Çajupit, e dallonin romantizmin; nga ana tjetër vihet re edhe një motivim shoqëror – psikologjik i veprimeve të personazheve, karakteristik për realizmin. “Zolejka” e Çajupit përfshihet në planin e tij për të laicizuar motivet biblike, madje për të rikrijuar një variant të Biblës që është njëkohësisht çmitizim dhe parodi. Këtë “baladë” ose “novelë” e gjejmë në fillim te “Baba Tomorri” si krijim më vete
16

epiko-lirik dhe dramatik, më vonë në një variant që ndodhet në Arkivin e Shtetit si pjesë e poemës së gjerë “Baba Musa lakuriq” ku materiali biblik ritregohet në frymë laike. Që të dy krijimet që analizuam, siç e pamë, kanë pika kontakti dhe dallime, po bëjnë pjesë ndër veprat e realizuara të autorëve të tyre dhe, me gjithë ndonjë kufizim që mund të kenë, janë një shtjellim origjinal i një motivi të lashtë nga ana e letërsisë shqiptare.

17

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful