P. 1
Ese-Kultura dhe Globalizmi

Ese-Kultura dhe Globalizmi

|Views: 4,214|Likes:
Published by Eduela Ela

More info:

Published by: Eduela Ela on Jan 20, 2011
Copyright:Attribution Non-commercial

Availability:

Read on Scribd mobile: iPhone, iPad and Android.
download as RTF, PDF, TXT or read online from Scribd
See more
See less

10/07/2014

pdf

text

original

Globalizimi kulturor: diversifikimi dhe riidentifikimi kulturor Lufta kundër analfabetizmit është shndërruar në një standard të veçantë të zhvillimit

kulturor, ndërsa në botën bashkëkohore standard konsiderohet, ta zëmë edhe kultura e punës me kompjuter, respektivisht aftësia e komunikimit elektronik në rrjet Haqif Mulliqi Globalizimi sikur po shndërrohet në një fjalë magjike të përditshmërisë sonë. Proceset zhvillimore tashmë, nga dita në ditë, sikur janë duke u mbështetur në konceptet e internacionalizimit të të gjitha aktiviteteve njerëzore. E ashtuquajtura "botë e rrjedhave” është zëvendësuar me të ashtuquajturën “botë të vendeve " (M. Castells). Kapitali qarkullon me shpejtësi të paparë, gjithashtu edhe mallrat, edhe njerëzit, edhe informatat, edhe idetë. Ky është një ekspansion i vërtetë dhe gati-gati edhe marramendës. Gjithashtu është evident edhe fakti se identiteti politik dhe ai kulturor në një mënyrë apo tjetrën po ndahet dhe po veçohet nga identiteti territorial (A. Appadurai). Njerëzimi, nga “prodhimtaria e gjërave në hapësirë” po lëviz drejt “krijimit të hapësirave” (H. Lefebvre). Kështu, nga dita në ditë, pa fije dyshimi, është duke u krijuar një kontekst global i ekzistencës së njeriut si dhe i krijimtarisë njerëzore në të cilat e përcaktojmë personalitetin tonë, ndërsa kemi gjithashtu edhe identitetin kulturor si dhe jetën tonë. Globalizimi kulturor: perceptimet individuale të botës bashkëkohore Globalizimi i ka përfshirë të gjitha qytetërimet, të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Edhe pse i mbështetur në të ashtuquajturin liberalizim ekonomik, në funksionimin e tregut dhe standardizim, ai, mbi të gjitha, është një proces i llojllojshëm dhe kompleks. Llojllojshmëria dhe kompleksiviteti i globalizmit rrjedhin nga kyçja e qytetërimeve të ndryshme, nga kulturat dhe personat e ndryshëm në rrjedhat globale. Madje, gjithnjë e më shumë qartësohen edhe tipat e globalizimit ekonomik të cilat i mbështesin standardizimet e prodhimtarisë dhe këmbimin global kulturor të cilat, nga ana tjetër, mbështesin diversifikimin si dhe ridefinimin e identitetit kulturor. Globalizimi kulturor vihet re në perceptimet individuale të botës bashkëkohore si të definuar, por funksionale (në

ajo megjithatë në rrafshin global sikur fut disa standarde elementare kulturore. në vendet e zhvilluara. kroat apo rumun. Mirëpo. kështu. në veçanti kur kemi të bëjmë me identitetet kulturore të minoriteteve apo edhe në shoqëritë në të cilat përzgjedhjet individuale të vlerave kulturore bien ndesh dhe në kundërshti të ashpër me tradicionalizmin kolektiv. ajo që është evidente është se cilado prej këtyre përzgjedhjeve.. qofshin ato më kohëshkurtra apo edhe më kohëgjata. Diversifikimi kulturor hap hapësirë për emancipimin e të gjitha kulturave dhe ndikon në të ashtuquajturin dehierarkizimin e kulturës gjegjësisht të kulturave. P. Kështu (re)identifikimi kulturor është. detyrimisht do të ndikojnë në ridefinimin e identitetit kulturor të njerëzve. . e për çfarë pandeh se një prej shembujve më eklatant në Evropë është pikërisht Ballkani. nuk do mend se me këtë. më pak të zhvilluara si dhe në ato të pazhvilluara fare. mbi të gjitha si të drejta njerëzore. është vënë në mëdyshje koncepti integrues i kulturave nacionale duke e futur fuqishëm në këtë koncept edhe respektimin e të drejtave kulturore (e drejta në respektimin e gjuhës së minoriteteve.rrafshin e vlerave komunikuese dhe përmbajtjesore) të tërësive të ndërlidhura. Edhe pse globalizimi kulturor në veçanti cyt llojllojshmërinë kulturore si dhe rivlerësimin e identitetit kulturor. pastaj e drejta në përzgjedhjen e kulturës vetanake dhe të përkatësisë.sh. proceset e identifikimit kulturor jo rrallë janë të ngarkuara me konflikte irracionale. nga ana tjetër. edhe individët. të thuash askënd mos ta shqetësojë në mënyrë të veçantë. Dhe. Kështu p. Kështu. që do të thotë ato forca shoqërore të cilat dëshirojnë të eliminojnë apo edhe t’u shmangen respektimit të të drejtave kulturore. të shikohet teatër japonez apo ballkanik. shqiptar.sh. edhe shoqëritë mund t’i akceptojnë vlerat e ndryshme kulturore në bazë të përcaktimeve vetanake.). një proces i hapur në të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha qytetërimet. Globalizimi kulturor cyt llojllojshmërinë kulturore dhe rivlerësimin e identitetit kulturor Por. dhe kjo. e drejta në përzgjedhjen e religjionit etj. Globalizimi kulturor rrjedh dhe inicion dy procese: diversifikimin kulturor si dhe riidentifikimin kulturor. në një mënyrë apo tjetrën. apo njerëzit të ushqehen me ushqime nga kuzhina kineze apo edhe të veshin sari indian. në kornizat e përkatësisë së harkut kulturor europerëndimor mund të dëgjohet muzikë afrikane. si të thuash.

Mbase një shembull i mirë për ta . Kjo mbase mund të konsiderohet edhe një nga arsyet për shkak të të cilave globalizimi kulturor nuk mund të barazohet me të ashtuquajturin nocion vesternizim (perendizim) siç pretendojnë antiglobalistët në përgjithësi dhe në veçanti. konsiderohen si burim të një lloji të rilindjes globale kulturore. pasuri kjo e cila është në dispozicion për tërë njerëzimin. Lidhjet kulturore. Ndaj dhe për këtë arsye njerëzit edhe shkollohen në gjuhë të ndryshme duke përdorur edhe alfabete e edhe përmbajtje kulturore dhe tradicionale prej më të ndryshmëve. respektivisht aftësia e komunikimit elektronik në rrjet. Ky pra. ta zëmë edhe kultura e punës me kompjuter. ndikimet dhe interaksionet e dinamizojnë zhvillimin kulturor. Por ama. apo më mirë thënë. globalizimi. bota jonë kulturore do të ngelë përjetësisht e ndryshme dhe gjithmonë e shënjuar me perceptimet e vlerave kulturore.lufta kundër analfabetizmit është shndërruar në një standard të veçantë të zhvillimit kulturor. kur të komunikojnë përmes rrjeteve të ndryshme (elektronike ta zëmë) apo edhe drejtpërdrejt. Vlerat dhe mesazhet e të gjitha kulturave qarkullojnë të thuash lirshëm dhe në një njëfarë mënyre janë. ndërsa në botën bashkëkohore standard konsiderohet. por as nuk janë të imponuara në vetëm një kulturë apo edhe nga ana e një kulture të vetme. besojmë se globalizimi kulturor mundëson emancipimin e një numri jashtëzakonisht të madh të kulturave dhe të trashëgimive civilizuese. Njerëzimi sot jeton me plot e përplot bota paralele dhe bota kulturore (Knutsson) të cilat mund të jenë të ndërlidhura vetëm me anë të komunikimit dhe të informacionit. Ndërsa. edhe pse. edhe pse të krijuara. përjashtueshmërinë kulturore dhe civilizuese e as që mund ta pranojë dhe mbështesë konceptin e një bote unike dhe të vetme. këto standarde në aspektin kulturor nuk janë ekskluzive. apo siç i themi ne. Manifestimi i identiteteve individuale apo kolektive si pranim i pluralizmit kulturor dhe shoqëror Kështu. përmbajtjet dhe kuptimësitë e një komunikimi të tillë varen ekskluzivisht nga përzgjedhjet dhe preokupimet individuale të secilit prej tyre. nuk e imponon eksklusivitetin. ngaqë janë përfundimisht të hapura për të gjitha përmbajtjet e mundshme kulturore. gjegjësisht me dijen mbi vlerat e tyre të veçanta. rrjedhimisht gjenerojnë nga një kontekst i njëjtë qytetërues (europerëndimor). Pavarësisht globalizimit të standardeve kulturore. pra. por edhe zhvillimin shoqëror në gjithë botën.

vlerat kulturore nisin që në mënyrë esenciale të ndikojnë edhe te ndryshimet institucionale si dhe reformat shoqërore. i cili. edhe pse ndonjëherë të kufizuara në aspektin kulturologjik. Dhe ky në fakt del të jetë një proces i ri shoqëror. ndaj dhe është e pasaktë dhe e padrejtë që nga kushdo qoftë globalizimin kulturor ta quajmë apo konsiderojmë uniformizim.ilustruar këtë tezë mund të jetë pikërisht çështja e emancipimit të femrës në gjithë rruzullin. Me vetë zhvillimin e tij. Për këtë shkak. të pahetueshme do të thoshim. Standard i përgjithshëm i pranueshëm është dhe mund të jetë vetëm hapja në të komunikuarit ndërmjet nesh e cila mundëson zgjedhje (të mirë apo edhe të keqe) kolektive apo edhe individuale tonën. të jashtmëve) është diç që nga shumë filozofë dhe globalistë është cilësuar si: pranim i pluralizmit kulturor dhe shoqëror. . Fundja. Shoqëritë sigurojnë funksionalitetin global të kapitalit. hapja e skedave të globalizmit kulturor sikur e shton rolin e kulturës në ndryshimet e përgjithshme shoqërore. të prodhimtarisë dhe të tregut. hapjen dhe praninë aktive në botën bashkëkohore. Ky kontekst nuk duhet që përmbajtësisht të standardizohet. të thuash në mënyrë latente. Kështu. dhe kështu në mënyrën më të drejtpërdrejtë ndikon dhe e mbështet zhvillimin e demokracisë. apo edhe mbylljen. përmbajtjet e ndryshme të vlerave kulturore si dhe ndikon në konsumin specifik dhe të profiluar kulturor. vetizolimin dhe reduksionizmin. e zhvilluara dhe ato të pazhvilluarat. Sot padyshim dihet se globalizmi ekonomik varet nga ndryshimet institucionale si dhe reformat në shoqëritë e caktuara. suksesi i të gjitha reformave shoqërore padyshim varet nga konteksti kulturor dhe civilizues. por është ajo mundësi e cila kurrë nuk mund të jetë e mirë deri në përkryerje dhe e përjetshme. por nuk mohon. Në kuptimësitë botërore manifestimi i identiteteve individuale apo kolektive (nacionale. por edhe përgjegjësi. Por. i induktuar. Kjo nënkupton. Për këtë arsye variantet e kërkimit të vendit vetanake në botë si dhe të marrëdhënieve tona me të tjerët praktikisht është e pakufizuar. e madje-madje edhe në shoqëritë shumë tradicionale. të investimeve. klasore. mundësia për të përzgjedhur është domosdoshmërish shenjë e lirisë. pluralizmi kulturor mbështet autonominë kulturore dhe politike. Mbase ndonjë shoqëri mund ta përzgjedhë demokracinë apo autoritaritetin. duke kontribuuar në formulimin e vlerave të reja kulturore. etnike. po përfshinë të gjitha vendet.

You're Reading a Free Preview

Download
scribd
/*********** DO NOT ALTER ANYTHING BELOW THIS LINE ! ************/ var s_code=s.t();if(s_code)document.write(s_code)//-->