LOJRAT ZBAVITESE MATEMATIKORE

Punoi:
Edvina Doçaj Klasa lXA

Pranoi:
Ms.Majlinda Shkreli

Lojra zbavitese………………………………14 7. Historia e matematikes……………………3 3. Hyrja………………………………. Vargje te limuara……………………………12 6. Gjaegjeza matematikore…………………16 2 . Humor matematikor……………………….. Kuriozitete matematikore……………….4 4.Permbajtja 1.6 5.……………2 2..

gjithashtu. aftësitë për të hamendësuar dhe për të ndërtuar argumente që shpjegojnë arsyetimet e tyre. modelimet dhe vrojtimet shkencore të fenomeneve natyrore. numrat. në këtë shekull të kompjuterizimit. Por. zhvillimin e aftësive të nxënësve të tanishëm. por edhe zhvillimin e shprehive për punë të pavarur e sistematike. përshkruhen dhe shpjegohen kuptimet matematike dhe proceset shoqërore. programi i matematikës në klasën IX fokuson zhvillimin e aftësive të nxënësve për të menduar në mënyrë krijuese e kritike. diagrame e grafe. në të gjitha format e veta është mjaft komplekse. Ajo. Ajo përballet me ndryshime të shumta dhe probleme që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të drejta. madhësitë.1. Jeta bashkëkohore sot. Ky program synon të kultivojë te nxënësit aftësitë për përshkrimin e objekteve dhe të proceseve me saktësi. nëpërmjet të të cilave shprehen idetë. matematika është më shumë se aritmetikë dhe gjeometri. që përmban simbole. ajo është një disiplinë e përgjithshme që shqyrton të dhënat. Hyrja Matematika gjithmonë është konsideruar shkencë mbi madhësitë. zhvillimin e shkathtësive për të kuptuar botën fizike dhe proceset shoqërore. me arsyetime dhe vërtetime deduktive. 3 . interpretohen ato. si punëtorë dhe qytetarë të ardhshëm të shoqërisë sonë. hapësirën dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. për të sfiduar me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen. konsiderohet si një gjuhë universale. programi i matematikës për klasën IX synon jo vetëm përforcimin. Gjithashtu. zgjerimin dhe thellimin e njohurive. sot. punëtorëve dhe qytetarëve të ardhshëm. Prandaj. figurat. formula. Rritja e përgjegjësisë së nxënësve për të mësuar dhe punuar në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me të tjerët u mundëson atyre të përgatiten per jetën e tyre.

Arkimedi. Historia e matematikës Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Leibnitzi. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin.2. Euklidi.Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të 4 . Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota. Bernoulli. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes. etj. Platoni. Në fund të shekullit XIXDavid Hilbert i një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë : Pitagora. Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. etj. Pascali.Fibonaccin. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Euleri. Cardanon. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë. Gaussi. pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës. Talesi. etj. Kinezët e lashtë.Eudoksi. civilizimi i Inkëve. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës.

Deri më sot zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim. 7. 4. nje mace te zeze qe nuk eshte atje. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme.Zoti pjestoi me zero. 5 . -Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj. Por një analogji e përafërt me Hilbertin Clay Mathematical Institute.Ne matematike nuk e meson teorine. Humor Matematikor 1. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Problemi i vetëm i zgjidhur është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i fundit e refuzoi atë. 5.Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. 3.Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. 6.Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen. Gjashtë problemet tjera janë të hapura. ofron një çmim prej një milion Dollar atij i cili jep një zgjidhje të pranueshme njërit prej shtatë problemeve të shekullit XX. Nje matematicien nuk e vret mendjen.Cfare e shkaktoi Big-Bang ? . Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. 2. 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme 3. në fund të Stampa:Shek-. Nje fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij.Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret.Matematika perbehet 50% nga formula. thjesht mesohesh me te.propozonte probleme për shekullin XXI.

thjesht humbet disa nga funksionet e tij. 12-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.(Platoni) 18-5 arsyet me te mira per te mos bere detyrat e shpise: -Pa dashje pjestova me zero dhe mu dogj fleta. 19-Ka tre lloje njerezish ne bote. 9. por nuk mund ta kapja ate. me shume se ci besoj izomorfizmave. 20-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike? Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni! 21-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem te verteten.” 16-Zoti eshte real. 11-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte. 22-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle. 15-Kur e pyeten nese beson te Zoti nje matematicien u pergjigj: “Po. 17-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.8. 13-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla. derisa nuk deklarohet numur i plote. -Po shikoja nje seri ne televizion. po jo gjithe te verteten.Nje matematicien nuk vdes kurre.Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte. 10-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare. ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te numurojne. -Mund ti afrohesha fletores. 14-Matematika eshte gjuha qe perdori Zoti per te shkruajtur universin. Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva. dhe mendova gjithe naten nese ajo ishte konvergjente. -Sot eshte ditelindja e Isaac Newton. eshte si te klasifikosh universin ne banane dhe jo banane. -Kam nje makine llogaritese me energji diellore dhe dje binte shi. 6 .

Ne vitin 2002 profesor Yasumasa Kanada dhe koleget e tij ne Universitetin e Tokios gjeten vleren me të sakte të pi. Ai ka një numer të pafundem shifrash pas presjes keshtu qe ta perllogaritesh ekzaktesisht është e pamundur.4. Sa për kuriozitet ajo është: 3. Kuriozitete • Numri i famshem π ka ngjallur kuriozitetin e matematicieneve qe ne antikitetin e hershem. qe është zbuluar deri me sot.141592653589793238462643383279502884197169 39937510582097494459230781640628620899862 80348253421170679821480865132823066470938 44609550582231725359408128481117450284102 70193852110555964462294895493038196442881 09756659334461284756482337867831652712019 09145648566923460348610454326648213393607 26024914127372458700660631558817488152092 09628292540917153643678925903600113305305 48820466521384146951941511609433057270365 75959195309218611738193261179310511854807 44623799627495673518857527248912279381830 11949129833673362440656643086021394946395 22473719070217986094370277053921717629317 67523846748184676694051320005681271452635 60827785771342757789609173637178721468440 90122495343014654958537105079227968925892 35420199561121290219608640344181598136297 74771309960518707211349999998372978049951 05973173281609631859502445945534690830264 25223082533446850352619311881710100031378 38752886587533208381420617177669147303598 25349042875546873115956286388235378759375 19577818577805321712268066130019278766111 95909216420198938095257201065485863278865 7 .

8 . janë më të suksesshëm në matematikë.93615338182796823030195203530185296899577 36225994138912497217752834791315155748572 42454150695950829533116861727855889075098 38175463746493931925506040092770167113900 98488240128583616035637076601047101819429 55596198946767837449448255379774726847104 04753464620804668425906949129331367702898 91521047521620569660240580381501935112533 82430035587640247496473263914199272604269 92279678235478163600934172164121992458631 50302861829745557067498385054945885869269 95690927210797509302955321165344987202755 96023648066549911988183479775356636980742 65425278625518184175746728909777727938000 81647060016145249192173217214772350141441 97356854816136115735255213347574184946843 85233239073941433345477624168625189835694 85562099219222184272550254256887671790494 60165346680498862723279178608578438382796 79766814541009538837863609506800642251252 05117392984896084128488626945604241965285 02221066118630674427862203919494504712371 37869609563643719172874677646575739624138 908658326459958133904780275901 Është verifikuar se ata nxënës të cilët mendojnë me zë të lartë dhe e shtrojnë problemin në forma të ndryshme.

provuan se nxënësit të cilët mendonin me zë të lartë dhe e zgjidhnin problemin me ndihmën e formave ishin më të suksesshëm se të tjerët. ndërsa mendimi me zë të lartë luan një rol të rëndësishëm në përqendrim. Fati i fëmijëve-shkencëtarë nuk është gjithmonë i shkëlqyer Në moshën 5-vjeçare arriti rezultatin maksimal në provimin e matematikës.Sipas një lajmi të dhënë në gazetën italiane Corriere della Sera. universiteti i dytë më i mirë në botë pas Harvardit. Tani që ka mbushur 15 vjeç. Shkencëtarët të cilët krahasuan mënyrën e zgjidhjes së problemit nga ana e nxënësve me kohën e zgjidhjes. për të cilën mijëra mendje nga e gjithë bota pyesin prej kohësh. Kishte kohë që në asnjë shkollë të Anglisë nuk ndodhte një gjë e tillë./gazeta start/ • Matematikani 15-vjeçar futet në Kembrixh. kjo është barsoletë. Gjithashtu shkencëtarët pohuan se mendimi me zë të lartë i ndihmon njerëzit të kuptojnë gabimet dhe i këshilluan nxënësit që detyrat e matematikës t’i zgjidhin duke përdorur grafik. Thotë se dëshiron të bëhet një studiues i matematikës dhe të gjejë zgjidhjen mbi hipotezën e Riemann-it. Në atë kohë thoshte se kur të rritej do të bëhej kamionist. Arran Fernandez është regjistruar në degën e matematikës në Universitetin e Kembrixhit. • Për një djalë si ai. i cili hyri në 9 . teorinë e pazgjidhur për ndarjen e numrave të parë. që është pranuar në Kembrixh. nuk dihet se si do të shkojë kjo punë. Arran është studenti më i ri në 237 vitet e kësaj shkolle. megjithatë një gjë është e sigurt. Duke qenë se është ende i vogël. Një tjetër gjeni si Arran ishte edhe William Pitt i Riu. shkencëtarët e universiteteve Ande të Venezuelës dhe Granada të Spanjës vëzhguan procesin e zgjidhjes së problemeve matematikore nga nxënësit e vitit të fundit të degës së matematikës. Shkencëtarët theksuan se zgjidhja e problemit me anë të formave nga ana e perceptimit matematikor dhe e zgjidhjes ndihmon në zhvillimin e një mendimi më elastik. tabela dhe duke menduar me zë të lartë. që ka ndryshuar mendim për t’u bërë kamionist. sipas klasifikimit të publikuar nga revista “Times”.

apo përgatitjes së talenteve të reja në shkencat e ndryshme. më saktë. Shumë vetë mund të pyesin se cilët janë këta shqiptarë. e cila do të qëndrojë në shtëpi në Surrey. apo për studentë të ndonjë insituti të famshëm botëror që frekuentohet nga gjenitë. do të ndjekë gjurmët e matematikanëve të tjerë të famshëm. të cilët kanë studiuar në Kembrixh. Fernandez. Bëhet fjalë. Duke marrë parasysh moshën e tij. Natyrisht që.kategorinë e studentëve kur ishte 14 vjeç. Arran do të jetë fillimisht me të atin. në librin universitar “Mosbarazime Algjebrike”. që paskan bërë një përgjithësim kaq të rëndësishëm. në një vend që deri më sot nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur dijes. nuk mund të quhen fëmijë “të zakonshëm” apo fillestarë në fushën e matematikës. Historia e dy të rinjve është disi e veçantë. Cilët janë 10 . Megjithatë shumë shpejt Arran do të zhytet në botën e numrave dhe ndoshta në atë moment do ta harrojë çdo gjë që e rrethon. që është me origjinë latino-amerikane. në një apartament me qira. asaj të mosbarazimeve algjebrike. që do të prezantohet për publikun e interesuar në korrik të 2006. por i rritur në Britaninë e Madhe. që do të zhvillohet në Slloveni në korrik të 2006. në vitin e largët 1773. Cirteaje. një histori e vështirë. Sidoqoftë. Bëhet fjalë. V. nga shqiptarët Gjergji Zaimi dhe Keler Marku do të jetë teorema më e re që i shtohet fondit të njohurive teorike të matematikës. Ai thotë se do t’i mungojë shumë e ëma. duke shkruar emrin e tyre në shkencën e matematikës e të mosbarazimeve algjebrike Përgjithësimi i mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit “Schur”. duke treguar që shqiptarët janë në gjendje të japin rezultate edhe në shkencë e jo vetëm në sport. i cili do të prezantohet në Olimpiadën Botërore të Matematikës. ndërkohë që së shpejti do të kalojë për reçensë dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Do të quhet “Toerema ZaimiMarku” dhe do të publikohet për herë të parë në librin e matematicienit rumun Vasile Cirteaje. tashmë ka marrë emrat e dy shqiptarëve dhe është aprovuar nga prof. për dy nxënës të vitit të katërt në shkollën “Turgut Ozal” në Tiranë. për të mbushur moshën madhore. Për çudinë e të gjithëve nuk bëhet fjalë për dy profesorë të moshuar. për dy pjesëmarrës në olimpiadat kombëtare e ndërkombëtare. • Teoreme e re matematikore zbulohet nga studentet Shqiptare Dy maturantë kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm shkencor. për t’u kujdesur për motrat dhe do të shkojë vetëm në fundjavë për ta takuar. nga Sir Isac Newton te Stephen Hawking. që shpeshherë kanë nderuar Shqipërinë me medalje e diploma të ndryshme. që kanë zbuluar një teoremë të re. të cilët ende nuk kanë kaluar adoleshencën e tyre dhe u duhen dhe disa muaj. Teorema e re. botimi i parë do të kryhet jashtë vendit.

në aktivitetet ndërkombëtare ku nxënësit kanë përfaqësuar Shqipërinë. kryetari i “Shoqatës së Matematikanëve”. Nder për Shqipërinë Ndërkohë që. më parë nuk kanë patur ndonjë rezultat për t’u vënë re. një rol të madh ka luajtur dhe programi stimulues i shkollës “Turgut Ozal” dhe i drejtorisë së Kolegjeve Turke në Shqipëri. ajo që ka bërë të mundur formimin ekstrakurrikular të këtyre nxënëve nga profesori i njohur Edmond Pisha. dy matematicienë të ardhshëm. Gj. nga momentet e zbavitjes e shpesh kanë ndenjur mbi libra e në internet me orë të zgjatura. në kompeticione shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Në përgatitjen e tyre. këta dy djem nuk kanë marrë ndonjë mirënjohje deri sot. Pikërisht atëherë. duhet përmendur që mbështetja e shtetit ndaj dy matematicienëve të rinj nuk ka qenë në nivele të mira. Të dy. Zaimi vinte nga shkolla tetëvjeçare Fan S. atëherë në klasën e gjashtë. i lidh me njëri-tjetrin një shoqëri e mirë dhe e gjatë. dy adoleshentët janë njohur në vitin shkollor 1999-2000. e përditshme. Të dy nxënësit. në një moment pesimizmi për cilësinë e arsimit shqiptar. në olimpiadën matematikore të rrethit Tiranë. Zaimi e K. apo siç mund të themi me plot gojën. të dy nxënësve iu ofrua një bursë nga shkolla “Turgut Ozal” dhe që prej asaj kohe kanë vazhduar në të njëjtin institucion privat. pa domethënie e bizneset sponsorizojnë sportistë premtues. Nuk ka qenë aspak e lehtë për ta. Duhet të kujtojmë se Gj. Noli. shpesh u është dashur të sakrifikojnë diçka. dy nxënësit filluan të motivoheshin më tepër dhe të ushtroheshin sistematikisht në prirjen e tyre. të cilët kanë ofruar vazhdimisht bursa e shpërblime për ecurinë e mirë të nxënësve. Gjergji e Keleri kanë arritur të bëjnë atë. Ka qenë një punë e gjatë. në katër vitet e shkollës së mesme. Me njëritjetrin. duke kaluar me shoqërinë e me familjen orët e tjera. asgjë s’mbetej pas dore. për fat të keq. Shtete ballkanike 11 . ndrkohë që K. Pas rezultatit të mirë në olimpiadë. ajo që ka çuar në rezultatet e mira të nxënësve në kompeticionet ndërkombëtare (pasi në ato kombëtare. Megjithatë. pasi siç e pranojnë dhe vetë. Ka qenë pikërisht kjo shkollë. i cili i ka ndjekur dy nxënësit në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare. pas vullnetit individual dhe pasionit për matematikën. siç janë olimpiadat ballkanike e botërore. Marku vinte nga bankat e Jeronim de Radës. që shumë pak vetë e prisnin. Kjo olimpiadë e klasave të gjashta ka rezultuar deçizive për dy djemtë. suksesi ka qenë i përvjetshëm). për kombëtaren e futbollit premtohen qindra mijëra euro për fitoren e ndonjë ndeshjeje.Gjergji Zaimi e Keler Marku Gjergji Zaimi e Keler Marku janë dy nxënës të apasionuar ndaj matematikës. Marku kanë sjellë në Shqipëri medalje të vërteta. këta të dy kanë provuar të kundërtën. duke programuar ditët në mënyrë intensive dhe kështu. që prej fëmijërisë. por sidoqoftë dy djemtë kanë rekuperuar gjithçka. ku dy djemtë. apo ndonjë pasion të veçantë për matematikën. pasi u futën në institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”. fituan vendet e para.

10. përgjithësimi 100 vjet. Zbulimi është shumë i rëndësishëm dhe teorema është formuluar. Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare Teorema Zaimi-Marku. Në këtë fushë janë arritur rezultate të pjesëshme më parë. Kantorovich etj. Yale apo CalTec (California Institute of Technology). Ajo. ende nuk ka patur ndonjë interesim nga institucione shtetërore. nga matematicienë si Cirtoaje. Gjergji e Keleri do të qëndrojnë “pushim”. Princeton. për arsimimin e tyre të mëtejshëm. i zbuluar nga matematicieni gjerman në fillim të shekullit të XX. Më parë njiheshin disa prova vetëm për k=1 dhe përdorej një matematikë shumë e avancuar. ku do të aplikojnë për studimet e larta. Gjergji Zaimi Datëlindja: 20. pas rastit të parë Teorema Zaimi-Marku konsiston në një mosbarazim të vërtetuar. Të gjitha këto universitete. Gjithçka ka marrë start nga mosbarazimi i famshëm “Schur”. dy medalistët shqiptarë presin të fitojnë individualisht ndonjë bursë nëpër universitetet amerikane pasi. ndërkohë që do të ishte e mirëpritur edhe ndonjë ndihmë nga shteti shqiptar. Qipro 2006 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës. Mosbarazimi në variantin “Schur” është i vlefshëm. jo vetëm që përgatitin e investojnë në talente të tillë. as që ëndërrojnë të shkojnë në këto shkolla në bazë pagese. Qipro 2006 Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Ballkanike. të vlerësojë arritjet e tyre e të ofrojë bursë. duke u ofruar bursa në institucionet më të mira universitare të botës. Ndërsa.07. Greqi 2004 Fitues i dy medaljeve të arta në Olimpiadën Ballkanike. Rumani 2005. për të mos përmendur SHBA. vetëm për një parametër (n = 3). Vitin e ardhshëm. Bullgari 2004. Rusi apo Japoni.si Rumania e Bullgaria. por investojnë dhe në të ardhmen e tyre. i cili është formuluar nga dy të rinjtë shqiptarë. Shqipëri 2003 Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare Keler Marku Datëlindja: 28. Kinë. 12 . Stanford. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston në përgjithësimin e këtij mosbarazimi. Meksikë 2005 Fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën Botërore. duke e vërtetuar për çdo parametër n (natyror) dhe për të gjithë parametrat k (real). ndërkohë që në variantin “Suranyi” është i vlefshëm për parametrin e dytë (k=0). Harëard. pasi do të kenë mbaruar shkollën e mesme e do të presin përgjigjet nga institucionet arsimore.1988 Fitues i dy medaljeve të bronzta në Olimpiadën Ballkanike. Rumani 2005 Fitues i medales së bronztë në Olimpiadën Ballkanike. janë shumë të shtrenjta për familjet e mesme shqiptare dhe dy studentët. që ata presin është që stafi akademik i këtyre shkollave. Kur u zbulua rasti i vlefshëm për n=4 në vitin 1993 bëri shumë bujë dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Të preferuarat prej tyre janë të famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology).1988 Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Botërore. për të arritur këto prova.

. se ajo me matematikë të avancuar.. Foshnja do t'i nënshtrohet testeve të tjera. sepse ofron mundësi më të mëdha aplikimi e është më e kuptueshme. Koka ime ndodhet në gjendje kritike. Mblidh e zbrit tërë ditën. Shqiptarët kanë përdorur mosbarazimin “Bernoulli”.duke përdorur atë që në gjuhën e matematicienëve quhet “matematikë elemtare”. Atëherë pse duhet të jetë kaq e vështirë? Ca vija të drejta që askund s’takohen. Sinus e kosinus. pastaj hipotenuza.. Shumë numra të panjohur iks e ypsilon.Fëmija i është nënshtruar disa testeve të përgatitura nga Instituti i Psikologjisë së Akademisë së Shkencave dhe i ka kaluar ato me sukses. që do të studiohet nga studentët e matematikës në të gjithë botën. Shkeputur nga Gazeta Metropol • Kinë. çdo mosbarazim i mëparshëm. Kot që thonë se është lëndë e mirë. Segmente. E vogla arrin të kapë konceptin e numrave. Ca emra t’vështirë nuk m’i thotë dot buza.katrorë të gjitha m’ngatërrohen. si dhe mosbarazimin mbi të mesmen algjebrike gjeometrike. Vargje te limuara Sa herë që kemi orë matematike. në këtë fushë do të quhet thjesht një variant i teoremës “Zaimi-Marku”.. mosbarazimin “Tchebyschev”.asgjë nuk fiton. 13 . megjithatë paraprakisht ekspertët thonë se vajza ka aftësi të jashtëzakonshme 5. Përfundimi ka qenë i habitshëm dhe tashmë. Prova me matematikë elementare ka më shumë vlerë. vajza 5 muajshe bën llogari matematikore Një vajzë 5 muajshe nga Kina është në gjendje që të bëjë llogari të thjeshta matematikore.

Në prani të fshatarit. Dhe t’ju them të drejtën. Nëna ime e mirë shpesh më jep kritikë. Me vete ka një ujk. trekëndësha janë të tërë. Pjestim dhe shumëzim. Tani e kuptova dhe do ta mbaj mend prore. Si realizohet pa dëme materiale dhe shtazore kapërcimi i lumit? 14 . Se ajo ka të drejtë. Këndngushtë.kënddrejtë apo këndgjërrë. le ta dijë gjithë bota. Mat e ç’mat syprinën. një dhi dhe një lakër.nxirr rrënjën katrore. por barka mund të mbajë vetëm atë dhe njërin nga “shoqëruesit” e tij. Sa shumë vlerë kanë formulat matematikore. mbaj kalkulatorin. Nuk mund të ecë bota. pa matematikë. Në çdo hap të jetës. kurse lakra është sypatrembur ndaj ujkut. Këtë 3. Tërhiq diagonalen saktë me vizore. edhe unë pajtohem. 6. Mua këto veprime më duken thjesht të kota. kërkohet llogaritje. Fshatarit i duhet t'i kalojë të gjithë përtej lumit. Çfarë rëndësie ka. mbledhje edhe zbritje. Të mësoj matematikë. Lojra zbavitese Nje fshatar është në breg të lumit.Dhe pastaj ç’na qenka dhe ky numri Pi.14 s’e mban mend dot njeri. Trurin tim s’kuptoj pse ta mundoj të gjorin. ujkut s'ia mban ta hajë dhinë. prapë do të mundohem. po ashtu dhisë s'ia mban të hajë lakrën. Kur në xhep gjithnjë.

Bbreti e zbulon dhe i thote <shiko ketu jane 10 thaset qe me keni sjelle ju.Nje njeri kishte pasur disa Pula dhe disa Lepuj ne shtepi..9 gram pasi ne mes ai e linte bosh. SE SI E GJEN AI KJO JU TAKON JUVE QE TA GJENI Per numrimin e faqeve te nje libri u shtypen gjithsej 1422 shifra.qe kane largesi te njejte nga njeri-tjetri.Mbreti u thote atyre qe çdo muaj te me sillni 1 gram argjent ne forme kubika.Starti jepet nga flamuri I pare. PAS SHUME MUNDIMESH AI E GJEN .nqs vrapon me ate shpejtesi? 15 . te gjithe thaset jane te barabarte me kube. Ju mundë të shtoni kllapa. Pyetja eshte keshtu: Sa Pula dhe Sa Lepuj ishin aty te gjitha se bashku ? Ne kete ekuacion duhen vendosur operatoret e mbledhjes.ketu ke nje peshore dhe ti do te me gjesh me nje peshim se cili thes peshon me pak>. kishin mbetur vetem 100 Kembe dhe 36 Koka domethene se ato kishin ngordh te gjitha. Ekuacioni eshte : 5 5 5 5 = 30 Bretkosa .Gjeni sa faqe ka libri? Gjate pistes se vrapimit jane vendosur 12 flamuj te vegjel. por jo të shtoni apo të heqni numra. njeri nga keta eshte i yti.nje dit shkon per ti shikuar.Bretkosa kercen 50 cm .Pas sa sekondash do te ndodhet ne flamurin e 12. lepuri 75 cm dhe kenguri 175 cm.Nga sa kercime duhet ti bej secili qe te kalojne largesine e barabarte? Na ishte nje here nje mbret.8 sekonda pas nisjes nje vrapues u ndodh ne flamurin e 8.dhe nga te gjitha ato lepuj dhe pula. lepuri dhe kenguri kercejne se bashku.shumëzimit dhe pjestimit qe shuma te dale 30.Njeri nga princat i sillte me pak 0.Ai ishte i vjeter dhe nuk mund te kontrollonte tokat e tija dhe keshtu ai e ndan token e tij ne 10 pjese dhe ja jep 10 princave.ndryshimit.

Shkallarja me e ulet takon me siperfaqen e ujit.qe mund te mbante vetem dy njerez.Vajzat megjithese ishin te vogla cdo njera prej tyre mund ta drejtonte varken vete.Nje tren tjeter shkon.Lejohen vetem 3 peshime.Sa larg do te jene keta trena 1 ore perpara takimit.nga stacioni B per ne stacionin A me shpejtesi 40 km/ore. Tri vajza shetisnin cdo njera me babane e vet.pa babane e saj. Afer bregut qendron nje anije me nje shkalle litari te leshuar nga bordoja e anijes. Paten ne dispozicion vetem nje varke pa voztar.por fillon batica.Shkalla ka 10 shkallare.duke I numeruar ata sipas nje rrethi gjithmone ne te njejtin kah me kusht qe ne fund te hash miun e bardhe.Largesia ndermjet shkallareve eshte 30 cm.Qe te gjashte arriten ne nje lume te vogel dhe shfaqen deshiren per te kaluar nga njeri breg ne bregun tjeter.Mundohuni ta ndani te gjithe miellin ne 2 pako me anen e peshores me 2 krahe.Ne kete menyre udhetaret per shkak zbavitjeje vendosen t’I plotesonin kushtet qe vune vajzat.Si mund te ndahen keto molle ndermjet pese vajzave.ne menyre qe cdo njera prej tyre te marre nga nje molle dhe nje molle te mbetet ne shporte? Nje tren shkon nga stcioni A per ne stacionin B me shpejtesi 60 km/ore.dhe enderron sikur e kane rrethuar 13 minj.Sot deti eshte shume I qete.pa bere ndalesa.gjithashtu pa bere ndalesa.Dhe macoku degjon sikur I flet nje ze :Macok.Ne nje qese ka 9 kg miell.Si vepruan ? Ne nje shporte ka 5 molle . ti duhet te hash cdo mi te 13.duke pasur gur peshe 50 dhe 200g: Ne njeren pako te kete 2 kg dhe ne tjetren 4 kg.nqs vajzat nuk do te vinin kushte nga kapricoja se asnjera prej tyre nuk ishte dakort te hipte ne varke. Eshte e qarte se transportimi mund te realizohej me lehtesi. 16 .ose te qendronte ne breg me nje ose me dy baballare te huaj.Pas sa kohe do te mbulohet me uje shkallarja e trete e shkalles? Macoku po ben nje gjume te embel.e cila e ngre ujin 15 cm ne ore.12 minj jane me ngjyre boje hiri dhe 1 eshte I bardhe.

. .Anglezi jeton ne shtepine e kuqe. te njejtin duhan apo mban te njejten kafshe me ndonje pronar tjeter.Njeriu qe jeton mu ne shtepine e mesit pi qumesht.Shtepia jeshile ndodhet ne te majte te shtepise se bardhe. Secili nga te pese pronaret pijne nje pije te caktuar. . .Norvegjezi jeton ne shtepine e pare. 17 .Suedezi mban qen.perballecdo maceje kane qendruar 3 mace dhe ne bishtin e cdo maceje eshte ulur nga nje mace? 7.Pronari i shtepise se verdhe tymos Dunhill. .Danezi pi caj. . Gjaegjeza matematikore Thone qe Ajnshtajni e shkroi kete gjeze shekullin e kaluar dhe ka thene qe 98% e Botes nuk mund t'a zgjidhin. .Njeriu qe tymos Blends jeton ne krah te atij qe mban mace.nqs ne cdo njeren nga te kater qoshet e dhomes qendron nga nje mace.Por nga cili mi duhet filluar per ta zgjidhur problemin drejt? Thoni sa mace ka ne dhome.Pronari i shtepise jeshile pi kafe. . Pyetja eshte: cili mban peshq? Te dhena ndihmese: . Kemi pese shtepi me ngjyra te ndryshme.Njeriu qe tymos Pall Mal mban zogj. . nje marke te caktuar duhani dhe mbajne nje lloj kafshe te caktuar shtepiake. Asnjeri nga te peste nuk pi te njejten pije. Ne cdo shtepi jeton nje njeri me kombesi te ndryshme nga te tjeret.

Gjermani tymos Prince.pothuajse tere bota nuk erdhi ne Rezultat ne kohen qe jetonte ky shkenctar 18 .Njeriu qe tymos Blends ka nje komshi (ne krah) qe pi uje.Norvegjezi jeton ne krah te shtepise blu. . . .por ja qe.. .Njeriu qe mban kuaj jeton ne krah te atij qe tymos Dunhill. Ajnshtanji thote qe ka zgjidhje.Pronari qe tymos Blue Master pi birre.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful