Lekë Sokoli

1

LEKË SOKOLI

Analiza sociologjike

Instituti i Sociologjisë

Përgatiti për botim: Instituti i Sociologjisë, Tiranë Redaktor: Sejdin Cekani Arti grafik: Orest Muça ISBN 99927-819-9-8
© Autori, 2006 Botues: IS & Rinia

Instituti i Sociologjisë Rr. “Abdyl Frashëri”, p. 3/3, Tiranë Tel & Fax.: ++355 4 268 819 E-mail: lsokoli@instituti-sociologjise.org www: instituti-sociologjise.org

.... një studim “klandestin” për një biznes klandestin Prostitucioni......... profesioni më i vjetër? ............................ rasti i Shqipërisë ............................................................... Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime .................................... 14 Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor ............................ 22 Prostitucioni.......................................................................................... Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë ...... Prostitucioni profesionist në Shqipëri.......... Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) ......................... Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit ..........................................4 Analiza sociologjike PËRMBAJTJA Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike ....................................................................................................................................................................................... 8 Përbërja e “kampionit” të studimit ..................... 81 Rreth metodologjisë dhe “kampioni” i studimit ..................... 10 Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? ................ Përfundime e rekomandime ............ 6 Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj .................................... Fillimet e prostitucionit në Shqipëri............. Ligjet e para për legalizimin e tij ....................................................................................................................... A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? ............................................................. Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri Shtrimi i problemit ............................ 9 Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes ............................................ para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore .................................... Prostitucioni.... Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit ..... A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? ..................................................................... 83 Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve ......................................................... Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut .... 85 51 52 53 63 66 70 73 75 25 29 28 31 33 34 38 44 ................................................................................................ 18 Disa përfundime ............................ Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij Një dukuri më e përfolur se e studiuar ...................... Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine .................... një mikrobotë pa të drejta? .......... Prostitucioni.....................

.......................................... 165 139 141 143 148 148 123 125 128 135 105 108 110 115 116 119 121 .............. 91 Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim .............. Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? .......................................................................................................................... Psikanaliza si terapi: e para është fjala .... 154 Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” .................... Kush është Zigmund Frojdi? .. Zigmund Frojdi...................... 100 “Mafia shqiptare”................... “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj “Privatizim” i dhunës? ............................................. Ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? ............................................ urrejtja dhe racizmi antishqiptar Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit ............... “Mafia shqiptare”........................ 97 Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim ..................................... 99 “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit ............................................................................................................................................................................... 89 Kush trafikohet? .................................................................... Mafia dhe “Mafia shqiptare” ............................................................................................................................................................. 98 Pastrafikimi....................................... 159 “Filozofia e Kavaliotit”..................................... Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? ................libri i jetës i një profesori të vërtetë ................................................. Psikanaliza si teori mbi personalitetin ... 155 “Gjurmë jete” .... Fishta.......................................................................... Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve ........................................................... Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare Pse shkruaj për Fishtën? ............................................................................................ Kush është Gjergj Fishta? ............................................ teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit Frojdi ose filozofi “imoral” ............................................. dijetar dhe erudit i gjithanshëm .... vepër e shquar e mendimit shqiptar ..... familja dhe komuniteti.............. 95 Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë ....................... Pro dhe kundër Frojdit ....................Lekë Sokoli 5 Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” ...................... proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës .......................... 100 Përfundime e rekomandime ................................................................ E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias ..... Integrim apo riciklim në trafik? ...

Nëse rëndisim. në mos e pamundur. ajo është në ndryshim. alternativat jo-tradicionale. del se ajo është “…një jetesë e përbashkët. të dy prindër. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. 15-27. . por jo drejt shpërbërjes. ligjore. e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi). e qëndrueshme. Sot familja e ka humbur “qetësinë olimpike”.6 Analiza sociologjike Familja tradicionale shqiptare dhe alternativat “jotradicionale” të saj1 Përmbledhje Pas vitit 1990. të martesës e familjes. ngaqë ndryshimi është i njëmendtë. Nr. në njëfarë përkufizimi. spontane e mjaft kontradiktore. Të merresh me dukuritë e reja në zhvillimin e shoqërisë e familjes shqiptare pas vitit 1990. në fushën e marrëdhënieve familjare. ka ndryshuar thuajse gjithçka. më mënyrë të shpejtë.. fq. Në 1 Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria. pozitive e negative. Tiparet e familjes tradicionale i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë”. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. 2004. Shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. Vëll. Sidomos në vitet e tranzicionit. tiparet e familjes tradicionale shqiptare. 7. Nga analiza mbi shndërrimet. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të vështirë shqiptar. Kjo familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi.. të krijohet përshtypja se duhet të flasësh apo të shkruash për gjithçka. familja tradicionale filloi të njohë “rivalët” e vet. arrijmë në përfundimin se është e vështirë. mbi ¾ e të cilëve janë të mendimit se familja tradicionale është kapërcyer. bazuar në një anketim të rreth dy mijë individëve. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje. 2 (14).

të bazuar mbi një marrëveshje sociale. Shkurt. në kriteret e vlerësimit të njeriut. Te grupet sociale raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre kontraktuale të bazuara në interesat. homogjen. ka pësuar shndërrime të thella. edhe në sociologjinë e familjes mund të bëhen dy lloj analizash: njëra e nivelit makro. sillej sipas normave të pranuara. Mendoj se. Në të parën. ekziston një prapambetje relative . rural. duke përfshirë edhe ato mbi martesën e familjen. Familja shqiptare para dhe pas shndërrimeve demokratike Midis dy shoqërive që ndanë vitet ’90-’91 ekzistojnë dallime thelbësore në të gjitha aspektet e jetës ekonomiko-sociale. kjo harmoni negative u prish. më shumë spontane dhe mjaft kontradiktore. gjithnjë e më shumë urban. në këtë fazë të tranzicionit paskomunist. të lexueshëm. sikurse në ekonomi. një realitet social të thjeshtë. lumturinë. si institucion i lidhur ngushtësisht me jetën shoqërore. më i ndërlikuar. pak a shumë homogjen (Sokoli. heterogjen. për të nxjerrë në pah disa tipare kryesore të familjes dhe shkaqet nga të cilat është kushtëzuar ndryshimi i saj. ende nuk ka tipare të qarta. realitet që u ndesh që në fillim me probleme të mëdha sociale. Pas vitit 1990 kjo status quo. tjetra e nivelit mikro. aftësisë për të realizuar funksionet e saj ekonomiko-edukative etj. ishin shndërruar në politikë zyrtare. çdo individ zinte një pozicion të dhënë. në kuptimin mbi martesën. kryente një punë të caktuar. mirëqenien etj. të qëllimit të jetës. Gjatë kësaj periudhe krijimi i koncepteve unike për mënyrën e jetesës. Në këtë artikull do t’i referohemi më shumë analizës sipas nivelit makro. nga njëra anë.Lekë Sokoli 7 mënyrë të shpejtë. sipas së cilës rezulton se në Shqipëri familja. kuadri në të cilin punuan dhe jetuan njerëzit ishte relativisht i qëndrueshëm: zonat fshatare zotëronin kundrejt atyre qytetare. 1997: 223-4). në gjuhën e Kadaresë (2000: 60). e zuri një realitet i ri. sikurse janë shënuar ndryshime në botëkuptim. që ka të bëjë më shumë me treguesit cilësorë të jetës familjare. Kjo sepse. vetë shoqëria shqiptare. ka ndryshuar thuajse gjithçka. kryesisht rural. Nga ana tjetër. Vendin e një realiteti social të thjeshtë. ky ekuilibër social apo. kishim një status quo. i bindej pa kushte autoritetit. stimujt moralë kishin përparësi kundrejt atyre materialë. Mirëpo ky proces shndërrimi nuk është përfunduar.

nga fetë. 2003: 18). ceremonive mortore apo. zakoneve. te komunizmi). Familja është çliruar nga shumë tabu të së djeshmes. Kjo vërtetohet. Kjo lidhet me karakterin tepër të ndërlikuar të marrëdhënieve familjare. Kjo nënkupton. duke vrojtuar këtë dukuri. nëse gjykojmë në perspektivën e gjërave. 2000: 66-7). Familja përbën qelizën bazë shoqërisë. sidomos lëvizja e pakontrolluar migratore. ose lëvizja migratore (tanimë një e drejtë kushtetuese). por ajo gëzon një farë autonomie. Familja është mjaft e ndikuar sidomos nga emigracioni. e ka tronditur familjen tradicionale shqiptare ndoshta më shumë se evolucioni shekullor. Pra është shtuar shumë numri i familjeve qytetare prej atyre që kanë ardhur në qytete apo rrethinat e tyre. sikurse pesha specifike e familjeve qytetare. nga vrojtimi i riteve. më shumë se kushdo. Në periudhën për të cilën po flasim. duke cënuar rëndë gjithë elementët e ekosistemit urban (Vejsiu. mori përmasa marramendëse dhe u shoqërua me njëfarë kaosi demografik. i mënyrës së jetesës së të ardhurve në rrethinat e qyteteve. Por.8 Analiza sociologjike e marrëdhënieve martesore e familjare. për shembull. ai i familjeve të përziera të krijuara nga rimartesat pas divorcit etj. nga njëra anë. derisa brenda familjes qytetare ekzistojnë normalisht marrëdhëniet më të përparuara se ato të familjes fshatare. vështirësive të përshtatjes me ndryshimin etj. përgjithësisht. por edhe një rritje të numrit të . më shumë se shndërrimet e imponuara nga shteti e ligji. Lëvizja e lirë e familjeve. sikurse me ndikimin e traditave. në raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror (Uçi. Pas vitit 1990 lindën elementë pluralistë edhe në jetën familjare. në raport me familjet fshatare. ndikuar edhe nga emigracioni. politikat shtetërore (nga pushtuesit. një mundësi më shumë për plotësimin e nevojave ekonomike. Ky proces mund të cilësohet si pozitiv. Zhvillimet e këtyre viteve. Ajo ridimensionoi edhe raportet midis dy tipeve kryesore të familjes shqiptare. Në veçanti është rritur numri i familjeve me një prind. Është rritur gjithashtu hapësira e realizimit të atyre që quhen funksione të familjes. mund të konstatohet se ky proces urbanizimi i familjeve fshatare është thuajse po aq edhe një proces “ruralizimi i qyteteve”. Qyteti “xhaketëngushtë” shqiptar nuk ishte gati për të pritur një masë kaq të madh të ardhurish. është rritur disi numri i familjeve të formara nga bashkëshortë me përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme.

. ndryshe nga shkencat ekzakte. (8) kriteri afektiv… Vazhdimësia/trashëgimia (9) Nuk kanë atë rol që kanë pasur Lindje dhe rritje fëmijësh (10) Parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. Mungesa e forcës reaguese të familjes ndaj vetëdënimin në rast “lajthitjesh” etj (13) sfidave të saj. Në vetvete kjo është një premisë shpërbërjeje. për të birësuar e marrë në kujdestari. po rendisim në njëfarë përkufizimi tiparet e martesës (familjes) tradicionale. ligjore. Familja e martesa. me të drejta. me ekskluzivitet seksual midis një burri e një gruaje.Lekë Sokoli Tabela 1: Familja tradicionale dhe alternativat Forma “tradicionale” Alternativat “jotradicionale” Jetesë e përbashkët (1) Partnerë që jetojnë larg njeri-tjetrit. vetëgjykimin. është vështirë të bëhen përkufizime të sakta. nuk përkufizohen aq lehtë. me prindër të divorcuar apo të ve. e cila është: “…një jetesë e përbashkët. nga martesat e mëparshme etj. relativisht e qetë ose e rrezikuar nga faktorë ‘natyrorë’. Martesë ligjore (2) Bashkëjetesë (qoftë edhe ligjore). por pa lidhje martese ose individë të pamartuar. Aftësia për vetërregullimin. e qëndrueshme. gjithashtu. rimartesa… Familje relativisht e qetë ose e rrezikuar Jo e qetë. Por. konfliktet. Familje e lidhur kryesisht për mbijetesë Sot kërkohet më shumë se më parë nga martesa. Familja tradicionale dhe alternativat “jotradicionale” të saj Ne jemi përpjekur të grupojmë karakteristikat e familjes tradicionale shqiptare dhe ta krahasojmë atë me alternativat “jotradicionale” Në shkencat sociale. lezbizmi) Prania e dy prindërve në familje (7) Familje me një prind. gjithsesi. divorci. fëmijë nga dy bërthama. familje me njerk/njerkë etj. të dy prindër. dhuna. kriminaliteti… Kriteri moral dhe forca e opinionit (14) Prirja për largimin e jetës personale nga kriteri moral… 9 familjeve me partnerë që jetojnë gjatë larg njëri-tjetrit. Lidhje relativisht e qëndrueshme (3) Paqendrueshmëria. Lidhje e një burri me një grua. Marrëdhëniet seksuale brenda të njëjtit seks marrëdhënie heteroseksuale (6) (homoseksualiteti. e rrezikuar edhe nga faktorë “jo nga faktorë “natyrorë”(4) tradicionalë” Ekskluziviteti seksual i individëve të Seksi jashtëmartesor (më tej-SJM). martesa lidhur në martesë (5) seksualisht të hapur etj. Burri si burimi i parë i të ardhurave (11) Prirja për barazi e ndihmesa të përbashkëta (të paktën si një prirje apo realitet i pjesshëm) Burri si autoriteti kryesor (12) Prirja për martesë dhe familje “të hapur”. detyrime e përgjegjësi të barabarta.

etj.3 4.4 22.4 2. Përbërja e “kampionit” të studimit “Kampioni” i studimit tonë. sidomos nga qytetet kryesore.4 19.7 23.1 26. i përbërë nga 1998 individë të anketuar sipas gjinisë apo seksit.6 9.9 26. pa lidhje martesore I (e) divorcuar ose ndarë.7 54. Më poshtë do të analizojmë disa nga këto prirje apo edhe realitete të reja në fushën e familjes e të martesës.4 20.8 Sipas statusit civil .9 33. Analizën do ta bazojmë në një studim të ISPS-së.7 16.4 29. Të dhënat e këtij ‘kampioni’ studimi janë si më poshtë (tabela 2). I pamartuar ndonjëherë ose beqar Frekuenca në përqindje 47. i (e) ve.4 49. arsimit që kanë kryer ose vazhdojnë.6 62. në të cilën burri është burimi kryesor i të ardhurave dhe autoriteti kryesor”. Diferencimet Sipas gjinisë/seksit Sipas nivelit arsimor Sipas vendbanimit Sipas përkatësisë fetare Sipas grupmoshës Kategoritë. informacioni bazë i të cilit është marrë përmes një anketimi të rreth dy mijë individëve nga rrethe të ndryshme të vendit.2 77. gjendjes Tabela 1: Të anketuarit sipas gjinisë.6 52.1 24. Kjo martesë/familje shquhej për aftësinë vetërregulluese dhe kriteri moral kishte epërsi kundrejt çdo kriteri tjetër gjykimi e vlerësimi.4 16. Le t’i vendosim këto tipare të familjes tradicionale në një tabelë dhe t’i krahasojmë me elementët e sotëm “jotradicionalë” (tabela 1). nivelit arsimor.10 Analiza sociologjike e krijuar për mbijetesë e vazhdimësi (trashëgimi) përmes fëmijëve. grupimet Femra Meshkuj Me arsim tetëvjeçar Me arsim të mesëm Me arsim të lartë Në zona me mbi 10 mijë banorë Në zona me më pak se 10 mijë banorë Mysliman Katolik Ortodoks Deri 20 vjeç Nga 21 deri në 30 vjeç 31 deri në 40 vjeç 41 deri në 60 vjeç Mbi 60 vjeç I(e) martuar I(e) fejuar Bashkëjeton në çift.

Kjo lidhet.4 Mbi ¾ e të anketuarve pohojnë se ata janë plotësisht apo pjesërisht dakord me mendimin se martesa dhe familja tradicionale është kapërcyer.4 22. Tabela 3: A është kapërcyer martesa tradicionale? (në përqindje) Plotësisht 50. përkatësisë fetare të tyre e grupmoshës. më e theksuar tek individët me nivel më të lartë arsimor. Bashkëshortët po jetojnë për një kohë relativisht të gjatë larg njëri-tjetrit. ka të dhënat e tabelës 2. Vrojtimi sipas moshës nxjerr në pah faktin se të rinjtë janë në skalonin e parë të kërkesës për ndryshim. së pari. Në ç’masë është kapërcyer familja tradicionale? Ose. Një tjetër formë e shfaqjes . Edhe në zonat rurale vetëm një në çdo tre individë mbetet partizan i martesës dhe familjes tradicionale. është kapërcyer? Vlerësimet janë dhënë në tabelën 3. sipas vendbanimit. edhe me punësimet jashtë qendrave të banimit brenda vendit. Analizë mbi shndërrimet pozitive e negative të martesës e familjes Tipari themelor i familjes tradicionale është jetesa e përbashkët (1). gjithashtu. në ç’masë janë dakord shqiptarët me opinionin se martesa apo familja tradicionale.Lekë Sokoli 11 së tyre civile në çastin e dhënë. Analiza sipas vendbanimeve tregon se prirjet liberalizuese janë 2-3 herë më të theksuara në vendbanimet urbane (me mbi 10 mijë banorë). se në ato rurale. Pjesa tjetër prej 22 për qind nuk pajtohen me këtë mendim.6 Pjesërisht 27. në njëfarë mase. me emigracionin por.1 77.5 Aspak 22. Sot ky tipar është cënuar aq sa të qëndruarit larg mund të vlerësohet si një alternativë “jotradicionale” e familjes dhe martesës. sipas përcaktimit të mësipërm. Ajo është. Por provohet se edhe fshati shqiptar është prekur mjaft nga valët e përgjithshme të liberalizimit të jetës shoqërore e familjare.

12 Analiza sociologjike së “të qenit larg” është divorci emocional.. paaftësia fizike. dhuna. Ka arritur puna deri atje sa të mos guxojmë më t’u flasim për martesën dhe të ardhmen e tyre. 2000: 51). të cilat kanë prirje të rriten. apo martesa e vdekur brenda lidhjes martesore. varfëria etj. Shkallën e konkurrimit të saj nga bashkëjetesa do ta trajtojmë veçmas (shih më poshtë). sëmundjet. siç e kuptojmë dhe siç e kemi jetuar vetë. përdorimi abuziv Në “Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000”. madje kudo në botë. autorët kanë renditur 11 faktorë me të cilët ata argumentojnë rritjen e divorceve në Shqipëri në të ardhmen (Shih: Beqja & Sokoli. fq. por edhe ata “jotradicionalë”. Pa hyrë në shifra.” Një tjetër tipar i familjes tradicionale është lidhja relativisht e qëndrueshme (3) e saj. Martesa e sotme e ka humbur qendrueshmërinë karakteristike kryesisht për shkak të divorceve. respektivisht 26 dhe 32 vjeçe. Të dhënat tregojnë se numri i familjeve me këtë “status” është 3-4 herë më i madh se numri i martesave të zgjidhura (Beqja & Sokoli. 1 Familja tradicionale ishte relativisht e qetë ose e rrezikuar më shumë nga faktorë “natyrorë” (4). kanë kryer një seri kualifikimesh pasuniversitare brenda e jashtë vendit. Janë të shkolluara e të talentuara. Një tjetër tipar i familjes tradicionale. unë dhe ime shoqe. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë. katastrofat e ndryshme. Të shqetësuar jemi vetëm ne. i cili tha: “Kam dy vajza. 1 . 68-92). si vdekja. Por tek ato nuk ndihet kurrëfarë shqetësimi për martesë. Por duhet theksuar se forma ligjore e martesës po konkurrohet edhe nga “të pamartuarit e përjetshëm”. po japim vetëm shqetësimin e një kolegut tonë nga Tirana. 2000b. konfliktet gjithfarëshe. Këtë përfundim kanë arritur autorët e “Divorci (Vrojtime e refleksione)”. të cilët e kanë filluar këtë libër me konstatimin se: “Në kohën tonë familja e ka humbur disi “qetësinë olimpike”. kanë punë të vlerësuara në institucione qendrore dhe karrierë të mbarë profesionale. si sjelljet devijante. është martesa ligjore (2). alkoolizmi.

2 . 1990: 210). edhe shumë kohë pas rënies së tij3. lëvizjet për rivlerësimin e saj etj. për të cilat do të flasim veçmas (shih më poshtë). prostitucioni. japin përgjigjen se: “… modelet e familjes. sot janë të parapëlqyera nga shumë të rritur” (Dickinson & Leming. sëmundjet seksualisht të transmetueshme.Lekë Sokoli i drogës. me prindër të divorcuar Beqja. janë të shumëllojshme. Tiranë: Dudaj & Rinia. fq. Prania e dy prindërve në familjen tradicionale (7). del se seksi midis individve të së njëjtës gjini ose homoseksualiteti. pabesia bashkëshortore.vrojtime e refleksione”. ndërsa studiuesit amerikanë. Por a mund të përbëjë lidhja homoseksuale një alternativë të martesave (lidhjeve. Lekë. përfaqësonte një ndër tiparet e saj.”2 13 Familja tradicionale është karakterizuar më tej edhe nga ekskluziviteti seksual i individëve të lidhur në martesë. & Sokoli. Madje tema e homoseksualitetit ka qenë tabu. në Shqipëri nuk kanë histori. 3 Debati i parë publik televiziv në Shqipëri mbi homoseksualizmin është zhvilluar në Top Chanal (emisioni Top-show). heteroseksuale? Në Shqipëri ende jo. Dhe modeli i familjeve me orientim homoseksual. Nga sa kemi konstatuar. 5-6. për shqiptarët është një nga fenomenet më të papëlqyera. ndonëse mjaft më të pakta kundrejt atyre me orientim heteroseksual. bashkëjetesave). në SHBA e kudo në botë. martesat seksualisht të hapur etj. Marrëdhëniet seksuale brenda të njejtit seks (homoseksualizmi e lesbizmi). Familja (martesa) tradicionale shqiptare përfaqësonte një marrëdhënie vetëm heteroseksuale (6). homoseksualizmi (mashkullor e femëror). Parathënie e “Divorci . para dhe gjatë regjimit komunist madje dhe. më 19 prill 2004. braktisja. Sot familjet me një prind.. të paktën tani për tani ose në një të ardhme relativisht të largët. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh fakti se pavarësisht “rrënjëve gjenetike” të homoseksualizmit. Ky tipar është cënuar dukshëm nga seksi jashtëmartesor (SJM). (5). si për inerci. Ndaj nuk shohim ndonjë rrezik të konkurrimit prej tij të marrëdhënieve heteroseksuale. Hamit. 200. sjellja homoseksuale është më shumë një sjellje e mësuar.

janë dukuri shqetësuese. Ede në kushtet e sotme shoqëria shqiptare. Më shumë se parapëlqimi për të mos lindur fëmijë. vetëdënimin në rast “lajthitjesh” (13). qoftë edhe nga pikëpamja e autoritetit. Aftësia për vetërregullimin. ndërsa në bizneset familjare burrat vazhdojnë të kanë peshën më të madhe. 9). lidhja e martesës dhe krijimi i familjes priret të motivohet gjithnjë e më shumë nga kriteri afektiv. ndërsa emigracioni është gjithashtu një dukuri më shumë mashkullore. burri vazhdon të jetë ende si burimi i parë i të ardhurave (11). por kërkojnë më shumë prej saj (Beqja & Sokoli. Familja “jotradicionale” . saqë këtë dukuri mund ta rendisim midis alternativave “jotradicionale”. mungesa e forcës reaguese të familjes. janë bërë aq të zakonshme. ka karakterizuar familjen tradicionale. marrje në kujdestari etj. nga martesat e mëparshme etj. 2000: 50). Sikurse në familjen tradicionale. Vihet re prirja për ta parë martesën si një lidhje që të jep maksimalisht kënaqësi e lumturi. vetëgjykimin. mbetet vetëm një prirje. Studiuesit argumentojnë se kriteri afektiv është më i vështiri për t’u realizuar. Krahas mbijetesës dhe vazhdimësisë (8. Rrjedhimisht prirja për barazi e ndihmesë të përbashkët në buxhetin familjar. apo rastet e divorceve ndër familjet tanimë të pasura. vihet re kërkesa për birësime. dhuna. Në familjen tradicionale burri ka qenë edhe autoriteti kryesor (12).14 Analiza sociologjike apo të ve. Këtë e tregojnë. ndër të tjera. konfliktet. vazhdon të jetë mjaft mashkullore. Gratë përbëjnë vetëm 10-15 për qind të sipërmarrseve (gati kaq edhe të politikanëve). Më e zakonshme është familja me fëmijë nga dy bërthama. në ditët tona vërejmë motive të reja në krijimin e familjes. Nga ana tjetër. Të paktën tani për tani. Dukuritë e mësipërme nuk kanë arritur ta cënojnë dukshëm tiparin e familjes tradicionale për lindje dhe rritje fëmijësh (10). detyrime e përgjegjësi të barabarta është një prirje edhe në terrenin e ashpër shqiptar. krimi në familje etj. bizneset tona vazhdojnë të jenë të painstitucionalizuara. edhe rastet e divorceve ndër individët që nuk shprehin ndonjë pakënaqësi të theksuar nga martesa.. etj. Papunësia ka prekur më shumë gratë. të paktën sot për sot. sikurse familje me njerk/njerkë etj. Kjo duket se do të përfaqësojë një sfidë të familjes shqiptare në të ardhmen.. Sidoqoftë prirja për martesë dhe familje “të hapur” me të drejta.

Rreth dilemës: martesë apo bashkëjetesë? “Unë jam kategorikisht kundër martesës. kemi nevojë për një program të rilindjes morale. një model pozitiv. një nxitje për të çliruar energji rinore pozitive. trajnimi apo formimi. më shumë se çdo program zhvillimi. nuk duhet “fajësuar” vetëm varfëria. ndërkohë që më të moshuarit. nuk e kanë për gjë të pranojnë përfshirjen në ingranazhet e drogës. Mungon një frymëzim pozitiv. deri përcjelljen “vullnetare” për në botën e prostitucionit etj. Universiteti i Tiranës. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). tek e cila të gjithë mund të besonin. sidomos kur është fjala për një martesë shqiptare. Duket sikur të rinjtë e sotëm nuk besojnë thuajse në asgjë. Së fund. kërcëllijnë dhëmbët ndaj një gjendje thuajse të pashpresë. kanë karakterizuar familjen tradicionale. 2 Nga intervista me një pedagoge të Fakultetit të Shkencave Sociale.bashkëjetesën pa lidhje martese. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe fakti që prindër. Eliminimi i saj përfaqëson kështu sfidën më të madhe të saj e të të gjithë shoqërisë. të rivlerësimit të vetvetes. me prostitucionin. vlerësimit të të qenit shqiptar. 2000: 75-78). për të kërkuar zgjidhje të dhunshme etj.. me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. bij e bija shqiptarë e shohin shpesh paranë si të vetmin qëllim të jetës dhe.Lekë Sokoli 15 shqiptare çuditërisht sot përfaqëson institucionin më të dhunshëm të shoqërisë (shih: Beqja & Sokoli. Ndoshta duhet shkuar më tej: nëse shqiptarët janë sot kaq të gatshëm për t’u marrë me drogën. por duhet të besojmë më shumë në shkaqe të karakterit moral. kriteri moral dhe forca e opinionit shoqëror (14). me mungesën e një qëllimi kolektiv. Ndaj. por me kusht që edhe ajo të mos jetë një kopje e keqe e martesës”2 Duket se edhe në realitetin shqiptar martesa tradicionale ka tani edhe një konkurrent “jotradicional” . shpesh të çoroditur. Ato lidhen me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë). . Në familjen “jotradicionale” vërehet prirja për largimin e jetës personale vetjake nga kriteri moral. pasi kanë arritur në këtë shkallë. Jam për bashkëjetesën. një “hero pozitiv”.

përdoren termat “bashkim fakti”. pra. pikërisht ajo që përfaqëson më realisht një alternativë “jotradicionale” të martesës. Meriton të theksohet fakti se ata.). atyre që janë zhgënjyer nga martesa. që të mundësohet bashkëjetesa midis djemve e vajzave. Zakonisht. midis atyre që kanë mbetur të ve. Bashkëjetesa është më e përhapur ndër studentët. që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” (KF. nuk mban parasysh llojshmërinë e bashkëjetesave që vërtetohen në jetë. është ligjëruar vetëm një tip bashkëjetese. e karakterizuar nga një jetë e përbashkët. Vetëm 2. Por ato mund të jenë edhe bashkëjetesa homoseksuale. edhe e përkohëshme apo rastësore. me miratimin e Kodit të ri të Familjes (maj 2003).3 për qind e rreth dy mijë përgjigjedhënësve pohojnë se “statusi” i sotëm i tyre është ai i bashkëjetesës (tabela 2). përmes strukturave të tyre. Kuptimin e saj e ka përcaktuar Kodi i Familjes.16 Analiza sociologjike Bashkëjetesa është njëfarë “martese pa martesë”.. Ato janë lidhje midis individëve të pamartuar ndonjëherë. u kanë kërkuar zyrtarisht drejtuesve të Qytetit Studenti (Tiranë). nuk shpreh “kuptimin sociologjik” të saj. kriminale (me prostituta. “partner/e” etj. Siç duket përqindja e studentëve që bashkëjetojnë në çift duhet të jetë më e madhe. midis studentëve). Por cila është pranueshmëria e bashkëjetesës? . midis të divorcuarve. midis të droguarve etj. për të shprehur bashkëjetesat. 2003: 56). të cilin po e citojmë: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift. sado korrekt. e deklaruar dhe relativisht afatgjatë. “familje fakti”. në analizën e mëposhtëme është një marrëdhënie intensive heteroseksuale. Kjo përqindje nuk është e madhe. të rrëmbyera. siç nuk është as e papërfillshme. deri te bashkëjetesa si një alternativë përfundimtare e martesës etj. Bashkëjetesa mund të jetë. Cilat janë përmasat e kësaj dukurie në realitetin shqiptar? Për këtë do t’i drejtohemi anketimit. Pra. neni 163. kalimtare (për shembull. Por ky përkufizim. Ajo ka prirje të rritet. Bashkëjetesa.

Gratë/vajzat janë më të prirura të quajnë bashkëjetesën si të domosdoshme. Ky ndryshim shkon në 2. nga njera anë.8 100. të cilat burojnë nga mentaliteti (mospëlqimi i prindërve. i opinionit tradicionalist. Tabela 5: Çfarë parapëlqejnë më shumë vajzat beqare dhe nënat për vajzat e tyre? Parapëlqimet Martesën Bashkëjetesën Pa përgjigje Vajzat beqare 60. përqindja e vajzave beqare që e quajnë bashkëjetesën si më të përshtatshme kundrejt martesës. Ndërsa nënat e shohin dukurinë e bashkëjetesës së vajzave të tyre me syze më të errëta se ato vetë (Dervishi. në raport me vlerësimin që kanë nënat për vajzat e tyre. 2000: 174).5 7. i frikës nga mospëlqimi prej bashkëshortit të ardhshëm etj. . Në përgjithësi.7 22.4 herë.5 për qind).08 9. madje në masën 20 për qind më shumë se djemtë/meshkujt. shkalla e praktikimit të bashkëjetesës është shumë e vogël.).87 Nënat për vajzat e tyre 77. dhe realizimit të saj në fakt. nga ana tjetër.Lekë Sokoli Tabela 4: Vlerësme mbi bashkëjetesën Përgjigjjet e dhëna Në numër E domosdoshme E pranueshme Jo normale Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 282 1032 447 237 1998 Të anketuar Në përqindje 14.1 51.0 17 Pra shkalla e pranueshmërisë së bashkëjetesës (1+2).8 për qind). nga opinioni shqiptar është relativisht e madhe (65.64 13.33 31. Kjo lidhet me ekzistencën e barrierave.4 11. si dhe barriera ekomomike që lidhet me pamundësinë e plotësimi të kushteve për bashkëjetesë. është e lartë (31.29 Siç shihet. Në studime të mëparshme janë dhënë opinionet mbi bashkëjetesën nga vajzat beqare. veç Tiranës. vërehet një kontradiktë midis shkallës së lartë të pranueshmërisë së bashkëjetesës dhe dëshirës për ta praktikuar atë. Në qytete të tjera.

numri dhe pesha specifike e çifteve që bashkëjetojnë. mund të duhen vite. Pra. shpresojnë të martohen pikërisht me partnerin me të cilin bashkëjetojnë. sidomos vajzat. ua fshehin bashkëshortëve të ardhshëm. Nga ana tjetër. gjendjen shëndetësore. 1987: 377). nuk është gjithnjë më e suksesshmja (Dervishi. si një “stazh” përgatitjeje për martesë. Në Suedi bashkëjetesa është një praktikë normale dhe shumica dërmuese e martesave kanë njohur më parë përvojën e bashkëjetesës. Motivet që i orientojnë partnerët drejt bashkëjetesës janë të shumta. Edhe në vendet ku është më e përhapur. 1980: 907). Të paktën për të vërtetuar që kjo “provë” është më e (pa)suksesshme se martesa. 2000: 171). përgjithësisht ajo vlerësohet si periudhë njohjeje. Studiuesit prej kohësh kanë vërejtur prirjen e SHBA-ve e të vendeve të tjera perëndimore për të arritur përvojën suedeze (Macklin.18 Analiza sociologjike Edhe në botë çështja e raporteve ndërmjet bashkëjetesave dhe martesave. Por mjaft studiues mendojnë se martesa e paraprirë nga bashkëjetesa. sidomos pas viteve ’70-të. po të llogariten fëmijët. Në SHBA. sjelljen e tij etj. bashkëjetesën e pakurorëzuar me martesë. si “kohë e domosdoshme” për të kaluar në lidhjen martesore. numri i personave të lidhur në çifte bashkëjetese u dyfishua. Bashkëjetesa është një dukuri e re për shumicën e shoqërive të kohës sonë. 1996). “Hija” e historive të bashkëjetesës i ndjek edhe pas martesës. midis viteve 1970-84. veçanërisht në dy dhjetëvjeçarët e fundit. bashkëjetesa ka më shumë një status “ilegal” apo “gjysmilegal”. si një “fazë e paramartesës”. pasuria etj. është diskutuar shumë. Me daljen në skenë të shoqërisë liberale (Lakër. për shembull. Përgjithësisht. si në opinionin shoqëror e në media. pavarësisht nga ligjet. prova e plotë bëhet kur edhe “ngarkesa” është e plotë. si një “periudhë prove” lidhur me aftësitë e partnerit. partnerët. madje herë pas here ua turbullon marrëdhëniet bashkëshortore Në vendin tonë bashkëjetesa vazhdon të jetë e ndrydhur për shkak të . ashtu edhe ndër studiuesit socialë. edhe në vendet më të qytetëruara ajo vlerësohej si sjellje devijante. numri i çifteve që bashkëjetonin u rrit katër herë (nga ½ në mbi dy milionë). Disa dhjetëvjeçarë më parë. dhe përfaqësonin mbi 4 për qind të të gjithë çifteve (Macionis. e përparësive dhe kufizimeve të tyre. Në vitet ‘80-të. në mjaft vende të industrializuara është rritur ndjeshëm. Rreth ½ e atyre që bashkëjetojnë.

të shumicës së vëllezërve për motrat e tyre ose deri edhe të kushërinjëve për kushërirat. nga njera anë. ka 4 Më pas: SJM . nuk i zihet besë fejesës e martesës që bëhet me dy palë burra. por as e papërfillshme. ende e paragjykuar. hipokrite. jep këtë përgjigje: “Në këtë kohë tranzicioni. që nuk shkon as drejt Italisë dhe as kthehet më në Shqipëri. por shpesh edhe probleme të mprehta sociale. atëherë kemi të drejtë të themi se shkelja e këtij rregulli përfaqëson një alternativë të saj. sidomos për motive ekonomike. apo më saktë. Ekskluziviteti seksual dhe seksi jashtëmartesor4 Derisa ekskluziviteti seksual është një ndër karakteristikat kryesore të martesës tradicionale monogame. ndër të tjera. lindja e fëmijëve në kushtet e bashkëjetesës është mjaft e paragjykuar. e quajnë bashkëjetesën si një të drejtë të padiskutueshme të tyren. Të paktën martesa duket më e sigurtë: ngjan me anijen që. Kjo shpreh. Po ashtu. Më së shumti. Të rinjtë në moshë fejese e martese. e cila i ngjan një gomoneje të pasigurtë në mes të Otrantos së egërsuar. edhe përpjekjet e burrave për të diktuar në këtë dilemë mjaft problematike: të baballarëve për t’iu imponuar vajzave modelet tradicionale të marrëdhënieve bashkëshortore. Por a i besojnë ata bashkëjetesës. mund t’i përballojë më mirë dallgët e jetës” Gjithsesi. Në këtë vështrim bashkëjetesa është disi më e parapëlqyer nga femrat që kanë njëfarë sigurie ekonomike. Por ç’përmasa ka kjo dukuri? Në librin Divorci – vrojtime e refleksione. disi problematike dhe jo aq e besueshme. “Divorci” nën statusin e bashkëjetesës i krijon femrës jo vetëm vështirësi financiare. bashkëjetesa u imponohet vajzave. sikurse qendrimet e dyzuara. Në opinionin e shoqërisë shqiptare justifikohet më tepër dështimi i një martse se ai i një bashkëjetese.Lekë Sokoli 19 opinionit. Dervishi (2000: 180). bashkëjetesa mbetet një alternativë “jotradicionale” e martesës tradicionale. jo më bashkëjetesës. në kushtet e sotme? Sociologu Z. gjithsesi. ende jo shumë e përhapur. por edhe se partnerët arrijnë t’i fshehin njeri-tjetrit dobësitë e karakterit të vet.

7 11.9 100 Pra ¼ e martesave është zgjidhur nga e ashtuquajtura “tradhti” bashkëshortore e gruas (14.9 14.2 për qind). Sipas autorëve.7 7.2 0. 2000: 6062).: Vlerësimi për pabesinë bashkëshortore Është gjithmonë e gabuar Është nganjëherë e gabuar Nuk është gjithmonë e gabuar Është mëkat 100 % i pafalshëm Nuk është mëkat 100 % i pafalshëm Mund të falet Nuk mund të falet Varet nga rrethanat dhe bashkëshorti Në ShBA 74 14 12 = = = = = Në Angli Burrat Gratë = = = 80 20 = = = = = = 85 15 = = = Në Shqipëri Për gratë Për burrat = = = = = 4. i droguar.0 3.2 38. Njëri nga partnerët nuk lindte fëmijë Ndryshime nga diferenca e madhe e moshës midis burrit e gruas Nga diferenca të mëdha në jetën intime e seksuale Shkaqe të tjera Divorce të vrojtuara gjithsej Frekuenca në përqindje 29.7 12. Si e vlerëson këtë dukuri opinioni shqiptar dhe ai joshqiptar (tabela 7)? Tabela 7: Vlerësimi mbi seksin jashtëmartesor në SHBA.5 5.7 për qind) ose e burrit (11. u dha pas bixhozit ose prostitucionit etj. të divorcuar në dhjetë vjet.20 Analiza sociologjike një kapitull mbi shkaqet e divorceve (shih: Beqja & Sokoli.7 .1 53.2 13.2 1.0 47. shkaqet e divorceve për 810 individë të vrojtuar. Pra ky ndikim duhet të jetë më i madh. Edhe në shkakun “ndryshime në karakter” (tabela) nënkuptohet shpesh edhe SJM.8 = = = = = 8.2 48. Angli e Shqipëri. janë (tabela 6): Tabela 6: Seksi jashtëmartesor si shkak i divorceve Shkaqet e divorceve për 405 çifte (810 individë) Për shkak të ndryshimeve në karakter e në temperament Gruaja “tradhtoi” burrin ose braktisi familjen Burri “tradhtoi” gruan ose braktisi familjen Nga konfliktet e shkaktuara nga prindërit e burrit apo gruas Për shkaqe të ndikuara nga vështirësitë ekonomike Njëri nga partnerët ishte i alkoolizuar.

1976). “Tradhtia”. edhe pse besnikëria seksuale nuk ka më të njëjtin kuptim shoqëror si më parë. Pranohet se ata që kanë provuar SJM janë përgjithësisht më të prirur për ta cilësuar martesën e tyre më pak të lumtur. Shoqëria e sotme ende vazhdon ta shohë “tradhtinë” me një sy të keq. më në veçanti. 1976. 1980 etj. 356. gjithashtu. meshkuj dhe të pamartuar. pohojnë se SJM është “gjithmonë i gabuar” dhe vetëm 14 për qind pohojnë se SJM mund të jetë gabim “nganjëherë” ose “nuk është gabim”. por ato pohojnë se përtej këtij motivimi. kanë vënë në dukje faktin se ¾ e të anketuarve në SHBA. 80 për qind e burrave dhe 85 për qind e grave e quajnë SJM “një mëkat të pafalshëm”. 5 Martin. dëshira për të njohur përvoja të reja dhe faktorë të tjerë. Në Angli. Gati ½ e tyre pranojnë se pakënaqësia ndaj martesave është pjesë e motivimit të tyre për SJM. Pier Zhak. Ata pohojnë gjithashtu se kjo dukuri nuk është nxitur domosdoshmërisht nga marrëdhënie të varfra e të pakënaqëshme bashkëshortore. Studiuesit e kanë analizuar SJM në varësi deri të 25 faktorëve. Nga se ndikohet SJM-ja? Studiuesit pohojnë se ai ndikohet mjaft nga formimi e sjellja e individit. nga mosha e rritur. Sidoqoftë lidhja midis SJM-së dhe nivelit të kënaqësisë martesore ndyshon në varësi të stadeve të martesës. nr. megjithse pakënaqësia në martesë rrit prirjen për SJM. duket sikur shqiptarët janë më liberalë (tabela). niveli i lartë i nevojës për intimitet dhe niveli i ulët i varësisë në çift etj. ka ndikuar kurioziteti.Lekë Sokoli 21 Studiues të ndryshëm (Singh et al. qëndrimi më lejues ndaj sjelljes seksuale paramartesore. Macklin. Megjithatë autori nuk “harron” të sqarojë se pjesa prej 14 për qind përbëhej kryesisht nga të rinj. zezakë.. Studiuesit socialë kanë analizuar veçmas dukurinë e pjesmarrjes së grave në SJM. veçoritë e personalitetit. sidomos sjellja seksuale. Pse tradhtojnë gratë?. pyet studiuesi francez Zhak Pier Martin5. Por një pjesë e “SJM-istëve” pohojnë njëherësh se martesa e tyre është e lumtur dhe se me bashkëshortin e tyre kanë marrëdhënie seksuale të kënaqëshme (Macklin. 2000. cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore.). Nëse u referohemi shifrave. Studiuesit (Singh et al. 16-22 tetor . “Por a ka ndryshuar natyra e SJM-së (“tradhtisë”) te gratë e sotme?”.1980: 911). Gazeta Intervista. kanë arritur në përfundimin se nxitësi kryesor drejt SJM është shkalla e liberalizmit të përgjithshëm dhe.

vijon ai. Duket se gratë e kohës sonë janë më të guximshme dhe më të bindura për atë që ndiejnë brenda vetes. Po ashtu. nuk mund të flitet me siguri për përmasat që ka te ne incesti apo abuzimi seksual. Rastet e publikuara nga OJF-të apo organet e rendit publik . mungesa e dashurisë apo e tërheqjes seksuale. Ndër tiparet e shndërrimeve të ndodhura në Shqipëri në vitet ‘90të e në vijim. për të qenë besnik edhe ndaj dikujt tjetër? Përgjithësisht mund të thuhet se “shkaqet” për të cilat fillohet një lidhje jashtëmartesore janë nga më të ndryshmet: pakënaqësia midis çiftit. ndikon edhe në marrëdhënien martesore. Kjo është më e theksuar në Shqipëri. na çojnë në përfundimin se: ato edhe në Shqipëri ekzistojnë jo thjesht si raste. Raste ekstreme të SJM-së janë abuzimi seksual dhe incesti. shpesh. kudo në botë. por kanë përmasat e një problemi social. disa fakte të publikuara. tabutë ndikojnë edhe tek të intervestuarit. Kjo duket se është e lidhur me tabutë që veprojnë njëherësh. Ai. Pra. dëshira për të zhbiruar personalitete të tjerë. ndonëse në masë të ndryshme. martesat monogame po bëhen gjithnjë e më të vështira. tërbimi që e shoqërojnë. të cilët japin përgjigje të rezervuara apo të pasinqerta. është po aq ekstrem sa kolektivizmi që karakterizonte shoqërinë paraardhëse. vijojnë të shndërrohen në thika të helmuara. Ajo sot ka fituar në krijimtari dhe ka humbur në legjitimitet. sikurse një analizë logjike e problemit. Por ndjenja dhe “kopmleksi i fajit”. Këto tabu bëjnë që ne. Problemi shtrohet: si të jesh besnik ndaj vetes. të paktën po të gjykojmë për nga konfliktualiteti dhe niveli i krimeve në familjen e sotme shqiptare. për ta jetuar jetën si në një roman etj. mendojmë se duhet veçuar individualizmi. si te studiuesit. Në të vërtetë. siç duket. Sot. sa më shumë që një partner mendon për vete. i parë si një dukuri sociale. Dhe. SJM-ja është shndërruar në një alternativë të martesës monogame. Por. aq më e vështirë bëhet jeta e një çifti. i cili. siç thotë Martin. ashtu edhe tek individët që janë objekt i vrojtimit sociologjik. xhelozia dhe.22 Analiza sociologjike e përjetuar prej shumë kohësh midis vuajtjesh e dramash. sot interpretohet edhe si një dëshirë për të afirmuar veten. të jemi shumë të rezervuar në pyetjet që drejtojmë. Ato janë dy dukuri të vështira për t’u vrojtuar sociologjikisht. sociologët apo psikologët.

1977. do të deklaronte: “Politika jonë nis nga familja. Nr. vetëm dy-tre dhjetëvjeçarë më parë. Nga ana tjetër. Ishte lëvizja feministe ajo që reagoi e para. Tiranë. vetëm majën e ajsbergut të këtyre dukurive tepër shqetësuese. 1998. fq. më 1986. i përcjellë ndër vite me shqetësim. Çabej. 398. në kuptimin e vjetër të saj. liria dhe mirëqenia e saj. Është provuar se burrat që mbeten të kënaqur nga marrëdhëniet seksuale me gra të të njëjtit nivel pjekurie e aftësie. Sociologjia. incestet dhe abuzimi seksual ende nuk janë vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar. një studiues shkruante në një revistë të Bostonit: “Familja. Dhe siç do të ndryshojnë marrëdhëniet e burrave me gratë. fushatat e fundit elektorale janë kapur fort pas familjes e rritjes së prestigjit social të 6 Citimi është marrë nga Lantz. 7 Citimi është marrë nga Giddens.Lekë Sokoli 23 përfaqësojnë. Thetcher. gjatë viteve ‘80-të. Në Britani. nuk janë të prirur për të qenë abuzues me fëmijët. Partia Konservatore e bëri problemin e familjes e të martesës çështje bazë të politikës. ashtu do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet e tyre me fëmijët. . por po rrezikohet vetë ekzistenca e shoqërisë sonë. Kjo lëvizje te ne thuajse nuk ekziston. Edhe në shoqëritë e hapura. M. Anthony.”6 Ky deklarim. te ne nuk ekzistojnë as lëvizje apo organizime meshkujsh. Disa përfundime Gati gjysmëshekulli më parë. për të synuar që të ndryshojnë sjelljen (edhe seksuale) mashkullore nga brenda. The changing American family from the pre-industrial to the industrial period: a final report. Po ashtu.”7 Në SHBA. Shultz & O’Hara. në gjykimin tonë. pati jehonë të gjerë në vendet e industrializuara. Shoqëria shqiptare duhet të bëhet më e vetëdijshmë për këtë. Po kërcënohen jo vetëm institucionet tona të lira. American Sociological Review. ky sensibilizim ka nisur vonë. po zhduket nga faqja e dheut. 42.

Por është e vështirë. Që kjo vonesë të jetë sa më e shkurtër. Por mund të pohojmë. Një stil i ri jetese për çiftet (1972). mbi bazën e një vëzhgimi të kryer në një numër të madh individësh në zona urbane/rurale. Shndërrimet në fushën e familjes e martesës shqiptare janë të prirura drejt modelit perëndimor. por jo drejt rënies apo shpërbërjes së saj. të familjes. edhe në shoqërinë e sotme. madje me siguri. siç analizuam edhe më lart. komunikimi i hapur dhe i sinqertë. më 1976). modelin e “familjes së hapur” (përpunuar nga çifti O’Neil 8 . dhe jo vetëm ata. sipas tij. mbeten skeptikë ndaj gjykimeve absolute (Giddens. komunikimi i hapur. Megjithëse kritikët e familjes pohojnë e ripohojnë se institucioni i familjes po shkon drejt zhdukjes. se shqiptarët nuk e kanë braktisur familjen. barazia e të drejtave dhe përgjegjësive. ekonomike etj. 1972) dhe të “martesës së hapur” (përpunuar nga McGinnis & Finnegan. shprehja e emocioneve. nuk janë zbehur Ato “po përshtaten” në kushtet e zhvillimeve të reja. roli i familjes në shoqëri do të rritet. Ajo është në ndryshim. arriti në përfundimin se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet martesa moderne është paaftësia e shumicës për të gjetur në martesat e tyre njëherësh intimitetin dhe mundësinë për zhvillimin e personalitetit. studiuesit. kulturore. duhet që familja te ne të vihet në qendër të vëmendjes së institucioneve të shoqërisë: Çifti O’Neil.24 Analiza sociologjike saj. Po në Shqipëri? Ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në natyrën e familjes shqiptare e të martesës me prirje pozitive e negative. besimi dhe respekti i ndërsjellë. në mos e pamundur. megjithse anët e errëta të jetës familjare po shtohen. nga ato që do të përfaqësonin tipare relativisht të qëndrueshme të familjes “jotradicionale” shqiptare. nuk mund të mohohen. është “martesa e hapur”… 8 . Ata pohojnë se. 1996: 398). Madje sociologët argumentojnë se në të ardhmen. Zgjidhja. në bestsellerin e tyre: Martesa e hapur. ndonëse me vonesë faze. vendimet me bashkëpëlqim. përsëri funksionet kryesore shoqërore. model i karakterizuar nga roli fleksibël i partnerëve në çift. të diferencojmë dukuritë kalimtare të tranzicionit të gjatë e të vështirë shqiptar. respektimi i identiteteve. në shtresat e mesme e të larta. Ato do të ndjekin.

Lekë Sokoli

25

shtetit, partive politike, shoqërisë civile, mediave apo lëvizjeve sociale, që mund të jenë mikse, femërore apo mashkullore. Ajo meriton të vihet në qendër të debatit publik.

REFERENCAT
Alia, Zana. 1988. Familja socialiste dhe struktura e saj, Tiranë: 8 Nëntori. Beqja, Hamit & Sokoli,.Lekë. 2000a. Divorci (Vrojtime e refleksione). Tiranë: Dudaj & Rinia. Beqja, Hamit & Sokoli, Lekë. 2000b. Divorci në sfondin e zhvillimeve të periudhës 1991-2000. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 2 (7), fq. 68-92. Dervishi, Zyhdi. 2000. Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva. Tiranë: Dora d’Istria. Dickinson, E. George and Michael, L. Leming. 1990. Understamding FamiliesDiversity, Continuity and Change. Boston: Allyn and Bacon, pp. 328-329. Giddens, Anthony. 1996 Sociologjia. Tiranë: Çabej Kadare, Ismail. 2000. Kohë barbare. Tiranë: Onufri Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë (KF). 2003. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Lakër, Uolltër. 1996. Europa në kohën tonë. Tiranë: Dituria Macionis, John. 1987. Sociology. New Jersey: Prentice-Hall Inc., Engewood Cliffs. Macklin, D. Eleanor. 1980. Nontraditional Family Forms: A Decade of Research. Journal of Marridge and the Family. 42: 905-922 Martin, Pier Zhak. Pse tradhtojnë gratë?. Intervista, Nr. 356, 16-22 tetor 2000. Singh, B. K., B. L. Walton and J. S. Williams. 1976. Extramerital sexual permissiveness: Conditions and contingencies. Journal of Marridge and the Family. 38: 701-712. Sokoli, Lekë. 1997. Sociologjia. Tiranë: Elio. Uçi, Alfred. 2003. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve familjare e martesore në Sqipëri. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 6, Nr. 1 (11), fq. 17-30 Vejsiu, Ylli. 2000. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kaosi demografik. Revista Politika & Shoqëria. Vëll. 1, Nr. 1 (1), fq. 63-70

26

Analiza sociologjike

Prostitucioni, një studim “klandestin” për një biznes klandestin1
Në vend të hyrjes: Prostitucioni, një mikrobotë pa të drejta? Një nënë me tre fëmijë, me emrin Marta, e kanë masakruar pranë lumit Fan, në rrethin e Pukës, sepse kishte denoncuar tutorët e prostitucionit. Ky është vetëm një rast. Por çdonjëri nga ne mund të rendisë një apo shumë histori jetësh njerëzore që humbën në humnerën e prostitucionit. Kam lexuar diku se rreth 20 për qind e vajzave të një shkolle të mesme të Beratit kanë ikur me dëshirë, me mashtrime apo me dhunë, për të bërë prostitutën jashtë vendit (shih: Sokoli, 2003). Është pohuar se në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Është pohuar gjithashtu se përmes trekëndëshit Mal i Zi - Kosovë - Serbi, në këta dhjetë vjet kanë kaluar rreth 700 mijë femra të paracaktuara për në tregun europian të prostitucionit (Kallaba, 2002). Në shifrat që jepen nga mediat, burimet zyrtare apo edhe në artikuj studimorë mbi prostitucionin, ka shumë diferenca e pasaktësi. Marrim, për shembull, numrin e femrave shqiptare që ushtrojnë prostitucionin në vendet e Perëndimit. Sipas burimeve
Botuar fillimisht në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195. Botuar, gjithashtu, në revistën shkencore Politika & Shoqëria, Vëll. 7, Nr. 1(13), 2004, fq. 21-37 dhe në anglisht, me titullin “Prostitucion and Human Rights” në Balkan Yearbook of Human Rights: Ballkan Human Rights Network (BHRN), 2003, 152-195.
1

Lekë Sokoli

27

zyrtare numri i tyre është rreth 5 mijë 2. Të tjerë, përkundrazi, pohojnë për 6-7-fishin e shifrës zyrtare (Raufer & Quere, 2003; Çupi, 2001; Zhoi, 2002). Këto pasaktësi në statistika për prostitucionin, por edhe për dukuri të tjera sociale, lidhen me mungesën e një institucioni zyrtar informimi. Megjithatë nuk vihet në dyshim fakti se në Shqipërinë paskomuniste, sikurse në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, prostitucioni është shndërruar në një problem social, në kuptimin më të plotë të fjalës. Ai ka qenë e vazhdon të jetë një ndër temat më të nxehta dhe, njëherësh, ndër më të trajtuarat, të paktën nëse bazohemi në vëllimin e informacionit për të. Për prostitucionin flitet e shkruhet shumë. Shtypi e mediat punojnë me kapacitet të plotë, studiuesit, madje edhe shkrimtarët, bëjnë të tyren. Dy studiuese italiane për shembull, Morali dhe Sibona (2000), në librin e tyre Skllavet e Perëndimit na kanë dhënë plot histori të jetuara, dëshmi rrëqethëse të viktimave të prostitucionit, dëshmi të një bote barbare, pa dinjiteti njerëzor e pa të drejta qytetare, dëshmi të një jete nga e cila, nganjëherë, siç thotë botuesi i librit në fjalë, vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi, 2000)3. Prostitucioni është, pra, një ndër dukuritë më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit po ashtu të dhimbshëm shqiptar, madje jo vetëm shqiptar. Por ai është më i përfolur se i studiuar. Studimet empirike për prostitucionin mungojnë. Për më tepër, në Shqipëri prostitucioni është parë njëanshmërisht. Ai është identifikuar me dhunën dhe, nga ky këndvështrim, duket sikur shkaku i parë dhe i fundit i prostitucionit janë rrëmbyesit, trafikantët, dhunuesit, deri vrasësit e femrave, të cilat gjithnjë janë vënë në rolin e viktimës. Dhuna, ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit, ka errësuar anën tjetër të tij, prostitucionin si profesion.
Shefi i zyrës së Antitrafikut në Ministrinë e Rendit Publik, A. Jaupllari, ka pohuar se në Europën Perëndimore ushtrojnë prostitucionin 5192 femra shqiptare (Shekulli, 25 mars 2003). 3 Për fat të keq, ky pohim është i vërtetë. Juliana G., 23 vjeçe, u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej për të mos u shfrytëzuar seksualisht. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës, për të mos u bërë prostitutë në Itali (Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës, Gazeta Korrieri, 24 dhjetor 2000: 18).
2

28 Analiza sociologjike Kjo njëanshmëri që vihet re në konceptimin e problemit. Në atë kohë banoja 4 Kjo renditje e Shqipërisë ndër vendet me nivel më të lartë prostitucioni është bërë nga vetë studiuesja kanadeze. Korea e Jugut. reflektohet edhe në trajtimin e tij. Kam vendosur të shkruaj për këtë dukuri që rreth dhjetë vjet më parë. Në kohën tonë ushtrimi i prostitucioni. Udhëtim i sociologut në botën e prostitucionit Ky artikull mbi prostitucionin ka “historinë” e vet. Onnie Wilson. për shfrytëzim seksual e pornografi. Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet. atëherë ai do të trajtohej thjesht si një problem i rendit publik (jo si një problem social). Hollandës dhe Perëndimit të sotëm. do të zbulojmë. në kuptimin më të plotë të fjalës. Nëse prostitucioni do të identifikohej me dhunën. para së gjithash. lejohet nga shoqëritë e vendeve të zhvilluara e të qytetëruara? Nëse marrim si pikënisje prostitucionin dhe shohim tej fasadës. Filipinet. Shqipëria4. i nxitur më shumë nga rrethanat se sa nga interesat shkencore. Vietnami etj. Gra nga Kina. Tailanda. Në botën e sotme të madhe. Por si është e mundur që kjo “tregti mishi”.. të metat apo papërsosmërinë e të ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Meksika dhe Nigeria. ekziston një mikrobotë pa të drejta. Pra prostitucioni është një dukuri globale dhe jo rajonale. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit. prostitucioni si profesion i zgjedhur lulëzon edhe atje ku ka rend publik. Përkundrazi. Kolumbia. me të drejtat e njeriut. . Ajo mbështetet në vlerësimet e OKB-së. sociologia Onnie Wilson thekson se më shumë se katër milionë gra janë shitur si skllave të seksit. e quajtur si një tipar unik i pjesës ende të pazhvilluar të botës (Shqipëria është pikërisht pjesë e kësaj bote). është shndërruar në një biznes mbarëbotëror. me vendosjen e të cilit prostitucioni duhej të zhdukej. të qytetëruar dhe shumë të ndjeshme ndaj të drejtave qytetare. madje pa shumë vështirësi. Indonezia. sipas të cilave vetëm në SHBA hyjnë çdo vit mbi 50 mijë gra të shitura. tregu i seksit dhe i vetë grave “makina të seksit”. siç është për shembull rasti i SHBA-ve. Malajzia. Në Globalized Female Slavery. që vijnë kryesisht nga Ukraina. shiten në Australi e gjetkë.

Algjeria. Robertën. sikurse edhe nga vende të tjera të Perëndimit apo të Lindjes. Nxitja për të shkruar më lindi pikërisht nga kjo përvojë. aktorë (deri diku edhe autorë) të “dramës” së tyre: Stefaninë. Simonën (Stefanon). në të cilën unë udhëtova për rreth një vit. Ishte. Tunizia). politikanët. E kam të vështirë që të . Të gjithë njerëz që kishin hedhur në “tregun e lirë” një mall specifik: trupin dhe shpirtin e tyre.Lekë Sokoli 29 në Romë dhe. policët. Një studim “klandestin” për një veprimtari klandestine Si u njoha me botën e prostitucionit? Në vitin 1992 shkova për të punuar në Romë. edhe ky artikull do të ndihmojë paksa për njohjen e kësaj dukurie dhe dramën që ajo mbart në vetvete. Pikërisht dhimbja për ta më bëri të shkruaj. të verdha. zezake. në disa kushte të çuditshme e ndoshta të papërsëritshme më. ishin meshkuj të konvertuar në “femra”: nga Xhuzepe në Valentina. nga Afrika (sidomos nga Maroku. zyrtarët. nga Stefano në Simona etj. nga Azia (Filipine etj. Kam përpara syve një numër të madh personash të vërtetë. pa harruar edhe familjarët. Anxhelën. Por edhe të rrisë ndjeshmërinë e të rinjve e në veçanti vajzave. pra thuajse nga e gjithë bota. gjykatësit. Të tjerat. Demin. vrojtova dukurinë e prostitucionit “në terren”. te Anxhela 70 vjeçe (!) Ato. njoha po ashtu personalisht dhjetëra e dhjetëra prostituta e homoprostituta. Suelën. gjithsesi. tutorët. mulate. Stefin. përkundrazi. gjithashtu. Paolën. Për më tepër ato “ishin” edhe të sekseve të ndryshme: shumica kishin lindur femra e të tilla kishin mbetur. Zamirën. një “botë” e mistershme por e vërtetë. Ato ishin të moshave të ndryshme: nga Stela 13 vjeçe. sikurse edhe shumë meshkuj. të paktën. Naçerën. Argjentinë. personazhe realë. Brazil. klientë që formonin me to çiftet e rastit. diferencoheshin intelektualisht: Paola kishte qenë mësuese. njoha nga afër mekanizmin e funksionimit të tij. kuptohet: për arsye ekonomike dhe jo shkencore. gjithë opinionin. prokurorët.). ofertën e kërkesën. Ollgën e shumë e shumë të tjera. deri SHBA apo Kanada). Fillova punë në një hotel me emrin “Stadler”. Eleonorën. Silva ekonomiste etj. Valentinën (Xhuzepen). nga Amerika e Jugut dhe e Veriut (Peru. Feti Dumin. Stelën. Ato ishin të racave të ndryshme: të bardha. Ishte i vendosur në një godinë shumëkatëshe në Via Giobertti 30. me shpresën se. Ato ishin nga Italia.

bashkëshortët. por ama edhe një klimë ideale për të studiuar disa nga problemet e sotme: prostitucionin. policët që i ndiqnin.30 Analiza sociologjike përshkruaj përmasat e llahtarshme të përhapjes së prostitucionit në atë pellg. . ishin njerëz si të gjithë ne. Njoha tutorët e tyre. sjelljet devijante (vjedhjet. Në trotuaret e rrugës kishte aq shumë prostituta. nën një regjim pune të pandërprerë. Ndonjë institut sociologjie ç’nuk do të jepte që një sociolog i tij të vendosej pranë një hoteli të tillë për qëllime studimi. Por si arrita ta shndërroj hotelin “Stadler” në një “laborator sociologjie”? Duke zbatuar metodikat bazë të çdo studimi empirik: vëzhgimi. historitë e problemet e pambarimta të tyre. Pra. Ishte një stërmundim i vërtetë. Dukej sikur atje ishte epiqendra e prostitucionit. dhe njëherë ata protestuan në grup përpara çiftit të pronarëve (Enzo dhe Rita). Në këtë kuptim studimi im është një studim “klandestin” për 5 “Kjo është skllavëri” (it). me të gjitha ingranazhet e tij. Studimi im është. inkriminimin) etj. Me ta arrita të komunikoja krejt normalisht. fëmijët. saqë ishte më e vështirë t’u shmengeshe se sa t’i gjeje. intervistimi. Veçse në asnjë rast nuk u deklarova si studiues. Dua të pohoj që në fillim se prostitutat. por edhe që i shfrytëzonin. një dëshmi e gjallë për prostitucionin. homoseksualizmin. Në “Stadler” punova rreth një vit. vinin për të ushtruar prostitucionin në atë hotel. pra non stop. Më shihnin që punoja në regjim të pandërprerë. anketimi. njoha jetën që bënin. sjelljen seksuale të njerëzve (sidomos shformimet që ekzistojnë në këtë fushë). Ndërkaq njoha personalisht shumë prostituta. pra. pjesë e qendrës historike të Romës. Në këtë klimë komunikimi arrita të vëzhgoj problemet e tyre. bëra objekt vrojtimi ata njerëz që. 1999 & 2001). drogën (për të cilën kam shkruar. Pra. Ato kurrë nuk arritën të kuptonin se kishin hyrë në fokus të interesave shkencore të ndokujt. të dashurit apo prindërit e tyre. shpesh deri të afërmit. ishin njerëz si gjithë të tjerët. shih: Sokoli. t’i anketoj e t’i intervistoj. Madje kam edhe një kujtim disi të veçantë. Unë bëra të pamundurën për t’i ndihmuar ata. në mënyrë të vetvetishme. për “shfrytëzimin barbar që po i bënin një shqiptari” dhe bërtisnin nëpër korridoret e hotelit: “Questa è schiavitù5”. sikurse edhe të droguarit.

përgjithësisht. Ato.Lekë Sokoli 31 një veprimtari klandestine. por edhe në të gdhirë. Përgjigjedhënëset i kanë bërë pohimet e tyre në kushte normale. kur kishin nevojë për të mbaruar ndonjë punë apo për t’iu bërë ndonjë favor etj. janë plotësuar jo njëherësh. profesioni. por në kohë të ndryshme. kombësia e shtetësia. Në këtë rast pyetësorët nuk janë plotësuar nga individët përgjigjedhënës. i ka “vjedhur” përgjigjet herë në biseda të lira. tek i cili kishin besim. Ajo që ka rendësi të theksohet është fakti se përgjigjet e “anketës” në fjalë janë dhënë në një klimë mirëbesimi. gjendja civile. niveli arsimor. por gradualisht e duke i ndihmuar në rast nevoje. pavarësisht nga koha e qëndrimit të tij. Pra në rrethana rastësore nga më të ndryshmet. të paktën të një personi që nuk abuzoi kurrë me to. edhe në disa skedina. që një herë në njëzet e katër orë dorëzoheshin në rajonin përkatës të policisë. tjetrën për pronarët e hotelit (policinë). duke i këshilluar. ishin të braktisura e të shfrytëzuara dhe kishin nevojë për njerëz. Këto të dhëna duhej të hidheshin edhe në regjistrin zyrtar të hotelit. dokumenti i identifikimit (pasaporta ose patenta) etj. por edhe në gjendje stresi e ankthi. siç ishte ushtrimi i prostitucionit në Itali. siç quhen në sociologji anketat kur për çdo pyetje numri i alternativave është i paracaktuar. por edhe nën krizën e mungesës së tyre. mbi bazën e përgjigjeve të marra drejtpërdrejt prej tyre. Madje anketat. qortuar etj. vendlindja e vendbanimi (adresa). Këto skedina. plotësohej një skedinë në të cilën shënoheshin emri (kupto: gjinia). datëlindja. pra. të cilat i plotësoja në dy kopje. pa e ditur se janë duke iu përgjigjur një ankete sociologjike (po ta dinin mund edhe të merrnin vrapin). derisa në çdo anketë sociologjike janë disa pyetje prej të cilave studiuesi merr disa të dhëna të përgjithshme. disa herë nën veprimin e drogave. të ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo përgjigje të merrej vetëm me një shifër. i janë përgjigjur një njeriu që ato e njihnin. gjatë ditës e mbrëmjeve. por nga vetë studiuesi. Më tej hartova një anketë të mbyllur. Ky besim nuk ishte fituar në një ditë. përgjithësisht. herë në nxitim e sipër. Studiuesi. . Prostitutat. më kanë shërbyer si të dhëna bazë të anketimit. një për vete (për studimin). Në të vërtetë unë u bëra një njeri i afërt i tyre. Pra ato i përgjigjeshin interesimit të një të njohuri. Ç’bëra konkretisht? Për çdo individ që vinte si klient në hotel.

Pohimet e tyre përfaqësojnë një informacion të mjaftueshëm sasior për një studim konkret sociologjik6. nga “klima” që krijohet midis studiuesit dhe atyre që përbëjnë objektin e studimit. gjithashtu. Pra mbetet një koeficent i panjohur (X) që lidhet pikërisht me (mos)sinqeritetin e përgjigjeve. Max Weber. Çdonjera u bë përgjigjedhënëse e një ankete me 27 pyetje. një metodë veberiane7. më shumë të një realiteti social se sa të një institucioni. Martinelli me 100 gra të rrugës (street women). dashje pa dashje. ndërsa Greenwald vetëm me 25 prostituta (Shih: Bryan. aq sa metodologët e sociologjisë kanë qenë e janë të shqetësuar pikërisht ngaqë shumë individë janë rezervuar të tregohen të çiltër. Megjithatë studiuesit kanë argumentuar. Metoda ime e studimit të prostitucionit u bë. Prostitucioni. J. 1968).32 Analiza sociologjike Gjithsesi arrita të siguroja një “kampion” studimi. Kjo është bërë për studime krahasuese dhe. sidomos. Por këtë problem e ka çdo studim konkret sociologjik. për shembull. prostitucionin e kam studiuar e vëzhguar në mënyrë të pandërprerë. Më tej. Ky informacion sasior duket i mjaftueshëm krahasuar edhe me studimet e kryera për prostitucionin në vende të tjera. i cili përdori për të fjalën “verstahen”. në vitin 2002. emocionale (Shih: Sokoli. 6 . nga pozitat e drejtuesit të një instituti studimesh. James. e kanë cilësuar prostitucionin si “profesioni më i vjetër në botë” (Bryan. që lidhet me të kuptuarit në mënyrë emocionale. falë bashkëpunimit me kolegët tanë në Itali. të përbërë prej 204 prostitutash (37 prej tyre ishin meshkuj homoseksualë). thuajse në mënyrë të njëzëshme. që lidhet me sinqeritetin e përgjigjeve të marra. Studimi në fjalë ka një shkallë të caktuar vërtetësie. Studiuesi amerikan Bryan. e studioi dukurinë e prostitucionit në Los Anxhelos vetëm mbi bazën e anketimit të 33 prostitutave (call girls). për të nxjerrë në pah dallimet midis gjendjes së prostitutave shqiptare (atëherë të pakta) dhe atyre të vendeve të tjera. 1968: 257). anketimi bazë i vitit 1994 është “përsëritur” pjesërisht po atje. 7 Krijuesi i kësaj metode studimi është njëri ndër themeluesit e sociologjisë. 1997: 146). Madje. që do të thotë: të kuptosh në mënyrë shprehëse. me një deri në dhjetë alternativa përgjigjesh. profesioni më i vjetër? Studiuesit. Unë bëra të pamundurën për të krijuar këtë “klimë”. se shkalla e çiltërsisë varet nga mënyra e komunikimit.

pra thuajse të gjithë krijuesit. të emisioneve e spektakleve etj. 1998 etj. por Kisha do të pranonte paevitueshmërinë e mëkatit dhe prostitucioni do të “pranohej” pikërisht si mëkat. deri debatesh e kritikash të mëdha. Bibla e dënon prostitucionin si të pamoralshëm. për të mos shkuar më tej. Flamming. 1999. 1975. Të dhëna për prostitucionin gjen në një numër të madh librash. Friedl. me gjithë mosmiratimin e fesë myslimane apo të krishterë. Houser. Por studiuesit socialë kanë argumentuar se. raportet e prostitucionit me martesën e familje. në Perandorinë Bizantine. gazetarët. Leslie & Larson 1991). Edwards. deri për teologjinë e prostitucionit. sikurse për sociologjinë e psikologjinë e tij. apo veçmas. 1997. 1996 etj. është e mjaftë.Lekë Sokoli 33 Rrjedhimisht edhe literatura për këtë dukuri “të vjetër sa vetë njerëzimi” (Horton. etj. në disa raste. në Romën e lashtë apo përgjithësisht në botën latine (Bagnall. Madje vetë Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton. Përgjatë historisë prostitucioni ka qenë objekt qëndrimesh të ndryshme. por edhe larmia e studimeve rreth tij. 1997. Fantham. prostitucioni ka lulëzuar thuajse në të gjitha kulturat e në të gjitha kohërat. filozofinë. 1990 e 1993). për shembull.). Të tjerë autorë janë marrë me qëndrimin e butë ndaj prostirucionit përgjatë historisë (Boswell.. Një numër i madh autorësh kanë studiuar përhapjen që kishte prostitucioni në Athinë e në mbarë Greqinë antike. Për të kanë shkruar shkencëtarët socialë. homoseksualizmin etj. Është folur e shkruhet për seksologjinë e prostitucionit. etikën e moralin. ka argumenuar se prostitucioni . 1991: 132). 1962. madje edhe parahelenike (Beard & Henderson. skenaristët e filmave. shkrimtarët e letrarët. duke përfshirë rregullimin ligjor të prostitucionit në qytetërimin antik mesdhetar (Ford. madje edhe filozofinë politike të tij.). Leslie & Larson. duke filluar me Biblën e fjalorët e mitologjisë. Tregues i interesit shkencor për dukurinë e prostitucionit është jo vetëm vëllim i madh informacinit. helenike. Anne Summers (1975). 1993). deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve. 1980). madje në disa prej tyre. Prostitucioni ka zënë vend në shkencat sociale. Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta apo. Reforma e protestantëve sërish do ta dënonte “pa kushte” prostitucionin. reflektimet e tij në komeditë greke (Brown. në Mesapotaminë e vjetër etj.

1997: 201).34 Analiza sociologjike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. ishin prostituta britanike. sikurse janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar. Studiuesit kanë cilësuar dallimin midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. frekuencë. ndaj më shumë zotëron prapaskena. si rregull. nuk pranojnë të anketohen e të japin intervista. Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes.1867. që dalin në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks. për sasi (“kohë pune”. Fjala prostitutë fitoi përdorim të zakonshëm në fundin e shekullit XIX. . Pra prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. shumë pak studime janë bërë për të shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë” pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan. Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve seksuale për para ose kundrejt parave. Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë. Pra nuk është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim studimi. herë). Kjo sepse shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga kolonët. sikurse në të këtër anët e globit. Në botën antike. ose skllave (Giddens. madje përdoret i njëjti fjalor si në një treg të zakonshëm mallrash. Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla. 1970: 1360). arrita në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një akt të zakonshëm shitblerjeje. cilësi (moshë. për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. konkubina (dashnore që mbaheshin rregullisht). shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh . 1986: 257). madje edhe më pas. Flitet për çmim e skonto (ulje çmimi).homoprostitutat). Në prostitucion “ngjarjet” nuk zhvillohen si në teatër. Kjo lidhet deri diku me faktin se vetë prostitutat. Kjo e fundit ofertën seksuale ua bën shumë blerësve. ndërmjet viteve 1788 . Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si “profesioni më i vjetër në botë”.

nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup). për klientë të rastit e të abonuar. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe statusin e grave. “Prostitutat e rastit” janë ato që. përgjithësisht. Studiuesit pohojnë se trafikimi i grave për t’i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një treg “hije” prej miliarda dollarësh. në mënyrë të parregullt. Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës. Një vajzë me telefon (call girl. për konkurrencë (të butë e të egër) etj. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm përkohësisht. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat. në shtëpi publike. Në kushtet e legalizimit prostitucioni ushtrohet në qendra legale. Gratë trafikohen për në. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra miliardë dollarë në vit. Parabërësit përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve që.) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre. pra si trafik i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm.Lekë Sokoli 35 paraqitje. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë forma të skllavërisë. prej apo përmes çdo vendi e rajoni të botës.. qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim. Një prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. Paul Golbstein (1979). Prostitucioni. Një prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat. politik dhe ekonomik . rasti i Shqipërisë Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra. etj. Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje në prostitucion. abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme më të mirë. përmes telefonit. si rregull. Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve. Pra prostitucioni ushtrohet. pranojnë para për seks. duke plotësuar të ardhurat nga burime të tjera. para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo përgjithnjë. i cili i bindet një “kontrate” shkëmbimi para-seks. si rregull bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni). Edhe këtu “rregullatori” është ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. profesionalizëm). por edhe mirëqenien e stabilitetin social.

në radhë të parë nga prostitucioni etj. pikërisht për shkak të cilësive morale. Kjo përfaqëson një veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. 6. këta autorë të paskrupullt i thonë botës se prostitucioni dhe droga (dy gjymtyrët e mafias shqiptare). në Politika & Shoqëria. Edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë. të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra. Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera. Për shembull. 116). duhet të jenë kriteret bazë për të vendosur për integrimin e Shqipërisë apo statusin e Kosovës (!) Këtij libri i kam kushtuar artikullin polemizues “Mafia shqiptare” . me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokesore8 dhe. pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. sipas tyre. shpesh konfliktualë (po aty. fq. 93). 2(12). Sipas tyre “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. vetëm e fuqizon mafian. fq. Vijmë te rasti i Shqipërisë. prostitutave (pra mafiozeve). nderi. por ushtarakët e KFOR-it u thonë (pikërisht në shtrat). të fshehta të rrezikshme. të paracaktuar për tregjet e prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. . se mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (po aty. fq.36 Analiza sociologjike të vendeve ku ata veprojnë.një rrezik për Europën”. Ky “përjashtim” lidhet. Sipas një vlerësimi të kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM). në librin “Mafia shqiptare . vëll. rreth gjysmë milioni femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e 8 Megjatë rreth kësaj kësaj çështjeje vazhdojnë të bëhen edhe spekulime. së pari. mafioze. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës). si fjala e dhënë. jepen si pararendëse të mafias. të studiuesve francezë Raufer & Quere (2003). 72-89). prostitucioni ka marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar. fq. 108). fq. në Shqipëri. një mandat i paqartë dhe kontradiktor.. 2000: 10). janë përfshirë në tregjet e seksit të Europës Perëndimore (Arlacchi. 22). se eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (po aty. fq. homoseksualizmi etj. Madje sipas Raufer & Quere misioni i tyre në Kosovë është i paracaktuar të dështojë jo vetëm se në të ka përzierje kombësish. theksohet se shqiptarët e kanë në gen mafian. me zanafillë njëmijëvjeçare. së dyti. pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. Pra. deri në vitet ‘90-të prostitucioni. sikurse droga. 2003. familja biologjike (për ta. Në Europë. burime të ndryshme autoriteti. madje që nga koha parahomerike (po aty.“sektori i seksit”. drejtpërdrejt apo tërthorazi. besa. nr. të veçantë . Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore shqiptare. 73). të cilat kanë një sektor (zë). pasi ajo është e gjithëfuqishme pikërisht për shkak të kapitalit që rrjedh nga krimi (po aty. më shumë se në çdo kontinent tjetër. nuk njihej si fenomen.një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”.

R. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuar në interesat. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm.“plagë e kapitalizmit” – vlerësohej si pjesë e luftës së klasave të zbatuar. Eshtë kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. Alia (1986: 153). . edhe lufta kundër prostitucionit . e prostitucionit etj. madje me shumë rreptësi. ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”. Ky sistem. gjatë regjimit komunist. Madje propaganda zyrtare e quante prostitucionin si si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”. Nga Bostoni. i bindej pa kushte autoritetit. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. e të gjymtuarve. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit „të hedhurit tej të shoqërisë”. sillej sipas normave të pranuara. Pra. kryente një punë të caktuar. 2003). ku bën pjesë bota e krimit. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe.Lekë Sokoli 37 tij. përgjithësisht rural. lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. me peshën e saj në rritje. në kohën para fillimit të proceseve demokratike. Por mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të. nga një “status quo”. nga studiues të tij. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. në strukturat e reja pas Luftës së Dytë Botërore. në First impressions of Life in Albania. e të droguarve. më pas. siç shihet. është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. Peter Lukas. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre). pak a shumë homogjen. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. Në strukturat patriarkale dhe. Ky trajtim vijoj edhe në periudhën pasenveriane. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. Këtë e kanë pohuar edhe studiues apo raporterë të huaj.

1998). Ky përfundim mund të jetë një pikënisje për t’iu përgjigjur pyetjes: pse kaq shumë femra shqiptare kanë hyrë në rrugën e prostitucionit? Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë paskomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. Por është e vërtetë se. nuk ka ekzistuar në Shqipëri para viteve ‘90-të. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. ndryshe nga shumë parashikime. se nuk kishte homoseksualë. në raport me zgjedhjet individuale. Midis më kryesorëve do të përmendim ndikimin e “efektit të paparashikuar” (ndr yshimi ishte i papritur. por edhe vazhdojnë ta favorizojnë përhapjen e një epidemie të tillë. përkundrazi. por lindi pikërisht në valën e shndërrimeve të këtyre viteve. ai pohon sërish: “Po. prostitucioni në Shqipëri “erdhi” bashkë me ndryshimet demokratike dhe “ngjiti” shumë shpejt. tregon se ai përcaktohet nga faktori social. Fakti që prostitucioni. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. Ky vërshim nuk lidhet me ndonjë prirje të posaçme që kanë shqiptarët ndaj tij. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. si dukursi sociale. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme. përbërja moshore (numri i individëve potencialisht të rrezikuar nga prostitucioni është më i madh se në vendet e tjera).38 Analiza sociologjike Dymbëdhjetë vjet më vonë. se nuk kishte prostituta. Këta faktorë jo vetëm e favorizuan. pozita gjeografike e Shqipërisë. rënia e nivelit të shkollës etj. as me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre.). i pakomanduar dhe i paudhëhequr në mënyrë shkencore). dalja e individit nga izolimi i hekurt dhe kontakti me plagët e qytetërimit të sotëm. as me faktorë historikë e të traditës. . rrjedhimisht i pastudiuar. kryesisht të karakterit socialpolitik dhe ekonomik. shndërrimet urbane dhe emigracioni. ishte e vërtetë.

nga ana tjetër. po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut9. sidomos institucionin e familjes. pra. nga njëra anë. me faktin që çdo lloj autoriteti u vu në pikëpyetje. që kodi moral i mëparshëm u përmbys. jo vetëm me mungesën e rendit publik. 9 . por me gjithë situatat shoqërore që përjetojnë të rinjtë. që tabutë e së djeshmes u shembën. Lulëzimi i prostitucionit në Shqipëri duhet parë në kontekstin e dinamizmit të ri të jetës shoqërore të pas vitit 1990. Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta. përgjithësisht. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim. por në kërkim të asaj që “u ishte mohuar”. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. siç është prirja ndaj prostitucionit. Pamundësia e familjes për të kryer funksionet e saj ekonomiko-edukativ dhe konfliktet që rrjedhin prej saj. Tiranë 1998. mungesës së mundësive e mjeteve të institucioneve dhe strukturave të shoqërisë shqiptare për plotësimin e tyre. sikurse është pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të argumentuar. datë 10 dhjetor 1948. botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. dhe. 217A/III. me kontradiktën midis interesave shoqërore dhe kulturore të saj. me daljen në skenë të “shoqërisë liberale”. që familja tradicionale shqiptare u godit dhe divorcet u shtuan. Përhapja e prostitucionit është e lidhur. me nivelin e “të drejtave” që rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1): Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ai është i lidhur me jetën përgjithësisht konfliktuale dhe stresante që ka karakterizuar shoqërinë shqiptare të këtyre viteve.Lekë Sokoli 39 Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. që marrëdhëniet seksuale paramartesore u pranuan gjerësisht dhe që njerëzit u vunë jo në kërkim të më të mirës. me rezolutën e saj nr. nga gjendja e vështirë ekonomike. kanë çuar në “zgjidhje” të tjera.

40

Analiza sociologjike

Tabela 1: Disa nga të drejta universale të njeriut dhe “të drejtat” gjatë ushtrimit të prostitucionit
Të drejta universale të njeriut: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë së personit të vet (neni 3). 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë (neni 3), askush nuk mund të mbahet në skllavëri (neni 4). 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (neni 5). 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik në çdo vend e në çdo rast (neni 6). 5. Të gjithë janë të barabartë para ligjit… (neni 8). 6. Askush nuk mund të arrestohet, të burgoset, të dënohet në mënyrë arbitrare (neni 9). 7. Askush nuk mund të jetë objekt ndërhyrjesh në jetën e tij private… (neni 12). 8. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, të qarkullojë lirisht… (neni 13). 9. … burri/gruaja kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje… (neni16). 10. Çdo person ka të drejtën e pronës (neni 17), të punës … (neni 23), të sigurimit shoqëror (neni 22), të pushimit (neni 24), të organizimit (nenet 19, 20, 21, 23/4, 27…) etj. Gjatë ushtrimit të prostitucionit: Në prostitcion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura (1). Jo më kot prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë” (2). Gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. (3). Në prostitucion gratë, si rregull, shpersonalizohen (4). Në prostitucion nuk ka as barazi ligjore (5). Në prostitucion gratë janë të ekspozuara ndaj arbitraritetit (6). Thuhet se prostitutat nuk kanë jetë private (7). Shumica e prostitutave nuk mund të dalin nga gjendja e të shkëputen (8). Këto të drejta për prostitutat përfaqësojnë luks (9). Prostitutat shndërrohen në “pronë” të meshkujve që i blejnë, i shesin, i japin me qira etj., duke i transferuar të drejtat e tyre te vetja … (10).

Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë, së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme, sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura

Lekë Sokoli

41

e të rrezikuara. Vetë prostitutat, duke mos patur mbrojtje ligjore, përpiqen t’i dalin zot sigurisë së tyre por, në pamundësi për të arritur këtë, detyrohen të “thërrasin” kujdestarët tutorë. 2. Çdo individ ka të drejtën e lirisë, askush nuk mund të mbahet në skllavëri etj., por prostitucioni është quajtur “skllavëria e bardhë”. Në prostitcion gratë janë të keqtrajtuara, për shkak të përdhunimit, rrëmbimit të vazhdueshëm, shitblerjes për seks etj. Derisa ato nuk mund të ikin, atëherë ato janë skllave të seksit. Të jesh skllav (i seksit etj.), do të thotë të jesh i privuar nga liria. Prostitutat kanë humbur, përgjithësisht, të drejtën dhe aftësinë për t’i thënë “ndal” gjendjes së tyre. Në më të shumtën e rasteve privimi nga liria vihet re që në fazën e rekrutimit të tyre. Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe 2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼ e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2): Tabela 2: Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera? Në përqindje
Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Ishte një vetërekrutim Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull Ishte rekrutim në rrethana të tjera Gjithsej Shqiptare 14.2 22.6 57.8 6.2 100.0 Perëndimore 22.6 48.1 24.0 5.4 100.0

Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush? Në përqindje
Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Ishte zgjedhja ime e lirë U detyrova nga rrethanat Dikush më detyroi të bëhem prostitutë Gjithsej Shqiptare 21.5 54.2 24.3 100.0 Perëndimore 39.2 49.5 11.3 100.0

42

Analiza sociologjike

Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3. Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat. 3. Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore, çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi, degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme. Nga studimi ynë, sikurse edhe nga studime të mëparshme, provohet se gratë në prostitucion janë subjekte të një dominimi e dhunimi total. 4. Çdo njeri ka të drejtë t’i njihet personaliteti juridik, në çdo vend e në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). Kjo lidhet me dinjitetin dhe cilësinë e jetës. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje e sondazhit tonë, ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe shqiptare), Afrika, Amerika dhe Azia, përgjigjet e mëposhtme: Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave (Në përqindje)
Pyetjet e bëra për 204 prostituta A e doni jetën? A ndiheni fajtore? A e quani normale punën që bëni? A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? A duhet të lejohet prostitucioni? A keni frikë nga vdekja? A keni një të dashur? A ndiheni e kërcënuar? A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je infektuar me virusin HIV? A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste? A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura minimale, vetëm sa për të jetuar? Po 97,5 13.2 64.2 59.3 90.1 68.6 42.6 88.2 76.0 23.5 30.4 88.7 77.9 93.6 31.4 Jo 2.5 86.8 35.8 40.7 9.9 31.4 57.4 11.8 24.0 76.5 69.6 11.3 22.1 6.4 68.6

se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin veten. Rreth 90 për qind e tyre pohojnë. me punën që bëjnë derisa (68. tutorët dhe klientët (sidomo klientët e dhunshëm).2 për qind). 6. nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre.Lekë Sokoli 43 Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e prostitutave (64. se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më e theksuar për emigrantet). derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme. për t’i identifikuar dhe arrestuar ato. Ky përfaqëson një diskriminim ligjor (gjinor. Por në prostitucion kjo barazi nuk mund të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e ushtrojnë atë. nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër. gjithsesi. Ligjet që ndalojnë prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato janë të viktimizuara. madje pa shumë vështirësi.9 për qind). jo për burrat. por jo klientët e tyre. Në të vërtetë edhe kjo nuk e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë. Për shkak të ushtrimit të prostitucionit. 7. ushtrimin e prostitucionit e quajnë si një punë normale. prostitutat kanë ndërruar tutor. se në vlerësimin e prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). sikur ajo të jepte të ardhura minimale. seksual). se në shumicën e rasteve (77. ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë). E drejta e fshehtësisë së jetës private është përfshirë gjithashtu në . Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e policisë. Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia. se janë përshtatur. Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit. etj. ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra. gjithashtu. domethënë janë shitur. Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 8). Mund të vërehet.. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te prostitutat. se në vend të viktimizimit ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre. vetëm sa për të jetuar etj. se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!). Madje edhe liria humbet vetëm për gratë. 8 për qind e tyre). 5.

Edhe në këtë rast prostitutat janë objekt diskriminimi. Sipas një studimi të Kathleen Barry mbi skllavërinë e seksit ndër prostitutat e rrugës në Toronto.. kundrejt atyre shqiptare10 (tabela 4). Martesa. Ato nuk arrijnë të krijojnë e të kenë një familje normale.prostitutionresearch.4 71. “Unë. nëse ato bëhen prostituta. derisa nuk bëjnë jetë normale.com . 10. 9. e drejta e pasjes fëmijë etj.9 16.thotë një studiues.4 40.kurrë nuk kam dëgjuar që një burrë të ketë humbur fëmijën e vet. Thuhet. por me shumë vështirësi Mund të braktiset pa shumë vështirësi Jo. . gratë janë të rrezikuara për humbjen e fëmijës së tyre.0 Perëndimore 29. përgjithësisht prostitutat kanë “zgjedhur” këtë të fundit. Madje. një prostititutë profesioniste a mund ta braktisë këtë profesion? (Në përqindje) Përgjigjet mbi mundësinë e braktisjes së prostitucionit: Mund të braktiset. sepse ka qenë klient prostitutash ose tutor i tyre”.4 30. www.0 Në të dhënat e këtij sondazhi tërheq vëmendjen diferencimi midis prostitutave me shtetësi nga vendet e Perëndimit. Kanada. sipas ligjeve të shumë vendeve. Prostitution in Canada. madje jo pa të drejtë. del se mbi 90 për qind e prostitutave dëshironin të shkëputeshin. se prostitutat nuk kanë jetë private 8. Midis familjes dhe rrugës. Por në prostitucion bëhet publike pikërisht ana më e qenësishme e jetës private: jeta intime.7 100. lidhet me mundësinë e braktisjes së prostitucionit. E drejta e pronësisë gjithashtu është vlerësuar si e drejtë qytetare 10 Privimi nga kjo e drejtë civile nuk është vetëm për prostitutat shqiptare. por nuk mundnin. E drejta për të qarkulluar lirisht (OKB 1948/1998: neni 13). të gjitha janë të drejta të kufizuara. Në vendet demokratike ndërhyrja në jetën private të tjetrit ndëshkohet penalisht. për shembull.44 Analiza sociologjike listën e të drejtave të njeriut (OKB 1948/1998: neni 12). . Shih. për të cilën kemi këto të dhëna: Tabela 5: Sipas jush.2 100. të paktën pa u amortizuar fizikisht e moralisht Gjithsej Shqiptare 11.

të jesh një “joperson fizik” real. një “jopersonalitet legal”. i shesin apo i japin me qira. do të thotë se faktori ekonomik nuk duhet absolutizuar. Studimi ynë tregon se prostitutat vijnë kryesisht nga shtresat sociale më të varfra të Shqipërisë. Ai është i lidhur drejtpërdrejt e para së gjithash me prishjen e komuniteteve tradicionale. si profesion dhe si trafik. në prostitucion është e cënuar dhe e kufizuar. Gjithashtu ai është i lidhur me shkallën e liberalizimit të shoqërisë së sotme shqiptare. Australi etj. i detyron gratë të heshtin qoftë edhe para torturave më çnjerëzore. është një dukuri relativisht e re (rreth dhjetëvjeçare). por quhen si pronë e meshkujve që i blejnë. E drejta e lirisë së opinionit e të shprehjes është gjithashtu një e drejtë qytetare (madje e shenjtë) e njeriut (OKB 1948/1998: neni 19). . me emigracionin e jashtëm dhe sidomos me komercializimin e marrëdhënieve sociale. me migrimin drejt zonave të mëdha urbane. me marrëdhëniet seksuale paramartesore dhe zhvlerësimin relativisht masiv të virgjërisë. Gratë jo vetëm hyjnë të varfra në prostitucion. Prostitucioni. por ato mbeten të tilla për shkak të jetës që bëjnë. në të cilat edhe jeta seksuale ishte pak a shumë e kontrolluar. me jetën më të hapur seksuale. si institucion. por mjaft i përhapur. Kanada. të burrave/tutorëve që u marrin të ardhurat etj.). në të cilat u vendosën edhe marrëdhënie sociale anonime. USA. me multipartneritetin seksual më të përhapur etj. Përfundime e rekomandime Në Shqipëri prostitucioni. Ato përgjithësisht jo vetëm janë të zhveshura nga prona.Lekë Sokoli 45 (OKB 1948/1998: neni 17). me fillimin më të hershëm të marrëdhënieve seksuale. i njohur para ligjit. duke e trensferuar këtë të drejtë civile te vetja. Të jesh prostitutë do të thotë. Politikat e reduktimit të varfërisë përfaqësojnë njëherësh edhe krijimin e kushteve social-ekonomike për pakësimin e pasojave sociale të prostitucionit (nëse jo të eliminimit të tij). Derisa prostitucioni lulëzon edhe në vendet me standardin më të lartë të jetesës (Suedi. nga pikëpamja e të drejtave. Pra edhe e drejta qytetare e të qenit një person fizik real.

me faktorë të rastësishëm. janë moralisht më superiore se joprostitutat (Thio. Studimi ynë nxjerr në pah disa koncepte interesante në vlerësimin e prostitucionit nga vetë prostitutat. 1991: 134). 1983. reagojnë dobët.. disa stereotipe që kanë shërbyer për “disiplinimin” e sjelljes seksuale të grave. për t’i difenencuar nga “të këqijat” (edhe gratë e dhëna pas seksit legjitim.. pa përmendur lezbiket. ca më pak. sipas tyre. nuk është i lidhur vetëm me faktorë jashtë vetes dhe. Horton et al. Ndaj. se ato kryejnë një detyrë të rëndësishme për shoqërinë dhe (2) se prostitutat (ato vetë). prostitutat etj). Jackson and Otto 1984). Hyrja në rrugën e prostitucionit. prostitucioni është një problem i rendit publik. pra para se të fillojnë ta ushtrojnë këtë profesion. ky stereotip duhet zhdukur. të cilat quhen (sidomos nga disa përfaqësues të lëvizjes feministe). Ndaj shoqëria dhe shteti shqiptar duhet të investojnë më shumë për eliminimin përfundimisht të trafikut të dhunshëm të grave. i cili përfaqëson një njollë të zezë në historinë e tranzicionit paskomunist shqiptar. nuk marrin parasysh faktin se gra “të mira” janë quajtur gratë joseksi. Sipas përfaqësueseve të feminizmit. me trupin e tyre. e prostitucionit para se ato të fillojnë ta zbatojnë atë në praktikë. Në këndvështrimin e të drejtave të njeriut. gratë “e mësojnë” teorinë (më saktë ideologjinë). po aq sa vetë prostitutat (Aitkin 1978. Përzgjedhjen e profesionit ato e bëjnë më parë në trurin e tyre e. për shembull. ose “gratë e mira”. si shkaktare të prostitucionit. Por fakti që vetëm në më pak se një për qind të rasteve të rekrutimit të prostitutave shqiptare janë bërë denoncime në organet shtetërore shqiptare tregon. OJQ-të etj. mungesa e besimit te shteti . Studiuesit socialë sugjerojnë se të qenit seksi (në kuptimin me njerëzor të fjalës). Nëse shprehem me gjuhën e studiuesit amerikan Thio. është një kërkesë e domosdoshme edhe për “grate e mira”.46 Analiza sociologjike Mekanizmi që mban gjellë prostitucionin është “uria seksuale” e burrave dhe “paftësia” e grave për ta shuar këtë uri me seks jashtëprostitucional. nga njëra anë. familjet. Kjo ideologji përmban dy bindje të rëndësishme që lidhen me vlerësimin nga vetë prostitutat të vetvetes dhe të punës që bëjnë: (1) se prostitutat (pra ato vetë) janë të domosdoshme. më pas. ndaj të cilit opinioni. Prostitucioni është gjithashtu një problem i opinionit publik dhe i shoqërisë civile shqiptare.

një bashkërendim institucional i këtyre vendeve dhe i vendeve të tjera të rajonit në luftën kundër prostitucionit. vetëgjyqësitë etj. midis viktimave e trafikantëve. 6 gusht 2002). Në këtë vështrim studimi vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit (në trajtim. 2003). megjithëse kanë krijuar institucione të qendrueshme.Lekë Sokoli 47 dhe institucionet e tij dhe. në ekzekutorë të kriminelëve. duket se është i domosdoshëm një proces i shpejtë dhe shumëplanësh i ringritjes morale të njerëzve (Krasniqi. 2000) 12 Sikurse në rastin e legalizimit ose jo të të drogës. Shumica e prostitutave nuk do të regjistrohen dhe nuk do të bëhen ekzaminime të rregullta 11 . me institucione të pakonsoliduara. siç vëren Ismail Kadareja. nuk kanë munduar ta mposhtin. për shembull. në shumë raste. afër Tiranës. Në FushëPrezë. bërtasin ata. Prostitucioni përfaqëson një problem të cilin as shtetet perëndimore. ata argumentojnë se prostitucioni degradon femrën që e ushtron atë. Prostitucioni. nisur nga reagimet shpesh ekstreme ndaj prostitucionit. kërcënon sidomos gratë e varfra. siç janë krimet në familje. argumentojnë se shteti dhe shoqëria janë të detyruar të mbrojnë familjen dhe fëmijët. Së fundi. Ose.” (Kadare. të kërcënuar prej tij. vazhdojnë ata. nga ana tjetër. që s’janë të afta apo nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të zënë vend në tregun e punës etj. “të revoltuar kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t’i çuar si prostituta në Europë. midis të miturve e të rriturve etj. ç’u mbetet të bëjnë? Para së gjithash një kuadër ligjor më rigoroz që do të shkurajonte kriminelët. një djalë 16-vjeçar ka vrarë nënën prostitutë (Koha Jonë. për fat të keq. me të cilët ai ka bashkekzistuar në mënyrë të vazhdueshme. Korrupsioni do të bëjë që. Së treti. Mund të thuhet “një realitet vështirësisht i pranuar”. edhe për prostitucionin polemikat midis dy kampeve të kundërta janë të mëdha. djemtë shqiptarë. mbështetur në normat ndërkombëtare. gjykim e ndëshkim). legalizimi i prostitucionit nuk funksionon. Për më tepër. prostitucioni do të dominohet nga krimi i organizuar. duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje. Po shoqërive shqiptare dhe ballkanike. Së dyti. fakti se prostitucioni përfaqëson tani një realitet vështirësisht11 të pranuar se “profesioni më i vjetër në botë” është bërë një ndër “profesionet më të rinj” në Shqipëri. Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik. edhe në kushtet e legalizimit. Në këtë këndvështrim duket se ka ardhur koha e fillimit të një debati për legalizimin12 në kushte të përcaktuara me ligj të prostitucionit edhe në Shqipëri. midis profesionit “të zgjedhur” dhe atij “të imponuar”. është i lidhur me dhunën dhe krimin. me kriza të rënda ekonomike. Partizanët e ndalimit “pa kushte” të prostitucionit (Grupi I). kthehen vetë.

Për të tjerat duhet debatuar. nuk ka më përndjekje të prostitutave (Horton et al. është praktikisht i pamundur. si në planin moral edhe në atë praktik. prostitucioni i rrugës dhe prostitucioni i detyruar. që me sa duket buron nga vetë statusi i të qenit grua. por nuk ndalon prostitucionin si të tillë. për shembull. e Perëndimit (duke përfshirë edhe Italinë). thonë liberalët. Prostitucioni nuk mund të trajtohet i shkëputur nga dhuna ndaj grave. bazuar edhe në përvojën botërore13. derisa gruaja dhunohet e mjekësore për SIDA-n dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. thonë ata. për realizimin në praktikë të barazisë gjinore. fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. prostitucioni është legalizuar plotësisht. punëdhënësit. ndoshta në favor të rregullimit ligjor të tyre. Të ndalosh prostitucionin është moralisht e padrejtë. Gjurmimi i prostitutave vetëm sa e rraskapit policinë. korruptimi i së cilës është gjithnjë i pranishëm.). i dënon ata që organizojnë prostitucion ose përfitojnë nga puna e prostitutave.). madje e miratuar në vitin 1951. Mëkati. kanë çuditërisht një legjislacion shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndaj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të nxiten jo vetëm debate. Pra. Këtë rezolutë e kanë pranuar zyrtarisht vetëm 53 shtete. Nga ana tjetër. sot në botën e qytetëruar qendrimi ndaj prostitucionit ka ardhur përgjithësisht duke u zbutur. derisa ai përfaqëson një krim “pa viktima” dhe shteti nuk mund e nuk duhet të përpiqet të rregullojë sjelljen seksuale të individëve të rritur. Në disa shtete të SHBA-ve (Nevada etj.48 Analiza sociologjike Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara. në Holandë. . nuk mund të përjashtohet nga jeta e njeriut. cilësimi i prostitucionit si krim duket i pastudiuar dhe pa vend. ku termi “burg për prostitutat” thuajse nuk dëgjohet më në shumë shtete. por edhe lëvizje sociale (madje edhe politike). 13 Megjithëse asnjë shtet nuk “krenohet” për standardin e lirisë për të ushtruar prostitucionin. Gjermani. e rëndësishme është që të evitohet prostitucioni me të miturit. për hartimin e një “akti të mundësive e shanseve të barabarta”. ngacmimi seksual apo njëfarë “ankthi femëror” i përgjithshëm. Madje edhe ato shtete që e kanë nënshkruar këtë rezolutë për prostitucionin. Legjislacioni ndaj prostitucionit është zbutur edhe në shtetet e tjera të SHBA-ve (në San Francisko. sipas tyre. 1991: 132). Singapor. shoqërinë civile etj. Ata që propozojnë dhe mbrojnë legalizimin e prostitucionit (Grupi II). me detyrime ligjore për të gjitha subjektet e shoqërisë shqiptare (strukturat shtetërore. Kosta Rika etj. ndalimi i prostitucionit. argumentojnë se ndalimi i tij kurrë nuk ka funksionuar.. Sidoqoftë. Nga ana tjetër.

). Ka ardhur koha që për të ndihmuar ndryshimin e sjelljes mashkullore “nga brenda”. 1951. Alia. 1978. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. të diferencuar (me prirje rëndimi). in International Journal of Sexology.Lekë Sokoli 49 rrihet për shkak të “statusit të vaçantë” (të të qenit grua). pp. 154-160 Boswell. rrëmbim. The Prostitute as Worker in Women and Labour Conference Papers. S. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. të nxitet edhe krijimi i organizatave e lëvizjeve sociale të meshkujve. si krime “për shkak të një statusi të vaçantë”. 1980. cënim të dinjitetit etj. 2000. Pap. pp. R. rrahje. Por asnjë formë dhune. J. pp. pp. USA: Chicago Press Brown. Deri sot në Shqipëri janë krijuar e funksionojnë organizata të grave. Tiranë: Korbi Bagnall. nuk mund të eliminohet pa ndryshuar sjelljen mashkullore. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. kryesisht me statusin e OJQ-ve. John. Mary and Henderson. The Prostitution Tax in Roman Egypt. 240-248. Papyr 28. Gay People in Western Europe from the beginning of the Christian Era to the the Fourteenth Century. Madje mund të thuhet se nuk mund të zvogëlohet dhuna mashkullore ndaj grave. siç ndodh në vendet e qytetëruara. Prostitution Reassessed. 480-503 Benjamin. Am. Sacret Prostitution in Antiquity. 93. Tiranë: 8 Nëntori Arlecchi. 5-12 Beard. 1986. REFERENCAT Aitkin.. 184-205 . P. mund dhe duhet të ndërmerren iniciativa ligjore për trajtimin e krimeve ndaj grave (dhunim. ndaj krimit kundër personit. Ramiz. 1997. Social Tolerance. and Homosexuality. diskriminimi e pabarazie gjinore (duke përfshirë prostitucionin). pa u shtuar dhuna shoqërore ndaj burrave. John. Christianity. Gender and History. fyerje. si “cënim të integritetit të grave” apo si “cënim të barazisë gjinore” etj. 1990. Pino. 1993. XXVI: pp. 1991. pp. Love and Marriage in Greek New Comedy. CQ 43. of Leeds Int’l Semminar 6. H. Soc. Bull. 241-266 _____. përdhunim.

2000. Harold. Sociology and everyday life. Mass. 66-95 Fantham. Stuttgart: Franz Steiner Vel. Greenwald. Sex. 122 Krasniqi. Massyngberd. Moda antishqiptare dhe ndërgjegjja europiane. Sociologjia. 1998. 1995. Alma. pp. David. 1998. Catharine. Todi.50 Analiza sociologjike Bryan. Zyrtarë të lartë malazezë. I. Gazeta Albania: 18 prill Dhima. 1998. . Inc. The Call Girl. J. 1988. Albania: No Instant Demokracy. U. USA: Copytron Academic Publishers. 2001. 1968. 1999. Apprenticeships in Prostitution. The Boston Globe. ‘An Unusual Optimism in Albania’. 6 prill Lukas. Gazeta Panorama: 16 dhjetor Konstan. 38-61 Ford. 1993. Canada: University of Toronto Golbstain. New York: Ballantine Giddens. 1997. Shoqëria dhe prostitucioni. No. Ismail. Sociological Analysis. Status. Phoenix 29. USA. Der Konkubiant im kaiserzeitlichen Rom: von Augustus bis Septimus Severus. Paul. p. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. Prostitucioni.: D. Rebeca. Milazim. Kadare. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. trafikantë prostitutash. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. 2000. Quae corpore quaestum facit: the Sexual Economy of Fimale prostitution in the Roman Empire. _____. The Sociology of Social Problems. 257-268 Çupi. fq. Journal of Roman Studies 89. 5-8 Kallaba. Në Politika & Shoqëria. E. epidemia pa fund. Unspeakable Professions: Public Performance and Prostitution in Ancienr Rome. edited by Hallett et. Larson F. Kexington. pp. Vëll. North Carolina. pp. Princeton: P. 1. Between Courtesan and Wife: Menander’s Perikeiromene. Leslie R. 1959. R. J. Prostitution in the Ancient Mediterranean World. Classical Antiquity 29. Press. Peter. Samuel. Phoenix 41. James. Paul J. J. New Jersey: Prentice Hall INC. 44-74 Flemming. Hodgson. in Roman Sexuality. al. Prostitution and Drugs. 2 February. 2. C. Heath Housel. Tiranë: 8 Nëntori Edwards. 128-184 Friedl. Larson. Historia Einzelschriften 98. Anthony. 1979. Biblical Theology Bulletin 23. Fjalor i mitologjisë. 1996. 2 (dhjetor). pp. Vol. Gazeta Shekulli. pp. Tiranë: Çabej. 1987. Horton B. 2003. New Jersey: Printice-Hall. 1975. 1. 1991. Alex. Nr.. Gerald.

Thio. Boston: Houghton-Mifflin. 2(12). Gazeta Ballkan: 15 dhjetor . Zingarelli. Anne. Tiranë: Botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut. Sociologjia. Tiranë: Elio _____. Roberta. 1996. Nr. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Greqia. 1975. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 2002. Nicola. Mafia shqiptare – një rrezik për Europën. tregu ilegal i prostitutave shqiptare. Tiranë: Korbi OKB. terapia. Vëll. _____. Droga–historia. Deviant Behavior. Demokracia dhe problemet sociale. 1948/1998. Xavier & Quere. Tiranë: Onufri-Soros. Tiranë: Kumti Summers. Albert. 26 gusht _____. 1999. 2001. Emanuela & Sibona. ribotim i përshtatur për nivelin shkollor. London: Allen Lane Sokoli. Vocabolario della lingua italiana. Tiranë: ISPS & Rinia _____. 2003.një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar”. përhapja. 1983. 2003. “Mafia shqiptare” . Skllavet e Perëndimit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. 6.Lekë Sokoli 51 Morali. Prostitucioni ose tregu i mistershëm. Raufer. 2002. në Politika & Shoqëria. Lekë. efektet. Droga. Stefane. 1970. Damned Whores and God’s Police: The Colonization of Women in Australia. 2000. Bologna: Zanichedi SPA Zholi. Gazeta Bashkimi. përkufizime. klasifikimi. Aleks.

“Profesionist”/”Si profesion”. Në këtë punim është përdorur kryesisht metoda historike dhe metoda krahasuese e studimit sociologjik. në njëfarë mënyre. 1(15). kohë Botuar në revistën shkencore Politika & Shoqëria. Durkheimi e sociologë të tjerë). Nr. Por fenomenet sociale janë. (shih. fq. E. domethënë si veprimtari kryesore e ushtruesve të tij (në këtë fushë “shërbimesh”). Megjithatë ai është më i përfolur se i studiuar duke u mbështetur në metodikat e studimeve sociologjike. Kam shkruar e botuar disa artikuj shkencorë mbi prostitucionin. 2004). themeluesi i sociologjisë. 8. atë të vrojtimit.52 Analiza sociologjike Prostitucioni profesionist në Shqipëri gjatë shekullit XX e në vijim dhe debati për (ri)legalizimin e tij1 Një dukuri më e përfolur se e studiuar Tanimë jo vetëm nga studiuesit socialë. për shembull: Sokoli. Në gjykimin tim këto metoda (ndonëse të përdorura edhe nga Konti. çka do të thotë se njohja e së tashmes së tyre nuk mund të jetë e plotë pa njohur edhe zhvillimin e tyre historik. bazuar kryesisht në metodat e të testuarit të problemit. Në këtë artikull janë bërë përpjekje për të analizuar prostitucionin profesionist2 në zhvillimin e tij historik edhe në terrenin shqiptar apo ndër shqiptarët përgjithësisht. sikurse vetë njeriu apo njerëzimi. anketimit. 51-69. 2003a dhe Sokoli. janë më të nënvleftësuarat në studimet e sotme. si punë me të cilën prostitutat merren në mënyrë të përditshme për të siguruar jetesën. Vëll. intervistave etj. por edhe nga opinionin publik shqiptar është pranuar fakti se prostitucioni është një ndër dukuritë sociale më të dhimbshme e më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. 2 1 . sidomos nga fillimi i shekullit XX. 2005.

Lekë Sokoli

53

në të cilën vërtetohet fillimi i prostitucionit profesionist, madje edhe trajtimi zyrtar i tij. Kjo, sipas mendimit tim, ka jo vetëm vlera njohëse, por edhe vlera të rendit praktik, ndaj meriton të njihet e të mbahet parasysh sidomos nga studiuesit e sotëm socialë, ligjëvënësit, shoqëria civile etj. Njëherësh në këtë punim janë bërë krahasime e paralelizma edhe me vende të tjera, sikurse është polemizuar për një këndvështrim që lidhet me keqkuptime apo keqinterpretime, trajtime të pasakta apo të nxitura nga dashakeqësia, deri nga antishqiptarizmi. Sipas këtij këndvështrimi, fenomenet dhe problemet sociale të shoqërisë së sotme shqiptare (ndër to edhe prostitucioni), janë të lidhura me jetën tradicionale, me veset e shqiptarëve, madje deri me virtytet e tyre (!) A është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Autorja shqiptare e parathënies së librit Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore të Don Benzit, klerikut të famshëm e ndoshta njeriut më të përkushtuar për zhdukjen e prostitucionit e shpëtimin e prostitutave (për mua ndër librat më njerëzorë dhe më i vlefshmi prej librave me këtë tematikë), shkruan kështu (Bregu, 2003):
... Asnjëherë nuk do ta harroj frikën dhe habinë time, kur për herë të parë më 1998, u përballa me një realitet tipik shqiptar, të zhvendosur gjeografikisht jashtë Shqipërisë. Vajza shqiptare në trotuaret e Europës, të keqtrajtuara fizikisht e psikologjikisht nga bashkatdhetarët e tyre, të shitura e blera si dikur në një pazar të ndyrë shifrash që varionin në sajë të bukurisë e moshës... (nënvizimi im, LS).

Në këtë citim gjejmë, madje në mënyrë të troçtë, pohimin se prostitucioni është një realitet tipik shqiptar, se gratë dhe vajzat e sotme shqiptare shiten e blihen në një pazar të ndyrë shifrash si dikur, pra siç është vepruar tradicionalisht në shoqërinë shqiptare etj. Mendoj se pohime të tilla duhen marrë si pohime më shumë emocionale të një gruaje të ndjeshme, që i është përkushtuar shpirtërisht dhe intelektualisht luftës kundër prostitucionit, por kurrsesi si pohime shkencore. Kjo sepse prostitucioni nuk rezulton të jetë një fenomen tipik shqiptar. Nëse kjo dukuri ka marrë përmasa

54

Analiza sociologjike

pas viteve ’90-të, kjo lidhet më shumë me të sotmen se me historinë. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për qëllime prostitucioni, por vetëm për martesën. Por martesa tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë), nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë tradicional, por nga e kundërta e tij. Me realitetin shqiptar, të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, merren studiuesit francezë të librit Mafia shqiptare, një rrezik për Europën (Raufer & Quere, 2003). Ata përpiqen të argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike (fq. 93), se hapësira shqipfolëse e Ballkanit është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias, se eksodi shqiptar i këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999), është një kolonizim mafioz (fq. 73), se Kanuni i Lekë Dukagjinit është, sipas tyre, “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare, shih: fq. 34, 117), se suksesi i mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale, si fjala e dhënë, besa, familja biologjike (për ta, mafioze, fq. 116), apo lidhjet e gjakut. Pra, sipas autorëve të këtij libri, “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare, ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron, në radhë të parë, te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. 22), nga prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe nga droga. Pra autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet e shqiptarëve, por në virtytet e tyre: nderi, familja, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj. (shih: Sokoli, 2003b). Por, a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe krahas kësaj, në traditën e të tjerëve, sidomos të fqinjëve tanë. Prostitucioni si praktikë kulturore universale dhe rasti i Shqipërisë Studimet mbi prostitucionin provojnë se në kushtet e sotme ai është shndërruar në një biznes global. Por, duke u mbështetur në përvojën historike, autorë të ndryshëm (për shëmbull, O’Neil, 1996), kanë pohuar se prostitucioni, tej të qenit një biznes global, përfaqëson

Lekë Sokoli

55

një praktikë kulturore universale. Le të shikojmë shkurtimisht disa aspekte të saj. Po fillojmë me kulturën biblike. Në Bibël prostitucioni ka vërtet “përmasa biblike”. Për të ka histori të jashtëzakonshme, siç është ajo e Rahab, një prostitutë që shpëtoi Izraelin nga shkatërrimi; e Ozeas3, profetit të “urdhëruar” për t’u martuar me një prostitutë; të një prostitute që “ulet në tryezë” me Jezusin4, deri te pohimi se prostitutat mund të zenë vend në Mbretërinë e Zotit edhe përpara udhëheqësve fetarë hipokritë (Mat. 21:31). Ja një ndër historitë e Biblës, me domethënien përkatëse: Ozea u martua me Gomerën, një lavire (prostitutë), dhe lindi një djalë me të. Djali u quajt Jezrahel, domethënë frut i martesës dhe jo i kurorëshkeljes. Por Gomera e braktisi Ozean, u bë përsëri prostitutë e, më pas, edhe skllave. Nga lavirësia (tanimë jo nga martesa), lindi edhe dy fëmijë të tjerë. Ozea mori vesh se ish-gruaja e tij, Gomera, ishte në shitje në një ankand skllevërish Ai shkoi në tregun e skllevërve dhe e bleu gruan e tij për 15 shekels5 dhe e çoi në shtëpi, jo për ta patur si skllave, por si gruan e tij, si të zonjën e shtëpisë. Kaq e madhe, e pabesueshme, ishte dashuria për të!… Madje ai ndryshoi edhe emrat e fëmijëve të gruas, pjellë e lavirësisë së saj, nga “Lo-ruhamah” (Jo i dashur) në “Ruahmah” (I dashur) dhe nga “Lo Ammi” (Jo i imi), në “Ammi” (Imi). Pas kësaj historie, Ozea iu drejtua njerëzve (simbolika): “Sa herë që ju (sikurse edhe unë), rendni në mënyrë të shfrenuar pas parasë (lakmia e pasurisë), pushtetit apo edhe kënaqësive, ne prostituojmë kundër Zotit… ose, thënë ndryshe, mëkatojmë e biem në krahët e djallit. Por Zoti na “blen” sërish, jo me 15 shekels, por me Dashurinë
Libri i Ozesë ose, siç quhet, Profecia e Ozesë, është i pari ndër librat e 12 Profetëve. Madje, në Testamentin e Vjetër, ai është vlerësuar si më i bukuri. 4 Shih, për shembull, Mëkatarja e falur, Bibla: 1471, Luka 7: 36–50). Por, sipas autorit të Kodi i Da Vinçit (2005), Maria Magdalena nuk ishte një putanë dosido, por e dashura e Jezu Krishtit dhe që mbeti shtatzënë me me të. Ajo ishte edhe apostullja e parë e Krishtit. Pavarësisht pohimeve të këtij lloji, studiuesit kanë pohuar se edhe Jezu Krishti është kritikuar për zemërgjerësinë ndaj prostitucionit (Horton, Leslie & Larson, 1991). 5 Në variantin shqip të Biblës (fq. 1234, pj. 3-2), thuhet: “Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi”.
3

një “mësim” personal. që lidhet me prostitucionin. sidomos në Samari (qytet i Izraelit). njësoj si lavirësimi i Gomerës dhe “Kthimin e tij te Hyji” (Bibla: 1244). e cila ishte maskuar si prostitutë. kanë theksuar edhe aspekte të trajtimit e të skllavërimit të grave. nga vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij. Sipas studiuesve. 2004 etj. sidomos në Greqinë antike dhe në Romën e lashtë. Madje ajo mbeti shtetzënë me të (Gen. urdhëroi djegien e saj së gjalli (Gen. 1994: 1268-1276). Ai shkoi në shtrat me një femër. 6 . kur Juda e mori vesh këtë. ka në Bibël (Gen. sikurse të dukurisë së hershme të prostitucionit.38:24). 38). i lindi dy fëmijë: Faresin dhe Zarën (Bibla. madje mjaft të çuditshëm. një ndër dymbëdhjetë “bijtë e Izraelit”. me “prishjen fetare e politike të tij” (Bibla: 1242). Por Mikea beson se prej Betlehemit do të dalë “Ai që do të sundojë Izraelin” (Mik. Robinson. Madje është vërtetuar se ai është zhvilluar jo vetëm në mënyrë spontane. e reja e tij. prostitucioni ka qenë mjaft i zhvilluar në antikitet. Edhe Juda. Vetë Juda u bë ndjekës i Mesisë. Monteskjè. Kështu Tamara.). dhe na kthen në rrugën e mbarë për të jetuar jo si skllevër.” Simbolika e kësaj historie lidhet me Izraelin. thuhet se priftërinjtë e Izraelit financonin shtëpitë e prostitucionit.56 Analiza sociologjike e Tij. Bibla (fq. 1994: 475). Edhe në trajtimin e prostitucionit (prishjes së gjithëmbarëshme). Por në të vërtetë ai kishte fjetur me të renë (nusen e djalit). të cilën e dinte prostitutë. me shkëlqimin dhe rënien e Republikës e të Perandorisë Romake (për shembull. Kaq i rëndë ishte mëkati i Judës! Në Testamentin e Vjetër (para Krishtit). ajo i tragoi vjehrrit të saj se prostituta kishte qenë pikërisht ajo. Në Librin e Mikesë (Bibla. por edhe në Jeruzalem e gjetkë6. Por Zoti fal. sikurse kthimi i Gomerës tek Ozea. por edhe si një veprimtari e rregulluar ligjërisht. Ata që janë marrë me historinë e Romës. të gjithë njerëzit e mirë ishin edhe mëkatarë. na jep Mikea e quan këtë si kulm të prishjes së njeriut mbi tokë. por si bijtë e tij të denjë. 1963. 5:1). Tamarën. Jezu Krishtit. Kur vendimi po zbatohej. Të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror në Romë.38:24) dhe. 1241) jep mësimin apo rrugëzgjidhjen: “Dashuria do të ngadhënjejë”. Megjithatë mesazhi i tij i fortë nuk u dëgjua nga udhëheqësit e fesë.

me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. Monogamia u shfaq si skllavërim i një seksi nga një seks tjetër. Edhe më i zhvilluar. veçanërisht statusin e gruas etj. Sipas tyre kjo lidhet. Benzi (2001) etj. Famulus do të thotë skllav shtëpiak dhe familje quhej tërësia e skllevërve që i përkisnin një njeriu (Zingarelli. ishte një kombinim i sentimentalizmit dhe grindjeve shtëpiake8. kryetari i të cilit ishte zot i gruas. Licht (1949/2001). u kthye në shërbëtore. Beard & Henderson (1997). Fantham (1975). Ajo “u shpik” pikërisht për të karakterizuar një organizim të ri shoqëror. i McGinn-it eksploron ‘përkimin’ ndërmjet sistemit ligjor dhe realitetit social . në të drejtën atërore (patriarkati). në skllave të epsheve të burrit. Studimi. Familja (ende jo e shenjtë). por vetëm me skllevërit. Engels (1980). 1973: 640). Në të pasqyrohet formimi dhe përmbajtja e saktë e normave ligjore mbi prostitucionin. është ushtrimi dhe shfrytëzimi i prostitucionit në antikitetin grek. Brown (1990 e 1993). bashkë me të. gjithsesi thellësisht patriarkale. 8 Te romakët famija në fillim nuk kishte të bënte as me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre. sidomos të 7 Të tillë janë. së pari. martesën. seksin dhe ligjin. Me familjen monogame. familjen. madje edhe më i studiuar. Porter (1999). sjelljen seksuale. për shembull. Ky parashtrim historik i problemit tregon se prostitcioni është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. në një libër mbi prostitucionin. statusin qytetar. lindi edhe prostitucioni si institucion. ne hyjmë në fushën e historisë së shkruar mbi familjen dhe. të panjohura në historinë e mëparshme. pikërisht me kalimin nga e drejta amëtare (matriarkati). parë në një kontekst social. Ai ka qenë objekt hulumtimi për një numër relativisht të madh autorësh7. Houser (1998). edhe në fushën e historisë së shkruar mbi prostitucionin. ndoshta unikal. grupet sociale.ekonomik dhe hedh dritë mbi një varg çështjesh të rëndësishme lidhur me shtresëzimin social. pra si shprehje e kontradiktës midis sekseve. Martin (1996). Gruaja humbi pozitën e vet të respektuar. të cilët kanë nxjerrë përfundime të rëndësishme për shkaqet e lindjes së prostitucionit. që shënoi edhe disfatën e madhe historike të seksit femëror (Engels. fëmijëve dhe skllevërve. Në kapërcyell të këtij shndërrimi të madh.Lekë Sokoli 57 studiuesi Thomas McGinn (2002). . skllavërinë. 1974: 226).

Gjithë “Iliada” është thurur mbi një grindje midis Akilit dhe Agamemnonit për një skllave të tillë. në shkencë.58 Analiza sociologjike skllavërië së gruas. u përpoqën ta ngrinin prostitucionin. për shembull. . Duke folur për prostitucionin e periudhës së lulëzimit të Athinës dhe figurën e prostitutës. 2003: 139). sikurse në Europë. Por sidoqoftë ai ishte i mbrojtur nga shteti. mund ta çonte në shtëpinë bashkëshortore. të cilat me mendjet dhe me shijet e tyre artistike u ngritën aq lart mbi nivelin e përgjithshëm të grave të kohës së vjetër. Edhe në Azi. Me qartësi të veçantë kjo është shfaqur edhe në veprat e Homerit. sikurse dashurinë. 1999: 116). Pjesa e gjashtë e Kamasutra-s (Shkenca e dashurisë). Bashkë me çdo hero pak a shumë të shënuar të Homerit përmendet edhe robinja e luftës me të cilën ai rron në tendën e vet dhe që. Soloni kishte ngritur shtëpi publike (Benzi. shkruar nga Vatsyayana (shih: Vatsyayana. prostitucioni ishte shumë i përhapur. Në Japoni seksi dhe marrëdhëniet seksuale nuk janë trajtuar si çështje të moralit. sikurse 9 Nga hetere. shkruan: Pikërisht në bazë të këtij prostitucioni u zhvilluan në Greqi të vetmet figura të gruas greke. që në shekullin VI para erës së re. titullohet Kurtizanet. prostutucioni lidhet me një traditë të lashtë. Madje indianët. Studiuesit e prostitucionit japonez kanë pohuar se kjo dukuri lidhet kryesisht me faktorë historikë e të traditës. grua me sjellje të lira. Madje në Athinë. “mike”. sipas të cilave gratë e reja që kapeshin në luftë bëheshin viktima të epsheve të fitimtarëve. për të cilët të vjetrit të flasin me respekt. që shoqërohej me burra në Greqinë e Vjetër. rreth shekullit të tretë para erës sonë. sa edhe spartanet me karakterin e tyre… Gratë spartane dhe një pjesë e zgjedhur e hetereve9 të Athinës kanë qenë të vetmet gra në Greqi. siç bëri Agamemnoni me Kasandrën (tek Eskili). pas luftës. Studiuesit kanë vërtetuar faktin se në periudhën e lulëzimit të Athinës. të përfitojë pasuri nga burri me të cilin është lidhur dhe të largohet prej tij pasi ia ka marrë të gjitha (nënvizimi im. Sipas kësaj “shkence” ‘detyra e një kurtizaneje është të njihet me burra të përshtatshëm. Engelsi (1980: 232-33). LS).

për shembull. Prostitucioni është gjithashtu. në mungesë të një ligji antitutor. Nigeria është cilësuar si vend ku ka mbizotëruar njëfarë morali puritan. theksohet se përmasat e prostitucionit në Izrael janë 2. të Perëndimit apo në SHBA. për shembull. format e tjera të dëfrimit” etj. Tel Avivi. saqë janë në krye të listës së prostitutave afrikane në Europë. madje lavire. Në Egjipt. (Morrison. 10 . Në shoqërinë antike greke.5 herë më të përkeqësuara se në SHBA. Në një libër të botuar nga instituti izraelit “Toda’ah”11. Ndërsa në Liban. Tradicionalisht japonezët e kanë parë seksin si një fenomen natyror. prostitucioni nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar. Me lindjen e protestantizmit u bë Në Jordani. në Izrael. Prostitucioni është pranuar gjerësisht si një komponent ‘i natyrshëm’ i shoqërisë. në vendet arabo-afrikane parashikohen dënime të rrepta për rastet e ushtrimit të tutor-biznesit të prostitucionit10 . E tillë shfaqet edhe vetë prostituta si figurë.Lekë Sokoli 59 në shumë vende të tjera të Lindjes. Ransom (2000). prostitucioni. Megjithatë nigerianet janë kaq “të gatshmet” për t’u bërë prostituta. sidomos shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe vajzave të reja është mjaft i zhvilluar. ata mund të vriten nga aktivistët islamikë. prostituta ka një status e autoritet të caktuar. sidomos nëse vajzat e shfrytëzuara janë myslimane. Megjithatë prostitucioni edhe në këto vende ka qenë dhe është mjaft i zhvilluar. por edhe perëndeshë. “sikurse të ngrënët. Tunizi etj. e përfshirë në World Coalition Against Trafficking in Women. Këta e të tjerë shembuj tregojnë se historia e prostitucionit është ndër më kontradiktoret. të paktën nëse vajzat janë myslimane. Në Etiopi. quhet edhe “kryeqyteti i qejfit”. 11 Një organizatë izraelite. Përgjithësisht. i përhapur në Afrikën e zezë. Kjo pranueshmëri është reflektuar edhe nga ligjet shumë tolerante ndaj tij. parashikohen dënime të rënda me burg ose edhe dënim me vdekje. Ajo është lavire sikurse edhe priftëreshë. siç pohon R. për shembull. për tutorët apo dhunuesit e prostitutave parashikohet burg deri në 30 vjet. Në krishterimin e mëvonshëm ajo quhej një vajzë e pamoralshme. në Egjipt parashikohen dënime me burg. madje edhe si një domosdoshmëri sociale. 1998).

që dënohet me djegie së gjalli (Bibla). deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…” 13 Shih. 12 . shthurjes etj. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave. është edhe shenjte edhe profane. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë thuprat. edhe nevojat seksuale mashkullore. për shembull). nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. Gjatë kësaj periudhe ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të Anglisë viktoriane. në tempujt e Babilonisë. Ja si e ka përshkruar një reporter (cituar nga Tenot. Por. Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. Kishtainy. Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. Në tavane kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat. që të mos mund të lëviznin gjatë aktit seksual. nga gratë e mira dhe nënat. snobizmit.). Shtëpia publike e Mary Jeffries. nga ana tjetër. 1972. vende të ngushta ku i fusnin viktimat.60 Analiza sociologjike ndarja e grave të këqija e mëkatareve. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në Korint. epoka viktoriane është quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. 1982. 1960. sidomos në Londër. në Mesapotami etj.. Walkowitz. për shembull: Roberts. Megjithatë prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. 1982. apo edhe që ngrihet në piedestal. 1962. Henriques. dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë. e cila sundoi plot 63 vjet (1837. nëse i referohemi prostitucionit. Zola. pra. Prostitucioni. edhe kjo epokë nuk i shpëtoi hipokrizisë.. robinë/skllave. gjendjen e kësaj shtëpie publike: “Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme. me përmasat e llahtarshme të tij. rrypat. nga njëra anë. Epoka viktoriane12 u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror puritan. p. 1992. sikurse në të katër anët e globit.54). engjëll e djall (meleqe apo dreqe).. Dhomat e znj.13 Prostituta. litarë për t’i lidhur ato në çdo qoshe. dyfytyrësisë. Madje. Por të paktën asnjë shoqëri nuk është krenuar me të.1901). kamxhikët. “prostituta e Qezarit”. por edhe sundimtare (Kleopatra. por edhe më të palavdishme. perverse dhe e dashur. Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria.

Prostitucioni lidhet gjithashtu me pozitën e gruas në shoqëri. në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta. se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë. e dinin ç’ishte skllavëria dhe prostitucioni. se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave. Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve. në kohën e lulëzimit të republikës së tyre). për të karakterizuar ata njerëz që. posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Agatarhidi etj. siç shprehet Athenaus (cit. dua të theksoj se të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar. Por le të shkojmë më tej në kohë. por thjesht robëri. nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave. Në ndonjë libër. siç analizon Stipçeviq (2002: 192). në kohë paqje punonin tokën. është vendosur në kllapa fjala greke dhuli. Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. apo tek izraelitët etj. Por prostitucioni. si institucion. romakët (sikurse venedikasit. për shembull). pra jo larg nesh. megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë që. ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit. se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët. është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale. kanë theksuar se edhe ilirët. mendja e shqiptarit të sotëm shkon te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore. është një dukuri e .. se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit shoqëror). Zakonisht. Disa madje flasin për mbeturina të matriarkatit të vonshëm.Lekë Sokoli 61 Po ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë. krahas kësaj fjale (robëri). ose disa prej tyre. Disa autorë antikë (Varoni. Por.). kur preket kjo temë. Pa marrë në mbrojtje këtë Kanun (ai nuk ka nevojë për mbrojtjen time). nga sa u tha më sipër. kanë folur për pozitën e posaçme të gruas në disa fise ilire. e kanë njohur institucionin e robërisë. i sanksionuar në kanunet tona. duhet të rikujtojmë. nga Stipçeviq. Autorët antikë (Theopompi. si në Greqi e në Romë. për liri seksuale paramartesore apo elementë ekzogamikë. 2002). duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire. Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri. gjegjësisht për skllavëri. nga përvoja e tyre.

Zhak Burkari. shkruan kështu (shih: Papa. të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë greke.. London: Methuen & Co LTD). E.. 2004: 136-138): Për historianin. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore. Cyril.. zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq. mospërfilljen për paranë. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë.. Fshatari. 2002: 192). duket si një zotëri madh. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan. zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e një populli.62 Analiza sociologjike pasmatriarkatit. anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij. moralin tradicional etj. respektin për nderin (nënvizimi im. një grua.. ndër më të rrallat në Lindje. Madje në literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”14 etj. malësori apo ushtari shqiptar. Sidoqoftë. Në librin Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin. i cili për mrekulli ka rajtur gjuhën dhe doket e tij. me të drejtën zakonore. 1963. duken diferencime të mëdha. sociale e familjare. LS) e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Si tregues të kësaj pozite autorë të ndryshëm përmendin faktin se në shtetin ilir. si ato që vërejmë te shqiptarët. etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës. politikoushtarake. veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.. Teuta. krahasuar me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar.. autorë grekë e romakë kanë theksuar se tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve. etj. Në këtë vështrim. 14 . Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë popull të shquar. Shqiptarët i përkasin një race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale.. Në burimin origjinal thuhet: “… under the energetic leadership of their ambitious queen Teuta…” (Robinson. qysh në shekullin e dytë para erës së re. A history of Rome. trimërinë. normat e bashkëjetesës. në shtëpinë e të cilëve banova. Për më tepër. me të cilët unë jetova e hëngra bukë. duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike.. janë të denja për bukurinë e tyre fizike.

të paktën unë nuk kam gjetur ndonjë gjë të shkruar për prostitucionin në librat mbi historinë e Shqipërisë. Nuk rezulton. ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. Falë imunitetit kulturor të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre. në folklorin tonë etj. të paktën ai nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar. italianë. në libra kronikanësh. pushtimi romak. Historikisht prostitucioni ka bashkëshoqëruar luftërat dhe pushtimet. me jetën tradicionale të shqiptarëve. austro-hungarezë. gjermanë etj. . Megjithatë shqiptarët kanë ruajtur identitetin e tyre: gjuhën. sllavobullgarë apo sllavo-serbomalazezë. zakonet. në të cilat prostitucioni ka lulëzuar në çdo fazë të qytëtërimit të tyre. jo larg nesh. sikurse vende të tjera mesdhetare.Lekë Sokoli 63 Pra. turko-islamë. për të mos shkuar më tej. mund të pohojmë se prostitucioni në Shqipëri “nuk ka histori”. të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre (Spektër. Ky “përjashtim” lidhet me puritanizmin tonë karakteristik dhe. nuk ka prodhuar prostitucion “së brendshmi”. mbart një histori mbi 23 shekullore. grekë. Përgjatë saj ka patur motele e hane në të cilat edhe seksi është ofruar si shërbim. Pohohet se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime. përgjithësisht. patriarkale. albanologësh. Megjithatë edhe Shqipëria historikisht nuk ka qenë një vend i izoluar. nga familja e mbylluar. Pohimi se prostitucioni te ne “nuk ka histori” duhet kuptuar si një fakt: Shqipëria. 2003: 21-22). Nëse për përhapjen apo edhe rregullimin ligjor të prostitucionit në këto vende ka një literaturë të bollshme. pra. për shembull. në të drejtën tonë zakonore. ‘në mbrojtje’ (edhe në kuptimin ushtarak të fjalës). që prostitucioni të ketë patur te ne ndonjë përhapje të krahasueshme me shumë vende të tjera. Përkundrazi ajo ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike apo në udhëkryq të interesave të fuqive ushtarake të kohëve të ndryshme dhe është “populluar” nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romakë. kodin e tyre etiko-moral etj. Rruga “Egnatia”. gjeografësh. të dominuar nga jeta e mbyllur. Shqipëria ka qenë në më të shumtën e kohës arenë luftërash të të tjerëve apo një vend i pushtuar. përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj. nuk ka lënë gjurmë të qenësishme ndër shqiptarët. përgjithësish. siç është për shembull Greqia apo Italia fqinje. në të cilën gjithçka.

në Kuteli. 1987. i cili gjithë botën përreth vetes e sheh si mall të tijin.15 Subjekti i tregimit ka në qendër një bej shqiptar të degjeneruar. në funksion të kënaqjes së dëshirave dhe epsheve të tij. gjithsesi. Por. sikurse nuk kursen vajzat e djemtë e rinj të “haremt të vet” për të fjetur me ta. Tiranë: SHB Kuteli. nuk ka kaluar pa lënë gjurmë. edhe përsa i përket prostitucionit. që fshikullon fuqishëm artistikisht pushtetin dhe normat morale të klasës së bejlerëve shqiptarë (Jorgaqi. 2001. Mitrush. ndonëse sëmundja e tij ishte veneriane dhe e dinte se mund ta përhapte atë. pa patur në vetvete asnjë frenim moral e njerëzor. është interpretuar si një krijim realist me frymë kundërfeudale. Por kjo periudhë. midis tyre edhe studiues socialë. Ai jepet si një njeri mizor dhe gjenetikisht i degjeneruar. sepse shkonte në shtrat me gra e dylberë (meraku i tij ishin vajzat e njoma. harbonte në lidhje të panumërta jashtë kurore. për beun. Hamiti. objekt i së cilës do të ishte jo vetëm klasa e bejlerëve. fshatarët vdisnin sepse e “kishin zakon”. Një “dëshmi” të ndikimit të haremeve osmane në jetën shqiptare na e jep një tregim i M. Fillimet e prostitucionit në Shqipëri. shfrytëzon dhe nxit dhunshëm prostitucionin. 2000: 129). Kutelit. Xhixhi hanëmi. të cilat i rrëmbente nga familjet e fshatarëve dhe i zhvirgjëronte). Sidoqoftë tregime të tilla janë si një prelud i luftës së klasave që do të niste pak më vonë. Pohojnë. sikurse gruaja e tij. nuk kanë shumë dijeni për praninë e prostitucionit në Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore apo edhe gjatë saj. . ndër të tjera. por edhe prostitucioni si fenomen (shih më poshtë). Vëll. 1989). 1995: 45. se në 15 Shih: “Vjeshta e Xheladin Beut”.64 Analiza sociologjike Madje të njëjtën gjë mund të themi edhe për pushtimin pesëshekullor osman. Ligjet e para për legalizimin e tij Të moshuarit që kam pyetur. Ky trillim letrar (gjithsesi i dhënë në funksion të nxjerrjes në pah të një realiteti të caktuar). i lidhur në martesë vetëm për formë. i cili. apo si alegori e fundit të pashmangshëm dhe të merituar të një tirani (Plasari. i vitit 1937: Vjeshta e Xheladin Beut. 1. Prozë dhe vargje të zgjedhura. Ky është beu shqiptar që nuk kursen vajzat e reja shqiptare për t’i bërë dhuratë për haremet e Stambollit.

kjo rregullore u shndërrua në ligj. nuk është bërë objekt trajtimi nga studiuesit dhe. nr. Këto trajtesa lokale u pasuan nga rregullorja e re e prostitucionit. Sokoli. sikurse droga.. homoseksualizmi etj. 27 etj. fondi i studimeve për këtë temë është thuajse i zbrazët. Me të duket se lidhet edhe emërtimi popullor. sidomos në gjysmën e parë të shekullit XX. në historinë e Shqipërisë. te “Zogu i Zi”. 4. në organet vendore të Korçës. 2004. Durrësit. mund të merret edhe si ofertë prostituimi. është ende një ndërtesë në të cilën dikur është ushtruar prostitucion publik. shteti vendosi pa ndonjë hezitim të madh legalizimin. si pasojë. Por. para dhe pas formimit të shtetit kombëtar. 134-35. ekziston një periudhë në të cilën prostitucioni ka qenë i institucionalizuar. “Zogu i Zi” (Spektër. datë 10 shkurt 1922. Ai u shfaq duke filluar nga viti 1910. fq. Edhe reagimi i parë zyrtar rreth këtij fenomeni përkon thuajse me fillimin e vetë shtetit shqiptar. në të gjitha qytetet e mëdha të vendit (shih: Musaj. 30. 160. Prej tyre u arrit në vendimet për të parat shtëpi publike në Shqipëri. Më pas vijuan një varg analizash. Për disiplinimin e prostitucionit. Ndaj. nuk njihej si dukuri16 dhe se kjo lidhet.Lekë Sokoli 65 Tiranë për shëmbull. Fenomeni i prostitucionit në shoqërinë shqiptare. të bazuara mbi raporte komisionesh të posaçme mbi prostitucionin. si burim informimi mbeten dokumentet zyrtare. miratuar nga Këshilli i Ministrave. gusht 1922. Ai fillimisht huazoi rregulloren e prostitucionit të Sarajevës. Pas miratimit në Parlament. në qytetin e Shkodrës dhe. për shembull. paksa i veçantë. 1999. 16 . Dokumentet e Arkivit të Shtetit dëshmojnë se në Shqipëri. 196. fq. 2003: 21). por ilegal. ndërsa propaganda zyrtare e quante atë si shprehje të kalbëzimit të kapitalizmit. gjithsesi. nuk është pa interes analiza e prostitucionit profesionist shqiptar. 2003. prostitucioni i mirëfilltë.17 Mund të shihen. u shfaq në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi “depërtimin” e tij. Të tjerë pohojnë se edhe e famshmja “A doni qymyr zotëri?” e Migjenit. Sokoli. 17 Fletorja zyrtare. Elbasanit etj. fq. Në mungesë të studimeve të mirëfillta. fq. sidomos pas vitit 1920. Në studime të mëparshme kam pohuar se në Shqipëri prostitucioni. 2002: 260-61). me vendim nr. Sokoli. nga njëra anë.

ari e deri në dy vjet burg. Evidentimi i prostitutave. Edhe gjobat që do të vileshin nga prostitutat që shkelnin rregulloren. ndjekja. të cilave do t’u paguheshin shpenzimet e udhëtimit etj. Një pjesë e këtij fondi do t’u jepej grave që hiqnin vullnetarisht dorë nga prostitucioni. Në rregullore përcaktoheshin detyrat e drejtuesit të shtëpisë publike. shtëpitë e përgjithshme. iu ndalua që prostituta t’i jepte mjekut para në dorë për vizitën mjekësore. Për t’u përmendur është gjithashtu ndihma që parashikohej për prostitutat. shtëpitë publike ose. neni 25 parashikonte dënim me gjobë nga 10-100 fr. Neni 21 e detyronte drejtuesin e shtëpisë publike t’i jepte prostitutës ¼ e fitimit nga ushtrimi i profesionit të saj. prostitucioni i fshehtë. Për këto raste. ky ligj i parë mbi prostitucionin? Përfaqësonte bazën juridike të legalizimit të tij. shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin. për t’u ardhur në ndihmë grave prostitua. në mënyrë që t’i pritej rruga përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. siç thuhej atëherë. duke përfshirë edhe gratë joshqiptare.66 Analiza sociologjike Ç’përfaqësonte. Kjo masë antikorrupsion merrej me qëllim që mjeku të mos komprometohej e t’u jepte leje për ushtrimin e prostitucionit grave të sëmura apo të pashëruara plotësisht. Për shembull. Më pas. regjistrimi dhe organizimi i vizitave mjekësore ndiqej nga komisariatet e policisë së prefekturave. do të hapeshin atje ku kishte gra që ushtronin prostitucionin. përmes krijimit të një “fondi ndihme”. Pra. Atij i ndalohej keqtrajtimi i tyre për të rritur të ardhurat personale. i kalonin pikërisht këtij fondi. Në të tilla raste parashikohej detyrimi ligjor për t’i dërguar prostitutat “e lira” në shtëpitë publike të licencuara. siç shihet. Prostitutat duhej të regjistroheshin në këto institucione dhe t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë mjekësor. u bënë disa ndryshime në rregulloren e prostitucionit. Sipas tij. për prostitutat parashikoheshin masa mjaft të rrepta në rastet e shkeljes së tij. . Me rregulloren në fjalë ndalohej prostitucioni i rrugës dhe. Por pagesa bëhej në komisariatet e policisë dhe ½ u takonte mjekëve. i cili detyrohej t’u plotësonte grave publike kushtet e paracaktuara me ligj dhe të respektonte të drejtat e tyre. në thelb. Por krahas ndihmës së parashikuar me ligj. përgjithësisht.

Ai vazhdon të jetë i tillë. siç do të shohim edhe më poshtë. qysh në vitin 1910 (Musaj. ndjek. madje ka marrë çuditërisht përmasa. Në 18 Në mënyrë të veçantë gazeta Republika. para e gjatë Luftës së Dytë Botërore Përmes dokumenteve të marra në Arkivin e Shtetit. është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar.Lekë Sokoli 67 Përkundrazi. trajton e synon të zgjidhë në rrugë institucionale një problem konkret social. Korçë. të punësuarat (prostitutat). duke filluar nga data 10 qershor 2004. megjithëse shteti është bërë një instrument gjithnjë e më i sofistikuar. ai e quante atë të dëmshëm. Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në një hotel në Shkodër. 2002: 260-274). madje të rrezikshëm për shëndetin. por edhe për moralin tradicional shqiptar. ka botuar dokumente që provojnë ekzistencën e një rrjeti shtëpish publike në periudhën 1920-45. Vlorë. është hedhur dritë mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prostitucioni profesionist në Shqipëri. 19 Ky emërtim i rrugës në fjalë është bërë në vitin 1939. Elbasan. në disa numra të saj. Pra. Berat. Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. Sidoqoftë. nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht çështjen e prostitucionit si problem. klientët e tyre etj. 40. Durrës. siç ishte prostitucioni i atëhershëm. Më pas shtëpitë publike u hapën në Tiranë. në rrugën “Viktorio Emanuel”19. Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. Madje mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve ‘20-të). ndërsa viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri. “rezulton e hapur ç’prej vitit 1919". në këtë shembull kemi një ndër rastet më domethënëse kur shteti shqiptar (atëherë thuajse i sapolindur). . Në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942). Është tjetër çështje nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. organizatorët. thuhet se shtëpia publike e vendosur në Vlorë. qëllimin dhe mënyrën e funksionimit të tyre. mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende shqiptar). një pjesë e të cilave janë publikuar edhe në gazeta e revista18. zyrtarisht. nr.

Arkivi i Shtetit. të parën shtëpi publike të njohur. Ndërkohë Jergucati (Gjirokastër). prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë Shqipërinë. të marra nga i njëjti burim: Sipas raportit të hartuar në fund të vitit 1922 nga dr. profesioni i kurvërisë. Tepelenë. 249. Raportohet gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre. Pra kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel (Shkodër.20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar. gra publike apo gra të përgjithshme. rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. pas kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: përdaltore. Ndër të parat bashki që analizuan prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit. Korça figuron të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. viti 1923. se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike. por ende të palegalizuar (Vlorë. kurvëri. 1921). Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). dosja VI-125. qysh në vitin 1922. Shkurt. siç kishte edhe në Delvinë. tri italiane (Liberativ. si dhe për kombësinë e tyre. ishin hapur disa shtëpi publike. Kuestura mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943.68 Analiza sociologjike Tiranë. gra të përdala. të parën rregullore vendore për legalizimin e prostitucionit (Korçë. 1919). kurva. Por çfarë vihet re nga analiza e këtij zhvillimi? Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme. 1910). Përmet. dhjetë shtëpi publike. madje dhe në Jergucat (viti 1942). qendra të kurvërisë etj. Madje u hartua edhe një rregullore lokale legalizimi. qysh në maj të vitit 1921. fq. Ja disa fakte. për shembull. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. por në vitin 1942 ishin të regjistruara (të licencuara). 11 20 . Ruzhdi Bobrati. madje para se rregullorja e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Fondi. Reagimi i shtetit është në vetvete një provë e këtyre përmasave. imorale. Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. Castiello. Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike.

Gjirokastër. sikurse me hapjen e Shqipërisë ndaj investimeve të huaja. drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”. “nderin dhe namuzin e familjeve tona në Shqipëri”. 29 burra nga fshati Kashovicë. në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një shtëpi publike. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj. Në të vërtetë një pjesë e shtëpive publike të hapura në Shqipëri ishin si filiale të shtëpive publike të huaja. 3. siç shkruhej shprehimisht. nga ana tjetër. pranë kazermave. Në dhjetor 1928. . Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë shtëpi publike”. pikërisht për minimizimin e pasojave social-ekonomike të tij. Ministria e Brendshme njofton se gruaja e ve nga Kashovica. jashtë qytetit. “për nënoficerë” e “për oficerë”. Politika zyrtare e quante institucionalizimin e prostitucionit si të keqen më të vogël. Interesante është edhe përgjigjja e letrës: “Në përgjigje të shkresës tuaj. Në shkurt 1922. Madje respektohej edhe hierarkia ushtarake. do të heqë dorë nga imoraliteti.Lekë Sokoli 69 1. sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet. me lutjen që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për ta patur atë “sa më larg vetes”. duke u gjendur në situata të pahijshme”. Kishte shtëpi publike të veçanta “për trupa (ushtarë)”. Nga njëra anë. Por. i shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë. sepse “vajzat që mësonin në atë shkollë duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë publike. duke rrezikuar. që prostituonte në shtëpinë e saj. 2. shëndetësore dhe ekonomike. ai vlerësohej si i dëmshëm nga pikëpamja morale. ishgruaja e një bashkëfshatarit të tyre. Prostitucioni profesionist i viteve 1920-45 lidhet mjaft me praninë e ushtrive e huaja dhe luftën. Por prostitucioni profesionist i periudhës para vendosjes së komunizmit nuk lidhet vetëm me ndikimin e huaj e të të huajve. Në janar 1942. kryesisht atyre italiane. Në mjaft raste shtëpitë publike ishin të veçanta për ushtarakët. u bë legalizimi. turizmit etj.

ndaj s’kishin nevojë për tutorë e mbrojtës të tjerë. më 20 korrik 1936. qoftë për gra ose për djem. siç ndodh sot. kujdestar apo diçka të ngjashme me to. nga ana tjetër. kjo është në një sasi të kufizuar dhe. Shkodër. në krahasim me fenomenet me të cilat ballafaqohet Shqipëria e sotme lidhur me prostitucionin. Mbi këto gra administratat tona adaptojnë masat e vizitave të regullta mjekësore. Korçë. në një urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme. Për shembull. arrin në 5060 gra publike. mund të konstatohet gjithashtu se në Shqipërinë e viteve 1920-45 prostitucioni ka bashkëjetuar pa konflikte me realitetin konservator shqiptar. Ai. thuhet: . ndryshe nga ç’ndodh sot në Shqipëri e thuajse në mbarë botën. nuk nuk kishte dramacitetin e sotëm. Mbi të gjitha. Më tej. Nga dokumentacioni i arkivuar që i referohet prostitucionit. një zgjedhje e lirë. të datës 11 shtator 1935. Pra. Gratë prostituta kishin mbrojtjen e shtetit. Në një korespondencë qortuese të Policisë së Shtetit ndaj Prefekturës së Shkodrës. LS). siç ka ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit. ndër të tjera thuhet se gratë e përgjithshme (prostitutat) janë të nevojshme për një qytet të tillë dhe se përmes tyre ruhet shëndeti publik dhe morali i popullsisë së qytetit (nënvizimi im. Shqipëria ka aderuar edhe në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve. që daton më 18 shkurt 1922. të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi. Elbasan e Vlorë. sipas regjistrimeve të bëra për këtë qëllim…” Për më tepër. Sa për profesionin e prostitucionit të grave (kurvëria). mund të themi se kahu i lëvzjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” dhe jo e kundërta.70 Analiza sociologjike Ngritja e shtëpive publike nxitej e ndihmohej nga institucionet shtetërore. afërsisht. thuhet: “Kam nderin t’ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të bardhëve. Thuajse nuk njihej dhuna e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni. mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej. në tetor 1937. Ja një shembull: në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme. si Tiranë. të paktën më shumë se sot. në atë kohë nuk kemi hasur konceptin tutor. për shembull.

përfaqësi diplomatike etj. Sidoqoftë përvoja e prostitucionit profesionist shqiptar të viteve 1920-45 është mjaft interesante. mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të prostitucionit. Gratë që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin të hiqnin dorë nga ky profesion ose. por prostituta dhe vinë në Shqipëri për të ushtruar profesionin e kurvërisë”.. vlerësohej si e dëmshme nga ana shëndëtësore dhe ekonomike. 71 Kjo nga institucionet e shtetit shqiptar. edhe nëse e krahasojmë atë me përvojën e vendeve të tjera. një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr vëmendje). mbylleshin në shtëpitë publike të ligjshme. Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90) Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. për të kufizuar këtë fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri. me viza të përfaqësive tona diplomatike. Këto gra. Pra. Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe martesat fiktive. Ndër vendimet e para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit.Ministri e Brendshme Ministri e Jashtme . Gratë publike (prostitutat). Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të përcaktuara me ligj. në të kundërt. dhe që “bën përshtypje të keqe”. përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera. sikurse parapëlqimet për t’u bërë mantenuta të të pasurve. . ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. më shumë greke e hungareze. në realitet nuk janë turiste. edhe në ditët tona.Lekë Sokoli “Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta. të cilësueme si turiste. Ka një sërë korrespondencash prefektura . Prostitucion i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë shtëpive publike). Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll prostitucionin. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar.

përputhet me ideologjinë komuniste. reklamuan veten në këtë kongres. sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj. lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “. komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale. priftërinj e peshkopë. Sipas saj. si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t’i jepen një burri për arsye të tjera.” Sikuse Engelsi. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez.. Dukesha e kontesha. siç nuk kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin ‘e dëmshëm e të turpshëm’. ceremonitë e pritjet mondane s’kishin të sosur. megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët…. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste. Banketet luksoze. ‘solemne e instruktive’ u rrëfyen atje. zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre. duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. Sipas Engelsit (1980: 251).” Në zbatim të kësaj ideologjie. edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri.. Në vitin 1913 ai shkruante për Raboçnaja Pravda. një moral i ri (morali komunist). dy mënyrat kryesore. shtypja dhe shfrytëzimi. e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji.72 Analiza sociologjike Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945-90. histori të shumta. ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër.do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror. më të sigurta e më të shpejta. Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan kundër prostitucionit? Sipas tyre.. Sharlatanët e bamirësisë dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit. edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin.. përveçse nga dashuria e vërtetë. Propaganda .

përgjithësisht rural. e të droguarve. 2000: 60). madje edhe në periudhën pasenveriane. pak kohë para fillimit të proceseve demokratike. Pa hyrë në hollësi. Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive. të paktën mund të pohojmë se prostitucioni. në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar.Lekë Sokoli 73 zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”.“plagë e kapitalizmit” . në Shqipërinë komuniste nuk ka ekzistuar. Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj. e të gjymtuarve. e prostitucionit etj. kryente një punë të caktuar. për të tjerë. ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë (Krasniqi. Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve ‘90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. sillej sipas normave të pranuara. për të tjerë një harmoni negative (Kadare. deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit ‘të hedhurit tej të shoqërisë’. 2003). . të pas Luftës së Dytë Botërore. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që. thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë. Alia (1986: 153). Pra. siç shihet. ku bën pjesë bota e krimit. sikurse droga e të tjera dukuri shqetësuese të kohës sonë. Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale). Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”.vlerësohej si pjesë e luftës së klasave. si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi. R. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe. sepse u krijuan edhe vlera. për shkak të dhunës e mungesës së lirive. nga një “status quo”. të paktën nuk përfaqësonte një problem social. pak a shumë homogjen. i bindej pa kushte autoritetit. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social ië lexueshëm. edhe lufta kundër prostitucionit .

erdhi në Tirënë dhe u vendos në hotel “Dajti”. shkruante më 1986: “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës. se nuk kishte prostituta. por gjithësesi jo prostitutat. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha. pra një tjetër punë e profesion. Kur po ngjiste . bukëdhënëse. fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme.74 Analiza sociologjike Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo raporterë të huaj. gjatë regjimit komunist. nuk përfaqësonte një problem. kjo është tjetër çështje). në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka cilësuar Çurçilli). kapitulli (i deriathershëm) prostitucion ishte një kapitull i mbyllur. 1998). por në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas. nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Nga Bostoni. nënkuptonte një karrierë profesionale. ato që ndërronin partnerë seksualë. ishte e vërtetë. Aq më shumë që termi “për karrierë”. Prostitucioni në Shqipërinë e pas viteve ’90-të dhe disa përfundime Në vitin 1994. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”. Peter Lukas. pak pas vendosjes së demokracisë. ato që dalin në “treg”. partiake apo administrative. Por kjo nuk përbënte një dukuri masive. se nuk kishte homoseksualë. Pra. ai ripohon: “Po. në First impressions of Life in Albania. Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin për karrierë (në mos për para). të paqendrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt. një maqedonas me emrin Tomislav Dungov (Tomçja). Dymbëdhjetë vjet më vonë. jo në një marrëdhënie qejfi apo kënaqësie. një ndër bashkëpunëtorët e mi të parë në fushën e biznesit dhe njëherësh ndër miqtë e mi më të mirë. Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin.

njëra më e bukur se tjetra dhe i tha: “Zgjidh njërën prej tyre”. e ndaloi një person rreth të tridhjetave. Procesi i kalimit nga një familje e gjerë në familje nukleare ndikon që lidhjet midis anëtarëve të saj të jenë të brishta dhe të humbasin pikat e takimit.“Më prit vetëm dy minuta”. Dragoti. si dukuri të lidhura jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. .pyeti ai.Lekë Sokoli 75 shkallët e hotelit. Fakte si këto provojnë ekzistencën edhe në Shqipëri të ushtrimit të prostitucionit nga gra e vajza profesioniste apo të tjera që e ushtrojnë atë “part time”. Ja ç’thuhet në një studim të vitit 2004. Prostitucioni i brendshëm. krejt i çuditur. krahas atyre që kanë hyrë në tregun e mistershëm të prostitucionit të vendeve të tjera. kryesisht të karakterit social-politik dhe ekonomik. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. Karaj e Thodri. i mungojnë nuancat e familjes patriarkale me rregulla të forta dhe norma të .i tha maqedonasi. 2004: 31-32): “Nga studimi i intervistave të realizara konfirmohet tronditja e lidhjeve familjare.“Më fal.ia ktheu ai. . . . Shumë shpejt ai u kthye me katër-pesë vajza. Tomçja. për të kaluar natën”. sa në ndonjë rast prostitucioni është quajtur “hulokausti shqiptar” (Spektër. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist shqiptar (mafia e kriminaliteti. Sidomos trafiku i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni ka patur përmasa aq të mëdha. “Doni një femër. me psikologjinë sociale dhe vetjake të shqiptarëve apo me karakterin e temperamentin e tyre.se ndërrova mendje. por ti e bëre ‘punën’ tënde dhe unë do të të paguaj”. ku janë?” . mbi trafikun e grave e vajzave (shih: Leskaj. dobësimi i tyre. përkundrazi. si karakteristikë e familjes së sotme shqiptare. me shembjen e këtyre komuniteteve dhe komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. Familja nukleare nuk është e përgatitur të përballojë problemet e mëdha. 20-22 vjeçe. Prostitucioni në Shqipëri erdhi bashkë me lirinë e munguar dhe “ngjiti” shumë shpejt. është favorizuar sidomos nga shndërrimet e ndodhura në fushën e marrëdhënieve familjare. Por ky vërshim nuk lidhet aq me faktorë historikë e të traditës. 2003: 19). Pra “vërshimi” i prostitucionit në Shqipërinë postkomuniste shpjegohet me një varg faktorësh. vetëm sa për të provuar: “Po. sikurse trefikimi dhe ushtrimi i tij jashtë vendit. iu përgjigj. .).

76 Analiza sociologjike caktuara. Nga anketimet e kryera del se opinioni publik shqiptar është në masën 67. nga gjendja e vështirë ekonomike. Në pjesën më të madhe të intervistave që janë bërë me gratë e trafkuara. përgjithësisht. Legalizimi. sikurse prostitucioni i brendshëm apo ndërkombëtar i shqiptareve(ëve). nuk do të kenë vlera më të mëdha për të mbrojtur apo afirmuar. Për më tepër ai është burim i një pjese të madhe të problemeve me të cilat përballen sot viktimat e prostitucionit”. do të minimizonte mundësinë e trafikimit dhe do të ishte e mundshme që të gjitha gratë e vajzat t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë . i rivlerësimit të vetvetes.. ku të gjithë janë të bashkuar për një qëllim: të mbrojnë dhe mbështesin familjen.). në radhë të parë. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare)... trafikimi) i drogës. është tërësish jashtë kohe.” Prostitucioni është favorizuar nga papunësia dhe. Ajo është e thyeshme dhe e ndjeshme ndaj fenomeneve e problemeve të mëdha sociale. ata nuk do të reshtin së shfrytëzuari drogën apo së ushtruari apo shfrytëzuari prostitucionin dhe trafikimin e grave e vajzave të tyre. del se pjesë e trafikimit të tyre kanë qenë vetë prindërit ose të afërm të tjerë të familjes.7 për qind dakord me mendimin se varfëria është një ndër shkaqet e trafikimit të femrave dhe ushtrimit të prostitucionit. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të jenë “të droguar pas parasë”. tek e cila mund të besonin shqiptarët. i vlerësimit të të qenit shqiptar. nëse nuk do të kenë ku të besojnë tjetër veç saj. më shumë se me varfërinë lidhet me njëfarë lack of pride (humbje e krenarisë). njëherësh drejtuese e një OJF-je për të drejtat e grave. nuk do të kenë më krenari për të konservuar etj. L. Ndaj asnjë program nuk mund ta minimizojë prostitucionin më shumë se një program i rilindjes morale. pra me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten. Ndërsa një drejtuese e një grupi për të drejtat e njeriut. me mungesën e një qëllimi kolektiv. thotë: “Ky ligj (i ndalimit.. Por përdorimi (prodhimi.. ka këtë mendim: “Pëvoja botërore tregon se legalizimi ka ndihmuar shoqërinë dhe vetë femrat e përfshira në prostitucion.S. A duhet (ri)legalizuar prostitucioni në Shqipëri? Ja disa opinione: një shkrimtare. si dhe nga etja e shfrenuar për para e fitim.

shoqëria shqiptare nuk e pranon dot një fenomen të tillë”. pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa kompromis (I). të legalizosh prostitucionin do të thotë të komercializosh dhe të shfrytëzosh qenie të gjalla. shteti shqiptar dhe administrata nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin këtë treg të ri. Një përfaqësues i këtij komuniteti. August 1999. 22 . të paktën tani për tani. Së dyti. për arsye sigurie. Në adresën: “http:// www. kur Talebanët ishin ende në pushtet. lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor.htm”. por edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje. Nga të anojmë? A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës? Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit. prostitucioni nuk u zhduk. ai u shtua në përmasa të habitshme. thotë: “Islami është kundër prostitucionit dhe sistemit të vlerave që e ligjëron.Lekë Sokoli 77 mjekësor”. ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj. Edhe një klerik në Katedralen ortodokse të Ungjillëzimit në Tiranë.org/fa-kab. Për më tepër shoqëria shqiptare nuk ka emancipimin e duhur kulturor për të kuptuar se një shtëpi publike është një përjashtim e jo një rregull”. ashtu siç nuk është në gjendje të të kontrollojë edhe mjaft veprimtari të tjera. mendon pak a shumë njësoj: “Unë nuk e di konkretisht se ç’qëndrim do të mbajë hierarkia e Kishës nëse shteti do të legalizonte prostitucionin. jo vetëm tregtia e seksit. Kjo sepse. Kundër legalizimit të prostitucionit rreshtohen edhe komunitetet fetare. njëherësh edhe drejtues i një organi të tij. një politikan dhe jurist i njohur thotë: “Legalizim i prostitucionit në Shqipëri? Jo.22 Pra Referencat janë marrë nga një raport i vitit 1999. vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat. Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe egërsisë së “shtetit puritan islamik”. Bibla flet qartë: kurvëria është mëkati më i madh”. legalizimi. Sipas një raporti. Kjo çështje (legalizimi) as që duhet çuar nëpër mend”. por jam i bindur se ajo nuk do ta përkrahte një vendim të tillë. Së fundi. Shih: RAWA report. Një juriste e intervistuar shprehet: “Unë jam kundër legalizimit të ushtrimit të prostitucionit në Shqipëri. Përkundrazi. së pari.rawa.

mund t’i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë”24 (Chastity Hoses). në adresën: http:// www. në hapësirën holandeze. qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni. për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë.iran-press-service. Sipas një raporti të Mitra Sistani. kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit. A duhet të legalizohet prostitucioni? Një shembull e jep Holanda. të cilat u konkretizuan me dy akte (Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act) të vitit 1911. Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend. Të paktën pa një analizë historike. me gjithë njëfarë religious upheaval23 të fillimit të shekullit XX. ligjore dhe sociale të kontakteve seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen Mosaprovim nga ana e fesë. Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të specializuara. A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i prostitucionit për kategori të caktuara sociale.htm. të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”.78 Analiza sociologjike vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. marrë nga interneti. është vlerësuar si një alternativë tjetër.com/articles_2002/Aug_2002/efaf_house_4802. Duhen edhe politika të caktuara sociale. Roterdami ka qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. Në librin Historia e legalizimit të prostitucionit në Hollandë. u zhvillua “pa pengesa” zyrtare. Kjo nënkupton një legjitimim nga pikëpamja fetare. Në kërkim të “rrugës së tretë”. por ai është tanimë pjesë e realitetit social”. ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit. duke filluar nga debatet e fillimit të shekullit XX. midis atyre që kërkonin respektivisht ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit. “Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu. Madje vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. . Ndryshe nga ç’ka ndodhur në shtete të tjera. 24 23 .thotë zëvendësministri i Çështjeve Sociale të Iranit. në Iran. të pasuar nga debate të mëdha.

aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra). për shkak të rënies së kërkesës. John. kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. Don Oreste. prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. Tiranë: 8 nëntori Benzi. 1994. Shkrimi i Shenjtë (Beslidhja e Vjetër dhe Beslidhja e Re). Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. 1986. Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në shumë vende europiane). Sipas kësaj skeme. por vetëm për ata që janë të pamartuar. Të paktën në kërkim të së keqes më të vogël. Gender . pa u përndjekur nga policia. Sipas të dhënave zyrtare. Ramiz. Tiranë: Marin Barleti BIBLA. aborti etj. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë. REFERENCAT Alia. Por autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25 vjeç). 1997. e cila mund të konsumohet në hotele apo motele të posaçme. në të cilat ndalohen vetëm disa forma të ushtrimit të prostirtucionit (me të mitur. në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta. për nga statusi i tij. Përkthyer dhe shtjelluar nga Dom Simon Filipaj: Arqipeshkvia e Tivarit dhe Drita (Ferizaj). Ai mund të zhbëhet (shuhet).).Lekë Sokoli 79 ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Por të ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit. 2003. u bëhen analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive. Raport to the 9-th congress fo the Party of Labour of Albania. Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e grave. me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. Pas kësaj ata pajisen me një lejë “martese të lirë”. Atje prostitucioni. Beard. të ve ose të martuar me gra të paafta fizikish e mendërisht. Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull. Sacret Prostitution in Antiquity. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Mary and Henderson. është legal dhe të bëhesh apo jo prostitutë. Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. prostitucioni i rrugës etj.

1. Në MarksEngels. 480-503 Bregu. Jorgaqi. Sharl. 2003. 2004. Vanderbilt Journal of Transnational Law. pp. Tiranë: Alb-Ass. Ismail. 2000. 1975. Plots and Prostitution in Greek New Comedy. Parathënie e “Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore” të Don Oreste Benzi. në Kuteli. Alex. S.. The Sociology of Social Problems. Tiranë: Naim Frashëri. 1995. of Leeds Int’l . Phoenix 29. Milazim. vëll 1. _____. 2. Tiranë: Marin Barleti Brown. 1998. Shoqëria dhe prostitucioni. e pronës private dhe e shtetit. Semminar 6. Sex. Albania: No Instant Demokracy. Gazeta Shekulli. Tiranë: Naim Frashëri. Andrew D. Thomas. 93. Vol. New Jersey: Printice-Hall. Housel. Vepra letrare. Teen Prostitution in Japan: Regulation of Telephone Clubs. 44-74 Hamiti. 1998. Tiranë: 8 Nëntori.J. Vepra të zgjedhura. and Survival in Hellenistic Athens: A Study of Women in New Comedy. Tiranë: Botimet “Dudaj” Brown. Status. Larson F. Letërsia moderne shqiptare (gjysma e parë e shek. në Poetika e dokumentit.80 Analiza sociologjike and History. 6 prill Lukas. XX). Pap. Samuel. Musaj. 2002. Larson. and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt University Monteskjè. P 1990. Gruaja në Shqipëri (1912-1939). Gerald. (1989). v. ‘Parathënie’. McGinn. 2002. 2003. M. Vëllimi II. Iliada dhe Odisea. 2005. Fantham. Maggie. Feminism and Critical Praxis:profession prosti- . Fatmira. Dan. Eros and Aphrodisia in the Works of Dio Chysostom. N. Tiranë: Fan Noli Morrison. ‘Rrëfimet e Mitrush Kutelit’. E. pp. Kadare. Kohë barbare. Tiranë: Onufri Krasniqi. Inc. Sexuality. (1987). 2 March: 457-497. Tiranë: Albas Horton B. Hodgson. Tiranë: Akademia e Shkencave O’Neill. N. The Boston Globe. Leslie R. 2003. 31 n. Homeri. Kodi i Da Vinçit. Paul. 2000. 241-266 Engels. 1996. (2000). Prostitution. Prostitution. USA: Copytron Academic Publishers. 1980. 1991. Majlinda. A history of the legalization process of prostitution in the Netherlands. Origjina e familjes. Sociological Analysis. pp. J. Madhështia dhe rënia e romakëve. 2 February. 1998. Peter. North Carolina. No. Jorgaqi. Friedrih. Classical Antiquity 29. ‘An Unusual Optimism in Albania’. A. Canada: University of Toronto.

2002. March 30. 2004.një libër urrejtjeje dhe racizmi antishqiptar”. (Spektër. 1963. Constructions of the Classical Body. Ilirët . J. Mafia shqiptare . 19-21 Robinson. orum Discusses Child Prostitution In Ethiopia. Revista Politika & Shoqëria. Tiranë: Toena Zingarelli. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. 171. Panafrican News Agency. Prostitucioni. Aleksandër. 2(14). Robert. London: Methuen & Co LTD Sokoli. Nr. fq. Prostitucioni. 136-138 Ransom. kultura. Stefane. James. 2003a. 2004. 1970. 2003b. simbolet e kultet. Michigan: University of Michigan Press. A history of Rome. Politika & Shoqëria. 174-195 ____. 2003). E. Cyril. Lekë. në Politika & Shoqëria. Bologna: Zanichedi SPA . 2(12). A. ____. Nr. holokausti shqiptar. Tiranë: Apolonia. Prostitution and the Human Rights.Lekë Sokoli 81 tute?. 7. 2003. (1995). Porter. Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve. fq. fq. Shqipëria dhe shqiptarët. Zhak Burkari. Xavier & Quere. jeta. “Mafia shqiptare” . 21-37 Plasari. pp. in The Austrian Journal of Sociology. Vëll.një rrezik për Europën.Historia. Nr. 2000. Nr. In Ballkan Yearbook of Human Rights. Asti. Vëll. Nicola. Raufer. Vëll. Vocabolario della lingua italiana. 6. 19 prill. Papa. winter 1996. Stipçeviq. 1 (13). 1999. 2000. Tiranë: Kumti Revista Spektër. 7.

janë tronditëse.parashtrimi i problemit Nga 23 vajza të Jetimores së Korçës. . 2003). Objekt i këtij studimi është pikërisht ajo pjesë e grave dhe 1 Ky studim është pjesë e një sondazhi të realizuar në vitin 2005. që u referohen denoncimeve të familjarëve. Disa janë bërë nëna dhe ende vazhdojnë të (ri)trafikohen2. kanë përsëritur ciklin e trafikimit disa herë (CRCA. përgjithësisht. Ndër 245 vajza të trafikuara. janë adoleshente të grupmoshës 13-18 vjeç.82 Analiza sociologjike Vështrim sociologjik mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri1 Hyrje . Është pohuar se vetëm në Europën Perëndimore ka 30-36 mijë prostituta shqiptare (shih: Çupi. 87 prej tyre (pra 35. Sokoli. dr. 2001. Vatra. të lidhur me trafikimin. pa folur për vendet e tjera. Të dhënat për trafikimin e grave shqiptare. mbi 600 femra shqiptare ende quhen të zhdukura4. sado kontradiktore. Gazeta Metropol. 3 Sipas një studimi të Qendrës së Rehabilitimit të Femrave të Riatdhesuara në Shqipëri. 2003. pas trafikimit në vendet fqinje.5 për qind). 2 Nga intervista me kryetarin e Shoqatës së Jetimëve të Korçës. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. 4 Hoxha. “Vatra”-Vlorë. por të riatdhesuara. Edhe pjesa tjetër është trafikuar për herë të parë kur ka qenë brenda kësaj grupmoshe dhe. Në perceptimin e shqiptarëve të anketuar. 2005. Edmond. 1999). 2002. në kuadrin e Qendrës së Studimeve Politike e Sociale dhe është bashkautorësi me drejtuesin e saj. 15 prej tyre janë trafikuar. 2002)3. rreth ½ e tyre e quajnë prostitucionin si “një veprimtari të detyruar” (Katro & Shimani. Zholi. qershor 2005. 21 korrik. Sipias të dhënave zyrtare. duke përfshirë vetë Shqipërinë. Ilir Gëdeshin.

2003: Parathënie). Por analizat dhe komentet janë mbështetur më shumë në histori të izoluara individësh të trafikuar. gjithsesi. etiko-moralë etj. Emanuela & Sibona. (Raufer & Quere. Juliana G. 2003). më të bukur. shpesh të njëanshme.. Disa e lidhin me veset e shqiptarëve. Don Oreste. 24 dhjetor 2000: 18). për të mos u shfrytëzuar seksualisht. më i përfolur se i studiuar. dëshmi të një bote barbare nga e cila nganjëherë vdekja përbën të vetmen rrugëdalje (Arlecchi. Një libër me dëshmi të tilla është ai i disa studiuesve italianë. 2000)7. 2003). Sidoqoftë.Lekë Sokoli 83 adoleshentëve shqiptarë që trafikohen. Skllavet e Perëndimit. nga studiuesit socialë dhe opinioni i gjerë është pranuar se trafikimi i grave dhe adoleshentëve është një ndër dukuritë më të dhimbshme dhe më tragjike të tranzicionit paskomunist shqiptar. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Intervistë me një të ri nga Vlora (qershor 2005). Tiranë: Marin Barleti. Dhuna. politikë. kryesisht seksuale. Të tjerë madje e lidhin edhe me virtytet e cilësitë e tyre morale: besën. juridikë. Por trafikimi mbetet. ka eklipsuar ndikimin e faktorëve ekonomikë.. e bën jetën më të mirë. më luksoze”5. Të ndara janë edhe opinionet e studiuesve. i vërtetë. Nga ky studim del se në perceptimin e shqiptarëve trafikimi vazhdon të jetë shqetësim. ana më e prekshme dhe më e dënueshme e problemit. u detyrua nga bashkëshorti i saj të vetësakrifikohej. ose Benzi. Roberta. Tiranë: Korbi. 2003. nëpërmjet shitblerjes së tyre apo të aftësisë së tyre për shërbime fitimprurëse. fjalën e dhënë. 7 Ky pohim është. por ka ndër ata që mendojnë se trafikimi i femrave zhvillon ekonominë dhe mirëqenien. Gazeta Korrieri. Shih për shembull: Moroli. për fat të keq. shpesh variojnë midis ekstremeve: shumica e shqiptarëve të sotëm e percepton trafikimin si një “hulokaust shqiptar” (Spektër. Disa mendojnë se trafikimi është një fenomen tipik shqiptar (Benzi. familjen biologjike etj. Megjithatë vlerësimet e tyre për trafikimin janë të ndryshme dhe. Nga njëra anë. 2000. domethënë që detyrohen nga trafikantët me forcë. Studimet empirike për këtë dukuri janë të pakta. 6 5 . Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Ajo i dha fund jetës vetëm një vit pas martesës. socialë. 23 vjeçe. Për të flitet e shkruhet çdo ditë. për të mos bërë prostitutën në Itali (shih: “Zgjedh vdekjen në vend të prostitutës”. trafikimi është identifikuar me dhunën. me premtime për martesë apo forma të tjera mashtrimi për të hyrë në rrjetin e shfrytëzimit për qëllime fitimi. në dëshmi të viktimave të trafikimit 6.

84 Analiza sociologjike që ndikojnë mbi të. feja. për shembull. ajrore. Nga vëzhgimet tona del gjithashtu se shumica e të trafikuarve nuk vinë nga rajonet më të varfra të Shqipërisë. niveli i punësimit dhe gjendja familjare e të trafikuarve. nuk figurojnë në të. cila është mosha. demokratik. Është shfrytëzuar. sa të informuar janë të rinjtë. deri në 20 kuptime (Webster’s. Madje fjalët trafikant. Ka pra edhe faktorë të tjerë. Nga ana tjetër. niveli arsimor. kjo fjalë ka 12 (Zingarelli. artikuj shkencorë apo edhe të Ky nuk është një pohim i figurshëm. Por cila është panorama e trafikimit të grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. Shqipëria ka kaluar në tri forma regjimi politik: monarkik (deri më 1939). 1970:1849). varfëria thuajse është cilësuar si shkaku i parë dhe i fundit i trafikimit. si pikënisje. nga e marrin ata këtë informacion. 1989: 1502). Neve nuk na rezulton kështu. nga ç’zona (rajone) vijnë të trafikuarit. për rreziqet e tij. sidomos vajzat. rrjet i qarkullimit. cilët janë faktorët që ndikojnë më negativisht në procesin e trafikimit dhe si vlerësohet në perceptimet qytetare puna e institucioneve të shoqërisë (familja. masmediat dhe institucionet e shtetit) lidhur me trafikimin? Këto përfaqësojnë. por praktikisht i vërtetë.. më pas. Në “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”. i trafikuar etj. në thelb. 8 . Por edhe në vitet më të varfra trafikimi nuk është njohur si fenomen. si perceptohet ai për nga përmasat dhe shkaqet. botim i Akademisësë Shkencave (1985: 2011). fjalës trafikim i është dhënë ky shpjegim i vetëm: lëvizje e njerëzve dhe mjeteve në rrugë tokësore. Në njëqind vjetët e fundit. cilat janë format më të zakonshme të trafikimit. aq sa vetë fjala trafikim nuk ka figuruar në fjalorin e shqipes8. Metodologjia dhe “kampioni” i studimit Për realizimin e këtij studimi janë zbatuar metodikat bazë të studimeve empirike. Në këtë studim janë evidentuar edhe dy faktorë me ndikim jo të vogël në trafikimin e grave dhe adoleshentëve shqiptarë: rënia morale dhe rënia e krenarisë tradicionale. objektin e këtij hulumtimi mbi trafikimin e grave dhe adoleshentëve në Shqipëri. shkolla. studime. një bibliografi relativisht e gjerë me libra. Në të tjerë fjalorë. detare. komunist (deri më 1990) dhe.

Lekë Sokoli

85

shtypit të përditshëm të autorëve shqiptarë apo edhe të huaj, që kanë shkruar më parë për trafikimin. Por metoda bazë e përdorur për grumbullimin e të dhënave është anketimi. Anketa e këtij sondazhi përmbante 53 pyetje (ose nënpyetje), çdonjëra prej tyre kishte nga 2-10 alternativa përgjigjesh, gjithsej me rreth 330 alternativa të mundshme. Intervista dhe bashkëbisedimi në grup ishte një tjetër metodë paralele ndihmëse, e zbatuar në kërkim të fakteve dhe opinioneve mbi trafikimin. Ato janë zhvilluar në grupe me nga 8-10 persona, të krijuara në çdonjërën nga të gjashtë prefekturat që u përfshinë në studim (Shkodër, Kukës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë). Grupet ishin të veçanta për gratë (pavarësisht moshës), adoleshentët (të rinj e të reja të grupmoshës 16-19 vjeç), sikurse ato me djem e vajza të grupmoshës deri në 16 vjeç, që nuk është përfshirë në anketimin e studimit Një informacion interesant është siguruar përmes intervistave individuale me ekspertë dhe studiues, përfaqësues të OJQ-ve që merren drejtpërdrejt me trafikimin, sikurse me drejtues të organizatave të grave në Tiranë dhe në rrethet respektive. Përmes intervistave të drejtpërdrejta janë marrë mbi 400 prononcime, opinione apo sugjerime individësh. Veç metodave të testimit të problemit, në këtë punim janë përdorur, sado pak, edhe metoda historike si dhe metoda krahasuese, gjithnjë si metoda të hulumtimit sociologjik, duke mbetur gjithnjë brenda përvojës shqiptare. Kjo ka bërë që, nga njëra anë, problemi i trafikimit të shihet në dinamikën e tij dhe jo vetëm me përmasat dhe problematikën e tij në një çast të dhënë (qershor-korrik 2005). Nga ana tjetër është bërë e mundur që perceptimi i trafikimit të vlerësohet jo vetëm në bllok, por në vartësi të një numri relativisht të madh variablesh apo faktorësh që u korrespondojnë karakteristikave të ndryshme demografike apo sociale të atyre që janë përfshirë në këtë studim, pra të vetë perceptuesve të problemit. Me këto metoda është mundësuar (aq sa lejon një studim afatshkurtër), vlerësimi i kompleksit të faktorëve politikë, ekonomikë, juridikë, socialë, moralo-psikologjikë, historikë e të traditës etj., që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në shkallën e trafikimit të grave dhe adoleshentëve shqiptarë. Kampioni i këtij studimi përbëhet nga 1030 përgjigjedhënës të anketës, afërsisht 170 të anketuar për çdonjërën nga të gjashtë

86

Analiza sociologjike

prefekturat ku u shtri ky studim. Rreth ½ e të anketuarve ishte nga qytete me mbi njëzet mijë banorë (qytete të mëdha), 22.7 për qind nga qytezat dhe 27.5 për qind nga fshatrat. Mosha mesatare e të anketuarve ishte afërsisht 21 vjeç, duke patur parasysh që objekt trafikimi janë pikërisht moshat e reja. Me të njëjtën logjikë synuam më shumë të hulumtonim perceptimin e grave dhe vajzave për trafikimin, ndaj 67.8 për qind e të anketuarve ishin femra. Sipas arsimimit, përbërja e përgjigjedhënësve është: pa kurrfarë arsimi – 1.2 për qind; deri fillor 1.7 për qind; deri në tetëvjeçar - 14.0; të mesëm (qoftë edhe të pambaruar) - 37.7; ndërsa 45.4 për qind e tyre ishin studentë apo me arsim të lartë. Të anketuarit diferencoheshin sipas gjendjes civile (beqarë, të martuar, të divorcuar, të ve), llojit të familjes (një apo shumë kurorë), përkatësisë etnike dhe asaj fetare etj. Veç këtyre, për të anketuarit janë shtruar edhe disa pyetje të tjera që kanë të bëjnë me shndërrimet e ndodhura në Shqipëri pas vitit 1990 dhe synimit për të hulumtuar ndikimin e tyre mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. Të tilla janë ato që lidhen me migrimin e brendshëm (në kushtet e lirisë së lëvizjes), me nivelin e besimit fetar (shoqëria shqiptare para viteve ‘90-të ishte zyrtarisht ateiste) dhe me integrimin si kohë fizike të individit në familje (të qëndruarit larg familjes është një ndër dukuritë e sotme) etj. Përmasat e trafikimit të grave dhe adoleshentëve “Në ç’masë trafikimi i grave dhe adoleshentëve është shqetësim për komunitetin tuaj?”. Si një pyetje e anketës sonë, ajo mori këto përgjigje: Tabela 1: Përmasat e trafikimit, sipas perceptimit të të anketuarve (Në numër e përqindje)
Shumë shqetësim Pak shqetësim Aspak shqetësim Nuk mund ta vlerësoj Gjithsej 47.6 34.8 8.3 9.2 100.0

Por trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk rezulton të jetë i njëjtë në të gjithë vendin. Nëse rreshtojmë prefekturat e përfshira në këtë

Lekë Sokoli

87

studim, sipas pohimeve se trafikimi i grave dhe adoleshentëve përbën shumë shqetësim, do të kishim këtë renditje: Tabela 2: Prefekturat sipas shkallës së trafikimit (Në përqindje)
Prefekturat, sipas përmasave të trafikimit Elbasani Vlora Shkodra Mesatarja kombëtare Korça Kukësi Gjirokastra
Vlerësimi “shumë trafikimit shqetësues” i

68.1 59.8 53.0 47.6 43.5 38.2 23.4

Për të analizuar më në detaje përmasat e trafikimit, vendosëm në një vartësi funksionale shkallën e trafikimit sipas perceptimit të individëve të anketuar, me disa ndryshore që përfaqësojnë vendbanimin, moshën, gjininë, përkatësisë etnike dhe fetare etj., etj. Tabela 3: Perceptimi i përmasave të trafikimit në vartësi të vendbanimit, moshës, përkatësisë gjinore, nivelit të arsimimit dhe statusit civil (Në përqindje)
Të dhënat social- demografike Qytete të mëdha Qyteza Fshatra 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Femra Meshkuj Kurrfarë arsimi, fillor, tetëvjeçar I mesëm ose i lartë Beqar I (e) martuar I (e) divorcuar Shumë 40.2 45.5 57.1 38.3 53.0 49.5 50.4 41.7 45.4 48.1 47.4 46.2 66.7 Përmasat e trafikimit Pak Aspak Pa vlerësim 36.6 36.4 31.4 39.7 31.0 35.5 33.1 38.3 27.6 36.2 35.3 34.4 26.7 13.9 10.8 0.2 9.6 8.0 7.6 7.3 10.4 13.8 7.2 7.3 12.7 3.3 9.3 7.3 11.3 12.4 8.0 7.6 9.2 9.5 13.2 8.4 10.0 6.6 3.3 Gjithsej 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

Siç shihet, trafikimi perceptohet me “shumë shqetësim” më shumë në fshatra (57.1 për qind), se në qytetet e vogla (45.5 për qind) dhe

kundrejt atyre me vendbanim të qëndrueshëm. lidhur me trafikimin.7 me 46. për shkak të sigurisë më të madhe që fitojnë ata me kalimin e moshës së adoleshencës. faktit nëse përgjigjedhënësit kanë apo jo ndër familjarët apo të njohurit ndonjë të trafikuar. Kjo ende nuk do të thotë se trafikimi ka përmasa më të mëdha në fshatra se në qytete. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. Por grupmosha më e rrezikuar është ajo deri në 18 vjeç. vërehet një rezultat i pritshëm: femrat e perceptojnë trafikimin si më shqetësues se meshkujt. ndërsa pasmartesa (divorci) vlerësohet si një “tranzicion” i vështirë në planin ekonomik. shkallës së integrimit në familje. të nivelit e mënyrës së informimit për rreziqet e trafikimit etj. Tani për tani mund të pohojmë se. Por grupmoshat e vogla. por edhe për shkallën më të lartë të humanizmit që i karakterizon ato. Martesa konsiderohet një “mburojë” edhe ndaj trafikimit. kundrejt individëve të martuar dhe beqarë. fshati shqiptar është më i ndjeshëm se qyteti. qoftë se ato janë drejtpërdrejt më tepër objekt trafikimi se meshkujt. social dhe atë të sigurisë (shih: Beqja & Sokoli.4).2 dhe 47. Në mënyrë të përmbledhur rezulton se: 1. Grupmosha që e percepton më me shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind). sipas tipit të familjes. Në vlerësimin e masës së perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përkatësisë gjinore. Për këtë duhet të kemi edhe referenca të tjera.2 për qind). Të dhëna për t’u vlerësuar janë ato që morëm nga hulumtimi i perceptimit të përmasave të trafikimit në vartësi të statusit social. madje me një diferencë që shkon deri në 20 për qind (66. 2003). Kjo . prandaj ai e percepton trafikimin si më problematik. Më pas vërtetohet njëfarë uljeje e përqindjes së individëve që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues”. nivelit të besimit fetar. Të kësaj grupmoshe janë 64 për qind e të trafikuarve (shih më poshtë).88 Analiza sociologjike qytetet e mëdha (40. Objekt hulumtimi ishte edhe perceptimi i përmasave të trafikimit sipas migrimit të brendshëm. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura. Përqindja e atyre që e konsiderojnë trafikimin “shumë shqetësues” është më e madhe tek individët që kanë migruar pas vitit 1990. Konstatohet se kategoria që e percepton me më shqetësim trafikimin janë të divorcuarit.

3. Sa më i plotë të jetë integrimi. Perceptimi i trafikimit ndikon në një masë jo të vogël edhe në marrëdhëniet djem-vajza. 5. kundrejt atyre që nuk njohin ndonjë të trafikuar (37. Më të integruarit në familje e quajnë trafikimin “shumë shqetësues”. shumë më pak se individët që banojnë larg familjes dhe janë më pak të integruar në të. Siç duket. kanë njëfarë përjetimi emocional më të madh ndaj trafikimit. pohojnë në masë më të madhe (55.5 për qind) se trafikimi përbën “shumë shqetësim”. Ata që njohin dhe. familjet me një prind. kundrejt atyre që janë indiferentë në çështjen e besimit (35. 1 për qind) 6. Të dhënat tregojnë se informimi ka një ndikim jo të vogël në . Nga analiza e perceptimit të përmasave të trafikimit sipas përbërjes familjare (numrit të kurorave). perceptimi i rrezikut të trafikimit bie nga 57 në 48. megjithëse ata që besojnë shumë e perceptojnë trafikimin si shumë shqetësues (50 përqind). del se kur kalon nga familjet me një prind në atë me një kurorë dhe në familjet me shumë kurorë. Nga perceptimi i përmasave të trafikimit. 2. sipas mënyrës së të jetuari (pranë apo larg familjes). në dilemat e vajzave kundrejt djemve. aq më i mundur është evitimi i rrezikut të trafikimit dhe anasjelltas. Ndërkaq nuk ka ndonjë diferencim të madh në perceptimin e trafikimit sipas nivelit të besimit fetar.6 për qind. Ato që pohojnë se trafikimi përbën “shumë shqetësim” besojnë në një marrëdhënie të sinqertë me djemtë në një masë shumë më të vogël se ato që mendojnë se trafikimi nuk përbën shqetësim. 4. Konfirmohet fakti se më të cenuara nga trafikimi janë familjet bërthamë (nukleare) dhe. kjo lidhet me ndjeshmërinë morale më të madhe të besimtarëve ndaj trafikimit se me ndonjë lidhje në të qenit më i (pa)rrezikuar në vartësi të shkallës së besimit fetar. 7. respektivisht në masën 25.8 dhe 39. ku në 8/ 10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna. Të dhënat tregojnë se perceptimi i përmasave të trafikimit ndikohet jo pak nga njohja personalisht e të paktën një të trafikuari. del sërish lidhja trafikim-integrim në familje.Lekë Sokoli 89 mund të vlerësohet si një tregues i vartësisë së perceptimit (rrezikut) të trafikimit me shkallën e integrimit në komunitet. për këtë arsye.5 për qind).8 me 42. brenda tyre.1 për qind.

Vlora etj. demografike. 2002). me jetën tradicionale dhe format e shfaqjes së saj. Përmenden Berati. etj.6 herë më i vogël kundrejt perceptimit të atyre që janë të informuar mbi rreziqet dhe mënyrat e trafikimit. Ndryshe ndodh me zonat e tjera. i rrezikuar për të qenë i trafikuar. perceptimi i trafikimit është 2. me rendin publik. del se të parat në renditje për nga trafikimi i vajzave janë Tirana. por të riatdhesuara (Vatra. nuk ka asnjë përgjigjedhënës që të ketë pohuar se është ndjerë. Fieri. 2005). Durrësi. Debat rreth çështjes “pse trafikohen shqiptarët?” Ky “debat” lidhet me vetë burimin e së keqes. praktikisht qytetet me nivelin më të lartë të mirëqenies. Le t’u referohemi të dhënave sasiore e cilësore të sondazhit tonë. sipas të cilëve trafikimi lidhet para së gjithash me varfërinë dhe papunësinë. sikurse me shndërrimet morale. për shembull. drejtësinë. me grupet sociale. Vlora dhe Durrësi. me ligjet (cilësinë dhe shkallën e zbatimit të tyre). qoftë edhe një herë të vetme... njohja. me shkaqet e trafikimit dhe nxitet nga ballafaqimi i të dhënave të studimit tonë me përfundime studimesh apo me pohime të mëparshme të studiuesve socialë. Nga informacioni për individët që kanë përjetuar ngjarje personale të lidhura me trafikimin.90 Analiza sociologjike perceptimin e trafikimit. informimi). Nga administrimi dhe interpretimi i të dhënave tona rezulton se trafikimi lidhet jo vetëm me shndërrimet ekonomike e politike. analistëve etj. Voskop e Drenovë (Korçë). Gjithsesi jo zonat më të varfra të Shqipërisë. Të dhënat që u referohen vajzave të trafikuara. Shijaku. Picar (Gjirokastër) etj. familjen etj. por edhe me shndërrimet sociale. .. 360 nga 600 (pra 3/5 e tyre) janë nga Tirana. 2003: 13). si Bushtricë. del se në disa qyte si Kukësi apo Kruma. Shëmri e Zapod (Kukës).. Sipas të dhënave zyrtare mbi femrat e zhdukura gjatë këtyre viteve (bazuar në denoncimet e familjarëve të tyre). Edhe të dhënat mbi trafikimin e fëmijëve dëshmojnë se gjatë një periudhe mbi dhjetëvjeçare disa zona janë kthyer në qendra të trafikimit të tyre (CRCA. sikurse në mjaft fshatra të largët që janë përfshirë në studimin tonë. Elbasani dhe Shkodra (Hoxha. Ndër të painformuarit. psikologjike e të mentalitetit. me mbeturinat e të drejtës zakonore (dora e zgjatur e kanunit). për shembull. deri me të mësuarit (dijet.

Të dhënat sasiore dhe dëshmitë e individëve të intervistuar gjatë këtij sondazhi tregojnë se në 10-15 vjetët e fundit ka ndryshuar sidomos qëndrimi i shqiptarëve ndaj parasë. por varfëria përfaqësonte një realitet “të pranuar”.4 3.. Trafikimi i grave dhe adoleshentëve (gjë e ndyrë) u vlerësua si një ndër rrugët e pasurimit të shpejtë. mars.7 100. 1999. Tiranë. që jetojmë vetëm për para”. në raport me vlera të tjera të shoqërisë (tabela 4): Tabela 4: Cila është dëshira apo ëndrra juaj më e madhe?9 Nr. të karakterizuar nga njëfarë mospërfillje për paranë. 61.5 0. krahas respektit për nderin. “Jemi bërë një shoqëri materialiste. po theksojmë vetëm grupin e faktorëve që kanë të bëjnë me rënien morale të shqiptarëve dhe rënien e krenarisë (lack of the pride) tradicionale të tyre. mirëqenia Emigrimi Të udhëtoj jashtë Shqipërisë Të kem një jetë normale Miqësia Gjithsej Në numër 277 162 124 111 53 11 1509 Në përqindje 18. nga të cilët. thotë një e intervistuar nga Elbasani. Udha e Shqipërisë drejt demokracisë. Pra mund të pohojmë se shumica e të trafikuarave nuk vijnë nga zonat më të varfra të Shqipërisë. Këtej rezulton pesha e faktorëve të tjerë.7 8. Kjo. fq.0 9 Burimi: ORT. vlerësimit për mikun etj. Shqiptarët. tani për tani. Një vend magjepsës në tranzicion”.4 10. Gjithsesi mospërfillja ndaj parasë “mbeti në fuqi” deri në vitet ‘90-të. ndaj së cilës thuajse nuk mund të reagohej. në mënyrë spontane dhe kaotike. Më pas shumëçka (thuajse gjithçka).2 7. 2004)). u vunë në kërkim të asaj që u ishte mohuar (pasuria). 1 2 3 4 13 24 1-24 Përgjigjet e dhëna E ardhmja e fëmijëve Luksi. thuajse duke flakur shumë nga vlerat morale. . është konsideruar si vlerë morale e të shqiptarëve (shih për shembull: Burkari. Nën regjimin komunist u vendos një “shpërndarje e barabartë e varfërisë”. Kjo gjendje nuk përkon me traditën tonë. Të dhënat e një anketimi kombëtar shprehin ëndrrën shqiptare për t’u pasuruar shpejt. u përmbys.Lekë Sokoli 91 Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se trafikimi e tremb rininë e qytezave dhe të qyteteve të mëdha 6-7 herë më shumë se atë të fshatrave.

me rënien e nivelit të vlerësimit për vetveten.. me të cilët unë jetova e hëngra bukë.9 10 Shqiptarët kanë pasur një shprehje popullore tradicionale lidhur me raportin miqësi-para.6 30. pas synimit për të siguruar të ardhmen e fëmijëve (familja vazhdon të konsiderohet vlera kryesore).2 11. Kush trafikohet? Lidhur me grupmoshat dhe nivelin e arsimimit të të trafikuarve morëm të dhënat si në tabelat 5 e 6. janë në vendet 2-4 në renditjen me 24 shkallë.2 26. me mungesën e një qëllimi kolektiv. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Grupmosha e të trafikuarve 12-15 vjeç 16-18 vjeç 19-21 vjeç Mbi 21 vjeç Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 14.2 14.2 14.92 Analiza sociologjike Luksi (mirëqenia). është shprehur kështu: “Fshatari.8 50.8 Për kampionin kombëtar 13. krahasuar me “jetën normale” (e 13-ta në renditje)..2 48.1 9.” Pse shqiptarët/et janë sot kaq “të gatshëm” për t’u përfshirë në trafikim. Ndërsa miqësia (një vlerë tradicionale e shqiptarëve10) zë vendin e fundit.7 për qind e të anketuarve. kjo lidhet me njëfarë lack of pride (humbje të krenarisë).5 8. për të cilën akademiku francez Zhak Burkari (2004). . duket si një zotëri i madh. e vlerësuar si e rëndësishme vetëm nga 0. malësori apo ushtari shqiptar. tek e cila të gjithë mund të besonin. sipas së cilës është “më mirë një mik se një çiflik”.1 8. po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë.7 46. por shumë shkallë më lart. Tabela 5: Grupmoshat e personave të trafikuar.5 57. në shtëpinë e të cilëve banova. në kushtet kur Shqipëria nuk është bërë më e varfër se ç’ka qenë? Duket se ka edhe shkaqe të karakterit moral dhe ndoshta më shumë se me varfërinë. të një ëndrre të përbashkët (kombëtare). emigrimi dhe ëndrra për të parë botën (të gjitha të lidhura me trafikimin).5 32.5 13. E lidhur me këtë dukuri është edhe rënia e krenarisë tradicionale.

5 63.8 1.Lekë Sokoli 93 Siç shihet 12-18-vjeçarët janë individët që përbëjnë shumicën e të trafikuarve. Tabela 7: Niveli i punësimit të të trafikuarve.3 46.3 për qind). 64 për qind të totalit prej 587 individësh të trafikuar të marrë në shqyrtim.6 Për kampionin kombëtar 5.3 .3 2.3 24. gjithnjë në vartësi të vendbanimit (Në përqindje) Arsimimi i të trafikuarve I(e) pashkolluar Fillor (deri katër vjet) Tetëvjeçar I mesëm I lartë Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 5.7 43.8 6.8 47. Megjithatë në ndonjë rast janë trafikuar edhe individë me arsim të lartë ose studentë (2.0 2. Sidomos për këtë kategori sociale përgjegjësia e institucioneve të shoqërisë është më e madhe.7 6.9 40. në çastin e trafikimit vazhdonin ose kishin kryer arsimin deri në 8-vjeçar (47.6 Për kampionin kombëtar 4.9 37. sipas vendbanimit Niveli i punësimit të të trafikuarve I (e) punësuar I papunësuar ndonjëherë Nxënës ose student Minoren (nën 16 vjeç) që kishte braktisur shkollën Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 6. derisa shumica e tyre është e grupmoshës 12-18 vjeç (tabela 5). ose të mesëm (40.9 55.9 2.8 2.3 4.7 për qind).9 për qind).3 4.7 38.5 6.7 Shumica e individëve të trafikuar.3 1.7 7.8 51.5 5. por edhe me faktin se të rinjtë që trafikohen nuk mund të kenë nivel më të lartë arsimor. Tabela 6: Niveli arsimor i të trafikuarve.5 55.7 24.4 34. Në kërkuam të informohemi edhe mbi nivelin e punësimit dhe gjendjen familjare të të trafikuarve (tabelat 7 e 8).3 44.1 9.7 62. Dominimi i nivelit të ulët arsimor lidhet jo vetëm me problemet e arsimimit të popullsisë shqiptare në këto 10-15 vjet të tranzicionit.6 6.7 32.1 2.

8 2.5 1.7 29.5 për qind).7 1.1 1.7 Për kampionin kombëtar 64. Nga shifrat e tabelave. Meriton të theksohet. se në fshatra.9 22.0 8.9 7.5 1.5 1.5 për qind e të trafikuarve kanë qenë të punësuar në çastin e trafikimit. Në fshatra trafikimi midis atyre që në çastin e realizimit vijonin shkollën.0 7. sikurse nga logjika e trajtimit të problemit.7 5. Ky diferencim lidhet në një masë të madhe me faktin se fshati e ka gjithnjë gati një front për (vetë)punësimin e të rinjve të vet: ekonominë fshatare. .7 2. Të qarta janë diferencimet qytet-fshat. në çastin e trafikimit ka qenë nxënës apo studentë.0 8. në çastin e trafikimit kanë qenë minorenë që e kishin braktisur shkollën ose që nuk e kishin filluar atë ndonjëherë. e bën gati të pamundur hulumtimin e ndikimit të grupeve (kolektivave) të punës e të vetë punës mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve. Ky është një rezultat i pritshëm derisa shumica e të trafikuarve (respektivisht 64 për qind) janë të moshës deri në 18 vjeç. se një në çdo tre të trafikuar (32. nxënës apo studentë.4 5. midis adoleshentëve që nuk janë punësuar ndonjëherë.5 8.4 Me të dy prindërit Vetëm me nënën Vetëm me babain Bashkëjetonte me një partner Me bashkëshortin Më vete. sipas vendbanimit Para trafikimit jetonte: Të trafikuar sipas vendbanimit Qytete të Qytete të Fshatra mëdha vogla 61. nga ana tjetër. Fakti që vetëm 5.7 0. në konvikte. në shumicën dërmuese.5). Trafikimi midis të papunësuarve ndonjëherë është gati dyfish më i theksuar në qytete (të mëdha apo të vogla). Siç duket.9 73.7 me 24.7 56.9 1. shkolla si institucion ende nuk mund të konsiderohet një barrierë me peshë në trafikimin e të rinjve.7 5.94 Analiza sociologjike Tabela 8: Gjendja familjare e të trafikuarve. rezulton të jetë dukshëm më i theksuar se në qytete (51. Disa diferencime lidhur me këtë kategori vërtetohen midis kontingjenteve të mundshme për t’u trafikuar sipas përkatësisë etnike. Ndër to. Një pjesë e të trafikuarve. mund të arrihet në përfundimin se trafikimi shkon në përpjesëtim të zhdrejtë me shkallën e integrimit në kolektivat e punës. me të afërm. jetimore etj Nga të dhënat del se të trafikuarit janë.2 19. romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe.

Gëdeshi.2 8.2 13.5 7. kjo kategori të trafikuarish përbën më shumë se ½ e rasteve. Rrëmbyer me forcë nga dikush. 4.6 6.7 2.1 4. 3.3 3. 5.2 3. Ai është identifikuar me rrëmbimin. Të dhënat e mësipërme përmbysin një perceptim të gabuar të trafikimit. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi (shih: De Soto.8 6. ndërsa në prefektura të ndryshme varion nga 43.5 për qind . trafikimi është parë njëanshmërisht. sipas prefekturave Kukës Elbasan Vlorë Gjirokastër 43. Beddies.9 4. U trafikua për t’u bërë lypës.8 0.3 15. 2004: 87-97).2 3.7 7.2 10. 8.5 3.2 16. 2.8 56. 7.0 * Mënyrat e hulumtuara të trafikimit: 1. 6.6 9..5 4.3 46.4 1.8 3. U mashtrua me premtime për punësim jashtë shtetit.mënyra më e zakonshme e trafikimit Si bëhet trafikimi? Për 587 raste të shqyrtuara individësh të trafikuar.5 2. U mashtrua me premtime për vazhdimin e shkollës jashtë shtetit. Tabala 9: Mënyrat e realizimit të trafikimit për rastet e shqyrtuara në total dhe sipas prefekturave (Në përqindje) Mënyrat e trafikimit * 1 2 3 4 5 6 7 8 Shkodër 61.2 3. U trafikua me joshje.1 0.3 11.0 8.0 5.7 0. të përhapur gjerësisht në Shqipëri. Me mashtrime.5 6. U mashtrua me premtime për të fituar shpejt para.2 4.5 11.0 1.3 7. del se trafikimi është realizuar si në tabelën 9.1 24.7 5.0 Përgjigjet e marra.8 7. në mungesë të informacionit të saktë apo të rëndimit të problemit. në rrugë të ndryshme.2 0.5 2.7 11. U josh nga premtimet për të pare botën.2 1.5 12.9 Kampioni kombëtar 50.0 0.0 1. mashtrime apo në rrugë të tjera.5 37. kryesisht për sensacion nga mediat etj.7 8.4 9.Lekë Sokoli 95 njëherësh.9 45. Në mungesë të studimeve empirike. Mashtrimet përmes premtimeve për martesë .7 10. përmes premtimeve për martesë. përmes premtimeve për martesë.0 7. Për kampionin e studimit tonë. Por përqindja më e madhe e trafikimeve është realizuar me mashtrime.4 Korçë 49.8 8.

5 0. Trafikimi: shkalla e njohjes së tij dhe nevoja për informim Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit të trafikimit të grave dhe adoleshentëve varet shumë nga shkalla e njohjes dhe informimit të të rinjve për këtë fenomen dhe format konkrete të realizimit të tij. Tabela 11: Të (pa)informuar për trafikimin Të informuar në forma të ndryshme 90.8 7.5 51.9 1.6 Gjithsej 100.5 0.9 8. shoqëria civile Të tjera burime Nga askush Përgjigjet e marra sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 10.8 3.7 9. radio) Shokët/shoqet Nga një i trafikuar Shoqatat.6 Rezulton se në mënyrë të grupuar.5 3.1 1.1 1.9 5. në 61.7 5.6 45.5 73.6 4.7 9.0 1. morëm këtë përgjigje (tabela 22).0 Siç shihet. mësuesit Media (gazeta.4 10. edukimit apo të të mësuarit. sipas vendbanimeve Informuesit Nëna Babai Të afërm Shkolla.2 për qind (Shkodër). trajnimit.0 3. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë.9 Kampioni kombëtar 11.3 3.4 3.5 8.0 3. Në përgjigje të pyetjes lidhur ma shkallën e informimit (anketa.4 Të painformuar nga askush 9. raporti i të painformuarve me të informuarit është 1:9.7 10.6 2.4 3. Tabela 12: Niveli dhe mënyrat e informimit për trafikimin.0 4.2 5. babai apo të tjerë . TV. së pari. Ndërsa në tabelën 12 jepen përgjigjet e marra nga të anketuarit në qytetet e mëdha. qytezat dhe fshatrat.6 14. pyetja 14).4 3.8 3.6 38. nga familjarët dhe të afërmit: nëna.5 2.96 Analiza sociologjike (Kukësi).7 0. informimi mbi rreziqet e trafikimit merret. Fakti që trafikimi dominohet nga mashtrimi (në rreth 85 për qind të rasteve) sugjeron forma më të gjithanshme të informimit.2 5. duke filluar nga familja.6 4.2 11.

sidomos për vajzat.6 herë më tepër se ata që pohojnë se ai “është shqetësim”. shkolla.Lekë Sokoli 97 pjesëtarë të fisit (1+2+3).4) dhe më shumë se në qytetet e vogla (38. së dyti.2 për qind).9 për qind) se në qytetet e mëdha (45. Të painformuarit nga grupi i parë janë mbi katër herë më shumë se të painformuarit nga grupi i dytë (26. nga institucione të shoqërisë: media.5 për qind). por sidomos në fshat. Nga shkala e informimit është ndikuar edhe perceptimi i përmasave të trafikimit. . përmes përfshirjes në projekte. se media është instrumenti kryesor i informimit mbi trafikimin. Jo i papërfillshëm është vlerësimi i masës së informimit nga shoqatat. dhe rritje thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. Informacioni merret. me vetëm 3. Për nga shkalla e arsimimit. me kalimin në rritje nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19. shoqatat (5+6+8) dha nga shoqëria: shokët/ shoqet ose të njohurit duke përfshirë edhe individë të trafikuar (5+6+9). ishte rezultati sipas të cilit media është një instrument më informues në fshat (73. Ata që pohojnë se trafikimi “nuk është shqetësim”. ndoshta. Në analizën sipas përkatësisë gjinore duket ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. Duket paradoksale.7 për qind. del se komunikon pak apo aspak me fëmijën e vet për çështjet e trafikimit.4 në 12. Babai. Të dhënat tregojnë se institucione e shoqërisë zënë vendin kryesor në informimin e opinionit publik mbi trafikimin. Ndër familjarët dhe të afërmit. Në analizën sipas grupmoshave duket rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit. Por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. pakkush ka pohuar që të ketë folur ndonjëherë me babanë e vet për trafikimin.5 për qind).6 me 6 për qind). I papritur. nëna është informuesja më kryesore. Krejt i pamjaftueshëm rezulton të jetë roli i shkollës në informimin e të rinjve mbi trafikimin. duket qartë diferencimi i shkallës së informimit midis individëve me nivel të ulët dhe të lartë. përkundrazi. Të painformuarit e paarsimuar apo me nivel të ulët arsimimi rezulton të jenë edhe kontingjentet potencialë të trafikimit. janë të painformuar 2. nëse kjo gjykohet në raport me mundësitë.5 për qind (në fshat vetëm 1. Të rinjtë pohojnë. rreth 50 për qind e te anketuarve.

Kriminaliteti Përdorimi i drogës Niveli i ulët i shkollës Varfëria/papunësia Mënyra e të bërit politikë Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Përgjigjet e marra.5 3.9 19. niveli i shkollës dhe shoqërisë civile. Kriminaliteti Mënyra e të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Fshatra Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave. Mënyra të bërit politikë Niveli i ulët i shkollës Konfliktet në familje Shoqëria civile e dobët Përdorimi i drogës .7 3. varfëria dhe papunësia.0 5.3 2. Vështirësia shtohet nga fakti se fenomenet për të cilat kërkuam të informohemi nuk janë të izoluara.1 13.98 Analiza sociologjike Perceptimi i trafikimit në raport me problemet e sotme të Shqipërisë Për të anketuarit ishte e vështirë të “zgjidhnin” problemin më të rëndësishëm. Korrupsioni. Tabela 13: Problemi më shqetësues.3 2.3 9.8 6.0 Tabela 14: Renditja e problemeve sipas shkallës së shqetësimit në qytete të mëdha.6 2.0 0...9 25.8 7.1 2.4 25.9 Kampioni kombëtar 25. sipas vendbanimeve Problemi kryesor Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Trafikimi i femrave.0 1.2 5.2 0.8 5.3 3.0 26... të anketuarit i janë përgjigjur si në tabelat 13 dhe 14.9 6.0 4.2 12..2 5..6 7. qyteza e fshatra Qytete të mëdha I II III IV V VI VII VIII IX X Varfëria/papunësia Korrupsioni Moszbatimi i ligjeve Kriminaliteti Trafikimi i femrave. sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 24. midis problemeve të mëdha të Shqipërisë së sotme. deri përdorimi i drogës etj. Megjithatë kërkesës sonë për të hulumtuar rreth kësaj çështjeje. niveli i kriminalitetit dhe konfliktualiteti në familje. Niveli i ulët i shkollës Mënyra e të bërit politikë Përdorimi i drogës Shoqëria civile e dobët Konfliktet në familje Qytete të vogla Korrupsioni Varfëria/papunësia Moszbatimi i ligjeve Përdorimi i drogës Trafikimi i femrave.8 5.2 6.9 15.8 4.7 28.1 4.2 16..8 23.5 4...1 6.1 2. ndikohen dhe ndikojnë mbi njëra-tjetrën.0 25.

trafikimi i grave dhe i adoleshentëve perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. Për çdonjërin nga faktorët.“nota” 1 . Ndërsa në grafiku vijues.0 46. përmes së cilës ne kërkuam të informohemi lidhur me faktorët që në perceptimin e të anketuarve kanë ndikimin negativ më të madh në procesin e trafikimit të grave dhe të adoleshentëve. Renditja në tabelë e faktorëve që ndikojnë në trafikimin e grave dhe të adoleshentëve është bërë sipas peshës specifike që ata kanë në trafikim.7 . niveli i varfërisë.2 34. Faktorët që ndikojnë më negativisht në trafikim Në tabelën 15 janë renditur përgjigjet e pyetjes së anketës.5 57. Tabela 15: Faktorët që ndikojnë më negativisht mbi trafikimin Renditja I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII XIII Faktori ndikues Papunësia Varfëria Mungesa e stabilitetit politik Degradimi moral i meshkujve trafikantë Dëshira e papërmbajtur për para te djemtë Mungesa e shpresës Dobësimi i familjes Degradimi moral i femrave që trafikohen Statusi i ulët i femrës në shoqërinë shqiptare Dhuna mashkullore ndaj grave Dëshira e papërmbajtur për para te vajzat Synimi për t’u martuar me çdo kusht Ndikimi i shtetasve të huaj Përqindja në vlerësimet më negative (1-3) 71. Ai vjen fill pas problemeve të tilla madhore.“nota” 10.2 38. nivelin e shoqërisë civile.4 71.1 62. duke filluar me ndikimin negativ më të madh të mundshëm . përdorimin e drogës apo konfliktet familjare.4 42. Për efekt analize.3 49.8 25. mënyrën e të bërit politikë.7 55.deri në ndikimin negativ më të vogël të mundshëm (ndikim të papërfillshëm) . i zbatimit të ligjeve dhe perceptohet si më problematik në raport me nivelin e shkollës. janë dhënë vlerësimet 1-3 (ndikimet negative më të mëdha) dhe 8-10 (ndikimet më të vogla).5 22.5 40. në tabelë janë pasqyruar vetëm vlerësimet me “notat” 1-3.Lekë Sokoli 99 Siç shihet. si korrupsioni. të anketuarit kanë vendosur “notë” nga 1-10. gjithnjë sipas perceptimit të përgjigjedhënësve (IXIII).

Përqindja e rasteve në të cilat “familja e mirëpriti.9 20. për shembull.9 13. Komuniteti e mirëpriti. Tabela 16: Qëndrimi ndaj të trafikuarve të rikthyer.6 10. Diferencime në shkallën e (pa)pranueshmërisë së të trafikuarve nga familja e komuniteti konstatohen edhe sipas vendbanimeve: qytetfshat (tabela 16).9 Kampioni kombëtar 42.8 23.2 16.2 . por jo komuniteti” luhatet.8 13.5 për qind (Kukësi).7 54. Kjo pasqyrohet në shkallën e ndryshme të pranueshmërisë së të kthyerve nga trafikimi në rajone e zona të ndryshme të Shqipërisë. por jo familja 3.6 33.7 19.4 22. Familja e mirëpriti. Rastet e vlerësimeve e qëndrimeve të ndryshme familje-komunitet (1+2) përfaqësojnë shumicën e rasteve që po u referohemi. familja dhe komuniteti. lidhet me shkëputjen e individëve të trafikuar dhe integrimin në shoqëri e familje ose. riciklimin e tyre në trafikim.4 5. se në qytetet e mëdha (37. Por më shumë se diferencimet “gjeografike” (midis zonave apo vendbanimeve).2 6. Nuk e mirëpriti as familja.8 për qind (Korça). nga 27.komunitet janë relativisht problematike. për t’u vlerësuar janë diferencimet që konstatohen midis familjeve dhe komuniteteve (opinionit shoqëror).i rikthyer nga trafikimi . sipas vendbanimeve Qytete të mëdha Qytete të vogla Fshatra 37.2 3. E mirëpritën së bashku 4. ka një ngarkesë të madhe.7 6. Nuk di ta vlerësoj Përgjigjet e marra. as komuniteti 5. sidomos moralo-psikologjike. në 50. por jo komuniteti” është më e madhe në fshatra (54.1 17.100 Analiza sociologjike Pastrafikimi.7 për qind).7 7. sipas vendbanimeve (Në përqindje) Qëndrimi i mbajtur 1.4 25. Nga të dhënat e siguruara rezulton se marrëdhëniet familje . Përqindja e rasteve “familja e mirëpriti. por jo komuniteti 2.6 18. Integrim apo riciklim në trafik? Por ç’ndodh me të trafikuarit e rikthyer? Nga ky studim del se kjo është një ndër çështjet më të rëndësishme. në të kundërt.2 për qind).7 për qind) e sidomos në krahasim me qytetet e vogla (33.

Më pas vjen shoqëria civile.5 (Kukësi). komunitetet qytetare dhe. “Nota” e vlerësimit të institucioneve të shoqërisë përkundrejt trafikimit Cili është vlerësimi i institucioneve të shoqërisë shqiptare. e cila ka vetëm nga 5. për efekt analize.4 17. Shifrat duken tronditëse. Po lemë mënjanë. ata që nuk kanë dhënë vlerësim për këtë çështje (pyetja 24/5) dhe formojmë një tabelë (24/p4) me përgjigjen 4 të kësaj pyetje.8 (Korça).7 Në perceptimet qytetare.vlerësim i shkëlqyer). në rendin e fundit institucionet e shtetit: policia.1 7.0 5. në këndvështrimin e ndikimit mbi trafikimin e grave dhe të adoleshentëve? Në perceptimin e përgjigjedhënësve të anketës sonë.6 37. “nota” e vlerësimit për punën e institucioneve kundrejt trafikimit (nga 1 -vlerësim shumë i keq.1 7.6 37. pas tyre. në 42. Tabela 17: Renditja e institucioneve për nga shkalla e vlerësimit pozitiv përkundrejt trafikimit Institucionet Mediat Shoqatat. E fundit në vlerësimin e bërë është qeveria shqiptare. institucioni më i vlerësuar kundrejt trafikimit është media. Përfundime e rekomandime Trafikimi i grave dhe i adoleshentëve është një dukuri e re e periudhës së tranzicionit paskomunist shqiptar.7 për qind e të anketuarve është vlerësuar me notat e larta 8-10. në 10 . pasqyrohet në tabelat 35 dhe 36. komunitetet fetare. Përqindja e të braktisurve nga familja dhe komuniteti shkon nga 18. Ai nuk lidhet me . gjykatat dhe prokuroria. OJQ-të Komunitetet fetare Komunitetet qytetare dhe opinioni publik Policia Gjykatat dhe prokuroria Qeveria shqiptare Vlerësimet me “notat” 8-10 43.Lekë Sokoli 101 Jo pak shqetësim përbën niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti.

5 për qind) apo qytetet e mëdha (40. familjet me një prind. Përqindja më e madhe e trafikimeve (rreth 85 për qind). Por grupmosha më e rrezikuar është ajo 1218 vjeç. Sidomos nga të dhënat cilësore të këtij studimi del se të miturit. e perceptojnë trafikimin si një problem rreth dy herë më shqetësues. moralopsikologjike etj. kundrejt atyre që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në familje.. afërsisht në raportin dy me një. brenda tyre. më e zakonshmja ndër të cilat është mashtrimi me premtimin për martesë. sociale. për shkak të mungesës së informimit. ku në 8/10 e rasteve prindi (kryefamiljari) është nëna. edukimit apo të të mësuarit. E qartë është gjithashtu vartësia e perceptimit të trafikimit nga shkalla e integrimit në familje.1 për qind) se në qytetet e vogla (45.2 për qind). Ai perceptohet si më shqetësues në fshatra (57. nuk kanë ndjeshmërinë apo nivelin e perceptimit të të rinjve të grupmoshave më të rritura.102 Analiza sociologjike faktorë historikë e të traditës. niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë dhe mënyra e pasurimit të shqiptarëve. të ndodhura në 15 vjetët e fundit. demografike. Trafikimi perceptohet si një ndër pesë problemet themelore të shoqërisë së sotme shqiptare. ndonëse janë më të rrezikuara nga trafikimi. ekonomike. trajnimit. familjare. shkolla. Por në rreth ½ e rasteve nuk merret informim tjetër veç atij që merret nga media. por me shndërrimet e gjithanshme politike. Individët që pohojnë se shumicën e kohës e kalojnë larg familjes. sidomos me të rinjtë nga institucionet e shoqërisë: nga familja. institucionet e shtetit. Kjo lidhet më shumë me ndjeshmërinë ende më të madhe të fshatit shqiptar ndaj qytetit kundrejt trafikimit. I konsiderueshëm është vlerësimi i masës së . prishja e komuniteteve tradicionale dhe komercializimi i marrëdhënieve shoqërore. sugjeron forma më të gjithanshme të informimit. Fakti që trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi. Konstatohet se familjet më të rrezikuara nga trafikimi janë ato bërthamë (nukleare) dhe. shoqëria civile. Ai ndikohet nga një varg faktorësh. Parandalimi i trafikimit varet nga shkalla e informimit të të rinjve rreth tij. Femrat e konsiderojnë trafikimin më problematik se meshkujt. si varfëria dhe qëndrimi ndaj saj. sikurse nga rënia morale dhe e krenarisë. është realizuar me mashtrime. Grupmosha që e percepton me më shqetësim trafikimin është ajo 19-21 vjeç (53 për qind).

që mbetet alternativa më e mundshme. dhe sidomos lidhja me shkollën duhet të përbëjë njëfarë përparësie më vete. afërsisht. Vihet re rënia e nivelit të informimit nga familjarët apo të afërmit. duket se është një tjetër problem me të cilin ballafaqohet shoqëria shqiptare. Romët janë komuniteti më i palidhur me shkollën dhe. që kishin braktisur shkollën ose nuk e kishin filluar atë ndonjëherë.4 në 12. . pas zhdukjes së tij për disa dhjetëvjeçarë. që shkon nga 18. “Disiplinimi” i këtij komuniteti me mjete ligjore (të paktën për arsimin e detyruar) dhe jo ligjore (shoqëria civile etj. njëherësh.Lekë Sokoli 103 informimit nga shoqatat. e cila është në skalionin e parë të përfshirjes në trafikim.). Për më tepër ata nuk figuronin në regjistrat e shtetit shqiptar dhe as që mund të bëhej fjalë për vijimin e ndonjë shkolle.5 (Kukësi). Por braktisja e shkollës apo mosvijimi i saj rezulton të jetë një dukuri që po përhapet me shpejtësi.8 për qind (Korça). duket se është forma më e mirë për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë shkollore. Ata nuk kishin asnjë dijeni për rreziqet e trafikimit të mundshëm të tyre. më i disponueshmi për të nxjerrë kontingjente trafikimi. krime etj. në 42. Shqetësim përfaqëson sidomos niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve njëherësh nga familja dhe komuniteti. për shembull. Shkolla vlerësohet si një institucionet që ndikon pak ose aspak në minimizimin e trafikimit. Një pjesë e të trafikuarve kanë qenë minoren në çastin e trafikimit. Rikthimi i analfabetizmit. Ne na rezultoi se 1. edhe përqindjet e rasteve të riciklimit në trafik. me kalimin nga një grupmoshë në tjetrën (nga 19. Ndaj marrja e informacionit për trafikimin e qenieve njerëzore përmes përfshirjes në programet shkollore apo formave të tjera që aplikon shkolla. Marrëdhëniet “familje-i rikthyer nga trafikimi-komunitet” rezulton të jenë relativisht problematike. me një grup prej 13 fëmijësh romë të moshës deri në 12 vjeç në fshatin Novoselë të Vlorës.2 për qind) dhe rritja. Të paarsimuarit janë kontingjentet më të predispozuara për t’u përdorur nga trafikantët për prostitucion. Kjo përfaqëson. por në fshat ky “zë” informimi është vetëm 0. sikurse ndikimi më i madh i familjes mbi vajzat dhe i shoqërisë mbi djemtë. thuajse në të njëjtën masë e rolit të institucioneve të shoqërisë. Ne biseduam. përmes përfshirjes në projekte.7 për qind.2 për qind e të anketuarve të ishin “pa kurrfarë arsimi”.

Legjislacioni antitrafik duket i plotë. epidemi pa fund. 2004. From Social Exclusion to Social Inclusion. përfaqëson një problem themelor. Beddies. holokausti shqiptar. Nr. Don Oreste. 171. Ilir. qershor 2003. Tiranë: Marin Barleti. Shimani. Tiranë. janë të aftë për të korruptuar prokurorë. Tiranë: Korbi Revista Spektër. gjithsesi. 1999. kanë krijuar rrjete të mirëfillta të tipit mafioz. 2005. Harmine. 24 dhjetor 2000 Hoxha. Warld Bank. në minimizimin dhe zhdukjen e trafikimit të grave dhe adoleshentëve. Prostitucioni. Liri. 2003). Tiranë: Korbi Benzi. Pas gjurmëve të tregtarëve të mishit të bardhë. Pino. Për ta shpresa vdes e fundit. Jeta. 1985: Tirënë: Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Skllavet e Perëndimit. qershor Moroli. 2001. 2003. lidhur me trafikimin. por nuk zbatohet. 2005. Prostitucioni. politikanë etj. policë. Prostitutat do t’ju kalojnë pranë në mbretërinë qiellore. Tiranë: Lilo Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (KPP). Çupi. Roberta. Sabine. (Spektër. Lidhja që këto rrjete kanë krijuar me segmente të pushtetit. 19-21 . Alma. fq. Gazeta Albania: 18 prill Children’s Human Rights Center of Albania (CRCA. Siç duket trafikantët e seksit janë mirorganizuar. Shqiptarët besojnë. Washington DC. Gazeta Korrieri. De Sotto. Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri. REFERENCAT Arlecchi. Tiranë. Edmond. Prostitucioni dhe trafiku i gruas në Shqipëri. Gazeta Metropol.104 Analiza sociologjike Ndër më problematiket midis institucioneve të shtetit. Emanuela & Sibona. Parathënie e Skllavet e Perëndimit. Gëdeshi. Roma and Egyptians in Albania. Mbi femrat e zhdukura në Shqipëri. 19 prill. gjyqtarë. Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikut të grave dhe vajzave. 2000. Tiranë: Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare Leskaj ed al. 21 korrik Katro. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe. 2000. 2003). rezulton të jenë gjykatat dhe prokuroritë.

pp. 2(42). 21-37. Prostitucioni. Tiranë: Kumti. _____. Revista Të drejtat e njeriut. Stefane. Bologna: Zanichedi SPA Webster’s Encyclopedic Unabridged Dictionary of English Language (New Revised Edition). 2005b. Tiranë.Lekë Sokoli 105 Raufer. Prostitution and the Human Rights. 2004a. Vocabolario della lingua italiana. një studim “klandestin” për një biznes klandestin. In Ballkan Yearbook of Human Rights. 2000. Nr. 1970. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (keq)vlerësimit “prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar!”. Qendra Psiko-Sociale. pp. Nicola. Vlorë UNICEF. Gazeta Ballkan: 15 dhjetor Zingarelli. Vëll. 2002. Zholi. Xavier & Quere. Lekë. 2003. Albert. 2003. Vatra. 1989 .një rrezik për Europën. Nr. 174-195 _____. 1 (13): pp. dhjetor. 2002. Gratë dhe fëmijët në mileniumin e ri-Shqipëria. 55-72. Vajzat dhe trafikimi. 7. Sokoli. Revista Politika & Shoqëria. Mafia shqiptare . Greqia. tregu ilegal i prostitutave shqiptare.

edhe kur ata shkruajnë.106 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. Botuar fillimisht në revistën shkencore Politika & Shoqëria. Kjo mbart në vetvete edhe mikpritjen tonë tradicionale (sikurse edhe servilizmin jotradicional). Vëll. 129-144. urrejtja dhe racizmi antishqiptar1 Pak kohë më parë u vu në qarkullim libri “Mafia shqiptare . Madje sikur është bërë e modës që librat më të mirëpritur të jenë librat e autoëve huaj. një pengesë për përcaktimin e statusit final të Kosovës etj. Bujar Ramaj. siç ka theksuar në pasthënien e tij redaktori. 6. konsiderohet si një mallkim. se Skenderbeu lindi në Vithkuq. në vitin 1680 (!). fq. i autorëve francezë Xavier Raufer dhe Stefane Quere. e cila. Ç’është ky libër? Një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit Një libër i ri është i mirëpritur në rrethet intelektuale dhe shkencore.një rrezik për Europën”. Nr. për shembull. si një libër kundër mafias. 2 (12). Ai duhej të ishte mirëpritur prej vetë shqiptarëve. historike apo të jetës së përditshme. sikurse edhe nga lexuesi i gjerë. një barrierë reale për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. 1 . 2 Megjithatë të çudit fakti që disa fondacione që veprojnë në Shqipëri sponsorizojnë tani vetëm ose kryesisht libra me problematikë shqiptare. me nëntitullin “Si lindi kjo superfuqi e Ballkanit?”. Libri në fjalë është pikërisht “një zë nga Franca”. por të shkruar vetëm nga autorë të huaj. Në Shqipëri është bërë zakon që botimi i një libri të vërtetë të konsiderohet ngjarje. kudo ku jetojnë shqiptarët. një fatkeqësi që u shtohet fatkeqësive të tjera. 2003. për “të huajt” e veprat e tyre2. dr. etj.

të grave. e bazuar në të dhëna e fakte kryesisht zyrtare e nga masmedia shqiptare. Por libri në fjalë nuk ka të bëjë aspak me këto shkenca. amatoreske e spekulative. autor i dhjetë librave etj. fq. sidomos ai që bën politikën e . “Mafia shqiptare” ka një inflacion aq të madh të dhënash e citimesh (këto përbëjnë lëndën kryesore të librit). Ai është shkruar nga dy studiues profesionistë. të klandestinëve. ndonëse në të jepen të dhëna vetëm për njerin prej tyre (!). një libër sipas standardeve të shkencave shoqërore bashkëkohore. inkriminimit. karakteristike për spekulantët.Lekë Sokoli 107 Në këtë kuptim shqiptarët urrejnë çdo lloj mafie e çdo lloj organizimi sipas modelit mafioz. “sipas AFPsë”. 165). “Mafia shqiptare” i ngjan një broshure propagandistike. Në këtë libër zotërojnë pohime të tipit “sipas Interpolit”. Në çdo libër. rigoroziteti shkencor. “kemi të dhëna se…”. “nga konfirmimi i policëve të besueshëm”. të çfardo fushe të shkencave shoqërore. thuajse të palexueshëm. citime pa lidhje logjike e jashtë kontekstit. me një shtojcë të ripunuar nga autorët nën kujdestarinë e “Qendrës Shqiptare për Studimin e Krimit të Organizuar dhe Mafias”. Një libër i vërtetë kundër mafias do t’i bashkëngjitej revoltës së shqiptarëve kundër trafikantëve të drogës. me logjikën analitike të një studiuesi me nivel. “sipas zëdhënësit të…”etj. sikurse kundër korrupsionit. Libri paraqitet si “Një tablo kriminale. prognoza. Po marrim vetëm një element. të makinave etj. para së gjithash. të përpunuara nga këndvështrimi i një kriminologu investigues. Libri paraqitet si një botim sipas origjinalit. informacioni duhet të jetë i verifikueshëm nga oponentët. kondrabandës. Pritej. “shërbimet speciale bëjnëtë ditur se…”. Duket sikur gjithçka është stisur me qëllim që lexuesi. saqë e bëjnë atë të lodhshëm. dhunimit të të drejtave civile etj. rekomandime shkencore dhe praktika bindëse…” (Pasthënia. Ksavie Rofe (Xavier Raufer): drejtor i studimeve të një qendre universitare të Parisit dhe pedagog në Institutin e Kriminologjisë së Parisit. pra. referencat. në të cilën janë bashkuar rrëmujshëm fakte e të dhëna. … me konkluzione. Atij i mungon. pa të cilat një libër nuk mund të quhet shkencor. recensentët apo të interesuar të tjerë..

sikurse pesë shekuj më parë drejt Italisë së Jugut. Kosova. mungesa e rigorozitetit dhe e cilësisë akademike Duke filluar me titullin (madje tre titujt). po shndërrohet (në mos është shndërruar). Ai nuk është një libër kundër mafias. 105). Pra mos u gaboni të dënoni masakrat ndaj shqiptarëve. që të arrijë shpejt e shpejt në përfundimin: “Shqipëria (më saktë trekëndëshi shqipfolës i Ballkanit). 109). Shqiptarët (mafiozët) po shpërngulen drejt Europës. 98-99). Madje Kosova (sikurse gjithë trekëndëshi shqipfolës) nuk është Europë. Ai provon se qëndrimi i fuqive të mëdha perëndimore ndaj Kosovës gabimisht ndërroi udhë. 108). 109). por edhe i pandreqshëm (fq. “Kronologji . 117). mos guxoni të nxitoni… Ky është mesazhi i librit “Mafia shqiptare”. për të krijuar mafian italiane (fq. Hapësira shqipfolëse (“trekëndëshi i artë”jepen edhe hartat). derisa kriminelët dhe mafiozët janë ata vetë. e librit: “Një rrezik për Europën”. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e shqiptarëve të Kosovës me anë të forcës ndërkombëtare (fq. është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias. 98). 104). “Një Sicili e Ballkanit”. Eksodi shqiptar është një kolonizim mafioz (fq. Shqiptarët e kanë në gen klanin dhe mafian. etj. Të paktën mos nxitoni për statusin final të Kosovës ose. bashkë me kanunin e tyre (kodin e mafias). madje që nga koha parahomerike (fq. për të vazhduar me ata të kapitujve apo paragrafëve të tij: “Kosovë-Shqipëri: [’po ndodh…”. Vetë SHBA-të u nxituan (fq. më ekzaktësisht. 93). të mjaftohet vetëm me titujt “mbresëlënës” 3. 97). në fillim të 1999-ës (fq. Këtej burojnë diletantizmi. ndërsa OKB-ja po gabon (fq. “Kanuni (kod) i Lekë Dukagjinit” etj. ajo po shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë (fq. në Kolumbi të Europës (fq. 72-89).108 Analiza sociologjike madhe (në Europë e më tej). 108). është vetëm një ëndërr e keqe (fq. “Mafia shqiptare”. “Si lindi kjo superfuqi e krimit në Ballkan?”. Ky realitet i mafias shqiptare është jo vetëm i padurueshëm. 3 ..fakte të rëndësishme”. por një libër urrejtje dhe racizmi antishqiptar. 73) dhe mafia shqiptare përfaqëson rrezikun më të madh të Europës (fq. 97). “Mafia shqiptare në Europë”. që jeton vetëm me ndihma të huaja dhe me industrinë e krimit (fq. por një vend ku zotëron kultura kriminale islamike (fq. Pa mëshirë! Lërini serbët të mbarojnë punë me ta. tani për tani.

që vendos ligjin e pamëshirshëm të heshtjes (omeritá). e dua Shqipërinë…” (fq. nxitojnë t’i dalin të keqes përpara edhe për racizmin antishqiptar që vlon në çdo faqe të librit.Lekë Sokoli 109 të tij. Mafia dhe “Mafia shqiptare” Në libër vërehen shtrembërime në përcaktimin e historisë e mafias. “Mafia shqiptare” është. lojë diletantësh të shkencës. do të justifikojë aksionet kriminale kundër botës “mafioze” shqipfolëse. Terasini. gjithashtu. Autorët janë përpjekur të përpunojnë një mendim politik (kriminal). Nëse lidhjet e gjakut do të ishin i vetmi kriter rekrutimi. Le të argumentojmë. në parathënien e librit thotë: “Dëgjoj që këtu vetëdijet morale: të flasësh për mafian shqiptare? Do të thotë të bësh lojën e Millosheviçit dhe të biesh në racizëm antishqiptar. pra. pra as më shumë e as më pak. për të shmangur akuzën për përkthim të rremë” (fq. 29). Por nga përmbajtja mund të konstatohet. 5). atëherë Tano Karidi. 104. si kriminolog shkruaj pa qëllim të keq” (fq. Autorët. rend të bëjë një deklaratë dashurie për Shqipërinë: “Përsa më përket mua. kulturën. për përkthime të rreme etj. kanë nxituar “t’i dalin të keqes përpara”. Spinoza. Këto shtrembërime nisin që me përkufizimin e mafias si “një bashkim (koalicion) sekret “familjesh”. Por.. Edhe botuesi. sikurse vetë autorët. të drejtën e tyre zakonore etj. sikurse ato që lidhen me jetën tradicionale të shqiptarëve. një libër më shumë në bibliotekën (jo aq të varfër) të racizmit. të lidhura nga gjaku ose martesa…. kontesha Olga . duke e ndierë racizmin antishqiptar të këtij botimi. madje pa shumë vështirësi. ndaj si hileqarë të vërtetë. 107). se libri është shkruar me një qëllim politik të përcaktuar qartë. apo edhe do të jetë pararendës i një veprimi të ri kriminal kundër saj. të paktën. me “argumentin” se qeliza e parë e mafias është familja. Raufer. 17). jo pa qëllim. me shpresën se ai. Madje autorët e ndiejnë se do të akuzohen për manipulim të qëllimshëm të të dhënave. Autorët bëjnë një lojë sofistike me të dhëna që s’mund të quhen të tilla. Në të vërtetë autorët kanë abuzuar. me thënie e stërthënie pa adresë. që rekruton njerëz vetëm në bazë të seksit ose të racës…” (fq. por një lojë amatoreske. duke theksuar: “Ja në version origjinal.

989. Lidhjet e gjakut. 28). në fakt. si besa. madje në botime Shih për shembull: Zingarelli. të gjithë duhej të kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin (!). permes vendosjes së një rendi primitiv ose drejtësie primitive4 (mjeti). 1970. familjen biologjike (për ta. (nga filmi “Oktapodi”. si besa (fjala e dhënë) etj. Madja autorët “çuditen” pse Kanuni i Lekë Dukagjinit i cili. 34. fq. shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare (fq. Kanuni etj. ndryshe nga ç’pretendojnë autorët e librit (fq.. Do t’u kujtoja këtyre autorëve “të çuditur” (apo të çoroditur). këmbëngulje për të bindur botën se “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare. na qenka “Bibla e mafias”. fqinjësia etj. mungesa e rigorozitetit shkencor etj... në mafian moderne nuk kanë ndonjë peshë me rëndësi. etj. të veprojë për interesa ekonomike private (qëllimi). Vocabolario della lingua italiana (Decima edizione). Këtë e tregojnë edhe gjyqet e zhvilluara ndaj rrjeteve të tipit mafioz. 117). Nicola. Amatorizmi.. për të qenë mafie. sipas logjikës së tyre.. që thuajse paraqiten nga autorët si shtylla ku mbështetet mafia shqiptare (!). që “zbatohej pa të meta në malet e veriut të vendit. mafiozët po tentojnë gjithnjë e më shumë që t’i mbajnë familjarët larg implikimit në veprimtaritë mafioze në të cilat ata janë përfshirë. mafioze. lidhen pikërisht me tërbimin antishqiptar të autorëve. apo lidhjet e gjakut është. Autorët shkojnë deri atje sa dukuri zakonore me zanafillë njëmijëvjeçare. se ky Kanun shitet lirshëm edhe në libraritë e vendeve të Perëndimit. për të cilin flitet në shtojcën e botimit shqip të librit (fq. 117). veçanërisht nga familjet mafioze” (fq. Pra. 116). “një zë nga Perëndimi” na kujton kohën e librave të ndaluar. fisi. çuditërisht. duhet të plotësoje tre kushte: të qenit rrjet sekret bashkëpunimi (organizimi). 4 . Përkundrazi. siç është për shembull gjyqi “kokaina” në Tiranë. Këto shtrembërime në interpretimin e përcaktimit të mafias bëhen për ta “afruar” atë teorikisht me fenomenet shekullore të jetës shqiptare. jepen si pararendëse të mafias. Në të vërtetë mafia përfaqëson një rrjet i cili. për të mos shkuar më tej). me përpjekjen për të identifikuar popullin shqiptar me mafian. Këmbëngulja e autorëve për të nënvizuar si kyç të suksesit të mafias shqiptare cilësi të përgjithshme morale si fjala e dhënë.110 Analiza sociologjike etj. besa. 138-140). fq.

C. për shembull: Plasari.) 5. janë marrë me kanunet shqiptare. as tradita e saj fetare. e mbi vetë shqipfolësit “mafiozë”. Por asnjeri prej tyre nuk ka arritur të “zbulojë” pikëtakime midis ligjeve të së drejtës zakonore shqiptare dhe ligjeve të mafias. Aurel. Bernatzik. Kanuni. por mbi të gjitha e drejta dokesore. për shembull. si te çdo popull i qytetëruar i botës. madje edhe kultura materiale në përgjithësi. Lamouche. F. sikurse mitet. Duke u nisur nga parimi se një bashkësi njerëzore nuk e përcakton fati i përbashkët historik. L. M. Në Politika & shoqëria. M. E. R. Hecquard. E drejta zakonore shqiptare dhe ligjet e mafias Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte një ditë që të polemizoja me dy (pseudo)shkencëtarë të huaj (aq më tepër francezë). 39-53. Durham. nr 2. nuk mund të identifikohen me një njeri të vetëm. sipas të cilave e drejta dokesore e një populli. E. Becker. duke u bërë kështu një krenari e mendësisë dhe mençurisë së tij. Fox etj. përrallat.G. Autorët kanë vënë në shënjestër Kanunin (sikurse vetë Lekë Dukagjinin). Vëll. Ata e kanë quajtur këtë të drejtë zakonore si shprehje të mirëfilltë të karakterit shqiptar: një karakter i mbrujtur me një moral të veçantë dhe që funksionon me standarde etike të vetat. sidomos me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Bourcart. kulturë e krimit). Nopça. shumë kohë para autorëve të “Mafia shqiptare”. 2. varianti anglishtshqip që shitet në libraritë (jo kioska) të Nju-Jorkut. Ato krijohen e pasurohen përgjatë shekujve nga populli. E. siç bëjnë në këtë libër Xavier Raufer dhe Stefane Quere. me kontribut në thesarin e kulturës botërore (siç ka theksuar 5 Shih. fq. Hasluck. rreth çështjeve që përbëjnë abc-në e shkencave shoqërore. L. . siç është. këngët epike. von Hahn. G. pra kjo vepër unikale me frymën humaniste të periudhës së Rilindjes Europiane. J. J. shumë shkencëtarë europianë (J. pra për të hedhur baltë mbi kulturën tonë kombëtare (sipas autorëve. H. M. Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikës. Godart. Lane. H. Cozzi. siç thoshte Fishta. Kahn. Siebertz. dhjetor 2000.A. E. Jackh. pikërisht për shkak të të qenit “palcë etnike e kombit shqiptar dhe e kulturës së tij”.Lekë Sokoli 111 shumë serioze dygjuhëshe.

të tjerë në Kalabri.). Por libri “Mafia shqiptare” përmban një mal të pavërtetash për Kanunin shqiptar. 3. 117-118): “Në shekullin XV. duke sjellë me vete Kanunin e tyre. hartoi me shkrim këtë bashkësi rregullash (në fuqi për shumicën që nga parahistoria. derisa ky Kanun është shkruar shekuj pas eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. dukë lani). jo e shkruar. ose Zhani (Jan) . për shembull. siç është bërë zakon të kuptohet përdorimi i kësaj fjale.shihet ndikimi bizantin . Dukagjini luftoi kundër pushtuesve turq deri në vitin 1472. nuk mund të jetë kurrsesi “kushtetua e mafias”. pra nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndikim bizantin. dinakërinë apo harbutërinë bizantine. veproi në shekuj si “Common low” anglez. deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga Shtjefën Gjeçovi. Studiues të familjeve mafioze mendojnë se Kanuni ka ndikuar shumë në mënyrën e sjelljes së mafiave italiane dhe në sjelljen e “burrave të fjalës”… Ai parashikon edhe rastin e aksidenteve vdekjeprurëse me veturë”. pastaj. duke qenë i pashkruar. me klane të tjera shqiptare. Këtu. dhe i dha emrin e tij. shtrembërimet mund të dallohen pa shumë mundim: 1. apo Zhani (Jan). nuk është njohur me emrat Aleksandër. sikurse në të gjithë librin. Princi (jo fisniku) shqiptar Lekë Dukagjini (1410-1481). në Iliri dhe në Epir). i mundur. sjelljen. dredhitë.fisniku gegë nga Dagmo dhe Zadrima. nga e cila mund të shmangesh . Me sa duket edhe kjo “ndërhyrje” është bërë me qëllim përkeqësues. është abuziv. siç pohojnë autorët e “Mafia shqiptare”. 2. Pra deklarimi “duke sjellë me vete Kanunin e tyre”. hartuesit dhe zbatuesit e tij. kapërceu me anije kanalin e Otrantos. Durham etj. në kapërcyell të shekujve XIX-XX. Lekë Dukagjinit i njihet autorësia e njerit prej kanuneve tona. si sentenca juridike. Lekë Dukagjini (Aleksandri. por vetëm si krijimtari gojore. për ta lidhur të drejtën tone zakonore me konceptet. pak para pushtimit turk. qëndrimet. siç lenë të kuptohet apo siç pohojnë autorët e librit. Le të citojmë (fq.112 Analiza sociologjike Schwerin). Ai u trashëgua si praktikë gjykimi. i quajtur si “Kushtetuta e vërtetë e shqiptarëve” (nga E. Ai u vendos në Pulja. veprimet. Është absurde të përpiqesh të argumentosh se të jetuarit në një shoqëri ku zbatohet Kanuni shqiptar është njëlloj me rekrutimin në një shoqëri apo organizatë mafioze.

Ismail. Vrasësi ishte i detyrar të njoftonte familjen e viktimës për gjakun e marrë dhe autorësinë e vrasjes. të cilën e institucionalizoi me organizimin e pleqësisë mbi bazë fshati e krahine etj. Autorët e quajnë si tipar të së drejtës zakonore shqiptare të ashtuquajturin omeritá. . para së cilës ai ngjante çuditërisht demokratik dhe kujtohej me mall prej shqiptarëve. në përpjekjen për të “argumentuar” tezat e tyre antishqiptare mbi gjenezën e mafias. 158). pra e njerëzve. 29). Kanuni i vjetër shqiptar kishte shumë më tepër hapësira lirie. të gjykohej vetëm nga kodi i vet penal. njeh lirinë brenda organizimit fisnor. 90-93.Lekë Sokoli 113 “vetëm me rrezik jete” (fq. nuk njeh kurrëfarë barazie. e cila nuk është veçse një pjesë e neneve të tij ndëshkuese. Si e tillë ajo artificializohej. për shembull. si gjithë të tjerëve. Me psikologjinë sociale të shqiptarëve. gjatë regjimit komunist. 6. jo vetëm se mafia. Do të ishte njëlloj sikur një shtet (Franca. shkëputej nga pasionet. Autorët thuajse e kanë njëjtësuar Kanunin me gjakmarrjen. ishte ndaluar të botohej. mënyrën e jetesës e të 6 Kadare. zbrazej nga verbëria. (shih. Edhe sikur t’i referohemi vetëm gjakmarrjes (pjesa më e verbër e Kanunit). në epokën e lirisë. pra. 1996. nuk mund të bëhet paralelizëm midis ligjeve të Kanunit dhe atyre të mafias. sikurse nëna dhe motrat e tij ishin të detyruara t’i shërbenin atij. Rregullat tragjiko-groteske të gjakmarrjes përjashtonin dy gjera: masakrën dhe çnderimin. ndryshe nga ç’ndodh me vrasjet mafioze. përkundrazi. vrasje etj. 53. Tiranë: Onufri. Autorët e librit rekomandojnë të (ri)ndalohet edhe tani. Bisedë me Alain Bosquet. 77. fq. 51. përkundrazi. Nuk është e rastit që Kanuni. Në të vërtetë vrasja kanunore nuk pasohet nga heshtja. siç vëren Kadareja6 edhe nga e ashtuquajtura “drejtësi e frymëzuar nga lufta e klasave”. 8. të cilin autorët e përmendin dhe e analizojnë thuajse në çdo paragraf të librit. fq. Për më tepër ai ishte i detyruar të merrte pjesë në drekën e mortit të viktimës. si një pjesë e luajtur në sytë e të gjithëve. 4. krejt e kundërta e ligjit mafioz të heshtjes. qoftë edhe për faktin se në Kanun parimi bazë është “barazia e gjakut”. 5. Kjo është. 29. Përkundrazi ajo ishte si një pjesë teatri. 7. Mafia. për shembull). por. Kanuni. pra ligjin e pamëshirshëm të heshtjes në krim.

domethënë në toka të mëdha. sikurse përcakton me shumë saktësi vendosjen gjeografike të saj. nuk ka ekzistuar në Shqipëri. shpjegon historinë dhe organizimin e mafias. Por studimet mbi mafian italiane.” Një sfond i tillë historik dhe ekonomiko-social. 1989. Ai në asnjë faqe të librit nuk ka dhënë ndonjë shenjë të ndikimit shqiptar në historinë e mafias italiane. me të cilin lidhet realisht origjina e mafias. Edhe një tjetër autor italian.. autorët kanë synuar të shpjegojnë edhe “origjinën” e mafias italiane. Mafia dhe politika. drejtimi i skllevërve që banonin në to. për të mbrojtur pasuritë e tyre. Një situatë e tillë nuk ndryshoi as gjatë epokës së mesjetës dhe mbretërimit të Burbonëve. kur baroni dhe pronari. Tiranë. siç pretendojnë autorët e “Mafia shqiptare”. Xhemeli. nuk përkojnë me historinë e shqipfolësve ballkanas. përgjithësisht nuk banonin.”7 Pra kërkimi nga italianët i rrënjëve të mafias së tyre nuk i çon ata në Shqipëri. në librin “Historia e revolucionit sicilian”. romak e arab. Citojmë: “Në kohën e pushtimit fenikas. Mikele Pantaleone. që organizoheshin në grupe. por në epokën feudale (madje edhe parafeudale). kur forcat publike u zevëndësuan nga pushteti personal.. zakonisht u besohej njerëzve të shthurur. pohon për të njëjtën dukuri: “Origjina e këtij organizimi të famshëm na çon në epokën feudale. që më 1848. 12-19. Sicilia Qendrore ishte objekt ndarjesh në latifonde. . kështjellën dhe çifligun. italiane (pikërisht siciliane). që ndodhej në mëshirën e tyre e për të vendosur njëfarë rendi primitiv e brutal. 7 Për më tepër shih. të bëra nga vetë studiuesit italianë. grek. fq. Mikele. për të shfrytëzuar popullsinë skllave. madje edhe në epokën para Lekë Dukagjinit. Administrimi i çifligjeve. qenë të detyruar të pajtonin me rrogë banda njerëzish të shthurur. për shembull: Pantaleone. provojnë të kundërtën. shumica kriminelë të vjetër. me të drejtën e tyre dokesore. “kompani të armatosura”. në të cilat pronarët me pushtet absolut. autori i tij. Madje edhe rrethanat historike të lindjes së saj.114 Analiza sociologjike organizimit shoqëror. Në librin “Mafia dhe politika”.

ka patur edhe në Francë. E gjithë (a)logjika e librit është e kundërt me këto shpjegime. Tranzicionalistët i kanë shpjeguar dukuritë e reja sociale të tranzicionit paskomunist (mafia e kriminaliteti. por në virtytet e tyre (nderi. si dukuri të lidhura jo me traditën. 13. 10. merr veçse ndonjë përgjigje të rrëmujshme: “Rrethanat shoqërore dhe historike. përdorimi i drogës dhe prostitucioni etj. . Kuptoje në je i zoti! 11. virtyte të cilat po gjenden përherë e më rrallë në shumë pjesë të botës. përkundrazi. por me komercializimin e marrëdhënieve shoqërore. për shembull? Ja “zgjidhja”: “Në Korsikë. 12.). përsëri interpretimet e autorëve janë gjithnjë në kurriz të shqiptarëve.. 34). prodhuan – në mungesë të një modeli të përshtatshëm organizimi apo vullneti për ta zbatuar atë – veçse një mjedis kriminal. Pyetja se ç’përfaqëson ky “model” (fq. shkaktojnë një ndryshim të vrazhdë në fillim. 39-40). Edhe kur ai lidhet me virtytet.Lekë Sokoli 115 9. sikurse te ballkanasit e tjerë.). Autorët e “Mafia shqiptare” kanë synuar të depërtojnë në Kanunin shqiptar dhe institucionet e tij. një shoqëri klanore dhe një arenë shumë aktive krimi. Një shembëlltyrë botanike jep mundësinë të sqarohet kjo përpjekje e befasishme: ajo e farave të qeskëzuara. të cilët. Të çudit dallimi që bëjnë autorët midis Ballkanit shqipfolës dhe atij joshqipfolës. 23 etj. shoqëritë klanore pjellin mafie. Sipas autorëve të librit. jo me komunitetet e vogla e jetën tradicionale por. me shembjen e këtyre komuniteteve. ndjekur nga një dyndje e dukurive përparuese kriminale. por me të tashmen. por jo mafia” (fq. Me këto shtrembërime dhe me vështirësitë gjithfarëshe të tranzicionit paskomunist.). të groposura në shkretëtirë nganjëherë për disa dekada. madje gjakmarrje etj. duke përfshirë edhe atdheun e autorëve të librit. Por si i bëhet që shoqëri klanore. 69-70). të vetëm në Ballkan. së shumti edhe me të shkuarën e afërt. dhe që mjafton një rrebesh për t’i lulëzuar natën” (fq. në Korsikë. në mënyrë darviniane. për të cilat autorët sjellin një lumë të dhënash (fq. fjala e dhënë. jo me marrëdhëniet shoqërore të virtytshme. edhe me cenet. mikpritja etj. besa. Të çudit gjithashtu fakti që autorët e këtij libri të zi e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare jo në cenet dhe marrëzitë e shqiptarëve që. lidhen edhe rastet e “gjakmarrjes” në Shqipëri apo Kosovë. na qenkan mafiozë. por vetëm në shtrembërimet e tij. duke e parë atë jo në përdorimet korrekte. i kanë madje me tepri.

116 Analiza sociologjike “Mafia shqiptare”. pra. Autorët japin alarmin: kjo mafie po pushton Europën. Por kjo e keqe është ngjtëse e fiton terren. Për të “argumentuar” tezat mbi “origjinën shqiptare” të mafias. të shohim vetëm majën e ajsbergut. amerikane. Inkriminimin e një pjese të kufizuar të shoqërisë shqiptare e kosovare e shfrytëzojnë për të “argumentuar” inkriminimin e gjithë shoqërisë. në Austri e në Vendet Nordike Në gojën e një emigranti shqiptar. kosovare apo të huaja). deri përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez. autorët një dukuri të dhënë sociale. proceset integruese të Shqipërisë dhe statusi i Kosovës Shqipëria sapo ka nisur proceset integruese. plaçkit. Ajo ka depërtuar në Britani e Gjermani (fq. 91). përvojën europiane. nëse ajo e “bën zap”(!). Si në tekstet bazë të racizmit. Frojdin. nga UÇK-ja te CIA. për t’i thënë Europës dhe botës se Shqipëria është e paintegrueshme. vjedh. Enverin. me fjalë të tjera vepron si mafie” (fq. e përgjithësojnë. deri Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes (!). 8 . A nuk krenohen ata me UÇK-në. politikanë e ushtarakë. Karl Marksin. Darvinin.8 Shqiptarët krenohen me mafian e tyre. Në zonën shqipfolëse gjithçka dominohet nga mafia. autorët e “Mafia shqiptare” kanë vënë këtë pohim: “I gjithë vendi kontrollohet nga mafia. gjithashtu nuk kanë kursyer askënd: nga Lekë Dukagjini te Sokol Koçiu. ndërsa Kosova është në kërkim të statusit përfundimtar të saj. Jungun. siç është mafia. e keqja ka përmasa shumë më të mëdha nga sa mund të konstatohet. Qendra e gravitetit të mafias ndërkombëtare është zhvendosur në zonat shqipfolëse të Ballkanit. inxhinierinë sociale. ndërsa lidhur me Kosovën. autorët kanë thirrur në ndihmë këdo e gjithçka: libra e gazeta (shqiptare. Tirana është kthyer në njëfarë OKB-je mafiozësh (fq. “të intervistuar”. ne evropianët duhet t’i jemi mirënjohës Serbisë. 82). është një botim “në kohën e duhur”. thonë ata. Ligji i heshtjes (omeritá). Gëten etj. Më vjen turp që jam shqiptar” (fq. ushtron shantazh. si dhe përfundimet raciste që burojnë prej tyre. bën që ne (europianët). Ata. nga shqiptari më i zakonshëm tek Toni Bleri apo Bill Klintoni. u bën presion dëshmitarëve …. rrëmben. 56). Libri. “një organizatë kriminale që sekuestron. 53). Sipas tyre.

në bashkëpunim me elementët më të korruptuar që kanë mbetur në shtetin shqiptar” (fq. Duhej theksuar domosdo “analfabetë” (megjithse në Shqipërinë e asaj kohe të paktën analfabetë nuk kishte). mushkëri e jashtme e saj (fq. Forca e mafias qëndron në lidhjen gjenetike me familjen. emigracioni. Po ku qëndron forca e mafias shqiptare? 1. “Në vitet 90-92. 60). Çeki. por edhe për të financuar operacione më të vështira e më të sofistikuara (fq. për sheembull. pa mëdyshje: “Është e qartë se kjo dyndje refugjatësh nuk është një eksod njerëzish të varfër. kjo në zbatim të një plani strategjik të mafias. Belgjikë e Spanjë (fq. 64). 58). Hungari (fq. 83). si “një kolonizim mafioz” (fq. sipas autorëve. autorët pohojnë: “Më shumë se dhjetë mijë kosovarë derdhen me furi çdo muaj. në Danimarkë. është njëherësh 9 Duke iu referuar disa të dhënave të muajit maj 1999. 86-88). 22). por një operacion i planifikuar dhe i organizuar bukur nga mafia shqiptare. “shumica e refugjatëve që u nisën drejt një vendi pritës. Këto para riciklohen për t’u shtuar (teoria e akumulimit të kapitalit. sipas autorëve. 72. pa folur për Greqinë. Sllovaki. shumica e tyre avulluan në ajër. . në shumicën më të madhe ata ishin djem të rinj. më pas. Sipas autorëve të librit forca e saj qëndron në radhë të parë te “kapitali që rrjedh nga krimi” (fq. . pra nuk u kthye më në Kosovë. në Poloni. 88). apo dy fortifikatat e mafias shqiptare. e Karl Marksit). Autorët theksojnë se. 74).qindra mijëra shqiptarë hynë befas në Greqi. Mënyra për “dominimin mafioz” të Europës është. për të kuptuar se ishin kontingjente lehtësisht të rekrutueshme nga mafia. 83-86). Ata e cilësojnë eksodin shqiptar. Celula bazë e shoqërisë. Po ku qëndron forca e “mafias shqiptare”? Kjo mafie. skafe etj. sipas “moralistëve” Raufer dhe Quere.Lekë Sokoli 117 (fq. 88-89). 2. 72-79). dhe përdoren për të blerë ndërmarrje. pa profesion dhe shpesh analfabetë” (fq.thonë ata. . madje edhe atë kosovar të vitit 19999. Italinë e Zvicrën (fq. 22). në mënyrë klandestine në Evropë (fq. u përzgjodhën me kujdes nga mafia shqiptare » (fq. pas luftës. 73) dhe pohojnë. Dhe. gjatë luftës së 78 ditëve. është shumë më e fuqishme nga sa mendohet dhe “askush nuk e njeh me të vërtetë rëndësinë e fenomenit” (fq.

“Bari. jo vetëm në Shqipëri e Kosovë. Shihni UÇK-në (këtë organizatë kriminalo-mafioze. pohimeve e citimeve.118 Analiza sociologjike edhe celula bazë e mafias.”Magazinat e grosistëve: Bullgari. edhe disa harta me shënime të tilla: “Zonat e kontaktit midis mafias shqiptare e mafias kalabreze » (fq. në lidhjet e mafias shqiptare me atë ndërkombëtare. 16) etj. sikurse grupet kriminale të shqiptarëve të Maqedonisë. 102). turke10 etj. 14). Autorët madje kanë arritur të sajojnë lidhje të mafias shqiptare me terroristët islamikë dhe Osama Bin Ladenin (fq. sipas autorëve. Raufer dhe Quere kanë “emëruar” edhe “kumbarin” (padrinon) amerikan të mafias shqiptare: kongresmenin nga Ohajo. Autorët shkruajnë. 4. janë sponsorizuar edhe nga CIA (fq. thonë autorët). por familja mafioze vazhdon (fq. përveç të dhënave. “përkrahësi më i tërbuar i UÇKsë në Kongresin amerikan” (fq. Republika Çeke”. 103). 102). 29).pikat e kontaktit midis mafias pulieze (Sacra Corona Unita) dhe mafias shqiptare » (fq. 95). 3. në lidhjet e saj me politikën. 22). UÇK-ja (organizatë mafioze). pra nga vetë SHBA-të. 13). Për të bindur “lexuesin e shastisur” se “i gjithë aktiviteti i këtij politikani të llojit Pitbull” (fq. në lidhjen me ekstremistët islamikë. madje pa iu dridhur kalemi: “Partitë shqiptare të Maqedonisë janë thjesht shprehje e mafias vendase” (fq. Poloni. sipas autorëve. “i vetmi që u dërgua në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të ’99-ës. Të dy popujt u afruan me njëri-tjetrin nga feja dhe një armiqësi e përbashkët kundrejt Jugosllavisë së S. 5. 123). ku mafia është ngritur në sistem.. Forca e saj qëndron. Millosheviçit” (fq. Por. 6. etj. më tej. Forca e mafias shqiptare qëndron. mafian italiane (siciliane. Otranto . Familja mafioze nuk shuhet kurrë. Brindizi. Forca e mafias shqiptare qëndron. për të armatosur UÇK-në” (fq. puljeze. kalabreze). Madje ato etiketohen si “bashkim kompakt kriminelësh” etj (po aty). mafia shqiptare nuk ka vetëm mbështetjen politike të vetë shqiptarëve. sherifin James Traficant. Ajo ka edhe mbështetje të huaj politike. Autorët japin. për shembull. “mbështetja më e siguruar e së cilës erdhi që në fillim nga boshnjakët. 114). (fq. gjithashtu. mafiozët vdesin. në marrëveshjet Joint-Venture me kartelet kolumbiane (fq. Hungari. por edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. “është shprehje e detyrimeve. 103). 10 .

“për të vendosur nëpërmjet NATO-s një Kolumbi në zemër të Europës12” (fq.. fq. përgjigjen autorët 13. . por gjatë Luftës së Dytë Botërore i besoi Cosa Nostrës mbikëqyrjen e magazinave të portit të Nju-Jorkut…” (fq. pë shkak të naivitetit të tyre (si në Bosnje . për shkak të nxitimit të tyre (dhe shtojnë se çdo nxitim vjen nga djalli.shënimi im. 97). OKB-në. lufta”. autorët nuk “harrojnë” të sqarojnë: “Të kujtojmë që ky krahasim ndërmjet Kolumbisë dhe Kosovës. Kosova. “SHBA-të. Autorët e cilësojnë praninë ndërkombëtare në Kosovë si një sipërmarrje pa precedent. për t’i paraqitur si “pohime me gojën e tyre”. që nuk ndihmon në restaurimin e një vendi. etj.Dejtoni) etj. 97). fq.” (fq... 97-100). duke filluar me organizmin kryesor të tij.Lekë Sokoli 119 besnikërisë dhe e bindjeve ndaj krimit” (fq.11 Por si është e mundur që SHBA-të të mbështesin e të financojnë një forcë terroristo-mafioze si UÇK-ja? Për shkak të një politike të dyshimtë e të koklavitur (fq. “Kolumbinë e Europës”. në veçanti : “UÇK-ja dhe “kumbari amerikan”. të cilën ata shpesh e veçojnë nga Shqipëria. 12 Sikurse në pjesë të tjera të librit. 103-104.. 14 Citojmë: “Që prej viteve ’’40. LS). fq. 7. shih : “Një qeveri e dyshimtë dhe e koklavitur”. qëndron në qëndrimet e çuditshme të komunitetit ndërkombëtar. Në libër ka mjaft deklarime të tipit: “historia e vonshme e Kombeve të Bashkuara jep shumë shembuj qëndrimesh të çuditshme. u bë në të përditshmen kryesore shqiptare të Prishtinës “Koha ditore”. drejtuesit e KFOR-it dhe të UNMIK-ut.. sipas autorëve. Forca e mafias shqiptare. 104-105. “Perëndimorët. 97). 103). 100-103. 97). lidhjet e tij me “familjen” (celula bazë e mafias . prejardhjen prej “një familje të varfër. Ballkani”. fq. deri fakte të tilla si “urdhëroi vrasjen e . shohin që Kosova të shndërrohet në mënyrë të pashmangshme në një Bosnje të dytë” etj. që ai të 11 Për më tepër shih në libër. por të ndershme” (siç janë familjet “mafioze” shqiptare. i ashtuquajturi shtet përpiqet me zemër të hapur të shkatërrojë mafian. 101).” etj. për shkak të dështimit të SHBA-ve (këtij të ashtuquajturi shtet). sidomos lidhur me Kosovën. “në makthet e tyre më të këqia. 13 Për më tepër. etj. autorët nuk hezitojnë të gërmojnë në biografinë e tij dhe të nxjerrin prej andej origjinën italiane.. Kosova..si kudo në libër). . në luftën kundër mafias dhe në përuljen ndaj saj14. fq.

se ndodh një mrekulli dhe një kumbar shqiptar është arrestuar në Kosovë. ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit. Edhe SHBA-të janë përpjekur të shkatërrojë mafian. 29-30). thonë autorët. përzierje kombësish. për shembull. Kush mund ta mposhtë “mafian shqiptare”? Sipas autorëve përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund ta mposhtë mafian shqipare si të tillë. pra (1) të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë. 108). nga të cilat tridhjetë vite “Revolucion kulturor” që shkaktoi tridhjetë milionë viktima (fq. 98). një mandat i paqartë dhe kontradiktor. përkundrazi. thonë autorët. u bënë ballë pesëdhjetë viteve komunizëm. thonë ata. ndaj. (2) ushtarët e KFOR-it janë janë rekrutuar nga mafia. Mafian mund ta mposhtë.120 Analiza sociologjike mund të jetojë në shoqërinë e kombeve (fq.. . Triadat kineze. sikurse familjet e tyre në fshat (fq. Pra. Shqipërinë dhe sidomos Kosovën. Koza Nostra nuk u zhduk në njëzet vjet fashizëm. ne kemi në dorë të “mposhtim” atdheun e mafias. Le ta krahasojmë. pra të mafias.fq. Mafia shqiptare nuk shuhet kurrë. 97). ose janë të kërcënuar. Këtu autorët e hadhin maskën dhe deklarohen hapur kundër pavarësisë së Kosovës. burime të ndryshme autoriteti (shpesh konfliktualë . 63). Po KFOR-i. sepse ata luftojnë për një objektiv të qartë. i përkasin dhe i binden urdhërit të një kombi etj. fuqizon mafian. të fshehta të rezikshme. Pallavra! Le të pranojmë. drejtësia e vendosur nga gjykatat “e pavarura”. Në Kosovë ka. përkundrazi.. Gjyqtarët do ta lirojnë menjëherë sepse ata ose janë simpatizantë të UÇK-së. Edhe atje ushtarët janë gjithnjë e më shumë të njollosur në tafik droge etj. por më kot (fq. gjithashtu. Më tej. Le të analizojmë më tej: 1. UNMIK-u etj. pra mafiozëve. 2. Ku? Pikërisht në shtrat. a mund ta bëjnë zap mafian shqiptare. Më tej akoma (3). për shembull. ushtarakët e KFOR-it u thonë prostitutave. megjithse ushtarakët izaelitë janë “në një gjendje morale një mijë herë më të mirë se ajo e trupave të KFOR-it në Kosovë. sidomos atë kosovare? Përsëri pallavra! Prania e tyre në Kosovë. për shembull. është e kotë. me gjendjen e ushtrisë izraelite në jug të Libanit. 3. në pamundësi për ta mposhtur atë.

Ato përbëjnë të pandërgjegjshmen kolektive (referencë nga Jungu). 15 . Këto instinkte. ato nuk janë pasuri individuale. terrori. para apo gjatë Luftës së Kosovës.. Po me programe të zhvillimi të shoqërisë civile shqipfolëse? Ja përgjigja (fq. Dhe pas këtyre referencave nga Jungu e Frojdi. këto arketipe nuk janë fituar në mënyrë individuale. duke lexuar një libër?” (fq. A nuk ishte mafia shqiptare që e shndërroi Kosovën më 1999 në një thertore (siç jepte alarmin Toni Bler. nganjëherë mijëravjeçarë urrejtjeje. përfaqësojnë realitete të pandërgjegjshme. Rezultati? Asgjë ose shumë pak. fq. “Që nga Dejtoni Bosnje-Hercegovina mori nga një milliard dollarë për çdo vit. organizimi apo eksodi të shqiptarëve. ajo nuk mund të maturohet. njëlloj sikur të nisemi dy ditë me stazh tenisi ose mësime poçerie? Si të mos e dimë se në shekuj. Mafia shqiptare nuk mund të bëhet zap se ajo është e pamëshirshme. Ndaj kjo sjellje (kriminalo-mafioze). Jo. Por a mund të zgjidhet problemi me programe zhvillimi ekonomik? Edhe kjo është e pamundur. autorët shpallin triumfin: “A mund ta fshijmë vërtet këtë të pandërgjegjshme duke marrë pjesë në një konferencë.Lekë Sokoli 121 4. e lindur bashkë me shqiptarin dhe si reagime ndaj realitetit shiptar. nuk mund të trajnohet me të mësuarit. kriminale). 59)15. Është e kotë të përpiqesh të zgjidhësh mllefet e vendit me anë të forcës ndërkombëtare (fq. biologjike. nuk mund të ndryshojë. 111). të lidhur me vetëdijen njerëzore. detyrime besnikërie dhe bindje ndaj klaneve kanë hyrë në thellësi të psikikës njerëzore?” Autorët përpiqen të argmentojnë se në rastin e zonave shqipfolëse të Ballkanit. Ndaj ata nuk justifikojnë e legjitimojnë asnjë lloj reagimi.. 100). thonë autorët.” (fq. nuk kemi të bëjmë më një sjellje (devijante. jo më ta dënojnë. të mësuar. Këtë e provon antimodeli Bosnje. 98). gjenocidin serb në Kosovë. “Kosova është vetëm Autorët nuk e pranojnë. gjenetike. sikurse ëndrrat (Frojdi). instinktive. 100): “Shumë naivitet i padurueshëm: kush mund ta besojë se vetëm për një sekondë apo gjatë fundjavëve me trajnime psikologjike. Ato para se të përfaqësojnë realitete sociale.

përkthehet në shqip dhe botohet në Shqipëri. Në këtë çast të vështirë. por SHBA ngarkuan NATOn për të “instaluar një Kolumbi në zemër të Europës”. dhe tetor 1998. 123). 109). pikërisht prej intelektualëve kriminelë. madje duke na u shitur si “një zë nga Franca”? Të bën përshtypje. Ky është libri “Mafia shqiptare” dhe autorët e tij. përpara se të kryhet. kur antishqiptarizmi po kërkon të fitojë terren. Në botimin në fjalë është shënuar “Kumti”. Raufer dhe Quere! I vetmi që mund të bënte zap mafian shqiptare ishte Millosheviçi. a kemi të bëjmë me një modë antishqiptare? Nëse po. Pra. nuk janë vetëm librat. fakti se ky botim u shpërnda bashkë me gazetën “Tema”. në vend që të denoncoet. Edhe këta janë libra me problematikë shqiptare. sulmi i dytë i madh. Veç kësaj. që në shqip do të thotë “lajm”. gjoja redaktuar e faqosur shumë keq. nuk është katalogizuar në Bibliotekën Kombëtare. Por libri. 2003: Vatra) dhe “Kalvari i gjysëhanës . shkruar nga Kastriot Myftaraj (botim klandestin). ajo duhet çrrënjosur biologjikisht. nuk ka ISBN. një libër autorësh pa skrupuj. që tallen me verfërinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve të sotëm. të kujt? Vetë të Xavier Raufer e kompani? Si është e mundur që një libër i mbushur fund e krye me egërsi dhe urrejtje raciste antishqiptare. sulmi i parë i madh. Pra krimi. Ai gjithashtu është përkthyer. Epilog: moda antishqiptare e (jo)shqiptarëve Ky libër racistësh antishqiptarë nuk është i vetmi i botuar kohët e fundit në Shqipëri16. 16 . sipas një formule jo të zakontë: ai që blen librin. ekskluzivitet i një shtëpie botuese.polemikë me mendimin politik islamik”. përgatitet nga propaganda antishqiptare. Botimi i një libri është. i cili organizoi sulme kundër saj (mars 1998. merr falas edhe gazetën (!). të paktën ne shqiptarët duhet të mendojmë e të Ndër ta po përmend “Shqipëria: mision i pamundur” shkruar nga Gerard De Villiers (Tiranë. Derisa e keqja është biologjike. fq.122 Analiza sociologjike një ëndërr e keqe” (fq. por me tendenciozitet të theksuar antishqiptar. sikurse nuk ka çmim etj. gjithashtu. gjithashtu. si një botim klandestin.

Është koha që ta fitojmë vendin në Europë. në fakt.Lekë Sokoli 123 veprojmë edhe shqiptarisht. siç janë ato të autorëve francezë të “Mafia shqiptare” i cili është. deri te çdonjëri nga ne. në kuptimin më të mirë të fjalës. . Avokati i Popullit etj. një një libër në favor të mafias dhe kundër shqiptarëve. por edhe duke kthyer mbrapsht çdo mesazh e thirrje urrejtjeje e izolimi që vjen qoftë edhe prej saj. të bëhemi avokatë të vërtetë të vetvetes. duke filluar nga intelektualët.. institucionet shtetërore e civile.

1 (11). rastisi të kishte qenë pikërisht ish-shkolla e jezuitëve. Krijimtaria e tij qarkullonte gojë më gojë. në atë kohë shkolla “11 Janari”. 6. kush s’e ka. 1 . ai është botuar me shkurtime në gazetën Dita. nuk mund të mos dëgjoja. si me shaka: “Gjergj Fishta është një i ditur që heq e vë bishta. gjithashtu. Disa prej tyre janë të lidhura me prejardhjen dhe fëmijërinë time. që fëmijë. Me titullin Gjergj Fishta-shkencëtar social. për Gjergj Fishtën. pa qenë mirëfilltazi studiues i veprës së tij. në qytetin e Shkodrës. në gazetën shekulli. si vetë folklori. Nr. Në rrugicën që lidhte këto mjedise Ky artikull është botuar i plotë në revistën shkencore Politika & Shoqëria. se e kam pyetur njëherë babanë tim: “Kush është Gjergj Fishta?”. në zemër të Leknies (Fishta përdorte edhe këtë emër për trevat ku zbatohej Kanuni i Lekë Dukagjinit). të tjerë. fq. Por kush e ka. date 6 prill 2003 si dhe me titullin Grergj Fishta sociolog?. Nuk harroj. I lindur në Dukagjin. i rritur pjesërisht atje e pjesërisht në një mjedis shkodran. përpara meje. Ai m’u përgjigj. Por Gjergj Fishta ishte aq i ditur sa. më vuri poshtë kokës një libër dhe më uruoi: “U bëfsh i ditur si Gjergj Fishta”. date 1 qershor 2003. shumë herë më të njohur se unë. kanë të bëjnë me interesa shkencore. Kur nëna ime më lidhi për herë të parë në djep.124 Analiza sociologjike Universi krijues i Gjergj Fishtës dhe jeta akademike shqiptare1 Pse shkruaj për Fishtën? Janë një varg arsyesh që më kanë motivuar për të shkruar për Gjergj Fishtën. Vëll. date 4 dhe 5 prill 2003. Shkolla ime. përkundrazi. ai duket një përbindësh i vërtetë. ia ngjet”. sikurse edhe para studiuesve socialë të ditëve tona. 93-102 dhe në dy numra të gazetës “55”. Fishta ishte një emër legjendë e atyre anëve. ia heq.

sidomos me ne. ai theksoi: “…shpreh indinjatën time të thellë ndaj të gjithë atyre që tentuan. ai përfaqëson një akt dinjitoz të institucionit më të lartë të shtetit. e cila mund të “fliste” e fundit. Na dukej sikur këta nxënës apo edhe kolegë të Fishtës. edhe fakti që të dy palët ishim pa familje. ishin më të diturit e botës. edhe pse ky rivlerësim duhej të ishte bërë më parë (Alfred Moisiu është presidenti i katërt i periudhës paskomuniste dhe jo i pari). Për t’u afruar me ta ndikonte.Lekë Sokoli 125 me Kafen e Madhe. Por. nga Akademia e Shkencave. Ai duhej paraprirë nga rivlerësimi i veprës së tij prej disa institucioneve. në latinisht apo në gjuhë të tjera. Me këtë rast. më shumë se për një klerik. të paktën nga Ministria e Kulturës. Mbanin në duar libra të trashë. kur nuk isha as dhjetë vjeç). vetë shtetin e shoqërinë shqiptare. të cilët i takonim rregullisht në shëtitjet apo pushimet që bënin lulishteve. Në gjykimin tim. për kohën. Kam ndjekur. Ata ishin shumë të dashur. për gjuhët e huaja e për të tjera gjëra që. më shumë se Fishtën. na flisnin sidomos për Atë Gjergj Fishtën. nga ajo e Arsimit dhe Shkencës. për të mos shkuar më tej. për një Atë të madh të kulturës shqiptare. thuajse të gjithë rreth të shtatëdhjetave. ndoshta. Na flisnin për librat. Më ka motivuar për të shkruar këtë artikull edhe fakti që përvjetori i 62-të i vdekjes së Fishtës shënoi edhe rehabilitimin zyrtar të tij prej shtetit shqiptar: Presidenti i Republikës i akordoi atij titullin më të lartë: “Nderi i Kombit”. Konicës dhe emrave të tjerë që kanë hyrë përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit”. për kulturën botërore e personalitetet e saj. sikur flisnin në të gjitha gjuhët e saj. nga ana tjetër. Biblioteka Kombëtare apo Muzeu Historik Kombëtar. me këtë rast. Të gjitha këto janë institucione shtetërore e mund të viheshin në lëvizje nga Presidenca. jehonën e rivlerësimit të Fishtës në mediat shqiptare. ndodhej Azili i Pleqve të qytetit. ky rivlerësim më duket i njëanshëm. që ka . ishin “të huaja”. nxënësit çapkënë të Shtëpisë së Fëmijës (nëna dhe babai im vdiqën njëri pas tjetrit. Me përjashtim të ndonjë gazete të veçantë. ku ishin vendosur disa ish-priftërinj. Universiteti i Tiranës. një akt që nderon. urdhëruan e realizuan përkohësisht censurimin dhe denigrimin zyrtar të Fishtës.

pra përfaqësuesit e kulturës. me shkollim. sikurse publicistët. Që këtu filloi mbikëqyrja e Fishtës nga ky misionar. ku kreu studimet e larta. nga Palmonova e Udines. Mbasi kreu shkollën e mesme më 1886. emri i të cilit ishte Zef. nën drejtimin e At Marianit (shih: Lleshi. pjesa tjetër e medias ose nuk e ka pasqyruar këtë ngjarje. duket se shpreh njëfarë kompleksi nga i cili studiuesit e sotëm socialë. pasi këtu më 1880. Më 1894 ai u shugurua meshtar dhe dha mësimin e gjuhës shqipe në Seminarin e Troshanit. e dërgoi në Shkodër. në kufi me viset e Shkodrës (jo në Gomsiqe të Pukës. me ndonjë njoftim rutinë. sipas së cilës me Fishtën le të merren veriorët. e dërgoi në Kolegjin Françeskan të Troshanit (Paloka. të djathtët apo katolikët. u hap Kolegji Françeskan shqiptar. për t’u bërë ai që u bë”. më 23 tetor 1871. Këtë version e përforcon etnologu Mark Tirta (2001/b). botuar në Gazeta 55). i cili nga Shkodra e çoi në Troshan. Kjo harresë. në fillim për filozofi e më pas edhe për teologji. fshati më i largët i Mirditës. Itali. gjysmëharresë apo anashkalim. i ndodhur në Troshan. Fishta shkoi në Bosnje. duket se nuk janë çliruar plotësisht. kur ai ishte vetëm gjashtëvjeçar. 2002). Kush është Gjergj Fishta? Gjergj Fishta lindi në fshatin Fishtë të Zadrimës. Ai shkruan se ishte At Mariano Palmonova. të kenë njëfarë mendësie. në veriperëndim të saj. ose e ka kaluar atë krejt përciptas.. i cili gjithashtu thekson se “At Palmonova zbuloi gjeniun Fishtë dhe e ndihmoi. jep një version tjetër. Në Gomsiqe Fishta kishte qenë shpesh herë edhe më parë. 2002: 101-102). një tjetër autor.126 Analiza sociologjike botuar shkrime e studime për veprën e Fishtës (ndër to do të përmendja një artikull shkencor të studiuesit të mirënjohur Aurel Plasari. Nikollë Lleshi. Ai ishte nxënës i poetit italo-arbëresh Leonardo de Martiono. Më 1899 ai u dërgua si meshtar në Gomsiqe. siç është përmendur nga disa autorë). Për këtë çështje. Ai ua kërkoi prindërve për ta shkolluar dhe. ai që dalloi mbi fëmijët e tjerë Gergj Fishtën. kryesisht për të takuar . i cili. duke parë zgjuarsinë e jashtëzakonshme të tij. Duket se vajtja e Fishtës në Gomsiqe nuk ishte rastësi dhe as një emërim rutinë i hierarkisë kishtare. me lejen e tyre. estetët apo kritikët etj. në mos (larg qoftë!).

nga pikëpamja historike dhe etnokulturore. të vendosur në kishën e Gomsiqes qysh më 1883. i cili do të vendosej në Gomsiqe më 1907. për të njohur me rrënjë ata njerëz që i bindeshin në mënyrë të habitshme “kushtetutës së tyre të pashkruar” . po aq sa anglezët e shekullit XVII ligjeve të Zotit . dokesh. më 1908. zakonesh. e miratoi si alfabet të vetëm të shqipes. që u përhap në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare kudo në botë. qoftë edhe për faktin se ai kryesoi Komisionin për Hartimin e Alfabetit. më 1899. Fishta dha një kontribut të çmuar për krijimin e gjuhës shqipe të njësuar. disa herë të . për të njohur pra “shpirtin e racës”. të cilin Kongresi i Manastirit. Logjikisht mund të pranojmë se Fishta shkoi në Gomsiqe i nxitur edhe nga interesa krijuese. regjistroi visarin folklorik të kësaj krahine. shkencore. të cilin do ta shfrytëzonte sidomos për veprën Lahuta e Malcisë. gojëdhënash. nga një kishë e zakonshme fshati të shndërrohej në një institut të vërtetë hulumtimi shkencor e krijimi të vlerave kombëtare. Ai e dinte se po shkonte në një vendbanim të lashtë. Cipo etj.për të njohur mënyrën tradicionalisht shqiptare të jetesës dhe për të nxjerrë prej saj ato visare të çmueshme frazologjike. hulumtuese. mendësish e natyrash arbërore e për t’i gërshetuar mjeshtërisht në kryeveprat e tij. me kryetar Prend Doçin. Madje atje. në një zonë shumë karakteristike. Çabej. Gjergj Fishtës i njihet merita kryesore e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. ishte i vendosur që si gjuhë bazë të zgjidhej dialekti i Elbasanit. normash juridike. sidomos për krijimin e një alabeti funksional e me kritere shkencore. madje përfaqësuese. në një pjesë të Shqipërisë që ende ruante reflekse homerike. në një fshat me histori njerëzore interesante. bënë që Kisha e Gomsiqes. Fishta do të bëhej lideri i vërtetë i saj. autori i “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Në kohën kur ishte në Gomsiqe. sikurse Xhuvani. Ai dhe At Shtjefën Gjeçovi. kishte shkruar vjershën lirike “Baraba”. Ai..në kohën e sundimit puritan . Ai shkoi për të depërtuar në shpirtin fisnik të popullit të kësaj zone.kanunit. Në Gomsiqe Fishta kreu një punë hulumtuese shkencore. Lidhur me këtë zgjedhje dhe me debatet. më 1898.Lekë Sokoli 127 At Polmonovën. në Shkodër u themelua shoqëria letrare Bashkimi.

dhe e shndërroi atë në shkollë të mesme. sikurse organizoi shfaqje teatrore. me këtë rast. . gjithashtu. ekspozita të arteve figurative etj. Lambertz. duke qenë drejtor i saj. organizoi përgatitjen shkencore të nxënësve. se kryetari i komisionit të Manastirit të alfabetit shqip ka qenë Gjergj Fishta. Fishta. Si personalitet brilant edhe në fushën e politikës së jashtme (Nikolin Paloka). duke qenë përfaqësues i opozitës. udhëhoqi botimet në një shtypshkronjë që e kishte sjellë vetë në Shqipëri. pas saj. që vazhdojnë për gjuhën e njësuar shqipe.128 Analiza sociologjike çuditshme. Nju-Jork. në disa konferenca ballkanike si dhe në shumë veprimtari të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Londër. Vatikan etj. Po të studiohet nga analistët në mënyrë gjakftohtë. gati një shekull pas Kongresit të Manastirit dhe më se 30 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. mori pjesë aktive në luftën për shpalljen e Pavarësisë dhe. u aktivizua në jetën politike të vendit. Fishta themeloi revistën prestigjoze Hylli i Dritës dhe gazetën Posta e Shqypnis. Si deputet i Shkodrës. por krijohen nga zgjedhja e një dialekti… Shikoni Kongresin e Manastirit më 1908. qëndroi gjithmonë në radhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (Ernest Koliqi). ngriti një bibliotekë dhe një muzeum (të parin në Shqipëri). është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar M. në italisht nga dr. ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. po ka qenë një nga shkrimtarët më të shquar nga Veriu”. Pragë. Vepra kryesore e Fishtës. Pra nuk ka qenë një njeri nga Jugu. Ismail Kadareja thotë: “Gjuha shqipe nuk mund të zhvillohej në kundërshtim me një parim të përbotshëm sipas të cilit gjuhët nuk krijohen nga bashkimi apo shkrirja e dialekteve. Fishta mori pjesë në Parlamentin e parë Shqiptar dhe. futi për të parën herë në Shqipëri mësimin e gjuhës shqipe në Shkollën Fratnore të Shkodrës. u zgjodh nënkryetar i tij. Lahuta e Malcis. Ai e mbrojti çështjen shqiptare me dinjitet. duke “u ndeshur” edhe me figura të shquara të shkencës e të diplomacisë botërore. Ai u vu me të gjithë qenien e tij në shërbim të çështjes sonë kombëtare. bazuar në argumente shkencore. del se alfabeti shqiptar i asaj kohe është gati i përkryer… dhe po ju kujtoj.

Parino dhe E. lirike. por edhe si kritik. historian i letërsisë dhe si estet. madje jo vetëm filozof. dijetar dhe erudit i gjithanshëm Veprimtaria dyzetvjeçare e Fishtës është e gjerë dhe e gjithanshme. I. gjithashtu. duke u përfshirë në fondin e artë të literaturës e kulturës evropiane e botërore.. Fishta vdiq më 28 dhjetor 1940. por se krijimtaria e tij. në prozë e poezi (epike. jo vetëm si shkrimtar (poet. vjen e ngarkohet me peshë filozofike. siç duket ende e panjohur nga vetë filozofët shqiptarë. deri si “letrari më i madh që ka dhënë deri sot raca shqiptare (Karl Gurakuqi). madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës. përfaqëson një atentat ndaj shkencës e kulturës kombëtare. Ai botoi mbi njëzet vepra origjinale. dramaturg. Ai është vlerësuar si Homeri i shqiptarëve (për Lahuta e Malcis) apo Gëtja i Shqipërisë (për Mrizi i zanave e Vallja e Parrisit). si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim. Fishta është cilësuar si një intelektual universal.Lekë Sokoli 129 P.. filozof. Për të edhe krijimi. Ai u denigrua gjatë regjimit komunist. Një kontribut të çmuar ai ka dhënë edhe në publicistikë. kthjelltësia. sikurse përpjekja për të varrosur veprën e tij. madje. sikurse edhe në anglisht. preludin e genocidit kulturoro-religjoz që do të ushtrohej deri në vitin 1990. “Guximi. Koliqi. Ai është.). edhe historian. 2003). nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. të pasqyruar në mbi pesëmbëdhjetë organe shtypi. Ky akt. siç e kanë cilësuar të huajt. edhe psikolog i saj. por. satirike etj. Kjo jo vetëm se ai ka studiuar për filozofi. Fishta. niveli i përparuar. një personalitet profetik i kulturës shqiptare. Fishta krijues e kritik bëhet edhe filozof i veprës. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të tilla ngjallin adversion. themelues i një shkolle filozofike shqiptare (Plasari.). prozator etj. Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy . pavarësisht formës së saj. sikurse ndaj dinjitetit e personalitetit njerëzor. por edhe filolog i saj. Dhjetëra të tjera i mbetën në dorëshkrim. dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. u çvarros dhe eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin. edhe kritika është filozofi. dramatike.

mediokritetin e qeverive të kohës. politik. e pranuar jo vetëm për sociologjinë. siç dinte ai. Nga kjo formë latente zhvillimi. sikurse nga idealizmi gjerman i Hegelit etj. Elemente të reflektimeve. në fokus të sociologjisë moderne. të gjykimeve apo konceptimeve mbi shoqërinë njerëzore janë vërtetuar edhe në Antikitet. madje për pak kohë edhe politikan. si çdo shkencë shoqërore. Por studiues të tjerë kanë vënë në dukje faktin se ai është ndikuar po aq nga Platoni e filozofë të tjerë të lashtë. gjithsesi. Fishta shfaqet. tek autorë grekë e romakë. por ishte . siç është filozofia. bashkëkohore. nuk mund të përjashtohet edhe sociologjia shqiptare. papërgjegjshmërinë e politikanëve. ka shtjelluar tezat e filozofisë kristiane. juridik. historik. estetik etj. Cassirer ja si teori neokantiane e “formave të mëdha simbolike” (Plasari. te Platoni e Aristoteli. Fishta ishte njëkohësisht edhe njeri me vullnet politik. Mbi të gjitha ai. për shembull. pra në rrafshin e traditës shekullore të mendimit filozofik. por në mënyrë origjinale. 1997: 5). siç ka arritur të realizojë zhvillime origjinale edhe të teorisë së Hegelit. 2003). Lukreci e Sant Agostini e në rrjedhën e shekujve te Thoma D’Akuino e Makiaveli. politikat e mbrapshta etj. për shembull. në mos si sociolog. Dihet se. Për disa studiues. jam i prirur të pohoj se Fishta ka arsye të cilësohet edhe si një ndër pararendësit e sociologjisë shqiptare. edhe sociologjia nuk lindi në një “boshllëk historik”. Ata argumentojnë se Fishta. madje të orientuara.130 Analiza sociologjike intelektualë mbi të 40 at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës” (Plasari. Ai ishte mendimtar. por edhe për shkenca të tjera. Si studiues i sociologjisë. 2003). gjithashtu. vëllazërimit dhe unifikimi sipas vështrimit të kthjelltë të doktrinës kristiane. mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. Fishta filozof është quajtur më së shumti si një përfaqësues i filozofisë kristiane dhe që i është përmbajtur këtij mesazhi filozofik: ngadhënjimi i lirisë. në stilin e Makiavelit të disa shekujve para tij. Fishta ka trajtuar një problematikë e cila është. e cila do të realizohej në vitet ‘20 ’30 nga E. deri te Hegeli e kompani. (Sokoli. si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithshme të kulturës njerëzore (antropologji kulturore). vrojtoi sjelljen e klasës politike të fillimit të shekullit XX dhe fshikulloi.

e bazuar ndërmjet të tjerash në parimin e pazgjidhshmërisë së martesës (moslejimit të shkurorëzimit) dhe në parimin që kreu i shtëpisë të jetë burri”’ Këtu nuk gjykojmë nëse qëndrimi i tij ishte i përparuar apo i prapambetur. sikurse ndihmesa e këtyre dy kolosëve të . ndaj është e kuptueshme që ai të lëvronte më shumë tematika që përfshihen në sociologjinë religjoze. saqë studimi i tyre mund të ekuivalentohet me një fakultet sociologjie. të artit e të komunikimit. studiues i Fishtës. Me të njëjtën logjikë kemi të drejtë të pohojmë se Fishta ishte një ndër etnologët e parë shqiptarë. për të argumentuar nëse kemi arsye të pohojmë se ai ka vendosur një gur themeli në godinën sociologjike shqiptare. 2002) ku evidentohet njohja prej tyre e psikologjisë së shqiptarëve. Kam në dorë një studim me titull Fishta dhe Konica për shqiptarët. më ka dhënë këtë përcaktim: “Për të gjithë ata që nuk besojnë se Fishta është edhe një studiues social. Por. të moralit e të edukimit. të sociologjisë së familjes (kompleksi i marrëdhënieve familjare. familja. martesa.. Ai ishte edhe psikolog apo etnopsikolog. autorët i janë referuar edhe Fishtës.). Vështrim psikologjik (Balla. Në atë kohë divorci nuk ishte pranuar në shumicën e vendeve më të qytetëruara. ai mund të quhet si një ndër etnologët e parë. Citojmë (faqe 23-24): “… Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe At Gjergj Fishta. në një mënyrë apo një tjetër. le të shohin koleksionin e “Hylli i Dritës” të Gjergj Fishtës. divorci etj. siç pohon etnologu Modyit. një kolegu im. Lidhur me këtë çështje.’’ Me “Lahuta e Malcis”. Në to ka një sociologji aq të bollshme e aq cilësore. në këtë vështrim. 2001). i cili shkruante: ‘…sistemi më i përsosur dhe më ideal i martesës është martesa kristiane. etj. ishte jo vetëm një shkrimtar i madh. Fishta është quajtur “Homeri i shqiptarëve”. por edhe një eksplorator i madh. Megjithatë thjesht po flasim për një sociologji të Fishtës. ai ka trajtuar edhe probleme që i takojnë sociologjisë së kulturës. Në Divorcivrojtime e refleksione (Beqja & Sokoli. deri të sociologjisë politike etj. sikurse ka edhe sot të tilla që nuk e kanë ligjëruar atë. në kuptimin që kanë marrë në kohën tonë këto fjalë. që ka bërë të njohur jetën e popujve që ka takuar dhe.Lekë Sokoli 131 edhe klerik. Por Homeri.

në Francë quhet si një ndër themeluesit e sociologjisë. sociologji.. mund të përmendim faktin se edhe Aleni. Pohimet e mësipërme. sociologjinë. Por ai nuk është marrë me filozofi të mirëfilltë. doke. virtyte etj. megjithse hibridi latino-grek. që diheshin por nuk njiheshin botërisht. antropologjinë. . por që më parë nuk ishin renditur aq mjeshtërisht. do të përmendej për herë të parë gati një shekull pasi ai shkroi veprën e tij Mbi frymën e ligjeve. politologjinë apo degë e nëndegë të tjera të shkencave sociale. për shembull.. vese. një filozof francez i shekullit XX. madje i shquar midis filozofëve. madje nuk ka lënë asgjë të shkruar. sikurse historian. para se të dilnin punime kushtuar drejtpërdrejt fondit të saj konceptual e metodologjik e që do të shënonin diferencimin e saj si shkencë më vete. Fishta ka theksuar rëndësinë e njohjes së psikologjisë. Të tjerë mendimtarë kanë hyrë në gjeneratën e sociologëve apo themeluesve të kësaj shkence sociale. . megjithëse kanë jetuar kohë para se të shkruhet dhe të flitet nën emrin sociologji. që e cilësojnë Fishtën filozof. që tregoheshin. Kur gjykojmë për filozofinë e Fishtës apo për Fishtën filozof. psikolog. të afërta me sociologjinë. besimtari si jobesimtari e të mos zbatohen ligje e kode të huaja që s’i përshtaten shpirtit të kombit” Fishta zbuloi tiparet e popullit të tij. antropolog. si në citimin e mëposhtëm: “Duhet njoft kombi moralisht. siç shkruajnë studiuesit e këtyre fushave në kohën tonë. estet etj. sikurse të moralit të një kombi. Monteskje.theksonte Fishta. sociolog.132 Analiza sociologjike kulturës shqiptare në lëvrimin e kësaj dege të shkencave sociale. ato që e diferencojnë me të tjerët apo edhe që e afrojnë me ta. mendësitë e traditat e tij. virtytet dhe veset e tij. Në “Lahuta…” vështirë të gjesh ndonjë rresht pa ndonjë frazë popullore.ndër prirje. Edhe Sokrati. edhe mund të kontestohen me “argumentin” se ai nuk ka shkruar vepra të mirëfillta mbi filozofinë. politilog. Megjithatë duhet të mbajmë parasysh faktin se këto degë të shkencave sociale nuk kanë qenë gjithmonë qartësisht të diferencuara nga njëra-tjetra. që të mos bëhen gabime tui mendue se francezi mund të drejtohet si gjermani. por nuk ishin shkruar. është filozof. Mbi të gjitha ai u interesua për ato që ishin (në popull). etnolog. i vlerësuar si . etnopsikolog. shqiptari si amerikani. siç është pranuar nga të gjithë.

Megjithatë “filozofia e Alenit” është quajtur tërësia e ideve të tij.Lekë Sokoli 133 një nga filozofët më të lexueshëm. rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve. si Averroes. Rousseau. Schmaus. shndërrohej në mënyrë të ekzistuari. të formuar kësi mënyre. si Demosten. G. në rastin e tij të sjelljes së politikanëve. në moshën trembëdhjetëvjeçare. Mayer. Taine. shkrimtar dhe politikan. si G. tek ata të Kohës së Mesme. Platon dhe Aristotel. nuk është një studiues “i pastër” i shkencave sociale. pa harruar antropologë. vëren A. madje i cilësuar si “babai” i politikës dhe i diplomacisë. Cantu. “Po qe se në “universin” e një mendimtari si Fishta. Për sistemin formues të atyre shkollave. Edhe metoda e tij e studimit është një metodë sociologjike që përfshin vëzhgimin dhe hulumtimin e dukurisë sociale. Shkollat klasike. Ai është një burrë shteti. të nxënët. Schirò. nxënës i Fishtës. Bossuet. dhe përgjithësimin sociologjik. Ne kemi të drejtë të përdorim të njëjtën logjikë për Fishtën. të studiuarit bëhej natyrë e dytë. si Skot. duke filluar nga ata të Antikitetit. Lowth etj. vazhdon Plasari (2003). A. Makiaveli (Machiaveli). nuk mund të veçohet nga fondi i trashëgimisë sociologjike në përgjithësi. sidomos të sociologjisë politike. Müller. . Jokl. njësoj si seminaristi. si Wirkov. Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura. si dhe e shumë mendimtarëve të tjerë. të dinte përmendësh Eneidën e Virgjilit. Plasari. tek ata të Kohës së Re. lavronin traditën e moçme që fëmijë. Shën Augustin dhe Albert i Madh. N. Herder. albanologë. Nuk kishte gjë për t’u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta). Rueb. teoricien. Benjamin. nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. të cilat sot i quajmë “klerikale”. Ciceron. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Vepra e tij. Fakti që ai është cilësuar si një “univers” dijesh për kohën e tij. gjithashtu. ide të shprehura në vepra jo të mirëfillta filozofike e të vendosura në një sistem. Fornari.. të dinte përmendësh Lahutën e tij. në të vërtetë është vetëm autor esesh. enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë. Por “sociologjia” e Makiavelit lidhet me faktin se ai trajtoi dhe vuri themele mbi një varg çeshtjesh që janë në fokusin e sociologjisë bashkëkohore.. Pittard etj. tipizimin.

se një kurs i studimeve fishtjane do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist.134 Analiza sociologjike Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një “univers” të tillë. më së paku.) dhe vendin e tij e zënë. se në mjedisin kulturor shqiptar.” Unë. Studiuesit e Fishtës kanë pohuar se ai. Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë. madje as librat e njëri-tjetrit mund të mos i lexojnë. personalisht. të mungojnë studimet fishtjane. në të cilin.. siç pohojnë edhe profesorët e njohur të tij (Tamo. vërejtje e vlerësime. nuk ka synuar t’u imponojë lexuesve. nxënësve apo pasuesve të tij një “kanun”. me komente e gjykime. një model të ngulët për t’u ndjekur me bindje e rreptësi.. bashkohem me mendimin e autorit në fjalë e të disa studiuesve të tjerë që e quajnë si të papranueshëm faktin që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë). Dodaj. Madje edhe mund të merret si model e të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë debtit shkencor-akademik. nga poezia e asiro babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana. ku për çdo botim a ribotim librushke flitet si për “ngjarje të rëndësishme”. Debati shkencor i kohës së Fishtës është për t’u patur zili. S. 2003): “Pakkush e çan kokën se ç’u thuhet studentëve. posaçërisht nga Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës. botimi i këtij mendimi do ta përbëjë.. një ngjarje. se botimi (dhe ribotimi) i mendimit fishtjan bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. motivet e organizimit të tij nuk janë plotësisht akademike. Debati akademik është inekzistent (nënvizimi im: L. pas disa vitesh bllokazhi. paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh. Askush nuk diskuton programe apo teknika mësimdhënieje. nga Shah Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrenjve. Kolegët nuk diskutojnë me njëri-tjetrin. sidomos nga shkollat tona të larta.. madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht.. . thuajse në asnjë rast. Edhe pse kualifikimi pasuniversitar e pasdoktoral duket se është vënë në vijë.. prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P.

të ngrihet të paktën disa shkallë më lart në hierarkinë e sotme sociale. “shkenca” e politizuar apo “shkenca” e korruptuar). përfoljet. apo që i ka lidhur puna me to. të gjejë rrugën e të ecë me programe e strategji shkencërisht të bazuara zhvillimi.. që shoqëria shqiptare të shkojë drejt një shoqërie më të shkencëzuar. ose kur përdoret ai kthehet në një mjet të luftës kundër njeri-tjetrit. Ajo. . Oponenca shkencore vetëm oponencë nuk është. nuk mund të mos pyes.. në raport me fakultetet e Universitetit tonë (publik apo shtetëror). që shkenca (shkenca e vërtetë apo shkenca e së vërtetës dhe jo pseudoshkenca. nuk ndikon realisht. në vlerësimin tim. nga arbitrariteti. shkenca.). më në fund.. Ka një mungesë të theksuar të komunitetit akademik (nënvizimi im: L. me këtë rast: cili është roli i vërtetë i Akademisë së Shkencave dhe dobia shoqërore e saj. që e dobishmja sociale të zotërojnë mbi të dëmshmen sociale. nuk po e thotë si duhet fjalën në procesin e vështirë e kompleks të transformimeve të sotme. S.. që debati shkencor për problemet politike ekonomike e sociale të shndërrohet në faktor me ndikim real te politikëbërësit. që të ndëshkohemi më pak nga veprimet jologjike. të vihet në vendin që meriton. edhe te ne. apo ndikon shumë pak që. administron apo ka detyrë të zgjidhë.Lekë Sokoli 135 sigurisht. si qytetar e si taksapagues. si në të gjitha vendet e qytetëruara. “shkenca” e klaneve. por si studiues e. t’u paraprijnë realiteteve e zhvillimeve shoqërore. që veprimit politiko-administrativ t’i paraprijë njohja shkencore e problemeve që trajton. të kolegëve me të cilët jam konsultuar e të opinionit më të gjerë. Mua më duket se. nëse ajo me autoritetin e potencialet e saj. po aq. Mua më pëlqen liria akademike por jo anarkia akademike”. që Shqipëria. që ka në strukturën e saj. Mekanizmi i vlerësimit të brendshëm e të jashtëm të proceseve në universitete nuk përdoret ose se ka rrezik të nxjerrë të palarat në shesh. servoshkenca.. mendimi e veprimi shkencor. që elita shkencore-intelektuale. që logjika të zotërojë mbi jologjiken. cinizmi e xhelozia. nuk meriton ndonjë vlerësim më të lartë as Akademia e Shkencave me morinë e instituteve (mbi njëzet). Të më falin kolegët e miqtë e mi që punojnë në këto institucione. ligjvënësit etj. Asistentët janë pa udhëheqje dhe pa perspektivë.

XIX mori pjesë gjallërisht në jetën politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik. të vitit 1985. nga efekti i paparashikuar. Ai është. Them “ende në fuqi”. Luigj Gurakuqin apo Frashërllinjtë e famshëm. shoqata e qytete të Shqipërisë. gjithashtu. Kam thënë më lart se ç’ndodhi më pas. për Gjergj Fishtën është shkruar. faqe 270-71): “FISHTA Gjergj (1871-19400). sepse deri më sot ai nuk është zëvendësuar nga një i ri. etj. madje ende në fuqi për Fishtën. sa ishte gjallë. Në vitin 1913 e deri më 1938. me një varg çmimesh. Hajredin Çelikun etj. titujsh e urdhrash. të formuluar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. etj. edhe vëllimi i informacionit që jepej për një person varej nga hierarkia e vlerave të veprës së tij. nga Papa Piu IX etj. përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike. ndër më të lartat e kohës së tij. Megjithatë ajo që ka më tepër rëndësi është cilësia e (mos)vlerësimit të Fishtës (sipas të njëjtës vepër. Lenka Çukon. sikurse shpreha opinionin tim se përse duhet të flisnin më parë të tjera institucione të shtetit e shoqërisë shqiptare. si vëllim. Ismet Sali Bruçajn. Shkrimtar dhe publicist reaksionar. pra proceseve rivlerësuese. e cila ka dhënë “vlerësimin zyrtar”. sikurse nga shteti i Austro-Hungarisë. amoraliteti. 2-5 herë më pak se për Bajram Currin. për të ardhur tek titulli “Nderi i Kombit” (dhjetor 2002). nuk është i pa amenduar (pjesërisht). Figurë kontradiktore apo me vlerësime kontradiktore? Gjergj Fishta u nderua. nga klube. shqiptari i parë i propozuar për çmimin Nobel. me ndonjë ndërprerje . Por le të kthehemi te Fishta. Greqisë. Që në fund të shek. Sipas kritereve të vendosura në kohën e hartimit të “Enciklopedisë Shqiptare”. Gjithashtu ai.. të paktën me sa di unë. duke filluar nga Akademia e Shkencave. ndonëse kanë kaluar 12 vjet nga fillimi i proceseve demokratike. Në këtë botim të Akademisë së Shkencave. sa 1/20 e asaj që është shkruar për Enver Hoxhën. miopia. Në vitin 1939 Fishta u bë anëtar i Akademisë Italiane. mediokriteti. por edhe Muho Asllanin. meskiniteti. nga institucioni që e hartoi atë. dhe po kaq krahasuar jo vetëm me Dritëro Agollin.136 Analiza sociologjike paragjykimet. abuzimi.

kundër përparimit shoqëror dhe kulturor të vendit. Ajo është vepra më kolektive e botuar ndonjëherë në Shqipëri. në përgjithësi. si për nga vëllimi (mbi 1250 faqe) dhe për nga numri dhe cilësitë akademike të njerëzve të angazhuar në hartimin e tij. drama etj. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme: shkroi vjersha. një nga tribunat më aktive të reaksionit klerikal. autorë të zërave të Enciklopedisë. padijen. siç ndodh në një regjim totalitar. por jo vetëm politik. Për “Fjalorin Enciklopedik” ka funksionuar një sektor i vaçantë. i drejtuar nga shtatë persona. një panoramë poetike e ngjajeve kryesore historike të viteve 1878-1912. Hartimi i tij u drejtua nga një redaksi e përgjithshme. në të Gjergj Fishta himnizoi prapambetjen e jetës së Malësisë. sipas logjikës së atij sistemi. të pasqyruara nga pozitat e klerit katolik. lartësoi mercenarizmin etj. Më 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat fashiste italiane. të emërtuara redaksitë e fushave të shkencave. për Shqipërinë e Kosovën. Iu referova këtij fjalori. Por ai përfaqëson edhe një vlerësim kulturor-shkencor të personalitetit e veprës së Gjergj Fishtës.Lekë Sokoli 137 të shkurtër. pa përmendur rreth 30 grupe të mëdha të punës për qendrat e banuara sipas rretheve. në përbërjen e çdonjërës prej të cilave kishte nga 4-19 studiues (gjithsej 151 shkencëtarë të fushave të ndyshme të shkencës) dhe mbi 800 studiues. Sektori i Encilopedisë Shqiptare. e përbërë nga 34 akademikë e shkencëtarë. nuk mund të mos bëjë përshtypje zelli i jashtëzakonshëm i një regjimi politik totalitar (siç ishte ai para viteve ’90-të). për të . Kur analizon këto shifra. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet nga fryma e besimtarisë fetare” Ky mund të merret si vlerësimi zyrtar politik. patriarkalizmin. sepse ai përfaqëson veprën më të madhe e më voluminozë të hartuar te ne. e drejtuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave. drejtoi revistën “Hylli i Dritës”. poema. që drejtohej kundër laicizmit të shkollës dhe. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare. për të justifikuar qendrimet e vendimet e veta politike. Ai. sikurse njëzet redaksi. shpreh shkallën e vartësisë së shkencës dhe institucioneve të saj nga politika. ndër të cilët shumica dërrmuese përfaqësojnë ato fusha që ka lëvruar edhe Gjergj Fishta. sigurisht. Vepra e tij kryesore është poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937). Më 1923 shkroi pamfletin me vargje Gomari i Babatasit. sigurisht më të shquarit.

shpesh. për të na dhënë monografinë për Fishtën. Një vlerësim më realist për Gjergj Fishtë. Këto. publicist. Madje aq rëndë e ka fshikulluar Evropën për vendimet e saj për copëtimin e Shqipërisë më 1913. duke kapërcyer logjikën “bardhë e zi”. ai u dënua me 20 muaj internim në Maltë nga komandanti anglez (Filips) i ushtrisë ndërkombëtare. tanimë të mirënjohur për dyzimin e personalitetit njerëzor. edhe kundër vullnetit të vet. Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët (si në citimin e mësipërm). polemist. Ndoshta një reagim më realist mund të bëhej edhe nga akademikët e profesorët ish-anëtarë të Redaksisë së Përgjithshme të “Fjalorit Enciklopedik”. “Edhe engjëlli. 90-99): “Një personalitet i shquar kulturor e shkencor. një sovran i shquar i letrave shqipe. e të botuar tetë vjet më vonë. Për fat të keq. si një shkencëtar “i rreshtit”. Ndërsa natën i bindej zërit të ndërgjegjes. saqë. gjurmë të një vlerësimi të tillë për Fishtën vazhduan edhe pas viteve ’90-të. edhe me misione diplomatike…” Mirëpo Fishta ka shkruar edhe këto vargje: “Dhe ta dijë bota mbar / se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”. një libër-studim me vlera të shumëfishta teorike e praktike (Nushi. sikurse bëri i ndjeri prof. bij skllevërish/s’e meritoni. moj kurv’ e motit…”). por që e detyruan të largohej për në strehën e tij. në një libër. si për inerci apo jo vetëm për inerci. edhe djalli janë brenda tek i gjalli”. . Deputet e politikan dhe i ngarkuar. erudit i gjithanshëm. tashmë në një regjim të lirisë. Vehbi Bala (autori që “pati fatin” të hartonte zërin “Gjergj Fishta” në “Fjalorin Enciklopedik”). Për të Fishta është (fq. janë vargje të Fishtës. dijetar. dramaturg e përkthyes. pas një shkrimi denoncues në “Hylli i Dritës”. se liri s’doni”. i cili ditën kryente një detyrë shtetërore dhe. shkruante si studiues-individ e si qytetar. në Gomsiqe.138 Analiza sociologjike lustruar apo për t’u dhënë një veshje shkencore vendimeve e vlerësimeve të paravendosura politikisht. 2001). të shkruar para vitit 1990 (në këtë vit ai vdiq). A nuk i qorton keqas shqiptarët edhe Pashko Vasa etj? Kur ishte fjala për Shqipërinë. shkruante ato që cituam. Por a nuk ka thënë edhe Noli: “Skllevër. Beqja. gjithnjë të sigurtë. Hamit Beqja. vijon prof. por as Evropën (“Moj Evropë. që shprehin kulmin e zemërimit të tij ndaj bashkatdhetarëve. na ka dhënë edhe prof.

Tiranë: shtëpia botuese “Çabej” _____. edhe djalli. 1983. Adem. Tiranë. ishte prift). 2002. . Tiranë: shtëpia botuese Alb-Ass Elezi. 2001.Lekë Sokoli 139 Por. 2003. Etnologjia e përgjithshme. 2001a. 2001. Një radiografi e sistemit universitar në të gjitha hallkat e tij. Tiranë: 8 Nëntori Fishta. Tiranë: Albinform. REFERENCAT Beqja. Integriteti e identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij. Gjergj Fishta. 2001. Gazeta Korrieri. akorduar At Gjergj Fishtës. Tiranë: Geer _____. Mark. ff. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. poeti patriot i shquar: “Nderi i Kombit”. Gomsiqja-histori dhe etnokulturë. Fishta (edhe pse ai. Tiranë: Geer. 24 dhjetor Nushi. Alfred. Fishta e Konica për shqiptarët (Vështrim psikologjik). simbol i shqiptarit të vërtetë (Fjala e mbajtur në Lezhë me rastin e dorëzimit të titullit “Nderi i Kombit”. Nikolin. Gazeta 55. Atë Gjergj Fishta. Gazeta 55. 2003. E drejta zakonore penale e shqiptarëve. Pajazit. 26 janar Tirta. Tiranë: Geer. Ismet. _____ & Sokoli. Nikollë. Moisiu. Tonin. për atdheun. 2002. në Lahuta e Malcis. Themeluesit e sociologjisë. Tirënë: Hylli I Dritës & Shtëpia e Librit Lleshi. Sociologjia. 1999. janë brend tek i gjalli. Universiteti i Prishtinës. 24 dhjetor Plasari. Fishta meditans. 1997. “O Perendi a ndjeve / tradhtarët na lanë pa atdhe / e ti rrin e gjun me rrfe / lisat nëpër male kot”. Parathënie e Lleshi. 2001. 2001. 2000. 2001b. Lekë. në fund të fundit. Hekuran. Rreth lirisë akademike dhe autonomisë. Gazeta 55. Gjergj. Edhe engjëlli. 1995. Tiranë: Elio Tamo. Tiranë: ISPS & Rinia _____. Tiranë: Mokra Çobani. nuk ka kursyer as vetë Perëndinë. Parathënie. Hamit. Divorci-Vrojtime e refleksione. Aurel. 189-206 Paloka. Lahuta e Malcis. 12 janar Sokoli. Buletini i Fakultetit Filozofik. Nikollë. 2001. 2002. Ky ishte “reaksionari dhe antishqiptari” Gjergj Fishta. Estetikë dhe kritikë. Lekë. Dudaj & Rinia Balla.

. 9. në një kurs pasuniversitar të filozofisë. e pyetëm për Frojdin. 100-109. rreth 20 vjet më parë. të cilin. Në Austri viti 2006 është shpallur viti i Frojdit dhe i Moxartit. . “Frojdi. në këtë përvjetor të lindjes së tij. Profesori ynë ishte njëherësh bashkautor i të vetmit libër mbi frojdizmin e neofrojdizmin të botuar deri atëherë2 në Shqipëri. nga muzeu “Frojd” në Londër dhe institucione të tjera akademike. Ai është filozofi i tyre”. fq. 1974. Vëll. 2006. teoritë dhe metoda e tij e studimit dhe e kurimit1 (Në 150-vjetorin e lindjes) Në vend të hyrjes: Frojdi ose filozofi “imoral” Kaluan 150 vjet nga koha kur lindi Zigmund Frojdi (Freud Sigmund). Kur vendosa të shkruaja për Frojdin.ishte një pseudoshkencëtar liberal.tha ai në thelb. përgjigjja që dha profesori ynë i mirë i një filozofie të keqe (të paktën të njëanshme). Viktor & Zoto. pak a shumë. Prandaj të gjithë imoralët e kanë atë idhull. Kleanthi. pak vite para se perandoria e tabuve të binte edhe në Shqipëri. Nr. logjika. 1 Në 150 vjetorin e lindjes së Frojdit. Kështu edhe në vende të tjera të Europës e më gjerë. . sipas të cilit njeriu udhëhiqet në jetë nga instinktet dhe jo nga arsyeja. themeluesi i psikanalizës. janë zhvilluar veprimtari të shumta për nder të tij. 1(16). Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. Tiranë: “8 Nëntori”. Botuar në Revistën shkencore Politika & Shoqëria. 2 Riska. Kjo ishte.140 Analiza sociologjike Zigmund Frojdi. më erdhi në mendje një ndër profesorët e mi të filozofisë. Në Angli.

si strukturalizmi. botimi vitit 19804. . etj. K. 1564. Sartrit. etj. sigurisht. që njihet me emrin psikanalizë. thelbi i së cilës qëndron në shkëputjen e psikikës së njerëzve nga shkaqet dhe kushtet e jetës materiale…”3 Ky ishte Frojdi që na ishte prezantuar para 1990-ës: një teoricien “reaksionar”. 3 4 Fjalori i flozofisë. derisa për të thuhej se: “edhe luftën e shikonte si një fenomen të natyrshëm e të domosdoshëm për njerëzimin. sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme.” Gjatë regjimit komunist. madje edhe “luftënxitës”. për shëmbull: Neofrojdizmi…. 43). siç u ndalua botimi i thuajse të gjitha veprave të etërve të mëdhenj të filozofisë e sociologjisë: Platonit. që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e njeriut. Maks Veberit. Parsonsit etj... Millit. Frojdit nuk iu dha kurrë vizë hyrëse për në Shqipëri. 147. fq. fq. Tiranë: SHB “8 Nëntori”. duke dhënë një shembull gati unikal në botë (Sokoli. shpjegohej: “Teori idealiste në psikologjinë borgjeze. që e shkëput psikikën nga kushtet e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme. Hegelit.” (shih. Durkheimit. 2002: 10). 1982.Lekë Sokoli 141 Ai. Ato u ndaluan. Psikanaliza frojdiane u ndalua sikurse edhe shkollat e tjera të mendimit. një nga rrymat e filozofisë së sotme borgjeze. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. fq. Simelit. fenomenologjia etj. Botim i Akademisë të Shkencave. Aristotelit. sipas të cilit Frojdi “hoqi dorë krejtësisht nga metoda shkencore në studimin e dukurive psikike dhe krijoi një teori artificiale e krejt subjektiviste. 1980. Emri dhe vepra e Frojdit lidhet me psikanalizën. Veprat e Frojdit nuk u përkthyen në shqip. sepse instinkti agresiv ose shkatërrues vepron në çdo qenie të gjallë…. Poperit. Paretos. Fojerbahut. siç mund të kuptohet nga citimet e mësipërme. e cila. si dhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore. nuk mund të dilte jashtë vlerësimit “shkencor” zyrtar.

në shkëlqimin dhe perversitetet e saj. ajo ishte shkollë. se psikika dhe vetëdija nuk janë e njëjta gjë. Ky etiketim ishte brenda “logjikës së kohës”. sidomos një dege të saj. Asnjëra nga këto shkenca nuk mund të mendohet më e të kuptohet pa Frojdin. Nuk mund të cilësohej ndryshe. siç është psikiatria. sociologjisë dhe mjekësisë. themeluesin e saj. përgjithësisht. nga konteksti i përdorur nga formuluesit e tij. vijën apo direktivën e bazuar në një sistem. psikologjisë.. çastet më të rëndësishme të jetës së tij. por në pjesë të veçanta të tij. Kuptohet se sa të “mirëpritura” mund të ishin ato në një vend ku ideologjia ishte e gjithëpushtetshme. në “luftë” e në “paqe” me to. një koordinatë të re në rrugën e njohjes dhe interpretimi shkencor të realitetit . në një vend ku fjala “seks” thuajse nuk kishte përdorim publik. ne shqiptarët i hodhën tej veprat e Frojdit ende pa i patur. shpesh të shkëputura nga e tëra. pra në një “marksizëm shqiptar-enverist” (Sokoli. Kjo gjetje origjinale u dha shkencave sociale një dimension të ri. Por le të shohim tani se kush është Zigmund Frojdi i vërtetë. marksizmin. ku logjika apo arsyeja mund të kishin vetëm një koordinatë referimi. Frojdi është një ndër figurat më prestigjoze të disa shkencave njëherësh: filozofisë. në marrëdhënie me “simotrat” e saj. në “lojë”. veprat dhe teoritë kryesore të tij. Frojdi nuk mund të ishte veçse një filozof “imoral”. Frojdi vendosi në qendër të teorive të tij “të pandërgjegjshmen” dhe e analizoi atë në dinamikën e saj. 2006b). ai që solli në botën shkencore pohimin tjetër tronditës. Kush është Zigmund Frojdi? Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. Nuk mund të cilësohej ndryshe autori i teorive të çuditshme mbi jetën seksuale të njeriut (2004e: 68-94). gjithashtu. Madje as në marksizmin si i tërë. një shkollë e vërtetë e mendimit. Dhe për çdo profesor që shpjegonte filozofi në katedrat e asaj kohe. në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror etj. etj.142 Analiza sociologjike Pra. se e pandërgjegjshmja luan rol të rëndësishëm në personalitetin e njeriut dhe.

ndërsa në vitin 1905 u botua Tri ese mbi teorinë e seksualitetit. studioi për mjekësi. themeluesin e saj. 1990: 128). tregtar leshi.M. Babai. Frojdi pasuroi vetë fjalorin e shkencave sociale. arriti shërimin e një histerie nëpërmjet zbulimit të së kaluarës së pacientit me anë të gjumit hipnotik dhe ndërgjegjësimit të tij për shkakun e lindjes së shokut emocional. ishte një burrë i zgjuar dhe i shquar për sens humori. Në vitin 1908. E ëma. i specializuar për sëmundjet nervore. Frojdi. Vitet 1911-1913 shënojnë kohën kur Frojdi u “nda” nga Adleri (1870- . Frojdi organizoi Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Psikanalizës. më 6 maj të vitit 1856. Familja herreje Frojd ishte një familje e mesme borgjeze. Kjo përfaqëson njëherësh një përvojë pune hulumtuese jashtë kufijve laboratorikë. Pas katër vjetësh. Në vitin 1900 botohet Interpretimi i ëndrrave. ajo ishte një shkollë e vërtetë. Frojdi u ndikua mjaft nga Sharko. një ndër shkollat e mendimit mbi shoqërinë. Po atë vit filloi punë si mjek në Vjenë. duka punuar në Vjenë me Brauerin (Joseph Breuer). gjithnjë i pari i klasës. Zigmundin. i cili mendonte se neurozat dhe veçanërisht histeria janë sëmundje psikike pa dëmtime organike. Po në atë vit. Frojdi. vepra e parë e Frojdit. Ajo ishte 21 vjeç kur lindi djalin e saj të parë. kohë në të cilën ai kishte hyrë në kontakt me realitetin e vuajtjeve psikike. Po në atë vit u botua Pesë leksione mbi psikanalizën. një fëmijë i jashtëzakonshëm. Pas një stazhi katërvjeçar pune në spital. Zigmund Frojdi lindi në Freiburg (sot Pribor) të Moravisë (ishPerandoria e Austro-Hungarisë). në të cilën Frojdi shpalosi teorinë e seksualitetit gjatë fëmijërisë. një grua e këndshme. Frojdi u bë Privadtdozent. familja Frojd u vendos në Vjenë. degë në të cilën u diplomua në vitin 1881. Edhe kur shkolla e psikanalizës kishte vetëm një njeri. më 1860. Charcot (Sharko).Lekë Sokoli 143 social. Në vitet 1895-1897. Në vitin 1901 u publikua Psikopatologjia e jetës së përditshme. ishte gruaja e dytë e babait. 20 vjet më e re se ai. shkoi në Paris për leksione në klinikën e famshme të J. ndërsa në vitin 1910 themeloi Shoqatën Ndërkombëtare të Psikanalizës. tashmë i pranuar si pikë referimi e një shkolle të vërtetë. të shkaktuar nga një ngjarje e jetës seksuale. Ajo është cilësuar si një vepër vendimtare dhe që (ndoshta) përfaqëson shprehjen më të lartë të teorive të tij (Bompiani.

144 Analiza sociologjike 1937). Frojdi u arrestua dhe u mbajt në burg derisa të gjithë librat e tij të pabotuar u dogjën. madje edhe para lindjes. Psikanaliza është e para teori sistematike dhe e përgjithësuar mbi personalitetin. Ndërsa më 1938. kur trupat naziste pushtuan Vjenën. botuar në vitin 1923. Ai shkruan vepra të antropologjisë. si dhe nga Jungu (1875-1961). që përfshin ndikimet e pandërgjegjshme. si Totem e tabu. në 18 vëllime. për të vijuar me botime e ribotime të tjera të pafundme të veprave të tij. Në vitin 1927 botohet E ardhmja e një iluzioni. psikologjisë së jetës së përditshme (2004a) apo në përgjithësi të qytetërimit. artit. në të cilën thekson të ashtuquajturën “teori të mendjes”. Kjo periudhë përkoi me afrimin e Luftës së Parë Botërore. por dhe si metodë psikoterapie. për të njëjtat motive si me Oto Rankun. Zigmund Frojdi vdiq në Londër në vitin 1939. Në vitin 1930. Frojdi nuk i shpëtoi persekutimit për shkak të origjinës së tij hebreje. Psikanaliza si teori mbi personalitetin Frojdi është themeluesi i psikanalizës. ai u vendos në Londër. Më 1929 Frojdi u “nda” edhe nga Sandor Ferenczi (1873-1933). Në vitin 1920 Frojdi kundërshtoi Vilhelm Rajhun (1897-1957). . ëndrrat. të letërsisë. që përcaktoi origjinat e neurozave në lindje. të besimit fetar. u botua vepra e tij Qytetërimi dhe pakënaqësia ndaj tij. Koncepti i tij mbi dinamikat e personalitetit. psikologjisë së masave. në dykuptimësinë e saj: si teori ose si sistem intelektual. Qysh në vitin 1933 nazistët dogjën veprat e tij. Pas disa javësh. në moshën 83-vjeçare. i cili zëvendësoi komplekset strukturore të fëmijërisë me konstitucionin organik. vit në të cilin Frojdi mori çmimin “Gëte”. Në këto rrethana Frojdi zgjeroi sferën e veprimtarisë kërkimore dhe filloi të merrej me dukuri disi larg psikologjisë individuale të lëvruar deri atëherë. Më 1924 Frojdi u “nda” nga Oto Rank (1884-1939). Në vitin 1922 botohet vepra e Frojdit Përtej parimit të kënaqësisë. i cili i vishte agresivitetit kolektiv një origjinë seksuale. që zëvendësoi nocionin e impulseve me nocionin fetar të mitit. Në vitet 1940-52 u botua në Londër Gesammelte Werke. nënvizohet në veprën “Uni” dhe “Id-i”.

sidomos në vitet 1913-15. Ai kuronte. por edhe të njeriut të zakonshëm (Pettijohn. të botuara në vendin e tij. përfaqëson mendjen e ndërgjegjshme. përbëjnë bazën e gjendjes emocionale në moshë të rritur.. shqetësimet nervore me origjinë psikologjike (Zhylia. 1994: 351). Holandë etj. shpjegonte. Frojdi konstatoi se mendimet e pacientëve. nga kërkimi shkencor. në përgjithësi. Ajo pjesë e personalitetit për të cilën ne. shpjegimi prej tyre i ëndrrave etj. Ai u larguar nga mjedisi tradicional akademik dhe studioi çrregullimet mendore me anë të vëzhgimit klinik të drejtpërdrejtë. Ndryshe nga paraardhësit.Lekë Sokoli 145 seksualitetin. përgjithësonte. në vitet akademike 1915-16 dhe 1916-17. të formuluar në traktate shkencore të mëparshme. shkencorë e profesionalë. jemi të vetëdijshëm (pjesa “mbi ujë” ose maja e ajsbergut). Ato janë përmbledhur në tri vëllime të Hyrje në psikanalizë (2004d. 2004e. nxitjet instinktive etj. dukej sikur formonin disa struktura të rregullta të lidhura me gjendjen e tyre emocionale. Në mënyrë të qartë kjo teori është prezantuar nga autori i saj në një cikël prej 35 leksionesh të mbajtura në klinikën psikiatrike të Vjenës. sikurse në Francë. synon të trajtojë neurozat. shpesh. në jetën e përditshme. Dalëngadalë ai arriti në përfundimin se përvojat e fëmijërisë së hershme. 2005a) në të cilat Frojdi shpjegon e zhvillon më tej idetë themelore të psikanalizës. të cilit vetëm maja i del mbi ujë. Frojdi punoi sidomos për të zbuluar ndikimin e mendjes së pandërgjegjshme në mendjen njerëzore. pas vitit 1900. komplekset dhe. Sipas Frojdit personaliteti është si një ajsberg. sidomos ato që lidhen me formimin seksual të individit.. për t’u bërë pjesë e fjalorit jo vetëm shkencor. dëshmitë e tyre mbi ngjarje të ndryshme të përjetuara. Por “nën ujë” është shumica (sipas Frojdit deri 6/7 e masës së tij). Psikanaliza. ndikojnë mbi personalitetin dhe. Ai nuk e ndau punën si mjek psikiatër (madje edhe kirurg). Kjo. 1996: 392). Ndryshe nga shumica e teorive të tjera mbi sjelljen njerëzore. përfaqësohet nga mendja e parandërgjegjshme dhe ajo e pandërgjegjshme. nga ana e saj. Frojdi nuk e zhvilloi kërkimin shkencor në laboratorë të psikologjisë. si metodë e analizës së personalitetit. . psikanaliza e Frojdit ka kaluar nëpër filtra akademikë.

shih më poshtë). Në të “flenë” ose “shtypen” frika dhe kujtimet e hershme. më të largët ose më në thellësi. Frojdi ka përpunuar kështu një teori. 3. Këtë marrëdhënie. Ky material nuk mund të tërhiqet. 2005a. përbën gjithçka për të cilën ne jemi të vetëdijshëm në një çast të dhënë. dhe vendos “këtej ose andej”. tërësinë e të cilave Frojdi e ka pagëzuar me emrin Mbiuni. nevojat organike “përkthehen” në motivime të veprimtarisë së individit. E para. kryesisht të pakëndshme të lidhura me trauma etj. Organizmi për mbijetesë dhe riprodhim kërkon plotësimin e disa nevojave biologjike: për të shuar urinë. kujtimet. ndërsa tjetra “duhet”). parimet e së cilës mund t’i parashtrojmë kështu: 1. etjen. Elementi i dytë. sipas Frojdit Uni. Vëll. pra “të dalë mbi ujë” me lehtësi. “dëgjon palët” (njëra thotë “dua”. Aparati psikik përbëhet nga tre instanca apo elementë që përbëjnë tre koncepte të teorisë së tij: Id-i. e cila sidoqoftë është vazhdimisht në evolucion. Siç vëren Boeree (2006) e pandërgjegjshmja përbën te Frojdi burimin e motivacionit të njeriut. Id-i (dëshirat.146 Analiza sociologjike Ai argumentoi se psikikja dhe vetëdija nuk janë identike. . perceptimet etj. kanë barriera (tabu). Përmes sistemit nervor. Realiteti psikologjik frojdian nis pikërisht me këtë element. kryesisht përmes përqendrimit. fq. Id-i (një përemër 5 Ndarja e personalitetit psikik është titulli i leksionit të 31-të të Frojdit mbi psiknalizën (shih: Hyrje në psikanalizë. e parandërgjegjshmja. të cilën Frojdi e quan ndryshe “kujtesë e mundshme” (available memory). por gjithsesi një material që mund të tërhiqet e “të dalë në sipërfaqe” relativisht lehtë. Por ky proces nuk zhvillohet në mënyrë lineare. Uni dhe Mbiuni. Sipas tij. sipas Frojdit. si dhe për seks. që është një marrëdhënie problem-zgjidhje. që ne kemi. Frojdi e cilësoi me emrin proces sekondar. pa pengesa. Veç tyre. mendimet. Por në rrethana të caktuara ai mund të aktivizohet. ka edhe një përbërës të tretë. pra vendos për plotësim ose frenim. për të mposhtur dhimbjet. 68-95).. e ndërgjegjshmja. Kjo është e pandërgjegjshmja. plus mendja e parandërgjegjshme plus mendja e pandërgjegjshme. personaliteti psikik5 është mendja e ndërgjegjshme (vetëdija). përmban një material apo informacion latent (të fshehur). Kalimin nga nevoja në dëshira Frojdi e ka cilësuar si proces primar. Me fjalë të tjera ajo përmban ndjenjat. “Gjykatësi” realist.

Mbiuni mund të shprehet me “duhet”. Ai mund të shprehet me fjalën “mund”. 2. Ndërveprimi i tyre mund të çojë edhe në konflikt. Me një fjalë të vetme idi mund të shprehej me “dua”. Pra ai ka funksion vetëvrojtimi. Pra ai përfaqëson aspektet morale të tij dhe është më shumë idealist se realist. Raportin midis unit dhe mbiunit Frojdi e ka përdorur jo vetëm në studimin e sjelljes individuale. tabuve) morale. Sipas Frojdit. id-i vepron sipas parimit të kënaqësisë dhe është i pranishëm që në lindjen e njeriut. përmban nxitje kafshërore instinktive dhe të pandërgjegjshme. nga vlerat shoqërore e familjare që i janë ushqyer personit. kërkon kënaqësi të menjëhershme. personaliteti i njeriut është rezultat i ndërveprimit të këtyre tri forcave. Idi. midis impulseve dhe realiteteve. midis id-it dhe mbiunit . 2005a: 72). por edhe në studimin e psikologjisë së turmave (2004b). Mbiuni kërkon të frenojë dhe mund të frenojë. për shembull. Ndërsa uni mund të mos përshtatë në . Sipas Frojdit. Uni ka detyrë të zgjidhë konfliktin midis “palëve”. si pjesë e veprimtarisë gjyqësore të ndërgjegjes (Frojdi.Lekë Sokoli 147 asnjanës i latinishtes). që vepron në bazë të parimeve të realitetit. Përbërësi i tretë i trekëndëshit frojdian është Uni. Por ai është në një masë të madhe e pandërgjegjshmja dhe frenon dëshirat e id-it. Ndërsa Mbiuni përbëhet nga tërësia e parimeve (ndalesave.

Edhe termi “ëndrra me sy hapur” (fantazitë). madje edhe të kurojmë. por edhe gjumin e sidomos ëndrrat etj. Idetë e tij përbëjnë edhe sot themelin e psikanalizës. krime etj. Për zhvillimin e teorive të tij. domethënë kur ishim në barkun e nënës. Atëherë mund të shkaktohen çrregullime të sjelljes: regrese. por edhe të parandalojmë. të cilat janë mënyra të reagimit (sigurisht të pandërgjegjshëm). sidomos në marrëdhëniet me seksin e kundërt. në të gjitha variacionet e veta (Tarifa & Sokoli. . Frojdi analizoi jo vetëm aspekte të ndryshme të jetës së përditshme (shih: Psikopatologjia e jetës së përditshme. 1998: 184). 3. Ai thotë (2004d: 80-81): “Gjumi është gjendja në të cilën unë nuk dua të di asgjë për botën e jashtme e ku interesi im për të shuhet… Në gjumë ne kthehemi në një gjendje në të cilën ndodheshim para se të vinim në jetë. Përvojat gjurmëlënëse kanë prirje të riprodhohen. Ndikimi i tij.. Nëse këto komplekse nuk zgjidhen. Duket sikur ne të rriturve na kanë mbetur në këtë botë vetëm dy të tretat. sipas Frojdit. Çdo sjellje. e kanë marrë këtë emër nga lidhja me realitetin. ndaj duhen përdorur mekanizma mbrojtëse ose terapi. ndërsa një e treta ende nuk ka lindur”. Por bota e jashtme imponon kushte që duhen pasur parasysh (parimi i realitetit). impulse agresive. të shpirtit ndaj ngacmimeve që veprojnë në gjumë. 2004a). Frojdi e studioi këtë ndërveprim në fazat e ndryshme të procesit të rritjes (shih. neuroza. i drejtpërdrejtë apo qoftë edhe i tërthortë. komplekse. thotë Frojdi. Në këtë proces fëmijët duhet të zgjidhin kompleksin e Edipit (djemtë) dhe të Elektrës (vajzat). 2005b). ankthe. Jo vetëm të shpjegojmë. individi do të ketë vështirësi në moshë të rritur. etj. Ky është parimi frojdian i dy anëve të së njëjtës medalje. në psikologjinë dhe sociologjinë moderne ka qenë mjaft i madh. Ndonjëherë këto konflikte midis këtyre “forcave ndërluftuese” janë të mëdha. Psikologjia fëmijërore. të ripërsëriten. Gjumi lidhet me ëndrrat.148 Analiza sociologjike mënyrë të kënaqshme subjektin (id-in) me mjedisin (mbiunin). Fazat e rritjes Frojdi i konsideron me rëndësi të jashtëzakonshme për personalitetin e njeriut. psikanalizës: si teori dhe si terapi. synon të shtypë atë që vjen nga parimi i kënaqësisë.

ndërkohë që njerëzit hyjnë vetë në kontakt me objektet.Lekë Sokoli Psikanaliza si terapi: e para është fjala 149 Frojdi nuk ishte vetëm një studiues akademik i sjelljes njerëzore. Ndaj në Shqipëri ka gjithë-gjithë vetëm një apo dy psikanalistë të mirëfilltë. Fjalët ngjallin efekte dhe janë një mjet universal i ndikimit të njerëzve mbi njëri-tjetrin”. Pro dhe kundër Frojdit Frojdi është një ndër autorët më të vlerësuar. njëherësh. ende te ne një shoqatë e tillë nuk ekziston. nuk bëhet asgjë veç këmbimit të fjalëve midis pacientit dhe mjekut. theksonte ai. Frojdi ka shpjeguar me shumë durim dhe thjeshtësi ndryshimin midis psikanalizës si teknikë shërimi të sëmundjesh dhe mjekësisë klasike. në Shqipëri psikanaliza si terapi është ende e pazhvilluar. Edhe tani fjala. ai është edhe ndër më të kritikuarit. Ai është marrë edhe vetë me kurimin e pacientëve neurotikë. tregon përjetimet e vjetra dhe mbresat e reja. në psikanalizë gjithçka është krejt ndryshe nga mjekësia. Por Frojdi argumentonte (2004d: 9-10): “Dikur fjalët ishin si magji. Sipas tij. Me fjalë një njeri mund ta bëjë të lumtur tjetrin ose ta trishtojë atë. Pacienti flet. Madje teoritë e tij kanë ndeshur shpesh në përgjigje shumë armiqësore. me fjalë oratori tërheq dëgjuesit dhe ndikon në formimin e tyre. përkundrazi. Të afërmit e të sëmurëve. Pedagogu i mjekësisë është si një guidë që shpjegon në një muze. shpreh dëshirat dhe ndjenjat e veta. ankohet. Bashkë me psikanalizën si shkencë u hodh tej ose nuk u pranua as psikanaliza si terapi. Për fat të keq. Në fillim ato skandalizuan botën konservatore akademike vjeneze e më gjerë. nuk do të lënë asnjëherë rast pa hedhur thumbin se si mund të mjekohet një i sëmurë vetëm me biseda. Në psikanalizë. Por. me fjalë mësuesi u përcjell njohuritë e veta nxënësve. Gati një shekull pas themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Psikanalistëve. e ka ruajtur forcën e vet çudibërëse. Por ai vazhdoi kërkimin . Në mjekësi gjërat shihen me sy. Si e tillë ajo nënkupton nxitjen e pacientëve për të folur lirshëm për jetën e tyre. sidomos për atë që ata mbajnë mend nga përvojat shumë të hershme të jetës së tyre. Psikanaliza frojdiane është edhe terapi. në shumicën e rasteve.

në kuptimin e ngushtë e të gjerë të fjalës. ose me dy pohimet tronditëse të saj. në njëfarë mënyre. 2006c). Kritikat. Ky pohim. të dy të destinuar për të kontribuar në fushën e psikanalizës. i dyti i psikologjisë individuale). Frojdi i drejtohej auditorit kështu (2004d: 10-11): “I gjithë drejtimi i formimit tuaj të mëparshëm. si Jung dhe Adler. sado me vështirësi. Dhe. artistike e shoqërore. Për të psikikja përfaqëson proceset e ndjesisë. psikanaliza ishte e destinuar të “prodhonte” kundërshtarë. si të thuash në mënyrë instinktive. Por kritikat ndaj psikanalizës nuk e befasuan autorin e saj. Por pohimin e parë të guximshëm të psikanalizës ai e konsideronte të lidhur ngushtë me pohimin e dytë edhe më tronditës të saj: dëshirat që mund të quhen seksuale. sipas Frojdit. shoqëria nuk njeh kërcënim më të tmerrshëm për kulturën e saj se çlirimi i dëshirave seksuale dhe kthimin e tyre në qëllimet fillestare”. luajnë një rol jashtëzakonisht të madh dhe deri më sot të panjohur në lindjen e sëmundjeve nervore e psikike. Veç kësaj (2004d: 14-15). psikanaliza nuk mund të mos kundërshtojë. siç vërente ai vetë. . të cilat ndryshojnë nga ajo e Frojdit në shumë drejtime themelore (Sokoli. Por. Frojdi i kishte parashikuar dhe. Pohimi i parë tronditës lidhet me faktin se deri atëherë psikikja identifikohej me vetëdijen. Nga vetë natyra e saj. të mendimit e të dëshirës dhe ky përcaktim pranon ekzistencën e mendimit të pavetëdijshëm e të dëshirës së pavetëdijshme.150 Analiza sociologjike shkencor me një pasion dhe vullnet të hekurt. Dhe do t’ju duhet shumë për ta mposhtur këtë qëndresë instinktive”. “pikërisht këto dëshira seksuale marrin pjesë në krijimin e vlerave të larta kulturore. lidheshin me përmbajtjen e dy tezave të psikanalizës. Ai fitoi fillimisht përkrahjen e një grupi të vogël studiuesish. Por edhe ata u ndanë nga Frojdi dhe pas vitit 1911 do të formulonin teoritë e tyre psikologjike (jo psikanalitike) mbi personalitetin (i pari është autor i psikologjisë analitike. Të quhej paragjykim pohimi se “psikikja është e vetëdijshme”. të shpirtit njerëzor… Por në procesin e shoqërizimit dëshirat seksuale shtypen. çon në një orientim krejt të ri në botë e në shkencë. Ndaj psikologjia quhej shkencë e vetëdijes. kjo nuk mund të mos konsiderohej një absurditet flagrant nga të gjithë ushtarët e mendimit të deriatëhershëm. e gjithë mënyra juaj e zakonshme e të menduarit do t’ju bëjë kundërshtarë të psikanalizës. Gjatë prezantimit të psikanalizës së tij. i justifikonte ato. thotë Frojdi.

Sipas tyre. Por me gjithë kritikat. idetë e Frojdit kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në shkencë.Lekë Sokoli 151 Ndaj shoqëria nuk dëshiron të përmendet kjo frikë e dobët në krijimin e saj. e kanë parë teorinë e Frojdit si të drejtuar si tepër nga përvojat mashkullore. për shembull. Frojdi i ka kushtuar pak vëmendje psikologjisë femërore. siç është për shembull interpretimi psikologjik i krimit6. monstër i shpallur fajtor nga gjykata (nuk u çua në ndonjë spital psikiatrik) dhe më i intervistuari. të tilla që mund të zgjasin për gjithë jetën. kam patur rastin të merrem me interpretimin e disa vrasjeve seriale të kryera nga vrasës “gjakftohtë”. lidhur me këtë njeri jam shprehur kështu (Sokoli. Kritikë nga radhët e lëvizjes feministe. nuk është e interesuar të pranojë forcën e impulseve seksuale dhe për arsye edukative përpiqet ta shmangë vëmendjen nga kjo sferë. i ka intervistuar të gjithë këta individë mo(n)stra. të gjithë njerëz të afërt dhe që e kishin ndihmuar më shumë. pohojnë se disa prej tyre janë të vlefshme. Me siguri në sjelljen e njeriut ka aspekte të pavetëdijshme që bazohen në mënyrat e përballimit të ankthit që në fëmijëri (Giddens. Të tjerë e kanë kritikuar Frojdin nisur nga pozita e tyre “sektoriale”. Disa i kam hulumtuar më nga afër. nga pikëpamja morale. Prandaj ajo ishte aq intolerante ndaj këtij rezultati të psikanalizës dhe synon ta paraqesë si të neveritshëm nga ana estetike dhe të pahijshëm. për shembull. Psikologu Jashar Demiraj. Në të vërtetë shumë autorë pohojnë se përshkrimi i Frojdit për zhvillimin e femrës është më pak i përpunuar dhe i paqartë. kundërshtitë apo edhe armiqësitë. për të tjerë jam konsultuar me kolegët e mi. ai do të vijonte të ishte një nënoficer i ndershëm ushtrie. nëse nuk do ndodhnin ndryshimet e këtyre viteve. Disa kohë më parë. Ai nuk ndjeu kurrë ndonjë fajësi apo pendim. gjithnjë me komunikim normal me efektivin 6 . Mjaft autorë. siç vëren Giddens (1997: 79) e kanë mohuar idenë që fëmijët kanë dëshira erotike. Idetë e Frojdit kanë ndihmuar thuajse në të gjitha interpretimet psikologjike. Edhe ata që nuk i pranojnë në tërësi. madje të rrezikshëm. siç është bërë zakon të quhen mo(n)stra të shtuar shumë edhe në Shqipëri gjatë 7-8 vjetëve të fundit. gjatë vuajtjes së dënimit. sikurse tezën se ajo që ndodh në foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme krijon mënyra të pandërgjegjshme të përballimit të ankthit. Ai është. vërente ai. Gjatë vitit 2006. njëherësh magazinier. 2006a): “Besoj se. njëherësh. Më përfaqësuesi prej tyre duket të jetë Sadik Kuniqi. 1997: 79). Ai është autori i një vrasjeje të katërfishtë.

letërsi. më pas. krejt ndryshe nga perceptimi ynë i derisotëm. por ato mund të mbeteshit të tilla (latentë. Ai nuk arriti të orientohej në rrethanat e reja. Duket se shndërrimi tronditës i Kuniqit nga një njeri “normal” në monstër filloi me pushimin e tij nga puna më 1992. Mundet që ai. 2006: 272). një agresivitet të fshehur. por ai ishte një ndër figurat e mëdha intelektuale të shekullit XX. të kishte marrë ndonjë dekoratë e të gëzonte një pension normal. siç është për shembul. sikurse kolegët e mi. Zigmund Frojdi jo vetëm ndikoi në formimin e psikologjisë moderne. Një pjesë e tyre. themeluesin e teorisë kritike. i cili e qortonte Erih Fromin pikërisht pse kishte rishikuar bazat teorike të psikanalizës së Frojdit dhe Horkhaimerin (1895-1973). Por Frojdi ndikoi gjithashtu mbi një numër të madh filozofësh apo shkollash filozofike. 1977: 129). në shpjegimin e këtij rasti e të tjerëve si ky. në të cilat këto “defekte” të dominonin sjelljen e tij. teoria kritike me përfaqësues kryesor Markuzen (1898-1979). po të mos krijoheshin rrethana të tilla shoqërore. një gjen “defektoz” etj. Logjikisht duhet të pohojmë se ai ka pasur një mendje të parandërgjegjshme.. për ta shndërruar në monstër”. familjarët etj. Por autorë të mëvonshëm kanë shfrytëzuar teoritë e tij për të sugjeruar se në individë të ndryshëm zhvillohet një personalitet “amoral” dhe psikopatik. jo veprues). huazoi shumë nga Frojdi (Jacoby. Veprat e Frojdit. apo të pandërgjegjshme (Frojdi). por njëkohësisht edhe në studimin e Marksit mbi ligjet e mënyrës së riprodhimit. janë përkthyer dhe botuar në Shqipëri nga shtëpitë botuese “Fan Noli” dhe “Dituria”. Pra. Rreth 150 vjet pas lindjes. sikurse me shokët. të fshehur. Teoritë e tij përbëjnë bazën teorike të neofrojdizmit. .152 Analiza sociologjike megjithëse Frojdi shkroi pak ose aspak në fushën e kriminalistikës. si ish-ushtarakët e djeshëm. ose u integrua në mënyrë krejt defektoze. krahas ndryshimit të kushteve materiale unë. nuk u integrua në shoqërinë e re. 1997: 78). janë shumë konkrete. Ndikimi i ideve të tij është ndjerë në art. kam thirrur në ndihmë pikërisht Frojdin. si dhe në shkencat sociale humanitare (Giddens. duke bashkuar marksizmin me psikanalizën. filozofi. duket se shoqëria shqiptare e repartit. Dhe se konfliktet e brendshme të tyre mund të nxisin veprime agresive e të rrezikshme (Giddens. Madje Markuzja. siç shihet edhe nga referencat e këtij punimi. Edhe Louis Althusser mbështetet në studimin e bërë nga Frojdi mbi të pandërgjegjshmen. të shpjeguara thjesht dhe të kapshme nga të gjithë.

Personality Theoryes. Tirana Observer: 15 shkurt _____. 2006b. 2004c. Fjalor i filozofisë. Fatos & Sokoli.Lekë Sokoli 153 e ka pranuar Frojdin. teoritë dhe metodat e tij të studimit e kurimit. Tiranë: “8 nëntori” Frojd. fq. Number 2. Hyrje në psikoanalizë. Didie. North Caroline/USA. Zigmund. 2005b. Tiranë: Fan Noli _____. Tiranë: Fan Noli _____. http://www. 2004e. Psikanaliza fëminore. përsëri më mirë vonë se kurrë. Filozofët më të mëdhenj të kohërave. Edmond. 4. Psikopatologjia e jetës së përditshme. George. Politika & Shoqëria. Tiranë: Dituria _____. 1974. Anthony. Monstrat dhe fryma (keq) qeverisëse. Sociologjia si shkencë dhe mendimi sociologjik shqiptar. Lekë. 1998. Tiranë: “8 nëntori” _____. një hyrje koncize. 1994. Riska. Zoto. Milani 1990 Boeree. 2004d. nr. 2005a. Tirana Observer: 24 maj _____. 2003. Tiranë: Fan Noli _____. 1982. pp. 2006. Sociological Analysis. 2004b. 2006. Megjithëse të fundit. Frika. Hyrje në psikoanalizë. REFERENCAT Biompiani. 1997. F. Tirana Observer: 25 maj Tarifa. Tiranë: Fan Noli _____. Dizionario dei filosofi contemporanei. Terri. Tiranë: Fan Noli _____. Zigmund Frojdi dhe ndikimi i tij në shkencë. 2006c. Psikologjia e turmave. 105-114 _____. Kleanthi. Sociologjia. Who is Who in Sociology.html Fjalori i flozofisë. Vëllimi I. Hyrje në psikoanalizë. 181-193 Zhylia. Sigmund Freud. Vëllimi II. Neofroidizmi-një nga bazat teorike të liberalizmit borgjez. Tiranë: Fan Noli _____.edu/ ~egboeree/freud. Tiranë: Shtëpia botuese Enciklopedike .Psikologjia. Psikanaliza e Frojdit si teori dhe terapi. Tiranë: Fan Noli Giddens. Tiranë: Botmet “Max” Pettijohn. 1(8). Tiranë: Çabej. 1. E rëndësishme është që të dimë të përfitojmë nga shembulli. Tiranë: Lilo & Fondacioni Soros. Vëllimi III. 2004a. Totem dhe Tabu. Vol. 1996.ship. Jacoby. Viktor. vëll. 2001. 2006a.

Tek ne ky debat është kufizuar në vlerësimet e izoluara të një numri ekspertësh. si individë apo si shtet. janë përfshirë në një debat të madh lidhur me një luftë të mundëshme kundër Irakur dhe. ka mbetur i painstitucionalizuar.154 Analiza sociologjike “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj1 Sot studiuesit socialë. Universitetet. sikur ky të ishte një problem individësh apo dhomash private. të publicistikës të cilët. Akademia e Shkencave. është botuar në gazetën Albania. lidhur me njëfarë (ri)diagnostikimi të shoqërinë së sotme. politologët. sikurse për problematika të tjera. Nga ana tjetër. strategjike. pra apriori pro çdo ndërhyrje të saj. në mënyrë të organizuar. por ka ndryshuar thuajse gjithçka. sikurse analistët apo njerëzit e mediave. tanimë të njohur. sikurse edhe institutet studimore të pavarura që merren me studime ndërkombëtare. sociologët. siç është e natyrshme. pas kthimit nga Amerika. me SHBA-të dhe luftën e 1 “Privatizimi i dhunës” dhe reagimi ndaj saj”. të diplomacisë etj. më tepër se kaq.. duket sikur ky debat është i paragjykuar. apo subjekte të tjera të shoqërisë civile. ende nuk janë përfshirë. se sa më shumë kohë kalon prej tij. për fat të keq. Objekt i këtyre debateve janë bërë. gjeopolitike. edhe një artikull i Kryeministrit Nano në Boston Globe dhe prononcimet e kryeparlamentarit Pëllumbi. kanë sjellë argumente pro luftës kundër Irakut. debati për këtë çështje. pa kushte e thuajse në këmbim të asgjëje. Klima e sotme tregon se në botën e pas 11 shtatorit nuk ka ndryshuar diçka. në këtë debat. . aq më shumë do të bindemi se ky ndryshim është i vërtetë. filozofët. me nëntitullin “Përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut”. pra i mbyllur pa u hapur ende. nisur nga logjika: Ne jemi tradicionalisht proamerikanë. Por. As më shumë as më pak ! Por a kemi arsye. 1 mars 2003. kudo qoftë. të solidarizohemi. me ndonjë përjashtim.

i përbashkët ishte fakti se. si me komendë e në një ditë të vetme? Apo duhet t’i referohemi Evropës e të “integrojmë” qëndrimin tonë me të. Ai tregoi se sa i rrezikshëm është përdorimi privat (pa mandat politik) i dhunës. ushtri. polici. nga një njeri i vetëm. falë internetit. Kamikazet janë në modë. Ç’do të thotë? Tradicionalisht monopolin e ushtrimit të dhunës e ka patur një aparat i posaçëm. “Privatizim” i dhunës? Disa ngjarje. në metronë e një qyteti të Koresë së largët. madje as para 50 vjetësh. sigurisht. Pra a vazhdon shteti ta ketë ekskluzivitetin e përdorimit të dhunës? Të paktën 11 shtatori na zbuloi prirjen e re të privatizimit të saj. duket se bota moderne është përpara sfidave të një rendi krejt tjetër nga ai tradicional. A shkon termi “privatizim i dhunës” për rastin e Irakut? Oponentët e mi (në këtë rast do të ishin pacifistët) mund ta mprehin shpejt kalemin e të shkruajnë: Arsyetimi nuk qëndron se Iraku është shtet .Lekë Sokoli 155 shpallur prej tyre? Apo. madje ende e papërgatitur për t’iu përgjigjur këtyre sfidave. Por nuk është 11 shtatori shembulli i vetëm. më bëjnë që të shtroj një pyetje: “Si është e mundur që disa individë. për të patur “legjitimitetin” e ushtrimit të dhunës duhet të kishe pushtet: aparat shtetëror. një makinë. nga 11 shtatori 2001 e deri në aksidentin e shkaktuar këto ditë. prokurori etj. në emër të ligjeve apo të vullnetit të një mbreti apo despoti etj. përkundrazi. në mbarë botën madje. madje edhe një i vetëm. Atëherë më duket se rezulton një dukuri e re shoqërore: dhuna po privatizohet. Me këtë gatishmëri njerëzish të verbër për t’u vetsakrifikuar në akte “altruistike”.. nuk mund të ndodhte as para 500 vjetësh. siç duam të integrohemi njëherë e mirë në strukturat e saj? Apo të heshtim apo të bëjmë rolin e një shteti neutral? Pra çfarë? Unë them se për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve duhet arsyetuar. një sistem institucionesh me emrin e përbashkët shtet. kemi arsye të reshtohemi përkrah njëqind milion njerëzve që protestuan kundër saj. Pavarësisht se në emër e për interes të kujt është ushtruar dhuna. të mund t’i shkaktojnë njerëzimit kaq dëm? Kjo. madje përtej qëndrimit pro apo kundër luftës ndaj Irakut. organe gjyqësore.

më demokratike. madje nga analistë seriozë. të paktën është e nxituar. përbëjnë edhe modelin e një shteti të lirive qytetare. Debatet e sotme dhe politika jonë “e jashtme” SHBA-të kanë interesa të tjera. rrjedhimisht. siç është nafta dhe Iraku është prodhuesi i dyti i madh i saj. kanë privatizuar – njësoj uzurpuar – pushtetin. se marrëdhëniet midis shteteve. në udhëkryqin e interesave amerikane. shprehen në radhë të parë në interesa. Kush tjetër mund ta udhëheqë këtë process. madje të gjitha pushtetet. pra për njerëzit pa mandat politik.156 Analiza sociologjike dhe Sadam Hyseini ka një mandat politik. apo privatisht të organizuar për akte të dhunshme (nga Bin Ladeni. për një botë më të sigurtë. në momentin e dhënë. po qe se ajo nuk do të ndodhej. thuhet. veç SHBA-ve. Pra kjo vlen edhe për atë që ka një mandat politik. Nuk mbeta unë ta vlerësoj këtë por. Ato. gjithashtu. siç është në mënyrë tipike rasti i Sadam Hyseinit. për shembull. Po gabon Amerika thuhet. gjithashtu. ashtu edhe për ata që. Ndoshta është një shpërdorim i epërsisë: Në supërfuqinë e vetme ka rrezik të haset edhe mendësia e . deri te ushtari i fundit i tij). Prandaj lufta e mundëshme është pjesë e luftës për një rend të ri botëror. para se të “privatizojnë” dhunën vetë. edhe unë jam i lirë të gjykoj. Por unë them se në parim është i njejti kuptim: “privatizimi i dhunës” qëndron. autoritetin). në vendin e tij. njësoj si për individët e vacantë. legjitimitetin e ushtrimit të tij. ku ekziston minimui i mundësive për të abuzuar me fuqinë (pushtetin. me siguri Sadami (Sadamët) do t’i ketë nesër. për shembull. qoftë edhe për faktin e thjeshtë se asnjë luftë nuk është bërë në Polin e Veriut. Por besoj. Përvoja ka treguar se parandalimi i së keqes është më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm se mënjanimi i pasojave. në mos qoftë e gabuar. siç besoj se nuk do të kishte aq angazhim amerikan për Kosovën. Dhe në gjykimin tim sidomos kjo “Amerika e Bushit”. ku “pushteti edhe frenon pushtetin”. Ato kanë fuqinë. të paktën. Kjo është e vërtetë. por që nuk ka më (nuk e ka patur apo e ka humbur). më shumë se marrëdhëniet midis individëve të vaçantë. Këtë e besoj. A disponon Sadami armë të shfarosjes në masë dhe a përbën rrezik për paqën në botë? Edhe sikur të mos i katë sot.

ku qeveria e pasluftës kontrollon vetëm një të njëzetën e territorit dhe objektivat e shpallura paraprakisht ende nuk janë përbmushur. duke egzagjeruar pak. Unë. Duket se bota nuk është e përgatitur. më duket i pashpjegueshëm “rrethi vicioz” i çështjes palestineze dhe lejimi (në mos i hapur. e shtetasve shqiptarë. më kujton Reganin. edhe kundër Gjermanisë e Francës. se të abstenojmë apo. më duken jonormale të gjitha qëndrimet pro apo edhe kundër. Më duket gjithashtu i pashpjegueshëm fakti apo prirja që vihet re sipas së cilës popullariteti i një lideri (në Afrikë. thënë më shqip. me interesat e shqiptarit të sotëm. Duket se kemi më shumë arsye që të jemi përkrah Amerikës. Personalisht. Vetë SHBA-të kanë dhënë shëmbullin e një shteti në shërbim të shtetasve të vet. Por. edhe në një luftë të mundshme kundër Irakut (jo vetëm kundër terrorizmit në përgjithësi). më keq akoma. gjithashtu. administrate e Bushit. madje duke iu referuar Evropës së vjetër. nuk mund të jem i kënaqur kur kryeministri ynë pozicionohet (si në Boston Globe). Do të dëshiroja shumë që solidariteti ynë të lidhej jo thjesht me “historinë”. pa përmendur ndikimin e SHBA-ve në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë për rreth një shekull. Vimë në Shqipëri. Bushi (Junior). por me “sociologjinë”. si qytetar i këtij shteti. por një front i ri lufte (Iraku). Wilson (1913-1921) dhe Klinton (1993-2001). i nënkuptuar) i Sharonit për të veshur edhe ai këmishën e forcës. kur ato janë të pamotivuara pikërisht nga mirëqenia (në kuptimin konkret të fjalës).Lekë Sokoli 157 “sherifit” të vetëm. Amerika e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi. i siguroi asaj kufirin e 1913-ës (i pari) dhe ushëhoqi çlirimin e Kosovës (i dyti). gjithashtu. mirëqenia e të cilëve është qëllimi i tij më i lartë. më tepër se Klintonin apo edhe Bushin (babain). pa pretenduar se marr shumë vesh nga politika. Unë nuk mund të bëj as llogaritë e Amerikës. të renditemi kundër saj. më duket nxitim. Dihet. Kore e gjetkë) vjen në përpjestim të drejtë me shkallën e kundërvënies ndaj SHBA-ve. qoftë edhe me të drejtë. Në këtë kuptim. them se edhe fëmija nuk e ndjek nënën e vet thjesht për faktin se ajo e ka lindur. psikologjikisht për atë që kërkon. nisur . pa mbyllur një të vjetër (Afganistani . Mua. të paktën në mendim. se kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonin dy presidentë të lavdishëm.

kur Shqipëria. që mund të kemi. me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve. Mua më duket e papranueshme politika servile e tipit “Miku ynë i vetëm janë SHBA-të” etj. Kuptohet sa i kënaqur mund të jam unë kur shikoj politikanët e shtetit tim te rendin për të “ndërtuar”. sidomos. them se është sigurimi i marrëdhënieve krejt normale me të gjithë fqnjët. secili për hesap të vet. për të qenë protagonist. Më e mira “politikë e jashtme”. ka si alternativë integrimin në strukturat evropiane. sikurse me të gjitha vendet e tjera. për çështjen në fjalë (deri te qendrimi i ndryshëm president-kryeministër). qoftë edhe i sforcuar. siç tregon edhe qëndrimi i tyre i paunifikuar. . jo aq se jemi vend i vogël. siç nuk më vjen mirë kur konstatoj mungesën e modestisë së politikanëve tanë. që mund të shfrytëzohen edhe nga ekstremistët e terroristët. thuajse e shndërruar në shtet të emigrantëve. Amerika nuk na e ka shumë nevojën. si gjithnjë. për të siguruar lëvizje të lehtësuar të qytetarëve e kushte për zhvillimin e bizneseve.. Ndaj solidariteti më i mirë me Amerikën është t’i tregojë asaj se kemi vullnetin për të përballuar dhe zgjidhur problemet tona të brendëshme.158 Analiza sociologjike jo nga kriteri “mirëqenie e shqiptarëve” por. nga një “politikë të jashtme shqiptare”. pa krijuar armiqësi me ndokënd (as me vendet islamike dhe ca më pak me Gjermaninë e Francën). por mbi të gjitha. që flasin për partneritet me Amerikën sikur të ishim të barabartë me të. pa u lodhur shumë me referime të tipit “strategjikisht aleatë” apo “miq të përjetshëm” dhe. sepse jemi një vend i dobët.

Lekë Sokoli 159 .

Tani libri vetëm është hedhur si lëndë.libri i jetës i një profesori të vërtetë1 Në vijim të krijimtarisë së tij të pandërprerë shkencore e publicistike. prof. nuk ka ndërmend të heshtë. ky libër është “shkruar” në rrjedhën e viteve. Por nëse çdonjëri nga më se dyzet librat e tjerë të tij është shkruar në një periudhë të dhënë kohe. Hamit Beqja ka botuar së fundi librin e tij “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike). ndryshe nga ç’ndodh në më të shumtën e rasteve me “autobiografitë”. të themi një apo trevjeçare. pas këtaj. Së pari. Vëll. si një ndër studiuesit e afërt me krijimtarinë e tij. sidomos gjatë këtij dhjetëvjeçari. si libri i jetës së tij. Nr. i drejtohet një publiku të 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. siç po ndpdh sot me libra gjithfarësh. Si një ndër lexuesit e zellshëm të gjithçkaje që ka shkruar e botuar akademiku Hamit Beqja. fq. nuk është thjesht një libër më shumë në bibliotekat vetjake të familjarëve. si recensent i disa prej libave të tij dhe. për të mbetur si dokument. 2004. edhe pse profesori. libri “Gjurmë jete” (Shënime autobiografike) është një libër më shumë i njërit prej autorëve më prodhimtarë të kohës sonë.160 Analiza sociologjike “Gjurmë jete” . si e zeza mbi të bardhë. Uroj të ketë shëndet dhe jetë të gjatë! Së dyti. Libri ka vlera shoqërore dhe. Thenë ndryshe. si i tillë. pa dyshim. . 2(14). pra jo në një kohë. do të dëshiroja të jepja një opinion rreth tij. të të afërmve të autorit apo të një rrethi të kufizuar bashkëpunëtorësh të tij. si një ndër lexuesit e parë të këtij libri. 133-138. 7. ai është shkruar në çdo kohë. si bashkëpunëtor (madje në ndonjë libër apo artikull shkencor edhe bashkautor me të).

libri ka një pikënisje interesante që lidhet me analizën e raportit: një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor demokrat me prirje liberale. as me mosdëshirën dhe kokëfortësinë e pashpjegueshme për të mos bërë kurrëfarë katarsisi apo autokritike nga një pjesë (shumica) e protagonistëve të djeshëm. Keni të drejtë të thoni: përsëri edhe bardhë edhe zi. përmes të cilit çdonjëri nga ne mund të mendojë një katarsis shoqëror. Unë e di se. Këtij raporti autori i ka kushtuar një pjesë të vacantë të librit (kreu IV). edhe djalli janë brenda tek i gjalli. Pra lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo. niveli kulturor. nga njëra anë. Hamit Beqja nuk është shkruar nga një kronikan apo nga një vëzhgues pasiv ngjarjesh. Aq më keq. edhe atë çka mund të mendohej se nuk ishte mirë ta bënte. jeta ime mendoj se është ajo e një luftëtari modest dhe e një mëkatari. Ai vlerëson e rivlerëson me sinqeritet të spikatur pikërisht këtë protagonizëm të tij. për progres. përsëri kundërshti. për ndershmëri. Autori flet për ngjarje në të cilat ai vetë ka qenë edhe protagonist e ndaj të cilave ka reaguar e ka mbajtur një qëndrim të dhënë. Së treti. Por edhe e një mëkatari që shpesh mund të ketë bërë edhe çka s’duhej të bënte. në gjykimin tim një ndër kryelibrat e shkruar nga një autor shqiptar në dhjetëvjeçarët e fundit. Këtë analizë ai e zhvillon në linjën e shtjellimeve të librit të tij mbi dyzimin e personalitetit njerëzor të titulluar: Edhe engjelli. gjithë ky rrëfim e vetëpastrim? A është ai i nevojshëm? Unë kam menduar se po.Lekë Sokoli 161 gjerë. për objektivitet. si njeri në shërbim të regjimit. mund të kem patur e kam patur faje më shumë se mjaft të tjerë. përsëri dyzim. libri i prof. arrin në njëfarë katarsisi vetjak. E një luftëtari për dije. Së katërti. përkatësia fetare. Këtë dyzim ai e shpreh në shënimet përmbyllëse të librit: “Siç mund ta keni kuptuar. Po! Nuk u iket dot”. Dhe më tej vazhdon: “Ç’është gjithë ky katarsis. Kam thënë se nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë. katarsis që nuk ka asgjë të përbashkët as me mohimin tërësor të vlerave të krijuara (qoftë edhe në kohën e komunizmit). për qëndrime realiste. për liri e demokraci. Madje e kam thënë edhe . politike etj. pavarësisht nga mosha.

Besoj se njeriu nuk mund të vlerësohet apo gjykohet për atë që nuk ka bërë në raport me atë që është bërë “më vonë”. me luftë (luftë çlirimtare apo luftë klasash). Hamit Beqja. ekonomike. Në mënyrë të veçantë do të theksoja njohjen e periudhës së para viteve ’90-të. për të kuptuar e vlërësuar objektivisht atë që është bërë mirë ose keq. me evolucion e (kundër)revolucion. Ai gjykohet e vlerësohet në raport me kohën dhe hapësirën që ka patur në dispozicion për të vepruar. të metodës e stilit të punës. etj.162 Analiza sociologjike si studiues. Së pesti.. ruan nga çdo pikëpamje . libri ka vlera njohëse. njohje tanimë rreth 20-vjeçare. personalisht për autorin e librit. nisur nga njohja që kam unë. . tej shikimeve bardhë e zi. me zhvillime demokratike. Sepse (2) ende mungojnë analizat serioze të kësaj periudhe. një periudhë gjysmëshekullore të mbushur me ngjarje. me progres e regres. protagonistët e asaj . të drejtimit e administrimit etj. por një njeri të persekutuar intelektualisht (për të mos shkuar më tej). Nëse do të guxonte më shumë ose. nga brezat pas tij apo në kohët e ardhshme. si në një film.gjurmë të sistemit paraardhës. Nuk jam dakord me ata njerëz të regjimit që thonë se për jetën e tyre në të kaluarën e kanë ndërgjegjen të pastër. moralo-qytetare. me faqe të lavdishme e të palavdishme. Autori (nëse shprehem letrarisht . shoqërore. me ecje e ngecje. sikurse për të vlerësuar. pseudodemokratike apo antidemokratike etj.. ndoshta nuk do të kishim një profesor. Megjithatë. Unë nuk besoj se Hamit Beqja mund të kishte bërë më shumë. thënë ndryshe. Unë nuk e them këtë”. nëse nuk do të paguante koston e regjimit. Sepse (1) shoqëria e sotme tranzitive (ndoshta sa pasdiktatoriale aq edhe parademokratike). mund të them se libri ka doza të një zelli të tepruar autokritik. njerëzit që i udhëhoqën këto ngjarje.“personazhi kryesor” i librit). i analizon ato dhe protagonistët e tyre. sikurse nga vlerësimet e kolegëve të mi apo të njerëzve që më kanë folur në kohë të ndryshme për prof. Lexuesi mund të kalojë. vendoset në raport të dhënë me këto ngjarje. Rëndësinë e njohjes së kësaj periudhe unë e quaj me rëndësi për shumë arsye. një shkencëtar të psikologjisë e sociologjisë etj. kulturore.politike.

e përgënjeshtron Liljana Hoxha etj. Por edhe qëndrimi më dashamirës nuk do pajtuar me të keqen. Libri i prof. nuk thotë tjetri. Për mua ka qenë dhe mbetet e huaj ajo që quhet fryma e mëshirës kristiane”. në përgjigje të këtij interesimi gazetat e revistat e sotme mbushin pa pushim faqet e tyre me deklarime vejushash. abuzive. si njerëz me të cilët e ka lidhur ndonjë ngjarje. Ç’thotë njëri djalë i Enverit. spekulative.. tërësor. sipas meje më mirinformuesi midis të gjithë librave të së njëjtës natyrë të botuar deri më sot në Shqipëri. në librat e tjerë të tij autori nuk ka përdorur emra individësh konkretë. Fatmirësisht më duket se unë nuk i njoh ato. bijash apo bijësh. Sepse (4) shoqëria e sotme shqiptare vazhdon të jetë e interesuar për t’u informuar për periudhën e diktaturës komuniste. inatçore. nuk thotë tjetri. Ai është një libër i plotë.. mendoj se gjithçka ka qenë nga dashamirësia. të rejash apo dhëndurësh të këtij apo atij udhëheqësi komunist.. Në këtë libër bëhet përjashtim. Edhe për bartësit e qëndrimeve negative. nga mllefet. do luftuar. sidomos për personalitete me të cilat ai ka komunikuar drejtpërdrejt. vazhdojnë të mbizotërojnë analizat joserioze. pra midis atyre që janë formuar si lexues para viteve ’90-të. Ajo do denoncuar. Sidoqoftë. asgjë nuk ka qenë nga inati.. nga urrejtja hakmarrëse.Lekë Sokoli 163 periudhe. etj. ndonjë komunikim. atë që thotë Nexhmije Hoxha.. Për t’u theksuar është fakti se edhe për ata që janë prekur nga kritika që i kanë rezultuar autorit. në mungesë të analizave serioze të asaj periudhe. të një opinioni. Sepse (3). për shembull. u është referuar “personazheve” të librit të tij më shumë si bartës të një dukurie. Ky interesim mund të ndikohet nga fakti se shumica e atyre që lexojnë sot janë të grupmoshës 40-60 vjeç. ai nxiton të kërkojë falje duke shtuar: “. qoftë edhe hapur të këqija. Megjithatë autori (pa harruar në asnjë rast se është studiues). Së gjashti. Hamit Beqja është një përgjigje e argumentuar dhe objektive e këtij interesimi të publikut. Por ç’thotë njeri. . të një qëndrimi. Por më duket se ky interesim për t’u informuar për kohën e komunizmit nuk buron aq nga nostalgjia për atë regjim derisa numri i nostalgjikëve është shumë më i vogël se numri i të interesuarve për informim. Në të kundërtën. aspak objektive.

por të vërtetë. komunikues. libri ka vlera shkencore. Edhe për këtë arsye libri meriton të lexohet. Hamit Beqja. madje deri te pijetarët (asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua!). pra një model për t’u marrë si shembull. sociologjik apo psikologjik. tipizon. shkencës. përgjithëson. siç kanë shumica e librave shkencorë. Besoj se edhe për këtë arsye. më i ngrohtë. transparent. edhe djalli janë brenda tek i gjalli”). të vendosur në raporte e komunikime me njerëz (shqiptarë e të huaj). medias. një bashkëshort e prind. Megjithatë mendoj se të paktën ky libër mund të cilësohet si një libër shkencor popullarizues. Por në këto paranteza bëhen edhe përgjithësime interesante e me vlera të mirëfillta shkenore. fesë. një njeri që gjithë jetën kërkoi dhe gjeti (sa mundi) hapësira lirie. kulturës.164 Analiza sociologjike Së shtati. nga të gjithëpushtetshmit deri te nxënësit e studentët. ka bërë që pikërisht një libër i bazuar në kujtesën dhe refleksionet vetjake të autorit . në përgjithësi. Librat e prof. mbi të cilin ai analizon. dhe nuk ka referenca. e kam lexuar fund e krye (në shumë raste i jam rikthyer atij). një “engjëll dhe djall” (i referohem librit të tij “Edhe engjëlli. një debatues e polemist. Por kjo “aventurë”. gjithsesi një njeri të hapur. një njeri me vullnet të hekurt. Kam arritur në përfundimin se . luftës së klasave. në ndonjë ditar etj. edukatës (edhe seksuale).bëhet më i këndëshëm. më dëpërtues për te lexuesi.. një profesor të madh që merr “leksione” edhe nga një fëmijë shtatëvjeçar. Sot rinia nuk ka shumë modele për të qenë. komunikimit. Edhe “Gjurmë jete” është i tillë. siç pohon autori (kujtesa edhe mund të të tradhëtojë). më i shkrifët. Hamit Beqja. libri do të ketë më shumë lexues se një libër rigorozisht shkencor. librin e prof. Së teti. një të ditur që shpalos qëndrimin ndaj së kaluarës. tranzicionit demokratik. libri ka një “personazh kryesor” interesant. janë me mjaft paranteza. “Shënime autobiografike” nuk është mbështetur në dokumente autentike. një mik të mirë (sidomos të grave). të kategorive të ndryshme. Së nënti.sikurse Stefan Cvajgu (libri “Bota e djeshme”) apo edhe Eqrem Bej Vlora (libri “Kujtime”) . një mësues e hartues tekstesh shkollore që kur ishte “adoleshent” (ende 17-18 vjeçar). Një fakt i jetës së tij shndërrohet natyrshëm në një fakt shkencor.

tej përgjigjes së pyetjes “Kush është Hamit Beqja”.Lekë Sokoli 165 çdonjëri nga lexuesit e librit në fjalë. Ai të nxit për reflektim e vetëkorrigjim. Autori ka shkruar një libër për ne (për çdonjërin nga ne). Madje jo vetëm do ta shtrojë këtë pyetje. do të nxitet të shtrojë pyetjen: “Kush jam unë?”. por edhe do të nxitet të kërkojë përgjigjen e saj. . shumë më tepër se për veten e tij.

15-94). Zhvillimi ekonomik e shoqëror. Pra. prof. madje në mënyrë mjaft të plotë. 142-147. Shekspirin. .166 Analiza sociologjike Filozofia e Teodor A. me një tjetër vepër shkencore: Filozofia e Teodor Kavaliotit. Por mënyra e shikimit dhe interpretimit prej tij. Zhvillimi kulturor dhe Akademia e Re. 8. matematika. Jeta dhe Vepra e Teodor Kavaliotit. folklorin. kulturën e letërsinë. Voskopoja-Akademia e Re. Dostojevskin. mbi De Radën e të tjerë të mëdhenj të letërsisë. fq. Voskopoja të ngrihej aq lart (dhe binte si me rënie të lirë). vepër e shquar e mendimit shqiptar1 Në vijim të punës së tij kërkimore-shkencore. pas asaj të Kostadinopojës (viti 1720). Vël. kishte Akademinë e saj të shquar (1744). Epoka historike (fq. Një rivlerësim i këtij qyteti-çudi bëhet. 1(15). sidomos të problemeve filozofike. groteskun kadarean. antikitetin e modernizmin. Pse pikërisht për Teodor Kavaliotin dhe filozofinë e tij? Sepse Kavalioti. edhe në këtë libër2. Alfred Uçi del para lexuesit. sipas Uçit. tregon se çfarë kishte arritur Voskopoja e shekullit XVIII. Kavaliotit. 8). Vepra e tij përfaqëson në vetvete një trashëgimi të vyer të mendimit filozofik (fq. e cila përbëhet nga këta nëntituj: Rivlerësimi i “fenomenit Voskopojë”. një akademi që e vuri theksin te filozofia. sikurse te përgatitja e specialistëve 1 Botuar fillimisht në revistën Politika & Shoqëria. Qyteti kishte të parën shtypshkronjë të Ballkanit. sidomos atij të profilizuar. Duket vërtet e habitshme që vetëm 20 kilometra larg Korçës e në 1200 m lartësi. Voskopoja. 2 Kësaj i kushtohet sidomos pjesa e pare e librit. fizika. emri dhe vepra e “fenomenit” Kavalioti lidhen me shkëlqimin e “fenomenit” Voskopojë. Nr. 2005. logjika. kulturës e të mendimit shqiptar e më gjërë. pas njëzet librave të botuar mbi estetikën e mitologjinë. Danten. mbetet një figurë e shquar e kulturës iluministe shqiptare.

vetëm nxënës që mësonin/mësoheshin. për problematika filozofike. që të diplomuarit e atyshëm hynin në Universitetet e kryeqyteteve evropiane më lehtësisht se sot. nuk është e nuk mund të jetë një fenomen i izoluar. në vlerësimin e autorit. që nxiti një xhelozi të pashëmbullt. në kuptimin e pastër të fjalës. që ndryshonte në shumë drejtime me realitetin e pjesëve të tjera të Shqiperisë së asaj kohe. rrënimi i së cilës shënoi fundin e një shembulli unikal. këtij filozofi iluminist shqiptar dhe që. Daoulatli. për nga organizimi politik. koncepte. eruditët e tregtarët e Voskopojës. Kartagjena3 jonë. Libri i prof. në fund të fundit. qyteti më i pasur i botës për disa shekuj. Gjermania etj. kam patur rastin të shikoj atë ç’ka mbetur nga Kartagjena. një pjesë të pandarë të historisë e të kulturës së popullit tonë. Alfred Uçit. në të cilin “shiheshin vetëm njerëz të edukuar. shprehimisht për veprat filozofike të Kavaliotit. të rinj që stoliseshin e argëtoheshin dhe të rritur që mësonin brezin e fëmijëve të tyre” Ndaj Kartagjena ishte edhe qyteti më i lakmuar. Filozofia e Teodor Kavaliotit është një libër i mirëfilltë shkencor. qyteti kishte një akademi që. është një nga personalitetet më të kulturuar të Shqipërisë së të gjitha kohërave. Pra. pak pas promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Franca. kategori e këndvështrime filozofike. Voskopoja. shoqëror dhe ekonomik. Ajo përfaqëson një “ngastër” të së tërës. Ata kanë dashur ta studiojnë këtë fenomen. 3 Si për koincidencë. për ligje. sado në kontrast me pjesën tjetër të Shqipërisë së 2-3 shekujve më parë. Por. të mësuar në të gjitha shkencat. Alfred Uçit nuk është një libër gjysmëshkencor apo ndër ata që jemi mësuar t’i klasifikojmë si libra “shkencorë popullarizues”. por edhe linguistë e letrare nga vendeve të ndryshme. Akademia. kulturës. kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve historianë. si Greqia. Rumania.. arsimit.Lekë Sokoli 167 ekonomistë etj. Austria. por edhe një qytet i dijes. me shkëlqimin e jashtëzakonshëm që njohu. që kishte një bibliotekë publike me vepra klasike e një koleksion të gjerë të veprave shkencore edhe nga Europa Perëndimore. kulturën dhe artin kartagjenas studiuesi A. shtypshkronja. thotë se Kartagjena ishte jo vetëm në krye të World Patrimony. Në një libër për historinë. Përmasat e shkatërrimit të Kartagjenës ishin në përpjestim të drejtë me shkallët e lavdisë. Italia. Sipas prof. Në të shkruhet për filozofi. sikurse kishat e vlera të tjera unikale të saj. .

Filozofia e Teodor Kavaliotit përfaqëson një vepër të shquar të mendimit shqiptar. Mund të merret me mend se sa i vështirë ka qenë krijimi i kësaj vepre. Alfred Uçi. filologun athinas Spiros Pargjinos. “Metafizikës” dhe “Logjikës”. me fakte e opinione të sakta e të pasakta. për herë të parë ka bërë zbërthimin shkencor të filozofisë së Kavaliotit. prof. Për Voskopojën. autori i këtij libri ka ditur të zgjedhë bashkëpunëtorët dhe ka ditur si të punojë me ta: Koço Bozhorin. prof. Në gjykimin tim. Pse? Kjo lidhet. shtypshkronjën e saj. greqishtes antike apo arkaike. ka operuar në një fushë së cilës ai i ka kushtuar jetën krijuese. faktin që ai për këtë vepër ka punuar (krahas dhe paralel me te tjera vepra të tij). sikurse të studiuesve të shumtë që morën pjesë dhe diskutuan në promovimin e librit. Aristotel Panon etj. fakti që profesori ynë i filozofisë dhe estetikës ka punuar “si në shtëpinë e tij”. Kjo ia lehtëson dhe e ndihmon të mbyllë punime. sidomos të mendimit filozofik. shpesh kontradiktore. shkrimtarin dhe përkthyesin Spiro Xhai. ndonëse edhe ky do të njihet (më në fund). Por. Pra. . bizantine apo neobizantine kishtare). me fenomenin Voskopojë dhe njerëzit e sa të shquar. të “Fizikës”. dashamirëse ose jo. por edhe deformime e shmangie nga vërtetësia shkencore. Siç pohon vetë ai: Vjen një kohë kur autori ka në dispozicion një përvojë të gjatë profesionale. Së treti. së pari. siç është argumentuar në këtë botim. të ruajtura në dy kopje në dorëshkrim.168 Analiza sociologjike Si i tillë ai është i vështirë për t’u “përtypur” nga lexuesi masiv shqiptar. asnjë prej autorëve të tyre nuk e ka njohur dhe nuk e ka trajtuar përmbajtjen filozofike të tri veprave kryesore të akademikut voskopojar. njohësin e shkëlqyer të greqishtes (të re apo të vjetër. të cilave u ka kushtuar gati gjithë jetën. Ato kanë sjellë për Voskopojën informacion shkencor. madje edhe për Kavaliotin janë shkruar e shkruhen shumë libra brenda e jashtë vendit. jetë me një vitalitet gati unikal. për një kohë të gjatë. Akademinë e Re. me tematikën e librit. Së dyti. Pra ç’faktorë kanë ndikuar për të bërë të mundur këtë vepër? Së pari. Por libri nuk është fort i lehtë edhe për lexuesin e specializuar. Qysh në vitin 1965 kam nisur të merrem me studimin e temës “Voskopoja dhe Kavalioti”….

Kjo kishte vlerën e një abetareje në të cilën përfshihej dhe një fjalor tre gjuhësh (një prej të cilave ishte shqipja). Nga ana tjetër. fq. Madje. Fizika dhe Metafizika. cit. më mirë se te kushdo tjetër është shkrirë shkencëtari social (filozofi) me matematikanin. sipas Kavaliotit “më i madhi filozof midis gjithë filozofëve të rinj” (fq. Në promovimin e librit në fjalë pati ndonjë ngacmim të natyrës “Dekarti është filozof i kapërcyer”. Para së gjithash ai. Kavalioti shkroi dhe tekste te tjera shkollore. Ai u lind në Voskopoje dhe mësimet e para i mori po aty. Mesjetes. Përsiatje karteziane. sikurse hartoi tekste si “Mesimet e para” (Protopiria-Venedik. fizikanin dhe fiziologun. Në “Rëne Dekarti dhe filozofia e Kavaliotit”. Bizantit dhe të kohëve të reja. Dhe te Dekarti. por analizat bëhen në raport me kohën.Lekë Sokoli 169 Nga ky zbërthim dalin në pah përmasat e vërteta të Kavaliotit4 dhe filozofisë së tij. në lidhje e bashkëveprim të ndërsjellë. 5 Mamardeshvili. madhësia variabël e Dekartit Teodor Kavaljoti (1718-1797). U rikthye në Voskopojë. Me Dekartin filloi epoka e re e filozofisë. se Kavalioti kishte zbërthyer në ingranazhet e filozofisë së tij Rëne Dekartin. fq. filozofin më misterioz të historisë së filozofisë 5. 6 Cituar në Filozofia e Kavaliotit. 4 . ndoshta pjesa më e bukur e këtij libri. Akademiku ynë i sotëm zbulon tek akademiku voskopojar njohësin e mirë të filozofise së Antikitetit. në vitin 1743. siç thotë Hegeli. plane mësimore. Kavalioti e shndërroi shkollën e qytetit në “Akademia e Re” (viti 1744) dhe futi në të lëndë shkencore. Merab. pas studimeve. 1770). 121. Por ai zbulon. Madje ai i shikonte këto shkenca të ndërthurura. sidomos fizikën dhe matematikën. në Filozofia e Kavaliotit. la mënjanë sidomos gjithë traditën e mëparshme që kishte si pikënisje autoritetin e kishës 6. Filozofi Dekart është njëherësh themeluesi i gjeometrisë analitike si shkencë. mbi të gjitha. siç ndodhi në fakt. që japin e marrin nga njëra-tjetra. autori thekson se në qëndrimin ndaj filozofisë moderne të Dekartit duket edhe origjinaliteteti i pikëpamjeve filozofike të Kavaliotit. si Logjika. për të zhilluar në “Akademinë e Re” shkencat ekzakte. ishte një pedagog i shquar dhe drejtor i “Akadema e Re” të Voskopojës. duket sikur në “përzgjedhjen” e tij Kavalioti nisej edhe nga qëllimi (i një rendi më praktik). 120. njeriu që hodhi bazën e funksioneve në matematikë etj. 120).

për nga mënyra e hulumtimit. është shkruar në mënyrë pak a shumë romantike ose në stilin e folklorizmit. Vlerat shtohen po të kemi parasysh faktin se veprat e Kavaliotit janë “veprat e para laike. Shaban. sipas kritereve të shkencave shoqërore bashkëkohore. Gazeta Drita. qytetërimi voskopojar dhe filozofia e Kavaliotit shndërrohen (siç duket për herë të parë). por Filozofia e Teodor Kavaliotit. 2004. duke gjykuar gjithanshmërisht.170 Analiza sociologjike ka qenë një pikë kthese në matematikë. fq. ose përtej përmbajtjes së tij. përfaqëson një vepër të rëndësishme të mendimit filozofik shqiptar. Dialektika e natyrës. Gjergj. analizat e sintezat. austriake. Pra. Frashëri. 9 Sinani. trajton dhe interpreton një sërë problemesh thelbësore të historisë së Shqipërisë 7 8 Engels. Studiuesit pohojnë se para saj. 1981. Sinani. Gazeta Drita. edhe me tematikën specifike të tij. për të njëjtën tematikë. 306-307. Me librin Filozofia e Kavaliotit. kur duhet. Dhe në qoftë se Dekarti ishte në Europë përpunuesi i një mendimi filozofik modern. pra dialektika… E rëndësishme është që Kavalioti përqafoi filozofinë më përparimtare të kohës së tij. Pra ky libër. për shembull. Dhe me madhësinë variabël të Dekartit. por nuk ledhaton asnjë. 21 Nëntor. se ka patur disa shkolla studimore që janë marrë me Voskopojën: shkolla greke. Tiranë: N. gjermane e të tjera. Krejt përkundrazi. referencat e krahasimet. sepse gjithë kodikët e tjerë kanë përmbajtje teologjiko-fetare”9. në një mënyrë apo një tjetër. Ata theksojnë. autori i këtij libri i dëgjon të gjithë.. të dëgjuarit e tij. 28 nëntor. siç thamë. si të thuash. struktura e lëndës që përmban etj. nuk kanë dashur ta dëgjojnë njëra-tjetrën. përpunuesi i këtij mendimi në Ballkan ishte Kavalioti8. ai mban qëndrim kritik. Vepra e prof. 2004. Pra midis tyre nuk ka patur debat shkencor. në dije shkencore. Kjo lidhet. siç vëren Engelsi7. është edhe një libër që del jashtë tematikës bazë. Friedrich. për të ka patur një interes shkencor ndërkombëtar. pikënisje e të cilit është njohja e tjetrit. në një plan më të gjerë. rumune. në matematikë u fut lëvizja. Uçit është shkruar. . Në vlerësimin e Filozofia e Kavaliotit studiuesit japin edhe argumente të tjera. Sepse në të autori prek. Por këto kanë qenë të veçuara dhe.

Ndaj pak filozofi (në kuptimin e mirëfilltë të fjalës).Lekë Sokoli 171 në kompleksitetin e tyre. 2004. një model: në muzg të Mesjetës. Kur del në dritë një libër i ri.. Autori. . Por sa do të shfrytëzohet ky libër nga shkollat? Sot për sot. mund të theksojmë gjithashtu se Voskopojën (të marrë në zenitin e saj). kombit/kombëtares etj. Edhe bibliotekat tona janë mjaft të varfra për nga librat e filozofisë. të besimeve fetare (sidomos të Kishës dhe të rolit të saj). Libri jep gjithashtu një shembull. të letërsisë e historisë. jemi ndeshur edhe me mjaft aspekte të mendimit të tij me rëndësi për filozofinë e shkencat bashkëkohore. pa patur një sistem kordinatash (karteziane) të filozofisë bashkëkohore. si për t’i paraprirë shqetësimit mbi aktualitetin e veprës së vet. thuajse përherë shtrohet pyetja: veç vlerave njohëse. ose thënë në gjuhën e problematikës që po shqyrtojmë. duke mbetur një dokument i historisë së filozofisë. mund të them se Filozofia e Kavaliotit është një libër që të fton për debat. ka vlera edhe në kuptimin praktik të fjalës. të kulturës e trashëgimisë kulturore. Duke marrë shkas nga libri i prof. korporatistët (tregtarët e industrialistët). pra parellinjtë. e cila nuk reflekton10. Mua më duket se libri. Studiuesit kanë përmendur sidomos veprën sociale e kulturore të korporatave voskopojare. thotë (fq. qoftë edhe me tematikë historike. Duke gjykuar në përgjithësi. Piro. shkollave e institucioneve 10 Misha. thotë publicisti P. është ngritur një mur midis studimeve e botimeve të reja dhe shkollës. institucionalizimi i të cilit në shoqërinë e sotme shqiptare është me rëndësi jetike. 28 nëntor 2004. Uçit. Ato mbështetën ndërtimin e objekteve të kultit dhe atyre social-kulturore. 12): Duke pranuar rëndësinë e mendimit filozofik kavaliotas. kishte një çerdhe kulturore ku studiohej filozofi. pikë së pari. Gazeta Drita. Po sot? Për fat të keq. problemin e gjuhës shqipe e të raportit të saj me gjuhët e tjera (Voskopoja ishte një shembull i kësaj ndërthurjeje). a ka ai edhe vlera aktuale? Kjo pyetje u shtrua edhe në takimin e studiuesve të mbledhur për promovimin e librit në fjalë. nuk e bënë shkencëtarët por. shoqëria e sotme shqiptare zhvillohet pa ide të tilla filozofike. na bën mirë. të marrëdhënieve ndëretnike. etj. Misha.

Korporatat themeluan jetimore. Uçit? Së pari. Ata që po çimentojnë sot kultin e parasë e të pasurisë. partitë e politikën. i ditëve e anëve tona. dërgonin me shpenzimet e tyre bursistë edhe në universitetet e Europës (vetë Kavalioti i kreu studime me një bursë të tillë). të asistencës sociale në qytet etj11. që hap një problematikë të pasur. Sinani). lavdia e tregtarëve dhe pasanikëve do të kishte vdekur bashkë me pasurinë e tyre të patundshme. Çfarë kam ndier gjatë leximit të librit të prof. 2000. gjithsesi diçka që (ndoshta) nuk do të na e kishte dhënë askush tjetër. i cili futi në qarkullim intelektual Kavaliotin dhe filozofinë e tij. Akademinë dhe kulturën voskopojare. mblodhën fonde për ndërtimin e shtypshkronjës dhe të vetë Akademisë. duhet të dinë (nëse duan). postin shtetëror. Ja disa nga vlerësimet e studiuesve. Aurel. Filozofia e Kavaliotit është libër me një strukturë 11 Shih: Plasari.172 Analiza sociologjike publike. siç është rasti i Kavaliotit dhe filozofisë së tij. dhënë në ditën e promovimit të tij12: “Një vepër e një niveli europian” (Z. 12 Debati i studiuesve me rastin e promovimit të librit Filozofia e Kavaliotit. për të cilën ishte e pamundur të fletej më parë (L. një “vepër me të cilën autori na fton për t’u kthyer te mendimi” (Gj. gjithsesi shumë më i moralshëm se “kapitalizmi plaçkitës” (përgjithësisht). se pa Kavaliotin. është përmbledhur në Gazeta Drita. Së dyti. fq. duke synuar ta shndërrojnë gjithçka në mall apo duke privatizuar gjithçka (deri funksionet e mjetet administrative e publike. për studiuesin tonë të madh të shkencave sociale. datë 21 dhe 28 nëntor 2004. një mirënjohje të madhe për profesorin e mikun tim. sikurse arkën e të varfërve. Malltezi). siguronin funksionimin e spitalit. njëfarë krenarie të legjshme për vlerat që kemi trashëguar edhe në fushën e mendimit filozofik. një keqardhje (po aq të ligjshme). për ato vlera që kemi (vetë)mohuar. Së treti. organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit. për të mos thënë edhe njeriun). Fenomeni Voskopojë. Filozofia e Kavaliotit është një thirrje për t’u shkëputur nga mediokriteti dhe përditshmëria. Në këtë libër ai na ka dhënë gjithçka ka mundur të japë. Xholi). Ky është njëfarë “kapitalizmi social” i tre shekujve më parë (në një shoqëri ende jokapitaliste). Tiranë: Phoenix & Shtëpia e Librit. 42-43. .

Nuk di nëse do të kem kohë për t’i përfunduar ato. Por kështu ndodh ngaherë. besnik ndaj një klasicizmi të shëndoshë në filozofi. Alfred Uçi mbetet për mua njëri nga ata studiues që ka bërë gjëra për të cilat ia kanë vlejtur. përfaqëson njëherësh një kontribut linguistik të jashtëzakonshëm (A. jo të pseudovlerave). Më mbetet ta uroj profesorin tonë të mirë: jetë të gjatë e krijimtari të mbarë! . Madje ai iu lut Zotit që t’i jepte edhe tre vjet jetë sa të përfundonte Komedinë Hyjnore. aq më shumë janë shtrembëruar e goditur nga ithtarë të një mode provinciale” (N. jo me pseudoshkencë apo servoshkencë. sepse “është një fakt i hidhur se të gjitha figurat historike shqiptare të përmasave europiane kanë qenë objekt goditjesh. sikurse veprat e mëparshme të prof. interesant dhe tërheqës (sikurse leksionet e tij të filozofisë). por edhe i disa ideve nga literatura e gjerë e shkruar në rumanisht apo greqisht. mendon për të nxjerrë nga duart e mendja e tij vlera shoqërore. të shoqërisë shqiptare të gjysmëshekullit të fundit ka arritur majat. Alfredi më tha: “U shkëputa nga disa punë të tjera që kisha në dorë për t’u marrë me Kavaliotin. Ai.Lekë Sokoli 173 tepër koherente. madje sa më shumë i kanë shërbyer atdheut dhe kulturës europiane. Pak kohë pas daljes në dritë të Fiozofia e Kaveliotit. Spahiu). Me këtë libër A. Uçi jep shembullin e koncepteve krejtësisht moderne. rreshti i katërt i librit). të çliruara nga dogmatizmi (Xh. një studim i shkëlqyer. Pra. Ai është marrë me shkencë të vërtetë. Kështu ka ndodhur edhe me Danten. prof. modern. A. Është një vepër që korrigjon e vë në vend. Fuga). i cili në hierarkinë e vlerave (vlerave të vërteta. Dhe Zoti i dha plot 13 vjet. Vlera kryesore e librit është origjinaliteti i tij. Filozofia e Kavaliotit është një libër shkencor. për shembull. studime si Filozofia e Kavaliotit. që i kushtohen kësaj figure (P. Misha). e natyrshme kjo për të gjithë vdekatarët (fjalë e përdorur prej tij. Prof. Uçit dhe studiuesve socialë të brezit të tij. një libër i rëndësishëm i një njeriu të rëndësishëm. jo thjesh i një vargu analizash të filozofisë së Kavaliotit. Edhe kur mendon për vitet e jetës së tij. Pra ai të ndihmon kur ke për të bërë diçka që ia vlen”. Lako).

174 Analiza sociologjike .

(Inst. Tiranë : Rinia.5 cm. 176 f.356.346.5) .5) 316. Lekë Analiza sociologjike / Lekë Sokoli .Lekë Sokoli 175 CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Sokoli.2(496.2(496. . red. 14. .5 x 20. 2006.2 -055. i Sociologjisë) ISBN 99927-819-9-8 316. Sejdin Cekani.

176 Analiza sociologjike .

Lekë Sokoli 177 .

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful